rr.sitki Çiço përballë maternitetit të ri, tel: 067 60 …...ku dhe është shprehur se të...

24
Personat e vetëpunësuar që janë regjistruar pranë QKB do të duhet që të paguajnë më shumë kontribute brenda një viti. Qeveria ka hedhur për konsultim disa ndryshime në ligjin “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, duke sjellë disa risi. Ky ligj prek ato familje që jetojnë... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Premte 9 Gusht 2019 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 14-16 Nga Besi BEKTESHI Nga Fatos ÇOÇOLI Zyra e shtetit në përdorim të partisë dhe vetes! Fiskalizimi shqiptar dhe eksperienca kroate Reforma zgjedhore gati të zbulojë spiunët në politikë, opozita e re në mbështetje të Autoritetit të Dosjeve, ja detajet Ngritja e Kushtetueses, ja si komisioni i monitorimit të reformës paralajmëroi kaosin, zbardhen arsyet e skualifikimit të kandidatëve Ja si në vitin 1973 amerikanët nisën tentativat për të qetësuar marrëdhëniet me Shqipërinë, zbardhet deklarata e zyrtarit të DASH Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi pas publikimit të një reportazhi në“RAI 3”, i cili fliste për kanabizimin e vendit. Pas publikimit të këtij artikulli, kryeopozitari doli në një konfer- encë për media nga selia blu, ku ka shpërthyer në sulme në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Sipas Bashës, krimi në Shqipëri ka... Lëvizja Socialiste për Integrim rrezikon të shkrihet fare si parti. Bojkoti i zgjedhjeve ven- dore të 30 qershorit, por edhe djegia e mandateve duket se po dëmton më tepër partinë e Monika Kryemadhit, krahasuar me Partinë Demokratike. Kjo e fundit është një parti që ka një elektorat bazë, ndryshe nga LSI, e cila elektoratin... Basha flet si opozitar, sulmon Ramën për krimin dhe shpalos programin për luftën ndaj drogës, zbardh sektorët ku pastrohen paratë e pista Fillon hemorragjia në radhët e LSI, të gjithë të punësuarit në bashki nisin të kalojnë me PS, alarm në partinë e Monika Kryemadhit Puna e SPAK nis me 9 dosje të bujshme, të rrezikuar Basha, Meta, Berisha, Tahiri dhe Llalla, ja si do të pastrohet politika Faqe 10 Banka e Shqipërisë vijon të mos mbajë asnjë përgjegjësi për skandalin me falimentimin e “Vene- to Banka”. Gazeta ka treguar prej javësh skandalet që kanë ndodhur, që te lënia 1 vit pa drejtor, te fryrja e kredive të këqija dhe sekuestrimi më pas i kolateraleve. Këtë herë gazeta ka siguruar së fundmi një dokument që tregon... Ndryshon ligji, të vetë- punësuarit do paguajnë më shumë kontribute në ISSH, ja propozimet e qeverisë Ja si Sejko lejoi batërdinë e “Veneto Banka”, edhe kreditë 100 për qind të rregullta u shitën në mënyrë të fshehtë Meta në panik nga shkrirja e LSI, krahason Bashën me Hamza Kastriotin dhe e akuzon për bashkëpunim me Ramën për refuzimin e 13 tetorit Shefja e ONM goditje Metës: Sulmet ndaj reformës tregojnë se vetingu po trondit themelet e korrupsionit, s’ka asnjë kthim pas Vishet me dyshim procedura për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Dy ditë më parë gazeta tregoi sesi po tentohet të bëhet pazar me ringritjen e “gardianes”së Kushtetutës. Kjo pasi Ilir Meta ka në dorë të... Faqe 2,3 Lëvizjet e fundit të kryedemokratit Lulzim Basha duket se e kanë alarmuar shumë presi- dentin Ilir Meta. Përveçse po e sulmon Bashën çdo ditë përmes rrjeteve sociale, në sulm janë hedhur edhe mediat pranë tij. Këto të fundit duket se kanë hedhur dyshime për tradhti të Bashës ndaj partive opozitare dhe njerëzve të tij. Dorëzimi i Kamzës në mënyrë të qetë ka shqetësuar jashtë mase presidentin... Faqe 6 Faqe 5 Faqe 8 Faqe 4 Faqe 9 Faqe 17 Faqe 7 Nga Sevo TARIFA Antifashizëm pa armë, apo... flet pushka partizane!

Upload: others

Post on 29-Jul-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...ku dhe është shprehur se të gjithë politikanët e korruptuar do të përballen me drejtësinë. Sipas avokatit,

Personat e vetëpunësuar që janë regjistruar pranë QKB do të duhet që të paguajnë më shumë kontribute brenda një viti. Qeveria ka hedhur për konsultim disa ndryshime në ligjin “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, duke sjellë disa risi. Ky ligj prek ato familje që jetojnë...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

E Premte 9 Gusht 2019

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 14-16

Nga Besi BEKTESHI

Nga Fatos ÇOÇOLI

Zyra e shtetit në përdorim të partisë dhe vetes!

Fiskalizimi shqiptar dhe eksperienca kroate

Reforma zgjedhore gati të zbulojë spiunët në politikë, opozita e re në mbështetje të Autoritetit të Dosjeve, ja detajet

Ngritja e Kushtetueses, ja si komisioni i monitorimit të reformës

paralajmëroi kaosin, zbardhen arsyet e skualifikimit të kandidatëve

Ja si në vitin 1973 amerikanët nisën tentativat për të qetësuar marrëdhëniet

me Shqipërinë, zbardhet deklarata e zyrtarit të DASH

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi pas publikimit të një reportazhi në “RAI 3”, i cili fliste për kanabizimin e vendit. Pas publikimit të këtij artikulli, kryeopozitari doli në një konfer-encë për media nga selia blu, ku ka shpërthyer në sulme në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Sipas Bashës, krimi në Shqipëri ka...

Lëvizja Socialiste për Integrim rrezikon të shkrihet fare si parti. Bojkoti i zgjedhjeve ven-dore të 30 qershorit, por edhe djegia e mandateve duket se po dëmton më tepër partinë e Monika Kryemadhit, krahasuar me Partinë Demokratike. Kjo e fundit është një parti që ka një elektorat bazë, ndryshe nga LSI, e cila elektoratin...

Basha flet si opozitar, sulmon Ramën për krimin dhe shpalos

programin për luftën ndaj drogës, zbardh sektorët ku pastrohen paratë e pista

Fillon hemorragjia në radhët e LSI, të gjithë të punësuarit

në bashki nisin të kalojnë me PS, alarm në partinë

e Monika Kryemadhit

Puna e SPAK nis me 9 dosje të bujshme, të rrezikuar Basha, Meta, Berisha, Tahiri dhe Llalla,

ja si do të pastrohet politika

Faqe 10

Banka e Shqipërisë vijon të mos mbajë asnjë përgjegjësi për skandalin me falimentimin e “Vene-to Banka”. Gazeta ka treguar prej javësh skandalet që kanë ndodhur, që te lënia 1 vit pa drejtor, te fryrja e kredive të këqija dhe sekuestrimi më pas i kolateraleve. Këtë herë gazeta ka siguruar së fundmi një dokument që tregon...

Ndryshon ligji, të vetë-punësuarit do paguajnë më shumë kontribute në ISSH, ja propozimet e qeverisë

Ja si Sejko lejoi batërdinë e “Veneto Banka”, edhe kreditë

100 për qind të rregullta u shitën në mënyrë të fshehtë

Meta në panik nga shkrirja e LSI, krahason Bashën me Hamza Kastriotin dhe e akuzon për

bashkëpunim me Ramën për refuzimin e 13 tetorit

Shefja e ONM goditje Metës: Sulmet ndaj reformës tregojnë se vetingu po trondit

themelet e korrupsionit, s’ka asnjë kthim pas

Vishet me dyshim procedura për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Dy ditë më parë gazeta tregoi sesi po tentohet të bëhet pazar me ringritjen e “gardianes” së Kushtetutës. Kjo pasi Ilir Meta ka në dorë të...

Faqe 2,3

Lëvizjet e fundit të kryedemokratit Lulzim Basha duket se e kanë alarmuar shumë presi-dentin Ilir Meta. Përveçse po e sulmon Bashën

çdo ditë përmes rrjeteve sociale, në sulm janë hedhur edhe mediat pranë tij. Këto të fundit duket se kanë hedhur dyshime për tradhti të

Bashës ndaj partive opozitare dhe njerëzve të tij. Dorëzimi i Kamzës në mënyrë të qetë ka shqetësuar jashtë mase presidentin...

Faqe 6

Faqe 5

Faqe 8

Faqe 4

Faqe 9

Faqe 1

7

Faqe 7

Nga Sevo TARIFA

Antifashizëm pa armë, apo... flet

pushka partizane!

Page 2: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...ku dhe është shprehur se të gjithë politikanët e korruptuar do të përballen me drejtësinë. Sipas avokatit,

2 GAZETA SOTE Premte 9 Gusht 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ambasadori i Bashkimit Ev-ropian në Tiranë Luigi Soreca u shpreh pak ditë më parë se reforma në drejtësi është e pakthyeshme. “Sistemi duhet të ruhet dhe është puna e çdo qytetari që të denoncojë ata që marrin apo japin ryshfet. Është puna e institucioneve që të marrin masat konkrete kundër shkelësve dhe të sigurohet që të funksionojë një sistem i shëndetshëm llogaridhënie.

Reforma e drejtësisë është zbatuar në përputhshmëri me Kushtetutën dhe është e pakthyeshme dhe e një rëndësie të jashtëzakonisht të mad-he. Tranzicionet janë sfiduese, por nuk duhet të harrojmë objektivin që duhet të arrijmë. Reforma në drejtë-si është prioritet për çdo politikan shqiptar. BE do mbështesë procesin e reformave dhe monitorimin e stand-ardeve”, u shpreh Soreca.

SORECA: REFORMA NË DREJTËSI, E PAKTHYESHME

Spartak Ngjela: Reforma në drejtësi ka tmerruar të korruptuarit në Shqipëri, politikanët po kërkojnë ndihmë nga Turqia

Avokat Spartak Ngjela u shpreh ditën e djeshme se reforma në drejtësi ka tmer-ruar të korruptuarit në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjetin social, Ngjela duke iu referua takimeve të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta me presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan, ai deklaroi se politikanët shqiptarë po kërkojnë ngushëllim te Turqia, duke shtuar se nuk mund të shpë-tojnë nga Amerika. “Shikoni si është trembur korrupsioni i lartë në Tiranë: Meta shkon te

Erdogani dhe i kërkon ndihmë duke i thënë: "Turqia duhet të shpëtojë Shqipërinë nga Amerika", se i trembet për tmerr shkarkimit në një proces penal. Kurse Rama, me urdhër të Erdoganit; pasi kthehet nga Turqia, që nuk dihet nëse ka marrë ose jo gjë përsipër për hal-lin e Metës, ka vendosur në Parkun e Liqenit në Tiranë një memorial "dëshmorësh" turq të vrarë në Shqipëri në fillim të shekullit të XX-të si pushtues. Si mund të vendoset pa ligj një memorial për pushtues gjakatarë shekullorë!

Një memorial për të rënët e pushtuesit duhet të miratohet vetëm me ligj. Çfarë i dinë memo-rialet e pushtuesve të Shqipërisë këta kryemi-nistra nga hiçi, dëshira individuale të tyre, apo tregti me ish pushtuesit për të fyer historinë e Shqipërisë”, u shpreh Spartak Ngjela. Avokati deklaroi se politikanët shqiptarë po kërkojnë të ngrenë monumente të dëshmorëve turq, edhe pse një gjë e tillë nuk është e parashi-kuar në asnjë ligj. “Rama, ose të na tregojë ligjin, ose të na ngrejë edhe monumentin e

Haxhi Qamilit, se Enver Hoxha e la në mes këtë "detyrë" që e ndiente si të shenjtë, pasi shkroi rreth 100 faqe për Haxhiun, dhe e quajti "tribun të popullit" personin që nuk donte të ndahej nga Turqia”, u shpreh avokati Spartak Ngjela. Avokati prej kohësh është shprehur se reforma në drejtësi po ecën në rrugën e duhur, ku dhe është shprehur se të gjithë politikanët e korruptuar do të përballen me drejtësinë. Sipas avokatit, SHBA-BE e kanë marrë serio-zisht luftën ndaj korrupsionit në vendin tonë.

Calavera: BE ka investuar 42 milionë euro për reformën në drejtësi

Shefja e ONM goditje Ilir Metës: Sulmet ndaj reformës tregojnë se vetingu po trondit

themelet e korrupsionit, nuk ka asnjë kthim pasPërfaqësuesja e ambasadës së Shteteve të Bash-

kuara të Amerikës në Tiranë Leyla Moses-Ones u shpreh pak ditë më parë se reforma në drejtësi është në rrugën e duhur, duke shtuar se e ka gabim kushdo që mendon se ka dështuar. “Shqipëria është në dre-jtimin e duhur, pavarësisht se ka ende punë për të bërë.

Reforma në Drejtësi është ende në shinat e duhura dhe shumë shpejt do t’iu sjellë shqiptarëve sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë që meritojnë. Mesazhi im, për cilindo që thotë se Reforma në Drejtësi është kompromentuar apo po dështon, është: E keni gabim”, u shpreh Leyla Moses-Ones.

MOSES-ONES: REFORMA NË DREJTËSI NUK KA DËSHTUARElisjeda KIKO

Shefja e ONM Genoveva Ruiz Calavera i ka dhënë një goditje të fortë presidentit Ilir Meta. Ky i fundit, prej kohësh

ka sulmuar jo vetëm ndërkom-bëtarët, por edhe reformën në drejtë-si, duke e cilësuar atë si të dështuar dhe të kapur nga qeveria. Por për shefen e ONM, sulmet ndaj reformës në drejtësi janë të papranueshme, duke shtuar se vetingu po trondit fort nga themelet gjithë sistemin e korruptuar. Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, Calavera deklaroi se ndryshimet në sistemin e drejtësisë do të luftojnë korrup-sionin në vend. “Sulmet në rritje ndaj reformës në drejtësi, vetingut dhe ONM-së, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe misioneve tona të asistencës së BE në këtë drejtim janë shumë domethënëse. Këto pretendime janë të pabazuara dhe të papranueshme, por ne i shohim ato si një konfirmim që vetingu po trondit themelet e një sistemi të korruptuar. Shpresojmë që ndryshimi në gjyqësor të forcojë profesionalizmin, aftësinë dhe guxi-min e magjistratëve të sapoemëruar për të luftuar korrupsionin. Disa ditë më parë, me rastin e përurimit të Pallatit të ri të Drejtësisë në Tiranë, unë ndoqa një ceremoni diplomimi të Shkollës së Magjistraturës. Unë isha shumë krenare që pashë gjyqtarë dhe prokurorë të rinj që merrnin detyrën dhe të betoheshin për t'i shërbyer Kushtetutës”, u shpreh Calavera.

Rikthimi i besimit të publikutShefja e ONM deklaroi se vetingu

ka si objektiv që të rikthejë besimin e humbur të publikut në sistemin e drejtësisë, i cili sipas saj po drejtohej nga zyrtarë të korruptuar. Calavera u shpreh se shumë magjistratë kanë dhënë dorëheqjen, duke shtuar se kjo tregon se procesi për rinovimin e gjyqësorit është serioz. “Procesi i rivlerësimit (i njohur si vetingu) u fillua me objektivin kushtetues të rikthimit të besimit të publikut në sistemin gjyqësor, duke pastruar radhët e sistemit të drejtësisë nga zyrtarët e korruptuar. Seancat dëgji-more janë publike dhe institucionet e mbajnë publikun të informuar për arsyetimin e vendimeve të vetingut. Numri i madh i magjistratëve që

ku theksoi se kjo është jetike për zhvillimin ekonomik. “Për më tepër, ne kemi dhënë kohët e fundit 42 mil-ionë euro nga fondet e BE-së në një program të ri drejtësie që do të ndi-hmojë në konsolidimin e reformës. Ne gjithashtu do të vazhdojmë të raportojmë në detaje për situatën e Shqipërisë në raportet e Komisionit. Siç e shihni, angazhimi i BE-së në Shqipëri është i shumanshëm dhe

shumëdimensional sepse ne duam të shohim rezultate konkrete dhe të matshme për realizimin e shtetit të së drejtës. Kjo është jetike për të mbrojtur qytetarët dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik, aq shumë të nevojshëm për të siguruar që brezat e rinj të qëndrojnë në këtë vend të bukur ku kanë lindur pa pasur nevojë të kërkojnë një të ardhme më të mirë jashtë vendit”, tha Calavera.

japin dorëheqjen ose janë duke u larguar nga puna konfirmon se ky është një proces serioz për rinovimin e gjyqësorit. Janë marrë masa seri-oze për të siguruar ekuilibrat dhe ga-rancitë e nevojshme për pavarësinë e organeve të vetingut, në veçanti për të siguruar mungesën e ndonjë roli vendimmarrës ose përfshirjes së nivelit politik në to. Vëzhguesit tanë ndërkombëtarë po monitorojnë nga afër çdo hap të vendimmarrjes në të gjitha rastet e vetingut. Deri më tani, nuk ka asnjë të dhënë për ndërhyrje politike ose presion tjetër të padrejtë të jashtëm apo të brendshëm”, u shpreh Calavera.

Fondet nga BE për drejtësinëShefja e ONM deklaroi më tej se

angazhimi i ndërkombëtarëve për të reformuar gjyqësorin është serioz, duke shtuar se BE ka investuar 42 milionë euro. Calavera u shpreh se presin që të shohin rezultate të prekshme nga reforma në drejtësi,

Gjykata e Tiranës pushim, ja kur rinis hedhja e shortit për çështjet

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë u ka dhënë ‘pushimet’ gjyqtarëve. Përmes një njoftimi të fundit bëhet me dije se, shorti elektronik, i cili bën shpërndarjen e gjykatësve sipas çështjeve të ardhura me seksione: civile, pe-nale, tregtare, familjare etj., do të rinisë me datë 2 shtator. “Kërkesat e sigurimit të padisë, përjashtim gjyqtari, shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik dhe shuarjet e masave të sigurimit do të hidhen në short deri në datë 26.07.2019. Për periudhën 27.07.2019 deri më datë 02.09.2019, gjykimi i kërkesave penale të bëra gjatë hetimeve paraprake (masat e sigurimit, revokimet, zëvendësimi i tyre, kërkesat për shuarje dënimi, kërkesat urgjente për të miturit), shuadet e masave të sigurimit si dhe kërkesat për sigurimin e padisë që do të vijnë gjatë periudhës së gushtit, do ti kalojnë për gjykim gjyqtarit të gatshëm sipas grafikut të gat-ishmërisë”, njoftoi gjykata.

Dervishaj: Policia e hapur për bashkëpunim

ndërkombëtarDrejtori i Rendit në Policinë e

Shtetit, Albert Dervishaj deklaroi dje se policia është e hapur për bashkëpunim ndërkombëtar. Duke folur për masat e marra për sezonin turistik, ai u shpreh se strukturat e kufirit dhe migracionit kanë punuar me kapacitet të plotë. “Strukturat tona të kufirit dhe migracionit kanë punuar me kapacitet të plotë që do të thotë kanë përforcuar pikat e kalimit dhe në mjaft raste, si në pikën e kalimit kufitar në Morinë të punojë me procedurë të përshpejtuar. Gjatë një periudhe një javore hyjnë rreth 200 mijë shtetas të huaj të territorin e Republikës së Shqipërisë. Policia e Shtetit ka nënshkruar marrëve-shje bashkëpunimi me Kosovën, me Italinë, me departamentin e sigurisë publike, janë 6 punonjës të policisë italiane që do qëndrojnë deri në fund të gushtit. Me Malin e Zi kemi dërguar në Ulqin dhe Budva dhe me Kroacinë. Policia shqiptare është e hapur drejt bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha Dervishaj.

Page 3: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...ku dhe është shprehur se të gjithë politikanët e korruptuar do të përballen me drejtësinë. Sipas avokatit,

GAZETA SOT E Premte 9 Gusht 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Deri në fillimin e funksionimit të Proku-rorisë së Posaçme, kompetenca e saj për të ushtruar ndjekjen penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq, për veprat penale apo subjektet e përcaktuara në pikën 2, të nenit 135, të Kus-htetutës, ushtrohet përkatësisht nga Prokuroria e Përgjithshme, prokuroritë e rretheve gjyqësore apo Prokuroria e Krimeve të Rënda, sipas kom-

petencës dhe juridiksionit të parashikuar nga legjislacioni në fuqi përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 76/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. Ditën e fillimit të funksionit të Prokurorisë së Posaçme, çështjet nën hetim apo gjykim i transferohen menjëherë për ndjekje kësaj prokurorie.

Ja parashikimet në ligj për kalimin e dosjeve

SPAK dhe BKH sipas shembullit kroat, ja si u hetua Ivo Sanader dhe paniku në politikën shqiptare

SPAK dhe Byroja e Hetimit do të ngrihen sipas shembullit të Kroacisë dhe Rumanisë. Në Kroaci funksionon USKOK, që është simo-tra e SPAK, ndërsa në Rumani ky institucion quhet DNA. Në të dyja këto vende strukturat e posaçme kanë dërguar pas hekurave me qindra zyrtarë të lartë, nga ish-kryeministra te deputetë e ministra. Rasti i më i njohur i luftës ndaj korrupsionit është ai i arrestimit të kryeministrit kroat. Ivo Sanader. Hetimi ndaj tij ka nisur nga informimi proaktiv i vazhdueshëm në media. Gazetarët rapor-tonin që Sanader mbante ora dorë shumë të

shtrenjta, një prej të cilave vlente mbi 100.000 Euro. Hetimi ka nisur pas indicieve të para dhe ishte shumë i vështirë grumbullimi i provave. Hetimi u krye nga një skuadër, që konsistonte nga 7 Prokurorë dhe që punonin 16 orë në ditë përfshi të Shtuna dhe të Diela. Është arritur të merren fakte të rëndësishme, që çonin në konkluzionin se ish Kryeministri ishte përf-shirë në aktivitete korruptive kriminale. Dësh-mitarë të ndryshëm janë kontaktuar ku kanë dhënë fakte shumë të rëndësishëm veçanërisht për fillimin e procesit. Ai është arrestuar në Austri më 10 Dhjetor 2010 dhe u dënua me 8 vjet

burg. Përveç Prokurorisë Speciale, rol të rëndë-sishëm do ketë dhe polica gjyqësore e SPAK, që do emërtohet Byroja e Hetimit. Hetuesit e saj do trajnohen nga amerikanët. Sipas ligjit, hetuesi është punonjës i Byrosë Kombëtare të Hetimit i cili është përgjegjës për hetimin. Ai gëzon sta-tusin e oficerit të policisë gjyqësore dhe kryen hetime vetëm nën drejtimin e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Kandidati për hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit përzgjidhet pas një procesi rekrutimi, që mbështetet në prakti-kat më të mira të rekrutimeve konkurruese, të cilat parashikohen në një rregullore të hartuar

dhe miratuar nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Një kandidat mund të emërohet si hetues vetëm pasi të ketë përfunduar trajnimin përkatës dhe të ketë shfaqur aftësitë, që garan-tojnë kryerjen e detyrave sipas standardeve të kërkuara profesionale në përputhje me nenin 38 të këtij ligji. Emërimi i hetuesit në Byronë Kombëtare të Hetimit bëhet nga Drejtori, me pëlqimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Hetuesi caktohet nga Drejtori i Byronë Kom-bëtare të Hetimit ose Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme që të punojë me një prokuror të Prokurorisë së Posaçme.

Kliti TOPALLI

Vjeshta pritet të sjellë tërmet në politikën shqiptare. Edhe pse është sulmuar dhe anatemuar për plot 3 vite, reforma në drejtësi duket se

nuk do të ketë më asnjë pengesë për të ngritur Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. 10 kan-didatë për Prokurorinë Speciale e kanë kaluar vetingun dhe vetëm 2 prej tyre janë ankimuar. 5 të tjerë do dalin në seanca dëgjimore në javët e para të shtatorit dhe në tetor Prokurori e Posaçme Antikorrupsion do të jetë gati. Por si do funksionojë kjo prokurori? Nga do të nisë puna e saj? Kush janë më të rrezikuarit? Sigurisht që objekt i punës së SPAK do jenë bosët e krimit dhe të korruptuarit. SPAK do ketë kompetencat që kanë sot Krimet e Rën-da. Por më të rrezikuar padyshim janë ata që kanë çështje të hapura. Në nenin 57, pika 5 e ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është e përcaktuar e zeza mbi të bardhë se në momentin që do të ngrihet Prokuroria e Posaçme, apo Speciale, të gjitha dosjet ndaj pushtetarëve do dorëzohen aty. Ndërsa në Kodin e Procedurës Penale dhe në Kushtetutë janë përcaktuar kompeten-cat e SPAK dhe çdo dosje ndaj deputetëve, ish-deputetëve, ministrave, ish-ministrave, kryebashkiakëve, ish-kryebashkiakëve, kryeministrave apo ish-kryeministrave kalon te Prokuroria Speciale pavarësisht se ku po hetohet.

Emrat që rrezikojnë Nga ngritja e SPAK janë të rrezikuar

padyshim të gjithë politikanët që kanë vjedhur taksat e qytetarëve. Por mes tyre ka dhe nga ata që do u vijë radha më shpejt. Gazeta po tregon 9 dosjet që do kalojnë të parat te SPAK. Mes tyre ka emra mjaft të njohur. I pari është kryeproku-rori Adriatik Llalla. Ai po hetohet nga Krimet e Rënda për 4 vepra penale dhe afatet hetimore. Sapo SPAK të ngrihet, dosja e tij do kalojë men-jëherë aty. Diçka e tillë u paralajmërua dhe nga kreu i KLP, Gent Ibrahimi. Një tjetër emër është kreu demokrat, Lulzim Basha. Ai po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për lobimet në SHBA. Basha së fundmi u mor i pandehur për pastrim parash dhe për mosdeklarim të shpenzimeve në fushatë. I rrezikuar është dhe ish-kryeminis-tri Sali Berisha, djali i tij dhe disa ish-ministra. Një dosje që ka mbetur e hapur nga prokuroria është ajo e CEZ. Në prokurori ka një padi nga Kuvendi dhe një nga juristi Romeo Kara ndaj rreth 21 zyrtarëve. Edhe kjo dosje kalon te SPAK. I rrezikuar është dhe presidenti Ilir Meta. Ndaj tij ka një padi te Krimet e Rënda

Ja si do transferohen dosjet te SPAK

Puna e SPAK nis me 9 dosje të bujshme, të rrezikuar Basha, Meta, Berisha, Tahiri

dhe Llalla, ja si do pastrohet politikaJa si do të mbahen në

monitorim anëtarët e SPAK Llogaritë financiare të kryetarëve

të gjykatave, të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të or-ganizuar, të drejtuesit, prokurorëve të posaçëm dhe punonjësve të Prokurorisë së Posaçme, të drejtorit, zëvendësdrejtorit, hetuesve, oficerëve të shërbimeve të Policisë Gjyqësore dhe punon-jësve të tjerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si edhe të anëtarëve të afërt të familjeve të tyre vëzhgohen në përputhje me rregullat e parashikuara në nenin 50 të këtij ligji. Telekomunikimet e kryetarëve të gjykatave, gjyqtarëve, drejtuesit, prokurorëve, drejtorit, zëvendësdrejtorit, hetuesve, oficerëve të shërbimeve të Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit mbikëqyren në për-puthje me rregullat e parashikuara në nenin 51 të këtij ligji.

Oficeri përgjegjës i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave bashkëren-dojnë veprimtaritë e tyre dhe takohen, sipas nevojës, por jo më rrallë se një herë në muaj, për të diskutuar mbi veprimtari të dyshimta.

Oficeri përgjegjës i raporton proku-rorit të posaçëm të gatshëm çdo informacion që mbështet një dyshim të arsyeshëm për korrupsion apo veprimtari kriminale. Nëse prokurori i posaçëm duket i përfshirë në vep-rimtarinë kriminale, atëherë oficeri përgjegjës i raporton cilitdo prej prokurorëve të posaçëm në Prokurorinë e Posaçme, i cili duket se nuk është i përfshirë në veprimtarinë e dyshimtë.

Drejtoria e Përgjithshme e Paran-dalimit të Pastrimit të Parave cakton një punonjës të saj, në konsultim me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, për të mbikëqyrur llogaritë financiare të kryetarëve, gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatave kundër korrup-sionit dhe krimit të organizuar, të drejtuesit, prokurorëve dhe punonjësve të Prokurorisë së Posaçme, drejtorit, zëvendësdrejtorit, het-uesve dhe punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, oficerëve të Shërbimeve të Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe të anëtarëve të afërt të familjeve të tyre. Ky person është përgjegjës për kallëzimin e çdo vepre penale të mundshme dhe ka atributet e Policisë Gjyqësore. Ky pozicion i kalon një punonjësi tjetër me rotacion çdo dy vjet. Oficeri përgjegjës i Drejtorisë së Përg-jithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave mbikëqyret nga oficeri përgjegjës, sipas pikës 4, të nenit 42, të këtij ligji. Oficeri përgjegjës nuk ka përgjegjësi të tjera.

për aferën CEZ-DIA të dorëzuar po nga Romeo Kara. Sipas ligjit të luftës antikorrupsion, pas dosjeve të prokurorisë, do ketë transferim dhe të çështjeve që janë te Gjykata e Krimeve të Rënda. Kjo do të thotë se nga zyrtarët rrezikon ish-ministri Saimir Tahiri. Po ashtu ka dhe disa çështje të tjera si ajo “Babale”, Toyota Yaris”, etj. Për këtë të fundit u mor në pyetje dhe vetë Basha nga prokurorët belgë.

Rruga Sipas statistikave të Gjykatës së Krimeve

të Rënda dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, nën hetim dhe në gjykim janë dhjetra dosje me

rreth 700 emra, kryesisht nga radhët e krimit. 30 çështje janë në gjykatë me 200 të pandehur, ndërsa rreth 400 emra janë momentalisht në hetim nga prokuroria. Të gjitha këto dosje do i marrë në dorë SPAK. Përveç kësaj, ajo që do fundosë të korruptuarit është një udhëzim i Arta Markut. Në fund të vitit që lamë pas kryeprokurorja kërkoi që të ngrihet te Krimet e Rënda një njësi që do të hetojë në aspektin pasuror të gjithë emrat që janë hetuar ndër vite. Pra, të gjitha dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar janë grumbulluar te Krimet e Rënda dhe SPAK do e ketë të lehtë t’i rihapë.

1. Dosja “CEZ-DIA”, të kallëzuar Meta e Berisha dhe 5 ish-zyrtarë.

2. Dosja e privatizimit të CEZ, kallëzuar Berisha, djali i tij dhe disa ish-ministra

3. Dosja e aferës me rrugën Tiranë-Elba-san.

4. Dosja e Saimir Tahirit, akuzuar për pjesëmarrje në grup kriminal.

5. Çështja e “Toyota Yaris”.6. Çështja “Babale”.7. Rasti i Adriatik Llallës, nën hetim për

4 vepra penale.8. Padia e Izet Haxhisë ndaj Sali Ber-

ishës.9. Dosja e lobimeve të PD në SHBA,

Basha u mor i pandehur

Ja 9 dosjet që kalojnë te SPAK

Page 4: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...ku dhe është shprehur se të gjithë politikanët e korruptuar do të përballen me drejtësinë. Sipas avokatit,

4 GAZETA SOTE Premte 9 Gusht 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Presidenti Ilir Meta pak ditë më parë publikoi një mesazh kërcënues që ia kishte dërguar kryeministri Edi Rama pak kohë më parë, i cili i vinte në dukej faktin se kur të mbyllte mandatin e kreut të shtetit nuk do të gjente këmbë Lëvizje Socialiste Integrim. “Rama më dërgoi një SMS ku më thoshte: “Lulit i kam shkuar në fund të 2017 se pas zgjedhje lokale nuk do jetë kryetar partie, ndërsa ty po të shkruaj se pasi të mbarosh mandatin si President nuk do gjesh më gjurmë LSI-je”. Pra, i vjen keq edhe për mua edhe Lulit, mua kur nuk më erdhi keq për ditët e mia në PS në ditët e mia më të zeza, që Edi i gjuante me gurë, e bënte pis atë, nuk më vjen keq as për LSI se e bëra për të dhënë mundësi të rinjve si Gjosha, Panariti, Mehmeti të bëjnë diçka të mirë për vendin”, deklaroi Meta.

ILIR META: EDI RAMA PO PUNON PËR ELIMINIM E LSI

“Me Kodin Zgjedhor aktual rezultatet e zgjedh-jeve kanë dalë brenda dy ditëve, qoftë në zgjedhjet e 2009 si dhe ato të 2013, apo 2017. Ndërsa në votimet socialiste të 2019 ku kandiduan, votuan dhe numëru-an vetëm socialistët ka gati tre javë që nuk ka dalë akoma rezultati i vjedhur, i shtuar dhe i manipuluar. Sa për reformën zgjedhore si alibi e neveritshme, shqiptaret janë shumë të gatshëm të shkojnë që nesër në zgjedhje, me të njëjtin Kod Zgjedhor, por pa Ramën. Shqiptarët nuk mërziten fare se do të duhen te pres-in dy ditë për të dalë rezultatet prapë së prapë janë shumë më shpejt se javë të tëra pa rezultat si votimet socialist-moniste të 30 qershorit”, deklaroi pak ditë më parë ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili.

LSI NË SULM NDAJ REFORMËS ZGJEDHORE

Pas Metës edhe Berisha sulmon vetingun: Procesi ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve gjueti shtrigash, bëhet për llogari të qeverisë

Procesi i vetingut të prokurorëve dhe gjyqtarëve, si pjesë e reformës në drejtësi vijon të marrë shumë vëmendje në opinionin publik dhe politik për shkak se ai po shoqërohet me largime në masë të përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë. Të shumtë janë ata që e mbështesin procesin e rivlerësimit kalimtar për njerëzit e drejtësisë, ndërkohë ka edhe nga ata që e kanë sulmuar atë, sikundër janë krerët e opozitës, madje edhe vetë Presidenti Ilir Meta. Por ditën e djeshme sulme në adresë të procesit të vetingut ka adresuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit gjatë një

prononcimi për “Zërin e Amerikës” deklaroi se ai nuk ka qenë kundër reformës në drejtësi, por sipas tij, kjo strategji e ndjekur është e njëanshme dhe ndihmon vetëm mazhorancën qeverisëse, pasi po flak nga sistemi i drejtësisë ata që ajo i konsideron si “armiq”. “Ne nuk kemi qenë kundër reformës. Ne e shpëtuam reformën. Ata që vlerësojnë reformën vetëm nga vetingu që ka dy anë të padiskutueshme. Ka anën që nxjerr nga sistemi njerëz. Dhe anën që bën gjahun e shtrigave për llogari të qeverisë në mënyrë të padiskutueshme. Por ka një gjë themelore. Ky Vetting që bëhet thyen

parimet universale, thyen parimet e mishëruara në Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Nuk e lamë ne vendin pa gjykatë kushtetuese. Dhe në mënyrë absolute kjo ka qenë e qëllimshme. Se nëqoftëse vendi sot është pa Gjykatë Kushtetuese, ishte kjo që na ndau ne nga reforma pasi votuam ndryshimet kushtetuese. Ne ishim për një Vetting që shkonte nga poshtë lart dhe nuk krijonte vakum në sistem”, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha. Ndërsa dekan i Fakultetit të Drejtësisë në UT, Artan Hoxha gjatë një prononcimi për “Zërin e Amerikës” paralajmëroi se nëse ecet me

këto ritme sistemit të drejtësisë do t’i kanoset një rrezik i madh. “Duhet një rivlerësim i situatës. Dihej që në fillim që sistemi vuante, por nëse këtë mekanizëm në do ta përdorim kaq ashpër ne kemi rrezik të humbasim sistemin ose ta vëmë atë në rrezik në ushtrimin e funksioneve dhe detyrave kushtetuese që ka”, deklaroi dekan i Fakultetit të Drejtësisë në UT, Artan Hoxha. Rivlerësimi i afro 700 prokurorëve dhe gjyqtarëve pritet të përfun-dojë në vitin 2026. Ndërkohë, në shkarkimin e mbi 70 gjyqtarëve dhe prokurorëve nga detyra kriteri kryesor ka qenë ai i pasurisë.

