ajm bulletin november alb

18
NUMËR 2 BULETINI SHOQATA E GAZETARËVE TË MAQEDONISË

Upload: association-of-journalists-of-macedonia

Post on 28-Mar-2016

221 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Monthly AJM Bulletin November alb

TRANSCRIPT

numër 2

BuletiniShoqata e Gazetarëve të MaqedoniSë

2

Filana Koka

G rupi punues i përbërë nga përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë dhe nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, që duhet ta ud­hëheqë dialogun për përmirësim dhe avancim të situatës në media, më 12.11. 2011 e realizoi

takimin e parë konstituiv. Grupi punues harmonizoi tekst për MEMO RAN­

DUM PËR MIRËKUPTIM për udhëheqje të dialo gut për situatën në media në Republikën e Maqedonisë ku definohen qëllimet, mënyra e punës dhe korniza kohore e dialogut.

Koordinatore e grupi punues është zëvendëskryemi­nistrja për çështje evropiane, Teuta Arifi, kurse zëvendës i saj është zëvendëskryetarja e SHGM­së, Maja Jo­vanovska.

Në bazë të konkluzave nga tryeza e rrumbullakët e mbajtur më 14 shtator 2011, grupi punues i definoi edhe temat dhe radhitjen e çështjeve për të cilat do të kërkohet zgjidhje me qëllim të përmirësimit të gjendjes në media dhe në përgjithësi në gazetari në Maqedoni. Është arritur marrëveshje që të hapen çështjet për:

­ kornizën normative, ­ fushatat qeveritare, ­ situata në servilin publik RTVM, ­ dekriminalizim të shpifjes dhe ofendimit, ­ ngritje të standardeve në gazetari.Me këtë rast, përfaqësuesit e SHGM­së theksuan

se Shoqata mbetet e përkushtuar për avancim të stan­dardeve profesionale dhe etikës në media, përmes pro­cesit të vetërregullimit, që do të ndodhë në periudhën e ardhshme. Qëllimi i dialogut është përmirësim dhe avancim i të drejtave të medieve dhe të drejtave të gazetarëve dhe të punësuarve në media.

Është paraparë që procesi të zgjas një vit, kurse grupi punues do të takohet së paku dy herë brenda muajit. Anëtarët e grupit punues nga SHGM­ja për shkak të obligimit të marrë për takimin e ardhshëm. që do të realizohet në hapësirat e SHGM­së, për të përgatitur propozim ­ plan aksional, ku në detale do të numërohen të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për të arritur qëllimet e projektuara, me afate të caktuara, kanë filluar konsultimet me shoqata tjera joqeveritare dhe ekspertë për të përgatitur Projekt plan aksionar.

Sipas memorandumit të nënshkruar në fillim të Dia­logut, prej konsultimeve rezultuan qëllime të definuara dhe të kornizuara në Projekt plan aksionar, që duhet të realizohen në mënyrë adekuate me marrëveshjet që do të arrihen përmes Dialogut. Në pjesën e KORNIZËS JURIDIKE është caktuar arritja e qëllimeve lidhur me:

1.1. Zbatim të ligjeve ekzistuese (Ligjit për veprim­tari radiodifuzive, Ligjit për marrëdhënie pune dhe Kodit penalç)

1.2. Ndryshim dhe plotësim i ligjeve (Ligjit për qasje të lirë te informatat me karakter publik, Ligjit për vep­

rimtari radiodifuzive, Ligjit për përgjimin e komuniki­meve elektronike, Kodit zgjedhor, Ligjit për financimin e partive politike, Ligjit për pengim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave dhe Ligjit për të drejtat e autorit)ç

Në pjesën zbatim i ligjeve ekzistuese theksohet nevoja për zbatim me përpikmëri të Ligjit për veprimtari radiodifuzive me ç’rast caktohet që Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë me Qeverinë, në afat prej tre muajve ta

arrijnë qëllimin në drejtim të ­ Strukturës pronësore – me relacione të forta

politike,­ Transparencës,­ KRD dhe kanali parlamentar, ­ Koncentrimi i medieve,­ Aprovimi i lejeve– numër jashtëzakonisht i madh

(plotësim i kushteve programore dhe teknike),­ Strategji për zhvillim të veprimtarisë radiodifuzive,­ Reklama – paraqitje e përbashkët në treg, tele­

shoping, sponzorime dhe ­ Përgjegjësi redaktoriale. Pastaj Ligji për marrëdhënie pune (LMP)ku është

definuar që në afat prej tre muajve Ministria e resorit për punë dhe politikë sociale dhe SSNMR të përfundojnë me arritje të aplikimit të përpiktë të LMP­së në pjesën e miratimit të marrëveshjes kolektive për gazetarët dhe punonjësit media, të pengohet punësimi ilegal, të zba­tohet dispozita për pagesën e kontributeve për rrogën e plotë dhe të procedohen largime nga puna me kon­tratë.

Edhe Kodi penal ku MPB­së, Gjykatave dhe SHGM­së u jepet afat të zgjidhen rastet e sulmeve fizike ndaj gazetarëve, posaçërisht pasi kjo sipas disa praktikave të disa vendeve trajtohet si sulm ndaj personit zyrtar gjatë ushtrimit ët detyrës zyrtare.

Lidhur me Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjeve, rekomandohen ndryshime dhe plotësime të nevojshme të:

Ligjit për qasje të lirë te informatat me karakter - publik, në drejtim të mbrojtjes së burimit të informatave për shkak të presioneve për zbulim të burimeve, pastaj

TAKIMI I PARË IGRUPIT PUNUES PËR GJENDJEN NË MEDIA

U nënshkrua memorandum për dialogun

Boton: Shoqata e

Gazetarëve të Maqedonisë, Gradski ­ Xid

blok 13, 1000 Shkup;

Tel (+3892) 3298­139

Faks (+3892) 3116­447

E­mail: [email protected]

Ekipi redaktues: Naser Selmani Sasho OrdanovskiMishko Ivanov

Gazetarë:Kristina MaçkiqAneta DodevskaGoce MihajlovskiFilana Koka

Në bazë të memorandumit për mirëkuptim ku është vendosur kornizë e dialogut, SHGM përgatiti Projekt – Plan aksionar për procesin e bisedimeve për të cilin do të bisedohet në takimin e dytë

Buletini - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

3

shkurtim të afateve për marrjen e informatave me karakter publik nga 30 ditë në 24 orë gjegjësisht tre ditë dhe ulje të numrit të përjashtimeve nga rregullat. Për këtë qëllim parashihet periudhë 12 mujore ku do të kyçen Qeveria, SHGM dhe Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë te informatat me karakter publik;

Ligji për veprimtari radiodifuzive, të pësojë ndryshime me - qëllim të garantimit të pavarësisë, transparencës dhe mosdiskriminimit, dhe do të revidoheshin Standarde programore, Zgjedhja e anëtarëve të KRD­së, respektim të rekomandimit nr.32 nga viti 2000 të Këshillit të Evropës, të mundësohen Lehtësime tatimore– TVSH nga 18 % në 5 %, të definohet procedura falimentuese për mediat, Mbrojtje/zhvillim i tregut mediatik, Produksion autorial i radiodifuzerëve, Konkurrenca jolojale, Kanali i dytë dhe kanali kuvendor, Pluralizëm i llojllojshmërisë mediale,Pluralizëm politik jashtë fushatës zgjedhore, dhe Digjitalizim. Për këto qëllime projektohen 12 muaj brenda të cilëve SHGM, Qeveria dhe KRD do t'i realizojnë.

