globalizmi - tema diplomes

30
1 PASQYRA E LËNDËS I. Hyrje II. Përkufizimi dhe pak historik mbi globalizimin III. Dimensionet e globalizimit IV. Probleme të globalizimit Rreziqet ndërkombëtare Shkaqet e fshehura të kërcënimeve Mundësi për rritje ekonomike dhe ndërtimin e demokracisë Procesi ndërkombëtar i vendimmarrjes në mënyrë kolektive V. Perfundime VI. Literatura

Upload: permetialban

Post on 15-Nov-2014

302 views

Category:

Documents


9 download

DESCRIPTION

Pergatitur nga Alban Permeti

TRANSCRIPT

Page 1: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

1

PASQYRA E LËNDËS

I. Hyrje

II. Përkufizimi dhe pak historik mbi globalizimin

III. Dimensionet e globalizimit

IV. Probleme të globalizimit

Rreziqet ndërkombëtare

Shkaqet e fshehura të kërcënimeve

Mundësi për rritje ekonomike dhe ndërtimin e

demokracisë

Procesi ndërkombëtar i vendimmarrjes në mënyrë

kolektive

V. Perfundime

VI. Literatura

Page 2: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

2

I. Hyrje

Qëllimi i këtij punimi është të parashtrojë një sërë çështjesh që

kanë të bëjnë me globalizimin, dimensionet e tij si dhe problemet e

rreziqet me të cilat ai përballet.

Punimi është ndërtuar me 6 kapituj. Në kapitullin e dytë jepen një

sërë përkufizimesh për termin globalizim si dhe përmenden aspekte të

historikut te globalizimit si një proces në zhvillim. Në kapitullin e tretë i

kushtohet vëmendje dimensioneve të globalizimit si atij politik,

ekonomik, shoqëror, mjedisor, etj. Kapitulli i katërt parashtron një sërë

nëncështjesh që lidhen me problemet pasojë të globalizimit. Theksi vihet

mbi rreziqet ndërkombëtare, shkaqet e fshehura të kërcënimeve

ndërkombëtare si dhe me mundësinë e rritjes së ekonomisë dhe

ndwrtimin e demokracise. Disa paragrafë i kushtohen edhe procesit

ndërkombëtar të vendimmarrjes në mënyre kolektive.

Kapitujt në vazhdim pasojnë me përfundimet e nxjerra, pikëpyetjet

për cështje të ndryshme që shtrohen nga kapitujt e mëparshëm si dhe

me materialet e konsultuara për përgatitjen e këtij punimi.

Page 3: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

3

II. Përkufizimi dhe pak historik mbi globalizimin

Globalizimi është një çështje mjaft e rëndësishme të cilës i është

kushtuar vëmendje e vecantë. Është një term që haset shpesh qoftë ne

biseda të ndryshme e media, me pak fjalë në të tëra sferat e jetës, por që

në fakt paraqet vështirësi kur na duhet të japim shpjegim të qartë e të

saktë për kuptimin e tij. Më poshtë paraqiten një sërë përkufizimesh për

globalizimin.

Globalizimi është :

Intensifikimi i marrëdhënieve sociale mbarëbotërore, përmes të

cilave vende të largëta mbajnë lidhje me njëra tjetrën, në mënyrë të tillë

që ngjarjet në një vend karakterizohen nga të njëjtat procese sikurse

edhe në një vend tjetër shumë kilometra larg, dhe anasjelltas...“

[Anthony Giddens]

Intensifikim sasior dhe cilësor i transaksioneve ndërkufitare gjatë

procesit të njëkohshëm të zgjerimit të tyre lokal

[Ulrich Menzel]

Është shndërruar tashmë në një fjalë të rëndësishme, e cila prej

disa kohësh po përdoret në mënyrë inflacionare në debatet politike,

publicistike dhe shkencore duke u konsideruar këtu nga njëra anë si

“kërcënim”, nga ana tjetër si “shans”

[Johannes Varwick]

Page 4: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

4

Varësi dhe integrim në rritje e ekonomive të ndryshme përreth

globit.

[Meghnad Desai]

Proces i lidhjeve në rritje mes shoqërive dhe problematikave.

[Johannes Varwick]

Çlirim i forcave të tregut botëror dhe heqja e pushtetit ekonomik

nga duart e shtetit.

[Schumann/Martin]

"Globalizimi duket se është tregues karakteristik i shek. të 20-të, që

sapo ka dalë. E megjithatë ai është në gojën e të gjithëve. Ne fakt bota

është shndërruar në një horizont përvojash të shoqërisë. Mediat në

mbarë botën informojnë se lidhjet e transportit janë globale, korporatat

ndërkombëtare përfaqësohen në shumë vende të botës. Globalizimi

përdoret edhe në mënyre argumentative për ndryshime të dëshiruara në

politikë dhe ekonomi. Kjo shërben për inskenimin e shndërrimit politik.

[Ernst-OttoCzempiel]

Ndërkombëtarizimi i ekonomisë botërore i ka fillimet e veta në mes

të shek. të 19-të, pra korporatat ndërkombëtare në mesin e viteve '60

vetëm sa e kanë zgjeruar atë që kishin filluar më parë. Ato vazhdojnë të

mos jenë të përfaqësuara në të gjithë botën. Zona e shtrirjes së vendeve

industriale dhe vendeve-prag shtrihet në një rrip të ngushtë duke nisur

nga Amerika e Veriut mbi Evropën Perëndimore deri në Azinë Juglindore.

Page 5: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

5

Në veri dhe jug të kësaj zone globalizimi nuk ndihet shumë. Pra botës do

ti duhet të presë edhe mjaft kohë derisa të globalizohet tërësisht për nga

niveli i mirëqënies.

Ka procese në botë të cilat kërkojnë rreze globale veprimi. Gjatë

Luftës së Ftohtë një proces i tillë ishte kërcënimi me armë bërthamore.

