administrim i integruar i mbeturinave urbane …€¦ ·  · 2017-04-27administrim i integruar i...

14
ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË 67 Prof. as. dr. Nexhat BALAJ * ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË Abstrakti Administrimi i Integruar i Mbeturinave Urbane është një proces tërësor me shumë hallka dhe opsione, që synon një mjedis të pastër e me ndikim sa më minimal të mbetjeve në mjedisin për rreth dhe në shëndetin e njeriut. Parandalimi i mbeturinave është një element kyç i një politike të integruar. Fillimisht është e nevojshme marrja e masave për të nxitur ripërdorimin (reuse), zvogëlimin (reduction), riciklimin (recycle) dhe përpunimin e mbeturinave, e cila quhet ndryshe edhe hierarkia e mbeturinave”. Riciklimi i mbeturinave është një mundësi ekologjike dhe ekonomike në menaxhimin e mbetjeve ndaj mundësive të tjera, si landfill (vendgroposje) ose incenerim (djegie). Riciklimi është proces i ripërpunimit të mbeturinave në një prodhim të ri, me dhe pa ndryshuar strukturën kimike të materialit 1 . Hyrje Menaxhimi i mbeturinave është mbledhja, transporti, përpunimi, riciklimi apo largimi i materialeve të mbetura, zakonisht të prodhuara nga aktiviteti njerëzor në përpjekje për të zvogëluar efektin e tyre në shëndetin njerëzor, estetikës, etj. Në dekadat e fundit është dhënë rëndësi e madhe * Nexhat Balaj, Prof.ass.dr. Kolegji Evropian “JURIDICA”, [email protected] 1 Sustainable Waste Management Home. VNG International, The Hague, The Netherlands July 2008.

Upload: trinhcong

Post on 26-Apr-2018

235 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE …€¦ ·  · 2017-04-27ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË 69 nuk mund të përpunohen për shembull me riciklim,

ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË

67

Prof. as. dr. Nexhat BALAJ*

ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE

NË KOSOVË

Abstrakti

Administrimi i Integruar i Mbeturinave Urbane është një proces

tërësor me shumë hallka dhe opsione, që synon një mjedis të pastër e me

ndikim sa më minimal të mbetjeve në mjedisin për rreth dhe në shëndetin e

njeriut.

Parandalimi i mbeturinave është një element kyç i një politike të

integruar. Fillimisht është e nevojshme marrja e masave për të nxitur

ripërdorimin (reuse), zvogëlimin (reduction), riciklimin (recycle) dhe

përpunimin e mbeturinave, e cila quhet ndryshe edhe “hierarkia e

mbeturinave”.

Riciklimi i mbeturinave është një mundësi ekologjike dhe

ekonomike në menaxhimin e mbetjeve ndaj mundësive të tjera, si landfill

(vendgroposje) ose incenerim (djegie). Riciklimi është proces i

ripërpunimit të mbeturinave në një prodhim të ri, me dhe pa ndryshuar

strukturën kimike të materialit1.

Hyrje

Menaxhimi i mbeturinave është mbledhja, transporti, përpunimi,

riciklimi apo largimi i materialeve të mbetura, zakonisht të prodhuara nga

aktiviteti njerëzor në përpjekje për të zvogëluar efektin e tyre në shëndetin

njerëzor, estetikës, etj. Në dekadat e fundit është dhënë rëndësi e madhe

* Nexhat Balaj, Prof.ass.dr. Kolegji Evropian “JURIDICA”, [email protected] 1 Sustainable Waste Management Home. VNG International, The Hague, The Netherlands

July 2008.

Page 2: ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE …€¦ ·  · 2017-04-27ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË 69 nuk mund të përpunohen për shembull me riciklim,

Prof. ass. dr. Nexhat BALAJ

68

materialeve të mbetura në botën natyrore e mjedisin dhe në gjetjen e

përfitimeve nga ato2.

Mbeturinat duhet të definohen qartë, jo gjithçka që hedhim është

mbeturine, jo gjithë çka që duhet të groposet në deponi. Duhet të formojmë

opinionin i cili tani më është dëshmuar në shtetet e zhvilluara të Bashkimit

Evropian se mbeturinat nuk janë objekt për hedhje, por janë resurs për

zhvillim ekonomik të vendit, janë mundësi për të krijuar vende pune, janë

mundësi për të kursyer resurset natyrore.

