strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

36
Strategjia e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Komunës së Gjakovës Kolegji Universitar BIZNESI - Gjakovë Mr.Sci.Nevruz Zogu

Upload: kolegji-universitar-biznesi-gjakove

Post on 20-Jun-2015

2.105 views

Category:

Health & Medicine


1 download

DESCRIPTION

Mr.Sc.Nevruz Zogu Phd

TRANSCRIPT

Page 1: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Strategjia e Zhvillimit të Qëndrueshëm

të Komunës së Gjakovës

Kolegji Universitar BIZNESI - Gjakovë

Mr.Sci.Nevruz Zogu

Page 2: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

E vendosur në pjesën perëndimore të Kosovës, me pozitë qendrore në Rrafshin e Dukagjinit, në një lartësi mbidetare prej 335 metrash, Gjakova shtrihet në mes të lumenjve Ereniku, Krena e Llukacit.

Komuna e Gjakovës ka rreth 153,000 banorë. Prej tyre, rreth 40 % jetojnë në vise rurale dhe rreth 60 % jetojnë në qytet. Gjurmët e jetës nё Gjakovë shkojnë nё periudhёn ilire tё dardanёve,sidomos nё rrёnojat e hasura nё anёn perёndimore tё lumit Ereniku. Mendohet se i pёrkasin qytetit antik Gabuleo,emёrtim i hasur nё hartat e shek. I – IV.

Gjatё sundimit tё shkurtёr mesjetar serb, kjo trevё njihej edhe me emra tё ndryshёm si Patkovё, Rekё dhe Altin.

Themelimi i qytetit daton nga fundi I shek. XV dhe fillimi i shek. XVI, në të cilën Gjakova përmendet me emrin e sotëm në udhëpërshkrimet e Evlia Çelebiut,

Hyrje per qytetin e Gjakoves

Page 3: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Në vitin 1662, i cili thotё se qyteti ёshtё i ndërtuar mirё dhe ёshtё vend i shkёlqyer me 2000 shtёpi, hane për fjetje dhe 366 dyqane ku zhvilloheshin 22 zeje. Zejtarёt e asaj kohe ishin të organizuar në esnafe ku me të rëndësishmit ishin esnafi Tabak dhe ai i Terzive.

Nga këto dy esnafe rrjedhin edhe dy ura të njohura, Ura e Tabakëvedhe Ura e Terzive. Në shek. XIX Gjakova ishte një qendër kulturore, që

dha disa shkrimtarë të rrymës së bejtexhinjëve.Për Gjakovën kanë shkruar shumë udhëpërshkrues të cilët kanë pasur

rastin ta vizitojnë këtë vend, siç jane Haxhi Kalfa, Evlia Çelebiu, Fra Bernandini,Pjetër Bogdani, Gjergj Bardhi, Vinçentije Zmajeviq, Shtjefën Gaspri, Sami Frashëri,Hekuard, Dr. Myler etj.

Shumë prej tyre kanë paraqitur përshtypjete tyre, veçanërisht për Çarshinë e Madhe, e njohur për vlerat e saja ekonomike dhe arkitektonike dhe për rreth 450 dyqanet e saj karakteristike

Page 4: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Popullsia

Regjistrimi më i fundit i popullsisë së Kosovës është ai i vitit 1981 dhe 2011 rezultatet nuk konsiderohen të dobishme. Sipas këtyre të dhënave,popullsia e përgjithshme e Kosovës në vitin 2005 rezultoi rreth 2 milion banorë. Komuna e Gjakovës ka rreth 153,000 banorë, megjithëse mendohet se ky numër mund të jetë edhe më i madh.

Madhësia mesatare e familjeve është rreth 6.27 pjesëtarë për familje, pak më e vogël se mesatarja e Kosovës Si territor, Komuna e Gjakovës zë një sipërfaqe prej 586 km2 dhe, për rrjedhim,dendësia e popullsisë është mesatarisht rreth 259 banorë për km2.

Më shumë se gjysma e popullsisë, rreth 59.7%, banojnë në zonën urbane. Më të shumtë janë meshkujt, të cilët përfaqësojnë rreth 50.9% te popullsisë gjithsej.

