le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit

21
Duhani,Alkolit, Droga !

Upload: vilson-shehu

Post on 30-May-2015

34.210 views

Category:

Education


6 download

DESCRIPTION

Materiali,eshte pjese e seminarit qe eshte zhvilluar ne lidhej me temen, ne shkollen "Samatice". Me date 11.02.2011, nga Ms Vilson Shehu.

TRANSCRIPT

Page 1: Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit

Duhani,Alkolit, Droga !

Page 2: Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit

Kudo që të shkojmë , kudo që të jemi duhani është bërë prezent, permanent dhe i pranishëm në shoqërinë tonë, një shok i keq , i bezdisshëm, por mbi të gjitha i rrezikshëm. Jo rrallë ndodh me ato që shkojnë në punë, ta fillojnë ditën me kafe, cigare dhe një teke apo dopio pijesh alkoolike .  Njerëz të punsuar, apo jo, të vjetër ose të rinj mbushin lokalet ndërkohë që duhani është shoqëruesi i përhershëm, dhe në të shumtën e reasteve edhe alkooli, ku pija epreferuar është sipas thellësisë së xhepit, si: raki, konjak, kampari ose uiski. Dhe ç`është më e keqja deri dje, këto dy vese ishin përgjithësisht pronë e meshkujve, por që pas viteve të `90, përdorimi i alkoolit dhe duhanit nga femrat filloi të rritej në mënyrë të frikëshme, sa sot në vendin tonë, ashtu edhe në botë statistikat flasin për një  barazim të përdorimit midis dy gjinive . Po t`i pyesësh njerëzit për dëmet që sjellin këto dy vese (pirja e duhanit dhe alkoolit ) në përgjithësi ato të përgjigjen, se i dinë dëmet, por prapë vazhojnë të pijnë duhan edhe alkool.

Page 3: Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit

Duhani gjatë djegjes çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si përgjegjës kryesor për vrasësin nga duhani dhe dëmtimet e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkrive. Në qoftë se do të bëjmë një listë të dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga duhani, ato që influencohen apo rëndohen prej tij, ajo do të jetë tepër e gjatë.

Page 4: Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit

Përveç duhanit një ves tjetër i dëmshëm është edhe alkooli. Edhe ky ves është shkaktar i një vargu të gjerë sëmundjesh duke filluar që nga aparati tretës, mëlçia, pankreasi e deri në dëmtime të pakthyeshme të sistemit nervor qendror. Në mëlçi alkooli i konsumuar shkakton dëmtime të qelizave hapatike, dëmtim që progreson në kohë dhe që varet nga doza e konsumuar për ditë dhe nga veçoritë fiziologjike të individit. Kështu është vërtetuar se sasia e rrezikshme alkoolit është ajo prej 20-40 gr. alkooli etilik alkooli që përmban pije dehëse), ndërsa përdorimi 100-150 gr. alkool në ditë, çon brenda një periudhe 10-vjeçare në cerozë. Nga ana tjetër është vërtetuar edhe shkencërisht se për shkak të fiziologjisë femrat.

Page 5: Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit

Njerëzit që  pijnë prej vitesh alkool, që nuk ndjejnë as gjë papritur një ditë gjenden para njëfakti të hidhur, mëlçia e tyre ka marrë fund, është kthyer në një mëlçi cerotike, ose kanë shqetësime të lehta që nuk ja vënë veshin, por bukur mirë ata bëjnë puthjen e parë me vdekjen. Edhe pankreasi pëson dëmtime nga alkooli. Përdorimi i zgjatur i alkoolit e dëmton në mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkallë sa ai nuk arrin të sekretojë sasinë e duhur të enzimeve për të kryer të plotë procesin e tretjes së ushqimeve.

Është vërtetuar se konsumimi i 20-50 gr. alkool etilik (rreth 100 ml raki) në ditë predispozon për dëmtime, ndërsa pirja e 100 gr alkool etilik ose mbi dopio raki (200ml) apo 2 litra birrë për një periudhë 6-12 vjet jep në mënyrë të sigurt dëmtime të pankreasit

Page 6: Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit

Konsumimi për një kohë të shkurtër i një sasie të madhe pijesh alkoolike rrezikon për pankretit akut që mund të çojë deri në rrezikimin e jetës së personit në fjalë. Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e të dehurit, në të cilën sistemin nervor qendror nuk arrin të kontrollojë veprimet e vullnetshme, apo të  pavullnetshme të personit në fjalë. Por, dëmi më i madh vjen nga përdorimi afatgjatë. Është vërtetuar se për çdo 1 litër alkool, vdesin 1.000-2.000 qeliza, tëparikthyeshme të trurit. Kështu që përdoruesit kronikë të alkoolit, me kohë e çojnë personin drejt demencës (shizofreni, marrëzi), degjenerimit mendor (matufjepjes) etj. Pra, alkooli dëmton pa përjashtim të gjitha organet e trurit, po ashtu si edhe duhani.