Administrimi modern i mbeturinave në Kosovë, ka filluar

relativisht vonë, përkundër investimeve të donatoreve të huaj, ka mungesë

në infrastrukturën për menaxhimin e mbeturinave.

Sistemi i menaxhimit të mbeturinave në Kosovë nuk ofron të dhëna

të plota për gjenerimin, mbledhjen, trajtimin dhe mënjanimin e tyre. Në

zonat urbane (qytete) shërbimi i grumbullimit të mbeturinave ofrohet për

90% të popullsisë, ndërsa për zonat rurale ky shërbim ofrohet me vetëm

10% të popullsisë.

Mesatarisht në Kosovë, me shërbimin për grumbullimin e

mbeturinave komunale shërbehen 42% e popullsisë, regjioni i Prishtinës

mbulon përqindje më të lartë të popullatës me 64% (viti 2007) përkatësisht

me 52% (për vitin 2008), ndërsa regjioni i Mitrovicës më të ulëtin me

vetëm 29 % (2007-2008).3

Rreth 80% e të gjitha mbeturinave vjen si rrjedhojë e veprimtarive

bujqësore, industriale dhe të minierave. Ndërsa 20 % e mbeturinave janë

nga mbeturinat shtëpiake, një pjesë e madhe e të cilave është e

ripërdorshme (plastika, metale, letër, qelqe, materiale të bio degradueshme,

materiale organike).

Bashkimi Evropian ka nxjerrë direktiva lidhur me metodat për

trajtimin e mbeturinave. Mbeturinat nuk duhet të hidhen së bashku, por të

ndara, në vend grumbullimet e tyre. Hedhja e mbeturinave në vend

grumbullime pa një përzgjedhje paraprake, bën të pamundur veçimin e

atyre llojeve të mbeturinave që mund të riciklohen. Vetëm ato materiale që

2 Dr. Nexhat Balaj, Challenges of Europian Union Integration of Kosovo in terms of

Environmental, Management. Intenational Conference of Ekosistems, Tirana, Albania,

2012. 3 Zyra Rregulluese për Ujë dhe Mbeturina, 2009.

Page 3: ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE …€¦ ·  · 2017-04-27ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË 69 nuk mund të përpunohen për shembull me riciklim,

ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË

69

nuk mund të përpunohen për shembull me riciklim, shkojnë më pas në

vendin ku depozitohen mbeturinat.4

Është e qartë, se për arritjen e objektivave dhe për të prezantuar dhe

zbatuar sistemin e menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane në të

ardhmen, do të jetë e nevojshme të merren në konsideratë instrumente

politike dhe ekonomike në harmoni të plotë me politikat aktuale në sektor,

për të stimuluar minimizimin e mbetjeve. Instrumentet bazë të tregut të

njohura dhe të përdorura gjerësisht në politikat e menaxhimit të mbetjeve

janë tarifat direke të përdoruesve bazuar mbi parimin “ndotësi paguan”,

taksat e landfillit, “përgjegjësia e prodhuesve”, skemat “depozito dhe

përfito”, etj.

1. TRAJTIMI EKOLOGJIKO - EKONOMIK I MBETURINAVE

1.1. Metodat ekologjike të trajtimit të mbeturinave urbane në botë

Administrimi i integruar i mbeturinave urbane është një proces

kompleks e tërësor me shumë hallka dhe opsione, dhe jo thjesht si proces

vend depozitimi të tyre në vend groposje të kontrolluar inxhinierike.

Sot në botë aplikohen disa metoda për trajtimin e mbetjeve urbane

të cilat ndahen në 2 grupe të mëdha:5

A. Trajtimi ekologjik‐ekonomik

B. Trajtimi industrial

Në trajtimin ekologjik përfshihen:

1. Reduktimi

2. Ripërdorimi

3. Riciklimi

4. Kompostimi

5. Vendgroposje e Kontrolluar (Landfill).

4 METAP Regional Solid Waste Management Project 2007. Economic Instruments.

Finance and Cost Recovery Guideline – Key Messages Case Studies 8. GTZ-ERM-

GKW 2007. 5 INPAEL April 2010. National Plan of Solid Waste Management Final Draft. Implementation of

the National Plan for the Approximation of the Environmental Legislation. Project financed by

the European Union as part of the External Aid CARDS 2006 Programme.

