universiteti i gjakovës - edukimi.uni-gjk.org domi.pdf · barabartë duke...

31
1 Universiteti i Gjakovës DzFehmi Aganidz Fakulteti i Edukimit- Gjakovë Programi: Parashkollor Punim Diplome Tema: Formimi i koncepteve gjuhësore te parashkollorët nëpërmjet këndit të matematikës dhe lojërave Mentori: Kandidatja: Prof. asc.dr. Xheladin Zymberaj Gentjana Domi Gjakovë,Shkurt, 2018

Upload: others

Post on 31-Aug-2019

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

1

Universiteti i Gjakovës

Fehmi Agani

Fakulteti i Edukimit- Gjakovë

Programi: Parashkollor

Punim Diplome

Tema: Formimi i koncepteve gjuhësore te parashkollorët nëpërmjet këndit të

matematikës dhe lojërave Mentori: Kandidatja:

Prof. asc.dr. Xheladin Zymberaj Gentjana Domi

Gjakovë,Shkurt, 2018

Page 2: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

2

Abstrakt........................................................................................................................... 3

1.Hyrje............................................................................................................................. 4

2.Parimi themelor i të mësuarit dhe edukuarit te fëmijët parashkollorë........................... 7

3. Formimi dhe zhvillimi I koncepeteve gjuhësore........................................................... 8

3.1 Të folurit, si aftësi dhe shprehi gjuhësore e komunikuese ......................................... 10

3.2 Artikulimi.................................................................................................................... 10

3.3 Leximi.......................................................................................................................... 11

3.4 Të folurit dhe të shkruarit........................................................................................... 12

4.Numrat dhe gjuha............................................................................................................ 12

4.1Përdorimi i numrave për të treguar sasitë...................................................................... 13

4.2Përdorimi i fjalëve për të treguar numrin e objekteve.................................................... 14

4.3 Përdorimi i treguesit numerik........................................................................................ 16

5. Gjeometria ....................................................................................................................... 18

6. Të kuptuarit e hapësirës dhe raporteve hapësinore përmes gjuhës.................................. 19

7.Loja,metodë mësimore e zhvillimit të koncepteve fillestare gjuhësore........................... 20

7.1Lojërat fëmijërore............................................................................................................ 21

7.2 Lojërat me blloqe logjike................................................................................................ 24

7.3.Lojërat me thupra të ngjyrosura....................................................................................... 25

8. Konceptet gjuhësore përmes krahasimit të numrave,objekteve,figurave etj…………… 25

-Përfundim…………………………………………………………………………………. 27

-Literatura................................................................................................................................ 30

-Jetëshkrimi............................................................................................................................. 31

Page 3: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

3

Abstrakt

Formimi i koncepteve gjuhësore nuk është një proces i lehtë që mjafton të dëgjosh fjalën dhe pastaj ta

përsëritësh.E folura është marrëdhënje. Eshtë proces i gjatë,që fillon me një ngarkesë shumë të fuqishme

emocionale ku përfshihen të gjitha shqisat dhe strukturat e vjetra dhe të reja të psikës së njeriut,përfshirë

këtu edhe atë “forcë’’ që ka ka vetëm gjuha e njeriut për të artikuluar fjalën.kur foshnja vjen në këtë botë

menjëherë fillon nga ‘’puna’’për të realizuar këtë proces kaq të ndërlikuar dhe njëherazi të thjeshtë.

Gjuha,te folurit zanafillën e ka në kërkesat praktike, sociale e materiale pra duke filluar nga nevojat

jetësore që janë paraqitur. Duke pasur parasysh se puna edukativo-arsimore është shumë komplekse, e

ndërlikuar dhe më përgjegjësi si asnjëherë më parë dhe se fëmijët kanë intelekt më të zhvilluar e kërkesat

edukativo-arsimore shtohen përherë duhet që të fillohet në inkuadrimin e shumë subjekteve me qëllim që

t’i plotësojmë interesat e fëmijëve sot.

Qëllimi kryesor i shkollës në përgjithësi dhe i mësueses në veçanti duhet të jetë zhvillimi i dijeve e

shkathtësive të fëmijëve të cilat mund t’i përdorë në jetën e tij reale. Atyre duhet t’u ofrohen gjëra të

këndshme e interesante, me qëllim që të dëshirojnë të mësojnë dhe vetëm kështu njohuritë e shkathtësitë

e arritura do t’i ruajnë gjatë tërë jetës. Aktivitetet kreative në klasë si loja dhe matematika japin mundësi

që nxënësit të zhvillojnë njohuritë për gjuhën në përgjithësi, përvetësojnë teorinë, të zhvillojnë praktikën

etj.

Prandaj, edhe puna jonë në përgjithësi është përqëndruar në ndikimin që kanë aktivitetet kreative

si;lojërat e ndryshme dhe matematika në formimin e koncepteve gjuhësore.

Page 4: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

4

1.Hyrje

Për mësuesit e kopshtit,nuk është e mjaftueshme vetëm njoja e ‘’shtegut’’,përgjatë të cilit realizohet

përmbajtja e caktuar mësimore,për leksionet e caktuara duhet të gjykojë;

-Pse është e domosdoshme të ketë ‘’lojë më shume’’ e ‘’mësim më pak’’?

-Si të krijojmë ngazëllim në mesin e fëmijëve?

