administrim i integruar i mbeturinave urbane …€¦ · · 2017-04-27administrim i integruar i...
Post on 26-Apr-2018
235 Views
Preview:
TRANSCRIPT
ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË
67
Prof. as. dr. Nexhat BALAJ*
ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE
NË KOSOVË
Abstrakti
Administrimi i Integruar i Mbeturinave Urbane është një proces
tërësor me shumë hallka dhe opsione, që synon një mjedis të pastër e me
ndikim sa më minimal të mbetjeve në mjedisin për rreth dhe në shëndetin e
njeriut.
Parandalimi i mbeturinave është një element kyç i një politike të
integruar. Fillimisht është e nevojshme marrja e masave për të nxitur
ripërdorimin (reuse), zvogëlimin (reduction), riciklimin (recycle) dhe
përpunimin e mbeturinave, e cila quhet ndryshe edhe “hierarkia e
mbeturinave”.
Riciklimi i mbeturinave është një mundësi ekologjike dhe
ekonomike në menaxhimin e mbetjeve ndaj mundësive të tjera, si landfill
(vendgroposje) ose incenerim (djegie). Riciklimi është proces i
ripërpunimit të mbeturinave në një prodhim të ri, me dhe pa ndryshuar
strukturën kimike të materialit1.
Hyrje
Menaxhimi i mbeturinave është mbledhja, transporti, përpunimi,
riciklimi apo largimi i materialeve të mbetura, zakonisht të prodhuara nga
aktiviteti njerëzor në përpjekje për të zvogëluar efektin e tyre në shëndetin
njerëzor, estetikës, etj. Në dekadat e fundit është dhënë rëndësi e madhe
* Nexhat Balaj, Prof.ass.dr. Kolegji Evropian “JURIDICA”, agroalbi54@hotmail.com 1 Sustainable Waste Management Home. VNG International, The Hague, The Netherlands
July 2008.
Prof. ass. dr. Nexhat BALAJ
68
materialeve të mbetura në botën natyrore e mjedisin dhe në gjetjen e
përfitimeve nga ato2.
Mbeturinat duhet të definohen qartë, jo gjithçka që hedhim është
mbeturine, jo gjithë çka që duhet të groposet në deponi. Duhet të formojmë
opinionin i cili tani më është dëshmuar në shtetet e zhvilluara të Bashkimit
Evropian se mbeturinat nuk janë objekt për hedhje, por janë resurs për
zhvillim ekonomik të vendit, janë mundësi për të krijuar vende pune, janë
mundësi për të kursyer resurset natyrore.
Administrimi modern i mbeturinave në Kosovë, ka filluar
relativisht vonë, përkundër investimeve të donatoreve të huaj, ka mungesë
në infrastrukturën për menaxhimin e mbeturinave.
Sistemi i menaxhimit të mbeturinave në Kosovë nuk ofron të dhëna
të plota për gjenerimin, mbledhjen, trajtimin dhe mënjanimin e tyre. Në
zonat urbane (qytete) shërbimi i grumbullimit të mbeturinave ofrohet për
90% të popullsisë, ndërsa për zonat rurale ky shërbim ofrohet me vetëm
10% të popullsisë.
Mesatarisht në Kosovë, me shërbimin për grumbullimin e
mbeturinave komunale shërbehen 42% e popullsisë, regjioni i Prishtinës
mbulon përqindje më të lartë të popullatës me 64% (viti 2007) përkatësisht
me 52% (për vitin 2008), ndërsa regjioni i Mitrovicës më të ulëtin me
vetëm 29 % (2007-2008).3
Rreth 80% e të gjitha mbeturinave vjen si rrjedhojë e veprimtarive
bujqësore, industriale dhe të minierave. Ndërsa 20 % e mbeturinave janë
nga mbeturinat shtëpiake, një pjesë e madhe e të cilave është e
ripërdorshme (plastika, metale, letër, qelqe, materiale të bio degradueshme,
materiale organike).
Bashkimi Evropian ka nxjerrë direktiva lidhur me metodat për
trajtimin e mbeturinave. Mbeturinat nuk duhet të hidhen së bashku, por të
ndara, në vend grumbullimet e tyre. Hedhja e mbeturinave në vend
grumbullime pa një përzgjedhje paraprake, bën të pamundur veçimin e
atyre llojeve të mbeturinave që mund të riciklohen. Vetëm ato materiale që
2 Dr. Nexhat Balaj, Challenges of Europian Union Integration of Kosovo in terms of
Environmental, Management. Intenational Conference of Ekosistems, Tirana, Albania,
2012. 3 Zyra Rregulluese për Ujë dhe Mbeturina, 2009.
ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË
69
nuk mund të përpunohen për shembull me riciklim, shkojnë më pas në
vendin ku depozitohen mbeturinat.4
Është e qartë, se për arritjen e objektivave dhe për të prezantuar dhe
zbatuar sistemin e menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane në të
ardhmen, do të jetë e nevojshme të merren në konsideratë instrumente
politike dhe ekonomike në harmoni të plotë me politikat aktuale në sektor,
për të stimuluar minimizimin e mbetjeve. Instrumentet bazë të tregut të
njohura dhe të përdorura gjerësisht në politikat e menaxhimit të mbetjeve
janë tarifat direke të përdoruesve bazuar mbi parimin “ndotësi paguan”,
taksat e landfillit, “përgjegjësia e prodhuesve”, skemat “depozito dhe
përfito”, etj.
1. TRAJTIMI EKOLOGJIKO - EKONOMIK I MBETURINAVE
1.1. Metodat ekologjike të trajtimit të mbeturinave urbane në botë
Administrimi i integruar i mbeturinave urbane është një proces
kompleks e tërësor me shumë hallka dhe opsione, dhe jo thjesht si proces
vend depozitimi të tyre në vend groposje të kontrolluar inxhinierike.
Sot në botë aplikohen disa metoda për trajtimin e mbetjeve urbane
të cilat ndahen në 2 grupe të mëdha:5
A. Trajtimi ekologjik‐ekonomik
B. Trajtimi industrial
Në trajtimin ekologjik përfshihen:
1. Reduktimi
2. Ripërdorimi
3. Riciklimi
4. Kompostimi
5. Vendgroposje e Kontrolluar (Landfill).
4 METAP Regional Solid Waste Management Project 2007. Economic Instruments.
Finance and Cost Recovery Guideline – Key Messages Case Studies 8. GTZ-ERM-
GKW 2007. 5 INPAEL April 2010. National Plan of Solid Waste Management Final Draft. Implementation of
the National Plan for the Approximation of the Environmental Legislation. Project financed by
the European Union as part of the External Aid CARDS 2006 Programme.
Prof. ass. dr. Nexhat BALAJ
70
Që të gjitha së bashku kontrollojnë 85% të trajtimit të mbeturinave
në botë.
Në trajtimin industrial përfshihet:
• Furra termike- që kontrollon 10‐15% të trajtimit të mbeturinave
• Piroliza
1.2. Reduktimi i mbetjeve
Zvogëlim në burim do të thotë të pakësosh sasinë ose toksicitetin e
mbeturinave të prodhuara që në burimin prodhues të tyre. Reduktimi në
burim është mënyra e vetme dhe më efektive për të menaxhuar mbeturinat
pa kosto, duke reduktuar efektet e dëmshëm rrjedhimisht edhe toksicitetin
e mbeturinave. Një sistem industrial ekologjik është i suksesshëm, nëse
redukton nevojën për materiale nga burime të virgjër. Një pikësynim tjetër
duhet të jetë implementimi i proceseve që eliminojnë përdorimin e
substancave toksike si p.sh. metalet e rënda që nuk janë të
biodegradueshëm dhe që janë kërcënim për ambientin atje ku shkarkohen.
1.3. Ripërdorimi i mbetjeve
Është rikthimi i mbeturinave nëpërmjet qarkullimit në lëndë të parë
natyrore (p.sh. nëpërmjet kompostimit), ose riciklimit (p.sh. për përftimin e
lëndëve të dyta ose të energjisë), si edhe mbeturina të cilat me një
shpenzim të vogël mund të përdoren sërish.
Ripërdorimi = Recycling në një kuptim më të ngushtë
Ripërdorimi fillon me grumbullimin e veçuar të materialeve të vjetra
në shtëpi ose në ndërmarrje. Ripërdorimi p.sh. përdorimi i tullave të një
godine të shembur për të ndërtuar dekoracione ose ndonjë godinë më të vogël.
Grumbullimi i veçuar si dhe përgatitja e mbeturinave për ti përdorur
sërish; Përdorimi ose për një qëllim origjinal (p.sh. një fletë druri (që përdoret
në kuzhinë për prerjen e qepës, domates) për kuti, një qelq i vjetër për një qelq
të ri).
