hartimi i planit individual të arsimit pia...

4
Hartimi i Planit Individual të Arsimit PIA Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Departamenti për Politikat e Arsimit Parauniversitar Divizioni i Arsimit me Nevoja të Veçanta

Upload: others

Post on 02-Nov-2019

134 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Hartimi i Planit Individual të Arsimit PIA SHQIPmasht.rks-gov.net/uploads/2015/06/hartimi-planit-individual-te-arsimit... · për hartimin e Planit Individual te Arsimit Udhëzime

Hartimi i Planit Individual të ArsimitPIA

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe TeknologjisëDepartamenti për Politikat e Arsimit ParauniversitarDivizioni i Arsimit me Nevoja të Veçanta

Page 2: Hartimi i Planit Individual të Arsimit PIA SHQIPmasht.rks-gov.net/uploads/2015/06/hartimi-planit-individual-te-arsimit... · për hartimin e Planit Individual te Arsimit Udhëzime

Çka është Plani individual i Arsimit

Plani individual iarsimit (PIA) është dokumet zyrtare pedagogjik i cili hartohet për fëmijët me nevoja të vecanta arsimore, për të cilët ekipi vlerësues dhe mbështetës i fushave të ndryshme zhvillimore ka marrë vendimin për arsim me nevoja të veçanta.Plani individual i arsimit shërben per planifikim sistematik të edukimit, mësimdhënie për mbështetjen dhe përcjllljen e përparimit individual të fëmijëve në mësim.Plani individual i arsimit duhet të zhvillohet përmes një procesi bashkëpunues duke përfshirë shkollën, prindërit. Fëmijët (kur është e përshtatshme) dhe personelin tjetër përkatës. PIA është një dokument i besueshëm (konfidencial) dhe informatat për të, mund tu jepen të tjerëve vetëm me lejen e prindërve. Ai i refeorhet përshtatjes së programit edukativo arsimor dhe fokusohet në nevojat me prioritet të të nxënit.

Çka percakton PIA?

• Qëllimet edukative, arsimore të fëmiës për periudhën që zgjat plani individual,• Objektivat mësimore të fëmijës përmes të cilave realizohet qëllimi i vendosur,• Metodat e nevojshme për shërbimet që duhet ofruar si dhe burimet ekzistuese,• Burimet e nevojshme për shërbimet që duhet ofruar si dhe burimet ekzistuese,• Përmbajtjen e lëndëve mësimore të idividualizuara ose fushave të aktiviteteve,• Format e vlerësimit të fëmijës,• Personat përgjegjës për hartimin e PIA-së• Procesin e monitorimit dhe rishikimit të tij,

MASHT

Mbledhja e të dhënave

Pesë fazat e procesit për hartimin e Planit Individual te Arsimit

Udhëzime për orientim

Hartimi i Planit Individual të Arsimit

Rishikimi dhe përditësimi i

Planit Individual të Arsimit.

Implementimi i Planit Individual

të Arsimit

Page 3: Hartimi i Planit Individual të Arsimit PIA SHQIPmasht.rks-gov.net/uploads/2015/06/hartimi-planit-individual-te-arsimit... · për hartimin e Planit Individual te Arsimit Udhëzime

Kush duhet të ketë Plan Individual të Arsimit?

PIA bëhet për të gjithë fëmijët që vlerësohen se kanë nevoja të veçanta në arsim dhe që marrin vendimin për arsim me nevoja të veçanta nga ekipe (shumëprofesional) vlerësues dhe mbështës i komunës.Vendimi për arsimin me nevoja të veçanta merret për një periudhë kohe të kufizuar (së paku 2 vite). Pas periudhës së caktuar kohore ekipi vlerësues rivlerëson nevojat e fëmijës për mbështetje dhe pastaj merr vendimin nëse duhet të vazhdohet apo të ndërpritet vendimi për arsim me nevoja të veçanta. Në raste kur shihet se fëmija ka ndryshime të dukshme mund të bëhet rivlerësimi edhe më herët.

Kush është përgjegjës për inicimin e Planit Individual të Arsimit?

Iniciatiava për vlerësim profesional të fëmijës mund të vijë nga personeli i shkollës apo nga prindërit dhe gjithmonë me lejen e prindërve/ Ekipi vlerësues komunal duhet të vendos a ka fëmija nevoja për arsim me nevoja të veçanta dhe si duhet të organizohet mësimi. Pas vlerësimit të fëmijës nga ekipi vlerësues dhe referimit të tij në shkollën më të afërt ku jeton, shkolla gjegjësisht drejtori është përgjegjës për inicimin e procesit të zhvillimit të PIA-së duke siguruar që të gjithë ofruesit e shërbimeve për të cilat është e mundshme) që fëmija të jetë i pranishë në hartimine PIA-se.

Kush i organizon takimet për hartimin e Planit Individual te Arsimit

Është përgjegjësi e drejtorit të shkollës bashkë me edukatoret e grupit/mësimdhënësin udhëtues (kur është e mundshme) të organizoj takimet e nevojshme për të gjithë anëtarët e hartimit të PIA-se. Drejtori bashkë me mësimdhënësit e klasës sipas nevojave të fëmijës vendosin se kush duhet të marrë pjesë në këto takime dhe kush duhet ti ftojë pjesëmarrësit. Në takimin e parë vendoset se kush do të jetë përgjegjës për vazhdimin e procesit.

• Prindi/kujdestari,

• Mësuesi mbështetës,

• Mësuesi udhëtues,

• Arsimtarët lëndor,

• Dhe ofruesit tjerë të shërbimeve profesionale (psikologu, pedagogu, logopedi).

MASHT

Page 4: Hartimi i Planit Individual të Arsimit PIA SHQIPmasht.rks-gov.net/uploads/2015/06/hartimi-planit-individual-te-arsimit... · për hartimin e Planit Individual te Arsimit Udhëzime

Sa shpesh duhet rishikuar Planin Individual të Arsimit?

Plani individual i arsimit duhet rishikuar zyrtarisht dy herë në vit në çdo moment tranzicioni (kur përfshihet ndërrimi i shkollës apo edhe ndryshim tjetër në arsimimin e fëmijës, për shembull ndërrimi i nivelit, klasës, shkollës, komunës.

Procesi i rishikimit kërkon pjesëmarrjen e personelit përkatës që punon me fëmijët dhe çdo rezultat i vërejtur duhet raportuar tek prindi.kujdestari i fëmijës. Rishikimi i planit individual mund të mos kërkoj rishikimin e qëllimit të tij, por në varësi të rezultateve të prezentuara mund të rishikohen objektivat e vëna dhe të riformulohen rezultatet e pritshme për pjesën e mbetur të planit.

Kush duhet ta plotësoj Planin Individual të Arsimit?

Plotësimi i planit individual të arsimit ëhtë përgjegjësi e edukatoreve/mësuesit, i cili ka në grupin/klasën e tij fëmijën në bashkëpunim të ngushtë me prindërit. Drejtori duhet të jetë i infomuar për procesin. Një kopje të PIA-s ta ketë prindi/kujdestari i fëmijës dhe një kopje të jetë pjesë e dosjes së nxënësit.