Të qënit interesant në suazat e mësimit fillestar në parashkollor,përherë përmban elemente të

lojës,garës,mendjemprehtësis dhe argëtimit.1

Shkencëtarët kanë zbuluar se eksperiencat apo veprimet që mbushin ditët, muajt dhe vitet e para të një

fëmije mund të kenë një ndikim vendimtar në formimin e trurit, në karakterin që ai do të ketë në të

ardhmen, si dhe në zgjerimin e aftësive prej të rrituri. Në këtë kontekst, të rriturit që e rrethojnë dhe

kujdesen për fëmijën, qofshin këta prindër apo edukatorë, janë përgjegjës për të ardhmen e tij, prandaj në

punën me të vegjlit ata duhet të udhëhiqen nga motoja: “Vitet e para të jetës janë të vlefshme për gjithë

jetën”.2

Aktivitetet e ndryshme kreative të organizuara dhe të udhëhequra nëpërmjet formave të punës në grupe

apo individuale zgjojnë interesim dhe kërshëri të veçantë te të gjithë fëmijët,pa përjashtim.Gatishmëria

dhe ndjenja ‘’për të luajtur’’nëpërmjet mësimit fillestar gjuhësor,çelë shtigje të reja në përballimin e

sfidave të ndryshme.Ky orientim nëpërmjet lojës e me premisa loje i redukton dukshëm burimet e

abstraksionit dhe monotonisë.Nëpërmjet ‘’lojërave matematike’’ përvetësohen dituri,aftësi dhe shpehi të

caktuara gjuhësore të cilat kanë mundësi të zbatohen drejtpërdrejt në jetën e përditshme të fëmijës.3

Duke u bazuar në hulumtimet e ndryshme shkencore aktuale dhe nga ato që u thanë më lartë arrijmë në

konkludim që zhvillimi i njohurive,nocioneve dhe koncepteve të reja gjuhësore sot ,bëhet duke e bërë

integrimin e lojës,matematikës dhe aktiviteteve të ndryshme kreative. Duke bërë ndërlidhjen e aspektit

psikologjik,pedagogjik dhe zhvillimit kognitiv të fëmijëve.

1 Jaka, Bedri. (2013), Lojërat matematike me metodikë, Prizren-Siprint, fq. 21 2 Bruner, J. S. (1957). Going beyond the information given. New York: Norton. 3 Jaka, Bedri. (2013), Lojërat matematike me metodikë, Prizren-Siprint, fq. 24

Page 5: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

5

Nga ajo se si mund të ndikojë matematika në zhvillimin e koncepteve gjuhësore mund të ketë disa

sygjerime si psh. përmes;numrave dhe veprimeve,gjeometrisë dhe hapësirës,modelet dhe

marrëdheniet,matjeve etj.

Numrat dhe veprimet

Përdor fjalët duke për të treguar numrin e objekteve etj.

Gjeometrisë dhe hapësirës

Vëzhgon vendndodhjen dhe eksploron format në një mjedis

Modelet dhe marrëdhëniet

Njeh marrëdhënier dhe përdor modelet në një mjedis

Matjet

Përdoret matës dhe bën krahasime

Numrat dhe veprimet Gjeometria dhe hapësira

Modelet dhe marrëdhëniet Matjet

Page 6: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

6

Ndërsa sa i përket lodrave dhe lojërave në formimin e koncepteve gjuhësore,mund të themi që janë faktor

mjaft i rëndësishëm që i mundësojnë fëmijëve që përmes argëtimit të zhvillojnë komunikimin fjalësor ose

verbal.Përmes lodrave fëmijët mësojnë emërtimet tyre,funksionet e tyre,ngjyrat,klasifikimet,marrëdhëniet

etj.Kjo mund të bëhet qoftë ndërmjet bashkëmoshatarëve dmth gjatë lojës fëmijët mësojnë nga njëri

tjeri,ose nga prindërit dhe edukatorët të cilët njëkohësisht i argëtojnë dhe i mësojnë fëmijët.

Pikëpamjet programore të edukimit parashkollor fillojnë me idenë që ‘’fëmija mëson përmes lojës’’ e cila

përfaqëson mënyrë të veçantë të të menduarit.Të folurit ‘’më shumë lojë’’ dhe ‘’më pak mësim’’ në

edukimin parashkollor ishte një ‘’hap i guximshëm dhe vizionar’’ i cili u emërtua si ‘’zbulim i shpirtit

njerëzor’’4

4 Montesori,M; Upijaju i u ,Beog ad, , f

Page 7: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

7

2.Parimet themelore të të mësuarit dhe edukuarit në moshën parashkollore

Parimet që kanë udhëhequr autorët në përzgjedhjen e veprimtarive që paraqiten në libër janë reflektimi i

parimeve moderne të zhvillimit dhe të të mësuarit në moshën parashkollore, që mbështeten në teoritë e

zhvillimit të Piaxhesë, Vigotskit, Eriksonit etj.

Po i përshkruaj këto parime shkurtimisht, me qëllim që të rriturit, të dinë të orientohen në përdorimin e

tij dhe të ndërgjegjësohen për rolin dhe rëndësinë që ka njohja dhe realizimi i këtyre parimeve në punën

me fëmijët parashkollorë.

1. Fëmijët mësojnë më mirë kur kënaqen nevojat e tyre fizike dhe ndjehen psikologjikisht të qetë

dhe të sigurtë.

2. Fëmijët janë pjesëmarrës në ndërtimin e njohjes së tyre. I përshtatur ky parim me veprimtaritë e

kopshtit, madje dhe të shtëpisë, do të thotë që sistemi i njohurive që fitojnë dita-ditës është një

proces ndërveprimi dinamik, fizik dhe social.

3. Fëmijët parashkollorë mësojnë nëpërmjet bashkëveprimit me të rriturit dhe fëmijët e tjerë.

4. Fëmijët mësojnë duke luajtur. Nëpërmjet lojës fëmijët mund të vëzhgojnë, eksperimentojnë dhe të

veprojnë. Këto elemente janë thelbësore për procesin e formimit të njohurive dhe ndihmojnë në

shprehjen e mendimeve

5. Interesi dhe nevoja për njohuri të reja motivojnë të mësuarin. Fëmijët kanë nevojë t’u japin

kuptim veprimeve të tyre. Veçanërisht në kopshte, mësueset duhet të njohin interesat e fëmijëve

dhe të zbulojnë ato tema që nxisin kërshërinë dhe dëshirën e tyre për të vepruar.

