jean sylvian bailly dhe (kunder) revolucioni francez

15
JEAN-SYLVAIN BAILLY DHE “ (KUNDËR) REVOLUCIONI” FRANCEZ “A mund të quhet Revolucion kur turma e verbër e çoi drejt gijotinës edhe shkencëtarin e madh Antoine Lavoisier duke brohoritur: “Revolucioni nuk ka nevojë për shkencë” “Revolucioni Francez kishte për qëllim që të riprodhojë Revolucionin Amerikan, por Luigji i XVI duke mos degjuar Jean Sylvian Baillyn dhe duke qenë nën ndikim të Zhak Neckerit ajo u shëndërrua në një kunderrevulucion ku dominoi terrori Jakobin dhe mbreti shkoi drejt Gijotinës” Jean-SylvainBailly (Lajbnici Francez ) Prej fillimit të revolucionit ishin dy tendenca që përfaqësonin idenë e Fridrih Shilerit. Ato ishin tendenca për qeveri oligarkike që përfaqësohej prej Luj Filipit (Dukës të Orlineve) dhe Zhak Neckerit. Tendenca tjetër ishte qeveri republikane që përfaqësohej nga dy heronjtë e Francës : Jean Sylvian Bailly dhe gjeneral Lafayette, ndërsa arbitër ishte mbreti i dobët Luigji XVI. Ai në vend të revolucionit republikan të Francës zgjodhi kurthine armiqve të tij, të cilët Francën e zhytën në terror. Vet Luigji XVI shkoi në gijotinë bashkë me bashkëshorten e tij Maria Antoaneta, që u gijotinuan më vonë por edhe Franca u zhyt në kaos. Njëra ishte tendenca amerikane e vendosjes së kushtetutës që legjitimon “të mirën e përgjithshme”, për

Upload: rexhail-ramadani

Post on 08-Nov-2014

97 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

JEAN SYLVIAN BAILLY dhe (Kunder) REVOLUCIONI FRANCEZ

TRANSCRIPT

Page 1: Jean Sylvian Bailly Dhe (Kunder) Revolucioni Francez

JEAN-SYLVAIN BAILLY DHE “ (KUNDËR) REVOLUCIONI” FRANCEZ

“A mund të quhet Revolucion kur turma e verbër e çoi drejt gijotinës edhe shkencëtarin e madh Antoine Lavoisier duke brohoritur:

“Revolucioni nuk ka nevojë për shkencë”

“Revolucioni Francez kishte për qëllim që të riprodhojë Revolucionin Amerikan, por Luigji i XVI duke mos degjuar Jean Sylvian Baillyn dhe duke qenë nën ndikim të Zhak Neckerit ajo u shëndërrua në një kunderrevulucion ku dominoi terrori Jakobin dhe mbreti shkoi drejt Gijotinës”

Jean-SylvainBailly (Lajbnici Francez )

Prej fillimit të revolucionit ishin dy tendenca që përfaqësonin idenë e Fridrih Shilerit. Ato ishin tendenca për qeveri oligarkike që përfaqësohej prej Luj Filipit (Dukës të Orlineve) dhe Zhak Neckerit. Tendenca tjetër ishte qeveri republikane që përfaqësohej nga dy heronjtë e Francës : Jean Sylvian Bailly dhe gjeneral Lafayette, ndërsa arbitër ishte mbreti i dobët Luigji XVI. Ai në vend të revolucionit republikan të Francës zgjodhi kurthine armiqve të tij, të cilët Francën e zhytën në terror. Vet Luigji XVI shkoi në gijotinë bashkë me bashkëshorten e tij Maria Antoaneta, që u gijotinuan më vonë por edhe Franca u zhyt në kaos. Njëra ishte tendenca amerikane e vendosjes së kushtetutës që legjitimon “të mirën e përgjithshme”, për të cilën luftonte Baily, Lafajeti, Thomas Paine dhe të tjerët. Ata kishin synim zbatimin e politikave ekonomike dhe sociale të modeluar në modelin e revolucionit amerikan. Tendenca opozitare ishte tendenca britanike që qëndronte pas familjes së Orlineve dhe marionetave Jakobinë të tij si : Dantoni, Marati, Roberspieri etj. Agjentura britanike e Lord Shelburnit qëndronte pas tendencave të saj kundërrevolucionare që synonte në kthimin e Francës në modelin parlamentar britanik dhe instalimin e Dukës së Orlineve, Luj Filpin si mbretin Jakobin të Francës dhe agjentin e tyre Zhak Nekerin si kryeministër të Francës.

