universiteti i gjakovËs “fehmi agani” alija 24... · fizika etj. rëndësia edukativo -...

36
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT (PROGRAMI FILLOR) PUNIM DIPLOME TEMA: PËRDORIMI I INSTRUMENTEVE RITMIKE SI SHOQËRUESE GJATË KËNDIMIT TË KËNGËVE Mentorja: Kandidatja: Prof. Ass. Msc: Mimoza Kurshumlia Arbesa Alija Gjakovë, 2018

Upload: others

Post on 01-Sep-2019

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

(PROGRAMI FILLOR)

PUNIM DIPLOME

TEMA: PËRDORIMI I INSTRUMENTEVE RITMIKE SI

SHOQËRUESE GJATË KËNDIMIT TË KËNGËVE

Mentorja: Kandidatja:

Prof. Ass. Msc: Mimoza Kurshumlia Arbesa Alija

Gjakovë, 2018

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

2

Ky punim diplome u mbrojt me _________________________ para Komisionit Vlerësues në

përbërje:

1._______________________________________Kryetar

2._______________________________________Anëtar

3._______________________________________Mentorja

Komisioni Vlerësues e vlerësoi punimin me notën _________________ (_____)

Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit Vlerësues:

1. _______________________________________

2. _______________________________________

3. _______________________________________

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

3

PËRMBAJTJA

MIRËNJOHJE ................................................................................................................................ 5

ABSTRAKT ................................................................................................................................... 6

HYRJE ............................................................................................................................................ 7

KAPITULLI I ................................................................................................................................. 9

1. “MUZIKA DHE RËNDËSIA E SAJ” ........................................................................................ 9

1.1. Ç’është muzika? ....................................................................................................................9

1.2. Fillet dhe zhvillimi i edukimit tonë muzikor ......................................................................10

1.3. Roli i muzikës në jetë dhe në shoqëri .................................................................................11

1.4. Roli i muzikës në artikulimin e fjalëve dhe në të mësuarit e gjuhëve ................................12

KAPITULLI II .............................................................................................................................. 13

2. NATYRA E LËNDËS “EDUKIMI MUZIKOR” ..................................................................... 13

2.1. Edukimi muzikor .................................................................................................................13

2.2. Integrimi me lëndë të tjera kurrikulare ...............................................................................13

2.2.1. Gjuha dhe letërsia ........................................................................................................ 14

2.2.2. Matematika .................................................................................................................. 15

2.2.3. Edukata fizike .............................................................................................................. 15

2.2.4. Teknologjia e informacionit dhe komunikimit ............................................................ 15

2.2.5. Fizika ........................................................................................................................... 16

2.3. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës ...........................................................................16

2.4. Aftësitë që zhvillojnë nxënësit përmes mësimit të muzikës ...............................................17

KAPITULLI III ............................................................................................................................. 20

3. “INSTRUMENTET RITMIKE” ............................................................................................... 20

3.1. Ritmi ....................................................................................................................................20

3.2. Ritëm pa muzikë ka, ndërsa muzikë pa ritëm nuk ka .........................................................20

3.3. Instrumentet me goditje-ritmike ..........................................................................................22

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

4

3.4. Krijimi i instrumenteve ritmike me materiale recikluese ................................................... 24

3.5. Përdorimi i instrumenteve ritmike në këngë .......................................................................25

3.6. Rëndësia e instrumenteve ritmike që në moshë të hershme ...............................................26

KAPITULLI IV ............................................................................................................................ 28

4. “SHPREHJA DHE KRIJIMI MUZIKOR RITMIK” ............................................................... 28

4.1. Kënga dhe lojërat muzikore - ritmike ................................................................................28

4.2. Lojërat ritmike për motivimin e muzikantëve të rinj .........................................................29

Loja “Detektivë” .................................................................................................................... 30

Loja “Sinjali i ngrirë” ............................................................................................................ 30

4.3. Plani ditor i përpiluar sipas Kurrikulës së Kosovës ...........................................................31

REZYME ...................................................................................................................................... 33

LITERATURA ............................................................................................................................. 35

BURIME NGA INTERNETI ....................................................................................................... 36

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

5

MIRËNJOHJE

Ҫdo gjë në këtë jetë kërkon mund dhe sakrificë për t’u realizuar dhe unë sot ia dola!

Falënderimet i takojnë Zotit të Madh që ma lehtësoi dhe ma shtoi durimin gjatë kryerjes së këtij

punimi. Këtë ditë nuk do të arrija ta përjetoja nëse pranë vetes nuk do të kisha personat e veçantë

të cilët me dhanë mbështetje të pafundme gjatë këtij rrugëtimi.

Falënderoj familjen dhe shokun tim të jetës për mbështetjen morale dhe financiare, të cilët

janë edhe motivimi im më i madh për çdo punë.

“Edukata është gjëja më e mirë që një baba mund t'i japë fëmijës së tij” - Muhamedi a.s.

"Krejt çka unë jam, ose shpresoj të bëhem, i detyrohem engjëllit Nënë” - Lincoln.

Një falënderim të veçantë ia kushtoj profesorëve të cilët, duke më pajisur me dituri të

dobishme, më lehtësuan rrugën për përfundimin e këtyre studimeve. Për mbështetjen dhe ndihmën

e pakushtëzuar që më ofroi për realizimin e punimit tim të diplomës, e falënderoj përzemërsisht

mentoren time, Prof. Ass. Msc: Mimoza Kurshumlia.

Gjithashtu falënderoj shkollën fillore “Zekeria Rexha”, që m’i hapi dyert dhe më angazhoi me

punë, ku u përgatita dhe u aftësova për punë të pavarur praktike.

Sukseset e mëdha nuk ndodhin brenda natës, kërkojnë kohë.

Faleminderit ҫdoherё pёr çdo gjё!

Arbesa Alija

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

6

ABSTRAKT

Në këtë punim diplome do të trajtohet tema: “Përdorimi i instrumenteve ritmike si

shoqëruese gjatë këndimit të këngëve”. Punimi shtjellohet në 4 kapituj ku synohet të sqarohet në

mënyrë të qartë roli, rëndësia dhe ndikimi që ka muzika në jetën tonë dhe në edukimin fillor.

Muzika është një formë arti dhe një mënyrë argëtimi që bashkon tinguj të ndryshëm për të krijuar

melodi interesante dhe ritme të ndryshme për veshin e njeriut. Do të fillojmë këtë punim nga fillet

dhe zhvillimi i edukimit tonë muzikor, qysh nga nismëtarët e shkollës së parë shqipe të Korçës

(1887) Sevasti, Parashqevi e Gjerasim Qiriazi, ku filloi edhe përshtatja dhe krijimi i këngëve

shqipe në bazë të kritereve didaktike, pastaj ndalemi edhe te zhvillimet muzikore në shekullin XX

dhe XI.

Në kapitullin e dytë në mënyrë të detajuar do të sqarojmë edhe integrimin e lëndës së

edukatës muzikore me lëndë të tjera kurrikulare si: Gjuha dhe letërsia, matematika, edukata fizike,

fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e

pashmangshme, sepse ajo është komponent i edukimi estetik, ndikon në formimin moral e

shoqëror, ka rol të rëndësishëm në aktivizimin e proceseve psikike etj. Pjesa kryesore e këtij

punimi është kapitulli III ku flasim për ritmin, për instrumente të ORF-it, instrumentet ritmike që

krijohen nga materialet recikluese, instrumentet që mund t’i përdorim gjatë këndimit të këngëve

etj. Në kapitullin IV do të flasim për lojërat ritmike për fëmijë dhe ndikimin që kanë ato për

motivmin e muzikantëve të rinj. Punimi synon për një karakter sa më integral, duke treguar që

edukimi në vete përmban si objektiv krijimin e idesë, shijes, dëshirës dhe vullnetit të nxënësit për

të bukurën në art, në punë e në jetë, pastaj aftësimin e tij për ta vërejtur, për ta përjetuar, vlerësuar,

kultivuar dhe krahas këtyre, edhe për ta krijuar ai vetë të bukurën.

Fjalët kyçe: Muzika, ritmi, kënga, instrumentet ritmike, lojërat ritmike etj.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

7

HYRJE

E bukura është një fenomenologji e shpirtit. Fenomenet e natyrës shpirtërore janë të

përhershme dhe universale. Është në natyrën e njeriut dhe brenda proceseve të tij të përditshme,

komunikimi me të bukurën në jetë, në punë, në natyrë, në ambiente që e rrethojnë, në dukje, në

ushqim e në çdo specifikë jetësore. Përveç fenomeneve artistike që i ka krijuar natyra, si: tingujt,

aromat, ngjyrat, peizazhet, detin, diellin, agimin, muzgun, një botë e tërë veprimtarish, janë edhe

artet e krijuara ku përfshihet edhe muzika. Ndër veprimtaritë kryesore e kulturore është arti, i cili

i rrit vlerat njerëzore të një shoqërie. Akti thelbësor i artit është perceptimi emocional i gjithë

larmisë së botës së tij, perceptimi i së bukurës, i ritmit, që mund t’u ndodhë vetëm atyre që e kanë

të kultivuar shijen estetike për të.

Ne, si qenie njerëzore, kemi nevojë që të ikim ndonjëherë nga realiteti, nga vrazhdësia e

jetës, dhe t’i qasemi për ndonjë moment argëtimit dhe imagjinatës. Arti është i shumëllojshëm dhe

aty nuk ka krahasim vlerash, sepse secili e ka rëndësinë e vet të veçantë. Arti matet vetëm përmes

preferencave, shijes dhe përjetimit shumë subjektiv, unikat e individual. Tingujt muzikorë të

shoqëruar me fjalën artistike tek njeriu sjellin emocione dhe perceptime për të bukurën në art. Të

kënduarit depërton thellë në anën shpirtërore dhe gjithashtu në nënvetëdijen tonë, përmes mesazhit

që përçon tek publiku. Këtë art fisnik duhet ta transmetojmë tek brezi i ri, që ata të mund të

zhvillojnë anën shpirtërore. Fëmijët muzikën e përjetojnë shumë herët, ku “e kënduara e nënës kap

vëmendjen foshnjore më mirë se të folurit e saj” (Trehub, 2002). E bukura dhe shijimi i saj janë

elemente fundamentale të njerëzimit, e cila e prek së pari në emocion, pastaj në intelekt të njeriut.

