kualifikimi i mësuesve 2015 byirenakotobelli
TRANSCRIPT
Kualifikimi i mësuesve 2015
PUNOI IRENA KOTOBELLI !
Udhezimi Nr 2 MASH 12.02.2015Per kriteret dhe procedurat e kualifikimit te mesuesve “
• Kush ka te drejte te marri pjese ne kualifikim• Cfare kriteresh duhet te permbushi secili
kandidat • Cfare duhet te permbaje dosja personale e
secilit kandidat • Udhezime perkatese ne lidhje me plotesimin
e dosjes per secilin element te saj .• .
•
Kritetret e kualifikimit (kush duhet te marre pjese )Procedurave të kualifikimit u nënshtrohen të gjithë mësuesit, të cilët deri më 31 dhjetor, plotësojnë këto kushte për vjetërsinë e punës në arsim:
Të paktën 5 vjet punë për kategorinë mësues I kualifikuar
Të pakten 10 vjet punë për kategorinë mësues specialist dhe të paktën 5 vite pas marrjes së titullit “mësues I kualifikuar”
Të paktën 20 vjet punë për kategorinë “mësues mjeshtër” dhe të paktën 10 vjet punë pas marrjes së titullit “mësues specialist”
Kush ka te drejte !Duke filluar nga viti 2014 - 2015 e në vazhdim, kanë të drejtë të aplikojnë për të fituarkategorinë e kualifikimit, mësuesit të cilët kanë
kanë kryer të paktën 3 ditë trajnimi në vit, të pasqyruara në 6 kredite.Nëse kandidati nuk merr pjesë në kualifikim ose nuk kualifikohet ka të drejtë të marrë pjesë në çdo vit pasardhës.Kandidati ka të drejtë të hyjë në procesin e kualifikimit jo më shumë se tri herë
Cfare duhet te permbaje dosja personale e secilit kandidat .
• Portofoli personal• Portofoli i zhvillimit profesional
Portofoli personal .Cv me fotografiVlerësimin e fundit të performancës që ka marrë
kandidati nga drejtuesi i institucionit arsimorFotokopje të noterizuar të certifikatave me krediteFotokopje të noterizuar të dëshmive të
titujve/gradave shkencoreFotokopje të noterizuar të dëshmive të mbrojtjes
së gjuhëve të huaja
Portofoli i zhvillimit profesional .1. Nje plan të plote aktiviteti me nxenesit ne
kuader te shkollës komunitare2. Një test kapitulli3. Objektivat e arritjeve për një kapitull4. Një model plan ditar, bazuar në metodat e
mësimdhënies me në qendër nxënësin5. Një plan projekt kurrikular me përshkrimin e
realizimit të tij
Vlerësimi i portofolit profesional .• Komisioni i vlerësimit të portofolit vlerëson me 1-3
pikë secilën nga pikat e portofolit• Kandidati që nuk fiton të paktën 5 pikë nga portofoli
ose nuk dorëzon të paktën njërën nga përbërësit e portofolit, nuk merr pjesë në testin e kualifikimit.
Kandidati merr 15 pikë bonus nëse zotëron:• Diplomë SHPU, MND, Doktorature e fituar në fushën
e mësuesisë për mësues të diplomuar para 12.01.2011 (8 pikë).
• Gjuhën e huaj të mbrojtur në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pranë UT ose në testime të njohura ndërkombëtare (7 pikë).
Testi . Pjesa e pare
• Dokumentet zyrtare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e
mësuesve
• Programet përkatëse lëndore• Metodologjinë e mësimdhënies• dhe nxënies• Etikën dhe komunikimin e
mësuesit në institucionin arsimor
• Aspekte të drejtshkrimit të gjuhës shqipe
Pjesa e dyte
• Përmbajtja shkencore e lëndëve përkatëse
• Testi zhvillohet në periudhën
mars – prill .
