gazeta nr. 41

16
E MËRKURË, 12 TETOR 2011 - VITI 3 I BOTIMIT - NR 4 (41) - ÇMIMI 20 LEKË E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1) Në një prej romaneve të hershme mbi Hannibal Lecter-in hidhet poshtë pretendimi sipas të cilit përbindshmëria e Hannibal-it vjen s... Mungesa e kushteve NË MBROJTJE TË KAUZAVE TË HUMBURA 02 kosove Vdekja e Ramiz Alisë, ka ngritur befas një stuhi emocionale. Më e pakta, shumë njerëz janë ... Vdekja e Ramiz Alisë dhe Sindroma e Stokholmit 03 analize Rastet e një drejtësie të mohuar në Shqipëri tashmë nuk numërohen. Drejtësia nuk mohohet vetëm për shkak të presioneve të politikanëve ose biznesmenëve që janë të gatshëm të hyjnë në ankand për të mbyllur sa më... Drejtësi e harruar 05 shqiperi Che-ja, s’ka qënë vetëm një luftëtar heroik, por gjithashtu edhe një mendimtar revolucionar, bartësi i një projekti politik dhe moral, i një tërësie idesh për të cilat luftoi dhe dha jetën. .. Çfarë mendonte Che Guevara ? 12 interviste 08 zizek Nga disfata në disfatë, drejt fitores përfundimtare Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA ORGANIZATA POLITIKE, TIRANE Bisedimet me Serbinë pa kushte për Serbinë janë sinjal për Serbinë që ajo s’ka nevojë të ndryshojë. Serbia, e këtillë çfarë është dhe kështu siç është,... TEK PORTA S ituata në veri të Kosovës nuk është as mirë e as duke u përmirësuar. Prej 25 korri- kut 2011 çfarë ka qenë i njohur si shqetësimi kryesor tanimë ka ndodhur realisht. Në urën mbi Ibër nuk kalohet më dhe në çdo rrugë tjetër që shkon drejt kufirit më verior është e mbyllur. Janë sulmuar qyte- tarët e paktë shqiptar që jetojnë në atë pjesë, janë zmbrapsur tërësisht institucionet e rendit që janë të Kosovës, janë shtuar dhe forcuar barrikadat nëpër rrugë dhe dy pikat doganore janë më shumë zonë ushtarake e kontrolluar nga KFOR-NATO-ja sesa dogana të Kosovës. Në këtë situatë qeveria e Kosovës, e më së shumti krye- ministri Thaçi, për çdo ditë dalin në media dhe tentojnë t’i bindin qytetarët se në veri po shënojmë vetëm suksese, dhe se sovraniteti dhe integriteti territorial në atë pjesë të vendit është i garantuar. Atje e kemi një situatë të nderë të sigurisë, e këtej thuhet që të mos brengosemi sepse për veriun jemi të sigurt. Kush është i sigurt? Dhe për çka? Kuvendi i Kosovës nuk e pranoi kërkesën për një seance për veri- un të bërë nga Lëvizja VETËVEN- DOSJE! Arsyeja: ndjeshmëria e situatës atje dhe besimi se forcat e KFOR-it dhe EULEX-it do ta ad- ministrojnë zgjidhjen. Në Tiranë, përveç deklaratës së ftohtë të kryeministrit, dhe deklaratës së çartur të Ministrit të Jashtëm, as ku- vendi as ndonjë institucion tjetër ende nuk është shprehur. Pra kemi një zmbrapsje të përgji- thshme nga përgjegjësia në njërën anë, dhe një shpërthim të pakup- timtë të besimit në EULEX-in e KFOR-in. Mbase ky është nga ra- stet e pakta të koordinimit të insti- tucioneve në rang kombëtar, Zm- brapsja për Veriun. Deri dje EULEX-i kritikohej për neglizhencë dhe paaftësi në kryer- jen e punës nga qeveria e Kosovës, ndërkohë që sot na thuhet se të gjitha shpresat për veriun janë varur në të dhe në KFOR-in. Mini- stri i Rendit i Kosovës deklaron se barrikadat në veri do të tolerohen deri sa të tolerohen nga EULEX-i. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë bën marrëveshje me njësinë poli- core të EULEX-it për hetimet mbi krimet e luftës ndaj ushtarëve të UÇK-së. Njëra republikë vuan nga do- bësia themeltare e sovranitetit dhe fuqisë për të vendosur e vepruar, e tjetra vuan nga priva- tizimi ekstrem i aftësisë për të vepruar e vendosur në emër të shtetit. Nëse do të përpiqeshin institucionet e Kosovës dhe Shqi- përisë sa gjysma e përpjekjeve që ka bërë dhe vazhdon të bëjë qeveria në Serbi, do të kishim një situatë krejt tjetër. Me të vërtetë zyrtarët serbë e meritojnë veriun e Kosovës. Ata qëndrojnë e shqetësohen për të më shumë se çdo zyrtar e për- faqësues i qeverive në Tiranë e Prishtinë. Atdheu e shteti nuk janë të dhëna të përjetshme të cilat nuk të hiqen më kurrë siç nuk të hiqet ngjyra e syve. Atdheu e shteti janë pasqyrim i sakrificës dhe vetëdi- jes politike për çfarë një popull është dhe do të jetë. E këtë qeve- ritë aktuale në Tiranë e Prishtinë kanë dhënë prova që s’mund ta bëjnë. Ato as nuk pasqyrojnë popullin e vullnetin e tij, as nuk e përfaqësojnë atë. Zmbrapsja e tyre për veriun është zmbrapsja e tyre për bërjen e Shqipërisë, politikisht dhe ekonomikisht. Editorial ARMIKU Zmbrapsja për veriun!

Upload: organizata-politike

Post on 29-Mar-2016

280 views

Category:

Documents


13 download

DESCRIPTION

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Nr. 41

E mërkurë, 12 TETor 2011 - VITI 3 I BoTImIT - Nr 4 (41) - ÇmImI 20 LEkë

E mErkurE 15 SHTATor - GAZETE E PErJAVSHmE E PAVArur - VITI 1 I BoTImIT - Nr 1 (1)

Në një prej romaneve të hershme mbi Hannibal Lecter-in hidhet poshtë pretendimi sipas të cilit përbindshmëria e Hannibal-it vjen s...

Mungesa e kushteve

NË MBROJTJE TË KAUZAVE TË HUMBURA

02kosove

Vdekja e Ramiz Alisë, ka ngritur befas një stuhi emocionale. Më e pakta, shumë njerëz janë ...

Vdekja e Ramiz Alisë dhe Sindroma e Stokholmit

03analize

Rastet e një drejtësie të mohuar në Shqipëri tashmë nuk numërohen. Drejtësia nuk mohohet vetëm për shkak të presioneve të politikanëve ose biznesmenëve që janë të gatshëm të hyjnë në ankand për të mbyllur sa më...

Drejtësi e harruar

05shqiperi

Che-ja, s’ka qënë vetëm një luftëtar heroik, por gjithashtu edhe një mendimtar revolucionar, bartësi i një projekti politik dhe moral, i një tërësie idesh për të cilat luftoi dhe dha jetën. ..

çfarë mendonte Che Guevara ?

12interviste

08zizek

Nga disfata në disfatë, drejt fitores përfundimtare

Lexojeni, shpërndajani

miqve dhe mbi të gjitha,

dorëzojani armikut!

GAZETE E PErJAVSHmE - BoTuAr NGA orGANIZATA PoLITIkE, TIrANE

Bisedimet me Serbinë pa kushte për Serbinë janë sinjal për Serbinë që ajo s’ka nevojë të ndryshojë. Serbia, e këtillë çfarë është dhe kështu siç është,...

TEK PORTASituata në veri të Kosovës

nuk është as mirë e as duke u përmirësuar. Prej 25 korri-

kut 2011 çfarë ka qenë i njohur si shqetësimi kryesor tanimë ka ndodhur realisht. Në urën mbi Ibër nuk kalohet më dhe në çdo rrugë tjetër që shkon drejt kufirit më verior është e mbyllur. Janë sulmuar qyte-tarët e paktë shqiptar që jetojnë në atë pjesë, janë zmbrapsur tërësisht institucionet e rendit që janë të Kosovës, janë shtuar dhe forcuar barrikadat nëpër rrugë dhe dy pikat doganore janë më shumë zonë ushtarake e kontrolluar nga KFOR-NATO-ja sesa dogana të Kosovës. Në këtë situatë qeveria e Kosovës, e më së shumti krye-ministri Thaçi, për çdo ditë dalin në media dhe tentojnë t’i bindin qytetarët se në veri po shënojmë vetëm suksese, dhe se sovraniteti dhe integriteti territorial në atë

pjesë të vendit është i garantuar. Atje e kemi një situatë të nderë të sigurisë, e këtej thuhet që të mos brengosemi sepse për veriun jemi të sigurt. Kush është i sigurt? Dhe për çka?

Kuvendi i Kosovës nuk e pranoi kërkesën për një seance për veri-un të bërë nga Lëvizja VETËVEN-DOSJE! Arsyeja: ndjeshmëria e situatës atje dhe besimi se forcat e KFOR-it dhe EULEX-it do ta ad-ministrojnë zgjidhjen. Në Tiranë, përveç deklaratës së ftohtë të kryeministrit, dhe deklaratës së çartur të Ministrit të Jashtëm, as ku-vendi as ndonjë institucion tjetër ende nuk është shprehur.

Pra kemi një zmbrapsje të përgji-thshme nga përgjegjësia në njërën anë, dhe një shpërthim të pakup-timtë të besimit në EULEX-in e KFOR-in. Mbase ky është nga ra-stet e pakta të koordinimit të insti-

tucioneve në rang kombëtar, Zm-brapsja për Veriun.

Deri dje EULEX-i kritikohej për neglizhencë dhe paaftësi në kryer-jen e punës nga qeveria e Kosovës, ndërkohë që sot na thuhet se të gjitha shpresat për veriun janë varur në të dhe në KFOR-in. Mini-stri i Rendit i Kosovës deklaron se barrikadat në veri do të tolerohen deri sa të tolerohen nga EULEX-i. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë bën marrëveshje me njësinë poli-core të EULEX-it për hetimet mbi krimet e luftës ndaj ushtarëve të UçK-së.

Njëra republikë vuan nga do-bësia themeltare e sovranitetit dhe fuqisë për të vendosur e vepruar, e tjetra vuan nga priva-tizimi ekstrem i aftësisë për të vepruar e vendosur në emër të shtetit. Nëse do të përpiqeshin institucionet e Kosovës dhe Shqi-

përisë sa gjysma e përpjekjeve që ka bërë dhe vazhdon të bëjë qeveria në Serbi, do të kishim një situatë krejt tjetër.

Me të vërtetë zyrtarët serbë e meritojnë veriun e Kosovës. Ata qëndrojnë e shqetësohen për të më shumë se çdo zyrtar e për-faqësues i qeverive në Tiranë e Prishtinë. Atdheu e shteti nuk janë të dhëna të përjetshme të cilat nuk të hiqen më kurrë siç nuk të hiqet ngjyra e syve. Atdheu e shteti janë pasqyrim i sakrificës dhe vetëdi-jes politike për çfarë një popull është dhe do të jetë. E këtë qeve-ritë aktuale në Tiranë e Prishtinë kanë dhënë prova që s’mund ta bëjnë. Ato as nuk pasqyrojnë popullin e vullnetin e tij, as nuk e përfaqësojnë atë. Zmbrapsja e tyre për veriun është zmbrapsja e tyre për bërjen e Shqipërisë, politikisht dhe ekonomikisht.

Editorial

ARMIKU

Zmbrapsja për veriun!

Page 2: Gazeta Nr. 41

E mërkurë, 12 Tetor 2011 2

Mungesa e kushteveKosove

Albin Kurti

Bisedimet me Serbinë pa kushte për Serbinë janë sinjal për Ser-binë që ajo s’ka nevojë të ndrys-

hojë. Serbia, e këtillë çfarë është dhe kështu siç është, u bë e pranueshme për Qeverinë e Kosovës përmes këtyre bisedimeve në Bruksel. Këto bisedime janë marrëdhënia e Qeverisë së Ko-sovës me Serbinë e atillë çfarë vetë Serbia është dhe dëshiron të jetë.

Nëpërmjet këtij pranimi, Qeveria e Kosovës e ka konfirmuar Serbinë në sovranitetin e saj. Mungesa e kushteve për Serbinë do të thotë paprekshmëri për subjektivitetin e saj politik dhe histo-rik. Me këso pranimi të Serbisë pa kurr-farë kushtesh, Qeveria e Kosovës e ka kontestuar Kosovën në pavarësinë e saj. Duke mos e kontestuar Serbinë që na konteston, gjithsesi po përfundojmë të kontestuar vetë ne.

Qeveria e Kosovës ka pranuar të bisedojë me Serbinë së cilës i dihen botërisht krimet e saj nga e kaluara në Kosovë, obstruksionet aktuale përmes strukturave ilegale dhe armiqësore në Kosovë, si dhe pretendimet territori-ale jo vetëm në veri të Kosovës. Para çfarëdo hamendësimesh nëse Serbia do ta pranojë Kosovën në fund të bise-dimeve, është Kosova ajo që tashmë e pranoi Serbinë me fillimin e këtyre bi-sedimeve.

Pranimi i Serbisë nga Kosova nuk mund t’i ndihmojë pranimit të Kosovës nga Serbia. Sepse është pranuar Ser-bia që nuk e pranon Kosovën, një Serbi e vetëpërkufizuar në llogari të Kosovës. Shteti i Serbisë e ka të kodifikuar gjit-handej mosnjohjen e Kosovës: prej kushtetutës dhe ligjeve të saj e deri te politikat ditore të zyrtarëve dhe në-punësve të saj. Njohja e Serbisë është edhe njohje e mosnjohjes së saj për Kosovën.

Sa më shumë që ta njohim Serbinë, aq më pak do ta njohim veten. Teke-fundit, Serbia njëmend të njeh vetëm atëherë kur pas asaj njohje s’e njeh dot veten. Bosnja na e ka dëshmuar këtë. Serbia e Slobodan Milosheviqit e njohu Bosnjen e Alija Izetbegoviqit atëherë kur kjo Bosnje s’e njihte veten e saj më. Vetëm pas një shpërfytyrimi të Bosnjes përmes Republikës Serbe brenda saj, ajo u njoh nga Serbia. Vetëm kur Bo-snja s’ishte më Bosnje ajo u njoh si Bo-snje nga Serbia.

Qeveria e Kosovës duke hyrë në bi-sedime me Serbinë pa i vënë asaj kush-te, e ka shfajësuar Serbinë pa e fajësu-ar atë njëherë. Dihet që Kosova nuk e vuri asnjëherë Serbinë para gjyqit. Për-kundrazi: në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ishte Serbia ajo e cila e solli Kosovën para gjyqit. Pas vendimit të kësaj gjykate në formën e mendimit

këshillues, të gjithë shqiptarët u gëzuan që shpëtuam (edhe njëherë) prej Ser-bisë. Ne vazhdojmë të shpëtojmë prej Serbisë pa ngadhënjyer mbi Serbinë.

Kështu, Serbia s’ka pse i kërkon falje Kosovës, sepse Qeveria e Kosovës tas-hmë ia ka falur asaj pa kërkuar falje ajo. Bisedimet me Serbinë pa kushte për Serbinë e pamundësojnë kërkimfaljen e Serbisë sepse këto bisedime janë falje për Serbinë. Ato ia mundësojnë një fillim të ri Serbisë së vjetër.

Përderisa bisedohet me Serbinë pa kushte për të, ajo patjetër që do të inku-rajohet të vendos kushte. Andaj Serbia hyn e del prej bisedimeve me Kosovën kur t’i teket asaj, ndërsa Qeveria e Ko-sovës qëndron gatitu në pritje të zbutjes së zemërimit të saj.

Duke i pranuar bisedimet me Ser-binë, Qeveria e Kosovës jo vetëm që e ka pranuar Serbinë, por e ka pranuar edhe Serbinë e Serbisë dhe Serbinë si-pas Serbisë. Për Qeverinë e Kosovës,

Serbia është çështje e brendshme e Serbisë. Dhe, për Qeverinë e Kosovës, qëndrimet e Serbisë për Kosovën, e kaluara e Serbisë karshi Kosovës, dhe planet e Serbisë për Kosovën, po ashtu janë çështje të brendshme të Serbisë. Edhe Serbia e jashtme është Serbi e brendshme për Qeverinë e Kosovës.

Bisedimet pa kushte për Serbinë pas-hmangshëm janë bërë bisedime për çështje të brendshme të Kosovës. Serbia e pakushtëzuar për diskutim i ka kushtëzuar temat e diskutimit. Pasi që nuk iu vunë kushte Serbisë, apetitet hegjemoniste të saj imponuan kushte. Tash, çështjet e brendshme të Kosovës janë në pyetje.

Regjistrat civilë dhe dokumentacioni kadastral i Kosovës, diplomat e univer-siteteve dhe vulat e Doganave të Ko-sovës, energjia dhe telekomunikacioni në Kosovë, janë çështje të brendshme të Kosovës. Asnjë shtet i pavarur e so-vran nuk i diskuton me tjetërkënd këto

çështje. Çdo shtet i pavarur e sovran, duke qenë i pavarur e sovran, i zhvillon si tema të brendshme këto çështje. Mi-rëpo, që të gjitha këto janë bërë tema diskutimi në bisedimet me Serbinë.

Meqë Serbia e trajton Kosovën si një çështje të brendshme të saj, pranimi i bisedimeve me Serbinë pa kushte për të, patjetër që ka shpënë në bisedime për çështje të brendshme të Kosovës. Kur Serbia pranohet me gjithë aspira-tat e saj ekspansioniste ndaj Kosovës, atëherë vetë Kosova (si shumësi çështje-sh të brendshme të saj) përsëri vihet në pikëpyetje.

Kjo është arsyeja pse me këto bise-dime po kthehemi në gjendjen para shpalljes së pavarësisë. Shpallja e pavarësisë e bën ndarjen e punëve të brendshme prej atyre të jashtme. Duke hyrë në bisedime me Serbinë, të tillë çfarë e kemi njohur gjithmonë Ser-binë, po zhduket ky kufi ndarës. Sa më shumë që politika e jashtme e Kosovës

e përfaqësuar nga zëvendëskryemini-strja Edita Tahiri zhvillon bisedime me Serbinë pa kushtëzime paraprake, aq më tepër inkurajohet Serbia dhe struk-turat e saj në Kosovë dhe aq më shumë punë (që s’do t’i kryejë) do të ketë mini-stri i brendshëm Bajram Rexhepi.

Me bisedime pa kushte për Serbinë fitojmë bisedime për çështje të bren-dshme të Kosovës. Dhe, këto bisedime si marrëdhënie të lirshme e të reja midis Kosovës e Serbisë ribëjnë atë mënyrën e vjetër dhe të shtrenjtë ku Serbia merr e Kosova veçse jep.

Për normalizimin e propaganduar të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë sigurisht që nuk duhet të ndryshojë Kosova por Serbia. Bisedimet e derita-nishme në Bruksel po e ndryshojnë Ko-sovën dhe jo Serbinë. S’ka mundur të jetë ndryshe teksa kërkohen dakordime me Serbinë e pakushtëzuar për çështje të brendshme të Kosovës. Serbia e pa-kushtëzuar është Serbi e pandryshuar.

Page 3: Gazeta Nr. 41

E mërkurë, 12 Tetor 2011 3Analize

Vdekja e Ramiz Alisë dhe Sindroma e StokholmitKoloreto Cukali

Vdekja e Ramiz Alisë, ka ngritur befas një stuhi emocionale. Më e pakta, shumë njerëz janë

bërë kuriozë, edhe pse nuk ka asgjë për të patur kuriozitet në një vdekje. Të tjerë ngritën stuhi politike: ‘ai që ka bërë këtë, e ka bërë atë’. Pastaj, dilemat analitike: a është vërtet ko-munisti i fundit? Përgjegjësitë e tij. Pse nuk flet, si e vuri Saliun në krye të PD-së? (ata që dinë shumë). Pse nuk flet për krimet e Nexhmijes? (ata që dinë pak).

Unë besoj se brenda Alisë jetonin, (sikurse brenda shumë prej nesh) dy persona: Njeriu dhe Ramizi.

Njeriu kundër RamizitNë këto 20 vjet të ashtuquajtura të

tranzicionit, kemi parë shumë pak nga Njeriu e fare pak nga Ramizi.

Më kujtohet që kur ishte Sekre-tar i Parë i PPSh, njerëzit e thjeshtë e thërrisnin Ramizi. Njësoj si dikur, En-veri. Të tjerët ishin Pali Miska, Besnik Bekteshi, Lenka çuko..., por Ramiz Alia ishte thjesht Ramizi. Kulti i indi-vidit nuk kishte si të mos trashëgohej. Mao është thjesht Mao. Tito, është Tito. Enveri, po Enver.

Ramizi, ishte kryeqendra politike e këtij vendi, me tërësinë e kapitalin e vet politik, me zgjuarësinë e diplo-macinë, me butësinë e dhelpërinë. Sigurisht, Ramizi nuk mbretëroi në një mjedis plot me individualitete të forta, si ato që Enverit iu desh ti eleminonte një e nga një përgjatë dhjetëvjeçarëve. Jo se nuk kishte pole të tjera. Nexhmija nga një anë. Një grup të rinjsh besnikë nga ana tjetër. Por, sado të fortë këto pole, nuk be-soj se kishin për ta lëkundur pozitën e Ramizit të sanksionuar nga Enveri para vdekjes. Pra, Ramizi, do të mbe-tej Ramiz. Fati i tij i keq ishte që e mori pushtetin në kohë të errëta.

