vecorite biologjike dhe racat e gjedhit te qumeshtit

17
UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES FAKULTETI I EKONOMISE DHE AGROBIZNESIT DEPARTAMENTI I AGROBIZNESIT PUNOI: SONILA KRAJA FRANKA ZIKA JESMINA KUKA FABIOLA QENDRAJ Pranoi: Prof. Ylli Biçoku Grupi I Departamenti: Menaxhim Turizmi Rural (MTR)

Upload: sonilakraja

Post on 27-Sep-2015

177 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

Qumeshti eshte nje leng qe prodhohet nga gjendrat e qumeshtit ne lopet dhe u sherben atyre per te ushqyer vicat. Por qumeshti eshte njekohesisht nje produkt shume I cmueshem per njeriun ne saje te permbajtjes se larte te vitaminave, lendeve minerale dhe formave te tretshme te proteinave.

TRANSCRIPT

UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANESFAKULTETI I EKONOMISE DHE AGROBIZNESITDEPARTAMENTI I AGROBIZNESIT

PUNOI: SONILA KRAJAFRANKA ZIKAJESMINA KUKAFABIOLA QENDRAJ

Pranoi: Prof. Ylli Bioku

Grupi IDepartamenti: Menaxhim Turizmi Rural (MTR)

VECORITE BIOLOGJIKE DHE RACAT E GJEDHIT TE QUMESHTIT2Me Gjedh kuptojme kafshet e trasha bimore ku perfshihen, lopet, demat, meshqerrat, mezeterit dhe vicat femra e meshkuj, si dhe qete e punes.Gjedhi eshte kafshe ripertypese. Ai ka stomak shume dhomezor (rumen, rrjetes, fletes, dhe stomak te vertete).Ne stomak e zorre behet tretja enzimatike si ne monogastrike. Enzimat tretin lendet e ardhura nga parastomaket si dhe mikro-organizmat duke siguruar keshtu protein shtazore. Ketu behet dhe thithja e lendeve kryesore.Gjedh-t, kane stomak voluminoz dhe kerkojne sasi te caktuar foragjeresh me volum per funksionimin normal te aparatit tretes.

Tek ripertypesat, ezofagu vazhdon me nje komplekt tretes te perbere nga:Rumeni (plenci)RrjetesiFletesi-omazumTe treja keto ndarje gastrike quhen dhe parastomake. Pas tyre vazhdon stomaku I vertete, gjenderor ose abomazum.

Aparati tretes.

Rumeni: ne kafshet e rritura rumeni eshte vendi I rezervimit te ushqimeve ku ushqimet pesojne transformime paraprake per tretjen e plote. Ketu, si rezultat I fermentimit ruminal mikrobik, arrin ne dimensione te vogla te rehatshme per te kaluar ne fletes.Rrjetesi: kontribuon ne seleksionimin e materialit qe kalon nga rumeni ne fletes. Pjeset e medha kthehen ne rumen, te voglat kalojne ne fletes.Fletesi: sherben si filter midis rumenit e stomakur te vertete. Ketu thithet pjesa me e madhe e ujit dhe gjithashtu thithet dhe nje pjese e acideve yndyrore volative qe nuk kane arritur te thithen ne rume.Stomaku: si dhe ne monogastriket, eshte vendi I nisjes se tretjes nga lengjet gastrike.Zorret: perbehen nga zorret e holla ku behet tretja kimike dhe zorret e trasha. Ne kete pjese behet tretja biokimike e pjeseve qe vijne nga ushqimi si dhe e mikroorganizmave qe vijne nga rumeni.

Cikli I Lopes Qumeshtore.Cikli I prodhimit te lopes qumeshtore I pergjigjet atij te riprodhimit qe perfshin marrjen nga lope ne nje vic ne vit.

Cikli prodhues I lopes se qumeshtit mund te ndahet ne 4 faza:1.Faza e Nisjes.Korrespondon me dy muajt e pare te laktacionit. 2.Faza e Prodhimit.Korrespondon me mesin e laktacionit. 3.Faza e Rikuperimit.Korrespondon me fazen pas muajit te dyte te laktacionit. 4.Faza e Pergatitjes.Korrespondon me fundin e periudhes se tharjes.

Prodhimtaria e Qumeshtit.

Qumeshti eshte nje leng qe prodhohet nga gjendrat e qumeshtit ne lopet dhe u sherben atyre per te ushqyer vicat. Por qumeshti eshte njekohesisht nje produkt shume I cmueshem per njeriun ne saje te permbajtjes se larte te vitaminave, lendeve minerale dhe formave te tretshme te proteinave.

Racat e gjedhit.

Raca eshte nje grup I madh kafshesh me prejardhje te perbashket, tipare te ngjashme morfologjike, fiziologjike dhe ekonomike, te cilat jane krijuar dhe konsolidohen nepermjet punes seleksionuese te njeriut. Keto tipare ne menyre te qendrueshme I transmetohen pasardhesve, gje qe siguron ruajtjen e ngjashmerise relative te kafsheve ne ne numer brezash per nje periudhe te gjate.

