“spr” standardi i përbashkët i raportimitdhe mashtrimit tatimor Çfarë është standardi i...

1
“SPR” Standardi i Përbashkët i Raportimit Rregullore ndërkombëtare kundër evazionit fiskal dhe mashtrimit tatimor Çfarë është Standardi i Përbashkët i Raportimit (“SPR”)? Standardi i Përbashkët i Raportimit (SPR), është një rregullore ndërkombëtare kundër evazionit fiskal dhe mashtrimit tatimor, aprovuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) më datë 15/07/2014 me kërkesën e G20. Kjo rregullore mbështetet në shkëmbimin automatik të informacionit mes juridiksioneve anëtare (aktualisht më tepër se 100 shtete anëtare) pjesë të marrëveshjes mbi “SPR”, duke i’a besuar këtë Institucioneve Financiare të këtyre shteteve. Shqipëria është bërë pjesë e marrëveshjes “Për shkëmbimin automatik të informacionit”, në bazë të Vendimit nr.178, datë 09.03.2016 të Këshillit të Ministrave dhe në bazë të ligjit nr. 04/2020 datë 30.01.2020 ku angazhohet të zbatojë detyrimin mbi SPR në juridiksionin vendas. Cilat janë detyrimet kryesore të bankës në kuadër të kërkesave të “SPR”? Të gjitha Institucionet Financiare në juridiksionet përkatëse pjesëmarrëse, duke përfshirë rrjedhimisht edhe bankat në Shqipëri, kanë detyrim ligjor të jenë në përputhje me dispozitat në fuqi mbi “SPR”, për të grumbulluar informacion mbi klientët e tyre qofshin ata individë, profesione të lira, kompani apo organizime të tjera ligjore të cilat gjenerojnë të ardhura financiare. Të dhënat që duhet të grumbullohen mbi klientët dhe që janë subjekt raportimi listohen si më poshtë: Për Individët: Emri, adresa, vendi/vendet e rezidencës tatimore, vendi dhe data e lindjes së klientit mbajtës së një llogarie/depozite, Numri i Identifikimit Tatimor (TIN), numri i llogarive/depozitave apo produkte të ngjashme pavarësisht emërtimit, balanca e llogarisë/depozitës për vitin përkatës, shuma totale bruto të interesave të gjeneruara gjatë vitit, si dhe çdo informacion tjetër të përcaktuar me akt ligjor apo nënligjor nga autoritetet kompetente të Republikës së Shqipërisë. Në rastin e entiteteve (subjekteve), organizimeve ligjore si truste apo partneritete: Emri ligjor i personit juridik, vendi i themelimit, adresa aktuale e rezidencës fiskale (rruga, numri, kodi postar, qyteti/provinca, shteti), adresa e selisë drejtuese, në rast se shteti ndryshon nga adresa aktuale e regjistrimit (rruga, numri, kodi postar, qyteti/provinca, shteti). Për personin (at) kontrollues të entitetit do të raportohen të dhëna si klientët individë nëse konsiderohen persona të raportueshëm. Çfarë përmban formulari i Vetë-deklarimit? Për të përmbushur të gjithë detyrimet më lart, bankës i duhet të grumbullojë informacion nga klientët e saj. Në këtë kuadër, të gjithë klientëve do t’u kërkohet të plotësojnë dhe të nëshkruajnë një formular Vetë-Deklarimi. Ky formular është përgatitur sipas standardit të OECD-së, i vlefshëm për të vërtetuar rezidencën e tyre tatimore dhe numrin (at) e tyre të identifikimit tatimor (TIN), për të verifikuar vendin ku klienti aktualisht paguan tatimin në burim (detyrimet tatimore mbi të ardhurat). Banka mbështetet kryesisht në të dhënat e këtij formulari, i cili është një dokument mbështetës i detyrueshëm për çdo klient. Banka nuk mund të vendosë marrëdhënie me një klient të ri, nëse ky i fundit nuk pranon të dokumentohet në kuadër të SPR. Banka OTP bën me dije klientin se merr të gjitha masat për trajtimin e sigurt të të dhënave në perputhje me ligjin nr.9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Udhëzimin e Bankës së Shqipërisë nr. 32 datë 8.5.2002 “Për sekretin bankar”. Në bazë të Ligjit Nr. 4/2020 parashikon dispozita të veçanta në lidhje me konfidencialitetin dhe sigurimin e të dhënave që subjektet financiare do të mbledhin dhe raportojnë pranë autoriteteve tatimore.