Instrumentet e Vlerësimit . Portofoli i mësuesit dhe bonuset Pikët e fituara në testim
Ne total kandidati vlerësohet me 100 pikë të mundshme, nga të cilat:
15 pikë – portofoli profesional 15 pikë bonuset 70 pikë testi
Nga 70 pikë që ka testi: 30 pikë i takojnë pjesës së parë 40 pikë i takojnë pjesës shkencor
Shkallët e vlerësimit !Kandidati vlerësohet me 5 shkallë A, B, C, D, E: Shkëlqyeshëm Shumë mirë Mirë Mjaftueshëm Dobët Kandidati nuk kualifikohet nëse: vlerësimi përfundimtar i tij është E (Dobët) Nëse nuk fiton pikët minimale në të paktën
njërën nga dy pjesët e testit
Certifikimi !.
Kandidati që fiton kategorinë e kualifikimit pajiset me certifikatë.Certifikata prodhohet nga IZHA.
KLASIFIKIMI I MËSUESVE
Mësues i kualifikuar – kategoria III- 5 vjet punëMësues specialist – kategoria II – 10 vjet punëMësues mjeshtër – kategoria I – 20 vjet punë
Ankimimi për vlerësimin e testeve• Brenda pesë ditëve nga data e njoftimit të
DAR/ZA për vlerësimin e provimit, kandidati ka të drejtë të ankohet me shkrim te drejtuesi i IZHA për rivlerësim.
• Kryetari i komisionit i dërgon ankuesit përgjigjen me shkrim brenda 10 ditëve nga data e marrjes së ankesës.
• Nëse ankesa e pjesëmarrësit në provim gjykohet e drejtë, testi i ankuesit rivlerësohet.
Udhezime per plotesimin e dosjes profesionale !
• Plan i thjeshtë d.m.th. nje plan aktiviteti me një klasë;• Aktiviteti mund të jetë: sportiv (lojra sportive), letrar,
për mjedisin, konkurs etj.• Struktura të hartohet si ajo e një përgatitje ditore por
më e shtjelluar me synime, objektiva, hapa, bashkëpunëtorë, lidhja me komunitetin, rezultatet e pritshme, etj.
• Mund të përdoret si temë e këtij plani edhe stimulimi i nxënësve me talente të veçanta me përfshirjen e prindërve në aktivitetet promovuese të këtyre talenteve etj.
• Plani i aktiviteteve nuk duhet detyrimisht të jetë nga profili i mësuesit kandidat. Ai hartohet në kushtet e një mësuesi kujdestar .
•
II. Hartimi i nje testi .
• Pyetjet në një test i klasifikojmë në dy grupe të mëdha:
1. Pyetje objektive2. Pyetje subjektive
Pyetjet objektive te mbyllura Pyetjet me zgjedhje të
shumëfishtë (me alternativa) Pyetjet me përgjigje të
shkurtra Pyetjet me kombinime Pyetjet “E vërtetë e
gabuar” Lidh me shigjeta
Pyetjet subjektive te hapura
Pyetjet e strukturuara
Pyetjet ese
Pyetjet e shumfishta .
• Myshqet dallohen nga fieret se:• a) riprodhohen me spore dhe në mënyrë seksuale • b) kanë klorofil• c) nuk kanë gypa përcjellës• d) nuk kanë lule dhe farë.
Trungu
celesi
Hutuesit
Pyteje me pergjigje te shkurtuara
• Qelizat prokariote janë më pak komplekse se qelizat eukariote.
• a) e vërtetë b) e gabuar
Lidh me shigjeta .
• Na2O oksid acid • KOH acid • HCl Baze • NaCl oksid bazik • CO kripe
E vertete apo e gabuar
• Pohimi është i vërtetë (V) apo i gabuar (G)? 1.Në një tretësirë , tretësi ndodhet në sasi
më të vogël se substanca e tretur;
2.Perqendrimi molar gjendet me formulen CM=m1/mt.100
Pyetje subjektive /strukturuara • Pyetjet e strukturuara janë pyetje të hapura por që
kërkojnë përgjigje të cilat mbështeten në formën e një fjale të vetme ose shumë fjalëve .psh
• Eshte zhvilluar elektroliza e tretesires ujore te Ag NO3 percaktoni :
• a) substancat qe vecohen ne elektroda 1pike
• b) reaksionin e mjedisit ne elektrolizier 1pike• c) sa litra gaz vecohen ne anode gjate 2 pike
elektrolizes se 170 grameve AgNO3
• Duke u bazuar ne formulen e pergjitheshme te nje alkani me gjashte atome karboni, percaktoni :
• a) formulen molekulare te alkanit 1pike • b) te gjithe izomeret e mundshem 1pike • C) emerto keta izomere 1pike • d) reaksionin e djegies te ketij alkani 1 pike •
Kombinimi i pyetjeve të testit me objektivat mësimorë .
