shpallja e pavartesis skenderbeus

18
Ngritja e flamurit nga Skenderbeu Falamuri i Shqipërisë është flamuri kombëtar shqiptar, një flamur me fushë të kuqe dhe një shqiponjnë dykrenare të zezë në mes. Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga simboli i heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili i udhëhoqi shqiptarët në një kryengritje të përbashkët në shekullin XV kundër perandorisë osmane duke i sjellë trojeve shqiptare pavarësinë për një kohë të shkurtër (14431478). Shqiponja ishte pjesë e emblemës së familjes Kastrioti e cila e ka zanafillën në perandorinë bizantine

Upload: klodjan-hoxha

Post on 15-Aug-2015

10 views

Category:

Education


0 download

TRANSCRIPT

Ngritja e flamurit nga Skenderbeu Falamuri i Shqipërisë është flamuri kombëtar shqiptar, një flamur me fushë të kuqe dhe një shqiponjnë

dykrenare të zezë në mes.Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga simboli i heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili i udhëhoqi shqiptarët në një kryengritje të përbashkët në shekullin XV kundër perandorisë osmane duke i sjellë

trojeve shqiptare pavarësinë për një kohë të shkurtër (14431478). Shqiponja ishte pjesë e emblemës së familjes Kastrioti e cila e ka

zanafillën në perandorinë bizantine

Lufta dhe perpjekja e popullit shqipetare per pavaresine

• Shekulli XX shënon një fazë të re të ndryshimeve politike-ushtarake në Ballkan nga shkaku se shtetet ballkanike kishin vendosur që me ndihmën e Rusisë ti shpallin luftë Perandorisë Osmane, në vet Perandorinë filluan lëvizjet kundër absolutizmit të Sulltanit në të cilën kërkohej decentralizimi i Perandorisë. Duke nisur nga ndryshimet politike që do të ndodhnin në Ballkan, në këtë periudhë edhe patriotët shqiptarë të Lëvizjes Kombëtare do të fillojnë të intensifikojnë edhe me tepër aktivitetet e veta duke menduar se tani janë krijuar të gjitha parakushtet për çlirimin dhe krijimin e shtetit të pavarur shqiptarë.

Lufta dhe perpjekja e popullit shqipetare per pavresine

• Detyra e parë diplomatike e Ismail Qemalit pas shpalljes së pavarësisë ishte që të informojë Fuqitë e Mëdha me vendimin. Ky akt nuk ishte i papritur për Fuqitë e Mëdha. Ismail Qemali vendosi që me telegram ti informojë edhe Fuqitë e Mëdha, me këtë rast nuk dëshiroj që të potencoj të gjitha telegramet që i ka dërguar Qeveria e Vlorës, por është me rëndësi të potencohet së kjo qeveri i informoi edhe shtetet ballkanike për aktin dhe vendimin e Vlorës. Në fund dëshiroj të potencoj se në bazë të dokumenteve dhe burimeve arkivore del qartë se figura kryesore diplomatike e Lëvizjes Kombëtare në fazën e fundit të rilindjes kombëtare që u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë ka qenë Ismail Qemali, i cili aktivitetin e vet diplomatik nuk e përfundoi me shpalljen e pavarësisë, por një kontribut si kryeministër i përkohshëm ka dhënë edhe gjatë Konferencës së Londrës ku me këmbëngulje mbronte trojet shqiptare që të mos copëtohen në interes të shteteve ballkanike. Prandaj historiografia diplomatike shqiptare edhe më tej duhet ti kushtojë një rëndësi të veçantë këtij burrështeti dhe diplomati të shquar i cili së bashku me patriotët tjerë kurorëzoi me sukses aktivitetin e vet kombëtar duke i lënë popullit shqiptar një shtet edhe pse të cunguar por jo me fajin e tij dhe patriotëve tjerë prandaj na sot në 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë iu përkushtojmë një vëmendje të veçantë dhe i vendosim në vendin e merituar të historisë sonë kombëtare.

