ajm bulletin january 2012

24
NUMËR 4 BULETINI SHOQATA E GAZETARËVE TË MAQEDONISË

Upload: association-of-journalists-of-macedonia

Post on 22-Mar-2016

223 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

ajm January alb bulletin

TRANSCRIPT

NUMËR 4

BULETINISHOQATA E GAZETARËVE TË MAQEDONISË

22

Shkruan: Jovanka Caruleska

Qeveria paralajmëroi ligj të ri për mediu-met me të cilën thotë se ka për qëllim ta rregullojë kaosin në sferën mediale. Ligji do të hyjë në fuqi pas tre muajve dhe sipas paralajmërimeve do të jetë

në përputhje me rekomandimet dhe standardet e Këshillit të Evropës. Përpos përmirësimit të klimës te mediat në Maqedoni, pushteti pret që me standardet e reja të ulen në minimum vëre-jtjet në Raportin e Komisionit Evropian në pjesën për mediat dhe politikën audiovizuele.

Paralajmërimi për miratimin e tij ka shkaktuar reagime dhe i ka ndarë gazetarët. Një pjesë e tyre vlerësojnë se ekziston nevojë për një ligj të tillë, por një pjesë janë skeptikë lidhur me legjislativen e re. Kundërshtarët e sjelljes së një ligji për mediu-met vlerësojnë se sfera mediale është e rregulluar mirë edhe me ligjet ekzistuese, por se problemi qëndron te zbatimi i tyre selektiv.

Shoqatat qytetare që në fokusin e interesimit kanë sferën mediale paralajmërojnë se mund të krijohet ligj i ri, kurse në “qëndisjen” e tij të mos marrin pjesë vetë gazetarët. Ata reagojnë se pushteti nuk mund të paralajmërojë riorganizim të ekipeve redaktuese, ta defi nojë përgjegjësinë e gazetarëve, ta rregullojë shtypin dhe të caktojë rregulla për publikimet elektronike, dhe për krejt këto të mos i pyesë gazetarët.

Në SHGM vlerësojnë se problemet në medi-ume janë shkaktuar nga moszbatimi, gjegjësisht nga zbatimi selektiv i ligjeve aktuale. Për këto shkaqe Shoqata i fton institucionet që fi llimisht të garantojnë implementim të plotë dhe joselektiv të ligjeve që e rregullojnë punën e mediumeve. Qën-drimi i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë është se nëse nuk zbatohen ligjet ekzistuese, atëherë nuk ka kurrfarë logjike të miratohen ligje të reja.

“Duhet të lëshohet praktika për miratimin e ligjeve të reja gjithmonë kur paraqiten probleme në implementimin e atyre ekzistuese. Problemi nuk qëndron te ligjet, por në faktin nëse ekziston vullnet politik që ato të zbatohen”, reagojnë në SHGM.

Në konsultimet të cilat Këshilli Drejtues i

SHGM-së i ka realizuar gjatë muajve të kaluar me anëtarët e vet në Shkup dhe në gjashtë Qendrat rajonale, qëndrimi i gazetarëve është thuajse identik – ata ndihen të painformuar dhe të pain-kuadruar në procesin e miratimit të ligjit dhe kanë frikë nga zgjidhje të cilat mund të miratohen pa dijen e tyre.

Roberto Beliçanec nga Qendra për zhvillim të medieve paralajmëron se me këtë ligj në mënyrë plotësues do të rrezikohet liria e të shprehurit në vend. “Përralla se ligji do t’i garantojë ato të drejta në një vend që është kampion sa i përket zbatimit selektiv të ligjeve është përrallë për fëmijë të veg-jël. Për shëndetin e shoqërisë është më mirë që të mos ekzistojë ligj i tillë. Ajo që na nevojitet është kjo që e kemi – ligj i cili i rregullon mediat radiodi-fuzive, vetëm se ai duhet të përmirësohet”, thotë Beliçanec.

Sipas tij, negociatat rreth atij ligji paraqesin “proces kuazi-transparent në të cilin aktorëve në skenë u është imponuar roli i ornamentit demokra-tik, gjegjësisht justifi kimit se janë respektuar standardet demokratike dhe se është konsultuar komuniteti”. Por, Beliçanec beson se struktura e atij dialogu, ashtu siç e paramendon ministria për-katëse, tregon se askush nuk do të ketë shan të ndikojë në teks dhe këtu, siç thotë, shpërbëhet e tërë përralla për një proces të hapur.

Mes gazetarëve dhe pushtetit ekziston dozë e madhe e mosbesimit dhe prej atje duket se është e pamundur qasja konstruktive. Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Medial (SPGPM) vlerëson se vetë mënyra se si është im-ponuar në opinion tema për zgjidhje të re ligjore është e papranueshme dhe kërkon që në të ar-dhmen gazetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë të marrin pjesë në tërë procesin.

Pa marrë parasysh nëse përkra-hin ose jo ligj të ri, gazetarët njëzëri janë kundër një ligji i cili do të miratohet pa konsultime me ta dhe pjesëmarrjen e tyre në për-gatitjen e ligjit

Ligj për harmonizim me standardet evropiane ose mengene e re për gazetarinë!?

GAZETARËT PËR PARALAJMËRIMET PËR MIRATIMIN E LIGJIT PËR MEDIUME

Boton: Shoqata e

Gazetarëve të Maqedonisë, Gradski - Xid

blok 13, 1000 Shkup;

Tel (+3892) 3298-139

Faks (+3892) 3116-447

E-mail: [email protected]

Ekipi redaktues: Tamara GrnçaroskaNaser SelmaniSasho OrdanovskiMshko Ivanov

Gazetarë:Jovanka CaruleskaSanja TrajkovskaNevena Popovska Kristina MaçkiqDragan Nikolovski

33

Për Tamara Causidis, kryetare e SPGPM-së, ligj për mediat do të nevojitet atëherë kur të jemi të sigurt se respektohen lig-jet ekzistuese, por se ato nuk janë të mjaftueshehme. “Deri sa tolerojmë blanko largime nga puna pa procedurë, deri sa nuk merremi vesh se çka do të thotë ‘lidhje familjare’ te pronarët e mediumeve dhe çka është në esencë gjuhë e urrejtjes, as mijëra ligje nuk do të na ndihmojnë”, potencon Causidis. Me fjalë tjera, thotë ajo, problemi i industrisë mediale në Maqedoni nuk buron nga mungesa e ligjit për media, por nga mosrespektimi i ligjeve ekzistuese.

Gazetari dhe ish kryetari i SHGM-së Robert Popovski, nga ana tjetër vlerëson se ekziston nevoja për zgjidhje të re ligjore, por shton se “para së gjithash është i domosdoshëm vullneti politik që të zbatohen ndryshimet ligjore të cilat do të mirato-hen”. Në të kundërtën, thotë Popovski, mund të miratojmë ligjin më të mirë në botë, kurse ai të mbetet vetëm në letër.

“Ligji për media i cili do të miratohet përmes procedurës që do ta caktojmë ne, vetë gazetarët, e jo Ligj të cilin do ta propo-zojë ose imponojë qeveria. Gazetarët ta propozojnë tekstin e ligjit, përmes debateve publike të mbështetura me analiza të ekspertëve dhe në fund, gazetarët të pajtohen rreth tij dhe si të tillë ta dërgojnë te të gjitha partitë politike parlamentare, por edhe joparlamentare“, është qëndrimi i Popovskit. Në ndërkohë, shton ai, duhet të kërkohet konsensus nga politika në Maqedoni ta pranojnë atë që gazetarët vlerësojnë se duhet të jetë ligj për mediumet.

“Atëherë mendoj se një ligj i tillë do të mund të ndihmojë shumë t’i defi nojë disa zbrazëtira të cilat ekzistojnë tani, kurse janë paraqitur për shkak të kundërthënieve në disa dispozita lig-jore ose moszbatim të ligjeve që ekzistojnë”, vlerëson Popovski. Pa marrë parasysh nëse përkrahin ose jo ligj të ri, gazetarët njëzëri janë kundër një ligji i cili do të miratohet pa konsultimin e tyre dhe pa pjesëmarrjen e tyre në përgatitjen e ligjit. Parala-jmërojnë se në rast se ligji imponohet, ajo do të jetë sulmi më i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medieve në vend. Ky skenar, parala-jmërojnë gazetarët, do të hasë në rezistencë kolektive nga tërë komuniteti medial.

Yrnek hungarez për kontrollim “ligjor” të mediumeve

Përvjetori i parë i miratimit të Ligjit kontrovers për mediumet në Hungari disa gazetarë e shënuan me grevë urie. Ligji i cili para një viti u miratua pa konsultimin e mediumeve hungareze, shkaktoi reagime të ashpra në shoqërinë hungareze, por edhe në tërë Bashkimin Evropian. Disa gazeta ditore protestuan pas votimit të tij, duke publikuar faqe të zbrazura dhe tituj: “Në Hungari u zhduk liria e shtypit”. Sipas medieve të atjeshme, ligji i ri shërben vetëm për promovimin e “pushtetit auto-ritar”.

Ligji për mediat në Hungari mundësoi ndikim të madh të pushtetit ndaj medieve publike, kurse parasheh dënime të mëdha për ata të cilët nuk do të respektojnë rregullat e lojës. Vlerësimin për atë se kush e ka shkelur ligjin, autoritetet hungareze ia besuan Këshillit të sapoformuar medial – trup në të cilin anëtarët nuk janë profesionistë dhe punëtorë medial, por janë persona të deleguar nga politika dhe të zgjedhur nga shumica parlamentare. Zyrtarisht ligji hyri në fuqi para vetëm gjashtë muajve, kurse disa pjesë të tij para ca kohe u ndërprenë nga Gjykata Kushtetuese në Hungari.

Gjykata Kushtetuese si nene antikushtetuese të aktit normativ i shpalli ato nene të cilat obligojnë gazetarët të zbulojnë burimet e in-formacioneve dhe të japin deklaratë para organit të ri për rregullimin e veprimtarisë mediale. Gjykata e ndërpreu edhe nenin sipas të cilit mediat mund të botojnë vetëm informata të “balancuara”.