Muzika varet nga koha. Një nga aspektet më thelbësore të saj përfshin njohjen dhe aftësinë

për të përmbushur ritmet specifike. Gjithë muzika përfshin dhe duhet ta ketë ritmin që është

themeli mbi të cilin janë ndërtuar të gjitha elementet e tjera. Në vitet e fundit, pasi përfitimet e një

edukimi muzikor janë kuptuar më mirë, muzika është bërë pjesë e kurrikulës bërthamë që duhet

mësuar në shkolla dhe si e tillë ritmi luan një rol të madh në udhëzimet e hershme. Vendosja e

tingujve të veçantë në një rend të caktuar, për një kohëzgjatje të caktuar dhe mënyra se si

organizohen tingujt janë të gjitha aspektet e ritmit. Një nga aspektet më të lehta të identifikimit të

ritmit përfshin njohjen e rrahjes. Rrahja është në thelb pjesë e ritmit që është i pranishëm në çdo

lloj të muzikës dhe rënia e shpejtë është pulsim më i fortë.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

8

Sa i përket artit dhe rëndësisë së tij ka pasur mendime të shumta. Filozofi grek, Aristoteli,

konsideronte që estetika është jo shkencë mbi artin, por filozofi e artit dhe s’mund të ketë diçka

më të saktë se kjo. Kurse Sharl Lalo, te vepra “Nocione të estetikës”, thotë: “...estetika është teoria

mbi sensibilitetin dhe ndjeshmërinë”. Ndërsa, sipas Frojdit, “…natyrën dhe origjinën e së bukurës,

perceptimin, përjetimin dhe krijimin e saj, mund t’i shpjegojë në mënyrë të duhur vetëm

psikoanaliza. Arti është fenomen kulturor, shpirtëror dhe formë e përgjithshme e vetëdijes”

(Zigmund Frojd, “Mbi Letërsinë dhe artet”). “Arti ka karakter filozofik e psikologjik. Arti dhe

filozofia janë dy forma të njohjes, vetëm se arti e trajton të veçantën, kurse filozofia e trajton të

përgjithshmen, universalen” Alfred Uçi.1

1 Uçi, A. (2007): “Universi Estetik”, vëllimi III – Akademia e Shkencave Shqiptare, Tiranë.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

9

KAPITULLI I

1. “MUZIKA DHE RËNDËSIA E SAJ”

1.1. Ç’ËSHTË MUZIKA?

Artet në tërësi ushqejnë imagjinatën dhe zhvillojnë ndjenjën e së bukurës tek nxënësit, duke

u krijuar mundësinë atyre të bëhen pjesë e botës që i rrethon. Në saje të studimit të arteve në

përgjithësi dhe të muzikës në veçanti, nxënësit përfitojnë aftësinë jo vetëm për të zhvilluar

krijimtarinë dhe shpirtin e tyre kritik, por edhe për të punuar individualisht ose në grup. Pjesa më

e madhe e asaj që është më e mira në shoqëri zhvillohet përmes një shumëllojshmërie të formave

të artit që kontribuojnë në etikën kulturore dhe në një ndjenjë të mirëqenies. Arsimi i arteve i

mundëson fëmijës të eksplorojë mënyra alternative të komunikimit me të tjerët. Ajo inkurajon

idetë që janë personale e krijuese dhe jep një kontribut jetik në zhvillimin e një game të caktuar të

inteligjencës. E ç’është muzika si pjesë e arteve? Muzika është një formë arti e rrënjosur thellë në

natyrën njerëzore. Është një trup i veçantë dijesh, një formë unike e komunikimit dhe një mjet me

të cilin organizohen dhe shprehen ndjenjat dhe interesat. Është një fushë mjaft e kënaqshme e

përvojës individuale dhe të përbashkët, duke nxitur një ndjenjë të thellë mirëqenieje. Muzika

komunikon përmes simboleve verbale, vizuale dhe “të veshit” (dëgjimore), duke i ndihmuar në

këtë mënyrë nxënësit të kuptojnë aspekte të ndryshme muzikore. Duke studiuar muzikën, nxënësit

zbulojnë traditat artistike kulturore të vendit të tyre dhe të popujve të tjerë, mësojnë rrugët se si

krijohet një vepër muzikore, elementet dhe parimet që ndjekin kompozitorët për të krijuar një vepër

etj. Muzika, ashtu si edhe lëndët e tjera brenda fushës së arteve, studion jo vetëm historinë, por

edhe elementet e tjera përbërëse që e plotësojnë më së miri atë si: estetikën, elementet dhe parimet,

proceset e krijimit dhe realizimit, teknologjinë dhe mediat. Artet synojnë më shumë tek aftësitë se

sa te njohuritë, kështu që edhe muzika synon zhvillimin e aftësive, kompetencave krijuese dhe

qëndrimeve kritike. Muzika është një nga lëndët e kurrikulës bërthamë që synon zhvillimin e aftësive

krijuese tek nxënësit, e cila e vendos theksin te zhvillimi i aftësive krijuese, pasi kjo gjë u krijon

nxënësve mundësinë të zhvillojnë të nxënit aktiv.

“Muzika është një ligj moral. Ai i jep shpirt universit, krahëve të mendjes dhe jetës për çdo gjë ... Pa muzikë,

jeta do të ishte një gabim.” (Platoni)

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

10

1.2. FILLET DHE ZHVILLIMI I EDUKIMIT TONË MUZIKOR

Fryma iluministe e Rilindjes sonë Kombëtare përfshiu edhe sferën e muzikës, sepse kënga

patriotike e kultivuar në rrethe veprimtarësh paraqiste shpalim emocional të ideve të tyre. Kënga

si formë e zellshme bënte ndikim patriotik dhe estetik, sidomos te të rinjtë. Qysh nga nismëtarët e

Shkollës së parë shqipe të Korçës (1887), Sevasti, Parashqevi, Gjerasim Qiriazi, filloi

përshtatja dhe krijimi i këngëve shqipe në bazë të kritereve didaktike. Shpallja e Pavarësisë së

Shtetit shqiptar ishte impuls për hapjen e shkollave në mënyrë të gjerë dhe të organizuar.

Shoqëritë artistike vazhdojnë të zhvillohen si për nga numri, ashtu dhe për nga cilësia me

muzikantë si: At Martin Gjoka, Thoma Nasi etj.2 Me paraqitjen e muzikantëve profesionistë

gjithnjë e më në numër, ngrihet niveli i kulturës muzikore, që nënkupton dhe dimensionin edukativ

në kuptimin më të gjerë të këtij zhvillimi. Kontributi i shkollës normale të Elbasanit duhet të

përmendet edhe në aspektin e edukimit muzikor, ngase niveli i kënaqshëm i mësimit të muzikës

në këtë institucion ka mundësuar që shumë mësues të diplomuar këtu, ta ushtrojnë edhe

mësimdhënien e muzikës anembanë trevave shqiptare. Pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore,

kur Kosova sërish përfshihet në juridiksionin e ish Jugosllavisë, ndërpritet bashkëpunimi me

Shqipërinë. Kjo ndërprerje sjell pasoja shumë të rënda në arsimin shqip. Në edukimin muzikor

ndalohen këngët e autorëve nga Shqipëria dhe në vend të tyre përkthehen këngët sllave për t`u

përdorur në shkollat shqipe. Vetëm pas vitëve të 50 të shekullit që lamë, në Kosovë rifillojnë

përpjekjet për formësimin e edukimit muzikor me tipare kombëtare.

Zhvillimet teknologjike janë edhe refleksion i drejtpërdrejtë në avancimin e mendimeve të

reja dhe pasqyrimit të tyre në kulturë dhe në ngjarjet muzikore që ndodhën në shekullin XX-XXI.

Këtu qëndron edhe e tërë esenca e artit, ku artisti duhet të jetë në koordinim të plotë me të gjitha

zhvillimet sociale, teknike, estetike për të arritur në piedestal që njeh bota e artit dhe e muzikës.

Ky refleksion ndodhi edhe tek kompozitorët shqiptarë në Kosovë. Edhe pse ishin të shkolluar

shumë vonë në krahasim me vendet e zhvilluara, (sepse shkolla e parë e muzikës në Kosovë hapet

tek pas luftës së Dytë Botërore më 1947), mendimi i tyre për t’i parë gjërat ishte po aq i pranishëm

me krijimin e rrymave të reja muzikore të kohës. Edhe muzika shqiptare edhe pse me shumë

vonesë në krahasim me krijuesit botërorë, përcollën këtë trend të ri në veprat e tyre muzikore të

çdo gjinie që ata krijuan. Së pari evoluoi mendimi artistik i artistit për ta parë botën brenda lirisë

2 Spahiu, S.(2008). “Metodika e mësimit të muzikes”: Prishtinë.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

11

së mendimit të tij intelektual dhe spiritual, ku gjuha muzikore shkoi gjithnjë e më tepër drejt

përsosshmërisë dhe pasurimit të saj me vlera të reja estetike. Në veprat e tyre shfaqen organizime

të reja si në: ritëm, melodi, polifoni, harmoni, timbrike, orkestrim, përmbajtje, formë dhe strukturë.

Ndër kompozitorë, të cilët avancuan gjuhën e tyre shprehëse përmes shtigjeve dhe thyesës

moderne, mund të përmendim: Zeqeria Ballatën, Rafet Rudin dhe kompozitorin me një sens të

jashtëzakonshëm kompozicional Mendi Mengjiqin. Kryesisht në fillimet e tyre, veprat e para i

takojnë krijimtarisë nacionale me bazë melosin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër dhe njëkohësisht

krijimtaria e sotme është ajo atonale, dodekafonike, elektronike etj, stile këto që tashmë janë bazë

e krijimeve të tyre dhe gjetjet e vazhdueshme të mënyrave të reja për shprehjen e mendimeve

muzikore. 3

1.3. ROLI I MUZIKËS NË JETË DHE NË SHOQËRI

Me rolin që ka luajtur dhe që luan muzika në jetë dhe në shoqëri merren shumë shkenca

shoqërore si: filozofia, pedagogjia, psikologjia, estetika, sociologjia e arteve, etj. Në fillim muzika,

poezia, loja (pantomima) ishin të pandara dhe shoqëronin procesin e punës dhe të prodhimit. Rolin

e muzikës do të duhej shqyrtuar të pandarë nga tërësia e jetës si ngjarje, si domosdoshmëri

shoqërore. Njeriu përpiqet që me anë të muzikës, që nga këngët e vallet e para, të ndikojë dhe ta

begatojë jetën, si atë individuale, ashtu edhe atë kolektive. Më anë të saj të ndikojë edhe në fuqitë

mbinatyrore. Nga kjo del se njeriu gjithmonë ka besuar në fuqinë dhe në rolin ndikues të muzikës.

