gazeta 77 news nr 183

8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E MËRKURË, 05.09.202 VITI I - NR.83 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Bregu: Statusi kandidat varet nga heqja e imunitetit!.f.3 Presidenti i BERZH-Berishës: Shqipëria përthithëse e projekteve të suksesshme!.f.3 Jetimja: Nëna më braktisi, prej 22 vitesh jetoj në ish morgun e QSUT-së!.........f.5 Projekti ‘‘Vitrina në Familje’’/Kostandina Masha: Arkitektura dhe piktura janë pasioni im!...............f.7 Matematika e ndryshimit pozitiv! Qendra e Mendimit Pozitiv Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471 CLUB Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. Jeto Shëndetshëm! Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër. ...>>fq.5 Shefqet Hysa: Burreli ka resurse minerale, por duhen investime në dobi të qytetarëve! N jë sistem pozi- tiv operimi është aftësues, ai ju fuqizon ju të thoni “po” në jetë. Herën e parë që thoni po, një ndryshim i vo- gël pozitiv ndodh. Herën tjetër që thoni po, ndryshimi pozitiv është pak më i madh. Të thuash “po” në jetë ka një efekt që është më shumë se grumbullues. Ç’po ju shtyn ju më tepër drejt kurbës treguese të ndryshimit pozi- tiv. Çfarë ndikimi të madh ka në jetën tuaj. Shumë njerëz thonë po në jetë kaq rrallë sa ndryshimi pozitiv nuk ka kurrë mundësinë të funksionojë si duhet. Kjo është fatkeqësi sepse gjërat më të mira në jetë ndodhin kur ju e çoni kurbën treguese të ndryshimit pozitiv me çdo mënyrë sa më lart. Shumë njerëz nuk e kuptojnë matematikën e ndryshimit personal. Kur ju thoni po në jetë, besimet tuaja pozitive ju drejtojnë tek kurba treguese e ndryshimit pozitiv. Të thuash “jo” në jetë dhe të drejtosh një sistem operimi negativ është njësoj si të pjesëtosh me zero. Kur e pjesë- toni diçka me zero, rezultati është gjithmonë zero. Kjo është ekzaktësisht ajo çfarë një sis- tem negativë operimi ju bën ju. Ai e pjesëton jetën tuaj me zero, dhe rezultati do të jetë zero. Kështu ju nuk shkoni askund; keni ngecur aty ku ishit. Një sistem pozitiv operimi ju bën të ndjehe- ni mirë. Ai ju mban ju optimist. Kur drejtoni një sistem pozitiv operimi, ju gjithmonë shiko- ni për të mirën dhe e gjeni atë. Gjetësit e mirë e shijojnë jetën e tyre më shumë se personat negativë... >> VIJON NË FAQEN 2

Upload: gazeta-77news

Post on 08-Mar-2016

236 views

Category:

Documents


8 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditeshme informative Organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News Nr 183

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E MËRKURË, 05.09.202 VITI I - NR.83BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Bregu: Statusi kandidat varet nga heqja e imunitetit!.f.3 Presidenti i BERZH-Berishës:

Shqipëria përthithëse e projekteve të suksesshme!.f.3 Jetimja: Nëna më braktisi,

prej 22 vitesh jetoj në ish morgun e QSUT-së!.........f.5 Projekti ‘‘Vitrina në Familje’’/Kostandina Masha:

Arkitektura dhe piktura janë pasioni im!...............f.7

Matematika e ndryshimit pozitiv!

Qendra eMendimit Pozitiv

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina.Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

CLUB

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77.

Shërbimet që ofrohen:- Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik).- Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale).- Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift.- Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë.

Jeto Shëndetshëm!Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm”

është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit.Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

...>>fq.5

Shefqet Hysa: Burreli ka resurse minerale, por duhen investime në dobi të qytetarëve!

Një sistem pozi-t i v o p e r i m i

është aftësues, ai ju fuqizon ju të thoni “po” në jetë. Herën e parë që thoni po, një ndryshim i vo-

gël pozitiv ndodh. Herën tjetër që thoni po, ndryshimi pozitiv është pak më i madh. Të thuash “po” në jetë ka një efekt që është më shumë se grumbullues. Ç’po ju shtyn ju më tepër drejt kurbës treguese të ndryshimit pozi-tiv. Çfarë ndikimi të madh ka në jetën tuaj. Shumë njerëz thonë po në jetë kaq rrallë sa ndryshimi pozitiv nuk ka kurrë mundësinë të funksionojë si duhet. Kjo është fatkeqësi sepse gjërat më të mira në jetë ndodhin kur ju e çoni kurbën treguese të ndryshimit pozitiv me çdo mënyrë sa më lart.

