gazeta 77 news nr 218

8
I ntuita është një dhuratë e mreku- llueshme që na është dhuruar për të na ndihmuar ta jeto- jmë jetën më së miri. Fatkeqësisht, jo shu- më njerëz e dinë se çfarë është dhe si ta përdorin. Fjala intuitë vjen nga Latinishtja dhe do të thotë “in to you” (në ty). Teologu Florence Scovel, ka thënë që “Intuita është aftësia shpirtërore që nuk shpjegon, thjesht tregon rrugën”. Nëse do të ndaloni për një moment dhe ta pranoni, do të kuptoni fuqinë e pabesueshme që keni në majet e gishtave. Ju thjesht e keni dhe nuk iu duhet ndonjë trajnim i veçantë për ta përdorur. Ju duhet vetëm të ndërgjegjësoheni dhe ti vini vetes synimin ta mprehni dhe ta shfrytëzoni atë. Mesazhet intuitive variojnë nga aludimet në një mesazh apo shenjë të fortë. Vetja juaj e brendshme këmbëngulëse dhe e qëndrueshme. Ajo do të vazhdojë t’iu tërheqë vëmendjen deri- sa në fund të sofistikoheni! Një aludim është si një dritëz apo një ndenjë/mendim kalimtar që vjen diku nga brenda dhe paraprin një ndjesi apo një mesazh intuitiv. Kjo “ndjesi” është një informacion i saktë që vjen nga inteligjenca jonë më e lartë, prandaj mund ti besoni. Një mesazh intuitiv varion nga dëgjimi i fjalëve, një pamje e qartë apo një njohuri e brendshme. Disa nje- rëz e përjetojnë intuitën si një ndjenjë, disa të tjerë shohin imazhe apo ëndërra, disa e dëgjojnë mesazhin e shumë e shumë mënyra të tjera. Duhet ta mësoni se si komunikon vetja juaj e brendshme me ju. Sapo të merrni mesazhe, kontrollojini nëse kanë të përbashkëta me ato që keni marrë më parë. Mënyrat më të mira për të kontaktuar me intuitën tuaj janë: 1.Qetësohuni Praktikohuni çdo ditë duke dalë jashtë për të përjetuar qetësinë. >> VIJON NË FAQEN 2 MENDIMI POZITIV E MËRKURË, 10.10.2012 VITI I - NR.218 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Kryebashkiaku Basha: Zhvendosja e lojërave të fatit do të ulë kriminalitetin!........................................fq.2 Haldedaj: Paratë e fituara nga privatizimi i “Albpetrol” në punësim dhe projekte sociale!...........................fq.5 Unioni i Sipërmarrësve Shqiptarë, pjesëmarrës në veprimtarinë për Prokurimet Publike!..............fq.7 Ngërçi i Qarkut të Fierit, Aleksandër Arvizu: Miratoni ligjin për Gjykatën e Lartë!.....................fq.8 Qendra e Mendimit Pozitiv Çfarë është intuita? ...>>fq.3 Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Shqiptarët, optimistë për marrjen e statusit: Fule prezanton sot progres-raportin!

Upload: gazeta-77news

Post on 22-Mar-2016

227 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 news e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Intuita është një dhuratë e mreku-

llueshme që na është dhuruar për të na ndihmuar ta jeto-jmë jetën më së miri. Fatkeqësisht, jo shu-

më njerëz e dinë se çfarë është dhe si ta përdorin. Fjala intuitë vjen nga Latinishtja dhe do të thotë “in to you” (në ty). Teologu Florence Scovel, ka thënë që “Intuita është aftësia shpirtërore që nuk shpjegon, thjesht tregon rrugën”. Nëse do të ndaloni për një moment dhe ta pranoni, do të kuptoni fuqinë e pabesueshme që keni në majet e gishtave. Ju thjesht e keni dhe nuk iu duhet ndonjë trajnim i veçantë për ta përdorur. Ju duhet vetëm të ndërgjegjësoheni dhe ti vini vetes synimin ta mprehni dhe ta shfrytëzoni atë.

Mesazhet intuitive variojnë nga aludimet në një mesazh apo shenjë të fortë. Vetja juaj e brendshme këmbëngulëse dhe e qëndrueshme. Ajo do të vazhdojë t’iu tërheqë vëmendjen deri-sa në fund të sofistikoheni! Një aludim është si një dritëz apo një ndenjë/mendim kalimtar që vjen diku nga brenda dhe paraprin një ndjesi apo një mesazh intuitiv. Kjo “ndjesi” është një informacion i saktë që vjen nga inteligjenca jonë më e lartë, prandaj mund ti besoni. Një mesazh intuitiv varion nga dëgjimi i fjalëve, një pamje e qartë apo një njohuri e brendshme. Disa nje-rëz e përjetojnë intuitën si një ndjenjë, disa të tjerë shohin imazhe apo ëndërra, disa e dëgjojnë mesazhin e shumë e shumë mënyra të tjera. Duhet ta mësoni se si komunikon vetja juaj e brendshme me ju. Sapo të merrni mesazhe, kontrollojini nëse kanë të përbashkëta me ato që keni marrë më parë. Mënyrat më të mira për të kontaktuar me intuitën tuaj janë:1.Qetësohuni