Përdorimi i tyre do të kishte patur efekte në mbarë botën, ndoshta do të

kishte asgjesuar të gjithë globin. Ndotja e ajrit dhe e ujit si dhe

ndryshimi i klimës janë përcaktuar si fatkeqësi njerëzore.. Këto procese

nuk duhen nënvlerësuar, por duhen marrë seriozisht. Gjithsesi ato nuk e

përligjin ngritjen e globalizimit në simbol të epokës.

Por në termin e globalizimit luhatet edhe një kuptim tjetër

sistematik. Globalizimi nuk përmban thjesht rreze veprimi, por edhe

varësi.. Shtetet janë të lidhura me njëri-tjetrin. Ato nuk janë më të

izoluara por janë të pavaruara kur bëhet fjalë për plotësimin e kërkesave

të tyre politike. Ato varen nga njëri tjetri. Nëse flitet për globalizimin

atëhere nuk mund të lihet pa përmendur ndërvarësia. Kjo mund të jetë

dicka e re ose mund të ketë ekzistuar kohë më parë por nuk ka patur një

përcaktim të saktë. Por edhe sot ndërvarësia nuk është globale. Këtë e

tregon kriza e ekonomisë botërore e gjysmës së dytë të viteve '90. Fillesën

e saj ajo e kishte në Azinë Juglindore dhe efektet në shtetet e

industrializuara. Por këto vende nuk hynë në krizë. Ky efekt u shfaq në

nivel rajonal por jo global.

Page 6: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

6

Termi i globalizimit tregon drejt por jo shume qartë, se pozicioni i

shtetit në fund të shek. të 20.-të ka ndryshuar në mënyrë të dyfishtë. Ai

mbulohet nga proceset e ndërvarësisë, që i mundësojnë një shteti të

arrijë qëllimet e veta vetëm atëherë kur shtetet e tjera bashkëpunojnë.

Shteti ndërlidhet ngushtë me fqinjët e vet. Ky proces zhvillohet kryesisht

në nivel rajonal. Vetëm pak procese si shkatërrimi i mundshëm atomik,

ndotja e ajrit dhe ajo e ujit kanë një rreze veprimi mbarëbotërore.

Kur debatohet për globalizmin si një cështje komplekse, duhen

patur parasysh disa pika kryesore si:

heqja e kufijve dhe pasojat qe do t’u sjellë shteteve

rëndësia epokale që i atribuohet shpesh procesit të globalizimit

globalizimi, një proces i një tipi të ri apo proces që i ka fillesat e tij

kohë më përpara

dallimi mes konceptit të globalizimit në kuptimin e ngushtë dhe

ekonomik të fjalës dhe në kuptimin më të gjerë dhe social të fjalës.

roli qendror dhe tepër i rëndësishëm i varësisë reciproke.

Dimensioni ekonomik i globalizimit ka padyshim një rëndësi tepër

të madhe dhe përbën një shkak dhe forcë të rëndësishme lëvizëse për

Page 7: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

7

proceset e globalizimit në fusha të tjera. Por këtu nuk duhet anashkaluar

fakti, që globalizimi përmbledh shumë më tepër se integrimin në rritje të

ekonomisë botërore ndaj edhe nuk duhet reduktuar në procese thjesht

ekonomike, çka vazhdon edhe sot të ndodhë shpesh.

Por cilat janë dimensionet e tjera të globalizimit vec dimensionit

ekonomik? Le ti parashtrojmë këto dimensione si dhe të japim dhe

shpjegimet e nevojshme për secilin prej tyre.

Page 8: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

8

III. DIMENSIONET E GLOBALIZIMIT

MJEDISI - Probleme globale si ngrohja e atmosferës së tokës, vrima e

ozonit apo shpyllëzimi i pyjeve tropikale e bëjnë të qartë globalizimin në

mënyrën më mbresëlënëse, pasi këtu bëhet fjalë pa diskutim për

probleme globale, të cilat kanë nevojë për një trajtim global. E megjithatë,

në aspektin e mjedisit natyrisht ka edhe probleme lokale dhe rajonale

edhe atëherë kur ato dëshmojnë të kenë karakter ndërkufitar, si p.sh.

ndotja e lumenjve.

Page 9: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

9

EKONOMIA - Përsa i përket dimensionit ekonomik mund te thuhet se ai

qëndron në plan të parë në shtypin e ditës ku trajtohen cështje të

ndryshme si : rritja shumë e madhe e tregtisë dhe investimeve direkte,

globalizimi i tregjeve financiare si shembull parade, prodhimi i integruar

ndërkombëtar, sipërmarrje ndërkombëtare, konkurrenca lokale e

shteteve dhe rajoneve, fundi i ekonomive kombëtare.

POLITIKA – Politikës i duhet të përballet me probleme më masive.

Globalizimi dhe konkurrenca lokale kufizojne hapësirën e veprimit për

politikën kombtare. Shumë probleme mund të trajtohen në mënyrë të

përshtatshme vetëm në nivel ndërkombëtar apo global. Duhen gjetur

forma dhe arena të tjera të politikës për ti dhënë zgjidhje këtyre

problemeve. Kështu integrimi evropian premton sukses ndaj sfidave të

gobalizimit.

Politika e organizuar sikurse edhe më parë kryesisht në nivel

territorial dhe kombëtar ka mbetur prapa në krahasim me ekonomine e

organizuar gjithnje e më tepër në mënyrë ndërkombëtare apo globale, e

çliruar nga kufinjtë dhe materia.

Globalizimi nuk është përgjegjësi i vetëm për gjithcka që ndodh.

Shpesh politikanët e përdorin globalizimin si argument për të arritur

synimet e tyre. Ky aspekt bëhet i qartë nëse merren në analizë shembuj

nga fusha e politikës, që nuk bëjnë pjesë në fushëprerjen me

globalizimin.