Shumë njerëz nuk e kuptojnë matematikën e ndryshimit personal. Kur ju thoni po në jetë, besimet tuaja pozitive ju drejtojnë tek kurba treguese e ndryshimit pozitiv. Të thuash “jo” në jetë dhe të drejtosh një sistem operimi negativ është njësoj si të pjesëtosh me zero. Kur e pjesë-toni diçka me zero, rezultati është gjithmonë zero. Kjo është ekzaktësisht ajo çfarë një sis-tem negativë operimi ju bën ju. Ai e pjesëton jetën tuaj me zero, dhe rezultati do të jetë zero. Kështu ju nuk shkoni askund; keni ngecur aty ku ishit.

Një sistem pozitiv operimi ju bën të ndjehe-ni mirë. Ai ju mban ju optimist. Kur drejtoni një sistem pozitiv operimi, ju gjithmonë shiko-ni për të mirën dhe e gjeni atë. Gjetësit e mirë e shijojnë jetën e tyre më shumë se personat negativë... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News Nr 183

2 E MËRKURË, 05 SHTATOR 201277 NEWS OPINIONBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Përgjegjësia e pushtetit të katërt: Masmedia...

Fillimisht më duhet të them se sipas perceptimit tim personal Masmedia në

vendet demokratike është shfaqur si impe-rativ i kohës dhe si nevojë interaktiviteti e llogaridhënie midis të zgjedhurve dhe zgjedhësve në sistemin demokratik perën-dimor. Sot, ato me të drejtë konsiderohen edhe si pushtet i katërt.

Në fakt roli i masmediave është shumë i madh në botë përderisa rezultojnë të jenë burim i pushtetit dhe gjithashtu luajnë edhe rolin e kontrollit të pushtetarëve dhe opozitarëve, duke bërë transparente çdo veprimtari të tyren ndaj financuesit: shoqërisë, njerëzve të lirë, kontributit fi-nanciar të tyre.

Masmediat rezultojnë të jenë njëkohë-sisht burim i famës si edhe promovimit të vlerave demokratike dhe jo rrallë, edhe vlerave më modeste të individëve dhe shoqërisë duke bërë të kundërtën e dety-rimit etik dhe profesional për të përcjellë emancipim. Ato padyshim janë ndërtuesi më efiçent i modeleve publike të individëve

dhe grupeve të interesit, ndaj rezultojnë të jenë një institucion i cili duhet të bëje herë pas here bilancet me vetveten.

Ky element shërben në mënyrë theme-lore në funksionimin më të mirë, ose më të keq të një shoqërie në zhvillim. Pra, e thënë më thjesht gjithë rëndësia dhe roli që kanë masmediat, parë nga profesioni i gazetarit, qëndron në faktin nëse ai selek-ton vlerat e duhura për ti promovuar dhe vlerat e duhura për ti kritikuar në interes të sistemit demokratik dhe veçanërisht inte-resit të publikut.

Ndaj besoj se me rëndësi themelore rol të veçantë në performimin e këtij pushteti merr pavarësia nga tre pushtetet e tjera të shtetit të së drejtës dhe principalisht ndër-timi i duhur i standardeve publike: etike, profesionale, morale dhe, pse jo edhe qyte-tare...

Ndaj besoj se ia vlen që në hapësirën që ofron me bujari “77 News.al” organ media-tik i “Lëvizja Shqipëria e Re”, të analizohet dhe reflektohet në mënyrë racionale dhe herë pas here performanca e këtij push-teti të rëndësishëm demokratik në rastin shqiptar...

Një refleksion i përgjithshëm për programet televiziveSot meqë jemi në ditët e para të muajit

shtator dhe respektivisht pas pushimeve të verës, ku rezulton që edhe gazetarët televi-ziv sipas praktikës perëndimore ndërpresin realizimin e emisioneve në ekranin e vogël, dëshiroj të jap disa konsiderata personale modeste për ta, duke shpresuar që sezoni i ri të sjellë standarde më të mira profe-sionale!

