ekonomike menaxheriale

40
EKONOMIKIA MENAXHERIALE

Upload: veton-sopjani

Post on 16-Oct-2014

271 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Literatur

TRANSCRIPT

Page 1: Ekonomike Menaxheriale

EKONOMIKIA MENAXHERIALE

Page 2: Ekonomike Menaxheriale

Procesi i Tranzicionit si parakusht i zhvillimit te ekonomisë menaxheriale ne vendet postsocialiste

‱ Ne literaturen shkencore dhe profesionale, nocioni i tranzicionit nĂ«nkupton periudhen e zhvillimit, nĂ« tĂ« cilĂ«n patjetĂ«r duhet tĂ« ndĂ«rmerren proceset gjithpĂ«rfshirĂ«se, tĂ« ndryshimeve ekonomike dhe tĂ« sturuktures kulturale tĂ« shoqĂ«risĂ«. Veprimit nĂ« nivelin e individĂ«ve, grupeve si dhe ne nivelin e shtetit, shndĂ«rrimin e shoqerisĂ« sĂ« tanishme ne drejtim te shoqĂ«risĂ« me nje nivel mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« lirive ekonomike, politike dhe tĂ« institucioneve civilizuese.

Page 3: Ekonomike Menaxheriale

‱ Procesi i Tranzicionit nuk paraqet zgjedhje te ndonje qellimi te vetĂ«dijshĂ«m, tĂ« shtresave tĂ« caktuara sociale tĂ« shoqĂ«risĂ«,

por ky proces paraqet një produkt të domosdoshëm, të cilin para së gjithash na e imponon kriza shoqerore.

Ky proces paraqitet si nje reaksion spontan i masave të gjera të popullatës për problemet ekzistenciale dhe të koncentrimit te forcës së elitës dominuese të shoqërisë.

Page 4: Ekonomike Menaxheriale

Përvoja e vendeve të Europës Qëndrore dhe Lindore në mënyr të qartë tregon,që procesi i transaksionit mund të realizohet ne dy menyra:

‱ Se pari - nĂ«pĂ«rmjet tĂ« pĂ«rvojes sĂ« rregullave dhe tĂ« krijimit tĂ« njĂ« ambienti te volitshĂ«m pĂ«r ngjitjen e proceseve spontane te kĂ«saj kthese tĂ« madhe historike.

‱ Se dyti - nĂ«pĂ«rmjet tĂ« definimit tĂ« qĂ«llimeve nĂ« bazĂ« tĂ« tĂ« cilave organizohet nje kalim i vetĂ«dijshĂ«m nga ekonomia komanduese ne ekonominĂ« e tregut.

Page 5: Ekonomike Menaxheriale

Në rastin e parë,si bazë e transaksionit konsiderohet Tregu, ndersa ne rastin e dytë si baze e transaksionit konsiderohet Rregullativa shtetërore.

Tregu si bazë e transaksionit në vete ngërthen ato vlera dhe qëndrime ekonomike, te cilat u përgjigjen ekonomisë se tregut, siç janë: liria, veçmas liria individuale, individualizmi ekonomik d.m.th etika individuale, veprimet ekonomike,sipas te ciles çdo individ në mënyrë institucionale, i cili nëpërmjet të kordinimit spontan shpien në drejtim të sendertimit të shoqërisë së lirë.

Page 6: Ekonomike Menaxheriale

- Idea e sendertimit tĂ« parimit te vetĂ«dijshem, te parimit tĂ« kordinimit ekonomik paraqet bazen per sendĂ«rtimin e proteksionizmit shteteror dhe “tĂ« shtetit tĂ« mirĂ«qenies”. NĂ« kushtet e zhvillimit bashkohor tĂ« shoqĂ«rise dhe tĂ« eknomisĂ«, ideja mbi kordinimin e vetĂ«dijshem akoma Ă«shtĂ« e fortĂ« dhe vjen nĂ« shprehje edhe nĂ« periudhen e tranzicionit. Kjo ide, ka pĂ«r qellim qĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« exante tĂ« dfinohet qĂ«llimi. Kjo dukuri nĂ« literaturen profesionale dhe shkencore trajtohet “si transformim sociologjik i socializmit”

Page 7: Ekonomike Menaxheriale

‱ Esenca e procesit tĂ« transicionit qĂ«ndron nĂ« kalimin nga eknomia komanuese nĂ« ekonominĂ« e tregut. Kalimi nĂ« tregun integral si KomponentĂ« themelore e ekonomisĂ« sĂ« tregut nuk mundĂ« tĂ« trajtohet si qeshtje e ndonjĂ« zgjidhjeje tĂ« caktuar, por me parĂ« trajtohet si qeshtje e mbijetesĂ«s. Truri i ekonomisĂ« sĂ« tregut eshte tregu financiar.

