viruset kompjuterike

12
VIRUSET KOMPJUTERIKE .C’FARE JANE .MENYRAT E SHPERNDARJES .LLOJET SI MUND TA MBROJME KOMPJUTERIN PREJ TYRE

Upload: miri1allaraj

Post on 23-Jan-2017

687 views

Category:

Technology


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: VIRUSET KOMPJUTERIKE

VIRUSET KOMPJUTERIKE

.C’FARE JANE.MENYRAT E SHPERNDARJES

.LLOJETSI MUND TA MBROJME KOMPJUTERIN PREJ TYRE

Page 2: VIRUSET KOMPJUTERIKE
Page 3: VIRUSET KOMPJUTERIKE

C’FARE JANE ?

Page 4: VIRUSET KOMPJUTERIKE

VIRUSET KOM

PJUTERIK

Malicious Software

Quhet softveri i cili është qëllimisht i përfshirë ose i insertuar në sistem për qëllime të dëmshme.Virusi është ajo pjesë e softverit e cila infekton programet tjera duke i ndryshuar ato,me ndryshim në ketë rast nënkuptojme kopjen e atij virusi në mënyrë që të infektoj programe tjera.Kurse fjala malware vjen si kombinim i fjaleve malicious software.Tipet dhe llojet e malwareMalicious software mund të ndahet në dy kategori:Ato që ju duhet një host program për t'u instaluar në sistem dheAto që janë të pavarura.Virusët, logic bombs janë të kategorisë së parë kurse të kategorisë së dytë janë Worms dhe Bot. Poashtu virusët mund t'i klasifikojmë edhe në kërcenime softverike që nuk replikohen dhe atyre që replikohen,p.sh. logic bombs dhe backdors si dhe bot janë të tilla që nuk replikohen ndërsa worms janë prej atyre që kur të ekzekutohen kopjojne vetveten dhe më pas ato kopje mund të shpërndahen në atë sistem apo në tjetrin.

Page 5: VIRUSET KOMPJUTERIKE

MENYRAT E SHPERNDARJES

Page 6: VIRUSET KOMPJUTERIKE

Virusi është një program i vogël i cili është në gjendje të shumëzohet e të shpërndahet nëpër funksionet e caktuara të kompjuterit dhe ta bëje atë që të mos funksionoj normalisht apo ta shkatërroj gjithë sistemin e eksplorimit.Por dëmet mund të jene të ndryshme ka nga ata që sjellin pak dëme si psh ata qe sulmojnë mousin apo tastierën disa të tjerë pengojnë disa programe të funksionojn normalisht por me të rrezikshmit sot janë në gjendje ta fshijnë tërë hard diskun.Virusi i kompjuterit është program kompjuteri i cili shkruhet nga “njerëzit e dobët” të cilët “kopjojn veten” dhe infektojnë një ose shumë kompjutera pa lejen apo dijen e përdoruesit të kompjuterit. Këto programe u ngjiten programeve tjera dhe shkatojnë viroza të ndryshme në ato programe duke i infektuar në forma të ndryshme fajllat e programit të cilët ekzekutohen ose edhe tërë programin. Virusët punojnë njëjtë si në Windows, po ashtu edhe në DOS duke infektuar fajllat me prapashtesën .zip ose .exe. Një virus është joakiv derisa ekzekutoni një program apo aplikacion të infektuar, ose startoni kompjuterin tuaj, i cili përmban një disk që është i infektuar me viruse të cilët po ashtu kanë infektuar sistemin tuaj kompjuterik. Virusi është aktiv atëherë kur ai futet në memorien e kompjuterit dhe krijon kopje të vetvetës ose sistemit të fajllave në diskun e kompjuterit. Disa viruse janë programuar posaqerishtë për të dëmtuar të dhënat në kompjuterin tuaj duke krijuar defekte në programe, fshirjen e fajllave ose edhe fshirjen e tërë hard diskut. Shumë viruse sillen në atë formë duke shfaqur një mesazh në ekran ose duke bërë komente në formë të zërave “verbal” në një kohë të caktuar ose si një ngjarje e programuar pas replikimit të vetvetës së tyre, që në njëfarë mënyre të bëjnë pre e gjahut të tyre. Viruset tjera e bëjn sistemin e kompjuterit të çrregullohet ose të ketë përplasje të shpeshta brenda-përbrenda sistemit kompjuterik 

Page 7: VIRUSET KOMPJUTERIKE

BACDOOR

Backdoor, gjithashtu i njohur edhe si trapdoor,është një hyrje sekrete në një program që i mundëson atij që ka dijeni për bakdoorin që të ketë qasje pa kaluar nëpër procdedurat e zakonshme të sigurisë.Programerët e kane përdorur në menyrë legjitime fillimisht për të testuar programet e tyre deri në një kohë kur filluan ta perdorin për qellime jo të mira dhe për qasje jo të autorizuar.Eshtë e vëshitrë për t'i kontrolluar.Masat e sigurisë kundër tyre kryesisht bazohen në aktivitete software update