Në rolin dhe në funksionin magjeps dhe edukues të muzikës kanë besuar edhe filozofët e lashtësisë

që nga shoqëria e parë klasore (skllavopronare).4

Filozofët klasikë grekë Platoni dhe Aristoteli shkojnë shumë larg në besimin e tyre në rolin

e fuqisë së muzikës në edukimin e rinisë. Platoni, në veprën e tij "Shteti", në të cilën e koncepton

rregullimn e shtetit demokratik skllavopronar, në kuadër të të cilit parasheh muzikën si pjesë

përbërëse të edukimit të rinisë së Athinës krahas mësimit të filozofisë dhe të lëndëve tjera. Platoni

shkon aq larg duke pohuar se "sa më e zhvilluar të jetë muzika, aq më i fortë është shteti". Kështu,

shihet qartë se sa besonin filozofët e vjetër në funksionin e muzikës në shoqëri. Në Greqinë e vjetër

3 Papajorgji, E & Hoff man, L(2017) “Education and Social Sciences – Global Challenge 2017” : Poland. 4 Berisha, E (2004). "Studime dhe veshtrime per muziken”: Prishtinë.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

12

nocioni »muzikë« kishte kuptim më të gjerë se sa në kohët e mëvonshme. Ajo ishte e lidhur ngushtë

me poezinë dhe tragjedinë antike të Eskilit, të Sofokliut, të Euripidit, etj. Për rolin e muzikës në

jetë dhe në shoqëri gjatë historisë ka pasur mendime të ndryshme të estetëve dhe të filozofëve, të

cilët mendojnë se muzika është më tepër një shkathtësi për argëtim ndërsa, në anën tjetër, shumica

dërrmuese e kompozitorëve këtë e vështrojnë ndryshe. Sa për ilustrim po përmendim dy mendime

të kompozitorëve të njohur: G. F. Hendel mendon se muzika nuk ka vetëm argëtim e zbavitje, por

luan rol etik dhe edukativ. Ndërsa gjeniu i muzikës V. Bethoveni thotë: "Muzika është zbulim më

tepër se urtësia e filozofia". Ai beson se muzika ka fuqi ta fisnikërojë njeriun, të ngjallë tek ai

dashurinë për të bukurën." Kush e kupton brendësinë e muzikës sime, do të lirohet nga mjerimi

për të cilin vuajnë njerëzit e tjerë".

1.4. ROLI I MUZIKËS NË ARTIKULIMIN E FJALËVE DHE NË TË MËSUARIT E GJUHËVE

Muzika luan një rol shumë të rëndësishëm në mësimin si të gjuhës amtare, ashtu edhe të

një gjuhe tjetër. Si fëmijë, ne mund të imitojmë ritmin dhe strukturën muzikore të gjuhës sonë

amtare shumë më parë se ne të flasim. Shumë prej nesh jemi të aftë të kujtojmë këngë e ninulla të

ndryshme që i kemi mësuar si fëmijë. Muzika na ndihmon të ruajmë fjalë dhe shprehje në mënyrë

më efektive. Ritmi i muzikës, ashtu si dhe motivet përsëritëse në këngë, na ndihmon të

memorizojmë fjalë. Edhe nëse pjesa më e madhe e fjalëve janë jo familjare në fillim, imitimi i

fjalëve në një këngë mund t’i ndihmojë fëmijët të praktikojnë tingujt e prodhuar në një gjuhë të re.

Rrjedhimisht, tingujt i hapin rrugë kuptimit të duhur, meqenëse kënga praktikohet përsëri e përsëri.

Aftësia e veçantë muzikore është e zakonshme mes individëve që flasin shumë gjuhë. Në të njëjtën

mënyrë, njerëzit muzikalë e kanë rritur aftësinë e tyre në mësimin e gjuhës së huaj për shkak të

aftësisë së tyre superiore për të përthithur, procesuar dhe riprodhuar theksin. Të kuptuarit se si

muzika mund të ndihmojë në mësimin e një gjuhe, është e rëndësishme se ndërkohë kur dëgjon

muzikën, ndjek tekstin e melodinë, nevojitet që të dy anët e trurit të jenë aktivë, duke e bërë më të

lehtë për të kujtuar informacionin se sa thjesht duke e lexuar. 5

5 http://www.helendoron.al/si-i-ndihmon-muzika-femijet-te-mesojne-gjuhet/

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

13

KAPITULLI II

2. NATYRA E LËNDËS “EDUKIMI MUZIKOR”

2.1. EDUKIMI MUZIKOR

Aftësimin e nxënësve për të riprodhuar atë që dëgjojnë, si dhe për të krijuar në mënyra të

ndryshme, ua mundëson ora e edukimit muzikor. Çdo fëmijë shfaq prirje krijuese, ku ai shpreh

botën e tij të brendshme, duke jetuar fuqinë krijuese të imagjinatës së tij. Krijimtaria muzikore

pasqyrohet te fëmijët përmes prodhimit të ritmeve të gjalla, ku fëmijët në të njëjtën kohë këndojnë

(ritmi, melodia, teksti), vallëzojnë (lëvizjet e trupit që përkojnë me ritmin dhe muzikën) dhe shpesh

edhe e interpretojnë (dramatizojnë), duke u dhënë jetë të gjitha elementeve shprehëse. Lënia e lirë

e tyre gjatë krijimit të lëvizjeve ose imitimit ka rëndësi të veçantë në këtë orë mësimore, për të

mos ndrydhur imagjinatën.

Të krijuarit, më shumë se kudo, këtu duhet të jetë nxitës dhe frymëzues. Lëvizjet e fëmijëve

do të varen nga karakteri i muzikës që dëgjojnë. Kështu muzika me temp të shpejtë do t’i nxisë të

bëjnë lëvizje të gjalla, të bëjnë një marsh, të bëjnë lëvizje të njëjta. Në vallet popullore lëvizjet e

fëmijëve janë të lirshme. Një dëgjim i orientuar bën që nxënësit të përjetojnë sa më mirë muzikën.

2.2. INTEGRIMI ME LËNDË TË TJERA KURRIKULARE

Fusha e arteve luan rol të rëndësishëm në zhvillimin intelektual, emocional, social dhe

kulturor të nxënësve. Kjo fushë ndihmon në formimin dhe zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve për

të shprehur përvojat e tyre personale, për të kuptuar e kultivuar talentin e tyre krijues si dhe për të

përvetësuar konceptet e duhura në vizatim, pikturë, skulpturë, grafikë, dizajn, vallëzim, interpretim

dhe muzikë. Përmes arteve nxënësit zhvillojnë shkathtësitë e tyre artistike.6 Fusha mësimore e

arteve është pjesë përbërëse e procesit të të mësuarit dhe e ndihmon lidhjen midis imagjinatës dhe

inteligjencës së fëmijëve në veprimtari të ndryshme krijuese. Qëllimi i kësaj fushe është zhvillimi

i imagjinatës krijuese, të figuracionit dhe muzikalitetit, reagimit ndaj shprehjes artistike, e cila

konsiston në shumëllojshmërinë e veprimtarive që përfshihen në edukimin artistik. Integrimi i

6 http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/03/korniza-kurrikulare-finale.pdf

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

14

muzikës me të gjitha lëndët e tjera brenda fushës së arteve dhe fushat e tjera të kurrikulës, si dhe

me temat ndërkurrikulare, ka si qëllim që të zotërohen sa më mirë kompetencat kyçe dhe ato të

lëndës. Muzika është e pranishme kudo në jetën tonë të përditshme (p.sh. klasë, shtëpi, TV, film,

koncert, teatër, kolonë zanore, ngjarje të shënuara familjare, veprimtari brenda dhe jashtë shkollës,

ngjarje të komunitetit etj.). Melodia, ritmi, harmonia, dinamika, tempi, forma, struktura etj. lidhen

shumë mirë me disiplinat e tjera artistike si: kërcimin, artin pamor, teatrin, por edhe me

matematikën, gjuhën dhe komunikimin, shkencat shoqërore etj.

2.2.1. GJUHA DHE LETËRSIA

Gjuha është një lëndë themelore që ndihmon, përveç të tjerave, edhe për të shprehur sa më

mirë emocionet që na përcjell muzika. Kjo për faktin sepse nxënësit duhet të përdorin strategjitë e

përshtatshme gjuhësore për të zbuluar, prezantuar dhe komunikuar të kuptuarin e tyre artistik.

Përmes lëndës së gjuhës integrohen njohuritë dhe aftësitë që kanë të bëjnë me hartimin e eseve,

gjetjen dhe shfrytëzimin e materialeve mediatike, shkrimin, leximin dhe komunikimin e

informacioneve për artet në përgjithësi dhe për muzikën në veçanti. Mes letërsisë dhe muzikës ka

pika të përbashkëta si p.sh: marrëdhëniet e tyre me kohën, aspektit tingëllues, intonativo - fonetik

të fjalës. “Ashtu si perceptojmë muzikën e ekzekutuar, ashtu perceptojmë edhe tingujt e artikuluar

të fjalës ose germat e saj”. Nxënësit duhet të dinë të shprehin një ide artistike muzikore, në forma

të ndryshme gjuhësore, duke thelluar kështu të kuptuarin e tyre konceptual dhe zgjerimin e aftësive

të tyre gjuhësore për komunikimin e ideve, mendimeve, qëndrimeve apo vlerësimeve të veta

përballë atyre të të tjerëve.

Shembull i marrë nga programi i lëndës së klasës së pestë:

Nxënësit të krahasojë dy shembuj muzikorë drejtpërdrejt dhe dy shembuj të regjistruar, të llojit

klasik apo modern, duke shprehur ndjeshmërinë dhe emocionet e përjetuara. Për realizimin e kësaj

kërkese kërkohet që nxënësit të respektojnë edhe artin e të folurit, duke zhvilluar më tej edhe

fjalorin artistik muzikor.7

7 Duraj, V & Hala, M (2010).“ Udhëzues kurrikular”: Tiranë.

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

15

2.2.2.MATEMATIKA

Arti muzikor është domen i shprehjeve emocionale, e pasionit dhe e estetikës, ndërsa

matematika është domen i logjikës, i saktësisë dhe i së vërtetës. Gjuha e simbolit është një nga

pikat ku takohet matematika dhe muzika. “Gjeometria është muzika e ngurtësuar” – thotë Pitagora.

Së pari disa hulumtime kanë dëshmuar se fëmijët, duke luajtur në piano, shpesh, tregojnë aftësi të

përmirësuara në shkenca të aplikuara në zgjidhjen e problemeve (enigmave), duke luajtur shah apo

kryerjen e veprimeve matematikore. Së dyti, matematika me muzikën lidhen me njëra - tjetrën

edhe nga numrat thyesorë. Në muzikë numri 2/4 tregon kohën 2/4, në matematikë është një numër

thyesor. P.sh. thyesat 1/4, 2/4, 3/4, 4/4, 3/8, 6/8 etj.

2.2.3. EDUKATA FIZIKE

Arti muzikor dhe edukata fizike kanë lidhje të shumta duke filluar nga baleti. Baleti është ajo

gjini artistike e cila i shpreh ndjesitë e saj përmes lëvizjeve të shoqëruara me muzikë, shfaqje

skeniko - muzikore e trupës vallëzuese. Baleti është një nga artet dramatike që e ka vallëzimin dhe

lëvizjet skenike si formë shprehëse të krijimit. 8 Lojërat muzikore janë gjithashtu pjesë e

rëndësishme e edukimit muzikor të fëmijëve, ku zhvillojnë aftësinë për të kënduar një këngë dhe

njëkohësisht për të luajtur lojën duke bërë lëvizje fizike të trupit, duke ndërthurur edhe elemente

të tjera.