Ligji për përcjelljen e komunikimeve elektronike, në pjesën e - përgjimit të gazetarëve në procedurë hetimore, afati është gjashtë muaj për veprim të Ministrisë për transport dhe lidhje dhe SHGM­së;

Kodi zgjedhor, në pjesën e reklamimit të fshehur politik - në RTVM. për këtë qëllim parashihen tre muaj, kurse do ta realizojnë SHGM, Qeveria, KSHZ, Ministria e Drejtësisë, MOST;

Ligji për financimin e partive politike, e kontestueshme është - ajo që mediat janë donatorë (sponsorë) të partive politike, për këtë qël­lim projektohen aktivitete nga Qeveria e RM­së, SHGM dhe Ministria e financave;

Ligji për parandalim të korrupsionit, mundësia e medieve të - jenë donatorë (sponsorë) të partive politike, afati është 12 muaj, duhet të kyçen Qeveria e RM­së, Ministria e Drejtësisë SHGM, KSHPK;

Ligji për të drejtat e autorit, ky qëllim do të arrihet për elimin­- imin e piraterisë, si dhe për zgjidhjen e polemikave për arsyeshmërinë e SHDAM­së (ZAMP).

Lidhur me korpusin e dytë të çështjeve rreth FUSHATAVE QEVERI­TARE, projektohen këto qëllime:

­Ligji për shpërndarjen e mjeteve për fushata nga burime buxhetore

dhe burime tjera publike, për çka Qeveria dhe SHGM do të definojnë kushte dhe kritere të transparencës ( shikueshmëri, lexueshmëri, etj.), pastaj transparencë, si dhe për ndikimet ndaj politikës redaktuese. Afati është 9 muaj.

­ Ligj për amnisti të veprave penale (shpifje dhe ofendim), Qeveria, SHGM dhe Ministria e drejtësisë ta arrijnë këtë qëllim në afat prej 3 mua­jve, për shkak të numrit të madh të padive për shpifje dhe ofendim.

Pika për SERVISIN PUBLIK RTVM ka për qëllim: ­ Ndryshime dhe plotësime të Ligjit për radiodifuzion – Qeveria,

SHGM, KRD, RTVM dhe Ministria për transport dhe lidhje të caktojnë burim të pavarur për financim, mënyrë të Menaxhimit, eliminim të ndiki­meve politike, regrutim për kuadër profesional gazetaresk dhe politikë të pavarur redaktuese. Afati është 9 muaj.

Për problemin e projektuar, DEKRIMINALIZIM I SHPIFJES DHE OFENDIMIT, jepet afat prej tre muajve brenda të cilit Qeveria, Ministria e drejtësisë dhe SHGM do të arrijnë realizim të ndërprerjes së dënimit me arrest, Aplikim adekuat i Konventës Evropiane për të Drejtat e Nje­riut (neni 10), Praktikë gjyqësore nga Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, Balancë mes lirisë së shprehjes dhe reputacionit dhe nderit të bartësve të posteve publike, do të rregullohet problemi me dënime të pakufizuara (një milion e 800 mijë euro është dënimi maksi­mal), Keqpërdorimi i këtij instrumenti për kufizimin e lirisë së shprehjes, Numër i madh i padive nga politikanë, si dh për problemin me atë që Gazetarët përgjigjen për paditë e jo redaktorët gjegjësisht pronarët, pastaj qasja e selektive, gjykim në afat normal, dhe presumpcion i pafajësisë.

Ndryshe, temat e dialogut do të hapen njëra pas tjetrës. Tema do të konsiderohet e mbyllur pasi të arrihet marrëveshje e pranueshme për të dy palët. Në rast të paraqitjes së problemeve të paparashikueshme që i tangojnë gazetarët dhe punonjësit medial, të njëjtat do të inkorporohen në agjendën e negociatave.

Për përkrahje të grupit punues do të formohet shërbim i përbash­kët teknik i cili do të ketë obligim të punojë në përgatitjen e takimeve si dhe përgatitjen e procesverbalit pas secilit takim. Pas çdo takimi, opinioni do të informohet për rrjedhën e negociatave dhe konkluzave të miratuara.

4

M ë 12 tetor të këtij viti, komisioni Evro­pian e publiko raportin për përparimin e Maqedonisë në vitin 2011.

“Sfidat kryesore mbeten në lëmin e gjyqësorit, reformat në administratën pub­

like dhe lufta kundër korrupsionit. Liria e të shprehurit shkakton brengosje serioze, deklaroi eurokomisari për zgjerim, Shtefan Fyle, në ditën e publikimit të raportit.

Komisioni Evropian i ka numëruar vërejtjet kyçe në të gjitha segmentet e punës së mediave, presionet ndaj gazetarëve, kritikat për servisin publik, struktura jo e qartë pronësore në media, reklamimi i Qeverisë dhe qasja selektive ndaj mediave.

“Pronësia e mediave mbetet e paqartë, me koncen­trim të lartë dhe lidhje të forta politike. Qeveria është një ndër reklamuesit më të mëdhenj në vend dhe ekziston brengosje se mjetet u dedikohen kanaleve televizive që e përkrahin Qeverinë. Disa kanale televizive janë dona­torë kryesorë të partive politike”, thuhet në raport.

Vërejtje më të ashpra kanë të bëjnë me lirinë e medi­

ave. Komisioni Evropian konstatoi ­ imponimi në lirinë e mediave e penguan funksionimin e pandërprerë të mediave pa influencë politike. Me këtë vërejtje u kon­firmua ajo për çka alarmuan gazetarët – se mediat i ek­sponohen ndikimit të madh politik, pa marrë parasysh nëse vijnë nga qendrat e pushtetit ose opozitës, ose edhe nga pronarët e mediave. KE në raportin e tetorit nuk e anashkaloi edhe trendin e numrit të shtuar të proceseve gjyqësore kundër gazetarëve. “Hetimi për akuzat lidhur me mospagesën e tatimit, si dhe mbyllja e mëvonshme e kanalit televiziv A1 dhe gazetave që kishin raport kritik ndaj politikës qeveritare, shkaktoi brengosje për propor­cionalitetin dhe qasjes selektive të procedurës. Është ulur llojllojshmëria e ofertës mediale”, konstatohet në Raport.

Në kapitullin për mediat është përmendur – impono­hen dënime të mëdha për shpifje ndaj personaliteteve publike, që është në kundërshtim me praktikën evropi­ane gjyqësore.

Numër të madh të vërejtjeve, Brukseli i dërgoi edhe në adresë të Servisit radiodifuziv publik, RTVM­së. Ra­porti i locon në dy aspekte, punën financiare të RTVM­së dhe aspektin e pozicionit profesional të këtij mediumi shtetëror. Komisioni Evropian vlerëson – tek duhet të sigurohet financim rentabil i servisit radiodifuziv, por edhe i Këshillit për radiodifuzion edhe pse është ven­

dosur parapagim i obligueshëm i taksës radiodifuzive përmes Drejtorisë për të hyrat publike. Gjithsesi, ajo që është vendimtare për servisin shtetëror radiodifuziv është vërejtja për pozicionin profesional në këtë medium, dhe kështu KE vëren ­ servisi publik radiodifuziv momen­

RAPORT I KOMISIONIT EVROPIAN PËR MEDIAT

Shumë kritika dhe inkurajim për dialogun me SHGM-në Vërejtje

­ Imponimi mbi lirinë e mediave e penguan funk­sionimin e mediave pa ndërhyrje politike;

­ Janë imponuar dënime të mëdha për shpifje ndaj personaliteteve publike, që është në kundërshtim me praktikën gjyqësore evropiane;

­ Rregullatori (AKE) emëroi drejtor të ri, megjithatë procesi i emërimit shkaktoi shqetësime për politizim të mundshëm;

­ Ligji për të drejtat autoriale dhe për pronësi të mediave si dhe për koncentrimin e pronësisë mediale, akoma nuk implementohet në tërësi;

­ Tek duhet të sigurohet financim i qëndrueshëm i servisit radiodifuziv dhe këshillit për radiodifuzion;

­ Servisi publik radiodifuziv (RTVM), momentalisht nuk e plotëson obligimin e vet ligjor për sigurim të përmbajtjeve infromative, edukative dhe zbavitëse;

Buletini - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

5

talisht nuk e plotëson rolin e vet ligjor për garantimin e përmbajtjeve informative, edukative dhe zbavitëse.

