gazeta maj 2009 - orthodoxalbania.org maj 2009.pdf · ajo ishte libri “ pashka ... titulli i tij...

12
NGJALLJA Nr. 5 (196) Viti XVII i botimit MAJ 2009 Çmimi 20 lekë PASHKË 2009 TË LIRË NGA FRIKA † Anastasi Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Mos kini frikë”, u tha engjëlli i Zotit grave miroprurëse, të cilat i kishte pushtuar “tmerri dhe habia” para varrit të zbrazur. “Sepse e di se kërkoni Jisuin që u kryqëzua. Nuk është këtu, sepse u ngjall, siç pati thënë” (Matth. 28:6). Pas pak, vetë Krishti i ngjallur “u tha atyre: Mos kini frikë” (Matth. 28:10). E më tej, nxënësve të Tij të frikësuar: “Përse jeni të turbulluar? Dhe përse hipin mendime në zemrat tuaja?” (Lluk. 24:38). Dhe duke u treguar shenjat e kryqëzimit në duar dhe në këmbë, i siguroi me praninë e Tij për ngjarjen e mre- kullueshme të Ngjalljes së Tij. “Mos kini frikë!” Mesazhi i Ngjalljes pre- dikon në mënyrë diakronike lirinë nga çdo gjë që shkakton frikë. Fitorja e Krishtit dërrmoi zotërimin e fuqive demoniake, vendosi një urë mbi ndarjen e madhe që ekzistonte midis Perëndisë dhe njerëzve dhe rivendosi ma- rrëdhëniet midis tyre. Rëndësinë ontologjike të Kryqit dhe Ngjalljes, na e zbuloi me një mënyrë unike apostull Pavli. Jisui u bë njeri dhe e pranoi Pësimin “që të prishë me anë të vdekjes atë që ka pushtetin e vdekjes, do- methënë djallin, edhe të shpëtojë të gjithë ata, të cilët për frikën e vdekjes ishin gjithë jetën e tyre nën skllavëri” (Hebr. 2:14-15). Krishti i ngjallur është tashmë fillesa e njerëzimit të ri, “i parëlinduri prej të vdekurve, që të bëhet ai i parë në të gjitha” (Kol. 1:18-22). Me Ngjalljen e Krishtit ka nisur një formë e re ekzistence për njerëzit. Siguria e Ngjalljes, bindja se Atij iu dha “çdo pushtet në qiell dhe mbi dhè” (Matth. 28:19) i çliroi nxënësit e Tij nga çdo lloj frike dhe ankthi. Dhe i transformoi në predikues të guximshëm dhe burrërorë të jetës së re në Krishtin. “Mos kini frikë!” Në epokën tonë janë shumuar frikërat që kërcënojnë jetën tonë. Madje, kohët e fundit janë acaruar edhe për Klerit dhe popullit shpresëtar Orthodhoks, Bij të shtrenjtë më Zotin, Mos kini frikë” (Matth. 28:10) Shkolla “Protagonistët” filloi mësimin në godinën e re - Një dhuratë e Kryepiskopit Anastas për arsimimin e brezit më të ri - (Vijon në faqen 6) Shkolla shqiptaro-amerikane 9-vjeçare jopublike “Protagonistët”, në Tiranë, që nga muaji maj funksio- non në një godinë të re moderne në Rrugën e Kavajës. Ajo është hapur nga fondacioni “Frymë Da- shurie”, një organizatë për zhvillim dhe edukim e themeluar me iniciativën e Fortlumturisë së Tij Anastasit. Shkolla e filloi veprimtarinë në vitin 2002, për të ofruar një mundësi të re dhe bashkëkohore arsimi dhe edukimi në Shqipëri. Ajo është aprovuar dhe licensuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. shkak të vuajtjeve që shkakton kriza eko- nomike në tërë planetin. Fobi të reja dhe të vjetra qarkojnë mendjen tonë dhe na e shtrëngojnë zemrën. Brenda kësaj atmosfere të nderë vjen e kremtja e Ngjalljes që të ftojë çdo besimtar në një rrugëtim lirie nga frika: Nga frika e atyre që janë armiqtë tanë. Nga frika që krijon padrejtësia dhe egërsia e shoqërisë sonë. Nga frika e mëkatit shumëformësh që depërton në qenien tonë dhe na e tjetërson. Nga frika e dhimbjes, e varfërisë, e sëmundjes, e vetmisë, e rreziqeve dhe hidhërimeve që kërcënojnë jetën tonë. Nga frika e problemeve të mprehta të jetës së përditshme. Nga frika e së panjohurës, e dështimit, e pasigurisë për të ardhmen. Kulmi i mesazhit të Ngjalljes së Krishtit është çlirimi nga frika e vdekjes, e vdekjes sonë dhe e njerëzve tanë të afërm, frikë që na e ndrydh jetën. E kremtja e Ngjalljes nuk shpall thjesht një lajm, por na fton të marrim pjesë në lirinë që na fali Krishti.

Upload: others

Post on 17-Jan-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: GAZETA maj 2009 - orthodoxalbania.org Maj 2009.pdf · Ajo ishte libri “ Pashka ... Titulli i tij historik, që nga shpallja e Auto-qefalisë (1937) e deri më sot, vazhdon të përmendet

MAJ 2009 NGJALLJA 1

NGJALLJANr. 5 (196) Viti XVII i botimit MAJ 2009 Çmimi 20 lekë

PASHKË 2009

TË LIRË NGA FRIKA† Anastasi

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë

“Mos kini frikë”, u tha engjëlli i Zotit gravemiroprurëse, të cilat i kishte pushtuar “tmerridhe habia” para varrit të zbrazur. “Sepse e dise kërkoni Jisuin që u kryqëzua. Nuk ështëkëtu, sepse u ngjall, siç pati thënë” (Matth.28:6).

Pas pak, vetë Krishti i ngjallur “u tha atyre:Mos kini frikë” (Matth. 28:10). E më tej,nxënësve të Tij të frikësuar: “Përse jeni tëturbulluar? Dhe përse hipin mendime në zemrattuaja?” (Lluk. 24:38). Dhe duke u treguarshenjat e kryqëzimit në duar dhe në këmbë, isiguroi me praninë e Tij për ngjarjen e mre-kullueshme të Ngjalljes së Tij.

“Mos kini frikë!” Mesazhi i Ngjalljes pre-dikon në mënyrë diakronike lirinë nga çdo gjëqë shkakton frikë. Fitorja e Krishtit dërrmoizotërimin e fuqive demoniake, vendosi një urë

mbi ndarjen e madhe që ekzistonte midisPerëndisë dhe njerëzve dhe rivendosi ma-rrëdhëniet midis tyre. Rëndësinë ontologjiketë Kryqit dhe Ngjalljes, na e zbuloi me njëmënyrë unike apostull Pavli. Jisui u bë njeri dhee pranoi Pësimin “që të prishë me anë tëvdekjes atë që ka pushtetin e vdekjes, do-methënë djallin, edhe të shpëtojë të gjithë ata,të cilët për frikën e vdekjes ishin gjithë jetën etyre nën skllavëri” (Hebr. 2:14-15). Krishti ingjallur është tashmë fillesa e njerëzimit të ri, “iparëlinduri prej të vdekurve, që të bëhet ai iparë në të gjitha” (Kol. 1:18-22). Me Ngjalljene Krishtit ka nisur një formë e re ekzistencepër njerëzit. Siguria e Ngjalljes, bindja se Atijiu dha “çdo pushtet në qiell dhe mbi dhè”(Matth. 28:19) i çliroi nxënësit e Tij nga çdolloj frike dhe ankthi. Dhe i transformoi nëpredikues të guximshëm dhe burrërorë të jetëssë re në Krishtin.

“Mos kini frikë!” Në epokën tonë janëshumuar frikërat që kërcënojnë jetën tonë.Madje, kohët e fundit janë acaruar edhe për

Klerit dhe popullit shpresëtar Orthodhoks,

Bij të shtrenjtë më Zotin,

“ Mos kini frikë” (Matth. 28:10)

Shkolla “Protagonistët”filloi mësimin në godinën e re

- Një dhuratë e Kryepiskopit Anastaspër arsimimin e brezit më të ri -

(Vijon në faqen 6)

Shkolla shqiptaro-amerikane 9-vjeçare jopublike“Protagonistët”, në Tiranë, që nga muaji maj funksio-non në një godinë të re moderne në Rrugën e Kavajës.

Ajo është hapur nga fondacioni “Frymë Da-shurie”, një organizatë për zhvillim dhe edukim ethemeluar me iniciativën e Fortlumturisë së TijAnastasit.

Shkolla e filloi veprimtarinë në vitin 2002, për tëofruar një mundësi të re dhe bashkëkohore arsimidhe edukimi në Shqipëri. Ajo është aprovuar dhelicensuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

shkak të vuajtjeve që shkakton kriza eko-nomike në tërë planetin. Fobi të reja dhe tëvjetra qarkojnë mendjen tonë dhe na eshtrëngojnë zemrën. Brenda kësaj atmosferetë nderë vjen e kremtja e Ngjalljes që të ftojëçdo besimtar në një rrugëtim lirie nga frika: Ngafrika e atyre që janë armiqtë tanë. Nga frikaqë krijon padrejtësia dhe egërsia e shoqërisësonë. Nga frika e mëkatit shumëformësh qëdepërton në qenien tonë dhe na e tjetërson.Nga frika e dhimbjes, e varfërisë, e sëmundjes,e vetmisë, e rreziqeve dhe hidhërimeve qëkërcënojnë jetën tonë. Nga frika e problemevetë mprehta të jetës së përditshme. Nga frika esë panjohurës, e dështimit, e pasigurisë për tëardhmen. Kulmi i mesazhit të Ngjalljes sëKrishtit është çlirimi nga frika e vdekjes, evdekjes sonë dhe e njerëzve tanë të afërm,frikë që na e ndrydh jetën. E kremtja e Ngjalljesnuk shpall thjesht një lajm, por na fton të marrimpjesë në lirinë që na fali Krishti.

Page 2: GAZETA maj 2009 - orthodoxalbania.org Maj 2009.pdf · Ajo ishte libri “ Pashka ... Titulli i tij historik, që nga shpallja e Auto-qefalisë (1937) e deri më sot, vazhdon të përmendet

2 NGJALLJA MAJ 2009

Ngjitja në Qiell e Jisuit(Analipsi)

Ditën e dyzetë mbas Pashkës së tij, Jisui u ngjit në qiell, për t’u lavdëruarnë të djathtën e Perëndisë (Vep. 1:9-11; Mark. 16:19; Lluk. 24:51). Ngjitjae Krishtit është nisja e Tij e fundit fizike nga kjo botë mbas Ngjalljes. Ajoështë plotësimi zyrtar i misionit të Tij në këtë botë, si Shpëtimtari Mesianik.Eshtë kthimi i Tij i lavdishëm tek Ati, që e dërgoi atë në botë për të kryerveprën që i kishte dhënë për të bërë (Jn. 17:4-5).

