lek perviz1 mbi gjergj fishten-1

32
70 vjetori i vdekjes së Gjergj Fishtës nga Lek Pervizi (Revista Kuq e Zi, nr. 44-45, 2010) Ky vit na paraqitet me dy përvjetorët e dy figurave ma të mëdha shqiptare të shek. XX, njëna, Nanë Tereza, humanitare e me vlera shpirtnore, për të cilat fitoi famë botnore e çmimin Nobel, duke i dhanë kombit shqiptar krenari e nder. Tjetra, Gjergj Fishta, poeti ynë kombëtar, lavdia e letërsisë shqipe. Por këtë shkrim do t’ia kushtojmë Fishtës, që jetoi e punoi në Shqipni. Ma shume se kushdo kete pervjetor e ndjejne ata qe nen diktauren komuniste pesuen denimet ma te randa, si pushkatimet, burgosjet e internimet. Ndersa ai vete Poeti i Madh, ndonse eshtnat i preheshin ne banesen e fundit të vorrit, do te pesonte nje denimin ma makaber, ate te heqjes se eshtnave te shenjta dhe hedhjes e tyne ne lumin Drin. Paskej qenë thanë se te dy Gjergjat e Mëdhej, Gjergj Fishta u nderue e dekorue nga disa: ai i shpatës edhe ai i penës të pësonin të njejtin Shtete: Austria, Turqia, Greqia e Vatikani dhunim te vorrit, nga hordhi barbare te shekujve te ndryshem por te huqeve e sjelljeve antinjerzore dhe antishqiptare të përbashkëta. Gjergj Fishtën, që simbolizonre letërsinë shqiptare, si një poet i rangut botnor, me poemën kryevepër e poezisë epiko-heroike shqiptare, « Lahuta e Malcisë », per t’i ba qejfin motres Jugosllavi, qeveria bolshevike staliniane e Tiranës do ta bante kurban në altarin e komunizmit pansllav, ku si idhuj qendronin tre tiranët gjakatarë, Stalini bashkë me Tito dhe Enverin. Nuk mjaftonte ky shkak, që eshtnat e Fishtës të tretëshin, ishte edhe një shkak tjeter ma i përbindshëm për popullin e kombin shqiptar. Ai i zhdukjes se gjuhës së bukur dhe

Upload: fatmir-terziu

Post on 06-Apr-2015

280 views

Category:

Documents


9 download

TRANSCRIPT

Page 1: Lek Perviz1 Mbi Gjergj Fishten-1

70 vjetori i vdekjes së Gjergj Fishtës

nga Lek Pervizi(Revista Kuq e Zi, nr. 44-45, 2010)

 

Ky vit na paraqitet me dy përvjetorët e dy figurave ma të mëdha shqiptare të shek. XX, njëna, Nanë Tereza, humanitare e me vlera shpirtnore, për të cilat fitoi famë botnore e çmimin Nobel, duke i dhanë kombit shqiptar krenari e nder. Tjetra, Gjergj Fishta, poeti ynë kombëtar, lavdia e letërsisë shqipe. Por këtë shkrim do t’ia kushtojmë Fishtës, që jetoi e punoi në Shqipni. Ma shume se kushdo kete pervjetor e ndjejne ata qe nen diktauren komuniste pesuen denimet ma te randa, si pushkatimet, burgosjet e internimet. Ndersa ai vete Poeti i Madh, ndonse eshtnat i preheshin ne banesen e fundit të vorrit, do te pesonte nje denimin ma makaber, ate te heqjes se eshtnave te shenjta dhe hedhjes e tyne ne lumin Drin. Paskej qenë thanë se te dy

Gjergjat e Mëdhej, Gjergj Fishta u nderue e dekorue nga disa: ai i shpatës edhe ai i penës të pësonin të njejtin Shtete: Austria, Turqia, Greqia e Vatikani dhunim te vorrit, nga hordhi barbare te shekujve te ndryshem por te huqeve e sjelljeve antinjerzore dhe antishqiptare të përbashkëta. Gjergj Fishtën, që simbolizonre letërsinë shqiptare, si një poet i rangut botnor, me poemën kryevepër e poezisë epiko-heroike shqiptare, « Lahuta e Malcisë », per t’i ba qejfin motres Jugosllavi, qeveria bolshevike staliniane e Tiranës do ta bante kurban në altarin e komunizmit pansllav, ku si idhuj qendronin tre tiranët gjakatarë, Stalini bashkë me Tito dhe Enverin. Nuk mjaftonte ky shkak, që eshtnat e Fishtës të tretëshin, ishte edhe një shkak tjeter ma i përbindshëm për popullin e kombin shqiptar. Ai i zhdukjes se gjuhës së bukur dhehistorike të gegnishtes letrare. Me një kapadajllek e urrejtje të paparë, diktatori i kurdisi cerberet e tij per te hequn nga qarkullimi veprat e Fishtes, qe ndonse i vdekun mbahej si anmiku ma i madh i diktatures. antikombëtare sllavo-komuniste. Ai burrë, dijetar e shkrimtar i madh, qe i kishte kendue heroizmit te malësorve e kosovarve trima për të mbrojtë kufijtë etnikë. Ai burrë që i kishte këndue Kosovës se robnueme, që po luftonte për të thye prangat e dyfishta të robnisë, pra jo vetem poeti por dhe patrioti e atdhtari i madh, u denue me vdekje përsevdekmi. Një vepër kriminale e pashkrueme në analet e historisë shqiptare, por edhe të botës.

Page 2: Lek Perviz1 Mbi Gjergj Fishten-1

Fatmirësisht unë përsonalisht kam pasë fatin ta njoh Fishtën, kur vinte për vizitë për me u takue me tim atë. E ndjek për krenari që e kam pasë atë fat. Më 1937, kur u botue kryevepra e tij, Lahuta e Malcisë, ai erdhi kastile nga Shkodra në Korçë, e ua solli vetë librin, dy nxanësve të dikurshëm, e ma vonë miq, tim etit e Prof. Luigj Muzhanit. Kështu, që në fëmini unë nisa të lëxoj e të mësoj përmendësh kangët e Lahutës. Fishta u ba frymëzuesi i gjithë rinisë dhe pushtoi zemrat e shqiptarve e sidomos te malësorve, që e mësuen gjithë lahutën përmendësh duke i këndue kangët e saj në çdo rast festash e dasmesh, dhe në kullat e tyne rreth oxhakut në netët e gjata dimnore. Lahuta ndixte zemrat e shqiptarve me ndjenja patriotozmi dhe i frymezonte per lartësimin e kombit dhe bashkimin e tij. Por i ketij mendimi nuk ishin udhëheqësit e komunizmit shqiptar, që ishin Poeti në moshë të relidhun pas qerrës se sllavizmit serbo-rus. As e honepnin këta udhëheqës plangprishës, që gjuha e Fishtës të tingëllonte ndër shkollat e në gjithë shoqninë shqiptare. Fishta tashma ishte ngritë në podiumin e letërsisë si një Homer i vertëtë shqiptar, të cilin bota e çmonte të tillë. Profesori e albanologu i shquem Maksimilian Lambertz, e kishte përkthye gjermanisht, dhe emni i Fishtes ishte perfolë për çmim Nobël, por plasi lufta e dytë botnore dhe ajo punë u prish. Përfundimi i luftës erdhi katastrofike për Shqipninë e Shqiptarët. Pushteti ra në duert e komunistëve, të cilët si pikë të parë mohuen paturpësisht Kosovën duke ia rikthye Jugosllavisë, e duke ba krime mbi kosovarët. Së dyti, dënuen e hoqën veprat e Fishtës nga qarkullimi, e mjerë ai të cilit i gjendej Lahuta e Malcisë, ku e priste burgu ose ma keq. Profesore e shkrimtarë si Mark Ndoja, Sejfulla Maleshova, e disa të tjerë e pësuen pse e mbrojtën Gjergj Fishtën, në kuptimin që ai duhej futun ne programet shkollore e te botimeve. Ndal, tha diktatori, është punë që nuk bëhet ! Na fyhen e zemërohen jugosllavët e rusët, sepse vepra e tij ëshë shoviniste ndaj serbëve, vëllezërve tanë të internacionales komuniste, ku na kanë përfaqësuar gjithmonë. Na zemërohen rusët e malazezët , etj. Por a e dini se ç’far i kishte thanë Krajl Nikolla vetë Gjefj Fishtës në një takim me të? - Je një poet i madh. Lahuta e Malcisë asht një kryevepër. Por, ta dish mirë, qe do të vijë koha që vetë shqiptarët do t’i nxierrin eshtna e tua nga vorri e do ti tresin. - Një profeci që mjerisht u realizue me kënaqësi sadiste nga komunistët, varrmihësit e Kombit shqiptar Unë jam një dëshmitar. Punoja në librari private të qiftit korçar Kote-Peppo. Viti 1946, Z. Llambi Kote, pronari, një ditë erdhi i alarmuem. Shpejt, tha, të hiqen veprat e Fishtë e çdo gjë që flet për të, se do të na vije një kontroll. Në vetrinë ishin ekzpozue disa libra mbi Fishtën, ndër të cilët i një autori italian me fotografinë e Fishtës, prej 400 faqesh. Ishin ekspozue edhe Lahuta e Malcisë dhe veprat satirike. Shqipnia donte me u kthye në jetën normale, por kështu nuk mendonte nëna parti as i biri i denjë i saj, tirani paranoiak. Librat u zhdukën. Ato të autorit italian, përfunduen në furrën e ngrohjes se shtëpisë së pronarit nga frika e një kontrolli. Kurse veprat e Fishtes, për t’i ruejtun, ai i kishte

