konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../consultations/40224-finalal.docx · web...

15
Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government MINISTRIA E DREJTËSISË MINISTARSTVO PRAVDE MINISTRY OF JUSTICE RAPORTI NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR KONCEPT DOKUMENTIN E LIGJIN PËR PRONËSINË DHE DREJTAT TJERA SENDORE DHJETOR 2017

Upload: others

Post on 05-Jan-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40224-FinalAl.docx · Web viewLigji Nr.4/L-147 për Ujë, Neni 1, përcakton se resurset natyrore me interes të përgjithshëm

Republika e Kosovës

Republika Kosova - Republic of KosovoQeveria - Vlada - Government

MINISTRIA E DREJTËSISË

MINISTARSTVO PRAVDE MINISTRY OF JUSTICE

RAPORTI NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR KONCEPT DOKUMENTIN E LIGJIN PËR PRONËSINË DHE TË DREJTAT TJERA SENDORE

DHJETOR 2017

Page 2: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40224-FinalAl.docx · Web viewLigji Nr.4/L-147 për Ujë, Neni 1, përcakton se resurset natyrore me interes të përgjithshëm

Hyrje

Hartimi i Koncept Dokumentit për Ligjin për Pronësinë dhe të Drejtat tjera Sendore është paraparë në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë, për vitin 2017, pjesa e Ministrisë së Drejtësisë, (objektivi 2.1 “Unifikimi dhe harmonizimi e legjislacionit në fushën e të drejtave pronësore”). Po ashtu, hartimi i këtij koncept dokumenti parashihet edhe me Strategjinë Kombëtare për të Drejtat Pronësore (Strategjia) aprovuar nga Qeveria e Republikës s ë Kosovës me datën 18 janar 2017, e cila reflekton hartimin e politikave dhe legjislacionit ne fushën e të drejtave pronësore.

Qëllimi i këtij Koncept Dokumenti që të ndryshohet dhe plotësohet Ligjin për Pronësinë dhe të Drejtat tjera Sendore në mënyrë që të përcaktohen qartë të drejtat pronësore, titullarët dhe përmbajtja e tyre si dhe që kjo çështje të rregullohet në pajtim me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare, duke qenë se fushat që rregullohen me këtë dokument paraqesin edhe kërkesë që del nga përmbushja e kritereve të përcaktuara për integrim evropian, përkatësisht e MSA-së.

Pra, hartimi i draft Koncept Dokumentit është bërë nga Grupi Punues i udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë. Pjesëmarrës të tjerë në Grupin Punues, për hartimin e dokumentit në fjalë ka qenë edhe Programi për të Drejtat Pronësore.

Hartimi i draft Koncept Dokumentit është mbështetur nga ana e ekspertëve të së USAID-it Programi për të Drejtat Pronësore në Kosovë. Procesi i konsultimit është mbështetur po ashtu nga USAID-i Programi për të Drejtat Pronësore në Kosovë. Finalizimi i draft Koncept Dokumentit për Ligjin për Pronësinë dhe të Drejtat tjera Sendore, është pasuar nga procesi i konsultimit i cili është bërë në formë elektronike Mundësinë për të dhënë komente e kanë pasur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe ekspertë të ndryshëm përmes platformës elektronike te publikuar ne web faqen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Konsultimi i këtij draft Koncept Dokumentit është bërë ne pajtim të plotë me Rregulloren Nr.05/2016 për standardet minimale për procesin e konsultimit publik.

Ecuria procesit të konsultimit

Koncept Dokumentit për Ligjin për Pronësinë dhe të Drejtat tjera Sendore është publikuar për konsultim me publikun në platformën elektronike për konsultimet me datë 18/10/ 2017 dhe ka qenë e hapur për komente deri me datë 08/11/2017. Sipas Rregullores për standardet minimale të konsultimit publik, Draft Koncept dokumenti në fjalë është publikuar së bashku me Dokumentin e Konsultimit për Koncept dokumentin i cili në formë të shkurtër ka paraqitur informatat e përmbledhura për Koncept dokumentin, qëllimet, objektivat, opsionet

2

Page 3: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40224-FinalAl.docx · Web viewLigji Nr.4/L-147 për Ujë, Neni 1, përcakton se resurset natyrore me interes të përgjithshëm

dhe hapësirën për konsultim, informatat për hapat pas përfundimit të procesit të konsultimit etj.

