gazeta nr. 45

16
E MËRKURË, 9 NËNTOR 2011 - VITI 3 I BOTIMIT - NR 8 (45) - ÇMIMI 20 LEKË E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1) Po sikur të merrnim guximin ta ringjallnim të famshmen “diktaturë të proletariatit” si të vetmen mënyrë për t’u ndarë nga biopolitika? Kjo veç sa do të tingëllonte qesharake sot; veç sa do të krijonte përshtypjen ... PROBLEMI TEKNIK DHE ZGJIDHJA POLITIKE. NË MBROJTJE TË KAUZAVE TË HUMBURA VI 02 analize Mund të mendohet paraprakisht si trefazësh udhëtimi nga kafshërorja tek njerëzorja. Cilësi e kafshës është të mbijetuarit, çka vjen si rezultat i përshtatjes ndaj mjedisit e përdorimit të këtij të fundit ... Nga kafsha tek qytetari 03 analize Në 2009, në Kongresin parazgjedhor të PS-së, mbaj mend se Rexhep Mejdani i dorëzon një qitap të trashë Edi Ramës, ku kryesisht sundonte ngjyra e bardhë dhe që supozonte se përbënte programin politik të PS-së ... Tatimi, kjo fole marksiste 05 analize Nuk kam ngurruar kurrë ta deklaroj zëlartë se diploma është armikja vrastare e kulturës. Sa më shumë që diplomat marrin rëndësi në jetë (rëndësi e cila sa vjen e rritet për shkak të rrethanave ekonomike), aq më shumë dobësohet rendimenti i ... PËR DIPLOMAT 14 kritike 08 zizek Ne ndihemi të lirë sepse na mungon gjuha e të shprehurit të jolirisë sonë Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA ORGANIZATA POLITIKE, TIRANE Forca e një shteti, e mbi të gjitha e një shoqërie, nuk duket te madhësia e ushtrisë, apo... Të jesh i varfër nuk është punë e thjeshtë. Shoqëria pasi të vë në provën e suksesit, dukshëm nuk interesohet më për asgjë që ka të bëjë me humbësin e garës. Një i varfër nuk ka kërkuar të garojë, e aq më keq ta bëjë këtë për të zbu- luar se gjenet, vullneti, talenti apo mbi të gjitha, pasuria e lënë në trashëgimi, nuk e lejuan të rreshto- het me fituesit. Një i varfër nuk e ka kërkuar fare garën. “The Winner” siç edhe dëgjohet shpesh në fun- din e një gare televizive, shoqëru- ar me një buzëqeshje që vetëm buzëqeshje nuk është, i merr të gjitha. Ky gëzim që amerikanët e kanë çuar në absurd, vetëm sa zhduk si me magji të vërtetën e të tjerëve. Vërtetë, po të tjerët ku shkojnë? Humbësit që janë më shumë se një? Ku shkojnë buzëqe- shjet e hidhura të atyre që nuk janë fitues? Të jesh i varfër do të thotë të të duhet të mbash mbi shpatulla jetën e keqe, atë plot monotoni të kujt lufton çdo ditë për mbijetesën. Por nuk mbaron me kaq. Të jesh i varfër do të thotë të jesh i veshur keq. Të mos kesh shije për klasin dhe rrjedhimisht të durosh edhe nënqeshjet e atyre që kanë “gu- sto”. Gjë që nuk është aq e keqe në vetvete. E sikur të mos mjafton- te mungesa e vitaminave, të aku- zohesh se nuk di të përzgjedhësh verën e duhur. Në fakt nuk është se të vjen shpesh rasti të merresh me degustime e përzgjedhje. Ndoshta kurrë. Prandaj kur të bie në dorë një copë bukë e mirë, e shqyen pa u shqetësuar për estetikën e “bujarëve”, që ta ofruan vetëm që duke u larguar të vetëndihen njerëz më pozitivë. Sigurisht që i varfri nuk e ka luksin t’i prishet hu- mori se “bujarët” e përdorën. Garën nuk mund ta kërkojë një i varfër. Ai e di që rregullat janë vendosur kohë më parë. Në të gjit- hë botën fituesit prej të paktën 300 vjetësh janë të njëjtët. Të njëjtët emra me “De”, “Du”, “Di”, pasthi- rrma qesharake që qëndrojnë mbi të varfrin prej shekujsh. E për të ci- lët, u dashka edhe të shqetësohe- mi kur përplasen me ndonjë mur nënkalimi pas darkës së bollshme, duke u ikur paparacëve. U dashka edhe të na prishet terezia kur nda- hen mes tyre, për t’u lidhur sërish mes tyre. Dhe në raste kur dikush shpik internetin, supën e pulës apo trenin me avull dhe kalon nga radhët e shtrënguara të të varfërve në radhët e tyre ku ka gjithmonë më shumë hapësirë, sërish kapër- cimi (si thoshin Latinët?) do të ishte përjashtimi që përforcon rregullin. Fituesit dihen që në start. Vetëm se i varfri nuk i shman- get dot dëshirës për të jetuar. Kjo bën që me hir ose me pahir, të jetë pjesë e garës që do ta bëjë të dalë i humbur. “Looser”, siç thonë amerikanët, i paaftë të jetë i suk- sesshëm. Për humbësin s’mbetet asgjë, fituesi i merr të gjitha. Si në një lojë pokeri ku futesh me letra të trukuara. Nuk mund të shpresosh asgjë. Për humbësin s’ka spitale, arsim të mirë, jetë më të bollshme. Humbësi nuk është njeri. Ai është thjesht humbës i lindur, me vullne- tin për të duruar. Të jetë ky fundi i historisë? E vetmja armë që ai ka në duar janë grushtët e tij, por gr- ushtet nuk janë etike - thonë fitue- sit. Të jetë ky fundi i historisë? I tonës, apo i historisë së tyre? Editorial PËRDITË SHOH QARTË E MA QARTË DHE VUEJ THELLË E MA THELLË

Upload: organizata-politike

Post on 28-Mar-2016

282 views

Category:

Documents


9 download

DESCRIPTION

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Nr. 45

E mërkurë, 9 NëNtor 2011 - VItI 3 I BotImIt - Nr 8 (45) - ÇmImI 20 LEkë

E mErkurE 15 SHtAtor - GAZEtE E PErJAVSHmE E PAVArur - VItI 1 I BotImIt - Nr 1 (1)

Po sikur të merrnim guximin ta ringjallnim të famshmen “diktaturë të proletariatit” si të vetmen mënyrë për t’u ndarë nga biopolitika? Kjo veç sa do të tingëllonte qesharake sot; veç sa do të krijonte përshtypjen ...

PROBLEMI TEKNIK DHE ZGJIDHJA POLITIKE.

NË MBROJTJE TË KAUZAVE TË HUMBURA VI

02analize

Mund të mendohet paraprakisht si trefazësh udhëtimi nga kafshërorja tek njerëzorja. Cilësi e kafshës është të mbijetuarit, çka vjen si rezultat i përshtatjes ndaj mjedisit e përdorimit të këtij të fundit ...

Nga kafsha tek qytetari

03analize

Në 2009, në Kongresin parazgjedhor të PS-së, mbaj mend se Rexhep Mejdani i dorëzon një qitap të trashë Edi Ramës, ku kryesisht sundonte ngjyra e bardhë dhe që supozonte se përbënte programin politik të PS-së ...

Tatimi, kjo fole marksiste

05analize

Nuk kam ngurruar kurrë ta deklaroj zëlartë se diploma është armikja vrastare e kulturës. Sa më shumë që diplomat marrin rëndësi në jetë (rëndësi e cila sa vjen e rritet për shkak të rrethanave ekonomike), aq më shumë dobësohet rendimenti i ...

PËR DIPLOMAT

14kritike

08zizek

Ne ndihemi të lirë sepse na mungon gjuha e të shprehurit të jolirisë sonë

Lexojeni, shpërndajani

miqve dhe mbi të gjitha,

dorëzojani armikut!

GAZEtE E PErJAVSHmE - BotuAr NGA orGANIZAtA PoLItIkE, tIrANE

Forca e një shteti, e mbi të gjitha e një shoqërie, nuk duket te madhësia e ushtrisë, apo...

Të jesh i varfër nuk është punë e thjeshtë. Shoqëria pasi të vë në provën e suksesit, dukshëm nuk interesohet më për asgjë që ka të bëjë me humbësin e garës. Një i varfër nuk ka kërkuar të garojë, e aq më keq ta bëjë këtë për të zbu-luar se gjenet, vullneti, talenti apo mbi të gjitha, pasuria e lënë në trashëgimi, nuk e lejuan të rreshto-het me fituesit. Një i varfër nuk e ka kërkuar fare garën. “The Winner” siç edhe dëgjohet shpesh në fun-din e një gare televizive, shoqëru-ar me një buzëqeshje që vetëm buzëqeshje nuk është, i merr të gjitha. Ky gëzim që amerikanët e kanë çuar në absurd, vetëm sa zhduk si me magji të vërtetën e të tjerëve. Vërtetë, po të tjerët ku shkojnë? Humbësit që janë më shumë se një? Ku shkojnë buzëqe-shjet e hidhura të atyre që nuk janë

fitues? Të jesh i varfër do të thotë të

të duhet të mbash mbi shpatulla jetën e keqe, atë plot monotoni të kujt lufton çdo ditë për mbijetesën. Por nuk mbaron me kaq. Të jesh i varfër do të thotë të jesh i veshur keq. Të mos kesh shije për klasin dhe rrjedhimisht të durosh edhe nënqeshjet e atyre që kanë “gu-sto”. Gjë që nuk është aq e keqe në vetvete. E sikur të mos mjafton-te mungesa e vitaminave, të aku-zohesh se nuk di të përzgjedhësh verën e duhur. Në fakt nuk është se të vjen shpesh rasti të merresh me degustime e përzgjedhje. Ndoshta kurrë. Prandaj kur të bie në dorë një copë bukë e mirë, e shqyen pa u shqetësuar për estetikën e “bujarëve”, që ta ofruan vetëm që duke u larguar të vetëndihen njerëz më pozitivë. Sigurisht që i

varfri nuk e ka luksin t’i prishet hu-mori se “bujarët” e përdorën.

Garën nuk mund ta kërkojë një i varfër. Ai e di që rregullat janë vendosur kohë më parë. Në të gjit-hë botën fituesit prej të paktën 300 vjetësh janë të njëjtët. Të njëjtët emra me “De”, “Du”, “Di”, pasthi-rrma qesharake që qëndrojnë mbi të varfrin prej shekujsh. E për të ci-lët, u dashka edhe të shqetësohe-mi kur përplasen me ndonjë mur nënkalimi pas darkës së bollshme, duke u ikur paparacëve. U dashka edhe të na prishet terezia kur nda-hen mes tyre, për t’u lidhur sërish mes tyre. Dhe në raste kur dikush shpik internetin, supën e pulës apo trenin me avull dhe kalon nga radhët e shtrënguara të të varfërve në radhët e tyre ku ka gjithmonë më shumë hapësirë, sërish kapër-cimi (si thoshin Latinët?) do të ishte

përjashtimi që përforcon rregullin. Fituesit dihen që në start.

Vetëm se i varfri nuk i shman-get dot dëshirës për të jetuar. Kjo bën që me hir ose me pahir, të jetë pjesë e garës që do ta bëjë të dalë i humbur. “Looser”, siç thonë amerikanët, i paaftë të jetë i suk-sesshëm. Për humbësin s’mbetet asgjë, fituesi i merr të gjitha. Si në një lojë pokeri ku futesh me letra të trukuara. Nuk mund të shpresosh asgjë. Për humbësin s’ka spitale, arsim të mirë, jetë më të bollshme. Humbësi nuk është njeri. Ai është thjesht humbës i lindur, me vullne-tin për të duruar. Të jetë ky fundi i historisë? E vetmja armë që ai ka në duar janë grushtët e tij, por gr-ushtet nuk janë etike - thonë fitue-sit.

Të jetë ky fundi i historisë? I tonës, apo i historisë së tyre?

Editorial

PËRDITË SHOH QARTË E MA QARTË

DHE VUEJ THELLË E MA THELLË

Page 2: Gazeta Nr. 45

E mërkurë, 9 Nëntor 2011 2

PROBLEMI TEKNIK DHE ZGJIDHJA POLITIKE.

Analize

LEART KOLA

Forca e një shteti, e mbi të gjit-ha e një shoqërie, nuk duket te madhësia e ushtrisë, apo e terri-

torit, por tek mënyra se si e shpërndan pasurinë e tij. Nëse duam të shohim se sa progresiste është një shoqëri, nuk duhet të ngremë kokën për të parë majat e qie-llgërvishtësve por të ulim kokën tek azi-let, jetimoret apo te qytetarët e pastrehë e të papunë që e banojnë këtë territor gjeografik që quhet komb, e mbajnë gjallë këtë instancë administrative që quhet shtet.

Ka qenë një kohë, e ajo kohë nuk ka qenë e largët prej sot, kur këto parime nuk tingëllonin si “marsiane”, përkun-drazi ishin temë e rëndësishme zhvi-llimore për çdo etapë që kalonte një shtet. Revolucioni Francez, që ishte gur themeli i modernizmit që jetojmë sot, ai që parapriu shoqërinë e re, industri-alizmin, ligjin, të drejtat e njeriut,ai që e rinjohu qytetarin, si banues kontribuues dhe drejtues të shoqërisë e jo si vegël në duart e fetishit të mbretërve jo pa arsye u nis nga tre premisa që duken të thjeshta, por janë baza e çdo pikënisje zhvillimo-re: liri, vëllazëri, barazi!

Dy parimet e para në këtë “kohë pa kohë” janë marrë peng nga institucione të cilat i promovojnë duke e shkatërru-ar pikërisht thelbin e asaj që i lindi. Li-ria, e marrë fort sot nga dashnorët e neo-liberalizmit, më shumë shihet si liri personale, jo e bashkësisë, si liri për të tregtuar, pra si liri e tregut. Kësisoj ky term e humb nocionin universal e tran-sformohet në një kod që rregullon me ligj marrëdheniet e atyre që tregtojnë shpesh herë edhe vetë nocionin univer-sal të “lirisë”, asaj të parashikuar nga re-volucionarët francezë. Vëllazëria, është një tjetër term, që ka humbur unversa-litetin e tij duke u transformuar nga një solidaritet i masave njerëzore që nëpër-mjet “vëllazërisë” duan të fitojnë “li-rinë”, në një term partikular. Vëllazëria sot përdoret për dy raste: (i) në ato fetare (vëllazëria islame, katolike, ortodokse) ose (ii) në terma nacional fashist (vëlle-zër shqiptarë, grek, serb etj). Këtu kemi një thyerje të diskursit. Barazia, meqe-nëse nuk futet as në ideologjinë neo-li-berale, as në atë nacionaliste e aq më pak në atë fetare, është shmangur, shkëputur, margjinalizuar duke u konsideruar si një term diktatorial. Pikërisht, kjo shkëputje e mohon më pas transhendencën e tras-hëgimisë së revolucionit francez. Liria e vëllazëria pa barazi janë terma boshe, e siç e kemi parë, boshe janë transformu-ar pikërisht sepse dy konceptet e para, janë pikënisja për të arritur në të tretën (e jo pa arsye është renditur kështu nga revolucionarët): Barazinë!

Në librin e tij “disiplinë e ndëshkim” Foucault, shpjegon se si shoqëritë, nga spektakli i të dënuarit nëpër sheshe me

mënyrat më makabre të pjesëtarëve të shoqërisë që kishin bërë krime zgjodhën një mënyrë tjetër më “njerë-zore”: izolimin. Kështu u shpikën bur-gjet, të dënuarit merrnin dënimet e tyre jashtë vëmendjes së shoqërisë e kjo e fundit jetonte nën simbolikën e paqes, sepse nuk e shihte kriminelin në jetën e saj të përditshme. Forma moderniste e përballjes me problemet është fshehja e tyre, në rastin e kriminelëve në biruca pa dritë, larg vëmendjes. Në shoqërinë kapitaliste, e cila barazinë e përjashton si mundësi, dhe ku diferencat sociale janë përherë e më të mëdha dhe arro-gante, ”problem” është varfëria, por jo zgjidhja e saj, por spostimi i saj, në një cep të errët që nuk do mund t’ja prish-te kënaqësinë estetike borgjezisë që të shijojë shëtitjet apo piknikët në hapësi-rat publike. Po ashtu si ndodhi me të dënuarit, njëlloj u kriminalizua edhe varfëria. Në shoqëritë e fund shekullit XIX, shteti, përdorte dhunën si mjet të përballjes me të varfrin, atë brutalen, të drejtpërdrejtën me shkopa gome e me plumba metali. Kjo mënyrë duke qenë se sillte të njëjtin efekt solidariteti në shoqëri, siç ndodhte në librin e Fou-cault me kriminelin që i shkuleshin në mes të sheshit krahët, pra kjo pamje e tmerrshme duhej zëvendësuar, sepse kapitalizmi e zëvendëson dhunën, por kurrsesi nuk e zhduk atë. Sistemi që nuk e përmban brenda imagjinatës së tij ba-razinë e ka të domosdoshme që dhunën ta ketë në organikën e funksionalitetit të përditshëm. Për të shmangur spekta-klin e shëmtuar të varfërisë, u shpikën statistikat. Term i pafajshëm matema-tikor, që krijon distancën e nevojshme të shoqërisë me problemin, e kësisoj e internon problemin në të njëjtat qeli pa dritë të kriminelit, duke kriminalizuar pikërisht pasojat e tij sistemi qëndron në jetë. Dy ngjarje shumë interesante përballën Evropën e civilizuar në këtë fillim mijëvjeçari. Së pari, në një dekla-ratë të ftohtë u prezantua se si nga 500 milion banorë evropianë, 80 prej tyre

jetonin në kushte varfërie (është e lehtë të merret me mend se ku jeton ky 80 mi-lionësh, në vende si Rumania, Bullgaria, Portugalia). Menjëherë pas kësaj, ose ndoshta pak përpara këtij lajmi, ven-det nordike e shpallën të paligjshme lypjen në rrugë. Me mijëra Rumunë u deportuan nga aeroportet e perëndimit verior për tu rikthyer sërish ne vendet e lindjes pavarësisht se të pajisur sipas të gjithë rregullave me dokumente. Krimi i tyre ishte që ishin të varfër! Në kon-ceptin liberal-kapitalist perëndimor të jesh i varfër është e paligjshme. E ash-tu si me kriminelët, ato duhet ta jetojnë varfërinë e tyre në lagerat e ndërtuara nga kapitalizmi, pra në burgje, për të mos prishur imazhin e mirë të qyteteve të pastra, evropiane, që janë ndërtuar pikërisht nëpërmjet shfrytëzimit të po-pujve të varfër. Këto dy lajme nga bota e civilizuar na prezantojnë me kushtet e reja të imagjinatës kapitaliste. Varfëria, jo vetëm që nuk është një problem që duhet zgjidhur, por përkundrazi duhet fshehur dhe kriminalizuar. Pra jo vetëm me terma teorikë, por tashme edhe ju-ridikë, nëse je i varfër, automatikisht je kriminel dhe anasjelltas. Por perëndimi konvencional, nuk është i vetëm në këtë “luftë kundra varfërisë”, rasti i Shqipëri-së, një vend që nuk është as i zhvilluar e as pjesë e Bashkimit Evropian, por që prej 20 vjetësh ka përqafuar të njëj-tat parime neo-liberale e tregon këtë simptomë të sistemit. Që me fillimin e mijëvjeçarit të ri, kur qeveritë shqiptare filluan marrëveshjen për integrimin në BE, një element interesant ka ndodhur. Në diskursin politiko-ekonomik janë futur teknicienët dhe statistikat. Pra nuk ka më qëndrime politike, ka vetëm llo-garitje statistikore brenda utopisë neo-liberale. Nga 2005 e këndej, qeveria e Berishës duke përdorur këto teknika ka bindur shqiptarët që varfëria nga 20% që ishte përpara 2005 tashmë është ulur në 10%. Pra kemi një përgjysmim, të var-fërisë. Këtu fillon puna teknike e mbaron dimensioni social-politik. Është e kotë

të ridenoncojmë qeverinë që e vërteta është e kundërta: varfëria në Shqipëri është prezent më shumë se kurdoherë, e mbi të gjitha mungesa e shpresës që ky problem të zgjidhet është më i vogël se kurdoherë. Që Saliu gënjen, kjo është pak por e sigurtë! Por nuk është vetëm Saliu që gënjen, por mbi të gjitha siste-mi që qeveritë shqiptare me Saliun apo pa të kanë adoptuar. Kur problemi del nga sfera politike e futet në atë teknike, atëherë për këta të fundit është shumë e lehtë që duke ndryshuar disa shifra të ulin fashën e varfërisë e të jenë “brenda rregullave” (e keni vënë re, se sa me zell mbrojtësit e sistemit, e sidomos ata të qeverisë kur dalin në publik deklarojnë gjithmonë që ky apo ai problem është punë teknike e politika nuk duhet të për-fshihet). Ky nuk është model shqiptar, por i huazuar pikërisht nga Evropa, e cila sot që po përballet me krizën më të madhe financiare në historinë e saj, po kupton ose së paku populli po e kupton, që pro-blemi është pikërisht tek “burokratët e Brukselit”, të cilët nga njëra anë, marrin urdhra nga koorporata që drejtojnë BE, e nga ana tjetër, mundohen të rregulloj-në financat. Sot këta burokratë nuk dinë ku të futen, sepse diçka që nis e prishur mund të mbajë për disa kohë por kurrë përjetë. Shqipëria, është i vetmi vend në Evropë që nuk e ka të përcaktuar me ligj minimumin jetik. Ashtu sikurse dje që ishim fanar ndriçues i socializmit, sot jemi tigrat e kapitalizmit neo-liberal. Ne nuk mjaftohemi duke manipuluar shifrat e varfërisë, ne as qe marrim mundimin ta njohim këtë si problem. Në kushtet kur qeveria nuk i njeh, të varfrit jo vetëm që nuk kanë një dritë në fund të tunelit, por ata as nuk e shohin tunelin fare, sep-se vetë ata nuk e dinë që janë të varfër, por siç zakonisht deklarohet në vendin tonë janë “të pafat”. Varfëria, është një problem serioz në Shqipëri, një pro-blem human, por mbi të gjitha klasor. Kur në vendin më të varfër të Evropës, një biznesmen vetëm për kënaqësinë e tij personale paguan 3 milion euro për të

parë një pasdite lojtarët e Realit të Ma-dridit, tregon që arroganca e pushtetit të parasë po bëhet e padurueshme.

