gjergj kastrioti skenderbeu

22
GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU (6 MAJ 1405- 17 JANAR 1468) PUNOI: ANJA CAMI

Upload: anja-anja

Post on 13-Aug-2015

172 views

Category:

Education


14 download

TRANSCRIPT

Page 1: Gjergj Kastrioti Skenderbeu

GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU(6 MAJ 1405- 17 JANAR 1468) 

PUNOI: ANJA CAMI

Page 2: Gjergj Kastrioti Skenderbeu

HEROI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE, FIGURA MË E SHQUAR NË HISTORINË E SHQIPTARËVE. (JETA)

▪ Skënderbeu lindi në 6 Maj në vitin 1405 dhe vdiq më 17 janar të vitit 1468. Është Heroi Kombëtar I shqiptarëve, figura më e shquar në historinë e shqiptarëve. Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave.

▪ U mor peng si nizamë pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit që përgatiste komandantë e nëpunës.

▪ Atje mori emrin Iskënder . Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli "bej" që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg. Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.

Page 3: Gjergj Kastrioti Skenderbeu

KTHIMI NE ATDHE▪ Se bashku me 300

kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare te Kastriotëve.

▪ Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u ngritën gjithashtu. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.

Page 4: Gjergj Kastrioti Skenderbeu

SKENDERBEU, KRYETAR I LIDHJES ARBERORE TE LEZHES

▪ Më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shënkollit të qytetit të Lezhës u mbajt i pari Kuvend Kombëtar i princërve dhe i fisnikëve shqiptarë të shek. XV. Skënderbeu, si drejtues i Kuvendit, mbajti fjalën e hapjes në të cilën theksoi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit të Shqiptarëve. Kuvendi vendosi që bashkimi të bëhej në formën e një besëlidhjeje, të një aleance ushtarake nëpërmjet drejtuesve të principatave dhe të krerëve të tjerë të vendit, që njihet më emrin Lidhja shqiptarë e Lezhës. Kryetar i saj u zgjodh Skënderbeu.Skënderbeuu caktua edhe si komandant I pergjithshem se ushtrise të përballuar shpenzimet e ushtrisë, të armatimit të saj etj.Kuvendi vendosi gjithashtu të krijohej një arkë të përbashkët që do të administrohej nga Skënderbeu.Me vendimet e Kuvendit të Lezhës u bë një hap i madh e vendimtar drejt bashkimit politik të vendit dhe krijimit të një pushteti qendror të përfaqësuar nga Skënderbeu. *

Page 5: Gjergj Kastrioti Skenderbeu

PJESE NGA FJALIMI I SKENDERBEUT NE CLIRIMIN E KRUJES

▪  ’’Lrine nuk ua solla une ,ate e gjeta mes jush! Sapo me shkeli kemba truallin tuaj , sapo degjuat emrin tim , m’u derdhet me vrap te gjithe ,me dualet perpara kush e kush me pare, sikur te kishit degjuar qe u ngriten nga varret eterit, vellezerit,bijte tuaj ,sikur te kishin zbritur ketu gjithe perendite…. Armet nuk ua solla une ,por ju gjeta te armatosur! Lirine e pashe se e keni kudo , ne kraharor , ne balle, ne shpatat e ne ushtat”.