...dhe ndërsa po i bekonte, u nda prej tyre dhe e morën lart nëqiell. Dhe ata, pasi e adhuruan, u kthyen në Jerusalem me gëzimtë madh... (Lluk. 24:51-52).

Krishti shkon që të “përgatisë një vend” për ne dhe për të na marrë negjithashtu në lumërinë e pranisë së Perëndisë. Ai shkon për t’i hapurrrugën çdo mishi drejt “hierores qiellore... Shenjtërores që s’ështëbërë me duar” (Shih Hebrejtë 8-10). Ai shkon për të dërguar Shpirtine Shenjtë, që buron prej Atit, që jep dëshmi në botë për Të dhe Ungjillin eTij, duke e bërë Atë fuqimisht të pranishëm në jetën e nxënësve të Tij.

U ngjite në lavdi, o Krisht Perëndia ynë dhe u gëzuan nxënësite tu nga premtimi i Shpirtit të Shenjtë dhe me bekimin u sigu-ruan se Ti je Biri i Perëndisë, Shpëtimtari i Botës! (Përlëshorja).

Mbasi e mbarove veprën për ne përmbi dhé dhe bashkoveqiellin me dhénë, u ngjite me lavdi, o Krisht Perëndia ynë, porpa u ndarë prej atyre që të duan ty, duke mbetur me ata dheduke thënë: Ja unë jam me ju dhe askush nuk do jetë kundërjush! (Shkurtorja).

Me rastin e Pashkës, Zyra Kom-bëtare e Fëmijëve e Kishës organi-zoi një aktivitet të veçante për fëmi-jët në shumë zona të ndryshme.

Veprimtaria u zhvillua në 39 pika,me rreth1500 fëmijë të moshës 6-12 vjeç: në Tiranë (pranë kishës“Ungjillëzimi i Hyjlindëses”,nëqendrën e fëmijëve “Frymë Dashu-rie”, pranë Shkollës së Kuqe, Ba-thore, në Qendrën Thavor, ko-muniteti rom, Qyteti Studenti),Korçë, Prespë (4 zona), ShënVlash, Durrës, Kavajë, Berat (2pika), Sheqishtë, Gorre, Këmish-taj, Krutje, Rrupaj, Novoselë,Libofshë, Kolonjë, Lushnjë, Rros-kovec, Seman, Pishan, Fier, Bu-bullimë, Verri, Poro, Vajkan, De-lisuf, Shën Pjetër, Vlorë, Topojë,Shkodër, Vrakë.

Aktiviteti konsistonte në një pro-gram shumë të larmishëm, i cilizgjati për rreth 3 orë. Ai ishte i për-bërë nga diskutime në grupe të vo-gla, këngë, lojëra, punë dore, gjitha-

shtu edhe nga një koktej i vogël përtë festuar të gjithë së bashku.

Diskutimet në grup ishin tëbazuara në historinë e Pashkës.Fëmijët luajtën në një dramatizimgjithë ndodhitë e Javës së Madhe,duke filluar nga hyrja triumfale e

Jisu Krishtit në Jerusalem, dukevazhduar në kapjen dhe kryqëzimine Tij dhe duke përfunduar me ngja-rjen më të madhe në historinë enjerëzimit, Ngjalljen.

Çdo fëmijë pjesëmarrës moriedhe një dhuratë shumë të veçantë

e të bukur. Ajo ishte libri “ Pashkae Parë” (libër me ngjitëse). Nëkëtë libër jepet historia e Pashkëse ilustruar me figura, të cilat duhettë plotësohen nga vetë fëmijët pasit’i kenë prerë dhe ngjitur në vendine duhur.

Për realizimin e këtij aktiviteti,dhanë kontributin e tyre një staf itrajnuar posaçërisht prej 50 vetash.Është për t’u përmendur puna emadhe dhe palodhur e tyre, ku disa-ve iu desh edhe të udhëtojnë nëzona të largëta për të qenë pranëfëmijëve. Gjithashtu, fëmijë tëzonave të ndryshme kanë udhëtuardhe janë mbledhur së bashku përtë festuar këtë festë dhe pse jo, përtë lidhur miqësi të reja.

Veprimtaria u mbështet shpirtë-risht dhe financiarisht nga Kryepi-skopi Anastas, si dhe nga mitropo-litët që ofruan ndihmën e tyre përrealizimin e aktivitetit në zonat endryshme të vendit.

Përgatiti: Mikea Topanxha

Veprimtari me fëmijëtnë të gjithë vendin

Page 3: GAZETA maj 2009 - orthodoxalbania.org Maj 2009.pdf · Ajo ishte libri “ Pashka ... Titulli i tij historik, që nga shpallja e Auto-qefalisë (1937) e deri më sot, vazhdon të përmendet

MAJ 2009 NGJALLJA 3

Të dielën, më 3 maj, be-simtarët e Durrësit u

mblodhën në kishën kushtu-ar Apostull Pavlit dhe ShënAstit për një shërbesë tepërtë veçantë: Shenjtërimin esaj nga Kryepiskopi Anastas.

Në fund të Shërbesëssë Mëngjesores filloi Shër-besa e Shenjtërimit, me ura-tat e lexuara nga Kryepi-

skopi Anastas, që ndih-mohej nga Hirësi Andoni,Hirësi Nikolla dhe klerikë tëtjerë.

Më pas u krye 3 herëlitania rreth kishës, u bëhapja e dyerve dhe filloishërbesa me vendosjen e li-psaneve në Tryezën e Shenj-të. Pas shërbesës u kryeLiturgjia Hyjnore.

Kryepiskopi Anastas ufoli besimtarëve për kupti-min dhe rëndësinë e kësajdite, ndërsa nga klerikët,këshilli kishtar dhe besim-tarët durrsakë u lexua njëfalënderim për Fortlumtu-rinë e Tij, ku theksohej kon-tributi i vazhdueshëm dhe imbushur me dashuri për

Guri i themelit u vu nga Kryepiskopi Anastas në nëntor1994 dhe punimet ndërtuese përfunduan në fillim të vitit2002. Në këtë kishë, në nëntor 1999, u prit me dhoksologjinga të krishterët orthodhoksë durrsakë Patriarku Ekume-nik Vartholomeu I, në vizitën e Tij të parë në Shqipëri.Shërbesat e para në këtë kishë filluan në Javën e Madhetë Pashkës 2002.

* * *

Krishterimi në Durrës është mjaft i hershëm. Traditapërmend se i pari që predikoi Krishterimin në këtë zonëishte apostull Pavli, në shek. I.

Vazhdimisht Durrësi përmendet në histori si seli mitro-politane dhe kryepiskopale, duke pasur disa episkopatanë vartësi. Ai ka pasur mjaft figura të shquara episkopëshnë jetën historike kishtare, si edhe atë kulturore të vendittonë. Mjaft prej tyre përmenden në Sinodet Ekumenikedhe ato rajonale. Titulli i tij historik, që nga shpallja e Auto-qefalisë (1937) e deri më sot, vazhdon të përmendetbashkë me atë të Kryepiskopatës së Tiranës. Kur Tiranau bë kryeqytet selia u transferua në të.

Në jetën kishtare durrsake rrezatojnë edhe shenjtorët:Shën Qesari, episkop i parë i Durrësit në shek. I (8 dhje-tor); Shën Asti, episkop i Durrësit në fund të shek. I, që ekryqëzuan pranë mureve të kalasë së qytetit (6 korrik);7 të krishterë nga Italia: Peregrini, Lukiani, Pompeu, Hisiki,Papia, Saturnini, Gjermani, që i mbytën në det kurkryqëzuan Astin (7 korrik); Shën Andoni, kryepiskop iDurrësit dhe më pas i Selanikut në shek. IX (2 nëntor);Shën Joan Kukuzeli (lindur në Durrës, në shek. XII/XIII),mjeshtër i muzikës kishtare bizantine (2 tetor).

Durrës

U krye Shërbesa e Shenjtërimit të kishëskushtuar Apostull Pavlit dhe Shën Astit

(Vijon në faqen 4)

Të dhëna historike

Me rastin e Pashkës, Kryepi-skopi Anastas bëri një vizitë

urimi në Burgun 325. Ai shoqërohejnga një grup grash e të rinjsh ortho-dhoksë që kanë kontribuar aty.

Fortlumturia e Tij u prit me gëzimnga stafi drejtues dhe zhvilloi njëbisedë të ngrohtë mbi bashkëpu-nimin 10-vjeçar. Drejtorja e burgut,znj. Irena, falënderoi përzemërsishtKryepiskopin për mbështetjen e tijtë gjithanshme shpirtërore e mate-riale, për vizitat e përmuajshme tëgrave aktiviste dhe ndihmën e ma-dhe që jep Kisha jonë për lehtësi-min shpirtëror të të dënuarve dhekthimin e tyre në rrugën e pendimit.

Në mënyrë të veçantë ajo shpre-hu mirënjohje për investimet e më-dha që ka bërë Kryepiskopi përngritjen e serrës së luleve në vitin2000 në repartin e grave dhe ndër-timin e fushës së sportit në repartin

e burrave, në vitin 2007.

Kryepiskopi, i shoqëruar ngapersoneli drejtues, vizitoi pastaj tëdënuarit dhe nëpërmjet mesazhit tëNgjalljes transmetoi tek ata mëshumë kurajë, besim e shpresë tePerëndia për të përballuar situatëne vështirë të izolimit. Gjithashtu aivizitoi mjediset e burgut (serrën,ambientin e gatimit dhe të ngrënies,bibliotekën, fushën e sportit) dhe unjoh nga afër me nevojat e tyreemergjente. Fortlumturia e Tij dhu-roi me rastin e Pashkës një ndihmëtë konsiderueshme monetare dhepremtoi për mbështetje të vazhdue-shme edhe në të ardhmen.

Në fund, gratë e të rinjtë ortho-dhoksë shpërndanë pako me ëmbël-sira për 200 të dënuarit dhe këndu-an së bashku këngë festive.

Rajmonda Shqevi

Kryepiskopi Anastas viziton Burgun 325Tiranë

Page 4: GAZETA maj 2009 - orthodoxalbania.org Maj 2009.pdf · Ajo ishte libri “ Pashka ... Titulli i tij historik, që nga shpallja e Auto-qefalisë (1937) e deri më sot, vazhdon të përmendet

4 NGJALLJA MAJ 2009

Kjo kishë ngrihet përballë venditku ka qenë kisha e Shën Spi-

ridhonit (shkatërruar më 1967) dheselisë mitropolitane (sot e rrënuar).

