kadastri i vreshtave, roli dhe rëndësia e tij për fermerët...

10
REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVO/ REPUBLIC OF KOSOVO QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVO /GOVERNMENT OF KOSOVO MINISTRIA E BUJQËSISË PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL MINISTARSTVO POLJOPRIVREDE, SUMARSTVA I RURALNOG RAZVOJA MINISTRY OF AGRICULTURE, FORESTRY AND RURAL DEVELOPMENT DEPARTAMENTI PËR VRESHTARI DHE VERËTARI KADASTRI I VRESHTAVE, ROLI DHE RËNDËSIA E TIJ PËR FERMERËT DHE KOMPANITË PRODHUESE TË VERËS

Upload: others

Post on 25-Dec-2019

14 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kadastri i VreshtaVe, roli dhe rëndësia e tij për fermerët ...keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/...Kadastri i vreshtave roli dhe rëndësia e tij për fermerët

REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVO/ REPUBLIC OF KOSOVOQEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVO /GOVERNMENT OF KOSOVO

MINISTRIA E BUJQËSISË PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURALMINISTARSTVO POLJOPRIVREDE, SUMARSTVA I RURALNOG RAZVOJAMINISTRY OF AGRICULTURE, FORESTRY AND RURAL DEVELOPMENT

DEPARTAMENTI PËR VRESHTARI DHE VERËTARI

Kadastri i VreshtaVe, roli dhe rëndësia e tij për fermerët dhe Kompanitë prodhuese të Verës

Page 2: Kadastri i VreshtaVe, roli dhe rëndësia e tij për fermerët ...keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/...Kadastri i vreshtave roli dhe rëndësia e tij për fermerët

Kadastri i Vreshtave, roli dhe rëndësia e tij për fermerët dhe kompanitë prodhuese të verës

Hyrje

Duke u nisur nga fakti që kultivimi i hardhisë së rrushit është maksimalisht i përqëndruar në regjionin e Dukagjinit, atëherë ky regjion konsiderohet edhe regjioni kryesor vreshtar në Kosovë. Regjioni i Dukagjinit ndahet në në dy nën regjione. Nën regjionin verior përfshin zonat vreshtare të Pejës, Istogut dhe Klinës ndërsa nënregjioni jugor përfshin zonat vreshtare të Gjakovës, Rahovecit, Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës.

Kultivimi i vresHtave dHe prodHimi i verës në Kosovë

Kultivimi i rrushit ka traditë mijëravjeçare, duke iu falënderuar klimës që është shumë e mirë për kultivimin e rrushit, si të verës ashtu dhe të tryezës, si dhe pozitës gjeografike qe është mjaft e favorshme për kultivimin e një kulture të tillë. Një kohë të gjatë prodhimi i verës ishte vetëm për tregun vendor, ndërsa në vitet e 70-ta gjatë sistemit socialist industria e verës në Kosovë pati një ngritje të konsiderueshme. Sasia më e madhe e prodhimit të verës u orientua me destinim tregun e atëhershëm gjerman dhe në këtë mënyrë arrihet qarkullimi më i madh në vend sa i përket industrisë së verës. Kapaciteti në zonen vreshtare të Rahovecit ishte rreth 50 milion litra dhe përafërsisht i tëri eksportohej jashtë vendit. Në Gjermani vera eksportohej në sasi shumë të mëdha për më pak se 1 DM për litër, ku në vitin 1989 arrin sasinë më të madhe të eksportit prej rreth 40 milion litra.

Vreshtat në Kosovë (Rahovec)

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, politika diskriminuese serbe merr një vendim diktatorial për industrinë e verës në Kosovë duke larguar nga vendet e tyre të punës punëtorët nga kompanitë shtetërore të verës. Si rezultat i largimit nga puna dhe nga influenca e jashtme, sidomos nga ndërprerja e tregtisë gjatë luftës në Bosnjë, gjatë viteve të 90-ta industria e verës në Kosovë stagnoi pikërisht në kohën kur industritë e verës u bënë mjaft të sofistikuara. Përfundimi i luftës së fundit në Kosovë dhe një periudhë kohore e vendit me një status të padefinuar si dhe një proces i ngadaltë i privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore ndikuan në rënien e industrisë së verës, me ç’rast shumë hektarë tokë të mbjellur me vresht mbeten djerin. Një pjesë e vreshtave

