historiku i atletikes ne shqiperi

14
HISTORIKU I ATLETIKES NE SHQIPERI

Upload: school-projects

Post on 05-Dec-2014

974 views

Category:

Education


2 download

DESCRIPTION

 

TRANSCRIPT

Page 1: Historiku i atletikes ne shqiperi

HISTORIKU I ATLETIKES NE

SHQIPERI

Page 2: Historiku i atletikes ne shqiperi

Themelimet  e Atletikës së lehtë  në Shqipëri

Page 3: Historiku i atletikes ne shqiperi

Shkodër 1920: Gara e parë atletike.

Garat e para publike në atletikën e lehtë në Shqipërinë datojnë në vitin 1920 në qytetin e Shkodrës. Themelimet e tyre kanë të bëjnë me themelimin më 1919, të asaj që njihet si Shoqnia “Vllaznia” e Shkodrës, me kryetar atdhetarin e shquar Hil Mosi. ShoqniaVllaznia e 1919-tës,  prej ku vjen klubi shqiptar i mirënjohur shumësportesh, Vllaznia e sotme, është  ajo shoqëri kulturore sportive e cila më 1920 ka organizuar pra, edhe garën e parë atletike publike në Shqipëri.

Gara ka dhe një date të saktë: 13 qershor 1920. Eshtë një vrapim

që organizohet në rrugët kryesore të qytetit me një gjatësi prej 4200 metrash. Kanë marrë pjesë 25 të rinj dhe fitues është shpallur i riu i  quajtur Kol Gjoni. Eshtë thënë se ai e fitoi garën me kohën 17 minuta. Viti 1920, për Shqipërinë duhet konsideruar si viti i themelimit apo organizmit të garës së parë atletike publike në Shqipëri. Kujtimet e ardhura prej asaj kohe tregojnë se vrapimi në mes të qytetit kishte krijuar një situatë të vërtetë sportive që tërheq interes të jashtëzakonshëm. Kjo bëhet nxitje që gjatë këtij viti 1920 në Shkodër të zhvillohen e pakta edhe katër gara të tilla vrapimi njëra mbas tjetrës. Madje organizatori i shquar i sporteve në Shqipëri, i mirënjohuri Palok Nika, arrin të zhvillojë edhe një garë në ecje sportive prej 4 kilometrash, të cilën e fiton ai vetë.

Page 4: Historiku i atletikes ne shqiperi

*** Shkoder 1920 ***

Page 5: Historiku i atletikes ne shqiperi

Kulmii i këtij themelimi është pjesëmarrja e atletëve shqiptarë në atë që njihet si “Olimapada e Zetës” e Malit te Zi. Ajo është zhvilluar në korrik

të vitit 1925 në Cetinë. Shqipëria përfaqësohet me

shoqërinë “Studente Shkodra”. “Olimpiada e Zetës”

zhvillohet në katër sporte: futboll, atletikë e lehtë dhe çiklizëm.

“Studente Shkodra” zë vendin e parë në garat e atlektikës,

duke u nderuar me medaljet, flamur dhe diplomat përgatëse.

100 metra: Ahmet Ashikja 11.8 

200 metra Ahmet Ashikja 25.8.

Së larti: Bahri Kopliku 1.68.  - Së gjati: Bahri Kopliku 5.00 -  Gjyle: NikollaVërbica 10.85

1925, Cetine:  “Olimpiada e Zetes”

Po duhej të vinte viti 1925 që Shkodra të organizojë gara më masive, më serioze dhe me përpjekjen për t’i matë rezultatet. Garat ishin në 100, 200, 400 metra, kërcim së larti, së gjati, trehapësh si dhe hudhje gjyle. Nuk duhet harruar se Shkodra asokohe kishte disa shoqëri sportive të cilat ndonëse kishin futbollin si sport parësor, kohë mbas kohe nisin e zhvillojnë edhe gara të tjeta të larmishme.

Page 6: Historiku i atletikes ne shqiperi

***Cetine 1925***

Page 7: Historiku i atletikes ne shqiperi

Vitet ’20: Shkolla – Vatra e Atletikës së Lehtë

Ndonëse Shkodra është nismëtare, ndërkaq atletika e lehtë bën hapat e saj të parë themeluese, sidomos edhe në tre qytete të tjerë: Tiranë, Elbasan dhe Korçë, duke luajtur rolin kryesor shkolla. Askund tjetërpërveçse në shkollë, nuk kishte ku t’i gjente atletika shqiptare zhvillimet e saj, dukuri që ka ndodhur pothuajse në të gjithë shtetet e botës. Kujto për ketë sidomos Gjimnazin e Shtetit në Shkodër, Liceun e Korçës, Normalen e Elbasanit, po ndoshta më mbas duke vënë në rol parësor Shkollën Teknike Amerikane të Tiranës, e cila qysh në themelim kishte atë që ajo e quante “Shoqnia Atletike e Shkollës Teknike” e drejtuar personalisht prej drejtorit Harry T. Fultz, e cila nisi te zhvillonte rregullisht në Fushën e Shallvares nëTiranë, Kampionatet e saj model të atletikës!