Përveç publikimit të dokumenteve për konsultim, Ministria e Drejtësisë ka dërguar me shkrim në mënyrë elektronike Koncept Dokumentin për konsultim tek institucionet publike (të përfshihen kategoritë e palëve të interesit p.sh. Komuna, Institucionet e pavarura, OJQ etj.

Konsiderohet se konsultimi me shkrim dhe përmes platformës elektronike, kanë qenë mjet i përshtatshëm për të marrë të gjitha kontributet nga ana e palëve të interesit, duke marrë gjithashtu parasysh edhe natyrën e tyre dhe interesat që prek draft Koncept Dokumenti për Ligjit për Pronësinë dhe të Drejtat tjera Sendore.

Metodat e Konsultimit Datat/kohëzgjatja Numri i pjesëmarrësve/kontribuesve

1. Konsultimet me shkrim / në mënyrë elektronike;

15 ditë pune 1

2. Publikimi në ueb faqe/Platforma elektronike

15 ditë pune 1

3. Takimet publike

Përmbledhje e kontributeve të pranuara gjatë procesit të konsultimit

Kontributet për draft Koncept dokumentin për Ligjin për Pronësinë dhe të Drejtat tjera Sendore janë dhënë me shkrim nga palët e interesit përmes komunikimit të drejtpërdrejtë nga ana e palëve të interesit, d.m.th përmes e-mail-it. Përmes e-mail-it janë dhënë propozime relevante nga Zyra e BE-së, dhe nga Zyra Ligjore e Kryeministri.

Çështje tjera

Me qëllim të finalizimit të Draft Koncept Dokumentit për Ligjin për Pronësi dhe të Drejta tjera Sendore dhe shqyrtimit të omenteve të pranuara, është mbajtur takimi përmbyllës i Grupit Punues me datën 08.12.2017 . Të gjitha kontributet e pranuara janë shqyrtuar veç e veç, ndërsa raporti i detajuar për komentet e pranuara, kontribuuesit dhe statusin e kontributeve janë paraqitur në formë të plotë ne shtojcën nr. 1 të këtij raporti.

3

Page 4: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40224-FinalAl.docx · Web viewLigji Nr.4/L-147 për Ujë, Neni 1, përcakton se resurset natyrore me interes të përgjithshëm

Hapat e ardhshëm

Draft Koncept Dokumenti për Ligjin për Pronësi dhe të Drejtat tjera Sendore është finalizuar, dhe procedohet për miratim në Qeveri.

4

Page 5: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40224-FinalAl.docx · Web viewLigji Nr.4/L-147 për Ujë, Neni 1, përcakton se resurset natyrore me interes të përgjithshëm

Shtojca – tabela e detajuar me informatat për kontribuuesit, arsyetimet për përgjigjet e pranuara dhe të refuzuara.

Koncept Dokumenti për zhvillim rajonalTEMAT E KONSULTIMIT DHE SHQYRTIMI i OPCIONEVETemat e konsultimit

Komentet Kush ka komentuar

Statusi i Komenteve- pranuar, pjesërisht pranuar, nuk është pranuar

Komente (komentimi për pranimin pjesërisht dhe mos pranimit te komenteve është i detyrueshëm)

TEMA 1: Definimin e kategorive të ndryshme të drejtave pronësore, duke përfshirë këtu pronat shtetërore, publike dhe komunale.

1. Ndryshimet e mundshme në LPDS, duhet të jetë në përputhje me iniciativat e tjera aktuale ligjore si p.sh. punimet në projektligjin për pronën publike (siç është propozuar në Agjendën Legjislative 2017), koncept dokumentin për Ligjin mbi Tokën e Ndërtimore (miratuar nga Qeveria më 14 mars 2017).

2. Mekanizmi i Shqyrtimit Legjislativ (MSHL) propozon që ato çështje të rregullohen me ligje të veçanta. Përndryshe, LPDS-i mund të përmbajë disa dispozita themelore, por çështjet duhet të rregullohen në një mënyrë më gjithëpërfshirëse nga ligjet e veçanta

3. MSHL-ja është i shqetësuar se Koncept Dokumenti lejon mundësinë për privatizimin e burimeve natyrore, që është pronë publike, përmes ndryshimeve në Ligjin mbi Pronësinë dhe të Drejtat e tjera sendore. Ky qëllim mund

Zyra e BE-së;

Nuk Pranohet

Nuk Pranohet

Pjesërisht Pranohet

Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e LPDS është në përputhje me iniciativat tjera ligjore. Është hartuar Projektligji për Pronat Publike dhe është në proces hartimi i Projektligjit për Token Ndërtimore të cilët do të jenë konsistent edhe me këtë Koncept Dokument.