Problemi i varfërisë duhet të ndalojë së qeni një problem teknik e duhet tran-sformuar në një qasje politike. Vetëm kështu do mund të përballemi me të dhe eventualisht ta zgjidhim. Është po-litik e jo teknik fakti që Taçi nëpërmjet surplusit që krijon duke mos paguar mjaftueshëm taksa e duke shfrytëzuar punëtorët mund ti lejojë vetes në këtë kontekst shqiptar lukse të kësaj natyre. Totalisht politik, është fakti që mina-torët e Bulqizës taksohen më shumë se pronarët e universiteteve private, po aq politik është fakti që po ulërihet sot në shumicën e vendeve të botës, ku 99% nuk është më i gatshëm të skllavërohet për të plotësuar tekat e 1% të pasur.

Koha është gjithmonë e duhura për të nisur një kritikë serioze karshi aktualite-tit politik-social dhe ekonomik shqiptar. Një reflektim serioz fillimisht për dimen-sionin human, pra dekriminalizimin e varfërisë e përballjen me këtë problem serioz, e më pas për ristrukturimin e këtij sistemi që prodhon vetëm hibride spekulantësh (në Shqipëri profesioni më i paguar është ai i sekserit).

Edhe Partia Socialiste, një parti tota-lisht mainstream nuk mund të rrinte më gjatë indiferente përkarshi kushteve që janë sot në Shqipëri. Programi i saj soci-al, zhvendosja majtas në politikat që pro-pozon është një shenjë që terreni politik po hapet për alternativa të reja politike dhe sociale. Neo-liberalizmi për çdo ditë që kalon po denoncohet jo vetëm nga populli i majtë por dhe nga instituci-onet politike Evropiane, si kriminal dhe jo human.

Njohja me ligj e minimumit jetik është një domosdoshmëri për të nisur një po-litikë sociale duke njohur se sa realisht të varfër ka në Shqipëri e duke i nxjerrë nga burgjet statistikore ku regjimi i Be-rishës i ka futur. Vetëm kështu do mund seriozisht të përballemi me problemin për të gjetur zgjidhje.

Sot vetëm Berisha dhe oborri i tij ka mbetur besnik i këtij sistemi të kalbur. Ai e konsideroi marksiste taksën progresi-ste (duke treguar një injorancë kapitale, sepse marksizmi nuk e mban “taksen”si politikë ekonomike). Por populli nuk është i gatshëm ta ndjekë atë në hu-mnerën për ku është nisur, e jo vetëm ai por i gjithë oborri i tij. Në një vend ku një biznesmen mund të paguajë 3 milion euro për një kënaqësi pasditeje, në kohën kur në spital me dhjetëra të sëmurë me veshka vdesin për çdo vit sepse qeveria nuk ka para të blejë mjete për dializë, është një vend që nuk ka një problem teknik, por një problem politik. Politikisht ne duhet të ndriçojmë burgjet statistikore të ndërtuara për të izoluar vetëdijen politike të popullit për ta çliru-ar përfundimisht atë!

Page 3: Gazeta Nr. 45

E mërkurë, 9 Nëntor 2011 3Analize

Nga kafsha tek qytetari

Flitet rëndom sot për të vdekurit nga uria e duket sikur lehtësisht marrim frymë kur rithemi e stërthemi proverbialen: “të paktën këtu, nga uria s’ka vdek njeri”. Ajo që nuk vihet re është fakti që të shumtët e të vdekurve nuk vijnë nga uria në kuptimin objektiv të fjalës

Arlind Qori

Mund të mendohet parapra-kisht si trefazësh udhëtimi nga kafshërorja tek njerë-

zorja. Cilësi e kafshës është të mbije-tuarit, çka vjen si rezultat i përshtatjes ndaj mjedisit e përdorimit të këtij të fundit për të siguruar çdo gjë që mundëson mbijetesën. Po meqenëse kafsha instinktivisht refuzon të vde-së, ajo nuk e di se do të vdesë. Nuk di njëkohësisht as se kur apo si do të vdesë. E mbi të gjitha nuk di as se si mund ta zgjasë jetën e vet përtej ten-tativës së atypëratyshme për të gjetur ushqim a strehë për çastin pasardhës. Duket sikur cilësi e kafshës është vër-tet mbijetesa, por një mbijetesë që reduktohet vetëm në të jetuarit “edhe pastaj”...ku e pastajshmja është thje-sht fraksioni matematik i së ardhmes së sapombërritshme. Për të mbijetuar më gjatë do t’i duhej të zotëronte aq arsye sa për t’i bërë të kuptonte se një ditë do të vdiste e se vdekjes mund t’i shmangej për ca kohë nëpërmjet planifikimit apo çfarëdo përcaktimi instrumental të arsyes.

Stadi i parë i kafshërores është ka-rakteristikë e shqiptarit të varfër, pra shqiptarit të zakonshëm e normal, ku normaliteti e zakonshmëria nuk mbartin ndofarë kuptimi etik, por shë-njojnë thjesht kushtet e përditshme e të përsëritshme të shumëkujt në këtë vend. Megjithëse ndryshe nga çdo lloj kafshe shqiptari e di që do të vdesë, kushtet e varfërisë së skajshme i pa-mundësojnë çdo veprimtari që do të siguronte ndopak mbijetesë në kup-timin minimalisht afatgjatë të fjalës. Sigurisht që ai mund të mbijetojë deri nesër. Çfarëdo që t’i mungojë, atij s’ka për t’i munguar kurrë liria për të gërmuar kazanët e plehrave. Sistemet ekonomike moderne nuk kanë për karakteristikë mjerimin total të sh-kaktuar nga ndonjë fatkeqësi natyro-re si të korrat e këqija etj që hidhnin në mjerim krejt shoqërinë e ku për plehra s’ka më vend. Në to, varfëria e skajshme është bashkudhëtare e mbiprodhimit shoqëror dhe pasurimit elitar. Kështu që sido që të vejë puna, aq sa për t’u ushqyer nga plehrat apo nga lypja ka për të gjithë. Kuptohet, me pasojën e mbijetesës së atypëra-tyshme për të vdekur ca më vonë, mjaft më herët nga të tjerët, mjaft më përvuajtshëm nga të tjerët.

Flitet rëndom sot për të vdeku-rit nga uria e duket sikur lehtësisht marrim frymë kur rithemi e stërthe-mi proverbialen: “të paktën këtu, nga

uria s’ka vdek njeri”. Ajo që nuk vihet re është fakti që të shumtët e të vde-kurve nuk vijnë nga uria në kuptimin objektiv të fjalës, pra si pamundësi për të mbushur barkun me ndoçka, por nga kequshqyerja. Sigurisht që ndër ne mbase s’ekzistojnë “soma-lezët” e ngrënë nga mizat, por edhe në botë të shumtët nuk vdesin ngaqë i hanë mizat, por ngaqë hanë “miza”. Pra kequshqyerja, në kuptimin e mos marrjes së kalorive e përbërësve ci-lësorë ushqimorë, përbën shkakun kryesor të vdekjeve të parakohshme nga varfëria e skajshme.

Prandaj kapërcimi i statusit skaj-shmërisht kafshëror të shqiptarit të zakonshëm kërkon përkufizimin përmbajtësor e sasior të minimumit

jetik; thënë ndryshe, përkufizimin dhe matjen e të ardhurave minimale që i duhen një njeriu jo thjesht për të mbi-jetuar deri nesër (se ne fund të fundit deri nesër jetohet edhe me bar apo gjethe), por për të çuar përpara një jetë të shëndetshme, çka do të përfs-hinte jo vetëm të ardhura për ushqim të bollshëm e cilësor, por edhe ato për ilaçe, strehë, ngrohje, arsimim bazik etj. Ky është pragu që shënjon jo fundin e kafshërores, por kapërci-min e etapës parake të kafshës: asaj të pasigurisë për të jetuar më gjatë se e nesërmja.

Përcaktimi zyrtar i minimumit jetik jo vetëm që do t’i shtrëngonte qeve-ritë t’i garantonin secilit qytetar në formë rroge, pensioni apo asistence të ardhurat e domosdoshme për të jetuar, por mbi të gjitha do t’i vendo-ste këta të fundit në terrenin e rikon-figurimit të skemës legjitimuese të pushtetit shtetëror. Shteti ka legjitimi-

tet, pra mund të justifikohet moralisht, vetëm nëse në këmbim të bindjes qytetare ndaj ligjeve ofron në këm-bim të mira më të mëdha sesa ato që mund të merreshin në forma amorale në gjendje parashtetërore, natyro-re etj. Nëse shteti i kërkon qytetarit të mos e vjedhë fqinjin apo pronën publike, kjo kërkesë është e justifi-kueshme vetëm për aq sa të jetuarit e shëndetshëm është i garantuar. Në rast se ndokush jeton nën këtë prag minimal jetese, atëherë çdo ligj apo shtrëngim shtetëror humbet çdo ar-sye ekzistence. Në këtë mënyrë, për-caktimi zyrtar i minimumit jetik do ta fuste marrëdhënien midis shtetit dhe qytetarit në shinat e matshme nga pi-këpamja sasiore të legjitimitetit. Nëse para përcaktimit të minimumit jetik e drejta për të mos ju bindur ligjit ka ka-rakter spekulativ pasi gjithkush mund të pretendojë se jeton nën pragun jetik të çdo justifikimi të bindjes, me shpalljen e këtij minimumi, paaftësia apo mungesa e vullnetit shtetëror për t’u garantuar qytetarëve këto të ardhura do të shënjonte objektivisht kategoritë shoqërore që moralisht nuk do të kishin asnjë detyrim për t’ju bindur ligjeve. Kështu që një sh-

tet minimalisht i drejtë do të gjendej përpara dy rrugëve: ose të garantonte të ardhurat e mjaftueshme për të gjit-hë, ose të depenalizonte çdo vjedhje a grabitje që kryhet nga ata qytetarë që mund të provojnë objektivisht se të ardhurat e tyre nuk arrijnë pragun e minimumit jetik. Gjithsesi faza e ga-rantimit të minimumit jetik nuk përbën pikëmbërritjen tek njerëzorja. Në fund të fundit, ose gjendemi në pikën e ka-limit kafshë-njeri, ose gjendemi në një formë të përparuar të kafshërores. Në fund të fundit, cilësi e kafshës nuk është thjesht pamundësia për të sigu-ruar jetën përtej të nesërmes, por më në thelb akoma, reduktimi i të qenit në trajtën e mbijetesës fizike, sado e shëndetshme qoftë ajo. Kështu, qyte-tari që gëzon të ardhurat e një jete relativisht të shëndetshme, thjesht ka të garantuar jetën (në mjerimin shqiptar, kaq nuk është pak), por jo cilësinë rrënjësisht njerëzore të jetës, pra krijimtarinë, projektimin apo pa-përcaktueshmërinë politike të saj. Prej Aristotelit ne jemi kafshë politike pikërisht se jemi e vetmja qenie që mund ta kapërcejë fazën e të jetuarit vetëm për hir të të mbijetuarit dhe të bashkëndërtojmë hapësirën politike

si të vetmen hapësirë lirie, e cila the-melohet mbi barazinë dhe lirinë mes qytetarëve të etur për bashkëjetesë krijuese të çastpasçastshme. Për të arritur fazën e njeriut të plotë, të nje-riut në kuptimin politik të fjalës, pra të qytetarit, nevojitet jo thjesht mini-mumi i të jetuarit, por garantimi i asaj që Negri dhe Hardt-i e konsiderojnë domosdoshmëri të pagës sociale apo qytetare. Në fazën e zhvillimit bash-këkohor të punës, ku puna ka humbur ngurtësinë fizike të saj dhe është bërë e padallueshme ndarja midis prod-himit të një malli dhe riprodhimit të marrëdhënieve shoqërore, ku prodhi-mi nënkupton mbi të gjitha riprodhimin e mënyrave të jetesës, komunikimit, bashkëndarjes, ku dalëngadalë shë-njohet kalimi nga fabrika kah fabri-ka shoqërore, çdokush, pavarësisht punës apo veprimtarisë së tij ka rolin e tij në prodhimin dhe riprodhimin e gjithçkaje. E për pasojë i takon paga qytetare jo vetëm si “hak” që buron nga bashkëjetesa si bashkëprodhim, por mbi të gjitha si mundësi për ta kuptuar veten si subjekt politik që njerëzoren e prek vetëm kur kapër-cen fazën e mbijetesës për të banuar terrenin e bashkëvendosjes.

Page 4: Gazeta Nr. 45

E mërkurë, 9 Nëntor 2011 4 Analize

MINIMUMI JETIK 20 VJET TABU

FIQIRI XIBRI

1991-shi shënoi rënien e komuniz-mit edhe në Shqipëri. Me spunton gorbaçoviane dhe të rrëzimeve të

njëpasnjëshme të diktaturave komuni-ste, natyrshëm edhe me shpërthimin e shoqërisë shqiptare. Pa dashur aspak të minimizoj rolin e faktorëve të tjerë, nuk bëj aspak gabim të theksoj se fak-tori vendimtar ishte punëtoria e moti-vuar nga lindja e lëvizjes sindikaliste. Me ç’rast mendoj se kam fort të drejtë, që për forcë motorike të kësaj lëvizjeje vë gishtin mbi motivimin ekonomik të punëtorisë. Sistemi komunist nuk kish dështuar si ideal politik, por dështoi ekonomikisht përballë ekonomisë së tregut të lirë dhe shoqërisë së konsu-mit. Izolimi total nuk mund të ishte i për-jetshëm. Shkëmbimet me jasht, radioja, televizori e bënë të vetën. Prapambetja totale ekonomike nuk fshihej dot më. Duke konstatuar fuqinë e motivimit ekonomik, politika e vjetër dhe e re, nëpërmjet ndryshimit të sistemit kërkoi ti ofronte punëtorisë imazhin e një eko-nomie të lulëzuar sipas shembëlltyrës perëndimore. Por simbolika e politikës së vjetër ishte e pabesueshme në atë çka përpiqej të ndryshonte, politikës së re i besohej gjithçka, edhe në atë që ajo nuk e thosh, por njerëzia e dëshiro-nin të ishte. - Ky shesh do jetë plot me veturat e minatorëve, - u premtonte pa doganë Azem Hajdari minatorëve të Va-liasit në janar 1991. - Jo nga një, po nga dy vetura do kenë minatorët, - i frynte edhe më shumë tollumbacet Berisha në maj 199 Mirëqenie dhe Shqipëri si gjithë Europa premtohej pa doganë nga të katër anët, kudo ku prezantoheshin veprimtarët zhurmëmëdhenj të PD-së. Shpresat arrinin majat më të larta… Por vitet kaluan. Erdhi Saliu, iku Saliu. Erdhi Fatosi, iku Fatosi. Pastaj Iliri, prapë Fatosi, prapë Saliu dhe prapë Saliu, këtë radhë i amplifikuar me Ilirin. Prit për mana, vijnë thana. Nga viti në vit, nga qeveri-sje në qeverisje raporti mes minimu-mit jetik dhe të ardhurave minimale në vend të përmirësohej shënonte vetëm përkeqësim. Ndërkohë që vit pas viti, qeverisje pas qeverisje tellallët e qe-verisë trumbetonin me të madhe rritje ekonomike të pandalshme. Për minimu-min jetik meazallah se kujtohej qeveri ta përmendte.Edhe zëri i sindikatave në kërkim të deklarimit të minimumit jetik dhe në kërkim të zbatimit të ligjit të vitit 1992 për kompensimin e mallrave të shportës mekej gjithnjë e më shumë, vit pas viti e qeverisje pas qeverisje. Sindikatat dikur të mëdha, BSPSH dhe KSSH, tepër të zëna me administrimin e

pronave dhe blerjen e kontratave fikti-ve të punës, të brejtura nga brenda nga ndryshku i inaktivitetit të gjatë, u shn-dërruan në vasale të qeverive. Sindika-ta më të vogla, së shumti të shkëputura prej dy të parave, nuk dallonin shumë prej tyre.

Për zëra të tjerë sindikalë, që ngrinin në mënyrë sporadike tonet, qeveria nuk kish veshë. I tillë është rasti me sindika-tën tonë të minatorëve, që çështjen e deklarimit të minimumit jetik e ka traj-tuar paralelisht me kërkesën për realizi-min e statusit të minatorit. Nivelin e pen-sionit minimal dhe pagës minimale që ne kërkojmë sot për minatorët, ndonëse është dukshëm më i ulët sesa në dikta-turë, të paktën ne e kemi llogaritur duke përdorur si pikë referimi minimumin jetik. Kemi përllogaritur minimumin je-tik sot dhe e kemi krahasuar qoftë me minimumin jetik të diktaturës, qoftë me raportin minimum jetik – pagë, pension minimal të atëhershëm. Nga rezultati i këtij krahasimi kemi zbritur 16 %. Pra kërkesa jonë pretendon që nga 63% sot, të përfitojmë vetëm 84% të asaj që ne kishim në diktaturë.

Të më ndjejë lexuesi, por këtu dua ta ngre fort zërin duke deklamuar var-gjet e njohura: « O Zot, a kemi të drejtë të kërkojmë kaq pak ?» Por zërin dua ta ngre edhe më shumë. Të ulërij. Sepse tani vjen skandali. Vetë drejtues sindi-katash shprehen se ajo që ne kërkojmë, qenkërka utopi !!!!. Të kërkosh që pen-sioni i minatorit (jo i lulishtarit) të jetë sa minimumi jetik, kjo përbëka utopi ?! Ja pra se çfarë ka mbjellë heshtja qeverita-re. Por edhe heshtja sindikale. Por edhe kapitullimi i qytetarit, qoftë si shoqëri e qoftë si individ. Që kryesindikalistë të « mëdhenj », në vend të çirreshin nga zëri dhe të gjakoseshin protestave duke kërkuar që pensioni minimal i lulishtarit të jetë të paktën sa 120% e minimumit jetik, shpallin utopi një pension minatori sa minimumi jetik dhe që duhej të ishte jo më pak se 170% e këtij minimumi.

