energjia dhe turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

51
227 Energjia dhe Turizmi në Shqipëri: Sfidat për zhvillim të qëndrueshëm mjedisor Luca Jacopo UBERTI 1. Përmbledhje Potenciali i zhvillimit të turizmit për të nxitur rritjen ekonomike në Shqipëri, e ka vënë sistemin e energjisë në fokus të debatit politik dhe të diskutimeve të politikave publike. Grupet e shoqërisë civile dhe ato mjedisore kanë vënë në dyshim kapacitetin e sistemit të energjisë për të mbështetur rritjen e sektorit, duke minimizuar njëkohësisht pasojat e padëshiruara dytësore 62 të njësive të prodhimit të energjisë (dhe logjistikave përkatëse), mbi mjedisin dhe peizazhin. Infrastruktura e prodhimit të energjisë ndikon në modelet e zhvillimit territorial, si nga ana hapësinore, ashtu edhe ajo ekonomike. Ndaj, autoritetet vendore dhe qendrore të planifikimit hapësinor duhet të hartojnë udhëzime të hollësishme, për t’u siguruar se përcaktimi i vendit të infrastrukturës nuk i vë nën presion të tepërt burimet mjedisore dhe territoriale, të cilat përbëjnë edhe kapitalin e tregjeve të turizmit. Një ndër objektivat e këtij dokumenti është të nisë diskutimin në këtë kuadër për fazat 62 Bëhet fjalë për “externalities” që do të thotë kosto dhe pasoja, të cilat nuk llogariten ose nuk ndihen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në periudhë afatshkurtër, por kanë një ndikim afatgjatë shumë negativ.

Upload: hoteleri-turizem-albania-albanian-tourism-low-cost

Post on 25-May-2015

751 views

Category:

Travel


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

227

Energjia dhe Turizmi në Shqipëri: Sfidat për zhvillim të qëndrueshëm mjedisor

Luca jacopo uBERti

1. Përmbledhje

Potenciali i zhvillimit të turizmit për të nxitur rritjen ekonomike në Shqipëri, e ka vënë sistemin e energjisë në fokus të debatit politik dhe të diskutimeve të politikave publike. Grupet e shoqërisë civile dhe ato mjedisore kanë vënë në dyshim kapacitetin e sistemit të energjisë për të mbështetur rritjen e sektorit, duke minimizuar njëkohësisht pasojat e padëshiruara dytësore62 të njësive të prodhimit të energjisë (dhe logjistikave përkatëse), mbi mjedisin dhe peizazhin.

Infrastruktura e prodhimit të energjisë ndikon në modelet e zhvillimit territorial, si nga ana hapësinore, ashtu edhe ajo ekonomike. Ndaj, autoritetet vendore dhe qendrore të planifikimit hapësinor duhet të hartojnë udhëzime të hollësishme, për t’u siguruar se përcaktimi i vendit të infrastrukturës nuk i vë nën presion të tepërt burimet mjedisore dhe territoriale, të cilat përbëjnë edhe kapitalin e tregjeve të turizmit. Një ndër objektivat e këtij dokumenti është të nisë diskutimin në këtë kuadër për fazat

62 Bëhet fjalë për “externalities” që do të thotë kosto dhe pasoja, të cilat nuk llogariten ose nuk ndihen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në periudhë afatshkurtër, por kanë një ndikim afatgjatë shumë negativ.

Page 2: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

228

KAPITULLI II

përkatëse që duhet të merren parasysh nga autoritetet vendore, me qëllim manaxhimin në mënyrë të efektshme, të barabartë dhe të drejtë, të “ujdive” midis energjisë dhe turizmit. Alternativat e pozicionimit territorial të infrastrukturave të prodhimit të energjisë duhet të vlerësohen përkundër gjendjes aktuale të mjedisit. Ato duhet të synojnë rritjen në maksimum të efiçiencës ekologjike dhe ekonomike urbane dhe rurale. Ato duhet të jenë në raport të drejtë me kapacitetin e sektorit privat, për t’iu përgjigjur pozitivisht dhe për të përfituar nga investimet në infrastrukturë. Së fundi, ato duhet të jenë të ndjeshme ndaj kapaciteteve institucionale vendore dhe qendrore, për të manaxhuar zhvillimin lokal me efikasitet dhe me vëmendjen e duhur ndaj paanshmërisë dhe përgjegjshmërisë.

Presionet e planifikimit të energjisë përcaktohen edhe nga rritja e parashikuar e sektorit të turizmit, përderisa prodhimi dhe konsumi i produkteve të turizmit varet nga disponueshmëria e energjisë (kryesisht për transport). Kjo do të thotë se politikëbërësit duhet të shqyrtojnë dhe trajtojnë varësinë nga energjia të tregut të turizmit, me qëllim kundërshtimin e modeleve të prodhimit dhe konsumit të energjisë me bazë karboni. Masat për efiçiencën e energjisë, të përcaktuara për secilin sektor, duhet të shtjellohen së bashku me politikat që synojnë të minimizojnë pasojat dytësore (“externalities”) të karbonit në procesin e furnizimit me energji. Edhe pse politika për klimën është në hapat e parë në Shqipëri, në shumë fusha të politikës po trajtohet gjerësisht shqetësimi për degradimin mjedisor. Gjithsesi, mekanizmat institucionale dhe ligjore, të nevojshme për të siguruar zbatimin dhe përdorimin e këtij parimi, janë shpesh të paefektshme. Kjo mund të përbëjë një rrezik për industrinë e turizmit duke ndikuar negativisht në disponueshmërinë e bazës së burimeve mjedisore.

Kështu, është mjaft e nevojshme të ritheksohet shqetësimi për çështjet e politikave ndërsektoriale, për të zbutur presionet e energjisë/turizmit dhe për të rritur në maksimum shlyerjen e investimeve në infrastrukturën publike. Megjithatë, procesi jo i mbyllur i decentralizimit dhe vazhdimësia e mungesës së ekuilibrit

Page 3: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

229

A MUNDET SHqIPËRIA TË PËRBALLojË KoSToT E MANAXHIMIT MjEDISoR?

të pushtetit “neocentralist”, cenojnë aftësinë e administratës vendore për të udhëhequr zhvillimin ekonomik dhe hapësinor në nivel vendor. Për më tepër, kapaciteti shpesh i dobët i lëvizjeve mjedisore për të drejtuar komunitetin të organizohet me efikasitet dhe transparencë, përbën një pengesë për artikulimin politik të zërit të qytetarëve dhe biznesit.

Zgjidhja e këtyre sfidave politike gjendet në rritjen e kapacitetit të administratës publike për të planifikuar investimet në infrastrukturë dhe energji në aspekte shumë-dimensionale. Investimet në instrumentet e planifikimit hapësinor, në monitorimin mjedisor dhe në rregulloret për klimën, duhet të shoqërohen me një rishikim të ekuilibrit të brishtë mes pushtetit qendror dhe vendor. Edhe lëvizjet qytetare duhet të rishqyrtojnë strategjitë dhe agjendën e tyre për këto çështje.

2. Hyrje

Promovimi i një sistemi të qëndrueshëm të energjisë është thelbësor për arritjen e Synimeve të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Mijëvjeçarit63. Ulja e varfërisë dhe rritja ekonomike varen nga ak-sesi i qëndrueshëm, i barabartë dhe i përballueshëm tek energjia. Megjithatë, në ekonomitë në tranzicion, vazhdimësia e metodave të paefektshme të organizimit të prodhimit shoqëror64 dhe efektiviteti shpesh i dobët i qeverisjes, nënkupton se efektet pozitive të investi-meve në energji shpesh nuk kapen prej konsumatorëve apo firmave fundore në zinxhirin e vlerës së tregut të energjisë (oliveira et al., 1900: 544) – veçanërisht nga segmentet “vulnerabël”65 të shoqërisë dhe segmentet e tregjeve që lindin.

63 MDG – Millenium Development Goals.64 Social production – Mënyra e organizimit të forcës punëtore për të përshkruar dhe realizuar një model të ri të prodhimit ekonomik, në të cilin energjia krijuese e forcës punëtore nuk organizohet sipas formave tradicionale dhe hierarkike të organizimit të stafit. 65 të dobëta dhe lehtësisht të cenueshme.

Page 4: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

230

KAPITULLI II

Me sektorin e turizmit që përbën 77% të totalit të eksporteve në vitin 2007 dhe me potencialin e konsiderueshëm të këtij sektori për t’u bërë promotor i rritjes, turizmi mbetet një përparësi kryesore e zhvillimit për qeverinë shqiptare. Megjithatë, infrastruktura e dobët, kapaciteti i ulët planifikues dhe zbatues për zhvillimin e in-tegruar të territorit dhe financimi i pakët për manaxhimin e zonave me interes kulturor dhe mjedisor, janë disa nga faktorët që pengo-jnë rritjen e sektorit të turizmit (RSH, 2008: 82). Sistemi i energjisë, i planifikuar me kujdes, mund të mbështeste biznesin e turizmit, shpesh të dobët nga ana e energjisë, ndërkohë që do të minimizonte “externalities” sociale dhe mjedisore nga gjenerimi i energjisë. Sek-tori i turizmit mund të kapë përfitimet fundore të investimeve në energji. Megjithatë, për të kapitalizuar përfitime të tilla, ka shumë rëndësi – siç rekomandohet në një raport të fundit ndërkombëtar për rajonin e Ballkanit nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë – që të “përmirësohet bashkëpunimi ndëradministrativ midis fush-ave të politikës së energjisë dhe politikave të tjera publike” (IEA, 2008: 152).

Ky dokument politikash synon të vendosë një urë në këtë boshl-lëk bashkërendimi, duke nxitur një diskutim të fushës për en-ergjinë dhe turizmin në Shqipëri66. Ai trajton dy çështje që lidhen me njëra-tjetrën: si duhet të përshtatet planifikimi i territorit për të kontrolluar presionin e burimeve, presion që del në pah në saje të konkurrimit të forcave të zhvillimit të energjisë dhe turizmit; dhe si mund të zbuten “externalities” të karbonit dhe mjedisit, pasoja që rezultojnë nga varësia e turizmit ndaj energjisë me anë të politikës mjedisore dhe veprimit për klimën. Qëllimi kryesor është të rritet kapaciteti i sektorëve të energjisë dhe turizmit, për të nxitur edhe më tej në mënyrë të ndërthurur zhvillimin social dhe ekonomik dhe për të lehtësuar përfshirjen sociale të të varfërve në zona urbane dhe rurale, duke respektuar njëkohësisht vlerën e mbrojtjes së mje-disit.

66 Për një shembull të fundit në kontekstin e të cilit u bë ky diskutim, shih Shamku T., ‘Energjia nga era, parqet eolike në Bilisht e Kryevidh’, Standard, 07.07.2010; fq. 6

Page 5: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

231

A MUNDET SHqIPËRIA TË PËRBALLojË KoSToT E MANAXHIMIT MjEDISoR?

Diskutimi ka si qëllim të artikulojë politikën e përgjithshme dhe “negociatat” e planifikimit, si dhe sugjeron strategjitë e mundshme të rregullimit dhe zbutjes. Në mënyrë të veçantë, dokumenti synon të arrijë tre objektiva:

1. Të rrisë ndërgjegjësimin tek rregullatorët, politikëbërësit dhe komuniteti i donatorëve në lidhje me urgjencën e një kuadri ndërsektorial për energjinë dhe turizmin. Ai synon ta arrijë këtë, duke nxitur më shumë diskutime të përqendruara për mënyrën se si fokusimi tek sektori i energjisë mund të mbështesë apo pengojë zhvillimin e bazuar tek turizmi në Shqipëri.

2. Të propozojë një kuadër për politikëbërësit për të kuptuar dhe zgjidhur “ujditë” midis sektorëve të energjisë dhe tur-izmit dhe të hartojë kështu instrumente specifike planifikimi dhe mjete politike, për të arritur një manaxhim me të efekt-shëm të çështjeve ndërsektoriale, në nivelin kombëtar dhe vendor.

3. Të identifikojë punë të tjera kërkimore dhe përparësi strat-egjike për shoqërinë civile në Shqipëri në fushat e energjisë, mjedisit dhe turizmit.

3. Energjia dhe Turizmi: Përcaktimi i Kuadrit Konceptual

Nevojat e vazhdueshme për të ndjekur reformën strukturore të sek-torit të energjisë dhe për të lehtësuar zhvillimin e turizmit, nxjer-rin në pah probleme të vështira koordinimi. Hartimi i përgjigjeve të përshtatshme politike kërkon të kuptohet mirë ndërveprimi i ndërlikuar rastësor midis tregjeve të turizmit dhe sistemit të energjisë. Diagrami 1 jep hartën e kuadrit rastësor, brenda të cilit realizohet ky ndërveprim.

Page 6: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

232

KAPITULLI II

Figura 1: Kuadri rastësor brenda të cilit ndërveprojnë tregjet e turizmit me sistemin e energjisë (rreziqet që shoqërojnë këtë ndërveprim jepen në kllapa).

Nga ana strukturore, sistemi i energjisë lidhet me zhvillimin e tregjeve të turizmit me anë të dy proceseve të dallueshme nga njëri-tjetri. Së pari, kemi çështjen e pretendimeve që konkurrojnë me njëra- tjetrën në lidhje me burimet territoriale dhe natyrore. Zë-nia e tokës përcakton kufizimet se si mund të përdoren parcelat e tokës. Kjo ndodh për shkak se modelet e përdorimit të tokës kanë ndikime social-ekonomike, kulturore dhe mjedisore tek territori dhe peizazhi. Mënyra e përdorimit ekonomik dhe social të buri-meve territoriale kufizon lirinë e pronarëve të këtyre burimeve, duke përcaktuar shkallën e zhvillimit dhe të “marketimit”67 të ter-ritorit. Seksioni 3.1 bën një vlerësim të prirjeve aktuale në zhvil-limin e energjisë dhe të turizmit në Shqipëri në dritën e planifi-kimit hapësinor. Diskutimi evidenton përmasat e konfliktit midis infrastrukturës së energjisë dhe asaj të turizmit. Në këtë mënyrë,

67 Reklama dhe promovimi i territorit për të stimuluar zhvillimin e tij.

BurimetTerritoriale

Sistemi iEnergjisë Tregjet e

Turizmit

Gjendjae Mjedisit

Rrethi vicioz

Mbështet

Konkurron për Konkurron për

Ndikon Ndikon

(Presioni mbi burimet territoriale)

(Degradimi i mjedisitlokal/ngrohja globale)

(Infrastrukturadhe emetimet

e karbonit)

Page 7: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

233

A MUNDET SHqIPËRIA TË PËRBALLojË KoSToT E MANAXHIMIT MjEDISoR?

ai përcakton pesë kriteret me të cilat do të vlerësohen mundësitë e pozicionimit të infrastrukturës apo opsionet e zhvillimit alternativ turizëm/energji. Po ashtu, shtjellohen edhe mekanizmat e politi-kave për të manaxhuar “negociatat” dhe jepen edhe rekomandime në Seksionin 6.

