2017 hetime per e prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar

16
E PROKUROREVE DHE GJYQTAREVE TE KORRUPTUAR PëRMASAT E KORRUPSIONIT 50% ÇMIMI 30 LEKË VITI VIII - NR. 163(2376) E ENJTE, 12-07-2018 www.shqiptarja.com Cyan magenta yellow black Bardhi Sejdarasi ANALIZA Ekonomia që rritet, papunësia që ulet dhe…të hyrat fiskale që nuk realizohen FAQE 12 FAQE 2-5 Nga 22 të verifikuar 10 nuk kalojnë Vetingun. Priten mbi 350 shkarkime të tjera. Prokurorët dhe gjyqtarët e Gërdecit dhe 21 Janarit në listën e të ‘djegurve’ ARTA MARKU: NE 2017 HETIME PER 17 BANDA DHE 12 ZYRTARE TE LARTE Departamenti Amerikan i Drejtësisë hetim lobimit 150 mijë USD të PD-së Kryeprokurorja tre orë në Komisionin e Ligjeve, PD e sulmon, Manja mbyll komisionin. Debatet e plota KRYEPROKURORJA NE KUVEND HETIMI NE SHBA F 6 F 11 HISTORIKE, KROACIA SHKON NE FINALE PERBALLE FRANCES Ballkanasit përmbysin anglezët në shtesë me gol të Mandzukic, duke triumfuar 2-1 F 8-9 BOTERORI RUSI 2018 MBYLLEN HETIMET BISEDIMET MASHTRIMI ME TOLLONAT E “GULF” GJYKATA “BURG” PER 2 ADMINISTRATORET RAMA: MARREVESHJA SHQIPERI-GREQI DO MBYLLET ME PAKT TE RI Pas dy muaj hetime gjykata pranon kërkesën e prokurorisë për Alikon e gjeorgjianin dhe cakton arrest në burg në mungesë Kryeministri Edi Rama deklaron se Greqia dhe Shqipëria do të bien dakord me një dokument të ri bashkëpunimi strategjik FAQE 13 FAQE 10 Kjo gazetë përdor teknologjinë QR-CODE Dëgjoni Shikoni Lexoni Adriatik Doçi & Elton Qyno KPK: PROKURORI CAMA DHURATA ME KRIMIN, S’JUSTIFIKON PASURINë DHE MORI PARA NUK DEKLAROI DëNIMIN Në ITALI, PROKURORIA NIS HETIMIN PëR GJYQTARIT THANZA

Upload: others

Post on 10-Nov-2021

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: 2017 hetime per e prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar

e prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar

përmasat e korrupsionit

50% Çmimi 30 Lekë Viti VIII - Nr. 163(2376) e enjte, 12-07-2018 www.shqiptarja.com

Cyan magenta yellow black

Bardhi Sejdarasi

analizaEkonomia që rritet, papunësia që ulet dhe…të hyrat fiskale që nuk realizohen

► faqe 12

►faqe 2-5

Nga 22 të verifikuar 10 nuk kalojnë Vetingun. Priten mbi 350 shkarkime të

tjera. Prokurorët dhe gjyqtarët e Gërdecit dhe 21 Janarit në listën e të ‘djegurve’

arta marku: ne 2017 hetime per 17 banda dhe 12

zyrtare te larte

departamenti amerikan i drejtësisë hetim lobimit

150 mijë usd të pd-së

Kryeprokurorja tre orë në Komisionin e Ligjeve, PD e sulmon, Manja

mbyll komisionin. Debatet e plota

kryeprokurorja ne kuvend

hetimi ne shba

► f 6

► f 11

historike, kroacia shkon ne finale

perballe francesBallkanasit përmbysin anglezët në shtesë me gol të Mandzukic, duke triumfuar 2-1

► f 8-9

boterori rusi 2018

mbyllen hetimet bisedimet

MaShtriMi Me tollonat e “Gulf” Gjykata “BurG” per 2 adMiniStratoret

raMa: MarreveShja Shqiperi-Greqi do MByllet Me pakt te ri

Pas dy muaj hetime gjykata pranon kërkesën e prokurorisë për Alikon e gjeorgjianin dhe cakton arrest në burg në mungesë

Kryeministri Edi Rama deklaron se Greqia dhe Shqipëria do të bien dakord me një dokument të ri bashkëpunimi strategjik ► faqe 13 ► faqe 10

Kjo gazetë përdor teknologjinë

qr-Code

dëgjonishikoni

lexoni

adriatik doçi & elton qyno

kpk: prokurori cama dhurata me krimin, s’justifikon pasurinë dhe mori para

nuk deklaroi dënimin në itali, prokuroria

nis hetimin për gjyqtarit thanza

Page 2: 2017 hetime per e prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar

2 E EnjtE, 12 korrik 2018www.shqiptarja.comPërmasat e korruPsionit

50 për qind e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë të korruptuar

Nga 22 të verifikuar 10 nuk kalojnë Vetingun. Priten mbi 350 shkarkime të tjera në të gjitha nivelet e gjyqësorit

adriatik Doçi Tirane

Në 19 janar të 2018, nën kujdesin e SH-BA-BE, nisi zbatimi i ligjit të Vetingut, duke i hapur kësisoj

rrugë një prej proceseve më të rëndësishme në historinë e pluralizmit shqiptare, ven-dimtar për avancimin e vendit në rrugën e integrimit, përmes pastrimit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e ko-rruptuar. Organet e Vetingut dhe vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në bashkëpunim me dhjetëra institucione brenda dhe jashtë vendit nisën kontrollin e 794 prokurorëve dhe gjyqtarëve për ligjshmëritë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesion-ale. Në 23 mars të 2018, Komi-sioni i Pavarur i Kualifikimit,

Bilanci i Vetingut deri në 11 korrik 2018794 prokurorë dhe gjyqtarë janë objekt i veprimit të ligjit të Vetingut.

22 prokurorë dhe gjyqtarë janë verifikuar nga data 23 mars 2018 – 11 korrik 2018. 12 prokurorë dhe gjyqtarë janë konfirmuar në detyrë. 10 prokurorë dhe gjyqtarë janë shkarkuar nga detyra. 3 prokurorë dhe gjyqtarë po verifikohen, por ende nuk është marrë vendimi.

769 prokurorë dhe gjyqtarë mbeten për t’u verifikuar në total. 57 është numri i grupit të parë prioritar me prokurorët e gjyqtarët që kanë kandiduar për KLP dhe KLGJ 22 prokurorë dhe gjyqtarë mbeten për t’u verifikuar nga grupi prioritar prej 57 subjektesh.

- 10 prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nga Vetingu

Fatos Lulo anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë. (Pjesë e trupës gjykuese që dha vendimin për të mos ekstraduar Almir Rrapon në SHBA)

Fatmir Hoxha anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë.Besim Trezhnjeva gjyqtar në Gjykatës e Apelit në Durrës, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë.Besa Nikëhasani prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

Artan Laze gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

Luan Kaloçi prokuror i Apelit Tiranë, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

Gentian Trenova prokuror i Apelit Tiranë, shkak mosjustifikimi i pasurisë. (Ka pushuar hetimet për pasurinë për një person të arrestuar nga policia greke me kanabis dhe një pistoletë. Nuk hetoi prokurorin me inicialet A. K., i përfshirë)

Admir Thanzaanëtar i Gjykatës së Lartë, drejt shkarkimit, shkak lidhjeve me krimin, fshehja e dënimit për vjedhje, fshehje dhe mosjustifikim pasurie. (Ka gjykuar dosjen për tragjedinë e Gërdecit në Gjykatën e Lartë. Ka dhënë vendime për Tom Doshin, Mark Frrokun dhe Gent Strazimirin).

Adriatik Camaprokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, drejt shkarkimit, shkak mosjustifikimi i pasurisë dhe korrupsioni. (Pjesë e hetimit për dosjen 21 janari dhe të Mark Frrokut për çështjen e vrasjes së Aleksandër Kurtit në Belgjikë)

-12 prokurorët dhe gjyqtarët e konfirmuar në detyrë Arta Marku Prokurore e Përgjithshme e përkohshme.

Bashkim Dedja kryetar i Gjykatës Kushtetuese.Edmond Islamaj gjyqtar i Gjykatës së Lartë.

Marçela Shehu gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin.Anila Leka prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme.

Vitore Tusha anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Manjola Xhaxho gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.Fatjona Memçaj prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë.

Dritan Prençi Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet. (Prokuror i dosjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri).

Alma Brati gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vate Staka prokuror në Prokurorinë e Shkodrës.

Brikena Ukperaj gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë. -nën kontroll, por ende pa Vendim

Kostaq Beluri prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. (Mbylli dosjen e gjyqtarit Admir Thanza, i akuzuar për korrupsion).

Gani Dizdari gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Pjesë e trupës gjykuese për dosjen e Ilir Metës në Gjykatën e Lartë)

Tom Ndrecagjyqtar në Gjykatën e Lartë. (I njohur për vendimet e diskutuara në Kolegjin Zgjedhor për rinumërimin e votave për Bashkinë e Tiranës, në vitin 2011, ku Lulzim Basha, nga humbës u shpall më pas fitues. Më pas relator i dosjes së 21 Janarit, për të akuzuarit Ndrea Prendi dhe Agim Llupo)

miratimi dhe zBatimi i ligjit Datë 23.09.2016 ligjit i Vetingut botohet në Fletoren ZyrtareDatë 05.10.2016, Partia Demokratike ankimon ligjin. Datën 8.10.2016 ligjit i Vetingut hyn në fuqiDatë 25.10.2016 ligji i Vetingut pezullohet nga Gjykata KushtetueseDatë 22.11.2016, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim padinë e PD.Datë 18.01.2017 Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për shfuqizimin e ligjitDatë 19.01.2017 vendimi i Gjykatës Kushtetuese u botua në Fletoren Zyrtare

Datë 23.03.2018 merret vendimi për shkarkimin e gjyqtarit të parë.suBjektet që dhanë dorëheqjen nga frika e Vetingut

Erlindi Basha ndihmës ligjor pranë Gjykatës së LartëIlir Pashaj gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan

Etleva Sherifi ndihmës ligjor pranë Gjykatës së LartëAdnand Bërdica ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Mirela Fana gjyqtare pranë Gjykatës së LartëSulejman Tola prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë KrujëAdriatik Llalla ish-prokuror i Përgjithshëm

Eritan Shehu ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Besnik Imeraj anëtar i Gjykatës së Lartë

organi bazë i Vetingut, mori vendimin për shkarkimin e gjyqtarit të parë, konkretisht të anëtarit të Gjykatës Kus-htetuese, Fatos Lulo. Nga data

23 mars e deri më sot janë verifikuar 22 gjyqtarë dhe prokurorë. Komisioni i Vetin-gut ka vendosur që të konfir-mojë në detyrë 12 gjyqtarë dhe

prokurorë, të cilët do të jenë pjesë e drejtësisë së re. Komi-sioni ka shkarkuar nga detyra 10 gjyqtarë dhe prokurorë. Ndërkaq, po verifikohen edhe

tre subjekte të tjera, por ende organet e Vetingut nuk kanë marrë një vendim për afatin e tyre. Në shqyrtim janë marrë dosjet e prokurorit në Proku-

rorinë e Përgjithshme Kostaq Beluri, gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese Gani Dizdari dhe gjyqtarit në Gjykatën e Lartë Tom Ndreca. Në total numri i të verifikuarve shkon në 25 prokurorë dhe gjyqtarë, në harkuan kohor 23 mars deri në 11 korrik. Mbeten edhe 769 prokurorë dhe gjyqtarë për t’u verifikuar nga organet e Vetin-gut, për të tre komponentët e

Statistika

Grupi prioritar

Nga 794 prokurorë dhe gjyqtarë janë verifikuar 22, ndërsa janë në proces 3. Nga 22 të verifikuar janë shkarkuar 10 si dhe janë konfirmuar në detyrë 12 prokurorë dhe gjyqtarë.

25 subjektet e verifikuar deri më sot janë pjesë e grupit prioritar prej 57 prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët kanë shprehur ambicien për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Page 3: 2017 hetime per e prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar

3www.shqiptarja.com

E EnjtE, 12 korrik 2018Përmasat e korruPsionit

PrecedentiFshehu provat, dosja ‘Thanza’

rrezikon prokurorin Beluripas seancës së Vettingut për gjyqtarin

Admir Thanza, i cili rezultoi se kishte fshehur një dënim dhe kishte dyshime se ishte përfshirë në një vepër penale të korrupsionit në sitë kaloi dhe prokurori Kosta Beluri nga Prokuroria e Përgjithshme. Beluri rezulton se në 2016 ka hetuar pikërisht një procedim, ku i përfshirë ishte dhe gjyqtari Thanza, i cili dyshohej se kishte marrë para nga bashkëshortja e një kreu hipoteke në Shkodër, i cili ishte në hetim. Beluri, i cili kaloi pa problem testin e pasurisë dhe të pastërtisë së figurës, u përball me komisionin e Vettingut pikërisht me dosjen hetimore që ai kishte pushuar, ku i përfshirë ishte dhe gjyqtari Thanza. Sipas hetimit të KPK-s, çështja që kishte push-uar Beluri nisi me hetimin dhe vendos-jen nën masë sigurie për veprat penale të “shpërdorimit të de-tyrës” dhe “kallëzimit të rremë” të drejtorit të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Palua-jtshme në Shkodër. Bashkëshortja e këtij të fundit, noterja me inicialet L. H. shfrytëzoi lidhjet e saj me njerëz të sistemit të drejtësisë për të shmangur arrestimin e të shoqit. Duke iu referuar materialeve të dosjes, relatorja Bekteshi shpjegoi se noterja L.H ishte mbajtur nën vëzhgim dhe fil-muar nga Forca Operacionale e Policisë së Shtetit, teksa takohej me shtetasin G.B dhe gjyqtarin Admir Thanza. Në të dyja rastet, noterja është parë të shkëmbejë para. Prokuroria ka përg-juar gjithashtu një bisedë të dyshimtë telefonike pas takimit të noteres me gjyqtarin Thanza. Biseda e kryer mes një personi të vetëquajtur Maurizio dhe një numri telefonik me 11 në fund, që u la të kuptohej se i përkiste ish-drejtorit

nën akuzë të Hipotekës, rrotullohej rreth shprehjes: Pallati bënte 50 mijë euro! Në kushtet kur një anëtar i Gjykatës së Lartë dyshohej për korrupsion, Prokuroria e Shkodrës shpalli moskompetencën dhe ia kaloi dosjen për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Përgjithshme. Prokurori Beluri e regjistroi procedimin nr.3 më 3 mars 2016 dhe pas disa veprimesh hetimore vendosi pushimin e çështjes. Por paçka këtyre fakteve, sipas KPK-s Beluri vendosi të pushojë hetimet dhe pse “nuk kishte kryer asnjë ballafaqim mes deklarimeve të noteres me inicialet L. H me personat e tjerë. Në këto kushte,

biseda telefonike se vlera e pallatit ishte 50 mijë euro del e pakuptueshme”, shtoi realtorja Bekteshi. I pranishëm në seancë dhe pa një avokat, prokurori Kostaq Beluri shpjegoi se dosjen e kishte marrë dy muaj pas ndjekjes së të dyshuarve në terren dhe se hetimet ishin kryer në shu-micën e tyre nga Prokuroria e Shkodrës. Ai shtoi se në kushtet e pamundësisë së hetimeve proaktive, ai vlerësoi provat që ndodheshin në dosje. “Elementi kryesor për sigurimin e provës në rastet e korrupsionit është hetimi proaktiv. Prokuroria e Shkodrës është përpjekur të bëjë hetim proaktiv, por në fund

ajo dhe Policia kanë vendosur të mos ndërhyjnë në kushtet e flagrancës”, tha Beluri. Shpjegimet e Belurit nuk e bindën anëtarin Lulzim Hamitaj, i cili adresoi tre pyetje që lidheshin me hetimet proaktive, me dyshimet që binin mbi gjyqtarin Thanza dhe me mosadministrimin e një CD-je për këqyrje. I pyetur indirekt nëse shprehja “Pallati bën 50 mijë euro” kishte lidhje me Thanzën, Beluri u përgjigj se: “Ajo telefonatë është përgjuar si pjesë e procedimit penal ndaj Sh.B [ish-kreu i Hipotekës Shkodër], kishte lidhje me atë shtetas dhe kam gjykuar

se ishte pjesë e proced-imit që prokuroria e Shkodrës po kryente kundër tij”. Një tjetër çështje e ngritur nga Hamitaj lidhej me CD-në me pamjet e takimit mes noteres dhe shtetasit G.B, si dhe shumën e parave të shkëmbyera mes tyre. Sipas gjyqtarit, subjekti ishte mjaftuar vetëm me fotot e nx-jerra nga CD-ja për të arritur në përfundime, ndërkohë që Beluri u përgjigj se kjo kishte qenë e panevojshme në kushtet kur të dy personazhet e kishin

pranuar takimin dhe shkëmbimin e parave. Gjykatësi Hamitaj e shoqëroi këtë përgjigje me komentin: “Mos-marrja e filmimit nga ana juaj lë për të dëshiruar”. Beluri u pyet edhe nga vëzhguesi ndërkombëtar se pse nuk kishte ndërmarrë përgjime telefonike apo vëzhgime në terren për rastin. Ai u përgjigj se dy muaj pas episodit kjo ishte gjykuar e panevojshme, pasi nuk kishte më pritshmëri për kor-rupsion. Vendimi për Belurin do të jepet të enjten më 12 korrik, ndërsa në përfundim të seancës, ai kërkoi rikonfirmim në detyrë.