Raporti i Brukselit në fokus e vendosi edhe punën e trupave rregullues, Agjencisë për komunikime elektron­ike, dhe këshillit për radiodifuzion. Në adresë të këtyre institucioneve Brukseli dërgoi vërejtje serioze.

Në emërimin e udhëheqësisë së re në Agjencinë për komunikime elektronike, Bashkimi Evropian vëren poli­tizim.

„Rregulluesi emëroi drejtor të ri, mirëpo megjithatë procesi i emërimit nxiti brengosje për politizim të mund­shëm.” Në raport shprehet vërejtje edhe ndaj mënyrës se si operatorët janë të obliguar të bëjnë pagesën ndaj rregulluesit për shërbimet. Në segmentin e rregullimit të tregut, KE e ka regjistruar edhe rritjen e numrit të anëtarëve të KRD­së. „me ndryshimet e Ligjit për këshil­lin për radiodifuzion, është rritur numri i personave të emëruar nga organet nën kontroll qeveritar. Ndryshimet janë miratuar pa konsultim të KRD­së, dhe pa kurrfarë debati publik. Ndryshimet shkaktojnë shqetësim lidhur me uljen e pavarësisë së trupit dhe burokracisë së shtu­ar„ thuhet në raport. Në këtë pjesë vërehen edhe aktiv­itetet e shtuara të KRD­së në aspekt të mbikëqyrjes së tregut, mirëpo megjithatë ato mbeten të pamjaftueshme. Nuk ka mbetur e pavërejtur edhe situata me koncen­trimin e pronësisë mediale. „Pronësia e mediave mbetet

e paqartë, e koncentruar dhe me lidhje të forta politike”, nënvizohet në Raport.

Brukseli posaçërisht i shpreh vërejtje Qeverisë se edhe përkundër asaj që soli Plan aksional për kalim në televizion digjital, procesi është prolonguar për vitin 2013, me çka janë penguar investimet në tregun me­dial në vend. Në raportin e tetorit, përparim në sferën e telekomunikimeve dhe shoqërisë informatike është shënuar në këto segmente: fillim i procesit për miratimin ligjit të ri për media elektronike (ligj për shërbime medi­ale audio dhe audiovizuele), rregullativa e miratuar që duhet t'i përmirësojë raportet e konkurrencës në sferën e komunikimeve elektronike dhe teknologjive informa­tike, rritje e shtuar e konsumatorëve.

Edhe pse nuk është përmendur në Raport, megjithatë ditën e publikimit komisari evropian Fyle, si hap përpa­ra e përmendi edhe hapin e Qeverisë të ulet në tryezë të përbashkët negociuese me përfaqësuesit e gazetarëve, SHGM­në, me çka krijohet hapësirë për debat dhe zgjid­hje të mundshme të problemeve. „U inkurajuam pas ta­kimit të parë me përfaqësuesit e mediave. Na inkurajoi përkushtimi i zëvendëskryeministres Teuta Arifi, që ky proces të jetë afatgjatë, kurse Komisioni Evropian është partner që ofron ndihmë të madhe”, deklaroi Fyle, në deklaratën përmbyllëse pas publikimit të raportit për përparimin e Maqedonisë.

Shumë kritika dhe inkurajim për dialogun me SHGM-në

Kritika të ashpra për presionet ndaj gazetarëve dhe mediave, ulje e pavarë-sisë së KRD-së, strukturë e paqartë në strukturën pronësore të mediave, pushteti reklamuesi më i madh në meidat dhe aplikim selektiv i ligjeve, RTVM nuk e plotëson obligimin ligjor, janë një pjesë e kritikave të Komision-it Evropian në adresë të Qeverisë.

Përparim­ Filloi procesi i miratimit të ligjit të ri për media

elektronike (ligj për shërbime mediale audioi dhe audiovizuele), në drejtim të harmonizimit të direk­tivës për shërbime mediale audiovizuele;

­ Përparim i shënuar në politikën audiovizuele.

6

SHGM ME PËRKRAHJE NGA OSBE

Goce Mihajloski

M aqedonia është në mesin e shumë vendeve demokratike ku shpifja dhe ofendimi ende traj­tohen si vepra penale, pora dallimi qëndron në faktin se në Maqedoni këto instrumente ligjore keqpërdoren për kufizim të lirisë së shprehjes. Ar­

gument për këtë është mosrespektimi i Konventës evropiane për liritë e njeriut dhe praktikës gjyqësore nga Strazburgu, ku në rastet kur gazetarët paditen nga politikanët, përparësi i jepet lirisë së gazetarëve. Muajin e kaluar, Gjykata themelore liroi një gazetare nga akuza duke u thirrë në nenin 10 të GJEDNJ, mirëpo Gjykata e apelit në Shkup, në vend se ta konfirmojë, e ktheu për rishqyrtim.

Argument për keqpërdorim të këtij mekanizmi ligjor, paraqet numri i madh i padive kundër gazetarëve. Vetëm bren­da një viti, nga ana e politikanëve janë ngritur 167 padi ndaj gazetarëve. Nuk respektohet presumpcioni i pafajësisë, barra e argumentimit nuk qëndron te paditësi, por te gazetari.

Dënimet janë ekstremisht të larta dhe argument më të mirë për këtë paraqet dënimi kundër gazetares Jadranka Kostova. Gjykatat në vend se të insistojnë që dëmi eventual që është shkaktuar nga tekstet e gazetarëve të përmirësohet përmes pub­likimit të demanteve dhe përmirësimeve, shqiptojnë dënime të larta me qëllim që të disiplinojnë gazetarët.

Në një vend ku rroga mesatare është rreth 300 euro në muaj, të shqiptohen dënime kundër gazetarëve me lartësi deri në 15 mijë euro për shkaktimin e dhimbjes shpirtërore ndaj politikanit, drejtësia nuk sillet në vend, por gazetarët i shndër­roni në rob. Për paditë përgjigjen vetëm gazetarët, e jo edhe redaktorët dhe pronarët e mediave, kurse praktika gjyqësore tregon se gjykatat në mënyrë selektive e zbatojnë drejtësinë. Për disa lëndë vendimet i sjellin në afate eksprese, kurse lëndë tjera zvarriten me vite që të vjetrohen. Për këtë situatë, një kohë të gjatë alarmon Shoqata e gazetarëve. Që të relaksohet situata, është iniciuar aksion për tërheqjen e padive kundër gazetarëve dhe deri tani me sukses ka zgjidhur mbi 40 padi, megjithatë numri i padive ende është i lartë, sepse për çdo ditë në gjykata ngriten padi të reja. Për këtë arsye, SHGM kërkon dekriminaliz­im të plotë të shpifjes dhe ofendimit dhe transferimin e tyre nga gjykatat penale në gjykatat civile, përgjegjësi të shkallëzuar dhe dënime të ulëta. Kjo është edhe një nga çështjet kryesore në dialogun e vendosur me Qeverinë, që filloi muajin e kaluar.

OBSE ofron ndihmë Kërkesa e SHGM­së është përkrahur edhe nga OSBE. Për­

faqësuesja për lirinë em mediave, Dunja Mijatoviq, gjatë ta­kimit të paradokohshëm të vendit porositi se “është e papran­ueshme për një shoqëri demokratike” të ketë 165 padi kundër gazetarëve për shpifje, dhe të ketë raste kur gazetarët padisin kolegë të tyre.