Rigels SELIMAN

Lëvizja Socialiste për In-tegrim rrezikon të shkri-het fare si parti. Bojkoti i zgjedhjeve vendore të 30

qershorit, por edhe djegia e man-dateve duket se po dëmton më tepër partinë e Monika Kryemadhit, kra-hasuar me Partinë Demokratike. Kjo e fundit është një parti që ka një elektorat bazë, ndryshe nga LSI, e cila elektoratin e saj e mban pranë vetës vetëm përmes punësimit. Por në kushtet kur Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar thuajse të gjitha bashkitë e drejtuara prej saj, ka nisur edhe hemorragjia në radhët e kësaj partie. Sipas infor-macioneve, mësohet se me futjen në zyra të kryebashkiakëve socialistë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, shumë nëpunës të LSI kanë nisur të kalojnë tek Partia Socialiste. Mësohet se kjo lëvizje ka prekur të gjitha bashkitë që deri më dje administroheshin nga Lëvizja So-cialiste për Integrim, ku shumica kanë kaluar apo do të kalojnë pranë socialistëve, në mënyrë që të mbajnë vendin e punës. Gazeta e ka paralajmëruar edhe më parë këtë gjë, por dorëzimi i 8 bashkive në duart e mazhorancës qeverisëse, duket se po sjell fundin e LSI më shpejt se sa mendohej. Po ashtu, burimet i thanë gazetës se në shumë qytetet nëpunës së bashkive të ad-ministruara deri më dje nga partia e Kryemadhit janë parë në zyrat e Partisë Socialiste për të marrë teserën e kësaj partie, lëvizje kjo që do t’i ndihmojë ata që të ruajnë vendin e punës.

Alarm në partinë e Monika Kryemadhit

Interesant është fakti se rik-thimi i “hemorragjisë” në këto ditët të nxehta vere, ka ndezur alarmin tek Lëvizja Socialiste për Integrim, e sidomos tek krerët e saj bash-këshortët Ilir dhe Monika Kryema-dhi. Këtë të fundit teksa po shikojnë me sytë e tyre që “kalatë” e LSI po bien një nga një dhe militantët apo anëtarët po rendin drejt PS, janë pushtuar nga paniku. Kjo pasi nëse do të vijohet me këto ritme, bren-da këtij viti Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbetet pa anëtarë,

Nëpunësit e LSI rendin drejt PS për të marrë teserat e PS

Fillon hemorragjia në radhët e LSI, të gjithë të punësuarit në bashki nisin të kalojnë

me PS, alarm në partinë e Monika KryemadhitKërpaçi: Koncesionet, po

varfërojnë qytetarët Ish-deputetja e LSI, Floida Kër-

paçi ka akuzuar dje kryeministrin Edi Rama se po varfëron qytetarët shqiptarë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kërpaçi deklaroi se përmes koncensioneve nuk rritet ekonomia, por e kundërta mund të ndodhë. “Politikat e PPP, përveç gra-bitjes dhe shpërdorimit të taksave të shqiptarëve janë pa asnjë impakt në ekonominë e vendit, biznesit apo familjeve shqiptare. Këto PPP veç mbushin llogaritë offshore të Ramës dhe klientëve të tij oligarkëve. Sot kemi një qeveri që nuk ka asnjë vizion për ë ardhmen e vendit. Sot kemi një qeveri pa plan për sfidat që e presin në të ardhmen vendin. Studimi është një këmbanë alarmi për shqiptarët, të cilët duhet të kenë mundësinë përmes zgjedhjeve të zgjedhin një qeveri që përfaqëson kërkesat e tyre, dhe që jep llogari për realizimin e premtimeve, për mbrojtjen e interesit publik, dhe trashëgimin e natyrës dhe të vendit te brezat e ardhshëm jo te xhepat e klientëve”, deklaroi Kërpaçi.

Manjani: Shqipëria në krye të OSBE, fatkeqësi

Shqipëria pritet që të marrë Presidencën e radhës së OSBE, pas pak muajsh. Por kjo ngjarje duket se nuk është mirëpritur nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Manjani e shikon si një fatkeqësi lënien e këtij organizmi në duart e kryeministrit Rama. Sipas tij, dy rrugë janë ose t’i vihet kyçi OSBE, ose rikthimi i zg-jedhjeve me standarte. “Lënia e dre-jtimit të OSBE në duart e Ramës, nuk është problem i këtij të fundit, por i atyre që ia lanë. Dy rrugë janë: ose do duhet t’ia heqin nga dora, ose ti vënë drynin edhe OSBE se s’ka më asnjë fije fytyrë të flasë për demokraci, sig-uri, zgjedhje e media të lira. Le pastaj ti kërkojë hesap Putin apo Erdogan për këto gjëra. Opsioni që të dënohen sjelljet thellësisht antidemokraci që Edi Rama i bën Shqipërisë duket i vakët. Kur mendoj që Palmeri pra-noi votimet antikushtetuese, s’kam ndonjë shpresë më. Ja pafshin hajrin! Ndoshta e meritonte këtë fund edhe OSBE”, deklaroi Manjani.

ku i vetmi elektorat i saj do të jenë vetëm drejtuesit e partisë. Meg-jithatë, kjo është vetëm njëra anë, pasi Kryemadhi, Meta dhe drejtues të tjerë të kësaj partie kanë edhe një tjetër merak që po i sfilit dhe po i lë pa gjumë. Mësohet se frika tjetër e madhe që po bashkëjeton me Kryemadhin dhe të tjerë titul-larë të kësaj partie është reforma zgjedhore. Një ndryshimi i sistemit zgjedhor që do të favorizonte Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste, me shumë gjasa do të çonte për “skrap”, jovetëm LSI, por

gjithë partitë e tjera të vogla. Dhe për të vërtetuar se ekziston një mer-ak i kësaj natyre, mjafton të shikosh retorikën e ashpër të presidentit Ilir Meta, i cili është në sinkron me Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke mbrojtur njëri-tjetrin.

“Shkrirja” e LSI, Edi Rama porosi socialistëve

Kryeministri Edi Rama urd-hëroi pak ditë më parë vartësit e tij në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste, pas zgjedhjeve të 30 qershorit që të mobilizohen fort, me qëllim “shkrirjen” e LSI. Mësohet se

një nga taktikat që socialistët do të përdorin kundrejt militantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim është se do t’i ftojnë në Partinë Socialiste, duke iu kujtuar që në fillim kanë qenë socialistë. Ndërsa një tjetër taktikë që socialistët do të ndjekin për të joshur militantë, është gjatë takimeve me militantët do t’u kërkojnë këtyre të fundit që t’i bashkohen PS, pasi LSI nuk do të vijë më në pushtet dhe se vetëm Partia Socialiste ua garanton vendin e punës. Ndërkohë që takti-ka tjetër është shkarkimi nga puna.

Page 5: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...ku dhe është shprehur se të gjithë politikanët e korruptuar do të përballen me drejtësinë. Sipas avokatit,

GAZETA SOT E Premte 9 Gusht 2019 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Presidenti Ilir Meta deklaroi pak ditë më parë se kërkesa e Lulzim Bashës për largimin e Edi Ramës është tekë opozitare. “Kur kam firmosur dekretin për shfuqizimin e zgjedhjeve para jush e kam bërë të qartë se nuk jam këtu për të plotësuar tekat e asnjë partie, përf-shirë edhe ato opozitare apo disa

parti opozitare. Unë jam këtu për të plotësuar detyrimet e mia shtetërore. Dhe unë detyrimet e miat shtetërore, kushtetuese, ligjore i di shumë mirë. 13 tetori është e vetmja datë kushtetuese ligjore për zgjedhjet vendore në Shqipëri! Më 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje shtetërore dhe të ligjsme”, deklaroi Meta.

Meta thumbon Bashën

Por sulmi i Presidentit Ilir Meta në adresë të krye-tarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen si një kundërpërgjigje ndaj deklaratave të këtij të fundit. Kryedemokrati Basha dy ditë më parë përmes një sta-tusi në rrjetet sociale, shigjetoi Metën, duke i përmendur prangat. “Ja si hajduti psikik vodhi zgjedhjet me krimin e organizuar për të plaçkitur Shqipërinë me ta dhe me oligarkët grabitqarë! Vetëm zgjedhjet e lira dhe të

ndershme me një qeveri transitore pa hajdutin psikik, dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale. Kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga poli-tikanë me pranga në duar”, deklaroi ai. Po ashtu, Basha deklaroi gjatë një takimi me simpatizantë të partisë së tij në qytetin e Krujës, se nuk mund të ketë zgjedhje të lira me Edi Ramën kryeministër.

Basha i kujtoi Metës prangat

Vijon beteja me dekrete, Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend kontratën koncesionare të rrugës Milot-Balldren, ja arsyet që jep

Presidenti Ilir Meta duket se nuk ka ndër-mend të ndal “luftën” që ka nisur me qeverinë. Ndonëse dy ditë rresht kreu i shtetit kthehu për rishqyrtim në Kuvend ligjet për Kodin Penal dhe për koncesionet dhe PPP, ditën e djeshme Meta kthehu mbrapsht edhe kontratën e koncesionit të rrugës Milot Balldren. Sipas tij, një veprim i tillë erdhi për shkak se ky projekt nuk është fituar në kushte transparente, duke shtuar se kjo gjë ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në ekonominë

e vendit. Presidenti Meta u shpreh se projekti 213 milionë euro për këtë segment rrugor nuk rezulton të ketë një studim fizibiliteti të plotë dhe objek-tiv të hartuar dhe të miratuar nga institucionet shtetërore përgjegjëse të ngarkuara me ligj me këtë detyrë. “Presidenti Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 52/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe En-ergjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”,

sh.p.k., si koncesionarit, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot–Balldren”. Kontrata e lidhur mes autoritetit kontraktor dhe operatorit ekonomik, është formalizuar përgjatë një procesi aspak transparent ndaj publikut dhe pa një bazë ligjore për negocimin e çmimit të saj; Mungesa e një vlerësim të qartë ekonomik, krijon rrezik për cenim të financave të shtetit; Nuk rezulton të ketë

një studim fizibiliteti të plotë dhe objektiv të har-tuar dhe të miratuar nga institucionet shtetërore përgjegjëse të ngarkuara me ligj me këtë detyrë”, thuhet në dekretin e presidentit. Më tej, në argu-mentin e tij Meta shtoi se projekti aktual i rrugës Milot-Balldren nuk përputhet me prioritetet dhe objektivat e “Strategjisë Sektoriale të Transportit dhe Planit të Veprimit 2016 -2020”. Sipas tij, është shkelur parimi i efiçencës financiare dhe bux-hetore për investimet publike.

Elisjeda KIKO

Lë v i z j e t e f u n d i t t ë kryedemokratit Lulzim Basha duket se e kanë alarmuar shumë presi-

dentin Ilir Meta. Përveçse po e sulmon Bashën çdo ditë përmes rrjeteve sociale, në sulm janë hed-hur edhe mediat pranë tij. Këto të fundit duket se kanë hedhur dyshime për tradhti të Bashës ndaj partive opozitare dhe njerëzve të tij. Dorëzimi i Kamzës në mënyrë të qetë ka shqetësuar jashtë mase presidentin, i cili përmes mediave po tregon se është i shqetësuar nga një puç i dytë Rama-Basha. Një prej këshilltarëve të Metës, përmes një artikulli në gazetën “Koha Jonë”, e ka cilësuar Bashën Hamza Kastri-ot. Duke ju referuar dorëzimit të Kamzës pa rezistencë, në shkrim ngrihet dyshimi për tradhti. “Asgjë nuk ndodhi, as protestë të madhe dhe as protestë të vogël nuk pati dje në darkë. Selia blu u mjaftua me deklarata, por Edi Rama ka treguar se nuk pyet fare për deklarata. Ai ka frikë nga përballja popullore ose më saktë siç thonë analistët e njohur Lubonja e Bushati, nga dhu-na e popullit të revoltuar. Historia na ka treguar se kalaja e Beratit iu dorëzua, dikur turqve, nga Hamza Kastrioti, pasi osmanët nuk e mer-rnin dot. Çdo lloj krahasimi çalon, por pas asaj që pamë dje në Kamëz, pyetja del vetiu: Kush ishte “Hamza Kastrioti” dje në Kamëz?!”, thuhet në artikull. Basha ditë e fundit është distancuar ndejshëm nga aleatët e tij. Meta e ka kuptuar se Basha pasi dogji mandatet dhe bojkotoi zgjedhjet po i largon dhe dihet që partitë e vogla rrezikojnë shkrirjen. Prandaj Meta flet për Hamza Kas-triotë, pasi dyshon se me aksionin opozitar, Basha po çon drejt fundit LSI.

Meta në sulm ndaj Bashës Duket ndjeshëm që shqetësim-

et e presidentit janë rritur këto ditët e fundit dhe për këtë arsye sulmet ndaj Bashës kanë qenë të shumta. Edhe ditën e djeshme, kreu i shtetit ka bërë të njëjtën gjë, duke shigjetuar në mënyrë direkte kreun demokrat Lulzim Basha. Përmes një postimi në rrjetin social Face-book, Meta u shpreh se opozita nuk mund të presë që Rama të ikë vetë, por duhet të përballet më të dhe

Basha nis distancimin nga LSI dhe partitë e tjera aleate

Ilir Meta në panik nga shkrirja e LSI, krahason Bashën me Hamza Kastriotin dhe e akuzon për

bashkëpunim me Ramën për refuzimin e 13 tetoritKthimi i dekreteve,

Mustafaj: Veprime të drejtaIsh ministri i Jashtëm Besnik

Mustafaj komentoi ditën e djeshme veprimet e presidentit Ilir Meta, i cili ka kthyer për rishqyrtim shumë ligje. Në një intervistë televizive, ai tha se opozita është jashtë Parlamentit dhe nuk ka asnjë fuqi ti ndalojë, duke i cilësuar veprimet e presidentit si të drejta. “Presidenti Ilir Meta është shumë aktiv, sepse mungon opozita në parlament. Presidenti me kthim ligji është brenda rregullave. Bashko-hem me konkluzionin e Presidentit, që thotë se : zgjedhjet janë zgjidhja dhe opozita duhet të bashkohet drejt rrugës për të rrëzuar regjimin e in-staluar nga kryeministri. Nuk mund të këtë zgjedhje, pa krijimin e një qeverie kujdestare dhe në kushtet kur ata: që të gjithë personalitetet në PS, ministra dhe zyrtarë, që kanë dalë në përgjime nuk kanë shkuar para dre-jtësisë. Dy kushtet e opozitës janë të drejta. Qeveria nuk i lexon zemërimet e qytetarëve. Në kushtet kur të dyja palët janë një luftë llogoresh, por jo luftë dinamike, unë nuk pres që të ndodh ndonjë gjë e madhe ”, tha ai.

Nard Ndoka: 30 qershori, grusht shteti

Kreu i PDK Nard Ndoka tha se në 30 qershor ndodhi një grusht shteti institucional, pasi qeveria dhe KQZ-ja nuk respektuan dekretin e Presi-dentit. Në një intervistë televizive, ai deklaroi se Ilir Meta duhej t’i drejtohej ndërkombëtarëve ose ushtrisë. “Presi-denti nxori një dekret për 30 qershor-in, që është hedhur poshtë në mënyrë absurde nga qeveria dhe KQZ. Presi-denti në këtë rast është nxjerrë jashtë loje, ka një grusht shteti nga kryem-inistri. Presidenti duhet t’i drejtohej institucioneve ndërkombëtare ose ushtrisë. Zgjedhjet e 30 qershorit ishin anuluar, ndërsa kryeministri organizoi zgjedhje. Presidenti kishte mundësitë që t’i bënte thirrje Gardës dhe ushtrisë për ta penguar këtë gjë. Ose të jepte dorëheqjen, duke mos u bërë tabelë qitjeje. Ne i kemi respek-tuar dekretet e Presidentit, por sot nuk është koha për deklarime sportive apo batuta. Meta nuk i jep rëndësinë e duhur institucionale papërgjegjsh -mërisë së kësaj mazhorance. Opozita nuk e zgjidh dot këtë përplasje in-stitucionale”, tha ai.

18 tetori po afron", tha Meta.Sulmet

Edhe dy ditë më parë, kreu i shtetit e sulmoi ashpër kreun demokrat, i cili vendosi të mos regjistrohej në zgjedhjet e 13 te-torit, duke thënë se moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave. “Moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociat-

ave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, pasi ka për të humbur gradualisht pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik”, u shpreh ai. Ndërkohë, Meta e mbyll shënimin e tij në rrjetet sociale, duke kujtuar datën kur vendoset për negociatat e Shqipërisë, çka tingëllon si një paralajmërim i fun-dit për politikën shqiptare për gjet-jen sa më shpejt të një kompromisi politik. “18 tetori po afron”, tha ai.

duhet ta mundë përmes zgjedhjeve, duke sjellë si shembull Milloshe-viçin dhe duke bërë një krahasim me largimin e tij dhe përfundimin në Hagë. "Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje. Vetëm duke qëndruar në anën e ligjshmërisë dhe pjesëmar-rjes në institucione, opozita mund të ndihmojë vendin, demokracinë, drejtësinë, por edhe vetveten. Nëse opozita në Serbi do të priste që Mil-losheviçi të dënonte Millosheviçin, apo të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, padyshim që edhe sot e kësaj dite ai mund të ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra. Por opozita mori vendimin më të drejtë duke u bashkuar, duke u për-ballur me të dhe duke e mundur. Më pas i vuri prangat dhe e përcolli për në gjykatën e Hagës. Ndaj zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për demokra-ci dhe drejtësi. Çdo gjë tjetër është justifikim, alibi dhe bashkëfajësi!

Page 6: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...ku dhe është shprehur se të gjithë politikanët e korruptuar do të përballen me drejtësinë. Sipas avokatit,

6 GAZETA SOTE Premte 9 Gusht 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Mos harroni një fakt se ata që i përka-sin pjesë intelektuale nuk janë bërë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit përmes torturave, por janë bërë me dëshirë. Kështu që, nuk e meritojnë sot që të jenë pjesë e poetikës apo kudo tjetër. Megjithatë, dua të shtoj se baza e Komisionit të Reformës Zgjedhore është ndryshimi i sistemit zgjedhor, pasi ajo i zhvesh këta dhe nuk i bën më pronarë të politikës. Deri para ’90 ishte Enver Hoxha, ai i cili i përzgjidhte kandidatët për deputet,

sot i bën Enver Basha, Enver Rama dhe Nexhimije Kryemadhi. Pra, ose duhet të hapen listat, ose deputetët të votohen në sistem mazhoritar, në mënyrë që qytetari ta dijë se për kë voton. Kështu që, nëse fitoj unë apo jo në një sistem mazhoritar, nuk ka rëndësi, pasi e rëndësishme është që ata që të vijnë në Kuvend të jenë deputetët dhe jo “lëpirës” të kryetarit dhe të pamoralshëm”, nënvizoi deputeti i opozitës, Myslim Murrizi gjatë një prononcimi për gazetën “Sot”.

Deputeti i opozitës: Ja pse duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor

Edi Rama: Policia e Shtetit çliroi “Gjirin e Gjipesë” nga uzurpatorët, të vendosur për ta çmontuar këtë fenomenAksioni i Policisë së Shtetit në bregdetin

shqiptar për çlirimin e hapësirave publike nga zaptuesit ka vijuar edhe ditën e djeshme. Ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se policia ka çliruar Gjirin e Gjipesë nga uzurpatorët, sikundër i etike-ton ai ata “biznesmenët” që kanë shtrirë bizneset e tyre në këto vende. “Kush e ka parë Gjirin e Gjipesë, një nga xhevahiret më fantastike të Mesd-heut, e ka me siguri parasysh shtegun e dhive për të zbritur deri poshtë, nën shkëmbin gjigant të çarë si me thikë. Sot nëpër atë shteg u desh të zbriste

policia, për ta çliruar gjirin nga zaptuesi i radhës, që u merrte lekë njerëzve pasi e kishte dhunuar atë bukuri të virgjër, me çadrat e me shezllonë e tij”, deklaroi ai. Beteja e Policisë së Shtetit dhe in-spektorateve qendrore, qysh nga fillim korriku në plazhe, po ndikon në përmirësimin situatës duke iu kthyer hapësirat publike pushuesve dhe duke mos toleruar asnjë zaptues të përfitojë nga këto hapësira. Por sipas kryeministrit kjo nuk mjafton. Për t’i dhënë fund kësaj situate, kreu i ekzekutivit ka bërë të ditur se në vjeshtë do të paraqesin në Kuvend ligjin e ri për mbrojtjen dhe administrimin

e vijës bregdetare nga shteti. Ndërkohë, po dje kryeministri Edi Rama akuzoi ish-kryebashki-akun e Kavajës se ka harruar me muaj të tërë të mbledhë plehrat në zonën turistike të Golemit. Rama ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku shfaqen pirgje gjigande me plehra, ndërsa theksoi se heqja e tyre po bëhet nga kryebashkiaku i ri dhe me ndihmën e pushuesve. Madje, kreu i qeverisë iu kërkon ndjesë pushuesve për situatën, ndërsa kujton se me ligjin e ri për administrimin e vijës bregdetare nga qeveria, sezoni i ri do jetë pa zap-tues. “Duke u marrë me mbrojtjen e kështjellës së

revolucionit imagjinar që s’do ta dorëzonte i gjallë, kryebashkiaku kreshnik i Kavajës ka harruar me muaj të tërë, të mbledhë plehrat në zonën turistike të Golemit. Vazhdon edhe me ndihmën e push-uesve, evakuimi i kodrave me plehra nga krye-bashkiaku i ri, që ende s’ka bërë javën në detyrë. Ndjesë pushuesve të Golemit për këtë mysybet. Me ligjin e ri për Vijën Bregdetare dhe marrjen në dorë nga shteti të përgjegjësisë për administrimin e saj, kam besim se sezoni i ardhshëm do të jetë pa zaptues plazhesh, pa shurdhues veshësh, pa kodra e fusha plehrash”, nënvizoi Rama.

Rigels SELIMAN

Reforma zgjedhore që pritet të mira-tohet në shtator, mund të sjellë edhe zbulimin e spiunëve në politikë. Deri më tani është folur shpesh që

Kuvendi i Shqipërisë ka qenë i mbushur me spiunë që kanë pasur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit, por asnjëherë nuk ka pasur një veri-fikim për ta. Në shtator pritet të nisë fuqishëm puna e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, ndërkohë që, përveç ndryshimit të sistemit zgjedhor dhe depolitizimit të komi-sioneve zgjedhore, debat pritet të shkaktojë edhe verifikimi për ish-Sigurimsat. Aktual-isht, ligji nuk e ka detyrues nisjen e verifi-kimit për një individ nëse ka ose jo lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit dhe për pasojë shumë politikanë i janë shmangur verifiki-mi të figurës. Por Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit po përgatitet për ndërhyrje në ligjin aktual, me qëllim që verifikimi i politikanëve të jetë i detyruar. Gazeta kontaktoi ditën e djeshme me anëtarin e AIDSSH, Simon Miraka, i cili pohoi se në shtator, kur të nisë puna e Komi-sionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore do të paraqisni draftin, në mënyrë që të gjithë politikanët të futen në skaner dhe të mos ketë më shmangie, sikundër ka ndodhur gjatë kë-tyre viteve post komunizmit. “Po punojmë për projektligjin dhe presim që në shtator kur të nise sesioni i ri parlamentar ta prezantojmë te Komisioni i Ligjeve”, deklaroi Miraka.

Murrizi i vendosur për zbuluar spiunët në politikë

Interesant është fakti se përveç Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sig-urimit të Shtetit, i cili kërkon që verifikimi i figurës së politikanëve të bëhet me ligj, një këmbëngulje deri në rezistencë po bën edhe opozita. Gazeta kontaktoi ditën e djeshme me deputetin Myslim Murrizi, i cili deklaroi hapur se verifikimi i politikanëve që kanë pasur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit, jo vetëm që duhet të ishte bërë me kohë, por ai do të mbështes çdo nismë të kësaj natyre. Në këtë kontekst, duke qenë se zoti Murrizi është anëtar i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, siguroi se do të punojë fort që verifikimi për spiunët në politikë të jetë pjesë dhe votohet në këtë komision, në mënyrë që sistemi të pastrohet një herë e mirë nga këta individë. “Verifikimi i politikanëve që kanë pasur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit duhet të ishte bërë me kohë. Por kjo çështje ka mbetur në vend numëro, pasi kanë qenë spiunë ata që kanë marrë vendimin, andaj dhe sot e kësaj dite verifikimi për këdo nuk është bërë. Unë kam qenë ndër të parët deputetët që kam kërkuar

Murrizi: Spiunët e ish-Sigurimit të Shtetit janë ende në politikë dhe zyrat e shtetit

Reforma zgjedhore gati të zbulojë spiunët në politikë, ja ndryshimet që do ndodhin në ligj,

opozita e re në mbështetje të Autoritetit të DosjeveMurrizi: Basha

nuk bëhet dot lider, po shkatërron PD

Deputeti Myslim Murrizi ka hed-hur dje akuza në adresë të kryetarit të PD, Lulzim Basha. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Murrizi i ka kërkuar Bashës që të mos tallet më me shqiptarët, por të flasë troç para tyre se do vetëm pushtetin. Ai i ka theksuar Bashës se nuk bëhet dot lider pa fituar një palë zgjedhje, pasi sipas tij, këtë gjë i ka thënë në mbledhje edhe ish-kryeministri Sali Berisha. “Rama dhe qeveria e tij është bërë e urryer edhe nga shume votues të saj, por ti dhe ata që ke “ graduar” si mender lidera ti, nuk i pjerdh askush. Nuk mund të mashtrosh shqiptarët se kane ndryshuar karakter, dinjitet dhe ves, ata që ikën nga pushteti, me mllef të qytetarëve në vitin 2013 dhe një grusht hajdutësh që qeverisen me Ramën 2013-2017, duke i paraqitur si “ shpikje” e re dhe e ardhmja qeverisë së Shqipërisë. Prandaj boll u talle prej 6 vitesh me demokratët. Nuk bëhesh lider, pa fituar njëherë zgjedhjet te ka thënë Berisha në mbledhje”, deklaroi Murrizi.

Vasili akuza Ramës: Qeveria është e kapur nga mafia

Lëvizja Socialiste për Integrim ka vijuar edhe ditën e djeshme me sulmet në adresë të kryeministrit Edi Rama. Ka qenë ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale ka akuzuar shefin e ekzekutivit se ai dhe qeveria që drejton është e kapur nga krimi i organizuar. “E gjithë qeveria Edi Ramës në çdo nivel mbështet dhe është kthyer në një çirakë të Mafias. Ky është fundi i Shqipërisë dhe kjo është tragjedia më e madhe dhe kjo është një zhbërje e vërtetë kombëtare. Prokurori i Anti-Mafias Nico-la Gratteri i ve vulën lexojeni vetë: “Në Shqipëri ata janë të paprekshëm. Bëhen të pasur, bëjnë krime. Mafia në Shqipëri ka mbështetje dhe mbrojtje nga të gjitha nivelet e qeverisë nga ata më të ulëtat e deri më të lartat”, është shprehur publik-isht Gratteri për emisionin “Narcotica” në RAI 3”, deklaroi ditën e djeshme ish-de-puteti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ndër të tjera në statusin e tij.

verifikimin dhe kam shkuar tek Autoriteti i Dosjeve. Kështu që, unë qëndroj stoik dhe do të mbështes çdo nismë që ka lidhje me verifikimin për të gjithë politikanët dhe jo vetëm që kanë pasur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit. Pra, duke iu përgjigjur pyetjes suaj, unë theksoi se do të mbështes këtë gjë gjatë punës së Komi-

sionit të Reformës Zgjedhore, i cili pritet të nisë punën në shator. Madje, do të këmbëngul fort që të bëhet me ligj dhe të verifikohen lidhjet e politikanëve me ish-Sigurimin, në mënyrë që të mos kemi më ish-sigurimsa në Parlament, apo politikë”, deklaroi ditën e djeshme deputeti i opozitës, Myslim Murrizi.

“Unë kam qejf që të mos ketë më në politikë asnjë nga atë që kanë qenë anëtarë të Partisë së Punës. Boll më. Kemi 29 vjet që na kujtojnë filmin “Vdekja e kalit”. Kemi 29 vjet post komu-nizëm që fytyrat që kanë raportuar dynjanë, që i kanë shitur shpirtin dreqit, që kanë qenë bash-këpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit, UDB-së, KKB-së, japin akoma mend dhe bëjnë vendimi të mëdhaja për kombin shqiptar. E pa tolerueshme që nga 140 deputet që ka Shqipëria, vetëm 8 prej

tyre kanë shkuar për verifikimi të figurës tek Autoriteti i Dosjeve. Pra, duhet të bëhet verifi-kimi nëse kanë pasur lidhje me ish-Sigurimin për ministrat, deputetët, kandidat bashkie apo deputet, diplomatë, deri tek forumet politike të PD-së apo PS-së, e parti të tjera. Unë nuk po them që t’i fusim në burg, por t’i përjashtojmë nga sistemi nëse kanë pasur lidhje me ish-Sig-urimin”, deklaroi deputeti i opozitës, Myslim Murrizi gjatë një prononcimi për gazetën “Sot”.

MURRIZI: TË NISË URGJENT VERIFIKIMI I SPIUNËVE

Page 7: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...ku dhe është shprehur se të gjithë politikanët e korruptuar do të përballen me drejtësinë. Sipas avokatit,

GAZETA SOT E Premte 9 Gusht 2019 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

1. Ardita Alsula (Buna)2. Denar Biba3. Kristaq Traja4. Vasil Bendo5. Konstandin Kazanxhi

6. Luan Dervishi7. Rovena Gashi8. Anila Guri (Kristani)9. Dede Kasneci10. Ilir Mustafaj

11. Mimoza Qinami12. Vladimir Germenji13. Valbona Bala14. Klodian Rado15. Rexhep Bekteshi

16. Sinan Tafaj17. Petrit Kaja18. Gëzim Allaraj19. Fiona Papajorgji20. Zhaklina Peto

20 KANDIDATËT E SKUALIFIKUAR NGA GARA PËR ARSYE PROCEDURALE

“Komisioni i Pavarur ka vlerësuar se do të kishte qenë më e përshtatshme që periudha e pritjes së kandidaturave të pasonte miratimin e rregullores për vlerësimin me pikë të kritereve. Kjo radhë nuk është ndjekur ndaj KED me vendimmarrjen e vet duhet të parandalojë çdo formulim që mund të paragjykohet nga publiku. Konstatojmë dhe vlerësojmë se është ende e paqartë arsyeja se përse duhet të ketë dy lista të

ndara të kandidatëve dhe sesi do të bëhet në vazhdim votimi nga organet e emërtesës kur para tyre paraqiten dy lista dhe nga cila listë do të bëhet përzgjedhja. Në vlerësimin e komisionit ky parashikim do të rezultojë problematik në momentin e zbatimit nga KED dhe nga organet e emërtesës”, thuhet në një prej raporteve të hartuara nga Komisioni i Pavarur Për Monitorimin e Ecurisë së Reformës në Drejtësi.

Kritikat e komisionit të reformës për punën KED

Ngec sërish procesi i vetingut në polici, seancat dëgjimore do të nisin në shtator, dosje voluminoze për kupolën drejtueseProcesi i vetingut në radhët e Policisë së

Shtetit nuk duket se është në rrugë të mbarë. Edhe pse fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit ishin njoftuar më herët si afate për nisjen e seancave për vetingun e kupolës së Policisë së Shtetit, nuk ka ndodhur aspak kështu. Burimet nga Ministria e Brendshme i thanë gazetës se seancat nuk kanë nisur akoma. Sipas informa-cioneve, ato pritet të fillojnë në shtator. Nga ana tjetër mësohet se një nga arsyet pse po vonohet kaq shumë ky proces është se po përgatiten

dosjet voluminoze në lidhje me seancat e para dëgjimore që do të zhvillohen për kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, disa nga Anëtarët e Komisionit të Jashtëm ndodhen jashtë vendit si dhe kanë marrë pushimet verore, duke bërë që procesi të mos fillonte në fund të korrikut. I pari që pritet të dalë në seancë dëg-jimore pas hetimit të karrierës, pasurisë dhe integritetit moral është Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu. Vetingu në polici do të zhvillohet në të njëjtën mënyrë dhe formë si vetingu në sis-

temin e drejtësisë. Seancat do të jenë të hapura për publikun për 50 dosjet e drejtuesve me gradën më të lartë dhe vendi është përcaktuar “Pallati i Kongreseve”. Në fazën e parë janë 250 oficerë me gradat më të larta dhe anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit do të krahasojnë, vërtetësinë e deklarimeve të tyre për tre 3 kriteret e përcaktuara; aftësitë profe-sionale, pasuria dhe integriteti. Qershori i vitit 2020 është përcaktuar si afati përmbyllës për vetingun e 250 drejtuesve të lartë të policisë. Në

total do të kalojnë në filtrat e vetingut 13 mijë uni-forma blu. Në dy fazat e tjera të vetingut, dosjet e efektivëve blu do të shqyrtohen nga drejtuesit e SHÇBA-së dhe ata të Policisë së Shtetit, të cilët kanë kaluar me sukses fazën e parë të vetingut. Ky ndryshim ligjor shkaktoi edhe një debat midis Ministrisë së Brendshme dhe Presidencës pak kohë më parë. Ilir Meta akuzoi mazhorancën se po tenton të kapë procesin e vetingut duke ia lënë në dorë rivlerësimin SHÇBA, i cili është një organ në varësi të shtetit.