Për nga përkatësia etnike, Komuna e Gjakovës banohet nga popullsi shqiptare dhe minoritete etnike përfaqësojnë vetëm rreth 4.55% te popullsisë gjithsej të Komunës

Page 5: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Karakteristika themelore e strukturës gjinore të popullsisë së Kosovës është se dominohet nga te rinjtë e moshës deri 25 vjeç, si në fshat ashtu edhe në qytet

Kjo tendencë ruhet edhe në Komunën e Gjakovës, ku rreth 62% e popullsisë janë më të rinj se 30 vjeç dhe rreth 80% e popullsisë janë në moshën deri 45 vjeç.

Page 6: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Në shtator të vitit 2000 lideret nga 191 shtete të botës kanë nënshkruar Deklaratën e Mileniumit e cila përmban një numër përkushtimesh të kushtëzuara në kohë të quajtura Objektivat e Zhvillimit të Mileniumit (OZHM).

Posaçërisht na ofron një përmbledhje të përgjithshme analitike të nivelit të tanishëm të zhvillimit lokal të ndërlidhura me OZHM-të e zgjedhura në Gjakovë dhe na ofron një rrugë për të ecur përpara

Strategjia e Zhvillimit të Qëndrueshëmnë Komunës së Gjakovës

Page 7: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Zhdukja e varfërisë së skajshmeProblem kyç për Kosovën dhe për Komunën e Gjakovës. Sipas analizave,varfëria e skajshme në Kosovë mund të reduktohet deri në vitin 2015 në mëpak se 8% nga rreth 15.2% që është sot.

Burimet e shumta ekonomike e njerëzore dhe përpjekjet për ngritjen e efikasitetit (vënien në eficencë) të tyre të bëjnë të mendosh se edhe Komuna e Gjakovës, në të njëjtën periudhë,do të mund të përgjysmojë numrine familjeve që jetojnë në kushtet e varfërisë së skajshme.

Niveli dhe ritmet e zhvillimit të sektorit privat dhe shkalla e punësimit në qytet, si dhe rritja sa më e shpejtë e të ardhurave nga fermat private, veçohen si faktorët më të rëndësishëm që do të përshpejtojnë ndryshimin e gjendjes.

Page 8: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Kryerja universale e arsimit bazëKërkon masa të shpejta, në mënyrë që brenda vitit 2015, fëmijët, si

djemtë ashtu edhe vajzat, kudo që janë, të kenë mundësi të kryejnë arsimin fillor e mesem dhe Universitar.

Komuna e Gjakovës, megjithë treguesit e arsimit që ka sot, nisur nga tradita e njohur intelektuale dhe arsimdashëse e popullsisë së komunës,si dhe nga mundësitë potenciale që të arrijë ritme te larta të zhvillimit të arsimit,vlerësohet se jo vetëm mund ta

përmbushë këtë objektiv, por edhe të renditet në vendin që i ka takuar tradicionalisht në arsimin e Kosovës.Ku dijm se qyteti i Gjakoves ka dhene shume Intelektual qe sot veprojn ne nivelet dhe institucionet e larta te Kosoves

Page 9: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Nxitja e barazisë gjinore dhe fuqizimi i gruas

Brenda vitit 2015, të eliminohet mos barazia midis femrave dhe meshkujve në të gjitha nivelet e arsimimit, në tregun e punës dhe në postet politike dhe administrative.

Në Komunën e Gjakovës, femrat zënë 49,1% të popullsisë dhe rreth 60% e tyre banojnë në zonën rurale. Jetëgjatësia e tyre është pak më e madhe se e meshkujve. Megjithatë, shkalla e arsimit të tyre dhe sidomos e pjesëmarrjes në punë dhe në drejtim është më e ulët se e meshkujve, gjë që shpreh një mendësi të përgjithshme mos barazie,e cila është vështirë të zhduket brenda kohës së përcaktuar nga ky Objektiv Zhvillimor i Mijëvjeçarit.

Page 10: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Zvogëlimi i vdekshmërisë foshnjore,përmirësimi i shëndetit të nënës dhe lufta ndaj sëmundjeve ngjitëse e të rrezikshme

Kjo synon uljen me dy të tretat të vdekshmërisë së fëmijëve të moshës deri 5 vjeç dhe me tri të katërtat të vdekshmërisë amësore deri në vitin 2015, si dhe ndalimin e përhapjes së virusit HIV/AIDS dhe të sëmundjeve të tjera ngjitëse të rrezikshme.

Në Komunën e Gjakovës, megjithëse mungojnë të dhëna të plota statistikore, këta tregues janë në nivele që meritojnë vëmendje të madhe.