Page 3: Lek Perviz1 Mbi Gjergj Fishten-1

mbyllun me çelës në një raft. Unë isha një spektator i kësaj farse që luhej para shqiptarve. Regjimi komunist shqiptar i ishte nënshtrue plotësisht ndikimit politik, ekonomik e kulturor të Jugosllavisë dhe Rusisë sovietike. Persekutimi i Gjergj Fishtës dhe i veprave të tij ishte në rend të ditës. Sigurisht se po te kishte qenë gjallë, poetin do ta kishin pushkatue siç banë me kolegët e tij, At Anton Harapin, Mons. Prenushin, At Gjon Shllakun, Dom Ndre Zadejen , e shumë të tjerë. Nuk ishte çeshtja vetëm e petkut fetar, sa e fuqisë intelektuale të këtyne bijve të denjë të Shqipnisë, së cilës nuk i banin dot ballë barinjtë e maleve apo studentët që kishin braktisë shkollat për t’u rekrutue në të e ashtuquejtunën ushtri çlirimtare, që rezultoi t’ishte një ushtri kriminelash, për me djeg e rrenue, vra e pushkatue, burgosë e internue, jo vetëm ato që quhëshin familje të mëdha, por edhe popullin mbarë, pleq e gra e fëmijë, pa mëshirë. Motrat e vllaznit e tyne. Absurditet. Tani vjen pyetja, po Gjergj Fishta ç’hyn këtu ? Po si mund te bahet kjo pyetje, kur ai u përfshi për se vdekmit në vorbullën e terrorit komunist ? Përfaqësusi ma i shquem i kulturës dhe i letërsisë shqiptare, qe edhe përse vdekmi u kallte tmerrin për aftësitë e tija të tregueme me vepra të arrituna, ku Lahuta e Malcisë e lartësonte atë për t’u quejtë Homeri Shqiptar, dhe i tillë ishte. Pse ? Si Homeri që na paraqet në veprat e tij atë botë të lashtë heroike, me të gjithë traditat e zakonet, luftat e lavditë, ashtu Fishta skaliti gjithë botën shqiptare që kishte trashëgue e ruejtë bashkë me gjuhën, traditat e zakonet, dhe nga ana tjetër luftonte trimnisht kundër atyne që donin t’u zaptonin tokat. Fishta e ka përjetësue atë kohë heroike e lavdiplote të shqiptarve, që nuk përsëritet ma kurrë e mbetet si një Iliadë shqiptare e mirëfilltë për brezat e ardhshëm Si u soll diktatura me ushtrinë e saj të shkrimtarëve e historianëve ? Gjergj Fishta u quejt bejtexhi e shovinist, prift e agjent i Vatikanit. E banë vjedhës së kangëve popullore ( kur ishte e kundërta, sepse populli i mësoi prej tij), e kush e thërriste të tillë, mos vetëm diktatori ? Mos Zonja e Zezë ? Mos byroistët kokorosha e mendje bosha ? Jo, mor i dashun lexues, të tilla shprehje vinin nga goja e shkrimtarëve të shquem të realizmit socialist, që donin të hiqnin qafet mitin e Fishtës, për me i zanë vendin. Edhe bretkoca desh me u ba sa buelli, e piu e piu ujë derisa plasi. Termi latin “mors tua vita mea” u përshtatej shumë mirë shkrimtarëve komunistë që lavdinë e tyne donin ta ndërtonin e fitonin mbi vdekjen e të tjerëve. Dhe vazhdojnë ta përdorin edhe sot atë lloj politike denigruese e bajate, që ua kishte shti në tru “babushka” Stalini dhe biri i tij pasardhës , diktatori malukat i Shqipnisë, prapë se prapë kundër Fishtës së madh, ato buburreca të bolshevizmit sllav. Atëhere ç’ndodhi ? Duhet të dini, se fillimisht, nuk pati fare shkrimtarë që të shkruenin libra me vlerë letrare e të botonin. Nuk botohej asgje nga shkrimtarët shqiptarë të paekzistueshëm. Botohëshin disa libra mbi heronjtë e Jugosllavisë si Ivo Lola Ribar, etj. Vepra të Leninit, Stalinit, Milovan Gjilasit, Zhdanovit, etj. Shkrimtarët e vërtetë ishin nëpër burgje, ato që nuk ishin pushkatue, si Mitrush Kuteli, Mitat Araniti, Ali Asllani, Nexhat Hakiu, edhe Vedad Kokona (fillimisht), Mustafa Greblleshi, Guljelm Deda, etj. Kurse Lasgush Poradeci, nuk pranonte me shkrue ma. Në dy tri libraritë private, kishte vetëm libra me gjuhë të hueja, shumica italisht, kishte dhe botime te vjetra, te shtypshkronjës Peppo të Korçës, si Baba Tomorri, Erveheja, Qerbelaja, Aferdita e Spasses, Pse ? e Strazimirit, etj. Kaq. Pastaj vërshuen librat sovietikë, që blehëshin ma tepër prej rusëve, pasi kushtonin shumë lirë. E, përnjëherësh si këpurdhat pas shiut dolën shkrimtarët e « Realizmit Socialist », ku disa prej tyne kishin mbarue shkollat në Moskë, selia e kulturës bolshevike stalinaine. Ata filluen me shkrue shumë vepra bombastike si flluska sapuni, ku disa prej tyne u banë tullumbace prej gome,

Page 4: Lek Perviz1 Mbi Gjergj Fishten-1

dhe i qendruen kohës duke shkuen nga i çon era, e vazhdojnë të enden deri kur të hasin në ndonjë gjëmb e të pëlcasin. Ndërsa vepra e Fishtës, shkon duke marrë peshë, duke u përhapë e duke u imponue, dashkan a nuk dashkan disa njerëz te fantaksun pas se kaluemes lavdiplote qu u dha nana parti, në kurriz të mija e mija shqiptarve te pafajshëm qe lëngonin nën kthetrat e bishës komuniste. Vërtet për t’u neveritun. Kjo ngjante me shtepinë me kufomën e të vdekmit në djomë, ndersa në paradhomë bahej aheng. Kështu kur me mija shqiptarë pushkatohëshin e vdisnin ndër birucart e burgjeve ose ne kenetat e Maliqit, Vloçishtit e të tjera. Epleq e plaka, gra e femije, djem e vajza e nuse te reja lëngonin e vdisnin ne kampet e internimit, shkrimatarucat e realizmi socialist, zadhanësit e partisë e të regjimit gjakatar, shkruenin poema, vjersha e romane nga ma të neveritshmit, pët të ndërtue lavdinë e tyne mbi fatkeqësinë e të tjerëve. Ndonjeni prej tyne, rroftë sebepi, ia arritë me fitue lavdi me vepra që kullojne gjak e lot viktimash të pafajshme, te flijueme në altarin e idhullit të komunizmit. O burrani se Fishta me shokë nuk janë ma, as veprta e yne, të ua zajmë vendin, tani që kemi qevetrine e partinë tonë, me mbretin Makbeth në krye e me Ledin e zezë pranë, që nuk përtojnë të vrasin gjumin, për të vra njerëz të ndërshëm e të zotë. Le të jenë ata kunetën ose kunata, kushërij e kushrina, vllazën apo motra, shokë apo shoqe, le të jenë ç’të jenë, fetarë, prifat e hoxhallarë, presidenta, ministra, gjeneralë, apo thjesht ushtarë : Makbethi shqiptar do t’i heqë qafet,do ta lëjë të pastër partinë, siç e la. Dhe bani ç’bani e hoqi qafet Gjergjin e Madh ( jo Skabnderbeun, se s’ kishte ku me ia marrë eshtnat, se ia kishin përla turqit), kurse këtij Gjergjit tjetër, ia gjeti varrin, ia mori kockat e ia hodhi në lumë. Veprat ia zhduku. Po a hyn minarja në thes ? Aq mund të fshihej Fishta para historisë. Aq mund të fshihej Fishta nga libri i artë i kulturës shqiptare apo nga kujtesa e popullit. S’ka tjeter poet ne botë që t’i këndohen kangë për së gjalli e përsë vdekmi si At Gjergj Fishtës. E ky asht Poeti i Madh Kombëtar yni. Le ta kujtojmë madhërisht në këtë 70 vjetor të vdekjes, për ta përjetësue si poet, si njeri e si një atdhetar i madh dhe një martir i vërtetë i lirisë që i këndoi heroizmit, besës, burrnisë, trimnisë, traditave e virtyteve ma të nalta të shqiptarve të trahsëgueme nga të parët, në mbrojtje të trojeve amtare. Kryevepra e tij « Lahuta e Malcisë » do të mbetet në shekujt si një monument madhështor e emni i tij Homeri i Kombit Shqiptar.

Tre patriotë, shkrimtarë e miq të shrejtë:

Page 5: Lek Perviz1 Mbi Gjergj Fishten-1

Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta e Ndre Mjeda. Gjergj Fishta në Konferencën e Paqës të Versailles më 1919-1920, pjesmarrës i delegacionoit

shqiptar

Katër poete e shkrimtarë të shquem të Shqipnisë  :Gjergj Fishta, Asdreni, Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi.

Ne kohën e diktaturës, Fishtës iu zhdukën eshtnat dhe veprat. Lasgushi nuk pranoi t’i serviloset regjimit komunist me gjithe joshjet e ofertat, u muer vetëm me përkthime. Koliqi i arratisun politik jashte shtetit i deklaruem anmik e tradhëtar. Azdreni kishte vdekun. Ky fati i këtyne katër poetëve shqiptarë.

Botue ne Revistën Kuq e Zi, nr. 44-45, Prill 2010

Page 6: Lek Perviz1 Mbi Gjergj Fishten-1

Gjergj Fishta (1871-1940): Jeta dhe veprat

(Ne foto Gjergj Fishta me

familjart e tij ne fshatin

Fishte te Zadrimes)

Lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e filloi si barì. Por shumë shpejt , kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut.

Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe “Ushtrimet e para poetike”. Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm.I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u krijuan në shekullin e njëzetë. Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në krijimtarinë e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.Deri më 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të atj viti a bëhet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë “Bashkimi”, të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër gjer atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai fut gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Arrin të botojë këngët e para të “Lahutës së Malësisë”, kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike “Anzat e Parnasit”, më 1909 përmbledhjen lirike “Pika voëset” më 1913 “Mrizi i Zanave”.Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë “Bashkimi”. U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit.Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e kishte pritur me entuziazëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare. Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publiçistike që boton në revistën “Hylli i dritës”, revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën “Posta e Shypnisë” (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, Komisinë letrare që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare.Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, si intelektual, si politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar. Si nënkryetar i Parlamentit kreu veprimtari të dënduara politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Ndërkohë, krijon, boton e riboton pareshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i “Lahutës së Malësisë”, (1937).Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931 Greqia i jep dekoratën “Foenix”. Dekorohet nga Austria e Turqia. Më 1939 bëhet anëtar të Akademisë së Italisë. Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.

Page 7: Lek Perviz1 Mbi Gjergj Fishten-1

GJERGJ FISHTA

Lindi me 23 Tetor 1871 ne fshatin Fishte te Zadrimes. Mesimet e para i kreu ne Kolegjin e Troshanit. Studimet e larta, filosofi e teologji, ne Bosnje. Ne 1894 kethehet ne atdhe dhe jep mesim ne Kolegjin e Troshanit, pastaj emnohet famulltar ne Gomsiqe. Ketu fillon veprimtaria e tij letrare.

VEPRIMTARIA E GJERGJ FISHTES

1985 - Bashke me Imzot Preng Doçin, Abat i Mirdites, themelon Shoqnine Letrare Il Bashkimi 1902 - Drejton Shkollen Françeskane ku vendos si gjuhe mesimi shqipen. 1905 - Boton ne Zadar blenin e pare te " Lahutes se Malcise ". 1906 - Boton ne Zadar blenin e dyte te Il Lahutes se Malcise ". 1907 - Boton ne Sarajevo poezite satirike " Anzat e Pamasit ". 1908 - Merr pjese ne Kongresin e Manastirit ku emnohet Kyetar i

Komisionit per caktimin e Alfabetit te gjuhes shqipe . 1909 - Boton vellimin me poezi " Pika Vese " ( ma vone " Vallja e Parrizit ") 1911 - Shfaq ne Shkoder melodramen " Shqiptari i Qytetnuem ". 1912 - Shfaq ne Shkoder melodramen tjeter" Vllaznia ose Shen Françesk Assisi" 1913 - Themelon revisten k:ulturore -letrare "Hylli i Drites "

1914 - Shkruen e shfaq tragjedine e pare" Juda Makabeu ". 1916 - Themelon shtypshkronjen françeskane dhe boton fletoren Il Posta Shqiptare ", ku

pjesen shqipe e drejton vete.Formon se bashku me Luigj Gurakuqin " Komisionin letrar " te gjuhes shqipe.-

1919 - Merr pjese ne Konferencen e Paqes se Versailles si sekretar i Imzot Burnçit, që ishte Kyetar i

delegacionit shqiptar. .. 1921 - Zgjidhet deputet i Shkodres ne Parlamentin e pare te Legjislatures shqiptare.

Emnohet N/Kryetar i Dhomes se Deputetve dhe Kryetar i Komisionit te Arsimit. Hap gjimnazin Il ILLIRICUM" nen drejtimin e françeskanve ..

1922 - Ne Londer dhe ne Washington me Delegacionin shqiptar per njohjen

Page 8: Lek Perviz1 Mbi Gjergj Fishten-1

e Shqipnise, 1923 - Boton vellimin me vjersha satirike Il Gomari i Babatasit ". 1924 - Boton vellimin me poezi "Mrizi i Zanave ". - 1925 - Boton vellimin me poezi" Vallja e Parrizit ". 1927 - Shkruen e shfaq melodramen " Shen Luigj Gonzaga ". 1928 - Emnohet nga Urdhni Françeskan, " Lector Iubilatus Honoris Causa" perfaqeson Shqipnine ne Konferencen Interballkanike ne Athine.1931 - Idem ne Stamboll. ] 932 - Idem ne Bukuresht. 1935 - Zgjidhet Provincial i Françeskanve te Shqipnise. 1937 - Boton kryevepren e tij te poezise epike If Lahuta e Malcise If.

1939 – Akademik, Anetar i Akademisë së Italisë.1940, 30 Dhjetor, vdes në Shkodër me ne goje fjalet e fundit : If Me vjen keq qe po vdes tue lane Atdheun te shkelun nga kamba e huej ". Vorroset ne kishen e Gjuhadolit

Page 9: Lek Perviz1 Mbi Gjergj Fishten-1

Mark Bregu

AT GJERGJ FISHTA FIDANI I SHEKUJVE

NDERI E LAVDIAE KOMBIT

Do ta filloj këtë shkrim me konsideratën që ka dhanë për poetin tonë kombëtar, Akademiku intalian Agostino Gemelli : « Në historinë e Shqipnisë emni i Gjergj Fishtës do të zajë vend krahas me atë të Gjergj Kastriotit, dy emna këto që janë e mbeten si një Flamur i vetëm, një lumni e vetme. » Fishta ishte poliedrik, prandaj figura e tij madhore don trajtim e studim të thellë, për brezin e ri të Shqipnisë paskomuniste. Nuk e di se si trajtohet Fishta në librin e Antologjisë Shqipe, por gjithësesi (ndosne me vonesë), ma në fund, Shteti Demokratik dhe vetë Presidenti u kujtuen për me i dhanë titullin « Nderi i Kombit », (ky asht një refleksion), dhe duhet përshëndetë. At Gjergj Fishta na vjen në këtë përvjetor të shtatëdhjetë si një i gjallë që kurrë s’do të vdesë. « Njerëzit që lajnë veprat të mëdha fitojnë pavdekësinë ». Për trajtimit (antinjerëzor) që iu ba veprës së Fishtës (gjatë sistemit komunist që lamë pas) asht folë dhe shkrue mjaft, prandaj e quej të panëvojshme përsëritjen. Në këtë trajtesë due të evidentoj konsideratat që kanë dhanë penat dhe mendjet ma të kthjella të kulturës dhe letrave shqipe e të huej. E quej të domosdoshme këtë evidencim kryesish për atë brez të rijësh që nuk ka pasë mundësi me u njohë me madhështinë e veprës së « Gjeniut Fishtë ». Duhet theksue se Fishta i madh sundon me të gjithë fuqinë e shpirtit dhe forcën e penës dhe gjetjen e themeleve të fisit arbnor dhe me shum sukses arriti të ballafaqojë autoktoninë e Kombësisë sonë duke hedhë poshtë çdo synim të atyne të cilët përdorën çdo mjet për me mohue prejardhjen tonë – Pellasgo-Ilire. Vetëm një titan si Fishta mundi me ngritë në zenit prejardhjen e popullit të vet, me të cilin ishte i lidhun përjetësisht, si Anteu i lashtë me tokën. Marash Ucët, Oso Kukat e Ded Gjo Lulët janë përsonazhe të gjalla që dalin nga « Eposi Fishtjan » permës kangëve që vetëm « Lahuta » e Fishtës dijti t’iu përciellë brezave e ti bajë ato të pavdekshme. Vetëm pena fishtjane mundi dhe dijti t’u tregojë sllavojugorëve se prej kah kishin ardhë, dhe se ne shqiptarët banonim në këto troje që në Pranverë të Rrozullimit, duke përjetue në vargje mendimin e tij historik dhe filosofik : …« Ende breshtës s’kapitolit / s’kishte dalë e murrtë ulkoja / për me i dhanë sisë Romolit / mbasi shemb qe për dhé Troja / E atje larg po kah Urali / ndër ato breshta të nalta / sillej Shkjau si shkërbe malit / tue kërku për molla t’tharta / kur n’kto vise të Ballkanit / t’parët tanë, Pëllazgtë e motit / gjanë e gjallë kullotshin planit / qetë i ngitshin n’fushë të Zotit / Kishin frone e ligje t’mbara / E gjatë shtegut t’qytetnimit / ishin shty shty larg pëpara / ç’me pranverë të rruzullimit… »