Page 2: Jean Sylvian Bailly Dhe (Kunder) Revolucioni Francez

Gjeneral Lafayette dhe Xhorxh Washingtoni gjate Revolucionit Amerikan (Beteja Yorktown)

Me këto masa do të shkatërrohej çdo bërthamë republikës lajbniciane, të modelit republikës së Platonit në Evropë. Zhan Sylvainn Bailly dhe gjeneral Lafayeti i përkisnin traditës intelektuale dhe politike të etërve themelues të ShBA-së. Synimi i tyre ishte replikimi i idesë republikane në Francë, mbi idetë e etërve themelues të “së mirës së përgjithshme“ të depërtonin në kontinentin e vjetër evropian që u dominua me shekuj nga fraksioni i Gelfëve të Zi, të cilët e urrenin modelin republikan të etërve themelues të ShBA-së. Benxhamin Franklini katër herë i ishte lutur Luigjit të XVI-të që Franca t’i ndihmonte revolucionaret amerikanë për kauzën republikane të bazuar mbi idealin lajbnician “Life, liberty and pursuit of happiness”, andaj dhe Franca i çoi trupat e saj në Amerikë e nxitur pak edhe nga hakmarrja më 1773 nga traktati i Parisit. Trupat Franceze i udhëhiqte gjeneral Lafayeti dhe bashkë me Xhorxh Washingtonin arritën që të mundin gjeneralin britanik Carnwalis.

Gjeneral Lafayette

Page 3: Jean Sylvian Bailly Dhe (Kunder) Revolucioni Francez

Franca i dha mbështetje ushtarake revolucionareve amerikanë në luftën për pavarësi. Në Traktatin e Parisit ndodhi tragjedia kur në marrëveshjen e Parisit më 1783, traktati i Parisit më 1783 e njohu pavarësinë e kolonive amerikane, u pajtua me tregun e lirë të kërkuar prej Britanisë së Madhe për të kontrollin e tregut Atlantik. Më 1786 ishte edhe një marrëveshje tjetër franceze-britanike më 1786. Franca pranoi zbatimin e ekonomisë politike suicidale të “tregut të lirë”. Prej rritjes, ekonomisë reale fizike prej 2 për qind në vjet kah fundi i vitit 1780 dhe fillimi i 1780, tekstili, anijendërtimi, sektori i xeheve dhe gjithë ekonomia shkoi drejt depresionit dhe uria e bukës. Buxheti i mbretit ishte i zbrazur dhe kriza sociale rrezikonte rendin publik aq shumë sa që kaosi ishte i paevitueshëm nëse nuk merreshin masa adekuate. E vërteta është se Luigji XVI është anatemuar për ta maskuar historinë e vërtetë të “revolucionit francez”, por në thelb Luigji XVI ishte njeri i butë dhe sinqerisht i kishte filluar reformat për të ndryshuar gjendjen ekonomike të shkaktuar nga zbatimi i ”tregut të lirë“ që ishte shkatërrues për ekonominë franceze dhe që përfaqëson një armë ekonomike që përdorte oligarkia britanike për t’i sabotuar ekonomitë e shteteve rivale e veçanërisht në shek XVIII. Si të tilla armiqësore i konsideronte : kolonitë amerikane dhe Francën. Luigji XVI kishte një simpati të madhe për revolucionin amerikan. Miqësohej me ambasadorin e ShBA-së, në Paris Tomas Xhefersonin, por edhe Tomas Xhefersoni në Francë u kontaminua prej ideve liberale, andaj edhe i nxori telashe të mëdha ideologut të revolucionit amerikan, Aleksandër Hamiltonit. Tragjikja e Luigjit të XVI ishte se ishte njeri i mirë por “i butë” dhe naiv që në momente vendimtare historike vendosi në anën e vetshkatërrimit të tij dhe nuk mori qëndrime të guximshme si përkrahja dhe legjitimimi i asamblesë nacionale me çka Franca do të bëhej monarki konstitucionale dhe do të merrte një kah tjetër, historia e saj republikane për të mirën e tërë Evropës. Këtë gjë e shprehu edhe shkrimtari i madh Fridrih Shiler : “Një moment i madh historik gjeti njerëz të vegjël” dhe pikërisht një moment historik i madh që do ta ndryshonte historinë e Evropës, prandaj modeli republikan që i përkushtohet “të mirës së përgjithshme”, asnjëherë nuk pati sukses në historinë e Evropës.