Së dyti, përderisa zhvillimi i turizmit krijon kapitale nga burimet mje-disore, bregdetare, territoriale dhe, në përgjithësi, natyrore (së bash-ku me trashëgiminë, dhe asetet etnografike dhe kulturore, e të tjera) – një linjë konflikti midis zhvillimit të turizmit dhe energjisë del në pah edhe në nivelin e ndikimeve mjedisore të mundshme të prodhimit të energjisë – dhe ndikimet që rezultojnë nga degradimi mjedisor në tregun e turizmit. Ndërveprimi i energjisë me turizmin duhet të kup-tohet nga pikëpamja strategjike, për të mos dështuar në përcaktimin e kostos e presionit që ushtron rritja e turizmit tek kërkesa për energji dhe tek implikimet e mëpasshme në emetimin e karbonit (Dubois et al., 2006). Kështu, turizmi dhe energjia përfshihen në një rreth vicioz shkak-pasojë: energjia e nevojshme për të prodhuar dhe konsumuar produktet e turizmit (por edhe komoditetet dhe shërbimet e tjera) ka një ndikim afatgjatë pikërisht mbi ato asete mjedisore që industria e turizmit shfrytëzon për të prodhuar shërbime dhe të vjelë përfitime. Në Seksionin 3.2 dhe 3.3 do të shqyrtojmë dhe vlerësojmë sfidat ak-tuale dhe përpjekjet për të kontrolluar degradimin mjedisor në nivel vendor dhe për të ulur emetimin e karbonit në Shqipëri. Përgjigjet me anë të politikave për degradimin mjedisor dhe nevoja për një strategji të gjithanshme veprimi për klimën që angazhon sektorin e turizmit, jepen si përmbledhje në Seksionin 6.

Seksioni 4 dhe 5 japin një analizë të kuadrit institucional dhe civil ku trajtohen të tilla “negociata”. Në këtë pjesë analizohen struktu-rat e pushtetit që kontribuojnë në zhvillimin vendor territorial dhe në manaxhimin mjedisor, si dhe shpjegohen pasojat negative duke iu referuar çështjeve të mungesës së ekuilibrit midis pushtetit dhe përfaqësimit. Në Seksionin 6 formulohen rekomandimet për për-mirësimin e efektivitetit dhe të përgjegjshmërisë së politikës kom-bëtare dhe vendore për energjinë/turizmin nga aktorët kryesorë.

Page 8: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

234

KAPITULLI II

4. Sfidat e Zhvillimit të Energjisë dhe Turizmit: “Negociatat”

4.1 Planifikimi dhe Pozicionimi i Infrastrukturës

Zhvillimi i sistemit të energjisë dhe rritja e tregjeve të turizmit për-caktojnë dinamikat ekonomike, shoqërore dhe hapësinore, të cilat ushtronjnë trysni mbi njëra-tjetrën, në nivel vendor dhe kombëtar. Këto trysni përjetohen në nivele të ndryshme, përfshirë modelet e përdor-imit të tokës dhe pretendimet e papërputhshme mbi burimet mje-disore të përdorshme si komoditete të shfrytëzueshme, apo si asete natyrore për t’u mbrojtur. Ka jashtëzakonisht rëndësi që të kupto-hen drejt këto trysni konfliktuale, nëse shteti synon të vendosë kon-troll mbi dinamikat e ndërlikuara që ndërthurin energjinë dhe turizmin dhe të manaxhojë kështu “negociatat” përkatëse – nën dritën e forcave “neocentraliste” nëpërkëmbëse dhe të artikulimit politik shpesh të dobët të nevojave të qytetarëve.

Për aq kohë sa infrastruktura e prodhimit të energjisë dhe tregjet e turizmit konkurrojnë për shfrytëzimin e burimeve territoriale/mje-disore, presionet e ndërsjella mund të kuptohen dhe administrohen në nivel të planifikimit hapësinor. Tregjet e turizmit do të zhvillohen natyrshëm aty ku burimet mjedisore dhe territoriale mund të ofrojnë vlerë të shtuar në krijimin e produkteve të turizmit, p.sh., një plazh të virgjër, një qytet me trashëgimi të pasur etj. Kështu, planifikuesi duhet të eliminojë ose zvogëlojë efektet negative që njësitë e prod-himit të energjisë dhe ato industriale mund të kenë tek realizimi i vlerës së turizmit, përmes hartimit të udhëzimeve të hollësishme dhe transparente për përcaktimin e vendit për infrastrukturën e turizmit. Kjo kërkon që të kuptohen presionet e ndërsjella të energjisë/tur-izmit, si dhe të caktohen kufizimet e duhura për të përcaktuar nëse një territor specifik duhet të krijojë kapitale tek potenciali i gjenerimit të turizmit, ose tek potenciali i gjenerimit të energjisë.

Mund të identifikohen pesë faza për të vlerësuar opsionet e zhvil-limit alternativ, për të kontrolluar presionet negative të turizmit/energjisë, si dhe për të manaxhuar me efektivitet debatet e planifi-kimit hapësinor:

Page 9: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

235

A MUNDET SHqIPËRIA TË PËRBALLojË KoSToT E MANAXHIMIT MjEDISoR?

4.1.1 Historia social-ekonomike dhe statusi mjedisor

Historia dhe prirja social-ekonomike e një territori të caktuar dhe statusit të tij mjedisor përcaktojnë nëse avantazhi krahasues gjendet në zhvillimin e turizmit ose në zhvillimin e energjisë. Vendet e ndo-tura, apo zonat industriale të braktisura mund të kenë nevojë për financime për rigjenerimin e tyre të menjëhershëm nga investitorët dhe komuniteti vendës, me qëllim shpalosjen e vlerës së tyre turis-tike. Kjo nënkupton se këto vende duhet të parashikohen në pamje të parë si zona të rizhvillimit industrial. Megjithatë, kostot rastë-sore të moszhvillimit për qëllime fitimi të një ish-zone industriale në kontekstin e një gjeografie më të gjerë të burimeve “rekreative”, mund të jenë më të mëdha se kostot financiare të investimit publik për riparimin e kësaj zone.

Në këtë kuptim, ish-zona industriale që ndodhet midis plazhit të Triportit dhe Vlorës, e përcaktuar si Park Energjetik dhe Industrial në vitin 2003 (Bankwatch, 2008: 32), mund të përfshihej me sukses në kuadrin e zhvillimit të turizmit të parashikuar për Shqipërinë e jugut (Banka Botërore, 2007: 5; PAP/RAC e të tjerë., 2005). Kjo do t’i mundësonte komunitetit të biznesit të shfrytëzonte me për-fitim vlerën e shtuar që shoqërohet me krijimin e një vazhdimësie të burimeve mjedisore dhe territoriale që shtrihen nga Laguna e Nartës (tashmë pjesë e investimeve në sektorin e turizmit68 dhe e caktuar si zonë e mbrojtur) deri në jug të Gjirit të Vlorës (pjesë e zo-nës së mbrojtur, e një parku kombëtar dhe e rezervuar nga Bashkia e Vlorës për zhvillim të orientuar drejt turizmit).

Për më tepër, vetë rizhvillimi industrial mund të kërkojë veprime të rëndësishme riparuese. Në Vlorë, vendi i një terminali karbu-rantesh69 në bregdet i përuruar kohët e fundit, u përcaktua si një ‘pikë e nxehtë’ industriale (UNEP, 2000) për shkak të rreziqeve të menjëhershme që paraqiste për mjedisin dhe shëndetin publik. Dekontaminimi70 nga zhiva i ish-Fabrikës së Sodës/PVC që ndodhet

68 ndër investitorë, mes të tjerëve, janë edhe Vista Group Sh.p.k. dhe Veve Group.69Administrohet nga Petrolifera Italo-Albanese Sh.a., pjesë e Grupit PIR.70 Pastrimi nga ndotja

Page 10: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

236

KAPITULLI II

në këtë zonë, thithi shumë fonde nga komuniteti i donatorëve të huaj71 (Bankwatch, 2008: 11) dhe pastrimi i pikës së nxehtë indus-triale të ndotur kimikisht në Porto Romano, një Park Energjetik dhe Industrial i shpallur si i tillë që nga viti 2004, u financua nga Banka Botërore si pjesë e projektit të zhvillimit të bregdetit (Banka Botërore, 2005).

Kjo sugjeron se pretendimi për kosto të larta kapitali që duhen për të rigjallëruar një vend të ndotur, nuk mund të përbëjë argu-mentin e duhur për të kundërshtuar fizibilitetin e zhvillimit alter-nativ të turizmit. Të vlerësosh kapacitetin e burimeve territoriale për t’i dhënë vlerë ekonomike me anë të zhvillimit të turizmit, ose energjisë kërkon një vlerësim krahasues të kostove të nevojshme për rehabilitim, për ta bërë territorin të përshtatshëm për inves-time energjie apo turizmi. Më pas, kostot e rehabilitimit duhet të vlerësohen përkundër shlyerjes së pritshme në kontekstin e gjerë ekonomik dhe hapësinor të vendit në fjalë. Një ish-zonë industriale e ndotur, e vendosur nga pikëpamja strategjike në mes të zonave me interes panoramik, çlodhës dhe mjedisor (si plazhi i Triportit), mund të sigurojë të sjellë përfitime më të shpejta dhe më të sigurta sesa rizhvillimi industrial i saj. Nga ana tjetër, kostot e rehabilitimit për zhvillimin industrial ose energjetik mund të jenë më të lehta për t’u mbuluar nga sektori privat. Sektori i turizmit, i polarizuar midis mikro-ndërmarrjeve vendore apo shumëkombësheve të mëdha të turizmit të ndërgjegjshme për rreziqet e marketingut të destina-cioneve turistike, mund të mos investojnë në ish-zona industriale, nëse nuk mobilizohen në fillim investime të mëdha publike për rehabilitimin e zonës dhe për vendosjen e infrastrukturës bazë.

Ndonëse përfshirja e vlerësimeve të kostove oportune në manaxh-imin e terreneve të ndotura mbetet një përparësi, ka një shqetësim që autoritetet e planifikimit, si rezultat i pushtetit të tyre të pamjaf-tueshëm, ose të dobët për të bërë marrëveshje, mund të lejojnë zh-villimin industrial në zona të gjelbra, duke pasur parasysh kostot e

71 Punimet për rigjenerimin në Vlorë u financuan nga qeveria çeke dhe u kryen nga kompania çeke Geotest. http://www.geotest.cz/engl/azahr.htm

Page 11: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

237

A MUNDET SHqIPËRIA TË PËRBALLojË KoSToT E MANAXHIMIT MjEDISoR?

pakta financiare të rehabilitimit me të cilat do të përballet zhvillue-si, në krahasim me investimet (me fitim nga pikëpamja e biznesit) në një zonë ekuivalente të kontaminuar. Në studimin për caktimin e vendit për termocentralin e KESH-it72, një komponent i Parkut të Vlorës, u përdor një metodologji e automatizuar për të analizuar gjashtë vende të mundshme mbi bazën e një sërë kriteresh zhvil-limi. Në këto kritere përfshiheshin kostot e rehabilitimit të terrenit, ku ato vende që kërkonin rehabilitim intensiv merrnin më pak pikë (MWH, 2003: 87; BERZH, 2004: 1). Si rezultat i këtyre rekomandi-meve, termocentrali u vendos faktikisht në zonën “Vlora B” (një zonë e gjelbër), përkundër (mes të tjerave) zonës “Vlora A” – një zonë që kërkonte shumë punë me dekontaminimin e zhivës dhe që praktikisht u përdor pjesërisht nga terminali i karburanteve në bregdet (i miratuar më pas).

Ky mekanizëm vendimmarrjeje dështoi në përcaktimin e kostos së mundësisë së humbur për zhvillimin alternativ, të shoqëruar me një skenar pa projekt (Bankwatch, 2008). Shqetësimi më i madh është se kostot financiare të rehabilitimit të zonës u lejuan të shpër-fillnin kostot (më të larta) sociale dhe mjedisore të shoqëruara me rehabilitimin dhe rizhvillimi e zonave të kontaminuara dhe të rrezikshme nga pikëpamja mjedisore. Ky ishte rasti ku edhe in-vestitori (në këtë rast një ndërmarrje shtetërore që merr rregullisht subvencione shtetërore) mund të kishte toleruar kosto pak më të larta kapitale në shkëmbim të uljes së rreziqeve mjedisore dhe të humbjes së mbulesës së tokës, ndërkohë që do të siguronte të njëjtat shlyerje të investimit.

4.1.2 Efiçienca ekologjike

Vlerësimi i avantazheve krahasuese të zhvillimit të energjisë/turizmit duhet të përcaktojë koston e fitimeve apo humbjeve të ndryshme të efiçiencës ekologjike që mundësitë e planifikimit al-

72 Ky studim iu dha me kontratë konsulentit Montgomery Watson Harza nga qeveria shqiptare në vitin 2001.

Page 12: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

238

KAPITULLI II

ternativ gjenerojnë. Një mënyrë për ta përcaktuar nga ana sasiore efiçiencën ekologjike të një përzierje politikash të caktuara është të llogaritet zona e ndikimit ekologjik73, një masë e zonës bioproduk-tive (në hektarë) që duhet për të mbajtur një popullatë. Ky variabël vlerëson ekuivalentet e tokës që duhen për të gjeneruar faktorë të mjaftueshëm produktiviteti, për të plotësuar kërkesën për konsum dhe për të asimiluar produktet mbetje.

Vlerësimi i efiçiencës ekologjike të infrastrukturës së turizmit dhe energjisë ka rëndësi të madhe, nëse politika dhe planifikimi supozohet se gjenerojnë zhvillim të ndershëm dhe të drejtë. Kjo ndodh sepse pasojat sociale-ekonomike të deficitit ekologjik74 duket se do të mbarten më shumë nga të varfërit. Kur shkelen ku-fijtë ekologjikë, komunitetet e varfra janë shumë më pak në gjendje të përballojnë krizën e burimeve, duke zbatuar një teknologji më të efektshme mjedisore, apo duke lehtësuar dëmet në ekosistem. (Lee, 2006: 18). Prandaj, kur disponohet kapital publik për shpenzimet në infrastrukturë, duhet të sigurohet efiçienca ekologjike me qëllim që të sigurohet paanshmëria dhe drejtësia e pasojave.

Nëse nuk mbështetet nga infrastruktura dhe tregjet e nevojshme kolaterale (transporti publik, energjia e rinovueshme, baza bujqë-sore etj.), zhvillimi i turizmit ka mundësi të krijojë një barrë për gjurmën ekologjike nëpërmjet mbështetjes tek transporti që emeton karbon – burimi kryesor i emetimeve që lidhen me turizmin (Kelly e të tjerë, 2007: 69) –dhe tek varësia në distanca të mëdha për zinx-hirin e furnizimit ushqimor (me konsum të lartë karburanti dhe uji) nga importi (Swilling, 2006: 48).

Në Lezhë, përkushtimi i madh i bashkisë ndaj zhvillimit të eko-turizmit (MoL75 et al, 2006: 45) është kombinuar mjaft mirë me një program politikash që synojnë rritjen e prodhimit të agrobiznesit

73 Ecological footprint ose gjurma ekologjike.74 D.m.th., burimet e padisponueshme të ekosistemit që duhen për të përballuar tejkalimin në prodhim dhe konsum.75 Bashkia e Lezhës në referenca të këtij artikulli të përkthyer nga anglishtja referohet si “MoL”.

Page 13: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

239

A MUNDET SHqIPËRIA TË PËRBALLojË KoSToT E MANAXHIMIT MjEDISoR?

vendës (PNUD et al, 2005a: 62). Kjo mund të ketë efekte pozitive duke konsoliduar produktivitetin dhe identitetin e operatorëve të sektorit të turizmit edhe më shumë drejt fazave të mëtejshme (PAP/RAC et al, 2005: 208). Për më tepër, organizimi i industrisë së përpunimit ushqimor në një park industrial, procesi i zonimit dhe tenderimit të të cilit është në rrugë e sipër, mund t’i lejojë vetes përfitime modeste të efiçiencës ekologjike, me anë të përmirësimit të aglomeratit të tokës bio-produktive (jin et al, 2009: 2946), si dhe kursimit të mëpasshëm të mbulimit të tokës për qëllime të tjera ekonomike të lidhura me turizmin.