Ja pse u shkarkuan 10 prokurorë e gjyqtarë,

dosjet e nxehtaProkurorët dhe gjyqtarët e Gërdecit dhe

21 Janarit në listën e të ‘djegurve’ nga Vetinguprokurori apo gjyqtari kanë rezultuar me probleme sa i takon aftësive profesionale dhe lidhjeve me krimin, kriteri i pasurisë ka patur rol vendimtar për shkarkimin e subjektit nga detyra. Komi-sioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë nga detyra anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulon, për shkak se nuk justifikon-te 480 mijë dollarë dhe një shtëpinë në Kanada. Lulo, ku ishte pjesë e Gjykatës së Lartë ka dhënë vendimin për të mos ekstraduar Almir Rra-pon në SHBA, i cili akuzohej nga drejtësia amerikane për vraje, zjarrvënie etj. Anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza është në prag të shkarkimit pasi sipas raportit të KPK gjyqtari ka fshehur një dënim në Itali për vjedh-je, ka lidhje me krimin, ka fshehur, ka bërë deklarim të rremë dhe nuk justifikon pas-urinë. Admir Thanza është një emër i njohur i drejtësisë shqiptare edhe për shkak të dosjeve që ka gjykuar. Mes qindra dosjeve që Thanza ka gjykuar gjatë karrierës së tij 26-vjeçare në sistemin e dre-jtësisë, janë procesi gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit në Gjykatën e Lartë, ku famil-jarët e viktimave të 15 marsit 2008, opinioni publik dhe politika kanë akuzuar disa herë që ende nuk është dhënë drejtësi. Edhe prokurori i Tiranës Adriatik Cama është pranë shkarkimit nga detyra. Nga hetimi i KPK ka rezultuar se Cama, nuk justifikon pas-urinë, është i korruptuar dhe vihet në presion nga struk-tura kriminale. Ish-proku-ror ka pasur në dorë disa dosje me rëndësi, mes tyre edhe dosjen e 21 Janarit, e cila konsiderohet si një nga dështimet më të mëdha të drejtësisë. KPK shkarkoi nga detyra edhe prokurorin e Tiranës, Gentian Trenova, për deklarim të rremë të 12 mijë eurove. Trenova, nga hetimet e KPK, rezultoi se ka pushuar hetimet për pasurinë për një person të arrestuar nga policia greke me kanabis dhe një pistoletë, ndërsa nuk hetoi prokurorin me inicialet A. K., i cili pas përgjimeve rezultoi i përfshirë në këtë çështje. Një tjetër prokuror i shkarkuar nga Vetingut është edhe Luan Kaloçi, i cili për të justifikuar pasurinë tha se ka fituar 5.2 milionë lekë në baste.

parashikuar në ligj, pasuria, lidhja me krimin dhe aftësitë profesionale. 25 subjektet e verifikuar deri më sot janë pjesë e grupit prioritar prej 57 prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët kanë shprehur ambicien për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, dy organeve më të rëndësishme të drejtësisë së re. Nga ky grup mbeten për t’u verifikuar edhe 22 subjekte.

trendi Nga rezultati i deritan-

ishëm që ka prodhuar Vetingu, nëse ky trend do të ruajë këtë ritëm, në fund të procesit pritet të shkarkohen nga dre-jtësia 360 prokurorë dhe gjyqtarë. Nëse nga 22 subjekte të kontrolluara shkarkohen 10, sipas këtij trendi, pas verifikimit të 769 prokurorëve dhe gjyqtarëve, do të shkarko-hen nga detyra 360 subjekte. Kjo shifër përputhjet deri diku edhe me parashikimet e ndërkombëtarëve, të cilët para se të miratohej ligji i Vetingut, kërkuan që të merreshin masa për plotësimin e vendeve që do të mbeteshin vakant.

Mungesa e justifi-kimit të pasur-isë, fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurisë është

arsyeja e vetme që ka ‘djegur’ 10 gjyqtarë dhe prokurorë nga 22 subjekte të kontroll-uara deri më sot. Edhe nëse gjatë hetimit të thelluar

Mungesa e justifikimit të pasurisë, fshehja dhe

deklarimi i rremë i pasurisë është arsyeja e vetme që

ka ‘djegur’ 10 gjyqtarë dhe prokurorë nga 22 subjekte të

kontrolluara deri më sot.

Arsyeja

DosjetProkurorët dhe gjyqtarët që kanë hetuar dhe gjykuar tragjedinë e Gërdecit dhe vrasjet e 21 Janarit janë në listën e subjekteve të shkarkuar nga detyra nga organet e Vetingut.

Page 4: 2017 hetime per e prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar

4 E EnjtE, 12 korrik 2018www.shqiptarja.comraPorti i kontrollit

Vetingu / PRoKuRoRI: Në ’97 KAM ARRESTuAR KRERë BANDASH

Prokurori Cama: Në raportin e KPK ka shumë të pavërteta

“Kam besuar qe do ishte proces i drejtë ndaj meje. Por pas këtij raporti mendoj se jo të gjitha gjetjet mund të cenojnë figurën time morale e profesionale. Aty ka të pavërteta”.

cama pas raportit që lexoi trupa e Komisionit të Pavarur

të Kualifikimit, fjalën e mori prokurori Adriatik Cama, i cili u shpreh se besonte te një proces i drejtë, por gjetjet i cenojnë figurën morale dhe profesionale, pasi sikur tha ai, ‘ka shumë të pavërteta’. “Nuk kam shpjegime të tjera veç atyre të nisura me e-mail. Kam besu-ar qe do ishte proces i drejtë ndaj meje. Por pas këtij raporti mendoj se jo të gjitha gjetjet mund të cenojnë figurën time morale e profesionale. Aty ka të pavërteta. Në raportin e lexuar nga ju janë pasqyruar provat e mia. Kam qenë bashkëpunues sa kam mundur. Por ka pasur e pamundësi objektive. Konstatoj se në raportin tuaj nuk janë llogaritur shpenzimet e familjes

i përket financimit të llogarisë nga persona të tjerë, ai tha se janë kreditime nga tre fëmijët e kunatës. “Sa i përket financimit të llogarisë time e bashkëshort-es. E theksoj nuk ka financim. Të gjitha ato janë kreditime dhe vjen si marrëdhënie e familjes me tre fëmijët e kunatës sime. I kam ndihmuar si i afërm dhe prindërit e tyre m’i kane kaluar ato para. Këto kanë qenë mar-rëdhënie që nuk kanë sjellë as shtim as pakësim në llogaritë

tona”, tha Cama. Gjithash-tu prokurori mohoi gjetjet e raportit nga DSIK se vihet në presion nga bandat. Për sa i përket hetimit të dosjes së 21 janarit, Cama u shpreh se nuk është influencuar nga askush. “Sa i takon kontrollit të figurës, që unë mund të vihem në presion nga grupet kriminale apo kam kryer korrupsion, këtë e kundër-shtoj me forcë. Kam kërkuar ballafaqim. Unë nuk mund të bëhem preh e personave që

fshehin qëllime të tjera. Kur kam qenë në Lushnje kam punuar me integritet moral e profesional. Mund të bëhej hetim i thelluar ja besova një magjistrati atë dosje. Prej 26 vitesh kam punuar kudo. Në 1997 kam qenë në Delvinë. Në këto ngjarje në Delvinë kam bërë punën e prokurorisë kur shteti kishte rënë. Kam bërë urdhër ndalimi për krerë bandash. Kam marrë kërcënime e nuk jam tutur. Për dosje e 21 janari nuk jam influencuar nga askush. Nëse më gjykoni për shmangie nga tatimet unë këtë se pranoj. Se pranoj të më gjykoni për 50 mijë lekë. Puna jonë nuk lë njerëz të kënaqur. Më bëni ç’të doni por se pranoj të më thoni që vihem në presion nga grupe kriminale. Kjo nuk ndodh me mua”, tha ai.

time. Për sa i takon dyqanit nuk bëhet fjalë për dyqan, por ish parkim me lartësi 1.2 m nën tokë, pa ndriçim. Paaftësia e

firmës për të bërë letra të sakta nuk mund të konsiderohet ga-bim dhe tentativë për fshehje nga unë”, tha prokurori. Për sa

Vetingu kap prokurorin e 21 janarit: është i korruptuarKPK: Prokurori Adriatik Cama shkëmbeu dhuratame krimin, nuk justifikon pasurinë dhe mori para

Detajet

konkluzioni Prokurori i Tiranës Adriatik Cama është pranë shkarkimit nga detyra, pasi është kapur me shumë shkelje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, që nga lidhjet me krimin tek marrja e ryshfetit.

raporti “Kur Cama ishte drejtues në Lushnje së bashku me një prokuror tjetër kanë marrë para nga familjarët e një të arrestuari për kontrabandë. Prokurorët kanë kërkuar dhe marrë para për pushim çështje”.

anëtari Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari dhe anëtari i Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca janë subjektet të

cilët do të kalojnë të enjten dhe të premten në sitën e Vettingut. Dizdari është Gjyqtari i fundit Kushtetues që ka mbetur pa kaluar në Veting, ndërsa Ndreca i cili rezulton se është bërë anëtar i Gjykatës së Lartë me propozim të presidentit Bujar Nishani do të dalë të premten para KPK-së. Në dosjet e gjykuara nga Ndreca spikat ajo e “21 janarit” kur ai ishte gjyqtar në Apelin e Tiranës në vitin 2013, por edhe disa vendime kur ka qenë anëtar i Kolegjit Zgjedhor. Tom Ndreca, aktualisht është gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Ai pritet të dalë para KPK-së më datë 13 korrik ora 15:00. Trupa gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Vetingu, në ‘sitë’ Gani Dizdari dhe Tom Ndreca

Gjyqtarët

komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar dje nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Artan Lazaj, pasi

nuk justifikon pasurinë. Komisioni hetoi gjyqtarin vetëm për pasurinë dhe jo për aftësitë profesionale

dhe morale, ndërsa Lazaj kërkoi përjashtimin e trupës, por u re-fuzua. Në seancën e kaluar trupa e KPK, deklaroi se gjyqtari Lazaj kishte fshehur pasurinë, kishte bërë deklarim të rremë. Trupa gjithashtu u shpreh se Lazaj ka bërë kontrata noteriale fiktive dhe nuk ka deklaruar pagesën për shkollën e vajzës në një

kolegj privat. Pas konstatimeve në seancën e kaluar, dje Komisioni e ka shkarkuar. Artan Lazaj ishte i pranishëm në seancën e djeshme, ndërsa është njëri nga gjyqtarët që Ambasada e SHBA i ka refuzuar vizën.

SHBA i hoqi vizën, Vetingu shkarkon gjyqtarin Lazaj

Nuk justifikon pasurinëProkurori i Tiranës Adriatik Cama është pranë shkarkimit nga detyra, pasi është ka-pur me shumë shkelje

nga Komisioni i Pavarur i Kual-ifikimit. Shkeljet janë publikuar dje në seancën e zhvilluar për fatin e prokurorit. Nga hetimi i KPK ka rezultuar se Cama, ish-prokuror i disa dosjeve me rëndësi, mes tyre ’21 Janari’ nuk justifikon pasurinë, është i korruptuar dhe vihet në presion nga struktura kriminale, pra është i papërshtatshëm për të vazhduar detyrën. Adriatik Cama, kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ishte vetë i pranishëm përballë trupës së KPK, ndërsa Shqiptarja.com zbardhi dje të shkuarën pro-fesionale të tij. Trupa e KLP u shpreh se sipas ILDKPKI, gjyqtari nuk kishte probleme me deklarimin e pasurisë, ndërsa nga hetimi ka rezultuar se ka kryer deklarim të rremë, pasi nuk justifikon 1 milion e 865 mijë e 30 lekë te blerja e banesës, makinën dhe ka probleme me një deklarim të një ambienti. “ILDKPI ka sjell raport se ka deklarim të saktë, ka burime të ligjshme nuk ka fshehur pasurinë nuk ka kryer deklarim të rremë. Kemi kryer një hetim të thelluar për prokurorin Cama. Prokurori ka apartament me sipërfaqe 77 m2. Apartamentin e ka blerë në 2011. Blerë me të ardhura ndër vite. Në vitin 2003 e ka blerë për herë të parë këtë

pasuri. Në deklaratë thotë se e ka blerë 3.4 milionë lekë. Ndërsa sipas kontratës është blerë me 29 e 700 dollarë. Prokurori ka kryer deklarim të pasaktë mes deklaratave 2003 e 2017. Po ashtu disa herë për këtë pasuri ka bërë deklarime të rremë duke cenuar rëndë figurën e prokurorit. Çmimi i apartamentit është likuiduar që në 2003, prokurori dhe gruaja e tij kanë të ardhura vetëm nga paga, por nga analiza financiare rezulton se nuk justifikojnë 1 milion e 865 e 30 lekë. Në

2009 prokurori ka blerë një ambient 47.5 m2, 18 mijë euro, burime të ardhurat dhe kredia. Prokurori e cilëson këtë pronë si ambient ish-garazh, por në kontratë është shkruar dyqan. Rezulton se prokurori ka mungesë pasurie në shumën prej 650 mijë lekë”, thuhet në raport. KPK ka konstatuar edhe fshehje pasurie. “Prokurori ka autoveturë Passat blerë në 2010, me vlerë 6 000 mijë euro. Burimi, paga burrë e grua dhe shitja e një mjeti më të vjetër, nuk e justifikon. Prokurori nuk

ka deklaruar shtesën e llogarisë në vlerën prej 1 mijë euro në një bankë të nivelit të dytë. Kjo ka ndodhur në periudhën 2011-17. Prokurori është pyetur për këtë gjë, por ka thënë që askush si ka kaluar lekë në llogari. Prokurori si ka deklaruar këto të ardhura”, vijon raporti.

i përfshirë në korrupsion

Prokurori nuk është kapur me shkelje vetëm për pasurinë, por edhe nga DSIK, pasi sipas raportit, është i papërshtatshëm

për të vijuar detyrën. DSIK thekson se Cama është përfshirë në korrupsion kur ishte në prokurorinë e Lushnjes. Nga hetimi ka rezultuar se Cama kur ishte drejtues në Lushnje së bashku me një prokuror tjetër kanë marrë para nga familjarët e një të arrestuari për kontrabandë duke pushuar çështjen. “DSIK ka sjellë raport për prokurorin Cama. Sipas këtij raporti është i papër-shtatshëm për detyrën, pasi është i përfshirë në korrupsion. Korrupsioni është konsumuar

në prokurorinë Lushnje kur ka qenë në detyrë. Kur Cama ishte drejtues në Lushnje së bashku me një prokuror tjetër kanë marrë para nga familjarët e një të arrestuari për kontra-bandë. Ky raport nxjerr në pah korrupsionin dhe urdhrat arbi-tar. Prokurorët kanë kërkuar dhe marrë para për pushim çështje. Cama identifikohet si person që vihet në presion nga struktura kriminale dhe është i papërshtatshëm për të vazhduar detyrën. Kemi marrë dosjen e pushuar nga Cama, që u anulua nga drejtoria e inspektimit. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme ky pushim është marrë i pa mbështetur në ligj dhe prova. Referuar këtij informacioni Cama ka pasur kontakte të papërshtatshme dhe ka shkëmbyer favore e dhurata me persona të përfshirë në krimin e organizuar”, thuhet në raport.

