strategjia pronave, ekb lista, gosip

24
Dështon votimi i tre ligjeve Partitë marrin 4 ditë kohë për bisedime mbi Fierin »2-3 A KA TRADHTI KOMBËTARE TË AHMET ZOGUT? Sa ishte pamundësia e rezistencës me armë ndaj Italisë »18-19 E PREMTE 16 NëNTOR 2012 VITI VIII, NR. 2824 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com Arben Ahmetaj nuk thotë të vërtetat, do ndjekim rrugën ligjore për zhdëmtimin Reagon CEZ KATEGORITË QË DO TË PËRFITOJNË MË SHPEJT NË NDARJEN E LEKËVE NË 4 VITET E ARDHSHME STRATEGJIA E RE. ETA- PAT NGA DO TË KALOJË KTHIMI FIZIK NË SIPËR- FAQET E MBETURA KOMISIONI PËRCAKTON FONDIN E POSAÇËM NË BUXHET PËR KOMPEN- SIMIN FINANCIAR ENTI I BANESAVE Një mijë familjet që lirojnë banesën dhe ata që marrin »6 SE PRANON NË PUNË Ish-prokurori padit Ina Ramën për shkarkimin Shehu pas vendimit të gjykatës, Kryeprokurorja nuk pranon detyrimin për rikthimin në detyrë Lista e plotë për Tiranën, Durrësin, Vlorën dhe Shkodrën. Enti kërkon zbatimin e ligjit ndryshe gjykata do vendosë ekzekutimin Më datë 21 pezullohen, do të vendosen rregulla të reja. Si duhet të veprojnë ata që kanë planifikuar vizitë në muajin dhjetor Vizat, SHBA ndryshon procedurën e marrjes »4 Nga XHEVAT MUSTAFA PS mes shumë frontesh NGA LEONARD BODURI Opozitë për hir të opozitarizmit Opinion »11 »11 NJOHJA E PRONËS Vendosen pika të reja për kthimin dhe kompensimin »5 MASA NDAJ MALAJT Deputetët e PS-së kërkojnë mbledhje urgjente të grupit »2 »8 »7 OBAMA “ÇËSHTJA PETRAEUS, NUK KA PREKUR SIGURINË” »17 Bota LEONORA JAKUPI IRRITOHET NGA ‘FACEBOOK-u’ GETOAR SELIMI I KëNDON PRISHTINëS ME MELODI SERBE ÇFARë PO I THOTë FRANÇESKA Në VESH ADRIANIT? GENTA Më E “BUJSHMJA”, DAFINA Më E “IMTA” GOSSIP »12-13 TUNA PROVOKON! Paraqitet me bikini në nëntor

Upload: gazeta-metropol

Post on 20-Feb-2016

281 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

strategjia pronave, EKB lista, Gosip

TRANSCRIPT

Page 1: strategjia pronave, EKB lista, Gosip

Dështon votimi i tre ligjeve

Partitë marrin 4 ditë kohë për bisedime mbi Fierin»2-3

A kA trADhti kombëtAre të Ahmet Zogut?

Sa ishte pamundësia e rezistencës me armë ndaj Italisë»18-19

E prEmtE16 nëntor 2012Viti Viii, Nr. 2824Tel: 04 2 233 991Fax: 04 2 233 998ÇmImI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

arben ahmetaj nuk thotë të vërtetat, do ndjekim rrugën ligjore për zhdëmtimin

Reagon CEZ

Kategoritë që do të përfitojnë më shpejt në ndarjen e leKëve në 4 vitet e ardhshme

strategjia e re. eta-pat nga do të Kalojë Kthimi fiziK në sipër-faqet e mbetura

Komisioni përcaKton fondin e posaçëm në buxhet për Kompen-simin financiar

enti i banesavenjë mijë familjet që lirojnë banesën dhe ata që marrin

»6

Se prAnon në punë

Ish-prokurori padit Ina Ramën për shkarkiminShehu pas vendimit të gjykatës, Kryeprokurorja nuk pranon detyrimin për rikthimin në detyrë

Lista e plotë për Tiranën, Durrësin, Vlorën dhe Shkodrën. Enti kërkon zbatimin e ligjit ndryshe gjykata do vendosë ekzekutimin

më datë 21 pezullohen, do të vendosen rregulla të reja. Si duhet të veprojnë ata që kanë planifikuar

vizitë në muajin dhjetor

Vizat, SHBa ndryshon procedurën e marrjes

»4

nga XhevAt muStAfA

PS mes shumë fronteshngA LeonArD boDuri

Opozitë për hir të opozitarizmit

Opinion

»11

»11

njohja e pronësvendosen pika të reja për kthimin dhe kompensimin

»5

maSa ndaj malajTdeputetët e PS-së kërkojnë mbledhje urgjente të grupit

»2

»8

»7

obama“çështja

petraeus, nuK Ka preKur

sigurinë”»17

Bota

• LEonora Jakupi irritohEt nga ‘FacEbook-u’

• gEtoar SELimi i këndon priShtinëS mE mELodi SErbE

• ÇFarë po i thotë FranÇESka në vESh adrianit?

• gEnta më E “buJShmJa”, daFina më E “imta”

GOSSiP

»12-13

tuna provoKon! paraqitet me bikini në nëntor

Page 2: strategjia pronave, EKB lista, Gosip

02 E premte 16 nëntor 2012 •

« politikë

Grupi kuvendor i PS në mbledhje urgjente

Qëndrimi i Malajt irriton deputetët, kërkojnë penalizim

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të zhvillojë një mbledhje urgjente për të diskutuar dhe për të vendosur mbi deklaratat jo në koherencë me linjën zyrtare të deputetit Arben Malaj. Një mbledhje e tillë është kërkuar nga deputeti socialist Fidel Ylli, i mbështetur dhe nga kolegë të tjerë në këtë grup. Ditët e fundit brenda radhëve të ligjvënësve socialistë është krijuar jo pak tension mbi qëndrimet e ndryshme lidhur me kushtëzimin e tri kriter-eve të KE-së me çështjen e qarkut Fier. Takimi

Deputeti i PS-së Fidel Ylli ka kërkuar një mbledhje urgjente të grupit kuvendor socialist, ku të jetë i pranishëm kryetari Rama dhe deputeti Malaj, me qëllim që të sqaro-het në mënyrë institucionale si pozicioni i deputetëve që kanë respektuar linjën zyrtare të partisë, ashtu dhe ata që kanë dalë kundër. Në dy mbled-hjet e fundit që ka zhvilluar grupi kuvendor socialist ky debat ka qenë prezent, duke shtuar dhe përplasjet mes dy rrymave, që janë pro dhe kundër kushtëzimit të votës në Kuvend me qarkun e Fierit. Por momentalisht përplasja është ndalur te deputeti Malaj, pasi ky i fundit ka shfaqur hapur mendimin e tij përkun-drejt qëndrimit të PS-së për votimin e tri kushteve të BE-së, që lidhen potencialisht me marrjen e statusit të vendit kandidat. Përmbledhtazi Malaj është shprehur për medien se pa hequr dorë nga çështja e qarkut të Fierit PS-ja do të veprojë sipas prioriteteve më të rëndësishme për vendin. Madje, nisur nga shigjetimet nga ana e kolegëve të tij mbi këto qëndrime, Malaj ka deklaruar se mungesa e demokracisë, e transparencës apo trajtimi i zhurmuesve si elemente disipline vetëm sa i shtojnë jetën politike Sali Berishës. Ndërkohë së fundi përballja në distancë e deputetit Malaj dhe e ko-legëve që ka kundërshtuar qëndrimin e tij, duke shkuar deri aty sa të kërkojnë dhe një mbledhje urgjente, ku më e pakta do të merret një masë paralajmëruese për përjashtim nga grupi, ka sjellë dhe një përgjigje të drejtpërdrejtë të Malaj. Sipas tij, deputeti Abazi është ekspert për trashësinë e xhamit, ndërsa Fidel Ylli ngatërron PS-së me Federatën e Boksit. Akuzat

Mbledhja e fundit e grupit parlamentar të PS-së u përfshi nga diskutime të deputetëve që shigjetuan kolegun e tyre Arben Malaj për qëndrimet e shprehura në medie. De-putetët Fidel Ylli, Sajmir Tahiri, Sadri Abazi dhe Artan Gaçi, duke iu referuar debatit të

ashpër politik mes PD-së e PS-së, kanë folur me tone të ashpra ndaj deklaratave të Malajt për çështjen e Fierit dhe kanë kërkuar që ai të zbatojë vendimet e grupit par-lamentar për këtë çështje. Sipas tyre, devijimi nga linja zyrtare nuk shihet vetëm te deputeti Malaj, por dhe nga deputetët të tjerë. Për këtë arsye ky grupim deputetësh e sheh jo të për-shtatshme shfaqjen e kolegëve të tyre ndryshe nga pjesa tjetër në një kohë, që sipas tyre, çështja e integrimit është njësoj e rëndësishme për gjithë grupin kuvendor socialist, ka kërkuar që të bëhet një analizë e deta-juar e sjelljes dhe qëndrimeve të deputetëve, veçanërisht sjellja e deputetit Malaj.

“Momenti i votës është shumë i veçantë. Ka një parim: ajo duhet të jepet në raport me ndërgjegjen e individit në detyrim të forcës politike, por në raport dhe me pri-oritetet e vendit. I jam shumë mirënjohës me-dies. Pa mbështetjen e saj dhe pa debatin publik unë dhe kolegët e mi s’do të arrinim të bënim ato reforma që nga 1997-a. Kështu që të mos lodhet asnjë udhëheqës në PS që ta konsiderojë disiplinë apo si kusht faktin që unë komunikoj me opinionin publik.”

Arg

umen

ti i

Mal

ajt

Mësohet se deputetët socialistë që kanë kërkuar mbledhjen urgjente për të bërë një analizë të detajuar të zhvillimeve brenda radhëve të grupit kuvendor socialist insistojnë në faktin se kjo analizë duhet të lidhet jo vetëm me deklaratat e Malaj në kundërshtim me linjën zyrtare të PS-së për kushtëzimin me çështjen e Fierit të tri ligjeve të BE-së, por dhe me të gjitha zhvillimet, duke insis-tuar në respektimin e rregullores së këtij grupi parlamentar.

pri

tmër

itë

në p

S

Kuvendi nuK mundi të votojë tre liGjet e inteGrimit

politika dështon, i jep vetes 4 ditë kohë për bisedime

Albana lika

politika shqiptare dështoi në miratimin e tri ligjeve që kërkojnë tri të pestat e

votave, ligje për cilat ndërkom-bëtarët kanë kërkuar mira-timin e tyre para dhënies së opinionin për statusin e ven-dit kandidat. Klasa politike ka përgjegjësinë politike të gjejë një zgjidhje para datës 20 nën-tor, kohë kur Komisioni Euro-pian do të nisë hartimin e ra-portit të tij lidhur me progresin që ka bërë vendi ynë që nga 10 tetori. Në këtë datë KE-ja prezantoi raportin e progresit për vitin dhe i vendosi kushte me qëllim rishikimin e vendimit në fillim të muajit dhjetor. Të majtët deklaruan votën kundër. Ky qëndrim u mor në konsideratë nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila nuk i futi në proces votimi tri ligjet. Në këtë mënyrë mazho-ranca i dha kohë si opozitës, ashtu dhe vetes për të shfrytë-zuar të gjitha mundësitë dhe hapësirat, me synim arritjen e një konsensusi mes palëve. Përdorim i kësaj praktike të përsëritur nga kryeparlamen-tarja u paralajmërua më herët nga Kryeministri Sali Berisha. Ai bëri ofertën e fundit poli-tike. Sipas saj, opozita ose duhet të pranonte ofertën e vendosur prej disa ditësh në tryezën e saj për zgjidhjen e çështjes e kryesimit të këshillit të qarkut të Fierit me mocion mosbesimi, ose të niste punën për diskutimin dhe miratimin e tri ligjeve të integrimit. Për të zgjedhur mes të dyjave opoz-ita ka katër ditë kohë. “Propo-

zimi im i fundit është ky: nëse doni nga sot e deri më datën 20 në çdo kohë, 24 orë në 24 orë, si kryeministër jam i gat-shëm të shfrytëzoj atributin tim kushtetues për të mbled-hur parlamentin për t’i votuar ato ligje. Doni të mblidhemi në mesnatë? Doni të dielën në mesnatë apo të hënën deri më datën 19, në mënyrë që t’i çojmë Brukselit atë mesazh që po kërkon?” - tha Kryemi-nistri Berisha. Ftesa deri në lutje për votën e deputetëve të opozitës nuk mungoi as nga Kryetarja e Kuvendit. Ajo qysh në çelje të seancës

u kërkoi deputetëve të opoz-itës t’i votojnë këto ligje. “Ne kemi nevojë për votat tuaja për tri ligje që presin në ax-hendën e parlamentit, ndaj i ftoj të gjithë kolegët e opoz-itës që të bashkojmë votat për ligjin për Gjykatën e Lartë, për nëpunësin civil dhe për Rregulloren e kuvendit. Këto janë ligje që na kërkohen dhe për të cilat nevojitet vota juaj. Nëse nuk do të duheshin vo-tat tuaja, nuk do t’u isha lutur. Të votojmë këto tri ligje dhe të mos zhgënjejmë as familjet tona, as elektoratin tonë, as të huajt”, - tha kryeparlamentarja.

ProPozimi dhe bATuTAT

Berisha – Pra, propozimi im është propozim dinjitoz, është njëlloj sikundër t’ju them unë juve se pavarësisht se si voton Paulini (Sterkaj), t’ju them “jo”, se Paulini nuk mund të votojë kundër meje. Por voton ai kundër meje, sigurish që voton kundër meje. Ky është vend i liri, ky është rregull i lirisë.

Paulin sterkaj - Duke justifikuar lëvizjen time me Këshillin e qarkut të Fierit, unë mandatin e kam nga pop-ulli, nuk jam i deleguar. Ju lutem e dini se çdo gjë e kam me harxhet e mia, unë nuk e dredh si ju nga mëngjesi deri në darkë. Unë mendoj se do të jem prapë deputet, se e marr votën në Malësi të Madhe, por mandati im nuk është si votat e tua të klonu-ara. Mos ma përmendi emrin, se më bëni reklamë. Mos ma përmendi për të kryer punët tuaja, pasi ju e dini që nuk do të ratifikohet marrëveshja e qeverisë shqiptare në PE dhe ju Fierin nuk do ta lëshoni.

Berisha - Çfarë ju propo-zohet juve? Unë ju vlerësoj ju, është ai tjetri që ju quan kooperativistë. Unë mund t’ju vë nofka nga më të çudit-shmet, por jo kooperativistë. Kooperativistë jeni për atë ju, keni vlerën e kooperativistëve, që shpërbleheshin me 5 lekë.

Berisha – Zotëri, kërkove 10 minuta dhe 20 minuta. Ato i ke që tani pa ma ditur për nder mua fare. Sepse ato i ka kjo Rregullore dhe unë jam i gatshëm se, meqenëse nuk shkruhet këtu “kry-etari i opozitës”, të shkruhet “kryetrari i opozitës”. Deklaron këtu Rregullorja se me përjashtim të rasteve kur në këtë Rregullore është ndryshe, ka të drejtë të falës 10 minuta për ligjin dhe kur është çështja për program politik dhe përbërjen e Këshil-lit të Ministrave kanë të drejtë 40 minuta. Nuk kam asnjë kundërshtim për këto.

pr

op

oz

iMi i

kr

yeM

iniS

trit

Page 3: strategjia pronave, EKB lista, Gosip

03• E premte 16 nëntor 2012

»politikë

KëShilli i qArKut Fier, oPozitA hedh PoShtë oFertën e KryeminiStrit Për mocion

ruçi: Berisha po kërkon alibi për BrukselinKreu i mazhorancës: Ju doni të bllokoni, por duhet të mateni mirë

eurodePutët diSKutojnë Për StAtuSin e vendit KAndidAt Afati i fundit për marrjen e statusit

Kukan: Jemi të shqetësuar për acarimin e situatës politikeKomisioni parlamentar i

Politikës së Jashtme në Parla-mentin Europian diskutoi dje mbi raportin e eurodeputetit Nikolaos Kuntis mbi integrimin europian të Shqipërisë. Në këtë raport janë përfshirë 141 amendamente, ku është vënë theksi te nevoja për miratimin e reformave legjislative, kritere për marrjen e statusit kandi-dat. Amendamentet reflekto-jnë qëndrime të ndryshme të grupimeve politike për nevojën e forcimit të sistemit të drejtë-sisë, luftën kundër korrupsionit, rritjen e performancës të admin-istratës shqiptare, përmirësimin e të drejtave të njeriut në Sh-qipëri dhe ruajtjen e mjedisit. Ndërkohë pas debatit të zhvil-luar mbi integrimin europian e Shqipërisë raportuesi Nikolaos Kuntis shprehet se raporti i tij është një nxitje për forcat poli-tike shqiptare që të mos humbin

rAporti i pe-sëSipas eurodeputetëve, marrja e statusit të vendit kandidatit duhet ta nxisë vendin që të ofrojë sa më shumë rezultate të prekshme për zhvillimin ekonomik dhe social të qytetarëve shqiptarë. Shumë nga eurodeputetët kanë përkrahur kërkesën për shtimin e dy amendamenteve: ai për hetimet e pavarura për ngjarjet e 21 janarit dhe trajtimi i ish-të burgosurve politikë. Raporti në Komision do të votohet më 22 nëntor. Parlamenti pritet të votojë rezolutën për Shqipërinë në seancën plenare të dhjetorit.

shansin për marrjen e statusit të kandidatit në dhjetor. “Ne kemi pasur një debat të fryt-shëm mbi amendamentet në gjirin e komisionet të punëve të jashtme. Mendoj se në tërësi debati dhe amendamentet janë interesante dhe mbi këtë bazë unë do të përmirësoj dhe pas-uroj raportin tim mbi Shqipërinë. Të gjitha grupimet politike janë dakord për thelbin, që është mbështetja për statusin e kan-

didatit. Shpresoj të mbarojmë së shpejti dhe ta votojmë rapor-tin final më 22 nëntor në këtë komision dhe më pas në se-ancën plenare të dhjetorit”, - vuri në dukje eurodeputeti Kuntis. Ndërkohë kryetari i delegacionit të PE-së për Ballkanin, Eduard Kukan, shpreh shqetësimin e tij për zvarritjen e përmbushjes së tri kushteve të mbetura dhe u bën thirrje forcave politike të gjejnë pa humbur kohë gjuhën

e përbashkët për ligjet e integ-rimit. “Ne po presim plotësimin e tri kushteve, siç është artikuluar në rekomandimin e Komisionit Europian. Jam i sigurt se rezoluta e PE-së mbi Shqipërinë do të jetë në të njëjtën linjë me atë të Komisionit dhe do të nxisë ata që duan vërtet ta çojnë vendin përpara. Jemi pak të shqetësuar, se në Kuvendin e Shqipërisë nuk pati marrëveshje lidhur me këtë”, - deklaroi Kukan.

Albana lika

opozita refuzoi kushtet e ofruara nga mazho-ranca dhe miratimin e tri

ligjeve që kërkojnë votat e saj, duke theksuar se Kryeministri Berisha po kërkon alibi tek ajo dhe kreu i saj Edi Rama. Gjatë seancës së djeshme në parla-ment kreu i grupit kuvendor të PS-së, Gramoz Ruçi, tha se gozhda ku ka ngecur sharra e statusit të vendit kandidat nuk janë tri ligjet, por problemet që ka realisht vendi ynë: zgjed-hjet e lira, lufta kundër krimit, lufta kundër korrupsionit dhe liritë dhe të drejtat e njeriut. “Zoti Kryeministër, e kuptoj që jeni në hall, sepse nuk jeni në gjendje, në radhë të parë, të shmangni problemet e mëdha ekonomike dhe sociale që ka vendi. Jeni në shkelje të plotë të ligjit dhe të Kushtetutës, pasi më datën 25 tetor duhet ta kishe mbyllur buxhetin, më datën 2 nëntor duhet ta kishe paraqitur këtu. Sot e kësaj dite nuk e ke kaluar ende në qeveri, pasi je në krizë të plotë, sepse nuk di se ku të gjesh paratë. Madje, ke hedhur tezën jo vetëm që të mos ulet borxhi, por të rritet borxhi. Ti je në hall, sepse s’ke ç’i thua Bruk-selit për përmbushjen e 8 re-komandimeve që ke pasur në dy progresraporte. S’ke ç’ju thua e po kërkon alibinë pse nuk i plotësove dot kërkesat”, - akuzoi Ruçi. Referuar ligjeve konkrete, numri një i kuv-endorëve socialistë akuzoi Kryeministrin se gënjen kur thotë se projektet janë gati për votim. “Gënjen kur thua se ligjet kanë 2 muaj në Kuv-

end. Projektligji i Gjykatës së Lartë është bërë në mënyrë të njëanshme, ligji për admin-istratën publike nuk është në tryezën e parlamentarëve, ndërsa Rregullorja e Kuvendit është ende në komision. Këto tri projektligje flenë në ax-hendën e parlamentit”, - tha kreu i grupit parlamentar të PS-së. Më herët Kryeministri u kërkoi deputetëve të PS-së që të votojnë ligjet, votim nga i cili, siç tha Berisha, i kanë sytë të gjithë shqiptarët kudo ku janë. Ndërsa pretekstet për çështjen e këshillit të Fierit ai e cilësoi nga më absurdet. Kreu i mazhorancës përsëriti propo-

zimin e tij se u jep përgjigjen më të shkëlqyer kërkesave të tyre. Berisha u kërkoi të ngri-hen në lartësinë e përgjegjë-sive që detyra u dikton. “Çfarë ju propozohet juve? Unë ju vlerësoj, por është ai tjetri që ju quan kooperativistë. Koop-erativistë jeni për atë ju, keni vlerën e kooperativistëve, që shpërbleheshin me 5 lekë. Ju mocionin nuk e doni, ju themelin nuk e doni, atëherë ju doni të bllokoni, por duhet të mateni mirë. Jeni njerëz me përgjegjësi të larta, jeni njerëz me përgjegjësi të mëdha para vendit tuaj dhe zgjedhësve tuaj”, - tha Kryeministri.

njohja nga 1920

pas pluralizmit, numërimi i legjislaturave nis nga 0

Kuvendi miratoi me shumicë votash projek-tvendimin e Këshillit të Legjislacionit, i cili përcakton njohjen e legjislaturave që nga viti 1920, dhe numërtimin e tyre që nga 1991. Sipas kryeparlamentares Topalli numërtimi i legjislaturave nga viti 1946 nuk është bërë mbi bazën e një kriteri ligjor. “Numërtimi i legjislaturave nuk është bërë mbi bazën e ndonjë kriteri ligjor, shkencor apo zakonor parlamentar sikurse ka ndodhur te të gjitha parlamentet e vendeve të tjera, përf-shirë edhe ato ish-komu-niste. Pavarësisht nga ndryshimet që ekzisto-jnë në mes të shteteve europiane, numërtimi i legjislaturave të këtyre shteteve ka marrë si kriter thelbësor periudhat në të cilat kanë kaluar këto shtete sidomos kuad-rin kushtetues të tyre. Miratimi i kushtetutave të reja ka sjellë fillimin e një numërtimi të legjislaturave në parlamentet e këtyre vendeve”, - deklaroi kry-etarja e Kuvendit, Topalli.

VendiMi

topalli e tahiri debate për nderimin e lirak Bejkos

Seanca plenare nisi me debate mes Kryetares Topalli dhe deputetit të PS-së Sajmir Tahiri për ish-të përndjekurin Lirak Bejko, i cili ndërroi jetë pas vetëdjegës gjatë grevës së urisë. Deputeti kërkoi që të mbahet një minutë heshtje në nderim të Bejkos, kërkesë kjo që u refuzua nga mazho-ranca. “Është e vërtetë që ia ka borxh partia jote, partia komuniste, për të gjitha vitet e burgut. Mbani një minutë heshtje dhe kërkoni ndjesë, se pasi i futët në burg dhe nuk kërkoni të falur, pasi u çoni benzinë dhe i digjni për së gjalli, tani dilni dhe i përdorni”, - tha Topalli. Më pas deputeti socialist risolli në vëmendje çështjen e qarkut të Fierit, Gërdecin, por dhe pasuritë e zyrtarëve të lartë e të fëmijëve të Kryeministrit Berisha. “Ty të rroftë kryetari, mor zotëri, se për shkak të tij po merri një njollë turpi në këtë 100-vjetor, që në historinë 20-vjeçare nuk e ka marrë njeri”, - u kundërpërgjigj kryeparlamentarja.

Berisha: Botimet e reja nxorën të vërtetat historike

Kryeministri Berisha tha gjatë vizitës së tij në panairin e librit tha se botimet e prezantuara gjatë këtij aktiviteti nx-orën të vërtetat historike nga bunkeri hoxhist dhe falsifiki-mi primitiv i historisë. Panairi i librit “Tirana 2012”, sjell 1500 janë tituj të rinj, shumica me subjekte nga ngjarje të rëndësishme historike të këtyre 100 vjetëve. “Duhet të pranoj se këtu shkëlqejnë librat e historisë së kombit shqiptar gjatë këtyre 100 vjetëve, libra që i vendosin në piedestal të vërtetat historike 100-vjeçare të sh-qiptarëve, libra që shënojnë një kapitull të ri në të vërtetën historike shqiptare, libra që u japin mundësi qytetarëve të të gjitha moshave të njihen me historinë 100-vjeçare të këtij kombi dhe të këtij vendi. Këto botime realizuan një nga objektivat më madhorë të shqiptarëve për 100-vjetorin: nxorën të vërtetat historike nga bunkeri hoxhist dhe falsifikimi primitiv i historisë”, - tha Berisha.

Page 4: strategjia pronave, EKB lista, Gosip

04 E premte 16 nëntor 2012 •

« SociAle

21 dhjetori AFAti i Fundit Për AtA që duAn të ShKojnë në ShBA

SHBA shkëput vizat përkohësishtAmerika vendos ndryshimin e procedurës së marrjes së vizës

ervin Koçi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të ndërpresë për një

periudhë lëshimin e vizave jo emigruese. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp ambasada bën të ditur se do të ybatojë një procedurë të re aplikimi për vizat joemigruese dhe deri në përcaktimin e plotë të ndryshi-meve nuk do të lëshohen më viza joemigruese ose turistike. Afati i fundit që individët mund të aplikojnë në ambasadën amerikanë në Tiranë për një leje udhëtimi është data 21 dhjetor. Ndryshimet e lëshimit të vizave për në SHBA do të bëhen vetëm me procesin e aplikimit. Në njoftimin e publikuar nga ambasada amerikane thuhet se ndryshimet që do të bëhen në procesin e lëshimit të vizave do të jenë rrënjësore dhe u bën thirrje personave që duan të ud-hëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të nxitojnë për aplikim. “Individët që dëshiro-jnë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara në muajt dhjetor 2012 dhe janar 2013 janë të lutur të aplikojnë për vizë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të shmangin vonesat që mund të krijohen nga ndër-prerja e shërbimeve”, - thekson zyra e shtypit e ambasadës. Po sipas komunikatës, detajet dhe procedurat e reja për aplikimin e vizave do të bëhen të ditura në fillim të muajit të ardhshëm, duke çuar në këtë mënyrë në një ndërprerje të përkohshme të lëshimit të lejeve për të ud-hëtuar për në SHBA. “Detajet rreth procedurës së re do të jenë në dispozicion në fillim të muajit të ardhshëm. Nuk janë planifikuar ndryshime të tarifës së vizës dhe aplikantët, përsëri duhet të paraqiten personalisht

për një intervistë”, - thuhet në komunikatë. Ndryshimet nuk do të prekin tarifat, të cilat do të jenë po ato që paguhen edhe sot. Gjithashtu edhe kërkesat standarde për aplikimin e një leje udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara do të mbeten të njëj-ta. “Ndryshimet lidhen vetëm me procesin e aplikimit. Kërke-sat standarde për kualifikimin për vizë joemigruese do të mbeten të njëjta”, - bën të di-tur ambasada. Me bllokimin e përkohshëm të vizave nga ana e SHBA-ve për shkak të vënies në zbatim të procedurave të reja për marrjen e një vize per-sonat që duan të udhëtojnë për në SHBA për çështje joemi-gruese duhet të kryejnë të gji-tha procedurat sa më shpejt, pasi në të kundërt nuk do të kenë mundësi deri në një afat ende të pacaktuar.

Ndryshimet që do të bëj ambasada amerikane në Tiranë për lëshimin e vizave për qëllim joemi-grues do të bazohen vetëm te procedura e aplikimit. Kjo do të thotë se nuk do të ndiqen më të njëjta hapa, por do për-caktohet në ditët në vijim. Krahas kësaj tarifat për përfitimin e një leje udhëtimi për në SHBA do të mbeten të njëjta. Të pandryshuara mbeten edhe krit-eret standarde që kërkon ambasada për marrjen e një vize.

nd

ry

SHiM

et

Në njoftimin për shtyp të publikuar nga ambasada amerikane thuhet se data 21 dhjetorë do të jetë dita e fundit që do të pranohen aplikimet për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me sistemin aktual të përfitimit të vizave. Pas kësaj date do të ketë një shkëputje dhe më pas do të vijohet me procedurat e reja të aplikimeve. Pra, ata që duan të udhëtojnë për në SHBA gjatë dhjetorit dhe janarit duhet të nxitojnë për të bërë kërkesë.