2.2.4. TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMIT

Teknologjia e informacionit dhe komunikimit (TIK) mbështet edhe të mësuarit e muzikës.

Nxënësit mund të përdorin programe të ndryshme, të cilat i ndihmojnë ata në realizimin e punëve

artistike, përdorin programe të shkrimit të notave muzikore, prezantojnë materiale informuese rreth

jetës dhe veprimtarisë së kompozitorëve të ndryshëm, kërkojnë në internet (të dhëna p.sh. për jetën

e përfaqësuesve të një periudhe të caktuar) etj. Së fundi, kjo lëndë nuk mjaftohet vetëm me njohjen

dhe përdorimin e TIK–ut, por shtyhet deri në përdorimin e kompjuterit për të prodhuar muzikë për

veprimtari personale, të klasës apo të shkollës.

8Duraj, V & Hala, M (2010).“ Udhëzues kurrikular” : Tiranë.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

16

2.2.5. FIZIKA

Njohuritë që ndërthuren mes Fizikës dhe Muzikës lidhen me: akustikën, tingujt, dritat dhe

përthyerjen e dritës në skenë, etj. Nxënësit dallojnë tingujt sipas karakteristikave të tyre,

diferencojnë tingullin nga zhurma, kuptojnë ligjet e pasqyrimit dhe përthyerjes së dritës, përfitojnë

ngjyra të ndryshme nga mbivendosja e dritës duke krijuar kështu efekte skenike.

2.3. RËNDËSIA EDUKATIVO - ARSIMORE E MUZIKËS

Artet edukojnë dhe arsimojnë nëpërmjet mjeteve shprehëse specifike si me: fjalë artistike,

artet figurative me linja, ngjyra, figura, vallëzim me lëvizje etj. Muzika, ndryshe nga disa arte të

tjera, është e zhveshur nga vizualiteti dhe semantika e ngushtë dhe e drejtpërdrejtë. Pjesë thelbësore

e edukimit të përgjithshëm dhe synim i çdo sistemi arsimor është edhe edukimi estetik, i cili

realizohet në shkollë si komponent i veçantë i tij (përmes lëndëve të caktuara si: Edukatë muzikore,

Edukatë qytetare, Art figurativ, Edukatë fizike, Letërsi e gjuhë shqipe, etj).

Edukimi dhe arsimimi muzikor merr pjesë në edukimin estetik duke e zhvilluar

muzikalitetin e nxënësit, duke e aftësuar për ta përjetuar dhe kuptuar të bukurën muzikore. Sipas

Shilerit, “Çelësi i edukimit në përgjithësi është edukimi për të bukurën” 9, kurse shumë më herët

Aristoteli thoshte: “Edukimi i mendjes pa edukimin e zemrës, nuk është edukim”. Përjetimi

emocional dhe nxitja e veprimtarisë krijuese muzikore e pasurojnë personalitetin e nxënësit në

aspektin estetik, gjë që e çon drejt burimit dhe formimit të ndjenjave muzikore estetike. Edukimi

në vete përmban si objektiv krijimin e idesë, shijes, dëshirës dhe vullnetit të nxënësit për të bukurën

në art, në punë e në jetë, pastaj aftësimin e tij për ta vërejtur, për ta përjetuar, vlerësuar, kultivuar

dhe, krahas këtyre, edhe për ta krijuar ai vetë të bukurën.

Muzika ka rëndësi edhe në formimin moral e shoqëror të individit, sepse nxënësi, duke

kënduar, dëgjuar muzikë ose duke luajtur në instrument, bashkë me nxënësit e tjerë, e përjeton

veten si pjesëtar i grupit, duke koordinuar dhe duke përshtatur aktivitetin e vet me kërkesat e

përbashkëta.10 Ai në këtë mënyrë mëson të krijojë raporte shoqërore, mëson të ketë konsideratë

ndaj shokëve. Ndjenja e qëllimit të përbashkët shoqëror gjen udhërrëfyes të vërtetë në edukimin

9 ( Fridrih Shiler, “Mbi edukimin estetik të njeriut”, Tiranë, 2004, f. 86) 10 Spahiu, S.(2008) “ Metodika e mësimit të muzikës” . Prishtinë.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

17

dhe arsimimin muzikor. Edukimi dhe arsimimi muzikor ka ndikim të dukshëm në formimin e

ndjenjës morale të nxënësit, si dhe në formimin e përgjithshëm pozitiv dhe kulturor të tij.

Kompozimet e ndryshme, sidomos këngët me përmbajtje letrare - muzikore që kanë

karakter atdhetar, heroik, liridashës, fuqishëm ndikojnë në kultivimin e ndjenjës patriotike që është

atribut i formimit shoqëror. Në procesin edukativo - muzikor nxiten dhe zhvillohen proceset

psikike në mënyrë specifike, pikë së pari nëpërmjet përjetimit dhe njohjes së vetëdijshme. Format

e ndryshme të punës edukativo - arsimore zhvillojnë vëmendjen herë në ritëm, herë në melodi,

herë në të dyjat. Po ashtu, duke e nxitur dhe trimëruar të shprehurit e lirë muzikor, sidomos

spontanitetin në improvizime muzikore, ndikohet në zhvillimin e imagjinatës krijuese të nxënësit.

Edukimi dhe arsimimi muzikor ka rëndësi edhe në zhvillimin e emocioneve të nxënësit. Duke

dëgjuar muzikë, nxënësit bëhen më të ndjeshëm, më të drejtpërdrejtë në përjetimin, në kuptimin e

të bukurës muzikore. Këndimi ka rëndësi të madhe në përsosjen e të folurit, prandaj ai përdoret si

stimulues emocional edhe në mësimin e gjuhëve të huaja, në përmirësimin e pengesave në të folurit

e fëmijëve, sidomos në zbutjen e belbëzimit.

Inkurajimi i proceseve psikike në të njëjtën kohë prek edhe proceset e zhvillimit fizik, sepse

ato janë të ndërthurura dhe të kushtëzuara. Kjo është krejtësisht e kuptueshme kur dihet se muzika

gjithashtu ndikon në qenien fizike të njeriut. Muzika ndikon në lëvizjet, frymëmarrjen dhe

qarkullimin e gjakut. Këndimi në veçanti zhvillon aparatin e këndimit, sepse të gjitha organet

pjesëmarrëse funksionojnë në sinkronizim. Muzika dhe lidhjet e lëvizjes janë të thella dhe të

shumëfishta. Sidomos lojërat dhe vallet janë një formë e shkëlqyer e punës arsimore përmes së

ciles harmonitë zhvillojnë lëvizjet ritmike të nxënësve. Ndikimi i plotë i muzikës në zhvillimin

shpirtëror dhe fizik të nxënësve është i rëndësishëm, sepse bart një gëzim dhe vitalitet (gjallëri

fizike) shpirtëror në jetën e tij.

2.4. AFTËSITË QË ZHVILLOJNË NXËNËSIT PËRMES MËSIMIT TË MUZIKËS

Kurrikula e Kosovës organizohet në mënyrë të tillë, ku veprimtaritë muzikore i ftojnë

nxënësit të këndojnë, të luajnë, të dëgjojnë muzikën e vet ose të të tjerëve, duke e vlerësuar atë në

mënyrë kritike. Rruga për të zhvilluar aspektin personal, shoqëror, mendor dhe fizik është një aspekt

tjetër i kësaj kurrikule. Koordinimi i trupit me mendjen arrihet përmes të kënduarit të këngëve, luajtjes

apo shoqërimit të tyre dhe lojërave muzikore, rrahjes së ritmeve të ndryshme, kombinimit të lëvizjeve

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

18

trupore me muzikën, ku, në të njëjtën kohë ndiqen udhëzimet e mësuesit dhe njëkohësisht dëgjohen

edhe të tjerët.

2.4.1. Zhvillimi i aftësive për të kënduar në klasën e parë nxitet përmes punës me tingujt

vokalë dhe të kënduarit: duke kënduar ninulla apo këngë me rima të caktuara, duke eksperimentuar

tingujt zanorë dhe bashkëtingëllorë, duke mësuar të respektojnë rregullat e frymëmarrjes etj. Edhe

më pas, gjatë këtij cikli, ata mësojnë të respektojnë rregullat e të kënduarit, të frymëmarrjes, të

qëndrimit etj. Më pas zhvillimi i të kënduarit bëhet përmes këngëve me tematikë të larmishme, me

kërkesa më të larta që kërkojnë interpretim. Zhvillimi i aftësive për të kënduar shkon më tej kur

nxënësit këndojnë saktë dhe të intonuar këngën, duke respektuar të gjitha rregullat, si dhe mësojnë

të mbajnë një qëndrim kritik ndaj tekstit të këngëve.

2.4.2. Zhvillimi i aftësisë për të dëgjuar muzikë është, gjithashtu, një aspekt kritik i të

gjithë procesit të të nxënit, i cili fillon përmes zbulimit të tingujve apo zhurmave, dallimit dhe

përcaktimit të tingujve në natyrë, duke zhvilluar më pas përqendrimin në dëgjimin e pjesëve

muzikore. Në klasën e parë fëmijët njihen me disa rregulla: si duhet të edukohen për të dëgjuar

muzikë të çdo lloji, si duhet të edukohen për seleksionimin e muzikës, si duhet të zhvillojnë nga

klasa në klasë aftësinë për të rinjohur dhe përcaktuar llojin e muzikës që ata dëgjojnë.

2.4.3. Zhvillimi i ndjeshmërisë ritmike dhe njohja me muzikën në klasën e parë fillon të

bëhet përmes zhvillimit të aftësive imituese të fjalëve të shkurtra dhe fjalëve të gjata (me 2 dhe me

shumë rrokje). Veprimtaritë muzikore mund të jenë të tilla, si: dëgjimi dhe imitimi i ekos, goditja

e ritmeve të shkurtra dhe të gjata etj. Në kurrikulën e edukimit muzikor rrugët dhe mundësitë për

zhvillimin dhe zgjimin e imagjinatës artistike bëhen përmes familjarizimit të krijimeve të

ndryshme muzikore të njohura ose të panjohura, përmes dëgjimit të tingujve muzikorë, si dhe duke

shprehur ndjenjat dhe emocionet përmes muzikës.