Page 4: ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE …€¦ ·  · 2017-04-27ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË 69 nuk mund të përpunohen për shembull me riciklim,

Prof. ass. dr. Nexhat BALAJ

70

Që të gjitha së bashku kontrollojnë 85% të trajtimit të mbeturinave

në botë.

Në trajtimin industrial përfshihet:

• Furra termike- që kontrollon 10‐15% të trajtimit të mbeturinave

• Piroliza

1.2. Reduktimi i mbetjeve

Zvogëlim në burim do të thotë të pakësosh sasinë ose toksicitetin e

mbeturinave të prodhuara që në burimin prodhues të tyre. Reduktimi në

burim është mënyra e vetme dhe më efektive për të menaxhuar mbeturinat

pa kosto, duke reduktuar efektet e dëmshëm rrjedhimisht edhe toksicitetin

e mbeturinave. Një sistem industrial ekologjik është i suksesshëm, nëse

redukton nevojën për materiale nga burime të virgjër. Një pikësynim tjetër

duhet të jetë implementimi i proceseve që eliminojnë përdorimin e

substancave toksike si p.sh. metalet e rënda që nuk janë të

biodegradueshëm dhe që janë kërcënim për ambientin atje ku shkarkohen.

1.3. Ripërdorimi i mbetjeve

Është rikthimi i mbeturinave nëpërmjet qarkullimit në lëndë të parë

natyrore (p.sh. nëpërmjet kompostimit), ose riciklimit (p.sh. për përftimin e

lëndëve të dyta ose të energjisë), si edhe mbeturina të cilat me një

shpenzim të vogël mund të përdoren sërish.

Ripërdorimi = Recycling në një kuptim më të ngushtë

Ripërdorimi fillon me grumbullimin e veçuar të materialeve të vjetra

në shtëpi ose në ndërmarrje. Ripërdorimi p.sh. përdorimi i tullave të një

godine të shembur për të ndërtuar dekoracione ose ndonjë godinë më të vogël.

Grumbullimi i veçuar si dhe përgatitja e mbeturinave për ti përdorur

sërish; Përdorimi ose për një qëllim origjinal (p.sh. një fletë druri (që përdoret

në kuzhinë për prerjen e qepës, domates) për kuti, një qelq i vjetër për një qelq

të ri).

Riparimi mundëson një produkt për një jetëgjatësi më të madhe.

Makineritë zakonisht riparohen shumë herë gjatë jetës së tyre. Por në disa

Page 5: ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE …€¦ ·  · 2017-04-27ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË 69 nuk mund të përpunohen për shembull me riciklim,

ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË

71

raste makineritë shumë të sofistikuara janë të vështira për t’u riparuar dhe këto

kosto të larta dhe vështirësi riparimi kushtëzojnë hedhjen poshtë të tyre.

Riprodhimi ‐ Industria e automobilave është shembulli më konkret, ku

pjesë të përdorura të një makinerie përdoren për të riprodhuar pjesë të një

makinerie tjetër.

1.4. Riciklimi

Riciklimi është një pjesë shumë e rëndësishme e qëndrueshmërisë

së hierarkisë së menaxhimit të mbetjeve. Theksi i tanishëm mbi

parandalimin e ndotjes, si dhe zhvillimi i teknologjive të trajtimit të

mbetjeve ka si rezultat pakësimin e volumit të mbeturinave urbane për të

ricikluar 100%. Parandalimi i mbeturinave është një element kyç dhe

realizohet duke nxitur riciklimin e mbetjeve. Riciklimi nënkupton atë

procedurë, me ndihmën e së cilës materialet e vjetra dhe mbetjet përgatiten

në mënyrë që ato të mund të përdoren në një prodhim të ri

(material‐recycling) ose në aparate të përshtatshme djegëse për përftimin e

energjisë nëpërmjet djegies (energji‐recycling).