6. Zhvillimi dhe të mësuarit mbart karakteristika individuale. Çdo fëmijë ka ritmet dhe

karakteristikat individuale të rritjes dhe të zhvillimit, si dhe stilin e të mësuarit.5

Duke iu përmbajtur parimeve të lartëcekura ,duke i bërë fëmijët të ndjehen të sigurt,të pranuar, të

barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind

kontribuojmë në mirërritjen e një individi dhe një shoqërie të shëndoshë.

5 Mato, E lehta. Ka a i, P a ve a. Një otë pë t u z ulua , Ti a ë, , f .

Page 8: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

8

3.Formimi dhe zhvillimi I koncepteve gjuhësore

Gjuha është përbërje e ndërlikuar simbolesh,që ushtron ndikim në regjistrimin e përvojës së një

individi,në ruajtjen e informacioneve mendore,në përcaktimin e mendimeve dhe në përçimin e kuptimit

të tyre prej një individi te tjetri ose te të tjerët.6

Të gjithë e dimë se aftësia më e rëndësishme që i nevojitet fëmijës për të pasur sukses është komunikimi i

cili bëhet përmes bashkëveprimit ndërnjerëzor por edhe përmes të lexuarit (njohjes së shkronjave).

Si mësuesit ashtu edhe prindërit mund të zhvillojnë aftësit komunikuese të fëmijëve përmes udhëzimeve

të shënuara më poshtë;

1.Lexojini çdo ditë fëmijës për të paktën 15 min.

2.Flisni ju vetë për vizatimet apo pikturat dhe kërkoni që edhe fëmijët t’i përshkruajnë ato.

3.Bëjini pyetje dhe këmbëngulni të merrni përgjigje me fjali të plotë e jo vetëm me një fjalë.

4.Tregoni një ngjarje,tregim apo përrallë dhe lërini fëmijët që ta marrin me mend çka do të ndodhë më

pas.

5.Nxitini vazhdimisht fëmijët të ritregojnë ngjarje u kanë mbetur në mendje ose pjesë të parapëlqyera të

një përralle.

6.Kërkojini fëmijës të ‘’shpikë’’një përfundim të ri për ngjarjen,tregimin apo përrallën.

7.Shkoni bashkë me fëmijën në librari dhe lërini të zgjedhë libra të rinj.

8.Inkurajojeni leximin ‘’gjoja’’.Kjo ndodh kur fëmijët shohin vizatimet apo figurat e një libri dhe

‘’shpikin’’se ç’mendojnë dhe ç’thonë ato.

9.Nxitini vazhdimisht që të dallojnë shkronjat në mjedisin përreth,si për shembull në letrën e

çokollatave,në tabela lajmërimesh etj.

10.Bëni lojëra dëgjimore dhe kërkoni nga fëmija që të identifikojë fjalët që fillojnë me të njëjtin tingull.

11.Grumbulloni sa më shumë materiale për këndin e gjuhës dhe leximit.Mbusheni këtë kënd me

materiale për të mësuar lexim e shkrim si p.sh;

6 Nushi,P.Ju iku,N.Be xulli,D. Psikologjia XI ,P ishti ë f .

Page 9: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

9

-shkronja magnetike

-libra,revista,gazeta e katalogë

-letra,lapsa,pastela dhe bojëra

-kompakt-disqe me muzikë për fëmijë dhe regjistrime tregimesh për fëmijë7

Shkronja magnetike Libra me figura

Letra,lapsa,pastela dhe bojëra Libra me udhëzime

7 Ermioni Hoxha Cekani, Metodika sipas fushave të zhvillimit, Polis, Tiranë, 2012, fq. 13

Page 10: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

10

3.1 Të folurit

Në psikologjinë gjenetike zhvillimi i të folurit konsiderohet se është në lidhje të ngushtë me zhvillimin e

të menduarit.Formimi i nocioneve rrjedh paralelisht me emërtimin foljor të tyre.Rendi i të mësuerit të

fjalëve dhe nocioneve zhvillohet duke filluar prej fjalëve konkrete,si,bie fjala,karrika,shtrati,lapsi etj.dhe

duke kaluar në nocione abstrakte,që emërtohen me terme e fjalë të veçanta,siç janë nocionet dhe termat e

tyre;drejtësia,nderi,turpi etj.8

Imagjinoni sikur shkoni në një vend ku s’kuptoni çfarë ju thonë të tjerët,sepse atje flitet gjuhë

tjetër.Pastaj imagjinoni sikur studioni për pak kohë gjuhën e këtij vendi dhe filloni të kuptoni pak e nga

pak.Kështu ndodh edhe me fëmijët e vegjël.Ata lindin pa e ditur gjuhën,dhe pas pak vitesh,dinë qindra

fjalë,si dhe mësojnë rregulla gramatikore dhe sintaksore.Sipas sugjerimeve të literaturës

bashkëkohore,aftësitë e zhvillimit tëtë folurit mund të ndahen;

-artikulimin i tingujve

-gjatësinë e fjalëve

-dëgjimin,

-leximin9

3.2 Artikulimi

Artikulimi është mënyra se si fëmija shqipton fjalët dhe tingujt.Disa tinguj ose shkronja janë lehtë për t’u

shqiptuar,kështu që mësohen para të tjerave,si p.sh;a,u,p,m,n,t,l etj.Ndërkohë disa tinguj të tjerë

f,s,z,h,v,dh,zh etj,fëmijëve mund të kenë vështirësi deri kur të shkojnë në shkollë.Synimi për këto

grupmosha duhet të jetë që fëmija të flasë aq qartë sat a kuptojnë të tjerët.10

Kur fëmija fillon të zotërojë tingujt,ai I vendos bashkë ata për të formuar fjalë dhe,më pas,fjali të

shkurtra.Sa më i vogël të jetë fëmija,aq më të shkurtra janë fjalitë.Për shembull,tre vjeçari mund të

thotë;’’shiko qeni.’’Fëmija katërvjeçar mund të thotë;’’Shiko,qeni i madh.’’Fëmija pesë vjeç mund të

thotë;’’Shiko qeni i madh ngjyrë kafe.’’Ndërsa fëmija gjashtë vjeçar mund të shtojë edhe hollësi të tjera

dhe mund të shprehet ‘’Shiko,qeni i madh ngjyrë kafe po e tund bishtin.’’Fëmija më i madh në moshë ka