Dihet tashmë që edhe ky vit vërtetoi se gjatë muajit gusht televizionet e mëdha dhe të vogla përgjithësisht ritransmetuan emisionet e tyre më të mira duke dhënë një mundësi më të madhe përzgjedhjeje dhe reflektimi ndaj tyre!

Personalisht gjatë transmetimit të parë të tyre edhe për faktin e thjeshtë se në për-gjithësi një pjesë e mirë për shkak të kon-kurrencës së kanaleve televizive realizohen në të njëjtën ditë dhe orë të javës, unë nuk gjej mundësi ti ndjek të gjitha. Ndërsa e gjej me vend të them se këto ritransmetime të japin mundësinë të jesh më i vëmends-hëm dhe të gjesh hapësirë për të vënë re mangësi dhe problematika të caktuara! Pse jo të gjesh edhe stisje ndër to. Sipas meje pjesa më e mirë e këtyre emisioneve tele-vizive, edhe për shkak të të ftuarve të cilët përgjithësisht përfaqësojnë një nivel të cak-tuar mbi mesataren, duhet të ndiqen sepse ke çfarë të mësosh dhe padyshim pasuron formimin tënd dhe merr informacion të kualifikuar “up to date”. Por, përtej kësaj edhe për shkak të eksperiencës personale në realizimin e emisioneve të tilla, besoj se konceptimi i mirë dhe profesional i një emisioni të tillë është ai që përcakton sukse-sin ose dështimin e tyre.

Kjo vlen padyshim për ata kolegë të cilët realizojnë emisione televizive kryesisht për të përcjellë një mesazh të caktuar tek teleshikuesi dhe shoqëria. Ndoshta nuk vlen për ata të cilët realizojnë emisione për shkak financimesh apo sponsorizimesh politike...

Nga Artur NuraPër më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA Gjetësit e mirë jetojnë me një profeci vetë-përmbushëse që sjell gjëra të mira në jetën e tyre. Ato kërkojnë dhe zbulojnë të gjithë cilësitë e mira tek bashkëshortja e tyre. Ato shiko-jnë adoleshentët, dhe shohin potencialin pozitiv midis gjithë trazirave negative. Ato shikojnë punën e tyre dhe shohin mundësi për rritje dhe progress. Shiko-jnë tek vetja, dhe e dinë që po drejtojnë ndryshimin pozitiv që do ti çojë drejt një të ardhmje të suksesëshme.

Njerëzit që kërkojnë të mirat përfundo-jnë duke u ndjerë mirë sepse ato fokuso-hen tek gjërat e mira në jetën e tyre. Një sistem pozitiv operimi e bën çdo aspekt

të jetës tuaj më të mirë. Në fakt, nuk ka limite për atë se sa e mirë mund të bëhët jeta jote kur një sistem pozitiv operimi kontrollon mendjen tuaj.

Besimet pozitive janë të vetmet besime që ju çonjnë ju tek ëndërrat tuaja. Besi-met negative ju çojnë tek mankthet tuaja, dhe drejtimi i një sistemi negativ operimi garanton që ju do të prishni të ardhmën tuaj, është si një aparat që shkatërron je-tën tuaj. Herët apo vonë, ëndërrat tuaja do të shkatërrohen në copa nëse një sis-tëm negative operimi po ju kontrollon.

Eleminimi i negatives nuk ju bën ju person pozitiv. Mbusheni mendjen me gjëra pozitive. Gjithashtu është e mun-

dur të minimizohen efektet e dëmshme të një sistemi negativ operimi, kontrolli vetëm i dëmtimeve nuk është i mjaftues-hëm. Ato për të cilën ju keni në të vërtetë nevojë është një sistem pozitiv operimi. Ju keni nevojë për një mënyrë të re men-dimi dhe të ndjeri, një mënyrë të re për të parë veten dhe botën.Ju keni nevojë që në mënyrë të qëndrueshme dhe këm-bëngulëse të fokusoheni në gjëra pozitive në mënyrë që të instaloni një sistem pozi-tiv operimi. Ju mund ta bëni jetën tuaj aq pozitive sa dëshironi nëse futni gjëra pozitive në mendjen tuaj.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV

Artur Nura

Page 3: Gazeta 77 News Nr 183

3E MËRKURË, 05 SHTATOR 2012 77 NEWS

Ofertë unike

- Krijoje dhe priji vetë, Fatit tënd! - Bëhu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik!

për regjistrimet te Universiteti "Vitrina".

Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 280 euro deri më datë 10.09.2012

Fakultetet: Ekonomik, Juridik, Shkenca Politike, Shkenca sociale dhe Edukimi, Arkitekturë, Inxhinieri dhe Mjekësi.

E njëjta Tarifë Regjistrimi fillestare është për nivelin e studimit Bachelor dhe Master.

Kjo ofertë vlen vetëm për 52 personat e parë të regjistruar deri më datë 10.09.2012

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”.

POLITIKËE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Hotel Iliria kërkon të punësojë kamarier. Të inetersuarit të kontaktojnë në numrin e tel : 04 2382038/Për më tepër: www.njoftime.com

Bregu: Statusi kandidat varet nga heqja e imunitetit!

Presidenti i BERZH-Berishës: Shqipëria përthithëse e projekteve të suksesshme!

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu i ka bërë apel opozitës që të respektojë

marrëveshjen e nëntorit duke dhënë votën për heqjen e imunitetit. Pas konferencës së Qendrës për Politika Evropiane të zhvil-luar në Bruksel, ajo ka vlerësuar rëndësinë që ka miratimi i këtij drafti përpara dhë-nies së vendimit të Komisionit Europian për aspiratën e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian. “Është e rëndësishme shprehja e një vullneti madhor nga politikanët në një çështje për të cilën janë të gjithë dakord, për të cilën nuk ka arsye për të kundërs-htuar. E rëndësishme për ne sot është të kemi një vendim pozitiv në tetor. Jo një vendim pozitiv i cili është i rëndësishëm për qeverinë, as për mazhorancën sot, por një vendim pozitiv për Shqipërinë. Nëse ende Shqipëria është interesi madhor i të gjithëve, edhe i atyre politikanëve që sot

janë në opozitë, ka mundësi të mos kërko-jnë shtesë apo detyrime të cilat nuk kanë qenë pjesë e paketës së nëntorit, por të voto-jnë atë që kanë premtuar, heqjen e imunite-tit”, është shprehur Bregu. Ajo ka shtuar më tej se në rast se opozita nuk jep konsensusin për heqjen e imunitetit, atëherë alternativa e fundit mbetet referndumi popullor. “E rëndësishme është që ka mundësi për të bërë një ndryshim. Ne i kemi qëndruar një propozimi, i cili për mua është propozimi madhor i referendumit në pamundësi të një konsensusi. Këtë kam thënë në takim edhe sot, në pamundësi të një konsensusi mes atij kampioni që përfaqëson populla-tën dhe që janë politikanët, nuk mund të ketë dhe nuk ka asnjë vendim më të mirë se ai i popullatës në tërësi”, ka theksuar ministrja e integrimit.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Majlinda Bregu

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me një grup përfaqësuesish

të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga presi-denti i saj, Suma Chakrabart. Presidenti i BERZH u shpreh se institucioni financiar që ai drejton, e konsideron Shqipërinë si një partnere të saj dhe se bashkëpunimi dhe projektet me Shqipërinë kanë qenë dhe janë të suksesshme. Ai e falenderoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen dhe shprehu vlerësimin për performancën e qeverisë në këto vite bashkëpunimi. “E njoh Shqipërinë si një përthithëse të pro-

jekteve tona të suksesshme dhe shpreh besimin se bashkëpunimi dhe lidhja e fortë që kemi, do të jetë afatgjatë”, u shpreh presidenti i BERZH. Në fushën e forcimit të institucioneve është destinuar një fond i konsiderueshëm për të mbështetur këtë proces. Kryeministri i prezantoi presiden-tit të BERZH punën e bërë në fushën e energjisë së rinovueshme, që nga viti 2007 e në vazhdim, të kurorëzuar me dhënien me koncesion të rreth 330 HEC-eve, nga të cilat 72 tashmë të përfunduara e në prod-him me kapacitet 125 mega dhe 50 të tjera në proces. Potencialet janë akoma më të

mëdha, prandaj mbështetja me financime e këtij sektori është shumë e rëndësishme. Berisha e garantoi presidentin e Bankës për vazhdimësinë e reformave, mbajtjen dhe rritjen ekonomike, ekuilibrin makroeko-nomik dhe kujdesin për borxhin publik e defiçitin buxhetor në normat dhe objek-tivat e përcaktuara. Ndërkohë, punësimi, konkurueshmëria e ekonomisë, rritja e pagave dhe standardeve të jetesës, janë pjesë e pandarë e politikave të qeverisë shqiptare.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News Nr 183

E MËRKURË, 05 SHTATOR 201277 NEWS

Studio «Klodioda» sh.p.k. kërkon të punësojë një inxhinier/e. Të interesuarit të dërgojnë Cv në: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri me date 10 Shtator.

