vlerësohen me “medaljen e shërbimit” 8 oficerë “eagle 3 ... · e ushtrisë shqiptare në...

16
REPORTAZH/ BRIGADA E MBËSH TETJES RAJONALE NATO dhe Rusia mund të mbrojnë së bashku Gjunkshi priti Komandantin e Rojës Bregdetare të Turqisë Haxhinasto: Shqipëria në Afganistan përtej 2014 E premte, 9 dhjetor 2011 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 66-të i botimit Nr. 46 (8099) USHTRIA EDITORIAL NË “NEW YORK TIMES” BASHKËPUNIMI KONFERENCA faqen 11 “Kirurgët” e fateve njerëzore www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] Përvjetori i Pavarësisë, dekorohen artistë dhe sportistë të shquar SHSHP dhe Presidenti urojnë Forcat e Armatosura. Mesazh urimi për FA dhe nga Stavridhis Forcat e Armatosura, festuan me madhështi 99- vjetorin e krijimit faqen 2 Efektiva të specializuara për emergjencat civile ose “kirurgë” të fateve njerëzore. Kështu mund ta quash tërë efektivin e Brigadës së Mbështetjes Rajonale, të cilët vetëm për vitin 2011 kanë ndërtuar 20 ura mbi lumenj të rrëmbyeshëm, mbi 350 kilometra rrugë rurale dhe në terren të vështirë, kanë kryer mbi 60 operacione për shuarjen e zjarrit dhe mbi 100 operacione në ndihmë të popullatës gjatë përmbytjeve të fillim vitit në tërë fshatrat e Shkodrës dhe të Lezhës. Por kanë shpëtuar edhe qindra njerëz në rrezik. Ata janë të parët atje ku është rreziku dhe shpërthen fatkeqësia natyrore. Por ata kanë arritur dhe tregues të mirë në shumë stërvitje dhe janë të përgjegjshëm për të tu përballur me detyra të vështira dhe për të zgjidhur probleme... Vlerësohen me “Medaljen e Shërbimit” 8 oficerë “EAGLE 3” Këngë epike shqiptare, MM organizon koncert në Pallatin e Kongreseve PËRVJETORI 4 dhjetori, një ndër aktet më madhore në historinë e shtetit shqiptar Nga Arben IMAMI Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë faqen 3 Përfundoi stërvitja “Eagle 4”, me instruktorë amerikan STËRVITJA Ministria e Mbrojtjes organizoi një koncert madhështor me këngë epike shqiptare të sjella me një skenografi moderne me rastin e 99 vjetorit të themelimit të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare dhe mbajtjes së Ministerialit të A5-ës në Shqipëri. Koncerti i organizua nën kujdesin e posaçëm të Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, ndërsa grupi realizues i koncertit kishte një përbërje mjaft të larmishme. Pjesa artistike u realizua nën kujdesin e akademik Vaso Toles... faqen 10 faqen 13 faqen 3 Imami: “Me rastin e 100 vjetorit të krijimit të Ushtrisë Shqiptare, do të nderoj me medalje 100 personalitetet më të njohura të cilët kanë dhënë më shumë kontribut për Forcën tonë të Armatosur” Gjeneral Gjunkshi: “Forca Speciale Shqiptare, partnere e denjë përkrah NATO-s dhe SHBA në Afganistan…” DOSIER Ministri i Mbrojtjes Arben Imami: Viti 2012 do të jetë një vit model, dedikimi e përkushtimi maksimal për të gjithë anëtarët e Forcave te Armatosura faqet 8-9 faqen 11 faqen 13 Pensionet e ushtarakëve, ja 360 përfituesit e rinj LISTA faqen 15 34 ministrat e mbrojtjes së Shqipërisë në 100 vjet Kemi hyrë në ditët e 100-vjeto- rin e Ushtrisë Kombëtare Shq- iptare. Përmes një vështrimi të shkurtër do të “udhëtojmë“ gjatë me ministrat e Luftës e më vonë të Mbrojtjes së Shqipërisë nga Gjeneral Mehmet Dër- ralla (Tetova) tek ministri aktual Arben Imami... 99 VJET FORCAT E ARMATOSURA faqet 6-7 Nga Anders Fogh RASMUSSEN

Upload: others

Post on 29-Dec-2019

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • ushtriaE prEmtE, 9 dhjEtor 2011 1

    reportazh/ Brigada e mBësh tetjes rajonaleNATO dhe Rusia mund të mbrojnë së bashku

    Gjunkshi priti Komandantin e Rojës Bregdetare të Turqisë

    Haxhinasto: Shqipëria në Afganistan përtej 2014

    e premte, 9 dhjetor 2011Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 66-të i botimit nr. 46 (8099) uSHTRiA

    Editorial Në “NEw York timEs” BashkëpuNimi

    koNfErENca

    faqen 11

    “Kirurgët” e fateve njerëzore

    w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

    Përvjetori i Pavarësisë, dekorohen artistë

    dhe sportistë të shquar

    SHSHP dhe Presidenti urojnë Forcat e Armatosura. Mesazh urimi për FA dhe nga Stavridhis

    Forcat e Armatosura, festuan me madhështi 99- vjetorin e krijimit

    faqen 2

    Efektiva të specializuara për emergjencat civile ose “kirurgë” të fateve njerëzore. Kështu mund ta quash tërë efektivin e Brigadës së Mbështetjes Rajonale, të cilët vetëm për vitin 2011 kanë ndërtuar 20 ura mbi lumenj të rrëmbyeshëm, mbi 350 kilometra rrugë rurale dhe në terren të vështirë, kanë kryer mbi 60 operacione për shuarjen e zjarrit dhe mbi 100 operacione në ndihmë të popullatës gjatë përmbytjeve të fillim vitit në tërë fshatrat e Shkodrës dhe të Lezhës. Por kanë shpëtuar edhe qindra njerëz në rrezik. Ata janë të parët atje ku është rreziku dhe shpërthen fatkeqësia natyrore. Por ata kanë arritur dhe tregues të mirë në shumë stërvitje dhe janë të përgjegjshëm për të tu përballur me detyra të vështira dhe për të zgjidhur probleme...

    Vlerësohen me “Medaljen e Shërbimit” 8 oficerë “EAGLE 3”

    Këngë epike shqiptare, MM organizon koncert në

    Pallatin e Kongreseve

    përvjEtori

    4 dhjetori, një ndër aktet më madhore në historinë e shtetit shqiptar

    Nga Arben IMAMIMinistri i Mbrojtjes së Shqipërisë

    faqen 3

    Përfundoi stërvitja “Eagle 4”, me instruktorë amerikan

    stërvitja

    Ministria e Mbrojtjes organizoi një koncert madhështor me këngë epike shqiptare të sjella me një skenografi moderne me rastin e 99 vjetorit të themelimit të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare dhe mbajtjes së Ministerialit të A5-ës në Shqipëri. Koncerti i organizua nën kujdesin e posaçëm të Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, ndërsa grupi realizues i koncertit kishte një përbërje mjaft të larmishme. Pjesa artistike u realizua nën kujdesin e akademik Vaso Toles... faqen 10

    faqen 13faqen 3

    Imami: “Me rastin e 100 vjetorit të krijimit të Ushtrisë Shqiptare, do të nderoj me medalje 100 personalitetet më të njohura të cilët kanë dhënë më shumë kontribut për Forcën tonë të Armatosur”

    Gjeneral Gjunkshi: “Forca Speciale Shqiptare, partnere e denjë përkrah NATO-s dhe SHBA në Afganistan…”

    dosier

    Ministri i Mbrojtjes Arben Imami: Viti 2012 do të jetë një vit model, dedikimi e përkushtimi maksimal për të gjithë anëtarët e Forcave te Armatosura

    faqet 8-9

    faqen 11faqen 13

    Pensionet e ushtarakëve, ja 360 përfituesit e rinj

    lista

    faqen 15

    34 ministrat e mbrojtjes së Shqipërisë në 100 vjet

    Kemi hyrë në ditët e 100-vjeto-rin e Ushtrisë Kombëtare Shq-iptare. Përmes një vështrimi të shkurtër do të “udhëtojmë“ gjatë me ministrat e Luftës e më vonë të Mbrojtjes së Shqipërisë nga Gjeneral Mehmet Dër-ralla (Tetova) tek ministri aktual Arben Imami...

    99 vjet forcat e arMatosura

    faqet 6-7

    Nga Anders Fogh RASMUSSEN

  • ushtriaE prEmtE, 9 dhjEtor 20112 zyrtare

    Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi: Në këtë moment të shënuar të ditëlindjes së Ushtrisë Shqiptare, dëshiroj me gjithë zemër t’ju uroj dhe në të njëjtën kohë t’ju përgëzoj për sukseset e arritura dhe objektivat e përm-bushura në këtë udhëtim historik që është po aq i gjatë sa vetë jeta e shtetit shqiptar!

    stafiDrejtor i Publikimeve:

    Lavdrim Lita

    Kryeredaktor: Mina Hysa

    Gazetarë:Albert Hitoaliaj

    Bejdo Malo Alba Musaraj

    Redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

    Graphic Designer:Afërdita Hysaj

    99 –vjetori i krijimit të FA, SHSHP uron Forcat e Armatosura

    Shefi i Shtabit të Përgjith-shëm Gjeneral Major Xhe-mal Gjunkshi uron të gjithë pjesëtarët e Forcave të Ar-matosura të Republikës së Shqipërisë me rastin e 99 – vjetorit të krijimit, si më poshtë: “Të nderuar Oficerë, Nënoficerë, Ushtarë dhe Civilë të FA të RSH ! Me rastin e 99-Vjetorit të krijimit të FA, dua t’ju përcjell urimet dhe vlerësimet më të sinqerta për pu-nën dhe kontributin që ju keni dhënë në vite. Në këtë moment të shënuar të ditëlindjes së Ushtrisë Shqiptare, ngjarje kjo e një rëndësie madhore për ju dhe për të gjithë ne, dëshiroj me gjithë zemër t’ju uroj dhe në të njëjtën kohë t’ju përgëzoj për sukseset e arritura dhe objektivat e përmbush-ura në këtë udhëtim historik që është po aq i gjatë sa vetë jeta e shtetit shqiptar! Kjo datë natyrisht mishëron në vetvete konkretizimin e aftësive

    Me rastin e Festave te Nën-torit, Komandanti Suprem i NATO-s, i ka dërguar Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi mesazhin e mëposhtëm: “I dashur Gjeneral Gjunkshi. Në emër të ushtarëve, marinarëve, pilotëve dhe marinës të Komandës së SHBA për Evropën, unë ju uroj ju dhe anëtarët e FA të Shqipërisë me rastin e Ditës së Pavarësisë. Shqipëria është kthyer në një kontribuues kyç në sigurinë globale dhe rajonale falë vetëmo-himit dhe sakrificave të ushtarakëve të saj. Me rastin e Festave të vendit tuaj, dëshiroj t’ju siguroj për res-pektin dhe vlerësimin e veçantë për pjesëtarët e FA. Personalisht vlerë-soj veçanërisht, partneritetin e Shq-ipërisë në kuadër të ISAF si dhe në operacionet e tjera paqeruajtëse. Urime më të mira për dislokimin në Afganistan, nga ana juaj të një ekipi këshillues dhe koordinues së bashku Gardën Kombëtare të Neë Jersey. Pavarësisht sfidave ekonomike me të cilat po përballen të gjitha vendet, ne e vlerësojmë mbështetjen në rritje të Shqipërisë për operacionet e NATO-s, ashtu si edhe angazhimin e trajnuesve të policisë në mbështetje të Akade-misë Afgane të Policisë Kombëtare Ushtarake si dhe për angazhimin në një grup pune të veçantë për operacionet në vitin 2012. USEU-COM pret me kënaqësi vazhdimin e bashkëpunimit me ju. Lidhjet që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe SHBA janë më të forta se kurrë dhe do të vazhdojnë të forcohen. Ju lutem, pranoni urimet e mija më të mira për paqen dhe mirëqenien e Shqipërisë. Sinqerisht, J. Stavridis Admiral,

    US Navy….”

    ushtarake të shqiptarëve që nga koha e Skënderbeut e deri sot, kohë në të cilën spikatën përpjekjet e mëdha për liri dhe pavarësi. Krenaria është pjesë e pandarë e ushtarakëve dhe e ushtrisë sonë, por sot më shumë se kurrë per-soneli i FA duhet të jetë krenar, sepse

    jemi anëtarë në Aleancën e madhe të lirisë dhe paqes, në NATO, duke për-balluar me dinjitet të gjitha sfidat dhe standardet që ky angazhim kërkon. Anëtarësimi ynë në NATO është ar-ritja jonë më e madhe, është kalimi në një epokë të re të FA të RSH. Në këtë

    ditë përkujtimore, me respekt dhe mirënjohje çmojmë kontributin e vyer të trupave paqeruajtëse shqiptare në Afganistan, të cilat po i ofrojnë paqes dhe lirisë në botë kontributin e një kombi të vogël duke qëndruar në krah të aleatëve tanë, aty ku sfida kundër terrorizmit ndërkombëtar është e madhe. Kjo detyrë po kryhet me një trimëri e dinjitet të lartë. Përfitoj nga rasti t’ju shpreh vlerësimin më të lartë për kontributin tuaj në misionet e emergjencave civile, për përbal-limin dhe kapërcimin e fatkeqësive natyrore, që ju keni përballuar për zhbllokimin e rrugëve nga dëbora, përballimin e rasteve të përmbytjeve dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që ju i keni dhënë popullit tonë për shuarjen dhe izolimin e vatrave të zjarrit. Jam plotësisht i bindur që cilësitë dhe virtytet e trashëguara nga historia e kombit tonë, do të dini t’i vendosni në piedestalin e lirisë dhe të paqes, me qëllimin e vetëm për t’i shërbyer flamurit shqiptar që ju përfaqësoni dhe mbroni pa kursyer asgjë, për t’i shërbyer Shqipërisë dhe konsolidimit të autoritetit të FA të RSH në NATO, familjeve dhe fëmijëve tuaj, të cilët ndihen krenarë për ju dhe veprën tuaj. Me lejoni që me rastin e 99-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës të Shqipërisë, t’ju uroj gëzuar, ditën e krijimit të FA të RSH. Zoti ju bekoftë Ju dhe familjet tuaja për detyrën fisnike që kryeni!”