‱ Tregu i punĂ«s veqmas, tregu i kapitalit nĂ« vendet postsocialiste, kĂ«rkon zbatimin e procesit tĂ« privatizimit dhe transformimin radikal tĂ« anatomisĂ« dhe te fiziologjisĂ« tĂ« modelit ekonomikĂ« tĂ« socializmit, nepermjet tĂ« destruksionit rrĂ«njĂ«sor tĂ« ketij modeli.

‱ Etika individualiste si parakusht i eknomisĂ« sĂ« tregut nĂ« kuptimin psikologjikĂ« i pergjigjet atij fenomeni i cili ne literaturĂ« Ă«shtĂ« i njohur me emrin “ focus i mbrendshem i kontrollit “.

Page 8: Ekonomike Menaxheriale

‱ SĂ« treti - si njĂ« ndĂ«r vlerat e ekonomisĂ« sĂ« tregut konsiderohet raport i individĂ«ve dhe shoqĂ«risĂ« ndaj pronĂ«s private, proceset e provatizimit dhe vendosjes sĂ« tĂ« drejtave mbi pronĂ«n private, kontraktimi i lire nĂ«pĂ«rmjet tĂ« tĂ« cilit garantohet prona private.

‱ SĂ« katĂ«rti - dallimet nĂ« procesin e shpĂ«rndarjes konsiderohen si vlerĂ« e ekonomisĂ« sĂ« tregut. SendĂ«rtimi sistematik i parimeve te ekonomisĂ« sĂ« tregut qĂ« nga fillimi i viteve 90-ta tĂ« kĂ«tij shekulli Ă«shtĂ« pĂ«rcjellur me zvogĂ«limin sistematik tĂ« tendencave egavitare nĂ« vetĂ«dijen e njerezve dhe me parimin gjithnje e mĂ« tĂ« madh tĂ« dalimeve nĂ« fushen e shperndarjes midis anĂ«tarĂ«ve tĂ« shoqĂ«risĂ«.

‱ SĂ« pesti - pranimi i rrezikut d.m.th tĂ« njĂ« pasigurie pĂ«r sa i pĂ«rket ardhmerisĂ« ekonomike gjithashtu trajtohet si vlerĂ« e ekonomisĂ« sĂ« tregut.

Page 9: Ekonomike Menaxheriale

‱ SĂ« gjashti – konkurrenca e tregut gjithashtu konsiderohet si njĂ« ndĂ«r vlerat, respekstivisht komponentet qenĂ«sore tĂ« ekonomisĂ« sĂ« tregut.

‱ Nga kjo rrjedh se koordinimi spontan i tregut konsiderohet si parim ekonomik. Ky parim para sĂ« gjithash mbĂ«shtetet nĂ« individin e lirĂ« dhe interesat e tij. Si bazĂ« e lirisĂ« individuale dhe i parimit tĂ« koordinimit spontan, konsiderohet prona private mbi mjetet e prodhimit.

‱ Me fjalĂ« tĂ« tjera prona private sendĂ«rton dhe jetĂ«son mekanizmat e kĂ«mbimit te lire, d.m.th senĂ«rton ambientin integral, mundĂ« tĂ« ilistrohet nĂ« bazĂ« tĂ« rrjedhĂ«s makroekonomike tĂ« mjeteve monetare nĂ«pĂ«rmjet tĂ« kater sektorĂ«ve, siq janĂ«Śƒ

‱ Popullsia,‱ NdĂ«rmarrjet,‱ NdĂ«rmjetsuesit financiar dhe‱ Shteti.

Page 10: Ekonomike Menaxheriale

‱ Faza e parĂ« – paraqet fazĂ«n e zbatimit tĂ« formulĂ«s ekonomike, e cila nĂ« tĂ«rĂ«si respekton aksiomat e konceptit tĂ« modelit tĂ« tregut integral dhe pĂ«rparĂ«sitĂ« e konkurrencĂ«s tĂ« njĂ« vendi tĂ« caktuar.

