shkolla e sabatit - pri/maj/qer 2015

242
Titulli: Libri i Lukës 1 UDHËZIMI BIBLIK PËR STUDIMIN E SHKOLLËS SË SABATIT EDICIONI STANDARD Libri i Lukës nga: John M. Fowler Libri i Lukës, nga John M. Fowler 1 2 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

Upload: julian-kastrati

Post on 22-Dec-2015

62 views

Category:

Documents


4 download

DESCRIPTION

Kisha Adventiste në Shqipëri 2Q 2015 - Edicioni Standard për të Rritur

TRANSCRIPT

Page 1: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Titulli: Libri i Lukës

1

UDHËZIMI BIBLIK PËR STUDIMIN E SHKOLLËS SË SABATIT

EDICIONI STANDARD

Libri i Lukës

nga: John M. Fowler

Libri i Lukës, nga John M. Fowler

12

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

Page 2: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Titulli: Libri i Lukës

Prill, Maj, Qershor

2015

Libri i Lukës, nga John M. Fowler

12

1

2

3

4

5

Page 3: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 8: Misioni i Jezusit Maj 16–22

_______________________

1 Ardhja e Jezusit (Mars 28–Prill 3)...............................10

2 Pagëzimi dhe tundimet(Prill 4–10)................................30

3 Kush është Jezu Krishti? (Prill 11–17)...........................50

4 Thirrja për dishepullim (Prill 18–24)............................71

5 Krishti si Zot i Sabatit (Prill 25–Maj 1)........................92

6 Gratë në shërbesën e Jezusit (Maj 2–8)..........................113

7 Jezusi, Fryma e Shenjtë dhe lutja (Maj 9–15)....................133

8 Misioni i Jezusit (Maj 16–22)...................................152

9 Jezusi Mësuesi Zot (Maj 23–29)..................................173

10 Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme (Maj 30–Qershor 5)....192

11 Mbretëria e Perëndisë (Qershor 6–12)............................212

12 Jezusi në Jeruzalem (Qershor 13–19).............................232

13 I kryqëzuar dhe i ringjallur (Qershor 20–26)....................252

Libri i Lukës nga John M. Fowler2

Përmbajtja12

3

4

5

6

78

910

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

2122

23

24

25

26

27

28

293031

3233343536

Page 4: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 8: Misioni i Jezusit Maj 16–22

Zyra redaktuese:

12501 Old Columbia Pike

Silver Spring, MD 20904

Mund të na vizitoni në faqen e web-it:

http://www.absg.adventist.org

Botues për Shqipëri/Kosovë dhe e drejta e shpërndarjes:

Kisha Adventiste në Shqipëri – Dept. i Shkollës së Sabatit

www.adventist.al; www.facebook.com/adventistalbania

Përgjegjës për botimin në Shqipëri:

Julian Kastrati, ALM Publishing - [email protected]

Autori kryesor:

John M. Fowler

Redaktor:

Clifford R. Goldstein

Redaktor i dytë:

Soraya HoMajouni

Menaxher publikimi:

Libri i Lukës nga John M. Fowler3

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

Page 5: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 8: Misioni i Jezusit Maj 16–22

Lea Alexander Greve

Ndihmës-redaktor:

Sharon Thomas-Crews

Koordinator i shtypit:

Wendy Marcum

Dizenjo:

Lars Justinen

Udhëzimi biblik i shkollës së Sabatit për të rritur

përgatitet nga zyra e Udhëzimit Biblik për të Rritur në

Konferencën e Përgjithshme të Adventistëve të Ditës së

Shtatë. Përgatitja e mësimeve është nën drejtimin e

Këshillit të Publikimeve të Shkollës së Sabatit, i cili

është një nën-komitet i Komitetit Administrativ të

Konferencës së Përgjithshme (KAKF). Ky i fundit është

publikuesi i udhëzimeve të studimeve biblike. Udhëzimi i

publikuar refekton vlerësimin e një komiteti mbarë-botëror

dhe miratimin e Këshillit të Publikimeve të Shkollës së

Sabatit. Rrjedhimisht,ky publikim nuk prezanton

domosdoshmërisht vetëm qëllimet e autorit (autorëve).

Libri i Lukës nga John M. Fowler4

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

Page 6: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 1: Ardhja e Jezusit Mars 28-Prill 3