Fitime të tjera mund të realizohen duke hartuar dhe imponuar rregulloret e nevojshme dhe stimujt financiarë, për të mbajtur në nivel vendor aksionet e produktit energjetik të centraleve elektrike të planifikuara me biomasë si dhe të dy mullinjve me erë që do të ndërtohen midis Lezhës dhe Portit të Shëngjinit76. Në planin e tanishëm të biznesit të operatorit, 100% e prodhimit do të ekspor-tohet në Itali me anë të një linje të veçantë interkonjeksioni nënujor. Përmirësimi i mbajtjes së produktit vendor do të mundësonte një rritje të aksioneve të energjisë së rinovueshme në strukturën krye-sore vendore të furnizimit me energji si dhe forcimin e kapacitetit prodhues të bizneseve vendore, shpesh të varfra në energji. Përveç kësaj, hapja e mundësive për agrobiznes dhe përpunimin ushqimor mund të sugjerojnë përpjekje të përbashkëta midis bazës vendore të prodhimit dhe furnizimit drejt e në burim të karburantit organik për centralin e planifikuar të biomasës. Evidentimi i zinxhirit të furnizimit do të ofronte një zbutje të varësisë vendore tek impor-tet (kryesisht me transport) si dhe një “gjelbërim” të integruar të zinxhirit vendor të vlerës të energjisë.

76 Investitor është kompania Ital Green Energy Sh.p.k. (Marseglia Group) dhe marrëveshja u nënshkrua në janar të vitit 2009. Projekti, që funksionon jashtë kuadrit koncensionar, është aktualisht në fazën e projektimit dhe përfshin një uzinë biomase 135 MW, dy ferma mullinj me erë për një kapacitet total të instaluar prej 234 MW dhe një linjë (interkonjeksion) nënujore tregtare ndërkombëtare.

Page 14: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

240

KAPITULLI II

4.1.3 Nevojat dhe aspiratat vendore dhe kapaciteti i biznesit

Për të siguruar se investimet publike në infrastrukturën e energjisë/turizmit nxisin rritjen e sektorit privat përkatës (Swilling, 2006: 23), në planifikimin vendor dhe përcaktimin e vendit për infrastruk-turën duhet të merret parasysh edhe mundësia në nivel vendor për burimet njerëzore, si dhe kapaciteti, aspiratat dhe njohuritë teknike të strukturës ekzistuese të biznesit. Kjo ka shumë rëndësi për të mundësuar pjesëmarrjen e firmave vendëse dhe komunitetin vendor në përfitimet e fazave të mëtejshme të shpenzimeve në in-frastrukturën e energjisë (oliveira et al, 1990) ose për t’iu përgjigjur pozitivisht investimeve publike në shërbimet e rehabilitimit apo në shërbimet e tjera mbështetëse të turizmit.

Në Vlorë, në vitin 2001, një delegacion i bizneseve vendore i kishte dërguar një kërkesë Kryeministrit për ngritjen e një parku të in-dustrisë së lehtë në veri të qytetit. Një propozim i ngjashëm për rizhvillimin e zonës së vjetër industriale iu paraqit administratës vendore nga një grup prej 128 drejtuesish të bizneseve vendore në vitin 2007. Në vizionin e komunitetit të biznesit të Vlorës, parku do t’i shërbente sektorit në lindje të turizmit, duke forcuar bazën e prodhimit vendor që në rrënjë. Është argumentuar se autoritetet qendrore të planifikimit hapësinor i kanë përdorur pikëpamjet e komunitetit me qëllim justifikimin politik të përcaktimit të vendit të Parkut Energjetik dhe Industrial të Vlorës në vitin 2003 (Bank-watch, 2008: 28-32). Megjithatë, në kundërshtim me pritshmëritë vendore, impianti i miratuar do të përfshinte, mes të tjerash, edhe një termocentral 98 megavat, një port karburantesh, një terminal logjistik dhe komponentë të tjerë dëmtues për mjedisin77 dhe jo in-dustri të prodhimit dhe përpunimit të ushqimeve.

Edhe pse disa nga këto projekte infrastrukture justifikohen në kontekstin e objektivave kombëtarë të politikave energjetike dhe industriale (RSH, 2007: 67), ato nuk arrijnë dot të krijojnë stimujt e

77 Investitorët ishin KESH, Petrolifera Italo-Albanese Sh.a., Zumax AG, Albanian Macedonian Bulgarian oil Corporation (aMBo).

Page 15: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

241

A MUNDET SHqIPËRIA TË PËRBALLojË KoSToT E MANAXHIMIT MjEDISoR?

duhur për të nxitur firmat vendëse të marrin pjesë financiarisht. Pje-sa më e madhe e projekteve financohen nga institucione financiare të huaja dhe vihen në zbatim nga kompani ndërkombëtare. Ajo që është më e rëndësishme është se ato nuk i kushtojnë aspak vëmend-je përparësive për investime dhe agjendës së zhvillimit të sektorit privat vendor, që është përqendruar kryesisht në industrinë e lehtë, në shërbime dhe në turizëm. Kjo do të thotë se nevojat, dëshirat dhe kapacitetet e strukturës së biznesit janë margjinalizuar në pro-cesin e përgjithshëm të planifikimit të infrastrukturës, pavarësisht thirrjeve drejtuar qeverisë për të hartuar një kuadër hapësinor dhe politikash dhe me anë të të cilit të mundësojë një kapitalizim me të madh të kapitalit shoqëror dhe njerëzor në nivel vendor.

Kuadri i zhdërvjellët dhe përfshirës i planifikimit të territorit duhet të nxjerrë në pah pronësinë vendore (Ligji Nr.1011978), si dhe të synojë rregullimin e dinamikës së tregut vendor dhe të mos im-ponojë artificialisht një vizion zhvillimi. Një model i tillë do të shër-bente edhe për të shkurajuar format nënoptimale të vetërregullimit të tregut dhe kështu, të zbusë linjën e gabimit të zënies formale/informale të tokës dhe të veprimtarisë ekonomike (Niented, 1998). Kjo vijë gabimi e largon ekonominë vendore nga kanalet formale të planifikimit hapësinor dhe përjetëson kështu anashkalimin e prodhimit dhe të tregjeve vendëse, si dhe mungesën e masave për të përmirësuar kapacitetin rregullator dhe atë të vjeljes së të ard-hurave të institucioneve vendore.

4.1.4 Zhvillimi ekonomik dhe ulja e varfërisë në nivel vendor

Mundësitë e planifikimit hapësinor dhe të përcaktimit të vendit ku ndërtohet infrastruktura e prodhimit të energjisë, duhet të vlerëso-hen gjithmonë në kontekstin e një strategjie më të gjerë vendore dhe rajonale për zhvillimin social-ekonomik. Pavarësisht kësaj, nuk

78 Ligji nr. 10119, datë 23.4.2009, “Për planifikimin e territorit”.

Page 16: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

242

KAPITULLI II

është e qartë ende nëse praktikat e planifikimit mund formëzojnë me efikasitet sjelljen e tregut dhe të realizojnë ndryshimin social (Adams, 1994: 79). Për një prej tyre, investimi në turizëm, veçanër-isht nëse drejtohet ekskluzivisht nga shumëkombëshe të mëdha, mund të riprodhojë modelet ekzistuese të pabarazisë shoqërore, duke përjashtuar popullatën vendëse nga përfitimet. Për më tepër, investimet e drejtpërdrejta të huaja në turizëm mund të imponojnë modele kulturore të aktiviteteve argëtuese dhe të zhvillimit mundë-sisht të ndryshme me identitetet vendore (Mowforth et al., 2003: 44). Nga ana tjetër, energjia është një industri që kërkon pak krah pune dhe ofron shumë pak për të zbutur varfërinë me anë të kri-jimit të vendeve të reja të punës. Si për t’i keqësuar gjërat, ndotja e kapitalit të energjisë mund t’i ngarkojë ekonomisë vendore një barrë mjedisore, ndërkohë që ende nuk zgjidhen çështjet e mungesës së energjisë në nivel vendor; aq më tepër fakti që produkti shpërndahet në gjithë vendin, pa menduar fare për rajonin që mbart barrën më të madhe mjedisore, duke strehuar një njësi prodhimi të kësaj energjie.

Këto konsiderata nxjerrin në pah vazhdimisht nevojën për të kry-er analiza të gjithanshme kosto-përfitime, për të përcaktuar nëse vëmendja ndaj zhvillimit të energjisë dhe industrisë, përkundër asaj tek sektori i turizmit, do të mund të krijojë përfitime neto shoqërore-ekonomike për banorët vendës. Ndonëse në Vlorë një vlerësim i tillë nuk u krye në mënyrë transparente – nga ku dalin pyetje mjaft të rëndësishme në lidhje me përfshirjen e mundshme social-ekonomike të shtresës së varfër të popullsisë – planifikimi për Parkun Industrial dhe Energjetik të Durrësit u mbështet nga vlerësime të gjithanshme për ndikimin social dhe mjedisor.79

Potenciali i Durrësit për rritje të mëtejshme të turizmit është krye-sisht i kufizuar, ndaj edhe bashkia në rendin e saj të ditës ka si fokus

79 Për Parkun Industrial të Durrësit u krye një Vlerësim i gjithanshëm i Ndikimit në Mjedis nga firma britanike e konsulencës Landell Mills në vitin 2008. Për Parkun e Vlorës, si një i tërë, nuk u krye asnjë vlerësim i tillë, por vetëm për disa komponentë të caktuar të tij (Bankwatch, 2008). Kjo është për t’u habitur po të kemi parasysh ndikimet e mëdha ekonomike, shoqërore dhe mjedisore që ka Parku në mjedisin dhe ekonominë vendore.

Page 17: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

243

A MUNDET SHqIPËRIA TË PËRBALLojË KoSToT E MANAXHIMIT MjEDISoR?

konsolidimin e sektorit ekzistues, rritjen e zërit të saj në procesin e vendimmarrjes, përmirësimin e infrastrukturës urbane, përmirësi-min e profilit mjedisor të qytetit dhe nxitjen e marketingut të Dur-rësit si destinacion në krahasim me zgjerimin e sektorit të turizmit (PNUD et al., 2005b; Ministria e Mbrojtjes et al, 2006). Për më tepër, korridori Tiranë-Durrës, si një aglomerat me rritje të shpejtë, pritet të drejtojë bazën e prodhimit kombëtar, nga prodhimi tek logjis-tika. Kështu, Parku do të funksiononte në këtë kontekst dhe do të krijonte më shumë mundësi punësimi, sesa industria tashmë e ngo-pur e turizmit bregdetar (Landell Mills, 2008).

4.1.5 Kapaciteti i drejtuesve dhe administratës vendore

Së fundi, planifikimi i hapësirës duhet të përcaktojë faktorët dhe të vlerësojë nivelet e ndryshme të kapacitetit drejtues që duhet të sig-urojë administrata vendore për të garantuar suksesin e investimit në infrastrukturë. Parqet e mëdha industriale dhe energjetike za-konisht rregullohen (në aspektin hapësinor, ekonomik dhe fiskal) nga institucionet e nivelit qendror, ndërkohë që zhvillimi i turizmit vendor dhe ekoturizmit pengohet kryesisht nga kapaciteti i admin-istratës vendore për të vënë në zbatim rregulloret e këtij sektori (nga akreditimi i hoteleve deri tek standardet e cilësisë për ujin dhe ushqimin), për të administruar me efektivitet planifikimin urban, si dhe për të ofruar transport efikas dhe infrastrukturë për shërbimet publike (drita, ujë, kanalizime, gjelbërim).

Në këtë prizëm, investimi në ngritjen e kapacitetit në nivel bash-kie duhet të kuptohet edhe si një mënyrë për t’i mundësuar administratës vendore të ushtrojë më shumë kontroll mbi zhvillimin e turizmit dhe ekoturizmit. Në fakt, ndërhyrjet e mëparshme të komunitetit të donatorëve të huaj në sektorin e turizmit80 janë kri-tikuar sepse kanë ecur me një ritëm më të shpejtë sesa kapaciteti

80 P.sh, Plani i Manaxhimit të Zonës Bregdetare Shqiptare 1995-1996 i Bankës Botërore/MEtaP (Banka Botërore, 2002: 2).

Page 18: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

244

KAPITULLI II

zbatues i institucioneve shqiptare (PAP/RAC e të tjerë, 2005). Për këtë arsye, skenarët e mundshëm të investimeve në të ardhmen duhet të vlerësohen edhe duke marrë në konsideratë kapacitetin e organeve përkatëse për të ruajtur kontrollin dhe për të pasur pro-nësinë mbi format e zhvillimit të hapësirës të fokusuar në turizëm ose në energji.

4.2 Degradimi mjedisor

Ekonomitë e prodhimit të energjisë dhe të turizmit ndërveprojnë duke konkurruar për burimet e pamjaftueshme mjedisore dhe ter-ritoriale, por degradimi i mjedisit vendor i krijuar nga sektori i energjisë mund të ndikojë mjaft negativisht në realizueshmërinë e prodhimit dhe konsumimit të produkteve të turizmit (madje edhe anasjelltas). Prandaj, analiza për planifikimin e “ujdive” midis zh-villimit të energjisë dhe turizmit, jo vetëm që duhet të marrë para-sysh efikasitetin e përgjithshëm ekologjik të skenarëve alternativë të zhvillimit (siç diskutohet në Seksionin 3.1.2), por edhe ndikimin vendor të veprimtarive të ndryshme ekonomike në cilësinë e mje-disit.

Duke pasur parasysh se strategjia aktuale e energjisë fokusohet në arritjen e sigurimit të energjisë me anë të një ngarkese minimale të vazhdueshme për energji të prodhuar me karburant fosil (IEA, 2008: 135), shqetësimi për degradimin e mjedisit duhet të nxisë përqendrimin në pakësimin e rreziqeve të derdhjes së karburanteve, të cilat shoqërojnë procesin e trajtimit të produktit të karburantit në zonat bregdetare. Këto të fundit pritet të rriten, si rezultat i rritjes së kërkesës nga termocentralet e reja dhe ato në proces planifikimi.

Në këtë kontekst, ndërtimi i dy terminaleve të reja bregdetare në Por-to Romano dhe Vlorë do të sjellë përfitimet modeste për efikasitetin mjedisor, përderisa shkarkimi i karburantit administrohet me stan-darde të dobëta mjedisore ose larg bregut, në det të hapur, ose brenda porteve tregtare të Shëngjinit, Durrësit apo Vlorës. Me op-

Page 19: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

245

A MUNDET SHqIPËRIA TË PËRBALLojË KoSToT E MANAXHIMIT MjEDISoR?

eratorin e terminalit të Vlorës, si operatori i vetëm në Gjirin e Vlorës (Ligji Nr. 9231, Neni 8) si dhe me legjislacionin mjedisor që me efek-tivitet ndalon ngarkimin e karburanteve në det të hapur (Ligji Nr. 9055, Neni 194, 3b), rreziqet nga derdhja e karburantit mund të ulen më mënyrë të konsiderueshme – dhe rrjedhimisht edhe rreziqet për degradimin mjedisor në nivel vendor. Kjo ka rëndësi për zhvillimin e turizmit, përderisa niveli historikisht i lartë i ndotjes në Vlorë dhe Shëngjin (UNEP [PMKB], 2003: 13) rrezikon ekosistemet e lagunave vendore të caktuara si rezerva natyrore dhe derdhje të tjera karbu-ranti nuk bëjnë gjë tjetër veçse rrisin ndotjen tashmë të lartë të ujit.

