universiteti i gjakovËs · edukimi është gjëja më e mirë që një prind mund t’i jep...
TRANSCRIPT
-
1
UNIVERSITETI I GJAKOVËS
FAKULTETI I FILOLOGJISË
PROGRAMI: GJUHË SHQIPE
PUNIM DIPLOME
Tema: “Huazimet sllave dhe turke në të folmen e Nivokazit”
Mentori: Kandidatja:
Prof. ass. dr. Muharrem Gashi Orfijana Ahmeti
Gjakovë, 2019
-
2
Abstrakti
Fjalët kyçe: huazime, leksiku, e folmja, Nivokazi.
Me anë të këtij punimi, që përmes hulumtimeve dhe vështrimeve të vëmë në dukje përdorimin e
shumë fjalëve të huaja në Nivokaz, të cilat janë përdorur dhe vazhdojnë të përdoren nga shumica
prej nesh.
Arsyeja e këtij punimi ka qenë dëshira e madhe për të mbrojtur Gjuhën e pastër Shqipe dhe
mënjanimin e huazimeve të shumta.
Në këtë punim kemi paraqitur zhvillimin historik, ndikimet e gjuhëve të huaja, si dhe rëndësinë e
pastrimit të gjuhës.
Po ashtu kemi paraqitur disa pamje nga fshati, një lloj dokumentari rreth fshatit si dhe këngët e
vjetra, fjalë të urta, tregime, shprehje etj.
Në këtë punim përmes hulumtimeve jemi përpjekur të sjellim një pasqyrë të disa fjalëve të huaja
siç janë ato turke dhe sllave, përdorimi dhe ndikimet e tyre, pastaj disa nga gabimet kryesore
fonetike, gramatikore dhe leksikore.
-
3
Deklarata
Unë Orfijana Ahmeti, studente e Fakultetit të Filologjisë dega Gjuhë Shqipe në Gjakovë deklaroj
se kjo temë diplome është punim origjinal. E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kam
shfrytëzuar gjatë punimit janë plotësisht të cituara.
Falënderim
Me shumë kënaqësi do të shprehja falënderimet e mia të sinqerta për të gjithë ata që më
ndihmuan dhe më përkrahën moralisht gjatë realizimit të kësaj teme.
Edukimi është gjëja më e mirë që një prind mund t’i jep fëmijës së tij dhe krejt çka jam unë sot,
ose shpresoj të bëhem, ju detyrohem prindërve të mi.
Prandaj ju falënderoj dhe ju jam mirënjohëse përjetësisht të cilët ishin afër meje në çdo hap të
jetës sime duke më ofruar mbështetje për çdo gjë.
Falënderim i veçantë shkon edhe për mentorin prof. ass. dr. Muharrem Gashi, i cili e ka ndjekur
ecurinë e këtij punimi me përkushtim duke më dhënë këshilla dhe ndihmë profesionale.
Po ashtu i falënderoj me kënaqësi profesorët që më kanë mbështetur dhe mësuar përgjatë këtyre
tri viteve.
Por mbi të gjitha jam falënderuese ndaj Zotit për shëndetin dhe të gjitha të mirat që m’i ka
dhuruar.
-
4
PASQYRA E LËNDËS
Institucioni universitar, Universiteti “Fehmi Agani”…………………………………………….1
Hyrje……………………………………………………………………………………………..5
KREU I: Burimet e pasqyrimit dhe përpjekjet e rilindësve në gjuhën shqipe…………………...6
1.1. Burimet e pasqyrimit të gjuhës shqipe………………………………………………………6
1.2 Përpjekjet e rilindësve për normëzimin e shqipes…………………………………………....7
KREU II: Vështrim historik dhe kulturor mbi Nivokazin……………………………………….8
2.1. Kulla 117 anëtarëshe sot e braktisur…………………………………………………….….10
2.2. Pamje nga kulla 117 anëtarëshe, Nivokaz………………………………………………….11
KREU III: Ndikimet e gjuhëve të huaja…………………………………………………………12
3.1. Ndikimi i gjuhës turke……………………………………………………………………....12
3.2. Ndikimi i gjuhës sllave…………………………………………………………………… ..14
KREU IV: Rreth disa fjalëve të huaja në të folmen e Nivokazit………………………………..15
4.1. Fjalë të huaja nga burimet turke dhe sllave në të folmen e Nivokazit…………………......15
4.2. Problemet fonetike dhe gramatikore në të folmen e Nivokazit………………………….....21
KREU V: Pamje nga fshati Nivokaz…………………………………………………………….22
5.1. Këngë tradicionale që këndohen në Nivokaz……………………………………………….23
5.2. Fjalë e shprehje nga të folurit e Nivokazit me rrethinë……………………………………..26
5.3. Fjalë të urta dhe shprehje të ndryshme ………….………………………………………….27
5.4. Tregim tradicional nga jeta e banorëve……………………………………………………..28
KREU VI:…………………………………………………………………………………….....29
Përfundime………………………………………………………………………………….......29
Literatura e shfytëzuar…………………………………………………………………………..30
-
5
HYRJE
Duke qenë në dijeni për përdorimin e shumë fjalëve të huaja siç janë ato turke dhe sllave në
gjuhën shqipe, e të cilat po ia humbin vlerat dhe domethënien e gjuhës, për këtë çështje besoj se
asnjëri nga ne nuk është i kënaqur, kam vendosur për përzgjedhjen e kësaj teme.
Për kundër faktit që gjuha jonë u ka bërë ballë huazimeve të shumta, duke e ruajtur identitetin e
saj dhe duke u kushtuar rëndësi gjatë shumë periudhave të zhvillimit të gjuhës letrare.