Mimoza IBRA

Vishet me dyshim procedura për ngritjen e Gjykatës Kus-htetuese. Dy ditë më parë gazeta tregoi sesi po tentohet

të bëhet pazar me ringritjen e “gardianes” së Kushtetutës. Kjo pasi Ilir Meta ka në dorë të vendosë nëse do të plotësojë të 3 vendet vakante të gjykatës apo do të negociojë me Kuvendin që ky i fundit të mos mbesë pa kandidat. Nëse Meta vepron ndryshe, atëherë Kushtetuesja mbetet me 5 anëtarë. E gjitha kjo situatë krijohet pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka pranuar që i njëjti kandidat të shfaqë interes si për vendin vakant të shpallur nga Presidenca, ashtu edhe për atë të shpallurin nga Kuvendi. Nga ana tjetër, numri i kandidatëve të kualifikuar nga KED është shumë i vogël, çka nuk jep mundësi përzgjedhjeje. E gjithë kjo situatë kaotike u paralajmërua pak kohë më parë nga Komisioni i Pavarur për Monitorimin e Ecurisë së Reformës në Drejtësi. Në një nga raportet e hartuara nga ky komision u ngrit si shqetësim fakti se disa emra kandidojnë për të njëjtin disa vende vakante dhe kërkoi ndërhyr-jen e KED. “Në pikën 29 të vendimit është parashikuar procedura për rastin e kandidatëve që njëkohësisht kanë shprehur interes për më shumë se një vend vakant. Në mënyrën sesi është tra-jtuar procedura në këtë rast, nuk ka asnjë dallim nga procedura dhe afatet që do të ndiqen edhe për rastet e tjera. Me qëllim garantimin e efektivitetit të procesit dhe të administrimit të dokumentacionit, do të ishte e pritshme që në këtë rast të kishte një thjeshtim të procedurës duke i kërkuar kandidatit të saktësonte dhe plotësonte vetëm një herë dokumentac-ionin, i cili pastaj të vihej në dispozicion të të gjithë relatorëve që janë duke vlerësuar vendet vakante për të cilat ai ka aplikuar”, thuhet në një prej raporteve të Komisionit të Pavarur për Monitorimin e Ecurisë së Reformës në Drejtësi. Por KED i refuzoi këto rekomandime duke e sjellë situatën në gjendjen ku ndodhet sot. Tani nëse Meta për tre vendet vakante të shpallura prej tij, do të përzgjidhte emrat e Arta Vorpsit, Besnik Muçit dhe Elsa Toskës, atëherë automatikisht, do të mbetej pa kandidat vakanca e shpallur nga Parlamenti për zëvendësuesin e ish anëtarit Vladimir Kristo. Ky rast mund të tejkalohet vetëm duke u gjendur gjuha e përbashkët mes dy institucioneve dhe në këtë pikë rrezikohet të nisin pazaret.

Komisioni i reformës paralajmëroi kaos sepse i njëjti kandidat garon për disa vende vakante

Ngritja e Kushtetueses, ja si komisioni i monitorimit të reformës paralajmëroi kaosin,

zbardhen arsyet e skualifikimit të kandidatëveAkoma asnjë datë për

seancën për Dhurata HaverinKomisioni i Pavarur i Kualifi-

kimit nuk e ka përcaktuar akoma datën për seancën tjetër dëgjimore për gjyqtaren e Apelit për Krimet e Rënda, Dhurata Haveri. Ajo u përball një herë me trupën gjykuese dhe iu gjetën probleme me pasurinë, por kur pritej të jepej vendimi, KPK ven-dosi riçeljen e hetimeve. Këtë vendim trupa gjykuese e mori në datën 30 korrik, por akoma nuk ka një njoftim për datën e seancës së dytë. Trupa gjykuese nuk i bëri me dije arsyet për rihapjen e hetimeve. Gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda ishte hetuar vetëm në kriterin e pasurisë, në të cilin KPK pretendoi se kishte gjetur një sërë problemesh. KPK identifikoi ndër të tjera një kredi të butë për banesë marrë sipas Komisionit në kundërshtim me ligjin, pamundësi fi-nanciare për blerjen e disa pasurive të patundshme dhe mungesë burimesh të ligjshme për disa vite. Këto gjetje gjatë seancës dëgjimore u kundërsh-tuan nga Dhurata Haveri.

Në shtator KPA qartëson kufijtë e ankimimit për

Artur MalajnShqyrtimi gjyqësor i dosjes së

gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit, Artur Malaj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit do të vijojë në shtator. Në datën 6 shtator Malaj do të dalë sërish para KPA. Gjatë kësaj seance pritet që trupa gjykuese të qartësojë kufijtë e ankimimit të Komisionerit Publik për gjyqtarin. Kjo pasi në seancën e fundit Komi-sioneri paraqiti kërkesën paraprake për rivendosje në afat dhe për shtesë ankimi, pas dy gjetjeve me infor-macione të panjohura më parë, të vëna në dispozicion nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Po ashtu, Komisioneri Publik i kërkoi trupit gjykues të kryejë një analizë financiare të plotë, bazuar në provat e depozituara deri në këtë fazë të procesit. “Në kuadër të qartësimit të kufijve të ankimit, trupi gjykues i kërkoi Komisionerit Publik t’i vërë në dispozicion Kolegjit, analizën financi-are brenda datës 24 korrik 2019, me qëllim që t’i përcillet edhe subjektit të rivlerësimit”, njoftoi KPA.

deklaratën e plotësuar të pasurisë në adresën e ILDKPKI me postë në datën 26.04.2019, pra një ditë përtej afatit ligjor 15 ditor të parashikuar nga pika 2 e nenit 235 të ligjit nr. 115/2016”, thuhet në një prej vendimeve të përjashtimit të KED. Pra, edhe pse vonesa ka qenë vetëm me një ditë, KED është treguar shumë e rreptë. Në këtë pikë lindin dyshime sepse organe të tjera i kanë toleruar kandidatët. Mund të përmendim këtu Kuvendin kur u hap gara për kandidatë për KLGJ dhe KLP, i cili ju la më shumë kohë seç u ishte përcaktuar aplikantëve për të dorëzuar

dokumentacionin e nevojshëm. Një rast tjetër që mund të veçojmë është edhe ai i KLP, i cili i la kohë në dispozicion kandidatit Behar Dibra për të marrë pjesë në procesin e intervistave. Pra, KED duket se është organi i vetëm që ka vepruar me dorë të hekurt edhe për çështje procedurale, kur nuk ka qenë e nevojshme. Për më tepër, akoma nuk ka një vendimmarrje nga ana e KED sesi do të veprohet me kandidatët që do të propozojë Gjykata e Lartë për Kus-htetuesen. Duket sikur i gjithë procesi po zvarritet dhe po vështirësohet.

Skualifikimi i kandidatëvePor ky nuk është problemi i vetëm.

Përveç faktit që Këshillit të Emëri-meve në Drejtësi po i mbaron afati i funksionimit dhe akoma nuk ka një produkt përfundimtar në një vit punë për Gjykatën Kushtetuese, dyshuese duken edhe skualifikimet e kandidatëve nga gara. 20 garues janë përjashtuar me vendim të KED për vonesa me dorëzimin e dokumenteve të kërkuara në kohë. “Këshilli vëren se, nga aktet e procedurës së verifikimit rezulton që kandidatja Ardita Alsula e ka dërguar

Page 8: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...ku dhe është shprehur se të gjithë politikanët e korruptuar do të përballen me drejtësinë. Sipas avokatit,

8 GAZETA SOTE Premte 9 Gusht 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Prioriteti i PD: Hetimi i korrupsionit të

niveleve të larta Hetimi i mashtrimeve me

kontratat dhe fondet publike Rikuperimi i pasurive të

vjedhura përmes kontratave dhe koncesioneve publike

Hetimi i PD do të përqendrohet te paraja.

Do të ndjekë, gjurmojë dhe zbulojë origjinën e parave të përdorura.

Do të zbulojë destinacionin e parave të marra nga bu-xheti.

JA PRIORITETI QË DO TË KETË PD

Voltana Ademi drejt dorëzimit të bashkisë, heq dorë nga thirrjet e dhunshme, qytetarët e Shkodrës letër SHBA-BE

Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi është e fundit që ka mbetur nga kryebashkiakët e opozitës, e cila ende nuk ka lënë detyrën. Që në fillim të fushatës elektorale, ajo është treguar e egër, duke folur për molotov dhe duke organizuar protesta të dhunshme, ku nuk mungoi edhe djegia e një shkolle, ku ishte vendosur një qendër votimi. Por, nëse ajo deri dy ditë më herët, pas takimit me ambasadorin e OSBE, Borchardt, kishte folur me gjuhë force, se nuk e lëshon bash-kinë dhe nuk do të bëjë asnjë hap pas, dje ndodhi e kundërta. Ademi ka ndryshuar gjuhë, duke iu

drejtuar mbështetësve të saj, se rruga e vetme për të është vërtetimi se këshillat dhe kryetarët janë zg-jedhur në kundërshtim me ligjin, veprim që në fakt kryhet nga gjykatat. Me një status të gjatë në rrjetet sociale, ajo duket se është dorëzuar nga deklaratat e forta, ndoshta edhe për faktin se Basha braktisi dy ditë më herët ish kryebashkiakun e Kamzës Xhelal Mziun, ndërsa ka argumentuar se nuk ka asnjë mënyrë për të mbrojtur postin e saj dhe të të emëruarve të saj, veç asaj në gjykatë. “Kushtetuta normalisht lejon kontrollin e kushtetutshmërisë së këtyre vendimeve përtej kufizimit të së drejtës

së ankimit që i bën ligji. Është pikërisht kjo çfarë do të jetë hapi tjetër që Shoqata e Bashkive do të bëjë, duke vërtetuar se të gjithë këshillat bash-kiakë, sikurse edhe kryetarët e bashkive, janë të zgjedhur në kundërshtim me ligjin dhe Kushte-tutën”, u shpreh Voltana Ademi. Po ashtu, ditën e djeshme dega e Partisë Demokratike Shkodër, në emër të qytetarëve, i është drejtuar me anë të një letre ambasadorëve të SHBA-BE, ku i kërkohet pezullimi i betimit të kryebashkiakut të ri të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit Valdrin Pjetri, deri në momentin që Italia të sjellë një përgjigje zyrtare

mbi akuzat që PD ka ngritur për Pjetrin. Po ash-tu, në letër kërkohet edhe pezullimi i këshillave bashkiakë. “Ne kërkojmë prej jush të ushtroni presion si mjeti i vetëm që funksionon mbi qever-inë e Edi Ramës, që një njeri i akuzuar për shkelje të rëndë të ligjit, i akuzuar për precedent krim-inal, të mos konstituohet si kryetar i Bashkisë së Shkodrës me datë 15 gusht, kjo, derisa shteti italian të përgjigjet zyrtarisht për akuzat ndaj zotit Valdrin Pjetri! Kështu ndihmojmë edhe vetë zotin Pjetri sot, për të mos e shpallur “non grata” në Bashkinë e Shkodrës nesër”, thuhet në letër.

Elisjeda KIKO

Kreu i Partisë Demokra-tike Lulzim Basha reagoi pas publikimit të një reportazhi në “RAI

3”, i cili fliste për kanabizimin e vendit. Pas publikimit të këtij artikulli, kryeopozitari doli në një konferencë për media nga selia blu, ku ka shpërthyer në sulme në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Sipas Bashës, krimi në Shqipëri ka lulëzuar për shkak se asnjë nga të implikuari në këto afera nuk është ndëshkuar. “Të tronditur nga dëshmitë nga Italia të Rai 3 për drogën. Dëshmitë e Antimafias Italiane janë se: Këtë vit kanabis po kultivohet në një të tretën e territorit të Shqipërisë. Sasia e kanabisit këtë vit është 5 herë më e lartë se vitin e kalu-ar. Krimi shqiptar ka ndërtuar celula në të gjithë Evropën dhe në Amerikën Latine. Organizatat kriminale shqiptare kontrollo-jnë në mënyrë ekskluzive gjithë trafikun e heroinës afgane, që kalon përmes rrugës ballkanike. Organizatat kriminale shqiptare janë kthyer në lojtarë të mëdhenj ndërkombëtarë në trafikun e kokainës, që e marrin nga Amer-ika Latine dhe e fusin në Evropë, shpesh, përmes Shqipërisë. Krimi shqiptar është zhvilluar për shkak të pandëshkueshmërisë dhe lirisë absolute që i është dhënë krimit në Shqipëri”, u shpreh Basha.

Program për luftën ndaj drogësDuke iu referuar artikullit

italian, Basha u shpreh se ka har-tuar një plan kundër krimit dhe drogës, të cilin do ta prezantojë në muajin shtator. Kreu demokrat deklaroi se që ditën e parë që do të vijë në pushtet do të nxjerrë fonde për të hetuar origjinën e parave të pista. Por duke iu referuar edhe situatës politike në vend, Basha u shpreh se kriza politike do të marrë fund kur të prangosen të gjithë politikanët e përfshirë në aferë korruptive. "Program radikal kundër krimit dhe drogës. Në shtator do të bëj të ditur planin kundër krimit dhe pastrimit të parave, auditim të gjitha ndërtimeve të veprave pub-

Kryeopozitari: Në sektorin bankar, të ndërtimit dhe turizmit pastrohen paratë

Basha flet si opozitar, sulmon Ramën për krimin dhe shpalos programin për luftën ndaj drogës, zbardh sektorët ku pastrohen paratë e pista

Agron Shehaj shpërthen në akuza në drejtim të qeverisë

Ish deputeti i Partisë Demokra-tike, Agron Shehaj ka shpërthyer ditën e djeshme në akuza të forta në drejtim të qeverisë. Përmes një postimi në rrjetin social, ai publikoi disa dokumenta, që sipas tij faktojnë që këshilltari i Ramës ka lidhje me afera korruptive. “Jehona Software shpk u shit 250.000 euro vetëm 2 javë para se të fitonte një tender me përfitime prej 150 milionë euro në 10 vitet e ardhshme. Jehona software shpk është blerë nga dy biznesmenë kroatë të akuzuar për lidhje me ish kryeministrin kroat dhe këshilltar të Edi Ramës. Blerja është bërë nëpërmjet një kompanie kroate fan-tazmë të sapo krijuar. Marrëveshja dhe vlera e shitjes prej 250.000 euro është mbajtur e fshehtë në Shqipëri, është raportuar vetëm në Regjistrin Tregtar Kroat (shiko dokumentin, 1.862.484 kuna) Fatura 15.2 milionë euro që qeveria shqiptare pagoi për tenderin e faturimit elektronik është vetëm maja e ajsbergut të kostove marramendëse që do paguajnë qytetarët dhe bizneset shqiptare për sistemin e ri”, tha ai.

Spahiu: Korrupsioni ka sjellë ngadalësim të rritjes ekonomike

Ish deputeti i LSI Përparim Spahiu u shpreh se në Shqipëri nuk ka pasur aspak rritje ekonomike. Përmes një postimi, ai deklaroi se shkak për këtë është bërë korrupsioni dhe ngarkesa fiskale. “Ngadalësimi i rritjes ekono-mike, madje më shumë se çfarë pritej, bën që Banka e Shqipërisë të lajmërojë ulje të normës bazë të interesave, një nga mekanizmat normal që çdo bankë qendrore do ta bënte. Guvernatori tha se, informacioni i ri i marrë në analizë tregon një ngadalësim të rritjes ekono-mike në gjysmën e parë të vitit dhe një rënie të normës mesatare të inflacionit në tremujorin e dytë. Pra, ngadalësimi i rritjes ekonomike është shoqëruar dhe me rënie të normës mesatare të infla-cionit dmth rënie të konsumit. Pyetja lind nëse vërtet kjo ulje do të ndikonte në rritjen e kredimarrjes apo jo?!!! Unë them se jo. Renditja e Shqipërisë si ven-di më i korruptuar, vendi me ngarkesën fiskale më të lartë në rajon”, tha ai.

like dhe private. Ka nisur hartimi i disa ligjeve kundër krimit dhe pastrimit të parave të krimit. Një ligj kundër pastrimit të parave. Që ditën e parë në pushtet qeveria do të nxjerrë fond për auditimet e thelluara për gjurmimet e parave në të gjithë botën për origjinën e parave në ndërtim dhe konce-sione. Kriza do të përfundojnë me politikanë me pranga në duar, që

të mos përsëritet”, deklaroi Basha. Sektorët e pastrimit të paraveKreu demokrat zbardhi edhe

sektorët, ku sipas tij bëhet pastrimi i parave. Basha u shpreh se janë tre sektorë ku paratë e pista pastro-hen hapur, në sektorin bankar, të ndërtimit dhe atë të turizmit. “Krimi ka kapur të gjitha nivelet e qeverisjes dhe ka mbështetje nga të gjitha nivelet e qeverisjes, nga më i

Kreu demokrat Lulzim Basha prezantoi pak ditë më parë programin që do të zbatojë kur të vijë në pushtet. “Biznesi do të ketë një pullë fiskale që tregon që janë kryer detyrimet ndaj shtetit dhe asnjë zyrtar shteti nuk do të abuzojë me kontrollet ilegale. Asnjë polic nuk do guxojë të dhunojë biznese dhe sipërmarrje; Ne do të ndërmarrim nismën e uljes së taksave për bizneset dhe

për të përmirësuar klimën e biznesit në vend; Taksa 9% mbi të ardhurat dhe tatim fitimin, si dhe shmangia e patrullave gjobëvënëse, taksë 0 për biznesin e vogël. Një paketë e plotë incentivash fiskale në shërbim të biznesit dhe investitorëve. PD beson tek tregu i lirë, tek shpirti sipërmarrës dhe se, bashkë me qytetarët, do të punojmë së bashku për një Shqipëri të begatë”, tha Basha

JA PROGRAMI EKONOMIK I BASHËS

ulëti tek më i larti. Këtë të fundit e dëgjuam me zë dhe me figurë nga Prokurori i Antimafias. Kriminelët e kërkuar në Europë shëtisin të lirë në Shqipëri. Paratë e krimit pas-trohen haptazi në Tiranë. Këto janë gjetjet e dokumentarit bombë, kësaj pasqyre, e cila konfirmohet nga të gjitha raportet ndërkombëtare mbi Shqipërinë. Tashmë rreziko-het siguria kombëtare. Sektori bankar, i ndërtimit dhe turizmit po kapen nga krimi dhe kjo po kthen Shqipërinë në një shtet të falimen-tuar. Boom-i i ndërtimeve në Tiranë është i financiar nga krimi, si në rastin e teatrit, por edhe të tjera", u shpreh Basha. Kohët e fundit duket sikur kreu demokrat po bën një opozitë të vërtetë. Prej disa muajsh, ai ka filluar të dalë me programe të qarta, të cilat tregojnë se ka hequr dorë nga mënyra se si ka drejtuar gjatë këtyre viteve.

Page 9: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...ku dhe është shprehur se të gjithë politikanët e korruptuar do të përballen me drejtësinë. Sipas avokatit,

GAZETA SOT E Premte 9 Gusht 2019 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Në momentin që u bë falimentimi i “Veneto Banka” dhe asetet bashkë me detyrimet u blenë nga “Intesa Sanpaolo”, shteti italian akordoi 5.2 miliardë euro në total për këtë të fundit, nga ku: 4.8 miliardë euro do të shërbejnë për të ruajtur normën e kapitalit bazë të Intesa Sanpaolo (12,8%) dhe 400 milionë euro për ga-ranci. Një gjë e tillë konfirmohet dhe nga Autoriteti i Konkurrencës, i cili le-joi kalimin kapitaleve. “Të gjitha këto autoritete punuan ngushtë për të për-funduar procesin në një kohë shumë

të shkurtër dhe për të siguruar një tranzicion të qetë dhe vazhdimësinë e biznesit për asetet italiane dhe të huaja të BPVI dhe Veneto Banca. Shteti Italian ka zgjedhur Intesën si blerës përmes një procedure të hapur, të drejtë dhe transparente të shitjes. Shteti Italian do të japë injektime në para prej rreth 4.785 miliard euro dhe garanci shtetërore deri në përafër-sisht 12 miliard euro, veçanërisht për financimin nga Intesa të masës së likuidimit”, thuhet në raportin e Autoritetit të Konkurrencës.

Ja paratë që dha shteti italian

Shteti italian i ka dhënë lekët për të gjithë kostot që mori përsipër “Intesa San Paolo”. Pra sa më shumë të fryheshin kreditë e këqija, aq më shumë do ishte shuma e përfitimit. Kjo tregon dhe sot se përse po tentohet të sekues-trohen kolateralet. Lekët për kreditë janë marrë nga qeveria italiane dhe SGA nuk i intereson më që të vjelë pagesat e qytetarëve, por i intereson të sekuestrojë pronat dhe të

përfitojë sado pak prej tyre. Në total Intesa përfitoi 25 mln euro në vitin 2018 dhe 25 mln euro në vitin 2019, ndërkohë 25 mln janë provigjionimet e Bankës së Shqipërisë. Pra në total një bankë me 12-13 mln euro kredi të këqija u fry dhe shkoi 75 mln euro NPL. Në këtë mes hyn Gent Sejko. Ai që duhej të kujdesej që gjithçka të bëhej sipas rregullores së BSH, sipas ligjit dhe procedurave, nuk ndërhyri.

Heshtja e Gent Sejkos përballë skandaleve

Heqja e taksave, qeveria nis konsultimet me bizneset, zbardh të tjera detaje mbi qëllimet e ndryshimeve në ligj

Ministria e Financave ka nisur konsultimet për ligjin që do të sjellë revolucion me kasat fiskale. Pak ditë më parë u bë e ditur se do të futet një sistem i ri monitorimi. Dje ishte Drejtoria e Ta-timeve ajo që ka zbardhur detajet. Për Ministrinë e Financës dhe Ekonomisë, gjatë kësaj periudhe, vlerësohet shumë i rëndësishëm procesi i konsul-timit publik, ndaj fton të gjitha grupet e interesit dhe opinionin në tërësi, të japin komentet dhe sugjerimet e tyre, me qëllim mbarëvajtjen e një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës. Tatimet

bëjnë me dije se këtë projektligj, i njohur ndryshe edhe si “Fiskalizimi”, të gjitha palët e interesuara mund ta gjejnë në platformën online: http://www.konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/195. Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve, në faqen e saj zyrtare ka krijuar një meny të dedikuar mbi fiskalizimin: https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi, në të cilën do të gjeni gjithashtu pro-jektligjin dhe pyetjet më të shpeshta dhe përgjigjet për secilën prej tyre, në mënyrë të përditësuar. Për marrjen e komenteve, pyetjeve dhe sugjerimeve

në dispozicion të çdo të interesuari, është një staf teknik i dedikuar, i cili mund të kontaktohet përmes adresës së postës elektronike: [email protected]. Faza e konsultimit publik do të zgjasë deri në fund të muajit gusht 2019. Gjithashtu, me qëllim garantimin e një komuniki-mi sa më të plotë, janë planifikuar të organizohen tryeza të gjera diskutimi me grupe interesi, si me: kontabilistë, specialistë të sektorit të Informacionit dhe Teknologjisë, shoqatat e biznesit, dhomat e tregtisë, Këshillin e Investimeve, Këshillin Kon-

sultativ Tatimor, etj. Sipas njoftimit, projektligji, synon krijimin e një sistemi të ri faturimi dhe mon-itorimi të transaksioneve të bizneseve në vend. Ai parashikon që, duke nisur që nga data 1 janar 2020, të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorit do të raportohen te Administrata Tatimore në kohë reale, bazuar në sistemin e ri të pajisjeve fiskale, ndërsa nga 1 janari 2021, të gjitha transaksionet ndërmjet biznesit me njëri – tjetrin dhe ndërmjet biznesit me organet publike do të bëhen në bazë të faturës elektronike.

Kliti TOPALLI

Banka e Shqipërisë vijon të mos mbajë asnjë përgjeg-jësi për skandalin me fali-mentimin e “Veneto Banka”.

Gazeta ka treguar prej javësh skanda-let që kanë ndodhur, që te lënia 1 vit pa drejtor, te fryrja e kredive të këqija dhe sekuestrimi më pas i kolateraleve. Këtë herë gazeta ka siguruar së fund-mi një dokument që tregon masakrën e vërtetë që ka ndodhur me kreditë. Për arsye konfidencialiteti, por edhe pse këto dokumente janë prova që po hetohen nga prokuroria, nuk po i publikojmë me foto. Por po tregojmë me detaje se çfarë pasqyrohet realisht aty. Një qytetar nga Tirana ka marrë kredi pranë “Veneto Banka” në vlerën rreth 38.9 milionë lekë të reja dhe sipas dokumentit kredia ka vijuar të shlyet normalisht duke qëndruar te statusi zero. Pra ka qenë një kredi e rregullt. Por krejt papritur niveli i saj ndryshon, shkon nga zero në 5. Por si mundet të shkojë kjo kredi në nivelin 5, pa kaluar më parë në 1 apo 2 e me radhë. Pra befasisht një kredi futet te kreditë e këqija. Personi që ka marrë kredinë kur është interesuar mbi historikun saj i ka rezultuar se kredia e tij është shitur. Ai ka pasur si kolateral një apartament, truall dhe disa llogari bankare. Por e bukura është se as vetë klienti nuk e di se kujt i është shitur kjo kredi. Pasi ka tentuar të pyesë te Banka e Shqipërisë, nuk i është dhënë asnjë informacion, pasi BSH justifikohet me faktin kjo kredi është e shtirur dhe nuk ekziston më në sistem. Vetë BSH nuk ka asnjë procedurë mbi shitjen apo blerjen e kredive. Departamentet e Kredisë dhe Sistemit IT kanë raportuar kredi të cilat janë zhdukur nga Bilanci i Kredive dhe nga ato që raportohen te Tatimet. Pra “Veneto Banka” ka bërë masakër me kreditë dhe BSH nuk di asgjë. Por sigurisht që këtu shkelet kontrata, rregullorja e bankave dhe shumë ligje. Për çdo ndryshim duhet që të ketë biseda me klientët. Edhe kur një kredi është e keqe, diskutohet që klienti të mund ta shlyejë atë dhe të mos shkohet te kolaterali. Por në këtë rast, klienti nuk di asgjë, pasi nuk e di se ku ka përfunduar kredia e tij bashkë me kolateralet. Tani pritet vetë më SGA të dalë me një urdhër gjykata dhe të sekuestrojë pronat. Ky

BSH asnjë dijeni mbi mënyrën e “zhdukjes” së kredive

Ja si Sejko lejoi batërdinë e “Veneto Banka”, edhe kreditë 100 për qind të

rregullta u shitën në mënyrë të fshehtëRikonstruktohet rruga

në Elbasan, Balla inspekton punimet

Menjëherë pas konstituimeve, bashkitë i janë rikthyer punës intensiv-isht, pavarësisht muajve të verës dhe periudhës së pushimeve. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Gledian Llatja inspektuan nga afër punimet që po kryhen për sistem-imin e shesheve të pallateve dhe rikon-striksionin e rrugës “Mustafa Demiri” në Lagjen “5 Maji” në Elbasan, e cila është një nga lagjet më të mëdha, por edhe më problematike përsa i përket informal-itetit. Në fjalën e tij Balla tha se investimi ishte e domosdoshëm, pasi ndërhyrjet informale kishin shkaktuar bllokim të kanaleve dhe për pasojë, përmbytje. “Fiks 2 muaj më parë, në 2 Qershor, kjo ishte një prej lagjeve që u përmbyt nga shirat e shumtë që ranë dhe konfirmoi domosdoshmërinë për një ndërhyrje të thellë e të shpejtë. Dua ta falenderoj Gl-edin, bashkinë për planifikimin brenda këtij viti të një prej lagjeve me shumë informalitet, por që informaliteti kishte shkaktuar edhe bllokim të kanalizimeve dhe rrugëve”, tha ai.

Krijohet Autoriteti Kombëtar i Investigimit të Aksidenteve

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hartuar dhe kaluar për konsultim publik projektligjin “Për krijimin e Autoritetit Kombëtar të Inves-tigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve”. Qëllimi i këtij projektligji është krijimi i Autoritetit Kombëtar të Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve heku-rudhore dhe detare. “Ky projektligj ka si objekt përcaktimin e rregullave për organizimin dhe funksionimin e Au-toritetit, si dhe marrëdhëniet e tij me au-toritetet e tjera hekurudhore dhe detare. Qëllimi i investigimit është përmirësimi, kur është e mundur, i sigurisë heku-rudhore në funksion të parandalimit të aksidenteve e të incidenteve. Investigimi sipas këtij ligji nuk ka si objekt kryesor përgjegjësinë apo pjesëtimin e fajit por zbulimin e shkaqeve dhe përmirësimin e tyre. Hapja e sigurt e tregut hekurud-hor dhe zhvillimet teknologjike për një transport ndërveprues të sigurisë së lartë, të cilët kërkojnë garantimin e përputhshmërisë teknologjike nga pikëpamja e sigurisë teknike, si dhe rritja e nivelit të kësaj garancie.

shembull e tregon qartë batërdinë që ka ndodhur. Pra kreditë e këqija u frynë qëllimisht pasi paguante shteti italian. Dhe tani duke qenë se SGA nuk ka kohë të presë derisa të shlyen kreditë ka nisur tentativat për të se-

kuestruar kolateralet. Fryrja e kredive

Edhe pse ka një rregullore dhe ka disa procedura që duhen ndjekur për të klasifikuar një kredi të keqe, duket se me një të rënë të lapsit, kushdo

kishte mbi 1 muaj vonesë, u fut në listën e zezë. Të dhënat e vetë bankave dhe Bankës së Shqipërisë e tregojnë një gjë të tillë dhe e veshin atë me përgjegjësi. Sipas të dhënave të BSH, në vitin 2012, Veneto rezulton se nga gjithë totali i kredive, me probleme kanë qenë 13.7. Në vitin 2013 shënohet një rënie e lehtë dhe kjo shifër shkon në 13.2. Më pas shihet se fillon një trend rritës i kredive të këqija. Në vitin 2014 rezulton se “Veneto Banka” ka pasur 16.2 për qind të totalit të kredive me probleme. Në vitin 2015 kjo shifër ka shkuar në 17.6 për qind. Por ajo që konfirmon maskaradën është viti 2016, pasi nisën procedurat e falimentit. Po sipas të dhënave të BSH, në 2016, Veneto Banka është renditur si banka me më shumë kredi të këqija. Nga 17.6 në 2015, në 2016 kjo shifër ka shkuar në 42 për qind. Pra, brenda 1 viti kreditë me probleme u rritën me 25 për qind.

Page 10: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...ku dhe është shprehur se të gjithë politikanët e korruptuar do të përballen me drejtësinë. Sipas avokatit,

10 GAZETA SOTE Premte 9 Gusht 2019

e k o n o m i www.sot.com.al

Qeveria nis konsultimet për ligjin mbi sigurinë në punë

Ndryshon ligji, të vetëpunësuarit do të paguajnë më shumë kontribute

në ISSH, ja propozimet e qeverisëPersonat e vetëpunësuar që

janë regjistruar pranë QKB do të duhet që të paguajnë më shumë kontribute brenda një

viti. Qeveria ka hedhur për konsultim disa ndryshime në ligjin “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, duke sjellë disa risi. Ky ligj prek ato familje që jetojnë kryesisht me biznese të vogla. Në rela-cion thuhet e ky ligj ka si qëllim që të përfshijë në gamën e zbatimit të ligjit edhe të punësuarit me kohë të plotë, kohë të pjesshme apo edhe me punësim të përkohshëm. Ndërsa një ndryshim i qenësishëm bëhet duke përfshirë konceptin e “të vetëpunësuari”, si një rekomandim i Këshillit të Bashkimit Europian, me qëllim trajtimin e kësaj kategorie si çdo punëmarrës tjetër, në kuptim të sigurisë dhe shëndetit në punë. Në projektligj thuhet se aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale, përsa i përket kategorisë së personave të vetëpunësuar, kanë kosto të lartë ekonomike, sociale dhe humane. Sipas draftit, aktualisht të vetëpunësuarit paguajnë kontribute sigurimesh për efekt të barrëlindjes dhe të pensioneve (përfshihet pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pen-

Raporti, 4 mijë të papunë humbin ndihmën ekonomike

Denaj u kërkon bizneseve: Deklaroni çmimet reale

30 për qind e punëkër-kuesve të papunë gjatë vitit 2018 janë nxjerrë nga skema e asistencës sociale. Të dhënat zyrtare të shërbimit Kombëtar të Punësimit, bëjnë me dije se nga kategoria e individëve që kanë humbur statusin e punëkërkuesve të papunë, numri i individëve që përfitonin pagesë papunësie është 4,410 persona ose 30% më pak se një vit më parë. Dhe këtë heqje të ndihmës financiare, ky in-stitucione e argumenton me 3 arsye. Sipas Shërbimit Kom-bëtar të Punësimit, 59 për qind

prej tyre kanë dalë nga skema pasi nuk janë paraqitur në zyrat e punës. “Për këtë arsye në zba-tim të ligjit ‘Për punëkërkuesin”, këta individë janë çregjistruar me arsyen ‘Nuk u paraqit në zyrën e punës’. Pjesa më e mad-he e Pu.Pa-ve të pa përditësuar janë të mbartur nga vitet e kaluara dhe çregjistrimet janë kryer në mënyrë masive”, thu-het të raport. Arsye tjetër është refuzimi i ofertave për punë. “Refuzon shërbimin e ofruar’, dhe ‘Nuk kërkon më punë’, për-bëjnë 5.4% të peshës së daljeve nga regjistri” citon raporti.

Gjatë një inspektimi në Go-lem, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, e cila shoqërohej nga drejtuesit e Hetimit Tatimor, u ndal për të verifikuar rastin e një subjekti, i cili ishte pe-nalizuar për shkak të aplikimit të çmimeve të ndryshme në faturën tatimore me ato që u ofroheshin klientëve. “Shpesh klientët nuk kanë mundësi ta bëjnë diçka të tillë, por ju duhet ta zbatoni si pjesë të modelit tuaj të biznesit. Duhet të respektoni 100% detyrimin që çmimet e afishuara të jenë të ven-dosura edhe në faturë. Nuk ju ndih-mon aspak një gjobë apo një shirit

i vendosur, pasi i gjithë imazhi që ju ndërtoni për këtë model biznesi, për një faturë apo për dy fatura, që në mënyrë të njëpasnjëshme janë në shkelje të ligjit, ju dëmtojnë për përballë konkurrencës. Më duhet të qartësoj se inspektimi nuk ndodh çdo ditë në të gjitha bizneset, ka një arsye pse ishit ju, përtej emrit të përveçëm, përtej biznesit dhe është transaksioni në vëllim të caktuar. Në fund të ditës ne duhet t’i vendosim të gjithë para një situate, ku çdo gjë që është në politikën tuaj të çmimeve të afishohet dhe të aplikohet edhe në faturën tatimore”, tha zj.Denaj.

Hekurudha shqiptare ndahet në 4 shoqëri aksionereMinistria e Infrastrukturës

dhe Energjisë ka iniciuar projek-tligjin “Për ndarjen e Hekurudhës Shqiptare Sh.a”. Sipas versionit optimal të përzgjedhur në këtë projektligj, Hekurudha Shqiptare do të ndahet në 4 Njësi të Pavarura, secila Shoqëri Aksionare plotë-sisht e pavarur nga të tjerat. Me hyrjen ne fuqi te ligjit do te krijohen Kompanitë si më poshtë: Shoqëria Aksionere (sh.a.) Infrastruktura e Hekurudhës Shqiptare; Sho-qëria Aksionere (sh.a.) e Trans-portit të Udhëtarëve;Shoqëria Aksionere (sh.a.) e Transportit të Mallrave; Shoqëria Aksionere

(sh.a.) e Mirëmbajtjes së Mjeteve Lëvizëse Hekurudhore. Ato do të jenë në pronësi të Republikës së Shqipërisë dhe do të qeverisen si Ndërmarrje në pronësi Publike ose të kontrolluara nga shteti në përputhje me Ligjin për Sipër-marrjet Publike. Përveç ndarjes së aseteve dhe llogarive, veprimet më të rëndësishme gjatë fazës gjashtëmujore të themelimit janë: Përgatitja dhe lidhja e kontratave ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe katër kom-panive të reja që do të themelohen mbas ndarjes së aseteve dhe llogarive.