AfA

ti

dixhitalizimi i sistemit lë pa para invalidët

invalidët në durrës pa keMp që prej një muaji

Drejtoria rajonale e sigurimeve sho-qërore në Durrës ndërpret përkohësisht lëshimin e raportit të KEMP-it për personat me aftësi të kufizuara. Dosjet e të gjithë këtyre personave janë në proces dixhitali-zimi, çka ka pezulluar punën për raportet, duke bërë që dhjetëra veta prej të paktën një muaj të sorollaten pa mundur të blejnë barnat. Nga ana tjetër, Shoqata e Invalidëve Paraplegjikë denoncon një tjetër shkelje për marrjen e raportit të paaftësisë, i cili kërkohet çdo vit. Sipas tyre, paraplegjikët nuk kanë pse të dalin çdo vit në KEMP, sepse gjendja e tyre nuk ndryshon. “Këtu bëhet pisllëku më i madh që ekziston, invalidi paraplegjik do të dalë përgjithmonë në KEMP si invalid pune”, - tha Kujtim Salku, kryetar i Shoqatës se Invalidëve Paraplegjikë. Në Durrës ka mbi 300 invalidë paraplegjikë, që detyrohen çdo vit të merren me vizitat mjekësore dhe procedura të tjera për të përfituar KEMP-in. Vizitat bëhen në të vetmen agjenci që ndodhet pranë gjykatës së shkallës së parë, ku pavarësisht sinjalistikës për të lënë vendin të lirë për invalidët, ai gjithmonë është i bllokuar nga automjete që parkojnë kundër tabelës.

inVAlidët“PërmBArueSi më KA nxjerr në rruGë me Gjithë Fëmijë”

Shkelen vendimet e gjykataveLetër-ankesë në redaksinë e gazetës “Metropol”

Një anëtar i komunitetit egjiptian i qytetit të Fi-erit ankohet në gazetën “Metropol” se përmbaruesit privatë e kanë nxjerr nga shtëpia pa të drejtë, pasi kishte fituar dy herë gjy-qin në gjykatën e shkallës së parë të Fierit dhe në Gjykatën e Apelit të Vlorës. Nëpërmjet një letre-ankesë që ky anëtar i komunitetit egjiptian dërgoi në redak-sinë e gazetës, kërkon që diskriminimi që i është bërë të shkojë në dyert e trupave diploma-tike në Tiranë: tek ambasada e Bashkimit Europian, tek ambasada amerikane, tek am-basada Gjermane etj. Në letër thuhet se ky person e ka privatizuar shtëpinë dhe është pronar i ligjshëm i saj, por përmbaruesi në Fier e ka nxjerrë nga shtëpia me dhunë.

Sipas letrës, është bërë një shkelje e ligjit, pasi brenda në shtëpi përmbaruesi ka futur një person tjetër, i cili e kishte humbur në gjykatë këtë të drejtë. “Futi në banesën time një person të racës shqiptare që unë e kam rrezuar në gjykatën e shkallës së parë të Fierit dhe në Gjykatën e Apelit të Vlorës. Por përmbaruesi racist, duke më sharë dhe ofertuar, më tha se nuk e njeh vendimin dhe unë me

gjithë fëmijët ndodhem në qiell të hapur.” Ky anëtar i komunitetit egjiptian në Shqipëri ndi-het tejet i diskriminuar, pasi në bazë të letrës së sjellë në redaksinë e gazetës “Metropol” është bërë një shkelje e ligjit, duke hedhur poshtë vendimin e dy gjykatave e duke lënë një familje të tërë në rrugë.

Alarmi i iShP-së

20% e fëmijëve në vend janë obezë

Në vend 20% e fëmijëve janë obezë, ose e thënë me thjeshtë, rreth 50 000 fëmijë janë mbi peshë. Kjo është shifra më alarmante e publikuar nga ISHP-ja në 20 vjetët e fundit, duke e parë obezitetin te fëmijët në rritje dhe si shkaktare të një sërë sëmundjesh. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Enver Roshi, duke iu referuar studimeve të bëra nga ky institu-cion, thotë se duhet ndryshuar rrënjësisht sjellja e prindërve ndaj mënyrës së të ushqyerit të të vegjëlve. Kjo nis nga shtëpia, çerdhet dhe kopshtet. Obeziteti është një ndër shkaqet që rrezikon të vegjlit për t’u bërë me diabet dhe drejtori i ISHP-së e sheh me shqetësim rritjen e numrit të diabetikëve. Popullata e diagnosti-kuar me diabet është rreth 60 000, ndërsa shifra reale është rreth 120 000. Kjo gjendje bëhet më alarmante, pasi 10% e fëmijëve në vend rrezikojnë të jenë diabetikë, dhe kjo vjen kryesisht si pasojë e mbi peshës së tyre.

tirana

prej disa vjetësh, në fole merimangash

Që prej disa vjetësh Tirana është kthyer në një rrjetë gjigante merimangash. Kabllot elektrike, telefonike dhe ato që përcjellin linjën e internetit janë varur nëpër pallate, duke u thyer në një rrezik për jetën e banorëve. Ky proces ka nisur që para shumë vjetësh, ku telat telefonikë vareshin nga njëri pallat në tjetrin. Më pas filluan edhe fijet që përcjellin sinjalin e internetit. Ndërthurja e këtyre telave të varur ka krijuar posaçërisht pamjen e një foleje gji-gante merimange. Edhe pse janë çdo ditë para syve të të gjithëve, gjendja vijon të mbetet e njëjtë, dhe kjo jo për faj të ndonjë institu-cioni, por sepse kostoja për të rregulluar këtë problem është tepër e lartë, aq sa do të duhet një fond i veçantë për të rihapur edhe një herë rrugët e asfaltuara në të gjithë qytetin dhe për t’i riasfaltuar edhe një herë. Ky do të jetë problem edhe për disa kohë në qytet.

StAtiStikA

lotaria amerikane, në maj 2013 dalin përgjigjet

Në muajin tetor ambasada amerikane në Tiranë hapi lof-tarinë amerikane. Kjo është një procedure që i lejon njerëzit që të aplikojnë për të fituar të drejtën për të jetuar në SHBA. Lotaria amerikane u mbyll në fillim të muajt nëntor dhe përg-jigjet për aplikuesit do të dalin gjatë muajit prill. Kjo mënyre për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është tepër komode, pasi mundëson sigurimin e lejes së qëndrimit në SHBA dhe rrjedhimisht edhe mundësinë për të punuar atje. Kjo lotari u hartua nga Kongresi Amerikan në vitin 1990 për të reflektuar hapjen e Amerikës ndaj shumëllojshmërisë. Lotaria amerikane është e hapur për popujt e vendeve që kanë dërguar më pak se 50 mijë emigrantë në Shtetet e Bashkuara gjatë pesë vjetve të fundit. Vendet që janë burim i një numri të madh emigracioni janë të përjashtuara nga lotaria. Kjo lotari emërohet në bazë të vitit fiskal të cilit i përket. Ky variant njihet si “lotaria 2013”, sepse vizat do të lëshohen gjatë vitit fiskal 2013, i cili fillon nga 1 tetori 2012 deri më 30 shtator 2013.

Page 5: strategjia pronave, EKB lista, Gosip

05• E premte 16 nëntor 2012

»ekonoMi

etApAt

institucionet, diskutime me kompaninë Çez

Haxhinasto: S’lejojmë ndërprerje energjie për ujësjellësit

Një ditë pasi CEZ njoftoi se do të ndërpresë energjinë për ndërmarrjet debitore të ujësjellësave ka reaguar qeveria. Min-istri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, thotë në një intervistë për një televizion, se kjo nuk do të lejohet. “Kjo nuk mund të ndodhë pasi detyrimet janë të tilla që kjo nuk mund të ndodhë. Energjia ndaj ujësjellësve nuk do të ndërpritet, pasi kjo është me pasoja shumë të mëdha për qytetarët. Qeveria do të marrë masat ligjore që parashikohen për këtë rast”, tha Haxhinasto. Ministri thekson se agjencitë në varësi të qeverisë dhe Enti Rregullator po ndërmarrin të gjitha veprimet për të mos e lejuar ndërprerjen e energjisë tek ujësjellësat. “Të gjithë institucionet që merren me këtë çështje, duke nisur që nga Enti Rregullator, por gjithashtu edhe Ministria e Ekonomisë janë duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm që këtu mos të ketë asnjë kosto për ujësjellësit në drejtim të furnizimit të tyre me ujë për qytetarët”, tha Haxhinasto. Kreu i Ekonomisë konfirmoi se dy ditë më parë mes qeverisë dhe CEZ ka pasur negociata intensive, ku palët kanë pretendimet e tyre, por sipas tij më e rëndësishme është që të vijohet me realizimin e shërbimit të furnizimit të përdoruesve me energji me qëllim që të mos ketë asnjë lloj vakumi në këtë lloj shërbimi kaq jetik.

qytetarët përfitojnë pagesa të ulëta

Bonot e thesarit, ulja e interesave i bën kreditë më të lira

Interesi i bonove të thesarit arriti në ankandin e kësaj jave vlerën më të ulët historike, në nivelin 6.41%. Rënia e intere-save të bonove nuk tregon vetëm çmimin e borxhit të qever-isë, por ka një ndikim të konsiderueshëm edhe në interesat e kredisë për sektorin privat. Jo më kot, Banka e Shqipërisë e vlerësoi uljen e interesave të bonove si hap përcaktues për transmetimin e politikës monetare lehtësuese në ekonomi. Përgjithësisht, interesi i bonove të thesarit është norma referuese për kreditë bankare. Kjo ndodh sepse bonot teknikisht janë një investim me rrezik 0 dhe alternativa kryesore ndaj kredisë. Kredia për subjekte private, qofshin individë apo biznese, kuptohet me interesin e bonove, që përfaqësojnë investim me risk 0, plus një marzh fiks që ndryshon në varësi të profilit të riskut të klientit. Për kreditë që llogariten sipas kësaj formule, rënia e interesit të bonove sjell drejtpërsëdrejti ulje të interesit total të kredisë. Për shembull, kredia për blerje pasurish të paluajtshme jepet nga bankat me interesin e bonove të thesarit plus një marzh in-teresi fiks rreth 3%. Gjashtë muaj më parë, interesi i bonove të thesarit me maturim 12-mujor ishte 7.37% dhe duke shtuar marzhin fiks, interesi ishte rreth 10.37%.

Pas zbatimit rritet pesha gjeopolitike

ndërtimi i gazsjellësit tAp, ja avantazhet për Shqipërinë

Sfida e sigurimit të burimeve energjetike po bëhet gjith-monë e më e madhe për njerëzimin. Gazsjellësi TAP është një projekt madhor energjetik dhe kalimi i tij përmes vendit tonë ka rëndësi shumëdimensionale. Parë në këtë këndvështrim, TAP kontribuon në mënyrë direkte në rritjen e peshës gjeopolitike të vendit tonë, si dhe në stabilitetin e gjithë rajonit. Për më tepër, TAP do të përbëjë një burim të ri furnizimi me energji të vendit tonë tashmë të ekspozuar ndaj riskut të reshjeve apo thatë-sirës. Furnizimi me gaz i TEC-it të Vlorës apo edhe i TEC-eve të rinj do të kontribuojë në stabilitetin e sistemit tonë elektrik dhe do të krijojë kushte të favorshme për ndërtim të parqeve eolike. Ndonëse në mënyrë më graduale, futja e gazit natyror në përdorim në sektorin rezidencial do të kontribuojë në mënyrë të ndjeshme në uljen e dëmtimeve në pyje, si dhe në lehtësimin e rrjetit elektrik tashmë shumë të ngarkuar nga përdorimi i energjisë elektrike për ngrohje dhe gatim. Linja e tubacionit do ketë një gjatësi 800 km, dhe do të sjellë gazin natyror të Kaspi-kut nga Azerbajxhani në Evropë, duke kaluar nëpër Shqipëri. Në fakt, një pjesë e konsiderueshme e tubacionit të TAP do të ndërtohet në vendin tonë, me një gjatësi rreth 204 km në tokë dhe 60 km në det në pjesën shqiptare të detit Adriatik.

proBleMet kërkeSA gArA

Fillojnë diSKutimet Për ndjeKjen e zBAtimit të StrAteGjiSë Për Kthimin dhe KomPenSimin

pronat, ja etapat për mbylljen e procesitTashmë synohet që pronarët të dëmshpërblehen nëpërmjet kompensimit fizik

zgjidhja përfundimtare e procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave

duhet të përfundojë brenda vi-tit 2020 ashtu siç janë përcak-tuar afatet kohore në strategji-në e kthimit dhe kompensimit të pronave. Kjo straegji ka për-caktuar afatet dhe etapat ku do të ecet deri në përfundim të procesit, por një ndër pikat kryesore të saj është fakti që ajo ka në kompensimin fizik të pronarëve dhe jo atë financiar, siç ka funksionuar deri më tani. Pikërisht në kuadër të zbatimit të kësaj strategjie në Ministri-në e Drejtësisë, grupi i punës i ngritur për të siguruar këtë pro-ces, ku marrin pjesë shumë in-stitucione shprehet i bindur se në këtë mënyrë do të mund të zgjidhen në praktikë çështjet e pronësisë. Lidhur me këtë fakt Meri Papakostandini, drejtore e Koordinimit të Çështjeve të Pronësisë theksoi se qeve-ria shqiptare do të përmbushë pesë qëllimet strategjike në të drejtat e pronësisë. Kështu, sipas këtij dokumenti, të gjitha pronat në proces-legalizimit duhet të formalizohen brenda vitit 2013. Sipas strategjisë, brenda vitit 2014 duhet të ketë përfunduar 100 për qind procesi i përkohshëm i nivelit kombëtar nëpërmjet njohjes së pronësisë së subjekteve të shpronësuar. Ndërkohë, pro-cesi i lirimit të shtëpive të ish-pronarëve duhet të përfundojë brenda vitit 2012, ndërsa ai legalizimit të ndërtimeve infor-male vitit 2013. Gjithashtu në bazë të afateve të përcaktuara brenda vitit që vjen duhet të përfundojë edhe procesi i veri-fikimit të titujve të pronësisë për tokën bujqësore. Një ndër detyrat që do të ndihmojë në zgjidhjen e procesit të pronave

është përcaktuar edhe kri-jimi i një skeme efektive unike kompensimi brenda vitit 2013 dhe fillimin e zbatimit të saj ba-zuar në fondin fizik dhe finan-ciar, për subjektet e shpronësu-ara edhe nëpërmjet metodikës se re të vlerësimit të pronave të paluajtshme sipas vlerës së tregut dhe procesit të inventa-rizimit të pronave shtetërore. Në këtë kuadër do të kërkohet forcimi i sistemit të të drejtave të pronësisë dhe mbrojtjes së tyre deri në fazën e ekze-kutimit sipas standardeve të GJEDNj-së në përputhje me

Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë, me qëllim rritjen e sigurisë mbi pronën e fituar me ligj dhe të investimeve mbi të, si dhe të dinamizmit të tre-gut të tokës brenda vitit 2020. Sipas Papakostandinit, në vijim të përmbushjes së detyrimeve deri në vitin 2020 do të real-izohet edhe modernizimi dhe përmirësimi i informacionit nëpërmjet dixhitalizimit të plotë dhe ndërlidhjes së siste-meve që kanë informacion për pasuritë e paluajtshme, përf-shirë hartat, sipas standardeve të direktivës INSPIRE.

Pika kyçe e gjithë procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave

është përgatitja e metodikës së vlerësimit të pasurive të palu-ajtshme për efekt kompensimi. kjo metodike, si proces është

miratuar para dy javësh dhe synon të nxjerrë vlerën e pasurive

bazuar në vlerën reale të tregut. ndërkohë që çmimet që do të llogariten sipas saj pritet të dalin në mesin e muajit dhjetor. skema për-fundimtare efektive e kompensimit brenda vitit 2013 do të bazohet në parimet e plani-fikimit urban afatgjatë. në këtë kuadër do të bëhet ristrukturimi i agjencisë së kthimit dhe kompensimit të Pronave në funksion të procesit të kompensimit, pas një analize të funksioneve dhe eficiencës së saj.

Skema e re e kompen-simit të pronave do të ketë në themel përllogaritjen e pasurive ekzistuese shtetërore nëpërmjet inventarizimit të pasurive të paluajt-shme. Inventarizimi do të identifikojë pasuritë me interes publik që duhet të mbeten pronë e shtetit, pasuritë për mbrojtjen e mjedisit, pasuritë që mund të përdoren për të nxjerrë të ardhura, pasuritë për t’u kaluar në fondin fizik për subjektet e shpronësuara, pasuritë për privatizim dhe ato për ndërtim.

inV

entA

riz

iMi

Në shërbim të faturës së re do të bëhet përmirësimi dhe përditësimi i të dhënave për fondin pyjor dhe kullosor, në përputhje me sistemin kombëtar të regjis-trimit të pasurive të paluajtshme. Kjo strat-egji siguron mjete të tilla si komunikim dhe akses më të mirë mes agjencive shtetërore dhe bazave të të dhë-nave të tyre, dhe lejon sistemet elektronike të reduktojnë kontaktet e qytetarëve me zyrtarët që merren me trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve të pronave.

fon

di •Përfundimi 100% i regjistrimit fillestar sistematik kombëtar brenda

vitit 2013, krijimi i regjistrit elektronik publik të pasurive të paluajtshme.•Përfundimi 100% i proceseve të përkohshme të nivelit kombëtar

nëpërmjet njohjes së pronësisë së subjekteve të shpronësuar, brenda vitit 2014; legalizimit të ndërtimeve informale brenda vitit 2013; lirimit të shtëpive të ish-pronarëve brenda vitit 2012; verifikimit të titujve të pronësisë për tokën bujqësore brenda vitit 2013.

•Krijimi i një skeme efektive unike kompensimi brenda vitit 2013 dhe fillimin e zbatimit të saj bazuar në fondin fizik dhe financiar, për subjektet e shpronësuara edhe nëpërmjet metodikës se re të vlerësimit të pronave të paluajtshme sipas vlerës së tregut dhe procesit të inventarizimit të pronave shtetërore.

•Forcimi i sistemit të të drejtave të pronësisë dhe mbrojtjes së tyre deri në fazën e ekzekutimit sipas standardeve të GJEDNj-së në përputhje me Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë, me qëllim rritjen e sigurisë mbi pronën e fituar me ligj dhe të investimeve mbi të, si dhe të dinamizmit të tregut të tokës brenda vitit 2020.

•Modernizimi dhe përmirësimi i informacionit nëpërmjet dixhi-talizimit të plotë dhe ndërlidhjes së sistemeve që kanë informacion për pasuritë e paluajtshme, përfshirë hartat, sipas standardeve të direktivës INSPIRE, deri në vitin 2020.

Page 6: strategjia pronave, EKB lista, Gosip

06 E premte 16 nëntor 2012 •

« BAneSAt e pronArëVe

Tirana PronarëTIgli Hilmi GugashiHalime Sherif MemishaPanajot Kostandin StratiBujar Rexhep GilaniKliton Rexhep GilaniBujar Rexhep GilaniBujar Rexhep GilaniBurhan Hasan HoxhaKadrije Jonuz HashoZef Bisha (Kisha Katolike)Ramazan Ali KarrociEvelina Cara Irma Mehillaj ( Skenderi) Djana Kellezi Zyhra Baja Fatbardh KazaziThoma Todo TerpoEvelina Cara Irma Mehillaj(Skenderi)Djana Kellezi Zyhra Baja Fatbardh Kazazi Evelina Cara Irma Mehillaj (Skenderi)Djana Kellezi Zyhra Baja Fatbardh Kazazi Evelina Cara Irma Mehillaj (Skenderi)Djana Kellezi Zyhra Baja Fatbardh Kazazi Ali Tahir TopalliZyhra Ahmet HamitajVilfrid Ibrahim ShytiElvana Telat Sakiqi Flutura Ramadan LlapajElvana Tilat Sakiqi Ridvan Telat SakiqiNurxhan Rexhep Gostivari Malva Durim Hatibi Marges Durim HatibiSulejman Ismail HajdariSulejman Ismail HajdariManjola Mithat Stringa Jorgji Thoma KllapaMirgjin Hamdi Rusi Aferdita Hamdi Kone Gjeraqina Hamdi KercikuMirgjin Hamdi Rusi Aferdita Hamdi Kone Gjeraqina Hamdi KercikuMirgjin Hamdi Rusi Aferdita Hamdi Kone Gjeraqina Hamdi KercikuMirgjin Hamdi Rusi Aferdita Hamdi Kone Gjeraqina Hamdi KercikuMirgjin Hamdi Rusi Aferdita Hamdi Kone Gjeraqina Hamdi KercikuMirgjin Hamdi Rusi Aferdita Hamdi Kone Gjeraqina Hamdi KercikuLiljana Seit Matja Suzana Seit Matja Shpeti Seit MatjaMarjana Mand Kume ( Stefa)Gazmend Mitat Sharofi Vasil Foti Xhitoni Nezihat Xhavit Malosmani(Meneri)Shyqyri Xhavit Meneri Fatmir Xhavit MeneriZyhdi Meneri DhurataZyhdi Reci(Meneri)Ilir Zyhdi MeneriBetina Zyhdi Meneri( Xhepa)Ali Zyhdi Xhavid (Meneri)Fatbardh Kazazi Xhelala Stermasi Sajmir Stermasi Adnan Stermasi Fatri Stermasi Rudina Nikoleti Shiroka Xhemal Mahmut BegejaEldjon Myrteza GozhitaZyhra Ahmet Hoxhaj ( Turku) Luljeta Zenel Minarolli (Kerciku) Adri Arjan KercikuTanush Haki MulletiFatmir Qamil Kosta Fadil Petrela Ylber Fadil PetrelaHalil fadil Petrela Seid Fadil Petrela Myrshit Sulejmani VorpsiLiljana Sulejman VorpsiHava Selma Kellezi

Zyhra Ahmet Hoxhaj ( Turku) Bamir Ilmi Shijaku Mervin Faruk Cami Nevila Fruk Cami Diana Cami ( Abdyrrahman) Glenti Bardhyl Cami Stelvi Bardhyl CamiTatjana Vangjel DodbibaEdip Ali Pustina Shefki Maliq PetrelaKujtim Sinan Petrela Bujar Fadil Petrela,HAVA Selman KelleziMyrshit Sulejman VorpsiEmila Hans BonatiSotiraq Perik TrajaniKristal Vasil TaseMihase Abaz ToskaYlber Bajram PustinaVangjeli Kristo BeshiriIlir Zenel SopotiNadire Qinami Mehmet Theodhori PriftiGjylizana DemaSherif Shrif HykaElvira Lazer Daberdaku Engjellush Njazi AvdulajBrikena Eqerem CabejAntoneta Gjon Nikolla,Dhimiter Agap PapajaniGjon Agap PapajaniEduard Pjeter CurcijaBujar Rexhep Gilani, Kliton Rexhep GilaniIlirjan Ferit BardhiAferdita Qazim VorpsiArben Asllan Fida Engjellushe Faik (Mençe) BreguVilma Qazim ZeriIda Tomin Peni, Fation Peni, Musa Peni, Shaqir Vaqari,Gazmend BakiuMihase Abaz Toska (Shahinaj) Dijon Ibrahim Frasheri,Drita Ibrahim KongoliSuzana Ali (Tafaj) MeneriSuzan Thoma ZotoBrikena Eqrem CabejTomorr Qazim HitajRudina Ruzhdi HisoSuzana Osman Qyqja, Ines Eqerem (Qyqja) KapedaniHaxhira Osman Qyqja(Hyka)Ikbale Osman Qyqja (Skenderi) Adriatik Islam Balliu, Fatbardha Qyqja, Gerta Eqrem Qyqja,Andon Sotir PriftiDhurata Zyber Karajani,Fatbardha Zyber Agushi,Fisnik Zyber Preza, Aferdita Zybera HushaFiqiri Abaz Tomja, Faiz Abaz Tomja, Lulzime Abaz Nurce(Tomja)Ilir Arqile XhuliEdlira Osman Reci (Hidi)Skender Ali ReciSuzana Osman Qyqja, Ines Eqerem (Qyqja) Kapedani, Haxhira Osman Qyqja(Hyka),Ikbale Osman Qyqja (Skenderi) Adriatik Islam Balliu, Fatbardha Qyqja, Gerta Eqrem Qyqja,Suzana Osman Qyqja, Ines Eqerem (Qyqja) Kapedani, Haxhira Osman Qyqja(Hyka),Ikbale Osman Qyqja (Skenderi) Adriatik Islam Balliu, Fatbardha Qyqja, Gerta Eqrem Qyqja,Adem, Naim, Abdulla, Agim, Mehmet KasmiElida Mit’hat MatathiaBaedhyl Xhemal KadeshaHajdije Abudulla EleziPajtim Hazbi HoxhaHaki Destan HoxhaMira Muhamet HodoThoma jorgo Marto,Eldiniqi Jorgo Marto, Kristaq Dhimo RikaLindmar Ymer GjinaliRudin Nikoleti ShirokaKristul Vasil TaseAgim Shyqyri Nallbani, Adrian Agim Nallbani

Diana Ali Ciftja,Agim Ali Ciftja, Fatmira Ali QazimiDilaver Fehmi TepelenaDiana Ali Ciftja, Agim Ali Ciftja, Fatmira Ali QazimiFaik Feri DishnicaVangjeli Kristo Beshiri

QiraxhinjTë TiranëEqerem Qerem ShakajHalit VeseliMyzejen Mehmet PitellariSuzana Spiro ShkurtiAhmet Shyqyri ShkreliVehibe Mehmet CaslliEduart CelmetaZihni CukallaRuhi MeroSpiro BeciShkelqim KallogjeriGezim Vincani Fatbardha VicaniFatmira VicaniBujar Pellumbi Nimete ToqiBesnik KonjariQazim Vulka e bija Lici VulkaEmine Drini etjVirgjush Haxhi ShukulliDiana Kapaj Petraq Paci Emi Paci Agim Kapaj Arjana Kapaj Endrit KapajIdriz KonjariHidajet Elmazaj Xhuvxhi BitrajXhavit BakoNadire VilcaniAli Sahit KazaPetrit NathanatiFabardha Myzafer Ismailati Sabri Bekim IsmailatiFlorian Bekim IsmailatiFatime Adem Stermilli Roland Syrja XhungaLaureta Suzana Xhunga Mbarime Naile PulaIgla Gjoka Rena GjokaHatlije Slejman BirceYlli Ismet Birce Vladimir Ismet BirceShkelqim Dervish Gjoka Agron Njazi Lamko Myrteza Hajri Imami Liri Qarri Agron Hajri ImamiBashkim Saku Perlanda Kadzadej Violeta Kadzadej Zef Shabi Nikolina Kavaci Ateme Caushi Demir Gashi Beniamin Coku Fevronia Qendro Neshfer Albert Gjovalin ShllakuNamik KacidhjaDrita Uka Jonuz ShabaTheodhora Pasko Karmelina Dako Paqize Rungo Mehmet KolonjaLulzim Dhimitri Vladimir Dhimitri Silvana Fortuna Qemuran Batku Julian Batku Fire BatkuMehmet Hasani Avni Kepi Panajot Pali Merushe Demi Ceveja Ferdinand KodraciMehmet KodraIsmail Petrela Kasem Hima Dhimiter Terezi Shpresa Koroveshi Sajmir Metohu Fatmir Kamberi Axhem AgolliFatos Shtepani Valentina ShtepaniFekdi Xhevit Drini Lirim Xhevit Orini

Aferdita Dodbiba Gjergji DodbibaIlo Thoma VllakoBesim Hasim MucaIsmail Bushkola Astrit Cela Baftjar Mehmetllari Hajrulla Sejdini Eftimi LitaGazmend Fehim Ramkaj Fatime Halil LikaFerdi Xhevit Drini Lirim Xhevit DriniSulejman Kurushi Kristul BeciShkelqim GoxhajVojo Kole Kola Mehmet Shaban HajderiYmer Malok CorjaShadije Rifat CorjaXhema BelimaniEmine BelimaniAnemko Feti KasemiSkender Veli KasemiLiljana Shyqyri Kapollari Doloreza JorgjiFatmir Zake MuharremiSali Bilal Hafizi Thoma Pandeli Lalo Serxhi Pandeli LaloKristaq MulliriKlearko Kozma Ziso,Arben Klearko Ziso,Sanie Abdulla CelanjSkender Demir Arifi,Rabihane Zyber Arifi,Artan Skender Arifi,Elira Bja Kolanec,Flora Burhan KolaneciZoica Veri dhe Pirro VelRiza Serdari Andan BlloredaBukurije Daja Vera SuvajiaBitije CelaIsa rama Ylli Shaban CaushiShefqet Mahmut TerziuSkender Haki Cicollari,Qemal Haa AdemiKudret MullaymeriMahmut KokaXhevdet Petrela,Sotir Lani,Laver Braho,Jashar BallabaniIlir Qema Kruja,Sokol Qema Kruja,Qemal Myrteza Kruja,Olsi Qemal KrujaGenc Thoma BajkoAferdita Luan Malile,Zihni Nervz mehmeti,Lutfi Bejaz TahiriGezim TabakuEshref Kacurri,Agron Kacurri,Armando Kacurri, Liza Kacurri, Lidia Benusi,Eduard BenusiMarga Llazar ShkurtiKujtim ManushiGenc Tomco,Eleni Tomco,Ivana Tomco, Gen Tomco, Chloe TomcoSotir LitoBesim Shaqir DibraEdlir Andon Cerepi,Adrian Andon CerepiAlma Toska, Maksim Kadiu,Slloba Rama(Xhabir Rama)Ylli CelaFatos Backa, Shpresa BackaElham Qani Zahaj,Ylli Elham ZahajRoland Theodhor Prifti, Hektor Saliko Dudushi,Klement Theodhor PriftiLudmira Prel Gila (Marku)Selami Ferid Skenderi,Bukurije SkenderiEvanthi Qirko, Edmond Merja, Xhevdet (Xhevat ) Merja Nail Curcjali,Ajshe Curcjali,Altina Curcjali,Asllan Curcjali,Genciana CurcjaliDurim Tahir Tahir Qamil Kormaku,Arjan Hysni Beqir,Bukurie DikoMuhamet Shkoza,Vesel KarametaRruzhdi Xhixha, Mbarime ShabaVasil Sotir GaqiQani Vullnet JahoNurije Selman DukaAdrian Shaban DukaBukurosh Hasan Reci, Ahmet Hasan ReciAgim SulceLiri Myrtaj, Vezire Sefedin Bakiu

Margarita Kona, Odise Kona, Spiro KonaRakip BallaSadije BaciAferdita BruziSpartak Shefqet Nano(Mellka), Arben Sotir Papuli, Ylli Zenel Meta,Avni Zenel Meta, Miranda Gani GoxhiTefta Mehmet Goxhi, Merushe Selim KaraKimete Gani XhafaBashkim Mustafa Martiri,Jeta Ali Martiri, Agron Kristo Papajani, Flamur Bektash Bilimana, Arjana Bektash Bilimana,Saimir Shaban Lici, Agron Xhehri LamceMehmet Hasani Avni Kepi Panajot Pali Merushe Demi Ceveja Riza Serdani, Bukurie Daja, Hamdi SuvariaAdriatik Kallulli, Nezihat KallulliMiltiadh ManxhariTeuta MoxhariAgron Bajram LlanajKujtim SheshiShaban Caushi