Duke pasur parasysh kuadrin e politikave që po ecën përpara në përf-shirjen objektivave për uljen e rreziqeve nga derdhjet, nuk është ende e qartë se mbi ç’baza do ta justifikojë KESH prokurimin e karburantit për termocentralin e Vlorës nga një anije-cisternë në det të hapur, në vend që të përdorte terminalin pranë në bregdet. Dihet që cisterna parashikohet të paraqesë rreziqe të mëdha të paneglizhueshme të derdhjeve të karburanteve (MM, 2003: 78; BERZH, 2004: 6). Është e besueshme se ndërtimi i impiantit ishte si rezultat i studimeve të pak-ujdesshme mjedisore dhe teknike gjatë fazës së planifikimit (Bank-watch, 2008: 8). Vlerësimi i parë për ndikimin në mjedis nuk përf-shiu një analizë të ndikimit të impiantit në mjedis dhe u mbështet tek disponueshmëria e cisternave të vendosura pranë që i përkisnin ish-rafinerisë shtetërore ARMO. Kjo e fundit u hoq më vonë për ar-sye teknike; për më tepër, u argumentua se një ndërmarrje publike si KESH për prokurimin e karburantit nuk mund të mbështetej në terminalin bregdetar (depozitat po pranë tij) të administruar nga firma private. Megjithatë, me një mundësi më të sigurt prokurimi të gatshme, si dhe me një ndërgjegjësim në rritje të degradimit mjedisor të lidhur me derdhjen e karburanteve, është shumë pak të diskutosh nëse KESH duhej të investonte në një çisternë, le pastaj të operonte impiantin, duke injoruar rreziqet e derdhjeve.

Për më tepër, ligji rezervon të drejtën ekskluzive të terminaleve breg-detare për të realizuar shkarkimin e karburanteve në Gjirin e Vlorës vetëm nëse një termocentral “i madh” do të ndërtohej në Gji (Ligji

Page 20: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

246

KAPITULLI II

Nr. 9231, Neni 8/2). Me një kapacitet të instaluar prej 98 megavat, termocentrali i KESH-it zor se mund të kualifikohet si TEC81. Kjo do të thotë se përveç se është një politikë e keqe mjedisore, vendimi i KESH-it për të operuar prokurimin e karburantit në det të hapur mund të jetë edhe i paligjshëm. Ky shembull sugjeron se ndërkohë që po kristalizohet perspektiva për degradimin e mjedisit vendor, në kuadrin politik dhe normativ mungon ende vazhdimësia në zbatimin e tij. Po ashtu, rreziku i degradimit të mjedisit vendor si një pengesë për zhvillimin e turizmit shpesh nuk evidentohet si i tillë në strategjitë rajonale dhe vendore (PNUD et al., 2005b: 76-78). Si rezultat, hartuesit e politikave për zhvillimin e turizmit nuk ar-rijnë të përfshijnë plane zbutjeje që të synojnë pakësimin e trysnive negative të degradimit mjedisor. Nga ana tjetër, rehabilitimi mjedi-sor nuk po kuptohet qartësisht si një përparësi strategjike për sekto-rin e turizmit, duke rrezikuar në një farë mënyre edhe mbështetjen e domosdoshme nga komuniteti i biznesit turistik.

4.3 Energjia, turizmi dhe ndryshimi i klimës

Tregjet e turizmit vënë kapital nga burimet mjedisore dhe klimatike për të prodhuar dhe shitur produkte turistike. Përmes mbështetjes së tyre faktike në sistemin e energjisë (kryesisht për transportin e udhëtarëve), prodhimi dhe marketingu i produkteve të turizmit gjeneron efekte anësore në formën e emetimeve të karbonit në shkallë globale – përtej ndikimeve mjedisore në vend. Edhe pse efektet e mundshme të ndryshimit të klimës nga njeriu ende nuk po kuptohen ashtu siç duhet (Dubois et al., 2006), është mëse e qa-rtë se tregu i turizmit nuk mbështetet në forcat e veta: konsumimi i produktit mund të minojë edhe më tej prodhimin. Mund të ketë “në thelb, “makineri që prodhojnë efekte dytësore”, që synojnë t’i heqin kostot [e tyre] të vërteta (mjedisore)” – disa nga të cilat duket se janë afatgjata – “nga bilancet financiare” (Storm, 2009: 1017).

81 Kapaciteti i instaluar i termocentralit të planifikuar ENEL në Porto Romano është 1600 MW.

Page 21: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

247

A MUNDET SHqIPËRIA TË PËRBALLojË KoSToT E MANAXHIMIT MjEDISoR?

Në këtë kuptim, Strategjia Kombëtare e Turizmit pranon se pa përpjekje agresive, të cilat sigurojnë qëndrueshmërinë e burimeve natyrore dhe kulturore, Shqipëria nuk do të mund të sigurojë në treg një vend të përshtatshëm për të thithur turistë (RoA. 2007b: 15). Megjithatë, në Shqipëri nuk janë hartuar apo në fuqi plane veprimi për adresimin e ndryshimeve klimatike (IEA, 2008: 154). Gjithashtu, nuk është hartuar ndonjë strategji minimizimi, përmes së cilës të trajtohet varësia e sektorit të turizmit nga karboni (në Shqipëri, transporti jep 53% të emetimeve të karbonit). Si rrjedhojë, nuk është krijuar ndonjë kuadër rregullator apo investimesh, i cili të promovojë prodhim dhe konsum me emetime te ulëta karboni në sektorin e turizmit.

Sektorit të turizmit shqiptar duket se do t’i duhet të paguajë hara-çin e ekonomisë që emeton karbon, me anë të efekteve klimatike të ngrohjes globale dhe, në terma afatshkurtra, me hyrjen në fuqi të rregulloreve europiane të pakësimit të karbonit me përafrimin e Shqipërisë në BE. Së pari, ndryshueshmëria e klimës në Shqipëri ka treguar se ajo ka një ndikim të madh në rezervat ujore dhe rrjedhi-misht në sektorin energjetik që varet aq shumë nga uji (oKB Shq-ipëri, 2007: 20). Së dyti, edhe pse Shqipëria, si vend jo anëtar i Shto-jcës 1, do të ketë një status të veçantë brenda politikës së BE-së për klimën dhe nuk është e detyruar të përmbushë objektivat e uljes së emetimeve të karbonit, ajo do të futet automatikisht në zonën e BE-së të Skemës së Shkëmbimit të Karbonit, ashtu si edhe dy vendet jo anëtare të Shtojcës 1, vende të cilat iu bashkuan BE-së në vitin 200482 (RoM, 2006). Ka mundësi që çmimet e larta të karbonit, të shoqëruara me varësinë e Shqipërisë ndaj importit të karburanteve mund të ndikojnë në rritjen e çmimeve për një sërë mallrash (Hill, 2006), duke ndikuar kështu në konkurrueshmërinë e produkteve të turizmit të Shqipërisë. Kjo nxjerr në pah nevojën për një plan të plotë përshtatjeje për t’i mundësuar tregjet e turizmit të kalojnë në procese më pak ndotëse prodhimi dhe konsumi – duke filluar që nga infrastruktura e transportit – me qëllim zbutjen e ndikimit të

82 Malta dhe Qipro

Page 22: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

248

KAPITULLI II

mundshëm ndaj rritjes së çmimit të produkteve të karburantit për shkak të rregulloreve të karbonit.

Në aspektin e furnizimit me energji, rritja e stokut të kapitalit ndotës të energjisë, e nxitur edhe nga investimet e kompanive të shënuara në Shtojcën 1 në rajone pa mbulesa karboni, mund të komprometojë kapacitetin e Shqipërisë për të realizuar qëllimet e saj në pakësimin e emetimit të karbonit, ndërkohë që ekonomitë në zhvillim dhe në tranzicion do të ecin më përpara në politikat e zbutjes së ndryshimit të klimës (Muhovic-Dorsner, 2005: 243). Nga perspektiva e veprimit global për klimën, vonesa dritësh-kurtër apo mungesa e largpamësisë në angazhimin ndaj veprimeve ndërkombëtare dhe kombëtare për klimën nga ana e ekonomive në tranzicion, mund të rrisë koston e përgjithshme të përshtatjes së klimës, mund të pengojë hyrjen e teknologjisë së rinovueshme, si dhe mund të rrisë efektet e rrjedhjes së karbonit, ndërkohë që kapitali i vjetër ndotës i energjisë rivendoset në botën e vendeve në zhvillim (Bosetti et al, 2009; Hill, 2006). Investimi sa më herët në një strukturë të qëndrueshme rregullatore për të mbajtur investimet e drejtpërdrejta të huaja në infrastrukturë ndotëse energjie, nxitja e investimeve në teknologji të rinovueshme dhe mbajtja e një përqin-djeje të madhe të prodhimit nga termocentralet me pronësi të huaj, duhet të kthehet në përparësi nëse Shqipëria nuk do që të humbasë nga marrëveshjet ndërkombëtare për klimën.

Kanalizimi i perspektivës së ndryshimit të klimës në politikat e en-ergjisë duhet të përfshijë veprime si nga ana e kërkesës – aty ku en-ergjia mbështet tregjet e turizmit (mes të tjerave) – ashtu edhe nga ana e ofertës, duke krijuar stimuj për një përzierje të karburanteve me burimet e rinovueshme.

4.3.1 Strategjitë e zbutjes në segmentin e kërkesës

Në Shqipëri planifikimi i energjisë mbetet kryesisht i drejtuar nga kërkesa dhe i orientuar nga oferta. janë parashikuar mod-

Page 23: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

249

A MUNDET SHqIPËRIA TË PËRBALLojË KoSToT E MANAXHIMIT MjEDISoR?

elet e ardhshme të kërkesës për energji (të drejtuar nga kërkesa) dhe janë planifikuar përshtatjet nga ana e furnitorit (të orientuar nga oferta), pavarësisht përkushtimit të shprehur qartazi për pro-gramet e efiçiencës së energjisë (RSH, 2007a; Oliveira et al., 1990). Nëse duam të arrijmë qëndrueshmëri nëpërmjet prishjes së rrethit vicioz turizëm/energji, planifikimi i politikave duhet të drejtohet nga oferta dhe të orientohet nga kërkesa. Investimet dhe rregulloret duhet të drejtohen nga nevoja për të kaluar në një përzierje karburantesh me karbon të ulët (të drejtuar nga oferta) (shih 3.3.2) dhe përshtatjet duhet të bëhen ashtu si përdoret dhe konsumohet energjia (e orientuar nga kërkesa).

Nga ana tjetër, kjo do të thotë mundësimin e kërkesës së fshehtë, d.m.th., të ofrohen mekanizma për të favorizuar fushat e prodhim-tarisë së ulët të ekonomisë, të cilat, duke pasur parasysh zhvillimin e ulët të tregut, informalitetin e tregut të punës, dhe deficitin e in-frastrukturës, mund të vendosen aq keq sa të mos kenë mundësi të përfitojnë nga investimet e mëdha të energjisë. Turizmi rural, i parashikuar si promotor i mundshëm i zhvillimit social-ekonomik në fshat, është një treg i tillë margjinal, aksesi i të cilit në energjinë me efiçiencë mjedisore duhet parë si përparësi, me qëllim fuqiz-imin e rritjes së tij, si dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e tij ekologjike (RSH, 2007a: 12; Hall, 2000: 40).

Në aspektin tjetër, është e nevojshme të formëzohet kërkesa, d.m.th., të krijohen stimuj për ndryshimin strukturor në mënyrën si kon-sumohet energjia, duke nxitur skema të financueshme të efiçiencës së energjisë. Shteti duhet të veprojë si ndërmjetës midis konsuma-torëve të produktit të turizmit dhe ofertuesve, me synim shpër-bërjen e rrethit vicioz energji/turizëm. Kjo përfshin financimin e efiçiencës së energjisë për veprimtari të caktuara turistike ku konsumohet shumë energjia elektrike, angazhimin e sektorit privat vendës dhe ngritjen e ndërgjegjësimit tek aktorët kryesorë të tur-izmit (IEA, 2008: 153). Aktualisht, Programi Kombëtar i Efiçiencës së Energjisë, i parashikuar sipas Ligjit Nr. 9379, përcakton një kuadër për ta arritur këtë, duke ngritur kompetenca institucionale

Page 24: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

250

KAPITULLI II

dhe duke hartuar mjetet e duhura për të. Më kryesorja, programi nuk arrin dot të përfshijë në mënyrë kuptimplote pushtetin vendor në përpilimin e të dhënave dhe hartimin e përgjigjes përkatëse për sfidat e efiçiencës së energjisë. Kjo mund të pengojë shtjellimin e politikave për efiçiencën e energjisë dhe përkthimin e tyre në vep-rime dhe përfitime konkrete në terren.

Në të njëjtën linjë, nëpërmjet Strategjisë së Sektorit të Energjisë janë evidentuar kryesisht masa për efiçiencën sipas sektorëve (për sektorin e shërbimit, industrisë, etj.). Deri në 2015 parashikohet një kursim i mundshëm prej 22% në konsumin e përgjithshëm (RSH, 2007a: 85). Edhe pse në parim kjo rezulton në kursime të konsid-erueshme në kostot e karbonit dhe kapitalit për investime në prod-himin e energjisë, në praktikë përfitimet nga efiçienca nuk mund të realizohen nëse nuk planifikohen me detaje masa dhe plane veprimi për secilin sektor, për të mundësuar që sektorë të caktuar (përfshirë këtu edhe turizmin) të përshtaten ndaj kërkesave për efiçiencën e energjisë. Për më tepër, nuk ka dispozita për të dekurajuar nën-tregjet turistike me efiçiencë të ulët mjedisore, me anë të kuadrit rregullator dhe fiskal. Fakti se turizmi masiv bregdetar, ashtu edhe nënsektorët përkatës ekologjikë janë ende në fazat e para në Shq-ipëri, mund të përbëjë një përparësi për zbatimin e masave të siste-mit për përmirësimin e qëndrueshmërisë mjedisore të turizmit me anë të politikave të orientuara nga kërkesa.

4.3.2 Strategjitë e zbutjes nga ana e ofertës

Për t’u siguruar se infrastruktura publike përmbush nevojën për performancë të lartë mjedisore në sektorin e turizmit, njësitë e pushtetit vendor dhe operatorët privatë duhet të njohin pjesën e tyre në përpjekjet mbarëkombëtare drejt ngritjes së një sistemi en-ergjetik pa karbon në segmentin fundor të prodhimit.

Me energjinë hidrike që zë 20% të Furnizimit Kryesor Total me En-ergji të Shqipërisë dhe në vitn 2005 96% të përzierjes së energjisë

Page 25: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

251

A MUNDET SHqIPËRIA TË PËRBALLojË KoSToT E MANAXHIMIT MjEDISoR?

elektrike (IEA, 2008: 149), energjia hidrike e Shqipërisë konsidero-het me të drejtë si shtylla kurrizore e prodhimit të energjisë. Për më tepër, Strategjia e Sektorit të Energjisë parashikon një synim për të rritur përqindjen e energjisë së rinovueshme në rreth 40% të furnizimit kryesor total me energji në vitin 2020 (RSH, 2007a: 102).