Page 3: Kadastri i VreshtaVe, roli dhe rëndësia e tij për fermerët ...keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/...Kadastri i vreshtave roli dhe rëndësia e tij për fermerët

2 Kadastri i Vreshtave, roli dhe rëndësia e tij për fermerët dhe kompanitë prodhuese të verës

që ishin dedikuar kultivimit të rrushit kryesisht me varietete të tryezës punoheshin pak ose nuk punoheshin fare. Efekti ishte shumë i madh sidomos në regjionin e Rahovecit, ku duke iu referuar të dhënave lokale 40% e njerëzve që jetonin në këtë regjion ishin duke u marrë me kultivimin e rrushit dhe industrinë e verës. Privatizimi i disa ndërmarrjeve në vitin 2006 ka ringjallur shpresën se Kosova mund të ketë një industri mjaftë të zhvilluar të verës gjithnjë duke iu referuar përparësive të saj natyrore edhe një herë e kthen industrinë e verës në burim të besueshëm të të hyrave shtetërore. Gjithashtu përkushtimi i madh i Ministrisë së Bujqësisë duke përkrahur krijimin e Kadastrit të Vreshtave në bazë të udhëzimeve të BE-së, përmes të cilit do të arrihet te mënyrat më të lehta dhe të aplikueshme për subvencionimin e vreshtarëve me ndihma të ndryshme, të ngjallë shpresën se vendi ynë do të jetë pjesë e rëndësishme e vendeve me një industri të zhvilluar të verës në botë.

institucioni përgjegjës për menaxhimin e vreshtave dhe verërave

Departamenti per Vreshtari dhe Verëtari (DVV) në kuadër të Ministrisësë Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është përgjegjës për menaxhimin e pasurive vreshtare dhe verëtarisë në Republikën e Kosovës.

Aktivitetet në DVV –Rahovec fokusohen në sektorin e Vreshtarisë dhe Verërave në gjithë Rajonin Vreshtar të Kosovës, me qëllim krijimin e ambientit të përshtatshëm, konkurrues dhe të qëndrueshëm për kultivuesit e rrushit, prodhuesit dhe tregtuesit e verërave, rakisë dhe prodhimeve tjera nga rrushi, vera dhe verërave frutore.

në kuadër të departamentit për vreshtari dhe verëtari bёjnё pjesë:

� Divizioni i Vreshtarisë � Divizioni i Verëtarisë � Divizioni për paralajmërimin e hershëm të sëmundjeve dhe dëmtuesve � Divizioni i Laboratorit për analiza kimiko-fizike në verë.

detyrat dhe përgjegjësitë e departamentit për vreshtari dhe verëtari

� Propozon, harton dhe siguron zbatimin e politikave bujqësore dhe strategjive zhvillimore në Vreshtari dhe Verëtari.

� Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e Vreshtarisë dhe Verëtarisë.

� Propozon, harton dhe siguron zbatimin e procedurave për prodhimtarinë e rrushit, verës dhe prodhimeve tjera nga rrushi, vera, pijet e forta alkoolike si dhe standardet e cilësisë së prodhimeve të rrushit, verës dhe prodhimeve tjera nga rrushi dhe vera në pajtim me legjislacionin përkatës.

Page 4: Kadastri i VreshtaVe, roli dhe rëndësia e tij për fermerët ...keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/...Kadastri i vreshtave roli dhe rëndësia e tij për fermerët

3Kadastri i Vreshtave, roli dhe rëndësia e tij për fermerët dhe kompanitë prodhuese të verës

� Ofron mbështetje në fushën e arsimimit, trajnimin si dhe ofrimin e njohurive për kultivuesit e rrushit dhe prodhuesit e verës për çështjet teknologjike, ekonomike, ekologjike dhe fusha të tjera të rëndësishme për zhvillimin e vreshtarisë dhe prodhimit të verës.

� Ndërton dhe mirëmban kadastrin e vreshtave dhe industrisë së verës, udhëheqjen e sistemit të prodhimit dhe qarkullimit të rrushit, verës, prodhimeve tjera nga rrushi dhe vera, verërat frutore, dhe pijet alkoolike të forta.

divizioni i vresHtarisë

detyrat dhe përgjegjësit e divizionit të vreshtarisë janë:

� Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve e politikave dhe strategjisë zhvillimore në Vreshtari.