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Pronësinë dhe të Drejtat tjera Sendore do të përmbaj vetëm dispozita themelore, ndërsa çështjet detaje do të rregullohen me ligje të veçanta të cilat janë në proces të hartimit.

Faqja 3 pika 1 e Koncept Dokumenti nuk ka të bëjë me privatizimin dhe në asnjë mënyrë nuk lejon privatizimin e burimeve natyrore në pronësi publike. Koncept Dokumenti adreson definimin e llojeve të pronave në Kosovë dhe paqartësitë aktuale ne legjislacion sa i përket definimit të llojeve të ndryshme të pronësisë, e veçanërisht pronës publike dhe shtetërore. Në

5

Page 6: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40224-FinalAl.docx · Web viewLigji Nr.4/L-147 për Ujë, Neni 1, përcakton se resurset natyrore me interes të përgjithshëm

të nxirret nga supozimi i sqaruar në faqen 3 e cila shkurtimisht thotë se "Nëse të gjitha pasuritë e paluajtshme që përfshihen si burime natyrore të Republikës së Kosovës do të jenë pronë e Republikës së Kosovës, kjo do të mohonte ekzistencën e të drejtave të pronësisë private mbi pronën e paluajtshme, e cila gjithashtu garantohet me Kushtetutë ".

MSHL-ja është e mendimit se ky supozim është i pasaktë pasi një lloj pronësie nuk përjashton tjetrën dhe anasjelltas. Për më tepër, është në interesin e secilit vend për të mbrojtur burimet e veta natyrore. Mbrojtja e burimeve më të vlefshme të një vendi është dhe duhet të garantohet nën një regjim të veçantë dhe duhet të menaxhohet me kujdes, pasi shërben për interesin e të gjithë qytetarëve të saj.

Përveç kësaj, disa pjesë të tjera të legjislacionit përcaktojnë dhe rregullojnë menaxhimin e burimeve natyrore, si p.sh. Ligji Nr.4/L-147 për Ujë, Ligji Nr.03/L-163 për Miniera dhe Minerale i ndryshuar, Ligji Nr. 2003/11 për Rrugët i ndryshuar etj. Prandaj, çdo ndryshim i mundshëm në këtë çështje duhet të ndërmerret në harmoni me ato pjesë të legjislacionit.

mënyrë të drejtë vlerëson se emërtimi “burime natyrore të Republikës së Kosovës” jo domosdoshmërisht nënkupton që ato janë në pronësi të Republikës së Kosovës.

Për arsye se, në burime natyrore të Republikës së Kosovës përveç burimeve natyrore publike konsiderohen edhe pyjet në pronësi private. Ligji për Pyjet i Kosovës (Ligji nr. 2003/13) bënë dallimin në pyje publike dhe private. Neni 2 definon pyjet private që janë pyjet dhe tokat pyjore që nuk janë pyje publike, ndërsa me nenin 11 përcaktohen përgjegjësitë e pronarëve të pyjeve private. Megjithatë, burimet natyrore në pronësi private me ligje të veçanta i nënshtrohen një regjimi të veçantë dhe përcaktohen përgjegjësitë e institucioneve përkatëse për mbikëqyrje dhe menagxhim të shfrytëzimit të burimeve natyrore ne pronësi private.

Ligji Nr.4/L-147 për Ujë, Neni 1, përcakton se resurset natyrore me interes të përgjithshëm mund të jenë në pronësi ose posedim të pronarit të tokës, mirëpo konsiderohen pasuri me interes të përgjithshëm dhe pronë e Republikës së Kosovës dhe ruhen e mbrohen me ligj. Neni 9, përcakton se pronarit ose poseduesit të tokës dhe të resurseve ujore, mund t’i kufizohet shfrytëzimi i tyre, në pajtim me ligjin. Ndërsa Neni 10, përcakton obligimin e Pronari ose poseduesi i tokës, duhet të lejoj kalim të lirë në tokën e tij dhe pasurinë ujore dhe të lejoj qasje të lirë për përdorim publik

Ligji Nr.03/L-163 për Miniera dhe Minerale i ndryshuar përcakton se resurset minerale, pavarësisht nga prejardhja e tyre, forma ose gjendja fizike, që gjenden në brendësi të tokës apo në sipërfaqe të saj dhe brenda territorit të Republikës së Kosovës,

6

Page 7: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40224-FinalAl.docx · Web viewLigji Nr.4/L-147 për Ujë, Neni 1, përcakton se resurset natyrore me interes të përgjithshëm

Kështu që, MSHL propozon të qartësojë qëllimin e propozuesit të siguruar në Koncept Dokument duke riformuluar këtë paragraf. Teksti i Koncept Dokumentit duhet të kufizohet vetëm në sigurimin e përkufizimeve të duhura dhe të qarta të çdo lloji të pronës.