Prandaj, fakti se pjesa dërrmuese e barrës së karbonit nga treg-jet e turizmit vjen nga transporti, sugjeron se varësia e sektorit të turizmit nga karburet mund të jetë e pandjeshme ndaj depërtimit të mëtejshëm të energjisë së rinovueshme në sektorin elektrik. Të paktën, kjo vërtetohet nëse nuk vendosen mekanizma që transporti i udhëtarëve të mbështetet më shumë në burimet dytësore të ri-novueshme83. Masat nga ana e kërkesës për rritjen e efiçiencës së karburanteve në sektorin e transportit (RSH, 2007a: 81), duhet të shoqërohen nga një shfrytëzim i më shumë mekanizmave për të prezantuar automjetet elektrike apo ato që funksionojnë me metan/LGP, veçanërisht në kontekstin e transportit publik si dhe në investimet e pushtetit vendor për transport në vendet turistike (Kelly et al., 2007). Kjo do të ndihmonte të kontrollohej jo vetëm sa energji përdoret, por edhe si konsumohet energjia, d.m.th., me anë të makinave ndotëse me naftë, apo me anë të makinave elektrike pa karbon. Duke pasur parasysh përdorimin e madh të ngrohjes së ujit me energji diellore në sektorin e hotelerisë (PNUD, 2008: 10), në programet aktuale të zhvillimit duhet të shqyrtohen edhe masat për sektorin e turizmit për të rritur kalimin nga energjia elektrike në atë të rinovueshme për vende të caktuara turistike84.

Politika strukturore e ofertës duhet medoemos të përqendrohet në infrastrukturën jetëgjatë të energjisë që përcakton se si prod-hohet energjia. Minimizimi i kostove të karbonit për prodhimin e energjisë elektrike duhet të mbetet kështu një përparësi, veçanër-isht duke pasur parasysh krizën e energjisë që po kalon Shqipëria dhe nevojat logjike për të siguruar energjinë me anë të diversifi-

83 të tilla si energjia elektrike e prodhuar nga burime jofosile.84 Programi i PNUD-it i kryer nën Nismën Globale për Forcimin dhe Transformimin e Tregut të Ngrohjes së Ujit me Energji Diellore të UNDEP/UNEP/GEF.

Page 26: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

252

KAPITULLI II

kimit të burimeve (RSH, 2007a: 72). Në këtë kuptim, nevoja për të hartuar dhe zbatuar një politikë ndërsektoriale për ndryshimin e klimës, duhet të kalojë nga shqyrtimi i politikave më të sakta të uljes së karbonit, përfshirë këtu politikat e drejtpërdrejta, caktimin e çmimit të karbonit (me anë të një sistemi tregtimi sipas çmimit të tregut apo tatimit të karbonit) dhe skemave të subvencionit (“tarifa mbështetëse) (Economist, 2009: 12).

qeveria shqiptare ka hartuar aktualisht dy instrumente për të nxi-tur investimet në energjinë e rinovueshme: tarifat e garantuara për hidrocentralet e vogla dhe mekanizmin mbyll-e-tregto/të bazuar në rregullore hibride për energjinë e rinovueshme. E para ofron një tarifë të subvencionuar prej 0.057 Euro për kilovat/orë dhe marrëveshje për blerje të garantuar për investitorët e hidrocentraleve të vogla (IEA, 2008: 151). Problemi me këtë mekanizëm është se skemat më tërheqëse financiare me certifikatë të gjelbër nga vendet fqinje të BE-së, së bashku me krijimin e linjave tregtare ndërkombëtare të inter-konjeksionit në të ardhmen), mund t’i bëjnë prodhuesit e pavarur të hidrocentraleve të vogla ta shesin produktin e tyre jashtë shtetit. Po aq problematike është edhe skema e hibridit, ku prodhuesit e energjisë me një kapacitet të instaluar më të madh se 100 megavat janë të detyruar të prodhojnë energjinë elektrike nga burime të ri-novueshme jo më pak se 2% të produktit total që prodhojnë nga burimet e tjera (komponenti i bazuar në rregullore). Megjithatë, ata mund t’i përmbushin detyrimet e tyre duke blerë sasinë e kërkuar të energjisë elektrike nga instalimet e rinovueshme në formën e një certifikate të gjelbër të lëshuar nga Enti Rregullator i Energjisë (komponenti mbyll-e-tregto) (Ligji Nr.9072, Neni 39.1-2).

Me këtë sistem, ku “të mbyllesh dhe tregtohesh” nuk janë ndihma financiare për emetimin e karbonit por detyrime të energjisë së ri-novueshme, TEC-it të KESH-it në Vlorë (98 megavat) nuk do t’i duhet të blejë certifikata të gjelbra. Kjo sugjeron se – edhe pse TEC-i i Vlorës konsiderohet si central ‘i vogël’ – 100 megavat është një prag relativisht i lartë. Me TEC-in e Fierit (60 megavat) që operon me 7-12% të kapacitetit të emrit (IEA, 2008: 144), dhe pa instalime

Page 27: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

253

A MUNDET SHqIPËRIA TË PËRBALLojË KoSToT E MANAXHIMIT MjEDISoR?

të tjera të energjisë elektrike me karburante fosilesh, asnjë njësi ak-tuale e prodhimit të energjisë nuk është subjekt i këtij mekanizmi.

Për më tepër, duke vijuar edhe me argumentin se çmimet aktuale të karbonit janë shumë larg nga niveli që duhet për të arritur stabi-lizimin e dëshiruar të klimës (ose të paktën efektin e dëshiruar në treg) (Markandya, 2009: 1148), vlera totale e tregut të certifikatës së gjelbër, d.m.th., 2% e vlerës së prodhimit total të energjisë elektrike, mund të mos ofrojë faktikisht një stimul të vërtetë për kompanitë e energjisë së rinovueshme për të investuar në Shqipëri, për shkak të forcave më të mëdha të tregut. Nga ana tjetër, ngritja e përqindjes së detyruar për burimet e rinovueshme në nivele jomargjinale mund të nxisë disavantazhin që shoqëron kontrollin e emetimit të karbonit me anë të rregullores së drejtpërdrejtë (Storm, 2009), e cila në përgjithësi nuk arrin t’u ofrojë lojtarëve të tregut stimuj të për-shtatshëm ekonomikë, apo fleksibilitetin e nevojshëm për depërti-min e teknologjisë së rinovueshme.

Efektiviteti i këtij sistemi duhet të vlerësohet edhe në lidhje me pro-jektin aktualisht në bisedime e sipër për termocentralin me qymyr të Porto Romanos. Me një kapacitet të instaluar prej 1600 megavat (ENEL e të tjerë, 2008) ose 107% të kapacitetit total të instaluar në Shqipëri në vitin 2005, kjo e fundit është caktuar të jetë emetue-si kryesor i karbonit në rang vendi. Më shumë se fakti që zgjed-hja e qymyrit si lëndë djegëse duket vetvetiu në kundërshtim me udhëzimet e strategjisë së energjisë (Ekolëvizja, 2009: 3; RSH, 2007a: 89), çështja që ngre shqetësime është nëse Shqipëria do të jetë në gjendje të hartojë një politikë për klimën, e cila mundëson kalimin e përgjegjësive financiare tek ndotësit me karbon dhe dekurajon ndërmarrjen e projekteve spekulative, të orientuara drejt eksport-eve që kërkojnë të zhvendosin prodhimin në Shqipëri me kosto të ulëta financiare dhe të larta mjedisore85.85 Rreth 60 deri 70% e prodhimit të energjisë nga TEC-i ENEL i Porto Romanos do të eksportohet në itali me anë të një linje të dedikuar interkonjeksioni nënujor (Bankwatch, 2009: 2). nga ana tjetër, teknologjia e kapjes dhe sekuestrimit të karbonit që ndërmarrja italiane parashikohet të përdorë për projektin (EnEL e të tjerë, 2008: 19) sipas debateve, llogaritet si pak më shumë se një manovrim tregtar (Ekolëvizja, 2009) – jo më pak për shkak

Page 28: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

254

KAPITULLI II

Në situatën aktuale, të gjitha përpjekjet duhet të drejtohen tek ngrit-ja e mekanizmave për blerjen e energjisë elektrike të burimeve të ri-novueshme nga prodhues të pavarur të energjisë së rinovueshme86 në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim arritjen e përfitimet nga sig-urimi i energjisë, me anë të strategjisë që merr parasysh ndryshimin e klimës. Me tarifa mbështetëse për energjinë e erës, me fitime të larta dhe që janë aktualisht në fuqi në Itali (GWEC, 2008: 39), si dhe me planifikimin nga prodhuesit e energjisë së rinovueshme për të eksportuar të gjithë (ose gati të gjithë) prodhimin e energjisë në tregun e tyre, kjo mund të rezultojë si një sfidë e konsiderueshme administrimi.

Me skemën aktuale të kompensimit të karbonit që po ngre shqetësime për disa arsye, duhet të shqyrtohet një mekanizëm që të përbëhet nga përcaktimi i çmimit të karbonit, duke u bazuar në taksë dhe subvencion i tarifës së energjisë së rinovueshme, si shtylla kurrizore e një strategjie të mundshme shqiptare për klimën. Një mekanizëm i tillë do të shërbente për një qëllim të dyfishtë.

Së pari, mund të nxiste një largim nga lëndët djegëse me fosil, duke përforcuar stimujt aktualë të ofruar nga Mekanizimi i Zhvillimit të Pastër i Kiotos (për të cilin kualifikohet edhe Shqipëria, si një vend joanëtar i Shtojcës 1) dhe me anë të marrëveshjes dypalëshe italo-shqiptare të kohëve të fundit, sipas së cilës, prodhuesit e en-ergjisë së rinovueshme që operojnë në Shqipëri mund të përfitojnë nga stimujt italianë për produktin e shitur në Itali (dhe anasjelltas).

Së dyti,taksa e karbonit/tarifa ushqyese mund të krijojë të ardhura për blerjen e energjisë së shtrenjtë elektrike të gjelbër, duke i ofruar prodhuesve të pavarur të energjisë me erë përfitime konkurruese. Edhe pse mekanizmat e tregut mund të vërtetohen si më efikase në të faktit se përdorimi i teknologjisë së kapjes dhe sekuestrimit të karbonit (që është ende në hapat e parë si teknologji) përfshin kosto më të larta operative, por edhe sepse për të do të përdoret më shumë lëndë djegëse (që gjoja ende nuk është përcaktuar si faktor nga ENEL-i në planin e biznesit për TEC-in e Porto Romanos) dhe sigurimi e vendit të përshtatshëm për magazinimin e karbonit.86 Përfshirë Marseglia Group, Moncada Energy, Veve Group – të angazhuar në projekte të energjisë me erë në Lezhë, Vlorë dhe Kavajë respektivisht.

Page 29: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

255

A MUNDET SHqIPËRIA TË PËRBALLojË KoSToT E MANAXHIMIT MjEDISoR?

planin afatgjatë (Markandya, 2009; IEA, 2008: 155), skema e qën-drueshme e subvencionit, e financuar me anë të taksave mbi kar-bonin, mund të jetë në të vërtetë pjesë e zgjidhjes së sigurimit të energjisë në Shqipëri. Duke financuar diversifikimin e energjisë së rinovueshme me anë të investimeve te huaja të drejtpërdrejta, kjo përqasje mund të zbusë nevojën e ngutshme për investime të mëd-ha në teknologjinë e lëndëve djegëse me fosil me ngarkesë bazë. Kjo do të trajtonte edhe nevojat për zgjidhje alternative për sigurimin e energjisë në Shqipëri që mbështeten nga shoqëria civile europiane (Bankwatch, 2009: 3). Për më tepër, kjo do të ishte në përputhje me rregulloret standarde të BE-së, përderisa tarifat ushqyese për prod-huesit e energjisë së rinovueshme janë tashmë të njëjta në shumë juridiksione (GWEC, 2008: 30).

5. Energjia dhe turizmi: Roli i institucioneve vendore

Institucionet shtetërore kanë një rol të konsiderueshëm për të luajtur në manaxhimin e planifikimit hapësinor, për të parashikuar dhe ruajtur degradimin mjedisor vendor, si dhe për të përfshirë një perspektivë për ndryshimin e klimës në gjithë spektrin e politikave publike. Ka shumë rëndësi që të kontrollohen me efektivitet të tria këto fusha të politikës, nëse shtetit do t’i duhet të administrojë “negociatat” që lindin nga trysnitë konfliktuale energji/turizëm. Në lidhje me planifikimin e territorit, administrimi i zhvillimit të mjedisit, i ndërtuar në përputhje me programet e zhvillimit ekonomiko-shoqëror, është tepër i nevojshëm për të shmangur vetërregullimin kaotik (Niented, 1998), që do të çonte në kosto të mëdha rastësore të turizmit, si dhe në një sistem energjie që nuk merr parasysh mjedisin.

Mënyra e delegimit të pushteteve në nivele të ndryshme qeverisjeje ka lidhje me vlerësimin e kapacitetit të shtetit për të rregulluar zhvillimin e hapësirës me efektivitet dhe barazi. Në Shqipëri, zhvillimi rajonal dhe territorial, si dhe planifikimi mjedisor drejtohen ende nga pushteti qendror. Kjo e largon autoritetin dhe

Page 30: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

256

KAPITULLI II

vendimmarrjen nga komunitetet vendore dhe mund të vërë në rrezik kapacitetin e tyre për t’iu përgjigjur pozitivisht dhe për të përfituar nga politikat kombëtare dhe vendore.

Në kuadrin institucional për planifikimin e territorit, kompetenca për përcaktimin e vendit për infrastrukturën publike kombëtare i përket autoriteteve qendrore të planifikimit (Ligji Nr. 10119, Neni 32, 33, Ligji Nr. 8652). Pa dyshim, është e diskutueshme nëse plani-fikimi vendor duhet të drejtohet kryesisht nga pikëpamjet e komu-nitetit apo nga interesat kombëtare – d.m.th., nëse vendorët duhet të jenë faza e veprimit të një strategjie të nivelit kombëtar ose, në kontrast, institucionet qendrore duhet thjesht të ofrojnë një kuadër bashkërendimi për zhvillimin e pavarur vendor (Adams, 1994: 195). Megjithatë, edhe pse i shërbejnë përparësive kombëtare, pro-jektet e turizmit dhe ato me kapital të madh përcaktojnë identitetet vendore territoriale, shoqërore, ekonomike dhe kulturore në mënyrë mjaft të fuqishme. Ato arrijnë ta bëjnë këtë me anë të krijimit (apo humbjes) së vendeve të reja të punës, me anë të mënyrës se si kon-tribuojnë ndryshe në përmirësimin e peizazhit dhe në ndikimin që krijojnë në kulturën dhe jetën në nivel vendor. Prandaj, fakti që për-caktimi i vendit të ndërtimit të infrastrukturës së energjisë drejtohet nga institucionet qendrore, nënkupton se kursi i zhvillimit vendor shkon shumë përtej kompetencës së institucioneve vendore. Po ashtu, kapaciteti institucional, shpesh i kufizuar i administratës vendore, dhe mungesa sistematike e planeve territoriale në shumë bashki, nënkupton se perceptimet vendore të zhvillimit në shumë raste nuk arrijnë të pasqyrohen në instrumentet e planifikimit dhe anashkalohen mjaft lehtë kur pozicionimi i strukturave industriale nuk kundërshtohet madje as formalisht nga planet konkurruese territoriale vendore. Edhe aty ku ekzistojnë rregullore që reflekto-jnë aspiratat e komunitetit vendor, fakti që ato kanë nevojë të har-monizohen me instrumentet kombëtare të planifikimit (Ligji Nr. 10119, Neni 45), nënkupton se ato mund të hidhen poshtë në emër të interesave kombëtare, edhe atëherë kur planet vendore tashmë janë miratuar.

Page 31: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

257

A MUNDET SHqIPËRIA TË PËRBALLojË KoSToT E MANAXHIMIT MjEDISoR?