Projekti arkitektonik e konstru-ktiv i kishës u bë nga Zyra e Shër-bimit Teknik të Kryepiskopatës,ndërsa zbatimi i punimeve u rea-lizua nga firma ndërtuese vendëse.

Kisha është e tipit bazilikë mekupolë, me dy kate dhe me hajatpërreth. E gjithë kisha është ndër-tuar me betonarme dhe e veshurme gurë. Ajo ka një sipërfaqe prej606m2 dhe një vëllim prej 6800m3.Lartësia më e madhe e kupolësështë 17.75m, ndërsa ajo e kam-banores është 19m.

Pas përfundimit të punimeveKryepiskopi Anastas u kujdes nëvazhdim edhe për plotësimin e se-ndeve dhe orendive adhuruese,duke dhuruar ikonostasin, froninepiskopal (punime gdhendjeje medorë nga disa mjeshtër pograde-carë), 32 ndriçues polielei, 5 kam-bana me sistemin elektronik etj.

Po kështu edhe mjaft besim-tarë durrsakë po japin kontributine tyre monetar për ikonat e ikono-stasit dhe ato murale (punime tëikonografëve të Studios Ikonogra-fike të Kryepiskopatës), analogune psaltirit (punim i punishtes “Na-zaret” të Kryepiskopatës), karrige etj.

Kati i poshtëm është qendërshpirtërore kishtare për aktivitetetë ndryshme shpirtërore e kulturoreqë organizohen gjatë vitit Në këtëmjedis, të pajisur me sistem mo-dern ajrosjeje, ndodhen: biblioteka,salla e madhe e aktiviteteve dhe epritjes, skena për shfaqje, bar-kuzhina, zyra, dhoma e pritjes,dhoma të katekizmit, ambiente përlojëra etj.

këtë qytet të lashtë dhe me rrënjëtë thella të krishtera, si dhe për tërëzonën përreth.

Në shërbesë morën pjesë edheKryetari i Bashkisë, Durrës, z. Va-ngjush Dako, Prefekti, z. KlodianPajuni, ish-kryetari i Bashkisë dhesot Drejtor i Përgjithshëm i Postave,z. Arqile Goreja etj.

Kisha ka disa vjet që ka hapurdyert, por vetëm tani ajo mund tëquhet plotësisht e përkushtuarlavdërimit të Perëndisë. Lutje dheshërbesa mund të bëhen kudo, edhenë natyrë, por që një tempull të qu-het i shenjtëruar duhet që nëTryezën e Shenjtë të vendosen li-psane të shenjta. Kur është emundur, këto lipsane duhet të jenëtë martirëve që dhanë jetën përKishën, për të plotësuar origjinëne vërtetë të kësaj shërbese shenj-tërimi, që vjen nga shekujt e parëtë krishterimit, atëherë kur LiturgjiaHyjnore dhe shërbesat kryheshinmbi varret e martirëve.

Kjo rëndësi e atyre që u sakrifi-kuan për besimin e krishterë thek-sohet edhe nga vegimi i Joanit nëLibrin e Apokalipsit - Zbulesës, ku

ai pa se nën altarin e Qiellit ishinvendosur shpirtrat e atyre që ishinmartirizuar duke u prerë kokën.

Madje edhe kur nuk është kryerende kjo shërbesë, kisha ku bëhetLiturgji shenjtërohet nga lipsane tëqepura në antimisin që vendosetmbi Tryezën e Shenjtë.

Ajo transmeton për ju 24 orë program.

Do të dëgjoni gjithçka që ju duhet: programe shpirtërore, sociale dhe kulturore.

Muzikë e zgjedhur kishtare, popullore dhe klasike, nga vendi dhe bota.

Ndiqni shërbesat kishtare në Radio “Ngjallja”!

U krye Shërbesa e Shenjtërimit të kishëskushtuar Apostull Pavlit dhe Shën Astit

(Vijon nga faqja 3)

Të dhënapër ndërtimin

Fortlumturi,

Sot të gjithë pa përjashtim popërjetojmë një gëzim të madh.Eshtë pikërisht ky gëzim që na jeptë drejtën dhe na nxit t’ju falënde-rojmë që me vizionin tuaj hyjnor,apostolik dhe kishtar na përcillniikonën e Apostull Pavlit në shekulline 21-të, me anë të dhurimit dheshenjtërimit të kësaj dhurate tëshenjtë.

Eshtë dhuratë e cila i bashkohetdhuratave të tjera, si restaurimi ikishës së Shën Gjergjit, ndërtimi ikishës pranë varrezave të qytetit,rindërtimi i Manastirit të ShënVlashit. Por falënderimi ynë nukpushon këtu, ai vazhdon për theme-limin, ndërtimin dhe funksionimin eAkademisë Teologjike “Ngjallja eKrishtit” në Shën Vlash, e Kolegjitshqiptaro - grek “Frymë dashurie”

dhe të Liceut Kishtar “Kryqi iNderuar” në Sukth, ku peshën,ndihmesën dhe praninë e këtyre treinstitucioneve e kemi ndjerë dheprekur nga afër.

...Sot një falënderim jua drejtonqyteti i Durrësit, pasi i ofruat njëobjekt me dimensione arkitekturoretë paçmuara, një enori ku besimta-rët të mbledhur në këtë tempull dhetë udhëhequr nga Fryma e Perë-ndisë i ofrojnë qytetit garancinë e

një bashkëjetese, dialogu dhe ko-munikimi. Dhe kjo nuk është gjëtjetër veçse përjetim i porosive,këshillave dhe frymës që ju kenipërçuar tek ne kleri dhe besimtarëte qytetit të Durrësit.

Me përulësi dhe dashuri mëKrishtin,

Ne klerikët, këshilli kishtardhe populli besimtar,

bijtë e tu shpirtërorë më Krishtin.

Falënderim për Kryepiskopin nga besimtarët durrsakë

Gjithashtu, gjatë Shërbesës sëShenjtërimit Kryepiskopi vizatonnë katër cepat e kishës monogra-min e Krishtit (me germat XP, JisuKrishti). Kjo bëhet me Miro tëShenjtë, dyllë dhe aroma të cak-tuara, që tregojnë veçoritë e Shpirtittë Shenjtë.

Page 5: GAZETA maj 2009 - orthodoxalbania.org Maj 2009.pdf · Ajo ishte libri “ Pashka ... Titulli i tij historik, që nga shpallja e Auto-qefalisë (1937) e deri më sot, vazhdon të përmendet

MAJ 2009 NGJALLJA 5

Fortlumturisë së Tij AnastasitKryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë

“U varrosëm pra, bashkë me të me anë të pagëzimit nëvdekjen, që, siç u ngjall Krishti prej së vdekurish me anë tëlavdisë së Atit, kështu edhe ne të ecim në jetë të re” (Rom. 6:4).

Shën Pavli, lajmëtari i madh i Ngjalljes së Krishtit, na kujtonse Pagëzimi na bashkon në Misterin Paskal të Zotit dhe Mësuesittonë. Fitorja e Krishtit mbi vdekjen dhe mëkatin është nisja e njëjete të re që na jepet nëpërmjet Pagëzimit. Në fakt, Shën Pavlina shpjegon: “Sepse sa u pagëzuat më Krishtin, Krishtin veshët.Nuk ka më Judeas as Grekë; nuk ka më shërbëtorë as të lirë;nuk ka më mashkull e femër; sepse ju të gjithë jeni më Jisu Krishtin”(Gal. 3:27-28).

Është bërë një prioritet urgjent në botën tonë moderne tëdëshmojmë këtë komunion të besimtarëve më Krishtin. Veçseshumë shpesh përvoja jonë njerëzore dëshmon brishtësinë emarrëdhënieve njerëzore, dhe na kujton sa lehtë ato bëhen pre ekonfliktit dhe e ndarjes, duke provokuar njëkohësisht vuajtje tëmadhe midis njerëzve të pafajshëm.

Veçanërisht në këtë kohë të kremtimit të Pashkës, unë ba-shkohem me Fortlumturinë Tuaj në lutjen që të rritemi nëkomunion në fuqinë e Shpëtimtarit tonë dhe të dëshmojmë parabotës dashurisë tonë vëllazërore. E kemi përgjegjësinë të ofrojmënjë dëshmi autentike për “arsyen e shpresës sonë”. Perëndia katreguar tek ne fytyrën e tij (2Korinth. 3:12-28), duke na dhënëakses në jetën e tij nëpërmjet Jisu Krishtit. Perëndia ka zbuluardashurinë e Tij për gjithë njerëzit nëpërmjet Misterit të pasionitdhe vdekjes së Birit të Tij, dhe na thërret të shpallim se Ai me tëvërtetë është ngjallur, se ka marrë vendin e Tij në të djathtë tëAtit dhe “do të vijë përsëri me lavdi të gjykojë të gjallët dhe tëvdekurit” (Besorja e Nikeas). Dëshmia jonë e përbashkët ebesimit në Krishtin e Ngjallur sigurisht që na bën thirrje për durim,

Urim me rastin e Pashkëvei Papës Benedikti i XVI-të

drejtuar Kryepiskopit Anastas

(vijon në faqen 6)(vijon në faqen 6)

Nr. Prot. 410

Fortlumturi, Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqi-përisë, vëlla fort i dashur dhe i shtrenjtë më Krishtindhe bashkëmeshtar i Modestisë sonë, z. Anastas. Fort-lumturinë Tuaj të nderuar përqafojmë vëllazërisht mëZotin dhe e përshëndesim me nder të veçantë.

“Pashkën që na çeli dyert e Parajsës” u bëmë të denjëedhe tani që ta festojmë dhe t’i falemi Birit të Vetëmlindur dheFjalës së Perëndisë, që zbriti deri në Hadh dhe që u ngjall vetëprej së vdekurish dhe që i mbushi të gjitha me dritë, qiellin dhetokën dhe të nëndheshmet!