Page 5: 2017 hetime per e prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar

5www.shqiptarja.com

E EnjtE, 12 korrik 2018samiti i lonDrës

nuk deklaroi dëniminnë itali, prokuroria

hetime admir thanzësZyra për dekriminalizimin, nis hetime

për akuzën e falsifikimit të formularëve

elton QynoTirane

Vetëm një ditë pasi anëtarët e vettin-gut bënë publik faktin se anëtari i Gjykatës së Lartë

Admir Thanza ishte dënuar për vjedhje në Itali, prokuroria e Përgjithshme ka nisur he-timet për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë. Hetimi ka nisur nga Seksioni i Dekriminalizimit në organin e akuzës, pasi gjyqtari Thanza akuzohet për deklar-im të rremë në formularin e vetëdeklarimit. Por megjithëse prokuroria i ka nisur hetimet kryesisht, ende nuk ka reg-jistruar një procedim penal në emrin e gjyqtarit Thanza. Një ditë më parë, gjyqtari i Gjykatës së Lartë kaloi në “sitën” e Vettingut, ku rezultoi me një sërë proble-mesh. Nga hetimi i thelluar i KPK, rezultoi se Thanza ka fshehur një dënim për

vjedhje në Itali, duke mos e deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Dënimi në Itali i Thanzës është bërë në vitin 1999. Në formularin e dekriminalizimit të plotësu-ar nga Thanza ai shkruan se nuk ka qenë i dënu-ar ndonjëherë. Ndërkohë, prokuroria i ka kërkuar KPK dokumentin e dënimit për Thanzën, të siguruar nga Operacioni Ndërkombëtar

i Monitorimit (ONM).

i dënuar për Vjedhje në Bashkëpunim

Në seancën dëgjimore që u zhvillua më 10 korrik, Komi-sioni i Pavarur i Kualifikimit zbuloi faktin se gjyqtari Than-za ishte dënuar me 40 ditë burg të konvertuara me gjobë në vitin 1999 në Itali. Sipas informacioneve të siguruara nga Operacioni Ndërkom-

bëtar i Monitorimit, Thanza është dënuar për vjedhje në bashkëpunim. Ndryshe nga ç’parashikon ligji i njohur gjerësisht si dekriminalizimi, Thanza nuk e kishte deklaru-ar dënimin në Itali në for-mularin e dorëzuar prej tij. Përveç problemeve ligjore në të shkuarën, Thanza rezultoi i hetuar për përfshirje në korrupsion pasiv, ndërkohë që probleme u gjetën edhe në deklaratat e tij të pasur-isë. Në seancën dëgjimore të Komisionit të Pavarur të Kual-ifikimit, gjyqtari i Gjykatës së Lartë e ka shpjeguar vendimin penal si një incident të marrë përsipër prej tij për të shpëtuar nipin e tij të sëmurë, ndërkohë që sipas tij vjedhja ishte kryer nga ish-kunata. “Te jeni ko-shientë, kurrë në jetën time unë s’mund ta bëja një veprim të tillë. Mora përsipër diçka për të mbrojtur një fëmijë të mitur, është djali i vëllait tim. Vjedhjen e ka bërë ish-kunata. Kurrë nuk e dija,” tha Thanza.

raporti i infocip

thanza, çështjet që gjykoi shpejt e vonoi në Gjykatën e lartëiNFOCIP ka vlerësuar përmes ana-

lizës së të dhënave performancën profesionale të anëtarit të Gjykatës së Lartë, gjyqtarit Admir Thanza, sa i takon vonesave në kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor Ky vlerësim ba-zohet në të dhënat e grumbulluar nga INFOCIP gjatë tre viteve të fundit, në kuadër të programit kombëtar të monitorimit të gjykatave. Të dhënat janë analizuar me kujdes për të sjellë para publikut, medias dhe instutucioneve të reja të sistemit të drejtësisë fashikullin me vlerësimin specifik për gjyqtarin Admir Than-za, aktualisht ne proces vetting-u.Vlerësimi i performancës për kohëzg-jatjen e procesit gjyqësor mat dhe vlerëson treguesit për kohëzgjatjen

e shqyrtimit gjyqësor të rekurseve të relatuara nga gjyqtari Thanza nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në vendimin e çështjes gjyqësore. Po ashtu, ky vlerësim special mat kohën e arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve për rekurset ku gjyqtari A. Thanza ka qenë relator i çështjes gjyqësore. Gjatë vitit 2017 Thanza ka qenë relator ne Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë për 34 çështje të vendimuara në 2017, nga 170 çështje gjithsej të vendimuar nga ky Kolegj . Gjyqtari A. Thanza ka vendimuar 1/5 e këtij totali. Vonesa me e theksuar në kohëzgjatje të një shqyrtimi gjyqësor konstatohet në çështjen (nr.akti) 1019 që përkon me vendimin nr. 2078. Ky rekurs është

regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 29.04.2011 dhe është vendimuar në dt. 28.09.2017 (vendimi dhe linku i tij i bashkalidhet këtij vlerësimi ). Në total, kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje deri në momentin e vendimimit rezulton 2344 ditë ose 6.4 vjet. Çështje me pak e vonuar në shqyrtim gjyqësor, me relator gjyqtarin Admir Thanza është ajo me numër akti 130, rekursi i të cilës është regjistruar në datë 11.01.2017 dhe është vendimuar brenda 22 ditësh, në 2 shkurt 2017. Ndërsa në vitin 2016 mesatarja e shqyrtimtit gjyqësor për 62 cështjet civile të relatuara nga A. Thanza të cilat u vendimuan në 2016-ën rezulton të jetë 943 ditë ose rreth 2.58 vje. Vonesa me e theksuar nga A.

Thanza konstatohet në çështjen me nr.akti 1801 që përkon me vendimin nr. 292. Ky rekurs është regjistruar në Gjykatën e Lartë në 21.07.2011 dhe është vendimuar në 03.02.2016. Ndër-sa kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje deri në momentin e vendimimit është 1658 ditë ose 4.5 vjet. Çështjen më të vonuar për vitin 2016 e ka vendimuar ish-gjyqtarja e këtij kolegji, Majlinda Andrea, me 2381 ditë nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në marrjen e vendimit.Çështje me pak e vonuar në shqyrtim gjyqësor, me gjyqtar relator Admir Thanza është ajo me numër akti 1761, rekurs civil i regjistruar në datë 30.05.2016, i cili është vendimuar brenda 17 ditësh, në 16 qershor 2016.

arrestimi i haki dylit dhe deVis qana

Zbardhet përgjimi i policit dhe avokatit,“Do të sjell 150 €,100 më vonë”

zbardhen përgjigjimet që zbuluan policin Haki Dyli dhe avokatin

Devis Qana, të cilët dyshohet se u merrnin qytetarëve deri në 2000 euro, me premtimin se do ndikonin tek gjyqtarët dhe prokurorët për çështje të ndryshme. Në datën 2 mars 2018 polici Haki Dyli, i cili shërbente pranë Gjykatës së Durrësit, ka biseduar në celular me një person, ku i thotë “thuaj babit do ta sjell atë 150-ce dhe do t’ja vonoj një cik atë qindshen”. Këto para dyshohet se Haki Dyli ia kishte marrë një personi në hetimin me premtimin se do ndikonte tek gjyqtari, por që më pas i ka rikthyer. Gjithashtu në përg-jime e fshehta fotografike dhe me video rezulton se polici Haki Dyli u ka marrë disa herë para qytetarëve në procese gjyqësore. 60-vjeçari ua kërkonte vetë lekët qytetarëve dhe u thoshte se ai ishte vetëm ndërmjetësuesi me gjyqtarët dhe prokurorët. Të njëjtin rol dyshohet se ka pasur edhe avokati De-vis Qana, që gjithashtu është arrestuar. Të dy u ndaluan nga Policia e Tiranës

me urdhër të Prokurorisë. Pas arres-timit të policit dhe avokatit ka reaguar edhe Gjykata e Durrësit. Kjo gjykatë sqaron se arrestimi i policit është bërë pas kallzimit të kryetares së Gjykatës, Joana Qeleshi. “Kallëzimi është bërë pas dyshimeve se punonjësi Haki Dyli merrte para në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pa dijeninë e tyre, duke ju premtuar dhe mashtruar qytetarë mbi zgjidhjen në favor të tyre të çështjeve gjyqësore”,- thotë Gjykata e Durrësit.

ngjarja në korçëVodhën me dhunë të moshuarin,pranga 3 persona

ditën e djeshme u arrestuan në fla-grancë 3 persona, pasi vodhën me

dhunë sendet me vlerë, një të moshuari në rrugë. Policia e Korçës pas kallëzimit penal nga i moshuari, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e Ilir Abazi, 42 vjeç, Fisnik Hajro, 64 vjeç dhe Tonin Nika, 65 vjeç. Arrestimi i personave të lartpërmendur u bë, pasi mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, si edhe falë veprimeve të mirëkoordinuara, në lagjen nr 3, Bulevard “Fan Noli” në Korçë, këta persona janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Pol-icisë, duke vjedhur me dhunë, portofolin dhe një unazë floriri H.F, 91 vjeç, banues në Korçë. Po ashtu në cilësinë e provës ma-teriale iu gjetën e sekuestruan një automjet tip “BMW”, tre aparate celularë, një shumë prej 35000 të dyshuara si të ardhura nga veprimtaria kriminale në fushën e vjedh-jes me dhunë. Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

ngjarja në diVjakë

kontrollet policore

merret peng dhe dhunohet 25-vjeçari nga Divjaka shpallet në kërkim autori

aksion anti-kanabis në krujë, asgjësohen 236 bimë narkotike

një 19-vjeçar është shpallur në kërkim pas akuzave se ka marrë peng për 3 orë një 25-vjeçar. Ngjarja në fjalë ka ndodhur ditën

e djeshme në Divjakë, ku shtetasi i identifikuar si A.B.,19 vjeç, banues në Divjakë, bashkë me disa persona të tjerë kanë marrë peng dhe dhunuar shtetasin me inicialet D.Gj., 25 vjeç, gjithashtu banues në Divjakë. “Ky shtetas më datën 10 korrik 2018, së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar, i kanë hequr lirinë për rreth 3 orë dhe kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit D.Gj., 25 vjeç, banues në Divjakë. Po punohet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe zbardhjen e plotë të saj.

ditën e djeshme në fshatrat Mukje dhe Mafsheq në zonë të pyllëzuar, gjatë kontrollit janë gjetur e asgjësuar 236 bimë

narkotike të llojit Cannabis Sativa. Ende nuk bëhet e ditur se në pronësinë e kujt janë bimët. Nga organet përkatëse bëhet me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”më datë 10.07.2018, në fshatrat Mukje dhe Mafsheq, Krujë, në zonë të pyllëzuar, gjatë kontrollit janë gjetur e asgjësuar 236 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Po punohet për iden-tifikimin dhe kapjen e autorit”-thuhet në njoftimin e policisë.

Page 6: 2017 hetime per e prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar

6 E EnjtE, 12 korrik 2018www.shqiptarja.comkryeProkurorja në kuVenD

arta marku: në 2017 hetime për 17 banda

dhe 12 zyrtarë të lartëKryeprokurorja Arta Marku tre orë në Komisionin

e Ligjeve, PD e sulmon, Manja mbyll komisionin

Kryeprokurorja e për-kohshme Arta Marku raportoi dje për rreth tre orë në Komisionin e Ligjeve për vep-

rimtarinë e institucionit për vitin 2017. Ish-prokurorja e Shkodrës mori detyrën në dhjetor 2017, duke pasuar në krye të organit të akuzës, Adriatik Llallën. Mbledhja filloi dhe u mbyll me debate të forta e akuza nga PD në drejtim të Kryeprokurores. Opozita fillimisht kërkoi shtyrjen e raportimit me arsyetimin se ishte shkelur rregullorja sepse nuk ishte në kalendar, por në fund u arrit konsensusi që raportimi i Markut të realizohej. Kryeprokurorja Arta Marku deklaroi se në vitin 2017 prokuroria ka hetuar vetëm 17 banda dhe 12 zyrtarë të lartë. Shefja e akuzës tha se ka mjaft probleme për hetimin pasuror, ndërsa po përgatitet një udhëzim për të gjithë prokuroritë se si duhet të veprojnë. “Për sa i përket luftës kundër korrupsionit gjatë 2017 ka pasur 12 procedime penale, 6 për zyrtarë të lartë dhe 6 prokurorë e gjyqtarë. Nga Krimet e Rënda janë kryer hetime pro aktive për 11 procedime penale. Ka pasur një rritje prej 69% të procedimeve për korrupsion në 2017, në krahasim me 2016. Për 2017 për korrupsion, prokuroria ka regjistruar 124 pro-cedime penale. Nga 2017 ka pasur 17 procedime për banda dhe organizata kriminale, 16 për grup të strukturuar, ndërsa në 2016, 17 për këtë vepër. Hetimet nga prokuroria në 2017 nuk i përgjigjen perceptimit të qytetarëve dhe ndërkombëtarëve, mungesë bashkëpunimi me agjencitë e tjera ligjzbatuese”, tha zonja Marku.

deBatet, manja mByll mBledhjen

Gjatë raportimit nuk kanë mun-guar edhe diskutimet në komision, ndërsa Marku u është drejtuar de-putetëve ‘E shoh që jeni lodhur, por prokuroria ka punë’. Por replikat mes deputetëve të shumicës e opozitës, akuzat e Flamur Nokës se është një PPP (prokurore private politike) dhe fyerjet e deputetit të PD, Balliu ndaj Arta Markut detyruan kryetarin e Komisionit Ulsi Manja të mbyllte mbledhjen. “Deputeti bën pyetje, por nuk mund të imponohet, ju e konsid-eroni sallën e komisionit ‘livadh, o miqtë e mi, këtu nuk është livadh’. Z. Balliu iu tërheq vëmendjen, në këto kushte të nderuar kolegë e nderuar zonja prokurore, nuk kanë hallin e raportimit dhe nivelin e kriminalitet-it se këta e kanë pasur modë të kenë prokurorin e përgjithshëm. Më këto shkelje flagrante të kodit të etikës së deputetit Balliu e mbyllim mbledhjen e komisionit”, tha Manja.

Bilanci Kryeprokurorja

Arta Marku deklaroi se

në vitin 2017 prokuroria ka hetuar vetëm

17 banda dhe 12 zyrtarë të lartë. Shefja e akuzës tha se ka mjaft

probleme për hetimin

pasuror, ndërsa po përgatitet

një udhëzim për të gjithë prokuroritë

se si duhet të veprojnë

debati Replikat mes

deputetëve të shumicës

e opozitës, akuzat e

Flamur Nokës dhe fyerjet e deputetit të

PD, Balliu ndaj Arta Markut

detyruan kryetarin e Komisionit Ulsi Manja të mbyllte

mbledhjen.

Debatet te Komisioni i Ligjeve për Arta Markun-Edi Paloka: Me çfarë tagri e keni thirrur

zonjën, sapo përmendët titullin Prokuror i Përgjithshëm. është një titull që nuk e ka zonja me gjithë dëshirën tuaj të madhe.

-Spartak Braho: Kryeprokurorja të jetë e rezervuar me informacionet.

-Myslim Murrizi i PD: Nuk jam dakord që zonja Marku të jetë e rezervuar, por nëse ka informacion të klasifikuar të rrijë dhe të raportojë ashtu sikur raportohet.

-Silva Caka: Kemi bërë një kërkesë për anulimin e raportimit, pasi nuk është i përf-shirë në draft kalendarin e kuvendit.

-Ulsi Manja: Në rregullore, në pikën 27 të Kuvendit, thuhet raporti vjetor i prokurorit të përgjithshëm.

-Silva Caka: është në datë 4 maj. -Ulsi Manja: Më lini të bëj detyrën se

nuk jemi në kafe këtu. E hedhim në votë propozimin? (Arrihet konsensusi të vijojë mbledhja).

-Arta Marku: Z. kryetar a mund të mbani pak qetësi?

-Ulsi Manja: Po, por edhe ju vazhdoni pak më shpejt

-Arta Marku: E shoh që jeni lodhur, por prokuroria ka punë.

-Ulsi Manja: Ju lutem qetësi që të dëgjoni dhe të keni mundësi të bëni pyetje.

-Arta Marku: Gjatë vitit 2017 në saj të kësaj teknike hetimore është arritur në arrestimin/ndalimin e 475 personave të dyshuar për vras-je, trafikim të lëndëve narkotike, korrupsion, trafikim të armëve...

-Edi Paloka: A ka pasur deputetë apo min-istra socialistë që kjo prokurori e krimeve të rënda i përgjonte për korrupsion dhe krimin? Nëse po, çfarë është bërë? Shkarkuat Ha-jdarmatajn dhe aty dërguar një shoqen tuaj. Pyetja e fundit lidhet me një çështje mjaft të

ndjeshme; atë të Geron Agon Fatmir. Pse se zbatoni ligjin antimafia për Fatmir Xhafajn?

-Arta Marku: Ndërhyrjet e mia në çështjet konkrete m’i ndalon ligji dhe çështjet që ju pyetët janë të karakterit konkret, për minis-tra, për deputetë. Nuk kam detyrim ligjor të kem një informacion të tillë. Për sa i përket emërimeve dhe shkarkimeve, gjatë ushtrimit të funksioneve të mia kam zbatuar ligjin dhe kushtetutën dhe dispozitën tranzitore.