    Presidenti mesazh FA të Republikës së ShqipërisëP

    residenti i Republikës së Shqipërisë dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ka uruar Forcat e Armatosura

    në përvjetorin e 99 – vjetorit të tyre, si më poshtë; “Të dashur pjesëtarë të Forcave të Armatosura Shqiptare,

    Si President i Republikës së Shqipërisë dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Arma-tosura, kam kënaqësinë t’ju përshëndes dhe t’ju përgëzoj përzemërsisht në përvjetorin e 99-të të themelimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë! Akti i 4 dhjetorit të vitit 1912 ishte një arritje historike për popullin shqiptar, rezultat i luftës patriotike dhe i përpjekjeve stoike për liri, mëvetësi e shtet-formim. Dinjiteti i ushtrisë shqiptare ndër vite u mbajt i gjallë në vetëdijen tonë kombëtare, tek të gjitha shtresat e popullsisë dhe në veçanti tek ata vullnetarë, të rinj e të reja, që hodhën themelet e ushtrisë shqiptare dhe që me besimin, vitalitetin dhe gjithë veprimtarinë e tyre në shërbim të vendit ngritën kolonat bazë të arkitekturës ushtarake të shtetit që do të vinte më pas. Përgjatë gjithë historisë në mbrojtje të lirisë dhe interesave madhore të Shqipërisë, shumë prej bijve dhe bijave të këtij kombi e vunë jetën e tyre të re në altarin e atdheut dhe të lirisë. Lavdi të përjetshme dhe nderim të thellë përpara kujtimit të tyre të shenjtë! E lindur në bedenat e qëndresës

    heroike e të përgjakshme të popullit shqiptar, ush-tria jonë vazhdon të zhvillohet e të forcohet. Në ditët e sotme, Forcat e Armatosura shqiptare janë një garanci e hekurt që dëshmon jo vetëm ekzis-tencën, por edhe rolin e tyre kontribuues në rajon e më gjerë në mbështetje të paqes dhe të sigurisë. Modernizimi i ushtrisë shqiptare në respekt të parimeve themelore të ndërtimit dhe funksionimit të organizmave ushtarake në shoqëritë demokra-tike, ridimensionimi i misioneve me kontributin e ushtrisë shqiptare në funksion të emergjencave civile, rritja e shkallës së ndërveprueshmërisë me partnerët ndërkombëtarë, janë këto vetëm disa nga aspektet kryesore që kurorëzuan procesin e integrimit të Forcave të Armatosura shqiptare dhe anëtarësimin e tyre me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut më 2 prill të vitit 2009. Ne sot kemi të drejtën të ndihemi krenarë për këto arritje cilësore të ushtrisë shqiptare. Ne ndihemi krenarë për vlerësimet për profesional-izëm të lartë, zotësi e përkushtim, virtyte morale e humane që përfaqësuesit më të denjë të Forcave

    tona të Armatosura në botë, ushtarakët shqiptarë në misionet paqeruajtëse në Bosnje-Hercegovinë, Afganistan dhe Irak, marrin nga aleatët tanë dhe partnerët strategjikë të NATO-s. Ne ndihemi krenarë sot për besueshmërinë e lartë, respektin e konsoliduar dhe prestigjin që figura e ushtarakut shqiptar gëzon me meritë tek qytetarët e këtij vendi, por të dëshmuara gjithashtu edhe si rezultat i përballjes me sfida të njëpasnjëshme në procesin e kryerjes së misioneve ushtarake të shkallës dhe vështirësive nga më të ndryshmet. Kjo edhe për faktin se në këto përballje në shkallë kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, ushtarakët shqiptarë kanë ditur të jenë vizionarë dhe t’u përgjigjen kritereve ushtarake bashkëkohore për të zgjidhur drejt edhe ato detyra që rrjedhin nga të qenit pjesë e Aleancës më të madhe të paqes dhe sigurisë në botë. Të nderuar gjeneralë, oficerë, nënoficerë dhe ushtarë! Dita e krijimit të Forcave të Arma-tosura është jo vetëm një festë kombëtare, por njëkohësisht është edhe festa juaj profesionale. Profesioni i ushtarakut është një mision, një

    vokacion që buron drejtpërdrejt nga vlerat më të larta dhe të shenjta të atdhedashurisë dhe të sakri-ficës më sublime në emër të Shqipërisë. Ruajtja e pavarësisë, sovranitetit dhe tërësisë territoriale te vendit, mbrojtja dhe mbështetja e popullit në kohe paqeje, krize e lufte, si dhe dhënia e kontributit për paqen dhe sigurinë kudo në botë janë detyra të larta që kërkojnë përgjegjshmëri, aftësi të spikatura dhe zotërim në përkryerje të teknologjisë ushtarake. Por, ato marrin kuptim dhe mbajnë peshë kurajën profesionale vetëm falë cilësive tuaja të larta morale dhe ndjenjës së pathyeshme të patriotizmit. Si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura kam bindjen time të palëkundur se ju i gëzoni plotësisht dhe denjë-sisht këto cilësi ndaj dhe e meritoni respektin, dashurinë dhe besimin e popullit tonë. Dëshiroj gjithashtu t’ju siguroj për mbështetjen time si në rrugën e përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë, profesionalizmit si dhe në përmbushjen me sukses të detyrave tuaja të rëndësishme, brenda dhe jashtë vendit! Edhe një herë ju përgëzoj në këtë përvjetor të 99-të të themelimit të Forcave tona të Armatosura! Ju uroj suksese të mëtejshme në përmbushjen e misionit tuaj fisnik në shërbim të popullit shqiptar, përparimit dhe mirëqenies së Shqipërisë! Rroftë Republika e Shqipërisë dhe Forcat e Armatosura të saj!”

    Përvjetori i 99-të i FA, Gjunkshi merr mesazh

    urimi Stavridis

  • ushtriaE prEmtE, 9 dhjEtor 2011 3zyrtare

    Forcat Tokësore, festojnë 99 vjetori e FA

    Forcat e Armatosura, festojnë 99 vjetorin

    e krijimit të tyre

    Ministri i Mbrojtjes së Re-publikës së Shqipërisë, z. Arben Imami, në emër të institucionit që ai drej-ton, ka përshëndetur sot nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes të gjithë oficerët, n/oficerët dhe punonjësit civil që kanë shërbyer dhe që shërbejnë në Forcat e Armatosura, me rastin e 99 vjetorit të krijimit të Ushtrisë Kom-bëtare Shqiptare. I shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral major Xhemal Gjunkshi, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Agim Lala, Drejtues Forcash, si dhe drejtorë Drejtorishë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, Ministri Imami, pasi uroi të gjithë efektivët ushtarak dhe civilë që shërbejnë në FA u shpreh se 4 dhjetori është një datë e paharruar për të gjithë ushtrinë shqiptare. “Pas 28 Nëntorit të lavdishëm, ditës së shpalljes së pavarë-sisë nga burri i mençur Ismail Qemali, 4 Dhjetori 1912 është data që shënon një ndër aktet më madhorë në historinë e shtetit shqiptar, krijimin Ushtrinë Kom-bëtare. Ne jemi të vetëdijshëm se çdo vit që kalon e lartëson atë akt kurajoje, vendosmërie, mençurie në kujtesën tonë kombëtare bashkë me atë brez atd-hetarësh, që në rrethana të kërcënimit të interesave vitale të Kombit Shqiptar, me plotë besim në një ide të lartë fisnike, krijuan shtetin shqiptar dhe ngritën menjëherë Ministrinë Kombëtare të Luftës. Këta patriotë të mëdhenj, me veprën e tyre të papërsëritshme, i dhanë Kombit Shqiptar pas më shumë se katër shekujsh nga vdekja e burrit të madh Gjergj Kastrioti, shtetin e tyre të lirë, të mëvetësuar e sovran. Është pikërisht madhështia e kësaj vepre që u ka dhënë atyre vendin që u takon në kujtesën e përbashkët të kombit shqiptar, në faqen kryesore të Historisë së Shqipërisë. 4 Dhjetori, për të gjithë ushtarakët është një ditë për të shprehur respektin, mirënjohjen dhe për të nderuar gjithçka bënë heronjtë e martirët e vërtetë, duke hapur rrugën e krijimit të ushtrisë moderne të Shqipërisë që sot renditet në Aleancën më të madhe ushtarake të të gjitha kohërave, atë të Atlantikut të Veriut”, theksoi në fjalën e tij ministri Imami. Kreu i Ministrisë Mbrojtjes Shqiptare, z. Imami, duke folur në lidhje me objektivat e MM dhe SHP, u shpreh se viti i ardhshëm do të jetë një vit model, dedikimi e përkushtimi maksimal, për përmbushjen e mis-ionit të tyre sa të vështirë po kaq edhe fisnik. “Shqipëria sot ka një ushtri profesioniste, që forcohet dita-ditës duke pasur synime të qarta për për-sosjen dhe modernizimin e saj. Forcat e Armatosura po lirohen nga barra e rëndë e municioneve dhe materialeve

    Ushtarë, nënoficerë, oficerë, punonjës civilë të Forcave të Armatosura, familjarë të ush-tarakëve shqiptarë! Ju uroj 99-vjetorin e krijimit të Ushtrisë Kombëtare të Shq-ipërisë! Pas 28 Nëntorit të lavdishëm, ditës së shpalljes së pavarësisë nga burri i mençur Ismail Qemali, 4 Dhjetori 1912 është data që shënon një ndër aktet më madhore në historinë e shtetit shqiptar, krijimin e Ushtrisë Kom-bëtare. Ne jemi të vetëdijshëm se çdo vit që kalon e lartëson atë akt kurajoje, vendosmërie, mençurie në kujtesën tonë kombëtare bashkë me atë brez at-dhetarësh, që në rrethana të kërcënimit të interesave vitale të kombit shqiptar, me plot besim në një ide të lartë fisnike, krijuan shtetin shqiptar dhe ngritën menjëherë Ministrinë Kombëtare të Luftës. Këta patriotë të mëdhenj, me veprën e tyre të papërsëritshme, i dhanë kombit shqiptar pas më shumë se katër shekujsh nga vdekja e burrit të madh Gjergj Kastrioti, shtetin e tyre të lirë, të mëvetësuar e sovran. Është pikërisht madhështia e kësaj vepre që u ka dhënë atyre vendin që u takon në kujtesën e përbashkët të kombit shqiptar, në faqen kryesore të historisë së Shqipërisë. I paharruar qoftë kujtimi i tyre! 4 Dh-jetori, për të gjithë ushtarakët është një ditë për të shprehur respektin, mirënjohjen dhe për të nderuar gjithçka bënë heronjtë e martirët e vërtetë, duke hapur rrugën e krijimit të ushtrisë moderne të Shqipërisë që sot renditet në Aleancën më të madhe ushtarake të të gjitha kohërave, atë të Atlantikut të Veriut. Shqipëria sot ka një ushtri profesioniste, që forcohet dita ditës duke pasur synime të qarta për për-sosjen dhe modernizimin e saj. Forcat

    Ministri Imami: Viti 2012 do të jetë një vit model, dedikimi e përkushtimi maksimal për të gjithë anëtarët e Forcave te Armatosura

    të tepërta të trashëguara nga e kaluara. Viti që vjen është një vit vendimtar për përmbylljen përfundimtare të procesit të asgjësimit të municioneve të tepërta në poligone. Forca Tokësore sot është më e mirë-trajnuar, më profesionale, dhe më efiçente. Forca Detare dhe Forca Ajrore po modernizohen dhe pajisen dita-ditës me mjete dhe teknologji të avancuar. Ushtarakët shqiptarë po kryejnë me sukses misione luftarake nga më të rr-ezikshmit në Afganistan. Si viti i 100-të i ekzistencës së Forcave të Armatosura, viti i ardhshëm do të duhet të jetë një vit model, dedikimi e përkushtimi mak-simal i të gjithë anëtarëve të Forcave të Armatosura, për përmbushjen e misionit të tyre, shtyrjen përpara të reformave të nisura, rritjen e kapac-iteteve profesionale e operacionale”. Në fjalën e tij përshëndetëse komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Agim Lala, pasi bëri një retrospektivë të shkurtër përsa i përket Forcave të Armatosura që nga krijimi i tyre në 4 dhjetor të vitit 1912, periudhë kjo e cila përkon edhe me shpalljen e Pavarësisë, u shpreh: “Sot, në këtë përvjetor, ne ndjejmë një krenari të ligjshme, jo vetëm se Forcat e Armatosura janë anëtarësuar në NATO, apo nivelet e larta operacionale që ato kanë treguar, por edhe për faktin se, kemi trashëguar në vetvete vetitë më të mira të kësaj ushtrie që në moshë po i afrohet shekullit. Forca dhe vitaliteti i Forcave të Armatosura qëndron tek demokracia, tek liria. Një popull i lirë meriton një FA të denjë si një pjesë të rëndësishme të gjakut dhe shpirtit të tij. Duke qenë pjesë e rëndësishme e zemrës dhe shpirtit të popullit, ushtria jonë shpalos në këtë 99 vjetor vetitë më të bukura të popullit shqiptar si besnikërinë, guximin dhe dashurinë për atdheun”, nënvizoi ndër të tjera komandanti i KDS, gjeneral Lala. Në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara me rastin e 99 vjetorit të krijimit të Ushtrisë Shqiptare, ceremonitë vijuan edhe në Komandën e Forcave Tokësore, Ajrore dhe Detare, si dhe në Komandën e Mbështetjes Logjistike, Rajonale, Baza Ushtarake etj., ku prej vitesh kanë shër-byer e shërbejnë ushtarakë të Forcave

    të Armatosura. Fjala përshëndetëse e Ministrit të Mbrojtjes është mbajtur edhe nëpërmjet tre zëvendësministrave të Mbrojtjes, znj. Zana Xhuka, z. Arjan Starova dhe z. Ekrem Spahiu, të cilët kanë përcjellë mesazhin e urimit të min-istrit Imami, për të gjithë ushtarakët dhe civilët që shërbejnë në FA. Në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen me ras-tin e 99 vjetorit të Ushtrisë Shqiptare, më datë 8 dhjetor 2011, në Pallatin e Kongreseve, do të organizohet edhe një koncert madhështor me titull: “Kënga Epike”, ku do të marrin pjesë zërat më të njohur të muzikës shqiptare.

