guret ne veshka, gjithcka qe duhet te dini

8
GURET NE VESHKA Gjithçka që duhet të dini Drejtor: Taulant MUKA, Kryeredaktore: Jana NANO, Zv./Kryeredaktore: Fjorda KOROMANI Adresa: Fakulteti i Mjekësisë, UT. Cel: 069 35 85558, e-mail: [email protected] Botim i përjavshëm, Nr. 3, e enjte 11 nëntor 2010 Redaksia: Alba Kuqi Besiana Balla Blerta Dollaku Dea Qirjaqi Emira Hysa Marinela Kumaraku Këshilli botues Departamenti i Shëndetit Publik Enver Roshi Shërbimi i Endokrinologjisë, QSUT Agron YLLI Shërbimi i Urgjencës, QSUT Edmond ZAIMI Shërbimi i Nefrologjisë, QSUT Arjana STRAKOSHA Botim zyrtar i Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë Nën kujdesin e veçantë të zv./Rektores Prof. Dr. Elsa KONE Shërbimi i Reumatologjisë, QSUT Argjend TAFAJ Shërbimi i Alergologjisë, QSUT Etleva QIRKO Shërbimi i Ortopedi-Traumotologjisë, Spitali Ushtarak Gjergj ÇAUSHI Shërbimi i Toksikologjisë, Spitali Ushtarak Zyhni SULAJ Biokimi Klinike, QSUT Ndok MARKU Farmaci Leonard DEDJA Si të parandalojmë formimin e gurëve në veshka? Cilët janë llojet e gurëve në veshka INTERVISTA Si duhet te ushqehemi kur kemi gurë në veshka DIETA Mundësitë e kurimit të gurëve në veshka TRAJTIMI A formohen gurët e veshkave te fëmijët KESHILLA

Upload: gazeta-almedicus

Post on 17-Mar-2016

362 views

Category:

Documents


10 download

DESCRIPTION

Cdo te enjte ne Shqiptarja.com

TRANSCRIPT

Page 1: Guret ne veshka, gjithcka qe duhet te dini

GURET NE VESHKAGjithçka që duhet të dini

Drejtor: Taulant MUKA, Kryeredaktore: Jana NANO, Zv./Kryeredaktore: Fjorda KOROMANIAdresa: Fakulteti i Mjekësisë, UT. Cel: 069 35 85558, e-mail: [email protected]

Botim i përjavshëm, Nr. 3, e enjte 11 nëntor 2010

Redaksia:

Alba KuqiBesiana BallaBlerta DollakuDea QirjaqiEmira HysaMarinela Kumaraku

Këshilli botuesDepartamenti i Shëndetit PublikEnver RoshiShërbimi i Endokrinologjisë, QSUTAgron YLLIShërbimi i Urgjencës, QSUTEdmond ZAIMIShërbimi i Nefrologjisë, QSUTArjana STRAKOSHA

Botim zyrtar i Universitetit të Tiranës,Fakulteti i MjekësisëNën kujdesin e veçantë të zv./Rektores Prof.Dr. Elsa KONE

Shërbimi i Reumatologjisë, QSUTArgjend TAFAJ

Shërbimi i Alergologjisë, QSUTEtleva QIRKO

Shërbimi i Ortopedi-Traumotologjisë, Spitali UshtarakGjergj ÇAUSHI

Shërbimi i Toksikologjisë, Spitali UshtarakZyhni SULAJ

Biokimi Klinike, QSUTNdok MARKU

FarmaciLeonard DEDJA

Si të parandalojmëformimin e gurëve

në veshka?

Cilët janë llojet egurëve në veshka

INTERVISTA

Si duhet teushqehemi kur kemi

gurë në veshka

DIETA

Mundësitë e kurimittë gurëve në veshka

TRAJTIMI

A formohen gurët eveshkave te fëmijët

KESHILLA

Page 2: Guret ne veshka, gjithcka qe duhet te dini

E enjte, 11 Nëntor 2010www.almedicus.orgII

Çfarë është dhe sifunksion sistemi ynë urinar?

ÇfÇfÇfÇfÇfarë janë gurët në varë janë gurët në varë janë gurët në varë janë gurët në varë janë gurët në veshka?eshka?eshka?eshka?eshka?

Gurët në veshka janë grumbullime të kri-staleve mikroskopike të ngurtësuara të cilëtformohen gjatë traktit urinar. Ata formohensi rezultat i çrregullimit të ekuilibrit midislëngjeve në urinë dhe sasisë së mineralevekripore gurë-formuese të cilat janë nëpërqëndrime shumë të larta. Këto përbërjeparaqesin vështirësi në tretjen e tyre dukeçuar kështu në grumbullimin e vazh-dueshëm që përfundon me krijimin e njëguri.

Format e tyre variojnë nga të vogla sa njëkokërr rëre e deri në madhësinë e një topigolfi. Mund të formohen si një gur i vetëmose mund të jenë edhe të shumtë.

Nëse gurët janë të vegjël, ata mund të‘’udhëtojnë’’ nëpër gjithë traktin urinar dhetë dalin jashtë nëpërmjet urinës pa u vënëre. Në rastin më të keq, ata vendosen nësipërfaqen e brendshme të veshkës dukegrumbulluar shtresë pas shtrese materialetë ngurta. Gurët gjithashtu formohen kur nëurinë ndodhin çregullime të aciditetit apo kapamjaftueshmëri substancash si citratet,magnezi apo pirofosfatet, të cilët janë shumëtë rëndësishëm në shkrirjen fiziologjike tëgurëve.

Gurët në veshka janë çrregullimet më tëshpeshta e më të dhimbshme të aparatit uri-nar. Prania e tyre shoqërohet me dhimbjedhe komplikacione të tjera.

Si fSi fSi fSi fSi fororororormohen gurët në vmohen gurët në vmohen gurët në vmohen gurët në vmohen gurët në veshka?eshka?eshka?eshka?eshka?

Në formimin e gurëve ndikojnë:

*Prishja e ekulibrit acid-bazik në lëngjetdhe indet e organizmit.

*Prania e infeksioneve në aparatin urinar

BESIANA BALLA

kanë vuajtur një herë nga gurët në veshkakanë më shumë mundësi për të vuajtur sër-ish.

Shpesh, pikënisja e formimit të gurit ësh-të gjendja e dehidratimit kronik. Rrezikurritet akoma më shumë kur djersisni gjatëditëve të nxehta dhe nuk merrni masa përzëvendësimin e këtyre lëngjeve të humbura.