Përmbushja e këtyre synimeve varet shumë nga angazhimi i burimeve njerëzore e financiare qendrore e lokale për ndryshimin me shpejtësi të gjendjes.

Page 11: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Mjedisi dhe zhvillimi i qëndrueshëm

Në Komunën e Gjakovës,problemet më kryesore mjedisore lidhen me mbrojtjen e burimeve natyrore,veçanërisht të pyjeve, tokës bujqësore dhe lumenjve, mbrojtjen e ajrit dhe të ujit të pijshëm nga ndotjet, si dhe me rehabilitimin e disa zonave të nxehta mjedisore.

Një vëmendje të posaçme këtu kërkojnë zonat e minuara, zonat e ndotura nga uraniumi i varfëruar, deponia e mbetjeve të ngurta dhe mbetjet industriale. Zgjidhja tërësore e këtyre problemeve kërkon angazhim të strukturave të pushtetit qendror edhe atij lokal,burime të konsiderueshme financiare dhe ndërgjegjësim të publikut për mbrojtjen e mjedisit

Page 12: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Përparësitë e zhvillimit

Bazuar në analizën e hollësishme te gjendjes së Komunës së Gjakovës në këndvështrimin e Objektivave Zhvillimore të Mijëvjeçarit, janë përcaktuar fillimisht 17 synime prioritare strategjike për komunën.

Për komunën janë përzgjedhur 60 tregues, duke marrë në konsideratë strategjitë e përgjithshme dhe sektoriale të zhvillimit ekonomik e shoqëror të Kosovës, treguesit e përcaktuar nga UNDP për Kosovën dhe dokumentet e Bashkimit Europian mbi standardet që duhet të përmbushë Kosova në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme

Page 13: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Hapat e ardhshëm

Strategjia e përgatitur është një dokument dinamik. Ajo hedh bazat e prioriteteve të zhvillimit të komunës dhe përcakton prioritetet, programet dhe projektet në këndvështrimin e sotëm të institucioneve lokale dhe të shoqërisë civile.

Të gjitha këto duhen përditësuar periodikisht, në mënyrë që të marrin në konsideratë progresin e përvitshëm të komunës, ecurinë e zbatimit të programeve dhe projekteve që financohen dhe ndikimin e tyre.

Zbatimi i kësaj strategjie do të bëhet nga të gjithë akterët lokalë nën drejtimin dhe koordinimin e Kuvendit Komunal.

Është e nevojshme që raporte monitorimi mbi zbatimin e saj të përgatiten periodikisht nga Kuvendi i Komunës,si dhe nga OJQ-të lokale, për të pasqyruar progresin e komunës dhe mendimin e qytetarëve për këtë progres

Page 14: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

GJENDJA E SOTME E KOMUNËS SË

GJAKOVËSLufta kundër varfërisë së skajshme është Objektivi i parë Zhvillimor i Mijëvjeçarit.Përgjysmimi brenda vitit 2015 i pjesës së popullsisë që jeton në kushtet e varfërisë së skajshme është synimi më kryesor i këtij objektivi. Sipas analizave, me një rritje ekonomike mesatare vjetore prej rreth 2% dhe pa ndryshime në shkallën e pabarazisë,varfëria e skajshme në Kosovë mund të reduktohet në më pak se 8% nga rreth 15.2% që është sot.

Burimet e shumta ekonomike e njerëzore dhe përpjekjet për vënien nëefikasitet të tyre të bëjnë të mendosh se edhe Komuna e Gjakovës, në të

njëjtën periudhë,do të mund të përgjysmojë numrin e familjeve që jetojnë në kushtet e varfërisë së skajshme.

Niveli dhe ritmet e zhvillimit të sektorit privat dhe shkalla e punësimit në qytet, si dhe rritja sa më e shpejtë e të ardhurave nga fermat private, veçohen si faktorët më të rëndësishëm që do të përshpejtojnë përmbushjen e këtij objektivi

Page 15: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Migrimi

Megjithëse të dhënat e sakta mungojnë, niveli i migrimit në Kosovë dhe, në veçanti,ai i migrimit të brendshëm është i lartë. Përgjithësisht pranohet se rreth 350000 deri 400 000 kosovarë jetojnë jashtë vendit. Vlerësohet se nevoja ekonomike,shkalla e lartë e papunësisë dhe paqëndrueshmëria politike e lufta kanë qenë nxitëset kryesore të migrimit jashtë vendit. Sipas UNDP, Gjermania dhe Zvicra janë destinacionet më kryesore të emigrantëve nga Kosova.