Inflacioni ka shënuar një rritje shumë të lehtë gjatë muajit korrik. Edhe se në këtë muaj sezoni turistik duhej të ndikonte në rritjen e konsumit, nuk ka ndodhur kështu krahasuar me një vit më parë. INSTAT raportoi se, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në korrik arriti 1,5 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,3 %. Ndry-shimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin korrik 2019, krahasuar me qershor 2019, është – 0,1 %. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,07 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe

restorante” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,03 pikë për-qindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” dhe “Transporti” kanë kontribuar respektivisht me -0,004 dhe -0,003 pikë përqindje. Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me mua-jin Korrik 2018, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,8 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëm-bajtje e shtëpisë” me nga 1,3 % secili, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Argëtim e kulturë” me nga 1,1 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,8 %, “Shërbimi arsimor” me 0,7 %,

“Veshje dhe këpucë” dhe “Komunikimi” me 0,2 % secili, etj. Nga ana tjetër çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Shëndeti” u ulën me 0,1 % secili. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 9,5 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 6,7 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,3 %, “peshk” 1,6 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira” me 1,3 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 0,8 %. Ndryshimet mu-jore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Qershor 2019, çmimet e grupeve “Ushqime dhe pije joalkoolike”, “Veshje dhe këpucë” dhe “Shën-deti” u ulën me 0,4 % secili, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,1 % secili, etj. Ndërsa, çmimet e grupit Transporti” u rritën me 1,0 %, pasuar nga grupi “Argëtim dhe kulturë” me 0,6 %.

Bie ndjeshëm konsumi, inflacioni në korrik 1.5 për qind, edhe pse jemi në kulmin e sezonit turistik

sion familjar). Ndërsa nënvizohet se kjo kategori nuk paguan kontribute sigurimesh për sëmundjet, aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale dhe për papunësinë. Dhe në këtë, në zbatim të këtij ligji, rast priten ven-dimet e Këshillit të Ministrave që do të përcaktojnë detyrimet e posaçme për të vetëpunësuarit. Objekt të ligjit janë të vetëpunësuarit të cilët mund ta ushtrojnë veprimtarinë ekonomike me këto statuse: “i vetëpunësuar i vetëm”, “i vetëpunësuar me punëmarrës”, “i vetëpunësuar me punëmarrës dhe punonjës të papaguar të familjes”, “i vetëpunësuar pa punëmarrës me punonjës të papaguar të familjes”. Sipas relacionit, direktiva e Këshillit 91/383/EEC plotëson masat për nxit-jen e përmirësimeve mbi sigurinë dhe shëndetin në punë të punëtorëve me marrëdhënie pune të qëndrueshme ose marrëdhënie të përkohshme të punës si dhe të punësuarve nga ag-jensitë . Ndryshimi i këtij akti ligjor është përfshire në Planin Kombëtar të Integrimit Europian.

Ndryshimet Në pikën 18 të nenit 5 të Ligjit Nr

10237, date 18.02.2010 “Për sigurinë

dhe Shëndetin në punë”, i ndryshuar, shtohet fjalia: “përfshirë të punësuarit me kohë të plotë, kohë të pjesshme apo edhe me punësim të përkohshëm”. Pas pikës 19, të nenit 5 shtohet pika

19.1 me këtë përmbajtje: “Person i vetëpunësuar” është personi i cili punon për përfitim personal, përfshirë të punësuarin me kohë të plotë apo të pjesshme, që rregullohet mbi të drejtat

dhe detyrimet sipas legjislacionit në fuqi”. “Përfshirja në këtë ligj e kon-ceptit “person i vetëpunësuar”, është rekomandim i Këshillit të Bashkimit Europian, me qëllim trajtimin e kësaj kategorie si çdo punëmarrës tjetër, në kuptim të sigurisë dhe shëndetit në punë. Aksidentet në punë dhe sëmund-jet profesionale, përsa i përket kate-gorisë së personave të vetëpunësuar, kanë kosto të lartë ekonomike, sociale dhe humane. Përkufizimi i dhënë në pikën 19.1 është i përgjithshëm, pasi termi vetëpunësim është më i gjerë duke përfshirë edhe konceptin tatimor dhe atë të sigurimeve shoqërore dhe për këtë arsye në këtë përkufizim termi, jemi shprehur që kjo kategori rregullohet mbi të drejtat dhe detyr-imet e legjislacionit në fuqi. Në Nenin 3 është shtuar Neni 6/1 mbas Nenit 6, i cili autorizon daljen e një vendimi të Këshillit të Ministrave, i cili do të rregullojë detyrimet dhe konceptin e personit të vetëpunësuar. Gjithashtu, në Nenin 4 është shtuar Neni 8/1 mbas Nenit 8, i cili autorizon daljen e një vendimi të Këshillit të Ministrave, i cili do të rregullojë detyrimet e veçanta të personit të vetëpunësuar.

Page 11: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...ku dhe është shprehur se të gjithë politikanët e korruptuar do të përballen me drejtësinë. Sipas avokatit,

GAZETA SOT E Premte 9 Gusht 2019 11

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Diçka është thy-er këta muajt e fundit. Gjërat

do realizohen ose do të kthehemi sërish te populli. Unë nuk jam tipi i rrugëve të mesme, dua që gjërat të arrihen plotësisht dhe shpejt, përndry-she nuk kam pse...

Italia drejt zgjedhjeve, Salvini: Diçka është thyer, çdo ditë

që kalon është humbje

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraKriza qeveritare në Itali, Salvini u thotë kolegëve të anulojnë pushimet

Andi LAMKO

Qeveria e kryemisnitrit Gi-useppe Conte në Itali dukej dje se po shkonte më afër një krize të deklaruar, kur

zv. kryeministri i Lega-s Matteo Salvini, foli hapur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Sinjali i fundit i krizës së qeverisë së koalicionit Lega/5-Yje erdhi një ditë më parë me ndarjen e votave për projektin e linjës hekurud-hore të shpejtësisë së lartë Torino-Lion, edhe pse më herët Senati kishte hedhur poshtë mocionin e ngritur nga Lëvizja 5-Yje kundër projektit. "Italia ka nevojë për zgjedhje kurajoze. Nuk është mirë të vazhdojmë me shtyrje, bllokime dhe debate çdo ditë. Çdo ditë që kalon është një humbje prandaj me sa men-doj unë e vetmja alternativë është t’i japim përsëri fjalën popullit italian me zgjedhje të reja”, deklaroi Salvini, duke sinjalizuar se koalicioni është thyer tashmë në mënyrë të pariparueshme. "Ka një pranim se pas shumë gjërave të mira që kemi bërë, Lega deh 5-Yjet kanë pasur për shumë gjatë vizione të ndryshme mbi çështje themelore për vendin tonë, siç janë punimet publike, infrastruktura, zhvillimi ekonomik, tronditja fiskale, autonomia vendore, reforma në drejtësi dhe marrëdhëniet me Evropën”, thuhet në një deklaratë të partisë Lega.

Diçka e thyerE hëna e ardhshme mund të jetë

ditë vendimtarë për të ardhmen e qeverisë teksa Salvini, ka kërcënuar

Tjetër sulm në SHBA, agresori vret me thikë 4 persona në Kaliforni

“Kryeministër me qera”, AAK reagon ndaj Kadri Veselit

Katër persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga një sulm me armë zjarri në Santa Ana në Kaliforni. Autori i arma-tosur me thikë dhe armë zjarri iu dorëzua policisë pas krimit. Shefi i policisë lokale në konferencë për gazetarë ka thënë se vrasësi para kësaj kishte plaçkitur një banesë dhe disa dyqane. “I arma-tosur me thikë dhe pistoletë, ka plaçkitur një banesë, një furrë, një zyre të sigurimeve dhe një pikë karburanti. Dhuna ka qenë në mënyrë të rastësishme, ndërsa motivi, tani për tani është plaçkit-

ja, urrejtja dhe vrasja”, kanë thënë përfaqësuesit e policisë. Katër persona u qëlluan për vdekje me thikë, ndërsa dy të tjerë u plagosën dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Pretendohet se vrasësi nga Garden Grove, dy personat e parë, i ka vrarë në ndërtesën ku ka jetuar, dhe pastaj ka plaçkitur furrën e bukës dhe një zyrë të sigurimeve. Në një pikë karburanti ka sulmuar një burrë, dhe kur ka arritur policia e ka gjetur autorin para një dyqani aty pranë, ku kishte vrarë rojën dhe më pas u dorëzua.

Kryetari i PDK në Kosovë Kadri Veseli, dje në një interv-istë tha se partia e tij nuk do të jep më Kryeministra me qira, duke iu referuar kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Ahmet Isufi nënkryetar i Alean-ca për Ardhmërinë e Kosovës, duke thënë Haradinaj ka treguar që është zot shtëpie dhe ata që e kanë menduar për ndryshe kanë gabuar. Isufi ka folur mundësitë e një koalicioni AAK-Nisma-PSD dhe nëse AAK e negocion postin e Kryeministrit. “Ramush Ha-

radinaj ka treguar që është bur-rështetas dhe është zot shtëpie, krejt ata që e kanë mendu për ndryshe kanë gabu dhe do të gabojnë edhe në të ardhmen. Sepse me vendimet që i ka marrë dhe me udhëheqjen që ka bërë në qeveri për 2 vjet ka treguar që është lideri më i nevojshëm për Kosoën dhe për popullin e Kosovës”, u shpreh Isufi. I pyetur nëse pas këtyre deklaratave të Veselit, AAK nuk do të bëjë koa-licion me PDK, Isufi u shpreh se qëllimi i AAK është të shkojë e vetme në zgjedhje.

Erdogan: Turqia nuk mbështet aneksimin e Krimesë

Presidenti i Turqisë, Rex-hep Tajip Erdogan, përsëriti dje në një konferencë për shtyp me homologun nga Ukraina, Volo-dymyr Zelensky në Ankara, se vendi i tij nuk e njeh aneksimin e paligjshëm të Krimesë. "Turqia nuk e ka pranuar dhe nuk do ta pranojë aneksimin e paligjshëm të Krimesë. Tartarët e Krimesë janë vëllezërit tanë dhe ata janë një element i rëndësishëm i lidh-jeve humanitare dhe historike midis Turqisë dhe Ukrainës. Vazhdimi i ekzistencës së bash-katdhetarëve tanë në mëmëd-

heun e tyre historik Krime, mbro-jtja e identitetit dhe kulturës së tyre, ruajtja e të drejtavedhe lirive bazë janë prioritete të Tur-qisë", tha Erdogan. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i bëri thirrje Rusisë që të veprojë sipas ligjeve ndërkombëtare. Presidenti Zelensky e përshkroi Turqinë si fqinj i mirë, mik i sin-qertë dhe partner i rëndësishëm strategjik. "Do të doja t'ju falën-deroj për mbështetjen tuaj të vazhdueshme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës", tha Zelensky.

se mund të nisë procesin e anulimit të koalicionit nëse kabineti nuk çlirohet nga ministra që kundërshtojnë nismat e tij politike dhe ekonomike. "Diçka është thyer këta muajt e fundit. Gjërat do realizohen ose do të kthehemi sërish te populli. Unë nuk jam tipi i rrugëve të mesme, dua që gjërat të arrihen plotë-sisht dhe shpejt, përndryshe nuk kam pse ngroh karrigen e zëvendëskryemi-nistrit", deklaroi Salvini gjatë një tubimi në qytetin bregdetar të Sabaudisë. Sen-atorët e koalicionit thanë se megjithëqë votimi nxjerr në pah kontradiktat e forta mes partnerëve të ekzekutivit, stabiliteti i vendit nuk duhet vënë në rrezik para muajit tetor, kur votohet buxheti i vitit të ardhshëm. Nisur nga zhvillimet e fundit, mësohet se Salvini

ka kërkuar përtëritjen e kabinetit, që nënkupton largimin e disa ministrave nga radhët e "5 Yjeve", përndryshe mund të nisë procesin e zgjidhjes së qeverisë nga dita e hënë.

Sondazhi: Lega vazhdon rritjenNjë nga arsyet e sigurisë së Slavinit

për të shkuar në zgjedhje mund të jetë dhe një sondazh i fundit i grupit SWG për mediat italiane i cili raportonte dje rritje të vazhdueshme për Lega-n, në 38 për qind të mbështetjes, me tendencë në 40 për qind. Me një tendenca të tilla në zgjedhjet e mundshme kombëtare, Lega mund të shënonte një rekord si partia më popullore e pas-luftës në Itali, duke rivalizuar tashmë partinë e shuar Kristian-demokrate e cila shënoi rekordin italian prej 48.51 për qind në

Tërmeti i fuqishëm në Turqi shkakton panik në juglindje

Një tërmet i fuqishëm ka goditur dje pasdite më parë Turqinë jug-lin-dore në zonën e Denizlisë duke shkaktuar panik tek banorët. Nga të dhënat paraprake mësohet se tërmeti kishte një fuqi 6 të shkallës Richter, ndërsa fillimisht u raportua si i fuqisë 6.5 dhe me një thellësi 10 kilometra. Tërmeti është ndjerë thuajse në të gjithë Turqinë qendore dhe perëndi-more duke i kujtuar turqve tërmetin e frikshëm të gushtit 1999 që shkaktoi mijëra të vdekur.

Poloni, dorëhiqet kryeparlamentari pas ekspozimit të abuzimit

Kryetari i parlamentit të Pol-onisë Marek Kuchcinski njoftoi dje se do të japë dorëheqjen pas publikimit të fakteve se kishte përdorur avionët qeveritarë për udhëtime private me pjesëtarët e familjes së tij. Përpara zgjedhjeve të pritshme të muajit tetor, skan-dali duket se vendos në pozitë të vështirë partinë nacionaliste të djathtë në pushtet Ligj e Drejtësi që kishte thënë se po spastron qeverisjen nga ajo që e quanin trashëgimi e marrjes së rush-feteve dhe ndikim komunist.

Kirgistan, ish-presidenti i reziston arrestimitNjë oficer policie ka vdekur

dje gjatë aksionit të dështuar për arrestimin e ish-presidentit të Kir-gistanit për korrupsion. Almazbek Atambayev raportohet se i rezistoi për rreth gjashtë orë sulmit në shtëpinë e tij por u dorëzua më vonë. Ai mohon akuzat e korrup-sionit duke thënë se janë të mo-tivuara politikisht. Forcat speciale të policisë hasën rezistencën e mbështetësve të ish-presidentit, të cilët kapën peng gjithashtu gjashtë ushtarë por i liruan më vonë.

Zyra e të Drejtave të Njeriut e OKB ka shprehur dje shqetësim për bllokadën e vendosur nga India për ra-jonin e kontestuar të Kashmirit dhe anulimin e statusit të tij të veçantë. “Jemi thellësisht të shqetësuar se kufizimet e fundit në Kashmirin e administruar nga indianët do të përkeqësojnë situatën e të drejtave të njeriut në rajon. Vetë fakti që aktualisht pothuajse asnjë informacion fare nuk po del është shqetësues”, tha Rupert Colville, zëdhënës i Komisionerit të Lartë të OKB. Xhamu dhe Kashmir ka qenë i bllokuar nga komunikimet dhe inter-neti që nga nata e të dielës pasi India shfuqizoi të gjitha statuset e veçanta të garantuara për rajonin me shumicë muslimane përmes një dekreti presidencial. Qeveria e kryeministrit Narendra Modi uli më tej statusin e rajonit.

Mediat italiane kanë publikuar dje një video-reg-jistrim ku aludohet për korrupsion të nivelit të lartë në Maqedoninë e Veriut, ku dy të dyshuarit kryesorë në çështjen në hetim “Reket”, Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski, duket se marrin duke marrë më shumë se 1 milionë euro biznesmeni Jordan Orce Kamçev, gjithash-tu në hetim për çështjen. “Sot në ‘LaVerita’ në pjesën e parë të tregimit, dëshmohet se si Bashkimi Evropian, pas mbështetjes për të ndryshuar regjimin në Maqedo-ni, mbështeti krijimin e një Prokurorie Speciale Publike (Katica Janeva) që jo vetëm që ndërhyn në politikë, por edhe zhvat njerëzit! Një sistem mafioz që funksionon drejtpërdrejt nën kontrollin e politikanëve të rangut të lartë!”, thuhet në komentin e Canale 5.

OKB kërkon rikthimin e statusit të Kashmirit nga India Maqedonia skandalizohet nga videoja e korrupsionit miliona euro

zgjedhjet e 1948. Partnerët e tyre ak-tualë të koalicionit Lëvizja 5-Yje ishte grupi i vetëm më i madh në zgjedhjet e shkuara por ka shënuar humbje prej atëherë dhe në sondazh merrte vetëm 17.3 pra rreth gjysma e rezultatit të shënuar në zgjedhje. Të majtët italianë të Partisë Demokratike duket se po kalojnë 5-Yje me një mbështetje prej 22 për qind. PD renditej gjithashtu e dyta në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në fillim të vitit, prapa Lega-s. Gjatë zgjedhjeve të vitit 2018, Lega u bashkua në koalicion dhe me radikalët e tjerë Fratelli d’Italia dhe partinë e ish-kryem-inistrit Silvio Berlusconi, Forza Italia. Sondazhi i fundit tregon se dhe Fratelli d’Italia e drejtuar nga Georgia Meloni, ka shënuar rritje të ndjeshme.

Page 12: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...ku dhe është shprehur se të gjithë politikanët e korruptuar do të përballen me drejtësinë. Sipas avokatit,

12 GAZETA SOTE Premte 9 Gusht 2019

C M Y K

k r o n i k e www.sot.com.al

Interpol Tirana ekstra-don nga Gjermania një shtetas të dënuar me 25 vite burg për vrasje. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Byniamin Hajro, 56 vjeç. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë...

Mimoza IBRA

Një 56-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkom-bëtar, Byniamin Ha-jro, u ekstradua ditën

e djeshme nga Gjermania në Shqipëri. Lajmi u bë i ditur nga Policia e Shtetit. Përmes një njoftimi për shtyp, policia u shpreh se Hajro ishte në kërkim sepse në vitin 2017 Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 25 vjet burg. Ai akuzohet për vrasjen e dy shtetasve Arjan Avdullai dhe Eduart Pema në vitin 1997. “Interpol Tirana ekstradon nga Gjermania një shtetas të dënuar me 25 vite burg për vrasje. Si rezultat i bashkëpunimit të In-terpol Tirana me Interpol Wies-baden, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Byniamin Hajro, 56 vjeç. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprën penale “Vras-je me paramendim e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal. Me datë 17.04.2012, është vendosur rifillimi i hetimeve në lidhje me ngjarjen e datës 03 06.1997, ndodhur në Berat ku u rrëmbyen dhe më pas u vranë shtetasit E. P. dhe A. A. Prokuroria në lidhje me këtë ngjarje ka filluar hetimet më 22.03.1998. Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 ka deklaru-ar fajtor për këtë ngjarje shteta-sin Byniamin Hajro duke e dënuar me 25 vite burgim”, njoftoi Policia e Shtetit

VrasjaVrasja e dy viktimave, Ar-

jan Avdullai dhe Eduart Pema, ka ndodhur më datë 3 qershor 1997 në orën 10:30 në lagjen “Jani Vruho”. Në kohën kur ndodhi ngjarja nuk qe e mun-dur kryerja e veprimeve heti-more për shkak të trazirave të vitit 1997. Hetimi për ngjarjen nisi një vit më vonë, më 1998. Pas shumë përpjekjesh, më 17 prill 2012 u vendos rifillimi i

hetimeve për shkak të dekla-rimeve të dhëna nga vëllai i viktimës Eduart Pema, Bledar Pema. Sipas tij, ditën e ngjarjes ai ka qenë bashkë me vëllanë e tij tek trotuari i lagjes. “Vjen nga lagjja ‘Vakëf’ një makinë veturë e tipit ‘Benz’, ngjyrë e bardhë, me targa Berati, numrat nuk i kam të fiksuar. Makina ndaloi para këmbëve tona. Prej saj zbresin 4 persona, që arrita t’i njihja. Ishin: Byniamin Hajro, banor i lagjes ‘Kushtrim’, Kudret Zhuka, banor i lagjes ‘Kushtrim’, Kastriot Frashëri, banor i lagjes ‘Kushtrim’, ak-tualisht mbahet në burgun e Kosovës në Lushnjë, dhe Gaz-mend Hoxha, banor i lagjes ‘Kushtrim’. Të gjithë personat, kur zbritën nga makina në duar mbanin automatikë. Makinën e drejtonte Byniamin Hajro. Këta persona afrohen drejt nesh me automatikë në duar. Sa mbërrin aty Byniamin Hajro së bashku me Kudret Zhukën, i thonë Edu-artit ‘futu në makinë’. Ai nuk kundërshtoi, por u fut në mak-inë menjëherë, u ul në sediljen mbrapa mes Gazmend Hoxhës dhe Kastriot Frashërit. Makina iku në drejtim të shtëpisë së Byniamin Hajros. Unë nuk reagova pasi në atë kohë isha vetëm 13 vjeç dhe personat

ishin të armatosur. Shkova në shtëpi”, mësohet të ketë thënë Bledar Pema, i cili ka qenë dëshmitar i ngjarjes. Pasi priti kthimin e vëllait në shtëpi, ai u nis vetë që ta kërkonte. Bledar Pema u drejtua për tek shtëpia e Byniamin Hajros dhe tek ga-razhi i tij pa vëllanë, Eduartin, bashkë me Arjan Avdullain të lidhur me tela me gjemba e të

shtrirë përtokë. Më pas, trupat e tyre u lidhën me një makinë tip “Golf”, brenda së cilës ishin Gazment Hoxha, Byniamin Ha-jro, Kudret Zhuka dhe Kastriot Frashëri, dhe u tërhoqën zvarrë në rrugët e qytetit. Kur mbërri-tën në sheshin “Vakëf” trupat e të rrëmbyerve u zgjidhën nga telat me gjemba dhe i spërkatën me një lëng për t’i djegur.

Drejtonin mjetin me celularë në duar, policia ndëshkon 758 shoferë

Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar 758 shoferë. Ata janë pikasur duke drejtuar makinën dhe duke përdorur edhe aparatin celular në të njëjtën kohë. Policia i paralajmëroi shoferët në njoft-imin e saj se do të shtohen kontrollet. “Nisur nga rreziku potencial, që mbart përdorimi i aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe nga fakti që në shumë aksidente rrugore, është provuar se shkak është bërë përdorimi i aparatit celular, rrugorët e kryeqytetit janë angazhuar me forma kontrolli nga më efikaset, përfshi edhe agjentët civilë, të cilët monitorojnë dhe dokumentojnë sjelljen e përdoruesve të rrugës në zona të ndryshme të kryeqytetit. Duke vlerësuar si trend negativ, gjithmonë e më shumë, përdorimin e aparatit celular, Policia Rrugore e Tiranës do të vijojë në mënyrë permanente me verifikimet dhe procedimet administrative për këtë shkelje, pasi vetëm gjatë ditëve të fundit janë verifikuar dhe ndëshkuar 758 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit”, thuhet në njoftimin e Policisë Rrugore.

Byniamin Hajro u dënua në 2017 nga Gjykata e Vlorës me 25 vjet burg

Rrëmbeu dhe dogji të gjallë 2 të rinj në ’97, ekstradohet nga Gjermania 56-vjeçari

Byniamin Hajro, ja si ndodhi vrasja

U arratis nga burgu, kapet pas 7 vjetësh 35-vjeçari shqiptar

Një 35-vjeçar shqiptar, i cili ishte arratisur nga burgu i Patras, u arrestua pas 7 vjetësh arrati. Sipas mediave greke, ai është një nga dy autorët e grabitjes të një banke në Parga. Ai u arrestua në një rrugë kryesore në Prevezë dhe më pas u identifikua, sipas policisë, si një nga dy grabitësit. Arrestimi i tij u bë i mundur nga vëzhgimi i një oficeri të policisë Opke Preveza, i cili ishte jashtë shërbimit. Si pjesë e një hetimi policor në shtëpinë ku ishte parë i dyshuari, u gjetën një pjesë të parave të sekuestruara nga banka, një armë dhe një identitet i rremë. Konkretisht, nga 26.630 euro dhe 200 dollarë të rrëmbyera nga dy hajdutët e bankave u gjetën në shtëpinë e 35-vjeçarit 8,240 euro dhe 100 dollarë. Arratisja e tij ndodhi pasi kishte marrë një pushim 6 ditor dhe nuk u kthye më në burg. I dyshuari vuante dënimin me 12 vjet burg për vjedhje, grabitje të armatosur, vjedhje, mbajtje droge dhe hyrje të palig-jshme në vend. Tani ai pritet që të përballet sërish me drejtësinë greke për të vuajtur dënimin.

Vëllezërit Xhekson, Eugen dhe Alert Tiniti do të vijojnë të qëndrojnë në qeli. Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për tre vëllezërit e kapur pak ditë më parë duke kërcënuar një biznesmen për 50 mijë euro. Ata akuzohen për gjobëvënie. Sipas informacioneve, masa e sigurisë është kërkuar nga prokuroria, sipas së cilës ka prova që tregojnë implikimin e vëllezërve në ngjarjen në fjalë. Kjo masë është kundërshtuar nga avokati mbrojtës. Kujtojmë që vëllezërit Xhek-son, Eugen dhe Alert Tiniti u kapën tri ditë më parë. Ata u vunë në pranga gjatë operacionit të koduar “Brothers”. Ata kërcënonin vazhdimisht me jetë

një biznesmen dhe familjarët e tij në këmbim të 50 mijë eurove. “Zbulohet një tjetër rast gjobëvënie në Tiranë. Policia bën me dije se në kuadër të opera-cionit “Brothers”, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, vihen në pranga tre vëllezër, pasi i kishin vënë gjobë 50 mijë euro një shtetasi. Në vijim të punës për parandal-imin e ngjarjeve të rënda kriminale ndaj jetës dhe pronës, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pas një pune të mirëorganizuar disa javore duke përdorur edhe metoda speciale hetimi,

finalizoi me sukses operacionin "Brothers", si rezul-tat i të cilit u kapën dhe ndaluan shtetasit: Xh. T., 23 vjeç, E. T., 32 vjeç, A. T., 32 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar t’i marrin në formë gjobe një shumë prej 50 mijë euro një shtetasi, nëpërmjet kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve”, njoftoi Policia e Shtetit tri ditë më parë. Gjatë këtyre ditëve forcat e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e nëntë personave, të gjithë të akuzuar për gjobëvënie. Një rast u shënua në Korçë para pak ditësh.

I vunë gjobë 50 mijë euro biznesmenit, gjykata lë në burg 3 vëllezërit

Aksident rrugor në Vlorë, dy persona mbeten të plagosur

Dy gra kanë mbetur të plagosura pas një aksidenti në Vlorë. Ngjarja ndodhi në lagjen “Ujë i Ftohtë”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti “Benz” me drejtues shteta-sin B. M., ka goditur dy këmbësore, përkatësisht shtetasen me inicialet A. R., 40 vjeçe dhe V. L., 60 vjeçe, të cilat ndodhet në Spitalin Rajonal jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetin, banues në Kaninë të Vlorës dhe ka filluar procedimin penal ndaj tij për veprën penale “Shkelja e rregul-lave të qarkullimit rrugorë”. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Po dje, një automjet tip “Ford” me targa AA 880 HG ka marrë flakë në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme pranë rrethrrotullimit të Skelës në Vlorë. Drejtuesi i mjetit sapo ka konstatuar zjarrin ka dalë nga makina pa lëndime. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës duke bërë të munduar shuarjen e flakëve në mjet. Paraprak-isht shkak i zjarrit dyshohet se është një shkëndijë elektrike.

Page 13: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...ku dhe është shprehur se të gjithë politikanët e korruptuar do të përballen me drejtësinë. Sipas avokatit,

GAZETA SOT E Premte 9 Gusht 2019 13

C M Y K

k r o n i k e www.sot.com.al

Burimet i thanë gazetës se Tozaj u qëllua me shtatë plumba pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur shtatë gëzhoja. Dy prej plumbave e kanë kapur në kokë 47-vjeçarin dhe pesë të tjerat në pjesën e gjoksit dhe kraharorit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se viktima është qëlluar me silen-ciator. Sipas informacioneve...

Mimoza IBRA

Të tjera detaje dolën në dritë ditën e djeshme për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në Selenicë të Vlorës. Dilaver Tozaj, 47 vjeç, i cili ka edhe dy identitete të tjera (Nikola Ikonomi dhe Laver Tozaj), mbeti i vrarë pranë shtëpisë së tij. Si fillim ai u plagos dhe u transportua në spital me makinë private kur u gjet nga kalimtarët. Pavarësisht se iu nënshtrua operacionit, ai ndërroi jetë në spital. Burimet i thanë gazetës se Tozaj u qëllua me shtatë plumba pasi në vendin e ngjarjes janë gje-tur shtatë gëzhoja. Dy prej plumbave e kanë kapur në kokë 47-vjeçarin dhe pesë të tjerat në pjesën e gjoksit dhe kraharorit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se viktima është qëlluar me silenciator. Sipas informa-cioneve, dyshimet janë se autor ka qenë një person i vetëm. Dyshohet se autori është një njeri që e njeh mirë zonën, pasi pas krimit është larguar pa gjurmë, duke përfituar edhe nga errësira që ishte në zonën ku ndodhi krimi. Nga ana tjetër, mëso-het se viktima ka marrë një telefonatë pak minuta para ekzekutimit. Sipas burimeve, autori e ka telefonuar atë që të dilte nga shtëpia dhe në momentin që 47-vjeçari ka dalë, është qëlluar. Deri tani grupi hetimor ka shoqërua për të marrë në pyetje afro 20 persona, përfshirë familjarë e dëshmitarë të ngjarjes për të hedhur më shumë dritë mbi vrasjen e për të dhënë detaje që mund të çojnë në kapjen e autorit. “I njihnim si persona. Jo nuk ishin prob-lematikë. Ne nuk ndihemi të rrezikuar, se s’kemi bërë gjë. Janë shumë të rregullt si familje. Katër vëllezërit që janë aty janë shumë të qetë”, tha një fqinje dje për mediat. Ndërkohë, familjarët kanë

deklaruar se 47-vjeçari s’ka pasur konflikte në fshat.

Pista e hakmarrjesPista kryesore e hetimit

mbetet vrasja për prishje të pazareve të drogës. Pista e hakmarrjes lidhet me të shkuarën e viktimës. Dilaver Tozaj kishte jetuar për disa kohë në Greqi ku dyshohet se është marrë edhe me trafik droge. Nga ana tjetër, në vitin 2005 ishte dënuar me 6 vite e gjysmë burg nga Gjykata e Vlorës për trafik droge. Në këtë kohë 47-vjeçari kishte ndryshuar identitet, nga La-ver Tozaj në Nikola Ikonomi. Policia është duke verifikuar edhe ndonjë konflikt të famil-jareve te tij ne Greqi. Përsa i përket dënimit të Tozajt, kohë më parë, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2005, kur në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Et’hem Danaj, pasi në mjetin kamion tip Volvo, u gjet e fshehur sasia prej 1146 kg lëndë narkotike e llojit “cannabis sativa”. Për ngjarjen u arrestuan katër persona, midis tyre edhe To-zaj, i cili u dënua me 6 vite e

8 muaj burgim. Vendimi për këtë çështje mbërriti deri në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë, kur në nëntor të 2013-ës u mor ky vendim: Lënien në fuqi të vendimit të mësipërm për cilësimin ligjor, deklarimin fajtor të të pandehurve Ardi Xhaferi, Hasan Gjinaj dhe Xhafer (Laver) Tozaj, për kry-erjen e veprës penale “Trafi-

kimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, të parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal. Ky është krimi i dytë brenda pak ditësh që trondit Vlorën. Edhe pak ditë më parë në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë ndodhi në vrasje, këtë herë për motive banale, ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj.

Qarkullonte me kallashnikov, prangoset 27-vjeçari në Selenicë

Gjatë një konflikti banal, 25-vjeçari me inicialet R. F., ka tentuar të vrasë një 20-vjeçar me automatik në Bilisht. Ai ka qëlluar në drejtim të tij, por nuk i ka shkaktuar dëme dhe më pas është larguar me vrap me makinën e tij. Për këtë arsye Policia e Devollit e ka shpallur në kërkim 25-vjeçarin. “Policia e Devollit ka shpallur në kërkim shtetasin R. F., 25 vjeç, banues në Bilisht pasi ka tentuar që të vrasë një 20-vjeçar. Mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Bilishtit, shtetasi i mësipërm pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip automatik, në drejtim të shtetasit K. B., 20 vjeç, banues në Bilisht, por pa i shkaktuar dëmtime këtij të fundit dhe më pas është larguar me shpejtësi me automjetin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja dhe një copë fishek luftarak”, njoftoi Policia e Devollit.

Policia ka marrë në pyetje afro 20 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen

Detaje të reja nga vrasja në Selenicë, 47-vjeçari doli nga shtëpia pas një telefonate, dyshime për hakmarrje

Kultivuan drogë, arrestohen 2 persona dhe procedohet kryeplaku i fshatit

Dy të rinj u ekstraduan ditën e djeshme nga Shqipëria drejt Belgjikës dhe Zvicrës sepse ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia e Shtetit njoftoi ditën e djeshme se Policia Kufitare e Morinës në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Interpol Bruk-selin kanë arrestuar 26-vjeçarin me iniciale K. Q. sepse është pjesëtar i një organizate kriminale që merrej me trafik droge. Ai do të ekstradohet drejt Belgjikës. “Nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë është arrestuar shtetasi belg: K. Q., 26 vjeç, lindur në Hoy, Belgjikë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Brukseli, Belgjikë pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Antwerp, Belgjikë me datë 28.05.2019 ka

lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal”, “Trafikim i narkotikëve dhe perkusorëve” parashikuar nga nenet e Kodit Penal belg. Nga hetimet e filluara me datë 07.10.2017 ka rezultuar se K. Q. është pjesëtar i një organizate kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta kokainë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukselin/Belgjikë, u bë i mundur arrestimi i tij në Shqipëri me qëllim ekstradimi drejt Belgjikës”, thuhet në njoftim. Po nga Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë u arrestua shtetasi kosovar: H. B., 28 vjeç, lindur në Dubrav, Kosovë. Ai akuzo-het për 21 vjedhje. “Shtetasi H B, ishte i shpallur në

kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicër, pasi Autoritetet gjyqësore të kantonit të Gjenevës, Zvicër më datë 08.07.2019 kanë lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja”, “Dëmtim prone” dhe “Dhunim banese. Në harkun kohor 21 dh-jetor 2018-13 mars 2019, në kantonin e Gjenevës, H.B. dyshohet se ka kryer 21 vjedhje, duke hapur me forcë dyert dhe dritaret e banesave, ka hyrë në shtëpitë dhe apartamentet private dhe ka vjedhur objekte dhe shu-ma të ndryshme parash. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Bern/Zvicër, u bë i mundur arrestimi i tij në Shqipëri me qëllim ekstradimi drejt Zvicrës”, përfundoi njoftimi i Policisë së Shtetit.