Synimi i këtij punimi është që të vëmë në dukje shumë fjalë dhe shprehje të huaja të cilat
përdoren në fshatin Nivokaz dhe në rrethinën e saj. Duke i vështruar dhe shqyrtuar shumë fjalë të
huaja, kemi përcaktuar nivelin e përvetësimit të standardit dhe mënjanimin e këtyre fjalëve.
Në kreun e parë kjo çështje do të trajtohet duke filluar nga burimet e pasurimit të gjuhës shqipe
dhe përpjekjet e rilindësve për normëzimin e shqipes. Në kreun e dytë do të paraqesim një
vështrim historik, kulturor dhe arsimor mbi fshatin Nivokaz. Në kreun e tretë do të flitet për
ndikimin e gjuhëve të huaja, gjegjësisht për ndikimet sllave dhe turke në gjuhën shqipe.
Në kreun e katërt kemi paraqitur një numër të madh të fjalëve të huaja turke dhe sllave.
Po ashtu edhe disa gabime fonetike, gramatikore dhe leksikore. Në kreun e pestë kemi shënuar
disa këngë si: folklorike, këngë të nusërisë dhe të çiknisë. Po ashtu një tregim të vjetër, fjalë të
urta e shprehje të ndryshme, të cilat e përfaqësojnë kulturën e këtij fshati duke e bërë kështu
evidentimin e disa fjalëve të huaja me të cilat janë ndërtuar këto shprehje, këto këngë.
-
6
KREU I: Burimet e pasqyrimit të gjuhës shqipe dhe përpjekjet e rilindësve për
normëzimin e shqipes
1.1 Burimet e pasurimit të gjuhës shqipe
Burimi kryesor i pasqyrimit të shqipes me fjalët që i duhen është formimi i fjalëve të reja me
burimin e vetë gjuhës dhe sipas modeleve prodhimtare të sistemit fjalëformues të saj ose
nëpërmjet shqipërimit të pjesëve përbërëse të fjalëve të huaja.
Sot numri i fjalëve të reja të formuara me rrugët e mësipërme është i madh në të gjitha sferat e
veprimtarisë së shqiptarëve. Të tilla, janë, p. sh.: domosdoshmëri, gatishmëri, qëndrueshmëri,
mbingarkoj, mbishtresë, mbivlerë, nënçmoj, nëndetëse, përvetësim, përparësi, i përafërt, përuroj,
ideor, burimor, parimor etj.
Formimi i fjalëve të reja bëhet me anën e parashtesave, prapashtesave ose duke bashkuar dy tema
fjalësh (fjalë të përbëra): përgëzoj, bashkëveprim, keqpërdorim.
Kjo ka qenë dhe mbetet rruga kryesore për pasurimin e gjuhës shqipe.
Studimet kanë treguar se mundësitë dhe mjetet fjalëformuese të shqipes janë të mëdha, prandaj
ato duhen njohur e shfrytëzuar përherë e më shumë.
Rrugë apo burim i dytë për pasurimin e gjuhës shqipe është përdorimi më i gjerë i fjalëve dhe
frazeologjizmave nga goja e popullit.
Këto fjalë, në mjaft raste, mund të shërbejnë edhe për të zëvendësuar fjalë të huaja të
panevojshme, p.sh.: grimcë në vend të partikulë, brirëse në vend të trepan, kah-u në vend të sens-
i, pështjellë në vend të spirë etj.
Nga gjuha standarde mënjanohet pikërisht ai element i huaj që nuk shihet si pasuri e shqipes e që
është i panevojshëm, përderisa gjuha jonë ka një mjet të vetin, po aq të qartë dhe shprehës, i cili e
zëvendëson plotësisht elementin e huaj. Natyrisht, këto mjete të shqipes ende nuk i kemi njohur
plotësisht dhe duhen gjurmuar më tej, për të sjellë në gjuhën e shkrimit vlerat që gjuha popullore
i ka ruajtur gjatë shekujve ose që i ka krijuar dhe i krijon gjatë ripërtrirjes së saj. Për këtë na
bindin të gjitha hulumtimet që janë bërë gjatë shekullit XX nga studiuesit shqiptarë në Shqipëri,
në Kosovë dhe në hapësirat e tjera shqiptare. Një dëshmi të re përbën edhe materiali shumë i
gjerë e me vlerë që është vjelë nëpërmjet aksionit kombëtar për mbledhjen e fjalëve dhe të
shprehjeve popullore, i organizuar për shumë vjet radhazi nga Ministria e Arsimit dhe Instituti i
Gjuhësisë dhe i Letërsisë pranë Akademisë së shkencave. Punë të ngjashme ka bërë e vijon të
kryejë në Kosovë e në trojet shqiptare në Mal të Zi e në Maqedoni Instituti Albanologjik i
Prishtinës.1
1 Xhovalin Shkurtaj: “Kultura e Gjuhës”, Tiranë, 2006, f. 165, 66.
-
7
1.2 Përpjekjet e Rilindësve për normëzimin e shqipes
Konstandin Kristoforidhi (1827-1895) është rilindësi i parë shqiptar që bëri përpjekje serioze për
formimin e një gjuhe letrare kombëtare shqiptare që nga mesi i viteve të 60-ta të shekullit të
kaluar. Si njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja (greqishtes së vjetër dhe të re, latinishtes,
italishtes, turqishtes, anglishtes, hebraishtes) ai pati mundësi të studionte thellësisht strukturën e
gjuhës shqipe në të dy kryedialektet e saj. Ekspeditat e shpeshta që ndërmori nëpër të gjitha viset
e Shqipërisë i dhanë mundësi të përmbledhte një begati të konsiderueshme leksikore dhe
frazeologjike të gjuhës shqipe, e cila do t’i nevojitej shumë për hartimin e fjalorit të parë
shpjegues të gjuhës shqipe. Kristoforidhi qe dhe mbeti gjuhëtar, edhe se provoi të hartoi ndonjë
tregim artistik ose edhe ndonjë tekst mësimor.
