gazeta 77 news botii

8
MENDIMI POZITIV E ENJTE, 25.04.2013 VITI II - NR.415 BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al Partia Qendra e Mendimit Pozitiv Vijojnë trajnimet me sekretarët nga Elbasani!.....fq.2 M. Margjini: Të votojmë alternativën më të mirë!.fq.4 E. Caka: Synimet e PLSHR ndihmojnë garën time!.fq.4 Emigranti nga Greqia: Erdha në Tiranë për shkak të krizës ekonomike, këtu jam pa punë!...............fq.5 Erdogan takohet me Kryetarin e Shtetit të Palestinës, Mahmud Abbas!.................fq.7 Çajup Çangollari: Llogaridhënia, standard që PLSHR synon ta aplikojë në të gjitha nivelet e qeverisjes!.fq.8 ...>>fq.3 Ju do të keni gjithmonë për të dhënë! Kryeministri Berisha: Shqipëria do të shndërrohet në vend lider të teknologjisë së lartë në rajon! N donjëherë nje- rëzit gjejnë jus- tifikime të ndryshme kur bëhet fjalë për t’u kujdesur për veten e tyre, nëse kjo është pedikyr apo të largo- hen një fundjavë nga shtëpia. Edhe më keq? Ata >> VIJON NË FAQEN 2

Upload: gazeta-77news

Post on 31-Mar-2016

239 views

Category:

Documents


6 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e Perditshme Informative Organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News Botii

MENDIMI POZITIV

E ENJTE, 25.04.2013 VITI II - NR.415BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

...>>fq.2

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

Partia

Qendra eMendimit Pozitiv

Vijojnë trajnimet me sekretarët nga Elbasani!.....fq.2 M. Margjini: Të votojmë alternativën më të mirë!.fq.4 E. Caka: Synimet e PLSHR ndihmojnë garën time!.fq.4 Emigranti nga Greqia: Erdha në Tiranë për shkak

të krizës ekonomike, këtu jam pa punë!...............fq.5 Erdogan takohet me Kryetarin e

Shtetit të Palestinës, Mahmud Abbas!.................fq.7 Çajup Çangollari: Llogaridhënia, standard që PLSHR

synon ta aplikojë në të gjitha nivelet e qeverisjes!.fq.8

...>>fq.3

Ju do të keni gjithmonë për të dhënë!

Kryeministri Berisha: Shqipëria do të shndërrohetnë vend lider të teknologjisë së lartë në rajon!

Ndonjëherë nje-rëzit gjejnë jus-

tifikime të ndryshme kur bëhet fjalë për t’u kujdesur për veten e tyre, nëse kjo është pedikyr apo të largo-hen një fundjavë nga

shtëpia. Edhe më keq? Ata >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News Botii

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITET E ENJTE, 25 PRILL 2013

MENDIMI POZITIV

Dana: Familjet në nevojë dhe njerëzit e thjeshtë janë fokusi i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re!

Sekretarja e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re për Elbasanin, Arjola Çela ka vijuar me

takime të shumta me qytetarë dhe të rinj të ndryshëm të këtij qyteti duke ngjallur tek ata dëshirën për t’u bërë pjesë e kësaj partie dhe platformës së saj politike. Takimin e radhës Çela e organizoi me disa sekretarë duke bërë të mundur trajnimin e tyre, nëpërmjet diskutimeve, ideve dhe qëlli-meve që kanë këta përfaqësues për të pre-zantuar tek qytetarët. Pjesë e këtij trajnimi ishin Renato Çela, Sedat Lika dhe Hyqmet Sadiu. Ata u njohën më tepër me strukturat përkatëse të PLSHR, si dhe me synimet që kjo forcë politike pret të konkretizojë pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

Për më tepër: www.77news.al

Vijojnë trajnimet me sekretarët e degëve të Elbasanit!

Sekretari organizativ për Partinë Lë-vizja Shqipëria e Re, Lorenc Mesaja,

vazhdon me takime të ndryshme me stu-dentë dhe qytetarë të shumtë. Në takim e radhës me të riun Redjan Dana u dis-kutua gjerësisht mbi 7 pikat kryesore të platformës politike të kësaj partie. Gjatë diskutimit i riu u fokusua kryesisht në pikat e fuqizimit të familjes shqiptare dhe fuqizimit të kombit shqiptar. Një tjetër pikë shumë e rëndësishme sipas të riut, është edhe përkrahja e familjeve në nevojë, të cilën PLSHR e ofron me shumë vëmendje duke dhënë edhe idenë e kali-mit nga ndihmë sociale në punë sociale.

Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 ndihen fajtor për këtë gjë. Ju duhet të mësoni ta doni ve-ten tuaj dhe të besoni se ju e meritoni një shpërblim, sepse e vërteta është, se sa më shumë të kujdeseni për veten tuaj, aq më shumë njeri produktiv do të jeni. Lar-goni nga jeta juaj justifikimet e kota dhe relaksohuni. Këtu janë pesë arsye pse ju duhet të vazhdoni përpara dhe të mësoni të kujdeseni për veten:

Mësoni të shpërbleni veten: Kjo është vendimtare për mirëqenien tuaj. Edhe në qoftë se ju largoheni nga zyra juaj për disa minuta për tu ulur në diell, ju do të ndiheni të freskët dhe energjik. Hidhni hapa të vegjël në mënyrë që të merrni

shpërblime të mëdha.Ndryshoni humorin tuaj: Askush nuk

dëshiron të jetë i rrethuar nga njerëz që janë të ngrysur gjatë gjithë kohës. Ndaj, regjistrohuni në një kurs ku mësohet si të vlerësoni veten ose bëni trajtime për disa ditë në muaj në mënyrë që të ndriçoni shpirtin tuaj dhe të arrini gëzimin tuaj të përditshëm.

Ju do të keni gjithmonë më shumë për të dhënë: Kur ju jeni të mirë për veten tuaj, ju keni kapacitetin të jeni të mirë edhe për të tjerët. Të kujdeseni për veten do të thotë që ju të jeni në harmoni edhe me bashkëpunëtoret, miqtë dhe njerëzit tuaj të dashur.

Jini më pozitiv: Mësoni të vlerësoni dhe doni veten tuaj. Mësoni të jeni më pozitiv në lidhje me veten tuaj. Mjaft u ndjetë në faji për vete tuaj. Drita në fund të tunelit do të jetë frymëzimi juaj më i madh që mund t’ju drejtojë për të ecur përpara.

Largoni lodhjen: Nëse ndjeheni të lodhur në punë, pasi keni punuar gjithë javën deri vonë në darkë, atëherë shfry-tëzoni fundjavën për të bërë një udhëtim në natyrë. Ju e meritoni këtë dhe çdo gjë tjetër që është në të mirën e mirëqenies dhe suksesit tuaj.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

Page 3: Gazeta 77 News Botii

377 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Partia Lëvizja Shqipëria e R

e

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKËE ENJTE, 25 PRILL 2013

Edil04 Construction ofron vend pune Ekonomist. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Kryeministri Berisha: Shqipëria do të shndërrohet në vend lider të teknologjisë së lartë në rajon!

Kthimi i pronave, Avokati i Popullit: Prokuroria të zbardhë të vërtetën, dyshime për abuzime!

Kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë ka premtuar se gjatë manda-

tit të ardhshëm qeverisës Shqipëria do të shndërrohet në vend lider të teknologjisë së lartë në rajon. “Për 4 vitet që vijnë pro-jekti ynë më ambicioz, më strategjik është një komb i teknologjisë së lartë. Ne vijmë në këtë konkluzion pasi duke analizuar të gjitha mekanizmat dhe levat e zhvillimit

rezulton se kjo është e vetmja me fuqinë e Levës së Arkimedit për të lartësuar shqiptarët në vendin që ata meritojnë. Ne kemi arritur në nivele shumë të larta por këto janë vetëm baza e asaj që do arrijmë 4 vitet që vijnë. Do krijohet shumë shpejt fondi i High tech që do financojë mendjet dhe projektet më të mira të fushës. Po punojmë me intensitet me vendet mike për standardet më të avancuara