2.4.4. Zhvillimi i aftësisë për të luajtur dhe shoqëruar muzikën përmes instrumenteve

ORF dhe me goditje. Luajtja me instrumente do t’i aftësojë nxënësit për të njohur dhe luajtur me

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

19

instrumentet ritmike dhe me goditje ORF 11. Përmes njohjes dhe luajtjes me to, nxënësit bëhen të

aftë për të shoqëruar këngët, lojërat dhe pjesë të ndryshme muzikore. Në edukimin muzikor të

nxënësve krahas zërit, një rol të rëndësishëm luan edhe loja në instrument. Njohja me instrumentet

rrit njohuritë muzikore dhe krijon mundësi për të hyrë në marrëdhënie të drejtpërdrejta me të gjitha

etapat e mësimit. Gjithashtu ajo zhvillon ndjenjën ritmike, melodike dhe harmonike, krijon

koncepte të qarta për çështje teorike e praktike të muzikës.

2.4.5. Zhvillimi i aftësisë për të krijuar dhe shprehur emocionet edhe përmes arteve të

tjera do të zhvillojë më tej aftësitë krijuese, qëndrimin e nxënësve ndaj muzikës, si dhe përjetimin

e saj, duke e shprehur atë nëpërmjet arteve të tjera. Përjetimi muzikor, sigurisht, do të udhëhiqet

nga mësuesi, por do të jetë individual për të shprehur më qartë personalitetin dhe identitetin e

secilit nxënës në punën e tij artistike. Në ciklin fillor nxënësit do të imitojnë tinguj e zhurma të

ndryshme, do të ndërtojnë dhe luajnë me instrumente të thjeshta O.R.F. e do të shprehen për këngët

që këndojnë dhe dëgjojnë, duke i përjetuar apo duke i kombinuar ato me lëvizjet trupore. Kjo linjë

i jep mundësi integrimit të kësaj lënde me lëndë të tjera, si: arti figurativ, vallëzimi, gjuha amtare,

edukimi fizik, etj.

11(Instrumentet ORFF e kanë marrë emrin nga kompozitori gjerman dhe krijuesi i instrumenteve ritmike me goditje Karl Orff.

Instrumentet që ai ka krijuar janë instrumente për orkestra por edhe për fëmijë.)

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

20

KAPITULLI III

3. “INSTRUMENTET RITMIKE”

3.1. RITMI

Ritmi është magjia e jetës, tingulli që nuk e la vetëm botën kurrë, emocioni që na

mbërthen çdo ditë, hijeshia e momenteve më të bukura e shoku i përjetshëm i çasteve të

dhimbshme që na godasin padrejtësisht. Prej kur erdhëm në jetë, u mirëpritëm nga ritme e tinguj

qe nuk do i harrojmë kurrë siç janë të rrahurat e zemrës të nënës që i ndjenim sa herë na mbërthente

plot dashuri në krahët e saj, ritmi i lëkundjeve të saj, ritmi i zërit të ëmbël që na këndonte ninulla,

ritmi shpeshherë qesharak i fjalëve të para e të pakuptueshme që i thonim si të vegjël, ritmi qetësues

i pikave të shiut mbi xham, ritmi i valëve të detit që shumë herë na bëjnë të ndihemi të pafuqishëm

ndaj tyre, por edhe të përkëdhelur nga prekja e tyre, ritmi i hapave që na mundësojnë të shkelim

botën e të njohim bukuritë e saj. Kjo është magjia e ritmit, e muzikës! Jam shumë

falënderuese për mundësinë që Zoti më ka dhënë t’i dëgjoj dhe t’i ndjej ritmet e jetës. Paramendoni

sa e varfër do të ishte jeta po të mos kishim as edhe një ritëm, të mos dinim të dallonim të qarën

nga e qeshura, të mos kishim mundësi të dëgjonim zërin e askujt, të mos e dëgjonim kurrë

madhështinë e fjalës "Të dua", e inspirimin e emrit "Nënë". Pra, të jemi falënderues për çdo gjë,

të bëhemi mirënjohës ndaj dhuratave të mëdha që kemi në jetë. Dëgjoni, dëgjoni e vlerësoni sa më

shumë ritme e tinguj, sepse muzika është e vetmja kënaqësi e shqisave pa mëkat.

3.2. RITËM PA MUZIKË KA, NDËRSA MUZIKË PA RITËM NUK KA

Me plot të drejtë mund të themi se ritmi është mjeti më i fuqishëm në përforcimin e

gjendjes shpirtërore. Kur ju e keni në duar një tekst, gjëja e parë që ju bie në sy janë shenjat e

pikësimit. Zakonisht nëpër tekste shenjat e pikësimit inicojnë ritmin. Shenjat e pikësimit na

tregojnë se si janë të ndërtuara fjalitë apo frazat, prandaj edhe informacioni na vjen më i qartë dhe

më efektiv12 . Ritmi, në gjuhën greke - rithmos - dmth simetri ose lëvizje. Është luhatja ose

variacioni i theksit dhe gjatësisë së një sërë tingujsh. Me përkufizim, ritmi është modeli i pulseve

të rregullta ose të parregullta të shkaktuara në muzikë nga shfaqja e rrahjeve të forta dhe të dobëta

melodike dhe harmonike. Ai organizohet brenda një mase. Masa është hapësira pingule në mes dy

12 Bektashi, A. (2011) “Aktori dhe Zëri – elementet e teknikës vokale”. Prishtinë: KOHA. fq. 105

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

21

vijave të pentagramit. Masat mund të jenë 2, 3 dhe 4 kohore.13 Ta themi thjesht, ritmi është ai

komponent i muzikës që na bën të lëvizim ose thjesht të trokisim këmbën, kur dëgjojmë një këngë.

Ritmi ndryshon në mënyrë logjike në zhvillimin e ngjarjes dhe së bashku me tempin është i lidhur

në mënyrë direkte me botën e ndjenjave. Aristoteli në shkrimin "Probleme muzikore", ritmin e

lidh me natyrën. Ritmin ai e quan "lëvizje e rregulluar", e cila ka masat e veta të caktuara.

“Ritmi është një forcë e brendshme e muzikës... është energji që rrezaton emocion”

Ilirjana Demi

Studiuesi Gjergj Zhej, te libri "Hyrje në shkencën e letërsisë", për ritmikën shprehet:

"Ritmi është diçka e lidhur me vetë natyrën". Çdo gjë rreth nesh ka një ritëm të dhënë që shpreh

lëvizje, ku pjesët e saj kanë lidhje të caktuar midis tyre. Ndjenjën e ritmit njeriu e ka hetuar së pari

në vetë trupin e tij. Zemra e njeriut rrah me një ritëm të caktuar, që mund të shprehet muzikalisht

me kohën muzikore tre të katërtat. Nga natyra ritmi kaloi në art, si një pasqyrim i veçantë dhe i

figurshëm i natyrës. Ritmi dhe tingujt janë ato që përbëjnë atë që quhet muzikë. Ritmi

ngacmon më gjallërisht veshin tonë. Atë e ndeshim në natyrë, në jetën e përditshme, në mjedisin

ku jetojmë apo mësojmë. Loja muzikore ka brenda saj ritmin, e cila, duke i bashkëngjitur gjallërinë

dhe gëzimin e saj, bëhet shumë e dashur për fëmijët. Do marim shembull një këngë që refreni i saj

është didaktik dhe shumë i mirë për të kuptuar ritmin.

TIK - TAK

I Refreni

Babi të lutem dua dhe un’, Tik – tak, tik – tak bjen ajo,

një or’ të vogël ta var në mur. dhe un’ zgjohem me gëzim.

Që çdo dit’ herët shpejt të më zgjojë, Një - dy, një – dy, shpejt filloj,

kur bie zilja un’ ta dëgjoj. gjimnastikën babi im.

(Teksti dhe muzika: Agron Xhunga)

Pyetje: Sa goditje ka kënga?

Përgjigje: Nxënsit thonë (dy) dhe rrahin dorën duke ligjëruar 1-2.

Mësuesi /ja u kërkon nxënësve të sjellin shembuj të ndryshëm nga mjedisi ose për objektet e

mëposhtme u kërkon të thonë se si rrahin ato, duke zhvilluar kështu një numërim ritmik.

13 Shamku, V & Hala, M. (2005) “ Edukimi muzikor”. Tiranë: PEGI

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

22

- Zemra. Tik-tak.

- Ora. Tik-tak.

- Treni. Çaf –çuf.

- Fshirëset. Tak – tak.

- Topi. 1–2 etj.

- Ndajeni klasën në dy grupe, me qëllim që grupi i parë të këndojë këngën “Tik - tak, një - dy” dhe

grupi i dytë të mbajë ritmin me shuplaka.

- Zhvilloni modele ritmike që t’i përgjigjen ritmit të këngës duke lëvizur dorën poshtë dhe lart.

- Kërkojuni ta këndojnë këngën, duke zhvilluar veprime muzikore, si: përplasja e shuplakave, ecje

marsh, shoqërim me lëvizje trupore etj.

- Improvizoni disa modele ritmike me dy goditje duke rrahur shuplakat, (ma-ce, ma-mi, ba-bi, o-

ra, etj.).

- Nxitini të këndojnë me ndjenjë dhe emocion.

3.3. INSTRUMENTET ME GODITJE – RITMIKE

Një instrument me goditje është çdo objekt që prodhon një tingull duke u goditur me një

pajisje, duke u tronditur, ose nga çdo veprim tjetër që e vendos objektin në dridhje. Fjala

"përplasje" ka evoluar nga termat latine: "percssus" (që përkthehet "rrahje, goditje"). Në një

kontekst muzikor termi "instrumente me goditje" mund të ketë qenë i shpikur fillimisht për të

përshkruar një familje të instrumenteve përfshirë bateri, pllaka metalike ose blloqe druri me të cilat

muzikantët i përdornin për të prodhuar tinguj. Kjo ka qenë mendim nga historianët dhe

antropologët që instrumentet me goditje ishin pajisjet e para muzikore të krijuara ndonjëherë. Këtu

përfshihen çdo instrument që prodhon tinguj kur është goditur ose tronditur. Instrumentet e

përplasjes klasifikohen me kritere të ndryshme, nganjëherë varësisht nga ndërtimi i tyre, origjina

etnike, funksioni dhe orkestrimi.14 Ato luajnë jo vetëm ritmin, por gjithashtu melodi dhe harmoni.