Lord Shelburni

Prandaj, lufta që bënë shërbimi inteligjent Britanik ose Partia Veneciane në Londër si Lord Shelburni dhe Xheremi Bentami, kundër Baillyt dhe gjeneral Lafayetit, që ishin përfaqësuesit e traditës intelektuale lajbniciane ose të revolucionarëve amerikanë që kishin si synim legjitimimin e “të mirës së përgjithshme”, ishte tejet strategjike dhe tepër e vendosur. Kështu që duke mbështetur kundërrevolucionarët, agjentët e tyre si: Zhak Nekerin, Dukën e Orlineve-Lui Filipin II dhe jakobinët si:Marati, Dantoni e Maksimilian Roberspieri, me hapjen strategjike në momente kyçe të burgut të Bastiljes, kur veç ishte në përgatitje e sipër asambleja nacionale që çonte monarkinë absolute drejt monarkisë konstitucionale të modelit të kushtetutës dhe deklaratës së pavarësisë të revolucionarëve amerikanë, pra “legjitimimit të mirës së përgjithshme”, përfaqëson kthesën e revolucionit të filluar prej

Page 4: Jean Sylvian Bailly Dhe (Kunder) Revolucioni Francez

Baillyt dhe Lafajetit në kundërrevolucion dhe në vend të republikës konstitucionale (monarki konstitucionale) u mboll fara e bonapartizmit, që ishte një ideologji fashiste e Napoleon Bonapartës, që në mënyrë të pavetëdijshme ishte instrument i perandorisë Britanike, që vet Napoleoni e kuptoi më vonë. Edhe historiania e njohur Nesta Webster në mënyrë të guximshme e thotë këtë gjë se në revolucionin francez ishin të përziera shoqatat sekrete framasone, fuqi e huaj që ishin shërbimi inteligjent i Bentamit dhe Lord Shelburnit që qëndronin në mbështetje të Dukës së Orlineve. Dobësitë e karakterit të mbretit francez Luigjit të XVI, i shfrytëzuan armiqtë e tij, agjentët britanikë si Duka i Orlineve dhe Zhak Neckeri. Në vend të kthimit të Francës në një monarki konstitucionale, u organizua grushtshtet prej tyre, kundër mbretit që ishte hapja e Burgut të Bastiljes, e organizuar që të përputhej me urinë e bukës në mënyrë që në gjendje të jashtëzakonshme terrori do të rrënohej mbreti Luigji XVI. Ithtarët e asamblesë nacionale si Bailly me to edhe ideja e monarkisë konstitucionale dhe kjo dhe ndodhi ashtu siç ishte planifikuar. Një prej figurave kyçe revolucionare gjatë “revolucionit francez” ishte padyshim një prej figurave më të ndritshme të historisë së Francës Jean San Bailly ose siç edhe është quajtur Benxhamin Franklini francez, ndërsa Benxhamin Franklini është quajtur Lajbnici amerikan. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Jean Sain Bailly, se ishte një Lajbnic francez. Historiani Arago thotë se “Bailly ishte një mik i ngushtë i Benxhamin Franklinit, që ishte miqësuar kah fundi i vitit 1777” dhe shumë pak dihet për atë miqësi vetëm se Arago shkruan se ato ishin takuar në Chailot që ishte vendlindja e Baillyt dhe që fjalët që Benxhamin Franklini e kishte përfunduar takimin e shkurtë me Baillyn duke i thënë “shumë mirë z. Bailly, shumë mirë”. Bailly dhe Benxhamin Franklini luftonin që të dy për një kauzë që ishte kauza republikane. Bailly ishte edhe anëtar i akademisë së shkencave franceze, ishte një astronom i madh dhe historiograf i Lajbnicit. Bailly ishte një patriot i madh francez, kryetar i parë i asamblesë nacionale dhe organizator i gardës nacionale nën drejtim të gjeneral Lafayetit por edhe kryetar i Komunës së Parisit.

Kundërrevolucioni Francez, 14 korrik 1786

Klubi Jakobinit kishte plan tjetër, Ata ishin të përgatitur prej shërbimit inteligjent të Lord Shelburnit dhe të Xheremi Benthamit për hapjen e burgut të Bastiljes duke i liruar të burgosurit. Disa ishin të sëmurë psikik por më tepër në radhët e tyre u infiltruan terroristë të huaj që ishin përgatitur për të bërë terror civil duke e zhytur Francën në kaos dhe terror të përgjakshëm. Jakobinët ishin instrumentet e Lord Shelburnit dhe Bentamit. Hapja e burgut të Bastiljes më 14 korrik ishte një akt grushtshtetit, kundërrevolucionar që e organizoi ministri financave Zhak Neker, Duka i Orlineve Louis “Philipe Egalite” dhe kontrolluesit e Dantonit, Maratit dhe të Roberspierit Lord Shelburni dhe shefi i shërbimit inteligjent Britanik Xheremi Bentam. Qëllimi i shërbimit inteligjent Britanik në aleancë me fisnikërinë franceze ishte shkaktimi i varfërisë që të nxisin popullit kundër mbreti Luigji XVI që ato të vendosin agjendën e tyre. Duke qenë

Page 5: Jean Sylvian Bailly Dhe (Kunder) Revolucioni Francez

Zhak Nekeri njeriu më i popullarizuar dhe duke qenë afër mbretit ishte protagonist intrigave kundër mbretit dhe ideve të Baillyt mbi idetë e tij të republikës konstitucionale.

