fyle, pensionet, babai tahirit

24
23 QERSHORI APELI I PROKURORIT TË PËRGJITHSHËM “Po shkelet etika dhe ligji në gjykimin që i bëhet drejtësisë” Fyle: Jeni vonë, rezultati të jetë i pakontestueshëm »7 PSE U KUNDËRSHTUA NGA NAIM FRASHËRI Historia e botimit të alorit të Konstantin Kristoforidhit »8 E MARTË 26 MARS 2013 VITI IX, NR. 2931 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com TOKAT E 7501 Anulohet vendimi, si do të veprohet në rastet e shitjeve »4 PëR TRAFIK ILAÇESH Ndalohet babai i deputetit të PS. Tahiri: S’do ma mbyllin dot gojën Rama: Të hetohet si çdo person tjetër. Ngjan si hakmarrje politike. Ndalimi 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare »7 Hapat që do të ndiqen në regjistrimin përfundimtar të tokës së marrë në përdorim në vitin 1991. Hetimet në rastet e shkeljeve PAVARëSIA E GREQISë »9 Rrëmben 18-vjeçaren, kapet rastësisht nga policia “Familja mbretërore është simbol i bashkimit kombëtar të trojeve” Princi Leka »5 HASAN PRISHTINA Marrëdhëniet me Ahmet Zogun, pikat e përplasjes në vitet 1922-1923 PËRPLASJA NË KUVEND Topalli: Kandidatja e PS firmosi për 3 ligjet Kusha: Më servirën një letër të bardhë »2 Ndikimi i diplomacisë italiane dhe roli i shqiptaro-maqedonasve. Pse u zhvendos në Selanik familja e Hasan Prishtinës Nga RESHAT KRIPA Një thirrje Kryetares së Kuvendit Nga LULËZIM BRAHJA Shoqëria e hapur, prona dhe demokracia »10 »11 Opinion Gjatë kontrollit rutinë patrulla e policisë arrin të kapë në Berat vajzën e rrëmbyer në Drobonik. Adoleshentja bërtiti për ndihmë Festimet e minoritetit grek në Derviçan. Dule: Parlamenti shqiptar ka nevojë për numra të qëndrueshëm »16 »2 »18-19 KOMISIONERI SHMANG TAKIMET ME POLITIKANËT PËR TË MOS NDIKUAR NË IMAZH KQZ NIS PROCESIN E VERIFIKIMIT ELEKTRONIK NË VOTIMIN NË KRYEQYTET SHERRET E BRENDSHME TË POLITIKËS PO DËMTOJNË PROCESIN E INTEGRIMIT

Upload: gazeta-metropol

Post on 21-Mar-2016

297 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

Fyle, pensionet, babai tahirit

TRANSCRIPT

23 qershori

Apeli i prokurorit të përgjithshëm

“Po shkelet etika dhe ligji në gjykimin që i bëhet drejtësisë”

Fyle: Jeni vonë, rezultati të jetë i pakontestueshëm

»7

pse u kundërshtuA ngA nAim FrAshëri

Historia e botimit të fjalorit të Konstantin Kristoforidhit»8

E martë26 mars 2013Viti iX, Nr. 2931Tel: 04 2 233 991Fax: 04 2 233 998Çmimi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

TokaT e 7501anulohet vendimi, si do të

veprohet në rastet e shitjeve

»4

Për TraFiK ilaÇesHNdalohet babai i deputetit të Ps. Tahiri: s’do ma mbyllin dot gojën

Rama: Të hetohet si çdo person tjetër. Ngjan si hakmarrje politike. Ndalimi 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare »7

Hapat që do të ndiqen në regjistrimin përfundimtar të tokës së marrë në përdorim në vitin 1991. Hetimet në rastet e shkeljeve

Deputeti Julekas në Gjirokastër: Jemi në zemër të Vorio-Epirit

Pavarësia e Greqisë

»9

rrëmben 18-vjeçaren, kapet rastësisht nga policia “Familja mbretërore

është simbol i bashkimit kombëtar të trojeve”

Princi Leka

»5

hAsAn prishtinA

marrëdhëniet me ahmet Zogun, pikat e përplasjes në vitet 1922-1923

përplAsjA në kuvend

Topalli: Kandidatja e Ps firmosi për 3 ligjet Kusha: më servirën një letër të bardhë

»2

Ndikimi i diplomacisë italiane dhe roli i shqiptaro-maqedonasve. Pse u zhvendos në Selanik familja e Hasan Prishtinës

nga reshAt kripA

Një thirrje Kryetares së Kuvenditnga lulëzim BrAhjA

Shoqëria e hapur, prona dhe demokracia

»10

»11

Opinion

Gjatë kontrollit rutinë patrulla e policisë arrin të kapë në Berat vajzën e rrëmbyer në Drobonik.

adoleshentja bërtiti për ndihmë

Festimet e minoritetit grek në Derviçan. Dule: Parlamenti shqiptar ka nevojë për numra të qëndrueshëm

»16

»2

»18-19

komisioneri shmang

TakimeT me poliTikanëT për

Të mos ndikuar në imazh

kqz nis procesin e

veriFikimiT elekTronik

në voTimin në kryeqyTeT

sherreT e brendshme

Të poliTikës po dëmToJnë

procesin e inTegrimiT

02 E martë 26 mars 2013 •

« POLITIKË

Panariti me holandezët

Më shumë shkëmbime ekonomike

Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Panariti zhvilloi dje një takim me delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Holandës, të kryesuar nga Robert de Groot, drejtor i përgjith-shëm për Bashkëpunimin Europian në këtë ministri. Në takim u diskutua mbi ecurinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, procesin e integrimit europian të Shqipërisë, si dhe mbi zhvillimet e fundit në rajon. Ministri Panariti falënderoi për asistencën në vazhdimësi që Holanda ofron përmes programit “MATRA”. Duke u ndalur në integrimin europian të vendit, Panariti falënderoi për mbështetjen e dhënë nga Holanda në këtë proces dhe informoi mbi progresin e bërë në këtë drejtim, duke siguruar se integrimi mbetet një prioritet kombëtar. Në fjalën e tij drejtori De Groot vlerësoi ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri. Ai konfirmoi se Holanda mbështet zgjerimin e BE-së dhe në këtë kuadër inkurajon Sh-qipërinë në plotësimin e të gjitha kritereve të kërkuara për marrjen e statusit të vendit kandidat.

PS, Harito

Edhe 90 ditë për të nxjerrë Berishën në pension

Anëtarja e grupit të punës për programin e Partisë Socialiste Milena Harito nëpërmjet një deklarate për mediet renditi disa arsye që sipas saj pas 23 qershorit kryeministri duhet të dalë në pension. Sipas saj, kryeministrit i kanë mbetur edhe 90 ditë në qeveri. “Pas 8 vjetësh në pushtet vetëm 90 ditë i kanë mbetur kryeministrit nga dalja e tij në pension. Në çdo fjalë e fjalim ai tregon se shqiptarët nuk kanë asgjë arsye pse ta votojnë”, - tha ajo. Sipas Haritos, Berisha nuk ka më asnjë ide, vizion apo strategji për të qeverisur. “Ai ose kopjon programin tonë, ose riciklon prem-timet e vitit 2009. Lista e premtimeve të ricikluara është e gjatë, premton 250 mijë vende pune kur nuk tr-egon a përmbushi 160 mijë vendet e punës që do të hapte më 2009-n. Ai duket i bindur se mund të tallet dhe mund t’i mashtrojë shqiptarët, kjo është një nga arsyet pse më 23 qershor duhet ta nxjerrim në pen-sion”, - përfundoi Harito.

DELEGACIONI

KRYEPARLAMENTARJA APEL OPOZITËS PËR TRI LIGJET. “PAS ZGJEDHJEVE RAMA DO T’JU FAJËSOJ JU” Topalli: Evis Kusha ka firmosur peticionin e 3 ligjeve

Kandidatja e PS: Hodha firmën në letër të bardhë, nuk e pashë se çfarë ishteKryeparlamentarja Topalli

i kërkoi opozitës votimi për 3 ligjet e integrimit, pasi edhe kandidatët që kryesocialisti po prezanton rishtas jo shumë kohë më parë e kanë kundër-shtuar atë haptazi. “Shikojeni, është Evis Kushi, deputete e ardhshme në listën e PS-së. Është kundër Edi Ramës, kërkon 3 ligjet. Mos u bëni mish për top, sepse ju jeni kolegët e mi. Sepse pas 23 qershorit, kur të humbë përsëri, ai do t’u thotë shqiptarëve se ishte grupi par-lamentar që nuk votoi 3 ligjet për marrjen e statusit, sepse ai kërkon të vendosë këta emra që kanë firmosur kundër tij. Në

fakt, ai i ka cilësuar si specie të krijuara në laboratorin e Enver Hoxhës, dje tha të kundërtën e asaj që kishte thënë një muaj përparëa”, - u shpreh Topalli. Një ditë më parë kryesocialisti Rama prezantoi Evis Kushin si kandidate për deputete në qarkun e Elbasanit. Rishtas pas deklaratës së kryeparla-mentares Topalli kandidatja e PS-së për qarkun e Elbasanit Evis Kushi theksoi se e kishte firmosur atë peticion pa e parë se çfarë ishte. Kam firmosur fare sinqerisht mbi një letër të bardhë, pasi m’u tha se ishte fjala për një nisëm jopolitike, ku kërkohej bashkëpunimi i të

gjitha forcave politike në funk-sion të integrimit. Por, fatkeqë-sisht, ajo nismë s’ishte aspak jopolitike dhe aspak në frymën e bashkëpunimit që u tha se bota akademike ia kërkonte politikës për të mirën e ven-dit. Përkundrazi, ishte pjesë e atij politizimi të skajshëm që po e rrënon nga theme-let botën akademike duke e kthyer universitetin në një hapësirë asfiksuese për lirinë e të menduarit”, - theksoi Kushi. Krahas kësaj Kuvendi miratoi dje me vota unanime mar-rëveshjen tripalëshe ndërmjet Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë të gazsjellësit TAP.

BE I DRUHET SKENARIT TË 2009. “REZULTATI I ZGJEDHJEVE TË PRANOHET”

Fyle: Bëni zgjedhje të pakontestueshmeKomisioneri me mesazhe për politikanët në prag të zgjedhjeve

Ervin Koçi

Vizita e komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle, ishte parashikuar të

zhvillohej ndërmjet BE-së dhe shoqërisë civile, por në fjalën e tij Fyle i përcolli mesazhet politikës shqiptare. Ai theksoi se partitë politike duhet të pranojnë rezul-tatin e zgjedhjeve dhe të mos përsëritet skenari i zgjedhjeve të vitit 2009, çka solli braktisjen e Kuvendit nga opozita për një periudhës disamujore. Kur ndod-hemi dy muaj larg 23 qershorit, komisioneri europian për Zgjer-imin, Stefan Fyle, një nga të ftu-arit e konferencës “Just BE”, vuri në dukje se e vetmja rrugë që të mos përsëritet situata e 2009-s është që opozita dhe qeveria të angazhohen për zgjedhje të pakontestueshme. Ai bëri thirrje që të respektohet rezultati i 23 qershorit. “Ne do të respektojmë vullnetin e qytetarëve shqiptarë, shpresojmë që politika shqiptare të respektojë rezultatin e zgjed-hjeve. Të gjitha partitë politikë në opozitë dhe qeverisje duhet të marrin përgjegjësi për të re-alizuar zgjedhje me standardet më të larta, që nuk do të lënë as-një hapësirë që të kontestohen. Kështu ju jepni një sinjal të fortë të maturisë, të arritjes së vler-ave demokratike dhe stabilitet”, - tha Fyle. Në konferencë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të shoqërisë civile, të biznesit dhe deputetë të opozitës, por jo për-faqësues të mazhorancës, komi-sioneri Fyle kërkoi angazhim më të madh për integrimin. Ai kërkoi që ky proces të mos bëhet vik-timë e axhendave partiake. “Ka ardhur koha që Shqipëria të japë rezultate, konsensusi i gjerë që ekziston për integrimin duhet të konfirmohet në vepra Qël-limi i Shqipërisë për t’u integruar në Bashkimin Europian duhet të jetë pjesë e axhendave dhe programeve politike. Ky objektiv

Krerët e politikës mungojnë në takimin e komisionerit FyleNdryshe nga vizitat e mëparshme që ka

bërë në Shqipëri eurokomisioneri Stefan Fyle nuk pati një axhendë vizitash me krerët e politikës shqiptare. Në këtë vizitë ai takoi nga opozita kryetarin e Komisionit të Ligjeve Dtimir Bushati, ndërsa nga kampi i mazho-rancës vetëm me ministren e Integrimit Ma-jlinda Bregu, duke shmangur bashkëbisedimet me krerët e dy partive kryesore politike në

vend, Kryeministrin Sali Berisha dhe kryeta-rin PS-së Edi Rama. Në këtë mënyrë duket se Brukseli i ka lënë me kohë rekomandimet për çështjet që lidhen me integrimin e vendit në Bashkimin Europian, që në vizitën e një muaji më parë të eurokomisionerit Fyle. I pran-ishëm në këtë takim ishte edhe eurodeputeti Kukan, që ashtu si Fyle kërkoi që vendi të bëjë zgjedhje parlamentare me standarde sa

më të larta. Në këtë konferencë komisioneri i Bashkimit Europian lançoi portalin interaktiv të delegacionit të BE-së në Tiranë, i koncep-tuar si një mundësi më shumë komunikimi të qytetarëve shqiptarë. Në këtë portal të gjithë qytetarët mund të informohen lidhur me procedurat e integrimit në Bashkimin Europian si dhe të komunikojnë lidhur me problematika që ata mund të kenë.

• Në konferencë i vu re një pjesëmarrja e vogël e politikanëve. Kryetar i Komisionit parlamentar të Integrimit, njëherësh de-putet i PS-së, Ditmir Bushati shfrytëzoi rastin për të risjellë në vëmendje debatin për tri ligjet e integrimit, çështje e cila nuk u prek nga asnjëri për përfaqësuesve të Brukselit. Sipas Bushatit, kambana e alarmit për sa i përket çështjes së kohës për marrjen e statusit ka rënë, por ajo nuk po dëgjohet. “Besoj se jemi në limitet ku ne mund t’i japim një drejtim tjetër vendit, që duhet të konkretizohej me statusin dhe bisedimet për anëtarësim. Dhjetori duhet të jetë një muaj vendimtar për pozicionin që do të marrin institucionet europiane”, - vlerësoi Bushati.

nuk duhet të bjerë viktimë politi-kave të brendshme partiake. Viti 2013 është viti i mundësive për Shqipërinë dhe unë ju kërkoj një angazhim maksimal në procesin integrues”, - vijoi Fyle.

Edhe eurodeputeti Ed-uard Kukan, njohës i mirë i Shqipërisë, ka bërë thirrje që

të shfrytëzohet koha në mak-simum, pasi vitin tjetër do të ketë zgjedhje në parlamentin europian. “Duhet të tejkalohen problemet e brendshme dhe axhenda e integrimit të jetë prioritet. Zënkat e brendshme nuk duhet ta ndërpresin këtë proces. Bëjeni parlamentin

vendin ku debatohen dhe miratohen marrëveshje poli-tike dhe ku qeveria jep llog-ari për vendimet e veta. Tani jemi para zgjedhjeve, por pas zgjedhjeve bëni të mundur që në parlament të miratohet një platformë për Europën”, - deklaroi Kukan.

03• E martë 26 mars 2013

»POLITIKË

NË PRILL PROVA PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK TË ZGJEDHËSVE

KQZ lidh kontratën për zgjedhjet elektronike në Tiranë Ervin Koçi

Komisioni Qendror i Zgjed-hjeve ka nënshkruar dje kontratën për blerjen e

aparaturave që do të bëjnë iden-tifikimin elektronik të zgjed-hësve në qarkun e Tiranës. Nëpërmjet një deklarate për mediet zëdhënësja e institu-cionit, Drilona Hoxhaj, theksoi se akordi u arrit me të njëjtën kompani që do të sjellë apara-turat që do të bëjnë numërimin elektronik të votave në qarkun e Fierit - “INDRA2. Sipas KQZ-së, vonesat për prokurimin e apara-turave teknologjike kanë ardhur si pasojë e shtimit të numrit të qendrave të votimit në qarkun e Tiranës dhe si rrjedhojë nego-ciatat u bënë më komplekse. “Siç u kemi bërë me dije, kom-pania spanjolle “INDRA” u shpall fituese e procedurave prokuruese për këtë projekt dhe negociatat mes kësaj kom-panie dhe KQZ-së kanë përfun-duar ditën e shtunë. Thekso-jmë edhe një herë se vonesat në përzgjedhjen e kompanisë fituese për këtë projekt erdhën jo vetëm për shkak të komplek-sitetit të tij, por dhe për shkak të rritjes së qendrave të votim-it në qarkun e Tiranës, të cilat nga 875 në zgjedhjet e vitit 2011 u bënë 1420 këtë viti si rezultat i zbatimit të kërke-save të reja të Kodit Zgjedhor”, - theksoi zëdhënësja e KQZ-së.

VleraAshtu si dhe me sistemin

elektronik për numërimin e vo-tave për qarkun e Fierit, Komi-sioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë me qira këto pajisje për një vlerë prej rreth 3 milionë euro. Sipas kontratës të nënshkruar ndërmjet kompanisë spanjolle “INDRA” dhe Komisionit Qen-dror të Zgjedhjeve, kompania do të shërbejë me pajisjet vetëm gjatë periudhës zgjedhore. Kra-has kësaj testimi i këtyre apara-turave do të bëhet në afatin e parashikuar në Kodin Zgjedhorë, ndryshe nga afati i përcak-tuar për sistemin elektronit të numërimit të votave, të cilit i ka kaluar afati që ditën e premte të javës që lamë pas. “Duke përf-shirë të gjitha ndryshimet e për-mendura më sipër, vlera e ofruar nga kompania “INDRA” për reali-zimin e këtij projekti është “ 660 995 euro pa TVSH. Ashtu siç ju kemi njoftuar, edhe pse nego-ciatat zgjatën tej parashikimeve, në kontratë është parashikuar që testi i parë i këtij projekti do të zhvillohet më datën 23 prill 2013, ashtu siç parashikohet në Kodin Zgjedhor. E theksoj se testi i parë do të zhvillohet në afatin e parashikuar në Kodin Zgjedhor, pra më datën 23 prill 2013. Pavarësisht konstituimit me vonesë të KQZ-së, që ndikoi dhe në tejzgjatjen e afateve të procedurave prokuruese, ju ga-rantojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i angazhuar maksimalisht që dy projek-

tet-pilot, sistemi elektronik i numërimit të votave në qarkun e Fierit dhe sistemi elektronik i verifikimit dhe regjistrimit të zgjedhësve në qarkun e Tira-nës, të realizohen me sukses”, - përfundoi Drilona Hoxhaj.

Prokurimit të aparaturave teknologjike që do të bëjnë të

mundur realizimin e zgjedhje-ve elektronike për qarkun e Ti-ranës dhe Fierit për zgjedhjet e 23 qershorit u bë jashtë afatit. Sipas Kodit Zgjedhor, këto duhet të kishin përfunduar që në fund të muajit janar, por KQZ-ja arriti të nënshkruante kontratën me 2 muaj vonesë.

Turi i takimeve elektorale

Berisha në Bërzhitë: Rama mashtron për heqjen e taksës

“Për sa kohë që Partia Demokratike të jetë në pushtet nuk do të ketë rritje taksash”, - kështu deklaroi Kryemi-nistri Sali Berisha në një takim me biznesin e vogël të komunave Bërzhitë, Petrel, Farkë e Baldushk, ku thek-soi se premtimi i kryesocialistit Edi Rama për heqjen e taksës për këtë kategori është absurditet. Sipas kreut të qeverisë, shteti mbahet nga taksat dhe se taksa në fjalë është shumë e ulët. “Sot ka një diskutim të heqim taksën mbi biznesin e vogël. Taksa nuk hiqet. Këtë deklaratë e bëjnë vetëm ata si zotëria, që punon çdo ditë kundër ligjeve. U bën thirrje të mos paguani gjobat. Sipas kësaj logjike, sëpatat dhe sharrat duhet të vazhdojnë të presin pyjet. U bën thirrje, u premton se do të shlyejë gjobat pas zgjedhjeve. Sipas kësaj logjike, bëni evazion sa të mundeni. Për sa kohë do të votoni PD-në, nuk do të keni rritje takash”, - tha Kryeministri Berisha.

Identifikimi elektronik i votuesve për zgjed-hjet e 23 qershorit do të ketë një vlerë rreth 3 milionë euro, duke e çuar koston totale të zgjedhjeve teknologjike në vlerën e rreth 4.5 milionë euro. Kjo shifër vjen pasi prokurimi i aparaturave për qarkun e Fierit kapi një vlerë rreth 1.5 milion euro. Me sa duket, këto zgjedhje parlamentare që tani do të mbahen mend për koston e tyre të lartë, ku shuma përl-logaritet të jetë rreth 12 milionë dollarë.

Kos

oja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mira-toi dje pa debat anëtarët e KZAZ-ve. Sipas anëtarëve, të gjitha kandidaturat e paraqitura nga partitë politike i plotësojnë kushtet. Veç kësaj KQZ-ja në mbledhjen e djeshme miratoi edhe vendimin për shtimin e numrit të vëzhguesve të partive politike. Sipas tij, çdo forcë parlamentare ka të drejtë që të ketë tre vëzhgues për çdo qendër votimi, nga një që ka qenë në zgjedhjet e shkuara parlamentare.

Kom

isio

nerë

t Përgjigjja e urimit të bërë nga kryeministri

Berisha merr letër falënderimi nga sekretari i SHBA

PS vijon turin e takimeve në Korçë

“Do të pesëfishojmë buxhetin për zhvillimin e fshatit”

PD: Premtimet e Ramës mbi turizmin janë broçkulla

Gerti Bogdani: Rama është një mace e zezë për bizneset

Kryeministri Berisha mori sot një letër falënderimi nga sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit Xhon Kerri në përgjigje të urimit që Kryeministri i dërgoi atij me rastin e emërimit në detyrën e sekretarit të Shtetit. Në këtë letër shkruhen falënderimet e sekretarit amerikan të Shtetit gjithashtu për urimin që Berisha i kishte dërguar disa ditë më parë. “I dashur zoti Kryeministër! Ju falënderoj për mesazhin tuaj të urimit. Unë i vlerësoj shumë fjalët tuaja të ngrohta të mbështetjes dhe inkura-jimit dhe pres me padurim që të punoj me ju për të zgjidhur sfidat, pabesueshmërisht kom-plekse, të një bote të sotme që ndryshon vazhdimisht. Ndërsa marr detyrën e sekretarit të

Partia Socialiste prem-ton pesëfishim të fondit në buxhetin e shtetit për zhvil-limin e fshatit. Kryetari socialist Edi Rama ishte në komunat e Korçës, ku përsëriti premtimet për fshatin, të cilat lidhen me heqjen e akcizës për naftën, heqjen e TVSH-së për makin-eritë bujqësore dhe ndërtimin e sistemit vaditës me një vlerë prej 160 milionë dollarësh. “Ju jap fjalën se nuk do të ketë prodhime që do të kalben sepse nuk dalin dot në treg, por personalisht do të jem pranë jush për të bërë çmos që çdo kg prodhimi të dalë në treg, për të siguruar të gjitha rrugët që e nxjerrin këtë prodhim në treg dhe për të siguruar që nga prodhimi ju të fitoni atë që ju takon. Këta të rinjtë kuptojnë se

Premtimet e kryetarit të PS-së Edi Rama për turizmin Partia Demokratike i ka cilësuar si broçkulla. Deputeti Gert Bogdani në një konfer-encë për shtypin u shpreh se lideri i opozitës nuk ka asnjë plan për turizmin në vend. “Rama ka vetëm slogane të sajuara në dhomën e tij të gjumit, sepse i vetmi hall që ka është të punësojë vetveten si kryetar i Partisë Socialiste. Në fakt, plani i vetëm i Ramës është të rrisë taksat, çka do të sjellë humbje të vendeve të punës. Në fakt, ai e ka vërtetuar se është një mace e zezë për bizneset. Nëse do të donte, ai si kryebashkiak i Tiranës mund të kishte promovuar turizmin, por në fakt ai zgjodhi të kujdesej për

Shtetit, unë shpresoj se ne jemi të aftë për të çuar më tej interesat tona të përbashkëta dhe për të punuar së bashku për ndërtimin e një të ardhmeje në paqe, prosperitet dhe liri të vendeve tona”, - mbyll letrën sekretari Kerri. Krahas sekretarit të Shtetit edhe delegacioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara së bashku me zv.ndihmëssekretarin e Shtetit para një jave theksoi se Kryeministri Berisha është mik i SHBA-ve, duke theksuar marrëdhëniet e mira që janë ndërmjet ty vendeve. Vlerësi-mi i zv.ndihmëssekretarit erdhi gjatë takimit ku Berisha shprehu gatishmërinë për të mirëpritur 200 refugjatët që ndodhen në kampin “Liria” në Lindjen e Mesme.

nga toka e stërgjyshërve mund të nxirret mirëqenia”, - tha Edi Rama, kreu i PS-së. Kreu i PS-së kërkoi angazhimin e drejtuesve socialistë në qarkun e Korçës për të shkuar derë më derë dhe për të siguruar sa më shumë vota, duke theksuar se beteja për 23 qershorin kërkon impen-jim nga të gjithë. “Kjo është një betejë shumë e madhe për të dalë nga kushtet e mbijetesës. Dhe prandaj këtë betejë do ta bëjmë çdo ditë. Puna kryesore është ajo që bëhet derë më derë, shtëpi më shtëpi për të nxjerr çdo votë nga shtëpia për një rilindje shqiptare”, - tha Rama. Në takime kryesocialisti shoqërohej nga deputetët Pandeli Majko e Bashkim Fino si dhe nga kryebashkiaku i Korçës Niko Peleshi.

punën e tij dhe jo të krijonte vende pune për qytetarët. Në 11 vite Edi Rama nuk mori as mundimin më të vogël të hapte një zyrë turistike për turistët në Kryeqytet”, - dekslaroi Bogdani. Ai vlerësoi politikat e qeverisë, që sipas tij kanë sjellë rritjen nga vit në vit të turistëve. “Kryeministri Berisha vijoi me prezantimin e planit konkret dhe të detajuar për krijimin e vendeve të punës, duke argu-mentuar rritjen potenciale të turizmit në Shqipëri. Kryeminis-tri ka kohë që është kthyer në një dëgjues të vëmendshëm të zërave nga grupet e interesit”, - u shpreh Bogdani. Ky është reagimi i radhës i selisë blu lidhur me deklaratat e Ramës mbi programin e PS-së për zgjedhjet e 23 qershorit.

04 E martë 26 mars 2013 •

«EKONOMI

Gjatë kontrollit të rastësishëm

Rrëmben 18-vjeçaren, arrestohet nga policia 24-vjeçari Kanacja

BERAT –Policia e Beratit ka arritur të ndalojë në kohë rrëmbimin e një 18 vjeçareje. Gjatë një patrullimi forcat e rendit kanë konstatuar një mjet, në të cilin një person po kërkonte ndihmë. Burimet kanë bërë të ditur se është ndaluar shtetasi T. Kanaçi, 24 vjeç, banues në Duhanas Berat, i cili do të akuzohet për rrëmbim personi. Patrulla e përgjithshme të policisë rreth orës 14.45, në lagjen “Donika Kastrioti” tek ish-fabrika e duhanit,ka konstatuar një mjet tip Benz, me drejtues shtetasin Kanaçi, brenda të cilit ndodhej një vajzë, e cila i ka kërkuar ndihmë policisë. Menjëherë nga ana e punonjësve të policisë i është afruar ndihmë vajzës, e cila deklaroi se është banore e fshatit Drobonik, Komuna Velabisht, 18 vjeçe. Gjithashtu ajo ka akuzuar Kanaçin, se e ka marrë me forcë si dhe nën kërcënimin e thikës e ka kanosur për jetën duke e detyruar të lidhet me të. Gjatë kontrollit të ushtruar nga na e forcave poli-core në mjetin e autorit të ngjarjes ,iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy thika, një përforcuese grushti, një telefon i markës Nokia, një telefon i markës Alkatel. Vajza ka pohuar në polici inecialet e saj E.Xh, 18 vjeçe dhe se është banuese e fshatit Drobonik, Komuna Velabisht.

Reforma në kontributet e sigurimeve shëndetësore

Të punësuarit mund të kurohen dhe në spitalet private

Shumë shpejt spitalet dhe klinikat private do të futen në një garë të kostove dhe shërbimeve që ofrojnë për t’u përfshirë në skemën e sigurimeve shëndetësore. Ligji i cili nis këtë javë zbatimin parashikon dhe kurimin e personave të siguruar në spitalet private. Megjithatë, për të arritur në këtë pikë vetë spitalet dhe klinikat do të futen në një garë të marrjes së licensave dhe të akrditimeve. Ndërsa në të njëjtën formë do të veprohet dhe me spitalet publike ku nuk do të tolerohen kanalizimet e pacientëve vetëm drejt Tira-nës. Ligji i ri mbi sigurimet shoqërore parashikon uljen me 50% të sigurimeve shëndetësore për të vetëpunësuarit dhe njohje të kontributeve edhe në spitalet private. Specialistët kanë përcaktuar paketa bazë mbi të cilat do të bëhet edhe rimbursimi në privat, pasi pas monitorimit është parë se për një sërë shërbimesh kostoja në spitalet shtetërore ka dalë më e lartë se në privat. Përfaqësuesit e ISKSH-së pohojnë se ka kërkesa të shumta nga privatët për t`u bërë pjesë e skemës së sigurimeve, por më parë ata duhet të kalojnë përmes procesit të akreditimit, që vlerëson cilësinë. Sipas ligjit të ri, spitalet nuk do të financohen më me fondin historik, por në bazë të kostove dhe shërbimeve që ofrojnë. Në rast se një spital i rretheve delegon në Tiranë, një pacient me diagnozë që përfshihet në shërbimet për të cilat financohet, ai do të ketë penalizime. Ligji siguron një mbulim më të mirë me shërbime për kategoritë që sigurohen nga shteti, ndërkohë që nuk ndryshon kontributin, i cili kap vlerën e 3.4% të pagës së secilit.