Praktikohuni çdo ditë duke dalë jashtë për të përjetuar qetësinë. >> VIJON NË FAQEN 2

MENDIMI POZITIV

E MËRKURË, 10.10.2012 VITI I - NR.218BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Kryebashkiaku Basha: Zhvendosja e lojërave të fatit do të ulë kriminalitetin!........................................fq.2 Haldedaj: Paratë e fituara nga privatizimi i “Albpetrol”

në punësim dhe projekte sociale!...........................fq.5 Unioni i Sipërmarrësve Shqiptarë, pjesëmarrës

në veprimtarinë për Prokurimet Publike!..............fq.7 Ngërçi i Qarkut të Fierit, Aleksandër Arvizu:

Miratoni ligjin për Gjykatën e Lartë!.....................fq.8

Qendra eMendimit Pozitiv

Çfarë është intuita?...>>fq.3

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e R

e

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Shqiptarët, optimistë për marrjen e statusit:Fule prezanton sot progres-raportin!

2 77 NEWS

Zhvendosja e lojërave të fatit në periferi të Tiranës do të zbusë shumë probleme

sociale, si dhe do të ulë kriminalitetin në kryeqytet. Kështu është shprehur kryetari i Bashkisë Lulëzim Basha, i cili tha se në

mbledhjen e këshillit bashkiak do të bëjë këtë propozim, për t'i grupuar të gjitha lojrat e fatit në një vend, larg qytetit.

"Duke propozuar përqëndrimin e tyre në një zonë të vetme dhe krijimin e një poli të ri për zbavitje në qytetin e Tiranës, në zonën e auto-traktorëve, i cili nga njëra anë nuk e penalizon këtë industri me kapacite-tet e saj punëdhënëse, po nga ana tjetër i jep fund penalizimit, veçanërisht të shtresave sociale në nevojë, të cilët nuk mund dhe nuk duhet të jenë klientët e parë të kësaj industrie", tha Lulëzim Basha, kryetar i bashkisë së Tiranës.

Këtë deklaratë kreu i bashkisë e bëri gja-të një takimi me studentë të arkitekturës, me të cilët ka ndarë edhe lajmin se sot në

Tiranë do të hidhet një hap i rëndësishëm për projektin e terminalit të pasagjerëve.

"Në një hark të shkurtër kohor kemi pri-tur në Tiranë peshat më të rënda të arkitek-turës botërore dhe ky është pa dyshim tre-guesi më i qartë se ajo që planifikojmë është jo vetëm real, po plotësisht e mundshme për t'u implementuar. Ju keni përgatitur një numër veprash që kanë të bëjnë me një investim madhor, terminalin e ri mul-timodal të pasagjerëve, për të cilën ne do të nënshkruajmë dhe marrëveshjen përkatëse me BERZH, me konsulentin italian që ka marrë përsipër hartimin e termave të refe-rencës", tha Basha.

Për më tepër: www.77news.al

Ministria e Drejtësisë ka bërë një rishpërndarje të noterëve pas kon-

kursit të zhvilluar këtë vit. Në këtë mënyrë, ajo ka shpallur kriteret e rishpërndarjes, si dhe shpalljen e vendeve vakante. Në zbatim do të vihen dy kriteret themelore, numri i popullsisë së bashkisë apo komunës rreth saj dhe vëllimi i punës së veprimtarisë noteriale. "Në këtë kuadër, duke vlerë-suar edhe mungesën e kërkesave gjatë dy procedurave të para të konkurrimit, për

shumë nga vendet vakante të shpallura për njësitë e ndryshme vendore, vlerësohet si domosdoshmëri, rishpërndarja e vendeve vakante", thuhet në urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë. Nga konkurrimi rezultuan fitues 25 kandidatë, të cilët plotësuan 23 vende vakante. Dy nga kandidatët e shpa-llur fitues plotësuan vendin vakant të lënë nga prindërit e tyre. Më pas, me urdhrin nr. 275, datë 13.6.2012 të Ministrit të Drejtësisë, u rishpallën vakante 63 vendet e mbetura,

sipas së njëjtës shpërndarje në njësitë e qeve-risjes vendore të përcaktuar më parë. Nga konkursi i zhvilluar më 30 qershor 2012 rezultuan fitues 13 kandidatë, të cilët plo-tësuan 13 vende vakante. Pas zhvillimit të dy procedurave konkurruese, rezulton se në Republikën e Shqipërisë ushtrojnë ak-tualisht veprimtarinë 328 noterë. Në këtë kuadër, mbeten 50 vende vakante.

Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 Qetësoni mendjen me meditime tradicionale apo aktive. Lar-gojeni dëshirën dhe nevojën për të ditur, menduar, dhe analizuar gjithçka. Informa-cioni më i mirë vjen nga pushimi më i madh i shpirtit tuaj. 2.Hapuni

Pranojeni dhuratën e intuitës dhe atë ç’ka për t’iu thënë. Shpesh na ndodh, që egoja jonë mendon se i “ka zgjidhur të gjitha”, por rruga e vërtetë mund të duket shumë ndryshe se ajo ku jeni ju. Të hapeni ndaj mundësive dhe mënyrave të reja të jetesës është një çelës i rëndësishëm.3.Jini kreativ

Ka shumë mënyra për të qënë kreativ si: të pikturoni, të shkruani, të kërceni, të dizenjoni një website, etj,etj. Bëni diçka që iu ndihmon të shkoni me “rrjedhën”, aty ku koha duket se fluturon dhe puna iu udhëheq. Kreativiteti është një shprehje e shpirtit tuaj dhe shkon krah më krah me

udhëheqjen e shpirtit tuaj.4.Bëni pyetje

Kur ju e pyesni veten tuaj, fitoni një qar-tësi dhe depërtim në të. Kur ju bëni pyetje të tipit “Kush është hapi tjetër që më duhet të bëj?” e dini atë çfarë duhet të dini. Besojini vetes. Brenda keni çdo gjë që keni nevojë. 5.Ditari

Kur ju shkruani, ju prekni mendimet, ndjenjat, idetë dhe udhëzimet pavetëdije. Të shkruarit e lejon të vërtetën të dalë jashtë dhe është një mënyrë e thjeshtë për të fituar mprehtësi nga vetja juaj e brendshme. Ju mund ta zhvilloni më tej udhëheqjen tuaj intuitive duke e përgatitur veten tuaj, duke mbledhur gjithë informacionin dhe ekspe-riencat e nevojshme për të ofruar më shumë se një mundësi për intuitën tuaj. Intuita nuk mund të detyrohet, ju thjesht duhet ta pranoni ashtu si iu vjen. Pasi të mbushni mendjen tuaj me informacione për një çësh-tje, jepni intuitës kohë për të punuar me të.

Pastaj, jini i hapur për përgjigjen. Ka shumë mundësi që shpejt pastaj të përjetoni një moment ku do të thoni “Aha”, kur na vjen përgjigja “si e rënë nga qielli”.

Nëse duhet të merrni një vendim të rën-dësishëm dhe nuk jeni 100% të sigurt se diç-ka do të ndodhë, mendohuni mirë para se të merrni atë vendim. Zakonisht është intuita juaj që iu thotë se diçka nuk shkon shumë mirë. Gjithashtu, nëse ndieni që duhet ta bëni, mos e humbni atë mundësi të artë.

Intuita është shoku juaj më i mirë. Ai ësh-të gjithmonë aty, për ju. Iu pret i duruar dhe iu jep këshillat më të mira për çfarëdo lloj gjëje që i kërkoni. Si një shok i mirë, për t’u ushqyer do vetëm pak kohë dhe vëmendje. Nëse vendosni të jeni më të afërt dhe intim me intuitën, jeta juaj do të transformohet në diçka të mrekullueshme.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E MËRKURË, 10 TETOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Ministria e Drejtësisë rishpërndan noterët për gjithë qytetet e vendit!

Lulzim Basha

Kryebashkiaku Basha:

Zhvendosja e lojërave të fatit do të ulë kriminalitetin!

77 NEWS

Shqiptarët mendojnë se, Brukseli do t’i përgjigjet pozitivisht aplikimit të

Shqipërisë për të qenë vend kandidat në Bashkimin Evropian. Instituti i Studimeve Ndërkombëtare një ditë përpara publi-kimit të progres-raportit të Bashkimit

Evropian, ka publikuar një sondazh që konstaton se, shumica e shqiptarëve janë shprehur optimistë për marrjen e statusit. Sipas këtij raporti, 39.2 për qind e shqip-tarëve shprehen se, Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat, ndërsa 33.5 për qind e të anketuarve janë shprehur se, përgjigja e Brukselit do të jetë nega-tive, ndërsa 27.2 për qind e tyre nuk e dinë. Ndërsa integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, shqiptarët e shohin të realizueshëm pas 8 vitesh negociata dhe reforma. Pyetjes se, kur Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian shumica e shqiptarëve janë përgjigjur se, kjo do të ndodhë në vitin 2020, rreth 8 vite më vonë ndërsa 26.5 për qind janë më shumë optimistë dhe thonë se, kjo

do të ndodhë gjatë 2 viteve të ardhshëm. Ndërkohë Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat Evropiane të Fqinjësisë në Komisionin Evropian Stefan Fule pritet të prezantojë sot raportet e progresit për vendet aspirante për anëtarësim në Bash-kimin Evropian. Sipas axhendës zyrtare është përcaktuar që Fule të prezantojë të dhënat e raportit përpara Komitetit për Politikën e Jashtme në Parlamentin Evro-pian. Një veprim i tillë pritet të kryhet në orën 11:15, ndërsa në orën 13.30 do të mbajë një konferencë për shtyp për të deklaruar zyrtarisht përmbajtjen e paketës së zgjerimit me progres raportet përkatëse.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