    4 dhjetori, një ndër aktet më madhore në historinë e shtetit shqiptar

    Nga arBEN imamiMinistri i Mbrojtjes së Shqipërisë

    e Armatosura po lirohen nga barra e rëndë e municioneve dhe materialeve të tepërta të trashëguara nga e kaluara. Viti që vjen është një vit vendimtar për përmbylljen përfundimtare të procesit të asgjësimit të municioneve të tepërta në poligone. Forca Tokësore sot është më e mirë trajnuar, më profesionale, dhe më efiçente. Forca Detare dhe Forca Ajrore po modernizohen dhe pajisen dita ditës me mjete dhe teknologji të avancuar. Ushtarakët shqiptarë po kryejnë me sukses misione luftarake nga më të rrezikshmit në Afganistan. Si viti i 100 i ekzistencës së Forcave të Armatosura, viti i ardhshëm do të duhet të jetë një vit model, dedikimi e përkushtimi mak-simal i të gjithë anëtarëve të Forcave të Armatosura, për përmbushjen e misionit të tyre, shtyrjen përpara të reformave të nisura, rritjen e kapac-iteteve profesionale e operacionale. Të nderuar ushtarakë! Sot, në këtë ditë të shënuar, përshëndes të gjithë person-elin e FA, ushtarë, nënoficerë, oficerë dhe punonjës civilë, për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin që kanë dhënë e vazhdojnë të japin në ndi-hmë të popullsisë në raste të emergjen-cave civile e katastrofave natyrore, për garantimin e sigurisë së vendit në tërësi dhe për angazhimin e kontributin për ruajtjen e sigurisë dhe paqes në botë. Gëzuar festën e 99-vjetorit të Forcave të Armatosura!

    Lavdi të përjetshme Kombit Shq-iptar! Lavdi të përjetshme atyre që sakrifikuan jetën për sigurinë e tij!

    Fjala përshëndetëse e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Z. Arben Imami, me rastin e 99-vje-torit të krijimit të Ushtrisë Kombëtare të Shqipërisë

    Zv. Ministri Starova: “Forca Tokësore përpjekje dinjitoze në rrugën drejt modernizimit...”

    Me datë 5 dhjetor 2011, në ambientet e Forcës Tokësore, garnizoni Zall Herr, u festua 99 vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura. Në këtë ceremoni merrnin pjesë Zv. Ministri i Mbrojtjes, z. Arjan Starova, Komandanti i Forcës Tokësore, Gjeneral Brigade Vik-tor Berdo, drejtor drejtorie në SHP të FA dhe MM dhe personeli ushtarak e civil i shtabit të FT-së.Në mesazhin e tij Zv. Ministri i Mbrojtjes, Arjan Starova, iu uroi të gjithë efektivave e FA dhe FT-së 99 vjetorin e krijimit të Ushtrisë Kom-bëtare Shqiptare dhe i përgëzoi ata për arritjet e deritanishme. Kjo datë historike, u shpreh ai, është gdhendur thellë në kujtesën e kombit sidomos për ushtarakët si instrument i duhur i shtetit për të mbrojtur e siguruar lirinë dhe pavarësinë e vendit. Ai vlerësoi kontributin e FA dhe lartësimin e tyre në përmbushje të detyrave përballë sfidave dhe misionit kushtetues. Zv. Ministri Starova, i cili nënvizoi faktin se nga viti në vit po lartësohen gjithnjë e më shumë Forcat e Armatosura dhe se me kontributin dhe vlerat që kanë treguar gjatë procesit të anëtarësimit dhe integrimit në NATO, ato do të jenë një investim po kaq i madh edhe për integrimin në BE. Në fjalën e tij vlerësoi angazhimet e FA dhe veçanërisht të Forcave Tokësore, në operacionet e mbështetjes së paqes në botë, si dhe në emergjencën civile në ndihmë të popul-latës. Më pas komandanti i Forcës Tokësore, Gjeneral Brigade Viktor Berdo, përshëndeti efektivat. Në fjalën e tij të rastit, ai u ndal në rëndësinë që ka 4 Dhjetori i vitit 1912, ditë e cila në kalendarin historik shënon formimin e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare. “Historia

    e largët dhe e afërt e Forcave të Armatosura, vijoi më poshtë Gjeneral Berdo, si në kushtet dhe ekzistencën e faktorëve shpërbërës, siç qenë pushtimet e huaja dhe pasojat shoqëruese të tyre, si në kohët e mbijetesës apo të integrimit, gjithmonë ka nxjerrë në pah vlerat e atdhedashurisë, sakrificës, aftësitë e organizimit, të

    adaptimit dhe të qëndresës, faktorë këta determinant në përballje me sfidat e historisë”. Në këtë tubim ai çmoi arritjet e Forcës Tokësore, e cila në këtë 99-vjetor të FA është krenare për vetë rolin dhe peshën e angazhimeve, kontributeve dhe arritjeve në kuadrin e Forcave tona të Armatosura, e cila tashmë po përjeton një realitet të ri dhe ka pro-jektuar rrugën e saj të ngritjes dhe të konsolidimit, duke fituar respek-tin, mirënjohjen dhe mbështetjen e partnerëve tanë, si dhe të qeverisë e popullit. Ceremonia vijoi me leximin e mesazhit e urimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major

    Xhemal Gjunkshi, drejtuar efektivave të FA me rastin e festës së 4 Dhjetorit dhe me shpërndarje medaljesh akorduar nga Komandanti i Forcës Tokësore. Shefi i personelit, nënkolonel Fatmir Pupa, komunikoi urdhrin e Komandantit të FT-së, ku për të gjithë efektivat e forcës ishin akorduar gjithsej 338 Medalje Shërbimi, Medalje Karriere, Medalje Komandanti për rezultate të larta në përvetësimin e programit. Festime janë kryer edhe në Batalionin e këmbësorisë malore Vau i Dejës, Shkodër dhe Batalionin e Transportueshëm nga Ajri, Poshnje Berat.

    Major Nexhbedin Basha

  • ushtriaE prEmtE, 9 dhjEtor 20114 zyrtare

    Motivacioni i dekorimit: Gaqo Avrazi – pas vdekjes

    Motivacioni: “Për arritje të

    veçanta si kompozitor, dirigjent dhe drejtues i Ansamblit të Ushtrisë. Për ngritjen e muzikës shqiptare në nivelet më të larta profesionale. Gjithashtu edukimin dhe instruk-timin e një brezi artistësh të talen-tuar të muzikës Shqiptare”.

    Ministri Imami: “Ashtu siç

    thonë që - Letërsia ruse ka dalë nga tregimi i Mantelit të Gogolit, mund të themi që, e gjithë muzika dhe ar-tistët që kanë punuar kanë dalë nga Manteli i Gaqo Avrazit. Institucioni i parë që është krijuar pas Luftës së II-të Botërore, ka qenë Ansambli i Ushtrisë, ku janë edukuar, trajnuar dhe janë rritur si profesionalistë mjaft artistë të shquar të muzikës Shqiptare”.

    Tonin TërshanaMotivacioni: “Për arritje të

    veçanta artistike, si një ndër zërat më të papërsëritshëm të këngës shqiptare. Për promovimin dhe për hapjen e vlerave patriotike dhe të ndjenjave të atdhedashurisë nëpërmjet këngës, si dhe për kon-tribut të paçmuar në Ansamblin e Ushtrisë”.

    Ministri Imami: “Tonin Tër-

    shana është një monument i gjallë i muzikës sonë, një zë i pakraha-sueshëm, një kontribut i jashtëza-konshëm i muzikës sonë të lehtë, një artist i madh, një artist i shquar. Për mua është një kënaqësi e veçantë që jap këtë medalje”.

    Sabah BiziMotivacioni: “Për arritje të larta

    sportive në klubin e futbollit “Parti-zani” dhe në kombëtaren e futbol-lit. Për talentin, përkushtimin dhe rezultatet e jashtëzakonshme të arritura me skuadrën e “Partizanit” dhe kombëtaren e Shqipërisë”.

    Panajot Pano – pas vdekjes Motivacioni: “Për arritje të

    jashtëzakonshme si sportist dhe kontribut të pazëvendësueshëm në klubin e futbollit “Partizani” Ngritjen e reputacionit të futbollit shqiptar, brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe frymëzimin e mijëra të rinjve sport-dashës”.

    Ministri Imami: “Kur flasim

    për Panajot Panon, është shumë e thjeshtë por edhe shumë e vështirë. Panajot Pano është nder i kombit, i ka marrë të gjitha medaljet dhe të gjitha kënaqësitë që duhet të ketë një sportist. Por sot, kënaqësia më e madhe e tij vjen, jo vetëm nga sportdashësit shqiptarë, por vjen nga të gjithë shqiptarët që kanë parë një klas të paarritshëm në lojën e tij. Ne sot jemi të kënaqur që

    i japim këtë medalje dhe i shprehim mirënjohje, që e ka mbajtur fanellën e Partizanit, jo vetëm me nder por edhe me lavdi, ashtu sikurse ka mbajtur uniformën kuq e zi të kom-bëtares sonë”.

    Agim Fagu Motivacioni: “Për arritje të

    jashtëzakonshme në sportin e basketbollit, si një ndër spor-tistët shqiptarë më të mirë të të gjitha kohërave. Për kontributin e veçantë të dhënë në klubin sportiv “Partizani” dhe për kombëtaren shqiptare të basketbollit, si dhe për rritjen e reputacionit të basketbol-lit shqiptarë, si brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë”.

    Kushtrim Zaçe – pas vdekjes Motivacioni: “Për arritje dhe

    kontribute të jashtëzakonshme në sportin e basketbollit, për vlera të larta njerëzore dhe sportive të cilat i vuri në shërbim të klubit sportiv “Partizani” dhe kombëtares shq-iptare të basketbollit”.

    Ministri Imami: “Është një

    moment i veçantë, është një akt mirënjohje i Ministrisë sonë dhe imi personal, për të gjithë atë kontribut të paçmuar të Kushtrim Zaçes. Një sportist i jashtëzakonshëm, i hijshëm, një sportist që kur dilte në fushë shkëlqente dhe që me pikëllim e kujtojmë sot, por edhe me krenarinë që ka qenë midis nesh. Gjejmë rastin t’i shprehim këtë mirënjohje tonën, këtë nderim dhe respekt tonin të thellë, një sportisteje tjetër të jashtëzakon-shme, të madhe, të paarritshme, vajzës së Kushtrimit, Znj. Marjeta Pronjari Zaçe, e cila prej vitesh ka qenë njëkohësisht edhe një kolege e imja”.

    Abedin Lame – pas vdekjes Motivacioni: “Për arritje dhe

    kontribute të jashtëzakonshme, si sportist dhe ngritjen e sportit të mundjes në nivelet më të larta në klubin e sportit “Partizani”. Për tra-jnimin dhe instruktimin e një brezi të madh kampionësh të mundjes shqiptare”.

    Ministri Imami: “Po ashtu, Z.

    Abedin Lame, është një simbol, është një emblemë jo vetëm e Partizanit, por është një emblemë e mundjes shqiptare. Ai është theme-luesi i sportit të mundjes, është një nga figurat më të ndritura, më të spikatura. Sot ne kemi kënaqësi të veçantë që gjejmë mundësinë t’i shprehim mirënjohjen dhe re-spektin tonë të thellë, për punën dhe kontributin e tij të dhënë në fushën e sportit, jo vetëm në skuadrën e ushtrisë për vite me radhë, por edhe për kombëtaren tonë shqiptare”.