Kthehen virozat gripale

Fundi i marsit ul ndjeshëm temperaturat

Java e fundit e muajit mars do të jetë kryesisht me shira dhe luhatje temperaturash. Edhe pse dita e hënë u shoqërua me temperatura relativisht të larta, deri në mesjavë do të ketë ulje të tyre, ndërkohë që fundjava do të sjellë sërish mot të ngrohtë. Por sërish, pranvera do vonojë të vijë, pasi reshjet e shiut do të shoqërojnë edhe ditët e fundit të muajit mars. Ndryshe nga ditët e kaluara, kjo javë do të shoqërohet me erëra të forta, të cilat do rrisin edhe dallgëzimet në det. Për shkak të luhatjeve të vazhdueshme të temperaturave ka ardhur në rritje edhe numri i të prekurve nga virozat, ku më të ndjeshëm janë të vegjlit dhe të moshuarit. Mjekët kanë bërë thirrje për të pasur më shumë kujdes për fëmijët. Kjo pasi ulja e menjëhershme e temperaturave prek më shumë fëmijët. Për këtë mjekët rekomandojnë që fëmijët të mos da-lin që në mëngjes herët, si dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje. Gjithësesi deri dje në klinikat mjekësore nuk është vënë re fluks i ndjeshëm i të prekurve nga virozat stinore.

Maturantët do të kenë edhe një javë afat për t’u bërë pjesë e procesit të provimeve të Maturës Shtetërore. Ministria e Arsimit ka shtyrë afatin për rreth 100 të rinj që nuk kanë arritur ta plotësojnë formula-rin A1. Një nga arsyet kryesore ka qenë mungesa e internetit pranë shkollave të tyre. Formu-larin A1 e kanë plotësuar rreth 34 mijë të rinj; çka do të thotë që tashmë zyrtarisht këta do t’i nështrohen provimeve të Maturës dhe do të jenë kon-tigjent për student.

“Janë afro 34 mijë që kanë arritur të plotësojnë formularin A1, të pjesëmarrjes së tyre në provimet e Maturës Shtetërore 2013. Mbeten ndoshta mbi 100 që nuk kanë arritur ta plotësojnë dhe këtë javë ata do të kenë të mundur plotësisht ta përfundojnë plotësimin e formularit A1”, thotë për AS, Alfons Harizaj, drejtor i AKP-së. Këtë vit në sistem pritet të futen dhe rreth 5 mijë të rinj që duan të ndjekin shkollën e lartë, por që mund ta kenë përfunduar maturën ose që nuk kanë ndjekur një shkollë të

Regjistrimi në pronësi i tokave të marra në për-dorim duket se do të

kalojë në fazën përfundim-tare. Megjithëse në një nga mbledhjet e fundit të qever-isë është miratuar vendimi i posaçëm mbi procedurat që do të ndiqen, pritet që për një afat të shkurtër kohor procesi të jetë i bllokuar. Kjo për vetë faktin se vendimi i miratuar nuk ishte i saktë dhe se do të duhet një korrigjim i tij para se të kalojë në zba-tim. Gjithësesi burimet kanë bërë të ditur se dokumentet që kërkohen për konfirmimin e pronës nuk pritet të kenë ndryshime. Ndërsa janë rishi-kuar detyrimet e institucion-eve shtetërore për të dhënë të drejtën, si dhe për kryerjen e detyrimeve. Gjithashtu ek-spertët bëjnë të ditur se ka ndryshuar dhe forma e vep-rimit në rastet kur një person ka marrë sipërfaqe më shumë nga sa i takon, apo në vend të tokës bujqësore ka marrë një pronësi truall.

VerifikimetBurimet kanë bërë të ditur

se në vendimin e ndryshuar të qeverisë do të merren në mbro-jtje personat që kanë blerë një tokë, e cila ishte përfituar në mënyrë të padrejtë nga pu-nonjësi i ndërmarrjeve bu-jqësore apo trashëgimtarët e tokës. Në këtë rast do të penalizohet përfituesi i parë. Megjithatë, në vendim i jepet fund dhe problemeve që janë hasur nga familjet e mbetura, që ende nuk i kanë kthyer tokën e marrë në pronësi.

FORMULARIN A-1 E KANË PLOTËSUAR 34 MIJË PERSONA

Ministria e Arsimit shtyn afatin e regjistrimit të maturantëve

GJUHA FUTET NË SHKOLLËN E LARTËKultura dhe gramatika e gjuhës shqipe është lënda më e re që do të

vendoset në programet mësimore të semestrit të dytë. Edhe pse ketë vit është një program me zgjedhje shumë studentë e kanë kërkuar ta kenë si lëndë. Kjo ndoshta dhe për shkak të mangësive që kanë në gjuhën amtare. Specialistë të gjuhës dhe drejtues të Fakultetit Filologjik, të cilët kanë propozuar futjen e gjuhës amtare në universitet, shprehin do-mosdoshmërinë e mësimit të shqipes në çdo shkollë të lartë. Sipas tyre, të rinjtë kanë probleme dhe mangësi të theksuara me gjuhën amtare.

lartë, pasi kanë pasur provime për të shlyer. Këta kandidatë do të plotësojnë formularin A1Z, duke filluar që nga data 15 prill. “Plotësimi i formularit A1Z do të nisë në datën 15, dhe numri i tyre në krahasim me aplikantët e formularit A1 është më i ulët, gati 5-6 herë. Maturantët që plotësojnë for-mularin A1Z janë maturantët që nuk janë të ulur në bangat e shkollës së vitit akademik, por që vijnë nga vitet e kaluara, ose maturantët që vijnë nga jashtë shtetit”, vijon Harizaj. Këtë vit risi janë rregullat më të rrepta për administrimin e provimeve të Maturës Shtetërore. Në çdo ambient provimi do të ketë apartuara që do të bllokojnë sinjalet e telefonisë celulare, ndërsa mësuesit kontrollues do të duhet plotësojnë më shumë kritere.

KTHEHET VENDIMI I MARRË NGA QEVERIA MBI VERIFIKIMIN

Si do veprohet me kalimin në pronësi dhe rastet e blerjeve

Këta të fundit do të duhet të paraqesin dokumentet origji-nale në zyrat përkatëse. Dhe në rast të mungesës së doku-mentit të marrjes së sipër-faqes në pronësi do të duhet të sigurojnë dokumentet se kanë qenë bashkëthemelues të ndërmarrjeve bujqësore ose dhe kanë qenë punëtorë në to. Bashkëngjitur do të duhet të jenë dhe certifika-tat familjare të tetorit të vitit 1991.

PenalizimetNdër ndryshimet e bëra,

personat që kanë përfituar

pronë më shumë nga sa u ta-kon do të kenë të drejtën që ta marrin atë në pronësi. Por se për këtë do të duhet ta paguajnë në bazën e vlerës së tokës së llogaritur nga me-todika e re. Ndërsa fondi që mund të mblidhet prej tyre do të kalojë në dispozicionin e kompensimit të subjekteve të shpronësuara.

Gjithësesi, ky duket se do të jetë vendimi i fundit i qeverisë mbi kalimin e tokës në pronësi. Burimet kanë bërë se kanë mbetur shumë pak raste, krahasuar me numrin e përgjithshëm, të familjeve që

ende nuk i kanë kthyer tokat në pronësi. Ndaj dhe afatet që do të vendosen për institucio-net do të jenë mjaft të shkurtra dhe do të kenë sanksione de-tyruese për këto institucione. Ndër institucionet e an-gazhuara veç zyrave të ngrit-ura pranë prefekturave, si dhe hipotekave, angazhim krye-sor do të ketë dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në bashkëpunim me zyrën e koordinimit. Ni-sja e aplikimit të vendimit të ri do të jetë pas korigjimit të draftit të miratuar rreth një muaj më parë.

05• E martë 26 mars 2013

»EKONOMI

Zunë 6.5% të energjisë

HEC–et privatedyfishojnëprodhimin

Prodhimi i energjisë elektrike nga HEC-et private të dhëna me kon-censione është dyfishuar në 2012. Prodhimi nga këto HEC-e ka zënë 6.5 për qind të totalit të prodhimit të energjisë në vend, në vitin 2011 zinte afro 3 për qind. Të dhënat janë bërë publike nga Instituti i Statistikave, sipas të cilit vitin e kaluar është prodhuar 240 mijë megavat orë energji elektrike, ndërkohë që në vitin 2011 prodhimi nga hidrocentralet private ka qenë 136 mijë megavat orë. Sipas të dhënave nga INSAT-i, në 2012 totali i energjisë së prodhuar ka qenë 4.3 milionë megavat orë, nga të cilat afro 4 milionë janë prodhuar nga hidrocentralet kryesore të vendit. Shifrat tregojne se niveli i humbjes së energjisë në rrjet në 2012 ka qenë në nivelet më të larta të viteve të fundit. Sipas INSTAT-it, energjia e humbur në rrjet ka qenë afro 3.2 milonë megavat orë, më shumë se gjysma e prodhimit vendas. Ndër-kohë që në vitin 2011 humbjet në rrjet qenë afro 2.1 milonë megavat orë.

Raporti i AMF-së

Sigurimi imakinave është rritur 20%

Tregu i sigurimeve ka regjistruar ritme të mira rritjeje për dy muajt e parë të vitit. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, vlera totale primeve arriti në 1.3 miliardë lekë, shifër kjo rreth 20 për qind më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Segmenti i jo-jetës ka rritjen më të lartë me 21.8%, ndër-kohë që edhe tregu i sigurimit të jetës ka një rritje me 10.2 për qind. Për dy muajt e parë të vitit të marra në ana-lizë tregojnë se rritja e vlerës totale të primeve ka qenë për shkak të rritjes së çmimit të produkteve të sigurimit të detyrueshëm motorik, duke qenë se numri i policave të shitura është ulur me 3.3 për qind. Në veçanti, të ardhurat nga sigurimi i brendshëm për përgjegjësitë ndaj palëve të treta, është rritur me 41.6%. Nga ana tjetër në dy muajt e parë të vitit është regjistruar një rënie e ndjeshme e dëmeve të paguara nga kompanitë. Totali i tyre ka rënë me 17.8% kra-hasuar me vitin 2012.

STATISTIKATJANAR-SHKURT, EKSPORTET 34 MILIARDË LEKË, IMPORTET 67 MILIARDË LEKË

INSTAT: Është ulur deficiti tregtarMallrat “Made in Albania” drejt tregjeve ndërkombëtare

Brikena Dervishaj

Deficiti tregtar për dy muajt e parë të vitit kapi vlerën 33.2 miliardë lekë, me një

rënie prej 27.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kështu raporton Insti-tuti i Statistikave, duke theksuar faktin se shkalla e mbulimit të importeve nga eksportet gjatë këtij viti ka arritur në nivelet më të larta historike. Mesatarisht për dy muajt e parë të vitit, mbulimi i importeve nga ek-sportet ishte në masën 50.6%. Kjo nënkupton një raport të ek-sporteve me importet afërsisht një me dy, ndërkohë që deri para tre vjetësh raporti ishte një me katër. Rënia e importeve flet për një rënie të konsumit në vend në fakt, kjo pasi edhe konsumatorët kanë më pak para për të shpenzuar, ose hezito-jnë të shpenzojnë. Gjithësesi, rënia e importeve sjell veçse përmirësim të ndjeshëm të bi-lancit tregtar të vendit.

StatistikatNë muajt e parë të vitit 2013

ekonomia shqiptare është nxi-tur kryesisht nga eksportet. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë shkurtit eksportet u rritën 4.4% me bazë vjetore dhe prekën vlerën e 15.9 miliardë lekëve. Në total, për dy muajt e parë të vitit, u eksportuan mallra në vlerën e afro 34 miliardë lekëve, me një rritje 18.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur kapën vlerën e 28 miliardë lekëve për dy muajt e parë të 2012. Ndërsa eksportet vazhdojnë të ruajnë perfor-mancë pozitive, importet vijojnë rënien e nisur që vitin e kaluar. Për muajin shkurt, importet ranë me 11% krahasuar me shkurtin e vitit 2012. Në total për dy muajt e parë të vitit, importet kishin vlerën e 67 miliardë le-këve, me një rënie prej afro 10% krahasuar me të njëjtën peri-udhë të vitit të kaluar, kur kapën vlerën e 74 miliardë lekëve.

Made in AlbaniaProduktet shqiptare vi-

jojnë të njohin një rritje në tregjet botërore, megjithë shqetësimin për ndikimin e krizës në kërkesën e jashtme. Eksportet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave apo shërbi-meve të shitura apo të kryera jashtë vendit. Ndërsa, importet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të blera/kryera nga jashtë vendit. Të renditur sipas vlerës, destina-cioni kryesor i eksporteve të Shqipërisë mbetet Italia me 51 për qind në vitin 2012, e ndjekur nga Spanja me 9 për qind, Kosova 8 për qind, Tur-qia 6 për qind dhe Greqia 4 për qind. Ka një rritje të theksuar të peshës së eksporteve ndaj Spanjës dhe Kosovës, ndër-kohë që eksportet ndaj Greqisë kanë ardhur në ulje. Vendet e tjera si Turqia, Gjermania, Ser-

Eksporti i drithrave është rritur në 2011 dhe është ulur në 2012 në sasi dhe vlerë. Gjithashtu nga të dhënat vihet re se eksportet e drithrave janë thuajse të papërfillshme krahasuar me importet dhe nevojat e vendit. Lidhur me desti-nacionin e eksporteve, e gjithë sasia e drithit të eksportuar gjatë viteve të fundit ka qenë drejt Kosovës, ndërsa im-porti i drithrave është rritur në 2011, dhe është ulur në 2012 në sasi dhe vlerë.

Dri

thër

at

Shteti kryesor nga importon Shqipëria mbetet Italia me 32% në vitin 2012, e ndjekur nga Greqia me 9%, Gjermania 6%, Turqia 6% dhe Serbia dhe Mali i Zi 5%. Vendet e tjera që përbëjnë pjesën e mbetur të 10 vendeve kryesore për importe kanë qëndruar thuajse konstante në peshat përkatëse gjatë viteve 2010-2012. Gjatë 2011, rritjen më të madhe të importeve e ka Zvicra 95%, ndërsa gjatë 2012 rritjen më të madhe e ka Rusia 28%.

Impo

rtet

KOSOVA3 milionë kilovat orë energji depozitohen drejt Kosovës. Ekspertët thonë se situata e mirë energjetike penalizon të ardhurat që duhet të mbledhë koorporata, pasi kapacitetet maksimale të shkëmbimit të energjisë me Kosovën janë 3 milionë kWh, duke detyruar Korporatën Elektroenergjetike që pjesën tjetër ta shesë në treg jo me çmimin e pikut. Shkak i kësaj situate është mosrealizimi i ndërtimit të linjës së interkoneksionit prej 400 kv Shqipëri – Kosovë, punimet për të cilën nuk kanë filluar ende.

KESH: 9 MILIONË KWH ENERGJI EKSPORTOHEN. CEZ VAZHDON IMPORTIN

Prodhimi i energjisë, KESH vijon eksportinNë Fierzë katër turbina në punë, prodhimi 415 MW energji

Reshjet e dëndura të ditëve të fundit kanë shtuar pro-dhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet e vendit, duke përmirësuar ndjeshëm situatën energjetike. Burime nga Korporata Elektroenergje-tike Shqiptare bëjnë të ditur se, hidrocentralet në lumin Drin po gjenerojnë energji në vlera të larta, edhe pse niveli në liqenin e Fierzës është shumë pranë pikës kritike prej 295 metra. Aktualisht, niveli në këtë liqen arrin në 293.66 metra dhe prurjet në 420 metër kub në sekondë. Niveli në liqenin e Komanit është 169.88 metra dhe prur-jet anësore në 110 metër kub në sekondë, ndërsa në Vaun e Dejës 74.06 metra dhe prurjet anësore në 26 metër kub ujë në sekondë. Fierza është duke prodhuar 415 MW energji dhe ka vënë në punë katër tur-

bina, Komani 480 MW, ndërsa në Vaun e Dejës po prodho-hen 230 MW. KESH raporton gjithashtu, se vetëm ky hidro-central po kryen shkarkime nga portat në vlerën e 300 metër kub ujë në sekondë. Sipas KESH-it, 9 milionë kWh energji elektrike po eksportohen në ditë, ndërkaq “CEZ Shpërndar-je” vazhdon importin e en-ergjisë për mbulimin e hum-bjeve, sipas marrëveshjes së

nënshkruar për muajin mars. Vijimi i importit të energjisë është një faktor që ndikon negativisht në të ardhurat e KESH-it që nuk kanë pësuar ndonjë përmirësim nga kjo situatë e favorshme e ek-sporteve. Gjithësesi, kalimi i “CEZ Shpërndarje” nën ad-ministrimin shtetëror ka qenë pozitiv. Vetëm në dy muajt e parë të vitit, “CEZ Shpërndar-je” ka shlyer 2.5 miliardë lekë

detyrime ndaj Korporatës për energjinë e blerë. Sa i përket kërkesës në rritje të shoqërisë për energjinë elektrike gjatë vitit të kaluar, ajo është mbul-uar nga rritja e prodhimit. Nga rreth 1 milion abonentë famil-jarë në të gjithë vendin, 75% e tyre nuk e kanë tejkaluar tarifën e 300 kW/h në muaj, pra kanë paguar energjinë e konsumuar me çmim prej 7,7 lekë për kilovatorë.

bia, Mali i Zi, Austria, Holanda dhe Franca që përbëjnë pjesën e mbetur të 10 vendeve krye-sore për eksporte kanë qën-druar thuajse konstante në peshat përkatëse gjatë viteve 2010-2012. Gjatë 2011, rritjen më të madhe të eksporteve e ka Serbia dhe Mali i Zi 65%, ndërsa gjatë 2012 rritjen më të madhe e ka Spanja 181%. Gjithashtu ul-jen më të madhe të eksporteve në 2011 e ka Franca -31%, ndërsa në 2012 e ka Serbia dhe Mali i Zi -35%.

06 E martë 26 mars 2013 •

« AKTUALITET

ITALI- Policia në Raguzë prangosi një 28-vjeçar sh-qiptar, që shpërndante drogë në ambientet e shkollave, ku mblidheshin zakonisht djem të moshës 14 vjeç. I arrestuar ndodhet Endri Luli, 28 vjeç, shqiptar që jeton në Raguzë. Të shtunën e kaluar policia ishte në shërbime që syno-jnë parandalimin dhe kon-trollin e trafikut të drogës. Disa të rinj mblidheshin në sheshin “San Giovanni”, ndërsa kishte raporte ditët e fundit për praninë e drogës, duke përfshirë të miturit. Pas rreth 45 minutash nga vëzhgimi i dy oficerëve të policisë, vërehet një djalosh 14 vjeç, i cili u afrua tek një tjetër, teksa nga lëvizjet dukej sikur ishin miq, sepse mendo-hej se ishin duke negociuar diçka. Oficerët kanë ndjekur

Mariglen Mulla

Perfeksionimi i teknikave të hetimit, të nevojshme për forcimin e shtetit lig-

jor në Shqipëri, është theksuar dje nga kryeprokurori Adriatik Llalla, pas takimit me penalistin me famë botërore Sheriff Bas-uin. Llalla theksoi se asnjë fak-tor i jetës së vendit nuk mundet dhe nuk duhet të luajnë rolin e gjyqtarit. Kryeprokurori shtoi se “zelli i tepruar për të bërë gjyqtarin apo prokurorin, krahas faktit që mund të dëmtojë he-timet, mund të arrijë deri në atë masë që të këpusë fillin e hollë që ndan etikën me ligjin”. Më tej Kryeprokurori thekson se, “Mbetet sfidë e vazhdueshme lufta kundër krimit të organi-zuar, i cili zhvillon veprimet e tij krahas forcimit të legjisla-cionit penal. Shqipëria është tashmë një vend i hapur dhe mundësitë për penetrimin e el-ementit kriminal ndërkombëtar është i madh. Nga ana tjetër, edhe krimi i brendshëm, është i pranishëm dhe ndikon në opin-ionin publik. Kohët e fundit jemi dëshmitarë të disa ngjarjeve, që dëshmojnë se elementët krimi-nalë synojnë të sfidojnë shtetin. Për këtë arsye, është shumë i nevojshëm përmirësimi dhe perfeksionimi i teknikave të hetimit, të cilat janë veprime ekskluzive të institucioneve të drejtësisë dhe këto struktura janë të angazhuara në forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri”.

S’ ka të kërkuarNdërkaq, në fjalën e tij në

konferencë Llalla tha se, “Ak-tualisht, vendi ynë nuk ka në

Sharrë, asnjë e re nga gërmimet

Ekskavatorët vijojnë kërkiminpër gjetjen e trupit të Çelës

Edhe dje në Sharrë kanë vijuar kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të 11-vjeçarit. Për batanijen e gjetur, monstra ka deklaruar se bëhet fjalë për të njëjtën që ia kishte dhuruar vëllai, me të cilën mbështolli trupin e pajetë të Çelës. Mjekësia Ligjore, ndonëse e rezervuar shprehet se mbetjet kockore, nga vëzhgimi i parë, nuk rezultojnë të jenë të vogëlushit. Ekspertët thanë se shenjat e gjetura nuk korrespondojnë me atë të 11-vjeçarit Juljan Çela. Megjithatë, mjetet e ushtrisë dhe një grup punëtorësh vazhdojnë kërkimet në landfillin e Sharrës për të vërtetuar deklaratat e Ardian Prrenjasit. Ekspertiza ka hedhur poshtë, dyshimet në lidhje me sendet e gjetura gjatë kërkimeve në vendin ku pedofili Ardian Prrenjasi pretendon se i ka hedhur. Kërkimet kanë vazhduar edhe dje, ndërsa punëtorët po bëjnë verifikimet në zonën ku u gjendën batanijet dhe kockat. Ndërkaq, një grup i vogël personash, me banim në Jug-lindje të vendit ndodhen nën survejim dhe vëzhgim nga Policia e Shtetit, Prokuroria dhe SHISH, pasi dyshohet se deri vonë kanë pasur kontakte të ngushta me monstrën e Laprakës, Ardian Prrenjasin. Familja e Ardian Prenjasit është tashmë e frikësuar për një hakmarrje të mundshme nga dy famljet Cani dhe Çela. Vëllai Besnik Prenjasi tha se po bën gjithçka për t’u larguar nga Shqipëria drejt Greqisë pasi familja e tij ndihet e pambrojtur.

Sapo zbriti nga trageti

Pranga shqiptarit me 75kg hashash në makinë

ITALI-Komanda ushta-rake provinciale Guardia di Finanza në Bari, në bashkëpunim me zyrtarët e shërbimit të sigurisë së agjencisë doganore, me ndihmën e njësisë së qenve antidrogë, kanë kon-fiskuar rreth 75 kilogram marihuanë. Droga ishte e paketuar në 82 pjesë të vogla dhe është fshehur me mjeshtëri në dyer, pa-pafingo dhe në shasi të një mikrobusi. Makina ishte me targa italiane, por ka zbarkuar nga një anije nga Shqipëria. Nëse dilte në treg të paligjshëm, për krimin e organizuar, droga do jepte fitimin e rreth 750.000 eurove. Shoferi, një shtetas shqiptar, 32 vjeç, rezident në provincën e Vareses u arrestua për trafikimin e drogës.

Programi “Jo drogës e alkoolit në shkollë”

Ekspertët në Fshatin SOS edukimnxënësve, lag veseve të këqija

Në kuadër të programit “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substancat e tjera të rrezikshme”, dje punonjës së policisë së Tiranës zhvilluan disa orë mësimi në Fshatin Sos në Sauk Tiranë. Aty u është dhënë informacion i drejtpërdrejtë fëmijëve të klasave të 6-ta dhe të 7-ta të Fshatit SOS, lidhur me këtë program, i cili po zhvillohet në shkollat 9-vjeçare të Tiranës, me qëllim që kur të rriten të jenë në gjendje t`u thonë “Jo drogës” dhe substancave të tjera të rrezikshme. Programi është mundësuar me bashkëpunimin e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë dhe Drejtorive Arsimore Rajonale të Qytetit/Qarkut Tiranë, i mbështetur nga Programi ICITAP, Garda Kombëtare e Shtetit në Neë Jersey, etj. Ky program vjen, pas një vlerësimi të situatës së përdoruesve të drogave në Tiranë dhe synon sensibilizimin, përgatitjen dhe formimin e fëmijeve të moshave 12-13-vjeçare, të cilët kur të përballen me fenoment negative të duhanit, alkoolit, marijuhanës etj, të jenë në gjendje t`i thonë “Jo”. Grupet mësimdhënëse përbëhen nga 2 punonjës policie dhe 1 mësues, të cilët po japin informacionin e nevojshëm mbi pasojat. Gjatë vitit mësimor 2012-2013 programi po zhvillohet në 66 shkolla 9-vjeçare të Tiranës. Në shkallë vendi, gjatë vitit mësimor 2012-2013 Programi po zhvil-lohet në 158 shkolla 9-vjeçare. Policia e Shtetit dhe aktorët bashkëpunues e vlerësojnë realizimin e këtij programi që po implementohet për herë të parë në vendin tonë, si një produkt mjaft pozitiv që i shërben mbrojtjes së fëmijëve.

PRANGA LULIT NË RAGUZA, KISHTE KRIJUAR “PERANDORINË” E TIJ

Shqiptari 28 vjeç u shiste drogë fëmijëveMerrte 20 euro, u jepte zarfin me hashash 14-vjeçarëve

fëmijët në një rrugë të vogël, ku takuan Lulin. Blerësi i ri i dorëzoi një kartëmonedhë 20 euro dhe në këmbim mori një zarf. Të dy agjentët filluan t’i kontrollnin dhe i mituri ho-dhi dozën e blerë, por kjo për-pjekje ishte bosh. Nga kërkim rezultoi se kishte fshehur një zarf me drogë. Policia kapi më pas shqiptarin me disa doza të paketuara marihuane, tashmë gati për t’u shitur. Endri Luli kishte fituar tashmë famën si një profesionst i madh dhe përdori të gjitha truket e trafikantëve. Ai është në pritje për t’u gjykuar për krimin e trafikut të drogës, ndërsa e rëndon fakti se dozat janë dhënë për të mi-turit. Blerësi i ri, vetëm 14 vjeç, i është dhënë nënës së tij dhe u denoncua si një kon-sumues droge.

KRYEPROKURORI LLALLA SHPREH SHQETËSIM PËR SFIDIMIN E KRIMIT

“Teknikat perfekte të hetimitdo të forcojnë shtetin ligjor”

zhvillim hetime për persona të dyshuar apo të kërkuar, të cilët janë në juridiksionin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Por, natyrisht, nëse do të paraqiten raste të tilla, institucionet sh-qiptare do të ofrojnë kontribu-tin e tyre maksimal. Dhe kjo, jo vetëm si rrjedhojë e detyri-meve që rrjedhin nga Statuti i Romës, por më shumë se Sh-qipëria gjithnjë ka dëshmuar

se është në anën e drejtësisë dhe ligjit. Fakti që nuk ekzis-tojnë dyshime se në Shqipëri fshihen persona që kërkohen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale është gjithashtu një dëshmi se vendi ynë nuk ka qenë dhe vijon të mos jetë në listën e shteteve që ofrojnë mbrojtje për elementë krimi-nalë ndërkombëtarë. Natyrisht kjo është një arritje shumë e

madhe për Shqipërinë, e cila konsolidimin e historisë së drejtësisë demokratike e ka ni-sur pak më shumë se 20 vite më parë. Por, është gjithashtu edhe një sukses për shtetin shqiptar që ka zgjedhur të jetë në aleancë me shtetet më të zhvilluara perëndimore, në ale-ancë me ato forca që synojnë dhe luftojnë për drejtësinë në mbarë globin”.

07• E martë 26 mars 2013

»AKTUALITET

Mariglen Mulla

Babai i deputetit social-ist Saimir Tahiri, bashkë me 2 të tjerë janë arres-

tuar nga policia e Tiranës, për futje të ilaçeve kontrabandë nga Italia, duke mos paguar taksat e shtetit. Në flagrancë Bashkim Tahiri e dy të tjerëve iu kapën medikamente që kushtonin 10 mijë euro, të cilat ishin marrë nga vjehra e Gëzim Gjizës në Itali dhe shiteshin në Tiranë. Arrestimi solli reagimin e kryesocialistit Rama, i cili tha se “askush nuk është mbi ligjin”. Ndërkaq, deputeti Saimir Tahiri ishte akuzuar më parë nga deputeti democrat Sokol Olldashi dhe mininstrja e Inte-grimit Majlinda Bregu se “babi yt merret me kontrabandë ilaçesh”. Saimir Tahiri tha dje se “Erdha të takoj babain tim, atë që besoj se do bënte çdo fëmijë për babain apo familjen e tij. Unë vijoj dhe ritheksoj atë ckam ritheksuar në publik gjatë gjithë kohës. Sipas meje askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin. Jam këtu për të thë-në se inkurajoj cilindo, që të hetojë mirë cilindo, pas asnjë përjashtim, qoftë dhe im atë. Por nuk mund të rri këtu pa e thënë, që besoja këta njerëz Sali Berisha, Flamur Noka, Agron Kulicaj, që nuk kanë hezituar për hir të fëmijëve të Saliut, për hir të eksponentëve të mazhorancës të më gjobisin përmes policisë, po këta njerëz që nuk kanë hezituar të vra-sin edhe njerëz, në bulevard, kësaj radhe bënë shumë pak”. Pasditen e djeshme Plarent Ndreca, avokati i Bashkim Ta-hirajt, deklaroi se prej 4 orësh priste që të takonte klientin e tij, por nuk lejohej.

ArrestimiPolicia e Tiranës, nëpërmjet

zëdhënëses Alma Katragjini, tha se nga operacioni i koduar “Rispedal” janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas nga Sek-tori kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorisë e Policisë së qarkut Tiranë. Ata akuzohen për konsumim të veprave penale të “Kon-

Dje u zhvillua testimi se-leksionues për 100 kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën Ad-ministrative të Apelit për Tira-nën. Ndërsa sot do të mbahet testimi seleksionues për kan-didatët për gjyqtarë në Gjyka-tat Administrative të Shkallës së Parë. Konform vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe të Ministrisë së Drejtësisë, ditën e djeshme, sipas Ministrisë së Drejtësisë janë përfshirë 100 gjyqtarë aktualë, nga të cilët do të përzgjidhen gjyqtarët që do të trajtojnë mosmarrëveshjet mes biznesit dhe administratës publike. Me nisjen e këtij procesi

Policia kap disa të kërkuar për vjedhje

Disa të akuzuar për vjedhje janë arrestuar së fundmi në kryeqytet. Komisariati nr.1 nda-loi 24-vjeçarin Olsi Mujaj, lindur dhe banues në Shkodër, sepse në rrugën “Idriz Dollaku”, ka ten-tuar t’i vjedhi varësen e floririt një shtetaseje. Ky shtetas dyshohet se është autor i disa vjedhjeve në Tiranë me këtë tendencë. Ndërkaq, u bë ndalimi i personit në kërkim Taulant Sala, 18 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Mamurras, Kur-bin, i dënuar më parë për vjedhje, pasi është shpallur në kërkim. Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë, ka dërguar urdhërin që e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg. Ky shtetas ka vuajtur 9 muaj e 18 ditë dhe i mbeten akoma dhe 8 muaj e 12 ditë burg, për veprën penale “Vjedhje“.