Shpallja e pavaresise • Shpallja e Pavarësisë ose Deklarata e Pavarësisë është shpallja e

pavarësisë së Vilajetit shqiptar nga Perandoria Osmane. Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail QemaliNë shpalljen pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë. Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e ambasadorëve në Londër, vendim i së cilës qe shpallja e Principatës shqiptare sovrane nga Perandoria Osmane nën mbikqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrativë.

FIRMETARET • Ismail Kemal Beu, Ilias Be’ Vrioni, Hajredin Be’ Cakrani, Xhelal Be’

Skrapari (Koprencka), Dud (Jorgji) Karbunara, Taq (Dhimitër) Tutulani, Myfti Vehbi Efendiu (Agolli), Abas Efendi (Çelkupa), Mustafa Agai (Hanxhiu), Dom Nikoll Kaçorri, Shefqet Be’ Daiu, Lef Nosi, Qemal Beu (Karaosmani), Midhat Be’ Frashëri, , Veli Efendiu (Harçi), Elmas Efendiu (Boce), Rexhep Beu (Mitrovica), Bedri Beu (Pejani), Salih Xhuka (Gjuka), Abdi Be’Toptani, Mustafa Asim Efendiu (Kruja), Kemal Beu (Mullaj), Ferid Be’ Vokopola, Nebi Efendi Sefa(Lushja), Zyhdi Beu (Ohri), Dr. Myrtezai (Ali Struga), Nuri Efendi Sojli, Xhemal Beu (Deliallisi), Ymer Beu (Deliallisi), Zyhni Efendiu (Kanina, Mustafaraj), Aristidh Ruci, Kjazim Kokoshi, Jani Minga, Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja (Emanuil), Dhimitër Beratti, Pandeli Cale, Athanas Floqi, Spiro Ilua, Luis Gurakuqi.

Pushtimi i Shqiperise

•Pushtimi italian i Shqipërisë (7 prill – 12 prill, 1939) ishte një fushatë e shpejtë ushtarake e Mbreterisë së Italisë kundër Mbreterisë së Shqipërisë. Konflikti erdhi si rezultat i politikës imperialiste të diktatorit italian Benito Mussolini. Shqipëria u pushtua në menyrë të shpejtë. Sundimtari i saj, mbreti Zog u largua në emigrim dhe vendi u bë pjesë e Perandorisë Italiane si një mbretëri e vecantë në bashkimin personal me Kurorën Italiane.

Pushtimi • Në 7 prill të vitit 1939 Italia nisi pushtimin e Shqipërisë ndërsa ushtria shqiptare dhe

armatosja e popullsisë u sabotua nga eksponentë të saj të blerë nga italianët. Gjithsesi, para zbarkimit armik, forcat e mbetura shqiptare nën urdhrat e majorit Abaz Kupi, kishin zënë pozicione rreth portit të Durrësit dhe numëronin në radhët e tyre ushtarë, policë dhe vullnetarë civilë.

Pasi ushtarët italianë shkelën në port forcat shqiptare hapën zjarr me mitralozë duke shkaktuar panik pasi nuk pritej rezistencë. Italianët u detyruan të kthehen në luftanije në largësi sigurie nga skela. Nga kodrat e Durrësit forcat tona goditën me topa me rreze të gjatë mbi varkat në kthim duke arritur të dëmtojnë rëndë dhe njërën nga luftanijet italiane.