dhe 4 vitet që vijnë të jenë 4 vitet me të cilin Shqipëria të jetë një vend lider në rajon në këtë fushë. Po studiojmë çdo mekanizëm, çdo praktikë, çdo lehtësi dhe çdo financim të nevojshëm për të realizuar këtë” theksoi Berisha. Kryeministri ka theksuar gjithashtu se kompensimi do t`i bëhet direkt fermerëve. “Së pari në këtë mbledhje ne vendosim për të hapur rrugën ligjore të subvencionimit të fermerëve shqiptar, të subvencionimit të TVSH-së. Me qëllimin më të mirë ne ven-dosëm të heqim TVSH-në nga të gjitha impu-tet bujqësore, nga gjithçka që përdoret nga fermerët për shtimin e prodhimit bujqësor në fermat e tyre. Por pati një reagim të ligj-shëm nga fermerët se TVSH-ja nuk shkonte tek ata. Kjo vlerë mbetej tek tregtarët dhe kjo mbarte një të vërtetë të pamohueshme. Prej vitesh është diskutuar subvencionimi i naf-tës për fermerët. Ne bëmë mirë që ndaluam grabitjen e pasurisë së shqiptarëve dhe kemi qenë në kërkim të një skeme transparente për të ndihmuar fermerët.

Për më tepër: www.77news.al

Igli Totozani bëri të ditur në një konferencë për shtyp se Avokati i Popullit dyshon se

Enti Kombëtar i Banesave mund të ketë abuzuar me ligjin ndaj i bëri thirrje organit të akuzës të shqyrtojë këtë çështje me për-parësi. Totozani theksoi se Avokati i Popullit është dakord që ish-pronari të marrë pronën, por konfliktet sociale që krijohen pas vepri-mit ligjor po shkaktojnë dëme të mëdha

në shumë familje. Totozani tha se Avokati i Popullit ka reaguar duke parashikuar pasoja me shkresa dërguar dhe tek Parlamenti ku i bënte thirrje që të mos e miratonte Aktin Normativ. Avokati i Popullit nuk mund të bjerë dakord që familje të tëra të ndodhen në mes të katër rrugëve”. Përveç, dëmit psiko-logjik e social të shkaktuar tek familjet që duhet të lirojnë banesat, Totozani theksoi

se këta banorë nuk plotësojnë as kushtet për përfitime financiare, pasi shumica janë pen-sionistë dhe të mitur. Në këto kushte Avokati i Popullit, i bën thirrje qeverisë dhe Kuven-dit të Shqipërisë të miratojnë shumë shpejt bazën ligjore, e cila do të mundësojë trajti-min individual, specifik për secilën familje qeramarrëse në banesat e ish-pronarëve.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News Botii

4 77 NEWS

Mektrin Motors ofron vend pune Magazinier. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

OPINION E ENJTE, 25 PRILL 2013

Qen

dra

r Drejtësi dhe Solidaritet

Partia Lëvizja Shqipëria e R

e

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Mirgita Margjini: Të votojmë alternativën më të mirë!

Erisa Caka: Synimet e PLSHR ndihmojnë garën time!

Tashmë që ka përfunduar procesi i regjis-trimit të partive politike dhe të koalicio-

neve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është momenti që secili shqiptar, me të drejtë vote, të kërkojë nga të gjitha formacionet po-litike që garojnë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare se çfarë programesh kanë për

zgjidhjen e disa problemeve të mëdha të sho-qërisë shqiptare. Njohja me këto programe dhe ballafaqimi i tyre do të çojë vetvetiu për të zgjedhur alternativën më të mirë. Si përfaqësuese e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR) dhe kandidate për deputete për Qarkun e Lezhës, dua t’iu pohoj se ka ar-dhur koha që ne të mos zgjedhim midis më të këqijave, por të mirën që na prezantojnë formacionet politike. Ne që i kemi kraha-suar këto platforma apo programe për katër vitet e ardhshme shikojmë se në një forcë të re politike jepen zgjidhje të besueshme dhe reale për fuqizimin e familjes (e cila është tronditur mjaft gjatë periudhës së tranzicio-nit), për fuqizimin e luftës kundër korrup-sionit (raporti më i fundit i Departamentit

Amerikan të Shtetit flet fare qartë për këtë dhe vërteton denoncimet e herëpashershme të PLSHR), fuqizimin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, fuqizimin e shtetit dhe kombit shqiptar, etj. Por që të ndodhë ky ndryshim apeli i parë që kemi bërë në Lezhë dhe në të njëmbëdhjetë qarqet e tjera është pjesëmarrja masive në zgjedhje, madje kjo pjesëmarrje të jetë po aq sa në fillimet e pro-ceseve demokratike në vitin 1992. Ndryshi-met kushtetuese të ndodhura para pak vitesh nuk lënë mundësi tjetër përveçse në zgjedhje të përgjithshme parlamentare që ne të ven-dosim si sovranë të vërtetë për alternativën dhe kandidatët më të mirë. Bashkohuni me ne për të ndihmuar njeri-tjetrin!

