aurel plasari: mbi “moralin politik” të gjergj kastriotit

5
55 11 E hënë, 8 dhjetor 2008 SPECIALE I. Që historia mund të na shër- bejë për të mësuar ne prej saj dhe jo që t’i japim ne asaj mësime – ky parim i historiografisë u ngulitet fort studentëve të degëve të His- torisë nga libra themelorë të disi- plinës së filozofisë së historisë: atyre të shkollës frënge nga “Apologji për historinë ose Mjesh- tëria e historianit” të Marc Bloch- ut (1886-1944), atyre të shkollës anglo-saksone nga “Ç’është histo- ria?” e Edward H. Carrit (1892- 1982) etj. Kurrfarë befasimi që, ndoshta edhe më parë se autorë të tillë zëmëdhenj, këtë parim ta for- mulonte qysh në vitet ’30 Zef Val- entini, kur në një studim për do- mosdonë e nxjerrjes nga legjenda në histori të jetës dhe bëmave të Gjergj Kastriotit vinte si para- kusht: “Në daçim me e marrë his- torín për mësuese të jetës e jo m’u bâ na mësuesa të historís...” (“Si do studjue historija e Kastriotit” në “L.E.K.A.”, 1937/ 8-12). Nxjerrja nga legjenda në his- tori e të jetës dhe bëmave të Gjergj Kastriotit paraqet interes jo aq nga pikëpamja jetëshkrimore e tij si person dhe personazh, sesa për të kthjelluar situatën që ka të bëjë me motivimet, në kuptimin e drejtpër- drejtë politik, të qëndresës dhe luftërave të tij. Posaçërisht për të skajuar një skepticizëm tradicio- nal, që e zë fillin së paku nga Gib- boni e këndej, dhe që do të disku- tohej sot ende simbas skemës së Machiavellit: si marrëdhënie mes politikës dhe moralit. Edward Gibboni (1737-1794) ishte historiani më i madh anglez i shek. XVIII dhe, pa fjalë, njëri ndër historianët më në zë europianë të “shekullit të dritave”. Te një për- faqësues si ai i racionalizmit ilu- minist dhe, njëherësh, i skepti- cizmit po aq iluminist, skepticizmi spikat si tipar edhe i veprës mad- hore “Historia e teposhtjes dhe e rënies së Perandorisë romane” (6 vëll.). Nuk është fjala vetëm për idetë e tij mbi historinë, – “His- toria nuk është veçse pak më shumë se regjistri i krimeve, çmendurive dhe fatkeqësive të njerëzimit” etj., – por për faktin që pesha më e rëndë e skepticizmit të tij, si dhe e një pjese të ilumi- nistëve të tjerë të asaj epoke, do të binte mbi Kishën dhe klerin e saj, si dhe mbi dogmën e saj “ir- racionale”. Kisha – në veçanti ajo katolike – u kujtonte atyre të ash- tuquajturit “shekuj të errët” të Mesjetës. Gibboni ngulmonte në kritikën e tij ndaj Kishës për ro- lin që kishte luajtur në minimin e themeleve të qytetërimit pagan duke u ngritur ajo vetë mbi to. Rrekja për t’i ikur traditës së krishterë të qytetërimit europian e shtynë atë në simpati (të kup- tueshme) për fetë jashteuropiane, përfshirë edhe islamin. Për një historian me ide të tilla të para- konceptuara një figurë si ajo e Gjergj Kastriotit, aleat i thuajse gjithë Fuqive të krishtera të Eu- ropës së kohës së tij dhe luftëtar për sipërmarrjet antiturke të të cilit u interesuan shtjellimisht gjithë papët e kohës së tij (Eugje- ni IV, Nikolla V, Kaliksti III, Piu II, Pali II), do të ishte pré e lak- mueshme. Duke zbrazur skepticizmin e tij të njohur edhe ndaj një figure si ajo e Gjergj Kastriotit ai nuk e pati për gjë ta akuzojë atë për “tradhti”, “pabesi”, “skuthëri” etj., si edhe t’ia njollosë bash- këluftëtarët si “aventurierë”. Ka pasë vërejtur Gibboni: “Në sytë e të krishterëve rebelimi i Skënder- beut përligjet me dëmet shkaktu- ar t’et, me vdekjen e dyshimtë të tre vëllezërve të tij, me posh- tërimin [degradation] e tij vetë dhe skllavërimin e vendit të tij; dhe admirojnë zellin e lartë, ndonëse të vonët, me të cilin Skënderbeu mbrojti besimin dhe pavarësinë e të parëve të tij. Por prej moshës nëntëvjeçare ai kishte thithur doktrinën e Kuranit; Ungjillin nuk e njihte aspak; fenë e një ush- tari e përcaktojnë autoriteti dhe zakoni; është mjaft e vështirë të ftillosh se ç’dritë e re erdh’ e e ndriçoi në të dyzetat shpirtin e tij” (The Decline and the Fall, VI, kr. LXVII). Nxjerrja nga legjenda në histori e rrethanave që kanë të bëjnë me mënyrën dhe kushtet e dërgimit të Gjergjit në Oborrin e sulltanit si iç-ogllan dhe jo si jeniçer, – ai nuk pati qenë asn- jëherë jeniçer, sepse rezulton bir i dhënë peng i një zoti që kishte pranuar të vihej vasal nën sullta- nin simbas sistemit të gulamit, i cili parakuptonte rritjen e djemve të tillë, nga radhët e bujarëve të krishterë, si “çuna nderi” ( iç- ogllanë) në oborrin e sulltanit, ku ata aty arseheshin, merrnin formimin karakteristik ushtarako- fetar osman, ushtroheshin për luftëra dhe, më në fund, ngarko- heshin me detyra të rëndësishme në administratën feudale-ushtar- ake osmane, shpesh në vendet e tyre (e ka argumentuar tanimë bindshëm historiani Hali Inalcik (Fatih Devri, 158 dhe vij.), me marrë nëpërmjet pagëzimit të shenjtë” (Gli Illustri et Gloriosi Ges- ti, 3 verso). Ndërkaq skepticizmi i Gibbonit të kujton pikërisht të kundërtën e situatës së kushtit të vënë nga Valentini: kur dikush do që të bëhet mësues i historisë, në vend që ta marrë historinë si “më- suese të jetës”. Ka vijuar tezën e tij Gibbon skeptiku: “Nëse Skënderbeu qe kthyer në fenë e krishterë dhe kishte bërë mend një rebelim prej kohësh, çdo shpirt i drejtë do ta dënojë këtë dredhi të ulët që mund të shërbejë vetëm për të tradhtu- tradhtinë dhe intrigën ishte i biri i njërit prej banditëve të famshëm të asaj popullsie të keqe, ndësh- kimi me të vërtetë serioz nga ana e pallatit shtetëror nuk e përmirë- soi gjendjen e tij. Ai nuk e ngriti dot famën midis shokëve me rrugën përçarëse. Duke u kthyer në fenë e vjetër, i hyri rrugës së dezertimit...” (Künh-ûl-ahbâr, 124 b., Lufta shqiptaro-turke, 284). Siç shihet, skepticizmi i his- torianit të “shekullit të dritave” ndaj të sjellit politik të Gjergj Kas- triotit ka të bëjë jo vetëm me botëvështrimin e vet ideologjik, Dr. Aurel PLASARI ar, që mund të premtojë vetëm për të shkelur benë, dhe që mund të ndihmojë vetëm për rrënimin tokësor e shpirtëror të aq mijërave vëllezërve të tij fatkëqinj. Do ta lavdërojmë letërkëmbimin e tij të fshehtë me Hunyadin, ndërsa ko- mandonte pararojën e ushtrisë os- mane?” (po aty, IV, kr. LXVII). Gib- boni me këtë qëndrim të kujton anshmërinë e skajshme të kroni- kanit të vjetër osman Mustafa b. Ahmed b. Abd al-Mavla Çelebi (Ali): “Një njeri i pavlerë nga fisi arbër i quajtur me emrin Iskend- er, i cili mbasi u rrit dhe u edukua në oborrin intim të nderuar [të sulltanit], doli jashtë si një gul- man që mori rrugë të shtrembët. Meqenëse ky djalë që ushqeu specifikat e shërbimit të tij të herëmbashershëm në fushatat e sulltanit, me emërimin e tij qysh më 1426 si tirmarli në një nga ti- maret e Arbërisë, me dërgimin e tij prej Muratit II në ish-zotërimet atërore si “subash i Akçahisarit” (Krujës) së paku prej 1438-s më 1440 etj., e heqin m’anësh këtë farë skepticizmi dhe shtyjnë t’i be- sohet, fjala vjen, një jetëshkruesi dhe njëherësh bashkëluftëtar i tiji i afërt në detyrën e thesarm- bajtësit (tezorier), siç është Dem- etrio Franco : “Skënderbeu kish- te mbajtur gjithmonë dhe mban- te ende pranë vetes një numër të madh luftëtarësh të krishterë të t’et, të cilët oreçast e stërvisnin fshehurazi në fenë e krishterë të me kuptimin e vet për “mirëbërësit” dhe “tradhtarët” etj., por edhe me njohjen e vet të përciptë të historisë së Skënder- beut. Përveç Historisë së Barletit, për Gjergj Kastriotin ai nuk pati për duarsh tjetër burim informi- mi, as edhe atë të Francos. “Do të kisha dashur të gjeja disa Kujtime të thjeshta dhe autentike, të shk- ruara prej një miku të Skënder- beut, që të më përshkruanin ven- din, njeriun dhe kohët, - shënonte ai. - Në Historinë e vjetër ko- mbëtare të Marin Barletit, prift nga Shkodra, në veshjet e tij [të Skënderbeut] kaba dhe të larush- itura janë ngjitur shumë xheva- hirë të rremë” (po aty). ai nuk pati qenë asnjëherë jeniçer, sepse rezulton bir i dhënë peng i një zoti që kishte pranuar të vihej vasal nën sulltanin simbas sistemit të gulamit, i cili parakuptonte rritjen e djemve të tillë, nga radhët e bujarëve të krishterë, si “çuna nderi” (iç-ogllanë) në oborrin e sulltanit, ku ata aty arseheshin, merrnin formimin karakteristik ushtarako-fetar osman, ushtroheshin për luftëra dhe, më në fund, ngarkoheshin me detyra të rëndësishme në administratën feudale-ushtarake osmane, shpesh në vendet e tyre (e ka argumentuar tanimë bindshëm historiani Hali Ýnalcik Portret i Gjergj Kastriotit - Skënderbeut nga galeria “ Uffizzi” e Firences MBI “MORALIN POLITIK” TË GJERGJ KASTRIOTIT