Lidhur me definimin e formules ekonomike në teorin dhe praktiken ekonomike ekzistojn disa koncepcione.

Koncepcionet Monetariste, Neoklasike dhe Neoliberale, tërësisht e apsolutizojnë rolin e tregut dhe mendojnë që roli I shtetit duhet të reduktohet vetëm me eliminimin e qrregullt financiar nëpërmjet të kontrollit të rrept të kerkesës agregate.

Page 11: Ekonomike Menaxheriale

‱ Ky veprim kĂ«rkon zbatimin e njĂ« politike restriktive monetare, e cila ka pĂ«r qĂ«llim eliminimin e rrezikut qĂ« rrjedh nga shuma e pakontrolluar e parasĂ« nĂ« qarkullim.

Mirëpo në teorinë ekonomike është i njohur fakti se oferta agregate (AQ) shpien deri te formimi I nje pozite te re ekuilibruese (E1), e cila ka si pasojë të veten rënien e dukshme të prodhimit dhe zvogëlimin e padukshem të inflacionit.

Page 12: Ekonomike Menaxheriale

‱ Nga ky grafikon rrjedh se lĂ«vizja e lakores sĂ« prodhimit potencial (PP) nĂ« tĂ« majtĂ« shpien deri te vendosja e njĂ« pike tĂ« re ekuilibruese (E’1), e cila i pĂ«rgjigjet nivelit tĂ« rritur tĂ« qmimeve P1’ , zvogĂ«limit tĂ« kĂ«rkeses agregate (KA), e cila nga ana e vet shpie deri te rĂ«nia e vĂ«llimit tĂ« prodhimit.

‱ Sipas mendimit tĂ« njĂ« numri tĂ« madhĂ« tĂ« ekonomistĂ«ve, aplikimi I koncepteve monetariste, neoklasike dhe neoliberale edhe pse shpien deri te demontimi I mĂ«nyres socialiste tĂ« prodhimit, prap se prap ne afat tĂ« shkurter dhe ne afat te mesem negativisht ndikojnĂ« nĂ« treguesit themelor tĂ« zhvillimit ekonomik, siq janĂ«: Dinamika e prodhimit, Inflacioni, Standarti jetĂ«sor.

Page 13: Ekonomike Menaxheriale

‱ Sipas koncepcionit tĂ« neoklasikĂ«ve, deficiti i kĂ«rkesĂ«s agregate paraqitet si problem kyç dhe shkak kryesor i tĂ« ashtuquajturĂ«s “rĂ«nie e transformacionit” nĂ« ekonminĂ« e vendeve postsocialiste.

Pra këto vende angazhohen për stimulimin e kërkeses agregate.

Stimulimi i kerkeses duhet të realizohet nëpërmjet masave të politikës fiskale,por ndonjëher edhe nëpërmjet të politikës monetare.

Page 14: Ekonomike Menaxheriale

‱ Faza e dytĂ« – paraqet fazĂ«n e elsploatimit tĂ« formulĂ«s ekonomike. Kjo fazĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me procesin e qeverisjes gjatĂ« ndryshimeve institucionale dhe sendĂ«rtimit tĂ« rregullativĂ«s tĂ« infrastrukturĂ«s.

Gjatë zbatimit të kësaj faze, si kërkes immediate paraqitet sendërtimi i institucioneve efikase të prones, tregut dhe të prestrukturimit te ndërrmarrjeve,të cilat mundësojnë alokacionin racional të resurseve dhe të një afarizmi efikas.

Në këtë fazë në mënyrë të theksuar vie në shprehje koncepcioni Neoinstitucional i procesit të transicionit sepse nëpërmjet të sendertimit të institucioneve pronësore dhe të institucioneve të tregut arrihet një alokacion racional i resurseve ekonomike dhe një afarizëm efikas në vendet postsocialiste.

Page 15: Ekonomike Menaxheriale

‱ Teoria e drejtĂ«s mbi pronĂ«n (si pjes pĂ«rbĂ«rse e koncepcionit Neoinstitucional ), konsiderohet si bazĂ« solide pĂ«r sendĂ«rtimin e modeleve konkrete tĂ« privatizimit.