• Për të kombinuar pyetjet e testit me objektivat mësimorë, na shërben një rregull bazë, i cili duhet patur gjithnjë parasysh:
• rezultatet e të nxënit dhe kushtet e specifikuara në pyetjet e testit duhet të kombinohen me rezultatet e të nxënit dhe kushtet e përshkruara në objektiv.
• Pikërisht ky rregull na siguron se testi që po zhvillohet ka vlefshmërinë e përmbajtjes,
Tabela e konvertimit të pikëve në nota• Pasi përcaktohet totali i pikëve të një testi, bëjmë
konvertmin e tyre në notë. Përqindja e pikëve që do të shërbejë si kufi i poshtëm, rekomandohet 25%. Më pas caktohet intervali i pikëve që do të marrin nxënësit për notat nga 4 në 10.
Përqindja Nota 0-24 4 25-38 5 39-51 6 52-64 7 65-77 8 78-90 9 91-100 10
III. Objektivat e arritjeve.
Para nesh shtrohen gjithmone ……..:• Hartimi i tri objektivave te arritjeve ne tri nivele. Kujdes: Për te hartuar objektivat duhet te perdorim foljet e
Taksonomisë Konjitive të Bloom-it . Foljet duhet të jenë domosdoshmërisht të matshme
Mos përdorni në hartimin e objektivave folje të pamatshme të tilla si:
Të njohë, Të kuptojë ,Të dijë, Të ketë të qartë Të pëlqejë ,Të besojë etj
Hartimi i objektivave . Realizohen mbi bazën e standardeve, veçorisë së lëndës, veçorisë se nxënësve, Çfarë duhet të arrijë nxënësi, në fund të… Duhet (standardi), pikënisja e mundëshme dhe pikëmbritja e domosdoshme Objektivat jane te rendesishme sepse :• Drejtojnë planifikimin e mësimit• Synojnë të realizohet përparimi i nxënësit • Nxënësit e dinë dhe motivohen • Lehtësojnë ndërveprimin mësues-nxënës-prindër
Një objektiv lëndor është një fjali dëftore, e cila përgjithësisht përbëhet nga katër pjesë..
Adresa Detyra Menyra Kushti
Adresa
• Një objektiv specifik fillon me• “adresën”/ objektin. • Te adresa tregojmë për
cilën pjesë të lëndës po bëjmë fjalë.
• P.sh, Në fund të orës mësimore me temë …nxënësi duhet të (jetë në gjendje) të ...
Detyra • Detyra• Kjo pjesë e objektivit nuk mungon asnjëherë. • Aty përshkruhet çfarë nxënësi duhet të jetë në gjendje të bëj • Te renditë …; të përshkruaj; të emrtojë objektet më poshtë; të jape shembuj…
(objektiva të matshëm, ka rëndësi folja e përdorur)• Objektivi duhet të përmbajë vetëm një detyrë.
Menyra •Mënyra•Shpesh, për të kryer një detyrë ka disa mënyra•Mënyra tregon SI do të kryhet detyra•P.sh. Të përshkruaj një dukuri me gojë apo me shkrim
Kushti • Është i përcaktuar, p.sh. Të gjejë tre elemente të përbashkët të gjitarëve. Ne kete rast, numri tre eshte nje kusht.
Shembujt për objektivat janë të ndryshëm, në varësi të lëndës mësimore
P.sh një objektiv në matematikë mund të formulohet: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet: të numërojë, deri në
20, pa gabime. Veprimi apo performanca: çfarë duhet të jetë i aftë nxënësi të
bëjë (duhet të numërojë). Veprimi duhet të jetë i matshëm, i vëzhgueshëm. Nuk mund të jetë një qëndrim/sjellje e pavëzhgueshme (hiden behaviour). Objektivi shprehet nëpërmjet një fojle aktive, duhet të numerojë. Nuk mund të shprehet: mendon, di, kupton, pëlen.