Zhak Necker

Zhak Necker ishte një agjent i infiltruar si ministër i financave i oligarkisë Britanike që konspironte Luigjin XVI. Zhak Necker. Ishte prej Zvicrës, nga i ati me origjinë prusiane ndërsa shkoi në Paris ku punoi si bankier dhe pas spekulimeve që bëri në “French East India Company” u bë njeriu shumë i pasur dhe hapi bankën e vet. Meqë i doli nami si ekspert financiar ai filloi edhe karrierën politike duke u zgjedhur prej mbretit si drejtor gjeneral i financave më 29 korrik 1777, që në esencë ishte si kryeministër virtual por meqë ishte zviceran dhe protestant nuk i takonte post i lartë zyrtar. Në esencë shërbimi inteligjent Britanik, Luigjit të XVI, ia instaloi në krye të pushtetit të tij agjentin e saj i cili do të organizonte më pas edhe hapjen e burgut të Bastiljes në mënyrë që britanikët në mënyrë strategjike do të kthenin situatën në favor të tyre që ishte pengimi i replikimit të republikës amerikane, etërve themelues në Evropë. Shërbimi inteligjent qëndronte edhe pas agjentit të tyre, tjetër të rekrutuar si Luj Filipi (Dukës së Orlineve), i cili ishte infiltruar edhe në qarqet framasone të lozhës Grand Orient dhe që ishte i motivuar që të zëvendësojë kushëririn e tij Luigjin XVI, në fronin mbretëror si “mbret Jakobin“, që mënyrë e vetme ishte vrasja e tij.

Luj Filipi II – Duka i Orlinëve

Zhak Nekeri dhe Duka i Orlineve ishin pikërisht ata që planifikuan hapjen e burgut të Bastliljes. Pastaj kontrolli kaloi në agjentët e shërbimit inteligjent Britanik : “Jakobinët” që përfaqësoheshin prej shkrimtarit të paguar prej Dukës së Orlinëve Marati dhe të tjerë si : Dantoni dhe Roberspieri. Zhan Paul