Si cdo qytet i Kosoves,edhe në Komunën e Gjakovës ka pasur migrim të popullsisë si nga fshatrat drejt qytetit te Gjakovës ashtu edhe nga Komuna e Gjakovës jashtë shtetit,kryesisht drejt vendeve të Evropës perëndimore, ose drejt Prishtinës. Deri në vitin 2003 nga Komuna e Gjakovës janë larguar rreth 11.5 vete për çdo 1000 banorë,nga të cilët 2.1 ne periudhën 1998-2003, dhe ky është një tregues i lartë krahasuar

Page 16: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Shtimi natyror (Nataliteti)

Të dhënat mbi lindjet e periudhës 1988 deri 2003 tregojnë se numri i lindjeve në Kosove është në zbritje të vazhdueshme Niveli në rënie I shtimit natyror është rezultat i zhvillimit të ulët ekonomik dhe social të Kosovës,aktivitetit të paket ekonomik, papunësisë së lartë veçanërisht për femrat, niveli i ulët i standardit social dhe pozitës jo të vlerësuar sa duhet të femrës në shoqëri dhe familje.

Edhe shtimi natyror i popullsisë së Komunës së Gjakovës nuk është ai i disa viteve me parë. Llogaritjet tregojnë për një shtim natyror vjetor prej 16 persona për 1000 banore , i cili është shumë më i ulët se mesatarja e Kosovës.

Për sa i përket shkallës së papërpunuar të vdekjeve, nga hulumtimet empirike për vitin e fundit është nxjerrë numri prej 5,3 vdekje nga aksidentet për 1000 persona.

Duke marrë në konsideratë informatat shtesë nga vrojtimet në familje, ky numër duhet të jetë më i lartë, në nivelin 6 apo 7 vdekje nga aksidentet për 1000 persona.

Page 17: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Jetëgjatësia

Megjithëse zakonisht popullsia e varfër nuk jeton gjatë, populli i Kosovës kajetëgjatësi mesatare. Në Komunën e Gjakovës jetëgjatësia është 71.05 vjet dhe kjo përafërsisht afrohet me jetëgjatësinë mesatare të popullsisë së Kosovës

DivorcetNë bazë të rezultateve empirike mund te themi se, me gjithë rritjen që vihet

re vitet e fundit, numri i divorceve vazhdon të jetë mjaft i vogël.

Por, nga anën tjetër, ndikim negativë duke i mjegulluar të dhënat, mund të ketë edhe fakti se femra është relativisht e barabartë por jo vërtetë e barabartë me meshkujt, për shkak të mentalitetit te shoqërisë shqiptare.

Më e dukshme kjo është në viset rurale, ku barazia gjinore mund të mos jetë gjithaq në nivel andaj edhe rastet e divorceve janë të rralla. Ne ketë rast, kjo ndodh për shkak se femra e divorcuar nuk ka përkrahje dhe kështu detyrohet të duroje një jetë me personin me të cilin në rrethana tjera nuk do të jetonte

Page 18: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Shkalla e Varferise

Përkufizimi me i zakonshëm i varfërisë është pamundësia e mbajtjes se një standardi te pranueshëm jetese, te matur ne baze te nevojave më të domosdoshme të konsumit. Duke e konsideruar varfërinë si një fenomen kompleks social,

UNDP përpunoi metodën e matjes me anë të Treguesit të Varfërisë Njerëzore, i cili përfshin përmasat ekonomike, sociale dhe politike te varfërisë, si dhe pasojat njerëzore që rrjedhin nga të qenit i varfër.

Page 19: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Shkalla e Varferise ne nivel Kosoves

Page 20: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Të ardhuratSipas llogaritjeve empirike, të ardhurat për frymë në Komunën e

Gjakovës janë rreth 95.75 euro në muaj, e cila është një vlere pak me e lartë se mesatarja e Kosovës prej 87.77 euro në muaj. Megjithatë, kjo është një vlere shume të ulët kundrejt rreth 130.33 euro në muaj që janë të ardhurat për frymë në Prishtinë.

Të ardhurat nga meshkujt rezultojnë se janë rreth 3 here më të shumta se te ardhurat nga femrat dhe ky ndryshim është pothuajse sa ndryshimi mesatar në të gjithë Kosovën.