Raca te drejtimit te gjedhve per qumeshtKarakteristikatLaramane e ZezeHolshteinFrizone Red HolshteinBruna SvicerXhersejGensei Drejtimi produktivQumesht QumeshtQumesht QumeshtQumesht QumeshtVend-OrigjinaHollande - GjermaniSHBA, KanadaSHBA, KanadaZvicra Ishulli XhersejIshulli GuernseyManteliMe lara te zezaE bardhe me lara te vogla te zezaE bardhe me njolla te kuqeGri Kafe e celurKafe e celurPesha e gjalle(kg)600-700650-700650-700650-700300-425450-500Prodhimtaria e qumeshtit (lt)4000-60005000-80005000-80005000-80003000-40003500-4200% e yndyres3.8-4.43.6-4.33.6-4.33.6-4.25-64.5-4.8% e proteins3.2-3.43.1-3.43.1-3.43.2-3.54-4.23.4-3.5Rrezja e mishit per kafshet ne majmeri52-58%52-58%52-58%45-50%45-50%45-50%Lartesia trupore (cm)130-145140-145140-145130-140120-125 126-134 Vecori te rracaveShfryrezon mire ushqimet voluminozeLope me prodhimtari te larte. Kerkon ushqime te mira.Gjenetikisht si raca Holstein frizon, por me ngjyre tjeter.Lope me prodhimtari te larte. Kerkon ushqim te mira.Shfrytezon mire kulloten. Konsumon me pak ushqime.Race me e rende e me rezistente.

Lopa Laramane e Zeze shquhet per prodhim te larte qumeshti. Trupin e ka te madh, qafen e trashe dhe kembet te forta dhe gjirin te zhvilluar mire. Zgavren e barkut dhe kraharorin e ka te gjere, sepse aparatin tretes dhe frymemarrjes I ka shume te zhvilluara.Cdo dite merr ne aparatin tretes 70-80 kg mase ushqimore,pervec ujit te pijshem. Nje lope me peshe te gjalle 600-650 kg prodhon ne dite rreth 30-40 litra qumesht, ne varesi te cilesise se mases ushqimore dhe te kushteve te mbareshtimit. Per te perballuar kete prodhim, ne gjirin e lopes qarkullojne 20 ton gjak, prandaj trupi eshte muskuloz dhe skeleti I zhvilluar mire.Ndryshimet anatomike, qe peson kjo lope, ne organet e riprodhimit, ne kushtet e te ushqyerit pa kriter, jane te shpeshta ne krahasimme lopet e rracave te tjera per prodhim qumeshti.

Larushe Holandeze.Raca holandeze ne pershtatshmeri me konditat gjeofizike dhe ekonomike eshte ndare ne shume varietete. Ne mes ketyre ajo me kryesore esht Ost-Frize.Gjedhi holandez dhe Ost-Friz,ka nje ngjyre larushe te zeze me trup te lidhur e te thelle,kurriz te drejte,vithe muskuloze e ne forme paketi,me gji shume te zhvilluar. Kembet jane te shkurtra dhe te bardha.Keshtu dhe barku se bashku me gjirin zakonisht jane te bardha duke u dhene kafsheve nje pamje te paster.Disa here ne majen e thumbave te gjirit dhe te thundrave gjenden pulla te zeza.Koka dhe qafa zakonisht jane te zeza,kurse ne balle shpesh here kane nje yll ose nje pulle e bardhe.

Gjedhi I Hollmogorit.Rraca e Hollmogories eshte nje nga racat me qumeshtore te Bashkimit Sovjetik qe sot ndodhet e perhapur ne rajonin e Hollmogories.Hyn ne tipin Bos primigenius.Koka e gjedhit te Hollmogorit eshte me e shkurter dhe me e gjere se e hollandezes. Si te meta te eksteriorit konsiderohen vithet e rena dhe vendosja jo e drejte e kembeve. Ngjyra e mantelit eshte e zeze me njolla te bardha.

Holshtein FrizoneRed Holshtein

Jersey

Raca e Tagilitit.Kjo race ka nje vlefte te madhe si nje gjedh me prodhimtari te larte qumeshti dhe I aklimatizuar shume mire ne konditat e Siberise.Ngjyra e mantelit eshte e zeze, ose e zeze me njolla te bardha. Pasqyra e hundes eshte boje hiri ose e zeze. Briret jane boje hiri me maja te zeza. Xhidavija eshte e mrehte dhe formon gati njevije te drejte me shpinen. Bishti I gjate e I holle.Si te meta permenden vithet e rena, shpia konkave, vendosja jo e rregullt e kembeve dhe gjoksi I ngushte.

Raca e Jarosllavit.Gjedhi i Jarosllavit eshte krijuar ne krahinen e Jarosllavit dhe per krijimin e tij kane ndihmuar si konditat natyrale ashtu edhe ato ekonomike.Manteli eshte i zi me pulla te bardha, koka shte e bardhe, gjyslyke te zeza, barku dhe kembet e bardha.Rrezja e mishit eshte e ulet per shkak te muskulatures se varfer qe mbulon trupin.Gjedhi i Kuq Stepik.Eshte produkt i nje kryqezimi kompleks, ku kane marre pjese raca e perhimtja e Ukrahines.Ngjyra e mantelit eshte e kuqe ne kafe me nuanca te ndryshme. Disa kane njolla te bardha ne koke, bark, gji dhe kembe.Koka eshte e thate, fisnike dhe mesatarisht e thelle.Xhidavija eshte e mprehte dhe shpina e gjate, e ngushte dhe e drejte.Gjiri eshte mesatarisht i madh dhe gjenderor.Pasqyra e hundes eshte gri e erret.Briret jane gri te hapur me maja te erreta.Tufa e bishtit dhe mukozat jane te erreta.

Gjedhi i Angelnit.Gjedhi i Angelnit eshte specializuar ne drejtim qumeshti dhe hyn ne tipin e qumeshtit.Ngjyra e mantelit eshte kafe ne te kuqerremte, tek demat, boja eshte me intensive.Tek disa hasen pulla te bardha ne bark dhe ne gji, tecilat lejohen gjate seleksionimit.Tufa e bishtit eshte e erret dhe me qime te bardha.Xhidavija eshte e mprehte por e ulet.Shpina eshte e gjate, e drejte dhe e mprehte