Për më tepër: www.77news.al

Si në çdo zgjedhje parlamentare, edhe këtë herë në Komisionin Qendror të

Zgjedhjeve janë regjistruar një numër i lar-të i partive politike (rreth shtatëdhjetë) si dhe dy koalicione: Koalicioni për punësim, mirëqenie dhe integrim i prirë nga Partia

Demokratike dhe koalicioni opozitar i drej-tuar nga Partia Socialiste. Pavarësisht numrit kaq të lartë të forcave politike, jo të gjitha do të votohen nga shqiptarët. Si drejtuese e Forumit Rinor të PLSHR dhe kandidate për deputete e kësaj force politike për qarkun e Tiranës, në garën time do të më ndihmojnë mjaft edhe synimet që ne i kemi vënë vetes për katër vitet e ardhshme. Ne synojmë të ndërtojmë 21 000 shtëpi të reja çdo vit dhe këtë do ta bëjmë realitet; ne synojmë të ripa-rojmë 21 000 shtëpi ekzistuese në vit dhe do e realizojmë; ne synojmë përshtatjen e 21 000 tarraca pallatesh në vit dhe do ta bëjmë; ne synojmë të veshim me panele diellore 21 000 çati në vit dhe do ta kryejmë; ne do të asisto-

jmë me kredi lehtësuese 21 000 familje në vit dhe po kaq familje të tjera do ndihmohen në ndërtimin e stallave të bagëtive si dhe stabili-menteve për prodhimin e energjisë me bio-gaz nëpërmjet plehut të bagëtive. Jo më pak të rëndësishme janë edhe synimet e PLSHR për investimin fillestar të 21000 punishteve prodhuese dhe hapjen e 77000 vendeve të reja pune, proporcionalisht nga 5000 vende të reja pune në çdo qark, si dhe 17000 vende të reja pune në hapësirën Tiranë-Durrës. Ka edhe synime të tjera në dokumentin e PL-SHR, me të cilat po njihen mijëra shqiptarë në fshat dhe në qytet, të cilat na bëjnë supe-riorë përballë partive të tjera tradicionale.

Për më tepër: www.77news.al

Mirgita Margjini

Erisa Caka

Page 5: Gazeta 77 News Botii

577 NEWSE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE ENJTE, 25 PRILL 2013

DDB Albania ofron vend pune Art Director. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

S. P. është 50-vjeçari emigrant në Greqi prej 20 vitesh, i cili shprehet se ka ar-

dhur në Shqipëri për shkak të krizës eko-nomike, por ka më shumë se një vit që është i papunë. Ai është regjistruar edhe në zyrat e punësimit, por deri më sot kërkesa e tij ka ngelur veç një ëndërr e pa realizuar. Për më tepër lexoni intervistën.Nga jeni dhe me tregoni diçka rreth familjes suaj?

Unë jam me origjinë nga Korça, në Tiranë kam ardhur kur isha i vogël, para 42 vitesh. Kam krijuar familje dhe kam sjellë në jetë dy fëmijë të mrekullueshëm, të cilët vazhdojnë shkollën e lartë. Kam qëndruar 20 vite në Greqi, ku punoja në sipërmarrje të ndryshme ndërtimi. I bëja të gjitha llojet e punëve si, shtroja mer-mer, pllaka, bëja suvatë dhe shpatullimet, lyerje të ndryshme etj. Për mendimin tim

jeta në Greqi ishte më e lehtë, sepse pu-noje dhe ktheheshe në shtëpi me para dhe leku të çlodhte. Me të ardhurat që fitoja atje paguaja fëmijët në kurse anglisht apo basketboll si dhe për arsimimin e tyre. Njëkohësisht, paguaja pa problem telefonin, qeranë e shtëpisë, e shumë shpenzime të tjera. Duke qenë se puna në Greqi ra shumë për shkak të krizës, të gjithë miqtë e shokët më thoshin që më mirë të shkosh në Tiranë që të punosh dhe unë u detyrova dhe erdha i vetëm këtu për të punuar. Për fat të mirë erdha vetëm sepse kam dhe nënën këtu, e cila është e moshuar. Kur erdha në Tiranë u befa-sova sepse s’kishte asnjë lloj pune. Madje as shofer nuk mund të punoj dot edhe pse kam patentën e Klasit D. A keni aplikuar në zyrat e punësimit?