Të gjitha përkthimet fetare që i bëri si dhe veprat gjuhësore që shkroi, qenë në funksion të plotë
të zhvillimit të gjuhës letrare kombëtare dhe të standardizimit të të dy varianteve letrare me baza
dialektore.
Konstandin Kristoforidhi i cili i hyri pastrimit të gjuhës letrare shqipe me themel ai largoi të
gjitha orientalizmat, sllavizmat e neolatinizmat, duke përdorur në vend të tyre fjalë që mori nga
gjuha e folur shqipe ose nga veprat e autorëve tanë të veriut.
Ai, madje, edhe vetë farkoi një numër të madh neologjizmash me mjete gjuhësore që ofronte
shqipja, veçanarisht me anë të prejardhjes dhe të kompozimit.
Të këtilla janë: i pabrimë, i pagjetur, i paparë, paramendje, përfolje, përmbledhje, përmbytje,
shpërfytyroj; fushatë, urdhëratë, shërbesë, trupeni, këmbyerje, ligjetur, shkronjës, lundrezë,
kujdestar, tymëtar, lajmëtar etj.2
2 Dr. Fadil Raka: “Historia e shqipes letrare”, Prishtinë, 2005, f. 130.
-
8
KREU II: Vështrim historik dhe kulturor mbi Nivokazin
Nivokazi është fshat në komunën e Gjakovës, që shtrihet në pjesën perëndimore të saj, kufizohet
me fshatrat si: Molliq, Berjahë, Dobrosh, Junik. Ndodhet rreth 20 km larg nga qendra e
Gjakovës.
Popullsia
Përbërja etnike shqiptare, pasardhës. Për nga besimi fshati Nivokaz është i popullsisë myslimane
dhe ka së bashku me rrethinë 3.500 banorë.
Kultura
Nivokazi njihet si fshati i kullave të gurit të cilat i kanë ndërtuar paraardhësit tanë dhe me
pamjen e tyre e bëjnë fshatin të duket i bukur dhe i veçantë.
Kemi grupin muzikor folklorik SHKA “Zenel Imeri”.
Ja vlen të cekim që edhe shumë artistë shqiptarë kanë realizuar videoklipet e tyre në këtë fshat të
cilat e karakterizojnë vendin si: Shkurte Fejza, Ilir Shaqiri, Motrat Mustafa, po ashtu edhe
Muhamet Sejdiu i cili është vendas i këtij fshati .
ARSIMI
Adresa: Berjahë
Komuna: Gjakovë
Historiku i shkollës
Shkolla fillore “Bajram Sadriu” në Berjahë, u ndërtua si domosdoshmëri e kohës dhe e kushteve
të papërshtatshme që kishin nxënësit e fshatrave: Nivokaz, Berjahë dhe Stubëll. Numri i tyre
ishte i madh, të cilët udhëtojnë për të mësuar në shkollën fillore në Ponoshec dhe Molliq. Lumi
“Erenik” ishte pengesë e madhe sidomos në stinën e pranverës dhe të vjeshtës, ngase nuk kishte
urë mbi lumë dhe kështu lindi nevoja që edhe këto fshatra të kishin shkollën e tyre. U siguruan
mjetet financiare për blerjen e truallit nga vetë banorët e fshatrave Nivokaz, Stubëll dhe Berjahë
-
9
dhe të përkrahur nga Bashkësia e Arsimit të komunës u ndërtua shkolla e re e cila filloi të punoi
më 10 tetor 1984. Ushtrues i detyrës së drejtorit u emërua Alush Sadrija, ndërsa në vitin 1985
drejtor u zgjodh Nezir Mustafa, i cili ishte në këtë detyrë deri në vitin 1996. Pas tij drejtor u
zgjodh Mahmut Sadiku deri në vitin 2003 dhe prej vitit 2003 drejtor emërohet Januz Smajli deri
më 2016, ndërsa drejtor i tanishëm është Shaqir Alija.
Gjatë viteve të 90-ta edhe arsimtarët e shkollës sonë përjetuan dhunë dhe maltretime nga më të
ndryshmet nga pushtuesi serbo-sllav. Gjatë luftës kësaj shkolle ju vranë katër mësimdhënës:
Rexhep Sadiku dhe Hasan Osmani nga fshati Nivokaz, Isuf Ahmeti nga fshati Stubëll dhe
Mehmet Avdyli nga fshati Botushë.
Gjatë luftës, pikërisht më 02.8.1998 forcat serbe e dogjën dhe e shkatërruan tërësisht objektin e
shkollës së bashku me tërë dokumentacionin pedagogjik. Menjëherë pas luftës u ndërtua, nga
Komiteti Hebraik i Britanisë së Madhe, një objekt shkollor i tipit montazhë si ndihmë
emergjente, por që nuk i plotësonte as për së afërmi nevojat e shkollës.
Në vitin 2007 u ndërtua shkolla e re e financuar nga MASHT. Që nga fillimi e deri më sot
shkollimin fillor në këtë shkollë e kryen 33 gjenerata.3
3 Tregoi: Shaqir Alija, drejtor i SHFMU. “Bajram Sadriu”, Berjahë.
-
10
2.1 Kulla 117 anëtarëshe, sot e braktisur
Në deklarata më herët te shqiptarët karakterizohej jeta në bashkësi të mëdha, sidomos në fshatrat
ku jetonin një numër i madh anëtarësh të cilët i kishin të ndara detyrat.