Por Hungaria nuk është vendi i vetëm ku pushteti përmes ndry-shimeve ligjore bëri ndërhyrje direkte në lirinë e mediumeve. Emetimi i lajmeve thuajse tërësisht u ndërpre edhe në Itali, për shkak të par-alajmërimeve për ashpërsim të rregullave në ligjin për përgjim – hap të cilin mediumet e atjeshme e vlerësuan si kufi zim të hulumtimeve gazetareske.

Projekt-ligji parashikonte dënime për reporterët të cilët do të pub-likojnë përmbajtje nga përgjime telefonike policore dhe kjo shkaktoi një vrull të madh të reagimeve. Faqet e internetit me ditë të tëra nuk u rifreskuan, kurse televizionet në shenjë proteste i anuluan thuajse të gjitha bloqet informative. J. C.

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

44

Shkruan: Sanja Trajkovska

Forumi i Gazetarëve patjetër duhet të jetë vendi ku do të ketë vend për një lloj lufte intelektuale të ideve dhe mendimeve të ndryshme, vend ku do të tejkalohen suetgazetareske dhe vend i përshtatshëm për zgjid-hje të problemeve konkrete që rëndojnë gazetarët dhe

mediumet në Maqedoni. Këto janë reagimet e një pjese të gazetarëve pas idesë për themelimin e Forumit për gazetarë në Maqeodni. Forumi ëhstë iniciativë e Këshillit Drejtues të Sho-qatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) i cili solli vendim për formimin e trupit në të cilin do të marrin pjesë gazetarë nga mediume të ndryshme në vend. Trupi është paramenduar të funksionoj jashtë Shoqatës dhe t’i japë propozime SHGM-së për tejkalimin e problemeve të dhimbshme që i tangojnë gazetarët në vend. Është paraparë në Forum të diskutohet për problemet aktuale në gazetari, kurse qëllimi kryesor është zgjerimi i rrethit të gazetarëve të involvuar në zgjidhjen e problemeve dhe t’u jepet mundësi gazetarëve të më tepër mediumeve të vendosin për çyshtje të rëndësishme.

“Koncepti është që t’i jepet mundësi gazetarëve pa dallim nëse janët anëtarë të SHGM-së ose jo, që kanë interesa, qën-drime dhe bindje të ndryshme dhe të cilët kanë vullnet për të ndihmuar në unifi kimin e komunitetit media”, thotë Naser Sel-mani, kryetar i SHGM-së. Sipas Selmanit, “me unifi kim më të madh të gazetarëve më lehtë do të ballafaqohemi me sfi dat të cilat na presin gjatë këtij viti”.

Është konceptuar që SHGM të funksionojë si përkrahje logjistike për funksionim efi kas të Forumit të Gazetarëve.

TË MOS KOMUNIKOJMË VETËM PËRMES MEDIUMEVE

Shumica vlerësojnë se është e qëlluar iniciativa e SHGM-së për formimin e Forumit, kurse njëkohësisht edhe çdo ide e cila ka për qëllim përmirësim të gjendjes në sferën mediale në vend. I tillë është edhe mendimi i i Branko Gjorgjevskit, ndihmës kryeredaktor në gazetën “Dnevnik”. “Ideja është e mirë sepse çfardo lloj vazhdimi i situatës aktuale është në dëmin tonë, për autoritetin e profesionit tonë për problemet që duhet të zgjid-hen. Për fi llim do të jetë sukses i mjaftueshëm të mblidhemi dhe të dëgjohemi mes veti. Tani fl asim vetëm në mediat tona, me bashkëmendimtarë tanë dhe aspak nuk dëgjojmë se çka thotë ‘pala tjetër’. Aq më pak na bie ndërmend të pranojmë një pjesë të kritikave të cilat na adresohen”, thotë Gjorgjevski. Ai paralajmëron se kjo punë nuk do të jetë e lehtë dhe e thejshtë dhe se mund të paraqiten probleme gjatë realizimit të idesë për

formim dhe funksionim efi kas të Forumit. “Nuk dua të jem pesimist, por mendoj se ndarjet ekzis-

tuese, konfrontimet, përkatësia në njërin apo tjetrin taborr me-dia mund ta pengojë idenë e pastër që të gjithë ne, bashkë me dallimet tona, të bisedojmë në një vend. Në stilin se nuk kam unë pse të fl as me ata gazetarë ‘vmroistë’ ose ‘lsdmistë’, me gazetarët e këtij pronari, apo të ndonjë pronari tjetër”, sqaron Branko Gjorgjevski. Srgjan Stojançov gazetar i radios “Evropa e Lirë” i cili i takon gjeneratës relativisht më të re të gazetarëve në vend është skeptik se ky forum mund të kontribuojë për përmirësim të punës së SHG-së. Ai thotë se janë të kota idetë e mira pa vullnet politik për realizimin e tyre. “Forumi mund të jetë mënyrë e mirë për tejkalimin e dallimeve lidhur me çy-shtje kruciale në gazetari, mirëpo vetëm nëse arrin të tërheqë gazetarë, para së gjithash redaktorë, nga mediume të ndry-shme dhe me pikëpamje të ndryshme rreth asaj se si duhet të duket një produkt medial dhe për rolin e gazetarisë në shoqëri“, thotë Stojançov. Në të kundërtën, vlerëson ai, gjithçka do të përfundojë me “kafe dhe muhabet” mes njerëzve të cilët edhe ashtu kanë qëndrime të njëjta. Sipas Stojançovit, vendimtare ëhstë që Forumi t’i animojë faktorët vendimmmarrës nga, kush-timisht thënë, “mediumet armiqësore”.

PËRFSHIRJE E TË GJITËH GAZETARËVE

Për gazetarin Nazim Rashiti nga “Diversiti Media” , ajo që pritet nga iniciatori për themelimin e Forumit është që ud-hëheqësia e SHGM-së të krijojë klimë për kyçjen e të gjithë gazetarëve në një debat esencial. Ai thotë se pa tejkalimin e antagonizmave, me SHGM-në në krye të esnafi t, asnjë Forum dhe asnjë trup tjetër nuk do të mund të bëjë diçka, pa marrë parasysh se ekziston vullnet i sinqertë.

SHGM ME IDE PËR TEJKALIM TË PROBLEMEVE NË GAZETARI

Gazetarët nga media të ndryshme pajto-hen se Forumi i gazetarëve patjetër duhet të jetë vendi ku do të tejkalohen suetat, vend ku do të ketë diskutime për prob-lemet esenciale dhe prej ku do të dalin zgjidhje konkrete për problemet që e pre-okupojnë gazetarinë në Maqedoni

Forumi Gazetaresk të jetë mejd

55

“SHGM (posaçKrisht udhëheqësia) duhet të dalë nga pozita “diplomatike” të cilën e mban shpeshherë dhe realisht të ven-doset në anën e profesionit”, vlerëson Rashidi. Sipas tij, nuk duhet të ekzistojë kompleksi nëse do të mbrojë ose kritikojë gazetarë ose mediume të stigmatizuara se mbajnë njërën anë ose anën tjetër. “Zëshëm dhe fuqishëm duhet të fl asë me pa-rimet e pastërta të profesionit, të cilat i dimë të gjithë. Një lloj i tilë i punës së vazhdueshme do të tregojë, por edhe do t’i tejkalojë të gjitha ngurrimet e mundshme për ndonjë anim. Kjo sipas meje është çyshtja kryesore të cilën esnafi e pret nga SHGM-ja. Forumi duhet ta zgjerojë këtë parim me përfshirjen më të madhe që duhet ta ketë”, thotë Rashidi.

:yshtjet kyçe të cilat duhet të diskutohen në Forum, sipas gazertarëve të cilët i kontaktuam, janë standardet profesionale

gjatë raportimit, respektimi i të drejtave të punës të gazetarëve, dënimet drastike për shpifje dhe ofendim, transparenca e in-stitucioneve dhe qasja e lirë te informatat me karakter pub-lik. Poashtu, punëtorët medial propozojnë të diskutohet për shpërndarjen e mjeteve për reklama nga institucionet qeveri-tare që në njëfarë mënyre e rrënon pavarësinë e mediave. Nuk duhet të anashkalohen as diskutimet për ndikimet ndaj gazetarëve, për rolin e redaktorëve brenda vetë mediumeve dhe për lidhjen e tyre me politikën dhe biznesin.

“Është e qartë se çdo medium ka të drejtë të ketë politikën e vetë redaktuese, orientimin, qëndrimet, përcaktimin se cilin opsion do të përkrahë. Por, pse te ne lejohet që gjatë realiz-imit të atyre politikave redaktuese të rrënohen standardet. Nuk them se tëgjithë duhet të informojmë në mënyrë të njëjtë, por si u bë normale të manipulohet, të shtrembërohen faktet që prezantohen në pres-konferencat më të thjeshta për të cilat të gjitëh kemi obligim t’i transmetojmë në përputhje me es-encën e shorehur”, nënvizon redaktori i “Dnevnik”-ut, Branko Gjorgjievski.

Rashidi nga ana tjetër pret që të gjithë gazetarët e apos-trofuar të kyçen në debatin esencial dhe vlerëson se pas të gjitha zhvillimeve në sferën mediale Shoqata duhet të tregojë me hapa konkretë se i ndanë të gjitha problemet dhe pritjet bashkë me gazetarët.

“Krijimi i Forumit i cili do të jetë vetëm pro-formë, në es-encë mund ta ta dëmtojë kredibilitetin e Shoqatës, e me këtë edhe të vetë profesionit, për çka pres klimë për përfshirje më të madhe të gazetarëve” , është qëndrimi i Rashidit. Sipas tij, për shkak se SHGM duhet t’i japë peshë vetë organizatës, nuk duhet të ndërpresë gatishmërinë për të shtri dorën për bash-këpunim për tëgjithë gazetarët.

Si një trup i madh dhe i pavarur jashtë strukturave të SHGM-së, gazetarët vlerësojnë se nga Forumi mund të adresohen kri-tika për veprimin dhe punën e Shoqatës. Sipas Gjorgjevskit, “Nëse nuk jemi të kënaqur nga hapat e udhëheqësisë së SHGM-së, nëse vlerësojmë se bën hapa at gabueshëm, nëse manipulon, le ta themi një gjë të tillë në këtë Forum dhe t’i dërgojmë sinjal se duhet ët korrigjohet. “Nuk besoj se cila do udhëheqësi do tçi injorojë sinjale e tilla. Te ne gazetarë, prob-lemi kryesor është se si të ulemi dhe të gjithë bashkërisht të merremi vesh rreth asaj se s’i të vijmë të ndryshimet për të mirë”, vlerëson Branko Gjorgjevski.