Ka 20 vjet që deklarimi zyrtar i mi-nimumit jetik është shpallur tema më tabu e të gjitha qeverive. E çfarë mund të presësh nga qeveri dhe sindikata që i shmangen këtij deklarimi si djalli temja-nit ? Ka 6 vite të gjatë, që Saliu 6 herë në muaj jargavitet ekraneve duke u çjerrë për rritje ekonomike dyshifrore dhe 66 herë në vit shkumëzon pështymë duke u vetentuziazmuar nga rritjet dramatike që AI na dhuron për rrogat e pensionet. Veçse ama jashtë ekraneve, nga skutat e pensionistëve, të invalidëve e të të pamundurve të tjerë, të rrogëtarëve të vegjël e të mesëm nuk është fare e vështirë të konstatohet se pavarësisht

pëllitjeve të Saliut, niveli i mirëqeni-es mbetet kryeneç dhe ndjek ritmet e veta të përkeqësimit duke u pasqyruar qartazi në thellimin e varfërisë në për-gjithësi, në shtimin e numrit të njerë-zve e familjeve në nevojë, por edhe në mahisjen e shumë problemeve të tjera sociale. Si është e mundur që shifrat e qeverisë kërcejnë vetëm lart për qiell, ndërsa tek vdekëtarët poshtë në tokë gjendja vetëm sa mahiset përditë për ditë e më shumë ?!... Sepse ndonëse përdorim të njëjtat njësi matëse si në teori e në praktikë, si në qeverisje dhe oponencë, rezultatet e llogarive nxirren nga ekuacione të veçanta ose sisteme të cilave u mungon boshti i përbash-kët. Të dhënat janë po ato, formulat po ato, kurse vendndodhja në bosht është arbitrare, çka edhe aritmetika fillesta-re nuk e pranon. Boshti i përbashkët që na mungon është minimumi jetik. Të ardhurat minimale që duhen për të siguruar mbijetesën. Përcaktimi i nive-lit të minimumit jetik shënon urën që lidh shifrat e qeverisë me stomakun e popullsisë. Dhe si e tillë duhet domos-doshmërisht të jetë deklaruar zyrtarisht nga qeveria për publikun. Fakti i hidhur, që në 20 vjet tranzicion nuk është de-klaruar asnjëherë nga qeveritë niveli i minimumit jetik, provon se qeverisjeve u kanë munguar qasjet realiste sociale dhe për kollajllëk qeverisjeje e kanë trajtuar nivelin e mirëqenies veçmas zhvillimit ekonomik. Jemi jo vetëm i ve-

tmi vend i Europës, ku qeveria nuk de-klaron minimumin jetik, por edhe i ve-tmi nga vendet postkomuniste. Pas një studimi serioz, të konsultuar edhe me mënyrat e llogaritjes së minimumit jetik në vende të tjera, por gjithashtu edhe me vlerësimet thellësisht shkencore të Doktor Profesor Ilia Telos konstatuam pikërisht atë që prisnim dhe që çdo shqiptar e ndjente qartë mbi kurrizin e vet. Shifrat janë alarmante. Mjaft të për-mendim se një person me rrogën mini-male zyrtare në Shqipëri mezi arrin të përballojë ekzistencën. Jo në shtëpi, por si endacak pa qera, poshtë urave. Le pa-staj të flasim për rrogën minimale reale, të flasim për shumicën e pensionistëve apo ca më keq për njerëz që paguajnë qera shtëpie. Një person me rrogë mi-nimale nuk ka asnjë mundësi reale të krijojë apo të mbajë familje. Minimumi jetik sot në Shqipëri kap nivelet 15463 lek për një person, 35600 lek për një të punësuar dhe 61852 lek në muaj për një familje prej 4 vetash. Pa llogaritur këtu qiranë, taksë pastrimi, spitale, pushime, kulturë, internet, transport interurban etj. Sepse kështu shifrat do ishin 25230 për 1 person, 54636 për një të punësuar dhe 83920 për një familje prej 4 vetash. Ndërkohë që rroga minimale zyrtare neto është vetëm 16700 lek në muaj. Ni-sur nga ky realitet që flet për një mini-mum jetik shumë më të lartë sesa pagat, natyrshëm shtrohet pyetja, nëse është apo jo oportune deklarimi i tij ? Ose a

ka justifikim qeveria për mosdeklari-min zyrtar dhe fshehjen e të vërtetës nga opinioni publik ? E meqë vetë qe-veritë si përgjigje të kësaj pyetje kanë zgjedhur vendosmërisht heshtjen deri sa tu shkojë, le ti japim një përgjigje, madje një përgjigje dashamirëse. Nëse pretendohemi si një shoqëri e hapur, që intrigohet të përfitojë sa më shumë nga vlerat e demokracisë, sigurisht që as ka e as mund të shpiken justifikime të arsyeshme për fshehjen e minimumit jetik. Thjesht sepse ky nuk është veçse një tregues që lidhet me nevojat që ka njeriu për të siguruar mbijetesën në kushtet aktuale. Minimumi jetik duhet të njihet e pranohet nga qeveria, kurse nuk përcaktohet prej saj, por nga in-stitucione dhe ekspertë të profilizuar. Por pikërisht këtu është koracuar edhe thembra e Akilit. Llogaritja dhe deklari-mi zyrtar i minimumit jetik ka një lidhje më se organike me detyrat e qeverisë, me transparencën e plotë të veprimeve të saj dhe me programet e saj sociale dhe ekonomike, me zbatimin e Kodit të Punës dhe nenit 27 të ligjit për Siguri-met Shoqërore, me hartimin dhe zba-timin e buxhetit të shtetit, me porositë e Bankës Botërore, të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të Organizatës Botërore të Punës dhe të tjera të ngjashme.

Të gjitha këto i adresohen një qeve-rie të përgjegjshme dhe profesionale, të pakorruptuar, patriote dhe humane. Por a janë këto cilësi tek qeveria jonë ?

Page 5: Gazeta Nr. 45

E mërkurë, 9 Nëntor 2011 5Analize

Tatimi, kjo fole marksiste

Oltion Spiro

Në 2009, në Kongresin pa-razgjedhor të PS-së, mbaj mend se Rexhep Mejdani i

dorëzon një qitap të trashë Edi Ra-mës, ku kryesisht sundonte ngjyra e bardhë dhe që supozonte se për-bënte programin politik të PS-së për qeverisjen e pas 2009, nëse zgjedhjet nuk do të rrëmbeheshin nga PD. Ai libër në fakt nuk u hap kurrë në atë Kongres dhe që aty u lindën spekulimet sipas të cilave aty brenda kishte vetëm fletë të bardha me asgjë të printuar. Ndoshta më shumë sesa spekulimet, duhej parë gjesti si kalimi i stafetës nga liders-hipi i vjetër në atë të ri. Megjithatë ai moment kishte diçka lartësisht false pavarësisht se bëhej për fasadë.

Sot, ndoshta duhet thënë më në fund, PS-ja ka paraqitur një përm-bledhje programi rreth 92 faqe të bazuar në 4 shtylla. Te shtylla e ri-mëkëmbjes ekonomike zë një vend të rëndësishëm rivendosja e taksës progresive, sipas të cilës, taksa (në fakt duhet thënë tatim, për të qenë në harmoni me terminologjinë ligjo-re) do të jetë më e lartë për të ar-dhurat më të larta, sipas një raporti progresiv. Kështu, pesha e tatimit që do të paguajë një person që merr të ardhura më të larta do të jetë më e konsiderueshme se tatimi paguan një person me të ardhura modeste.

Tatimi progresiv nuk është një sh-

pikje e PS-së, por zbatimi për 5 vjet i tatimit të sheshtë në Shqipëri sikur e bën rikthimin e saj në debiti politik si një prurje inteligjente me anë të të cilës PS-ja do i thyejë të gjithë kun-dërshtarët në mes. Ndoshta mund të jetë një formulë që do e afrojë po-pullin më shumë me PS-në, por ajo është një formulë ekzistuese dhe me thënë të vërtetën e zbatueshme dhe nga shtete që në krye kanë qeveri liberale.

Ky tatim nuk ka asgjë marksist në vetvete. Është një metodë për të ndërgjegjësuar të pasurit që duhet të bëjë një minimum lëshimesh nëse nuk do ndonjë revoltë t’i vijë prapa qafe krejt papritur dhe e bën mode-stin të ndihet se paska një drejtësi në këtë tokë.

Dhe me përdorimin e mbiemrit marksist, i referohemi kritikave të të kundondodhurit Sali që në mungesë të dëshirës për të debatuar për gjëra reale ose në mungesë të njohurive të mjaftueshme në atë fushë, i fut një marksist djathtas e një marksist majtas dhe mbetet konsekuent në linjën e tij të ashpër antikomuniste. Realiteti, natyrisht, është krejt tjetër. Siç e thamë kjo taksë nuk ka asgjë marksiste. Në fakt, ajo që të habit më shumë është përdorimi i këtij emri nga Saliu, që para disa muajsh çoi në Parlament një projekt-ligj që kishte si synim të tatonte subjektet mbi fiti-min dhe jo mbi të ardhurat.

Ky projekt-ligj, pa hyrë në detaje,

rivendoste parimin e tatimit progre-siv, por jo për të ardhurat por mbi fitimin. Ideja e projekt-ligjit ishte që të tatonte subjektet e mëdha (krye-sisht operatorët celularë) të cilët sigurojnë fitime të konsiderueshme. Mirëpo, për të evituar emërimin e tyre, pasi kjo do të ishte një diskri-minim i hapur kundrejt një biznesi ndaj një tjetri thjesht dhe vetëm për shkak të aktivitetit, Qeveria gjeti një formulë “skuthe” për të tatuar ata që fitojnë më shumë në bazë të një llogaritjeje progresive të fitimit. Pra, sa më shumë fitonte një biznes, aq më shumë do të paguante tatim mbi fitimin. Sistemi i përgatitur nga inxhinierët financiarë të Ministrisë së Financave synonte në fakt ata që bënin fitime shumë të mëdha, pavarësisht aktivitetit. Pas sensibi-lizimit nga ana e tyre dhe pas pre-sioneve të forta ky projekt-ligj u harrua. Në thelb, ai nuk ishte i keq. Por për të mbushur arkat bosh të shtetit, Qeveria liberale u detyrua të vishte për ca çaste kostumin e “marksistit”, atë kostum që sot Sa-liu ia vesh të tjerëve.

Në fakt, përdorimi i tepërt i ter-mit marksist për të anatemuar të tjerët bëhet edhe për të mbrojtur politikën fiskale të Qeverisë duke filluar nga 2005 që në fakt edhe pse nuk jemi specialistë fushës, shikoj-më se po vijon të shkojë drejt një degradimi të plotë. Dhe kjo jo vetëm prej korrupsionit dhe paaftësisë

menaxhuese të sektorit tatimor por edhe për shkak të përjetësimit të tatimit të sheshtë. Kur erdhi në fuqi PD-ja, tatimi i sheshtë u pa si një mënyrë për të ndihmuar bizneset që të ngrenë kokë, pra ishte një mjet kalimtar që nuk do të zgjaste shumë dhe që do të shërbente të rimëkëm-bte ekonominë. Kjo e fundit as nuk është rimëkëmbur dhe as nuk po jep shenja se ndonjë ditë mund ta marrë vetën nga krizat financiare botërore të njëpasnjëshme dhe mbetet e ka-pur peng nga zbatimi i një politike fiskale kalimtare. Tatimi progresiv ka të mirën e ndërgjegjësimit të atyre që fitojnë më shumë se liria që ata shfrytëzuan për të krijuar pasu-ri, mirëqenie, por edhe vende pune dhe rritje ekonomike, nuk mund të mos ndiqet nga një përgjegjësi që buron nga vet ajo. Nuk mund të shfrytëzojnë të mira materiale dhe krahë pune pa u ndërgjegjësuar se fitimet nuk i kanë krijuar vetëm në saj të nuhatjes së tyre por edhe për shkak të punës së të tjerëve të cilët, nëse zbatohet tatimi i sheshtë, e shi-kojnë veten të trajtuar nga shteti në të njëjtën mënyrë siç trajton të pasu-rit. Në këtë kuptim, tatimi progresiv është një nga mjetet që mund të ten-tojë të sjellë një drejtësi sociale si dhe t’i japë kuptimit e vërtetë lirisë. Por është shumë t’i kërkosh njeriut me karrige më të madhe se të tjerët në tavolinën ovale të Qeverisë një analizë të tillë.

Ky tatim nuk ka asgjë marksist në vetvete. Është një metodë për të ndërgjegjësuar të pasurit që duhet të bëjë një minimum lëshimesh nëse nuk do ndonjë revoltë t’i vijë prapa qafe krejt papritur dhe e bën modestin të ndihet se paska një drejtësi në këtë tokë.

Page 6: Gazeta Nr. 45

E mërkurë, 9 Nëntor 2011 6 Analize

(VIJON NGA FAQE 2)

Mbi trazirat Greke: shfaqja performative e turmës. Akis Gavriilidis

Gabimi i parë të cilin duhet ta sh-mangim kur përpiqemi ti japim një kuptim trazirave që trondi-

tën Greqinë në Dhjetor të 2008 , është kur i lexojmë si “dhunë e verbër” ose si një “shpërthim emocional i të rinjve” pa implikime politike.

Kjo lëvizje, edhe pse me siguri ka një anë efektive, (ose pikërisht për shkak të kësaj), është tashmë direkte dhe jas-htëzakonisht politike, në një kuptim më të thellë dhe më të madh se sa e zakon-shmja. Është e vërtetë se lëvizja nuk ka paraqitur kërkesa të “veçanta” (te dikush për ti aprovuar); por është miratuar vetë politika në një mënyrë performative. Lëvizja nuk ishte një instrument i për-dorur nga një subjekt para-ekzistues që të tërhiqte vëmendjen e një subjekti tjetër (“autoritetet,”, “ata në krye”), për problemet e saj ; ishte kushtetuta e një subjekti të ri , nëpërmjet krijimit të një gjuhe adekuate për këtë temë, për të artikuluar humbjet e saj, për të pranuar zi-në si një diskurs legjitim publik dhe nëpërmjet kësaj të pozicionohej brenda kuadriut të marrëdhënieve ekzistuese në fuqi dhe transformimin e tyre. Pa të, vdekja e Aleksandros Grigoropoulos do të ishte injoruar, si shumë raste të tjera të “fishekëve të policisë të gjuaj-tur rikoshetë” dhe vrasja e emigrantëve shqiptarë, pakestinezë apo atyre romë, të cilët janë klasifikuar si “aksidente fatkeqe” , të pavlera për vëmendjen e mëtejshme të publikut. Pas kësaj kush-tetute, asgjë nuk do të jetë e njëjtë në Greqi dhe ndoshta as në vendet e tjera. Nga ana tjetër, ky subjekt i ri është në të njëjtën kohë “jo-subjekt” ; nuk është një Sovran, entitet homogjen me një vullnet unitar dhe koshient, por i paqëndrue-shëm, i ndryshueshëm, i shumtë. Kjo është turma. Turma nuk është dhe kurrë nuk do të bëhet një parti politike krahas partive të tjera në sistemin parlamentar, nuk është një klasë e re sociale apo gru-pi njerëzish, por është një rrjet horizon-tal i veçantë nga të tjerët. Nuk është një lëvizje spontane e “masave” në pritje të një “avangarde” për ti përfaqësuar apo “për t’ju dhënë ndërgjegjen e vetë tij” , por është një logjikë e artikulimit të përpjekjes. Ajo çfarë u shfaq në skenën e paftuar ende nuk është një antagonist ndër të tjerë, por është vetë antagonizmi. Ishte oazi i të Vërtetës në një shkretëtirë të përfaqësimit simbolik të turpshëm. Politika e vetë jetës.

Subjekti i kësaj revolte është i shumë-fishtë në termat e përbërjes së tij: nuk është as “të rinjtë” as “puna” as “klasa e mesme” as edhe “klasa e re punëtore” (precariat). Për të qenë të sigurt shumë prej protestuesve punojnë (shpesh në

kushte të pasigurta), ose janë në kërkim të një pune, apo studiojnë – pra alterni-mi midis këtyre situatave. Por asnjë nga këto situata nuk është një identitet esen-cialist dhe i veçantë i përdorur prej tyre si “arsyeja” e revoltës. Ata nuk u mobi-lizuan për të kërkuar paga më të larta apo arsimim më të mirë apo pavarësi kombëtare dhe sovranitet. Objekti dhe në të njëjtën kohë mjeti i përleshjes së tyre është vetë jeta. Ky është rasti i parë në sensin literal dhe biologjik: siç dihet trazirat u nxitën nga vrasja e një djalos-hi 15 vjeçar nga policia. Prandaj, natyr-shëm kjo revoltë është, siç mund të the-mi në termat e Agamben-it, një revoltë e jetës së zhveshur kundër shtetit përjas-htues të policisë nga ligji kriminal. Dhe një arsye se pse kjo revoltë nuk është e “verbër” është për shkak se ajo është formë shumë elokuente e komunikimit. Me kusht që natyrisht ne nuk interpre-tojmë komunikimin në një kuptim naiv dhe sipërfaqësor habermasian, bazuar në dialektika dhe në rituale te njohjes midis subjekteve përbërëse, por ne konsiderojmë që shkëmbimet më të rëndësishme dhe të frytshme bëhen “në mungesë”, në mënyrë indirekte, të saktë midis njerëzve të cilët jo domos-doshmërisht etiketojnë njëri tjetrin.

Prandaj këto ngjarje përbëjnë një ko-munikim të kuptueshëm nga mesazhet e mëposhtme:

1. Shteti e konsideron si vetjake të drejtën e tij për të vrarë ndonjë prej qytetarëve të tij në çdo kohe, pa arsye dhe pa i dhënë llogari askujt për vepri-met e tij.

2. Disa prej këtyre qytetarëve deklaruan se kjo është e papranueshme; ata e bëjnë këto jo me miratimin e një re-zolute që i kërkon shtetit që të vendosë sanksione por duke imponuar vetë këto sanksione. Trazirat ishin një mënyrë al-ternative e luftës kundër kriminalitetit,

një mënyrë shumë e qetë, proporcionale dhe e pjekur për shoqërinë civile për të kërkuar – dhe për të marrë , nga i njëjti akt- i kësaj llogarie të refuzuar nga sh-teti [1]. Në këtë kuptim, protestuesit po kryenin një funksion shumë të përgje-gjshëm demokratik: ata po ruanin sun-dimin e ligjit, i cili përcakton se organet e shtetit janë të përgjegjshëm para ligjit për veprimet e tyre sidomos të atyre të kryera jashtë kuadrit të një shërbimi të rëndësishëm publik, por një shpërthim sentimental i dhunës arbitrare vetjake.

Por jeta ishte e pranishme në këto protesta, gjithashtu në një kuptim më të gjerë. Komentatorë të njohur folën për frustrimet e ndjera nga një gjeneratë që kuptoi se standardet e tyre të jetesës nuk do të ishin të njëjta me ato të prindërve të tyre, apo të atyre që reklamoheshin përreth tyre si përkufizim i “jetës së mirë”. Por ky shpjegim nuk e pa ambi-valencën radikale të dëshirës së tyre (tonës), “anën tjetër të saj”, dhe faktin se të dyja këto anë kontribuan në mo-bilizim. Në të ne nuk kemi gjetur (vetëm) njerëz që kanë frikë se nuk do të gjejnë një punë, por edhe njerëz që kanë frikë se mos e gjejnë këtë punë [2]. Më shpe-sh, këto dy frikëra bashkëjetojnë me të njëjtin person. Me fjalë të tjera, neveri përballë perspektivës së sakrifikimit të jetës së dikujt për të marrë një diplo-më universitare prestigjoze, një punë të mirë, për të blerë një apartament të mirë, për të krijuar një familje dhe për të parë TV ishin më së shumti arsye shqetësimi se sa dëshira për këto vlera. Njerëzit në Greqi (si edhe në vende të tjera) nuk dëshirojnë “të punojnë” ; ata dëshirojnë të jetojnë, të komunikojnë, të kenë një kuptim të zakonshëm në jetët e tyre – e cila gjithashtu do të thotë , që ti prodhoj-në jetët e tyre në mënyrë të përbashkët dhe të prodhojnë të përbashkëtën. Ata shkojnë në punë vetëm sepse janë pre

e shantazhit të kapitalizmit, puna është i vetmi mjet për të jetuar – për të mbije-tuar. Por kjo lëvizje na tregon se njerëzit, nëse kanë mundësi, preferojnë të heqin qafe zhvillimin e punës se sa të negocioj-në kushte më të mira për të – ose së paku , që njerëzit janë më radikalisht të mobi-lizuar nga ish qëllimi se sa nga qëllimi më i fundit.