Page 10: Lek Perviz1 Mbi Gjergj Fishten-1

Para eshtnave të tretuna të Fishtës, duhet të « skuqen » sërvilet dhe dinakët (vegla) të diktaturës e të diktatorit, sepse «  hija » e epikut, lirikut e satirikut ma të madh që ka nxierrë truelli arbnor mbulon me lavdi çdo skutë të ndërgjegjes sonë kombëtare. Kryevepra fishtjane « Lahuta e Malcisë » do të sfidojë shekujt. Dëshmi për këtë janë vlerësimet që kanë dhanë penat dhe personalitetet ma të shqueme së kohës dhe në vazhdim deri në ditët tona e në t’ardhmenAsht e pamundun që në një shkrim t’i rëndis të gjitha ato figura të ndrituna, por gjithësi jam i detyruem, për hir të vërtetës, që ata përciellin, të citoj disa emna të cilët në veprat e tyne kanë rrezatue dritë dhe kanë lanë nder në faqet e historisë së popullit tonë. Po e filloj me ma të madhin erudit, Faik Konicën : « Kot mundohen grekët e sotëm të gjëjnë në letërsinë e tyne një vepër më të plotësuar se « Lahuta e Malcisë ». Mitrush Kuteli : « Gjergj Fishta zë kryet e vendit në letërsinë Shqipe ». Karl Gurakuqi : « At Fishta asht krenaria e kombit tonë, asht gjenia ma e naltë e fisit arbnor, asht pjella ma fisnike dhe e bukur e tokës së të parëve tanë. » Ernest Koliqi : «  Fishta heshti, por kangët e tija do të tingëllojnë të gjalla deri sa do të flitet shqip nën kupën e qiellit. » Besoj se autori që do të citoj ma poshtë, dotë jetë ndër ma të përshtatshmit për t’i dhanë « kolor » këtij shkrimi modest, dhe për të provue se sa të vegjël janë ata « xhuxha » që deshën me denigrue veprën e Fishtës. Këtë mesazh na e ka përciellë, një mik i Fishtës, ish ministër dhe njohës i ma se dhjetë gjuhëve, Dhimitër Berati. Ndoshta ky u ba shkak që Fishta të shkruente veprën e famshme satirike (gjithmonë aktuale) « Gomari i Babatasit ». Ja si shprehet Dhimitër Berati: « Në ventë kush në dyshim përgjithësisht, bukurinë, vlerën dhe madhështinë e veprës fishtjane në pikpamje letrare kombëtare, si dhe në atë të ndjenjave që ajo përfaqëson, atij kushit duhet t’ia qajmë hallin…Epika e Satira, të dyja shkëlqejnë e nuk e dij më të vërtetë se cila shkëlqen ma shumë, sidoqoftë edhe në shoqëri të Marcialit e Gjovenalit, a të Parini e Alfierit (mjeshtra të satirës), Patër Gjergj Fishta mund të rrije denjësisht në vendin e nderit. » Zef Pali : «  Shkrepsa staliniane ndezi kryeveprën epike të vendit tonë por nuk e dogji : lahuta asht vetë zjarr, zjarri me zjarr nuk shuhet. » Eqerem Çabej : Lexova Lahutënb e Malcisë dhe u habita, jam gati të bëhëm katolik, për hir të Fishtës ». Kështu i shkruente albanologu i famshëm mikut të tij, poetit të shquem Lasgush Poradecit në një kartolinë, të cilën e kopjoi dhe e mbante ne arkivën e saj, Ana Luka. Fishta ishte një bir i vërtetë i polemit të tij, dhe bash nga kjo rranjosje në truellin e vet, ai u ba Poeti Kombëtar i Shqipnisë. Këtë të vërtetë e përforcon njeni prej korifejve të kulturës dhe të letrave shqipe, Martin Camaj : «  Me Fishtën do të zente fill zhvillimi i gjuhës së shkrueme shqipe tue u nisë drejt nga baza e të folmës popullore. Përvoja e trashigimia e Fishtës, po në këtë drejtim, asht gur themelues i gjuhës letrare shqipe, pa përjashtim rrymash, tue përfshi edhe ato shkrimtarë njohësa dhe studiuesa të thellë të letërsisë moderne-perëndimore ». Ja si do të shprehej për Fishtën, poeti që përfundoi në burg e në çmendi, Mark Ndoja : «  Virtytet e nalta të shpirtit shqiptar (Atdhedashunia, Besa, Burrnia e Ndera) ende s’kanë gjetë burrin e fortë shtetnor që të ndërrojë ligje e kanune si e don përparimi i historisë, por po, kanë gjetë Poetin e Madh qi i ka ba të pavdekshme para botës, Atë Gjergj Fishtën, ekspresionin tipik të rracës Iliro-Thrake, që sot quhet rracë shqiptare, At Gjergj Fishtën, namin e nderën e poezisë shqipe të shekullit XX ». Po me fjalë vlerësuese e lavdiplote do të shprehej dhe Profesori i nderuem Aleksandër Xhuvani : «  Nuk jam unë...që do të thur himne për veprën

Page 11: Lek Perviz1 Mbi Gjergj Fishten-1

lavdiplote të Fishtës. Asht historia që ka me i zbukurue faqet e saj me emnin zamadh të tij. Asht letërsia jonë, që do të mburret me veprën e tij të pavdekshme, janë zanat e maleve tona (që ai u përciellte vallet me lahutën e tij), që kanë me këndue me katerime kumbim-randa deri të froni i Empirit veprën e kangëtarit za-ambël të tyne ; asht djelmnia shqiptare që ka me ushqye e me vaditë manën hyjnore të tij, se mbrami asht Shqipnia mbarë : Gegë e Toskë, malësi e qytete që do ta kujtojnë dersi sa të drisë e diellit rrota, njerin prej bijve te saj të mëdhej që e deshi e lavdëroi dhe e nderoi për gjithë jetën ». Për Fishtën dhanë vlerësimet e tyne ma të nalta përsonalitetet ma të shqueme të kulturës evropiane e botnore. Ai shkelqen me të gjithë madhështinë në Kongresin e Monastirit ku drejtoi me plot kompetencë komisionin për alfabetin e gjuhës shqipe, ku u sfiduen alfabetet arabe e greke dhe u vendos alfabeti latin, duke i tregue mbarë botës se Shqipnia asht ndër pjesët ma vitale të kulturës europiane. Asht merita e padiskutueshme e vllazënve tanë shqiptarë-muslimanë dhe e klerikut të nderuem – Hafiz Ali Korça – që i bekoi shkronjat latine para besimtarve të tij muhamëdanë. Dëshmi që e vërteton katërcipërisht se Perandoria Osmane (ndonëse na pushtoi) për afro pesëqindvjet nuk arrtiti të na shkëpusë nga ato argjinatura të ndërtueme mbi themelet e shendosha të kulturës Europiane. Duhet theksue At Gjergj Fishta asht shqiptari i parë i propozuem për çmim Nobël më 1931 në SHBA. Asht mbrojtësi ma i zjarrtë i çështjes shqiptare, bashkë me Imzot Luigj Bumçin, në Konferëncën e Versajës më 1919. Asht avokati i madh i Popullit te tij në çdo rrethanë dhe në çdo ballafaqim ndërkombëtar. Asht « zani » ma i fuqishëm që i thirri bashkatdhetarët në mbrojtjen e interesave të Atdheut, dhe që i mobilizoi duke ngritë në zenit vepren e pavdekshme të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut. E përfundoj me një urim, që në këtë 70 vjetor, At Fishtës t’i bahen homazhe në çdo cep të globit ku jetojnë e banojnë shqiptarët.

LAVDI VEPRES SE PAVDEKSHMETE POETIT TE MADHE TE KOMBIT

MAJA E PIRAMIDES SE LETERSISE SHQIPE.

Page 12: Lek Perviz1 Mbi Gjergj Fishten-1

Kastriot Marku

VESHTRIM BIBLIOGRAFIK PER GJERGJ FISHTEN

Për të krijuar një pamje më të plotë mbi kritikën dhe studimet letrare mbi At Gjergj Fishtën, në duart e lexuesve, studentëve, studiuesve të letërsisë shqipe dhe në mënyrë të veçantë të atyre që e kanë pjesë të kërkimeve dhe studimeve krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës, gjendet tashmë bibliografia e përgatitur nga studiuesja Lili Sula me titullin: 100 vjet shkrime për Fishtën (1904-2004). Botim i shtëpisë botuese Scanderbeg books.

Bibliografia ka synuar të sjellë informacion të plotë mbi botimet e realizuara, të cilat kanë patur në fokus të tyre drejtpërdrejt apo tërthorazi personalitetin dhe krijimtarinë e Gjergj Fishtës. Punimi është pasurim dhe njëkohësisht ristrukturim i bibliografisë së botuar për të njëjtin autor nga kjo autore në vitin 1998: “Bibliografi e studimeve për Gjergj Fishtën”, në: Studime Filologjike, Nr.1-2,1998, f. 155-189; Nr. 3-4, 1998, f. 199-231.

Bibliografia e cila paraprihet nga një studim i vlertë i autores me titullin: Sprovë për tipologjinë e kritikës mbi Fishtën, (f. 11-73), është strukturuar në dy pjesë.

Pjesa e parë, (f. 74-276), e cila është bazuar në parimin kronologjik, përfshin 1683 regjistrime (zëra bibliografikë), të cilat ngërthejnë kufijtë kohor për një përiudhë një shekullore nga viti 1904, vit ky kur edhe shenjohet shkrimi i parë kritik për Fishtën lidhur me botimin e bleut të parë të Lahutës së Malcis, Kangë Popullore, Te Ura e Rrzhanicës në gazetën La nazione albanese, Pallagorio të datës 15 prill 1905, dhe deri më 31 dhjetor 2004. Zërat bibliografikë të secilit vit janë organizuar sipas parimit alfabetik. Artikujt me përmbajtje të njëjtë, të ribotuar me të njëjtët tituj, pavarësisht nga organi ku janë botuar, janë regjistruar si zëra të ndryshëm në vitet përkatëse kur ata janë botuar. Po ashtu edhe artikujt me përmbajtje të njëjtë, por të ribotuar me tituj të ndryshëm janë regjistruar si zëra të ndryshëm.

Pjesa e dytë e bibliografisë (f. 277-304), përbëhet nga katër tregues. Treguesi tipologjik (f. 277), i cili përfshin 11 botime në trajtë librash monografikë studimorë të autorëve të veçantë, 5 përmbledhje studimesh e artikujsh të akteve të seminareve apo simpoziumeve të ndryshëm, 19 studime të veçanta dhe 8 numra të posaçëm periodikësh, këto të dyja si përmbledhje të grup autorëve, që shkrimet e tyre ia kushtojnë Gjergj Fishtës dhe krijimtarisë së tij. Treguesi tematik (f. 278-282), është i përzgjedhur dhe synon një lexim më të specializuar mbi krijimtarinë e Gjergj Fishtës organizuar sipas ndarjeve tematike. Treguesi i autorëve (f. 283-294), i renditur alfabetikisht ndihmon përdoruesin e bibliografisë të shkojë më shpejt tek autorët e ndryshëm që kanë shkruar mbi Fishtën. Për mjaft autorë të cilët në shkrime dalin me iniciale, anagrama dhe pseudonime, autorja i ka identifikuar me emrat e vërtetë, duke përdorur argumente dhe shënime referuese të cilat e dërgojnë përdoruesin tek emri i vërtetë. Treguesi i katërt, ai i organeve të shtypit, (f. 295-304), bazohet edhe ai në parimin alfabetik dhe synon të krijojë një fizionomi të plotë mbi shpërndarjen e shkrimeve për Fishtën në periodikë të ndryshëm. Autorja ka bërë objekt të regjistrimeve të shkrimeve mbi At Gjergj