Page 10: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

10

SHOQËRIA - Bota po shndërrohet në një “global village“, përveç

komuniteteve tradicionale si familja apo fqinjësia po dalin në skenë

komunitete të reja komunikimi (Chat, E-Mail), por ato nuk zëvendësojnë

dot hapësirat tradicionale të komunikimit.

KULTURA – Si shembull për këtë dimension mund të marrim prodhimet

e Hollywood-it të cilat mund të shihen në të gjithë botën. Duke patur

parasysh këtë nuk mund të mohohet një lloj “Amerikanizimi“ i kulturës,

por kjo nuk nënkupton që kulturat rajonale apo lokale po zhduken.

Ndodh krejt e kundërta: ndërgjegjësimi për këto kultura bën pjesë

pikërisht në dukuritë shoqëruese të globalizimit.

Po të studiohen me vëmendje dimensionet e sipërpermendura vihet

re se dimensionet janë të lidhura ngushtë me njëri tjetrin.

Kështu mund të thuhet se problemet e mjedisit nuk mund të

trajtohen si të izoluara as nga dimensioni i ekonomisë dhe as nga ai i

politikës. Ndërthurja ndërkombëtare e aktorëve dhe e fushave tematike

bën pjesë tek ato që konsiderohen si veçantitë e globalizimit.

Globalizimi nuk duhet konceptuar thjesht si një proces ekonomik

por si një proces që ndërlidh në vetevete një sërë dimensionesh, gjë që e

bën atë një forcë të rëndësishme lëvizese. Është e rëndësishme të

kuptohet se jo gjithçka bën pjesë në globalizim apo përcaktohet prej tij

në mënyrë vendimtare.

Page 11: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

11

Edhe globalizimi ka kufijtë e tij. Ky aspekt duhet mbajtur parasysh

si një hap më tej për një trajtim të diferencuar. Nga njëra anë bëhet fjalë

për fushëprerje - ndryshueshmërisht të mëdha në varësi të dimensionit,

nga ana tjetër bëhet fjalë për t'u distancuar nga pushteti i konceptit dhe

përdorimit të tij të gjithëpranishëm, në mënyrë që të mund të arrijmë

kufijtë e tij.

Duhet pranuar që risitë teknologjike, veçanërisht në fushën e

informacionit dhe të komunikimit, kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë

ende një rol qendror. Një prej tyre është edhe Interneti, I cili në shumë

pikëpamje duket si shëmbëlltyra e globalizimit. Globalizimi i tregjeve të

financës, dërgimi brenda sekondës i shumave në madhësi të

paimagjinueshme anembane botës nuk do të kishte qenë i mundur pa

këtë teknologji. Po kështu edhe organizimi i prodhimit të integruar në

nivel ndërkombëtar dhe shumë e shumë të tjera.

Rritja shumë e madhe e tregtisë si një element tjetër qendror i

globalizimit ekonomik është jo pak rezultat i faktit, që kostot e

transportit kanë pësuar rënie të menjëhershme dhe që mallrat mund të

transportohen shumë më shpejt. Kjo vlen në mënyrë të veçantë për

sektorin e shërbimeve. Produkte si software apo database mund të

dërgohen në këndin tjetër të botës brenda pak sekondash me anë të

transmetimit të të dhënave.

Një aspekt tjetër që duhet përmendur si arsye për zhvillimin e

dimensioneve të globalizimit është edhe fundi i Luftës së Ftohtë. Ndërsa

Page 12: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

12

bota në konfliktin mes lindjes dhe perëndimit ishte ndarë në dy kampe,

tanimë ky kufi i quajtur dikur si “Perdja e hekurt“ - nuk ekziston më që

prej viteve 1989 - 1990. Shtetet e dikurshme të “Bllokut të Lindjes“ janë

hapur tashmë ndaj tregut botëror. Me kalimin e kohës shume shtete

kanë treguar se kanë besim te demokracia dhe ekonomia e tregut si

parime bazë të organizimit të shtetit.

Page 13: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

13

IV. PROBLEME TË GLOBALIZIMIT

Globalizimi na prek të gjithëve në mënyrë të drejtpërdrejtë. Një rol

qendror luan vlerësimi objektiv i mundësive dhe rreziqeve.

Globalizimi është një dukuri shumëdimensionale. Teknologjitë e

informacionit bashkë me një sërë teknologjish të tjera po zhvillohen me

shpejtësi dhe po përhapen gjerësisht. Tregtia po zgjerohet në mbarë

botën po kështu dhe qarkullimi i kapitalit dhe investimeve private.

Ndërvarësitë po shtohen në cdo fushë të jetës sonë. Këto zhvillime

krijojnë mundësi reale për të rritur mirëqënien ekonomike, për të

përhapur lirinë politike dhe për të nxitur paqen. Sidoqoftë këto zhvillime

po krijojnë gjithashtu mundësi të mëdha për pabarazi shoqërore, po

krijojnë pika të dobta si dhe po mbjellin farën e dhunës dhe konfliktit.

Krizat ekonomike shtrihen nga njëri shtet në tjetrin dhe po sjellin situata

globale të vështira. Të gjitha këto janë pjesë e asaj cka zakonisht i

referohemi me emrin “globalizim” dhe të gjitha këto sjellin pasoja për

sigurinë.1

Gjëja më e rrezikshme është se një sërë kërcënimesh janë bërë

globale në qëllimet e tyre dhe më serioze në pasoja, kjo si rrjedhojë e

përhapjes së njohurive e teknologjive të përparuara dhe lëvizjes së

njerëzve. Po këto zhvillime ndërlidhur dhe me ndërveprimet globale

1 Robert O. Keohane and Joseph S. Nye, Jr., “Introduction,” inJoseph S. Nye and John D. Donahue, editors, Governance in a GlobalizingWorld, Washington, D.C.: Brookings Institution Press, 2000;

Page 14: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

14

ekonomike në rritje ndikojnë në disa nga problemet që ndodhin në bazë

të këtyre kërcënimeve ndaj sigurisë. Por në mënyrë paradoksale shumë

nga këto aspekte të globalizimit ofrojnë mundësi të reja për të arritur

rritjen ekonomike e demokracinë, duke neutralizuar kështu kërcënimet

dhe disa nga faktorët qe i shkaktojnë ato.