Me “externalities” të vendimmarrjes qendrore që sa vijnë e shtohen në nivel rajonal/bashkie (Toto, 2009), roli i qeverisjes vendore në lidhje me energjinë/turizmin shpesh kufizohet vetëm në zbatimin e strategjive të ndryshme. Edhe pse kjo paraqet probleme serioze në pronësinë vendore të projekteve të zhvillimit – siç dëshmon edhe kundërshtimi i madh i pushtetit vendor për zhvillimin in-dustrial në Vlorë – masat korrigjuese mund të luajnë ende një rol të rëndësishëm në uljen e kostove shoqërore dhe mjedisore të vendimmarrjes nga lart-poshtë dhe të përshtatjes së strategjive qen-drore në realitetet vendore. Kjo mund të ndodhë tek të tria fushat e politikave (të shqyrtuara në Seksionin 3), aty ku planifikimi i en-ergjisë dhe i turizmit hyjnë në konflikt me njëri tjetrin.

1. Planifikimi hapësinor: Aty ku zonat janë caktuar për ndërtimin e infrastrukturës (ndoshta ndotëse) të energjisë, njësitë e push-tetit vendor duhet të përdorin planet rregullatore/territoriale për të mbrojtur zonat përreth që kanë vlerë ose potencial turistik, me anë të brezave mbrojtës dhe elemente të tjera të arkitekturës së peizazhit. qëllimi është të mbrohet vlera e aseteve territoriale për-reth, të zbutet emergjenca e pabarazive mjedisore në zonat fqinje, si dhe të hartohet një strategji shpëtimi për ata që ndikohen nga zhvil-limi i energjisë për shkak të cilësisë së dobët të ajrit, rreziqeve për ndotje dhe zhvendosjes së detyruar. Në këtë aspekt, duke analizuar me vëmendje zhvillimin industrial dhe të energjisë në plazhin e Tri-portit, Bashkia e Vlorës po miraton aktualisht një plan rregullator/territorial87, i cili mendohet të parashikojë një kalim të butë midis zhvillimit industrial në veri të qendrës së qytetit dhe hapësirës së ndërtuar për qëllime turizmi, përgjatë jugut të Gjirit të Vlorës.

Më gjerësisht, duhet të shqyrtohen edhe mekanizma të zbatueshme kompensimi, me qëllim rregullimin e shpërndarjes shpesh krejtë-sisht të pabarabartë të efekteve dytësore të projektit tek të gjithë aktorët kryesorë kombëtarë dhe rajonalë. Aktualisht, prodhimi

87 Plani është hartuar dhe financuar si pjesë e Projektit LAMP të Bankës Botërore.http://web.worldbank.org/external/projects/main?pagePK=64283627&piPK=73230&theSitePK=301412&menuPK=301443&Projectid=P096263

Page 32: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

258

KAPITULLI II

i energjisë elektrike shpërndahet në gjithë tregun e energjisë pa ndonjë ndikim pozitiv në rajonin ku u prodhua kjo energji. Kjo do të thotë se përfitimet e prodhimit të energjisë janë për gjithë vendin, ndërkohë që efektet e prodhimit të energjisë shkojnë më së shumti në komunitetin vendor. Një mundësi do të ishte të rritej pronësia vendore/rajonale e produkteve të energjisë, me kuota fikse për energjinë që i shitet (me një tarifë të subvencionuar) për shitësit ekskluzivë vendorë me shumicë që i shërbejnë vetëm kompanive shpërndarëse vendore. Në këtë mënyrë, komunitetet e ndikuara nga projekti (si dhe bizneset e turizmit në zonën ku ndërtohet infra-struktura prodhuese) do të përfitonin sasi më të mëdha të furnizim-it me energji elektrike, në shkëmbim për dhënien e burimeve territoriale, mjedisore dhe pamore, për të mundësuar ngritjen e im-pianteve të prodhimit të energjisë. Prodhimi i decentralizuar i en-ergjisë ka kuptim edhe nga pikëpamja mjedisore dhe ekonomike në aspektin se prodhimi më afër pikës së përdorimit mund të pakësojë emetimin e karbonit (me anë të bashkëprodhimit ngrohje/energji) si dhe mund të zbusë trysninë për investime kapitale në linja të tensionit të lartë (dhe me konsum të lartë nxehtësie) të shpërndarjes (Greenpeace, 2005: 26, 28). Me sa duket, decentralizimi i pronësisë mbi energjinë elektrike do të nënkuptojë një ristrukturim të konsid-erueshëm institucional dhe ligjor dhe mund të bëhet i zbatueshëm si propozim politikash në planin afatmesëm-afatgjatë.

2. Degradimi mjedisor:Në mungesë të një strategjie gjithëpërfshirëse që vlerëson rreziqet mjedisore të zhvillimit të energjisë në lidhje me tregun e turizmit, njësitë e pushtetit vendor duhet të trajtojnë çështjet e degradimit mjedisor në rang vendor në lidhje me rreziqet e mundshme që i kanosen veprimtarive të turizmit. Kjo do të thotë se duhet të evidentohen asetet mjedisore që janë pjesë e ekuacionit të zhvillimit të turizmit, rreziqet aktuale që lidhen me to dhe strat-egjitë përkatëse për shmangien e këtyre rreziqeve. Aktualisht, për-mirësimi mjedisor shpesh lidhet vetëm me treguesit e shëndetit publik (PNUD et al., 2005b: 124). Kjo i pengon institucionet ven-dore zbatuese për të përcaktuar përparësitë e ndërhyrjeve që do të

Page 33: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

259

A MUNDET SHqIPËRIA TË PËRBALLojË KoSToT E MANAXHIMIT MjEDISoR?

mund të shmangnin dëmin afatshkurtër dhe afatgjatë në bizneset e turizmit. Aty ku është vendosur vërtetë kjo lidhje (et al., 2005b: 88) shpesh nuk është bërë i mundur kthimi në plane konkrete vep-rimi për të përmirësuar ndërgjegjësimin mjedisor tek sektori privat i turizmit.

Duhet të kihet parasysh fakti se, përcaktimi i vendit për ndërtimin e infrastrukturës së energjisë është përtej kompetencave vendim-marrëse të institucioneve bashkiake dhe rajonale, dhe kjo i pen-gon njësitë e pushtetit vendor të kontribuojnë me një perspektivë vendore tek ndikimi që do të kenë projektet e energjisë në mjedis dhe në biznesin e turizmit. Kështu, ndarja institucionale e pushtetit anashkalon faktin se planifikimi urban mund të ndikojë me rreth 70% të ndikimit ekologjik të rajonit. Përderisa infrastruktura e en-ergjisë jeton për një kohë të gjatë dhe ndikon në mënyrën se si prod-hohet dhe konsumohet energjia për dekada, vendimet për infra-strukturën mund “të krijojnë apo të shkatërrojnë të ardhmen e një qyteti” (Wackernagel et al., 2006: 112). Njësitë e pushtetit vendor duhet të zhvillojnë kapacitetin për të monitoruar plotësisht ndiki-min ekologjik të të gjitha projekteve të zhvillimit të infrastrukturës që operojnë brenda juridiksionit të tyre duke përdorur një sistem të unifikuar kontabiliteti. Kjo i ndihmon qytetet të bëhen “më të sakta për qëndrueshmërinë” (po aty), të njehsojnë konkurrueshmërinë e ardhshme të sektorit të turizmit si rezultat i deficiteve në rritje të ekologjisë, si dhe të arrijnë të fitojnë pushtet më të madh për mar-rëveshje me institucionet e nivelit qendror.

3. Politika e ndryshimit të klimës: Përveç përqendrimit tek masat e pro-grameve për përshtatjen kundër erozionit dhe të ripyllëzimit (PNUD et al., 2005b: 125; PNUD et al., 2005a: 90, 92), institucionet vendore dhe rajonale shqiptare aktualisht nuk po e përfshijnë zbutjen e ndryshi-mit të klimës në planet dhe politikat e tyre. Mungesa e vendimmar-rjes nga lart-poshtë në këtë drejtim, u ofron institucioneve vendore mundësinë të hartojnë agjendat e tyre, por edhe u heq mundësinë e mbështetjes dhe duhëheqjes nga institucionet qendrore. Edhe pse çështje të rëndësishme si politika e energjisë, standardet e efiçiencës

Page 34: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

260

KAPITULLI II

së lëndëve djegëse dhe taksat mjedisore mbeten ende përtej kompe-tencave të pushtetit vendor (veçanërisht në vendet turistike), këto të fundit kanë parimisht liri veprimi të mjaftueshme për të përcaktuar nivele të synuara për pakësimin e emetimeve ndotëse dhe t’i përm-bushin ato me anë të rregulloreve të ripërshtatura, politikave të transportit, prokurimit publik dhe partneriteteve publike-private me industrinë vendore të turizmit88. Procesi i decentralizimit (Ligji Nr. 8652) vetëm sa e zmadhon hapësirën e politikës ku bashkitë mund të përvijojnë një perspektivë të ndryshimit të klimës. Për më tepër, kërkimet kanë treguar se njësitë e pushtetit vendor dhe rajonal shpesh luajnë një rol pozitiv udhëheqës në evidentimin e praktikave më të mira dhe në ndikimin tek politikat përtej juridiksionit të tyre në nivel kombëtar (Shreurs, 2008).

6. Mobilizimi politik dhe shoqëria civile

Në Shqipëri, organizimi poshtë-lart dhe lidhjet midis shoqërisë civile dhe strukturave të pushtetit kanë qenë historikisht të dobë-ta. Angazhimi i dobët i shoqërisë civile dhe kapitali i pazhvilluar shoqëror mund të minojnë shumë rëndë manaxhimin e burimeve vendore natyrore dhe kulturore, si dhe mund t’i bëjnë investimet e mëdha për kapacitete të menaxhimit të turizmit të vështira për t’u ruajtur (Holland, 2000). Kjo dukuri ka edhe implikime për pl-anifikimin e territorit. Nga perspektiva e institucionit, “prodhimi i mjedisit të ndërtuar rezulton nga kontrolli që ushtrojnë aktorë të caktuar mbi pushtetet dhe burimet” (Adams, 1993: 55). Përderisa komunitetet janë të përçara dhe aksesi në forumet e vendimmar-rjes është i kufizuar, mobilizimi i mekanizmave të planifikimit

88 “ICLELI – Qeveria vendore për Qëndrueshmëri” lidh bashkitë në të gjithë botën në një rrjet global që synon të ndajë praktikat më të mira mes njësive të pushtetit vendor si pararojë e agjendës së qëndrueshmërisë së tyre (http://www.iclei.org/index.php?id=800). Komuniteti i donatorëve dhe rrjete globale kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur në ndërtimin e kapacitetit të pushtetit vendor për monitorimin e emetimit të karbonit në komunitetet e tyre, evidentimin e mundësive për pakësimin e emetimit dhe për financimin e planeve vendore të veprimit për klimën.

Page 35: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

261

A MUNDET SHqIPËRIA TË PËRBALLojË KoSToT E MANAXHIMIT MjEDISoR?

dhe fondeve kapitale realizohet shpesh përtej kontrollit të tyre. Kjo mund të pengojë jo vetëm përgjegjshmërinë e institucioneve (të shkëputura nga zona e tyre elektorale), por edhe kapacite-tin e kuadrit të planifikimit hapësinor për zhvillimin e turizmit apo të energjisë, për t’iu përgjigjur nevojave dhe aspiratave të qytetarëve.

Historiku i kapitalit të dobët shoqëror dhe përgjegjshmërisë gjithashtu të dobët, pasqyrohet në përvojën e Aleancës Civile për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës, një lëvizje mjedisore e formuar në fund të vitit 2004 me fillimin e planeve të zhvillimit intensiv të indus-trisë dhe energjisë në Vlorë. Në aspektin pozitiv, mobilizimi i ko-munitetit i organizuar nga Aleanca, mund të thuhet se ka zgjuar ndërgjegjësimin publik vendor për mbrojtjen e mjedisit dhe ka farkëtuar kapital të çmuar shoqëror midis sektorit vendor të tur-izmit dhe grupeve mjedisore në rang vendi. Megjithatë, origjina dhe agjenda e lëvizjes dëshmojnë vështirësitë në arritjen e një angazhimi civil të plotë dhe në marrëdhëniet transparente shoqëri civile – shtet. Nevoja për ngritjen e Aleancës lindi nga një sërë shqetësimesh mjedisore, por që më vonë u dëmtua nga paqartësia e mbrojtjes së çështjeve mjedisore, sponsorizimit politik dhe intere-save individuale ekonomike (si të ligjshme ashtu, ndonjëherë, edhe të paligjshme). Anëtarë të lëvizjes ishin përfaqësues të njohur të grupeve mjedisore, studentë të Universitetit të Vlorës, qytetarë, si dhe një numër i madh sipërmarrësish nga sektori i turizmit e opera-torë të ish-industrisë së vajit. Ajo që është më e rëndësishme, dis-kutimet e rrëmbyera të Aleancës për raportin energji/turizëm nuk arritën të gjeneronin një zhvillim koherent dhe vizion për mbrojtjen e interesave, apo një plan konkret veprimi. Thirrja për një ndalim të zhvillimit të energjisë mbështetej nga peticione për zhvillim inten-siv të turizmit bregdetar, nga pretendimet për pronësinë e tokës, si dhe nga thirrjet për zhvillimin e industrisë së lehtë dhe të sektorit të shërbimit. Një pjesë e kritikës drejtohej veçanërisht ndaj planit për një termocentral me kapacitet 2400 megavat, një rafineri dhe një stacion naftësjellësi, i cili, siç është argumentuar, do të kishte dëme

Page 36: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

262

KAPITULLI II

konkrete në mjedisin fizik në gjithë Gjirin e Vlorës. Nga përvoja e Aleancës mund të nxirren tri mësime:

Së pari, për shkak të nivelit të ulët të besimit të komuniteteve tek institucionet shtetërore dhe nivelit të ulët të dhënies së llogarisë tek komunitetet nga ana e njësive të pushtetit vendor dhe atij qen-dror, është e vështirë që mobilizimi dhe fushata të përkthehen në organizim dhe fuqizim aktual të komunitetit. Edhe pse plani i fun-dit rregullator/territorial i Vlorës përfshin një strategji përshtatjeje për sektorin vendor të turizmit, kjo zor se shpjegohet duke cituar punën e mbrojtjes së interesave nga Aleanca e gjirit. Në mënyrë të pashmangshme, vështirësia për të kthyer mobilizimin në artikulim aktual të politikave dhe në ndryshim social-ekonomik, krijon disa-vantazh kryesisht për shtresat e varfra në qytet – që duket se do të mbartin peshën kryesore të “externalities” mjedisore.

Së dyti, natyra e bisedimeve midis shoqërisë civile, grupeve të in-teresit dhe institucioneve shtetërore mund të dëmtohet si strukturë nga nderet politike dhe personale, si nga zyrtarët shtetërorë, ashtu edhe nga drejtuesit e komunitetit (Mitlin, 2001: 160).

Së treti, grupet mjedisore vendore i përqendrojnë veprimtaritë e tyre dhe mbrojtjen e mbështetjen në çështje vendore, si ndotja e ujit, rreziqet mjedisore dhe mbetjet e ngurta. E rëndësishme është se këto grupe nuk arrijnë të krijojnë një qëndrim më parimor, duke hartuar kritika mjedisore brenda kontekstit të ndikimit ekologjik. Kjo e fundit do të ofronte një mënyrë më sistematike të monitor-imit dhe reagimit ndaj politikës vendore dhe do të mundësonte vlerësime të implikimeve mjedisore të fushave të ndryshme të politikës vendore (përfshirë infrastrukturën e transportit). Për më tepër, siç është e zakonshme në vendet e zhvilluara dhe ato në zh-villim (oliveira, 2009: 258), në kritikën e manaxhimit mjedisor nuk përfshihet perspektiva për ndryshimin e klimës.

