gazeta nr. 19

16
E MËRKURË 17 SHKURT 2010 - VITI 2 I BOTIMIT - NR 6 (19) - ÇMIMI 20 LEKË E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1) Ma sill më mirë atë bombën, më tha, lëri këta, ata shumë paktit këtu, që nuk e çajnë shumë kokën për ndonjë lloj shteti, ca më pak për një shtet si shteti shqiptar... Çdo diskutim lidhur mbi termin « demokraci » bie sot në kurthin e një dykuptimësie dhe pështjellimi fillestar. Kjo i bën ata që e përdorin të jenë pre e keqkuptimeve rrënjësore... Mbi zotime të papërfunduara Ti doje të shkruaje një fugë Shënime mbi konceptin e demokracisë 02 analiza Dje rifilloi gjyqi kundër Albin Kurtit. Akuza po ajo e ngritur nga UNMIK-u, por tani e ka radhën EULEX-i që të matet me vendosmërinë e këtij luftëtari të palodhur për lirinë... Burgosja e popullit 05 kosovë Ndërsa sistemi shtypës skllavopronar u zëvendësua nga feudalizmi, këtë të fundit e zëvendësoi kapitalizmi, i cili në qarqe të ndryshme botërore perceptohet si sinonim i imperializmit... Imperializmi nën vellon e globalizimit! 08 speciale 15 letërsi 12 studim Misteri qendror i politikës nuk është sovraniteti por qeveria, nuk është Zoti por engjëjtLexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! KONTRIBUTORE | Andi Kananaj, Arbër Zaimi, Artur Sadiku, Besarta Vladi, Blendi Salaj, Enis Sulstarova, Ermira Danaj, Genc Kadriu, Idlir Azizi, Krenar Zejno, Leart Kola, Muhamet Krasniqi Orges Zani PERKTHIME | Giorgio Agamben GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA INSTITUTI “ANTONIO GRAMSHI”, TIRANE Tryeza, kutitë, edvini, krimet e komunizmit, varret e komunizmit, dosjet, tryeza, tryeza, tryeza, dhe prapë, tryeza, dhe kutitë, dhe mandatet e deputetëve të PS, që nuk janë ende deputetë... SPERDRIDHET SI... KUR KRYEMINISTRI

Upload: organizata-politike

Post on 22-Mar-2016

289 views

Category:

Documents


8 download

DESCRIPTION

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Nr. 19

E MËRKURË 17 SHKURT 2010 - VITI 2 I BOTIMIT - NR 6 (19) - ÇMIMI 20 LEKË

E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1)

Ma sill më mirë atë bombën, më tha, lëri këta, ata shumë të paktit këtu, që nuk e çajnë shumë kokën për ndonjë lloj shteti, ca më pak për një shtet si shteti shqiptar...

Çdo diskutim lidhur mbi termin « demokraci » bie sot në kurthin e një dykuptimësie dhe pështjellimi fillestar. Kjo i bën ata që e përdorin të jenë pre e keqkuptimeve rrënjësore...

Mbi zotime të papërfunduara

Ti doje të shkruaje një fugë

Shënime mbi konceptin e demokracisë

02analiza

Dje rifilloi gjyqi kundër Albin Kurtit. Akuza po ajo e ngritur nga UNMIK-u, por tani e ka radhën EULEX-i që të matet me vendosmërinë e këtij luftëtari të palodhur për lirinë...

Burgosja e popullit

05kosovë

Ndërsa sistemi shtypës skllavopronar u zëvendësua nga feudalizmi, këtë të fundit e zëvendësoi kapitalizmi, i cili në qarqe të ndryshme botërore perceptohet si sinonim i imperializmit...

Imperializmi nën vellon e globalizimit!

08speciale

15letërsi

12studim

“Misteri qendror i politikës nuk është sovraniteti por qeveria, nuk është Zoti por engjëjt”

Lexojeni, shpërndajani

miqve dhe mbi të gjitha,

dorëzojani armikut!

KONTRIBUTORE | Andi Kananaj, Arbër Zaimi, Artur Sadiku, Besarta Vladi, Blendi Salaj, Enis Sulstarova, Ermira Danaj, Genc Kadriu, Idlir Azizi, Krenar Zejno, Leart Kola, Muhamet Krasniqi Orges Zani PERKTHIME | Giorgio Agamben

GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA INSTITUTI “ANTONIO GRAMSHI”, TIRANE

Tryeza, kutitë, edvini, krimet e komunizmit, varret e komunizmit, dosjet, tryeza, tryeza, tryeza, dhe prapë, tryeza, dhe kutitë, dhe mandatet e deputetëve të PS, që nuk janë ende deputetë...

SPERDRIDHET SI...KUR KRYEMINISTRI

Page 2: Gazeta Nr. 19

E mërkurë 17 | Shkurt 2010 | 2

(Vijon në faqe 10)

Monitorimi ndërkombëtarë ndaj mediave nënkupton mundësinë e këtyre të fundit për presion

Ç’do të thotë “Liri e shprehjes” në KosovëBesarta Vladi

Në numrin e kaluar paraqitëm dy mo-mentet e para të kësaj analize Licensimin e mediave pas 1999 dhe Financimin e tyre. Në këtë numër vijon momenti i tretë i shqyrtimit: Monitorimi i mediave në Ko-sovë.

Monitorimi. Ndërhyrja e ndërkom-bëtarëve në procesin e liçensimit të me-diave, për më tepër në procesin e finan-cimit, në mënyrë të natyrshme të bën të mendosh në lidhje me ndikimin që mund të kenë pasur ata në përmbajtjen e këtyre mediave. Pra pyetja që mund të shtrohet këtu është: A kanë tentuar ndonjëherë përfaqësuesit ndërkombëtarë të moni-torojnë apo të censurojnë përmbajtjen e programacioneve në mediat kosovare? Dhe nëse po, si qëndron një veprim i tillë

në raport me parimin demokratik të lirisë së shprehjes? Realisht, do të ishte përgji-gje naive nëse do të tentohej të thuhej di-rekt po ose jo. Monitorimi ndërkombëtarë ndaj mediave nënkupton mundësinë e këtyre të fundit për presion dhe represi-on ndaj transmetuesve të ndryshëm me-diatik. Një mundësi të tillë ua ka dhënë si fillim fakti që ata kanë zotëruar push-tetin politik dhe administrativ në Kosovë. Megjithatë, këtë e ka përforëcuar edhe fakti që ata kanë qenë financuesit krye-sorë të mediave në vend. Kjo ka bërë që përfaqësuesit e këtyre të fundit, të kenë

patur një nivel të ulët kundërshtimi dhe rezistence ndaj veprimeve të palës ndër-kombëtare. Realisht, financuesit e media-ve, qofshin ata pronarët apo donatorët e tyre, shikohen ne pjesën më të madhe të mediave botërore, si influencuesit krye-sorë të tyre. Në një ekonomi të lirë tregu, një pronar i një subjekti të caktuar ekono-mik natyrshëm që mund të imponojë tek i gjithë stafi i atij subjekti një filozofi pune të caktuar. Për shembull nuk do të ishte aq i papranueshëm fakti që pronari i njërit prej dy televizioneve më të mëdha priva-te në Kosovë të kontrollonte përmbajtjen

e programacioneve të atij televizioni. Por rrezikshmëria mund të lind atëherë kur ky televizion, së bashku me pronarin e tij, ndikohet apo kontrollohet prej një instan-ce jashtë tij, në rastin konkret janë dona-torët ndërkombëtarë.

Në Kosovë, çështja e monitorimit të me-diave nga përfaqësuesit ndërkombëtarë besoj se ka qenë më e dukshme 5 vitet e para pas shpalljes së pavarësisë. Kjo shtrirje kohore përkon me periudhën kur, si rregu-llator i tregut mediatik në Kosovë..,

Ermira Danaj

Tryeza, kutitë, edvini, krimet e ko-munizmit, varret e komunizmit, do-sjet, tryeza, tryeza, tryeza, dhe prapë, tryeza, dhe kutitë, dhe mandatet e de-putetëve të PS, që nuk janë ende de-putetë sepse nuk kanë bërë betimin por që edhe mund të quhen deputetë sepse elektorati i Partisë Socialiste votoi për partinë dhe automatikisht u llogarit se kush do të mund të ish-te deputet e kush jo. Tani me sa duket ky është një shqetësim madhor për të gjithë ne, kur do mbahet tryeza tjetër, se kjo e para iku, dhe para se t’i bjerë jehona të parës duhet patjetër të bëhet e dyta që të kemi me cfarë të merremi edhe pas saj. Ky është shqetësimi i parë. Shqetësim tjetër shumë i madh për të gjithë ne, pa për-jashtim me sa duket është edhe hapja e kutive, sepse aty gjendet e gjithë jeta jonë, cdo element i jetës sime mo-deste ndodhet brenda në kuti, që nga problemi i demokracisë në Shqipëri e deri tek humbja e kryetarit të opozitës në zgjedhjet e fundit. Problemi tjetër shumë i madh janë edhe dosjet e ko-munizmit. Pa u hapur ato ne nuk do të mund të jetojmë. Dhe ky duhet të jetë sidomos shqetësim i madh për vajzën time dy vjec e gjysëm, por nuk e kam diskutuar ende me të sepse nuk e di akoma fjalën dosje. Problemi tjetër është humbja ose jo e mandateve, por nuk po zgjatem shumë me këtë se ka kohë deri në fillim të marsit, kur bas-hkë me Ditën Kombëtare të Mësusesit dhe Ditën Ndërkombëtare për të Drej-tat e Grave ose do gëzojmë për hyrjen e deputetëve të opozitës në kuvend, ose do gëzojnë ata të dytët në listë që do futen, dhe sido që të vijë puna do trishtohemi për të disatën herë për papërgjegjshmërinë e njerëzve që merren me politikë në Shqipëri.

Pra, e gjithë jeta jonë në Shqi-përi varet nga “hapja”, e kutive nga njëra anë, që të provojnë “krimin e zgjedhjeve”, ose e thënë ndryshe “zullumin” – goxha fjalë kjo!!! E krimit të zgjedhjeve, etj etj etj, të kryer nga “pushteti pinok” ose “pinoku” vetë, nëpërmjet edhe “patericës” së tij, të cilët bashkë e “ngelën Shqipërinë në klasë”. Por nga ana tjetër, nuk du-hen hapur vetëm kutitë për arsyet e mësipërme, por duhen hapur dosjet, sidomos tani që na dilkan na fliskan “cunat e bllokut”, ose “ceta e bllo-kmenëve” ose “pinjollët e bllokut”, etj etj etj. Këto fjalët ne i dëgjojmë për-ditë (jo vetëm këto kuptohet, ka dhe shumë të tjera e të tjera) por sidomos këto lloj epitetesh dhe këtë lloj gjuhe e dëgjojmë nga goja e vetë njerëzve që “merren me politikë”. Kryesisht nëpërmjet konferencave për shtyp

E gjithë jeta jonë në Shqipëri varet nga “hapja”, e kutive nga njëra anë, që të provojnë “krimin e zgjedhjeve”

Mbi zotime e betime të papërfunduaraE rëndësishme është që do ketë një tryezë të dytë

dhe nëse do i referohem një artikulli tek Gazeta Shqip të datës 18 dhjetor të gazetarit Dardan Malaj, vetëm gjatë periudhës 22 nëntor - 17 dhje-tor 2009 selitë e dy partive kryesore në vend, PS dhe PD kanë dhënë së bashku 180 konferenca shtypi. Sa për ta sjellë në kujtesë, kjo ka qenë peridha kur duhej folur për dhunën ndaj grave, dhe në fakt për atë u fol, se si njëri përfaqësues partie na paskësh rrahur ca gra dhe bashkë me këtë iu thanë edhe ca gjëra të tjera, ndërsa pala tjetër u morr prapë me krimin dhe zullumin e zgjedhjeve.

Tani jemi ca javë pas përmbytjes së ndodhur në zonat e Shkodrës. Unë jam një person që i shikoj lajmet, edhe pse ndoshta bëj gabim, por le të themi që përpiqem të jem e informu-ar. Dhe nëse kujtesa ime nuk është e keqe, që kur filloi të tërhiqej uji prej këtyre zonave, u tërhoq edhe ofensiva opozitare ndaj qeverisë. Nuk kërkohet më tani as dorëheqja e Ministrit Prifti (e Kryeministrit jo e jo), nuk flitet më as për dëmshpërblimin e banorëve të përmbytur, sepse para këtyre duhet zbuluar “zullumi”i zgjedhjeve të 28 qershorit. Se që të kërkosh që opozi-

ta të flasë ende për Gërdecin kjo do të ishte ose lluks i madh ose naivitet i jashtëzakonshëm!!!

Nga pala tjetër, gjithcka është mbu-lluar dhe tejkaluar tashmë, edhe Gër-deci, edhe përmbytja, edhe cmimi i energjisë, edhe varfëria, edhe mjeri-mi, edhe pasiguria. Po në fund të fun-dit pse duhet të merret pala tjetër me këto, përsa kohë e di që blloku, apo më mirë “fronti opozitar” ka vec një hall, atë të kutive. Shqipëria është në gjendje shumë të mirë, thotë pala qe-verisëse, nuk kemi pasur dhe aq rritje

të madhe, por ama kemi pasur më të madhen në rajon. Ne e përballuam me një strategji të jashtëzakonshme Gër-decin, edhe përmbytjen, edhe gripin e derrit, edhe borën, edhe tërmetet- thotë prapë kjo palë. Dhe të drejtë kanë, sepse ia kanë lënë njerëze në dorë, i kanë lënë njerëzit të vetëm të bëjnë ctë duan, t’ia dalin si të duan dhe edhe të vdesin po të duan dhe si të duan. Dhe meqenëse duhet edhe një mbulesë zbavitëse për të gjithë këtë, dhe meqenëse puna e “hapjes” qenka në modë, dhe meqenëse opo-zita po i trullos njerëzit me hipnozën e kutive, edhe pala tjetër përpiqet ti trullosë shqiptarët me dosjet. Të paktën të gjitha palët kështu janë te lumtur, ato palë, jo ne. “Nuk ka krizë” thotë njëra palë, “kriza është në kuti” thotë pala tjetër, madje me vetë zërat e kryetarëve përkatës. Ky i fundit, që pretendohet të më përfaqësojë mua popullin opozitar të majtë, duket sikur i ka harruar ato për të cilat bëri dia-log dy përgjatë 18 muajve, varfërinë, gjendjen katastrofike të bujqve, lëni-en jetimë të shqiptarëve në zonat ma-lore, sistemin shëndetësor katastrofik (ish ministri i shëndetësisë tashmë është pjesë e frontit opozitar, sepse do që të hapen kutitë dhe ky është kriteri i vetëm për të qenë opozitar!), fëmijët që nuk shkojnë dot në shkolla, bizne-set e vogla, gratë shtatzëna, të rinjtë pa punë, etj etj.

Ç’rëndësi kanë këto në fund të fundit, rëndësi ka sfondi se ku do jepet koneferenca për shtyp, ku do përsëriten të njëjtat shprehje boshe dhe pavlerë të cilët i bënë dikush, si nga njëra palë ashtu edhe nga tjetra, dhe pastaj të tjerët i lexojnë. E rën-dësishme është që do ketë një tryezë të dytë, që të kemi për cfarë të jetojmë edhe ca ditë, sa të prodhohet ngjarja e pavlerë e rradhës.

Page 3: Gazeta Nr. 19

3E mërkurë 17 | Shkurt 2010 | 3

(Vijon në faqe 7)

Solidariteti qytetar dhe marshi nëpër institucione

Opozita jashtëparlamentareArtur Sadiku

Arsyeja që ky mendim del në ga-zetë është që të hapë një ide për funksionalizmin e pakënaqësisë së qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë. Historikisht, qytetarët e organizuan shtetin si një dorë e mirë mbi ta. Ne politikisht funksionalizohemi në shte-tin e Maqedonisë përmes partive po-litike shqiptare. Pyetja e rëndësishme që ne sot duhet ta bëjmë është se a është kjo një dorë e mirë mbi ne? Në vend që të analizojmë veprimet e veçanta ditore të partive politike ne duhet të tëriqemi dhe nga një për-spektivë më e përgjithshme të pa-rashtrojmë pyetje për këtë strukturë partiake në tërësi. Në praktikën tonë të analizës së veprimit politik të parti-

ve shqiptare në Maqedoni, ne shpesh lëshohemi në ironizim, tallje, nënçmim apo bërje palaço nga personat apo bandat e partive dhe kjo i shkon për shtat konformitetit të sistemit sepse opozita qytetare me këtë akt nuk e merr seriozisht sistemin dhe nga kjo pozitë edhe nuk mund të ndryshohet ai sistem i përfaqësuar nga struktura aktuale partiake. Ne duhet të merre-mi me sistemin më seriozisht se sa që vet sistemi meret me veten e tij thotë Slavoj Zizek. Ky seriozitet është i rën-dësishëm sepse ky sistem, kjo struk-

turë është burimi i frustrimit shoqëror dhe i pakënaqësisë qytetare.

Këtë pakënaqësi qytetare duhet ta dekonstruktojmë si element the-melor i një shoqërie të dështuar për të në thelbin e problemit. Në figurën e dekonstruktuar në gjithë nivelet dhe nënstrukturat e strukturës së pa-kënaqësisë, krahas elementeve histo-rike-politike, tradicionale, kulturore dhe mendore, politika, e përfaqësuar përmes partive politike, është ele-menti i vetëm i gjithpranishëm. Për të mos u përsëritur me të tjerët që shkru-

ajnë për anomalitë e strukturës politi-ke partiake shqiptare në Maqedoni do të theksoj vetëm të metat struktu-rore të përfaqësuara në ‘ideologjinë’ dhe metodologjinë e veprimit. Ideo-logjia, apo më mirë mungesa e ide-ologjisë së partive politike shqiptare në Maqedoni krijoi kaosin e realitetit politiko-shoqëror, ku humbës në çdo zgjedhje janë qytetarët ndërsa fitues janë të gjitha partitë si një strukturë e vetme...

Andi Kananaj

Ka kohë unë s’qesh me asnjë formë humori që bëhet për të ridikulizuar Berishën. Për herë të fundit kam qe-shur atëherë kur të qeshje me Be-rishën ishte krim; dhe dënohej me të paktën një dru kokës për çdo fjalë të thënë kundër.

Po. Sigurisht, kam qeshur me të në “kohët e tjera”. Atëherë kur gazetarët ndiqeshinin 24 orë në ditë. Dhe e te-pronin a jo, rriheshin sipas një grafi-ku monoton. Ishte koha kur të qenit komunist të garantonte fatin e ish të përndjekurve. Kam filluar të mos qesh më me Berishën qysh-kur gazetarët nuk u rrahën më, se u bënë miq me politikanin e “zbutur”.

Nuk më bën të qesh asgjë që Be-risha thotë dhe kur imituesi e bën aq mirë sa nuk e dallon dot nga i vërteti.

Berisha është kryeministri i një vëndi që eksporton vetëm krim dhe mjaltë bletësh në botën tjetër. Berisha është kryeministri që nuk nxjerr më asnjë fjalë, as kur një ditë prej ditësh shefi qeverisë i vendit tjetër i “lejon” jashtë protokollit (por publikisht) që vajzat shqiptare të trafikohen nëse janë të bukura. Ndoshta është batutë. Ndoshta ngelet batutë dhe nëse bash-kë në darkë e mbyllin me një prosti-tutë shqiptare sigurisht të bukur. De-risa realisht ndodh pse mos ta themi. Shkëmbimi i favoreve instiktive, duke parë çmimet ndoshta është dhe i drej-të nga pikëpamja e tregut.