Riparimi mundëson një produkt për një jetëgjatësi më të madhe.
Makineritë zakonisht riparohen shumë herë gjatë jetës së tyre. Por në disa
ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË
71
raste makineritë shumë të sofistikuara janë të vështira për t’u riparuar dhe këto
kosto të larta dhe vështirësi riparimi kushtëzojnë hedhjen poshtë të tyre.
Riprodhimi ‐ Industria e automobilave është shembulli më konkret, ku
pjesë të përdorura të një makinerie përdoren për të riprodhuar pjesë të një
makinerie tjetër.
1.4. Riciklimi
Riciklimi është një pjesë shumë e rëndësishme e qëndrueshmërisë
së hierarkisë së menaxhimit të mbetjeve. Theksi i tanishëm mbi
parandalimin e ndotjes, si dhe zhvillimi i teknologjive të trajtimit të
mbetjeve ka si rezultat pakësimin e volumit të mbeturinave urbane për të
ricikluar 100%. Parandalimi i mbeturinave është një element kyç dhe
realizohet duke nxitur riciklimin e mbetjeve. Riciklimi nënkupton atë
procedurë, me ndihmën e së cilës materialet e vjetra dhe mbetjet përgatiten
në mënyrë që ato të mund të përdoren në një prodhim të ri
(material‐recycling) ose në aparate të përshtatshme djegëse për përftimin e
energjisë nëpërmjet djegies (energji‐recycling).
1.5. Politika më e mirë për të nxitur riciklimin
Interesi i publikut në riciklim është shtuar gjatë 15 viteve të fundit
përmes botës së industrializuar. Ky interes është drejtuar dhe zhvilluar nga
faktorë të ndryshëm, duke përfshirë çështje që lidhen me shtimin e
prodhimit të mbetjeve dhe zvogëlimit të kapacitetit të deponive, ndotjes së
ajrit nga incinerimi, si dhe nevojës për mbrojtje të mjedisit. Në këtë
kondita, shoqëria është e interesuar, që me politika të caktuara të synojë
dhe të shtojë furnizimin me riciklime të mbledhura. Mund të zhvillohen
dhe politika të tjera, që përfshijnë udhërrëfime për blerjen e produkteve të
riciklueshme, kërkesat për minimumin e mbajtjes së materialeve të
riciklueshme dhe taksën nxitëse për produktet të ricikluara.
Në shumë vende, qeveritë janë duke shtuar inkurajimin e industrive
për të adoptuar sistemet e menaxhimit mjedisor, që shpesh ka të bëjë me
gjenerimin e mbetjeve përmes reduktimit në burim, ripërdorimit dhe
riciklimit.6
6 Walls M 2003. The Role of Economics in Extended Producer Responsibility.Making
Policy Choices and Setting Policy Goals. Resources for theFuture. Discussion Paper
03–11 March 2003.
Prof. ass. dr. Nexhat BALAJ
72
Politikat që promovojnë riciklimin mund të zbatohen në shkallë
kombëtare, rajonale ose dhe lokale, ndonëse disa politika janë më të
bindshme në një shkallë ndryshe nga të tjerat. Një rrugë tjetër në politikat e
riciklimit është mekanizmi i përdorur për financimin e programeve të
riciklimit. Shumica e programeve të riciklimit financohen nga taksat apo
nga pagesat e menaxhimit të mbetjeve. Por ka dhe shtete, si në Japoni e në
Evropë, që ato financohen nga industria.
Gjermania
Në Gjermani, riciklimi është drejtuar nga mbështetja e publikut për
zhvillimin e qëndrueshëm dhe nga Këshillat për zvogëlimin e kapacitetit të
landfillit. Si përgjigje, qeveria Gjermane ishte nga të parat, që ngriti një
strukture kombëtare krahasuese për të nxitur riciklimin. Kjo strukture
përfshin qëllime të larta të riciklimit kombëtar për mbetjet bashkiake,
politikat në ambalazhimin e përdorur. Komponenti më i njohur i sistemit
gjerman është ”Etiketë e Gjelbër” për ambalazhimin e përdorur të mbetjeve
shtëpiake, e cila ishte paraqitur fillimisht në Dekretin e Ambalazhimit
gjerman.