Një politikë e re e gjuhës.Një tjetër karakteristikë mbre-

sëlënëse e kësaj lëvizje është dimensio-ni gjuhësor – komunikues i saj. Kjo ish-te një lëvizje me një kapacitet të madh për shpikje dhe kreativitet duke filluar nga niveli thjesht verbal deri në nivelin operacional–organizativ. Në këto ditë, demonstruesit prodhuan një numër të pafund rimash, sloganesh, grafitesh, viza-time nëpër mure, gazeta, tekste praktike dhe teorike si dhe metoda për mësymje dhe okupimin e ndërtesave publike, sta-cioneve televizive dhe radiofonike, tea-trove dhe zyrave të unioneve burokratike tregtare. Më e rëndësishmja, ata shfaqën pabesueshmëri të pashoqe në mënyrën se si iu përgjigjën sulmit ideologjik të sh-tetit dhe partive. Këto të fundit,përfshirë edhe Partinë Komuniste, lëshuan kun-drejt tyre akuzën tradicionale të të qenit “koukouloforoi” (kapuç mbajtësit), një praktikë gjoja në kundërshtim me prin-cipet e transparencës, ndershmërisë dhe veprimit politik publik. Termi është shumë i ngarkuar në konotacione nega-tive, siç edhe përdorej në vitet ’40 për të treguar bashkëpunëtorët të cilët denon-cuan luftëtarët e rezistencës ndaj nazi-stëve. Ne të kaluarën sa herë kemi pasur trazira, ministri i ngarkuar do ti atribuon-te në mënyrë ritualistike si “jo më shumë se dhjetë kapuç mbajtës”. Këtë herë demonstruesit e përdorën si shaka këtë term, fillimisht me terma përçmues dhe të transformuar në një burim kolektiv krenarie, duke kënduar në qindra apo

ndoshta në mijëra : Eimaste oi deka ko-ukouloforoi ( ne jemi dhjetë kapuç mbaj-tësit). Në këtë mënyrë pranuan njëzëri, por nga i njëjti akt i anasjelltë duke i fs-hirë kuptimin kësaj akuze, Sepse, si një deklaratë nga “Rrjeti për të drejtat soci-ale dhe civile” theksohet “kur një mijë persona vendosin një kapuç, atëherë ata kanë një fytyrë “. Ose, siç është shprehur kapuç mbajtësi më i famshëm i botës komandanti Markos, ndonjëherë dikush duhet të fshehë fytyrën në mënyrë që të shihet.

Pra kjo temë në zhvillim mori një identitet duke supozuar mungesën e tij, nëpërmjet refuzimit/përmbysjes së no-cionit tradicional të një identiteti të cak-tuar. Fshehja e tij nuk ishte i lidhur me një aktivitet konspirativ të fshehtë, por me krijimin e një sekreti publik. Nëpërmjet tij, turma ishte në gjendje të merrte për-sipër ambivalencën konstituive dhe am-biguitetin e çdo veprimi njerëzor duke e transformuar në një mjet të dobishëm për aksionin, në një afirmim pozitiv të një potenciali të përbashkët, dhe jo duke u paralizuar prej tij apo duke e shtypur atë.

Fitore në përkthim Veprimtaria e kësaj lëvizjeje mund të

përshkruhet në mënyrë të dobishme si vepër e përkthimit, që konsiston në (por jo vetëm) përkthimin literal të fletëpalo-sjeve dhe broshurave në gjuhën Shqipe, Bullgare dhe në gjuhë të tjera që fliten nga emigrantët në Greqi. Ky ishte një element i ri, sepse deri më tani kemi pa-sur tubime apo ngjarje në favor të emi-grantëve apo kundër racizmit, por ishte hera e parë që emigrantët ishin pjesë-marrës me të njëjtat kushte si Grekët “vendas” në një lëvizje të përbashkët. Ky dimension pyetës dhe heterolingual i lëvizjes është i lidhur nga ana tjetër me përkthyeshmërinë e tij; aftësinë e tij për të komunikuar me shumë përvoja të tje-ra në disa vende të ndryshme: asgjë që ka ndodhur ndonjëherë në Greqi nuk ka pasur një ndikim të tillë të menjëher-shëm dhe një apel të tillë transkombëtar.

Një pushim epistemologjik Lëvizja ishte gjithashtu performative

për sa i përket lidhjes së saj me diturinë. Protestuesit nuk kërkuan (nga shteti) “një arsimim më të mirë”, mënyra se si e kërkon klienti produktin në dyqan, por ata e krijuan vetë këtë edukim, ose shfaqën vetëm një grup të konsiderue-shëm të aftësive njohëse që ata i kishin grumbulluar së bashku gjatë këtyre vite-ve. Tekstet e prodhuara nga revolta janë shumë më inteligjente të artikuluara dhe madje edhe bibliografikisht të rifresku-ara – edhe pse ata, çuditërisht, nuk për-mendin burimet e tyre në shënimet in-formative - sesa diskursin e shtetit grek, dhe të intelektualëve të tij zyrtarë – duke

Page 7: Gazeta Nr. 45

E mërkurë, 9 Nëntor 2011 7Analize

Mbetjet si kusur i progresitSokol KONDI

Që qeveria aktuale nuk ka asnjë ideologji, por vetëm pragmatizma për hir të

epsheve ekonomike të çastit, këtë e konfirmojnë shumë vendime të saj, që janë herë të djathta, herë të majta, e herë të dyja bashkë. Kjo nuk do të thotë se është një parti e qendrës, por përkundrazi, konfirmon se bëhet fjalë për ban-dën “Bassotti” të ardhur në push-tet për të zhvatur. Për ta vërtetuar këtë mjafton të shihni se çfarë po bëhet me azotikun e Fierit, një im-piant plot metale, i ndërtuar me shumë punë vullnetare në vitet e Shqipërisë socialiste, nga e cila po pasurohen sot padrejtësisht disa shtetas turq dhe një rreth edhe më i vogël shqiptarësh. Vjedhja këtej nga anët tona këto njëzetenjë vjet është bërë aq normale, sa që duket më e pamoralshme mos ta prakti-kosh atë. Ajo që më shqetëson më tepër nuk është korrupsioni, por prirjet kriminale të qeverisë. Mund të korruptohesh e të pasurohesh edhe duke i dhënë tenderin një kompanie kliente të qeverisë vqë operon në ndërtimin e helikave të energjisë eolike, mund të pasuro-hesh edhe duke tenderuar kom-pani që të gjelbërojnë të gjitha tarracat e qytetit, mund të vjedhësh edhe duke tenderuar një kompani që të mbjellë ullinj në një sipër-faqe të djegur nga çobanët, apo të pyllëzosh një zonë të katandisur si mos më keq nga barbarët (për të mos i quajtur me emërtimin e qyte-tit nga i cili janë në të vërtetë). Për fat të keq prirje të tilla korruptive nuk kemi vënë re. Kemi parë të kundërtën, që mund të mishëro-het më së miri te ligji i kaluar së fundmi në Parlament, i cili bën që mbetje të kategorive të ndryshme të gumëzhijnë nëpër kamionë gja-të pritjes së tyre në ankth për të vërshuar në portin e Durrësit apo të Vlorës nga vendi fqinj, Italia. Për-para se të analizojmë ç’do të thotë

kjo, ja vlen të ndalemi për një çast te termi mbetje. Çfarë është një mbetje? Mund të gjenden shumë përkufizime për këtë fjalë, por në kontekstin që na intereson bëhet fjalë ngushtësisht për derivatet e proceseve prodhuese, qofshin këto plehrat e zakonshme që hed-hin qytetarët në kazanët përkatës, apo mbetjet industriale që nuk ka pëllëmbë toke apo shtrat lumi se ku të vendosen më, aq e mbushur është bota sot me sojin e tyre. Po ç’të keqe ka fundja? Përse duhet të shqetësohet vallë Shqipëria se në territorin e saj po mbërrijnë plehra europiane, kur ne vetë kemi edhe më të këqija se to mund të pyesë në mënyrë legjitime ndokush?! Nga ana tjetër thuhet se këto mbe-tje do të ripërpunohen, pra nuk do të zaptojnë territorin tonë sikurse mund të përfytyrojë në mënyrë makabre ndonjëri prej nesh. Nga ana tjetër, është një biznes mjaft i mirë, që sjell më shumë taksa në shportën e Shtetit dhe më tepër vende pune për të papunët. E parë kështu nuk do të dukej e volitshme ta kundërshtoje një projekt të tillë. Problemi është se jemi aq të ndo-tur, jemi në buzë të humnerës, sa

që mjafton një shtytje e vogël që të biem poshtë. Nuk jam kompe-tent të flas me shifra në dorë, por nga përvoja personale mund të them se po të shkosh në Bari e më pas të kthehesh në Tiranë, do ta kesh mjaft të lehtë të dallosh qoftë vetëm me nuhatje sasinë tejet më të lartë të squfurit dhe të pluhu-rit që qarkullon në ajër këtej nga ne. Një gjë e tillë u vërtetua edhe nga investigimet e institucioneve përkatëse, që bënë me dije zyrta-risht se 1/10 e tregut në Tiranë e përzien lëndën djegëse naftë me helme të ndryshme djegëse, tejet të dëmshme për shëndetin e njerë-zve në radhë të parë e më pas për gjendjen e automjeteve, por druaj se jo zyrtarisht situata mund të jetë shumë më alarmante. Imagjinoni se ç’do të ndodhë kur kësaj katra-hure t’i bashkëngjiten edhe mili-ona tonelatat e plehrave të huaja, tymi vdekjeprurës i së cilave do t’u bashkohet uzinave, të cilat që në gjendjen aktuale e kanë kthyer në mision të pamundur udhëtimin nga Tirana për në Sarandë me dri-taret e veturës hapur përgjatë ak-seve nacionale. Këtë ajër të ndotur zhvillimi mund ta thithin me krena-

ri vetëm të pavetëdijshmit. Prote-sta kundër plehrave, duhet të jetë në këtë sens vetëm prologu i një orteku të mobilizimit civil, betejat e reja të së cilit duhet të jenë ci-lësia e ajrit, mungesa e theksuar e shfrytëzimit të energjive të ri-novueshme dhe dështimi i betejës kundër duhanit. Kur vendi po nxin, të jesh i gjelbër nuk është më thje-shtë modë.

Mbetjet në vetvete janë një fe-nomen modern, që shkon krahë për krahu me industrualizimin, me urbanizimin, janë simboli më do-methënës i proceseve globalizue-se, janë ajo që mbetet pas zhvilli-mit, janë gjurmët e shfrytëzimit të resurseve natyrore, të lëndës së parë të tjetërsuar në një përmasë dhe formë të ndryshme nga ajo fi-llestare, janë një mbetje pa vlerë i një produkti me vlerë. Dhe mbi të gjitha për trajtimin dhe asimilimin e tyre duhen përdorur burime fi-nanciare të cilat nuk gjenerojnë gjithnjë fitime të reja, pra në më të shumtën e rasteve janë para të çua-ra “dëm”. Gjëja më e mirë që mund të bësh me plehrat është të mos bësh asgjë me to, ose t’ia dërgosh Shqipërisë, këtij kazani të madh që kësaj here kushedi përse vetëm në këtë rast po shihet me admirim nga europianët. Të groposësh mbetjet e asaj që konsumon jo në derën tënde por në atë të fqinjit shihet si më ekonomike dhe me racionale në bazë të modelit kulturor të zhvi-llimit që sundon sot koshiencën dominante botërore, e udhëhequr nga një vizion tejet afatshkurtër je-tese dhe plotësisht i stilit makiave-list. Mbi bazën e këtij vizioni vendi yt shpëton përkohësisht deri sa të shkatërrohet Shqipëria e shumë Shqipëri të tjera dhe plehrat të të vërsulen me plot mllef pasi mos të kenë ku të mbyten më.

Plehrat dhe ndotja, dy koncep-te të lidhura fort me njëra-tjetrën janë eksternalitete negative in-dustriale nga të cilat nuk përfiton askush, as ata që i shkaktojnë dhe

as ata që i pësojnë. Ato nuk mund t’i zhbësh duke i groposur, sep-se herët a vonë natyra hakmerret. Duke qenë se prej tyre nuk ka fi-tim, mungon edhe stimuli material, aq jetik në shoqëritë e sotme, për t’u marrë me to. Vendimi i qeverisë shqiptare duhet parë në sensin e kundërt të kësaj që sapo u tha, pra nuk duhet parë si altruist, i zhve-shur nga stimuli material, apo që mban mantelin e vullnetit të mirë për t’i bërë nder miqëve rajonalë. Përkundrazi është një vendim ego-ist që përmbush nevoja buxhetore dhe përfitime personale të një pa-kice të papërfillshme, që interesin e saj personal e vendos si agjendë mbi interesin madhor publik. Nga ana tjetër, është naive që vendet që lajnë duart me plehrat e tyre duke i dërguar në Shqipëri, të ëndërroj-në se duke vepruar kësisoj ata vetë bëhen puritanë dhe pastro-hen duke ndotur tjetrin. Nëse kanë ndonjë iluzion për këtë, mund të pyesin meksikanët apo mongolët, që shpesh iu duhet të përballen me reshjet kimike me pasoja ka-tastrofale të dy prej industrive më të mëdha botërore, sikurse janë ajo amerikane dhe simotra kineze. Eshtë utopike të mendohet se duke ndotur Shqipërinë shpëton Italia, është po aq utopike sa ndërgje-gja se duke ndaluar me referen-dum zhvillimin e energjisë bërt-hamore, Italia nuk rrezikohet nga ndonjë incident i mundshëm që mund të ndodhë me këtë energji, përtej Alpeve, në Francën rivale. Nëse landfilldet apo inçeneritorët e vendit pritës do të punojnë me kapacitet të shumëfishuar, pasojat do të ndjehen edhe në vendin dër-gues, kjo e përkthyer në një valë të re apokaliptike emigracioni të ndikuar nga rreziqet më të larta kanceroze dhe duke qenë se Italia ndodhet përballë një krize alla-greke dhe duke qenë se nuk do të mund të ofrojë mundësi punësi-mi për emigrantët e rinj, është e natyrshme që edhe rritja e mun-

përfshirë këtu të majtën tradicionale – e cila kundërshton lëvizjen në një mënyrë mospërfillëse dhe moralizuese.

Lëvizja përdori teknologjitë e komuni-kimit si mjet, në një mënyrë që i tejkaloi mekanizmat represive të shtetit. Koordi-nimi i nxënësve të shkollave të mesme kur ata sulmuan rreth 45 stacione policie në të njëjtën kohë në pothuajse të gjitha qytetet e mëdha greke, pa ndonjë organ qëndror drejtues, ishte një shfaqje mje-shtërore e aftësive organizative e cila mungon në shumë agjenci shtetërore.

Por çështja nuk është vetëm teknike. Kjo lëvizje përbën një import masiv të metodave të reja të përleshjes (psh ak-sione të bazuara në veprimet e asamble-së së përgjithshme për këtë çështje në vend të një organizate të përhershme)

në një peisazh që dominohet deri më tani nga një version shumë tradicionalisht të majtë. Dhe kjo është e lidhur me një pro-blematikë interesante politiko-filozofike: ndonjëherë ngritje të reja kur të vjetrat janë të dobëta; ndonjëherë kur është i for-të dhe më i zhvilluar.

Ky ishte një shembull për rastin e fundit. Greqia është një vend me Partinë Komuni-ste më të fortë në Evropë (edhe pse në fakt është paradoksalisht një parti e djathtë: në teori është ende staliniste, dhe në praktikë është ekstremisht konservatore sociale dhe kulturore, nacionaliste, tradicionaliste dhe homofobike); në krye të kësaj, ka një parti të dytë të majtë, po aq e madhe që përafërsisht korrespondon me euroko-munistët aktualë si dhe me një plejadë të tërë trockiste, Maoiste dhe grupime të

tjera që rrjedhin nga modele Bolshevike. Deri më tani shumë njerëz, përfshirë dhe mua, konsideronim se ky terren tani-më i pushtuar dhe shumë i thyer, shumë vështirë do të lërë ndonjë hapësirë për lu-lëzimin e luleve të tjera. Për fat të mirë unë e provova që e kisha gabim: ky limit që du-ket si një pengesë që bllokonte rrugën, u provua të jetë një kusht produktiv.

Ku do të shkojmë nga këtu?Kjo revoltë është ushqyer nga një ko-

njukturë e veçantë në Greqi. Duhet pra-nuar, policia greke përbën një kombinim të çuditshëm të modernizmit dhe arkaizmit: ky është një organ i përbërë nga ish (ose edhe aktuale) fashistë, tutorë dhe shitës drogë, me një organizatë gjysmë-feudale, klienteliste, me pajisje të shtrenjta dhe një njohje de fak-to të mosndëshkimit . Në të vërtetë, ky

korrupsion shkon edhe më lart dhe më thellë brenda aparatit shtetëror grek. Kjo i dha lëvizjes një ndjenjë të pathyeshme të indinjatës, përbuzjes dhe etikes së supe-rioritetit. Policët ishin ligjërisht dhe teknikisht të aftë për të arrestuar, për të hedhur gaz lotsjellës, për të rrahur njerëz, por kjo mund të frymëzojë vetëm frikën dhe jo respektin, nderimin apo legjitimitetin.

Në Evropën Veriore, forcat e policisë janë të organizuara në një mënyrë më “objektive” dhe racionale” por nuk humbasin totalisht ngjashmëritë, sidomos duke pasur para-sysh kuadrin e harmonizuar të Bashkimit Evropian.

Por pavarësisht nga këto specifika, këto pak ditë ishin një mësim i një rën-dësie më të gjerë: aksion i frymëzuar, origjinal, jo i centralizuar nga mijëra

persona me besim te vetja, individua-litetet inteligjente të rrjetit, aksion që është në gjendje të sfidojë, transformojë dhe të de-legjitimojë montimin institu-cional e cila një ditë më përpara dukej e palëkundur , e vendosur , e qartë dhe pothuajse natyrore.

Me lejoni ta mbyll me një anekdotë, e cila ndoshta nuk është kushedi se çfarë anekdote. Disa ditë më parë në Selanik takova një mik tek të 60-tat, një regjisor i vjetër filmash. Dhe e pyeta: “Xhorxh, çfarë mendoni për këto ngjarje?”, ai tha “Në mbrëmjen e 8 Dhjetorit, nëse do kishim pasur edhe 5 mijë njerëz në rrugë, do e kishim marrë shtetin”. Më pas, pas disa sekondash në heshtje, shtoi:

“Pyetja është, a ka ndonjë kuptim e gjitha kjo?”

(VIJON Në FAQE 13)

Page 8: Gazeta Nr. 45

E mërkurë, 9 Nëntor 2011 8 Filozofi

Alain Badiou-ja ose dhuna e tërheqjes

SLAVOJ ZIZEK – NË MBROJTJE TË KAUZAVE TË HUMBURA VIJepjani një mundësi diktaturës së proletariatit!

(Vijon nga numri i kaluar )Përzgjodhi dhe përktheu: Arlind Qori

Po sikur të merrnim guximin ta ringjallnim të famshmen “dikta-turë të proletariatit” si të vetmen

mënyrë për t’u ndarë nga biopolitika? Kjo veç sa do të tingëllonte qesharake sot; veç sa do të krijonte përshtypjen se këto të dyja janë dy terma të papërput-hshëm që vijnë nga fusha të ndryshme e që nuk ndajnë kurrfarë hapësire të për-bashkët: analiza më e fundit e pushtetit politik përkundër mitologjisë arkaike dhe të diskretituar komuniste...E megji-thatë: kjo përbën të vetmen zgjedhje të vërtetë sot. Termi “diktaturë e proletari-atit” ende dëfton problemin kyç.