Teoria e drejtes mbi pronën në mënyrë maksimale I respekton të gjitha specifikat e mjediseve të ndryshme institucionale.

Koncepcioni i Neoinstitucionalizmit përpos dy grupeve të kufizimeve:

- Të modelit Neoklasik të zhvillimit - Kufizimeve fizike ( Resurset dhe Dituria ) në kuadrin e vet përfshin edhe grupin e tretë të

kufizimeve të cilin e provokon struktura institucionale e shoqërisë.

Page 16: Ekonomike Menaxheriale

Dominimi i formave të rikombinuara të pronës: 1. Shitja formale e të drejtes mbi pronen,2. Format e ndryshme sociopatologjike të privatizimit,3. Privatizimi i pavend,4. Privatizimi i cili nuk mbështetet në parimet e

tregut,5. Privatizimi spekulativ joligjor.

Page 17: Ekonomike Menaxheriale

‱ Faza e katĂ«rt – kjo fazĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me sinkronizimin e politikĂ«s ekonomike dhe tĂ« sistemit tĂ« ligjeve nĂ« periudhĂ«n e tranzicionit.

Sendërtimi i tregut integral është I mundur edhe në ato raste kur ekzistojnë dy sektorë ekonomik, të cilët realizojnë aktivitetin e tyre ekonomik në rrethana të ndryshme fiskale dhe monetare.

Sektorin e parë e përbëjnë Ndërrmarrjet të cilat nuk jane të transformuara, siç janë:

Ndërrmarrjet nga fusha e monopoleve natyrore, Shërbimeve komunale dhe Ndërrmarrjet kontraverse.

Page 18: Ekonomike Menaxheriale

Sektorin e dytë e përbëjn : Ndërrmarrjet e Transformuara

Nga këto fakte të cekura të procesit të transicionit rrjedh se në vendet postsocialiste në të njëjtën kohë duhet të zbatohen dy reforma:

a) Reforma kushtetuese dheb) Reforma ekonomike Secila nga keto reforma përbëhet nga tri nivele:1. Nga percaktimi i kornizës institucionale,2. Procesi politik respektivisht procesi ekonomik dhe3. Nga arritja ose mos arritja e rezultateve të parashtruara

Page 19: Ekonomike Menaxheriale

a) Reforma Kushtetuese -- ka të bëjë me sendërtimin e bazës institucionale të të drejtave qytetare dhe të qeverisë parlamentare.

b) Reforma Ekonomike – ka te bĂ«jĂ« me sendĂ«rtimin e niveleve tĂ« ndryshme tĂ« garantimit tĂ« drejtave tĂ« pronĂ«s, privatizimit, formimit tĂ« çmimeve, realizimit tĂ« fitimit tĂ« deshiruar dhe tĂ« rritjes sĂ« mirĂ«qenies.

Page 20: Ekonomike Menaxheriale

Ekonomika e perudhës së transicionit

Page 21: Ekonomike Menaxheriale

‱ Ekonomika e perudhĂ«s sĂ« transicionit Kjo periudhĂ« nĂ«nkupton kalimin nga epoka e

qytetërimit në shoqërinë e ardhshme , e cila trajtohet si shoqëri post-industriale ose shoqëri informative.

Karakteristikat themelore të periudhës së transicionit mund të përmblidhen ne këto pika kryesore:

SĂ« pari – kjo periudhĂ« realizohet nĂ« ekzistimin e dy mĂ«nyrave tĂ« prodhimit:

a. Mënyrës kapitaliste të prodhimit dheb. Mënyrës etatiste të prodhimit.

Page 22: Ekonomike Menaxheriale

SĂ« dyti – realizohet nĂ« kushtet e njĂ« niveli tĂ« lartĂ« tĂ« zhvillimit tĂ« forcave prodhuese – revulucioni i tretĂ« teknologjik dhe nĂ« hyrjen embrionale tĂ« revulucionit tĂ« katĂ«rt teknologjik.

SĂ« treti – nĂ« vend tĂ« donominit tĂ« monizmit nĂ« fushĂ«n e motivimit afarist, pronĂ«s, klasĂ«s ejt.