Pa dyshim, është mirë të pranohet çdo mundësi e cila do t’i afronte gazetarët, duke ofruar shans për të gjithë ata të dëgjo-hen mes veti, të shkëmbejnë mendime duke u shikuar njëri me tjetrin, sy më sy. Por, mbetet hapur pyetja, sil ndodh zakonisht te ne, nëse problem më i madh do të jetë të plotësohet ajo për të cilën është arritur marrëveshje, se sa të vendoset në letër si propozim.

Përgjigjen ndaj kësaj pyetje mund ta japin vetëm gazetarët, duke treguar se sa në fakt dëshirojnë të jenë produktivë, kritikë ndaj vetvetes dhe të guzimshëm para kolegëve të tyre me të cilët kanë mendime të ndryshme. Mirëpo, padyshim përmes Forumit, ne gazetarët fi tojmë një mundësi të tregojmë se sa në fakt na preokupon situata momentale në të cilën është ngatër-ruar gazetaria, joproduktiviteti i diskutimeve të shumta të deri-tanishme gazetareske dhe ardhëmiëria e këtij profesioni. Tani, kemi ku dhe kemi kur!

dan i ideve të ndryshme

Suetat patjetër të “varrosen” Gazeatrët me të cilët biseduam si problem krucial dhe më të

madh, që të funksionojë një Forum i gazetarëve ashtu siç është paramenduar, nuk është asgjë tjetër por sutea gazetareske. Ata e parashtruan pyetjen: A kemi ne gazetarët dëshirë dhe gatishmëri tçi tejkalojmë këto sueta? Për këtë dilemë gazetareske foli edhe redaktori i “Dnevnik”-ut Branko Gjorgjevski, i cili kërkoi njëherë e përgjithmonë të tejkalohen suetat në favor të profesionit.

„Apeloj t’i tejkalojmë suetat. Le të themi në një vend se kush dhe si i rrënon standardet, kush vepron në mënyrë joobjektive, ku rrezikohet profesioni jonë dhe çka duhe tët bëhet që të ëprmirëso-het situata”, thotë Gjorgjioevski.

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

66

Shkruan: Nevena Popovska

Rritja e kredibilitetit dhe besuesh-mërisë së opinionit, përfaqësim aktiv dhe të hapur dhe lobim për respek-tim të rregullativës ligjore në sferën e medieve, ngritje të solidaritetit

gazetaresk dhe respektim të standardeve dhe etikës profesionale në gazetari, janë vetëm disa prej qëllimeve strategjike të cilat i ka Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë i ka caktuar siobligim për t’u përmbushur gjatë vitit 2012.

Plani strategjik i Shoqatës për periud-hën 2012 – 2014, për vitin në vijim imponon për zgjidhje disa nga çyshtjet më serioze për gazetarët në Maqedoni. Disa prej proceseve që i përmban Plani strategjik tashmë kanë fi lluar, siç është procesi i dekriminalizimit të shpifjes dhe ofendimit, por edhe lobimi për respektim të ligjeve që e rregullojnë sferën mediale. Megjithatë, përpos fi llimit të këtyre proceseve, në Plan qartë janë determinuar edhe afatet për plotësimin e tyre, gjë që e bën Planin Strategjik dokument i cili në mënyrë precize i cakton drejtimet dhe kornizat të lëvizjes së Shoqatës gjatë vitit 2012.

Mes qëllimeve, kahjeve dhe aktiviteteve strategjike që parashihen për vitin e ardh-shëm është edhe rritja e kredibilitetit dhe be-sueshmërisë të opinionit ndaj gazetarëve që do të arrihej me vendosjen e vetërregullimit si mekanizëm për llogaridhënie dhe zhvillim të gazetarisë së përgjegjshme. Pastaj informim me kohë, i saktë dhe i paanshëm i opinionit për punën e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe për situatën në gazetari, si dhe përfaqësim dhe lobim aktiv dhe i hapur nga ana e SHGM-së për respektimin e rregul-lativës ligjore në sferën mediale, por edhe bashkëpunim aktiv të Shoqatës për sektorin civil dhe institucionet akademike gjatë zgjid-hjes së situatës në gazetari.

Reformimi i kornizës ligjore dhe kreimit të politikave në media është një nga qëlli-met që SHGM i cakton si obligim për realizim gjatë këtij viti. Në këtë drejtim dekiminalizimi

ÇKA PARASHEH PLANI STRATEGJIK I SHGM-SË PËR VITIN 2012

Gazetari llogaridhënëse për gjendje më të mirë

77

i shpifjes dhe ofendimit brenda tremujorit të parë të këtij viti është testi i parë të cilin SHGM ia ka caktuar vetvetes, por edhe in-stitucioneve kompetente shtetërore, për avancim të legjislatives që do të rezultojë me përmirësim të gjendjes në media. Sho-qata përmes reformës së kornizës ligjore në sferën mediale, por para së gjithash me kërkesën për respektim të përpikt dhe jo-selektiv të ligjeve ekzistuese, siç është Ligji për marrëdhënie pune dhe Ligji për veprim-tari radiodifuzive, dëshiron të krijojë kushte që do të mundësojnë uljen e presionit nga ana e elitikës politike dhe elitës së biznesit ndaj gazetarëve. Për këtë qëllim Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka marrë obligim për të vendosur dhe për të ndërtuar marrëd-hënie të mira me të githë aktorët relevantë që janë në korrelacion me sferën mediale, siç janë institucionet shtetërore, organizatat civile, sektori i biznesit dhe organizatat dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend.

Rritja e nivelit të solidaritetit gazetaresk dhe standardeve profesionale është një qël-lim tjetër i paraparë me Planin strategjik të SHGM-së. Ky qëllim do të arrihet me rritje të mbrojtjes të së drejtave të gazetarëve nga

Dekriminalizimi i shpifjes dhe ofendimit në tremu-jorin e parë të vitit është testi i parë të cilin SHGM-më е ka caktuar si obligim para vetes, por edhe para institucioneve kompetente shtetërore për avancim të rregullativës ligjore që do të rezultonte me përmirësim të situatës në media

dhe respektim i ligjeve në media

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

88

presioni i pronarëve të medieve dhe politikës, ko-munikim proaktiv me gazetarët dhe meiat për rolin

e tyre dhe përfi timet, por edhe mundësim të benefi -cioneve të caktuara për gazetarët, si dhe me aktivitet

të shtuar të qendrave rajonale të cilat në mënyrë aktive kontribuojnë në punën e Shoqatës.

Mbrojtja dhe promvimi i standardeve profesionale dhe etikës sipas Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë është e mund-shme përmes formimit të Press këshillit. Për realizimin e këtij plani strategjik të SHGM-së është paraparë që edhe gjatë këtij viti të vazhdojnë aktivitetet për realizimin e këtij projekti që kanë fi lluar në vitin 2011. Paralelisht me këtë do të zhvillohen edhe aktivitete për për ridefi nim dhe para së gjithash për forcim të Këshillit të nderit, si dhe realizim i programeve për trajnim dhe zhvillim të aftësive të anëtarëve të SHGM-së dhe avancim të pro-fesionalizmit të gazetarëve.

Për realzimin e Planit strategjik nevojitet të sigurohen resurse të mjaftueshme me të cilat do të mbuloheshin shpenzimet për realizim të aktiviteteve të planifi kuara. Për këtë qëllim është përgatitur buxhet i cili sipas vlerave të projektuara, krahasuar me mjetet të cilat SHGM i fi ton përmes [pagesës së anëtarësisë dhe projekteve vijuese, nuk mjafton për re-alizimin e pjesës së Planit strategjik për këtë vit. Prandaj, për realizim të plotë të aktiviteteve do të nevojiten burime plotësuese të fi nancimit të cilat mund të sigurohen përmes ndihmës zhvillimore bilaterale dhe multilaterale, por edhe përmes agjencive për bashkëpunim ndërkombëtare dhe zh-villim.

Për të ardhur te mjetet e domosdoshme për realizim, nevojitet që në kuadër të Shoqatës së Gazetarëve të Maqe-donisë të zhvillohen aftësi për përgatitjen dhe menaxhim të projekteve, por edhe lobim aktiv te përfaqësuesit e in-stitucioneve qeveritare dhe ndërkombëtare. Kjo naga ana tjetër e hap çyshtjen e resurseve të nevojshme njerëzore për zbatimin e Planit strategjik. Në fakt, para një viti në zyrën e SHGM-së nuk ka pasur asnjë të punësuar, por në afat të shkurtër përmes konkursit publik u zgjodh drejtori ekzekutiv dhe sekretaresh teknike, kurse në ndërkohë u zgjidh edhe koordinatori i projekteve. Bëhet fjalë për profesionistë të dëshmuar për të cilët SHGM dhe donatorët me të cilat deri tani ka bashkëpunuar Shoqata kanë qëndrim të njëjtë se me sukses i kanë kryer obligimet dhe i kanë udhëhequr pro-jektet. Por, për realizim të plotë të Planit strategjik nevojitet ekipim i Shoqatës me personel plotësues. Sipas projek-sioneve, nevojiten së paku edhe katër realizues në ekipin ekzekutiv të SHGM-së edhe atë person për marrëdhënie me opinionin, dy persona për udhëheqjen e projekteve, si dhe një jurist i cili do të sigurojë ndihmë juridike fl as për anëtarët e Shoqatës.

Për përcjellje dhe vlerësim të realizimit të Panit strat-egjik, është paraparë zbatimi i monitorimit adekuat gjatë periudhës së realizimit të planit, si dhe vlerësim për të ar-riturat për secilin vit veçmas. Në këtë drejtim do të formohet grup punues i cili nën udhëheqjen e drejtorit ekzekutiv do ta përcjellë rrjedhën dhe dinamikën e zbatimit të planit. Ky grup punues, për punën e vet do të përgatisë dhe do të dorë-zojë raporte para anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe Këshil-lit Mbikëqyrës dhe do të propozojë ndryshime të nevojshme dhe harmonizim, me qëllim të vetëm për arritjen më të suk-sesshme të qëllimeve të defi nuara.