    Ministri i Mbrojtjes: “Me rastin e 100 vjetorit të krijimit të Ushtrisë Shqiptare, do të nderoj me medalje 100 personalitetet më të njohura të cilët kanë dhënë më shumë kontribut për Forcën tonë të Armatosur”

    Ministri i Imami dekoron artistë dhe sportistë të shquar

    E kthyer tashmë në një tra-ditë që në çdo përvjetor të themelimit dhe krijimit të Forcave të Armatosura, Ministria e Mbrojtjes dekoron me medalje “Për shërbime të Shquara” disa nga personalitetet më të shquara të fushave të ndryshme të jetës poli-tike, kulturore, sportive dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontributin e tyre në fushën e mbrojtjes. Dhe në këtë përvjetor që Forcat e Armatosura festojnë 99-vjetorin e krijimit të tyre, Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë ka nderuar disa nga emrat më të spikatur në fushën e sportit dhe muzikës shqiptare duke i nderuar ata për kontributin e jashtëzakonshëm që ata kanë dhënë nëpërmjet profesionit të tyre. Ceremonia u zhvillua në am-bientet e Ministrisë së Mbrojtjes. Të pranishëm ishin Ministri Z. Arben Imami, Shefi i Shtabit të Përgjith-shëm, Gjeneral major Xhemal Gjunk-shi, drejtues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura si dhe familjarë të personaliteteve të sapo dekoruar. Pasi i ka uruar mirëseardhjen të ftuarve të nderit për pjesëmarrjen në këtë ceremoni të cilën siç e vlerësoi edhe ai vetë, të thjeshtë por tepër domethënëse, Ministri Imami u shpreh: “Ky është një rast për të treguar respektin dhe për t’u përulur përpara punës, veprës, arritjeve, e sukseseve të atyre person-aliteteve që ne sot nderojmë me këtë medalje, e cila vjen si rezultat i kon-tributeve të paçmuara në profesionin e tyre. Ata patën arritje të shkëlqyera në fusha të ndryshme të profesionit dhe punës së tyre, kontribut i cili ishte mjaft domethënës dhe substancial për vendin tonë, të cilët për fat të keq nuk janë më në mesin tonë. Më lejoni të kujtoj këtu të paharruarit: Z. Panajot Pano, Z. Kushtrim Zaçe, Z. Abedin Lame dhe Z. Gaqo Avrazi. Puna dhe vepra e tyre i bën ata të paharruar, jo vetëm për ju familjarët e tyre dhe për Forcën tonë të Armatosur, por për të gjithë shqiptarët kudo që janë”, nënvizoi Ministri Imami. Duke folur për traditën e nisur pak vite më parë, Ministri Imami theksoi se kjo nismë

    e Ministrisë së Mbrojtjes do të vijoj edhe në vitet pasardhëse. “Dy vite më parë, ne dekoruam me medalje, themeluesit e Ushtrisë Shqiptare dhe ato të Mbrojtjes që nga viti 1912 e deri në Luftën e Dytë Botërore, personalitete dhe figura historike me një kontribut të jashtëzakonshëm, që në një mënyrë ose në një tjetër ata sigurisht ishin harruar në mënyrë të qëllimshme dhe të vullnetshme gjatë viteve të diktaturës, por edhe për shumë arsye nuk ishin kujtuar në këto 20 vite. Por, vitin e shkuar ne dekoruam duke dhënë medalje për një grup patriotësh dhe luftëtarësh të luftës së Vlorës. Këtë vit ia kush-tuam personaliteteve të artit dhe të kulturës. Ministria e Mbrojtjes, nderoi me medalje për veprimtarinë e shquar, të madhen, të paarritshmen, Vaçe Zelën, me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së saj. Kështu, nisur nga ky fakt, ne kemi vijuar me këtë rrugë, duke e kthyer tashmë në një traditë. Jam vërtet i nderuar që sot, nderoj me këtë medalje, emrat e të cilëve personalisht në rininë time i kam admiruar, i kam parë si qytetarë por edhe si artistë, si sportdashës, por edhe si një tifoz i skuadrave tona kombëtare të futbollit, basketbollit, volejbollit, etj. Është një kënaqësi e veçantë për mua duke e konsideruar

    si një nder, që sot të jap medaljen më të lartë të Ministrit të Mbrojtjes, “Për shërbime të shquara”, sportistëve dhe artistëve më të mirë, që jo vetëm kanë kontribuar për ngritjen e sportit dhe të arteve tona, por kanë pasur rritje profesionale të shkëlqyera ndër vite. Ky grup artistësh dhe sportistësh që ne kemi përzgjedhur, janë personalitete që kanë pasur arritje të spikatura, kanë pasur standarde të cilat kanë qenë me të vërtetë të larta në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare”, u shpreh ndër të tjera Ministri Imami. Gjithashtu Ministri Imami, gjatë fjalës së tij premtoi se vitin e ardhshëm, i cili përkon edhe me 100 vjetorin e krijimit të Ushtrisë Shqiptare, do të nderoj me medalje 100 personalitetet më të njohura të cilët kanë dhënë më shumë kontribut për Forcën tonë të Armatosur. Në fund të fjalës së tij, Ministri Imami, përcolli për të gjithë artdashësit dhe sportdashësit një mesazh tepër domethënës: “Respekti dhe nderimi për këto personalitete është vlerësim për punën e tyre të jashtëzakonshme, madje jo vetëm për ta, por edhe për ata që duan të ndjekin rrugën e tyre, për ata që duan të ecin në gjurmën e tyre dhe që me punën dhe suksesin e tyre të nderojnë vetveten, familjen dhe të gjithë kombin tonë”.

  • ushtriaE prEmtE, 9 dhjEtor 2011 5zyrtare

    Në kuadër të Ditës së Forcave të Armatosura, për 99-vje-torin e krijimit, trupat ush-tarake të reparteve të BrMR, PU, ASNI, SHIU, REGJ. MB, AQFA, u rreshtuan në sheshin e batalionit të mbështetjes së SHPFA. Kjo ishte një ditë e veçantë për të gjithë personelin e garnizonit ushtarak. Si rrallë here, bat. mb. SHP ndjehet i privilegjuar, që nga postblloku dhe në çdo ambient tjetër. Aty vë re një gjë të veçantë në ndryshim nga ditët e tjera. Ambiente e mjedise festive ngado. Por, ky privilegj kësaj radhe i ka takuar dhe BrMR, në rolin e organizatorit të ceremonisë festive. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar nga Orkestra Fry-more e FA, përshëndeti Komandanti i BrMR, Gjeneral Brigade Abaz Lleshi. Në fjalën e tij përshëndetëse para tru-pave ushtarake të rreshtuara, Gjeneral Lleshi ndër të tjerash nënvizoi :”…..Ndonëse shumë larg përfytyrimit, imazhit dhe përmasave të sotme për Forcat e Armatosura dhe institucionet drejtuese të saj, vet nisma për krijimin

    Certifikimin në kuadër të festave të organizuara me rastin e 99-vjetorit të Pavarësisë

    Në kuadër të festave të organizuara me rastin e 99-vjetorit të Pavarësisë, e cila si rrallë ndon-jëherë, këtë vit i kaloi edhe kufijtë e Shqipërisë, ku një kontingjent prej 8 oficerësh të Forcave të Armatosura që shërbejnë me mision në Kanda-har, Afganistan janë certifikuar me “Medaljen e Shërbimit”, për punën e jashtëzakonshme dhe realizimin me sukses të detyrave të kryera gjatë misionit “EAGLE 3”. Ceremonia festive e cila u realizua në datën 28 nëntor, me rastin e 99 vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, mblodhi në një ambient mjaft të këndshëm përfaqësuesit më të lartë të qytetit Spin Boldak në Afganistan, ku ndër të tjerë mund të përmendim përfaqësuesin e qeverisë vendore të Spin Boldak-ut, oficerë të lartë të policisë dhe ushtrisë afgane, si dhe autoritete të tjera civile afgane. Nga pala amerikane ishin të ftuar, për-faqësuesi i Departamentit të Shtetit Amerikan, komandanti i brigadës 504 USA, komandanti i batalionit 2-38 USA, si dhe përfaqësues të tjerë të kontingjentit ushtarak dhe civil që punojnë në bazën e këtij qyteti. Gjatë kësaj ceremonie festive, Gjen-eral brigade Chris Field me detyrë Zëvendëskomandant për zhvillimin e forcave në komandën jugore të ISAF-it, me propozim të koman-dantit të batalionit 2-38, dekoroi me “Medaljen e Shërbimit”, për punë të mirë, realizim me sukses të detyrave gjatë misionit, komandantin e kon-tingjentit “EAGLE 3”, Nënkolonel Ekland Dauti, duke vlerësuar mak-simalisht kontributin dhe përkush-timin e tij personal në realizimin e detyrave të ngarkuara nga komanda eprore. Nga ana tjetër komandanti i batalionit 2-38 në fjalën e tij për-shëndetëse të mbajtur me këtë rast theksoi se: “Unë kam në vartësi 500 trupa, ndërsa kontingjenti i Forcave të Armatosura Shqiptare “EAGLE 3” është i përbërë nga 45 vetë. Këta djem jo vetëm që kontrollojnë në mënyrë të shkëlqyer terrenin e tyre, por janë zotë të qytetit Spin Boldak. Kuptimplotë është thënia e koman-dantit të batalionit 2-38 USA, që: “Këta djem jo vetëm që kanë nderuar vendin e tyre por e duan shumë lirinë dhe paqen kudo në botë. Ata kanë bërë një prezantim të shkëlqyer të Shqipërisë dhe të Forcave Speciale Shqiptare. Unë jam krenar që kam fatin të punoj me ta”. Kjo ceremoni u përshëndet edhe nga përfaqësuesi më i lartë i qeverisë vendore, (shefi i distriktit) të qytetit Spin Boldak, i cili falënderoi trupat tona për punën e bërë në interes të sigurisë dhe zhvil-limit të qytetit afgan.

    Kremtohet 99-vjetori i krijimit të FA në BrMR

    Certifikohen me “Medaljen e Shërbimit”, 8 oficerë të kontingjentit “EAGLE 3”

    UShtARAkët E dEkoRUAR JANë:

    1 Nënkolonel Ekland Dauti, komandant i kontingjentit

    2 Kapiten Pali Dokolli, zëvendëskomandanti i kontingjentit

    3 Kapiten Artur Grrica, komandant i grupit të parë

    4 Toger Bleart Vucaj, komandant i grupit të dytë

    5 Nëntoger Enkel Muçi, komandant i grupit të tretë

    6 Rreshter Meviol Bilo

    7 Tetar Urim Limani

    8 Nëntetar Bledion Musai

    e FA, dëshmon se krijimi i një ush-trie ishte ndër prioritetet kryesore të qeverisë së përkohshme të Vlorës. Njëherësh, u tregua se kjo nismë ishte një reflektim realist i mendimit ushtarak shqiptar, natyrisht i kufizuar dhe i ndrydhur nga rrethanat e gjithan-shme të vështira të asaj kohe. Që nga ajo kohë, po kalon gati një shekull. Vitin tjetër bëhen plot 100 vjet. Gjatë gjithë kësaj periudhe, Forcat e Armatosura janë zhvilluar duke i shërbyer interesave të vendit. Ato, kanë kaluar nëpërmjet një zinxhiri

    të gjatë ndryshimesh e reformimesh. Nga parimet kryesore të mbrojtjes së vendit “pëllëmbë për pëllëmbë“, në të gjithë sipërfaqen e vendit, në parimin e “mbrojtjes kolektive”, të rritjes së ndërveprueshmërisë nëpërmjet krijimit të një ushtrie profesioniste, të vogël në numër por e aftë për të vepruar”. “Ne jemi të ndërgjegjshëm se përparimi në Forcat e Armatosura është mjaft i dukshëm – theksoi Gjen-eral Lleshi - madje, po t’i referohemi vlerësimeve të bëra nga homologët tanë, për praninë dhe kontributin tonë

    në operacionet paqeruajtëse në Af-ganistan, e Bosnjë; ashtu sikurse dhe operacionet për shpëtimin e jetës së qytetarëve në emergjencat e zjarreve, përmbytjeve nga uji, e bllokimit të in-frastrukturës rrugore, të cilët përbëjnë shembullin më të mirë të kryerjes së detyrës sonë fisnike në shërbim të atdheut”. Edhe njëherë ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Forcave të Armatosura!”- përfundon përshën-detjen e tij, komandanti i BrMR. Drejtori i Drejtorisë së Personelit, Kolonel Nexhmedin Shehu përcolli urimin e përshëndetjen e ministrit të mbrojtjes, z. Arben Imami, për të gjithë ushtarakët e FA. Pas evokimit të historisë së krijimit të FARSH, duke theksuar punën e kontributin e të gjithë ushtarakëve kudo që shër-bejnë, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, Kolonel Shehu u shpreh se kjo punë e ky kontribut, kanë ndikuar dhe ndikojnë pozitivisht në konsoli-dimin e Forcave të Armatosura. “Si viti i 100 i ekzistencës së Forcave të Armatosura, viti i ardhshëm do të duhet të jetë një vit model, dedikimi e përkushtimi maksimal i të gjithë anëtarëve të Forcave të Armatosura, për përmbushjen e misionit të tyre, shtyrjen përpara të reformave të nisura, rritjen e kapaciteteve profe-sionale e operacionale”- theksohet në këtë urim të MM. Ceremonia u mbyll me ekzekutimin e himnit të Policisë Ushtarake, himn i cili ishte në sinkron të plotë me atmosferën festive. Në këtë ditë të shënuar për të gjithë ushtarakët, dyfish të privi-legjuar e quajnë veten të gjithë ata ushtarakë, të cilëve iu akorduan medalje pune e shërbimi.