FFFFFaktoraktoraktoraktoraktoret e riskut:et e riskut:et e riskut:et e riskut:et e riskut:

*Shtatëzania.*Infeksionet e përsëritura të aparatit uri-

nar*Sëmundjet metabolike hormonale ( psh.

në hiperparatiroidizëm që shoqërohet merritjen e kalciumit) ose nga sëmundje tësistemit tretës ( psh. çrregullime të absor-

bimit të kalciumit në zorrën e hollë).*Dieta e varfër në fibra.*Klima e nxehtë.

Pse ndiejmë dhimbje?Pse ndiejmë dhimbje?Pse ndiejmë dhimbje?Pse ndiejmë dhimbje?Pse ndiejmë dhimbje?

Dhimbja mund të shfaqet pas sfoci-meve dhe lodhjeve fizike, pas udhëtimevetë gjata në këmbë apo me automjete nërrugë jo të rregullta.

Dhimbja shfaqet kur guri bllokonrrjedhjen normale të urinës. Ajo do tëgrumbullohet mbi pengesë duke shkaktu-ar rritjen e presionit në veshkë.

Veshkat, ashtu si dhe organet e tjeratë sistemit urinar, kanë str ukturëanatomike për të përballuar edhe pre-sione të larta. Rritja e madhe e presionitdo të tendosë më tej kapsulën që rrethonveshkën. Ky është momenti kur fillon tëndihet dhimbja.

Intensiteti i dhimbjeve është i ndry-shëm. Ai varet nga niveli i tendosjes sëkapsulës.

Në rastin e gurëve të vendosur në ure-ter, dhimbja shkaktohet nga lëvizja egurëve nëpër të, duke zhvilluar kështuspazma intensive.

Sistemi urinar është qëndra e filt-rimit të të gjithë produkteve qëqarkullojnë në trupin tonë. Ai për-bëhet nga veshkat, ureterët, fshikë-za e urinës si dhe uretra.

madhësinë e grushtave të dorës, këtoorgane çift vendosen poshtë brinjëve,në pjesën e poshtme të shpinës.Sëbashku ato përmbajnë rreth 64 kmtubuj të vegjël që marrin pjesë në

pastrimin e gjakut.

Njësia bazë funksionale në veshkëjanë nefronet. Çdo veshkë përmbanrreth 1milion nefrone.Nefronet përbëhen nga elementëtubularë me funksionin kryesor:formimin e urinës.

Urina formohet në veshka kalonpërmes ureterëve në fshikëzënurinare. Si përfundim, ajo lë orga-nizmin duke u zhvendosur jashtëtij nëpërmjet uretrës.

Teksa sistemi urinar fi ltrongjakun, në të njëjtën kohë ai rreg-ullon balancën hidrike(nivelet eujit) të organizmit. Gjithashtuveshkat luajnë një rol të rëndë-sishëm në rregullimin e elektroli-tëve, ekuilibrit acido-bazik, pro-dhimin e hormoneve të cilat janëthelbësore në procese të ndry-shme të organizmit siç është kon-trolli i tensionit arterial.

*Çrregullimet në metabolizmin e protein-ave dhe të kalciumit.

* Sëmundje të traktit tretës*Anomalitë e rrugëve urinare*Personat që konsumojnë pak lëngje.*Predispozitat gjenetike në formimin e

gurëve.

KKKKKush fush fush fush fush fororororormon gurë në vmon gurë në vmon gurë në vmon gurë në vmon gurë në veshka?eshka?eshka?eshka?eshka?

Çdo njeri mund të zhvillojë gurë nëveshka, por disa persona janë më të pre-dispozuar se të tjerë.

Raporti i meshkujve me femrat për tëformuar gurë në veshka është 3 me 1.Moshat që preken më shumë janë 20 deri50 vjeç.

Personat që në historinë e tyre mjekësore

Çdo ditë veshkat pastrojnë rreth 180litra gjak. Ato zhvendosin ngaqarkullimi “mbeturinat” e procesevemetabolike të organizmit.Në formën e fasuleve dhe me

Fshikëza e urinës

Veshka

Ureteri

Prostata

Uretra

Anusi

Gur

Gur

Gur

Page 3: Guret ne veshka, gjithcka qe duhet te dini

E enjte, 11 Nëntor 2010 www.almedicus.org III

Termi gurët në veshka e ka origjinënqë nga greqishtja e lashtënephros (veshka) dhelithos (gurë). Terminologjia nënk-

upton praninë e gurëve në veshka, termiureterolitiazis nënkuptun praninë e gurëvenë ureter, tuba që lidhin veshkën me vezikënurinare, ndërsa termi urolitiasis nënkuptonpraninë e gurëve në traktin urinar dukepërfshirë dhe vezikën urinare.

Gurët janë koncentrate solide apo agre-gate kristalesh të formuara në veshka ngamineralet urinare të patretura.

Gurët zakonisht eliminohen nga trupinëpërmjet fluksit urinar dhe në shume ras-te nuk kanë shenja klinike, ndërsa në rastetkur gurët janë të përmasave më të rrituraderi në 2-3 mm mund të bllokojnë ureterinduke u shoqëruar me zgjerim të pjesës sësipërme të ureterit dhe pelvisit renal (pjesae veshkës ku grumbullohet urina para se tëdalë nga veshka) dhe me spazma të muskla-turës së ureterit, si reagim normal përeliminimin e pengesës. Kjo shoqërohet medhimbje mesi të cilat përhapen në pjesën eposhtme të barkut dhe rrëzë kofshës. Kjosituatë quhet kolika renale.

Kolika renale shoqërohet gjithashtu mendjenjën e të vjellit ose të vjella. Gjatë urin-imit mund të kemi ndryshim të ngjyrës sëurinës nga dëmtimet që i bën guri struk-turave të aparatit urinar.

ShenjaShenjaShenjaShenjaShenjat dhe simptomat dhe simptomat dhe simptomat dhe simptomat dhe simptomat e kt e kt e kt e kt e kolikës rolikës rolikës rolikës rolikës renaleenaleenaleenaleenaleDhimbjet e forta të përhapura nga

mesi deri në rrëzë të kofshës shpesh të për-shkruara si ekperienca më e keqe e përjetu-ar ndonjëherë

Të vjellat apo ndjenja të të vjelluritUrinë me ngjyrë të kuqe ( hematuri)

si pasojë e dëmtimeve të vogla të mureve tëbrendshme të strukturave të veshkave, ure-terëve apo uretrës

Prania e qelbit në urinë (piuri)Djegie gjatë urinimit si pasojë e gu-

rit apo infeksionit (dizuri)Reduktimi i sasisë së urinës nga

guri i vendosur në rrugët urinare

A janë të njëjtë gurët e vA janë të njëjtë gurët e vA janë të njëjtë gurët e vA janë të njëjtë gurët e vA janë të njëjtë gurët e veshkaeshkaeshkaeshkaeshkavvvvve ?e ?e ?e ?e ?Ekzistojnë disa tipe të gurëve në veshka

bazuar në llojin e kristaleve prej të cilavejanë formuar.