Përpjekja italiane për zbarkim u përsërit katër herë dhe u zmbraps megjithëse pala jonë luftonte me armatim dhe fuqi të mangët. Pas goditjeve me artileri të rëndë nga luftanijet italiane u neutralizuan grykat e zjarrit dhe mbrojtja e portit u ça. Lufta u zhvendos nga porti në rrugët e qytetit, duke u kthyer në përleshje urbane me mbrojtësit që zinin pozicione në rrugë, rrugica e shtëpitë e Durrësit

Organizimi i brendshem i vendit • Komendatore Giro, nji gangster i fashizmit, u dërgue në Shqipni për të

pregatitë sheshin politik. Në raportet q'i dërgoi Çianos, ai u mburr se kishte ndën kontroll elemente të randësishëm të popullit shqiptar, të cilët po ktheheshin "kundër Mbretit dhe hajdutve qi e rrethonin". Qëllimi i Çianos dhe i agjentit të tij Giro, ishte me provokue trazime në Shqipni për të paralizue çdo rezistencë kundër agresionit fashist. "Mbretit Zog, shkruen Çiano, - do t'i japim nji jot (anije luksi private) me nji ekipazh italian, në mënyrë qi të mos ket se si me u arratisë." Parashikimet e Çianos, i cili ishte fare i sigurtë përsa i përket suksesit të "grushtit", shkonin aq larg sa me llogaritë fitimet ekonomike qi kishte me prue zaptimi i Shqipnis. Nji grup ekspertësh qi kishte ba studime në vënd i kishte raportue se zbatimi i nji programi të gjanë kanalizimi dhe irigacioni të tokave bujqlsore do të shtonte prodhimin e drithit për bukë me 200.000 ton në vit, dhe kjo sasi do të shërbente për ushqimin e Italjanve.

OPERACIONI I GJERMANEVE • Operacionet gjermane i tronditën radhët e partizanëve... por goditën

rëndë dhe britanikët. Në janar 1944 gjeneral brigade EF Deivis, komandanti i oficerëve britanikë në Shqipëri plagoset dhe kapet rob prej çetës së Ballit Kombëtar, dhe ju dorëzua gjermanëve.Në janar-shkurt 1944 operacionet tokësore gjermane të mbështetura nga ajri me avionë “M 110”, kaluan drejt Jugut për të vendosur kontrollin mbi rrjetet rrugore që vinin nga Greqia dhe që paraqisnin rëndësi për gjermanët... Gjermanët i jepnin vetëm disa goditje të shpejta dhe ishin të kënaqur që malet ua linin partizanëve... Një arsye që nuk u linte mundësi partizanëve të ngacmonin dhe aq shumë gjermanët ishte lufta e tyre gjithnjë e më e ashpër me nacionalistët, gjë që ishte rrjedhojë e drejtpërdrejtë e pushtimit gjerman.Por suksesi i operacionit të Dimrit, - shkruan autori, - doli se ishte diçka kalimtare, dhe partizanët provuan se ishin shumë më elastikë sesa e kishin parashikuar vetë gjermanët, britanikët ose shumë shqiptarë

• Pavarësisht prej goditjeve gjermane, partizanët kishin disa cilësi afatgjatë... Elementi më pak konkret, por ndoshta më i dobishmi, përshkruhej nga Margaret Hasluck, si: disiplina, energjia dhe qartësia e qëllimit. Qëllimi i partizanëve për rivendosjen e Shqipërisë së Pavarur, me një sistem shoqëror të ngritur mbi barazinë... ishte diçka që nxiti shumë njerëz të gatshëm për t’u sakrifikuar. Në të kundërtën, të pakët qenë ata që qenë të gatshëm të bënin sakrifica për rivendosjen e sistemit të vjetër të Zogut, i cili ishte e qartë se kishte dështuar... Gjithashtu partizanët përdornin disa taktika të luftës popullore. Në betejat kundër njësive gjermane, partizanët u shpërbënë gjatë fushatës së Dimrit, por ato ishin gjithnjë të aftë të shpërndaheshin dhe më pas të grupoheshin përsëri... Rigjallërimi i partizanëve u detyrohet deri në një farë mase dhe lajmeve që vinin nga Fronti i Lindjes, përfshi këtu edhe disfatën e verës u intensifikuan, gjithashtu ndihmuan në shkatërrimin e mitit të pathyeshmërisë gjermane.