Page 6: Gjergj Kastrioti Skenderbeu

SKENDERBEU SI BURRE SHTETI E POLITIKAN

Te figura e Skenderbeut gjejne shprehjen e vet aspiratat e vetite me te mira te nje kombi dhe per kete arsye ai behet simbol i bashkimit kombetar dhe i luftes se perbashket. Ky princ arber para se të jetë qëndrestar eshte burre shteti politikan dhe diplomat. Si burre shteti dhe politikan atij i detyrohet bashkimi i vendit, qe fillon me Kuvendin e Lezhes dhe funksionimi i ketij bashkimi nga pikepamja ekonomike, politike, ushtarake. “ Te nesermen Skenderbeu tha ne kuvend se u duhej nje ushtri e perbashket dhe nje arke e perbashket. Burrat fisnike, te mbledhur atje nuk do te lejonin qe turku ti gjente te percare. Ai rrinte me kembe , me mjekren te shtrernnguar dhe me syte e gjelber kerkonte kendet e shpirtit te secilit.” Skenderbeu ne vepren e Godose eshte i fuqishem dhe madheshtor, i guximshem per te luftuar dhe per te mbrojtur ate qe eshte e tij. Per tja arritur kesaj ai perdon nje oratori magjepese transmeton urti e largpamesi ka force bindese. “Ndersa e shikonin me ngurrim, prijesit smund te mos terhiqeshin nga zeri i tij me kumbim te thelle, dhe drejtesia e fjales. Ai rrinte i ngurte e i forte: ate qe kerkonte e donte per te gjithe dhe nuk lutej e as kercenohej. Dhe kishte perdorur shpesh nje fjale te vjeter me kuptim te ri. Ai kishte thene”atdhe”.

Page 7: Gjergj Kastrioti Skenderbeu

FORCIMI I PUSHTETIT▪ Shpartallimi prej Skënderbeut i lëkundjeve dhe tendencave separatiste, që arritën deri në bashkëpunim të hapur me pushtuesit osmanë, u bë faktor i rëndësishëm për ruajtjen dhe forcimin e pushtetit të tij mbi të gjitha viset e lira dhe krijimin e një shteti të vetëm shqiptar. Në këtë proces u përfshinë edhe rajonet periferike jugore e veriore të vendit, ku shtriheshin zotërimet e Arianitëve dhe të Dukagjinëve. Integrimi i tyre në shtetin e Skënderbeut u bë më vonë se në viset e tjera dhe në fillim të viteve 60 mund të quhej i kryer.

Page 8: Gjergj Kastrioti Skenderbeu

▪ Forcimi i pushtetit qendror të Skënderbeut mbi zotërimet e Arianitëve eci më lehtë se mbi ato të Dukagjinëve. Në këtë proces ndikonin lidhjet martesore të familjes së Skënderbeut me Arianitët dhe sidomos fakti që zotërimet e këtyre ishin kufitare dhe qenë vazhdimisht nën kërcënimin e pushtimit osman. Pushteti qendror shtetëror u forcua aq shumë mbi Arianitët saqë, pas vdekjes së Gjergj Arianitit, më 1461, djemtë e tij ishin të detyruar të përmbushnin urdhrat e Skënderbeut. Djali i madh i Gj. Arianitit, Thomai, në emër të tij dhe të dy vëllezërve më të vegjël, në qershor të vitit 1461, u pranua në audiencë nga duka i Venedikut me letërekomandimin e Skënderbeut. Ndaj një vartësie të tillë të plotë, e ëma e tyre, që ishte edhe vjehrra e Skënderbeut, në fund të vitit 1463 do t`u shprehte pakënaqësinë e saj shteteve të tjera.

Page 9: Gjergj Kastrioti Skenderbeu

Hero kombetarSKENDERBEU

Page 10: Gjergj Kastrioti Skenderbeu

▪ Gjergj kastriot-Skenderbeu sintetizon nje epoke te tere historike qe mori emrin e tij:luften njeshekullore kunder pushtimit osman. Nen udheheqjen e tij, lufta e shqiptareve u ngrit ne nje shkalle me te organizuar e me te larte dhe shenoi nje kthese vendimtare ne zhvilimin politik te shqiperise.