Dhe është ky zhvillimi shkollor atletik që bën të mundur  ngjarjen e parë të jashtëzakonshme për themelimet e atletikës së lehtë shqiptare.Në verën e vitit 1929 në Shallvaretë zhvillohet një kampion ndërshkollor ku marrin pjesë nxënës atletë nga shkolla te ndryshme. Kyorganizim befasues, ishte një prove e përgjithshme paraprake për të mbërritur te Kampionati i Parë Kombëtar i Atletikës së lehtë në Shqipëri.

Page 8: Historiku i atletikes ne shqiperi

 Data e parë historike është 20 gushti 1929. Eshtë koha kur  organizmi shtetëror i emërtuar “Djelmnia Shqiptare” nis shpalljen e organizimit të kampionateve kombëtare të Mbretërisë së Shqipërisë. Drejtori i Entit është një italian i shquar, ai që njihet me emrin Prof. Giandomenico De Marchis, i cili do të luajë role në organizimin e kampionateve shqiptare kombëtare të viteve ’30.. Një pllakat i posaçëm i kushtohet Kampionatit..

2 Shtator 1929: Kampionati i parë Kombëtar

 

Kështu shkohet tek 2 shtatori 1929, tek ngjarja e madhe e këtij viti fatthënë si një dëshirë e fortë lamtumire midis Shqipërisë Orientale dhe asaj Perëndimore që po kërkonte të vinte. Njeriu që merret personalisht është Ministri i Arësimit, HilMosi, i cili siç dihet, kishte qenë dhe kryetari themelues i Shoqërisë “Vllaznia” më 1919. Interesante është se 60 vjet më vonë, nipi i tij, Prof. Dr. Arben Jorgoni, do të bëhej Presidenti i parë i Komitetit Olimpik Shqiptar në Shqipërinë moderne!  Kampionati  i parë Kombëtar i Atletikës së Lehtë do të ishte një kampionat i vërtetë atletik. Ai do të shpallte për herë të parë Kampionët e Shqipërisë në 100, 200, 400, 800, 1500, 5000 dhe 8000 metra; Kampionët në 110 metra me pengesa; Kampionët në kërcim së larti, së gjati, trehapësh, shkop; Kampionët në gjyle, disk, shtizë, çekiçin e kohës (topi me dorezë); Kampionët  në stafetat 4x100 dhe 4x400; Kampionët në pesëgarësh e dhjetëgarësh.  Të gjithë ata janë pionierë themelues të atletikës së lehtë, kampionët e pare të Shqipërisë, personazhe historikë.

Page 9: Historiku i atletikes ne shqiperi

***Garat e para kombetare 1929***

Page 10: Historiku i atletikes ne shqiperi
Page 11: Historiku i atletikes ne shqiperi

Kampioni i parë i Kampionatit si dhe rekordi i parë kombëtar në historinë e Shqipërisë ngjet në kërcimin së larti nga PeterAndoni i Elbasanit me 1.68 metra. Andoni është njeriu i cili e sundon Kampionatin e parë të Shqipërisë. Ai është Kampion në kërcimin së larti, në kërcimin së gjati (5.97), por dhe në pesëgarësh dhe dhjetëgarësh. Eshtë i vetmi që rrëmben katër medalje të arta të Kampionit të Shqipërisë! Andoni do të ketë një vazhdimësi spektakolare: ai do të jetë pjesëmarrës i katër kampionateve me rradhë, duke fituar 11 tituj. Ai hyn në histori si themeluesi rekordmen i garave të kërcimeve: së gjati, së larti, trehapësh. Në së larti kampion në katër kampionate rresht: 1929, 1930, 1931, 1932; tri herë në kërcimin së gjati duke mbërritur te 6.16, dy herë në trehapësh, kur përfaqëson Shkodrën më 1931 dhe 1932, me sa duket teksa është transferuar atje, me shifrat e larta për kohën 12.64.

Kampionët dhe rekordmenët e parë të Shqipërisë

1.

Page 12: Historiku i atletikes ne shqiperi

2.

Rekordmenët e radhës që do të vinin mbas tij, SelmanStërmasi (së gjati e së larti), Sefedin Biçaku (trehapësh), SandërKraja (dhjetëgarësh) do ta kishin pikë referimi këte atlet të madh për Shqipërinë e kohës, i cili kishte bartë prej Stambollit për Tiranën stilet e kërcimeve si dhe universalizmin atletik.

Kampionati i parë Kombëtar i Atletikës së lehtë ka përfunduar më 6 shtator 1929. Ai ka përfunduar me fitoren e skuadrës atletike të Prefekturës së Tiranës, mbas një dueli të fortë me Elbasanin, Korçën dhe Shkodrën. Tirana mori thuajse të gjitha Kupat e vëna: atë Çmimit Mbretëror, atë të Princeshës Myzejen, të Entit Kombëtar Djelmënia Shqiptare dhe të Kryeministrisë.

Page 13: Historiku i atletikes ne shqiperi

***Perfundimet e garave ***

Page 14: Historiku i atletikes ne shqiperi

Rekordmenet Shqiptare