Duke u nisur nga këto karakteristika të periudhës së transicionit mund të përcaktohen edhe karakteristikat themelore të ekonomikës së transicionit të cilat mund të përmbledhen në keto pika:

Page 23: Ekonomike Menaxheriale

SĂ« pari – mosekzistimi i ekonomikĂ«s sĂ« transicionit nĂ« kuptimin e plotĂ« tĂ« fjalĂ«s.

SĂ« dyti – karakteri alternativ i zhvillimit tĂ« ekonomikĂ«s sĂ« transicionit. Kjo karakterisrtikĂ« rrjedh nga vetĂ« natyra e ekonomikĂ«s kalimtare, nĂ« tĂ« cilĂ«n janĂ« tĂ« ndĂ«rlidhur elemenntet e gjendjes sĂ« vjeter me elementet e gjendjes sĂ« re me llojllojshmerinĂ« e faktorĂ«ve tĂ« cilĂ«t veprojnĂ« nĂ« procesin e zhvillimit nĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ«.

Page 24: Ekonomike Menaxheriale

SĂ« treti – paraqitja e dukurive dhe funksionimi i formave tĂ« ndryshme kalimtare eknomike.

Në kuadër të kësaj karakteristike gjithashtu janë të gërshetuara elementet e gjendjes së vjeter dhe gjendjes së re.

Për këtë arsye ligjet ekonomike në periudhen e transicionit formulohen nën ndikimin e dy faktorëve:

a) Në ndikimin e kalueshmërisë d.m.th inertitetit të procesit të riprodhimit të bazuar në kushtet e meparshme dhe

b) Në ndikimin e domosdoshmërisë së zhvillimit të formave dhe marrëdhënieve të reja.

Page 25: Ekonomike Menaxheriale

SĂ« katĂ«rti – jostabiliteti I ekonomikĂ«s sĂ« transicionit. Ky fenomen i ka karakteristikat e veta specifike si nĂ« sistemet normale ashtu edhe nĂ« periudhen e transicionit. NĂ« ekonominĂ« e transicionit ruajtja e jostabilitetit ka pĂ«r qĂ«llim kalimin gradual nga sistemi egzistues ekonomik ne sistemin e ri ekonomik.

SĂ« pesti – ekonomika e transicionit karakterizohet nga njĂ« numer i madh i kunderthĂ«nieve, tĂ« cilat shprehen jo vetĂ«m nĂ«pĂ«rmjet mosfunksionimit normal tĂ« sistemit, por edhe si kundĂ«rthĂ«nie tĂ« zhvillimit.

Page 26: Ekonomike Menaxheriale

SĂ« gjashti – ekzistimi i specifikave tĂ« pronĂ«s, nĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ«, gjithashtu konsiderohet si karakteristikĂ« e ekonomikĂ«s sĂ« transicionit. KĂ«to specifika mund tĂ« permbledhen nĂ« kĂ«to pika:

a) Marrëdhëniet në prodhimin dhe të drejtat kanë karakter kalimtar

b) Në periudhën e transicionit të drejtat mbi pronën ose janë të specifikuara mirë ose nuk janë të specifikuara gjegjësisht të qarta

c) Në periudhën e transicionit gjeneza e marrëdhënieve të reja dhe e të drejtave mbi pronën në ekonomi zbatohen në kushte të ruajtjes së inertitetit në sferen ekonomike, institucionale dhe juridike.

Page 27: Ekonomike Menaxheriale

d) DomosdoshmĂ«ria objektive e disa ndryshimeve tĂ« caktuara cilĂ«sore nĂ« pĂ«rmbajtjen e strukturĂ«s, formave dhe tĂ« sĂ« drejtĂ«s mbi pronĂ«n pĂ«rkufizojnĂ« domosdoshmĂ«rinĂ« jo vetĂ«m tĂ« pĂ«rmirĂ«simit tĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« formĂ«s, por edhe tĂ« zgjedhjes sĂ« marrĂ«dhĂ«nieve pronĂ«sore – tjetersimit byrokratik tĂ« punĂ«torĂ«ve nga mjetet e prodhimit dhe produkteve tĂ« punĂ«s

e) Si karakterisitkë specifike e pronës në ekonomikën e transicionit konsiderohet ekzistimi i ndryshimeve cilësore dhe principiele në kuadrin e marrëdhëdhënieve pronësore dhe në mosdefinimin e të drejtave të saja kushtëzon rolin më të theksuar të faktorëve institucional në dinamikën dhe përmbajtjen e pronën në këtë periudhë se sa në ekonomitë stabile.