▪ Gjergj kastriot –Skenderbeu ishte perfaqesuesi me konsekuent dhe me i shquar i elites drejtuese shqiptare qe terhoqi me vendosmeri frontin e luftes se shqiptare kunder pushtuesve osmane. Ai realizoi te parin bashkim te shqiptareve , lidhjen shqiptare te lezhes , e cila hapi rrugen e krijimit te shtetit te pavarur shqiptar ,themeluesi i te cilit u be vete ai.kujdes te vecante Skenderbeu i kushtoi ruajtjes se burimeve te brendshme ekonomike ,tek te cilat u mbeshtet lufta.duke fuqizuar mbrojtjen ne brezin kufitar , ne lindje e ne jug,ai i dha mundesi banoreve te viseve te lira te zhvillonin nje veprimtari ekonomike deri diku normale

Page 11: Gjergj Kastrioti Skenderbeu

TAKTIKAT NE LUFTE

Page 12: Gjergj Kastrioti Skenderbeu

▪ Në kushtet e vendit tonë mori përhapje të gjerë lufta guerile, formë tradicionale kjo e luftës së fshatarësisë në epoka e vende të ndryshme. Ushtria shqiptare përbëhej nga kalorësia,dhe nga këmbësoria. Luftëtarët e saj përgjithësish kishin armatim të lehtë dhe nuk mbanin armatime të rënda si ato që përdoreshin në ushtrinë feudale të kohës. Skënderbeu e mbështeti strategjinë dhe taktikën ushtarake në trimërinë dhe heroizmin e luftëtarëve të tij, në traditën luftarake të shqiptarëve, në njohjen prej tij të organizimit e të artit ushtarak të armikut.varietet taktike qe perdorte skenderbeu per te shpartalluar ushtrite armike ishin te larmishme e mbeshteteshin ne bashkerendimin e mbrojtjes me slmin,te mesymjes se ushtrise se rregullt me goditjen e cetave ,te ndeshjeve ballore me sulmete e befasishme ,duke futur ne perdorim si kembesorine ashtu edhe kaloresine e armatosur lehte.Ne cdo luftim Skenderbeu perpiqej ta parashikonte ecurine e tij ,sulmonte e hapte beteja ne kushte qe I dukeshin me te pershtatshme.Ai gershetoi dhe perdori gjeresisht manovren e shpejte te forcave te veta me sulmet e befasishme mbi ushtrite armike ne cdo kohe,diten dhe naten,duke I shoqeruar keto ne menyre te persosur me prita e kurthe te ndryshme.

Page 13: Gjergj Kastrioti Skenderbeu

▪ Skenderbeu formoni një Ushtri për herë të parë të Kombit Shqiptar, diku rreth 25 mije ushtarë në krahasim me 100.000 ushtarë osman që mernin pjesë aktive ne ekspeditat ushtarake të Perandorisë Osmane drejt tokave shqiptare. Ai gjithë strategjinë e tij të profeksionuar nën Perandorinë Osmane dhe ne betejat e saj konvertoi një strategji unike shqiptare dhe harmonizonte taktikat luftarake në teritoret e origjinës së lindjes së tij.Skenderbeu në strategjin e tij taktike,shfrytëzonte jashtëzakonisht mirë konfiguracionin e gjeografik të teritorit të vet. Ai i fuste ushtritë osmane në gryka shkëmbore shumëtë larta ku rallë herë madje depërtonte edhe dielli. Nga kjo lartësi dhe epërsi në taktikat operative luftarake të tij ,sulmonte nga lart poshtë. Duke realizuar operacionet ushtarake sulmuese të cilat i përdorte kryesisht natën për shkak të lodhjes dhe molisjes së ushtarëve osman, arrinte të dominonte me aftësin e tij taktiko - strategjike dhe të neutralizonte ushtarët osman lehtësisht me një kreativitet komod luftarak për kushtet e kohës.Duke shfrytëzuar mirë infrastrukturën kodrinore , si gurët shkëmbor, pritat e improvizuara dhe aftësite e sulmit të befasishëm në vend dhe kohë të caktuar, Skenderbeu arrinte në atë kohë ate që quhet në terminologjinë e sotme ushtarake “ Aftësia e neutralizimit masiv”