E MËRKURË, 10 TETOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 660 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 15 Tetor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

POLITIKË

MEGATEK S.A ofron vend pune Supervizor Magazine. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Kryeministri Sali Berisha ka garantuar mbështetjen e qeverisë për investimet

private, duke i cilësuar ato si mburojën e vendit ndaj krizës ekonomike. I pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve për Parkun Logjistik të Tiranës, që sipas kreut të qeverisë do të punësojë 1100 persona, ai ka theksuar se do të vijojë të ndjekë politikën e taksave të ulëta. Kryeministri ka vlerë-suar rolin e investimeve private për rritjen e punësimit dhe veçanërisht ndikimin që do të ketë në qytetin e Kamzës ndërtimi i Parkut Logjistik të Tiranës. “Ne inauguro-jmë sot një megagjerantor të punësimit të qytetarëve të Kamzës dhe mbarë Shqipërisë.

Çdo përpjekje qoftë dhe minimale, gjeja e parë që shoh dhe konsideroj është vendi i punës dhe punësimi. Kjo është rruga e zhvillimit të sigurt, rruga e prosperitetit të familjeve shqiptare dhe vendit në tërësi. Koha është një kohë krize në botë. Globa-lizimi ka efektet e tij pothuaj natyrale. Do të bëjmë gjithçka që të ndjekim tik-takun e tij. Garantoj investitorët e pranishëm dhe mbarë investitorët shqiptarë se, qeveria konsideron jetike dhe vendimtare mbësh-tetjen tyre si mburojë për vendin. Ata që premtojnë rritjen e taksave le t’i lënë në traktet e Marksit, sepse ne vetëm do t’i ulim ato. Kemi besuar dhe besojmë se paratë në

kontot e agjentëve privatë janë më të vlef-shëm se në arkën publike”, është shprehur kryeministri. Ky park është i vendosur mbi një sipërfaqe prej 200.000m2 dhe në të janë parashikuar ndërtimi i magazinave të stilit evropian me një sipërfaqe prej 80.000m2. Ky projekt do ta kthejë Tiranën në një nyje lidhëse rajonale, do t'i shërbejë tregut të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës e më gjerë si dhe do t'i mundësojë kompanive të krijo-jnë në vendin tonë një bazë për prodhimin apo shpërndarjen e produkteve të tyre në të gjithë tregun.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Berisha: Do të mbështesim investitorët, janë mburojë për vendin!

Stefan Fule

Shqiptarët optimistë për statusin, Fule prezanton sot progres-raportin!

77 NEWS E MËRKURË, 10 TETOR 2012

Rezidenca Tower Bridge 2 ofron vend pune Menaxher Shitjesh. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

METROPOL

Adresa: Bulevardi Blu, Rruga Nacionale,Tiranë - Kamëz, pranë karburant FAFATel: +355 69 20 97 212/ +355 69 20 57 012

Sprinter

SharonFord Galaxy

Mercedes Benz

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Plani i Përgjithshëm Rregullues i Tiranës është konsultuar me banorë të Njësisë

Bashkiake nr. 1. Plani i Përgjithshëm Rre-gullues parashikon që, kjo njësi të jetë një zonë e zhvilluar qartë dhe me përfitime të drejtpërdrejta për individët pronarë dhe komunitetet e kësaj zone. Kryetari i Bash-kisë së Tiranës Lulzim Basha tha se, Plani Urbanistik parashikon një zhvillim të qartë të kësaj zone, shfrytëzimin e potencialeve të fjetura deri tani, të cilat do të ndikojnë direkt në hapjen e vendeve të punës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve të kësaj zone.

“Kemi në këtë zonë për shembull pro-cesin e urbanizimit të të gjithë shtratit të Lanës dhe lidhjen e pjesës fundore me Una-zën e Madhe të Tiranës, kemi ish-kombi-natin e Autotraktorëve me destinacion të papërcaktuar dhe të papërdorshëm deri më sot për komunitetin, por që në këtë plan qartësisht do t’i shërbejë komunitetit, zhvillimit të tij dhe hapjes së mundësive

për punësim. Kemi në ketë zonë prona që për nga natyra i përngjajnë pronave rurale, por që nesër do të jenë jo vetëm një poten-cial zhvillimi për pronarët e ligjshëm të tyre, por edhe një hapësirë për të shtuar parqe të gjelbra, kënde lojërash për fëmijë dhe institucione social-kulturore, që nga çerdhet, kopshtet deri tek shkollat. Kemi në këtë zonë, potenciale për të vazhduar më tej me traditën e objekteve që punësojnë, objekte industriale, kryesisht të industrisë fasone, si dhe hapësira të mjaftueshme jo vetëm për banorët e njësisë vendore nr.1, por për të gjithë qytetin”, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha. Zoti Ba-sha ka shprehur vendosmërinë e tij për të miratuar Planin e Përgjithshëm Rregullues që do tu shërbejë interesave të qytetarëve, brezave të sotëm dhe të ardhshëm.