Durrësi PronarëTAferdita Selim Goxhaj, Andrea Thoma Koxhaj, Genc Thoma KoxhajAndrea Thoma KoxhajTheofan Koco Muzina, Elvira Koco MuzinaIleana Polivaq Strati (Muzina)Agim Katundsi, Jakup Katundsi,Miraxhe Katundsi, Hatlije Katundsi, Fuzije KatundsiEvanthia MunguliMusa CiftciuLindita DhoraArber KadiuArjan KuqiDhimiter TiroGezim KodraAbdulla RexhaNexhmije HoxhaBujar DobiIvone MargaritiHenri JareciErmira ShundiStavri PaçoOdhise Martopullo, Vasil MartopulloOdhise Martopullo, Vasil MartopulloLuljeta HoxhaIda Papa, Polikseni TreskaIda Papa, Polikseni TreskaPavli Tati Agron DobiArben KuqiSuat KalmishtiAishe Rexha Agron DobiMeri Biturku(Lekatari)Lefter MuzinaAndis PapaLuan KasaDeshira MilaqiXhemile DomiTodi Prifti ,Petraq PriftiMeri Biturku (Lekatari)Meri Biturku (Lekatari)Ali Sula, Adamant SulaAli Sula,Adamant SulaAli Sula,Adamant SulaAli Sula, Adamant SulaFuat Bilali Ali Sula,Adamant SulaFamilja TatiMeriban Kadiu, Xhelon KadiuSadije QehajajXhilda DhonatoPerikli JorgjiRozina CurciaFozi Kruja,Agim CitakuAbedin Çitaku, Nimete ZallaVirgjil Sallabanda,Meri HoxhaRifat AliuGanimete KalamishtiIliria Tirana, Skender Tirana,Maja TiranaMejreme JareciPandeli Stratti,Geraldina StrattiEda Vokopola

Arap ToskaHenri JareciMikel Papadhimitri,Elvira BitrajAlbana Mustafaraj(Shijaku)Djana KalamishtiAdrian Nallbani, Agim NallbaniHyjnor KalamishiIkbal MyderiziMakbule VaroshiHilmi DeliallisiXhemile KauAdnan SelfoStavri Furxhi, Dhimiter Tati, Pavli Tati,Vlash TatiSotir Tati, Vasillaq Furxhi,Anest FurxhiKujtim Halil Xhafa Veip BakiriShkelqim KokalariManjola StringaManjola StringaManjola StringaManjola StringaManjola StringaKujtim XhafaElida MatathiaVeip BakiriTedi Prifti Petraq PriftiEtleva XhumariLejla Shijaku Iris CekuLejla Shijaku Iris CekuLejla Shijaku Iris CekuLejla Shijaku Iris CekuLejla Shijaku Iris CekuLejla Shijaku Iris CekuLejla Shijaku Iris Ceku

QiraxhinjTë DurrësPolo Sotir,Foto SotiriKosta Avrami,Sali Belba,Tofik Milla, Viktore Kuqi,Alfred KolaFrederik PriftiGani Sabahu,Drita Alia,Muhamed Mete,Drita Shehu,Met Vrami,Qirjako Ciko, Hasibe IsakuIljaz Iljazi ,Sofokli AndreaLola Cimbaku, Shpresa Veterniku, Ziver ResoAleksander LipeShyqyri KertushaMehmet KarakushiRexhep Alushi, Hajrie VeternikuDhimiter PostoliDhimiter Mone,Laz Mone,Kalipso Daka, Nushe Luca,Armando Luca Hamide Kodera,Lezina Zhala, Hasan Hasani, Neritan Omari, Elvira VojaArben Kajoshi, Kristulla Qato,Renata Zylyfi,Ilir Cukja, Vasil Cukja, Agron PeqiniZeqo Zeqiri, Viktor Xhelili, Hekuran Balliu,Spase Spirollari,Gani Cafaj, Feim BakeAstrit ShametiJorgo HaxhiPali HavaleI parregullteNadire VeshiAdem KamberiAgim KeciArben KthupiMagdalena RocoArben JonuziPetrit Macukulli (Qefsere Macukulli)Ferid Kashari, Qaship Arapi,Dhori Nasto, Fotini Lico,Lumturi AgaAleksandra Pesocani,Veib Zeqe, Kudrete Katalli( Arben Sina)Koli Plaku , Petro Gole

Evelina Petro, Ilda DakolliKasto MisjaViktor RrapiAdivie NurceMezan VeiziXhevdet DapiBejaze CimoKadire VeshiHalit MekaPetro KociFaslli Ballabani, Luan Ballabani,Rakip Alibesi,Frederik Biballari, Ganimet Shahaj,Ylli ShahajNaun Ranxha, (Marianthi Ranxha)Taqo ToleZoica Cela,Bajram Osmani,Eftali Gjenerali, Kujtim Haxhia,Katerina Nallani,Dervish BelaZeqai SpahiuNexhat SpahiuShefqet Avduli, Kujtim AvdulliDhimiter TolaEvgjeni Gjordeni,Xhavit XhivoRamazan ThermijaShpetim Seferi,Anifet Koci,Shkelqim Beqiri, Durim Dedej, Kasem KaciAvni Lleshi, Thanas FekoSokrat PriftiTefta ManceIrena Duro, Lule IstunaVasil Arbaci,Elmaz ShabaZaim HasaAhmet KelliciStiliano PanganilcaJani KumeKristaq Diamanti, Vlash Heba,Mario Grashi,Naime TepshiVasil Nanushi,Ifigjeni Gramatikoi,Ike Sulejmani, Besim SulejmaniThanas Idrizi,Anesti IdriziVangjel SakoLulzim Dervishi, Nexhip Kaja, Igli Muca, Orges Rama, Fatmir Kuka, Shpresa Gjoni, Ermir Nerjaku, Zaim Lulo, Muarrem Manushi, Prenush Preloka,Alush Cejku, Xhevair BicajVeli Collaku, Shyqeri GjepaliAgim KeciKol Bushati, Persefoni BidoshiAbduramman MustaIsmete SherifiSitki StermilliAsti Pepa, Paskal LlaniMihallaq MoneKoci DoraciGezim ShkembiNaim Hidri,Arben Myftiu, Rabushe Myftiu, Agron Tafa, Pavllo Konduri, Vladimir Gjuzi,Hajdar Verdha,Hamdi DedjaPulie PaskoAbedin Cufi Lefteri Cuku, Efigjeni GurajKostandin BakriGani Bani,Bajram Koroveshi, Tofik GerdelliAdem KamberiKaliopi DhespotiRrahmi AsqeriuAndrea KaroliKristaq BakellbashiAbedin Cufi Vasil AngjeliArshi NorjaKostandin MisjaLuan Toska ,Albet Jace, Mirela Muzeqari, Mentoshe Kana, Maliq Hamiti, Fatmira MeceEpamionda Garo Beqir GolemiFari KanajaShaqir Baci

Violeta MakriaShaban KaranxhaSabri Rexha

shkoDra PronareTProvinca franceskaneProvinca franceskaneMark KiriNexhipe BaciQamil Sokoli etjQamil Sokoli etjKol BegaFirma GysiFirma GysiFirma GysiFirma GysiFirma GysiMuhamet UlqiniMiriane Anamali(Mati)Miriane Anamali(Mati)Ndoc CobaPjerin KrajaShyqyri RrojiShyqyri RrojiFriderika SerreqiKlara KoliqiKlara KoliqiZef CobaAmelja HoxhaAmelja HoxhaAmelja HoxhaAmelja HoxhaAmelja Hoxha

QiraxhinjTë shkoDërNexhmije.VukatanaLulzim VukatanaKol Fati e Zef DedaNdoc BatriDod SokoliIdajet GjokaSul Dragovoja etjSaxhid AlibaliHatixhe GjokaTonin TushaiFlorinda LukaMehdi HaxhiaM. Lici, k. Lici, Q.liciNikolin NdociHaxhi CelaMehdi HaveriPaulin e Arben KulliD.Kola, K.Baci, Xh.BoshG.RrashketaH.Mecani, H.CelaY Muhja, Z.ShytiI.BajraktariP.MarkuP.Radovani etjV.Sterkaj, H.GjergjiN.KacaV.Sterkaj, H.GjergjiP.Radovani etj

Vlorë PronarëTAdnand MuharremiMarjana KumeFerdinand BezhaniSotira CiliIrida KolaHeriketa JaupiMirjam Harxhi Perfaqesuar me prokure nga Nesip IbrahimiMirjam Harxhi Perfaqesuar me prokure nga Nesip Ibrahimi

QiraxhinjTë VlorëRamen Danaj,Safet Kapllani,Besnik SelimiIsmet Canaj,Bujar Borshi,Selfo MECANi,Spiro Ndrecka,Dionis Fetahu,Halit Mina,Eduart Shehu,Edmond Shega.Hektor Hoxha, Lulezim HoxhaA. Ahmetaj,Eqerem Malaj,Sh.Bazaj,Mamude Meminaj,Anesti LoliBujar Koci,Ymer Koci,Luan Koci,Fatos Koci,Brunilda Kovaci,Roland IsmailiMarie Mitri, Petrit Ahmeti, Gezim Luari,Fatos Xhindi, Pellumb Haruni.Astrit Rakipi, Luan Rakipi, Shpetim RakipiViktor Kovaci, Agim Behari, Kadri Brace, Manushaqe Ademi, Bedrie Selimi, Riza Serjani, Arqile Thana, Antoneta Kapshtica, Leka Xhemali, Shazine Alushi,Sadik Baboci.

Enti Kombëtar i Banesave ka rishikuar dhe shtuar listën e familjeve që duhet të lëshojnë shtëpitë ku janë ven-dosur me qira që para vitit 1991 si dhe ato ish-pronarë që do të marrin shtëpitë e tyre. Ndërsa bëhet e ditur se çdo banesë që nuk lirohet kalon në proces gjyqësor dhe

përmbaruesi ekzekuton kthimin e banesës.

EKB: Familjet që lëshojnë banesën dhe ata që e marrin

Page 7: strategjia pronave, EKB lista, Gosip

07• E premte 16 nëntor 2012

»reagimi

Drejtuar: Z. Arben Ahmetaj Deputet i Parlamentit të Republikes së Shqipërisë Tiranë

Lënda: Në lidhje me deklaratat tuaja publike të fundit për CEZ Shpërndarje Sh.a

I nderuar Z. Ahmetaj,

Ju drejlohemi në lidhje me disa deklarime që janë bërë nga ju ditët e fundit në shtyp dhe në media për CEZ Shpërndarje Sh.a (në vijim referuar si “Shoqëria), aktivitetin e saj dhe marrëdhënien me ERE, Deklaratat tuaja janë të pavërteta, çoroditëse, tëe pasakta si edhe kontribuojnë në krijimin e një imazhi negativ për Shoqërinë.

Së pari, kundërshtojmë si të pavërtetë dhe çoroditës deklarimin tuaj se gjatë tre viteve të para të privatizimit të Shoqërisë, e cila zotëron liçensën e OSSH dhe FPP, kemi dështuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimit, uljen e humbjeve në rrjet dhe realizimin e investimeve.

Shoqëria ka bërë dhe vazhdon të bëjë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për të siguruar furnizimin e vazhdueshëm me energji elektrike për të gjithë klientët që paguajnë dhe për të përmirësuar ndjeshëm performancën e rrjetit të shpërndarjes dhe cilësinë e shërbimit, në përputhje me kuadrin rrcgullator. Kjo është rezultat i financimeve dhe kontributeve të aksionarit të shumicës CEZ a.s. dhe palëve të tjera financuese të jashtme si IFC dhe BERZH, pa asnië kontribut nga shteti shqip-tar i cili nëpërmjet METE zotëron 24% të kapitalil aksionar të Shoqërisë.

Shoqëria ka ndërmarrë mjaft masa me qëllim përmirësimin e shërbimit të dhënë klientëve si ngritjen e Qendrave të Kujdesit ndaj Klientit dhe bazës së të dhënave të klientëve, instalimin e matësve të energjisë elektrike për klientët, zhvillimin dhe përmirësimin e ndjeshëm e sistemit të faturimit, përmirësimin e konsiderueshëm e aktiviteteve të arkëtimeve, etj. Për më shumë detaje për sa më sipër si edhe për çështjet e masa të tjera të lidhura me to, mund të kon-sultoni raportet e publikuara nga ERE si edhe t’i drejtoheni vetë rregullalorit.

Shoqëria ka investuar më shumë se 83 milion Euro në rrjetin e shpërndarjes nga viti 2009, me qëllim përmirësimin e performancës dhe uljen e humbjeve.

Së dyti, kundërshtojmë me forcë si të pavërteta dhe çoroditëse deklarimet tuaja se ERE ka vepruar si “department përmbarues» për Shoqërinë apo që ka mbështetur aktivitetin e shoqërisë. Përkundrazi, ERE dhe institucionet e auto-ritetet e tjera publike kanë ndërmarrë një sërë veprimesh me pasoja negative e dëmtuese për aktivitelin e Shoqërisë.

Një nga vendimet e fundit të ERE ka penguar në fakt Shoqërinë për të tërhequr një pjesë të konsiderueshme të kredisë së dhënë nga BERZH/IFC që do të ishte përdorur për zbatimin e planit të investimeve.

Së treti, Shoqëria ka vepruar në mënyre të përgjegjshme, të drejtë, trans-parente dhe në përputhje me praktikat më të mira tregtare në lidhje me pagesat e bëra ndaj konsulentëve të saj. Mjaft shpenzime operacionale të Shoqërisë që duhet të ishin njohur në tarifat e FPP dhe OSSH nuk janë reflek-tuar plotësisht në këto tarifa.

Shoqëria nuk është e angazhuar dhe nuk do të angazhohet në asnjë prak-tikë transferimi të fondeve jashtë Shqipërisë që është në shkelje të kuadrit rregullator. Pretendimet tuaja në këtë pikë janë thjesht të pavërteta.

Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar në lidhje me deklarimet tuaja duke qenë se ato keqinformojnë publikun, dëmtojnë imazhin dhe emrin e mirë të Shoqërisë dhe kanë ndikuar negativisht dhe menjëherë në nivelin e arkëtimeve tona.

Për çdo dëm që do t›i shkaktohet Shoqërisë, imazhit dhe interesave të saj për shkak të deklarimeve shpifëse, dhe të pavërteta dhe të papërgjegjshme, rezer-vojmë të drejtën të ndjekim të gjithë hapat dhe procedurat ligjore përkatëse.

Do të vlerësonim çdo deklaratë publike që do të mbështesë fushatën tonë për pagesën e faturave të energjisë nga klientët tanë, si një masë për të ulur humbjet dhe për të zgjeruar përfitimet për të gjithë klientët dhe vendin.

Me respekt,

z. Ron MarxAdministratori

To: Mr. Arben Ahmetaj Deputy of the Parliament Republic of Albania Tirana

Subject: Your recent public statements regarding CEZ Shpemdarje Sha

Honorable Mr. Ahmetaj,

We address you in regards to several statements made by you in the press and media in the last days concerning CEZ Shperndarje Sha (hereinaf-ter refered to as the “Company”), its activity and relationship with ERE. Your statements are untrue, misleading and naccurate and they contribute to a negative public image of the Company. Firstly, we reject as false and mis-leading your statement that during the first three years of privatization of the Company, holding both DSO and RPS licenses, we have failed to improve the quality of the service, reduce the losses in the grid and to make invest-ments. The Company has done and is continuing to do all it reasonably can ensure the continuous supply of electrical energy to all of our paying cus-tomers and significantly improve the performance of the distribution grid and service quality, in accordance with the regulatory framework. This is as a result of the financing and contributions of the majority shareholder CEZ a,s. and other external financial parties such as IFC and EBRD, but excluding any contribution from the Albanian state which holds through METE the 24% of the share capital of the Company.

The Company has adopted several measures in order to improve the service provided to its customers such as establishing Customer Care Cen-ters and customers’ database, installation of energy meters for customers, development and significant improvement of the billing system, consider-able improvement of the collection activities, etc. For further details on the above and other related issues and measures you may consult the reports published by ERE as well as address the regulator itself.

The Company has invested more than 83 million Euro in the distribution grid since 2009, aiming to improve its performance and reduce losses.

Secondly, we strongly reject as untrue and misleading your statements that ERE has acted as “executor department” for the Company or that has supported the Company’s activity. On the contrary, ERE and other state au-thorities and institutions have adopted several adverse and

detrimental acts that have impaired the business of the Company.A recent decision of ERE has in fact prevented the Company from draw-

ing-down a significant part of a loan granted by EBRD/IFC which would have been used for the implementation of the investment plan.

Thirdly, the Company has acted responsibly, fairly, transparently and in accordance with the best business practice with regard to payments made to its consultants. Many operational expenses of the Company that should have been recognized in the DSO and RPS tariffs have not been fully re-flected in such tariffs.

The Company is not engaged and will not engage in any practice of transfer of funds abroad from Albania that is in breach of the regulatory framework.

Your allegation in this regard is simply untrue.We are extremely concerned about your statements since they misin-

form the public, damage the image and the good name of the Company and have negatively and immediately affected our collection rate. For any damage caused to the Company, its image and interests due to defamatory, untrue and irresponsible public statements, we reserve the right to pursue all the relevant legal steps and procedures available to us. We would appre-ciate any public statements that would support our campaign for the pay-ing of the energy bills by our customers, as a measure 10 reduce the losses and extend benefits to all the customers and the whole country.

Sincerely,

Ron MarxManaging Director

CEZ ShpëRNDARjE

Page 8: strategjia pronave, EKB lista, Gosip

08 E premte 16 nëntor 2012 •

« AktuAlitet

Tri ishin temat që diskutoi dje KLD-ja: 1- masa disiplinore ndaj gjyqtarit Taba-ku, 2-masa ndaj gjyqtares Margjeka dhe plotësimi i një vendi vakant. Për Neritan Tabakun që liroi Ilir Xhakjan, i arrestuar për vrasjen e komisarit Adem Tahiraj, nënkry-etari i KLD-së, Elvis Cefa, kërkoi që në një seancë të ardhshme mbledhjeje të KLD-së të shqyrtohet masa disiplinore për të. Cefa tha se, “Neritan Tabaku argumentoi mosqenien e tij në KLD me arsyen se ndodhej në spital. Unë sot lexova një intervistë të tij në një të përditshme dhe nuk më duket se Tabaku është aq rëndë sa të mos ndodhet në KLD, pasi disa fizioterapi është duke bërë. Ndaj në mbledhjen e ardhshme të merren të

gjitha masat që të përcaktojmë masën disiplinore ndaj këtij zotërie”. Presidenti Bujar Nishani në cilësinë e kreut të KLD-së aprovoi kërkesën dhe shtoi se “askush nuk do të pengojë ushtrimin kushtetues të KLD-së”. Në mbledhjen e datës 5 tetor me dyer të mbyllura të Këshillit të Lartë të Drejtësisë u mor vendimi për heqjen e imunitetit dhe pezullimin nga detyra të gjykatësit, Neritan Tabaku. Dyshohet se Tabaku ka vonuar qëllimisht zbardhjen e vendimit që liroi Ilir Xhakjan, vrasësin e Shefit të Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj. Gjyqtari Tabaku është vënë në qendër të kritikave pas vrasjes së krye-komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj nga Ilir Xhakja, një shtetas me disa prec-

edentë penale, disa prej tyre për vrasje. Ndëkaq, KLD-ja vendosi të shtyjë për në mbledhjen e ardhshme shqyrtimin e propozimit të ministrit të Drejtësisë, për procedimin disiplinor ndaj gjyqtares së gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës, Mimoza Margjeka. Vendimi u shty për shkak se gjyqtarja Margjeka rezulton të jetë me raport mjekësor. Kryetari i Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni, zgjidhet anëtar i KLD në vendin e mbetur vakant pas largimit nga ky post të Left-erie Lleshit. Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjodhi Vrionin, kryetarin e Gjykatës së Elbasanit në vend të Lleshit, e cila prej pak kohësh është në krye të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

marjan qerimi, 24 vjeç, u qëllua pardje

Hetim policit që vrau shqiptarinnë postbllok, sot bëhet autopsia

itAli- Kreu i patrullës policore në Teramo, i cili para 2 ditësh qëlloi një shqiptar në arrati, duke vrarë atë, është nën hetim nga prokurorët, derisa të sqarohet dinamika e ngjarjes. Një autopsi e trupit të Marjan Qerimir, 24-vjeçarit shqiptar, do të kryehet sot, ndërkohë që policia në Teramo, me një deklaratë ka lëshuar versionin e saj për episodin. Sipas patrullës së policisë, rreth orës 20:15, të dy ditëve më parë, u zhvillua një kontroll në autostradën 150, ku në territorin e Teramos, ecte një “Mercedes”, i zi që ishte vjedhur në provincën e Maceratës. Në makinë ndodheshin katër shqiptarë që kishin kryer vjedhje në disa shtëpi, ndërsa ndjekja me makina përfundoi në fsha-tin Castelnuovo kur Mercedesi u detyrua të ndalonte në një qorrsokak. Në raportin e policisë thuhet se “Të katër djemtë e këqinj e panë veten pa mundësi për të shpëtuar. Njëri prej tyre u drejtoi një armë policëve. Në këto rrethana, udhëheqësi i patrullës ka shpërthyer katër të shtëna kundër kriminelëve, duke goditur njërin prej tyre deri në gjoks. Në vendngjarje u gjet arma e njërit prej banditëve, një pistoletë e kalibrit 9, e markës “Star”, pa karikator, e prodhimit spanjoll”. Sipas policisë Marjan Qerimi ishte i kërkuar për disa krime dhe mbi të ishte lëshuar një urdhër-arresti nga prokurorët në Firence, më 11 korrik të këtij viti, për krime të lidhura me drogën.

Prokurorët vunë kamera në dhomën e gjumit

i puthi “bilbilushin” të birit 5 vjeç. prokuroria: të dënohet me 9 vjet burg

itAli- Për abuzime seksuale ndaj të birit 5 vjeç prokurorja kërkoi që muratori shqiptar 47 vjeç të dënohet me 9 vjet burg dhe nga dënimi të mos përjashtohet as e shoqja. Faktet u bënë të ditura dje në Reggio Emilia, ku u theksua se nëna nuk ka reaguar dhe duke qenë në dijeni të fakteve ose rreziqeve për fëmijën që mund të ishte abuzuar seksualisht (nga babai i saj, miku, fqinji, etj), duhet të ketë përgjegjësi ligjore. Proku-rorja Maria Rita Pantani ka kërkuar një dënim prej 9 vitesh burg jo vetëm për muratorin 47-vjeçar, të akuzuar për pedofili dhe akte seksuale me të birin 5 vjeç, por edhe për gruan e tij që iu bashkua atij për të kërcënuar mësuesit. Ky fakt, dy vjet më parë, shkaktoi tronditje të madhe. Dy mësuesit të kopshtit u vunë në dijeni të rëndësisë së ngjarjes, pasi vogëlushi bëri gjest para tyre, duke vënë një lugë në gojë që të tregonte sesi kishte bërë me të atin. Policia dhe prokuroria u mobilizuan men-jëherë dhe hetimi ishte i shpejtë. Hetuesit fshehën një kamera të vogël në dhomën e gjumit dhe filmuan skenën. Ajo çfarë ka ndodhur është e diskutueshme. Fotografia duket nga prapa ku mund të shihet qafa e babait, por edhe elementë të tjerë, të cilat çojnë në akuzën se kontakti ishte seksual si në natyrë, pra nuk kishte gudulisje ose lojë të padëmshme. Në fillim doli si justifikim pretendimi se gjesti ishte një traditë patriarkale në zonat malore në Shqipërisë, një lloj “hyjnizimi” i seksit mashkullor. Prokurorja tha se “Megjithatë, ne jemi në Itali dhe kjo nuk është e lejuar”. Mbrojtja sugjeroi se ishte një gjest dashurie, pa qëllim seksual dhe pa penetrim. Në një intervistë në burg shqiptari tha se “Nuk ishte një raport oral, ka qenë vetëm shtatë sekonda”.

ceFA: mASA diSiPlinore mBledhjen e ArdhShme. niShAni: ASKuSh S’PenGon Kld

kld-ja shtyn fatin e gjyqtarit që liroi XhakjanPlotësohet vendi vakant, emërohet Vrioni në vend të Lleshit

Shehu: KryeProKurorjA ShKeli liGjin, e vërteton edhe GjyKAtA e APelit

ish-prokurori i dibrës padi inaramës për pezullim të padrejtëmariglen mulla

ndonëse kanë kaluar 3 vjet prej pezullimit nga detyra, ish-prokurori i Di-

brës, 39-vjeçari Bardhyl Shehu, ka paditur dje në Prokurorinë e Tiranës ish-shefen e tij Ina Rama, për “shpërdorim detyre”. Kështu, rasti i Shehut i shto-het kallëzimeve të shumta të kolegëve të tij të pezulluar, të cilët së bashku pretendojnë se gjykatat i kanë rikthyer në de-tyrë, por Prokurorja e Përgjith-shme, Ina Rama, nuk e pra-non një gjë të tillë. Shehu, në kallëzimin e tij për Ina Ramën, i drejtohet prokurorit të Tira-nës, duke i thënë se “Me dekret të Presidentit të Republikës, nr. 4561, datë 5.5.2005, jam emëruar prokuror në Proku-rorinë e rrethit gjyqësor Kur-bin. Me dekretin nr. 6228, datë 2.9.2009, jam shkarkuar nga detyra e prokurorit, në mënyrë krejt arbitrare dhe jashtë kri-tereve që përcakton ligji për shkarkimin nga detyra”.

Pretendimet për shkeljeShehu thotë se “Së pari

është shkelur haptazi neni 28 i ligjit nr. 8737, datë 12.2.2001 -“Për organizimin dhe funksion-imin e Prokurorisë në Repub-likën e Shqipërisë”. Ndaj meje, Prokurorja e Përgjithshme ka filluar ecurinë disiplinore pa më njoftuar paraprakisht mbi të dhënat e nxjerra nga ins-pektimi. Së dyti është shkelur haptazi neni 26 gërma b e ligjit nr. 8737, datë 12.2.2001 në të cilën thuhet: “Prokurori mund të pezullohet në ushtrimin e detyrës me urdhër të Proku-rorit të Përgjithshëm, në keto raste: a- kur ndaj tij vendoset nisja e procedimit penal deri në perfundim të procedimit . b - kur zbulohet një shkelje e rëndë disiplinore, derisa të plotësohet procedura e kërkuar

për përgjegjësinë disiplinore. c- kur Prokurori i Përgjithshëm i propozon Presidentit të Re-publikës shkarkimin e proku-rorit nga detyra. Gjatë punës dhe veprimtarisë time si proku-ror, nuk është konstatuar asnjë shkelje e rëndë disiplinore. Së treti, është shkelur haptazi neni 26 i ligjit nr. 8737, datë 12.2.2001, që bën fjalë për pezullimin nga detyra, në të ci-lin sanksionohet se pas kalimit të afatit 30 ditor të pezullimit, prokurori duhet të kthehet në detyrën e mëparshme”. Më tej prokurori thotë se Prokurorja e Përgjithshme ka dërguar në Presidencë, propozimin për masën disiplinore “shkarkim

nga detyra” pa e shoqëruar me kundërshtimet e mia. Shehu deklaron se “është shkelur haptazi ligji duke më ndër-prerë pagën, në periudhën që unë isha i pezulluar”. Në fund ish-prokurori i Dibrës përmend Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila në vendimin nr. 25 datë 18.3.2010,fq. 16, shprehet qartë se: “Në asnjë moment të akteve të procedimit disiplinor të prokurorit, siç janë akt- kon-trolli, urdhër pezullimi, urdhër për fillim procedimi dhe rela-cioni i drejtorit të Drejtorisë së Inspektimit dhe mendimit me shkrim të anëtarëve të Këshil-lit të Prokurorisë, nuk rezulton që nga ana e prokurorit të jetë

shkelur ndonjë dispozitë konk-rete e Kodit Penal, Kodit të Procedurës Penale, Urdhërave dhe Udhëzimeve të Prokurorit të Pergjithshëm, etj. Shkeljet disiplinore të prokurorit, si dhe masat disiplinore respektive, janë të përcaktuara qartë në ligj dhe shkarkimi i prokurorit Bardhyl Shehu, është bërë për shkelje, të cilat nuk përbëjnë shkak për shkarkim”. Shehu thotë se “si përfundim, duke analizuar në tërësi të gjitha faktet e lartpërmendura, del qartë se Prokurorja e Përgjith-shme, Ina Rama, ka konsumuar plotësisht elementët e figurës së veprës penale të “shpër-dorimit të detyrës”.

Page 9: strategjia pronave, EKB lista, Gosip

09• E premte 16 nëntor 2012

»AktuAlitet

lediA lleShi

elBASAn- Një ish-gardian i burgut të Kosovës ka rënë në prangat e policisë, pasi hetohej prej disa kohësh për furnizim me lëndë narkotike të të bur-gosurve të burgut të Kosovës në Lushnjë. Operacioni “Rruga e Gjatë” është organizuar nga policia e Elbasanit pas një heti-mi që ka përfshirë një rrjet më të gjerë në burgun e Kosovës.

