hidro-energjia ne shqiperi1

39
HEC-et BURIMET ENERGJITIKE NË SHQIPËRI HYRJE Energjia elektrike ka nje tendence ne rritje te çmimit, rritje e cila po fiton nje rendesi gjithnje e me te madhe.Kjo tendence i dedikohet arsyeve nga me te ndryshmet.Burimet energjitike me prejardhje fosile jane drejt limiteve të tyre të fundit, në disa vende burimet janë të kufizuara, konfliktet ndërshtetërore sjellin gjithashtu rritje te kostos, në disa vende mungojnë investimet në infrastrukturë dhe shume faktor të tjerë sjellin rritje të cmimit të energjisë. Në Shqipëri burimet energjitke me prejardhje fosile nuk mungojnë, ne koherence me te cilat edhe burimet energjitike të rinovueshme janë të bollshme. Por duke qënë një ndër vendet në zhvillim mungojnë investimet ne infrastrukturen energjitike. Burimet energjitike të rinovushme në vendin tonë janë të shumta: o energjia dellore ku sasia e energjisë mesatare variaon nga 1185 (kWh/m 2 ) ne vit deri në 1700 (kWh/m 2 ) madje në disa zona të vecanta ajo arrin deri në 2200 (kWh/m 2 ) o energjia e erës e cila luhatet në shpejtësite mesatare nga 0.8 (m/s) deri ne 6.6 (m/s) o energjia hidrike Hidro-energjitika ntë Shqipëri. Shqiperia ka një rrjet të dendur hidrografik dhe pasuri të mëdha ujore. Siperfaqja hidrografike ze nje hapsire prej 43 305 (km 2 ) , nga të cilat 28 550 (km 2 ) janë brenda kufirit të saj shtetëror. Rrjeti hidrografik i Shqiperisë përbëhet nga 11 lumenj kreysore, të cilët, së bashku me deget e përrenjtë e mëdhenj, arrijnë në 152. Në pellgun ujëmbledhës të rrjetit hidrografik të Shqiperisë, ndodhen 247 liqene të tipave dhe permasave të ndryshme, me një siperfaqe të përgjithshme prej Bledjan Alla / Ferit Godole 1

Upload: ferit

Post on 19-Nov-2014

151 views

Category:

Documents


9 download

TRANSCRIPT

Page 1: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

BURIMET ENERGJITIKE NË SHQIPËRI

HYRJE

Energjia elektrike ka nje tendence ne rritje te çmimit, rritje e cila po fiton nje rendesi gjithnje e me te madhe.Kjo tendence i dedikohet arsyeve nga me te ndryshmet.Burimet energjitike me prejardhje fosile jane drejt limiteve të tyre të fundit, në disa vende burimet janë të kufizuara, konfliktet ndërshtetërore sjellin gjithashtu rritje te kostos, në disa vende mungojnë investimet në infrastrukturë dhe shume faktor të tjerë sjellin rritje të cmimit të energjisë.

Në Shqipëri burimet energjitke me prejardhje fosile nuk mungojnë, ne koherence me te cilat edhe burimet energjitike të rinovueshme janë të bollshme. Por duke qënë një ndër vendet në zhvillim mungojnë investimet ne infrastrukturen energjitike. Burimet energjitike të rinovushme në vendin tonë janë të shumta:

o energjia dellore ku sasia e energjisë mesatare variaon nga 1185 (kWh/m2) ne vit deri në