Upload: xhibi

Post on 08-Jun-2015

987 views

Category:

Documents


6 download

DESCRIPTION

"Në një kontekst si ky qëndresa dhe luftërat antiturke të Skënderbeut ngrenë peshë si për ç’i përket përfshirjes së tij në historinë e madhe të Europës, ashtu edhe për pozicionin ndërkombëtar në të cilin, në kapërcyellin e Mesjetës dhe Kohës së Re, ai e vendosi Arbërinë e tij; prej një kësi pozicioni ai vetë rezulton, pa asnjë dyshim, personaliteti më i madh jo thjesht ushtarak, por politik i historisë së Arbërisë dhe njëherësh figura arbërore më e spikatur e historisë së Europës së epokës së tij."

TRANSCRIPT

Page 1: Aurel Plasari: Mbi “moralin politik” të Gjergj Kastriotit

55 11E hënë, 8 dhjetor 2008

SPECIALE

I.Që historia mund të na shër-

bejë për të mësuar ne prej saj dhejo që t’i japim ne asaj mësime – kyparim i historiografisë u ngulitetfort studentëve të degëve të His-torisë nga libra themelorë të disi-plinës së filozofisë së historisë:atyre të shkollës frënge nga“Apologji për historinë ose Mjesh-tëria e historianit” të Marc Bloch-ut (1886-1944), atyre të shkollësanglo-saksone nga “Ç’është histo-ria?” e Edward H. Carrit (1892-1982) etj. Kurrfarë befasimi që,ndoshta edhe më parë se autorë tëtillë zëmëdhenj, këtë parim ta for-mulonte qysh në vitet ’30 Zef Val-entini, kur në një studim për do-mosdonë e nxjerrjes nga legjendanë histori të jetës dhe bëmave tëGjergj Kastriotit vinte si para-kusht: “Në daçim me e marrë his-torín për mësuese të jetës e jo m’ubâ na mësuesa të historís...” (“Sido studjue historija e Kastriotit”në “L.E.K.A.”, 1937/ 8-12).

Nxjerrja nga legjenda në his-tori e të jetës dhe bëmave të GjergjKastriotit paraqet interes jo aq ngapikëpamja jetëshkrimore e tij siperson dhe personazh, sesa për tëkthjelluar situatën që ka të bëjë memotivimet, në kuptimin e drejtpër-drejtë politik, të qëndresës dheluftërave të tij. Posaçërisht për tëskajuar një skepticizëm tradicio-nal, që e zë fillin së paku nga Gib-boni e këndej, dhe që do të disku-tohej sot ende simbas skemës sëMachiavellit: si marrëdhënie mespolitikës dhe moralit.

Edward Gibboni (1737-1794)ishte historiani më i madh anglezi shek. XVIII dhe, pa fjalë, njëri ndërhistorianët më në zë europianë të“shekullit të dritave”. Te një për-faqësues si ai i racionalizmit ilu-minist dhe, njëherësh, i skepti-cizmit po aq iluminist, skepticizmispikat si tipar edhe i veprës mad-hore “Historia e teposhtjes dhe e

rënies së Perandorisë romane” (6vëll.). Nuk është fjala vetëm përidetë e tij mbi historinë, – “His-toria nuk është veçse pak mëshumë se regjistri i krimeve,çmendurive dhe fatkeqësive tënjerëzimit” etj., – por për faktinqë pesha më e rëndë e skepticizmittë tij, si dhe e një pjese të ilumi-nistëve të tjerë të asaj epoke, dotë binte mbi Kishën dhe klerin esaj, si dhe mbi dogmën e saj “ir-racionale”. Kisha – në veçanti ajokatolike – u kujtonte atyre të ash-tuquajturit “shekuj të errët” tëMesjetës. Gibboni ngulmonte nëkritikën e tij ndaj Kishës për ro-lin që kishte luajtur në minimine themeleve të qytetërimit paganduke u ngritur ajo vetë mbi to.Rrekja për t’i ikur traditës sëkrishterë të qytetërimit europiane shtynë atë në simpati (të kup-tueshme) për fetë jashteuropiane,përfshirë edhe islamin. Për njëhistorian me ide të tilla të para-konceptuara një figurë si ajo eGjergj Kastriotit, aleat i thuajsegjithë Fuqive të krishtera të Eu-ropës së kohës së tij dhe luftëtarpër sipërmarrjet antiturke të tëcilit u interesuan shtjellimishtgjithë papët e kohës së tij (Eugje-ni IV, Nikolla V, Kaliksti III, PiuII, Pali II), do të ishte pré e lak-mueshme.

Duke zbrazur skepticizmin etij të njohur edhe ndaj një figuresi ajo e Gjergj Kastriotit ai nuk epati për gjë ta akuzojë atë për“tradhti”, “pabesi”, “skuthëri”etj., si edhe t’ia njollosë bash-këluftëtarët si “aventurierë”. Kapasë vërejtur Gibboni: “Në sytë etë krishterëve rebelimi i Skënder-beut përligjet me dëmet shkaktu-ar t’et, me vdekjen e dyshimtë tëtre vëllezërve të tij, me posh-tërimin [degradation] e tij vetë dheskllavërimin e vendit të tij; dheadmirojnë zellin e lartë, ndonësetë vonët, me të cilin Skënderbeumbrojti besimin dhe pavarësinë etë parëve të tij. Por prej moshësnëntëvjeçare ai kishte thithurdoktrinën e Kuranit; Ungjillinnuk e njihte aspak; fenë e një ush-tari e përcaktojnë autoriteti dhezakoni; është mjaft e vështirë tëftillosh se ç’dritë e re erdh’ e endriçoi në të dyzetat shpirtin etij” (The Decline and the Fall, VI, kr.LXVII). Nxjerrja nga legjenda nëhistori e rrethanave që kanë tëbëjnë me mënyrën dhe kushtet edërgimit të Gjergjit në Oborrin esulltanit si iç-ogllan dhe jo sijeniçer, – ai nuk pati qenë asn-jëherë jeniçer, sepse rezulton bir idhënë peng i një zoti që kishte

pranuar të vihej vasal nën sullta-nin simbas sistemit të gulamit, icili parakuptonte rritjen e djemvetë tillë, nga radhët e bujarëve tëkrishterë, si “çuna nderi” (iç-ogllanë) në oborrin e sulltanit, kuata aty arseheshin, merrninformimin karakteristik ushtarako-fetar osman, ushtroheshin përluftëra dhe, më në fund, ngarko-heshin me detyra të rëndësishmenë administratën feudale-ushtar-ake osmane, shpesh në vendet etyre (e ka argumentuar tanimëbindshëm historiani Hali Inalcik(Fatih Devri, 158 dhe vij.), – me

marrë nëpërmjet pagëzimit tëshenjtë” (Gli Illustri et Gloriosi Ges-ti, 3 verso). Ndërkaq skepticizmii Gibbonit të kujton pikërisht tëkundërtën e situatës së kushtit tëvënë nga Valentini: kur dikush doqë të bëhet mësues i historisë, nëvend që ta marrë historinë si “më-suese të jetës”.

Ka vijuar tezën e tij Gibbonskeptiku: “Nëse Skënderbeu qekthyer në fenë e krishterë dhekishte bërë mend një rebelim prejkohësh, çdo shpirt i drejtë do tadënojë këtë dredhi të ulët që mundtë shërbejë vetëm për të tradhtu-

tradhtinë dhe intrigën ishte i birii njërit prej banditëve të famshëmtë asaj popullsie të keqe, ndësh-kimi me të vërtetë serioz nga anae pallatit shtetëror nuk e përmirë-soi gjendjen e tij. Ai nuk e ngritidot famën midis shokëve merrugën përçarëse. Duke u kthyernë fenë e vjetër, i hyri rrugës sëdezertimit...” (Künh-ûl-ahbâr, 124b., Lufta shqiptaro-turke, 284).