Libri i Lukës

“U çua, pra, dhe shkoi tek i ati. Por kur ishte ende larg, i ati e pa me dhembshuri; u lëshua vrap, ra mbi qafën e tij dhe e puthi” (Luka 15:20).Ne e dimë këtë varg. Ai është shkëputur nga një prej historive më të njohura e më të dashura të të gjithë literaturës së shenjtë dhe mondane. Shumë interesant fakti që ne nuk do të kishim dëgjuar për të nëse nuk do të ishte një doktor misionar i thjeshtë. Ai e gdhendi këtë perlë të çmuar në letrën që i shkroi shokut të tij Teofil.Emri i doktorit është, një çifut i konvertuar. Letra e shkruar është Ungjilli sipas Lukës. Krahas Ungjillit, Luka shkroi gjithashtu dhe Veprat e Apostujve. Duke qenë shok udhëtimesh me Palin, Luka kishte qenë një vëzhgues i mprehtë dhe pjesëmarrës i lëvizjes së madhe pro Jezusit, që ishte përhapur në të gjithë perandorinë Romake. Kjo lidhje e ngushtë me Palin bëri që Luka, jo vetëm të kuptonte domethënien e thellë të kishës së krishterë – që binte ndesh me kërkesat e Cezarit për të qenë i nderuar si hyjni- por dhe të mësonte më shumë nga burimet e mrekullueshme për këtë Njeri: Jezus Krishtin. Kështu, nën frymëzimin e Frymës së Shenjtë, Luka shkroi një dokument prej dy vëllimesh për atë, që do të quhej “Origjina dhe historia e kishës së krishterë”.Pjesa 1 e kësaj pune është Ungjilli, i shkruar dhe i dërguar Teofilit përpara se të shkruheshin Veprat e Apostujve (Veprat 1:1). Shumë studiues konservatorë e datojnë Ungjillin sipas Lukës rreth viteve 61–63 pas Krishtit.Teofili ishte një grek i konvertuar. Duke ia drejtuar atij letrën, Luka po e drejton qëllimisht Ungjillin e tij për tek anëtarët grekë e paganë të komunitetit të besimit – por pa neglizhuar rrënjët çifute të Jezusit. Mateu i shkroi kryesisht çifutëve dhe, rrjedhimisht ai theksonte Jezusin si

Libri i Lukës nga John M. Fowler5

1

12

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 7: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 1: Ardhja e Jezusit Mars 28-Prill 3

Mesia. Marku i shkroi romakëve dhe rrjedhimisht theksoi Jezusin që ecte nëpër të gjithë vendin me lajmin për mbretërinë. Gjoni ishte një mendimtar i thellë dhe në Ungjillin e tij zbulohet Jezusi Fjala, Krijuesi, Biri i Perëndisë. Por Luka shkruan me një sy nga paganët. Atyre ai i prezanton Jezusin, Birin e njeriut si Shpëtimtar i botës dhe si Mik i njerëzimit. Universaliteti i shpëtimit është tema kryesore e Ungjillit të tij; prandaj gjenealogjia e tij degëzohet deri tek Adami dhe e lidh Jezusin me Perëndinë. Nga ana tjetër, gjenealogjia e Mateut ndalon tek Abrahami, babai i çifutëve (Luka 3:23–38;  krahasoni me Mat.1:1–17).Ungjilli i Lukës është më i gjati në Dhiatën e Re. Disa mrekulli përmenden vetëm tek Luka, të tilla si ringjallja e djalit të vejushës së Nainit (Luka 7:11–17) dhe shërimi i Malkusit (Luka 22:50, 51). (Për më shumë mrekulli lexoni Luka 5:4–11, 13:11–17, 14:1–6, 17:11–19.) Shumë shëmbëlltyra janë karakteristike të Lukës, duke përfshirë disa të famshme: Samaritani i mirë (Luka 10:30–37), i riu pasanik dhe budalla (Luka 12:16–21), djali plangprishës (Luka 15:11–32); pasaniku dhe Lazari (Luka 16:19–31) dhe fariseu dhe tagrambledhësi (Luka 18:10–14). Historia e Zakeut (Luka 19:1–10) është gjithashtu kontribut unik i Lukës. Nën udhëheqjen e Frymës së Shenjtë, Luka thotë se ka studiuar materalet historike, ka intervistuar dëshmitarët okularë (Luka 1:2) dhe, më pas, “pasi hetova të gjitha gjërat me kujdes” shkruan “sipas radhës” në mënyrë që lexuesi (sit) “të njohësh vërtetësinë” e Jezusit dhe të lajmit të Tij të mirë (vargjet 3, 4). Kur u pyet nëse ai mund të rekomandonte një biografi të mirë të Jezusit,teologu i madh James Denneyreplied u përgjigj “A e keni lexuar atë që shkroi Luka”?Ide e mirë! Le të përpiqemi bashkë, si kishë gjatë këtij tremujori!

Libri i Lukës nga John M. Fowler6

1

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 8: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 1: Ardhja e Jezusit Mars 28-Prill 3

Gjoni M. Fowler i ka shërbyer kishës për rreth 53 vjet si pastor, teolog, mësues filozofie, editor dhe administrator edukimi. Si autor i librave dhe artikujve të shumtë, ai ka shkruar dy studime biblike të shkollës së Sabatit për të rritur: Beteja kozmike midis Krishtit dhe Satanit (2002) dhe Efesianët: Ungjilli i marrëdhënieve (2005).                                     

Mësimi 1                          *Mars 28–Prill 3  Ardhja e Jezusit E SHTUNË PASDITE Lexoni për mësimin e kësaj jave:Luka 1:2, 3; 2 Tim. 3:16;Luka 1:5–22; Deut. 18:15;Luka 2:9–12,25–32. Vargu përmendësh:“ ‘Sepse me Perëndinë asgjë s’është e pamundur’” (Luka 1:37). Ungjilli I Lukës u shkrua kryesisht për johebrenjtë. Luka vetë ishte johebre (e nënkuptuar në kontekstin e Kolosianëve 4:10–14),ashtu si dhe Teofili, të cilit i drejtohet ky Ungjill.