1700 (kWh/m2) madje në disa zona të vecanta ajo arrin deri në 2200 (kWh/m2)

o energjia e erës e cila luhatet në shpejtësite mesatare nga 0.8 (m/s) deri ne 6.6 (m/s)

o energjia hidrike

Hidro-energjitika ntë Shqipëri. Shqiperia ka një rrjet të dendur hidrografik dhe pasuri të mëdha ujore. Siperfaqja hidrografike ze nje hapsire prej 43 305 (km2) , nga të cilat 28 550 (km2) janë brenda kufirit të saj shtetëror. Rrjeti hidrografik i Shqiperisë përbëhet nga 11 lumenj kreysore, të cilët, së bashku me deget e përrenjtë e mëdhenj, arrijnë në 152. Në pellgun ujëmbledhës të rrjetit hidrografik të Shqiperisë, ndodhen 247 liqene të tipave dhe permasave të ndryshme, me një siperfaqe të përgjithshme prej 1210 (km2) dhe me vëllim të përgjithshëm të ujrave prej afro 60 miliarde m3/vit. 5 liqene artificiale, disa rezervuare ujitje e 200 burime nëntokësore, me prurje 200 (l /sek) secili. Pra sic edhe shikohet burimet hidrike janë të kënaqshme. Në këto kushte me të drejtë mund të ngrjmë pyetjen:

“ Sa shfrytezohen keto burime?”

Bledjan Alla / Ferit Godole 1

Page 2: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

I. HEC et NE SHQIPËRI

Investimet e mëdha në infranstrukturen energjitike në shqipëri kanë munguarë prej shumë dekadash. Investimet kanë munguarë si në sektorin e prodhimit ashtu edhe në rrjetin e shpërndaries. Si rrjedhim investimet në këtë sektor shpesh herë vendi ka kaluarë kriza të mëdha energjitike, të cilat kanë arritur 12 – 16 ore mungesë në qytetet e medha dhe në zonat industriale. Nga mungesa e energjisë elektrike ekonomia e vendit ka pësuarë dëme të konsiderushme. Gjatë këtyre 20 viteve të demokracis në Shqipëri kanë hyrë paisje të prodhimit të energjsë elektrike (gjeneratorë) në masë të madhe të cilët kapin vlerën monetare rreth 1.5 miliard euro. Dhe në vitin 2007, i cili konsiderohet si viti më i vështirë i energjitikës shqiptare , janë shpenëzuarë rreth 80 miljon euro lëndën djegëse për prodhimin e energjisë. Pra sic edhe shikohet shpenëzimet janë të mëdha pa marë, parasysh këtu ndotjen amjetnale në shtimin e nivelit të zhurmave, kontributi në shtimin e CO2 në atmosferë apo edhe ndotjen urbane. Me qënë se Shqipëria ka kushte të favorshme për prodhimin dhe tregtimin e energjisë, duke patur parasysh edhe burimet e medha energjitike të rinovushme dhe të pa rinovushme, duhet ti përkushtojmë vëmendje të madhe, kësaj fushe.

Investimet e mëdha në energjitikë zene nje peshe specifike ne buxhetin e shtetit, gje e cila do te ishte e pa mundur pa ndikimin e fonacioneve nderkombetare, gjithashtu edhe investimet energjitike me lëndë djegëse me prejardhje fosile kanë kosto të lartë investimi. Pra, rruga e vetme e prodhimit të energjise elektrike mbeten burimet energjitike të rinovushme me kapacitet të vogël prodhimi. Në ipiantistikën e prodhimit të energjisë elektrike me burime të rinovushme si era apo energjia diellore nuk kemi eksperienc. Kjo ndoshta është dhe arsyeja pse mungojnë investimet në këtë drejtim.

Sic dihet situata e prodhimit te energjise elektrike në Shqipëri ka nje varesi te plote nga kaskada e Drinit,e cila në kapacitete maksimale arrin prodhimin rreth 26 miljon (kWh / ditë), ndersa konsumi i brendshëm arrin rreth 16 miljon (kWh/ditë). Pra, elektriciteti varet totalish prej prurjeve hidrike në lumin Drin dhe nga reshjet.

Me qënë se kemi reliev gjeografik mjaf të thyer dhe burime hidrike të shumta në numër, por me prurje relativisht të vogla, një rrugë për dalien nga kriza është ndërtimi i HEC-ve te vogla. Për ndërtimin e veprave energjitike qeveria shqiptare ka bërë ndryshime në legjislacion, me politika simuluese.