Page 14: Gjergj Kastrioti Skenderbeu

MARRDHENIET E SKENDERBEUT NE EUROPE

▪ Lufta heroike dhe e sukseshme e shqiptareve kunder forcave osmane beri qe ata te vlersoheshin nga shtetet e huaja si nje fuqi e rendesishme e dores se pare dhe I vuri shqiptaret ne balle te perpjekjes per debimin e osmaneve nga viset e pushtuara te Evropes.Lufta kunder te njejtit agresor, Perandorise Osmane,I afroi dhe I beri aleate te natyrshem vendet e Evropes Juglindore.Me 448 dhe 1456 ,Skenderbeu u pergatit te merrte pjese perkrah Janosh Huniadit ne betejat qe ai zhvilloi ne Kosove dhe ne Beograd .Por ushtria shqiptare nuk arriti te merrte pjese ne keto beteja per shkak te pengesave qe vinin nga largesite e medha midis vendeve te tyre dhe te qendrimeve armiqesore te sundimtareve serbe te atyre aneve. Marredheniet e Skenderbeut me sundimtaret sllave ,si me Gjergj Brankovicin , ne zoterimet e te cilit perfsihej ne ate kohe pjesa me e madhe e Kosoves dhe me princin Stefan te Bosnjes ,nuk arriten shkallen e bashkepunimit,sepse ata ishin te pavendosur edhe iu nenshtruan osmaneve si vasale. Lidhjet tradicionale dhe te vazhdueshme ,kryesisht ekonomike -tregtare shqiptaret I kishin me qytetin e Raguzes,qe ishte nen sovranitetin e Hungarise . Raguza I dha nje mbeshtetje te gjere morale luftes heroike te shqiptareve si dhe nje ndihme modeste ekonomike-financiare.Kurse ne aspektin ushtarak ,ajo I ruhej konfontimit me osmanet , ndaj te cileve paguante nje tribut vjetor.

Page 15: Gjergj Kastrioti Skenderbeu

‘’PRINC I PAKUROREZUAR I SHQIPTAREVE’’

▪ Nga letrat e Papa Piu II per Skenderbeun ,ne vitin 1463 ,mesojme se Papa propozonte se ai do te linte Romen ne krye te nje ushtrie-kryqezate te madhe kunder Fuqise Turke. Ai deklaronte se do ti hipte anijes ne Ankona dhe do te kalonte pastaj ne Epir ,ku ai do ti jepte titullin e kardinalit Pal Engjellit, kryepeshkopit te Durresit si dhe do te kurorezonte Skenderbeun-mbret I Epirit dhe I Shqiperise si dhe ta emertonte ate komandant te forcave kristiane.Besimi ne autoritetin e skenderbeut dhe aftesite e tij ushtarake ishin ne shkallen me te larte .

▪ Ne gusht te vitit1464 Papa piu II, kerkoi qe te nisej per ne Shqiperi dhe te permbushte misionin e tij ,por mjerisht nje semundje e papapritur nuk e la ta plotesonte kete deshire.Keshtu Papa Piu II vdiq pa arritur ta kurorezonte Skenderbeun mbret te Epirit dhe Shqiperise.

Page 16: Gjergj Kastrioti Skenderbeu

VDEKJA E SKENDERBEUT▪ Pas largimit të trupave osmane ne 1467 , si detyrë e

ngutshme përpara vendit qëndronte përballimi i rrënimeve dhe vështirësive të shumta të shkaktuara nga lufta. Për masat që duheshin marrë në këtë drejtim, në janar 1468 Skënderbeu thirri në Lezhë Kuvendin e fisnikëve të vendit.

▪ Ndërkohë një ushtri osmane e ardhur nga Kosova, sulmoi viset e Shkodrës. Ushtria shqiptare u mobilizua menjëherë, u doli përpara forcave armike dhe korri fitore në betejën që u zhvillua pranë lumit të Kirit. Këtë herë shqiptarët luftuan pa komandantin e tyre, Skënderbeun, i cili në atë kohë u sëmur. Pas disa ditësh, më 17 janar 1468, në Lezhë, pushoi së rrahuri zemra e tij. Lajmi i vdekjes së Skënderbeut shkaktoi një pikëllim të rëndë e të papërshkruar në mbarë popullin shqiptar. "Me vdekjen e tij, - theksohej ato ditë në Senatin e Venedikut, - arbërit kanë rënë në një ngashërim dhe tronditje të madhe".