Siç shihet, skepticizmi i his-torianit të “shekullit të dritave”ndaj të sjellit politik të Gjergj Kas-triotit ka të bëjë jo vetëm mebotëvështrimin e vet ideologjik,

Dr. Aurel PLASARI

ar, që mund të premtojë vetëm përtë shkelur benë, dhe që mund tëndihmojë vetëm për rrënimintokësor e shpirtëror të aq mijëravevëllezërve të tij fatkëqinj. Do talavdërojmë letërkëmbimin e tij tëfshehtë me Hunyadin, ndërsa ko-mandonte pararojën e ushtrisë os-mane?” (po aty, IV, kr. LXVII). Gib-boni me këtë qëndrim të kujtonanshmërinë e skajshme të kroni-kanit të vjetër osman Mustafa b.Ahmed b. Abd al-Mavla Çelebi(Ali): “Një njeri i pavlerë nga fisiarbër i quajtur me emrin Iskend-er, i cili mbasi u rrit dhe u edukuanë oborrin intim të nderuar [tësulltanit], doli jashtë si një gul-man që mori rrugë të shtrembët.Meqenëse ky djalë që ushqeu

specifikat e shërbimit të tij tëherëmbashershëm në fushatat esulltanit, me emërimin e tij qyshmë 1426 si tirmarli në një nga ti-maret e Arbërisë, me dërgimin etij prej Muratit II në ish-zotërimetatërore si “subash i Akçahisarit”(Krujës) së paku prej 1438-s më1440 etj., e heqin m’anësh këtëfarë skepticizmi dhe shtyjnë t’i be-sohet, fjala vjen, një jetëshkruesidhe njëherësh bashkëluftëtar i tijii afërt në detyrën e thesarm-bajtësit (tezorier), siç është Dem-etrio Franco : “Skënderbeu kish-te mbajtur gjithmonë dhe mban-te ende pranë vetes një numër tëmadh luftëtarësh të krishterë tët’et, të cilët oreçast e stërvisninfshehurazi në fenë e krishterë të

me kuptimin e vet për“mirëbërësit” dhe “tradhtarët”etj., por edhe me njohjen e vet tëpërciptë të historisë së Skënder-beut. Përveç Historisë së Barletit,për Gjergj Kastriotin ai nuk patipër duarsh tjetër burim informi-mi, as edhe atë të Francos. “Do tëkisha dashur të gjeja disa Kujtimetë thjeshta dhe autentike, të shk-ruara prej një miku të Skënder-beut, që të më përshkruanin ven-din, njeriun dhe kohët, - shënonteai. - Në Historinë e vjetër ko-mbëtare të Marin Barletit, priftnga Shkodra, në veshjet e tij [tëSkënderbeut] kaba dhe të larush-itura janë ngjitur shumë xheva-hirë të rremë” (po aty).

ai nuk pati qenë asnjëherëjeniçer, sepse rezulton bir idhënë peng i një zoti që kishtepranuar të vihej vasal nënsulltanin simbas sistemit tëgulamit, i cili parakuptonterritjen e djemve të tillë, ngaradhët e bujarëve të krishterë,si “çuna nderi” (iç-ogllanë) nëoborrin e sulltanit, ku ata atyarseheshin, merrnin formiminkarakteristik ushtarako-fetarosman, ushtroheshin përluftëra dhe, më në fund,ngarkoheshin me detyra tërëndësishme në administratënfeudale-ushtarake osmane,shpesh në vendet e tyre (e kaargumentuar tanimë bindshëmhistoriani Hali Ýnalcik

Portret i Gjergj Kastriotit - Skënderbeut nga galeria “ Uffizzi” e Firences

MBI “MORALIN POLITIK”TË GJERGJ KASTRIOTIT

Page 2: Aurel Plasari: Mbi “moralin politik” të Gjergj Kastriotit

5512 E hënë, 8 dhjetor 2008

Që të mos lindin keqkuptime:skepticizmi i Gibbonit, si edhe indjekësve të tij, nuk bën të quhetpërfaqësimtar i racionalizmit ilu-minist. Do të mjaftonte të kujto-het që maja e iluminizmit evropi-an, Voltaire (1694-1778), – edheky kritik i rreptë i dogmës sëKishës katolike, – la të thënë përGjergj Kastriotin: “Sikur peran-dorët bizantinë [grecs] të kishinqenë Skënderbegë [des Scander-begs], perandoria e Lindjes do tëishte ruajtur” (Essais, IV, XC,247). Pra: edhe një arsye mëshumë që tezat e Gibbonit tëshqyrtohen në ballafaqim medëshmi alternative, jo vetëm ngaseato kanë të bëjnë drejtpërsëdrejtime metodat dhe mjetet e im-plikuara në veprimin politik tëSkënderbeut për realizimin e in-teresave të tij individualë dhe tënjë kolektiviteti të caktuar që e rre-thonte, pra si burrë i politikës, poredhe sepse shenja të një ringjall-jeje anakronike të kësaj tezendeshen ende sot – së paku ngaviti 1995 – në ndonjë organ shty-pi shqiptar.

II.

Diskutimi i këtyre rrethanave,– për aq sa kanë të bëjnë me mo-tivimet, në kuptimin e drejtpër-drejtë politik, të qëndresës dheluftërave të tij, – hapin faqe më vetenë historinë politike të Gjergj Kas-triotit. Qysh gjatë Rilindjes euro-piane dhe shumë para Gibbonit përata që u quajtën filozofë të historisëe që u morën veçan me shqyrtimine marrëdhënieve mes politikës dhemoralit “rasti Skënderbe” do tëkishte përbërë një objekt të lak-muar. Si do të kishte trajtuar atë,vallë, vetë Machiavelli? Me sigurikjo pyetje ka qenë ngritur në mend-jen e Nolit. Përveç një përmase qëlidhej me “unin shkrues” të tij –Noli shqetësohej për pamundësinëe ndikimit vetjak në politikë për tëvënë në jetë “ato që dinte”, mëshumë se për të rindërtuar çdofarëpanorame politiko-qytetërimore tëFirences së shekujve XV-XVI, –

interesi rreth marrëdhënieve mespolitike dhe morali në “rastinSkënderbe” do të ketë qenë arsyejase përse Noli u vu të hartonte njënga esetë e tij më pak të njohura:atë për Machiavellin (“Princi i Ma-chiavellit prej F. S. Nolit”, Boston21 janar 1939, Universiteti i Bos-tonit, Fakulteti i Graduatëve, His-tori e Europës 1500-1815). Edhepse në të “rasti Skënderbe” nukpërmendet shtjellimisht, interesimund të quhet i nënkuptuar nësembahet parasysh që Skënderbeupërbënte për Nolin historian sub-jektin e subjekteve. Në të vërtetë,duket që ai ta kishte kuptuar drejtveprën mjaft të keqinterpretuar tëMachiavellit kur ka nënvizuar:“Ideja e çlirimit të Italisë ështëkryemotivi i Machiavellit. Gjithç-ka tjetër rrjedh prej saj ose është elidhur ngushtë me të”. Si edhe kure ka quajtur traktatin në fjalë “un-gjill të veprimit patriotik”.

Princi, për Machiavellin, nukështë shenjtor nga ata të Mesjetës,as ushtarak nga ata të Antikitetit.Është, përkundrazi, burrë i fu-qishëm dhe karizmatik. Në “dorëne fortë” të tij – sot do ta quanimdecizionizëm – historia mund tëgjejë, më në fund, formulënalkimike për ta shndërruar mung-esën e rendit individual në rend tëmbarë kolektivitetit. Brenda teor-isë politike të sekretarit fiorentin– i cili për herë të parë e vështroipolitikën të ndarë nga etika dhemorali teologjik ose absolut pangurruar të dëftonte që një princduhet të ishte i zoti t’i përdorte“ndershmërinë”, “mirënjohjen”dhe “mëshirën”, ashtu si dhe t’ilinte mënjanë ato kur interesi iatdheut t’ia lypte – Noli duket tëketë kërkuar të gjente edhe inter-pretimin e drejtë të të sjellit poli-tik të kryeheroit të tij. Mirëpo kamjaft të ngjarë që fama e përgo-juar e Machiavellit ta ketë detyru-ar t’i skajohej një interpretimi nënemrin e tij. Rasti nuk e deshi që aitë njihte veprën e një tjetër filozo-fi të historisë, “kundërshtar tëMachiavellit”, i cili u mor qyshherët pikërisht me interpretimin etë sjellit politik të Skënderbeut për

ta përligjur atë me argumente pa-rimore. Është fjala për Georges deScudéry-un dhe veprën e tij Fjal-ime politike të mbretërve (Paris1682). E ka pasë pikasur, ndër tëparët, Ymer Jaka (Skënderbeu në his-toriografinë frënge, 195-200).