• -

Clirimi i Tiranes

• Çlirimi i Tiranës ështe një nga momentet historike të historisë moderne të Shqipërise.Është i vetmi kryeqytet ku më vone triumpfoi komunizmi i cili u çlirua pa ndihmë e Ushtrisë së Kuqe.Pergatitja per clirimin e e Tiranës filloi qe nga tetori deri në 17 nëntor të 1944. Në të morën pjesë brigada e pare ajo e tete dhe brigada e katert. Bilanci i 20 diteve luftimi ishte : Forcat partizane humben 227 partizanë mbi dy mije ishte numri i ushtareve gjerman te vrarë rreth 500 gjerman u zune rober oficer dhe ushtare .

• Tanket gjermane të pozicionuara një tek Xhamia e Vjetër, ku sot është monumenti i ushtarit të panjohur dhe një tek dyqani “Zingoni” pranë Pallatit të Kulturës. Një pjesë e familjeve tiranase u larguan drejt periferive, ndërsa gjermanët kishin nisur të tërhiqeshin. Kjo është tabloja e kryeqytetit në nëntor të vitit 1944. Luftimet që nuk zgjatën shumë ditë mes forcave gjermane dhe partizane. Musa Karapici, një nga dëshmorët e luftës u vra më 17 nëntor. Tiranasit e vjetër kujtojnë se partizani ka qenë duke bërë roje në tarracën e banjës të shtëpisë së Demnerve, kur u qëllua nga gjermanët. Ndërkaq, një pasuri historike u shua gjatë kësaj luftë, Xhamia e Vjetër, e ndërtuar bashkë me Tiranën më 1614. Në vitin 1949 në vend të xhamisë së shkatërruar u ngrit monumenti i Partizanit të Panjohur. Më 17 Nëntor qyteti u çlirua plotësisht. Mobilizimi filloi qe me 29 tetor te vitit 1944.

• Nen komanden e Mehmet Shehut, Tuk Jakoves, por edhe Gogo Nushit filluan luftimet. Brigadat luftuese koordinoheshin me njera-tjetren, derisa arriten te merrnin kazermat e xhenios dhe spitalin civil. Me pas, duke luftuar shtepi me shtepi, partizanet dolen te Pazari i Ri dhe ura e vjeter e Lanes. Ndersa Brigada e Katert sulmuese luftonte ne drejtim te Tiranes se Re, shpartalloheshin objektet e fortifikuara ne Sauk, te kisha e Shen Prokopit. Ne ditet e mevonshme, grupe te vecanta depertuan ne thellesi te mbrojtjes armike, ne pallatet e Moskatit dhe Banka Kombetare. Ne afersi te hotel “Dajtit”, lufta vazhdoi e ashper ne te dy krahet, ndersa nga dita ne dite lufta e armikut po dobesohej.Rreth 12 dite pasi nisi lufta per clirimin e Tiranes, ne krah te Brigades se Katert u vendos edhe Brigada e Tete me detyre sulmin ne sektorin Tirane-Vore. Ndersa Brigada e 24-t kishte detyre te sulmonte ne drejtim te Zogut te Zi, Poliklinikes dhe Maternitetit. Komanda gjermane filloi te dobesohej. Ajo ndertoi nje kolone me rreth 3 mije trupa, te shoqeruar me tanke e mjete te tjera te blinduara, me qellim levizjen Elbasan-Qafe Kerrabe-Tirane. Kjo behet qe ata t’u dilnin prapa shpine forcave partizane qe luftonin per clirimin e Tiranes. Forcat partizane me ato armike luftuan 3 dite rresht trup me trup ne betejen qe njihet me emrin Beteja e Mushqetas.

