lënda teknologjia

Post on 16-Apr-2017

390 Views

Category:

Technology

2 Downloads

Preview:

Click to see full reader

TRANSCRIPT

Përmbajtja

1. MAKINAT DHE DETALET E MAKINAVE2. MAKINA DHE LLOJET E MAKINAVE

MAKINAT DHE DETALET E MAKINAVEZhvillimi i shkencës dhe i teknikës janë të lidhura

ngushtë me krijimin e mekanizmave dhe të makinave. Këto shërbejnë për të rritur në mënyrë të pandërprerë rendimentin, si dhe për të lehtësuar punën mendore dhe atë fizike të njeriut.

Që nga antikiteti, koncepti i forcës qe i njohur si një koncept themelor për funksionimin e makinave mekanike.

Makinat e para u shpikën në mesjetë rreth vitete 1000, kur mungesa që sillte puna me dorë nxiti shpikje të reja.

Makinat e para kishin kostruksion druri në vitet 1000 – 1800, ku vetëm pjesët poshtë saj ishin metalike, si : makina bujqësore, makinat tekstile, makinat ngritëse, mullijntë (ishin mekanizmat e mesjetës).

Makinat prej hekuri (shek.XIX) ishin makina moderne, që u shpikën pas viteve 1800. Këto makina kishin strukturën prej hekuri dhe kishin pjesë mekanike. Përhapje të madhe kishin :

1.makinat qepëse “Singer” në v1851, 2.makinat e shkrimit modeli Shoeles 1867, 3.Biçikletat modeli anglez Stanlei 1885.

Çdo makinë ose mekanizëm është i përbërë nga detale të palëvizhme dhe nga disa detale të lëvizshme. Pra, lëvizja e një detali është plotësisht e përcaktuar dhe kushtëzon lëvizjen e detalit tjetër, e kështu me radhë për tërë mekanizmin ose makinën.

Detal quhet pjesa më elementare e makinës, e cila përgatitet pa operacion montimi dhe kryen një punë të caktuar në të. Detalet ndahen në dy grupe:

a. me shërbim të përgjithshëmb. me shërbim të posaçëm

a. Në grupin e parë bëjnë pjesë detale që takohen në të gjitha makinat dhe që kanë formë të ngjashme e që plotësojnë afërsisht të njëjtin shërbim, si : bulonat, akset, boshtet, kiavetat, rrotat me dhëmbë.

b. Në grupin e dytë bëjnë pjesë detale që takohen në tipa të caktuar makinash. Format dhe përmasat e këtyre detaleve varen nga parimi i punës ose nga proçesi teknologjik që kryen makina, si : cilindrat, pistonat, lopatat e rotorëve, çengelat në makinat ngritëse etj.

Bashkimi i lëvizshëm i dy detaleve quhet çift kinematik, prej të cilëve përmendim : pistonin me cilindrin, boshtin me kushinetën etj. Trupi i ngurtë (detali), i cili hyn në përbërjen e çiftit kinematik dhe kryen lëvizje relative, quhet hallkë.

Hallka mund të jetë një detal i vetëm ose mund të përbëhet nga disa detale të bashkuara ndërmjet tyre në mënyrë të palëvizshme. Përmendim : pistoni dhe spinotin, edhe kështu tek bjella, e cila formohet nga bashkimi në mënyrë të palëvizshme i disa metaleve (trupi i bjellës, kapaku i saj, bulonat etj)

PISTONI ME BJELLËN

Bashkimi i disa çifteve kinematike me hallka të ngurta përbëjnë një zinxhir kinematik.

Mekanizmi është një bashkësi hallkash të ndërlidhura në mënyrë të tillë që duke i dhënë lëvizje një ose disa hallkave marrim lëvizje të përcaktuar në hallkën punuese. Mekanizmat shërbejnë për transmetimin dhe shndërrimin e lëvizjeve.

MAKINAT DHE LLOJET E MAKINAVE

Makinë quhet tërësia e detaleve të lidhura ndërmjet tyre, të cilat përdorin energjinë për të kryer aktivitete ose detyra të caktuara.

Ndryshimi midis mekanizmit dhe makinës është që makina shërben për transmetimin dhe shndërrimin e energjisë, ndërsa mekanizmi për transmetimin dhe shndërrimin e lëvizjes.

Makinat ndahen :a. Makinat – motorb. Makinat - punuese

a. Makinat – motor përdoren për shndërrimin e një lloj energjie në një tjetër. Për shembull tek frigoriferi energjia elektrike shndërrohet në energji termike.

b. Makinat punuese përdorin forma të ndryshme energjie për të kryer një punë të caktuar ose për të shndërruar lëndën e parë në prodhim të gatshëm. Pavarësisht nga forma dhe përmasat, çdo makinë përbëhet nga këto pjesë kryesore :

Motori ( ose motorët) Transmisioni Organi punues (që kryen qëllimin e makinës) Sistemi i komandimit ose i drejtimit

Zhvillimi i makinës është arritur në bazë të zhvillimit të secilës pjesë të saj. Kështu janë përmirësuar transmisionet e makinave, organet punuese dhe sistemet e komandimit, të cilët kanë bërë të mundur punën automatike të makinës sipas një programi të diktuar lehtësisht ose CNC (computer numeric control)

TIPE MAKINASH

1900 - 19301900

1940

VITET 1950

VITET 1960

VITET 1970

VITET 1980

VITET 2000

VITI 2010 - 2013

MAKINA BUJQËSORE

MAKINAT NGRITËSE

FALEMINDERIT !

top related