8 Nushi,P.Ju iku,N.Be xulli,D. Psikologjia XI ,P ishti ë f . 9 Ermioni Hoxha Cekani, Metodika sipas fushave të zhvillimit, Polis, Tiranë, 2012, fq. 14 10 Ermioni Hoxha Cekani, Metodika sipas fushave të zhvillimit, Polis, Tiranë, 2012, fq. 15

Page 11: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

11

praktikuar më shumë të folurin dhe ka një fjalor më të pasur,kështu që përdor fjali më të zgjeruara e më të

vështira.

3.3 Leximi

Leximi përforcon aftësitë gjuhësore dhe i lejon fëmijët të dëgjojnë ritmin e gjuhës,fjalët e ndryshme dhe

mënyrën apo radhën e vendosjes së tyre në fjali.Po kështu ,leximi ndihmon edhe për zhvillimin e

përqendrimit të tyre.Nganjëherë,fëmijët mund të pëlqejnë që një ngjarje të caktuar ta dëgjojnë

vazhdimisht.Prandaj është e këshillueshme që t’ua lexojmë përditë përrallën apo tregimin për të cilin

tregojmë interes,sepse kështu ata janë duke zbuluar fjalë dhe struktura të reja fjalish.

S’duhet të harrojme se,shpeshherë,fëmija imiton jo vetëm të folurën e prindërve apo të edukatorëve,por

edhe fjalët e personazheve,që i dëgjon nga leximi i përrallave dhe tregimeve,dhe kjo gjithashtu është

shumë e rëndësishme për zhvillimin e koncepteve gjuhësore tek fëmijët parashkollor.

3.4 Të folurit dhe të shkruarit

Bashkë me përvetësimin e gjuhës së folur ,fëmijët e grupmoshave 3-6 vjeç fillojnë të bëhen të

vetëdijshëm edhe për gjuhën e shkruar.Kur fëmija shikon emrin e vet të shkruar,gjëja e parë që mëson të

dallojë është forma e kësaj fjale të veçantë.Marrim për shembull emrin ‘’Emi’’.Vajza që quhet Emi mund

të mësojë që emri i saj ka një vijë vertikale dhe mbi të hiqen edhe tre vija tjera horizontale;një më

siper,një në mes dhe një poshtë.Më vonë ose në hapin tjetër,Emi do të zbulojë shkronjat jo thjesht format

e tyre të bukura.kur Emi të shikoj emrat e fëmijëve të tjerë në grup,do të shohë disa shkronja që janë të

përbashkëta me emrin e saj.Shumë shpejt,do të dëgjoni thënie të tilla,si;’’Ej,ti ke një ‘m’tek emri yt,siç e

kam edhe unë te emri im’’.11

11 Ermioni Hoxha Cekani, Metodika sipas fushave të zhvillimit, Polis, Tiranë, 2012, fq. 16

Page 12: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

12

4.Numrat dhe gjuha

Numërimi, mbi të cilin zakonisht mëshojmë vëmendje dhe ku shumë fëmijë ia dalin mbanë goxha

mirë, është thjesht një anë e nocionit të numrit. Mendoni përdorimin e ndryshëm të numrave në kontekste

të ndryshme:

«vizato 3 mollë»

«kush është i treti në rradhë?»

3-shin në katin e 3-të të pallatit

3 nëntori në kalendar

3-shin mbi pajisjet e matjes (metër, peshore, orë, etj)

Autobusin nr. 3, etj12

Fëmijët nuk i perceptojnë të gjitha këto përdorime të ndryshme me të njëjtën mënyrë që i perceptojmë

ne të rriturit.

Dialogu i një të vogli me babanë e tij, që vjen më poshtë, tregon shumë qartë si i ndërtojnë fëmijët

kuptimet e tyre:

«Një djalë 3,5 vjeç i përgjigjet pyetjes së një të rrituri se qeni ka 4 këmbë. «Po lopa?», pyet babai i tij.

«Ka më shumë.», thotë djali. «Sa këmbë ka lopa?», insiston babai. «Katër», përgjigjet i vogli. «Si, edhe

ajo katër? Pra, të njëjtat me qenin, apo jo?», «Jo!»,thotë përsëri djali, «Ka më shumë, është një katër e

madhe».

12 Ermioni Hoxha Cekani, Metodika sipas fushave të zhvillimit, Polis, Tiranë, 2012, fq. 167

Page 13: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

13

Në kopsht do të shikoni fëmijët:

Të njohin simbolet numerike në pika të ndryshme rreth tyre, në autobus, në çmimet e artikujve, në

faqet e librave, etj.

Të shkruajnë numrat, (disa herë mbrapsht , por të mos ju shqetësojë kjo).

Të numërojnë me krenari sasi objektesh dhe të përdorin me lehtësi zaret në lojëra tavoline.

Të zgjidhin probleme të lehta mbledhjeje dhe zbritjeje në aktivitetet e përditshme.

Të njohin figurat gjeometrike, por dhe disa veçori të tyre në ambientin përreth.