Shpenzimet për frymë në Komunën e Gjakovës janë rreth 62.13 euro në muaj,pak më të ulëta se vlera mesatare e Kosovës prej 69.03 euro në muaj dhe shumë më të pakta se shpenzimet për frymë në Prishtinë, që llogariten të jenë rreth 88.21euro në muaj

Dërgesat nga të afërmit, përfitimet nga biznesi dhe pagat përbejnë tre burimet me kryesore të ardhurave në Komunën e Gjakovës duke zënë përkatësish 22% dhe 18.24% të ardhurave gjithsej.

Nga krahasimi i këtyre vlerave me vlerat mesatare te Kosovës dhe ato të Prishtinës arrihet në këto përfundime te rëndësishme

Page 21: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Siguria e te ardhuraveSikundër në të gjithë Kosovën edhe në Gjakovë, siguria e të ardhurave vlerësohet se është e ulët dhe, për rrjedhoje, rreziku i rritjes së shkallës së varfërisëështë i lartë.

Ndikimin më të madh negativ mendohet se e japin faktorët emëposhtëm, disa prej të cilëve lidhen drejtpërdrejt me aftësitë administruese të vetë Komunës

Ngadalësimi i ritmeve të zhvillimit ekonomik, që është vënë re duke filluar nga viti 2002, dhe që në një mase te madhe i atribuohet pakësimit te financimeve te konsiderueshme në periudhën pas konfliktitDegradimi i mjedisit dhe i burimeve natyrore të qenësishme, qe mbetet kërcënues për të ardhurat e ekonomive familjare të ndërvarura prej tyre, veçanërisht në zonën rurale. Në shkallë vendi,në zonën rurale, nga toka varet ekonomia e 89.6% te familjeve, nga bagëtitë 55.4% e familjeve, nga pylltaria 20% e familjeve; dhe Mundësitë e kufizuara të punësimit

Page 22: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Varfëria e skajshmeProfili i varfërisë dhe veçanërisht ai i varfërisë së skajshme ndryshon shumë nga

komuna në komunë, si dhe brenda komunave.

Në Kosovë, 37% e popullsisë jetojnë nën linjën e varfërisë prej 1.42 Euro për person të rritur në ditë ndërsa 15.2% e popullsisë jetojnë nën linjën e varfërisë se skajshme prej 0.93 Euro për person te rritur ne dite. Varfëria e skajshme shfaqet me shume tek fëmijët e moshës parashkollore(17.3%), të moshuarit (17.1%) dhe fëmijët e moshës 6-14 vjeç (16.9%).

Familjet më të prekura nga varfëria e skajshme janë ato me anëtare me aftësi të kufizuara, me kryefamiljare femra dhe familjet qe i përkasin grupeve etnike jo shqiptare dhe serbe.

Në këto shtresa familjet nën linjën e varfërisë së skajshme zënë përkatësisht 17.9%, 8.7% dhe 31% të numrit të përgjithshëm të familjeve të tilla. Varfëria e skajshme është më e lartë në zonat urbane jashtë kryeqytetit se në zonat rurale. Megjithatë, në këto të fundit, varfëria e skajshme është rreth dy here

më e lartë se në kryeqytet.

Page 23: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Ndihma SocialeNë skemën e Ndihmës Sociale përfshihen dy kategori familjes:

Familjet që kanë persona mbi 15 vjeç me aftësi të kufizuar të përhershme dhe te paaftë për të punuar,personat mbi 65 vjeç, kujdestare të përhershëm te personave me aftësi te kufizuara dhe mbi 65 vjeç, persona deri në 14 vjeç, persona ndërmjet 15 dhe 18 vjeç që janë në shkollim të rregullt dhe prindërit vetushqyes më së paku një fëmije nën moshën 15 vjeç;

Familjet me një anëtar të paafte për pune dhe me të paktën një fëmijenën moshën 15 vjeç apo që kanë në përkujdesje të përhershme një jetim

nën moshën15 vjeç. Pagesa e Ndihmës Sociale është 35-75 Euro në muaj, sipas kategorive përfituese.

Page 24: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Përfituesit e kësaj skeme kanë edhe lehtësi të tjera, si kontrolle shëndetësore pa pagese, nuk paguajnë taksa komunale dhe rrymën elektrike.