Rreziqet u shfaqën dukshëm në sulmet terroriste të 11 Shtatorit të

cilat treguan se si AL-Kaeda mundi të shfrytëzojë në mënyrë efektive

teknologjitë e reja të informacionit, rrjetet financiare globale, si dhe

lehtësitë e krijuara për lëvizjen e njerëzve. Reagimi i komunitetit

ndërkombëtar gjithashtu ka përfituar nga disa rezultate

të globalizimit, kryesisht në përparimet teknologjike në komunikacion

dhe në armatimet luftarake.

E ndërsa është ende shpejt për ta thënë përfundimisht këtë gjë ka

të ngjarë që këto sulme mund të kenë si qëllim dekurajimin e disa

rrymave të globalizimit ndërkohë që veprimet financiare po hetohen

imtësisht dhe masat e sigurisë kufizojnë lëvizjen e njerëzve.

Qellimi nuk është të shqyrtohen problemet e shumta të dala nga

sulmet e 11 Shtatorit dhe as të përcaktohen lidhjet që ekzistojnë midis

terrorizmit dhe globalizimit. Këtu shtrohen cështje më të gjëra që dalin

nga aspekte të ndryshme të globalizimit , duke u përqëndruar më së

shumti tek kërcënimet dhe mundësitë e ofruara me qëllim që të

sugjerohet një mënyrë të re për të analizuar sigurinë në dekadat që

pasojnë. Po kështu nje vëmendje e vecantë i jepet argumentit se si

Page 15: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

15

siguria kombëtare dhe politikat ekonomike ndërkombëtare kanë

ndërhyrë secila në atë cka qenë përgjegjësia e tjetrës.

RREZIQET NDËRKOMBËTARE

Shumë nga aspektët e globalizimit ndërlidhen dhe kështu rriten

rreziqet për një sërë kërcënimesh ndërkombëtare që nga prodhimi i

armëve, pirateria në internet, dhuna etnike, krimi global, trafiku i

drogës, degradimi i mjedisit dhe përhapja e sëmundjeve ngjitëse. Cfarë

strategjish dhe veprimesh duhet të ndiqen për tu përballur me to?

Teknologjitë e informacionit dhe sistemeve janë tiparet kryesore të

globalizimit dhe janë bërë thelbësore për funksionimin e shumë

sistemeve civile të rëndësishme si komunikimi, energjia, transporti,

elektriciteti, uji dhe sistemet bankare. Problemi qëndron në faktin se ato

janë tashmë pika të prirura ndaj përcarjes e piraterisë elektronike.

Rreziqet që vijnë nga degradimi i mjedisit shpesh i kalojnë kufinjtë e një

shteti. Rreziku më i njohur është ai i rritjes së temperaturës globale, që

po shkakton thatësira shkatërruese, përmbytje dhe stuhira të forta. Të

tjera rreziqe për mjedisin janë dhe ndotja e ajrit dhe ujit, zhdukja e

pyjeve dhe biodiversitetit dhe mundësia e futjes së substancave toksike

në zinxhirin ushqimor të njeriut.

Po rritet rreziku që sëmundjet ngjitëse të përhapen në të gjithë

botën me shpejtësi si pasojë e shtimit të baktereve që u rrezistojnë

Page 16: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

16

ilaceve, vonesës në zhvillimin e antibiotikëve të rinj, shpërdorimit të ujit

dhe të tokës, ndryshimeve klimaterike, ngritjes së qyteteve të mëdha me

mangësi të theksuara në shërbimin shëndetësor, lehtësimit të lëvizjes së

njerëzve nga njëri shtet në tjetrin dhe numrit në rritje të refugjatëve.

Shërbimet Amerikane të inteligjencës parashikojnë që në 20 vitet e

ardhshme fitoret në luftën kundër sëmundjeve ngjitëse

apo vdekjeprurese si HIV\AIDS dhe turbekulozi, të cilat po përhapen me

shpejtësi do të jenë më të pakta.2

Dhuna e shkaktuar nga urrejtja etnike dhe fetare nuk është një

dukuri e re . Sot ajo lidhet me lënien në hije të strukturave ekonomike

tradicionale në një kohë kur tregtia globale po zgjerohet dhe ka shumë

përcarje në strukturat politike ekzistuese të shkaktuara nga përhapja e

teknologjive të informacionit.

Këto kërcënime ndërkombëtare shpesh duket se janë të

shperndara dhe të paqarta. Duke qenë se marrëveshjet mungojnë,

qeveritë po bëjnë shumë pak për tu dhënë atyre përparësi apo për të

ndjekur strategji parandaluese të besueshme. Cështja është nëse

komuniteti ndërkombëtar mund të përballojë marrjen e këtyre rreziqeve,

duke patur prarasysh se sa pak përparësi iu dha strategjive

parandaluese antiterrorizëm para sulmeve terroristë të 11 Shtatorit.

Kjo nuk do të thotë se t’u japesh përparësi këtyre kërcënimeve apo

të ndjekësh strategji parandaluese do të jetë e lehtë. Gjatë zbatimit të

2 National Intelligence Council, The Global Infectious Disease Threat and Its Implications for the United States, January 2000,pp 1-5.

Page 17: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

17

strategjive parandaluese, qeveritë do të duhet të pregatitën për rrethana

vetëm teorikisht të mundshme dhe shpesh do t’u duhet të bëjnë hap të

vështirë përpara se të shfaqet rreziku i vërtëtë. Ata duhet të mbledhin

informacion të saktë, të besueshëm dhe ta kenë në dispozicion përpara

sa t’u jepet mundësia për të vepruar. Ata duhet të fitojnë mbështetjen

politike për programet e tyre dhe të sigurojnë burime qe nuk kanë gjasa

të jenë të suksesshme dhe pse masat parandaluese që janë të tilla

kushtojnë më pak se sa përballja me tragjeditë pasi ato të kenë

ndodhur.