Edhe tek zyrat e punës këtu në Tiranë

jam regjistruar si i papunë, por çdo ditë kur shkoj tek zyrat më thonë që nuk ka dalë asnjë mundësi e re për ty. Një herë më thanë që ka dalë një punë në Pukë, ku po hapet një rrugë e re. Ma thanë këtë ofertë sa për të më shmangur që të mos shkoja çdo ditë aty. Unë nuk banoj në Pukë, por edhe nëse do të punoja atje, gjithë lekët do të më shkonin për qeranë që do të qën-droja në këtë vend. Tani jam mërzitur aq shumë sa nuk më bëhet që të shkoj më tek zyrat e punës. Jam i zoti që të punoj që të gjitha llojet e punëve. Puna mua më ka mbajtur gjithë jetën gjallë. Por kur s’ka çfarë do të bësh!Do të vazhdoni të qëndroni në Shqipëri?

Këtu në Shqipëri është një tmerr i vër-tetë, të largohesh një orë e më parë. Tirana para 20 viteve s’ka qenë kështu ka qenë krejt ndryshe, ka patur më shumë punë-sim. Unë më mirë të vdes rrugëve të botës, sesa të jetoj këtu. Nëna ime merr vetëm 80 mijë lekë të vjetër pension. Ndonjëherë vëllai i dërgon nga 100 euro dhe me ato lekë jeton e mban frymën gjallë. Po të shohësh këtu në Shqipëri rrugët janë plot që në orën 9, kjo do të thotë që një pjesë e madhe e tyre janë papunë.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Partia Lëvizja Shqipëria e Re

Emigranti nga Greqia: Erdha në Tiranë për shkaktë krizës ekonomike, këtu jam pa punë!

Foto Ilustruese

Page 6: Gazeta 77 News Botii

77 NEWS

Adresa 1: Zejmen, Lezhë. Adresa 2: Përballë stadiumit Besëlidhja, Lezhë. Adresa 3: Lagjia 15, Durrës. E-mail: [email protected] cel: +355 69 29 51 360 +355 68 20 19 377 +355 68 20 000 97

Mish dhe të gjitha produktet e mishit. Çdo gjë bio, ia vlen ta provosh!

Elite Bailiff’s Office ofron vend pune Juriste për Zyrë Përmbarimore. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

IDE E ENJTE, 25 PRILL 2013

Përdorimi i përditshëm i kakaos për-mirëson memorien tuaj. Këtë e trego-jnë rezultatet e kërkimeve më të fun-dit. Në eksperiment kanë marrë pjesë vullnetarë nga mosha të ndryshme, të cilët gjatë një muaji kane pirë çdo ditë kakao. Ekspertët e kanë skanuar trurin e vullnetarëve, në fillim dhe në fund të eksperimentit. Ata kanë qenë të ndarë në tre grupe, në të parin ata që kanëë pirë 500mg flavonoide, në

të dytën ata që kanë pirë 250 mg dhe në të tretën ata që nuk konsumuan fare kakao.Në fund studiuesit arritën në përfun-dimin se kakao ka një rol të rëndë-sishëm në përmirësimin e memories dhe kjo pikërisht falë flavonoideve që kjo e fundit përmban. Ato e mbrojnë trurin nga lodhja dhe përmirësojnë funksionimin e tij.

www.banka-ideve.com

Kakao ndihmon në përmirësimin e memories!

Pira: Eleminimi i korrupsionit në proceset gjyqësore, një hap shumë i rëndësishëm!