Njeriu, në fakt ka mbetur përherë në hije prej Ramizit. Njeriu me ato dobësitë e veta. Njeriu që sheh dikë që e ka simpati të shkojë në burg, dhe pamundësia për ta shpëtuar. Njeriu që sheh krime, por që nuk ka guxim t’i kundërvihet. Njeriu, që sa qe gjallë Enveri u fsheh pas Ramizit.

Në këto 20 vjet, ka pasur raste gaze-tarësh që janë përpjekur të zhvillojnë me Ramiz Alinë biseda integrale. Fev-ziu, Fred Peza, e ndonjë tjetër. Sado u përpoqën, e vërteta është që në ato biseda u tha fare pak. Sepse u nisën të intervistonin Njeriun, dh eu doli në kolltuk Ramizi.

Nëse ndonjëherë do doja ti bëja një intervistë, do kisha pasur qejf të

kuvendoja me Njeriun. E di se do ish-te e pamundur. Dhe, nuk kam pikë ku-rioziteti (e as kam pasur) të flisja me Ramizin.

Kauza e tij, presidenca e tij, shokët e tij, Enveri i tij, krimet e tij, vizionet e tij, e mbi të gjitha, kujtimet e tij, Nje-riu nuk do mund të mi rrëfente. Nje-riu, kishte bërë betimin e heshtjes. Se ç’ka thënë Ramizi për to, e kemi dëgjuar tashmë. Dikush dhe mund ta ketë lexuar në librin “Jeta Ime”.

Jeta imeE kam mënjanuar me dashje librin

“Jeta Ime” sepse e kam paragjykuar. Njerëzit që kanë qenë dikur në qen-dër të vëmendjes nuk kanë asgjë që ia vlen për të thënë në një libër. Të pa-njohurit, po. Anonimët kanë nevojë të tregojnë shumë gjëra për jetën e tyre dhe të të tjerëve, sepse duan të hed-hin dritë mbi veten.

Prandaj, e kam paragjykuar, si ç’do paragjykoj dhe shumë libra të tjerë autobiografikë. Në mendjen time, njeriu shkruan libra të tipit “Jeta Ime”

kur do të bindë të tjerët për ca gjëra. Qoftë dhe për tu kërkuar falje. Por, në jetën e Alisë nuk ka asgjë për të kër-kuar falje. Për faktin e thjeshtë që ata që do duhej ti jepnin faljen, në të vër-tetë kanë vdekur.

Sindroma e StokholmitKrejt situata e krijuar me vdekjen e

tij, si ata që tentuan ta injorojnë, ama, haptazi; e deri tek ata që nxituan ta rehabilitojnë, disa dhe me stil; ata që nxituan ta shajnë e të tjerë që nxituan ti nxjerrin në dukje meritat; të ekuilibruarit apo të informuarit; krejt kjo nxori në pah degradimin e shoqërisë sonë politike.

Mungesa e lidershipit serioz po-litik, të figurave të dashura e të be-sueshme, na bën të rikthehemi me nostalgji deri dhe tek Ramizi. Sot ka njerëz që thonë me ofshamë, ‘ishte më mirë me Enverin’. Dhe nuk është faji i tyre. Pamundësia për të prodhu-ar histori politike sot, është një tjetër element që e rikthen gati-gati me legjitimitet figurën e tij. Mungesa e

reflektimit të vërtetë njerëzor e histo-rik mbi atë që Ramizi ishte, ndërtoi, apo përfaqësoi, bën që qoftë dhe për 4-5 ditë, të përpiqemi ta zëvendësoj-më këtë mungesë me artikuj e me mbulim të gjerësishëm deri dhe të varrimit. Padija, por dhe realiteti i thatë njerëzor na hedh në krahët e nostalgjisë e na bën të harrojmë shumë gjëra. Simapatia natyrale që kemi për horrat, diktatorët, të fortët, që nga Nano e te Zani çaushi, na bën që të shohim me simpati edhe një ish-diktator.

Shto dhe kuriozitetit morboz mes-djetar...

Por, përtej të gjithave, më duket se problemi më i mafh që kemi, dhe jo vetëm në rastin Alia, është Sindroma e Stokholmit. Simpatia për abuzue-sin. Empatia për atë që na grabit, por të paktën nuk na rreh. Për atë që na përdhunon, por të paktën nuk na vret.

Fundi pa lamtumirëDuke lënë mënjanë Njeriun, Ramizi

ka shumë faje. Unë nuk jam këtu për

t’ia rreshtuar. As për të ngritur gishtin, sepse që tani shoh plot gishta të ngri-tur.

Mendoj se ai nuk është i fundmi diktator e abuzues i Stokholmit tonë bathoresk.

Për mua, krimi më i madh i Ramizit, ishte që nuk e la Njeriun brenda tij të flasë këto 20 vjet. Të vërtetat që mori me vete, janë faji i tij.

Të tjerat, nuk kanë fort rëndësi. Nëse ia bën shteti funeralin a jo, nëse duhen bërë homazhe a jo, nëse duhet vonuar trupi 5 ditë pa varro-sur, nëse bëri dorëzimin e butë të pushtetit e pa viktima, më duken hi-pokrizira protokollare të një shoqërie që jeton, flet e mendon si në Big Brot-her. Të një gazetarie që si kur shan, si kur lavdëron, e bën si burizanët e kompanive të pionierit.

Heshtja, duhej të ishte lamtumira e fundit.

Me heshtje, duhej të kishim ndësh-kuar Ramizin e të kishim respektuar Njeriun.

Page 4: Gazeta Nr. 41

E mërkurë, 12 Tetor 2011 4 Analize

DOBIA E DEBATIT

Pa asnjë dyshim do ishte një spektakël i vërtetë debati Be-risha-Rama. Sikur e përfytyroj

atë ditë në Tiranë: lokalet me ekranet e mëdha nga ku dalin kokat e shtetit, në kuptimin e parë të fjalës. Njerëzit me nga një kafe përpara, që entuziaz-mohen apo nervozohen pas frazave që “të preferuarit” e tyre thonë. Nuk do jetë vetëm ajo ditë që do mbajë pezull zemrat e shqiptarëve, po disa ditë më parë, madje që në ditën kur do anonço-het “match-i” i madh do fillojnë speku-limet nga dy krahët politike. Paradebati do jetë vendi ku do zhvillohet debati, si të thuash një debat “nxemje” për atë që do jetë debati i vërtetë. Cili do jetë “Madison Square Garden” i Tiranës që do priste këta boksierë të peshave të rënda për ndeshjen e tyre më të rën-dësishme politike?

Pastaj do jetë debati i mesëm. Pasi të kemi zgjidhur, duke zgjedhur “ven-din”, debatin “nxemje”, do na duhet

të zgjedhim arbitrin, ose siç rëndom do vetëquhet ai pas kësaj, MODERA-TORI. Ka shumë mundësi që debati për moderatorin të jetë më i ethshëm se ai për vendin(sepse fare mirë mund të zgjidhet një vend neutral), por moderatori sigurisht që duhet të jetë i njohur, e ata të njohurit janë gji-thmonë të një krahu. Kështu që kush do lëshojë pe?Do përfshihen të gji-thë në këtë debat, madje me shumë gjasa ndoshta një debat i tillë do jetë jo vetëm më i gjatë e më konfliktual se debati i vërtetë, por mund të jetë aq rrezatues sa të pengojë më pas debatin mes Berishës dhe Ramës. Konflikt i madh do jetë mes Klanit, Topit deri diku edhe Yll Ndroqit, madje ku i dihet, ndoshta futen dhe aktorë të tjerë.

Eh, ditë e madhe do jetë ajo e deba-tit të madh, do bëjnë furnizim lokalet e bllokut, burrat e lagjes që në mën-gjes do i lënë takim njëri-tjetrit për në 20. 00, duke parashikuar që debati i

madh do jetë në 21. 00, orari më i për-shtatshëm për ta bërë, duke qenë se publiku i gjerë është mësuar me atë orar, nga përdorimi i tij për ndeshjet e Champions League-ës dhe finaleve të Big Brother-ave ndër vite.

Nuk do lënë shqiptarët pa blerë cigare para se të shkojnë në klubin e lagjes, në mënyrë që asnjë arsye madhore të mos ja shkëpusë sytë nga ekrani. Të paktë shumë do jenë ata që do e shohin atë debat, vetëm në shtëpi, edhe ata që nuk do duan sepse ndoshta nervat i kanë të do-bta për t’u bërë pjesë e klubeve, do ftojnë miqtë në shtëpi ose do shkojnë në shtëpitë e miqve që sigurisht janë tifozë të një krahu të caktuar për të mos duruar shpotitë apo komentet e tifozëve kundërshtarë. Klubet madje do ndahen atë ditë njësoj si bëhet në rastet e ndeshjeve të rëndësishme, kush është me Salën në klubet e Sala Fans, kush është me Edin në klubet e Edi Fans. Kush ka kokëfortësinë që t’i

mbajë mikse, mbase nuk e njeh kokë për kokë klientelën, e nuk do bënte keq të merrte bodyguard-ë.

Spektakolare do jetë ajo ditë. Spek-takël përmban edhe debati i liderëve politik ë brenda vetes. Kjo e bën të dyshimtë dobinë substanciale që do ketë ky debat në jetën e shqiptarëve. Në thelb, kërkesa e Ramës është legji-time, e për mendimin tim e ardhur në kohën e duhur. Është legjitime sepse cilido kryetar opozite, ka të drejtën, madje detyrimin që të vërë në dys-him qeverisjen, nëpërmjet debateve televizive. Sido që të vijë puna, Rama ka një avantazh paraprak që është në opozitë në një vend që është totalisht i keqqeverisur e kur përveç kësaj kun-dërshtari yt është Berisha, kjo kthehet gati në penallti pa portier. Berisha nuk përballon dot as monologjet te Fevziu në këtë pikë, jo më një kundërshtar të vërtetë. Koha e debatit, gjithashtu është e mirëzgjedhur. Duke qenë se nuk ka zgjedhje afër ka shumë gjasa

Leart Kola

që debati të mos jetë aq patetik, sa një debat parazgjedhor, e ndoshta atmosfera dhe agresiviteti, madje le të guxojmë edhe sinqeriteti, duke qenë se humbjen e votave nuk e kanë ime-diate mund të jenë më të lartë. Por a e bëjnë këto arsye debatin të dobishëm për shqiptarët?

Unë mendoj që kjo është shumë e vështirë sa kohë Partia Socialiste nuk bëhet serioze në ofertën e shqip-tarëve. Nuk mjaftojnë shashkat e herëpashershme me ulje tvsh-j. Duhet një program politiko-ekonomik që të jetë alternativë radikale kundra neo-liberalizmit korruptivqë po aplikon Berisha. Nuk është e vështirë sot jo vetëm për PS-në, por për këdo që t’i vërë gishtin problemit. Megjithatë kjo po rezulton e vështirë për PS-në, që të shpalosë një alternativë nga frika e biznesmenëve dhe konfliktit të intere-sit brenda grupit.

Dobia e debatit vlen kur përplasen alternativat e kështu debati Berisha-Rama do ishte i dobishëm nëse Rama do e përdorte këtë skenë për të radi-kalizuar qëndrimin e tij politik e për të prezantuar një ofertë socialiste për ekonominë. Përndryshe gjithçka do ishte një spektakël dhe kaq, një event tjetër që do t’i ngjante finales së Champions League-ës ose asaj të Big Brother-it, një pritje e pezullt që më pas shoqërohet me një boshllëk të tmerrshëm që nuk të bën të kesh kurajë për të shkuar të nesërmen në punë e për të vazhduar jetën në një vend çudirash si ky i yni.

Ka ardhur koha që PS-ja, nëse do të ketë akoma mbështetjen e shqip-tarëve të ofrojë një program politik qët’i flasë popullit. Në këtë mënyrë do mund që të përballeshim me një debat alternativash. Vetëm kështu de-bati nuk do ishte, siç do thoshte dhe vetë Rama, një mënyrë meskine për t’i hedhur hi syve ndërkombëtarëve me shpresën që të dukemi medemek të emancipuar nëpërmjet këtyre spek-takleve tipike turbo-folku ballkanik.

(Vijon nga numri i kaluar)Përzgjodhi dhe përktheu: Arlind Qori

Në një prej romaneve të hershme mbi Hannibal Lecter-in hidhet poshtë pretendimi sipas të cilit

përbindshmëria e Hannibal-it vjen si rezultat i rrethanave të pafata: “Asgjë nuk i ndodhi atij. Ai ndodhi.” Kjo përbën formulën më të thukët të Ngjarjes sipas kuptimit të Badiou-së: daljen në pah të së Resë e cila nuk mund të reduktohet në shkaqet apo kushtet që i paraprijnë. Ose, për të cituar të vjetrën thënie të mençur me të cilën nis një prej lojëra-ve kompjuterike Gothic: -çdo Ngjarje

NË MBROJTJE TË KAUZAVE TË HUMBURAparaprihet nga Profecia. Megjithatë, pa Hero nuk ka Ngjarje.- Mundemi ta përkthejmë fare lehtë këtë mençuri të errët në terma marksistë: “Vijat e për-gjithshme të çdo ngjarjeje revolucio-nare mund të parashihen nga teoricie-nët shoqërorë; megjithatë, kjo ngjarje mund të ndodhë vetëm nëse ekziston një subjekt revolucionar. Ose siç mund të thoshte Badiou-ja: “Ngjarja mund të ndodhë brenda vendit ngjarjesor vetëm nëse ekziston një subjekt.” Kjo përbën arsyen se pse për Badiou-në, mënyrat

e ndryshme të subjektivitetit përbëjnë njëkohësisht edhe modalitetet me anën e të cilave subjekti lidhet me Ngjarjen - çka i bën jehonë tezës së Kantit sipas të cilës kushtet e përvojës sonë ndaj objektit janë njëkohësisht kushtet e vetë objektit. Badiou-ja përpunon katër përgjigje të tilla: subjekti besnik; su-bjekti reaktiv; subjekti i errët, ringjallja. Ndoshta kjo listë duhet ndërlikuar pak-sa për të dhënë gjashtë përgjigje:

Përgjigjet ndaj Ngjarjes-Freud ishin: (1) besnikëria (Lacan-i); (2) normalizimi

reaktiv, riintegrimi brenda fushës mbi-zotëruese (psikologjia e egos, -psiko-terapia dinamike-); (3) mohimi tërësor (kongnitivizmi); (4) mistifikimi i errët (obskurantist) në një pseudo-Ngjarje (Jung-u); (5) zbatimi total (Reich-u, frojd-marksizmi); (6) ringjallja e mesazhit të Freud-it “të përjetshëm” sipas versio-neve të ndryshme të “rikthimeve tek Freud-i.”

Përgjigjet ndaj Ngjarjes-dashuri janë: (1) besnikëria; (2) normalizimi, ri-integrimi (martesa); (3) mohimi tërësor

i statusit ngjarjesor (libertinazhi, shn-dërrimi i Ngjarjes në aventurë seksua-le); (4) mohimi i plotë i dashurisë sek-suale (abstinenca); (5) Obskurantizmi i pasionit vdekjeprurës apo vetëvrasës alla Tristan; (6) dashuria e ringjallur (ri-takimi).

Përgjigjet ndaj Ngjarjes-marksizëm janë: (1) besnikëria (komunizmi, -le-ninizmi-); (2) riintegrimi reaktiv ... ....(socialdemokracia); (3) mohimi tërësor i statusit ngjarjesor (liberalizmi, Furet-ja); (4) kundërsulmi total katastrofik nën

(Vijon në faqja 8)

Page 5: Gazeta Nr. 41

E mërkurë, 12 Tetor 2011 5

Drejtësi e harruar

(Vijon në faqja 8)

Olti Spiro

Rastet e një drejtësie të mo-huar në Shqipëri tashmë nuk numërohen. Drejtësia nuk mo-

hohet vetëm për shkak të presioneve të politikanëve ose biznesmenëve që janë të gatshëm të hyjnë në ankand për të mbyllur sa më shpejt çështjet që kanë në gjyq por edhe për shkak të mosdashjes, ndoshta dhe injoran-cës së gjyqtarëve në çështjet e drej-tësisë. Drejtësia nuk mohohet dhe aq për shkak të reformave të cilat duhet të votohen në Parlament, si për shem-bull Gjykata administrative. Është e vërtetë që Shqipëria ka nevojë për një Gjykatë administrative, në fund të fundit si të gjitha vendet e tjera të Evropës, por nëse në vendet e tjera ajo është parë si rritje e efiçencës së drejtësisë kundër omnipotencës së shtetit, këtu shikohet si mënyra e vetme për të zgjidhur përfundimisht

marrëdhëniet komplekse dhe abuzi-ve midis shtetit dhe individit ose gru-peve shoqërore të nëpërkëmbura. Por nuk duhet të jetë kështu. Gjykatat ak-tualisht kanë seksionet e tyre admini-strative dhe edhe ashtu siç janë kanë mundësi që të rrisin nivelin e vendi-meve që japin në këtë fushë.

Por vërejmë se nuk është aspak e vërtetë. Gjykatat tona mëkatojnë në interpretimin e ligjit, që do të thotë se nuk është çështje institucionale por çështje dëshire dhe mungese përgatitje për të pritur zhvillimet e reja në fushën e të drejtës administra-tive. Për të qenë më konkret, mund të përmendim interpretimin e nenit 326 të Kodit të Procedurës Civile ku thuhet

se “aktet administrative të Këshillit të

Ministrave dhe të institucioneve të tje-ra të nivelit qendror dhe vendor që kanë karakter normative nuk mund të paditen, përveç kur ato cenojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore

si dhe interesa të ligjshëm të perso-nave fizikë dhe juridikë”. Edhe pse ligji është shumë i qartë, seksionet administrative të gjykatave bëjnë një analizë të gabuar duke pranuar padi vetëm për akte që mund të klasifiko-hen si individualë (lista me persona që shpronësohen…) ndërkohë që li-gji thotë qartë se nuk janë vetëm këto lloj aktesh. Kur thotë se aktet normati-ve që cenojnë të drejtat e njeriut dhe interesat e ligjshëm mund të paditen, do të thotë se çdo vendim i autoritetit publik që krijon një situatë abuzive

duhet të paditet. Një akt normative

që parashikon rregulla ta caktuara pa përmendur emra drejt të cilëve këto rregulla do të zbatohen mund të padi-tet nëse shkel interesat e ligjshëm të individëve ose grupeve shoqërore. Ky është interpretim që vendet e evro-piane e kanë arritur kohë më parë, jo me pak luftë kundër abuzimeve të autoritetit publik, por që nuk po bëhet

ende refleks për gjyqtarët tanë, gjë që ndihmon ndjeshëm abuzimin e au-toritetit publik kundër popullit.

Së dyti, mund të përmendim gji-thashtu dhe interpretimin e gabuar që bëjnë disa gjyqtarë në Tiranë në lidhje me mënyrën sesi shprehet

administrate: me shkrim, me urdhër

të pashkruar ose me mosveprime? Fatkeqësisht edhe në këtë rast, disa gjyqtarë kërkojnë aktin administrativ të shkruar që duhet atakuar në gjyq, përndryshe, sipas tyre nuk mund të identifikohet pikënisja e shkeljes ad-ministrative. Ky është gjithashtu një interpretim aspak ligjor dhe abuziv. Nuk është ligjor pasi ligji për dëmet jashtëkontraktore të administratës thotë se dëmi mund të shkaktohet nga veprimet ose mosveprimet e admini-stratës. Togfjalëshi “veprime dhe mo-sveprime” përfshin heshtjen, urdhrat gojorë dhe mosveprimet e admi-nistratës. Dihet që autoriteti publik

nuk shprehet vetëm me shkrim, për shembull arrestimi i një personi nga policia nuk bëhet domosdoshmërisht me urdhër të shkruar nëse diktohet nga urgjenca, por ama ai mbetet një akt administrativ. Një interpretim i tillë është dhe abuziv, pasi shton fuqinë e shtetit përballë individit dhe grupeve shoqërore që kërkojnë mbështetje legjitime pranë gjykatave, të cilat du-het të japin drejtësi por duhet dhe të ndihmojnë palën më të dobët të gjejë pozitën e saj procedurale sa më mirë përballë makinës shtetërore që vë në dispozicion të vetes të gjitha mjetet e nevojshme që të mbrojë interesat e saj.

Nuk është e rëndësishme, si në shumë fusha të tjera, votimi i ligjeve, por mbi të gjitha, është zbatimi sa më i saktë dhe në respekt të të drejtave të njeriut të ligjit nga ata që kanë si moto -drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar-dhe që nuk do të ishte keq të shtohej dhe -drejtësi e harruar.

Page 6: Gazeta Nr. 41

E mërkurë, 12 Tetor 2011 6 Analize

(VIJON NGA FAQE 2)

Megjithëse viteve të fundit ka pasur një fokus më të madh nga shteti në shkolla ende ka shumë gjëra për t’u dëshiruar. Në fakt fokusi më i madh ka qenë në infrastrukturën shkollore, gjë kjo që është e domosdoshme për të realizuar një proces aq kompleks sa mësimdhënia.