Ndonëse pa i pranuar reko-mandimet e “fiorentinit të rrezik-shëm”, – kështu e quan autoriMachiavellin, – madje duke u“tmerruar” syresh si e shumta eklerit të asaj epoke, Scudéry-u i kabërë qysh në kohën e tij, që ishteshek. XVII, apologjinë qëndrimittë Skënderbeut për ç’i përket“mbajtjes së besës”, të cilën nëraste e tjera autori e ka quajtur “tëshenjtë”: “Por shikoj një Luftëtartë madh me shpatën lart, që mëthotë me sy kërcënues se teza imeështë tepër e përgjithshme, se nukka asnjë rregull pa përjashtim, dhese mund t’u dalim fjale atyre që nakanë dalë fjale të parët. Skënder-beu i madh pati aq famë në botë,sa që e meriton ta mbajmë veshpara se sa ta dënojmë”. Nëligjëratën (e trilluar) Skënderbeukomandantëve të vet (Discours poli-tiques, 438 dhe vij.), në situatënkur sulltani ka dërguar pranë tijnjë çaush për ta qortuar për “pabe-sinë” dhe “tradhtinë”, Scudéry-uvë në gojën e heroit vargun e ar-gumenteve që, në thelb, ofrojnëinterpretimin e drejtë të të sjellittë tij: “Ju përgjërohem të vështro-ni mirë nëse ata që thonë se mundt’u dalim fjale atyre që na kanë dalëfjale të parët, kanë të drejtë apo jo.E di që besa publike duhet mbaj-tur si gjë e shenjtë, por di edhe seata që e shkelin atë të parët bëhennë padenjë që të tjerët t’ua mbajnë.Pikërisht këtu zë fill, kryesisht,përligjja ime” (po aty, 441).Mandej: “Është e lejueshme tazmbrapsësh forcën [e kundërsh-tarit] me forcë dhe, në disa raste,nuk është as e nevojshme të për-dorësh të njëjtat armë që përdorai. Gjithë sa mund ta shpartallojëatë është e drejtë; gjithë sa mundta dëmtojë atë është e lejueshme;asgjë nga sa mund ta shkatërrojëatë nuk është e ndaluar” (po aty,441-442). Më tej: “Kushdo që ësh-të agresor të lejon të bësh gjithç-ka kundër tij si armik; çfarë mëparë do të kishte qenë krim, bëhetpafajësi; dhe çfarë do të kishte qenë

tradhti, nuk është më veçse rrjed-hoja e një sjelljeje të mençur; ndër-sa çfarë mund të quhej mizori,shndërrohet në një mbrojtje tëdrejtë” (po aty, 442). Si numëronpadrejtësitë e Muratit II kundërfamiljes së tij, por edhe atdheut tëtij në përgjithësi, Skënderbeu iScudéry-ut sqaron: “Nëse ai mëkurseu në këtë ndeshje, nuk e bërikëtë as prej ndonjë ndjenje njerëz-ie, as prej ndonjë ndjenje drejtësie,por vetëm sepse, duke i qenë mjafti dobishëm në luftërat ku më kishtepërdorur, llogariste se, po të mëhumbte, do të humbte edhe ai vetëshumë” (po aty, 445). Dhe më nëfund: “Të mos thotë më, pra, se emashtrova e se i dola fjale, sepse,në doli fjale ai, nuk ia kam fajinunë. Pikësëpari, unë nuk jam fshe-hur dhe kam bërë haptazi kundërtij gjithë sa mund të bëja. Sepseduke llogaritur që ishte e drejtë(sikurse ishte padyshim) të ëndër-roja për të futur përsëri në dorë atëçfarë ai më kishte pushtuar,nëpërmjet ç’rruge tjetër do mundta bëja, përveçse rrugës që ndoqa?Po t’i kisha dëshmuar Muratitndonjë pakënaqësi për veprimet etij të padrejta, do të isha burgosurnë çast dhe do të kisha përfundu-ar i helmuar ose i mbytur qysh atëditë. Po të kisha ëndërruar t’u sh-kruaja banorëve të Krujës për t’ukërkuar ndihmë, këto veprime epërpjekje mund të zbuloheshindhe, edhe sikur të mos zbulo-heshin, ç’do të kishin mundur tëbënin pa mua banorët, ata që ish-in thuajse skllevër të garnizonit tëvendosur në qytet? T’ia besoja vet-en kokë e këmbë dashurisë që ush-tarët muhamedanë kishin për mua,kurrfarë dobie nuk do të kishte. Tëëndërroja të ikja fshehurazi ngaPorta e Zotërisë së madh për tëvajtur e për t’u kërkuar ndihmëPrincërve të krishterë, nuk ishtegjë që mund ta bëja dot lehtë. Por,edhe sikur ta kisha bërë, nuk qefort e sigurt se ata Princër do tëdonin të nisnin një luftë të kësajrëndësie për hirin tim dhe të vininnë rrezik shtetet e tyre për të fitu-ar unë shtetin tim. Por edhe sikurata të vendosnin ta bënin, puna dotë ishte edhe më e dyshimtë dukepasur parasysh fuqinë e hatashmetë një armiku aq të rrezikshëm.Desha, pra, në këtë rast ta farkë-

toja vetë fatin tim dhe, nëse Mu-rati u befasua prej kësaj, për këtëmeritoj lavd e jo qortim, ngases’bëra veçse atë që mund të bëjame drejtësi dhe që ai nuk as duhejta kishte vënë në dyshim se do tabëja sapo që të mund të gjeja mje-tet. Të gjitha veprimet e jetës simetë kaluar do të duhej ta kishin sig-uruar për këtë; të gjitha shërbimetqë i kisha bërë do të duhej ta kish-in bindur se nuk do t’i duroja pa-drejtësitë pa u hakmarrë për to;dhe, sikurse qe sjellë ndaj meje nëmënyrë haptazi mashtruese, do tëduhej të përgatitej se do ta mash-troja gjithashtu sapo që për këtëta gjeja rastin. Por me këtë dallimse, duke më mashtruar, ai kishtedhunuar të gjitha llojet e tëdrejtave, ndërsa unë duke e mash-truar kryeja gjithë sa kisha detyrë:hakmarrjen për vdekjen e vëllezërvetë mi, çlirimin e atdheut tim,lavdinë time dhe atë të Zotit” (poaty, 454-457).

Një kësi interpretimi i të sjel-lit politik të heroit, tanimë nëfrymën e Rilindjes europiane,përkon me dëshmitë e kohës.

Mjaft më realist se Gibboni, përshembull, sa i përket “miqësisë”së siguruar me turqit osmanënëpërmjet dhënies së bijve peng nëOborrin e sulltanit dhe “besës” sëtyre ndaj pengjesh të tilla duketnjë bashkëkohës i ngjarjeve (1444)prej Raguze, i cili shkruante se“miqësia” e blerë kësisoj prejturqve nuk ishte aspak jetëgjatë:“sikurse është dëshmuar prejshembujsh të tjerë dhe sidomosprej zotërve të Sklavonisë, të Bull-garisë, të Romanisë [territoret eu-ropiane të Bizantit, - A. P.] dhe tëArbërisë, në rastin e despotit dhebijve të tij, dhe prej shumë tëtjerësh, prej të cilëve del qartë sesi u patën skllavëruar dhe vijojnëtë skllavërohen ende sot e gjithëditën për shkak të mosbashkimitdhe mosmarrëveshjes së tyre” (JOR-GA: Notes et extraits, I, 368). Pa-kashumë po kështu e ka përshk-ruar “miqësinë” dhe “besën” meturqit edhe kronografi bizantinMikail Dukas: “Dhe nëse sot ata[turqit osmanë, - A. P.] bëjnë paqeme serbët, të nesërmen rrënonin eshkretonin vendet e Atikës e tëLakedemonies, të Akajës e të

SPECIALE

“Është e lejueshme ta zmbrapsësh forcën [e kundërshtarit] meforcë dhe, në disa raste, nuk është as e nevojshme të përdorështë njëjtat armë që përdor ai. Gjithë sa mund ta shpartallojë atëështë e drejtë; gjithë sa mund ta dëmtojë atë është e lejueshme;asgjë nga sa mund ta shkatërrojë atë nuk është e ndaluar”

“Kushdo që është agresor të lejon të bësh gjithçka kundër tij siarmik; çfarë më parë do të kishte qenë krim, bëhet pafajësi; dheçfarë do të kishte qenë tradhti, nuk është më veçse rrjedhoja enjë sjelljeje të mençur; ndërsa çfarë mund të quhej mizori,shndërrohet në një mbrojtje të drejtë”

Stema heraldike e familjes së Kastriotëvesimbas burimeve arkivore venedike

CMYK

Page 3: Aurel Plasari: Mbi “moralin politik” të Gjergj Kastriotit

55 13E hënë, 8 dhjetor 2008

Heladës, të mbasnesërmen, kurbien në ujdi me vendin e bi-zantinëve, janë vendet e serbëve,të bullgarëve dhe, mandej, të ar-bërve që kridhen në gjëmë e në vaj”(Historia Byzantina, 176).

Ish-jeniçeri Kostandin i Os-trovicës, nga ana e tij, na ka dësh-muar një rast konkret të metodavedhe mjeteve të përdoruara prejpolitikës osmane për ç’u takon

kroatët dhe zotër të tjerë, dhe dotë forcohet aq shumë sa ne mandejnuk do të bëjmë dot asgjë. Ndajdhe të bëjmë paqen me ta, nëmënyrë që të dërguarit të nisen tështunën, ndërsa ne mbrapa tyretë mërkurën, deri në Sitnicë, jolarg Bosnjës. Së andejmi askushnuk do ta dijë se nga ka në mendt’ia mbajë perandori”. Pikërishtkështu u veprua, siç thotë dësh-mitari i bisedës, dhe kështu upushtua Bosnja më 1463-shin,

aty i duhej “të hidhej”. Arbëriambahej me gjak – e kemi të dësh-muar këtë – dhe jo me stërhol-lime politologjike. Nuk mund tëishte përbluarje mendore ab-strakte politika e një burri shtetinë rrethanat e ekspandimit të njëfuqie ushtarake në ngritje e sipërsi ajo e turqve osmanë dhe tëmobilizimit për qëndresë anti-turke të zotërve të territorevedrejtpërsëdrejti të rrezikuara ekz-istencialisht – njëri prej të cilëve