4. Te politika aktuale në faqe 11 konsiderojmë që duhet të bëhet ndërlidhja edhe me Vendimin e Qeverisë Nr. 06/134 të datës 01.03.2017 që ka të bëjë me pronat e paluajtshme në emër të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë me të cilin vendim Qeveria obligon AKK që të bëjë regjistrimin e pronave të lartcekura në emër të Republikës së Kosovës si pronare e këtyre pronave të paluajtshme. Po ashtu referenca në Projektligjin  për investimet strategjike është jo e saktë pasi që ky Projektligj është miratuar dhe në këtë rast

ZKM Pranohet

janë pronë e Republikës së Kosovës.

Ligji Nr. 2003/11 për Rrugët i ndryshuar, Neni 11 përcakton që asnjë personi juridik ose fizik nuk i miratohet kërkesa për bartjen e pronësisë në rrugë publike ose ndaj një pjese të rrugës publike.

Për sqarim në këtë paragrafi të shtohet fjalia: .. edhe burimet natyrore me interes publik ose të përgjithshëm mund të jenë në pronësi private por i nënshtohet një regjimi të veçantë të administrimit dhe shfrytëzimit, që përcaktohen me ligje të veçanta.

Propozohet që ky çështje të rregullohet me Ligjin për Pronë Publike.

7

Page 8: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40224-FinalAl.docx · Web viewLigji Nr.4/L-147 për Ujë, Neni 1, përcakton se resurset natyrore me interes të përgjithshëm

kërkohet të bëhet referencë në ligjin në fuqi.

Tema 2 :Rregullimin e statusin juridik të tokës ndërtimore në zonat urbane dhe të drejtës së shfrytëzimit të përhershëm të paluajtshmërive.

1. Ndryshimet e mundshme në LPDS, duhet të jetë në përputhje me iniciativat e tjera aktuale ligjore si p.sh. punimet në projektligjin për pronën publike (siç është propozuar në Agjendën Legjislative 2017), koncept dokumentin për Ligjin mbi Tokën e Ndërtimore (miratuar nga Qeveria më 14 mars 2017).

2. Mekanizmi i Shqyrtimit Legjislativ (MSHL) propozon që ato çështje të rregullohen me ligje të veçanta. Përndryshe, LPDS-i mund të përmbajë disa dispozita themelore, por çështjet duhet të rregullohen në një mënyrë më gjithëpërfshirëse nga ligjet e veçanta.

Zyra BE-së

Zyra BE-së

Nuk Pranohet

Nuk Pranohet

Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e LPDS është në përputhje me iniciativat tjera ligjore. Është hartuar Projektligji për Pronat Publike dhe është në proces hartimi i Projektligjit për Token Ndërtimore të cilët do të jenë konsistent edhe me këtë Koncept Dokument.

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Pronësinë dhe të Drejtat tjera Sendore do të përmbaj vetëm dispozita themelore, ndërsa çështjet detaje do të rregullohen me ligje të veçanta të cilat janë në proces të hartimit.

TEMA 3: Qartësimin e statusit të qirasë 99 vjeçare.

1. Çështja e qirasë 99-vjeçare për pronën që i nënshtrohet procesit të privatizimit duhet të rregullohet me Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i cili i referohet qartë Rregullores së UNMIK-ut ende të vlefshme 2003/13 pasi kjo pjesë e legjislacionit është lex specialis për këtë çështje.

Zyra BE-së;

Nuk Pranohet Ligji për Pronësinë dhe të Drejtat tjera Sendore do të përmbaj vetëm dispozita themelore. Me ligj të veçant do të rregullohet procedura dhe kriteret e transformimit të qirasë 99-vjeçare në pronësi private, i cili ligj do të zëvendësojë rregulloren e UNMIK-ut 2003/13. Është filluar iniciativa në MD për hartimin e Koncept Dokumentit për hartimin e këtij projektligji.