Shkruan: Nevena Popovska

Gjatë vitit të kaluar udhëheqësia e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë arriti të bëjë Shoqatën evidente në opinion, si fak-tor që promovon dhe lufton për të drejtat e gazetarëve dhe që angazhohet për avancim të standardeve dhe etikës profesionale. Aktiviteti permanent i udhëheqësisë së SHGM-së gjatë periudhës së kaluar ka tërhequr vëmendjen e medieve që dëshmon se po pranohet përgjegjësia dhe punohet për ndryshimin e gjendjes në media në drejtim të duhur. Me paraqitjet publike, përfaqë-suesit e SHGM-së u ndryshua perceptimi i shtrembëruar për gazetarët, që deri tani ishte krijuar në opinion, dhe nga fajtorët kujdestarë për të gjitha problemet në media u zbulua e vërteta e dhimbshme se pikërisht gazetarët janë viktimat më të mëdha të sistemit jodemokratik dhe të korruptuar media. Poashtu doli në shesh përgjegjësia e partive politike, pronarëve të medieve dhe një pjese të redaktorëve për kaosin në mediume. Në vitin 2012 Shoqata e përgatiti konceptin dhe Projekt statutin të trupit vetër-regullues të mediumeve në Maqedoni, bashkërisht me sindikatën gazetareske organizoi protesta gazetareske për përmirësimin e situatës në media, me këtë qëllim fi lloi edhe dialog me Qeverinë në kuadër të të cilave fi lloi procesi tremujor i dekriminalizimit të shpifjes dhe ofendimit dhe u formua gru punues bashkë me Minis-trinë e drejtësisë i cili duhet t’i përgatisë ndryshimet ligjore. Gjatë

Prezenca në opinion dhe akti

trinë e drejtësisë i cili duhet t’i përgatisë ndryshimet ligjore. Gjatë

99

vitit të kaluar për herë të parë SHGM përgatiti dhe miratoi Plan strategjith trevjeçar në të cilin në mënyrë të qartë dhe precize me afate janë defi nuar qëllimet e SHGMsë deri në vitin 2014. gjatë vitit të kaluar janë organizuar disa konferenca për situatën në gazetari në të cilat morën pjesë përfaqësues relevantë nga vendi dhe ndërkombëtarë, janë realizuar më tepër takime dhe kontakte më përfaqësues të organizatave dhe asociacioneve më prestigjioze ndërkombëtare gazetareske. Janë realizuar edhe tra-jnime për anëtarët e Këshillit të nderit të SHGM-së, janë realizuar mbi dhjetë vizita në qendrat rajonale të të SHGM-së për kyçje më aktive të gazetarëve nga brendia në punëne SHGM-së.

Gjatë vitit të kaluar SHGM edhe përkundër faktit se ishte e ekspozuar ndaj presionit të ashpër politik, arriti ta ruajë autonom-

inë dhe pavarësinë. Vetë fakti se udhëheqësia e re e Shoqatës u kritikua edhe nga pushteti edhe nga opozita paraqet dëshmi të mjaftueshme se gjatë ndërtimit ët qëndrimeve të veta SHGM udhëhiqet nga interesat e gazetarëve dhe profesionit, e jo nga politika, dhe se me këtë gjendet në rrugën e vërtetë dhe se ashtu duhet të vazhdojë.

Gjatë vitit 2011, puna e Shoqatës së Gazetarëve të Maqe-donisë ishte e kahëzuar drejt disa cështjeve kyçe, mes të cilave mbrojtja e të dretave të gazetarëve dhe autoritetit të profesionit, transparencës në punën e SHGM-së, promovimit të procesit të vetërregulimit, mbrojtjes juridike dhe benefi cioneve për anëtarët e Shoqatës, bashkëpunimit lokal dhe ndërkombëtar, forcimit të kapacitetit institucional të SHGM-së, si dhe forcimit të kapacitetit instititucional të SPGM-së.

Megjithatë problemet që janë grumbulluar gjatë 20 viteve nuk mund të zgjidhen për një vit, prandaj SHGM është e bin-dur se nëse vazhdohet me punë të shtuar dhe të bashkuar në agjendën e paraparë me Planin strategjik, pastaj me dialogun me Qeverinë, por edhe Planin aksionar me IMM, rezultatet nuk do të mungojnë. Në këto strategji dhe dialog janë të përfshira të gjitha temat esenciale dhe janë caktuar afate deri kur duhet të gjenden zgjidhje adekuate për problemet të cilat dukshëm do të përmirësojnë gjendjen në mediume.

iviteti i SHGM-së u shumëfi shua gjatë vitit 2011 Shoqata gjatë vitit të kaluar në mënyrë evidente u imponua si faktor që promo-von dhe lufton për të drejtat e gazetarëve dhe që angazhohet për avancim të stan-dardeve dhe etikës profesionale

ekspozuar ndaj presionit të ashpër politik, arriti ta ruajë autonom pë ësoj ë gje dje ë ed u e

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

1010

Gazetaria në Maqedoni gjendet në shënjestër të kritikës permanente në aspektin e polariz-imit etnik të produkteve gazetareske në tema të ndjeshme. Me qëllim të përmirësimit të imazhit të gazetarisë në Maqedoni, si gaze-

tari që nuk është e ndarë në vija etnike, por edhe të çrrënjoset gjuha e urrejtjes në baza të ndryshme në tekstet e gazetarëve, duke përfshi edhe përkatësinë et-nike, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë vlerëson se nevojitet të ndërmerren disa aktivitete për të plotësuar këtë. SHGM vlerëson se në këtë drejtim nevojitet ndi-hmë teknike dhe ndihmë e ekspertëve për përforcimin e kapacitetit të Këshillit të Nderit të SHGM-së, si trup i vetëm vetërregullues që vepron në bazë të standardeve etike dhe Kodit të gazetarëve të Maqedonisë, pastaj rritje të nivelit të komunikimit mes grupeve etnike në sektorin media përmes bashkëpunimit dhe dialogut, si dhe stimulim i procesit të përfshirjes së gazetarëve të rinj dhe studentëve të gazetarisë përmes mundësisë për praktikë dhe mbikëqyrje të punës së medieve.

Për plotësimin e këtyre synimeve, duke pasur para-sysh se ato burojnë nga qëllimet kryesore të SHGM-së – t’i mbrojë dhe promovojë standardet profesionale në gazetari dhe lirinë e të shprehurit, është kërkuar ndihmë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), në kuadër të Programit të përbashkët të OKB-së për përmirësimin e bashkëpunimit dhe dialogut ndëretnik. Qëllimi krye-sor i projektit të cilin e ka propozuar SHGM, është rritja e interaksionit ndëretnik te gazetarët, rritja e nivelit të profesionalizmit gazetaresk dhe rritja e nivelit të bash-këpunimit. Qëllim sekondar i projektit është ofrimi i ndih-

START I NJË PROJEKTI TË RI TË SHGM-SË

Trajnime për përmirësie dialogut ndëretnik te Qëllimi kryesor i projektit është rritja e in-teraksionit ndëretnik te gazetarët, të rritet niveli i profesionalitetit gazetaresk dhe të rritet niveli i bashkëpunimit

1111

mës falas juridike për të gjithë anëtarët e SHGM-së, por edhe ngritja e vetëdijes te gazetarët dhe opinioni më i gjerë për aktivitetet e SHGM-së dhe Këshillit të Nderit.

Projekti i cili ka startuar në janar, do të implmene-tohet brenda pesë muajve dhe do të përfshijë një sërë aktivitetesh. Fillimisht është paraparë përmirësim i funksionimit të Këshillit të nderit përmes trajnimit, mon-itorimit, përpilimit të doracakut për sjellje të drejtë dhe etike të gazetarëve, fushatë mediale për prezencë më të madhe të SHGM-së dhe Këshillit të Nderit si aktorë kyç në promovimin e standardeve profesionale gazetareske në vend.

Projekti parasheh edhe përmirësim të kapaciteteve të RTVM-së, me qëllim të promovimit të dialogut ndëret-nik në shoqëri, përmes forumit të përfaqësuesve të servisit publik i përbërë nga përfaqësues me përkatësi të ndryshme etnike, si dhe një forum i përfaqësuesve të servisit publik dhe medieve tjera komerciale.

Projekti parasheh edhe stimulim të bashkëpunimit mes gazetarëve nga media të ndryshme gjatë raportimit për çështje të ndjeshme dhe trajnim të gazetarëve të ar-dhshëm, që do të implementohet përmes stimulimit të medieve kombëtare dhe rajonale të fi llojnë praktikë për shkëmbim të gazetarëve me përkatësi të ndryshme et-nike. Poashtu do të ju mundësohet studentëve që janë në vitin e fundit në fakultetet e gazetarisë nga universitetet shtetërore, por edhe gazetarëve të rinj, të bëjnë praktikën dhe mbikëqyrjen në vendin e punës në mediume.

Implementimi i projektit ka startuar më 27 dhe 28 janar me trajnimin e anëtarëve të Këshillit të Nderit të SHGM-së, që u realizua në Klubin e Gazetarëve të Maqedonisë, kurse u përkrah nga Ambasada norveg-jeze ne vend.