    Forcat Detare, festojnë 99 vjetori i krijimit të FA

    Ditën e Hëne më datën 5 Dhjetor në ambientet e Shtëpisë së Ushtarakëve në Durrës u përkujtua 99 vjetori i krijimit të Forcave tona të Armatosura, pak dite pas shpalljes së pavarësisë të shtetit shqiptar. Në këtë ceremoni festive merrnin pjesë të deleguarit e MM, gjeneralmajor Arjan Zajmi dhe Kolonel Jeronim Baze, Komandanti i Forcave Detare K/Admiral Kudret Cela, ushtarakë dhe punonjës civile të komandës dhe shtabit të FD, të Flotiljeve detare, të SHPU, veteranë dhe të ftuar. Fillimisht K/Admiral Çela uroi pjesëmar-rësit për festën dhe evokoi rëndësinë e kësaj date jo

    vetëm për Forcat tona të Armatosura por për gjithë popullin shqiptar, si dhe hapat që kanë ndërmarrë Forcat tona Detare në rrugën e zhvillimit të tyre si pjesë përbërëse e FA, veçanërisht mbas pranimit të saj në strukturat euroatlantike, etj. Më pas Kolonel Je-ronim Baze, Drejtor i J-5 në Shtabin e Përgjithshëm, lexoi përshëndetjen e MM zotit Arben Imami, drejtuar Forcave tona të Armatosura, ku vlerësohej puna e deritanishme të ushtarakëve dhe punonjësve civilë në procesin reformues të FA. Në fund të pranishmit morën pjesë në koktejin e organizuar me këtë rast.

  • ushtriaE prEmtE, 9 dhjEtor 20116 historik

    prof. asoc. dr. Zaho golemi(Drejtor i Arkivit Qendror të Forcave të Armatosura)

    msc aurora golemi

    Kemi hyrë në ditët e 100-vjetorin e Ush-trisë Kombëtare Shqiptare. Përmes një vështrimi të shkurtër do të “udhë-tojmë“ gjatë me ministrat e Luftës e më vonë të Mbrojtjes së Shqipërisë nga Gjeneral Mehmet Dërralla (Tetova) tek ministri aktual Arben Imami. Janë 34 ministra Mbrojtje, që kanë qenë lidershipi drejtues i formacioneve ushtarake të armatosura në kohë luftë, në kohë krize si dhe në kohë paqeje. Ministrat e Mbrojtjes kanë qenë fillimisht organizatorët dhe drejtuesit e drejtpër-drejtë që ngritën ushtrinë e parë, formacionet e para të këmbësorisë, kavalerisë, artilerisë, të mbrojtjes së kufirit, të logjistikës, të armëve dhe të shërbimeve të tjera. Ndërsa në vitet e dekadat që pasuan janë kthyer në përçuesit e parë të direk-tivave dhe të programeve të qeverive respektive në fushën e Mbrojtjes dhe të sigurisë së vendit. Shpesh në shtypin e përditshëm shqiptar, por edhe në atë ushtarak minis-trat e Mbrojtjes duke qenë se deri në vendosjen e sistemit demokratik Ministrat kanë qenë edhe “qytetarë me uni-formë ushtarake“ ngatërrohen me Shefat e Shtamadhorisë (SHP) po i sjellim për lex-uesit në mënyrë të detajuar përkatësisht në 67 qeveritë shqiptare, nga qeveria e Ismail Qemalit deri tek Qeveria “Berisha 2“.

    Po mbushet një shekull që kur u hodhën themelet e Ushtria Kombëtare Shqiptare. Një shekull është një jetë relativisht e gjatë dhe e vlerësueshme për Forcat e Armatosura, që në fakt në qeverinë e parë të Vlorës quhej “Ushtria Kombëtare Shqiptare”, e që përfaqësohej në qeveri nga ministri i parë i Luftës. Për kombin e vjetër shqiptar dhe për shtetin e ri shqiptar nga ministri i parë i Luftës Mehmet Pashë Dërralla që vinte nga një perandori gjashtëqind vjeçare e deri tek ministri aktual në detyrë Imami është një periudhë e gjatë gjaku, sakrifice, djerse e mundi që përbën edhe epopenë një shekullore ushtarake. Për liderat politikë dhe ushtarakë që kanë mbajtur timonin e dikasterit të Mbrojtjes për 100 vjet është shkruar e folur pak dhe vlerësimi dhe rivlerësim i personaliteteve ka filluar të bëhet vetëm këto vitet e fundit. Në AQFA-së gjenden disa fotografi e të dhëna të mbledhura me shumë insistim. Vetëm pas 45 vjetorit e AQFA-së ka nisur të marrë jetë një fond dokumentar që quhet “Fondi dokumentar i personaliteteve”. Ministrat e një shekulli kanë qenë motorri lëvizës i një dikasteri qendror, që u kanë dhënë jetë uniformave të blerta, që mbar-tin me vete një përgjegjësi historike të kalibrit shumë të lartë. Mbrojtja si dje edhe sot lidhet me sovranitetin e tërësinë teritoriale, me ekzistencën

    e vet kombit, me mbijetesën në periudha e fate tragjike. Fjala e mendja, si dhe pesha e mendimit dhe e veprimit energjik të ministrave të Mbrojtjes ishin decisive për vetë shtetin dhe të ardhmen kombëtare. Aktorët e faktorët e fillimshekullit të kaluar të Ministrisë së Luftës dhe të Shtabit Madhnuer ishin ata që çelën siparin e burrave që vunë themelet e shtetit të parë shqiptar, të qeverisë së parë të Plakut të bardhë të flamurit, Ismail Qemal Vlorës. Djemtë e Shqipërisë, që u bënë ministra të Luftës (Mbrojtjes), shumica e tyre ka qenë e apasionuar pas karrierës ush-tarake, që fillimisht me sakrifica të panumërta studiuan në shkollat e Akademitë ushtarake më prestigjioze të kohës. Me aftësitë, pasionin, përkushtimin dhe atdhedashurinë bënë epope në historikun e ushtrisë Kombëtare shqiptare, por disa prej tyre në fillimet e shtetit shqiptar kishin shkëlqyer edhe jashtë në Perandoritë dhe kancelaritë më të përmendura të kohës. Në vitin e

    madh të 1912-tës shumë ush-tarakë shqiptarë përfshi edhe ministrat e Luftës që të gjithë kishin një karrierë në ush-trinë osmane, por ndikuan energjikisht në formësimin e strukturave tërësisht të reja shqiptare, në krijimin e formacioneve ushtarake profesionale me përmbajtje tërësisht shqiptare. Është gjithashtu fakt se shumë ushtarakë Ish ministra të Mbrojtjes dhe Shefa të Shtat-madhorisë që u persekutuan,

    u damkosën nga politikanët, si shkaktarë të krizave dhe të tragjedive të ushtrisë, që edhe u pushkatuan dhe u lanë pa varr, megjithëse emir dhe vepra e tyre mbijetoi. Tashmë ne në një shekull të FASH kemi një “galeri” të plotë me 34 ministra Mbrojtje (Lufte), që jo gjithçka njihet e vlerësohet nga puna e tyre, me monografi fare fragmentaren dhe pa një punë të organizuar në fushën e historisë kombëtare ushtarake. Historia jonë është e mbushur dhe tejmbushur me figura ministrash të Luftës (Mbrojtjes) që i bëjnë nder kombit shqiptar, vlerat e të cilëve mund të shkëlqejnë kur shkunden nga pluhuri i harresës. Brezat e ushtarakëve dhe më gjerë do të shikojnë më qartë kur të ndriçohen vlerat e atyre që drejtuan me dorë të hekurt, me mendje të kthjellët, me atdhedashuri në funksion të misionit të shenjtë: “ruajtjes së truallit arbëror të të parëve”, të tokës shqiptare në të gjithë hapësirën e saj.

    Shumë nga personalitetet ushtarake i ka nxjerrë më parë nga pluhuri i harresës Drejtori i AQMB, Kastriot Dervishi, Prof. Asoc. Dr. Gjergj Titani (të cilin e kujtojmë me respekt të thellë pasi u shua para disa ditësh) dhe Prof. Dr. Proletar Hasani në botimin ”Personalitete ushtarake shqiptare në vite” e vitit 1997; në librin e Prof. Dr. Proletar Hasani ”Kush e ka drejtuar Ushtrinë Shqiptare” të vitit 2001 si dhe në vitin

    2009 dhe 2011 dy botime të Arkivit Qendror të Forcave të Armatosura, ”Forcat e Armatosura në fokus arkivor” dhe Buletini Arkivor Ushtarak 1/Mars 2011 dhe 2/Qershor 2011.

    Për të qenë më konkret për gjithë drejtuesit ushtarak dhe politik të institucionit të Ministrisë së Luftës (të Mbrojtjes) po sjellim për lexuesin gjithë Ministrat e Mbrojtjes sipas qeverive që kanë shërbyer:

    Në qeverinë e parë shqiptare (Nr.1. numërimi është në funksion kronologjik të dokumentuar) që e kryesonte Ismail Qemali për periudhën 04.11.1912-24.1.1914. funksionet e Ministrit të parë të Luftës i mbante Pasha (Gjeneral) Me-hmet Ruzhdi Pashë Dërralla (Tetova) ndërsa që kryetar i Shtatmadhorisë ishte Major Ali Shefqet Shkupi. Në qeverinë Nr.2. të mbretërimit të Princit Vid me Kryeministër Turhan Pasha në periudhën 15.3.1914 – 20.5.1914 Ministër i Luftës ishte Pasha (Gjeneral) Esad Toptani, që u largua në 20 maj 1914. Në Qeverinë Nr.3, përsëri në kohën vijimit të mbretërimit të Princit Vid me Kryemi-nistër Turhan Pasha në periudhën 28.05.1914 – 03.09.1914, Ministër i Luftës ishte Kolonel Jusuf Dibra, Në qeverinë Nr. 4 me kryeministër Esad Toptani në periudhën 17.9.1914 – 27.1.1916 Ministër i Luftës ishte përsëri Kolonel Jusuf Dibra. Në qeverinë Nr.5., që quhet edhe “Qeveria e tretë e Turhan Pashës” e periudhës 25.12.1918 – 29.1.1920, ku Ministër i Luftës ishte Kolo-nel Ali Riza Kolonja. Në qeverinë Nr.6. me kryeministër Sulejman Delvina në periudhën 30.1.1920 – 14.11.1920 Ministër i Luftës ishte përsëri Kolonel Ali Riza Kolonja. Në qeverinë Nr.7. me kryeministër Iliaz Vrioni në periudhën 19.11.1920 – 1.7.1921 Ministër i Luftës ishte Kolonel Selahudin Shkoza i ardhur posaçërisht nga Stambolli për ngritjen e ushtrisë kombëtare shqiptare. Në qeverinë Nr.8. me kryeministër Il-iaz Vrioni në periudhën 11.7.1921 – 16.10.1921 Ministër i Luftës ishte përsëri Kolonel Selahudin Shkoza. Në qeverinë Nr.9. me kryeministër Pandeli Evangjeli në periudhën 2 mujore, 16.10.1921 – 6.12.1921 Ministër i Luftës ishte Major Mustafa Maksuti (Shehu). Në qeverinë Nr.10. me kryeministër Qazim Koculi, qeveri që jetoi vetëm disa orë brenda një ditë i përket datës 6 dhjetor 1921 dhe kishte në formacionin e vet përsëri si Ministër Lufte Major Mustafa Maksuti (Shehu). Në qeverinë Nr.11. me kryem-inistër Hasan Prishtina, në periudhën 5 ditore, 7.12.1921 – 12.12.1921 në kabinet si Ministër i Luftës ishte Kapiten Zija Dibra. Në qeverinë Nr.12. me kryeministër Idhomen Kosturi në periudhën 12 ditore,12.12.1921 – 24.12.1921 Ministër i Luftës ishte Kolonel Shefik Kosturi. Në qeverinë Nr.13. me kryeministër Xhafer Ypi

    në periudhën 24.12.1921 – 26.12.1922 Ministër i Luftës ishte Kolonel Ismail Haki Tatzati. Në qeverinë Nr.14. me kryeministër Ahmet Zogu në periudhën 26.12.1922 – 25.02.1924 Ministër i Luftës ishte Gjeneral Ismail Haki Tatzati. Në qeverinë Nr.15. me kryeministër Shefqet Vërlaci në periudhën 30.3.1924 – 27.5.1924 Ministër i Luftës ishte Kolonel Mustafa Arani-tasi. Në qeverinë Nr.16. me kryeministër Iliaz Vrioni në periudhën 27.5.1924 – 10.6.1924 Ministër i Luftës ishte përsëri Kolonel Mustafa Aranitasi. Në qeverinë Nr.17. me kryeministër Fan Stilian Noli në periudhën 16.6.1924 – 23.12.1924 Ministër i Luftës ishte Kolonel Kasem Qafëzezi. Në kët periudhë Kryeministri kryente funksionet e Kryetarit të Shtetit. Në qeverinë Nr.18. me kryeministër Iliaz Vrioni në periudhën 24.12.1924 – 5.1.1925 Ministër i Luftës ishte Komandant i Fuqive Armate Xhemal Aranitasi, ndërsa Shefi i Shtatmadhorisë Shq-

    iptare ishte Gjeneral Diviz-ioni Gustav Von Myrdac. Në qeverinë Nr.19. me kryemi-nistër Ahmet Zogu në peri-udhën 6.1.1925 – 31.1.1925 Ministër i Luftës ishte përsëri Komandant i Fuqive Armate Xhemal Aranitasi. Kryemi-nistri kryente funksionet e Kryetarit të Shtetit për këtë periudhë. Në qeverinë Nr.20. me kryeministër Ahmet Zogu në periudhën 1.2.1925 – 23.9.1925 Ministër i Luftës ishte përsëri Komandant i