Këto dinamika mund të sulmojnë haptazi edhe format më ven-dimtare të pjesëmarrjes së komunitetit me anë të procesit ligjor të “këshillimit” (Ligji Nr. 8934, Neni 78). Edhe pse ky proçes supozo-

Page 37: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

263

A MUNDET SHqIPËRIA TË PËRBALLojË KoSToT E MANAXHIMIT MjEDISoR?

het të mbledhë pikëpamjet e komunitetit, popullsia vendëse thjesht “informohet” dhe planet e infrastrukturës së energjisë dhe të tur-izmit “shpallen”89. Në këtë kontekst, rreziku është se keqpërdorimi i këshillimit publik mund të zhvlerësojë procesin e pjesëmarrjes së komunitetit në thjesht simbolikë (Adams, 1994: 180). Duke pasur parasysh këtë rrezik, paraqitja e ankesave tek institucionet moni-toruese ndërkombëtare nga Aleanca, e cila pretendonte se ka pasur shkelje në procesin e këshillimit për Parkun Industrial dhe Energ-jetik të Vlorës (Bankwatch, 2008: 27) – dhe ritheksimi i rëndësisë së kryerjes së këshillimeve sistematike publike në fshatrat rreth Porto Romanos (Bankwatch, 2009: 2) – mund të jetë një përparësi e vendo-sur gabim në rendin e ditës së ojF-ve vendore dhe ndërkombëtare.

Në vend të rregullimit të mekanizmave ekzistuese të pjesëmarrjes, të dëmtuara nga mungesa e një kulture qeverisjeje të rrënjosur në parimin e dhënies së llogarisë tek qytetarët, shoqëria civile duhet të shqyrtojë strategji të veprimtarisë ligjore, duke synuar forci-min e rolit të vendimmarrjes së publikut në fushën e energjisë dhe atë të manaxhimit mjedisor. Për këtë do të duhet të rikujtohen detyrimet ligjore për marrjen e informacionit dhe pjesëmarrjen e publikut që parashikon Konventa e Aarhus90 për vendimmarrjen mjedisore. organizatat joqeveritare mund të hedhin në gjyq insti-tucionet shtetërore për veprimet/mosveprimet sipas ligjit, si pjesë e strategjive të tyre për reformë ligjore dhe qeverisjeje91 (Zaharch-enko, 2009: 20). Forcimi i formave të pjesëmarrjes para investimit në monitorimin e gjithanshëm të politikave duhet të bëhet kështu një përparësi për ojF-të e interesuara në politikat e ndërthurura energji/turizëm. Për më tepër, investimi në program-pilot, zbatimi i projektit dhe organizimi i komunitetit duhet të bëhet përparësi para investimit në monitorimin e politikave, të paktën për aq kohë

89 Shih, për shembull, Banka Botërore, 2007: 4. 90 Shqipëria është bërë pjesë e Konventës që nga viti 2001.91 Mbështetja në fushën e aksesit në informacionin mjedisor dhe pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore po ofrohet si pjesë e një programi të PNUD-it të realizuar nën Nismën Globale për Forcimin dhe Transformimin e Tregut të Ngrohjes së Ujit me Energji Diellore të UNDEP/UNEP/GEF (OKB Shqipëri, 2007: 12).

Page 38: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

264

KAPITULLI II

sa pjesëmarrja e shoqërisë civile në vendimmarrjen publike nuk është realizuar me më shumë efektivitet.

7. Manaxhimi i zhvillimit të energjisë dhe turizmit: Hartimi i agjendës politike

7.1 Planifikimi i integruar hapësinor

Institucionet e qeverisë qendrore dhe vendore përgjegjëse për planifikimin e territorit duhet të rrisin kapacitetin e tyre për të vlerësuar dhe administruar dimensionet hapësinore të raportit energji/turizëm. Diskutimi për këtë raport zhvillohet në shumë nivele, përfshirë prirjen shoqërore-ekonomike të një territori të caktuar, efikasitetin e ndryshëm ekologjik dhe social-ekonomik të mundësive të zhvillimit alternativ, si dhe reagimin dhe kapacitetin e manaxhimit të sektorit privat, të banorëve vendës dhe pushtetit vendor. Ashtu siç rekomandohet në disa dokumente politikash (RSH, 2007b: 5; IEA, 2008: 152), manaxhimi i diskutimit mund të sigurohet me anë të zhvillimit të instrumenteve gjithëpërfshirëse të politikave që gëzojnë një mbështetje të gjerë në nivel vendor. Çështjet e diskutuara në Seksionin 3.1 ofrojnë një diskutim në kuadër të etapave dhe objektivave përkatës që duhet të merren parasysh në tensionet energji/turizëm në nivele të ndryshme.

Çështje për veprim:

1) Qeveria shqiptare duhet të përdorë organe ndërministrore, të tilla si Komiteti ndërministror për turizmin (Ligji nr.9734, neni 7), si një platformë për nisjen e diskutimit ndërsektorial për mënyrën e ushtrimit të trysnisë nga zbatimi i Strategjisë së Sektorit të En-ergjisë tek burimet territoriale dhe mjedisore, me të cilat do të kapi-talizohen tregjet e turizmit.

2) Qeveria shqiptare, me anë të institucioneve të planifikimit të ter-ritorit, të tilla si agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territo-rit (Ligji nr. 10119, neni 9), duhet të mbështesë përgatitjen e

Page 39: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

265

A MUNDET SHqIPËRIA TË PËRBALLojË KoSToT E MANAXHIMIT MjEDISoR?

udhëzimit të plotë për planifikimin e hapësirës, për të planifi-kuar menaxhimin e diskutimeve për raportin energji/turizëm dhe për të informuar në lidhje me vendimet aktuale dhe të ardhshme të përcaktimit të zonave ku do të zhvillohet infrastruktura përkatëse.

7.2 Mbrojtja mjedisore

Institucionet e qeverisjes vendore dhe qendrore, përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit, duhet të rrisin edhe më tej kapacitetin e tyre për të parashikuar, vëzhguar dhe trajtuar rreziqet e degradimit të mjedisit vendor, të cilat rezultojnë nga infrastruktura logjistike dhe ajo e energjisë.

Çështje për veprim:

1) institucionet përgjegjëse, veçanërisht Ministria e Mjedisit dhe agjencia Rajonale e Mjedisit (Ligji nr. 8934, neni 69), duhet të shqyrtojnë dhe të venë në zbatim udhëzime për dhënien e lejeve mjedisore për infrastrukturën e energjisë. Në lidhje me parqet industriale dhe energjetike, Vlerësimi i ndikimit në Mjedis duhet të kryhet për secilin komponent dhe Vlerësimet Strat-egjike Mjedisore duhet të kryhen për të gjithë planin hapësinor të zonës industriale, duke i kushtuar vëmendje të veçantë parandal-imit të ndotjes së ujit nga derdhjet e karburantit në zona strat-egjike bregdetare. Në këtë kontekst duhet të shqyrtohen edhe bash-këveprimet me vlerësimet strategjike mjedisore si pjesë e planeve vendore rregullatore ekzistuese apo të përfshira në buxhet.

2) Komuniteti ndërkombëtar i zhvillimit duhet të rrisë asistencën teknike në fushën e vlerësimit të ndikimit në mjedis si dhe të tra-jnojë stafin përkatës vendor për rreziqet e derdhjes së karburanteve në ekosistemet dhe tregjet e turizmit. Vëmendja tek derdhjet e kar-buranteve dhe turizmit mund të përqendrohet tek programi aktual i Kombeve të Bashkuara “një Mjedis Shqipëria”, (oKB Shqipëria, 2007: 11).

Page 40: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

266

KAPITULLI II

7.3 Zbutja e ndryshimit të klimës

Në politikat vendore dhe kombëtare të energjisë, turizmit dhe transportit duhet të përfshihet perspektiva e vazhdueshme për zbutjen e ndryshimit të klimës. Siç u diskutua edhe në seksionin 3.3, në të përfshihet konceptimi dhe zbatimi i masave të gjithan-shme, si në aspektin e ofertës, ashtu edhe atë të kërkesës në siste-min e energjisë. Në aspektin e kërkesës, kërkesa për energji duhet të përqendrohet në fushat e prodhimtarisë së ulët të ekonomisë, të tilla si turizmi rural, duke i lejuar tregjet margjinale të përfito-jnë nga investimet në energji, si dhe duke ndihmuar largimin nga lëndët djegëse me ndotje mjedisore, të tillë si lënda drusore. Kërke-sa duhet të formëzohet edhe nëpërmjet stimujve dhe investimeve të qëndrueshme për efiçiencën e energjisë, veçanërisht në vende tur-istike. Në aspektin e ofertës, duhet të shqyrtohen plotësisht skemat aktuale të uljes së karbonit dhe duhet të shtjellohen mekanizma më të efektshëm, për të inkurajuar investimet në prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe transportin e gjelbër, veçanërisht në vendet turistike.

Çështje për veprim:

1) Qeveria shqiptare duhet të shqyrtojë situatat e manaxhimit inova-tor të pronave publike për të decentralizuar Fondin aktualisht të centralizuar të Efiçiencës së Energjisë (Ligji nr.9379, neni 10), si dhe të vërë mënjanë fonde për investime specifike për turiz-min në nivel rezorti.

2) Qeveria shqiptare duhet të vazhdojë me stimujt fiskalë për rritjen e pranisë së gazit të lëngshëm në treg, në zonat rurale, si dhe të planifikojë stimuj për prezantimin dhe rritjen e pranisë së gazit të lëngshëm dhe atij metan si lëndë djegëse për transportin.

3) Qeveria shqiptare duhet të hartojë normativa veprimi për klimën dhe instrumente politikash, të ndërtojë strategji të realizueshme për të shqyrtuar regjimin aktual të dobët të kompensimit të karbo-nit, si dhe të gjejë një sistem të zbatueshëm financiarisht të tarifave stimuluese/taksave të karbonit.

Page 41: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

267

A MUNDET SHqIPËRIA TË PËRBALLojË KoSToT E MANAXHIMIT MjEDISoR?

4) Qeveria shqiptare duhet të shqyrtojë realizueshmërinë e skemave të kompensimit të karbonit, specifike për turizmin në aspektin e kërkesës, me qëllim krijimin e stimujve për nënsektorë efiçientë nga pikëpamja energjetike dhe e karbonit.

5) Komuniteti ndërkombëtar i zhvillimit duhet të ndihmojnë minis-tritë përkatëse të linjës dhe organet ndërministrore, në zhvillimin e skemave të kompensimit të karbonit, si në aspektin e kërkesës, ashtu edhe të ofertës në sistemin e energjisë. Brenda Programit “one un” të Kombeve të Bashkuara, në programin “një Mje-dis Shqipëria92”, (Detyra 7, 8) (OKB Shqipëria, 2007: 20), vëmend-je e veçantë duhet t’i kushtohet ngritjes së kapaciteteve për krijimin e zonave turistike me “zero karbon”.

7.4 Fuqizimi dhe pushteti vendor

Institucionet përkatëse shtetërore dhe komuniteti ndërkombëtar i zhvillimit duhet të vazhdojnë të mbështesin procesin e decen-tralizimit, duke siguruar se njësitë e pushtetit vendor dhe komu-nitetet vendore arrijnë të kenë kontroll dhe pronësi të vërtetë mbi zhvillimin e turizmit dhe të energjisë. Nxitja e fuqizimit vendor përfshin rregullimin mungesës së ekuilibrit të pushtetit, të ndërtuar në kuadrin institucional dhe normativ të planifikimit të territorit. Kjo nënkupton se duhet të sigurohemi që njësitë e pushtetit vendor kanë kapacitetin e duhur për të monitoruar gjendjen e mjedisit dhe për të formuluar politika vendore mjedisore, si dhe për ndryshimin e klimës me mbështetjen e politikave të pushtetit qendror. Plan-et rregullatore dhe llogaritjet rigoroze ekologjike (mes të tjerash) mund t’i ndihmojnë njësitë e pushtetit vendor t’i rezistojnë presion-it dhe të fitojnë autoritet për të bërë marrëveshje dhe për të siguruar ligjshmëri politike me pushtetin qendror. Në aspektin e ndikimit të konsiderueshëm të projekteve energjetike dhe industriale në gjeo-grafinë social-ekonomike vendore, caktimi i vendit të ndërtimit të infrastrukturës, në pjesën më të madhe, duhet të përputhet me ud-

92 one Evironment albania

Page 42: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

268

KAPITULLI II

hëzimet e planifikimit dhe zhvillimit vendor dhe të mos detyrohen udhëzimet vendore t’i përshtaten pasivisht përparësive kombëtare.

Çështje për veprim:

1) Qeveria shqiptare, me mbështetjen e organizatave të caktuara të shoqërisë civile dhe institucioneve akademike, duhet të financojë hartimin e planeve vendore territoriale në zonat urbane dhe rurale, me një përparësi të veçantë në fillim për zonat me orientim turistik.

2) Qeveria shqiptare, me mbështetjen e organizatave të caktuara të shoqërisë civile dhe institucioneve akademike, duhet të financojë llogaritjen e plotë të ndikimit ekologjik në zonat me orientim turistik – me një përparësi të veçantë për ato zona ku tensionet energji/turizëm janë më urgjente.

3) Qeveria shqiptare, me mbështetjen e organizatave të caktuara të shoqërisë civile dhe institucioneve akademike, duhet të financojë dhe të ngrejë një “task force” për të zbatuar politikat e ndjeshme të ndryshimit të klimës (që nga ripyllëzimi, deri tek transporti i gjelbër, rigjenerimi etj.) në zona të zgjedhura turistike, si dhe të përfshijë fuqimisht një perspektivë të ndryshimit të klimës në planet ekzistuese vendore dhe rajonale të zhvillimit.

7.5 Rekomandime për qytete të caktuara

VLoRË

1) Qeveria shqiptare (me anë të Ministrisë së Ekonomisë, tregtisë dhe Energjisë) duhet të sqarojë ligjshmërinë e përdorimit nga KESh të një anije cisternë të veçantë dhe në det të hapur për prokurimin e karburantit në termocentralin e Vlorës. Pavarësisht të drejtave ligjore të KESH-it, shoqëria civile shqiptare duhet të lobojë që KESH të mbështetet në përdorimin e një terminali (depozite) bregdetare karburanti me qëllim garantimin e uljes së rreziqeve të derdhjeve dhe ndotjeve nga karburantet.

Page 43: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

269

A MUNDET SHqIPËRIA TË PËRBALLojË KoSToT E MANAXHIMIT MjEDISoR?

DuRRËS

1) Qeveria shqiptare duhet të rishqyrtojë termat e çdo marrëveshjeje koncesionare me ENEL-in në të ardhmen për termocentralin me qymyr të Porto Romanos, duke rishikuar nëse objektivat strategjikë kombëtarë në sektorin e energjisë (përfshirë sigurimin dhe qën-drueshmërinë e furnizimit) mund të përmbushen pa pasur nevojë për një impiant energjetik me ndotje të lartë si ai i ENEL-it.

LEZhË

1) Bashkia e Lezhës duhet të japë koncesione preferuese për kompani që operojnë në parkun e planifikuar industrial, të cilat mund të krijojnë lidhje të agrobiznesit vendor me tregjet furnizuese të “bio-diesel93”. Për më tepër, bashkia duhet të shfrytëzojë parkun industrial për të forcuar bazën prodhuese vendëse në mënyrë që të mbështesë turizmin bregdetar dhe atë rural.