Kjo ndodhte sepse numri më i madh i banorëve jetonin nga bujqësia. Ndër vite kishte breza ndër
breza që jetonin bashkë, madje kjo ishte normale për kohën, po të kërkohej të ndahesh nga
familja do të duhej një arsye e fortë; të shkosh në kurbet, apo të shkosh në qytete tjera për
studime.
Kështu familja Nivokazi në fshatin Nivokaz jetonin me 117 anëtarë së bashku në kullën e Shejh
Hazirit. Në vitin 1977 ishte realizuar një dekumentar nga regjisori Besim Sahatçiu, një tregim i
rrallë të cilët e kishin pasqyruar mënyrën e jetesës të kësaj familje gjatë 24 orëve, dokumentar i
cili ishte fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare.
Në vitin 1985 janë ndarë në 5 vëllazëri të mëdha, pastaj me kohë janë ndarë të gjithë.
Tani janë diku 10 shtëpi nga kjo familje në Nivokaz, pjesa tjetër janë nëpër Evropë si: Zvicër,
Austri, Gjermani, Amerikë, Itali por edhe mbrenda qyteteve të tjera në Kosovë.
Tani pronar i kullës është Fahri Nivokazi që jeton në Gjermani dhe i cili është arsyeja që kulla
qëndron ende në këmbë dhe nuk ështe shkatërruar si shumë kulla të tjera të fshatit.
Tregimet që i dëgjojmë tani nga personat të cilët kanë jetuar aty, janë mjaft emocionuese dhe
ndjenja e fryma që e pasqyrojnë ndikojnë mjaft pozitive dhe interesante tek të tjerët sidomos tek
të rinjtë. Rrethanat dhe mënyrat e jetesës kanë ndryshuar shumë, kështu tregon edhe njëra ndër
protagonistet me shumë nostalgji për kohën e atëhershme, jetën në harmoni dhe dashuri.
Përkundër faktit që tani jetesa është më e lehtë dhe më e pasur, mirëpo kohezioni i asaj kohe
mbetet peng gjithmonë në kujtimet e bukura dhe me nevojën e njeriut për njeriun.4
4 Nga: Emisioni Arkiva, RTK.
-
11
2.2 Kulla e familjes 117 anëtarëshe, Nivokaz
-
12
KREU III: Ndikimi i gjuhëve të huaja
3.1 Ndikimi i gjuhës turke në gjuhën shqipe
Fjalët nga turqishtja nisin të hyjnë në gjuhën shqipe që nga shekulli XV. Siç dihet pushtimi
Osman në Shqipëri zgjati V shekuj, deri më 1912. Gjurmët e këtij pushtimi mbetën edhe në
gjuhë.
Fushat që u prekën më shumë nga turqishtja kanë qenë urbanizmi, veshja, kuzhina, administrata
etj.
Më të pakta qenë ndikimet në fushat e bujqësisë, të blegtorisë, e të bimësisë.
Më të hershmet janë huazimet leksikore në fushën e luftës e të veshjeve: bori, çarçaf, qorape,
daulle, dyfek, fitil, sënduk, top…pastaj vijnë fjalët edhe nga fushat e tjera: baba, bilbil, fodull,
hak, hambar, inat, pazar, raki, sahat etj.
Ky fond i parë i fjalëve turke erdhe e u rrit me fjalë të kuzhinës, të jetës shoqërore etj.
Duhet shënuar që shumë fjalë të burimit oriental janë asimiluar plotësisht nga shqipja dhe janë
bërë pronë e saj. Nëpërmjet turqishtes kanë hyrë në shqipe edhe fjalë arabe ose persiane, prandaj
përdoret emërtimi orientalizma, por gjuhë huazuese për shqipen dhe e këtyre fjalëve ka qenë
turqishtja5.
Frang Bardhi (1635) ka shumë fjalë turke, që mbase nuk kanë qenë në kohë të tij të gjitha
popullore.
5 Prof. dr. Jani Thomai: “Leksikologjia e gjuhës shqipe”, Tiranë, 2002, f. 259.
-
13
Le të përmendim nga sfera ekonimike, shtëpiake dhe e kuzhinës: kazani, tepsi, hambar, konak,
themel, biber etj. Nga sfera shoqërore, administrative e ushtarake: pazar, top, hajn, hesap,
berberi, bajrak, doganjë, raje etj.
Te Pjetër Bogdani, gjinden disa fjalë të sferës fetare muhamedane, si kurban, dervish, myfti,
hoxhë. E fjalë shtazësh e bimësh si: deve, selvi. Një krahasim i elementit turk të kolonive
arbëreshe të Italisë me atë të veprave letrare, na tregon së pari që dëshmia e dialektit të atyre si
burim me karakter popullor është më e sigurt se e këtyre: sepse autorët sidomos ata më të vonët
si Bardhi e Bogdani, mund të kenë përdorur edhe ndonjë fjalë turke, që njihej ndër shkollarë, po
s’kish hyrë në shtresat popullore6.