1.5. Politika më e mirë për të nxitur riciklimin

Interesi i publikut në riciklim është shtuar gjatë 15 viteve të fundit

përmes botës së industrializuar. Ky interes është drejtuar dhe zhvilluar nga

faktorë të ndryshëm, duke përfshirë çështje që lidhen me shtimin e

prodhimit të mbetjeve dhe zvogëlimit të kapacitetit të deponive, ndotjes së

ajrit nga incinerimi, si dhe nevojës për mbrojtje të mjedisit. Në këtë

kondita, shoqëria është e interesuar, që me politika të caktuara të synojë

dhe të shtojë furnizimin me riciklime të mbledhura. Mund të zhvillohen

dhe politika të tjera, që përfshijnë udhërrëfime për blerjen e produkteve të

riciklueshme, kërkesat për minimumin e mbajtjes së materialeve të

riciklueshme dhe taksën nxitëse për produktet të ricikluara.

Në shumë vende, qeveritë janë duke shtuar inkurajimin e industrive

për të adoptuar sistemet e menaxhimit mjedisor, që shpesh ka të bëjë me

gjenerimin e mbetjeve përmes reduktimit në burim, ripërdorimit dhe

riciklimit.6

6 Walls M 2003. The Role of Economics in Extended Producer Responsibility.Making

Policy Choices and Setting Policy Goals. Resources for theFuture. Discussion Paper

03–11 March 2003.

Page 6: ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE …€¦ ·  · 2017-04-27ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË 69 nuk mund të përpunohen për shembull me riciklim,

Prof. ass. dr. Nexhat BALAJ

72

Politikat që promovojnë riciklimin mund të zbatohen në shkallë

kombëtare, rajonale ose dhe lokale, ndonëse disa politika janë më të

bindshme në një shkallë ndryshe nga të tjerat. Një rrugë tjetër në politikat e

riciklimit është mekanizmi i përdorur për financimin e programeve të

riciklimit. Shumica e programeve të riciklimit financohen nga taksat apo

nga pagesat e menaxhimit të mbetjeve. Por ka dhe shtete, si në Japoni e në

Evropë, që ato financohen nga industria.

Gjermania

Në Gjermani, riciklimi është drejtuar nga mbështetja e publikut për

zhvillimin e qëndrueshëm dhe nga Këshillat për zvogëlimin e kapacitetit të

landfillit. Si përgjigje, qeveria Gjermane ishte nga të parat, që ngriti një

strukture kombëtare krahasuese për të nxitur riciklimin. Kjo strukture

përfshin qëllime të larta të riciklimit kombëtar për mbetjet bashkiake,

politikat në ambalazhimin e përdorur. Komponenti më i njohur i sistemit

gjerman është ”Etiketë e Gjelbër” për ambalazhimin e përdorur të mbetjeve

shtëpiake, e cila ishte paraqitur fillimisht në Dekretin e Ambalazhimit

gjerman.

SHBA

ShBA kanë marrë një rrugë shumë të ndryshme drejt promovimit të

riciklimit. Ndërsa politikat e EPR gjermane janë centralizuar, qeveria

federale Amerikane ka ngarkuar gjerësisht shtetet të merren me

menaxhimin e mbetjeve urbane. Kështu, politikat e riciklimit janë adoptuar

në nivele lokale dhe shtetesh, kryesisht në përgjigje të trysnisë nga

qytetarët me ndërgjegje mjedisore dhe në disa zona nga një dëshirë për të

zgjatur kapacitetin e landfillit lokal.

Belgjika, Finlanda, Luksemburgu, Holanda, Spanja dhe Italia

Këto vende kanë miratuar rregullat e ”Etiketë e Gjelbër” po ashtu si

Gjermania, por me synime dhe qëllime më të rrepta dhe më të sakta dhe

me shumë ndryshime në zbatim. Po ashtu si edhe Gjermania, këto vende

kompletuan ”Etiketë e Gjelbër” me politika të tjera. Në Finlandë, Dekreti

Federal i Mbetjeve specifikon qëllimet e ripërpunimit për mbetjet

bashkiake aq mirë, sa 12 nivele specifike të mbetjeve industriale, dhe

Planifikimi Kombëtar i Mbetjeve bëri thirrje për qeverinë lokale të

zhvillojë një sistem çmimi për menaxhimin e mbetjeve. Holanda ka

Page 7: ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE …€¦ ·  · 2017-04-27ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË 69 nuk mund të përpunohen për shembull me riciklim,

ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË

73

miratuar një taksë landfill‐i dhe një ndarje të detyrueshme të burimit nga

mbetjet industriale. Italia nxit dhe inkurajon kompanitë, që të miratojnë

EMS. Në kontrast me vendet e tjera kushtet ekonomike të varfra të Spanjës

kanë rezultuar në pakësimin e grumbullimit të mbetjeve buzë trotuarit.