Rrugorët vendosin 376 gjoba, shkelje normash

Në 24 orët e fundit nga shër-bimet e policisë së Kryeqytetit, janë vendosur në total 367 masa administative, kryesisht të vendosura për moszbatim të sin-jalistikës dhe ecje tej normave të lejuara. Policia e Tiranës në vijim të punës së saj, kërkon edhe bashkëpunimin e përdoruesve të rrugës, si të këmbësorëve, ashtu edhe të drejtuesve të mjeteve, për respektimin e dispozitave në fushën e qarkullimit rrugor. Duke vlerësuar situatën e trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, shërbimet e policisë janë të an-gazhuara maksimalisht për t`ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës, për një lëvizje sa më normale në rrugë. Gjithashtu, shërbimet e policisë do të ndëshkojnë pa hezitim të gjithë ata drejtues të mjeteve, të cilët shkelin dispozitat e qarkullimit rrugor, si: parkime të gabuara, parkime dyshe, mos zbatim të sinjalistikës, parakalimet e ga-buara, qarkullim pa leje drejtimi, për ecje tej normave të lejuara, për përdorim alkooli etj.

“Lufta” për pak territor, në pranga dy shqiptarë

ITALI- Për përleshjet me armë, sot do të jetë radha të dëshmojë Kaudio Xhetani, sh-qiptar, 21 vjeç dhe miku maroken Hanaj Bouaz, 20 vjeç, pasi ishin protagonistë të një lufte brenda një klubi nate në Albissola. Puna e përbashkët në mes të policisë dhe karabinierëve do të çojë në një lidhje të drejtpërdrejtë në mes të dyve. Xhetani, në sajë të imazheve të kamerave, u arrestua menjëherë. Akuzat janë për armë të paligjshme, lëndime dhe vjedhje në banesë. Një fitore e vogël, por e rëndësishme është raportuar ditët e fundit në luftën kundër drogës. Policia lokale në Montichiari ka arrestuar dy persona, shqiptarin 21-vjeçar, M.G e një klient italian.

NË TIRANËHALIMI NË FB: HAP HISTORIK NË PROCESIN E REFORMIMIT TË SISTEMIT GJYQËSOR

Administrativja, test 100 gjyqtarëve për ApelTrajton mosmarrëveshjet mes biznesit dhe administratës shtetëroreseleksionimi, procesi i ngritjes së Gjykatës Administrative futet në një fazë të re, ku Ministria e Drejtësisë dhe KLD po përpiqen për zhbllokimin e situatës së ardhur nga mungesa e kon-sensusit politik. Para nisjes së testimit, ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, përmes faqes zyrtare në rrjetin social Face-

book, ka uruar kandidatët duke evidentuar gjithashtu faktin se për herë të parë, në 10 vitet e fundit organizohet nje testim për gjyqtarët në detyrë. “Testimi i gjyqtarëve të Gjykatës Admin-istrative është një hap historik në procesin e reformimit të sis-temit gjyqësor që do të ndikojë cilësisht në rritjen e pavarsisë,

paanshmërisë dhe transpar-encës”,- shkruan ministri Hal-imi. Gjykata Administrative, si strukturë e re e gjyqësorit që do të trajtojë mosmarrëveshjet mes biznesit dhe adminis-tratës shtetërore, ishte plani-fikuar të bëhej funksionale në fillim të këtij viti. Pavarësisht se u miratua ligji dhe u gjetën

ambientet për këtë strukturë të re të gjyqësorit, nisja e punës u kushtëzua nga projektligji i Gjykatës së Lartë. Në këtë pro-jektligj parashikohet krijimi i Ko-legjit Administrativ në Gjykatën e Lartë që do të jetë hallka më e lartë e Gjykatës Administrative. Për miratimin e këtij projektligji nevojiten 84 vota.

VJEHRA E GJIZËS I DËRGONTE, SHITESHIN PA DOGANË, ILAÇET E KAPURA 10 MIJË EURO

Kontrabandë ilaçesh nga Italia, pranga babait të Saimir Tahirit

drabandës së mallrave që paguhet në akcizë”, “Kondrab-anda e mallrave të licencuar”, “Tregtimi dhe trasportimi i mallrave që janë kondrab-andë”, si dhe “Ruajtja apo de-pozitimi i mallrave kondrab-andë”. Operacioni u finalizua me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme medika-mentesh të futura përmes Pikës së Kalimit Kufitar Dur-rës duke ju shmangur kështu detyrimeve doganore dhe detyrimeve tatimore. Policia tha se “Në orën 13.00’ u reali-zimi arrestimi në kushtet e fla-grancës për shtetasit Dritan Gjiza, 27 vjeç, Bashkim Tahiri, 62 vjeç dhe shtetasja Nadire Taga, 63 vjeçe, të tri banues në Tiranë.

KontrabandaAta kanë qenë në një pe-

riudhë 3-mujore hetimi, ku është arritur të sigurohen provat e mjaftueshme për t’u vërtetuar faktin, që shtetasit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mundësuar tras-portimin e medikamenteve. Gjithçka sigurohej përmes shtetases me iniciale N.P (vjehrra e shtetasit Dritan Gjiza), e cila i siguronte në një mënyrë të jashtëligjshme në një qendër shëndetësore në Itali. Pas hetimit, u konkludua se shtetasi, Dritan Gjiza, pasi siguronte transportimit me mjete të ndryshme, përmes Pikës së Kalimit Kufitar Dur-rës, duke bashkëpunuar edhe

me shtetasit e sipërcituar, i tregonin më pas në farmacinë e shtetasit Bashkim Tahiri e ndodhur në afërsi të Q.S.U.T. në Tiranë. Në momentin e ar-restimit të 3 shtetasit u kapën në flagrancë duke shkëmbyer medikamentet me shumën e parave, në afërsi të rrugës “Todi Shkurti” në Tiranë, ku u gjenden dhe u sekuestruan një sasi e konsiderueshme medi-kamentesh për diagnoza të ndryshme kurimi si: sëmundje kancerogjene, sëmundje ner-vore etj, ku vlera e tyre arrin në mbi 10 mijë euro. Nga he-timet e kryera u konkludua se shtetasit e lartëpër-mendur këtë aktivitetet të kundërligjshëm e kryenin duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin prej 1 viti, me synim tregtimin e mallrave kondrabandë për t’ju shmangur detyrimeve doganore e tatimore. Mate-rialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Proku-rorisë së rrethit gjyqësor për hetime të metejshme, ndër-kohë që vazhdon puna heti-more për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në aktivitet të kundërligjshëm, për konsumim të veprave pe-nale të mësipërme.

Rama: Asnjë mbi ligjin, tëhetohet, ngjan si hakmarrje

Kryesocialisti Edi Rama si reagim pati fjalët “Asnjë shtetas i Republikës së Shqipërisë nuk është mbi ligjin. Zoti Bashkim Tahiri duhet të hetohet deri në fund dhe të gjykohet deri në fund, në mënyrë të drejtë e të pavarur, për akuzën që ka ngritur policia. Fakti që bëhet fjalë për të atin e deputetit Saimir Tahiri, sigurisht nuk e bën të akuzuarin vet-vetiu më të pafajshëm. Por, pa asnjë dyshim i bën akuzuesit vetvetiu më të dyshuar! Sepse dihet botërisht që nuk është goditja e parë e shtetit ndaj familjes së Saimir Tahirit apo ndaj vetë deputetit socialist, i cili është i mirënjohur nga opinioni publik për kurajën dhe këmbën-guljen me të cilën ka denoncuar në vijimësi korrupsionin qeveritar, krimin e organizuar, si edhe vetë kupolën drejtuese të policisë. Dihen edhe gjyqet e orkestruara në dëm të Saimir Tahirit për akuzat e tij ndaj fëmijëve të Kryeministrit. Prandaj natyrshëm lind edhe dyshimi se ky ndalim i orkestruar mediatikisht, në kohë reale, me një bujë të pazakontë, i babait të një deputeti opozitar, mund të jetë hakmarrja politike e babait Kryeministër. Por, sidoqoftë, edhe historia ende shumë e freskët e ndalimit po kaq të bujshëm dhe po për hakmarrje politike të kryebashkiakut të Kava-jës, tregon se e vërteta nuk vonon shumë të dalë. Deri sa të dalë e vërteta ne jemi edhe në qëndrime po ata që kërkojmë vazhdimisht me fjalë barazi para ligjit dhe ndëshkim sipas ligjit për të gjithë. Pa dallim”.

REAGIMI

08 E martë 26 mars 2013 •

« SPECIALE

SI U MIRATUA PËR BOTIM DHE MË PAS U KUNDËRSHTUA NGA NAIM FRASHËRI

Historia e botimit të fjalorit të KristoforidhitShitja për borxhet e të birit dhe interesimi i atdhetarëve të kohës

Nëpërmjet monografisë të sapo-botuar “Kristoforidhi-një vësh-trim” rinjohës me autore Fat-

bardha Nergjonin vjen edhe historia e botimit të fjalorit të Konstandin Kristoforidhit, si dhe përpjekjet e at-dhetarëve shqiptarë të kohës për të rikuperuar dorëshkrimin që përfundoi në duart e një konsulli grek. Në pah del gjithashtu një kontradiktë e mad-he e shqiptarëve

Fjalori i Kristoforidhit u end në një “odise” të gjatë deri në botimin në 1904 me vlerësime, por edhe me kritika, me frikën e zhdukjes dhe për-pjekjet e patriotëve për ta rikuperuar.

“Frika” e KristoforidhitKristoforidhi i frikësohej mosbot-

imit të fjalorit dhe bëri përpjekje të mëdha për mbledhjen e fondeve për botimin e tij. Të gjithë shqetësimin e tij ai e përcjell në një letër dërguar Nikolla Naços më 25 dhjetor të vitit 1888: “Sot shtatë tetë fiet kur qesë unë sëmurë në Stambol dërgova Jano Vretosë në Vlahit e në Misir për të kërkuarë ndihmën mb’ë emërit tim që të stypetë leksikoja e gjuhësë shqipesë që jam munduarë 20 viet për atë punë edhe kam mbëledhurë 40000 fjalë shqip edhe u mbëlothnë katër qint Napolona t’artë mb’ emërit tim, edhe u vunë në bakët të Buku-reshtit sepse nukë dilnin aq para pr të sttupurë leksikonë: atëherë pa pyetur mua, pa shkruarë mua, pa dhënë zë mua”….

Kjo letër proteste tregon se paratë e grumbulluara për fjalorin shkuan për libra të tjerë dhe Kristoforidhi nuk mundi dot të botojë në gjallje Fjal-orin e tij. Ai kishte komunikuar vazh-dimisht me Jani Vreton. Ky i fundit e vlerësonte fjalorin dhe bëri përpjekje maksimale që të mblidhte para për botimin e tij. Në një letër dërguar Kris-toforidhit, Vreto theksonte vlerat e fjalorit duke dhënë edhe këshilla për ruajtjen e fjalëve të vjetra shqipe.

Në të vetmen letër zyrtare që gjendet në AQSH të dërguar nga “Sho-qëria e të shtypurit shkronja shqip” dër-guar Shoqërisë së Bukureshtit që mban datën 23 korrik 1882, të firmosur nga Kristoforidhi, Jani Vreto, dy vëllezërit Frashëri etj., tregohet interesi i madh për Fjalorin.

“Për-së-ri u lutemi vëllazërisht të mos na mënohen’ e të mbetetë puna prapa, që e pritnimë me gojë hapëtë edhe kemi hequrë shumë mundimë, sikundrë q’e dini sa e prumë në këtë shkallë, se edhe hekuri rrahetë sa ësht’ i nxehëtë.

Ndë të luturitë tanë është edhe të luturitë e djemet zotërisë suaj edhe të tërë kombitë edhe të djemet për gjithë jetën’ e jetësë edhe shpreso-jmë të na dëgjohetë e të na vinjë të përgjegjuritë sa-kaqë-herë”[1]. Boti-mi ishte në vazhdim dhe do të ishte përfunduar nëse paratë nuk do të për-doreshin për libra të tjerë. Naim Frashëri që më pas do ta kundërshtonte botimin e Fjalorit do të firmoste këtë letër të Shoqërisë në 1882, por pak vite më vonë, pasi vdiq Kristoforidhi, ai do të aprovonte të kundërtën e interesit për botim të këtij fjalori. Në një letër drejtuar Vasil Terpos ai do ta quante fjalorin të pavërtetë dhe të kopjuar nga Hanni:

Protestanëtë u pendohnë dhe shtypnë këngat e Davidhit me shk-ronjat’ e mërzitura të para! Ment o Perëndi. Po na kanë dhënë fjalë se

do t’i shkruajnë të gjitha me radhë, me shkronjat’ e ra. Por edhe ato du-anë ndrejtuarë se i ka bërë më shumë lathime Kristoforidhi. Mos epni të hol-la për Fjalëtoret’ të Kristoforidhit se nuk ësht’ i vërtetë, e pamë ne”.

Shitja për borxhe...Aleksandër Xhuvani do të merrej

për shumë kohë me transkriptimin dhe me rregullime në Fjalorin e botuar në greqisht. Në parathënien e botimit të Fjalorit do të sillte për historinë e gjatë në të cilën kaloi kjo vepër para se të botohej në Greqi. “E kështu deri aty nga viti 1900 Fjalori i Kristofori-dhit ruhej në shtëpi të tij, kur mbas vdekjes së të shoqes i biri Stefani, ja shiti për borxhet që i kishte treg-tarit Elbasanas Veniamin Nosit, i cili ja shiti konsullit grek të Durrësit me shpresë se do të botohej di-kur. Për ja 4 vjet dorëshkrimi ngeli n’arkivat e Ministrisë së Jashtme të Greqis kur më 1904 qeveria greke e ndau që ta botojë”[2].

Xhuvani jep detaje edhe mbi num-rin e fjalëve, pretendimin e Naimit se Kristoforidhi e kopjoi nga Hanni si dhe vlerësimin e tij për fjalorin: “Ky Fjalorth i Hahn-it, simbas numërimit tem, ka nja 5.500 e sa fjalë, nga të cilat 1000 e sa janë të hueja, tur-qishte e greqishte. Këto të fundit Kris-toforidhi nuk i ka shtimë në Fjalort të tij, por edhe shumë fjalë prej atyneve që ka marrë nga Hahn-iai i ka ndreq tue i zhvillue me kuptime e më shu shembëlla të tjera. E kështu nga ato 11.675 fjalë që ka Fjalori i Kristofori-dhit 4.500 gjinden edhe te Hahn-i. me gjith’atë nuk përjashtohen hipoteza që Hahn-i në hartimin e Fjalorthit të tij të jetë pështetë edhe në materia-lin, që do t’I ketë dhanë Kristoforidhi të cilin e ka pasë mësues të shqipes”.

Frika e Kristoforidhit për mos-botimin e fjalorit në gjallje do të vërtetohej me historinë e gjatë të

dorëshkrimit pas vdekjes së tij deri sa pa dritën e botimit. Në dosjen 17, Fondi Kristoforidhi, AQSH, gjen-det një letër e Jani Vretos dërguar bashkëshortes së Kristoforidhit për botimin e fjalorit shqip. Letra është në dorëshkrim origjinal në greqisht dhe përkthim në shqip dhe mban si datë 13 qershor 1895. Ndër të tjera ai shkruan: “Po t’ ishte unë edhe të mirën e tuj e dua si mik, edhe të mirën e kombit tonë që të mos zhduket vepre e birit të tij. nuk kam asnjë in-teres të dëmtoj zotërin tuj dhe ti bëjë mirë shumë njerëzve për një shumë të vogël që do japin si ndihmë për të mirën e kombit si edhe për nderin e tyre. Ruhuni se mos ju gënjejnë ata që kanë ndërruar venë dhe janë bërë protest-antë dhe ju përshëndes si bir.

Jani VretoNjë trashëgimi e çmuar

Dorëshkrimi i Fjalorit sipas një le-tre që Faik Konica i dërgon një baroni austriak i interesuar për Fjalorin, i ra si trashëgimi djalit të mesëm, Ste-fanit dhe ky i fundit ia ka dhënë Nikolla Nosit për të shlyer një borxh që kishte. “Së pari mora vesh, se kur u nda trashëgimia e të ndjerit K. Kristo-foridhi, dorëshkrimi thonë se i mbeti të dytit prej tri vëllezërve, Stefanit që është një tregtar i vogël në Elbasan, dhe jo djalit më të madh, Aleksandrit që është mësues në shkollën vllahe të Voskopojës” … Historia e Fjalorit më pas dihet si vazhdoi deri në botimin në 1904 nga qeveria greke. Interesi i patri-otëve qe i madh dhe disa herë u bënë përpjekje nëpërmjet Stefanit që të ri-kuperohej dorëshkrimi nga frika se do të shkatërrohej. Ndoshta fakti se ishte me alfabetin grek e shpëtoi këtë vepër të rëndësishme. Një ndër kopjet Fjalorit në greqisht, sipas të gjitha gjasave prej sa-sisë së marrë nga Stefani pas botimit në Greqi, gjendet në Muzeun e Elbasanit.

Blerina Spaho

Kjo letër proteste tregon se paratë e grumbulluara për fjalorin shkuan për libra të tjerë dhe Kristo-

foridhi nuk mundi dot të botojë në gjallje Fjalorin e tij. Ai kishte komunikuar vazhdimisht me Jani

Vreton. Ky i fundit e vlerësonte fjalorin dhe bëri përpjekje maksimale që të mblidhte para për

botimin e tij. Në një letër dërguar Kristoforidhit, Vreto theksonte vlerat e fjalorit duke dhënë edhe

këshilla për ruajtjen e fjalëve të vjetra shqipe.

09• E martë 26 mars 2013

»AKTUALITET

GJIROKASTER - Në 192-vje-torin e Pavarësisë së Greqisë nuk kanë munguar thirrjet për Vorio Epirin, duke e cilësuar Der-vcianin “zemrën” e Vorio-Epirit. Deklaratat kanë ardhur nga de-puteti i Demokracia e Re, Julekas, gjatë fjalës së tij në ceremoninë festive të zhvilluar në këtë fshat për festën e Pavarësisë.

Thirrjet nacionaliste Thirrje për marrjen e Vorio

Epirit janë hedhur dje në një ak-tivitet në Dervcian të Gjirokas-trës me rastin e 192-vjetorit të Pavarëssë së Greqisë. Të pranishëm gjatë aktivitetit kanë qenë zyrtarë të shtetit grek, përfaqësues të minoritetit, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, Kon-sulli grek në Gjirokastër Nikola Kotrokois, si dhe përfaqësues lokale. Ceremonia ka nisur me meshën në kishën e Dervicianit e më pas ka vijuar parakalimi tradicional i paradës festive nga nxënës të shkollave të zonës. Në pallatin e kulturës ceremonia ka vijuar me fjalimet e zyrtarëve ku thirrjet për Vorio-Epirin janë prit-ur me duartrokitje. Përfaqësuesi i Demokracia e Re, Kosta Jule-kas, deklaroi se duhet të mbro-hen të drejtat e minoritetit si në Greqi, ashtu edhe në Vorio-Epirin e Shqipërisë. “Sot Greqia përballet me krizë ekonomike, por sot më shumë së kurrë

Nga një pallat në ndërtim

Bie nga skela, vdes në vend 19-vjeçari

DURRËS-Një i ri 19 vjeç ka gjetur vdekjen e menjëher-shme pasi ka rënë nga skela e një pallati në ndërtim. Ngjarja është shënuar sot pasdite pranë Shkëmbit të Kavajës në Durrës, ndërsa konfirmohet se i riu gjeti vdekjen e men-jëhershme pasi është rrëzuar nga skela. Trupi i të riut është dërguar në morgun e spitalit, ndërsa policia, e cila ndodhet në vendngjarje bëri me dije se vdekja ka qenë aksidentale.

PADIA NË POLICI: A. Z MË DËRGON TEKSTE KANOSËSE PËR SHKAK TË DETYRËS

Kërcënon me mesazhe drejtori i spitalit, procedohetNgjarja e përsëritur, prokuroria nis hetimet për 40-vjeçarin

KORÇE- Drejtori i spitalit të Korçës de-noncon në polici kërcënimet me anë të me-sazheve në telefon. Policia ka thënë se në datën 21 mars të këtij viti ora 21.00, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A.Z mosha 40 vjeç banues në Pogradec, i dyshuar si autor i ngjarjes. Ky shtetas dyshohet se në orën 20.00, të datës se

mësipërme ka kërcënuar nëpërmjet me-sazheve telefonike drejtorin e spitalit të qytetit juglindor. Ky i fundit pasi ka kërkuar ndihmën e policisë ka deklaruar se në datën 21.03.2013 është kanosur me mesazhe telefonike në celular, për shkak të detyrës, nga shtetasi A.Z. Vepra penale që dyshohet se është kryer është “Ka-

nosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Pogradec dhe ndaj shtetasit A. Z ka ni-sur hetimi për të sqaruar çdo rrethanë të ngjarjes së denoncuar. Sipas burimeve policore, ngjarja është e përsëritur dhe se teksti kanoste me jetë A. B.

BRENDA 2 MUAJVE 2 HERË NË QELI

56-vjeçari arrestohet sërish për dhunë ndaj gruas

NUK KA SHENJA DHUNE

Gjendet kufoma e një 30-vjeçari, dyshohet se është vetëmbytur

ELBASAN- Ka përfunduar dy herë në qeli brenda dy muajve një burrë 56 vjeç me banim në lagjen “Kongresi i Elbasanit” për dhunë ndaj gruas së tij. Një ditë më parë u arrestua në flagrancë i shtetasit Edmond Leka, 56 vjeç, “Kongresi i Elbasanit”. Ar-restimi i tij u bë pasi në mënyrë të vazh-dueshme ka ushtruar dhunë fike si dhe ka kërcënuar bashkëshorten e tij, Dhurata Leka 54 vjeç. Ai është akuzuar për dhunë në familje. Edmond Leka u arrestua edhe në janar për të njëjtën akuzë. Shtetasi 65-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka keqtrajtuar

dhe kërcënuar me jetë gruan e tij. Kështu burime të policisë së Elbasanit bënë të ditur se burri është vënë në pranga në ditët e para të muajit janar pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë dhe ka kërcënuar bashkëshorten e tij. Edmond Leka me banim në lagjen “Kongresi i El-basanit” është arrestuar pasi gruaja kishte denoncuar pasi sipas saj kishte marrë edhe kërcënimin e fundit nga burri që i kishte thë-në se do ta vriste. Grindjet mes çiftit ishin të vazhdueshme dhe gruaja ankohej shpesh për dhunën që vinte sidomos nga konsumimi i alkoolit, por edhe nga xhelozia. L. Lleshi

ELBASAN- Gjendet trupi i pajetë i një 30-vjeçari në ujërat e lumit Shkumbin. Kanë qenë disa banorë të shtëpive buzë lumit që kanë vënë re trupin e nxjerrë në anë nga uji duke lajmëruar menjëherë policinë. Efekti-vat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke nxjerrë trupin që më pas u transportua nga një ambulancë për në morgun e spitalit të El-basanit. Nga agjentët ku u konstatua se vik-tima është mashkull rreth moshës 30 vjeç pa dokumente identifikimi me vete. Për këtë arsye policia ka shpërndarë të dhëna për të bërë të mundur identifikimin e tij. I riu është i veshur me një pulovër me ngjyrë të zezë me vija,

një palë xhinse ngjyrë blu dhe i veshur me atlete. Flokët janë ngjyrë kafe me pak thinja. Dyshimet e para janë për një vetëmbytje pasi rezulton se kufoma nuk ka shenja të jashtme dhune apo dëmtime në fytyrë. Po kështu nga këqyrja e kufomës nuk rezulton të ketë hemorragji apo shenja të tjera që mund t’i kenë shkaktuar vdekjen. Aktualisht po verifikohen të gjitha denoncimet për persona të humbur ose të zhdukur në zonën e Elbasanit, por edhe të Librazhdit dhe Prrenjasit. Aktualisht policia nuk ka një identitetit për viktimën duke i bërë thirrje banorëve të njoftojnë nëse kanë ndon-jë informacion për 30- vjeçarin. L. Lleshi

DEKLARATAT NACIONALISTE NË 192-VJETORIN E PAVARËSISË SË GREQISË

Julekas në Dervçan të Gjirokastrës: Jemi në zemër të Vorio-Epirit

duhet të jemi të bashkuar, të jemi bashkë për të luftuar, të japim jetën tonë për të mposhtur këtë situatë. Sot ndodhemi në zemër të Vorio-Epirit dhe prej këtej ju sjell edhe përshëndetjet e Samaras. Minoriteti sot duhet të jetë i bashkuar dhe sot duhet të gje-jmë të drejtat e Vorio-Epirit. Të drejtat e minoritetit duhet jenë

prezent dhe ai duhet të jetë shumë i bashkuar në zgjed-hjet parlamentare. Këtu jemi në Vorio-Epir dhe falënderoj vogëlushët që mbajnë gjallë gjuhën greke”,- deklaroi Jule-kas. Këto thirrje dhe deklarata me retorikë nacionaliste bëhen pikërisht pasi administrata e Presidentit amerikan Obama “ i tërhoqi veshin” në një farë

mënyre qëndrimeve të fundit të Kryeministrit të vendit Sali Berisha. Ky i fundit pak javë më parë u shpreh se shqiptarët janë të ndarë në 5 shtete dhe pak më herët shpalli dhe ni-smën për të pajisur me pasa-portë shqiptare çdo shtetas ko-sovar. Madje këto qëndrime u kritikuan dhe nga fqinjët tanë, sidomos Athina zyrtare.

Dule: Shqipëria ka nevojë për qëndrueshmërinë e matematikës parlamentare

“Shqipëria ka nevojë për qëndrueshmërinë e matematikës parlamen-tare, por mbi të gjitha ka nevojë që kjo matematikë të mbështesë një axhendë politike të qartë që ta nxjerrë Shqipërinë nga cikli i stërgjatur post komunist dhe ta fusë në ciklin e europianizimit të shoqërisë”, tha dje Vangjel Dule, kryetari i PBDNJ. Sipas tij, për momentin PBDNJ është duke kërkuar të gjitha hapësirat e mundshme të negocimit, të cilat do t’i sigurojnë shërbimin më të mirë të aspekteve të veta programore si para, gjatë dhe pas këtij procesi. “Koalicionet duhet të vihen në shërbim të asaj sfide madhore, të cilës nuk i jemi përgjigjur deri me sot, europianizimit të Shqipërisë”, pohoi Dule. Sistemi zgjedhor, theksoi ai, penalizon forcat e vogla poli-tike, por pavarësisht kësaj jemi në pozita të favorshme pasi kon-siderohet dhe në fakt është e garantuar mbijetesa parlamentare e PBDNJ. “Duke pasur të garantuar, edhe në rast të kandidimit të pavarur të PBDNJ, na jep mundesi negocimi edhe për një rezultat përfundimtar edhe më të mirë”, tha Dule, ndërsa shtoi se poli i tretë do të jetë i mundur të thyejë bipolarizimin dhe të çlirojë energji në sistemin politik dhe jetës politike të vendit.

10 E martë 26 mars 2013 •

« opinion

para disa ditësh ishim në Shkodër. Përcollëm për në banesën e fundit zonjën e nderuar Bardha Gjonmarkaj, vajzën e kapedanit të Mirditës, dy herë e dënuar politike dhe pjesën tjetër të peri-udhës totalitare e internuar nëpër kampet e er-rëta të komunizmit.

Të nesërmen një tjetër mik i shquar, i paha-rruari Abdyl Kërluku, u nda nga jeta. I dënuar

për qëndrimin e tij antikomunist nga regjimi totalitar. I ridënuar përsëri për tentativë arratisje nga kampi i punës së detyruar nëpërmjet një tuneli që kishin gërmuar fshehurazi.

Pas dy ditësh të tjera mësova edhe për një rast tjetër të një martiri që ishte ndarë nga jeta. Ishte fjala për qëndresëtarin e orëve të para të rezistencës antikomuniste, nismëtarin e sho-qatës sonë dhe burrin e urtë e të shquar Faik Selenica, që mbylli sytë larg atdheut, në Itali.

Ndjeva një dhimbje për humbjen e këtyre figurave të shquara të luftës kundër komunizmit. Të tre ishin mbi 85 vjeç. Nisur nga tri humbjet e miqve të mi të çmuar, hedh vështrimin rreth vetes dhe shoh se kemi mbetur fare pak që jemi ende gjallë. Shoh edhe të tjerë që janë në rrugën e ikjes, madje një pjesë e tyre kanë zënë edhe shtratin. Sipas statistikave të fundit të Ministrisë së Financave, në vitin 2009 jetonin ende 3200 ish-të dënuar poli-tikë, numër që në fund të vitit 2011 zbriti në 2400. Të tjerët ishin shuar. Nga këta, gjithmonë sipas këtyre të dhënave, 400 ishin të moshës mbi 85 vjeç.

Ka më tepër se një vit që qeveria demokratike përpiloi një pro-jektligj që parashikonte këto pika:

1. Shpërblimin financiar me një këst të vetëm të atyre që kanë mbushur moshën 85 vjeç.

2. Shpërblimin financiar të atyre që në dëshminë e dënimit poli-tik kanë edhe nenin që i konsideronte veprimet e tyre terroriste.