Ndoshta është bukur për një burrë plak si Berluskoni, po për plakun tjetër Berishë që betohet se e sulmoi Ramën se i përmendi mbesat, nuk duhet të ishte njëlloj bukur. Apo kapi-talizmi vlen më shumë sesa mund të themi më zë të lartë.

Nuk më vjen të qesh kur Berisha vihet në siklet. Nuk më vjen fare të qesh dhe nëse nuk vihet ne siklet e për sfidë flet italishten më të keqe të mundshme. Italishte si ajo e natës së zbarkimit të parë në Itali në fillimin e viteve 90.

Nuk më vjen të qesh, se ndërkohë që ne qeshim kryeministri po firmos që në Shqiperinë e harruar nga dija do të ndërtohen termocentrale bërt-hamore. Se kuptova kur u pyeta nëse doja të jetoja më së pakti më frikën e madhe sa një shpërthim gjigand Çer-nobili. Nuk e di sa kuptim ka demokra-cia nëse nuk pyetem unë dhe të tjerët për çka do të jetë e ardhmja e këtij vendi. Pse votohet dhe pse kërkohet të shihet brenda kutive nëse s’kam në dorë as të kërkoj mos hidhëm në erë si ato kanocët e karbitit me të cilal lua-ja i vogël. Do të ndërtoni termocentra-le bërthamore? Shumë mirë.

E dini që një inxhinier që punon në një fabrikë të tillë del në pension që 33 vjec. Që është impotent pas kësaj

Berluskoni dhe Berisha janë të dy politikanë të rrezikshëm. Të dy injorojnë gjykatën dhe çdo pushtet tjetër

Berisha, porno-bizzarre dhe BerluskoniBrezi i ri po rritet duke u mësuar me dhunën

moshe. Që ka lindur gjeni dhe pran-daj është përzgjdhur. Po ku janë këta gjeni të lëndeve reaktive. Apo gjeni-të do dalin nga universitete private si UFO. Ndoshta emri nuk ka qënë i ra-stësishëm...

E dini (sigurisht që jo) që qeliza ndahet me shpejt nën ndikimin nu-klear; pa i kryer funksionet e veta, në një proces që quhet apoptozë? Sa të gatshënm jeni të qeshni tani. Sidomos po ta kuptoni se ndërtimi i një termo-centrali bërthamor ne do na sjelli si përfitim konfirmimin që jemi popull mikpritës njëlloj si 10 shekujt e fun-dit. Do mirëpresim biznesin e sukse-sshëm të energjisë bërthamore, pa patur asnjë përfitim.

Jemi te destinuar të jetojmë dashu-rinë për kapitalizmin për të larë tur-pin e të kaluarës komuniste.

Nuk qesh dot kur kuptoj se jetoj pa të drejtën për të zgjedhur atë që dua, por votoj. Nuk kam informacion por me lënë të qesh nëse dua. Duket sikur dashuria për fjalën Demokraci është fetish. Dhe dashuria per të qeshurën pa kuptuar asgjë duket se është fetish; si dashuria për të qeshurën demokra-tike....

...Berluskoni dhe Berisha janë të dy

politikanë të rrezikshëm. Të dy injo-rojnë gjykatën dhe çdo pushtet tjetër brenda kufijve të shteteve përkatëse. Figurat e tyre janë të lidhur ngushtë me korrupsioni dhe skandalet me ka-rakter ekonomik. Të dy tentojnë dhe ja arrijnë të tregohen naiv dhe qesha-rak, çka i bën gati të dashur për masat. Duket sikur janë dy tipa të zakonshëm që kanë arritur tek suksesi, por për

këtë nuk janë ndryshuar.Duket sikur politikanë të tillë janë

fat i keq i ardhur deri tek ne nga ekui-libra të pa kontrollueshëm. Asgjë nuk na pengon që të besojmë që Berisha do jetë gjithmonë aty. Naiv, por dhe i pakundështueshëm. I korruptuar por që ndoshta ai vetë se di. Duket sikur fati që na ndjek ne shqiptarët, na luajti dhe një herë një reng plot paradokse.

Teknika e ndjekur më parë nga Berluskoni, ku shefi i qeverisë sulmon, duke përdorur populizmin si armë, çdo institucion duket se ka sukses. Çfarë është populizëm? Ti drejtohe-sh popullit me fjalët që do, por duke i fshehur problemet e vërteta. Shkak i varfërisë së gjermanëve duket ishin çifutët, në vend që të ishin zgjidhjet e gabuara të shtetarëve. Shkak për varfërinë e shqipatrëve duket janë

gjykatat, prokuroria, SHIK-u, komu-nistët në pension apo fotot lakuriq të opozitës. Gafat janë rruga për të shpëtuar nëse mesazhi nuk ka patur rezultatin e pritshëm. Gafat luajnë dhe rolin e zhvendosjes së vëmendjes tek ngjarja e fabrikuar për të shmangur replikat nga problemi i vërtetë.

Imagjinoni sikur politikanët në vend që të merreshim me aludime për motrën e një deputeti të kërko-nin të kuptoni nëse i biri i Berishës është vërtëte i përfshirë në ngjarjen e Gërdecit? Vëmendja e hallakatur e publikut dhe më pas ambientimi me çdo formë korrupsioni të qeverisë duket se është qëllimi i vërtetë i lirisë për të qeshur me imitimin butaforik të burrave të fuqishëm.

...Brezi i ri po rritet duke u mësuar

me dhunën. Po e sheh si një element të natyrshëm të jetës. Dhuna që trego-het në videot bizzarre të pornos duke qenë se kalon pa filter tek të rinjtë; edukon për seks që nuk është nor-mal. Ky shqetësim i mikut tim Arbër Zaimi mu duk tepër gazmor. E kun-dërshtoja vetëm që të shikoja sa larg kishte shkuar tek dyshimi për seksin e të ardhmes.... Pak a shumë siç më dukej gazmor Berisha kur bënte gafa sa herë telefononte gjatë ‘97 tek “ca-nale 5”, gjatë edicionit të lajmeve. Une nuk e pengoja dot të fliste aq keq dhe të shpjegonte turpe që bënte sh-teti Shqiptar. Berisha fliste për dhunë. Fliste për shtetin që po merrte masa për të burgosur çdo qytetar të Vlorës që kishte armë (praktikisht të gjithë). Lajmet tregonin pamje me qytete që digjeshin. Unë përqëndrohesha që të kujtoja “gafa” të presidentit për të mos ta dëgjuar asgjë që tregonte mes rre-shtave realiteti. Më vinte të qeshja me batutat, se nuk doja ta kuptoja thelbin. Dhe po ta kuptoja nuk kisha asgjë në dorë për ta ndryshuar. Më dukej gaz-mor viti 97. Dhe jo vetëm mua.

Page 4: Gazeta Nr. 19

E mërkurë 17 | Shkurt 2010 | 4

Çfarëdo ngatërrimi i pushtetit me sovranin, rezulton në anulimin e republikës

Stillborn KosovoInjoranca e diplomuar e ka pushtuar akademinë dhe shkollën

Genc Kadriu

Një kongregacion depresiv i pa-sluftës tash e sa kohë është duke e bezdisë Kosovën. Në vend që t’ia ndjek xhintë që dikur ia mundonin shpirtin, hajmalia e lirisë ia ka çelë një diskotekë për ta. Një pengim hormo-nal po e bezdisë Kosovën. E strukur i vështron grupazhet dhe fraksionet që ia shesin të pashitshmen: Kosovarët, (mbase nga mosdija, mbase nga sh-kurtpamsia, mbase nga përkulja ndaj apetiteve), e besojnë të kundërtën. Nëse dekadën e fundit e marrim si shembull në vete, dhe nëse këtë ia përballim luftës çlirimtare, shihet qar-të që Kosova është vetëm preteksti i përmbushjes së apetitit në shërbim të skllavërisë. Shoqëria Kosovare është shoqëri depolitizueshëm jopolitike dhe se njëzëshmëria e saj vetëm opi-nion privat i një tregu demokratik dhe një demokracie tregu.

Një siklet zhgënjyes në ymyt të një trupi politik sakat dhe impotent e shqetëson Kosovën. Në mungesë të shoqërisë civile, shteti pa sovranitet bëhet karakter besnik i trupit të in-validitetit gjithëqytetar. Laikisht, nëse pushteti dhe tregu do të kuptoheshin si policia e ekonomisë së konsensusit në kontekst të demokracisë parla-mentare, polici i pushtetit të tregut do të ishte shoqëria civile. Shoqëria civi-le do të ishte sovrani publik në detyrë të policit të policit. Sovran privat nuk ka!

Për të funksionuar si shtet me push-tet demokratik, ai shtet duhet ta ketë pushtetin në pozitën e ministrit të so-vranit. Çfarëdo ngatërrimi i pushtetit me sovranin, rezulton në anulimin e republikës. Kosova është shtet, por jo republikë. Apo, Kosova është subjekti i predikatit (republikë) pa realitet. Pa republikë, apo në mungesë të reali-tetit republikan, pushteti mbetet jo-legjitim, sepse kur kemi të bëjmë me formë demokratike, vetëm vullneti gjeneral mund të jetë ligj. Çfarë nuk është ligj, nuk është ligj.

Pushteti që legjitimon vetveten duke u thirrur në emër të sovranitetit (në Kosovë) nuk mjafton si argument i qëndrueshëm kundër një akuze që mund t’ia bëjmë për despotizëm. Nëse një shtet është i përbërë nga multituda e individëve privatë pa të drejtën dhe fuqinë e tyre për organi-zim civil publik, ai shtet mund të ketë vetëm vullnet të veçantë, dhe një shtet me ligjvënës dhe zbatues të veçantë është çfarëdo, përveç aktiv dhe so-vran, çfarëdo, përveç republikë dhe legjitim. Në sensin e ngushtë të rastit konkret të shtetit tonë, vasalitet tira-nik.

Sipas Aristotelit, qenia “politike” është qenia “që flet”. Por, në bazë të

kapacitetit për të folur, qenia politike nuk flet më shumë se qenia jopolitike. Qenia politike është ajo që flet, por që flet atë që nuk flitet. Pra, që i jep gjuhë, ose formë linguistike, asaj që për një situatë, logjikë, gjendje, apo botë, nuk ekziston; asaj që në sajë të mosekzi-stencës edhe është e pafolshme. Për më shumë, në aspektin politik të të pafolshmes, kjo qenie është subjekt i drejtësisë dhe verifikues i barazisë. Albin Kurti është qenie politike. Pra, qe-nia politike është një qenie dialektike. Mirëpo, ligji i natyrës imponon një fakt zhgënjyes: që jo të gjitha qeniet që fla-sin janë dialektike.

Në artikullin e titulluar “Kundër Li-gjit” të botuar në Koha Ditore, Agon Hamza na përkujton paradoksin Agam-benian të pozitës së dyfishtë të sovranit. Atë të të qenit në të njejtën kohë brenda dhe jashtë rendit juridik. Por, nëse me ligj demokratik nënkuptojmë dëshirën e sovranit për të mirën e përbashkët,

natyrisht që sovrani nuk mund të bie ligj të cilin nuk do të mund ta shkel. So-vrani është ligj; ligji, sovran. Megjithatë, dy pyetje insistojnë akoma: kush është sovrani (në Kosovë) që sot shpallë de-kret në emër të ligjit dhe ku është ligji? Duket që me ta ndarë ligjin nga sovra-ni, nuk kemi më sundim të ligjit, por të dekretit, kurse dekreti nuk është ligj. Sidoqoftë, të dyja përgjigjet mund t’i marrim nga Hamza: sovrani i Kosovës ndodhet i zhvendosur në Pako e cila e perdorë pastaj Kushtetutën si mjet ide-ologjik për të kolonizuarin. Por, ky nuk është paradoksi i fundit. Të thuash pro-tektorat, apo mision, në kontekstin që unë flas dhe atë të domethënies së këtij termi mbi situatën që ky term emërton, është njësoj si të thuash varësi. Mjafton t’i bëjmë një vizitë fjalorit dhe të binde-mi për këtë, përderisa në anën tjetër, vazhdimisht bombardohemi me video të kulluara dhe të lira, të një marketingu që kushton miliona euro, në të cilat, me

“Happy Birthday Kosovo” i fryhet tor-tes me një qiri të festës se Pavarësisë. Na del ne fund që Shteti i Kosovës na qenka njëkohësisht edhe i varur edhe i pavarur.

Për çfarë Lëvizja VETËVENDOSJE! qëndron, është çfarë gjithmonë, (por edhe sot nën shtetin e “pavarur dhe të lirë dhe demokratik”), e ka bezdisë Kosovën. Për atë që i nevojitet Kosovës, e që thjesht është transpozimi dhe për-vetësimi i sovranitetit nga Misionari Apostular, (në çfarëdo forme dhe epoke që ky i fundit të shfaqet), në trupin politik të vullnetit gjeneral të res-publica , apo “sendit publik”. Dhe ajo, emri i së cilës Lëvizja VETËVEN-DOSJE! është, është lufta e kthimit të shpirtit në trup, pra, të sovranitetit në Kosovë: pa të cilin një vend nuk është tjetër pos një mjet gjeopolitik për interesat personale të fuqive merce-nare të ditës; pa të cilin nuk sundon ligji, por dekretet tiranike -- që sjellin

vetëm dëm afatgjatë duke ia shtruar rrugën grindjes dhe ankthit civil.

Të vetë-vendosësh është paradoks në vete, është sovranitet në vete, është t’i jepësh ligj vetvetes. Dhe askush nuk humbë kohë për t’i jep vetit ligjin që e ka ndërmend me shkel. Siç e theksova, sovrani është ligji. Do të ish-te absurde që ligji të shkelte vetëve-ten. Ligjin e Kosovës e shkelin vetëm Pakoja e Misionarit Apostular vis-à-vis Kushtetuta e Pushtetit Jorepublikan. E para është fuqi e sovranit të huaj që vazhdueshëm doesovranizon shtetin e Kosovës, ndërsa e dyta mjet i një programi kolonizues të një aparatusi të së parës.

Kësaj pune nuk i qitet rrethi. Për skllavin e uritur, mjerisht, buka bëhet liria. Dhe sa nga ju e dini që me qenë kosovar nuk është fat, por detyrë? Ngjarja e fundit dhe rihapja e çështjes gjyqësore kundër Kurtit është amanet i Millosheviqit, dhe ky pushtet po ia kryen duke i tradhëtuar kosovarët; e kjo shoqëri, duke heshtur.

Injoranca e diplomuar e ka pushtu-ar akademinë dhe shkollën, punëtorët i ka helmuar frika, inteligjencinë pro-gresive, sqima dhe dremitja. Kush mund t’i ulë këta të tre në një tavolinë? Kush do ta ngritë masën në drejtësi? Këtë nuk mund ta dimë. Por, kur të rrahë kambana, secili duhet ta din një gjë: Ose do të jemi te sheshi me Ar-ben Xheladinin, Mon Balajn dhe Albin Kurtin, me Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe ardhmërinë e Kosovës, me gjithë trashëgiminë e rezistencës së armato-sur dhe intelektuale të historisë sonë për të mirën dhe të drejtën mbi tokën e gjakut të lirisë -- ose me turpin.

Ajo çka shoqëria civile na thotë mund të përmbledhet kështu: ‘kapu pas iluzionit – dorëzohu!

Të qenurit bashkë mjaftonReaksionarët e politikës ose të shoqërisë civile, janë tigra prej letre

Agon Hamza

Në kritikat e zakonshme ndaj shoqërisë civile, kryesorja është se ajo nuk bën asgjë, se është e korruptuar (në dy format e saj: atë material dhe etik), se nuk e mbron të ashtuquajturin interes publik, etj. Të gjitha këto janë pamjaftueshmërisht të sakta, sepse mbi të gjitha, ne ende nuk e dijmë se çka është sot shoqëria civile. Sipas Besnik Pulës, emërtimi shoqëri civile përdorët shpesh nga oportunistë (politikë e ekonomikë), duke e kualifikuar të ashtuquajturën shoqëri civile me emërtimin ‘shoqëri e oportunistëve civilë’. Por, si funksionon predikati “oportunist” karshi materialitetit

ideologjik në të cilën oportunizmi ci-vil funksionon shoqërisht? Unë kon-sideroj se rehabilitimi i një sërë kon-cepteve dhe termeve, të harruara nga kohët e vjetra të socializmit, sot është më se i domosdoshëm për të definuar (ndërmjet tjerash edhe) funksionimin e asaj që ne sot e quajmë shoqëri ci-vile.

Hegeli e definion shoqërinë civile si gjithçka që nuk është në kuadër të shtetit dhe familjes. Shoqëria civile NUK është ky grumbull jokonsistent i organizatave joqeveritare, të ash-tuquajturave institute e forume, të cilat janë ndërtuar dhe funksionojnë nga donacionet e huaja. Kjo është forma më arrogante e përvetësimit të kon-

ceptit të shoqërisë civile. Baza ideolo-gjike mbi të cilën shoqëria e ndërton aktivitetin e vet, dhe njëkohësisht e arsyeton atë, nuk ka se si të emërtohet ndryshe përveç se reaksionare. Dhe kjo nuk duhet të na zbrapsë nga ata, e për më tepër, nuk duhet të frikëso-hemi t’i quajmë reaksionarë. Sepse ky është parakushti i dytë. Forcat pro-gresive të vendit tonë, të organizuar nën strehën e asaj që arbitrarisht e kualifikojnë si shoqëri civile, dhe në mënyrën më të paturpshme e quajnë veten përfaqësues të saj, janë thel-bësisht reaksionare. Duke u nisur nga përkufizimi i Hegelit për shoqërinë civile, të gjithë ne, pa dallim, jemi pjesë e shoqërisë civile. Dhe unë, kategorikisht refuzoj që reaksionarët

e organizatave, instituteve e forume-ve të më përfaqësojnë mua. Por, kjo është prapë e pamjaftushme. Ne, të gjithë, duhet të insistojmë jo vetëm në kritikën ndaj kësaj forme të reaksio-nit, por të krijojmë hapësirën tonë të veprimit politik e intelektual, e cila në strukturimin e vet do të ishte jo vetëm jashtë këtij spektri reaksionar, por në të njejtën kohë edhe kundër saj. Siç do të thoshte Mao, është e drejtë të re-belohesh kundër reaksionarëve!