Numri i familjeve në Komunën e Gjakovës që përfitojnë Ndihme Sociale gjatë vitit 2006 është 1459, nga te cilat 678 familje në kategorinë e parë dhe 781 familje në kategorinë e dytë.

Numri i përgjithshëm i pjesëtareve në këto familje është 6364 vete.

Mangësitë kryesore të kësaj skeme janë mos përfshirja në të e të gjitha kategorive në nevoje, të tilla si femrat e vetme nën moshën 65 vjeçare pa mbështetje financiare dhe delikuentet mbi 18 vjeç qe nuk kanë familje.

Page 25: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Varferia me e thelluarFamiljet me anëtarë me aftësi të kufizuara kanë shkallë më të lartë

të varfërisë së skajshme. Varfëria e skajshme thellohet më tej në mënyrë drastike brenda familjeve me më shumë se një anëtarë me aftësi të kufizuara në krahasim me familjet pa anëtarë me aftësi të kufizuara.

Familjet me kryefamiljarë të gjinisë femërore po ashtu paraqesin një pjesë të vogël por jo të parëndësishme të varfërve të skajshëm .

Arsyet për shfaqje më të shpeshtë të varfërisë së skajshme në këto familje shpjegohen me dallimet gjinore në përbërjen e ekonomive familjare, nivelin arsimordhe statusin e tyre në tregun e punës

Page 26: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Grupet e tjera etnike jo shqiptare janë, po ashtu, në një pozite jo të favorshme.Nga këndvështrimi i grupeve etnike, varfëria e skajshme është dukshëm më e lartë në mesin e Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve.

Sipas strukturës së popullsisë, shqiptarët përbëjnë shumicën e të varfërve të skajshëm por rreziku i të qenit i varfër në mesin e grupeve “tjera” etnike është më shumë se dy herë më i lartë se në mesin e shqiptarëve.

Analiza e të dhënave të këtij vrojtimi dëshmon disavantazhë të

rëndësishëm në mesin e grupeve tjera etnike, mundësia e të cilëve për të qenë në varfëri të skajshme është mjaft e lartë.

“I vetmi burim jetese për ne është deponia. Gjithë dita na shkon duke kërkuar nëpër plehra për mbeturina metali dhe i shesim për të fituar një kafshatë buke....”.

Page 27: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Pensionistet

Pensionistët pësojnë rënie të dukshme në të ardhura pas daljes ne pension,si rezultat i pensioneve të ultë në krahasim me pagat.

Pensioni bazë është përcaktuar 40 euro, që është më pak se një e pesta e pagës mesatare në Gjakovë dhe i ngjan me shumë një ndihme sociale se një page pensioni për një njeri që ka punuar e kontribuar gjithë jetën për shoqërinë.

Kështu qe kjo kategori shoqërore është para rrezikut të përhershëm përte rrëshqitur prej një varfërie relative në një varfëri ekstreme. Varfëria epensionistëve thellohet edhe më tepër po të kihet parasysh nevoja që atokanë për medikamente, për të mjekuar sëmundjet kronike.

Kështu, nga rreth 6500 pensionistë që ka sot Gjakova, rreth 30% vuajnë nga sëmundja kronike e diabetit, që kërkon mjekim të rregullt e të kushtueshëm ditor.

Mundësia e vetme e tyre për te mbijetuar është ajo që ndodh me të gjithëpensionistët në Gjakovë (si edhe në Kosovë): mbështetja nga djemtë apovajzat e familjes, duke i bërë ata tërësisht te varur prej tyre.

Page 28: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Mundësitë e zhvillimit ekonomikGjakova është e njohur për traditë pune në industri dhe bujqësi dhe për

punonjës të zellshëm në zejtari, tregti dhe shërbime. Ajo ka një strukturë të popullsisë mjaft të re dhe me vullnet shumë të spikatur e të përkushtuar në punë.

Të gjitha këto përfaqësojnë një potencial të madh zhvillimi për të ardhmen.