2. Direktivat e Bashkimit Evropian për administrimin e

mbeturinave

Politika mjedisore të Bashkimit Evropian synon të përmirësojë

cilësinë e mjedisit, të mbrojë shëndetin e popullsisë, përdorimin e

kujdesshëm e racional të burimeve natyrore, promovimin e masave të

nivelit ndërkombëtar për tejkalimin e problemeve mjedisore rajonale e të

shkallës më të gjerë.7

Politika e BE-së për menaxhimin e mbeturinave ka për qëllim të

zvogëlojë dëmet që i bëhen ambientit jetësor dhe shëndetit nga mbeturinat,

dhe të përmirësojë efikasitetin e resurseve të natyrës. Është një nga

politikat më të vështira dhe më të shtrenjta për zbatim.8

Ky sektor është i rëndësishëm në procesin e anëtarësimit.

Implementimi i legjislacionit për menaxhimin e mbeturinave është pjesë e

prioriteteve afatshkurta të Partneritetit për Anëtarësim.

Në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, administrimi i

mbeturinave është i rregulluar përmes disa direktivave. Në tabelën 1 ka të

dhëna për qëllimin e disa prej këtyre direktivave, vitin e ratifikimit dhe

harmonizimin e tyre me legjislacionin kombëtarë.

Raporti i monitorimit të progresit, i hartuar nga Zyra regjionale për

Mjedis-Rec, në vitin 2008, vlerëson se Kosova ka shënuar progres shumë

të mirë në transpozimin e legjislacionit kombëtarë me direktivat e

Bashkimit Evropian për menaxhimin e mbeturinave.

7 Politikat dhe institucionet e BE-së, Politikat Mjedisore të BE-së pp. 112. 8 Blerim Reka, Otmar Holl, Ylber Sela, Institucionet dhe politikat e Unionit Evropian,

Tetovë, 2010.

Page 8: ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE …€¦ ·  · 2017-04-27ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË 69 nuk mund të përpunohen për shembull me riciklim,

Prof. ass. dr. Nexhat BALAJ

74

Tabela 6. Direktivat e BE-së për mbeturina dhe niveli i harmonizimit të

tyre në legjislacion kombëtar.9

Emri i direktivës Viti i ratifikimit Qëllimi i direktivës Harmonizimi

me legjislacionin

kombëtar (%)

Direktiva për

mbeturinat

(2006/12/EC)

05 Prill 2006

Mbrojtja e mjedisit dhe

shëndetit të njeriut nga

rreziqet që shkaktohen

nga

mbledhja,transporti,

trajtimi dhe deponimi i

mbeturinave

95 %

Direktiva për

mbeturina

te rrezikshme

(91/689/EC)

12 dhjetor 1991

Unifikimi i ligjeve të

shteteve anëtare të BE

për menaxhimin e

mbeturinave

të rrezikshme

85%

Direktiva për

ambalazhet

mbeturine

(94/62/EC)

15 dhjetor 1994

Minimizimi i

ambalazheve

mbeturine si dhe

promovimi

i ri- përdorimit dhe

riciklimit të tyre

88%

Direktiva për

deponite

(99/31/EC)

16 korrik 1999

Parandalimi ose

zvogëlimi më shumë që

është e mundur i

efekteve negative të

deponisë në mjedis.

77%

Direktiva për

incinerimin

e mbeturinave

(2000/76/EC)

28 dhjetor 2000

Të parandaloj ose limitoj

sa më shumë që është e

mundur efektet negative

ne mjedis,në veçanti

ndotjen e ajrit, ujit dhe

tokës nga emisionet që

lirohen me incinerimin e

mbeturinave.

69%

9 Gjendja e mbeturinave në Kosovë, 2009-Raport

Page 9: ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE …€¦ ·  · 2017-04-27ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË 69 nuk mund të përpunohen për shembull me riciklim,

ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË

75

Katalogu evropian i mbeturinave është një listë, në të cilën janë

përfshirë të gjitha mbeturinat e rrezikshme, të pa rrezikshme dhe ato inerte,

dhe si i tillë lehtëson klasifikimin e të gjitha mbeturinave.