Në ditët e ankthshme dhe të errëta të krizës botërore aktualeshpirtërore dhe ekonomike, gjatë të cilave njeriu ndodhet nëpështjellim dhe në një ankth më të madh, si dhe në njëdëshpërim mbytës, dhe merret e sillet vërdallë si një lodër ngaerërat e rrethanave, vështirësive, nevojave dhe fatkeqësive tëjetës, një dritë ngushëllimtare, e paqtë, gëzimprurëse,shpresësjellëse, dritë që nuk perëndon, e madhe dhe e vërtetëburoi nga varri i zbrazët i Birit të Njeriut! Kjo dritë jetëbërësedhe e shenjtë, ndriçoi edhe Fanarin tonë gjatë ditës së zgjedhurdhe të shenjtë, të parës së të Shtunave, mbretëreshës dhe zonjësdhe jo pak e ngushëlloi, e lehtësoi, e gëzoi dhe e ëmbëlsoizemrën tonë që goditet pa pushim nga sprova të shumta, tëcilat vijnë nga shumë anë. Duke ndezur në këtë dritë llambadhene dashurisë vëllazërore, vijmë me fytyrë të hareshme dhe menjë predispozitë shpirtërore më të gëzuar për t’i thënëFortlumturisë Suaj fort të dashur dhe të shtrenjtë, “fjalën emirë” të gëzimit dhe shpresës universale: Krishti u ngjall! Krishtiu ngjall dhe vdekja u përbuz! Krishti u ngjall dhe Hadhi uplaçkit! Krishti u ngjall dhe falja buroi prej varrit! Krishti ungjall dhe ranë demonët! Krishti u ngjall dhe engjëjt gëzohen!Krishti u ngjall dhe jeta u çlirua! Krishti u ngjall dhe të gjithaproblemet njerëzore pa zgjidhje u kapërcyen, ankthi u mënja-nua dhe dëshpërimi iku larg!

Duke sjellë këto lajme të ëmbla me buzët tona dhe Qengjine përvitshëm Paskal të Perëndisë, duke e pasur brenda zemrës,me hirin e kungimit të mistereve të frikshme, e përqafojmë meshumë dashuri Fortlumturinë Tuaj të nderuar dhe shumë të

Urim me rastin e Pashkëve i PatriarkutEkumenik Vartholomeu I,

drejtuar Kryepiskopit Anastas

Page 6: GAZETA maj 2009 - orthodoxalbania.org Maj 2009.pdf · Ajo ishte libri “ Pashka ... Titulli i tij historik, që nga shpallja e Auto-qefalisë (1937) e deri më sot, vazhdon të përmendet

6 NGJALLJA MAJ 2009

* * *

Kjo liri, sigurisht mbështetet në besimin.Kisha, duke brohoritur në mënyrë dhokso-logjike “Krishti u ngjall!”, nuk kërkon strehënë argumentime për të imponuar të vërtetën

që predikon. - Sa janë besimtarë! “Të lumurjanë të gjithë ata që besojnë...”. Mjafton,sigurisht, që siç na thotë apostull Pavli “tëqëndrojmë në besim të themelosur dhe tëpatundur, e të mos luajmë nga shpresa eUngjillit” (Kol. 1:23).

Ngjallja e Krishtit e shpërbën frikën, sepsebashkërendohet me një fuqi të mrekullueshme,të cilën ftohemi ta ndiejmë në një mënyrë tëveçantë gjatë kësaj të kremteje tëtërëndritshme: “që të njohim madhësinë e

pafund të fuqisë së tij (të Perëndisë), (Efes.1:19). “Këtë fuqi e tregoi te Krishti kur e ngjalliatë prej së vdekurish, dhe e vuri të rrijë në tëdjathtë të tij në qielloret, përmbi çdo autoritete pushtet e fuqi e zotërim e çdo emër që tëquhet jo vetëm në këtë jetë, por edhe në atëqë vjen” (Efes. 20-21). Kjo liri nga frika,dhuratë e Ngjalljes, duhet t’i japë formëpozicionimit të jetës sonë, “sepse ju, vëllezër,u thirrët në liri”. Por duke shtuar një qartësimnë këtë rast: “vetëm mos e përdorni lirinë përshkak të mishit, po me anë të dashurisë, t’ishërbeni njëri-tjetrit” (Gal. 5:13).

Krishti, që është dashuria e personifikuardhe e mishëruar e Perëndisë, me sakrificën eTij mbi Kryq dhe fitoren e Ngjalljes shpalliqartë fuqinë unikale të dashurisë, që e çlironnjeriun nga çdo formë frike. Sa janë tëbashkuar me Atë në besim dhe dashuri, bëhen

TË LIRË NGA FRIKA(Vijon nga faqja 1)

Mesazhi i Ngjalljes predikon nëmënyrë diakronike lirinë nga çdogjë që shkakton frikë. Fitorja eKrishtit dërrmoi zotërimin e fuqivedemoniake, vendosi një urë mbindarjen e madhe që ekzistontemidis Perëndisë dhe njerëzve dherivendosi marrëdhëniet midis tyre.

Siguria e Ngjalljes, bindja seAtij iu dha “çdo pushtet në qiell dhembi dhè” (Matth. 28:19) i çliroinxënësit e Tij nga çdo lloj frike dheankthi. Dhe i transformoi nëpredikues të guximshëm dheburrërorë të jetës së re në Krishtin.

Sa janë të bashkuar me Atë nëbesim dhe dashuri, bëhen të denjëtë jetojnë të vërtetën që zbulonUngjillori Joan: “Frikë nuk ka nëdashuri, por dashuria e përsosur enxjerr jashtë frikën, sepse frika kamundim (përmban ndëshkim), dheai që ka frikë, nuk është i përsosurnë dashuri” (1 Jn. 4:18).

të denjë të jetojnë të vërtetën që zbulonUngjillori Joan: “Frikë nuk ka në dashuri, pordashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën, sepsefrika ka mundim (përmban ndëshkim), dhe aiqë ka frikë, nuk është i përsosur në dashuri”(1 Jn. 4:18).

Vëllezërit e mi, le të gëzojmë pra, në mënyrëtë veçantë gjatë këtyre ditëve të Pashkës, lirinënga çdo lloj forme frike, duke e thelluar besimindhe dashurinë tonë për Atë që mundi vdekjen,Zotin e jetës sonë. Për më tepër, le t’ua bëjmëtë ditur edhe vëllezërve tanë të frikësuar se“Krishti u ngjall!”.

Me dashurinë e tërë shpirtit

në Krishtin e Ngjallur,

† Anastasi

vuajtje dhe sakrificë, kjo për faktin se pikërishtpër shkak të saj ne shkojmë në një lindje të redhe jetë më të plotë.

Vëllai im i nderuar, me gëzim ofroj plot lutjeurimet më të mira për paqe dhe gëzim, përshëndetin dhe mirëqenien tuaj, dhe i lutemPerëndisë të bekojë shërbimin tuaj baritor. Jupërshëndes me shumë përzemërsi në Zotin eNgjallur.

Nga Vatikani, 9 prill 2009Benedikti XVI

Urim me rastin e Pashkëvei Papës Benedikti i XVI-të

drejtuar Kryepiskopit Anastas

Urim me rastin e Pashkëve i Patriarkut EkumenikVartholomeu I, drejtuar Kryepiskopit Anastas

shtrenjtë, duke i uruar me gjithë shpirt Atij dhe rreshtit të nderuar të Hierarkëve rrethTij dhe tërësisë së Kishës së Shenjtë të Shqipërisë, që ta kremtoni siç i ka hije, përshumë vjet, Ngritjen e Triditshme të Shpëtimtarit, duke shijuar me bollëk të gjithadhuratat e saj shpëtimtare dhe jetëbërëse në jetë të jetëve!

Të nisur nga këto, të sigurt mbi ndjenjat tuaja fort të mira, të ngrohta dhevëllazërore dhe për komunikimin e pandërprerë në frymë me Atë, i dërgojmëFortlumturisë Tuaj puthje vëllazërore dhe i jemi gjithmonë pranë Atij, me dashuridhe nderim të jashtëzakonshëm në Krishtin e Ngjallur.

Pashkë e Shenjtë, 2009Vëllai i dashur më Krishtin i Fortlumturisë Tuaj të nderuar

Vartholomeu i Konstandinopojës

(vijon nga faqja 5)

(vijon nga faqja 5)

Page 7: GAZETA maj 2009 - orthodoxalbania.org Maj 2009.pdf · Ajo ishte libri “ Pashka ... Titulli i tij historik, që nga shpallja e Auto-qefalisë (1937) e deri më sot, vazhdon të përmendet

MAJ 2009 NGJALLJA 7

Me rastin e festës së Pashkë-ve Orthodhokse, Presidenti

i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi,i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit,vizitoi qytetin e Korçës ku u prit nëSelinë e Mitropolisë së Shenjtë tëqytetit nga Mitropoliti i Korçës, ImzotJoani, atë Ilia Kotnani, klerikë dhepërfaqësues të tjerë të komunitetit or-thodhoks, drejtues të pushtetit ven-dor, prefektja e Korçës, znj. ElfridaZefi, intelektualë etj.

Gjatë takimit të zhvilluar në mje-diset e Mitropolisë së Shenjtë, Pre-sidenti Topi i shprehu Mitropolitittë Korçës, Imzot Joanit, urimet mëtë ngrohta e të përzemërta në ditëne festimit të Pashkëve Orthodhokse.

Në një atmosferë festive përpa-ra Katedrales “Ngjallja e Krishtit”në qendër të qytetit, Presidenti Topi

u përshëndet me qindra besimtarëorthodhoksë korçarë dhe banorë tëtjerë të ardhur nga zonat përreth, dukeu uruar festën e Pashkëve.

Më pas, Presidenti Topi zhvilloinjë takim të shkurtër me disa inte-lektualë të Korçës, duke bashkëbi-seduar me ta ngrohtësisht dhe dukenënvizuar vlerat e spikatura kultu-rore e intelektuale të këtij qyteti, sidhe harmoninë dhe bashkëjetesëne përsosur fetare.

Me këtë rast, në një prononcimpër mediat e pranishme, PresidentiTopi u shpreh: “Gëzuar dhe për shu-më vjet! Gëzuar Pashkët! Erdhakëtu në Korçë për të festuar këtëditë të shënuar, erdha për komuni-tetin fetar orthodhoks.

Natyrisht erdha këtu sot, sepseKorça ka një atmosferë të veçantë,

Kryetarja e Kuvendit uroi gjithëbesimtarët orthodhoksë për

Pashkët.Me këtë rast, Kryetarja e Ku-

vendit ishte në Durrës ku uroi be-simtarët orthodhoksë dhe më paszhvilloi një vizitë në Kryepiskopatëne Shenjtë në Tiranë, ku u prit ngaKryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhei gjithë Shqipërisë, Fortlumturia eTij, Anastasi, me të cilin pati njëbashkëbisedim të ngrohtë.

Në urimin e saj Kryetarja e Ku-vendit u shpreh:

“Dita e Ngjalljes është një ditëe një simbolike të thellë.

Në fakt Ngjallja, është dritë,

është shpresë, është besim për çdoindivid, për çdo familje, është besimpër vendin; Eshtë ringjallje për ko-mbin dhe kjo ditë koincidon mengjarje të mëdha të ringjalljes sëShqipërisë.