    Fuqive Armate Xhemal Aranitasi. Duhet thënë se në këtë funksion të Ministrit Xhemal Aranitasi ishte më jetëgjati si Ministër sepse ishte në të gjitha qeveritë: Në qeverinë Nr.21 me kryemi-nistër Ahmet Zogu në periudhën 28.9.1925 – 10.2.1927, në qeverinë Nr.22 me kryemi-nistër Ahmet Zogu në periudhën 12.2.1927 – 21.10.1927; në qeverinë Nr.23 me kryemi-nistër Ahmet Zogu në periudhën 26.10.1927 – 10.5.1928; në qeverinë Nr.24. me kryeministër Ahmet Zogu në periudhën 11.5.1928 – 1.9.1928; në qeverinë Nr.25. me kryeministër Kostaq Kota në periudhën 5.9.1928 – 13.1.1929, (kjo është edhe periudha kur fillon mbretëria me Mbret Ahmet Zogu, pra nga nga 1.9.1928); në qeverinë Nr.26. me kryeministër përsëri Kostaq Kota në periudhën 14.1.1929 – 5.3.1930, në qeveritë Nr.27, 28, 29 me kryeministër Pandeli Evangjeli respektivisht në periudhat 6.3.1930 – 11.4.1931, në periudhën 20.4.1931 – 7.12.1932 si dhe në periudhën 11.1.1933 – 16.10.1935. Në qeverinë Nr.30 me kryeministër Mehdi Frashëri në periudhën 21.10.1935 – 7.11.1936. Aktivitetin si Minisër dhe Komandant i Fuqive Armate Xhemal Aranitasi e mbylli në periudhën e fundit të mbretërimit të Ahmet Zogut, pra në periudhën 9.11.1936 – 7.4.1939. Kjo përkon me pushtimin e Shqipërisë nga Italia, që e detyroi oborrin mbretëror shqiptar të merrte rrugën e

    34 ministrat e mbrojtjes së Shqipërisë në 100 vjet

    Mehmet Pash Dërralla Esat Pash Toptani Ali Riza Kolonja Selaudin Shkoza Mustafa Maksuti

    Kasem Qafezezi Beqir Balluku

  • ushtriaE prEmtE, 9 dhjEtor 2011 77historik

    mërgimit. Periudha nga 12.4.1939 – 3.12.1941 kishte për kryeministër Shefqet Vërlaci, që ishte qeveria Nr.32, por Qeveria ishte nën pushtim, që kishte Viktor Emanueli III të njohur si Mbret të Shqipërisë. Në këtë periudhë Komandant i Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare ishte Gjeneral Brigade Aqif Përmeti. Edhe në qeverinë Nr.33, 3.12.1941 – 4.1.1943 me kryeministër Mus-tafa Kruja Ministër dhe Komandant i Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare ishte Gjeneral Brigade Aqif Përmeti, i cili e mbajti këtë post edhe në qeverinë Nr. 34, të kryeministrit Ekrem Libohova në përiudhën 18.1.1943 – 11.2.1943; edhe në qeverinë Nr. 35, të kryeministrit Maliq Bushati në periudhën 12.2.1943 – 28.4.1943.

    Në qeverinë Nr.36. me kryeministër Rexhep Mitrovica në periudhën 5.11.1943–16.6.1944 Ministër i Luftës ishte Gjeneral Brigade Preng Prevezi me funksionet e Komandantit të Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare, i cili e mbajti këtë post edhe në Qeverinë Nr. 37. me kryeministër Fiqri Dine në periudhën 18.7.1944–28.8.1944. Qever-ia Nr. 38 me kryeministër Ibrahim Biçakçiu në periudhën 6.9.1944 – 25.10.1944, që duhet thënë se ishte një qeverisje–regjencë nën pushtim vijonte të drejtohej në dikasterin e Mbrojtjes nga Gjeneral Brigade Preng Prevezi. Qeveria Nr.39. është qeveria e themeluar në Berat dhe e trans-feruar në Tiranë i takon periudhës 23.10.1944 – 21.3.1946 me kryeministër Enver Hoxha nga 24 maj 1944 deri nëntor 1945- ngarkuar me punët e Ministrit të Luftës dhe të Mbrojtjes Kom-bëtare. Në këtë periudhë Shef i Shtamadhorisë shq-iptare ishte Gjeneral Major Spiro Moisiu. Në qeverinë Nr. 40. me kryeministër Enver Hoxha në periud-hën 22.3.1946–1.10.1948, Ministër i Mbrojtjes Kom-bëtare ishte Gjeneralkolonel Enver Hoxha. Në qeverinë Nr. 41. me kryeministër Enver Hoxha në periud-hën 1.10.1948–20.7.1954 Ministër i Mbrojtjes Kombëtare ishte Gjener-alarmate Enver Hoxha. Në qeverinë Nr. 42. me kryeministër Mehmet Shehu në periudhën 20.7.1954 –21.6.1958 Gjeneral Major Beqir Balluku. Në qeverinë Nr. 43, 44, 45, 46 me kryeministër Mehmet Shehu në periudhat re-spektive 22.6.1958– 16.7.1962 në periudhën 17.7.1962 – 13.9.1966; në periudhën 14.9.1966 –18.11.1970 si dhe në periudhën 19.11.1970–28.10.1974, Ministër i Mbrojtjes ishte Beqir Bal-luku deri në korrik 1974, ndërsa Shef i Shtabit të Përgjithshëm ishte Petrit Dume.

    Në qeverinë Nr. 47, me kryeministër Mehmet Shehu në periudhën 28.10.1974 – 26.12.1978, Ministër i Mbrojtjes Popullore ishte Mehmet Shehu, post që e mbajti edhe në Qeverinë Nr. 48, deri 18 dhjetor 1981 kur u vetvra (sipas versionit zyrtar). Në qeverinë Nr. 49. me kryeministër Adil Çarçani në periudhën 15.1.1982 – 23.11.1982, ku Ministër i Mbrojtjes Popullore ishte Kadri Hazbiu nga Dhjetor 1981 nëntor 1982. Në qeverinë Nr. 50 dhe 51 kryeministër ka qenë Adil Çarçani në periudhat respektive 23.11.1982 – 19.2.1987 si dhe në periudhën 20.2.1987 – 21.2.1991. Në këtë peri-udhë Ministër i Mbrojtjes Popullore është Prokop Murra deri shkurt 1991 dhe Shef të Shtabit të Përgjithshëm Kiço Mustaqi. Në qeverinë Nr. 52. ose “Nano1” me kryeministër Fatos Nano në periudhën 22.2.1991 – 10.5.1991, ku Ministër i

    Mbrojtjes ka qenë Kiço Mustaqi. Në qeverinë Nr. 53. me kryeministër Fatos Nano në periudhën 11.5 1991 – 4.6.1991, ku Ministër i Mbrojtjes ka qenë Kolonel Ndriçim Karakashi, që është edhe ministri i fundit ushtarak në Shqipëri. Në qeverinë Nr. 54. Ose “Qeveria e stabilitetit” me kryeministër Ylli Bufi në periudhën 11.6.1991 – 6.12.1991, ku Ministër i Mbrojtjes ka qenë Perikli Teta, që shënon edhe të parin Ministër të Mbrojtjes në RSH që ka qenë civil dhe që përkon me periudhën e tranzicionit të kalimit në demokraci. Në këtë periudhë Shef Shtabi ka qenë Gjeneral Brigade Kostaq Karoli deri në gusht 1992. Në qeverinë Nr. 55. ose “Qeveri teknike” me kryeministër Vilson Ahmeti në periudhën 18.12.1991 – 13.4.1992, ku Ministër i Mbrojtjes ishte Alfred Moisiu. Në qeverinë Nr. 56. me kryeministër Aleksandër Meksi në periudhën 13.4.1992 –10.7.1996, ku Ministër i Mbrojtjes ishte Safet Zhulali, i cili vijoi edhe në Qeverinë Nr. 57, në periudhën 11.7.1996 – 11.3.1997. Në qeverinë Nr. 58. ose “Qeveria e Pajtimit Kombëtar” me kryeministër Bashkim Fino në periudhën 11.3.1997 – 24.7.1997, ku Ministër i Mbrojtjes ishte Shaqir Vukaj dhe Shef të Shtabit Gjeneral Major Adem Çopani.Në qeverinë Nr. 59. me kryeministër Fatos Nano në periudhën 25.7.1997 – 30.9.1998 ku Ministër i Mbrojtjes ishte Sabit Brokaj 25.7.1997 – 23.4.1998 dhe u zvendësua nga Luan Hajdaraga. Në qeverinë Nr. 60. me kryeministër Pandeli Majko në periud-

    hën 2.10.1998 – 25.10.1999 ku Ministër i Mbrojtjes ishte Luan Hajdaragaj nga 23.4.1998- korrik 2000. Në qeverinë Nr. 61. me kryemi-nistër Ilir Meta në periudhën 28.11.1999 – 6.9.2001, ku Ministër i Mbrojtjes ishte Luan Hajdaragaj dhe Ilir Gjoni nga Korrik-8 nëntor 2000. Në qeverinë Nr. 62. me kryeministër Ilir Meta në peri-udhën 6.9.2001 – 29.1.2002, ku Ministër i Mbrojtjes ishte Ismail Lleshi nga nëntor 2000-

    22.2.2002. Në qeverinë Nr. 63. me kryemi-nistër Pandeli Majko në periudhën 22.2.2002 – 25.7.2002, ku Ministër i Mbrojtjes ishte Luan Rama. Në qeverinë Nr. 64. me kryeministër Fa-tos Nano në periudhën 29.7.2002 – 29.12.2003, ku Ministër i Mbrojtjes ishte Pandeli Majko. Në qeverinë Nr. 65. me kryeministër Fatos Nano në periudhën 29.12.2003 – 1.9.2005, ku Ministër i Mbrojtjes ishte Pandeli Majko.

    Në qeverinë Nr. 66. ose “Berisha 1” me kryeministër Sali Berisha në periudhën 10.9.2005 – 17.9.2009, ku Ministër i Mbrojtjes ishte Fatmir Mediu nga 10.9.2005-17 mars 2008 dhe Gazmend Oketa nga 18 Marsi 2008 deri 17.9.2009. Në qeverinë Nr. 67. ose “Berisha 2” me kryeministër Sali Berisha në periudhën nga 17.9.2009 e në vijim, Ministër i Mbrojtjes është zoti Arben Imami, që është Ministri i 34 i Mbrojtjes në Shqipëri.

    Personalitetet ushtarake që kanë qenë më pranë Ministrave në një shekull kanë qenë 22 Shefat e Shtatmadhorisë (Shtabit të Përgjithshëm) dhe më konkretisht Major Ali Shkupi, Maj. Xhavid Leskoviku, Maj. Bajram Fevziu, Gjen-eraldivizioni Gustav Von Myrdac, Gjeneralmajor Spiro Moisiu, Gjenerallejtënant Mehmet Shehu, Gjenerallejtënant Beqir Balluku, Gjeneralle-jtënant Arif Hasko, Gjenerallejtënant Petrit Dume, Sami Meçollari, Veli Llakaj, Kiço Mus-taqi, Kol. Halim Abazi, Gjeneralmajor Kostaq

    Karoli, Gjenerallejtënant Ilia Vasho, Gjeneral me 4 yje Sheme Kosova, Gjeneralmajor Adem Çopani, Gjeneralbrigade Aleks Andoni, Gjen-erallejtënant Pëllumb Qazimi, Gjeneralmajor Luan Hoxha, Gjeneralmajor Maksim Malaj dhe që prej datës 8.8.2011, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Nga të dhënat arkivore rezulton se emertimi “Ministër i Luftës” ishte nga Qeveria e parë deri në qeveritë e vitit 1924. Nga viti 1925 deri në vitin 1939 funksioni i Ministrit emërtohej “Komandant i Fuqive Armate dhe Komandant i Mbrojtjes Kombëtare. Nga viti 1944 deri në vitin 1952, dikasteri i Mbrojtjes drejtohej nga Min-istri i Mbrojtjes Kombëtare; nga viti 1952 deri në vitin 1991 emërtohej “Ministër i Mbrojtjes Popullore”; ndërsa pas vitit 1991 emërtimi ishte sikurse vijon edhe sot “Ministër i Mbrojtjes”.