Pjesën më të madhe e përbëjnë gurët prejoksalateve dhe kalciumit ndjekur nga gurëte përzier me fosfate (guret fosfokalcikë)

Më të rrallë janë gurët struvite të favori-zuar nga infeksionet e traktit urinar dhegurët e acidit urik të favorizuar nga çrreg-ullimet metabolike të organizmit.

Formimi i gurëve në veshka nuk ka njëshkak të vetëm, por është pasojë e kombin-imit të një sërë faktorësh. Gurët krijohenkur prishen balancat urinare të kombinim-it të mineraleve dhe acideve.

Cilët janë llojet egurëve në veshka

Intervistë me Dr. Arjana Strakosha, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë

Gurët prGurët prGurët prGurët prGurët prej oksalaej oksalaej oksalaej oksalaej oksalatit të kalciumit dhetit të kalciumit dhetit të kalciumit dhetit të kalciumit dhetit të kalciumit dhefffffosfosfosfosfosfokalcikë?okalcikë?okalcikë?okalcikë?okalcikë?

75% - 80% e të gjithë gurëve të traktit uri-nar janë të përbërë nga kalciumi kimikishti përzier me oksalatet (gurët oksalatë të kal-ciumit) ose me fosfatet (gurët fosfo-kalcikë).

Gurët apo kristalet e oksalatit të kal-ciumit mund të krijohen në kushtet e disasëmundjeve metabolike si acidoza tubularerenale,hyperparatiroidizmi,hyperoksalaturiaprimare,veshka sfungjer etj.

Shpeshherë mund të vijë edhe nga përdorimii disa medikamenteve të caktuara si antiacidetdhe steroidet.

Dieta është një faktor tjetër që mund të ndikojë.Dozat e larta të vitaminës A, D dhe purinave (qënuk janë gjë tjetër veç produkte të tretjes së pro-teinave në organizëm) mund të ndikojnë në këtonivele anormale të kalciumit në organizëm

Ka edhe disa raste të veçanta të cilat mund tëndikojnë në formimin e gurëve.Studimet e funditkane treguar se nëse në dietën tuaj ka shumë pakkalcium apo edhe nëse trupi juaj prodhon tepëroksalate, ju mund të gjendeni në rrezik. Kjolidhet me rolin e kalciumit si lidhës i oksalat-eve të patretura në traktin tretës. Në këtokushte marrjet e pakta të kalciumit shoqëro-hen me sasi të rritura të oksalateve në gjak;këto oksalate ekskretohen (dalin jashtë) nësasi më të mëdha në urinë nëpërmjet vesh-kave. Në urinë, oksalatet janë promotorë tëfuqishëm të precipitimit të kristaleve të ok-salateve të kalciumit, rreth15 herë më të fu-qishme së kalciumi. Doza të larta të Vita-minës C ( më shumë se 1000 mg) rrisin nive-lin e oksalateve në urinën tuaj.

Gurët strGurët strGurët strGurët strGurët struviteuviteuviteuviteuvite10-15% e rasteve me gurë në veshka vijnë

si pasojë e një infeksioni kronik në traktinurinar. Gurët struvitë formohen si pasojërritjes së bakterieve të cilat me përbërjet etyre neutralizojnë aciditetin e urinës që për-bën një faktor frenues të zhvillimit të tyre.Meqënëse gratë janë më të prirura në zhvil-limin e infeksioneve urinare, ato janë më tërrezikuara për të formuar gurë të tillë. Tra-jtimi i tyre konsiston jo vetëm në heqjen egurëve, por edhe në parandalimin e rish-faqjeve të infeksioneve.

Gurët e acidit urikGurët e acidit urikGurët e acidit urikGurët e acidit urikGurët e acidit urik10% e gurëve të veshkave pëmbajnë acid

urik, një produkt i formuar nga metabolizmii trupit. Zakonisht, acidi urik kalon nga gjakupër në veshka, ku eleminohet me urinë. Nëse

trupi prodhon mbi sasinë normale, veshkat ekanë të pamundur ta eleminojnë duke bërëtë mundur kështu kristalizimin e tij në de-pozita. Faktorët që ndikojnë në këtë procesjanë gjenetikë, mund të varen nga disa gjend-je të caktuara patologjike të traktit tretës,obeziteti, marrja e disa medikamenteve tëcaktuara si dhe dieta e pasur me produktemishi. Meshkujt janë më të prirur të zhvil-lojnë këto lloj gurësh pasi kanë propabilitetmë të madh për të vuajtur nga podagra (njësëmundje reumatizmale që shoqërohet merritjen e acidit urik në gjak)

Gurët cistinikëGurët cistinikëGurët cistinikëGurët cistinikëGurët cistinikëCistina është një aminoacid i cili gjendet

në përbërjen e proteinave. Ajo merr pjesë nëformimin e muskujve, nervave dhe pjesëve tëtjera të trupit. Disa individë zhvillojnë njësëmundje të rrallë metabolike të quajtur cisti-nuri, e cila ndikon në formimin e gurëve cis-tinikë, që për nga shpeshtësia e formimit rra-dhiten nga fundi. Gurët cistinikë formohenpasi veshka është e paaftë të bëjëripërthithjen e aminoacidit cisteinë. Si rrje-dhim, kjo e fundit grumbullohet në urinë përtë formuar kristalet e cistinës. Këta llojgurësh janë shumë të vështirë për tu trajtuardhe kërkojnë një terapi e cila zgjat në kohë.

A mundet që gurët të dëmtojnë vA mundet që gurët të dëmtojnë vA mundet që gurët të dëmtojnë vA mundet që gurët të dëmtojnë vA mundet që gurët të dëmtojnë veshkaeshkaeshkaeshkaeshkat?t?t?t?t?Nëse nuk mjekohen në kohë, gurët mund

të dëmtojnë seriozisht veshkën. Dy faktorëtqë përcaktojnë ecurinë e këtij dëmtimi janëlokalizimi i gurit dhe prania e infeksioniturinar. Për të shmangur dhe minimizuar njëefekt të tillë, e rëndësishme është eleminimii gurëve të formuar dhe parandalimi i ri-

formimit të të tjerëve.