Unioni i Krijuesve dhe i Artistëve, Ban-ka e Ideve dhe Partia Lëvizja Shqipëria

E Re organizuan 3 tryezën e rrumbullakët me temë: "Eleminimi i korrupsionit". Pjesë e kësaj tryeze ishin: Znj.Dorina Pira dhe

Elvira Pira. Gjatë këtij takimi u diskutua për fenomenin e korrupsionit i cili është kaq i përhapur në vendin tonë, jo vetëm në instancat më të larta shtetërore por dhe më gjerë. Në këtë tryezë u ndanë mendime nga

më të ndryshme sesi ndikon korrupsioni në jetesën familjare, dhuna në familje, a kanë gratë mbrojtjen e duhur nga instan-cat e policisë kur ato denoncojnë rastet e dhunshme që ju kanoset. Dorina, me profesion si punonjëse sociale, u shpreh se asnjëherë nuk është ndjekur deri në fund një rast dhune nga komisariatet e policisë. Gratë shqiptare janë të mbrojtura me ligj në rastin kur ato marrin guximin që të de-noncojnë ngjarjen e tyre, por janë faktorë të jashtëm si mentalitet, të cilët ndikojnë në mos zbatimin e këtij ligji. Korrupsioni veç të tjerash luan një rol shumë të madh në proceset e gjyqeve të ndryshme ashtu dhe gjatë fazës së përmbarimit. Në fund të takimit të ftuarave iu dhurua shporta "77 Energji".

Për më tepër: www.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News Botii

77 NEWS

Autoshkollë (A, B, C,)të gjitha të përfshira.vetëm 150 euro

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Deri më 1 Maj

BËJ HAPIN E DUHURPËR NJË FILLIM TË RI!

Capital 2012 ofron vend pune Recepsionist. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

TURQIAE ENJTE, 25 PRILL 2013

Delegacioni i njerëzve të urtë të Ana-dollit qendror i kryesuar nga Ahmet Tashgetiren (Ahmet Tasgetiren) dje vizitoi qytetin e Aksarajit dhe Univer-sitetin e këtij qyteti. “Procesi terrorit që jetohet për 30 vite në vendin tonë e mbarë Turqinë në një vend që nuk i takon në botë”, deklaroi Tashgetiren. Ndërkaq delegacioni i të urtëve për ra-jonin e Detit të Zi i kryesuar nga Jusuf Shevki Hakjemez (Yusuf Sevki Hakye-mez) pas qytetit të Samsunit vizitoi qytetin Sinop. Këtu me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të organizatave të shoqërive civile, opinionistëve dhe përfaqësuesve të mediave u organizua një mbledhje. Kreu i delegacionit të të urtëve për rajonin e Detit të Zi, Hakje-mez deklaroi se “Ne duam që ky pro-blem të zgjidhet. Për këtë arsye i kush-tojmë shumë rëndësi këtyre hapave të hedhura nga qeveria. I kushtojmë rën-dësi këtij procesi sepse kjo është hera e parë që institucionet politike në Turqi ndërmorën një iniciativë të tillë për zgjidhjen e këtij problemi themelor”. Më pas delegacioni i Detit të Zi kaloi në qytetin Kastamonu. Ndërsa delega-cioni i rajonit jug-lindor ishte në qyte-tin Batman. Delegacioni në fjalë vizitoi edhe familjen e Sherzan Kurt që humbi jetën gjatë studimeve në Universitetin e Mullas (Mugla). Ndërkaq aktori Jëll-maz Erdoan (Yılmaz Erdogan) bisedoi me studentët në qendrën e kulturës..

Për më tepër: www.77news.al

Turqia, përpjekje të mëdha për t’i dhënë fund terrorit!

Erdogan takohet me Kryetarin e Shtetit të Palestinës, Mahmud Abbas!

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdo-gan pati një takim me Kryetarin e

Shtetit të Palestinës Mahmud Abbas. Vizita e Kryetarit të Shtetit të Palestinës përkoi një kohë kur Izraeli ka kërkuar ndjesë nga Turqia për Ngjarjen e Mavi Marmarsë dhe kur marrëdhëniet Turqi-Izrael pritet të hyjnë në një periudhë të re. Në takimin e realizuar në Selinë e Krye-ministrisë u vlerësua bllokada që Izraeli zbaton në Palestinë dhe gjendja aktuale në Lindje të Mesme.

Ndër temat e trajtuara në këtë takim ishin edhe përpjekjet e treguara për arri-tjen e ujdisë midis Hamasit dhe Al Fata-hut si dhe pika e rëndësishme e arritur në këto negociata. Në takim u bisedua gjerësisht edhe për vizitën e Kryeministrit Erdogan në Gaza, e cila planifikohet të realizohet në fund të muajit maj. Takimi i mbyllur për shtypin zgjati rreth një orë dhe pas bisedës nuk u bë ndonjë deklaratë.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News Botii

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

PLSHR2013UNË VOTOJ

Drejtësi dhe Zhvillim

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS E ENJTE, 25 PRILL 2013

Llogaridhënia e të zgjedhurve dhe të emëruarve, standard që PLSHR synon ta aplikojë në të gjitha nivelet e qeverisjes!