Për shendrrimin e enrgjisë së fluididt në energji mekanike përdoren turbinat, të cilat ndahen në dy tipe:

o aktive

o reaktive

Bledjan Alla / Ferit Godole 2

Page 3: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

Grupi i parë, në praktikë njihet me emrin turbina Pelton

Ndersa, grupi i dytë përfaqsohet nga turbina Frencis dhe Kapllan.

Më poshtë jepet modelet e turbinave.

a) b)

Fig.1.1. Turbina aktive: a) rotori i turbinës; b) konstruktimi origjinal nga Pelton

a) b)

Fig.1.2. Turbina reaktive: a) turbina Kaplan b) rotori i turbinës Frencis

Bledjan Alla / Ferit Godole 3

Page 4: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

Turrbinat aktive shfrytëzojnë ngarkesën hidrike, ndersa turbinat me reaksion shfrytëzojnë prurjen. Pra turbina Pelton perdoret kur kemi ngarkesa relativisht të mëdhaja dhe prurje te vogla, turbina Frencis perdoret kur kemi prurje dhe ngarkesa relativisht mesatare, ndersa turbina Kaplan përdoret kur kemi ngarkesa të vogla dhe prurje relativisht të mëdha.

Në vendin tonë përdorimi i turbinës Kaplan eshte i pa përdorshëm për vetë faktin se lumenjtë nuk kanë prurje të mëdha. Përdorim të gjërë kanë turbinat Frencis dhe Pelton. Sic u përmend dhe më sipër Shqipëria është e pasur me burime hidrike në lartësi të mëdha dhe me prurje të vogëla. Në këto kushte përdorim të gjërë merr turbina Pelton.

Për zgjedhjen e një turbine në varësi të prurjes dhe të ngarkesës bazohemi tek diagrama e mëposhtëme.

Fig.1.3. Diagrama e zgjedhjes së turbinës në funksion të H fhe Q.

II. TURBINA PELTON

Bledjan Alla / Ferit Godole 4

Page 5: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

Lester Allan Pelton në vitin 1879 zbuloi turbinën me të njëjtin emër në Kaliforni. Ai e bëri këtë zbulim duke u mbështetur në vrimat e hundës së lopës. Baza e cdo zbulimi mbetet natyra. Dhe në vitin 1880 ai mori patentën e ksaj makine. Konstruktimin i kësaj turbine është paraqitur në fig1.1. b. Nga kjo figurë duken qartë elementët konstruktiv të rotorit të turbinës, të cilët më kryesorët janë:

a) Disku – i cili mbeshtetet në një aks vertikal ose horizontal në varesi të zgjedhies që bëjmë.

Fig.2.1. Disku i montuar.

b) Lopatat punuese – kanë formën e lugës së 2-fishtë, të cilat janë të montuara në diskun rrotullues. Lopatat bashkë me diskun formojnë rotorin e turbinës.

Fig.2.2. Lopatat punuese

c) Hundëzat – të cilat shërbejnë për të drejtuarë rrymën e fluidit për në lopat por jo vetëm, pasi në hundza bëhet edhe rritja e shpejtësisë në mënyrë që të rritet energjia kinetike e fluidit. Hundzat kane formën dhe luajnë rolin e dizave me anë të hundzës behet rregullimi i shpejtësisë dhe prurjes.

Bledjan Alla / Ferit Godole 5

Page 6: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

Fig.2.3. Injektori (hundëza)

II.1. Funksionimi i turbinës

Po të krahasojmë rotorin e fig.1.a. me fig.1.b. duket qartë përmirësimi teknologjik i turbinës. Parimi bazë i punës së këtyre turbinave, sic e përmendëm edhe më lartë, është shfrytëzimi i energjisë kinetike e cila vjen si rezultat i ngarkesës të madhe hidrike. Uji zotëron forcë presioni të madhe ne funksion te lartesise, meret me tubacion dhe dërgohet në impiant. Rryma e fluidit pasi del nga hundëza lopatën si ne fig.3.1.