Këtu ngre krye një qortim praktik: pse diktaturë? Pse jo demokraci e vër-tetë apo thjesht pushtet i proletariatit? Termi “diktaturë e proletariatit” ende dëfton çështjen themelore. “Diktatura” nuk nënkupton të kundërtën e demo-kracisë, por vetë mënyrën e nëndhe-shme të funksionimit të demokracisë – prej zanafillës, teza e “diktaturës së proletariatit” përfshinte parakuptimin se ajo përbënte të kundërtën e form(ave) të tjera të diktaturave, përderisa krejt fusha e pushtetit shtetëror shënjohej nga diktatura. Kur Lenini e përcaktonte de-mokracinë liberale si një formë të dikta-turës së borgjezisë, ai nuk nënkuptonte nocionin thjeshtëzues sipas të cilit de-mokracia në të vërtetë manipulohet, përbën thjesht fasadë apo se ndonjë kli-kë sekrete mban pushtetin dhe kontro-llon gjithçka, dhe që nëse ndihet e kër-cënuar se po humb pushtetin përmes zgjedhjeve demokratike, do të shfaqte fytyrën e saj të vërtetë duke e mbajtur pushtetin me dhunë. Ajo çka Lenini kish-te parasysh ishte se pikërisht forma e shtetit demokratiko-borgjez, e shprehur në sovranitetin e pushtetit brenda para-kuptimeve të saj politiko-ideologjike, mishëronte një logjikë “borgjeze”. Kështu pra, termi “diktaturë” duhet për-dorur në kuptimin e përpiktë sipas të cilit demokracia përbën gjithashtu një formë diktature. Pra termi duhet përdo-rur si një përcaktim pastërtisht formal. Shpesh herë vihet në dukje se vënia në pikëpyetje e vetes është baza e demo-kracisë apo se demokracia e lejon gjith-një, madje edhe e nxit, vënien e vazhdu-eshme në pikëpyetje të karakteristikave të saj. Megjithatë, kjo vetëreferueshmëri duhet të ndalet në një pikë: edhe më “të lirat” e zgjedhjeve nuk mund t’i vënë në pikëpyetje procedurat ligjore që i legji-timojnë e organizojnë ato: pra, aparatet shtetërore që garantojnë (edhe me for-cë po të jetë e nevojshme) procesin zgjedhor etj. Në aspektin institucional, shteti përbën një prani masive që nuk mund të shpjegohet sipas termave të përfaqësimit të interesave – që ai mund të jetë i tillë, përbën iluzionin demokra-tik. Badiou-ja e ka konceptualizuar këtë

tepri si teprinë e përfaqësimit shtetëror ndaj asaj që përfaqëson. Kjo mund të thuhet edhe në gjuhën benjaminiane: megjithëse mund ta zhdukë pak a shumë dhunën që ndodh mbi themelet e saj, demokracia ende ka nevojë të mbështetet vazhdimisht tek dhuna the-meluese. Le të kujtojmë mësimin që na vjen nga “universaliteti konkret” hegeli-an – imagjinoni një debat filozofik ndër-mjet një hermeneuti, një dekonstruktue-si dhe një filozofi analitik. Ajo çka zbulojnë herët a vonë është se ata nuk zënë thjesht vende brenda fushës së bashkëndarë të quajtur “filozofi”: ajo çka i dallon është pikërisht nocioni i asaj çka është filozofia si e tillë; pra, një filozof analitik i percepton fushën globale të fi-lozofisë dhe dallimet përkatëse brenda pjesëmarrësve në mënyrë të ndryshme nga një hermeneut: ato çka janë të ndryshme midis tyre janë vetë dallimet, të cilat janë ato që, në një qasje të parë, i bëjnë të padukshme dallimet e tyre të vërteta – logjika klasifikuese graduale e pohimit “kjo është ajo çka bashkëndaj-më dhe këtu ja nisin dallimet midis nesh” bie poshtë. Sipas kthesës konjiti-viste, për filozofin analitik konjitivist bas-hkëkohor, filozofia e ka arritur më në fund pjekurinë e arsyetimit serioz, duke lënë prapa spekulimin metafizik. Për një hermeneut, përkundrazi, është filozofia analitike ajo që shënjon fundin e filozofi-së; pra, humbjen përfundimtare të qën-drimit të vërtetë filozofik apo reduktimin e filozofisë në një prej shkencave poziti-viste. Kështu, kur ballafaqohen me këtë hendek që i ndan në mënyrë edhe më themelore, pjesëmarrësit në debat nge-cin në çastin e “diktaturës”. Në mënyrë të ngjashme, kjo ndodh edhe me demo-kracinë politike: dimensioni i saj diktato-rial bëhet i prekshëm kur lufta shn-dërrohet në luftën mbi fushën e vetë luftës. Po proletariati? Përderisa prole-tariati shënjon “pjesën e pa-pjesë” që mishëron universalitetin, “diktatura e proletariatit” përbën pushtetin e univer-

salitetit aty ku vendosin ata që janë “pje-sa e pa-pjesë”. Pse janë barazimtarë-universalistë ata? Edhe një herë: për arsye pastërtisht formale: sepse, si pjesë e pa-pjesë, atyre u mungojnë karakteri-stikat e veçanta që do ta legjitimonin vendndodhjen e tyre brenda trupit shoqëror – ata i përkasin bashkësisë së shoqërisë pa i përkitur nënbashkësive të saj. Si të tillë, përkatësia e tyre është drejtpërsëdrejti universale. Këtu, logjika e përfaqësimit të interesave të veçanta të shumëfishta dhe ndërmjetësimi i tyre përmes kompromiseve mbërrin në fun-din e vet. Çdo diktaturë shkëputet nga kjo logjikë përfaqësimi, çka përbën ar-syen pse përkufizimi thjeshtëzues i fas-hizmit si diktaturë e kapitalit financiar është i gabuar: Marksi e kishte kuptuar se proto-fashisti Napoleon III ishte shkë-putur nga logjika e përfaqësimit. Termi “diktaturë” shënjon rolin hegjemonik brenda fushës politike dhe termi “prole-tariat” “të shkëputurit” brenda fushës shoqërore apo “pjesën e pa-pjesë” së cilës i mungon vendi i duhur brenda saj. Prandaj mohuesit e shpejtuar të proleta-riatit si “klasë universale” e kuptojnë gabim problemin: proletariati nuk është “klasa universale” sipas të njëjtin kup-tim që ishte burokracia shtetërore për Hegelin – pra si “klasa universale” që përfaqësonte drejtpërsëdrejti interesat universale të shoqërisë (përkundër “rendeve” të tjera që përfaqësonin inte-resat e tyre të veçanta). Ajo çka ja jep proletariatit këtë pozicion është në fund të fundit një karakteristikë negative: të gjitha klasat e tjera janë (potencialisht) të afta të kapin statusin e “klasës sundu-ese”, ndërsa proletariati nuk mund ta arrijë këtë pa shkatërruar veten si klasë: ajo çka e shndërron klasën punëtore në një agjenci dhe i jep një mision nuk është as varfëria, as organizimi i saj mili-tant ose pseudo-ushtarak, e as afria me mjetet e prodhimit (kryesisht industria-le). Vetëm paaftësia strukturore për t’u vetorganizuar si klasa sunduese e

radhës i mvesh klasës punëtore një mi-sion të tillë. Proletariati është e vetmja klasë (revolucionare) në histori që shka-tërron veten gjatë aktit të shkatërrimit të kundërshtarit të vet. Nga ana tjetër, “po-pulli”, i cili përbëhet nga një mori kla-sash e nënklasash dhe shtresash ekono-mike e shoqërore, nuk mund ta marrë përsipër një mision të tillë nga pikëpa-mja strukturore. Përkundrazi, kurdoherë që një “detyrë historike” i caktohet “po-pullit” si të tillë, pasoja ka qenë gjithnjë ose marrja e menjëhershme e për-parësisë nga borgjezia embrionale e cila përmes procesit të përshpejtuar të rritjes e ndërtonte veten si klasë sundu-ese (si në rastin e “lëvizjeve për çlirimin kombëtar”), ose një bërthamë politiko-ideologjike që e shpallte veten si qeveri “përkujdesëse” për një periudhë të pa-përcaktuar kohore (për hir të popullit ose, në mënyrë më specifike, për hir të klasës punëtore) dhe që medoemos përfundonte në perandori (si në rastin e jakobinëve dhe bolshevikëve). Kështu që ka diçka më shumë se hipokrizi në faktin se në kulmin e stalinizmit, kur krejt ngrehina shoqërore ishte shpartalluar nga spastrimet, kushtetuta e re shpallte fundin e karakterit “klasor” të pushtetit sovjetik (e drejta e votës iu rikthye pje-sëtarëve të klasave që ishin përjashtuar më parë) dhe se regjimet socialiste u quajtën “demokraci popullore”. Kun-dërshtia midis proletariatit dhe popullit është me shumë rëndësi në këtë pikë: hegeliançe, kundërshtia midis tyre për-bën pikërisht kundërshtinë midis uni-versalitetit “të vërtetë” dhe “të rremë”. Populli është përfshirës, proletariati përjashtues; populli lufton kundër fura-cakëve (të infiltruarve), parazitëve apo atyre që pengojnë vetëpohimin e tij të plotë, proletariati bën një luftë që e ndan popullin pikërisht në bërthamën e tij. Populli do të pohojë veten, proletariati ta shkatërrojë veten. Kështu që duhet çmi-stifikuar tërësisht gogoli i “diktaturës së proletariatit”: në themelin e vet, ajo pa-raqet çastin e frikur në të cilin rrjeta e ndërlikuar e përfaqësimeve pezullohet për shkak të ndërhyrjes së universalite-tit në fushën politike. Për sa i përket Re-volucionit Francez, ishte Danton-i, dhe jo Robespierre-i, ai që ka parashtruar for-mulën më të përpiktë të zhvendosjes së paperceptueshme nga “diktatura e pro-letariatit” drejt dhunës shtetërore, ose, e thënë me fjalët e Benjanimin-it, nga dhu-na hyjnore drejt asaj mitike: “Le të jemi ne të tmerrshëm që popullit të mos t’i duhet të jetë”. Për Danton-in, terrori sh-tetëror revolucionar i jakobinëve për-bënte një farë veprimi parandalues, qëllimi i vërtetë i të cilit nuk ishte hak-marrja ndaj armiqve, por parandalimi i dhunës së drejtpërdrejtë “hyjnore” të sans-culottes-ëve apo vetë popullit. Me fjalë të tjera, le ta bëjmë ne atë çka po-pulli na kërkon që të mos e bëjnë ata vetë... Greqia antike na ka dhënë emrin e kësaj ndërhyrjeje: demokraci. Pra,

çfarë është demokracia në thelbin e vet? Një fenomen që për herë të parë u shfaq në Greqinë antike ku anëtarët e demos-it (ata që nuk kishin vend të për-caktuar brenda strukturës shoqërore hi-erarkike) jo vetëm që kërkuan që zëri i tyre të dëgjohej nga pushtetarët, jo vetëm që protestuan kundër padrejtësi-ve që kishin pësuar, jo vetëm që kërku-an që zëri i tyre të dëgjohej dhe të përfs-hihej brenda sferës publike njëlloj si oligarkia dhe aristokracia sunduese; por mbi të gjitha ata, të përjashtuarit, e pa-raqitën veten si trupëzimin e Tërësisë së Shoqërisë, e Universalitetit të vërtetë: “ne – ‘asgjëja’ – e panumëruar brenda rendit – jemi populli. Ne jemi të Gjithë kundër atyre që përfaqësojnë vetëm in-teresat e tyre të veçanta e të privilegjua-ra.” Konflikti i mirëfilltë politik shënjon tensionin midis trupit shoqëror të struk-turuar në të cilin secila pjesë ka vendin e saj dhe “pjesës së pa-pjesë” që e prish këtë rend në emër të parimit të zbrazët të universalitetit, të asaj që Etienne Bali-bar-i e quan égaliberté: pra, të barazisë parimore të të gjithë njerëzve qua qenie folëse – deri në përfshirjen e liamang-ëve, (huliganëve) të Kinës së sotme, të atyre që janë të zhvendosur dhe që vijnë vërdallë andej-këndej, pa punë a shtëpi, e po ashtu pa identitete kulturore e sek-suale dhe të paregjistruar nga shteti. Ky identifikim i pjesës së shoqërisë që nuk ka një vend mirëfilli të përkufizuar bren-da shoqërisë (ose që refuzon vendin e nënrenditur që i jepet brenda saj) me të Tërën përbën gjestin elementar të poli-tizimit, gjë që dallohet në të gjitha ngjar-jet e mëdha demokratike prej Revoluci-onit Francez (në të cilin la troisième état-ja e shpalli veten identike me Kom-bin si të tillë, kundër aristokracisë dhe klerit) deri tek rrënimi i socializmit euro-lindor (në të cilin “forumet” disidente e shpallën veten përfaqësuese të krejt shoqërisë kundër nomenklaturës parti-ake). Pikërisht në këtë kuptim, politika dhe demokracia janë sinonime: qëllimi themelor i politikës antidemokratike gji-thnjë ka qenë dhe është për përkufizim depolitizimi apo kërkesa se “gjërat du-het të kthehen në normalitet” e ku secili individ të merret me punët e tij apo të saj. Kjo na sjell tek përfundimi paradok-sal i pashmangshëm: “diktatura e prole-tariatit” përbën një tjetër emër për dhunën e vetë shpërthimit demokratik. “Diktatura e proletariatit” përbën nive-lin-zero në të cilin dallimi midis pushtetit shtetëror legjitim dhe ilegjitim pezullo-het; me fjalë të tjera, kur pushteti sh-tetëror si i tillë është ilegjitim. Saint-Just-i tha në nëntor të 1792-shit: “Çdo mbret është një rebel dhe uzurpator.” Kjo shprehje është guri i themelit të politi-kës emancipuese: nuk ka mbret “legji-tim” si i kundërt me uzurpatorin, pasi të qenët mbret përbën në vetvete uzur-pim, sipas të njëjtës mënyrë që për Pro-udhon-in, prona si e tillë ishte vjedhje. Ajo me të cilën përballemi këtu është

Page 9: Gazeta Nr. 45

E mërkurë, 9 Nëntor 2011 9Filozofi

Bota, ky azil i madh

“mohimi i mohimit” hegelian apo kalimi nga mohimi i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë (“ky mbret nuk është legjitim. Ai është një uzurpator”) drejt vetëmohimit të qe-nësishëm (një “mbret autentik” përbën një oksimoroni, pasi me qenë mbret është uzurpim). Prandaj, për Robespi-erre-in, gjyqi ndaj mbretit nuk ishte fare gjyq: S’ka për t’u bërë gjyq këtu. Luigji nuk është një i akuzuar. Ju nuk jeni gjyka-tës. Ju nuk jeni dhe nuk mund të jeni tjetër veçse shtetarë dhe përfaqësues të kom-bit. Ju nuk keni për të dhënë ndonjë ven-dim në favor apo kundër një njeriu, por keni për të vendosur një masë shpëtimi publik, një akt detyrimi kombëtar. [...] Lu-igji ka qenë mbret dhe tashmë është the-meluar Republika: çështja e famshme për të cilën duhet të vendosni përcaktohet vetëm nga këto fjalë. Luigji është sh-fronësuar për hir të krimeve të tij; Luigji e shpalli popullin francez rebel; për ta ndëshkuar popullin, ai thirri në ndihmë sivëllezërit e tij tiranë; fitorja dhe populli vendosën që ai të quhej rebel; prandaj, Luigji nuk mund të gjykohet; ose ai është i dënuar tashmë, ose Republika është përmbysur. Propozimi për ta nxjerrë Lui-gjin përpara gjyqit, në çfarëdo mënyre u bëftë ky gjyq, do të përbënte kthim pra-pa në despotizmin mbretëror dhe kush-tetues; kjo është një ide kundërrevolucio-nare pasi nënkupton vënien në dyshim të vetë revolucionit. Në fakt, nëse Luigji nxi-rret para gjyqit, ai mund të dalë i pafaj-shëm; çfarë po them dhe unë kështu?! Ai pandehet i tillë deri sa t’i bëhet gjyqi. Veçse, nëse Luigji lirohet, nëse ai pande-het i pafajshëm, atëherë si i vete puna re-volucionit? Ky çiftim i çuditshëm midis

demokracisë dhe diktaturës themelohet mbi tensionin që mbart vetë nocioni i de-mokracisë. Demokracia ka dy faqe ele-mentare dhe të pazhbëshme: imponimin e dhunshëm barazimtar nga ana e atyre që përbëjnë “numrin më të madh” dhe procedurën universale (pak a shumë) të rregulluar të zgjedhjes së atyre që do ta ushtrojnë pushtetin. Si lidhen këto dy faqe me njëra-tjetrën? Po sikur demokra-cia në kuptimin e dytë (si procedurë e rregulluar e regjistrimit “të zërit të popu-llit”) të përbëjë në fund të fundit mbroj-tjen nga vetvetja, mbrojtjen nga demo-kracia në kuptimin e ndërhyrjes së dhunshme të logjikës barazimtare që tra-zon funksionimin hierarkik të sistemit shoqëror, apo përpjekjen për ta rifunksi-onalizuar këtë tepri e për ta shndërruar në pjesë të ecjes normale të punëve? Pro-blemi është i tillë: si ta rregullojmë/insti-tucionalizojmë pikërisht impulsin e dhun-shëm barazimtar të demokracisë, si ta parandalojmë së zhyturi në demokracinë e kuptimit të dytë të fjalës (si procedurë e rregulluar)? Nëse s’ka mundësi ta bëjmë këtë, atëherë demokracia “autentike” mbetet një shpërthim utopik momental i cili, në mëngjesin proverbial të ditës së nesërme, ka me u normalizu. Kështu, po-himi oruellian “demokracia është terror” përbën “gjykimin e pafund” të demokra-cisë apo identitetin e saj spekulativ më të lartë. Ky dimension humbet në nocionin e Claude Lefort-it për demokracinë si mishëruese të vendit të zbrazët të pushte-tit ose, më konkretisht, hendekut theme-lor midis vendit të pushtetit dhe veprue-sve të papërcaktuar, që për një periudhë të kufizuar kohore mund ta zënë atë vend.

Në mënyrë paradoksale, premisa bazike e demokracisë është se jo vetëm që nuk ka ndonjë veprues politik që të ketë të drejtë “natyrore” për pushtet, por, në mënyrë më radikale, edhe se “vetë” po-pulli, si burimi i mbramë i pushtetit so-vran në demokraci, nuk ekziston si njësi substanciale. Sipas konceptimit kantian, nocioni demokratik i “popullit” përbën një koncept mohues, një koncept funksio-ni i të cilit është vetëm ai i përcaktimit të njëfarë kufiri: ai i ndalon çdo vepruesi të caktuar sundimin me sovranitet total. Pre-tendimi sipas të cilit populli ekziston për-bën aksiomën bazike të “totalitarizmit” dhe gabimi i tij është i ngjashëm me për-dorimin e gabuar (paralogjizmin) kantian të arsyes politike: “Populli ekziston” nëpërmjet vepruesve politikë të caktuar të cilët veprojnë sikur ta trupëzonin drej-tpërsëdrejti (dhe jo vetëm ta përfaqëso-nin) Popullin, Vullnetin e tij të vërtetë (Partia totalitare dhe udhëheqësi i saj) - pra, sipas termave të kritikës transcen-dentale, si trupëzim fenomenal i drejtpër-drejtë i Popullit noumenal...Le të citojmë sërish formulimin që Jacques-Alain Miller-i i bën lidhjes midis këtij nocioni demokra-cie dhe nocionit të Lacan-it mbi paqëndru-eshmërinë e Tjetrit të madh: A përbën “de-mokracia” një krye-shënjues? Pa dyshim që po. Është krye-shënjuesi që thotë se nuk ka fare krye-shënjues ose, të paktën, nuk ekziston ndonjë krye-shënjues që të mund të jetë i vetëm dhe se çdo krye-shënjues duhet ta ndërthurë veten me të tjerët. De-mokracia është S-ja e madhe e A-së së mbyllur të Lacan-it, e cila thotë: Unë jam shënjuesi i faktit se Tjetri ka një vrimë apo se ai nuk ekziston. Sigurisht që Mi-

ller-i është i vetëdijshëm se çdo Krye-Shënjues është dëshmi e gjallë faktit se nuk ka fare Krye-Shënjues, as ndonjë Tjetër të Tjetrit, dhe se ka një mungesë brenda Tjetrit etj – pikërisht hendeku mi-dis S1-shit dhe S2-shit ndodh për shkak të kësaj mungese (si në rastin e Zotit tek Spi-noza ku Krye-Shënjuesi për përkufizim mbush hendekun në vargun e shënjue-sve “të zakonshëm”). Dallimi qëndron në faktin se, në rastin e demokracisë, kjo mungesë brendashkruhet drejtpërdrejt në strukturën shoqërore; ajo instituciona-lizohet në një bashkësi të procedurave dhe rregullave – s’duhet të na habisë atëherë fakti që Miller-i e citon dashami-rësisht Marcel Gauchet-në në lidhje me mënyrën se si në demokraci, e vërteta e shfaq veten vetëm “në ndarje dhe de-kompozim” (dhe këtu nuk mund të mos vihet re me ironi se si Stalini dhe Maoja thoshin të njëjtën gjë, megjithëse sipas një prerjeje “totalitare”: në politikë, e vër-teta lind vetëm nëpërmjet ndarjeve të pamëshirshme të luftës së klasave...). Është e lehtë të vihet re se si duke u nisur nga brenda këtij horizonti kantian demo-kracie, aspekti “terrorist” i demokracisë mund të shfaqet vetëm si shtrembërimi “to-talitar” i tij; me fjalë të tjera, se si brenda këtij horizonti, vija që ndan shpërthimin demo-kratik autentik të terrorit revolucionar nga regjimi totalitar i partisë-shtet (ose, e thënë në gjuhë reaksionare, vija që ndan “sundi-min e turmave të paprona” nga shtypja brutale e partisë-shtet të “turmave”) shu-het. Kritika e estetikës politike të Jacques Ranciere-it, pra, ideja e dimensionit este-tik të çdo akti politik të mirëfilltë mund të formulohet vetëm në këtë sfond: një

shpërthim demokratik rikonfiguron ren-din “policor” hierarkik të themeluar të hapësirës shoqërore. Ai jep një spektakël të një rendi tjetër, të një partage-i të ndryshëm të hapësirës publike. Peter Hallward-i ka të drejtë kur vëren se në “shoqëritë e sotme të spektaklit”, një ri-konfigurim i tillë estetik e ka humbur di-mensionin e vet subversiv: ai fare lehtë mund të përvetësohet nga rendi ekzistu-es. Detyra e vërtetë nuk qëndron në shpërthimet demokratike momentale të cilat rrënojnë rendin e themeluar “poli-cor”, por në dimensionin që Badiou-ja e ka përcaktuar si “besnikëri” ndaj Ngjar-jes: përkthimin/brendashkrimin e shpër-thimit demokratik në rendin “policor” aktual, imponimin e një rendi të ri të qën-drueshëm ndaj realitetit shoqëror. Kjo përbën dimensionin mirëfilli “terrorist” të çdo shpërthimi demokratik autentik: imponimin brutal të një rendi të ri. Dhe kjo përbën arsyen pse, megjithëse të gjithë i dashurojnë rebelimet demokratike, shpërthimet spektakolare/karnavaleske të vullnetit popullor, ankthi lind kur ky vullnet kërkon të ngulmojë e ta institucionalizojë veten – dhe sa më “autentik” rebelimi, aq më terrorist është ky institucionalizim. Kun-dërargumenti standard liberal ndaj atyre që shqetësohen rreth “dorës së paduk-shme” të tregut që kontrollon fatet tona është: nëse çmimi për t’u çliruar nga dora e fshehtë e tregut është kontrolli nga dora e dukshme sundimtarëve të rinj, a jemi ende të gatshëm ta paguajmë atë? Përgjigjja du-het me qenë: po – nëse kjo dorë e dukshme duket dhe kontrollohet nga “pjesa e pa-pje-së.”