Page 13: Lek Perviz1 Mbi Gjergj Fishten-1

Fishta edhe faqet e Enciklopedive Italiane si: Enciclopedia italiana di scienze, lettere ed arti., Treves-Treccani, TV. Minelli. Milano, 1932, Grande Dizionario Enciclopedico UTET. (1968), që jane shënuar si zëra bibliografike nga Lili Sula, por edhe në ENCICLOPEDIA della Letteratura, Garzanti, 1972, 1985, 1997, 1999, 2007, Grande Enciclopedia De Agostini, De Agostini, Novara, 1993, (1994), Dizionario Bompiani degli Autori di tutti tempi e di tutte le letterature . Bompiani, Milano, 1987, Dizionario Enciclopedico De Agostini. Arti, scienze, storia, geografia. Istituto Geografico De Agostini-Novara, 1982. Enciclopedia Motta, Enciclopedia generale con voci in ordine alfabetico. Federico Motta, Editore, Milano, 1980. La piccola Treccani. Dizionario Enciclopedico. Istituto della Enciclopedia Italiana. Fondata da Giovvanni Treccani, Roma, 1995. MAXIMUS, Dizionario Enciclopedico. Istituto Geografico De Agostini, Novara, 1992. Dizionario della letteratura mondiale del 900. Diretto da Francesco Licinio Galati, Edizioni Paoline, Roma, 1980. Dizionario Mondiale di Letteratura, Rizzoli Larousse, Milano, 2003, Enciclopedia Della Letteratura De Agostini, De Agostini, Novara, 1997, Enciclopedia Cattolica. Enti per L`Enciclopedia Cattolica e per il libro Catolico, Citta del Vaticano, 1950, zëra të cilët mungojnë.

Duke qenë se puna e bibliografit është një punë regjistruese me synim dhe funksion utilitar, ngaqë u shërben të tjerëve, duket si disiplinë periferike në kërkimin shkencor, por në fakt ajo është punë tejet e vlefshme, madje u kursen aq shumë kohë studiuesve, sa janë këta të fundit që ia njohin mirë vlerën asaj. Do të ishte dashamirëse vërejtja apo më mirë të themi dëshira jonë që studiuesja të mund ta “shplakë” këtë bibliografi duke e vijuar tashmë punën e saj edhe për periudhën në vijim pas vitit 2004, dhe njëkohësisht të mund të përgatitej edhe bibliografia e botimeve të Fishtës, si plotësim dhe vijim i asaj që kanë bërë më parë At Bennedik Dema, Filip Fishta dhe Karl Gurakuqi, punë e cila kërkon angazhim jo të vogël. Autorja duhet përgëzuar për këtë vepër me rëndësi që i ka dhënë fishtologjisë në veçanti dhe bibliografisë dhe studimeve letrare shqiptare në përgjithësi.

Page 14: Lek Perviz1 Mbi Gjergj Fishten-1

Lek Pervizi, revista Kuq e Zi nr. 1Bruksel, Tetor 1993, kur u themelue.

,

VEPRA E FISHTES NUK MUND TE CENOHET

Gjergj Fishten, komunizml e denoi edhe e ekzekutoi per se vdekmi, siç ishin pushkatue me qinda intelektuale shkodrane, ndër ta poetë e shkrimtarë Lahuten e Malcisë e zhduken nga qarkuillmi, dhe per hater të motrës Jugosllavi siç e thirrnin, e për antishqiptarë siç tregohëshin, vorrin ia perdhunuen dhe eshtnat ia hodhen ne lumin Drin. Me ta gjete librin e tij ne shtepi, perfundoje ne burg. Keshtu u trajtue Gjergj ,Flshta per nje gjysme shekulli, 1944-1990. Intelektuale, shkrimtare e profesore qe e mbrojten dhe e vleresuen, perfunduen ne burgje e internime, ku vdiqen. Kujtojme rastin e Profesorit Mark Ndoja, qe i doli zot Gjergj -Fishtes dhe per kete u rras ne burg ku vdiq. Ashtu dhe te tjere si Sejfulla Maleshova, Tuk Jakova etj. Regjimi komunist mendoi se i qeroi hesapet me te. Por i kishte ba llogarite pa hanxhinë, që ishte populli, i ciIi nuk mund te lejonte nje krim te tille. Malsoret i kishin mesue permendesh kanget e lahutes. Librin, kush e kishte, e ruente si relike, si gjan ma te shtrejte e ma te shejte. Njerzit kerkonin ta kopjonin fshehtas me shkrim dore. Dikush jepte nje rroge mujore per ta ble. Dlsa lahutare, me pretekstin se po kendonin për herojtë e Malcisë, si Oso Kuka, Marash Uci, Mic Sokoli etj., i recitonin ne festa e dasme. Keshtu komunizmi nuk po arrinte te shkulte nga zemra e popullit as kujtimin e Fishtes as vepren e tij. U mundue atehere, me e denigrue e me e perulë me anen e disa shkrimtarve te pa ndergjegje shqiptare. Me aresyetime te kota. A i ka hije, shkrimtarëve që e mabjnë vetën të mëdhej, me u marre me kesisoj ultesinash dhe shpifjesh? Kultura e Gjergj Fishtes ishte e shkalles se nalte siperore, ashtu dhe krijimtaria e tij, qe e percaktojne ate si poetin ma te madh te Kombit shqiptar. Per kete kulture e per kete krijimtari, asnjë shkrimtar komunist nuk mund te barazohet kurre me Fishten, që me të drejtë u quejtë nga personalitete letrare të huej e vendas, Homeri Shqiptar“ A mundet bretkoca, sado qe te fryhet me uje, te ia arrije me u matë me buellit? Jo, kurre ! Fryhet e fryhet,deri sa pelcet ! Gjergj Fishta u thellue ne ato studime e pervetesoi ato dije qe perfshijne gjithe filosofine e teologjine, e vjeter e te re, prej Aristotelit, Platonit e Sokratit deri te Laibnic, Kanti, Shen Jeronimi, Agostini e Thoma d’Akuini, etj. Ishte njeri i dijeve te thella dhe i botekuptimeve perparimtare, qe i perdorte ne dobi te vendit e te popullit, te cileve u dedikoi kryevepren "Lahuten e Malcise".

Page 15: Lek Perviz1 Mbi Gjergj Fishten-1

Literaturen e vjeter e njihte ma mire se kushdo, duke e pase studiue ne gjuhen origjinale, te latinishtes e greqishtes se vjeter, si Homerin, Sofokliun, Pindarin,Virgjilin, Ovidin e Horacin etj. Ne kete drejtim shkrimtaret komuniste nuk i afroheshin as te thoni. Njihte gjithashtu literaturen moderne te studiume dhe kete ne gjuhet origjinale. Dhe mbi te gjithé njihte thelle e me kompetence gjithe literaturen historike shqiptare dhe folklorin e pasun te popullit, prej kohnëve te Buzukut, Budit e Bogdanit deri ne ditet tona. Zotnonte gjuhet kryesore europiane dhe ato ballkanike Ishte Kryetari i Komisionit themelues te alfabetit shqiptar ne Manastir (1908). Patriot i madh me pene e me veprimtari te palodhun. Ky asht me pak fjale Gjergj Fishta. Shkrimtart komuniste ne vend qe me e studiue mire vepren e Fishtes, dhe me e pa-sunue fjalorin me gjuhen e malsoreve, te cilen e ruejten te pa cenueme per mija vjet, ne vend qe me i dale zot e me e komentue e vleresue per se mbari, veç hodhen balte mbi te me dokrra e shpifje te kota, si vete Fishten si person ashtu dhe « Lahute ne Malcise » kryevepren e tij. Ndersa « Lahuta e Malcise » pothuej se dihej permendesh nga shumica e malsorëve dhe kendohej e recitohej ne çdo feste private ose publike, veprat e shkrimtarëve servile komuniste te shterpta mbeten te kufizueme vetem ne rrethin e nostalgjikeve te diktatures me rraje komuniste te perbuzun prej ma se 300.000 ish te burgosunve e te internuemve, mbi te cilet shkrimet e tyne binin si goditje me gurë. Te persekutuemit e te terrorizuemit i quejne shkrimtare komuniste po aq fajtore sa diktatorin, qe i rriti e i edukoi e perkrahu. Ato quhen shkrimtare te oborrit të diktatorit tiranik. Na vjen keq qe shprehemi keshtu, por asnji shkrimtari komuniste nuk i ka fare hije te pergojoje Gjergj Fishten, kete poet qe asht quejt Homeri i Shqipnise dhe Homeri i fundit te qytetnimit tone, prej Trojes e deri me sot. Gjergj Fishta krijoi vepren e tij madheshtore, sepse u bazue te krijimtaria e talenti i vete popullit, duke e naltesue ate ne nje Poem epik te permasa e Iliades, Eneides etjera vepra madhore. Lahuta e Malcise asht ajo veper qe mbyll epoken heroike te trashgimit shume shekullor, ruejtun vetem ne malet tona, me kanget e legjendat e kreshnikeve dhe balladat e tjera. Maksimilian Lamberci, gjuhetari e albanologu i madh Austriak, e perktheu Lahuten duke e percaktue e cilesue si homerike, nje veper te denje per te nderue letersine botnore. Fatkeqesisht te perkthesh Lahuten ne gjuhet e hueja asht teper e vesbtire pothuej e pamundun. Gjuha shqipe asht e krijueme per te·dhane heroiken ashu si nuk mùnd ta japi as nje gjuhe tjeter. Tete rrokshi shqiptar asht vargu qe shpreh me force dhe art te persosun pathosin epik. Asht poezi e persosun, si ne forme, ne stil, ne perbajtje ne ne thellesi mendimi. Lahuta asht enciklopedia e traditave shqiptare, kur ato ishin ende te pa cenueme nga qytetnimi, pra edhe nje dokument i madh historik e mesimor. Nuk po e zgjasim debatin, sepse asht vetem nje shkrim perkujtues. Çdo shqiptar mundet me gjykue ma se miri se nuk u ka hije disa figurave letrare të afirmueme, edhe pse komuniste, me e ule veten ne vrejtje tendencioze e bajate te pa kurrfare kripe ndaj poetit te madhe kombetar, siç kane veprue. Çdo shkrimltar shqiptar, pa dallim, duhet ta kete per nder te permende emnin e Gjergj Fishtcs, dhe jo me e denigrue e sulmue me kririka bajate. A nuk mjaftoi sjellja e turpshme e kriminale i prishjes se vorrit dhe hedhjes se eshtnave te poetit te madh ne lume, nga ana partise dhe e diktatures komuniste, që nuk ka ndodhe asgjekundi në bote? A por ndoshta ato jane aprovues i nje gjesti kaq te shemtuem?