Edhe pse gjithmonë është mirë të bëhet një analizë e mëtëjshme,

elementët kryesorë të strategjive parandaluese ndaj kërcënimeve jane

mëse të qarta. Parandalimi i sulmeve kërkon standartë të reja sigurie dhe

sisteme që sigurojnë paralajmërim më të hershëm si dhe strategji sulmi.

Qeveritë duhet t’ua japin këtë informacion bizneseve privatë si brenda

dhe jashtë vendit.

Zvogëlimi i ngrohjes globale varet nga ndryshimet që duhet të

bëhen në akitvitetet njerëzore si djegia e karburantit, gazolinës dhe

qymyrit. Me 1997 Protokolli i Kiotos u përqendrua në lëshimin në

atmosferë të gazrave të efektit serë dhe prezantoi një strategji

parandaluese të besueshme ku zotërimet që mrereshin ishin të

imponueshme dhe të detyrueshme me ligj. Mangësitë e saj qëndronin në

faktin se u vendosen kufinj kohore të paarritshëm sidomos për SHBA-në

Page 18: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

18

për reduktimin e rezatimit dhe nuk u përfshinë në këtë projekt shtetet

kyc në zhvillim.

Përvec vëzhgimit global dhe sistemeve vepruese ,shpërndarja e

ilaceve dhe barnave mjekësore atje ku ato mungojnë ,është thelbësore

për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.

Parandalimi i dhunës etnike varet nga të kuptuarit e shkaqeve të

saj në cdo shtet, nga krijimi i sistemeve të këshillimit në zbatimin e

politikave të duhura, paralajmërimin e nje konflikti si dhe nëse është e

nevojshme ndërhyrje nga jashtë.3 Ndërmarrja e këtyre strategjive në

praktikë do të thotë që qeveritë dhe bizneset privatë të marrin masa të

reja dhe të kushtueshme për sigurinë e sistemeve të tyre të informacionit

.Qeverive do t’iu duhej të shtrinin rregulloret brenda vendit dhe të

përballeshin me humbjet tregtare që vijnë si pasojë e reduktimit të

përhapjes së toksinave të efektit serë. Atyre do t’iu duhet të gjenin

burime të tjera përvec atyre që janë vënë në dispozicion në luftën ndaj

sëmundjeve ngjitëse deri më tani.4

Një komision mbi Makroekonominë dhe Shëndetin i mbajtur së

fundmi përcaktoi se do të duhet një investim i pervitshëm prej 62 milionë

dollarësh në shërbimin shëndetsor për të shpërndare mjekimet dhe

shërbimet kryesore për më shumë se 2 milionë njerëz të cilët nuk I kanë

këto. Kontributi që kërkohet nga vendet e pasura do të shkonte deri në

gjysmën e shumës që ata po lëvrojnë në ndihmë të tyre. Qeverive do t’iu

3 Charles King, “The Myth of Ethnic Warfare,” ForeignAffairs, November/December 2001, pp. 165–170.4 Washington Post, January 31, 2002

Page 19: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

19

duhej të vepronin edhe para se dhuna etnike të shkaktonte vuajtje të

mëdha njerëzore.

Pra cështja shtrohet nëse këto kërcënime ndërkombëtare janë

aq serioze sa për të ndermarrë veprime politike të vështira të cilat janë të

nevojshme qe strategjitë parandaluese të bëhen të besueshme.5

SHKAQET E FSHEHURA TË KERCENIMEVE NDERKOMBETARE

Fitime ekonomike të mëdha rrjedhin nga shtrirja në të gjithë botën

e tregtisë nga mundësitë e shumta për investime të huaja të

drejtpërdrejta dhe nga lëvizja me lehtësi e kapitalit nga shteti ne shtet .

Por secili nga këto aspekte të globalizimit po lind pasoja ekonomike

problematike në formën e papunësisë e zemërimit që vjen si pasojë e

perceptimit të pabarazisë ekonomike dhe paqendrueshmërisë financiare.

Këto vështirësi ekonomike ndikojnë në shkaqet e fshehura të formave të

ndryshme të aktiviteteve kriminale ndërkombëtare, në mungesë

vëmendjeje ndaj sigurisë së mjedisit, shkurtime fondesh në shëndetsi

dhe shërbime të tjera sociale,migracionin në shkallë të lartë dhe lëvizje

të refugjatëve në një shkallë që qeveritë nuk e ndalojnë dot. Si pasojë

këto krijojnë ambjentin ku shfaqen disa nga kërcënimet ndërkombëtare.

Të trajtosh pasojat ekonomike problematike që sjell globalizimi është e

5 Report of the Commission on Macroeconomics and Health,Macroeconomics and Health: Investing in Health for Economic Development,Washington, D.C.: World Health Organization, December 20, 2001.

Page 20: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

20

rëndësishme jo vetëm për arsye ekonomike por edhe për arsye të

sigurisë.

Crregullimet ekonomike dhe pakënaqësitë mund të trajtohen në

parim, nëpërmjet arsimit ,programeve të sigurimeve ndaj papunësise dhe

shëndetit dhe investimeve për përmirësimin e infrastruktures fizike dhe

sociale.6 Problemi qendron në faktin se mbështetja politike për

ndërhyrje të tilla nga ana e qeverive vjen me rënie dhe programet e

sigurimeve shoqërore po bëhen gjithnjë e më të vështira për tu përballuar

me një ekonomi globale konkuruese dhe të integruar.