„Me kryeministrin Nikolla Gruevski fillimisht e hapa çështjen e dekriminalizimit të shpifjes. Mora përgjigje pozitive

kthyese se do të bëhen ndryshime. Shoh dritë, ajo nuk është në fund të tunelit prandaj proceset duhet të vazhdojnë të zhvil­lohen në drejtimin e duhur”, deklaroi Mijatoviq.

Ajo paralajmëroi se zyra e OSBE­së do të bëjë analizë të Kodit penal në pjesën e ofendimit dhe shpifjes, që do të dorë­zohet në Qeveri me rekomandime konkrete për ndryshimin e politikës gjobitëse.

­“Nëse edhe pas disa muajve nuk ndryshojnë gjërat, aspak nuk do të hamendem që këtë gjë t'ia përmendi Qeverisë”, thekson Mijatoviq.

Korniza ligjoreShpifja si vepër më e rëndë dhe ofendimi si vepër më e

lehtë penale, janë pjesë përbërëse e Kodit penal që nga krijimi i tij. Intervenimi i vetëm më serioz në drejtim të zbutjes së sank­sionimit ka ndodhur në vitin 2006, kur u ndërpre mundësia që për këto delikte të shqiptohet dënim me arrest, përveç rasteve kur vepra ka rezultuar me pasoja të rënda për jetën ose shën­detin e të dëmtuarit, ose ndonjë të afërmi të tij. Për këtë edhe më tej parashihet dënim me arrest deri me 3 vite. Mirëpo hallet e gazetarëve vazhduan edhe më tutje. Nuk shkojnë në burg, por vazhduan të paguajnë gjoba drakonike në të holla, pa u përcaktuar në ndërkohë dënimi i mundshëm maksimal. Orga­nizata joqeveritare “Të gjithë për gjykim të drejtë”, ka realizuar një hulumtim me të cilin është konfirmuar se në katër vitet e fundit procedohen 16 lëndë për shpifje dhe ofendim kundër gazetarëve dhe redaktorëve, prej të cilave 102 janë parashtruar vetëm në vitin 2010.

Cili është profili i paditësit privat? Në të shumtën e rasteve paditës të gazetarëve janë funk­

sionarët publikë, tregon statistika. ­ Pranojmë tregues të sigurt se në çdo rast të monitoruar,

roli i paditësit privat për këto vepra të dënueshme “ekskluz­ivisht është i rezervuar” për bartësit e posteve publike. Në

Kryeministri premtoi dekriminalizim të shpifjes dhe ofendimit

Buletini - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

7

SHGM ME PËRKRAHJE NGA OSBE

Kryeministri premtoi dekriminalizim të shpifjes dhe ofendimit

8

këtë mënyrë edhe njëherë konfirmohet teza se personalitetet publike, shpeshherë, vlerësojnë se

ato më së shpeshti i nënshtrohen kritikës përmes mjeteve për informim publik dhe posaçërisht janë të

“ndjeshëm” ndaj kësaj. Mirëpo, kjo, nga ana tjetër, e sjell në pikëpyetje konceptin e vendosur, që duhet të vazhdojë në çdo shoqëri demokratike, në bazën e së cilës qëndron rregulla se personat që janë të kyçur në jetën politike ose publike të vendit janë të eksponueshëm ndaj një debati më të gjerë në opinion” , thonë në OJQ “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

Praktika e Gjykatës së Strasburgut Praktika e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut është

asisoj që mbron madje edhe ofendimin, nëse është i bazuar në fakte. Gazetari duhet vetëm të dëshmojë se qëllimi i tij nuk ka qenë sulmi personal ndaj dikujt, si dhe ka pasur shkas të besojë se atë që e shkruan është e vërtetë, që është e mjaftueshme të lirohet nga padia.

Duke u nisur nga ideja themelore e të drejtës për liri të shprehjes, si shtyllë kryesore e proceseve demokratike, Gjykata e Strasburgut vlerëson se personalitetet publike duhet të pres­in që të jenë të eksponuar dhe të pranojnë tonemë të ashpra dhe kritika më të forta në adresë të tyre, gjegjësisht të tregojnë shkallë më të lartë të tolerancës.

Shembull më eksplicit për këtë është vendimi i gjykatës i shqiptuar në rastin Lingens v.s. Austria, në të cilin Gjykata ka vlerësuar: „... Liria e shtypit i mundëson opinionit një ndër me­kanizmat më të mirë për zbulimin dhe formimin e një mendimi të caktuar rreth ideve dhe qëndrimeve të liderëve politikë.... kufijtë e kritcizmit të pranueshëm në mënyrë adekuate janë të vendosua në korniza më të gjera në raport të ndonjë politikani, përkundër atyre që vlejnë për personat privat....”.

Përvoja nga Evropa dhe rajoniStandard i unifikuar ndërkombëtar që e definon raportin

ndaj shpifjes, nuk ekziston. Në shumë vende të zhvilluara me traditë demokratike, ajo ekziston si bazë për ndjekje penale, edhe pse në të gjitha këto vende numri i padive është shumë i vogël. Dekriminalizim nuk ekziston në Gjermani, Itali, Zvicër, Finlandë, Danimarkë, Suedi. Në rajon nuk ka në Greqi, Kroa­ci...në disa vende, si Shqipëria, Hungaria dhe Sllovenia, madje akoma ekziston mundësia për shqiptimin e dënimit me arrest. Mirëpo, pikërisht në këto vende, bie në sy që rastet e shpifjes nuk procedohen në procedurë penale, por kryesisht në proce­dura civile.

Mali i Zi shembull i ndritshëm Në rajon, dekriminalizim i plotë i ofendimit ekziston në

Bosnje dhe Hercegovinë,, Kosovë, Rumani dhe së fundmi prej verës së kaluar në Mal të Zi. Mirëpo gazetarët e atjeshëm, të frikësuar nga dënimet e mundshme të larta që mund t'u shq­iptohen në kontestet civile, e vazhdojnë betejën. Drejtoresha e “Monitor” “Monitor”, Milka Tadiq­Mijoviq, vlerëson se pas dekriminalizimit, duhet të pasojë edukim serioz i bartësve të posteve në jurisprudencë.

„Praktika e Gjykatës në Strasburg është që dënimet të mos jenë më të larta se 4 deri 6 rroga të gazetarit, sepse në të kundërtën, dënimet mundtë ndikojnë në qëndrueshmëri­në ekonomike të mediave. Mendoj se shqiptimi i dënimeve shumëfish më të mëdha në gjykatat tona është një nga mënyrat për heshtjen e mediave, që nuk janë nën kontroll të strukturës në pushtet, gjegjësisht në mënyrë plotësuese të ngarkohen me dënime të larta, përkrah presioneve tjera, siç janë presionet e reklamuesve”, thekson Tadiq­Mijoviq.

Afër dekriminalizimit të plotë është edhe Serbia. Parala­jmërimi për këtë erdhi gjatë verës, gjë që u përshëndet men­jëherë nga organizata mediale e Evropës Juglindore, SEEMO.

„Dënimet jashtëzakonisht të mëdha, që janë imponuar në disa vende, kanë efekt represiv, që i sfidojnë mediat me mb­ylljen e tyre, kurse gazetarët përmbahen nga tekstet për çështje të ndjeshme”, vlerëson SEEMO.

