gazeta teknologjia

14
~TEKNOLOGJIA~ Kina krijon makinen qe ecen ne uje ,akull dhe rruge FAQE 2 Volfswagen teston pilotin automatik FAQE 3 Fillon konkursi per ndertimin e robotit sipas Kinect FAQE 4 Kina teston trenin super te shpejte,mbi 480 km/orë Kina ka testuar trenin super të shpejtë i cili ka aftësinë të ecë mbi 480 kilometra/ orë ose 160 kilometra më shpejt se ... LG paraqet TV-ne me te holle ne bote LG edhe zyrtarisht e ka prezantuar në CES OLED televizorin më të lehtë dhe më të hollë në botë me diagonale prej 55 inçësh. Bashkimi I kater teleskopëve ben te mundur krijimin e teleskopit me te madh ne bote . FAQE 5 Toshiba do të lançojë çipin 20-megapixel për kamerat dixhitale FAQE 6 Microsoft -i arnon versionet e vjetra të Internet Explorer FAQE 7 Sulmi keqdashës sulmon serverët e Java-s FAQE 8

Upload: gezim-dervishi

Post on 23-Jun-2015

874 views

Category:

Technology


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Teknologjia

~TEKNOLOGJIA~Kina krijon makinen qe ecen ne uje ,akull dhe

rruge

FAQE 2

Volfswagen teston pilotin automatik

FAQE 3

Fillon konkursi per ndertimin e robotit sipas Kinect

FAQE 4

Kina teston trenin super te shpejte,mbi 480 km/orë

Kina ka testuar trenin super të shpejtë i cili ka aftësinë të ecë mbi 480 kilometra/ orë ose 160 kilometra më shpejt se ...

LG paraqet TV-ne me te holle ne bote

LG edhe zyrtarisht e ka prezantuar në CES OLED televizorin më të lehtë dhe më të hollë në botë me diagonale prej 55 inçësh.

Bashkimi I kater teleskopëve ben

te mundur krijimin e

teleskopit me te madh ne bote.

FAQE 5

Toshiba do të lançojë çipin 20-megapixel për kamerat dixhitale FAQE 6

Microsoft-i arnon versionet

e vjetra të Internet Explorer

FAQE 7

Sulmi keqdashës

sulmon serverët e Java-s

FAQE 8

Microsoft-i

arnon

versionet e

vjetra të

Internet

Microsoft lufton softuerët piratë

Të tjera

Page 2: Gazeta Teknologjia

Explorer

‘By -gezim dervishi’ kl .xf

Faqe 1

Kina teston trenin super te shpejte,mbi 480 km/orë

Kina ka testuar trenin super të shpejtë i cili ka aftësinë të ecë mbi 480 kilometra/ orë ose 160 kilometra më shpejt se sa treni që mbante aktualisht këtë rekord. Treni i përbërë nga materiale plastike, fibra karboni është i dizenjuar në mënyrë të tillë që të përballojë presionin e lëvizjes dhe këtë shpejtësi të madhe. Në fillim të këtij viti në fakt shteti komunist zbuloi

Page 3: Gazeta Teknologjia

lokomotivën më të shpejtë e cila përshkonte 824 miljet mes Pekinit dhe Shangait për pesë orë. Faqe 2

Kina krijon makinën që ecën në ujë,akull dhe rrugë

Një krijues kinez ka gjetur mënyrën për të shpikur një makinë e cila arrin të ecë në tokë, akull, ujë dhe rërë. Automjeti që i përshtatet të gjitha terreneve arrin deri në shpejtësinë maksimale 62 milje në orë dhe mund të

lëvizë me përshtatje nga një sipërfaqe tek tjetra.

Dizenjuesi Yuhan Zhang e krijoi makinën spektakolare të quajtur Volkswagen Aqua për një� �

kompeticion të sponsorizuar nga një fabrikë gjermane e makinave. Makina mund të funksionojë me

Page 4: Gazeta Teknologjia

hidrogjen dhe se nuk do të lëshojë aspak dioksid karboni.