Fig.2.4. ndryshimi i drejtimit të fluidit në lopatat punuse.

Ashtu si në turbinat e tjera Kaplan apo Frencis, që kryejnë ndryshim të rrjedhës së fluidit, edhe në turbinat aktive kryhet ky devijim por më i madh. Rryma ndryshon drejtim deri në 180o nga drejtimi fillestar, ndryshimi tjetër midis tyre është se në turbinat aktive shpejtësia e fluidit tentohet të behet zero në mënyrë që të fitohet rendimenti maksimal. Praktikisht kjo nuk realizohet.Si rezultat i shpejtësisë së madhe të fituar fluidi kryen punë.

Me qënë se turbina Pelton do energji kinetike të madhe ne mënyrë që të jap rendiment të lart, tubat ne afërsi të turbinës vjnë duke zvogëluarë seksionin e tyre deri sa arrijnë në hundza me

Bledjan Alla / Ferit Godole 6

Page 7: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

gjilpërë. Në një turbin Pelton numri maksimal e hundzave që mund ti vendosen është 6. Rritja e mëtejshme e numrit të hundave sjell rënien e rendimentit

Fig.2.5. vendosja e hundzave në turbin.

Turbinat Pelton sic e kemi thënë edhe më sipër, mund të montohen në dy mënyra:

a) Me aks horizontal (fig.3.3.a )b) Me aks vertikal (fig.3.3.b )

a)

Bledjan Alla / Ferit Godole 7

Page 8: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

b)

Fig.2.6.

II.2. Llogaritjet konstruktive.

Bledjan Alla / Ferit Godole 8

Page 9: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

Për të llogaritur një turbinë, cfarë do lloji qoftë ajo, na nevojiten 2 parametrat bazë për zgjedhjen e turbinës prurja totale Q (m3/s) dhe ngarkesa hidrike H (m). Në bazë të diagramës të fig.1. zgjidhet lloji i turbinës. Në varësi të llojit të turbinës bëhet edhe përmasimi konstruktiv. Po përqëndrohemi tek llogaritjet konstruktive të turbinës Pelton.

Të dhënat paraprake të turbinës janë :

n = numurin e rotullimeve

D = Diametrin e mesatar te rotorit ( diametri i distances se aksit te rrymes nga aksi i rotorit)

d = diametri i rrymes

Fig.2.7. Diagrama ngarkese – prurje per turbinat Pelton

a) Numuri i rotullimeve mund te percaktohet nga grafiku ne fig.1.1 ne varesi te ngarkese H dhe

prurjes per dize ( vlera eshte dhene per rryme sinkrone 50 Hz.) ose ne funksion te

numurit specifik i cili llogaritet me formulen :

dhe qe ketej (3.1)

Bledjan Alla / Ferit Godole 9

Page 10: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

n= numuri i rotullimeve te turbines ne min

= numuri specifik i rotullimeve ne min

H= ngarkesa ne m

prurja ne volum per nje dize.

Numuri specifik i rotullimeve mund te percaktohet nga fig.1.2 ne funksion te ngarkeses H ose mund te bazohemi tek tabela 1.1

Fig.2.8. Varësia e numurit specifik të rotullimeve nga ngarkesa për turbinat Pelton

Tab.2.1 Numuri specifik i rotullimeve per turbinat aktive Pelton

Ngarkesa H ne m Numuri specifik i rotullimeve

1800……16501650…….700700…… 350

3….44….66….9

c) Diametri D . Diametrin e mesatar te rotorit ( diametri i distances se aksit te rrymes nga aksi i rotorit) fig.3.3

Bledjan Alla / Ferit Godole 10

Page 11: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

Fig.2.9. Idea e funksionimit të një turbine Pelton

Fillimisht përcaktohet shpejtësia optimale periferike me formulen:

(3.2)

në këtë formulë kemi :

= shpejtësia optimale periferike

= vlera e koeficientit të shpejtësise që merret 0,45 deri 0,49

Që këtej diametri D do te jete:

(3.3)

kete vlere te D mundet ta kontrollojme ne grafikun 1.1. dhe po qe nevoja mund ta korigjojme.

c) Nga ekuacioni i vazhdueshmerise mund te percaktohet vlera e diametrit te rrymes d si me poshte :

(3.4)

Bledjan Alla / Ferit Godole 11

Page 12: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

=diametri i rrymes se lire

prurja ne volum per nje dize.

ku quhet koeficient i dizes dhe merret 0,96 0,99.

Me ndihmen e grafikut 1.2 mundte te verifikohet raporti .

d) Numuri i lopatave mund te percaktohet me metodikat e dhena nga Bohl,Ë; 1994 dhe Raabe,J.1989.Ndërkohë mund të na vijë në ndihmë tab.3.2 e mëposhtëme:

Tab.2.2. Numuri i lopatave per turbinat aktive.

Raporti 1/6 1/8 1/10 1/15 1/20 1/25

Numuri i

lopatave 17...21

18...22 19...24 22...27 24...30 26...33

d) Forma ideale dhe përmasat e lopatave nuk mund të përcaktohen teorikisht. Për të marrë një rendiment të lartëe dhe për të siguruar qëndrueshmëri mekanike dhe rezistence kundër

erozionit, në fig 3.5 paraqet nje grafik per raportin .

Fig.2.10. Lopata punuese e nje turbine Pelton.

Bledjan Alla / Ferit Godole 12

Page 13: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

Ndërsa në fig.3.4 jepen dimensionet kryesore të një lopate në funksion të d . Në fig.1.6 është dhënë një vizatim i thjeshte i një lopate të turbines Pelton.

Fig.2.11. Grafiku Escher Wyss per raportin .

Fig.2.12. Vizatime te lopatave te turbinës Pelton.

Bledjan Alla / Ferit Godole 13

Page 14: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

III. HEC i – SASAJ

Gjatë një udhëtimi për në Sarandë me Departamentin e Energjitikës,

fig.3.1. Vizita e Departamentit të Energjitikës (FIM) në HEC Sasaj

ne vizituam dhe ndoqëm nga afër për disa caste punimet që bëheshin në hidrocentralin e Sasaj. Ky impiant është njëkohësisht në proces ndërtimi dhe montimi

fig.3.2. Pamje nga punimet në impiant.

Bledjan Alla / Ferit Godole 14

Page 15: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

Rreth kësaj vizite po japim disa hollësira që vëzhguam.

Vendi ku po ndërtohet HEC është bregdet, lartësia e impiantit arrinte gati 5 (m) nga niveli i detit, sic tregohet edhe në fig.3.3.

fig.3.3. Pamje nga vendi ku po ndërtohej HEC-i

Burimi i ujit arrin lartësin nga niveli i detit 220 (m), me një prurje rreth 5 (m3 / s). Mbi bazën e këtyre të dhënave nga diagrama e fig.1.3. zgjedhim llojin e turbinës, gjë që për rastin tonë i takon të jetë turbin Pelton me dy hundëza. Kujdes duhet patur kur zgjedhim turbinën, për parametrin e prurjes, pasi parametri i dhënë është prurja totale, gjë që nuk do të thotë të ndërtojmë impiantin me një turbinë. Prurjen e dhënë e ndajmë mbi bazën e turbinave që do të instalomë në impiant. Për rastin tonë HEC-i i Sasaj është ndërtuarë me dy turbina me prurje gati 2.5 (m3/s) secila.

Bledjan Alla / Ferit Godole 15

Page 16: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

a)

b)

fig.3.4. a) degëzimi i tubacionit; b) dhoma e turbinave.