(Programi i përbashkët i OKB-së për përmirësimin e dia-logut dhe bashkëpunimit ndëretnik implementohet nga UNDP, UNICEF dhe UNESCO me përkrahje fi nanciare të Qeverisë së Spanjës në kuadër të Fondit për realizimin e qëllimeve zhvil-limore të mijëvjeçarit).

min gazetarët

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

1212

Gjykata Gjykata Kushtetuese Kushtetuese stopoi lustrimin stopoi lustrimin e gazetarëve e gazetarëve

Më 25 janar Gjykata Kushtetuese miratoi masë të ëprkohshme për ndërprerjen e 12 neneve të Ligjit për lustrim, me ;ka mes tjerash u ndër-pre lustrimi i gazetarëve. Masa e ndërprerjes së zbatimit të pjesvëe të kontestuara të Ligit

është miratuar për shkak të dyshimit se ato i tejkalojnë kornizat kushtetuese dhe me to kërcënohet liria si e drejtë e garantuar në Kushtetutë. Me sqarim se nuk janë bartës të posteve publike, Gjykata Kushtetuese ngrti iniciativë për shqyrtim të kushtetutshmërisë edhe për nenin që ka të bëjë me themeluesit, gazetarët e punësuar dhe redaktorët në shoqëritë komerciale radio-difuzive, shoqëritë joprofi tabile radio-difuzive, si dhe themeluesit dhe të punësuarit në sho-qëritë tregtare nga sfera e shtypit, shoqatave të avokatëve,

avokatëve dhe ndërmjetësuesve. Masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese erdhi

gjashtë ditë para skadimit të afatit përfundimtar, 31 janarit, për dorëzimin e deklaratave për lustrim nga gazetarët ak-tivë në Komisionin për verifi kim të fakteveVetëm disa ditë para afatit përfundimtar, prej Komisionit nuk mundej të merret informatë se sa gazetarë deri tani kanë dorëzuar de-klarata. Sipas informatave nga vetë gazetarët, thuajse të gjithë kanë dorëzuar ose ishin në procedurë të dorëzimit të dokumentit të nevojshëm.

Ndryshe dënimi i paraparë në të holla për mosdroëzimin e deklaratës për lustrim është 4.000 euro, kurse sipas Ligjit, dosjet e gazetarëve të cilët nuk kanë dorëzuar deklarata do të hapen në bazë të detyrës zyrtare. (T.G.)

SHGM shpalli konkurs për dy çmime gazetareske

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, në pajtim me Statutin, në janar shpalli konkurs për ndarjen e dy çmimeve vje-tore për gazetarë që kanë shënuar arritje të veçanta në punën e tyre. SHGM shpall konkursin për çmimin “Kërste Petkov Mi-sirkov” që ndahet për vepër jetësore dhe çmimin “Jashar Erebara” që ndahet për ar-ritje njëvjeçare për gazetari hulumtuese në mediume. Me këtë Rast SHGM apeloi te të gjithë gazetarët profesionistë t’ dorëzojnë kandidimiet e tyre.

Kandidatët për arritje njëvjeçare për gazetari hulumtuese në media nevojitet që përmes storieve të tyre të paraqesin hulumtim autentik gazetaresk të realizuar nga vetë autori ku përpunohet temë që ka peshë për shoqërinë më të gjerë.

Për çmimin për gazetari hulumtuese nevojitet që në SHGM të dorëzohet një origjinal i formatit burimor të produktit gazetaresk dhe dy kopje.

Për çmimin për vepër jetësore, me propozim të tre kolegëve, duhet të dorëzo-het fl etëparaqitje me të dhënat personale për kandidatin dhe tekst i shkurtër ku janë përmbledhur të arriturat e kandidatit.

Aplikimet dhe fl etëparaqitjet duhet të dorëzohen në SHGM më së voni deri më 10 shkurt 2012.:

- Përmes postës: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Gradski Xid, blok 13, 1000 Shkup, R.M., ose

- Përmes postës elektronike (linqet nga edicionet online): [email protected] ose

- Personalisht të dorëzohen në SHGMNevojitet që në fl etëparaqitje /aplikim

të nënvizohet „Për ÇMIM “Fituesit e çmimeve do të fi tojnë plaketë

dhe shpërblim në të holla në vlerë prej 30.000 denarëve.

Kandidatët e zgjedhur do të kontakto-hen nga Komisioni për ndarjen e çmimeve të SHGM-së.

Informata më të hollësishme: Elizabeta Stoleva, 02/ 3 116 447ç [email protected]

1313

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

1414

Kristina Maçkiq

Shumë herë gazetarët janë penguar ose pamundësu-ar më realizimin e obligimeve të përditshme ditore, posaçKrisht kur bëhet fjalë për përcjelljen e proce-seve gjyqësore, gjegjësisht për të hyrë në gjykatë. Brenda vetëm një gjysëmvjetori gjyqëësor kanë

ndodhur disa incidente më të mëdha në të cilat gazetarët dolën fajtorë, të pedukuar.

NJË SEKUENCË NGA PRAKTIKA

Rasti më i ri kur gazetarët në mënyrë të pacipë u dërguan në gjykatë ku gjykatësi i kërcënoi me mbylljen e derës së gjykatës ndodhi në muajin nëntor. Në Gjykatën themelore

ZYRTARISHT NË GJYKATË

Shumë herë gazetarët janë përjashtuar nga puna, janë nënçmuar në gjykata, nga gjykatësit dhe të punësuarit, të cilët dinë të jenë jokoorrektë dhe të pacipë ndaj gazetarëve, të cilët nga an tjetër heshtin dhe durojnë duke u frikësuar të reagojnë ose me një shkak të thjeshtë – nuk dinë si t’i realizojnë të drejtat e tyre

Të drejtat e gazertarëve në shtëpinë e drejtësisë Të drejtat e gazertarëve në

1515

Shkup 1 duhej të mbahej procesi gjyqësor për rastin Alen Zekirov.

Ekipet gazetareske me leje adekuate nga Gjykata su-preme arritën në terminin e caktuar për mbajtjen e seancës, por që në hyrje të gjykatës u penguan në ënyrë brutale nga policia gjyqësore që t’i fusin kamerat dhe fotoaparatet.

Sqarimi i policëve gjyqësorë ishte se gjykatësi ka ndaluar hyrjen e medieve. Disa prej gazetarëve tentuan t’u sqarojnë policëve se posedojnë leje adekuate, por sqarimet e tyre nuk u dëgjuan, kurse asnjëri prej policëve as që bëri për-pjekje për t’i verifi kuar dokumentet.

NËse policia gjyqësore do t’i shikonte lejet, e jo të merrej me çantat e gazetarëve, do të vërente se ekipet gazetareske nuk shkojnë fare në proces gjyqësor te gjykatësi i cili ka ndaluar hyrjen, por në rast tjetër (rasti Zekirov) i cili ishte

caktuar në terminin e njëjtë. Kur arritën gazetarë, hasën në një “bllokadë” tjetër.

Gjykatësi ashpër iu drejtua gazetarëve, pasi të gjithë gazetarët për shkak të kontrollit nga policia gjyqësore u ndalën në hyrje të gjykatës dhe u vonuan në sallën e se-ancës. Gjykatësi paralajmëroi se në seancën e ardhshme dera e gjykatës do të mbyllet gjysëm ore para fi llimit të gjy-kimit. Ai thejshtë nuk dëshironte të dëgjojë pse u vonuan gazetarët.

Jo shumë para kësaj ngjarje, gazetarët ishin të penguar të futen në gjykatë për rastin e madh gjyqësor “Fushata”. Atëherë, që është edhe më tmerruese, gazetarët u selktuan se kush mundet, e kush nuk mundet të prezantojë në se-ancë. Gjykata atëherë shpejt e shpejt u paraqit me kumtesë, pasi kishte reagime në opinion.

Të drejtat e gazertarëve në shtëpinë e drejtësisë shtëpinë e drejtësisë

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

1616

EDHE GJYKATËSIT ME TË VËRTETËN E TYRE

Në kumtesën për mediat shkruante:: “Gjykata Themelore Shkup 1 - Shkup thekson se nuk janë të vërteta

akuzat e disa mediumeve se në mënyrë selektive janë lejuar të hyjnë gazetarë të redaksive të caktuara, kurse të tjerëve nuk u është lejuar hyrje në gjykatë. Nga Gjykata apelojnë që në të ar-dhmen mos të publikohen të pavërteta të këtij lloji në mediume dhe kërkojnë më tepër mirëkuptim për hapësirat dhe resurse teknike me të cilat disponon Gjykata. Seanca kryesore lidhur me këtë lëndë ëhstë publik, mirëpo për shkak të kushteve të kufi zuara hapësinore, gjykimin mund ta përcjellin një numër i kufi zuar i personave. Në gjykatë ka pasur vende të lira vetëm për një pjesë të përfaqësuesve të mediumeve që kanë dashur të marrin pjesë, më saktë salla e gjykatës veçmë ka qenë për-plot me familjarët e arritur, me të punësuar në burg, përfaqë-sues të ambasadave të huaja, organizatave joqeveritare dhe gazetarëve, prandaj kushtet për punë të gjykatës dhe palëve do të vështirëzoheshin në rast se do të lejohej hyrje e gazetarëve tjerë, për çka policia gjyqësore nuk ka lejuar hyrjen e tyre”.

Atëherë nga gjykata tentuan të sqarojnë se gjithmonë janë të hapur për opinionin dhe mediumet, dhe për këtë arsye lëndët për të cilat ekziston interes më i madh për përcjellje, në të shumtën e rasteve mbahen në Sallën 1 të kësaj gjykate, por meqë atë ditë kjo sallë ka qenë e zënë me proces që ka të bëjë me lëndë nga sfera e krimit të or-ganizuar dhe korrupsionit, në të cilin ka pasur më tepër të akuzuar dhe mbrojtës, gjykimi për lëndën “Fushata” është mbajtur në sallë gjyqësore e cila nuk disponon me vende të mjaftueshme për të gjithë të interesuarit për ta përcjellë se-ancën. Por nga gjykata ndoshta harruan të sqarojnë, kurse gazetarët nga ana tjetër në raportet e tyre nuk u thirrën në Ligjin për procedurë penale.

Ajoq ë duhet ta dijë çdo gazetar kur hyn në gjykatë është Rregullorja gjyqësore (rendi i shtëpisë i Gjykatës) dhe Ligji për procedurë penale. Gjithmonë kur i pamundësohet ush-trimi i detyrës zyrtare, gazetari është i obliguar të reagojë në mënyrë adekuate dhe në pajtim em atë që parasheh ligji.

Kështu që në Ligjin për procedurë penale në mënyrë të qartë shkruan dhe ëhstë paraparë ajo që gjykatësit kohën e fundit rregullisht nuk e zbatojnë – kurse gazetarët harrojnë tua rikujtojnë.

Sipas nenit 296 nga Ligji për Procedurë Penale: Nëse në raste të caktuara hapësirat e gjykatës nuk janë të përshtat-shme për mbajtjen e seancës kryesore, kryetari i gjykatës mund të caktojë që seanca të mbahet në ndërtesë tjetër.