Page 6: Jean Sylvian Bailly Dhe (Kunder) Revolucioni Francez

Marati ishte i vendosur në Pallatin mbretëror si shkrimtar oportunist dhe detyra e tij ishte që përmes shkrimeve të manipuloje opinionin publik kundër Bailyt dhe gjeneral Lafayetit në mënyrë që të pengojnë idenë e tyre të asamblesë nacionale dhe kushtetutës në modelin e deklaratës së pavarësisë Amerikane. Zhak Nekerit nuk i pëlqente edhe Maria Antoanetes gruas së Luigjit të XVI, që mbase me instinktin e saj femëror e kishte nuhatur karakterin e tij prej “tradhtari”. Si rezultat i zbatimit të politikave ekonomike të “Tregut të lirë“. Nekeri ishte ftuar të zgjidhë çështjen ekonomike sepse tregu i lirë kishte shkaktuar varfëria dhe urinë e bukës ndërsa Nekeri duke qenë një ndër njerëzit e financave ndërkombëtare të kohës ofroi kredi mbretit për të zbutur krizën fiskale por në anën tjetër ai sikurse FMN-ja sot propozoi shkurtesa buxhetore dhe politike të kursimit fiskal me çka edhe pse fitoi namin e njeriut më të popullarizuar si “shpëtimtar”. Ai në esencë vetëm se po përfitonte në betejë për të shkatërruar idenë e asamblesë nacionale të Lafajetit dhe Baillyt të cilët dëshironin që Francën ta bënin Monarki konstitucionale që do të ishte vetëm një replikim i deklaratës së pavarësisë dhe kushtetutës amerikane. Neckeri kërkonte monarki parlamentare të sistemit Britanik, qeveri e aristokracisë financiare dhe aristokracisë çifligare. Bailly ishte partizan i parimeve të republikës amerikane dhe organizoi gardën nacionale që do të drejtonte heroi i revolucionit amerikan gjeneral Lafayette për ta mbrojtur asamblenë nacionale. Luigji XVI u përpoq që ta heq qafë Zhak Neckerin. Në moment të fundit dhe në korrik të 1789 filloi stuhia e Bastiljes që kërkonin të kthehej në fuqi Nekeri njeriu që e bankrotoi Francën dhe ky ishte një truk. Ky ishte hapi drejt terrorit që i mori jetën edhe Baillyt dhe e asgjësoi shansin për të pasur revolucionin e dytë amerikan në Francë dhe Evropë për shkak të gjakderdhjes së madhe që nxitën qarqet e Lord Shelburnit të Xheremi Bentamit dhe marionetat e tyre. Duka i Orlineve solli në Paris shkrimtarët Jakobin të trajnuar prej shërbimeve inteligjente Britanike duke e shndërruar pallatin mbretëror që ai e administronte në një bastion anarkist kundër shtetit francez. Një prej shkrimtarëve të tillë ishte edhe jakobini Jean Paul Marat që u soll prej Zvicre për t’i sulmuar Baillyn dhe Lafayette. Propozimi që i bënte Neckeri mbretit ishte monarkia parlamentare dhe themelimi i dy dhomave: dhomës së lordëve që do të mbronte interesat e fisnikërisë dhe klerit të lartë dhe dhoma e përbashkët që do t’i shërbente interesat e përgjithshme të popullit. Mbreti e kishte themeluar dhomën e përfaqësuesve (Estate General) të përbërë nga tri grupe të ndryshme ¼ fisnikëria, ¼ kleri i lartë dhe ½ dhoma e tretë e përfaqësuesve. Në këtë përbërje të dhomës së përfaqësimit fisnikëria dhe kleri nuk mund t’i nëpërkëmbin interesat e dhomës së trete (interesi i popullatës së përgjithshme). Megjithatë ndodhi një surprizë për Neckerin kur dhoma e përfaqësimit u transformua në asamble nacionale, që asnjëherë në historinë e Francës nuk ka pasur një ngjarje të tillë dhe kjo ndodhi nga zbulimi i parimit, disa përfaqësues të fisnikërisë dhe klerit ishin bashkangjitur Baillyt në parimin e përfaqësimit të popullit si një shprehje e detyrimit të tyre ndaj kombit. Më 17 qershor 1789 presidenti i asamblesë nacionale Bailly tha fjalët që mbetën të memorizuara gjithmonë.

Jeremy Bentham

“Në të vërtetë më 17 korrik është dita që Asambleja Nacionale e emëroi veten dhe dha autorizimin e hartimit të kushtetutës është dita që asambleja e bëri publike deklarimin e të drejtës sovrane te kombit.