Të bëjnë matje dhe krahasime me mjete të posaçme, por dhe jo të posaçme (p.sh. masin me

këmbë, por dhe me metër).13

4.1 Përdorimi I numrave për të treguar sasitë

Arritja i referohet aftësisë së fëmijëve për të kuptuar numrin, i cili përfaqëson një sasi të caktuar. Tre

treguesit kryesorë për të vlerësuar aftësitë e fëmijës në njohjen e numrave dhe bërjen e veprimeve janë:

1.Tregon interesim për numërimin dhe sasinë;

Përdor gishtat për të treguar numrat (p.sh.tregon pesë gishta për të treguar moshën)

Përsërit vjersha,këngë dhe lojëra me numra

Numëron objekte familjare,jo gjithmonë në mënyrë korrekte (p.sh.të numërojë

lodrat,anëtarët e familjes etj)

13 Mato, E lehta. Ka a i, P a ve a. Një otë pë t u zbuluar, Tiranë 2010, fq. 70

Page 14: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

14

Pyet se sa janë ose sa bëjnë

2.Numëron mekanikisht;

Numëron nga 1 deri në 10 ose më shumë;

3.Numëron objekte në mënyrë të kuptueshme;

Numëron katër artikuj (p.sh. lapsa,kukulla,makina) në mënyrë të saktë

Merr aq artikuj sa i kërkohen (p.sh.merr 5 artikuj kur i thuhet ‘’Ylli më jep 5 lapsa të

lutem’’).

4.2 Përdorimi i fjalëve për të treguar numrin e objekteve

Arritja pasqyron rritjen e njohurive të fëmijëve dhe përdorimin e fjalorit të shoqëruar me numra dhe sasi.

Katër janë treguesit kryesorë për vlerësimin e aftësisë së fëmijës për të treguar numrin e objekteve:

1.Përdor fjalët krahasuese për numrat;më shumë/më pak, më i madh/më i vogël,i njëjtë etj.

Sheh veten dhe të tjerët dhe përcakton se kush ka më shumë lapsa,lodra etj.

Krahason objektet e tij me të shokut dhe përcakton nëse kanë të njëjtën sasi;

Pyet, "Sa më shumë se mua ke?".

2. Kombinon objektet dhe përcakton se sa janë;

Vendos lapsin e kuq, të verdhë dhe blu bashkë dhe numëron se sa lapsa janë gjithsej;

Di që tri vetura dhe dy kamionë bëjnë një total prej pesë objektesh - makina;

3. Ndan objektet dhe përcakton se sa janë;

Merr pjesë në lojën me gishta, këngë ose tregime të cilat kanë në përmbajtje numra dhe

numërime;

Di që tri vetura dhe dy kamionë bëjnë një total prej pesë objektesh - makina;

4. Eksploron, vëzhgon pjesët e së tërës në kontekstin e jetës së përditshme;

Thotë (jo gjithmonë saktë), "Unë kam një portokall të plotë" ose "Unë kam një çerek ose

gjysmë kokrre mollë".

Page 15: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

15

4.3 Përdorimi i treguesit numërik

Arritja i referohet aftësisë së fëmijës për të identifikuar dhe për të zgjidhur personalisht probleme të

kuptueshme nëpërmjet numrave. Pesë treguesit kryesorë për vlerësimin e aftësisë së fëmijës në këtë fushë

janë:

1.Përdor vizatimin për të treguar numrat;

Bën vizatime për të treguar madhësinë dhe sasinë e anëtarëve të familjes (p.sh.i shkurtër/i

gjatë/i madh/i vogël);

Bën një vizatim për të treguar numrin e objekteve

2.Identifikon numrat në situata të jetës së përditshme;

Njeh numrat deri në 10 në telefon,ashensor,kompjuter,makinë llogaritëse etj.

Page 16: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

16

Gjen dhe emërton numrat në libra dhe simbole

3.Përdor numëroret rreshtorë (i pari,i dyti...i fundit);

Identifikon pozicionin në një rresht fëmijësh ( p.sh kush është i pari,i dyti...etj)

Vendos tre objekte në një rresht dhe i tregon se kush është i pari i mesit dhe i fundit;

Tregon pozicionin e objekteve (i pari,i dyti...i pesti etj

4.Shkruan disa numra deri në 10;

Krijon dhe sajon numra me plastelinë,karton etj;

Përpiqet të shkruaj sa vjeç është ai/ajo;

Përpiqet të kopjojë një numër të shkruar;

5.Krahason numëroret sipas sasisë;

Kur luan një lojë në mënyrë korrekte vendos numrat sipas simboleve ose hapësirës në

fushë;

Përdor numrat magnetik për të treguar sasinë e objekteve

Page 17: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

17

Page 18: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

18

5. Gjeometria

Në formimon e koncepteve gjeometrike,enkas për fëmijët e moshës parashkollore duhet të kihet

parasysh që këto nocione të përmbajnë veçori dhe ligjësi të botës reale,pavarësisht nga abstraksioni i

tyre.Mbi këtë bazë dhe për këtë arsye shfrytëzohen shembuj gjithëpërfshirës nga rrethina e drejtpërdrejt e

fëmijës.Më këtë rast, duhet përfill parimi i konkretizimit,i cili fëmijës ia mundëson që më lehtë,ta vërej

dhe pranojë vetinë e objektit,pamjen e figurës dhe prekjen e tij,aty ku e ka të orientuar vëmendjen!’’Të

vërejturit nuk bën të konsiderohet vetëm si ‘’vështrim vizual’’i objektit,por ai duhet të depërtojë edhe në

të ‘’prekurit’’ e objektit me dorën e vet fëmijëve,madje jo vetëm një herë por deri sa të ‘’kënaqen me

prekje’’14

Në të gjitha fazat e formimit të një koncepti gjuhësor gjeometrik,fëmija duhet të jetë aktiv.Ai nuk është

vetëm vëzhgues i modelit apo vizatimit,por edhe ‘’arkitekt’’i ndërtimit të tij.P137e fëmijët e moshës

parashkollore,formimi i konceptit gjeometrik duhet të mbetet në stadin e të ashtuquajturës gjeometri

konkrete,me pamje dhe prekje.15

14 Jaka, Bedri. (2003), Metodika e ësi it ele e ta të ate atikës , Prishtinë-, fq. 42 15 Jaka, Bedri. (2013), Lojërat matematike me metodikë, Prizren-Siprint, fq. 39

Page 19: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

19

6.Të kuptuarit e hapësirës dhe raporteve hapësinore përmes gjuhës.