SHBA
ShBA kanë marrë një rrugë shumë të ndryshme drejt promovimit të
riciklimit. Ndërsa politikat e EPR gjermane janë centralizuar, qeveria
federale Amerikane ka ngarkuar gjerësisht shtetet të merren me
menaxhimin e mbetjeve urbane. Kështu, politikat e riciklimit janë adoptuar
në nivele lokale dhe shtetesh, kryesisht në përgjigje të trysnisë nga
qytetarët me ndërgjegje mjedisore dhe në disa zona nga një dëshirë për të
zgjatur kapacitetin e landfillit lokal.
Belgjika, Finlanda, Luksemburgu, Holanda, Spanja dhe Italia
Këto vende kanë miratuar rregullat e ”Etiketë e Gjelbër” po ashtu si
Gjermania, por me synime dhe qëllime më të rrepta dhe më të sakta dhe
me shumë ndryshime në zbatim. Po ashtu si edhe Gjermania, këto vende
kompletuan ”Etiketë e Gjelbër” me politika të tjera. Në Finlandë, Dekreti
Federal i Mbetjeve specifikon qëllimet e ripërpunimit për mbetjet
bashkiake aq mirë, sa 12 nivele specifike të mbetjeve industriale, dhe
Planifikimi Kombëtar i Mbetjeve bëri thirrje për qeverinë lokale të
zhvillojë një sistem çmimi për menaxhimin e mbetjeve. Holanda ka
ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË
73
miratuar një taksë landfill‐i dhe një ndarje të detyrueshme të burimit nga
mbetjet industriale. Italia nxit dhe inkurajon kompanitë, që të miratojnë
EMS. Në kontrast me vendet e tjera kushtet ekonomike të varfra të Spanjës
kanë rezultuar në pakësimin e grumbullimit të mbetjeve buzë trotuarit.
2. Direktivat e Bashkimit Evropian për administrimin e
mbeturinave
Politika mjedisore të Bashkimit Evropian synon të përmirësojë
cilësinë e mjedisit, të mbrojë shëndetin e popullsisë, përdorimin e
kujdesshëm e racional të burimeve natyrore, promovimin e masave të
nivelit ndërkombëtar për tejkalimin e problemeve mjedisore rajonale e të
shkallës më të gjerë.7
Politika e BE-së për menaxhimin e mbeturinave ka për qëllim të
zvogëlojë dëmet që i bëhen ambientit jetësor dhe shëndetit nga mbeturinat,
dhe të përmirësojë efikasitetin e resurseve të natyrës. Është një nga
politikat më të vështira dhe më të shtrenjta për zbatim.8
Ky sektor është i rëndësishëm në procesin e anëtarësimit.
Implementimi i legjislacionit për menaxhimin e mbeturinave është pjesë e
prioriteteve afatshkurta të Partneritetit për Anëtarësim.
Në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, administrimi i
mbeturinave është i rregulluar përmes disa direktivave. Në tabelën 1 ka të
dhëna për qëllimin e disa prej këtyre direktivave, vitin e ratifikimit dhe
harmonizimin e tyre me legjislacionin kombëtarë.
Raporti i monitorimit të progresit, i hartuar nga Zyra regjionale për
Mjedis-Rec, në vitin 2008, vlerëson se Kosova ka shënuar progres shumë
të mirë në transpozimin e legjislacionit kombëtarë me direktivat e
Bashkimit Evropian për menaxhimin e mbeturinave.
7 Politikat dhe institucionet e BE-së, Politikat Mjedisore të BE-së pp. 112. 8 Blerim Reka, Otmar Holl, Ylber Sela, Institucionet dhe politikat e Unionit Evropian,
Tetovë, 2010.
Prof. ass. dr. Nexhat BALAJ
74
Tabela 6. Direktivat e BE-së për mbeturina dhe niveli i harmonizimit të
tyre në legjislacion kombëtar.9
Emri i direktivës Viti i ratifikimit Qëllimi i direktivës Harmonizimi
me legjislacionin
kombëtar (%)
Direktiva për
mbeturinat
(2006/12/EC)
05 Prill 2006
Mbrojtja e mjedisit dhe
shëndetit të njeriut nga
rreziqet që shkaktohen
nga
mbledhja,transporti,
trajtimi dhe deponimi i
mbeturinave
95 %
Direktiva për
mbeturina
te rrezikshme
(91/689/EC)
12 dhjetor 1991
Unifikimi i ligjeve të
shteteve anëtare të BE
për menaxhimin e
mbeturinave
të rrezikshme
85%
Direktiva për
ambalazhet
mbeturine
(94/62/EC)
15 dhjetor 1994
Minimizimi i
ambalazheve
mbeturine si dhe
promovimi
i ri- përdorimit dhe
riciklimit të tyre
88%
Direktiva për
deponite
(99/31/EC)
16 korrik 1999
Parandalimi ose
zvogëlimi më shumë që
është e mundur i
efekteve negative të
deponisë në mjedis.