Deklarata e fundit e këtij grumbulli të organizatave e instituteve pahtësoi atë që të gjithë e dinim: impoten-cën dhe obskurantizmin e vet. Këta njerëz pretentonin se deklarata ishte kundër gjykimit të Albin Kurtit. De-

Page 5: Gazeta Nr. 19

5E mërkurë 17 | Shkurt 2010 |

Albini dje refuzoi të paraqitej në gjykatë, sikurse ka vepruar edhe kur e gjykonte UNMIK-u

Burgosja e popullit Gjyqi kundër Albinit është një gjyq kundër idealit kombëtar

klarata e forcave progresive të ven-dit ishte shpërfaqja e maskës së tyre ideologjike. Dhe me këtë, nuk po e luaj lojën vullgare Marksiste të ‘zbu-limit të përmbajtjes së fshehur mbra-pa maskës’ – në fakt, çështja qëndron në analizimin e vet kësaj maske, si shprehje shoqërore e përmbajtjes. Deklarata e shoqërisë progresive ci-vile thotë kështu: “Shoqëria civile, por sigurisht edhe të gjithë qytetarët e Ko-sovës, nuk dëshirojnë të paragjykojnë për punën e EULEX-it apo të ndërhyj-në në zbatimin e drejtësisë. Megjitha-të bindja jonë është që në kandarin e prioriteteve të Kosovës, më me peshë është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar se sa trajtimi i ra-stit të z. Kurti”. Përfundimisht nuk kemi se çka të paragjykojmë për punën e EULEX-it, sepse puna e tyre tani më shihet. Këtu duhet kundërshtuar ‘bin-djen e përgjithshme’ se EULEX-i nuk ka bërë asgjë, se të gjitha fjalët e tyre janë të zbrazëta, etj. Vet prania e tyre në Kosovë, është një veprim kolonia-list. Pastaj, marrëveshjet me Serbinë,

Shqipërinë e Malin e Zi, e kështu me radhë. Gjykimi i Albinit nuk është ‘de-vijim’, ose ‘gabim’ në punën e EULEX-it, në kuptimin që një burokrat i pa-dijshëm ka vendosur ta ri-inicoj këtë gjykim pa qenë i vetëdijshëm për pasojat. Është pikërisht e kundërta: gjykimi kundër Albinit është pikërisht në natyrën e EULEX-it. Ndërsa, dekla-rata nuk bën thirrje për ta përfunduar rastin Kurti si të tillë, por shtyrjen e tij, sepse, sipas kësaj logjike, ky gjykim duhet të ndodhë më vonë, pasi EU-LEX-i ta përmirësojë imazhin e vet, etj. Dhe në këtë kontekst, shoqëria opor-tuniste civile është më e brengosur se vet EULEX-i për imazhin e të fundit. Por, ajo që ata e harrojnë është se EU-LEX-i nuk mund të ketë imazh tjetër, sepse natyra e ekzistencës së tij nuk e lejon atë. Po në këtë frymë, deklara-ta vazhdon kështu: “çelës i suksesit të misionit të EULEX-it në Kosovë është mbështetja që qytetarët e Kosovës do t’ia japë këtij misioni. I bëjmë thi-rrje EULEX-it që të përqendrohet në përmbushjen e misionit të vet dhe të

ndihmojë në luftimin e krimit të orga-nizuar dhe korrupsionit në mënyrë që të shohim Kosovën duke bërë progres në integrimet evropiane dhe në zhvi-llimin e gjithëmbarshëm të vendit”. Në fakt, EULEX-i po punon sukse-sshëm në përmbushjen e misionit të tij. Iluzioni që duhet braktisur me çdo kusht është entuziazmimi nga dekla-ratat e zyrtarëve të EULEX-it, të cilat më pastaj përforcohen nga aparatet ideologjike shtetërore, me shoqërinë civile si aparate sublime ideologjike. EULEX-i nuk do ta bëj Kosovën shtet. Parakushti për t’u bërë Kosova shtet është largimi i EULEX-it nga Kosova. Më një fjalë, ajo çka shoqëria civile na thotë mund të përmbledhet kështu: ‘kapu pas iluzionit – dorëzohu!’.

Poeti modernist amerikan Wallace Stevens, poezinë e tij “Final Soliloquy of the Interior Paramour” e përfundon kështu: “të qenurit bashkë mjafton”. Të qenurit bashkë, kundër reaksi-onarëve, mjafton! Mao thotë se të gjithë reaksionarët janë tigra prej

letre – aparenca e tyre është tmerru-ese, por në realitet, ata nuk janë aq të fuqishëm. Dhe Mao ka të drejtë, në periudhën afatgjate, nuk janë re-aksionarët, por masat ato që janë të

fuqishme. Reaksionarët e politikës ose të shoqërisë civile, janë tigra prej letre sepse janë të shkëputur nga masat. Andaj, të qenurit bashkë na mjafton!

Enis Sulstarova

Dje rifilloi gjyqi kundër Albin Kurtit. Akuza po ajo e ngritur nga UNMIK-u, por tani e ka radhën EULEX-i që të matet me vendosmërinë e këtij luf-tëtari të palodhur për lirinë dhe so-vranitetin e popullit të Kosovës dhe për bashkimin kombëtar të shqip-tarëve. Albini gjithmonë u ka qëndru-ar me guxim presioneve për ta thyer: nga Serbia, më pas UNMIK-ut dhe tani EULEX. Përpjekja e tij dhe e Lëvizjes Vetëvendosje! është përpjekja e so-vranitetit popullor kundër arbitrari-tetit të pushtetit dhe prej këtij prizmi asnjë pushtet në Kosovë nuk mund të instalohet dhe të funksionojë pa mi-ratimin dhe mbështetjen popullore, qoftë ky edhe një mision i Bashkimit Evropian. Kosova, sikurse edhe Shqi-përia, synojnë të integrohen në BE si shtete të barabartë dhe jo si dominio-ne të disa politikanëve dhe zyrtarëve ndërkombëtarë që zbatojnë interesat dhe koniunkturat e huaja dhe jo vull-netin e qytetarëve.

Që nga viti famëkeq 1913, Kosova ka njohur shumë specifike institucionale, e përbashkëta e shumicës së të cilave ka qenë mohimi i vullnetit popullor. Në çdo situatë ka pasur qëndresë po-pullore dhe ngjarjet kanë nxjerrë në krye individë që kanë mishëruar vetë qëndresën. Në situatën e tanishme, kur Pakoja e Ahtisarit qëndron mbi Kushtetutën dhe kur rendi dhe sigu-ria në Kosovë mbahet me anë të një institucioni që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, rolin e qëndrestarëve e kanë marrë përsipër Lëvizja Vetëven-dosje! dhe Albini. Albini është simbol

Ata që heqin dorë nga liritë themelore për të blerë pakëz siguri të përkohshme, nuk e meritojnë as lirinë e as sigurinë. Benxhamin Franklin E vetmja mënyrë për t’u marrë me një botë të robëruar është të bëhesh aq absolutisht i lirë sa që vetë ekzistenca jote të jetë një veprim

kryengritës.Albert Kamy

i qëndresës, prandaj gjyqi i kurdisur kundër tij drejtohet kundër popullit. Pushteti kërkon që qytetarët e Ko-sovës të mos ushtrojnë liritë e fituara demokratike për fituar një liri më të madhe, por t’u binden pushtetarëve, sepse vetëm ata e dinë se çfarë është e mirë për popullin. Pushtetarët shqiptarë dhe ata ndërkombëtarë nuk duan që populli të dalë në rrugë atëherë kur gjykon se i janë shkelur të drejtat themelore, por të dalë në rrugë e sheshe vetëm kur dëshiroj-në ata: gjatë fushtave dhe datave të votimeve.

Gjyqi kundër Albinit është një gjyq kundër idealit kombëtar. Duke akuzuar si shkaktar të vrasjes së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit bashkëluftëtarin e tyre, EULEX-i në

mënyrë perverse kërkon t’ua mo-hojë atyre statusin e dëshmorit të atdheut. EULEX-i kërkon që edhe njëherë t’ua faturojë popullit për-gjegjësinë dhe të nxjerrë pa faj për-gjegjësit ndërkombëtarë. Nëse Al-bini burgoset, ky akt është vazhdim i asaj vepre që nuk arriti ta kryente UNMIK-u më 10 shtator 2007: nën-shtrimin e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe frikësimin e popullit që të mos kërkojë më shumë se sa i japin. Bur-gimi i mundshëm i Albinit do të jetë një burgosje e popullit!

Albini dhe Lëvizja Vetëvendosje! nuk kërkojnë tjetër veçse që populli të jetësojë demokracinë dhe t’i dalë zot tokës, të tashmes dhe së ardhmes së tij. Kjo është arsyeja pse Albini nuk pranon të gjykohet nga EULEX-i.

EULEX-i nuk e njeh pavarësinë e Ko-sovës, nuk e njeh ligjin themeltar të republikës. Ai vendos rendin dhe ligjin për popullin e Kosovës, por vetë është përjashtim nga rendi. Pra, EULEX-i është sovrani, ndërsa populli është i zhveshur nga sovra-niteti, gjë që do të thotë se pavarësia e Kosovës nuk ka thelb por vetëm formë. Albini dikur ka shkruar se fjala “pavarësi” është bërë “fiksim psikologjik kolektiv i shqiptarëve... [prandaj ndërkombëtarët] ofrojnë simbolikë, sepse edhe ashtu politi-kanët shqiptarë ua kanë dëshmuar ndërkombëtarëve se vetëm sim-bole duan”. EULEX-i me praninë e tij dëshmon se pavarësia nuk vlen asgjë para Pakos Ahtisari, se shqip-tarët mund ta festojnë lirshëm 17

Shkurtin, për sa kohë që vendimet themelore për ta nuk i marrin vetë (decentralizimi, kantonizimi, ektra-territorialiteti, etj.).

Albini dje refuzoi të paraqitej në gjykatë, sikurse ka vepruar edhe kur e gjykonte UNMIK-u. Jo sepse ai kërkon t’i ikë drejtësisë, por sepse ai kërkon drejtësi. Albini nuk kërkon më shumë se sa atë mbrojtje nga ar-bitrariteti që gëzojnë gjykatësit dhe policët e EULEX-it në shtetet e tyre. Në mënyrë që drejtësia të mos de-gjenerojë në hakmarrje dhe linçim, kërkohet që të gjitha palët t’i nën-shtrohen të njëjtit ligj, madje edhe ata që e zbatojnë ligjin. Kjo nuk ndodh me EULEX-in. EULEX-i është palë e privilegjuar përballë Albinit. Ai është edhe akuzues edhe gjyka-tës. Ai ka konflikt vetjak me Lëvizjen Vetëvendosje! (a ju kujtohet se si ua përmbysën makinat policisë së EULEX-it?), prandaj sipas të gjitha standarteve ndërkombëtare të drej-tësisë nuk duhej ta hapte këtë pro-ces. Për këtë arsye, si rrallëherë in-telektualët më në zë të Kosovës janë në krah të Albinit, sepse e kuptojnë se nga anon e drejta. Prandaj duhen përgëzuar avokatët që nuk pranoj-në të bëhet pjesë e farsës. Prandaj duhet të ngrihet populli i Kosovës dhe të përkrahë Lëvizjen Vetëvendo-sje! Prandaj shqiptarët në Shqipëri, Maqedoni dhe trojet e tjera etnike të bashkohen me nismat qytetare që po protestojnë për këtë gjyq politik, siç është “Këshilli Kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit” i ngritur në Prishtinë dhe Tiranë. Kjo është për-pjekja e të gjithë shqiptarëve.

Page 6: Gazeta Nr. 19

E mërkurë 17 | Shkurt 2010 | 6

Gjithçka që ndodh sot në Kosovë ndodh nën përkujdesjen e ndërkombëtarëve

Persekutimi i Lirisë Politike në Europën Moderne

Arbër Zaimi Tre vjet më parë në Prishtinë aktivistë

të Lëvizjes Vetëvendosje organizuan një demonstratë shprehimisht paqësore, ku kërkonin edhe një herë të dëgjohej vullneti i tyre politik, pra të garantohej mundësia dhe e drejta njerëzore e qyte-tarëve të Kosovës që të vendosin për të ardhmen e tyre, të vendosin për formën e qeverisjes që duan të kenë, dhe për mënyrën që duan t’i japin shtetit ku vetë ata do të jetojnë. Kjo demonstratë u shtyp dhunshëm nga njësitet speci-ale të Misionit të Përkohshëm të Kom-beve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Forcat speciale të UNMIK-ut gjuajtën mbi demonstruesit me plumba sferikë, plumba plastikë dhe fishekë të vërtetë, pa respektuar distancat e sigurisë ma-dje duke shenjuar kokat e kraharoret e njerëzve, si dhe përdorën gaz lotsjellës, ujë të lëshuar me presion, shkopinjtë e gomës e të tjera mjete të “anti-terrorit” duke lënë dy të vrarë e mbi tetëdhjetë e dy të plagosur rëndë.

Siç u mësua jo vetëm nga demon-struesit, por edhe nga organizata të njo-hura botërisht, si Amnesty International, Human Rights Watch apo War Resisters International, madje siç u pranua dhe nga vetë forcat policore të kinse-poli-cisë kosovare e të UNMIK-ut, demon-struesit ishin të gjithë të paarmatosur, dhe nuk nxitën kurrë dhunë gjatë asaj demonstrate. Madje ishin shumë të kuj-desshëm, nën koordinimin e aktivistëve të Vetëvendosje-s të veshur me bluza të bardha pikërisht për t’u dalluar nga turma e për të mbajtur në fre çdo lloj papërgjegjshmërie.

Pra ndaj kujt u drejtuan plumbat e UNMIK-ut? Armët siç dihet përdoren vetëm kundër armëve, sidomos kur bëhet fjalë për njësite elitare, si ato të superpaguarat e Kombeve të Bashku-ara. Mirëpo nga ana tjetër e “betejës”, mijëra demonstruesit kishin si armë vetëm fjalën e tyre dhe zemrat. Mbetet të pohojmë se dhuna represive e ndër-kombëtarëve në këtë rast ka patur për objektiv pikërisht këto, fjalët dhe ze-mrat e popullit të Kosovës, fjalët, zemrat dhe ëndrrat e aktivistëve të Vetëvendo-sje-s, ka patur për objektiv represionin politik.

Është e çuditshme, por një organizatë si ajo e Kombeve të Bashkuara që prin-cipet e vetëvendosjes i ka në bazë të dokumentave të saj themelore, mbërrin të shtypë, madje të vrasë një popu-ll që ka luftuar kaq gjatë e ka vuajtur kaq shumë pikërisht për të konfirmuar këto principe. Shqiptarët e Kosovës, ky popull që nën Mbretërinë Serbo-Kroa-to-Sllovene, e më pas nën Jugosllavinë është trajtuar si grup subhuman, ka luf-tuar e ka rezistuar për dhjetëra dekada radhazi pikërisht për të fituar të drejtat e trajtimit ekonomik, kulturor e njerëzor të barabarta me të tjerët. E megjithatë për sllavët e jugut ata gjithnjë mbetën qytetarë të dorës së fundit, qytetarë të dënuar me varfëri të përjetshme, me injorancë, me bjerrje të vlerave njerë-zore e stofit social. Në Jugosllavi Kosova përbënte një provincë të getoizuar, një periferi që duhej shmangur si nëpër biseda, ashtu edhe nëpër udhëtime, një lloj rryme e errët e nënndërgjegjjes që duhej shtypur para se të dilte në sipër-

faqje. Kanë qenë pikërisht këto kushte arsyet kryesore të kërkesës së shqip-tarëve për shkëputje nga Jugosllavia, e jo ndonjë nacionalizëm romantik ashtu siç përpiqen ta paraqesin disa. Nuk ka qenë ndonjë ndjenjë supremacie ajo që ka udhëhequr shqiptarët e Kosovës në luftën e tyre për shkëputje, përkun-drazi ka qenë kërkesa e tyre për të jetu-ar si të barabartë në nëj shoqëri që do të mund t’i bënte të ndiheshin të trajtuar njerëzisht, e në mënyrë të barabartë, në një shoqëri që do të mund të lejonte zhvillimin e kulturës dhe ekonomisë së tyre, zhvillimin material e shpirtëror, në një shoqëri që nuk do t’i detyronte të braktisnin familjen e të rrihnin kurbetin. Pikërisht kjo ka qenë ëndrra e vetme e shqiptarëve të Kosovës, një ëndërr që konfirmohet si “e pranueshme” edhe në Kartën e Kombeve të Bashkuara ku shprehimisht, në Kreun e Parë, Neni i parë, pjesa e dytë thuhet: “Të zhvillo-hen marrëdhënie miqësore mes kom-besh, bazuar në principet e të drejtave të barabarta dhe të vetëvendosjes së popujve, dhe të merren masa të tjera të përshtatshme që të forcohet paqja e përbotshme”. Po kështu dy dokumen-ta të tjera themelore për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike si dhe Konventa Ndërkom-bëtare për të Drejtat Ekonomike, Soci-ale dhe Kulturore që të dyja në nenin e parë shkruajnë: “Të gjithë popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes. Nëpërmjet kësaj të drejte ata lirisht mund të për-caktojnë statusin e tyre politik, si dhe të ndjekin zhvillimin e tyre ekonomik, social apo kulturor”. Pra qartësisht në këto dokumenta bazë OKB njeh të drejtën e popujve për të vendosur në mënyrë referendare mbi mënyrën se si do të qeverisen, formën politike që do të krijojnë, apo edhe simbolet me të ci-

lat do të identifikohen. Natyrisht u njeh të drejtën e qeverisjes së ekonomisë së tyre. Por jo në Kosovë, sepse në Kosovë ata që kërkojnë këto të drejta, vriten...

Gjithçka që ndodh sot në Kosovë ndodh nën përkujdesjen e ndërkom-bëtarëve. Qenë këta ndërkombëtarë që bekuan qeverisjen e Kosovës, dhe po këta që bekojnë proçeset e priva-tizimit në një ekonomi kaq të varfër që nuk po jep shenja zhvillimi. Shpesh Kosovën po këta ndërkombëtarë e aku-zojnë për paaftësi të qeveritarëve të saj, për mungesë të dinamizmit politik dhe ekonomik, shpesh Kosovën e paraqesin si një nga vendet më të korruptuara në rajon, dhe me kriminalitet që ka kapur instancat qeveritare e politike. Po, ashtu është, janë të gjitha të vërteta, siç është e vërtetë që arkitektë kryesorë të kë-saj panorame janë pikërisht ndërkom-bëtarët.

Duke mos e lejuar popullin e Kosovës të vendosë për të ardhmen e vet, duke e penguar këtë popull që të shprehet politikisht, ndërkombëtarët dëmtojnë rëndë themelet e ngrehinës politike në Kosovë. Duke e trajtuar Kosovën si një vend të papjekur e të parritur, si një komb të padenjë për të marrë mbi shpatulla fatin e vet, ndërkombëtarët s’po bëjnë gjë tjetër veçse po sillen me shqiptarët si serbët dikur. Duke vijuar persekutimin e tyre pseudoligjor ndaj Albin Kurtit ndërkombëtarët e dinë që po demaskojnë pikërisht ato vlera për të cilat mburren, Fjalën e Lirë, Lirinë Politike dhe Rezistencën ndaj Tiranisë. Po të mos qe për individë të ngjashëm me Kurtin dhe me të tjerë aktivistë të Vetëvendosjes, që nuk bëjnë kompro-mis me të drejtat e tyre qytetare dhe politike, sot nuk do të kishim demokraci në Europë apo në Amerikën Veriore. Po të mos qe për individë si Kurti, këta

ndërkombëtarë sot nuk do t’i gëzonin në shtëpitë e tyre ato të drejta për të ci-lat mburren.

Siç shprehet Herbert Marcuse në esenë e tij “Lufta kundër liberalizmit në pikëpamjet totalitare të shtetit”, në mo-mentin që principet racionale liberale fillojnë të sherbejnë vetëm si kornizë, dhe të shkelen me të dyja këmbët nga ata që pretendojnë se i mbrojnë, aty fillon fashizmi. Dhe në fakt në Kosovë kjo po ngjet, janë pikërisht misionet e ardhura në emër të një filozofie liberale, në emër të një lirie principiale, që sot po e mohojnë këtë liri. Këta europianë që qytetërimin e tyre e kanë të ndërtu-ar pikërisht mbi parimet e rezistencës, mbi parimet e përpjekjes për liri e për sovranitet, gjuajtën plumba mbi prote-stues të paarmatosur dhe sot përndje-kin Albin Kurtin që është fajtor vetëm pse e thotë hapur atë që mendon dhe nuk tutet nga pjesëmarrja qytetare në politikë (që do të duhet të ishte element bazë i demokracisë liberale).