� Pranon, shqyrton dhe menaxhon numrat identifikues të vreshtarëve. � Mirëmban dhe azhuron Kadastrën e Vreshtave. � Evidenton shkuljet, mbjelljet dhe rimbjelljet. � Menaxhon raportet e kontrollit nga tereni. � Përgatit planet strategjike për zhvillimin e vreshtarisë. � Krijon kushte për trajnime dhe aplikim të shërbimeve këshilluese në Vreshtari. � Përgatit dhe shpërndan raporte nga vreshtaria për palët e interesit. � Përcakton varietetet e rekomanduara dhe rekomandon kufizimin e rendimentit

sipas varieteteve dhe destinimit të rrushit. � Përcjellë pjekjen e rrushit dhe rekomandon vjeljen bazuar në parametrat

laboratorik. � Bën menaxhimin e lajmërimit përfundimtar të vjeljeve.

Komponentë e rëndësishme e divizionit të vreshtarisë është menaxhimi i Sistemit të Kadastrës së Vreshtave si dhe lajmërimi përfundimtar i vjeljes.

Informacionet për vreshtin në sistemin e kadastrit të vreshtave

Page 5: Kadastri i VreshtaVe, roli dhe rëndësia e tij për fermerët ...keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/...Kadastri i vreshtave roli dhe rëndësia e tij për fermerët

4 Kadastri i Vreshtave, roli dhe rëndësia e tij për fermerët dhe kompanitë prodhuese të verës

divizioni i verëtarisë

menaxhon dhe monitoron Kontrollin e kualitetit të verës në dy aspekte:

� Kontrolli analitik i 9 (nëntë) parametrave sipas ISO/IEC 17025 dhe � Kontrolli organoleptik, skema 100 pikëshe e miratuar nga O.I.V. –ja.

menaxhon dhe monitoron:

� Tregtinë e brendshme � Eksportin � Importin e verës dhe produkteve tjera nga rrushi dhe vera. � Organizon trajnime për ngritjen e aftësive për vlerësimin organoleptik të verës

Vlerësimi organoleptik Skema e vleresimit 100 pikeshe

divizioni i laboratorit

Detyra kryesore e divizionit të laboratorit është Menaxhimi dhe Monitorimi i Kontrollit të

Kualitetit të Verës në aspektin analitik: � Kontrolli analitik i 9 (nëntë) parametra sipas ISO/IEC 17025:

Njësia Administrativo – Juridike Analizat laboratorike

Page 6: Kadastri i VreshtaVe, roli dhe rëndësia e tij për fermerët ...keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/...Kadastri i vreshtave roli dhe rëndësia e tij për fermerët

5Kadastri i Vreshtave, roli dhe rëndësia e tij për fermerët dhe kompanitë prodhuese të verës

Laboratori i akredituar me ISO/IEC 17025

detyrat:

� Pranon kërkesat për tregtinë e brendshme, eksport dhe import të verës � Evidenton pranimin e mostrave të verës � Trajton kërkesat e lëndëve nga subjektet tregtare dhe kompanitë prodhuese � Përgatit licencat për prodhuesit vendor, importuesit dhe eksportuesit e verës � Përpilon raporte mujore dhe periodike për të hyrat � Mban procesverbalet e takimit të stafit të departamentit dhe takimeve zyrtare � Bën mirëmbajtjen, protokolimin dhe arkivimin e lëndëve.

dokumentet që lëshohen nga departamenti për vreshtari dhe verëtari

� Çertifikata e fermerit � Çertifikata e vreshtit � Licencat për prodhues vendor të verës dhe prodhimeve tjera nga rrushi dhe

vera � Licencë për importues të verës � Licencë për eksportues të verës � Licencë për distilator � Dokumentin VI – 1 për eksportin e verës në vendet e B.E-së � Raportin e analizave fiziko – kimike nga laboratori � Barkodin dhe numrin serik

ROLI dhE RëndëSIa E KadaStRIt të VREShtaVE

Kadastri i vreshtave realizohet me qëllim të krijimit të një baze të të dhënave të përgjithshme mbi pasuritë vreshtare të një vendi të caktuar. Mënyra më e lehtë për krijimin e një dokumentacioni të detajuar mbi pasuritë vreshtare dhe të industrisë së verërave realizohet përmes kadastrit të vreshtave apo një sistemi unik të bazuar në sistemin GIS. Krijimi i një dokumentacioni të tillë shërben si evidencë shtetërore mbi pasurinë vreshtare dhe mundëson planifikime të ndryshme strategjike në fushën e Agrikulturës. Vetëm përmes një evidence të saktë dhe të detajuar mbi kapacitetet vreshtare dhe të industrisë së verërave mundësohen investimet potenciale nacionale apo nga jashtë në fushën e vreshtarisë.