Të arrestuaritKareman Nezha dhe Denis

Pepa janë kapur me 10 kg kanabis dhe 10 kallëpe tri-toli me 5 kapsolla detonatore. Gjithashtu gjatë këtij opera-cioni janë kapur edhe dy kg të tjera kanabis. Sipas policisë, në vijim të operacionit “Rruga e gjatë”, bllokohet dhe kamioni me targa AA 057 DI, i cili ishte në pronësi të shtetasit Kare-man Nezha me të cilin bënte edhe transportimin e drogës drejt Kosovës. Ndërsa është marrë në pyetje i arrestuari ka deklaruar se tritolin e mbante për raste emergjente, ndërsa

elBASAn- Gjykata e Elbasanit ka dhë-në masën e sigurisë së arrestit me burg pa afat për Agron Hasanin, 63-vjeçarin që masakroi me thikë bashkëshorten Vergji-nush Hasani. Gjatë seancës gjyqësore i pandehuri ka dëshmuar se e ka vrarë bashkëshorten, pasi ajo e tradhtonte me të tjerë dhe se të dashurit i kërcënonin me jetë fëmijët. Prokurorja e çështjes En-tela Millonai ka kërkuar masën e sigurisë së burgut pa afat të 63-vjeçarit, pasi sipas saj është vërtetuar plotësisht se ai është autor i vrasjes. Mësohet se i aku-zuari e ka pranuar autorësinë e vrasjes së

bashkëshortes në prag të divorcit. Ai ka deklaruar se kishte marrëdhënie shumë të këqija me të dhe grindjet bëheshin të padurueshme. “Shkaku që e vrava u bë situata që ishte krijuar. Djali im sapo kishte dalë nga burgu, pasi ishte grindur me dashnorin e saj. Nuk mund ta toleroja që ta rrihnin e ta dhunonin prapë. Kishte arritur kulmi. Për këtë arsye e vrava. Nuk duhej, por ja që e bëra. Nuk durova më. Dua që fëmijët e mi të vazhdojnë jetën e tyre të qetë. Puna ime u pa me kohë”. Kjo ka qenë edhe deklarata e tij para trupit gjyk-ues, i cili në përfundim vendosi ta lërë në

burg pa afat deri në seancën e gjykimi. Me pranimin e krimit Agron Hasani përfiton ul-jen e gjysmës së dënimit. Pas deklarimeve trupi gjykues ka dhënë masën e sigurisë së arrestit me burg për Agron Hasanin. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyl-lura pas refuzimit të medies nga gjyqtari Bujar Musta. Virgjinush Hasani, 43 vjeç, u masakrua me thika nga bashkëshorti i saj në periudhën e divorcit, ndërsa ishte kthy-er në shtëpi mëngjesin e ditës së martë. Nëna e tre fëmijëve u dërgua nga i biri në spital, por për të nuk kishte asnjë mundësi për të jetuar. l. lleshi

elBASAn- Ndërmarrja e Ujësjellësit ELBER në Elbasan ka të pashlyera vetëm 7 faturat e fundit, por një lajmërim i ard-hur në adresën e internetit nga CEZ i ko-munikon edhe detyrime të prapambetura nga kamatëvonesat nga viti 2007 e deri më tani. Kjo kërkesë është përcaktuar ab-surde nga ana e ELBER, e cila i është drej-tuar gjykatës duke bërë një padi penale në kundërshtimin e këtij pretendimi. Drej-tori i ndërmarrjes, Ardian Zhidro, deklaroi se me CEZ ka edhe shumë probleme të tjera siç janë mosrakordimet dhe de-fekte në linjat e furnizimit të stacioneve dhe depove. “Ndërmarrja jonë ka pasur shumë mosmarrëveshje megjithëse ne

kemi bërë rakordimet tona nga janari 2012 akoma s’ka ardhur asnjë specialist nga ana e ELBER për këto rakordime. Ne kemi shlyer detyrimet tona deri në deri në muajin mars 2012. Sa i përket fatu-rave nga marsi e deri tani ne nuk mund të bëjmë pagesat pa kryer më parë ra-kordimet pasi ato nuk janë të sakta dhe i konsiderojmë të fryra. Mënyra si po e menaxhon CEZ situatën nuk është as-pak korrekte dhe aspak konsensuale. Ne kemi pasur shumë ankesa kundrejt CEZ, e cila nuk ka zbatuar kontratën duke qenë se ne jemi një ndër konsumatorët më të mëdhenj të saj. Sa i përket shpërndarjes së energjisë në stacionet e pompimit kemi

pasur avari dhe defekte të rënda që i kanë shkaktuar defekt ndërmarrjes. Gjithashtu nuk mund të ngrihet CEZ e të kërkojë kamatat që nga viti 2007 pasi në çdo akt akordim që kemi pasur nuk rezulto-jnë kamatëvonesa. Në denoncimin tonë kemi ankesa gjithashtu se në stacionet e fidrave që janë të ndërtuar enkas CEZ ka ndërhyrë duke lidhur edhe kontrak-torë të tjerë. Ndërmarrja e Ujësjellësit ka deklaruar se i është drejtuar Ministrisë së Ekonomisë për zgjidhjen e kësaj situ-ate dhe se do të paguajë faturat e fundit vetëm nëse bëhet një rakordim mes dy ndërmarrjeve, pasi faturat sipas saj janë të fryra dhe jo të sakta.

drejtori i elBer, zhidro: Kemi Shlyer Çdo detyrim deri në mArS 2012

ujësjellësi padi cez-it për kamatëvonesatNdërmarrja pretendon se faturat e fundit janë të fryra, kërkojnë rakordim

Kaluan veshmbathje pa zhdoganim

Arrestohen 4 persona për kontrabandë, në kërkim doganieri

elBASAn- Katër persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia. Specialistët e seksionit kundër krimit ekonomik në kuadër të operacionit “Vesa 1” ka identifikuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin Zamir Fejzollari, Aleksandër Puka dhe Ardjan File me banim në Korçë dhe Berti Kamberi me banim në Tiranë. Gjithashtu është shpallur në kërkim një punon-jës i doganës së Kapshtricës. Në bazë të një informacioni policia e Elbasanit ka zhvilluar kontroll dy mjete Benz me targa me targa AA 841 AC dhe AA 362 EA të mbushura me mallra kontrabandë. Nga kontrolli janë sekuestruar rreth 800 xhupa meshkujsh pa faturë shoqëruese të mallit. Sasia e veshjeve vinte nga Greqia dhe ka kaluar pa zhdoganim në doganën e Kapshticës me qëllim shitjen më pas në Tiranë.

Festime perfekte, asnjë ngjarje e padëshirueshme

Aktivitetet për 100-vjetorin, prefekti u lë “detyrat” vendorëve

BerAt- Në kuadër të festimeve me rastin e jubileut të 100-vjetorit të pavarësisë së vendit, institucioni i prefektit të qarkut Berat, Bujar Hox-ha, ka thirrur në para-diten e djeshme krerët e institucioneve lokale me qëllim lënien e direkti-vave në organizimin e aktiviteteve që priten të zhvillohen aktivitetet festive. Në të 25 njësitë vendore që ka prefek-tura e Beratit në këtë muaj duhet të kulmojnë aktivitetet festive dhe në realizimin me sukses i të gjitha këtyre aktiv-iteteve festive me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë duhet të jenë të pranishëm të gjithë aksesorët që kanë këto njësi vendore, si pallatet e kulturës, qendrat kulturore në komuna etj. Dekorimi i ambienteve të paracaktuara, pajisja me sim-bole kombëtare, flamuj, në institucione, por jo vetëm, dhe shtëpitë e banorëve, forcimi i bashkëpunimit institucional etj. kanë qenë qëllimi i një takimi me të zgjedhur vendorë të thirrur në sallën e takimeve në ambientet e prefektit të Beratit, Bujar Hoxha. Në takim kanë marrë pjesë dy nën-prefektët e këtij qarku, kryetari i Bashkisë së qytetit Berat, Skrapar dhe Kuçovë Fadil Nasufi, Nesim Spahiu, Bardhi Gjyzeli, nëndrejtori i policisë së qarkut, drejtori i Drejtorisë Arsimore Berat, si dhe kryetarë të komunave më të mëdha në rang qarku. Në fjalën e tij, prefekti Hoxhaj e ka vënë theksin tek forcimi i bashkëpunimit institucional ku sipas tij, ky prag feste dhe ngjarjeje historike për vendin duhet të na gjejë më të bashkuar se kurrë. “Ndihemi të privilegjuar që jemi në krye të organizimit të këtyre aktiviteteve”, është shprehur numri një i prefekturës, duke shtuar se: “Në të njëjtën kohë secili nga përfaqësuesit e institucioneve duhet të tregojë përgjegjshmëri për realizimin me sukses të atyre detyrave qeveritare të lëna për këtë rast”. Prefekti Hoxhaj është ndalur gjithashtu në masat që duhet të marrin strukturat e policisë për të paranda-luar ngjarje të padëshiruara. S. gorrica

GjyKAtA elBASAn jeP mASën e SiGuriSë Për AGron hASAnin, PrAnoi Krimin

Mbetet në burg 63-vjeçari, masakroi me thikë gruanDeklarata në gjykatë: Djali im hyri në burg pasi u grind me dashnorin e saj

në PrAnGA dhe një tjetër, Furnizonin të BurGoSurit me nArKotiKë

kapet me drogë e tritol gardiani i burgut të lushnjës

vetë agjentët dyshojnë se ai gjithashtu e siguronte në Elba-san dhe e shiste në atë zonë. Nezha kishte disa kohë që nuk ishte më punonjës, por njihte mirë zonën dhe kishte gjetur një biznes tjetër fitimprurës duke transportuar drogën që më pas mësohet se futej në burg tek të burgosurit. Ai ra në pranga pikërisht një ditë pasi një gardian dyshohej dhe u ar-restua nga policia.

24 orë më parë...Një punonjës i Policisë së

Burgjeve tashmë do të përbal-let me drejtësinë, pasi akuzo-het se ka lejuar në ambientet e brendshme të burgut të Fushë-Kosovës në Lushnjë, një qese të mbushur me thika, celularë, dhe një sasi droge. Në pranga ka rënë punonjësi i Policisë së Burgjeve, shtetasi Jetar Bajaziti, 27 vjeç, i cili dyshohet të ketë lejuar futjen e qeses në ambientet e burgut, pasi kryente shërbimin në atë kohë. Qesja është pi-kasur nga autoritetet e burgut rreth orës 9:00 të mëngjesit të së dielës, në ambientet e

fushave të ajrimit. Hedhja e saj është bërë rreth orës 05.00 të mëngjesit të së dielës, ndërsa mësohet se është filmuar nga kamerat e burgut. Sapo janë vënë në dijeni për këtë alarm jo të rrenë, menjëherë kanë nisur hetimet për qesen e dyshimtë, ndërkohë që kanë qenë pamjet filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë zbard-hur mbërritjen në ambientet e burgut. Nga hetimet paraprake mësohet se qesja përmbante

rreth 7.5 gram kanabis sativa, 2 telefona celularë. Ende nuk është deklaruar një lidhje midis dy rasteve, por arrestimi i tyre brenda 24 orëve vjen pas një hetimi të gjatë të agjentëve të antidrogës dhe sinjalizimeve që kishte marrë policia për qarkul-limin e drogës në burgun e Ko-sovës. Gjithashtu një muaj më parë në të njëjtin burg janë ar-restuar tre gra, të cilat po ten-tonin të fusnin drogë tek një i afërm në të njëjtin vend burgimi.

Page 10: strategjia pronave, EKB lista, Gosip

10 E premte 16 nëntor 2012 •

« opinion

Klithma shpirtiNga Reshat KRIPa

para tri ditësh në sallën e bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë organizoi promovimin e librit “Klithma shpirti” të ish-të burgosurit politikë nga regjimi komunist, poetit dhe prozatorit Luan Burimi, që ka bërë 23 vjet burg në atë regjim. Takimi u zhvillua në mënyrë të përsosur. Atë e hapi sekretarja e

përgjithshme e Shoqatës, zonja Lili Ndoci, e cila ia dha fjalën për përshëndetjen e rastit kryetarit të Shoqatës zotit Simon Mirakaj. Për jetën dhe aktivitetin e poetit foli shoku i tij i burgjeve Bedri Çoku, edhe ky me 22 vjet burg. Poeti Uran Kostreci, një i dënuar politikë që ka bërë 20 vjet burg, foli për poezitë e tij plot ndjenjë. Për prozën e autorit foli shkruesi i këtyre radhëve. Pastaj folën edhe anëtari i bordit drejtues të Komisionit Shtetëror të Hetimit të Krimeve të Komunizmit, zoti Uran Butka, dhe drejtori i këtij instituti, zoti Agron Tufa. Së fundi përshëndeti dhe deklamoi një nga poezitë e tij më të bukura zoti Luan Burimi.

Ajo që ra në sy në këtë takim ishte mungesa e të ftuarve nga institucionet kryesore të vendit, Presidenca dhe Kuvendi. Jemi të ndërgjegjshëm se drejtuesit e tyre mund të kenë qenë të an-gazhuar në objektiva të tjera më të rëndësishme, por, sidoqoftë, një përfaqësues të tyre duhej ta kishin dërguar. Megjithatë, ajo që ra më tepër në sy ishte mungesa e disa të përndjekurve në institucionin e Presidencës dhe atë të Kuvendit, të cilëve nuk dua t’ua përmend emrat vetëm për hir të besimit që kam pasur për korrektësinë e tyre. Kur u dërguam ftesat, menduam se ata do të ishin të parët që do të vinin, dhe kjo pasi ata janë ose ish-të burgosur, ose ish-të internuar, madje ndonjëri edhe i lindur në internim, ose bij të pushkatuarish, të burgosurish apo të in-ternuarish. Mungesa e tyre na la një shije të hidhur, dhe kjo u shfaq edhe në fjalët e oratorëve. Si ta quajmë një veprim të tillë, mospërfillje, neglizhencë apo nënvleftësim? Cilado prej këtyre të ketë qenë, nuk është në nderin e tyre një veprim i tillë.

Por le t’ia lëmë ndërgjegjes së tyre ta gjykojë këtë veprim dhe le të kthehemi tek tema për të cilën u zhvillua takimi.

Ata kishin një pasion, një dëshirë të madhe për të shkruar. Donin të shkruanin atë që mendonin, atë që ëndërronin, por, për fatin e tyre të keq, jetonin në një kohë kur nuk mund të shprehnin atë që u buronte nga zemra e tyre. Nuk mund të shprehnin mendimet e tyre të lira, ndjenjat e shpirtrave të tyre të pastër. Jetonin në një kohë kur sistemi totalitar politik mbyste mendimin e lirë që në lindjen e tij. Për t’ia arritur kësaj ai kishte shpikur një formulë po kaq totalitare të letërsisë dhe artit për t’ia kundërvënë mendimit të lirë: formulën e të ashtu-quajturit “realizëm socialist”, një formulë absurde, që ndrydhi talentet e mëdha dhe u hapi rrugën veprave standarde, që në më të shumtën e rasteve nuk kishin asnjë vlerë.

Çuditërisht, talentet e mëdha u rezistuan shtrëngimeve në format nga më të ndryshmet. Ata më stoikët pranuan më mirë plumbat në gjokset e tyre sesa lirinë e dhunuar. Këtu ia vlen të përmendim martirët e paharruar Trifon Xhagjika, Genc Leka, Vilson Blloshmi, Havzi Nela e të tjerë.

Të tjerë provuan prangat e hekurta në vend të nënshtrimit. Ata nuk bënë kurrë art të im-ponuar, duke marrë me vete edhe pasojat. Arti i tyre kishte brenda vetes të koncentruar një kod të brendshëm të demokracisë, të lirisë dhe buku-risë njerëzore. Brenda veprave të tyre nëpërmjet alegorizimave apo formave të tjera artistike indi-rekte jepeshin mesazhe të qarta të domosdosh-mërisë së mendimit të lirë. Në radhën e këtyre më lejoni të përmend Visar Zhitin, Pjetër Arbnor-in, Pirro Kuqin, Frederik Reshpen, Pano Taçin, As-trit Delvinën e të tjerë. Por kishte edhe një kate-gori tjetër që shkruanin. Dora e tyre i hidhte këto në letër. Autori i lexonte dhe rilexonte me vete, pa guxuar t’ia tregonte njeriu, me përjashtim të ndonjë miku shumë besnik. Kishte edhe nga ata që shkruanin nëpër qelitë e burgjeve apo kasol-let ku jetonin të izoluar nga bota e madhe. Në to shkruhej për atdheun e robëruar, për lirinë, për dashurinë. Shkruhej për dhimbjen, për mallin, për shpresën, për gjithçka. Në shkrimet e tyre sun-donte besimi për të ardhmen edhe atëherë kur shumëkush e kishte humbur atë.

Këto shkrime mbetën të panjohura për adhu-ruesit e letërsisë së vërtetë. Me to kënaqej vetëm autori i tyre, që prisnin që një ditë të shpërthenin lirisht. Autorët e këtyre shkrimeve nuk u bënë kurrë servilë dhe hipokritë, nuk u bënë kurrë lakej të oborrit.

Fundi i viteve ‘80 do të tregonte se forca e mendimit të lirë do të fitonte betejën me diktat-urën. Perdja e hekurt që ndante dy botët do të fil-lonte të shembej. I fundit nga vendet totalitare të

Europës do të ishte vendi ynë. Lëvizja studentore e dhjetorit 1990 ishte konkretizimi logjik i fitores së ideve demokratike mbi ato diktatoriale. Lufta për këtë fitore kishte filluar qysh më 28 nëntor 1944 dhe për të ishte derdhur shumë gjak dhe ishin bërë shumë sakrifica, për gati pesëdhjetë vjet me radhë.

Në plejadën e madhe të atyre të përndjekurve politikë që kanë shkruar në qelitë e burgjeve bënë pjesë edhe Luan Burimi. Ai i përket asaj plejade që kishte dëshirë për të mësuar, por nuk e linin të mësonte, pasi edhe shkolla ishte pronë e “bijve të Stalin-it”; kishte dëshirë të punonte, por nuk e linin të punonte përveç në ndonjë kanal apo bujqësi; kishte dëshirë të jetonte, por nuk e linin as të jetonte dhe për këtë e përplasën për gati një çerek shekulli në humnerat më të thella të burgjeve komuniste.

Megjithatë, ai shkroi. I regjistroi këto shkrime në trurin e tij dhe ja ku na i serviri tani në librin me titull “Klithma shpirti”. Po-ezitë dhe prozat e paraqitura në këtë libër janë me të vërtetë klithma të një shpirti të brengosur për miqtë dhe shokët e vua-jtjeve, për ata që janë dhe për ata që s’janë më në këtë botë. Ja ç’thotë autori në fillim të tregimit “46 shekuj më parë”:

Unë as nuk mundem, as nuk duhet të flas për vitet ’40, sepse kam qenë fëmijë atëherë. Po për ato vite të lodhura me kufoma bij e bijash diçka do të flas dhe unë. Se jo më kot atë periudhë të papërshkruar ende ashtu siç duhet, e veçanërisht te ne, disa shkrimtarë e kanë quajtur “epoka e degradimit njerëzor”, disa “epoka e pasigurisë totale” e disa të tjerë “epoka e hibrideve të stepës”. Po unë, natyrisht, duke mos qenë i aftë të përqasja një epitet timin përballë këtyre epiteteve aq të gjetura, po ndjek bëmat e “hibridëve të stepës”. Me ta zë fill edhe tregimi im, që s’është imagjinatë, por një realitet i zhve-shur, i frikshëm e qesharak.

Para syve tanë shfaqen si në ekranin e një televizori pam-jet makabre të dhunës komuniste, të asaj dhune që e shndër-roi një popull të tërë në skllav të bindur ndaj kupolës më të egër që ka parë bota, kur, siç shkruan autori, kur gdhiheshe në mëngjes e shihje fshatin në flakë nga shtëpitë e nacional-istëve që digjeshin, apo kur një ditë ngryseshe në Shkodër, në Durrës apo në Tiranë, të nesërmen gdhiheshe si i deklasuar në ndonjë kamp të punës së detyruar.

Shfaqjet ndjekin njëra-tjetrën. Ja ku na shfaqet N. Pjetri nga Postriba, që tregon historinë e tij. Ngjarja kishte ndodhur pas kryengritjes së famshme. Hienat kishin ardhur në mes të natës. Pasi kishin kapërcyer gardhin, ishin derdhur brenda në shtëpi me armët e ngrehura. Kundërshtimi i të zotëve të shtëpisë kishte sjellë shkrehjen e armëve. Dy të vrarë: i ati dhe një kush-ëri. Dy vëllezër të arrestuar, dhe kjo vetëm në një familje. Po në gjithë Postribën? Nuk gjen penë që ta përshkruaj.

21 maj 1973. Në oborrin e kampit të Spaçit kthehet Zef Pali i përgjakur nga goditjet e shkopinjve të gomës mbi trupin lakuriq. Atë e ndjekin një turmë hienash. Por grumbulli i të bur-gosurve u pret rrugën. Në mbrëmje dy persona i shoqërojnë në komandë. Kthehen të lidhur dhe shoqërohen në birucën e izolimit. Kërkohen dy të tjerë, por turma nuk i dorëzon. Kështu fillon revolta e madhe, e cila do të zgjaste tri ditë, ku për të

parën herë në historinë e kampeve të diktaturës atje do të valonte flamuri pa yllin e komunizmit i ngjyer me gjakun e të torturuarve dhe me shkabën dykrenore të vizatuar nga i paha-rruari Mersin Vlashi. 39 makina me ushtarët e Korpusit të Burre-lit, 3 autoblinda dhe 1 makinë gazi, të komanduara nga krimineli Fiçor Shehu, i cili më vonë do të binte pre e vet satërit komunist, bën që revolta të shtypej me gjak. Katër heronj të pushkatuar: Skënder Daja, Dervish Bejko, Hajri Pashaj dhe Zef Pali. Dhjetëra të tjerë të ridënuar me burgime të rënda. Midis tyre autori i librit dhe bashkë me të edhe Sami Dangëllia, Mersin Vlashi, Luan Koka, Bedri dhe Caush Çoku, Gëzim Medolli, Gjergj Kadeli, Napo-lon Kaleci, Ylber Merdani, Demir Pojani e të tjerë.

Me mikun dhe shokun tim të klasës Luan Koka autori ishte njohur në kampin e punës së detyruar në Skrofotinë. Qysh prej asaj dite u bën miq të ngushtë. Luani i tregoi historinë absurde të burgimit të tij. Kishte një kushëririn e tij të arratisur. Një natë të vitit 1960 ai kthehet fshehurazi në familje. Përqafon nënën dhe motrën dhe pasi çmallet për disa orë largohet për të kryer misionin e ngarkuar. Me vete merr disa fotografi të tyre dhe një revistë “Hosteni”, që Luani e kishte lënë kur kishte qenë për vizitë te nëna e të arratisurit. Pas disa ditësh bie në pritën e Sigurimit të Shtetit dhe vritet. I gjejnë revistën “Hosteni”, në një cep të së cilës ishin shkruar inicialet L.K. Kjo mjaftoi që Sig-urimi të arrestonte Luanin e, megjithëse ai nuk pranoi kurrë që revista i përkiste atij, të dënohej me 15 vjet burg, dënim që iu shtua edhe me 25 të tjerë pas revoltës së Spaçit. U lirua pas 29 vjetësh burg. U burgos në moshën 25-vjeçare dhe u lirua në moshën 54-vjeçare. Sot jeton i sëmurë, pa fëmijë dhe pa asnjë të ardhur tjetër përveç dy pensioneve, së bashku me bashkëshorten, me të cilën u lidh pas lirimit nga burgu.

Përveç këtyre ngjarjeve të dhimbshme dhe reale në libër pasqyrohen edhe çaste të tjera historike të ndodhura në tokën shqiptare, siç janë masakra e tmerrshme e Cërrikut, ku mbetën të djegur të gjallë nga bandat komuniste gjashtë gardistë në atë vit të zi 1997. Përshkruhen tetë vjetët e asaj anarkie të çmendur të sundimit socialist pas “revolucionit të vonuar” të Rexhep Qoses dhe skafet e drejtuar nga trafikantë dhe të mbushur me fatkeq, që në më të shumtin e rasteve gjenin vdekjen në ujërat e Adriatikut.

Të gjitha këto përshkruhen me një gjuhë dhe stil të sigurt. Lexuesi duket sikur jeton me ngjarjet. Duke lexuar tregimet nëpërmjet përshkrimeve të holla të penës së tij ndien një drid-hje në zemër. Këtë dridhje e ndien sepse të duket sikur vazh-don të jetosh në atë botë të zymtë e të mbuluar nga dimri i tmerrshëm i quajtur “komunizëm”. Duke parë gjuhën dhe stilin e sigurt, të lind mendimi se ke të bësh me një autor të vërtetë.

Duke lexuar veprën e Luan Burimit dhe ato të autorëve të tjerë si ai në zemër të lindin ndjenja të forta, ndjenja që të mbushin me krenari. Në zemrat e tyre ata ruajnë po ato ndjenja për të cilat u sakrifikuan. Në atë kohë ata nuk mendonin as për fron dhe as për pasuri. Ndjenja e tyre kryesore ishte: “Për liri, për Shqipëri, për flamurin kuq e zi!” Pikërisht kjo ndjenjë vazhdon edhe sot të vlojë në zemrat e tyre. Luan Burimi është

i detyruar të jetojë larg atdheut të tij të shtrenjtë, për të cilin e sakrifikua. Luan Koka jeton vetëm me dy pensione të zakonshme. Si këta ka edhe qin-dra të tjerë. Por asnjëherë nuk është ndier zëri i tyre për këto çështje. Atyre u vjen rëndë të vënë në plan të parë kërkesa të tilla. Meraku kryesor i tyre është nëse do të bëhet Shqipëria. Për këtë ata dhe të gjithë ne kërkojmë zbatimin e rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë “Për zhdukjen e paso-jave të regjimit komunist”. Në bazë të kësaj rezo-lute kërkojmë dënimin ligjor të diktatorit Enver Hoxha. Kërkojmë ligjin e lustracionit për të gjithë bashkëpunëtorët e Sigurimit dhe të organeve të tjera të diktaturës. Kërkojmë rishikimin e historisë së vendit tonë dhe përpilimin e teksteve të reja shkollore, të mbushura deri më sot me propa-gandën komuniste. Kërkojmë ngritjen e muzeve nëpër qendrat kryesore të përndjekjes, si në Tepe-lenë, Burrel dhe Spaç. Kërkojmë ndërtimin sa më parë të memorialit të viktimave të komunizmit në një nga sheshet kryesore të kryeqytetit. Së fundi, kërkojmë ngritjen dhe financimin e një komisioni shtetëror për gjetjen dhe rivarrosjen e martirëve të rënë në luftën kundër komunizmit. Këto kërke-sa i bëjmë sepse duam një Shqipëri të pastër dhe demokratike, ashtu siç kemi ëndërruar dhe luftuar për 46 vjet me radhë.

Duke përfunduar dhe duke u kthyer edhe një herë te libri i Luan Burimit natyrshëm të lind pyet-ja: ku do të ishte vendi i tij sot, në rast se sundimi totalitar nuk do t’ia priste me shpatën e Damok-leut dëshirën për jetuar i lirë? Ju lutem përgjigjen kësaj pyetjeje jepjani ju, të nderuar lexues.

Page 11: strategjia pronave, EKB lista, Gosip

11• E premte 16 nëntor 2012

»opinion

Opozitë për hir të opozitarizmit

PS mes shumë frontesh

Nga LeoNaRd BodURI

Nga Xhevat MUstaFa

institucioni i opozitës është një instrument i domosdoshëm për mirëfunksionimin e demokracisë. Nuk është për t’u habi-tur që në masat e marra nga qeveria e Greqisë pas negociat-ave të pambarimta me trojkën është përfshirë edhe ulja e pagës së liderit të opozitës, pjesë e shpenzimeve të buxhetit të shtetit helen. Në këtë kuadër mund të themi se opozita-rizmi jo vetëm është i nevojshëm, por ai kërkon edhe kujdesin shtetëror për të mirëfunksionuar dhe për të qenë prezent

në jetën politike të çdo vendi demokratik. Në realitetin e politikës shqiptare të deritanishme një nga elementet më karakteristike është përsëritja e gabimeve dhe mungesa e kujtesës kolektive. Për hir të së vërtetës, forcat politike kryesore, të pozitës dhe opoz-itës, janë bashkëfajtore dhe bashkëpërgjegjëse për problematikat më të rëndësishme të vendit. Sigurisht që nuk mund të mbajmë ison e “shkrimtarëve të oborrit”, të cilët në çdo lloj qeverie sulmo-jnë pa kompromis opozitën dhe i thurin lavde pa fund pushtetit të radhës, por duhet të pranojmë se edhe opozita duhet të jetë e përgjegjshme në veprimet dhe aksionin e saj të përditshëm politik.

Është bërë pothuaj i përditshëm komunikimi i opozitës në lidhje me problematikën e hasur në privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, sot CEZ-Shpërndarje. Opozita me anë të ish-zëvendësministrit të METE-së gjatë qeverisjes së PS-së, zotit Ahmetaj, pas rreth 4 vjetësh po bën një sulm në dukje të arsyeshëm ndaj menaxhimit të CEZ-Shpërndarje si dhe treguesve të përkeqësuar të arkëtimeve nga kjo kompani. Aktualisht mund të themi se opozita së bashku me pozitën si rrallëherë janë të një mendjeje në qëndrimin e tyre ndaj CEZ-it. Çështja më e diskutuar, ajo e treguesit të arkëtimeve, merr për referencë vitin e fundit të privatizimit dhe me të drejtë akuzon rëndë menaxhimin privat të CEZ-it për performancën e dobët. Në pamje të parë dhe jo të ku-jdesshme do të ishim të gjithë të një mendjeje me këtë arsyetim. Nëse do të shtonim edhe mllefin personal për ndonjë abuzim që mund të na ketë ndodhur në faturat, që ndonjëherë na vijnë të

fryra, atëherë zgjidhja populiste do të ishte e thjeshtë: të largo-het menjëherë CEZ-Shpërndarja. Mirëpo përfaqësuesi i opozitës, zoti Ahmetaj, duhet të këtë patjetër të freskët në memorien e tij si ish-funksionar i lartë i METE-së se OSSH-ja e famshme para privatizimit të saj nuk ishte gjë tjetër veçse një gropë e zezë për buxhetin e shtetit si dhe një ishull thesari për të gjithë ata që janë të orientuar drejt pasurimit të shpejtë me anë të politikës. Ajo ishte gjithashtu edhe një çerdhe e ngrohtë për të strehuar mili-tantët e partive në pushtet si dhe një feud i deputetit të zonës, i cili përcaktonte konsumatorët që duhej të paguanin dhe ata që nuk duhej të prekeshin se kishin kontribuar në parti për atë ditë. Kultura e mospagimit të faturave të kompanive shtetërore është përkrahur pikërisht nga eksponentët politikë, duke mos përjash-tuar asnjë nga forcat kryesore në vend.