Kohën e fundit është aktuale edhe sjellja e gjykatësve të caktuar të cilët në mënyrë arbitrare kanë vendosur se gazetarët duhet të kërkojnë leje personale nga gjykatësi që të prezantojnë në gjykim. Një gjë e tillë nukparashihet në asnjë ligj e as me ndonjë dispozitë. Në mënyrë të qartë është theksuar në Ligj se leja për përcjelljen, xhirimin ose fotografi min e jep vetëm Gjykata supreme. Në të qëndron se gjykatësi mund të mos lejojë xhirim të disa pjesëve por jo edhe mbyllje të plotë të derës së gjykatës pa shkak ligjor për një gjë të tillë.

KËSHILLI GJYQËSOR DO TUA TËRHEQË VEMËNDJEN GJYKATËSVE

Kryetarja e këshillit gjyqësor, gjykatësja Aleksandar Zaf-

iroska, për buletinin e SHGM-së sqaron se cila ëhstë proce-dura se si mediumet mund ta kërkojnë drejtësinë kur janë të diskriminuar.

“Të gjitha gjykimet janë publike përveç rasteve kur gjy-kohen adoleshentë ose kur ekzistojnë pengesa tjera ligjore. Por shumica e mediumeve e dinë se kur mund të hynë në gjykatë. Ajo që disa gjykatës nuk lejojnë ndoshta ëhstë prej frikës nga opinioni ose presioni prej të cilit ankohen”, thotë Zafi rovska.

“Por edhe pse në mbrumje në lajme ose në gazeta do të shkruhet për procesin e tyre gjyqësor dhe edhe pse për ta ndoshta paraqet presion psikologjik, megjithatë gjykatësit

1717

duhet të jenë të përgatitur për një të tillë dhe assesi nuk guxojnë t’i mbyllin gjykimet për opinionin. Pikërisht opinio-ni është ai që përveç neve, si Këshill gjyqësor ekspertësh i vlerëson gjykatësit dhe mund të kontribuojë për legjitim-itet dhe kredibilitet të gjykatës dhe gjykatësit si individ”, thotë Zafi rovska. Sipas saj, ajo që duhet ta dinë gazetarët është se nuk janë palë në proces dhe për ta nuk vazhdojnë parashtresat dhe ankesat të cilat i parashtrojnë avokatët, të akuzuarit ose prokurorët. Por gazetarët kanë të drejtë që përmes Shoqatës ose personalisht, nëse u mohohet e drejta për raportim të lirë nga gjykata ë dorëzojnë njoftim në Këshillin gjyqësor. Ne si Këshill gjyqësor gjithsesi do të

drejtohemi te gjykata ose gjykatësja dhe do të tentojmë që situata të tilla të padëshirueshme të mos ndodhin”, deklaroi Zafi rovski.

Shpeshherë gazetarët që edhe si palë kanë përjetuar të sulmohen dhe ofendohen verbalisht nga të punësuarit. Ka ndodhur rast kur gazetari i cili përndryshe raportues nga gjykata, të vijë në gjykatë për lëndë private, por të ofendo-het nga të punësuarit pa kurrfarë arsye vetëm për shkak se është gazetar. Gjysëm ose pas sjelljes së pahijshme të daktilografes së gjyqit, në dalje nga gjyqi gazetari është njof-tuar prej policisë gjyqësore se ëhstë paraqitur për shkaktim të parregullsive në gjykatë. Pas këtyre rasteve, ose mund të thuhet incidenteve, parashtrohet pyetja nëse të punësuarit me sjelljen e tyre dalin jashtë kornizave të kompetencave që kanë. Dhe në vend se t’i plotësojnë rekomandimet e KE-së për gjyqësi të drejtë dhe efi kase, e harxhojnë energjinë me sulme ndaj gazetarëve. Kjo është vetëm një nga shumë për-vojat e hidhura që gazetarëve u ndodhin nëpër gjykata.

GAZETARI DUHET TË REAGOJË SHPEJTË

Gjykata është shtëpia e drejtësisë thonë gjykatësit, por gazetarët që gjithnjë e më tepër janë ballafaquar me pengesa në gjykatë pyesin vetveten nëse ekziston drejtësi në shtëpi-në e drejtësisë, kur të punësuarit u drejtohen në mënyrë ta pacipë dhe pa edukatë, e kontrollojnë si kriminelin më të madh dhe i shkojnë mbrapa gjithkund ku lëvizë. Janë të njohura iniciativat e udhëheqësve të gjykatave që ndalojnë çfardo lloj komunikimi të gazetarit me cilindo të punësuar. Jan ët njohura nebulozat e gjykatësve kur akuzojnë ndonjë gazetar se ka xhiruar në mënyrë të fshehur me celular në gjykatë dhe pastaj xhirimet i ka lëshuar në televizion, kurse gjykatësi thjeshtë nuk ka kuptuar se spikeri televiziv e ka lexuar telopin. Është alarmuese kur gjykatësit vendosen mbi të gjithë, kurse gazetarët heshtin. Disa prej gjykatësve madje kërcënohen se do t’i dënojnë gazetarët, por asnjëherë nuk tregojnë në bazë të cilit ligj, sepse një ligj i tillë thjeshtë nuk ekziston. Ajop që çdo gazetar ka të drejtë ta bëjë në situatë të tillë kur në gjykatë vjen në cilësi private është se menjëherë duhet të dorëzojë parashtresë. Ajo duhet të jetë e adresu-ar deri te Kryetari i gjykatës dhe brenda saj të përmendet gjithë ajo që i ka ndodhur gazetarit. Që parashtresa të mos humbet në sportelin pranues, në këndin e djathtë lart është e pëlqyeshme të shkruhet: “Personalisht në dorë”, dhe në këtë mënyrë kryetari personalisht do të jetë i njohtuar për ng-jarjen e pahijshme në gjykatë. Parashtresa dorëzohet në dy koje në sektorin pranues, prej të cilave njëra kopje e vërtetu-ar me vulë mbetet te gazetari. E njëjta parashtresë dërgohet edhe deri te Gjykata supreme, Gjykata e apelit, Ministria e drejtësisë dhe institucionet tjera relevante, si dhe te misionet ndërkombëtare dhe te ambasadat.

Në fund konkluza është se gazetari, me shumë pak njohuri mundet të kontribuojë shumë në realizimin e të drejtës për informim të lirë nga gjykimet publike. Gazetari është ai që duhet të luftojë në çdo hap dhe ta kërkojë të drejtën e garantuar me kushtetutë që të jetë i respektuar. Nëse një gazetar gabon ose e keqpërdor mundësinë për të hyrë në gjykatë dhe të raportojë sipas rregullave, gjykata nuk të drejtë për një gjë të tillë t’i dënojë të gjithë gazetarët.

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

1818G

jatë vitit të kaluar shumë pak ndryshoi në pasqyrën globale ër lirinë e medieve në botë, por edhe në aspekt të sigurisë së profesionit gazetaresk. Sipas “Reporterëve pa kufi j”, në vitin 2011 janë vrarë 66 gazetarë, që për 16 për qind është më tepër në kra-

hasim me vitin e kaluar, kurse 1.044 janë arrestuar, 1.959 janë sulmuar fi zikisht dhe janë kërcënuar, 71 gazetarë janë kidnapuar, kurse 73 janë arratisur nga vendi i tyre. Në vitin

2011 madje 499 mediume në botë janë censuruar. Këto shi-fra nuk fl asin shumë në vetvete, por nëse krahasohen me shifrat e viteve të kaluara vërehet se profesioni gazetaresk mbetet një nga profesionet më të rrezikshme, me trend tejet të vogël të përmirësimit të situatës në aspekt të lirisë së të shprehurit, deri sa siguria e gazetarëve është përkeqësuar. vetëm gjatë muajit janar të këtij viti janë vrarë dy gazetarë, kurse 179 të tjerë ende gjenden nëpër burgje.

GAZETARIA NË BOTË

Edhe viti i kaluar ishte Edhe viti i kaluar ishti keq për gazetarët i keq për gazetarët

Vitin e kaluar në botë janë vrarë 66 gazetarë, 1.044 janë arrestuar, kurse 1.959 tjerë janë sulmuar fi zikisht dhe janë kërcënuar

1919

Edhe viti i kaluar ishte te i keq për gazetarët

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

2020

“Reporterët pa kufi j” për herë të parë para një muaji e publikuan listën e dhjetë qyteteve, vi-

seve dhe rajoneve më të rrezikshme për gazetarët dhe për lirinë e të shprehurit në botë. sipas tyre, viti 2011 ka qenë vit i mbrapshtë në aspektin e lirisë së mediave. për këtë në masë të madhe ka kontribuuar edhe e ash-tuquajtura Pranverë arabe,. nëse kemi parasysh se 20 gazetarë janë vrarë në Lindjen e Mesme. Me numër gati identik të gazetarëve të vrarë është edhe Amerika Latine – 18, kurse tani dy vite me radhë vendi më vdekjeprurës për gazetarët është Pakistani me madje 10 gazetarë të vrarë.

Pranvera arabe, por edhe protestat në Sudan, Azer-bajxhan, por edhe në Greqi, Bjellorusi, Ugandë Çile, në vitin 2011 gati e dyfi shuan numrin e gazetarëve të ar-restuar në krahasim me vitin 2010, kur ky numër ishte 535. Jashtëzakonisht i madh nga ana tjetër edhe numri i gazetarëve ndaj të cilëve është ushtruar presion psikik për shkak të punës dhe në të shumtën e rasteve nga ana e autoriteteve që të mos publikojnë informata të cilat kanë mundur tua rrezikojnë pozitat. numri i sulmeve fi zike gjatë vitit 2011 në korniza globale është rritur për 43 për qind në krahasim me vitin e kaluar, me shkallë më të lartë në

vendet e Amerikës Qendrore, posaçërisht në Honduras, ku gazetarët janë sulmuar nga ana e policisë deri sa kanë mbuluar protesta.

Nga sheshi në Kajro, përmes Pakistanit jugperëndi-mor, e deri në Mogadisho dhe Filipine, viti 2011 u tregua si vit mjaft i rrezikshëm për punën e gazetarëve në kushte të jostabilitetit politik.