3.2 Ndikimi i gjuhës sllave në gjuhën shqipe
Fjalët me burim sllav janë ato që kanë hyrë nga serbishtja dhe bullgarishtja gjatë kohës
mësjetare. Fjalë sllave në shqip kemi në disa sfera, si: në bujqësi, në blegtori, në zejtari dhe në
sferën e organizimit shoqëror etj., p.sh.: trup, kockë, grusht, memec, strehë, prag, oborr, kyç,
kovë, lopatë, patë, mace, kovaç, gozhdë, çekiç, pushkë, fllad, dobi, prashiti, grabiti, gostiti,
neveriti, mërziti, habiti etj. Nga sllavishtja kanë mbetur në shqipen edhe disa emra vises,
lumenjsh, malesh etj, si: Bistrica e Bushtrica, Qorovada, Pogradeci, Zadrima, Zagora e Zagoria
etj. Shumë prej toponimeve sllave, sidomos emrat e fshatrave janë zëvendësuar me emra shqipë,
si p. sh.: Miras në vend të Bozhigrad. 7
Kontaktet midis shqipes dhe gjuhëve sllave të jugut nuk kanë qenë të njëtrajtshme as në hapësirë
e as në kohë, i karakterizon dinamizmi dhe në këtë dinamizëm ato kanë qenë vazhdimisht të
lidhura me zhvillimet mbrenda shqipes ashtu si mbrenda dialekteve dhe gjuhëve sllave të jugut,
në aspektin kohor, ashtu si në aspektin hapësinor. Në periudha të gjata kohore shqipja dhe gjuhët
sllave të jugut kanë bashkëjetuar në situata dhe raporte të ndryshme. Kjo ndërlidhësi raportesh në
kontaktet më intensitet të ndryshëm në kohë të ndryshme kërkon që rezultatet e këtyre
kontakteve qoftë mbrenda shqipes, qoftë mbrenda sllavishteve, të shihen në mënyrë të
diferencuar, jo vetëm si masë e tërë e sllavizmave të shqipes të albanizmave të gjuhëve sllave.
Në një pjesë të studimeve ballkano-sllavistike është shprehur mendimi se sllavizmat e shqipes
janë të ngjashëm ose të njëjtë me sllavizmat e rumanishtes. Mbi bazë të një supozimi të tillë
6 Eqrem Qabej: “Studime Gjuhësore III”, kapitulli V, f. 68
7 Xhovalin Shkurtaj: “Kultura e gjuhës”, Tiranë, 2006, f. 174.
-
14
madje G.Svane (1992) e ka bërë klasifikimin e këtyre huazimeve sipas fushave semantike ashtu
si janë bërë për rumanishten. I. Popovic (1960), historian i shquar i serbishtes e ballkanolog,
mendonte se shumë shpjegime në historinë e serbokroatishtes dhe të dialektologjisë sllave të
jugut i detyroheshin miksoglotisë.8
KREU IV: Rreth disa fjalëve të huaja në të folmen e Nivokazit
4.1 Pas disa bisedave që kam zhvilluar me bashkëfshatarët e sidomos me të moshuarit, kam
arritur t’i shqyrtoj dhe t’i vë në dukje disa fjalë të huaja sllave dhe turke
Bujrum pasth. turq. Mirë se erdhe
Bakshish- em. turq. Të holla që i jepen dikuj
Burek- em. turq. Byrek
Allahile- pasth. arab. Pashë Zotin!
Aksham- turq. Mbrëmje
Adet- em.turq. Zakon
Begenis- f.turq. Kur pëlqen dikë
Beter- em. turq. I shëmtuar
Bunar- em. turq. Pus
Baxhanak- em. turq. Kunat (burrat që i kanë gratë motra)
Bardak- em. turq. Gotë
Bajrak- em. turq. Flamur
Bahqe- em. turq. Kopsht
Batare- serb. Shkatërroj. pushkatoj
Baticë- em. serb. Zonja e shtëpisë
Badihava- ndaj. turq. Kot
Ashiqare- ndaj. turq. Haptazi, sheshit
Astar- em. turq. Pëlhurë
Javash- ndaj. turq. Ngadalë
8 Rexhep Ismajli: “Studime për historinë e shqipes në kontekst ballkanik”, Prishtinë, 2015, f. 469, 70.
-
15
Pegull- em. serb. Hekur për hekurosje
Qoban- em.turq. Ai që kullotë bagëtinë
Qakmak- em. turq. Shkrebëz
Qizmë- em.turq. Këpucë prej lëkure
Fukarallak- mbi. turq. Varfëri
Gazep- em.turq.Vuajtje, mundim
Gjyhna- em.turq. Mëkat, dhembshuri, gabim
Hala- ndaj. turq. Akoma, ende
Hajvan- em.turq. kafshë
Japi- em.turq. Shtëpi
Sjalicë- em.serb. Poç elektrik
Stabilizator- em. serb. Rregullator
Spirrë- mb.serb.I/e hollë
Dakik- em. turq. Minut
Dert- em. turq. Shqetësim
Haber- em. turq. Lajme
Sakicë- em. serb. Sopatë
Shejtan- em. turq. Djallë
Shtagë- em. serb. Shkop
Penxhere- em.turq. Dritare
Nishan- em. turq. Shenjë
Mixhë- em. turq. Xhaxhai
Mraz- em. serb. Ftohtë i madh, acar
Mahallë- em.turq. Lagje
Kimet- em. turq.Rëndësi, vlerë
Konak- ndajf .turq. Odë
Kerr- em. turq. Makinë, veturë
Kanun- em. turq. Ligj
-
16
Kanop- em. Litar
Troha- em. serb. Thërrmija
Vadit- f. serb. Ujit, ujitje
Xham- em. turq. Qelq
Xhab- em. serb. Bretkosë
Sob- em. serb. Dhomë
Hasmë- em. Armik
Kasavet- ndaj. Shqetësim
Strujë- em. serb. Rrymë
Dugojë- em. serb. Dyqan
Bollincë- em.serb. Spital
Amanet- em.turq. Porosi, porosia që ja japim dikuj për të na bërë patjetër një punë, dëshira e
fundit.