“Çorganizimi i organizuar i arsimit tonë”

Geraldo Durda

Ka nisur viti i ri shkollor në ven-din tonë. Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit cikli i ri shkollor

filloi më 12 shtator dhe jo më 6 shta-tor. Mijëra nxënës të shkollës fillore, 9-vjeçare dhe të mesme iu drejtuan shkollës, për të vazhduar rrugën e dijes. Emocione të veçanta përjetoj-në nxënësit, sidomos ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Emocione të forta përjetojnë mësu-esit sepse të gjithë së bashku men-dojnë për fëmijët e tyre, për brezin që rritet,sepse sikurse e kanë thënë shumë mendimtarë fëmijët janë e ardhmja e kombit. Padyshim kjo ditë është jo vetëm simbolike, por është shumë mo-tivuese, për të gjithë ne që festojmë së bashku fillimin e mbarë të vitit të ri sh-kollor. 12 Shtatori i caktuar nga Ministria e Arsimit këtë vit si dita për të startuar vitin e ri arsimor për sistemin parau-niversitar evidentoi sërish të njëjtat probleme me ato të një viti më parë. Klasa të mbingarkuara me nxënës tej çdo kapaciteti për shkak të munge-sës së ambienteve, e si pasojë, edhe mësim me dy turne, por edhe munge-së tekstesh mësimore, kanë qenë pro-blemet e para të shfaqura në kryeqytet e në shkollat e mesme e ato 9-vjeçare të qyteteve të mëdha, ndërsa në fsha-tra e rrethe të largëta ato janë edhe më të mëdha, pasi ka edhe shkolla të dala tërësisht jashtë përdorimit e nxënës të detyruar të zhvillojnë mësimin jashtë apo në ambiente të papërshtatshme.

Megjithëse viteve të fundit ka pasur një fokus më të madh nga shteti në shkolla ende ka shumë gjëra për t’u dëshiruar. Në fakt fokusi më i madh ka qenë në infrastrukturën shkollore, gjë kjo që është e domosdoshme për të realizuar një proces aq kompleks sa mësimdhënia. Por, edhe këtu ende ka shumë për t`u bërë, kur dihet fak-ti se në të shumtën e shkollave numri i nxënësve arrin deri në 45 në klasë. Këtu bëjnë përjashtim ato shkolla që gjenden në zonat e thella rurale, zona këto të cilat pothuajse janë boshatisur, për shkak të “emigrimit” të banorëve drejt zonave urbane. Të gjithë e pranoj-më se arsimi është shtylla e kombit, dhe të gjithë po ashtu e pranojmë se kombi ynë shqiptar ka ngecur, dhe nuk është atje ku duhej të ishte. A thua kjo nge-cje është si rrjedhojë e problemeve në “shtyllën” e tij? Është e kuptueshme se arsimi dhe në përgjithësi kombi shqip-tarë ka pasur një të kaluar të hidhur. E kaluar kjo që ka ndikuar më shumë se çdo gjë tjetër në mos zhvillimin e vendit. Përveç problemeve infrastruk-turore rrjedhimisht atyre hapësinore,

shkolla ballafaqohet edhe me një sërë problemesh të tjera. Zbatimi i reforma-ve, cilësia, vlerësimi, edukimi, dhuna, mungesat e shumta të nxënësve, rënia e interesimit apo e motivit për të nxënë, si dhe mossuksesi i nxënësve janë një ndër problemet më madhore në sh-kollat tona. Sigurisht për t`i zgjidhur të gjitha këto probleme duhet angazhim maksimal i profesionistëve, kohë, mje-te, materiale dhe mbi të gjitha vullnet. Ajo që duhet të jetë shqetësuese për shoqërinë tonë e në veçanti për mësim-dhënësit, prindërit dhe ministrinë e ar-simit është fakti që për shumë nxënës, shkolla është gjëja më e mërzitshme dhe e neveritshme që ata duhet të bëjnë. Orët mësimore, janë orët më të gjata për ta, ndërsa zilja është tingulli më i ëmbël me gjithë vrazhdësinë e saj. Prandaj,Ministria e Arsimit duhet të zhvillojë politika dhe të hartojë plane, zbatimi i të cilave do të bëjë shkollën një ambient më të dashur, atraktiv dhe stimulues për nxënësit. Kjo do të kishte një impakt direkt në ngritjen e cilësisë, rritjen e interesimit dhë në rezultate më të kenaqshme në përmbushjen e objektivave nga ministria e Arsimit. Një gjë tjetër që vërehet në shkollat tona është, se nxënësit stimulohen në nxëni-en përmendësh apo “papagallistike” të lëndëve mësimore, gjë kjo që është e mundimshme, e lodhshme dhe më e keqja jo e dobishme për shoqërinë dhe vetë nxënësit. Nëse qëllimi është vetëm të memorizuarit e të dhënave, atëherë nuk është etike të mundohen nxënësit. Këtë gjë shumë mirë mund t’a bëjnë kompjuterët. Ndërsa në anën tjetër nuk vlerësohet, stimulohet dhe “kultivohet” të nxënit logjik, të menduarit kreativ, dhe të menduarit të pavarur.

Në fakt kuptojmë se transformimi i si-stemit arsimor është ndër më të mëdhe-

njtë e më të thellët e gjithë zhvillimeve që po kryhen në shoqërinë shqiptare pas viteve ’90. Si i tillë ai duhej të ish-te shoqëruar me një debat të madh, të hapur me dikasteret përkatëse, ar-simtarët në sistemin parauniversitar dhe pedagogët, studentët, shoqërinë civile, grupet e prindërve, organizmat ndërkombëtarë, botën e biznesit e shumë aktorë të tjerë të interesuar në këtë proces. Vetëm në këtë mënyrë do të ishte rritur mirëkuptimi dhe pjesë-marrja në këtë proces tejet të vështirë. Më vjen ndër mend një varg i poetit Fan Noli, (“Pranë dijes i panxënë”) i cili më së miri përshkruan gjendjen aktuale të arsimit shqiptar (mësimdhënies dhe mësimnxënies), pavarësisht se është shkruar dhjetëra vite më parë. Ren-ditemi ndër vendet e fundit në lexim, matematikë e shkenca, me rritje të nu-mrit të analfabetëve. Kjo ndodh në një kohë kur globi është përfshirë në një lëvizje të përgjithshme për më shumë dije dhe shkencë. Ndërsa Shqipëria në këto vite tranzicioni lëvizi mbrapsht. Duhet ta pranojmë se jemi të paarsimu-ar mjaftueshëm dhe në mënyrë të për-shtatshme për të përballuar me sukses sfidën e ekonomisë së tregut. Një masë e konsiderueshme të shkolluarish janë larguar duke tkurrur edhe atë “masë truri të krijuar në Shqipëri për gati gjysëm shekulli”. Në këtë mënyrë, nuk po krijohen dot specialistët të cilët do të mund të jenë përdorues të teknologjisë së përparuar; të cilët do të mund të pre-zantojnë ide e projekte që të ndihmoj-në zhvillimin e vendit; apo të aftë për t’u ballafaquar e negociuar në proceset e integrimit dhe të përafrimit me standar-det ndërkombëtare. Mungesa e arsimi-mit përkthehet në zgjatjen e varfërisë dhe të prapambetjes. Po humbasin, në mos e kemi humbur tashmë, avantazhin

konkurrues të vënë në dukje në fillim të tranzicionit për Shqipërinë; atë të pasjes së një fuqie punëtore të arsimu-ar e të kualifikuar. Me këto ritme çar-simimi do të humbet edhe mundësia për të takuar e punuar me partnerët ndërkombëtarë. Sepse askush nuk do të dojë të ulë injorantët në tryeza. Prandaj çështja e reformës në sistemin arsimor duhet të jetë në krye të çdo lloj agjende që përgatisin forcat poli-tike apo qeverisëse. Sepse nga masat e tanishme varet zhvillimi i ardhshëm. “Arsimi nuk është kurrë një shpenzim, por një investim”, thotë një i ditur (sep-se i tillë është një person që arrin në këtë konkluzion edhe nëse atij i mun-gojnë titujt profesor apo doktor). Aq më shumë është e vërtetë kjo thënie për Shqipërinë. Asnjë fond buxhetor apo privat i destinuar për arsimin nuk është humbje apo shpenzim. Vetëm përfitime do të sigurojmë, afatsh-kurtra dhe afatgjata. Dhe sigurisht duhet punuar për një arsim të lirë nga korrupsioni, që të mos edukoj-më mbrapsht fëmijët. Mësimdhënies në Shqipëri i duhet kthyer dinjiteti. Nuk duhet t’i mohohet konsensusi dhe përkrahja çdo nisme që zhvillon arsimin. Vërtetë në vendin tonë më shumë po krijohen probleme sesa vënde pune. Fajtor jemi të gjithë për këtë gjëndje të krijuar, por sigurisht dikush më shumë e dikush më pak. Sidoqoftë është koha të zgjohemi nga gjumi. Duhet bërë një menaxhim i drejtë i “pasurisë” më të madhe të vendit – rinisë. Përndryshe injorimi i saj mund të sjellë pasoja të rënda për vendin. Gjërat po ndryshojnë por mbetet shumë për t’u bërë e kuptuar veçanërisht në të kuptuarin e eduki-mit jo vetëm të lidhur me nevojat ime-diate, por si një investim afatgjatë.

Page 7: Gazeta Nr. 41

E mërkurë, 12 Tetor 2011 7

Biopolitika Kuq e ZiOrgest AZIZI

Në dhjetorin e 2009-ës, diku rreth festave te fundvitit, dy ngjarje, ose më saktë – siç ndodh shpesh me

statusin dhe shkakun e ngjarjes në Shqipëri – dy forma të mosfunksionimit të makinës shtetërore tërhoqën njëherazi vëmendjen e kronikave televizive, duke u bërë kështu, në paralelizmin e tyre, simptomë e hyrjes së vonuar dhe disi « së prapthi » të realitetit shqiptar në epokën biopolitike. Nga njëra anë, si pasojë e disa rreshjeve « të jashtë-zakonshme », një pjesë e mirë e veriut të vendit u gjend për ditë të tëra e përmbytur, përfshirë dhe qytetin e Shkodrës. Megjithë justifikimet e qeverisë lidhur me forcat mad-hore të natyrës, dyshimi u rrënjos i fortë, në një pjesë të mirë të popullatës, ushqyer dhe nga denoncimet e forcave opozitare, se një pjesë e shkakut të përmbytjes, pra një pjesë e fajit ishte politik. Një katastrofë me origjinë natyrore, që vinte në pikëpyetje kushtet e ekzistencës minimale të « viktimave » dhe i flakte brutalisht ata në gjendjen e mbije-tesës, u lexua kështu si shenjë e dështimit dhe, eventualisht, humbjes së legjitimitetit të një pushteti që « nuk shqetësohet, por luan, indiferent, me jetën e njerëzve ». Por ky lloj leximi mbeti vetëm deklarativ, një nga cenet e radhës në « përformancën » e pushtetit, dhe fatalizmi i qytetarëve, që është edhe më i madh në rastet e viktimave, u përqendrua te marrja e ndonjë ndihme a posteriori. Ndryshe nga qëndrimi partizan i opozitës, dhe megjithë disa shkuarje titullarësh në veri dhe zbritje në ujë me çizme të gjata para kamerave, qeveria la të kuptohej se nuk i takonte të mbante përgjegjësi për të papriturat « natyrore » që vinin në rrezik kushtet materiale të mbijetesës biologjike të qytetarëve që kishte nën administrim. Dhe vërtet, një vit më vonë, në të njëjtën pe-riudhë, skenari u përsërit. Dhe bashkë me të, ujërat, barkat, çizmet, kamerat…

Ndërkohë, kamerat televizive, që fatmi-rësisht janë të shumta (aq sa ka që men-dojnë se nuk u shpëton asgjë, se asgjë që ndodh nuk mbetet jashtë kamerave dhe, pra, se diçka që nuk figuron në ekran i bie të mos ketë ndodhur) regjistronin edhe një aktualitet tjetër : atë të qytetarëve më të zemëruar akoma se viktimat e përmbytjeve, emigrantë të ardhur kryesisht nga Greqia (po jo vetëm) me rastin e festave dhe që kis-hin menduar të përfitonin nga ky qëndrim disaditor për t’u pajisur me pasaportat e reja dhe kartat e reja të identitetit (që dikur, në një shqipe që për politikën e re është mesa duket arkaike, quheshin letërnjoftime). Te reja, sepse ishin tashmë biometrike dhe… të detyruara, në mos de jure, së paku de facto. Jo vetëm për udhëtimet jashtë shtetit, jo vetëm për lëvizjen e ardhshme pa viza, por edhe për çdo veprim administrativ brenda vendit dokumenti i ri biometrik ishte i domosdoshëm. Shteti pra, në emër të Europës, të modernitetit, të luftës kundër terrorizmit apo çfarëdo lloj gjëje tjetër, jo vetëm propozonte, por detyronte skanimin

e përgjithshëm biometrik të popullsisë : de-klarimin, vjeljen, stokimin dhe arkivimin (e ndoshta edhe komunikimin, këmbimin apo, pse jo, tregtimin) e faktit intim biologjik të secilit, si kusht për njohjen e të drejtave dhe ekzistencës civile të tij.

I njëjti shtet, e njëjta kohë, i njëjti popull. Në të njëjtat lajme, pohohej kësisoj njëhe-razi sa indiferenca (ose të paktën mospër-gjejësia) e pushtetit për sa i përket krijimit, ruajtjes dhe përforcimit të kushteve të ek-zistencës biologjike të popullsisë, aq edhe tagri i kundërt, ai për të vënë dorë në tras-hëgiminë biologjike të secilit, të paraqitur si çështje shtetërore. Në njërën anë, indife-renca e sovranit ndaj fatit të atyre që s’janë veçse banorë, fat i cili, në aventurat e veta nuk përmban medoemos kuptim politik dhe nuk prek prerogativat e tij si sovran. Në anën tjetër, përkujdesja numëruese e bariut, të cilit i duhet të shenjojë çdo kokë bagëti, secilën dhe të gjitha (omnes et singulatim), një për një dhe së bashku. Në qëndrimin e pushtetit, fakti biologjik i jetës së popullit gjendej kështu i përçarë më dysh : objekt indiference, braktisjeje (në mos sulmi dhe bastisjeje) në njërën anë, aty ku bëhet fjalë për jetën e jetuar dhe kushtet e saj, dhe, nga ana tjetër, objekt interesi, investimi, kontrolli dhe arkivimi.

Mirëpo, kjo tablo e tensionuar lidhur me atë që mund ta quajmë « shenju-esin biopolitik të aktualitetit » ndërli-kohet edhe më, në kah të kundërt me pritshmërinë normale për secilën ngjarje. Ndërkohë që viktimat mbesnin (për të folur si Migjeni) me krahët e shtrira dhe

sytë e ulura nga pamjet e katastrofës, duke pranuar njëfarësoj kumtin e qeverisë për mos-përgjegjësinë e saj, kandidatët e nxi-tuar për regjistrimin biometrik ishin tejet të nxehur : dhe jo ngaqë shteti po u kërkonte (me çfarë të drejte ?) një lloj dhunimi të in-timitetit gjenetik, jo ngaqë kjo do të thosh-te se i tërë populli (dhe secili) po trajtohej si kriminel virtual, si rrezik potencial, apo po zbritej në rangun e bagëtisë (apo të të famshmeve « pula hungareze ») ; përkun-drazi, ngaqë kësaj kërkese të ethshme (si pasojë e afatit të shkurtër të pushimeve) për dokumente biometrike, « shteti » s’kishte marrë masat e duhura t’i përgjigjej. Kartat mungonin (edhe pse me pagesë), sportelet ishin të pakta, zyrat pa elektricitet, puno-njësit jo kompetentë (dhe eventualisht të pasjellshëm) etj., ndërkohë që ditët iknin dhe po vinte afati i kthimit në vendin e huaj. Revolta (ose, më saktë, shprehja e dufit dhe pakënaqësisë, indentifikimi i nervozuar i përgjegjësisë) shprehej kështu aty ku nuk pritej, ose ku pritej më i pakët. Në rastin e katastrofës, pamjaftueshmëria biopolitike e shtetit, tregonte një pushtet ende pothuajse të paangazhuar në kontratën minimale bio-politike, në atë që Foucault e quan « pragu i modernitetit biologjik » të një shoqërie dhe ku pushteti legjitimohet si garant i kushteve të ekzistencës kolektive dhe i shmangies së rënies së jetës në mbijetesë. Dorëheqja e shtetit, « prapambetja » biopolitike e tij, në këtë rast pranoheshin. Ndërkohë që, në rastin e dytë, në vend të denoncohej pretendimi i pajustifikuar i shtetit për për-vetësimin e trashëgimisë biologjike, denon-

cohej, përkundrazi, paaftësia administrative e tij për të qenë në nivelin e pretendimeve të veta, denoncohej shteti për mosrealizimin konkret të një prerogative ultra-biopolitike. Situata ishte pra ajo e një skizofrenie publi-ke, siç ndodh shpesh kur vende të papër-gatitura ndeshen me dhunën e proceseve të ashtuquajtura të zhvillimit dhe moder-nizimit. Edhe nëse nuk ka ndodhur, do të ishte e lehtë të përfytyrohej një personazh pjesëmarrës i të dyja skenave njëherësh : një shkodran emigrant si subjekt i përçarë : një herë si shkodran, i pajtuar me braktisjen biopolitike të pushtetit, dhe një herë (por njëkohësisht) si emigrant, i revoltuar për mosregjistrimin e menjëhershëm në analet ultramoderne të bioarkivës shtetërore. Një herë si qytetar që shteti e ka lënë pas. Një herë si qytetar që shteti nuk arrin ta ndjekë. Një herë si mishërim (i dëmtuar) i një biop-ushteti të mangët ; një herë si ekzigjencë (e papërgjegjshme) e një biopushteti të skaj-shëm. Sidoqoftë, në të dyja rastet, si në atë të cakut minimal, si në atë të cakut maksimal, kemi të bëjmë me një dështim nga pikëpa-mja biopolitike. Nëse dështimi i llojit të parë është klasik, arkaik dhe afatgjatë, ai i llojit të dytë është thjesht grotesk, por i përko-hshëm. Sundimi biopolitik, që në Shqipëri vjen me formën para përmbajtjes, dhe i zhveshur nga përgjegjësitë përkatëse, nuk mund të ndalet përgjatë një rruge të shtruar kaq mirë. Kartat do të vijnë, sportelet do të shtohen, firma franceze do ta intensifikojë punën. Rëndësi ka që, ndryshe nga situata të tjera gjetiu, njerëzit e duan, e kërkojnë, madje me ngulm.

Sigurisht, parë në këtë nivel, është e vështirë të shmangim konsideratat e za-konshme mbi çuditë dhe përmbysjet e realitetit shqiptar. Ndërkohë që, në situ-ata apo vende të quajtura « normale » është pushteti ai që përbën lokomotivën e përhapjes dhe rrënjosjes së horizon-tit biopolitik, dhe të cilit i duhet të fitojë mbi rezistencat, tkurrjet, kundërshtitë e qytetarëve, t’i mposhtë ato tinëz, ose t’i bëjë të heshtin në emër të mirëqenies së rritur, episodi i kartave duket se tregon në Shqipëri figurën e kundërt : atë të një shteti të tejkaluar nga qytetarët e vet, të cilët kanë histerizuar në njëfarë mënyre propozimet e tij biopolitike dhe tani i kërkojnë lloga-ri të mbajë premtimet. Mirëpo, ndarja në normalë dhe jonormalë është problemati-ke në fushën e racionaliteteve të politikës dhe Shqipëria nuk gëzon ndonjë privilegj ontologjik të jonormales. Leximi i reali-tetit shqiptar në formën e përhershme të anekdotës së çuditshme, është pjesë e një « rendi të ligjërimeve » që, duke e lënë re-alitetin vetëm në nivelin e qesharakes dhe të « si-ka-mundësisë », synon ta bëjë atë të pagjykueshëm (ose, së paku, të tillë e ka efektin).

Por një dyzim i tillë nuk është anekdotik ; ai priret të bëhet strukturues në shpërn-darjen biopolitike të hapësirës shqiptare dhe paradoksi nuk ia pengon jetëgjatësinë (disfunksionimi, përplasjet, mbivendosjet

anakronike janë zembëreku i funksioni-mit të makinës biopolitike. Kështu, në një plan të ngjashëm, i njëjti dyzim në nivelin e « prapambetjes » biopolitike, mes mospër-gjejgjësisë për katastrofën jetike nga njëra anë dhe kërkesës për ri- apo tej-biologji-zim të hapësirës politike nga ana tjetër, mund të vihet re në një aktualitet tjetër të dyfishtë shqiptar : atë të ngjarjes së pazbar-dhur të Gërdecit (dhe indiferencën relative që e rrethon sa në aparatin shtetëror aq dhe në shoqëri) nga njwra anw, dhe të lindjes e zhvillimit të konsiderueshëm të lëvizjes Ale-anca Kuq e Zi (AKZ) nga tjetra. Suksesi i së dytës është proporcional me indiferentizmin ndaj së parës. AKZ, nisur nga çështja e regji-strimit të popullsisë, po paraqitet gjithnjë e më shumë si instancë e një ligjërimi të qën-drueshëm politik, në të cilin sundojnë ndar-jet kombëtare, d.m.t.h riterritorializimi bio-logjik i hapësirës politike dhe elementëve të saj : shqiptar dhe jo-shqiptar, ne dhe ata, të lindurit dhe të konvertuarit, paraardhësit dhe heronjtë, etj. Edhe pse fjala « racë » nuk përdoret zyrtarisht si e tillë, grila e leximit të realitetit politik është strukturalisht « ra-core » në kuptimin politik (dhe në kuptimin që i jep M. Foucault kur thotë se « racizmi shtetëror është shpikje moderne »). Për pa-radoks, qëndrimi që i kërkon shtetit të heqë dorë nga numërimi i elementit etnik, nuk bën gjë tjetër veçse furnizon një ligjërim që bazohet i tëri te etnicizimi i plotë i lexu-eshmërisë së reales politike dhe vetëm aty. Ky qëndrim, nuk kërkon indiferencën ndaj shenjuesit etnik, por histerizon rapor-tin me këtë shenjues, duke e qëmtuar atë kudo ! Kritika ndaj instancës shtetërore nuk bëhet kundër faktit të numërimit etnik në parim, por kundër llogarisë shtetërore që konsiderohet e gabuar (me ose pa das-hje), në emër të një llogarie tjetër, më të mirë, më të thellë, shkurt : më në interesin « tonë ». Edhe këtu, në të dyja rastet, kemi të bëjmë, formalisht së paku, me dështim apo pamjaftueshmëri biopolitike të shtetit (të zënë në darë në të dy polet e horizontit bio-politik), të denoncuar si të tillë. Veçse, në ra-stin e Gërdecit, « prapambetja » biopolitike është e denoncueshme nga e majta (politikë sociale), nga caku minimal, ai i sigurimit të kushteve te jetesës ; kurse, në rastin e AKZ, denoncimi i karakterit të pamjaftueshëm bi-opolitik të shtetit bëhet nga e djathta, madje ekstreme, nga caku maksimal : ai i gllabëri-mit të biologjikes në politikë.