Arsyetimi dhe këmbëngulja opozitare përqendrohet në me-naxhimin e keq të CEZ-it, treguesve të përkeqësuar të arkëtimeve dhe mungesës së investimeve të parashikuara, por nuk shkon as-njëherë përtej këtij kufiri. Ajo nuk kërkon të gërmojë në arsyet e vërteta të këtyre rezultateve. Besoj se përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës janë në dijeni të borxheve të pushtetit qendror dhe vendor, i majtë apo i djathtë, ndaj CEZ-Shpërndarjes, të cilat kapërcejnë shumën 160 milionë euro. Gjithashtu të dyja palët duhet të kenë dijeni për mrekullinë e përmirësimit të shifrave të arkëtimeve para privatizimit duke filluar nga viti 2007. Gjatë këtij viti fillojnë dhe bien humbjet si rrjedhojë e kufizimeve masive, që sipas ERE-s (raporti vjetor 2011) shkojnë mesatarisht 3.4 orë në ditë, që do të thotë se konsumatorët së bashku me mungesën e energjisë po përmirësonin edhe treguesit e arkëtimeve për OSSH-në për vitin 2007. Për shkak të kufizimeve të zgjatura të konsu-mit të energjisë si dhe të faturimit aforfe të rreth 15 për qind të konsumatorëve sigurisht që treguesit e arkëtimeve para privatizi-meve do të përmirësoheshin. Mirëpo të gjitha këto informacione, siç duket, mungojnë për përfaqësuesit e pozitës dhe të opozitës.

Pas një analize të kujdesshme, që ka munguar, mund të themi pa frikë se parapërgatitja e privatizimit të OSSH-së u përngjan shumë bilanceve të rreme të Greqisë për t’u futur në zonën e monedhës së përbashkët europiane, manipulim të cilin po e vuan sot e kësaj dite. Problematika, që fillon me treguesit e arkëtimeve të OSSH-së, pa i hequr asnjë presje edhe përgjegjësisë manax-heriale të CEZ-it, duket kryekëput një lojë manipulative e nisur para privatizimit të OSSH-së dhe që ka dhënë pasojat e saj deri më sot. Kompanisë çeke i ka munguar gjithashtu edhe mbështetja e organeve shtetërore për të arritur objektivat e saj. Nuk duhet të harrojmë se 24 për qind e aksioneve të kësaj kompanie janë shtetërore, por asnjë nga palët politike nuk u ndie kur gjatë vitit të shkuar Enti (Ç)Rregullator i Energjisë përkëdheli me tarifat e reja KESH-in (akoma me menaxhim të dyshimtë dhe shtetëror), dhe kjo diferencë në favor të KESH-it shkoi në dëm të tarifave të aplikuara ndaj CEZ-Shpërndarjes.

Çfarë mund të bëjë CEZ-Shpërndarja për shumat e paarkëtu-ara nga organet e pushtetit qendror dhe vendor, të cilat duhet të kenë ndikuar patjetër në mungesën e investimeve të parashikuara sipas detyrimeve kontraktuale? Edhe në këtë pikë kemi përsëri heshtje nga politika. Opozita premton me të madhe përmirësimin e klimës ndaj investimeve të huaja, por, nga ana tjetër, nuk thel-lohet në problematikën reale të tregut të energjisë. Politika e majtë apo e djathtë, në pushtet apo në opozitë, duhet të heqë dorë një herë e mirë nga mbështetja e kulturës së mospagimit të detyrimeve ndaj faturave shtetërore apo private, si dhe të ndi-hmojë në përmirësimin e klimës së investimeve të huaja. Zgjid-hja për tregun e energjisë nuk është largimi i CEZ-Shpërndarjes, por ndihma ndaj këtij sektori dhe përmirësimi i treguesve të këtij tregu, me qëllim që kjo kompani të bëhet tërheqëse për hyrjen e operatorëve të rij. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi një treg jo monopol, i cili natyrshëm do të përmirësojë treguesit e perfo-mancës dhe cilësinë e shërbimit për konsumatorët.

një nga figurat themeluese dhe të pakta të mbetura akoma nëpër kryesitë e PS-së qysh nga krijimi apo sajimi i saj, Namik Dokle, në in-tervistën botuar më 15 nëntor në “Shqiptarja.com” bëri thirrje për front opozitar kundër Sali Berishës. Natyrisht, nuk mund të paragjykohet dhe të ndalohet për këtë as Dokle dhe asn-jëri nga liderët e tjerë të PS-së dhe të partive

aleate të saj. Fundja, si çdo opozitë në botë, edhe kjo jona ka të drejtë dhe detyrë t’i kundërvihet me rrugë, mjete dhe forma demokratike, institucionale mazhorancës në pushtet prej më se 7 vjetësh. Nëse në forumet më të larta drejtuese të PS-së do të kishte dëshirë, vullnet, hapësirë dhe liri reale dhe jo thjesht formale apo statusore për analiza të thella dhe jo përjashtuese, me vështrime nga baza deri në majën e piramidës partiake, me shumë gjasa do të dilnin rezultate befasuese dhe shqetësuese jo vetëm për vetë masën dhe strukturat drejtuese të PS-së. Mund dhe duhet të ndienin shqetësim edhe ata qytetarë që dëshirojnë një opozitë të vërtetë, të fortë, konstruktive, që të mos ketë si strategji vënien e gurëve dhe të drurëve nën këmbët e pozitës dhe nihilizimin e çdo arritjeje të qeverisjes së saj, por të jetë e aftë të kritikojë dhe të korrigjojë gabimet e saj, të japë alternativa dhe zgjidhje më të mira dhe vizionare, të bashkëpu-nojë aktivisht dhe sinqerisht për përmbushjen e objektivave dhe të interesave mbarëqytetare dhe mbarëkombëtare.

Nga deklarimi i Dokles më 15 nëntor lihet të kuptohet se në tërësinë e përparësive të PS-së ka një renditje jo të saktë të tyre, prandaj mund të jetë urgjente organizimi i një debati brenda PS-së dhe me aleatët e saj të paktë dhe vocërrakë se cili

është parësor: krijimi i një fronti opozitar për rrëzimin e qeverisë së koalicionit të djathtë të kryesuar nga Sali Berisha, apo krijimi i një fronti brenda PS-së për largimin e Edi Ramës nga posti i kryetarit të saj. Nëse PS-ja është me të vërtetë aq demokratike sa në kryesinë e saj të mos ketë nga kryetari kryqëzime “here-tikësh” dhe figurash emblematike si Kastriot Islami dhe Arben Malaj këto ditët e fundit, “dorëheqje” apo largim vullnetar, si të Andis Harasanit, ky debat mund të lejohet të bëhet. Përfundimi i tij, me shumë gjasa, do të ishte tejet i pakëndshëm për njëshin e partisë. Dhe jo pa arsye dhe me pa të drejtë.

Në fund të fundit, qysh kur kryesimin e PS-së e ka marrë Edi Rama kjo parti dhe e majta në opozitë kanë marshuar nga hum-bja në humbje. Vetë PS-ja ka humbur shumë nga ato cilësi, vlera dhe aftësi që kishte deri ditën kur Fatos Nano bëri gabimin his-torik t’ia dorëzonte fronin e kryetarit Edi Ramës. Me të siguruar këtë post, ky i largoi një e nga një apo në tufa personalitetet themeluese të PS-së, figurat më intelektuale, më emblematike, më përfaqësuese dhe më me kontribute të saj dhe e mbushi kryesinë e partisë si dhe grupet parlamentare të saj me miq dhe ortakë të tij, kryesisht nga komuniteti i biznesmenëve të mëd-henj të ndërtimit. Më e keqja është se këta nuk kanë as CV të pasur intelektuale, as lidhje të forta shpirtërore me PS-në dhe as kontribute personale për të. Tani pas 10 vjetësh në PS-në e Edi Ramës as nuk mund të mendohet e jo të ndodhë ajo që u pa publikisht nëpërmjet kamerave dhe ekraneve në KPD-në e para 10 vjetve në PS-në e Fatos Nanos. Në kryesinë e PS-së së para 10 vjetve, me shumë gjasa, nuk do të lejohej që demon-strata e 21 janarit 2011 të merrte atë karakter të dhunshëm dhe jetë njerëzore. Mbi të gjitha, nëse në PS do të bënin ligjin

jo Edi Rama dhe Gramoz Ruçi bashkë me biznesmenë amatorë në funksione drejtuese dhe në politikë, por politikanë si Fatos Nano, Servet Pëllumbi, Rexhep Mejdani, Kastriot Islami, Ylli Bufi, Arben Malaj, nuk do të lejohej që PS-ja të kishte si strategji bo-jkotimin dhe bllokimin e përmbushjes së 12 kushteve të vendo-sura nga BE-ja që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat dhe të luante çdo gur e kartë për pengimin e këtij objektivi mad-hor mbarëqytetar dhe mbarëshqiptar. Thënë ndryshe, nuk do të lejohej që PS-ja për inat fëminor ndaj PD-së dhe për të keqen e vet dhe të vendit të hapte edhe frontin antiintegrim, antistatus dhe anti-BE, në të cilin gjatë këtyre viteve ka humbur shumë në energji, në kohë, në imazh dhe në mbështetje.

Një “mëkat” apo faj tjetër i madh i Edi Ramës është lënia e PS-së pa LSI-në dhe gati krejt e vetme përballë PD-së dhe koali-cionit të djathtë, realisht më i gjerë, më jetësor, më i konsoliduar dhe më i harmonizuar në ide dhe veprime se gjasme koalicioni i së majtës. Edhe pas humbjeve të njëpasnjëshme PS-ja, në vend që të analizojë dhe të reflektojë, me iluzionin e kotë se mund të fitojë edhe e vetme vazhdon të tërhiqet dhe të angazhohet nga Edi Rama edhe në frontin kundër LSI-së, absurd si vetë men-taliteti dhe shumica e qëndrimeve dhe veprimeve të tij.

Për idenë se krijimi i frontit anti-Rama mund të jetë më parësor se fronti anti-Berisha ndihmon edhe kujtesa. Fjala është për një deklarim, me të qeshur dhe me të ngjeshur, të vetë Kryeministrit Sali Berisha se ai dhe kjo mazhorancë do të jenë në pushtet derisa Edi Rama të jetë në krye të PS-së. Është e vetëkuptueshme se për këtë Berisha nuk ka parasysh vetëm faktin se deri tani Edi Rama ka rezultuar dhe është afirmuar si tersi i PS-së dhe si fitues i madh për vetveten dhe klanin e tij.

“…mund të jetë urgjente organizimi i një debati brenda PS-së dhe me aleatët e saj të paktë dhe vocërrakë se cili është parësor: krijimi i një fronti opozitar për rrëzimin e qeverisë së koalicionit të djathtë të kryesuar nga Sali Berisha, apo krijimi i një

fronti brenda PS-së për largimin e Edi Ramës nga posti i kryetarit të saj.”

Page 12: strategjia pronave, EKB lista, Gosip

12 E premte 16 nëntor 2012 •

«thashetheme vip

prive” ka zbuluar disa statis-tika interesante të përmasave trupore të disa prej artiteve femra më seksi të hapësirës shqiptare. Mund të supozojmë se centimetrat janë marrë me siguri nga stilistët, të cilët rëndom janë afër tyre dhe kanë

privilegjin të bëjnë matjet më të sakta trupore. Por, le të mbetet një sekret i “Prives” se si kanë arritur të kapin këto përmasa, ndërsa ne fokusohemi tek kandidatet e kësaj “top liste” të vitheve, gjoksit dhe belit. Përmasat trupore padyshim janë një preokupim i vazhdueshëm i VIP-ave dhe për një paraqitje skenike sa më perfekte, shumë prej tyre i nënshtrohen edhe ndërhyrjeve kirurgjike, ndërsa ka edhe nga ato që i kanë mbetur besnike përmasave natyrore, si p.sh. Leonora Jakupi, e cila është lavdëruar

së fundmi për natyralitetin e saj. Në listën në fjalë, kësaj radhe bëjnë pjesë këngëtaret: Leonora Jakupi, Nora Istrefi, Genta Ismaji, Kaltrina Selimi dhe Dafina Zeqiri. Në tabelën më poshtë bie në sy Genta Ismajli me vithet më të mëdha prej 99 cm, gjoks prej 93cm dhe bel prej 69 cm dhe në këtë aspekt e fiton top listën si më e “bëshmja”, duke i shtuar edhe shtatlartësinë që e ka. Ndërsa në anën tjetër, Dafina Zeqiri, megjithëse ka bërë ndërhyrje në gjoks, ka mbetur më e “imta” në krahasim me të tjerat dhe bie në sy me belin më të hollë prej vetëm 60 cm. Ndërsa Leonora Jakupi me përma-sa tejet ideale të trupit, “është për t’u çuditur që ende ka mbetur beqare”. Kaltrina Selimi dhe Nora Istrefi edhe pse i kanë vithet e bollshme, gëzojnë një bel për t’u lakmuar dhe mund ta mendojmë se partnerët e tyre, megjithatë, nuk kanë vështirësi t’i shtrëngojnë me duar.

tuna provokon!Menduam se Shkëndije Mujaj dhe pozimet e saj në Face-book ishin unike, por si duket “virusi” është duke u përhapur në mesin e artisteve femra. Këtë herë është Tuna, e cila ka kohë që ka nisur një “fushatë” në rrjetin e saj social, duke postuar foto nga më të çuditshmet dhe për disa, mbase dhe banale. Këtë herë ajo është shfaqur duke u zhveshur para iPhone-it të saj në bikini.

Megjithëse, nuk posedon “asetet” e Shkëndijes, Tuna tenton të provokojë duke e shoqëruar foton me mesazhe erotike: “Meqë temperaturat po bien, un jam k’tu për ta ndr-ruar klimën”, shkruan Tuna në Facebook! Pak kohë më parë, ajo doli me një skicë “bothprap” të saj, ndërsa së fundmi ka postuar edhe një foto të një personi që ka veshur “mashkul-lorësinë” e tij me një rrobë të leshtë.

Ndërsa në një foto tjetër ajo shihet duke dashur të kaf-shojë një mashkull në qafë. Ndonëse është kujdesur që mos ta zbuojë tërësisht as fytyrën e mashkullit e as të sajën, nga tiparet, vërejmë se vajza në fotografi është Tuna. “Ajo është një mashkullngrënëse. Të bën që të punosh shumë, të shpenzosh shumë. Të bën që të dashurohesh në të”, ka përshkruar Tuna veten në këtë fotografi.

Çfarë po i thotë françeska në vesh adrianit?

Çfarë është duke i thënë bukuroshja e BB5, këngëtarit të hitit “Ngjyra e kuqe”?! Duhet të jetë diçka e bukur pasi artisti po qesh. Nuk dimë se çfarë i ka thënë apo përse ia ka mbushur mendjen me këtë bisedë në vesh, por aludojmë se nëse Françeska do të kishte qenë veshur me të kuqe, ndoshta do të merrte një aprovim më të madh nga Adriani.

Kjo foto që shihni është realizuar gjatë një spektakli të përvitshëm, që mbahet në diasporë dhe konkretisht këtë herë në Cyrih, “Miss dhe Mister Universi shqiptar”. Besojmë se i njihni se kush janë, është këngëtarja Vesa Luma, duke u mahnitur pas interpretimit të këngëtares Aurela Gaçe, që

si duket Vesa e ka ndjekur edhe kur ishte e vogël artisten që ka konkurruar Festivalin Evropian. Këtë gjë, këtë vit tenton ta provo-jë edhe këngëtarja nga Prishtina, emri i së cilës po figuron në listën e disa këngëtareve nga Kosova që duan të arrijnë nga Festivali i RTVSH-së suksesin e Nora Nishliut.

flori sjell mtv albaniaFlori Mumajesi është në bisedime e sipër me kompaninë muzikore më të madhe në botë MTV për të hapur një kanal shqiptar të tij. Sipas burimeve të emisionit “Prive” në Klan Kosova, producenti dhe këngëtari nga Shqipëria janë duke bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke tentuar të hapë një kanal të ri muzikor. Kanali nuk do jetë si të gjithë kanalet e tjera muzikore shqiptare, por degë e kompanisë më të madhe televizive muzikore në botë dhe do të emërohet MTV Albania.

ritakimi i sabriut dhe ledinësAta vërtet kanë qenë miq të vjetër falë edhe këngës së famshme të tyre, e cila në atë vit në festivalin e RTVSH-së bëri një bujë të madhe me titull “Ma ke prish gjumin e natës”. Por, Sabri Fejzullahu dhe Ledina Çelo janë ritakuar dhe kanë kërcyer e kënduar mjaft në një spektakël të mbajtur në Zvicër “Miss dhe Mister Universi shqiptar”. Dihet që këngëtari është shumë xhentil ndaj kolegeve, e sidomos ndaj Ledinës bukuroshe, e cila edhe në këtë mbrëmje është dukur thuajse perfekte.

Vesa, e dashuruar pas zërit të Aurela Gaçes

Genta më e “bujshmja”, Dafina më e “imta”

Page 13: strategjia pronave, EKB lista, Gosip

13• E premte 16 nëntor 2012

»

anjeza shahini, fanse e çmendur e obamës

Presidentit Barack Obama, duket se i është shtuar edhe një tjetër mbështetëse dhe kjo është këngëtarja, Anjeza Shahini. Pas fitores së Presidentit të SHBA-ve, Shahini ka postuar në Facebook një fotografi me flamurin e Amerikës. Ashtu si shumë shqiptarë, edhe ajo është një fanse e Pres-identit Obama.

edhe soni bën vetë “make up”Këngëtarja Soni Malaj, e cila vjen çdo të diel në ekranin e TV Klan në programin ‘X Factor’, ku dallohet për përkrahjen e saj të talenteve të reja, si duket i është rikthyer shumë edhe or-ganizimeve të tjera në Tiranë. Por, kaq shumë e zënë është, saqë ka nisur që ‘make up’ ta bëjë vetë, siç e shihni edhe në këtë foto, ndërsa ka qenë e ftuar në spektaklin “Miss dhe Mister Albania 2012”, mbajtur nga Vera Grabocka, gruaja që i dha një pozitë të veçantë rikthimit të këngëtares.

thashetheme vip

këngëtarja Miriam Cani ka bërë një set të ri

fotografik, me fotografin e mirënjohur Fadil Berisha. Cani vjen si gjithnjë shumë e ëmbël dhe plot sharm në këtë sesion të ri fotografik.

komentet në rrjetin social Facebook nga njerëz të ndryshëm për martesën e këngëtares Leonora

Jakupi nuk kanë të ndalur. Ajo tani ndjehet mjaft e irrituar me këta njerëz, të cilët aludo-jnë dhe flasin duke spekuluar

getoari i këndon

Prishtinës me melodi serbe

Ka kohë që është parala-jmëruar hiti solo i Getit “N’Prishtinë”, që do të vijë si një këngë dhe klip i “fortë”, që do të mbahet mend. Dhe, klipi i shumëpritur është lançuar në kanalin zyrtar të Baba Stars në Youtube, mirëpo jo pa probleme. Geti, djali i modës, bossi i labelit “Baba Stars” dhe njëherësh anëtar i grupit “Tingulli 3NT”, gjithmonë e ka konsideruar veten si një “prishtinali të fortë” dhe i ka kënduar Prishtinës edhe më herët, me këngën “Prishtinali jom”. Por në këtë këngë, Getoar Selimi siç është emri i tij i plotë, vjen me emrin “Ghetto Geasy”, derisa një kohë ishte vetëm “Geti” apo “Getoari”, dhe pastaj “Ghetto Gold” e disa variante të tjera që u shfaqën dhe u zhdukën. Duket sikur këngëtari nuk e ka të qartë ende se me çfarë emri solo do të prezantohet në publik, megjithëse ka bërë një karrierë të bujshme në bashkëpunim me të tjerët. Sa i përket këngës dhe klipit, vërehet se fansat kësaj radhe janë të ndarë, pasi që në fillim videoja ka marrë shumë “dislike” në Youtube. Nuk përjashtohet edhe mundësia që përveç fansave, Geti ka edhe antifansa të devotshëm që sigurohen të balancojnë pëlqyeshmërinë e këngës. Por, ajo që Geti duhet të brengoset më shumë është fakti se ka filluar të akuzohet për vjedhje të këngës nga fqinjët serbë. Portalet e ndryshme shqiptare shkruajnë se instrumentali i këngës është vjedhur nga “Revolucija” e këngëtares serbe Stoja.

Miriam

Cani POzOn Për FAdil BeriShën

Leonora Jakupi irritohet nga ‘Facebook-u’

në faqet e internetit, duke montuar foto me djem, të cilët nuk janë të njohur për Leonorën. “Sinqerisht po ndje-hem shumë e mllefosur për shpifje të shumta që po bëjnë tani së fundi nëpër rrjetin social Facebook duke shfaqur foton time me njerëz të pan-johur. Në fakt këtë po e bëjnë njerëz të pandërgjegjshëm, të cilët po mundohen që nëpërmjet këtyre klikimeve të përfitojnë”, ka thënë ajo për “Zëri”. Ka pasur raste ku në disa këto foto Leonora është shfaqur me familjarë, dhe është komentuar qëllimisht se është martuar me ta. Ky fakt duket se po e trondit mjaft shumë dhe në realitet nuk ka se si ta parandalojë. “Sikur të mundja ta paran-daloja kishte qenë shumë mirë, mirëpo këtu shfaqen njerëz me adresa të rrejshme dhe nuk di se si të veproj me ta. Por sido qoftë kjo le të mbetet në ndërgjegjen e tyre, sepse mua personalisht nuk mund të më dëmtojnë në asnjë mënyrë”, shton ajo. Siç pohon, Leonora nuk është e dhënë pas internetit dhe në fakt ajo nuk ka asnjë adresë në Facebook apo në Twitter, kështu që edhe pse në emër të saj mund të gjesh shumë adresa në Facebook asnjëra nuk është e vërtetë. “Nuk kam asnjë adresë qoftë në Facebook apo në Twitter dhe me adresa të shumta në emër timin në Facebook po bëhen shumë manipulime. Kam dëgjuar që njerëz të shumtë flasin në emër timin dhe në fakt unë nuk jam ajo”, thek-son Leonora. Ajo aktualisht është duke punuar në disa projekte të reja muzikore për të cilat do të flas më vonë. E rëndësishme për të, tani për tani është karriera, ndërkaq sa i përket jetës private vazh-don të jetë beqare.

Page 14: strategjia pronave, EKB lista, Gosip

14 E premte 16 nëntor 2012 •

« gossip

50 Cent ambasador i shoqatës së autizmit

Rreperi 50 Cent është caktuar si ambasadori i shoqatës së bamirësisë për autizmin në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai e pranoi këtë rol muajin e kaluar pas vizitës së tij në Dubai ku ndodhej qëndra e autizmit. Atje ai u takua me fëmijët autikë dhe për të treguar dedikimin e tij në keëtë organiza-të, këngëtari i hitit “In da club”, do të dorëzojë një përqindje të të ardhurave nga shitja e kufjove të tij në Emiratet e Bashkuara gjatë muajit nëntor. “Nuk bëhet fjalë për të dhu-ruar para, bëhet fjalë për të dhuruar shpresë dhe për të treguar se ka njerëz që kujdesen për ta. Çdo fëmijë meriton shanse për të realizuar ëndrrat”, ka thënë 50 Cent.

marc anthony dhe shannon de lima udhëtim në miami

Këngëtari Latin Marc Anthony nuk arrin dot të shpenzojë shumë kohë me të dashurën e tij Shannon De Lima, për shkak të angazhimeve të shumta që ai ka. Por menjëherë sa i jepet mundësia, Marc krijon mundësitë për të kaluar kohë cilësore me Shannon. Dhe kësaj here bëhet fjalë për një ud-htim me krociere përgjatë brigjeve të Miamit. Marc 44 dhe Shannon 24, janë parë më të dashuruar se kurrë teksa shi-jonin udhëtimin romantik. Ata shpallën publikisht romancën e tyre në Janar, pasi Jennifer filloi lidhjen me balerinin Casper Smart. Çifti duket se e ka seriozisht mes tyre teksa janë prezantuar edhe te fëmijët respektivë. Shannon ka një djalë 4vjeç nga një lidhje e mëparshme dhe Marc është babai i binjakëve Max dhe Emme. Marc firmosi për divorc në korrik të këtij viti për arsye të papërshtatshmërisë në çift.

aguilera i ofron treshe vanessa hudgens

Këngëtarja 31-vjeçare, Christina Aguilera, thuhet se ishte në një festë në Beverly Hills, ku aktoren Vanessa Hudgens e ka pyetur nëse dëshiron të ketë marrëdhënie seksuale me të dhe të dashurin e saj, producentin 25-vjeçar, Matt Rutler. “Sa më shumë që pinte vodka Christina, aq më shumë vinte në shprehje ana e saj e perverse”, tha një mysafir i ndejës. Ai shtoi se këngëtarja në gjendje të dehur në podiumin e vallë-zimit pandërprerë ka joshur bukuroshen Vannesa. Hudgens, e cila vetëm ka buzëqeshur dhe ishte në siklet nga sjellja e Christinës. Fatkeqësisht, Hudgens nuk e pranoi ofertën bu-jare të këngëtares. “Vanessa ishte befasuar me këtë ofertë dhe duke buzëqeshur me edukatë e refuzoi këtë këngëtare”, ka shtuar burimi për të përditshmen britanike “Daily Star”.

del piero “ndërron fanellën” me elton john

Alessandro Del Piero ka nisur prej disa muajsh tashmë aven-turën e tij të re në futbollin australian pasi u largua nga Ju-ventusi dhe futbollisti 38-vjeçar tashmë po shijon edhe jetën jashtë fushave duke qenë se futbolli në Australi nuk është edhe aq kërkues. Sulmuesi veteran është takuar në Sidnei në një program televiziv australian me këngëtarin legjendar britanik Elton John dhe kanë shkëmbyer dy fanella të person-alizuara të ekipit Sidney FC. Elton John tha: “Djali im po bën 2 vjeç dhe i pëlqen shumë futbolli. Ka nisur të godasë topin dhe kjo bluzë do i pëlqejë shumë.” Ndërsa Del Piero deklaroi: “Jam një fans shumë i madh i Elton John. E gjithë familja ime e ka adhuruar muzikën e tij.” Kur u pyet se kush ishte kënga e preferuar nga Elton John, ish-kapiteni i Juventusit u përgjigj: “Më pëlqejnë shumë këngë të tij. Është një gjeni.”

shkakton depresion

Përdorimi i laptopit natën mund t’ju shkaktojë depresion sipas një studimi të fundit. Kërkuesit shkencorë kanë zbuluar se ekspozimi ndaj ndriçimit të monitorit në një dhomë të errët rrit nivelin e hor-

moneve të stresit në trup duke rritur njëkohësisht rrezikun e depre-sionit dhe duke ulur aftësinë e të mësuarit tek adoleshentët. Ud- hëheqësi i studimit, Samer Hattar, nga Universiteti Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thekson:

“Kemi gjetur se ekspozimi i rregullt ndaj dritës kur njerëzit punojnë në dhomën e tyre rrit

rrezikun e depresionit.” “Ka disa qeliza të syrit që ngacmohen nga drita e monitorit

të kompjuterit dhe ndikojnë në tru”, shton Hattar. Studimi është publikuar në revistën shkencore ‘Nature’.

Femrat,nganjëherë dëgjojnë krejt të kundërtën që ju u thoni

se femrat janë krijesë e komplikuar nuk është ndonjë zbulim, por me disa fshehtësi është e lehtë t’i kënaqni. Për të shmangur situata të tilla është mirë t’i dini disa gjëra të cilat i dëgjojnë

femrat kur mashkulli i thotë.Mashkulli thotë: dukesh e lodhur

Femra dëgjon: Nuk dukesh tërheqëse Një deklaratë e tillë te femrat tingëllon se ajo nuk është në shkëlqimin e saj më të mirë dhe se nuk duket mirë. Do të duhet të shpreheshit me një pyetje më subtile si: “A është gjithçka në rregull”?

Mashkulli thotë:vërtetë je dobësuar Femra dëgjon: Dikur ishe me

mbipeshë Femra e cila është munduar shumë dhe ia ka dalë t’i humb kilo-gramët shtesë kjo do të mund të tingël-lon te se më parë nuk ishte e bukur. Më mirë t’i thoni “Dukesh fantastike”.Mashkulli thotë: Dukesh mirë për - vitet që ke

Femra dëgjon: Dukesh mirë pa marrë parasysh vitet Mosha e femrës është temë e ndaluar, kjo shkruan edhe në bonton. Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për shaka apo kompliment, kurrë mos përmendni moshën.Mashkulli thotë: çfarë

ke bërë me flokët? Femra dëgjon: Stili i ri i flokëve

është katastrofë Komentet si “dukesh ndryshe” apo “diçka ke ndryshuar tek vetja” lini thellë në kokën tuaj dhe mos lejoni të dalin nga aty. Femra këtë mund ta kuptojë si painteresim tuajin. Provoni me “ky stil të shkon për shtati”.Mashkulli thotë: Mua më duken njësoj

Femra dëgjon: Nuk më intereson Nëse femra ju pyet cila bluzë i shkon më mirë, përpiquni të thoni diçka. Madje edhe nëse është njësoj apo nuk vëreni dallimin. “Ajo e para të shkon më shumë” mjafton.

Page 15: strategjia pronave, EKB lista, Gosip

15• E premte 16 nëntor 2012

»gossip

jennifer aniston kundër bisturisëNe moshen 43 vjecare, Jennifer Aniston ka zbuluar nje sekret per tonifkimin e gjoksit. Pa bisturi, mjaftojne masazhet. Jennifer edhe ne kete moshe eshte shume perfekte dhe fiziku i saj ia lejon te veshe cdo lloj dekolteje, madje mund te themi se eshte dhe nje nga pikat e saj te forta. Sipas raportimeve nga Sleekgos-sip, Jen eshte duke u trajtuar nga cikle masazhesh prej 12 javesh. Nderkohe ajo po pergatitet te martohet me partnerin e saj Justin Ther-oux dhe ka pergenjeshtruar lajmet per shtatezani.