SHGM kërkon ndihmë nga Gjykata supreme për dënimet drakonike

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë muajin e kaluar në dy raste reagoi për dënimet e larta në të holla të shqiptuara ndaj gazetarëve. Në rastin e parë, në të cilin Jadranka Kostova nga “Fokus”­i u dënua me dënim prej 15.000 eurove dhe në rastin e dytë në të cilin Sllobodan Çashule duhet të paguajë 1.300 euro. Gjatë javës SHGM dorëzoi kërkesë të shkruar për takim me Gjykatën Supreme dhe këshillin gjyqësor, por prej atje ende nuk ka përgjigje.

Shoqatat vlerëson se është e palejueshme që dënimet e tilla ta rrënojnë lirinë e gazetareske të shprehurit, posaçërisht në kohën kur ka filluar dialog me Qeverinë për përmirësimin e situatës në media, përmes kërkesës për dekriminalizim të shpifjes dhe ofendimit.

JADRANKA KOSTAVA – FOKUS

Me dënime të larta dëshirojnë të na heshtin

Që para pesë viteve, kur OSBE rekomandoi dekriminal­izim të shpifjes dhe ofendimit, në atë kohë nga 55 vende anëtare të OSBE­së, në gjysmën e tyre shpifja dhe ofendimi nuk u dekriminalizuan, kurse në 18 prej tyre procesi është në rrjedhë.

OSBE ka rekomanduar dekriminalizim të shpifjes dhe ofendimit. Rekomandimi është që të rregullohet me legjis­lativë kualitative dhe precize civile që do të bazohet në balancimin e nderit dhe autoritetit, nga njëra anë dhe lir­isë për shprehje në anën tjetër, por ky rast nuk do të thotë se çdokush mund të shkruajë çka të dëshirojë. Megjithatë, vlerësoj se nëse edhe këtu mbeten kompensimet që pasqyro­hen me dënime drakonike, astronomike në të holla, atëherë me dekriminalizimin nuk do të arrihet diçka e rëndësishme. Në një vend ku rroga mesatare është rreth 300 euro, të shq­iptohet dënim mbi 16 mijë euro, sikur në rastin tim, është e qartë tendenca për të na heshtur.

Buletini - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

9

Mijatoviq kërkon rezultate nga dialogu me Qeverinë

Përfaqësuesja e OSBE­së për lirinë e medieve Dunja Mi­jatoviq, më 27 tetor u takua me kryetarin e SHGM­së Naser Selmani dhe anëtarëin e Këshillit Drejtues Biljana Arsovska. Në takim përfaqësuesja e OSBE­së për mediat u informua për gjendjen në mediat në Maqedoni dhe me aktivitetet e Shqatës për tejkalimin e problemeve. Selmani posa;Krisht e njoftoi Mijatoviq për rrjedhën e dialogut me Qeverinë, qël­lim i vetëm i të cilit është të përmirësohet dhe avancohet gjendja e medieve.

Mysafiri i lartë i përshëndeti bisedat e SHGM­së me Qeevrinë dhe shprehi optimizëm se dialogu do të sjellë re­

zultate evidente. Premtoi se do ta përcjellë dinaikën e zgjid­hjes së problemeve dhe nëse shënohet përparim, do të vijë sërish për ta inkurajuar procesin. \

Ajo përsëriti se zyra e sajë konkretisht do ta përkrahë dia­logun me dy analiza, njërën për dekriminalizim të shpifjes dhe ofendimit dhe tjetra për reformim të RTVM­së, të cilat do të përmbajnë rekomandime konkrete se si të arrihen qël­limet e projektuara.

Sipas saj, Shoqata duhet të vazhdojë edhe më zëshëm të reagojë ndaj paraqitjeve negative që i tangojnë gazetarët­dhe ta forcojë partneritetin me sektorin joqeveritar, posaçër­isht me Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve. Me këtë do të rritet kredibiliteti i shoqërisë civile.

Përfaqësuesja e OSBE­së për lirinë e medieve, Dunja Mijatoviq, në përfundim të vizitës në Shkup, ku u takua me përfaqësues të pushtetit dhe sektorit civil, kërkoi që Maqedonia ta dekriminalizojë shpifjen dhe ofendimin. „Nuk është e pranueshme të ekzistojnë 165 raste kundër gazetarëve për shpifje dhe ofendim. Procedura penale dhe rreziku nga dënimet e larta paraqesin efekt serioz frikësues për mediat”, deklaroi Mijatoviq.

Mijatoviq konstatoi se në vend nuk implementohet në tërësi korniza ligjore për lirinë e medieve, se nevojitet reformë e RTVM­së në servis profesional dhe të qën­drueshëm, si dhe mbrojtje e pavarësisë së KRD­së. Është konstatuar edhe presion politik dhe ekonomik ndajmedi­ave dhe gazetarëve, konstatoi Mijatoviq.

„Për të dalë nga kriza serioze aktuale, tëgjithë, duke përfshi edhe politikanët, pronarët e medieve, dhe gazetarët, patjetër duhet të kuptojnë se mediat duhet ti shërbejnë opinionit dhe shoqërisë në përgjithësi, e jo të veprojnë në interes të ndonjë partie të caktuar politike, personaliteti publik apo biznesi”, deklaroi Mijatoviq. Ajo shtoi se krijimi i trupit vetërregullues do të ndihmojë për përmirësimin e standardeve profesionale.

Miajtoviq i ftoi autoritetet at përmirësojnë zbatimin e Ligjit për pronësi të medieve që të evitohet kryqëzim ile­gal i pronësisë dhe ndikimit politik ndaj mediave, si dhe krijimi i dispozitave për transparencë në reklamimin e Qeverisë.

Të dekriminalizohet shpifja dhe ofendimi

10

PLANI TREVJEÇAR STRATEGJIK I SHGM-SË

Gazetari e lirë dhe profesionale

Shkruan: Kristina Maçkiq

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në kuadër të projektit nga Ambasada amerikane, e filloi pro­cesin e përgatitjes së planit të vet strategjik. Që të funksionojë shoqata dhe në vazhdimësi me sukses t'i tejkalojë të gjitha pengesat dhe prob­

lemet në punën e gazetarëve, patjetër duhet, që si çdo organizatë dhe kompani e suksesshme të gjejë mënyra se si tçi tejkalojë problemet e ndërlikuara të gazetarëve.

Pikërisht për këtë shkak, në kuadër të procesit të kri­jimit të planit strategjik në shtator u organizua dhe u real­izua vlerësim organizativ i nevojave përmes plotësimit të pyetësorëve nga ana e anëtarëve të SHGM­së, nga orga­net dhe trupet e Shoqatës. Në këtë aktivitet u inkuadruan edhe qendrat rajonale dhe u bë analizë me konkluza që u shfrytëzuan për përcaktimin e synimeve dhe drejti­meve strategjike.

Muajin e kaluar, prej 14 deri 16 tetor, u mbajt pu­nëtori në Ohër me temë “Planifikim strategik””. Morën pjesë 18 anëtarë të organeve të SHGM­së dhe përfaqë­sues të Qendrave rajonale. Duke punuar në sesione dhe

Prej 14 dri 16 tetor në Ohër u mbajt punëtori në temë “Planifikim strat-egjik” në të cilën 18 përfaqësues të organeve të SHGM-së dhe Qendrave rajonale i përcaktuan prioritetet dhe kërkuan forma për realizimin e tyre

Buletini - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

11

Gazetari e lirë dhe profesionale

grupe rreth dilemave dhe problemeve të parashtruara, u bë analizë me konkluza prej të cilave rrjedhimisht dalin synimet dhe drejtimet strategjike.