Të shumëkërkuar për drogë e vjedhje, ekstradohen nga Shqipëria 2 të rinj

Zjarr në një lokal në Tepelenë, dyshohet i qëllimshëm

Një zjarr i madh ka përfshirë një lokal në fshatin Hormovë në Tepelenë. Mësohet se zjarri ka rënë gjatë natës së të mërkurës në lokalin në pronësi të shtetasit me iniciale R. E. e për pasojë janë djegur disa tavolina dhe karrige. Policia ka kryer veprimet procedurale dhe nga hetimet e para dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Sipas informacioneve, policia po punon për identi-fikimin dhe kapjen e autorit. Nga ana tjetër, ditën e djeshme një zjarr i madh përfshiu një pyll në fshatin Vreshtas të Fierit. Flakët u përhapën me shpejtësi duke djegur me dhjetëra rrënjë ullinj. Në rrezik ishin edhe 10 banesa që ndodheshin shumë pranë zonë së zjarrit. Në vendngjarje shkuan menjëherë mjetet zjarrfikëse, të cilat punuan për neutralizimin e flakëve. Nuk dihet shkaku i zjarrit, por mësohet se në të njëjtin vend katër ditë më parë është regjistruar një tjetër vatër zjarri, por që është fikur nga zjarrfikësit. Ajo që duhet theksuar është se gjatë këtyre ditëve temperaturat kanë qenë të larta, çka mund të jetë edhe arsyeja e zjarrit.

Një ditë pas vrasjes së Dilaver Tozajt, forcat e policisë vunë në pranga ditën e djeshme një 27-vjeçar, i cili qarkullon-te me kallashnikov. Sipas policisë, ai ka qenë i dënuar më parë. “Qarkullonte me kallashnikov, vihet në pranga nga policia. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Selenicë në bashkëpunim me forcat e tjera të Policisë së Vlorës dhe ato të FNSh-së, në vijim të kontrolleve dhe krehjes së zonës duke përdorur dhe qenin e gjurmës në lidhje me ngjarjen e Selenicës, kapen në flagrancë shtetasin S. R., 27 vjeç, banues në fshatin Vajzë të Selenicës. 27-vjeçari u kap në kushtet e flagrancës afër malit të Beunit, të fshatit Matogjin dhe mbante me vete një armë zjarri automatik me municion luftarak. Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me armë në shtetin grek. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve””, njoftoi policia.

Page 14: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...ku dhe është shprehur se të gjithë politikanët e korruptuar do të përballen me drejtësinë. Sipas avokatit,

14 GAZETA SOTE Premte 9 Gusht 2019

www.sot.com.alk o m e n t e & a n a l i z e

Nga Sevo TARIFA

Këtë e dinë më mirë ata që luftuan se disa “Akademikë” sot. “S’ka fitore pa

luftë, sikurse s’ka luftë pa armë, pa gjak”. E shkrepte pushkën partizani në kokë të armikut. Le të quhej “dy-fek me gjalmë”, këndonte si “bilbil”! E kishte barutin të thatë. Me të në dorë binin dëshmorët, fjala e fundit e të cilëve ishte: “Vazhdoni luftën, shokë, e gëzofshi Shqipërinë e lirë!”. Shkëlqeu LANÇ, epopeja më e lavdishme e popullit shqiptar, me komunistët në ballë, me komandant Enver Hoxhën. Gjëmuan malet. Çau qiellin thirrja “Në mos kini armë, gjeni, ia rrëmbeni atij qeni”! Dhe u shtuan luftëtarët e lirisë. U shtuan armët, lloje-lloje si t’i doje. Kënga e armëve shkonte “Zile”: Ia merrte maliheri, ia kthente automatiku, ia hidhte mitralozi, iso mbanin të gjitha armët e tjera, të lehta e të rënda! Dhe nga fashistët u dëgjuan dy fjalët e para: “Mama mia”! Le t’ua lëmë fjalën dëshmorëve, “ajkës” së luftëtarëve të lirisë...

“Mitralozi im di të flasë mirë me fashistë e tradhtarë”

Gjik Kuqali thoshte: “Asgjë nuk arrihet, po nuk u mbrojt me armë në dorë rruga e nderit dhe e lumturisë”. Ngjeli Goga shprehej: “Fashisti e shuan etjen me gjak. Qëllo mbi të si mbi ndonjë derr”! Nuk pyeste njeri “Sa lule ke në ballkon, po sa “lule” dolën malit partizan”. Dhe u dëgjua kënga: “Lule more trima, që ratë për atdhe”! Shtoheshin radhët e partizanëve, shtoheshin dhe armët lloje-lloje të tyre. Aksio-net luftarake pasonin njëri-tjetrin. Fashistë e kolaboracionistë qëllonin mbi antifashistë. Me armë do t’u përgjigjeshim edhe ne. Mënyrat ishin të ndryshme: Guerilas, komunistë e an-tifshistë me trimëri hapnin depo të fashizmit dhe merrnin armë e municione! Dy vëllezërit dëshmorë, pionierë, Ali e Riza Çani ishin roje të qeve të fshatit dhe i kullotnin në Virua, ku kishte dhe ujë për ta. Çdo ditë merrnin me vete vezë, pula, qumësht, djathë, ushqime dhe i shisnin në ushtarë italianë që ishin aty afër në Gërhot. Duke u miqësuar me oficerë fashistë, arritën që të mos t’i jepnin me para, por me shkëmbim armësh: pushkë, revole, bomba, fishekë etj. Ato që mblodhën ua shpërndanë bashkëfshatarëve, nga të cilët 69 veta dolën partizanë, 29 prej tyre ranë dëshmorë, mbi 160 territorialë me pushkë. Babai i dëshmorit Vasil Puci kishte një mitraloz të rëndë “Bre-da”, të cilin ua dhuroi partizanëve, duke ua dorëzuar shokëve Sheqet Peçi e Haki Toska. Dhe ky mitraloz këngën e parë e nisi në betejë te “Bregu i Shehe”, pranë Urës së Karshiqit. E ndoqën këtë shembull edhe qytetarët. Në ndihmë te partizanëve u aktivizuan deri dhe pionierë. 13 vjeç ishte Bashkim Kokona që ra dëshmor, nëna i vdiq dhe e la 3 muaj. Filloren nuk e mbaroi për shkak të varfërisë. Dallohej për shkathtësi, trimëri. Në Palorto, fëmijët e quanin“kryetar” të tyre. I pari në demonstrata. Hyri fshehurazi në kuesturë dhe la një letër paralajmëruese antifashiste! Maskohej si kikirikashitës në Gërhot, nga italianët. Ishte “mik” i vogël i tyre. Dëshmori u dha parti-zanëve 20 bomba dore, 300 fishekë, një pushkë dhe dy revole! Kështu veprohej në tërë vendin.

Një shtëpi e kthyer në“ofiçinë-depo” armësh”.

Ishte familja me kryefamiljar Lame Zherdi nga Tërbuqi, mjeshtër për riparimin e armëve. Me një dyqan në qytet punonte legal-isht. Në shtëpinë e fshatit vepronte ilegalisht. Çoje armën me defekt dhe e merrje si të re!

Antifashizëm pa armë, apo... flet pushka partizane!

E provonte vetë si të ishte e tij. Miku i besuar që shkonte në këtë shtëpi, i dukej sikur ishte në një “muze armësh”. Kishte raste që i zoti armës, nga kënaqësia i falte armë mjeshtrit dhe ky ua dhuronte partizanëve. Usta Lamja ishte jo vetëm mjeshtër për dyfekë, por dhe mikpritës me byrek! Aty strehoheshin shokë të qarkorit dhe ilegalë. Ky atdhetar i dalluar kujdesej për dyfekun si prindi për fëmijën. E merrte në duar. E përkëdhelte dhe thoshte: “Kushedi në dorë të kujt ka qenë më parë kjo armë zjarri” dhe përgjigjej vetë: “Rëndësi ka që kjo “ta puthi” armikun në dy vende: në zemër ose në lule të ballit”!

Edhe pse puna e tij bëhej pa bujë e pa zhurmë, spiunët e fashizmit dhe ballisto-zo-gistët ranë në gjurmë antifashiste dhe ajo survejohej, ndiqej. Por, xha Lamja kishte “shokë” jo vetëm armët, por edhe miq e shokë partizanë, që e mbronin dhe ai punonte duke e bërë natën ditë. Ishte pjesëmarrës që në Luftën e Vlorës. Luftëtar në disa aksione të LANÇ me çetën “Çerçiz Topulli”. Me bashkëf-shatarë në luftime me fashistë e nazistë në Grehot, në Shkallën e Zezë e në Mallakastër. Me LANÇ ishte e gjithë familja. Ç’ti jepte më tepër kjo familje luftës? I dha katër dëshmorë, shtëpia u dogj...

“Luftës i duhet edhe pushka e një jetimi si unë”.

Dëshirën për armë e kishin edhe fëmijët. Shikonin partizanë dhe sytë i mbanin te arma që kishin në sup e te gjerdani me fishekë e bomba varur në brez. Zilia pozitive dhe kër-shëria e moshës i shtynte të gjenin një pushkë e të dilnin partizan. Hasan Axhemi, 14 vjeç shprehej: “Luftës i duhet edhe pushka e një jetimi si unë”. I vuajtur, te partizanët gjente ngrohtësi. Miqësohej me ta. Hasanit të vogël iu plotësua dëshira. Janar 1944. Partizanët po iknin nga Mallakastra. Atë e lanë në fshat si ndërlidhës. U dërgua me një shërbim sekret në Klos, andej në Hekal. Përmes errësirës kreu detyrën. I lodhur, e zuri gjumi në anë të një ledhi. Pushkën e mbante midis gjunjëve. Por një hije e zezë si gjarpër i vinte rrotull. Një krisje si degë lisi u dëgjua. Ishte armiku që po i afrohej, i cili i mori pushkën dhe e vrau.

Rexhep Zebi, nga Ushelenza e Dibrës, 16 vjeç. Djalosh i zgjuar, punonte në bujqësi, ishte i interesuar të dëgjonte tregime parti-zane. I frymëzuar nga trimëria e tyre, shkoi në Brigadën e IV Sulmuese. Mori pjesë në luftime në Shëngjergj, në Qafë Kërrabë, në Arbanë, në çlirimin e Elbasanit. Trim, sul-monte i pari, shokët e këshillonin “kujdes se je i vogël”, por ai u përgjigjej: “Mos më matni me vjetët në trup, por me pushkën në sup”! Brigada iu afrua Tiranës. Rexhepi ishte në pozicion duke hapur zjarr. Para tij ra një shok. Rexhepi shkon dhe e merr. Plumbat e armikut dendësohen. Rexhepi plagoset rëndë, u vra duke luftuar… Abdyl Koka, nga fshati Sallmone i Durrësit, 14 vjeç. Gjeti një bombë dore italiane mbuluar me baltë. Kështu gjetën edhe 7 shokë të tjerë të tij. Dhe mbushën një trastë. Abdyli i pastroi dhe i ruante. Në shtëpinë e tij hynin e dilnin partizanë. Donte të dilte edhe ky partizan, por s’e pranonin se ishte i vogël. Një herë e dërguan në mal me një letër për komisarin. E çoi dhe e përgëzuan. Bëri një kërkesë të thjeshtë: të qëllonte një herë me pushkë! Gëzoi shumë dhe iu shtua dëshira të bëhet partizan me dyfek. Ato ditë do shkonte në mal. U nis që në mëngjes.

Rrugës ia mori këngës partizane. por kënga iu ndërpre. E vranë armiqtë...

“Sa kohë do më rrahë zemra, do punojë edhe mitralozi im”!

Partizani e dinte përse luftonte, ishte i

ndërgjegjshëm dhe i vendosur të jepte dhe jetën për Atdheun. Pushkën s’e hiqte nga dora. Kur partizanit Azbi Shehu i dorëzuan mitralozin, para shokëve, u shpreh: “Betohem se sa kohë do të më rrahë zemra në kraharor, do të punojë edhe mitralozi im”! Dhe këtë fjalë e mbajti. Luftoi me trimëri në malet e Gramozit. Fishekët i mbaruan. Hodhi dy bombat që kishte. Në fund nxori revolverin, me të cilin mundi të qëllojë vetëm një herë, se mitralozi “Sharrës” gjerman e preu në mes. Zemra e tij pushoi tok me mitralozin, ashtu siç ishte betuar. Pushka ishte shumë e dashur për partizanin. Kur i jepej e puthte dhe e hidhte në sup me krenari. Ndonjë par-tizani pionier i takonte që pushka të ishte me e gjatë se ai, por shpejt gjendej një tjetër, që të ishte më e shkurtër, siç ishin pushkët italiane të markave “Mushket” e “Topçi”. Dhe luftëtari priste çastin që ta provonte pushkën e tij në kokë të armikut. E mbante atë lart dhe përpiqej “ta bënte” automatik, mitraloz e deri top! Partizani dëshmor Pjetër Prenga kishte thënë: “Këtë pushkë që ju më besoni sonte, do ta bëj automatik, mitraloz e top, për të vrarë sa më shumë armiq e tradhtarë. Armiku nuk ka me ma pa kurrë shpinën”! Dhe me të vërtetë, ky partizan luftoi me heroizëm, vrau sa mundi armiq dhe plumbat e tyre i priti në gjoks! Partizani Risto Pali doli partizan në moshën 14 vjeç. Meqë ishte më i shkurtër nga shokët, u quajt “Cironk”. Ky emër i mbeti për githnjë. Shokët nuk e thërrisnin në emër, por “Cironk”! Si do të gjendej një pushkë për Cironkun, të cilën kur ta mbante në sup tyta e saj të mos prekte në tokë? Për pushkë italiane “Novanta uno” ose “Kuranta due” nuk bëhej fjalë, se ato ishin të gjata dhe nuk i shkonin trupit të tij të shkurtër. Këto do t’i rrinin si njeriut këpucët e mëdha në këmbë të vogël. Edhe pushka tjetër italiane “Mushketë” nuk i bënte. Më në fund, me përpjekje të komandës dhe të intendentit Nase Doko, u gjend një pushkë italiane e markës “Topçi”. E mori në dorë Cironku, e mati me veten dhe e pëlqeu. Pastaj tha: “Rrokjen e parë kjo pushkë e pas-ka “Top”, dhe në duart e mia do të jetë vërtet si një top, siç më uruan shokët”! Pushkë më të lehtë e të shkurtër se kjo, nuk kishte. E hodhi në sup. Sa hije i kishte pushka Cironkut! Dhe ai do ta meritonte duke e mbajtur në sy e të qëllonte me precizion armikun “në lule të ballit”! Kur batalioni ku bënte pjesë Cironku kalonte në kolonë përmes fshatit, dëgjohej pyetja nga ndonjë që i bënte përshtypje trupi dhe shprehej: Pse, dhe ky kaq i vogël qenka partizan?! Ndodhi që këtë pyetje një ditë e dëgjoi dhe vetë Cironku dhe iu përgjigj: Edhe floriri i vogël është, por kushton shumë!

“E, o trim, si të flet maliheri?”“Brisk e ka gjuhën baba!”

Nuk ishte i rastit urimi që u bëhej parti-zanëve kur dilnin në mal: ”Pushka top”! Arma në duar të tyre ishte provuar, qe e sigurt dhe e pathyer. Teki Kaltani, kur e përcolli djalin e madh partizan në mal, Jaupin, i tha me gjithë zemër: “E hodhe pushkën në krahë, t’u bëftë top”! Kështu përcolli ai edhe dy djemtë e tjerë. Doli dhe vet partizan, megjithëse ishte 51 vjeç! Luftoi me vetëmohim dhe gjakun e jetën e tij ia fali atdheut, popullit. Kurse partizanin Shaban Hysenbelliun e përcolli babai duke i dhënë armën e tij të shtrenjtë dhe një ditë e pyeti: “E, o trim, e ke mësuar të flasë mirë maliherin tim të vjetër?”. “Brisk e ka gjuhën, baba”, iu përgjigj i biri. Partiza-ni, ky luftëtar i lirisë, i kishte pushkën ose bombat “shokë’”. I ruante me kujdes dhe nuk i ndante nga vetja. Natën i mbante nën kokë. Kur u nis për në mal partizania Zoja Çurre, nëna e pyeti: “Po ku vete tani natën, moj vajzë, vetëm, pa njeri? Prit të zbardhet dita!”. Zoja

iu përgjigj: “Moj nënë, nuk jam vetëm. Kam dy shokë të fortë”. Dhe nxori nga xhepi dy bomba! Nëna qeshi dhe ndjeu siguri, se bija e saj, do të luftonte me heroizëm, ndaj pas çlirimit ajo do të meritonte titullin e lartë “Heroinë e Popullit”. Ajo nuk ishte vetëm. Rrugës kishte dy “shokë” e në mal do të gjente shumë shokë e shoqe të tjerë bashkëluftëtarë. Pushka partizane ishte e pathyeshme se të pathyeshëm ishin ata që e mbanin në sup, në duar e në sy dhe dinin kundër kujt e kur do ta shkrepnin. Ish partizani trim Naun Panxhi nga Shpati i Elbasanit, që bashkë me babain dhe dy vëllezër të tij qenë partizanë, kishte dhënë fjalën e nderit se “Mitralozi im i lehtë, do të heshtë vetëm kur të vijë liria”. Por këtë ëndërr të bukur të tij ai nuk mundi ta shohë të realizuar, sepse ra dëshmor duke luftuar në ditët e operacionit armik nazist e ballist të qershorit 1944. Partizanët nuk ishin vetëm luftëtarë, por edhe agjitatorë në mes të popul-lit, për luftën. Ndër të tjera, ata vepronin për të bindur edhe ndonjë ballist ose xhandar, që kishte hyrë në rrugë të gabuar, ishte gënjyer dhe joshur me urrejtje për partizanët. Ja një shembull: Dy vëllezër patriotë, Siri e Niazi Karagjozi, një ditë vendosën të takojnë e të bindin një ballist, që të hiqte dorë nga Balli, por kësaj nuk ia arritën dot. Ç’ndodhi pastaj? Ballisti bëri të kundërtën. Vrau Niaziun! Ishte fundi i vitit 1943. Ballistë e gjermanë e ar-restuan dhe pushkatuan në vendin e quajtur Gjinë, në afërsi të Sarandës. “Qeni, (Lulja), që e merrte Niaziu kur shkonte për gjah, e ndoqi nga prapa gjatë gjithë udhëtimit dhe menjëherë pas ekzekutimit, u kthye në Sa-randë për tek vëlla Siriu, që ta “sinjalizonte”, i vuri dy këmbët e para në gjunjë dhe mjaft i shqetësuar, lëvizte sa andej këndej duke “qarë”! U kuptua që Niaziu ishte vrarë. Ishte 49 vjeç. U shpall dëshmor. E kujt nuk i erdhi keq për këtë patriot? Edhe qenit besnik të tij, që mbeti mbi varrin e të zotit, pa ngrenë e pa pirë dhe pas dy javësh aty vdiq, pranë të zotit!!

Në mal partizani shikonte ndonjë shok që mbante orë, dylbi në qafë, çantë në krahë etj. Natyrisht kishte zili, por nuk i lakmonte. E vetmja dëshirë, e vetmja lakmi që kishte ishte arma. Preferonte shumë një maliher me dylbi, një mauzer ose automatik gjerman, një revolver nagant, ose një dhjetëshe turke. Nuk donte pasuri tjetër, por këto s’i falte. Ka një dialog të thjeshte të partizanit me pushkën:

“ Pushka ime, shoqja më besnike, në betej’ me zjarr po shkoj. Un’ pa ty s’mund të qëndroj. Dhe në vdekça me luftue, Për së largu porosi të lë: Pushka ime vijo me qëndrue”…

***Atdhetarët partizanë me pushkë luftuan,

me pushkë fituan. Dhe nga dora nuk e lësh-uam. Me çlirimin e vendit, në krah të pushkës vumë dhe kazmën. E kishim parullën: “Në një dorë kazmën, në dorën tjetër pushkën”! Arma simbolizont çlirimin dhe mbrojtjen, kazma rindërtimin e vendit. Kishte raste që disa partizanëve të dalluar për trimëri në luftë, arma iu la si kujtim. Dhe këta e mbajtën të pastër si një relike, derisa me urdhër politik të antikomunistit Sali Berisha e dorëzuan. Pse? Se ky ishte njeri, që deri në mbrëmjen e fundit ishte komunist, në mëngjes u gdhi “demokat”, i kthyer në antikomunist, kishte frikë se mos ish partizanët e djeshëm, vetertanë të sotëm, ngriheshin kundër tij… Berisha nga veteranët kot ka frikë, s’ka brez tjetër si veteranët, jeta partizane i ka bërë këta të thjeshtë, të drtejtë, pa pretendime, të urtë, paqësorë, fisnikë.

Page 15: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...ku dhe është shprehur se të gjithë politikanët e korruptuar do të përballen me drejtësinë. Sipas avokatit,

GAZETA SOT E Premte 9 Gusht 2019 15

www.sot.com.alk o m e n t e & a n a l i z e

Nga Erjola MEÇAJ*

Zbatimi i rekomandimeve është një nga komponentët më të rëndë-sishëm të një procesi auditues. Sipas Deklaratës së Meksikos, ISSAI 10,

theksohet rëndësia e mekanizmit të folloë up për SAI-t, dhe kërkohet nga SAI-t që të kenë mekanizmin e tyre të brendshëm për ndjekjen dhe zbatimin e rekomandimeve për t’u siguruar që njësitë e audituara i kanë vlerësuar dhe adresuar siç duhet rekoman-dimet e lëna. Gjithashtu vlen të përmendim dhe ISSAI 12, i cili trajton “auditimin e jashtëm publik” si një faktor i rëndësishëm që sjell ndryshimin në jetën e qytetarëve dhe nënvizon se nisur nga rëndësia e ndjekjes së rekomandimeve SAI duhet të ketë mekaniz-ma për ndjekjen e rekomandimeve. Ndërsa praktika të tjera të mira si ato të GAO-s na udhëzojnë se, kërkesa për zbatimin e reko-mandimeve duhet të ngrihet në mënyrë pro-gresive në nivele më të larta menaxheriale. Gjatë ëorkshop-it mbi auditimin financiar zhvilluar në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë, me pjesëmarrës Institucionet Su-preme të Auditimit të Ballkanit Perëndimor, u trajtua i gjithë procesi i auditimit ku një nga pikat kryesore ishte dhe zbatimi i rekomandi-meve. Në këtë aktivitet, u evidentua praktika e punës së SAI-ve respektive mbi ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve sipas rreg-ulloreve përkatëse dhe sfidat që institucio-net ndeshin gjatë këtij procesi. Shkalla e pranimit të gjetjeve, dhe zbatimi i tyre nga institucionet e audituara mbetet një nga pri-oritetet për institucionet supreme të auditimit në periudhat në vijim. Gjatë aktivitetit SAI-t pjesëmarrëse ndanë eksperiencën e tyre dhe u propozuan përmirësime në hartimin e rekomandimeve dhe në ndjekjen e zbatimit të tyre. Puna themelore për auditime efektive janë rekomandimet, të cilat kur zbatohen në mënyrë korrekte, arrijnë një rezultat të përcaktuar, prandaj ato duhet të jenë të qarta për mangësitë e konstatuara dhe bindëse për mënyrën se si duhet të përmirësohen. Stand-ardet e auditimit kërkojnë që gjatë kryerjes së një raporti auditimi, audituesi duhet të përqendrohet që gjetjet dhe rekomandimet

Nga Fatos ÇOÇOLI

Më 1 janar 2020, ekonomia jone kalon me një sistem te ri të

faturës fiskale, me faturën fiskale elektronike online. Dobitë e sistemit te ri pa dyshim janë të shumta dhe nisma e qeverisë vlen të përshëndetet. Mirëpo ky ndryshim themelor ne mënyrën e raportimit të shitblerjeve tek ne kërkon të rishikohen me kujdes shumë të meta dhe dobësi të patrajtuara dhe të pazgjidhura të sistemit që kemi deri tani me kasa fiskale elektronike. Po ashtu, duhet të përfitojmë nga eksperi-enca e Kroacisë, e cila po zbaton sistemin e faturave tatimore online dhe ka një problematikë shumë të mprehtë deri tani. Sistemi i ri i fiskalizimit që do të zbatojmë më 1 janar 2020 ngjan shumë me sistemin kroat. Prandaj dhe ia vlen të analizojmë të metat e konstatuara deri tani në sistemin e këtij vendi anëtar të Bashkimit Evropian, sidomos në rastet e raportimit të shitbler-jeve me para në dorë. Kroacia është shteti i parë në Ballkan që fiskalizimin (raportimin e shitblerjeve) e ka aplikuar pa përdorur pa-jisjet elektronike (kasat) fiskale dhe sisteme të cilat nuk kanë memorie (kujtesë) fiskale, duke përdorur kontrollin me program kompjuterik dhe lëshimin e kuponit tatimor nga ana e aplikacioneve (programeve) të ndryshme kompjuterike të instaluara nëpër kompjuterë. Kuponi shtypet nga aplikacione të lidhura online (në kohë reale) me serverin (sistemin kompjuterik) të tatimeve. Nëpërm-jet aplikacionit, përpara se sa kuponi t’i printohet klientit, atij në kohë reale i bashkëngjitet një numër identifikimi tatimor

Rritja e efektivitetit të zbatimit të rekomandimeve

Fiskalizimi shqiptar dhe eksperienca kroate

të jenë relevante në kohën e përcjelljes dhe të adoptojnë një qasje të paanshme dhe të pavarur. Bërja e rekomandimeve me cilësi rrit në masë të madhe gjasat që ato të zbatohen siç duhet. Arritja e objektivave të auditimit varet nga cilësia e rekomandimeve që janë bërë. Një rekomandim që nuk është bindës, nuk do të zbatohet. Një rekomandim që nuk korrigjon shkakun themelor të një mangësie nuk mund të arrijë rezultatin e synuar. Një numër i madh rekomandimesh trajtojnë një seri çështjesh komplekse, të cilat kërkojnë konsultime dhe negociata të gjera, sho-qëruar me miratime që përfshijnë aktorë të ndryshëm në një institucion. Rekomandimet duhet të etiketohen qart, jo të fshehura në tekst, të jenë lehtësisht të identifikueshme dhe të përcaktohen në raport. Gjetja dhe rekomandimi duhet të dëshmojnë qartë se veprimi në bazë të rekomandimit do të përmirësojë operacionet, ruajtjen e aseteve, ose sjelljen e situatës në përputhje me ligjet dhe rregulloret. Audituesit duhet të jenë të qartë se kush është përgjegjës me qëllim që përgjegjësia për zbatimin e rekomandimit ti drejtohet zyrtarit të saktë. Audituesit dhe institucionet e auditimit duhet të angazhohen për identifikimin dhe sjelljen e ndryshimeve të nevojshme. Angazhimi i audituesit duhet të jetë personal dhe profesional gjithash-tu institucionet e auditimit duhet të jenë përkrahëse dhe të përforcojnë përkushtimin ndaj stafit të tyre. Nga auditimi mbi zbatimin e masave të rekomanduara nga KLSH, sipas Vendimit të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 33, datë 03. 08. 2019, “Për Evadimin e Materialeve të Auditimit të Ushtruar në 22 Subjekte “Për Zbatimin e Rekomandimeve të Lëna në Auditimet e Mëparshme të Evad-uara gjatë 6-mujorit të Dytë të vitit 2018”,

(kod unikal i faturës) dhe kuponi në kohë reale bëhet pjesë e memories (kujtesës) së tatimeve. Bëhet fjale për qindra mijëra, në mos miliona shitblerje dhe transaksione për një periudhë të shkurtër kohe dhe menax-himi i gjithë këtij informacioni është një problem shumë i ndërlikuar. Sipas sistemit kroat, kuponi me përmbajtjen e tij regjis-trohet në një mjedis të sigurtë në sistemin e tatimeve shtetërore, por nuk regjistrohet në një mjedis po aq të sigurtë në pajisjen (programin, aplikacionin) e tatimpaguesit, siç është Memoria Fiskale apo qarku i shiritit të kontrollit elektronik, në rastin e kasave fiskale. Për çdo ankimim të mund-shëm për mospërputhje të dhënash midis sipërmarrësit që raporton shitjet apo blerjet dhe tatimet, tatimpaguesi është i pambro-jtur. Kjo pasi informacioni që ai disponon nuk është i besueshëm nga cilado gjykatë. Prandaj dhe duhet parë me kujdes se si e kanë zgjidhur kroatët këtë mospërputhje sigurie. Eksperienca jonë e këtyre viteve të zbatimit të kasave fiskale ka treguar se të dhënat në server mund të tjetërsohen. Sistemi kroat i fiskalizimit është lehtësisht i manipulueshëm (mund të vihet lehtë dorë mbi të). Ai është shume i përshtatshëm për t’u realizuar nga ana e sipërmarrësve, sepse ata nuk kanë nevojë të kalojnë nëpërmjet procedurave shumë të komplikuara dhe kostove të larta për certifikim të pajisjeve

dhe sistemeve në laboratorë të autorizuar. Mirëpo pikërisht për këtë arsye siguria e tij çalon. Paraqitet një sistem fiskal lehtësisht i manipulueshëm dhe mund t’i shkaktoje dëme të konsiderueshme si përdoruesve, tatimpaguesve ashtu edhe në fund edhe vetë buxhetit të shtetit. Biznesi që është i detyru-ar të fiskalizohet nuk ka detyrim që të ruajë kopjet e kuponëve të shtypur, por vetëm kopjet në format elektronik të cilat mund të ndryshohen, fshihen dhe të mos jenë të njëjta me kuponët e lëshuar. Nga ana tjeter, verifikimi i kuponit tatimor është i vështirë kur sistemi ndodhet jashtë funksionit. Në Kroaci nuk është përcaktuar saktë se si të veprohet në këto raste. Prej këtej, hapësira për keqpërdorime është provuar shumë e madhe. Mjafton vetëm një fakt. Që nga fillimi i procesit të fiskalizimit, në Kroaci është ndryshuar dhe përshtatur protokolli i komunikimit 6 herë, për të mbyllur shtigjet e evazionit të fortë fiskal. Modeli kroat i fiskalizimit krijon mundësi për keqpër-dorimin e lëshimit të kuponit fiskal pa regjistrimin e tij në serverin e autoritetit ta-timor. Gjate kësaj procedure mund të bëhet memorizimi selektiv i kuponëve në program dhe kjo qasje mbulohet me anë të një dekla-rate nga ana e sipërmarrësit (tatimpaguesit), në të cilën ai deklaron se ka pasur ndër-prerje të lidhjes së internetit me serverin e autoritetit tatimor. Kjo duhet parë me shumë

kujdes nga tatimet tona, sepse raste të tilla mund të ndodhin akoma dhe me shpesh se sa në Kroaci, duke ditur tendencën e fortë të sipërmarrjeve tona për të gjetur hapësira për shmangien e detyrimeve ndaj shtetit. Po ashtu, sipas kërkesave të ligjit kroat për fiskalizimin, përcaktohet që inspektori tatimor ka autorizim që t’i identifikojë pa-jisjet elektronike (celular, kompjuter, laptop, tablet, etj. ) për shtypje të kuponëve tatimorë online, sipas programit të dhënë nga tatimet. Mirëpo çdo kompjuter, laptop apo tablet i lidhur me një printer të thjeshtë i plotëson në tërësi kërkesat e ligjit kroat. Prandaj dhe nuk ekziston kurrfarë mundësie nga ana e inspektorit tatimor të verifikojë dallimin në mes të pajisjes elektronike për shtypje të kuponëve dhe pajisjeve tjera, të cilat nuk janë të lidhura fare me serverin e tatimeve. Ka dhe një seri të gjatë mangësish të tjera në procedurat kroate të fiskalizimit, të cilat du-het të shihen me shumë kujdes nga Ministria jonë e Financave dhe Ekonomisë dhe Tatimet tona. Kemi ende pesë muaj kohë përgatitje për sistemin e ri dhe këto ditë janë që të gjitha të çmuara për të realizuar njohjen e sa më shumë tatimorëve tanë me sistemin e ri. Por sidomos për të zgjidhur problemet e hasura në praktike nga sistemi tejet i ngjashëm kroat. Përpara se sa të jetë shumë vonë dhe problemet e mprehta te rrezikojnë besueshmërinë e të gjithë sistemit te ri.

imin e efekteve negative në administrimin e fondeve publike janë rekomanduar gjithsej 45, në shumën 22, 809, 330 mijë lekë, nga të cilat janë pranuar 41 masa, në shumën 11, 718, 327 mijë lekë; nga 41 masat e pranuara janë zbatuar 15, në shumën 18, 039 mijë lekë; janë në proces zbatimi 20 masa, në shumën 11, 560, 443 mijë lekë, zbatuar pjesërisht 1 masë, në shumën 15, 059 mijë lekë, dhe pa zbatuar 6 masa, në shumën 115, 301 mijë lekë. Rekomandimet e auditimit nuk tregojnë se si të zhvillohet një sistem, por ato duhet të jenë specifike për sistemin që ka nevojë për përmirësim dhe objektivat që duhet të arrihen nga ndryshimi. Efekti real i aktivitetit të një institucioni auditues matet me nivelin e zbatimit të rekomandimeve nga subjektet publike te audituara. Kontrolli i Lartë i Shtetit është angazhuar në mënyrë të vazhdueshme për përmirësimin e cilësisë së auditimeve duke identifikuar dhe aplikuar instrumentet e duhura, duke ndërtuar dhe implementuar sistemin e procedurave dhe infrastrukturën e duhur brenda institucionit, për të siguruar gjurmimin sistemik dhe peri-odik të zbatimit të rekomandimeve, krijimin e një baze të dhënash për identifikimin dhe ndjekjen e rekomandimeve dhe marrëve-shjet e bashkëpunimit me aktorë të tjerë për zhvillimin e instrumenteve të duhur me përfitim të përbashkët. Nëpërmjet politikës së edukimit të vazhdueshëm dhe zhvillimit profesional KLSH synon të sigurojë që stafi auditues të zotërojë aftësitë dhe dijet e kërkuara për të realizuar me profesionalizëm çdo aspekt të punës audituese gjithashtu të aplikojë sistemin e trajnimit të vazhdueshëm të hartuar në përputhje me nevojat individu-ale të audituesit.