MUNDESI PER RRITJE EKONOMIKE DHE PER NDERTIMIN E

DEMOKRACISE

Zhvillimi i ekonomise dhe teknologjise globale ofron mundësi për të

nxitur mirëqenien ekonomike dhe lirine politike, e cila ofron mudësine

për të reduktuar kërcënimet ndërkombëtare dhe në mënyre indirekte

edhe shkaqet jo mirë të paraqitura. Por duke kuptuar këto mundësi nuk

do të jetë as e lehtë dhe as e shmagshme. Pavarësisht nga suksesi i

kohëve të fundit, progresi qe shihet në rritjen ekonomike dhe demokraci

është kompleks, afatgjatë dhe nganjëherë ka natyrë të brishtë.

6 Merilee.S. Grindle,”Ready or Not: The Developing World and Globalization”, ,” inJoseph S. Nye and John D. Donahue, editors, Governance in a GlobalizingWorld, Washington, D.C.: Brookings Institution Press, 2000; p.184-188

Page 21: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

21

Provat tregojnë se rritja ekonomike redukton varfërinë dhe

pabarazinë globale. Por kërkesat për rritje ekonomike nuk janë të

bindshme. Ekonomistët sa vijnë e po bëhen më pak të sigurt për sa i

përket qëllimit të këtyre kërkesave, rekuizitat e të cilave janë kritike. Në

të njejtat cështje, ekzistojnë pak marrëveshje midis zyrtarëve dhe

mbrojtjes së organizatave joqeveritare.

Strategjitë për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të reduktuar

varfërinë tashmë kanë përfshirë cdo aspekt të politikës ekonomike të

vendeve të ndryshme. Kushtet e mira të makroekonomisë (ekonimise

fiskale dhe monetare) janë po aq të rëndësishme sa edhe themelimi i

mikroekonomisë. Më pas në listë është shtimi i investimeve, si brenda

dhe jashtë vendit, përmes liberalizimit të ekonomisë, privatizimit, dhe

heqjes së pengesave tregtare. Përtej këtyre kërkesave urgjente të

ekonomisë, po i kushtohet shumë vëmendje investimeve në kapitalin

human (njerëzor), si arsimimi dhe shëndeti, dhe për krijimin e

institucioneve efektive për qeverisje, duke crrënjosur korrupsionin, dhe

duke vendosur norma ligjore të bazuara mbi barazinë.

Disa parime janë të lidhura me demokracinë, përgjegjësitë publike,

respektimin e dëshirës së shumicës së të drejtave të njeriut, shpalosje e

lirë e mendimeve dhe respektimi i ligjit. Demokracia është shfaqur në të

kaluarën kur disa ose të gjitha këto karakteristika u prezantuan: shumë

forca politike që nuk janë të një blloku dhe që kanë një numër të

arsyeshëm përfaqësuesish pro demokracisë; pak forca anti-demokratike

Page 22: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

22

që pengojnë progresin demokratik, eksperiencë historike në politikën

pluraliste, nje vendodhje të qetë, dinamizëm ekonomik, ose të paktën

stabilitet; kushte të mira jetese për shumicën e qytetarëve.7 Në mënyrë të

ndjeshme demokracia konsiderohet si një proces dhe jo si vendosja e

disa institucioneve.

Këto procese të rritjes së ekonomisë dhe të ndërtimit të

demokracisë janë gjithashtu të lidhura. Tranzicioni në një sistem

demokratik është ndihmuar nga ndryshimet që shoqërojnë rritjen

ekonomike, kryesisht transformimi i strukturave shoqërore, shpërndarja

e pushtetit politik, zhvillimi i besimit ndërvetjak, dhe përmirësimi i

ligjshmërisë të qeverisë. Demokracia fuqizon njerëzit, i jep atyre më

shumë hapësira për të mobilizuar burimet ekonomike. Megjithatë,

tranzicioni në një sistem demokratik ka një efekt dëmtues në rritjen e

ekonomisë sepse shpesh shoqërohet nga paqendrueshmëri dhe konflikt.

Modelet abstraktë të rritjes ekonomike dhe të demokracisë janë të

dobishme, por nëse proceset do të kenë sukses ose do të dështojnë varet

kryesisht nga situata dhe vendi përkatës. Ketu luan një rol të

rëndësishëm faktori kulturë, pavarësisht nga ndjeshmëritë që lidhen me

sygjerimin se ndryshimet kulturore kërkohen.

Të përkthesh këto teori në direktiva praktike është problematike,

dhe vështirësive i shtohen paqartësitë e kërkesave. Në të kaluarën

përpjekjet e asistencës ndërkombëtare kanë dhënë rezulatate kryesisht

7 Thomas Carothers, Aiding Democracy Abroad: The Learning Curve,Washington, D.C.: Carnegie Endowment for International Peace, 1999, p.305

Page 23: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

23

zhgënjyese. Arritja e qëllimeve në mënyrë shumë të mahnitshme

deklarohen me shumë entusiazem bashke me burimet e garantuara,

edhe pse ato rrallë kanë të bëjnë me njëra-tjetrën. Zotimi i burimeve

llogariten si përqindje e GDPs dhe i referohen shume pak prodhimit të

programuar. Në debatet aktuale diskutohen cështje të tilla si vlera e

programeve të ndihmes ose emërtimi që duhet të marrin, si dhurim ose

hua.

Nëse synimi është për të kapur mundësitë në mënyrë që të nxitet

rritja ekonomike dhe demokracia, ajo që kërkohet është që liderët e

politikës të zgjedhin midis debateve dhe teorive konkuruese. Nje rrugë e

mundshme mund të jetë për komunitetin ndërkombëtar të bien dakord

me qëllimet reale dhe të besueshme ekonomike dhe sociale, direktivat

për dispozitën e asistencës ndërkombëtare ekonomike, dhe hapa për të

integruar programet për ndërtimin e demokracisë dhe për t’u përpjekur

për të reduktuar varfërine.