77%
Direktiva për
incinerimin
e mbeturinave
(2000/76/EC)
28 dhjetor 2000
Të parandaloj ose limitoj
sa më shumë që është e
mundur efektet negative
ne mjedis,në veçanti
ndotjen e ajrit, ujit dhe
tokës nga emisionet që
lirohen me incinerimin e
mbeturinave.
69%
9 Gjendja e mbeturinave në Kosovë, 2009-Raport
ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË
75
Katalogu evropian i mbeturinave është një listë, në të cilën janë
përfshirë të gjitha mbeturinat e rrezikshme, të pa rrezikshme dhe ato inerte,
dhe si i tillë lehtëson klasifikimin e të gjitha mbeturinave.
Klasifikimi i mbeturinave sipas katalogut evropian të mbeturinave,
në bazë të origjinës përfshin 20 – grupe kryesore që janë të prezantuara në
tabelën 2.
Tabela 2. Grupet kryesore të mbeturinave sipas katalogut evropian.10
Nr. Grupet e mbeturinave
1 Mbeturinat që vijnë si rezultat i eksplorimit, mihjes, mveshjes si dhe
përpunimeve tjera të mineraleve dhe minierave.
2 Mbeturinat nga agrikultura, hortikultura, gjuetia, peshkimi dhe
prodhimet primare nga agrikultura, përgatitja dhe përpunimi i ushqimit.
3 Mbeturinat nga përpunimi i drurit, prodhimi i letrës, kartuçit, pulpës,
panelit dhe mobileve.
4 Mbeturinat nga industritë e lëkurës, gëzofëve, tekstilit
5 Mbeturinat nga rafinimi i naftës, purifikimi i naftës dhe trajtimi pirolitik
i thëngjillit.
6 Mbeturinat nga proceset kimike inorganike.
7 Mbeturinat nga proceset kimike organike.
8
Mbeturinat komunale dhe mbeturinat e ngjashme komerciale,
industriale dhe ato institucionale përfshirë edhe fraksionet e
mbledhura ndaras.
9
Mbeturinat nga shërbimet shëndetësore të njerëzve apo të kafshëve dhe/
apo hulumtimeve të tilla (me përjashtim të mbeturinave nga kuzhina dhe
restorantet, të cilat nuk vijnë si rezultat i shërbimeve shëndetësore.
10 Mbeturinat nga paketimi i absorbuesve, leckave për fshirje, materialeve
filtruese dhe veshjeve mbrojtëse,të cilat nuk janë specifikuar ndryshe.
10
METAP Regional Solid Waste Management 2007. Model Policy on Integrated Solid
Waste Management.
Prof. ass. dr. Nexhat BALAJ
76
4. Korniza ligjore dhe strategjike për administrimin e
mbeturinave në Kosovë
Fusha e administrimit të mbeturinave në Kosovë rregullohet përmes
Ligjit për mbeturina, Nr 02/L-30.
Qëllimi i këtij Ligji është mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe të
mjedisit nga ndotja dhe rreziku nga mbeturinat, përmes administrimit të
mirëfilltë (të qëndrueshëm) të mbeturinave, duke krijuar kushte për
parandalimin dhe zvogëlimin e prodhimit të mbeturinave dhe
rrezikshmërisë së tyre, veçanërisht pers:11
• zhvillimit të teknologjive të pastra dhe përdorimit efikas të tyre,
• zhvillimit dhe përdorimit të produkteve të cilat për nga natyra e
prodhimtarisë, dhe deponimit përfundimtar të tyre, janë të dizajnuara për uljen
e dëmshmërisë së mbeturinave dhe rrezikshmërisë nga ndotja,
• zhvillimit të teknikave të duhura për deponimin përfundimtar të
substancave të rrezikshme të cilat i përmbajnë mbeturinat me mundësi
përpunimi,
• përpunimit të mbeturinave me anë të riciklimit, ripërdorimit apo të
ndonjë procesi tjetër, për nxjerrjen e lëndëve sekondare,
• përdorimit të mbeturinave si burim i energjisë; dhe
• sanimit të vendeve të ndotura nga mbeturinat.