-Edi Paloka: Nuk mora përgjigjet që prisja. Tagër për të lëvizur prokurorët që merren me hetimet e ministrave keni...këto nuk i ha njeri. Keni ardhur që të jepni llogari. ua thash, jeni zgjedhur në mënyrë antikushtetuese.

-Spartak Braho: Këta bëjnë komente jo pyetje. S’kanë marre vesh akoma....

-Flamur Noka: o Spartak, merre me qete. Se je dhe me shëndet delikat. Nervozizmi dhe stresi nuk të bëjnë mirë.

-Nasip Naço: A është thirrur ministrja e Drejtësisë për t’u pyetur për çështjen e Seitajt?

-Ulsi Manja: Zonja prokurore rezervohuni me këto adresat e të kërkuarve se po t’i dinim i kapnim?

-Arta Marku: Në prokurorinë e përg-jithshme nuk zhvillohen hetime apo marrje në pyetje, nëse është thirrur në prokurori të tjera nuk e di.

-Flamur Noka: Nuk mund të thotë ‘nuk e di, s’kam informacion’ etj., duhet ta fusim në hulli këtë seancë. Kjo është PPP, prokurorja private politike. Duhet të kthejë përgjigje konkrete, jo të bëjë përralla.

-Ulsi Manja: Nuk kthehet më prokurori që ishte, jemi në proces për të ngritur organet e reja.

-Edi Paloka: Kjo nuk ka asnjë logjikë, kush jeni ju? Jeni kryetari zbatoni rregulloren,

deputetët që folën e kërkuan për procedurë, prokurorja nuk po përgjigjet.

-Ulsi Manja: Pse doni të përgjigjet sikur doni ju?

-Edi Paloka: Çështjet që djegin nuk i di, por për çfarë është aty për të marrë rrogën? Por nesër do të përgjigjeni një më një.

-Ulsi Manja: Deputeti bën pyetje, por nuk mund të imponohet, ju e konsideroni sallën e komisionit ‘livadh, o miqtë e mi, këtu nuk është livadh’.

-Flamur Noka: Livadh e keni kthyer ju. -Murrizi i PD: Kjo po raporton për Llallën,

por më pas kanë ndodhur ngjarje shumë të rëndësishme. Pse nuk është konstituuar KLP, pse nuk zgjidhet trupa që është në dorën tuaj. Deklaruat se dërguat për hetim 17 banda, këto janë pjesë e ansamblit të 40 bandave që thotë Xhafaj.

-Arta Marku: Më pyetët për disa funksion-arë të dënuar për korrupsion se cilës parti i përkasin, por një zë i tillë nuk parashikohet në statistikë dhe këtë përgjigje nuk ua jap dot.

-Klevis Balliu: Kjo është “Zonja nuk e di”. Ne erdhëm këtu të presim prokuroren, na sollët këtu “Zonjën nuk e di”. Kjo nuk di asgjë! Kjo nuk ka faj që nuk di asgjë, sepse nëse doni prokurorinë duhet të vijë Edi Rama këtu sepse ai është kryeprokuror. Kjo është një zëvendëse e mala vitës...

-Ulsi Manja: Iu tërheq vëmendjen, res-pektoni kodin e etikës, nëse je mësuar te komisioni yt...

-Klevis Balliu: Nuk më ndërpret dot.....pse e nxorët Tahirin nga arresti i shtëpisë, pse i futët kuksianët në burg, kush ua dha këtë urdhër?

-Ulsi Manja: Më këto shkelje flagrante të kodit të etikës së deputetit Balliu e mbyllim mbledhjen e komisionit.

Page 7: 2017 hetime per e prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar

7www.shqiptarja.com

E EnjtE, 12 korrik 2018kryeProkurorja në kuVenD

r e p u B l i k a e s h q i p e r i s e

komisioni i paVarur i kualifikimit

10.07.2018Në zbatim të nenit 20 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: I-a.Personat e interesuar të aplikojnë për këtë pozicion brenda 20 ditëve, pas publikimit.

Të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë në institucionin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (me postë apo dorazi) dokumentacionin sipas kritereve të përcaktuara në pikën 3, të nenit 20 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si më poshtë vijon:

1- Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;2- Dokument që ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për Drejtësi ose në Shkenca Ekonomike me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri ose studimet universitare për Drejtësi ose në Shkenca Ekonomike jashtë vendit dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj; Diplomën shoqëruar me listë notash, fotokopje të noterizuar; Për personat që kanë përfunduar studimet jashtë vendit, dokumentin e njësimit të diplomës të shoqëruar edhe me diplomat dhe listën e notave përkatëse, fotokopje të noterizuar.3- Dokument që ka pasur një përvojë pune në nivel menaxherial dhe drejtues jo më pak se 10 vjet; CV, të shoqëruar me librezë pune apo çdo dokument tjetër që vërteton këtë kriter.(Njohuritë në nivel menaxherial përfshijnë: Njohuri në marrëdhënie pune, organizative, drejtuese apo menaxheriale. Kandidati duhet të zotërojë në mënyrë të mjaftueshme aftësi profesionale dhe organizative për të përfaqësuar institucionin në marrëdhënie me palët e treta, si dhe të ketë aftësi personale për të mbajtur të motivuar dhe produktiv personelin e institucionit.)Të plotësojë kriteret për pajisjen me certifikatë sigurie të nivelit të lartë. 4- Dokument që ndaj tij të mos ketë nisur një hetim penal, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; Kandidati duhet të informojë gjithashtu për çështje të tjera të konfliktit të mundshëm të interesit apo të konfliktit në dukje. Ai duhet të shfaqë marrëdhënie mirëbesimi me Komitetin ad hoc gjatë procesit, i cili mban në konsideratë sjelljet e kandidatit në vlerësimin përfundimtar. 5- Dokument që zotëron shumë mirë gjuhën angleze. Njohuritë e gjuhës angleze do të testohen edhe nëpërmjet një interviste me gojë me kandidatin.6- Dokument që ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit;Do të vlerësohet paraqitja e rekomandimeve pozitive të punës së tyre.7- Dokument që nuk ka ushtruar funksione politike në administratën publike ose nuk ka mbajtur pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 viteve të fundit (kjo mund të shprehet edhe me deklaratë individuale).

komisioni i PaVarur i kualifikimit njofton Personat e interesuar tëaPlikojnë Për PoZicionin e sekretarit të PërGjithshëm në këtë institucion

makina me euro

Balla: Dorëzuam prova të reja kundër Bashës në prokurori

Kryemadhi i kundërpërgjigjet Ballës: Jemi pjesë e opozitës së bashkuar, do largojmë pushtetin banditesk të Edi Ramës

zbardhet plotësisht me kapjen e autorëve në kërkim (me të cilët lidhja e PD është organ-ike, ndërsa e Lulzim Bashës me ta është sa afër në provën fotografike, aq edhe thellë në njohje të vjetra politike dhe personale). Jemi të vendosur që me Lulzim Bashën dhe es-adistët e tij të ndjekim gjithnjë e më shume rrugën gjyqësore të përballjes me shpifjet e ndyra e me gënjeshtrat ofenduese të tyre. Ata tanimë duhet t’i mësojmë të sjellin prova para publikut, të turpërohen siç e meritojnë në sallat e gjyqeve dhe të procedohen penalisht kur shkelin ligjin”, tha Balla. Taulant Balla bëri dy kallëzime ndaj Bashës, për nxjerrje të se-kretit hetimor, dosje së cilës do i bashkëngjiten edhe materialet e depozituara dje nga Balla dhe padia e dytë është për shpifje.

Pardje ishte seanca e parë, por Basha nuk u paraqit, ndërsa Krimet e Rënda shpallën mos kompetencën duke e dërguar në Gjykatën e Tiranës.

kryemadhi i kundërpërgjigjet Ballës

Kryetarja e Lëvizjes So-cialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me deklaratën e socialistit Taulant Balla, i cili tha se janë në negociata me LSI-në për të votuar ligjin për emërimin e Magjistratëve. Kryemadhi tha se nuk po ndodh asgjë e tillë në të vërtetë dhe se deklarata të tilla vijnë nga një qeveri manipuluese, kriminale e ko-rruptive. “Asnjë marrëveshje apo bisedim nuk ka dhe nuk do të ketë për t’i zgjatur agoninë kësaj qeverie, që e zhytur në

Kryetari i grupit të PS, Taulant Bal-la ka depozituar ditën e djeshme në Prokurorinë e

Tiranës fakte të reja, që sipas tij implikojnë kryetarin e PD, Lulzim Basha me personat që janë përfshirë në dosjen e pastrimit të parave, referuar sekuestrimit të 3.4 mln eu-rove në dy makinat ‘Toyota’. Balla thotë se nuk kam asnjë dyshim që afera e transportit të eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht me kapjen e autorëve në kërkim me të cilët lidhja e PD është organike. “Në vijim të transparencës

dhe ndershmërisë përballë opinionit publik, sapo kemi depozituar në Prokurorinë e Tiranës parashtrime dhe fakte të reja, në plotësim të Kallëzimit Penal datë 27.06.2018, ndaj personit të kallëzuar Lulzim Basha për disa vepra penale. Jemi të bindur se këto hapa ligjorë do të zbardhin shpifjet dhe ofendimet e turpshme të esadistit Lulzim Basha, ndaj meje dhe ndaj gjithë grupit tim parlamentar. Në fund të këtij procesi drejtësie ky gojë përdalë do të marrë një dënim shembullor. Nuk kam asnjë dyshim që afera e transportit të eurove të sekuestruara do të

Detajet

BallaTaulant Balla ka depozituar ditën e djeshme në Prokurorinë e Tiranës fakte të reja, që sipas tij implikojnë kryetarin e PD, Lulzim Basha me personat që janë përfshirë në dosjen e pastrimit të parave, referuar sekuestrimit të 3.4 mln eurove.

paralajmërimi “Jemi të vendosur që me Lulzim Bashën dhe esadistët e tij të ndjekim gjithnjë e më shume rrugën gjyqësore të përballjes me shpifjet e ndyra e me gënjeshtrat ofenduese të tyre”.

krim, trafiqe të paligjshme dhe korrupsion po përpiqet që në grahmat e fundit, të mundet të shpëtojë me manipulime të tilla. Ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e opozitës së bashkuar, me qëllimin e qartë dhe të saktë, largimin e pushtetit banditesk të Edi Ramës! Të shpëtosh sot Edi Ramën do të thotë të shkatërrosh përfundimisht të ardhmen e shqiptarëve, dhe këtë mëkat LSI nuk e merr në kurriz”, tha Kryemadhi.

Page 8: 2017 hetime per e prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar

8 E EnjtE, 12 korrik 2018www.shqiptarja.comrusia 2018

franca është finalistja e parë e Kupës së Botës “Rusi 2018” dhe kjo është kryefjala në

emisionin “Botërori +” në Report Tv. Eduard Prodani, i ftuari i përhershëm, e ka krahasuar Francën me Italinë. “Për mendimin tim, Franca është bërë si Italia, duke u pjekur. Me këtë dua të them, që Franca luajti në gjysmëfinale më e pjekur, me idenë që duhet fituar patjetër dhe nuk ka rëndësi se si vjen. E natyrshme që do të vinte nga një episod ose dy. Gjysmëfinalja ndaj Belgjikës ishte shumë e bukur edhe për faktin se ishte kundërshtari në nivel të mirë. Ndeshja mund të kishte përfunduar edhe në barazim, por pikërisht kjo i jep merita Francës, që në fund diti ta menaxhojë avantazhin ashtu siç bënte Italia dikur”, shprehet Eduard Prodani.

statistikat e francës finaliste, sa shumë rekorde të thyera!Që nga viti 1998, kjo është hera e parë që për Francën

shënojnë 3 mbrojtës të ndryshëm në një Botëror të vetëm

Franca është skuadra e parë finaliste e Kupës së Botës “Rusi 2018”, duke mundur Belgjikën në gjysmëfinalen e parë me

rezultatin minimal 1-0, falë golit të shënuar nga mbrojtësi Samuel Umtiti. Dhe goli i mbrojtësit francez të Barcelonës shënon një statistikë të veçantë.

Që nga viti 1998, kjo është hera e parë që për Francën shënojnë 3 mbrojtës të ndry-shëm në një Botëror të vetëm. Atë kohë shënonin Lizarazu, Blank dhe Thuram, ndërkohë që këtë Botëror, kanë shënuar Pavard, Umtiti dhe Varane. Por edhe mesfusha franceze ka lënë gjurmë. Grizman është një ndër lojtarët më të mirë që ka Franca, sa i përket fazës me eliminim direkt, duke qenë se ka shënuar 7 gola në 6 ndeshjet e tij të fundit me Francën. Finalja mund të jetë e tija, dhe nëse do të vendosej nga Grizman, nuk është çudi që ai të nominohej si kandidat për “Topin e Artë”, pasi me Atletikon Madrid ka fituar edhe Europa League.

Për ta mbyllur me sulmin. Megjithëse është vetëm 19 vjeç, Kylian Mbappe ka hyrë në his-torinë e futbollit francez, pasi është i vetmi lojtar francez në një Kupë Bote që ka provuar 15 driblime, nga të cilat ka arritur të kryejë plot 7 që nga viti 1966. Pa harruar golat e tij në moshë të re, teksa ka barazuar legjendën Pele.

Një meritë të madhe për kual-ifikimin historik të Francës, ka edhe trajneri Didier Deschamps. Kjo është finalja e dytë e madhe radhazi (Euro 2016, Rusi 2018) që arrin Franca nën drejtimin e tij. Hera e parë për një trajner në historinë e Francës.

mBappe zgjedh kupën e Botës para topit të artë

Talenti i Francës Kylian Mbappe ka shpërthyer në Rusi. Megjithëse është vetëm 19 vjeç, ai tashmë konsiderohet një kan-didat për tu shpallur lojtari më i mirë i planetit. Ai konsiderohet si talenti më premtues i botës së futbollit, dhe disa e kanë futur në listën e kandidatëve potencialë për të fituar Topin e Artë. Por vetë ylli francez kur pyetet për këtë shprehet se ai ëndërron Kupën e Botës para Topit të Artë. “Topi I Artë nuk më intereson aspak për momen-tin. Unë dua Kupën e Botës, dua të shtrihem në krevat me të. Gjithçka është e pabesueshme. Një ëndërr. Nuk kam asnjë fjalë. Edhe në ëndrrat e mia më të bukura, nuk e kisha menduar kështu Botërorin. Tani mungon vetëm një hap. Do të jap gjithçka në finale. Do të japim jetën në fushën e lojës, për të arritur ob-jektivin”, shprehet Mbappe kur pyetet rreth Topit të Artë.

është ndalur në gjysmëfinale rrugëtimi i Belgjikës në Botërorin

“Rusi 2018”, pasi “djajtë e kuq” u mundën 1-0 nga Franca. Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, u shpreh: “Ishte një ndeshje e dueluar deri në fund, por një goditje këndi bëri diferencën. Nuk mund t’i kërkoj asgjë më shumë skuadrës time, pasi dhamë gjithçka dhe e provuam për ta barazuar ndeshjen deri në vërshël-limën e fundit. Natyrisht që jemi të zhgënjyer, pasi dhamë gjithçka për t’ia dalë mbanë. Por kemi edhe një ndeshje për të luajtur dhe mund të shfryjmë aty inatin e këtij elimini-mi. Duhet ta mbyllim me nder këtë turne, duke fituar sfidën e fundit dhe jo të largohemi me mërzitjen e një gjysmëfinaleje të humbur. Ky është një ekip me shumë kampionë, që e treguan se sa vlejnë në këtë turne, ndaj jam krenar për të gjithë”, u shpreh Roberto Martinez, që në këtë Botëror arriti të eliminojë edhe Brazilin.

futbollisti i Francës, Paul Pogba, ia dedikon kualifi-kimin e ‘Gjelave’, fëmijëve tailandezë dhe trajnerit

të tyre që mbetën të bllokuar në një shpellë. Përmes një postimi në Twitter ai thotë se është e rëndësishme që të mendohet edhe për njerëzit jashtë fushës së lojës. “Kjo fitore shkon për heronjtë e ditës. Ju lumtë djema, jeni vërtetë të fortë.”, e nis ai postimin e tij. ‘Mesazhi është për ta’, ka shtuar mesfushori i Manchester United. ‘Ndeshja zgjat vetëm 90 minuta dhe më pas vijon jeta normale. Ne jetojmë ëndrrën tonë, por nuk duhet të harrojmë njerëzit jashtë fushës dhe jetën reale’ - thotë ai.

trajneri mesazhi

Roberto Martinez: Belgjika ime la gjurmë

Pogba, mesazh për fëmijët tailandezë që u bllokuan në shpellë

“Botërori +”

Eduard Prodani: Franca ka marrë shumë nga Italia

Page 9: 2017 hetime per e prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar

9www.shqiptarja.com

E EnjtE, 12 korrik 2018rusi 2018

Historike, Kroacia shkon në finale

përballë FrancësBallkanasit përmbysin anglezët në shtesë me gol të Mandzukic, duke triumfuar 2-1

Pas një ndeshje heroike kroatët kanë arritur një fitore historike ndaj Aglisë duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në një finale të Kupës së Botës. Edhe pse

pësuan gol që në fillim të ndeshjes kroatët arritën të barazonin dhe ta çonin ndeshjen në shtesë, ku me golin e Mandzukic kryen përmbysjen e madhe duke sigluar shifrat në 2-1. Një fitore historike për ballkanasit por një tyragjedi e re kombëtare për anglezët që kishin shpresuar më shuëm se kurrë se Rusi 2018 mund të ishte viti i tyre për t’iu rikthyer lavdisë së dikurshme pas plot 52 viteve.