fenë ose idealin fetar.Por, të bëjmë kujdes: Valentini

na kujton t’u ikim përpjekjeve të“disa projektuesave të mendësísmoderne mbi botën e shkueme,asish që e stilizojnë idén kombtarenë një mjegull hegeliane”. Ndje-sia atdhetare, simbas tij, është poaq e vjetër sa shoqëria politike, ecila është në natyrë të njeriut dhedo të mbetet e tillë përderisa nje-riu të mos ndërrojë natyrë. Ndër-sa mendësia atdhetare nuk patiqenë gjithmonë një, por ka ndry-shuar simbas kohësh dhe rretha-nash: perandoria, mbretëria, shte-ti nuk janë kështu veçse zgjerim ikuptimit themelor të fisit ose tëqytetit. Vetëm me humanizmin,për mendimin e tij, zunë e u ndry-shuan konceptet e u përftuan “at-dhenat” modernë. “Kush don mee njoftë Gjergj Kastriotin atdhetar,duhet me dijtë e me e vendosëpikënisht n’ate fazë të mendësísatdhetare që kjo e tija”, porosiste.“Skanderbegu i ri, me ato pak njof-time fillestare e thjesht praktike tëgjuhëvet të vjetërsís që kishtemujtë me xanë n’Edrene, s’mujteme kenë nji humanist enthusiastsi pedantat e shekullit, - përfun-donte ai. – Për këte luftar, që pokthehej prej nji Turkije vijanoz tëdalldisun n’atmosferë të luftësshejte, në gji t’Europës ku ush-tote zani i Eugjenit IV, i KaliksitIII, i Piut II, ideali atdhetar s’mundt’ishte tjetër konkretisht veçse aii moçmi e i amshueshmi: pro ariset focis. Të tillë e jo kund ndryshejna e diftojnë letrat që dërgoi nëRomë e përhapi nepër Europë, ak-tet e Papvet, zani i përbashkët e ipadyshimët i jetëshkruesavet, be-simi që i pshteti Europa”.

Vlerësime të tilla realiste doe-mos që u qëndrojnë larg element-eve idealizuese të trashëguara nëhistorinë e jetës dhe bëmave tëGjergj Kastriotit. Ngjashëm dhe poaq guximshëm u qëndronte largelementeve detraktuese për “Prin-cin” e Machiavellit edhe vlerësimii Nolit për të si “ungjill i veprimitpatriotik”.

Në parantezë: vërtet, çfarë lex-onte shtetari ynë? Ja një pyetje sëcilës nuk mund t’i iket, që ta im-ponon jo vetëm përcaktimi realisti një Valentini, por vetë kureshtjahistorike. Duke u nisur prej Bar-letit, jetëshkruesit e tij kanë ren-ditur një varg gjuhësh që aipaskësh njohur: arabishten, tur-qishten, greqishten, italishten,deri edhe “ilirishten” (Historia, I,III verso). Më fort se realitet fak-tik, numri i gjuhëve ngjan si njëdesideratum i atit të tij Marin Bar-leti. Paganeli në Historinë e vetshënon të dhënën e trashëguar ngaHistoria universale e Cantùsë për tëashtuquajturin Libër të Skënderbeut,që ndodhej në Bibliotekën e Dukëssë Madh të Vajmarit: një dorësh-krim në pergamenë i shkruar nëngjyrë Kine, ku paraqiten armë,pajisje, makineri lufte dhe shpikjetë tjera ushtarake të shekujve XV-XVI, me gjasë dhuruar Gjergj Kas-triotit nga mbreti i Napolit Fer-rante (Histoire, 392 etj.). Edhe njëvepërz tjetër, e vogël por e vyer,rezulton të ketë qenë pjesë e “bib-

liotekës” së heroit: një “Ufice eShënmërisë”, kodik i dekoruar e ibukurshkruar, me ç’duket dhuratëprej ndonjë miku të shquar perën-dimor. Është fjala për një njoftimtë nxjerrë nga një katalog ankandii një antikuari të Librarisë Anti-kuare Hoepli të Milanos, më 1925:kodiku në fjalë u shit në atë an-kand, mandej u rishit në Londër(MALAJ: Necessità d’un coordinamen-to, facsimile 18: Ufficio della B.M.V.di G. Castriota Scanderbeg, codice ms.del XV sec. conservatosi a Londra).Kastrioti Anonim i 1779-s, nëjetëshkrimin e tij bizar, na ka sig-uruar për të: “Ndonëse gjithmonëi zënë me luftën, ai e donte lex-imin”. Madje edhe ka saktësuar: “Irysur në historinë greke dhe lat-ine, ai i kishte zët romanet. Ko-mentarët e Jul Cezarit ishin libri itij i dashur…”. (Afërmendsh që njëaventurieri si ai historia nuk mundt’i zërë besë: po ai ka saktësuar edhe“ngjyrën e gjelbër” me të cilënvishej heroi Skënderbe, “beretën ekuqe me pendë” që mbante mbikrye, “çizmet e verdha” që mbathteetj. Le Grand Castriotto, 101-102).Lamartini, romantik i pakorrig-jueshëm edhe në historiografi, sika numëruar gjuhët që Skënder-beu fliste, - arbërishten, greqisht-en, turqishten, arabishten, italish-ten, - ka shtuar edhe se “ai har-tonte vargje dhe këndonte duke eshoqëruar veten me lirën eepirotëve në të gjitha këto gjuhë”(Histoire de la Turquie, III, 131).

Duke i tejkapërcyer përshkrimetë tilla bizare, historiani i GjergjKastriotit politik nuk mund të mosndalet para përcaktimeve të Valen-tinit për idealin atdhetar të heroit:“Porse, ka do elementat’amshueshëm, që e përbajnë atd-hetarín sot si e përbanë motit e dota përbajnë deri në t’ardhmen matë largtë: dashtnia për vendin e përpopullin, zotsia në të naltsuem tëndjesivet mâ shejte të tija, drejt-sia, besimi n’ate dorë të Zotit që ikrijon kombet e s’i len me hupë,trimnia; mbi të gjitha shpirti iflijimit. Këto e bajnë – dje, sot epërgjithmonë – Gjergj Kastriotinidealin e atdhetarit shqiptar, e ko-hën e tij epopenë mâ të shkelxye-shme që ka pasë ky komb”.

Duken “të vjetruara” vlerësim-et e Valentinit?

Përpos një amze “vjetrimi” qëna vjen prej gjuhës së tij, në tëvërtetë thuajse gjithçka në tezën etij rezulton moderne. Dhe ja sepse:sepse, me ndryshimet përkatëse tëshprehjes e të stilit, vendosjen eidealit atdhetar si kriter për gjykimindhe vlerësimin e Skënderbeut lex-uesi modern e ka gjetur dhe mundta gjejë së rishti jo vetëm nëmonografitë “Arbëria dhe pushti-mi turk në shek. XV” të AthanasGegajt (Louvain 1937) dhe “GjergjKastrioti Skënderbeu 1405-1468”të Fan S. Nolit (New York 1947),por edhe në studimet skënderbe-giane të Aleks Budës, deri tek atomë të fundit: “Gjergj KastriotiSkënderbeu, jeta dhe vepra 1405-1468” të Kristo Frashërit (Tiranë2002), “Skënderbeu” (Tiranë 2005)dhe “Për Skënderbeun” (Tiranë

SPECIALE

“besës” ose marrëveshjeve të tyrekontraktuale me kundërshtarët.Një ditë jeniçeri Kostandin kish-te vajtur në depon ku ruheshinthesaret e Oborrit të sulltanit, tekshërbente i vëllai i tij, kur aty iambërrinin papritmas dykëshilltarët e sulltanit, Mahmut-pasha dhe Is’hak-pasha. I hequrm’anësh për të mos rënë në sy,jeniçeri dëshmitar mban veshbisedën e dy dinjitarëve të lartëulur këmbëkryq në sixhade, ndër-sa kuvendojnë për Bosnjën dhekëshilltarët që sapo ka dërguarMbreti i saj në Oborr për të pro-pozuar paqen. “Çfarë duhet tëbëjmë? Ç’përgjigje do t’i japimmbretit të Bosnjës?” pyet Is’hak-pasha. “Asnjë përgjigje, veçse dotë bëjmë paqe me ta për 15 vjetdhe, fill mbas kësaj, pa vonesë, dotë marshojmë mbrapa tyre, - iakthen Mahmut-pasha. - Përndry-she kurrë nuk do ta pushtojmë dottokën e Bosnjës, sepse është tokëmalore dhe, veç kësaj, do t’i vijnënë ndihmë mbreti i hungarëve,

sikurse tregon në Kujtimet vetëKostandini pjesëmarrës në atëpushtim (Cronaca turca ovveroMemorie, 114-115). A mund tëmendohet që këto metoda dhemjete të pushtuesit turk, që i nx-uri padashur edhe jeniçeri i thjesh-të Kostandin prej Ostrovice, tëmos i njihte Skënderbeu, i formuare i rysur në Oborrin e sulltanit sidinjitar i lartë ushtarak?

Në kuptimin e drejtpërdrejtëpolitik, të qëndresës dhe luftëravetë Skënderbeut, skepticizmi qëtanimë mund të quhet gibbonianrezulton sa jashtë kontekstit his-torik, – kohë dhe vend, – në tëcilin ngjarjet kanë ndodhur, aqdhe jashtë mendësisë së të njëjtëskohë e të njëjtit vend. Kjo e patishqetësuar Valentinin, kur poro-siste që “s’duhet me marrë ndoreaspak përpjekjet e disa projektue-save të mendësís moderne mbibotën e shkueme”. Në politikën etij Gjergj Kastrioti nuk mund tënisej veçse nga realiteti që kishtepërpara: aty ishte “sheshi” dhe atij

ai ishte – si mision jetik për popu-jt e kësaj pjese të Europës – dhepikësëpari për popullin e tij.

III.