“Ajo që dua t’ju them është që, përveç ardhjes para qytetarëve të Tiranës me një draft-plan që i ka munguar prej vitesh këtij qyteti, ne vijmë me vendosmërinë që ky draft-plan të kthehet në një plan vetëm, kur të kemi krijuar bindjen e plotë se i shërben në mënyrën më të plotë të mundshme, inte-resave të qytetarëve të Tiranës dhe ku askush nuk ndihet i penalizuar, si edhe me bindjen se, ky plan, pas miratimit, do t’i shërbejë kë-tij brezi dhe brezave të ardhshëm. Në thelb të tij është qëndrueshmëria, është ndërtimi i së ardhmes dhe jo ndërtimi i së sotmes dhe grabitja e së ardhmes”, – theksoi z. Basha. Në këtë njësi bashkiake parashikohet ndërtimi

i një shkolle të mesme, 5 shkollave 9-vjeçare, 6 kopshteve dhe 12 çerdheve. Parashikohen disa projekte dhe rrugë shumë të rëndë-sishme, siç është kalimi i Unazës së pestë të qytetit, që bën një shpërndarje të trafikut nga Komuna e Farkës duke vazhduar më tej në lidhjen me rrjetin rrugor të kryeqytetit. Një projekt shumë i rëndësishëm që do të japë edhe zgjidhje të reja është zgjatimi i dy brigjeve të Lanës, respektivisht zgjatimin e bulevardeve “Zhan D’Ark” dhe “Bajram Curri” deri tek Ura e Shkozës, duke ruajtur gjurmën, amplitudën dhe gjerësinë e tyre.

Projekt tjetër me shumë rëndësi, jo vetëm për komunitetin e kësaj njësie, por për të gjithë trafikun në qytetin e Tiranës, është edhe vazhdimi i bulevardit “Petro Nini Luarasi” deri sa të ndërpritet me unazën nr. 5. Ky bulevard parashikohet me gjerësi 23.5 m, ndërkohë që ka filluar nga punimet hapja e rrugës “Hasan Sufa”. Sot po punohet deri në lidhje me rrugën “Ali Demi”, por që parashikohet të zgjatet duke vazhduar deri sa të ndërpritet me rrugën “Petro Nini Luarasi”. Ndërkohë, rrugët e tjera, siç janë “Ali Demi” apo “Ali Shevqefi” parashikohet që të jenë me një gjerësi prej 19.8 m. Trami është një element i rëndësishëm i këtij plani në këtë zonë ku parashikohet që të kalojë në unazë deri tek lidhja me “Brrylin”, për të vazhduar pastaj në formë unazore duke ndjekur unazën ekzistuese”.

Për më tepër: www.77news.al

Plani i Përgjithshëm Rregullues i Tiranës konsultohet me banorët e Njësisë Bashkiake nr.1!

77 NEWS

Zbutja e borxhit publik dhe rritja e investi-meve janë destinacioni kryesor i përdori-

mit të 850 milionë eurove, që sigurohen nga privatizimi i ''Albpetrol''. Zëvendësministri i Financave, Nezir Haldedaj, në një intervistë për disa media vizive ka sqaruar se, në priva-tizimet strategjike është e përcaktuar shpërn-darja e të ardhurave që do të sigurohen.

"Të ardhurat nga privatizimet strategjike kanë shkuar për investime publike dhe reduk-timin e kostos së borxhit publik. Këtë parim do të ndjekë dhe kjo e ardhur. Masa dhe pro-porcioni do të jenë subjekt i shpejtësisë së procesit dhe në funksion të një diskutimi të mëtejshëm. Kjo është linja kryesore: inves-time publike, reduktim i kostos së borxhit publik dhe një impuls të ri për ekonominë", deklaroi zëvendësministri Haldedaj.

Futja e këtyre parave në ekonominë shqip-tare do të japë një impuls pozitiv, pasi një pjesë e tyre do të shkojë për projekte sociale dhe punësim.

"Është absolutisht impuls pozitiv. Në një farë mënyre mitigon si të thuash atë lloj nga-dalësimi ekonomik, pra është një impuls i ri në mbështetje të projekteve që janë në proces dhe për ato që ekonomia ka shumë nevojë, duke filluar që nga infrastruktura rurale, më shumë investime për arsimin etj.", deklaroi Haldedaj.

Ministria e Financave synon që me të ar-dhurat e shitjes së ''Albpetrol'' të bëjë edhe shlyerjen e detyrimeve të kompanive që kanë kryer punë publike. Haldedaj pranon se, një pjesë e parave do t'u jepen kompanive.

"Kjo do të jetë patjetër pjesë e drejtimit ku do të përdoren paratë, pra në atë pjesë ku ka punime të avancuara edhe absolutisht edhe për këtë qëllim", deklaroi Haldedaj.