3. Ndryshimin e afatit të periudhës së vrasjes pa gjyq nga 30 nëntori 1944, 25 tetor 1944 deri më 31 tetor 1991.

4. Zgjatjen e afatit të dorëzimit të kërkesave që kishte përfun-duar më 30 qershor 2009.

Të përndjekurit politikë e përshëndetën këtë projektligj të qeverisë, duke e konsideruar si një zbatim të detyrimit që Sh-qipëria u ka këtyre korifenjve të luftës për liri dhe demokraci. Pro-jektligji kaloi edhe në Komisionin e Ekonomisë dhe të Ligjeve, por në diskutimet e bëra atje doli në skenë demagogjia e socialistëve, të cilët, duke derdhur lot krokodili, filluan t’u qajnë hallin ish-të përndjekurve, madje të propozojnë ndryshime të tilla, si shlyerja e dëmshpërblimit financiar për një periudhë prej katër vjetësh, në një kohë kur vetëm para pak vjetësh nuk kishin pranuar të mer-rnin pjesë në miratimin e këtij ligji. Në këtë kuadër, ata propozuan që mosha e atyre që do të dëmshpërbleheshin me një këst të vetëm të zbriste në 75 vjeç. Megjithatë, pas diskutimesh të gjata

shumica e pranoi propozimin e pakicës dhe komisionet e miratu-an. Projektligji kaloi në seancë plenare.

Qysh prej asaj kohe ka kaluar më shumë se një vit dhe pro-jektligji nuk po i hapet ende drita jeshile për miratim. Pse? Asnjë përgjigje. Sipas shtypit, herë pas here kemi mësuar se do të mira-tohej në shtator, në dhjetor 2012 apo në janar 2013, por të gjitha kanë qenë supozime të shtypit, asgjë më tepër.

Në fillim të këtij shkrimi përmenda tri raste të martirëve mbi 85 vjeç që janë shuar. Kam rreth vetes disa të tjerë si këta që presin miratimin e ligjit për marrjen e dëmshpërblimit. Nuk po i përmend emrat e tyre, sepse më duket sikur i fyej, pasi ata nuk u burgosën me shpresën për të marrë një ditë prej ditësh një grusht të hollash si dëmshpërblim. Ata u sakrifikuan për idealet e tyre, për liri, për Shqipëri, për flamurin kuqezi. Natyrisht, ata sot nuk janë në gjendjen që ishin në kohën e diktaturës. Jo vetëm mor-alisht, por edhe financiarisht ata janë sot shumë herë më mirë se më parë. Por midis tyre, për një arsye apo një tjetër, ka edhe nga ata që janë mjaft nevojtarë për këtë dëmshpërblim. Është detyrë e shtetit shqiptar të shlyejë detyrimet që ka ndaj kësaj shtrese. Ka zëra që thonë se pengesë për këtë është mundësia financiare e shtetit shqiptar, atëherë dua të pyes: si ka mundësi që gati për çdo ditë lexojmë në shtypin e përditshëm për pensio-net e posaçme që u akordohen ish-ushtarakëve dhe për dëmsh-përblimin e të përndjekurve politikë nuk paska mundësi? Pse ky diferencim ndërmjet këtyre dy shtresave të popullsisë shqiptare? Cila prej tyre e pësoi më shumë nga periudha totalitare?

Të gjitha këto pyetje kanë nevojë për përgjigje. Personalisht mendoj se mundësitë financiare për dëmshpërblimin, të pak-tën të atyre që janë mbi 85 vjeç, ekziston. Madje, do të shtoja se ekziston mundësia financiare për dëmshpërblimin e të gjithë atyre të përndjekurve politikë që jetojnë ende. Për këtë le të bëjmë arsyetimin e mëposhtëm:

Sipas të dhënave zyrtare, numri i të përndjekurve politikë që jetojnë ende, sikurse thamë më lart, është 2400 persona (në fakt shifra është më e vogël, pasi qysh prej deklarimit të saj një pjesë e tyre kanë ndërruar jetë), ndërsa periudha mesatare e kohës së vua-jtjes së dënimit është tetë vjet. Një gjë e tillë është pranuar qysh në vitin 1993, kur diskutohej ligji i atëhershëm për dëmshpërblimin dhe kur periudha e dëmshpërblimit të të pushkatuarve u konsider-ua e barabartë me tetë vjet, domethënë me mesataren e kryerjes së dënimit të të burgosurve politikë. Një gjë e tillë u la edhe në ligjin e vitit 2008, pikërisht në bazë të këtij fakti. Deri më sot janë marrë dy këste dhe mbeten edhe gjashtë të tjera. Le të bëjmë llog-aritjet: Persona 2400 herë 6 vjet herë 365 ditë herë 2000 lekë në dita = 10.512.000.000 lekë. Të kthyera në dollarë këto lekë janë të barabartë me: 10.512.000.000: 105 = 100.114.286 dollarë; ose në euro: 10.512.000.000: 140 = 75.085.714 euro.

Sikurse shihet, nuk është një shumë e papërballueshme. Në

qoftë se do të marrim parasysh se jetojmë në një vit zgjedhjesh, kur sapo është dhënë, madje vazhdon të jepet ende kësti i dytë, dhe duke marrë parasysh gjendjen financiare të shtetit, sikur kjo shumë të ndahet në dy këste, do të rezultonte:

75.085.714 euro: 2 = 37.542.857 euro për një këst.Mendoj se vetëm me 1/3-a e fondeve të fituara nga privatizimi

i katër hidrocentraleve (të Ulzës, Shkopetit dhe Bistricës), ku kanë dhënë kontributin e tyre edhe ish-të burgosurit politikë, mund të shlyheshin të gjithë të përndjekurit që jetojnë për dy vjet.

Përveç problemit të dëmshpërblimit një rëndësi po kaq të madhe kanë edhe tri pikat e tjera të projektligjit në fjalë. Le t’i analizojmë njëra pas tjetrës:

Çështja e nenit mbi terrorizmin. Është i njohur fakti që regjimi komunist, për t’i dënuar më shumë të burgosurit politikë, u shton-te edhe këtë nen. Çfarë terrorizmi kanë bërë ata? Kë kanë vrarë? Kë kanë masakruar apo terrorizuar? Asnjë. Për më tepër, në këtë kategori kanë futur edhe ata që tentonin për t’u arratisur, si për shembull, ata të burgut të Burrelit, të revoltës së Spaçit apo asaj të Qafës së Barit. Edhe në vende të tjera të botës të burgosurit tentojnë të arratisen, por ata që kapen nuk ridënohen.

Ndryshimi i periudhës së vrasjes pa gjyq. Projektligji parashikon 25 tetorin si ditën e fillimit të luftës së Tiranës. Ne kemi qenë da-kord dhe kemi propozuar që kjo datë të jetë 1 gushti i vitit 1943, viti i Konferencës së Mukjes, pasojë e së cilës ishte hapja e luftës vëllavrasëse. Për këtë kemi bërë edhe propozimet përkatëse. Deri më sot nuk janë miratuar. Sidoqoftë, propozimi për të caktuar si datë fillestare 25 tetorin 1944 duhet miratuar sa më parë.

Edhe zgjatja afatit të dorëzimit të dokumenteve duhet të mi-ratohet. Në Ministrinë e Drejtësisë janë grumbulluar një sasi e madhe të tilla kërkesash që janë në pritje. Ne jemi të mendimit që për këtë çështje të mos ketë fare afat. Një personi që përfiton dëmshpërblimin nuk ka pse t’i vihet afat për të bërë kërkesën.

Këto ishin çështjet për të cilat doja të diskutoja. Ky është një fakt i hidhur, që duhet të shqetësojë këdo në Shqipëri, aq më tepër ata politikanë që i kanë hequr mbi shpatullat e tyre pasojat e regjimit totalitar. U bëj thirrje Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë dhe deputetëve të përndjekur politikë: lexojeni këtë shkrim, shikoni bashkëvuajtësit tuaj që po shuhen dita-ditës, ktheni vështrimin prapa, te paraardhësit tuaj, që e kanë provuar këtë diskriminim, dhe miratoni projektligjin në fjalë, i cili, megjithëse nuk është i plotë, bënë një hap para drejt rehabiliti-mit të kësaj shtrese. Në rast se miratimi i tri ligjeve që opozita në mënyrë absurde kundërshton t’i miratojë është vendimtar për të ardhmen e gjithë popullit shqiptar, miratimi i këtij projektligji është vendimtar për të gjithë shtresën e të përndjekurve poli-tikë. Atëherë miratojeni.

*Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë demokratë të Tiranës

Vetëm një zarf u dorëzua me ofertë financiare për të blerë ndërmarrjen më profitabile publike në Kosovë, Postë-Telekomin e Kosovës (PTK). Ky zarf nuk erdhi nga ndonjë vend perendi-mor, as nga kompani me renome botërore, por nga i njëjti vend të cilit po i jepen asetet më të rëndësishme të kosovarëve, nga “vëllazëria turke” e pushtetarëve tanë. Trembëdhjetë vjet

pas luftës, secilën herë e më shumë imazhi i Kosovës është duke u denigruar.

Kjo qeveri e përfshirë në skandale tashmë të njohura edhe ndërkombtarisht, nuk mund të joshë investitorë seriozë, në pazare me ta nuk pranojnë të futen kompani kredibile, ato nuk guxojnë të bëhen pjesë e këtij krimi ekonomik që ka përfshirë vendin. U ka mjaftuar skandali i 1.4 milionëshit me tenderin e pasaportave i cili ka zënë ballinat e gazetave të huaja, për të tre-guar për “haraçin” që i pret në Kosovë. Cila kompani e vendeve të BE-së, e cila i di rregullat e tregut të lirë, do të pranonte të sjellë kapitalin e saj në një shtet, pushteti i të cilit është në duar të një grupi të ngushtë, të cilëve duhet mbushur gushën si kusht për të nisur punën në Kosovë.

Pushtetarët të cilët zyrtarisht janë partnerë të bashkësisë

ndërkombëtare, të vendeve perendimore dhe miqve amerikanë, të vetmen mundësi deri më tash më të lehtë për të bërë biznes me asetet e kosovarëve i kanë kompanitë turke. Qeveria tashmë ka vënë marrëdhenie klienteliste me binesmenë turq. Astete më të rëndësishme deri më tash i ka dhënë kompanisë “Limak”, Aero-portin dhe Distribucionin e KEK-ut. Ndërkohë që luan me kartat e Evropës, duke kërkuar përkrahjen për liberalizimin e vizave dhe integrimin në një të ardhme të afërt të Kosovës. Fatkeqësisht, përpara shteteve të BE-së pushtetarët e Kosovës, janë klasa më e degraduar, tashmë e shndërruar në sinonim të hajnisë.

Dorën në zemër, nuk duhet habitur, pse nuk po arrijmë të tërheqim asnjë investitor serioz, bile edhe vëmendja e mbetur e bashkësisë ndërkombëtare është duke u rrezikuar në këtë de-gradim e sipër shtetëror.

Rasti i PTK-së për më shumë se dhjetë vjet ka qenë shembulli më adekuat se si politika në Kosovë, përfiton nga një aset publik në mënyrën më të vrazhdë të mundshme. Prej keqpërdorimeve direkt me paranë e saj, për të vazhduar më punësimin e jo vetëm famljës së ngushtë, por duke shtrirë rrjetin e nepotizmit nga ma-halla e deri në katund.

Qeveria e Kosovës për tre vjet me radhë nuk po arrin ta pri-vatizojë këtë kompani e cila vetëm në katër vjetet e fundit në

formë të dividentës i ka dhënë Qeverisë së Kosovës mbi 400 milionë euro, sot vlera e saj mezi arrinë 200 milionë euro. Pro-cesi i privatizimit të kësaj ndërmarrje është duke dështuar në vazhdimësi. Dy vjet më parë u largua Telekomi gjerman, ku jozyrtarisht u pat mësuar se arsyeja e tërheqjes kanë qenë mar-rveshjet e fshehta dhe korrupsioni në këtë proces.

Edhe në rishpalljen e tenderit për privatizimin e PTK-së nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, operatori i fuqishëm evropian “Deutche Telecom” nuk mori pjesë në garë. Edhe pse katër kon-sorciume të parakualifikuara, zarfin e dorëzoi vetëm operatori turk “Turkcell” dhe jo telekomi britanik, kompania libaneze M1 dhe “Avicena”. Ministria e udhëhequr nga Besim Beqaj sërish doli me arsyetim, sa banal aq edhe qesharak, se “kjo shtyrje e afatit vjen si rezultat i pengesave teknike”.

Ky është aseti i vetëm që i ka mbetur Kosovës, shitjen e të cilit duhet shtyrë urgjentisht dhe Qeveria të nxjerrë mesim nga ky dështim. Përmes PTK-së, qeveria ka shansë që të sjellë in-vestitorë kredibilë, vetëm duke e rritur vlerën e saj dhe njëkohë-sisht të ambientit investues në Kosovë. Në të kundërtën shitja në “aksham pazar” edhe i kësaj ndërmarrjeje i jep vulë realitetit se në Kosovë vijnë vetëm ata investitorë që janë të gatshëm të bëhen pjesë e bandës së pushtetit.

Një thirrje Kryetares së Kuvendit

Ikin nga haraçi i pushtetit!

Nga Reshat KRIPa

Nga aRbaNa XhaRRa

11• E martë 26 mars 2013

»opinion

tranzicioni, prona dhe liria e njeriut janë një trinom i pandashëm, që nuk mund të funksionojë i plotë pa funksionuar njëherësh të gjitha hallkat e tij.

Në shumicën e vendeve të sotme që dolën nga sistemi ish-komunist, koncepti i tranzicionit është detyrimisht pothuajse termi më i përdorur dhe më i përfolur si nga diskurset politike, ashtu dhe ato ekonomike, sociale e domosdoshmërish edhe nga

ato kulturore. Raporti kryesor që shqyrtohet në funksionimin e sistemit demokratik, në një shoqëri të hapur dhe të lirë është ra-porti mes së drejtës qytetare për njohjen dhe garantimin e pronës private dhe realitetit konkret ku ndodhet kjo çështje madhore e demokracisë dhe e zhvillimit në rrugë normale të një shoqërie.

Populli shqiptar, veçanërisht ai i zonave turistike bregdetare dhe ai i zonës Tiranë-Durrës, ka më se një dekadë debate, për-plasje dhe luftë për të hequr arbitraritetin dhe dhunën e pushtet-it mbi pronën e trashëguar dhe pavarësisht nga këto. Me gjithë përpjekjet e mëdha të bëra kemi përshtypjen se, ndonëse asnjë problem nuk është aq madhor, po aq është neglizhuar dhe po aq mbetet i paatakuar publikisht, ashtu siç duhet. Një pyetje vjen na-tyrshëm tek të gjithë, analistë e të interesuar për funksionimin normal të demokracisë në Shqipëri: ku është vendi ynë, Shqipëria, në procesin e kthimit të pronës në krahasim me vendet e tjera ish-socialiste? Apo përsëri, siç ishim një socializëm i veçantë “kri-jues”, po ndërtojmë një kapitalizëm “kriujes”, ndaj dhe në fushën e pronave mund të thuhet me lehtësi dhe pa t’u dridhur qerpi-ku se Shqipëria është një rast i veçantë. Dhe duhet të themi se vërtet Shqipëria i ka bërë një zgjidhje sa të ndryshme, aq dhe të gabuar problemit të pronës. Kështu, legjislacioni shqiptar i periud-hës postkomuniste për kthimin e pronës, që u hartua me shumë xhepa, lejoi që ta klasifikonte pronën në disa kategori, si: tokë bujqësore dhe tokë truall, në kullota dhe livadhe, në pyje, në toka turistike dhe joturistike etj. Ai nuk bëri dallimin e domosdoshëm të pronave që i përkisnin shtetit dhe pronave që ishin të grabi-tura nga shteti i mëparshëm i diktaturës. Për të intriguar procesin e kthimit, ai u përzie me kompensimin, por komisionet e krijuara mund të të njihnin pronën, por kjo nuk do të thoshte se do ta kthenin. Natyrisht që ato nuk mund ta kthenin tërë pronën se ç’u pa pastaj që ishin ato “vendimtaret”?!

Çështja e pronës, mundësia potenciale që ajo të kthehet plotë-sisht në duart e pronarit legjitim, pasi ka bërë një ecejake të gjatë, njëzetecavjeçare, duke kaluar nga duart e njërit pseudopronar në duart e tjetrit, po bëhet një nyjë gordiane, që sa më shumë plek-set, aq më e vështirë bëhet për t’u këputur.

Çështja e pronarëve dhe ish-pronarëve sot, pas 22 vjetësh tranzicion problematik, është bërë shumë komplekse dhe pa-raqet një spektër interesant shqyrtimi e analize. Sot kemi specie të reja e të ndryshme në botën e pronarëve. Kemi, p.sh., pronarë dhe ish-pronarë, kemi pronarë të majtë dhe të djathtë, pronarë të shfaqur dhe pronarë të fshehur, pronarë trashëgimie dhe pronarë të sajuar me kalkulime politike dhe në forume partiake. Gjithë kjo larmi pronarësh, që nuk gjenden askund në botën që na rrethon, përveçse në Shqipëri, kanë qenë dhe janë të panjohura edhe në fjalorët e specializuar për punë pronash. Vetë ky pasurim i llojsh-mërisë së pronarëve lë vend të kuptosh atë që ka ndodhur re-alisht në Shqipëri gjatë këtyre dy dekadave: janë krijuar pronarë të paqenë, me blerje për një copë bukë të pasurve publike, me një konkurrencë të pandershme në tregun e pronave, me dhurime politike e ligje të sajuara me ngut, siç është ligji nr. 7501 etj.

Ka ndodhur ajo që nuk duhej lejuar në asnjë mënyrë që të ndodhte: shoqëria e hapur shqiptare, në vend që të qartësohej e vetëdijesohej në raport me pronat, është zhytur në një kaos pa drejtim e orientim. Pra, në vend që fusha të qartësohej dora-dorës, ajo është pleksur shumë më tepër; në vend që të shoqëro-hej me dhënie haku, qetësim të pengjeve të vjetra dhe vendosje drejtësie, procesi i ripronësimit duket se ka prodhuar edhe më shumë padrejtësi. Më shumë pengje e lodhje, zhgënjim e maraz në zemrat e atyre që e bartën kaq gjatë ëndrrën se një ditë do të shkonte haka tek i zoti.

Por ç’është më e keqja, ajo ka prodhuar tension shtesë, madje edhe precedentë të rrezikshëm, që në të ardhmen do ta kërcënoj-në rrezikshëm vetë institucionin e pronës. Natyrisht, nuk është se kjo ngatërresë, kjo situatë hutuese e dekurajuese lidhur me pro-nën ka buruar vetiu dhe tërësisht “nga vetë natyra e procesit”, siç thonë shpesh politikanët tanë në përpjekjet e tyre të pareshtura për të shpërndarë vëmendjen publike jo andej nga qëndron burimi i vërtetë i ngatërresave, sepse sot vetëm pak njerëz mund të mos e dinë akoma se çështjen e pronës nuk e ngatërruan pronarët e

vërtetë. Domethënë, ata që vijnë vërdallë me letra të zverdhura e cepngrëna, megjithatë të ruajtura mrekullisht mirë, me firma e vula ende pa ndonjë dëmtim serioz. Duket se kërcënimi më serioz për ato firma e vula nuk u bë dot koha. As Lufta e Dytë Botërore nuk u bëri gjë. Nuk ishin ndonjë kërcënim as kushtet e vështira të banimit e strehimit të tyre bashkë me “kartat e pronës” për pesë dekada. Madje, as ankthi i fshehjes së tyre ndër vrima e sëndukë nga tmerri prej regjimit antipronë, as bartja e tyre fshe-hur nga njëri internim në tjetrin, nga njëri bodrum në tjetrin nuk bëri dot që “kartat” të zhduken. Pra, e kishim fjalën se atë që nuk e bënë dot as koha e as lufta (botërore), as persekutimet e as përndjekjet, madje as gjithë sistemi i posaçëm antipronë që regjimi i mëparshëm ngriti me kujdesin maksimal, shkon dhe e bën lëmsh keqqeverisja moderne njëzetedyvjeçare. Për më tepër, keqqeverisja e një sistemi dhe e një kohe që pretendojnë të jenë demokratike; që pretendojnë të jenë e kundërta e komunizmit; që premtuan e premtojnë piedestal për pronën si institucion i sho-qërisë ku kemi hyrë, si dhe respekt të dorë së parë për pronarët. Nuk ka politikan e grup politik në këta njëzet e dy vjet që të mos ketë përsëritur aty këtu në tryeza, sidomos ndërkombëtare se “ne jemi për pronën e pronarët”. Por lind pyetja: për cilën pronë e pronarë? Për pronarët e stisur e të krijuar me manipulim nga tribu-nat partiake? Për pronarët që kanë pushtuar me dhunë pronat e të tjerëve dhe pronarët e ligjshëm vërtiten gjykatave me letra të zverdhura nëpër duar tash njëzet e ca vjet? Për pronarët politikë, të fshehur nën emra kushërinjsh, miqsh e të afërmish, që përfito-jnë tapi që nuk ua ka lënë askush dhe që nuk trashëgojnë asgjë? Pronarët e vërtetë, pronarët realë janë të fundit në listë për të cilët kujtohet administrata, për kthimin dhe kompensimin real të pronës së tyre legjitime.

Moskthimi real i pronave në duart e pronarëve legjitimë është një nga hallkat më të dobëta të funksionimit të një demokracie të gjymtuar, e cila nuk mund të jetë e plotë dhe e shëndetshme për sa kohë që politika, me ligje të drejta dhe pa asnjë ekuivok nuk mund ta këpus një herë e përgjithmonë këtë nyjë gordiane të tranzicionit tonë të gjatë përtej çdo limiti.

*Drejtor ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (IGFM), Gjermani, dega Shqipëri, dekoruar me titullin “Kavalier i Paqes” nga kjo shoqatë

Vizita që presidenti amerikan, Barak Obama i bëri rajonit të Lindjes së Mesme, gjatë të së cilës ai vizitoi Tel Avivin, Ramallahun dhe Amanin, hasi në komente të ndryshme, qoftë nga me-diet arabe apo izraelite. Disa pohuan se qëllimi i vizitës ka të bëjë me afrimin e dy palëve dhe vazhdimin e dialogut palestinezo-izraelit, të fil-luar vite më parë duke u mbështetur në prin-

cipin e njohur tokë për paqe. Nga ana tjetër, disa analistë e qua-jtën “vizitë turistike” të presidentit Obama, pa kurrfarë projekti për negociata paqësore mes palës palestineze dhe asaj izraelite.

Vizita e presidentit amerikan në rajon erdhi në një periudhë tepër të ndjeshme nëpër të cilën po kalon rajoni i Lindjes së Mesme. Në një anë kemi një numër shtetesh, të cilat përjetuan revolucionin e “Pranverës arabe”, ku u bë ndryshimi i regjimeve diktatoriale me sisteme demokratike, por për shkak të mospër-fundimit të revolucioneve në shumicën e atyre vendeve po mbretëron kaosi. Nga ana tjetër, në Siri revolucioni i filluar dy vjet më parë mbeti në gjysmë të rrugës për shkak të hezitimit të bashkësisë ndërkombëtare për t’u ballafaquar me realitetin.

Zhgënjimi është edhe më i madh kur merret parasysh fjalimi historik i presidentit Obama, që kishte mbajtur në muajin qershor të vitit 2009, në Universitetin e Kajros, ku kishte premtuar një

fillim të ri të marrëdhënieve të Amerikës me botën arabe dhe atë islame, por prej atyre premtimeve nuk kishte ndodhur asgjë. Për këtë pritja popullore në Ramallah dhe në Aman kishte qenë e ftohtë, bile pati dhe parulla: “Obama, nuk je i mirëseardhur!”

Për këtë shumë analistë vizitën treditore të Obames në rajon e konsideronin më tepër vizitë Izraelit dhe hebrenjve sesa vizitë botës arabe dhe popullit arab. Ky ishte mendim edhe i kryemin-istrit palestinez, Selam Fejad, për shkak të mungesës së temës së bisedimeve në agjendën e presidentit amerikan. Kjo pothuaj s ishte edhe normale kur dihej se kryeministri izraelit Benjamin Na-tanjahu, vetëm dy ditë para vizitës së presidentit Obama kishte konstituuar qeverinë e tij, në përbërjen e së cilës ishin shumica e partive radikale, të cilat janë kundër bisedimeve me presidentin e Autoritetit palestinez në Ramallah, Mahmud Abas.

Mirëpo, çështjen që duhet ta ketë parasysh, presidenti Obama është, se a është në interes të SHBA-së të sakrifikojë 1.5 miliard myslimanë në botë për 15 milionë se llogaritet të jetë numri i hebrenjve në rruzullin tokësor?!

Nga ana tjetër, qëndrimi i vazhdueshëm i SHBA-së në anën e Izraelit edhe në çështje, ku shihet se shkelen të drejtat elementare të popullit palestinez. Sa për ilustrim po përmendim ndërtimin i kolonive izraelite në tokat palestineze, siç është Ana Perëndi-more e lumit Jordan, si dhe në qytetin e Jerusalemit me rrethinë,

në pjesët ku parashihet të themelohet shteti i ardhshëm i pavarur palestinez, do të thotë cenim i të drejtës së palestinezëve për ekzistencë, një veprim i këtillë nuk i bën nder SHBA-së, si në super-fuqi dhe shtet demokratik. Sipas shumë analistëve, çështja që ka dominuar në bisedimet mes presidentit amerikan Obama dhe kry-eministrit izraelit Natanjahu, ka qenë dosja e armatimit bërthamor të Iranit, për të cilën edhe ka pasur keqkuptim mes të dyja palëve. Natanjahu kërkonte leje nga Uashingtoni për t’i sulmuar objektet ku po bëhen përgaditjet për prodhimin e uraniumit, i cili mund të përdoret për prodhimin e bombës atomike, të cilën Irani e mohon në mënyrë kategorike. Si duket, presidenti Obama nuk është i in-teresuar të hap një front të ri me Iranin. Ai ka propozuar të pritet rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Iran, që duhet të mbahen në muajin qershor, si dhe rrjedha e bisedimeve të Qeverisë iraniane me Bashkimin Evropian, para se të ndërmerret çfarëdo hapi unilat-eral ushtarak nga ana e Izraelit. Presidenti Obama, i cili është laurat i Çmimit Nobel për paqe, duhet të bëjë çmos që gjatë mandatit të tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë ta kurorëzojë me themelimin e shtetit palestinez, duke zbatuar me të parimin e zgjidhjes së dy shteteve, të cilin e kishte propozuar në fjalimin e tij historik në uni-versitetin e Kajros, në fillimin e mandatit të tij të parë. Me këtë ai do të argumentonte se fitimi i Çmimit Nobel nuk ishte rastësi, por ishte meritë për shkak të angazhimit të tij për ndërtimin e paqes.

Shoqëria e hapur, prona dhe demokracia

Obama – misioni i tij në Lindjen e Mesme

Nga LuLëzIm bRahJa*

Nga QemaJL moRINa

12 E martë 26 mars 2013 •

« gossip

Hollivudit i kërkohet eliminimi i skenave seksuale

Hollywoodi seriozisht është duke e shqyrtuar mundësinë e largimit të skenave seksuale nga filmat në vitet në vijim, pasi këto filma më nuk shiten më. Producentët janë fokusu-ar më shumë tani në filmat aksion dhe me efekte speciale, pasi vlerësojnë se pamje të tilla argëtojnë më shumë au-diencën, se sa filma me skenat seksuale. Analistët e kanë vlerësuar se skena më e eksagjëruar e seksit është paraqi-tur nga James Cameron në filmin e vitit 1997 “Titanic”, me aktorë Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet. Studiot tani po u kërkojnë shkrimtarëve dhe skenaristëve skenare me his-tori që tingëllojnë më miqësore dhe familjare. Ekspertët e kësaj industrie kujtojnë se skena të tilla të paharrueshme si ajo kur Sharon Stone e ka “ekspozuar’ vetën në “Basic Instinct” nuk janë të përshtatshme për kohën e tanishme. Sipas tyre në momentin kur skenat seksuale janë të paevit-ueshme ato duhet të shoqërohen me efekte tjera speciale.

West mezi pret të bëhet babaKanye West, e dashura e të cilit Kim Kardashian është shtatzënë, mezi pret të bëhet baba për të parën herë. Re-peri është shumë i fokusuar në rolin e tij të ardhshëm dhe tashmë ka filluar duke u kujdesur për Kim në çdo hap të mundshëm. “Kanye do të bëjë gjithçka që është e mundur për t’u siguruar që Kim të lindë foshnjën. Andaj nëse kjo do të thotë se ai duhet të shkojë në sallë dhe ta ndihmojë atë të marrë frymë, ai do të bëjë këtë”. “Nëse duhet të shkojë me të dhe ta nxjerrë foshnjën, ai do të shkojë dhe do ta bëjë këtë. Nëse duhet ta presë kordën,; ai do ta presë atë”. “Ai do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për ta bërë lindjen e të dashurës dhe foshnjës së tij sa më të lehtë. Pa dyshime, ai mezi pret gjithë këtë”, ka thënë burimi.

Beyonce është fytyra e re mbrojtëse e koleksionit

veror të markës H&MKoleksioni veror i brendit suedez të modës në raftet e dyqan-eve arrin në maj me emrin “Beyonce as Mrs. Carter for H&M”. Fushata është xhiruar në Bahama. Këngëtarja për nevojat e kampanjës H&M ka pozuar në bluzë dhe pantallona të shkur-tra seksi me lule në flokë e shtrirë në karrige në një plazh në Bahama. “Gjithmonë më ka pëlqyer qasja e H&M ndaj modës. Me këtë kampanjë jemi përpjekur të përfaqësojmë të gjitha emocionet e një femre përmes katër elementeve: ujit, zjar-rit, erës dhe tokës. Xhirimi ka qenë shumë argëtues. Jam ndjerë thuajse bëj video për ndonjë nga këngët e mia” – ka komentuar Beyonce Knowles, e cila është fytyra e re mbrojtëse e kampanjës verore H&M. Përfaqësuesja e brendi t ka zbuluar që këngëtarja ka marrë pjesë në kri-jimin e modeleve të reja dhe që tërë koleksionit i ka dhënë vulën e saj personale. Koleksioni i ri në raftet e dyqaneve arrin në maj me emrin ‘‘Beyonce as Mrs. Carter for H&M’.

Kafe dhe kripë për

buzë seksi

stina e pranverës sjell në vetvete edhe lodhjen. Duke qenë se ditët bëhen më të gjata, temeraturat zbuten, humori përmirëso-het, fiziku ndjehet i lodhur. “Faji” i pranverës, që shpesh sjell me vete një lodhje të

përgjithshme, të shoqëruar nga një ndjenjë nervozizmi dhe ndonjëherë pagjumësi. Por si duhet ta luftojmë “sindromëm letargjike”, apo “lodhjen pranverore”??? Sipas një studimi nga Observatori FederSalus, që ka përfshirë 75 ekspertë midis tyre psikologë, mjekë që merren me dietat apo dietologë, simptoma e parë (67%) është lodhja kronike, e ndjekur nga një nervozizëm i madh (56%) dhe një kapacitet të pakët përqendrimi (46%). Sipas ekspertëve, luhatjet e vazhdueshme të temperaturave,

tipike me fillimin e pranverës dhe lodhjet e akumuluara gjatë dimrit, ndihen pikërisht me ardhjen e sezonit të ri.