Misteri, apo enigma e kërkesës urgjente biometrike të emigrantëve mund të konsi-derohet, sipas rastit apo qëndrimit të secilit, si i/e thellë apo i/e paqenë (dhe padyshim është pak nga të dyja). Por na duket se, sado karikatural, apo sado i mjerë të jetë dekori në të cilin luhet skena e sipërpërmendur, në ngërdheshjen e vet episodi na bën të prekshme një enigmë më të gjerë : atë të shfaqjes dhe imponimit të pandalur të kësaj forme të veçantë dhe « të butë » të pushtetit, të cilin, në një nga momentet e kërkimit të tij, dhe për t’i theksuar risinë, Michel Foucault e quajti biopushtet.

Page 8: Gazeta Nr. 41

E mërkurë, 12 Tetor 2011 8 Filozofi

maskën e një pseudo-Ngjarjeje (fas-hizmi); (5) Zbatimi total i Ngjarjes çka përfundon në një “katastrofë të errët” (stalinizmi, Kmerët e kuq); (6) përtëri-tja e marksizmit (Lenini, Maoja...).

Pra, si bashkekzistojnë pikat (1) dhe (6) (në figura si Lenini apo Lacan-i)? Kjo na çon drejt një hipoteze të mëtejshme: një Ngjar-je medoemos i shpëton shënjestrës në herën e parë. Kështu që besnikëria e vër-tetë është e mundshme vetëm në formën e ringjalljes, si mbrojtje nga “revizionizmi”: Freud-i nuk e kuptoi dimensionin e vërtetë të zbulimit të tij. Vetëm “kthimi tek Freud-i” i Lacan-it ishte ai që na lejoi të dallonim bër-thamën e zbulimit frojdian; ose, siç thoshte Stanley Cavell-i rreth komedive hollivu-diane mbi rimartesat: e vetmja martesë e vërtetë është martesa e dytë (me të njëjtin person). Kjo pikë është përsëritur së fun-dmi nga Jacques-Alain Miller-i:

Mund të besohet se nuk ka herezi pa ortodoksi, por shpesh herë vihet re se or-todoksia ndodh vetëm kur dalin në pah ligjërime që më pas do të bëhen heretike dhe ortodoksia merr fuqi nëpërmjet pa-sojës së një fakti të kryer.

çështja nuk qëndron vetëm në atë që ortodoksia përbën herezinë triumfuese apo atë që ja doli mbanë të mundë të tjerat, por edhe në elemente më të ndërlikuara. Kur lind një mësim i ri, prej krishterimit tek marksizmi, fillimisht ka pështjellim apo verbëri ndaj qëllimit të tij të vërtetë; here-zitë janë përpjekje për ta qartësuar këtë pështjellim nëpërmjet ripërkthimit të mësi-mit të ri brenda koordinatave të vjetra dhe vetëm në këtë sfond mund të formulohet bërthama e mësimit të ri.

Pikërisht në sfondin e përgjigjeve të shumta ndaj një Ngjarjeje, Adrian John-ston-i ka vënë në dukje së fundmi poten-cialin kritiko-ideologjik të temës badiuane të thyerjes ngjarjesore: kur peshorja e një situate ideologjike preket nga dalja në pah e -nyjeve simptomatike- (elemente këto të cilat megjithëse formalisht janë pjesë e situatës, nuk i përshtaten asaj), mekanizmi mbrojtës ideologjik mund të ndërmarrë dy strategji kryesore: “ngjarësinë” e rreme të dinamikës që mbetet tërësisht e integruar brenda situatës ekzistuese ose mosprani-min e shenjave që rrethshkruajnë mun-dësitë e vërteta ngjarjesore apo leximin e tyre si aksidente të vogla ose shqetësime të jashtme:

e para, bërja e modifikimeve thjeshta të duken si premtuese të risisë ngjarjesore (taktikë kjo që del në pah në ideologjinë e kapitalizmit të vonë, “revolucioni i për-jetshëm- i zhurmshëm i të cilit nuk është gjë tjetër veçse një shembull i klishesë “sa më shumë ndryshojnë gjërat, aq më shumë mbeten të njëjta- - ose siç thotë Badiou-ja, -vetë kapitalizmi është obsesioni i të resë

dhe i rinovimit të përjetshëm të forma-ve”); e dyta, bërja e vendeve që mbajnë përbrenda përmbysje ngjarjesore poten-cialisht shpërthyese të duken se janë, më së paku, tipare të pashquara të peizazhit të rëndomtë të përditshëm dhe më së shumti, asgjë më shumë se defekte të përkohshme e të korrigjueshme të funksionimit të siste-mit të vendosur.

Ndoshta kjo linjë mendimi ka nevojë për vetëm një cilësim: Johnston-i shkruan se

Nëpërmjet një farë blofi apo maskarade, ideologjia e shteteve të kësaj bote i maskon më të dobëtat pika të paintegruara të saj, thembrat e saj të Akilit, si hallka dhe pjesë përbërëse tërësisht të integruara të funksi-onimit gjoja harmonik të saj – duke mos i paraqitur si vende që mbartin potencialin e vënies së shkopinjve nën rrota dhe kësisoj të lindjes së disfunksioneve ngjarjesore në këtë regjim, regjim ky që nuk është kurrë aq fort i lidhur sa do të donte të dukej në sytë e nënshtetasve të tij.

Në vend të kësaj, mos ndodh vallë që njëra prej strategjive ideologjike rreket ta pranojë tërësisht karakterin kërcënues të një disfunksioni dhe ta trajtojë këtë të fundit si ndërhyrje nga jashtë, e jo si pasojë të do-mosdoshme të dinamikës së brendshme të sistemit? Modeli që vjen ndër mend këtu është ai i nocionit fashist të antagonizma-ve shoqërore si pasojë e një ndërhyrësi të jashtëm - çifutëve – që ngacmon totalitetin organik të ngrehinës shoqërore.

Sillni ndër mend dallimin midis noci-onit standard kapitalist dhe atij marksist mbi krizën ekonomike: sipas pikëpamjes standarde kapitaliste, krizat janë “defek-te të përkohshme dhe të korrigjueshme” përgjatë funksionimit të sistemit, ndërsa sipas këndvështrimit marksist, ato janë çastet e saja të së vërtetës, i vetmi -përjas-htim- që na lejon të rrokim funksionimin e sistemit (e njëjta gjë ndodh në rastin e Freud-it ku ëndrrat dhe simptomat nuk janë keqfunksionime dytësore të apara-tit tonë psikik, por çastet në të cilat njeriu mund të shquajë funksionimin e shty-

pur bazik të aparatit psikik). S’përbën çudi atëherë që Johnston-i përdor këtu termin delëzian -diferencë minimale- - “një diferencë minimale/e vockël (e ndër-tuar këtu si diferenca midis statuseve të ndryshimit-të kategorisë që i mvishen njëkohësisht një shumësie të vetme bren-da-situatore si nga ideologjia e shtetit, ashtu edhe në të kundërt nga korniza joshtetëro-re)”: kur kalojmë nga nocioni i krizës si keqfunksionim rastësor dhe i papërcaktue-shëm i sistemit në nocionin e krizës si pikë simptomatike në të cilën -e vërteta- e siste-mit bëhet e dukshme, po flasim për të njëj-tën ngjarje faktike – diferenca është pastër-tisht virtuale. Ajo nuk merret me asnjërën nga cilësitë e saj faktike, por vetëm me mënyrën si plotësohet kjo ngjarje nga tapi-ceria virtuale e sfondit të saj ideologjik dhe nocional (ashtu si në rastin e melodisë për piano të Schumann-it e cila fillimisht u luajt me vijën e tretë të notave të shkruara vetëm për sytë e më pas pa të). Johnston-i ka të drejtë këtu kur vëren në mënyrë kritike

përjashtimin e shpejtë që i bën Badiou-ja masave në dukje graduale të rregullime-ve dhe reformave politike dukshëm minore (pra, gjesteve jo edhe aq ngjarjesore) në sferat social-ekonomike dhe ligjvënëse, ndërsa pret ndërhyrjen gati-hyjnore të thyerjes ngjarjesore sistem-shkatërruese që çon drejt një revolucioni pa diskutim “të përsosur-. Veçse, analizat paraprirëse vënë në pikëpyetje sigurinë dhe besimin e tij mbi faktin nëse ajo çka duket si gra-duale apo minore është në të vërtetë e tillë apo mos kushedi thjesht duket kështu vetëm nën hijen e përcaktimit të statuseve të ndryshimit-të kategorisë nga ideologjia shtetërore.

Nuk mund të jemi të sigurt që përpara nëse ato që duken si masa “minore” (bren-da regjistrit dhe hapësirës së dukshmërisë së ideologjisë sunduese) nuk do të vënë në lëvizje një proces i cili do të çojë drejt shn-dërrimit radikal (ngjarjesor) të krejt fushës. Ka situata ku një masë minimale reforme shoqërore mund të ketë pasoja të gjera

më të forta sesa ndryshimet e vetëdekla-ruara -radikale- dhe kjo -pallogaritshmëri e qenësishme e faktorëve të përfshirë në caktimin e hapit të ritmit të ndryshimit so-cial-ekonomik- çon drejt dimensionit të asaj që Badiou-ja është përpjekur ta rrokë nën titullin e “nocionit materialist të hirit.” Johnston-i ngre pyetjen pasuese: po sikur vepruesit para-ngjarjesorë

të mos dinë saktësisht se ç-po bëjnë apo ku po shkojnë? Po sikur, në ndikimin e ideologjisë shtetërore, të parashikojnë se një gjest i posaçëm do të sjellë për pasojë një modifikim që e ruan sistemin, për të marrë vesh më vonë, pas faktit të kryer të këtij gjesti, se ndërhyrja e tyre papandehur (nuk e ndaloi, por) e shpejtoi shkatërrimin e pikërisht këtij sistemi?

A nuk është perestrojka e Mikail Gor-baçovit gjëja e parë që vjen ndër mend këtu, e cila megjithëse synonte përmirësi-me minore që do ta bënin më efikas siste-min, ndezi procesin e shpërbërjes totale të tij? Atëherë, këto janë dy skajet midis të cilave ndërhyrjeve politike u duhet të çajnë rrugën: Shilla e reformave “minore” të cilat përfundimisht çojnë drejt kolapsit total (kujtoni gjithashtu frikën – e justifiku-eshme mund të thoshim sot – e Mao Ce Dunit se edhe një kompromis minimal me ekonominë e tregut do të hapte rrugën që bitiste në dorëzimin total ndaj kapitalizmit) dhe Karibdës së ndryshimeve “radikale” të cilat në përfundim vetëm sa e fortifikojnë sistemin (Kursi i Ri i Roosevelt-it e kështu me radhë).

Midis të tjerave, kjo shtron gjithas-htu pyetjen se ç-kuptim kanë format e ndryshme radikale të rezistencës: ajo që duket si -qëndrim kritik radikal- apo si veprimtari subversive mund të ketë në fakt funksionin e “kundërvajtjes së bren-dshme” të sistemit. Në këtë mënyrë, shpe-sh herë, një reformë ligjore minore që ka për synim thjesht rakordimin e sistemit me qëllimet ideologjike të shprehura të tij mund të jetë më subversive sesa vënia në pikëpyetje haptas e parakuptimeve bazike

të sistemit. Këto vlerësime na ndihmojnë në përkufizimin e artit të një “politike të diferencave minimale”: na mundësojnë të identifikojmë dhe më pas të përqendro-hemi mbi një masë minimale (ideologjike, ligjvënëse e të tjera si këto) e cila, prima facie, jo vetëm që nuk i vë në pikëpyetje premisat e sistemit, por duket sikur thjesht vë në zbatim parimet e vetë sistemit gjatë funksionimit të tij, duke e bërë atë edhe më të pajtueshëm me veten. Megjithatë, një “këndvështrim paralaksi” kritiko-ideolo-gjik na shtyn të pandehim se megjithëse nuk e trazon fare mënyrën eksplicite të funksionimit të sistemit, kjo masë minimale vepron efektivisht “në mënyrë të nëndhe-shme- duke hapur një të çarë në themelet e tij. Sot më shumë se kurrë, na nevojitet me-doemos ajo çka prej Johnston-it quhet një “disiplinim parangjarjesor i kohës-:

Ky lloj i ndryshëm i disiplinës kohore nuk do të ishte as padurimi i padisiplinu-ar i bërjes së gjithçkaje me qëllim jetësi-min e ndonjë nocioni të keqpërkufizuar e të keqkonceptuar të bërjes së gjërave ndryshe, as durimi kuietist i vetëdorëzi-mit ndaj mënyrës si shkojnë punët duke shkuar pafundësisht andej nga të çon era dhe/ose i pritjes së mbërritjes së papa-rashikueshme të ndonjë “x”-i që-nuk-du-het-përshpejtuar-aktivisht i cili do të ndizte ndryshimin e vërtetë (ndonjëherë, filozofia e Badiou-së duket se rrezikohet nga lejimi i ndonjë versioni të kësaj forme të fundit kuietizmi). Ata që i nënshtrohen formave social-ekonomike të ethshme që mbart sot kapitalizmi i vonë gjenden vazhdimisht përballë rrezikut që t’u jepen formave të ndryshme të asaj që mund të marrë pak a shumë emrin e -çrregullimit të mungesës së vëmendjes-; pra, të një kërcimi të har-buar e të pamend nga e tashmja në të tas-hmen gjithnjë-e-më-të-re. Në nivel politik, ndaj padurueshmërive të tilla kapitaliste duhet kundërvepruar nëpërmjet disiplinës së asaj që mund të emërtohet si një lloj du-rimi specifik komunist (i emërtuar kështu në përputhje me pohimin e Badiou-së si-pas të cilit të gjitha format autentike të poli-tikës janë “komuniste” në kuptimin e gjerë të të qenit si emancipuese, ashtu edhe -gji-thësore- qua radikalisht barazimtare dhe joidentitare) - jo si durimi i kuietist i për-mendur më sipër, por si meditimi i qetë i detajeve të situatave, gjendjeve dhe botëve duke e mbajtur njërin sy të hapur për dalli-min e pikave të dobëta të maskuara ideolo-gjikisht brenda arkitekturës strukturore të sistemit shtetëror. Meqenëse vlefshmëria teorike e supozimit se thembrat e fshehu-ra të Akilit (si vende të fshehura ngjarje-sore) mund të ekzistojnë në kontekstin e ndonjë bote, duhet me qenë durueshëm shpresëplotë se gjestet në dukje minore, të kryera nën drejtimin e mbikëqyrjes paran-gjarjesore të situatës me synim kërkimin e bërthamave të fshehura të shndërrimit real të saj, mund të sjellin pasoja për gjendjen-e-situatës dhe/ose regjimin transcendental të botës.

(Vijon nga faqja 4)

Alain Badiou-ja ose dhuna e tërheqjes

SLAVOJ ZIZEK - NË MBROJTJE TË KAUZAVE TË HUMBURAPërgjigje ndaj Ngjarjes

(Vijon nga numri i kaluar)Përzgjodhi dhe përktheu: Arlind Qori

Page 9: Gazeta Nr. 41

E mërkurë, 12 Tetor 2011 9Filozofi

Në ditët e sotme, liberalët përparimtarë ankohen shpesh se do t-u pëlqente t-i bashkëngjiteshin ndonjë “revolucioni”

Sidoqoftë, kjo strategji ka një cak: nëse ndiqet plotësisht, përfundon në një lloj -ku-ietizmi aktiv-: ndërsa e shtyn pafundësisht Veprimin e Madh, gjithçka që robi bën është përfshirja në ndërhyrja të vogla me shpresën e fshehtë se disi, në mënyrë të pashpjegueshme, nëpërmjet shkopit ma-gjik të “hopit nga sasia në cilësi-, ndërhyr-jet e mësipërme do të çojnë kah ndryshimi radikal global. Kjo strategji duhet plotësuar nga gatishmëria dhe aftësia për të dalluar çastin kur mundësia e Ndryshimit të Madh po afron dhe, në këtë pikë, të merret për-sipër rreziku dhe të përfshihemi në luftën totale. Me fjalë të tjera, nuk duhet harruar se në politikë, “rezultatet e mëdha- nuk vi-jnë vetë: vërtet që duhen hedhur themelet e tyre nëpërmjet punës me durim, por du-het ditur gjithashtu se kur çasti vjen, duhet kapur.

“Forma specifike komuniste e durimit” nuk është thjesht pritja me durim e çastit kur ndryshimi radikal do të shpërthejë sipas një mënyre që të kujton atë çka teo-ritë e sistemeve e quajnë -tipar që shfaqet befasisht-; ajo mishëron gjithashtu durimin e humbjes së betejës me synim fitoren e luftës përfundimtare (sillni sërish ndër mend parullën e Maos: -nga disfata në disfatë, drejt fitores përfundimtare-). Ose e thënë me terma badiuanë: fakti që shpërt-himi ngjarjesor ka funksionin e një thyerje në kohë, përderisa paraqet një rend krej-tësisht të ndryshëm të kohësisë, nënkupton që nga këndvështrimi i kohës jongjarjeso-re të evolucionit historik, kurrë nuk ka një -çast të duhur” për ngjarjen revolucionare, situata nuk është kurrë -mjaftueshëm e pjekur- për aktin revolucionar – për për-kufizim, akti është gjithnjë -i parakohshëm-. Sillni ndër mend atë që vërtet e meriton ti-tullin e përsëritjes së Revolucionit Francez: Revolucionin Haitian të udhëhequr nga Toussaint L’Ouverture. Ai ndodhi qartësisht -përpara se t-i vinte koha-, ishte -i parako-hshëm- dhe si i tillë i dënuar të dështonte, e megjithatë pikërisht si i tillë përbënte Ngjarje ndoshta edhe më shumë se vetë Revolucioni Francez. Këto disfata të së sh-kuarës grumbullojnë energjinë utopike që do të shpërthejë në betejën finale: -pjek-ja- nuk është pritja e rrethanave “objekti-ve” që mundësojnë fazën e pjekurisë, por grumbullimi i disfatave.

Në ditët e sotme, liberalët përparimtarë ankohen shpesh se do t-u pëlqente t-i bas-hkëngjiteshin ndonjë “revolucioni” (një lloj lëvizjeje politike emancipuese më radika-le), por pavarësisht nga sa imtësisht e kër-kojnë atë, nuk arrijnë -ta shohin kërkund- (ata nuk shohin ndokund brenda fushës shoqërore ndonjë veprues politik që ka vullnetin dhe fuqinë për ta ndërmarrë se-riozisht një veprimtari të tillë). Megjithëse këtu ka diçka të vërtetë, duhet shtuar megji-thatë se pikërisht sjellja e këtyre liberalëve përbën në vetvete një pjesë të problemit: nëse robi rri e pret të “shikojë” një “lëvizje revolucionare”, natyrisht që ajo nuk ka për të lindur kurrë e për pasojë askush s’ka për ta parë. Ajo çka thotë Hegeli rreth perdes që ndan dukjen nga realiteti i vërtetë (pas velit të dukjes nuk ka asgjë përveç asaj që ka vendosur vetë subjekti që po kër-kon) vlen edhe për procesin revolucionar: këtu -shikimi- dhe -dëshira- janë të lidhura pazgjidhshmërisht. Me fjalë të tjera, poten-ciali revolucionar nuk gjendet atje tej për

t-u zbuluar si fakt shoqëror objektiv. Robi e -sheh atë- vetëm për sa kohë e -dëshiron- (e përfshin veten brenda lëvizjes). S’është për t’u habitur atëherë që menshevikëve dhe atyre që e kundërshtonin thirrjen e Le-ninit për marrjen revolucionare të pushtetit në verën e 1917-s “nuk u dukeshin të pje-kura” kushtet për diçka të tillë dhe e kun-dërshtonin këtë gjë si “të parakohshme”. Ata thjesht nuk e dëshironin revolucionin. Një version tjetër i këtij argumenti skep-tik mbi -shikimin- është pretendimi libe-ral sipas të cilit, sot kapitalizmi është kaq global dhe gjithëpërfshirës, saqë ata nuk mund -të shohin” ndonjë alternativë seri-oze ndaj tij apo nuk mund të imagjinojnë ndonjë -rrugëdalje- të mundshme nga ai. Përgjigjja ndaj këtyre pohimeve qëndron në atë që, përderisa kjo të jetë e vërtetë, ata nuk kanë për të parë asgjë: puna nuk është të shihet e jas-htmja, por mbi të gjit-ha të shihet (të rroket natyra e kapitalizmit bashkëkohor) - basti marksist qëndron në atë që kur “e shohim” këtë, boll po shohim, përfshirë këtu edhe mënyrën si shkohet përtej tij...Kështu që përgjigjja jonë ndaj liberalëve të shqetësu-ar përparimtarë që mezi presin t-i bash-këngjiten revolucionit, por thjesht nuk sho-hin që ai të ketë ndonjë gjasë të ndodhë ndokund, duhet t’i ngjajë përgjigjes ndaj ekologjistit proverbial që shqetësohet mbi afrimin e katastrofës: mos u mërzit se kata-strofa ka me ardhë...