Jam shumë e kënaqur që do kemmundësinë brenda këtij mandati, tëkalojmë Ligjin “Për financimin egjithë besimeve fetare”. Dhe kjoështë diçka e mirë për t’i ndihmuardhe për t’i mbështetur në punën etyre, sepse janë përcjellësit më tëmëdhenj dhe më të çmuar të vlera-ve morale, për të cilat ne kemi gjith-monë nevojë.

Dhe njëherë Gëzuar Pashkët!”

Presidenti Topifeston Pashkët në Korçë

Kryetarja e Kuvendit uron në Kryepiskopatën e Shenjtë

të cilën e kemi parë edhe vite tëtjera, e kemi parë edhe mbrëmënëpërmjet pamjeve televizive, njëatmosferë që zor se e gjen diku tje-tër, kështu që ndava me ju këtë gë-zim, me qytetarët e Korçës.

Dëshiroj të ritheksoj edhe një-herë atë që konstatova edhe këtu,

harmoninë e përsosur fetare, qëekziston si kudo në të gjithë Shqipë-rinë edhe në Korçë! E shikon këtënë komunitetet fetare, e shikon teshoqëria, te qytetarët e thjeshtë.Kjo është një arritje e jashtëzakon-shme dhe një ripërtëritje e asaj tra-dite që kemi pasur gjithmonë.”

Në atmosferën e gëzueshme të festës së Pashkëve, ndihem pranëjush dhe pranë çdo besimtari e familjeje, që pret me mirësi dhe

shpresë ditën kremtuese të Ngjalljes së Krishtit, për t’Ju përcjellë urimetmë të përzemërta për paqe, harmoni e shpresë për të ardhmen.

Në këtë ditë të Ngjalljes së shpresës pas sakrificës, përjetojmë ngadh-njimin e përjetshëm mbi vdekjen dhe kemi rastin të lutemi për më shumëdashuri për njëri-tjetrin e për familjet tona, në kërkim të një dimensioniakoma më të lartë të tolerancës e të bashkëjetesës, në të mirë të atdheuttonë e të qytetarëve të tij kudo ku ndodhen.

Gëzuar e për shumë vjet Pashkët!Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët kudo

ku ata jetojnë e punojnë!”

Gëzuar Pashkët, ditën e bekuar të Ngjalljes së Krishtit, ditën epërjetësisë, ditën e shpresës dhe të besimit te Zoti, besimit te

vetvetja dhe te njëri-tjetri, ditën e besimit te vendi ynë.Këtë vit, ne i festojmë këto Pashkë si një komb dhe një vend anëtar

i NATO-s. Le të urojmë së bashku që Pashkët e ardhshme t’i kremtojmëmë mirë, në harmoni me njëri-tjetrin dhe në prosperitetin që shqiptarëtmeritojnë.

Gëzuar të gjithëve”!

Presidenti Topi uron të gjithë besimtarëtorthodhoksë shqiptarë me rastin

e festës së Pashkëve

Kryeministri Berishauron besimtarët orthodhoksë

me rastin e festës së Pashkëve“

Page 8: GAZETA maj 2009 - orthodoxalbania.org Maj 2009.pdf · Ajo ishte libri “ Pashka ... Titulli i tij historik, që nga shpallja e Auto-qefalisë (1937) e deri më sot, vazhdon të përmendet

8 NGJALLJA MAJ 2009

Me rastin e Pashkës, Lidhja e Grave ortho-dhokse hartoi një program të larmishëm

në ndihmë të njerëzve në nevojë. Gratë vull-netare përgatitën pako me ushqime, që u ndanënë familje të varfra, në jetimë, të sëmurë, tëmoshuar, lypës, të pastrehë etj. Nga ky pro-gram përfituan 500 persona në nevojë. Kryesishtnë Tiranë, por edhe në Laç, Librazhd, Cërrik,Gramsh etj. E gjithë kjo u mundësua nga kon-tributi i komunitetit besimtar në të dy kishat ekryeqytetit.

Një aktivitet tjetër ishte vizita në Burgun 313në Tiranë, ku tri gra së bashku me klerikun atëIlia Mazniku përcollën mesazhin e Ngjalljes së

Zotit në 440 persona të dënuar, gra, vajza,minorenë dhe burra.

Vizita të shpeshta janë bërë edhe në dy qe-ndrat e të moshuarve, ku shërbejnë motrat eNënë Terezës. Disa nëna orthodhokse të sëmuranë shtrat kërkuan prift për t’u rrëfyer dhe kymister u krye nga atë Jani Trebicka. Pas disaditësh një prift tjetër iu dha atyre kungatën eshenjtë. Gratë shpërndanë vezë të kuqe,ëmbëlsira etj. dhe në azilin shtetëror përgatitënnjë drekë të veçantë për 30 veta.

Në aspektin shpirtëror gratë aktiviste kanëndjekur një program të pasur me shërbesafetare, studim biblik dhe biseda shpirtërore nga

etër e teologë. Me rastin e Pashkës u organizuanjë takim festiv në qendrën studentore, ku ishtei pranishëm edhe atë Justini. Fillimisht gratëkënduan njëzëri “Krishti u ngjall” dhe më pas ushfaq një përmbledhje e shkurtër e veprimtarivetë Lidhjes së Grave në periudhën 1995-2009.

Me mirënjohje të thellë shprehim falënderi-me të sinqerta për të gjithë donatorët dhe ba-shkëpunëtorët tanë, që ndihmuan në realizimine këtyre veprimtarive dhe përfshinë në gëzimine Ngjalljes qindra njerëz në nevojë.

M. Ndoni

Vetë Perëndiana mëson të lutemi

Njeriu kërkon në Qiell gëzimine lumturinë. Kërkon përjetësinë,kërkon gëzimin në Zotin. Perëndiaështë mister, heshtje, i pafund, gjith-çka. E gjithë bota ka në shpirt një shka-llë për në qiell; të gjithë kërkojnëdiçka qiellore. Gjithçka që ekzistonrrotullohet drejt tij, edhe në mënyrëtë pandërgjegjshme. Kthejeni va-zhdimisht mendjen tuaj drejt Tij. Du-ajeni lutjen, bisedimin me Zotin. Egjitha është të duam, të jemi të dashu-ruar me Zotin, me Krishtin Dhëndër.

Bëhuni të denjë për dashurinëe Krishtit. Që të mos jetoni në errë-sirë, lutuni, që drita hyjnore të pu-shtojë shpirtin tuaj. Krishti do tëshfaqet thellë në shpirtin tuaj. Mbre-tëria e Perëndisë është atje, në the-llësitë. Lutemi me ndihmën e Fry-mës së Shenjtë. Ai i mëson shpirtitsi të lutet. “Sepse ne nuk dimë seçfarë të kërkojmë për t’u luturashtu siç duhet; por Fryma ndër-mjeton për ne me psherëtima tëpashqiptueshme” (Rom.8.26).Ndërsa ne nuk kemi nevojë të bëj-më përpjekjen më të vogël. Le t’idrejtohemi Perëndisë si një shër-bëtor i përulur, me zë lutës e për-

Nga jerond PorfiriPërktheu E. Pani

Ndihmë për më nevojtarët për festën e Pashkës

Mendime mbi lutjen

gjërues. Atëherë lutja jonë do tëjetë e pëlqyeshme para Perëndisë.Le të qëndrojmë me dashuri paratë Kryqëzuarit e le të themi: “ZotJisu Krisht ki mëshirë për mua”.Kjo shpreh gjithçka.

Kur mendja e njeriut vihet nëlëvizje për t’u lutur, edhe në këtësekondë hiri hyjnor e viziton. Atë-herë hiri vepron tek njeriu dhe aigjithçka e shikon me sy tjetër. Thel-bësore është që ne të duam Krishtin,lutjen dhe studimin shpirtëror. Nje-riu para se të lutet, duhet të për-gatitet për këtë. Le të lutemi përlutjen. Dëgjoni çfarë thotë me zëtë ulët prifti në momentin kur ailexon Apostullin gjatë Liturgjisëhyjnore: “Bëj që të ndriçojë në ze-mrat tona drita e paprishshme enjohjes së hyjnisë sate, o Zot mik injerëzve dhe hap sytë e mendjesqë të kuptojmë mesazhin ungjillor.

Na frymëzo frikën e urdhërimevetë tua të shenjta, me qëllim që tëbëjmë një jetë shpirtërore dukenënshtruar çdo dëshirë mishore,duke menduar e vepruar ashtu sitë pëlqen. Se ti je ndriçimi i shpirtra-ve dhe trupave tanë, o Krisht Perë-ndi, e ty ta drejtojmë lavdinë, bashkëme Atin tënd të përjetshëm dheShpirtin e Tërëshenjtë, të mirë ejetëbërës, gjithnjë tani e përherë enë jetë të jetëve amin.”

Ne hyjmë në lutje pa e kuptuar.Kemi nevojë të gjendemi në njëklimë të mirë në lutje. Koha e kaluarme Krishtin, bisedat, leximi, himni,kandilat, temjani formojnë një klimëtë përshtatshme, me qëllim që çdogjë të bëhet në mënyrë të thjeshtë,“me thjeshtësi zemre”.

Duke psalur e duke lexuar shër-besën me dashuri, pa e kuptuar bë-hemi të shenjtë. Kënaqemi mefjalët hyjnore. Ky gëzim e kjo gja-llëri janë predispozita shumë tëmira për të hyrë në atmosferën elutjes. Por le të mos harrojmë atëqë thotë Zoti: “Larg meje nuk mundtë bëni dot asgjë” (Jn.15.5). VetëZoti na mëson lutjen. Nuk e më-sojmë nga vetja dhe asnjë tjetërnuk na i mëson. Të mos themi: Bërashumë metani dhe jam i sigurt sekam tërhequr hirin. Përkundrazi,duhet që ne të kërkojmë të ndriço-hemi nga drita e pastër e njohjeshyjnore, që të na hapë sytë shpirtë-rorë që të kuptojmë Fjalën e shenjtë.Në këtë mënyrë do të duam Pe-rëndinë pa u sforcuar, pa përpjekjee luftë. Ajo që është e vështirë përnjeriun është e lehtë për Perëndinë.

Kur hiri na mbulon, papritur ne eduam Perëndinë. Nëse e duamthellësisht Krishtin, lutja do tëburojë vetë. Krishti do të jetë papushim në mendjen e zemrën tonë.

Për ta ruajtur këtë gjendje e përtë mos e humbur, ne kemi nevojë përnjë dashuri hyjnore, të zjarrtë përKrishtin. Dashuri që i drejtohet njëqenieje të lartë. Dhe vetë kjo dashu-ri është e lartë, nëse shprehet si mi-rënjohje. Kemi nevojë të duam jonga detyra, por në të njëjtën mënyrësiç edhe duam të hamë. Shpesh i afro-hemi Zotit nga nevoja për t’u mbë-shtetur, sepse asgjë nga ajo që narrethon nuk na jep prehje e pran-daj ndihemi të vetëm e të braktisur.