Page 8: VIRUSET KOMPJUTERIKE

TROJAN HORSES

Trojan horse është një program pjesërisht i përdorshëm,një komandë ose procedurë që ka të fshehur kod që performon funksione jo të deshiruara.Trojan Horse programet mund të përdoren për të kryer funksione në menyrë indirekte pasi që shfrytezuesi i pa autorizuar nuk ka mundur ti kryej në menyrë direkte,p.sh. të fitoj qasje në sistemin e një shfrytezuesi tjetër,krijon një trojan horse që kur të ekzekutohet ndryshon sistemin në atë menyrë që të lejoj qasje në atë sistem për secilin shfrytëzues tjetër.Trojan horse krijon një backdoor i cili lejon qasjen e krijuesit me anë të një paswordi special.Nje karaktersistikë tjetër për trojanët është shkatërrimi i të dhënave duke u paraqitur si një program që kryen funksione të dëshiruara (p.sh një kalkulator)por në mënyrë diskrete ai fshien fajllat e shfrytëzuesit .Pra njëra nga karakteristikat e trojanëve është se ata kryejnë funksionin normal të ndonjë programi dhe si shtesë performojnë edhe aktivitetin malicious

Page 9: VIRUSET KOMPJUTERIKE

WO

RM

S

WormsWorm është një tip i virusit ,pra një program që është i aftë të kopjoj veten dhe t'i insertoj këto kopje në programet tjera.Njëra prej mënyrave është përmes USB diskut.Për shembull nëse dikush inserton një disk në kompjuter dhe nëse disku është i infektuar atëhere virusi mund ta kopjoj veten dhe ta infektoj kompjuterin.Një worm përdor internetin për shpërndarje.Miliona kompjuterë janë të lidhur me internet.Shpejtësia e shpërhpjes së worm është shumë më e madhe se e virusëve për dy arsye: (1) Për shkak të numrit të madh të kompjuterëve që janë të lidhur me internet. (2) Koha per t'u lidhur me këta komjuterë është disa milisekonda. Koncepti i worm për herë të parë në novelën e John Brunner,kurse implementimi i parë u bë në Xerox Palo Alto Labs në vitet 1980.Në fillim ishte jo malicious .Network worms përdorin lidhjet me internet për shpërndarje 

Page 10: VIRUSET KOMPJUTERIKE

MBROJTJA NGA VIRUSET

Page 11: VIRUSET KOMPJUTERIKE

Azhurnoni sistemin operativ për të arnuar të gjitha problemet që mund të shfrytëzohen nga keqbërësit. Konfiguroheni kompjuterin që të azhurnohet automatikisht ose kujtohuni që ta azhurnoni vetë çdo muaj. Përdoruesit e Microsoft Windows mund të përdorin Windows Update nga menuja Start ose të shkojnë tek www.windowsupdate.com.

2. Instaloni antivirusin dhe azhurnojeni atë të paktën çdo muaj. Antivirusi duhet të jetë i aktivizuar gjatë gjithë kohës që kompjuteri qëndron hapur. Çdo muaj është mirë që të bëhet një kontroll i plotë i kompjuterit. Disa antivirusë azhurnohen dhe kontrollojnë kompjuterin vetvetiu. Antivirusët më të njohur janë Norton/Symantec, McAfee, Panda, Kaspersky, AVG. 

3. Nqs e keni të lidhur kompjuterin në internet, është mirë të instalohet dhe një program firewall. Firewall përkthehet "murr i zjarrtë" dhe quhet i tillë sepse ndërton një shtresë tjetër sigurie përreth kompjuterit. Të gjithë programet që duan të komunikojnë me kompjuterin tuaj, duhet të kalojnë përmes firewall dhe firewall lejon vetëm ata programe që kanë marrë leje nga përdoruesi. P.Sh. Firewall i jep leje Internet Explorer të komunikojë lirshëm sepse është shfletues i faqeve të internetit por nuk lejon programin VNC sepse ky program lejon një person tjetër të futet në kompjuterin tuaj. Ata që përdorin Windows XP, e kanë firewall të instaluar dhe mjafton të pëdorni Windows Update për të marrë versionin e fundit të tij. 

4. Instaloni programe kundër spiunëve dhe reklamave, që edhe pse nuk e dëmtojnë kompjuterin, janë tepër të bezdisshme dhe nuk hiqen kollaj. Programet më të mirë janë Microsoft Windows Defender, Ad-Aware, Spybot, CWShredder, HijackThis, etj.

Page 12: VIRUSET KOMPJUTERIKE

PUNOI: MIRJAN ALLARAJ