“Ungjill të veprimit patriotik”e quante Noli “Princin” e Machia-vellit, mbasi kishte nënvizuar:“Ideja e çlirimit të Italisë ështëkryemotivi i Machiavellit”.Ç’donte të thoshte me këtë krye-historiani i Skënderbeut? Asgjë mëshumë veçse të pohonte që kriterii kritereve për vlerësimin e të sjel-lit politik të një burri shteti mbe-tet qëndrimi ndaj atdheut, metjetër fjalë: atdhetaria. Pa e njohurpunimin e Nolit për Machiavellin,pothuajse në të njëjtën kohë në“Gjergj Kastrioti pasqyra e atdhe-tarit shqiptar” Valentini kishtengulmuar në vendosjen e idealitatdhetar si kriter për gjykimin dhevlerësimin e heroit. Klerik njëri,klerik tjetri: ejani e thoni se nuktërheq vëmendjen fakti që asnjërisyresh nuk sugjeroi si kriter të tillë

Monumenti ekuestër iGjergj Kastriotit - Skënderbeut në Romë

“Porse, ka do elementat’amshueshëm, që e

përbajnë atdhetarín sotsi e përbanë motit e do

ta përbajnë deri nët’ardhmen ma të largtë:

dashtnia për vendin epër popullin, zotsia në tënaltsuem të ndjesivet mâ

shejte të tija, drejtsia,besimi n’ate dorë të Zotit

që i krijon kombet e s’ilen me hupë, trimnia;mbi të gjitha shpirti i

flijimit. Këto e bajnë –dje, sot e përgjithmonë –Gjergj Kastriotin idealin

e atdhetarit shqiptar, ekohën e tij epopenë mâ

të shkelxyeshme që kapasë ky komb”.

CMYK

Page 4: Aurel Plasari: Mbi “moralin politik” të Gjergj Kastriotit

5514 E hënë, 8 dhjetor 2008

SPECIALE

2005) të Kasem Biçokut etj.Fundja, të bëjmë një pyetje përfun-dimtare: me gjithë ndryshimet ekohëve e të rrethanave, a nuk kambetur nde sot e gjithë ditën idea-li atdhetar kriteri i kritereve përgjykimin dhe vlerësimin e burravetë politikës?

IV.

Le ta heqim m’anësh Valenti-nin, në daçi edhe Nolin dhe Gega-jn, Budën me Frashërin e meBiçokun etj. Kenneth M. Settoni,njëri ndër studiuesit më autoritarëtë Europës mesjetare dhe tëKryqëzatave (kryeredaktor i veprës5-vëllimshe “Histori e Kryqëzat-ave”, University of Wisconsin Press1955-1990 etj.), i ka kushtuar disafaqe Gjergj Kastriotit politik nëvëll. II të veprës madhore “Papatidhe Levanti 1204-1571” (AmericanPhilosophical Society 1976-1984).Duke e spikatur pikërisht në njëkontekst realist politikën e tij, Set-toni i mbyll faqet për të me njëpërfundim që ia vlen të citohet iplotë:

“Skënderbeu ishte jo vetëm njënga ushtarakët më të shquar tëshek. XV. Ai ishte gjithashtu njërealist politik. Historiani që stu-dion burimet dokumentare lidhurme karrierën e tij gjen dëshmi tëpareshtura të qartësisë së vizionittë Skënderbeut. Ashtu si papët, aikishte një kuptim të thjeshtë mbimarrëdhëniet me turqit: të luftojegjithmonë me ta, duke bërë paqe(kur ishte e mundur) vetëm për tëfituar kohë për përgatitje të mëte-jshme për luftë. Sado të rrekeshinvenedikasit, gjenovezët dhe grekëtmoreotë të peshonin protë dhekundrat për bashkëjetesë paqësoreme turqit, Skënderbeu ishte i men-dimit se çmimi përfundimtar i njëpaqeje të tillë do të ishte robëriadegraduese. Sado ndjesi nderi tëkishin pasur sulltanët e më-parshëm, Mehmeti II as donte t’iadinte për skrupuj moralë. Egoist ipamëshirshëm, ëndërrimtar arro-gant, ai nuk i jepte asnjë rëndësijetës njerëzore dhe nuk kishte kur-rfarë respekti për dinjitetin e tëtjerëve. Sundues i një shteti robër-ish, ideja e tij për pushtimin ebotës ishte thjesht robërimi injerëzimit. Prej kohësh armiq tëambicies perandorake, kudo që ajotë shfaqej në Bizant apo në Gjer-mani, papëve Turku i Madh [sull-tani, - A. P.] nuk mund t’u dukejveçse dyfish i neveritshëm: sipushtues dhe si i pafe. Nuk ështëpër t’u habitur që ata iu kthyenSkënderbeut si kampion i tyre.Ambicia e tij politike kufizohej nëArbëri, ku ai po përpiqej të ndër-tonte një shtet të centralizuar,duke i nxjerrë prijësit grindavecëprej bastioneve të tyre malore. Poredhe ata kishin afeksionin e tyreprej malësori për pavarësinë dheshpesh thirrën Turkun e Madh përt’i ndihmuar kundër tiranisë sëSkënderbeut. Kishte megjithëkëtënjë ndryshim mes këtyre dy kupti-meve arbërore për lirinë. Prijësitshikonin mbrapa me nostalgji nga

një e kaluar kaotike, ndërsaSkënderbeu shikonte përpara drejtkrijimit të një shteti të krishterëtë centralizuar. Sundimi turk do tëvinte paskëtaj për t’u dhënë arbërvemë të keqen e të dyja botëve, sëpaku simbas opinionit të Skënder-beut: duke imponuar qeverisjenarbitrare të prijësve të frikur dheduke e shkëputur Arbërinë nga re-spublica Christiana, commonwealth-i i Europës” (The Papacy and the Le-vant, II, 195).

Nëse pranohet që çdo politikëështë një përzierje idealizmi dherealizmi, Skënderbeu atëherëshfaqet qartë në pikëprerjen e kë-tyre të dyjave. Ndërsa prej veprim-tarisë së tij politike del i besueshëmprofili i tij prej realisti politik, siç enxjerr në pah Settoni, jo më pak ibesueshëm shfaqet profili i tij prejidealisti politik. I mahnitur prejmoralitetit të këtij burri lidhur merrethanat e ndërhyrjes së tij në“luftën dinastike” në Itali, të tillëia përvijoi atij këtë profil, fjala vjen,një Francisc Pall, – kritiku më irrepte i Barletit ky, – i cili gjith-ashtu ia vlen të citohet:

“Nuk duhet harruar, më nëfund, mbresa mjaft e mirë moraleqë la kjo ndërhyrje e heroit arbërnë të mirë të së njëjtës çështje qëai e quante të drejtë, d.m.th. nënjë luftë qëndrese kundër ndë-rhyrjes së huaj, asaj frënge, tëmbështetur brenda vendit nga re-belimi feudal. Në këtë luftëSkënderbeu u lëshua në mënyrë tëvetvetishme, i shtyrë nga një ndje-si mirënjohjeje për ndihmat –ndonëse mjaft modeste – të marranë luftën antiturke nga ana e ara-gonezëve të Mbretërisë së Napolit.Dhe edhe njerëz me mendje aq tëpërllogaritur, aq dinakë dhe aq tëpaskrupuj, në atë mjedis të shek-ullit XV ashpërsisht egoist dhe mepabesi të përgjithshme, sikurseishin Francesco Sforza dhe Fer-ranteja i Aragonës, u dëftuan –ndoshta pikërisht për këtë arsye!– posaçërisht të ndjeshëm kundrejtnjë shpirtmadhësie të tillë dhe njëbesnikërie aq të çiltër” (I rapporti,150).

Ai mjedis i shekullit XV,ndërkohë e imoralitetit më të thellëpolitik, i pati dhënë shkas aspiratëspër “princin” ideal të Niccolò Ma-chiavellit (1469-1527), bashkëko-hës i Barletit ky. Në vizionin e sek-retarit të përhimë të Firences sëasaj kohe – e quajtur edhe “shtetii parë modern i botës” – princi idealduhej të ishte prijës dorëfortë, ush-tarak dhe shtetar i aftë, i mbushurme dashuri për atdheun, luftëtarpër lirinë e tij dhe bashkimin e tij,“burrë” i njëmendët në mendimee veprime: kështu e parakuptontenë të vërtetë termi i tij i parapëlqyer“virtù” prej italishtes së moçme vir= burrë. Të vihet re: koha e Ma-chiavellit, dhe njëherësh e Barletit,ishte koha e “portreteve” të bur-rave të tillë, ndaj vjen e kup-tueshme që shkruesit e mëdhenjtë saj të ishin edhe “portretistë”;në të shumtën e rasteve madje me“modele” që as e patën ditur kurrëse kishin “pozuar” për ta. NëseBarleti la të realizuar për përjetës-inë portretin e “Princit të

Epirotëve”, Machiavelli mbeti tekëndrra e një “burri” virtual, qëmund të ishte qoftë edhe “duka iValentinit”, i cili në të vërtetë asekzistonte. Komentuesit e tekstittë tij dalin rëndom në përfundi-min: Mirëpo... Princi i tij nuk er-dhi! Ai nuk i erdhi vërtet Italisë sëcopëtuar e të grirë prej luftërashcivile, atdhe sa i republikave tëndritura aq edhe i tiranive më tëerrëta, i pasioneve dhe urrejtjevepolitike gati të përjetshme, i par-tive që thuajse e kishin humburpërfundimisht domethënien e tyrepolitike. Porse, në bregun përkun-drejt një burrë i tillë ishte shfaqurdhe ishte ngritur duke u bërë re-alitet: figurë shumë më afër “prin-cit të Rilindjes” europiane se çdoCesare Borgia egërshan i mjedis-eve italike.