Upload: others

Post on 28-Feb-2021

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: “SPR” Standardi i Përbashkët i Raportimitdhe mashtrimit tatimor Çfarë është Standardi i Përbashkët i Raportimit (“SPR”)? Standardi i Përbashkët i Raportimit (SPR),

“SPR” Standardi iPërbashkët i RaportimitRregullore ndërkombëtare kundër evazionit fiskaldhe mashtrimit tatimor

Çfarë është Standardi i Përbashkët i Raportimit (“SPR”)?Standardi i Përbashkët i Raportimit (SPR), është një rregullore ndërkombëtare kundër evazionit fiskal dhe mashtrimit tatimor, aprovuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) më datë 15/07/2014 me kërkesën e G20. Kjo rregullore mbështetet në shkëmbimin automatik të informacionit mes juridiksioneve anëtare (aktualisht më tepër se 100 shtete anëtare) pjesë të marrëveshjes mbi “SPR”, duke i’a besuar këtë Institucioneve Financiare të këtyre shteteve. Shqipëria është bërë pjesë e marrëveshjes “Për shkëmbimin automatik të informacionit”, në bazë të Vendimit nr.178, datë 09.03.2016 të Këshillit të Ministrave dhe në bazë të ligjit nr. 04/2020 datë 30.01.2020 ku angazhohet të zbatojë detyrimin mbi SPR në juridiksionin vendas.

Cilat janë detyrimet kryesore të bankës në kuadër të kërkesave të “SPR”?Të gjitha Institucionet Financiare në juridiksionet përkatëse pjesëmarrëse, duke përfshirë rrjedhimisht edhe bankat në Shqipëri, kanë detyrim ligjor të jenë në përputhje me dispozitat në fuqi mbi “SPR”, për të grumbulluar informacion mbi klientët e tyre qofshin ata individë, profesione të lira, kompani apo organizime të tjera ligjore të cilat gjenerojnë të ardhura financiare. Të dhënat që duhet të grumbullohen mbi klientët dhe që janë subjekt raportimi listohen si më poshtë:

Për Individët: Emri, adresa, vendi/vendet e rezidencës tatimore, vendi dhe data e lindjes së klientit mbajtës së një llogarie/depozite, Numri i Identifikimit Tatimor (TIN), numri i llogarive/depozitave apo produkte të ngjashme pavarësisht emërtimit, balanca e llogarisë/depozitës për vitin përkatës, shuma totale bruto të interesave të gjeneruara gjatë vitit, si dhe çdo informacion tjetër të përcaktuar me akt ligjor apo nënligjor nga autoritetet kompetente të Republikës së Shqipërisë.

Në rastin e entiteteve (subjekteve), organizimeve ligjore si truste apo partneritete: Emri ligjor i personit juridik, vendi i themelimit, adresa aktuale e rezidencës fiskale (rruga, numri, kodi postar, qyteti/provinca, shteti), adresa e selisë drejtuese, në rast se shteti ndryshon nga adresa aktuale e regjistrimit (rruga, numri, kodi postar, qyteti/provinca, shteti). Për personin (at) kontrollues të entitetit do të raportohen të dhëna si klientët individë nëse konsiderohen persona të raportueshëm.

Çfarë përmban formulari i Vetë-deklarimit?Për të përmbushur të gjithë detyrimet më lart, bankës i duhet të grumbullojë informacion nga klientët e saj. Në këtë kuadër, të gjithë klientëve do t’u kërkohet të plotësojnë dhe të nëshkruajnë një formular Vetë-Deklarimi. Ky formular është përgatitur sipas standardit të OECD-së, i vlefshëm për të vërtetuar rezidencën e tyre tatimore dhe numrin (at) e tyre të identifikimit tatimor (TIN), për të verifikuar vendin ku klienti aktualisht paguan tatimin në burim (detyrimet tatimore mbi të ardhurat). Banka mbështetet kryesisht në të dhënat e këtij formulari, i cili është një dokument mbështetës i detyrueshëm për çdo klient. Banka nuk mund të vendosë marrëdhënie me një klient të ri, nëse ky i fundit nuk pranon të dokumentohet në kuadër të SPR.

Banka OTP bën me dije klientin se merr të gjitha masat për trajtimin e sigurt të të dhënave në perputhje me ligjin nr.9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Udhëzimin e Bankës së Shqipërisë nr. 32 datë 8.5.2002 “Për sekretin bankar”. Në bazë të Ligjit Nr. 4/2020 parashikon dispozita të veçanta në lidhje me konfidencialitetin dhe sigurimin e të dhënave që subjektet financiare do të mbledhin dhe raportojnë pranë autoriteteve tatimore.