Page 7: Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit

Teknikisht, drogat janë lëndë kimike të cilat ndikojnë në funksionimin normal të trupit dhe/ose të trurit.Jo të gjitha drogat janë të paligjshme. Për shembull, kafeina (e cila gjendet në kafe ose në pijen “Coca-Cola”), nikotina (e cila gjendetnë cigare) dhe alkooli teknikisht janë të gjitha droga të ligjshme edhe pse zakonisht nuk quhen të tilla. Barnat, si ato që shiten me recetë të lëshuar nga mjeku ashtu edhe ato që shiten pa recetë nëpër farmaci, janë droga të ligjshme të cilat na ndihmojnë të shërohemi nga sëmundjet, megjithëse edhe me to mund të abuzohet. Drogat e paligjshme janë droga të cilat janë kaq të dëmshme saqë vendet në mbarë botën kanë vendosur t’i vendosin nën kontroll.Këto vende kanë miratuar disa ligje

Ndërkombëtare, në formën e konventave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilat përcaktojnë se cilat droga duhen vendosur nën kontroll.

Page 8: Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit

Kanabisi është një lëndë si duhani, me ngjyrë mes të gjelbrës dhe kafesë, e cila përbëhet nga lulet dhe gjethet e sipërme të thara të bimës së kërpit.  

Në periudhën afatshkurtër, përdoruesit i rritet oreksi dhe pulsi. Përdoruesi ka probleme edhe me kryerjen e akteve fizike dhe intelektuale, si për shembull e ka të vështirë të ngasë makinën apo të mendojë në mënyrë logjike. Nëse merret në doza të mëdha, kanabisi mund të mprehë perceptimin e tingujve dhe të ngjyrave nga ana e përdoruesit, ndërkohë që ia bën të ngadaltë dhe të paqartë të menduarit.

Page 9: Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit

Kokaina është një pluhur i bardhë ose ngjyrë qumështi, i cili vepron si stimulues i fuqishëm.Kokaina nxirret nga gjethet e bimës së kokës.Gjatë rrugës, mund të tretet ose të “pritet”me lëndë të tjera me qëllim që të rritet sasia. Efektet afatshkurtra përfshijnë humbjen e oreksit, shpejtimin e frymëmarrjes dhe rritjen. e temperaturës së trupit dhe të rrahjeve të zemrës. Përdoruesit mund të sillen në mënyrë shumë të çuditshme dhe të parregullt dhe,ndonjëherë edhe në mënyrë të dhunshme.Doza të tepërta të kokainës mund të shkaktojnë edhe konvulsione, krizë epilepsie,hemorragji cerebrale ose mosfunksionim të zemrës.

Page 10: Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit

Heroina është një drogë që shkakton varësi dhe që ka veti kundra dhimbjes dhe e cila prodhohet përmes përpunimit të morfinës,një lëndë natyrore e cila nxirret nga bima e opiumit. Pasojat afatshkurtra përfshijnë zvogëlimin e bebes së syrit, të përzier, të vjella, përgjumje, paaftësi për t’u përqendruar dhe apati.Heroina shkakton varësi të madhe fizike dhe psikologjike te përdoruesi. Përdoruesit rrezikojnë të zhvillojnë edhe një shkallë tolerance ndaj kësaj droge, çka do të thotë se me kalimin e kohës u duhet të marrin doza gjithnjë e më të mëdha për të provuar efektin që dëshirojnë. Përdoruesit rrezikojnë të marrin mbidozë tëheroinës e cila mund të shkaktojë gjendje kome dhe vdekje për shkak të bllokimit të aparatit të frymëmarrjes.

Page 11: Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit
Page 12: Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit
Page 13: Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit
Page 14: Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit
Page 15: Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit
Page 16: Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit
Page 17: Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit
Page 18: Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit
Page 19: Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit
Page 20: Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit

www.unodc.org www.googleimage.com www.youtube.com

Page 21: Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit

Worked by: BA.MP Vilson Shehu

School“Samatice”

Class: VIII

February: 2011

Faleminderit!Faleminderit!