Këshilla për heqjen e “lodhjes pranverore”:1. Pini të paktën 2 litra ujë në ditë: hidra-

timi i trupit ndihmon për të eliminuar toksinat e grumbulluara gjatë dimrit, ndërsa ndihmon për të përballuar sa më mirë ndryshimet e temperaturave.

2. Evitoni ushqimet me shumë kalori: rrisin ndjenjën e lodhjes, duke e bërë atë më të gjatë dhe tretjen më të vështirë. Janë të preferueshme ushqimet e lehta, por të shpeshta, të pasura me vitamina dhe proteina. Ndër ushqimet që dietologët sugjero-jnë si një burim të mirë të mineraleve, për luftuar edhe radikalet e lira, janë

lakrat, fasulet, spinaqi dhe bajamet. Për proteinat më shumë i përshtat-shëm është peshku sesa mishi, ndërsa si një burim i hekurit bishta-joret janë të shkëlqyera.

3. Angazhohuni me aktivitete fizike, mundësisht jashtë në natyrë: nëse koha e lejon, është e dobishme që të rifilloni gradualisht aktivitetin fizik, duke iu dedikuar 30 minuta në ditë, duke filluar edhe me një shtriqje të lehtë. Që nga momenti që pranvera shoqërohet edhe nga dëshira për të rifituar formën e humbur, dietologët këshillojnë përshtatjen e provës së kohës: të bëni pak sport është gjithmonë e preferueshme për di-etat drastike, që nuk do të bënin gjë tjetër veçse do të dobësojnë edhe më tej fizikun tuaj.

Për buzëkuqin duhet të tregohet vëmendje po aq sa edhe pjesët e tjera të fytyrës kur grimoheni. Edhe buzët kanë nevojë për një parapërgatitje paraprake nëse dëshironi që buzëkuqi të zgjasë më

gjatë. Buzët do të duken më të plota dhe më të freskëta, pasi të liro-heni nga shtresat e lëkurës së vdekur. Në një enë përziejeni gjysmë lugë lusion hidratues , ¼ lugë kafe të bluar dhe , ¼ lugë kripë. Këtë për- zierje aplikojeni në buzë dhe masazhoni 5 minuta dhe pastaj pastrojeni me peshqir të lagur me ujë. Nëse dëshiro-ni që buzëkuqi të zgjasë më gjatë, me një laps ngjyrë bezhë, I cili do të

shërbejë si fiksues, neutralizoni ngjyrën natyrale të buzëve. Për efekt

sa më natyral fillimisht aplikoni karmin të kuq të zbehtë, pastaj një shtresë të

pudrës transparente që të ftohet efekt mat, zbulojnë make up artistët botërorë.

Ja si hiqet “lodhja pranverore”

13• E martë 26 mars 2013

»gossip

lindsay lohan kapet duke pirë vodkëLindsay Lohan nuk ka aspak ndërmend të ndryshojë. Aktorja është parë të pijë vodka në një lokal në Beverly Hills. Ajo u dënua nga gjyka-ta amerikane me nëntëdhjetë ditë rehabilitim, tridhjetë ditë punë të detyruar në komunitet dhe trajtim psikologjik prej 18 muajsh. Cfarë rehabilitimi është ky, që vetëm rehabilitim nuk mund të quhet?! Sipas revistës “TMZ, “vajza e keqe’ ka kaluar natën jashtë, duke u dehur. Po tani çfarë do të ndodh me 26-vjeçaren?!

Beckham me një tatuazh të riDavid Beckham si ambasador i futbollit për fëmijë, vijon të qëndrojë në kinë në turin e tij 5-ditor. Ndalesa e tij e rradhës ishte në universitetin më të madh të kryeqytetit ku foli para qindra studentëve mbi futbollin dhe pasionin e tij për këtë sport. Në fund të takimit ai zbuloi surprizën që kishte rezervuar për këta stu-dent, icily mënjanoi këmishën për të treguar tatuazhin e tij të ri vertical në gjuhën kineze : Jeta dhe vdekja janë të përcaktuar nga fati. Hierarkia dhe pasuria të dekretuar nga parajsa. Tatutë janë një pikë e dobët e Beckham i cilika bërë nga një të tillë për 4 fëmijët dhe bashkëshorten Victoria.

Victoria Beckham heq dorë përfundimisht nga “spice girls”

Victoria Beckham ka hequr dorë përfundimisht nga grupi ‘Spice Girls’ duke u fokusuar tek biznesi i saj. Në një prononcim për gazetën britanike, Sunday People, 38-vjeçarja pohon se nuk do të ngjitet më në skenë. “Nuk do të këndoj sërish. As nuk do të ngjitem më në skenë”, i ka thënë ajo gazetës britanike. Ndërsa pjesëtaret e tjera të këtij grupi do të duhet të vendosin nëse do të gjejnë një zëvendësuese apo do të vazhdojnë karrieren me katër pjesëtare.

Lady Gaga e vendosur t’i

kthehet punësLady Gaga është gati t’i kthehet punës, një muaj pas operacionit të ijëve, sipas menaxherit të saj. Ylli i “Poker Face” ishte detyruar të anulojë datat e mbetura në turneun e saj botëror “Born This Way Ball” dhe mjekët e kanë diagnostikuar me gjendjen serioze të quajtur synovitis, një inflamacion i keq i ijeve. Ajo i është nënshtruar një operacioni në ijë me 20 shkurt dhe me-naxheri i saj Vincent Herbert është deklaruar për shtypin për t’i qetësuar fansat që këngëtarja është në fund të periudhës së saj të shërimit, duke i thënë Associated Press, “Ajo është shumë mirë, është gati të kthehet në punë.” Herbert zbulon që ylli i popit është e vendosur të përfundojë albumin e saj të ri “Artpop”, i cili duhet të dalë në treg më vonë gjatë vitit. “Me padurim pres që bota të dëgjojë muzikën e saj të re dhe ta shohë që kthehet e shëndetshme, e fortë, më mirë se asnjëherë,” shtoi ai.

Tina Turner

NuSe 74 vJeç!

tina Turner, gjyshja e rok muzikës edhe pse kishte deklaruar se nuk ka ndër mënd të mar-tohet përsëri, si duket ka ndërruar mendjen. Dashuria e madhe ndaj Erwin Bach me të cilin është në lidhje 27 vjet, ka bërë që këngëtarja legjendare të vendos në moshën e saj 74 vjeçare të martohet! Bach i cili është 17 vjet më i ri se Tina Turner edhe më herët i ka propozuar asaj

martesë, por këngëtarja publikisht kishte deklaruar se asn-jëherë nuk do të martohet përsëri, kjo për shkak të romancës problematike me ish burrin e saj. Por, si duket Tina ndërroi mendje dhe pritet që dasma të bëhet këtë vit të Cyrih të Zvicrës.

14 E martë 26 mars 2013 •

« Bota

Vdekja e papritur e oli-garkut Boris Berezovski në mërgim në Britaninë

e Madhe është një enigmë për shumë rusë. Thuhet se miliarderi Berezovski e solli në pushtet Putinin, por më vonë u bë kritik i ashpër i Kremlinit. Po të lexosh reagimet nga Rusia për vdekjen e papritur të biznesmenit dhe kritikut të Kremlinit Boris Berezovski, të krijohet përshtypja se ke të bësh me një oligark të rrënuar financiarisht dhe të penduar. "Asgjë nuk dëshiroj më shumë sesa të kthehem në Rusi. Kam ndryshuar shumë në pikëpamjet e mia", - ka thënë Boris Berezovski në një bisedë me korrespondentin e revistës ekonomike "Forbes" në rusisht. Biseda duhet të jetë zhvil-luar disa orë para vdekjes së Berezovskit dhe nuk ishte parashikuar të botohej.

“Berezovski i kishte kërkuar falje Putinit për gabimet e tij dhe donte të kthehej në Rusi”, - deklaroi zëdhënësi i presi-dentit Dmitri Peskov në disa intervista për mediet ruse. Putini në janar 2013 duhet të ketë marrë një letër të shkruar me dorë nga Berezovski. Lid-hur me reagimet e Kremlinit Peskov nuk u shpreh.

Vdekje misterioze në Londër

Oligarku dikur i fu-qishëm rus vdiq të shtunën (23.03.2013) në moshën 67-vjeçare. Sipas informa-cioneve të medies, Berezovs-ki u gjet në banjën e shtëpisë së tij në afërsi të Londrës nga një truprojë. Shkaku i saktë i vdekjes është ende i paqartë. Policia njoftoi të dielën (24.03.2013) se Berezovski, sipas të dhënave të para, nuk ka qenë viktimë e një krimi të dhunshëm. Megjithatë, autoritetet britanike thonë se duhet pritur rezultati përfundimtar i autopsisë. Në shtëpi nuk janë gjetur substanca radioaktive apo kimike të dyshimta.

rusia mundoheT Të zbulojë misTerin e vdeKjes së

Berezovskit

Siç duket, urdhri për hetim për armë ABC është dhënë për shkak të rastit të Aleksandër Litvinenkos. Ish-spiuni rus Aleksandër Litvinenko ishte një i besuar i Berezovskit dhe gjithashtu kritik i Krem-linit. Litvinenko u helmua në Londër në vitin 2006 me polonium radioaktiv. Në rastin e Berezovskit është speku-luar gjithashtu për vetëvrasje apo vdekje për arsye shën-detësore. Aktivisti opozitar Sergei Parhomenko shkroi në blogun e tij: "Nuk mund ta

imagjinoj se është vetëvrasje."

Nga njeri i afërt i Jelcinit, një oligark në mërgim

Në vitet 1990 Berezovski luante një rol të rëndësishëm në politikën ruse. Matemati-kani pas rënies së Bashkimit Sovjetik u ngjit në rangun e të ashtuquajturit oligark, një biznesmen i fuqishëm me lidhje me politikën. Ai i fitonte milionat ndër të tjera me tregti makinash. Berezovski shiste “Lada” ruse dhe limuzina gjer-mane “Mercedes”. Përveç kësaj

biznesmeni kontrollonte edhe disa banka, kompani nafte, shoqërinë ajrore "Aeroflot" dhe disa medie, ndër to edhe kanalin më të shikuar televiziv në Rusi ORT. Dëshmitarët tregojnë se ndikimi i Berezovs-kit te ish-presidenti rus Boris Jelcin ishte shumë i madh. Ndërsa mediet ruse

bëjnë të ditur se duhet të ketë qenë Berezovski ai që në vitin 1999 i propozoi Jelcinit të sëmurë Vladimir Putinin, atëherë pak i njohur, si pasuesin e tij në Kremlin.

Por pas fitores së Putinit në zgjedhjet e vitit 2000 erdhi prishja e lidhjes mes tyre. Berezovski më vonë mori azil në Britaninë e Madhe dhe u bë një nga kritikët më të ashpër të Kremlinit. Në Rusi ai u dënua në mungesë për krime ekonomike me 13 vjet burg. Procese të tjera kundër tij janë ende të hapura.

Llogaria bankare e ish-miliarderit duhet të jetë zvogëluar në vitet e fundit. "Forbes" ruse e vlerësoi pasurinë e Berezovskit më 2011 me 0,7 miliardë dollarë amerikanë. Në vitin 2008 ajo duhej të ketë qenë dy herë më e madhe. Në vjeshtën e vitit 2012 Berezovski pësoi një disfatë të hidhur në betejën kundër një oligarku tjetër rus, Roman Abramoviç. Një gjykatë në Londër refuzoi padinë e Be-rezovskit kundër Abramoviçit për gjoja mashtrim në blerjen e aksioneve të një kompanie nafte. Berezovskit iu desh të paguante shpenzimet e gjyqit në shumën prej 53.3 milionë dollarë amerikanë.

Gogoli i kombitLajmi i vdekjes së Berezovs-

kit në Rusi ka bërë shumë bujë. Shumë e konsiderojnë atë si një "gjeni të lig". "Çfarë finaleje e papritur! Unë jam e shokuar", - shkruan gazetarja e radios

"Eho Moskvy" Ksenia Larina në blogun e saj. Edhe pse nuk e ka njohur personalisht Berezovs-kin, ajo e ka ndier karizmën e tij gjatë një interviste telefon-ike. “Berezovksi nuk ka pasur asnjë ndikim në politikën ruse të kohëve të fundit”, - tha zëdhënësi i Putinit, Peskov. Këtë mendim ka edhe politi-kani opozitar Boris Nemzov. Nemzov në një intervistë për “Dojçe Velen” tha se kritiku i Kremlinit, Berezovski, nuk e ka mbështetur kurrë finan-ciarisht opozitën ruse. Sipas medieve të tjera, Berezovski e ka ndihmuar opozitën, por prova për këtë nuk ka.

"Berezovski ka qenë për dhjetë vjet i përjashtuar nga politika ruse", - thotë për “Dojçe Velen” sociologu nga Moska Dmitri Oreshkin, ish-anëtar i këshillit presidencial për të Drejtat e Njeriut. Oli-garku në mërgim konsiderohej si "princ i ferrit". Disa politi-kanë mendojnë se Berezovski qëndronte pas grupit të diskutueshëm muzikor "Pussy Riot", gjë që ai e mohoi sa ishte gjallë. Në dhjetor të vitit 2012 televizioni shtetëror "Rusia 1" pohoi se Berezovski kishte dhënë urdhër për disa vrasje, duke përfshirë edhe atë të një prezantuesi televiziv dhe të një deputeti. Hetimet janë ende në vazhdim.

15• E martë 26 mars 2013

»Bota

një studim i Bundesbank jep rezultate të papritura: njerëzit në vende të

tronditura nga kriza si Spanjë apo Itali kanë më shumë pasuri se gjermanët. Por ekspertët i shohin rezultatet me sy kritik. «Puno, puno, një shtëpizë ndërto!», thotë një shprehje popullore nga jugu i Gjermanisë, vendi i shvabëve. Një shtëpizë me oborr, me shumë vend për fëmijët: po a jeton sot kështu një gjerman mesatar? Një studim i ri i Bankës Federale gjermane (Bundesbank) tregon se kjo nuk është e vërtetë, pasi në krahasim me fqinjët evropianë, shumë pak gjermanë zotërojnë një shtëpi apo banesë private. Madje edhe pasuria e familjeve klasifikohet si dukshëm më e vogël se sa ajo e njerëzve në vende të tronditura nga kriza si Spanja apo Italia. A janë gjermanët, ndryshe nga sa mendohet, më të varfër se fqinjët e tyre në jug të Evropës?

Gjermanët mesatarisht më pak pasuri

Studimi i Bankës Federale gjermane tregon se mesa-tarja aritmetike e pasurisë së gjermanëve është rreth 54.000 euro. Në Itali ajo arrin nivelin e 163.900 eurove dhe në Spanjë është madje rreth 178.300 euro. Edhe francezët me një nivel prej 113.500 eurosh janë më mirë se gjermanët. Austria me rreth 76.400 euro është më afër nivelit gjerman. Përllogaritjet janë bërë me të ashtuquaj-turën medianë. Për studimin u mor një kampion përfaqësues prej 40 milionë familjesh, u ra-dhitën në rritje sipas pasurisë dhe u llogarit mesatarja arit-metike. Edhe në llogaritjen e mesatares së thjeshtë pasuria e familjeve gjermane është nën atë të vendeve të tjera të euros. Kështu në familjet

Gjermani: Shtohet numri i veprave penale

me sfond ekstremizmin e djathtë 

sipas Ministrisë së Brendshme Gjermane, në vitin 2012 në Gjermani është shtuar edhe më tej numri i akteve

dhe veprave penale me sfond ekstremizmin e djathtë. Ministri i Brendshëm, Hans-Peter Friedrich, tha për gazetën “Tagesspiegel am Sonntag” se duke u bazuar në shifrat paraprake për krimet me sfond politik ekstremist të djathë në vitin 2012 ka pasur një rritje prej katër për qind në krahasim me vitin 2011. “Sipas të dhënave tona të para paraprake, vihet re një rritje e krimeve të motivuara poli-tikisht të krahut të djathtë prej përafërsisht katër për qind, në rreth 17.600”, tha - ministri i Brendshëm federal. Në veprat penale të kryra nga neo-nazistët dhe deliktet e tjera të karakterizuara nga përdorimi i dhunës mendohet se ka një rritje prej dy për qind. Gjithësesi këtu ministri nuk përmendi ndonjë shifër të saktë.

Ministri i Brendshëm Hans-Peter Friedrich tha se është i shqetësuar se në përgjithësi ka një rënie dramatike të pra-gut për të përdorur dhunën: “Në radhën e neo-nazistëve ka një potencial dhune që ne nuk duhet ta minimizojnë. Unë jam i shqetësuar se pragu për të ushtruar dhunë është zvogëluar përgjithësisht në mënyrë dramatike». Sipas statistikave zyrtare për vitin 2011, organet e sigurisë kanë regjistruar në këtë kategori sipas gazetës «Tagesspiegel am Sonntag» 828 raste, gjë që do të thotë që në rast se kemi një rritje prej dy për qind në vitin 2012 ka pasur të paktën 840 krime të dhunshme.

Ndërgjegjësim kundër ekstremizmit ministri i Brend-shëm Hans-Peter Friedrich shpreson në shoqëri për një ndryshim në perceptim dhe ndërgjegjësim në luftimin e ekstremizmit të djathë: “Ngritja e vetëdijes është e mun-dur”, tha Friedrich për “Tagesspiegel am Sonntag”. Ashtu si në dekadat e kaluara është arritur të krijohet një vetëdi-je të re mjedisore, edhe “ndërgjegjësimi kundër ekstrem-izmit” mund të ketë sukses, mendon ministri. “Shumë të rinj e humbasin në një periudhë të jetës së tyre orientimin dhe jepen pas ekstremizmit dhe dhunës”. Shteti, politika dhe shoqëria duhet t’u kundërvihet këtyre shfaqjeve që në kopshte dhe shkolla, tha politikani i CSU-së. Agjencia Federale për Edukim Qytetar, duhet të punojë edhe më shumë se më parë në lidhje me problemin e ekstremizmit të djathtë. Për më tepër, duhet koordinuar më mirë puna e ministritë federale dhe atyre të landeve.

italianët dhe spanjollët më të kamur se gjermanët?

Lideri i së majtës italiane, që ditën e premte mori manda-timin nga Presidenti Napoli-tano për të formuar qeverinë e re, vijon bisedimet për gjetjen e formulës së duhur që do t’u siguronte italianëve qeverinë e tyre. Që kabineti i ri qeveri-tar të vihet në detyrë, ai duhet që të marrë votëbesimin e dy dhomave të Parlamentit italian. Bersani ka numrat në Dhomën e Ulët, por i mungon mazhoranca në Senat. As ale-anca me senatorët e lëvizjes së Montit dhe as bashkimi me partitë e tjera nuk ia mundëson këtë. Për të sigu-ruar mazhorancën, Bersanit i duhet me patjetër mbështetja e njërës mes Grillos dhe Berlusconi-t. I pari ka refuzuar kategorikisht mbështetjen për të dyja kahet tradiconale

“Bersani kryeministër, alfano zëvendës i tij”

të politikës italiane, ndërsa lëvizja surprizë ka mbërritur nga Berlusconi. “Kavaljeri” ka hedhur në tavolinë propozimin për Bersanin Kryeministër, por me kusht që në krah të tij të qendrojë si zv/kryeministër i besuari i Berlusconit, Angelino Alfano. “Ne u themi këtyre

zotërinjve që ulemi me ta në tavolinë vetëm nëse do të bisedohet për një qeveri mes dy forcave tona politike, ashtu siç kanë shprehur vullnetin e tyre zgjedhësit italianë, për shembull, Alfano zv/kry-eministër dhe Bersani kryemi-nistër”, deklaroi Berlusconi në

mbledhjen e grupeve parla-mentare të PDL-së, të Dhomës dhe Senatit. Por sa e realizue-shme është një ideja e një koa-licioni mes dy forcave të mëdha të politikës italiane? Bersani i është shmangur shpesh kësaj teme, ndërsa “lidhja” mes së majtës të udhëhequr nga PD dhe të djathtës të udhëhequr nga PDL është nxitur nga lideri i lëvizjes M5S, Grillo. Aktualisht Bersani është duke shqyrtuar mundësinë për ndërtimin e një koalicioni “natyral”, por nëse dështojnë këto bisedime, atëherë zgjidhjet mbeten dy: koalicion me PDL ose sërish zgjedhje të përgjithshme. Për zgjedhje të reja foli Berlusconi ditën e shtunë në një miting të organizuar Romë kundër sistemit që ai e quan “kancerin e demokracisë italiane”.

spanjolle pasuria mesatare është 285.500 euro, në Austri 265.000 euro dhe në Gjermani vetëm 195.200 euro. Arsyeja duket se është kuota e ulët e zotërimit të shtëpive dhe banesave private. Ndërkohë që në Gjermani vetëm 44,2 për qind kanë një shtëpi apo banesë të vetën, në Francë pronarë janë p.sh. 57,9 për qind, në Itali 68,4 për qind dhe në Spanjë madje 82,7 për qind. Instituti për Ekonominë gjer-mane në Köln thotë megjithatë se rezultati nuk është arsye për shqetësim. “Në Gjermani kemi për shembull një treg qirash banesash që funksionon mirë dhe respektivisht një kuotë më të vogël pronësie banesash”, shpjegon për DW Christoph Schröder nga ky institut. “Së dyti, sigurimi social në Gjermani garanton një sigurim mjaft të mirë dhe kështu motivacioni për të kursyer për pleqërinë

apo për rastin e papunësisë është tek ne pak më i kufizuar”.

Kritikë ndaj studimitSchröder tërheq gjithashtu

vëmendjen se rezultatet e sondazhit duhen parë me sy kritik. “Janë krahasuar mollë me dardha”, deklaron instituti. Shifrat vijnë nga një sondazh mbarevropian të kryer nga bankat qendrore, të cilat kanë studiuar për çdo vend situatën pasurore të familjeve. Shifrat për Gjermaninë pasqyrojnë gjendjen e vitit 2010, ndërsa ato për Spanjën vitin 2008. Por në atë vit në vendin evro-pianojugor shpërtheu kriza e imobiljeve dhe pasuria në imo-bilje ishte me siguri e mbiv-lerësuar. Ndërsa rënia drastike e çmimeve të imobiljeve nuk është pjesë e studimit. Veç kësaj është marrë parasysh pasuria mesatare e pasurisë së familjeve. Problemi në

këtë rast është se familjet gjermane me mesatarisht 2 persona janë dukshëm më të vogla se familjet spanjolle me 2,7 persona. Kjo do të thotë që pasuria në këto vende shpërndahet mes më shumë personave se në Gjermani. Pra, punët nuk janë aq keq sa duket në vështrim të parë? Deputeti i gjelbër në Parlamentin Evropian Sven Giegold, i konsideron alar-mante rezultatet e studimit të Bankës Federale gjermane. “Studimi tregon para së gjithash për herë të parë, një shpërndarje tejet të pabara-bartë të pasurisë në Gjerm-ani. Është shqetësuese që në ndarjen e pasurisë 10 për qind e njerëzve në shtresën e lartë zotërojnë 60 për qind të pasurisë së përgjithshme. Kjo e kapërcen kufirin e asaj çka është e mirë për një shoqëri demokratike”.

16 E martë 26 mars 2013 •

« INTERVISTË

INTERVISTË E LARTËSISË SË TIJ MBRETËRORE, PRINCIT LEKA ZOGU II, DHËNË GAZETËS “ILLYRIA”

Princi Leka Zogu II: “Familja mbretërore mbështetëse e kombit, si simbol i bashkimit”

Fitorja e referendumit në vi-tin 1997 ishte një shembull i mbështetjes së popullit për shpresën e ndryshimit dhe stabilitetit që monarkia mund të kishte siguruar.

Megjithëse jam i ndërgjegjshëm për vështirësitë që mbartte ajo kohë e tmerrshme për shqiptarët, jam i mendimit se monarkia duhet të jetë më aktive në zhvillimin e vendit. Me kohën do të jemi në një pozicion më të fortë për të propozuar mundësinë e një referendumi të ri, që do të për-caktojë llojin e sistemit që do t’u përgjigjet më së miri nevojave të kom-bit në të ardhmen.”

- I nderuar Princi Leka Zogu II, fillimisht ju falënderoj për këtë bisedë në Pallatin Mbretëror. Lartësi, çfarë mbresash u la kuadri tërësor i veprimtarive dhe festi-meve të 100-vjetorit të pavarë-sisë së Shqipërisë?

- Festimet e 100-vjetorit ishin të pabesueshme, ndërsa të shihje popul-lin shqiptar të bashkuar në këto krem-time ishte tejet emocionuese. Në një aspekt më personal, kthimi i eshtrave të Mbretit Zog ishte një ngjarje his-torike dhe gjithashtu një mundësi për të reflektuar mbi këto 100 vjet të kaluar në tërësinë e tyre. Megjithëse historia shqiptare ka kaluar peripecitë e saj, unë mbetem shumë optimist duke ndier forcën e popullit shqiptar.

- Po analiza juaj për gjendjen në Shqipëri?

- Shqipëria është një vend dina-mik. Sistemi politik mbetet i polari-zuar ndërmjet dy partive kryesore dhe zgjedhjet e ardhshme do të mbartin një rëndësi të veçantë dhe përcaktojnë zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Në mënyrë më specifike në ecjen përpara në marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian dhe në projektin e integrimit europian.

Shpresoj se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lira dhe demokratike dhe se deputetët që do të zgjidhen në parlamentin e ri do të përfaqëso-jnë votuesit gjatë mandatit të tyre. E theksoj këtë pasi në Shqipëri për-faqësimi mbetet ende problem.

Jam i lumtur që prej vitit 2005 Sh-qipëria ka ndryshuar pozitivisht për të mirën e popullit dhe se ndjenjat e patriotizmit po rilindin te shqiptarët.

- Cila është pritshmëria e princit Leka Zogu II për përparimin e sh-qiptarëve?

- Mbetem i besimit se shqiptarët në rajon do të njohin zhvillim të vazh-dueshëm, por ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm për rolin tonë si fak-tor stabiliteti në Ballkan dhe të sig-urohemi që përpjekjet tona të mos minohen e të shkojnë dëm. Bashkimi i shqiptarëve në një kontekst europian është në proces dhe unë jam i bindur se me iniciativat e mëtejshme admin-istrative, ekonomike dhe kulturore kombi shqiptar do të bashkohet fu-qimisht për të kontribuuar në familjen europiane.

- Na flisni ju lutem për përpjekjet tuaja të sotme, të Mbretit Leka I dhe Mbretit të shqiptarëve Zog I për for-cimin e shtetit shqiptar.

- Në vitet e kaluara unë jam foku-suar kryesisht në sferën ndërkom-bëtare. U përkujdesa që ta zhvilloja vizitën time të parë pas vdekjes të

Mbretit Leka I në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kryesia e partisë “Lëvizja e Legalitetit” në Nju-Jork u kujdes për pritjen dhe programin e vizitës. Më atë rast mora pjesë në festimet e federatës “Vatra” dhe pata takime në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Unë mendoj se familja mbretërore mund të luajë një rol të rëndësishëm në aspektin social në vend. Në këtë kontekst, Elia dhe unë kemi menduar themelimin e një fon-dacioni të fokusuar në përmirësimin e jetës së shqiptarëve dhe në një fushatë marrëdhënieje publike për të promovuar Shqipërinë në komu-nitetin ndërkombëtar.

Sa për Mbretin Zog, dihet tashmë se ai ishte themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar. Kontributi i tij në ndërtimin e institucioneve dhe të një ndërgjegjeje kombëtare po del çdo ditë e më shumë në dritë. Ndërsa Mbreti Leka ia kushtoi jetën e vet çlirimit të vendit, lirisë dhe demokracisë si dhe bashkimit kom-bëtar. Dhe kjo nuk është pak kur merren parasysh kushtet dhe rre-thanat e asaj kohe.

- Si po ecën puna e familjes mbretërore për bashkimin kom-bëtar dhe si e shihni këtë proces në vazhdimësi, raportet me ser-bët, grekët dhe fqinjët?

- Familja mbretërore shqiptare do të jetë përherë mbështetëse e kombit shqiptar si një simbol i bashkimit të shqiptarëve dhe do të bëjë më të mirën që ata të mbro-hen e të gëzojnë të gjitha liritë që janë të natyrshme në një demokraci. Kemi shumë për të bërë për forcimin e kombit shqiptar brenda një Eu-rope ku kufijtë do të kenë rëndësi gjithnjë e më pak. Sigurisht që jam i bindjes së monarkia do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë aspekt, tok me aleatët tanë europianë dhe amerikanë. Se si do të materializo-het kjo, do të vendoset, por me kohë dhe durim.

- Të flasim për mundës-inë e një referendumi të ri për sistemin shtetëror, republikan apo mbretëri. Kjo pê arsye se referen-dumi i vitit 1997 nuk u kontrollua dot për shkak të gjendjes që kalonte Shqipëria dhe mungesës së komisionerëve të le-galistëve në numërimin e votave.

- Fitorja e referendumit në vitin 1997 ishte një shem-bull i mbështetjes së popullit për shpresën e ndryshimit dhe stabilitetit që monarkia mund të kishte siguruar. Megjithëse jam i ndërgjegjshëm për vështirësitë që mbartte ajo kohë e tmerrshme për shqiptarët, jam i mendimit se monarkia duhet të jetë më aktive në zh-villimin e ven-

dit. Me kohën do të jemi në një po-zicion më të fortë për të propozuar mundësinë e një referendumi të ri, që do të përcaktojë llojin e sistemit që do t’u përgjigjet më së miri nevojave të kombit në të ardhmen.

- Po marrëdhëniet tuaja me shqiptarët, klasën politike dhe in-stitucionet e tyre në Kosovë, shte-tin maqedonas, Çamëri, Serbi dhe në Malin e Zi?

- Ruaj marrëdhënie kordiale me shumicën e partive politike shqiptare. Sigurisht që çdo rast bazohet mbi specifika dhe situata të veçanta.

- Për integrimin në Bashkimin Europian çfarë duhet të bëjë poli-tika?