• Kushti:• Faktori i parë (duhet të numërojë), kërkon, shoqërohet me
kushtin, p.sh deri në 20 Kriteri, standardi: pa gabime, apo afati kohor, (për sa kohë/minuta duhet ta kryej veprimin) përbën kriterin apo standardin.
• Shembëll 2: nxënësi në fund të orës duhet të printojë materialin pa gabime, etj.
• Tek elementi i kriterit/kushti vihet theksi tek saktesia, afati kohor, krahasimi me një dukuri tjetër, veçimi, detajimi, etj.
• nxënësi në fund të orës duhet te shkruaje disa formula molekulare hidroacdive ose oksiacidive
•
Pra konkluzion Objektivat e arritjeve të një kapitulli përbëjnë bashkësinë e të gjitha objektivave specifikë të hartuara për të gjitha objektivat e kapitullit (ose linjës) të ndarë në tre nivele, duke u nisur nga objektivat e programit.Dy pjesët themelore të një objektivi janë: objekti + veprimtaria = objektiv hidroacid + oksiacid te shkruaje , Te shkruaje formulen molekulare te nje hidroacdi dhe nje oksiacidi
Objektivat e arritjeve per nje kapitull
Si të zbërthejmë një objektiv të përgjithshëm në një objektiv specifik.• Objektivi i programit: të shpjegojnë pozitën gjeostrategjike të
kontinentit të Evropës, lidhjet tradicionale e konfrontimet në rrjedhat e historisë, prirjet aktuale të integrimit dhe globalizimit ekonomik e politik.
• Objektivat specifikë/të arritjeve:• Niveli bazë: Të përshkruajnë me fjalë pozitën gjeografike të
kontinentit të Evropës• Niveli mesatar: Të tregojnë në hartë kufijtë gjeografikë të
kontinentit të Evropës• Niveli i lartë: të interpretojnë në hartë pozitën gjeografike e
strategjike të Evropës• Të vlerësojnë në kontekstin historik një ngjarje evropiane
Taksonomia konjitive e Bloom-it• Përgjithësisht ndodh që objektivat
fokusohen në dy shkallët e para (të njohjes dhe të kuptimit), ndërsa kërkesat për të zbatuar, të analizuar, (rindërtuar, krahasuar) vlerësuar dhe krijuar nuk përmbushen në shkallën e duhur
• Një mangësi tjetër është se mësuesit kalojnë në nivele të larta pa u arritur nga nxënësit nivelet më të ulta, sipas taksonomisë së Blumit
• Taksonomia e Blumit shërben si bazë edhe për të përcaktuar tre nivelet e arritjeve
• Më poshtë, varianti i ri i Taksonomisë së Blumit , që përfundon me procesin krijues: me ndërtimin, hartimin, zhvillimin, shkrimin e materialit, si një proces krijues dhe qëndrim kritik
• Niveli I – Njohja dhe kuptimi Niveli II – Zbatimi dhe analizaNiveli III – Sinteza/krijimi dhe vlerësimi
Niveli I – Njohja dhe kuptimi •Njohja: mbajtja mend e fakteve, përkufizimeve•Kuptimi: aftësia për të kapur kuptimin e materialitNiveli II – Zbatimi dhe analiza• Zbatimi: përdorimi i rregullave për të zgjidhur
probleme të ndryshme• Analiza: zbërthimi i informacioneve në pjesë
përbërëse çka sjell një kuptim më të mirë të organizimit të materialit
Niveli III – Sinteza dhe vlerësimi• Sinteza: kombinimi i ideve të reja me të vjetrat• Vlerësimi: aftësia për të gjykuar rreth vlerave të një
materiali, ideve, njerëzve etj.
IV.PLAN –DITAR (PNP) struktura e nje ore mesimore
ParashikimNdërtim njohurishPërforcim
P.S.Për secilën nga këto faza zgjidhet një ose me shumë
strategji e mesimdhënies dhe të nxënit për klasat.Çdo strategji shoqërohet nga veprimtaria dhe
organizimi i nxënësve.