5. Klasifikimi i mbeturinave
Mbeturinat Komunale janë mbeturina të grumbulluara dhe të
trajtuara nga kompanitë që merën me menaxhim të mbeturinave komunale.
Në këtë kategori përfshihen mbeturinat nga ekonomitë familjare,
mbeturina të ngjashme nga aktivitet tregtare,
institucionet dhe bizneset e vogla, mbeturina të oborrit dhe
kopshteve, plehrat e rrugëve, mbeturinat që vijnë nga përmbajtja e
kontejnerëve të mbeturinave dhe mbeturinat e rënda.
Mbeturina Urbane, përfshijnë dy kategori mbeturinash të ngurta:
“mbeturina familjare” të krijuara nga ekonomitë shtëpiake duke përfshirë
shtëpitë ku banojnë një apo disa familje, stacionet, zyrat, kopshtet,
lulishtet, oborret, vendet e argëtimit dhe zonat e piknikut.12
11
Ligji për Mbeturina Nr.02/L-30. 12
Dr. Nexhat Balaj : Toward, ecology of cities – beyond buildings, trees and urban parks
in Prishtina, Kosovo. International Journal of Ecosystems and Ecology Sciences.
ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË
77
“Mbeturina të bizneseve” të krijuara nga veprimtaria e
ndërmarrjeve private e shtetërore të karakterit artizanal, tregtar apo të
shërbimeve; mbeturina të cilat kanë karakteristika dhe cilësi që
mundësojnë grumbullimin dhe trajtimin e tyre së bashku me mbeturinat
familjare.
Në funksion të menaxhimit të tyre, Mbeturinat Urbane i ndajmë në
dy kategori:
Mbeturina Urbane të Riciklueshme – të cilat përfshijnë
mbeturina që mund të ripërdoren ose mund të përpunohen duke u vënë në
përdorim si lëndë e parë. Në këtë kategori përfshihen:
• Mbeturinat metalike
• Mbeturinat e lulishteve, kopshteve.
• Mbeturinat plastike
• Letrat dhe kartonët
• Shishet e qelqit (qelqurinat)
Mbeturina Urbane të Pariciklueshme – të cilat përmbledhin të
gjitha mbeturinat tjera.
Mbeturinat industriale të rrezikshme
Shumë substanca në forma të ndryshme agregate kanë mbetur një
kohë të gjatë pa u përdorur nëpër stabilimente, depo dhe reparte
industriale. Me kalimin e kohës disave nga këto substanca kimike iu ka
skaduar afati apo janë degraduar duke ndryshuar përbërjen e tyre dhe
konsiderohen si substanca me rrezikshmëri të lartë.
Si rezultat i prodhimtarisë industriale, ndërprerjes së prodhimit dhe
aktiviteteve të tjera hasen edhe shumë materie të rrezikshme.
Mbeturinat medicinale dhe barërat me afat të skaduar
Mbeturinat medicinale janë mbeturina me rrezikshmëri të llojit të
veçantë, që gjatë manipulimit apo në kontakt me to, rrezikohet shëndeti i
njeriut dhe mjedisi. Këto mbeturina krijohen në spitale dhe objekte tjera
shëndetësore. Edhe ky lloj i mbeturinave nuk trajtohet në mënyrë të duhur.
Nga monitorimi në terren dhe të dhënat që i kemi, këto mbeturina nuk
grumbullohen, nuk transportohen dhe nuk deponohen sipas normave dhe
standardeve të parapara.
Prof. ass. dr. Nexhat BALAJ
78
Në Kosovë ekzistojnë qendra të cilat posedojnë pajisje (furra) për
djegien e mbeturinave spitalore. Konsiderohet se në këto pajisje (furra)
bëhet djegia e 20-30% e mbeturinave medicinale, ndërsa pjesa tjetër hedhet
në kontejner të mbeturinave komunale. Për djegie të mbeturinave
medicinale dhe infektuese në vendin tone janë katër furra teknikisht më të
avancuara të cilat gjenden në: Prishtinë, Mitrovicë, Gjakovë dhe Pejë. Këto
furra janë të thjeshta me djegie një shkallësh.13
6. Përfundime
Mbeturinat duhet të definohen qartë, jo gjithçka që hedhim është
mbeturinë, apo gjithë çka që duhet të groposet në deponi, por janë resurs
për zhvillim ekonomik të vendit, janë mundësi për të krijuar vende pune,
por edhe për të kursyer resurset natyrore.