Klasifikimi i mbeturinave sipas katalogut evropian të mbeturinave,

në bazë të origjinës përfshin 20 – grupe kryesore që janë të prezantuara në

tabelën 2.

Tabela 2. Grupet kryesore të mbeturinave sipas katalogut evropian.10

Nr. Grupet e mbeturinave

1 Mbeturinat që vijnë si rezultat i eksplorimit, mihjes, mveshjes si dhe

përpunimeve tjera të mineraleve dhe minierave.

2 Mbeturinat nga agrikultura, hortikultura, gjuetia, peshkimi dhe

prodhimet primare nga agrikultura, përgatitja dhe përpunimi i ushqimit.

3 Mbeturinat nga përpunimi i drurit, prodhimi i letrës, kartuçit, pulpës,

panelit dhe mobileve.

4 Mbeturinat nga industritë e lëkurës, gëzofëve, tekstilit

5 Mbeturinat nga rafinimi i naftës, purifikimi i naftës dhe trajtimi pirolitik

i thëngjillit.

6 Mbeturinat nga proceset kimike inorganike.

7 Mbeturinat nga proceset kimike organike.

8

Mbeturinat komunale dhe mbeturinat e ngjashme komerciale,

industriale dhe ato institucionale përfshirë edhe fraksionet e

mbledhura ndaras.

9

Mbeturinat nga shërbimet shëndetësore të njerëzve apo të kafshëve dhe/

apo hulumtimeve të tilla (me përjashtim të mbeturinave nga kuzhina dhe

restorantet, të cilat nuk vijnë si rezultat i shërbimeve shëndetësore.

10 Mbeturinat nga paketimi i absorbuesve, leckave për fshirje, materialeve

filtruese dhe veshjeve mbrojtëse,të cilat nuk janë specifikuar ndryshe.

10

METAP Regional Solid Waste Management 2007. Model Policy on Integrated Solid

Waste Management.

Page 10: ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE …€¦ ·  · 2017-04-27ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË 69 nuk mund të përpunohen për shembull me riciklim,

Prof. ass. dr. Nexhat BALAJ

76

4. Korniza ligjore dhe strategjike për administrimin e

mbeturinave në Kosovë

Fusha e administrimit të mbeturinave në Kosovë rregullohet përmes

Ligjit për mbeturina, Nr 02/L-30.

Qëllimi i këtij Ligji është mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe të

mjedisit nga ndotja dhe rreziku nga mbeturinat, përmes administrimit të

mirëfilltë (të qëndrueshëm) të mbeturinave, duke krijuar kushte për

parandalimin dhe zvogëlimin e prodhimit të mbeturinave dhe

rrezikshmërisë së tyre, veçanërisht pers:11

• zhvillimit të teknologjive të pastra dhe përdorimit efikas të tyre,

• zhvillimit dhe përdorimit të produkteve të cilat për nga natyra e

prodhimtarisë, dhe deponimit përfundimtar të tyre, janë të dizajnuara për uljen

e dëmshmërisë së mbeturinave dhe rrezikshmërisë nga ndotja,

• zhvillimit të teknikave të duhura për deponimin përfundimtar të

substancave të rrezikshme të cilat i përmbajnë mbeturinat me mundësi

përpunimi,

• përpunimit të mbeturinave me anë të riciklimit, ripërdorimit apo të

ndonjë procesi tjetër, për nxjerrjen e lëndëve sekondare,

• përdorimit të mbeturinave si burim i energjisë; dhe

• sanimit të vendeve të ndotura nga mbeturinat.

5. Klasifikimi i mbeturinave

Mbeturinat Komunale janë mbeturina të grumbulluara dhe të

trajtuara nga kompanitë që merën me menaxhim të mbeturinave komunale.

Në këtë kategori përfshihen mbeturinat nga ekonomitë familjare,

mbeturina të ngjashme nga aktivitet tregtare,

institucionet dhe bizneset e vogla, mbeturina të oborrit dhe

kopshteve, plehrat e rrugëve, mbeturinat që vijnë nga përmbajtja e

kontejnerëve të mbeturinave dhe mbeturinat e rënda.