Bledjan Alla / Ferit Godole 16

Page 17: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

Për llogaritjen e parametrave të turbinës, përvec metodës klasike të llogaritjes me dorë, tani në shërbejnë edhe softet përkatëse. Softi që mund të na shërbejë për llogaritjen e parametrave mund të jetë TURBNPRO.

Tani po bëjmë një demostrim të vogël të krahasimit të llogaritjeve që na ofron programi me ato që vëzhguam në terren.

fig.3.5.

Në bazë të turbinës që na del nga diagrama e fig. 1.3. zgjedhim edhe këtu llojin e turbinës qëdo të llogarisim, rasti jon Pelton. Pas zgjedhies së opsionit turbin Pelton do të marrim fig.3.6.

fig.3.6.

Bledjan Alla / Ferit Godole 17

Page 18: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

tek dritarja e hapur zgjedhim oipsionin Size Turbine, në mënyrë që të fusim të parametrat e turbinës. Do të na hapet driartja si në fig.3.7. dhe fusim të dhënat tona.

fig.3.7.

Klikojmë opsionin Continue dhe do të na hapet dritarja e mëposhtëme, në të cilën jepen disa zgjidhje për turbinën që mund të përdorim.

fig.3.8.

Bledjan Alla / Ferit Godole 18

Page 19: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

Ne po pranojmë zgjidhjen e variantit 4, e cila ka parametrat bazë si më poshtë: diametri primitiv

Dp = 1800 (mm), shpejtësia e rrotullimit ω=333 . 3 (rrot/min), shpejtësia specifike e rrotullimit ωs=19 .3 (rrot/min), numri i hundëzave n = 2. Bëhet kjo zgjidhje për shumë arsye, shtimi i numrit të hundëzave do të na shtonte problemet e montimit, pranohet kjo zgjidhe edhe për faktin se diametri primitiv është numër i plotë. Për të vazhduarë më tej po klikojmë butonin Continue, dhe do të na hapet dritarje si në fig.3.9.

fig.3.9.

Po të shikojmë me kujdes 3 nënopsionet epara të opsionit Configure Turbine janë të zbehur në ngjyrë c’ka do të thotë se janë të pa përdorshëm.

Po të klikojmë opsionin Display Imput do të na

hapet mini-dritarja me tëdhënat bazë, që futëm në në fillim,

sic edhe tregohet në fig.3.10.

fig.3.10.

Dhe po të klikojmë opsionin Configure Turbine do të na hapet dritarja si në fig.3.11.

Bledjan Alla / Ferit Godole 19

Page 20: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

fig.3.11.

Në këtë dritare na jepen 3 opsione. Tek opsioni i parë zgjidhet turbina me bosht Vertikal, pasi edhe në Sasaj turbina është zgjidhur me aks vertikal (fig.3.12.)

fig.3.12.

Bledjan Alla / Ferit Godole 20

Page 21: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

dhe tek opsioni i dytë zgjedhim mbështetja e boshtit në Kushineta. Tek opsioni i tretë nuk bëjmë ndryshime. Për të vazhduarë më tej konfigurimin e turbins zgjedhim butonin Continune dhe do të na hapet dritarja si në fig.3.13.

fig.3.13.

Nga dritarja e hapur duket qartë, që të gjitha opsionet dhe nënopsionet janë të aktivizuara.

Për të parë konfigurimet përkatëse të turbins klikojmë me radhë nënopsionet e opsionit Condigure Turbin.

Nënopsionin Summery – ky opsion përbëhet nga tre dritare baz, të cilat vijojnë si më poshtë.

Kjo dritare ka pamjen si në fig.3.14. Në tabelën e parë jepet puna dhe eficensa e turbinës për prurje të ndryshme, ndërsa në anën e djathtë të dritares jepet performanca e turbinës në maksimumin e outputeve. Në qoftë se duam që të printojmë të dhënat e ksaj faqeje klikojmë Print Report dhe në qoftë se duam që të vazhdojmë klikojmë Next Page, këto veprime mund ti bëjmë për cdo raport të performancës së turbinës.