Ndeshja nisi mjaft mirë për Anglinë, që fitoi një goditje dënimi në vijën e zonës së rreptësisë, që në 4’. Ekzekutimin e mori përsipër Trippier, që me një goditje mjeshtërore e dërgoi topin në trekëndëshin e portës së Subasiç, duke kaluar në avantazh “Tre luanët”. Skuadra e Southgate dominoi pjesën e parë, duke krijuar disa mundësi për të dyfishuar rezultatin, por pa arritur të treg-ohet konkrete para portës kroate. Nga ana tjetër, ballkanasit vuanin shumë presingun e anglezëve dhe Modriç-Rakitiç-Brozoviç nuk arritën asnjëherë të ndërtojnë aksione të rrezikshme. U duk sikur kroatët nuk kishin më fuqi pas dy ndeshjeve prej 120 minutash për të përballuar vrullin e lojtarëve të rinj.

Edhe pjesa e dytë nisi me të njëjtën tablo siç mbaroi e para, me “Tre luanët” që kontrollonin lojën, por kjo situatë vijoi deri në minutën e 65-të, kur anglezët ven-dosën të ulin ritmin dhe të vonojnë lojën për të ruajtur rezultatin. Nga kjo përfituan kroatët, që në 68’ gjetën golin e barazimit. Pas një krosimi në zonë nga ana e Vrsaljkos, Ivan Perisiç erdhi nga pas shpinës së dy mbrojtësve anglezë, duke u marrë kohën atyre dhe duke dërguar topin në rrjetën e Pickford, që ishte i pafajshëm. Barazimi u dha zemër ballkanasve, që vetëm pak minuta më vonë i shkuan pranë golit të dytë, por gjuajtja e Perisiç u përplas në shtyllën pingule të portës së Pickford. Më pas ishte radha e Mandzukiç, të testonte portierin anglez, por edhe njëherë ky i fundit bëri detyrën duke grushtuar topin, ndërsa më pas ishte arbitri Çakir, ai që i dha fund 90 minutave në barazim 1-1, duke çuar takimin në shtesën 30-minutëshe. Shtesa e parë 15-minutëshe përfundoi sërish në barazim 1-1 dhe u duk sikur edhe kjo ndeshje e kro-atëve do të shkonte në penallti, por jo. Në minutën e 109’ Perisiç gjen në zonë heroin e kudondodhur Mario Mandzukiç, i cili nuk gabon më përpara portës së Pickford, duke dërguar topin në rrjetë dhe kaluar Kroacinë në avantazh. Në minutat e mbetura anglezët u hodhën tërësisht në sulm por pa rezultat, pasi edhe fati i keq ndoqi skuadrën e South-gate, pasi Trippier u dëmtua kur skuadra nuk kishte më zëvendësime në dispozicion dhe “tre luanë” luajtën me 10 futbollistë në minutat e fundit të sfidës. Kroacia shkon kështu në finalen e kampionatit botëror “Rusi 2018”, ku do të diskutojë trofeun me Francën, në finalen e 15 Korrikut, që do të zhvillohet po në stadiumin “Luzhniki”, të dielën, në orën 17.00.

fotolajm

rama, tereZa may, merkel, erDoGan etj Duke Parë minutat e funDit të nDeshjes kroaci-anGli

Artan Mërgjyshi: Daliç te Dinamo të impononte respekt

“Botërori +”

i ftuari i ditës së djeshme në emisionin “Botërori +” në Report Tv është trajneri Artan Mërgjyshi, që ka

drejtuar disa skuadra në kampionatin shqiptar, ndër ta edhe Dinamo, aty ku e nisi me Zlatko Daliç, sot trajneri i Kroacisë, që do të ndeshet me Anglinë në gjysmëfi-

nale. Mërgjyshi tregon raportet me Daliç dhe vlerëson profe-sionalizmin e tij…

“Daliç erd-hi nga Kroacia në vitin 2008 te Dinamo dhe q ë n d r o i p ë r rreth 8 muaj, ku fitoi edhe Su-perkupën ndaj Vllaznisë. Unë sapo kisha nisur

hapat e trajningut dhe ai më ndihmoi shumë. Një trajner që të impononte respekt, shumë profesionist, lexonte shumë literaturë. Asokohe, e vetmja këshillë që kishte te Dinamo ishte organika, qoftë te futbol-listët, qoftë në klub. U largua me shumë respekt nga Shqipëria, edhe mori, por mendoj se më shumë dha për Dinamon. Uroj që sonte të fitojë. Kam ruajtur kontaktet me të, para dy vitesh më mori në telefon kur drejtonte një ekip në Arabi për të më pyetur për Allmuçën. Ndryshe nga trajnerët e tjerë kroatë, ai është shumë i komunikueshëm dhe të imponon respekt, prandaj nuk habitem që Modriç, Mandzukiç e të tjerë shkojnë mirë me të”, ka deklaruar dje para ndeshjes gjysmëfinale Kroaci-Angli, në emisionin “Botërori +” në Report Tv trajneri Artan Mërgjyshi.

Page 10: 2017 hetime per e prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar

10 E ENJTE, 12 KORRIK 2018www.shqiptarja.com

Kryeministri Edi Rama gjatë një interv is te për mediat greke për negociatat për

kufirin detar dhe çështjet e tjera të vjetra, u shpreh se Greqia dhe Shqipëria do të bien dakord me një dokument të ri bashkëpunimi strategjik. “Problemet janë të vështira mes dy vendeve, por zgjidhja e tyre është absolutisht e nevojshme. Gjëja më e rëndë-sishme është që jo vetëm t’i zgjidhim këto probleme, por t’i çojmë ato në një tjetër nivel, bashkëpunimi dhe partner-iteti. Marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të kapërcejnë të kaluarën dhe të arrijnë në nivelin e marrëdhënieve që kanë qytetarët e dy vendeve mes njëri-tjetrit”, tha Rama.

Gjatë intervistës për ag-jencinë greke të lajmeve “AMNA”, kryeministri i Shqipërisë nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij me marrëvesh-jen e Prespës midis Greqisë dhe Maqedonisë. Gjithashtu Rama vlerësoi edhe samitin e Londrës për Ballkanin Perëndimor, që u mbajt ditën e djeshme. “Ky është një proces i rëndësishëm që filloi pesë vjet më parë dhe vazhdon, unë mendoj se jemi në ritëm të mirë. Ajo na ndihmon për të na mbajtur së bashku dhe të na bëjnë të lëvizin së bashku. Sigurisht, kjo ndodh një kohë kur gjërat në Evropë nuk janë aq të mirë, kështu që duket si një mallkim ballkanik. Kur Evropa po shkonte mirë, ne kishim probleme, tani po përmirësohemi ne dhe Evropa po përkeqësohet”, u shpreh kryeministri. Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek, Aleksis Tsipras u takuan pardje në Londër, në kuadër të Samitit të Ballkanit Perën-dimor. Burime për Report Tv thanë se dy kryeministrat dis-kutuan rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga Ministrat e

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka bërë një

deklaratë në një konference për shtyp nga Londra, e cila është dis-kutuar gjatë në mediat greke. Hahn ka thënë se Shqipëria dhe Greqia po shkojnë drejt një marrëveshje për kufirin. “Unë mendoj se ne kemi parë vendime prej burrash shteti si për shembull për negociatat rreth çështjes së emrit. Me të gjitha gjasat do të kemi një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë sepse ajo e cila po diskutohet lidhet me një rindërtim të kufijve dhe e gjitha kjo është gjithmonë e rëndësishme dhe kritike për qytetarët”, tha ai.

Pas deklaratave të Hahn, ende nuk ka ardhur një reagim zyrtar nga ana e qeverisë greke. Ndërsa mediat greke si Cathimerini dhe “Proto Thema” shkruajnë se janë tejet të shqetësuar për mënyrën se si Nikos Kotzias i Greqisë po i tra-jton negociatat me Shqipërinë më konkretisht çështjen e minoritetit etnik grek në jug të Shqipërisë. Ato shkruajnë se kanë frikë se “spastri-mi etnik “, të cilit i janë nënshtruar qytetarët nga qeveritë shqiptare, do të vazhdojë. Pas bujës së bërë në mediat greke të deklaratës së Hahn, një reagim ka ardhur edhe nga një zëdhënës i Komisionerit,

i cili është shprehur se ai nuk i referohej ndryshimit të kufijve. “Në asnjë mënyrë komisioneri Hahn nuk i referohet një ndryshimi ku-fitar. Ai u referohej bisedimeve të vazhdueshme greko-shqiptare mbi zonën ekskluzive ekonomike, e cila mund të arrihet vetëm në bazë të një marrëveshjeje të pranueshme reciproke mes dy vendeve”, është shprehur zëdhënësi i Komision-erit. Negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë nisur në prill të këtij viti për ndarjen e kufijve të detit dhe asnjëherë mes dy palëve nuk është diskutuar për kufijtë tokësorë.

SAMITI I NATO-S / PRESIDENTI I SHBA KUSHT ALEATËVE

Trump: Aleatët të paguajnë 4% të GDP-së, na kanë para borxhPresidenti amerikan Donald

Trump, nga samiti i NA-TO-s në Bruksel, ku marrin pjesë gjithë liderët e vendeve anëtare, ka rihapur edhe njëherë debatin për mbrojtjen. Trump ka thënë se vendet anëtare të NATO, paguajnë shumë pak për shpenzimet e aleancës. Sipas tij, këto vende duhet të paguajnë rreth 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ose GDP-së. “Shumë vende nuk paguajnë atë që duhet. Dhe, sinqerisht, shumë vende na kanë borxh shumë para për shumë vite. Unë jam i shqetësuar, sepse Shteteve të Bashkuara u është dashur të paguajnë për ta. Pra, nëse

kthehesh mbrapa 10 apo 20 vite, shikon se na detyrohen një shumë të madhe parash”, tha ai. Trump ka thënë se shifra prej 2% që jepet ak-tualisht nga vendet anëtare është shumë pak. Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar kërk-esën e Trump, raporton The Guardian. NATO si një gur-themeli për sigurinë në botë

që nga viti 1949, nuk ka një rregullore për anëtarësim dhe detyrime. Aleanca nuk parashikon abonim vjetor. Ndërkaq, nga Samiti i NATO-s në Bruksel, kryeministri Edi Rama shprehet se Shqipëria ka marrë vlerësime pozitive për angazhimin e saj në Ale-ancë, për rritjen e buxhetit ushtarak, pjesëmarrjen në

misione si dhe përpjekjet në luftën kundër terrorizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Kryeministri Edi Rama ka komentuar përmes një postimi në rrjetet sociale punimet e Samitit të NATO-s, teksa ka shpërndarë edhe një video nga takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, punimet e Samitit e deri te fotoja zyrtare e liderve të shteteve anëtare, përkrah Donald Trump dhe Angela Merkel. “Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kon-tributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta

“Shumë vende nuk paguajnë atë që duhet. Dhe, sinqerisht, shumë vende na kanë borxh shumë para për shumë vite. Unë jam i shqetësuar, sepse Shteteve të Bashkuara u është dashur të paguajnë për ta”.

TRUMP

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për mediat greke për negociatat për kufirin detar dhe çështjet e tjera të vjetra, u shpreh se Greqia dhe Shqipëria do të bien dakord me një dokument të ri bashkëpunimi strategjik.

MARRËVESHJA

në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër ter-rorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm. Duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes

Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqe-donisë së Veriut”, shkroi Rama.

BISEDIMET

Rama: Marrëveshja Shqipëri-Greqi do mbyllet me pakt të riKryeministri Edi Rama deklaron se Greqia dhe Shqipëria do

të bien dakord me një dokument të ri bashkëpunimi strategjik

Hahn: Do të kemi një marrëveshje për kufijtëSHQIPËRI-GREQI

BUSHATIDitmir Bushati dhe Nikos Kotzias. Bushati dhe Kotzias janë takuar gjatë punimeve të Samitit të NATO-s në Bruksel. Në fokus të bisedës kanë qenë marrëveshjet mes dy vendeve, të cilat janë drejt finalizimit.

Jashtëm dhe vlerësuan arritjet e deritanishme. Çështjet për të cilat është rënë dakordësi nga ekipet negociatore mes dy vendeve janë ato për Detin, shfuqizimi i Ligjit të Luftës, heqja e sekuestros për pronat e shqiptarëve në Greqi, apo dhe mospërdorimi i mëte-jshëm i emrave Vorio-Epir dhe Çamëri.

BUSHATI ME KOTZIAS TAKIM NË BRUKSEL

Një ditë pas takimit të Edi Ramës me kryeministrin grek Aleksis Tsipras në Londër, sot kanë zhvilluar një tjetër takim ministrat e jashtëm, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias. Bushati dhe Kotzias janë takuar gjatë punimeve të Samitit të NATO-s në Bruksel. Në fokus të

bisedës kanë qenë marrëveshjet mes dy vendeve, të cilat janë drejt finalizimit. Dy ministrat

janë njohur me arritjet e deri-tashme nga ekipet negociatore si dhe kanë cilësuar prioritare

për dy vendet, ecurinë e dia-logut me qëllim finalizimin e marrëveshjeve.

Page 11: 2017 hetime per e prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar

11www.shqiptarja.com

E ENJTE, 12 KORRIK 2018EKSKLUZIVE E REPORT TV

Albin Kurti: Shqipëria dhe Kosova, të ndërtojnë BE-në brenda vetesLideri i Vetëvendosjes flet për integrimin, bashkimi kombëtar dhe ekonominë

Departamenti Amerikan i Drejtësisë hetim lobimit

150 mijë USD të PD

Lo b i m i P a r t i s ë Demokratike një vit më parë, në Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës përmes kompa-

nisë Muzin Capitol Partners, po hetohet nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, përgjegjës për kompanitë e lobimit. Report TV më-son se ky departament ka kërkuar nga Nick Muzin, kreu kompanisë lobuese Muzin Capitol Partners të japë shpjegime përse e deklaroi me vonesë kontratën e lidhur me PD më 22 Mars 2017 po u dorëzua më 14 Nën-tor 2017 pra 8 muaj me vonesë.

Paratë për shërbi-met ndaj PD kompa-nisë lobuese i mori nga Biniatta Trade LP, e cila rezulton të jetë kompani fan-tazmë. Vonesa e deklarimit të kësaj kontrate me vlerë 150.000 dollarë, lidhet edhe me një zh-villim tjetër. Kontrata me PD u deklarua nga Muzin dy javë pasi FBI ngriti akuzat për parregullsi

-Në datë 30.07.2018 ora 16:00. -Njesi me sip. 53.5 m2, me adrese Rr “Don Bosko”

Tirane, me cmimin fillestar 41,944 Euro.-Njesi me sip. 36,2 m2, me adrese Rr “Don Bosko”

Tirane, me cmimin fillestar 30,408 Euro.-Njesi me sip. 61 m2, me adrese Rr “Don Bosko”

Tirane, me cmimin fillestar 51,240 Euro.-Njesi me sip. 66.7 m2, me adrese Rr “Don Bosko”

Tirane, me cmimin fillestar 59.763.2 Euro.-Njesi me sip. 55 m2, me adrese Rr “Don Bosko”

Tirane, me cmimin fillestar 49,280 Euro.-Njesi me sip. 49 m2, me adrese Rr “Don Bosko”

Tirane, me cmimin fillestar 37,632 Euro.-Njesi me sip. 72.5 m2, me adrese Rr “Don Bosko”

Tirane, me cmimin fillestar 56,840 Euro.-Njesi me sip. 45 m2, me adrese Rr “Don Bosko”

Tirane, me cmimin fillestar 35,280 Euro.-Garazh nr. 83 (91), me sip. 20.6 m2, me adrese Rr

“Don Bosko” Tirane, me cmimin fillestar 4,760 Euro.-Garazh nr. 84 (92), me sip. 20.6 m2, me adrese Rr

“Don Bosko” Tirane, me cmimin fillestar 4,760 Euro.-Garazh nr. 106 (114), me sip. 24,5 m2, me adrese

Rr “Don Bosko” Tirane, me cmimin fillestar 4,760 Euro.-Garazh nr. 107 (115), me sip. 22 m2, me adrese Rr

“Don Bosko” Tirane, me cmimin fillestar 4,760 Euro.-Garazh nr. 108 (116), me sip. 15,7 m2, me

adrese Rr “Don Bosko” Tirane, me cmimin fillestar 4,368 Euro.