Shkolla e Mesme plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Spoken English

pa asnjë detyrim tjetër.= 400 euro

- E Përgjithshme, - Mjekësore, - Ekonomike, - Hoteleri - Turizëm - Elektronike - Korespodencë( )

HISTORI NJERËZOREBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Jetimja: Nëna më braktisi, prej 22 vitesh jetoj në ish morgun e QSUT-së!

Problemet e fëmijëve jetimë shpesh herë janë zinxhir dhe të “trashëguara”, për

shkak të mosvëmendjes ndaj tyre të shte-tit si dhe vetë shoqërisë. Kjo gjë ka ndo-dhur edhe me 44 vjeçaren jetime, Merita Bozo, një fëmijë i ardhur në jetë nga një martesë e jashtëligjshme si dhe e braktisur nga nëna e saj. Aktualisht, Merita banon prej 22 vitesh në një godinë të amortizuar, jashtë çdo standardi jetese, në ish morgun e QSUT-së, mes lagështisë dhe një varfërie migjeniane. Po kaq kohë i është dashur 44 vjeçares për të bërë kërkesa në Bashkinë e Tiranës, me qëllim strehimin e saj, por deri më sot asgjë nuk është zgjidhur, (për një nga shumë jetimët), që ligji i favorizon në strehimin e tyre. “77 News”, zbulon këtë histori njerëzore nëpërmjet Meritës, e cila aktualisht ushtron profesionin e laborantes si dhe vazhdon të luftojë çdo ditë për të drejtat e saj. Mund të më thoni, ku jeni rritur dhe

aktualisht çfarë pune bëni? Unë jam jetime dhe jam rritur në befo-

trofin e Durrësit deri në moshën 6 vjeçare. Më pas kam qëndruar në shtëpinë e fëmi-jës “8 Nëntori”, sot “Zyber Hallulli”, deri në moshën 14 vjeç. Duke qenë se kisha dëshirë të arsimohesha, fillova shkollën e infermie-risë. Në fakt, unë kisha pasion muzikën, por kjo ëndërr nuk u realizua, sepse duke qenë jetime nuk kishte kush të interesohej për mua. Gjithsesi arrita të bëhesha një labu-rante e mirë. Aktualisht prej 22 vitesh punoj si laburante në spitalin “Shefqet Ndroqi”. A i keni njohur prindërit tuaj?

Prindërit nuk i kam njohur asnjëherë. Në kohën që unë interesohesha për ta, mësova se kishin vdekur dhe shumë gjëra rreth tyre i kam mësuar më vonë. Gjithashtu, di faktin se nëna ime ishte dashuruar me një burrë të martuar dhe nga lidhja e tyre jashtë marte-sore linda unë. Për këtë shkak i gjithë fisi e përzuri nënën nga shtëpia, dhe i dhanë një burrë të martuar me dy fëmijë, i cili jetonte në Fier. Edhe sot e kësj dite nuk e kam më-suar shkakun se përse nëna më braktisi e nuk u interesua kurrë për mua. Kisha shumë dëshirë që të rritesha me nënën pranë. Ajo kurrë nuk më ka dashur, se nëse do të më donte do të më kishte kërkuar. Veç kam më-suar 10 vjet pas vdekjes së saj se më kishte kërkuar në momentin që do të vdiste dhe kishte lënë amanet që të më jepnin një zarf si dhe një ditar, por pas të gjitha insistimeve

për t’i patur në dorë, njerëzit e nënës kun-dërshtuan e akoma nuk m’i kanë dhënë ato. Si janë kushtet se banesës suaj dhe a keni bërë kërkesë për strehim?