Si diaSi diaSi diaSi diaSi diagnostikgnostikgnostikgnostikgnostikohen gurët në vohen gurët në vohen gurët në vohen gurët në vohen gurët në veshka?eshka?eshka?eshka?eshka?Kur pacienti ka dhimbje të forta therëse

dhe ka konstatuar një urinë me ngjyrë tëkuqe, veprimi i parë është t'i drejtohet qen-drave të urgjencës për të marrë ndihmën eparë. Nëse mjeku dyshon për një gur në vesh-ka atëhere lokalizimi, përmasat dhe përbër-ja e tij janë shumë të rëndësishme për të për-caktuar më tej strategjinë e mjekimit.

EEEEEkzkzkzkzkzaminimet laaminimet laaminimet laaminimet laaminimet laboraboraboraboraboratoriktoriktoriktoriktorikeeeeeEkzaminimi mikroskopik i urinës i

cili tregon praninë e shumë elementëve tërëndësishëm për diagnozën

Urokultura, për të parë apo jo pran-inë e infeksionit

Gjaku komplet: ka apo jo shenja përnjë infeksion të mundshëm

Analiza të plota për të parë funksio-nin renal dhe nivelin e kalciumit në gjak

Mundësisht ruajtja e gurit kur del,për ta analizuar përbërjen në laborator.

Ekzaminimet radioloEkzaminimet radioloEkzaminimet radioloEkzaminimet radioloEkzaminimet radiologjikgjikgjikgjikgjikeeeeeGurët e heshtur, të cilët nuk paraqiten me

shenja apo simptoma të dukshme, vizualizo-hen nëpërmjet një radiografie, ultra-sonografie (EKO), pielografie intravenoze aposkaneri. Por cilët janë parimet e këtyre pa-jisjeve ekzaminuese?

Grafia dirGrafia dirGrafia dirGrafia dirGrafia direkteekteekteekteekteËshtë ekzaminim i shpejtë dhe rezultativ

në rastin e gurëve me përmbajtje të rritur tëkalciumit duke eksploruar të gjithë traktinurinar.

PieloPieloPieloPieloPielogggggrafia intrarafia intrarafia intrarafia intrarafia intravvvvvenoenoenoenoenozzzzzeeeeeËshtë një metodë tjetër ekzaminuese e cila

bazohet në injektimin e një lënde kontrasti.Ajo eliminohet me veshkat çka shoqërohet mebërjen e disa grafive të njëpasnjëshme.

Pielografia intravenoze lejon zbulimin elokalizimit të gurëve me saktësi të lartë.

UltrasonoUltrasonoUltrasonoUltrasonoUltrasonogggggrafia (EKrafia (EKrafia (EKrafia (EKrafia (EKO rO rO rO rO renale)enale)enale)enale)enale)Ekoja është një mënyrë e shpejtë dhe e

padhimbshme ekzminimi nëpërmjet së cilësmarrim imazhe të sistemit urinar. Në rastine gurëve në veshka arrijmë të dallojmë hy-dronefrozën (zgjerimin e rrugëve urinare) sipasojë e bllokimit te rrjedhjes së urinës ngaguri.

Është ekzaminim me vlerë të veçantë si-domos gjatë shtatzanisë kur grafia apo skan-eri kanë kundërindikacion.

Skaneri pa kSkaneri pa kSkaneri pa kSkaneri pa kSkaneri pa kontrastontrastontrastontrastontrastËshtë konsideruar metoda ekzaminuese

më efikase për detektimin e gurëve tëaparatit urinar.Ky ekzaminim jep të dhënatë sakta për fërmën dhe vendosjen e gurit.Ka vlerë të madhe kur është e domosdoshmendërhyrja kirurgjikale.Lokalizimet e dhimbjes

Page 4: Guret ne veshka, gjithcka qe duhet te dini

E enjte, 11 Nëntor 2010www.almedicus.orgIV

DEA QIRJAQI

Shkaku i formimit të gurëve nëveshka nuk është saktësisht i njo-hur. Mendohet që disa personakanë ndjeshmëri më të madhe sesatë tjerë ndaj disa ushqimeve speci-fike të cilat çojnë në formimin egurëve në veshka.

Si ndikSi ndikSi ndikSi ndikSi ndikon dieta në ron dieta në ron dieta në ron dieta në ron dieta në rrrrrreeeeezikun ezikun ezikun ezikun ezikun ezhvillimit të gurëvzhvillimit të gurëvzhvillimit të gurëvzhvillimit të gurëvzhvillimit të gurëve në ve në ve në ve në ve në veshka?eshka?eshka?eshka?eshka?

Dieta është një ndër faktorët qënxit ose frenon formimin e gurëve.Faktorë të tjerë janë trashëgimia,faktorët mjedisorë, pesha dhe kon-sumimi i lëngjeve. Organizmi për-dor për energji ushqimin që ne kon-sumojmë. Mbetjet ushqimorekalojnë në qarkullimin e gjakut, sh-kojnë në veshka ku filtrohen më tejdhe këto mbetje, në përfundim, el-eminohen nëpërmjet urinës. Disaushqime krijojnë mbetje në formëkristalesh përgjatë gjithë traktiturinar. Hapi i parë në parandalimine riformimit të gurëve është njohjae llojit të gurit të formuar.

Pse është e rëndësishme të njo-Pse është e rëndësishme të njo-Pse është e rëndësishme të njo-Pse është e rëndësishme të njo-Pse është e rëndësishme të njo-him gurët në vhim gurët në vhim gurët në vhim gurët në vhim gurët në veshka?eshka?eshka?eshka?eshka?

Njohja e përbërjes kimike të gu-rit ndihmon në identifikimin e sh-kakut të formimit të tij dhe në për-caktimin e ndryshimeve dietetikeqë do të kryen për të parandaluarformimin e tij.

ÇfÇfÇfÇfÇfarë mund të bëj për të paran-arë mund të bëj për të paran-arë mund të bëj për të paran-arë mund të bëj për të paran-arë mund të bëj për të paran-daluar rifdaluar rifdaluar rifdaluar rifdaluar rifororororormimin e gurëvmimin e gurëvmimin e gurëvmimin e gurëvmimin e gurëve nëe nëe nëe nëe nëvvvvveshka?eshka?eshka?eshka?eshka?

Rreth 50% e njerëzve me gur nëveshka zhvillojnë një tjetër gurbrënda 10 vjetëve. Kjo mund tëparandalohet.

Sa lëngje duhet të pijë një perSa lëngje duhet të pijë një perSa lëngje duhet të pijë një perSa lëngje duhet të pijë një perSa lëngje duhet të pijë një per-----son në mënson në mënson në mënson në mënson në mënyrë që të parandalojëyrë që të parandalojëyrë që të parandalojëyrë që të parandalojëyrë që të parandalojëfffffororororormimin e gurëvmimin e gurëvmimin e gurëvmimin e gurëvmimin e gurëve?e?e?e?e?