Disa mund të thonë se ky portretizim i ndërkombëtarëve është më negativ se ç’duhet, pasi ishin ata që e çliruan Kosovën prej Serbisë, dhe janë aty garantë që Serbia të mos e ripushtojë Kosovën. Ky këndvështrim, edhe pse shumë i përhapur, ka shumë të meta. Së pari, me qindra shqiptarë ndër vjet kanë dhënë jetën në luftë apo në bur-gjet jugosllave për Kosovën (dhe asnjë ndërkombëtar). Së dyti, që të mos e harrojmë historinë, ndërkombëtarët kanë ndërhyrë në Kosovë vetëm në momentin kur lufta ishte përshkalluar dhe rreziku i genocidit po prekte kul-min. Ndërhyrja e ndërkombëtarëve më tepër se sa çlirim, u paraqit asokohe si një ndihmë ndaj popullit shqiptar. Dhe është ndryshe të çlirohesh me ndihmën e të tjerëve, si edhe ndodhi, ndryshe të

të çlirojnë të tjerët, sic po përflitet njëm-bëdhjetë vjet më vonë.

Së dyti, nëse ky komunitet ndërkom-bëtar ka një dëshirë të sinqertë bash-këpunuese për ndërtimin e një Koso-ve të lirë, në bazë të vlerave moderne europiane e ndërkombëtare, atëherë ata duhet të kuptojnë se demokracia, shtetformimi dhe institucionalizimi nuk janë sende të importueshme. Ata nuk mund të pretendojnë të mbushin Ko-sovën me këto vlera siç mund ta mbus-hin me mallrat që sjellin prej vendeve të tyre. Këto janë vlera kulturore që për t’u brendësuar nga kosovarët do të duhet të ndodhin një sërë procesesh, ndër të cilët edhe vetëqeverisja. E si mund të ketë demokraci në një vend që nuk ka zgjedhur ende formën e qeverisjes, në një vend ku sovran nuk është populli, por ndërkombëtarët? A nuk është kjo vallë një formë e re kolonializmi, ku “in-digjenët” gjykohen si të pazhvilluar e të prapambetur, e më pas ndëshkohen pi-kërisht sepse nuk pranojnë të sillen më si të tillë? Ka një rast ngjashmërisht inte-resant që sjell Slavoj Zizek në esenë e tij “Fillimisht si tragjedi e pastaj si Farsë”, ku tregon se si skllevërit kryengritës në Haiti e fituan lirinë prej kolonizatorëve francezë pikërisht duke kënduar “Mar-sejezën”, simbolin e revolucionit fran-cez. Kjo po ndodh edhe në Kosovë me Vetëvendosjen, ku aktivistët e Lëvizjes, së bashku me Kurtin, po i kundërvihen europianëve pikërisht nëpërmjet vlera-ve që vetë ata i propagandojnë kaq fort në kushtetutat e në ligjet e tyre dhe sim-boleve të të drejtave të njeriut.

Gjyqi që nis në 15 shkurt ndaj Albin Kurtit, që akuzohet si nxitës i turmave në demonstratën e tre vjetëve më parë, është një gjyq tërësisht politik, një gjyq që synon mbylljen e gojës, frenimin e fjalës së lirë. Është një gjyq që tingëllon i turpshëm, sidomos kur dihet se policët rumunë që vranë dy demonstruesit nuk u dënuan kurrë, madje u dekoruan nga qeveria rumune. EULEX në vend që të nxjerrë para përgjegjësisë vrasësit, zgjedh të gjykojë personin që është faj-tor vetëm pse dëshiron që populli i tij të vendosë për vetveten.

Gjithsesi, asgjë e keqe nuk e pret Albin Kurtin apo aktivistët e tjerë të Vetëvendosjes. Kjo lëvizje është e de-stinuar të rritet e të forcohet në argu-menta, në një Kosovë të keqqeverisur e të stërvarfëruar. Gjyqi ndaj Kurtit s’bën gjë tjetër veçse provon faqe botës që Vetëvendosja ka të drejtë, që në Kosovë pushtimi serb nuk u pasua nga çlirimi, por nga pushtimi i ndërkombëtarëve. Dhe kjo situatë nuk mund të jetë veçse e përkohshme, si të gjitha situatat e pa-pranueshme nga popujt!

Page 7: Gazeta Nr. 19

7E mërkurë 17 | Shkurt 2010 |

Artan Sadiku

(Vijon nga faqe 3)

...sepse në terrenin ideologjik ato asnjëherë nuk janë sfiduar dhe rrjedhi-misht edhe nuk janë mposhtur nga një ide ndryshe. Politika partiake e organi-zuar duke duke aplikuar metodat e luftës për kontroll gjithëshoqëror mban peng qytetarët. Këto metoda janë të njejta në formë dhe përmbajtje si ato të bandave mafioze.

Për shkak të padallueshmërisë në këto përmbajtës strukturor, që shprehin njej-tësinë e partive, ato duhet të trajtohen si një strukturë e vetme brenda shoqërisë shqiptare në Maqedoni. Strukturë par-tiake politike e disa partive që nuk kanë ndonjë dallim përmbajtësor dhe for-mësor ndërmjet veti dhe që alternojnë në sitemin qeverisës pozitë/opozitë. Kjo strukturë tani e mban veten në fuqi me ndihmën e marrëdhënieve të forcës të vendosura në shoqëri, me paritë në rolin e të fortit. Zhvillimi i opozitës jashtëpar-lamentare është mënyra e vetme për të modifikuar marrëdhëniet e forcës bren-da shoqërisë. Dhe kjo nuk është një gjë e lehtë për tu bërë, por rëndësia e çështjes duhet ta mban gjallë një ide të tillë. Vështi-rësia për ndryshimin e marrëdhieve të forcës në shoqëri është evidente edhe në Itali, ku forcat shoqërore politike nuk munden të çrrënjosin politikën kriminele dhe neofashiste të Berlusconit. Ai është rezultati i apatisë politike të shoqërisë ita-liane por edhe simptoma djathtiste e si-stemit të sëmurë që duhet ndryshuar. Pasi që demografiskisht dhe gjeografikisht ne jemi më të vegjël, gjërat do të duhet të bëhen më lehtë se në Itali. Një shoqërie të vogël nuk ka së çka i duhet shtet madh, me shumë ndikim përbrenda, më shumë parti, më shumë probleme, me shumë zgjedhje dhe shumë politikë.

IDEJA Opozita jashtëparlamentare në të ka-

luarën më të afërt lidhet me lëvizjet stu-dentore në Gjermaninë e viteve 60 dhe 70 që lindi si reaksion i krijimit të koali-cionit të gjërë nga socialdemokratët dhe unionit kristian demokratik. Kjo lëvizje, nën udhëheqjen e Rudi Dutchke kër-koi reformimin e shoqërisë dhe sistemit duke filluar nga pikat e garantimit të lirisë së shprehjes dhe lirisë së grupimit për shprehjen publike të kërkesave. E filluar në vitet e 70-ta si një lëvizjë autonomiste Lotta Continua ishte shembulli më i spika-tur i një lëvizje të majtë jashtëparlamen-tare ne Itali. Opozitat jashtëparlamentare të majta zakonisht janë kritikuese ndaj parimit të përfaqësimit parlemëntar që është jo mjaft i lidhur me nocionin e de-mokracisë, duke hapur kështu një spek-tër të gjërë të veprimtarisë së mundshme opozitare. Ndërsa, antiparlamentarizmi

Kjo nënkupton organizimin e një strukture aktive politike jashtë strukturës partiake politike të tanishme

Opozita jashtëparlamentareMotivi është pakënaqësia me gjendjen personale të strukturave partiake

i djathtë është tradicionalisht armiqësor ndaj vetë parimit të demokracisë. Këtë ide ne duhet ta rikrijojmë sot në një ide-ologji të majtë jashtëparlamentare të për-shtatur ndaj kontekstit dhe nevojave tona, një Ausserparlamentarische Opposition tonë autentike.

Ideja e krijimit të opozitës jashtëpar-lamentare nënkupton organizimin e një strukture aktive politike jashtë strukturës partiake politike të tanishme. Një struk-turë që do të frymëzohet nga një ideolo-gji e re dhe që do të vepron ndryshe. Pas krijimit, aktivizimit, konsolidimit të kësaj opozite qytetare dhe refuzimit efektiv të strukturës partiake politike, kjo strukturë qytetare duhet ta zëvendëson strukturën partiake politike në përfaqësimin e qyte-tarëve dhe në bërjen e politikës në të mirë të qytetarëve.

Në këtë mobilizim aktivizues, qyte-tarët do të motivohen nga pakënaqësia ndaj bandave të tanishme politike që kanë uzurpuar hapsirën publike, qytetin, shkollën, fshatin, rrugën, parqet, univer-sitetet, festivalet, përvjetoret, vendet e punës, policinë, spitalin, komunën, bi-znesin dhe lirinë. Organizimi i qytetarëve në aktivë refuzuese ndaj partive duhet të përfshijë OJQ-të, mediat, bujqit, studentët, punëtorët, të papunët dhe gjithë të pa-drejtësuarit dhe të pamundësuarit. Gru-pet që nuk do të marrin pjesë, nuk do të përkrahin apo të paktën nuk do të ndjej-në përkatësi në këtë lëvizje për çlirim do të vazhdojnë të jenë vegla në spektrin e mjeteve që i përdorin partitë politike. Mobilizimi do të shënon vijën e kuqe në mes qytetarëve që kërkojnë çirim politik dhe partive që duan të dominojnë, kon-trollojnë, shtypin, nënçmojnë dhe fyejnë qytetarët.

Në qëndrimin e saj jashtë parlamentit opozita jashtëparlamentare do të ndër-tojë ideologjinë, sistemin, vlerat dhe moralin e saj politik që do të qëndron në kunërshtim me atë të strukturës partiake politike e që vazhdimisht do ta nxjerr në pah racionalitetin e saj në kundërshtim me iracionalitetin e strukturës partiake. Partitë që janë në opozitë dhe që nuk ia

arijnë të bëhen pjesë e qeverisë apo që nuk kanë arritur të sigurojnë mandate në parlament në sistemin e deritanishëm të strukturës partiake nuk mund të klasifi-kohen si opozitë jashtëparlamëntare. Të gjitha ato tërheqin origjinën nga partitë më të mëdha dhe shpeshherë paraqiten si ‘gishta të dorës së keqe’.

Pikat themelore të cilat do ti zëron opo-zita jashtëparlamentare do të përfshijnë ndërprerjen e diskriminimit strukturor në Maqedoni, pavarësimin e universite-teve nga partitë, çlirimin e qytetarëve nga partitë, përmbysjen e strukturës së tanishme partiake dhe emancipimin kulturor të qytetarëve. Ndryshimi do të jetë radikal, në formë të ndërprerjes së qartë dhe rigoroze të së kaluarës dhe vendosja e një pikënisjeje të re jetësore politike. Hapi i parë duhet ndërmarrë në momentin kur qytetarët kanë në dorë mjetin për marje-dhënien e një farrë lloji autorizimi partive politike, pra në zgjedhjet e përgjithshme. Edhe pse çështja e zgjedhjeve është mjaft e de-batueshme në aspekt të efektivitetit të saj në funksion të çlirimit të qytetarëve, ne duhet të nxjerrim maksimumin prej tyre duke i ndëshkuar bandat politike, strukturën partiake politike aktuale të shqiptarëve në Maqedoni. Ky ndëshkim duhet të realizohet në formë të mobilizi-mit gjithëqytetar për të votuar duke shl-yer fletëvotimin nëpërmjet promovimit të këtij akti, shlyerjes së fletëvotimit, si formë e hakmarrjes për dëmet e shkak-tuara, dënim për papërgjegjshmërinë shoqërore për kryerjen e krimeve politi-ke.

Këtu dua të bëj një digresion lidhur me një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet e strukturës partiake, par-tive dhe qytetarëve që ka të bën me për-gjegjësinë. Sa herë që paraqitet një situa-të shoqërore me përmasa më të mëdha të së keqes, e që është rezultat i aktivitetit apo mosaktivitetit të strukturës partiake poltikike, partitë tentojnë të reshtohen në rradhët e qytetarëve. Partitë në raste të tilla shfrytëzojnë taktikën e shprehjes së pakënaqësisë së bashku me qyte-

tarët. Kjo ndodhi në rastin e publikimit të enciklopedisë maqedonase dhe kjo nuk ishte sukses i veprimit të përbashkët gjithqytetar shqiptar në Maqedoni por dështim qenësor në sistemin e përfaqësi-mit dhe të përgjegjësisë. Kjo situatë është dyfish e rrezikshme. Së pari sepse qyte-tarët ngelin pa ‘dorën e mirë mbi ta’ që duhet ti mbrojë në përfaqësimin brenda organizatës shtetërore. Së dyti, sepse u mundësohet partive që me reshtimin me qytetarët ti turbullojnë vijat e përgjegjësi-së së tyre, që është rezultat i paaftësisë së vënies në levizje të mekanizmave politik brenda sistemit. Në këto momente tejet kritike, kur duhet qartë të dihen rolet dhe përgjegjësitë, struktura partiake tenton të shlyen dallimet mes tyre dhe qytetarëve, dallime që aktivisht edhe efektivisht i krijojnë. Ata shfrytëzojnë qytetarët për të fshehur dështimet e tyre. Ndërsa, kur qytetarët e pranojnë dhe e lejojnë një gjë të tillë, ata lëshohen në një konformizëm të vërtetë.

MOTIVI Motivi për tu vënë në lëvizje opozitare

jashtëparlamentare është pakënaqësia me gjendjen personale të shkaktuar nga struktura partiake politike. Revolta ndaj keqpërdorimeve të partive do të frymë-zohet nga lidhja direkte e koruptimit dhe përfitimeve personale me tragjeditë fa-miljare, sociale, ekonomike, edukative, kulturore dhe nacionale të qytetarëve. Kjo pakënaqësi do të jetë baza e krijimit të solidaritetit si frymëzues themelor i ndje-njës së përbashkët qytetare, i ndarjes së përbashkët të fatit të keq tranzitor dhe i aspiratës për një jetë më të mirë politike, sociale, ekonomike, kulturore, familjare dhe personale. Opozita jashtëparlamen-tare është e vetmja alternativë radikale apo fundamentale ndaj status quo –së.

Modeli i veprimit do të merr parasysh rezultatin që tentohet të arrihet dhe ai padyshim duhet të reflekton një harmoni qytetare në poltikë, një lidhje konkrete në mes bazës teoriko-ideologjike dhe praktikës që do të vendoset. Në këtë realitet të ri patjetër të vendosen mjetet

e përgjegjësisë personale të shkelësve dhe uzurpuesve të lirisë qytetare ndaj shoqërisë. Solidariteti duhet të jetë mo-dusi udhëheqës në arritjen e qëllimeve.

Veprimi duhet të fillon me shpërndar-jen e aktivizmit shoqëror dhe hapjen e qendrave shoqërore që do të qëndrojnë në kundërshtim më shtabet partiake. Ato do të fuqizojnë qytetarin dhe do të kun-dërshtojnë dhunimin shoqëror nga shta-bet partiake. Një dhunim i tillë ndodhi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2008 kur partitë politike në vend që të kërkojnë mandatin nga qytetarët, ato u lëshuan në marrjen e tij me dhunë të armatosur. Pre-zenca e qendrave shoqërore në çdo lagje, do të mundësonte organizimin në nivel bazik të mbrojtjes qytetare në mungesë të asaj shtetërore të abuzuar nga partitë. Qytetarët nuk duhet ta lënë veten duar-boash kundrejt partive. Mjetet nëpërmjet të cilave opozita jashtëparlamentare e shpreh veten në zërimin e kërkesave të saj do të përfshijnë edhe mediume të tilla si arti dhe muzika, letërsia dhe teatri, me qëllim që veprimi të jetë gjithëpërfshi-rës, mesazhi të jetë gjithëpërhapës dhe ndryshimi radikal.

NDRYSHIMI Pas ngritjes së vetëdijës, aktivizimit,

zërimit, organizmimit, edukimit dhe emancipimit dhe pas vendosjes së ide-ologjisë politike dhe strategjisë veprue-së, opozita jashtëparlamentare duhet të ndërmerr ‘marshin nëpër institucione’ të Rudi Dutchkes. Kjo do të ndodhë në formë të shmangjes, flakjes, përmbysjes së strukturës së tanishmë partiake dhe zëvendësimin e saj me strukturën e re të emancipuar qytetare. Idenë e ‘marshit nëpër institucione’ në Gjermani e barti Partia e të Gjelbërve që lindi nga Ausser-parlamentarische Opposition dhe morri pjesë edhe në qeverisjen e shtetit me ministrin e jashtëm Joseph “Joschka” Fis-cher i cili poashtu ishte anëtar i opozitës jashtëparlamentare të viteve 70. Në Itali anëtarët e Lotta Continua u shpërndanë në parti dhe grupime të ndryshme maj-tiste si në Partinë Radikale, Partinë Socia-liste dhe në Rifondazione Comunista. Në kontekstin tonë, opozita jashtëparlamen-tare do të duhet të mban me vete idene e solidaritetit në marshin nëpër institucione sepse shpërndarja në më shumë struktu-ra që më vonë do hynin në garën elktora-le, për shkak të vogëlsisë së shoqërisë do ta dëmtonte vetë idenë fillestare.

Në këtë moment nuk duhet të paras-htrohet pyetja se a ekziston një masë kri-tike për të realizuar një ndërmarrje të tillë gjithëqytetare. Por pyetja që duhet bërë është se si munden qytetarët në sistemin e tanishëm të gjërave të arijnë lirinë qyte-tare. Çështja dhe momenti janë kritik, masa kritike asnjëherë nuk ekziston në mënyrë autonome, ajo krijohet, mobili-zohet dhe frymëzohet duke vënë në pah çështjen dhe momentin.

Page 8: Gazeta Nr. 19

E mërkurë 17 | Shkurt 2010 | 8

Muhamet Krasniqi

Ndërsa sistemi shtypës skllavopro-nar u zëvendësua nga feudalizmi, këtë të fundit e zëvendësoi kapitalizmi, i cili në qarqe të ndryshme botërore per-ceptohet si sinonim i imperializmit.

Ndërkaq në epokën e postmoder-nizmit, rolin të cilin dikur e luanin skllavopronaria, aristokracia, peran-doritë, feudalizmi e kolonializmi, sot globalizimi e aplikon në mënyrë të përkryer, “njerëzore”, “humane”.

Katër sferat përmes të cilave zhvi-llohet globalizimi janë: sfera ekonomi-ke, politike, kulturore dhe ushtarake.

Në botën e globalizuar, mbi shtetet e ashtuquajtura “vendet në zhvillim” - (term që ka hyrë në përdorim kah mesi i shek XX – për të reflektuar po-zitivisht tek të shtypurit) shfrytëzimi i resurseve natyrore e njerëzore nuk është i nevojshëm të bëhet ushtara-kisht, e duke ushtruar dhunë kon-krete, mbase edhe këtë globalistët e aplikojnë aty ku platformat “e buta” ju dështojnë.

Jemi dëshmitar se sot metodat për shfrytëzimin e qenies njerëzore, në krahasim me të kaluarat janë sofi-stikuar tej mase, gjë që ka ngjallur shqetësime tek popullsia e vendeve jo të industrializuara, ngase disa prej tyre, pikërisht pse pengohen nga “pe-shqit e mëdhenj” e kanë të vështirë ta bindin masën për dëmet që i sjell globalizimi, krahas disa dobive, ndër-sa disa të tjera as që tentojnë ta bindin atë, ngase paraprakisht i janë nën-shtruar globalistëve.