Perkusioni zakonisht quhet "shtylla kurrizore" e një ansambli muzikor. Në pothuajse çdo stil të

muzikës, perkusioni luan një rol kryesor. Në grupet ushtarake marshuese, tuba dhe bateri, është

14 https://funmusicco.com/introducing-percussion-to-primary-school-children/

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

23

rrahja e kazanit të basit që i mban ushtarët në hap dhe me shpejtësi të rregullt. Në shekujt e

tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë, instrumentet me goditje (si trekëndëshi) janë përdorur në masë

të madhe. Përdorimi i instrumenteve të goditjes u bë më e shpeshtë në muzikën klasike të shekullit

të njëzetë.15

INSTRUMENTET ORFF

Carl Orff (1895-1982) është kompozitor gjerman dhe edukator i cili ka zhvilluar një

sistem unik zhvillimor në arsimin e muzikës. Orffi përcaktoi një muzikë ideale për fëmijtë, që nuk

vinte vetëm, por që lidhej shumë me lëvizjen, vallen, recitimin. Sistemi apo edukimi Orff është

një "edukim muzikor i përqendruar tek fëmijët" që trajton muzikën si një sistem bazë si gjuha dhe

beson se ashtu si çdo fëmijë mund të mësojë gjuhën me udhëzime formale, kështu që çdo fëmijë

mund të mësojë muzikë me një qasje të butë dhe miqësore.16 Filozofia e Orff-it inkurajoi fëmijët

të përjetojnë muzikën në nivelin e tyre të të kuptuarit.

Një thënie nga Carl Orff është: "Përvoja vjen e para, pastaj intelekti". Një përvojë të

suksesshme dhe pastaj kënaqësia, është bazë për një proces pozitiv të të mësuarit. Fëmijët janë të

inkurajuar në të mësuarit në mjedisin e tyre natyror për të luajtur, ndërsa improvizimi ju

inkurajohet fëmijëve që t’i lejojë ata për të shqyrtuar mundësitë në muzikë. Muzika që luhet nga

instrumentet e Orff-it shpesh është shumë e thjeshtë dhe e lehtë për t'u luajtur edhe për muzikantët

e parë. Këto instrumente posedojnë një timbër unik dhe përdorimi i tyre i ndihmon fëmijët të bëhen

të ndjeshëm ndaj muzikës që ata vetë shoqërojnë. Edukimi Orff gjithashtu kërkon që fëmijët të

këndojnë, të duartrokasin, të kërcejnë, të luajnë dhe të bëjnë punë me meloditë dhe ritmet. Orff e

konsideroi ritmin si një formë bazë natyrore të shprehjes njerëzore.17 Këto instrumente të lejojnë

të vendosësh një unitet me muzikën, lëvizjen, vallen dhe fjalën. Disa nga instrumentet e Orff-it

janë: tamburi, timpani, shkopinjtë, triangolo, zilka, ksilofoni, etj.

15 https://en.wikipedia.org/wiki/Percussion_instrument 16http://aosa.org/about/orff-keetman/

17https://en.wikipedia.org/wiki/Orff_Schulwerk

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

24

3.4. KRIJIMI I INSTRUMENTEVE RITMIKE ME MATERIALE RECIKLUESE

Kosova është një vend që nuk qëndron mirë financiarisht për të mos thënë “i varfër” dhe

kjo pamundëson që në çdo shkollë të vendit të kemi instrumente. Pra, shumë shkolla ballafaqohen

me mungesën e tyre, gjë që ndikon ndoshta edhe në uljen e interesit për orën e muzikës nga ana e

nxënësve. Ne mund të ndërtojmë instrumente të thjeshta (ritmike) me një kosto shumë të ulët të

shpenzimeve. Unë gjatë kësaj kohe të punimit të diplomës kisha rastin që t’i njihja këto instrumente

dhe gjithashtu t’i punoja disa prej tyre duke u konsultuar vazhdimisht me mentoren time, Prof.

Ass. Msc: Mimoza Kurshumlia. Këto instrumente unë i punova me gjërat që përdora në jetën e

përditshme pas konsumimit të ushqimeve (materiale recikluese) si: shishe plastike, kanaçe apo

kavanoz, lugë druri, kapakë metalikë dhe të plastikës, kovë plastike, ku mund të fusim fasule, oriz,

guriçka etj, duke shtuar letër, karton, ngjitës, ngjyra, penj etj. Varësisht se me çka i kam mbushur

këto mjete të improvizuara muzikore, do të ndryshojë melodia dhe ritmi i tyre, p.sh. Ritmi që krijon

një kavanoz i mbushur me fasule nuk është njëjtë me atë që krijon i mbushur me oriz. Këto

instrumente i bëj për fëmijë, ku ngjyra e tingujve ka aftësinë për të frymëzuar, nxitur, shëruar dhe

qetësuar ata. Jam munduar që instrumentet t’i bëj sa më me shumë ngjyra që të jenë sa më atraktive

për ta. Studimet e shumta lidhur me ngjyrat tregojnë se ndikimi i tyre psikologjik dhe fizik është i

pamohueshëm në jetën tonë.

Gjatë ndërtimit të këtyre instrumeteve duhet pasur kujdes sepse për klasat e para, të dyta

dhe të treta nuk preferohet të përdoren mjete ndërtimi si qelq apo mjete metalike, sepse janë të

rrezikshme për fëmijët. Ndërsa në klasat e katërta dhe të pesta mund të përdoren, sepse edhe

vetëdijësimi i nxënësve është më i madh. Ndërtimi i këtyre instrumenteve ndikon edhe në

zhvillimin e ndjeshmërisë ritmike dhe njohja me muzikën qysh në klasën e parë. Njohja me

instrumentet rrit njohuritë muzikore dhe zhvillon ndjenjën ritmike, krijon koncepte të qarta për

çështje teorike e praktike të muzikes.

Një nga veglat që mund të ndërtojnë nxënësit është perkusioni. Merrni 2 ose më shumë

kanaçe të cola – coles, pepsi etj. dhe lidhini ato në një dërrasë me dimensionin e gjatësisë së tyre.

Një grup tjetër lidh mbi një pllakë metalike kanoçe të tjera. Pasi të kenë mbaruar, udhëzojini të

godasin me një shufër metalike kanoçet e lidhura në dru dhe ato të lidhura në metal.

Një tjetër vegël është edhe mara. Për të ndërtuar këtë vegël përdoren sërish kanaçet, por

që këtë radhë ato i mbushni me oriz ose guriçka shumë të vogla (jo plot). Mbyllini vrimën që ato

të mos dalin jashtë. Tundni ato së bashku me nxënësit dhe dëgjoni tingullin që ato lëshojnë.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

25

Që mësimdhënia dhe mësimnxënia të ketë efektivitetin e duhur, mësuesit dhe nxënësit

duhet të shfrytëzojnë burime dhe mjete te ndryshme informimi. Deri tani burim kryesor i

informacionit është teksti shkollor i lëndës përkatëse. Nëse mungon teksti për lëndën përkatëse,

mësuesit dhe nxënesit mund të shfrytëzojnë tekste të ndryshme dhe materiale të tjera plotësuese,

me qëllim sigurimin e një baze shkencore për njohuritë dhe përvojën e fituar. Krahas teksteve të

ndryshme shkollore, sugjerojmë të perdoren edhe materiale të tjera informimi. Është kompetencë

e mësuesit që pavarësisht nga kushtet në të cilat punon shkolla, të zgjedhë burimin e informacionit

dhe mjetet ndihmëse mësimore, duke i kushtuar vëmendje baraspeshës së të dhënave gojore,

vizuale, auditive dhe audiovizuele, duke vënë theksin në atë që është thelbësore për t’u mësuar.

3.5. PËRDORIMI I INSTRUMENTEVE RITMIKE NË KËNGË

Këndimi i këngëve dhe luajtja me instrumente muzikore (ritmike), sjellin kënaqësi në jetën

e fëmijëve dhe stimulojnë imagjinatën dhe kreativitetin e tyre, gjë që kontribuon në zhvillimin e

stabilitetit të tyre emocional. Duke dëgjuar muzikë dhe duke parë një mësues që luan në

instrumente muzikore, fëmijët bëhen të interesuar për këto instrumente. Përmes prekjes së

instrumenteve dhe përpjekjes për të luajtur, fëmijët mësojnë rreth toneve të ndryshëm dhe rrisin

një dashuri për shprehjen në muzikë. Instrumentet muzikore - ritmike mund t’i ndihmojnë fëmijët

të shprehin emocionet e tyre, veçanërisht kur ata kanë një zotërim të limituar të gjuhës shprehëse.

Hyrja instrumentale, që i bëhet këngës, e përcakton tempin, mundëson fillimin e përbashkët të

këngës, pastaj kalimet mes strofave, padyshim zgjojnë vëmendjen e tyre më shumë se sa kur

këndojnë vetëm “ acappella”.18

Luajtja në instrument është pasurim i posaçëm, sepse ai u jep mundësi të reja për shprehje,

kështu që kontakti me muzikën bëhet i gjithanshëm. Aplikimi i tyre në procesin mësimor rrit

posaçërisht sensibilitetin, vullnetin dhe interesimin e nxënësve, ngase prirja e tyre për lëvizje

shprehet plotësisht në muzikimin instrumental. Roli i instrumenteve është i madh, sidomos në

zhvillimin e ndjenjës ritmike, melodike dhe gjatë punës kreative. Muzikimi instrumental mund t’i

inkuadrojë në interpretim aktiv muzikor edhe ata nxënës që kanë pengesa në këndim.

18Spahiu, S.(2008) “ Metodika e mësimit të muzikës” . Prishtinë.Fq.183.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

26

Përdorimi i çdo instrumenti kërkon përkushtim dhe vëmendje për ta përvëtesuar atë, por

mësuesi duhet të nxitë nxënësit në krijimin e instrumenteve të reja muzikore me mundësitë e tyre

duke zgjuar motivmin e tyre për këto lëndë të edukatës muzikore. Instrumente si: daullja,

trekëndëshat, këmbanat e dorës dhe ksilofonat janë shumë popullore, por instrumentet e bëra vetë

me mjete rrethanore mund të jenë po aq zbavitëse – fasule, oriz, guriçka në një kanaçe apo

kavanoz; lugë druri dhe një kovë plastike ose tenxhere metalike. Ato mund të luajnë muzikë të

gëzuar, të dëshpëruar apo të nevrikosur me instrumentet e tyre, duke e përshtatur edhe me

shprehjen e duhur të fytyrës dhe ndoshta duke u inkurajuar nga të rriturit që të flasin rreth gjërave

që i bëjnë ata të lumtur, të mërzitur apo të inatosur, ose të tregojnë me gisht figurat përkatëse.

Instrumentet muzikore mund të luhen gjithashtu nga fëmijët ose të rriturit dhe fëmijë të tjerë mund

të inkurajohen që të lëvizin ose kërcejnë duke ndjekur ritmin. “Hajde të lëvizim në mënyrë të

gëzuar. Si ndihemi ne kur jemi të gëzuar?”. “Hajde të lëvizim në mënyrë të inatosur”. Ky lloj

aktiviteti do t’i ndihmojë fëmijët të njohin ndjenjat e tyre dhe t’i shprehin ato me fjalë. Së fundi,

përjetimi i këngës bëhet i fuqishëm kur zëri i nxënësve pasurohet me shoqërimin instrumental,

duke u arritur një formë e lartë dhe komplekse e muzikimit të nxënësve.