-Garazh nr. 109 (117), me sip. 14,8 m2, me adrese Rr “Don Bosko” Tirane, me cmimin fillestar 4,480 Euro.

-Garazh nr. 128 (136), me sip. 15,3 m2, me adrese Rr “Don Bosko” Tirane, me cmimin fillestar 4,368 Euro.

-Garazh nr. 129 (137), me sip. 15,3 m2, me adrese Rr “Don Bosko” Tirane, me cmimin fillestar 4,368 Euro.

-Garazh nr. 132 (140), me sip. 13,7 m2, me adrese Rr “Don Bosko” Tirane, me cmimin fillestar 4,200 Euro.

-Garazh nr. 133 (141), me sip. 13,7 m2, me adrese Rr “Don Bosko” Tirane, me cmimin fillestar 4,200 Euro.

-Garazh nr. 134 (142), me sip. 15.7 m2, me adrese Rr “Don Bosko” Tirane, me cmimin fillestar 4,368 Euro.

-Garazh nr. 135 (143), me sip. 15,7 m2, me adrese Rr “Don Bosko” Tirane, me cmimin fillestar 4,368 Euro.

-Garazh nr. 136 (144), me sip. 15,7 m2, me adrese Rr “Don Bosko” Tirane, me cmimin fillestar 4,368 Euro.

-Garazh nr. 137 (145), me sip. 15,7 m2, me adrese Rr “Don Bosko” Tirane, me cmimin fillestar 4,368 Euro.

-Garazh nr. 138 (146), me sip. 15,7 m2, me adrese Rr “Don Bosko” Tirane, me cmimin fillestar 4,368 Euro.

-Garazh nr.17 me sip. 13,4 m2, me adrese Rr “Don Bosko” Tirane, me cmimin fillestar 5,208 Euro.

-Garazh nr.31 me sip. 15,2 m2, me adrese Rr “Don Bosko” Tirane, me cmimin fillestar 5,320 Euro.

-Garazh nr.32 me sip. 13.4 m2, me adrese Rr “Don Bosko” Tirane, me cmimin fillestar 5,208 Euro.

-Garazh nr.33 me sip. 15,2 m2, me adrese Rr “Don Bosko” Tirane, me cmimin fillestar 5,320 Euro.

-Garazh nr.39 me sip. 14.8 m2, me adrese Rr “Don Bosko” Tirane, me cmimin fillestar 5,320 Euro.

-Garazh nr.15 me sip. 20,8 m2, me adrese Rr “Don Bosko” Tirane, me cmimin fillestar 5,488 Euro.

-Depo Sherbimesh nr. 14 me sip. 16 m2, me adrese Rr “Don Bosko” Tirane, me cmimin fillestar 4,368 Euro.

-Depo Sherbimesh nr.15 me sip. 15 m2, me adrese Rr “Don Bosko” Tirane, me cmimin fillestar 4,368 Euro.

NJOFT IMShoqëria Përmbarimore “Bailiff Services Albania” sh.p.k, me adresë Blv “Gjergj

Fishta” Pallatet “Gora Kulla 2, Kati 2, Apartamenti 9, Tiranë, në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, njofton se do të kryej procedurat për shitjen në ankand-2, të pasurive të paluajtshme në pronësi të Iljaz Fisheku dhe Vjollca Fisheku, lënë garanci për “Alpha Bank-Albania”

Për informacione mund të kontaktoni nr Tel: 044500278 ose adresën e-mail: [email protected]

SHBA, Lobimi i PD një vit më parë përmes kompanisë Muzin Capitol Partners

në procedurat e lobimit me qeveritë e huaja të një lobisti të njohur Paul Manafort i cili ishte kreu fushatës elektorale të presidentit Trump.Me sa duket ky zhvillim e ka trem-bur lobistin e PD Nick Muzin

i cili ka bërë deklarimin për kontratën me PD.Megjithatë vonesa e deklarimit 8 muaj me vonesë nga data nënshkrimit është subjekt i hetimeve të Departamenti Amerikan të Drejtësisë. Lobisti i PD Nick

Muzin ka dhënë shpjegimet e tij për këtë vonesë përmes një letre dërguar Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Ai ka pranuar përmes kësaj letre se ishte personi që firmosi kon-tratën me Biniatta Trade LP

e cila pagoi për PD. Po ashtu Muzin ka pranuar se kishte ndodhur një ga-bim brenda kompanisë që shkaktoi vonesa në deklarim.“Një rishikim i kryer gjatë përgatitjes së deklaratës suplemen-tare të regjistruesve të përcaktuar, saktësoi se nga ky përfaqësim kryesisht përfitoi nga Partia Demokratike e Shqipërisë” ka thënë Muzin.Pikërisht kjo kon-tratë ishte subjekt i një investigimi të gjatë nga revista Mother Jones

nga kur tregoheshin lidhjet e kompanisë Biniatta Trade LP me Rusinë. Investigimi prodhoi debate të forta politike në Shqipëri nga ku Basha dhe PD u akuzuan për lidhje me Rusinë.Zoti Basha asnjëherë

deri më sot nuk ka treguar se kush janë njerëzit mbrapa kompanisë Biniatta Trade LP e rregjistruar në vendet offshore.Edhe në Shqipëri prokurorët janë duke hetuar këtë lobim të PD por mësohet se hetimet janë në mbledhjen e provave. Prokurorët janë në pritje të një letër porosie dërguar në SHBA përmes të cilës synohet të merret në rrugë zyrtare e gjithë procedura e këtij lobimi.

Shqipëria dhe Kosova du-het të ndërtojnë BE-në

brenda vetes pasi nuk janë të integruara ende me njëra-tjetrën. Kështu mendon lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti në një intervistë dhënë për Report TV me gazetarin Denis Minga. Sipas Albin Kurtit, Shqipëria dhe Kosova kanë shumë për të bërë për rimëkëmbjen e ekonomive respektive ndërsa shton se bashkimi kombëtar dhe integ-rimi europian nuk e pengojnë njëri-tjetrin.

Duke folur për shqiptarët e Maqedonisë Albin Kurti tha se ata vendosën të heshtin për emrin e ri pasi zgjodhën integrimin sa më shpejt në Nato dhe BE. Ndërsa situ-atën në Kosovë Albin Kurti e përshkroi kaotike me një qeveri të pakicës zgjidhja e së cilës do të ishin zgjedhjet e parakohshme.

Kurti tha se është e djathta në BE që është investuar tek ideja se vendet e Ballkanit fillimisht duhet të reformo-hen e më pas të integrohen. “Fatkeqësisht të djathtët në BE, mundohen të minimizojnë të djathtët e tjerë. Si pasojë e trysnisë së djathtë në BE, mbizotëron bindja se duhet të reformohemi e më pas të integrohemi. Ne jemi në kontinentin e Evropës, por është thellim i bashkëpunimit ekzistues. Ka një keqkuptim

për BE-në, e përjetojnë shumë si vlerë dhe pak si interes. Me strukturën që kemi ne, jemi shumë pak në tregun evropian. Duhet të rimëkëmbim vendet tona, e duke e ndërtuar BE-në brenda vetes sonë, sepse është ky interesi ynë”, shprehet Albin Kurti

I pyetur për aktualitetin politik në Kosovë dhe qever-isjen Haradinaj, Kurti e cilësoi një “qeveri pakice që ka më shumë parti sesa deputetë”. “Kemi një qeveri të pakicës e cila nuk arrin të kalojë proj që sponsorizon. Qeveria ka shumë pak, deputetë, më shumë ka parti se deputetë. Është një dëshmi se në Kosovë mungon dominimi nominal. Është me rëndësi të kemi zg-jedhje të lira, t’i hapim rrugë zhvillimit dhe progresit”, thekson Kurti.

I pyetur për tarifën e ven-dosur në Rrugën e Kombit, Kurti tha se tarifa duhet të hiqet për të afruar shqiptarët sa më pranë njëri-tjetrit. “Be-soj që nuk duhet të ketë një taksë të tillë rrugore. Nafta është shumë e shtrenjtë në Shqipëri, paguhet taksa e qarkullimit, është mëse e mjaftueshme. Kemi vetëm këtë bregdet, duam të na hiqet dhe kufiri në Morinë, jo të na dyfishohet”, tha lideri i Vetëvendosjes.

Kurti foli edhe për bash-kimin e shqiptarëve të

Shqipërisë me ata të Kosovës. Ai tha se kjo ide nuk ndahet nga ajo e integrimit në BE. “Bashkimi i shqiptarëve nuk është ide e imja. Ne si VV kemi marrë përgjegjësinë për të rivitalizuar. Bashkimi i shqiptarëve dhe BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. ne nuk kemi treg të përbashkët, monedhë të përbashkët, e as bankë qendrore të përbashkët. Më shumë sesa strategjitë na mungon vullneti i elitave politike. Nuk mendoj se ne e zgjedhim bashkimin kombëtar si opsion por bashkimi kom-bëtar na zgjedh”, ka deklaruar Albin Kurti.

Page 12: 2017 hetime per e prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar

12 E ENJTE, 12 KORRIK 2018www.shqiptarja.comANALIZA

Ekonomia që rritet, papunësia që ulet, të ardhurat nuk realizohen

nga Bardhi Sejdarasi

Duket se është e kënaqshme panorama ekonomike e gjysmës së parë të vitit 2018! Shifrat zyrtare, të bëra të njohura për

publikun në një dalje zyrtare të kreut të financave dhe të ekono-misë, janë mbresëlënëse. Shoqëruar me të dhënat e Institutit Zyrtar të Statistikave (INSTAT), këto të dhëna duhet ta bëjnë krenar çdo shqiptar, që është i interesuar për ritmet e rritjes ekonomike dhe performancën e ekonomisë, në tërësi.

Kështu ndodh përsa i përket rrit-jes ekonomike. Rritja ekonomike në tremujorin e parë 2018 kapi nivelin e 4.45%, e ndihmuar nga energjia, tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor, bujqësia. Pothu-ajse të gjithë sektorët janë me rritje, që do të thotë se objektivi qeveritar për rritje ekonomike vjetore me 4.2 për qind për vitin 2018 të realizohet, të paktën dhe/ose, të tejkalohet ndjeshëm. Kjo edhe për faktin se, nisur nga historiku shumëvjeçar i të hyrave fiskale, në tremujorin e dytë

dhe në tremujorin e tretë, efektet e investimeve publike, efektet e pro-jekteve të mëdha, efektet e turizmit, mundësia që të jemi në këto nivele apo më lart, është shumë e madhe. Këtë e thotë me zë të plotë edhe ministri Ahmetaj.

Banka e Shqipërisë duket se është “në të njëjtën gjatësi vale” me Qeverinë, referuar treguesve që ajo mbikqyr dhe publikon. Rritja e besimit në ekonomi është në vazh-dimësi në përmirësim. U rrit me 3.7 pikë gjatë tremujorit të parë të vitit 2018, duke vijuar të mbetet mbi mesataren afatgjatë të tij.

“Aktorët vazhdojnë të kenë besim në rritje te ekonomia, qoftë konsu-matorët, qoftë aktorët ekonomikë, pra sipërmarrjet private, dhe këtë mund ta konfirmojmë edhe me rritjen e shifrës së afarizmit, ku përfshin prodhimin dhe shërbimet. Shifra e afarizmit për prodhimin përgjatë tremujorit të parë të vitit 2018 shënoi një rritje prej 15.64 %”,- saktësoi kreu i Financave

Punësimi? Vazhdojmë të jemi në nivelin më të ulët historik të papunësisë, 12.5%, në terma vjetore e ulur me 1.7%, e vazhdon trendi rënës i papunësisë tek të rinjtë. Janar-qershor janë gati 14,600 të punësuar vetëm nga zyrat e punës.

Ka akoma tregues të tjerë pozitive për ekonominë. Flukset e investi-meve të huaja u rritën 62% në kra-hasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2017. Për tremujorin e parë, zëri i shërbimeve të lidhura përgjithësisht me turizmin shënoi rritje në vlerën 331 milionë euro ose 10%, nga viti në vit. Projektet e mëdha, thonë zyrtarët, janë duke mbaruar fazën e investimit. Investimet e huaja po konsolidohen. Stoku në 2015-ën ishte 5 miliardë euro, stoku në dh-

Kontrollet tatimore kanë zb-uluar se gjysma e bizneseve

të turizmit punojnë në kushte informaliteti, duke fshehur taksat që duhet t’i paguajnë arkës së shtetit. Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve deklaroi se dy javët e fundit inspektorët tatimorë kanë kontrolluar në terren mbi 1.770 biznese në fushën e tu-rizmit, nga të cilat 49 për qind janë kapur me shkelje fiskale.

Sipas Tatimeve, rastet më të shumta të shkeljeve janë ato të moslëshimit të kuponit tatimor për të fshehur xhiron reale, mosregjistrimit të punonjësve, apo blerjeve të mallrave të pashoqëruara me faturë. Por, veç këtyre parregullsive, nga kontrollet janë gjetur edhe biznese, që ushtronin aktiv-itet të paregjistruara fare në organet tatimore.

Administrata e Tatimeve

raporton se të gjithë këto subjekte janë penalizuar me gjoba, që kapin një vlerë totale rreth 250 mijë euro. Ndërsa për tre biznese, që janë ka-pur në shkelje të përsëritur për moslëshim kuponi, është marra masa e mbylljes së aktivitetit për 30 ditë.

Turizmi konsiderohet si një nga sektorët me infor-malitetin më të lartë. Sipas analizave kompjuterike të riskut, që zhvillon adminis-trata tatimore, gati gjysma e bizneseve të turizmit, si hotelet, bar restorantet apo pubet verore, rezultojnë të jenë në informalitet.

Prej dy javësh tatimet kanë nisur një fushatë të gjerë kon-trolli për bizneset e turizmit, e cila synon jo vetëm të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit, por edhe të vendosë barazinë në treg për të mos

Kontrolle në 1.770 biznese të turizmit, 250 mijë euro gjoba

AKSIONI

dëmtuar bizneset korrekte. Sipas Tatimeve, kontrollet do të përfshijnë mbi 16 mijë biznese të lidhura me tu-

rizmin, veçanërisht ato që deklarojnë xhiro të ulëta, ose ende nuk kanë ndryshuar statusin e tyre në aktiv.

Këshilli i Ministrave ka miratuar dje një bonus prej 8 përqindësh të pikëve, që i jepet bashkimit të

shoqërive “Kastrati”, sh.a. & “T.M.D Systems LTD”, për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pakërkuar, të paraqitur për procedurën për dhënien me koncesion/partneritet publik privat për projektin e rehabilitimit, të operimit, transferimit të Aeroportit të Kukësit. Në këtë mënyrë, ky konsorcium është më i favorizuar për të fituar garën për shfrytëzimin e aeroportit, i cili nuk është vënë në përdorim që prej ndërtimit të tij, me financim arab.

Jepet bonusi për garën e shfrytëzimit të

aeroportit të Kukësit

Infrastruktura

Nuk mund të rritet ekonomia, të ulet papunësia, të rritet kreditimi, të rriten investimet e huaja, të rriten investimet vendase, të rritet turizimi

dhe…të “humbasin” të hyrat fiskale të qeverisë!

së të ardhurave dhe, as planifikimin vjetor të qeverisë.

Të hyrat fiskale nuk janë realizuar asnjëherë, duke filluar nga janari i këtij viti. I janë afruar planifikimit, pa e prekur atë dhe, sigurisht që janë më shumë se një vit më parë! Po nuk është kjo mënyra e raportimit të të hyrave fiskale. Ato raportohen në raport me planin dhe prodhimin e brendshëm bruto, për të parë se cila është vlera e administrimit fiskal dhe se sa administratat janë eficente dhe përformojnë mirë! Prej 6 muajsh ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk i raporton në kohë të hyrat fiskale dhe nuk i krahason me planin, por me arritjet e një viti më parë!?