Kjo bazë e të dhënave vreshtare mundëson një menaxhim të mirë të sipërfaqeve të mbjellura me kulturë vresht, dhe njëherit ndihmon, këshillon dhe mbështet të gjithë vreshtarët në kultivimin dhe mirëmbajtjen e vreshtave dhe të industrisë së verërave. Pajisja e vreshtarëve dhe verëtarëve me certifikata dhe dokumentacion përcjellës për

Page 7: Kadastri i VreshtaVe, roli dhe rëndësia e tij për fermerët ...keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/...Kadastri i vreshtave roli dhe rëndësia e tij për fermerët

6 Kadastri i Vreshtave, roli dhe rëndësia e tij për fermerët dhe kompanitë prodhuese të verës

vreshtat dhe verën e tyre është një përparësi e madhe për vreshtarët dhe verëtarët në plasimin e produkteve të tyre si në tregun e vendit gjithashtu edhe në atë jashtë tij. Përpos kësaj ndihmese administrative, pajisja me dokumentacion për vreshta është shumë e rëndësishme edhe për çështje të zgjerimit të biznesit dhe hipotekimit në banka apo institucione të tjera financiare.

Qasja në kadastrin te vreshtave

Fermerët dhe kompanitë fillimisht janë të obliguar tëregjistrohen në sistem si të tillë. Pasi të jenë regjistruar dhe të jetë krijuar useri i tyre nga personat përgjegjës në departament kompanitë kanë të drejtëçasje në aplikacion.

Fermerët

Fermerët luajnë rol të rëndësishëm në tërësinë e menaxhimit të pasurive vreshtare përmes kadastrit të vreshtave. Bashkëpunimi i tyre me organin përgjegjës është shumë i rëndesishëm në faza të ndryshme. Përveç kësaj fermerët gëzojnë përfitime të ndryshme përmes shfrytëzimit të sistemit për kadastrin e vreshtave, duke pasur qasje nga largësia dhe në kohë reale, ku me këtë rast mund t’i shohin të gjitha të dhënat ekzistuese për vreshtat e tyre, mund tëmarrin informacione të rëndësishme në lidhje me fushën e vreshtarisë në Kosovëpërmes njoftimeve të ndryshme, mund të bëjnë shkarkimin e formularëve të nevojshëm për kërkesa, deklarime etj.

Deklarimi i vjeljeve

Pasi të jenë regjistruar varietetet, secili fermer apo kompani prodhuese e verës është e obliguar që të bëjë deklarimin e vjeljes për çdo varietet. Deklarimi i vjeljeve mund të bëhet vetëm nëse ka kampanjë të hapur (kampanja mund të hapet dhe të mbyllet në pjesën e administrimit). Nëse kampanja është aktive deklarimin mund ta bëjë kompania e cila mund të deklaroj vetëm blerje dhe fermeri i cili mund të deklaroj shitje apo përdorim vetanak.

Deklarimet mund të bëhen me lokalitet dhe pa lokalitet. Me lokalitet do të thotë kur fermeri apo kompania specifikon edhe vreshtën për të cilën po bën deklarimin. Sasia që mund të deklarohet llogaritet nga sipërfaqja e vreshtës, përqindja e varietetit nëvreshtë dhe rendimenti i përcaktuar për atë varietet. Gjithë sasia e deklaruar llogaritet si rezerva.

Sistemi Kaveko per menaxhimin e vreshtave dhe vererave

Page 8: Kadastri i VreshtaVe, roli dhe rëndësia e tij për fermerët ...keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/...Kadastri i vreshtave roli dhe rëndësia e tij për fermerët

7Kadastri i Vreshtave, roli dhe rëndësia e tij për fermerët dhe kompanitë prodhuese të verës

Pjesa e administrimit përfshin krijimin e varieteteve të reja apo edhe editimin e tyre (p.sh këtu mund të editohet rendimenti për varietet), krijimi i kampanjës vjetore si dhe administrimi i përdoruesve të aplikacionit.