Kuptimi i hapësirës dhe orientimi në të,për çdo fëmijë është i një rëndësie të posaçme,madje

jetike,pikërisht si shkëputjet e hapave të parë që e bën ai si foshnje.të cilët e çojnë drejt ecjes së

tij.Rrethana e posakrijuar ia mundëson fëmijës një komunikim cilësor në mjedisin shoqëror ku

jeton,luan,dhe mëson,fillimisht duke i vërejtuar dhe ‘’prekur’’raportet (relacionet,lidhjet)hapësinore;më

pas duke i shprehur ato me fjalë e së fundi duke i shkruar,skicuar e shënuar me shkronja,shenja e

simbole.16

Kështu gjatë jetës dhe lojës së përditshme,ata shfaqin vlerësime të këtilla;

- ‘’Unë ulem prapa teje,sepse jam më i rritur se ti’’

- ‘’Përballë shtëpisë sate është shkolla’’

- ‘’Lartë në katin e dytë,bën vapë’’

Kjo mënyrë e të shprehurit futet edhe në lojë,e cila do kultivim,si hyrje pë t’i kuptuar e shprehur raportet

hapësinore.Kjo është në pajtim me shkallën intuitive të intelegjencës,në të cilën ndodhet fëmija.Situatat

dhe rrethanat konkrete jetësore nga rrethina e drejtpërdrejt e fëmijës duhet shfrytëzuar,nëpërmjet mjeteve

shprehëse grafike.17

16 Jaka, Bedri. (2013), Lojërat matematike me metodikë, Prizren-Siprint, fq. 177 17 Latkovi M. Metodika po et ih ate ati kih poj ova Beog ad ,f .

Page 20: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

20

7.Loja,metodë mësimore e zhvillimit të koncepteve fillestare gjuhësore

Loja është aktivitet psiko-fizik shumë i rëndësishëm në jetën e hershme dhe të mëvonshme fëmijërore,e

‘’qëndisur’’ me efekte të shumta edukative dhe pedagogjike për të mësuar dhe zhvilluar konceptet e para

gjuhësoreqëndrim,veprim dhe mësim të pavarur,për ta dashur shoqërinë,jetën,bashkëpunimin dhe

punën,shton ‘’orekse’’shkathtësie,mençurie,mendjemprehtësie dhe krenarie.

Në përgjithësi,lojërat e karakterit intelektual janë janë të shoqëruara me efekte dhe rezultate,karakteristikë

kjo e çdo pune.Ndryshimi ndërmjet lojës dhe punës së njëmend qëndron në atë që ‘’rrjedha e lojës’’nuk

vështrohet si e ‘’mirë materiale’’.Loja bëhet për t’u dëfryer dhe zbavitur;për t’u argëtuar!Çdo lojë ka

fillim dhe mbarim,zakonisht i përcjellë me gëzim e hare.

Karakteristikat e lojës janë;

- Loja është aktivitet i vetvetishëm (spontan)dhe i lirshëm;

- Qëllimi i çdo loje është më i vlefshëm se rezultati i saj;

- ‘’Kurora’’e lojës dhe rrjedha e saj përmbajnë disa të panjohura;

- Loja është e përmbledhur,mund të fillojë dhe mbarojë në çastin e njëjtë;

- Rregullat e lojës dhe marrëveshjet e ndërsjella pranohen;18

Për zhvillimin gjuhësor në përgjithësi mund të zhvillojmë disa aktivitete ose lojëra të cilat njëkohësiht

shërbejnë për të mësuar dhe argëtuar.Lojra të tilla janë;

-Gjeje emrin tënd,në këtë lojë fëmijët i kanë të shkruar emrat letra të vogla dhe pasi që t’i kryejnë lëvizjet

e caktuara nga edukatorja deri te vendi ku janë emrat e shënuar,pastaj secili e gjenë emrin e vet.

-Loja me fjalë,kjo lojë ndihmon që fëmijët të njohin dhe identifikojnë fjalë të caktuara.Shkruhen disa

fjalë dhe shpërndahen në një mjedis ku do të zhvillohet loja.Caktohet se si do të lëvizin fëmijët gjatë

zhvillimit të kësaj loje (p.sh.duke kërcyer pupthi) dhe u caktohet një fjalë p.sh.molla pastaj njëri prej

fëmijëve caktohet kapësi dhe të tjerët vrapojnë deri tek ‘’molla’’në mënyrë që kapësi mos t’i arrijë

Loja me rimë,kjo lojë i ndihmon fëmijëve të njohin dhe identifikojnë fjalët me rimë.Shkuhen disa letra

me fjalë të ndryshme (p.sh. borë-dore,mali-kali,ylli-pylli) pastaj njëri prej fëmijëve caktohet kapësi dhe të

tjerët vrapojnë.Në mënyrë që fëmijët tjerë mos të zihen,kapen nga kapësi ata duhet të prekin fjalën që

rimon me fjalën e njëjtë që edukatorja e ka në dorë.

18 Jaka, Bedri. (2003), Metodika e ësi it ele e ta të ate atikës , Prishtinë-, fq. 42

Page 21: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

21

-Loja ‘’Trego emrat e sendeve që ke në figurë’’,Kjo lojë zhvillon vëzhgimin,të folurit dhe zgjaron

fjalorin.Në tavolinë shpërndahen foto të gjësendeve të ndryshme dhe nga fëmijët kërkohet që të

identifikohen objektet në figura.