(Vijon)

Për më tepër informacion rrethKISHËS ORTHODHOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË

vizitoni faqen tonë të internetitwww.orthodoxalbania.org

ose na kontaktoni në[email protected]

NGJALLJA

Kryeredaktor: Thoma Dhima

Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

Tel: (04) 2234 117, 2235 095.Fax: 2232 109

Shtypur në shtypshkronjën “Ngjallja”

Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

Del nën kujdesine Këshillit Botues

Themelues:Kryepiskopi Anastas

Page 9: GAZETA maj 2009 - orthodoxalbania.org Maj 2009.pdf · Ajo ishte libri “ Pashka ... Titulli i tij historik, që nga shpallja e Auto-qefalisë (1937) e deri më sot, vazhdon të përmendet

MAJ 2009 NGJALLJA 9

Me qindra e qindra besimtarëerdhën të “Dielën e Dafinave” përt’u falur në kishën e “Shën Dhimi-trit” dhe morën pjesë në Liturgjinëe parë Hyjnore që u celebrua nëkëtë kishë. Në fjalën përshënde-tëse Imzot Ignati theksoi dhe falë-nderoi në radhë të parë Kryepi-skopin Anastas për ndërtimin ekësaj kishe madhështore në qendërtë qytetit, gjithashtu falënderoi dhedhuruesit dhe ndihmëtarët e tjerëtë cilët mundësuan funksionimin ekësaj kishe.

Me mijëra besimtarë ndoqënnë vijim shërbesat e shumta tëkësaj jave, të cilat u celebruan në

praninë e Hirësisë së Tij Ignatit.Besimtarët përjetuan Pësimet eShenjta dhe morën pjesë nëshërbesat përkatëse.

Emocione të mëdha u përjetuankur në mes të kishës doli Epitafi iShenjtë, në të cilin përgjatë gjithëditës u falën mijëra besimtarëberatas. Madhështore ishte shër-besa e darkës, ku pas vajtimeve tëshenjta, të kënduara në kor ngaburrat e qytetit, i erdhi radha litanisësë Epitafit ku pas shumë vitesh dotë kryhej në Kishën e Shën Dhimi-trit. Epitafi i ndjekur nga besimtarëtë panumërt përshkoi si fillimisht

Besimtarët orthodhoksë të qytetittë Korçës përcollën me ma-

dhështi Pashkën. Java e Madhe meShërbesat e saj sa shpirtërore aqedhe mbresëlënëse u mbyll mesna-tën e së shtunës me Shërbesën eNgjalljes dhe përhapjen e dritës singazëllim i jetës dhe shpresës.

Mijëra banorë të Korçës, morënpjesë në këtë ceremoni, ku menjëherëpas fjalës së Mitropolitit, Imzot Joanit,drita e llambadheve shndriti sheshin.“Këndojmë kanonin e Pashkës, du-ke shprehur gëzimin dhe ngazëlli-min e madh për fitoren e Perëndi-njeriut mbi mëkatin, errësirën, pri-shjen dhe vdekjen, e cila është gji-thashtu fitorja e të gjithë njerëzvedhe e gjithë krijimit, sepse Zoti dukemarrë natyrën tonë e ringriti atëpërsëri, duke i kthyer asaj bukurinë

Edhe në Mitropolinë e Gjirokas-trës ishin ditë të një përjetimi

të thellë shpirtëror gjithë periudhae Kreshmës së Madhe dhe Pa-shkës. Nga klerikët e Mitropolisësipas programit që kishte përgatiturHirësia e Tij, Mitropoliti i Gjiro-kastrës, Imzot Dhimitri, Java e Ma-dhe i gjeti në të gjitha enoritë, tëmëdha apo të vogla, për të kryerqoftë edhe një nga shërbesat qëKisha jonë ka cakuar për këtongjarje të mëdha dhe thelbësore tëBesimit tonë Orthodhoks.

Sidomos në qendrat arsimoreqë nën kujdesin e KryepiskopitAnastas funksionojnë në Mitro-polinë e Gjirokastrës, gjithë kjo peri-udhë ishte rast i mirë për të rino-vuar jetën shpirtërore: me bisedashpirtërore, me jetë adhuruese mëintensive, me misteret tona të shenj-ta për nxënësit më të rritur dhe meaktivitete shpirtërore më të thjeshtapër më të vegjlit.

Të Premten e Zezë u kryenAkolluthia e Epitafit, një rikujtim ipësimeve dhe varrimit të Zotit tonëJisu Krisht, si edhe ceremonitradicionale. Në disa fshatra kjo ubë që në orët më të hershme, nëmënyrë që priftërinjtë t’ia dilnin përtë kryer shërbesën në sa më shumëtë tilla.

Kudo dhe në veçanti në qytetetku janë dhe enoritë orthodhoksemë të mëdha, pjesëmarrja e besim-tarëve ishte e jashtëzakonshme.Me daljen e Epitafit në rrugët ekalldrëmta të Gjirokastrës, si dhenë Sarandë e Përmet, komunitetiOrthodhoks i dha tonet e zisë, poredhe të nderimit dhe adhurimit tëZotit Krisht, në të gjithë qytetin.Sipas traditës, në këto ceremonimerrnin pjesë edhe banorë të be-simeve të tjera.

Të shtunën në darkë, duke ugdhirë e diela e Pashkës, atmosferaishte kudo ngjallësore. Me qindrabesimtarë mbushën kishat për tëmarrë Dritën e Ngjalljes.

Hirësia e Tij Dhimitri, Mitropolitii Gjirokastrës, kreu Shërbesën eNgjalljes dhe kryesoi LiturgjinëHyjnore të Pashkës në Kishën eMetamorfozës së Shpëtimtarit, nëGjirokastër. Dhjetëra besimtarëpsalën së bashku, në një atmosferëtë veçantë që krijohet çdo vit nëambientet e oborrit të kishës,“Krishti u Ngjall së vdekurish” dhesa ishin të përgatitur kunguan nëkëtë Liturgji të Pashkës, Misterete Shenjta.

Mbrëmësorja e Faljes u krye nëkishën e Kryeengjëjve në LagjenVarosh, dhe në vazhdim Mitropolitipriti autoritete e besimtarë për tëkëmbyer urimet e rastit.

Atmosfera paskale vazhdoiende të ndihej në ditët në vazhdimnë enoritë e Mitropolisë së Gjiro-kastrës. Sidomos Javën e Shndri-tshme, me panairet e shumta nëeksoklise dhe manastire të ndry-shme, ku është tradita që besim-tarët dalin dhe festojnë. Anekënd,nga Himara dhe deri në Mursi dhenë Përmet e Pogon, sidomos ekremtja e Shën Gjergjit, Dëshmor iMadh dhe Trofeprurës, dhe ajo eBurimit Jetëdhënës kthehen nëpelegrinazhe të vërteta dhe në njërast të mirë ku besimtarët takohendhe këmbejnë urimet.

Edhe këtë vit, me rastin e Pa-shkës, enoritë dhe fshatrat, nëveçanti ato malore dhe të izoluara,patën bekimin dhe ngushëllimin qëshumë nga banorët dhe familjet qëjetojnë larg tyre të kthehen, qoftëedhe për pak ditë. Dhe emocionete përjetimit të Javës së Madhe dheNgjalljes së Ndritur të Zotit JisuKrisht, janë akoma më të mëdhanë vendlindje, si për ata që janërritur aty, ashtu edhe për të vegjlit,që u lindën dhe po rriten larg tyre,dhe kanë këtë përvojë shpirtërorepër të përcjellë në ambientetshoqërore dhe shkollat ku mësojnë.

Korresp. i “Ngjallja”

Festim madhështor i Pashkëve në të gjithë vendinBERAT

KORÇË

dhe shkëlqimin e parë”, tha në fja-lën e tij të përshëndetjes së Pa-shkës Mitropoliti i Korçës, Pogra-decit, Kolonjës, Devollit dhe Vo-skopojës, Imzot Joani.

Ai shtoi se “krizat e mëdha ma-teriale dhe morale që kanë përfshi-rë të gjithë planetin, të shkaktuaranga lakmia dhe etja për pushtet, erëndojnë akoma më shumë jetën enjeriut, duke e shtyrë shpesh atënë dëshpërim. Për këtë arsyeNgjallja e Zotit është fitorja e të gji-thëve, sepse duke mundur vdekjen idha njeriut dritë dhe gëzim”.

Festa e Pashkës, vazhdoi tëdielën me urimet dhe vizitat e për-faqësuesve të komuniteteve të tjerafetare, autoriteteve dhe besimtarë-ve në selinë e Mitropolisë së She-njtë.

GJIROKASTËR

(Vijon në faqen 10)

Page 10: GAZETA maj 2009 - orthodoxalbania.org Maj 2009.pdf · Ajo ishte libri “ Pashka ... Titulli i tij historik, që nga shpallja e Auto-qefalisë (1937) e deri më sot, vazhdon të përmendet

10 NGJALLJA MAJ 2009

DURRËS

Pjesëmarrja, besimi dhe shpresë-taria e u ndjenë gjatë gjithë Ja-

vës së Madhe. Në Misterin e Efqe-lisë të Mërkurën e Madhe, në Litur-gjinë Hyjnore të Enjten në mëngjes,në Shërbesën e Epitafit të Premtennë mbrëmje dhe në Ngjalljen eparë dhe Liturgjinë Hyjnore tëShtunën në mëngjes, besimtarët eqytetit të Durrësit kishin bekimin qëmidis tyre të kishin dhe episkopine Apollonisë, Hirësi Nikollën.

Lutje ofruar Perëndisë, mijëraqirinj të ndezur, dhënie lëmoshe,ofrimi te Potiri i Shenjtë i shumënjerëzve, dëshira për t’iu falurKryqit dhe Epitafit të Zotit Krisht,padurimi për të marrë Dritën eShenjtë të Ngjalljes janë disa fakteqë tregojnë se besimi te prania,vuajtjet dhe Ngjallja e Krishtit ështëdhe gjendet thellë te njerëzit, madjekënaqësia bëhet edhe më e madhekur pjesëmarrja në këto çaste tëshenjta i kalon kufijtë e besimtarëve

orthodhoksë. Është pikërisht kjosituatë që u konstatua në qytetin eDurrësit, ku pjesëmarrja tejkalonteshumëfish numrin e besimtarëve tëkëtij qyteti.