Page 16: Lek Perviz1 Mbi Gjergj Fishten-1

Lek Pervizi, revista Kuq e Zi, nr 8Bruksel Nëndor 1996.,

GJERGJ FISHTA, HOMERI SHQIPTAR

Me Lahuten e Malsise Fishta krijoi ate kryeveper te poezise epike shqiptare, qè e larteson ate ne radhen e poeteve te medhej te letersise botnore, i vleresuem si «Homeri Shqiptar» dhe me plot merita si Poeti yne kombetar.

Krijimtaria e tij nuk u perqendrue ne aventura kalorsiake, as nuk trajtoi subjekte me grabitje femnash te bukura apo lufta per pushtim qytetesh e mbretnishe.

Ai ngriti ne kange e vargje te pavdekshme, perpjekjet e popullit e kombit shqiptar per te dermue pangat e robnise shum shekullore te pushtimeve te hueja, e veçanerisht te sundimit peseqind vjeçar turk. I kendoi luftave heroike per te mbrojte trojet amtare e per te kundershtue e asgjesue lakmite grabitçare te anmiqve te pangopun e gllaberues, siç ishin, serbi ne veri, greku ne jug, buIlgari ne lindje e nga deti balozi i zi itaIian. Kendoi per trimnite dhe vetmohimin e malesorve ne qendresen e pamposhtun per t'i kthye lirine e krenarine atij populli aq te lashte te trungut pellasgo-ilirian, qe dikur sundonte me qytetnimin e tij ndertues, mbi mbar Ballkanin e te tjera vise te pellgut mesdhetar.

Prandaj dallohet nje ndryshim rranjesor i permbajtjes se vepres se Fishte nga veprat e poeteve te tjere epike, duke fillue nga parardhesit e antikitetit si Homeri e Virgjili, e ne radhe me ta, Firdusi dhe poema indiane « Mahabara13 », e duke vazhdue me ato te eposit mesjetar si legjendat e Nibelungeve, Kalevala, kanget Ossianike (Gaelike), e ma vone, « Kanget e Rolandit « (Chanson de Roland), qe nga një motiv popullor u shendrrue ne pœmin e njohun kalorsiak te poetit italian Lodoviko Ariosto « Orlandi i çmendun » (Orlando Furioso). Per t'u shtue ketyne dhe vepra te tjera te llojit.

Fishta trajtoi temen fisnike te atdhedashunise, qe mbizotnon gjith shtjellimin e ngjarjeve qe pershkruhen ne kanget e Lahutes. Deshirat e qellimet personale kaIojne ne plan te pa perfillun, ndonse jeta njerézore asht e mpleksun me to. Edhe grueja shqiptare asht vete pjestare e pa ndame e heroizmave dhe trimnive te fatosave e te kreshnikeve dhe ne çastin vendimtar paraqitet ne rolin e herojve te tjere, (kujtojme kangën e Tringes). Pra, ndryshe nga poetet e tjere epike, heroizmi ne kanget e vruIleshme te Lahutes se Malcise i

Page 17: Lek Perviz1 Mbi Gjergj Fishten-1

perkushtohet çeshtjes se shejte te nje populli e nje kombi, ku personazhet dhe herojte jane reale dhe historikisht te perfshime ne ngjarjet e kohes dhe bashkekohes me vete poetin. Oso Kukat, Marash Ucat, Ali Pashe Guciat, Mehmet Shpendat, Ded Gjo Lulat, Abdyl Frasherat e Mic Sokolat, etj. Jane figura qe perfaqesojne efektivisht qendresen heroike te nje kombi kundra orvatjeve te coptimit dhe te disintegrimit te tij, nga fuqite e medha evropiane (Shtate Krajlat) dhe prej anmiqve shekullore qe ka perbri, qe prisnin si orrla grabitçar te suleshin mbi viktimen e pa mbrojtun. Ndjenja e kombit sublimohet ne ate te Atdheut e te Memedheut. Shqiptaret jane te ndergjegjshem qe po luftojne per afinnimin e identitetit te tyne te humbun dhe te vete ekzistences se tyne para historise, ne ato çaste kur po merreshin vendime prej « zotnavc te nje Olimpi modem» per ta zhdukun si emen e per ta fshi nga hartat gjeografike e politike sikur mos te kishte qene shenue ne to kurre ! Vlera e madhe me pennbajtje kombetare e vepres se Fishtes qendron mbi pasionet dhe interesal vetjake te personazheve, qe duke qene dhe ata njerez nuk mund te mos te ishin te joshun prej tyne, por perpara rrezikut te perbashket, ata shkeputen nga çdo lakmi vetjake per te ju perkushtue çeshtjes kombetare shqiptare. Ne Lahuten e Malcise dominon fryma vetmohuese e ndergjegja e larte kombetare, qe jane frymezuese per t'i ba balle rrezikut kercenues te gllaberimit te trojeve arbnore nga ana e shkjaut, te atij anmiku shekullor e te perbetuem. Ne kete kontekst, Lahuta e Malcise kumbon si nje kushtrim i madh i perhershem si në Shqipni ashtu në Kosove, per te bashkue shqiptaret ne perpjekjet dhe idealet e tyne per shpetim, liri e bashkim kombetar, që poeti len me kuptue ne vargjet e tij lahutare. Nje tjeter veçori e vepres se Fishtes asht ajo qe karakterizon veprat e medha letrare per te pasqyrue e veshut me art gjith boten shpirtnore e materiale te kohes qe pershkruen siç ndodh ne« lliadhen », «Odhisene». «Eneiden» te antikitetit dhe ma vone ne veprat e shkrimtarve te medhej evropiane, nga Dante, Cervantesi e Shekspiri e deri te Tolstoi, Hygoj, Golsuorthi, e Pushkini, etj.

Nga ana e stilit dhe e formes Fishta zgjodhi ate te tradites popullore te trashegueme nga qindrat e breznive te rapsodeve parardhes prej koheve ma te lashta e deri ne ditet tona. Dihet se vargu teterrokesh me rime te puthitun dyshe te vazhdueme mbetet si vargu « klasik» i epikes sone popullore. Patjeter qe Fishta do te krijonte vepren e tij madhore « Lahuten e Malcise» me kete metrike, per te percaktue nje krijimtari te ndertueme mbi tabanin kombetar te tradites se poezise epike shqiptare. Nuk ka dyshim se per kulturen e dijet e tija te thella e te gjana, Fishta mund te shkruente vepra me vargjet kIasike njembedhjetrrokshe apo ne çdo forme e stil tjeter, siç vepruen Homeri, Virgjili, Dante, Shekspiri, Gete, Pushkini etj. Por ai e gjykoi te udhes se per nje veper epike shqiptare duhej skrue me vargun e metriken qe perdorte vete populli nepermjet poeteve e rapsodeve te tij te talentuem. Pra ai e gjykoi te aresyeshme qe vepra e tij te qendronte mbi themelet e tradites me te mire shqiptare per t'i dhane asaj fiymen e formen kombetare, siç e kerkonte ndera e krenaria e kombit arbnor. Te gjitha keto te dhena se bashku, duke u shtue edhe gjeniaIitetin, fiymezimin dhe talentin e tij poetik qe shprehen nepermjet nje krijimtarie prej 50.000 vargjeve te formave e stileve, te metrikave dhe permbajtjeve nga me te ndryshme, te veshuna me artin ma te persosun te poezise shqiptare, e percaktojne ate si poetin tone kombetar. Por ne menyre te veçante ai arrin kulmin e krijimtarise me kryevepren « Lahuten e Malcise » qe duke e lartesue Fishten ne krye te letersise tone, e radhit edhe nder poetet e medhej epike te kultures botnore, duke u cilesue si Homeri Shqiptar.

Page 18: Lek Perviz1 Mbi Gjergj Fishten-1

Lek Pervizi, revista Kuq e Zi nr. 9 Brukse, Korrik 1997

KUJTIME TE FEMINISEPER GJERGJ FISHTEN

N uk mund te mos mburrem qe kam pas fat ta njoh Poetin e Madh nga afer, edhe pse ne nje moshe femijore, kur ndryshimi i moshes mbetet si nje pengese e veshtire per t'u kapercye, ne maredhanjet ndernjerezore. Ne kondita normale jetesore kjo pune nuk do te kishte pase as ma te voglen randesi . Tani pas gjithe asaj kohe te gjate pesdhjetvjeçare, qe mbylli ne heshtje dhe harrese emnin dhe vepren e Gjergj Fishtes, dhe qe zhduku gjithe ata njerez me vIere qe e kishin njohun ate nga afer, çdo rrethane sado e vogel merr randesi.

