viruset dhe antiviruset

11
PROJEKT LENDA:INFORMATIKE TEMA:VIRUSET DHE ANTIVIRUSET KLASA:XI D PUNOI:VERONIKA KOCIBELLI

Upload: roni45

Post on 11-Aug-2015

173 views

Category:

Internet


6 download

TRANSCRIPT

PROJEKTLENDA:INFORMATIKETEMA:VIRUSET DHE ANTIVIRUSETKLASA:XI DPUNOI:VERONIKA KOCIBELLI

CFARE JANE VIRUSET ?

Virus është skedë e përgjithshme për programe keqbërëse që janë të aftë të infektojnë kompjuterët dhe të shpërndahen vetvetiu. Viruset nuk lindin vetvetiu por programohen nga specialistët e kompjuterëve për të kryer funksione të ndryshme. Viruset kanë për qëllim dëmtimin e skedarëve, fshirjen e memories, përgjimin dhe spiunimin, vjedhjen e informacionit, ngadalësimin e rrjeteve kompjuterike, etj.

VIRUSI I PARË INFORMATIK "BRAIN"

Dy pakistanez Basit dhe Amjad Alvi krijuan një program i cili sulmonte boot sektorin e disketës dhe të hard diskut. Qëllimi i tij nuk ishte që ti shkatërronte të dhënat por vetëm ,të afishoj një reklame të tyre ! Vetëm pas dy vjetësh lajmërohet antivirusi i parë për ta ç'aktivuar brain dhe për tu mbrojtur prej tij. Ndërsa sot nevojiten vetëm disa orë për ta gjetur antivirusin.

VIRUSET MË TË ZAKONSHME JANË :Virusët - Virusi është një pjesë e vogël e softuerit e cila transportohet në programe të tjera. P.sh., një virus mund t`i bashkangjitet programeve për menaxhimin e të dhënave. Sa herë që programi vepron, vepron edhe virusi. Ai ka shans të riprodhojë virusa të tjerë (duke ia bashkangjitur programeve) dhe të shkaktojë problem fatale në sistem.

Virusët e e-mail-it - Një virus e-maili udhëton si një shtojcë e ngjitur në e-mail dhe zakonisht replikon veten në mënyrë automatike në e-mail duke ju shperndarë shumë njerëzve të cilët gjenden në listën e personit i cili posedon atë e-mail. Disa viruse nuk kërkojnë që ju të kikoni dyfish mbi ta, por ata aktivizohen kur ju shikoni ndonjë mesazhi në panelin preview të e-mail softuerit tuaj

Kuajt Trojan (Trojan Horses) - Kali i Trojës është thjeshtë një program kompjutrikë. Qëllimi i programit është të dëmtojë sistemin tuaj kompjuterikë, atëherë kur ju e aktivizoni programin e tillë. Kuajt Trojan nuk e replikojnë veten e tyre gjatë infektimit të kompjuterit tuaj

Krimbat (Worms) - Krimbi virusal është pjesë e softuerit, i cili përdorë rrjetet kompjuterike dhe vrimat e sigurisë për të replikuar vetveten. Një kopje e krimbit virusal skanon rrjetin i cili ka një vrimë të veçantë sigurie. Ajo kopjon veten në kompjutërin i cili është infektuar me këtë lloj virusi, duke përdorur vrima sigurie dhe pastaj fillon me replikimin e vetvetes në atë kompjuter

LLOJET E VIRUSEVE

•Virusët rezidente (të përherëshme) (Resident Viruses)

• Virusët me veprim të drejtëpërdrejtë (Direct Action Viruses) • Virusët shkatërrues - prishës (Overwrite Viruses): • Virusët e operacioneve fillestare të sistemit kompjuterik (Boot Viruses)• Makro virusët• Virusët e direktoriumit (Directory Viruses)• Virusët polimorfik (Polymorphic Viruses)• Infektuesit e fajllave (File Infectors) • Virusët “shoqëruese” (Companion Viruses) • Krimbat virusal (Worms) • Bombat logjike (Logic Bombs)

KUSH I SHKRUAN VIRUSËT E KOMPJUTERIT ?

Autorët e virusëve janë zakonishtë meshkuj 14-24(26) vjeç, të cilët kalojnë kohë të gjatë në kompjuterët e tyre. Disa prej tyre duan të provojnë se a janë programues të mirë. Të tjerët duan të tregojnë se ata kanë fuqi për të shkatuar probleme të shumëta. Por, shumica e virusëve kanë qëllime shkatërruese. Shumë nga verzionet e vjetra të programeve virusale janë “ripërtrirë” (re-hashed), nga shkaku se kërkojnë më pak punë për tu riprodhuar

SI TE MENJANOJME VIRUSET INFEKTUES?