Si për ta ndërlikuar edhe më imazhin, shpesh gjendemi para një Ngjarjeje që ia del mbanë nëpërmjet vetëfshirjes së di-mensionit të saj ngjarjesor, siç ndodhi në rastin e jakobinëve në Revolucionin Fran-cez: sapo puna e tyre (e domosdoshme) u krye, ata jo vetëm që u përmbysën dhe u likuiduan, por në mënyrë prapavepruese edhe u zhveshën nga statusi i tyre ngjar-jesor, duke u reduktuar kështu në një aksi-dent historik, krupë të neveritshme e tepri (të shmangshme) të zhvillimit historik. Kjo temë është evokuar shpesh prej Marksit dhe Engelsit: si ndodhi që, me t’u konso-liduar “normaliteti” pragmatik-utilitarist i

jetës së përditshme borgjeze, u mohuan origjinat e veta heroike e të dhunshme? Kjo mundësi - jo vetëm mundësia e dukshme e një sekuence ngjarjesore që arrin në krye të rrugës së vet, por mundësia mjaft më tur-bulluese e një Ngjarjeje që mohon veten, nuk është marrë parasysh nga Badiou-ja:

Pjesërisht për shkak vetë kumbimeve të tyre që shtrihen në të ardhmen, mundësia dhe shtrirja e ndodhjes së thyerjeve dhe pavazhdimësive radikale mund të bëhen të padukshme për ata që jetojnë në realite-tet e bazuara mbi të tilla pika të eklipsuara origjine.

Një vetëfshirje e tillë e Ngjarjes çel hapësirën për atë që, sipas mënyrës benja-

miniane, mund të quhet politika majtiste e me-lankolisë. Në një qasje të parë, ky term s’mund të duket veçse si oksimoron: a nuk është orien-timi revolucionar kah e ardhmja krejt e kundërta e lidhjes me-lankolike me të shkuarën? Po si-

kur e ardhmja së cilës duhet me i qëndru besnik të jetë e ardhmja e vetë të shkuarës; me fjalë të tjera, potenciali emancipues që nuk ja mbërriti të realizohej për shkak të dështimit të përpjekjeve të shkuara dhe shi për këtë arsye vazhdon të na fanitet? Në komentet e tija ironike ndaj Revolucio-nit Francez, Marksi i kundërvë entuziazmit revolucionar efektin e esëllt të -mëngjesit të nesërm-: rezultati i vërtetë i shpërthimit sublim revolucionar, i Ngjarjes së lirisë, barazisë dhe vëllazërisë është universi mjeran utilitarist/egoist i llogarisë në treg. (Dhe, aksidentalisht, a nuk është edhe më i gjerë ky hendek në rastin e Revolucionit të Tetorit?) Megjithatë, nuk duhet thjeshtë-zuar Marksi: argumenti i tij nuk qëndron në depërtimin praktik brenda mënyrës se si realiteti vulgar i tregtisë përbën “të vër-tetën” e teatrit të entuziazmit revolucionar, çka mishërohet në thënien: -ja se ku përfun-doi!-. Një tjetër dimension utopik shkëlqen brenda shpërthimit revolucionar si Ngjarje: dimensioni i emancipimit universal i cili përbën pikërisht teprinë e tradhtuar nga

realiteti i tregut që merr pushtetin “ditën e nesërme- - si e tillë, nuk ndodh që kjo te-pri thjesht të anulohet, të shkarkohet si e parëndësishme, por ajo transferohet në një gjendje virtuale duke vazhduar t’i fanitet imagjinares emancipuese si të ishte një ën-dërr që pret të realizohet. Tepria e entuziaz-mit revolucionar nga “baza apo substanca e saj e vërtetë shoqërore- është në kuptimin e plotë të fjalës ajo e të ardhmes së të shku-arës/në të shkuarën, e një Ngjarjeje fantaz-më që pret mishërimin e saj të vërtetë.

Shumica e entuziastëve liberalë roman-tikë, të cilët fillimisht e mirëpritën Revolu-cionin francez, u tmerruan nga terrori, nga “përbindshmëria” që rrodhi nga revolucio-ni, dhe prandaj nisën të dyshonin pikërisht mbi arsyen e ekzistencës së tij. Përjashtim të famshëm bën këtu Shelley i cili i qëndroi besnik deri në fund revolucionit, pa e ide-alizuar atë dhe pa e fshehur terrorin nën rrogoz; në poemën Revolta e Islamit, ai for-muloi mohimin e pretendimit reaksionar si-pas të cilit pasojat e dhunshme dhe tragjike përbënin në një farë mënyre -të vërtetën” e shpresave të ndritura revolucionare dhe idealeve të lirisë universale. Për Shelley-n, historia është seria e rezultateve të mun-dshme; mundësia ka përparësi ndaj rea-litetit të tashëm; në të gjendet një tepricë që e kapërcen realizimin e saj, një shkën-dijë që jeton në të nëndheshmen. Pran-daj, pikërisht dështimi i menjëhershëm i përpjekjeve emancipuese u jep atyre që ruajnë aspirata të ardhshme revolucionare sinjalin se ato përpjekje duhen ribërë në mënyrë më radikale, më gjithëpërfshirëse.

Ndoshta arsyeja pse Badiou-ja e shpërfi-ll këtë dimension gjendet në paraqitjen që ai i bën kundërshtisë mjaft të ashpër midis përsëritjes dhe çarjes që bën Ngjarja, në shkarkimin që i bën përsëritjes si një pen-gesë në lindjen e së Resë - përfundimisht si vetë shtysa drejt vdekjes, si ngjitja ngjet-hëse pas ndonjë jouissance të errët që e ngërthen subjektin brenda rrethit vicioz vetëshkatërrues. Në këtë kuptim, “jeta” si kategori subjektive e besnikërisë ndaj një Ngjarjeje “e mban larg si shtysën drejt ruaj-tjes (të emërtuar keq si -instinkt i jetës’), as-htu edhe shtysën drejt vdekjes (instinktin e vdekjes). Jeta është ajo që ndahet nga shty-sat.” Ajo çka i shpëton Badiou-së këtu është fakti se “shtysa drejt vdekjes” përbën, pa-radoksalisht, emrin frojdian për pikërisht të kundërtën e saj – për mënyrën se si pav-dekshmëria shfaqet brenda psikanalizës: për një tepri të pashpjegueshme të jetës, për një nxitje “të pavdekshme” që vazhdon përtej ciklit (biologjik) të jetës dhe vdekjes, lindjes dhe kalbëzimit. Si e tillë, shtysa drejt vdekjes luan pikërisht rolin e antipodit të prirjes së errët kah vetëzhdukja apo vetëshkatërrimi – gjë që është paraqitur qartas në veprën e Wagner-it të cilin Badiou-ja aq fort e çmon. Pikërisht referimi ndaj Wagner-it na mun-dëson të kuptojmë se si shtysa drejt vdek-jes frojdiane nuk ka të bëjë fare me dëshi-rën e ethshme për vetëshfarosje apo për ndonjë kthim në mungesën inorganike të çfarëdo tensioni jete. Shtysa drejt vdekjes nuk gjendet në dëshirimin për të vdekur të heronjve të Wagner-it që gjejnë kështu prehje tek vdekja: përkundrazi, ajo përbën pikërisht anën e kundërt të të vdekurit – një emër për vetë jetën e përjetshme -të pavdekshme”, për fatin e tmerrshëm të të qenit i ngërthyer në rrethin pafundësisht

përsëritës të endjes duke mbajtur mbi shpinë fajin dhe dhimbjen. Jetëndërrimi përfundimtar i heroit vagnerian (vdekja e Holandezit, Wotan-it, Tristan-it, Amfortas-it) mishëron çastin e çlirimit të tij nga shtrën-gesat e shtysës drejt vdekjes. Tristan-i në Aktin III nuk bie në dëshpërim nga frika për të vdekur: ajo që e dëshpëron është se pa Isolde-n, ai nuk mund të vdesë e kështu është i dënuar me dëshirim të përjetshëm – ai pret me ankth ardhjen e saj që më në fund të mund të vdesë. Ai nuk i druhet të ardhmes së të vdekurit pa Isolde-n (anke-sa standarde e çdo dashnori), por jetës së pafund pa të.

Leksioni përfundimtar i psikanalizës është se jeta njerëzore nuk është asnjëherë -thjesht jetë-: njerëzit nuk janë thjesht të gjallë. Ata përfshihen nga shtysa e ha-bitshme e gëzimit të jetës deri në tepri, gjë që lidhet plot pasion me një tepricë që e nxjerr jashtë shtrati rrjedhën e zakonshme të gjërave. Kjo tepri brendashkruhet në trupin njerëzor duke u maskuar si plagë që e bën subjektin “të pavdekshëm-, duke e zhveshur atë nga aftësia për të vdekur (përveç plagës së Tristan-it dhe Amfortas-it, natyrisht që bëhet fjalë edhe për plagën, atë në të cilën flitet tek “Një doktor fshati” i Kafkës): vetëm kur kjo plagë shërohet, atëherë heroi mund të vdesë i qetë. Ky nocion i shtysës që trupëzohet në një or-gan na lejon gjithashtu të hedhim idenë e korrektimit të nocionit të Badiou-së mbi trupin si procedurë e së vërtetës: nuk ka trupa të së vërtetës. E vërteta ka organet e saj (pa trupa). Me fjalë të tjera, një e vërtetë e brendashkruan veten në një trup nëpër-mjet organ(eve) të saj të autonomizuara. Te “Doktori i fshatit” të Kafkës, plaga e fëmijës në pjesën e poshtme të kraharorit përbën një të tillë organ, i cili megjithëse është pje-së e trupit, prapëseprapë del jashtë tij, je-ton një jetë -të pavdekshme- duke nxjerrë gjak gjithë kohës. Për këtë arsye, ajo e pen-gon fëmijën së gjeturi prehje tek vdekja.

Në këtë pikë sytë duhen kthyer nga Ba-diou-ja drejt Deleuze-it, drejt përpunimeve të përpikta të Deleuze-it mbi përsëritjen si vetë forma e lindjes të së Resë. Sigurisht që Badiou-ja është boll i rafinuar si mendimtar për të mos përfytyruar dimensionet ngjar-jesore të përsëritjes: kur te Logiques des mondes shpalos tre “dimensionet subjek-tive” të një ngjarjeje (besnike, reaktive, të errëta), ai shton edhe një të katërt, atë të “ringjalljes” e cila përbën riaktivizimin subjektiv të një ngjarjeje gjurmët e së ci-lës janë fshirë apo “shtypur” në të pandër-gjegjshmen historiko-ideologjike: “kështu, çdo subjekt besnik mund të ritrupëzojë brenda të tashmes së tij ngjarjesore një fra-gment të vërtete i cili në të tashmen e vjetër fshihej në sëndukun e të mistershmes. Ky ritrupëzim nuk është gjë tjetër veçse ajo që quajmë ringjallje.- Shembulli që Badiou-ja përdor aq bukur është ai i Spartakut: i fshirë nga historia zyrtare, emri i tij u ringjall më së pari nga rebelimi i skllevërve zezakë në Haiti (guvernatori përparimtar Laveaux e quante Toussaint L-Overture-in -Spartaku i zi-) dhe një shekull më vonë nga dy “spar-takistët” gjermanë, Roza Luxembourg-u dhe Karl Liebknecht-i. Sidoqoftë, ajo që ka rëndësi në këtë pikë është që Badiou-ja i bishtnon quajtjes së kësaj ringjalljeje për-sëritje...

(Vijon në numrin e ardhshëm)

Page 10: Gazeta Nr. 41

E mërkurë, 12 Tetor 2011 10Opinion

Arlind Qori

U lodhëm, apo jo?, me rrëfimin im-potent të simptomave të proble-matikës së arsimit të lartë shqiptar:

Universitetet nuk janë vullkane dijeje, por diplomore; pedagogët herë janë të paaftë apo e shohin universitetin si punë dytësore që u lejon të kthehen herët në shtëpi për të bërë apo ngrënë gjellën, e herë të aftë e të pamotivuar; studentët herë janë kara-fila të papërgjegjshëm që më mirë lexoj-në filxhanin e kafes se librin universitar, e herë të përkushtuar në zgrip të dëshpëri-mit nga mungesa e së ardhmes. Reforma e financimit të arsimit të lartë, e paraqitur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, na mundëson të reflektojmë për problemin në bërthamën e tij traumatike që të mësi-përmet i sheh si simptoma të goditjes dhe varfërimit të pandalshëm të publikes (në këtë rast arsimore)

Me pak fjalë, reforma e sipërpërmendur synon ta riorganizojë arsimin universitar duke e transferuar një pjesë të fondeve shtetërore nga universitetet publike drejt atyre private, me qëllim të deklaruar orien-timin e universitetit kah tregu. Secili student do të ketë një kupon që mund ta përdorë për të paguar një pjesë të kostos së arsimi-mit nëpër institucionet publike apo private. Kjo de facto ua lehtëson universiteteve priva-te barrën e të qenit të papërballueshme eko-nomikisht për shumëkënd. Nga ana tjetër, meqë investimet shtetërore në infrastruk-turën e universiteteve publike kanë qenë gjithnjë me pikatore, merret me mend si do t’u vejë halli sot e tutje kur fitimet e private-ve do të varen nga pakësimi i numrit të stu-dentëve që zgjedhin alternativën publike.

Përtej këtij përshkrimi të sipërfaqshëm kritik, duhet thënë se në tërësinë e saj kjo reformë është konceptualisht në kundërsh-ti me frymën e dijes kritike që mbart prej shekujsh universiteti. Megjithëse fillimisht universitas kishte kuptimin e bashkësisë së lektorëve dhe studentëve, përhera domet-hënia e tij ka synuar universin e dijes, pra shumëllojshmërinë e fushave që i qasen formave të ndryshme të së vërtetës. Në këto ditë të fillimit të vitit të ri akademik, reforma për financimin dhe konceptimin e universiteteve, edhe pse mëton ta rrënojë raportin kritik të universitetit me dijen dhe shoqërinë, po kalon nën rrogozin e parën-dësisë së lajmeve të dorës së dytë dhe me përkëdheljen e parullave kinse demokra-tike të kthimit të syve nga studenti. Dhe e synon diçka të tillë duke e zëvendësuar e shndërruar universitetin nga univers kritik në pervers dogmatik.

Perversiteti mund të përkufizohet në tre mënyra ku secila prej tyre duket se i shkon për shtat reformës së re në arsimin e lar-të. Në kuptimin më popullor, perversiteti nënkupton shmangie nga normaliteti. Ky i fundit është një koncept politik mjaft i dys-himtë përderisa shpesh herë shoqëroret me këmishën e forcës ideologjike që priret të heshtojë apo shtypë çdo rrjedhje teorike apo praktike alternative. Gjithsesi, mund të

UNIVERSITETI: NGA UNIVERS NË PERVERS

luajmë për një moment lojën ideologjike perëndimoriste apo evropeiste të ligjëri-mit politik zyrtar e të themi që për çudi kjo është e para reformë që nuk shoqërohet me sazet e shembujve të pafund të tipit: kështu e ka edhe Amerika, Anglia, Franca, Gjermania...deri sa të arrihet tek i fundit kandidat i klubit trendy perëndimor. Me-gjithëse parimisht një reformë s’ka pse ta marrë medoemos frymëzimin ndokund, rasti i reformës sonë nuk është i tillë pasi ajo nuk vuan nga krijimtaria e tepërt, por nga imitimi i fshehtë. I kujt? I Kilit. Kilit?! Informacioni i shqiptarit mesatar mbi Kilin nuk e kapërcen njohjen e përciptë të rezul-tateve futbollistike në kampionatet botëro-re.

11 shtatori simbolizon një ditë tmerri për ndërgjegjen botërore. Veçse kjo datë nuk përkujton vetëm tragjedinë e Kulla-ve Binjake, por edhe më pak të njohurin, megjithëse jo më pak tragjikun, 11 shtator të vitit 1973, datë në të cilën qeveria de-mokratike kiliane e Salvador Allende-s u përmbys nëpërmjet një grushti shteti të udhëhequr nga gjenerali Pinochet (kupto-het me përkujdesjen atërore të atyre për të cilët ka dallim rrënjësor midis “birit të kurvës” dhe “birit tonë të kurvës” apo për të cituar Kissinger-in: “S’e kuptoj se pse duhet me ndejt duarkryq ndërkohë që një vend bëhet komunist për shkak të papër-gjegjshmërisë së popullit të vet. çështjet në fjalë janë shumë të rëndësishme për t’u lënë në duart e zgjedhjes së vetë popullit kilian). Terrori i ekzekutimeve masive nga ana e juntës ushtarake përbën elementin më tragjik të kësaj ngjarjeje. Megjithatë, ajo çka rëndom lihet në harresë është fak-ti që me t’u instaluar pushteti diktatorial kilian, si këshilltarë ekonomikë të tij u rre-shtuan “çunat e çikagos”, një grup ekono-mistësh ultrakapitalistë amerikanë, rezultat i këshillave të të cilëve ishte edhe reforma arsimore kiliane. Nëpërmjet kësaj reforme, fondet shtetërore për arsimin publik re-duktoheshin duke shkuar drejt universite-teve private fitimprurëse.

Kjo është nyja lidhëse midis reformës kiliane dhe asaj shqiptare. Në këtë të fundit, ndryshe nga ç’ndodh në Kili, universitetet private që pritet të financohen në bazë të numrit të studentëve që regjistrojnë duhet të deklarohen jofitimprurëse. Kuptohet që ky dallim është vetëm leksikologjik, pasi afërmendsh në Shqipëri është fort e lehtë që universitetin ta shpallësh juridikisht jofi-timprurës e njëkohësisht të fitosh e shpërn-dash dividend si me qenë çfarëdolloj fabrike këpucësh. Ajo çka vërtet përbën dallim është lehtësia e papërballueshme e jetësimit të një reforme të tillë. Nëse “çuna-ve të çikagos” u duhej represioni e terrori pinoçetist për t’i zënë frymën kundërshti-së, “zotërinjve të Tiranës” u mjafton vetëm kalimi kohor i shkallëve procedurale. (Kjo evokon atë çka dëshmonte gazetari austra-liano-britanik John Pilger, sipas të cilit pas një vizite në SHBA gjatë luftës së ftohtë, një gazetar sovjetik vërejti: Tek ne, thënia nga të gjithë e të njëjtës gjë arrihet nëpërmjet kërcënimit të shkuljes së thonjve apo vëni-es pas murit. Këtu tek ju, pa u kërcënuar askush, të gjithë kanë të njëjtin mendim!)

Po si ia bën perversiteti si anormalitet të fitojë betejën ideologjike edhe pse nuk i referohet siç ndodh rëndom ideologji-kisht fetisheve perëndimore? Risia e ide-ologjisë shqiptare qëndron në krijimin e një tensioni midis normalitetit të referimit konstant ndaj perëndimit dhe tentativave të imta qendërikëse si rasti i imitimit kilian. Ky tension nuk mishëron ndonjë kontradik-të shpërthyese, por përpjekjen e parë të shtrirjes së vazhdueshme të kufijve të nor-malitetit. Madje tentativa shqiptaro-kiliane rreket të trupëzojë atë çka në perëndim është në gjendje latente e që gjithashtu po realizohet, megjithëse më ngadalë e më pak shfytyrueshëm, nëpërmjet reformave arsimore që pakësojnë fondet për univer-sitetet publike apo kërkojnë t’i ngushtojnë dimensionet kritike të tyre. Në këtë kup-tim perversiteti si anormalitet i reformës shqiptare nuk është gjë tjetër veçse ekspe-rimenti në provëzën sociale më të sigurt që

synon të ndërtojë një normalitet të ri: atë të privatizimit dhe varfërimit të hapësirës universitare. Në këtë mënyrë, megjithëse deri më tash jemi qarë se Evropa është e ardhmja jonë e largët, gjasat janë që Shqi-përia të jetë e ardhmja e afërt e Evropës.

Së dyti, perversiteti, sidomos në sje-lljen seksuale, nënkupton reduktimin e kënaqësisë në vetëm një aktivitet dhe për-sëritjen e këtij të fundit deri në shkatërrim. Konceptimi i kësaj reforme arsimore bie ndesh me konceptimin kritik të universi-tetit si hapësirë reflektimi që i shtyn tutje dhe i ripërkufizon kufijtë e shoqërisë e për pasojë edhe të tregut, përderisa synon t’i reduktojë universitetet në zanatore që nxjerrin punonjës sipas kërkesave të tre-gut. Një konceptim i tillë, të paktën në pa-rim, megjithëse ky nuk është rasti shqiptar – të paktën ende jo -, do t’u kërkonte fjala bie universiteteve tajlandeze të hapnin fa-kultete të ushtrimeve seksuale në të cilat minorenet indigjene do të mësonin si t’u aviteshin më mirë turistëve perversë me kuletën plot.