Unë banoj e vetme prej 22 vitesh tek godina e ish morgut tek spitali “Nënë Te-reza”. Kushtet këtu janë skandaloze, duke jetuar mes lagështisë, mykut e tavanit ku futet gjithë shiu brenda. Madje rreth dy muaj kam qenë pa drita, në errësirë, pasi sistemi elektrik pësoi defekt nga lagështia e madhe që ka ambjenti. Në shtëpi kam veç disa orendi të thjeshta dhe është shumë e vështirë që të jetosh aty. Prej 22 vitesh kam bërë kërkesë në bashki, pasi gëzoj statusin e jetimit dhe legjislacioni më favorizon në lidhje me strehimin, por nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Unë jam 44 vjeç dhe nuk kam krijuar familje. Çdo njeri ka të drejtë që të krijojë familje, por kjo gjë është e pamundur duke menduar kushtet ku jetoj si dhe përbuzja e diskriminimi që ekziston ndaj jetimëve. Në këtë ngrehinë të harruar jam e pasigurt, sepse nga momenti në mo-ment godina e amortizuar mund të shem-bet e të më zërë brenda. Autoritetet nuk më kanë lejuar ta restauroj (me qëllim që unë të jetoj si njeri), sepse kjo nuk është një pronë private e imja. Kërkoj sa më shpejt që të zgjidhet problemi im, sepse jam harruar nga shteti e shoqëria.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Merita Bozo

Page 5: Gazeta 77 News Nr 183

5E MËRKURË, 05 SHTATOR 2012 77 NEWS

Kërkohet edukatore me arsim parashkollor. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e tel : 069 41 52 317/Për më tepër: www.njoftime.com

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

INTERVISTË

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021” në Burrel!

Shefqet Hysa: Burreli ka resurse minerale, por duhen investime në dobi të qytetarëve!

Shefqet Hysa, një nga qytetarët e Burrelit në një intervistë për “77 News” jep disa

ide konkrete sesi mund të përmirësohet situata e punësimit, arsimit dhe shërbi-meve sociale në këtë qytet. Sipas tij duhet të investohet seriozisht në sektorin minerar dhe bujqësi. I pyetur lidhur me tryezat e organizuara nga Lëvizja Shqipëria e Re në të gjithë vendin, ai shprehet se të tilla orga-nizime shërbejnë për të ndryshuar situatën nëpërmjet zërit të brezit të ri.Si paraqitet situata e punësimit në qytetin e Burrelit?

Mungojnë hapësirat e punësimit. Nuk ka

asnjë ndërmarrje prodhuese. Edhe ato të cilat kanë ekzistuar dikur, nuk funksiono-jnë më. Shumë të rinj janë të papunë edhe pse kanë përfunduar arsimin e lartë.Çfarë sugjeroni ju për të përmirësuar situatën?

Mendoj se duhet të investohet më tepër në sektorin minerar. Uzina e ferrokromit nuk punon. Dikur aty ishin punësuar mbi 500 vetë. Aktualisht ajo shfrytëzohet në mënyrë primitive. Duhet të shfrytëzohen resurset minerare . Nuk funksionojnë as fabrikat e përpunimit. Të investohet në krom në biznese fasone si dhe në pyje.

Si funksionon sistemi arsimor në Burrel?Shkollat funksionojnë mirë. Në gjimnaze

dhe nëntëvjeçare ka rregull dhe staf të kua-lifikuar pedagogjik. Sigurisht do të kërkohej më shumë investim në infrastrukturën e shkollave.Si funksionojnë shërbimet sociale ?

Ndihma ndaj familjeve në nevojë nuk është në nivelet e duhura. Duhet bërë më shumë në këtë aspekt. Ndihma ekonomike është e pakët edhe për personat me aftësi të kufizuar. Pushteti vendor duhet ti kush-tojë më shumë vëmendje kësaj kategorie shoqërore.Lëvizja Shqipëria e Re, do të organizojë në qytetin e Burrelit, një tryezë e cila do të mbledhë rreth vetes të rinj të shumtë për të dhënë ide konkrete sesi mund të për-mirësohet situata e punësimit, arsimit dhe shërbimeve sociale në këtë qytet. Kjo forcë e re politike më pas do të krijojë edhe plat-formën e ideve të cilat do të sugjerohen për institucionet që kanë fuqi vendim-marrëse. Si i shihni të tilla organizime?

Janë shumë pozitive. Mendoj se ka ardhur koha të dëgjohet më tepër zëri i të rinjëve. Duhet të organizohen më shpesh tryeza të tilla si dhe të konkretizohen sikundër është kjo platformë e cila do të delegohet tek ins-titucionet që ju përmendët.

Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

Shefqet Hysa

Page 6: Gazeta 77 News Nr 183

E MËRKURË, 05 SHTATOR 201277 NEWS KURIOZITETEBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Fileto viçi me arra!