Kjo rrugë do të përfshije, së pari, bërjen të besueshme të Qëllimeve

për Zhvillim të Mijevjecarit në OKB. Këto qëllime do të përmbushen në

vitin 2015, arsimimi universal në nivelet fillore, përgjysmimi i varfërisë

ekstreme, reduktimi i vdekshmërisë së fëmijëve nën 5 vjec në 2/3 dhe

vdekshmërinë e nënave në ¾. Për të arritur këto duhet të përcaktohen

mirë dhe të merren masat e duhura për qëllimet, duhet llogaritur kostoja

reale, dhe pastaj donatorët e qeverive duhet të marrin përgjegjësitë për të

Page 24: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

24

arritur sukses duke plotësuar vendet bosh me burime shtesë ose duke

përsëritur qëllimet.

Elementi i dytë i kësaj rruge mund të jetë percaktimi i direktivave

për programet e asistencës ekonomike në rang ndërkombëtar. Kjo do të

kërkoje të merren vendimet midis koncepteve konkuruese për të

kanalizuar ndihmën. Një koncept është që tu jepet asistencë fillimisht

vendeve më të varfra, një tjetër është që të përqendrohet vetëm tek

qeverisjet e mira dhe një tjetër është të kapërcehen qeveritë e

korruptuara dhe të sigurohen fonde të drejtpërdrejta për organizatat

private dhe individuale ku ka më shumë nevojë.8

Komplikimet dhe pasiguritë e lidhura me rritjen ekonomike dhe

demokracinë sygjerojnë se programet e asistencës do të aplikohen sipas

situatës në secilin vend, dhe nuk kanë për qëllim vetëm të arrijn qëllimet

abstrakte, si qeverisje e mirë dhe tregti e lirë.

Elementi i tretë në këtë rrugë mund të jetë të integrohet në

programin e ndërtimit të demokracisë me qëllim që të reduktohet

varfëria. Ndoshta kjo është sfida më e vështire, për shume arsye. I është

kushtuar pak vëmendje nxjerrjes së mësimeve nga programet e

asistences së demokracive të kaluara. Vëmendja e tyre është zhvendosur,

në krijimin e instucioneve legjislative dhe juridike, në prezantimin e

proceseve politike, në zhvillimin e shoqerisë civile dhe në liberalzimin e

regjimeve. Përgjegjësia për këto programe bie gjithashtu në pjesë të

8 William Easterly, The Elusive Quest for Growth, 2001

Page 25: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

25

ndryshme të shumë qeverive. Por qëllimet e rritjes ekonomike dhe

ndërtimit të demokracisë duhet të përfitojnë nga planifikimi dhe zbatimi i

tyre.

PROCESI NDERKOMBETAR I VENDIMMARRJES NE MENYRE

KOLEKTIVE

Suksesi në gjithë këtë ndërmarrje varet nga suksesi i investimeve

të qeverive, institucioneve shumëpalëshe, bizneseve private dhe

organizatave joqeveritare që ushtrohen jo vetëm nga ana globale por edhe

në mënyrë kolektive. Megjithatë nuk duhet përmendur se rolet dhe

përgjegjësitë e shteteve do të jenë identike ose se veprimet njëpalëshe

nuk do të jenë të përshtatshme me raste.

Veprime të tilla kolektive përballen me shumë pengesa, midis tyre

është pavendosmëria nga ana e Amerikës për dëshirën e madhe për të

qenë lidere, pikëpamjet e ndryshme brenda komunitetit ndërkombëtar,

shtimi i dyshimeve si institucione financiare legjitime dhe të rëndësishme

shumëpalëshe, dhe mungesa e përgjegjësisë në biznesin privat dhe të

organizatave joqeveritare.

Ndoshta më e rëndësishme është ekzistenca e proceseve politike

për vendimmarrjen ndërkombëtare kolektive. Disa kërcënime

mbarëkombëtare kanë qenë subjekt i Deklaratave të Kombeve të

Bashkuara dhe konferencave si dhe komunikimit të G 7 / 8, që kanë

Page 26: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

26

problemet më të rënda ekonomike të lidhura me aspekte të ndryshme të

globalizimit. Në vitet 1990, G-8 për shembull luajti një rol duke

përmirësuar bashkëpunimin e kontrabandës bërthamore dhe terrorizmit

dhe ishte një iniciativë për fushatën e ndihmës Jubilee 2000. Kombet e

Bashkuara përbëjnë vendin e takimit për negociatat botërore të Koyotos,

iniciativën botërore për mbështetje të HIV/AIDS, Qëllimet e Zhvillimit të

Mileniumit, dhe Bisedimet Botërore mbi Zhvillmimn e Vazhdueshëm.

Problemi është se të gjitha këto përpjekje kanë dështuar në vendosjen e

qëllimeve të vërtëta, duke përfshirë thjesht ndonjë masë përforcuese ose

sigurimin e burimeve të nevojshme.

Ajo çfarë duhet në të vërtetë është krijimi i një procesi vendim-

marrës sa më efektiv në mbretërinë e politikës. Mundësia më interesante

është G-8, ku qeveritë kanë si influencën ashtu edhe burimet për të

vepruar në kohë dhe seriozisht. Duke qënë se G-8 ka një rol të tillë

ekziston avantazhi për të krijuar grupe. Për momentin përqëndrimi është

tek ato persona të painteresuar nga efektet e Globalizimit që janë

përgjegjës për tu përgjigjur. Por ndryshimet më të mëdha do të jenë të

nevojshme në mënyrën se si këto 8 qeveri do të përcaktojnë rolin e G8-

ës.

Qeverive do t’u duhet shumë më tëpër sesa të vendosin vetëm

objektiva të larta. Ato duhet ti zgjidhin problemet dhe jo t’i lenë mënjanë

kur ato bëhen shumë të vështira, siç bënë në vitin 2001 me protokollin

e Koyoto-s, dhe në vitin 2002 me konfliktin Arabi-Izrael. Vendimet e tyre

Page 27: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

27

duhet të përfshijnë masa konkrete dhe të zbatojnë një drejtim specifik.

Ato duhet të rishikohen çdo vit dhe të përforcohen.