Gjithsesi, problemi i shndërrimit të uni-versitetit në zanatore tregu qëndron në reduktimin e fushave të dijes që kanë për qëllim reflektimin kritik, sidomos atë të strukturës shoqërore e politike, e për pa-sojë të vetë tregut. Në këtë mënyrë, fusha si filozofia, shkenca politike, sociologjia, filologjia etj shkenca humane zor se do të kishin të ardhme në një shoqëri tregu i së cilës është ndërtuar të kërkojë gjerësisht teknikë kompjuterësh, ekspertë marketin-gu apo noterë. E kështu shumëllojshmëria e fushave të dijes do të reduktohej perver-sshëm në numër.

Problemi nuk qëndron vetëm tek reduk-timi pervers sasior, por mbi të gjitha tek ai cilësor. Fushat e mësipërme humane, të kërcënuara nga zhdukja në treg, shtyhen ta varfërojnë fushën e kërkimit apo reflektimit kritik duke iu përshtatur tregut. P.sh. ç’të du-het të kritikosh strukturën institucionale të vendit kur fare mirë mund të specializohe-sh në marketing elektoral? ç’të duhet të re-

flektosh mbi qenien ndërkohë që mund t’u mësosh të tjerëve si sofist artin e retorikës në debat? ç’të duhet të studiosh gjuhësi të krahasuar, ndërkohë që mund t’u mësosh “shqip për një ditë” turistëve të ngeshëm? E nëse tregu ka nevojë për kritikë, ç’të duhet të harxhosh vite si urith biblioteke, ndërkohë që mjafton të mësosh abc-në e zhdërvjelltësisë nëpër skenat e debateve të cekëta televizive? Prandaj edhe në mbi-jetofshin formalisht fushat e dijes, varfërimi i tyre funksionalist do t’i shndërrojë në mo-nomaniakëri perverse.

Së treti, perversi ka karakteristikën e vënies së vetes në funksion të gëzimit të Tjetrit. Përtej sferës seksuale, politikisht Tjetri është mishëruar në një Ide të madhe, gëzimi i së cilës (në kuptimin e realizimit të porosive apo detyrimeve) e shfajëson vepruesin nga çdo përgjegjësi morale apo ndjenjë faji. Mjafton të sillen ndër mend këtu tmerret naziste apo staliniste, kryerësit e të cilave mund të flinin rehat vetëm sa kohë vetëjustifikoheshin se ishin thjesht in-strumente në duart e një projekti të madh historik. Në rastin e reformës arsimore shqiptare, Tjetri që pret të gëzohet apo t’i plotësohet kërkesa nuk është vetëm “fa-nari ndriçues” ideologjik i kapitalizmit apo ëndrrës privatizuese, por edhe konkretisht e në mënyrë meskine tjetri (me “t” të vo-gël) i përfituesve realë nga kjo reformë, pra i universiteteve private, mbijetesa e disave ose rritja e të ardhurave të ca të tjerave pri-tet të ndodhë si rezultat i rritjes së numrit të studentëve, një pjesë të pagesës së të cilëve do ta përballojë buxheti i shtetit.

Është karakteristikë e kapitalizmit real që ta përdorë ideologjinë e tregut thjesht si mjet për të legjitimuar disi veten. Thuhet rëndom se mjafton që shteti t’i kufizojë du-art tek shkopi i rojës së natës dhe dora e tregut do të shpërndajë gjithçka drejtësisht. Në fakt, e kjo nuk është veçori shqiptare - boll të kujtojmë se si brenda natës fajkojtë e mosndërhyrjes në ekonomi në admini-stratën e presidentit Bush derdhën miliarda dollarë publikë për të mbajtur në këmbë sistemin e falimentuar bankar privat – ka-pitalizmi mbijeton duke rrënuar publiken. Megjithëse sipas ideologjisë neoliberale universitetet private duhet të dëshironin vetëm mosndërhyrjen e shtetit se brenda natës do e linin prapa breshkën publike, strukturalisht shtrëngohen të kërkojnë të kundërtën: ato kanë nevojë që shteti të ndërhyjë, por të ndërhyjë, siç po bën, në favor të tyre duke nënfinancuar arsimin publik. E kështu që kapitalizmi arsimor, fundja si krejt kapitalizmi i sipërmarrjeve të mëdha, mund të mbijetojë jo pavarësisht nga shteti, por në aleancë me shtetin, me një shtet klasor. E kështu nga projektues i alternativave të paimagjinueshme, siç e do puna ideologjike (kujtoni vajtimet për Jobs-in e Apple-it), kapitalizmi vampiresk mund të jetojë vetëm me gjakun e viktimës së vet: asaj që është e të gjithëve, asaj që nuk përjashton askënd, asaj nga përdorimi i së cilës askush nuk ka frikë, asaj që trupëzon hapësirën e demokracisë – publikes.

Page 11: Gazeta Nr. 41

E mërkurë, 12 Tetor 2011 11Poezi

(VIJON NGA FAQE 2)

Migjeni – Lagja e varfun

Krahët e zez të një nate pa funde varrosën lagjen pranë, dritë, jetë, gjallsi askund,

vetëm errsinë e skam.U harrue jeta e ditës

ndër shtresat e natës, e pagja u derdh nga parzm’ e errsinës...

n’andrra përkundet lagja.Njerzit ndër shtëpia flejnë

me gjoksa të lakurtë e të thatë e gratë... fëmi po u lejnë pa ushqim në gji, pa fat,

Pushojnë gjymtyrt e shkallmueme në punën e ditës së kalueme, shërohen trutë e helmueme

në gjumin e natës s’adhrueme.Veç zemrat e njerzve të lanun

me të rektunt prralla rrfejnë: mbi barrat e jetës së namun që shpirt dhe korriz thejnë.

Prralla mbi fëmij rrugaça barkjashtë e me hundë të ndyta,

që dorë shtrijnë me vjedhë, me lypë e ngihen me fjalë të ndyta.

Prralla mbi varza të fyeme me faqe e me buzë të thithna.

Prralla mbi djelm, me të thyeme shprese, në burg me duer të lidhna,

të cilt nesër para gjyqit për delikt do të përgjegjin,

vetëm dreqit e hyllit të gjith fajet tash ua mbshtesin.

Kështu lagj’ e varfun pëshpritë dhe errsinës hallet tregon.

Një gjel i undshëm, me dritë të hanës i rrejtun, këndon.Hesht! or gjel kryengritës, i lagjës së varfun. Këtu

nuk zbardh për ty drita e dritës. i gjikuem je me ngordhë n’u.

LETËRSI NË PRAG TË 100-VJETORIT TË LINDJES

Xhuliano Bregasi “Askush s’e njeh Lulin. As shokët e

tij, që përpara tij lozin, nuk e njohin. Ma mirë me thanë se e njohin, por ata lozin për hesap të vet, e Luli i shikon për hesap të vet”. Me këto rreshta të dhimbshëm, por realistë, e nis Mi-gjeni solidarizimin me vuajtjet e Lu-lit të vocërr. I ngelur jetim në moshë të vogël, jeta e përballi me vuajtje e mundime të ngjashme me ato të Lulit, prandaj, në këtë moshë, mund të mos i ketë shkuar kurrë nëpër mend se mund të shndërrohej në një ikonë e letrave shqipe, e aq më pak se lul-ret e sotëm (me shokë), të njëjtat rreshta

Reflektim solidarizues për MIGJENIN “e vocërr”

do ia përshtatnin vetë Migjenit. Migjeni që solidarizohej me

vuajtjet dhe dhimbjet shpirtërore të: malësorit që dergjej në katund për të nxjerrë bukën e gojës për fëmijët; Lukes, që shiste trupin e vet në qytet, si mjet shkëmbimi që i siguronte mbi-jetesën; Lulëve të vecërr, të kudon-dodhur në Shqipërinë, e asaj kohe dhe të kësaj kohe, në katund dhe qytet. Migjeni jetim, i shkolluar në manastire e seminare teologjike, pa pasur mun-dësinë të marrë bursën e të vazhdojë shkollën e lartë; poeti që thyeu tabutë e kohës me penën e tij rebele; realisti që nuk ngurroi të dënonte mjerimin, padrejtësitë dhe realitetin e zymtë, duke demaskuar sistemin e prapam-betur shoqëror; mësuesi i palodhur, që tuberkulozi ia gërreu mushkëritë në krye të detyrës, mbush më 13 tetor, 100 vjet që ka lindur! Përvjetor dhe rast i papërsëritshëm për të përkujtu-ar këtë vigan të letrave shqipe. Por, do të përkujtohet vallë?!

Ndoshta do e përkujtoj-në adhuruesit e tij, ndonjë grup sh-krimtarët a letrarësh, por nuk kemi dëgjuar gjë për ndonjë festë “pom-poze”, nga të shpeshtat që deklaron, në eksitim politik e sipër, i pari komik, i qeverisë tonë qesharake. Qeveritë tona “patriotike”, në këto 20 vjet tran-zicion, kanë organizuar lloj-lloj festash e evenimentesh, për të përkujtuar sh-krimtarë e poetë, fetarë e shenjtorë, për anëtarësimin në NATO e nëpër konferenca islamike, hapje tunelesh dhe, patjetër, për fushata elektorale, por mesa duket, për Migjenin s’ka plan të kujtohet njeri. Jo më larg se një vit më parë, u përkujtua shenjtorja me famë botërore, Nënë Tereza, për nder të së cilës, viti 2010 u quajt “viti i Nënë Terezës”. Megjithatë, ky eveniment nuk u përdor për ta nderuar siç du-hej këtë figurë të shquar me origjinë shqiptare, por u keqpërdor për të reklamuar, në qendër të kryeqytetit, emrin (tashmë) tragjikomik të krye-ministrit të vendit.

Në një muaj të mbushur me “festa” e përkujtime, duket sikur Mi-gjeni është i persekutuari i kohës. Eh, përkujtimet dhe festat s’kanë të sosur në këtë vendin tonë të çudirave. Para pak ditësh, më datën 8 tetor, simpati-zantë të Partisë Legaliste, bashkë me zogistë të llojeve të ndryshme, do jenë mbledhur në ndonjë nga vilat që i janë rikthyer Princit, për t’i uruar: “I paharruar qoftë naltmadhnia, o Lekë, bashkë me veprën e tij patriotike!”, e të gjithë njëzëri, me dorën në ze-mër, do kenë nisur të këndojnë “Nal-tmadhnia, Zogu i I-rë…”. U përkujtua dhe mbreti, domosdo!

Por, ky është vetëm fillimi i festave. Në 15 tetor, në mbledhjen e qeverisë ose grupit parlamentar të PD-së, kryeministri, gjithë entu-ziazëm, do nisë monologun e tij të përhershëm, dhe do molloisë: “Kjo është një ditë e shënue! Kjo është një ditë e bekue! Kjo është një ditë e mb-ushur me ëmbëlsi, sepse në këtë ditë Sheqerja më lindi mue! U bëfsha 200 vjeç! Rrofsha unë, ma rrofshi ju!”. E të gjithë buratinët do i përgjigjen, dhe do e urojnë, në një gojë: “U bëfsh 2000 vjeç, o prijësi ynë kreshnik e legjen-dar! Rrofsh, e ta rrofshim!”.

Të nesërmen, më 16 tetor, pa u gdhirë mirë, veteranët e luftës (që kanë ngelur me kokrra), pasi të kenë vënë dekoratat në xhaketë, do shtojnë secili nga 50 lekë, e do i blejnë disa kurora me lule Komandantit legjen-dar. E, pasi t’ia çojnë në Sharrë dhe të qajnë ndonjë orë të mirë, do broho-rasin me zë të lartë: “Parti-Enver, jemi gati kurdoherë!”. Data 18, që pritej t’i vinte kapakun “festive” e përkuj-timeve për muajin tetor, u shndërrua nga festë, në përkujtim zije për udhëheqësin e fundit, të shtetit komu-nist, dhe të parë, të shtetit demokratik, pasi u nda nga jeta para pak ditësh. E, megjithatë, miq, shokë e veteranë, do shkojnë ta përkujtojnë Ramiz Alinë si

“njeri të mirë, që shmangu çaushe-skllëkun rumun në Shqipëri”.

Pra, siç u përmendën pak më lart, të gjithë udhëheqësit dhe ish-udhëheqësit e vendit, me mbësh-tetësit e tyre, të gjithë do mblidhen bashkë, do kujtojnë e përkujtojnë njëri-tjetrin, ndoshta do hanë dhe qofte duke pirë birra, por Migjenin nuk do ta përkujtojë njeri siç e me-riton. Madje, as bashkëpatriotja e tij, Lukja moderne e politikës shqiptare. E si mund ta kujtojë soji i këtyre (po-litikanëve autoritarë) atë që denon-conte mjerimin, ndërkohë që këta e mbjellin për të korrur shpresat e Lulit të vocërr, Lukes, apo shitëses së qymyrit? Nuk ka sens që këta fodullë ta kujtojnë poetin që nuk arrinte ta kapërdinte injorancën dhe prapam-betjen, në të cilën ishte dhe vazhdon të jetë i zhytur vendi i tij. Po si mund t’i shkojë ndërmend njeriu për Migjenin “e pafé”, në këtë vend me “toleran-cë të madhe fetare”, ndërkohë që ai dënonte zakonet prapanike e tabutë fetare e shoqërore?

Autoriteteve shtetërore, kulturore e arsimore, me sa duket, nuk u bëhet shumë vonë nëse është përvjetori i Migjenit, apo jo. Të madhit fare, krye-ministrit të vendit, që po i shket toka nën këmbë,i ndodhur me xhepat e tij

përherë e më plot, por me xhepat e qeverisë përherë e më bosh, duket se nuk do t’ia dijë më as për Ramën (të atin), e jo më për Migjenin. (Se mos është fushatë elektorale, dhe nuk e bëri një përpjekje…) Ministrit të kulturës, duket se nuk i ka dalë ende lodhja nga lehjet e kuisjet (sipas ish-amba-sadorit Withers) për disa vite rresht, ndaj është rehatuar në ish-ministrinë e çkulturës së Pangos, pa u bërë me-rak për kulturën që rrezaton Migje-ni dhe vepra e tij. Ndërsa ministri i arsimit, ndoshta mendon se, nga një pasazh poezie në çdo tekst letërsie, është e mjaftueshme për të ezauruar veprën e Migjenit, pa e ditur se edhe 1 lëndë më vete nuk mund ta bënte këtë gjë më së miri…

Edhe në qytetin e tij të lindjes, do jenë të paktë ata që e kujtojnë. Emri i tij në teatrin e qytetit, më shumë sesa shenjë nderimi e mirënjohjeje, ngjan si një relike e pashkatërruar (ende) e komunizmit. Qytetarët e qytetit të kulturës, pasi i shkatërruan shtëpinë muze, ende i mbajnë “mëri” për thyerjen e tabuve dhe demaskimin e zakoneve prapanike fetare, në vitet ’30. (Qytet i kulturës? I cilës kulturë? Kulturë do të thotë zhvillim, emanci-pim, dhe jo prapambetje e ruajtje me fanatizëm e disa normave prapanike fetare.)

Njësoj si Lulin e vocërr që e shikonin të gjithë, por s’kishin kohë të merreshin me të, sepse entuziaz-mi i çizmeve të lustruara nuk i lejonte të shihnin tollumbat e dëshpëruara, kështu edhe sot, duke parë mjeri-min që është i kudondodhur pothu-ajse në çdo cep të këtij vendi, i pari që na vjen ndërmend është Migjeni, por nuk i kushtojmë rëndësi dhe nuk ia dimë vlerën, për aq kohë sa mje-rimi nuk ka trokitur në derën tonë. Ndaj dhe Migjeni madhështor, vigani i letrave shqipe, i paarritshmi që për-shkroi me aq emocion dhe dhimbje realitetin vrasës që e rrethonte, na ngjan sot me Lulin, jo Lul-in me këpu-cë lëkure firmato, që, për interesat e tij, kthen në “mish për top” çdo gjë që i del përpara, por me Lulin e vocërr, që kur shikon tollumbat e tij, i ndërpritet dëshira për të ëndërruar se edhe ai mund të luajë një ditë me top… Luli i vocërr ishte “i panjohur”, për shkak të indiferencës vizive, ndërsa Migjeni po shndërrohet në të tillë për shkak të indiferencës, çuditërisht, pothuajse të gjithanshme, të një populli që ende nuk e ka arritur atë shkallë zhvillimi që të tregohet “mendjemadh” ndaj një mendjeje aq të madhe, por mo-deste të pakrahasuseshme, si ajo e Migjenit!

Page 12: Gazeta Nr. 41

E mërkurë, 12 Tetor 2011 12 Interviste

Çfarë mendonte Che Guevara ?

Përktheu nga frëngjishtja Dilfirus Vrioni

Intervistë me Michael Löwy-n, për të shkuar tej imazheve e për të prekur mendimin politik por

edhe aktualitetin e Che Guevara-s veçanërisht në Amerikën Latine.

Sipas ju, figura e Che Gueva-ra-s reduktohet në një imazh të romantizmit revolucionar, të he-roit të idealizuar apo ka mendim politik në shprehjen e tij ? Nëse po, si mund ta përshkruajmë ? Në ç’raporte qëndron ai me marksiz-min ?

Che-ja, s’ka qënë vetëm një luf-tëtar heroik, por gjithashtu edhe një mendimtar revolucionar, bartësi i një projekti politik dhe moral, i një tërësie idesh për të cilat luftoi dhe dha jetën. Filozofia që ai i veshi men-dimit të tij politik e ideologjik, kohe-renca e saj, ngjyrat, ambienti, ritmi që ai kishte është i një humanizmi të thellë. Për Che-në, komunisti i vërtetë, revolucionari i vërtetë ish-te ai që i konsideronte problemet e mëdha të njerëzimit si probleme të tija personale, « është ai i cili është i aftë të ndiejë ankth kur dikush vritet padrejtësisht diku në botë e që gë-zohet kur diku ngrihet një flamur i ri lirie ».[1] Internacionalizmi i Che-së

– në të njëjtën kohë mënyrë jetese, besimi sekular, imperativi kategorik dhe atdheu shpirtëror – kanë qenë shprehja luftëtare dhe konkrete e humanizmit revolucionar dhe mar-ksistë.

Ka një frazë të José Marti-s që Che-ja e citonte shpesh në fjalimet e tij, dhe që e quante « flamuri i di-njitetit njerëzor » : « Qenia njerëzore duhet ta ndiejë në fytyrën e saj gr-ushtin që ajo i ka dhënë një qenie tjetër njerëzore ». Lufta për këtë di-njitet është një princip etik që do ta udhëheq në gjithë aksionin e tij, që nga beteja e Santa Clara-s e deri në betejën fatkeqe të maleve të Bolivi-së. Ai është një rast i jashtëzakon-shëm në kulturën ameriko-latine. Ndoshta gjurmët e tij duhen kërkuar te Don Kishoti, vepër të cilën ai u’a lexonte rekrutëve të gueriljes në Si-erra Maestra, në “kurset e letërsisë” që jepte për ta dhe me heroin e së cilës ai identifikohej me ironi, në le-trën e fundit që ai u dërgoi prindër-ve. Por këto vlera nuk janë të huaja për komunizmin. A nuk ka shkruar vetë Marksi artikujt “ Komunizmi i Observatorit Rhénan” (shtator 1847) : “Proletariati ka më shumë nevojë për dinjitetin sesa ka nevojë për bu-kën”?

Ne fatkeqësisht e kemi limitu-

ar gjithnjë mendimin strategjik të Guavara-s në termat e foco-s të gu-eriljes. Idetë e tij për revolucionin latino-amerikan janë shumë më të thella. Marrim për shembull atë që ai ka citoi në vitin 1967, në Mesaz-hin për Trikontinentalen – “S’ka më ndryshime të tjera për t’u bërë : ose revolucionin socialist ose karika-turën e revolucionit” ai ndihmoi gjit-hë një brez revolucionarësh që të fs-hinin urrejtjen e doktrinës staliniste të « revolucionit me etapa ».

Sot na kanë ngelur jo pak nga idetë e tij në shkrimet e tij – qoftë ato për eksperiencën kubane apo për Amerikën Latine – akoma më shumë na kanë ngelur nga tentativa e tij tragjike boliviane një tendencë për ta reduktuar revolucionin në luftë të armatosur, luftën e armatosur në guerilje rurale dhe gueriljen rurale në një qendër foco. Kjo tendencë dominoi në trashëgiminë guevarase në Amerikën Latine, edhe në veprën e tij e gjejmë disa herë vagullt këtë strategji – për shembull, duke insi-stuar në rëndësinë e punës politike të masave, ose për mospërdorimin e luftës së armatosur në një vend ku është vendosur regjimi demorkatik. Ai përjashtonte në mënyrë kategori-ke nga mënyrat e arsyetimit atenta-tet apo terrorizmin e verbër.

Në të gjitha rastet, trashëgimia e guevarizmit e cila shënjoi strategji-të e organizimit revolucionar lati-no-amerikan në zemër të viteve ’60 deri ’80, vërehet si në ndjeshmërinë revolucionare si në rezistencën e pa-reduktueshme me regjimet në fuqi, të së majtës së kontinentit. Disa lëvi-zje sociale si MST (Mouvement des Paysans Sans Terre) të Brazilit, e cila është proklamuese e socializmit.

Socializmi në Amerikë, shkruan-te José Carlos Mariategui në 1929, s’duhet të jetë kopje dhe llogari, por krijim heroik. Është kjo që Che-ja u përpoq të bënte, duke hequr dorë të bënte kopje « modelet ekzistuese » dhe duke kërkuar një rrugë të re drejt socializmit, më radikal, më ba-razimtar, më vëllazëror, më human, më koherent me etikën komuniste.