Mbeturina Urbane, përfshijnë dy kategori mbeturinash të ngurta:

“mbeturina familjare” të krijuara nga ekonomitë shtëpiake duke përfshirë

shtëpitë ku banojnë një apo disa familje, stacionet, zyrat, kopshtet,

lulishtet, oborret, vendet e argëtimit dhe zonat e piknikut.12

11

Ligji për Mbeturina Nr.02/L-30. 12

Dr. Nexhat Balaj : Toward, ecology of cities – beyond buildings, trees and urban parks

in Prishtina, Kosovo. International Journal of Ecosystems and Ecology Sciences.

Page 11: ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE …€¦ ·  · 2017-04-27ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË 69 nuk mund të përpunohen për shembull me riciklim,

ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË

77

“Mbeturina të bizneseve” të krijuara nga veprimtaria e

ndërmarrjeve private e shtetërore të karakterit artizanal, tregtar apo të

shërbimeve; mbeturina të cilat kanë karakteristika dhe cilësi që

mundësojnë grumbullimin dhe trajtimin e tyre së bashku me mbeturinat

familjare.

Në funksion të menaxhimit të tyre, Mbeturinat Urbane i ndajmë në

dy kategori:

Mbeturina Urbane të Riciklueshme – të cilat përfshijnë

mbeturina që mund të ripërdoren ose mund të përpunohen duke u vënë në

përdorim si lëndë e parë. Në këtë kategori përfshihen:

• Mbeturinat metalike

• Mbeturinat e lulishteve, kopshteve.

• Mbeturinat plastike

• Letrat dhe kartonët

• Shishet e qelqit (qelqurinat)

Mbeturina Urbane të Pariciklueshme – të cilat përmbledhin të

gjitha mbeturinat tjera.

Mbeturinat industriale të rrezikshme

Shumë substanca në forma të ndryshme agregate kanë mbetur një

kohë të gjatë pa u përdorur nëpër stabilimente, depo dhe reparte

industriale. Me kalimin e kohës disave nga këto substanca kimike iu ka

skaduar afati apo janë degraduar duke ndryshuar përbërjen e tyre dhe

konsiderohen si substanca me rrezikshmëri të lartë.

Si rezultat i prodhimtarisë industriale, ndërprerjes së prodhimit dhe

aktiviteteve të tjera hasen edhe shumë materie të rrezikshme.

Mbeturinat medicinale dhe barërat me afat të skaduar

Mbeturinat medicinale janë mbeturina me rrezikshmëri të llojit të

veçantë, që gjatë manipulimit apo në kontakt me to, rrezikohet shëndeti i

njeriut dhe mjedisi. Këto mbeturina krijohen në spitale dhe objekte tjera

shëndetësore. Edhe ky lloj i mbeturinave nuk trajtohet në mënyrë të duhur.

Nga monitorimi në terren dhe të dhënat që i kemi, këto mbeturina nuk

grumbullohen, nuk transportohen dhe nuk deponohen sipas normave dhe

standardeve të parapara.

Page 12: ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE …€¦ ·  · 2017-04-27ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË 69 nuk mund të përpunohen për shembull me riciklim,

Prof. ass. dr. Nexhat BALAJ

78

Në Kosovë ekzistojnë qendra të cilat posedojnë pajisje (furra) për

djegien e mbeturinave spitalore. Konsiderohet se në këto pajisje (furra)

bëhet djegia e 20-30% e mbeturinave medicinale, ndërsa pjesa tjetër hedhet

në kontejner të mbeturinave komunale. Për djegie të mbeturinave

medicinale dhe infektuese në vendin tone janë katër furra teknikisht më të

avancuara të cilat gjenden në: Prishtinë, Mitrovicë, Gjakovë dhe Pejë. Këto

furra janë të thjeshta me djegie një shkallësh.13

6. Përfundime

Mbeturinat duhet të definohen qartë, jo gjithçka që hedhim është

mbeturinë, apo gjithë çka që duhet të groposet në deponi, por janë resurs

për zhvillim ekonomik të vendit, janë mundësi për të krijuar vende pune,

por edhe për të kursyer resurset natyrore.