Aferim- pasth. turq. Të lumtë
Arnaut- em. turq. shqiptare, shqiptar i ardhur në Turqi
Bereqet- mb. turq. Harmoni (përdoret në shenjë falënderimi)
Çarshi- em.turq. Treg
Cergash- em.serb. Magjup
Çikë- mb.vajzë (mendohet që rrjedh nga serbishtja, kçi, kçer)
Asajde- ndajf. turq. Andej(tregon drejtimin)
Avaz- em. turq. e zakontë, e mërzitshme
Baballë- mb. turq. I patëkeq, shpirtmirë
Helbet- ndaj.turq. Ndoshta, me siguri
Hyzmetqar- turq. Shërbyes
Ingje- em.turq. Gruaja e xhaxhait
Fikall- ndajf. turq. I vetmuar
Kismet- ndaj. turq. Fat(përdoret për të uruar në të ardhmen)
Kyvet- ndajf. turq. Fuqi, forcë
Baski- em. serb. Gozhdë
-
17
Bubrekë- em.serb. Veshkët
Bure- em. serb. Shishe
Certan- em. serb. Film vizatimor
Qebe- em. serb.Batanije
Poqurkë- em. serb. Këpurdha
Prashit- f. serb. Skalit dheun
Prashak- em. serb. Pluhur për tretje
Pod- em. serb. Dysheme
Penzija- em. serb. Penzion
Porez- em. serb. Tatim
Pivë- em. serb. Birrë
Prekulicë- em. serb Rimorkjo
Opshtinë- em. serb. Komunë
Mrezh- em. serb. Rrjetë
Magaricë- em. serb. Gomaricë (prapashtesa icë nga serbishtja)
Kuqnicë- em. serb Frenë
Kupatillë- em.serb. Banjo
Krajlicë- em.serb. Mbretëresha
Skllopkë- em. serb. Ndërprerës
Slikë- em.turq- Fotografia
Stan- em. serb. Banesë
Smenë- em.serb. Ndërrim, orar në punë
Stanica- em. serb. Stacion
Stol- em. serb. Ulëse e vogël
Supë- em.serb. Stacion policor
Sudar- serb. Ndeshje
Tanir- em. serb. Pjatë
Teslicë- em. serb. Sqepar
-
18
Ulicë- em. serb. Rrugicë
Vullon- em. serb. Timon
Zejtin- em. serb. Vaj
Zagar- em. serb. Qen gjahu
Zit- em. serb Muri
Ezhel- em.serb. Orator, i shkathët nga goja
Hasret- em. turq. Djalë/vajzë e vetme si gjini apo si fëmijë
Berber- em. turq. Ai që e ka për mjeshtëri të qethë flokët
Jatgan- em. turq. Pushkë
Pilaf- em. turq. Oriz
Bure- em. serb. Fuqi
Domaçica- em. serb. Zonja e shtëpisë
Sklub- em. serb. Giliqe, që bëhen rreth syrit
Stubc- em. serb. Dru i trashë, hu
Sud- em. serb. Gjykatë
Aman- pasth. arab. Pashë Zotin!
Buçuk- em. turq. Ngushtë, e ka punën buçuk, ngushtë.
Bajraktar- em. turq. Flamurtar, krushku që e mban flamurin në dasmë
Bajat- em. turq. Që e ka humbur vlerën(bukë, gjellë, është bërë e mërzitshme)
Çirak- mb. turq. Ndihmës, në formë ironie, gjoja ke bërë shumë
Dogri- ndajf. Menjëherë.
Gafil- ndaj. turq. Në gjendje të papërgatitur
Izëm- ndajf .turq. Leje për të shkuar(a po na jepni izën)
Jakne- em. serb. Xhaketë
-
19
Mast- em. serb. Yndyrë, mjet shërues
Pumpa- em. serb. Pompa
Agë- em. turq. Zoti i shtëpisë, por që përdoret edhe për moshën e vjetër si formë nderi
Azgan- mb. turq. që ka shtatë të lartë, i shkathët, sy patrembur
Tezak- em. turq. Çuni i tezes
Dërzhavë- em. Shtet
Digitron- em. serb. Teledirigjues
Frizheder- em. serb. Frigorifer
Ostallë- em. serb. Tavolinë
Okolinë- em. serb. Rrethinë
Jadranka- em. serb. Sandale
Kadë- em. serb. Vaskë
Kastravec- em. serb. Trangull
Kauç- em. serb. Divan
Kërrni- em. serb. Bajame
Kimik- em. serb. Stilolaps
Kfaqill- em. serb. Lidhëse
Kolicë- em. serb. Karrocë
Kompir- em. serb. Patate
Krajl- em. serb. Mbret
Mesele- em.turq. Tregim, ndodhi
Msit- mb. turq. Personi që shkon, shkuesi
Nalet- em. turq. Dreq
Pasterm- em. turq. Mish i konservuar për ushqim dimri
Sade- turq. Pa sheqer (kafe)
Sarillak- em. turq. Sëmundje e verdhëzes
Serbez- ndajf. turq. I trimëruar
-
20
Vesvese- turq. Dyshim
Zullum- em.turq. dëm, i bën dëm
Pirun- em. turq. Vilushkë
Shtapiq- em. serb. Shkopinj të njelmët
Shafciger- em. serb. Kacavidë etj.
-
21
4.2. Problemet fonetike dhe gramatikore në të folmen e Nivokazit
Nivokazi, është ashtu si edhe i gjithë qyteti i Gjakovës flet dialektin e gegërishtes.