Idetë e tij për socializmin ishin ende ne evoluim në momentin e vdekjes së tij, por ne mund të shqu-ajmë qartësisht në diskutimet dhe shkrimet e tij pozicionin gjithnjë e më shumë kritik kundrejt të vetë-qu-ajturit « socializëm real » trashëgimi e stalinizmit. Në të famshmin « Dis-kutim për Algjerin » (shkurt 1965) ai i kujtonte vendit duke bërë thirrje për një socializëm ku « ata të ishin të çliruar nga bashkëpunimi taktik më vendet e Perëndimit », dhe kjo

përkthehet çlirim nga raporti sh-këmbimi jo te barabarta mes këtyre të fundit dhe popujve që përpiqen të lirohen nga pushtimi imperialist. Duke shtuar këtu : « socializmi nuk mund të ekzistojë nëse ai nuk fut në ndërgjegje transformimin që provo-kon një sjellje të re vëllazërore për-ballë njerëzimit, po ashtu edhe në planin individual në shoqërinë që ndërton apo që ka ndërtuar socializ-min, në planin botëror, marrëdhënie bashkëpunimi mes gjithë popujve që vuajnë nga shtypja imperiali-ste ».[2]

Duke analizuar esenë e tij të njo-hur të marsit 1965, Socializmi dhe njeriu në Kubë , modelet e ndërtimit socialist ekzistonin në Europën Lin-dore por Che-ja s’pajtohej, gjithnjë duke u nisur nga perspektiva e tij humanisto-revolucionare, me idenë që pretendon « ta mundim kapita-lizmin me fetishet e tija » : « dhe të vazhdojmë iluzionin e realizimit të socializmit me ndihmën e ushtrive hua dhe difektoze të kapitalizmit » (ku tregtia merret si unitet ekono-mik, prodhimi, interesi material in-dividual si stimulant, etj.) kështu rre-zikojmë të jemi në një greminë ». [3]

Një nga tiparet e rrezikshme të modelit të sjellë nga URSS, është rritja e pabarazisë sociale dhe for-

Page 13: Gazeta Nr. 41

E mërkurë, 12 Tetor 2011 13

Sot na kanë ngelur jo pak nga idetë e tij në shkrimet e tij – qoftë ato për eksperiencën kubane apo për Amerikën Latine – akoma më shumë na kanë ngelur nga tentativa e tij tragjike boliviane një tendencë për ta reduktuar revolucionin në luftë të armatosur, luftën e armatosur në guerilje rurale dhe gueriljen rurale në një qendër foco.

mimi i një shtrese të privilegjuarish teknokratësh dhe burokratësh : « në këtë sistem shpërblimesh janë drej-torët që çdo herë, janë në avantazh. Duhet riparë projekti i fundit Repu-blikës Demokratike Gjermane ; rën-dësia që ai i siguron qeverisjes së drejtorit apo më mirë shpërblimin që siguron për të këtë qeverisje ». [4]

Mendimi politik i Che-së për kushtet e transformimit në sociali-zëm është në të njëjtën kohë pasio-nant dhe problematik. Pasionant për angazhimin e tij barazimtar dhe anti-burokratik, dhe për kritikën që ai i bën fetishizmit të tregut – përfshihen në këto kritika edhe vendet « soci-aliste ». Nuk është rastësi që shoku Ernest Mandel është vënë krah tij në debatin ekonomik të viteve 1963-’64, kundër partizanëve të koncep-teve ekonomike staliniste (Charles Bettelheim) dhe kundër imituesve kubanë të modelit sovjetik.

Gjatë argumenteve tërësisht le-gjitime të Che-së, në mbrojtje të planifikimit lihet në hije një pyetje politike kyç: kush planifikon ? Kush i vendos zgjedhjet e rëndësishme të planit ekonomik ? Kush i vendos pri-oritetet e prodhimit dhe konsumit ? Pa demokraci e vërtetë – d.m.th. pa - : a) pluralizëm politik ; b) diskutim i lirë për vendosjen e prioriteteve dhe c) liri zgjedhje për popullin mi-dis propozimeve dhe platformave ekonomike alternative – planifikimi kthehet në mënyrë të paevitueshme një sistem burokratik, autoritar dhe joefikas të « diktaturës mbi nevojat » si e tregon qartë historia e ish-Bas-hkimit Sovjetik. E thënë ndryshe : problemet ekonomike të kalimit në socializëm janë të pandashme nga natyra e sistemit politik. Eksperien-ca kubane në njëzet vitet e fundit ka sjellë rrjedhoja negative të munge-sës së institucioneve të demokra-cisë socialiste – edhe pse Kuba ka munduar të evitojë të këqijat më të mëdha burokratike dhe totalitare që kanë ndodhur në shtetet të tjerë të quajtura “socialiste të vërteta”

Ose, mbi këto pyetje, gjejmë të dhëna të rëndësishme në një doku-ment të Che-së, që për arsye të pas-hpjegueshme ka ndenjur dyzet vite i mbyllur në një sirtar në Havanë : vlerësimet kritike të Mandel-it për Ekonominë politike të Akademisë së Shkencave të ish-Bashkimit So-vjetik. Në këtë dokument i cili është publikuar në vitin 2006 në Kubë, Guevara shkruan në mënyrë shumë të qartë, që janë punëtorët – dhe jo « ligji i tregut » ose një zyrë speciali-stësh – por populli ai vetë, që duhet të marrë vendimet për sa i përket li-njave të rëndësishme të planifikimit.

Ikonë, objekt publicitar … 40 vite pas vdekjes së tij, Che-së nuk i është shterur forca, si në fushën politike ashtu edhe atë komerciale ? A është i njëjtë ky ndikim si në Amerikën La-tine, si në Europë?

Che-ja është – ashtu si José Marti,

Emiliano Zapata, Augusto Sandino, Farabundo Marti dhe Camilo Torres – një nga ato figurat që kanë rënë

nga lart, me armë në dorë dhe janë kthyer përgjithnjë yje në qiellin e shpresës popullore, thëngjij për-vëlues nën hirin deziluzioneve.

Ka diçka në jetën dhe në mesazhin e mjekut/ guerilët argjentinas /ku-ban që flet ende edhe sot. Ndryshe si mund ta shpjegojmë këtë prurje veprash, artikujsh, filmash dhe de-batesh ? Nuk është thjesht një për-kujtimore e dyzetvjetorit të largimit: kush interesohej në 2003 për 50 vje-torin e vdekjes së Stalinit? Sigurisht që guevarizmi i pesëmbëdhjetë vi-teve të fundit nuk është ai i viteve 1960-’80 në kohën e luftës guerilase kundër diktaturave ameriko-latine. Marrim për shembull zapatizmin e ri të Chiapas. Ide guevariste janë të pranishme në origjinën e grupit që formoi E.Z.L.N. (Ushtria Zapatiste e çlirimit Kombëtar) lëvizje që mori fill rreth viteve ’80 si shprehje “or-ganike” e komunitetit indigjen të Chiapas, përkrahu – pas aktit kry-engritës të 1994 – aksionin politik për mobilizim nga baza të “shoqëri-së civile” kundër regjimit totalitar të partisë/shtet meksikan. Në kry-engritjet e janarit 1994 Ushtria Za-patiste e çlirimit Kombëtar – edhe trembëdhjetë vite më pas sërish me armë në duar – do të bëhej një referencë për viktimat e neo-libe-ralizmit jo vetëm në Meksikë por në gjithë Amerikën Latine dhe në gjithë botën. Zapatizmi kombinon shumë tradita, dhe guevarizmi është veçse njëri nga përbërësit kryesorë të këtij organizimi dhe të papriturash kultu-rash revolucionare : kjo përkthehet me ndërtimin e « ushtrisë çlirimtare » me pushkë në dorë si shprehje ma-terile e mosbesimit ndaj shteteve dhe klasave dominuese, me lidhjen direkte mes luftëtarëve dhe masa-ve vendasve (indigjenëve) dhe nga perspektiva radikale bashkimit për

luftën antikapitaliste. Ne jemi larg nga aventura boliviane e vitit 1967, por jemi afër etikës revolucionare ashtu siç Che-ja e mëshironte. Me ndjeshmërinë e tij liberatore, me auto-ironinë e tij, me refuzimin që ai kishte ndaj pushtetit, thirrjes së tij internacionaliste për luftë kundër neoliberalizmit, EZLN zgjoi mendi-min përtej kufijve meksikanë.

Njëjtë është kuptimplotë influen-ca në shkallë masash e guevarizmit në disa lëvizje sociale, si MST, (Lë-vizja e Punëtorëve Rural pa Tokë të Brazilit). Formuar më 1984, rezultat i viteve të gjatë pune, vendosmërie e auto-organizimi vendas d he me ndihmën e Komisionit Pastoral të Kishës, MST u formua nën moton « kristianizëm për liri » por shumë shpejt u autonomizua duke u kthyer në një lëvizje e pavarur nga kisha, ajo ka mbledhur me mijëra dhe qindra militantë dhe sot pa dys-him është njëra nga lëvizjet më të rëndësishme dhe më luftarake të Brazilit. Objektivi i saj është refor-ma agrare dhe ndryshimi radikal i modelit të zhvillimit neoliberal të vendit, të ndjekura këto nga një shoqëri më e drejtë, « pa të përjas-htuar, dhe përjashtues ». (Karta e parimeve të MST)

Che Guevara është një nga refe-rencat kryesore politike të MST-së dhe një burim frymëzimi për atë që është emëruar si “mistika” e lëvizjes : radikaliteti i saj dhe përkushtimi i militantëve të saj – shumë prej të cilëve e kanë paguar me jetë angazhimin kundër latifon-distëve - për të përmbushur drej-tësinë sociale. Sigurisht që MST-ja nuk është një lëvizje e armatosur dhe guerilja nuk bën pjesë në me-todat e saj të luftës, por ajo nuk he-

ziton të rezistojë duke zënë masive të mëdha tokash. Etika e Che-së dhe programit të tij emancipues revo-lucionar për Amerikës Latine janë aspekte thelbësore të kulturës së saj socio-politike.

Në një shpërndarje më të gjerë, idetë,- dhe jo vetëm imazhi i tij në flamuj dhe tee-shirts – e Ernesto Che Guevara-s janë sot të pranishme në shumë lëvizje të tjera sociale lati-no-amerikane. Duke filluar me piqu-eteros argjentinas deri te punëtorët bolivienë, nga indigjenët Mapuches të Kilit deri te Mayas-it e Guatemalas. Përjashtim bën vetëm ELN-ja kolum-biane, atje s’ka më organizime gueva-riste që udhëheqin luftërat guerile në fshatra. Ajo që Che-ja mëshiron për veriun dhe jugun e vendit nuk është lufta e gueriljes rurale por shpirti guevarist, në të njëjtën kohë etik dhe politik, i cili bën revoltë kundër dominimit imperialist, ngrihet kun-dër padrejtësive shoqërore kapitali-ste dhe ka luftë me rendin e vendo-sur për aspirimin dhe transformimin socialist /revolucionar të shoqërisë.

Por, ç’bëhet tani në Bolivi, vendi për të cilin Che-ja dha jetën betejën e fundit ? Gjatë fjalimit presidencial në janar 2006, Evo Morales-i i bëri homazh « të parëve tanë që kanë luftuar » : « Tupak Katari-t, për resta-urimin e Tahuantinsuyo-s, Simon Bo-livar-it për atdheun e madh, dhe Che Guevara-s për botën e re të bërë mes barazish ». [5] Në radhët e qe-verisë së tij, figurojnë militantë që kanë luftuar përkrah me Che-në në ELN-në boliviane, si Loyola de Guz-man.

Rasti më paradoksal është Ve-nezuela : ku një ish-ushtarak, në mënyrë demokratike është zgjedhur dhe rizgjedhur, Hugo Chavez. Ai ka

përvetësuar në programin e tij dy momente thelbësore të programit guevarist : unitetin e popujve lati-no-amerikan kundër imperializmit dhe perspektivën socialiste. Në ndërhyrjet e tij të shumta në mbroj-tje të « socializmit të shekullit të XXI-të » Chavez-i merr referencë Simon Bolivar-in, por gjithashtu Marx-in, Trotski-n dhe Che Guevara-n. Presi-denti karizmatik venezuelian mund të konsiderohet si trashëgimtar i kurorës së të majtës së ushtarakëve venezuelianë që kishin tentuar në fi-llim të viteve 1960, të inspiruar nga revolucioni kuban tentuan disa herë kryengritjen dhe përfunduan të përçarë duke u bashkuar gueriljeve rurale. [6]

Është ende shumë herët për të di-tur se në cilin drejtim do të shkojnë këto dy qeveri të dyja më të maj-tat e Amerikës Latine sot. Por ato dëshmojnë secila në mënyrën e saj për aktualitetin e ideve luftëtare të atyre që ranë në 1967.

Në të gjitha manifestimet revo-lucionare në Amerikën Latine sot shohim gjurmë, herë të dukshme, herë të padukshme të « guevariz-mit ». Ato janë edhe më shumë të pranishme në imagjinatën kolek-tive të militantëve, që nga debati i tyre për metodat deri te strate-gjia për mënyren e luftës. Mund t’i quajmë si fara që kanë mbirë, këto pesëmbëdhjetë vitet e fundit, në kulturën politike të së majtës lati-no-amerikane, kanë shtrirë rrënjët, kanë dhënë gjethe dhe fruta. Ose si fije të kuqe me të cilat endim nga Patagonia në Rio Grande, ëndrra, utopi dhe aksione revolucionare.

Shënime

[1] Che Guevara, Œuvre III, Textes Politiques, Paris, Maspe-ro, 1968, f.118.

[2] Ibid. f. 266-267.

[3] Che Guevara, « Le sociali-sme et l’homme à Cuba », Textes politiques, f. 283.

[4] Che Guevara, « Le plan et les hommes », Œuvres VI, Textes iné-dits, Paris, Maspero, 1972, f.90.

[5] Evo Morales Aima, Pour en finir avec l’Etat colonial, Paris, L’Esprit frappeur, 2006, f. 36.

[6] Bëhët fjalë për kryengritjet e Carupano dhe Puerto Cabello në maj-qershor të 1962, që shumë shpejt u zbrapsën, por të mbijetu-arit kontribuan për të themeluar në vitin 1963 , FALN-in ( Forcat e armatosura të çlirimit kombëtar), të drejtuara nga Douglas Bravo, lëvizja kryesore guerrilase në Ve-nezuelë.

Intervistë e realizuar nga revi-sta Kritikë Komuniste dhe botuar në tetor 2007.

Page 14: Gazeta Nr. 41

E mërkurë, 12 Tetor 2011Kinema

Në 1905-ën, revolucionet e artit e shkencës u hodhën drejt lindjes

Nga perspektiva e kamerës pa shirit

14

Gérard VINCENT

Ndryshe nga Schliemann-i unë nuk kërkoj rrënojat e Trojës; as sikundër Victor Bérard-i,

brigjet ku mësyu Uliks Qefaleni; por synoj të ngjitem në Moezi, në vendin e muzave, të mekanikës lokomotive të konvencionit të poezisë homerike, tek materialet që përbëjnë sistemin kori-stik të poezisë greke. Ashtu sikundër Tinianovi1 dhe Shklovski2 patën gjetur në to termat dhe lidhjet elementare gjatë seancave të tyre mbi kameran pa shirit (pelikulë), kamera kjo e shpikur nga Lev Kuleshovi3 për të trajnuar në të Kholkovën e shoqet e saj në fabrikën e aktorit eksentrik. Gjatë atyre atelie-ve eksperimentale, u zhvillua artikuli-mi plan/sekuencë që synonte heqjen dorë nga logjika e perspektivës: ecuri e kinemasë e bazuar krejtësisht mbi analogjinë vargje/strofë në organizi-min e mimetikës koristike arkaike.

Gati 7000 faqe shkrime të poeticie-nëve të OPOIAZ4-it mbi hekzametrin homerik u dogjën gjatë rrethimit të Petrogradit, me 1921, pak para dhunës ndaj formalistëve dhe empiro-kritici-stëve të Komunës së artit, ajo që kish-te qenë terreni i agjitacionit artistik e

politik gjatë grevave të përgjithshme në Rusi, nga viti 1905 deri në 1921, në sulm ndaj paraqitjes perspektive në të gjitha artet, si zbuluese e « Amerikës » së gjuhëve, ajo që shpiku më në fund, pas njëzet vjetësh eksperimentimi, një gjuhë të re, kinemanë.

Por nëse traktati i poezisë greke u zhduk, analogjia formuese e ushtrime-ve të ateliesë rreth kameras pa shirit, analogjia me vargjet e strofat citohet vazhdimisht në përmbledhjen e tek-steve me titull « Poetika Kino », veça-nërisht nën penën e Juri Tinianovit.

Në 1905-ën, revolucionet e artit e sh-kencës u hodhën drejt lindjes (europi-ane), dhe në shkallë të gjerë. Zbulimet e një rrethi të ngushtë artistësh e dije-tarësh, që nuk kanë gjetur publik për tablotë kubiste, poezitë e René Ghilt, konferencat e Machut, të Helmholtzit e të Poincarésë, kaluan në lindje, duke gjetur publik e pjesëmarrës në ekspe-rimentimet që vijuan, u mbështetën dhe u vunë në koherencë nga termi-nologjia e poetizimeve të OPOIAZ-it, ato që sallonet e borgjezisë franceze i kishin refuzuar si hipoteza të padurue-shme.

Sipas Natasha Lakos, veç dy vjet pas shpikjes së vëllezërve Lumière, Kolë Idromenoja, piktor, arkitekt e urbanist,

kishte hapur më 1883 në qytetin e lin-djes, në Shkodër, një laborator të foto-grafisë, Dritëshkronjën Idromeno, dhe mbante korrespondencë me vëllezërit Lumière. I pari që organizoi shfaqje pu-blike filmi në qendrën kulturore Gjuha shqipe në 1897. Sipas këtij autori, filmi kishte marrë rolin antik të mëndafshit për t’i lidhur mes tyre e me botën ven-det e Ballkanit; një paralel fort i mirë që ndih të shpjegojë jo pak dukuri të transmetimit poetik gjatë shekujve, mes lindjes e perëndimit, me atë trafik baulesh publike, duke përdorur udhët e transportit e të përpunimit, të tran-spozimit mes konvencioneve poetike.

Mjaft të citosh emrin e Kassacit në Hungari, të Miçiçit në Jugosllavi, kujti-met e britmës së Tarzan Tristas përmbi transhetë e katrahurës së madhe eu-ropiane, duke mbledhur fisin e madh ndërkombëtar të dadaistëve, mjafton për të kuptuar se avantgardat e kanë pasë gjetur publikun në vendet e lin-djes, e veçanërisht në Ballkan: ky rajon i Europës që i ka rezistuar më së miri « kthimit te rregulli, te rendi » (sipas shprehjes së Pierre Daix), kur iu dha fund përvojave të avantgardës rreth viteve 1920.

Ky kthim në rendin perspektiv nuk është vetëm soc-realist apo rigjenerim

arjan; por është edhe surrealist i « in-telektualëve të së majtës » : kjo marrje me forcë në dorë e arteve nga kleri që mbizotëron fushën letrare, e që i ve pa fort delikatesë avantgardës ruse ter-min « e majtë » në « frontin e majtë të artit ».

Në 1935, Viktor Brauneri kryen shumë aktivitete të manifestimeve da-daiste në Rumani, me mbështetjen dis-krete të Tzara-s, i futur ky në PK Fran-ceze sa për të ushqyer familjen. Në Jugosllavi, Krelska kryen eksperimen-te teatrale dhe mbështet tezat empiro-kriticiste të avantgardave artistike, të cilat i urrente Lenini për suksesin në planin e agjitacionit shoqëror. Kassaci i drejtohet nga lart Bela Kunit të mos përzihej më me agjit-propin artistik, ku ai ka dhjetë vjet përvojë e një seri me varrime të anarkistëve me krismë të revoles, ndërkohë që shumë komu-nistë ishin komisarë të policisë.

I njoh ushtrimet e Miçiçit më mënyrë çuditërisht të drejtpërdrejtë; jam njohur me to duke përkthyer ter-min “ostranienie”, term i shpikur nga Shklovski e Tinianovi gjatë provave me një pjesë të Trekiakovit, me titull « Dua një fëmijë » nën regjizurën e Meyer-holdit. Nëpër uljengritjet e zakonshme të mendjes klerikale, intelektualët

francezë, e kanë përkthyer këtë term si « Distancim », që është mimetika statu-jore e veçanësisë së klerit, e formuar para çfarëdolloj gjëje; dhe në publik.

Drejtoja një atelje vjetore të ekspe-rimentimit skenografik, për artistët nga gjithë vendet, në kopshtet e Mar-lysë ; dhe më 1990, merrnin pjesë në këto seanca arkitekti serb Zoran La-zoviç, profesor në Prishtinë, i sapoe-mëruar atëherë, dhe një nga nxënësit shqiptarë të universitetit, një Ilir riosh.

Arësyeja pse Iliri tregonte një kre-ativitet të madh në këto ushtrime, dhe Zorani njëfarë gazmimi kur shihte ha-binë time lidhur me reagimet fort të sakta ndaj udhëzimeve të lëshuara në një gjuhë që ata nuk e dinin, pra në frëngjisht, ishte fakti se ato ushtrime vetë ai i mësonte lidhur me hapësi-rën kinematografike, ato që profesori arkitekt i rioshit i kishte guditur për-krah me zenitistët barbarogjenialë të Miçiçit.