Kjo mënyrë të raportuari ev-identon dy probleme (ato bëhen më të dukshme tani kur në Kuvend është depozituar për miratim edhe buxheti faktik 2017): E para, që dikasteri i hartimit të të hyrave fiskale nuk i ka kapacitetet për të parashikuar të ardhura sipas kapac-iteteve të ekonomisë, duke marrë në konsideratë edhe konjukturat ekonomike ndërkombëtare dhe e dyta, ka probleme të ndjeshme në administrimin fiskal, për sa kohë asnjë prej administrative fiskale, tatime plus dogana, përfshirë edhe të ardhurat vendore, nuk kanë mun-dur të realizojnë detyrimin ligjor të të hyrave fiskale! Edhe viti 2017 nuk i ka realizuar të ardhurat, edhe viti 2018, me këtë ecuri, nuk do t’i real-izojë të ardhurat! Nuk mund të rritet ekonomia, të ulet papunësia, të rritet kreditimi, të rriten investimet e huaja, të rriten investimet vendase, të rritet turizimi dhe…të “humbasin” të hyrat fiskale të qeverisë! Këtu duket se ka një problem të stërmadh që kërkon zgjidhje të shpejtë dhe efikase…

jetor të 2017-ës ishte 6.5 miliardë euro, pra rritet me 16 % stoku i investimeve të huaja.

Edhe eksportet u rritën 18.4%, me gjithë lëvizjet në kursin e këm-bimit, që tradicionalisht duhet të vlerësoheshin penguese, ndërkohë ka një rritje gati 7% të importeve.

Po deri këtu vijon “rrahja e

gjoksit”, sepse problem të shumta evidentohen në krahun hyrës të të ardhurave. Rritja është vetëm 3.3%. Edhe pse për 6 mujorin, ka gati 60 milionë dollarë më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar, trendi përmirësues dhe në të ardhu-ra nuk po pasqyron, as angazhimin e agjencive shtetërore të mbledhjes

Page 13: 2017 hetime per e prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar

13www.shqiptarja.com

E ENJTE, 12 KORRIK 2018

Vendimi i ri i qeverisë parashikon që të gjithë nxënësit nga klasa e

parë deri në atë të katërt të përfito-jnë libra falas. Qeveria ka vendosur të lehtësojë në këtë mënyrë barrën e prindërve, duke i mbuluar kostot e librave me buxhetin e MAS. Ven-dimi është marrë në mbledhjen e të mërkurës në Këshillin e Minis-trave. Buxheti i parashikuar për të mbuluar kostot është 270 000 000 (dyqind e shtatëdhjetë milionë) lekësh. Më herët ka qenë PD, që kërkoi verën e shkuar libra falas për të gjithë nxënësit e shkollave nga klasa e parë deri në klasë të nëntë. Në propozimin e PD-së kërkohej

edhe drekë falas për të gjithë fëmijët e shkollave.

VENDIMI I PLOTË I QEVERISË:Nxënësve që ndjekin arsimin

fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt u jepen tekstet shkollore në përdorim falas. Çmimi i blerjes së teksteve shkollore mbulohet 100% nga fondet e buxhetit të shtetit, miratuar për ministrinë përgjegjëse për arsimin. Institucionet arsimore si dhe njësitë arsimore vendore, brenda muajit korrik të çdo viti, përgatisin listën e parashikuar të nxënësve që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e

katërt.Blerja e teksteve shkollore të

nxënësve që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt, në emër të prindërve ose përfaqësuesve ligjorë, për llogari të nxënësve, realizohet nga institucio-ni arsimor, për llogari të njësisë arsimore vendore.

Likuidimi i faturës tatimore ndaj subjekteve, shtëpive botuese, reali-zohet nga njësia arsimore vendore, me fondet e miratuara si “Transfertë tek individët”, në buxhetin e min-istrisë përgjegjëse për arsimin, në llogarinë bankare të shitësit.

Mënyra e shpërndarjes dhe e

administrimit të teksteve për këtë kategori nxënësish përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin.”.

II. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, para-shikohen në shumën prej 270 000 000 (dyqind e shtatëdhjetë milionë) lekësh. Këto fonde janë parashikuar në buxhetin e miratuar për vitin 2018, në programin e arsimit bazë 09120, kapitulli 01, në artikullin 606, “Transfertë tek individët”.

III. Ngarkohen Ministria e Ar-simit, Sportit dhe Rinisë dhe Min-istria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Dy muaj hetime për mashtrim me

tollonat ‘burg’ përAlikon e gjeorgjianinGjykata pranon kërkesën e prokurorisëdhe cakton arrest në burg në mungesë

Elton QynoTIRANE

Me k ë r k e s ë t ë prokurorisë së Tiranës, gjykata e kryeqytetit ka dhënë masën e

“arrestit në burg” në mungesë për shtetasin Alban Aliko me detyrë ish-menaxheri kryesor i kompanisë së naftës “Gulf”. Ky vendim vjen dy muaj pasi prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për skemën e mash-trimit disa milion euro të kompanisë së naftës “Gulf” me shitjen e tollonave të naftës. Veç Alikos, caktimi i masës së “arrestit në burg” është dhënë dhe për shtetasin gjeorgjian Irakli Svanidze, që mbante detyrën e adminis-tratorit të kompanisë. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë prokurorisë së Tiranës, të cilat thanë se pas adminis-trimit të shumë kallëzimeve penale dhe verifikimit në teren, pak kohë më parë i janë drejtuar gjykatës së Ti-ranës, duke kërkuar caktimin e masës së “arrestit në burg”, për dy personat e sipërcituar,

Në total kjo kompani ka paraqitur në bilancet e saj të tre viteve një humbje prej 589.923.411 lekë të reja, kjo kompani sërisht ka vijuar qetësisht të punojë, duke mos u ndaluar në asnjë moment nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

”… miratojmë humbjen ushtrimore të vitit 2016 në shumën 274,199,148.00 lekë të reja.Kjo humbje do të mbulohet nga fitimet e periudhave të ardhshme…”.

Në bilancin e vitit 2015, kompania e sipërcituar nuk ka qënë në gjëndje të jetë me fitim. Kjo pasi sipas dokumentave që zotëron “Shqiptarja.com”, humbjen gjatë ushtrimit të aktivitetit tregtar gjatë 2015 shkojnë në shifrën 289.442.355 lekë të reja.

Vijimi i humbjeve të kësaj shoqërie shkojnë edhe më thellë në vite, pasi në datën 30 qershor 2014 kompania në fjalë ka miratuar bilancin e saj,ku rendit një humbje financiare prej 26.281.908 lekë të reja.

HUMBJE NË 3 VJET HUMBJE 2016 HUMBJE 2015 HUMBJE 2014

KRON

OLOG

JIA

ndaj të cilëve njësia hetimore “Task-Forcë” po kryen hetime për akuzën e “Mashtrimit më shumë se një herë”. Tashmë dy personat, janë zyrtarisht në kërkim policor, pasi ven-dimi i gjykatës së Tiranës, i është dërguar policisë për ekzekutim.

MASHTRIMI NDODHIBRENDA 4 DITËVE

Sipas prokurorisë mash-trimi i qindra binzeseve dhe qytetarëve të ndryshëm me shitjen e tollonave, ka ndod-

hur brenda një periudhë katër ditore. Nga verifikimet e bëra prokuroria e Tiranës ka kon-statuar se shitja e tollonave të naftës në masë të madhe dhe me çmim tepër të ulët që varionte nga 125 deri në 130 lekë për litër,ka nisur që prej datës 15 prill 2018. Superoferta e “Gulf” ka vijuar të ekzistojë edhe për katër ditë të tjera, deri në datën 19 prill, kur gjithçka është ndaluar, ku një ditë më vonë shoqëria “Gulf” ka shpallur falimentin në

të gjitha pikat e ushtrimit të aktivitetit të saj tregtar. Në fakt gjithçka duket se ka qënë e inskenuar, pasi jo pa qëllim dhe administratori i kompanisë “Sun Petroleum Albania” që kishte në pronësi karburantet e “Gulf”, në datën 18 prill 2018 ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj firme dhe është larguar jashtë shiqpërisë. Mësohet se brenda afatit 4 ditor në pikat e shitjes së naftës, janë shitur mijëra tollona, ndërkohë ka pasur biznese që kanë poros-

itur deri në 20 milion lekë tollona.

VERIFIKIMI I DEPOZITAVETË NAFTËS TË “GULF”

Mësohet se hetimi i akuzës së kryeqytetit është përqën-druar dhe tek verifikimin e de-pozitave të naftës që kompania “Gulf” grumbullonte sasinë që importonte nga jashtë. Sipas burimeve këto depozita gjatë periudhës 15 prill deri në 19 prill 2018 kanë qënë bosh. Sipas tyre “jemi përballë një skeme klasike të mashtrimit”.

Kjo pasi menaxheri kryesor i kësaj kompanie Albano Aliko dhe administratori gjeorgjian Irakli Svanidze, kanë shitur tollona nafte në një kohë kur kompania që ata drejtonin nuk kishte gjëndje nafte në depozitat e tyre. Për më tepër prokuroria e Tiranës është duke verifikuar dhe konfliktet e brendshme të kësaj kompanie pasi ka dyshime se përfaqësuesit shqiptarë kanë dashur ti lenë këtë detyrim financiar të akumuluar në vite, përfaqësuesve kryesorë të Gulf-it në SHBA.

VKM-JA

Vendimi i ri i qeverisë: Libra falas për nxënësit e fillores

TË JETË I GATSHËM PËR

TË PUNUAR NË TEREN

PERSONAT E INTERESUAR TË DËRGOJNË CV E TYRE NË KËTË ADRESË:

[email protected]

VLERËSOHET TË KETË NJOHURI TË GJUHËVE TË HUAJA

DHE TË KETË PËRVOJË PUNE

TË KETË ARSIM

TË LARTËOFERTË PUNËSIMI

Kompania mediatike Shqiptarja.con kërkon të punësojë agjent marketingu që plotëson kriteret e mëposhtme :

MBYLLEN HETIMET

Page 14: 2017 hetime per e prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar

14 E ENJTE, 12 KORRIK 2018www.shqiptarja.comINSTRUMENTISTI

Imerr Neli, një jetë në skenë me trofe e tituj nderi“Artisti i Merituar“ dhe “Mjeshtër i Madh“ Imerr Neli,

lauranti i festivaleve dhe ekzekutuesi i talentuar në veglat popullore, 12 korrik 1938 - 12 korrik 2018

Lauranti i festivaleve, reformatori dhe ekzeku-tuesi i talentuar në veglat popullore, instruktori prej dekadash i talenteve të

reja, prindi shembullor dhe “fëmiu i dënuar” si mirënjohës ndaj vlerave të trashëgimisë artistike, Ai. që për 60 vite përcolli jonet më të ëmbla të instrumenteve. Ky është Artisti i Merituar Ymer Nelaj, “Mjeshtër i Madh”.

Tetëdhjetë vite në jetën e njeriut të grishin në bilancin e punëve të kryera. Në jetën e një artisti vitet të japin kurorë nderimi për faktin se arti nuk njeh moshë. Në rastin e artistit popullor Imerr Nelaj, bi-lanci është jo vetëm shumë i pasur me krijimtari e interpretime, por edhe me trofe e Tituj të Lartë si nga Juritë profesionale, ashtu edhe nga protokollet e qeverisjeve deri edhe të Presidentëve të Republikës.

Imerr Neli u lind në lagjen Valxhi të Macukullit, ku i ati, Adem Luli (1899- 1946), njihej si instrumentist dhe mjeshtër i prodhimit të çiftelisë e laurisë. Të gjithë meshkujt e asaj shtëpie luanin me çifteli dhe fyej. “Dajret e Valxhiut e ngrejnë paren prej toke“, ishte shprehje e njohur në zonën e Prellit. Ajo shprehje përmbante muzikimin e folklorit krahinor, homogjenitetin artistik dhe ndjeshmërinë ndaj trashëgimisë muzikore. Kjo specifikë e shtonte simpatinë tek bashkëkrahinasit e vet.

Ndërsa më të mëdhenjtë e famil-jes rreshtoheshin darkave pranë njëri-tjetrit me instrumente në dorë, Imerri i ri do ta ledhatonte papush-im fyellin gjithë ditën teksa i printe tufës së dhive drejt bjeshkës për në Grykën e Valcës. I ndërthureshin të riut Imerr rrëfimet e dëgjuara për betejën e Shkallës së Deshëve kundër serbit, për qëndresën e macukllanëve e matjanëve të tij për të mos lejuar komunizmin në Mat, për bëmat dhe historinë e njerëzve të “Luginës së Mbretërve“ etj.

Nga gryka e një tubi metalik fluturonin jonet muzikore plot nos-talgji e bukuri, plot butësi e dritë e ndërsa tufa e dhive i mblidhej rreth, Imerri hynte në një botë tjetër, në një mister ende të pashpjegueshëm. Intuita e artistit të ardhshëm gëlonte që tregimet, bisedat, blegërimën, fëshfërimën e barit e drurëve, shkarkimet qiellore, shkëlqimin e yjeve, çapitjet e njerëzve.... t‘i fuste në tingujt e fyellit të tij magjik.

Magjepsej tufa e dhive me tingujt e mahnitshëm të fyellit, por kreno-heshin edhe bashkëfshatarët për të ardhmen e tij. Kishte njerëz që gjenin shkak dhe kalonin në grigjë, afër djaloshit të ri për të dëgjuar tingujt që ekzekutonte në meloditë pafund me teknikën e përsosur, ornamentet e ritmet e shumta.

“Viti 1958 do të shënonte pjesëmarrjen time të parë në takimin folklorik zonal të organizuar në Der-

padiskutueshme çmimin e parë, e ndjeva veten krenar dhe përnjëherë mendova pozicionin tim në përbërje të këtij grupi artistik.

Dhe vërtetë tingujt e fyellit, bil-bilit e çiftelisë së Imer Nelaj në krye të ansamblit “Mati” do të dominonin thuajse pjesën më të madhe të joneve që prodhonte orkestrina popullore. Pa asnjë mëdyshje do të justifikonte jo vetëm besimin e drejtuesve por edhe respektin e. Një muziktar i tillë mbulohet me një aureolë adhurimi e nderimi falë dhuntive dhe vlerave që përcjell. Prandaj edhe ka tërhequr vëmendjen e shumë kronikanëve e poetëve, gazetarëve e studiuesve, lokalë e kombëtarë të cilët të fry-mëzuar nga pasioni dhe vibrimet e tij shpirtërore, kanë evidentuar me solemnitet e elegancë në vargjet dhe frazat e tyre.

Është rast unikal në shkallë kom-bëtare, që artisti Imerr Neli, që nga viti 1958 nuk i është ndarë asnjëherë skenës së koncerteve, festivaleve lokale, kombëtare në tipologjitë e gjinive të artit folklorik dhe të Fes-tivalit Folklorik Kombëtar në Gjiro-kastër. Imerr Neli është pjesëmarrës në të 10 Festivalet, pra që nga viti 1968 si solist në aerofone, laureat në disa syresh radhazi, i titulluar Artist i Merituar në vitin 1979. Tani mban edhe titullin e lartë ”Mjeshtër i Madh”. Ndërsa ka debutuar në dhjetëra festivale pa ndërprerje dhe ka fituar qindra diploma, çmime, Mirënjohje, dekorata dhe Tituj brenda dhe jashtë vendit, në dias-porën shqiptare dhe në mediumet shkencore Ai shpreh me veneracion mirënjohjen dhe respektin për spektatorin e mrekullueshëm që e ka ndjekur dhe duartrokitur kudo për 60 vite me radhë.

“Nuk mund të përcaktoj kilo-metrat e bëra e të orëve të vona në skenat e ndryshme të koncerteve, buzëqeshjet e ngazëllimet, duar-trokitjet e sukseset, as edhe telat e këputur nëpër instrumente apo ndonjëherë edhe tendosje nervash, por një fakt mund ta them: “kam shpenzuar aq shuma tuba plastikë për të prodhuar fyejt që më nevojite-shin në skenë, sa me ‘to e kisha sjellë ujin e lagjes Valxhi të Macukullit në banesën time në lagjen “Pjetër Budi” në Burrel”.

Puna, përkushtimi dhe talenti i tij kulmon me të birin, Beharin, i cili ka hyrë në tregun e produk-sionit muzikor me guxim, pasion, virtuozitet dhe origjinalitet si një shembull kreativ i gjeneratës së tij. Edhe për këtë faleminderit artistit Imerr Nelaj.