Sasia e nevojshme varet ngakoha dhe nga aktiviteti i njeriut.Nëse keni patur një gur, ju mund t'izvogëloni shanset për një gur tëdytë. Kjo mund të arrihet vetëmnëse pini shumë lëngje, kryesishtujë, përgjatë ditë-natës. Qëllimiështë që të mbahet një përqëndrimi holluar i urinës. (Urina është eholluar kur ka ngjyrë të hapur, tëçelur). Për të arritur këtë, ju duhettë pini 2-3 litra lëngje në ditë. Gjith-ashtu, nëse jetoni ose punoni në njëmjedis të nxehtë duhet të sigurohe-ni që po pini lëngje më tepër sesasasia ditore e rekomanduar. Qëlli-mi është të zëvendësoni lëngjet ehumbura nga djersitja dhe dehidra-timi.

CilaCilaCilaCilaCilat janë lëngjet që ndihmojnët janë lëngjet që ndihmojnët janë lëngjet që ndihmojnët janë lëngjet që ndihmojnët janë lëngjet që ndihmojnëparandalimin e gurëvparandalimin e gurëvparandalimin e gurëvparandalimin e gurëvparandalimin e gurëve në ve në ve në ve në ve në vesh-esh-esh-esh-esh-ka?ka?ka?ka?ka?

Uji përbën një mbrojtje të pa-kushtueshme dhe pa kalori kundërgurëve në veshka.

Disa studime sugjerojnë se lën-gu i qitros mbron nga gurët sepsepërmban citrat, i cili frenon krista-let të shndërrohen në gurë. Kjo ësh-të e dobishme për gurët me origjinënga oksalati i kalciumit dhe aciditurik, por mund të jetë e dëmshmenë personat që formojnë gurë ngafosfati i kalciumit.

Kafja dhe çaji është parë qëKafja dhe çaji është parë qëKafja dhe çaji është parë qëKafja dhe çaji është parë qëKafja dhe çaji është parë qëzvzvzvzvzvooooogëlojnë riskun e fgëlojnë riskun e fgëlojnë riskun e fgëlojnë riskun e fgëlojnë riskun e fororororormimit tëmimit tëmimit tëmimit tëmimit tëgurëvgurëvgurëvgurëvgurëveeeee. Sasi të moder. Sasi të moder. Sasi të moder. Sasi të moder. Sasi të moderuara biruara biruara biruara biruara birrrrrreeeeedhe vdhe vdhe vdhe vdhe vererererere mund t'ju mbre mund t'ju mbre mund t'ju mbre mund t'ju mbre mund t'ju mbrojnë gjith-ojnë gjith-ojnë gjith-ojnë gjith-ojnë gjith-ashtu ngashtu ngashtu ngashtu ngashtu nga gurët.a gurët.a gurët.a gurët.a gurët.

CilaCilaCilaCilaCilat lëngje duhet të shman-t lëngje duhet të shman-t lëngje duhet të shman-t lëngje duhet të shman-t lëngje duhet të shman-

gggggen?en?en?en?en?Lëngu i rrushit dhe pijet me gaz

(coca-cola) duhet të mos konsumo-hen nga persona me tendencë përformimin e gurëve të oksalatit tëkalciumit. Edhe pse lëngu i boron-icës së kuqe ndihmon në mbrojtjennga infeksionet urinare, ai përm-ban oksalate dhe nuk rekoman-dohet.

Si ndikSi ndikSi ndikSi ndikSi ndikon kripa në fon kripa në fon kripa në fon kripa në fon kripa në fororororormimin emimin emimin emimin emimin egurëvgurëvgurëvgurëvgurëve?e?e?e?e?

Natriumi në kripë, kur eksreto-het nga veshkat, merr me vete edhesasi kalciumi. Këto përqëndrime tëkalçiumit në urinë lidhen me ok-salatet dhe fosfatet dhe formojnëgurë. Ushqimet që përmbajnënatrium (Na) në përqëndrime tëlarta janë perimet e ngrira dhe ush-qimet fast-food.

Njerëzit që duan të limitojnënatriumin në dietë duhet të kon-trollojnë paketimin e produkteveqë konsumojnë për përqëndrime tëulta të:

glutamat mononitratit(MSG)

bikarbonat natriumifosfat dinatriuminitrat ose nitrit natriumi

Si ndikSi ndikSi ndikSi ndikSi ndikojnë projnë projnë projnë projnë proteinaoteinaoteinaoteinaoteinat shtazort shtazort shtazort shtazort shtazore?e?e?e?e?Mishi dhe proteina të tjera

shtazore si vezët dhe peshkupërmbajnë purina, që shpër-bëhen në urinë në acid urik.Pra personat që formojnë gurënga acidi urik duhet të limi-tojnë konsumimin e tyre derinë 170 gr/ditë.

Si ndikSi ndikSi ndikSi ndikSi ndikon kalon kalon kalon kalon kalccccciumi në di-iumi në di-iumi në di-iumi në di-iumi në di-etë?etë?etë?etë?etë?

Në të kaluarën, pacientëveme gurë në veshka u rekoman-dohej të mos konsumonin bul-metra dhe produkte të tjera mepërmbajtje të lartë kalciumi.Studime të deritanishme tre-gojnë që këto ushqime mund tëndihmojnë në parandalimin eformimit të gurëve në veshka.

Si ndikSi ndikSi ndikSi ndikSi ndikon oksalaon oksalaon oksalaon oksalaon oksalati në di-ti në di-ti në di-ti në di-ti në di-etë?etë?etë?etë?etë?

Oksalati nuk lejon kal -ciumin (Ca) të absorbohet ngaorganizmi, kështu që ai grum-bullohet në veshkat tuaja dukeformuar gurë. Njerëzit me ten-dencën për të formuar gurëprej oksalatit të kalciumitkëshillohen nga mjeku të lim-itojnë ose të shmangin kon-sumimin e disa ushqimeve tëcaktuara.

Si duhet të ushqehemi?

PyPyPyPyPyetje që mund t'ietje që mund t'ietje që mund t'ietje që mund t'ietje që mund t'idrdrdrdrdrejtoni mjekutejtoni mjekutejtoni mjekutejtoni mjekutejtoni mjekut

tuajtuajtuajtuajtuaj

Çfarë lloj guri kam?Sa është sasia e lëngjeve që

duhet të pi në ditë?Çfarë sasie proteinash dhe

çfarë lloji duhet të konsumoj?A marr sasi të mjaftueshme

kalciumi në dietë?A mund të më rekomando-

ni një dietolog të specializuarpër parandalimin e gurëve nëveshka?