Page 28: Ekonomike Menaxheriale

SĂ« shtati – kjo karakteristikĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me karakterin klasor tĂ« shtresave sociale tĂ« shoqĂ«risĂ« nĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ«, I cili karakter rrjedh nga ndryshimet e bĂ«ra nĂ« modelin e pronĂ«s.

a) Marrëdhëniet pronësore konsiderohen si pjesa më e rëndësishme e marrdhënieve shoqërore në bazë të të cilavë përcaktohet karakteri i sistemit shoqëror dhe ekonomik dhe

b) Ndryshimi radikal i tyre në një periudhë të shkurtër kohore dhe në kushte specifike shoqërore (në kushte të krizës shoqërore) implikojnë një numër të madh të pasojave negative sociale për shoqërin.

Page 29: Ekonomike Menaxheriale

Karakteri klasor dhe i shtresave në socializëm është përbërë nga këto klasa dhe shtresa sociale:

1) Nga elita politiko – ekonomike, nĂ« tĂ« cilĂ«n hyjnĂ«: udhĂ«heqĂ«sit e lartĂ« partiak dhe shtetĂ«ror, kuadrot e larta nĂ« ekonomik dhe nĂ« veprimtaritĂ« shoqĂ«rore.

2) Shtresa e mesme, në të cilën hyjnë: a) Shtresa e mesme e lartë ( profesione me arsimin të

lartë dhe kuadri i mesëm)b) Shtresa e mesme e ulët (nënpunësit e vegjël dhe kuadri

i mesëm profesional)c) Shtresa e mesme margjinale ( shtresa e lartë e

profersioneve të lira dhe shtresa e ulët qytetare)

Page 30: Ekonomike Menaxheriale

3) Klasa punëtore në të cilën hyjnë : a) Punëtorët profesional në sektorin

shoqëror respektivisht shtetërorb) Punëtorët e pakualifikuarc) Punëtorët me meditjed) Fshatarësiae) Të tjerët

Page 31: Ekonomike Menaxheriale

SĂ« teti – rritja e vazhdueshme e rolit tĂ« faktorĂ«ve jo ekonomikĂ« nĂ« periudhĂ«n e transicionit gjithashtu konsiderohet si karakteristikat e veçantĂ« e periudhĂ«s sĂ« transicionit.

Se nĂ«nti – ekzistimi i gjendjes sĂ« ndĂ«rmjetme konsiderohet si karakteristikĂ« e ekonomikĂ«s nĂ« transicion. Evulucioni shoqĂ«ror kalon nĂ«pĂ«r tri stade :

a) Lindje dhe zhvillimitb) Gjendja e pjekurisë dhec) Gjendja e rënies ose çthurjes.

Page 32: Ekonomike Menaxheriale

SĂ« Dhjeti – ekonomika e transicionit ka karakter historik. Kjo karakteristikĂ« Ă«shtĂ« e ndĂ«rlidhur me dy rrethana:

a) Me karakterin historik të një ekonomie të kushtëzuar kalimtare dhe

b) Historicizmi I ekonomikës kalimtare varet nga tiparet rajonale dhe nga tiparet e vendeve të caktuara.

Page 33: Ekonomike Menaxheriale

Duke u nisur nga kĂ«to karakteristika tĂ« ekonomikĂ«s pĂ«r transicion si dhe nga aplikimi i konceptit intenziv ( Bing Bang ), nĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« EuropĂ«s Qendrore dhe Lindore ekonomistĂ«t Amerikan nĂ« konferencĂ«n shkencore te mbajtur ne MoskĂ« “mbi transicionin” kanĂ« ardhur deri ne kĂ«to konstatime :

SĂ« pari – gjatĂ« zbatimit tĂ« procesit tĂ« transicionit nĂ« kĂ«to vende mĂ« sĂ« shumti kanĂ« ardhur nĂ« shprehje konceptet ideologjike Anglo-Amerikane mbi zhvillimin e ekonomisĂ«.

Page 34: Ekonomike Menaxheriale

SĂ« dyti – koncepti intenziv ( Bing Bang ) Ă«shtĂ« kompromituar gjatĂ« zbatimit tĂ« procesit tĂ« transicionit, nĂ« kĂ«to vende veqmas ne Rusi.