8

Page 9: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40224-FinalAl.docx · Web viewLigji Nr.4/L-147 për Ujë, Neni 1, përcakton se resurset natyrore me interes të përgjithshëm

Tema 4:Qartësimin e të drejtave të shtetasve të huaj për të fituar dhe mbajtur në pronësi pasuri të paluajtshme në Kosovë.

1. Në pikën 4. Të koncept dokumentit përkatësisht faqe 10 paragrafi i fundit i referohet përpjekjeve të shtetasve të huaj për t`i regjistruar të drejtat pronësore në kadastër duke sqaruar se në praktik kanë hasur në rezistencë të zyrave komunale kadastrale. Në këtë rast, do të ishte shumë e rëndësishme që të paraqiten disa nga vështirësitë dhe po ashtu cilat ishin zgjidhjet për vështirësitë e paraqitura lidhur me regjistrimin e të drejtave pronësore të shtetasve të huaj.

2. Në faqe 13 është thënë se ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit do të bëhet në mbështetje të udhëzimeve të lëshuara nga MD duke i bërë të qarta të drejtat e shtetasve të BE-së. Është e paqartë se për çfarë udhëzime bëhet fjalë. Nëse duhet të përgatiten, duhet të sqarohet se çfarë do të përmbajnë ato udhëzime. Në rast se ekzistojnë ato udhëzime, atëherë a janë të qasshme në ueb-faqe, nëse po, të përdoret referencë në tekstin e koncept dokumentit.

ZKM

ZKM

Nuk pranohet

Pranohet.

Shpjegimi i kësaj çështje në piken 4 të fq. 10 është i qartë por vështirësitë dalin nga interpretimet e ndryshme të nenit 121 par. 2 të Kushtetutës së RKS i cili thekson se personat fizikë të huaj dhe organizatat e huaja mund të fitojnë të drejta të pronësisë mbi pronën e paluajtshme në pajtim me kushtet e arsyeshme të përcaktuara me ligj ose me marrëveshje ndërkombëtare. Në mungesë të ligjit apo marrëveshjes ndërkombëtare neni i lartcekur i Kushtetutës interpretohet në mënyra të ndryshme.

Udhëzimet dalin nga Marrëveshja për Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, përkatësisht nenit 65.3 dhe nenit 51.4. Kjo është përmendur në Koncept Dokument shih faqe 13 paragrafi 3.

9

Page 10: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40224-FinalAl.docx · Web viewLigji Nr.4/L-147 për Ujë, Neni 1, përcakton se resurset natyrore me interes të përgjithshëm

TEMA 5: Të përgjithshme.

1. Ligjet dhe aktet nënligjore, kërkohet të shënohen të gjitha ato akte të cilat ndërlidhen me problemin/çështjen që është duke u shtjelluar. Versioni aktual liston të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore por që dështon të bëjë ndërlidhjen  në raport me problemin ose çështjen. Në këtë rast, propozojmë që të specifikohen të gjitha mangësitë në secilin ligj të listuar, si dhe të ofrohen sqarimet e konfliktit të dispozitave ligjore. Një sqarim i tillë, do të ofroj të dhëna konkrete se cilat do të jenë ndryshimet që do të duhet të ndërmerren në bazë të politikës së propozuar dhe se cilat akte normative, dispozita duhet harmonizuar apo edhe shfuqizuar me qëllim të ruajtjes së konsistencës të sistemit juridik sa ka të bëjë me pronat.

2. Për arritjen e synimit të koncept dokumentit, janë paraqitur 3 opsione dhe janë identifikuar deri në një masë përfitimet e secilit opsion, por që nuk janë ofruar të dhëna për pasojat negative të secilit opsion në përjashtim të opsionit 3 kur janë shtjelluar pasojat negative të atij opsioni. Një identifikim i mirëfilltë i përfitimeve dhe pasojave negative të secilit opsion, do të ndihmonte në shtjellimin e efektit shpërndarës duke treguar se cilët sektor do të ndikohen nga kjo politikë. Po ashtu identifikimi i përfitimeve dhe mangësive të opsioneve veç e veç do të bëj të mundur krahasimin më të saktë të secilit opsion duke vlerësuar përfitimet dhe pasojat e secilit opsion siç edhe kërkohet me Udhëzuesin

ZKM

ZKM

Pranohet

Nuk pranohet.

Pasojat negative janë paraqitur për secilin opsion. Shih kapitullin 8 faqe 34 dhe 35.

10

Page 11: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40224-FinalAl.docx · Web viewLigji Nr.4/L-147 për Ujë, Neni 1, përcakton se resurset natyrore me interes të përgjithshëm

11