Keqkuptimi i idealit atdhetar tëlirisë dhe të bashkimit mund tëketë bërë që figurës së këtij burritë Arbërisë t’i jetë kundërvënëndonjëherë jo “modeli ideal” iMachiavellit, por ajo çfarë quhet evdekur prej ideve të fiorentinitmendjehollë: pjesa për të cilën ai

u bë “famëkeq”. Është pjesa mëtrashanike e mendimit të tij,“zgjyra”, e quajtur edhe “makiavel-izëm”. Ajo ishte, me sa kuptohetsot, haraçi i paguar ëndrrës për një“Dukë të Valentinit”. Për një bal-lafaqim me këtë “makiavelizëm”duket ta ketë pasur fjalën qysh nëshek. XIX historiani i Republikëssë Venedikut Samuele Romani icili, duke kallëzuar mbrapshtitë ekurdisura vijimisht prej Sinjorisëkundër atij “njeriu të mrekul-lueshëm”, – kështu e ka quajturai Skënderbeun në Historinë eVenedikut, – përfundonte: “Aq dy-faqëshe dhe e mbrapshtë ishtepolitika e atyre kohëve, ajo poli-tikë të cilën, sikurse çdokush esheh, Machiavelli një shekull mëmbas nuk e shpiku, por vetëm sae pati zbuluar faqe bote” (Storiadocumentata, IV, 242-243). Ështëfjala, pra, në rastin e burrit tëArbërisë për një model politik qëe kapërcen figurën e “kryqtarit”fanatik apo edhe të “kalorësit”impozues, duke e afruar atë mëshumë tek ajo e “shtetarit të ndri-tur”.

V.

Çfarë ngre peshë në historinëe tij politike është fakti që, edhekur Gjergj Kastrioti të mos ishtemë, ideja e luftës çlirimtare anti-turke – që zëvendësonte dalëngad-alë atë të kryqëzatës – do të vijon-te së toku me projektet përkatëse.Dy vjet mbas vdekjes së tij, merënien në duart e turqve të Ne-gropontit – katastrofë që në Eu-ropë bëri përshtypje edhe më tëmadhe se rënia e Kostandinopojës– ishte kardinali Visarion që har-tonte një thirrje të re për “luftë tëshenjtë” kundër turqve. Një tjetërkujtesë për luftë, me konceptimthuajse kryekëput ushtarak, har-tonte në muajt e parë të 1480-s përpapën Sikst IV (1471-1484) njëMartin Segoni, peshkop i Ulqinit.Ishte koha kur Otranti rrezikohejprej ekspeditës detare të Gjedik-pashës dhe kujtesa e tij titullohetpikërisht Mbi pajisjen [mbrojtëse] tëOtrantit dhe mbi organizimin ushtar-ak turk dhe prejardhjen e tij; ajo nuku mor parasysh dhe flota turke do

“Skënderbeu ishte jo vetëm një nga ushtarakët më të shquar të shek. XV. Ai ishte gjithashtu njërealist politik. Historiani që studion burimet dokumentare lidhur me karrierën e tij gjen dëshmi të

pareshtura të qartësisë së vizionit të Skënderbeut. Ashtu si papët, ai kishte një kuptim të thjeshtë mbimarrëdhëniet me turqit: të luftoje gjithmonë me ta, duke bërë paqe (kur ishte e mundur) vetëm për të

fituar kohë për përgatitje të mëtejshme për luftë. Sado të rrekeshin venedikasit, gjenovezët dhegrekët moreotë të peshonin protë dhe kundrat për bashkëjetesë paqësore me turqit, Skënderbeuishte i mendimit se çmimi përfundimtar i një paqeje të tillë do të ishte robëria degraduese. Sadondjesi nderi të kishin pasur sulltanët e mëparshëm, Mehmeti II as donte t’ia dinte për skrupuj

moralë. Egoist i pamëshirshëm, ëndërrimtar arrogant, ai nuk i jepte asnjë rëndësi jetës njerëzore dhenuk kishte kurrfarë respekti për dinjitetin e të tjerëve. Sundues i një shteti robërish, ideja e tij përpushtimin e botës ishte thjesht robërimi i njerëzimit. Prej kohësh armiq të ambicies perandorake,

kudo që ajo të shfaqej në Bizant apo në Gjermani, papëve Turku i Madh [sulltani, - A. P.] nuk mundt’u dukej veçse dyfish i neveritshëm: si pushtues dhe si i pafe. Nuk është për t’u habitur që ata iu

kthyen Skënderbeut si kampion i tyre. Ambicia e tij politike kufizohej në Arbëri, ku ai po përpiqej tëndërtonte një shtet të centralizuar, duke i nxjerrë prijësit grindavecë prej bastioneve të tyre malore.

Por edhe ata kishin afeksionin e tyre prej malësori për pavarësinë dhe shpesh thirrën Turkun e Madhpër t’i ndihmuar kundër tiranisë së Skënderbeut. Kishte, megjithëkëtë, një ndryshim mes këtyre dy

kuptimeve arbërore për lirinë. Prijësit shikonin mbrapa me nostalgji nga një e kaluar kaotike,ndërsa Skënderbeu shikonte përpara drejt krijimit të një shteti të krishterë të centralizuar. Sundimi

turk do të vinte paskëtaj për t’u dhënë arbërve më të keqen e të dyja botëve, së paku simbasopinionit të Skënderbeut: duke imponuar qeverisjen arbitrare të prijësve të frikur dhe duke e

shkëputur Arbërinë nga respublica Christiana, commonwealth-i i Europës”The Papacy and the Levant, II, 195

Page 5: Aurel Plasari: Mbi “moralin politik” të Gjergj Kastriotit

55 15E hënë, 8 dhjetor 2008

SPECIALE

të zbarkonte në Otrant krejtsikurse Segoni e kishte parash-ikuar. (Në kujtesë ngulmohejposaçërisht në nevojën e një eks-pedite detare me anije të lehta tëpërshtatshme ad cursum në brigjetepirote dhe arbërore, në zonënDurrës-Korfuz, në mënyrë qëflotës turke t’i pengohej kalimi përnë bregun italik etj.) Për një pro-jekt të ri lufte antiturke do të bëhejfjalë edhe gjatë ekspeditës sëCharles-it VIII në Itali, më 1492.Edhe papa Aleksandër VI shpalltenjë fushatë të re në mbështetje tëforcave hungare, duke dërguar njëflotë 13 luftanijesh në brigjet greke.Në jehonë të bullës së tij doshënuar projekti kërshëror i njëarbëreshi të Greqisë, i quajtur Ale-ks Qeladhoni (Alessio Celadoni),peshkop i Galipojës së Apulisë, meanë të së cilës dëftonte rrugët qëduhej të ndiqnin ushtritë e krish-tera “kundër Turkut”: ndërsa ush-tria e tokës duhej të marshontedrejt Serbisë dhe Trakës, ushtria edetit duhej të nisej nga Italia ejugut dhe të zbarkonte në bregunarbër, saktësisht në Apoloni dheDurrës, për të vijuar mandej fush-atën drejt Maqedonisë e Thesal-isë. Thirrje lufte për çlirimin eKostandinopojës nga pushtuesitturq dhe për dëbimin e tyre ngaEuropa do të lëshonte edhe papëLeoni X, madje duke premtuar tëvihej vetë në krye të saj. Simbaskëtij projekti Perandori do të sul-monte nga “Ballkani” me gjer-manët, polakët dhe hungarët, ngaana e Epirit do të sulmoninfrëngjtë, italianët dhe zviceranët,ndërsa detyra për të sulmuar prejdetit nga ana e Galipojës u cakto-hej anglezëve dhe spanjollëve. Njëfushatë antiturke do ta niste më1535 edhe mbreti Charles V. Bete-ja si ajo e Lepantit më 1571 do tëpërbënin çaste historike në të cilatu duk sikur “fryma kryqtare” t’ipaskësh pushtuar përsëri perëndi-morët. Mbas fitores në Lepant, përshembull, Don Juani i Austrisë ishkruante kryepeshkopit të Mon-emvasies, Makar Melisenës, për tanjoftuar se do të vinte së toku meflotën e tij, duke kaluar nëpër Ko-rqyrë (Korfuz), “për shtimin e sho-qërisë së të krishterëve dhe për tëmirën e përbashkët”. Më 1583-1584 një tjetër projektues i luftësantiturke shfaqej me Sigismundine vetëquajtur “princ i Transilva-nisë, i Moldavisë, i Maqedonisë e iArbërisë”, i cili i drejtonte nuncitpapnor në Vjenë një projekt për“çlirimin e Levantit”. Në fund tëshek. XVI në organizimin e njëfushate antiturke u përfshi edhepapa Klement VIII (1592-1605).Mes projektit kryqtar dhe ko-mplotit konspirativ do të lëvizte nëfillim të shek. XVII plani i Dukëssë Neversit (1612-1618), në pla-nin e tij, në të cilin gërshetoheshinsulmi ushtarak kryqtar me kryeng-ritjen e popujve të robëruar prejturqve në rajon, përfshiheshin menegociata një kont i Château-Renaudit, një Pietro de Medicis,majnotët e Moresë me peshkopine tyre Neofit, peshkopët e Zygos,

Lakedemonës, Lepantit dhe Artës,Menomvasies, Metropoliti i Bull-garisë, peshkopi i Durrësi Hariton,që duhej të hapte portën e “Ball-kanit”, dhe posaçërisht “kryeng-ritësit arbër”. “Ata [të dërguarit eDukës] vajtën nga toka me dy ko-mandantë vendës dhe vizituan disapeshkopë dhe njerëz me rëndësi nëvendet e Maqedonisë, Serbisë, Ar-bërisë, Dalmacisë dhe Kroacisë”,saktësohet në Kujtesën e Dukës sëNeversit, të 24 shtatorit 1615, përmbretin Filip III. Në këtë projektbrendashkruhet edhe mbledhja enjë Kuvendi në Kuç të Arbërisë, nëtë cilin merrnin pjesë “krerë krye-sorë të të gjitha vendeve, d.m.th.të Arbërisë së Epër, Bosnjës, Maqe-donisë, Bullgarisë, Serbisë, Herce-govinës dhe Dalmacisë që e kishinturqit” në bashkëveprim edhe meHimarën etj.