- Meqë shumica e shqiptarëve janë pro integrimit europian, unë besoj se të gjitha partitë politike duhet të lënë mënjanë ndasitë dhe të bashkojnë qëndrimet në një front të përbashkët për të punuar për procesin e integrimit, në mënyrë të veçantë në lidhje me skeptikët e procesit të zgjerimit. Duhet të foku-sohemi më pak në politikën lokale të Tiranës, dhe të trajtojmë çështjet je-tike për perspektivën e Brukselit. Viti 2013 do të jetë një vit vendimtar, si rrjedhojë e zgjedhjeve dhe para se të parashikohet statusi i vendit kandidat në 2014.

- Gjykimi juaj mbi qëndrimet për mbretërinë nga klasa politike brenda dhe jashtë Shqipërisë?

- Çështja e monarkive është rajon-ale dhe duhet analizuar si e tillë. Qeve-ria malazeze sapo ka vënë në zbatim një status mbretëror për princin Nikolai, i ka ndërtuar atij një pallat të ri dhe e ka financuar me fonde shtetërore fondacionin e tij. Ndërsa në Rumani aktualisht janë duke u diskutuar ndryshime kushtetuese, ku

monarkia do të njihet,

madje

mund të ndryshohet sistemi qever-isës. Vlen të përmendet këtu edhe ndryshimet pozitive që kanë arri-tur vitet e fundit familjet mbretërore serbe dhe greke. Familja mbretërore shqiptare ka shumë për të punuar që të ndryshojë propagandën e vjetër komuniste, që ka influencuar negativ-isht shoqërinë në 60 vjetët e fundit.

- Si u përgjigjeni kundër-shtarëve të mbretërisë?

- Të gjithë shqiptarët duhet të bashkohen dhe të punojnë për idealet tona kombëtare, pavarësisht ndasive politike.

- Marrëdhëniet personale me krerët e partive?

- Në përgjithësi shumë të mira.- Si e shihni funksionimin e in-

stitucioneve? - Termi “institucion” nuk është

zhvilluar si duhet ende, pasi sistemi qeveritar në Shqipëri është i përcak-tuar nga figura me influencë dhe jo nga qëndrueshmëria institucionale. Kjo është arsyeja që shpesh, kur flas për aktivitetet e Oborrit Mbretëror, përmend rëndësinë institucionale që mbart ai dhe jo forcën e individëve të veçantë.

- Cili është mesazhi juaj për ko-munitetin e fortë shqiptaro-ameri-kan dhe mbështetësit e mbretërisë në Shtetet e Bashkuara?

- Të vazhdojnë të mbeten amba-sadorët tanë më të mirë dhe të sig-urojnë që vlerat tona të përbashkëta të mbeten gjithmonë të gjalla. Ne duhet të jemi krenarë për trashëgimi-në kombëtare.

- Çfarë qëndrimi keni për zgjid-hjen e çështjes së pronës? A mund të kemi ligj të ri përderisa shumë pronarë ende nuk e kanë marrë atë që u takon?

- Nuk do të preferoja të komen-toja për këtë çështje, pasi kjo është një plagë në zhvillimin ekonomik të vendit.

- Po qëndrimi për ish-të përnd-jekurit politikë?

- Ka shumë çështje që presin zgjidhje, ndërsa media ka reflektuar një pakicë ekstremistësh, që nuk po ndihmojnë aspak në zgjidhjen e prob-lemeve të vërteta të ish-të përndjekurve politikë. Në anën simbolike të çështjes, është absurd fakti që Enver Hoxha mban ende titullin “Heroi i Popullit”, ndërsa është domosdoshmëri krijimi i një muzeu qendror për krimet e komunizmit, si-kundër kanë bërë vende të tjera. Ne nuk duhet të harrojmë vuajtjen e aq shumë patriotëve të vërtetë. Po ashtu skema e pensionit të funksionarëve të ish-komunizmit është absurde në krahasim me të persekutuarit politikë. Megjithatë, unë besoj se qeveria është e përkushtuar totalisht në plotësimin e

detyrave të saj ndaj kësaj shtrese.Bisedoi Denion

Ndrenika

Çështja e monarkive është rajonale dhe duhet analizuar si e tillë. Qeveria malazeze sapo ka vënë në zba-tim një status mbretëror për princin Nikolai, i ka ndërtuar atij një pallat të ri dhe e ka finan-cuar me fonde shtetërore fonda-cionin e tij. Ndër-sa në Rumani aktualisht janë duke u disku-tuar ndryshime kushtetuese, ku monarkia do të njihet, madje mund të ndry-shohet sistemi qeverisës. Vlen të përmendet këtu edhe ndryshimet pozitive që kanë arritur vitet e fundit familjet mbretërore serbe dhe greke. Famil-ja mbretërore sh-qiptare ka shumë për të punuar që të ndryshojë propagandën e vjetër komuniste, që ka influenc-uar negativisht shoqërinë në 60 vjetët e fundit

17• E martë 26 mars 2013

»SPECIALE

Nga Abdulla DIKU*

Viti 2013 ka shënuar 90-vjetorin e Shërbimit Pyjor të Shqipërisë. Në

këtë kuadër janë zhvilluar disa veprimtari të karakterit inform-ues dhe sensibilizues për një mbarështim të qëndrueshëm të kësaj pasurie. Botimi i libri “Shërbimi pyjor shqiptar në vite - shënime historike”, me autorë inxhinierët e pyjeve Gjon Fierza, Kolë Malaj dhe Janaq Male dhe promovimi i tij më 27 janar në Ditën e Shër-bimit Pyjor të Sipërisë, është ndër veprimtaritë dhe arritjet kryesore në këtë 90-vjetor.

Është një botim që në faqen e parë synon të japë një me-sazh të veçantë për lexuesin. Fillon me një hartë të Sh-qipërisë me sfond të gjelbër, në të cilën është dizenjuar thënia e mendimtarit të shquar Sami Frashëri e marrë nga vepra “Shqipëria ç’ka qenë, ç’ është e ç’do bëhet”. Libri ka rreth 500 faqe me dhjetëra fotografi me dhe pa ngjyra. Me shkrime me një përmbajtje historike, por dhe me shkrime ku evidento-het problematika e pyjeve, po dhe disa nga rrugët që duhet të ndiqen për përmirësimin e fondit pyjor janë të harmoni-zuar mirë dhe i japin këtij bot-imi një përmbytje të veçantë.

Libri fillon me një hyrje-me-sazh: “Të punosh, të shërbesh në pyje nuk mjafton të kesh njohuri teorike silvikulturore për t’i mbarështuar ata. Kërko-het dhe përkushtim, të sfidosh vështirësitë, të kesh dashuri për drurët, për pyllin si qenie të gjalla. Një brez i mbjell drurët pyjor, brezi tjetër i ‘vjel frytet’ e pyllit. Mbarështimi i qëndrueshëm i pyjeve është një ndër veprimtaritë krye-sore të shoqërisë njerëzore, që tregon përkujdesjen e një brezi për brezat që do të vi-jnë. Duke ruajtur dhe zhvil-luar pyjet ne pylltarët e sotëm punojmë për ato gjenerata që nuk do t’i njohim kurrë. Ata do të vlerësojnë kontributin tonë, nëse mjaftueshëm ne do t’u trashëgojmë pyje. Edhe sikur të pranojmë se dikur nuk do të ketë më kërkesa nga industria për drurin e një lloji apo të një tjetri, me siguri nuk do të vijë kurrë ajo kohë në zhvillimin e shoqërisë njerëzore kur druri dhe pyjet të jenë të tepërt.

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549,datë 11.11.1999, “Statusi i Nënpunësit Civil” si dhe pikën 20 të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, datë 11.05.2000

“PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL DHE PERIUDHËN E PROVËS”

z. ROLAND VOLAJ është fitues i konkursit për pozicionin DREJTOR NË DREJTORINË E STANDARDEVE

MINERARE DHE INDUSTRIALE NË MINISTRINË E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJITIKËS.

REPUBLIKA E SHQIPËRISËMINISTRIA E BRENDSHME

Departamenti i Administratës Publike

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISËINSPEKTORATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT

TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE

NJOFTIMInspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kujton të gjithë

të zgjedhurit dhe nëpunësit publikë që 31 Marsi i vitit 2013 është afati i fun-dit për deklarimin e interesave private periodike vjetore për vitin 2012.

Në formularin e ri të deklarimit, krahas ndryshimeve (shtesave dhe pakësimeve) të interesave private, duhen plotësuar dhe shpenzimet mbi 500.000 lekë për arredim, shërbim shëndetësor, arsimin dhe pushime, të realizuara gjatë periudhës Tetor-Dhjetor 2012, si dhe duhen bashkëlidhur dokumentat justifikues për pasuritë, të ardhurat dhe detyrimet (sipas ndry-shimeve në ligjin e deklarimit të pasurive, tetor 2012).

Formulari i ri i deklarimit të interesave private mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e ILDKP www.hidaa.gov.al.

Ju rikujtojmë që çdo tejkalim afati në dorëzimin e formularit të deklarimit të interesave private

dënohet me gjobë nga 50.000-100.000 lekë.

Për se punojnë PYLLTARËT?!

Pylltarët e përjetësojnë emrin e tyre në jetën e drurëve, në zhvillimin e pyjeve. Historia e shërbimit pyjor e pylltarëve më shumë se e shkruar në li-bra pasqyrohet, shkruhet dhe lexohet te gjendja e pyjeve. Sa kjo pasuri e natyrës, e lidhur ngushtë me vetë ekzistencën e njeriut, na shërben dhe i plotëson sot nevojat tona, por pa cenuar dhe plotësimin e nevojave të brezave pas nesh.”

Duke vazhduar më tej në përmbajtjen e këtij botimi për herë të parë kemi një vështrim historik kronologjik deri në ditët e sotme të veprimtarisë në pylltari dhe të funksionimit të shërbimit pyjor shqiptar në vite. Është evidentuar e skedu-ar me tituj e gjithë baza ligjore para dhe pas çlirimit të vendit, thuajse të gjitha botimet në fushën e pylltarisë dhe kullo-tave në vite, duke plotësuar atë boshllëk që ekziston sot

nga mungesa e një bibliografie pyjore, sidomos pas viteve ’90.

Nëpërmjet shkrimeve në formë kujtimesh të ish-drej-tuesve kryesorë dhe special-istëve veteranë të shërbimit pyjor të shkolluar kryesisht jashtë vendit para dhe në vitet e para pas çlirimit deri në ditët e sotme, sjellim mjaft fakte dhe ngjarje të rëndësishme... Në një kapitull të veçantë jepen shkurt fakte e personalitete kryesore të pylltarisë në nivel rrethi nga i gjithë vendi, si dhe të dhëna të sotme të fondit pyjor dhe kullosor. Paraqesin rëndësi tabelat për dinamikën e fondit pyjor, që rezulto-jnë nga katër inventarizimet e pyjeve të kryera në Shqipëri që nga viti 1944 deri tek inventa-rizimi i fundit i vitit 2002.

Vend të rëndësishëm në botim zënë dhe shkrimet për bashkëpunimet ndërkombë-tare të pylltarisë shqiptare,

sidomos pas viteve ’90, në kuadër të zbatimit të projek-teve të mbështetura nga FAO, Banka Botërore, USAID-i, SNV, SIDA, CVNP etj. Gjerësisht për-shkruhen reformat dhe hapat e hedhura në këto vite që dhe ekonomia pyjore dhe respek-tivisht shërbimi pyjor shqiptar të ishin koherent me ndry-shimet e ndodhura.

Përshkrimi i veprimtarisë së personaliteteve të pylltarisë shqiptare, si prof, Llazar Treska; doc. Ilia Nako, bashkëpunëtori i

vjetër shkencor Ilia Mitrushi, prof. Dalip Habilit, inxhinieri dhe shkrimtari Vito Koçi, inx-hinieri Vasil Shqau dhe shumë specialistë të tjerë, paraqet një rëndësi të veçantë në njohjen e këtyre vlerave, sidomos nga të brinjtë.

Autorët me një përkushtim të veçantë në një kapitull përmbyllës kanë përzgjed-hur nga shtypi shqiptar disa shkrime që u përkasin 4-5 vjetve të fundit, ku special-istë pyjesh kanë trajtuar prob-lematiken që ka sot pylltaria shqiptare. Nga to shkrime da-lin dhe ide dhe propozime për veprime të realizueshme në përmirësimin e pyjeve dhe kullotave të Shqipërisë.

Autorët e librit, Gjon Fi-erza, Kolë Malaj dhe Jani Male, me këtë botim përveç vlerave njohëse e të karakterit historik dhe teknik të domosdoshme që i japin lexuesit kanë dhe një meritë të veçantë për mënyrën

dhe sigurimin e materialeve me bashkëpunimet që patën dhe shkrimet që janë përfshirë në ketë botim nga personalite-tet me të rëndësishme të pyll-tarisë shqiptare në një gjysmë shekulli.

Autorët me këtë botim në kudër të 90-vjetorit të kri-jimit të Shëmimit Pyjor të Shqipërisë u bënë kolegëve të tyre dhuratën më të vyer, brezit të ri dhe publikut te gjerë i sollën informacione të munguara, duke treguar vlerat e tyre jo vetëm si specialistë pyjesh me emër në këta 20 vjet, por dhe si hulumtues të vëmendshëm dhe pasqyrues të historisë së veprimtarisë në fushën e pyjeve.

Suksese të mëtejshme au-torëve të botimit dhe pylltarëve shqiptarë në këtë 90-vjetor për sa më shumë pyje në shërbim të një jete më të mirë, për një Shqipëri të gjelbër.

* Inxhinier pyjesh

18 E martë 26 mars 2013 •

« Dossier

hasan PrishTinaveprimtaria patriotike dhe

marrëdhëniet me ahmet zogunNga albert Kotini

për interesa të caktuara politike të një regjimi politik vendas apo ato me prirje të huaja armiqësore, janë “gatuar” si armiq,

tradhtarë, spiunë edhe ata që kanë qenë vlera të vërteta të vetëdijes sonë kombëtare. Kështu ka ndodhur me Hasan Prishtinën. Vrasja dhe mënyra e vrasjes së Hasan Prishtinës jehoi mjaft edhe në Itali. Në materialet e gazetës “La Volonte” (“Dëshira”) të datës 24.2 1934 përveç personalitetit të Hasan Prishtinës shkruan për procesin gjyqësor të Ibrahim Çelos, vrasësi i Hasanit, gjoja për ca të holla borxh... Për këtë poçes shkroi edhe gazeta “Le Progress” (“Për-parimi”). Që të dyja këto gazeta botoheshin në Selanik, ku u zhvillua ky poçes më 22 dhe 23 nëntor 1934. Në arkivin e Ministrisë së Pu-nëve të Jashtme Italiane (kutitë nr.10, 11, 22, 39) përveç aktivitetit të Hasan Prishtinës në Komitetin e Bashkimit dhe Komitetin e Kosovës, ka material të veçantë për të gjithë emigrantët politikë kosovarë në Itali. Atentati kundër Zo-gut në Vjenë (atentati i parë i është bërë në Shkodër, si planizim, tjetri në Durrës, ku dhe u varën atentatorët, dhe i fundit në Vjenë në gusht të vitit 1931), sipas disa diplomatëve ital-ianë, u organizua me urdhër të Hasan Prishtinës. Në të vërtetë i autorizuari i konsullatës italiane në Sarajevë, Marçello Zukolini, tregon se për qël-limin e lartpërmendur Hasan Prishtina mori para nga Jugosllavia në dt. 16.3 1931 dhe si dëshmi dërgoi edhe një letër-faturë me nënshkrimin e tij. Por një pohim i tillë i këtij konsulli u kundër-shtua rreptë nga shumë diplomatë italianë, por pati edhe të tillë që këtë version e pranuan duke dëshmuar se më 20 shkurt 1931 në Vjenë Hasani u takua me Ekrem Libohovën dhe Gjergj Pekmezin, por dhe me anëtarë të tjerë të shoqatës “Bashkimi”. Sipas diplomatëve italianë, këta ishin organizatorët e këtij atentati. Për diplomatët italianë Ahmet bej Mati ishte dhe mbeti një personalitet historik i ndërlikuar, i pazbuluar dhe kundërvënë i pushtimit italian.

Hasan prishtina diplomatAutori kosovar dr. Izber Hoti, në

librin e tij me titull “Qëndrimi i di-plomacisë italiane, ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve” (1930-1941), i botuar në Prishtinë në vitin 1997 nga Instituti i Historisë për këtë pikë referohet: “Në Paris Engjëll Suma vë kontakte me agjentë të jashtëm, që duan ta shpien çështjen te mbreti. Pas vrasjes së Hasan Prishtinës flitet për vrasjen e Mustafa Krujës, të konsullit e të tjerëve dhe për këtë qëllim parulla e Zogut u bë për të gjithë të arratisurit që ose të dorë-zoheshin, ose të zhdukeshin. Kështu shprehet në vlerësimet e diploma-cisë italiane qëndrimi i mbretit Zog, i cilësuar si një mjeshtër i dinakërisë. Mirëpo për diplomacinë italiane Hasan Prishtina kishte një vlerësim mjaft të ndjeshëm. Hasani cilësohej një luftëtar demokrat, kundërshtar i pushtimit të qarqeve jugosllave dhe greke apo i Italisë, ndaj tërë viseve shqiptare. Kur Hasani ndodhej në Stamboll, sa në Vjenë në Budapest e Sofje, në Rijekë e Paris, bënte takime diplomatike në tërë Europën, për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Vetëm gjatë viteve 1908-1912, u zgjodh tri herë deputet në parlamentin turk.

Në vitin 1913 kryente detyrën e ministrit në qeverinë kombëtare të Vlorës; në vitin 1921 ishte kry-

2. Pushteti i mbretërisë jugosllave ndërmerr të gjitha masat e mundshme për shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës e të Maqedonisë. De Facto është e njohur dhe evidente, se ndodhën shfarosje të fshatrave në tërësi, janë bërë vrasje të shqiptarëve dhe shtëpitë u janë plaçkitur me ndihmën e autoriteteve…

3. Pas konfiskimit pa dëmshpërblim të pasurive të pronarëve shqiptarë, të cilat iu janë ndarë serbëve dhe malazezëve, shqiptarët u de-tyruan të lëshojnë tokën e baballarëve të vet. Duke plotësuar me të dhëna këtë apel, ai për-

fundon: “Shqiptarët myslimanë dhe katolikë de-tyroheshin të paguanin tatimet 60% më të larta, masë, që u ndërmor për t’i shkatërruar ekonomik-isht, e që pastaj, ata të detyroheshin të emigrojnë. Prandaj ju lutemi Shoqatës së Kombeve të emëro-jë një komision me detyrë që të vijë në Jugosllavi dhe të bindet në vend për situatën dhe pastaj t’i dërgojë një raport shoqatës së kombeve.” Këto apele, promemorieje, letërkëmbime, takime me funksionarë, politikanë e diplomatë në Itali, Paris, Vjenë, bënë mjaft jehonë, dhe kudo kërkonte veri-fikimin nëpërmjet një komisioni vrojtues të kësaj gjendjeje të paduruar shqiptare. Diplomacia itali-ane, të gjithë këtë aktivitet të Hasan Prishtinës e ka ndjekur me një vëmendje të madhe dhe e ka shfrytëzuar me një interes të madh për interesat e saj në Kosovë e në Shqipëri.

Mbi aktivitetin e nxitur nga diplomacia italiane shqiptaro-maqedonase

Diplomacia italiane kërkonte një veprimtari të përbashkët të shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni dhe nëpërmjet komiteteve me maqe-donët dhe bullgarët ti kundërviheshin shtypjes së jugosllavëve. Në këtë kohë Hasan Prishtina, Bedri Pejani, Hoxha Kadriu e mirëpritën një bashkëpunim të tillë kundër shtypjes serbo-madhe, dhe filluan marrëveshjet në për caktimin e kufijve etnikë që zgjatën gjatë dy luftërave botërore. Kontaktet e këtyre dy komiteteve, më 1920, 1932, dhe pas Luftës I Botërore u bënë disa herë, më 1941, u afruan shumë në këtë bashkëpunim nën influencën italiane. Tra-jtimi i çështjes shqiptare dhe asaj maqedono-bullgare, u bë i veçantë në vitin 1936, atëherë, kur u shpërngulën për në Turqi mbi 140 mijë shqiptarë. Njëkohësisht në këtë bashkëpunim kishte edhe mjaft dyshime, sepse secila palë mbronte interesat e veta. Në bashkëpunimin e VMRO-së (Komiteti bullgaro-maqedonas), u ten-tua për formimin e një shteti federativ, maqedo-no-shqiptar... Mirëpo ky bashkëpunim arriti që në nëntor të vitit 1920, në Tiranë të nënshkruhej edhe një protokoll në mes të maqedonasve dhe të shqiptarëve në praninë e ministrit të autori-zuar të Italisë, Kastoldi, dhe kryetarit të këshillit shqiptar Vangjeli. Janë 4 pika, të tilla: 1. Organizata revolucionare, maqedonase,

VMRO dhe ajo shqiptare, e shohin të drejtë që të luftojnë për çlirimin e Maqedonisë në kufijtë etnografikë e gjeografikë dhe për çlir-imin e shqiptarëve të Kosovës e të Çamërisë.

Diplomatike, por kurrsesi pro sllav. Veprimtaria diplomatike e Hasanit në vitet 1916-1918 është vlerësuar edhe në diplomacinë austro-hungareze. Në Luftën I Botërore i ka kërkuar Vjenës që të formonte një regjiment ushtarak shqiptar, i cili do të kujdesej për ardhmërinë e Kosovës. Në këtë mënyrë synonte të pengonte dërgimin e ushtarëve shqiptarë në frontin e Gali-cisë kundër Rusisë, sepse i donte në momentin e duhur për të mbrojtur trojet shqiptare. Hasan Prishtina e shikonte me dyshim Italinë e Luftës I Botërore, si aleate e Serbisë. Për këtë arsye më 1923, i shoqëruar nga Dervish bej Mitrovica në Rijekë, shkon në Itali dhe takon poetin e madh Gabriele de Anuncion, i cili përkrahte komitetet irredentiste shqiptare. Përkrahësit e Gabrieles, i dërguan për mbrojtjen e Kosovës Hasan Prishti-nës mbi 25 mijë pushkë, por qeveria e Beogradit nuk lejoi që ato të zbarkonin.

Hasan Prishtina politikan Në vitet 1932-33 për veprimtarinë e Hasan

Prishtinës u interesuan në veçanti qarqet itali-ane, austriake e franceze. Në Itali, Auriti e Ma-zoti, por dhe Mapeti, kishin dëshirë aktivizimin e Hasanit për çlirimin kombëtar të Kosovës kundër Jugosllavisë. Në arkivat italiane, është një mate-rial i gjerë i këtyre tentativave. Mirëpo, e veçantë ka qenë ndërhyrja italiane për bashkëpunimin e Hasan Prishtinës, me Mihajlovin, të cilën Mazoti, ia paraqiti më 2 shkurt 1932. Edhe pse u bënë 2-3 vjet përpjekje që komitetet e Mbrojtjes Kombë-tare të Kosovës dhe të maqedono-bullgarëve, të akordonin punët e tyre kundër Jugosllavisë, por, nën drejtimin e Jugosllavisë, këto nuk u realizuan për faj të maqedonasve. Edhe në sfondin politik e diplomatik, për bashkëveprimin e Hasan Prishtinës

dhe VMRO-së, maqedono-bullgare, ka një aktivitet mjaft të gjerë. Kështu, në takimin Prishtina-Mihajlov në Gje-nevë, u bë marrëveshje që Komiteti i Kosovës, dhe Komiteti maqedono-bullgar të vepronin, në mënyrë të për-bashkët për interesa të përbashkëta kombëtare kundër jugosllavëve. Sipas promemories të datës 15 mars 1932, jepet e gjithë praktika e punës e komiteteve lokale, në Tetovë, Dibër, Shkup, Prizren, Gjakovë, Prishtinë, Gostivar e në Mitrovicë, që sipas di-plomacisë italiane, i përkrahte si ni-sma kombëtare pa asnjë rezervë. Kup-tohet, se kjo përkrahje e diplomacisë italiane bëhej për qëllime politike të depërtimit të saj në Ballkan dhe për ta përdorur si një çelës për shkatër-rimin e mbretërisë së Jugosllavisë. Këtu, spikat, roli i zgjuar i politikanit Hasan Prishtina, i cili nuk u bë dot vegël e një shteti tjetër, siç ishte Ita-lia. Ai i bën apel në këto momente, viti 1931, Sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës së Kombeve, Erik Drumon-dit. Njëkohësisht edhe në Gjenevë, Hasan Prishtina i bën apel në gjuhën frëngjisht Shoqatës së Kombeve, të cilën e shkruan në Vjenë. Ai i dërgoi këtij organizimi ndërkombëtar, të gjitha vështirësitë e shqiptarëve në mbretërinë e Jugosllavisë dhe për të qenë e pranishme për mbrojtjen e shqiptarëve, i cili ekzistonte i shtypur dhe i torturuar jashtë masës. Pikën e parë të argumenteve, Hasani ia kushtoi shkollave në gjuhën shqipe dhe e formuloi kështu: 1. Afër 1 milionë shqiptarë të banuar në Kosovë dhe në Maqe-doni nuk kanë asnjë shkollë në gjuhën e tyre amtare. Ju është ndaluar të themelojnë shkolla me mjete private…

etar i qeverisë demokratike, pastaj si anëtar i qeverisë së Nolit më 1924 dhe si kryetar i del-egacionit të mbrojtjes kombëtare, të Kosovës në Konferencën e Paqes në Paris më 1919. Në të gjitha kohët dhe postet e tij ka kërkuar bashkimin e Kosovës dhe të viseve të tjera sh-qiptare me shtetin shqiptar, edhe ishte anëtar i delegacionit të këtyre komiteteve në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ka mbrojtur çështjen sh-qiptare në tërësi dhe atë kosovare në veçanti. Në këtë kuadër, qarqet politike austriake, ishin më të afërta me Hasan Prishtinën, ndërsa ital-ianët e donin, për influencën e tyre. Hasani, ka luajtur një rol diplomatik edhe për Federatën

Foto Marubi: Tubim i shqiptarëve në kalanë e Shkodrës, 1914

Hasan Prishtina

19• E martë 26 mars 2013

»Dossier

2. Kufijtë në mes të Shqipërisë e të Maqe-donisë do të jenë në Kaniari, kuota 500, që kalon nëpër Sharrë (mal) dhe arrin në kufirin aktual serbo-shqiptar 1920.

3. Qytetet Ohër, Strugë e Resnie, të pastra bullgare, do të mbeten në kufirin e Maqe-donisë bullgare.

4. Qyteti Dibër do të mbetet ekskluziv i njërit nga dy shtetet, pas plebishit. Në emër të maqedonasve e nënshkruan Protogerov, e Atanasov, ndërsa në emër të shqiptarëve, Hasan bej Prishtina, Hoxha Kadriu, Bedri Pejani dhe Sejfi Vllamasi. Mbështetur në këtë protokoll konstatohet se bashkëpunimi i këtyre komuniteteve shqiptare dhe maqedo-nase kishin më përpara se çdo gjë çështjet kontestuese kufitare. Të vetëdijshëm, se tërë Maqedonia perëndimore ishte e popul-luar me mbi 80% shqiptarë, përfaqësuesit e komiteteve maqedonase dëshironin të siguroheshin, se ata nuk do të kërkonin të drejtën e tyre natyrore. Si duket, për-faqësuesit shqiptarë të shtyrë nga rrethanat u detyruan, të nënshkruanin protokollin, sipas të cilit, Ohri, Struga e Resnja, ishin qytete të pastra bullgare, ndërsa Dibra me shumicë absolute shqiptare kontestohej me plebishit. Është simptomatike edhe e dhëna se këtë protokoll nga pala shqiptare e nënshkruan katër përfaqësues, ndërsa nga pala maqedonase dy përfaqësues. Mirëpo mbështetur në protokoll shihet, se synimi i përfaqësuesve shqiptarë e maqedonas u arrit. Ata, sipas protokollit e shohin të drejtë, që të luftojnë, si për çlirimin e Maqedonisë, ashtu e të Kosovës. Mirëpo, në këtë kontekst u bë edhe nënshkrimi i protokolleve italiano-shqiptare (1926-1927), ku u shtua mjaft depërtimi i pushtimit italian në Shqipëri nga pikëpamja ekonomike. Marrëdhëniet jugosllavo-shqiptare, mbas kësaj, janë mjaft të acaruara dhe bashkëpunimi i komunitetit për mbrojtjen e Kosovës e të VMRO-së, pati një ndjekje tepër të rreptë nga Jugosllavia. Mirëpo, për shkak të kontestimeve territori-ale midis këtyre dy komuniteteve shqiptaro-maqedonase, nuk pati asnjë realizim real të marrëveshjes, në pikëpamje të veprimit faktik kundër Jugosllavisë. Roli i Hasan Prishtinës ka qenë se këto mar-

rëveshje asnjëherë të mos realizoheshin në dem të shqiptarëve dhe ai iu kundërvu diplomacisë italiane, e cila për interesat e veta antijugosllave pranonte t’i bëhej dëm edhe çështjes shqiptare. Prandaj Hasan Prishtina në Francë dhe Austri kërkonte mbështetje, që të zgjidheshin kufijtë shqiptarë ashtu siç ishin realisht. Takimi Hasan Prishtina dhe Mihajlov, në Sofie asnjëherë nuk u realizua sepse Prishtina, nuk pranoi që protokolli i vitit 1920, të zbatohej në dem të Shqipërisë. Kështu, që më 15 mars 1932, takimi i plani-zuar midis Hasan Prishtinës dhe Ivan Mihajlovit, po ashtu dhe takime të tjera, nuk u realizuan thjeshtë për motive të mësipërme. Këto, janë

arkivuar, në ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, ku përfaqësuesi i asaj diplomacie, Vitorio Mapetin, në Romë dhe në Gjenevë, kishte takuar Mihajlovin, por edhe Hasan Prishtinën, të cilët mbronin pozicionet e veta kombëtare pa bërë lëshime reciproke. Parë në këtë këndvështrim, këto dy komitete shqiptare dhe maqedonase, përveç marrëveshjeve me shkrim në praktikë, nuk bënë asgjë. E gjithë korrespondenca deri në 2 maj të vitit 1932 ndodhet në Ministrinë e Pu-nëve të Jashtme italiane, që bën fjalë për takimet Prishtina-Mihajlov e të gjitha kërkesat për krijimin e një shteti federal shqiptaro-maqedon nga Ita-lia, si çështje vetëm të planifikuara, por kurrsesi të pazbatuara. Përfundimisht, data 2 maj 1932, mbyll interesimin e diplomacisë italiane, për fig-urën e Hasan Prishtinës, duke e lenë atë thjesht në heshtje, por asnjëherë që ta përdorte për inte-resat e veta kundër çështjes shqiptare.