Audituese në KLSH

Në Institucionet Qendrore”, rezultoi se në 22 subjekte të audituar, janë rekomanduar gjithsej 454 masa, nga të cilat janë pranuar 436 masa dhe nuk janë pranuar 18 masa. U konstatua se nga 436 masat e rekomanduara dhe të pranuara janë zbatuar plotësisht 212 prej tyre ose 49%, zbatuar pjesërisht 5 masa, ose 1% e totalit të masave të pranuara, dhe konsiderohen në proces zbatimi 168 masa ose 39%, pa zbatuar rezultuan 51 masa, ose 12%. Nëse i paraqesim sipas llojit të rekomandi-meve janë: Masa për përmirësime ligjore janë rekomanduar 14, nga të cilat janë pranuar 14 masa. Rezulton se nga masat e pranuara janë zbatuar 7 rekomandime, dhe në proces zba-timi 7. Masa organizative janë rekomanduar 290 nga të cilat janë pranuar 288 masa dhe pa pranuar 2. Nga masat e pranuara, janë zbatu-ar 153 rekomandime, kanë nisur procedurat për zbatim 94 rekomandime, janë zbatuar pjesërisht 3, dhe nuk janë zbatuar 38 reko-mandime. Masa zhdëmtimi janë rekoman-duar 52, për vlerën 407, 934 mijë lekë, nga të cilat janë pranuar 39 masa në vlerën 314. 617 mijë lekë, pa pranuar 13 masë në vlerën 62. 065 mijë lekë. Nga masat e pranuara, janë zbatuar 7 rekomandime në shumën 373 mijë lekë, në proces zbatimi, 29 rekomandime për vlerën 333, 467 mijë lekë, zbatuar pjesërisht 1 rekomandim në shumën 152 mijë lekë dhe nuk janë zbatuar 2 rekomandime, për vlerën 1, 375 mijë lekë. Masa disiplinore janë reko-manduar 37, nga të cilat në 5 subjekte lënë në kompetencë të titullarit; nga këto janë pranuar 37 masa. Nga masat disiplinore të rekomanduara dhe pranuara 29 janë zbatuar plotësisht, 2 masa janë në proces zbatimi dhe 6 janë pa zbatuar. Masa administrative janë rekomanduar 16, të cilat janë pranuar dhe janë në proces zbatimi. Masa për elimin-

Page 16: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...ku dhe është shprehur se të gjithë politikanët e korruptuar do të përballen me drejtësinë. Sipas avokatit,

16 GAZETA SOTE Premte 9 Gusht 2019

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Besi BEKTESHI

Të "mrekullueshme" fotografitë e ish kryetarit të Bashkisë Kamzë në zyrën e

shtetit! Nuk është se më bëri përshtypje ai ndërrimi i kar-riges së demokratit te ajo e socialistit, por interesimi në "google" se kush kishte qenë zyra e ish kryetarit të Bashkisë Kamzë, sigurisht që po! Çfarë doli nga kërkimi? Absolutisht tipari themelor i mentalitetit të zyr-tarit shqiptar, i cili personalizon deri në detaje banale një institucion që është pikërisht zyra e shtetit shqiptar! Sëmundja e madhe e mungesës së trashëgimisë në sjelljen e zyrtarit, kodekseve dhe formës e përmbajtjes në pikërisht trashëgi-mi zyre! Duke filluar nga ngjyra blu e PD-së jo vetëm në zyrë, por dhe nëpër Kamzë, shtylla e flamuj, vetrata e ndriçuese etj, etj! Por pastaj në vetë zyrën e shtetit, fotografitë e vendosura në një konfigurim banal jashtë profilit zyrtar dhe plot marrëzi krahasuese! Në një radhë Nënë Tereza e Gjergj Kastrioti, me Trump dhe Sali Berishën e Lulzim Bashën - si një ekspozitë "movie star" pa asnjë respekt zyrtar! Tipikisht një arrogancë personalizuese dhe demencë në njohuri drejtuese e burokratike! Në qoftë se në zyrat e shtetit shqiptar mbas 1920-të kishte burra që e kthenin në kafene dhe shtëpi një vend që kujtonin se ishte personal, sot e dinë që nuk e kanë përgjithmonë, por ama e përdorin personalisht pa respekt për rregullin dhe etikën zyrtare dhe pastaj absolutisht në shërbim të par-tisë, duke filluar nga biseda politike partiake dhe deri te urdhri partiak politik nga zyrat e larta të pikërisht partisë! Zyra e shtetit mirë nën këmbët e personit, por dhe partisë së tij! Dikur kur ishte ministër i Brendshëm dhe pastaj kryeministër Ahmet Zogu, dërgonte urdhra ekzekutiv (qa-

Nga Kastriot ALIAJ

Megjithëse po hy-jmë në vitin e 30 të tranzicionit, vazhdojmë të

përjetojmë kaosin semiotik, të një krize absurde të shkak-tuar nga tribalët e binomit politikë-drejtësi. Ky binom që përbën korporatën e korrup-sionit në Shqipëri, me qën-drimet që po mbajnë në këtë realitet të turbullt, po mundohen të komprometojnë të ardhmen me të kaluarën e tyre. Duke mos u larguar nga kjo filozofi, mendojnë se janë qendra e universit në këtë shoqëri dhe se bota rrotullohet rreth tyre. Kaq shumë i janë larguar realitetit të sotëm saqë nuk respektojnë asnjë institucion shtetëror, si në çdo shoqëri demokratike. Shembulli më tipik janë veprimet e presidentit aktual Ilir Meta, që firmos, ç'firmos e kthen ligje kuturu pa marrë parasysh koston e dëmeve që sjellin në këtë pro-ces reformues. Por fatkeqësisht politikat e këtij presidenti, me bashkëpunëtorët e tij të vjetër Sali Berisha e Lulëzim Basha, nuk janë asgjë tjetër përveç se shprehje e tensionit midis idealizmit dhe realitetit. Këta krerë të kësaj korporate që reklamuan me të madhe liberalizimin e sho-qërisë, e kthyen atë në një dramë aventurizmi, që nuk u përshkrua nga idealet për ndryshimin e realitetit, por nga interesat e egoizmit dhe amoralitetit brenda tyre. Ky univers që prodhoi çmenduri për pasurim, fshehu krimet e politi-kanëve dhe administratorëve të drejtësisë, në jo më shumë se 30 mijë dosje që flenë në sirtarët e strukturave të piramidës së drejtësisë. Kjo padre-jtësi ka bërë që shqiptarët të ndihen gjallesa të pa fuqishme, për t'i vënë përpara ligjit aktorët që luajtën teatër mbi varfërinë dhe moralin e kësaj shoqërie. Egoizmi dhe amoraliteti i kësaj korpo-

Zyra e shtetit në përdorim të partisë dhe vetes!

Metamorfoza e ndëshkimit, prologu i korporatës korruptive politikë-drejtësi

rkore) që kishin të bënin me trajtimin e zyrës jashtë partisë dhe ndalimin e politikës në zyra shteti, pastaj ndalimin e kafeve dhe rregullimin e orarit zyrtar dhe padyshim akoma më shumë përdorimin e simboleve kombëtare në zyra, duke ndaluar çdo gjë tjetër që bie ndesh dhe ul reputacionin e flamurit kombëtar dhe fotografisë që mund të jetë ose presidenti ose babai kombit! Sidomos në zyrat e titullarëve të lartë të shtetit ose ato vendor të zgjedhur të popullit! Personal-izimi institucioneve me guston e titullarit është shembull "par exelance" e njeriut për profesion piktor apo artist që është Edi Rama! Sigurisht që jemi në kohë moderne dhe sigurisht që nuk mund të jemi kaq konservatorë! Por dhe një trashëgimi dreqi ta hajë duhet të formojmë në këtë drejtim! Patjetër që salla e hartave është një risi dhe nuk di si do ti vinte vetë Ramës kur "Rama i ri" që do të vijë mbas tij ( se një ditë do të vijë) ta marrë brenda ditës atë sallë hartash dhe ta kthejë në "sallë mekanike bujqësore"!? Mbase asgjë nuk do të mendonte, por ashtu asnjëherë kryeministria nuk do të kishte një trashëgimi! Nuk e kam, fjalën te fluturat e koshi në zyrën e tij jo! E kam fjalën siç kanë zyrat e larta të shtetit kudo në Evropë dhe Amerikë, apo dhe vende të tjera të botës! Kudo ka restaurime dhe kudo ka ndryshime, por një trashëgimi duan ta ruajnë nëpër zyra të larta të shtetit për të theksuar rolin e madh të një vijimësie zyrtare dhe shtetit shqiptar dhe në kostumografi dhe prezantim viziv kombëtar! Përndryshe do të mbetemi gjithmonë fëmijë të

rate, bëri që Shqipëria, të mos i afrohet Evropës, por t'i largohet gjithnjë e më shumë. Të paaftë për të ndërtuar institucione funksionale, po mbetemi të varur si gjithnjë nga ndërkombëtarët dhe kryesisht nga SHBA e BE, të cilët edhe pse kanë investuar për të ndryshuar imazhin e Shqipërisë, kjo korporatë dhe presidenti i vënë në krye të saj, nuk ngurojnë t'i sulmojnë me banalitet politik. Kjo politikë që ka lindur dhe mbetur konfliktuale, në vend të bashkëpunimit institucional, ka zgjed-hur strategjinë e shkatërrimit të gjithçkaje dhe të hakmarrjes ndaj kundërshtarit, si kurajë e për-buzjes. Ky kontingjent që përbëjnë korporatën korruptive, me personazhe brenda dhe jashtë saj duke përfshirë edhe portalet mbështetëse medi-atike, kanë ngritur rrjetën e merimangës, për të bllokuar funksionimin e shtetit dhe ringritjen e institucionit juridik. Por qytetarët shqiptarë që nuk i kanë mbaruar së luajturi kartat e tyre të periudhës tranzitive, i bëjnë apel kësaj korporate politike, që të çlirohet nga mendjet e suspenduara dhe të garantojë sigurinë e të ardhmes. Reagimi emocional i tyre për padrejtësitë e pandëshkuara është plotësisht i ligjshëm, sepse ishin po këta që lanë pas një mjedis jetese të tipit varrezë, produkt i politikës së degraduar. Kjo ndjenjë po bëhet edhe më e fuqishme, kur ata shohin se padre-jtësitë në Shqipëri të veshura me pushtet, kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë karakter anti-kom-bëtar. Fakt ky i pandryshueshëm është kanceri korrupsion, potencion i prodhuar dhe ushqyer nga pushtetarët e djeshëm dhe të sotëm. Janë po këta që krijuan korporatën korruptive, të përbërë nga segmente brenda formacioneve politike, nga familjarët dhe klanet mafioze rrotull dhe në shërbim tyre. Janë drejtuesit e kësaj korporate korrupive, që me fillimin e tranzicionit hodhën në treg sloganet çoroditëse, për të justifikuar shkatërrimin e industrisë ekzistuese, pushtimin e tokave bujqësore të ish kooperativave dhe fermave, shtëpitë e pushimit të bashkimeve pro-

fesionale, degët ushtarake, pyjet, pa pyetur për shtet e ligje, sikur të ishin prona trashëgimie të gjyshërve të tyre. Kjo babëzi i çoi në krijimin e perandorisë së krimit, me njerëzit më të besuar që janë aktivë edhe sot, për mbrojtjen e pronave të rrëmbyera në emër të anarkisë, që u trumbetua për demokraci. Këta personazhe të korporatës korruptive në krye të partive, ish pushtetarë të djeshëm por edhe të sotmit, u kthyen në simbole të së keqes. Ata me veprimet dhe filozofinë e tyre, duke shkelur parimet e demokracisë, të duken sikur kanë dalë prej tablove të Francisco de Go-yas. Dikur argëtoheshim nëpërmjet leximeve të veprave të mëdha të letërsisë botërore, me per-sonazhet e veçantë tipikë, që përfaqësonin karak-tere të ndryshme të shoqërisë njerëzore. Por sot ata i kemi midis nesh, duke na kujtuar portretin e Makbethit, Gobsekut, Cicikovit, Guiplenit, Obllo-movit, Idiotit etj. Kështu shoqëria shqiptare më e përçarë se kurrë, nga këta demagogë batakçinj të politikës, është shtrembëruar duke marrë pamjen e një godine, ku shumica ka mbetur në bodrum dhe pakica ka hipur në papafingo. Kjo tablo që ka nxitur presionin e urrejtjes nga bodrumet e errëta dhe të ngjeshura të kësaj shoqërie, shkar-kohet jashtëligjshëm ashtu si gjatë gjithë kësaj periudhe transitive, nëpërmjet krimit shtetëror, politik dhe ekonomik. Nisur nga analiza e ngjarjeve dhe fakteve, disa nga fenomenet që shqetësojnë shoqërinë shqiptare, janë si më poshtë:1-Pandëshkueshmëria e qafëtrashëve të pangopur të politikës dhe drejtësisë, që kanë spekuluar në emër të demokracisë. 2-"Kolektiv-izimi" i dëshpërimit të shoqërisë nga mungesa e perspektivës. 3-Sindroma e patologjisë së urrejtjes. 4-Epidemia e mediokritetit që shkak-toi degradimi i arsimimit. 5-Papërgjegjshmëria për të ndërtuar dhe respektuar shtetin ligjor. 6-Besimi tek morali i gënjeshtrës dhe anatemi-mi i të vërtetës. 7-Braktisja e etnotipit shqiptar dhe adaptimi i moraleve hibride. Këto e të tjera

fenomene kanë mbushur jetën e zbrazët të shumicës së shqiptarëve, që i besuan aq shumë këtyre politikanëve të pasinqertë. Premtimet e tyre mbetën të groposura, të ngrira e të ngurosu-ra, të fshehura me kujdes, duke mos lënë gjurmë nga keqinterpretimi politik e moral. Kjo kategori politikanësh që kanë dalë jashtë realitetit, e që po identifikohen me evolucionin "demokra-tik" i bashkon i njëjti hall, ai i ndëshkimit nga zbatimi i fazës së dytë të reformës juridike. Me zhargonin e zyrtarizuar të rrugës dhe me serialin e akuzave të prodhuara në laboratorët e tyre, kërkojnë të bindin mbështetësit për t'u kthyer besimin. Por shumica e shqiptarëve që i kanë bojkotuar këto ligjërata bajate, nuk mund t'i dëgjojnë as si përralla, sepse nuk i kalojnë nivelet e hartimeve të fëmijëve të pafajshëm. Shqiptarët nuk mund të manipulohen më nga kryetari aktual i opozitës, rekordmeni i dështimeve në karrierën e tij, të cilat ua servir ndjekësve të tij si suksese. Ata nuk mund të fluturojnë të lidhur pas tullumbaceve të Lulzim Bashës, që së bashku me presidentin në krye të opozitës, po fluturojnë në botën e Guliverit. Këta humbës të arsyes, që po obsesojnë mbi veten e tyre, ua kanë lënë vendin profecive politike, që ngatërrojnë ëndrrat me copëza të një realiteti virtual, pa e ditur se ku po shkojnë. Ky mjedis që i ngjan një tabloidi dramatik por edhe qesharak, na shpie disa dekada vitesh larg, në fillimet shekullit të kaluar, tek poezia "Hakërrim"e poetit Ali Asllani, që përkon me realitetin e sotëm. Kjo poezi që është interpretuar aq bukur nga ikona e Teatrit Kombëtar Reshat Arbana, lidhet me aktualitetin e sotëm dhe ju përshtatet aq shumë krerëve të korporatës korruptive. Ajo jo vetëm që merr vlera aktuale por edhe të perspektivës, si një kontribut i madh kundër korrupsionit. Interpretimi brilant i aktorit në fjalë, e ngre në art dhe në planin emocional, duke sensibilizuar opinionin shoqëror të mbarë popullit tonë.

zyrës dhe dikush më pak - e ka edhe prej atyre, që as që e çajnë fare për zyrën sepse "kanë punë në terren" sepse duke ndenjur në zyrë nuk del gjë! Arsyeja e fundit pse janë kështu është dhe te mungesa e rekordeve dhe meritës personale të njerëzve të katapultuar të zyrave! Te injoranca e madhe në lidhje me përcaktimin dhe vet për-caktimin e rolit të individit në zyrën e shtetit dhe përdorimin e simboleve e vulave të shtetit! Na mungon plotësisht kjo edukatë dhe ky model të drejtimit të shtetit dhe padyshim zyrave të tij! Ky lloj folklorizmi na ndan shumë nga Evropa! Ne jemi akoma orientalë të humbur dhe periferikë në thelb! Shumica jonë them! Sigurisht jo të gjithë! Por është ajo pjesë që luan rolin kryesor në drejtimin e shtetit që është kështu! Folklorikë dhe kur janë modernë, folklorikë dhe kur nuk kanë lexuar një libër deri në fund, folklorikë dhe kur kanë ardhur nga rruga e do të drejtojnë shqiptarët nga zyrat e tyre të cilat pastaj nuk zënë vend jo vetëm me administratën që ndryshon pothuaj e gjitha kur ndërrohen pushtete por dhe perdet, ngjyrat, lulet, fotografitë, muret, letrat e tyre, tav-olinat, sekretaret, vulat dhe firmat, televizorët dhe dhomat sekrete, apo dhe pajisjet e kolltukët! Shteti kthehet në një spektakël të madh ndryshimesh, kthehet përmbys pa thelb, pa etikë dhe nganjëherë dhe si kundërshtim zyrtar si kod dhe kushtetutë! Por çfarë të bësh kështu jemi si popull! Këto lloj drejtuesish prodhojmë dhe sigurisht këtë lloj zyre dhe shteti ndërtojmë! Kam frikë se dhe për shumë kohë - kështu do të vazhdojmë!

llastuar të zyrës dhe që kanë një parim të vetëm në sjellje me institucionin! Po dhe ky parim ka në përmbajtjen e tij ndryshimin dhe personalizimin nga njeriu që e përdor zyrën, duke ndryshuar pothuaj çdo gjë nga ai që ka qenë përpara! Ky është një shqiptarizëm folklorik akut! Një demencë kolektive e jona! Një anakronizëm në injorancën tonë, që asnjëherë nuk do të vendosë ligje dhe zakone shteti të zbatuara pa bërë as "gëk as mëk" për hir të trashëgimisë dhe kujtesës së institucionit! Kanë ndryshuar "first lady-t" shpesh herë Shtëpinë e Bardhë, por "Zyra Ovale" ka ndryshuar shumë pak në konfigurimin e saj institucional! Po pra shumë pak! Po ashtu dhe zyra e Presidentit francez dhe ajo e kryeministrit italian dhe presidentit italian apo ajo e famshm-ja "10 downing street" dhe nuk është puna te konservatorizmi anglez, por te ruajtja e traditës zyrtare dhe kostumit zyrtar në periudhë sa më të gjatë! Prandaj dhe kemi mentalitet të tillë të mos ndërtimit të institucionit, sepse e personalizojmë atë si shtëpinë tonë, kur në fakt nuk është! Sepse e përdorin për partinë kur në fakt nuk është e saj! Sepse është e kombit dhe shtetit shqiptar dhe ai brenda është shërbëtor i saj! Kur në fakt, ata nuk vijnë si shërbyes, por si sundimtarë dhe i dinë dhe zyrat e shtetit si pronat e veta, si pjesë të feudit të tyre! Janë Ali Pashallarë të shekullit 21 dhe as që kanë ndërmend të ndryshojnë deri sa të vijë ai i 22-të! Nuk veprojnë të gjithë kështu, por në përgjithësi ky është mentaliteti dikush më i ashpër në ndryshim dhe personalizim pronor të

Page 17: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...ku dhe është shprehur se të gjithë politikanët e korruptuar do të përballen me drejtësinë. Sipas avokatit,

GAZETA SOT E Premte 9 Gusht 2019 17

d o s s i e r www.sot.com.al

Zbardhen detaje mbi zhvillimet në Shqipërinë komuniste

Shtetet e Bashkuara nisën tentativat që të qetësojnë marrëdhëniet me Shqipërinë më 1973. Pas një përplasje

të fortë në distancë, Uashingtoni nis të kërkojë qetësimin e situatës. “The New York Times” ka zbardhur detajet.

13 nëntor 1972Shqiptarët hapin xhaminë në SHBA

E vetmja gjë që mundonte ishin malet e ashpra të atdheut të tyre dhe my-ezini që thërret besimtarët për lutje nga minarja, teksa shqiptarët e Nju Jorkut hapën xhaminë e parë shqiptare këtu. Xhamia në rrugën Albemarle është një vilë e gjerë e konvertuar, në zonën e dominuar nga hebrenjtë dhe italianët. Besimtarët ishin shumë të lumtur kur Myftiu i Madh i botës së lirë, 80 vjeçari Sali Myftiu preu shiritin e përurimit. Ai shpjegoi se xhamia nuk është e nevo-jshme të ketë minare pasi hapësira e lutjes është e mjaftueshme. Pas vitesh që luteshin në xhamitë arabe të qytetit dhe duke u mësuar fenë fëmijëve në shtëpi apo ambiente të tjera, rreth 8000 shqiptarët myslimanë të zonës kanë një qendër të tyren ashtu si bashkatdhetarët e tyre në Chicago, Michigan, Connecti-cut etj. Imami Isa Hoxha shpjegon se feja e tyre ndryshon nga ajo e popujve arabë. “Arsyeja për ndërtimin e xhamisë sonë është për të bashkuar popullin shqiptar dhe për t’i treguar Enver Hoxhës se populli dëshiron ta mbajë gjallë fenë e tij”, tha imami, i cili drejton qendrën e re islamike. Ka gjithashtu një kishë shqiptare katolike në Bronx dhe një kishë ortodokse në Queens. Shumica e shqiptarëve nisën të emigronin në SHBA me ardhjen në pushtet të komu-nistëve në 1945, por ka pasur disa edhe më herët, në kohën e luftërave në Ball-kan, para Luftës së I Botërore. Shumica e të ardhurve të fundit u pranuan sipas kuotave të emigracionit të administratës John F. Kennedy. Zona metropolitane e Nju Jork tashmë llogaritet se ka 20 000 shqiptarë nga një total prej rreth 80 000 në Shtetet e Bashkuara,sipas Mikael Dibra, kreu i komitetit Shqipëria e Lirë. Shumica e burrave shqiptarë, të cilët në vendin e tyre ishin fermerë, bëjnë punë të pakualifikuara, ose brigadierë ndër-timi. Disa nga gjenerata e dytë e të ard-hurve kanë shkuar në universitet, por jo shumë. “Ne jemi popull shumë punëtor dhe nganjëherë e konsiderojmë univer-sitetin si justifikim për shmangie nga puna”, thotë Remzi Barolli, kontrollor në një uzinë industriale, e cila ka ndihmuar në mbledhjen e 122 000 dollarëve për blerjen e xhamisë. Ceremonia e hapjes u bë Hotel McAlpin në Manhatan.

5 prill 1973SHBA do të diskutojë afrimin me Shqipërinë

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje sot për fundin e ngrirjes së gjatë në marrëdhëniet me Shqipërinë, në kuadër të strategjisë amerikane të përmirësimit të lidhjeve me të gjitha vendet komuniste të Evropës Lin-dore. Oferta për hapjen e dialogut me Shqipërinë, vend i cili nuk ka mar-rëdhënie diplomatike me Shqipërinë, u bë sonte në fjalimin zv. sekretarit të

shtetit Keneth Rush në Akademinë Detare në Anapolis. Departamenti i Shtetit shpërndau sot kopje të fjalimit për mediat. Pasi listoi hapat e marrë dhe të parashikuar për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën Lindore, Rush foli për Shqipërinë: “Vetëm me Shqipërinë nuk kemi bërë ende progres. Duke parë zgjerimin e lidhjeve tona me vendet e Evropës Lindore, duket disi anakronike që të vazhdojë të funksion-ojë në një izolim të tillë. Shqiptarët ende flasin për ne në retorikën armiqësore të një epoke të shkuar. Nëse ata duan të rinisim marrëdhëniet ne nuk e dimë. Kur ta dëshirojnë këtë ne do të jemi të përgatitur të përgjigjemi”. Më pas një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se referencat për Shqipërinë në fjalim ish-in të përgatitura posaçërisht dhe kishin si qëllim të nxisnin një reagim prej tyre, edhe pse ata konsiderojnë Kinën si aleatin e vetëm dhe denoncojnë vazh-dimisht Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët thanë se deri tani Shqipëria nuk ka treguar interes në marrëdhënie me Uashingtonin por disa të tjerë besojnë se mund ta bëjë këtë së shpejti. Ata kanë vënë re se në tre vitet e fundit Shqipëria ka krijuar lidhje thua-jse me të gjitha vendet e Evropës Perën-dimore dhe tashmë ka përfaqësues në 56 vende. Fjalimi i Rush ishte i pari nga zyrtar i lartë i administratës kushtuar tërësisht Evropës Lindore. Kjo bëhej jo vetëm për të sinjalizuar qeveritë e atyre vendeve por dhe për t’i treguar publikut amerikan për marrëdhëniet miqësore

që SHBA kërkon të krijojë. Rush i bëri gjithashtu thirrje biznesmenëve amerikanë të kërkonin lidhje tregtare me Evropën Lindore. “Do të dëshiroja që më shumë biznese amerikane të kërkojnë marrëveshje të leverdishme në Hungari, Belgjikë, Bullgari apo Norvegji, në Poloni apo në Uruguai. Ne i inkurajojmë ato të shesin e të investojnë, të blejnë në këto vende dhe të bëjnë biznes sepse është në interesin e Shteteve të Bashkuara. Rush tha se mezi priste ditën kur tregtia me Ev-ropën Lindore të bëhet po aq normale sa me vendet kapitaliste. SHBA nuk ka marrëdhënie me Shqipërinë e vogël që prej pushtimit të saj prej Italisë në 1939. Pas luftës në pushtet erdhën komunistët me në krye Enver Hoxhën dhe SHBA nuk rivendosi kurrë marrëdhëniet. SHBA nuk ka gjithashtu marrëdhënie me qeveritë komuniste të Kubës, Gjermanisë Lindore, Koresë së Veriut e Kinës, edhe pse në Pekin do të hapet një zyrë ndërlidhjeje. Marrëdhëniet me Gjermaninë Lindore pritet të vendosen në fund të vitit. Nuk ka sinjale për përmirësim të lidhjeve me Kubën dhe Korenë e Veriut.

4 dhjetor 1972Shqipëria thotë se sovjetikët

kërkonin të ndërtonin baza në 1969Bashkimi Sovjetik kishte marrë në

konsideratë ndërtimin e bazave rake-tore në Shqipëri në 1959 gjatë epokës së Nikita Krushov, raporton agjencia kineze e lajmeve Xinhua. Ajo shtonte se shqiptarët kishin mësuar për planet

e Krushov kur ai vizitoi Shqipërinë në 25 maj deri në 4 qershor të atij viti. Sipas kreut komunist shqiptar Hoxha, ministri sovjetik i Mbrojtjes Malink-ovski në një fjalim në qytetin port të Vlorës duke parë habinë e Krushovit me gjirin e Vlorës, tha: “Ju e kuptoni Nikita Sergejeviç se me raketat në Berlin ne mund të godasim edhe Gji-braltarin, ndërsa nga gjiri i Vlorës kemi në pëllëmbë të dorës të gjithë Mesdhe-un”. Por plani nuk u zbatua asnjëherë pasi sipas Hoxhës, “partia dhe qeveria jonë i shkatërroi planet e tyre”. Gjatë vizitës së tij Krushovi kishte dënuar ashpër ndërtimin e bazave amerikane në Itali, ndërsa BRSS trembej se SHBA do të ndërtonte baza ushtarake dhe në Greqi. Pas kthimit në Moskë, Krushovi deklaroi publikisht se propozimi që kishte bërë për zonën pa raketa në Ballkan ishte refuzuar prandaj BRSS do të krijojë baza raketore në Shqipëri dhe në Bullgari.

13 shtator 1973Shqipëria e shqetësuar nga

afrimi Kinë-SHBAInformacionet e fundit që sinjal-

izojnë politikat e administratës Nixon për afrimin e SHBA me Kinën duket se po shkaktojnë trazira serioze në politikën e brendshme shqiptare, ven-di i vetëm evropian aleat me Kinën. Burime të informuara për Shqipërinë thonë kjo vjen pasi shumë zyrtarë të vjetër të partisë shqiptare dhe shumë shqiptarë të rinj po nxisin që vendi të ndjekë shembullin e Kinës në afrimin

me Shtetet e Bashkuara. Por kreu 64 vjeçar i partisë, Hoxha, dhe byroja e tij politike me 10 persona, raportohet se ka etiketuar politikën e zbutjes së tension-eve Lindje-Perëndim të rrezikshme për sigurinë e vendit. Hoxha thuhet se e ka përshkruar atë si një tentativë detyrimi për të pranuar dominimin e superfu-qive nga vendet e vogla komuniste. Ai ka thënë se marrëdhëniet normale që kërkon SHBA me vendet e vogla do të thotë se kërkon që ato të ulin vigjilencën e tyre. Këto fraza kanë dalë që prej boti-mit të artikullit të Hoxhës në gazetën ideologjike Rruga e Partisë. Menjëherë për një mbledhjeje të byrosë politike në mars, zyrtarët kryesorë të propa-gandës u larguan nga postet e tyre dhe u dërguan në Koplik, në veri të vendit për të kryer punë krahu. Të dëbuarit ishin Fadil Pacrami, anëtar i Komiteti Qendror të partisë prej 20 vitesh, kryetar i Parlamentit, si dhe Todi Lubonja, dre-jtori i radio-televizionit që është rreth 48 vjeç. Spastrimet u bënë të ditura vetëm pas një mbledhjeje sekrete të Komitetit Qendror në qershor. Më 28 korrik Zëri i Popullit denoncoi Pacramin si “armik i partisë e i popullit” ndërsa Lubonjën si “devijacionist i djathtë dhe element anti-parti”. Në të njëjtën kohë gazeta Bashkimi shkruante për spastrime në grupet e të rinjve komunistë, ku sek-retari i parë Rudi Monari dhe zëvendësi i tij Asim Bedalli ishin larguar nga postet. Në një takim të 29 korrikut të Lidhjes së Shkrimtarëve e artistëve shqiptarë, u votua për shkarkimin e kryetarit të organizatës Dhimitër Shuteriqi dhe sekretarit të përgjithshëm Vilson Kilica, të cilët bashkë me të tjerë u denoncuan si nxitës të revizionizmit borgjez dhe të tendencave dekadente. Sipas informa-torëve spastrimet erdhën në një kohë me fushatën kundër atyre që dëgjonin stacionet e huaja radio e televizive. Vendi në fakt kap transmetime të thuaja, disa prej të cilave edhe në shqip, nga Bari, Italia, Shkupi, Prishtina në Jugosllavi dhe veriu i Greqisë. Fushata kundër transmetimeve të huaja nisi në janar dhe është tashmë në forcë të plotë, me grupe të rinjsh komunistë që dalin nëpër qytet dhe shkatërrojnë ato që mund të duken si antena të dyshimta televizioni. Parulla në mure dhe artikuj në shtyp vijojnë të denoncojnë ata që shikojnë programet e huaja duke i quajtur “armiq të maskuar të popullit”. Fushata është zgjeruar për të përfshirë dhe veshjet e stilit “ekstravagant, apo modelet e shëmtuara të flokëve të gjata dhe muz-ikës moderne”. Dënohen gjithashtu ‘bar-soletat me fjalë të pista’. Është ironike që spastrimet dhe fushata anti-dekadencë po kryhen në Shqipëri në një kohë kur vendi po kërkon të zgjerojë kontaktet me jashtë. Shqipëria ka krijuar tashmë marrëdhënie diplomatike me 55 vende dhe ka rreth 100 studentë që studiojnë në Evropën Perëndimore. Zv. Sekretari i Shtetit Keneth Rush tha në fjalimin e 4 prillit se SHBA është e gatshme të përg-jigjet ndaj një shprehjeje të Shqipërisë për hapjen e marrëdhënieve. Por tashmë duket se kjo ka ndodhur në kohën kur Hoxha nisi spastrimet e zyrtarëve të dyshuar për tendenca perëndimore.

Ja si në vitin 1973 amerikanët nisën tentativat për të qetësuar marrëdhëniet me Shqipërinë,

zbardhet deklarata e zyrtarit të DASH

Vetëm me Shqipërinë nuk kemi bërë ende progres. Duke parë zgjerimin e lidhjeve tona me vendet e Ev-ropës Lindore, duket disi anakronike që të vazhdojë të

funksionojë në një izolim të tillë. Shqiptarët ende flasin për ne në retorikën armiqësore të një epoke të shkuar. Nëse ata duan të rinisim marrëdhëniet ne nuk e dimë. Kur ta dëshirojnë këtë...

Page 18: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...ku dhe është shprehur se të gjithë politikanët e korruptuar do të përballen me drejtësinë. Sipas avokatit,

18 GAZETA SOTE Premte 9 Gusht 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

Artistët shprehen se prej vitesh janë sorollatur, por problemet nuk kanë gjetur zgjidhje

shprehet se këto probleme ndiko-jnë dhe te rënia të nivelit artistik. “Niveli artistik bie përballë këtyre problemeve, sepse me kalimin e moshës bie dhe vlera profesionale dhe flasim për profesionet e vështi-ra. Ligji sot për pensionin nuk lejon qarkullimin e vlerave artistike dhe institucionet mbushen me artistë, që presin të dalin në pension me moshë të madhe, por nuk qarkullohen vlerat. Statusi dhe ligji i moshës së pensioneve kanë vite që kërkohen dhe nuk janë marrë parasysh nga Ministria e Kulturës. Kjo sjell dhe krizën në institucione, por duhet patjetër të qarkullojnë vlerat dhe të ketë elemente të rinj”, pohon Pavli Sallata “Mjeshtër i Madh”. Reshat Ibrahimi, president i Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë shprehet se kjo që po ndodh sot me artistët në institucionet e artit është e papranueshme. “Për artistët e tre lloje të gjinive të artit, balerinët, artistët e cirkut dhe valltarët, ne kemi kërkuar që gratë të dalin në pension 45 vjeç dhe burrat 50 si ka qenë dikur në institucionet tona të

artit. Aktualisht sot dalin gratë në pension 57 vjeç e katër muaj dhe burrat dalin 62 vjeç në pension, por kjo është e papranueshme për ne”, pohon Ibrahimi. Duke iu bashkuar reagimeve të artistëve ai shton se Ministria e Kulturës nuk duhet ta zvarrisë këtë problem, si është bërë ndër vite. “Ky problem ka shumë se 20 vjet. Ministria urgjentisht nuk duhet ta zvarrisë këtë punë, por duhet të ulë moshën pensionit për artistët, sepse po shkatërrohet trashëgimia jonë. Deri në 1994 për këto gjini arti grua-ja dilte në pension 45 vjeç dhe burri 50, dhe ka pasur tjetër nivele edhe performanca artistike. Ish ministrja donte ta kalonte ligj të veçantë dhe dështoi për këtë. Ministrja aktuale e Kulturës e ka lënë të hapur këtë gjë, por ka nxjerrë një urdhër me grupin e punës për të ulur daljen e moshës në pension. Ne kërkuam që kjo punë të trajtohet bashkë me statusin”, pohon Ibrahimi. Nuk është hera e parë, që artistët shprehen për probleme dhe sipas tyre për artin dhe kulturën ndër vite nuk kanë qenë politikat e duhura, që janë ndjekur nga ministria.