Më në fund...Fund!

Michel FOUCAULT (Dits et écrits 1973)

Përktheu: Dilfirus Vrioni

Shekulli i XIX-të shënon një etapë të rëndësishme: rënien e monarkive. Monarkia ishte

sistemi politik ku pushteti ushtro-hej nga dikush i cili e kishte fituar si trashëgimi. Me fundin e absolutizmit pushteti filloi të ushtrohej me ndër-zimin e një farë dije mbi qeverisjen, dije që përqafohej edhe me njohu-ritë ekzistuese mbi proceset ekono-mike, sociale, demografike. Kështu pushteti filloi të lidhej me dijen. Shkencat politike, ekonomia patën një rilindje në atë kohë, sepse drej-tuesit e dinin që dijet në këto fusha mundësonin qeverisjen. Cilësia e dijes është ajo që klasifikon qeve-rinë. Gjatë shekullit të XIX-të dhe gjysmës së parë të shekullit XX-të dija politike ishte detyrueshëm e shoqëruar me zhvillimin ekono-mik duke ndihmuar rritjen e këtij të fundit. Por me kalimin e viteve njerëzit shquan se rritja ekonomi-ke prodhon edhe efekte negative në jetën e individëve. Tani është radha që urtësia e pushtetit t’i bëjë korrigjime në vazhdimësi efekteve të prodhuara nga ai zhvillim ekono-

mik.Sot, bota është duke marrë një

drejtim tjetër. Ajo po evoluon drejt ‘mikpritjes’ dhe qeverisja ka marrë një funksion terapeutik. Detyra e atyre që drejtojnë është të përshta-tin individin me procesin aktual të zhvillimit, sipas një të ashtuquajture ortopedi-sociale. Shikoni ç’ndodh p.sh. sot në Francë në atë që quhet H.L.M. Njerëzit që e banojnë janë të shtrënguar të mbulojnë një ni-vel jetese që nuk e përballojnë dot me mundësitë financiare që kanë. Sot, në Francë, asistentët socialë, bëjnë buxhetin e këtyre njerëzve. Terapia mjekësore është një formë represioni. Psikiatri sot është dikush që përcakton në mënyrë kategorike ‘normalitetin’ apo ‘çmendinë’. Rëndësia e antipsi-kiatrisë është se vë në dyshim këto siguri të mjekut dhe pushtetin që ai ka për të vendosur mbi gjendjen mendore të individit. Një tjetër pyetje me shumë rëndësi është: Kujt do t’i besohet çështja e norma-lizimit të këtij individi? Psikologut? Psikanalistit? Psikiatrit? Cili nga këta do të ketë të drejtën të firmosë recetën për ‘kurën’ që do të marrë i sëmuri? Zakonisht, një i tillë kla-

sifikohet person anormal, qenie që i ka shkëputur lidhjet me mjedisin ku jeton. Përgjithësisht mjekët, i tërheqin këta individë nga ky mje-dis duke i izoluar në spitale, shtëpi shëndeti, klinika. Por, si do të mund ky individ të rehabilitohet në këto mjedise? Këtu është gabimi i psikia-tërve. Trajtimi duhet bërë në vendet ku ky person jeton dhe jo në divanet e kabineteve ku mbahen seancat e gjata të konsultave. Në këtë moment mund të përballim qoftë edhe për një moment hipotezën (duke qenë se po trajtojmë raportet midis in-dividit dhe mjedisit social): Mos është mjedisi shoqëror i sëmuri? Sociopatia ka filluar të studiohet gjerësisht në Francë.

Psikologu është një autoritet tjetër i cili ushtron pushtet duke vendosur për rrugën që personi duhet të marrë. Praktikisht ai ven-dos për të ardhmen e dikujt kur p.sh. përcakton se çfarë një fëmijë duhet të mësojë e çfarë jo, cila prej prirjeve të tij është dominuese, do të bëhet ‘inxhinier’ apo ‘avokat’? Terapia e grupit është gjithashtu me rrezik sepse ajo vë një grup individësh në duart e një pushteti autoritar, pushtet i ushtruar nga psi-

kologu.Bota është një

azil i madh ku qe-veritë janë psiko-logët dhe popujt pacientë. Me çdo ditë që kalon roli që luhet nga kri-minologjia, psi-kiatrët dhe gjithë ata që studiojnë sjelljen mendore të individëve rri-tet. Kjo është ar-syeja pse pushteti politik është duke fituar një funksion të ri, atë terapeu-tik.

Unë e konside-roj veten gazetar, në sensin e inte-resit që kam për aktualitetin, asaj që ndodh rreth meje dhe shoqërisë, asaj që ndodh ne botë. Filozofia, deri me Nietzsche-n kishte qëllim përjetësinë. I pari filozof gazetar ishte Nietzsche-ja. Ai ka prezantuar të sotmen e kohës së tij në fushën e filozofisë. Para tij filozofia njihte kohën dhe përjetësinë. Pra ishte Nietzsche-ja ai që bëri fiksimin e

aktualitetit . Unë mendoj se të ar-dhmen jemi ne që po e ndërtojmë. E ardhmja është mënyra që ne rea-gojmë ndaj asaj që ndodh sot, është rruga për të transformuar në diçka nga ëndërr në të vërtetë, një lëvizje sociale, një dyshim. Nëse duam`loj ‘qenie’ e gazetarisë radikale.

Botuar për herë të parë në Revista Manchete 16 qershor

1973, faqja 146-147

Page 10: Gazeta Nr. 45

E mërkurë, 9 Nëntor 2011 10Analize

Kritika si alternativëAlbin Kurti

Qeveritarët dhe analistët e tyre na thonë që ne të VETËVENDOSJE!-s vetëm po

kritikojmë. A do të thotë kjo se pajto-hen me kritikën tonë dhe tash po kër-kojnë zgjidhje prej nesh? Nëse pajto-hen me kritikën tonë, atëherë patjetër që duhet të japin dorëheqje. Nëse nuk pajtohen me kritikën tonë, atëherë çka iu duhen zgjedhjet tona?!

Në fakt, ata thonë kështu në mënyrë që të kapërcehet pa u trajtuar kritika jonë. Të pafuqishëm përballë kritikës sonë, ata duan që ajo të harrohet sa më parë. Nuk duan të flasin fare për përmbajtjen e kritikës sonë. Nuk duan t’i trajtojnë arsyetimet dhe argumen-tet e kritikës sonë.

Pra, për të mos u marrë me kritikën tonë, dhe për t’i inkurajuar të tjerët që njësoj të mos merren me kritikën tonë, ata thonë “cila është zgjidhja juaj, çka do të bënit ju” ndërkohë që s’japin dorëheqje dhe duan që me çdo kusht ta mbajnë pushtetin.

Fillimisht qeveritarët dhe analistët e pushtetit mundohen ta kundërshtojnë e relativizojnë kritikën tonë. Pastaj, në pamundësi të kësaj, ata i bëjnë bisht kritikës sonë.

E, kur dorëzohen dhe pastaj kër-kojnë të dinë se si do t’ia kishim bërë – atëherë shpërthen oportunizmi e konformizmi i mbështjellë me propa-gandë e përhapje të frikës: nuk mund të bëhet kjo gjë; është rrezik; shkakton dhunë... etj. etj. Çdo aspekt i ligjërimit të tyre është simptomë e mishërimit të mosvullnetit me mungesën e koncep-tit të qartë politik.

Çdo kritikë bëhet prej një pozicio-ni të caktuar sado që ai mund të mos jetë i dukshëm. Dhe, mu ai pozicion ndërtohet retroaktivisht prej kritikës së tillë. Pra, nuk ekziston kritika e pastër negative. Në çdo kritikë pash-mangshëm përvijohet një substancë pozitive që është mishërim i pozicio-nit prej nga u nis dhe u zhvillua kritika. Pra, nuk mund të jesh vetëm kundër duke qenë kundër. Kur je KUNDËR, gjithmonë je edhe PËR diçka.

Bile-bile, te Lëvizja VETËVENDO-SJE! kundërshtia është pjesë a poste-riori e alternativës (të duhurës). Dhe kjo ndodh për sa kohë që kritika jonë ndodh si kundërreaksion ndaj të këqi-jave që na vijnë nga pushteti i korrup-tuar. Kritika jonë është ndërtuese në kuptimin dihotomik të fjalës.

Ne jemi kundër decentralizimit etnik të Kosovës sepse (madje pi-kërisht) pse jemi për integritetin dhe unitetin territorial të Republikës së Kosovës. Ne jemi kundër hajnisë, saktësisht pse jemi për një qeverisje të ndershme që niset nga interesat e kombit, shtetit dhe qytetarit.

Ne jemi kundër ndarjes së Kosovës

sepse jemi për bashkimin e saj. Ne jemi kundër Planit të Ahtisaarit sepse jemi për pavarësi të plotë dhe të ba-rabartë me shtetet normale. Ne jemi kundër këtij privatizimi pa plan e të egër që po na e humb pasurinë tonë publike sepse jemi për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ne nuk e aplikojmë kritikën si qëllim në vete. Ne e konceptojmë kri-tikën si pikënisje dhe instrument. Por, kritika te ne është legjitimim i thelbit të kritikës - që është veprimi. Kritikë e vërtetë është ajo që sipas Aristote-lit do të ishte Mundësi (dynamis), pra kritika që si e tillë e ka përbrenda ve-tes impulsin e vullnetit për ta kapër-cyer veten – dhe për t’u bërë veprim.

Kjo nuk është kritikë për hir të kri-tikës. Ne kritikojmë vetëm ashtu që të veprojmë. Ne jo vetëm e kritikoj-më pushtetin që nuk po i bojkoton mallrat e Serbisë – sepse ne konkre-tisht i bllokojmë ato. Ne jo vetëm e kritikojmë hajninë e pushtetit – sepse demonstrojmë si qytetarë kundër saj.

Kritikojnë edhe të tjerët, mirëpo për asnjë kritikë tjetër regjimi nuk është në siklet sikurse për kritikën e VETËVENDOSJE!-s. Tronditja e tyre nuk vjen vetëm për shkak se kritika e VETËVENDOSJE!-s për dallim prej të tjerave edhe bëhet veprim edhe është konsistente. Pra, ata nuk i frikësohen kritikës sonë vetëm pse ajo nuk është fundi por fillimi i kundërshtimit.

Dhe, njësoj, nuk na tremben vetëm për shkak se e dinë që ne, ndryshe prej të tjerëve, nuk heqim dorë nga kritika jonë asnjëherë. Sikleti i tyre vjen prej kritikës sonë për shkak se ajo përnjëmend është kritikë.

Kritika jonë është fondamentale dhe strukturale. Ne nuk mendojmë, sikurse subjektet tjera politike, se negociatat me Serbinë po dështoj-në për shkak të paaftësisë së Edita Tahirit, duke pretenduar se vetë do t’i bënim më mirë, por për shkak se kor-niza e negociatave pashmangshëm çon në dështim, për shkak se mosk-ushtëzimi i Serbisë dhe hyrja në pazar

për tokën tënde domosdoshmërisht të dëmton.

Ne nuk mendojmë se korrupsioni ndalet duke e ndërruar Hashim Thaçin me një tjetër, por duke e ndërruar kursin dhe mentalitetin e qeverisjes në vendin tonë. Nëse i dëgjoni me vëmendje kritikat e shumë subjekte-ve të tjera ndaj regjimit ato janë më shumë ankesa sesa kritika. Më parë se kundërshtim, ankesa është gjithse-si lakmi.

Ai që ankohet ndaj dikujt, po të shi-kohet ca më thellësisht, nuk kundër-shton me të vërtetë por shpreh lakmi për atë që nuk e ka. Ankesa konsiston te dëshira e papërmbushur, te kërke-sa për mëshirë ose lëmoshë, jo te re-volta e kundërshtimi.

Kritika jonë duke qenë kritikë është kundërshtim i pakompromis. Nuk është e rastësishme pse ata që an-kohen nuk e kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë, kurse Lëvizja VETËVENDO-SJE! që kritikon e kërkon dorëheqjen e Qeverisë dhe zgjedhjet e reja.

Në fakt, ata thonë kështu në mënyrë që të kapërcehet pa u trajtuar kritika jonë. Të pafuqishëm përballë kritikës sonë, ata duan që ajo të harrohet sa më parë. Nuk duan të flasin fare për përmbajtjen e kritikës sonë. Nuk duan t’i trajtojnë arsyetimet dhe argumentet e kritikës sonë.

Page 11: Gazeta Nr. 45

E mërkurë, 9 Nëntor 2011 11Koment

KakokraciaBelgzim Kamberi

Takimet e fundit me Thaçin, Topin dhe Bashën nuk janë vetëm treguese nga pikëpa-

mja se kryetari i Komunës së Pre-shevës dhe i Partisë Demokratike Shqiptare ka takuar në një afat të shkurtër kohor, tre zyrtarë që për-faqësojnë rryma të ndryshme poli-tike, madje në rastin e Shqipërisë, edhe rival, ndonëse që të dy janë ende përfaqësues të partisë që ka emëruar ambasadorin e tij të padëshiruar në Beograd (Shpëtim Çaushin), por se ato takime janë vetëm vazhdimësi e reflektimit të një politike pa kritere ideologjike dhe programore, një politike të ndikuar nga interesat e momentit

Sot te Lulzim Basha, dje te Bamir Topi, pardje te Hashim Thaçi. Këto janë adresat e turneut të fundit protokollar të takimeve të kryeta-rit të Komunës së Preshevës dhe të kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Ragmi Musta-fa. Diçka që përpiqet natyrisht të prezantohet si sukses politik, para së gjithash patriotik, meqë imazhi për suksesin ndërtohet nëpërmjet shfrytëzimit të imazhit të krerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Tira-nës, duke krijuar tërthorazi një analogji të vetëkuptueshme midis tyre. Por, esenca nuk është vër-tetë debati banal dhe provincial që i përcjell takimet protokollare « vëllazërore » që zakonisht bëhen për konsum të brendshëm dhe për të krijuar përshtypjen se po puno-het, sidomos me Shqipërinë dhe Kosovën, meqë takimet e tilla janë zakonisht në funksion të propagan-dës për kapital patriotik dhe jo për zgjidhjen e ndonjë problemi ven-dor. Por, ajo që është ndoshta më e rëndësishme tani për tani është se kryetari i Komunës së Preshevës dhe i PDSH-së ridëshmon sërish se nuk e ka ndryshuar mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit politik. E kjo, jo shumë kohë para fillimit të fushatës formale parazgjedho-re, nëse konsiderohet se ajo nuk ka nisur ende realisht. Dhe nëse ka diçka ku kryetari i Komunës dhe i Partisë Demokratike Shqip-tare ka qenë gjithnjë koherent, atëherë, ajo është politikëbërja e tij pa ideologji, pa parime dhe pa kritere. Njeriu që erdhi para tetë viteve në krye të Partisë Demokra-tike Shqiptare në emër të ndryshi-mit e ndryshoi vërtetë atë në sfera të ndryshme. Për të mirë dhe për të keq. Nga një parti që viteve të nëntëdhjeta i kishte pak a shumë të qartësuara vijat politike, krye-sisht të orientuara drejt forcave që quheshin atëbotë si të majta, ai e

shndërroj gradualisht atë në një parti që është e gatshme të bas-hkëveprojë me këdo. Por, lëvizjet ekstreme politike të PDSH-së nuk duhen analizuar ideologjikisht. Ajo nuk ka rrëshqitur ideologjikisht në kampet e tjera politike. Thje-sht ka ngelur fare pa ideologji. Për atë edhe bashkëpunon dhe bash-këvepron me rryma dhe me aktorë të të gjitha taborreve politike. Për ta marrë dhe për ta ruajtur push-tetin si të tillë. Dhe ndryshe nga dështimi që pati në mosrealizimin e asnjë synimi kryesor politik dhe projekti kapital, të propaganduar para tetë viteve, ajo qe e sukse-sshme në marrjen dhe ruajtjen e pushtetit. Por, problemi thelbësor është se politika e pushtetit për pushtetin e ka rrëshqitur atë në « burokratizim » dhe « teknokrati-zim » të skajshëm, duke e shtyrë që të bëjë radhazi koalicione në

nivel lokal me të gjitha partitë e tjera politike, pa përjashtim. Edhe atëherë, kur vendosi krite-re, ajo u vetëtradhtua shpejtë nga etja për ta ruajtur pushtetin, siç e tregon përvoja e saj e bojkotimit të zgjedhjeve republikane dhe e mospjesëmarrjes në organet e nivelit republikan, kur bashkëpu-noi praktikisht më pas me organet e dalura nga po këto zgjedhje, si me qeverinë republikane, ashtu edhe me Trupin Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; e mbase tërthorazi edhe me Kës-hillin Nacional Shqiptar.

Pra, takimet e fundit me Thaçin, Topin dhe Bashën nuk janë vetëm treguese nga pikëpamja se krye-tari i Komunës së Preshevës dhe i Partisë Demokratike Shqiptare ka takuar në një afat të shkur-tër kohor, tre zyrtarë, që për-faqësojnë rryma të ndryshme

politike, madje në rastin e Shqi-përisë, edhe rival, ndonëse që të dy janë ende përfaqësues të partisë që e ka emëruar amba-sadorin e tij të padëshiruar në Beograd (Shpëtim Çaushin), por se ato takime janë vetëm vazhdi-mësi e reflektimit të një politike pa kritere ideologjike dhe programo-re, një politike të ndikuar nga inte-resat e momentit. Kjo sepse Thaçit, Topit dhe Bashës i kanë paraprirë në të kaluarën; takime, aleanca dhe divorce me Ramush Haradinaj, Rahmi Zylfiun, Koço Danaj, Riza Ha-limin, Sali Berishën, Orhan Rexhe-pin, Lekë Zogun, Skender Desta-nin, Avni Klinakun, Besim Abdulin dhe shumë zyrtarë të tjerë në Prishtinë, Preshevë, Beograd dhe Tiranë. Kjo gjithnjë për të për-funduar pastaj vetëm rreth e rro-tull politikave lokale në funksion të ruajtjes së pushtetit për push-

tetin. Por në fakt, kjo politikëbër-je në emër të politikës si art të së mundshmes, që ka tendencë të konsiderohet si aftësi e veprimit politik, mbetet realisht vetëm ma-skim e mungesave të ideve dhe të rezultateve konkrete politike. Diçka që fsheh realisht munge-sën e një vizioni dhe një progra-mi politik. Një kakokraci që për-piqet të paraqitet si teknokraci e suksesshme, por që realisht është një politikë pa ide(ologji), që po dominon çdo ditë e më tepër dhe që po forcon çdo ditë e më tepër shoqërinë e konsumimit dhe per-ceptimin e njeriut si votë, aty ku shoqëria nënkupton çdo ditë e më tepër varfërim dhe njeriu migrim.

(Autori është Kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut. Opinionet janë personale dhe nuk reflektojnë politikat e KDNJ-së).

Page 12: Gazeta Nr. 45

E mërkurë, 9 Nëntor 2011 12 Sprove

ÇELu TOKË, MERRËM. OsE JO, MA MIRË... ÇELu BETON,

MERRNA TË TANË!Fisnik Ismajli

Dje e pash që njeri ma injorant se unë s’kish dijtë nana me falë. Po e njajta nanë, që tanë jetën është

mundue me më mësue se është marre me rrejtë e me vjedhë. E unë aq shumë e kisha rrejtë veten këto vjet, sa që tash s’po di çka me ba prej marres.