Më poshtë do t’i theksojmë disa gabime fonetike, gramatikore dhe leksikore.
Ndër përdorimet më të shpeshta që bëhen në të folmen e Nivokazit janë:
përdorimi i zanores hundore ậ që i kunërpërgjigjet ë në standard p.sh., nậna –nëna, hậna-hëna,
dhậnë-dhënë, njậni-njëri etj.
•Rotacizmi: syni-syri, vena-vera, zani-zëri etj.
•Asimilimi i grupeve bashkëtingëllore me-mb, -nd, që dalin si: m, n. P. sh.:
kama-këmba, kumull-kumbull, mesa-mbesa, veni-vendi, katun-katund, huna-hunda,
shnet-shëndet etj.
Kemi mjaft raste kur zanorja a kthehet nëpërmjet ë p.sh:
livrit (lëviz-lëvrit), livroj(lëvroj), livdoj(lavdoj) etj.
Zëvendësimi te bashkëtingëlloret -nj me-j, ku ndodhet sidomos në fund të fjalës te shumësi i
emrave. P.sh: ftonj-ftoj, hunj-huj, thonj-thoj etj.
Po ashtu në togjet vokalike -ie, është asimiluar në -i, p.sh: mill (miell), dielli (dielli) etj.
Kalimi eu në -ë i hasim në disa raste si p.sh:
Vetëll-vetull, hekër-hekur, flutër-flutur, lepër-lepur etj.
•Parafjalët e gjuhës shqipe ndër, nën, në të folmen e Nivokazit, dëgjohen si nër. P. sh.:
Nër tavolinë (nën tavolinë), e kam nër men (e kam ndër mend) etj.
•Aglutinacioni si fenomen i përngjitjes së fjalëve si tek të gjitha të folmet e gegërishtes gjithashtu
edhe në Nivokaz kemi raste të tilla si: çatje e lash librin - që atje e lashë librin, çanej shkova-
që andej shkova, knej osht ruga-këtej është rruga, anej është shkolla-andej ështe shkolla
etj.
Po ashtu edhe te numërorët pas numrit dhjetë, p. sh:
Dymdhet (dymbëdhjetë), pesëmdhet (pesëmbëdhjetë), tetëmdhet (tetëmbëdhjetë) etj.
-
22
KREU V: Etnografia e të folurit në Nivokaz
Pamje nga fshati Nivokaz
-
23
5.1 Këngë trandicionale që këndohen në Nivokaz
Këngë folklorike:
Albulena o moj prita prita
Ndal sulltan o se t’erdhi dita
Skëndërbeu o prej majes kalit
Si rrufeja o po zbret prej malit
Skëndërbeu o ja boni betë
Po të zuna o në Albulenë
Asnjë i gjallë o nuk do t’shpëtoj
Fushën gjaku o do ta mbuloj
Marr ushtrin o e morri ika
E vrenoci o se zu prita
Dhe prap pash o se t’zu rreziku
Mjerë kush mbeti o e lum kush iku
Albulena o moj gropa gropa
Met ushtria o moj mish për korba
Për vend ton o mor për liri
Albulenë o e bojm Arbni
•Qenka pjekur shega
O moj vajz rekjane
Prit pak ta ul degën
Se ti sheg mu bane
Ule kpute mori shegen
-
24
Te kuqe si gjaku
Me ta puth pak synin
Po me djeg maraku
O moj vajz rekjane
O moj si ere e detit
Kur zbret nga kalaja
Te burrat e begut
Her si vala e Drinit
Her si vale fushe
O moj vajz rekjane
Ka me tmar per nuse9
•Këngë të çiknisë
Shuni gra e o shuni fëmijë
Do ta mbajna mori pak qetsie
Pak qetsie o duhet me majte
Per me nie o lulen tu kajte
Shuni gra e o nja pes dakika
Se kjo osht o nata për çika
Kaj moj lule o moj kaj se shkove
Dy her ngryk oj lule nuk na more
Kaj oj moter e ule shamijen
Qysh pe len oj moter vetem shpijen
Kaj oj lule mori n’shami t’kuqe
Neser mbrama o bajrak ner nuse
9Marrë nga grupi folklorik SH.K.A Zenel Imeri, Nivokaz, 2019
-
25
Këngë të nusërisë
Këtij vllaut t’nuses ju gzoft zemra
Na qoj nuse lis me rrema
Lis me rrema tanë degë degë
Poj vjen era mollë e shegë
Molla hahet, shegu piqet
Qehrja nuse nuk po hiqet.
Mori nuse lule ftoni
Boll e pive ujt e kronit
Ujt e kronit te bon zarar
Hajde te na se bon sefa
Bon sefa tu nejt ner hije
Te pikin bujlija per mi krye10
10
Tregoi: Time Sylaj, 67 vjeçare, Nivokaz, mars 2019.
-
26
5.2. Fjalë e shprehje nga të folmet e Nivokazit me rrethinë
U kry pazari/ka përfunduar tregu
Kurrnja nuk menon qysh duhet/asnjë nuk mendon si duhet
Jam kan sot paradite n’shpi tane/kam qenë sot në shtëpinë tënde
Pjeki do kallamoqa/piqi disa misra
Veshi qito tesha/vishi këto rroba
Jam kan lodh/kam qenë lodhur
Shko qasajde, mos hajde ksajde/shko andej, mos eja këndej
N’paqe qef shko/nëse ke dëshirë shko
Dertin tond kush se kish/problemin tënd askush s’e ka
Ah un i mjeri/ah unë i gjori
Kqyri punt e veta ti/shihi punët tua
A ja ki dhan haberin/a ja ke dhënë lajmin
Zoti ju qoftë sabrin/Zoti iu dhashtë durimin
E kanë nxanë sehiret/e kanë zënë magjitë
Koka bo rruga skllotë/qenka bërë rruga ujë (bora në të shkrirë)
Nshoja shkamin gjyshit/lëshoja karrigen gjyshit (ulëse e vogël prej druri)
Koka gzu për japin e re/qenka gëzuar për shtëpinë e re
Jom merdhi n’ket mraz/jam ftohur në këtë acar11
11
Tregoi: Time Sylaj, 67 vjeçare, Nivokaz, mars 2019.