-Loja ‘’Tregoni se çfarë bëjnë fëmijët’’ Kjo lojë zhvillon të menduarit dhe të folurit,pasuron fjalorin

me fjalë e shprehje të reja.Fëmijëve iu shpërndahen foto me fëmijë duke kryer veprimtari të

ndryshme dhe nga nxënësit kërkohet të shpjegohet se çfarë janë duke bërë fëmijët në foto.19

19 Ermioni Hoxha Cekani, Metodika sipas fushave të zhvillimit, Polis, Tiranë, 2012, fq. 33-34

Page 22: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

22

7.1 Lojërat fëmijërore

Pikëpamjet programore të edukimit parashkollor fillojnë me idenë që ‘’fëmija mëson nëpërmjet lojës’’e

cila përfaqëson mënyrë të veçantë të të menduarit.Të futurit më shumë lojë dhe më pak mësim më

edukimin parashkollor ishte një hap i guximshëm dhe vizionar i cili u emërtua si ‘’zbulim i shpirtit

njerëzor’’20

Loja paraqet veprimtari kreativedhe qëndrimi i fëmijës ndaj lojës është aktiv.Loja gjithnjë plotësohet dhe

bëhet më tërheqëse po qe se tek ajo janë zbuluar elemente të reja.Fantazia krijuese dhe zgjuarsia

fëmijërore e plotësojnë boshllëkun eventual që ka loja! ‘’Pë zhvillim motivi,lojës i përket rëndësia

kryesore’’21

Duke qenë se loja dhe lodrat janë faktor kyq që ndikon në zhvillimin psiko-social të fëmijës,me kalimin e

kohës ato janë zhvilluar,sofistikuar është bërë klasifikimi i tyre si më poshtë;

- Lojërat imituese (në këto lojëra fëmijët imitojnë zerat e kafshëve,shpezëve etj)

- Lojërat me role (Aplikohet kur fëmijët luajnë rolin e babait,nënës,shoferit etj duke i veshur edhe

rrobat e tyre dhe imituar sjelljet e tyre)

- Lojërat konstruktive

- Lojëra tavoline (shah,domino, etj)

- Lojëra simuluese (simulimi i policisë,zjarrfikësve,mjekëve etj)

- Lojëra strategjie (ushtarake,lëvizje me vetura)

- Lojëra sporti (çiklizmi,futbolli)

- Lojëra kafshësh (veterinerësh,imitimi i kafshëve etj)

- Lojëra familjare (simulimi i nënës,babait,fëmijës etj)

Nëpëmjet lojës fëmija afirmon aktivitetin vetjak,fiton njohuri dhe përvoja të reja për veten dhe njerëzit

përreth tij.Kontributi i lojës qëndrom në atë që ajo e largon dhe e liron fëmijën nga ‘’ngarkesat

psikike’’;konflikti e ankthi (familjar e shoqëror)stimul moral pë atë çfarë i mungon,plotëson dëshirën dhe

prirjen fëmijërore për ta ndie si i rritur,i mençur dhe i pasur.

20 Mo teso i,M; Upijaju i u ,Beog ad, , f 21 Elko ji D.B. Psihologija de je ig e Beog ad f .

Page 23: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

23

Disa lloje të lojërave fëmijërore

Page 24: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

24

7.2 Lojërat me blloqe logjike

Sot në botë ekzistojnë shumë materiale didaktike,të ngjashme e me emërtime të ndryshme,mirëpo ato nuk

dallohen shumë prej shpikjeve origjinale.Sipas Piazhesë bëhet fjalë për këto shoqërime;

1.Klasifikimi i gjësendeve dhe objekteve sipas ngjajshmërive dhe dallimeve (në shumë mënyra)

2.Krijimi i vargut me gjësende të dallueshme midis tyre

3 Operacionet me numra

Meqenëse fëmijët e moshës parashkollore nuk mund të mësojnë drejtpërdrejt logjikën,për ushtrim dhe

nxënie të logjikës rruga e vetme është ajo nëpëmjet lojës!Është konstatuar se blloqet llogjike të Dienes-it

mund të shfrytëzohen për zhvillimin e mendimit logjik të fëmijëve nga mosha 5-10 vjeçare.

Për fëmijët e moshës parashkollore këto lojëra mund të ndahen në dy lloje;të pa orientuara dhe të

orientuara;

- Lojëra të pa orientuara përfshihen ato,të cilat fëmija nëpërmjet fantazisë personale ‘’shpërbën’’

ose ‘’rindërton’’dhe i klasifikojnë si shumë të dashura dhe aspak të dashura.

- Lojëra të orientuara përfshihen ato lojëra tek të cilat fëmija udhëheqet nën mbikqyrjen e mësueses

së kopshtit ku përfshihen renditjae blloqeve sipas rregullave të paracaktuara,futja e koncepteve

fillestare nga matematika logjike etj.

Page 25: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

25

Konceptet gjuhësore përmes krahasimit të numrave,objekteve,figurave etj

Page 26: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

26

Page 27: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

27

Rekomandime

Të shtohen aktivitete kreative me qëllim që në klasë të nxitet të

mësuarit e dhe zhvillimit të gjuhës në mënyrë sa më të lehtë;

Të përdoren teknika të ndryshme për punë të suksesshme;

Të përgatiten lojë që nxitin të menduarit dhe të folurit tek

fëmijët.

Të krijohet ambient i përshtatshëm në klasë ku fëmijët do të

ndihen lirshëm për të zhvilluar aktivitetet e tyre;

Të nxiten fëmijët të bëjnë aktivitete kreative edhe në shtëpitë e tyre me ndihmën e prindërve.

Nxënësit duhet të aftësohen që të jenë në gjendje të vlerësojnë edhe punen e bashkëmoshatarve të

tyre kështu që do të qartësojnë edhe idetë e tyre.

Page 28: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

28

Përfundim

Mësimdhënia jonë padyshim që po ndryshon nga dita në ditë dhe ne po mundohemi të fusim sa më

shumë inovacione duke u bazuar në përvojat pozitive dhe hulumtimeve të bëra më parë.

Rëndësia e gjuhës dhe koncepteven të saj dhe lidhshmëria me të gjitha fushat e jetës është e madhe.

Prandaj përmirësimi i mësimdhënies së saj është sfida kryesore që e ka përpara vetes secili mësimdhënës.