Pavarësisht rezultatit të projek-teve të tilla, ideja e qëndresës anti-turke e ndërkallur në idealin e luftësçlirimtare u shndërrua në idepërçuese, e cila funksionoi si fak-tor koheziv mes popujve të konti-nentit europian përkundrejtkërcënimit përparues të fuqisë ush-tarake osmane. Edhe me zm-brapsjen që ideali i luftës antiturkepësonte, ajo ide nuk u rrëgjua mekalimin e shekujve: e tillë vijoi tëshfaqej dhe rishfaqej në veprat ehumanistëve të Rilindjes, prej Er-asmit (të Roterdamit), te një Leib-nitz, një Volney etj. Ribotimet, dhesidomos përkthimet, e jetëshkrim-it të Barletit për “të Krishterin eMadh” gjatë shekujve XVII-XVIIIme rishfaqjen e këtij ideali dhe, për-

katësisht, ideje përkonin.Kur në fillim të shek. XVIII ush-

tritë turke të Ahmetit III do tabezdisnin edhe një herë Europën,thirrjen drejtuar princërve të krish-terë për një “kryqëzatë të re” do tathurte në librin e tretë të Odeve tëtij një poet, Jean-Baptiste Rousseau:është një hartim i gjatë, gjithë fig-ura e metafora, kryevepër retorike.Kësodore edhe ideja e “kryqëzatavetë vonëta” (the later Crusades), dukedalë nga realiteti e duke kaluar nëretorikë, kishte marrë teposhtjen.Mirëpo prej konstruksionitideologjik dhe politik të përftuarprej saj rezulton të ketë mbetur njëtrashëgimi deri në kohën tonë, kurnë procesin e bashkimit të Europësvjen e rishfaqet ende në diskutimeideja e bashkësisë së quajtur tradi-cionalisht Christianitas. Si e tillë, ajoështë në ditën e sotme edhe rastpër refleksion historiko-kritik mbiqëndrimin e qytetërimit të krish-terë ndaj luftës.

Në një epokë rragatjesh pro dhekundër luftës, edhe historia poli-tike e Skënderbeut na kujton qëopcioni i luftës nuk ka pasë qenëpërjashtuar asnjëherë kryekëput asnga doktrina, as nga praktika eqytetërimit të krishterë. Kalendarii Kishës prej kremtesh që përkuj-tojnë ngadhënjime ushtarake ësh-të piketuar: nga “Lufta e Kryqit tëVërtetë” fituar nga perandori Her-akli, te fitorja e Janko Hunyadit dheGiovanni Capistranos kundërturqve në muret e Beogradit, tengadhënjimi i të krishterëve në Lep-ant, te fitorja e Jan Sobieskit përmbrojtjen e Vjenës prej ushtrive

turke, dhe me radhë. Duke saktë-suar se “paqja nuk është thjeshtmungesë e luftës” (Kanoni 2304),Katekizmi i Kishës katolike ka nën-vizuar se parimi i heqjes dorë ngapërdorimi i dhunës merr kuptim sidëshmi e dashurisë ungjillore vetëmme kusht që “kjo të bëhet paparagjykim për të drejtat dhe detyrate njerëzve e të shoqërisë” (Kanoni2306). I njëjti katekizëm vendoskushte të përpikta për ushtrimin eforcës së armatosur (duke përjash-tuar me këtë çdo pacifizëm “pari-mor”): kur dëmi i shkaktuar kombitose bashkësisë së kombeve nga njëagresion të jetë i vijueshëm, i rëndëe i sigurt; kur të gjitha mjetet e tjerapër t’i dhënë fund atij të kenë re-zultuar të papraktikueshme ose tëpaefektshme; kur të ketë kushte tëbazuara për sukses; kur përdorimii armëve të mos shkaktojë të këqijadhe trazira më të mëdha nga e keq-ja që lypset luftuar (Kanoni 2309).

Nuk mund të mos vërehet se,pavarësisht rezultatit të “projektevekryqtare” në të cilat Skënderbeu upërfshi ose jo, prej asaj çfarë ai për-ftoi – me një vizion gati-gjenial tërrethanave – diçka mbeti. Një diç-ka që do të zhvillohej, qoftë edhenë forma shumë të ndryshme.Mund të mbahen të diskutueshmenë ditën e sotme përcaktime si atotë Šufflayt dhe/ose të Jireçekut përrealizimin nga ana e Gjergj Kastri-otit të një formacioni të mirëfilltëpolitiko-fetar, që ata e quajtën “sh-teti më i madh i krishterë i Ball-kanit”: “Nën Skënderbeunbërthamat e shumta shtetërore sh-krihen në një shtet të vërtetë, i cili

mbas rënies së Kostandinopojës,Serbisë dhe Bosnjës është i fundmishteti më i madh i krishterë i Ball-kanit” (ŠUFFLAY: Povijest, 18); “Merënien e Bizantit, Serbisë dhe Bos-njës, Arbëria mbeti i fundmi shteti madh i krishterë në Gadishull”(JIREÇEK: Albanien, 82:). Edhe masae amortizimit të impaktit turko-os-man ndaj Europës, për të cilinGjergj Kastrioti u lavdërua aqshpesh, mund të diskutohet. Porajo çfarë nuk mund të vihet në dis-kutim është se, nën Skënderbeun,edhe arbërit e tij, si popull bash-këndihmues në qëndresën dhe nëluftërat antiturke, e ndjenë vetenkryekëput europianë. Me të tjerafjalë: e ndjenë veten pjesëmarrës epjesëdhënës të një sistemi të për-bashkët të menduari e të vepruari.Do të thotë kjo që, mbi një kon-struksion që sot na duket thjesht“fetar”, erdhi e u realizua në atokontingjenca një konstruksionmirëfilli politik. Ky është një faktqë në historinë e Europës nuk dotë harrohet më, si dhe që në his-torinë e Arbërisë – edhe në u rrek-shin – nuk do të mundin ta fshijnë.

Askush, as ndër “arbërit” mod-ernë të thashethemeve elektronike,nuk do të mundë t’i shpëtojë mëngashënjimit prej këtij kujtimi qërihet e përtërihet nëpërmes shek-ujve: është fjala jo për kujtimin easaj që u quajt Arnavudi apo Ar-nawutluk, por për Arbërinë e kohësskënderbegiane. “Gjithçka dëftonse deri në pushtimin osman Arbëriakishte ndjekur zhvillimin civil tëEuropës së [atyre] kohëve”, ka pasvënë re Francesco Chetta-Schiròinë hyrjen e një punimi të tij rrethfamiljes së Kastriotëve (I Castriota,1). Dhe, ç’është e vërteta, do të re-zultonte e pamundur e kundërta:që në marrëdhënie të vijueshme meBizantin, nga njëra anë, si dhe meRepublikën e Venedikut, meMbretërinë e Dy Siqelive dhe tëNapolit etj., nga tjetra, Arbëria eatyre kohëve të mos kishte ndierinflukset mirëbërëse të qendrave tëkulturës, artit, tregtisë së Europës.

Pa përfilljen e këtij konstruksio-ni të ri të modeluar mbi konstruk-sionin e mëparshëm, asokohe vetëmnë përftim e sipër, nuk do të mundtë kuptohej pozicioni i arbërve nëraport me kontinentin europian jovetëm gjatë periudhës së luftëraveantiturke të udhëhequra prej GjergjKastriotit, por edhe mbas tyre,atëherë kur ata do t’i përfshiheshinpërdhunshëm njësisë së re peran-dorake që do të instaurohej gjatë shek-ujve XVI-XIX në juglindje të konti-nentit: Perandorisë osmane. Në njëkontekst si ky qëndresa dhe luftëratantiturke të Skënderbeut ngrenëpeshë si për ç’i përket përfshirjes sëtij në historinë e madhe të Europës,ashtu edhe për pozicionin ndërko-mbëtar në të cilin, në kapërcyellin eMesjetës dhe Kohës së Re, ai e ven-dosi Arbërinë e tij; prej një kësi pozi-cioni ai vetë rezulton, pa asnjë dyshim,personaliteti më i madh jo thjeshtushtarak, por politik i historisë sëArbërisë dhe njëherësh figura arbëroremë e spikatur e historisë së Europëssë epokës së tij.

Por ajo çfarë nuk mund të vihet në diskutim është se,nën Skënderbeun, edhe arbërit e tij, si popullbashkëndihmues në qëndresën dhe në luftërat

antiturke, e ndjenë veten kryekëput europianë. Me tëtjera fjalë: e ndjenë veten pjesëmarrës e pjesëdhënëstë një sistemi të përbashkët të menduari e të vepruari

c gazeta “55”