Administrimi i Integruar i Mbeturinave Urbane është një proces i
rëndësishëm që synon një mjedis më të pastër e me ndikim sa më minimal
të mbetjeve në mjedisin për rreth dhe në shëndetin e njeriut.
Riciklimi i mbeturinave është një mundësi ekologjike dhe
fitimprurëse në menaxhimin e mbetjeve ndaj mundësive të tjera. Edukimi i
qytetarëve për të reduktuar, ricikluar mbeturinat urbane nuk është zgjidhja
e plotë, por është një fillim i mbarë.
Në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, administrimi i
mbeturinave është i rregulluar përmes disa direktivave. Politika e BE-së
për menaxhimin e mbeturinave ka për qëllim të zvogëlojë dëmet që i bëhen
ambientit jetësor dhe shëndetit nga mbeturinat, dhe të përmirësojë
efikasitetin e resurseve të natyrës.
Administrimi modern i mbeturinave në Kosovë, ka filluar
relativisht vonë, përkundër investimeve të donatoreve të huaj, ka mungesë
në infrastrukturën për menaxhimin e mbeturinave.
Sistemi i menaxhimit të mbeturinave në Kosovë nuk ofron të dhëna
të plota për gjenerimin, mbledhjen, trajtimin dhe mënjanimin e tyre. Në
zonat urbane(qytete) shërbimi i grumbullimit të mbeturinave ofrohet për
90% të popullsisë, ndërsa për zonat rurale ky shërbim ofrohet me vetëm
10% të popullsisë.
Mesatarisht në Kosovë me shërbimin për grumbullimin e
mbeturinave komunale shërbehen 42% e popullsisë, regjioni i Prishtinës
mbulon përqindje më të lartë të popullatës me këtë shërbim me 64% (viti
13
Gjendja e deponive të mbeturinave të pakontrolluara të egra, në Kosovë-KLMC, 2008.
ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË
79
2007) përkatësisht me 52% (për vitin 2008), ndërsa regjioni i Mitrovicës
më të ulëtin me vetëm 29 % (2007-2008).
Në të ardhmen është e nevojshme fuqizimi i institucioneve
menaxhuese të mbeturinave, implementimi dhe kompletimi i bazës ligjore
për menaxhimin e mbeturinave dhe vetëdijesimi i popullatës lidhur me
hedhjen e mbeturinave.
Prof. ass. dr. Nexhat BALAJ
80
Prof. ass. dr. Nexhat BALAJ
THE INTEGRATED ADMINISTRATION OF THE URBAN
WASTE IN KOSOVO
What is waste should be clearly defined, not everything that we
dispose can be qualified as a waste, or everything that should be buried in a
landfill of waste, but it’s rather an opportunity and a resource for
economical development of the country, they also present an opportunity
for new jobs and to save natural resources.
Integrated Urban Waste Management is an important process that
aims to create a clean environment with minimal influence of the waste for
the environment around and for the human wellbeing.
Waste recycling is an ecological and profitable opportunity as part
of waste management. Raising public awareness on the recycling and
reducing the urban waste is not a final solution, but it is a good start.
In the EU countries, the waste administration is regulated through
several regulations. The EU policies for waste management aims to reduce
the negative impact that has been done to the living environment and to
improve the efficacy of use of the natural resources.
The modern waste administration in Kosovo has started relatively
recently; against of foreign investments and donations, there is a lack of
infrastructure for the waste management.
The waste management system in Kosovo does not offer complete
data for generating, gathering, processing and disposing the waste. In the
urban environment (cities) the service for waste gathering is offered to
90% of population, compared to rural regions where this service is offered
only to the 10% of the population. On average, in Kosovo 42% of
population get the service for waste gathering; the region of Prishtina has
the highest waste gathering rate which is 64% (in 2007), and 52%(in 2008)
whereas the Mitrovica region has the lowest with only 29% (2007-2008).
In the future there is a need for the strengthening of the waste
management institutions, implementing and completing the law for waste
management and raising the public awareness in relation with disposing
the waste.
top related