Kompanitë

Secila kompani përveç të dhënave të përgjithshme të saj, duhet të regjistrojë edhe personin kontaktues tëkompanisë të cilit pastaj do t’i ipet e drejta për çasje në sistem. Secila kompani ka profilin e saj ne sistem ku përfshihen:

� Të dhënat e përgjithshme � Punëtorët � Produktet komerciale të saj � Kërkesat e kompanisë për kontrollë të kualitetit te verës � Deklarimet përfundimtare të vjeljes � Rezervat e verës

Kompania përmes qasjes në aplikacion është e obliguar që të bëjë deklarimin e vjeljes përfundimtare të rrushit nga i cili pastaj varet edhe kërkesa për kontroll të kualitetit tëverës. Deklarimin mund ta bëjë drejtpërdrejtë nga rezultatet e fermerit të kërkuar me ç’rast është automatikisht e përcaktuar edhe vreshta për të cilën po bënë deklarimin, ose nga mënyja kryesore me ç’rast mund të bëj deklarime për një varietet të vetëm apo për shumë varietete menjëherë.

Rezervat e grumbulluara nga deklarimi i vjeljeve zbriten sa herë që kompania bën kërkesa për kontroll kualiteti ndërsa pjesa e mbetur e rezervave duhet të deklarohet p.sh është përdorur për raki, përdorim familjar apo edhe është prishur. Kjo na mundëson që të kemi një kontroll të plotë të të gjithë perdorimit të sasisë së rrushit.

Kontrolli i Kualitetit të Verërave

Kompanitë e prodhimit të verës bëjnë kërkesa për kontroll të kualitetit të verës për sasinë e përcaktuar në kërkese dhe ajo mund te bëhet për kontroll kualiteti dhe për import. Kërkesa është e organizuar me anë të statuseve te cilat mundësojnë që saktë të dimë se në çfarë faze gjendet secila kërkesë.

Deklarimi i vjeljeve

Page 9: Kadastri i VreshtaVe, roli dhe rëndësia e tij për fermerët ...keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/...Kadastri i vreshtave roli dhe rëndësia e tij për fermerët

8 Kadastri i Vreshtave, roli dhe rëndësia e tij për fermerët dhe kompanitë prodhuese të verës

Secila kërkesë i nënshtrohet testit të analizave laboratorikeku bëhet vlëresimi i 9 (nëntë) parametrave kimik, parametra të cilët varen nga ngjyra, grupi i produktit, zona dhe kategoria e kërkesës.

Kërkesa për kontroll të kualitetit, laboratori

Pas laboratorit është faza e kontrollit organoleptik e cila përfshin vlerësimet e degostatorëve të përcaktuar për atë grup të kërkesave të cilët vlerësojnë pamjen, aromën, shijen dhe harmoninë. Vlerësimi bëhet në dy mënyra: me anë të skemës 100 pikëshe dhe me metodën Po-Jo që përdoret për kërkesat pa prejardhje gjeografike dhe të destinuara për tryezë.

përfundimet

Kadastri i vreshtave mundëson evidentimin e të gjitha parcelave të mbjella me hardhi të rrushit në një bazë unike të të dhënave. Kjo bazë unike do t’i mundësojë organit përkatës që të menaxhojë, ndihmojë, këshillojë dhe mbështes të gjithë vreshtarët në kultivimin dhe mirëmbajtjen e vreshtave. Aplikimet për mbështetje, subvencione apo kredi nga vreshtarët janë shumë më efikase nëse vreshtat e tyre janë të pajisura me dokumentacion zyrtar dhe të saktë si nga aspekti hapësinor gjithashtu edhe nga ai i kualitetit dhe variacionit. Vreshtarët me këtë sistem në mënyrë shumë më të shpejtë dhe efikase mund të përgatisin dokumentacionin për eksport të produkteve të rrushit.

Page 10: Kadastri i VreshtaVe, roli dhe rëndësia e tij për fermerët ...keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/...Kadastri i vreshtave roli dhe rëndësia e tij për fermerët

Për më shumë ju lutem kontaktoni

MBPZHR- Departamenti për Vreshtari dhe VerëtariRr. Nëna Terezë 35, Prishtinë

Tel: 038 211 827

MBPZHR- Departamenti për Vreshtari dhe VerëtariRr. Xhelal Hajda Toni pn, Rahovec

Tel: 029 276 430

Email:[email protected]: http://dvv.mbpzhr.net/