Parku i Amantias, ndërhyrje konservuese në nekropol

Artistët: Institucionet po plaken, kërkesat tona nuk merren parasysh

prej 20 vitesh nga Ministria e KulturësNga Julia VRAPI

Institucionet e artit pa elementin ri po plaken. Një problem ky i pohuar prej vitesh nga artistët, shkak i moshës së daljes së pen-

sionit, që deri tani nuk ka ndryshuar. Sipas tyre, statusi i artistit i munguar dhe ulja e moshës së pensionit për ar-tistët në tri gjini arti të vështira vazh-dojnë të jenë kërkesa për të cilat deri tani nuk ka zgjidhje. Ata shprehen se problemet me moshën e pensionit të artistëve kanë bërë që institucionet të plaken, por nga titullarët e Ministrive të Kulturës ndër vite vetëm janë bërë premtime. Kryetari i Sindikatës së Artistëve të Ansamblit Popullor dhe nënkryetari i sindikatës së artistëve të TOB artisti Gramoz Burba shpre-het se ndërsa titullarët në ministri ndërrohen në fund fare kur ata lar-gohen asgjë nuk ka gjetur zgjidhje. “Ne kemi qenë disa herë në ministri për kërkesat tona. Vjen një palë nga këta të rinjtë dhe bëjnë sikur nuk dinë gjë, premtojnë që do ta bëjnë, po nuk bëjnë gjë. Ikën një palë vjen drejtuesi tjetër dhe përsërit të njëjtën gjë, vijon kjo problematikë me statusin e artistit dhe uljen e moshë së pensionit dhe na sorollasin prej 20 vitesh”, pohon ai. Sipas tij, mosha mesatare në Ansamblin Popullor është 42 vjeç, por institucionet kanë nevojë për elemen-tin e ri. “Institucionet po plaken dhe është emergjencë. Mosha mesatare në Ansamblin Popullor është mbi 42 vjeç, ndaj është emergjencë për tu bërë ulja e moshës së pensionit. Me ligjet e sotme gratë dhe burrat dalin në pension 13 apo 15 vjet më shumë se sa me ligjin më parë. Por ligji i parë ka pasur studime të mirëfillta, qoftë edhe nga ana mjekësore. Ministria së fundmi ka përmendur një grup pune, por që të jenë në bashkëpunim me sindikatën dhe një grup artistësh dhe të bëjnë draft ligjin. Nëse nuk bien dakord me propozimet tona edhe pse është bërë me specialistë, duhet të gjendet formula e duhur”, shton më tej artisti i njohur Gramoz Burba.

Mungesa e qarkullimit të vleraveMjeshtër i cirkut Pavli Sallata

Ansambli popullor “Shota” vlerësim në festivalin turk

Panairi “DurrësScript” mbërrin në edicioni e katërt

Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve “Shota” ka fituar çmimin e dytë, në festiva-lin më të madh të folklorit në botë “Buyukçekmece Kulture ve Sanat Festivali” (Festivali Ndërkombëtar i Kulturës dhe Arteve), në Turqi. Ansambli “Shota” shprehet se ka përsëri-tur suksesin e vitit 2013, kur po ashtu kishte fituar çmimin e dytë në këtë festival, por tani në një konkurrencë dukshëm më të fortë, duke marrë par-asysh që në edicionin jubilar të 20 të këtij festivali, këtë çmim e ka marrë në garën, ku

kanë konkurruar 28 shtete nga bota. “Duke marrë parasysh se ansambli ka udhëtuar në Turqi, me disa mungesa në orkestër dhe grupin e valltarëve, ky është sukses shumë i madh. Vendin e parë dhe çmimin “Ura e Artë” e Mimar Sinan-it e kanë ndarë dy ansam-ble nga Rusia dhe Hungaria, ndërkaq vendin e tretë e ka fituar ansambli nga Gjeorgjia. Krahas pllakatës së argjendtë, për vendin e dytë ansambli ka marrë edhe shpërblim materi-al në vlerë prej 2000 dollarësh amerikan”, thuhet në njoftim.

Në Durrës u çel pa-nairi ndërkombëtar i librit shqip “DurrësScript”, që zhvillohet për të katërtin vit radhazi në shëtitoren bregdetare të qytetit. Panairi që do të qëndrojë hapur deri më 11 gusht është një nismë e shoqatës kulturore “Durana”, e cila ka gjetur mbështetjen e Bashkisë Durrës dhe këtë edicion edhe të Ministrisë së Kul-turës. Në këtë panair marrin pjesë rreth 65 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Ita-

lia, Rumania, Anglia etj. Një vit më parë, rreth 60 mijë tituj librash të pranishëm nëpër stenda, nga të cilat 550 tituj të rinj të prodhuar enkas për këtë panair u prezantuan për qytetarët. Fakti që në këtë panair për-faqësohen pothuaj të gjitha vendet dhe trevat, tregon se qëllimi është pikërisht përçimi i kësaj fjale, fjalës shqipe, krijimi i kontakteve sa më të mira me lexuesin e saj kudo që ndodhet, që në këto ditë kthehet të pushojë në Durrës.

IMK, miraton projekt për manastirin e Shën Mërisë

Instituti i Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë ka hartuar projektin “Ndë-rhyrje restauruese në rrënojat e manastirit të Shën Mërisë të Skutarisë” në Vuno. “Pro-jekti i miratuar në Këshil-lin Kombëtar të Restauri-meve parashikon ndërhyrje konservuese-restauruese në elementët konstruktivë të objektit”, shprehet Instituti i Monumenteve të Kulturës. Në të djathtë të rrugës nacionale Vuno-Himarë në kodrën mbi

qafën e Vishës në vendin e qua-jtur Skutaria ndodhet kisha e Manastirit të Shën Mërisë. Në manastirin pjesërisht të rrënu-ar ruhet ende kisha me mure solide dhe gjysëm e mbuluar, e cila mendohet të jetë e ndërtu-ar në fillim të shekullit të XVI-II-të. Në paretet e brendshme të mureve të kishës shihen piktura murale të punuara me shumë mjeshtëri nga një dorë profesioniste. Në kompleksin e manastirit ka dhe ndërtime të tjera siç janë konakët, dy sterra, një pus dhe fragmente të mureve rrethues.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë në partneritet me European Heritage Volunteers, ka nisur punën për realizimin e projektit “Ndërhyrje rehabilituese dhe konservuese në nekropolin e parkut arkeologjik të Amantias”. DRKK Vlorë shprehet se pjesë e këtij pro-jekti si eksperte e jashtme për konservimin është edhe Barbara Guimil përfaqësuese e Escola Superior de Conservacion e Restauracion de BBCC de Galicia. “Në këtë projekt si pjesë e trajnimit të vullnetarëve nga vende të ndryshme të botës, po realizohen edhe leksionet të hapura e prezantime të eksperiencave të ndryshme në fushën e arkeologjisë dhe menaxhimit të trashëgimisë kulturore nga specialistë të DRKK Vlorë, parkut arkeologjik kombëtar të Apollonisë, European Heritage Volunteers, etj”, njofton DRKK Vlorë. Amantia rrënojat e një qyteti an-tik është monument kulture, që ndodhet në qarkun e Vlorës. Emri i saj u përmend për herë të parë në shekullin e IV para Krishtit. Amantia u themel-ua në fund të shek-ullit V para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure. Në shekullin e III-të para Krishtit qyteti u forcua ekono-mikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Në vitin 268 para Krishtit, qyteti preu monedhën e vet. Ka ende gjur-më të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit. Gërmimet, që janë kryer kanë mundur të sjellin në dritë të dhëna historike mbi ekzistencën e Amantisë. Cikli i shekujve ruante një qytetërim të tërë të mbetur tashmë me rrënoja brenda së cilës mbeteshin gjurmët e akropolit, stadiumit, tempullit dhe mureve mbështetëse. Monumentet si vepra të mëdha arkitekturore shprehin rëndësi dhe njëkohësisht mbeten dëshmi e ekzistencës së një qytet-ërimi të rëndësishëm në Ilirinë Jugore. Nekropoli, varreza e qytetit ka qenë shtrirë kryesisht në anën perëndimore, në rrugën kryesore që vinte nga gjiri i Vlorës. Varret më të hershme kanë formën e një arke të krijuar me pllaka të mëdha guri të latuar dhe datojnë në çerekun e parë të shek. IV p.e.s. Shekullit të IV-III i takojnë një numër i madh var-resh monumentale nëntokësore me dy dhoma të mbuluar në qendër. Më rrallë gjendet edhe tipi i dytë i varreve, vetëm me një ambient. Në sondazhin e vitit 1950 u zbuluan katër varre.

ROMIR ZALLA:

Page 19: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...ku dhe është shprehur se të gjithë politikanët e korruptuar do të përballen me drejtësinë. Sipas avokatit,

GAZETA SOT E Premte 9 Gusht 2019 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Drejtuesi artistik Aulon Naçi: Në shfaqje janë përjetimet e artistëve

dhe dramë brenda, por përshkruan çdo lidhje të fortë me djalin, me nënat dhe femrat shqiptare përtej detit. Në këtë rast kthimin, përjetimin e ngjarjeve se si pret kur kthehet që ndoshta te një dritare...dhe ardhja në Vlorë është Karaburuni. Në Karaburun ndodhet Orikumi, aty ku është qyteti i lashtë”, tregon ai.

“Shqipëria vendi im”, e mirëpritur në skenat italiane

Kjo shfaqje mbrëmë në parkun arkeologjik të Orikut bëri bashkë artistë të njohur shqiptarë, por për drejtuesin artistik pjesa monolog, që ishte në shfaqje është vlerësuar shumë dhe jashtë vendit tonë. Shkruar dhe interpretuar nga Al-eksandros Memetaj, “Albania casa mia” (Shqipëria, vendi im) është shfaqur në teatro të ndryshëm, duke u duartroki-tur nga publiku. “Monologu “Shqipëria shtëpia ime” ka fituar dhe një çmim në Itali dhe vazhdon të luhet në të gjithë teatrot italiane dhe është mirëpritur nga

publiku, për të cilën kanë shkruar dhe mediat italiane. Ndërsa balerini nuk ka luajtur asnjëherë në Shqipëri, ai është hera e parë që vjen”, tregon drejtuesi artistik Aulon Naçi. “Kthim i kundërt” me tregime jete u shfaq mbrëmjen e 8 gushtit. Një datë ku vite më parë anija “Vlora” zbarkoi në portin e Barit. Drejtues artistik Aulon Naçi pohon se u zgjodh kjo datë për shfaqjen meqë dhe në monolog aktori flet për anijen. “Data 8 gusht është dhe përvjetori i anijes “Vlora”, anija më e madhe e emigrantëve që zbarkoi në portin e Barit në Itali, dhe është datë e shënuar. Ne zgjodhëm këtë datë meqë në monolog flitet dhe për anijen Brindëzi- Vlorë. Një moment, që aktori shpjegon bukur temperamentin dhe karakterin e shqiptarëve kur nisen nga Italia që vijnë në Shqipëri, në shkallët e tragetit, me vua-jtje, që rrinë pa gjumë, etj, pra përshkruan tamam atë eksodin e kundërt, që bëhet tani në Shqipëri”, pohon ai.

Bienalja “Netët e Muzikës Klasike” mbyllet me

koncert në amfiteatër

“Kthim i kundërt”, me teatër, muzikë dhe balet në parkun arkeologjik të Orikut

Nga Julia VRAPI

Shfaqja “Kthim i kundërt” u soll për publikun në parkun arke-ologjik të Orikut. Një shfaqje që solli, teatër, muzikë dhe balet,

ku artistët u përcollën me interesin e të pranishmëve. Shfaqja “Kthim i kundërt” me tregime jete bëri bashkë një grup artistësh të njohur. Artistë shqiptarë, që jetojnë jashtë u rikthyen për publikun, duke interpretuar së bashku me ata që jetojnë në Shqipëri. Aktori Aleksandros Memetaj prezantoi pjesën e shkruar prej tij “Shqipëria, shtëpia ime”, ndërsa mbrëmja solli muzikën e Aulon Naçit dhe koreografia përgatitur nga Errik Nour. Drejtues artistik, kompozitori Aulon Naçi shprehet se “Kthim i kundërt” ishte menduar si një spektakël për publikun. “Shfaqja ka një monolog i ndërtuar nga vetë protagonisti, një aktor që është i famshëm në Itali dhe që është shqiptar, që ka lindur në Vlorë. Në shfaqje është një balerin, që është po ashtu i njohur në Gre-qi dhe ka lindur në Vlorë. Unë kam bërë muzikën dhe “Kthim i kundërt” është një spektakël e ndërthurur në katër episode me muzikë, teatër dhe balet”, shprehet drejtuesi artistik Aulon Naçi. Pjesë e shfaqjes së mbrëmshme në parkun arkeologjik të Orikut ishin dhe Ardita Bufaj- piano, Elton Balla- fizarmonikë, Solen Alla- bariton, Mirjan Sulovari -perkusion, Dejon Bendaj - violinë I, Vil-son Guri - violinë II, Albana Kola- violë, Enea Nushi- violonçel. Me regji nga Ner-itan Mehmetaj, skenografia u realizua nga Realda Malo. “Shqipëria, shtëpia ime” nga Aleksandros Memetaj ka në qendër historinë e nënave shqiptare, të cilat presin në buzë të detit apo edhe në prag të shtëpive fëmijët e tyre. Monolog, që është frymëzuar nga poezitë edhe këngët popullore të Jugut, por edhe nga letërsia e shkrimtarëve shqiptarë. Drejtues artistik kompozitori Aulon Naçi shpjegon se në shfaqjen që u interpretua në parkun arkeologjik të Orikut janë dhe përjetimet e vetë artistëve, që marrin pjesë. “Ky është një monolog, që është një dedikim për nënat dhe femrat, por është i lidhur me përjetimet e aktorit që ka ikur tepër i vogël në Itali, dhe përkon dhe me datën 8 gusht, që është anija “Vlora”, që zbarkoi në brigjet e Barit. Ai ka përjetuar këtë moment kur ka ikur dhe gjithë his-toria bazohet në largimin e tij, se si nënat e vuajnë këtë gjë dhe forca e nënave shqiptare çfarë bën. Është pak humor

Filmi “Tegel”, në garën kombëtare në “Dokufest”

Niko Kanxheri: Teatri Kombëtar duhet të bëhet i ri

Për katër ditë pune është realizuar filmi “Tegel” i regjisorit Leart Rama, që u shfaq në festivalin “Dokufest”. Nata e dytë e garës kombëtare në edi-cionin e 18 të “Dokufestit” e ka sjellë këtë film të shkurtër premierë botërore, në pro-gramin bashkë me “Muzeun virtual, Kampi i Tepelenës”, “Bonu burrë” dhe “Les Rou-flaquettes”. Regjisori Laert Rama është shprehur se filmi është bërë me një punë me shumë dashuri. “Tegel” me pak dialog fokusohet në

ndjenjat e personazheve, që janë pjesë e tij. Ato shfaqen përmes ngjyrave, shiut dhe mimikave të aktorëve. Irena Cahani, Edon Shiloku, Re-don Kika, Lejs Sokoli, Luared Isufaj, Alma Krasniqi, janë disa prej aktorëve të kastës së filmit. Në film tregohet se gjatë viteve të tranzicionit në Kosovë, Bujari vendos të ndjekë ëndrrat e tij për t’u bërë aktor. Nëna e tij punon në makinë qepëse përmes së cilës rregullon rroba dhe gjëra të tjera për të fituar para për të shkolluar Bujarin.

Aktori Niko Kanxheri i bashkohet artistëve, që kërko-jnë një Teatër Kombëtar të ri. Në vijim të qëndrimeve të ak-torëve, që mbështesin shemb-jen e Teatrit Kombëtar, kryem-inistri Edi Rama shpërndau dhe qëndrimin e aktorit të njohur Niko Kanxheri. “Teatri Kombëtar për mua duhet bërë i ri. Nostalgjia për dy godinat e ndërtuara për të qenë provi-zore, duhet të zhbëhet. Mua po ma ndërtojnë shtëpinë time moderne, të bukur, të mirë, komode dhe papritur unë nx-jerr një arsyetim të ri, se çfarë

duan ato kulla atje. Janë dy probleme që nuk qëndrojnë bashkë, brenda tyre është një justifikim. Godina në vetvete nuk sjell nostalgji, historia e Teatrit Kombëtar do të mbetet e dokumentuar me arkivën, fotot e shfaqjeve, de-koret, kostumet, muzikën etj. Ç’lidhje ka me mua kulla?!”, shprehet aktori Kanxheri. Pedagog i arteve dhe aktor Niko Kanxheri është emër i vlerësuar për aktivitetin e tij. Me rolet e tij ka sjellë personazhe, që kanë mbetur në kujtesën e publikut.

Aktivitete me arbëreshët, në Caraffa të Italisë

Në Caraffa të Italisë po zhvillohet festivali “Figura e Giuseppe Gangale dhe miti i Skënderbeut”. Përgjatë ditëve të festivalit do të mba-hen aktivitete të ndryshme, synimi i të cilave është pro-movimi i veçorive historike dhe gjuhësore të komunitetit arbëresh në këtë zonë. Ar-bëreshët përfaqësojnë një nga grupet etnike më të mëdha në numër përtej Adriatikut. Prej shekujsh ky komunitet i pranishëm para së gjithash në jug, ka ditur të ruajë një specifikë të veçantë, nga gju-

ha te ritet fetare deri te arti dhe gastronomia. Arbëreshët jetojnë në Itali nga shekulli XV, ku ka qenë mërgata ar-bëreshe deri shekullit XVIII, në rajonet e Abrucos, Kam-paniës, Apulias, veçanërisht në Bazilikat, Moliz, Kalabri dhe Siçili. Arbëreshët nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të gjalla zakonet e tyre të pasura, si gjuhën, veshjet dhe ritet e doket që kishin në mëmëdhe. Një nga veçoritë, që karakterizon shumë këtë popull është përveç gjuhës dhe veshjet popullore.

Bienalja “Netët e Muzikës Klasike 2019” përfundoi edicionin e nëntë në qytetin e Durrësit. Për disa net me radhë për publikun artistët përcollën një program të pasur muzikor. Nata e fundit e bienales u zhvillua në amfiteatrin e Durrësit, duke mbledhur artdashësit. Bienalja e këtij viti me drejtues artis-tik violinistin e njohur Florian Vlashi dhe drejtor të përgjithshëm kompozi-torin Haig Zacharian u përcoll me interesin e publikut për disa net me radhë. Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako, në përfundim të edicionit të nëntë të kësaj bienaleje shprehet se ishte një natë magjike mbrëmja e fundit në amfiteatër. “Është mbyllur në një natë magjike edicioni i IX i bienales “Netët e Muzikës Klasike 2019” ku organizatori i eventit, violinisti i njohur Florian Vlashi, kishte zgjedhur temën e këtij viti “Muzika dhe vena, një harmoni e përkryer”. Qytetarë durrsakë, por edhe turistë të shumtë kanë nd-jekur koncertin përmbyllës në arenën e amfiteatrit. Sukses i merituar i kësaj bienale që zgjati për një javë dhe solli në Durrës tingujt klasikë të kompozi-torëve më të mëdhenj botërorë nën inter-pretimin e instru-mentistëve të njohur vendas e të huaj, si dhe të sopranos me famë botërore Inva Mula. Durrësi qytet i kulturës dhe i artit”, shprehet Sako. Bien-alja “Netët e Muzikës Klasike”, që është krijuar në Durrës në vitin 2003, është një shëtitje muzikore në të gjitha epokat e historisë së muzikës. Këtë vit me bienalen që shënoi edicionin e nëntë, për disa net në qytetin e Durrësit nuk mungoi krijimtaria muzikore e vjetër, por edhe e re. Në bienale janë disa net të dedikuara një tematike dhe një periudhe muzikore: nata e muzikës baroke, klasike, romantike, moderne, shqiptare, konkursi yjet e rinj, etj. Janë luajtur vepra madhore të historisë së muzikës, disa prej të cilave vinin për herë të parë në Shqipëri. Në materialin e këtij aktiviteti thuhet mes të tjerave se për çdo edicion porositet një vepër pre-mierë, ndërsa fituesi i konkursit të të rinjve ftohet nga “Grupo Instrumental Siglo XX” për koncerte në Spanjë. Po ashtu edhe grupi luan rregullisht në bienale, kështu është krijuar një “urë tingujsh” ndërmjet të dy vendeve. Për organizatorët, projekti i bienales së Durrësit është një projekt “familjar”, intim. “Mblidhemi ndërmjet miqsh për të bërë muzikë bashkë e për të lua-jtur për një publik, ku njihemi të gjithë. Në fund të fundit, kjo është esenca e muzikës së dhomës. Mbi këtë natyrshmëri është ngritur edhe ngrehina e bienales”, thuhet për këtë aktivitet.

Page 20: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...ku dhe është shprehur se të gjithë politikanët e korruptuar do të përballen me drejtësinë. Sipas avokatit,

20 GAZETA SOTE Premte 9 Gusht 2019

SOTSOT sport www.sot.com.al

SOKOL KUSHTA:

Ditën e djeshme ndodhi një situatë aspak e këndshme për ekipin kombëtar të basketbollit të meshkujve, i cili është i grumbulluar dhe po përgatitet për ndeshjen e radhës eliminatore të Europianit 2021 dhe ku më 10 gusht do të ketë duel ndaj Danimarkës, një ndeshje që do të zhvillohet në Kopenhagen. Por dje skuadra nuk është lejuar të stërvitet në parketin e sallës sportive “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik të Tiranës. Dyert e palestrës në fjalë kanë qenë të mbyllura dhe ekipi kombëtar që ka shkuar të stërvitet aty ka mbetur jashtë. Shigjetat shkojnë në drejtim të Bashkisë së Tiranës dhe njësisë së sportit në qeveri, por i irrituar është shfaqur sidomos trajneri Afrim Bilali, i cili, në një intervistë të dhënë për gazetarin e “RTSH”-së, Gjergj Vyshka, e ka quajtur këtë ngjarje një

turp e faqe e zezë për atë që po i ndodh ekipit kombëtar të basketbollit. “Është e habitshme që ekipi kombëtar, i cili përfaqëson të gjithë Shqipërinë, vjen një ditë përpara ndeshjes të zhvillojë seancën stërvitore dhe nuk e hapin derën. Nuk është firmosur një kontratë thonë. Nuk e di se çfarë emri t’i vë, por ne duhet të hyjmë në “Guinness”, që ekipi kombëtar ndalohet të bëjë stërvitje në palestrën ku zhvillon ndeshjet. Nuk jemi as ekip lagjesh, as ekip leckash, por jemi ekip kombëtar. Përfaqësojmë Shqipërinë dhe nuk vëmë as emrin tim dhe as emrin e babës tim, por vendosim Shqipëria përpara. Fatkeqësisht në Shqipëri ndodhin këto skandale”, është shprehur Bilali. Më tej trajneri i shtatlartëve kuqezi vijon të kërkojë një marrëveshje me institucionet ë të stërvitet ekipi përfaqësues, pasi

skuadra nuk është personale e ndokujt, por është ekip përfaqësues i Shqipërisë. “Nuk e di, por ne shqiptarët për t’i bërë keq vetes jemi kokëfortë shumë. Nesër në mëngjes ne nisemi për në Danimarkë dhe Bjel-lorusi, do të zhvillojmë dy ndeshje atje. Të merret në konsideratë ekipi kombëtar, që është ekipi i të gjithë shqiptarëve dhe i Shqipërisë e nuk është as i imi, as i Korabit, as i Erion Velisë, as i kryeministrit, por i të gjithë Shqipërisë. Urojmë të marrë fund kjo punë, sepse kjo është një maskaradë, që nuk gjen mbështetje qoftë nga Ministria e Sporteve, qoftë nga Bashkia e Tiranës, meqë e paska në dorë këtë palestër, apo qoftë nga çdolloj institucioni tjetër që mundet të na lejojë të zhvillojmë stërvitjen lirisht dhe të luajmë aty ku na takon, në kryeqytetin e Shqipërisë”, përfundon Bilali.

Basketboll/ Kombëtarja mbetet pa stërvitje, iu mbyll dera e “Feti Borovës”

Skënderbeu njoftoi dje pasdite se ka arritur marrëveshje me dy futbol-listë. “Pas akordit paraprak, klubi ka nënshkruar sot me 2 lojtarë. Gardiani Enea Koliçi dhe mbrojtësi Marvin Turtulli prej sot janë zyrtarisht lojtarë të Skënderbeut. Enea Koliçi ka nën-shkruar me presidentin Ardjan Takaj kontratën që e lidh me klubin bard-hekuq për një sezon. 33-vjeçari do të mbajë në shpinë numrin 1. Prapavijën e plotëson Marvin Turtulli. 24-vjeçari ka nënshkruar kontratën që e lidh me KF Skënderbeu për 3 sezone. Ish lojtari i Dinamos, Teutës, Kukësit dhe Tiranës shihet si një përforcim mjaft i rëndë-sishëm për të ardhmen”, shkruan klubi korçar në faqen e tij në rrjetet sociale.

NDESHJA

QËNDRIMI

MERKATO

Tekniku i njohur rrëfen si u bind të zgjedhë drejtimin e “Ujqërve të dëborës”

Ilir Daja prezantohet në Korçë: Skënderbeu zgjedhje zemre,

do të rivalizojmë për titullAdriatik BALLA

Në Korçë merr sërish jetë klubi i futbollit. Pas një sit-uate delikate, ku presidenti Ardian Takaj ishte dukur jo

fort entuziast për të ardhmen e ekipit, dje ndodhi një surprizë e bukur, në fakt e paralajmëruar. Presidenti i ekipit të Skënderbeut, Ardian Takaj, prezantoi trajnerin Ilir Daja në krye të skuadrës për sezonin e ri dhe me entuziazëm tha se Skënderbeu do të ishte sërish për titull. Vetë Daja nuk e fshehu emocionin e rikthimit në Korçë. “Kam patur oferta të ndryshme, por zgjodha Skënderbeun për ato që tha presidenti. Kam kaluar këtu kulmin e karrierës, kemi bërë gjithçka brenda një edicioni, duke pasur parasysh titullin, Kupën dhe “Europa League”. Këtë radhë truri ka dëgjuar zemrën. Vendosa që me shumë respekt dhe vlerësim të marr përsipër ta drejtoj Skënderbeun”, tha ai. Më pas trajneri foli për grupin dhe moralin e skuadrës. “Motivimi është shumë i vështirë në këto kushte. Eksperienca më ka bërë që nuk më mungon pjesa e motivimit. Situata është e veçantë dhe të gjithë aktorët duhet të jenë pjesë e motivimit. Merkatoja duhet të nisë me lojtarin e 12-të, tifozët, që të jenë përkrah nesh. Kemi marrë garancinë edhe nga bashkia se skuadrës nuk do t’i mungojë asgjë. Europa është vitrinë, por ka edhe mënyra të tjera për të pro-movuar lojtarët. Marrim shembullin e Gurit dhe Abazajt”, nënvizoi më tej Daja. Nuk kishin si mungonin në këtë

dalje të tij për mediat objektivat e tij në krye të skuadrës korçare. “Nuk mund të dalim me objektiva konkretë. Edhe pse kemi një grup me eksperiencë, duhet kompletuar skuadra, por afati kohor është i limituar. Kemi pak mundësi zg-jedhjeje. Po punojmë të afrojmë lojtarë cilësorë. Nuk mund të pretendojmë se do të jemi “lokomotiva” e garës, por aty afër. Politikat në futbollin shqiptar janë afatshkurtra. Nuk mund të bësh plane afatgjata. Ka qenë ndjesia e mrekullueshme që kam përjetuar në Korçë, ajo që më thirri nga brenda. Pra, doja që edhe unë të jepja kontribut në këtë moment. Do të jemi konkurrues,

jo vetëm për të plotësuar Superioren. Është afruar Turturlli, portierin nuk e diskutojmë, sepse kemi dy shumë të mirë, Koliçi dhe Dajsinani. Mbrojtja është reparti më i boshatisur. Kanë ikur Vangjeli, Radas. Në sulm dhe mesfushë ekipi ka cilësi. Është për t’u parë, që të shtojmë rivalitetin, konkurrencën. Në raste problemesh, duhet të kemi mundësi për t’i zëvendësuar lojtarët”, përfundoi trajneri Daja.

Takaj: Nuk heq dorë nga Skënderbeu, do të rivalizojmëI pranishëm në konferencën për

shtyp së bashku me Ilir Dajën ishte dhe presidenti i skuadrës korçare,

Tirana ka bërë një goditje dyfishe brenda 24 orësh. Bëhet fjalë për dy ish-futbollistë të saj në vitet kur bardhe-blutë kishin mjaft sukses në kampionat dhe përfaqësoheshin në Europë. Nga dita e djeshme, Julian Ahmataj dhe Ble-dar Devolli do të jenë zyrtarisht pjesë e klubit 24-herë kampion dhe klubi vetë ka dalë me një komunikatë zyrtare kiu bën të qartë pozicionet që do të marrin ish-mesfushorët bardheblu. Sikurse njofton vetë klubi, të dy ish-lojtarët do të drejtojnë ekipe moshash, por edhe

do të jenë skautë në shërbim të klubit. “Julian Ahmataj është zyrtarisht pjesë e KF Tiranë në rolin e skautit dhe atë të trajnerit të ekipit U-17. Klubi ka zg-jedhur të investoje këtë sezon jo vetëm në përforcimin e skuadrës me emra të rëndësishëm, por dhe në strukturë me afrimin dy trajnerëve të afirmuar që më parë kanë qenë dhe pjesë e Tiranës. Bledar Devolli do të marrë drejtimin e Tiranës U19, Ahmataj drejtimin e Tiranës U17. Akademia këtë vit do të jetë një nga prioritetet e klubit ku do

të investohet shumë në infrastruk-turë dhe burime njerëzore. Hedhim poshtë kështu, të gjithë spekulimet në lidhje me zhvillimet e fundit në klubin bardheblu”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas që shuan zërat për momentin se ka përgatitur strategjinë e të ardhmes nëse Mema nuk siguron rezultatet e kërkuara. Pra, me lëvizje të tilla Tirana i jep përparësi ekipeve të moshave, por në të njëjtën kohë edhe i bën presion teknikut Mema të jetë më i përkushtuar ndaj skuadrës.

Tirana bën goditje dyfishe në staf, Bledar Devolli dhe Julian Ahmataj pjesë e bardhebluve

Pas trajnerit Daja Skënderbeu bën dy blerje në prapavijë

Për trajnerin e Teutës, Bledi Shkëmbi, gjëja më logjike që duhet të bëjë FSHF është që të nisë kampion-atin në datën e paracaktuar, 24 gusht, pasi përndryshe penalizonte skuadrat që kanë bërë çdo gjë siç duhet. “Për ne është normale që kampionati të fillojë në datën që është vendosur se kemi bërë përgatitjet, e kemi bërë programin për këtë datë. Por nuk varet nga ne, nuk është në dorën tonë dhe jemi të detyruar të fillojmë në atë datë që na cakton federata. Mendoj që edhe këtë vit do të jetë një kampionat i fortë, mendoj që në futboll vit pas viti niveli vjen duke u rritur e duke u bërë më e vështirë”, tha Shkëmbi për “RTSH”-në. Teuta ka bërë një merkato aktive dhe ka pretendime për titull.

Shkëmbi kundër rrymës: Niveli në Superiore

është rritur

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit U-19 u mund dje 2-1 nga Real Madrid U-19 në turneun në të cilin po merr pjesë në Zagreb të Kroacisë. Kanë spi-katur disa talente të skuadrës kuqezi, midis tyre Ernest Muçi, sulmuesi i Ti-ranës, i cili edhe në ndeshjen e djeshme ndaj madrilenëve la shenjë duke shën-uar golin e vetëm për kuqezinjtë në minutën e 44’-t të sfidës. Pas një pasimi te Beqjes, Muçi arriti të shmangte një kundërshtar dhe nga jashtë zonës lëshoi një gjuajtje të pakapshme për portierin kundërshtar. Nuk është rastësi që trajneri Nevil Dede i ka besuar atij edhe shiritin e kapitenit. Golat për Re-alin u shënua nga Aranda dhe Martin në pjesën e parë të takimit.

Ardian Takaj, i cili konfirmoi dhe një herë që nuk heq dorë nga skuadra dhe do të vijojë ta mbështesë atë fuqimisht në objektivat e saj. “Skënderbeun nuk mund ta hidhja në rrugë me një të rënë të lapsit. Në rast se do të ikte Skënderbeu, do të ikja dhe unë. Tifoze-ria e Skënderbeut është e dashuruar me logon e Skënderbeut, me ngjyrat e Skënderbeut, ashtu si presidenti. Bashkë do ia dalim dhe besoj se sivjet do të jetë rekord në stadium nga ti-fozët”, theksoi ndër të tjera Takaj. Më pas ai komentoi zgjedhjen e trajnerit Daja në krye të ekipit, një zgjedhje e duhur sipas tij. “Nuk besoj se rekordit të Dajës do t’i afrohet kush. E morëm për seriozitetin dhe provat që ka dhënë në futbollin shqiptar, edhe me ekipin e Skënderbeut. Ka qenë një bisedë shumë e gjatë, sepse asnjë trajner s’do të ishte komod te Skënderbeu në këtë moment. Edhe kësaj here besoj se do t’ia dalim për ato objektiva që i kemi vënë vetes”, shtoi më tej Takaj. Ndër temat e tjera që ai rroku ishte dhe rivaliteti i skuadrës në sezonin e ri dhe Takaj tha se Skënderbeu do të rivalizojë me skuadrat që lakmojnë titullin. “Ne jemi Skënderbeu i 10 viteve të fundit, me suksese të mëdha. Nuk fitohen kampionatet në studio, por në fushat e lojës. Ne duhet të ecim në rrugën e Skënderbeut të dekadës së fundit, jo të kemi projekt inferiorësh. Duhet të jemi rivalë për kampionatin. Duhet të jemi Skënderbeu, që kemi parë vitet e fundit”, nënvizoi ndër të tjera presidenti i skuadrës korçare.