Mu deshtën gati 3 orë rrugë prej Prishtine, pak kilometra përtej urës së Ibrit, vendit ku i kam përjetue ndoshta momentet ma të mira të fëmijënisë time, me mu hapë sytë – edhe me mu përlotë.MJERIMI I BUKUR

Rruga për te tri kantundet ma të izo-lueme edhe ma veriore të Kosovës, që i përkasin komunës së Albanikut (Leposa-viqit) e kishte pamjen ma të bukur që e kisha pa ndojherë në këtë copë të botës – me ta ndalë frymën. Por këtu përfun-dojke çdo e mirë që kishte të bajë me atë vend, duke nisë prej rrugës së impro-vizueme , deri te tregimet që i dëgjova për vuejtjet e atyne që banojnë atypari: 37 familjeve (nji e shpërngulun mbas barrikadimeve) në 3 katunde - Bistricë, Cerajë edhe Koshtovë (jo ajo ku hahen peshqit, por tjetra) - të lëna mbas dore jo vetëm këta muejt prej 25 korrikut, por qe rrafsh e rrumbullak prej përfundimit të luftës më 1999. I shoqnuem me Liburnin edhe tre djem të tjerë, në nji xhip të 90 e shmajtës, ishim nisë për në Bistricë për me i takue banorët e të tri katundeve, që me ua dëgjue hallet e brengat. Për bash-këudhëtarët e mi kjo nuk ishte ndoj gja e re, se tetanë kishin qenë këtu ma herët gjatë këtyne viteve, (nji prej tyne, madje, shumë shpesh) por për mue ishte sa in-triguese, aq edhe brengosëse që kisha dijtë kaq pak për diçka që qe 12 vjet asht folë aq shumë. Duke qenë se rruga ma e shkurtër për Bistricë, kah magjistralja Mitrovicë - Albanik (Leposaviq) është e barrikadueme, qasja e vetme është kah lindja, rreth e rrotull nëpër kodra, ku vetëm nji pjesë është e asfaltueme, nji pjesë tjetër e vogël duke u asfaltue, edhe pjesa ma të madhe me lloç, të cilin dikush së paku ish lodhë me e rrafshue, por që ka me e humbë formën në momentin që ka me nisë shiu. S’dojsha as me mendue për borën, tuj shpresue se barrikadat kanë me u largue ndërkohë (e që kur u ktheva e pash lajmin se KFOR-i e kish shtye këtë punë për dimër). Rrugës i pamë dy kombi (furgona) me udhëtarë, duke shkue në drejtim të njajtë me ne. Aty mësova se ata s’po shkojshin përtej katundit Maxherë. Te kroni, ku u ndalëm me pi ujë, ish pika ku banorët e Bistricës, Cerajës edhe Koshtovës ishin të detyru-

em me iu grahë kambëve, 7 kilometra larg. Këta 7 kilometra, përveç natyrës idi-like, nuk patën as qarkullim njerëzish, as ndonji shenjë tjetër jete, deri në hymje të Bistricës, e cila e kishte nji lumë të bukur (Lumbardhi), që i kalojke përmes, edhe nja dy lopë duke kullotë ma larg.

Pak ma naltë, përtej lumit (mbi nji urë të ngushtë), i pamë dy prej banorëve ma të rinj të katundit në nji oborr shtëpije, të cilët u gëzuen shumë kur na panë edhe filluen me na ndjekë deri te shkolla, ku e kishim takimin. Për këta fëmijë, xhipi i 90 e shmajtës ishte atraksioni i ditës, në nji vend ku s’kishte TV, pak valë për tele-fon, e për internet as nuk po flas. Shyqyr, rrymë kishin, sepse ishin të lidhun me Albanik, të cilit KEK-u e dijmë se ia ndal veriut rrallë, edhepse serbët s’e paguej-në kurrë. Koha e arritjes: 1 orë e pak prej Mitrovice.Bilanci: Shkundje e lehtë truni prej rrugës. KRENARIA E PëRULUN

Për atë pak çka pash prej Bistricës pa hy në takim, përveç shkollës ishin edhe nja dy objekte administrative: një zyrë e vendit dhe nënstacioni i policisë. Shkolla ishte e vogël dhe i kishte 23 nxanës. Aty i takuem afro 20 përfaqësues të fami-ljeve prej të tri katundeve, në nji sallë të ngrohun me termo dhe koftorr, të cilëve iu desh pak për me nisë me i qa hallet e tyne. E halle kishte mjaft për mos me u ndalë duke folë 3 ditë. Këta njerëz ishin neglizhue qysh prej përfundimit të luftës edhe ishin të indinjuem thellë me secilën qeveri deri sot, sepse anjiherë askush nuk ishte mundue me i përfshi ata në sistemin qeverisës as komunal, as shtetnor. E çdo gjë vetëm sa ishte përkeqësue mbas 25 korrikut, kur Kryeministri vendosi me in-tervenue në veri, edhe 16 shtatorit, kur u vendosën barrikadat nga serbët. Halli ma

i madh i secilës familje është pikërisht sh-këputja e atij pak kontakti që e kishin me botën, e shkaktueme prej barrikadave, sepse tash ishin të detyruem me udhëtue kësaj rrugës alternative edhe të impro-vizueme, në vend se nëpër magjistralen Mitrovicë-Albanik, sikur më herët, e cila është shumë më afër. Këta janë të sigurt se strategjia e barrikadave ka fillue disa vjet ma parë, kur janë ndërtue nji kishë dhe nji objekt tjetër në mes të rrugës, në dy prej rrugëve që lidhen me magjistra-len, duke ua bllokue disa nga daljet në këtë rrugë. Kjo të gjithëve ua vështirëson jetën tej mase, duke i detyrue shpesh me ecë nga së paku 7 kilometra edhe duke ua pamundësue të tjerëve nga Mitrovica për me ardhë në katund, e që ka me u përkeqësue edhe ma shumë kur të ftohet moti. Ata jane të dëshpruem shumë se, përderisa serbët udhëtojnë lirshëm e pa brenga, shqiptarët duhet me kalue distan-ca të mëdha duke ecë në kambë.

Punëtorët administrativë, duke i për-fshi drejtoreshën e shkollës, mësimdha-nësit edhe shefin e zyrës së komuniteteve, të cilët vijnë prej vendeve tjera (kryesisht Mitrovicë), mungojnë shpesh duke i lanë nxanësit pa mësim, posaçërisht tash gjatë tensionimit të situatës. Ky i fundit, shefi i zyrës, nuk kish ardhë gati kurrë në Bistricë, tash sa vjet, edhepse zyrën e ka aty edhe rrogën e merr prej Qeve-risë së Kosovës. Madje, kjo zyrë i paska lëshue serbëve me qindra letërnjoftime të Kosovës, pa qenë ata as banorë të këtij rrethi, që bën me dyshue se aty ndodh nji shemë korruptive me dokumente iden-titeti. E njajta zyrë ka ba shumë pak për banorët e katundit, që ka për detyrë me shërbye si organ ndërlidhës me komunën e Albanikut.

Doktori, që para tensionimit të situatës

vijke nga dy herë në javë për vizita , nuk vjen ma. Nji veturë e ambulancës, ben-zina e të cilës paguhej prej komunës së Albanikut deri me 25 korrik, nuk paguhet ma. Kjo i le banorët krejtësisht pa qasje në shërbime shëndetësore, duke i detyrue që me shpenzime vetanake me shkue në Mitrovicë sa herë që sëmuhen.

E kjo është e vështirë shumë për ta, duke qenë se prej të tri katundeve, vetëm 4 ose 5 prej banorëve janë të punësu-em në zyrat administrative të Bistricës. Gjysma e familjeve jetojnë me asistencë sociale prej 50-60 eurove dhe e shtyejnë jetën në varfëri të thellë, duke u mbësh-tetë shumë në blegtori dhe tokat që shtri-hen deri në lumin Ibër, por të cilave pas tensionimeve nuk munden as me iu afrue, e lene ma me i punue. Në periudhën kur iu është nevojitë ma së shumti, prej 25 korrikut deri me 16 shtator, nuk ka pasë as prezencë të policisë, as të KFOR-it. Së fundmi kur u tensionue situata, policia dhe forcat speciale kanë patrullue nji kohë, por tash ka vetëm vizita të shkurtëra 1-2 orëshe prej policisë, rrallë. E gjitha kjo, në nji kohë kur siguria e banorëve në këtë pjesë është ma e rrezikuemja. Ndih-mat kohëve të fundit i kanë marrë vetëm dy herë. Herën e parë kanë marrë vaj, miell, sheqer, etj. në prezencën e Krye-tarit të Mitrovicës dhe Zëvendësministrit të Punës edhe Mirëqenies Sociale (sep-se këta vetëm atëherë lodhen me i vizi-tue), dhe herën e dytë nga 25kg miell prej Kryqit të Kuq. Por ata nuk po dojnë lëmoshë. Ata po dojnë me e pasë mun-dësinë me lëvizë lirshëm, me i punue tokat e tyne, me iu mundësue fëmijëve një të ardhme me pakëz shpresë edhe me pasë përkrahjen e qeverisë, të cilën nuk e kanë pasë kurrë, e tash edhe ma pak.Banorët e Bistricës, Cerajës edhe Koshtovës janë njerëz krenarë. Shumë prej tyne kanë pasë edhe kanë mundësi me u shpërngulë, por nuk dojnë, sepse e konsiderojnë se duhen me “ndejtë këtu, sepse e kemi vendin këtu”, duke aludue në ruajtjen e trojeve që i përka-sin krejt shqiptarëve. Disa prej familjeve kanë të vramë gjatë luftës, si viktima ci-vile, ashtu edhe dëshmorë. Për ma tepër, ata ndjehen shumë të fyem me komentet e Ministrit Bajram Rexhepi për hajmalitë.

Kohëzgjatja e takimit: 3 orë.Bilanci: Shkundje masive truni prej asaj

çka pash e dëgjova.MARRJA E ZOTIT

A të ka shkue ndonjiherë ndërmend, sa ke udhëtue për Shkup apo Tiranë, se a thue qysh jetojnë do njerëz me shtëpi në maje të kodrave, aq larg prej rrugës? Eh, shumëzoje këtë me 8 edhe imagji-

noje Bistricën, Cerajën edhe Koshtovën, 5-6 kodra ma larg, pa mundësi me dalë në rrugë. Imagjinoje tash, sa herë që ten-sionohet situata, qysh bjen përkahja nga shteti për këta njerëz të harruem, në vend se me u rritë, ashtu qysh i përkrah qeveria e Serbisë strukturat e veta paralele edhe kriminele brenda në territor të Kosovës, e posaçërisht në veri. Kur nji qeveri s’po është në gjendje me u përkujdesë për banorët e vet brenda shtetit të vet, imagji-noje sa pak shpresa kanë ata në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, për përkrahje nga Qeveria e jonë apo e Shqipnisë. Asnji fije!

Kthimi jonë në Prishtinë ishte i qetë. Përveç që nuk ndodhi asgja gjatë rrugës, na kishim mbetë pa fjalë, secili tuj u mun-due me e përtypë e përbi atëq ë e dëgju-em e pamë. E s’ish lehtë. E vetmja gjë që u fol, ishte se sa larg ka shkue projekti i Kujtesës me Vetëvendosjen për me i paj-isë këto katunde me internet. Nuk kish mbetë edhe shumë punë – pak ditë. Por as kjo s’na bani me u ndi ma mirë.Diku, kah mesi i rrugës 7 kilometërshe prej Bi-strice deri te Kroni i Maxherës, në pikë të territ, i pamë dy veta duke u kthye në katund. U ndalëm me i përshëndetë edhe e imagjinova se sa e gjatë mu duk mu ajo copë udhe me xhip, e sa duhet me iu dukë atyne në kambë.Rruga e lloçit, e rrafshue-me deri te asfalti, na u duk se ish rrafshue për nji arsye, sikur ajo pjesa tjetër e vogël që u shtrojke me asfalt duke iu afrue Mi-trovicës. Pse pikërisht qetash? A thue se barrikadat nuk e kanë ndërmend me u largue për nji kohë të gjatë? Pse, mu në kohën ma të tensionueme, këto tri katun-de e kanë përkrahjen edhe ma të vogël se që e kishin ma herët? A thue se me ua ba jetën aq të vështirë, sa që me i detyrue ata me u shpërngulë vetë? Pyetje kisha shumë, në sa prej tyne është përgjigjë Hashim Thaçi në interpelancën për ve-riun në Kuvend sot? Në asnji. Veç e di se, dy ditë ma vonë, i kthyem në rahatinë e Prishtinës, mue hala po më vjen marre, shumë marre, se çfarë injoranti jam, e sa i pafuqishëm po më duket vetja për me ba diçka për ata njerëz.

Ky shkrim është sendi ma i vogël që mundem me e ba për ta, sepse në ma shumë se nji rast, gjatë takimit në Bistricë, ata thanë që zanin e tyne nuk po e dëgjon askush. Po shpresoj se mue më dëgjon dikush.

E, prejse jam kthye, prej marres se kam jetue 12 vjet rahat, pa dijtë saktë se qysh po jetojshin plot familje në veri, as 60 km larg meje, po më sillet nëpër krye veç nji mendim:“Çelu tokë, merrëm. Ose jo, ma mirë... çelu beton, merrna të tanë.”

Page 13: Gazeta Nr. 45

E mërkurë, 9 Nëntor 2011 13Opinion

Një Punëtori Koço Racin

Të jesh njeri, gjak të nxehtë të kesh,me kokë të mendosh dhe me duar të punosh,dhe sërish gjë e vdekur të jesh.Gjithë jetën tënde me dite dhe natëtë mundohesh dhe vuashdhe prapë i uritur e i pësuar të jesh.Punëtor – i vuajtur:të mos kesh asgjë, të vuash për gjithçka –e ti më vëllezërit tu të ndërtoni gjithçka!Pallate të ndërtoshtë jetosh në vrimë-nga djepi në varskllav të jesh.Nga vuajtja juajtë tjerë të jetojnë !Oh, vëlla ! Pështyje jetën e tillë!Me vëllezërit tu, me vuajtjen tuaj,përmbyseni këtë botëdhe në vëllazëritë re ndërtoni. Shqipëruar nga Artan Sadiku

dshme e kriminalitetit të jetë një pasojë që mund t’i vijë peshqesh nga Shqipëria. Është një proces natyror reciprok, ç’do të mbje-llësh do të korrësh. Pra në këtë aspekt nuk është vetëm Italia ajo që ka diçka të keqe për të na dhënë. Ky model zhvillimi ekonomik i ndjekur nga qeve-ria shqiptare, që përpiqet të punësojë dhe të mbledhë taksa mbi plehrat, është një model i një vizioni cinik dhe të pamës-hirshëm. Të synosh një zhvillim pa fre dhe të shohësh ndotjen pa karar thjesht si një element të paevitushëm dhe të domos-doshëm të këtij zhvillimi, më shumë se sa një filozofi e ga-buar, është një mungesë totale filozofie për zhvillimin. Në një botë të edukuar në mënyrë të atillë që urinimi apo pështyr-ja në natyrë përbën një akt të turpshëm, kur në të vërtetë ndihmojnë në hidratimin e to-

kës, ndërsa çlir imi në ajër i ga-zrave toksikë dhe përvetësimi i pafundmë i pasurive natyrore, që dëmtojnë ekosistemin dhe e katandisin tokën si mos më keq, konsiderohet një metodë për ta çuar përpara njerëzimin, Shqipëria e vogël nuk kishte si të bënte përjashtim. Në fakt, në një botë në të cilën flitet vetëm për avantazhet që sjell zhvilli-mi dhe ku bombardohemi nga propaganda e reklamave kapi-taliste, e kemi vërtetë shumë të vështirë të mendojmë dhe të veprojmë ndryshe. Sipas teori-cienëve liberistë zhvillimi sjell aq avantazhe sa që edhe disa-vantazhet zhduken vetiu. Pra, sipas tyre nëse sot kemi një botë shumë të ndotur nga auto-mjetet, zhvillimi që ato sjellin do t’i bëjë vetë të pandotshme këto automjete. Është e vër-tetë që vitet e fundit prodhohen vetura që ndotin gjithnjë e më

pak në natyrë, por për shkak të kulturës së progresit, studi-me të ndryshme kanë dëshmu-ar qartazi sa numri i automjete-ve të përdorura është rritur aq shumë, sa që pavarësisht nivelit më të ulët të ndotjes për njësi, niveli i përgjithshëm i ndotjes globale është rritur gjithashtu. Nuk mund t’i shmangemi globa-lizimit duke jetuar të vetmuar në pyll, por mund të kërkojmë që ai të jetë më i ekuilibruar. Është e vërtetë se duke përdorur një Mercedes për të shkuar në shko-llë mund të shkohet më shpejtë dhe në mënyrë më komode, kjo është ana pozitive, por ka edhe një anë negative. Duke qenë se veprime të izoluara dhe asoci-ale si ai me Mercedesin ndodhin në shumë sfera të ndryshme gja-të jetës tonë të përditshme, si për shembull grumbullimi në hapësi-ra publike si stadiume, aeroporte, apo protesta, ku edhe pse në duk-

je janë vende ku njerëzit takohen, në të vërtetë edhe pse atje vërs-hojnë masa, këto të fundit janë të përbëra nga individë me interesa personale, egoistike, të cilët edhe pse ndodhen shumë pranë fizi-kisht me njëri-tjetrin, nuk tako-hen, nuk komunikojnë. Me terma të tjerë kjo mund të quhet fare mirë edhe si privatizimi i sferës publike. Karakteristike të kësaj prirjeje janë reality-show të ndryshëm, ku nuk trajtohen dhe nuk i jepet zgjidhje problemeve kolektive, por në plan të parë vendosen problemet personale të individëve. E njëjta gjë ndodh edhe me plehrat. Për sa kohë ato do të kënaqin orekset e pa-kicës sunduese që përfaqëson sferën private, interesi publik do të dalë në plan të dytë, duke përfituar edhe nga fakti i orga-nizimit më të dobët të këtij të fundit përbri barrierave të larta të ngritura nga paraja. Pra glo-

balizimi, kapitalizmi kanë dhe një anë të errët, kanë edhe as-pektet e tyre negative dhe pika e dobët e këtij sistemit është pikërisht që përjashton çdo të metë, ashtu sikurse bënë parla-mentarët e mazhorancës, që nuk pranuan asnjë të keqe nga ple-hrat. Sipas dikujt kapitalizmi ka vdekur, por nuk ka lindur ende një sistem i ri që ta zëvendëso-je. Në pritje që kjo të ndodhë, duhet që secili prej nesh, qoftë në pakicë të papërfillshme, të japë alternativa të ndryshme, të edukojë ndryshe nga kultura e reklamave, që e udhëhequr nga elita kapitaliste ka indoktrinuar me dogmat e saj mbarë botën, e cila është e paaftë të mendojë ndryshe. Kjo mund të nisë që me plehrat, duke shpjeguar se cila mund të ishte një sjellje e ndryshme dhe e dobishme dhe cilat mund të ishin avantazhet e saj.

(VIJON NGA FAQE 7)

Page 14: Gazeta Nr. 45

E mërkurë, 9 Nëntor 2011 14 Kritike`

Për diplomat

I dëmshëm për nga efektet e tij mbi mendjen e shoqërisë dhe, thjesht, mbi mendjen. I dëmshëm, sepse krijon shpresa,

Paul Valéry

Fragment nga eseja “Bilanci i inteligjencës” (1935) -

Nuk kam ngurruar kurrë ta deklaroj zëlartë se diploma është armikja vrastare e

kulturës. Sa më shumë që diplomat marrin rëndësi në jetë (rëndësi e cila sa vjen e rritet për shkak të rrethanave ekonomike), aq më shumë dobësohet rendimenti i të mësuarit. Sa më shumë që shtohet dhe ushtrohet kontrolli, aq më të këqija janë rezultatet.

I dëmshëm për nga efektet e tij mbi mendjen e shoqërisë dhe, thjesht, mbi mendjen. I dëmshëm, sepse krijon shpresa, iluzione të drejtash të fituara. I dëmshëm për nga gjithë stratagjemat dhe hiletë që ai sugjeron; rekomandimet, për-gatitjet strategjike dhe, tekefundit,

përdorimi i gjitha manovrave për të kapërcyer pragun e frikshëm të marrjes së diplomës. Duhet pohuar që kemi të bëjmë me një edukim të çuditshëm e të urryer për jetën intelektuale dhe qytetare.

Veç kësaj, nëse bazohem vetëm te përvoja dhe nëse shi-koj efektet e kontrollit në për-gjithësi, vërej se kontrolli, në çdo lëndë, shpie në prishjen dhe korruptimin e veprimit... E kam thënë edhe më parë: sapo një veprim i nënshtrohet një kontrolli, qëllimi kryesor i atij që vepron nuk është më vetë ve-primi, por fillimisht kuptimi i pa-rashikimit të kontrollit, përpjekja për t’i bërë të dështojnë mjetet e kontrollit. Kontrolli i studimeve nuk është tjetër veçse një rast i veçantë dhe një vërtetim i bujshëm i këtij vëzhgimi tejet të përgjithshëm.