Gjatë punëtorisë u definuan anët kyçe të forta dhe të dobëta, si dhe faktorët e jashtëm të favorshëm dhe disfavorshëm, që ndikojnë në punën e SHGM­së. Deri në fund të punëtorisë u definuan 4 projekt Synime dhe drejtime strategjike, kurse për çdo synim edhe aktivitete të detajizuara në periudhën e ardhshme trevjeçare. Me këto synime, SHGM e ridefinon qasjen e vet drejt adres­imit të sfidave kyçe në realizimin e lirisë së mediave, si dhe në krijimin e ambientitmë të qëndrueshëm për pu­nën e gazetarëve dhe punonjësve medial.

Deri në mesin e muajit nëntor do të realizohen edhe dy punëtori gjysëmditore për finalizim të Planit strategjik, dhe më vonëi njëjti do të vendoset në rend dite për t'u miratuar në mbledhjen e parë të ardhshme të këshillit drejtues të SHGM­së.

Prioritete 1. Mbrojtja e gazetarëve nga presioni i pronarëve të mediave dhe nga politikanët2. Rritja e nivelit të profesionalizmit dhe besimit te gazetarët 3. Lobim aktiv për përmirësim të rregul­lativës ligjore në media

Për të realizuar këto prioritete janë parapa këto aktivitete që do të realizohen gjatë tre viteve të ardhshme.

1. Ka filluar procesi i vetërregullimit, de­bate të hapura, përgatitja e projekt­satutit të trupit për vetërregullim 2. Dialogu me Qeverinë 3. Transparencë më e madhe në SHGM 4. Rritje e numrit të anëtarëve 5. Ulje e numrit të padive penale kundër gazetarëve, gjegjësisht ndërmejtësimi6. Dekriminalizim i shpifjes dhe ofen­dimit

Në procesin e përgatitjes së Planit strategjik, me propozime dhe sugjerime në mënyrë aktive marrin pjesë edhe përfaqësues të qendrave rajonale. Në sesionin e Ohrit iu kushtua vëmendje e veçantë nevojave dhe problemeve të Qendrave rajonale, gjegjësisht gazetarëve – korrespodentë dhe tyre që punojnë në mediat lokale. Përfaqësues të tyre, si pjesë e Planit strategjik, do të duhet të organi­zojnë takime me ministritë rajonale, drejtorët e ndërmarrjeve publike dhe mediave lokale. Më 8 nëntor në Shkup u mbajt takimi i parë nga takimet gjysmëditore, takime që në fakt paraqesin vazhdi­mësi të punës në Ohër. Në mënyrë edhe më të de­tajizuar u definuan synimet dhe nevojat e SHGM­së. Plani strategjik është dokument në të cilin do të defindohen qëllimet e Shoqatës, si dhe drejtimet se s'i të arrihen ato. Ky plan do të propozohet për mi­ratim në Kuvendin e ardhsmë, më 10 dhjetor.

P unonjës të njohur medial ­ gazetarë, redaktorë, pronarë dhe ekspert për media, biseduan për problemet në sferën e medieve në Maqedoni, në takimin punues që u mbajt prej 27 deri 29 tetor 2011 në Mavrovë, në organizim të Institutit Maqe­

donas për Media dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqe­donisë, me përkrahje të Ambasadës së Mbretërisë Holan­deze në Maqedoni.

Pa marrë parasysh dallimet ekzistuese, pas një kohe të gjatë gazetarët bashkërisht e riafirmuan gatishmërinë e tyre që të bëhen bashkë në zgjidhjen e situatës në media dhe të punojnë aktivisht me të gjitha institucionet relevante dhe individët për gjetjen e mënyrave për tejkalimin e situatës. Thuaje të gjithë pjesëmarrësit e vlerësuan takimin si të suk­sesshëm dhe si sinjal pozitiv për ndërtimin e kohezionit në bashkësinë mediale.

Në takim. I cili u zhvillua në atmosferë të vërtetë punuese, pjesëmarrësit arritën të harmonizojnë qëndrimin se në pe­riudhën më të shkurtër të mundshme duhet gjetur zgjidhje

Diaog në Mavrovë për problemet në media

12

Buletini - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

funksionale, që do të garantojnë më tepër demokraci dhe mbrojtje të interesit publik, liri më të madhe të shprehurit te gazetarët dhe mbrojtje më të mirë të drejtave të tyre, biznes më të qëndrueshëm media dhe produkte më të mira mediale.

Të pranishmit u pajtuan se situata është shqetësuese në më tepër aspekte, por edhe se shkaqet për këtë gjendje janë shumëshkallëshe dhe janë rezultat i moskujdesit dhe kaosit shumëvjeçarë, për të cilin më pak ose më tepër kontribuuan të gjithë – prej te pronarët e medieve dhe gazetarëve, përmes të gjitha pushteteve të deritanishme, ionstitucioneve dhe trupave kompetentë. Problemet u loc­uan në më tepër fusha: zbatimi dhe miratimi shumëvjeçar i papërpiktë, selektiv dhe joadekuat i rregullativës ligjore dhe ligjeve tjera që kanë të bëjnë me mediat; instrumentet aktuale ligjore, si ai për sanksionimin e shpifjes dhe ofen­dimit; tregu i çrregulluar dhe i stërngarkuar medial; kon­centrimi medial, reklamat e ndërlidhura dhe format tjera të dominimit të palejueshëm në treg; gjendja në servisin

publik; jotransparenca dhe mungesa e kritereve valide për shpërndarje të mjeteve buxhetore për fushatat në media; mosekzistimi i marrëveshjeve kolektive që do ti rregullonin raportet mes pronarëve, redaktorëve dhe krijuesve të përm­bajtjes mediale që do të garantonte rrogë adekuate mini­male dhe do të definonte qartë të drejtat dhe obligimet e gazetarëve dhe profesionistëve tjerë medialë; nevojë për mekanizma efikase për vetërregullim, që do të mundësonin garantim të implementimit të standardeve profesionale dhe etike dhe rënia e përgjithshme e kualitetit të produktit gazetaresk.

Gendjen që e konstatuan grupet punuese në këtë ta­kim në mënyrë më të detajuar janë përmendur në doku­mentin e punës, i cili së shpejti do të dalë në debat publik para bashkësisë mediale,. SHGM dhe IMM i inkurajojnë të gjithë kolegët gazetarë dhe punonjës medialë, të marrin pjesë në mënyrë aktive në këtë proces, me ide dhe zgjidhje të tyre dhe të demonstrojnë solidaritet në zgjidhjen e këtyre çështjeve, që i tangojnë të gjithë punonjësit medial.

Diaog në Mavrovë për problemet në media

13

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë filloi cikël të vizitave në mediat lokale. Përfaqësuesit e SHGM­së i informuan kolegët nga Qendrat ra­jonale për rrjedhën e bisedave me

Qeverinë, si dhe për aktivitetet e planifi­kuara.

Deri tani u vizituan shumë media në Ma­nastir, Ohër, Strumicë, Radovish dhe Tetovë.

Përfaqësuesit e SHGM­së në Ohër e viz­ituan televizionin lokal TVM, ku u realizua takim me gazetarët dhe korrespodentët nga ky qytet. Në takim kolegët u informuan për qël­limin, rrjedhën, tema dhe kornizën kohore të dialogut me Qeverinë dhe apeluan te kolegët të japin kontribut me sugjerime të tyre.

Përveç kësaj, kolegët u njoftuan edhe me konkluzat që dolën nga takimi në Mavrovë, i organizuar nga SHGM, IMM, si dhe për pu­nëtorinë e SHGM­së për Projekt­planin aksio­nar të Shoqatës.

Lidhur me idenë për miratimin e Ligjit për Mediat që disa redaktorë e promovuan në pu­nëtorinë në Mavrovë, udhëheqësia e SHGM­së ka qëndrim se përparësi duhet t’i jepet zbatimit të ligjeve ekzistuese, e pastaj të hapet debat për miratim të rregullativës së re.