    Mendja, mprehtësia dhe dora e Ministrave të Mbrojtjes në periudha të ndryshme të ngritjes e progresit të ushtrisë kombëtare ka qenë e duk-shme. Gjithashtu edhe drejtimi i ministrave nën uniform më vonë për Forcat e Armatosura është dalluar në forcimin e konsolidimin strukturor, në progresin në fushën e edukimit, formimit, ar-simimit, të stërvitjes dhe të kualifikimit ushtarak të të gjitha niveleve. Është fakt se ky drejtim ka bërë që të ruhet sovraniteti shqiptar dhe të kryhet misioni për të cilën populli e mban ushtrinë e tij. Ministrat Shqiptarë të Mbrojtjes nuk ishin produkt i kancelarive dhe akademive të botës akademike ushtarake, por përgjithësisht ata ishin substance kockore kom-bëtare shqiptare, me vlera të qëndrueshme intelektu-ale. Gjenerata e Ministrave kanë pasur një objektiv madhor: Atdheun. Ata kanë qenë autoritarë dinjitozë, shtetarë e kombëtare, që veç artit e teknikave të lid-ershipit dhe të drejtimit njohën parasëgjithash edhe detaje të artit ushtarak e të veprimeve që fuqitë armate, divizionet, korpuset e kor-parmatat kryenin mnë terren si “Mësymjen”, “Mbrojtjen”, “Marrshimin”, “Luftimin ndeshës”, “luftimin në rrethim” etj. Prandaj edhe gjeneraliteti i Ministrave të Mbrojtjes është politico ushtarak. Historia do të rivërë në vend pozicionin e gjithësecilit bazuar në meritokraci. Çdo lloj vlerësimi, mendimi e gjy-kimi për drejtuesit, epokat zhvillimet, progresin dhe dështimet gjykojmë se do të rivlerësohen e gjykohen në prizmin realist. 100 vjetori i prit-shëm është një stacion mjaft domethënës për shtetin, për kombin, për Forcat e Armatosura. Mosha e UKSH, një shekullore nuk është shumë e madhe në përqasje me atë të institucioneve të ngjashme ushtarake të vendeve të njohura dhe me tradita të spikatura qindravjeçare të Evropës, gjithsesi ajo dëshmon se Shqipëria ka tashmë një traditë të historisë së saj ushtarake. Lidershipi politiko-ushtarak shqiptar në të gjitha kohrat ishte ideator dhe konceptuesi i parë i shkollës dhe arsimit ushtarak, që ndonëse filloi i brishtë në fillimet e veta erdhi duke forcuar fizionominë dhe ka lënë gjurmë idenditeti në historinë ushtarake shqiptare duke u orientuar dhe ndjekur linjat e sistemit europerendimor. Pas viteve shkatërrimtarë të Luftës së Dytë Botërore, liderat ushtarakë e politikë ushtarakë shqiptarë, për rrethanat dhe motivet e kohës që tanimë njihen, u orientua dhe u ringritën sipas modelit të sistemit lindor me një sistem me misionin që ishte në përshtatje me kërkesat e Forcave

    të Armatosura të regjimit monist, që ushtronte pushtetin në Shqipërinë e viteve 1945-1990.

    Shndërrimet demokratike të pasvitit 1990, sollën një erë ndryshimesh rrënjësore dhe dras-tike në performancën dhe përmbajtjen e Forcave të Armatosura Shqiptare. Tashmë, sistemi i më-parshëm, i rëndë, hermetik dhe i ideologjizuar, nisi të reformohej dhe rinovohej sipas një modeli tjetër, ndryshe dhe bashkëkohor. Ministrat e Mbrojtjes të Shqipërisë qëndronin në krye të lidhjes me homologë të huaj, duke sjellë vizion, frymë e përmbajtje të re, me horizontet dhe imazhin euroatlantik, Shqipëria me asistencën dhe ndihmesën e homologëve ndërkombëtarë, aspiroi dhe pëqafoi modele ushtarake euroat-lantike, bashkëkohore, moderne dhe cilësore mjaft profesionale dhe efektive. Ishin Ministrat dhe stafi i Ministrisë së Mbrojtjes e Shtabit të Përgjithshëm që inicuan inisiativa të tilla që studentë, nënoficerë dhe oficerë të orientohen ndrejt shkollave të Perëndimit duke sjellë në vendin tonë frymën e integrimit real në NATO. Tendenca dhe përpjekjet e lidershipit politiko-ushtarak shqiptar për të lidhur dhe integruar ar-simin ushtarak shqiptar me atë evropian ka qenë një vijimësi strategjie e qartë. Krahas Ministrave të Mbrojtjes kontributi në Forcat e Armatosura të Shqipërisë është i larmiashëm me gjeneralë, oficerë të lartë, deputetë, ministra, profesorë, shkencëtarë dhe specialistë të llojeve të armëve dhe shërbimeve, madje edhe artistë, shkrimtarë,

    sportistë, deri dhe presidentë! Janë të shumtë Ministrat e Mbrojtjes që u përpoqën t`u jepnin idenditetin dhe fytyrë kombëtare, Forcave të Armatosura natyrisht në kushtet dhe rrethanat tipike të Shqipërisë. Shkollat dhe akademitë ushtarake të disa vendeve të shquara evropiane, ofruan dorën dhe ndihmesën e tyre të çmuar për shkollimin dhe kualifikimin e dhjetra dhe qindra ushtarakëve shqiptarë duke ndihmuar drejtperdrejt

    edhe në formimin, konsolidimin dhe afirmimin e shkollës ushtarake shqiptar. Ministrat e Mbrojtjes kanë realizuar një mision të shenjtë në kuadër të ngritjes e të përfeksionimit të edukimit, të organizimit, stërvitjes dhe psesë-marrjes në misione paqeruajtëse e paqebërëse për Forcat e Armatosura duke kthyer imazhin shqiptar nga konsumues sigurie në prodhues sigurie. Historia e 100 viteve të Ministrave të Mbrojtjes përfshi edhe këto dy dekadat e fundit të erës demokratike në Shqipëri, kanë vërtetuar se struktura, forma, përmbajtja, vizioni, kriteret, standartet, përvoja euroatlantike kanë një pozi-tivitet të qëndrueshëm dhe një bazë të sigurtë për të ndërvepruar në sigurinë kolektive të sigurt në mës të sigurtve. Ministrat e Mbrojtjes janë pjesë e historisë së suksesit shqiptar edhe në fushën e sigurisë duke u bazuar në optikën dhe vizionin euroatlantik të produktit të ushtarakut akademik, professional dhe operacional, vizionar me aftësi moralo-psikologjike, të përgatitur për të marrë pjesë dhe për të kryer detyra operacionale me shkallë të lartë vështirësie, jo vetëm në përbërje të Forcave tona të Armatosura. FASH janë sot më të pjekura, më autoritare, më vizionare dhe të standardizuara, të afta dhe të denjA për nivelet euroatlantike, në një kohë kur Shqipëria dhe Forcat e saja të Armatosura janë pjesë me të drejta të plota në gjirin e aleancës më të madhe të kohës, NATO-s. (Vijon numrin e ardhshëm)

    Safet Zhulali Arben Imami

    Shefik Kosturi Zija Dibra Ismail Tatzati Mustafa Aranitasi Xhemal Aranitasi

  • ushtriaE prEmtE, 9 dhjEtor 20118 reportazh

    Brigada e mBësh tetjes rajonaleBejdo malo

    “Kirurgët” e fateve njerëzore Efektiva të specializuara për emergjencat civile ose “kirurgë” të fateve njerëzore. Kështu mund ta quash tërë efektivin e Brigadës së Mbështetjes Rajonale, të cilët vetëm për vitin 2011 kanë ndërtuar 20 ura mbi lumenj të rrëmbyeshëm, mbi 350 kilometra rrugë rurale dhe në terren të vështirë, kanë kryer mbi 60 operacione për shuarjen e zjarrit dhe mbi 100 operacione në ndihmë të popullatës gjatë përmbytjeve të fillim vitit në tërë fshatrat e Shkodrës dhe të Lezhës. Por kanë shpëtuar edhe qindra njerëz në rrezik. Ata janë të parët atje ku është rreziku dhe shpërthen fatkeqësia natyrore. Por ata kanë arritur dhe tregues të mirë në shumë stërvitje dhe janë të përgjegjshëm për të tu përballur me detyra të vështira dhe për të zgjidhur probleme të jetës së përditshme. Ky është pak a shumë bilanci i vitit 2011 për Brigadën e Mbështetjes Rajonale të këtyre “kirurgëve” të fateve njerëzore. Historia e kësaj brigade është vetëm 24 vjeçare. Ka filluar në vitin 1987 dhe në vitin 2011 ata janë ushtarakët që kanë zgjidhur situatat më të vështira të emergjencës në Republikën e Shqipërisë. Nuk ka vend që ata të mos kenë vendosur firmën e tyre. Gjeneral brigade Abaz Lleshi thotë se: “Viti 2011 për Shtabin e BrMR-së dhe efektivat e reparteve, ishte viti për realizimin e detyrave të ngarkuara, duke synuar realizimin e tyre në kohë dhe pa asnjë ngjarje të jashtëzakonshme. Emergjencat Civile - ishte dhe fushë-beteja e vërtetë e punës së tyre për vitin 2011. Po një objektiv tjetër i rëndësishëm që u realizua është dhe konsolidimi i strukturës së BrMR-së, sigurimi i kapaciteteve operacionale për kryerjen e detyrave luftarake dhe jo luftarake, për përmbushjen e misionit si dhe zhvillimi i n/reparteve “pool of forces” të deklaruar në NATO. Nisur nga përvoja e fituar në përballimin e tërë emergjencave civile, në shtabin e Brigadës dhe reparte është bërë përmirësimi i planeve të veprimit për përballimin e situatave në të ardhmen. Në këto ditë dhjetori tërë repartet e BrMR-së janë të përfshirë në analizën e punës. Përgjegjësitë e komandantit për krijimin e një stafi sa më funk-sional është një detyrë në vazhdim. Për këtë vit një detyrë kryesore ishte rritja e aftësive tekniko-profesionale e drejtuesve të stërvitjes, trajnimi i pandërprerë i personelit, njohja dhe përdorimi i teknikës si dhe rritja e

    bashkëveprimit dhe koordinimit të masave e veprimeve me strukturat e tjera të Forcave të Armatosura - shprehet majore Arta Sula, shefe e marrëdhënieve civilo-ushtarake në këtë brigadë. Në kuadër të zbatimit të objektivave të Forcës (OF), rëndë-si i është kushtuar intensifikimit të procesit të zbatimit të OF-ve, të cilat janë konsideruar si prioritet për të gjithë degët në Shtabin e Brigadës dhe në veçanti për komandantët e

    batalionit të xhenios dhe batalionit të kërkim shpëtimit si nënreparte të deklaruara në “Pool of Forces”. Për këtë qëllim, thotë komandanti i kësaj Brigade, Gjeneral Abas Lleshi, komandantët e reparteve kanë siguruar në gatishmëri të mirë operacionale. Gjatë këtij viti është rritur akoma edhe më shumë fryma e bashkëpunimit me organet e pushtetit vendor dhe organizma të tjera, për krijimin e një terreni të përshtatshëm

    në zonat ku BrMR ka kryer stërvitje si “ Biza11” , Stërvitja me Gjermanët e bksh, “Reagimi i Përbashkët 11” dhe në tërë veprimtaritë e tjera. Tradita dhe përgjegjësia

    Kjo njësi e specializuar dhe shumë e manovrueshme e Forcave të Armatosura ka një histori shumë të re. Komandanti i kësaj Brigade zoti Abaz Lleshi pohon se në 24 vjet është krijuar një traditë shumë e konsoliduar në përballimin e tërë

    emergjencave. Por në tre vjetët e fundit konceptet dhe standardet kanë ndryshuar shumë. Brigada është vërtet një kantier ku zien puna, de-batet dhe gjejnë zgjidhje probleme shumë të vështira. Natyrisht që një dinamikë e tillë ka brenda dhe shumë detyra të komplikuara, të cilat duhet të zgjidhen me përkushtim. Filozofia e tërë punës së këtyre ushtarakëve profesionistë dhe tërë shtabit drejtues është shumë konkrete. Ja puna në mëngjes dhe ja metri për ta matur në darkë. Ata e kanë punën të mat-shme. Janë ushtarakët që shkojnë të parët atje ku bie zjarri, atje ku duhet të shpëtohen jetë dhe kjo nuk është një gjë e vogël. Mbi të gjitha aty zien puna. Brigada e Mbështetjes Rajonale është krijuar fillimisht si Regjimenti i parë i Mbrojtjes Civile në shtatorin e vitit 1987.