Shqipëria U-19 humbet me Realin e Madridit,

por spikasin disa talente

Page 21: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...ku dhe është shprehur se të gjithë politikanët e korruptuar do të përballen me drejtësinë. Sipas avokatit,

GAZETA SOT E Premte 9 Gusht 2019 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Lojtarët me origjinë shqiptare zgjidhnin para pak vitesh pa asnjë dilemë përfaqësuesen e Shqipërisë, të bindur se mund të korrnin sukses në planin individual, për më tepër me ngjyrat e kombit të tyre, domethënë Shqipërisë, e në të njëjtën kohë shfrytëzonin mundësinë që nëpërmjet prezantimit me fanellën kombëtare të kalonin në klubet elitare europiane. Por me daljen e Kosovës në skenë, e cila u anëtarësua në UEFA e FIFA, kjo peshë e lojtarëve me origjinë shqiptare ra ndjeshëm, sepse një pjesë e konsiderueshme e lojtarëve që kishin origjinën nga Kosova zgjedhin tani menjëherë përfaqësuesen e dytë shqiptare. Kuptohet, për kombëtaren kuqezi kjo është e dëmshme, pasi i bie cilësia, por nga ana tjetër është fitore,

sepse i bën shqiptarët të përfaqësohen me më shumë skuadra në rang europian dhe u jep më shumë shanse pjesëmarrjeje në evenimentet e mëdha. Por krahas identitetit, duket se një “dorë” Kosovës po ja jep vetë Shqipëria, e cila nuk ka punuar sa duhet për t’i bindur këta futbollistë. Kështu, një tjetër futbollist i jep lamtumirën përfaqësueses shqiptare për të veshur fanellën e Kosovës në të ardhmen. Valdrin Mustafa, një sulmues i cili trumbetohej prej kohësh se ishte një prej elementëve premtues të përfaqësueses kuqezi U21, ka vendosur që në të ardhmen të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, ndoshta iu mërzitur edhe prej faktit se prej më shumë se një viti nuk aktivizohej me Shpresat. Ishte pikërisht trajneri Bushi ai që pas sugjer-

imeve të skautëve të FSHF e afroi sulmuesin e ri që në moshën 18 vjeçare në ekipin U21, duke e aktivizuar në 4 ndeshje zyrtare. Por që nga marsi i vitit 2018, për shkak dëmtim e sidomos preferencash të tjera, Mustafa nuk figuron më në listat e përfaqësueses shqiptare. Një situatë e cila ka çuar drejt këtij vendimi të sulmuesit i cili është pjesë e ekipit të dytë të Hanover dhe që në ndeshjen e parë të këtij sezoni ka gjetur golin me ekipin e tij. Ai ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale këtë vendim që ka mar-rë. “Me shpirt dhe Zemër Shqiptar, me Kosovën do luaj për të gjithë ne jemi një!”, shkruante futbollisti i cili me sa duket pret tashmë ftesën nga përfaqësuesja A e Kosovës pasi me atë U21 nuk mund të aktivizohet.

Nuk mori vëmendjen e Shqipërisë, Mustafa i bashkohet Kosovës

Samir Ujkani dhe klubi turk i Rizesporit i kanë dhënë fund bash-këpunimit. Portieri ka zgjidhur kon-tratën me turqit dhe tashmë është një lojtar i lirë. Gardiani i Kosovës në sezonin e fundit ka pasur shumë pak minuta në dispozicion nga Rizespori dhe në këtë formë Ujkani do të shohë për alternativën ku mund të aktivi-zohet rregullisht. Tashmë, futbollisti është i lirë teksa në pritje të ofertave nuk do të ketë pengesa kontraktuale. Eksperiencat më të mëdha Ujkani i ka kaluar në Itali, teksa ka mbrojtur portën e Palermos, Novarës, Latina, Piza e Kremoneze. 31-vjeçari së fund-mi ka humbur rivalitetin me Arijanet Muriçin tek përfaqësuesja e Kosovës.

TEKNIKU

MESFUSHORI

MERKATO

Sulmuesi ka kualitet të lartë teknik, por trajneri Xherard është i vendosur ta largojë

Grezda fiton besimin e Rejnxhërsit por jo të Xherardit, Gllasgou i

ndarë në pro e kundër shqiptaritAdriatik BALLA

Një prej futboll istëve shqiptarë që kaloi me shumë bujë një vit më parë në radhët e Gllasgou

Rejnxhërsit në Skoci, Eros Grezda, vetëm 12 muaj më pas është në pozi-ta largimi, me valixhe në duar, pasi trajneri i skuadrës skoceze, Stiven Xherard, e ka bërë të qartë edhe në median britanike se lojtari në fjalë nuk është më në planet e tij. Në fakt, Xherard ka pranuar se Grezda ka kualitet të lartë teknik dhe në një skuadër tjetër mund të japë 100% e të ketë sukses, por ai ka bindjen se me skemat që aplikon tek Rejnxhërs, shqiptari nuk po e gjen veten dhe i duhet të gjejë alternativë tjetër për të ardhmen e tij, ndërsa vetë tekniku anglez thotë se po punon me pjesën tjetër të grupit për të gjetur harmon-inë e dëshiruar në funksionimin e reparteve. Por Xherard duket se i ka bërë llogaritë gabim, pasi sondazhet e tifozëve në rrjetet sociale kanë zbuluar se fansat e duan Grezdën, për cilësinë e futbollit që jep dhe për përkushtimin që ka në fushë. Këto elementë nuk vihen në diskutim dhe duket se në krahë të anësorit sulmues të kombëtares kuqezi, janë vënë edhe drejtues të klubit. Pra shanse që Grezda të qëndrojë në Gllasgou edhe një sezon tjetër janë rritur dhe këtë e dëshmon më së miri aktivizimi i futbollistit në një ndeshje rutinë që pati Gllasgou Rejnxhërs

dy ditë më parë. Sidoqoftë, mediat sportive shkruajnë se “në pritje të transferimit të tij nga Rejnxhërs drejt kampionatit francez, Eros Grezda është kthyer përsëri të veshë fanellën e skuadrës së skocezëve në ndeshje zyrtare. Por nuk ka qenë ajo e ekipit të parë dhe nuk bëhej fjalë për një aktivitet prestigjioz. Grezda mori pjesë në ndeshjen e turit të parë të “Caramel Wafer Cup”, duke luajtur me skuadrën e të rinjve të Rejnxhërs, që luan në këtë aktivitet ku lejohen edhe një numër i caktuar lojtarësh nga ekipi i parë. Ai ishte në lojë gjatë 90 minutave në suksesin 2-1, duke u

shfaqur shpesh rrezikshëm e duke marrë edhe duartrokitje nga rreth 300 tifozë të pranishëm që ndoqën këtë ndeshje. Gjithsesi, lojtari është i ndërgjegjshëm që kaq nuk mjafton dhe ndoshta ka qenë ndër herët e fundit kur ka veshur fanellën e Re-jnxhërs, pasi brenda muajit gusht do të ketë gjetur një sistemim të ri për të ardhmen e tij, meqë në radhët e skuadrës skoceze nuk ka hapësira. Sa i takon kombëtares kuqezi, lojtari është larguar në mënyrë demonstra-tive në grumbullimin e qershorit, duke nxjerrë sebepe një hall familjar, por në fund u zbulua se ai kishte debatuar

Ishte folur prej ditësh se Uest Hem ishte seriozisht e interesuar për shërbimet e sulmuesit me orgjinë shqiptare të Bazelit, Al-bian Ajeti. Ditën e sotme, e cila përkon edhe me ditën e fundit të merkatos në Angli, klubi londinez ka zyrtarizuar marrëveshjen me 22-vjeçarin. Kështu, Ajeti ka hed-hur një hap të madh në karrierë, teksa nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Premier League. Sulmuesi ka firmosur një kontratë katërvjeçare e cila do ta mbajë të lidhur në Angli deri më vitin 2023.

Për Ajetin kishte interesim edhe nga klubi i Championship, Aston Vila, por oferta e mbërritur nga Uest Hem kënaqi të dyja palët, si lojtarin ashtu edhe klubin zvicer-an. Ndërkohë, pas shumë zërave në merkato, ku çdo ditë kishte nga një klub pretendent, Vedat Muriqi zgjodhi të transferohej te Fenerbahçe. Sulmuesi zgjodhi gji-gandët turq mes shumë ofertave, ndërsa edhe për ish-kubin e tij të Rizesporit kjo ishte zgjidhja më e mirë në aspektin financiar. Dhe kjo vërtetohet teksa Muriqi është

në 5 futbollistët më të shtrenjtë të transferuar këtë merkato verore në Superligën turke. Lojtari i për-faqësueses së Kosovës i kushtoi arkave të klubit të Fenerbahçes, 3.5 milionë euro. Para tij në këtë renditje janë vetëm, Adem Ljajiç, i cili u transferua për 6.5 milionë euro te Beshiktash, Lujindama te Gallatasarai për 5 milionë euro dhe Mensah te Kajzerispor për 3.6 mil-ionë euro. Sakaq, Muriqi e ka nisur mbarë aventurën me Fenerbahçen teksa në miqësoret e zhvilluara, ka arritur të shënojë tre gola.

Ajeti pjesë e Uest Hemit, Muriqi në top-5 të ligës turke

Ujkani zgjidh kontratën me Rizesporin, do të

kthehet në Itali

Ndihmësi i de Biazit, Tramexani, largohet nga drejtimi i Apoelit

me trajnerin Edoardo Reja, i cili nuk e kishte përfshirë në listën e titullarëve, pra u duk qartë nga skemat e lojës që për trajnerin italian Odise Roshi ishte futbollist më i domosdoshëm se Grezda në fushë. Të paktën në atë moment, ndërkohë që “halli familjar” u përmend për të mos krijuar debate në media. Pra Grezda nuk është as në planet e trajnerit Reja dhe si duket në këtë histori ka ndikim temperamenti shpërthyes i futbollistit, i cili shquhet për energjinë e tij. Një gjë është e sig-urt: kualiteti teknik që disponon Eros Grezda është padyshim i cilësisë së lartë. Lojtari është gjithashtu i shpejtë, por ai punon pak me grupin, sepse shprehet më shumë në aspektin indi-vidual, gjë që nuk u pëlqen trajnerëve, prandaj dhe Xherard tek Rejnxhërs, ashtu dhe Reja tek përfaqësuesja kuqezi nuk e shohin si alternativë të parë, domethënë si lojtar titullar. Mbe-tet të shihet deri në ditët e fundit të gushtit se çfarë vendimi do të merret për Grezdën, por nëse lojtari qëndron në stol tek Rejnxhërs dhe nuk shkon në një skuadër ku të aktivizohet rregullisht, atëherë ai mund edhe të humbasë praninë në Kombëtare, pasi Reja ka alternativa të tjera që mund të kenë më shumë minutazh në këmbët e tyre. Grezda ka kualitete teknik të padiskutueshëm, por për një trajner ka më shumë rëndësi forma spor-tive e lojtarit, përshtatja me grupin dhe skemën taktike dhe njëherësh disiplina nëpërmjet një stërvitje të fortë e serioze.

Ditën e djeshme, nga grumbullimi i Lacios në Gjermani, në një takim mi-qësor, lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, ia doli të zhvillonte një pjesë loje. Në këtë mënyrë, Berisha ka treguar një formë të mirë, edhe pse fazën e parë përgatitore nuk e ka zhvilluar të plotë. Ndërkohë, së fundmi janë larguar edhe zërat se mesfushori do të trans-ferohej në një skuadër tjetër. Sezoni i kaluar për Berishën nuk ishte ndër më të mirët, kjo për shkak të dëmtimeve, megjithatë këtë vit futbollisti shpreson të ketë mundësin të shfaqë të gjithë po-tencialin, duke qenë një armë më shumë për Lacion, po ashtu edhe për Kosovën në fushatën eliminatore të Euro 2020.

Valon Berisha kthehet me Lacion, luan 45 minuta në miqësore

Ish-ndihmësi i Xhani de Biazit, Paolo Tramexani, është larguar nga drejtimi i Apoelit në Qipro. Edhe pse u shpall kampion me Apoelin, sërish aventura në Kupat e Europës rezultoi vendimtare për teknikun italian. Apoeli u eliminua nga Karabaku dhe kjo disfatë vulosi vendimin e klubit nga Qipro. Sakaq, Apoeli ka falënderuar trajnerin për bashkëpunimin, ndërsa i ka uruar më të mirat në karrierën e tij profesion-ale dhe në jetën personale. Ndërkohë, Tramexani do të zëvendësohet në këtë detyrë nga trajneri gjerman, Tomas Doll. Ky i fundit ka firmosur një kontratë dyvjeçare me qipriotit, ndërsa tashmë Tramexani është i lirë dhe pret projektin e duhur për të vazhduar profesionin e tij.

Page 22: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...ku dhe është shprehur se të gjithë politikanët e korruptuar do të përballen me drejtësinë. Sipas avokatit,

22 GAZETA SOTE Premte 9 Gusht 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Taylor Swift, më 26 gusht performon në skenën e MTV

Këngëtarja e hitit “You need to calm down”, Taylor Swift, është në garë me Ariana Grande për nominimet në “Video Music Awards” këtë vit. Krahas nominimeve, 29-vjeçarja do ngjitet në skenën e MTV 2019 (Video Music Award), për të interpretuar disa nga këngët e saj. MTV ka bërë të ditur se Swift do të performojë të hënën më 26 gusht në New Jersey, por ajo ka performuar për herë të fundit në VMA në vitin 2015, me këngën “Bad Blood”. E njëjta është në garë me Ariana Grande për nominime këtë vit, ku të dyja janë në dhjetë kategori përfshirë, videon e vitit, këngën e vitit dhe videon pop më të mirë. Ndërkohë, që nga viti 2008, ylli amerikan ka

fituar shtatë çmime në VMA, në kategoritë për artisten femër më të mirë (“You Belong with Me”, “I Knew You Were Trouble”, “Blank Space”, “Bad Blood”, “I Don’t Wanna Live Forever”). Me albumin e saj të pestë ajo është e vetmja artiste, e cila ka tre albume me shitje prej 1 milion kopje vetëm në javën e parë. Këngët "Shake It Off", "Blank Space" dhe "Bad Blood" arritën vendin e parë në SHBA, Kanada dhe Australi. Albumi fitoi tre Grammy Awards dhe Taylor Swift u bë artisja e parë femër dhe e pesta në total, e cila fiton “Album of the Year” dy herë. Koncerti i 2015 për albumin “1989” u bë një nga me më shumë fitime e dekadës.

Sëmundja e pijanecit

Pasi u vizitua nga mjeku, burri para se të largohej nga ambulanca i thotë mjekut:

- Doktor të lutem çfarë sëmund-je kam?

Mjeku ia shpjegon:- Ti pi shumë dhe punon pak.Burrit nga që nuk i pëlqyen këto

fjalë, i thotë sërish mjekut:- Të lutem doktor, mund të ma

thuash emrin e sëmundjes në latin-isht, që t’ia them gruas?

GoditjaNjë burrë, i cili po punon në

kopshtin e tij, papritur sheh një fëmijë, i cili po gjuan me gurë drejt xhamave të serës. Vrapon menjëherë pas fëmijës dhe pasi e ka kapur prej veshi i thotë:

- Tani të mësoj unë, sesi të hedhësh gurët në serën time.

Fëmija për çudi tepër i qetë i përgjigjet:

- Do të më pëlqente një gjë e tillë. Sepse kam gjuajtur dhjetë herë dhe kam goditur në shenjë vetëm dy herë.

1 8 5

4 9 7 1 2 8

5 4 9

9 3 7 2 6 5

5 7 3 9

7 8

5 2 8

1

3 4

8

4 7 5

6 3

3 9 8 4

5 6

9 2 4 3 1

7 8 3 4 1

4 2 6 5 1

4 9 6

8 6

9 4

4 5 2 9

4 1 9 2

2

5 9 3 8

1 5 2 7

9 1

3 5

Miley Cyrus me probleme, përfundon në klinikëMiley Cyrus është shtruar në

një klinikë psikiatrike. E gjitha është bërë për të përmirësu-ar gjendjen psikologjike të këngëtares dhe për ti shpëtuar martesën. Sipas burimeve, famil-jarët e kanë bindur që të marrë një trajtim. Kohët e fundit, Miley dhe aktori Liam Hemsworth kanë pasur shumë debate. “Ata kanë pasur shumë probleme dhe Miley ka qenë nën presionin e familjes për sjelljen. Por për shkak të per-sonalitetit të çmendur, këngëtarja nuk dëgjon askënd. Edhe famil-jarët janë të shqetësuar dhe nuk e kuptojnë përse ajo sillet në këtë mënyrë. Ata i thanë që të përballet me "djallin" dhe të marrë trajtim para se të jetë shumë vonë", tha një burim pranë saj. Kohët e fundit, Miley ka qenë me turne-un muzikor dhe së fundmi ajo performoi bukur në Prishtinë, sa askush nuk mendonte se kishte shqetësime të tilla.

1- Vezake 2-Personazh tek komedia “Pallati i 176” 3-Italaia në tabelë 4-Korça në makina 5-Shkrimtari francez ...Prust 8-Titull fetar në hierarkinë myslimane 10-Akullore e ngrirë, mbrapsh 11-Buxheli i lajmeve 12-Një shpend ujor që zhytet në ujë 20 m 13-Ish aktori Prokop ...14-Poeti kosovar Podrimja 15-Literaturë Italaiane 16-Monedhë e huaj 18-Shkritar i turk Aziz 20-Notë në pentagram që tregon se një notë duket ulur në gjysëm toni 21-Këngëtarja sllave ...Brena 23-Vlerëson floriri 24-Sportisti i një lloj sporti 25-Futbollisti Ervin... 26-Gozhdë korçare 28-Një lloj si qesëndi apo nakar 28-Pamuk italian 31-Gjigand 32-Arti i të kërcyerit me figura në skenë 33-Sëmundja e rëndë e mushkërive 34-Drama “... para gjyqit” 36-Fenomen atmosferik që ndodh në dimër 38-Piktori Kodheli 39-Me zhul 40-Shkrimtari rus Tolstoj në inc. 41-Meksi e politikës në inc...

1- Pikë turistike në rrethin e Sarandës 6-...Juvara, tek filmi italain “Gruaja më e bukur” 7-Hajria aktore në inc. 9-Notë në pentagram 10-Pjatë shumë e thellë 11-Gjindet në kokë 12-Lloj boje vaji që thahet shpejt 16-Dëshmori i parë ...Laçi 17-Thirret ndryshe këngëtarja kosovare Fevzije Barani 18-Koha e faljes e besimtarëve myslimanë 19-“Bel...” një roman i Mopasmi 20-Pronë shtetërore 22-Notë muzikore 23-Takije prej cope që mbajnë myzeqarët në kokë 24-Përemër vetor 25-Ndryshe për mbledhjen 26-Prift ortodoks 27-Një e njëmijëta pjesë e milimetrit 29-Heroi i popullit Myslym.. 30-I vërtetë, konkret ... 30-Figurë tek gurët e shahut 32-Usain ...xhamajkani kapmion absolut në vrapim 33-Këngëtarja popullore ...Ru-sha 35-Agjensia e lajmeve greke 36-Është material inert për ndërtim 37-Lit-eraturë Italaine 38-Lloj peshku liqeni me pika të kuqe në trup 39-Lumë në veri të italaisë në Lombardi 40-Një pjesë toke, relief 41-Vë në lojë dikë, e përqesh, bëj shaka të rënda 43-Një lloj uji që tregtohet...

Page 23: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...ku dhe është shprehur se të gjithë politikanët e korruptuar do të përballen me drejtësinë. Sipas avokatit,

GAZETA SOT E Premte 9 Gusht 2019 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Do të kaloni një moment të vështirë në marrëdhëniet tuaja personale. Do të shfaqni aftësitë tuaja dhe jeni të gat-shëm për ngritje në karrierë.

23 shattor - 22 tetor

Flisni më lirshëm me njerëzit që ju duan dhe dediko-jani atyre këtë ditë. E rëndë-sishme është të ndjeheni mirë dhe të bëni gjërat që ju doni.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Ndjeheni si peshku pa ujë në mes të të tjerëve. Në shoqëri do jeni në qendër të vëmendjes siç keni dëshiruar, edhe pse debatet nuk do mungojnë.

Këtë ditë duhet të keni kurajën për të ecur përpara me forcat tuaja. Rruga, që po ndiqni deri tani është ajo e du-hura. Mos bini pre e servilizmit.

Do jeni i papërqendruar këtë ditë, por nuk është i gjitha faji juaj. Debatet, që ju kanë shoqëruar këto kohë në punë, gjithashtu ju ka sjellë probleme.

Dashi Demi

Duhet të qëndroni me këmbë në tokë. Duhet të justi-fikoni largësinë tuaj me part-nerin, edhe pse kohët e fundit keni qëndruar pranë njëri-tjetrit.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Momente magjike ju pres-in në fushën sentimentale. Por krenaria është kryefjala e kësaj dite. Mund të ziheni me person-at, që nuk janë në anën tuaj.

Me fantazi dhe krijimtari do arrini të bëni të lumtur edhe mikun më të trishtuar. Pranoni një ftesë për të dal në mbrëmje dhe do të ndjeheni në formë.

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Do të përfitoni nga situata për të falënderuar një person. Edhe pse në fushën sentimen-tale nuk do të ketë të reja, sot keni gjithçka për tu ndjerë mirë.

Skandali i Facebook me të dhënat ndjek Instagram

Duhet të tregoheni më të qetë ditën e sotme, pavarësisht ngacmimeve të shumta që do të keni. Ju leverdis më tepër të tregoheni të matur e të duruar.

Horizontal

Hëna dhe Dielli ua bëjnë jetën më të komplikuar. Keni nevojë të përqendroheni më tepër në aktivitetin tuaj këtë ditë. Kujdes me shpenzimet.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e shoqërisë nuk duhet të jeni të pavendosur. Kjo ditë do të sjellë për ju momente qetësie pas debateve kohëve të fundit.

Rrjeti më i madh për postimin e fotografive, është përfshirë në një skandal. Instagram ka pasur probleme me kompaninë partnere në marketing, Hyp3r. Instagrami i dërgoi një letër kompanisë, që mblidhte të dhënat e përdoruesve me qëllim që të synonte reklama. Ndër të tjera, Hyp3r mblodhi dhe ruajti të dhëna nga Instagram Sto-ries, të cilat zhduken pas 24 orësh dhe nuk janë të arritshme përmes mjeteve, që Instagram i vë në dispozicion të palëve të treta. “Veprimet në fjalë shkelin politikat tona. Për këtë arsye i kemi hequr nga platforma jonë. Ne kemi bërë një ndryshim të madh, që do ndalojë kompanitë e tjera të kenë akses në të dhënat tonë”, deklaroi një zëdhënës i Instagram, për CNBC.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Vertikal

Fjalëkryq i shifruar

1- Është kafshë shtepijake femër 4-Pjesë, porcion 7-Është gjini e humorit 12-Një nënë gjirokastrite 13-Stavri ... tek filmi artistik “Vitet e para” 14-Takije prej cope që mbajnë myzeqarët në kokë 15-Personazh tek filmi “Botë e padukeshme” 17-Dua, për italainët 18-Disponon 19-Pjesë 20-Breg shkëmbor i futur thellë në dete në rassën kallëzore 21-Është figurë gjoemetrike 22-Robert .... eksplorator anglez 23-Një lëndë djegëse 24-Ish kryetari i Partisë Ekologjike Na-mik... 25-Ndal 26-Tas i thellë për çorbë 27-Piktori shkodran Hidromeno 28-E zë ose e ... 29-Një film serial amerikan “Ins-pektori...” 30-Një shtet në Lindjen e Mesme 32-Shkrimtari turk Nesin në inc. 33-Aktori francez Alen... 34-Material i fortë që del nga bashkimi i çimentos me asbest, përdoret për çatitë 36-Është lidhese, domethënë, kinse, gjoja 37-Krahina, vise, toka, pa të fundit 38-Këngëtarja italiane Rita... 39-Njeri që i përket të së kaluarës, i vjetëruar 40-Musliu regjizor 41-Shkencëtari anglez Njuton...

1- Një vajzë nga krahinat në jug të vendit 2-Një për anglezët 3-Dhespot, kryetari i një di-oqeze ortodokse 4-Mjet pune i këpucarit 5-Sta-cioni televiziv ...Njus 6-Zyber Alluni 7-Fshat i thellë malor në veri të Tiranës 8-Nasi, i ngatër-ruar 9-Trupat Ushtarake Oman 10-Instituti i Lartë 11-Shtet në Lindje ne Mesme 13-Kom-pozitori hungarez Franc... 14-Njeri i poshtër, imoral, me vese të këqinja 16-Dritëshkurtër 15-Oval 18-Spiro..., praotagonisti për shpëtimin e një anije luftarake, subjekti i filmit “Duel i hes-htur” 20-Një fshat i Vlorës 21-Medikament për pastrimin e dhëmbëve 22-Vend në mal ku rrinë bagëtia gjatë verës dhe ku bëhet përpunimi i qumështit 23-Një shtet afriakn me kryeqytet Rabat 24-Vagabond, imoral, ndërmjetës për punë të pista 25-Teatri i Milanos 26-Varietete rrushi 27-Është kryeqyteti i Ukrahinës 29-Një shenjë horoskopi 30-Humoristi Aurel i humorit anglez 31-Goditje e fortë dhe e mëtejshme 33-E bukura e Butrintit 34-Emër djali 35-Organiz-ma terroriste në Irlandë 36-Desika i humorit italian në inc 37-Tonin Miloti...

Eksperimenti i çuditshëm, drogë merimangave

Agjencia hapësinore NASA ka ushqyer merimangat me drogë, si marijuana dhe ka parë se si ato kanë bërë rrjetat e tyre. Ndërkohë, sipas mediave të huaja, NASA ka marrë të dhënat e rezultateve të eksperimentit të saj të çuditshëm në vitin 1995, dhe ato ishin aq tërheqëse sa vështirë se do ta paramendonit. Ato ishin krijime abstrakte . “Sa më toksike të jetë kimikati aq më e deformuar, duket një rrjetë në krahasim me një rrjetë normale”, shkruajnë studi-uesit në letrën e tyre. Atëherë ata përcaktuan sasinë e ndryshimeve në secilën rrjetë, duke përdorur mjete statistikore dhe përpunues të imazhit për të provuar ndik-imin e kimikateve të ndryshme te merimangat.

Page 24: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...ku dhe është shprehur se të gjithë politikanët e korruptuar do të përballen me drejtësinë. Sipas avokatit,

24 GAZETA SOTE Premte 9 Gusht 2019

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Arsenali mund të shndërrohet këtë sezon në një prej klubeve më të fu-

qishme në Premier League dhe në Europë. Ambiciet janë për titull dhe për trofeun e Ligës së Europës, por krye-sorja është për trofeun krye-sor në Premier League. Në kampionatin anglez ka një rivalitet shumë të fortë midis skuadrave për kreun, pasi krahas dy Mançesterëve, për titullin luftojnë edhe Liverpu-li, Totenhemi dhe Çelsi. Ar-senali llogaritet nga shanset si skuadra e gjashtë në garë, por me lëvizjet e fundit që kanë bërë “topçinjtë” mund të konsiderohet pa frikë një pretendent. Emrat e afruar në merkato janë padyshim ata që bindin se Arsenali mund të bëjë gjëra të mëdha në edicionin e ri dhe një gjë është e sigurt: Kushdo nga rivalët në Premier League që ka bërë llogari për titul-lin, duhet të fusë në listën e kundërshtarëve padyshim edhe Arsenalin e trajnerit Unai Emeri. Pikërisht dje erdhi dhe goditja e madhe e

SULMUESI/ Lukaku i bashkohet Interit, pritje

speciale nga tifozët

TRAJNERI Nëse do të mblidhen të gjitha shpen-zimet që ka bërë Pep Guardiola në merka-to, shifra është vërtet e frikshme, plot 1.3 miliardë euro përgjatë 11 viteve në krye të Barcelonës, Bajernit dhe Mançester Sitit. Shpërndarja e shpenzimeve në blerjet e Guardiolës, sipas roleve është interesante. Trajneri katalanas ka shpenzuar më së shumti për mbrojtjen, plot 513.1 milionë euro. Portugezi Kancelo bëhet anësori më i shtrenjtë në histori. Pep, gjithashtu, ka paguar 65 milionë euro për Laporten, 57.5 për Benjamin Mendi, 55.6 për Stones,

51 për Kyle Uolker, 35.5 për Dani Alves-hin, 28 për Benatia, 25 për Çigrinski etj. Trajneri aktual i Mançester Sitit ka shpen-zuar 385.5 milionë euro për sulmues, vetëm 326.6 milionë në mesfushë dhe 77.6 milionë për portierë. Shpërndarja sipas skuadrave është gjithashtu interesante. “Citizens” kanë “pjesën e luanit”. Që nga mbërritja në “Etihad”, në vitin 2016, Guardiola ka shpenzuar më shumë se dyfishin e shumës që investoi te Barce-lona dhe Bayerni. Tani për tani, plot 762.3 milion euro është shuma e harxhuar për

blerje të reja në katër sezone. Krahasi-mi, logjikisht, është i pashmangshëm. Në katër sezonet e tij në “Camp Nou”, Guardiola harxhoi 341.5 milionë euro për përforcime. Bajerni i Mynihut ishte skuadra ku investoi më pak në këtë drejtim. Në tri sezonet e tij në “Allianz Arena”, ai shpenzoi 204.1 milion euro për blerje. Arturo Vidal dhe Mario Götze (37) ishin përforcimet e tij më të shtrenjta në Bavari. Sa u përket shpenzimeve sezon-ale, 2016-2017 është më i kushtueshmi i Guardiolës me 305.5 milionë euro.

SULMUESI DEKLARATA SULMUESI

Leroi Sane këput ligamentin, dështon kalimi tek Bajerni

Luçiano Moxhi: Ikardi do të largohet nga Interi

E ardhmja e sulmuesit argjentinas Paulo Dibala në këtë merkato vere duket të jetë krejt e pasigurt. Bi-sedimet për një transferim të mundshëm të sulmuesit juventin tek Totenhemi në Londër, pra në Premier League angleze, duket se janë ndalur përfundimisht. Pak orë para mbylljes së mer-katos në hyrje për skuadrat e Premier League, “Spurs” ten-tuan gjithçka për të siguruar sulmuesin argjentinas, por në fund Juventusi u tërhoq, në pamundësi për të patur në dispozicion zëvendësues-in e La Jojas. Për Dibalanë,

Ish-drejtori i Juventusit, Luçiano Moxhi është shpre-hur mbi çështjet e fundit të tregut të transferimeve, ndërsa ka thënë se Juventusi e la vetë t’i shpëtonte Lukaku. Ndërkaq, Moxhi ka shtuar se Dibala është i rëndësishëm për Juventusin dhe se Ikardi do të largohet me parametër zero nga Interi. “ Juventusi e la t’i ikte me ndërgjegje Lukakun. Marota u tregua pak i ashpër për të treguar se ambienti te Interi kishte ndryshuar. Besoj se do të ishte shumë të shihnim në fushë Ikardin me Ronaldon. Nëse ai shkon në gjykatë dhe ajo çfarë

Leroi Sane do të mungojë ca kohë në fushën e gjelbërt. Me një komunikatë në faqen zyrtare klubi i Mançester Sitit ka bërë me dije se lojtari i për-faqësueses gjermane në sfidën e “Community Shield” ndaj ka këputur ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë dhe do të duhet t’i nënshtrohet një oper-acioni. Ndërhyrja kirurgjikale është parashikuar për javën e ardhshme. Sipas të gjitha gjasave Sane-së do t’i duhet të qëndrojë rreth 6 muaj jashtë fushave të futbollit dhe me këtë dëmtim të rëndë që ka pësuar sulmuesi anësor, me 99% të mundësive do të dështojë edhe

gjithsesi, mbeten të hapura dy mundësi deri në 2 shtator, transferimi te PSG ose tek Interi, në një shkëmbim të mundshëm me Mauro Ikardin.

transferimi i tij te Bajerni i Mynihut në këtë merkato vere edhe pse akordi verbal mes palëve para dëmtimit të Sane ishte arritur.

klubit londinez. Madje janë vetë mediat sportive britani-ke që shkruajnë se Arsenali surprizon në merkato, duke arritur marrëveshjen për transferimin e David Luiz nga Çelsi për 8 milionë paun-dë. Mbrojtësi brazilian do të bashkohet me “Topçinjtë” në një marrëveshje dy-vjeçare. “Topçinjtë” ishin prej kohësh në kërkim të një qendërm-brojtësi dhe largimi i Laurent Koshielnit drejt Bordosë e bëri edhe më të nevojshme afrimin e një lojtari për këtë

Arsenali bën goditje befasuese në treg, David Luiz është blerja e orës së fundit e “Topçinjve”

repart. Përpara arritjes së marrëveshjes, me Luiz, dre-jtuesit e Arsenalit ndiqnin me kujdes mbrojtësin e Leip-zigut, Dajot Upamecano, si dhe atë të Juventusit, Daniele Rugani. Sa i përket francezit, klubi gjerman kërkonte një shifër tepër të lartë për ta lënë të lirë, plot 75 milionë paundë, ndërsa italiani preferoi që për momentin të qëndronte te bardhezinjtë, edhe pse mes dy klubeve ishte arritur një marrëveshje për huazim dyvjeçar me detyrim blerjeje

Klubi i njohur anglez ka afruar këtë verë emra të spikatur lojtarësh, të cilët do ta ndihmojnë atë në objektivat e mëdha sezonale

thotë është e vërtetë, atëherë mund të lirohet me parametër zero. Mendoj se do përfundojë kështu. Juventusi është në po-zicion pritje”, tha Moxhi.

për 40 milionë euro. Kalimi i David Luiz në “Emirates” do të sjellë një siguri më tepër në mbrojtje, repart në të cilin trajneri spanjoll Emeri ka sig-uruar një tjetër përforcim në ditën e fundit të merkatos në Angli. Ish-tekniku i PSG dhe Seviljes do të ketë në dispozi-cion edhe mbrojtësin e djathtë aq shumë të kërkuar prej tij, Kieran Tierni. 22-vjeçari afrohet nga Sëlltik, që më në fund ka pranuar ofertën e londinezëve prej 25 milionë paundësh, ndërkohë që më herët skocezët kishin re-fuzuar dy oferta të Arsenalit për anësorin e djathtë. Me afrimet në merkato, drejtuesit e Arsenalit shpresojnë që të bëjnë një sezon më të mirë se ai i kaluari, ku u renditen në vendin e pestë, pse jo të rival-izojnë me Mançester Sitit apo Liverpulin për titullin kampi-on, që mungon prej vitit 2004. “Topçinjtë” e nisin sezonin e ri në Premier League këtë të diel në transfertën e “St James Park” ndaj Njukasëll. Ky test i parë në kampionat do të jetë shumë domethënës për vazhdimësinë dhe ambicia e skuadrës së Emeri është për start me fitore.

Dibala në “udhëkryq”, kalimi tek Junajtid i pasigurt

Guardiola rekord në merkato, 1.3 miliardë euro blerje në treg

26-vjeçari belg, Romelu Lukaku, u bë dje zyrtarisht lo-jtar i Interit, madje u shndërrua në blerjen më të shtrenjtë të gjithë historisë së Interit, pasi presidenti Steven Zhang derdhi në arkat e Mançester Junajtid 65 milionë euro plus 13 të tjera që mund të shkojnë në formë bonusesh për kartonin e lojtarit me origjinë kongoleze. Pasi kaloi sukses vizitat mjekësore paraditen e të enjtes, Lukaku në mesditë hodhi edhe firmën mbi kontratën 5-vjeçare që do ta lidhë me Interin deri në 30 qershor të vitit 2024. Në fjalët e tij të para si futbollist zikaltër Romelu u shprehu: “Doja vetëm

Interin sepse Interi nuk është për të gjithë, jam këtu për të çuar Interin te fitoret”. Fjalë këto që rritin entuziazmin te tifozët zikaltër të cilët ishin të shumtë në aeroport dhe në zyrat e Konit ku Lukaku zhvilloi vizitat mjekësore për t’i dhënë përshëndetjen e parë bomberit belg, i cili nga kon-trata 5-vjeçare me Interin do të përfitojë 7,5 milionë euro plus bonuset, që lehtësisht mund të arrijë deri në 9 milionë euro në sezon. 26-vjeçari bëhet kështu futbollisti më i paguar i skuad-rës zikaltër dhe vjen menjëherë pas trajnerit Antonio Konte në hierarkinë e re.