Gjithashtu duhen gjetur mënyra/rrugë për të përfshirë edhe vende

të tjera dhe më pas të zyrtarizohet një marrëveshje globale. Kjo do të

kërkonte kalimin e vështirësive politike për të gjetur drejtues pa

imponuar pikëpamjet e G-8-s. Ekziston gjithashtu precedenti i drejtuesve

të meparshem të vendeve të tjera, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm

të Kombeve të Bashkuara , në takimet individuale të G-8ës. Problemi

është që kjo përfshin opinione shumë formale dhe nuk shikohen si një

mundësi për ti bashkuar ato dhe për të krijuar një politikë të përbashkët.

Kjo rruge do ti kërkontë G-8ës që të përqëndrohej në kercenimin e

sigurisë dhe mundësive ekonomike, ndërsa kthehet në procesin e

vendosjes së marrveshjes që u aplikuan më parë në histori, kur G-7 mori

vendime kolektive financiare. Proçesi dhe proçedurat e G-8ës mund të

përshtaten shumë lehtë në qoftë se Kombet e Bashkuara e panë të

nevojshme dhe morën këtë drejtim. Ende nuk dihet nësë shtetet e G-8ës

arritën në një marrëveshje midis tyre . Pikëpamjet e tyre mund të jenë aq

të ndryshme sa të mos arrijnë në një marrëveshje. Por në mungesë të një

proçesi të vërtetë vendim-marrës , është e drejtë të thuash që është

shumë larg arritja e një marrëveshjeje.

Page 28: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

28

V. PËRFUNDIME

Globalizimi tashmë është shndërruar në një term që po përdoret

shpesh kohët e fundit në fusha të ndryshme të jetës. Konsiderohet nga

studiues të ndryshëm edhe si një mundësi e mirë por edhe si një rrezik

apo kërcënim për shtetet.

Globalizimi ndërthur dimensione të ndryshme të cilat ndërveprojnë

me njëra tjetrën. Një rëndësi të madhe ka dimensioni ekonomik i cili

shërben si një forcë lëvizëse edhe për proceset e globalizimit në fusha të

tjera. Një vend të rendësishëm zënë edhe dimensionet e tjera si

dimensioni shoqëror ku bota thuajse është shndërruar tashmë në një

“global village”; dimensioni politik ku shumë probleme mund ti jepet

zgjidhje në rrafsh ndërkombëtar; dimensioni kulturor i cili i jep një

shtrirje më të gjerë ndërgjegjësimit për kulturën lokale cka është një

dukuri shoqëruese e globalizimit; si dhe dimensioni mjedisor ku ngrohja

e atmosferës së tokës, vrima e ozonit apo shpyllëzimi i pyjeve tropikale

përbejnë probleme globale të cilat duhen trajtuar e zgjidhur në nivel

global.

Komuniteti ndërkombëtar i kupton shumë mirë përmasat e

globalizimit dhe karakteristikat e kërcënimeve dhe mundësive që e

shoqërojnë atë. Ajo çfarë mungon është marrëveshja mbi faktin se sa

seriozisht duhen shikuar kërcënimet e ndryshme ndërkombëtare.

Page 29: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

29

Qeveritë nuk po ndërmarrin strategji serioze për të ndaluar këto

kërcënime që të mos të marrin formë. Marrëveshjes i mungon gjithashtu

mënyra se si të përdorin fondet ndërkombëtare për të përmirësuar

rritjen ekonomike dhe demokracinë.

Qëllimet mbresëlënëse janë bërë publike dhe burime të

rëndësishme janë premtuar, por nuk ekziston asnjë strategji konkrete.

Arritja e një marrëveshje në të gjitha këto fusha është penguar nga

ndarja e përgjegjësive në shumë qeveri, ndërmjet atyre që ishin

përgjegjëse për sigurimin dhe ato përgjegjëse për ekonominë

ndërkombëtare.

Përmasat e shumta të globalizimit kërkojnë një rrugë të re për të

arritur sigurinë në dekadat e ardhshme. Kërcënimet e ndryshme

ndërkombëtare që dalin në pah nga aspekte të ndryshme të globalizimit

nuk mund të injorohen. Kombet e Bashkuara dhe komuniteti i gjerë

ndërkombëtar duhet ti shikojnë mjaft seriozisht dhe të inkurajojë

hartimin e strategjive dhe angazhimin e kryeqyteteve të mëdha politike.

Ato gjithashtu kanë nevojë të përfitojnë menjëherë nga mundësitë që

paraqet globalizimi për të nxitur rritjen ekonomike dhe të ndërtojnë

demokracinë.

.

Page 30: Globalizmi - TEMA DIPLOMES

30

VI. LITERATURA

1. Carothers, Thomas, Aiding Democracy Abroad: The Learning

Curve,Washington, D.C.: Carnegie Endowment for International Peace,

1999, p.305

2. Easterly, William, The Elusive Quest for Growth, 2001

3. Grindle Merilee.S.,”Ready or Not: The Developing World and

Globalization”, ,” inJoseph S. Nye and John D. Donahue, editors,

Governance in a GlobalizingWorld, Washington, D.C.: Brookings

Institution Press, 2000; p.184-188

4. Keohane Robert O. and Joseph S. Nye, Jr., “Introduction,” inJoseph S.

Nye and John D. Donahue, editors, Governance in a GlobalizingWorld,

Washington, D.C.: Brookings Institution Press, 2000;

5. King, Charles “The Myth of Ethnic Warfare,” ForeignAffairs,

November/December 2001, pp. 165–170.

6. National Intelligence Council, The Global Infectious Disease Threat and Its

Implications for the United States, January 2000,pp 1-5.

7. Report of the Commission on Macroeconomics and

Health,Macroeconomics and Health: Investing in Health for Economic

Development,Washington, D.C.: World Health Organization, December

20, 2001.

8. Washington Post, January 31, 2002. article on the reduction of the

deaths from malaria and tuberculosis by one-half by 2010 and for

HIV/AIDS by one-quarter.