Page 7: Jean Sylvian Bailly Dhe (Kunder) Revolucioni Francez

Ose siç e deklaroi Bailly është dita kur Asambleja “tregoi për herë të parë miratimin e guximshëm dhe vendimin e mençur që ishte përgatitur për përfaqësuesit e saj dhe për mbajtësit e atij autoriteti”. Ideja e Baillyt ishte ideja e përfaqësimit nacional si dhe shkrirja e vullnetit politik individual në vullnetin e asamblesë e cila përfaqësonte edhe vullnetin vendimmarrës konstitucional, legjitim të bazuar në arsye. Dhoma e përfaqësimit ose ‘Estate General’ të bazuar mbi tri klasa ishte shkrirë dhe tani ishte themeluar Asambleja Nacionale. Dhoma e përfaqësimit të të gjithë popullit francez prej të zgjedhurve të popullit që përfaqësonin sovranin. Gjithashtu dhe autoriteti i mbretit mbetej i pacenuar. Të inspiruar prej aktit sovran të vetëqeverisjes shumë deputetë iu bashkëngjiten asamblesë nacionale. Gjithashtu edhe fisnikët e miratuar këtë asamble. Sfidë kryesore për qarqet e Zhak Neckerit dhe oligarkinë ishte e drejta e asamblesë për të vendos tatime dhe në këtë mënyrë asambleja u merrte ingjerencat ministrive, në mënyrë që të sigurohet kredia për investime publike. Për krizën financiare të shkaktuar Bailly mendonte se është e nevojshme të asambleja të konsolidojë borxhin si autoriteti më i lartë në Francë, pra Bailly përpiqej të legjitimohet riorganizimi i borxheve duke i transformuar në aset (kapital, kredi) për zhvillim, në hapat Aleksandër Hamiltonit që bëri në revolucionin amerikan. Deputetët bënë betimin në Tennis Court Oath që kërkoi Bailly sipas formulës. Më 20 qershor ishte ‘punctum saliens’ dita kruciale dhe me solemne në historinë e revolucionit francez : betimi në “Tennis court oath. Bailly vendosi që deputetët e asamblesë nacionale të betohen se nuk do të largohen deri sa Franca të miratojë kushtetutën e saj. Kështu vepruan edhe revolucionarët amerikan që nënshkruesit e deklaratës së pavarësisë të mos largohen deri sa deklarata të nënshkruhet ose të hidhet poshtë. Kur shkuan në mëngjes të 20 qershor Bailly me deputetët e tij që të takohen në Hall of Menus Plisirs dyert ishin te mbyllura. Ata thonin se mbreti do të mbajë fjalim pas tri ditëve. Bailly dhe deputetët të bindur se ky ishte një manipulim i Neckerit. Bailly me deputetët shkoi tek oborri Tennis (Jeu de Paume) që gjendet afër pallatit Versaj ku gjendej mbreti dhe këtu të gjithë përfaqësuesit e popullit në përjashtim të njërit e bënë betimin historik. Betimi ishte: Asambleja nacionale duke e konsideruar rolin e saj në themelimin e kushtetutës e mbretërisë, duke punuar në regjenerimin e rendit publik, për të mbajtur parimet e vërteta të monarkisë, në sigurimin se asgjë s’mund të parandalojë për të arrit shqyrtimin e saj në çdo vend që të vendoset të konstituohet dhe kudo që të mblidhen anëtarët atje qëndron asambleja nacionale.“Deklarojmë se të gjithë anëtarët e asamblesë duhet të betohem se në momentin e solemnitetit asnjëherë të mos e braktisin dhe të mblidhen kudo qoftë që lejojnë kushtet, derisa kushtetuta e mbretërisë të hartohet dhe të fiksohet në themele të forta dhe ky betim i palëkundur të konfirmohet me nënshkrim”. Bailly e shkroi këtë betim dhe e lexoi me zë të lartë, së pari ai u betua dhe të gjithë u betuan para presidentit të asamblesë që ishte Bailly. Ishte mbledhur një turmë e madhe para tyre dhe duartrokitën fortë deklaratën për betim të Baillyt, shumica brohoriten mbretin. Mesazhi ishte i qartë kundër despotizmit të Neckerit në favor të vendosjes së parimeve të monarkisë konstitucionale të cilat i përkufizoi Bailly. Më 23 qershor 1789 ishte momenti vendimtar i revolucionit. Bailly si president i asamblesë nacionale ishte që të unifikohet me monarkinë kundër ministrit të financave Necker.