Çfarë duhet bërë1.Një virus kompjuteri nuk është i rrezikshëm deri atëherë kur ne nuk e hapim e-mailin e infketuar.2.Fshini çdo e-mail, i cili mendoni se është i infektuar dhe pastaj boshatiseni folderin e mbeturinave (shportën recikluese).3.Lexoni paraprakisht emrin e e-mailit. Kontolloni nëse përmbajtja e mesazhit ka kuptim para se të hapeni ndonjë skedar të futur në e-mail.4.Kujdes nga mashtrimet! Ka shume e-maile paralajmëruese me shkresën “virusi me deduktiv që keni parë ndonjëherë”, por shpesh këto viruse nuk ekzistojnë.5.Dërgoni e-mail kompanisë së antivirusit, nëse mendoni se kompjuteri juaj është infektuar me një lloj virusi që deri me tani nuk keni dëgjuar për të. Ata do t`ju tregojnë a është virus apo jo.6.Bëni backup gjërat me rëndësi në kompjuterin tuaj, që të jeni më të sigurt.7.Në qoftë se merrni një virus në kompjuterin tuaj, është e nevojshme të skanoni kompjuterin, për të shpëtuar nga infektimi i tij

CFARE NUK DUHET BERE ?

1.Mos hap ataqmentin (fajllin e bashkangjitur) në e-mail, nëse nuk jeni i sigurt se është plotësishtë i painfektuar me virus, edhe në qoftë se keni në kompjuterin tuaj antivirus.2.Mos dërgo ndonjë ataqment mikut tuaj, nëse nuk jeni i sigurt se fajlli përkatës është tërësishtë i pastër.3.Mos dërgo e-mail me “virus të ri” pa e kontrolluar atë.4.Mos dërgo e-maile me qëllime shkatërruese.5.Mos dërgoni e-mail i cili përmban virus, tek personat tjerë e sidomos tek kompania e antivirusit. Sistemi i mesazheve të kësaj kompanie ka mekanizma filtrues, që në njëfarë mënyre do ta fshijë atë.6.Mos zëvëndësoni backup-in e krijuar, nëse mendoni se ai në vete posedon virus.7.Mos u bazoni vetëm në antivirus, që ai të kujdeset tërësishtë për kompjuterin tuaj! Ju duhet mbajtur sytë hapur në rast se paraqitet ndonjë virus shkatërrues

ANTIVIRUSI DHE MASAT TJERA PARANDALUESE

Shumica e përdoruesve instalojnë antivirusin që të detektojnë dhe eleminojnë virusët. Ekzistojnë dy metoda, të cilat i përdorë një aplikacion antivirusi për të zbuluar virusët. E para, kjo metodë antivirusi përdorët për të detektuar virusët duke përdorur listën e definicioneve të nënshkrimeve të virusit (virus signature definition). Kjo punon duke kontrolluar përmbajtjen e memoriës së kompjuterit, fajllat e ruajtur në disqe të fiksuara ose levizëse (fixed or removable drives) (hard disqe, flopi disqe) dhe duke krahasuar ato fajlla me një bazë të dhënash të “nënshkrimeve” të virusit.

Mangësia e kësaj metode të zbulimit është se përdoruesit janë të mbrojtur nga virusët vetëm atëherë kur antivirusi azhurnohet me të dhënat e fundit të definicioneve të nënshkrimeve të virusit. Metoda e dytë përdorë algoritme deduktive (udhëheqëse) (heuristic algorithms) për të zbuluar virusët. Kjo metodë ka aftësi për të zbuluar virusët përmes nënshkrimeve të cilat janë krijuar nga firma e antivirusit. Disa antiviruse janë në gjendje të skanojnë fajllat e hapur, po ashtu edhe fajllat dhe e-mailat të cilët i dërgojmë përmes Internetit. Kjo mënyrë është quajtur si “skanim në qasje (on-access scanning)”. Përdoruesit duhet t`i azhurnojnë rregullisht antivirusët e tyre për të rregulluar “vrimat” e sigurisë. Me azhurnimin e përditshëm të antivirusëve parandaloni kërcnimet, të cilat u kanosën në sistemit tuaj kompjutërik