▪ Gjergj Kastrioti - Skënderbeu u varros në katedralen e Shën Kollit të Lezhës, po në atë vend ku ai themeloi Besëlidhjen Shqiptare.

Page 17: Gjergj Kastrioti Skenderbeu

FIGURA E SKËNDERBEUT NË ART

▪ Skënderbeu mblodhi mjaft reputacion një postum në Evropën Perëndimore në shekujt e 16 dhe 17. Me shumë e Ballkanit nën sundimin otoman dhe me turqit në portat e Vjenës në 1683, asgjë nuk mund të ketë lexues të mahnitur në Perëndim më tepër se një përrallë plot aksion e rezistencës heroike të krishterë për të "një luzmë mysliman".

▪ Mbi jetën e Skënderbeut është xhiruar edhe një film me emrin e njëjtë (Velikiy voin Albanii Skanderbeg).

▪ Skënderbeu është protagonist i tri tragjedive 18-shekullit britanik, Skenderbeu William Havard-së, një tragjedi (1733), George Lillo's Hero i krishterë (1735), dhe Skënderbeu Thomas Whincop-së, Ose, Dashuria dhe Liberty (1747).

▪ Frëngjisht poeti i shekullit të 16 Ronsard shkroi një poemë rreth tij, ashtu si edhe të shekullit të 19 poeti amerikan Henry Wadsworth Longfellow. Për Gibbon, "John Huniades dhe Skënderbeut... janë të dyja të drejtë për njoftim tonë, që nga profesioni i tyre i Osmane armëve vonuar rrënojat e perandorisë greke."

Page 18: Gjergj Kastrioti Skenderbeu

▪ Projekti kulturor Itali-Shqipëri "A.C.C.I.A ARTE" organizoi me datë 1 gusht 2006 një konferencë shkencore me titull “Shqiponja dhe gjysmëhëna”. Në këtë sesion studiues e pedagogë shqiptarë e italianë diskutuan mbi praninë e figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në veprat letrare dhe ato muzikore, në shekuj

▪ Barok kompozitorit italian Antonio Vivaldi përbërë një opere me titull Skënderbeu (e parë e interpretuar 1718). Një tjetër opera me titull Skënderbeu ishte i përbërë nga shekulli 18 frëngjisht kompozitorit François Francœur (e parë e interpretuar 1763).

▪ Libra mbi princin shqiptar filluan të shfaqen në Evropën Perëndimore në fillim të shekullit 16. Një nga më të hershme të këtyre historive që kanë qarkulluar në Evropën Perëndimore në lidhje me veprat heroike e Skënderbeut ishte Historia de Vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis (ca Romë. 1508-1510), botoi një katër dekada vetëm pas vdekjes së Skënderbeut. Kjo Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut, Princi i Epirote është shkruar nga historiani shqiptar Scodrensis Marinus Barletit, i njohur në gjuhën shqipe si Marin Barleti, të cilët pas përjetuar pushtimin turk të Shkodrës tij të lindjes nga eksperienca personale, u vendos në Padua ku ai u bë rektor i kishës famullitare të Shën Stefan. Barleti dedikon punën e tij për të Donferrante Kastrioti, (nip i Skënderbeut), dhe të pasardhësve. Libri është botuar së pari në latinisht.