Hapësirë, zbulohen miliona “Vrima të Zeza”!

Kërkohet operator për qendër interneti për turnin e 2-të. Të interesuarit të kontaktojnë në numrin e tel : 0672020453/Për më tepër: www.njoftime.

Pas pamjeve nga Marsi, NASA sjell në Tokë të tjera imazhe mbresëlënëse

nga hapësira e thellë. Këtë herë bëhet fjalë për pamjet e mbërritura nga teles-kopi Wise.

Wise kapi në hapësirë miliona “Vrima të Zeza” dhe objekte të tjera me ndriçim shumë të fortë. Është e njohur se në shu-micën e rasteve, galaksitë e mëdha përm-bajnë një Vrimë të Zezë në qendër të tyre që “ushqehet” me gaz e pluhur të lëshuar

nga yjet dhe planetet përreth. E njohur është gjithashtu se forca e gravitetit tek këto të fundit është aq e madhe sa nuk i shpëton dot as drita. Shpesh, energjia e çliruar nga këto vrima është aq e madhe sa nuk lejon formimin e yjeve të reja.

Mes zbulimeve të Wise është edhe “spiunimi” i asteroidit “Trojan” në vitin 2011 që lëvizte drejt orbitës së Tokës.

Përgatiti: Amazona KadriuPër më tepër: www.banka-ideve.com

Përgatitja: Për të arritur pjatën që doni, duhet të keni një fileto të madhe viçi e ta rrihni në mënyrë

që të arrini një sipërfaqe të madhe. Shtrojeni në tavo-linë, vini përsipër proshutën sikundër duket, djathin, arrat, majdanozin dhe nisni lidhjen (duhet të jeni të kujdesshëm të mos hapet). Hidheni pastaj mishin në një tigan me gjalpë për ta skuqur. Pasi të marrë ngjyrë në të gjitha anët, hidhni qumështin dhe lëreni të ziejë, deri në avullim.

Ju bëftë mirë!Përgatiti: Xhulia Zefi

Për më tepër: www.newnews.al

Përbërësit:GjalpëFileto viçi e freskët (rreth 800 gr)Qumësht (gjysmë litër)Arra (shihini me sy masën)Vaj ulliriPiper, majdanoz, kripëProshutëDjathë fontina

Page 7: Gazeta 77 News Nr 183

E MËRKURË, 05 SHTATOR 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË FAMILJE’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Jeta në çift s’do jetë e qën-drueshme gjatë kësaj dite. Shfrytezojeni sa të mundni ditën.

Demi: Ata që janë në një lidhje do kalojnë momente të mrekullueshme me atë që kanë në krah. Beqarët do joshin pa pushim.

Binjakët: Për beqarët do ketë takime të mistershme të cilat do kthehen në histori dashurie. Në planin financiar çdo gjë do rregullohet.

Gaforrja: Do kaloni momente shumë emocionuese. Situata financiare do për-mirësohet ndjeshëm.

Luani: Mundësitë e beqarëve për të kri-juar një lidhje, janë të shumta sot. Finan-cat nuk do jenë shumë të qëndrueshme.

Virgjëresha: Beqarët duhet të bëjnë durim për të gjetur personin që iu përsh-tatet. Shmangni shpenzimet e tepruara.

Peshorja: Planetet do favorizojnë qëndrueshmërinë në çift sot. Do filloni të bëni disa investime që i kishit menduar prej kohësh.

Akrepi: Për beqarët, do ketë mundësitë për të krijuar lidhje. Në planin financiar situata do jetë mjaft e qëndrueshme.

Shigjetari: Sot shqetësohuni për jetën profesionale, më shumë sesa për atë sen-timentale. Financat do të jenë të mira sot.

Bricjapi: Venusi do krijojë ambientin e duhur për të dashuruar qetësisht sot.Ujori: Takimet e beqarëve do jenë të shumta. Me financat do keni fat.

Peshqit: Qetësia do të mbizoterojë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift.

Kostandina Masha: Arkitektura dhe piktura janë pasioni im!

