lënda teknologjia

24

Upload: ardit-prifti

Post on 16-Apr-2017

388 views

Category:

Technology


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Lënda teknologjia
Page 2: Lënda teknologjia

Përmbajtja

1. MAKINAT DHE DETALET E MAKINAVE2. MAKINA DHE LLOJET E MAKINAVE

Page 3: Lënda teknologjia

MAKINAT DHE DETALET E MAKINAVEZhvillimi i shkencës dhe i teknikës janë të lidhura

ngushtë me krijimin e mekanizmave dhe të makinave. Këto shërbejnë për të rritur në mënyrë të pandërprerë rendimentin, si dhe për të lehtësuar punën mendore dhe atë fizike të njeriut.

Që nga antikiteti, koncepti i forcës qe i njohur si një koncept themelor për funksionimin e makinave mekanike.

Makinat e para u shpikën në mesjetë rreth vitete 1000, kur mungesa që sillte puna me dorë nxiti shpikje të reja.

Page 4: Lënda teknologjia

Makinat e para kishin kostruksion druri në vitet 1000 – 1800, ku vetëm pjesët poshtë saj ishin metalike, si : makina bujqësore, makinat tekstile, makinat ngritëse, mullijntë (ishin mekanizmat e mesjetës).

Page 5: Lënda teknologjia

Makinat prej hekuri (shek.XIX) ishin makina moderne, që u shpikën pas viteve 1800. Këto makina kishin strukturën prej hekuri dhe kishin pjesë mekanike. Përhapje të madhe kishin :

1.makinat qepëse “Singer” në v1851, 2.makinat e shkrimit modeli Shoeles 1867, 3.Biçikletat modeli anglez Stanlei 1885.

Page 6: Lënda teknologjia

Çdo makinë ose mekanizëm është i përbërë nga detale të palëvizhme dhe nga disa detale të lëvizshme. Pra, lëvizja e një detali është plotësisht e përcaktuar dhe kushtëzon lëvizjen e detalit tjetër, e kështu me radhë për tërë mekanizmin ose makinën.

Detal quhet pjesa më elementare e makinës, e cila përgatitet pa operacion montimi dhe kryen një punë të caktuar në të. Detalet ndahen në dy grupe:

a. me shërbim të përgjithshëmb. me shërbim të posaçëm

Page 7: Lënda teknologjia

a. Në grupin e parë bëjnë pjesë detale që takohen në të gjitha makinat dhe që kanë formë të ngjashme e që plotësojnë afërsisht të njëjtin shërbim, si : bulonat, akset, boshtet, kiavetat, rrotat me dhëmbë.

Page 8: Lënda teknologjia

b. Në grupin e dytë bëjnë pjesë detale që takohen në tipa të caktuar makinash. Format dhe përmasat e këtyre detaleve varen nga parimi i punës ose nga proçesi teknologjik që kryen makina, si : cilindrat, pistonat, lopatat e rotorëve, çengelat në makinat ngritëse etj.

Page 9: Lënda teknologjia

Bashkimi i lëvizshëm i dy detaleve quhet çift kinematik, prej të cilëve përmendim : pistonin me cilindrin, boshtin me kushinetën etj. Trupi i ngurtë (detali), i cili hyn në përbërjen e çiftit kinematik dhe kryen lëvizje relative, quhet hallkë.

Hallka mund të jetë një detal i vetëm ose mund të përbëhet nga disa detale të bashkuara ndërmjet tyre në mënyrë të palëvizshme. Përmendim : pistoni dhe spinotin, edhe kështu tek bjella, e cila formohet nga bashkimi në mënyrë të palëvizshme i disa metaleve (trupi i bjellës, kapaku i saj, bulonat etj)

Page 10: Lënda teknologjia

PISTONI ME BJELLËN

Page 11: Lënda teknologjia

Bashkimi i disa çifteve kinematike me hallka të ngurta përbëjnë një zinxhir kinematik.

Mekanizmi është një bashkësi hallkash të ndërlidhura në mënyrë të tillë që duke i dhënë lëvizje një ose disa hallkave marrim lëvizje të përcaktuar në hallkën punuese. Mekanizmat shërbejnë për transmetimin dhe shndërrimin e lëvizjeve.

Page 12: Lënda teknologjia

MAKINAT DHE LLOJET E MAKINAVE

Makinë quhet tërësia e detaleve të lidhura ndërmjet tyre, të cilat përdorin energjinë për të kryer aktivitete ose detyra të caktuara.

Ndryshimi midis mekanizmit dhe makinës është që makina shërben për transmetimin dhe shndërrimin e energjisë, ndërsa mekanizmi për transmetimin dhe shndërrimin e lëvizjes.

Makinat ndahen :a. Makinat – motorb. Makinat - punuese

Page 13: Lënda teknologjia

a. Makinat – motor përdoren për shndërrimin e një lloj energjie në një tjetër. Për shembull tek frigoriferi energjia elektrike shndërrohet në energji termike.

Page 14: Lënda teknologjia

b. Makinat punuese përdorin forma të ndryshme energjie për të kryer një punë të caktuar ose për të shndërruar lëndën e parë në prodhim të gatshëm. Pavarësisht nga forma dhe përmasat, çdo makinë përbëhet nga këto pjesë kryesore :

Motori ( ose motorët) Transmisioni Organi punues (që kryen qëllimin e makinës) Sistemi i komandimit ose i drejtimit

Page 15: Lënda teknologjia
Page 16: Lënda teknologjia

Zhvillimi i makinës është arritur në bazë të zhvillimit të secilës pjesë të saj. Kështu janë përmirësuar transmisionet e makinave, organet punuese dhe sistemet e komandimit, të cilët kanë bërë të mundur punën automatike të makinës sipas një programi të diktuar lehtësisht ose CNC (computer numeric control)

Page 17: Lënda teknologjia

TIPE MAKINASH

Page 18: Lënda teknologjia

1900 - 19301900

1940

Page 19: Lënda teknologjia

VITET 1950

VITET 1960

Page 20: Lënda teknologjia

VITET 1970

VITET 1980

Page 21: Lënda teknologjia

VITET 2000

VITI 2010 - 2013

Page 22: Lënda teknologjia

MAKINA BUJQËSORE

Page 23: Lënda teknologjia

MAKINAT NGRITËSE

Page 24: Lënda teknologjia

FALEMINDERIT !