3.6. RËNDËSIA E INSTRUMENTEVE RITMIKE QË NË MOSHË TË HERSHME

Sapo foshnjat janë në gjendje të mbajnë objekte, ato fillojnë të godasin, t'i trondisin dhe t'i

hedhin në dysheme. Këtë e bëjnë për të mësuar rreth aftësive të trupave të tyre, për të eksploruar

mjedisin e tyre dhe për të testuar vetitë e objekteve fizike, por mbi të gjitha e bëjnë këtë për të

përjetuar gëzimin e krijimit të tingujve. Çfarë ndjenje e mrekullueshme është kur zbulojnë se mund

të bëjnë zhurmë në shumë mënyra! Është një ndjenjë çudie, kënaqësie dhe fuqie. Si mësues të

hershëm të fëmijërisë, qëllimi ynë duhet të jetë të respektojmë dhe të kënaqim nevojën e fëmijëve

për të bërë zhurmë, duke i udhëzuar ata drejt shprehjes muzikore. Instrumentet ritmike sigurojnë

një medium të efektshëm për të kapërcyer këtë boshllëk. Fëmijët i përgjigjen shkopinjve të ritmit

dhe instrumenteve të tjerë me entuziazëm instinktiv. Kur ne përdorim instrumente ritmike në

kontekstin e këngëve, tregimeve dhe lojërave muzikore, fëmijët zhvillojnë një vetëdije për ritmin,

formulimin dhe elementet e tjera të muzikalitetit.

Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që fëmijët të zbulojnë muzikën brenda vetes! Ne

jemi të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është muzika për fëmijët e vegjël, jo vetëm për rolin e tij

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

27

në zhvillimin e shumë llojeve të inteligjencës (e cila është dokumentuar mirë), por për gëzimin

absolut të përjetimit të muzikës.19 Rëndësia e muzikës vërehet edhe në socializimin e fëmijëve.

Fëmijët e zymtë do të fillojnë të dalin në pah dhe fëmijët agresivë do të bashkëpunojnë në mënyrë

që ata të mund të marrin pjesë në argëtim. Muzika, për kreativitet dhe vetë - shprehje, është një

nevojë themelore njerëzore. Aktivitetet e instrumentit të ritmit janë kaq të lehta. Shumica e tyre

përfshijnë thjesht kopjimin e një lëvizjeje në të njëjtën kohë. Nuk ka asgjë për të kujtuar.

Gjithashtu, nuk ka mënyrë të drejtë ose të gabuar për ta bërë atë, gjë që lë shumë hapësirë për

individualitet. Një tjetër gjë e mrekullueshme në lidhje me instrumentet ritmike është se ato

përfshijnë trupin në mbajtjen e një rrahjeje dhe ndjenjeje ritmike. Ata po krijojnë me të vërtetë

muzikë, madje as duke u përpjekur! Aktivitetet instrumentale të ritmit përforcojnë dhe ndërtojnë

ndërgjegjësimin e trupit, duke përdorur pjesë të ndryshme të trupit. Ato inkurajojnë eksplorimin e

lëvizjes dhe zgjerojnë repertorin e fjalorin e fëmijës. Për shembull, një fëmijë mund të mos ketë

kryer një lëvizje të caktuar më parë, siç është shndërrimi ose lëkundja e saj me kokë poshtë e një

objekti. Ndërsa fëmijët përjetojnë lëvizjen e re, e shpreh atë në mënyrë që fjalori të qëndrojë me

ta (sepse ata po e bëjnë atë ndërsa dëgjojnë fjalët). Këto aktivitete gjithashtu nxisin kuptimin e

koncepteve të tilla si lart e poshtë, mbi dhe nën, të larta dhe të ulëta, të butë dhe të lartë, të shkurtër

dhe të gjatë, brenda dhe jashtë e ndalet dhe shkoni. Pra, instrumentet ritmike janë me të vërtetë një

mjet i jashtëzakonshëm mësimi dhe ato sjellin kaq shumë argëtim për fëmijët!20

19 www.leicestershiremusichub.org

20 Gough.M & Millar.P. (2012) “Musical Activities in the Classroom Foundation Stage” .

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

28

KAPITULLI IV

4. “SHPREHJA DHE KRIJIMI MUZIKOR RITMIK”

4.1. KËNGA DHE LOJËRAT MUZIKORE - RITMIKE

Kënga është e pranishme në të gjitha zhvillimet e njeriut. Të këndosh është një veprim që

gjithkush mund ta bëjë, por të këndosh, ashtu si duhet, bëhet vetëm kur di shumë mirë rregullat e

të kënduarit. Transmetimi i saktë i këtyre rregullave dhe zbatimi i tyre nga ana e nxënësve me

korrektësi çon në një këndim të bukur dhe me plot ndjenja.

Për të kënduar bukur dhe korrekt, duhet t’u kërkoni vazhdimisht nxënësve:

1. Pozicionin e trupit (drejt dhe jo i përkulur ose i mbledhur);

2. Këndimi lehtë (jo me të bërtitura) dhe pa sforcime;

3. Frymëmarrje në mënyrë të organizuar, (gjithmonë me shenjën e mësuesit) duke eliminuar

frymëmarrjen me diafragmë;

4. Vokaliza për ngrohjen e zërit. Goja duhet të mbahet e rrumbullakosur gjatë këndimit.

Nga 6 deri 9 vjeç nxënësit e të njëjtit seks ushtrohen vetëm në regjistrin e notave (si dhe

sol). Vokalizat bëhen me zanoren “E” dhe “A” duke kërkuar që ato gjatë këndimit të këndohen jo

të zbardhura, por ndërmjet “E” dhe “O”.

Kënga-lojë zbavit fëmijët dhe i nxit ata për t’u aftësuar jo vetëm në të kënduar dhe në

kombinimin e lëvizjeve trupore me muzikën, por edhe në zhvillimin e ndjenjës ritmike. Fëmijët

aftësohen në interpretimin e këngës - lojë, në shoqërimin e saj me vegla me goditje, duke përplasur

shuplakat dhe kombinimin e lëvizjeve trupore me muzikën, duke kërcyer në ritme të thjeshta,

gjithmonë nën udhëheqjen e mësuesit. Lojërat muzikore janë pjesë e rëndësishme e edukimit

muzikor të fëmijëve në ciklin e mesëm të ulët. Ato zhvillojnë aftësinë për të kënduar një këngë

dhe njëkohësisht për të luajtur lojën duke ndërthurur edhe elemente të tjera. Disa elemente që

përbëjnë një lojë muzikore janë: Vija melodike, teksti, dramatizimi apo loja në role, të gjitha këto

të shoqëruara me emocione. Ashtu si dhe këngët ose një pjesë muzikore, edhe loja muzikore

përbëhet nga ritmi, tingujt, karakteri. Këto do të zhvillohen dhe realizohen nëpërmjet kësaj loje

dhe lojërave të tjera që do të vijnë më pas. Në këngën - lojë fillimisht mësohet teksti, pastaj vija

melodike e më pas zhvillohet si një lojë, duke kombinuar lëvizjet trupore dhe duke i ekzekutuar

ato, në përputhje me tekstin dhe melodinë.

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

29

4.2. LOJËRAT RITMIKE PËR MOTIVIMIN E MUZIKANTËVE TË RINJ

Lojërat me ritëm mund të shërbejnë si mjete të shkathëta për mësuesit e muzikës, sepse ato

i motivojnë studentët, nxisin bashkëpunimin si një ansambël dhe përforcojnë gjithë leximin e ritmit

të mësuar gjatë gjithë vitit. Ajo merr fokus nga secili nxënës në një moshë ku janë të izoluar nga

lojërat e tyre kompjuterike. Është e rëndësishme të ekspozoheni në traditën e muzikës si një

komunitet dhe të punoni së bashku për të luajtur dhe për të mësuar.21 Fëmijët i duan aktivitetet

muzikore ritmike që u lejojnë atyre të këndojnë këngë gjatë lojës me miqtë, të lëvizin në muzikë

dhe të kërcejnë. Këto përvoja muzikore u mësojnë fëmijëve të ndjejnë kënaqësi me ritme e këngë

dhe mund të ushqejnë mendjet e ndjeshme dhe krijuese të tyre. Një aktivitet ritmik në të cilin

fëmijët lëvizin duart dhe trupin në një këngë të thjeshtë u jep atyre një përvojë argëtuese për të

shprehur ritmet fizikisht, derisa këndojnë dhe kjo është një nga aktivitetet më të njohura për

fëmijët. Është gjithashtu një mjet i dobishëm për mësuesit për të tërhequr vëmendjen e fëmijëve

ose për të futur një humor relaksues për klasën. Këngët dhe aktivitetet ritmike nuk mund të

shijohen vetëm, por me miqtë. Këto aktivitete prodhojnë më shumë kureshtje, sepse fëmijët mund

të komunikojnë me njëri - tjetrin përmes muzikës dhe të ndajnë momentin e pëlqyeshëm me miqtë.

Më poshtë janë disa këngë dhe lojëra për të përforcuar ritmin dhe për të rrahur atë.

LOJA “DETEKTIVË”

21https://nafme.org/rhythm-games-engage-motivate-young-musicians/

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

30

Klasa formon një rreth. Mësuesi zgjedh një student për të dalë nga dhoma. Ata janë

'detektivë'. Sapo detektivi të jetë jashtë dhomës, mësuesi zgjedh një "mjeshtër". Ata do të

përcaktojnë lëvizjen (duartrokitjet) për të shkuar me muzikën. Mësuesi fillon muzikën dhe

organizatori fillon një ritëm. Mësuesi i kërkon detektivit të kthehet. Detektivi qëndron në qendër

të rrethit dhe përpiqet të përcaktojë se kush është mjeshtri. Ndërkohë organizatori duhet të

ndryshojë rregullisht ritmin (lëvizjen), duke u përpjekur të mos zbulohet natyrisht. Nëse mjeshtri

zbulohet, detektivi fiton, nëse jo, organizatori është i pamposhtur. Kjo lojë mund të përdoret si një

nxehje ose si një mënyrë zbavitëse për t'i dhënë fund mësimit.

LOJA “ SINJALI I NGRIRË”

Para fillimit të lojës, mësuesi duhet të shpjegojë sinjalin për të ngrirë. Ky sinjal mund të

jetë ndonjë model melodik (të tilla si so-la-so-mi) ose ndonjë model ritmik (si ti ta ti ti ti ti) që

klasa mund të punojë në atë kohë. Shpesh është e mirë për të shkruar modelin në tabelë ose mund

të futni në sfidë duke i bërë studentët të mësojnë përmendsh modelin. Nxënësit ecin lirisht në

dhomë. Mësuesi duhet të maskojë sinjalin për të ngrirë brenda performancës. Kur dëgjojnë sinjalin,

studentët qëndrojnë plotësisht. Mësuesi vazhdon të luajë (këndojë) dhe nxënësit duhet të mbesin

"të ngrirë" derisa të dëgjojnë përsëri sinjalin.