Çfarë fsheh kim kardashian?32-vjeçarja Kim e cila ka thënë se nuk i është nënsh-truar asnjëherë kirurgjisë plastike edhe pse dyshohet se ajo mund të ketë përdorur botoks në të shkuarën, është vënë re duke u larguar nga një sallon kozmetike në Mi-ami. Sipas një burimi ajo ka shkuar atje me shokun e saj Jonathan ku kanë qëndruar për një orë dhe janë parë duke u larguar nga dera e pasme e kozmetikës. Ky institut ofron shumë shër-bime si kirurgji plastike dhe dermatologjike dhe trajtime për humbje në peshë.

arrestohet vajza e jon Bon jovit për shkak të ovërdozës

Një lajm i trishtuar për rrokerin Jon Bon Jovi dhe familjen e tij.Vajza e tij 19vjeçare Stephanie Rose Bongiovi është arrestuar pasi dyshohet se kishte marrë overdozë. Sipas burimit ajo është gjetur nga policët në dhomën e saj e pandërgjeshme në kolegjin Hamilton. Në kohën që ka mbërritur personeli mjekësor, është ra-portuar se ajo ka erdhur në vete. Sipas të dhënave ishin gjetur një sasi e vogël heroinë, marijuanë dhe mjetet që përdoren për të marrë drogë. Tani ajo është duke e marrë veten në spital.

rafaella Fico bën shopping për të harruar

mario BalotellinMe sa duket Fico e ka lënë mbrapa krahëve ndarjen me Marion, teksa është parë me një humor të mirë duke bërë shopping në Madrid, së bashku me të jëmën dhe vëllain e saj. Gjitmonë në stil dhe e kujdesur për veten, ajo ka provuar se nuk e le veten pas dore edhe pas ndarjes për të disatën herë nga Balotelli. Duke treguar se ka një suport të madh, familjen e saj dhe nuk ka nevojën e Marios, Fico është parë duke blerë disa veshje për fëmijë. Ajo pritet të lindë për një muaj dhe duket e kënaqur që ka mbështetjen e famoiljes së saj se sa të Mario Balotellit. Ndarja e çiftit ndodhi në fillim të vitit ku u lajmëruan edhe forcat e policisë. Futbollisti Mario më pas urdhëroi për një test ADN, pasi Fico bëri të ditur dy javë më vonë shtatzaninë e saj. Më pas Mario i dha një mundësi tjetër Ficos në tetor, por pajtimi i tyre nuk zgjati shumë, ku në fillim të kësaj jave u bë e ditur se ata janë ndarë sërish, pasi nuk kanë qënë në kontakt për shumë javë.

EMMa StonEFemrA e VeShur

më BuKur

emma Stone është cilësuar si femra e veshur më bukur e vitit 2012 nga revista ‘Vogue’. Aktorja 24-vjeçare ka lënë pas në këtë renditje Rooney Mara, Kristen Stewart, Leelee Sobieski dhe Zoe Saldana. Në këtë klasifikim janë marrë para-sysh vetëm femra që kanë lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Emma Stone është bërë e njohur me filmin ‘Crazy Stupid Love’ dhe

së fundi ka interpretuar në filmin ‘The Amazing Spider-Man’ së bashku me partnerin e saj në jetën reale, Andrew Garfield. Ja 10 femrat e veshura më bukur të vitit 2012:

• Ema Stone• Rooney Mara• Leelee Sobieski• Zoe Saldana • Lauren Santo Domingo • Solange Knowles • Kristen Stewart • Lily Kwong • Kimberly Chandler • Dree Hemingway

Page 16: strategjia pronave, EKB lista, Gosip

16 E premte 16 nëntor 2012 •

« BotA

Marrëdhënie të RREZIKSHME

Pushteti dhe skan-dalet seksuale, në

tekno-botën pa sekrete. Email, internet, sms, kështu hiperkomuni-kacioni zbulon jetën

private dhe shkatërron ata që komandojnë, siç ka ndodhur në rastin e

Gjeneralit Petraeus

Ajo që vërtetë nuk mund të kuptojmë nuk është përse, por si. 30 mijë emailet në kompjuterin e shërbimit, filmimet e bëra me celular, fo-

tografitë para pasqyrës, mesazhet “hard” të dërguar nga tryeza e konfer-encës ndërkombëtare për çarmatimin dhe të ngulitura një herë e përgjith-monë në kujtesën e përjetshme të Vëllait të Madh që çdo shenjë, çdo gjurmë – çdokush e di – me kërkesë e deshifron dhe e rimbledh.

Një sasi mbresëlënëse materialesh në dispozicion të shantazhuesve të çdo lloji, armiq politikë apo dashnore të tradhëtuara, një seri me fitila dina-miti që të pushtetshmit e botës lënë pas vetes, me siguresa të hequra dhe bomba me sahat që herët a vonë, është e sigurt, do të shpërthejnë duke u hedhur në erë karrierat politike dhe ambiciet. Aspekti vërtetë intere-sant i garës bashkëkohore mes sek-sit dhe pushtetit – që ngahera është fituar prej seksit, në çdo kohë dhe në çdo lartësi – është kjo kalbje e siste-mit, kjo ngjitje në ndjesinë e ploltfu-qishmërisë të kujt hipën në fron, që i bën të besojnë jo vetëm se mund t’u shkojnë pas qejfeve, të dashurve, hetero apo homo qofshin, të rritur apo minorenë, të vetëm apo në grup, por edhe që mund ta bëjë pa u ndëshkuar, pa ato masat mbrojtëse që kanë sho-qëruar ngahera tradhtitë.

Është interesante të vëresh se arsyeja përse gjenerali Petraeus dhe të gjithë, si vëllezërit e tij në histori janë detyruar të japin dorëheqjen jo prej aktit të tradhtisë në vetvete, por për shkak të shantazhueshmërisë që buron prej tij. Kreu i CIA-s, Presi-denti izraelit, mbreti dhe Kryeminis-tri – bëhet fjalë për njerëz që mbajnë në kyç zinxhirin e lidhur pas valixhes me kodet e armës bërthamore – nuk munden, nuk duhet të jenë të shan-tazhueshëm, të detyruar të ofrojnë para apo favore të tjerë në këmbim të kthimit të një filmimi, një fotografie apo një dokumenti në email.

Është teknologjia armiku i ri, tundi-mi fëmijëror për ta përdorur si dëshmi e trofeve që fiton. Që nga kohërat e Chappaquiddick, e vetmja vendn-dodhje me nëntë zanore, e të cilës gjithkush ia di shqiptimin e saktë, kjo gjë ka ndryshuar. Atëherë, ishte fundi i viteve gjashtëdhjetë, për të shkatër-ruar karrierën politike të një aspiranti për president të SHBA-së, një Kenne-dy, u desh nje mëkinë, me një kufomë gruaje në fund të kanalit. Sot mjafton një download. Një usb drive. Një foto-grafi. Foto dhe filmime (nga celulari, sigurisht), pamje telekamerash me qark të mbyllur dhe gjurmë telema-tike, është goxha i shtruar turpi politik i liderëve modernë. Karl Gustavi i Sue-disë, mbreti hezitues e ka për zakon të frekuentojë Club Power të Stok-holmit, pronë e një sipërmarrësi të quajtur “Gangsteri”, bashkë me shumë striptiste, u thotë gazetave njëra prej tyre, e cila sigurisht ka edhe prova fil-mike. Fotot e safarit të Juan Carlosit të Spanjës, organizuar nga e dashura e tij e fundit, e fundit e një serie shumë të gjatë, e detyrojnë të dalë e të bëjë falje publike para vendit. Kryeministri izraelit, Moshe Katsav, detyrohet të japë dorëheqjen pas akuzave të shum-ta për ngacmime seksuale e madje dhe dhunë nga ana e sekretareve të tij, akuza që janë të verifikuara nga emailet e njërës prej tyre. Knuckles, ministër i qeverisë liberiane, largohet pas shpërndarjes së një fotografie ku shfaqet me dy gra lakuriq. Këngëtarja indoneziane Maria Eva filmon me ce-lularin e saj një moment relaksi intim me Yahya Zaini, politika në ngjitje, duke i shkatërruar karrierën. Ministri i

Financave i Kinës, Jin Renquing, burri më pak seksi në botë, jep dorëheqjen “për arsye personale”. Të gjithë e dinë, ndonëse shtypi nuk e thotë, që një prej të dashurave të tij zotëron film-ime që proza e lodhur i quan “kompro-mentues”.

Piero Marrazzo largohet nga drejti-mi i rajonit të Lacios pasi vetë kry-e m i -

nistri, Berlusconi, e informon se në gazetat që janë pronë e tij kanë mbërritur fotografi ku shfaqet me një transvestit. Nga vetë Berluskoni janë

shpërndarë fotografi të mikeshave të tij të reja mysafre në vilën në Sarden-jë. Në lidhje me minorenen Ruby, skandali vallëzoi pak kohë nëpër gazeta, edhe në këtë rast pa pasoja politike, ndërkohë që shumë shpejt e dha dorëheqjen senatori republikan në SHBA, Mark Foley. Emailet e tij hard dërguar një 16-vjeçari stazhist

në Kongres i dekretuan fundin politik.

Shumë u përdorën telekamerat e hotelit në procesin për dhunë sek-suale ndaj Dominique Strauss-Kahn, kandidatura e të cilit për presidencën

e republikës do të kishte pasur mundësinë të ndryshonte historinë e Francës. Natyrisht që nuk kanë qenë interceptimet e bisedave mes Karlit dhe Kamilës që kanë përcaktuar për-jashtimin nga froni i trashëgimtarit,

Elisa-b e t a e kish t a s h -

më të qartë kuadrin familjar, megjithatë, sigurisht që nuk kanë kontribuar për kauzën.

Janë fotografitë në roto-gravurë që dokumentojnë alternimin e Cecilia Sarkozy dhe Carla Brunit. Është një tweet që dënon me zh-veshje nga popullariteti shoqen e re të Hollande, Valerie, deri tani në hije krahasuar me Segolene Royal. Më pak foto, më pak emaile, më pak autopor-trete në banjë, pak maturi më shumë do të kishin ndihmuar. Natyrisht, prirja për tundim do të ishte në përgjithësi e preferueshme, sidomos nëse ke një detyrë publike me përgjegjësi të lartë.

Gazetat amerikane flasin për skan-

dalin e gjeneralëve duke përmendur sindromin e Betsabeas. Mbreti David pa në banjë bukuroshen Betsabea dhe e donte për vete. Ishte bashkëshortja e një oficeri të tij të angazhuar në front. Ajo mbeti shtatzënë, mbreti

urdhëroi vrasjen e oficerit, fëmija vdiq. Kështu thotë Bibla. Në realitet, “dështimi etik i ud-hëheqësve të suksesshëm” ka një epikë më të vogël. Femra alfa pas të cilës marroset Pe-traeus ndjek me çdo mjet objek-tivin e saj – të shkruajë një bio-grafi, të bëjë karrierë – jo shumë ndryshe nga një traditë e gjatë e mbushur me Mata Hari, me të cilat është e mbushur historia e lashtë dhe e vonë, që nga rasti i Parfumit (spiuni rus, raketat bërthamore) e këtej. Pastaj janë historitë e dashurisë, vajza

sekrete e Mitterrand dhe ajo e Alberto del Belgio, kandidati 40-vjeçar i par-tisë së Angela Merkel i befasuar nga një 16-vjeçare që e ka njohur në Fa-cebook, Christian von Boetticher: “Ju nuk kuptoni, ishte dashuri e vërtetë”, ka deklaruar ai. Ndoshta, por Faceb-bok këshillohet si vend takimesh në errësirë, kjo dihet: si për minorenët, edhe për një kandidat për president rajoni. Statistikisht, janë më të rralla gratë në listën e viktimave të sin-dromës biblike. Të rralla, dhe senti-mentale. Aksionista në shumicë tek BMW, Susanne Klatten, për vite të tërë e shantazhuar nga një gigolo i ri në moshë, pasi i kishte paguar atij dhjetëra miliona euro ka shpjeguar: “E vërtetë, e paguaja. Ishte për ta ndi-hmuar. E kisha njohur në barin e një hoteli, dhe m’u duk kaq i trishtuar...”

Page 17: strategjia pronave, EKB lista, Gosip

17• E premte 16 nëntor 2012

»

“Çështja Petraeus, nuk ka kompromentim të sigurisë”

PreSidenti i ShBA mBAn KonFerencën e PArë Për ShtyP

oBAMAn

ë konferencën e parë të shtypit që kur fitoi zgjedhjet për mandatin e tij të dytë, Presidenti Barak Obama tha se ende shpreson për një zgjidhje

diplomatike të çështjes bërthamore të Iranit. Zoti Obama diskutoi gjithashtu gjendjen në Siri. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dan Robinson, na sjell hollësi. Shumica e pyetjeve drejtuar Presidentit Obama kishin të bënin me ekonominë, por atij iu drejtuan pyetje edhe për Sirinë dhe Iranin.

Për Sirinë Presidenti u pyet për shtypjen që vazhdon të ushtrojë qeverinë e Presidentit Bashar al-Assad dhe nëse Shtetet e Bashkuara e njohin zyrtarisht koalicionin e ri të grupeve të opozitës siriane.

Zoti Obama tha se është i inkura-juar nga zhvillimet, duke shtuar se të dërguarit e Shteteve të Bashkuara do të diskutojnë me koalicionin. Por ai nuk shprehu ndonjë njohje zyrtare për koalicionin siç ka bërë Franca. Ai theksoi shqetësimin e Shteteve të Bashkuara se grupi gjithëpërfshirës i opozitës siriane ka treguar se është i angazhuar për disa parime bazë.

“Ne nuk jemi të gatshëm të njo-him një farë qeverie në mërgim, por ne mendojnë se ai është një grup përfaqësues me bazë të gjerë. Një nga çështjet që ne do të vazhdo-jmë të theksojmë është angazhimi i opozitës për një Siri demokratike, një Siri gjithëpërfshirëse, për një Siri të moderuar”.

Zoti Obama tha se opozita siriane nuk duhet të jetë “e ndarë dhe e për-çarë” përballë shtypjes së ushtruar nga regjimi i Asadit. I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara do të armatosnin opozitën siriane në momente të cak-tuara, Presidenti Obama tha: “Ne kemi parë elementë ekstremistë që janë bërë pjesë e opozitës. Një nga gjërat që duhet të kemi kujdes kur flasim për armatimin e opozitës është se ne nuk u japim armë individëve që i sjellin dëm Amerikës, apo Izraelit, ose atyre që angazhohen në akte të dëmshme për sigurinë tonë kombëtare”.

Zoti Obama u pyet gjithashtu nëse ka në plan ndonjë shtysë të re diplo-matike për një zgjidhje nëpërmjet negociatash të çështjes bërthamore të Iranit. Ai tha se do të donte shumë të shikonte një zgjidhje të tillë dhe se ka ende kohë për zgjidhjen e çështjes në rrugë diplomatike. “Po, unë do të përpiqem muajt e ardhshëm nëse eksziston mundësia e hapjes së dialogut jo vetëm midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe ko-munitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes. Nuk mund të premtoj se Irani do të bëjë atë që duhet, por ky do të ishte opsioni ynë më i preferuar”.

I pyetur se në çfarë rrethanash mund të hapeshin diskutime të drejt-përdrejta SHBA-Iran, zoti Obama iu shmang përgjigjes, duke thënë se nuk mund të fliste për “hollësitë e nego-ciatave”. Por ai tha se “është e drejtë të thuhet” se Shtetet e Bashkuara duan që çështja të zgjidhet dhe nuk do të kufizohen vetëm në politesën apo protokollet diplomatike”. Irani ka thënë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.

Për ekonominë, temë për të cilën iu drejtuan edhe pyetjet më të shumta, Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara përballen me një afat të përcaktuar për vendimet ekonomike dhe për të zgjidhur krizën buxhetore. Ai iu referua “katastrofës fiskale”, 600 miliardë dollarë rritje taksash dhe shkurtime buxheti që hyjnë në fuqi më 1 janar 2013. Zoti Obama tha se

e vetmja mënyrë për të shmangur një gjë të tillë do të ishte bashkëpunimi. Ai ripërsëriti qëndrimin e tij për tak-sat: “Ne nuk duhet ta mbajmë peng klasën e mesme, ndërsa debatojmë për uljen e taksave për të pasurit. Duhet të paktën të bëjmë atë për të cilën biem dakord dhe kjo është mbajtja e taksave për klasën e mesme, të ulëta”.

Presidenti foli gjithashtu edhe për skandalin që solli dorëheqjen e gjeneralit David Petraeas nga posti i kreut të CIA-s. Presidenti Obama tha se nuk dinte që të kishte pasur ndonjë shkelje të sigurisë kombëtare

lidhur me marrëdhënien e gjeneralit Petraeus dhe autores së biografisë së tij, Paula Broadwell. Zoti Obama tha se nuk kishte prova që ishte kom-prometuar ndonjë informacion sekret që mund të dëmtonte sigurinë kom-bëtare. Presidenti tha gjithashtu se hetimi vazhdon.

Barack Obama do të ketë në qendër të mandatit të tij të dytë si President rritjen ekonomike të SHBA-së dhe luftimin e borxhit shtetëror. Priorite-tet kryesore do të jenë “punësimi dhe zhvillimi ekomik”, tha Obama në kon-ferencën e tij të parë pas rizgjedhjes

Presidenti foli gjithashtu edhe për skandalin që solli dorëheqjen e gjeneralit David Petraeas nga posti i kreut të CIA-s. Presi-denti Obama tha se nuk dinte që të kishte pasur ndonjë shkelje të sigurisë kombëtare lidhur me marrëdhënien e gjeneralit Pe-traeus dhe autores së biografisë së tij, Paula Broadwell. Zoti Obama tha se nuk kishte prova që ishte komprometuar ndonjë informacion sekret që mund të dëmtonte sigurinë kombëtare. Presi-denti tha gjithashtu se hetimi vazhdon

së tij. Lidhur me mosmarrëveshjet me republikanët për buxhetin ai theksoi gatishmërinë e tij për bisedime, por kërkoi edhe më tej tatime të larta për të pasurit.

“Ne nuk duhet ta mbajmë peng klasën e mesme, ndërsa debatojmë për uljen e taksave për të pasurit. Duhet të paktën të bëjmë atë për të cilën biem dakord dhe kjo është mbajtja e taksave për klasën e mesme, të ulëta”.

Përveç kompromisit për buxhe-tin deri në fund të vitit, ai gjithashtu aspiron për një marrëveshje afat-gjatë, “një marrëveshje të madhe” me republikanët në Kongres për një rimëkëmbje të buxhetit të shtetit, tha Obama.

Shefat ekzekutivë të disa prej kor-portave kryesore amerikane u takuan dje me Presidentin Barak Obama, i cili po përpiqet të fitojë mbështetjen e tyre për zgjidhjen e çështjes së taksave dhe shpenzimeve para fundit të vitit.

Shtetet e Bashkuara janë para të ashtuquajturës “katastrofë fiskale” më një janar, kur duhet të hyjë në fuqi shkurtimi i shpenzimeve me 600 mil-iardë dollarë në programet e mbrotjes dhe sociale, si dhe ngritja e taksave. Shkurtimet do të hynë në fuqi më një janar nëse Presidenti Obama nuk ar-rin një marrëveshje kompromisi me kundërshtarët e tij republikanë në Kongres. Por presidenti demokrat, i zgjedhur për një mandat të dytë javën e kaluar, u tha gazetarëve në Uash-ington se ai beson se një marrëveshje mund të arrihet.

Zoti Obama shpreson se ud-hëheqësit e kompanive me reputa-cion ndërkombëtar si General Elec-tric, American Express, Wal-Mart dhe të tjera do ta mbështesin në thirrjen e tij shkurtimin e shpenzi-meve dhe ngritjen e taksave për të pasurit, duke përfshirë edhe ato të shefave ekzekutivë.

BotA

Page 18: strategjia pronave, EKB lista, Gosip

18 E premte 16 nëntor 2012 •

« dossier

A kA trAdhti kombëtAre të Ahmet Zogut më 7 prill 1939?

sa qe pamundësi dhe sa paaftësi rezistence mospërballja me armë

(Shkrimi i pestë i ciklit)

Më 6 prill, në mes-ditë, skadonte afati i kërkesave ultimative. Në orën dhjetë Jako-moni u takua me Ahmet Zogun. Ky i propozoi që afati

të shkonte gjer në orën 18:00 të asaj dite. Ata e kishin hartuar tashmë një projekt përbashkues dhe parlamenti mund ta diskutonte pozitivisht.

Françesko Jakomoni i dërgoi Romës telegramin, ku informonte se nga pala shqiptare boceti kishte vetëm disa përputhje të parëndë-sishme me kërkesat e tyre. Veç njëzet e gjashtë vjet më vonë, tek do të përshkruante këto çaste du-eli me monarkun e Tiranës, shpirti fashist do t’i zbutej dhe do të shkruante: “Biseda ime e fundit me Zogun kishte nisur me ngjyrime ngashëruese dhe përfundoi me po-himin e mbretit se ndjenjat e tij nuk kishin ndryshuar ndaj meje, sepse e kuptonte që, nëse gjendja nuk ishte ajo që unë i kisha thënë gjithmonë se do ta dëshiroja, kjo nuk varej prej meje. Madje, thoshte se e kuptonte dhe kishte pasur besim te ndersh-mëria ime kur që në takimin e parë i thashë hapur se çfarë mund të ndodhte. Ai më falënderoi për çfarë kisha bërë për sigurinë e tij vetjake dhe të familjes së tij, si dhe të atyre që kishte më të afërt dhe më siguroi se në të ardhmen, kudo që të ndod-hej, unë duhej të mbështetesha tek ai dhe te miqësia e tij. M’u lut që t’i dërgoja përshëndetjet Musolinit, duke shtuar edhe se nuk mund të më bënte të njëjtën kërkesë për Kontin Çiano, të cilin e bënte fajtorin kryesor për çka po ndodhte ndaj tij.”

Ajo bisedë e çuditshme, sikur të qe një kllapi, përfundoi një gjysmë ore para se të skadonte afati i ulti-matumit. Në orën 11:30 Françesko Jakomoni doli nga dera e zyrës së Zogut, por me leje të tij ndenji në paradhomë gjersa mbaroi afati i përgjigjes. Në orën 12:00 iu lut Eqer-em Libohovës ta takonte edhe një herë mbretin e ta pyeste mos pati ndërruar mendje. Ministri i Jashtëm ndërhyri dhe Zogu e priti sërish, duke i thënë se asgjë nuk mund të ndryshonte nga çfarë i kishte thënë më parë. Në librin e tij për këtë takim të dytë pas ultimatumit Jakomoni do të fiksonte në letër: “Nga kjo, biseda ime e fundit me mbretin Zog, i cili gjatë kësaj kohe tregoi dinjitetin më të madh, përpilova menjëherë shën-imet për kujtesë.”

Ndërkohë është ky çasti kur kreu i diplomatëve italianë në Tiranë mori vesh se Geraldinë Appony qe nisur atë ditë, fare herët, për të kaluar ku-firin e shkuar në Greqi. Vetëm pas kësaj Françesko Jakomoni e kuptoi se gjithçka qe paravendosur me kohë: ultimatumi i tyre nuk do të pranohej.

Po mbreti a do të ikte? Në orën 12:30 Ahmet Zogu priti

Hugh G.Grant. Takimi i tyre zgjati 45 minuta. Qe i fundit. Sipas raportit që diplomati i parë amerikan në Tiranë i dërgoi Departamentit të Shtetit në Uashington, mbreti mes të tjerash i pati deklaruar se shqiptarët do të rezistonin, por kjo do të ishte njëfarë rezistence për protestë. Kundrejt një force të madhe dhe të fuqishme usht-arake nuk mund të qëndronin gjatë.

Pasditen e 6 prillit shkuan në legatën italiane një delegacion i parlamentit dhe një tjetër i bashkisë së Tiranës. Kërkonin të shtyhej koha e caktuar për zbarkimin e trupave.

Qenë përpjekjet e fundit për ta shpëtuar vendin nga akti i rëndë dhe turpërues i pushtimit ushtarak. Për këtë Françesko Jakomoni në librin e tij shkruan se “disa delegatë, duke dalë, kërkuan që të mos bëja asgjë në këtë drejtim, madje kohët për veprimin italian të shpejtoheshin”.

Pak më vonë në legatën italiane bashkë me Mehdi Frashërin erdhi Eqerem Libohova. Të dy ngulën këm-bë në mundësinë e përfundimit të një marrëveshjeje me gjeneral Parianin. Thanë se qenë kushte të reja për të pranuar zbarkimin e trupave italiane. “Pa këto, - theksuan, - një zbarkim i trupave do të quhej nga Shqipëria si një akt armiqësor i armatosur.”

Atë të enjte torturuese, pak kohë pas orës 18:00, në qiellin e Tiranës u shfaq një grup me disa dhjetëra aer-oplanë ushtarakë. Ata lëshuan fletë të shkruara me ftesë për qetësi dhe që populli shqiptar ta priste me be-

sim miken e tyre, Italinë. Këtë çast të pragmuzgut, kur mbi kryeqytet fluturonin tufat demonstrative të avionëve e shkundnin prej barqeve të tyre fije të holla letrash, duke nënkuptuar se fare lehtë, po të mos bindeshin, ato do të qenë bomba, Jakomoni e përshkruan edhe me ngazëllimin e fjalëve. “U shkëlqenin sytë nga kjo pamje punonjësve ital-ianë të legatës.”

Kështu po shkonte drejt mbylljes një ditë plot tension, shpresë dhe pa asnjë besim se sulmi ushtarak do të ndalej. Veç asgjë nuk e frenon-te vendimin politik të Romës për të pushtuar Shqipërinë. Makina e luftës kishte ndezur motorin e saj që 25 minuta pas mesnatës, kur gjeneral Guzzoni, për të qenë në krye të trupave operacionale, u ni-sur për të Brindisi. Në orën 11:30 e pati telefonuar Duçja, duke e parala-jmëruar se pas një gjysmë ore do të jepte urdhrat. Menjëherë pas kësaj e telefonoi shefi i kabinetit dhe i tha të ishte gati në pritje. Urdhrin e gatitjes Musolini e dha në orën

11:50, ndërsa shtoi se komandat e tjera do t’ua komunikonte para orës 18:00. Urdhri për hipjen në anije u transmetua më 16:50. E shqiptoi me gojën e tij vetë Duçja. Në orën 19:30 atasheu ushtarak italian në Berlin, pasi i kërkoi informacion she-fi i shtatmadhorisë gjermane, i ko-munikoi, me porosi të drejtpërdrejtë të Musolinit: “Po, është e vërtetë. Trupat italiane po përqendrohen në Bari për aksion ndaj Shqipërisë.” Pas kësaj ambasadori i Romës në Berlin, Benardo Attolico, e informoi Riben-tropin për çfarë po ndodhte dhe ky pati dhënë pëlqimin e tij të plotë.

Në atë 6 prill, para se të merrej miratimi i ministrit të Jashtëm gjer-man, kishte qenë tërthorazi miratues i robërimit të Shqipërisë dhe i hum-bjes së pavarësisë së saj edhe një kryeministër i një vendi demokratik perëndimor. Madje, i një aleati, shteti me të cilin që pas vitit 1920 sh-

qiptarët ishin lidhur ngushtë dhe u qe shfaqur si mbrojtës. Ishte Çamberleni. Në Dhomën e Komuneve ai shqip-toi fjalinë: “Anglia nuk ka interesa të drejtpërdrejta në Shqipëri.”

Në orën 20:20 në Romë vunë re se radioja e legatës së tyre në Tiranë nuk përgjigjej. Ishte bërë e shurdhët.

Rreth mesit të natës te Fran-çesko Jakomoni erdhi sërish Eqerem Libohova. Tha se kishte ardhur me porosi të mbretit. Ripropozonte një marrëveshje ushtarake, e cila do të qe gati të nesërmen. Do të hartohej në mënyrë të tillë që të përligjte praninë e trupave në Shqipëri dhe po ashtu të shmangte një gjakderd-hje të kotë. Vetëm pasi të firmosej kjo mund të zbarkonte kontingjenti i parë ushtarak italian. “Shqyrtojeni me dorë në zemër këtë kërkesë”, - u lut ministri i Jashtëm shqiptar. Jako-moni nuk refuzoi, por ia telegrafoi menjëherë Romës. Përgjigjja i erdhi me vërtik: “Nëse qeveria shqiptare ka për të thënë diçka, le t’ia përcjellë komandantit të trupave!” Kjo donte të thoshte se armata fashiste do të

zbriste në tokë dhe se vetëm pas kësaj mund të bëheshin bisedime.

Ishte punë minutash deri në orën 24:00. Tashmë po afrohej ditënata e 7 prillit. Ajo qe edhe Dita e Pashkëve. Në të gjithë gadishullin e tyre ital-ianët atë të premte e kishin marrë pushim zyrtar. Do të gëzonin gjer të hënën. Këtë herë e patën pasur fat që kryefesta e tyre e krishterë, duke rënë në fundjavë, do të qe e gjatë.

Ata nuk e dinin çfarë fatkeqësie, në mes të haresë së tyre, qeveria po i shkaktonte djallëzisht një populli tjetër.

Këtu po e ndërpresim mënyrën e deritanishme të shkrimit të këtij cikli, e cila qe rrëfimi i ngjarjeve pa ndërhyrë në interpretim. E zgjodhëm posaçërisht për ta pasur më të efektshëm vazhdimin në teknikën tjetër të komunikimit me lex-uesin: atë të analizës.

Objekti i saj është nëse Ahmet Zogu me largimin e tij nga Shqipëria më 7 prill 1939 ka bërë apo jo ak-

tin penal, por dhe moral e politik të tradhtisë së atdheut.

Akuza mbështetet në të paktën dy shtylla, apo paterica: e para, ndaj pushtimit nuk bëri qëndresë me armë; e dyta, braktisi vendin, iku. Këtë gjest të fundit e kreu edhe duke marrë nga pas një tufë të madhe njerëzish: 1300 veta. Qenë parlamentarë, ministra, oficerë të lartë, oborrtarë. Bëhet fjalë për ata që, përderisa i patën zgjedhur (apo caktuar) ta drejtonin Shqipërinë në kohë paqeje, ishin po aq të detyru-ar me kushtetutë ta bënin këtë edhe në mot lufte.