SĂ« treti – pas çthurjes sĂ« mĂ«nyrĂ«s socialiste tĂ« pridhimit ( planifikimit qendror ) kjo formĂ« e liberalizimit dhe kushtet tĂ« cilat i ka pĂ«rcaktuar Fondi Monetar NdĂ«rkombĂ«tar dhe Banka NdĂ«rkombĂ«tare janĂ« shtirĂ« gati nĂ« tĂ«rĂ« rruzullin tokĂ«sor.

SĂ« katerti – nĂ« vend qĂ« tĂ« shkohet kah sendĂ«rtimi I ekonomisĂ« sĂ« pĂ«rzier ( mikse ), siç ka ndodhur me GjermaninĂ«, ItalinĂ« dhe JaponinĂ« pas LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore.

Page 35: Ekonomike Menaxheriale

SĂ« pesti – edhe ekonomitĂ« mĂ« tĂ« sukseshme tĂ« EuropĂ«s QĂ«ndrore dhe Lindore me vĂ«shtirĂ«si tĂ« mĂ«dha kanĂ« arritur qĂ« tĂ« sendĂ«rtojnĂ« sistemin pseudo – kapitalist.

SĂ« gjashti – pĂ«r shkak tĂ« shkaqeve ideologjike vendet e EuropĂ«s QĂ«ndrore dhe Lindore kanĂ« azgjĂ«suar tĂ« tĂ«rĂ« trashĂ«giminĂ« socialiste, jo vetĂ«m sigurimin social, shpĂ«rndarjen e ekuilibruar tĂ« tĂ« ardhurave, por edhe kapacitetet e mĂ«dha prodhuese, arsimimin e lartĂ« dhe diturinĂ« e akumuluar.

Page 36: Ekonomike Menaxheriale

SĂ« shtati – kĂ«to vende kanĂ« lejuar bankrotimin e ndĂ«rrmarrjeve mĂ« tĂ« sukseshme, falimentimin e laboratoriumeve kĂ«rkimore mĂ« tĂ« mirat ne botĂ«. Kjo konsiderohet si nje ndĂ«r katastrofat me tĂ« mĂ«dha qĂ« kanĂ« pĂ«rjetuar vendet postsocialiste nĂ« periudhen e transicionit.

SĂ« teti – privatizimi qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« nĂ« kĂ«to vende Ă«shtĂ« njĂ« pseudo-privatizim.

Kapitali nuk është blerë nga profesionistët me mjete të mjaftueshme financiare, me dituri dhe përvoje por më tepër privatizimi është realizuar ne bazë të dhënies se aksioneve pa kompenzim.

Page 37: Ekonomike Menaxheriale

SĂ« nĂ«nti – koncepti intenziv i procesit tĂ« transicioni nĂ« kĂ«to vende ka shpi`e deri te paraqitja e problemeve serioze ekonomike dhe sociale.

Sendërtimi i një sistemi të tillë ekonomikë patjeter kërkon sendërtimin e strategjisë së përbashkët të këmbimit ndërkombëtar për të gjitha vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore, veçmas të vendeve të Europës Juglindore.

Page 38: Ekonomike Menaxheriale

- Elementet kryesore të kësaj strategjie janë:a) Hapja selektive e këtyre vendeve të zhvilluara

d.m.th ekonomia e këtyre vendeve në një nivel të caktuar duhet t`i nënshtrohet konkurrencës

b) Sendërtimi i marrëdhënieve ekonomike multilaterale midis vendeve të Europes Qëndrore dhe Lindore me një dozë të caktuar të mbrojtjes së tregut të mbrendshëm gjatë këmbimit me perëndimin

Page 39: Ekonomike Menaxheriale

Si instrumente më të theksuara institucionale të kësaj hapjeje janë:

1. Unioni i Pagesave2. Unioni Doganor Unioni i pagesave - mundëson ekspanzionimin e

këmbimit midis vendeve anëtare të këtij unioni në kushtet e mungesës së valutës konvertibile nëpërmjet të shfrytëzimit të kliringut multilaterial.

Unioni Doganor – siguron mbrojtjen e pĂ«rbashkĂ«t tĂ« tregjeve nacionale.

Page 40: Ekonomike Menaxheriale

F U N D