Pasojat :

• Lufta e pergjakshme kishte bilanc tragjik. Plot 227 partizane rane ne beteja. Ata u “grine” nga makineria gjermane, i cili nuk kurseu jo vetem partizanet, por edhe pleqte, femijet dhe grate. Sipas Shehit, numri i forcave gjermane te vrara ka arritur ne 2 mije, ndersa 500 te tjere ishin rober, ushtare dhe oficere. Rreth 800 trupa te tjera përbëheshin nga xhandarë dhe balliste, ndërsa edhe numri i pajisjeve luftarake te “kapura” ishte i jashtezakonshem

Dita e clirimit te Shqiperise

• Dokumentet e dhuruara nga ish-këshilltari ushtarak gjerman, koloneli Volfman Hofman, nuk dëshmojnë ikjen e "ushtarit të fundit gjerman nga Shqipëria më 29 nëntor 1944"E vërteta e çlirimit të ShqipërisëCeremonia që u organizua në shkurt të vitit 2002 nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë për marrjen në dorëzim të fotokopjeve të dy dokumenteve për datën e çlirimit të Shqipërisë, që koloneli Volfman Hofman, ish-këshilltar ushtarak gjerman pranë atij dikasteri, bashkë me një letër në gjuhën shqipe të firmosur prej tij, ia dorëzoi gjeneralmajorit Pëllumb Qazimi, ishte një veprim jashtë kuadrit ligjor që zbatohet në vendin tonë për dokumentet historike.

• Dokumente të tilla depozitohen nëpër arkivat shtetërorë të vendit tonë, kryesisht në Arkivin Qendror Shtetëror. Qëndrimet e mëtejshme të përfaqësuesve të Ministrisë së Mbrojtjes kanë qenë jo vetëm politike, por edhe jashtë etikës së komunikimit me median dhe studiuesit. Gjatë ceremonisë së dhurimit të fotokopjeve të të dy dokumenteve prej kolonelit V. Hofman, përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes i refuzuan kërkesat e gazetarëve për të marrë fotokopje të tyre që t’i botonin nëpër gazeta dhe t’i jepin në televizion. Në rrethana të tilla, kur Ministria e Mbrojtjes nuk lejoi që persona të tjerë të dispononin kopje të dokumenteve të dhuruara nga koloneli V. Hofman, m‘u desh të ndiqja rrugë të tërthorta për t‘i shtënë ato në dorë. Z. Uran Butka iu drejtua Arkivit të Shtetit që të zbatohej legjislacioni në fuqi dhe t‘i kërkohej Ministrisë së Mbrojtjes që t‘i dorëzonte Arkivit kopje të atyre dokumenteve. Ndërkaq deputeti dhe sekretari i Komisionit të Mbrojtjes të Kuvendit të Shqipërisë, z. Astrit Bushati, vazhdimisht e me insistim për disa muaj i kërkoi Ministrisë së Mbrojtjes që t‘i dorëzoheshin kopje të këtyre dokumenteve, por nuk arriti t‘i merrte ato.

• Në shkrimet e tyre nuk jepen dokumentet e shumta që tregojnë se Shkodra dhe Shqipëria janë çliruar më 28 nëntor. Ata injorojnë realitete të tilla, se më 1944 kjo datë është kremtuar në të gjithë Shqipërinë si dita e çlirimit (prandaj qeveria dhe organet e tjera shtetërore erdhën në Tiranë 11 ditë pas çlirimit të saj, më 28 nëntor), se në vendimet që morën më 28 nëntor të vitit 1944 organet e larta të pushtetit komunist, si edhe në fjalimin që vetë E. Hoxha ka mbajtur në Tiranë po atë ditë e kanë quajtur 28 nëntorin si datë të çlirimit të Shqipërisë. Më mirë se kushdo tjetër datën e çlirimit të qytetit të tyre kanë ditur vetë shkodranët. Në Shkodër 28 nëntori vijoi të kremtohej si dita e çlirimit edhe në vitin 1945, siç e dëshmon shtypi lokal i kohës artikuj të të cilit për këtë datë i kam ribotuar në librin kushtuar datës së çlirimit. Ato që kam thënë në këtë libër nuk po i përsëris. Për datën e çlirimit të Shqipërisë vijon këmbëngulja e autorëve të mësipërm, të cilët keqpërdorin burimet dhe të dhënat historike për të disinformuar opinionin publik.