Vëmë në dukje që në fillim se pikë-pamja për Zogun si tradhtar i vendit të vet nuk gjendet në interpretimet e historiografisë së Perëndimit, ku inter-esimi për këtë figurë, vazhdimisht mod-este, nuk ka qenë e ndikuar prej ngarke-sash politike apo kushtëzimesh të tjera. Qarkullon herë pas here në periferi vetëm një opinion i marrë nga Alesan-dro Lesona (Alessandro Lessona), i dër-guari personal i Benito Musolinit, i cili në prill 1925 ndërmori një udhëtim sekret në Tiranë dhe bëri bisedime të fshehta

Në historiografinë botërore të Luftës së Dytë dy modele trad-htarësh kombëtarë janë të njohur dhe në zë: norvegjezi Kuisling (Vidkun Abraham Lauritz Jonsson Quisling) dhe francezi Peten (Philippe Pétain). I pari është më eks-tremisti. Themelues e kryetar i partisë fashiste të vendit të vet që në vitin 1933, njëkohshëm me Adolf Hitlerin, kur më 9 prill 1940 Nor-vegjinë e sulmuan gjermanët, ai jo vetëm nuk bëri qën-dresë, por edhe kreu një grusht shteti dhe u ofroi për shër-bim qeverinë e vet pushtuesve. Këtij kabineti të vetësh-pallur nuk i eci, sepse Berlini caktoi një tjetër kryemi-nistër, por lakmia për pushtet dhe zelli i bashkëpunimit me ta ia dha rezultatin. U bë i tillë në shkurt 1942 dhe një vit më pas u shpall “fyhr-er”. Aq fort shitës i atdheut qe Kuislin-gu, saqë me emrin e tij demokracitë e Perëndimit ndërtu-an nofkën e të gjithë bashkëpunëtorëve të pushtuesve fashistë.

Page 19: strategjia pronave, EKB lista, Gosip

19• E premte 16 nëntor 2012

»dossier

me presidentin shqiptar. Rezultat i këtij misioni qe traktati i 22 nëntorit 1927 mes dy vendeve. Sipas Lesonësm Zogu ishte “mbreti që shiti vendin e vet”.

Informojmë me këtë rast se Lesona, ky fashist i orëve të para, dy herë ministër, nga 1926 deri më 1938, këtë vit të fundit u shkarkua prej Musolinit nga të gjitha detyrat partiake dhe shtetërore. Shkak u bë korrupsioni i tij tepër i papërm-bajtur. Pak kohë më parë shefi i tij i pati anuluar një operacion të tërë të “diplomacisë paralele”, ku nëpërmjet zotërimit të burimeve naftësjellëse në Shqipëri kryhej edhe politikë e jashtme. Këtë kohë, ndërsa në qeverinë e Romës vepronte një krah, i cili qe për depërtim ekonomik grad-ual në Tiranë dhe vazhdimisht në konsensus me Beogradin, në palën tjetër, ku ishte rreshtuar aktivisht edhe Alesandro, kërkohej imponimi nënshtrues dhe i menjëhershëm i Shqipërisë nga Italia. Vëmë në dukje gjithashtu se në maj të vitit 1948 qeveria etiopiane e akuzoi Lesonën në OKB për krime lufte.

Duke mos qenë posaçërisht histo-riografia perëndimore autore e ndonjë akuze si tradhtar i vendit të vet, këtë e mbart bollshëm historishkrimi sh-qiptar. Këtu ky interpretim është ma-siv, kohëzgjatur, i përhapur shumë dhe këmbëngulës, përveç mes jo pak intelektualëve, edhe në shtresa të gjëra popullore. Mendimi tjetër, ai se Ahmet Zogu nuk është aspak i tillë, për pjesën tjetër të bashkëkombësve po gjen përherë e më shumë hapësirë pohimi pas vitit 1990. Megjithatë, re-zultati i këtij riekuilibrimi deri tani është tepër i pakët. Arsyet pse ndodh kjo do të kemi vëmendje dhe detyrim t’i ravijë-zojmë në brendësi të këtij cikli.

Në historiografinë botërore të Luftës së Dytë dy modele trad-htarësh kombëtarë janë të njohur dhe në zë: norvegjezi Kuisling (Vid-kun Abraham Lauritz Jonsson Quis-ling) dhe francezi Peten (Philippe Pétain). I pari është më ekstrem-isti. Themelues e kryetar i partisë fashiste të vendit të vet që në vi-tin 1933, njëkohshëm me Adolf Hitlerin, kur më 9 prill 1940 Nor-vegjinë e sulmuan gjermanët, ai jo vetëm nuk bëri qëndresë, por edhe kreu një grusht shteti dhe u ofroi për shërbim qeverinë e vet push-tuesve. Këtij kabineti të vetëshpal-lur nuk i eci, sepse Berlini caktoi një tjetër kryeministër, por lakmia për pushtet dhe zelli i bashkëpunimit me ta ia dha rezultatin. U bë i tillë në shkurt 1942 dhe një vit më pas u shpall “fyhrer”. Aq fort shitës i at-dheut qe Kuislingu, saqë me emrin e tij demokracitë e Perëndimit ndër-tuan nofkën e të gjithë bashkëpunë-torëve të pushtuesve fashistë.

I dyti model kolaboracionizmi me pushtuesin dhe po ashtu tradhtie kombëtare, veç si rast më i “butë”, ushtaraku Filip Peten ishte hero i qëndresës ndaj pushtimit gjerman në Luftën e Parë Botërore dhe për merita të tjera atdhetare u bë Mare-shal i Francës. Kur në maj 1940 na-zistët sulmuan dhe hynë në Paris, armëpushimi me ta bëri që brenda vendit të krijoheshin dy shtete. Në pjesën e papushtuar, me kryeqytet Vishinë, në krye u vu Peten. Kjo qeveri, e cila qe nën kontrollin gjer-man, përgjithësisht u quajt “kukull”. Edhe pse “për tradhti e bashkëpunim me armikun” më 1945, ndërsa qe 89 vjeç, u dënua me vdekje, por më pas ky dënim u zbut në internim të për-jetshëm, ai vdiq i trajtuar siç e kishte akuzën penale. Më pas janë bërë të ditura edhe jo pak kontribute të tij për të shpëtuar jetë bashkëkombë-sish dhe disa vlera kombëtare.

Lexuesin, i cili i bën vetë kra-hasimet, ne thjesht mund ta pyesim

dashamirësisht: a ngjan ndopak Ah-met Zogu me ta?

Po bëjmë tani një interpretim personal mbi këtë çështje. Më sak-të, po përpiqemi të argumentojmë, pa pasur monopolin e së vërtetës historike dhe të analizës së pakriti-kueshme se Zogu gjatë agresionit fashist italian nuk e ka kryer veprën penale, por edhe fajin moral të trad-htisë kombëtare.

Në kapitullin e gjashtë të librit “Le truppe italiane in Albania (Anni 1914-20 e 1939)” botohet analiza “Italia dhe Shqipëria nga 1920 deri më 1939”. Te pjesa e tretë e saj, e titulluar “Hipja në fron e Zogut I”,

e kryer dhe e botuar në 1978, mes të tjerash thuhet: “Në këtë kohë Zogut i duhej të zgjidhte një fuqi tek e cila të mbështetej jo vetëm e mbi të gjitha në aspektin finan-ciar, por dhe në planin politik. Jo Britania e Madhe dhe Franca, që ishin mbështetëse të Greqisë dhe Jugosllavisë, dhe për pasojë të painteresuara për Shqipërinë. As Ju-gosllavia, e cila, megjithatë, e kishte ndihmuar Zogun në vështirësi, edhe pse presidenti i ri e kishte shlyer borxhin duke i dhënë fqinjit mana-stirin e Shën-Naumit, një lokalitet i vogël në lindje të Pogradecit mbi liqenin e Ohrit, në diskutim që nga viti 1913. Jo Greqia, sigurisht, për shkak të rivalitetit të sapokapërcyer për çështje të kufirit. Mbetej Italia, që atëherë dhe prej shumë vitesh, me gjithë një histori raportesh të fundit të përgjakshme, ku tamam Zogolli mund të konsiderohet një nga përgjegjësit kryesorë, ka pasur dhe ka aktualisht një rëndësi thel-bësore për tregtinë shqiptare. Ja pse Zogolli iu drejtua Italisë për interes, por sinqerisht”.

Diplomati italian Pietro Kuaroni (Pietro Quaroni) në librin e tij “Va-lixhja diplomatike”, Aldo Garzanti Editore, 1956, kur tregon një takim me Fejzi Alizotin, befasohet prej një interpretimi të tij gjeostrategjik. Njeriu që pas dorëheqjes së Ismail Qemalit në janar 1914 e zëvendësoi atë me emërim nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, arsyetoi kështu: “Ne shqiptarët jemi të rre-thuar nga tri shtete armiq: Jugoslla-via, Greqia dhe Italia. Shtet mik kemi vetëm Austro-Hungarinë. Duke qenë se ajo nuk ekziston më, mes grekëve dhe serbëve kemi zgjedhur si më të mirët italianët.”

Ja pse çështja e parë, të cilën duhet ta qartësojmë në këtë inter-pretim, është se Ahmet Zogu, si ata që ishin më parë e shumë të tjerë pas tij, do të vepronin në këtë ter-ren gjeopolitik. Ishte fati i tij i keq që vendi relativisht më pozitiv ndaj Sh-qipërisë qe i zotëruar nga një totalitar, ishte një sistem shoqëror diktature

dhe mbarte agresivisht një ideologji tiranike: fashizmin. Analiza “Hipja në fron e Zogut I”, të cilën e cituam më sipër, e vijon arsyetimin me argumen-timin se lidhja e Zogut me Italinë im-ponohej nga nevoja për të rindërtuar një shtet mbi një vend të vogël dhe të varfër, pa burime, pa rrugë, pa porte, madje nuk kishte as një monedhë kombëtare, i lënë në harresë nga një dominim i rëndë otoman. “Për t’i dhënë qëndrueshmëri qeverisë së tij Zogolli, - thuhet saktësisht në të, - u mbështet mbi kartën e autoritarizmit dhe të nacionalizmit, të vetmet leva që sipas tij ishin të nevojshme për t’u përdorur t’i mbanin shqiptarët të

bashkuar.”Në kodin qeverisës “autoritarizëm

plus nacionalizëm”, i cili nuk është përdorur vetëm prej Ahmet Zogut, po i tërheqim vëmendjen lexuesit tek el-ementi i dytë. Po e bëjmë këtë sepse po trajtojmë çështjen nëse qe apo jo më 7 prill 1939 tradhtar i kombit, pra ishte apo jo nacionalist.

Afrimi dhe miqësia, lidhja me Ital-inë rezulton e pashmangshme. Siç ndodhi me shqiptarët pas Luftës së Dytë Botërore me praninë e hegje-monisë komuniste në Bashkimin Sovjetik si dhe instalimin e saj në shumicën e vendeve të Europës Lindore, raporti me fashizmin italian qe fatal. Ahmet Zogu nuk mund t’i shpëtonte këtij fati. Problemi ishte nëse ia doli të kishte më pak paso-ja për vendin e vet dhe për veten, përfshirë edhe familjen. Kjo e fundit është interes dhe përbërës mjaft i

rëndësishëm në vendimet politike të qeverisësve autoritarë dhe i një mje-disi ku kultura hakmarrëse e ndeshjes për pushtet shkon gjer tek ajo.

Atëherë ripyesim veten dhe lex-uesin: pa pasur dot mundësi ta përm-bante e thyente presionin e shtetit fqinj, a rezistoi Zogu, apo ndodhi e kundërta: i hapi kufijtë tejpërtej? Qëndroi për aq sa e lejonin mundësitë apo u dorëzua menjëherë?

Në botimin e specializuar për shërbimet e fshehta italiane dhe ro-lin e tyre në Luftën e Dytë Botërore, me autor Andrea Vento, “In silenzio gioite e soffrite” (“Në heshtje gëzoni dhe vuani”), botuar më 2010, flitet për një periudhë kur marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë u ftohën. Si arsye kryesore botimi paraqet përpjekjet e fshehta të Ahmet Zo-gut me mbretin jugosllav Aleksandri I. Ndërsa nënvizon se ushtria ra në duart e italianëve, xhandarmëria mbeti në ato të anglezëve. Sipas librit, Ahmet Zogu nuk jepej aq lehtë. Pasi Shqipëria u shpall mbretëri, më 1 shtator 1928, ndërsa në pamje të jashtme dukej sikur lidhja mes dy vendeve po forcohej, në brendësi ngjante e kundërta. Ndikues në këtë rrënim të heshtur përveç ju-gosllavëve qenë edhe vetë italia-nët. Raportet ndërmjet dy palëve zienin nën kapak e vinin shpesh në buzë të derdhjes. Mospërputhja u bë e fortë kur po mbërrinte afati i rinovimit të marrëveshjes së 1927-s, fundi i vitit 1931 dhe Zogu bëri sikur nuk e pa. E la të skadonte”.

Sipas “Në heshtje gëzoni dhe vuani”, një situatë e tillë nuk qe shkaktuar prej vetë mbretit shqiptar, por nga shërbimet inteligjente italiane, të cilat këtë kohë edhe prej kolegëve të tyre evropianë vlerësohen si mjaft të suksesshme në operacio-net e diversionit. Ato, me porosi të Musolinit, u ridhanë mbështetje disa grupeve armike të Ahmet Zogut, atij të quajtur “kosovar” dhe një tjetri veprues në Çamëri. Pas të parit qenë jugosllavët dhe tek të dytët grekët. Po ashtu agjentët italianë ishin ata që përhapën nëpër Shqipëri thashethemet se mbreti vuante prej një sëmundjeje të pashërueshme dhe se jo vitet, por muajt i kishte të numëruar. Gjithnjë sipas librit të sipërpërmendur, shërbimi i fshehtë fashist italian duhet të jetë në rolin e dorës shtytëse për atentatin që iu bë më 27 shkurt 1931 në Vjenë. “Në

heshtje gëzoni dhe vuani”, me këtë rast nuk paraqit prova, por i tërheq vëmendjen lexuesit me këtë frazë: “Dihet që në dhjetor 1930 Pari-ani hartoi një relacion të pasur për SIM-in (shërbimin e fshehtë ushta-rak italian-Y.P.), në të cilin flitet për mundësinë e një udhëheqje edhe politike të disa gjeneralëve sh-qiptarë. Është kurioze për të vënë në dukje se këtë kohë shef i legatës italiane në Tiranë është një figurë tepër e njohur për punë të tilla: bëhet fjalë për Antonio Meli Lupi...” (ishte markez dhe diplomat i punëve të ngatërruara-Y.P.).

Libri për rolin e shërbimit të fshe-htë italian para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore shkruan po ashtu: “Në këtë periudhë marrëdhëniet u keqësuan aq shumë, saqë Zogu nuk e frekuentoi atasheun e ri ushtarak, kolonelin Rikardo Baloko. Mbreti vendosi që për të bashkëvepruar me Italinë të përdorte një këshill-tar të mistershëm të ushtrisë italiane, nënkolonelin Tripiçone, zëvendësshef i Shtabit Madhor të Komandës së Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare, i emëruar disa vjet më pas drejtor i SIM-it. Ky me siguri ka vepruar ashtu me cilësinë e ndërlid-hësit me shërbimin inteligjent. Që kjo periudhë nuk është më e mira, dëshmon emërimi në qershor 1932 në krye të legatës italiane në Tira-në, i Armando Koch, një “kokëfortë”, i cili nuk e fshehu asnjëherë mosre-spektin e tij total ndaj mbretit Zog.

Në këtë klimë sfidash reciproke,

në prill 1933, të dërguar nga Zogu vranë në Selanik Hasan bej Prishti-nën, kreun e kosovarëve në mërgim dhe klient i vjetër i Italisë. Në qershor të këtij viti Zogu u përpoq të shpër-bëjë përfundimisht Misionin Ushtarak. Ndërkaq në vitet e ardhshme u bënë përpjekje të tjera për ta destabilizuar sovranin shqiptar: rasti i revoltës pop-ullore të drejtuar nga deputeti Kostë Çekrezi në verë të vitit 1935.”

Edhe Pietro Kuaroni në librin e tij shkruan: “Megjithatë, interpreti-mi ynë i traktatit të aleancës ishte, pjesërisht të paktën, pak më i ndryshëm: me këtë traktat ne ten-tonim, pak a shumë me vetëdije, të realizonim njëfarë protektorati të kamufluar. Mirëpo këtë Zogu nuk e pranoi kurrë dhe sa mundi, me të gjitha mjetet, iu kundërvu.”

Ylli Polovina(Vijon)

Page 20: strategjia pronave, EKB lista, Gosip

20 E premte 16 nëntor 2012 •

« dossier

ali Maliqi, kurthi i sigurimit dhe akuzat për arratisjen

Nga ALBERT KOTINI

(vijon nga numri i kaluar)

në vizitën që bëra para ca ditësh në ekspoz-itën e të dënuarve dhe të përndjekurve politikë të hapur në Tiranë, më ra në sy

fotografia madhore e burrit të madh, e patriot Ali Maliq Agolli, si dhe shumë fotografi të tjera të njerëzve të nderuar.

Kush është Ali Maliq Agolli dhe figura e tij patriotike?

Ali Maliq Agolli vjen nga një familje e madhe pa-triotike dibrane. Kësaj familjeje kurrë nuk i ka mun-guar ndjenja e patriotizmit kombëtar, ajo ka qenë gjithmonë në luftë kundër çdo ngjyre dhe okupa-tori që synonte të copëtonte apo okuponte kombin shqiptar, si në luftë me turqit, serbët, malazezët, maqedonasit, grekët, italianët dhe gjermanët në mbrojtje të atdheut dhe kombit shqiptar.

Ali Maliq Agolli, kjo figurë e madhe e kombit dhe popullit shqiptar, ky nacionalist i madh dhe i pastër, me ndjenja të larta kombëtare dhe pa-triotike, me largpamësi politike me shpirt të madh njerëzor, trim dhe bujar, gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare u radhit në çetat nacionaliste dibrane, në luftë kundër fashisto-nazistëve për çlirimin e Shqipërisë prej tyre, ashtu dhe kundër komunizmit sllavo-shqiptar-enverist, që para-qiste dhe paraqiti një rrezik të madh për popullin dhe kombin. Ali Maliq Agolli, patriot e nacionalist i madh, njeri largpamës dhe i papajtueshëm, por në luftë gjer në vdekje me sllavokomunistët sh-qiptarë, arrestohet prej tyre më 1945.

Nga gjyqet sadisto-gjakatare enveriste dëno-het me dënim kapital. Për 23 vjet rresht vuan dënimin në burgjet dhe kampet terroriste enver-iste. Gjithë familja e tij (vajzat, djemtë e të tjerët) iu nënshtruan burgjeve dhe kampeve të internimit për 47 vjet rresht. Në kohën kur ky burrë i madh i Dibrës dhe i kombit shqiptar po e mbaronte burgun dhe i kishin ngelur vetëm disa muaj, terroristët en-verianë, Sigurimi dhe sllavokomunistët enveristë, nuk donin ta shikonin të lirë Ali Maliq Agollin, sepse ky njeri i madh i kombit dhe Shqipërisë për komu-nistët prapë paraqiste rrezikshmëri.

Sigurimi enverist, si gjithmonë i pabesë, në pabesi të plotë dhe në prapaskenë organizon vrasjen e patriotit Ali Maliq Agollit. Dhe kështu u bë. Në rep. 309, fabrika e çimentos Elbasan, më 12.05.1967, qëllohet me levë pas shpine dhe vritet Ali Maliq Agolli.

Ali Maliq Agollin e vrau pas shpine Sigurimi gjakatar komunist, por kurrë nuk e vret dot atë si emër, si patriot i madh i kombit, si burrë shteti, sepse njerëz të tillë nuk vdesin kurrë. Ali M. Ago-lli ishte dhe mbetet figurë e madhe e shtetit, na-cionalist i ndershëm dhe hero i kombit shqiptar.

Shumë bashkëvuajtës, pseudoshok dhe miqtë e tij nuk po e sqarojnë vrasjen e Ali M. Agollit në burg. Ka nga ata bashkëvuajtës të tij në burg që sot kanë dhe pozita shtetërore, por ose janë imp-likuar në vrasjen e Ali M. Agollit, ose nga frika dhe mungesa e kurajës civile nuk e ngrenë figurën e Ali M. Agollit, e as e sqarojnë vrasjen e tij.

Kjo për ata nuk është fisnike, as burrërore.Mehmet Tepelena

Gazeta “Liria”, 13 prill 1994

Pse duhej vrarë Ali Maliqi?Ai lindi në Maqellarë të Dibrës kur Shqipëria

përjetonte ngjarje të mëdha, kur uragani i kry-engritjeve po ngrihej drejt ngadhënjimit 4 vjet më vonë, të një dite që do të shënohej në kalendarin historik shqiptar si ndër më të rëndësishmet.

Qe viti 1900 kur në fshatin Kërçisht Maliq Kërçishti, që luftoi me armë në dorë që në moshë të re, do vikaste (sigurisht këtë herë jo me zë), por me krisma pushke për lindjen e një djali, që do t’i vinin emrin Ali. Ky fëmijë do të bëhej burrë me zë në trevën e Dibrës, do ta kishte për nder që hidhte shtat në atë derë ku nuk mungoi asn-jëherë bujaria e trimëria.

Në kërthizën e viteve 1912–1913 dhe më pas më 1920-n, kur Dibra mbante një peshë jo të vogël në qëndresën shqiptare, Maliq Kërçishti (i

së Stalinit. Që këtu ai do të ndante shtegun e bashkëpunimit me komunistët. Si antikomunist ai do të përmendej dhe në librat e Hoxhës, i cili do të shkruante se për të pasur Dibrën me Partinë Komuniste duhej vrarë Ali Maliqi.

Në mars të 1943-shit bashkë me forcat kry-engritëse gjendet i rrethuar nga okupatorët italianë në Homesh. Një muaj më vonë, kur lul-ezonjat kërkonin të harliseshin majë maleve e li-vadheve, sulmohet përsëri nga italianët. Familja e tij detyrohet të largohet për në Lurë, një vend aq magjepsës për peizazhin mahnitës, njëkohë-sisht tepër strategjik.

Ndërsa Aliu mbetet maleve me ëndrrën për Shqipërinë etnike e fytyrën e saj demokratike.

Po dyndja e 2000 forcave maqedonase në Dibër të Madhe pas kapitullimit të fashistëve italianë do ta revoltonte dhe ai do t’i shkruante dhe komandantit të atëhershëm të çetës se maqedonasit duhej të largoheshin menjëherë nga Dibra, se ajo i përkiste territorit shqiptar.

Shqipërinë dhe rrezikun sllav ndaj saj në bashkëpunim me shumë patriotë të tjerë, si Mif-tar Koloshin, Ukë Camin, Xhemë Gostivarin sul-muan Dibrën e Madhe dhe pas tri ditë luftimesh i shpartalluan forcat maqedonase.

Qe ky veprim i tij dinamik e trimëror që i dha Ali Maliqit detyrën si komandant i përgjithshëm për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Ai u bëri ballë disa sulmeve të serbo-maqedonasve që organizuan gjatë viteve 1943-1944. Në një nga këto beteja u vra dhe kapiten Kadri Berdulli, Karafil Xhili etj.

Megjithëse nga fundi i ‘44-s i krijohet mundë-sia të largohet jashtë shtetit, ai nuk e pranon këtë ofertë. Në janar të 1945-s do të qe amnis-tia dhe ndërhyrja e dashamirësve të shumtë ar-syeja që ai të dorëzohej. Është ky çast që sjellë një rrjedh tjetër të re privacionesh për Ali Mali-qin. Internohet në Korçë e pas një muaji e sjellin në Tiranë. Më 12 maj 1945 e nxjerrin në gjyq.

Në mbrojtje të tij protestojnë fshatrat e Strugës, Dibrës dhe Gostivarit, që e konsidero-jnë si shpëtimtarin e tyre. Por diktatura e dënoi me 12 shokë me vdekje. Shteti i asaj kohe “hu-manizmin” e tij do ta tregonte në faljen e jetës (por me peripeci të shumta) nëpër birucat-ferr të Burrelit dhe nën hijen ogurzezë të kërcënimit të vazhdueshëm të vdekjes.

Ai ishte kaq i “rrezikshëm” për regjimin amorf, sa, siç tregon Refik Pustina, “po të shkonte En-

ati i Aliut), do të linte gjurmë të spikatura në vep-rimtarinë patriotike. Jo rastësisht gazeta “Atdheu”, që botohej në Nju-Jork, do të shkruante: “Maliq Aga radhitet përkrah prijësve dhe luftëtarëve të dalluar të Dibrës, siç ishin Elez Isufi, Llan Kaloshi e të tjerë. Krisma e nagantit të tij tek qëllonte në afërsi të Radostushit serbofilin dhe ish-ministrin e brendshëm të Maqedonisë Arif Hiqmeti, që kish masakruar popullin e Dibrës, do të tronditë jo vetëm Dibrën, por dhe trevat e tjera të vendit.

Tërë qenia e tij do të ngazëllehej kur plaku fisnik i Vlorës Ismail Qemali do të ngrinte fla-murin e pavarësisë kombëtare në atë ballkonin e vogël të asaj shtëpie historike.”

Këto cilësi të vyera të Maliq Agës do të shfaqeshin me një spektër të fuqishëm dhe te djemtë e tij, Aliu e Feriku.

I ati do t’i linte të vegjël, por ata do të dinin që me veprimtarinë e tyre atdhetare të ecnin me dinjitet në gjurmët e tij me cilësitë e tyre atdhedashëse.

Ali Maliqi (Agolli) zgjuarsisë së tij natyrale do t’i hapte shteg të ri me mësimet që mori në ara-bisht nga efendi Isak Hoxha, që kishte mbaruar studimet në Stamboll. Si autodidakt, me vullnet e pasion ai do të mësonte përveç gjuhës amtare dhe atë italishte. Ky pasion për kulturë do ta nxiste në vitin 1916 që të përkujdesej të ndër-

tonte shkollën së bashku me bashkëfshatarët.Ky vend i të nxënit do të plotësonte më së

miri kushtet për 250 nxënës, ku do të jepnin mësim 6 mësues normalistë të përkushtuar.

Thirrja për të mbrojtur atdheun nga okupa-cioni fashist më 7 prill Ali Maliqin do ta gjente në krye të 1000 burrave dibranë në Qafështamë.

Shtatori i 1939-s do të shënonte një rrjedhë tjetër me privacione për Ali Maliqin. Arrestohet për kryengritje ndaj okupatorëve fashistë ital-ianë. Mbas dy muajsh dërgohet në burg, Kersi Jall, Korpora da Renco, dhe aty do të lirohej në dhjetor të 1942, 3 vjet i survejuar nëpër burgjet e Italisë, mes rropamës së detit e tokës së huaj, mes vetmisë së largët. Në Maqellarën fushave gerthuar nga grykat dhe malet e lagur nga ujërat epike të Drinit, që kanë përcjellë dramën e jetës dhe të luftës, familja e tij do t’i hapte por-tat rrjedhës së qëndresës për çlirim.

Aliu, posa të kthehej, nuk do të rrinte të med-itonte në odën karakteristike dibrane, por do të bashkërendonte veprimtarinë me Fiqiri Dinen.

Që nga këto momente ai më do të dimensohej më tej si një figurë me një obligim atdhetar. Ishte ai i biri i Maliq Agës që me kurajë do të sfidonte emfazën spekulative për Revolucionin e Tetorit, duke denoncuar inkriminimin e tij dhe të figurës

Page 21: strategjia pronave, EKB lista, Gosip

21• E premte 16 nëntor 2012

»dossier

veri nga Tirana në Shkodër apo në Vlorë, Ali Mal-iqi izolohej në burg”. Këtë e tregon dhe vendosja e emrave të djemve të tij në listat e vdekjes.

G. T. Gazeta “Tribuna”, 29 dhjetor 1995

Ali Maliqi – Agolli në burgun e Burrelit, sipas kujtimeve të Abdullah Salihit (2).

Kurthi i Sigurimit për “arratisjen” nga burgu

Meqenëse nuk i doli plani ogurzi, atëherë drejtori përgatiti një variant tjetër makabër. Puna do të bëhej brendapërbrenda burgut. Do t’u ushqehej shpresa e ikjes dhe do të nxiteshin një pjesë e të burgosurve për të thyer burgun dhe pastaj rojat që nga lart do të kryenin de-tyrat funksionale. Së pari, duhej kontaktuar me të burgosurit më me autoritet, që kishin influ-encë dhe gëzonin besimin e të tjerëve. Personat më të përshtatshëm për këtë punë u menduan Isuf beg Selmani nga Mati, që ishte i vëllai i Hy-sen Selmanit, adjutantit të mbretit Zog; Jonuz Shijaku nga Durrësi, pronar i dy fabrikave; Prof Coku, tregtar nga Tirana, dhe Ali Maliqi, i njohur si patriot dhe burrë me za në Dibër. Këta ishin personat tek të cilët kishin besim më shumë të burgosurit. Të katër këta i kishin futur në një qeli. Për të kontaktuar me ta ishte ngarkuar rreshter Qaniu, komandant i rojave të burgut.

Pasi kishte marrë porositë e nevojshme, vizitën e parë Qaniu ua bën këtyre të katërve. Hap derën e qelisë dhe futet brenda gjoja fshehurazi, duke parë anash me bisht të syrit se mos e shikonte ndonjëri. Pasi i përshëndet, i pyet si i kishin hallet dhe u jep nga një cigare. “Më vjen shumë keq për ju kur ju shoh në këtë gjendje e në këto vuajtje, - thotë Qaniu. - Ndiej dhimbje e keqardhje për të gjithë të burgosurit dhe me sa kam mundësi i kam ndihmuar, vazhdon ai. I kam liruar nga birucat kur i dënojnë rojat, shumë herë ua kam hequr nga duart rojave kur ata i rrihnin, apo kur u jepnin dënime të tjera jam munduar që t’ua lehtësoj.”

Sjellja e Qaniut ishte si një melhem për bren-gat e pasosura të të burgosurve. Shtypja e pa-durueshme, trajtimi mizor dhe dëshira për t’i ikur asaj të bën të gënjehesh si një fëmijë, të besosh në iluzione dhe të ushqesh shpresa për gjëra nga më të pabesueshmet.

Brenda pak kohësh Qaniu fitoi besimin e të

burgosurve, të cilët nuk pushonin duke e uruar për ndihmën që u jepte e lehtësitë që u bënte. Në këtë botë ka edhe njerëz të mirë e një i tillë “shpirt nje-riu” midis ujqërve na qenkësh edhe Qaniu.