Jashtë kësaj atmosfere nuk mbe-tet pritja që kisha “Apostull Pavlidhe Shën Asti” organizoi. Autoritetetë bashkësive fetare, pushtetit lokal,

partive politike dhe shoqatave loka-le morën pjesë në pritje, duke shpre-hur dhe një herë gëzimin për festëne Ngjalljes së Shpëtimtarit, si edhemarrëdhënien e mirë që ekzistonndërmjet qytetarëve pavarësishtpërkatësisë së tyre fetare.

Thoma Çomëni

rrugën e vjetër që ndiqte para mby-lljes së kishave. Epitafi përshkoi njërrugë shumë të gjatë, derisa arritinë fillim të shëtitores së qytetit, atyishte një tjetër moment madhë-shtor, sepse u bashkuan dy Epitafebashkë dhe pikërisht Epitafi i kishëskatedrale të Shën Dhimitrit meEpitafin e kishës së Shën Spiri-dhonit. Të dy së bashku përshkuanshëtitoren kryesore të shoqëruarnga banda frymore e qytetit.

Në qendër të Beratit, përballëme kishën e Shën Dhimitrit ishtengritur një podium ku Hirësi Ignatinë prani të dy Epitafeve dhe të qi-ndra besimtarëve theksoi rëndësi-në e kësaj dite të madhe. Ai theksoise bashkimi i Epitafeve simbolizon

unitetin e Kishës në këtë qytet. Aitha se të gjithë ne sot vuajmë, porvuajtjet tona do të shpërblehen meNgjalljen e Shpëtimtarit.

Pas përjetimit të mundimshëmi erdhi radha natës ngadhënjimtaretë Ngjalljes. Besimtarë të panumërtkishin ardhur për të dëgjuar lajminshpëtimtar se “Krishti u Ngjall”.

Pas thirrjes së Kryebariut përtë marrë Dritën që nuk Perëndontë gjithë iu drejtuan sheshit përparakatedrales. Pikërisht përball mekishën u dha dhe lajmi se Krishti uNgjall! Aty u lexua dhe mesazhi iImzot Ignatit drejtuar klerit dhebesimtarëve shpresëtarë, në të cilinndër të tjera theksohej: “Ndërkohëqë kambanat e kishave bien gë-zueshëm dhe dallgët e dritës ka-në tejmbushur tempujt e shenjtë

ELBASANKisha e Shelcanit, rreth 8 kilometralarg qytetit të Elbasanit, një ndërmë të vjetrat në Shqipëri, buçetnga zërat e besimtarëve që kanëardhur pas mesnate për tëkremtuar ditën më të shënuar tëOrthodhoksisë, Pashkët. Mesbesimtarëve të zë syri tëmoshuar, nuse të reja me veshjekarakteristike të zonës dhe ata qëbëhen gjithnjë e më tëpërhershëm, të rinjtë. Paradhomae kishës ndriçon e tëra nga qindraqirinj. Procesin e festës eudhëheq atë Pali Qosja. Kanëardhur në këtë të kremte ngafshatra të ndryshëm që ngaKryezjarthi, Mliza, Shushica etj.,fshatra të zonës së Shpatit.Festa e Pashkëve çdo vit ftondrejt kishave përherë e mëshumë besimtarë dhe më erëndësishmja, gjithnjë e mëshumë të rinj.

FIERQindra besimtarë orthodhoksë,të mbledhur në kishëne Shën Gjergjit në Fier, festuanPashkët duke marrë pjesë nëshërbesat e Javës së MadheTë dielën paradite, përfaqësuestë pushtetit vendor dhekomuniteteve fetare uruan atëIlia Bitën për këtë festë.Prefekti i qarkut Fier, ShahiBejdaj, duke uruar gjithëbesimtarët orthodhoksë në këtëditë të shënuar, vlerësoi: “Kjoështë një ditë e nderuar, ditë elavdëruar, ditë që bën apel përmë shumë paqe, dashuri eharmoni mes njerëzve”.

VLORËQindra besimtarë orthodhoksë,por edhe të besimeve të tjera,morën pjesë në Shërbesën eNgjalljes, e cila u krye në kishëne Shën Theodhorëve, në qytetin eVlorës. Ata u mblodhën në orët evona të natës, në mjediset e kësajkishe ku ndezën qirinj dhe uruannjëri-tjetrin. Të pranishmit nësheshin përpara kishës së ShënTheodhorëve, përcollën emocionetë veçanta në orën 24:00, kur, atëKonstandini përcolli dritën dheLajmin e Ngjalljes. Kjo dritë,përmes qindra llamballeve tëndezura, u përhap në familjet ebesimtarëve në gjithë qytetin.

dhe “Krishti u Ngjall” jehon ngaçdo skaj i Orthodhoksisë dhebota e krishterë me ngazëllim tëmadh shkëmben puthjen e da-shurisë dhe stina më e ëmbël evitit përqafon panairin më tëshkëlqyeshëm të besës, ungjillorJoani në Ungjillin e shenjtë tëmeshës së Pashkës me zë gjë-mues shpall arsyen për të cilënu ngjall Krishti. U Ngjall, sepse“në atë ishte jetë”.

Kanoni i Ngjalljes dhe Liturgjiae Shenjtë vazhdoi ngazëllueshëmme përsëritjen e vazhdueshme tëhimnit “Krishti u Ngjall së vde-kurish...” deri në orët e vona dheduke u mbyllur me dhënien e Trupitdhe Gjakut të Zotit Krisht përshpresëtarët e devotshëm.

Të nesërmen vijuan urimet epërvitshme në Mitropolinë e Beratitku për të uruar Pashkën e Shenjtëerdhën shumë personalitete, ndër-mjet tyre dhe zëvendëskryemi-nistri z. Genc Pollo, Kryetari i Ba-shkisë së Beratit z. Fadil Nasufi,Kryetari i LSI z. Ilir Meta, deputetii Parlamentit Shqiptar z. MarkoBello, përfaqësues të KomunitetitMysliman, Romano-Katolik si dheshumë besimtarë të tjerë.

Joan Qako

BERAT

(Vijon nga faqja 9)

Page 11: GAZETA maj 2009 - orthodoxalbania.org Maj 2009.pdf · Ajo ishte libri “ Pashka ... Titulli i tij historik, që nga shpallja e Auto-qefalisë (1937) e deri më sot, vazhdon të përmendet

MAJ 2009 NGJALLJA 11

Kalendari i

Liturgjive Hyjnore,

QERSHOR 2009

5 E Premte Mbyllja eNgjitjes. Dhorotheu iTirës. Mbreti Igor i Kievit.(Hahet vaj e verë)6 E Shtunë † E Shpirtrave.Osh. Ilarioni i ri.Osh. Anuvi, çudibërës.

7 E DIEL †PENTIKOSTIA(Rrëshajët). Hierod.Theodhoti.8 E Hënë † E Shpirtit tëShenjtë. Dëshg. Kaliopi,Valeria.13 E Shtunë † Mbyllja ePentikostisë. Dëshg.Akilina. Ep. Antipatri.

14 E DIEL † E GJITHËSHENJTORËVE. Pr.Eliseu. Osh. Nifoni ngaLukova.15 E hënë Pr. Amos. Osh.Jeronimi. Augustini iIponës. (Fillon Kreshma.)(Hahet vaj, verë, peshk.)20 E Shtunë † Metodi iPatarës. Nikolla Kavasila.Kalisti i Kon/pojës. (Hahetvaj, verë, peshk.)

21 E Diel † 2 MATEUT.Dësh. Juliani. Terenti iIkonisë. Dësh. i ri Nikita.(Hahet vaj, verë, peshk.)24 E Mërkurë † Lindja eJoan Pagëzorit. Dësh. i riPanajoti. (Hahet vaj, verë,peshk.)27 E Shtunë † Osh.Samson mikpritësi. JoanaMiroprurëse. (Hahet vaj,verë, peshk.)

28 E Diel † 3 MATEUT.Transf. i lips. të Anargj. Kire Joan. (Hahet vaj, verë,peshk.)29 E hënë † Apostujt eShenjtë Petro dhe Pavli.30 E Martë † Mbledhja e12 Apostujve. Ap. Figjelinga të 70-t.

Atë Anastas Thanas Rrasa,lindi në fshatin Shtërmen të Shpatittë Poshtëm të Elbasanit, më 1909,në një familje me tradita të pasuranë besimin orthodhoks. Prindëritishin bujq të thjeshtë, por njerëz tëvirtytshëm në sjellje e besim tePerëndia.

Rinia i kaloi në një periudhëlëvizjesh të fuqishme atdhetare.Pasi u martua me shërbëtoren ePerëndisë, Fanien, djaloshi, tanimëi burrëruar, Anastas Rrasa shkoi nëshkollë për të mësuar për klerik nëfillim në Tiranë e më pas në Greqi.Mbaroi shkollën e pasi u pajis mekulturë fetare të bollshme, erdhi eu dorëzua klerik më 1929 dhe nisishërbesën në Shpatin e Poshtëm,që nga ura e Shkumbinit e deri nëGostimë e Mollas. Shpeshherëshkonte edhe në fshatrat e Shpatittë Sipërm për shërbesa të ndry-shme sa herë e thërrisnin besim-tarët.

Jo vetëm në Shtërmen, fshatine tij, por ai gëzonte respekt tëveçantë në tërë fshatrat e Shpatit.Gjithashtu kishte miq e shokë edhetë besimeve të tjera, myslimanë ebektashinj, e shkonte nëpër festatek ata si për Bajram, Novruz etj.Edhe ata vinin po ashtu tek familjae tij për Krishtlindje, Pashkë oseedhe festa të tjera orthodhokse nënderim të shenjtorëve. Kjo kishteqenë tradita e shqiptarëve në she-kuj. Besimi ishte i ndryshëm, pordashuria e respekti reciprok ishte i

njëjtë. Por kjo miqësi nuk shikohejme sy të mirë nga komunistët. Atanuk e dëshironin një gjë të tillë, ndajatin e nderuar të Shtërmenit e mëgjerë e akuzuan se kishte vrarë njëpartizan.

Kjo ndodhi menjëherë pasluftës, kur kishte afro trembë-dhjetë vjet që shërbente klerik nëzonën e tij me tërë forcën e shpirtitdhe të trupit. Tanimë ai ishe bërështatë herë baba, dhe një babashumë i mirë për pesë djemtë e dyvajzat e tij.

Fjalët po shtoheshin dhe ditëtpër arrestimin e atë Anastasit nukishin larg. Edhe ai po e kuptontekëtë gjë, ndaj dëshiroi të arratisej.Por, nuk qe e thënë të realizohej,se u kap, por për mungesë fakteshnuk u arrestua aty për aty. Nukvonoi dhe me vendimin nr.157, datë06 korrik 1946, pas dënimeve mevdekje e burgimit të përjetshëm, iukomunikua dënimi me 25 vjet burg“për tradhti ndaj atdheut”.