Hasan Prishtina dhe Ahmet ZoguHasan Prishtina si politikan, diplomat dhe

veprimtar me përvojë për pavarësinë e Sh-qipërisë, pati mospërputhje më Ahmet Zogun, sepse i pari mendonte për tërë trojet shqiptare i dyti, si të realizonte në ato kushte vetëm shte-tin shqiptar. Kjo mollë sherri në përplasjet midis tyre, e kishte zanafillën në Serbi, e cila bënte çmos që ata të dy të mbeteshin kurdoherë armiq midis tyre. Hasani lindi në Vuçitërnë (sot Vush-trinë), por me origjinë nga Drenica. Autori Gani Demiri (Radkoceri), emigrant kosovar, i ardhur në Shqipëri në vitin 1951, mësues i popullit, në librin e tij “Kryengritja shqiptare e vitit 1912” shkruan edhe për figurën e Hasan Prishtinës. Aktualisht në studimin e mëtejshëm, Ganiu më tregon, se: “Për Hasan Prishtinën Ibrahim Rrugo-va ka miratuar një dekoratë me emrin e tij… Ko-sovarët e vjetër nëpër oda, kur përmendet emri i Hasan Prishtinës, luajnë vendit, sikur përmendet emri i perëndisë. Duke qenë kundërshtar i Zogut dhe për të mos i bërë lëshime, as Jugosllavisë, as Italisë realisht i ka organizuar disa atentate… në Shkodër në 1921, kur u zhvillua lufta e Kopli-kut kundër malazezëve dhe e fituan shqiptarët. Aty ishin bashkë Hasan Prishtina, Bajram Curri, Azem Galica, Luigj Gurakuqi dhe Ahmet Zogu. Mirëpo sipas Hasan Prishtinës, këtë luftë e kishte organizuar Zogu me serbët. Kështu që i bindur për këtë tradhti (apo lëvizje politike të Zogut), Hasan Prishtina krijoi mundësinë për t’i bërë atentat Zo-gut në momentin, kur po pinte kafe Zogu me dy klerikë të krishterë, në vendin e quajtur “Kafe e Madhe” në Shkodër. Kur e morën vesh bashkëluftëtarët e tij, Ba-jram Curri e Luigj Gurakuqi, e ndaluan të vepronte për të mos ngjallur trazira të reja në Shqipëri. Aktualisht përcillet gojarisht fakti që Hasan Prishtna u ka thënë: “Dëg-jo, Bajram Curr! I pari që do të vrasë Zogu je ti, pastaj Gurakuqi dhe mua të fundit, sepse ia din hilet.”

Në fakt kështu ndodhi! Atentatin tjetër e përgatiti në Durrës, por dy bullgarët dhe një shqiptar që ishin atentatorë u kapën dhe u varën. Edhe në Vjenë atentati tjetër dështoi, thjeshtë me një plagosje të lehtë të Zogut. Si rezultat, historiografia prozo-giste e anatemoi figurën e Hasan Prishti-në edhe mbi këtë bazë.

Familja e Hasan Prishtinës u vendos në Selanik

Babai i tij merrej me tregti, si furni-tor kryesor i ushtrisë turke në vilajetin e Kosovës, për ushqime. U bë një pasanik i madh dhe këtë pasuri Hasani e shkriu të tërën për çështjen kombëtare. (sot shi-het vila e madhe në Selanik). Frymëzuesi kryesor, ka qenë kushëriri i parë i Hasanit, Zejnulla beu, me propozimin e të cilit u bë deputet i Prishtinës, prandaj mori mbiem-rin Prishtina. U martua me një çerkeze, pa fëmijë. Në vitin 1921, kur Zogu dërgoi Adush Kastratin, komandant i xhandarmërisë për të ar-restuar Hasan Prishtinën në shtëpinë e tij, i del e shoqja e Hasanit te dera dhe i drejton kobu-ren në gjoks Adushit, duke i thënë: “Të heqësh forcat e tua, se ndryshe të vrava në vend. Këtu janë mbi 20 burra me armë, që e ruajnë Hasan Prishtinën. Forcat e xhandarmërisë u tërhoqën duke shmangur gjakderdhjen midis shqiptarëve. Hasan Prishtina u arratis për ca kohë në Tiranë, pastaj në malësitë e Tropojës me Bajram Cur-rin... Hasan Prishtinë, ishte një figurë kryesore, për rilindjen e dytë kombëtare (1912-1924)

dhe i pakorruptueshëm. Nikolla Pashiçi u ka shkruar të gjithë konsullatave të veta se: “Hiqni dorë nga përpjekjet për ta bërë për vete Hasan Prishtinën. Atë nuk e thyen as ari i botës. Drej-tohuni nga të tjerët, e atje do të keni sukses.”

Pak kronologji historike* Më 5 maj 1912 nga Drenica u ka shkruar

letër krerëve të Kosovës se “po ngrehi sot fla-murin e kryengritjes kundër sundimit të Tur-qisë” (shiko: “Kujtime të kryengritjes të vitit 1912” me autor Hasan Prishtina). U mblodhën e dhanë besën mijëra kosovarë dhe u nisën për në Rrafshin e Dukagjinit, në Junik të Pejës, duke bërë mbledhjen e parë të parisë së Kosovës nën kryesinë e Hasan Prishtinës. Kryengritësit, mbi 30 mijë veta, çliruan Rrafshin e Dukagjinit, pastaj hynë në Prishtinë. Qeveria turke, e kryesuar nga Seit pasha dha dorëheqjen dhe qeveria e re, nisi menjëherë një delegacion për tu marrë vesh me udhëheqësit e kryengritjes. Kur kryengritja grumbulloi rreth vetes 60 mijë luftëtarë, hyn në Shkup. Në ballë të luftës ishte Hasan Prishtina dhe Bajram Curri.

* Hasan Prishtina nuk mundi të merrte pjesë në shpalljen e pavarësisë kombëtare, sepse po luftonte kundër armiqve, por dërgoi 48 delegatë nga Kosova në Vlorë, për çdo rreth nga dy veta. Mbas disa ditës, Hasan Prishtina shkoi në Vlorë, dhe Isamil Qemali e emëroi ministër të Bujqë-sisë në qeverinë e parë shqiptare.

* Gjatë Luftës I Botërore Hasani me Bajram Currin hapën shkolla shqipe. Më 1918 emigruan në Vjenë. Më dhjetor 1918 Komiteti për Mbrojtjen e Kosovës e zgjodhi kryetar delegacioni për në Konferencën e Paqes në Paris. Më 1921 dibranët e zgjodhën deputet të tyre në parlamentin shqiptar. Kur u rrëzua qeveria e Pandeli Evangjelit, Këshilli i Naltë ia ngarkoi Hasan Prishtinës formimin e kabinetit të ri. Kur Zogu e rrethoi parlamentin me ushtri për të detyruar deputetët demokratë (grupi i Drinit) për të dhënë dorëheqjen, Hasan Prishtina deklaroi: “Shqiptarëve kurrë nuk kanë mujtun me ia lidhun gojën, jo dyfeku, por as topi.” Këto qenë fjalët e fundit të Hasanit në parlament dhe u hodh në ilegalitet, në Malësitë e Gjakovës. Pas kësaj e

gjithë veprimtaria e Hasan Prishtinës u zhvillua në Itali (Bari) dhe Vjenë. Hasan Prishtina ishte i dënu-ar gjatë jetës së tij patriotike 5 herë me vdekje nga qeveria turke, nga Esat Toptani, nga serbët dhe dy herë nga Zogu. Në gusht të vitit 1933 niset për në Selanik, ku kishte familjen e tij, dhe më 4 gusht të atij viti i bënë atentat. Hasan Prishtinën e quanin “luani i maleve të Shqipërisë” dhe roli i tij patriotik shkëlqeu që në parlamentin otoman në organizimin e kryengritjes së vitit 1912, në kuvendin e Junikut (21 maj 1912), luftërat për çlirimin e Pejës, Prishtinës dhe Shkupit… Gazetat e botës shkruanin: “Shqiptarët janë duke u sjellë me të vërtetë të madhërishëm e të drejtë”. (No-

vo-Vreme- 16.7.1912). Janë me famë 14 pikat e Hasan Prishtinës që u hartuan në Ferizaj më 18.8.1912, pa pasur mundësi që të kërkonin drejt-përdrejtë autonominë e Kosovës, ngritën krye për realizmin dhe shkëputjen nga Turqia. Mis Edit Dur-ham shkruan: “Këtë herë hyjnë në Shkup, ku sipas dëshmisë së konsujve të huaj, u sollën në mënyrë shembullore. Kur panë turqit, se shqiptarët do të marshonin drejt Manastirit, kërkuan armëpushim dhe pranuan ti njohin, si provincë autonome sh-qiptare, vilajetet e Janinës, Shkodrës, Kosovës dhe një pjesë të Manastirit… Nga ky triumf i shqiptarëve shtetet e tjera ballkanike e ndjenjë veten si të elek-trizuar, sepse secili syresh në mendjen e tij e kishte me thikë një ngastër të Shqipërisë për vete. Gjithë këto shtete qenë bashkuar në një pikë: Shqipëria duhej të prishet. Në tetor të vitit 1912, shtet fqinje, i shpallën luftë Turqisë, duke pasur si qëllim kryesor copëtimin e Shqipërisë”. E lufta e Hasan Prishtinës ishte në krah të burrave të kombit, si Isa Boletini, Idriz Seferi, Bajram Curri e Ismail Qemali.

Episodi i ri historikNë figuracionin e vlerave historike jo gjithmonë

korrespondojnë interesat kombëtare me ato poli-tike, kështu, që edhe Hasan Prishtina, megjithëse i emëruar në historinë e diktaturës, ai u la në hes-htje në pikëpamje të shkrimit të historisë, duke u “kalëruar” vetëm ngjarjet tabu, siç, zakonisht mon-tohej injoranca sociologjike dhe historike në atë kohë. Sot, që Kosova u deklarua e pavarur, një ndër të përmendurit në flijimin e veprës së tyre, krahas të rinjve si Rugova dhe Jashari, të gjithë nënkup-tonin edhe Hasan Prishtinën.

Më në fund me deklaratën e pavarësisë kushtetuese të kosovarëve krijohet një drejtim për të ardhmen e të gjithë shqiptarëve në adminis-tratën e tyre politike dhe shtetërore, në ndryshim nga sëmundja e historisë dhe legjendës antiso-ciale. Një burim i këtyre përmasave, i përket no-cionit, të drejtës të pronësisë, jetës dhe vdekjes në popullin shqiptar, akte, të cilat nuk mundën të shfaqen tërësisht dhe në natyrë gjatë të kaluarës historike. Një drejtim, do të thotë, shtet, në Kos-ovë dhe ne Shqipëri, në ndryshim nga çdo subjekt, peng i kufizuar dhe i panjohur i qenieve njerëzore

në këto anë. Kjo, në fakt, ishte demokracia dhe polisi grek, në fund të qytetërimit të tyre politik, dhënia e shoqërive natyrën e tyre politike dhe njeriut pozicionin e tij të edukuar, marrëveshjen. Një gjë e tillë nuk ka lidhje me asnjë interes tregtimi, politike asnjanëse, apo marrëdhënie të fqinjësisë, por lidhet me etninë popullore me krijimin e një populli, ekzistenca e të cilit është e shenjtë, sa vetë mbijetesa. Republika e Kosovës natyralizon shtetësinë, si një lidhje të mësuar juridike të njeriut në organet e veta sunduese dhe patriotike. Kështu, është e formatuar rilindja kombëtare, me gjakftohtësi dhe gjaknx-ehtësi, dhe këtu nuk ka vend për teorinë e të drejtës, por thjesht dhe vetëm me bashkës-inë njerëzore, familjen njerëzore, popullin e tij. Ekstrakti institucional ka trajektoren e vet politike, që nga Izraeli, e deri në Australi, por që fenomenet natyrore dhe ato sociale, janë universale për të gjithë popujt; prandaj edhe trajtat institucionale të analizës janë të njo-hura, sa vetë tavani i një shtëpie, arsyetimi i deklaratës së pavarësisë së popullit.

Në tërësinë e vet konstante, çdo gjë e re ngrihet mbi rrënojat e vjetra, por kur përfshi-het edhe nga një moral i ri, atëherë çështja është e drejtë. Funksioni i kauzës së drejtë të popullit të Kosovës, shoqëroi në fakt, të gjithë diçiturën historike me zili perëndi-more, por edhe me vullnetin e popullit etnik shqiptar. Ishte kjo kauzë e drejtë, që siguroi më në fund mbështetjen e arsyeshme të të gjitha mundësive për drejtësi dhe jo korri-gjim, pasi, çdo gjë në kohën e vet. Unë besoj në zot dhe zoti e bekoftë popullin. Kosova e votoi drejtësinë. Deklarata e pavarësisë së

popullit shqiptar të Kosovës lidhet me aktin sublim të kushtetutës kosovare, që është gjakosur qysh në fillim de fakto nga vetë populli i Kosovës dhe që de jure përben një lexim të arsyeshëm tanimë të administrimit politik në atë zonë. Në të vërtetë nuk është thjeshtë një pavarësi nga një shtet tjetër, por konfirmimi i një autokracie formale dhe të drejtë, politikisht e pranuar dhe e pa vënë në dyshim nga ndonjë formë e padrejtë ndërkombë-tare apo titullare e rregullave. Ai popull ekziston dhe si i tillë konsiderohet në tërë kuptimin teknik, si elementi bazë i së drejtës. Vetekufizimet apo dukuritë ndërshtetërore nuk kanë vlerë de-tyruese, por vetëm shkëmbyese.

Foto Marubi: Tubim i shqiptarëve në kalanë e Shkodrës, 1914

20 E martë 26 mars 2013 •

« KulturëPoetët e shkrimtarë shqiptarë manifestim për Ali Podrimen

“Monologu i nënës”, poezia më e mirë në “Flakadanin e Karadakut”

Poetë e shkrimtarë nga viset e ndryshme të banu-ara me shqiptarë, kanë marrë pjesë të shtunën në Viti, në Orën e Madhe Letrare të Manifestimit “Flakadani i Karada-kut”. Sivjet, ky manifestim letrar i është kushtuar poetit Ali Podrimja, i cili ka qenë njëri nga pjesëmarrësit e rregullt në këtë orë letrare. Poetja nga Shqipëria, Ana Kohe, ka thënë se ora letrare “Flakadani i Karadakut”, e cila mbahet tradi-cionalisht në kuadër të manifestimit me të njëjtin emër, këtë vit i kushtohet një poeti që me poezinë e tij ka kaluar gjeografinë shqiptare. “Të gjithë poetët pjesëmarrës në këtë orë letrare ndihen të nderuar që kjo orë letrare e ‘Flakadanit të Karadakut’ krahas kujtimit për dëshmorin Nijazi Azemi, i dedikohet edhe mikut Ali Podrimja”, ka thënë Kohe. Kry-etari i Vitisë, Nexhmedin Arifi, ka thënë se Vitia edhe këtë vit ndihet e nderuar që në gjirin e saj ka pritur po-etët dhe shkrimtarët nga viset e ndryshme të banuara me shqiptarë e të cilët me vargjet e tyre lartësojnë veprën e dëshmorëve të lirisë. Çmimin e parë për poezinë më të mirë të manifestimit “Flakadani i Karadakut” e mori po-eti Fehmi Ajvazi me poezinë “Monologu i nënës”. Të dytin e ka marrë poetja nga Shqipëria, Ornella Musabelliu me poezinë “Nënës sime”, kurse vendin e tretë poetja Blerta Ahmeti, me poezinë “Kosova kërkon përgjigje”. Këshilli organizativ i manifestimit me mirënjohje nderoi edhe shkrimtarin Azgan Haklaj dhe poetin Nazmi Beqiri, për kontribut të dhënë. Në kuadër të orës letrare “Flakadani i Karadakut”, është promovuar edhe libri “Edhe zoti flet sh-qip” i shkrimtarit Azgan Haklaj. Ana Kohe, kryetare e jurisë së orës letrare, ka thënë se ky libër që tani është duke bërë bujë në mediat shqiptare, pas promovimit që i është bërë në Gjakovë në pesëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, po promovohet edhe në Viti në kuadër të këtij manifes-timi gjithëkombëtar. Ajo ka thënë se Azgan Haklaj, pos si politikan, njihet edhe si shkrimtar, pasi ky është libri i tij i tretë . “Haklaj është një nga shkrimtarët e rrallë që si de-putet dhe si i burgosur politik, boton një libër”, ka thënë Kore. Ndërsa, autori Azgan Haklaj, ka thënë se libri i tij “Edhe zoti flet shqip” vjen në kohën kur populli shqiptar asnjëherë deri më tani nuk ka qenë më i bashkuar dhe më me shumë miq.

Dixhitalizimi i partiturave të para operistike

Kryeveprat skenike të muzikës shqiptare, opera dhe balete, janë drejt dixhitalizimit. Të renditura në bibliotekën e Teatrit të Operës me letra të zverdhura nga përdorimi dhe koha, këto janë ajka e kompozimit shqiptar që kanë parë ske-nën si opera dhe balete në gjysëm shekullin e fundit. Dixhi-talizimi i tyre është mëse i nevojshëm pasi kopjet origjinale rrezikojnë të dëmtohen vazhdimisht. “Në periudhën e ko-munizmit këto janë përdorur shumë sepse në atë kohë për-doreshin vetëm vepra shqiptare dhe detyrimisht aq herë sa një pianist apo dirigjent apo një orkestrant i shfletonte, sigurisht që dëmtoheshin plus censurës, hiq një pjesë, prish një tjetër”, shprehet Majlinda Llazari, përgjegjëse e Bibliotekës së TKOB-it. Deri tani janë dixhitalizuar rreth 10 opera dhe balete duke nisur nga “Halili dhe Hajria” e deri tek opera “Skënderbeu”, por ka ende shumë për të bërë në një proces që do të dojë vite. “Janë dorëshkrime origjinale të autorëve tanë. Këto janë të papërshtatshme për kohën tani, pasi shkrimi është me dorë dhe artistët nuk mundin t’i përdorin dhe normale që koha ecën përpara”, shprehet Llazari. Procesi i dixhitalizimit të partiturave të shkruara në origjinal me laps, është specifik për këtë lloj for-mati, duke përdorur teknologjinë e përshtatshme kompjuterike. Krahas veprave shqiptare në këtë bibliotekë ndodhen edhe mijëra fletë partiturash të kryeveprave botërore.

Për shkrimtarin dhe publicistin Kim Me-hmeti, Shkupi është duke u harruar njësoj sikur Manastiri. E fajin për këtë, sipas tij, e kanë vetë shqiptarët. Ka fajësuar politikën shqiptare të Maqedonisë, Kosovës dhe Sh-qipërisë, teksa ka thënë se me qëllim ata janë duke e lënë Shkupin që të transformohet në një kryeqendër ku elementi i vetëm që nuk do të ekzistojë, do të jetë ai shqiptar. I ftuar në Prishtinë për promovimin e librit të tij më të ri, “Shkupi”, Mehmeti ka kritikuar ashpër politikën dhe shoqërinë shqiptare, duke thënë se neg-lizhenca e dekadave të fundit ndaj Shkupit po

u krijon mundësi maqedonasve që shqiptarët e këtij kryeqyteti t’i zhvendosë “rrugës për në Kaçanik”. Në një bashkëbisedim gati njëorësh me nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës nga “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, shkrimtari Mehmeti ka thënë se “fakti që për Shkupin janë 30 monografi të shkruara nga serbët, 5 nga kroatët, 12 nga bullgarët e asnjë nga shqiptarët, tregon se slogani që Shkupi është kryeqendër e shqiptarëve është vetëm i tillë”. Qysh në fillim të promovimit që është koncep-tuar si bashkëbisedim, Mehmeti e ka cilësuar librin e tij “Shkupi” një “ese historike”.

ERMONELA JAHO, sukses në Barcelonë me

“MADAME BUTTERFLY”

Një triumf është vlerësuar intepretimi i sopranos shqiptare Ermonela Jaho

mbrëmjen e 23 Marsit në “Gran Teatre del Liceu”, Barcelona.

Shqiptarja Jaho është shfaqur në operën “Madama Butterfly” në rolin kryesor, atij të Cio Cio - San – Madamë Buterflai. Opera nën interpretimin e Jahos do të shfaqet edhe sonte në të njëjtin teatër.

“Të ripërsërisësh ‘Madama Butterfly’ çdo moment, të sjellë në botën e ndjenjave të vërteta humane”, është shprehur ar-tistja Jaho, e lumtur pas shfaqjes mbrëmjen e 23 Marsit, ndërsa ka falenderuar për “triumfin”, siç e ka cilësuar edhe ajo vetë, të gjithë stafin dhe kolegët që kanë punuar për shfaqjen, e cila do të ngjitet në skenë edhe mbrëmjen e sotme, më 26 Mars.

Roli i Madame Butterfly është një prej roleve më të dashur për sopranon Jaho, in-terpretuar edhe herë të tjera prej saj në disa prej skenave më të njohura operistike botërore. Shqiptarja Ermonela Jaho është tashmë e njohur për debutimet e saj të famshme në operan Metropolitane të Nju Jorkut, atë Mbretërore të Londrës, të Ber-linit, Parisit, Lionit, Romës etj.

E lindur në Shqipëri, ajo ka fil-luar të këndojë kur ishte vetëm gjashtë vjeç. Pasi mbaroi stu-dimet në shkollën artistike në Tiranë, fitoi konkursin e muzikës dhe në moshën 19-vjeçare shkoi në Itali për të përfunduar studimet në Akademinë e Santa Siçilias në Romë. Pasi përfundoi studimet për kanto dhe piano-fortë ajo fitoi shumë konkurse të rëndësishme midis të cilave atë të Xhiakomo Puçinit në Milano, Itali 1997, konkursin Spontini International Ankona, Itali 1998, si dhe titullin e këngëtares më të mirë në Festivalin Ueksford, 2000. Në repertorin e saj bëjnë pjesë rolet e para të Operave më të mëdha të literaturës op-eristike botërore si Violeta, Maria Stuarda, Manon, Amina, Mimia, Xhulieta, Ana Bolena deri tek Madamë Baterflai.

Ajo ka debutuar në shumë opera përfshirë Operan Met-ropolitane në Nju Jork, Operan Mbretërore në Londër, Operan Shtetërore në Berlin, Operan e Champs Elisesë në Paris, Op-eran San Carli di Napoli në Itali, Operan e Filadelfias, Operan e Marsejës, Arenen e Veronës, Teatrin e Triestes, Teatrin La Fenice, Teatrin e Tuluzes, atë të Lionit Francë.

Prej kohësh artistja është vendosur në Nju Jork bashkë me bashkëshortin e saj e megjithatë është e pranishme suksesshëm në skenat evropiane. Edhe në sajë të bashkëpunimit të ngushtë me një qendër men-exheriale operistike “Zemsky & Green Artists Management” në Nju Jork, Jaho është vendosur në krye të emrave më të kërkuar, duke arritur të nënshkruajë kontrata afatgjata me Teatro Operash të tilla si ajo shtetërore e Berlinit, e Kelnit, Londrës, Hel-sinkit, etj. Kalendari i shfaqjeve të saj tani është i mbushur me veprimtari, të cilat janë të plani-

fikuar për disa vite me radhë.

Për Butterfly...Cio Cio-San është një geishë

e re 15-vjeçare e bukur, e cila

ka lënë pas dore familjen e saj dhe i ka falur dashurinë dhe besimin një bashkëshorti të ri amerikan, lejtnantit Pinkerton. Ai i betohet asaj për dashurinë

e tij dhe i premton se do ta linte vetëm për aq kohë sa do të ishte në Amerikë. Pasi pret me durim për kthimin e tij, ajo përjeton zemërthyerjen e padurueshme që i shkakton martesa e tij me një zonjushë amerikane dhe ballafaqohet me një zgjedhje të menjëherëshme: “O jetën, o nderin”. Kjo është drama e kthyer në libret për opera nga L.IIica dhe G.Giacosa sipas tregimit të John Luther Long, dramatizuar nga David Bel-skos dhe muzikuar nga Puçini, e sjellë profesionalisht dhe me plot ndjenjë në skenë nga Er-monela Jaho. Me forcë të mad-he emocionale dhe intensitet artistik, Jaho shpalosi aftësinë e vet vokal të jashtëzakon-shme, si dhe në të njëjtën kohë aftësinë dhe ndjeshmërinë e një aktoreje të vërtetë. “Unë besoj tek ajo që bëj, unë ndjej se jam vetë Baterflai, unë e jetoj dramën e saj, unë jam për aq kohë sa jam në skenë askush tjetër përveç Cio Cio – San”, është shprehur më parë artistja lirike.

B.Goce

Shqiptarët janë fajtorë për sllavizmin e ShkupitKim mehmeti:

21• E martë 26 mars 2013

»Kulturë

Filmi “Agon” u vlerësua së fundi me një çmim si filmi më i mirë në “Bloody Hero

International Film Festival” në Arizonë. Interpretuar nga aktori i ri Guljem Kotori, i cili u vlerësua me çmimin “Aktori më i mirë” (Best Actor Award) në këtë festival, duket se ky “vlerësim” ishte një “surprizë” për regjisorin Robert Budina. “Ky çmim duket sikur erdhi nga hiçi sepse ishte fare i pa-pritur dhe nuk e prisja që filmi të vlerësohej maksimalisht me çmimet më të mëdha të festivalit. Kam parë në garë ishin pjesa më e madhe filma amerikanë dhe shpresat për një çmim dukeshin fare të vogla. Anëtarët e jurisë dhanë të gjithë votën maksimale dhe kjo më ka bërë të ndihem shumë mirë dhe të rihap edhe njëherë projektet për të ardh-men. Mendoj se Guljem Kotori që fitoi çmimin si Aktori më i Mirë është një talent i ri që dhe në filma të tjerë do të tregojë se ky çmim nuk ishte aspak rastësi për të. Edhe në raste të tjera ai është vlerësuar nga njerëz të ndryshëm të indus-trisë së filmit që kanë parë filmin ‘Agon’”, është shprehur regjisori Robert Budina. Edhe për aktorin Kotori, vlerësimi ishte i papritur. “Ky vlerësim më bëri të ndihem mirë për atë çka unë kam bërë në filmin Agon. Gjithashtu ky çmim më ka bërë të jem këmbëngulës akoma më shumë në karierën time si aktor dhe pse nuk kam bërë një shkollë për aktrim dhe nuk po e bëj momentalisht”, u shpreh Guljem Kotori. “Ekspe-rienca në filmin Agon ishte më e bukura ekzperiencë që unë kam pasur deri tani në jetë, në shumë aspekte. Kjo ekspe-riencë ka qenë si një shkollë për mua, më ka mësuar shumë gjera mbi filmin, mbi aktrimin. Falë aktorëve profesionistë që unë kisha në krahë, me në krye regjizorin Robert Budina dhe falë punës parapërgati-tore që ne kemi bërë, më kanë mësuar shumë rreth aktrimit dhe filmit”, shtoi Guljem Kotori. Filmi u realizua në Selanik dhe në Kapshticë të Korçës. Rolet kryesore luhen nga aktorët e talentuar: Antonis Kafetzopu-los, Guljem Kotori, Isabella Ko-gevina, Xhevdet Jashari, Eglan-tina Cenomeri, Laert Vasili dhe Marvin Tafaj (www.agonfilm.com). Filmi Agon ishte për-zgjedhje zyrtare në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cikago (Chicago International Festival Film). Gjithashtu, fil-mi “Agon” është përzgjedhur në garën zyrtare të festivalit Bifest të Barit, një nga festi-valet më të rëndësishme në Itali. Filmi u shfaq më 20 mars 2013 në orën 18:30 në teatrin “Petruzelli”. Menjëherë pas tij, në orën 20:30, Adriano Çelen-

Si i mposhta me “AGON” dy regjisorë me “Palma të arta”Filmi “Agon” fiton çmimin si “Filmi më i

mirë” në Festivalin Amerikan në Arizona

Një prej regjisorëve teatrorë më të njohur në Britani, David Greig, ka krijuar një show muzikor të bazuar në vrasjet në Norvegji në vitin 2011 nga Anders Breivik. Dramaturgu britanik David Greig ka bërë një mjuzikëll dedikuar masakrës së Oslos dhe Utoya, në të cilën, 2 vjet më parë, mbetën të vrarë 77 njerëz nga dora e Anders Breivik. Shfaqja kontroverse do të zhvendosë vrasjet masive nga Norvegjia në Skoci në mënyrë që të kontrollojë ‘kufijtë e ndjeshmërisë’. Me titull “The Events”, shfaqja do të debutojë këtë verë në teatrin e

Edinburgut, para se të shfaqet në Londër. Greig, i cili gjithashtu ka shkruar librin për filmin mjuzikëll të Sam Mendes ‘Charlie and the

Chocolate Factory’, e ka hulumtuar projektin në ishullin Utoya dhe në Oslo, duke e vizituar vendin bashkë me regjisorin Ramin Gray tre

muaj pas mizorisë kur vrasësi i vetëm la të vdekur 77 njerëz. “Isha më shumë i interesuar në atë se si ndihej shoqëria

norvegjeze”, tha Greig për “The Guardian”. “Oslo nuk është qytet i madh dhe secili e njeh pothuajse secilin, kështu që gjithë ata me të cilët folëm ishin të prekur. Disa njerëz kërkuan nga ne që të mos shkruajmë apo të flasim rreth Breivik. Unë nuk pajtohem assesi se i japim fitore atij duke e injoruar apo duke ten-tuar ta kuptojmë atë. Kjo është ajo që unë doja të pyesja”. Greig dhe Gray, të cilët e ndajnë interesimin për Norvegjinë, kanë folur më shumë njerëz që kanë humbur të afërm apo miq. Si rezultat i kësaj, autori ka vendosur që të mos e emërojë Breivik-un në show dhe të zhvendos mizorinë në vendin e tij të lindjes, Skoci.

tano, këngëtari i njohur italian mori çmimin e karrierës si ak-tor. Njëkohësisht, filmi “Agon” është zgjedhur në festivalin South East European Film Fes-tival, në Los Angeles, SH.B.A., një festival shumë i rëndë-sishëm për Hollivudin dhe in-dustrinë e filmit amerikan, që fillon në maj 2013.

Robert, çfarë ju bën më shumë krenar për filmin “Agon”?