Përderisa në botën e globalizuar mund të shfrytëzohesh në mënyrë moderne e tinzare, nuk paraqitet ne-voja që të kolonizohesh territorialisht përmes ekspansionit ushtarak. Rolin e ushtrisë sot e ushtron ekonomia, politika, teknologjia, kultura dhe më e rëndësishmja, mediet, të njohura si pushteti i katërt shtetëror, përmes të cilave pushtetarët manipulojnë me opinionin publik.

Siç thoshte njëri prej përfaqësue-sve kryesorë të Shkollës së Frankfurtit (Teorisë Kritike) – Herbert Marcuse: “Teknologjia shërben për të krijuar forma të reja, më efektive dhe më të këndshme të kontrollit shoqëror dhe të kohezionit shoqëror”.

Sot shoqëritë kapitaliste perëndi-more, përmes globalizimit i shfrytëzoj-në vendet joperëndimore në mënyrën më perfide të mundshme. Pothuajse të gjitha resurset na shfrytëzojnë, e pastaj pikërisht përmes shfrytëzimit të tyre, perëndimorët mburren kinse na ndihmojnë. Sa të marrë që janë,... mbase kjo marrëzi atyre ju bën dobi, dhe do ta shprehin deri atëherë kur do të zgjohemi nga kjo amulli.

Imperializmi si faza më e lartë e kapitalizmit u shërben shteteve indu-

Diskriminimi, shfrytëzimi, shtypja, segregacioni dhe luftërat kanë ekzistuar pothuajse gjatë gjithë historisë së dokumentuar të njerëzimit

Imperializmi nën vellon e globalizimit!

striale-kapitaliste për të instaluar ide-ologji e vlera perëndimore, përmes të cilave ata i arrijnë synimet e tyre eko-nomike, politike e kulturore.

Nuk do të gabonim nëse epo-kën postmoderne të globalizuar, ta perceptonim si sinonim i politikave shtypëse paraprake, të cilat sot vetëm formën e kanë ndryshuar, ndërsa qëllimi i shtypjes, nënshtrimit e sun-dimit mbi shtetet e varfra mbetet i njëjtë.

Në këtë kontekst, Samyel Huntigton kishte të drejtë kur shkruante se, “Atë që perëndimoret e shohin si integrim global të mirë,... joperëndimorët e denoncojnë si imperializëm perëndi-mor të pandershëm”.

Ndërsa në epokën para-industriale, mungesa e mjeteve tekniko-teknolo-gjike, urbanizimit dhe industrializimit i detyronte kolonizatorët që pushtimi i territoreve të jetë parakushti kryesor dhe domosdoshmëria qenësore për shtrirjen e autoritetit mbi vendet e ko-lonizuara, sot në botën e globalizuar rrethanat kanë ndryshuar krejtësisht. Si rrjedhojë, pushtimi i territorit nuk e përbën premisën parësore për arri-tjen e qëllimeve imperialiste, nën-shtruese e shfrytëzuese.

Meqenëse mjetet e kontrollit kanë ndryshuar, rrjedhimisht kanë ndryshuar edhe metodat e shtypjes. Madje këto metoda të reja janë shumë më efikase për shtypjen e popujve,

nëse i krahasojmë me ato që ishin para tyre. Tashmë perëndimorët e kanë kuptuar se tjetërsimi i vlerave kombëtare, religjioze e morale duhet bërë gradualisht, me qëllim që nën-shtrimi i popujve të jetë latent dhe permanent, për t’u pranuar më vonë si i mirëqenë dhe i natyrshëm.

Jemi të detyruar të pajtohemi me tezën e Marksit, se kapitali i lartë eko-nomik, një ditë përfundimisht do ta përmbysë sistemin kapitalist. Simpto-mat e para fillimisht do të shfaqen në vendet ku kapitali është më lartë, si Amerikë, Kinë, Gjermani e Japoni, për të reflektuar më vonë në dimensionin global në përgjithësi. Aty ku kapitali është më i theksuar pasojat do të jenë më të mëdha, mbase duke u bazuar në krizën ekonomike të viteve ’30-a, të cilën Amerika e tejkalon duke ngadhënjyer, mund të kemi përsëritje të historisë së krizës.

PARAHISTORIA NË HISTORINa flasin për epokën moderne!

Për ç’epokë moderne e kanë fjalën!? Epokë në të cilën janë përfshirë të gji-tha vendet e botës apo vetëm ato të industrializuara!?

Nëse modernizimi erdhi si produkt i industrializimit, ky i fundit u mun-dësua nga kolonizimi dhe eksploatimi i vendeve joperëndimore: Amerikë, Azi e Afrikë, gjë që e

e bëri të mundur modernizimin perëndimor mbi kurrizin e po këtyre

vendeve, ndërkaq historia perëndi-more na mëson ndryshe.

Ç’histori e shëmtuar na është ser-vuar, të cilën verbërisht dhe fare pa e seleksionuar kemi absorbuar!

Së këndejmi, Akademitë e Shken-cave, Universitetet dhe Shkollat për të shënuar, kujtuar e rrëfyer mbi gjen-djen e mjeruar të popujve të lashtë, gjithnjë marrim shembuj nga parahi-storia e largët, duke harruar se para-historinë e kemi në historinë tonë. Atë e gjejmë në Afrikë, vende të Azisë e Amerikës Latine dhe në disa pjesë të Ballkanit.

Duke qenë se një pjesë e madhe e botës është duke jetuar sikurse në parahistori, dhe atë si pasojë e politi-kave shtypëse të perëndimorëve dhe atyre të korruptuara e të shantazhuara vendore, ne për të përshkruar mjeri-min dhe vuajtjet e njerëzve, nuk kemi nevojë të marrim shembuj nga histo-ria e kaluar, por nga e tashmja para-historike.

Në kohën kur njerëzit vdesin urie, Amerika shtet që në nivel botëror shënon rreth 6% të popullsisë, ka të përqendruar 50% të pasurisë botëro-re. Ndërkaq për vitin 2010 kongresi amerikan ka miratuar buxhetin ush-tarak të ShBA-së që kap një shifrën marramendëse, prej 636 miliardë dollarësh. Shteti amerikan pose-don 10.000 bomba atomike, të cilat i përdor si kërcënim për shtetet kon-kurrente, ndërsa në anën tjetër është

mbështjellur me petkun e humanitetit dhe bamirësisë.

S’do mend se këto statistika janë tejet disproporcionale dhe shqetësu-ese për të ardhmen e shoqërisë bas-hkëkohore, të cilat një ditë do ta kër-cënojnë seriozisht paqen botërore.

Gjithë ketë që e thamë deri më tani, komunistët s’do mend se e shohin si pretekst për ta paraqitur alternativën e tyre si të vetmen të mundshme për të dalë nga kriza e kapitalizmit global. Por ja që logjika për ta kthyer siste-min socialist - komunist, me pretek-stin se kapitalizmin e ka kapluar kriza globale, përveçse është një ëndërr e parealizueshme, vetëm përpjekjet për ta praktikuar atë, siç na dëshmon përvoja e hidhur, mund të qojnë në diktatura të ashpra me pasoja fatale për shoqëritë. Prandaj nga këto ide infantile, le të rrinë të qetë kapitalistët, sepse komunizmi nuk do të rikthehet kurrë, ngaqë asnjëherë nuk u ndërtua, dhe meqë nuk u ndërtua asnjëherë nuk do të rrënohet.

Megjithatë, këto parashikime, vlerësime e konstatime, sigurisht se nuk shkojnë në favor të asnjërit prej këtyre dy sistemeve, por të një siste-mi të tretë, mes tyre, i cili përpiqet t’i shmang dhe eliminoj dobësitë e kapitalizmit - (tezës) dhe komunizmit – (antitezës) mbi të cilin do të ngrihes-hin virtytet e pastra morale dhe profe-sionale, të cilat domosdo kushtëzojnë prodhimin e sintezës.

Page 9: Gazeta Nr. 19

9E mërkurë 17 | Shkurt 2010 |

\ \ \A nis & E miljo lekaFOTOGRAFI I JAVËS

Page 10: Gazeta Nr. 19

E mërkurë 17 | Shkurt 2010 | 10

liri e shprehjesBesarta Vladi

...ishte Komisioni i Përkohshëm i Mediave (TMC-ja), i cili ishte nën kompetencat e ndërkombëtarëve. Më pas, krijimi i Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM-së) duket se i ka zbehur disi kompetencat e ndërkombëtarëve në këtë aspekt, të paktën nga pikëpamja juridike. Kjo pasi, praktikisht, ndërkom-bëtarët, nën prizmin e “heroit”, nuk kanë ndenjur pa dhënë këshilla dhe sugjerime ndaj përfaqësuesve të medias, në mënyrë që këta të fundit të tregohen të kujdesshëm në çdo frazë të drejtuar ndaj publikut. Në muajin prill të vitit 2005, kur parlamenti i Kosovës miratoi ligjin për krijimin e KPM-së, ndërkombëtarët nuk mund të kishin më ndikim aq të dukshëm në tregun mediatik sa ç’kishin më parë. Po në këtë vit, u hartua kodi për vetërregullimin e mediave të shty-pura. Në këtë mënyrë, u korrigjua një nga shkeljet më të rënda dhe më antidemokratike që ndërkom-bëtarët kishin bërë ndaj shtypit të shkruar, deri në atë kohë. Kjo për faktin se shtypi i shkruar, në çdo vend demokratik të botës, operon përmes vetërre-gullimit. Kosova në këtë rast bënte përjashtim. “Pran-daj, kontrollimi i mediave të shkruara nga Komisi-oneri i Përkohshëm është konsideruar si situatë e jashtëzakonshme për Kosovën”. Duhet theksuar fakti që, si pozitivisht, ashtu edhe negativisht, rregulloret e UNMIK-ut dhe të TMC-së kanë pasur ndikim të madh në zhvillimin e ngjarjeve mediatike në Kosovë. Kjo pasi ato kanë shërbyer si themelet kryesore në të cilat u bazuan rregulloret dhe ligjet e mëvonshme të medias.

Ka pasur raste kur instancat ndërkombëtare nuk janë mjaftuar thjesht me hartimin e rregulloreve të përgjithshme ndaj medias, apo me detyrimin e këtyre të fundit për të respektuar me përpikmëri këto rregullore. Shpeshherë, kërkesat e tyre kanë shkuar edhe më tej se kaq, duke pretenduar të kon-trollojnë edhe atë çka mediat duhej ose nuk duhej të transmetonin për publikun në një situatë konkrete. Rasti më tipik për këtë ka qenë periudha e trazirave të marsit 2004 në Kosovë. OSBE-ja dhe TMC-ja, pak ditë pas këtyre trazirave, dolën me një raport të plotë, në të cilin akuzuan mediat si nxitësit kryesorë të tyre. UNMIK-u u trajtua me tone më të zbutura prej OSBE-së, duke e shfajësuar atë në shumë situata, por gjit-hsesi, duke e cilësuar si pjesërisht fajtor.

Në raportin e OSBE-së, vërejtjet kryesore drej-toheshin kundër tre televizioneve më të mëdha në vend, RTK-së, KTV-së dhe RTV21. Ky raport ishte deri diku përmbledhje e deklaratave të përditshme të përfaqësuesve të UNMIK-ut, të cilët bënin vazh-dimisht thirrje për ndalimin e protestave dhe për mos transmetimin e situatave nxitëse në media. Thi-rrja për ndalimin e protestave, në një kohë kur ato tashmë kishin degraduar në dhunë, nuk mund të konsiderohet e padrejtë. Por mund të konsiderohet i tillë insistimi dhe presioni i tyre ndaj mediave, në mënyrë që këto të fundit të mos i pasqyronin publi-kut gjendjen e trazuar në vend.“Shtypi duhet të ve-projë me përgjegjësi dhe jo të shtojë tensionin me deklarime të pabazuara dhe me raportime nxitëse”. Me 23 mars, në një letër drejtuar popullit të Kosovës, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshmëm të OKB-së, Harri Holker, veç të tjerash ka thënë: ”Trajti-mi mediatik që i është bërë kësaj tragjedie reale, ka kontribuar në dhunën e shkaktuar prej këtyre krimi-nelëve”. Pesë ditë më parë, Holker kishte justifikuar paaftësinë e ndërkombëtarëve për të parandaluar trazirat e marsit duke thënë: “Për ju që mendoni se komuniteti ndërkombëtarë nuk ka bërë asgjë, men-doni se ku ishit 5 vite më parë”. Në këtë mënyrë, me-diave u është kërkuar haptazi të mos transmetojnë trazirat, ose t’i transmetojnë ndryshe ato, me justifiki-min se po nxisin negativisht popullin e Kosovës dhe duke ju rikujtuar atyre se kanë përjetuar situata edhe më tragjike se ato të marsit 2004. Raporti i OSBE-së mbyllet me këtë frazë: “Pa njoftimet e pamatura dhe sensacionale në 16 dhe 17 mars, ngjarjet mund të merrnin një kthesë tjetër. Ato mund të mos arrinin intensitetin dhe nivelin e brutalitetit që u dëshmua,

ose mund edhe të mos ndodhnin fare”. Kështu, liria e medias për të pasqyruar realitetin e trazuar ekuiva-lentohet me median si shkaktarin kryesor të këtyre trazirave në realitet.

Por, pavarësisht këtyre kërkesave, televizionet në Kosovë kanë transmetuar një pjesë të madhe të ngjarjeve të marsit. Madje përfaqësues të ndryshëm të mediave në Kosovë janë shprehur se nuk ndihen aspak përgjegjës apo nxitës të trazirave të marsit, siç i kishin etiketuar përfaqësuesit ndërkombëtarë. Për-kundrazi, shumë prej gazetarëve kanë kundërshtuar ashpër raportin kritik të OSBE-së i cili, sipas tyre, ka hedhur baltë mbi lirinë e medias dhe punën e gaze-tarit. Liridon Cahani, ish- drejtor i RTK-së në atë kohë, është shprehur në një intervistë se “Është e vërtetë se mediat po fajësohen më tepër sesa ka qenë roli i tyre i vërtetë në këto trazira”. Gjithashtu, ish- drejtori i KTV-së, Lekë Zherka, është shprehur se autoritetet ndërkombëtare kanë gjetur viktimën më të lehtë për ta fajësuar, pra median. Sipas tij, ky raport kritik i OSBE-së është bërë pa ndonjë analizë konkrete.

Përveç raportit të OSBE-së, një tjetër raport, më i detajuar, u hartua në atë kohë nga TMC-ja, i cili në fakt nuk kishte ndonjë dallim të madh nga raporti i

OSBE-së. Megjithatë, ndryshe nga OSBE-ja, e cila është treguar shumë e ashpër me pjesën më të madhe të mediave në Kosovë, TMC-ja kritikonte në shkallë të ndryshme media të ndryshme. Kritika kryesore ka qenë ndaj RTK-së, më pas ndaj KTV-së, dhe në fund ndaj RTV21. Por gjithsesi, të dyja rapor-tet kanë akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë medi-an, si nxitësin kryesor të trazirave të marsit. Shoqata e Gazetarëve Profesionist në Kosovë është shprehur se roli i mediave në ngjarjet e marsit është ekzagjeruar në të dyja raportet. Dhe realisht, jo vetëm që ka pa-sur ekzagjerim të këtij roli, por ka pasur edhe reko-mandime antidemokratike ndaj mediave. TMC-ja ka rekomanduar kthimin e këshilltarit të lartë ndërkom-bëtarë në RTK, me argumentin se “RTK-ja ka nevojë për udhëheqje të menjëhershme profesionale dhe të qëndrueshme në menaxhimin e lajmeve”. Por, për aq kohë sa ndërkombëtarët kanë akuzuar medi-at kosovare se kanë qenë ato që kanë nxitur trazirat e marsit, se kanë qenë ato që i kanë dhënë nuanca konflikti ndëretnik këtyre trazirave, se kanë qenë ato që kanë akuzuar serbët si shkaktarë të mbytjes së tre djemve në lumin Iber, atëherë çfarë mund të këshillonte një përfaqësues ndërkombëtarë? Me si-

guri do të këshillonte që media të mos e komentonte ngjarjen e Mitrovicës, të mos dyshonte kurrsesi tek serbët, të mos thoshte asgjë që prek ndjeshmërinë e populli etj. Por çdo lajm që tregon për vdekjen e tre fëmijëve, edhe nëse ai nuk shoqërohet me asnjë koment tjetër përveç shprehjes ‘tre fëmijë të vdekur’, prek ndjeshmërinë e masës më të gjerë të popullit. Prandaj, këshilla e ndërkombëtarëve do të përmb-ushej nga mediat nëse ato nuk do ta përcillnin fare si lajm këtë tragjedi, ose të paktën do ta përcillnin ndryshe atë. Por, një censurim i tillë do të cenonte një nga funksionet bazë të medias që është informi-mi i publikut.

Gjithashtu, ndërkombëtarët kanë penguar RTK-në dhe mediat e tjera të transmetojnë imazhe “No Com-ment”, dhe kjo në vetvete përbën një tjetër censurim të medias. Imazhe të tilla mendoj se janë një mënyrë relativisht e pastër për të transmetuar një ngjarje. Kjo për faktin se “No Comment” bazohet në imazhe fak-tike dhe nuk përfshin interpretimin sugjestionues të gazetarit. BBC, Euronews etj., janë media me shtrirje globale dhe imazhet “No Comment” i kanë të zakon-shme. Pse në Kosovë një gjë e tillë u trajtua si e jas-

Page 11: Gazeta Nr. 19

11E mërkurë 17 | Shkurt 2010 |

ÇaniKeArjanTelenovela e gjatë e tavolinave demokratike vijon me episodin e saj më të ri

Nga data 13 deri në 22 shkurt tek shtëpia e Bamirit te xhomlliku do të mblidhen baballarët e kombit në një maratonë nëntë ditore kafesh. Nuk do të mungojnë as qoftet, në respekt të traditës së lagjes të tironsa-ve dhe dibronve. Mbledhja ka si sebep zgjidhjen e krizës, edhe pse siç pohoet nga brenda mbledhja është vetëm për qejf, se kishin kohë pa u mbledhur. I vetmi që e ka pak me siklet këtë punë, është Bamiri, që do të mbarojë angazhimet para të shtunës, që pastaj të iki të nëndaja për rastin e një synetlliku të çunit të çunit të tezes së Osmonit, që është një komshi i vjetër. I vetmi që e ka marrë seriozisht krizën dhe po kërkon ta zgjidhë është Kaçi. Kaçi edhe një herë ka ardhur me dosje ku paraqet këto tre alternativa sipas parimit edhe helli të digjet edhe mishi të mos piqet:

1. Të hapen kutitë, siç do Rama po të mos numërohen votat siç do Be-risha.

2. Të numërohen votat, por nga një person që i ka sytë e lidhur, dhe ve-shët e zënë me kufje, si dhe që është dehur paraprakisht.

3. Të shpallet Rama kryeministër i popullit opozitar, dhe Berisha kryemi-

nistër i popullit pozitar. Propozimet e Kaçit u pritën prapë me skepticizëm nga Rama, po meqë

ky nuk merr vesh nga shifrat nuk pati çfarë të thotë as kësaj radhe. Meqë gjithë takimi do të zhvillohet në shqip, ndërkombëtarët, që të mos mër-ziten kanë kërkuar nëpërmjet një rezolute që të englendisen me këto gjëra:

1. Luftë Sumo në terren balte mes Damian Gjiknurit dhe Ilir Rusmalit, le të fitojë më i miri.

2. Belly Dancing nga Aldo Bumçi dhe Piro Lutaj, shoqëruar me piersing në thithka nga këto dy figura revolucionare.

3. Tatuimi i Erion Velisë me imazhin historik të Fatos Nanos duke ngritur dolli, si dhe tatuimin e Fatos Nanos vetë me fytyrën e Adil Çarçanit.