Atë Anastas Rrasa qëndroi mekokën lart, duke deklaruar gjithnjëse “ nuk i kam të lyera duart megjak dhe jam i pafajshëm.” Gjitha-shtu u pohonte shokëve bashkë-vuajtës se kur kryqëzuan Krishtin,më të pafajshmin e botës, pushte-tarët e sotëm mund të bëjnë ç’tëduan me ne, ndaj gjithçka do tëpresim prej tyre. E morën ditën eRrëshajëve pas meshës dhe earrestuan në degën e policisë sëElbasanit. Po atë ditë erdhën ebastisën shtëpinë. Të parat gjëraqë grisën e dogjën ishin librat e tijtë shërbesave, Ungjilli e gjithçka qëbënte fjalë për fenë. Thua se edhePerëndia me fjalën e Tij të ishtearmik dhe i urryer për pushtetin.

Pas dënimit, familja e pësoigjithnjë e më keq, duke u shpallurarmike e pushtetit popullor e dukeiu hequr e drejta e votimit pjesëtarë-ve të saj si e drejta më elementaredhe çdo e drejtë tjetër. Fëmijët etë afërmit nuk u internuan, se përta internimi më i mirë ishte fusha epërbaltur e Pazhokut, duke punuarnë ujë e baltë ditë e natë. Edhe psemësonin shumë e ishin shumë të

zgjuar, fëmijëve e nipërve asnjëhe-rë nuk iu dhanë të drejta studimi.

Atë Anastasi e kreu dënimin pae mohuar asnjëherë që ishte klerik.Aty ku punonte e jetonte si i dënuar,ai sillej kurdoherë si punëtor i mirëi vreshtit të Krishtit. Edhe shokëte donin dhe e respektonin si të tillë.Kur erdhi në qershor 1968 dhekishat kishin më se një vit që ishinmbyllur e prishur, atë Anastasi nëvalixhen e atyre pak plaçkave tëtrupit kishte shënuar pa iu tremburfare qerpiku “atë Anastas Rrasa”.

Atij i dhembte shpirti, sepsekishte mbi 22 vjet pa meshuar, ndajpuna e parë që bëri mori nipërit embesat dhe i pagëzoi. Fëmijëve tëtij u thoshte “ mos i ulnin kokat, porjini gjithnjë krenarë e jetoni mepastërti nderi e frikë Perëndie”.

Tek të afërmit e tij shkonte nëtë shumtat e herëve natën për tëmos rënë në sy. Nuk donte më qëtë ndeshej e të vuante, ndaj edhe ulargohej bisedave me njerëz qëdonin ta provokonin. Edhe nëdasma kur ishte i ftuar e shikonteqë kishte komunistë aty largohej aivetë. Por besimtarët e mirë që enjihnin bariun e tyre, shkonin përvizita e pyesnin përditë të kremteshdhe këshilloheshin me të për gjërashpirtërore. Prifti Anastas nukngurronte t’i ndihte ata që ia kishinme të mirë, ashtu siç dinte edhe t’ilargohej atij që e pyeste me tështrembër.

Fjeti me Perëndinë pa ardhurmirë pranvera e vitit 1985. Nukmundi të dëgjojë sa qe gjallëkambanat e kishave ku meshoi, qëu prishën e u ndërtuan sërish, porprehet i qetë te Perëndia që e deshidhe dëgjoi lutjet e tij. Djemtë evajzat, nipër e mbesa shkojnë nëkishën e Shën Dhimitrit që e kanëfare pranë dhe i luten Atit Perëndiqë ta ketë në gjirin e Tij. Ata ndih-mojnë herë pas here, famullitarin,atë Aleksandrin, ashtu si deshën tëndihmonin babain e tyre të zhuriturpër të qenë pranë e meshuar nëaltarin e Perëndisë.

Atë Stavri Çipi

Kleriku orthodhoks që kreu burgun komunist

Page 12: GAZETA maj 2009 - orthodoxalbania.org Maj 2009.pdf · Ajo ishte libri “ Pashka ... Titulli i tij historik, që nga shpallja e Auto-qefalisë (1937) e deri më sot, vazhdon të përmendet

12 NGJALLJA MAJ 2009

Në datën 30 prill, në një nga mjediset e Hotel “Tirana International”, Komiteti Shtetëror i Kulteve

organizoi takimin: “Mbështetja financiare e komunitetevefetare - Përvojë evropiane dhe traditë shqiptare”.

Veprimtaria u hap nga Kryetari i Komitetit Shtetërortë Kulteve z. Rasim Hasanaj e më pas përshëndetipërfaqësuesi i qeverisë, z. Ekrem Spahia.

Pas një paraqitjeje të shkurtër filmike për ringjalljen ekomuniteteve fetare, e morën fjalën kryetarët e tyre,Haxhi Selim Muça, Kryepiskopi Anastas, Imzot RrokMirdita dhe Haxhi Dede Reshat Bardhi, të cilët falë-nderuan për këtë nismë, por ngritën edhe probleme esugjeruan zgjidhje për çështjet ende të pazgjidhura.

Korresp. i Ngjallja”

Veprimtari me komunitetet fetare për ligjin e financimit të tyre

Hapa të rëndësishëm për komunitetet fetareNga fjala e mbajtur në veprimtari

nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi

Ne duhet ta pranojmë se vitet efundit, janë realizuar shumë

hapa të rëndësishëm nga QeveriaShqiptare për Komunitetet FetareTradicionale të vendit. Nënshkrimii Marrëveshjes midis Këshillit tëMinistrave të Republikës së Shqi-përisë dhe Komuniteteve FetareTradicionale, që u bë ligji, dukeimplementuar nenet e shkëlqyera(fetarë) të Kushtetutës së Republi-kës së Shqipërisë, është një momentjetik në historinë fetare të vendit.Kjo tregon se në Shqipëri, shteti dhene jemi të aftë, jo vetëm të ndjekimshembujt e mirë evropianë të ba-shkëpunimit midis Shtetit dhe Feve,por gjithashtu, mund të jemi origji-nalë dhe të ofrojmë ide të reja nëkëtë çështje kaq të rëndësishme përBallkanin. Për këtë event, përgëzoj-më sinqerisht Komitetin Shtetërortë Kulteve, që ka punuar me kom-petencë e në bashkëpunim të ngu-shtë me drejtuesit e komunitetevefetare.

Nisma e re për mbështetjen finan-ciare të Komuniteteve Fetare Tra-dicionale ecën në të njëjtën linjëpozitive. Dhe me këtë rast, unë dotë doja të bëja vërejtjet e mëposhtme.

1. Komunitetet fetare të Shqi-përisë kanë qenë ndihmuar deri tani

nga asistenca bujare e miqve ngavende të huaja. Ndërsa sot, meqe-nëse Shqipëria ka një demokraci tëzhvilluar dhe ecën drejt Institucio-neve Evropiane, është çështjedinjiteti dhe sigurie të ndihmojëkomunitetet fetare të mbështetennga burime lokale...

2. Por kjo është gjithashtu njëçështje drejtësie. Ne nuk duhet tëharrojmë se shteti shqiptar gjatëperiudhës komuniste konfiskoigjithë pasuritë e komuniteteve fe-tare dhe për kaq shumë vite i kapërdorur ato për përfitimin e tij. Porgjithashtu, pas vendosjes së de-mokracisë, ka vazhduar për 18 vjettë njëjtën gjë, duke përfituar prejtyre. Duke parë tetëmbëdhjetëvitet e kaluara, komunitetet fetaretradicionale, mbështetur në pre-stigjin e tyre moral dhe falë shumëmiqve ndërkombëtarë, kanë ko-ntribuar në mënyrë të qenësishmepër investime të rëndësishme nëShqipëri, duke sjellë një sasi të ma-dhe monedhe të huaj në vend. Dukeu nisur nga eksperienca ime eKishës Orthodhokse Autoqefale tëShqipërisë, do të përmend si she-mbull ndërtimin e më shumë se 400objekteve (kisha, manastire, klinika,shkolla, qendra rinore, streha bami-rësie etj); ne u kemi ofruar punë

disa mijëra vetave dhe kemi kon-tribuar me dhjetëra milionë euro nëekonominë e Shqipërisë. Gjithashtukemi shpenzuar miliona dollarëedhe për restaurimin e monumen-teve të kulturës. Kanë qenë gji-thashtu shumë të rëndësishme përekonominë e Shqipërisë iniciativatsociale...

Sa i takon financave të shtetit,ne kemi kontribuar me anë tëpagimit të milionave për taksat(20% TVSH) plus taksën e siguri-meve shoqërore për qindra të punë-suar në sektorë të ndryshëm tëKishës Orthodhokse Autoqefale tëShqipërisë.

Sa u thanë më lart, i përmenda,duke e ditur mirë se të gjitha komu-nitetet fetare kanë ofruar, direktose indirekt, një kontribut të ngja-shëm e shumë të rëndësishëm nëperiudhën kritike të historisë së Shqi-përisë të këtyre 18 viteve të fundit...

3. Kjo ndihmesë mundet e du-het bërë jo vetëm me Marrëveshjendhe miratimin e projektligjit përfinancimin e Komuniteteve FetareTradicionale nga Shteti, por edheduke lehtësuar procesin e zgjidhjessë shumë çështjeve legale tëngelura pezull, që ndodhen në zyratë komiteteve të ndryshme shte-

tërore, në agjenci dhe në Zyrën eRegjistrimit të Pasurive të Paluajt-shme, të cilat kanë shtyrë me pre-tekste të ndryshme, rikthimin e pa-surive fetare.

4. Në fund, do doja të nënvizojadomosdoshmërinë e edukimit tëdrejtuesve të komuniteteve fetarenë Shqipëri. Jo vetëm në nivelin edytë, por edhe në nivelin e edukimituniversitar. Këtë, çdo vend evro-pian e realizon prej shekujsh. Ështëe nevojshme për Shqipërinë të për-gatisë drejtuesit e ardhshëm fetarëme vlerat tradicionale shqiptare tëtolerancës fetare dhe bashkekzi-stencës paqësore. Mungesa e kë-tyre institucioneve në nivele univer-sitare lokale, i detyron komunitetetfetare të dërgojnë kandidatët e tyrenë vende të tjera, nga ku ata shpeshvijnë me një mentalitet, plane dheinteresa të ndryshme.

Sot gjej rastin për të bërë këtovërejtje dhe propozime, duke e diturinteresin e Komitetit Shtetëror përKultet për dialog krijues e ko-operim të sinqertë me KomunitetetFetare Tradicionale. Ne e vlerë-sojmë me të vërtetë këtë interes.Dhe një herë tjetër ne përgëzojmëdhe shprehim falënderimet tona nëlidhje me këtë.