Bledjan Alla / Ferit Godole 21

Page 22: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

fig.3.14.

Pas klikimit Next Page do të na hapet dritarja si në fig.3.15. në këtë dritare jepen karakteristikat gjometrike të hundzave të turbinës.

fig.3.15.

Bledjan Alla / Ferit Godole 22

Page 23: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

Në dritaren e tretë të këtij nënopsioni na jepet pamja vizuale dhe karakteristikat gjometrike të dhomës ku montohet turbina.

a)

b)

Bledjan Alla / Ferit Godole 23

Page 24: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

c)

fig.3.16.

Fig.3.16. a. është dhënë nga programi, në të cilën jepen karakteristikat gjeometrike të turbinës dhe elementët kryesor të turbinës. Ndërsa në fig.3.16.b. jepet pamja e marrë nga impianti, në të cilëm duken qartë karakteristikat gjeometrike të dhomës ku do të montohet turbina. Në fig.3.16.c. jepet pamja e jashtëme e karkasës dhe e degëzimit të hundëzave.

Nënopsioni Hill Curve – Nga klikimi i këtj opsioni do të na shfaqet dritarja si në fig.3.17.

Në këtë diagram jepet performanca e turbinës në varësi të ngarkesës me prurjen. Nga diagrama duket qartë se si ndryshon rendimenti i makinës kur ndryshon prurja, pasi prurja është i vetmi element që mund të ndryshojë, meqënë se ngarkesa pë këto lloj HEC-e është e pa ndryshueshme.

Bledjan Alla / Ferit Godole 24

Page 25: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

fig.3.17.

Nënopsioni Crossplot – Nga klikim i këtij opsioni do të na hapet dritarja si në fig.3.18. pasi të kemi furtur ngarkesën maksimale teorike menjëherë në monitor na shfaqet karakteristika e punës së turbinës. Kjo karakteristik shoqërohet me tabelën përkatëse të të dhënave (fig.3.18.a.)

a)

Bledjan Alla / Ferit Godole 25

Page 26: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

b)

fig.3.18.

dhe në fig.3.18.b. jepet kurba e karakteristikës së punës së makinës.

Kjo kurbë tregon karakteristikën e makinës, se si ndryshon fuqia dhe eficensa e turbinës kur ndryshon prurja.

3.2. Arsyetime teorike dhe praktike rreth turbinave Pelton.

Bledjan Alla / Ferit Godole 26

Page 27: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

Sic e kemi përmendur edhe më sipër turbinat Pelton shfrytëzojnë energjine kinetike që zotëron fluidi, për ta shndërruarë në energji mekanike, e më andej nga gjeneratori elektrik në energji elektrike. Gjithashtu kemi përmendur se për të rritur energjinë kinetike të fluidët, ne ngushtojmë seksionin e tubacionit në formën e dizave, sic tregohet edhe në fig.3.19.

fig.3.19. Ngushtimi i seksionit të tubacionit

ngushtimi vjen në mënyrë graduale deri sa arrihet niveli i llogaritur të hundzës e cila ka pamjen si në fig.3.20. Në fig.3.20.a. është dhënë hundëza e marr nga programi dhe në fig.3.20.b. hundëza e fotografuarë në HEC- in Sasaj. Me anë të hundzës bëhet kontrollimi i prorjes, numrit të rrotullimeve, lëshimit dhe i ndalimit të turbinës. Pra, hundëza hynë tek elementët kontruktiv më të rëndësishëm, për rregullimin e punës së makinës.

Kujdes shumë i madh duhet patur kur marrim masën e ndalimit të turbinës, pasi ky është një operacion shumë delikat. Nga kjo masë e ndërar e gjithë energjia kinetike e fluidit kthehet në energji potenciale, si rrjdhim në hundëz mund të na shkaktohet grushti dinamik, i cili do të ishte dëm i konsiderushëm për mbarvajtjen e procesit të punës. Për të rregulluarë këtë proces janë gjetur elementët konstruktiv, me anën e deflektorëve (fig.3.21.) të tipeve të ndryshëm bëhet e mundur shmangia nga pozicioni fillestar i rrymës së fluidit derisa arrihet mbyllja graduale e plotë.

a)

Bledjan Alla / Ferit Godole 27

Page 28: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

b)

fig.3.20.