Çajup Çangollari:

"Shqipëria e Re në Fokus”, në vazhdën e edicionit special për prezantimin e

kandidatëve për deputetë të kësaj force po-litike për në Kuvendin e ri pas 23 qershorit, sjell në vëmendje të publikut nëpërmjet kësaj interviste portretin individual dhe politik z. Çajup Çangollari, nënkryetar i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR) për organizimin dhe njëkohësisht njëri ndër emrat e parë të listës së kandidatëve për kryeqytetin. Z. Çajup Çangollari, një djalë 27-vjeçar që vjen në kryeqytet nga qyteti i mrekullueshëm i Përmetit, thotë se familja e tij ka qenë përkrahëse e pro-ceseve demokratike, gjë që e kish shtyrë dhe atë të demonstronte interes për poli-tikën. Ai pas studimeve të larta për Histo-ri-Gjeografi kishte vazhduar fakultetin e dytë për Drejtësi që të arrinte një formim sa më të pasur dhe dinjitoz. "Në PLSHR

kam ardhur fillimisht për të debatuar me drejtuesin e saj z. Edmond Vlashaj. Kisha dëgjuar për qasjen ndryshe të tij në raport me politikën dhe u bëra pjesë e debateve që organizonte kjo parti politike. Më vonë, pashë se këtu debati vlerësohej dhe unë sot jam një nga drejtuesit kryesorë të saj, sigurisht me kontribute dhe rezultate të matshme", tha Çangollari. Më tej z. Çan-gollari tregoi në mënyrë konkrete se insti-tucioni i punës në PLSHR është i ndërtuar në sistem dhe se ai personalisht, sipas kësaj skeme pune dhe meritash, kishte arritur deri aty sa të votohej si nënkryetar i saj. "Fillova me ndërtimin e seksionit tim lokal me 21 sekretarë të angazhuar nëpër-mjet punës konkrete dhe ishin të gjithë të rinj si unë. Pesë prej tyre më vonë kërkuan dhe u impenjuan të ndërtonin seksionet e tyre prej 21 sekretarësh të tjerë, duke kri-

juar një zhvillim zinxhir impenjimi direkt individësh të rinj në moshë që u shquan në pasionin e tyre të moshës", përcaktoi Çan-gollari duke thënë se tashmë PLSHR është prezente dhe aktive në të gjithë territorin e vendit. Kandidati për deputet në zgje-dhjet e 23 qershorit për qarkun e Tiranës, z. Çangollari tha se në kryeqytet nuk ka munguar një mbështetje e gjerë e platfor-mës së PLSHR e cila që në pikën e saj të parë ka prekur dëshirat e tyre më të mira dhe të cilat kanë të bëjnë me eleminimin e korrupsionit, faturën e të cilës e paguajnë vetë ata. "Ne të PLSHR kemi tentuar të ndërtojmë një program dhe platformë që shkon vetëm drejt interesave të qytetarëve si në Sistemin e Arsimit, Shëndetësisë dhe Sistemit Fiskal duke i demokratizuar ato që në themelet e tyre. Qytetarët na kanë kuptuar dhe ne jemi të sigurt që do na mbështesin duke na votuar, duke votuar PLSHR për ta imponuar programin tonë në qeverisjen e pas 23 qershorit dhe për të ndërtuar Shqipërinë e Re të begatë dhe so-lidare", tha Çangollari. Drejtuesi i PLSHR Çangollari, duke iu referuar emrave përka-tës të kandidaturave për deputetë që janë prezantuar nga PLSHR, tha se me ndonjë përjashtim ata janë të gjithë të rinj si ai, të cilët do sjellin një mendësi të re pozitiviste ndaj politikë-bërjes duke demonstruar në vetën e parë se kanë arritur deri këtu, në sajë të punës dhe rezultateve konkrete brenda PLSHR, por që sot i prezantohen shqiptarëve me të njëjtën skemë pune dhe llogari-dhënie si përfaqësues të tyre në Kuvendin e ri pas 23 qershorit.

Për më tepër: www.77news.al