4. Për shplarje, Laçkon, që të ritregojë anekdotat e tij ekonomiko-hi-storiko-marksiste mbi rrugën e kombit, shoqëruar me përrallat e njëmijë e një netëve.

Tavolina do të quhet e mbyllur me sukses vetëm nëse zbaviten mjaf-tuehëm ndërkombëtarët, pasi dihet që në Shqipëri krizat e vërteta janë kur ndërkombëtarët janë të mërzitur.

htëzakonshme, e palejueshme dhe e domosdoshme për t’u ndalur?

Pra, nga këto që u thanë mësipër, duket qartë se ndërkombëtarët kanë insistuar herë pas here të imponojnë heshtjen mediatike në Kosovë. Ata kanë kërkuar një media që rregullon imazhin publik dhe jo një media që e pasqyron realitetin. Natyrisht, një përfaqësues ndërkombëtarë nuk do ta pranonte këtë lloj akuze, duke argumentuar se nuk ka impo-nim të heshtjes por ka vetëkufizim gazetaresk, apo skrupull editorial. Madje një vetëkufizim i tillë, sipas tyre, është në përputhje të plotë me etikën profesio-nale të një gazetari. Respektimi i normave etike nga ana e gazetarëve, jo vetëm që nuk cenon interesin publik, (pra nuk i mohon lirinë e shprehjes, apo të drejtën e informimit) por përkundrazi, është në të mirë të këtij të fundit. Në këtë kuptim, detyra e ga-zetarit rezulton të jetë, jo transmetimi i lajmit ashtu siç është por përpunimi paraprak i tij, në mënyrë që të vijë sa më pranueshëm në vëmendjen e publikut. Si-pas tyre, vetëkufizimi nuk imponohet por shikohet si veprim i arsyeshëm nga çdo gazetar profesionist.

Megjithatë, pas kritikave të vazhdueshme nga OSBE dhe TMC, edhe vetëkufizimi mund të impo-nohet, se në të kundërt gazetari mund të etiketohet si shkaktar tragjedie, si nxitësh konflikti etj. Përveç kësaj, ndërkombëtarët, në emër të ndalimit të gju-hës së urrejtjes, në fakt kanë censuruar median ko-sovare në mënyrë të dukshme. Por, u tha në fillim se gjuha e urrejtjes nuk ka një përkufizim standart dhe të unifikuar. Prandaj, të gjitha censurimet që janë bërë dhe mund të bëhen në emër të ndalimit të saj, mund të përbëjnë abuzim me kufijtë e lirisë së shprehjes. Ndërkombëtarët ndoshta mbrojnë ide-në se raportet ndëretnike në Kosovë janë shumë të ndjeshme dhe një kufizim i tillë është në për-puthje të plotë me standartet perëndimore. Sipas tyre, mund të jetë stimuluar një media me vigji-lencë të fortë editoriale dhe me kualitet të lartë transmetimi. Personalisht mendoj se një rol kaq paternalist ndaj mediave, në disa raste, ka penguar shprehjen e lirë të tyre, ka monitoruar në mënyrë të detajuar punën e tyre, ka imponuar vetëcensurim që në vetvete është një mbulim i vetëdijshëm i realitetit poltiko-social.

Kufizimet ndaj medias filluan që me hartimin e Rregullores nr.37/2000, në lidhje me sjelljen e me-diave të shkruara, e cila i jepte kompetenca të pa-diskutueshme Komisionerit të Përkohshëm. Edhe pse Rregullorja nr.36/2000 sanksiononte krijimin e Bordit të Ankesave ndaj vendimeve të IMC-së, re-alisht është aplikuar një sistem i standarteve të dy-fishta ndaj medias. Zyra e Komisionerit të Pavarur të Mediave ka sanksionuar një numër të madh të me-diave të shkruara për shkelje te kodit etik, por nuk ka pasur asnjë rast të sanksionimit të mediave serbe në Kosovë, edhe pse ato kanë bërë plot shkelje te ko-dit etik dhe nxitje sistematike të gjuhës se urrejtjes. “Ato janë lënë si specifike dhe nuk janë marrë me to. Ndërkaq, mediat e shkruara shqiptare, për shkelje më të vogla, janë sanksionuar”.

Realisht, imuniteti juridik që gëzojnë përfaqësu-esit ndërkombëtarë në Kosovë, u ka dhënë atyre mundësinë për të abuzuar shpesh me të drejtat e njeriut atje. Kjo pasi, ata nuk i monitoron ndonjë su-bjekt vendor dhe nuk japin llogari para institucione-ve të Kosovës. Por, monitorimi i mediave duket se nuk ka qenë gjithnjë i mjaftueshëm dhe, deri në njëfarë shkalle, as gjithnjë i mundur pasi ka hasur shpesh në rezistencën e përfaqësuesve të medias. Në këtë mënyrë, ndërkombëtarët, në disa raste, e kanë parë si alternativë të përshtatshme monitorimin e drejtpër-drejtë të shprehjes dhe veprimit. Kjo është shfaqur në mënyrë të dukshme në shumë pengesa që i kanë bërë demonstratave të lëvizjes politike “Vetëvendo-sje!” në Kosovë dhe në mënyrë të veçantë liderit të saj Albin Kurtit.

“Vetëvendosje!” merret si rast analize dhe rezi-stence për tre arsye kryesore: Së pari sepse ajo është një lëvizje që ka në themel të filozofisë së vet krijimin e qytetarit aktiv, dhe qytetari aktiv është në themel të një shoqërie demokratike. Së dyti sepse zanafilla e kësaj lëvizje lidhet me protestën e datës 10 qershor 2004 kundër Rezolutës 1244. Pra krijimi i “Vetëven-dosje-s” përkon me rezistencën e parë kolektive kundër një vendimi të palës ndërkombëtare për Ko-sovën. Së treti sepse ajo është një lëvizje vullnetare e cila operon me mjete demokratike dhe jo të dhun-shme si psh. demonstrata paqësore, protesta, shkrim parullash, pamfletesh, tubime etj. E megjithatë, kjo lëvizje ka qenë, pothuajse sistematikisht, objekt sul-mi nga pala ndërkombëtare. Arsyeja kryesore ka qenë dhe vazhdon të mbetet fakti që anëtarët e saj përbëjnë një akt dhe një zë të fuqishëm publik, si kri-tikë ndaj veprimeve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Protesta e 10 shkurtit 2007 në Prishtinë, organizu-

ar nga aktivistët e kësaj lëvizje, kishte për qëllim të shprehte pakënaqësitë në lidhje me negociatat për statusin me Serbinë dhe rezultatet e këtyre negoci-atave. Bilanci i saj ishte dy protestues të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur. Media është përdorur në këtë rast nga pala ndërkombëtare për ta cilësu-

ar këtë protestë paqësore si “Protestë e dhunshme, e nxitur nga Albin Kurti dhe lëvizja “Vetëvendosje!”, me ç’rast humbën jetën dy persona dhe u plagosen dhjetëra të tjerë”. Realisht, dy protestuesit janë vrarë nga forcat e UNMIK-ut, dhe deri në momentin që kanë ndërhyrë këto forca, protestat ka qenë paqëso-re dhe pa persona të lënduar. Por siç duket, shtypja e kriticizmit ndaj palës ndërkombëtare kishte më te-për rëndësi se numri i viktimave të protestës. Me këtë rast, u burgos lideri i “Vetëvendosjes” i cili u akuzua si kriminel dhe i rrezikshëm për shoqërinë. Në asnjë vend demokratik, një udhëheqës i një demonstrate paqësore nuk mund të konsiderohet si i rrezikshëm për shoqërinë, aq më pak të burgoset. Qëndrimet kundër “Vetëvendosje-s” dhe liderit të saj i vërteton edhe një tjetër dëshmi e drejtorit ekzekutiv të Këshi-llit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, Bexhet Shala, i cili ka marrë pjesë në organizi-met e protestës së 10 shkurtit së bashku me aktivistët e “Vetëvendosje-s”. Sipas tij, ndërkombëtarët e kanë kërcënuar edhe në prezencën e zyrtarëve të lartë të

Kosovës. Rast konkret ka qenë një bisedë mes tij, ish- kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe disa përfaqësuesve ndërkombëtarë, ku njëri prej këtyre të fundit i është drejtuar Z. Shala duke i thënë se ” asnjëherë nuk do të merrni fonde nga amerikanët për aq kohë sa do ta përkrahni Albin Kurtin. As vizën

për SHBA nuk do ta merrni”. Kështu, një interes i ng-ushtë individual ofrohet në këmbim të shkeljes së një prej parimeve bazë të demokracisë siç është liria e tubimeve dhe demonstratave paqësore. Dhe ajo çka është më e rëndësishme, rezultatet e këtyre të fundit përbëjnë interes të gjerë publik dhe jo interes të pje-sshëm apo individual.

Një tjetër shkelje e lirisë së shprehjes mund të konsiderohet fakti që në shtator, kur u mbajt seanca gjyqësore e Kurtit, atij nuk ju lejua nga pala ndërkom-bëtare të lexonte fjalimin e tij në atë gjyq. Arsyeja ish-te e thjeshtë, ata e dinin që Kurti do t’i kritikonte, por ata ishin të gatshëm të dëgjonin më tepër vlerësime dhe adhurim nga populli i Kosovës sesa kritikat e tij. Përveç kësaj, gjyqi i Kurtit nuk u lejua të ndiqej nga publiku, pra rasti i tij nuk ka qenë i hapur. Gjatë ko-hës që ishte në arrest shtëpie nuk ju lejua të shprehë versionin e vet të ngjarjes në media. Nga ana tjetër, përmes këtyre mediave, pala ndërkombëtare dhe mbështetësit e tyre vendor “jepnin çdo ditë dekla-rata diskredituese kundër Albinit dhe “Vetëvendo-sjes”. Në këtë mënyrë, ndërkombëtarët, përmes përdorimit të medias si instrument bazë, arritën deri diku të krijonin në mendjet e publikut një realitet që ka pak të ngjarë të ketë ekzistuar realisht. Ky realitet mediatik, përmes përfaqësuesve ndërkombëtarë, i konsideronte protestuesit si të dhunshëm dhe anti-demokratik. Kështu, “Vetëvendosja” është penguar në mënyrë të herëpashershme nga pala ndërkom-bëtare sepse ajo ka qenë dhe vazhdon të mbetet një pikë e fortë rezistence kundër pushtetit të tyre, shpe-sh absolutist, në Kosovë.

Në përfundim të kësaj pjese të dytë, mund të thuhet se mediat kosovare nuk e kanë përjetuar gjerësisht progresin e premtuar nga pala ndërkombëtare. Pikat kryesore ku janë konstatuar probleme kanë të bëj-në kryesisht me proçesin e liçensimi, financimi dhe monitorimi të mediave. Por, problemet në lidhje me mediat janë trajtuar në funksion të garantimit ose jo të lirisë së shprehjes. Kjo e fundit duket se ka qenë, në shumë raste, nën monitorimin e palës ndërkom-bëtare. Ata kanë premtuar media dhe shprehje të lirë, por në fakt kanë praktikuar kufinjë, shpesh të pa-kursyer, si në njërën ashtu edhe në tjetrën. Në pjesën e tretë dhe të fundit do të shikojmë se si qëndrojnë këto kufizime në raport me respektimin e parimeve themelore të demokracisë.

Page 12: Gazeta Nr. 19

E mërkurë 17 | Shkurt 2010 | 12

Giorgio AGAMBEN

Çdo diskutim lidhur mbi termin « demokraci » bie sot në kurthin e një dykuptimësie dhe pështjellimi fille-star. Kjo i bën ata që e përdorin të jenë pre e keqkuptimeve rrënjësore. Për çfarë bëhet tamam fjalë kur fla-sim për demokraci ? Cilit racionali-tet të veçantë i përket me saktësi ky term ? Një vrojtim sadopak i kujde-sshëm tregon se ata që diskutojnë sot mbi demokracinë kuptojnë me këtë term herë një formë të caktuar të kushtetimit të trupit politik, herë një teknikë qeverisjeje. Termi pra, i takon njëkohësisht fushës konceptu-ale të së drejtës publike dhe asaj të praktikës administrative : shenjon sa formën e legjitimimit të pushtetit, aq dhe modalitetet e ushtrimit të tij. Në ligjërimin politik të sotëm, siç vihet re lehtë nga kushdo, përdorimi i këtij termi emërton kryesisht një teknikë qeverisjeje – e cila, si e tillë, është jo pak e frikshme – dhe kjo e bën më se të kuptueshëm pështjellimin e atyre që, me mirëbesim, vazhdojnë ta për-dorin termin në kuptimin e parë.

Pleksja e këtyre dy konceptualite-teve – juridiko-politik nga njëra anë dhe ekonomiko-administrativ nga tjetra – është e hershme dhe ka rrë-një të thella, gjë që e bën edhe më të zorshme shpleksjen e tyre, siç del qartë nga shembulli i mëposhtëm, Sa herë që hasim fjalën politeia te klasi-kët e mendimit politik grek (shpesh kjo ndodh në kuadrin e një diskutimi mbi format e ndryshme të politeia-s : monarki, oligarki, demokraci, si dhe parekbaseis, ose shmangiet e tyre) vëmë re se përkthyesit e japin fjalën herë me « kushtetutë », herë me « qeveri(sje) ». Kështu, për shembull, te Kushtetuta e Athinës e Aristotelit, pasazhin ku ai përshkruan « dema-gogjinë » e Perikliut (kap. XXVII) : « dèmotikòteran synebè genesthai tèn politeian », përkthyesi anglez e jep me : « the constitution became still more democratic » ; fill pas kësaj, Ari-stoteli shton se shumica popullore « apasan tèn politeian mallon agein eis heautos », gjë të cilën përkthyesi e jep me « brought all the government more into their hands » (sigurisht që përkthimi me brought all the consti-tution, siç do ta kërkonte koherenca terminologjike, do të kish qenë pro-blematik).

Nga vjen pra, kjo « amfibologji » e vërtetë, një ambiguitet i tillë i kon-ceptit themeltar të politikës, që e bën atë të paraqitet herë si kushtetutë e herë si qeverisje? Do të mjaftohemi këtu duke vënë në dukje, në histo-rinë e mendimit politik perëndimor, dy raste ku dykuptimësia në fjalë shfaqet veçanërisht e mprehtë. I pari gjendet te Politika (1279 a 25 e vijim), kur Aristoteli shpreh synimin të ren-disë dhe studiojë format e ndryshme të kushtetutave (politeiai) : « Përde-risa politeia dhe politeuma kanë të njëjtin kuptim dhe politeuma shënon pushtetin suprem (kyrion) të qytete-ve, atëherë del e nevojshme që push-teti suprem t’i takojë një të vetmi, di-save ose të shumtëve… » Përkthimet

Sistemi politik perëndimor vjen si rezultat i nyjëtimit të dy elementëve heterogjenë, që përligjin dhe përforcojnë njëri-tjetrin

Shënime paraprake mbi konceptin e demokracisë

e zakonshme përdorin këtu : « Duke qenë se kushtetuta dhe qeveri(sj)a janë e njëjta gjë, dhe qeveri(sj)a është pushteti suprem i shtetit […]. » Edhe pse, në fakt, një përkthim më besnik do të duhej të ruante afrinë mes dy termave politeia (aktiviteti politik) dhe politeuma (realiteti poli-tik që vjen si rezultat i të parit), duket qartë se problemi thelbësor i këtij pasazhi qëndron te orvatja e Aristo-telit për ta reduktuar amfibologjinë me anë të asaj figure që ai e quan kyrion. Po të përdorim një termino-logji moderne – jo pa e sforcuar pak kuptimin – pushteti kushtetues (poli-teia) dhe pushteti i kushtetuar (poli-teuma) lidhen këtu në formën e një pushteti sovran (kyrion), i cili del si pika që mban të lidhura të dyja faqet e politikës. Po pse vallë politika qen-ka kështu e përçarë më dysh, dhe ç’e bën kyrio-n të jetë vendi i gërsheti-mit, deri në shkrirje, të një copëtimi të tillë ?

Pasazhi i dytë gjendet te Kontrata sociale. Në ciklin e leksioneve të vi-tit 1977-1978 në Collège de France, me titull « Siguri, territor, popullatë », Foucault tregonte tashmë se pro-blemi që shtronte Rousseau-ja ishte pikërisht ai i pajtimit të një termino-

logjie juridiko-kushtetuese (« kon-tratë », « vullnet i përgjithshëm », « sovranitet ») me një art të dhënë të qeverisjes. Mirëpo, në perspektivën që na intereson këtu, dallimi dhe gërshetimi i sovranitetit dhe qeveri-sjes, që është baza e mendimit poli-tik të Rousseau-së, janë vendimtare. « U lutem lexuesve », shkruan ai te arti-kulli mbi « Ekonominë politike », « ta mbajnë mirë parasysh dallimin mes ekonomisë publike, për të cilën do të flas dhe që e quaj qeverisje, dhe au-toritetit suprem, të cilin e quaj sovra-nitet ; dallimi qëndron në atë që njëri ka të drejtën ligjvënëse […], kurse tjetri ka vetëm fuqinë ekzekutuese ». Te Kontrata sociale, dallimi risillet si gërshetim mes vullnetit të përgji-thshëm dhe pushtetit ligjvënës nga njëra anë, dhe qeverisë dhe pushtetit ekzekutiv, nga ana tjetër. Mirëpo, pro-blemi i Rousseau-së është pikërisht t’i ndajë dhe gërshetojë njëherësh të dy elementët në fjalë (prandaj, sapo e përmend dallimin më sipër, i du-het të mbrojë me forcë se nuk bëhet fjalë për përçarje të sovranit). Ashtu si tek Aristoteli, sovraniteti, kyrion-i, është njëkohësisht njëri nga ter-mat e dallimit dhe elementi që lidh pazgjidhshmërisht kushtetutën dhe qeverisjen.

Nëse sot përballemi me sundimin e plotë të qeverisjes dhe ekonomi-së ndaj sovranitetit popullor, që po zbrazet përherë e më shumë nga çdo kuptim, kjo vjen ndoshta ngaqë de-mokracitë perëndimore po paguajnë haraçin e një trashëgimie filozofike, të cilën asnjëherë nuk e patën marrë thellësisht në shqyrtim. Keqkuptimi fillestar, por dhe vendimtar, që qe-verisjen e koncepton thjesht si një pushtet ekzekutiv, është një nga ga-bimet me pasojat më të rënda në hi-storinë e politikës perëndimore. Kjo ka bërë që refleksioni politik i mo-dernitetit të hutohet pas disa abstra-gimeve të zbrazëta si ligji, vullneti i përgjithshëm apo sovraniteti popu-llor, ndërkohë që le të pashqyrtuar dhe pa përgjigje problemin shumë më vendimtar, që është ai i qeveri-sjes dhe gërshetimit të saj me sovra-nin. Në një nga librat e fundit (bëhet fjalë për Il Regno e la Gloria. Homo sacer, III, 1, bot. Bollati Boringhieri, 2007 – O. A.) u përpoqa të tregoj se misteri qendror i politikës nuk është sovraniteti por qeveria, nuk është Zoti por engjëjt, nuk është mbreti por ministrat, nuk është ligji, por policia – ose më saktë, makina e dyfishtë qe-veritare që, së bashku, ato formojnë dhe mbajnë në punë.