Pasi e bisedojnë midis tyre disa herë, edhe Isufi, Profi, Jonuzi dhe Aliu krijojnë besim te Qaniu. Madje, puna shkoi aq larg, sa Jonuzi dhe Profi me anë të Qaniut u lidhën edhe me familjet e tyre. Kur arriti në këtë kuotë, Qaniu vendosi të hapet. “Unë kam mundësi që një pjesë prej jush t’i nxjerr nga burgu, - u thotë ai. - Unë jam komandant i rojave. Disa prej tyre janë besnikët e mi të sigurt, mbasi i kam nga ana ime. Ata i kanë njerëzit e tyre në Amerikë dhe në Australi. Edhe unë e kam një vëlla në Australi e ne do të ikim së bashku me ju. Prandaj lidhuni me shokët tuaj më të ngushtë e më besnikë, që do të vijnë me ne, por kini kujdes shumë, se, po u zbuluam, plumbi na pret të gjithëve. Kështu filloi puna një e nga një dhe rrjeti filloi të hapej e të zgjerohej. Pritej kur do të jepej sinjali dhe të fillonte aksioni.

I pushtuar nga entuziazmi se po vinte dita të fitonte lirinë aq të dëshiruar, Prof Coku i premtoi Qaniut t’i japë një shtëpi. Ndërsa Jonuzi i tha se do t’i jepte vajzën e ta bënte dhëndër. Për ta konkretizuar më mirë marrëveshjen, Qaniu shkoi edhe në shtëpinë e tregtarit të madh durrsak, ku sipas të dhënave të pronarit zbuloi edhe vendin ku tregtari i madh kishte fshehur florinjtë.

Natën para se plani të vihej në zbatim, Ali Maliqin nuk e mori gjumi. Ai i thirri mendjes shumë për atë aventurë të çmendur. Duke ar-syetuar e lidhur mirë gjërat, fjalët, gjestet dhe veprimet, ai arriti në mendimin se kjo nismë nuk ishte gjë tjetër veçse një komplot i kurdisur me marifetet e përgjegjësit të rojave të burgut. Kur u bë zgjimi, Aliu thërret Isufin, Jonuzin dhe Profin dhe u thotë: “Dëgjoni more burra! Mar-rëveshja me Qaniun asht një komplot kundër të burgosurve, asht një tradhti që ne po u bajmë shokëve. Me këtë punë ne vetëm sa do të mar-rim më qafë veten dhe shokët tonë dhe më vjen keq për shokët, të cilët po i marrim më qafë ne. Për vete e kemi hak e na pastë më qafë mendja jonë. Dijeni mirë se, sapo të dalim nga dera e burgut, aty na presin mitralozat e asnjëni prej nesh nuk shpëton i gjallë. Bile as deri te dera nuk

do të arrijmë. Mbi tarraca janë të vendosuna kul-lat e rojave (karakoll u thoshim ne me fjalorin e vjetër) të armatosuna me mitraloz. Poshtë janë rojat e armatosuna me automatik. Jo njerëz që ecin me kambë, por edhe zogu që fluturon me krahë zor të dalë i gjallë prej këndej. Prandaj kjo punë qoftë e lanun me kaq. Me Qaniun do të flas unë”, - përfundoi fjalën e tij Aliu.

Isufit, Profit e Jonuzit, të përgatitur e ush-qyer me ëndrrën aq të dëshiruar të lirisë, u erdhi shumë keq për këtë ndryshim të vendimit nga ana e Aliut, prandaj filluan ta kundërshtojnë me forcë. “Jo, - i thanë ata. - Ne kemi bërë gjithë atë punë e gjithë ato përgatitje. Njerëzit tanë janë lajmëruar dhe janë përgatitur për veprim e tani ta lamë këtë punë?” Gjendja u acarua shumë. Midis tyre filloi një debat aq i ashpër, saqë Aliut nuk i mbeti rrugë tjetër për ta ndalur të keqen veçse duke i kërcënuar. “Në rast se do ta zgjasni më tej atë punë, unë do të njoftoj shefin e degës së punëve të brendshme!” - u tha.

Sakaq ja mbërriti Qaniu. Sapo erdhi, Aliu i drejtohet atij:

- Unë sonte e kam ba gjumin haram duke menduar për këtë plan që kemi vendosur. Duhet të dimë se, sapo të jepet alarmi për të lajmëruar arratisjen nga burgu i Burrelit të pesëdhjetë apo njëqind vetëve, ka me u ngritë në kambë e gjithë Shqipëria e nuk ka me mbetë udhë e shteg pa u zënë. Vendi do të bëhet ujë e mizë. Kufiri do të bëhet gardh nga nuk mund të kalojë as zogu, jo ma që puna nuk ka për të arritur as t’i afrohemi atij, mbasi do të na kapin pa dalë mirë prej burgu. Ne të humbur se të humbur, mbasi jemi të bur-gosur, por po merreni më qafë ju që jeni me punë dhe të gjithë të afërmit e të arratisurve, të cilët do t’i arrestojnë, izolojnë dhe internojnë.

Kur e kuptoi se plani i tij ishte para dështimit, Qa-niu i kthehet Aliut dhe shokëve të tij gjithë zemërim:

- Unë kam bërë gjithë atë punë duke caktuar njerëz të sigurt e besnikë, duke u dhënë de-tyrat secilit në fshehtësinë më të madhe. Kam bërë gjithë ato përgatitje dhe tani të tërhiqemi, pikërisht tani kur na pret një e ardhme e madhe? Ti Ali, në qoftë se ke frikë, rri e mos eja me ne, po të paktën mos na pengo e mos na merr më qafë ne të tjerëve. Besoj se për të na denoncuar nuk do të na denoncosh.

Kur pa vendosmërinë e tij për ta çuar krimin deri në fund, Aliu ia kthen me ton të prerë:

- Kjo punë këtu filloi dhe këtu të mbaroi, përndryshe do të njoftoj shefin e degës, Banush Goxhën, dhe se çfarë ndodh më tej ju e dini vetë! Për këtë përgjegjësinë e mbani ju!

Qaniu e dinte mirë se drejtori i burgut me shefin e degës shkonin thikë e brisk, prandaj ço-het gjithë inat, përplas derën me tërsëllëm dhe

ikën duke kërcëlluar dhëmbët.“Sapo mori raportimet e Qaniut se Ali Maliqi

ua shkatërroi planin mu në prag të realizimit të tij, drejtor Vangjeli u bë si i xhindosur, - tregon Abdul-lahi. - Menjëherë jep urdhër që gjithë të burgosurit së bashku me plaçkat e tyre të dalin në oborrin e burgut. Për dhjetë minuta të burgosurit me gjithë plaçkat dhe “katandinë” e tyre u gjendën aty; plaçkat në njërën anë dhe të burgosurit në anën tjetër të oborrit. Gjithë harbutëri filloi një kontroll i imët, në fillim mbi të burgosurit e pastaj përmbi plaçkat, të cilat i masakruan. I prenë, i shqyen dhe i përzien njëra me tjetrën, zbrazën nga dyshekët leshin, pam-bukun, leckat e me çfarë të ishin mbushur.

U bë një lëmsh e një katrahurë e vërtetë. Pasi mbaroi kontrolli, filluan ngatërresat midis të burgosurve. Dikujt i mbeti vetëm këllëfi i dyshe-kut, pa asgjë brenda. Gjithë ditën na mbajtën në oborr. Drejtori ishte bërë si një bishë e tërbuar. Ai shkonte e vinte duke na kaluar pranë e duke

folur me vete. Vetëm një fjalë i merrej vesh: “Ja, shiko gjithë këta politikanë, vetëm një Ali Maliq paskan pasur, ë?! Hë, vetëm një Ali Maliq?

Ali Maliqin nuk e pamë më. Sigurisht, duhet ta kenë çuar në ndonjë birucë. Një mendje e tillë nuk duhej lënë më tej midis të burgosurve. Ajo duhej izoluar, ose...”

* * *Kur ra Koçi, fjala u hap si rrufeja midis të bur-

gosurve. Koçin e kishin arrestuar. Abdullahu tr-egon: “Tash e paska vendin këtu te ne”, – thashë unë që ta dëgjonin të gjithë. Jo larg ishte edhe drejtor Vangjeli “Jo, jo! - ma ktheu gjithë inat. - Ai nuk është si ju. Ai është burrë shteti, që i ka dhënë Partisë dhe shtetit, kurse ju i keni vënë kazmën këtij pushteti!” Siç dukej, replika kishte mbërritur me të shpejtë në veshin e shefit të degës së punëve të brendshme, i cili nuk vonoi të vijë e të bëjë sqarimet e duhura:

- Tani ju të burgosurit mund t’u shkruani familjeve tuaja që t’u sjellin çfarë të kenë mundë-si e sa të munden, - tha shefi i degës. Ata janë fukara për vete, por kandar nuk ka më. Rregulli i shtatë kileve për të burgosurit është hequr (të burgosurve nuk u lejohej të mbanin më shumë se 7 kg ushqime të çfarëdollojshme për çdo vizitë nga të afërmit e tyre). Kandarit do t’i fus shqelmin që tani, - tha shefi i degës me një ndjenjë triumfi ndaj sfidantit të vazhdueshëm. “Gradualisht, gradualisht”, - tha paksa nën zë drejtor Vangjeli. “Jo gradualisht, por totalisht! - i mëshoi me zë të fortë Banushi. - Ju e keni marrë vesh arrestimin e Koçit, - bëri sqarimin shefi i degës me një zë si të desh të jepte një sihariq. - Dikush prej jush paska thënë se Koçi Xoxe e ka vendin këtu te ne, në bur-gun e Burrelit. Ai nuk e ka vendin këtu, por e ka në plumb!” - tha gjithë duf ai.

Për krimet e tij ish-ministri i Brendshëm Koçi Xoxe mori dënimin dhe ndëshkimin e merituar. Edhe disa nga bashkëpunëtorët dhe bashkëfaj-torët e tij morën masa dënimi. Por për Ali Maliqin nuk i ndryshoi asgjë. Fati i tij eci në shinat e më-parshme. Atë e shpunë diku në një kamp pune, sepse i duhej zënë koha me punë dhe me asgjë tjetër. Por masbata (karakteristika dhe biografia) e nacionalistit do ta ndiqte kudo që të shkonte, për të mos ia ndryshuar fatin dhe, siç e thamë në fillim, fundi i tij qe tragjik. Regjimi antikombëtar kishte ende shumë e shumë kohë në dispozicion dhe rrugë për të bërë e Ali Maliqi nuk duhej lejuar as të bënte hije mbi dhe. Sikur asgjë të mos bënte, vetë ekzistenca e tij, ajo çka ai kishte bërë për Sh-qipërinë ishte denoncuese për regjimin komunist.

Vrasja e Ali Maliqit, thotë duke e mbyllur këtë episod Abdullah Salihi, i shkëputi monark-isë shqiptare një ndër burrat më të shquar e

më besnikë të saj. Ajo ishte një humbje e rëndë për gjithë nacionalizmin shqiptar.

Bajram XhafaGazeta “Atdheu”, 2 maj 2004

Elementët antiparti7. liri gega. Në takime të rastit që

ka pasur me një informatorin tonë, Liria i është treguar e mërzitur për metodat sovjetike në shkollë. Një ditë kur priste prindërit e nxënësve për të shikuar no-tat tha: “Mua kjo punë më mërzit shumë, më pëlqen vetëm puna e klasës. Sa për këto të tjerat më torturojnë, veçse s’kam se ç’të bëj.” Në një rast tjetër, në bisedim po me këtë informator, thotë: “Po shkoj të kontrolloj veglat në laborator, mbasi më merren nga oficerët pa dijeninë time si përgjegjëse e laboratorit që jam. Kjo është një punë hitleriançe.” (Bën fjalë për

oficerët e Ministrisë së Punëve të Brendshme që studiojnë aty.)

Gjithashtu në bisedën me një informator tjetër Liria është treguar e mërzitur, për shkak se i vinin në shtëpi shumë miq të Daliut (nga kra-hina e Veriut), të cilët i bëjnë që të shpenzojnë shumë. “Por më tepër, - thotë Liria, - ata kanë edhe njerëz të arratisur politikë, prandaj disa i zbova duke u thënë se ‘nuk mund t’ju mbaj’”. Nga verifikimi që i bëmë kësaj informate rezul-ton se në shtëpinë e Daliut kish qenë vajza e të arratisurit në Jugosllavi, Ali Maliqit, i cili është fis me Dali Ndreun. Nga të dhënat që kemi nga dega I-rë del se zbulimi jugosllav kohën e fun-dit është interesuar të dijë se ku banon dhe ku punon Liri Gega. Kjo tregon se zbulimi jugosllav interesohet për lirinë e Dali Ndreut.

Gazeta “55”, 15 mars 2000

(vijon numrin e ardhshëm)

Page 22: strategjia pronave, EKB lista, Gosip

22 E premte 16 nëntor 2012 •

«speCiale

Profil

filmat dhe librat e historisë kanë dokumentuar vijën që ka ndarë SHBA-të dhe Bashkimin Sovjetik nga konflikti bërthamor gjatë 13 ditëve të tetorit të vitit 1962, kulmi i krizës kubane të raketave. Por një fjalim i hartuar nga presidenti ameri-kan Xhon F. Kenedi, i publikuar së fundi,

vë në pah se sa afër kanë qenë palët që të nisin Luftën e Tretë Botërore.

kenedi kishte planifikuar t’i thoshte publikut amerikan:

“Bashkatdhetarët e mi amerikanë, me zemër të rënduar dhe me domosdoshmërinë e përm-bushjes së betimit tim kam urdhëruar- dhe Forca ajrore e SHBA-ve tashmë ka kryer operacionet ushtarake vetëm me armë konvencionale - për të larguar armët bërthamore që po ndërtohen në tokën e kubës”, - thuhej në fjalim.

Fjalimi është pjesë e teksteve të një arkivi që përmban afër 3 mijë faqe shënimesh, transkripti-mesh dhe dokumentesh të tjera të mbajtura nga Robert Kenedi, i vëllai i presidentit dhe këshilltari i afërt. Ato janë postuar on-line nga Biblioteka Presidenciale “Xhon F. Kenedi” dhe muzeu javën e kaluar, që koincidente me 50-vjetorin e krizës.

Graham Allison është drejtor i qendrës “Belfer” për shkencë dhe çështje ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit dhe një ekspert i krizës kubane të raketave:

“Ajo që na sjell ndër mend ky dokument është se, nëse presidenti Kenedi do të ishte i detyruar të zgjidhte se çfarë të bënte në 48 ose 72 orët e para, pasi SHBA-të zbuluan se Bashkimi Sovje-tik po fuste raketat bërthamore në Kubë, ai do të kishte ndërmarrë një sulm ajror mbi ato raketa, ashtu siç përpiqet të justi-fikojë fjalimi, dhe ne do të kishim parë zinxhirin e ngjarjeve që do të kishin pasuar. Ne do të kishim ardhur te lufta bërthamore”, - thotë Allison.

Fjalimi i Kenedit natyrisht që nuk është dhënë. Në vend të kësaj lideri amerikan fuqizoi bllokadën detare të Kubës dhe bota mbante frymën derisa anijet sovjetike ktheheshin prapa.

Por Kenedi ishte gjithashtu afër një sulmi pas bllokadës së SHBA-ve për të penguar operacionin e raketave.

Në shënimet e tij Robert Kenedi shkruan: “Nëse hyjmë, do ta kemi vështirë”, një referencë për pushtimin e madh tokësor të Kubës, që pritej të përcillej me afër 500 sulme me bomba.

Ajo që askush nuk e dinte në atë kohë në Uashington ishte se Moska tashmë kishte rreth 100 armë të vogla bërthamore, plotësisht operative në ishull, të cilat do të mjaftonin për t’i eliminuar forcat amerikane.

Sipas Tomas Putnam, drejtorit të Bibliotekës Presidenciale “Xhon F. Ken-

arkivi i kenedit, fjalimi që do të niste luftën e tretë Botërore

Mund të ishte fillimi i një lufte, nga ato që bota s’i kishte parë kurrë

ArKiVi i Kenedit, FjAlimi që dO të niSte luFtën e tretë BOtërOre

Mund të ishte fillimi i një lufte, nga ato që bota s’i kishte parë kurrë

edi”, spektri i luftës e ka detyruar shkrimtarin e zakonshëm të fjalimit të presidentit që të mos e kryente detyrën e tij.

“Diku thuhet se Ted Sorensen, i cili ka shkruar shumicën e fjalimeve të tij, dhe unë mendoj se ai shkroi edhe atë ku ia bën të ditur botës zbulimin e raketave, i tha presidentit Kenedi se ai nuk mund ta shkruajë atë fjalim, se ai mendon se ne nuk duhet të bëjmë pushtimin dhe se nuk mund të shkruajë fjalët që ndoshta do të mbështetnin një sulm që do të çonte në një shkëmbim bërthamor. Kështu që unë besoj se autori i fjalimit ishte McGeorge Bundy (këshilltar i Sigurisë Kombëtare)”, - thotë Putnam.

Pas disa ditëve të diplomacisë thumbuese Moska u zotua se do t’i tërhiqte armët e saj dhe Uashingtoni u zotua se do të qëndronte jashtë Kubës. Një dokument tjetër i shquar në arkiv është një skicë e bërë nga Robert Kenedi, që i ndan këshilltarët e presidentit dhe udhëheqësit ushtarakë në ithtarë të një bllokade dhe ithtarë të një sulmi - burrat që njihen në histori si “pël-lumbat” dhe “skifterët”. Shigjetat dhe pikëpyetjet tregojnë se disa nuk ishin të sigurt se cila ishte alternativa më e mirë.

Ka edhe memorandume të tjera mbi një oper-acion të dështuar, që planifikonte të përmbyste udhëheqësin kuban Fidel Kastro.

Dokumentet e CIA-s gjithashtu përshkruajnë sulmin e dështuar në Gjirin e Derrave dhe një plan të vitit 1964 për vrasjen e Kastros duke përdorur mafien: “Këto dokumente shërbejnë si lëndë e parë e historisë. Ato ju lejojnë të shihni të menduarit e Robert Kenedit, të shihni shënimet dhe shqetësimet e tij. Meqë ai ishte një lojtar

kyç në krizën kubane të raketave, duke i pasur këto dokumente ndihmohet sjellja e historisë në jetë”, - tha Putnam.

Allison, Universiteti i Harvardit, nënvizon një detaj nga arkivi:“Bobi ka shënimet e tij pas një konference të mbrojtjes civile, në të cilën

janë dëgjuar planifikimet mbi atë se çka mund të ndodhë në qoftë se ata zgje-dhin veprimet që do të përfundonin në sulme, dhe ai shkruan 42 milionë dhe 90 milionë. Unë konkludoj se këto janë përgjigje për pyetjen se sa amerikanë do të mund të vdisnin nëse sulmojnë së pari SHBA-të dhe nëse presin që së pari të sulmojë Bashkimi Sovjetik, rast në të cilin do të vdisnin 90 milionë amerikanë. Pra, këto janë shifra të pabesueshme, nëse përpiqeni të mendoni për to. Por janë në dorëshkrimin e tij, të nënvizuara”, -thekson Allison.

Ai thotë se e pyet veten: “Kush mund ta imagjinonte atë në botë, duke u përpjekur që të zgjedhë në lidhje me diçka që ka pasoja të tilla të rëndësishme?”

www.voal-online.ch

Page 23: strategjia pronave, EKB lista, Gosip

23• E premte 16 nëntor 2012

»Sport

s t a f f

kryeredaktorBrahiM shiMa

zv/kryeredaktor: arMand Maho

Mariglen Mulla

politika: alBana lika, oli Xhilaga ekonomia: Brikena dervishaj sociale: Pranvera kola rrethet: Blerina sPaho kronika: Mariglen Mulla kultura: Blerina goce design&layout: daniel Prifti, gëziM duzha

marketing: eligerta dyrMishi

cel: 067 20 62 200

adresa: rr. dull keta, nr. 5. (rr. e diBrës), tiranë

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

Duka: De Biazi ka bërë punën e tij, Platini na

garantoi për stadiumin Presidenti Armand Duka e ka të qartë që kombëtarja nuk

mund të vlerësohet vetëm në një ndeshje, pasi ajo është në mënyrë të përhershme në proces rindërtimi, sikurse edhe fut-bollistët e rinj të provuar në Gjenevë duhet të punojnë shumë për të pasur një rol të rëndësishëm në kombëtare edhe në të ardhmen. Duke shmangur entuziazmim e shfrenuar Duka u shpreh me të mbërritur në Rinas se miqësorja me Kamerunin ka ndihmuar më së shumti trajnerin De Biazi, për të pasur një ide sa më të qartë dhe frytdhënëse për ndeshjet e ardhshme eliminatore. Kreu i FSHF, një vit pas nënshkrimit me De Bia-zin, vlerëson përkushtimin e italianit si dhe cilësitë teknike të stafit të tij. Sa i përket takimit me Mishel Platini në Gjenevë, Duka sqaroi se kreu i UEFA-s i ka garantuar mbështetjen finan-ciare, që investimi i Federatës në bashkëpunim me FIFA-n dhe UEFA-n të arrijë shifrën 10 milionë euro.

zoti president, a jeni i kënaqur nga ekipi ynë kombëtar në ndeshjen me kamerunin?

Sipas meje është një eksperiencë pozitive, që i shërben skuadrës dhe trajnerit për të bërë ato eksperimente që mund të bëhen në një ndeshje miqësore, duke patur parasysh që mund të lejohet gabimi në rezultat. Besoj se ishte një miqësore pozitive, që duhet t’i shërbejë skuadrës për ndeshjet kualifik-uese. Në miqësore nuk është objektivi kryesor rezultati, fiton apo humbet, megjithatë mirë do të ishte të kishim një rezultat pozitiv, por nuk kishim fat.

1 vit nga nënshkrimi i kontratës me de Biasin, cili do të ishte komenti juaj nëse do t’i bënim një analizë punës së tij në këtë periudhë?

Realisht De Biasi dhe i gjithë stafi i tij është i përkushtuar për të bërë mirë detyrën. Trajneri është goxha i mobilizuar, por jo vetëm kaq, edhe teknikisht besoj se i ka dhënë shumë skuadrës kombëtare, e ka ndihmuar për të bërë hapa përpara dhe mendoj se deri tani ka bërë mirë për një lloj rinovimi të ekipit apo është në proces rinovimi pa dhembje në rezultat.

për sa i përket rinovimit të ekipit, a jeni i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve të rinj?

Realisht do të isha i kënaqur nëse Vajushi do të shënonte ndaj Kamerunit, më tepër që ai të ecë përpara sesa për rezul-tatin pozitiv që do të na jepte. Në skuadër ka shumë lojtarë të rinj dhe të gjithë po kontribuojnë maksimalisht dhe kryesorja është që e vlerësojnë si duhet Kombëtaren dhe japin më të mirën e tyre.

është pritur me mjaft interes nga opinioni sportiv në Shqipëri takimi juaj me presidentin e uefA-s, Mishel plat-ini, mund të na shpjegoni diçka më tepër?

Duke qenë se ndeshja ishte në Gjenevë, presidenti i UE-FA-s na ftoi për një drekë në ambientet e selisë së tij bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm dhe gjatë këtij takimi u disku-tua problematika që ne kemi sot; rikonstruktimi i stadiumit kombëtar. Tematika kryesore e këtij takimi ishte mundësia e mbështetjes financiare përveç një fondi që tashmë UEFA e ka akorduar për stadiumin, që është një shumë prej 4 milionë eu-rosh. Por presim një mbështetje financiare të mëtejshme për ta realizuar projektin. Nga autoritetet e UEFA-s na është garan-tuar mbështetja financiare në mënyra të ndryshme.

Mund të na jepni ndonjë shifër se sa mund të jetë fon-di shtesë së do të akordojë uefA?

Ne jemi në një proces të ndërtimit të stadiumit, ku siç di-het ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe këtë javë do të nënshkruajmë kontratën me një grup konsulentësh ndërkom-bëtarë, që do të përcaktojë skenarin përfundimtar të ndërtimit të stadiumit. Shifra që kërkohet për t’u financuar nga Federata në bashkëpunim me FIFA-n dhe UEFA-n është 10 milionë euro dhe ne po tentojmë për ta garantuar këtë. Presidenti i UEFA-s na ka garantuar që nuk do të na lërë në baltë.

keni ndonjë parashikim se kur mund të nisë ndërtimi i stadiumit, pasi ka dy vjet që thuhet se do të fillojë shumë shpejt?

Ka dy vjet që nga fillimi i projektit, por realisht stadiumi ka kaluar nën administrimin e Federatës rreth një javë më parë dhe kjo mund të quhet kohë efektive. Ka proceset e veta të domosdoshme, sepse kjo nuk është një skemë ndërtimi me një buxhet të financuar nga shteti apo nga FSHF-ja, por ne po kërkojmë një skemë financimi të realizimit të projektit nëpërm-jet investitorëve ose financuesve, të cilët duan procedurat e veta dhe kohën e vet. Besoj se në një hark kohor 2-mujor ne do të kemi të sakta detajet e këtij projekti, përgjigjet e sakta për çdo hap që do të hedhim më vonë.

de Biazi: kjo është Shqipëria, hidhem nga balkoni

nëse na barazon islanda

trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi është i lumtur për “kreaturën” e tij. Duket se puna po i kthehet nga të

rinjtë që ai ka grumbulluar në ekipin Kombëtar. “Tani mund të them se e di cili është ekipi që unë kam. Shqipëria tashmë ka një ekip me futbollistë shumë të mirë dhe që kanë të ard-hme, por edhe disa lojtarë të tjerë që kanë më shumë eks-periencë dhe janë shumë të rëndësishëm. Jam i kënaqur nga fryma e grupit që ka kjo skuadër. Çdo lëvizje në fushë skuadra mendon dhe vepron në grup. Besoj se kjo skuadër mund dhe duhet të bëjë më shumë. Një gjë është e sig-urt, kemi shumë futbollistë në ekip, dhe do të jetë titullar ai që luan më mire, ai që është më i zoti. Duke parë ndeshjen e djeshme që e kemi luajtur ndaj kundërshtarëve të fortë fizikisht dhe ne jemi treguar të zotët që nuk luajtëm si ata, pasi nde duhet ta mbështesim lojën tonë te cilësi të tjera, duhet të përdorim mendjen, të luajmë me topa të shkurtër dhe të jemi të shpejtë. Në 20 minutat e para vuajtëm nga fri-ka dhe nuk vumë në jetë këto cilësi pasi vuajtëm presionin e kundërshtarit dhe nëse në fund do të kishim marrë diçka më shumë nuk do të ishte fundi i botës. Mendoj se nëse ky grup lojtarësh nuk dëmto-het ne do t’ia sjellim ngushtë të gjithë kundërshtarëve. Me vjen keq që nuk mund të lua-jmë përsëri me Zvicrën dhe Islandën. Po shikoj që ky ekip që më parë nuk mbante to-pin, tani e kryen këtë detyrë më mirë. Unë kur jam me ta përpiqem t’i mësoj si të lua-jnë si grup pasi duhet të mar-rin vendimet në nj kohë të shkurtër kur janë në fushë. Ka qenë një përvojë e mirë ky vit që kam kaluar me Kombë-taren, por unë nuk mund të kaloj lehtë humbjet duhet të mësohem por nuk e kam aq të lehtë. Edhe sot atë humbje me Islandën akoma nuk e gëlltis dot edhe sot ia përsëris edhe miqve të mi, pasi po të luaj me atë ekip dhe të barazoj jam gati të hidhem nga dritarja, pasi aty kemi humbur. Sot do të kishim 9 pikë në vend të 6. Edhe ato pikë janë të rëndësishme pasi i kemi marrë duke rritur cilësinë e lojës tonë, pasi me Qipron që kemi fituar nuk kemi luaj-tur ashtu si me Islandën apo me Slloveninë. Madje edhe Zvicra që ka lojtarë shumë të mirë nuk na mposhti lehtë”,-ka mbyllur Xhani De Biazi.

galiani në Madrid për kakanë, karvajon e Albiolin

Merkato e dimrit po afrohet dalëngadalë dhe skuadrat kanë nisur lëvizjet për të realizuar goditjet e veta. Pa dyshim që një nga skuadrat më aktive në merkato është Milani dhe Reali i Madridit. Dhe lidhja gjendet menjëherë. Kështu siç raporton e përditshmja spanjolle “AS”, admin-istratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani ka qenë ditët e fundit në Madrid në zyrat e klubit kampion të Spanjës. Objektivi i Galianit ka qenë i qartë, të bindë drejtuesit e Realit që t’i japin dritë jeshile një transferimi të mundshëm të mbro-jtësve Rikardo Karvajo e Raul Albiol tek Milani. Sipas gazetave spanjolle administratori i del-eguar i Milanit ka për objektiv kryesor mbulimin e repartit të mbrojtjes. kjo është edhe arsyeja parësore e vizitës së tij në Madrid. Një afrim i mundshëm i dyshes së Realit të Madridit do ta qetësonte disi trajneri Masimiliano Alegri. Për sa i përket portugezit Karvajo transferimi

i tij duket se nuk do të përbëjë ndonjë problem madhor për Reali, sepse mbrojtësi nuk bën pjesë në planet e Murinjos, i cili është gati t’i “japë duart” atij. Disi më e vështirë duket çështja për Albiolin. Edhe pse nuk është ak-tivizuar rregullisht me Realin, Murinjo duket se e ka ende të preferuar mbrojtësin.Kaka

Karvajo, Albiol dhe mbrojtja nuk kanë qenë temat e vetme të pazarit së Milanit në Madrid. Natyrisht që ëndrra e Galianit dhe e presidentit Berluskoni është rikthimi në Milano i Rikardo Kakasë. Milani nuk ka hequr dorë për asnjë mo-ment nga Kaka, ndonëse gjerat tashmë janë komplikuar disi. Braziliani duket se ka fituar besimin e Murinjos dhe po gjen më shumë hapësira në formacion dhe kjo i vështirëson disi planet e Milanit që gjithsesi duket i bindur për t’i shkuar çështjes deri në fund.

Page 24: strategjia pronave, EKB lista, Gosip

24 E premte 16 nëntor 2012 •

« reklamë