Restorant FAGMA kërkon të punësojë banakiere (F) me eksperiencë pune dhe nd/kuzhiniere. Kontaktoni në: 0692204630/Për më tepër: www.njoftime.com

Kostandina Masha është studente e Universitetit Vitrina, e cila me shumë

dëshirë vendosi të bëhej pjesë e projektit Vitrina në familje dhe të ndante me ne eksperiencën e saj në Universitetin ‘‘Vi-trina’’. Ajo ka përfunduar vitin e dytë të studimit në fakultetin e arkitekturës, në degën arkitekturë. “Më pëlqen arkitektu-ra, dhe prandaj vendosa të shkollohem në këtë drejtim”, shprehet Kostandina. Përsa i përket zgjedhjes së Universitetit ‘‘Vitrina’’, Kostandina thotë se ishte zgjedhja e saj pasi kishte marrë informacion se në këtë shkollë të lartë do të gjente pikërisht atë që kishte kërkuar gjithnjë, mësimdhënien cilësore dhe praktikën mësimore. “Pedagogët janë të përgatitur dhe të gatshëm për të qenë

pranë nesh, për t’iu përgjigjur pyetjeve tona për çdo paqartësi”, u shpreh arkitektja e ardhshme. Sipas Kostandinës zhvillimi i praktikës mësimore është shumë e rëndë-sishme për degën që ajo studion. Gjithashtu studentja e arkitekturës na ka treguar edhe për mundësinë që i është dhënë asaj dhe studentëve të tjerë të arkitekturës për të studiuar nga afër objekte të ndryshme. Në këtë intervistë për “77 News”, Kostandina na tregon edhe për kohën e lirë e për një tjetër pasion të sajin i cili është piktura. Ajo tregon se ka realizuar më së shumti skica dhe kohën e saj të lirë ia kushton vetëm pikturës.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News Nr 183

8 E MËRKURË, 05 SHTATOR 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 400 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 10 Shtator.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

PROFILBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Mirësevini në bujtinën e Ilirjan Lamthit në Tropojë!Turizmi në Tropojë, aty ku do të zbuloni traditën dhe mikpritjen shqiptare!

Udhëtimi në drejtim të Tropojës, zgjat afërsisht tetë orë dhe sipas itinerarit

që ndiqet, përshkon rrugë që kalojnë në tokë dhe në liqen. Itinerari më i përdorur dhe më i zakonshëm, është ai që fillon në Tiranë, kalon në Fushë-Krujë, Lezhë, nga Vau i Dejës, Milot, Koman dhe më pas në liqenin me të njëjtin emër për në Fierzë e cila ndodhet vetëm 30 minuta nga krye-qendra e Tropojës, që është qyteti i Bajram Currit. Pasuritë natyrore të Tropojës dhe veçanërisht të kësaj zone bëjnë që ju të kaloni pushime të mrekullueshme në këtë bujtinë. Aktivitetet që do t’iu shoqërojnë gjatë qëndrimit tuaj janë shëtitjet në ven-det malore, kullotat alpine, shëtitjet me kuaj nëpër burime ujore e livadhe plot lule. Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës, si fli, bulmet, vezë fshati, perime të freskëta, etj. Margegaj shtrihet në veri-perëndim të rrethit të Tropojës. Peizazhi ofron dy lloj pamjesh të ndryshme, male me maja në formën e kullave dhe lugina që zgjerohen dhe ngushtohen vazhdimisht. Ndër peizazhet më të bukura për tu vizi-tuar janë malet me burime të bollshme ujore dhe livadhe plot me lule të rrethuara nga pemë ahu dhe pishe. Kullotat malore dhe burime të tjera natyrore janë vende të mrekullueshme për argëtim dhe çlodhje. Tropoja është një vendbanim i hershëm, i populluar nga popullsi shqiptare. Emrin e ka marrë nga fizionomia gjeografike e zonës e cila përbëhet nga tre fusha. Tropoja është qytet në Shqipërinë veriore dhe sot është zona më e lidhur me Kosovën. Në Tropojë gjendet plantacioni i geshtenjave mi i madh në Evropë. Lugina e Valbonës, e shpallur prej vitesh Park Kombëtar, është

perla turistike që ofron kjo zonë. Rruga automobilistike që të shpie në Valbonë, po asfaltohet në kushte bashkëkohore. Një nga sekretet turistike, Valbona është lënë e pashfrytëzuar. Në rast se industria e turiz-

mit dimëror do të ndërtohej në Valbonë, Tropoja do të ishte një nga rrethet me nivel më të lartë jetese në Shqipëri.

Nga Olta ZhillaPër më tepër: www.77news.al