Në mbledhjen e saj të radhës, qeveria shpalli kompaninë "Vetro Energy" fituese të tenderit për privatizimin e “Albpetrol”. Kompania amerikane ofroi 850 milionë euro për të marrë në pronësi këtë kompani. Pritet

negocimi i kontratës së shitjes mes kompa-nisë fituese dhe ministrisë së Ekonomisë dhe më pas, miratimi i saj nga Kuvendi, çka i hap rrugë disbursimit të shumës.

"Vetro Energy", konsorciumi amerikan që bleu “Albpetrol”, në konferencënn e parë për shtyp prezantoi përbërjen me kompanitë "Silkroad Equity" me 49% aksione dhe "Ypo Holding" me 51% aksione, si dhe planin e zhvillimit në 5 vitet e ardhshme në fushën e naftës shqiptare. Mathew Roszak, drejtues i konsorciumit "Vetro Energy", me qendër në Singapor dhe Teksas në SHBA, e quajti ''impresionuese'' ofertën dhe premtoi se, "do të punojmë shumë për të rritur potencialin e Albpetrol". Roszak tha se, "Vetro Energy" është e orientuar drejt zhvillimit, pa lënë mënjanë çështjet mjedisore. "Ne jemi të orientuar drejt rritjes dhe zhvillimit. Ne do të përmirësojmë shkallën e operimit dhe do të trajtojmë çdo çështje mjedisore që mund të ekzistojë", tha ai. Roszak theksoi se, ini-ciativa e "Vetro" për të marrë pjesë në ten-derin për blerjen e 'Albpetrol' mori shkas nga disa pika, si anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe aspirimi për në Bashkimin Evro-pian. Partneri menaxhues i kompanisë "Silk Road", Huddelston, vlerësoi pjesëmarrjen në "Vetro Energy" dhe prezantoi kompaninë, si një firmë globale investimesh me interesa në portofole të diversifikuara të kompanive publike, private, edhe në Evropë.

Për më tepër: www.77news.al

E MËRKURË, 10 TETOR 2012

Home Shoring ofron vend pune part time Operatore. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

NGJARJE DITEE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Haldedaj: Paratë e fituara nga privatizimi i “Albpetrol” në punësim dhe projekte sociale!

77 NEWS

Katedralja e Këlnit është një prej kishave më të mëdha të botës, duke qenë kisha

më e madhe gotike në Evropën veriore. Për katër vjet (1880-1884) ka qenë struk-tura më e lartë në botë, deri në përfundim të Monumentit të Uashingtonit. Kullat e

saj kishtare janë të dytat në botë për nga lartësia, të tejkaluara nga kulla e vetme e katedrales së Ulmit, e përfunduar dhjetë vjet më vonë në vitin 1890. Ndërtimi i kësaj kishe gotike filloi në vitin 1248 dhe me ndërprerje deri në vitin 1880, u desh-

ën afërsisht 600 vjet për të përfunduar. Në vitin 1996, Katedralja e Këlnit iu shtua lis-tës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s si një zonë me rëndësi kulturore. Projek-timi i katedrales së Këlnit u bazua mjaft në katedralen e Amiensit, si në planimetri, stil dhe gjerësinë e madhe, ashtu dhe në proporcionet e lartësisë së nefit qendror. Katedralja e Kelnit mbetet një nga desti-nacionet më të vizituara në Gjermani. Të dhënat nga bordi i turizmit gjerman tre-gojnë se çdo vit kjo katedrale vizitohet nga më shumë se 6 milionë vizitorë. Ndryshe, e njohur si Katedralja e Shën Pjetrit , ajo është e treta, më e larta në botë me një lartësi prej 157 metrash. Ndërtimi i saj ka filluar në vitin 1248 dhe ka përfunduar pas më shumë se 600 vjetësh, pikërisht në 1880. Katedralja mbetet sot një ndër krijimet më mbresëlënëse gotike.

Përgatiti: Kozeta Zavalaniwww.banka-ideve.com

E MËRKURË, 10 TETOR 2012KURIOZITETE

VëllezëritÇakmashiVellezërit ÇakmashiVëllezëritÇakmashi

Mermer & Granit

Djali 11-vjeçar zbulon mbetjet e mamuthit që jetoi 30 mijë vjet më parë!

Katedralja e Këlnit!

FMCG ALBANIA ofron vend pune Ekonomist Operator. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Mbetjet e një mamuthi të ruajtur në gjendje shumë të mirë, janë

zbuluar nga një fëmijë 11-vjeçar në Rusi. Djaloshi që bëri zbulimin e rrallë quhet Yevgeny Salinder. Ai e gjeti kafsh-ën e ngrirë në Taymyr, në Veri të Rusisë, pikërisht në zonën ku banon me famil-jen e tij, në stacionin polar të Sopkarga. Nga mbetjet besohet se vetëm pjesa e djathtë e trupit që është e dukshme dhe

e ruajtur e paprekur nga koha, peshon rreth 500 kg.