Mbreti Luigji XVI në gijotinë

Page 8: Jean Sylvian Bailly Dhe (Kunder) Revolucioni Francez

Bailly ishte paralajmërues ndaj kërcënimeve serioze të Neckerit si dhe ishte për një veprim të guximshëm dhe vendimtar të asamblesë kundër këtij despotizmit të qarqeve komplotistë të Neckerit. Më 23 korrik 1789 mbreti Luigji XVI mbajti fjalim para asamblesë nacionale dhe fatkeqësisht ishte një moment kritik historik kur asambleja e fuqishme sovrane nacionale u përball me një mbret të “vogël” jo për nga shtatlartësia por për nga mençuria dhe guximi. Mbreti në një moment kritik historik mbajti një fjalim tejet arrogant, pikërisht kur një krize shkon drejt rimëkëmbjes së përgjithshme shoqërore ose drejt tragjedisë ose shkatërrimit. Ky ishte një moment tragjik i Luigjit të XVI. Mbreti e refuzoi propozimin për monarki konstitucionale dhe pas fjalimit të gjatë, mbreti urdhëroi që mbyllet asambleja një akt që mund ta ekzekutojë në mënyrë legjitime vetëm kryetari i asamblesë. Baily ishte mjaft i tronditur nga qëndrimet e tilla naive të mbretit në një moment kritik revolucionar. Neckeri dinte të manipulonte mbretin sepse propozimi i tillë i asamblesë konstitucionale ua sfidonte planet e Lord Shelburnit dhe Xheremi Bentamit, sepse do të humbnin kontrollin mbi Francën andaj dhe Bailly e dinte se sa ishte i ndikuar mbreti në fjalimin e tij prej Neckerit. Madje ai e kishte shkruar këtë fakt na i bën të njohur vajza e tij Madam de Shtall dhe qëllimi ishte të krijojë një opozitë false në mes të mbretit dhe asamblesë nacionale, pra Neckeri ishte sikurse personazhi i Shekspirit Jago që manipulonte Othellon për Desdemonën dhe fati ishte tragjik sikur i Othellos ashtu edhe i mbretit Luigjit të XVI. Bailly e dinte se mbreti kishte simpati për revolucionin amerikan dhe pse ai nuk përqafonte kauzën e tillë në revolucionin francez, pse ai nuk i ndjek hapat e Luigjit të XI, që u angazhua për të mirën e përgjithshme por zgjodhi privilegjet e vjetra të një monarku absolutist edhe pse nga natyra nuk ishte despotik. Mbreti duhet të kishte pranuar autoritetin e ri konstitucional të asamblesë nacionale por Bailly e kuptoi se mbreti nuk kishte mençuri të mjaftueshme të kuptojë gabimin tragjik që e kishte bërë. Gabimi i madh që u bë prej mbretit ishte me pasoja fatale për vete mbretin, revolucioni po konsumohej dhe armiqtë e tij dhe të Francës e kuptuan sfidën serioze veçanërisht të asamblesë nacionale dhe filluan veprimin e tyre. Më 1 korrik 1789 situata shkonte në tensionim e sipër asambleja nacionale filloi të diskutojë themelimin e policisë së Parisit edhe pse ishte e vogël dhe vone andaj dhe deputet ishin të shqetësuar për sigurinë e tyre. Bailly ishte mjaft i shqetësuar së pas 23 qershorit asambleja nacionale mund të shpërbëhet që kur mbreti kishte deklaruar se “Unë vetë do të bëj për të mirën e popullit tim dhe konsideroj se unë jam përfaqësuesi i tyre i vërtetë”. Asambleja nacionale kot përpiqej t’i përgjigjej gjendjes së re të krijuar por nuk kishte konstitucionalitet, prandaj më tepër ishin si mesazhe për mbretin. U përpoqën të zbusin pak situatën duke proklamuar mbi të drejtat individuale, nacionale, të drejtat e mbretit, fuqia juridike dhe të mbrojtjes ushtarake por gabimi i mbreti ishte i pariparueshëm.Armiqtë e mbretit dhe të revolucionit francez që synonte Bailly dhe Lafayette filluan të përgatisin grushtshtetin. Personazhet kryesor i këtij grushtshteti ishte aleanca britanike-orliniste që përgatitën krizën e bukës me qëllim të uzurpimit të pushtetit dhe kjo situatë kulmoi me hapjen e burgut të Bastiljes dhe kalimi në gjendje të jashtëzakonshme të sigurisë dhe kaos. Ministri i financave de Briene e kishte nënshkruar marrëveshjen e tregut të lirë me Anglinë, Kështu që lejoi që sasi marramendëse të grurit të eksportoheshin në Angli. Duka i Orlineve që kontrollonte këtë burim ushqimor dhe të marrë leverdinë e tregut të lirë ishte zemra e planit të Dukës së Orlineve që të uzurpojë fronin mbretëror. Historiani, Montjoie që është një ndër burimet më serioze të revolucionit francez hedh dritë mbi skenarin e Dukës së Orlineve :“Ai imagjinonte se mund të fus nën kontroll Francën duke pasur kontroll hegjemonist mbi ushqimin e tërë mbretërisë duke prodhuar uri përmes organizimit të intrigave të ndryshme për atë qëllim dhe më pas do të bindte popullin se qeveria është e përgjegjshme për këtë fatkeqësi. Në skemën e urisë ai kishte një mundësi që qytetarët dhe fshatarët t’i çojë drejt dëshpërimit të thellë dhe prej dëshpërimit të kalojnë në rebelim. Pas destabilizimit të merrte pushtetin total që solli me uri dhe do ta mbajë pushtetin e uzurpuar duke rivendosur begati dhe evitim të urisë”.Kjo skemë edhe u realizua nga dyshja Necker-Duka i Orlineve që shkaktuan krizën e urisë. Largimi i Neckerit të popullarizuar si “shpëtimtar” shkaktoi një pakënaqësi ndaj mbretit që ky largim ishte i qëllimshëm dhe një truk të radhës. Neckeri kishte një plan të thjeshtë ose asambleja nacionale të pranojë më 23 qershor deklaratën e mbretit që ai kishte influencuar në shkrimin e fjalimit të mbretit ose ai do të provokojë sulmin e turmës në Bastilje. Neckeri i mashtroi planet e policisë së Parisit të mobilizojë 48000 trupa të gardës nacionale nën komandë të Lafajetit, për të mbrojtur Parisin. Neckeri infiltroi njerëzit e tij në