Metodat e mësimdhënies dhe nxënies• A) Metoda që kanë në qendër veprimtarinë e
mësuesit Jane metoda që kanë si synim dhënien e informacionit. Roli i tyre qëndron në faktin se nxënësit pajisen me njohuri të nevojshme që sigurojnë bazën e zhvillimit të mëtëjshëm të të menduari.Janë metodat tradicionale të mësimdhënies
05/02/2023 IRISOFT 40
Metoda që kanë në qendër veprimtarinë e nxënësit :
• Përfshin metoda që kanë në qendër veprimtarinë e nxënësit, të cilat përshkohen nga parimi se nxënësi nxë më mirë duke vepruar vetë.
• Në këtë grup bëjnë pjesë: I. Teknikat dhe metodat e punës në grup II. Teknikat dhe metodat e hulumtimit III.Teknika dhe metodat për zhvillimin e të
menduarit kritik dhe krijues
I.Teknikat dhe metodat e punës në grup
• Teknikat dhe metodat e punës në grup u japin mundësinë nxënësve që të realizojnë qëllimet mësimore duke bashkëvepruar me të tjerët.
• Këto teknika në thelb kanë ndërveprimin dhe sigurojnë kushte që nxënësit të paraqesin idetë, pikëpamjet e veta dhe informacionin që ata zotërojnë
• Mendo/krijo ,puno ne dyshe• Diskutimi i njohurive paraprake • Pune ne grupe • Grupet e eksperteve • Kodimi i tekstit • Loja me role • Lexim permbledhje ne dyshe
II.Teknikat dhe metodat e hulumtimit
1. Studimi i rastit. Konsiston në studimin ë hollësishëm të një rasti apo situate te vecantë
2. Puna me projekte. Projektet janë investigim I pavarur nga ana e nxënësve për një periudhë pak a shumë të gjatë kohore.
3. Ekskursioni. Kryhet me qëllim që nxënësit të njohin objektet, dukuritë dhe proceset në mjedisin natyror. është mëyra më e mirë për të bërë mësim real
IRISOFT 44
05/02/2023 IRISOFT
III .Metoda dhe teknika që zhvillojnë të menduarit krijues dhe kritik.
1.Metoda të zhvillimit të aftësive folëse (shprehëse)
2. Metoda të zhvillimit të aftësive lexuese
3. Metoda të zhvilimit të aftësive shkruese
---Shprehese 1Brainstorming - koha – 5 minuta• është një metodë e cila përdoret për të nxitur dhe
përftuar shumë ide për një temë.• Mësuesi thjesht shkruan idetë e nxënësve në tabelë
pa i paragjykuar ato. • Kjo ndihmon në “hapjen e mendjeve të nxënësve”.• Jo të gjitha idetë që ata do të japin do të jenë njëlloj
të dobishme.
2. Parashikim me terma paraprakë3 .Karrigia e nxehte 4.Dy te verteta nje genjeshter 5.D.D.M./cfare,e cfare ,po tani cfare
------Aftësitë lexuese
1. INSERT- Interactive Notice System for Efective Reading and Thinkng. Nëpërmjet kësaj metode nx kuptojnë atë që lexojnë. Gjatë leximit nx vendosin shenja të cilat kanë dmth të caktuar.
2. HARTA E KONCEPTEVE3 organizohet në tabelë që të bëhet më i kuptueshëm. Në
tabelë vendosen: Koncepti përkufizimi, karakteristikat etj3. DRTA- ( VLD / VLMD )–Directed Reading and Thinking
Activity –Veprimtari me lexim të drejtuar - i bën lexuesit të jenë të vëmendshmë gjatë asaj që lexojnë, të parashikojnë rreth asaj që do të ndodhë më tej në histori etj
IRISOFT 48
------Aftësitë shkruese1. Ditari dy pjesësh2. Kubimi3. Diagrami i Venit5. Kllasteri6. Pesëvargëshi7.Empatia 8.Esetë dhe shkrimet e lira9.Shkrimi I shpejte
05/02/2023 IRISOFT 49
Karakteristikat e mësimdhënies me në qendër nxënësin
• Pjesëmarrja dhe përgjegjësia e nxënësve është e lartë• Mësuesi luan rol ndihmës• Përfshirja e nxënësve është në disa nivele: intelektuale,
emocionale, shoqërore, shpirtërore, fizike• Kërkohet gjetja e zgjidhjeve krijuese për problemet e
shtruara• Inkurajohet zhvillimi I disa aftësive: si të dëgjimit
komunikimit, vëzhgimit, bashkëveprimit, marrëveshjes, marrjes së vendimeve, zgjidhjes së problemeve etj.