Faqe 3

Volfswagen teston pilotin automatic

Kompania e prodhimit të automjeteve Volkswagen ka testuar për herë të parë pilotin automatik për makinat një hap ky i rëndësishëm drejt krimit të makinave që të udhëtojnë pa shofer. Sistemi arrin të kontrollojë frenimin dhe shpejtësinë në rrugë të ndryshme pa patur nevojën që shoferi të bëjë asnjë veprim. Sensorët

Page 5: Gazeta Teknologjia

arrijnë të përthithin situatën e rrugës përpara dhe arrijnë të ndikojnë në sistem frenimi në varësi të hapësirës dhe të trafikut. Faqe 4

Fillon konkursi per ndertimin e robotit sipas Kinect

Rreth 2.500 grupe studentësh do të kenë mundësi që të ndërtojnë një Robot Kinect-powered të telekomanduar, gjatë gjashtë javëve të ardhshme.Konkursi robotik FIRST (For Inspiration and Recognition of Science and Technology) që filloi ditën e shtunë, ka pranuar pjesëmarrjen e studentëve nga e gjithë bota, të cilët do të punojnë për krijimin e robotit në fjalë.Gjatë kësaj periudhe të konkursit, studentët do të kontrollojnë robotët e tyre duke përdorur komandat input dhe sensor të Kinect.Deri më sot kemi parë modele robotësh të kontrolluar nga Kinect, por këtë herë në konkurs pjesëmarrësve iu ofrua secilit nga një sensor Kinect, si dhe një Kinect for Windows software development kit SDK.

Page 6: Gazeta Teknologjia

Paralelisht po përgatitet edhe një version komercial i SDK të Microsoftit, me qëllim që të lejojë edhe zhvillimin e bizneseve me implementimet Kinect power.

Faqe 5

Bashkimi I kater teleskopëve ben te mundur krijimin e teleskopit me te madh ne bote

Astronomët kanë krijuar teleskopin më të madh virtual botëror me të cilin janë lidhur katër teleskopë në Kili, ashtu që punojnë si një pajisje. Teleskopët në observatorin Paranel me emrin Very Large Telescope (VLT) formojnë një pasqyrë virtuale me diametër 130 m. Tentimet e mëhershme për tu lidhur teleskopët, në mars të vitit të kaluar, nuk kanë �qenë të suksesshme. Kjo lidhje ishte në sistemin e kontrolleve shkencore hapi i fundit para fillimit të punëve shkencore.�

Lidhja e të katër njësive do tu japë shkencëtarëve një pasqyrë shumë �më të detajuar në gjithësi se sa eksperimentet e mëhershme në të cilat janë përdorur vetëm dy apo tre teleskopë për krijimin e pasqyrës virtuale.

Procesi, sipas të cilit teleskopët lidhen bashkë është i njohur si interferometri. Në këtë mënyrë të punës, VLT bëhet teleskopi më i

Page 7: Gazeta Teknologjia

madh optik në tokë. Përveç krijimit të pasqyrës virtuale gjigante, interferometria po ashtu në masë të madhe përmirëson rezolucionin hapësinor të teleskopit dhe mundësitë e zoomit.

Faqe 6

Toshiba do të lançojë çipin 20-megapixel për kamerat dixhitale

Toshiba është duke përgatitur një sensor imazhi për kamerat dixhitale që sipas kompanisë, do të ketë rezolucionin më të lartë në llojin e vet.

Firma me zyrat qendrore në Tokio është shprehur se çipet e reja do të jenë të afta të suportojnë kapje prej 30 frames në sekondë në rezolucion të plotë. Ato do të regjistrojnë gjithashtu video në 60 frames për sekondë në 1080p ose 10 frames në 720p.

Toshiba deklaroi se kampionet e para të çipeve CMOS do të shpërndahen duke filluar nga muaji i ardhshëm, ndërsa prodhimi masiv do të fillojë në gusht me 300 000 njësi të prodhuara çdo muaj.

Kompania njihet për pjesët e saj NAND flash memory, që i zhvillon me partnerët e SanDisk, por është njëkohësisht edhe prodhues i madh i LSI dhe gjysëmkonduktorëve të tjerë.

Çmimet e kamerave dixhitale point-and-shoot kanë rënë vazhdimisht gjatë muajve të fundit për shkak të konkurrencës mes prodhuesve të tyre si dhe përhapjes së gjerë të smartfonëve dhe pajisjeve mobile.

Page 8: Gazeta Teknologjia

Edhe pse numri i pikselëve nuk është gjithmonë tregues i cilësisë së përgjithshme të kamerës, është një nga elementët kyçë që tërheqin konsumatoret.

Faqe 7 Microsoft-i arnon versionet e vjetra të Internet Explorer

Microsoft ka lëshuar një arnim të shpejtë për një dobësi në versione më të vjetra të shfletuesit të vet Internet Explorer që është në mënyrë aktive duke u përdorur nga sulmuesit për të marrë kontrollin mbi kompjuterët.