Page 19: Gjergj Kastrioti Skenderbeu

POEZIA MË E RE E ARBËRESHËVE TË ITALISË GËLON NGA VJERSHA DHE KRIJIME DRAMATIKE QË KANË NË THEMEL FIGURËN E SKËNDËRBEUT. PËRMENDIM, NDËR TË TJERA, ROMANIN “LA MOTO DI SCANDERBEG” E KARMINE ABATES, NGA KARFICI ARBËRESH, QË SHKRUAN ITALISHT, VJERSHËN “SKANDËRBEKU” TË KARMELL KANDREVËS DHE “KRUJA” TË LIRIKUT MË TË SHQUAR ARBËRESH VOREA UJKO, ME TË CILËN MË PËLQEN TA MBYLL REFERIMIN TIM

“Në majë të malit,

u ngjita në një faltore

të ngritur nga trimëria.

E lavdishme, e papushtueshme

Kjo kala kumbon në histori.

Çdo gur kishte duar çeliku

Një gojë, dy buzë të mbyllura,

Një kraharor të gjerë

Dhe sy prej zjarri.

Çdo guri unë ia njoh historinë

E mbi gurinmëtë madh

Ishte skalitur emri yt, Skandërbeg”.

Page 20: Gjergj Kastrioti Skenderbeu

FIGURA E SKENDERBEUT TE DARA

▪ Te poema Kenga e sprasme e Bales Dara i Ri nepermjet personazheve historike dhe te titulluara evoikoi kohen e lavdishme te GJergj Kastriotit dhe shprehu besimin se dita e Arberit do te vije .Ne te ndonese Skenderbeu nuk eshte personazh qendror ndihet jehona e epokes dhe jetes se tij.

FIGURA E SKENDERBEUT TE RILINDES TE TJERE 

▪ Nderkohe zgjimi i shqiptareve ka ngjare edhe ne kete ane te detit.Heroi Kombetar ze nje vend te rendesishem edhe ne veprat e shkrimtareve te tokes ame. Keshtu Zef Jubani shkruan librin Histori e Gjergj Kastriotit 1871, Naim Frasheri poemen Histori e Skenderbeut 1898,Sami Frasheri e permend te traktati Shqiperia c‟ka qene,c‟eshte dhe c‟do te behet 1899,Andon Zako Cajupi ne tragjedine Burri i dheut,Asdreni te Kembana e Krujes 1937.

FIGURA E SKENDERBEUT TE FILIP SHIROKA

Poeti Filip Shiroka i kushtoi disa vjersha si tingelloimat e Gjergj Katriotit,Te vorri i Skanderbegut Shqypja etj.Ne to a ii kendon lavdise se hershme te popullit,trimerise legjendare te heroit kombetar.Ashtu si te gjithe rilindesit ai kerkon te ndeze krenarine e bashkatdhetareve dhe per tu dhene zemer be luften per clirim. 

Page 21: Gjergj Kastrioti Skenderbeu

‘’SKENDERBEU’’ I SABRI GODOS.

▪ Në këtë vepër autori ndalet tek dorëzimi peng i fëmijëve të Gjon Kastriotit, përfshi edhe Gjergjin dhe rritjen e tyre në oborrin e sulltanit. Për herë të parë, heroin kryesor e ndeshim me këtë pengmarrje. Zhvillimi i mëtejshëm i ngjarjeve përqendrohet në jetën dhe veprën luftarake të Gjergjit. Këndvështrimi i kësaj figure në roman bëhet sipas rendit kronologjik : fëmijëria, djalëria, pjekuria dhe vdekja.

▪ Ne romanin Skenderbe, Sabri Godo gersheton te verteten historike me trillimin artistic pa cenuar te verteten historike. Per realizimin me vertetesi artistike te figures, autori zgjedh rrefimin. Rrefimtari eshte nje ze I kudondodhshem, qe rrefen per ngjarjet historike , si te ishin kronike, duke e paraqitur figuren e Skenderbeut ne disa plane veshtrimi: Nepermjet zhvillimit te veprimtarive te tijKetu jepet gjate perleshjeve,ne dialog me te tjeret si mendimtar , diplomat, politikan, si personazh historic I pervecuar nga pesha e madhe e fatit dhe e ngjarjeve .

Page 22: Gjergj Kastrioti Skenderbeu

JU FALEMINDERIT PER VEMENDJEN!