    Libri i saj historik fillon me hapjen e rrugëve nga dëbora në Pukë, në shkurt 1991. Më vonë, në këtë libër historik janë shkruar me qindra operacione në çdo cep të Shqipërisë. Kujtojmë Lurën e mars-prillit të 1991-it, Milotin, Burrelin, Peshkopinë, Bulqizën dhe Matin e muajve nëntor-dhjetor 2001, kur rrugët u bllokuan dhe mekaniza-torët e kësaj njësie bënë një punë shumë të kualifikuar. Por ajo që duhet shënuar në librin biografik të tyre është lehtësimi i pasojave nga përmbytjet në Laç dhe në Lezhë në

  • ushtriaE prEmtE, 9 dhjEtor 2011 9reportazh

    Brigada e mBësh tetjes rajonale

    nëntor 1992, në Lushnjë e Berat, në shtator 1995, në Kurbin, Lezhë e Shkodër në vitet 1995 dhe 1998 duke vazhduar deri në lehtësimin e pasojave në fillim vitin e 2011-s. Kjo brigadë ka kryer me shumë përgjegjësi operacionin e transportit të grurit për popullatën në Elbasan, Gramsh, Tepelenë e Peshkopi në qershor 1991 dhe shumë operacione të tjera të këtij lloji. Por ajo që va-zhdon të jetë një nga kontributet më të çmuara është izolimi dhe likuidimi i vatrave të zjarrit. Duke filluar që nga viti 2001 e deri në vitin 2011 në harkun e 20 viteve janë izoluar dhe shuar mbi 3000 zjarre, janë shpëtuar me qindra shtëpi, janë evakuuar shumë e shumë banorë në rrezik dhe janë shpëtuar pyje e pasuri në mbarë territorin shqiptar. Në librin historik të kësaj Brigade ka dhe operacione shumë delikate, siç ishte ai për parandalimin e epidemisë së kol-erës në Kuçovë, Librazhd, Tiranë, Vlorë në shtator-nëntor 1994 dhe ai i furnizimit me ujë periodikisht në Kakavijë në gusht 2002.

    Gjithashtu, në 41 raste të rrëshq-itjes së tokës në shumë pjesë të territorit shqiptar të parët që kanë mbërritur ishin ushtarakët e kësaj bri-gade. Duke e përmbyllur këtë biografi sinjifikative mund të përmendim edhe eliminimin e pasojave në rrëshqitjen e tokës në varrezat e Pogradecit, në vitin 2004, lehtësimin nga pasojat e

    tërmetit në qytetin e Kolonjës, nëntor 2004, si dhe operacionet e kërkim-shpëtimit dhe nxjerrjen e 16 trupave të pajetë nga liqeni i Farkës, në mars 2008. Por ky libër biografik vazhdon të pasurohet. Këta njerëz janë duara-rtë, fjalëpakë, të bindur, të lidhur me fatet njerëzore në raste fatkeqësish dhe kanë me qindra miq, të cilëve u kanë shpëtuar jetën dhe pasurinë. Bota mistike e shpëtuesve

    Të gjithë janë të specializuar.

    Por ata që janë në krye të listës janë ushtarakët profesionistë të kërkim shpëtimit. Kanë shpëtuar me dh-jetëra jetë njerëzish nga zjarret, nga përmbytjet, nga rrëshqitjet, detyrë të cilën vazhdojnë ta kryejnë ende me shumë përgjegjësi. Po kush janë ata që kryejnë këto detyra të vështira e që sakrifikojnë shumë për fatet njerëzore. Gjenerali kërkon që ti përfshijmë të gjithë në listë, pasi detyrat e tyre janë të lidhura

    pazgjidhshmërisht . Ata funksion-ojnë si notat muzikore në një sim-foni. Serioziteti fillon nga puna e shtabit. Në shtabin e brigadës puna e nënkolonele Majlinda Pelushit, shefe e degës se logjistikes, është shumë serioze. Nënkolonel Shahin Gjonaj, specialist për xhenion ka vënë firmën e tij në shumë e shumë operacione me profesionalizmin e tij me disiplinën dhe frymën e bash-këpunimit. Zëvendës komandati i

    batalionit të xhenios nënkolonel Er-nest Prenci, ka mbi 20 vjet që në tërë fushat, kodrat dhe rrugët e këtij vendi ka kaluar kohën më të madhe duke drejtuar vetë operacionet. Batalioni i xhenios tani është një repart që kryen detyra shumë të vështira, që ka zgjidhur shumë operacione kërkimi dhe shpëtimi por dhe që ka ndërtuar shumë e shumë ura. Komandanti i Kompanisë Major Artur Lala është një mjeshtër i urave. Duke filluar që nga ura në Markgegaj të Tropoës por dhe në shumë e shumë ura të tjera tërë specialistët e urave kanë ven-dosur firmën e tyre të përgjegjësisë. Kur flet me komandantin e urave Major Xhevair Zeneli dhe special-istët e tjerë bindesh se këta ushtarakë kanë arritur standarde të larta. Erald Çuni, fadromist, ka punuar në hapjen e shumë e shumë rrugëve ashtu si tetar Nexhip Buzi, manovratori i mjeteve të rënda. Gani Faruku dhe tërë stafi i urave kanë treguar pro-fesionalizëm në ndërtimin e urave e rikonstruksioneve të rrugëve. Nga viti në vit numri i këtyre urave shtohet ashtu siç shtohet dhe përvoja e tyre. Por në këtë Brigadë vlen të theksohet dhe profesionalizmi i shpëtuesve. Duke filluar nga major Elton Presoi, kapiten Ilir Pashai dhe duke vazhduar me komandantin e grupit shpëtues nëntetar Artan Tafani tek kjo brigadë, shpëtimi të jetëve njerëzore në rast rreziku është një realitet. Shpëtues, polumbarist Ismet Hasa, autor i shumë opera-cioneve të kërkim-shpëtimit gjatë emergjencës së zjarreve është një thesar i përvojës. Këtë e tregojnë dhe statistikat e punës së ndihmës konkrete të ofruar jo vetëm për komunitetin civil, por edhe ndaj Forcave të Armatosura. Për vitin 2011 brigada ka pasur gjithsej 128 kërkesa; 104 nga komuniteti dhe 24 nga FA. Ky aktivitet voluminoz i brigadës ka konsistuar në lloje të ndryshme kontributesh e volumesh të konsiderueshme pune, të cilat të shprehura në një bilanc pune do të përbënin pjesën më të madhe të ak-tivitetit të brigadës. Konkretisht;

    Rikonstruksion rrugësh 114.7 km me 57 forca e 53 mjete. Kanë qenë rreth 4785 forca dhe rreth 552 mjete në total, nga të gjitha repartet e brigadës si; KMR Burrel, Gjirokastër, Korçë, Elbasan, Kukës të cilët kanë përballuar këtë volum pune, në një shpërndarje gjeografike, pothuaj nëpër të gjithë territorin e Shqipërisë, si në: Shkodër, Libra-zhd, Tropojë, Tiranë, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Burrel, Tepelenë, Elbasan, Mat, Kavajë, Durrës, Fier, Delvinë, Kukës, Peqin, Korçë, Dibër, Mat, Laç, Krujë, etj.

    Efektiva të specializuara për emergjencat civile ose “kirurgë” të fateve njerëzore. Kështu mund ta quash tërë efektivin e Brigadës së Mbështetjes Rajonale, të cilët vetëm për vitin 2011 kanë ndërtuar 20 ura mbi lumenj të rrëmbyeshëm, mbi 350 kilometra rrugë rurale dhe në terren të vështirë, kanë kryer mbi 60 operacione për

    shuarjen e zjarrit dhe mbi 100 operacione në ndihmë të popullatës gjatë përmbytjeve të fillim vitit në tërë fshatrat e Shkodrës dhe të Lezhës

  • ushtriaE prEmtE, 9 dhjEtor 201110 koncerti

    Ministria e Mbrojtjes organizoi një kon-cert madhështor me këngë epike shqiptare të sjella me një skenografi moderne me rastin e 99 vjetorit të themelimit të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare dhe mbajtjes së Ministerialit të A5-ës në Shqipëri. Koncerti i organizua nën kujdesin e posaçëm të Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, ndërsa grupi realizues i koncertit kishte një përbërje mjaft të larmishme. Pjesa artistike u realizua nën kujdesin e akademik Vaso Toles, i cili koncep-toi programin e koncertit. Mjeshtri Pali Kuke ishte regjisor i këtij kon-certi, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për mbarëvajtjen e tij. Skenografia,përmbajtja interak-tive dhe projektimi në teknologjinë 3D u konceptua nga një grup profe-sionistësh më me zë në Hollyëood, si Bart Kresa, David Beaudry, Adam Kuczek, Ergin Kuke, etj. Ky koncert me muzikë popullore tradicionale shqiptare ishte një risjellje në skenë e gjinive dhe tipologjive muzikore, të cilat janë “perla” të trashëgimisë shpirtërore të shqiptarëve.

    Këto vlera shpirtërore janë dëshmi e identitetit kulturor europian të shq-iptarëve, të dhënë përmes një larmie kulturore të mahnitshme, llojesh dhe formash, të cilat ishin prezentë në koncert. Hap pas hapi, nga njëri numër në tjetrin të pranishmit bën një udhëtim tingullor në hapësirën kul-turore dhe historike të këtyre dymijë viteve të fundit, e ndoshta edhe më thellë. Programi ishte i fokusuar tek këngët epike, legjendare, heroike. “Epet” me lahutë të shkëputura nga “Eposi i Kreshnikëve”, i cili është monument shpirtëror origjinal i ho-mofonisë sonë veriore, i cili krijoi atmosferën legjendare të bjeshkëve dhe të bëmave të kreshnikëve përmes tingujve, veshjeve dhe zërave të lahu-tarëve, të cilët duket sikur udhëtonin bashkë me kohën. Krahas epëve, në koncert ishin dhe këngët maje-kraje, një formë krejt origjinale e të këndu-arit në veriun e Shqipërisë. Kërcimet pa muzikë dhe larmia e formave dhe varianteve të iso-polifonisë vajtimore të krahinave toske e çoi audiencën tek ritualet vajtimore të kohës së Homerit, në atë kohë kur lindi edhe krijimtaria artistike e njeriut, vetë arti i tragje-disë si një unitet i artë mes fjalës, muzikës dhe lëvizjes. Janë pikërisht këto monumente të kulturës popullore shqiptare, të cilat sot janë të njohura ndërkombëtarisht nga UNESCO si pjesë e listës së “Dukurive shpirtërore të mbarë njerëzimit”. Ambicia e Min-istrisë së Mbrojtjes ishte të sillte këto kryevepra të folklorit shqiptar në një

    Këngë epike shqiptare, MM organizon koncert në Pallatin e Kongreseve

    Imami: Sot një ditë e veçantë për ushtrinë shqiptare, për kombin shqiptar e cila përkon me ditën e rinisë

    Me rastin e 99 vjetorit të themelimit të ushtrisë Kombëtare Shqiptare dhe mbajtjes së ministerialit të A5-ës në Shqipëri

    kontekst thellësisht modern, me një skenografi të kuruar me teknologjinë më të avancuar, nga profesionistët më me zë të fushës. Pojeksionet në 3D krijuan një atmosferë befasuese për

    publikun e pranishëm, duke e risjellë folkun shqiptar në një formë krejtë-sisht moderne. Koncerti u çel nga Drejtoresha e Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes,

    e cila bëri një përmbledhje të këtij eventi për publikun e pranishëm. Më pas ishte Ministri i Mbrojtjes, i cili falënderoi të pranishmit, duke e cilë-suar këtë vepër si unikale, me vlera

    të jashtëzakonshme për rivitalizimin e flokut, kësaj pasurie kombëtare, nëpërmjet një qasjeje thellësisht moderne. Ministri Imami u shpreh se kjo ishte forma më e mirë për të kujtuar etërit e shtetit shqiptar, të cilët 99 vjet më parë themeluan Ushtrinë Kombëtare Shqiptare. Ai u ndal edhe tek simbolika e 8 Dhjetorit , e cila ishte dita që çeli siparin e ndërtimit në Shqipëri të një shoqërie ku të drejtat e njeriut janë të garantuara, ku të drejtat politike dhe civile janë të garantuara dhe ndërtimit të një shteti ku sundon ligji dhe e drejta. I ftuar i nderit në këtë koncert ishte Komandanti Su-prem i Forcave Aleate për Europën, Admiral James Stavridis, i cili ka ardhur në Shqipëri për të marrë pjesë edhe në Ministerialin e Mbrojtjes të A5-ës, i cili zhvillohet me 9 Dhjetor në Durrës. Gjithashtu të pranishëm në këtë koncert ishin Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të rajonit si dhe drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar si Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministra, deputetë dhe shumica e trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

    Pali Kuke: Një vepër unikale, me përmasa të jashtëzakonshme

    Regjizori i koncertit Pali Kuke shprehet se ky eveniment i organizuar nga Ministria e Mbrojtjes ishte një vepër unikale me vlera të jashtëzakonshme. “Ky koncert ishte një dëshirë e brendshme që prej kohësh i fle ar-tistit brenda vetes dhe këtu e kam fjalën për Ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami. Gjithmonë i kisha thënë atij që të gjente një mundësi për të shpluhurosur dhe për të risjellë ato që quhen vlera të vërteta që janë unikale në trevën e Ball-kanit, në mos edhe më gjerë. Kështu që u bë një hulumtim shumë i madh dhe u ndërtua një program i madh, ku u përzgjodhën ato që eks-tremalisht bashkoheshin më shumë me njëra-tjetrën. Ne donim që ti shkonim konceptit sa

    më thellë, sikurse është fërgëllima e shpirtit që del nga fyelli apo gërvishtja ngjethëse e lahutarit. Donim të shkonim në një dimension sa më lart në skajin tjetër që është në qiell. Ky ishte koncepti artistik, këtu u mbështetëm, kështu që gjetëm këto konvencione për t’i ngritur, për t’i mbajtur në ajër, për t’i mbajtur pezull, një gjë që është si qelqi, delikate, duke e mbrojtur që të mos thyhet. U krijua mundë-sia edhe me artistët të jashtëzakonshëm që realizuam këtë koncert, duke krijuar në këtë mënyrë një grup shumë të mirë me artistë që kanë ardhur nga Amerika e Italia që të sillnim këtë gjë tredimensionale, dmth: the