A duhet të marr medika-mente për të parandaluarformimin e gurëve në veshka?

MOS HARRMOS HARRMOS HARRMOS HARRMOS HARRONI!ONI!ONI!ONI!ONI!Dieta është një ndër fak-

torët që stimulon ose frenonformimin e gurëve.

Lloje të ndryshme gurëshkërkojnë dieta të ndryshme.

Konsumimi i ujit dhelëngjeve të tjera është një ngahapat e parë në parandalimin eformimit të gurëve.

Individët me histori tëgurëve në veshka duhet të pijnëujë dhe lëngje mjaftueshëm përtë prodhuar minimalisht 2 litraurinë në ditë.

Dieta e pasur në kripëra osenatrium rrit daljen jashtë të kal-ciumit në urinë duke ndikuarkështu në formimin e gurëve

Ushqime të pasura në pro-teina shtazore si mishi, veza dhepeshku përmbajnë purina, tëcilat rrisin rrezikun e formimittë gurëve kalçikë dhe ata ngaacidi urik.

Kalciumi në përbërje tëushqimit parandalon formimine gurëve dhe mban konstantdensitetin e kockës.

Shmangia e ushqimeve qëpërmbajnë oksalat si spinaqi ,parandalon gurët nga oksalati ikalçiumit.

Ushqime me niUshqime me niUshqime me niUshqime me niUshqime me nivvvvvel të larel të larel të larel të larel të lartë ok-të ok-të ok-të ok-të ok-salasalasalasalasalatititititi

spinaqipanxhari i sheqeritpanxhari zvicerianfara e gruritsojakikirikuokraçokollataçaji i zi indianpatate e ëmbël

Ushqime me nivel mesatar ok-salati

mielli i bluarrrushiselinojapiperi jeshil (i pa bërë)mjedra e kuqeluleshtrydhetmëlçia

Si ndikSi ndikSi ndikSi ndikSi ndikon alkon alkon alkon alkon alkooli në fooli në fooli në fooli në fooli në fororororormiminmiminmiminmiminmimine gurëve gurëve gurëve gurëve gurëve në ve në ve në ve në ve në veshka?eshka?eshka?eshka?eshka?

Edhe pse alkooli nxit prodhimine purinave në organizëm, studimetnuk kanë treguar për një rrezik mëtë lartë të formimit të gurëve nëkonsumuesit e birrës apo alkoolit.

Pacienti këshillohet të mos kon-sumojë as ushqime të pasura meVitamina C dhe D. Këto të funditmund të shndërrohen në oksalatnga vetë organizmi.

Page 5: Guret ne veshka, gjithcka qe duhet te dini

E enjte, 11 Nëntor 2010 www.almedicus.org V

Page 6: Guret ne veshka, gjithcka qe duhet te dini

E enjte, 11 Nëntor 2010www.almedicus.orgVI

ALBA KUQI

Trajtimi i gurëve në veshka është i ndryshëm dhevaret nga madhësia, forma, lokalizimi dhe për-

bërja e gurit. Trajtimi në varësitë këtyre elementëve të mësipërmmund të jetë konservativ, ku perf-shihet trajtimi medikamentoz dhedieta, por mund të jetë edhe kiru-rgjikal.

Si mund të trajtohen dhimb-Si mund të trajtohen dhimb-Si mund të trajtohen dhimb-Si mund të trajtohen dhimb-Si mund të trajtohen dhimb-jet që jajet që jajet që jajet që jajet që japin gurët në vpin gurët në vpin gurët në vpin gurët në vpin gurët në veshka?eshka?eshka?eshka?eshka?

Gurët në veshka mund të japindhimbje të padurueshme dhe pa-cienti mund të ketë shumëshqetësime. Dhimbjet mund tëqetësohen duke e filluar gjith-monë terapinë me barna antiin-flamatore si Voltareni, Ibuprofeniapo Indometacina. Gjithashtumund të aplikohen kompresa apobursa të ngrohta në vendin edhimbjes.

A m u n d t ë d a l i n A m u n d t ë d a l i n A m u n d t ë d a l i n A m u n d t ë d a l i n A m u n d t ë d a l i n vvvvvetvetvetvetvetvetiuetiuetiuetiuetiugurët ?gurët ?gurët ?gurët ?gurët ?

Po, gurët mund të dalin spon-tanisht dhe kjo varet nga madhë-sia e gurit. Zakonisht, gurët mepërmasa më të vogla se 4 mm da-lin vetvetiu. Kjo mundësi rritetakoma më shumë nëse pacientikonsumon sasi të mëdha lëngjesh.

Pse është e rëndësishme përPse është e rëndësishme përPse është e rëndësishme përPse është e rëndësishme përPse është e rëndësishme për-----bërbërbërbërbërja e gurit në trajtim?ja e gurit në trajtim?ja e gurit në trajtim?ja e gurit në trajtim?ja e gurit në trajtim?

Elementët të cilët formojnëgurin janë shumë të rëndësishëmsepse në sajë të përbërjes së guritne mund të përpilojmë një dietëtë caktuar që të mund të parandal-ojë formimin e gurëve të rinj.Gjithashtu, në varësi të përbërjesmund të rekomandojmë dhëniene barnave të ndryshme. Dieta nd-ërtohet duke u nisur nga përbër-ja kimike e gurëve dhe nga acidi-teti i urinës.

A mund të bëhet shkrirA mund të bëhet shkrirA mund të bëhet shkrirA mund të bëhet shkrirA mund të bëhet shkrirja eja eja eja eja egurëvgurëvgurëvgurëvgurëve?e?e?e?e?

Po, mund të kryhet nëpërmjetnjë metode të quajtur LitotripsiaElektrike ekstra-korporale, ESWL(Electroshock Wave Lithotripsy).

Mekanizmi është copëzimi igurëve nëpërmjet valëve me en-ergji të madhe, të cilat dalin nganjë aparat i veçantë dhe bëjnë tëmundur shkrirjen e tyre. Kjo me-todë ka efekteshmëri të lartë kurgurët kanë përmasa të mëdha. Atathërrmohen në copëza shumë tëvogla të cilat më pas dalin nga or-ganizmi me rrugë natyrale,nëpërmjet urinës.

Pacienti mund t’i nënshtrohetdisa seancave me ESWL derisa tëmarrë rezultatin e dëshiruar dhetë fillojë aktivitetin e tij normalpo brenda ditës. Më pas bëhetekzaminimi i urinës. Nëse kjoteknikë ka re zultuar e suk-sesshme mund të vihet re praniae copëzave të gurëve në urinë.Ekzaminimi i llojit të gurit do tëpërcaktojë edhe masat parandal-uese të riformimit të tij nëpërm-jet dietës.