Robert Budina: Fakti që Shqipëria ishte vendi lider i produksionit dhe që udhëhoqi një projekt ku ishin vende si Rumania, Greqia dhe Franca dhe që në këtë projekt kishim dy Palma të Arta të Kanes, pro-ducentin rumun Daniel Burlac që fitoi në 2007 me filmin e Mungiut ‘4 Javë, 3 ditë e 2 net’, dhe drejtorin e fotografisë, Marius Panduri, i cili ka fituar “Palmën e Artë” me filmin ‘12.08 Bukuresht’ me 2006. Jam krenar që dhe ne mund të realizojmë projekte me një rëndësi të tillë. Personalisht ishte maksimumi që mund të arrij, të punoj në grup më bën të shprehem në maksimumin tim dhe natyrisht më pasuron eksperienca të reja jete. Profe-sionalisht, arritja e përfundimit të një projekti të tillë rela-tivisht të madh më ka hapur horizonte të reja që më parë nuk njihja. Por për mua të kem mundësi të punoj me kamera-man dhe aktorët dhe të realizoj idetë e mija me anë të tyre dhe trupës është maksimumi që një krijues mund të ëndërrojë.

Cili është mesazhi për audiencat që shikojnë filmin “Agon”?

Budina: Që shqiptarët nuk janë kriminelë, janë njerëz të sakrificave, të cilët kanë en-ergji shumë pozitive brenda tyre; që kanë guxim të për-ballen edhe me fenomenet negative për të cilat kombe të tjera mbase me të drejtë i paragjykojnë; që familja për ta është gjëja më e shtrenjtë dhe për të cilën ata do të bënin sakrificat më të mëdha.

Filmi “Agon” tregon his-torinë e një familje shqip-tare që integrohet në sho-qërinë greke. Si e paraqesin kulturën shqiptare dy karak-teret kryesore të filmit, Saimiri dhe Vini për grekët?

Budina: Saimiri ka trashëguar nga familja e tij kujdesin që prindërit kanë për fëmijët, që vëllezërit dhe motrat e mëdhenj kanë për ata më të vegjël, kujdesin që pjesëtarët e saj kanë ndaj njëri-tjetrit. Dikur familja shqiptare ka qenë shumë e fortë dhe e lidhur, vlera të cilat sot mun-gojnë në familjen perëndimore, ku shumë më tepër rëndësi merr individi se sa forca e familjes. Duke qenë se babai i tyre (i Saimirit dhe Vinit) ka

vdekur, shpejt Saimirit i është dashur të bëhet babai i vëllait të vogël dhe të kujdeset gjith-monë për të. Janë pikërisht këto veti të tij që kanë bërë përshtypje tek e dashura greke e Saimirt, Elektra, dhe babai i saj, Niko, i cili sheh tek Saimiri strehën e sigurt të vajzës së tij. Ndaj dhe Saimiri jo vetëm është integruar shpejt në Gre-qi, por edhe mjaft i vlerësuar nga të gjithë shokët e miqtë që ka atje. Nuk është e njëjta gjë për Vinin, i cili duke qenë artist dhe adoleshent, pasi i vëllai ka ikur në Greqi ku po përpiqet të ndërtojë familjen e tij të re, ndihet i lënë pas dore. Ai mendon se vjehrri i tij grek e tërheq prej hunde dhe i kon-trollon jetën dhe që Saimiri për

shkak të fejuarës se tij është servil ndaj vjehrrit dhe grekëve në përgjithësi. Këto e bëjnë të jetë i ftohtë ndaj familjes së re të Saimirit në Greqi dhe për rrjedhojë refuzon të integrohet në realitetin e tij të ri në Gre-qi. Shpesh të gjendur vetëm mes një realiteti të ftohtë për familjet e emigruara dalin në pah edhe më shumë tradita dhe zakonet e vendit të tyre të origjinës. Nëse do të merrja shembull familjet e shqiptarëve për mua ato janë objekt stu-dimi në botë sepse arrijnë me një lehtësi të jashtëzakonisht të madhe të integrohen pa harruar për asnjë çast kulturën e tyre. Mjafton të përmendësh familjet arbëreshe që jetojnë në Itali sot të emigruara para rreth 500 vjetësh.

Sa mirë pranohet familja shqiptare në Greqi? A është natyrale tranzicioni apo i vështirë për të gjetur bal-ancin midis dy kulturave?

Budina: Saimiri është pranuar më së miri, madje ai mund të ishte modeli i çdo babai grek për t’i besuar bi-jën, pasi ishte i përgjegjshëm, i sakrificës, i dashur, punë-tor, i respektueshëm. Ndërsa Vini duke paragjykuar pjesën greke të realitetit të vëllait të tij, refuzohet dhe paragjy-kohet nga vetë pjesa greke. Duke u ndjerë i lënë pas dore ai do të përpiqet t’i tregojë vël-

lait se sa i zoti është të bëjë vetë në jetë, pa ndihmën e tij. Për Saimirin, integrimi është shumë natyral dhe i natyr-shëm, pasi ai është kokulur dhe bën gjithçka të nxjerrë në pah vlerat më pozitive të sho-qërisë shqiptare. Ndërsa Vini, si rezultat i ndjeshmërisë së tij të lartë prej artisti dhe moshës adoleshente, ka nxjerr në pa temperamentin dhe energjinë e papërmbajtshme të një të riu në autovërtetim, dhe përpiqet të ngrihet mbi realitetin e vendit ku ka shkuar të jetojë. Shqiptarët janë shumë mend-jehapur dhe në pjesën më të madhe kanë arritur shumë mirë të integrohen. Mendoj se në origjinë shqiptarët janë një popull emigrant në vazh-dimësi, sepse kanë qenë të pritur ta shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit të origjinës. Kjo ka ndodhur që në kohët e lashta dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite, por mrekullia qëndron në faktin që ata nuk i kanë humbur kurrë kontaktet me kulturën dhe traditat e tyre. Në këtë pikë mendoj se janë unike në historinë botërore.

Në këtë lloj situate, si e ruan njeriu identitetin, por arrin të integrojë në kul-turën e re, pa harruar se kush janë?

Budina: Saimiri përpiqet të mbajë një ekuilibër ndërmjet familjes së re greke që për-

faqëson të ardhmen e tij, dhe familjes së tij shqiptare që për-faqëson tashmë të shkuarën e tij ose më së miri rrënjët e tij. Ky ekuilibër nuk është i thjeshtë, pasi për t’u martuar me një greke i duhet të ndër-rojë fenë dhe emrin në mënyrë që të pranohet nga komuniteti grek. Ai bën ç’është e mundur që t’ia arrijë kësaj ndaj edhe kur mbërrin nga Shqipëria familja e xhaxhait në hall për opera-cionin e tij, ai bëhet copë për ta ndihmuar, duke u futur në kon-flikt me vjehrrin e tij grek. Ky i fundit nuk do t’i hapen prob-leme me klandestinë shqiptarë në shtëpinë e tij. Në këtë pikë, Saimiri ndihet i plagosur, por megjithatë përpiqet përsëri t’i kalojë vështirësitë dhe të mos lerë pas dore asnjërën nga dy familjet e tij.

Si e ruajnë këtë ekuilibër Saimiri dhe Vini në filmin “Agon”?

Budina: Saimiri përpiqet të mbajë ekuilibrin duke u kujdes-ur si për familjen e xhaxhait, ashtu edhe duke u dhënë pas të fejuarës së tij greke, pa har-ruar punën e vështirë që bën si mekanik në oficinën e vjehr-rit të tij grek. Pra, ai përpiqet të përballojë si pjesën fizike të problemit, por edhe atë psikologjike të tij. Ndërsa Vini mendon se integrimi i tij do të jetë shumë më i shpejtë nëse ai bëhet zot i vetes nga ana

financiare ndaj dhe kërkon të bëjë lek në mënyrë të shpe-jtë dhe të paligjshme duke u marrë me trafik dokumentesh me ndihmën e Benit, një trafi-kant shqiptar që e bën prej vitesh këtë punë. Ai mendon se pavarësia ekonomike do t’i japë shansin të ndërtojë jetën ashtu si ka dëshirë dhe njëkohësisht të mos lerë pas dore pasionin e madh që ka për pikturën.

Nga pikëpamja e regjiso-rit cilat paragjykime doni të rrëzoni me këtë film?

Budina: Që nuk ka kombe të kategorisë së parë e të dytë, që pavarësisht diferencimeve kulturore midis vendeve me zhvillim të ndryshëm ekonomik e social, që një njeri është kudo njëlloj dhe duhet të trajtohet e tillë. Që krimi nuk ka kom-bësi, që krimi nuk ka shihet në mënyrë sipërfaqësore, që për ta kuptuar atë duhet një vësh-trim më i thellë mbi fenomenin; që një kriminel duhet kuptuar në veprimet e tij në mënyrë që të kesh mundësi ta para-shikosh, që shpesh njerëz në vështirësi të mëdha jetese në mënyrë të papritur mund të kthehen në kriminelë.

Çfarë tregon filmi “Agon” për vështirësitë në jetë?

Budina: Zgjidhja e çdo vështirësie është një familje e shëndoshë, pavarësisht kon-tradiktave.

Bisedoi: Ermira Babamusta

NJË MJUZIKËLL MBI ANDERS BREIVIK

22 E martë 26 mars 2013 •

« speciale

para katër vitesh në fshatin rumun Sancraieni ka pasur sulme ndaj romëve mbi baza racore. Ngadalë situata është qetësuar, por nuk është përmirësuar shumë. Ditët e marsit janë të ftohta në këto rajone, me rreth minus 12

gradë në mëngjes. Bora do të shkrijë pas disa javësh kur të vijë pranvera. Romët e fshatit presin kohë më të mira. Muajt e dimrit i mbije-tojnë nga ndihmat e vogla sociale-një familje tri anëtarëshe merr nga 100 euro në muaj, së bashku me shtesat për fëmijë. Askush prej tyre nuk mund të blejë lëndë djegëse për ngrohje. Ata shkojnë në mal dhe mbledhin dru. Fëmijët shkojnë në shkollë paradite ndërsa gratë bëjnë drekën, me ato pak gjëra që kanë. Burrat shkojnë kohë pas kohe në një kafene të fshatit për t’u ngrohur dhe për të pirë kafe. “Ju lutem, mund të kujdeseni që këta njerëz të furnizohen të paktën me dru për ngrohje”, thotë Janos Grancsa, për-faqësues i romëve në këtë fshat. Më pas in-teresohet për vende të lira pune në Gjermani. “Ne i bëjmë të gjitha punët, në ndërtimtari, bujqësi, të gjitha!” Sancraieni është një fshat në Shkerland të Rumanisë, me rreth 2500 banorë. Shumica e tyre janë të minoritetit hungarez, por rreth 10 për qind janë romë. Ky vend nuk është i pasur, por i ka punët më mirë se shumë fshatra të tjera, sepse këtu është edhe prodhuesi i ujit mineral “Perla Harghitei”, me rreth 250 punëtorë. Ka dhe disa firma të tjera të vogla. Por romët jetojnë në kushte shumë të rënda. Ata jetojnë në mjerimin më të thellë, si në vendet e treta të Afrikës, ndo-nëse Rumania është anëtare e Bashkimit Ev-ropian. Një pjesë e romëve jeton buzë rrugës, në kasolle prej druri të cilat gati janë rrëzuar. Jetojnë së bashku me kafshë: dele, dhi, pula, qenë...Objektet sanitare janë në gjendje katastrofale. Dhomat, shtretërit dhe kuzhinat poashtu. Krahas varfërisë dramatike, në vitin 2009 ata ishin në shënjestër të sulmeve mbi baza racore. Pas një rrahjeje mes një romi dhe një hungarezi, romëve u janë djegur shumë

kasolle. Vetëm prezenca e madhe e policisë ka mundur të evitojë linçin e romëve. Romi i goditur me thikë më pas është dënuar me nëntë vjet heqje lirie. Ndërkohë që kundër atyre që u kanë vënë flakën dhe kanë djegur kasollet rome nuk janë ndërmarrë masa. Kryetari i baskisë, Erno Szekely ka detyruar madje përfaqësuesit e romëve në fshat që të nënshkruajnë një lloj “Pakti për bashkëjetesë paqësore”. Romët janë detyruar të pranojnë edhe kushte, si heqja dorë nga mbajtja e kaf-shëve apo detyrimi për “sjellje të civilizuar”. Pedagogia dhe punëtorja sociale, Emese Joni ka ardhur kaherë në këtë fshat. Ajo është rome dhe e njeh prej kohësh këtë fshat. Prej vitit 2006 punon vullnetarisht në sektorin social dhe ka kontakte të rregullta me romët e fshatit. Pas trazirave të vitit 2009 ajo vjen këtu çdo ditë dhe i këshillon romët lidhur me çështjet e përditshme. Rezultatet e para të punës së saj u panë shumë shpejt: Emese Joni është kujdesur që të gjithë fëmijët romë, për herë të parë në jetën e tyre, të vaksinohen kundër sëmundjeve të ndryshme. Disa më të moshuar kanë mësuar shkrim-leximin. Në vjeshtë për herë të parë kanë nisur shkollën të gjithë fëmijët romë (përveç në dy raste). Por në janar u ndërpre puna e Emese Joni. Këshilli i fshatit nuk ia ka zgjatur kontratën e punës. Zyrtarisht është thënë për shkak se ajo ka një vend tjetër pune. Por Emese Joni thotë se me dëshirë do të vazhdonte këtë punë. Duket se disa përgjegjës të fshatit kanë dashur ta largojnë atë. Kryetari i bashkisë, Erno Szekely pohon: “Nuk mund të them se zonja Joni po na mungon këtu”. Ndërsa për romët thotë se “çdo gjë është në rregullin më të mirë”. Ndërkohë që ata edhe më tej quhen “ciganë” dhe jetojnë në kushte tepër të rënda. Emese Joni nuk do të komentojë deklaratat e kryetarit të bashkisë, por duket qartë se ajo vuan. Ajo është krenare me punën që ka bërë, me përparimet e arritura: “Ajo që kam bërë unë është vetëm fillimi në rrugën e përmirësimit të kushteve për romët. Ne kemi nevojë për shumë vite të tjera pune, për të arritur rezultatet e duhura”, thotë ajo.

ProfilPlazhet do të mund ta shpëtojnë

ekonominë e Qipros?Informacioni rreth Qipros ngjason shumë me buletinet e përdit-

shme të lajmeve nga frontet e luftës. Në natën e 23 marsit parlamenti miratoi planin “B”, sipas të cilit bankat do të ndahet në “të mira” dhe “keqija”, kurse këto të fundit do t’i falimentojnë fare. Lëvizja e kapitalit jashtë vendit do të kufizohet ndjeshëm. Të shtunën, më 23 mars, Presidenti Nicos Anastasiadis fluturoi për në Bruksel. Atje, siç u njoftua, me një vonesë disa orëshe filluan bisedimet. Më tej pasoi lajmi rrufe “Komisioneri Evropian mbështeti projektin e shpëtimit të ekonomisë së Qipros”. Kurse një orë më vonë: “Bisedimet me Eurogrupin u pezulluan”. Dhe më në fund në mëngjes u bë e ditur: u morr vendimi i korrektuar. Sipas tij, depozituesit e Laiki Bank, të cilët kanë në llogaritë e tyre bankare më shumë se 100.000 euro, do të humbasin 40% të parave të veta. Ndihma do t’i ofrohet Qipros, por jo ... për rikapitalizimin e dy institucioneve më të mëdha huadhënëse. Me pak fjalë, është jashtëzakonisht e vështirë të parashikohet ndonjë gjë. Në këtë situatë prag default-i për shtetin ishullor operatorët turistikë rusë janë çuditërisht të qetë. Ndërkohë që duhet thënë se drejtimi qipriot është një nga më të kërkuarit nga rusët. Ja se çfarë njoftoi “ Sekretarja për shtypin e Bashkimit rus të Industrisë së Turizmit, Irina Tjurina: - Shumica e paketave turistike tashmë janë paguar. Ndërsa me ato pagesa që duhet të bëjmë tani, pala pritëse na kërkoi që të mos nxitojmë. Turistët në Qipro shkojnë e vijnë në mënyrë të pandërprerë, por, po e përsëris edhe një herë, paratë për ta partnerët tanë do t’i marrin më vonë. Shumica dërrmuese e rusëve preferojnë të mbajnë me vete të holla (cash), gjë që në situatën e tanishme është mjaft e favorshme. A ka rënë vallë kërkesa për pushime në Qipro? Po, vërehet njëfarë frenimi i parëndësishëm. Njerëzit, thjesht, nuk po mund të kuptojnë se çfarë po ndodh atje në të vërtetë. Një nga operatoret kryesore turistike ruse për Evropën Jugore, Greqinë dhe Qipron është kompania ICS Travel Group. Drejtuesi i filialit qipriot të saj Aleksei Sokollov thotë se përqindja e re-fuzimit të udhëtimeve e pushimeve në Qipro është fare e vogël, brenda kufijve të normës. Ai nxjerr një konkluzion krejtësisht befasues për situatën aktuale në këtë shtet ishullor: kriza në perspektivë vetëm do të stimulojë fluksin e turistëve nga Rusia: - Nga këndvështrimi im, të gjitha çmimet atje do të bien në mënyrë të ndjeshme, domethënë për udhëtarët dhe pushuesit tanë situata do të përmirësohet. Ne e vërejmë këtë në rastin e Greqisë, ku si rezultat i krizës infrastruktura e shërbimeve, duke përfshirë edhe atë të shërbimeve turistike, janë bërë më të lira. Unë parashikoj rënien e çmimeve të hoteleve. Ndërsa ulja e kos-tos së paketave turistike do të çojë në rritjen e kërkesës. Kështu që plazhet qipriote do të mbështesin ekonominë e mbërthyer nga kthetrat e krizës të shtetit ishullor. Mysafirët rusë janë shtylla kryesore e industrisë kombëtare të turizmit, mendon ish-Ministri i tregtisë, industrisë dhe turizmit të Qipros, Neoklis Silikiotis. Sipas parashikimeve të tij, këtë vit do të thyhet madje rekordi i vitit të kaluar, kur fluksi i turistëve nga Rusia u rrit me 42% (474.400 vetë). Kjo shifër pritet të tejkalohet me 100 mijë turistë rusë këtë vit. E megjithatë pushimet në plazh, sado të suk-sesshme që të jenë ato për firmat turistike, si përfundim nuk do të mund ta shpëtojnë dot ekonominë e Qipros. Sepse në të vërtetë, pjesa e turizmit në GDP-në e ishullit është jo më shumë se 20%.

romët, ata të urryerIt!

23• E martë 26 mars 2013

»SPORT

S T A F F

kryeredaktorBRAHIM SHIMA

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO

MARIGLEN MULLA

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

marketing: ELIGERTA DYRMISHI

cel: 067 20 62 200

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

DE BIAZI: Ju tregoj Shqipërinë time

“Të mos fluturojmë me fantazinë. Të gjithë ëndërrojmë të shkojmë në Brazil, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”

Fitorja me Norvegjinë dhe vendi i dytë në renditjen e grupit E eliminator ka ndezur ëndrrën me Botëror të gjithë tifozëve shqiptarë. Gjithçka është e mundur, megjithëse trajneri Xhani De Biazi mundohet të ulë euforinë. “Të

mos fluturojmë me fantazinë. Të gjithë ëndër-rojmë të shkojmë në Brazil, por duhet të qëndro-jmë me këmbë në tokë”. Kështu shprehet tekni-ku i përfaqësueses kuqezi në një intervistë të gjatë për “Albanian Screen”. De Biazi mundohet të jetë realist, por fton të gjithë të besojnë te kombëtarja. “Unë jam një person që qëndroj me këmbë në tokë. Nuk dua të vendos limite për atë që mund të jetë fati ynë, por duhet të jemi të vetëdijshëm që përballemi me skuadra që kanë vlera të rëndësishme teknike. Duhet të jemi në majën e aftësive tona fizike dhe mentale dhe sigurisht të sakrifikohemi në nivelin teknik për të kaluar vështirësitë. Por duhet të besojmë në atë që po bëjmë. Nëse do të arrijmë diku, nuk e di, por duhet të besojmë te ajo që bëjmë. Nëse jo, jemi të humbur”, thotë Xhani De Biazi , trajner i kombëtares. Botërori është ende larg, ndërsa Shqipëria duhet të luajë dhe pesë ndeshje në grupin E. Gjithsesi, De Biazi e di se si mund të shkohet në Brazil 2014. “Në Brazil shkohet duke fituar sërish me Norvegjinë ndeshjen e ardhshme dhe duke mundur këtu në shtëpi Zvi-crën. Jam i bindur që shkohet në Brazil, pasi tre ndeshjet e tjera, janë të vështira në tranfertë, por mund të luajmë si të barabartë me kundër-shtarët”, vijon De Biazi . Pas fitores së madhe në tranfertën e Oslos kundër Norvegjisë, kombëtar-ja e Shqipërisë do të luajë të martën në Tiranë një ndeshje miqësore kundër Lituanisë. De Biazi dhe të besuarit e tij do të kërkojnë një tjetër sukses për të ruajtur ecurinë pozitive.

Mister, sinqerisht nuk mendonit të ar-rinit këtë sukses,tri pikë në Norvegji. Le të themi që nuk ishte një rezultat i paparashi-kuar, por shumë i vështirë?

“Që ishte një gjë e vështirë, këtë e dinim përpara ndeshjes, por unë, në zemrën time, por edhe bashkëpunëtorët e mi ishim të vendosur për të surprizuar dhe për të arritur një rezul-tat. Besoj se skuadra zbriti në këtë ndeshje me përqendrimin e duhur, me dëshirën për të bërë një arritje dhe mund të them se e merituam, pasi me karakter arritëm të mbronim avantazhin e ar-ritur në fushë”.

Pas këtij suksesi, e kujtoni atë ndeshje me Islandën? Mbase do të ishim të parët tani?

“Ajo ishte një ndeshje e mallkuar. Unë e quaj kështu, sepse sa i përket lojës dhe rasteve meri-tonim të fitonim, por futbolli nuk të jep gjithmo-në atë që meriton. Megjithatë tani kemi një klas-ifikim të mirë. Duhet të shohim me optimizëm të ardhmen, por gjithashtu me realizëm pa pasur komplekset që nëse fitojmë jemi fenomenë, nëse humbim jemi të mbaruar. Kemi nisur një rrugë. E kam thënë këtë edhe para një viti dhe tani kemi në dorë diçka konkrete. Nuk duhet të fluturojmë me fantazi. Duhet të jemi realistë, pa menduar atë që do të vijë. Ne kemi ëndrrat tona. ju sigurisht keni tuajat dhe shpresoj që të përko-jnë. E rëndësishme është që ajo që po bëjmë tani ta bëjmë me shumë zemër, me shumë pa-sion. Por mendoj se skuadra po jep 100% të saj”

E kishit menduar më parë zhvendosjen e Lilës përpara?

“Le të themi që në fillim të marsit, bashkë me stafin provuam të dizenjonim një skuadër fizike, një skuadër që të imponohej përpara. Luajtëm me dy sulmues Salihin dhe Canin, duke shfrytë-zuar sigurisht momentin e mirë që po kalon Sali-hi që po shënon në Kinë. Pastaj menduam për dy mesfushorë krahu të fortë si Lila e Roshi, pasi për t’u përballur me Norvegjinë duhej fizik, pasi ata kanë lojtarë të mirë në ajër dhe shfrytëzojnë topat e gjatë. Pra, kishim punuar më përpara se të niste grumbullimi, pastaj kur pamë që lojtarët që kishim hipotizuar në skemat tona ishin gati për të luajtur dhe në formë të mirë, vendosëm për këtë zgjidhje”.

Si ishte debutimi i Bashës?“Shumë pozitiv, megjithëse pati pak vështirë-

si në fillim. Ai ka luajtur 11 ndeshje në kampi-

onatin italian, ndërsa tani nuk po luan shumë, pasi Torino ka në dispozicion dy mesfushorë me shumë vlera. Por për mua dhe kombëtaren ai është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe mund të japi shumë në kauzën tonë”.

Fituat dhe një ndeshje brenda ndeshjes. De Biazi kundër Olson?

“Jo. De Biazi nuk fiton, De Biazi nuk humbet apo barazon. Unë mendoj se është Shqipëria. Duhet ta largohemi nga konceptet e zakonshme. Unë mendoj se Shqipëria është një skuadër e fortë vetëm nëse të gjithë japin një kontribut të rëndësishëm si teknik ashtu dhe fizik. Mendoj se Shqipëria është një skuadër mesatare, por mund të shkojë më lart, nëse të gjithë japin 100%, nëse të gjithë luajnë për skuadrën. Ndeshjen e fitoi skuadra, duke aplikuar gjërat që unë dhe stafi im kishim kërkuar. Pra ato gjëra që praktiko-jmë në stërvitje, si për shembull skema te rasti i golit. më vjen mirë, jo për mua, por nëse puno-jmë mirë dhe bëjmë ato që kërkohen, rezultatet vijnë. Është thuajse matematikë, pastaj është e qartë që Bulku duhet të pasojë saktë, Cani që të krijojë hapësira në sulm, Loriku gjithashtu, për t’i dhënë mundësi Salihit të gjuajë thuajse një penallti në lëvizje. Për mua ky është aspekti më i rëndësishëm që bën diferencat. Nga këto episode fitohen ndeshje të rëndësishme. Duke i parë kështu, duken gjëra pa shumë rëndësi, por për mua janë shumë të rëndësishme”.

Përtej lojës, ishim dhe me fat...“Fati sigurisht ndihmon gjithmon. Fat që kemi

një portier që priti shumë mirë dhe na dha dorë në disa raste. Mbase nuk kishim fat në disa mo-mente ku duhet të finalizonim më mirë, mbase nuk u treguam të zotë. Por mund të them që të fitosh me një skuadër që është më shumë se 40 vende lart nesh në renditjen e FIFA-s, që ka lojtarë që luajnë në Angli, Gjermani e Hollandë nuk është pak, aq më tepër për një kombëtare si e jona që në historinë e saj nuk kishte arritur më parë një gjë të tillë”

Nuk është çudi që ashtu si ne edhe ata të vijnë këtu e të fitojnë...

“Unë e thashë menjëherë pas ndeshjes dhe e përsërita të nesërmen kur mbër-ritëm në Tiranë që ndeshje këtu do të jetë shumë e vështirë. Jo sepse na mungojnë tre lojtarët që e dinë të gjithë, por sepse ata na panë se si luajtëm dhe do të vinë këtu më shumë të motivuar. Po ashtu do të kenë lojtarë më në formë, sidomos ata që luajnë në kampionatin norvegjez. Por shpresoj që lojtarët e tjerë, ata që luajnë për shembull në Angli të jenë të jenë të lod-hur pas një se-zoni të gjatë. G j i t h s e s i , duhet të ngu l i -s i m n ë

mendje dhe të heqin nga koka atë mentalite-tin që ekziston këtu në Shqipëri, që fituam ndeshjen dhe jemi fenomenë. Jo, duhet të mendojmë për tjetrën. Duhet të ndërtojmë një mentalitet fitues, por kjo bëhet ditë pas dite, duke kuptuar se mund të përmirësohemi. Nuk duhet të marrim vetëm gjërat e mira nga një fitore, duhet të marrim edhe ato negative nga të cilat mund të ndëshkoheshim”.

Gjatë këtyre ditëve keni përsëritur gjith-monë se duhet të qëndrojmë me këm-bë në tokë...

“Une jam një person që qëndroj me këmbë në tokë. Nuk dua të vendos limite për atë që mund të jetë fati ynë, por duhet të jemi të vetëdi-jshëm që përbal-lemi me skuadra që kanë vlera të rëndësishme teknike. Duhet të jemi në ma-jën e aftësive tona fizike dhe mentale dhe sigurisht të sakrifi-kohemi në nivelin teknik për të kaluar vështirësitë”.

A kanë të drejtë tifozët, gazetarët dhe i gjithë opinioni që të besojë?

“Unë e thashë edhe më parë q ë

kemi nevojë të besojmë në atë që po bëjmë. Nëse do të arrijmë diku, nuk e di, por duhet të besojmë te ajo që bëjmë. Nëse jo, jemi të humbur. Nëse dikush nuk beson te ajo që bën është i humbur. Nëse beson se mund t’ia dalësh, 99 në 100 raste ia arrin, pastaj ka gjithmonë diçka të papritur. Ka gjithmonë një Islandë në mes, që vjen këtu dhe fiton duke gjuajtur vetëm tre herë në portë. Por për fat të keq futbolli kështu është”.

Si e gjykoni kalendarin dhe ndeshjet e mbetura?

“Nuk më ka interesuar asnjëherë kalendari, as kur drejtoja në Seria A, as në Spanjë dhe as tani që drejtoj kombëtaren e Shqipërisë. Unë mendoj se kemi dhjetë ndeshje, pesë në shtëpi dhe pesë jashtë. Për mua, në pikëpamjen time, jashtë fush-ës sonë ne mund të kemi më shumë mundësi, pasi kundërshtarët hapen më shumë dhe nëse jemi të kujdesshëm, mund të kemi më tepër avantazh”.

Si mund të shkohet në Brazil?“Në Brazil shkohet duke rifituar me Norvegjinë

dhe duke mundur këtu në shtëpi Zvicrën. Jam i bindur që shkohet në Brazil, pasi tre ndeshjet e tjera, janë të vështira në tranfertë, por mund të luajmë si të barabartë me kundërshtarët”.

Në fund, mister një mesazh për të gjithë tifozët, sepse tani ata besojnë më shumë...

“Pas një fitoreje mund të thuash gjithçka dhe të jesh pozitiv. Por unë i them ti-

fozëve se duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Nëse kërkojmë

më shumë nga sa mendojmë se mund të marrim, besoj se është një mesazh i gabuar. Ne mund të premtojmë vetëm se do të japim jo 100%, por 110% për të shkuar atje ku të gjithë duam të shkojmë. Pastaj nëse arrijmë do të jetë meritë e vendosmëritë, fatit dhe atij që nga lart komandon gjithçka”.

Mbase nuk është mo-menti më i mirë, por men-

doni të zgjasni kontratën me Shqipërinë?

“Duke parë se si po shkojnë gjërat. Duke e parë këtë projekt

të rritet, në një pikëpamje do të më pëlqente. Është e para-

kohshme të flasësh, por unë jam i gatshëm të flas me

presidentin Duka me të cilin kam një raport të shkëlqy-

er dhe besoj se nëse ai do të ketë dëshirë, në

të ardhmen do të mund të flasim

qetësisht”

24 E martë 26 mars 2013 •

« Hipotekat