Lista e vendeve më të rrezikshme për gazetarët në botë kryesisht përbëhet nga emra të shteteve, rajoneve dhe qyteteve të Lindjes së Mesme, Afrikës, Azisë, por edhe Meksiokos. Në listë gjendet Bahrejni, Siria, Libia, Jemeni, por edhe Somalia, Pakistani, Egjipti, Bregu i Fildishtë.

Në Evropë, nga ana tjetër, edhe pse në vitin 2011 nuk janë shënuar vrasje të gazetarëve, kurse shkalla e sul-meve fi zike dhe kërcënimeve është shumë më e vogël në krahasim e pjesët tjera të botës, megjithatë mbetet shqetësimi nga ekzistimi i kërcënimeve ndaj mediumeve dhe shqetësimit gjyqësor të gazetarëve. Sipas Pres in-stitutit ndërkombëtar, sulmet ndaj gazetarëve mbeten pikëpyetje e madhe nga Rusia, deri te vendet ballkanike, kurse Turqia vazhdon të jetë shteti më i keq në kontinent kur janë në pyetje të drejtat dhe liritë e gazetarëve me rreth 70 gazetarë të arrestuar. (T.G.)

Pasqyra e Maqedonisë në aspektin e lirisë së medieve dhe gazetarëve në vitin 2011 ishte një ndër më të këqijat gjatë 20 viteve të kaluara. Rreth 200 gazetarë nga mediat elektronike dhe të shtypura mbetën pa punë, u mb-yllën disa mediume, gjë që e uli çmimin punës gazetareske në minimum dhe me këtë e rrezikoi statusin social të gazetarëve të punësuar. Njësoj është situata edhe në aspektin e presionit ndaj medieve, posaçërisht me paditë gjyqësore kundër gazetarëve. Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar janë ngritur 50 padi gjyqësore kundër gazetarëve për shpifje dhe ofendim. Si presion i shtuar ndaj profesionit gazetaresk në vitin 2011 interpretohet edhe paralajmërimi për miratimin e ligjit për mediumet, që përpos në vend, dha alarmi edhe te organizatat ndërkombëtare si tentim për uljen e lirisë së medi-eve dhe gazetarëve në Maqedoni. andaj, nuk është për tu ha-bitur fakti se sipas Indeksit për lirinë e mediumeve të “Report-erëve pa kufi j” , Maqedonia në vitin 2011 shënoi rënie për më shumë se dhjetë vende nga viti paraprak dhe u gjet në pozitën e 94-të

Më të dobët se ne për lirinë e mediumeve, sipas Indeksit, në Evropë janë vetëm Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina, Rusia, Turq-ia dhe Bjellorusia

Se problemi i lirisë së medieve në Maqedoni është gjithnjë

e më i madh tregon edhe Komisioni Evro-pian i cili në Raportin e fundit për avan-cimin e e Maqedonisë drejt BE-së, dha kritikë negative për gjendjen e gazetarëve dhe lirinë e mediumeve. Këtyre ditëve KE jo vetëm që e përsëriti të njëjtin qëndrim, por ishte edhe më i ashpër. Sipas KE-së, liria e mediumeve po bëhet prioritet i parë, nga pesë prioritetet kyçe të cilat Brukseli ia ka caktuar Maqedonisë.

Komisari për zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle, pas takimit të Këshillit për stabilizim dhe asocim tha se BE pret re-zultate konkrete dhe përshpejtim të re-

formave në Maqedoni që kanë të bëjnë me pesë fushat kyçe politike.

“Nën një liria e të shprehurit, nën dy funksionimi i shtetit juridik, nën tre reformimi i administratës publike, nën katër procesi zgjedhor dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, lufta kundër korrupsionit. Në raportin tonë të fundit KE për herë të tretë e konfi rmoi rekomandimin për hapjen e negociat-ave. Këshilli i Evropës ende nuk ka sjellë vendim, por është me rëndësi të ruhet momentumi i procesit”, deklaroi Fyle.

Në konkluzat përfundimtare Këshilli potencon se pret zgjidhje të dobishme për disa çështje, siç është по përmirësimi i kornizës ligjore, reklamimi i Qeverisë, rregullimi i situatës në servilin publik, respektimi i standardeve profesionale, si dhe dekriminalizimi i shpifjes dhe ofendimit. (Т.G.)

Maqedonia gjithnjë e më poshtë në listën për lirinë e mediave

Maqedonia në vitin 2011 u gjet në pozitën e 94 sipas Indeksit të lirisë së medieve të “Reporterëve pa kufi j”,

më të dobët se ne në Evropë janë vetëm Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina, Rusia, Turqia

dhe Bjellorusia

2121

Shkruan: Dragan Nikollovski

Vetëm katër muaj pas euforisë që e shkaktoi kom-bëtarja maqedonase e basketbollit duke e fi tuar vendin e katërt në kampionatin kontinental, opin-ioni i këtushëm sportiv pati edhe një mundësi që sërish, tani edhe dimrit t’i gëzohet sukseseve tona

sportive në plan ndërkombëtar. Të pamësuar me të arritura të rëndësishme pas pavarësimit të shtetit (me përjashtim të titullit evropian të “Kometal Gjorçe Petrov” në konkurrencë të klubeve në vitin 2002), me etje dhe dëshirë për arritje historike të kombëtareve tona, për një periudhë të shkurtër fi tuam një mundësi të dytë për shpërthimin e një gëzimi ekstrem sportiv që për shumë kë kufi zohet me mosbesim. Pasi basketbollistët vendosën standarde shumë më të lartë në krahasim me ato që ishim “mësuar” më herët, hend-bollistët e kuptuan mirë se për mbështetjen fanatike që e fi tuan, kombit duhet t’i kthejnë në pajtim me pritjet dhe dëshirat e tyre. Epilog i kësaj janë paraqitjet e tyre epike në Kampionatin evropian në Serbi me të cilat na ndihmuan të nxjerrim në sipërfaqe edhe një pjesë të konsiderueshme

të frustracioneve dhe pakënaqësive të grumbulluara nga dëshpërimet e mëhershme nga paraqitja e klubeve dhe kombëtareve maqedonase në skenën ndërkombëtare.

Me gëzim të madh Kampionati hendbollistik Evropian në Serbinë fqinje pritje edhe nga pjesa më e madhe e gazetarëve sportiv në vend. Afërsia, por edhe ambiciet e larta që i paralajmëruan hendbollistët tanë në paraqitjen e parë në një garë të të madhe pas pozitës së 11-të të fi tu-ar në Kampionatin botëror në Kroaci para tre viteve, ishte shkak që një armatë e tërë e gazetarëve maqedonas gjatë kohë përgatiteshin të jenë dëshmitarë të gjallë, si rapor-tues të posaçëm të mediumeve të tyre nga ngjarja e rëndë-sishme, posaçërisht për shkak se Maqedonia garonte në Nish, vetëm 200 kilometra larg Shkupit. Për disa prej tyre, kjo duhej të jetë prezencë e parë profesionale në ngjarje të tilla, disa, nga ana tjetër do ët shënonin në biografi të e tyre ndoshta edhe paraqitje dyshifrore. Por këto ishin pritjet.

TELEVIZIONET MBETËN ËN SHTËPI

Më pak se një muaj para fi llimit të kampionatit, krejt

ShShhShkrk uauaann:n: D DDrararagagagagannn n NiNNiNikokokolllllovovovovskskskskiii

etetetetëmëmëmëm kkatatërr m mmuaau jjjj j ppaappassss eueufofoforirrisësësëë qqq qëëëë eee shshkakakakktktktoioiooi k komomom-bbët j dd bbbb k ttb lllitt dd k fifittt

tëtë fruruuustststrararaciciioonoo evevevevee e dhdhe paakënaqëqëqëëq sissive ttëë grgrgrgrumumumu bubububulllluauauaarra nnngaggagaga dëdëëshshshpëpëpë iriririmememett t t eee mëëhheheeheersrrsrshmhme ngngggaaa a papapaparaqiqiqiq tjtjtjtjaaa e klklklububububeeveve e ddhdhhe kokoommbmbmbëtëtë arararevevevve eee mamaamaqeqeqeqedodd naasesessese n nnë ë skenën nnnndëëdëd rkrkommommbëbëëb tataatarerere.

M gëë i të ddh KK i ti h dbb lli ttikk EE i

EHF: Gazetarë televiziv “STOP”

RAPORTUESIT E MEDIUMEVE ELEKTRONIKE PA QASJE NË KE NË HENDBOLL BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Që t’i mbrojë bartësit e të drejtave ekskluz-ive të televizioneve dhe radiove, EHF nuk lejoi akreditime gazetareske për mediet elektronike, prandaj nga Nishi dhe Beogradi mundej të raportojë vetëm por-tali “Kajgana”, por jo edhe raportuesit zyrtar të “Kanal 5”, “Alfa”, “Telma” ose të TVM-së

2222

papritur, me një surprizë të pakëndshme u balla-faquan gazetarët sportiv nga mediat elektronike në

vend. Për herë të parë deri tani kur bëhet fjalë për kësi lloj ngjarjesh të mëdha hendbollistike, Federata Evropiane

e Hendbollit (EHF) nuk i pajisi me akreditime gazetarët nga pjesa më e madhe e shtëpive televizive dhe radiostacio-neve në Maqedoni. Pjesën e “pistë” ia la bashkëpunëtorit të vet afarist “Infron Sports”, kompani pronare e të drejtave televizive de të marketingut, e cila në këtë mënyrë, zyrtar-isht i p paska mbrojtur interesat e të drejtave televizive dhe radiove për këtë ngjarje në Maqedoni – “Sitel”-it dhe Radios Maqedonase.

Mediet e shtypura nuk patën probleme të ngjashme, prandaj është normale që thuajse të gjitha gazetat nuk e lëshuan pozicionin e privilegjuar dhe e shfrytëzuan rastin për mbulim autentik të ngjarjes e cila, siç pritej, shkaktoi interesim të madh në opinionin tonë.