2) agjencia Rajonale e Mjedisit të Lezhës si dhe Ministria e Mjedisit nuk duhet të rinovojnë lejet mjedisore për asnjë nga depozitat e karburanteve në Shëngjin dhe Lagunën e Kune-Vainit (duke pasur parasysh ekzistencën e dy terminaleve bregdetare që ofrojnë stan-darde më të mira mjedisore për përpunimin e karburanteve).

7.6 Rekomandime për shoqërinë civile në Shqipëri

1) Shoqëria civile në Shqipëri duhet të mbështesë dhe të ngrejë kapa-citetin e administratës vendore për të vënë në zbatim strategjitë për manaxhim më të mirë të dilemës energji/turizëm. Kjo mund të arrihet me anë të dhënies së ndihmës në terren dhe, aty ku është e mundur, me anë të financimeve për planet rregullatore/territoriale vendore, ku të përfshihet perspektiva për dimensionet hapësinore të raportit energji/turizëm.

2) Shoqëria civile në Shqipëri duhet të mirëpresë investimet e huaja të drejtpërdrejta në instalimet e energjisë së rinovueshme.

93 Lënda djegëse e prodhuar nga biomasa.

Page 44: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

270

KAPITULLI II

3) Shoqëria civile në Shqipëri duhet t’i organizojë aktorët kryesorë të turizmit (dhe veçanërisht sektorin privat) si dhe të ndërtojë kapacitetin e tyre për të mbrojtur burimet mjedisore të tregut të tyre.

4) Shoqëria civile në Shqipëri duhet të ngrejë kapacitetin e opera-torëve të turizmit, për të ulur praninë e karbonit dhe për t’u bërë efiçientë nga pikëpamja mjedisore. Kjo mund të kryhet me anë të financimit të skemave pilot të efiçiencës së energjisë ose të sistemeve të transportit publik të gjelbër në zonat kryesore turistike.

5) Shoqëria civile në Shqipëri nuk duhet të kundërshtojë caktimin e “zonave ekonomike” dhe zhvillimin e parqeve industriale dhe en-ergjetike në aglomeratet urbane, të tilla si Durrës-Tiranë, ku, për shkak të migrimit të vazhdueshëm nga fshati në qytet, kërkesa për punë mbetet ende e lartë.

8. Përfundim

Diskutimi i politikave ndërsektoriale dhe bashkërendimi ndër-ministror janë hapa të nevojshëm për të siguruar koherencën e përgjithshme në politikën publike. Nevoja për instrumentet e bash-këpunimit sa vjen e rritet kur vjen çështja për politikën e energjisë (katalizatorin e ekonomive të tregut të lirë) dhe turizmin, i para-shikuar si përparësi e politikave dhe si një promotor i zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri, si dhe që është ende i cenueshëm në mënyrë të konsiderueshme nga presionet territoriale dhe mjedisore të krijuara nga zhvillimi i energjisë.

Siç ka treguar edhe ky dokument politikash, bashkërendimi midis politikës së energjisë dhe asaj të turizmit duhet të kalojë përmes një procesi të vëmendshëm rishqyrtimi të fushave paralele të planifikimit të territorit, manaxhimit mjedisor dhe veprimit për klimën. Në të gjitha fushat ku bashkërendohen apo bashkëveproj-në energjia dhe turizmi, çelësi i efektivitetit dhe përgjegjshmërisë së politikave publike është fuqizimi i pushtetit vendor dhe artikulimi

Page 45: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

271

A MUNDET SHqIPËRIA TË PËRBALLojË KoSToT E MANAXHIMIT MjEDISoR?

politik i nevojave të qytetarëve nëpërmjet shoqërisë civile. Për të rritur bashkëpunimin midis sistemit të energjisë dhe tregut në rritje të turizmit në Shqipëri – dhe për të siguruar në këtë mënyrë që kjo e fundit të përfitojë fuqimisht nga investimet në energji, - duhet të rregullohen diskutimet kritike për politikat dhe për instrumentet e synuara të qeverisjes. Shpresojmë që ky dokument politikash do t’i nxisë dhe krijojë të dyja këto.

9. Aneks

Tabela 1: Kronologjia e parqeve industriale dhe të energjisë në Durrës/Porto Romano

Tetor 2004Me Ligjin Nr. 9298 ratifikohet marrëveshja koncesionare me Romano Port sh.a. për ndërtimin dhe manaxhimin e terminalit bregdetar të Porto Romanos.

2004

Takim midis Bashkisë Durrës, qarkut Durrës, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë (METE), Ministrisë së Mjedisit dhe aktorëve të tjerë kryesorë për të caktuar vendndodhjen e një zone ekonomike. Studimi strategjik miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe METE-s i caktohet detyra e përgatitjes së Master Planit për parqet industriale dhe energjetike. Terminali bregdetar integrohet në studimin e fizibilitetit për parqet industriale dhe energjetike.

Shtator 2007 Fillon ndërtimi i terminalit të Porto Romanos.

Dhjetor 2007

Memorandum Mirëkuptimi midis ENEL-it dhe METE-s për ndërtimin e TEC-it me qymyr.

Maj 2008Landell Mills boton një Vlerësim të shkurtër të Ndikimit në Mjedis për parkun industrial dhe energjetik. Studimi përmend një termocentral.

Korrik 2008 Master Plani i METE-s i paraqitet Këshillit të qarkut për miratim.

Shtator 2008 ENEL boton Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis për termocentralin.

Tetor 2008 Master Plani miratohet nga Këshilli i qarkut.

Nëntor 2008 Plani i paraqitet Këshillit Kombëtar të rregullimit të Territorit (KKRT) për miratimin e vendit.

Page 46: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

272

KAPITULLI II

Prill 2009 Konfindustria, shoqata kryesore industriale shqiptare, shpreh mbështetjen për parqet industriale dhe energjetike.

Prill 2009Në një shqyrtim të pavarur të vlerësimit të ndikimit në mjedis të ENEL-it, organizata joqeveritare Ekolëvizja kritikon projektin e TEC-it.

Qershor 2009 Vendndodhjet e parqeve miratohen nga KKRT-ja.

10. Referencat

Adams D. (1994): urban Planning and the Development Process, Rout-ledge: London and New York

Bankwatch (2008): Energy Matters: the Vlora Coastal Terminal, Fact-finding Mission report on Energy and Industry Development in Vlora, albania, CEE Bankwatch Network: Prague

Bankwatch (2009): Porto Romano Thermo Power Plant, Albania – EBRD Annual Meeting, May 2009, NGo Issue Paper, CEE Bankwatch Network: Prague

Bosetti V., Carraro C., Tavoni M. (2009): ‘Climate Change Mitigation Strategies in Fast-Growing countries: The Benefits of Early Action’, in Energy Economics, 31: 144-151

Dubois G., Ceron j. (2006): ‘Tourism and Climate Change: Proposals for a Research Agenda’, in Journal of Sustainable tourism, 14 (4): 399-415

EBRD (2004): Summary of Environmental Impacts associated with the Vlora thermal Power Station, European Bank for Reconstruction and Development,available online (EBRD website)

Economist (2009): Getting Warmer: a Special Report on Climate Change and the Carbon Economy, The Economist, December 5th 2009

Ekolevizja (2009):analiza cilësore e Vlerësimit të ndikimit në mjedis të TEC-it të Porto Romanos, Ekolevizja, Prill 2009

Page 47: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

273

A MUNDET SHqIPËRIA TË PËRBALLojË KoSToT E MANAXHIMIT MjEDISoR?

ENEL, Environmental Resources Management, 3E Ingegneria Srl (2008): Porto Romano Energy Complex, Thermal Power Plant, Environmental Impact Assessment Study, September 2008

Greenpeace (2005): Decentralising Power: An Energy Revolution for the 21st Century, july 2005, Greenpeace: London

GWEC (2008): Global Wind 2008 Report, Global Wind Energy Council

Hall D. R. (2000): ‘Tourism as Sustainable Development? The Albanian Experience of ‘Transition’’, in international Journal of tourism Research, 2: 31-46

Hill M. R. (2006): ‘The European Union’s Emissions Trading Scheme: A Policy Response to the Kyoto Protocol’, in Journal of Contemporary European Studies, 14(3): 393-410

Holland J. (2000): ‘Consensus and Conflict: The Socioeconomic Challenge facing Sustainable Tourism Development in Southern Albania’, in Journal of Sustainable tourism, 8(6): 510-524

IEA (2008): Energy in the Western Balkans: the Path to Reform and Reconstruction, International Energy Agency (IEA), organisation for Economic Cooperation and Development (oECD): Paris

jin W., Xu L., Yang Z. (2009): ‘Modelling a policy making framework for urban sustainability: Incorporating system dynamics into the ecological footprint’, in Ecological Economics, 68: 2938-2949

Kelly j., Williams P. (2007): ‘Modelling Tourism Destination Energy Consumption and Greenhouse Gas Emissions: Whistler, British Columbia, Canada’, in Journal of Sustainable tourism, Vol.15, No.1: 67-90

Landell Mills (2008): Rapid Environmental assessment for the Industrial and Energy Parks at Porto Romano, Durrës, Albania, Draft Report (including public consultation), Landell Mills Consultants, 5 june 2008

Page 48: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

274

KAPITULLI II

Lee K.N. (2006): ‘Urban sustainability and the limits of classical environmentalism’, in Environment and urbanization, 18(1): 9-22

Markandya A. (2009): ‘Can Climate Change be reversed under Capitalism?’, in Development and Change, 40(6): 1139-1152

Mitlin D. (2001): ‘Civil Society and Urban Poverty – Examining Complexity’, in Environment and urbanization, 13(2): 151-173

MWH (2003): Final Environmental Impact Assessment, Vlora Combined, Montgomery Watson Harza Consulting, october 2003

Mowforth M., Munt I. (2003): Tourism and Sustainability: Development, Globalisation and new tourism in the third World, Routledge: London

MoL (Municipality of Lezha), The World Bank, open Society Institute, FLAG (2006): Strategic Plan for Economic Development (SPLED), MoL

MoD (Municipality of Durrës), The World Bank, open Society Institute, FLAG (2006): Strategic Plan for Economic Development (SPLED), MoD

Muhovic-Dorsner K. (2005): ‘Evaluating European Climate Change Policy: An Ecological justice Approach’, in Bulletin of Science, Technology and Society, 25 (3): 238-246

Niented P. (1998): ‘The question of Town and Regional Planning in Albania’, in habitat international, 22(1): 41-47

oliveira, de A., Girod j. (1990): ‘Energy Diagnosis: Toward a Policy-oriented Approach for Energy Planning in Developing Countries’, in World Development, 18 (4): 529-538

oliveira, de j.A.P. (2009): ‘The Implementation of Climate Change related Policies at the Sub-national Level: An Analysis of Three Countries’, in habitat international, 33: 253-259

PAP/RAC, SoGREAH Consortium, Government of Albania (2005): Integrated Coastal Development Study and Plan, Interim Report

Page 49: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

275

A MUNDET SHqIPËRIA TË PËRBALLojË KoSToT E MANAXHIMIT MjEDISoR?

RSH (Republika e Shqipërisë) (2007a): Strategjia kombëtare e energjisë, 2006-2020, Draft Dokument

RSH (Republika e Shqipërisë) (2007b): Strategjia e turizmit, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Maj 2007

RSH (Republika e Shqipërisë) (2008): Strategjia kombëtare për zhvillimin dhe integrimin 2007-2013, Këshilli i Ministrave, Mars 2008

RM (Republikae Maltës) (2006): Plani Kombëtar i Shpërndarjes për Maltën 2008-2012, Skema e BE-së për Tregtimin e Karbonit, Direktiva 2003/87/EC, Shtator 2006

Shreurs M. (2008): ‘From the Bottom-up: Local and Sub-National Climate Change Politics’, in Journal of Environment & Development, 17(4): 343-355

Storm S. (2009): ‘Capitalism and Climate Change: Can the Invisible Hand Adjust the Natural Thermostat?’, in Development and Change, 40(6): 1011-1038

Swilling M. (2006): ‘Sustainability and Infrastructure Planning in South Africa: a Cape Town Case Study’, in Environment and urbanization, 18(1): 23-50

Toto R. (2009): ‘Rajonalizimi i Shqipërisë përkundrejtReformës Territoriale’, in Forum A+P, 3, janar 2009, Universiteti Polis, Co-PLAN, MetroPolis: Tirana

UN Albania (2007): one Environment albania: integrating Environmental Sustainability in Development Priorities of a ‘One UN’ Country in Europe, Annex to the Programme Framework Document - Environment

UNDP, qarku Lezhë, REC (2005a): Strategjia Rajonale e Zhvillimit, Qëllimet e Zhvillimit të Mijëvjeçarit, Rajoni i Lezhës

UNDP, qarku Durrës, NACSS (2005b): Strategjia e Zhvillimi të Rajonit të Durrësit

Page 50: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

276

KAPITULLI II

UNDP (2008): The Country Programme of Albania under the Global Solar Water heating Market transformation and Strengthening initiative, Project Document

UNEP (2000): Post-Conflict Environmental Assessment: Albania, United Nations Environment Programme: Nairobi

Wackernagel M., Kitzes J., Moran D., Goldfinger S., Thomas M. (2006): ‘The Ecological Footprint of Cities and Regions: Comparing Resource Availability with Resource Demand’, in Environment and urbanization, 18(1): 103-112

World Bank (2005): Albania Coastal Zone Development and Clean-up Project - Project Information Document, Concept Stage, Report No. AB698, The World Bank: Tirana

World Bank (2007): the inspection Panel Report and Recommendation on Requests for inspection, Albania: Integrated Coastal Zone Management and Clean-up Project (IDA Credit No. 4083-ALB), Report No. 41189-AL

Zaharchenko T. R. (2009): On the Way to Transparency: A Comparative Study on Post-Soviet States and the Aarhus Convention, Kennan Institute, occasional Paper 303, Woodrow Wilson International Centre for Scholars: Washington

REFERENCA LIGjoRE:

Ligji Nr. 10119 datë 23.04.2009, “Për Planifikimin e Territorit”

Ligji Nr.9734 datë 14.05.2007, “Për Turizmin”

Ligji Nr.9379 datë 28.04.2005, “Për Efiçiencën e Energjisë”

Ligji Nr.9231 datë 13.05.2004, “Për Ratifikimin e ‘Marrëveshjes së Koncesionit…»

Ligji Nr.9076 datë 22.05.2003, “Për Sektorin e Energjisë”

Page 51: Energjia dhe Turizmi ne zhvillimin e qendrueshem

277

A MUNDET SHqIPËRIA TË PËRBALLojË KoSToT E MANAXHIMIT MjEDISoR?

Ligji Nr.9055 datë 24.04.2003, “Për Aderimin e Republikëssë Shqipërisë në ‘Konventën mbi të Drejtën e Detit’»

Ligji Nr.8934 datë 05.09.2002, “Për Mbrojtjen e Mjedisit”

Ligji Nr. 8652 datë 31.07.2000, “Për organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit Vendor”

INTERVISTAT:

Gjergji Bojaxhi, Camille Nuamah, Kristi Andoni, Romeo Hanx-hari, Sokol Kokomani, Luan Dervishaj, Viktor Tushaj, Giuseppe Lagrotta, jola Gjuzi, Sophia Darling, Gjergji Erebara, odhise Zoto, Gazmend Shalsi, Patrizio Misley, Guido ottolenghi, Seid Kërtusha, Xhemal Mato, Girolamo Caruso.