Mamuthi mashkull besohet se ka ngordhur para 30 mijë vjetësh dhe ka qëndruar i ngrirë në akull prej asaj kohe deri kur u zbulua në ditët e sotme nga 11-vjeçari rus.

Përgatiti: Xhulia ZefiPër më tepër: www.newnews.al

77 NEWS

Avokati i Prokurimeve Publike në bashkë-punim me Qendrën për Zhvillimin dhe

Demokratizimin e Institucioneve me seli në Tiranë, me financimin e Agjensisë për Mbë-shtetjen e Shoqërisë Civile, organizuan tavo-linën e rrumbullakët me temë “Mbështetja e Punës së Avokatit të Prokurimeve Publike” në ambientet e hotel Monarc, Tiranë.

Në këtë event morën pjesë përfaqësues të Avokatit të Prokurimeve, përfaqësues të Qen-drës për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Insitucioneve, si dhe përfaqësues të Unionit të Sipërmarrësve Shqiptarë. Në këtë tryezë, gjithashtu ishin të ftuar dhe përfaqësues nga Dhoma e Tregtisë dhe Unioni i Ndërtuesve.

Qëllimi i kësaj tavoline të rrumbullakët ishte forcimi institucional, rritja e perfor-mancës dhe standartizimi i veprimtarisë së Avokatit të Prokurimeve Publike si një ins-titucion i ri i ngritur në kuadrin e nismës së qeverisë për të luftuar korrupsionin në fu-shën e prokurimeve publike.

Në këtë tavolinë u diskutua mbi rolin e Avokatit të Prokurimeve Publike. Disku-timin e nisi Z. Ilir Aliaj, drejtor i Qendrës për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Ins-titucioneve. Ai u shpreh se fokusi ynë është integrimi në Europë. Misioni i Avokatit të Prokurimeve Publike është mbledhja e mendimit të të gjithë operatorëve dhe bërja e tyre sa më transparente në parlament, pasi në çdo vit përgatitim një raport vjetor të cilin e paraqesim për shqyrtim në parlamentin e Shqipërisë. Llojet e ankimimeve që ne shqyr-tojmë janë ato që na vijnë nga prokurimet publike, konçensione dhe ankande. Ky është projekti i dytë që ne po realizojmë pasi të parin e kemi realizuar në vitin 2010.

Në këtë tryezë diskutimi përfaqësuesit e Unionit të Sipërmarrësve Shqiptarë ishin pjesë e tij me pyetjet dhe problematikat që ngritën për diskutim. Pati diskutime në li-dhje me sistemin elektronik të institucionit, të Avokatit të Prokurimeve. Sipas përfaqë-suesve të këtij institucioni ky sistem elektro-nik ka pësuar ndryshime të cilat e bëjnë më të qartë zbatimin e ligjit. Në diskutim doli që ligji i ka të përcaktuara të gjitha procedurat dhe ecuritë me shumë qartësi, por ka shumë raste që ndodhin edhe shkelje. Tipologjitë e problematikave janë hasur më shumë në komunat e vogla të vendit tonë. Në njësitë vendore shkeljet shpesh bëhen pa dashje, sepse punonjësit e tyre nuk kanë kualifiki-min e duhur.

Për më tepër: www.77news.al

E MËRKURË, 10 TETOR 2012 VEPRIMTARI

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 450 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 15 Tetor.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Pas një mëngjësi uljesh e ngritjesh tensionet do të zhduken dhe do ia lënë ven-din dëshirës për t'u kënaqur dhe dëfryer.

Demi: Sot do të jetë e nevojshme që të bëni një kompromis në mënyrë që të shpë-toni lidhjen tuaj.

Binjakët: Bëni shumë kujdes pasi ma-rrëdhënia me partnerin ka filluar të luhatet paksa për shkak të disa sekreteve që e vënë në vështirësi besimin.

Gaforrja: Do të jeni të kthjellët dhe të qartë me mendimet për çfarë dëshironi.

Luani: Kreativiteti juaj sot do të jetë në yje, ashtu si edhe entuziazmi juaj, gjëra që do iu bëjnë të jeni shumë të vlerësuar në shoqëri.

Virgjëresha: Një kërkesë për bashkë-punim do të sjellë shumë gjëra. Pranojeni edhe pse nuk ndiheni ende gati.

Peshorja: Potencialet tuaja janë të shumta dhe presin vetëm të kultivohen. Largoni frikën.

Akrepi: Mund edhe të keni gabuar ndaj bëjini vetes një provim të ndërgjegjes si fillim dhe shihni rezultatet me kujdes.

Shigjetari: Nuk keni nevojë që të kërko-ni këshilla nga të tjerët, pasi gjithçka që ju doni të dini gjendet brenda jush.

Bricjapi: Përgjigjen e të gjithë dëshi-rave e keni përpara jush, prandaj duhet të shikoni më qartë.