Gjakova ka traditë shekullore të veprimtarisë ekonomike duke filluar nga zejtaria,tregtia, bujqësia , blegtoria dhe më pas manifaktura e veçanërisht përpunimi I lëkurës, tekstilit, përpunimi i metaleve etj. Periudha më intensive e zhvillimit ekonomik ishte periudha 1960-1990, sidomos vitet 1975-90, kur komuna e Gjakovës mori pamjen e një qyteti me industri të zhvilluar, ku spikaste industria e tekstilit

me fabrikat e prodhimit të pëlhurave, koagulatit, trikotazhit, konfeksionit te rëndë e të lehtë,elektromotorreve,etj

Page 29: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

U zhvillua, gjithashtu, industria metalike me prodhimin e tubave,produktet e telit, prodhimi i enëve të emaluara, të teflonizuara apo zinktuara;industria elektroteknike me prodhimin e elektromotorëve; industria ushqimore,industria e verës dhe pijeve, industria e përpunimit të drurit, industria e gomës,prodhimi i gazrave teknik, industria e duhanit, ndërtimtaria dhe prodhimi i materialit ndërtimor,

Në këto degë të industrisë kanë qenë të punësuar rreth 16.000 punëtorë e bashkë me ta edhe shumë ekspertë të prodhimit, duke filluar nga inxhinier mekanike,elektronike dhe elektrike, të ndërtimtarisë, arkitekturës, teknologjisë ushqimore,kimisë, tekstilit, agronomisë, si edhe personel tjetër i kualifikuar si ekonomistë,juristë e sociologë.

Burime njerëzore te kualifikuara ka pasur edhe në lëmenjtë emarketingut,

financave, organizimit, zhvillimit të burimeve njerëzore, zhvillimit të programeve ekonomike për investime etj.

Meqenëse shumica e pajisjeve ishin të vendeve perëndimore edhe shumë nga ekspertët e lartpërmendur ishin të specializuar dhe trajnuar në SHBA, Francë,Gjermani etj.

Page 30: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Shumica e teknologjisë dhe objekteve industriale është financuar edhe nga institucione financiare të jashtme si Banka Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim etj, apo me investime të përbashkëta.

Shumica e prodhimeve dhe shërbimeve kanë qenë të cilësisë së lartë dhe në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare, si dhe me një dizajn të përshtatshëm.Këto ishin rezultat i teknologjisë se përparuar të përdorur, ekspertëve dhe personelit të kualifikuar dhe nivelit të larte të organizimit të kompanive.

Prandaj një pjesë e madhe e prodhimeve të këtyre kompanive eksportohej, duke filluar nga lëngjet e frutave, vera, mishi i pulës, frutat, duhani etj. Po kështu Gjakova eksportonte prodhime metalike (tuba, produkte teli, enë për amvisëri,produkte të zinktuara), prodhime të industrisë elektronike (motorë të rrobalarëseve,elektromotorëve për kompresorë për frigoriferë, elektromotorë industrial etj); prodhime të tekstilit (të gjitha llojet e veshjeve të brendshme dhe të jashtme, pëlhurave,etj); prodhime te industrisë së drurit, materiale ndërtimore,koncentrat të kromit; si dhe produkte të gomës.

Gjermania,Kanadaja, SHBA, Rusia, Polonia, Greqia, Bullgaria, Shqipëriadhe vendet e ish Jugosllavisë ishin edhe destinacionet kryesore të mallrave tëeksportuara. Vlera e eksportit sillej në rreth 100 - 120 milion dollarë në vit.

Page 31: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Komuna e Gjakovës ka pasur edhe një bujqësi shumë të zhvilluar. Me një sipërfaqe toke bujqësore prej 29420 ha, nga të cilat rreth 8000 ha me sistem ujitjeje, janë kultivuar kultura bujqësore intensive dhe është zhvilluar pemëtaria, vreshtariaetj.

Si edhe blegtoria, shpezëtaria dhe pylltaria. Në këto sektorë ka pasur rreth 5000 punonjës të punësuar.Tregtia, shërbimet dhe zejtaria po ashtu arritën të konsolidohen, duke punësuar rreth 4000 punonjës

Page 32: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

BujqësiaKomuna e Gjakovës shtrihet përgjatë hapësirës tektonike të rrafshit të

Dukagjinit,i cili gjendet në mes të Bjeshkëve të Nemuna, Pashtrikut, Mokrra Gorës dhe Sharrit,në lartësi nga 360m deri në mbi 2650m mbi nivelin e detit. Luginat e lumenjve Drini i Bardhë, Ereniku, Krena, Trava dhe Llukaci, si dhe te disa përroskave, krijojnë në Komunen e Gjakovës rrafshina, shumica e të cilave me tokë te punueshme e shumë pjellore.