Duke pasur parasysh distancën deri në Nish, ku kom-bëtarja maqedonase i zhvilloi tri ndeshjet e para të kampi-onatit, por edhe nga Beogradi, ku vazhdoi me paraqitjet në kuadër të raundit kryesor garues, ishte e qartë dëshira e radiove dhe televizioneve tona me ndikim, deri sa nuk mun-den të emitojnë transmetime ose xhirime nga garat, përmes blloqeve të sforcuara informative në lajmet sportive, por jo vetëm aty, në mënyrë kualitative t’i begatojnë edicionet e tyre informative. Fakti se deri tani asnjëherë nuk ka ndod-hur një gjë e tillë dhe që në kampionatet e kaluara botërore dhe evropiane gazetarët nga të ashtuquajturat “media që nuk i posedojnë të drejtat” (radio dhe Tv stacione që nuk janë pronarë të drejtave për emetimin e transmetimeve të drejtpërdrejta), asnjëherë nuk janë penguar të prezantojnë dhe të raportojnë nga vendi i ngjarjes, në mënyrë plotësuese e ndezi nervozën në qarqet e këtushme gazetareske, posa-çërisht nëse dihet se kjo nuk ka vazhduar para tre viteve e gjysmë, kur Maqedonia ishte nikoqire e KE për femra. Asokohe asnjë gazetari nga vendi ose nga jashtë nuk iu pa-mundësua të prezantojnë në sallat në Shkup dhe Ohër, deri sa deklaratat video dhe audio të lojtarëve pa problem kishin mundësi t’i xhirojnë në të ashtuquajturat zona-miks në dalje nga tereni.

Edhe pse tërë rasti u bë edhe më paradoksal me atë që plotësisht në mënyrë misterioze, i pajisi me akreditime raportuesit e dy radiove sportive nga vendi, EHF dhe “Infron Sports” mbetën parimore në vendimin fi llestar lidhur me kërkesat e medieve tjera elektronike. që të jetë ironia më e madhe, tentoi që në mënyrë plotësuese të përfi tojnë me oferta “amorale” deri te disa shtëpi të interesuara televizive. Televizioneve iu ofrua që të paguajnë një shumë të caktuar për të ftuar mundësinë për emetim të “highlights“ videove të ditës, plus leje që ekipe të tyre (gazetar dhe xhirues) të fi -tojnë bileta ditore për hyrje në sallat, por vetëm për xhirimin e deklaratave në zonën-mikse!? Askush nuk pranoi një gjë të tillë, prandaj për në Nish, e pastaj edhe për në Beograd shkuan vetëm gazetarët nga mediat e shtypura dhe nga disa portale në internet. Me siguri, zyrtarët e EHF-së kon-servative dhe të mbyllur dhe partneri i tyre edhe më rigid “Infront Sports” janë të bindur se ueb gazetaria mundet më tepër ta popullarizojë hendbollin se sa mediat elektronike. Ose për ata ekzistojnë vetëm bartësit zyrtarë të drejtave për transmetim radiotelevizive në vendin e tyre!?

“Në tentimin e kotë që t’i afrohet me popullaritet futbollit e posaçërisht për përfi time, EHF bën gabim të madh, duke i refuzuar pa nevojë ata që në këtë mision mund të ndihmoj-në më së tepërmi, mediat elektronike, ose thënë më qartë televizionet. Blerja e të drejtave televizive është një nga shkallët më të larta gjatë mbushjes së buxhetit, por mospa-jisja me akreditime e gazetarëve nga televizionet që nuk i posedojnë të drejtat ekskluzive është një huqje“, vlerëson

Numri i vogël i mediumeve nuk është në interes të hendbollit

“Në të kaluarën dhjetëra ekipe maqedonase me gazetarë televiziv kanë prezantuar në më tepër Kampionate Evropi-ane në të cilat kanë marrë pjesë kombëtare tona, pa dal-lim nëse kanë qenë për meshkuj ose për femra. Interesat e atyre që i kanë paguar shtrenjtë të drejtat radio-televizive patjetër duhet ët mbrohen, por nuk është gjithçka aq bardh e zi dhe te EHF dhe “Infront Sport” patjetër duhej të ekzistojë ndjenja se, për shembull në Nish, do të ndodhë çmenduri hendbolli e cila nuk guxon të mbetet e paregjis-truar në mënyrë profesionale nga një numër i madh i medi-eve. Kjo nuk është në interes të hendbollit”, thotë Strejov duke na kujtuar përvojën nga viti 2008 kur Maqedonia ishte nikoqire e Kampionatit Evropian për femra, kurse të gjitha mediet maqedonase elektronike kishin të drejtë dhe mundësi të raportojnë nga ngjarjet, kuptohet me të gjitha kufi zimet.

2323

Goran Strejov, ish redaktor i programeve sportive në TVM dhe TV A1, i cili është njohës i mirë i kësaj problematike, mes tjerash edhe si bashkëpunëtorë i shumëfi shtë i EHF-së në pres shërbimet gjatë organizimit të disa kampionat-eve evropiane dhe botërore për kadetë dhe juniorë që janë mbajtur në vend.

Sipas Sterjov, rregulla të ngjashme vazhdojnë edhe për të gjitha garat e UEFA-s dhe FIFA-s, por futbolli megjithatë është biznes global me të cilin hendbolli edhe po të dojë nuk mund të krahasohet. “Hendbolli nuk është as për së afërmi si futbolli, është i kufi zuar në një grup relativisht ët vogël të vendeve, prandaj EHF duhet të ndikojë që ky regjim të mbetet i ashpër, por edhe rigoroz në përmasa radikale”,thotë Strejov, duke shtuar se së paku gazetarët nga televizionet që posedojnë koncesione në nivel kom-bëtar nga shtetet që kanë kombëtaret e tyre në kampionat patjetër duhet të prezantojnë në ngjarje, kuptohet duke res-pektuar plotësisht rregullat. Ai thekson se atyre gazetarëve asnjëherë nuk u është lejuar dhe nuk guxon t’u lejohet xhirimi i ndeshjeve, dhe është i bindur se kjo mjafton për mbrojtje absolute të interesave të bartësve të të drejtave. Megjithatë, Sterjov vlerëson se gazetarëve të atyre medieve elektronike patjetër duhet të ju mundësohet të jenë dësh-mitarë të ndeshjeve dhe pres konferencave dhe të kenë qasje te zonat për intervista, sepse kjo do të ishte në in-teres të të gjithëve.

PËSUAN EDHE “NOVA TV”, “TELEVIZIONI I PARË SERB”

Interesi jashtëzakonisht i madh i përfaqësuesve të ‘fuq-isë së shtatë” lidhur me hapësirën e kufi zuar që e kanë ofruar një pjesë e objekteve e ka detyruar EHF-në, duke

nisur nga ky kampionat, ta ulë numrin e akreditimeve për gazetarë. Në këtë mënyrë, viktima të politikës së re, të sistemit të ndryshuar për akreditime dhe të ekskluziv-itetit të sforcuar për bartësit e të drejtave ekskluzive, ishin gazetarët e televizioneve dhe radiove nga mediat që nuk i posedojnë të drejtat. nëse mund të shërbejë si satisfaksion për gazetarët e pakënaqur maqedonas, rregulla e re dis-kriminuese ka vlejtur edhe në tre qytetet tjera ku zhvillohej kampionati.

“Nuk pati gazetarë nga radio dhe televizione tjera as në ndeshjet në Vrshac. Prej mediumeve serbe, për shembull, televizioni i popullarizuar “Televizioni i parë serb” nuk u pa-jis as me akreditim, e as me leje për xhirim. I njëjti fat e gjeti edhe ekipin e “Nova TV” nga Kroacia, të cilës nuk iu lejua të xhirojë as stërvitjet e kombëtares së tyre” thotë Goran Ante-vski, gazetar i njohur nga “Dnevnik” dhe pres-bashkëpunë-tor shumëvjeçar EHF-së në kampionatet kontinentale.

“Përveç disa ekipeve komentuese të televizioneve dhe radiove, gjithë tjerët ishin gazetarë të gazetave, magazinave dhe faqeve të internetit. Është dëm që ishte kështu, sepse jam i sigurt se numër më të madh të interesuarve por edhe numër më të madh të akreditimeve të refuzuara kanë qenë për raportues nga Maqedonia”, sqaron Antevski, i cili në këtë kampionat ishte përgjegjës për funksionimin e pres-qendrës në Vërshac, e pastaj edhe në Novi Sad.

NË HENDBOLL NË NISH ME REDAKSITË ZBAVITËSE

Dhimbja të jeni aq afër suksesit më të madh hendbol-listik të kombëtares tonë të meshkujve në kampionatet ev-ropiane, e mos të mund ta mbulojnë si gazetarë, një pjesë e medieve u munduan ta mbulojnë kryesisht përmes im-provizimeve.

Ata që nuk mundeshin të pajtohen me vobekësinë e përmbajtjeve të minutave sportive në edicionet e tyre të lajmeve, u përcaktuan për dërgim në ekskursione njëditore të TV ekipeve fl uturuese, edhe atë shpeshherë me gazetarë nga emisionet zbavitëse!?

Për shkak të pamundësisë për të blerë bileta hyrëse dhe të jenë në tribuna së paku si shikues të thjeshtë, ose edhe nëse siguronin, për shkak të obligimit për të hyrë në sallë pa pajisje teknike, vizita në Nish më së shpeshti përfun-donte me qëndrim në fan-zonën maqedonase për të shijuar ambientin, kurse vetëm pas ndeshjeve xhiroheshin mate-rialet elementare, deklaratat e hendbollistëve.

Pa marrë parasysh se përshtypje e paanashkalueshme është se redaksitë shumë më tepër i inspironte histeria e ti-fozëve maqedonas dhe masiviteti i tifozëve tanë në Serbinë fqinje, se sa vetë momenti sportiv, sado që ishte kontrovers, mënyra e tillë e raportimit në esencë e arrinte qëllimin.

Edhe pse blloqet sportive objektivisht ishin të varfra, shikuesit e thjeshtë thuajse nuk arritën të vërejnë se diçka mungon, përveç mungesës së atyre që në bazë të çdo defi n-icioni duhej të paraqiten nga vendi i ngjarjes – gazetarët e redaksive të sportit.

Atyre, kësaj radhe, askush nuk u pati faj që kësaj radhe opinionin publik kanë vendosur ta krijojnë përmes “Kanal 5”, “Alfa” ose “Telma”, e jo për shembull përmes portalit “Kajgana”!?

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Ky projekt është pjesërisht i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup. Mendimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura në këtë dokument janë të autorit dhe nuk i refl ektojnë domosdo ato të Departmentit të Shtetit.