Kemi kënaqësinë t’i urojmë përzemërsisht me mirënjohje mikut dhe kolegut tonë Imerr Neli: Gëzuar 80 Vjetorin e lindjes! Lumturofshi në 100 vite familjen tënde biologjike familjen tonë artistike. Pleqërofshi duke shijuar kënaqësitë dhe nder-imin që të jep puna dhe talenti.Nga Esat RUKA, Kantautor, Mjeshtër i Madh

jan (atëherë - qendra e lokalitetit). Që nga ajo kohë, bashkë edhe me artistë të tjerë të Matit do të kisha fatin të takoja muzikantë të mrekul-lueshëm në qytetin e Burrelit dhe të njihesha me skenën dhe spektatorët” shprehet Imerri. “Kur kam shkuar për herë të parë në vitin 1959 në Tiranë, drejtori Isuf Meta më shtynte nga mbrapa, pasi unë kisha emo-cion të dilja në skenën e festivalit i saposhkëputur nga bjeshkët, që i dashuroja aq shumë”.

Djaloshi 20-vjeçar, tashmë nga skena do të tërhiqte vëmendjen e specialistëve dhe jurive dhe do të mbetej subjekt shumë i çmuar i etnofolkloristikës shqiptare. Ky nuk mund të ishte rast i izoluar. Ishte një trokitje në ndërgjegjen e nuhatjen e gjurmuesit e studiuesit të zellshëm të muzikologjisë, Prof. Ramadan Sokoli, se kjo begati e folklorit të krahinës së Matit buron vlera të panjohura, por shumë të larmishme e identitare. Studiuesi me intuitën dhe përvojën e profesionistit kërkon të njohë e regjistrojë materiale të tjera nga instrumentistë, rapsodë e grupe vokale të zonave të ndryshme të krahinës së Matit. Bashkë me Im-errin do të ishin edhe Shaqir Hazizi, Ibrahim Minxhozi, Hysni Hysneli me çifteli dhe Lim Rrahmani në lauri. Tanimë pranë Institutit të Folklorit në Tiranë (sot IAKSA) u bënë pjesë e arkivit jo pak material muzikor shumë i dobishëm.

A është “Artisti i Merituar”, “Mjeshtri i Madh” Imer Neli produkt i punës institucionale?

Në të gjitha kohërat dhe hapësirat institucionet janë ngritur mbi kon-tributin e talenteve individuale dhe kolektive. Trashëgimia dhe moder-niteti i secilit komb ka rrugëtimin e vet artistik dhe akademik. Ky aspekt përbën një temë që kërkon shtjellim më vete. Por le të potencojmë me logjikë të ftohtë se sukseset e gjen-eratës të cilës po i referohemi janë të pandara nga ndikimi i ndërsjelltë individ-institucion. Ky është një fakt që nuk duhet injoruar.

Në fund të viteve ‘50 të shekullit të kaluar bardi Imerr Neli erdhi në skenë sipas një kalendari zyrtar për zhvillimin e folklorit. “Legaizimi“ i tij në publik e më pas jeta skenike nën drejtimin e kompozitorit Skënder Frashëri në Burrel do ta njihte me këngën e re qytetare të krijuara nga ky i fundit. E entuziazmonte tepër fakti se Imerri bard e kishte ushqyer kompozitorin me bulëzat muzikore të lirikave të mrekullueshme të Matit.

Në mesin e viteve ’60 kompozi-tori Munir Shehu do të organizonte orkestrinën e parë me instrumente të trevës dhe Imerrin do ta kishte solist në orkestrinë. Bashkëzanimi i asaj orkestrine me këngët e bukura të kënduara nga e magjishmja Feride Kurti do të ishin një start tjetër i ri artistik për Matin.

Në mesin e viteve ’70 kompozi-

tori Naim Gjoshi e fuzionoi më tej përvojën dhe cilësinë e ekzekutimit si rezultat edhe i pjekurisë artistike të instrumentistëve. Roli i këtij solisti do ngjitej në një platformë të re. Ai jo vetëm provonte me suksese shkallën kromatike në bilbil, por do të debutonte në festivale i vlerësuar me çmime edhe si krijues.

Me këtë status (individ-in-stitucion) përgatiti e drejtoi për dekada me radhë grupin e instru-mentistëve të vegjël pranë QKF, të cilët u bënë rasati i orkestrinës, tashmë famoze të Matit. QKF-ja do të përfaqësohej disa herë në festi-vale më fëmijët dhe nën drejtimin e Imerrit do të meritonte gjithnjë vende të para.

Nuk shkroi partiturë, por ishte ushqyes i partiturave të kompozi-torëve në rreth dhe më pas bëhej ekzekutuesi i atyre partiturave me fyellin dhe bilbilin e tij.

Ishin talenti, pasioni,vullneti, disiplina, dashuria për trashëgiminë e trevës së vet? Padyshim, të gji-tha bashkë plotësonin portretin artistik të tij. Por unë do të shto-ja edhe respektimin nga ana e Imerrit e punës programore në zbatim të politikave kulturore të institucioneve, ku cilësia artistike dhe disiplina e madhe ktheheshin në një shkollë të re për ‘të. Imerri kujton: “ Kur kam parë për herë të parë në Tiranë Xhevat Lishin me dajre në grupin përfaqësues të Matit, që morën në mënyrë të

Artisti i Merituar -Ymer Neli – Mjeshtër i Madh

Page 15: 2017 hetime per e prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar

15www.shqiptarja.com

E EnjtE, 12 korrik 2018??????????????aaaaaaaa???????????Qendrimet

fjalËkryqesh

Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që ju duhet për të çuar përpara projekte unike dhe interesante. Ky është moment shumë i mirë nga pikëpamja profesionale. Këshillohet që në dashuri të jeni më të durueshëm.

Do të keni mundësi që të zbuloni disa strategji interesante për të vënë në jetë në vendin e punës. Sigurisht, duhet të jeni të gatshëm që të pranoni disa kompromise të vogla, por që do të jenë tejet të dobishme për realizimin e një projekti.

Do të keni më në fund mundësi që të merrni një rol me më shumë përgjegjësi dhe kjo do ju lejojë që të tregoni të gjitha aftësitë tuaja. Do të jeni autoritar, pa u munduar që të vini në pozitë kolegët tuaj. Në dashuri do të merrni përgjigje pozitive.

Kjo është një periudhë mjaft e rëndësishme për karrierën tuaj. Duhet të jeni të vendosur dhe të mos ndaleni përballë kritikave të të tjerëve. Përgjigje të rëndësishme dhe konfirmime, janë fare pranë. Në dashuri këshillohet të jeni kurajoz.

Mundohuni që të mos dorëzoheni përpara provokimeve të të tjerëve, sidomos nëse në këtë periudhë jeni shumë emotiv. Duhet të jeni më të matur në menaxhimin e kursimeve tuaja ekonomike. Dita do të jetë mjaft e favorshme për çështjet e biznesit.

Keni nevojë për disa ditë pushimi për t’u qetësuar dhe për të larguar të gjithë mendimet negative që ju inatosin dhe tensionojnë. Ky është një moment i mirë për të rigjetur ekuilibruan dhe stabilitetin e brendshëm.

Kjo e martë do ju gjejë të përhumbur në reflektime, sidomos nëse në vendin e punës do të bëni ndryshime drastike, të cilat do të çojnë përpara karrierën tuaj. Në dashuri dhe në familje, mos jini shumë egoistë. Kaloni më shumë kohë cilësore me familjen.

Kjo e martë do të jetë shumë e rëndësishme për ndjenjat, ku do të keni mundësi që të përballeni me një person i cili ju intereson dhe do të zbuloni më shumë lidhur me historinë e tij. Mos u druani që të tregoheni të hapur dhe të tregoni gjithë sa dini, në momentet që duhet.

Duhet të mundoheni të jeni më të fortë, pasi kjo është një ditë e cila do ju gjejë nën presion. Duhet të jeni gati që të ballafaqoheni me disa kolegë tuaj kokëfortë. Jepini vlerë vetes tuaj dhe mos lejoni askënd që të dëmtojë nismat tuaja. Në dashuri do të ketë shkëndija.

Ju pret një ditë e cila do ju lejojë që ti jetoni lidhjet profesionale me më shumë qetësi. Lini mënjanë të gjitha keqkuptimet dhe përqendrohuni vetëm në çështjet e rëndësishme. Orët e pasdites do ju shohin dinamik dhe euforik.

Ky është një moment i rëndësishëm për të riparë të gjitha kontaktet dhe të nisni bashkëpunime të reja të rëndësishme për karrierën tuaj. Do të jeni të gatshëm që të përballeni me disa sqarime në dashuri. Me partnerin/en do të arrini të gjeni harmoninë.

Parashikohet një ditë gjatë së cilës do të jeni të “mbytur” nga puna dhe nga afate që duhen respektuar. Mos u përfshini nga ankthi, por përqendrohuni vetëm në realizimin e projekteve tuaja. Do të keni një intuitë shumë të mirë, të cilën mund ta shfrytëzoni në avantazhin tuaj.

Departamenti i Marketingut: Patricia CostantinescuCel: +355696060419 - [email protected]

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë Tiranë. E mail: [email protected] Website: www.shqiptarja.com Mobile: +355696060421 Shtypur në shtypshkronjën: KLASS shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

Alba MALLtezi Drejtore e Përgjithshme e Free anD Fair meDia grouP ; Aurel PePA kryErEdaktor Genc KONDi adMinistrator i PërgjithshëM ; Admirina Peçi kryErEdaktorE E “rilindasi” ; layout & dEsign : Altin ALiAJ, shPërndarja: Spiro MeShiNi cEl: +355696088847

DASHI

LuAnI

SHIgjeTARI ujoRI

VIRgjëReSHA

BRIcjApI peSHqIT

peSHoRjA AKRepI

DeMI BInjAKëT gAfoRRjA

Fjalëkryqi pa skemë

Fjalëkryqi sportivDuHeT Të nxInI 35 KuTI

HOriZOntAL1. I famshëm ai i Gllavenicës -Qe perandor romak. -Gjysmë ankese.2. Ishulli i Jules Verne. -Në krye të komandës. -Është si veriu.3. Institucione Civile Italiane. -Armstrong që shkeli i pari në Hënë -Gjysmë tatimi. -Ekstreme në numër.4. Françesku kantautor. -Një drejtues debate televiziv.5. Një pjesë e adoleshentëve. -Janë provat e fundit. 6. Pentateuku i hebrejve. -Është makinë. 7. Veriu pa kufij. -Eshtë epërsia në fushë. 8. Fillojnë temën. -... bravas, ultrasit argjentinas, -Gjysmë aneksi.9. Me të bëjnë setër. -Tri të parat në rostiçeri. -Teke frike. -Ramazzotti këngëtar.10. Kush nuk di... mbytet. -Inicialet e Seagal. -Fillojnë metodën. 11. Janë si distinktivë. -Është një Jago i vërtetë. 12. Janë cilësi -Claude, që qe regjiosr francez. -Fillon nga fundi.

Përgjigje e fjalëkryqit Pa skemë

Përgjigje e fjalëkryqit sPortiv

M I L A N I S T E T B O K D K EE P I D E M I T E P A R A D A TM A R O N I T E P I R A M I D AE N I L A R E K A P I T A L E TN T N F T E M O N I T O R E TT R I O I M I N A T O R E T E RO I L R F J A L A M A N E T A U E

U O O R E M A K E T E T T N T PP M I M U S I N E C T M S T O LI F A N T S A N T E A P R E E P IK A R A T E N A T D I D A K T I KA L I G I A G J I M N A S T I K A

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

12 13 14

15 16 17

18 19 20 21 22

23 24 25

26 27 28 29

30 31

32 33 34 35 36

37 38 39 40 41 42 43

44 45

nga kadri vokopoLa

paradË

M A R I O G B E P KA R T D F R A N K I EK A S P E C I A L K RI P A U L O D Y B A L A R

S P A N D E S H J E S O R E TU O R A S T I A A P I T

R S A E A G O L IT A O T R S A R K

C A R L O A N C E L O T T IA E P E P G U A R D I O L A

i kriptografuar4 9 3 4 8 4 18 7 6 5 4 17 1

10 6 4 5 4 5 11 11 4 16 4 6

18 1 16 3 8 2 6 7 11 2

4 4 12 7 12 2 9 1 5 4 18

5 7 5 4 9 1 11 1 5 4

4 18 4 6 4 5 10 6 4 5 4 12

12 2 5 4 5 11 2 8 11 16 4

4 3 13 7 13 4 5 15 1 7

11 1 15 4 6 12 4 2 16 5 4

2 6 7 1 8 5 13 7 15 1 3

16 17 5 6 1 17 1 4 9 1

4 A 16Z 4 I 11L 2 5 1 5 2 2 11

Fjalekryqi

P A P A S M E M A R S HK A L O R I T E A D A M IA K P O R O S I T E S I TL K U M A R I T T T TL T I L A U M A S T E H UE L I T R A K R I HP R O S I N O T E R E TI M T K D I T O R E TL A E E T H I E I R EE R T U R A N I D S AM A R S E R I A L E A HE T I K A K T U T E L A

shkronja e njëjtë për numër të njëjtë

Përgjigje

HoriZoNtal1. Makina Uno4. .. Kun Agüero6. Kush është... është i palëvizshëm.12. Luan në shtëpi në Niko Dovana.14. Është gjuajtja personale.15. Rita këngëtare.17. Një San në Giuseppe Meazza.18. Janë simetrike... në palestër.21. Konak pa binjake.23. Fillojnë matjet.24. Është shumëkëndësh për qitje.25. Fillon ndryshe.26. Sapo fillojnë.27. Është shpend lagune.

PLOtëSONi veNDet bOSh Në MëNyrë që çDO rreSht e

KOLONë të Ketë NuMrAt NGA 1 9

rg

jig

je

SudokuVERTIKAL1. Janë edhe ato të Bashkuara Arabe. -Ente Sportive Vlorë.2. Janë toreros mbi kuaj. -Fillojnë teatrin.3. Shenjtori i Seviljes. -Mund të jenë kuzhine.4. Markë pistolete. -E ka simbolin Br.5. Organizta Ekonomike Ndërkombëtare. -I bëjnë hartat me art. -Një pjesë e tatëpjetës6. Zinnemann që qe regjisor. -Qerre pa qe. -Në krye të tenorëve.

7. Tre romake -Roland në një turne tenisi.8. Të parat në olimpidë. -Para Park në një film të Steven Spielberg.9. Gazi kur s’është ai. -Ka të paktën një prind me ngjyrë një i tillë. -Ndodh në kufij.10. Janë edhe ato të thesarit. -Morgana e mbretit Artur.11. Laik kur s’është ai -Ai që përndiqte Sarën ishte Asodeu. -Roberto Benigni.

12. Është kampioni më i madh. -Kusturica regjisor.13. ... Felix siç thirrej Jemeni nga romakët. -Ui i Freud.14. Është gjuha e Dante-s. -Pacino aktor.15. Inicialet e Resnais -Edward i bombës H.16. Rota kompozitor. -Diftong në dietë. -Dix piktor.17. Një fjalë si asnjëherë. -Inicialet e Simenon.-Mbyllin takimin.

29. Nuk duhen ngritur të tilla në futboll30. Janë pikët e fitores.31. Gjysma e nismës.32. Fundi i një samurai.33. Keanu Reeves te Matrix.35. Artikulli para Vegas37. Personazhi në foto44. Mbyllin portat.45. Personazhi në foto.

VERTIKAL1. Kush nuk ka... nuk i ecën.2. Arte pa re3. Eshtë mësimi me leksione.4. Është edhe i i metrit.5. Fillojnë largimin7. Mund të jetë antidoping.8. Një Muhammad i ringut.9. ... Fanatics, grupimi i tifozëve bardheblu.10. Eshtë një njeri tallës.11. Kufizojnë katete.13. Një stuhi shkatërrimtare16. Mema ish-mesfushor bardheblu.18. Pak politike.19. Hoxhë... i Ali Hoxhës.20. Terihati që qe volejbollist.22. Janë kampionët.23. Mandzukic bomber.24. Pan që humbi hijen.26. Një vend nisjeje28. Tase e volejbollit.33. Rrjetë në tenist.34. Një ekip i Kretës.35. I ka të ndryshem larja36. Fillojnë seancën38. Në krye të garës39. Fillojnë eliminimin.40. Fundi i një fundi.41. Janë në derë.42. Inicialet e Donadoni-t43. Ente Autonome.

Page 16: 2017 hetime per e prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar

16 E EnjtE, 12 korrik 2018www.shqiptarja.com???????

- Ekspozita video-muzeale e periudhës së komunizmit në Shqipëri e ndërtuar brenda bunkerit anti-bërthamor të Luftës së Ftohtë

- The video-museum exhibition of Albania's communist era build inside the anti-nuclear bunker of the Cold War

- Ekspozita e parë video-muzeale e ndërtuar në kujtim të viktimave të terrorit komunist

- The first video-museum exhibition built in memory of the victims of the communist terror

ORARI: 09:00 - 16:00 të hënë & të martë pushim

ORARI: 09:00 - 18:00 çdo ditë