Dhe se kjo kishte qenë mënyra për të zhbllokuar situatën fort të tensionu-ar mes profesorit serb dhe studentëve shqiptarë. Sepse atë e kishin emëruar në vend të një profesori me origjinë shqiptare për represion të etnisë. Para murit të heshtjes që kishin ngritur stu-dentët ndaj çdo impenjimi të profeso-

Page 15: Gazeta Nr. 41

E mërkurë, 12 Tetor 2011 15

rit, kur refuzonin të dëgjonin serbisht, ai kishte gjestikuluar paradën ajrore të avionëve pa motor, ashensorin hipik, dhe ëndrrën elektrike të lokomotivave të Victor Braunerit, për të shpjeguar lindjen e kinemasë sajë « obratnaja perspektiva » të Floreskit, ashtu si ia kishin mësuar atij në Beogradin e vite-ve 60-të e që e udhërrëfente në punën arkitekturore e urbanistike. Thoshte se nuk kishte hasur kurrë në studentë të tjerë një neveri të tillë për përfaqësi-min perspektiv, si dhe një shpejtësi në kompozimin kinematografik të hapësi-rës. Në fakt Iliri kishte diçka prej Vi-ttorio Carpaccios, prej vatrave të tij të shkollës shqiptare të Venecias, kur saj-onte kompozimet kinetike në horizon-tet e largëta të parkut të Marlysë, ballë kuajve të Marlysë në ngjitje hipike nën këndin e aksit spiral të kullës së Tatli-ninit.

Pra, unë kam një njohje me ushtri-met e çuditshme zenitiste të Miçiçit, të cilat i hodha sërish në terren vjet, në kinemanë më të vjetër të Ballkanit, në Suboticë; e njëjta afëri e habitshme që kishin dikur Shklovski dhe Tinianovi me ushtrimet e Kuleshovit në ateljenë e kameras pa shirit, meqë kisha ndërtuar nisur nga « Poetika Kino ». Dhe kjo vetë ishte përmbledhja e seancave, e ushtri-meve që Zoran Lazaroviçit i ishin dukur aq të ngjashme me ato të Miçiçit. Një përvojë e madhe e komunikimeve in-tensive mes avantgardave midis viteve 1905 dhe 1925.

Por sidomos me përvojën e jashtë-zakonshme lidhur me mënyrën bara-barogjine, me të cilën aktoret e teatrit

kombëtar të Suboticës dinë të formoj-në një kor e ta kurdisin brenda shpik-jes poetike dhe teatrale, dhe jo thjesht gjatë shfaqjes për publik. Të njëjtën aftësi koristike e kisha hasur edhe përgjatë brigjeve të lumit Tiza, në De-brecen të Hungarisë, në Kanixha e në Senta të Serbisë, tek dyert e shkollës tetëvjeçare.

I njëjti vrull që rridhte nga burimet e Karpateve në të bukurën Vojvodinë, atje ku u nisa dy vjet më parë bashkë me Idlirin, poetin shqiptar, shkrimtarin dhe përkthyesin e Uliksit të Joyce-it, për të drejtuar një atelie që ishte pjesë e projektit shumëplanësh “Tumulus”.

Atëherë u angazhova para tij që t’i rikonstituoja 7000 faqet mbi hekzame-trin homerik, që u dogjën në një sobë të Petrogradit, dhe të rikonstituoja për herë të pestë kameran pa shirit, mjeti im i pashmangshëm prej arkitekti të çadrave të cirkut cigan, që më shërben për një “obratnaja” të perspektivave të planifikimit urban, sa për t’iu gjetur ca hapësirë në qytet, para se të ndërto-hen çadrat e mëdha spektakulare për publikun e gjerë. Në këtë mënyrë an-gazhohem në emër të OPOIAZ-it ; është gjëja më e paktë që mund të bëja për të përshëndetur kërkimet e tij si për-kthyes i Uliksit, ky irlando latin i Joyce-it, prej qefalene odiseas, që është kthyer më në fund, pas tri mijë vjetësh, për ta masakruar mtonjësit e për t’u nisur mandej drejt Serbisë, me një degë në sup, duke kaluar nga lindja, për të gje-tur një publik të vlefshëm dhe kore që funksionojnë vërtet.

Kështu ne i hymë një pune teori-

ke dhe një pune eksperimentale mbi konvencionet poetike dhe se si për-kthejnë ato njëra-tjetrën. Sot, ky lloj konvencioni – i cili del përherë në pah në tekstet e Meyerholdit dikur – dëgjohet përherë e më pak në gju-hën ku unë shkruaj, në frëngjishten e J. J. Rousseau-it, nga ku Meyerholdi pat thithur « Ligjërimin mbi origjinën e gjuhëve ». Kjo sepse kritika e artit në Francë, masivisht hegeliane, shpallte se « avantgardat ruse kanë thyer çdo konvencion ».

Por e has më mirë këtë në shqip apo vllahisht etj ; herë pas here, në diskutimet me Idlirin, shihja sesi fjala « kuvend », si rrethanë materiale e mbledhjes së fisit, dhe fjala « kuvint » në rumanisht, duken dy copa arkeologjike të origjinës së gjuhëve europiane : mjafton t’i bas-hkosh për të formuar një simbol, në sensin më strikt homerik dhe eskilian të fjalës, që flet për një sinjal të lëshu-ar mes popujve si shkëmbim simbolik reciprok gjeografik afatgjatë, mes po-pujve që nuk flasin të njëjtën gjuhë, por ku gjuhët janë në lidhje singjenike, « të lindura së bashku ».

Pas kthimit në rend në vitet 30-të, Sh-klovski dhe Tinianovi mezi mbijetonin vetëm si ndreqës të skenareve stali-niste në studiot Gosfilm, skenare të çalë, e që ata i ftillonin disi duke apli-kuar parimet katastatike të stabilitetit dinamik të lëvizjeve të korit, sekretet e konvencionit të hapësirës kinema-tografike. I dogjën, pra, këto shkrime, me qëllim që mbijetesa e tyre fizike të mbetej e domosdoshme për sistemin.

Por bëhet fjalë për simbole, dhe

gjysma tjetër e « kuvint » ndodhet në kuvend fetar, në ndenjësen e një sallë kinemaje, ku nuk e shohim konvencio-nin, ai që nuk është inkoshient, por ne i rrimë me të ndenjura sipër : ja arsyeja pse nuk arrijmë të shohim materialet përbërëse të konvencionit poetik që përvijon horizontin e pritjes publike që përmbledh breza spektatorësh; e veçanërisht publikun shqiptar të kine-masë, që s’ka pasur të ngjashëm duke soditur filmat stalinistë e hollivudianë, për t’iu vënë këmbë mandej duke e kaluar pelikulën si fije mëndafshi pas seancave, në kafene, sipas traditave korale të këngës iso, e mandej në mur-murimat shtëpiake të grave arkitektu-rale të Kullës-rrotullake (sepse kështu trubadurët i respektonin gratë e Gjiro-kastrës).

Në gjuhën e trubadurëve, « conve-nentia » ishte mbledhja politike e fisit me milicinë e fshatit, nën një portik mëndafshi të hedhur mbi hendekë para kalasë; tenson, që është forma arkaike e e Canzon; ishte forma metri-ke e dialogut që çonte drejt marrëve-shjes mbi objektivat e mjetet ushtara-ke apo të punëve publike. Në gjuhën klasike të trubadurëve, « ric convent » marrëveshja e plotnisë, ishte akti seksual që përkujtohet në “canzon”. Por terminologjia e të drejtuarit mbe-tet po ajo : dama mbetet e njëjta dhe trubadurit i duhet të hartojë një « si-rvent » . Ja pra lidhja e ngjeshur, sim-boli në kuptimin e shkencës gazmore, që është aq niçeane sa mund të jetë platonike dashuria e trubadurëve dhe muzat e dërguara në një transhenden-cë olimpike, pasi e kanë mbaruar rolin evaziv, e frymëzues, para fillimit të po-emës. Vajzat për martesë të zonës janë përherë aty, gjithë kohën në valle, e derisa të vazhdojë kënga e koropoetit, përderisa « poet » është shkurtimi që i ka bërë Herodoti termit të vërtetë prej Homeri e Hesiodi.

Ne (si atelie) përpiqemi të zgjeroj-më kuadrin e asaj që e quajmë formë poetike të kuadrit material të konven-cionit të adresimit poetik. Revolucionet në art e në shkencë më 1905, kaluan drejt lindjes, ku gjetën publik, duke ndryshuar shkallën për të kaluar nga teoria në eksperimentimin bindës.

Këtë formulim mund ta aplikoj edhe lidhur me shekullin e Ilumizmit, dhe atë të humanizmit; Perëndimi doli nga “regjimi” klerikal, i cili përkëdhel ën-drrën e famshme të rilindjes së një perandorie romake, prej 1500 vjetësh. Dhe 12 dështime patetike prej andej, bashkë më këtë konvergjencë e per-spektivë të shëmtuar bazuar mbi ko-pulimin franko-gjerrman. Po, oksidenti pat dalë prej klerit nëpërmjet lindjes.

E ky formulim që bëj duhet kuptuar në sensin e anti-klerikalizmit konvenci-onist të arteve poetike të trubadurëve, përgjatë të cilëve mundohem të hartoj këtë tekst, një formalitet të dlirë të for-malizmit poetik, sipas kritikës letrare, që mat distancën mes prozës dhe po-ezisë; distancë sot krejt e tejkaluar, na-tyrisht, mëse.

Ndryshe nga Milton Peary, nuk kër-

kojmë më shfaqjet e fundit të improvi-zimit të oratorisë në malet e Ballkanit, nën një formë monodike që unë nuk mendoj aspak se janë ato të këngëve të Homerit. Sepse gjetëm nëpër qyte-tet ballkanike kore të mekanikeve helikoptere, të afta të vinin në punë kameran pa shirit, duke kryer përvoja publike, protokronike e barbarogjine, para kinemave, në rrugët e në sheshet e qyteteve të mrekullueshme. Kështu i bëmë të kalonin sërish nga Lindja çe-lësat e transpozicionit të konvencionit poetik njëra te tjetra, që mëse njëqind vjet më parë patën shërbyer për të hapur sallat e kinemasë, sajë një ana-logjie mes plan-xhirimit e vargut hek-zametër, sekuenca e strofa që vihen në punë nga kori.

Të filmosh pa shirit do të thotë ta vendosësh direkt publikun në një ka-mera; kjo vetë është tashmë një gjyryk aparati fotografik, i zmadhuar, i vendo-sur mbi rrota; ajo duhet të prodhojë të gjitha lëvizjet e objektivit që lidhen me kuadrin filmik, por që xhiron me anë të publikut të vendosur brenda kameras; është një film tmerrësisht ngazëllyes, me aktoren, dhe njeriun e padukshëm bashkë, në një afri të habitshme me sallën e vogël të kinemasë, para kësaj kamere fort të madhe, ky “balagan” me rrotele, e titrat e pamundur, duke « obratnajuar » perspektivën, sikur ta merrte era.

Përktheu O. Azizi

(Endnotes)1 Juri Tinianov, një nga theme-

luesit e formalizmit rus ; autor e kritik e studiues letrar, veçanërisht i njohur për romanet e tij historkë, mbi të gjitha « Veziri Muftar ».

2 Viktor Shklovski, po ashtu një nga origjinat e formalizmit rus të viteve 20-të. Autor librash e skenaresh, studiues i linguistikës dhe kritik letrar, veçanërisht, një nga themeluesit krye-sorë të shoqatës OPOIAZ.

3 Lev Kuleshov, autor dhe re-gjizor rus, i lindur më 1899, krijuesi i shkollës së parë ruse të filmit. Është i pari që futi në botë teknikën e montaz-hit, të mirënjohurin “efekt Kuleshov”, referencë sot e gjithë ditën për krejt procedimin kinematografik botëror. Filmi i tij « Sipas ligjit » (« Po zakonu »), mbetet referencë origjinare në histo-rinë e kinemasë nga Griffith te Hit-chcock e me radhë.

4 Akronim për Shoqatën për studimet e teorisë së gjuhës poetike, themeluar nga Shklovski, R. Jakobsoni, Tinianovi etj, më 1917.

5 Bëhet fjalë këtu për një seri me atelie të poezisë epike dhe teatrit e koreografisë, që një grup ndërkom-bëtar poeticienësh e artistësh kryen nëpër Europën qendrore dhe lindore. Struktura e poezisë epike dhe lidhja e saj me artin kinematografik ishte thelbi i këtyre përvojave. Projekti përfshinte një numër vendesh përgjatë Danubit, nga Viena në Serbi, pjesë e projektit artistik ndërkombëtar « Tumulus ».

Page 16: Gazeta Nr. 41

E mërkurë, 12 Tetor 2011 16 Arte

(VIJON NGA NUMRI I KALUAR)

E përfundon prapë në prapani-cë Hrabali librin me Trena të mbikëqyrur rreptësisht, i cili e

bëri të famshëm së gjalli me filmin Oskar në vitet ’60. Si një Sharlot bo-hem, mes kujtimeve të stërgjyshit Lukash, që donte të ndalte tankun na-zist duke i hedhur sirën dhe stërnipit Millosh i cytur nga ai që të turrej e t’i ngecte trenit një si lodër... për ta vër-vitur në erë. Dhe e fundon nën frazën: “Do ishte e udhës të kishit ndenjur në shtëpi, unjur në bythë...”

Diçka është sovrane vetëm me një kusht – kishte guxuar Kafka pak më parë – të mos ketë forcën e pushte-tit, që është veprimtari, epërsi e së ardhmes mbi të tashmen, epërsi e tokës së premtuar. Hrabali kushe-di pse e la të vdiste Milloshin ende mustaqe padirsur, ndoshta që të mos mbërrinte vërtet vetëdijen e vdekjes me sovranitetin e saj kategorik. Han-tën, personazhin e zhurmave e la ta dëgjonte tërë zhaurimën e vetmisë, para se të kallej vetë në presën e ma-kinerisë kur tanimë, sidoqoftë, i kish-te bërë ditët e perëndisë.

Kafka i pat dëftuar mikut, Brodit, për letrën që më pas nuk hyri në punë, së paku për çka qe nisur. “Të dashur prindër, megjithatë ju kam dashur gjithmonë … dhe e lë veten në boshllëk... isha i çmendur kur mbi urë e shkrova, kisha në mend një derdhje të fortë sperme...”

Surrealizmi i vonët i Hrabalit, njëherësh naif e nën shoqërizime poetike, i nderte mishrat e femrave nëpër kanapé dhe pastaj, siç i ka hije surrealizmit që i bën edhe shëmbëll-tyrë qiellore, ia hidhte fajin kohës. I vuri emrin “mallkimi i shekullit ero-tik, gjithçka e hipererotizuar”, e prej këtej e përshkroi atë nën diçiturën SOS – Shoqëria e Objektivave Social. Ama, ky SOS është aty edhe si pra-gu i fundëm përtej të cilit nuk duhet shkuar në përzierjen e shkrimit me socialen, e shumta gjer te liturgjia e përtypjes së të tërës brenda tymit të mejhaneve e qebaptoreve. Nuk shtyhet tutje Hrabali, as ndër terrenet e pa sosur të përshkrimit të joshjes së natyrës, as të shoqërisë si institu-cion. Pse ironia e tij, duke iu shtuar asaj të traditës së Hashekut, bëhet e vetëmjaftueshme të institucionalizojë vetë kulturën, nën gjuhëzimin popu-llor të ndoca neneve anekdotik, që tok me Kafkën mbërrijnë prej Pragës të grisin edhe copëra nga eteri qie-llor.

Madje, Hasheku nuk na la as për-shkrimin që të mund ta imagjinojmë Shvejkun e vërtetë! Por veç një iden-tikit hamendjeje, mbërritur mreku-llisht gjer tek ne prej kaligramës së ironisë së vet. Nuk na la asnjë lloj pranie femërore në vepër, si për ta shkarkuar atë nga përgjegjësitë e thanatosit sarkastik të luftërave. Ende mbetemi nën atë përfytyrim të për-fytyrimit, të cilin vizatuesi i portre-tit të tij na e ka ofruar në etiketën e

birrës që shkumëzon në paqe, si me thënë, me lehtësinë e papërballu-eshme të qenies së sarhoshit nën premtimin futurist të qerasjes së tje-trit me ndonjë kriko... me t’u çliruar mëhalla! Dhe gjithsesi, a nuk duket sikur Shvejku pa shtëpi e katandi, që nuk i dëfton fare rrënjët e veta, do të

dalë befas prej reklamës së etiketës dhe imazhit si imago cristi... e papri-tur do ankohet: Këta të bëjnë të fisëm me pahir, or’zotni, s’të lënë as fytyrë, as në daç të bësh dashuri, as të vdesësh po deshe, prandaj, jemi që jemi, le ta rrëkëllejmë me fund këtë gjallmim jete që po derdhet! Apo, mbase Hashe-

ku faktikisht ka harruar ta përshkruajë, ose s’e ka shkuar në mend që njerëzia do ishte kaq kurioz, përtej detajeve të mirësisë dhe uniformës, edhe për pro-filin e ushtarit të mbarë Shvejk!

Lidhur këtu edhe me faktin, një ditë Hrabali, gjoja si i mërzitur nga keqkuptimi, tha “fakti është se unë

s’di të shkruaj, e mandej ata nuk dinë ku ta hedhin grepin, dhe pastaj shpi-kin një mullar me gjëra”.

Si vetë ajo mospërputhje tek zoti Hanta, mes dengjeve me libra të vjetër, gati për kurban ambalazhi në presë të thikës, dhe përkujdesjes di-turore ndaj elokuencës: “Në realitet nuk se lexoj, e shkoj ndonjë frazë në sqep dhe e thëthij si një karamele, si-kur të gjerbja me nge një gotë liqeri, gjersa kjo ide të më shkrijë në gojë”.

Bohumil Hrabal po shkonte drejt të nëntëdhjetave, teksa kishte hasur në jetë të nëntëdhjetenëntat dhe kish-te provuar qindin. Ah po, së fundmi edhe një detaj i vockël: Sepse, në fakt, po më vjen çudi sesi e ku ta ketë gje-tur atë forcë Hrabali në këtë moshë të madhe për të marrë një vendim, deri diku madhor, si ai për të vrarë veten?!

Faktikisht, e meqë nuk na lejohet të shkëputemi krejtësisht nga faktet, përsa jemi duke fjalosur për librin e tjetrit – ndonëse edhe ky bën fjalë për librat e të tjerëve pa i rënë në mend për faktet e jetës së autorëve –, Hrabali edhe mund të mos e ketë vrarë hiç veten!

Ka mundësi që e gjithë kjo të jetë këtu një ngatërresë me personazhin Hanta, përfundimin në vetëvrasje të të cilit e di, ashtu si dhe ju, me siguri. Mirëpo, kjo nuk mendoj se ka ndo-një rëndësi të rëndësishme sa për të anuluar krejt gjithë ç’ka u munduam të themi gjer tani. Sepse, nëmos bio-grafia e jetës së autorit - për kushtë-zimin e plotë të së cilës mbi veprën mbetem skeptik e kundërshtar -, ama destini i jetës së personazhit mundet edhe të jetë vërtet uni i vërtetë i tij. Një gjë është e sigurt, prej këtu, unjur para shkrimit pa u ndihur fare prej nevojës faktike të verifikimit: macet e Hrabalit janë krejt të vërteta dhe kanë jetuar pranë “më të epërmes liri të mundshme të kësaj bote pa zot” – ironisë së madhe të letërsi-së. (Një e tillë grafemë e vockël është edhe fjala zot e Hrabalit, të cilën ky na detyron ta shkruajmë me germë të vogël, siç ai e ka sh-kruar në origjinal, si dhe ta sqarojmë në kllapa në gjuhët e tjera, përn-dryshe rrezikojmë mosrespektimin e ortografisë.)

Ai, vdiq më aq e kaq, në moshën që i binte aq e kaq vjeç, duke qenë se kishte lindur më aq e kaq. Duke e vërvitur veten, si çdo gjë e rënë nga sipër e kërkon prehjen pingul përtokë. Iu dha vdekjes fiks me po atë vullnet që rasti lyp, dhe e lëshoi në eter veten e vet. Pa ar-sye, ose për aq e kaq arsye! Mirëpo këto janë vetëm numra, shifra që, sado në statistikë edhe ekonomi fjalie, mbesin gjithsesi llogari prej llogaritari nën vërtetësi autentike të gjendjes civile dhe biografike, sa për të rrëzuar e zvarritur osh prej ndonjë oshënari burokracie përjetësinë e një shkrimtari. Aq më tepër një si ai, që nuk i është asfare mirënjohës duhmës së saj mbytëse prej kalbësie, anipse ishte pesha e kësaj që e shtyu për-njëmend drejt... përjetësie.

PRAG&IRONIEVETMIE

Bohumil Hrabal, një nga shkrimtarët më të mëdhenj çekë të gjysmës së dytë të shekullit, u censurua dhe pas “revolucionit të Pragës” iu ndalua botimi. Libri “Një vetmi me shumë zhurmë” e bëri të njohur në Francë, kurse “Dasmat në shtëpinë tonë” dhe “Trena të mbi-këqyrur rreptësisht” (Film, Oscar 1965) e bënë të famshëm në të gjithë botën. Vdiq në Pragë më 1997.

Në intervistën qëndrore të tij ka thënë: Ironia prageze është melankolia e një bëme eterne, është një lojë në dukje infantile, e krisur dhe e marrë në kuptimin sipëran,

është beteja e kotë për njeriun dhe vizionin e tij të botës që e rrethon, një betejë kundër asoj teorie lumturake të shtetit dhe kundër aparatit burokratik. Natyrisht është edhe vetëdije mbi kotësinë e kësaj beteje. Ndaj ajo nënqeshja e palosur dhe grotesku, që me një sondë thellësie vertikale cek muzikën e sferave është gati një lumnim i mbramë. ... Ironia si shfuqizim i një subjektiviteti, e që ka mbërritur deri në fund, është më e epërmja liri e mundshme në botën pa zot…