Sistemi politik perëndimor vjen si rezultat i nyjëtimit të dy elemen-tëve heterogjenë, që përligjin dhe përforcojnë njëri-tjetrin : një racio-nalitet politiko-juridik dhe një raci-onalitet ekonomiko-qeveritar, një « formë kushtetimi » dhe një « formë qeveri(sjej)e ». Përse politeia bie pi-kërisht në një ambiguitet të tillë ? Nga vjen pushteti i sovranit (kyrion-it) për të siguruar dhe garantuar lidhjen e tyre të ligjshme ? A mos vallë kemi të bëjmë me një sajesë, një fiksion që synon vetëm të fshehë faktin se, në të vërtetë, qendra e makinës është e zbrazët ; se, mes dy elementëve dhe racionaliteteve të tyre, nuk ka asnjë gërshetim të mundshëm ? Dhe se, dezartikulimi i tyre duhet të nxjerrë në dritë atë rrënjë të paqeverisshme, që është njëherazi burimi dhe qen-dra ikëse e çdo politike ?

Me gjasë, për sa kohë që mendi-mi do t’i rrijë larg kësaj nyjeje, pa iu përveshur shqyrtimit rrënjësor të amfibologjisë së saj, çdo diskutim mbi demokracinë – si formë kushte-tuese dhe teknikë qeverisjeje – rrezi-kon të mbetet thjesht zhurmë ose lojë e (pa)këndshme fjalësh.

Përktheu : Orgest AZIZI

Page 13: Gazeta Nr. 19

13E mërkurë 17 | Shkurt 2010 |

PASTRUESJA ËNDËRRON SE FËMIJËT E SAJ DO BËHEN HYZMEQARË PËR FAMILJE MË TË PASURA

SHKODËR—Pastruesja 39 vjeçare nga Shkodra, Nexhmie Pastnona njoftoi para mediave të hënën se ëndërron shpre-son dhe lutet se vajzat e saj do të arrijnë më shumë në jetë duke u bërë pastruese në shtëpi më të pasura se ato ku punon Znj. Pastnona. “Une due qi vajzat e mia t’kenë një jetë ma t’mirë se jeta jeme. Ëndërroj qi kur të rriten gocat t’punojnë si hyzmeqare për njerëz ma t’pasun se këta që laj e shplaj un nji tash.” - thotë ajo me zërin që i dridhet nga emocioni. “Due qi vajza e madhe, Fiqiretja, të lajë dritaret e një vile me pamje nga deti, të dizifektojë halet’ të veshuna n’mermer dhe të krruaj’ bidè. Këta ku punoj une sot, nuk kanë bide fare.” Në fund të fjalës së saj znj. Pastnona zbulon se i ka shpresat e mëdha që kur të rritet djali të bëhet roje parkingjesh të mbusura me Mercedeza, BMW dhe makina të tjera luksoze. “Do zoti e lejn’ djalin tem tua parkojë maki-nat”, përfundon ajo.

DEPUTETI ME USHQIM NË MJEKËR THOTË DIÇKA RRETH BOJKOTIT TË OPOZITËS

TIRANË - Një deputet me një copë ushqimi që i varet nga qimet e mjekrës u ngrit të fliste dje në Kuvendin e Shqi-përisë gjatë seancës parlamentare të së enjtes. “Kolegë të nderuar” - e nisi fjalën e tij deputeti me mjekër ndërsa disa kokrra orizi dhe një rrëkezë e shkëlqyeshme yndyre shquheshin qartë në mjekrën e tij. Më pas parlamentari tha diçka rreth situatës së rënduar politike në vend, por nuk arritëm të kuptonim asgjë pasi e gjithë vëmendja jonë ishte përqëndruar tek një fije mishi pule që u shfaq në cepin e buzës së deputetit. “Unë i bëj thirrje opozitës të kthehet në parlament.” - vazhdoi deklaratën e tij burri me mjekër të mbushur me ushqim. Në mbyllje të fjalës së deputetit, disa copëza djathi të bardhë ranë nga fytyra e tij mbi foltoren e Kuvendit të Shqipërisë.

RREGULLAT E REJA TË DEBATIT LEJOJNË MBYTJEN E KUNDËRSHTARIT PËR 15 SEKONDA

TIRANË - Pas një rishikimi të mënyrës së debatit politik në një program televiziv në televizionin kombëtar, për-faqësues të opozitës dhe mazhorancës ranë dakord që pjesmarrësve në debat tu lejohet t’i marrin frymën kundër-shtarit për 15 sekonda. “Secili nga debatuesit do të ketë dy minuta kohë tu përgjigjen pyetjeve të drejtuesit të emisionit dhe një mundësi për tu ngritur nga karrigja për t’ia vënë duart në fyt debatuesit përballë, duke i ndërprerë oksigje-nin për 15 sekonda.” - sqaronin rregullat e reja të programit televiziv gjatë mbëmjes së djeshme. “Gjatë mbytjes së kun-dërshtarit është detyra e drejtuesit të programit televiziv të masi kohën e mbytjes.” - shkon më tej sqarimi i rregullave të reja të debatit. “Mbasi t’i jetë zënë fryma për 15 sekonda, i mbyturi (nëse është ende në gjendje të lëvizë) ka të drejtë të qëllojë me shqelma kundërshtarin politik. Në rast se kundërshtari është mashkull shkelmat mund të lëshohen në zonën e dhimbshme.”

TURPI LARGOHET PAS GËLLËNJKËS SË PARËBLLOK, TIRANË–Në një pub të Tiranës në zonën e bllo-

kut të premten në mbrëmje, 23 vjeçarja Aliena Fixhga e hodhi tej turpin pas gëllënjkës së parë të verës. “O Toni o rrush. Si po ja kalon shpirti?” ulëriti zonjusha Fixhga në drejtim të të Elton Baxhës të cilin e ka takuar vetëm një herë më parë në jetën e vet. Kjo ndodhi porsa 9 mili-gramë verë kishin zbritur deri në gjysmën e ezofagut të saj, ende pa arritur stomakun. “Do kërcejmë zemra? Ec atu! Jepi, tunde, tunde yllo!”. Pas gëllënjkës së dytë zonjusha ficcka vijoji të ngjitet në një prej tavolinave për të kërkuar me zë të lartë një burrë që është tamam burrë. Ekspertët mendojnë se Aliena Fixhga ka reagimin më të fortë ndaj alkoolit në të gjithë historinë e njerëzi-mit.

ZBULOHET NË FIER ENIGMA E VIRXHINIA WOOLFFIER - Dekada të tëra misteri morrën fund këtë të enjte,

shumë vite pasi dramaturgu amerikan Eduard Albi shkroi dramën e famshme “Kush ka frikë nga Virxhinia Wolf” . U desh që drama të vihej në skenën e Teatrit Kombëtar që mjegulla e misterit që ka munduar botën e artit për kaq vite të davaritet. Qytetari Abedin Lala nga Fieri është personi i cili ka frikë nga Virxhinia Woolf. “Kam një frikë të tmerrshme nga Virxhinia Woolf. Rrënqethem kur e mendoj atë grua.” - pohoi për mediat Z. Lala gjatë një konference për shtyp. “Ajo më kall krrupën. Më zënë makthe dhe nuk e bëj gjumin e qetë. Është e kotë që ta fsheh, ndaj kam vendosur ta ha turpin me bukë dhe gjithë bota ta marrë vesh se më ka hyrë frika në palcë nga Virxhinia.” Zoti Lala pohon më tej se ka ndërmend të fshihet tek kushu-rinjtë e tij në Greqi deri sa shfaqja e Virxhinia Woolf të largohet nga skena e teatrit, dhe nami i zi që ka lënë ai në Fier të harrohet.

BIZNESMENI SHQIPTAR FLET VETËM GJUHËN E BIZNESIT

ROMË—Biznesmeni i fuqishëm shqiptar Ramiz Mumja e gjeti veten në vështirësi në tre aeroporte europiane pasi nuk arriti të komunikonte me asnjërin nga personeli apo pasagjerët e tjerë. “Edhe pse nuk di asnjë gjuhë të huaj jam nisur nga Tirana me bindjen se do të kuptohem me homologët europianë pasi unë flas gjuhën e biznesit, gjuhën e parasë,” - na thotë pa e fshehur zhgënjimin z. Mumja. “Po këta kodosha francezë qënkan injorantë fare. Asnjë njeri për besë nuk e flet gjuhën e biznesit.” Në Paris, Ramiz Mumja u munda të niste një bisedë me pasagjerët e tjerë rreth planeve të tij për të sh-frytëzuar legjistlacionin favorizues shqiptar në lidhje me investiturët e huaj dhe pozicionin avantazhues që ofron Shqipëria si kryqëzim i rrugëve të transportit midis azisë dhe Europës perendimore. “Po këta hajva-në mblidhnin supet kur ju flisja pasi këta nuk e flasin gjuhën e biznesit siç di ta flas unë.” Pasi mbërriti në Romë zoti Mumja u filmua duke kapsallitur sytë i shushatër para shenjës së një stacioni autobuzi duke pritur një limuzinë siç i ka hije një biznesmeni të rangut të tij.

12 MIJË TON LESH NJERIU RREZIKON TË BLLOKOJË TUBACIONET PAS SHËN VALENTINIT

VLORË—Ndërmarja numër dy praneë bashkisë së Vlorës e cila është përgjegjëse për mirëmbajtjen e ujrave të zeza ka dhënë alarmin të dielën pasdite duke deklaruar se rreth 12,000 tonë lesh këmbësh dhe kurrizi që u depilua në pritje të ditës së Shën Valentinit rrezikon të bllokojë tubacionet. “Ky është viti i pestë që për Shën Valentin leshi i depi-limit të këmbëve të grave të Tiranës kërcënon rëndë mbarëvajtjen normale të tubave” - sqaron për klubin e mëngjesit drejtori Aranit Qimja. “Nga viti në vit situata po bëhet më e rëndë pasi jo vetëm gratë i rruajnë këm-bët por kanë nisur dhe burrat. Kjo traditë e ç’qimëzimit përpara Shën Valentinit mua personalisht më duket e çuditshme.” Sipas z. Qimja leshi i kurrizit të burrave është veçanërisht i rrezikshëm, për të mos përmendur në shenjë respekti për dëgjuesit leshin e tmerrshmëm të zonave të tjera të trupit.

PERVERSI NDIHET I SHQETËSUAR PËR EFEKTET SOCIALE TË BIG BROTHER

KRUJË–Perversi me nam Elmaz Gurrmazi i cili prej 22 vjetësh përgjon se ç’bëjnë njerëzia në shtëpitë e tyre duke i vëzhguar nga jashtë u ankua paraditen e së djelës se prej disa javësh viktimat e tij nuk bëjnë asgjë tjetër përveçse shohin televizor. “Kisha gjetur një familje allasoj, një çift emigrantësh të kthyer në atdhe që të kënaqte shpirtin. Gruaja me brekë rrinte gjithë ditën, zireshin e rriheshin me të shoqin pastaj bënin dashuri në divanet. Kisha zënë një alamet vëndi mu te ajo dega atje dhe i kam parë sa jam kënaqur. Po do ti që kur nisi Big Brother këta mavrinjtë as flasin as bëjnë seks. Pika që s’u bie. 4 orë rri ajo kaçurrelj-sa duke parë se ç’ben ajo kaçurrelsja tjetër në televizor. Janë kthyer mileti në humbameno. Janë harruar të flasin me njerzit e tyre se shohin ata në televizor.” Më tej përgjuesi veteran Elmaz Gurrmazi e quajti Big Brother një shoë pa vlera sepse sipas tij të përgjosh ç’bëjnë të tjerët në shtëpi është perversitet.

INTERVISTA E FATOS NANOS SHKAKTON ENTUZIAZËM MES STILISTËVE SHQIPTARË

TIRANË - Intervista e gazetarit Blendi Fevziu me ish krye-tarin e Partisë Socialiste dhe ish kryeministrin Fatos Nano është përcjellë me entuziazëm nga gra të shumta në vend, dhe nga një grupim burrash veçanërisht të dhënë pas estetikës. Ajo që ka shkaktuar reagim në publik ka qënë shija e hollë dhe luksi i apartamentit të nanos në qendër të Tiranës.

“O zhot i madh, e patë çfarë shtëpie?” - pyet me dorën para gojës në shenjë habie stilisti Hektor Sumaçi. “çfarë arredimi, çfarë mobilimi, çfarë gusto e hollë. O zhot dua të jetoj me Fatos Nanon.” - vazhdon stilisti Sumaçi duke u përdredhur në mënyrë të pështirë. “Ato ko-lltuqet aq elegante, mobilim fantastik.... O zhot... të ulesh aty të presësh princin e kaltër, e ke të garantuar që të vjen.”

lajmetnga blendi salaj

Page 14: Gazeta Nr. 19

E mërkurë 17 | Shkurt 2010 | 14

Orges Zani Në këtë shkrim do të trajtohet për-

ballja e dijes komunikuese spekula-tive dhe asaj narrative përballë dijes komunikuese shkencore; tjetërsimin që kanë pësuar dy të parat si rezul-tat i përqendrimit të komunikimit në pohime deklarative njohëse me efekte veçanësuese- të cilat rrjedhin nga prirje racionalizuese dhe që për funksionon të tyre kanë mbajtjen e komunikimit në trajtat e performativi-tetit dhe më pas, legjitimimit të kësaj përshfaqjeje në rrafshin komunikativ përmes metodave eksperimentuese si e vetmja mënyrë funksionalizuese e njohjes së të “vërtetës”-pavarësisht lojës dialektike të kërkimit shkencor, e cila për të pasur ekzistencë përsh-faqjeje kërkon patjetër njohjen dhe pranimin ose refuzimin e të adresu-arve mbi njohjen e vërtetë të objektit të eksperimentuar nga adresuesi; për të legjitimuar më pas pjesëmarrjen e tyre nga të adresuar në adresues për-mes refuzimeve argumentuese.

Kështu, dalja në skenë e dy të “vër-tetave” do të kërkojë patjetër arritjen e një bashkëkuptimi mes të dyja palëve që nuk do të konsistojë në thellimin e krizës për të hedhur poshtë njëra-tje-trën përmes eksperimenteve, por në gjetjen e një ndryshoreje që të legji-timojë një të vërtetë të pranuar nga të dyja palët me qëllim përgjithësimin e saj në rrafshin komunikativ dhe marr-jen e atributeve personalizuese në lidhje me këtë të vërtetë si e vetmja e “vërtetë”.

Pavarësisht distancës së paima-gjinueshme që mund të ushqehet përmes koncepteve universale të prodhuar brenda një plani imanence prej dijes spekulative nga njëra anë dhe funksioneve të ngritura në një rrafsh reference prej dijes komuni-kative shkencore nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë se mundësia për t’i rrokur përkshkrueshmërisht dukjet e tyre ekzistenciale është e varur nga mospërputhja si hapësinore ashtu edhe kohore mes këtyre dy plane-ve. Duke qenë se, dija komunikuese spekulative i kushton natyrës së vet shëtitjen apo soditjen ndaj çdo objek-ti nisur nga objektivizimi i objektit përmes subjektivitetit të saj- pasi nuk e përshkruan dot atë nëse del jashtë subjektit të vet sepse bëhet objekt i objektit- rrjedhimisht përftimi i objektit konceptualisht i nënshtrohet një sërë procesesh operacionalizuese pa e prekur objektin, duke gërshetu-ar një sërë idesh mbi këto objekte, si psh. : “të dish të bësh, të dish të jetosh, të dish të dëgjosh etj.”; dhe duke për-fituar një “kompetencë që tejkalon përcaktimin dhe zbatimin e të vetmit kriter të së vërtetës, e që shtrihet mbi kriteret e efektivitetit (kualifikimit

teknik), të drejtësisë apo lumturisë, bukurisë së zërit dhe asaj kromatike (ndjeshmëria auditive, vizuale etj.)”. Ndërkohë që, dija komunikative sh-kencore i rrëshqet gjendjes së qetë dhe të prehur soditëse- në të cilën ruhet pafundësia e dijeve të akumu-luara pa specifikime të vendndodhjes së “Dijes së vërtetë” dhe zhvillimi i “përplasjeve” dialektike si brenda vetë subjektit ashtu edhe mes subjek-teve në njohjen e natyrës së tyre dhe të objekteve përballë tyre, për t’iu përqasur më pas së vërtetës objekti-ve përmes përpjekjeve të vërtetimit të së vërtetës vetëm duke u mbështe-tur në procedimin e koncepteve uni-versalë- duke u trajtësuar në formën e prishjes së asaj gjendjeje prehëse me rrjedhoja shprehëse. Shprehja bëhet kështu manifesti komunikativ e cila gjeneron dukshmërinë e saj në këtë fazë shpërthyese në përngadalësi-me denotative, duke abstraktuar nga ato plane imanente të konsistencës virtuale pasi, “dija në përgjithësi nuk reduktohet në shkencë e madje as në njohuri. Njohuria do të ishte tërësia e shprehjeve të tjera që shënojnë apo përshkruajnë objektet, duke përjas-htuar të gjitha shprehjet e tjera, e që mund të konsiderohen të vërteta apo të pavërteta ”. Edhe pse nuk mund të thuhet me siguri të plotë, duket sikur dija tanimë nuk i nënshtrohet persi-stencës së imazheve për të përthithur dhe më pas artikuluar diskursin në një rrafsh imanence me elementë të pandashëm konceptual deri aty sa, t’i përfshijë objektet në një gjendje të ngjashme ku, çdo njëri të ketë mun-dësinë potenciale për t’u plotësuar, por i vendoset rrjedhës së shprehjeve aksidentale në të cilën, nxjerrja e su-bjektivitetit të subjektit jashtë subjek-tit të tij dhe shkrirja e tij në objekt bën që ai të humbasë raportin me Dijen

spekulative dhe të bëhet pre e shpre-hive shenjuese duke marrë atribute deklarative njohëse të veçuara si re-zultat i lehtësisë që i krijon rastësia.

Pohimi deklarativ i një pedagogu ndaj studentëve e pasqyron më qartë këtë gjendje ku, ndër të tjera ai shpre-het: “ është e nevojshme të lexoni nga faqja … aq, deri në faqen …. kaq”. Lehtësia që i jep rastësia pra, njohja e lëndës më parë (në aspektin kohor) karshi studentëve si rezultat i moshës më të madhe, e bën atë të mendoj se objekti (lënda) për të cilën ai mban diskursin është simptoma e njohjes vetëm e vetes së tij, duke sjellë kësh-tu që, subjekti (pedagogu) të mos objektizojë objektivitetin e subjektit të tij në lidhje me njohjen ashtu siç duhet të lëndës edhe të vetes, por t’i lëshohet prirjeve racionalizuese për të objektizuar objektitetin e objektit; edhe pse objekti në vetvete është i papërshkrueshëm megjithatë, ai arrin të prodhojë krisje të objektit nisur nga përcaktimi i faqeve që, në përm-bushje të nevojës, duhet të lexohen. Kjo bën që jo vetëm rastësia, por edhe didaktika ta krijoj këtë materializim e cila është ndryshe nga loja dialektike e dijes spekulative. “Shkurtazi, para-supozimi i saj i parë është se i adresu-ari, studenti nuk di atë që di adresuesi; pikërisht për këtë arsye ka diçka për të mësuar. Parasupozimi i dytë është se ai (studenti) mund ta mësojë këtë dhe të bëhet një ekspert me të njëjtën kompetencë si mësuesi i tij ”.