Bledjan Alla / Ferit Godole 28

Page 29: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

fig.3.21.

Elementi tjetër i rëndësishëm konstruktiv janë edhe lopatat punuese, për të cilat kemi folur më sipër edhe për përmasat gjeometrike. Programi TURBNPRO na jep pamjen vizuale se si godet rryma e fluidit lopatat punuese (fig.3.22.)

fig.3.22.

Cështje tjetër thelbësore mbi ecurin e procesit të punës është pozicionimi i aksit së makinës. Turbinat Pelton mund të instalohen në dy mënyra:

me aks vertikal me aks horizontal

le të përmendim e këtyre pozicioneve

Bledjan Alla / Ferit Godole 29

Page 30: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

fig.3.23. pozicionet e akseve të turbinave

Avantazhet e turbinave me aks horizontal:

zënë hapsirë të vogël në impiant më pak kompleks në projektimin e impiantit lehtësi të gjeneratorit në riparime

Disavantazhet e turbinave me aks horizontal:

janë të kufizuar në njësit e vogla dhe të mesme kërkiojnë hapsira të mëdha në dysheme. janë të kufizuarë maksimumi në 2 hundëza.

Avantazhet e turbinës me aks vertikal:

kerkojnë hapsira më të vogla në dysheme, se sa ato me aks horizontal nuk kërkojnë hapsira të mëdha të nevojshmë për shtimin e ngarkesës. lejojnë deri në 6 – hundëza dhe me prurje dhe shpejtësi të madhe.

Disavantazhet e turbinvs me aks vertikal:

vështirësi në riparim dhe montim. kërkojnë profil të gjatë të impiantit. Mund të kërkojnë vinc me kapacitet të madh mbajtës.

Menyrat e mbeshtetieve

Bledjan Alla / Ferit Godole 30

Page 31: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

Me aks horizontal pa mbeshtetje ne kushineta

avantazhet: jane kompakt (te vegjel); kerkojne minimumin e lidhjeve dhe kushinetave disavantazhet: veshtiresi ne sherbime te gjeneratorit; jane kufizuare ne dimensione te

vogla.

Me aks horizontal me mbeshtetie ne kushineta:

avantazhet: Sherbimet e gjeneratorit dhe te rrotes se punes u behen me lehtesi; nuk jane te kufizuare ne madhesi.

disavantazhet: montimi ne pergjithesi kerkon hapsire ne dysheme; kerkojne sevise shtese ne kushineta.

a) b)

fig.3.24. a) me mbeshtetje ne kushineta; b) pa mbeshtetje ne kushineta

Me aks vertikal pa mbeshtetie ne kushineta:

avantazhet: jane kompakt; kerkojne minimumin e mundshem te lidhjeve; impianti ka konstruksion te thjesht

disavantazhet: veshtiresi ne sherbime; limite shume te vogla perdorimi

Me aks vertikal me mbeshtejtje ne kushineta

avantazhet: sherbime te lehta te gjeneratorit dhe elementeve te tjere; nuk jane te kufizuare ne madhesi.

Disavantazhet:kerkojne hapsira komplekse dhe te gjata ne impiant; kerkojne servise shtes ne kushineta; veshtiresi ne bashkimet (lidhjet) me kushineta ose boshtet e duhura.

Bledjan Alla / Ferit Godole 31

Page 32: HIDRO-Energjia Ne Shqiperi1

HEC-et

a) b)

fig.3.25. a) pa mbeshtetje ne kushineta; b) me mbeshtetje ne kushineta.

Bledjan Alla / Ferit Godole 32