Korçe, nje mbasdite vere e vitit 1937. Pritej vizita e At Gjergj Fishtes, i cili kishte ardhun kastile per te takue dy ish nxanes te tij e tani miq me randesi, Prof. Luigj Muzhanin dhe Kolonelin Prenk Pervizi. Nana me kishte veshun e pispillosun per t'i dale perpara mikut te nderuem. Banonim ne nje shtepi shume te bukur ne te dale te Korçes, rraze lumit Morava e prane nje nga urat karakteristike prej druni qe lidhnin dy anet e tij, te veshuna me mure prej guri. Ne banese hyhej neper nje shkalle prej mermeri qe dilte ne nje verande te rrethueme me nje parmak kollonash te vogla prej betoni. Fishta erdhi i shoqnuem prej babes dhe Luigj Muzhanit. U ngjiten duke folun e qeshun, ndersa une me mamen po i prisnim ne krye te shkalleve, si e kerkonte rasti. U gjeta para nje frati trup madh, floke thijun e me nje xhufke qe i binte ne balle hijeshem, veshun me ate gunen kafe te fretenve e me nje kordon te bardhe si litar pas brezit, prej kah vareshin dy skaje te gjata me xhufka, dhe nje rozare. Ne gjoks mbante nje kryq prej druni te punuem bukur. M'u duk vetja teper i vogel, ndonse isha vetem nje femije tete vjeçar. Frati vigan u perkul mbi mue e duke me perkedhelun faqen me pyeti me za te ambel :

- Si te quejn or vogelush ? - . - Lek.- U pergjegja me ndrojtje .

- Lek? E gezofsh emnin!... Po ... Leka i Madh apo Lek Dukagjini? Vazhdoi duke buzeqeshun e duke u a ba me sy pnndeve .. - ? S'mujta me thane nje fjale. Faqet me kishin marre flake. Ia kisha degjue zanin e famen nga bisedat e te medhejve, qe e paraqisnin si nje poet te madh e njeri me dije

Page 19: Lek Perviz1 Mbi Gjergj Fishten-1

te larta. Ai kishte ardhun dhe disa here te tjera tek ne, kur qendronim ne Tirane, por vetem tani po me jepej rasti ta takoja. Ata u futen brenda duke bisedue e une mezi prita per t'u largue ne lojnat e mija. '

Ma vone mora vesht se Pater Gjergj Fishta kishte ardhun me u sjelle ketyne dy ish nxanesve, tani personalitete e miq, Lahuten e Malsise, qe sapo ishte botue, me nga nje kushtim qe zinte nje gjysme te kopertines se librit, shkrue me boje kine. Libri i Lahutës, qendronte nè vend te nderit ne shtepine tone. Im atë kishte ble dy kopje te tjera për lexim, qe te ruhej origjinali mè dedikimin e firmen e Fishtes. Kjo kopje shkoi e djegun bashke me shume dokumenta te tjere te vlefshem, kur partizanet i kal1én flaken shtepijave tona ne Laç e ne Skuraj, dhe konfiskuen banesen tjeter te Tiranes, duke shkaterrue çka gjeten e brenda.

Por takimi me Poetin e madh nuk mbeti me kaq. Ne tetorin 1939, si per çdo vit, Instituti S, Maria ne Rome, ku vazhdoja mesimet, organizonte cerimonine e dhanjes se çmimeve e medaljeve per nxanesit e dalluem. Une kisha mbarue te pestën fillore. Cerimonia zhvillohej ne nje salle universitare ne forme amfiteatri qe zinte mbi dymije veta. Ky istitut ishte nga ma te randesishmit te Romes dhe te Italise, ku hyje ne fillore e dilje ne mature ne te gjitha profilet, klasike, teknike, pedagogjike, ekonomike, profesionale, artistike etj. Si shqiptare aty ishin vetem kater. Une me vllain Genc, pese vjet ma i madh, dhe vllaznit Nikolla e Alfred Bonati. Nikolla moshatar me Gencin dhe Alfredi nje vjet para meje.

Ndersa qendronim ne pritje, u lajmerue ardhja e nje personaliteti te larte e te shquem te kultures, poeti i madh shqiptar dhe Akademik, At Gjergj Fishta! Mbeta i befasuem dhe i gezuem duke u shit dhe mend shokeve te mij per rreth. Fishta zuni vend ne tribunen perkatese te nderit, ne qender te personaIiteve te tjera, i pershendetun nga duertrokitjet e medha te 2000 te pranishenve. Aty perpara kalonin ata qe mermin dekoratat shkollore. Ishin shperrnda buletinet me emnat e atyne qe nderoheshin me çmime. Vuna re se At Gjergji po shikonte me vemendje ate buletin, sepse ai e dinte se kush ishin ata nxanes shqiptare qe studionin ne ate Istitut, ngaqe i kishte takue disa here dy ma te rritunit, Gencin dhe Nikollen. Ata i kishin ba vizite sepse Poeti banonte aty prane nesh ne Kuvendin Françeskan prej te cilit na ndante vetem nje oborr ku luenim me top ne te vegjelit. Dritaret e dhomave te fretenve binin mbi kete oborr. Disa prej tyne dilnin ne dritare per t'u argëtue me lojnat tona femijore.

U thirr emni i Gencit. E pashe Fishten qe ngriti koken per ta dallue. Genci duhej te kalonte aty perpara dhe me kete rast u drejtue menjehere nga ai duke u gjunjezue e duke ia puthë doren. Fishta foli diçka me te duke i tregue buletinin me emnat e nxanesve te dekoruem. Genci u çue e kur u kethye nga marrja e çmimit perkates, e pershendeti prape me respekt te madh. Edhe Nikolla Bonati veproi si Genci. Axha i Nikolles ishte Irnzot Bonati, i cili kishte perkthye Lahuten italisht ne vargjet klasike njembedhjete rrokshe te epikes italiane. Me erdhi radha. Kur m'u fol emni, dallova interesimin e Poetit. E mblodha vehten ndersa me rrihte fort zernra, nga krenaria femijore qe po takohesha me nje njeri kaq te shquem para syve te shokeve dhe profesoreve. Mbasi mora dekoratat, sapo arrita aty afer mora kthesen drejt At Gjergjit ndersa profesori shoqnues dhe vete drejtori i Istitutit qe rrinte prane Fishtes mbeten te habitun. Po ky piçiruk ç'kerkon ketu, nje femije dhjete vjeç ? U ula ne gju dhe i mora e putha doren, siç vepruen dy te medhejte. At Fishta me kishte njohun dhe me buzeqeshi.

- Bravo, bravo, kështu nderohet familja e Atdheu! Ishte fjala per dekoratat qe kisha marre. Nerkaq foli diçka me drejtorin tone dhe ky me hodhi nje veshtrim ma simpatik dhe çfajsues. Nuk guxova te pergjigjesha as nuk munda nga emocioni. Faqet me ishin ba prush, por buzeqesha. M'i ra pak faqes dhe une u largova. Drejtori dhe profesoret kishin mbetun te befasuem nga ajo perzemersi reciproke si shqiptare dhe nga sjelljet fisnike te At Gjergjit. Ma vone m'u desh me dhane disa here shpjegime si shokeve dhe mesuesve , qe une nuk pritoja te jepnja me krenari e mburrje !

Per t’i dhane fund ketyne çasteve kujtimore te feminise, nuk mund te rri pa pennendun dhe ate kur nuk u muer vesht se si, dhe topi yne, ndersa luenim ne oborrin qe permenda, shkoi e perfundoi nga nje gjuetje e forte, drejt e brenda nje dritareje te hapun.

Page 20: Lek Perviz1 Mbi Gjergj Fishten-1

- Si t'ja bajme ? Mbetem keq. Profesori kujdestar na bertiti. Kur ja nga dritarja nxierr koken nje frat. At Gjergj Fishta vete ! Nder duer mbante topin.

- Chi è quel birichino che l’ha calciato così forte direttamente nella mia finestra ? certamente diverrà un grande campione ! - (Kush asht ai çamarrok qe e ka gjuejt topin drejt e ne dritaren time ? Patjeter se ka me u ba nje kampion i madh ). Dhe duke qeshur e tundun koken e hodhi topin mes britmave tona gazmore, duke pershendetun edhe profesorin me nje gjest, si me thane, kalamaj hesapi ! Kujdestari na terhoqi vrejtje si me shqetsue nje njeri te tille te larte, poet i madh dhe Akademik ! Keto ishin kujtimet e mija per Fishten, per te cilat ndjej nje far krenarie, sepse te pakte jane ata qe e paten njohun e qe kane shpetue gjalle, pas pesedhjet vjeteve te terrorit komunist. Shumica u vrane apo vdiqen ne burgjet e kampet e diktatures.

Jane kujtime femijore te drejperdrejta. Kam pase rast te degjoj e te marr vesh te tjera ngjarje e rrethana te jetes e veprimtarise se tij, qofte nga prindet e mij me te cilet kishte ~mqesi e u ishte dhane dhe rasti disa here per te udhetue se bashku jashte shteti, po ashtu nga Ish nxanes e miq e te njohun te tij, me te cilet ndava fatin e denimeve nen regjimin komunist.

Sa per vepren e tij, Lahuta e Malcise, mund te them se nga leximi i vazhdueshem e pata mesue pothuejse permendesh, veçanerisht kanget ma te zgjedhuna. Kam njohun poete e kangetare popullore qe e kishin ne kujtese gjithe Lahuten. Te tjere qe recitonin me pasion ato vargje rrembyese gjithe pathos heroik. Vlera e nje shkrimtari apo poeti qendron ne dashunine qe populli tregon ndaj veprave te tij, jo vetem per ti lexue, por ma teper per ti ruejte ne kujtese si pjese e pandame e vete jetes njerezore. Ne rastin konkret, ndaj Fishtes populli shqiptar tregoi ate dashuni e force te madhe shpirtnore, ne saje te se ciles e ruejti, Lahuten e Malsise, ne zemer e ne mendje, ne kondita teper te veshtira, kur vetem te permendej emni i At Gjergj Fishtes apo te recitohej ndonje varg i tij, quhej nje faj i denueshem ! Prandaj mund te pohohet me plot te drejte se Gjergj Fishta permbush ato kushte qe te quhet e te nderohet si Poet i Madh i Kombit Shqiptar.