Nisur nga këta faktorë dhe nga kushtet e përshtatshme klimatike,bujqësia përfaqëson një potencial te madh zhvillimi për ekonominë e komunës

Me rreth 14741 ha toke të punueshme Komuna e Gjakovës ka kushte shumë të volitshme për të zhvilluar një bujqësi intensive. Aktualisht struktura e prodhimit bujqësor dominohet nga kultura e misrit dhe e grurit, qe së bashkuzënë rreth 57% te sipërfaqes së tokës së punueshme Ajo që vihet re është zhvillimi i pakët i kulturave intensive dhe industriale dhe vonesa në kultivimin e kulturave shumëvjeçare. Një potencial i madh zhvillimor janë edhe livadhet e kullotat, me një sipërfaqe prej rreth 13861 ha, si dhe pyjet që zënë mbi 20 mijë ha.

Page 33: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Pemtaria

Pemëtaria është mjaftë e zhvilluar në territorin e Komunës së Gjakovës dhe grumbullimi e përpunimi i të gjitha llojeve të prodhimeve te tilla si molla, dardha, vishnje, dredhëza, manaferra, kajsia etj. behet nga fabrika e lëngjeve te frutave me kapacitet prej 2000 vagonë fruta në vit.

Kjo ka rritur shume interesimin e fermerëve dhe të industrisë dhe vihet re me shume interes tendenca e rritjes se mëtejshme te sipërfaqes së pemëtoreve, te favorizuara edhe nga sistemi ekzistues i ujitjes

Page 34: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Gjakova ka një traditë të vjetër në kultivimin e rrushit. Është e njohur kodra e Qabratit ku shumë qytetarë kanëpas vreshtat e veta, po

ashtu edhe në pjesën e quajtur Rezinë dhe Milen, njëherit shumica e qytetarëve në oborret e shtëpive të veta kanë kultivuar hardhinë e rrushit. Në pjesën rurale, rrushi është kultivuar në zonën e Dushkajës ne fshatrat Cërmjan,Bec, Lugë Bunarë, Rezinë dhe fshatra tjerë. Grumbullimi e përpunimi i rrushit bëhet në bodrumin e verës, që ekziston në territorin e komunës,me kapacitet prej 1300 vagonë në vit. Vihet re se rritja e sipërfaqes së mbjelle me vreshta dhe zgjerimi i kapaciteteve përpunuese janë drejtime potenciale për investime të suksesshme;

Kultivimi i duhanit në Komunën e Gjakovës ka filluar që nga viti 1953dhe deri në vitin 1972 është kultivuar duhani i tipit fletë vogël kurse mepas edhe duhani i tipit fletë madh “Virxhinia” dhe “Bejlerë”. SHA “Virxhinia”ka në dispozicion 220 tharëse dhe një numër i tyre është në gjendjetë rregullt pune. Kapaciteti mesatar për një tharëse është 760 kg duhan itharë dhe gjate një sezoni mund të thahen deri në 1800 tonë/duhan.

Rrjedhimisht,edhe me kapacitetet ekzistuese, investime te suksesshme mund te bëhen në rritjen e sipërfaqes së mbjelle me duhan, por ka mundësi potenciale edhe për rritjen e mëtejshme te kapaciteteve përpunuese te duhanit,si dhe për thellimin e përpunimit deri ne prodhimin e cigareve

Page 35: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Blegtoria

Blegtoria është një drejtim tjetër strategjik i zhvillimit ekonomik të Komunës sëGjakovës. Ajo favorizohet sidomos nga sipërfaqja e madhe me livadhe e kullotabrenda territorit të komunës si dhe nga tradita e zhvillimit të kësaj lëmie.

Blegtoria pësoi dëme shumë të mëdha gjatë luftës, të cilat arritën deri në rreth70% të gjedheve, 80% të deleve, 70 - 85% të pulave dhe rreth 50% të dhive

Rrjedhimisht, arritja e kapaciteteve blegtorale të paraluftës është një synim prioritar e plotësisht i mundshëm për tu arritur.

Në territorin e Komunëssë Gjakovës, në sektorin individual, janë aktualisht 75 ferma të pulave vojse me kapacitet prej 206.810 pula, ndërkohe që shfrytëzohet pak më shumë segjysma e kapacitetit të tyre. Janë, gjithashtu, 15 ferma të bojlerëve (rritja e zogjve)me kapacitet 140.800 bojlerë në turnus si dhe 4 mulli për prodhimin e koncentratit me kapacitet 18. 000 ton/vit.

Page 36: Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm

Ju Faliminderit per vemendje