Mësimëdhënia në përgjithësi dhe mësimi i gjuhës në veçanti është patjetër e drejtuar tek rezultatet dhe

suksesi i fëmijëve që lidhet ngushtë me vlerësimin e tyre. Mirpo vlerësimi i nxënësve ka qenë dhe do të

mbetet gjithmonë çështja më delikate e mësimdhënësve, kështu që është shumë e rëndësishme kësaj

problematike ti kushtohet vëmendje e veçantë. Veçanarisht kur vlerësimi i fëmijëve ndikon në

përmirësimin e suksesit të tyre. Nga kjo kuptojmë se vlerësimi i deritanishëm tradicional sa më shpejtë

duhet të zëvëndësohet me vlerësimin formativ të fëmijëve i cili do të ofroj funksion të trefishtë:

informativ, motivues dhe orientues.

T’i motivoj fëmijët për angazhim të shtuar dhe zhvillimin e aktiviteteve shtesë për tejkalimin e

problemeve të hasura.

Mësuesit duhet të krijojnë një atmosferë të tillë në klasë që fëmijët mos të ndihen të gjykuar, keqkuptuar

dhe vlerësuar përpara se tu ipet mundësia për tu përmiresuar.

Roli i mësuesit është që të zgjedh metodat e duhura të mësimdhënies, mjedisin e përshtatshëm për mësim

dhe të inkurajojë e udhëzojë fëmijët në zbulimin e pavarur te koncepteve të reja.

Duke u bazuar në literaturen e shqyrtuar kam verejtur se problemi nuk ekziston vetem në shoqerinë tonë

por është i pranishem edhe në shoqëritë më të zhvilluara.

Nxënësit në kohë sigurojnë informaten kthyese lidhur me përparimet ose ngecjet e tyre gjatë procesit të të

nxënët. Ata janë treguar më të motivuar dhe inkurajuar për të ndërmarrë veprime për përmirësimin e të

nxënët të tyre.

Në fund, mund të themi se qytetarë të vlefshëm janë ata, që jo vetëm bashkëpunojnë dhe e ndërtojnë jetën

e tyre në harmoni me rendin shoqëror, por tek të cilët mund të kesh besim, se do të dinë t’i interpretojnë

ndryshimet e situatave me kalimin e kohës dhe do të marrin vendime të mençura sesi duhet të sillen në

këto rrethana, në përputhje me të mirën e përbashkët. Për më tepër, ata duhet të jenë të gatshëm t’u

Page 29: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

29

përmbahen vendimeve, që kanë marrë për mënyrën sesi jetojnë në bashkësitë e tyre. Studiuesit thonë se,

për t’u bërë qytetarë të vlefshëm, nxënësit duhet të zhvillojnë këto tipare:

Ndjenjën e vënies së vetes në vendin e tjetrit, që në thelb ka të bëjë me këndvështrimet: të

kuptosh sesi mund t’i përjetojë dikush tjetër ngjarjet dhe, me kalimin e kohës, të jesh në

gjendje të përcaktosh disa synime të përbashkëta me të tjerët si dhe të punosh me ta për

përmbushjen e tyre;

Ndjenjën e efikasitetit, ndjenjën se pjesëmarrja në punët e bashkësisë (klasës, qytetit, kombit)

është e vlefshme, sepse veprimet tona do të sjellin diçka të vlefshme;

Ndjenjën e lidhjes së jetës vetjake me një tërësi më të madhe: pra ndërgjegjësimi për vlerat

dhe qëllimet e veprimeve tona në një kontekst më të madh se vetja jonë, qoftë kjo lufta për

ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, puna për begatinë dhe të mirën reciproke në bashkësi ose

futjen në këtë apo atë kozmologji fetare;

Ndjenjën e integritetit midis bindjeve dhe veprimeve tona: për shembull, në qoftë se dikush ka

bindje të forta, se izolimi i të moshuarve është diçka mizore dhe e gabuar, atëherë ky person

duhet të jetë i gatishëm t’ia kushtojë një pjesë të kohës së vet shoqërizimit me të moshuarit.

Gjithashtu nxënësit duhet të aftësohen edhe të kenë ndjenjën për vlerësimin e njohurive të tyre

momentale, lëshimeve dhe gabimeve gjatë të nxënit për të fituar ide të qarta për ta ndihmuar

veten në përmirësim.

Page 30: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

30

Literatura

-Jaka, Bedri. (2013), Lojërat matematike me metodikë, Prizren-Siprint,

-Bruner, J. S. (1957). Going beyond the information given. New York: Norton.

-Montesori,M;’’Upijajuci um’’,Beograd 2003

-Mato, Erlehta. Kamani, Pranvera. Një botë për t’u zbuluar, Tiranë 2010

-Nushi,P.Juniku,N.Berxulli,D.’’Psikologjia XI’’,Prishtinë 2011

-Elkonjin D.B.’’Psihologija decje igre’’Beograd 1981

-Ermioni Hoxha Cekani, Metodika sipas fushave të zhvillimit, Polis, Tiranë 2012

- Latkovic M.’’Metodika pocetnih matematickih pojmova’’Beograd 1984

Page 31: Universiteti i Gjakovës - edukimi.uni-gjk.org Domi.pdf · barabartë duke ndërvepruar,luajtur,eksperimentuar,motivuar,rrespektuar etj ne si edukatorë dhe prind kontribuojmë në

31

Jetëshkrimi

Jam Gentjana Domi e lindur me 15.05.1988 në Gjakovë. Shkollën fillore e kam përfunduar në Sh.f.

“Mazllum Këpuska” ndërsa atë të mesme në Gjimnazin “Hajdar Dushi” po ashtu në Gjakovë. Pas

përfundimit të shkollës së mesme bëra një pauz gjashtë vjeçare dhe më pas vazhdova studimet në

Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, në Fakultetin e Edukimit - Programi Parashkollor.