Page 21: Lek Perviz1 Mbi Gjergj Fishten-1

POETI I PAVDEKSHEM

Revista «Kuq e Zi» i ka perkushtue disa shkrime Poetit tone Kombëtar, Gjergj Ffshtes, me rastin e rivarrimit te atyre pak eshtrave qe i kishin shpetue vandalizmit te barbarevete shekullit njezet. Gjate nje gjysme shekulli ai mbeti pa vorr dhe veprat e tij u ndaluen rrebtesisht. Rreth tij u krijue nje pellg harrese ku qarkullonin si peshq shpifarake, lloj Iloj thashethemesh keqdashese, per te denigrue e nenvleftesue figuren dhe krijïmtàrine e tij. Akte antinjerezore dhe antishqiptare qe vetem anmiqte e perbetuem te kombit arberor mund te kryenin me kenaqesi sadiste, kunder nje nga shkrimtaret me te shquem te Shqipnise. Para peseqind vjeteve u dhunue dhe vorri i kryetrimit dhe Heroit te Kombit, Gjergj Kasbriot Skenderbeut. Paska qene tane qe te dy Gjergjat e medhej shqiptare te pesonin te njejtin fat pas vdekjes, t'u

treteshin eshtnat e shejta e te mos u mbetej gjurme vorri mbi toke !

Por anmiqte shekullore te popullit shqiptare dhe kelyshet e tyne faqezij, harruen se kishin te banin me nje populi qe i qendroi stuhive shekullore i paperkulur dhe krenar, qe diti te ruej te pa prekur gjuhen dhe identitetin e tij gjate shekujve dhe prandaj do te dinte te mbante kujtimin e herojve qe luftuen apo krijuen vepra te pavdekshme per naltesimin dhe lavdine e kombit shqiptar.

I cilesuem «shovinist » (pse antisllav). I cilesuar «reaksionar » (pse antikomunist). I cilesuem « tradhetar » (pse patnot), duke mos pasun mundesi qe ta kapnin te gjalle (pse i vdekur), per ta pushkatue te Zalil i Kirit, siç vepruen me intelektualet e tjere, miq e kolege te tij, vendosen t’ia perdhunojne vorrin duke ia nxierre kockat dhe duke ia hedhun ne lumin Drin. Kujtuen se me kete veprim te ulte e knininal do te arrinin te zhduknin pranine dhe veprat e tija nga mendja e shqiptarve. Te vjen keq kur mendon se ne kete fushate te eger persekutimi kunder figures se Gjergj Fishtes, u bashkangjïten edhe disa shkrimtare e letrare komuniste, qe ndonse te tille, duhet te ishin tregue me te permbajtun e te mos shpreheshin as me tjale as me shkrime neveritese, qe mjerisht per ta, mbesin te dokumentueme ne shtypin kohor. Tani mund te jene pendue, por teper vone ! Gjithe ky mllef sulmues e denigrues i pajustifikueshem, fshihte ne vetvehte qellime arriviste te paramendueme qe i pershtateshin shprehjes latine: «Mors tua, vita mea » (vdekja jote, jeta ime). Sepse duke eliminue Gjergj Fishten fizikisht e letrarisht ata kujtonin se do t’i zinin vendin drejt supremacise kulturore, nga qe ishin te bindur per vijimin e perjetshem te diktatures komuniste se ciles i sherbenin me zell e devocion e prej se cikes kishin perfitue lavdi e privilegje, siç ishin të katandisun ne nivelin e oborrtareve servile dhe sahanlepijes. Me kete

Page 22: Lek Perviz1 Mbi Gjergj Fishten-1

bindje se kishin arntun te kapnin qiellin me dore, nuk u ndalen as para krimit veçse si mund te hypnin ne podiumin e nderit, prej ku, sipas mendjes se tyne e kishin largue perfundimisht Poetin Kombetar, per t’i zane vendin. Ne shpirtligesine e tyne te neveritshme kenaqeshin qe ia kishin zhdukun trupin, vorrin e veprat. Por i kishin ba hesapet pa popullin !

Ai populI, te cilit Fishta, si nje Homer i vertete, i kishte kendue lavdine, lashtesine, besen, trimnine, vetmohimin, burrnine, traditat, zakonet, kanunet, mikpritjen e bujarine, historine dhe atdhedashunine, ne 15.000 vargjet e «Lahutes se Malsise » vete ai populI pra, i kishte gedhendun me shkronja te pashueshme ato vargje ne kujtesen e çelikte, te farketueme e te kalitun gjate shekujve, ato kange qe perjetesonin heroizmin e kombit shqiptar per te mbrojtë trojet e shejta kunder orvatjeve grabitçare te fqinjeve te pabese e kunder vendimeve te Fuqive te Medha, qe per interesat e tyne sundonjese i sakrifikonin pa pike meshire popujt e vegjel, duke i perdorun si plaçke lufte apo tregu per leverdine e tyne.

Shqiptari nen valen e dyndjeve barbare dhe te pushtimeve te bueja, u ngujue ne malet e bjeshket e nalta per te mbrojte gjuhen, traditat e zakonet per te ruajt identitetin e vet ne njedhe te shekujve, e pikerisht ne ato male ruajti thesarin e letersise shqipe «Lahuten e Malsise» dhe emnin e pavdekshem te Gjergj Fishtes. Ata malesore trima te paret e te cileve ishin ndeshun ne lufta te rrebta per liri e pavaresi, rriten t’i kendojne kanget e Lahutes nen hunden e komisareve e te sekretareve te partise ne fuqi, te cilet nuk mund te pengonin rapsodet popullore qe t'u kendonin herojve te tyne kreshnike: Oso Kukes, Marash Ucit, Abdyl Frasherit, Ali Pashe Gucise, Ded Gjo Lulit Marash Vates, Lleshit te Zi, Haxhi Zekes, Mehmet Shpendit, Tringes se Malsise, Zanave, Oreve e Shtojzovalleve, ku perfshiheshin drangoj .e kulçedra, lugeten e baloza. Ashtu dikur kendoheshin kanget homerike ne boten e lashte. Jo rastesisht u quejt Fishta, Homeri shqiptar dhe Homeri i fundit i ketij qytetnimi qe e ka zanafillen para tremije vjeteve me poemat «Iladha» dhe «Odhisea ». Fishta qendron perkrah poeteve me te medhej te poezise epike boterore, qe nga Homeri e Virgjili e deri te Dante Ariosto e Tasso etj. Me nje veçori dalluese, sepse vargjet e tij tingellpjnë aq fuqishem ne gjuhen shqipe dhe nuk mund te perkthehen te tilla ne gjuhet e tjera. Dihet se kryeveprat boterore Jane perkthye shqip pa asnje veshtiresi e ne shum raste jane dhane ma bukur. Kujtojme perkthimet e Nolit, Pashk Gjeçit Mitrush Kutelit, Guljelm Dedes, Mark Demes, Gjon Shllakut, Henrik Lacajt, etj. Epika shqiptare e perfaqesueme nga Fishta, ka pasë orvatje per ta perkthye italisht e gjermanisht, por jo me cilesi te mire. Kohet e fundit asht perkthye mjaft mire anglish nga Robert Elsie dhe J.M. Heck, e botue në Londër me 2005, qe i nderon keto dy miq te shqiptarve, veçanerisht Robert Elsien, një albanlogo i kushtuem çeshtjes shqiptare me vepra e me nierrkje dokumentash nga arshivat e ndryshme europiane. Me rrivarrimin e eshtnave te Fishtes, te atyre pak kockave te gishtave te cilat u kishin shpetuar xhelateve qe i dhunuen vorrin, pikerisht gishtat e duerve qe mbanin penen e frymezueme qe radhiti 50.000 vargje, nga te cilat 15.000 te kushtueme «Lahutes se Malsise », fillon nje epoke e re e kultures shqiptare, me udherrefyes Fishten, jo vetem si Poet i shquem, por dhe si gjuhetar e patriot, qe bashke me rilindasit e tjere te medhej, nder ta shume letrare e intetektuale, na dhane alfabetin e gjuhes shqipe, alfabet me te cilin u shkrue ajo kyeveper e letersise sone « Lahuta e Ma/sise », unike ne gjithe historine e letersise se kombit shqiptar.

Po perjetojme çaste te lavdishme, siç eshte botimi i veprave te plota te Fishtes, qe u arrit ne Prishtine e qe pati jehone te madhe e vleresim te nalte ne te gjithe trojet shqiptare e ne diaspore. Botimi i arritur ne Kosoven martire, vlen si nje shembll nxites dhe inkurajues per te vleresue figurat e medha te kultures shqiptare, dhe Fishta per Kosoven shkruejti faqe te pavdekshme te qendisuna me vargje qe buçasin e jehojne, qe gjemojne e trondisin, me teper se zhurma e tankeve shtypese, ma teper se krisma e armeve vrasese dhe se ulurimat e udheheqesve te Serbise, qe çirren e bertasin si ujq te terbuem ne pyjet e shkretueme t’epsheve te tyne grabitçare. «Lahuta e Malsise» do te kumboje si nje

Page 23: Lek Perviz1 Mbi Gjergj Fishten-1

kushtrim i papermbajtun ne gojen e rapsodeve dhe kangetareve popullore, per te ngjallë ate herojzem dhe ato veti te forta burrnore, qe lypsen sot ma teper se kurre per t'i dale fitimtare, luftes dhe perpjekjeve tona te perbashketa per liri e bashkim kombetar!

Revista « Kuq e Zi » krenohet qe ka mundesi te paraqese ne faqet e veta kete vigan te poezise shqipe, dhe e quen historik çastin qe po peljeton bashke me gjithe lexonjesit dashamires te asaj letersie qe mbeti e paster dhe e pacenueme nga ndikimet e hueja indeologjike, si ato majat e nalta te mbulueme me debore te bjeshkeve tona kreshnike ! Çast me te cilin na jepet rasti per te shkrue, lexue e folun bashkarisht per Poetin e Madh te Kombit Arberor, pas nje gjysme shekulli te nje heshtje te imponueme, teper te gjate !