PPPPPo nëse litotripsia no nëse litotripsia no nëse litotripsia no nëse litotripsia no nëse litotripsia nuk jeuk jeuk jeuk jeuk jepppppefekt, çfefekt, çfefekt, çfefekt, çfefekt, çfarë rarë rarë rarë rarë rekekekekekomandohet?omandohet?omandohet?omandohet?omandohet?

ESWL nuk funksionon në atoraste kur gurët janë shumë të

Si trajtohengurët në veshka?

mëdhenj ose janë të lokalizuar nëvende që nuk kapen nga këto valë.

Për gurët që janë të lokalizuarnë ureter mund të përdoret ure-teroskopi. Ureteroskopi është njëaparat që ngjason me një tub tëgjatë në fundin e të cilit gjendet njëkamer e vogël. Kjo na mundësontë shohim imazhe nga strukturate brendshme anatomike ku mundtë jetë pozicionuar guri. Përveç ka-merës së vogël, fundi i ureterosk-opit mund të përmbajë edhe pajisjetë tjera të vogla të cilat mund tëndihmojnë në zhbllokimin egurëve nga rrugët urinare.

Për gurët që janë të lokalizuarnë veshka me përmasa të kon-siderueshme përdoret një teknikëtjetër e quajtur NefrolitotomiaPerkutane. Si realizohet? Nëlëkurën e kurrizit, mbi pozicion-imin e veshkave, bëhet një inci-sion (prerje) i vogël 1.5-3 cm. Ha-pet një ‘’rrugë’’ e cila na lejon tëdepërtojmë deri tek guri. Kjo real-izohet nën vëzhgimin e procedurësnëpërmjet rrezeve X apoekografisë.

Nëpërmjet një endoskopi bëhete mundur kapja e gurit nëse ai ësh-të me përmasa relativisht të vogla;në të kundërt trajtohet me lazer dhelihet të dalë spontanisht.

Kjo procedurë shmang kiru-rgjinë e hapur ku pacienti ndienshumë dhimbje pas operacionit apodetyrohet të qëndrojë shumë kohë nëspital. Mund të ndodhë që disa pa-cientë të cilët janë mbipeshë, kanë njëvendosje anormale të veshkës apo njëveshkë të infektuar mund të jenë tëkundërindikuar për t’iu nënshtruarnjë ndërhyrjeje kirurgjikale.

Guri më iGuri më iGuri më iGuri më iGuri më imadh në botë!madh në botë!madh në botë!madh në botë!madh në botë!

Guri më i madh në botë pes-hon 1,140 kilogram dhe ka njëdiametër prej 17 centime-trash. Pas një ndërhyrjejekirurgjikale në urgjencë,hungarezi Sandor Sarkadihyn në listën e rekordeveGuiness. Tani, Sandor ështënë një gjëndje të mirë shënde-tësore. Mund të themi pa frikëqë ai “hoqi një barrë tërëndë”.

LamtumirëLamtumirëLamtumirëLamtumirëLamtumirëtransplantittransplantittransplantittransplantittransplantittë vtë vtë vtë vtë veshkaeshkaeshkaeshkaeshkavvvvve!e!e!e!e!

Në institutin Mario Negri tëBergamos është zbuluar se nëveshkë gjenden qeliza tëveçanta të quajtura stamina-le. Ato kanë aftësi të lartarigjeneruese. Së fundmi postudiohet mënyra sesi kyproces rigjenerimi të nxitetnë efektin e stimujve tëposaçëm. Kjo do të nxjerrëjashtë loje teknika të tilla sitransplanti apo dializa. Am-fibët dhe peshqit e gëzojnë njëkarakteristikë të tillë. Tek gji-tarët mekanizmat rigjeneruestë qelizave janë me të ndry-shëm. Identifikimi i tyre ësh-të një hap përpara në studi-min e mundësive të ampli-fikimit të kësaj vetie.

Çaji kineÇaji kineÇaji kineÇaji kineÇaji kinez!z!z!z!z!

Çajrat dhe produktet ushqi-more kineze të cilat kohët efundit kanë filluar të kon-sumohen në masë si pjesë evakteve dietetike, çojnë nëshfaqjen e sëmundjeve tëveshkave. Në këto cajra apopilula vihen re përmbajtjemedikamentesh të tjera, të paspecifikuara në kutitë e am-ballazhit. Këto mund të dëm-tojnë drejtpërdrejt veshkat.

Një gNjë gNjë gNjë gNjë grrrrruauauauauaanonime dhuranonime dhuranonime dhuranonime dhuranonime dhurononononon

200 v200 v200 v200 v200 veshka!eshka!eshka!eshka!eshka!

28.04.2009. Në hyrjen e Massa-chusetts General Hospital nëBoston, një grua lë një qese tëmadhe plot gjak. Personelimjekësor, përballë një situatekaq të pazakontë, vërtetoi sebrënda qeses ishin rreth 200veshka njerëzore. Mjekët po-huan se ato i përkisnin tëgjtha moshave, rracave dhegjinive. Ato u përdorën nëtransplantet e veshkave dukeshpëtuar shumë jetë pa-cientësh që ishin në listën epritjeve për një operacion kaqtë rëndësishëm.

ARIELA POGAÇI

Page 7: Guret ne veshka, gjithcka qe duhet te dini

E enjte, 11 Nëntor 2010 www.almedicus.org VII

JJJJJa disa masa që mund të mera disa masa që mund të mera disa masa që mund të mera disa masa që mund të mera disa masa që mund të merrrrrrni për tëni për tëni për tëni për tëni për tëshmangur gurët në vshmangur gurët në vshmangur gurët në vshmangur gurët në vshmangur gurët në veshka.eshka.eshka.eshka.eshka.

Pini shumë lëngjePini shumë lëngjePini shumë lëngjePini shumë lëngjePini shumë lëngjeNëse nuk keni vuajtur më parë nga

gurët në veshka, por dëshironi t ’ ishmangni ata, ju duhet të pini gjashtëderi në tetë gota ujë në ditë (rreth 1.2 li-tra ujë).

Nëse keni patur një gur më parë, juduhet të pini dy deri në tre litra ujë nëditë (sigurisht me rekomandimin emjekut tuaj). Mirë është që kjo sasi uji tëkonsumohet si gjatë ditës edhe gjatënatës.

Pijet e tilla si çaji dhe lëngjet e frutavemund të llogariten në sasinë e lëngjeveqë pini gjatë ditës, gjithsesi uji është mëi shëndetshmi dhe më i miri në paran-dalimin e gurëve në veshka.