“Aktiviteti muzikor ju ofron fëmijëve mundësinë për të eksploruar ndjenjat dhe për t'i shprehur

mënyrat që mbështesin ose shkojnë përtej komunikimit verbal... Fëmijët duhet të kenë mundësi të

përfshihen në aktivitete muzikore si një klasë e tërë, në grupe, individualisht dhe gjatë lojës ...”

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

31

4.3. PLANI DITOR I PËRPILUAR SIPAS KURRIKULËS SË KOSOVËS

Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimore

Fusha kurrikulare: Artet Shkalla e kurrikulës: II Klasa: IV

Lënda: Edukata muzikore

Tema - njësia mësimore: Ndërtojmë dhe luajmë me instrumente ORF (ritmike)

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):

Kompetenca e komunikimit dhe të të shprehurit: (2) Shfrytëzon mjetet artistike, mundësitë e komunikimit dhe

të të shprehurit në muzikë në mënyrë të pavarur.

Kompetenca e të menduarit: (2) Zgjidh probleme të ndryshme muzikore/artistike

Kompetenca personale: (1) Zhvillon besimin te vetja gjatë veprimtarive muzikore.

Kompetenca qytetare: (1) Bashkëpunon me të tjeret për çështje të ndryshme kulturore.

Rezultatet e të nxënit: - Njihen me instrumentet ORF,

- Ndërtojnë instrumente ORF,

- Shpjegojnë me fjalë të thjeshta ndërtimin e tyre,

- Shpjegojnë për tingëllimin e tyre gjatë dëgjimit.

Kriteret e suksesit: -Trego për instrumentet ORF,

-Shpjego me fjalë të thjeshta ndërtimin e tyre,

-Krijo instrumente në mënyrën që di duke përdorur

mjete recikluese.

Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: letër, karton, ngjyra, gërshërë, gotë ose kuti në formë cilindrike etj.

Përdorimi i TIK-ut:

Çështjet e ndërlidhura (korrelacioni): - Gjuhët dhe komunikimi: Letërsia

- Artet: Arti pamor

FJALET KYÇE: instrumente ORF, ritmi, muzika

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

32

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE RRJEDHËS SË PLANIT TË ORËS

MËSIMORE

E ~ EVOKIM – (Asociacion muzikor-10 min)

Aktivitet:

Mësuesja jep udhëzime për punën dhe i njofton nxënësit me mënyrën e realizimit të aktivitetit,

krijimi dhe shprehja e“Asociacionit muzikor”.

Druri Metalike Tinguj të ëmbël Copë tullumbace

Rrumbullakë Goditje Trekëndësh Gotë plastike

Tingull Distancë 2 cm Madhësi të ndryshme Spango

Dy segmente Ritëm Shufër metali Gotë metalike

Shkopinjtë Lugët Triangolo Tamburi

Instrumentet ORF (ritmike)

R ~ REALIZIM – ( Diskutojmë: Mendo-Vëzhgo-Analizo - 20 min)

Mësuesja vendos në tavolinë instrumente ORF për modele

dhe u shpjegon nxënësve se si duhet t’i ndërtojnë ato.

Pajisini nxënësit me materialet e duhura karton, shishe,

kavanoza, tullumbace, shufra metalike etj. Instrumentet

ORF (ritmike) e kanë marrë emrin nga kompozitori

gjerman dhe krijuesi i instrumenteve ritmike me goditje

Carl Orf. Instrumentet që ai ka krijuar janë instrumente për

orkestra, por edhe për fëmijë.

R ~ REFLEKTIM - (Punë e drejtuar – 10 min)

Pasi nxënësit i ndërtojnë me ndihmën e mësueses instrumentet ORF, shoqërojnë këngë apo pjesë

muzikore për të konkretizuar ritmet e mësuara.

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

33

REZYME

Shkalla më e lartë e performancës së shijeve të shëndosha estetike dhe kulturës së formuar

mirë është krijimi i stilit estetik të jetës, ngase e bukura përfaqëson të përkryerën në të gjitha fushat

e jetës e të natyrës. Ajo na ngjall në shpirt ndjenja të pafundme kënaqësie, sepse njeriu prej natyrës

është i prirë për të bukurën dhe krahas të të jetuarit, gjithnjë bën përpjekje për ta krijuar të bukurën

në jetë, në mjedisin ku jeton dhe në mjedisin shoqëror që e ndërton. Do të ishte ideale që te njeriu

të ishte gjithçka e bukur: edhe dukja, edhe shpirti, edhe mendja, edhe veprat, edhe raportet dhe të

gjithat që e përbëjnë jetën e tij. Për këtë, ky lloj edukimi duhet të fillojë te njeriu që në fëmijërinë

e hershme të tij, që në familje, për të vazhduar pastaj në mënyrë të sistemuar e institucionale në

shkolla, përmes lëndëve të natyrës artistike e posaçërisht përmes artit muzikor.

Dashuria e fëmijëve për muzikën shpesh fillon falë këngëve të para që e vënë në gjumë

apo disa ninullave të rimuara që nëna ia këndon kur e vë në shtrat. Të dëgjosh muzikë, ka të bëjë

me thellësinë njerëzore. Ajo na shtyn t’i njohim dhe t’i prekim ndjenjat tona më të komplikuara.

Na ndihmon ta kuptojmë kush jemi ne, çfarë dëshirojmë dhe si ta gjejmë veten tonë në botë.

Meqenëse ne jetojmë në një botë shumë të pasur me vlera muzikore, kemi mundësi që të zgjedhim

muzikën që i shkon personalitetit tonë dhe disponimit. Muzika na mundëson që ta prekim zemrën

tonë përmes tingujve. Por, muzika është shumë më shumë se kaq. Ne mund t’i shprehim sekretet

tona përmes saj. Muzika është kaq e natyrshme sa të folurit me njëri - tjetrin, të prekurit dhe të

afruarit me njëri - tjetrin. Pse mos t’ua japim nxënësve një mundësi që ata të njohin njëri-tjetrin në

këtë mënyrë.

Me rritjen, muzika nis të luajë një rol të rëndësishëm në çdo etapë të edukimit të fëmijës.

Artet në përgjithësi kanë fuqinë të ndryshojnë tërësisht energjinë në procesin e të mësuarit. Është

forcë mendimi kur arrin të krijosh një lidhje mes muzikës, arteve dhe lëndëve të tjera bazë në

shkollë. Fuqia e muzikës është parë në mjaft shkolla, ku secila prej tyre e integron këtë lëndë, në

klasat e saj, sipas mënyrave të ndryshme. Është thelbësor ndikimi pozitiv që ka muzika në

vetëvlerësimin e fëmijës dhe në shkallën e ndërveprimit të tij me të tjerët. Kur fëmijët përfshihen

në aktivitete muzikore, mes tyre krijohet një lidhje e bazuar në një interes të përbashkët. Kjo lidhje

i ndihmon mjaft të formojnë karakterin.

Një nga qëllimet më të rëndësishme në kontekstin arsimor është edhe ngritja e individëve

që kanë aftësitë e të menduarit kritik dhe të cilët mund t'i përdorin këto aftësi në jetën e përditshme.

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

34

Studiuesit e arsimit sugjerojnë mënyra të ndryshme për të zhvilluar aftësitë e të menduarit kritik

të individëve. Edukimi muzikor është një nga mënyrat e sugjeruara nga hulumtuesit. Nga kjo

pikëpamje, edukimi i muzikës nuk mund t’i ndihmojë individët të transferojnë aftësitë e të

menduarit kritik në fusha të tjera. Por hulumtimi (Woodford, 1996) sugjeron që në mënyrë që ky

transferim të zhvillohet me sukses, mësuesit duhet t'i nxisin studentët të aplikojnë të menduarit

kritik shkathtësi në një numër disiplinash duke përdorur shembuj dhe kundër-shembuj të

kompleksitetit dhe finesë së shtuar. Muzika përfshin aftësi perceptuese (p.sh., kapjen e strukturës,

informacione si dhe informacione sociale), aftësi njohëse (p.sh. kujtesa, marrja e vendimeve,

njohja e modelit) si dhe aftësitë motorike. Aftësitë e të menduarit kritik mund të zhvillohen nga

edukimi i muzikës dhe ky edukim ndihmon në ngritjen e nxënësve më të mirë, përformuesve më

të mirë, edukatorë muzikorë dhe kompozitorë që mund të mendojnë në mënyrë kritike.

Page 35: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

35

LITERATURA

Bektashi, A. (2011). “Aktori dhe Zëri – elementet e teknikës vokale”. Prishtinë: KOHA.

Uçi, A. (2007). “Universi Estetik”, vëllimi III – Akademia e Shkencave Shqiptare. Tiranë.

Ballata, Z. (1987). “Gjurmëve të muzikës”. Prishtinë : Rilindja. Instituti Pedagogjik i Kosovës.

Plakolli, Z. (2015). “Edukimi estetik i nxënësve dhe letërsia për fëmijë”. Prishtinë.

Sulejmani, S. (1971). “Filozofia dhe artet”. Prishtinë: Rilindja.

Hysi, F. (2005). “Estetike në tri pamje”.Tiranë: Uegen.

Spahiu, S. (2008). “ Metodikae mësimit të muzikës”. Prishtinë.

Duraj, V & Hala, M. (2010). “ Udhëzues kurrikular ”. Tiranë.

Berisha, E. (2004). "Studime dhe vështrime për muzikën". Prishtinë.

Shamku, V & Hala, M. (2005). “ Edukimi muzikor”. Tiranë: PEGI

Papajorgji, E & Hoff man, L. (2017). “Education and Social Sciences – Global Challenge

2017”. Poland.

Gough, M & Millar, P. (2012) “Musical Activities in the Classroom Foundation St

Page 36: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” aLIJA 24... · fizika etj. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës është shumë e madhe dhe njëkohësisht e Rëndësia edukativo -

36

BURIME NGA INTERNETI

http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/03/korniza-kurrikulare-finale.pdf

http://www.explorerunivers.com/t206-ndikimi-i-muzikes

http://www.helendoron.al/si-i-ndihmon-muzika-femijet-te-mesojne-gjuhet/

http://aosa.org/about/orff-keetman/

http://www.ancos.org.au/pages/about-us/what-is-orff-schulwerk

https://en.wikipedia.org/wiki/Orff_Schulwerk

https://nafme.org/rhythm-games-engage-motivate-young-musicians/

https://funmusicco.com/introducing-percussion-to-primary-school-children/

https://ethnomath.coe.hawaii.edu/pdf/HS%205%20-

%20Designing%20a%20Musical%20Instrument%20with%20Recycled%20Materials.pdf

https://www.curriculumonline.ie/getmedia/816b78a4-980b-4043-86e1-

552b135b68dc/PSEC04c_Music_Guidelines.pdf