Gjatë diskutimit, kolegët nga Ohri kërkuan revizion shtetëror për mediat me qëllim që të pengohet korrupsioni. Kolegët u ankuan edhe nga mosrespektimi i të drejtave autoriale të gazetarëve të shumë ueb portaleve.

Në Qendrën rajonale në Manastir, delega­cioni i SHGM­së i vizitoi televizionet lokale TV „ TERA” dhe TV„ ORBIS”, kurse u organi­zua edhe takim i veçantë me korrespodentët. N ëtë gjitha takimet kolegët u informuan për bisedimet me Qeverinë, për punëtorinë në Mavrovë dhe për përgatitjen e planit strat­egjik të SHGM­së për tre vitet e ardhshme.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë filloi cikël të takimeve me par­titë opozitare në vend. Janë realizuar takime me liderët e VMRO­PP, PRSD­së dhe PL­së, Marjan Dodovski, Tito Petkovski i Ivon Velick­ovski. Në të gjitha takimet, përfaqësuesit e SHGM­së i informuan bashkëbiesduesit për rrjedhën e deritanishme të bisedimeve me

Qeverinë. Ekziston vlerësim i përbashkët se liria e medieve në vend është shqetësues, që e dëshmon edhe Raporti i KE­së për përparimin e Maqe­donisë në vitin 2011. SHGM nga partitë opozitare kërkon përkrahje në Ku­vend për ligjet që do të burojnë nga bisedimet me Qeverinë. Përmirësimi i situatës së medieve është shumë e rëndësishme për zhvillimin e demokra­cisë në Maqedoni dhe për integrimet euroatlantike. SHGM vlerëson se për shkak të fokusit të interesit të bashkësisë ndërkombëtare dhe opinionit të brendshëm për lirinë e medieve, subjektet politike në pushtet dhe në opoz­itë duhet të arrijnë konsensus për zgjidhjen e problemeve. Tri par­titë janë kundër miratimit të Ligjit për mediat, sepse me këtë do të forcohet kontrolli ndaj mediave.

Në takimin me liderin e PRSD­së, Tito Petkovski, u shpreh përkrahje për përpjekjet e SHGM­së për përmirësimin e situatës me lirinë e të shprehu­rit. Ai premtoi se kur të arrijë në Kuvend Propozimi për ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjedhor për dekriminalizim të plotë të shpifjes dhe ofendimit, deputetët e PRSD­së do të votojnë “pro” ndryshimeve, kurse do të përkrahin edhe reformimin dhe forcimin e RTVM­së, si servis i vërtetë publik, i shkarkuar nga ndikimet partiake.

Lideri i PL­së, Ivon Velickovski, shprehi shqetësim për vlerësimet për gjendjen e medieve në Raportin e KE­së për përparimin e RM­së në vi­tin 2011 dhe u angazhua për aksion të shpejtë. Ai vlerëson se angazhimet e SHGM­së për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve janë legjitime dhe premtoi se si deputet do t'i përkrahë rezultatet e dialogut. Sipas tij, opozita duhet të tregojë mirëkuptim të mjaftueshëm për gjendjen dhe përgjegjësinë shoqërore përmes përkrahjes së angazhimeve të gazetarëve, posacërisht në pjesën e dekriminalizimit rë shpifjes dhe ofendimit. Velickovski tha se partia e tij nuk do të jetë vëzhgues pasiv i procesit, por në Kuvend do të inicojë iniciativa konkrete ligjore, posacërisht për reklamat qeveritare dhe për forcimin e RTVM­së, me qëllim të stimulimit të dialogut.

Lideri i VMRO­PP. Marjan Dodovski, shprehi vërejtje të veta konkrete ndaj pikave rreth të cilave SHGM bisedon me Qeevrinë.

Ai vlerëson se në dialog përparësi duhe t'i jepet implementimit të ligjeve që janë miratuar dhe dekriminializimit të shpifjes dhe ofendimit, kurse pastaj të bisedohet për fushatat qeveritare dhe forcimit të RTVM­së, si servis i vërtetë publik.

Sipas tij, partitë në pushtet dhe në opozitë duhet të miratojnë deklaratë me të cilën do të angazhohen të mos padisin gazetarë, derisa zhvillohen bisedat mes SHGM­së dhe Qeverisë.

SHGM NË TAKIME ME PARTITË OPOZITARE

Kërkohet përkrahje për dialogun me Qeverinë

Kryetari SHGM-së, Naser Selmani prej liderëve të PRSD-së, PL-së dhe VMRO-PP kërkoi përkrahje në Kuvend për zgjidhjet ligjore që do tëburojnë nga bisedat me Qeverinë

14

Buletini - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Në takimin e realizuar në TV “TERA” kolegët parala­jmëruan nga rreziku që agjencitë e marketingut të diktojnë politikën redaktuese nëpër media, kurse në takimin në TV “ORBIS” u ankuan nga konkurrenca jolojale në treg. Kor­respodentët nga Manastiri kërkuan përkrahje nga SHGM­ja për t’u ballafaquar me presionet gjithnjë më të theksuara nga faktorët e fuqishëm lokal, pa marrë parasysh a janë bi­znesmenë, pronarë të medieve ose politikanë. Këto presione shkojnë deri atje saqë nuk kursehen as anëtarë të familjeve të ngushta të kor­respodentëve. ata kërkuan që për këto probleme të alarmohen përfaqësuesit qeveritarë. Përfaqësuesit e SHGM­së i vizituan edhe gazetarët nga Prilepi. Ata kërkuan që Shoqata të kushtojë më tepër vëmendje për problemet e gazetarëve nga brendia. Në të gjitha takimet ishin prezent edhe koordinatorët e Qendrave rajonale në Ohër dhe Manastir, Goran Momirovski dhe Zhaneta Zdravkovska.

Përfaqësues i KD të Shoqatës së Gazetarëve të Maqe­donisë më 5 nëntor e vizituan Radovishin dhe Strumicën, në kuadër të aktiviteteve të rregullta për vizitë të Qendrave rajonale të SHGM­së. U vizituan TV „Kobra” nga Radovi­shi, TV “Vis” dhe TV „Intel” nga Strumica, si dhe „Radio Ekspres” nga Strumica me çrast biseduan me kolegët që punojnë në ato media. Përfaqësuesit nga Shkupi i kanë in­formuar kolegët për rrejdhën bisedimeve me Qeverinë, për atë se po përgatitet miratim i Ligjit për media, por e kanë transmetuar edhe qëndrimin se KD i SHGM­së është kundër një ligji të atillë. Megjithatë, kolegëve nga Radovishi dhe Strumica u është transmetuar se në rast se anëtarësia vendos

se nevojitet ligj i atillë, atëherë trupi drejtues i SHGM­së se­riozisht do ta shqyrtojë atë opsion. Gazetarëve nga qendra rajonale e SHGM­së në Strumicë u janë treguar disa detaje për bisedimet që Shoqata i ka filluar me Qeverinë. Gazetarët nga Radovishi dhe Strumica, në përgjithësi i përkrahin bisedimet me Qeverinë. Kolegët nga Radovishi dhe Stru­mica u ankuan nga mungesa e madhe e transparencës nga ana e institucioneve lokale, siç janë entet mjekësore, poli­

cia, njësitë rajonale të ministrive. Ata u ankuan edhe nga gjykatat, për të cilat thanë se nuk kanë asnjë kontakt me dhe se gjykatat paraqesin institu­cionet më të mbyllura. Gazetarët nga ky rajon shprehën më shumë vërejtje dhe pyetje për kolegët nga Shkupi, mes tjerash edhe për beneficionet nga anëtarësimi në SHGM. Ata kërkuan që me librezë anëtarësie prej Sho­qatës pa pasë nevojë për legjitima­cion ose leje plotësueset mund të hyj­

në në institucionet shtetërore dhe publike, në garat sportive, në ngjarjet dhe manifestimet kulturore. Gazetarëve të Qen­drës rajonale në Strumicë u është bë me dije se si anëtarë të SHGM-së mund t’i shfrytëzojnë beneficionet që janë kontraktuar deri tani nga ana e SHGM­së, por se janë në rrjedhë edhe aktivitete për beneficione plotësuese. Ata janë informuar edhe për botimin e Buletinit të SHGM­së dhe në atë kontekst u është bë me dije se nëse posedojnë ndonjë informacion lidhur me punën e gazetarëve nga rajoni i tyre mund ta dërgojnë për botim. Gazetarët nga rajoni i Stru­micës dhe Radovishit theksuan se kanë nevojë për trajnime plotësues ose seminare për gazetarët nga mediat lokale.