Ujori: Sot do të ndiheni të pasigurtë, por mos i kushtoni rëndësi kësaj ndjesie të papëlqyeshme.

Peshqit: Ndonjëherë ndonjë zënkë mund edhe t'i bëjë mirë marrëdhënies në çift, mjafton që të mos kapërcehen limitet.

FBSH-DN ofron vend pune expert on Human Rights. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

Unioni i Sipërmarrësve Shqiptarë,pjesëmarrës në veprimtarinë për Prokurimet Publike!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

8 77 NEWS E MËRKURË, 10 TETOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Korrupsionin! Tel: +355 69 46 14 134

Facebook: Qendra Drejtësi dhe Solidaritetemail: [email protected]

DenoncoDhunën dhe

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, z. Aleksandër Arvizu e konsideroi

shumë të rëndë faktin që Qarku i Fierit të bëhet shkak për bllokimin e reformave të integrimit. Gjatë takimit me strukturat vendore të këtij qarku (të zgjedhur dhe të emëruar të Bashkisë dhe të Prefekturës), përfaqësuesi amerikan në vendin tonë deklaroi dje se është për të ardhur keq që Qarku i Fierit nuk funksionon, ndërsa ka theksuar se zgjedhjet po afrojnë dhe problemi ende qëndron i pazgjidhur.

“Kemi vendosur të jemi sot këtu në Fier. Qartazi pyetja e madhe është gjithç-ka që ka tërhequr vëmendje lidhur me ngërçin politik për paaftësinë e Këshillit të Qarkut për të funksionuar si duhet. Kjo është për t’u ardhur keq se të përz-gjedhurit nga qytetarët nuk kanë mun-dësi për të kryer funksionet e tyre dhe kjo do të ndikojë në mënyrën se si do të qaseni drejt zgjidhjeve në zgjedhjet e përgjithshme. Ndihej që kemi marrë një

informacion më të mirë dhe do të zhvillo-jmë më shumë diskutime në Tiranë”, tha Arvizu.

Arvizu garantoi se problemin e Qarkut të Fierit do e diskutojë në Tiranë shumë shpejt. Ai apeloi që gjykatat të veprojnë të pavarura dhe larg ndikimit politik. Amba-sadori amerikan theksoi se sot jemi 1 ditë larg publikimit të raport-progresit të KE-së për Shqipërinë, ndërsa vuri në dukje se ka dëgjuar të gjitha kritikat e Brukselit si dhe rekomandimet.

“Ne gjendemi një ditë para se të dalë raport-progresi lidhur me statusin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ambasadori Sequi mund ta trajtojë në mënyrë më specifike, por ka një çështje bazë që do të doja ta theksoja. I kam lexuar të gjitha deklaratat që kanë ardhur nga Brukseli dhe diçka që kam vënë re është se ata flasin për një masë kritike pune përsa u përket rekomandimeve specifike që janë bërë”, pohoi Arvizu.

“Unë mendoj se kjo u referohet individëve të veçantë dhe çështjeve specifike në legjisla-cion, siç është refoma parlamentare, heqja e imunitetit dhe ligji për Gjykatën e Lartë dhe të gjitha këto janë të rëndësishme. Ajo që nënkuptohet me një masë kritike nënkup-ton vullnetin politik për të ndërmarrë ven-dime në mënyrë që gjykatat të operojnë në mënyrë të pavarur larg ndikimeve politike, në mënyrë që vendimet që do të merren të jenë të hapura, objektive dhe të pasqyrojnë interesat e qytetarëve”, tha Arvizu.

Gjatë qëndrimit në qytetin e Fierit dhe takimeve me kryebashkiakun e Fierit, si dhe prefektin e qarkut, ambasadori amerikan u interesua për kalendarin e veprimtarive që pushteti vendor në Fier do të organizojnë në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Prefekti i Qarkut të Fierit, Robert Bitri, i bëri të ditur diplomatit të lartë amerikan se "lidhur me këtë ngjarje janë programuar dy ekspozita fotografike, me punime ku-shtuar figurave të njohura patriotike nga Fieri, pjesëmarrës në nënshkrimin e aktit të Pavarësisë në vitin 1912-të, si dhe patrio-tëve të tjerë që ndihmuan Ismail Qemalin në rrugëtimin e tij për ngritjen e flamurit shqiptar në Vlorë". Gjithashtu Bitri tha se do të mbahet edhe një simpozium shken-cor kushtuar kësaj ngjarjeje të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët e të gjitha tre-vave shqiptare. Prefekti i Fierit e informoi Ambasadorin Arvizu se në ditën e festimit të kësaj ngjarjeje të madhe do të jenë të pra-nishëm edhe miq të çmuar nga SHBA, e cila ka dhënë një kontribut të madh për ruajtjen e Pavarësisë së shtetit shqiptar.

Për më tepër: www.77news.al

Aleksandër Arvizu

Ngërçi i Qarkut të Fierit, Aleksandër Arvizu:

Miratoni ligjin për Gjykatën e Lartë!