Diploma themelore, tek ne, është ajo e shkollës së mesme (pjekuri-

së). Ajo e ka bërë shumë strikt pro-gramin e studimeve dhe i ka bërë provimet, për juritë, mësuesit dhe nxënësit, një humbje të plotë, rrë-njësore e të pashpërblyer, kohe dhe pune. Me të krijuar një di-plomë, një kontroll të mirëpër-caktuar, ju shihni si organizohet sakaq një mekanizëm i tërë po aq i përpiktë sa programi juaj, që ka për qëllim të vetëm të marrë këtë diplomë me të gjitha mënyrat. Duke qenë se qëllimi i të mësuarit nuk është më formi-mi i intelektit, por marrja e di-plomës, objekt i studimit bëhet minimumi i kërkuar. Nuk bëhet më fjalë të mësosh latinishten, apo greqishten, apo gjeometrinë. Por bëhet fjalë të vjelësh, dhe jo më të nxësh, të vjelësh atë që duhet për të kaluar provimin e pjekurisë.

Por nuk mbaron me kaq. Diplo-ma i jep shoqërisë një fantazmë garancie dhe të diplomuarve u jep

fantazma të drejtash. Zyrtarisht i diplomuari konsiderohet sikur zotëron dije: ai e ruan tërë jetën atë çertifikatë të një dijeje të ça-stit, instrumentale e të synimtë. Nga ana tjetër, duket sikur të di-plomuarit, duke qenë i tillë në emër të ligjit, i detyrohet krejt shoqëria. Kurrë ndonjëherë një konvencion nuk ka qenë më fatal për gjithkënd, për shtetin dhe in-dividët (e në veçanti për kulturën). Pikërisht duke marrë parasysh di-plomën, kemi parë, p.sh. si është zëvendësuar leximi i autorëve me përdorimin e përmbledhjeve, do-racakëve, copëzave me pyetje-për-gjigje, fragmenteve dhe përçudni-meve të tjera të këtij lloji. Nga kjo rezulton se asgjë në këtë kulturë të prishur nuk mundet më as ta ndi-hmojë dhe as t’i përshtatet jetës së një mendjeje që zhvillohet.

Përktheu: Diogjen Vozi

Page 15: Gazeta Nr. 45

E mërkurë, 9 Nëntor 2011 15Kinema

ËNDRRA MAQEDONAsEKOLORETO CUKALI

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga filimvitet ’90 kur na dukej se Europa e Amerika, ishin veç

një hap larg. Në atë kohë e krahaso-nim veten me ta për të parë ku jemi e ku do donim të shkonim. Tani, ven-din e ëndërrimtarëve me shapka në këmbë e kanë zënë pragamatistët që bëjnë pushime në Dubai. Kohët kanë ndryshuar. Prioritetet po ashtu. Objektivat janë ripërcaktuar. Tani nuk krahasohemi më me Europën, le më Amerikën (pasi dhe i kemi parë më nga afër). Tani, shohim nga Maqedo-nia për të parë ku jemi e ku duam të shkojmë. Drama jonë sot nuk është Europa e humbur, por, Maqedonia që na duket përherë e më larg.

Maqedonia filmike

Maqedonasit kanë e pakta një re-gjisor të njohur botërisht, Milcho Manchevskin (kandidat për Oskar) dhe një Luan të Artë në Venezia (Be-fore the Rain).

Do doja të rivizitoja me mendje 2 filma maqedonas, një të Milcho Man-chevskit, “Majki”, dhe një të Darko Mi-trevskit, “Bal-can-can”. Kinematogra-fia – maqedonase (siç thonë) qendron në bisht të trenit të ish-Jugosllavisë.

Bal-Can-Can

E kam parë ‘Bal-can-can’ 3-4 vjet pasi kishte dalë. Edhe pse qendrojmë shpinë më shpinë me Maqedoninë, rrallë e kruajmë kurrizin, edhe pse na ha shpesh.

Bal-can-can Është filmi më i suke-sshëm komercial në atë vend që nga ndarja e ish-Jugosllavisë pasi e knaë parë nja 120 mijë shikues. Fabula e Bal-can-can është një anekdodë që qarkullon prej vitesh në forma të ndryshme.

Trëndafili (Vlado Jovanovski), një maqedonas frikacak i trembur nga thirrja në ushtri vendos të arratiset nga konflikti i armatosur që po plaste në Maqedoni së bashku me të shoqen, duke tërhequr pas vjehrrën, Zym-bylen. Vjehrra u vdes rrugës, ndërsa kishin kaluar kufirin bullgar, dhe ata detyrohen të kthehen për ta varrosur në shtëpi. Për të shmangur sikletet me doganën, vendosin ta mbështjellin me tapet, i cili, siç ndodh me shumë gjëra të lëna pa vëmendje në vendet tona, vidhet.

Pjesa tjetër e filmit është një rendje në kërkim të tapetit, përmes shtete-ve të ballkanit. Njësoj si mercedesët,

edhe tapeti shitet dorë më dorë për-mes tokave ballkanike.

Për arsye bashkë-prodhimi Mitrev-ski është i detyruar të fusë një italian në lojë, me të cilin Trëndafili niset të kërkojë tapetin me trupin e plakës. Italiani, i biri i një vëllai prej gishti të Trëndafilit, i ka premtuar të atit ta ndihmojë birin e mikut-vëlla në çdo situatë. Kjo, dhe përpjekja për ta bërë filmin që ti përgjigjet kërkesave të një audience të huaj e sforcojnë shumë skenarin, por pa e zbehur fabulën. Gjysma e parë e filmit, është një ko-medi e zezë e mrekullueshme. Gjy-sma e dytë, kalon nëpër disa klishera e grotesk deri diku të pagëlltitshëm. Gjuetarët e tapetit përshkojnë tokat ballkanike ku zbërthehen tëtrë pro-blemet e rajonit, korrupsioni, trafiku, urrejtja etnike, luftërat pa sens, tortu-rat e përdhunimet. Në Kroaci, psh., një skenë pa shije tregon sesi myslimanë e ortodoksë që po vriteshin, ulen në gosti së bashku sa për sytë e disa vizi-torëve të huaj.

Ky film mund të kishte dështuar, si shumë tentativa të tjera ballkanike për të rënë në sy të të huajve, si të atyre që japin paratë, dhe audiencës që kërkon ekzotiken në Ballkan. Por, falë cilësive shumë të mira të regjiso-rit, ai krijon një komedi ku secili shtet ballkanik mund të gjejë vetveten.

Me shije të keqe, edhe skena finale, ku filmi befas (dhe pa sens) kthehet serioz dhe mafiozët kosovarë shpër-thejnë në një përleshje alla Rambo miksuar me western.

Njësoj si Bal-can-Can që do e ndaja në dy gjysma, njëra e mrekullueshme dhe tjetra e lodhur e skematike, edhe filmi Majki i regjisorit që ka marrë Lu-anin e Artë, Milcho Manchevski.

Majki

‘Majki’ (2010), që do të thotë “Nënat” në fakt është një titull pa sens. Duket sikur regjisori, pasi ka parë një eksperiment të shkuar dëm, ka tentu-ar të gjejë një fije që të mund ta lidhte katrahurën.

Pritshmëria ndaj Manchewskit është e lartë në botë, si për çdo regji-sori të atij kalibri. Dhe, në fakt, gjysma e parë e “Majki” tregon që ai është një regjisori i fuqishëm, njohës i mirë jo vetëm i kameras, montazhit, por dh ei skenarit e lojës së aktorëve.

Gjysma e parë të mban pezull. Është historia e dy gocave të vogla, që për lojë, shpikin një manika që i per-sekutonte. Me finesë e vërtetësi, au-tori, na fut në psikologjinë e fëmijëve që arrijnë të mashtrojnë dhe nënën e tyre.

Pas episodit të fëmijëve, ndjekim

historinë e 3 të rinjve që duan të xhi-rojnë film në një fshat malor ku jetoj-në vetëm 2 pleq, vëlla e motër, por që nuk flasin prej vitesh me njëri-tjetrin. Kjo pjesë të ngre emocionalisht e të mban pezull prej karaktereve të for-ta të personazheve – të rinjtë në një trio dashurie-tradhtie, pleqtë mes ek-zistencializmit fizik e njerëzor. Loja e ‘plakës’ Ratka Radmanovic ishte një tjetër pikë e shkëlqyer e filmit. Por, ta-mam aty ku ti prisje që filmi të të çon-te në një tjetër nivel dhe që 2 historitë e para të lidheshin, regjisori, me një tentativë thellësisht ballkanase për “të çuditur” botën, i futet një eksperi-menti.

Historia e tretë është ajo e doku-mentarit mbi një vrasës serial në një qytet të vogël. Filmi, pra, shndërrohet në dokumentar, si nga stili i xhirimit, dhe nga struktura dramatike. Magjia vdes. E tëra më pas është një kroni-kë TV me shije shumë të keqe që të shtynte të dilje nga kinemaja. Finalja e këtij pseudo-dokumentari është që vrasësi ishte një gazetar lokal.

Dhe pasi ju kam treguar tre episo-det që nuk lidhen gjëkundi me njëri-tjetrin, ndoshta do donit të dinit, pse i është vënë titulli “Nënat”?

As vetë regjisori nuk e di. Ndoshta prandaj iu desh në konferencë shtypi gjatë premierës që të shpejgonte për

minuta të tëra se ç’lidhje kishte titulli me filmin. Dhe një film që ka nevojë për kaq shumë shpjegime, nuk është më film.

E duam Shqipërinë si gjithë Maqe-donia

Dy filma me dy gjysma të mira. Po ti bësh bashkë, del, matematikisht një film shumë i mirë. Një film, që po të mbledhësh shumë copëra nga 2010-a e këtej, ne nuk e bëjmë dot.

A ia vlen vërtet të flas për këto dy gjysma me gjithë gjërat që nuk shkoj-në në to?! PO!

Po, për sa kohë që asnjë prodhim shqiptar nuk ka arritur që të fitojë as 1 të 120-tën e audiencës së Bal-Can-Ca-nit dhe asnjë regjisor shqiptar nuk ka marër ende një Luan të Artë si Milcho Manchevski.

Dhe të mendosh që Maqedonia nuk është vendi më kinematografik i Ball-kanit. Ajo vjen pas Kroacisë, Greqi-së, shumë, shumë pas Rumanisë, pas Serbisë... Për fat të keq është modeli që do na duhet të ndjekim. Edhe në kinema.

Harrojeni Hollivudin, Kanën apo To-ronton.

Mos tia ndajmë sytë makinës së fundit të garës, asaj që është para nesh. Maqedonisë.

A

Page 16: Gazeta Nr. 45

E mërkurë, 9 Nëntor 2011 16 Arte

Krenar Zejno (vijon nga numri i kaluar)

...Ndonjë tipar i veçantë, ndonëse jo lehtësisht në pah? Qer-thulli pra, dhe fuga mu-zikale e centrifugale, tendenca për koncep-tualizim të një grade të panjohur më parë, jo sistemik më shumë sesa përmes asaj fall-cos së konceptit, në të cilin siç e thotë Bataille dhe trajton shpesh De-leuze, qëndron edhe bukuria dhe efiçenca e vetë konceptit. Pra, pa-radoksi efikas i bom-bardimit të konceptit, troshitjes dhe marra-mendjes së tij, për të nxjerr në pah mroku-llat e gjësë në shtratin e analizës dhe opera-cionit e, më tutje, rea-nimacionit: Kjo është mirësia e këtij aksioni edhe social-sanitar prej gjuhëzimi letrar, ku si shërbim parësor por edhe urgjence është cak-tuar të merret nën mbrojtje e trajtim të veçantë mësëpari gjuha.

Ndonjë problem që lidhet me këtë, e prej këtej me leximin? Po. Shkrimtari ofron një copë gjuhe nga e tija për një trapiant organi gjuhe të prerë. Duke e parë njerëzinë që ka kaluar një kohë kusuresh orwelliane tek e flet gju-hën e mëmës tash si një gjuhëprerë. Fatkeqsisht. E po kaq fatkeqsisht, re-zulton se nuk mund të shijohen masi-visht tekste të këtij rangu nga lexuesi fatkeq që i përket këtij kolekiviteti me gjuhë të prërë e receptorë të radikuar, ku shija mbetet të përcillet aq sa mun-det qiellza. Vonë, ndoshta shumë më vonë, leximi do të ripërftojë mundësi-të e veta, mundësi të shijimit. Për më shpejt? Pikërisht, lypsen të tilla vepra ku shkruesit e vënë në rrezik veten për të ndihmuar pacientin që veçse trapianti e shpëton, për t’i rikthyer guston, e më tej, fuqinë e narracionit, urbanizimit të mendimit, qytetërimit; e pra kërkohet gjuhë, lypsen veprat. Rëshqitje në humanizëm? Ia lëmë të përgjigjet Brodskij: Për shkrimtarin ka vetëm një shprehje patriotizmi: qëndrimi ndaj gjuhës. Apo, disi më butë por saktë e didaktikisht, me një Eco: letërsia e mban gjuhën në stër-vitje si trashëgimi kolektive dhe duke ndihmuar formësimin e gjuhës krijon

njiherit identitet e përbashkësi....do e titulloj metamorfoza e shqi-

ponjës, Thoshte, ngaqë s’kam ide vetë retushoj gjërat, imazhet e gatshme, pastaj më duket dhe më interesante, në fakt mundohem të shtoj ndonjë detaj skandaloz, jo, as detaj s’mund të them, se nuk shtoj ndonjë gjë, po pra, shpikje, shpikje dhe racionalizime, nejse, në fakt unë kam vetëm dëshirën të përdor bojrat, .... përdorimi i kësaj pamjeje, kjo më intereson,... domet-hënë, këtë dua të bëj po munda, koka për mua le të riciklohet, se materialin e gjen, ... s’janë fare përmasa, as skica normale, as boca, jo, s’janë dimensi-one, s’ka fare rëndësi për mua, ...më duhet vetëm një trup i dhënë nga dikush figurativisht dhe ca të dhëna biografike të një personi tjetër, ...kjo e tejkalon estetikën normale të kro-matizmit profesional, se është lënda që të ofron alternativë, por vetëm se këtë alternativë duhet ta nxjerr unë, e kupton, nga ajo që është faktike, e përgjithshme...

E ka vënë vetë shkruesi në gojën e personazhit, njërës nga katër Albat, diç prej asaj se ku rreh e si shtrohet ky tekst, jo të gjithë kuptohet, madje edhe teknikën e posaçme, një lloj cut up që po ta ushtrojmë edhe këtu në një formë fare elementare dhe disi të pasjellë, sa për të prerë e lidhur copëra fjalish, rezultati përshfaq in-

kursionin tekstual të shkrimtarisë dhe ndershmërinë e shkrimtarit për ta pa-rathënë teknikën dhe zejen e tezgja-hut ku po shtrihet e zgjatet lënda në vepër:

Teknika pra, ky trup këtu, e shikon atje, në rregull, ai pritet me këto tipa-re për të arritur një kokë, ose portret quaje po të duash, si ta duash, po ke të drejtë i largohet portretit në sensin klasik, në kuptimin e përgjithshëm, se punë konvencioni është, tek kjo koka, ose këtu, ja atje e shikon, këtu do kopjoj në fakt, një doktor, po këtu dua ta lë pa imazh fiks, ose, prit, si ta shpjegoj, dua ta shkrij me fjalët e veta, e kupton...

Tek teksti i Idlrit lexuesi ndosh-ta do pyesë veten si ka mundësi kjo pakuptimësi, por jo e tekstit, aspak, pakuptimësi e gjithë asaj çka ngjet rretherrotull, mbetur ashtu, shpesh as e klasifikuar, dhe që gjuha vetëm sa e thotë vorbullueshëm porse krejt qar-tësisht, e jo rrallë, aq qashtërsisht.

Teknikisht por thjeshtuar këtu, po marr - pa të drejtë autori por me të drejtën e lexuesit e në shërbim të lexuesit -, gërshërët për prerje dhe bashkim arbitrar të paragrafëve që pararendin lakoren qerthullore të tur-mës së Terxhumanit. Dhe ja ku përf-tohet një tablo topos dhe një poemth mbi udhakimin në skaj të turmës në të:

“...Ne jemi në turmën që ka dalë nga stadiumi qemal stafa dhe tani lë-viz ngadalë, shumë ngadalë, drejt she-shit skënderbej/ Kjo oshëtimë është kolona zanore e turmës së eksituar/ Turma marshon ngadalë, në të njëjtin kah lëvizjeje me ecurinë e turmave në marshimin e një majit dikur/ Tur-ma nuk përbën sot asnjë rrezik politik apo qytetar/ Ne ecim ngadalë, drejt objektivit të kameras së vendosur larg, në një podium skelet pas kurrizit të skënderbeut/ Turma e ka ngritur zërin, zërin oshëtimë që ndërpritet nga refreni i shkurtër i një daulleje, tu-pan, diku më larg, ndoshta nga trotuari anash kuvendit, ose edhe ish komitetit qendror/ Tani kemi ndaluar thuajse fare, avancimi ka rënë/ Ne jemi prapë në bisht të turmës, që tani duket pak me hark, si e harkuar paksa, diku më tej, te zona e tre vëllezërve frashëri, besoj/ Turma lëviz jashtëzakonisht ngadalë/ Jemi gati në pozicion stop në vend; duket sikur gjithë shqipëria po hyn e po ngjeshet në këtë turmë/ Turma bie një sekondë në heshtje të beftë, sa shkakton një ndjesi paniku të përgjithshëm/ Edhe unë ngrihem tani në majë të gishtave të shoh më larg, të gjej ndonjë arsye/ Diku nga mesi i turmës vjen me zbrapsje një turbinë e qeshure, që mbërrin deri te ne këtu/ Turma kalon në një figurë të re, me du-artrokitje masive mbi kokat/ Të gjithë

në të duatrokasin me ritëm, duke pye-tur veten nëse do fitonin apo jo, e duke

iu përgjigjur vetes po-zitivisht, me ritëm, tri herë/ Turma duket kompakte dhe fish-këllen/ Në aq bulevard shqiptarët tifozë duken pak a shumë si turistë, por pjesëmarrja e tyre është më e fortë se indiferenca turistike/ Ne vazhdojmë, nën ritmin shumë të nga-daltë të përgjithshëm/ Fytyrat sikur fiken e ndizen, ecuria është vërtet e përgjithshme, duket se askush nuk e ka shumë problem se kur do mbërrijë aty ku duhet apo ku do/ Tur-ma vazhdon të kthejë përgjigjen së bashku/ Turma duket sikur ka ngecur fare në vend te pjesa e ish komitetit qendror, mes saj dhe godinës së kryemini-strisë/ Turma ka nge-

cur në vend, duket/ Turma vazhdon ecën me ritëm shumë të ngadaltë/ Tifozët fillojnë për çastin pa pritur e bërtasin, Fitore, fitore!/ Turma ka nge-cur prapë, tifozët brohorasin: E kuqja, e kuqja do fitojë! tani mes turmës që po pyet sërish veten në se do fitonin apo jo. Po, po, po/Njerëzit në turmë oshëtijnë/ Ndërkohë nga qendra e turmës vjen me valë një tjetër kën-gëtim/ Ja ku jam pra në mes të turmës, bashkë me pelegrinët e tjerë/ Dhe në këtë turmë të avashtë e të ngucur nga sulmi ndaj djallit, Ata largohen më në fund nga fushëpamja jonë...”

Ishte Terxhumani, një ‘ciceron që të çon vetëm aty ku s’ke dëshirë të sh-kosh’. Ama, aty ku i dështuari, ‘si mun-dësia që nuk bëhet më mundësi’ do shpëtojë nga të qënit i tillë pikërisht kur i shket turmës, del jashtë vetë mundësisë, si duke e përkthyer dhe kthyer nga ana tjetër e vetes.

Një formë ngushëllimi apo justifiki-mi për autorin meqë gjendet larg këtij vendi të pavëmendshëm! Seferis, këtu afër, kujton: “Michaux më tha se një njeri që ka tre lexues – dhe ma shqip-toi sikur të ishin tre milion-, ky është në të vërtetë një shkrimtar”.

Po e mbyll këtë fjalë siç hapet njëri prej romaneve të shkrimtarit këtu, edhe si një urim për një titull të ri gro-pe të thellë e vorbulle të re: Një vrimë që hapet në realitet zor s’e mbyllet…

shqipëri shqipërim i saj&nëpër prozën e Idlir Azizit