Përfaqësuesit e SHGM-së në takimet me

kolegët nga brendia i informuan për rrjed-

hën e bisedave me Qeverinë

Vizitë e Qendrave Rajonale në Strumicë, Ohër dhe Manastir

15

U promovua publikimi “Doracak gazetaresk”

Publikimin “Doracak gazetaresk” e përgatiti redaksia e „Civil Media”, në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, si dhe me asociacione dhe shtëpi mediale nga Norvegjia, Gjermani, dhe Britania e Madhe. Qëllimi i publikimit është që gazetarët, redaktorët dhe të gjithë të punësuarit në fushën e medieve t’i ri­kujtojë për rregullat themelore profesion­ale, rolin dhe vlerat e profesionit – pa­rimet etike, integritetin e gazetarit, Kodin e gazetarëve dhe praktikat e sjelljes së mirë. Projektin “Doracak Gazetaresk” financia­risht e mbështeti Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze.

U promovua kënga e parë e gazetarëve

“Liria” është titulli i singlit të parë të „The Reporters”. Banda

muzikore që përbëhet nga disa emra gazetareskë më 25 tetor të këtij viti, mbajti koncertin para shtëpisë memoriale të nënës Terezë, i titulluar „Ditët Botërore të muzikës ­ Daniel Perl”. Në koncert u promovua edhe kënga „Liria”. Banda u paraqit në për­bërjen Mile Boshnjakovski (bas), Darko Dimitrioski (kitarë), Bor­jan Jovanovski (bateri), Petrit Saraqini (vokal), Stojan Trpcevski (vokal) dhe si “mysafir special” ­ Pedo. Producent i temës ishte Valentino Skenderovski, në studion e të cilit është incizuar kënga, muzika është e bandës muzikore, kurse teksti i gazetares Sashka Cvetkovska.

Benificion i ri për anëtarët e SHGM-së

SHGM siguroi edhe një beneficion për anëtarësinë. Në tetor të kij viti, Shoqata firmosi marrëveshje me kompan­inë transportuese „Strumica Ekspres”. Anëtarët e SHGM­së fitojnë lirim prej 20 për qind nga çmimi i kartave për transport me autobusë. Kartë udhëtimi mund tmerret në stacionin e autobusëve të DPK „Strumica Eekspres” në Strumicë, ose në autobus të „Strumica Eekspres” te shoferi i autobusit. Anëtarët e SHGM­së mund ta realizojnë të drejtën për këtë lirim duke treguar librezën e anëtarësisë, në të cilën ka fotografi dhe numër të amzës të anëtarit– e vërtetuar për vitin në vijim.

Dy muaj afat për lustrim të gazetarëve

Prej 1 dhjetorit, 2011 fillon afati brenda të cilit gazetarët kanë obligim ligjor të dorëzojnë deklaratë në Komisionin për verifikimin e fakteve, për mosbash­këpunim me shërbimet sekrete.

Obligimi buron nga neni 30 i Ligjit për caktimin e kushtit plotësues për ushtrimin e funksionit publik dhe do të zgjasë deri në fund të janarit të vitit 2012.

SHGM e përkrahë procesin e lustrimit edhe në radhët e gazetarëve dhe apelon te të gjithë gazetarët që ta plotë­sojnë këtë obligim ligjor.

Në shenjë përkrahje, anëtarët e Këshillit Drejtues të SHGM-së, menjëherë pas fillimit të obligimit ligjor do t’i dorëzojnë deklaratat e tyre në Komision.

16

Buletini - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Më 4 tetor kryetari i SHGM­së, Naser Selmani, në Klu­bin e gazetarëve e priti përfaqësuesin e lartë të Stejt Depar­tamentit amerikan, z. Filip Linderman. Kryetari Selmani e informoi mysafirin e lartë nga SHBA­të për gjendjen jo të mirë të medieve, shkaqet që sollën një situatë të tillë dhe për përpjekjet e Shoqatës në gjetjen e zgjidhjeve për problemet. Ai posaçërisht përmendi dialogun e filluar me institucionet qeveritare.

Z. Linderman i përshëndeti përpjekjet e organizatave mediale, përmes bisedave me institucionet qeveritare dhe pronarët e medieve ti përmirësojnë kushtet për punën e gazetarëve. Sipas tij, SHGM bashkë me organizatat tjera

duhet ta konsolidojnë aktivitetin e tyre për realizimin e qël­limeve të përbashkëta, siç janë: mbrojtja e lirisë së të shpre­hurit, të drejtat e gazetarëve dhe përmirësimi i kualitetit të përmbajtjeve në mediat në Maqedoni.

Kryetari Selmani nga z. Linderman kërkoi përkrahje për SHGM­në në dialogun me Qeverinë përmes sigurimit të ndi­hmës teknike dhe ndihmës me ekspertë. Linderman premtoi se do ti shqyrtojnë të gjitha mundësitë për të përmbushur këtë kërkesë.

Ambasada amerikane ve;më është duke e ndihmuar SHGM­në përmes Projektit për forcim institucional të ka­paciteteve.

Kryetari i SHGM­së, Naser Selmani më 11 nëntor në Misionin e OSBE­së në Shkup realizoi takim me ambas­adorin Ralf Bret, në të cilin e transmetoi shqetësimin e SHGM­së për spekulimet e shpeshtuara në opinion se në Ministrinë për transport dhe lidhje ekziston draft i Ligjit për media, për të cilin gazetarët nuk posedojnë informata zyrtare rreth asaj se cili është qëllimi i miratimit të një ligji të atillë dhe cilën pjesë të medieve do ta rregullojë. Sjellja e tillë shkakton mosbesim dhe huti në opinion. Selmani e transmetoi qëndrimin e SHGM­së se liget që e rregullojnë punën e medieve duhet të miratohen në mënyrë transparente, përmes debatit publik dhe konsul­

timeve me të gjitha organizatat mediale. Ky është edhe konstatimi i tryezës së rrumbullakët të 14 shtatorit, me të cilin u pajtuan edhe përfaqësuesit qeveritar dhe të cilin duhet ta respektojnë.

Ambasadori Bret tha se nuk posedon informata nga autoritetet maqedonase se është duke u përgatitur Ligj për mediat, nëse Qeveria ka për qëllim të miratojë ligj të atillë, në atë proces duhet të ky;et edhe SHGM dhe orga­nizatat tjera mediale me qëllim që të dëgjohet edhe zëri i tyre. Ai premtoi se është duke e përcjellë situatën dhe do të ndihmojë që për problemet në media të gjenden zgjidhje në pajtim me standardet e OSBE­së.

Takim me ambasadorin e OSBE-së

Përfaqësues i lartë i Stejt Departamentit e vizitoi SHGM-në

17

Ky projekt është pjesërisht i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup. Mendimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura në këtë dokument janë të autorit dhe nuk i reflektojnë domosdo ato të Departmentit të Shtetit.