Administrimi i Integruar i Mbeturinave Urbane është një proces i

rëndësishëm që synon një mjedis më të pastër e me ndikim sa më minimal

të mbetjeve në mjedisin për rreth dhe në shëndetin e njeriut.

Riciklimi i mbeturinave është një mundësi ekologjike dhe

fitimprurëse në menaxhimin e mbetjeve ndaj mundësive të tjera. Edukimi i

qytetarëve për të reduktuar, ricikluar mbeturinat urbane nuk është zgjidhja

e plotë, por është një fillim i mbarë.

Në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, administrimi i

mbeturinave është i rregulluar përmes disa direktivave. Politika e BE-së

për menaxhimin e mbeturinave ka për qëllim të zvogëlojë dëmet që i bëhen

ambientit jetësor dhe shëndetit nga mbeturinat, dhe të përmirësojë

efikasitetin e resurseve të natyrës.

Administrimi modern i mbeturinave në Kosovë, ka filluar

relativisht vonë, përkundër investimeve të donatoreve të huaj, ka mungesë

në infrastrukturën për menaxhimin e mbeturinave.

Sistemi i menaxhimit të mbeturinave në Kosovë nuk ofron të dhëna

të plota për gjenerimin, mbledhjen, trajtimin dhe mënjanimin e tyre. Në

zonat urbane(qytete) shërbimi i grumbullimit të mbeturinave ofrohet për

90% të popullsisë, ndërsa për zonat rurale ky shërbim ofrohet me vetëm

10% të popullsisë.

Mesatarisht në Kosovë me shërbimin për grumbullimin e

mbeturinave komunale shërbehen 42% e popullsisë, regjioni i Prishtinës

mbulon përqindje më të lartë të popullatës me këtë shërbim me 64% (viti

13

Gjendja e deponive të mbeturinave të pakontrolluara të egra, në Kosovë-KLMC, 2008.

Page 13: ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE …€¦ ·  · 2017-04-27ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË 69 nuk mund të përpunohen për shembull me riciklim,

ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË

79

2007) përkatësisht me 52% (për vitin 2008), ndërsa regjioni i Mitrovicës

më të ulëtin me vetëm 29 % (2007-2008).

Në të ardhmen është e nevojshme fuqizimi i institucioneve

menaxhuese të mbeturinave, implementimi dhe kompletimi i bazës ligjore

për menaxhimin e mbeturinave dhe vetëdijesimi i popullatës lidhur me

hedhjen e mbeturinave.

Page 14: ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE …€¦ ·  · 2017-04-27ADMINISTRIM I INTEGRUAR I MBETURINAVE URBANE NË KOSOVË 69 nuk mund të përpunohen për shembull me riciklim,

Prof. ass. dr. Nexhat BALAJ

80

Prof. ass. dr. Nexhat BALAJ

THE INTEGRATED ADMINISTRATION OF THE URBAN

WASTE IN KOSOVO

What is waste should be clearly defined, not everything that we

dispose can be qualified as a waste, or everything that should be buried in a

landfill of waste, but it’s rather an opportunity and a resource for

economical development of the country, they also present an opportunity

for new jobs and to save natural resources.

Integrated Urban Waste Management is an important process that

aims to create a clean environment with minimal influence of the waste for

the environment around and for the human wellbeing.

Waste recycling is an ecological and profitable opportunity as part

of waste management. Raising public awareness on the recycling and

reducing the urban waste is not a final solution, but it is a good start.

In the EU countries, the waste administration is regulated through

several regulations. The EU policies for waste management aims to reduce

the negative impact that has been done to the living environment and to

improve the efficacy of use of the natural resources.

The modern waste administration in Kosovo has started relatively

recently; against of foreign investments and donations, there is a lack of

infrastructure for the waste management.

The waste management system in Kosovo does not offer complete

data for generating, gathering, processing and disposing the waste. In the

urban environment (cities) the service for waste gathering is offered to

90% of population, compared to rural regions where this service is offered

only to the 10% of the population. On average, in Kosovo 42% of

population get the service for waste gathering; the region of Prishtina has

the highest waste gathering rate which is 64% (in 2007), and 52%(in 2008)

whereas the Mitrovica region has the lowest with only 29% (2007-2008).

In the future there is a need for the strengthening of the waste

management institutions, implementing and completing the law for waste

management and raising the public awareness in relation with disposing

the waste.