U soll si shembull rasti i pedagogut jo për të gjykuar natyrën e sjelljes së tij apo të pedagogëve të tjerë të ngjashëm me të në raport me dijen, por për të evidentuar problematikën dhe efektet që mbart dija komunika-tive shkencore si në institucionet arsi-more ashtu edhe jashtë saj. Pa dashur të bëjmë gjenealogjinë e dijes komu-

nikative shkencore, e rëndësishme për t’u sjellë në këtë trajtim është dija parashkruese e rrëfimeve të hershme popullore (miteve) pasi, risjellja në kujtesë e këtyre harresave mitike nuk është se do të delegjitimojë proble-matikën ekzistuese- e cila si funksion ka delegjitimimin e çdo harrese të tillë të mudshme (dijeve mitike), që është e orientuar në shmangien e çdo prirjeje apo predispozicioni perfor-mativ, i cili precipiton në performati-vitet të dijes komunikuese- por do të na ndihmojë për të vënë re më mirë dhe kuptuar thellimin e distancës mes dijes spekulative dhe dijes komuni-kuese shkencore. Ndonëse i përket dijes komunikative shkencore duhet thënë që, rrëfimet popullore (mitet) nuk janë të zotëruar nga dija shkenco-re. Ato vërtet janë rezultat i rrëfimeve të shfaqura përmes shprehjeve; vërtet kanë transfiguruar gjendjen e një bote të “rreme” komunikimi të organizuar mbi koncepte themelore universal, që i ofrojnë mundësinë e pashmangshme potenciale çdo subjekti brenda një rrafshi të pafundmë sinkronizues dije-sh pa vendosje autoritative, për t’u for-mësuar si singularitet; do të thotë se çdokush zotëron hapësirën komuni-kative për aq sa komunikimi që kryen është në përputhje me hapësirën e tij konceptuale e cila nuk njeh plane vetjake referencash, dhe të cilat- me-gjithëse rrëshqitën nga ajo gjendje e kulluar metafizike për t’ju drejtuar më pas një gjendjeje me referentë të pa-stër fizikë siç ishin adresuesi, i adre-suari - thuajse ruajtën një konvencion “të pastër” metafizik përmes mbajtjes gjallë të narracionit.

“Fillimisht këto rrëfime flasin vetëm për ato që mund të quhen formësi-me pozitive ose negative, do të thotë suksesi apo dështime që kurorëzojnë orvatjet e heronjve dhe këto suksese

apo dështime ose u japin legjitimite-tin institucioneve të shoqërisë (funksi-oni i miteve), ose madje përfaqësojnë modele pozitive ose negative (heronj të lumtur ose fatkeq) të integrimit në institucione të vendosura (legjendat, tregimet). Së dyti, trajtat narrative në dallim nga trajtat e zhvilluara të dis-kursit të dijes pranojnë në vete një shumësi lojërash të ligjërimit; lehtë gjejnë vend në tregim shprehjet de-notative, që bëjnë fjalë për qiellin, sezonet, florën e faunën, shprehjet deontike që parashkruajnë se çka duhet bërë sa i takon vetë këtyre re-ferentëve (objekteve). Së treti, rrëfimi u nënshtrohet rregullave që përcak-tojnë pragmatikën e saj. Bie fjala, një tregimtar Cashinahua nis çdo herë rrëfimin e vet me një formulë që nuk ndryshon: “ ja tregimi i … , ashtu si e kam dëgjuar çdo herë. Dua t’ua tre-goj edhe unë, dëgjojeni”. Dhe ai e përmbyll edhe me një formulë tjetër po ashtu të pandryshueshme. “ këtu mbaron tregimi i … ai që u ka rrëfyer, është … (emri Cashinahua), te të bar-dhit … (emri spanjoll apo portugez). Aspekti i katërt i kësaj gjendje narra-tive ka të bëjë me ndikimin e saj mbi kohën. Trajta narrative i nënshtrohet një ritmi, ajo është sintezë e një metri që paraqitet në periudha të rregullta e me një theks që ndryshon gjatësinë apo amplitudën, e disa prej tyre. Kjo cilësi vibruese dhe muzikore paraqi-tet sheshazi në tregimin ritual të dija rrëfimeve Cashinahua”. Kështu pra, ruajtja e një raporti thuajse të pastër metafizik, i shërben plotësisht dijes narrative për ta strukturuar komuni-kimin brenda një sensi komun nga ku, çdo kush të jetë i predispozuar për t’u përfshirë në komunikim qof-të si folës, qoftë si dëgjues përmes mundësisë potenciale që i krijon rregulla pragmatike e dijes narrati-ve. E gjithë përmbajtja konceptuale universale që gjallonte në dijen spe-kulative, shkëputet për t’u formësuar si në hapësirën e ngritur nga folësi, dëgjuesi dhe referenti ashtu edhe në kohën që krijon folësi përmes të folu-rit apo dëgjuesi përmes të dëgjuarit, dhe referenti përmes të përshkruarit. Funksioni sinkronizues është ai që zotëron situatën në të cilën gjenden inputet e dijes narrative pasi, rrëfyesi, para se të rrëfej tregimin, paracakton rolin e tij si një dëgjues i mëparshëm ndaj këtij tregimi që do të thotë se, të mësuarit e këtij tregimi ka ardhur si rezultat i dëgjimit të tij nga të tre-guarit e një rrëfimtari të mëparshëm. Kjo i jep mundësinë tanimë dhe çdo dëgjuesi që të identifikohet si një tre-gues i mundshëm i mëpasshëm duke mos lënë prapa këtij raporti edhe objektin për të cilin flitet pasi, çlirimi i të dy subjekteve nga prirja...

(Vijon numrin e ardhshëm)

Dija komunikuese spekullative dhe narrative përballë dijes komunikuese shkencore

Page 15: Gazeta Nr. 19

15E mërkurë 17 | Shkurt 2010 |

Idlir Azizi

Ma sill më mirë atë bombën, më tha, lëri këta, ata shumë të paktit këtu, që nuk e çajnë shumë kokën për ndonjë lloj shteti, ca më pak për një shtet si shteti shqiptar, ata që s’e vrasin shumë as për forcën e tij, domethënë për forcën e tij, të shtetit, gjë jetike, pra, në shqipëri. Edhe unë e di, tha, që ky terror i tejdukshëm ushtrohet tani, më tha, te ne, këtu, nga brenda vetë shqipërisë, dhe jo më mbi krye të shoqërisë, – që s’është as shoqëri sa duhet – këtu, por që me kthimin e sistemit, ose, siç e intepretojmë ne këtu shpejt e shpejt, me ven-dosjen e demokracisë, është bërë, më tha, edhe më vulgare, shoqëria, më shumë nga sa ka qenë. Në një shqipëri, tha, të themi për momen-tin, mëse të shëmtuar, sidomos aq e shëmturuar kësisoj nga mun-gesa e kurajës civile, një shoqëri, tha, që di vetëm, dhe ka më për mbarë, më tha, të shkatërrojë ve-tveten. Shoqëri, gjoja e tillë, që di të vrasë, tha, e të vetvrasë, si mund të thuhej, se s’e kishte dëgjuar ndonjëherë këtë, por vetëm me dëm ndaj fqinjit, apo pjesëtarit të familjes, Por prapë shoqëri, i thënçin, që nuk ka, tha, asnjë pikë kurajo. Kjo, shoqëria këtu, në për-ballje domethënë me shtetin. Apo në përballje për shembull, tha, me ambasadat, që i trajtojnë njerëzit si bagëti, kjo pastora jonë, dhe e tyr-ja bashkë, e perëndimorëve, nën atë terrorin e vizës për jashtë sh-tetit, sikundër thuhej atëherë, tha tani. Më këtë implozion, e di, e di,

Ti doje të shkruaje një fugë*

të kurajës së shtirë brenda trupit të shqipërisë, më tha, prandaj unë kam zgjedhur të shfaqem kështu si tregtar, si i gjithë populli jonë tre-gtar, dhe nuk e kam ndërmend të ofroj asnjë kundërshti të mirëfillë. E ndaj kujtdo qoftë, më tha, se e di që kjo është skandaloze hollë ho-llë, për një jetë të tillë gjoja inte-lektuale, megjithëse unë i tillë jam e do mbetem, sidomos në shqi-përi. E di, që duket skandaloze të të kujtojnë si një filozof asnjanës e që merret konkretisht me gjithçka vetëm me filozofi mirëfilli jo, që s’tha kurrë një objeksion rrënjësor e të pavarur nga linja administra-tive, por jeta është sot, tha. Sot për sot, më tha. Tek e fundit edhe unë s’jam ndryshe nga intelektualët e brezit tim, në këtë pikë, e kam, nga humanizmi i vjetër shqiptar, prin-dëror e bukolik, po aq konsensual e komunist bashkë, dhe integraliz-mi i sotëm shqiptar ndoshta na ka bërë, na bën, tha, të tillë. Pastaj në një vend si shqipëria, intelektua-li s’ka pikë vlere, as që pyet kush për të, mirëfilli, tha, ku intelektu-ali jeton në gjendjen e kolovitjes ende mes dy sistemeve, përjeton tani gjendjen e një utopie krejt të përhumbur, sepse dikur ishte të paktën shtresë në shoqëri, ndërsa sot vetëm ca përqindje qesharake e false për avantazhin e partive politike në fushatë, i kishte thënë dikush, Dhe kjo nën atmosferën e përgjithshme të një vendi – prapë ai tjetri thoshte – që po kopjon, tha profesori gjithçka në nivel dëshi-ror e legjislativ. Sepse i vendosur, intelektuali këtu në shqipëri, tha,

mes dy sistemeve – kishte vazhdu-ar ai tjetri – ai nuk ka as, mirëfilli pra, nostalgji për komunizmin, por as përkrahjen e plotë nga sistemi i ri, kështu që lere fare.

Më jep një bombë si duhet, sa të dëgjosh kot ata, tha, këta kon-testuesit e tipit poetik. Se koha e tyre ka mbaruar, ose duket, na duket ne të tjerëve se ka mbaru-ar, me kohë, derisa unë për vete, tha, përgatis një brez të bindur e të integrueshëm kollaj. Sajë meje ata, studentët, do të hanë bukë, si i thonë, nën çdo parti, më tha, e sido të evoluojë shoqëria shqiptare. Sepse edhe studentët, e shkolla-ve të mia, domethënë të shkollave private ku unë jam i pranishëm, nuk është se kërkojnë ndonjë gjë tjetër, veç injorancës së diplomu-ar, ose diplomimit gjithë injorancë të lezetshme, aq sa për t’u futur në punë. Ata kaq kërkojnë, studentët edhe prindët e tyre, kaq e di, sepse jam vetë edhe mësimdhënës, por edhe filozof e prind, të gjitha këto të koracuara nga sensi intelektual pragmatik, më tha. Të shpifur, më tha, studentët, në kuptimin e aftësi-së së gjykimit, të absorbuar qysh tani nga histeria kolektive e të bërit, e të nxjerrit, si i thonë, të të bërit lek, të idesë të nxjerrim, më tha, ndonjë lek, Pa bartur asnjë shije të ndryshme nga ajo e zëdhënësve mediatikë të shtetit e të partisë, e të baltës televizive, – i kishin thënë – ku ata shohin si të gjithë, jo më fytyra apo persona, por ikona qof-të dhe tranzitore të pjesëmarrjes, apo të përkatësisë, tha, shtetëro-re, konsakrimin e ekzistencës gji-

thnjë e më joparimore të individit shqiptar dhe të ekzistencës për-herë e më qesharake të shqipërisë si vend, më tha. Duke bartur ina-tin, mandej, tha, të pashoq që nuk janë vetë në vend të atyre fytyrave në televizor, që s’janë ende, apo ndoshta s’do jenë kurrë nën atë epidermën e tyre televizive medi-atike, më tha. Sa mirë që imazhi i filozofit nuk është, tha, që filozofi e ka imazhin pa shumë konkurrencë, domethënë filozofi akademik por star mediatik në shqipëri. Kjo, tha, ma lehtëson punën, kjo bën pastaj që dhe ligjërimi im të mbetet unik, të jetë në status unik, pa shumë parapërgatitje, domethënë pa e çarë kokën për përgjegjësi civile intelektuale, përderisa unë jam fi-lozof i shumicës dhe jo i pakicës, pra unë jam filozof i maxhorancave të çdo lloji, dhe jam, pra mundo-hem, tha, të jem filozof i efikasitetit, i efiçencës së madhe, në kuptimin që e thotë sot pronari i formula 1 lidhur me efikasitetin e hitlerit di-kur. Pavarësisht se tani, tha, si filo-zof i kësaj kohës me shqyrtime të korrektesës, edhe unë, edhe mua më duhet të pozicionohem kundër tipave si hitleri, ma tha. Pa shumë punë, më tha, përderisa unë i kam duart e pista, domethënë unë i kam, tha, jam, më tha, në shumë punë e në plot vende pune njëko-hësisht, me zërin tim brenda voka-bulave të parapërgatitura të shtetit, të atyre shteteve që po drejtojnë shqipërinë, sipas asaj që i kërkon, që thonë se gjoja do vetë shoqëria jonë, që s’është as shoqëri për atë punë, tha. Dhe rrugën e kam të

lirë, ndryshe nga këta kontestue-sit çegevaristë – i them kështu sa për t’i futur në një etalon të madh që të sulmohen më kollaj, tha–, dhe ndryshe nga ata kontestatorët proletarë që rrinë si aristokratë në oborrin e mbretit, që s’kanë as rro-gë fikse, pra janë, tha, askushi nga pikëpamja e sotme e shoqërisë së suksesit, e arritjes arriviste. Ata që për më tepër ndikohen nga disa filozofë intelektualë perëndimorë, ashtu si dhe unë, tha, për atë punë, por ama ndryshe nga unë, më tha, nga disa filozofë thyes kalldrëme-sh, i quante, e ballafaques me forcat e policisë, Ata, këta që meditojnë në mënyrë konjitive, që hedhin ide mbi mënyrat sesi mund të dallosh mënyrat e rafinuara të ushtrimit të pushtetit sot, në demokraci, Por shyqyr që populli ynë nuk e ka tejkaluar fantazmën e komunizmit dhe nuk do ta shohë, apo nuk rre-ket të shohë ushtrimin e pushtetit në demokraci, që në shqipëri, e di e di, nuk është demokraci, por vetëm post-diktaturë dhe kaq, kaq i bie ta di dhe unë si filozof, tha. Por ata janë ata që pretendojnë se mund të njihet bota, se bota edhe mund të njihet, të paktën evidenca mund të jepen, por këta janë ata që e lënë atdheun, që e lënë kom-bin të vdesë, më tha, domethënë mund ta lënë atdheun, mundet që prej tyre kombi dhe të vdesë. Atë, pikërisht, tha, këtë kombin e vetëm ku unë mund ta nxjerr në këtë sh-kallë bukën time, me gjithë bukën e kalamajve, natyrisht, më tha.

*Fragment nga proza me të njëj-tin titull (Botim Zenit).

mes dy sisjetr

i

Page 16: Gazeta Nr. 19

E mërkurë 17 | Shkurt 2010 | 16

Shtatë poza vargjesh shkurt dhe një neurozë në prozë, që do t’i shkonin për shtat këtij

shtatëmbëdhjetë shkurti të pavarësisë, varur për shtatë palë qejfe nën histerinë e historisë

S

sspp

Kambanë

1

një

pash

pashá,

nuk pa

e pashë!

C’est pas!

Shtat’pashë.

It wasn’t me.

As unë, as ti!

Ok! follow me.

Bujtës tërë bujë

krahët posa krahu,

të shtatat palë rrathë

për shtatë qejfe kallur

gishti lëpirës ndër fleta,

në shërbes sherr besash pallur

plazheve ndanë piramidave të vërteta.

Si një gazetë e squllur nderur në shezlon

te shullohet e shfleton ndër revistat e avionëve

mumjet koleksion, ndënë Piramida të Faraonëve.

qylaf I

pa

fre,

free!

Pa fe

pa faj,

parfait!

Free fe,

free fre!

kullë frëngji

gisht chercher

mishmash për top,

my friend, mon cheri!

Batbat, sërish batare. Stop!

vulë autorësore

E

Uk,

ar ?

EU,

nuk!

U! Sa!

Ku, sa?

Markë e

Regjistruar.

zile si?

Si ju.

See you!

no problem!

Big Brother is

Watching You!

Ndodhi e pangjarë

ngjarje e pa ndodhur.

Savez-vous monsieur?

U.N. i madh, uni i vogël

dy sizifë siamezë të lodhur.

Silence! Avash - avash! Qetësi!

Shtat’ sahati për të shtata. Punto nero!

Pa zhurmë kur veten vrisni, se c’est la vie!

memorial ja

pse

duhen

shpërzier

mirë e mirë

e vazhdimisht

plehrat e kohrave

me jashtëqitjet vijim

e ju do ta shihni sa lehtë

dhe me shpejtësinë e erës

do të na përhapet epidemia

për të vlerësuar kohët moderne

efektin e hapeve kundër vetmisë

ndërsa na i shpërndan krejt gratis

Përkujtesa, Përkujdesi e Bamirësia!

kësulë V

vazhdë

vrazhdë

vazhdimisht

grupi i Kqyrës.

Vëzhgon çdo vazhdë,

vëzhgimisht vazhdon vëzhg,

kqyrin ndër sa hanë sytë e lëbyrës.

Sirrena me bisht shpall ngadhënjyesin:

Akëcili asoj stili që ekran më ekran buzëqesh

buzëqeshjen përkuese historirash për stil xhojsiantek rreshton histerinë hir Hirushe të parrullës së përhime:

Parreshtur do jem në gjurmim të vrasësit të viktimës sime!

Zanafillë Iku terri. Iku. Erdhi edhe drita. Erdhi.

U zgjuan zanat dhe orët. Nisi era. Erdhi hera.

Ra shiu. Dheu e përpiu. Dhe u bë kroi. Rrodhi lumi.

U lumnuan viset. U rritën pemët. Ranë gjethet në lumë.

Shfaqen peshqit. U shpik zanati. Lindi njeriu. Shpërfaqen krerët.

U shpif urdhri. U hodhën rrjetat. U zunë peshqit. Lulëzoi peshkimi.

U përzunë zanat. U zunë mesvedi njerëzit. U sajuan edhe sirenat mitike.

U pa n’pah tymi. U mpreh shikimi. Çahet çasti. Duket çatia. Lind perceptimi.

Zukatën gjinkallat. U çel edhe dëgjimi. Ranë sirenat kritike. U zhduk zanafillimi.

U turrën kah kasolles. I frynë zjarrit. Kërcitën shkarpat. I hodhën peshqit në prush.

U gjet gatimi. Shuhet uria. Lind gatishmëria. U gatua kuptimi. Hapen gjuhët e flakës.

Lindi kërcënimi. U shkrumb kasollja. U thirr gjykimi. Lidhet i zoti. Ja, u poll ndëshkimi!

I dënuar si zjarrvënës. U dëshmua tymi. Njëri u ndëshkua. Ishte njeriu. U hodh në përrua.

U duk krimi. U shpik përralla. Lindi rrëfimi. Më tej shkrimi. Më tutje e më vonë shkrimtari.

(Njëri syresh, Hygo, së fundi mes sallonesh të mëdha, tha: Është një gjë për të cilën do ndjehet

keqardhje më e thekshme se sa kur digjet një pallat. Dhe kjo ngjet kur shkrumbohet një kasolle)

BOREBARDHA DHE SHTATE

XHUXHET

KRENAR ZEJNO