Page 9: Jean Sylvian Bailly Dhe (Kunder) Revolucioni Francez

asamble dhe sabotoi armatimin e policisë parisienë, në kutitë që shkruante artileri që i mori komisioni dhe që supozohej të ishin 12000 pushkë, ishin të mbushura me rroba të vjetra. Madje më 15 korrik kur Asambleja Nacionale e emëroi gjeneral Lafajette si komandant të përgjithshëm të policisë parisienë ku ushtaret civilë nuk kishin pushkët e tyre. Armët u gjetën më vonë në bodrumin e Les Invalidës ku miku i afërt i Neckerit Baron Besenval i kishte fshehur. Baroni Besenval de Bronstadt i afërti i Neckerit i dha urdhër M. de Lunay që të ekzekutojë planin e Bastiljes që të kthejnë popullin parisien në një turmë brutale dhe gjakatare tipike në stilin fashist të perandorisë romake “vox populi”. Grushtshteti Neckerian i Bastiljes ishte një plan i orkestruar në prapaskenë prej Luj Filipit ose Dukës së Orlineve më vonë (Philipe Egalite) që kishte synimin tek froni mbretëror si “mbreti Jakobin”, ndërsa Neckeri si kryeministër. Duka i Orlineve e rekrutoi Dantonin dhe Roberspierin që ta nominojnë si anëtarë të jakobinëve Montagnard dhe i dhanë vend në konventë dhe kërkonte kokën e mbretit. Ishte fraksioni Orlinist që organizoi regicidin e Luigjit të XVI dhe ishte vota e tij që u dënua me vdekje kushëriri i tij Luigji XVI, sepse rezultati i votimit për kokën e mbretit ishte 361 me 360. Luigjit XVI iu pre koka në gijotinë më 21 janar 1793, në këtë ditë mbizotëronte një frikë dhe dëshpërim në rrugët e Parisit. Luigji XVI shkoi drejt gijotinës, i qetë dhe gjakftohtë. Këtë e dëshmon edhe xhelati i tij Sansoni kishte dëshirë t’i thoshte popullit disa fjalë por iu mohua kjo e drejtë. Nuk pranoi t’i lidheshin duart dhe u nis drejt thikës vdekjeprurëse. Para se të shtrihej në gijotinë thirri me zë të lartë “O popull, unë po vdes i pafajshëm! Unë jam i pafajshëm ndaj akuzave që më bëhen

“Edhe shkencetari i madh Lavoasier nuk i shpetoi vdekjes ai ishte viktime e Gijotines gjate Revolucionit Francez. Permes ketyre fjaleve populli e çoi ne

gijotine :

“Revolucioni nuk ka nevojë për shkencë”

Antoine Lavoisier

Dëshiroj që gjaku im t’i shërbejë lumturisë së popullit tim”.* Ashtu siç e përshkroi Baily karakterin e tij, Luigji XVI ishte njeri i sinqertë me karakter të mirë por ishte i butë dhe jo aq i zgjuar për të qenë mbret në kohë revolucioni dhe gabimi i 23 qershori në asamblenë nacionale i kushtoi me jetë. Ndërsa edhe Dukës së Orlineve nuk iu plotësua dëshira që të jetë mbret siç e kishte planifikuar sepse në po atë vit edhe ai u gijotinua. Agjenti britanik-zviceran, Jean Paul Marat sipas historianit Arago, ishte i angazhuar në shpifje dhe eliminim të Baillyt prej skenës politike. Arago pohonte se Bailly dhe Lafayete ishin target i shpifjeve sepse pikërisht këto ishin revolucionaret e vërtetë që deshën të bëjnë republikën e parë në modelin amerikan në Evropë. Në nëntor 1793, Bailly u soll me duar të lidhura dhe gjysmë i zhveshur dhe ishte acar, para turmës që e gjuante me gurë, e godisnin me shkopinj, e pështynin në fytyrë. Shiu i madh e

Page 10: Jean Sylvian Bailly Dhe (Kunder) Revolucioni Francez

dërmonte trupin e tij sepse ishte shëndetlig dhe rrëqethej nga i ftohti. Ashtu siç më parë u dogj e gjallë heroina franceze Zhan D’Arku që i dha fund historisë një qindvjeçare në mes të Francës dhe Anglisë si ngadhënjimtare ashtu edhe Bailluy njeri i shkencës dhe idealeve të larta humane e pranoi fatin e tij. Ju dridheni Bailly” i tha njeri prej gardianeve “Po”- tha Bailly,- “po prej te ftohtit” me gjakftohtësi dhe u nis drejt gijotinës dhe vendosi kokën nën thikën vdekjeprurëse. Bailly vdiq në moshën 57 vjeçare, por francezët akoma dhe sot nuk ia kanë dhënë vendin meritor në historinë e Francës, pikërisht kjo është një çështje morale për drejtësinë historike të popullit francez.