-
27
5.3 Fjalë të urta:
Dita e mirë shihet në mëngjes!
Me ni lule s’qel Pranvera!
Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron!
Gruja e shtin dreqin në shishe!
Burrë e gru si mish e thu!
Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi!
Trego me kë rrin të të them se kush je!
Ma mir sokol një herë, se sorr gjithëherë!
Kush e kesh, e vesh!
Foli plakës të dëgjoj nusja!
Qeni që leh nuk kafshon!
Buk e kryp e zemër!
Çka ka shpija, kallzon fmija!
Sot je, nesër s’je!
Guri pushon në vend të vet!
I duruari, i fituari!
Kush s’ka kokë, ka këmbë!
Burrë e grua si mish e thua!
Dardha bien nën dardhë!
Ai që di më së shumti, flet më së paku!
Shprehje të ndryshme:
Elhamdulilah, të ruajtë Zoti, pasha Natën e Madhe, Allah ty t’kofshim falë, Bismilah, Evallah,
aksham, sabah, etj.
-
28
5.4 Tregim tradicional nga jeta e banorëve:
Dita e Verës
Dita e Vers ktyneher u festojke me 14 Mars e zgatke dy dit, krejt njerzia e postafat fmija, dilshin
naper fusha, knojshin, lujshin e mledhshin lula e djemt mledhshin edhe gllija. Krejt masditja
shkojke tuj u en naper fusha, npromje u mledhshim krejt u bojshim kallabllak naper oborr e i
dhezshim gllijat e fmija sa mujshin i kapercejshin. Ne saba pa zbardh dita na grat shkojshim te
kroni me i lag kuleqt e sa u kthejshim ne shpi, i sterpikshim qoshet e shpis per mos me pas buba
vers, masne krejt robve te shpis jau lagshim ftyren per mos me i nxon ethet.
Ju jepshim edhe omelsina e vo fmive tu ju thon: kofshi tomel si sheqeri e tbardh si voja.
Fmija kur u qojshin nsaba, e prekshin me dor ka ni cop hekur se e kan per mir, e qishtu ton diten
e urojshim njoni-tjetrin, u mledhshim me kujshi e vishin edhe musafir, e tan kjo u bojke per me
na pru fat, shnet e dashni e me i lon krejt tkqijat mas.12
12 Tregoi: Hanumshahe Ahmeti, 84 vjeçare, Nivokaz, mars 2019. Tregimi i paraqitur është shënuar ashtu siç e ka treguar personi në fjalë.
-
29
KREU VI
Përfundime
Në këtë punim synuam që përmes disa shqyrtimeve të materialeve të ndryshme, bisedave apo
këshillave, të vëmë në dukje fjalë të huaja që janë një numër i madh prej tyre, sidomos ato turke
dhe sllave të futura në leksikun e gjuhës shqipe. Tashmë një numër i madh i huazimeve përdoren
në fshatin Nivokaz dhe në rrethinë, ky fakt sjellë problem në komunikimin e përditshëm, pasi që
mesazhi që përcjellë folësi nuk është plotësisht i qartë dhe e bastardon gjuhën tonë të pasur.
Po ashtu në punim, është paraqitur historiku, kultura, arsimimi i fshatit Nivokaz. Kemi paraqitur
edhe traditat, zakonet dhe doket të cilat janë pasqyrë e kulturës së pastër dhe të lashtë të
Nivokazit.
Metodat që kemi përdorur në trajtimin e çështjes sonë, i kemi të mbështetutra në punime, pastaj
në vëzhgimin dhe interpretimin e folësve të kësaj treve.
Jemi përpjekur që përveç disa fjalëve të huaja t’i pasqyrojmë edhe disa nga gabimet kryesore
fonetike, gramatikore dhe leksikore që bëhen vazhdimisht në të folmen e fshatit tim.
Vijmë në përfundim se në arealin e të folmes së Nivokazit, si dhe në rrethinë të saj, është
konstatuar se ka një përdorim konsiderueshëm të fjalëve të huaja, madje shumica prej tyre janë
plotësisht të panevojshme.
Duke pasur një gjuhë kaq të bukur dhe të pasur nuk na ka mbetur fare nevoja që të përdorim fjalë
të huaja. Përkundrazi ta mbrojmë dhe t’ia dimë vlerën sepse shumë atdhetarë luftuan dhe dhanë
jetën për lirinë e këtij vendi dhe për të folurit e gjuhës shqipe.
-
30
Literatura e shfrytëzuar
THOMAI Jani, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2002.
QABEJ Eqrem, Studime gjuhësore III, Rilindja.
SHKURTAJ Gjovalin, Kultura e gjuhës, Tiranë, 2006.
RAKA Fadil, Historia e shqipes letrare, Prishtinë, 2005.
ISMAILI Rexhep, Studime për historinë e shqipes në kontekst ballkanik, Prishtinë, 2015.
http://gjakovaportal.com/al/
https://www.koha.net/
http://gjakovaportal.com/al/https://www.koha.net/