Dobësia prek versionet 6,7 dhe 8 të IE-së. Versionet më të fundit të shfletuesit, 9 dhe 10, nuk preken. Ndërmarrja herë pas here paraqet arnime të shpejta si një masë e përkohshme mbrojtëse derisa të zhvillohet një përditësim i përhershëm i sigurisë nëse një dobësi konsiderohet pjesërisht e rrezikshme.

Microsoft paraqiti një këshillë gjatë ditës së shtunë duke paralajmëruar për problemin, që tregon se si IE i qaset “një objekti në memorie që është fshirë ose nuk është shpërndarë siç duhet.”

Problemi korrupton memorien e shfletuesit, duke iu mundësuar sulmuesve që të ekzekutojnë kodin e tyre. Dobësia mund të shfrytëzohet duke manipuluar një

Page 9: Gazeta Teknologjia

uebfaqe në mënyrë që të sulmohen shfletuesit me dobësi, njëri nga llojet më të rrezikshme të sulmeve të njohura si një udhëheqje nga shkarkimi.

Faqe 8

Sulmi keqdashës sulmon serverët e Java-s

Hulumtuesit e sigurisë nga prodhuesi i antiviruseve, Trend Micro, kanë zbuluar një pjesë të sulmit keqdashës të llojit “derë e pasme” që infekton serverët HTTP të bazuar në Java dhe iu mundëson sulmuesve që të ekzekutojnë urdhra keqdashës në sistemet themelore.

Kërcënimi, i njohur si BKDR_JAVAWAR.JG, vjen në formë të një Faqeje JavaServer (JSP), një lloj ky i faqes të uebit që mund të shpërndahet dhe shërbehet nga një server i specializuar i uebit me një përmbajtës të klasës servlet në Java, si Apache Tomcat.

Sapo të shpërndahet kjo faqe, sulmuesi mund t’i qaset asaj nga larg dhe mund t’i përdorë funksionet e tij për të shfletuar, ngarkuar, ndryshuar, fshirë, shkarkuar ose kopjuar skedarët nga sistemi i infektuar duke përdorur një ndërfaqe uebi në formë konsole.

Page 10: Gazeta Teknologjia

Kjo është e ngjashme me funksionimin që ofrohet nga dyert e pasme të bazuara në PHP, të njohura ndryshe si shellat PHP Web.

BarcoletaNje bjonde shkon ne dyqanNje bjonde shkon ne dyqan dhe pyet shitesin: – me fal sa kushton ky televizori Shitesi pergjigjet: -Nuk shesim per bjondet Te nesermen ndryshon ngjyren e flokeve dhe kthehet perseri ne dyqan dhe pyet perseri: - me fal sa kushton ky televizori

Beni kishte par nje enderrBeni kishte par nje ender siku babi i tij ja kishte dhuruar 50 euro. Pasi u zgjua ne mengjes e shiqoj babin e tij qe po shiqonte n’tv dhe i tha babi babi pash ne ender sikur mi ke japur 50 euro

Polici dhe SemaforiNje polic i SHPK-s po ndal njenin e po ngermohet: O qorr a nuk po i sheh driten e kuqe n’semafor a? Po mor burr po ty nuk t’pash.

Te doktori- Doktor, djali im e trajton keq gjyshen! - Mos u shqeteso zonje eshte mosha… - Por… doktor djali im gjuan me shkop gjithe macet qe shikon! - Zonje do te shikosh, qe me kohen kalon… - Doktor ne te vertete, djali

Polici dhe makinaNje polic po blinte nje sanduic,por harroi te hiqte celsat dhe makina u mbyll.ai kishte lene xhamin hapur dhe filloi ta ngacmonte siguresen me tel. ca cuna po qeshnin dhe polici i tha -ca keni -nuk po qeshim me ty por me ate burrin

BicikletaTakohen dy shoke,studente ne inxhieneri. pyet njeri: ku e gjete bicikleten? -duke dale xhiro ndalon nje goce para meje,zhvishet dhe me thote:merr c’te duash dhe une morra bicikleten. -mire bere rrobat do te kishin qene te vogla.

Varrimi i te pasuritNe nje varrimin e nje te pasuri, kishin shkuar shume njerez, por njeri dukej shume i trishtuar. Qante me ngasherim.. Dikujt i erdhi keq, dhe iu afrua ta ngushelloje. - Ishte njeri i afert i juaji? - Jo, aspak! - Po atehere