KKKKKujdesujdesujdesujdesujdes: Disa lëngje shkaktojnë dehid-rim, mund të duket e çuditshme por ësh-të e vërtetë. Këtu përfshihen pijet qëpërmbajnë alkool apo kafeinë, të cilatduhen shmangur te një individ që është ipredispozuar për të formuar gurë në

veshka.

Rreth 80% e gurëve të veshkave janë tëpërbërë nga kalciumi dhe minerale të tjera.

Në disa raste ndryshimet në dietë mundtë parandalojnë formimin e këtyre gurëve.

KKKKKufizoni sasinë e kalciumit të marufizoni sasinë e kalciumit të marufizoni sasinë e kalciumit të marufizoni sasinë e kalciumit të marufizoni sasinë e kalciumit të marrërërërërëgjagjagjagjagjatë ditëstë ditëstë ditëstë ditëstë ditës

Gurët kalcikë përbëjnë përqindjen mëtë lartë të gurëve të veshkave. Gjithsesi,kufizimi i tepërt i tij mund të shkaktojëkomplikime mjaft të rë ndësishme në orga-nizë m.

Kalçiumi merret nëpërmjet qumështitdhe nënprodukteve të tij (djathit apo kosit).

KKKKKujdesujdesujdesujdesujdes: Gratë shtatëzëna, fëmijët si dhegratë në menopauzë, me rrezik të shtuar përosteoporozë, nuk duhet ta kufizojnë sasinë ekalciumit në dietë.

KKKKKufizoni sasinë e sheqerit, kripës dheufizoni sasinë e sheqerit, kripës dheufizoni sasinë e sheqerit, kripës dheufizoni sasinë e sheqerit, kripës dheufizoni sasinë e sheqerit, kripës dheprprprprproteinaoteinaoteinaoteinaoteinavvvvve shtazore shtazore shtazore shtazore shtazore në dietëe në dietëe në dietëe në dietëe në dietë

Është parë se duke konsumuar një sasi tëmadhe të këtyre elementëve mund të rritetmundësia e formimit të gurëve të kalciumit.Në ushqimet natyrale, ka një sasi të caktuar

Si të parandalojmë formimine gurëve në veshka?

A fA fA fA fA fororororormohen gurët e vmohen gurët e vmohen gurët e vmohen gurët e vmohen gurët e veshkaeshkaeshkaeshkaeshkavvvvve tee tee tee tee tefëmijët, si t’i parandalojmë afëmijët, si t’i parandalojmë afëmijët, si t’i parandalojmë afëmijët, si t’i parandalojmë afëmijët, si t’i parandalojmë ata?ta?ta?ta?ta?

Po, formohen. Në fakt janë gjeturgurë në veshka te fëmijët 5 vjeçarë.

Rritja e mundësisë së shfaqjes sëgurëve në veshka te fëmijët i detyro-het faktorëve të ndryshëm, më sëshumti të lidhur me zgjedhjen e ush-qimeve që fëmijët konsumojnë.

Dy shkaqet më të rëndësishme tëshfaqjes së gurëve në veshka te fëm-ijët janë:

1 - Fëmijët nuk pijnë shumë lëngje.2 - Ata konsumojnë ushqime të pa-

sura me shumë kripë.Fëmijët duhet të hanë më pak pata-

tina dhe patate të skuqura.Ekzistojnë dhe ushqime të tjera me

shumë kripë: mishi i sanduiçëve aposufllaqeve; ushqimet e konservuaraetj.

Lëngjet me gaz mund të rrisin rrez-ikun e formimit të gurëve sepse përm-bajnë një lloj sheqeri të rrezikshëmtë quajtur sukrozë .

Kujdes peshën! Te disa fëmijë të qe-nurit mbipeshë e shton rrezikun eformimit të gurëve.

Si të bësh që fëmijët e tu të pijnëSi të bësh që fëmijët e tu të pijnëSi të bësh që fëmijët e tu të pijnëSi të bësh që fëmijët e tu të pijnëSi të bësh që fëmijët e tu të pijnëmë shumë ujë?më shumë ujë?më shumë ujë?më shumë ujë?më shumë ujë?

Prindërit mund t’i japin fëm-ijëve një shishe ujë në vend të lënguttë frutave gjithmonë përpara se të sh-kojnë në kopësht apo shkollë .

Duhet t’u krijoni zakonin e tëpirit ujë në çdo vakt, pas çdo të ngrënieqë në moshë të hershme. Fëmijëve ipëlqen uji me akull, sidomos kur akulliështë me forma (si yje apo zemra).

Mos prit që fëmija të të tregojëkur ka etje. Fëmijët shpesh nuk e kup-tojnë kur kanë këtë nevojë.

Merr ujë me vete në aktivite-tet sportive të tij dhe në park.

Mbaj një shishe ujë në makinëgjatë çdo udhëtimi.

ILDA MANO sheqeri, e cila nuk ndikon shumë në formim-in e gurëve.

Këshillohet të shmanget përdorimi i ush-qimeve të paketuara me sasi të larta sheqeriapo pë rdorimi i panevojshëm i tij si ëmbë-lsues në kafe apo çaj.

Ulja e sasië së kripës, e marrë me dietën,duket se ul sasinë e kalciumit të eliminuarnëpërmjet urinës. Për pasojë, ata personaveshkat e të cilëve formojnë gurë që përm-bajnë kalçium, mund të përfitojnë duke për-dorur jo më shumë se 2.3 – 5.0 gr kripë nëditë.

Personat që janë diagnostikuar me gurëprej acidi urik, duhet të kufizojnë në dietëne tyre proteinat shtazore të cilat gjenden mësë shumti te mishi i viçit, derrit dhe i pulës.

KKKKKonsumoni sa më shumë ushqime tëonsumoni sa më shumë ushqime tëonsumoni sa më shumë ushqime tëonsumoni sa më shumë ushqime tëonsumoni sa më shumë ushqime tëpasura në fibrapasura në fibrapasura në fibrapasura në fibrapasura në fibra

Fibra është ajo pjesë e ushqimeve të mar-ra nga bimët e cila paraqet vështirë si gjatëtretjes në organizmin tonë . Fibrat e patret-shme në ujë, të cilat gjenden te mielli, thek-ra, elbi dhe orizi mund të ndihmojnë në ul-jen e sasisë së kalçiumit të eliminuar meurinë, duke ulur në këtë mënyrë mundësinëe formimit të gurëve kalcikë.

Page 8: Guret ne veshka, gjithcka qe duhet te dini

E enjte, 11 Nëntor 2010www.almedicus.orgVIII