Mësimdhënia me në qendër nxënësin VS mësimdhënia me në qendër mësuesin
Nga mësimdhënia pasive Në mësimdhënie me në qendër nxënësin
Mësuesi shpjegon Mësuesi drejton, orienton, udhëzon
Nxënësi dëgjon Nxënësi përfshihet, vepron
Mësuesi pyet Mësuesi i vë nxënësit të pyesin
Nxënësi përgjigjet kur e pyesin
Nxënësi bën pyetje dhe kërkon përgjigje
Mësuesi flet Mësuesi bisedon, diskuton, shkëmben ide
Nxënësi riprodhon Nxënësi diskuton, arsyeton, argmenton
Mësuesi vlerëson Mësuesi I përfshn nx. në vleresim dhe vetëvl.
Mësuesi komandon Mësuesi menaxhon, organizon
Kodi i etikës së mësuesit• Parimet themelore mbi të cilat hartohet kodi i etikës së
mësuesit janë:1. Parimi i përkushtimit ndaj nxënësit, mbi bazën e të cilit
përcaktohen sjelljet që priten nga mësuesi në lidhje me procesin e të nxënit
2. Parimi i përkushtimit ndaj profesionit, mbi bazën e të cilit përcaktohen sjelljet që priten nga mësuesi për përsosjen e cilësive të tij personale në funksion të të nxënit
3. Parimi I përkushtimit ndaj komunistetit, për krijimin e një mjedisi më motivues për arsiminPra mësuesi merr përgjegjësinë t’i përkushtohet nxënësit, profesionit dh komunitetit, të jetë mishërim i standardeve më të larta etike dhe model i sjelljes që buron prej tyre
05/02/2023 IRISOFT 52
Fushat e veprimit të Kodit të etikës
• Kodi i etikës është i zbatueshëm:1. Për mësuesin që ushton prof. me kohë
të plotë ose të pjesshme2. Për personelin drejtues e ndihmës të
institucioneve publike e private3. Për punonjësit e Ministrisë së Arsimit
dhe Sportit dhe institucioneve të saj të varësisë
05/02/2023 IRISOFT 53
Fusha e parë: Përkushtimi ndaj nxënësit dhe procesit të të nxënit
1. Mësuesi i përkushtohet të gjithë nxënësve njëlloj dhe ushqen potencialin qytetar, shoqëror, intelektual, fizik dhe emocional të tyre.
2. Mësuesi beson në suksesin e cdo nx dhe siguron kushtet e të nxënit për të gjithë.
3. Mësuesi nxit dhe motivon nxënësit.4. Mësuesi njeh, kupton parimet e vlerësimit dhe
i zbaton saktësisht në mënyrë të ndershme
05/02/2023 IRISOFT 54
Fusha e dytë: Përkushtimi ndaj profesionit
1. Mësuesi i përkushtohet zhvillimit dhe vetëzhvillimit profesional
2. Mësuesi pranon, respekton dhe zbaton parimin e partneritetit mësues – nxënës në procesin e të nxënit
3. Mësuesi nxit dhe mbështet kolegët për arritjet, ruajtjen dhe zhvillimin e standardeve të larta në arsim
4. Mësuesi bashkëpunon me komunitetin05/02/2023 IRISOFT 55
Përkushtimi ndaj komunitetit
• Mësuesi jeton në komunitet dhe për të. Ai ka në qendër të interesit të tij kthimin e shkollës në qendër komunitare
• Mësuesi bashkëpunon me prindërit dhe anëtarë të tjerë të komunitetit, jo vetëm për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies e të nxënit, por edhe për të zgjeruar gamën e shërbimeve edukative që shkolla mund të ofrojë në komunitet.
• Mësuesi informon rregullisht komunitetin për punën dhe arritjet si dhe për nevojat dhe cështjet në interes të përbashkët
Aspekte të drejtshkrimit
• Pyetjet e drejtshkrimit pdf
05/02/2023 IRISOFT 57