Libri i Lukës nga John M. Fowler7

1

1

2

3

4

5

6

7

89

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

Page 9: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 1: Ardhja e Jezusit Mars 28-Prill 3

Përveç se ishte një doktor, Luka ishte një historian shumë i përpiktë. Në hyrje të Ungjillit, Luka e vendos Jezusin në historinë e vërtetë; domethënë, ai e vendos historinë në kontekstin historik të kohës së vet: Herodi ishte mbreti i Judesë (Luka 1:5), Augusti mbretëronte mbi perandorinë Romake (Luka 2:1), dhe një prift me emrin Zakaria kishte radhën e shërbimit në tempullin e Jerusalemit (Luka 1:5, 9). Në kapitullin 3, Luka përmend gjashtë data bashkëkohore, që lidhen me shërbesën e Gjon Pagëzorit, pararendësit të Jezusit. Pra, Luka e vendos historinë e Jezusit në histori - njerëzish realë, kohe reale – në mënyrë që të largojë çdo ide mitologjie nga rrëfimi i tij. Lexuesit e tij duhet të mrekullohen për faktin që Jezusi është real dhe se nëpërmjet Tij Perëndia ka pushtuar historinë me “‘Shpëtimtarin që është Krishti Zoti’” (Luka 2:11).     *Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 4 Prill.

E DIEL                            Mars 29 “T’i shkruaj sipas radhës”(Luka 1:1–3, Veprat 1:1–3) Veprat 1:1 na tregon se përpara se Veprat të shkruheshin, autori i tyre shkroi “një tregim të parë”. Kjo arsye si dhe fakti që të dyja rrëfimet iu adresuan Teofilit na ndihmon që të konkludojmë se një shkrues i ka shkruar të dyja librat. Këto dy rrëfime mund të konsiderohen si pjesa 1 dhe pjesa 2 e “Origjinës dhe historisë së kishës së krishterë”. Pjesa 1 është një rrëfim i jetës dhe veprës së Jezusit (Ungjilli i Lukës) dhe Pjesa 2 (Veprat e

Libri i Lukës nga John M. Fowler8

1

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 10: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 1: Ardhja e Jezusit Mars 28-Prill 3

Apostujve) është një rrëfim për përhapjen e mesazhit të Jezusit dhe për kishën e parë.      Si u shkrua Ungjilli? Lexoni Luka 1:2, 3 dhe 2 Timoteu 3:16. 

 

 Luka kishte dijeni për shkruesit e shumtë, të cilët kishin shkruar për ngjarjet që kishin tronditur qytetin e Jerusalemit dhe përtej— ngjarjet në lidhje me Jezus Krishtin. Burimet për këtë punë letrare përfshinin “dëshmitarë okularë dhe shërbyes të fjalës” (Luka 1:2)— referencë kjo e qartë për dishepujt dhe bashkëkohës të tjerë të Jezusit. Vetë Luka njohu disa nga këta dëshmitarë dhe shërbyes të fjalës (të tillë si Pali dhe drejtues të tjerë apostujt)dhe, ndoshta edhe Ungjijtë e shkruar nga Marku dhe Mateu. Mesa duket Luka nuk ishte një dëshmitar okular i rrëfimit të Jezusit, por ai ishte një i konvertuar i vërtetë dhe i besueshëm i Krishtit.Mateu i shkroi audiencës çifute, duke i prezantuar Jezusin si Mësuesin e madh, përmbushjen e profecisë dhe si Mbretin e çifutëve. Ai, shpeshherë, përmendte profecitë e  Dhiatës së Vjetër, që u përmbushën me Krishtin. Marku i shkroi një audience romake për Jezusin si personin në veprim. Luka, një doktor dhe një pagan, i shkroi grekëve dhe paganëve për Jezusin universal — Shpëtimtarin e botës. Luka përmend se qëllimi i shkrimeve të tij është i dyfishtë: të prezantojë një rrëfim “me radhë”(Luka 1:3) dhe të sigurojë vërtetësi për mësimet e mëdha të kësaj epoke të re. Siguri për të vërtetën, ashtu si është në Jezusin, është një nga qëllimet e Ungjillit të tij. 

Libri i Lukës nga John M. Fowler9

1

1

2

3

4

5

67

89

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 11: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 1: Ardhja e Jezusit Mars 28-Prill 3

Luka, një autor i frymëzuar i Shkrimeve, përdori burime të tjera në shkrimet e tij. Shumë interesante! Mesa duket përdorimi i burimeve të tjera nuk mohon frymëzimin apo autoritetin e asaj që ai shkroi. Çfarë mësimesh duhet të nxjerrim nga kjo ne si Adventistë të Ditës së Shtatë për çështjen sesi vepron frymëzimi, qoftë kanonik apo jo, tek shkruesit e frymëzuar?

Libri i Lukës nga John M. Fowler10

1

1

2

3

4

5

6

7

89

Page 12: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 1: Ardhja e Jezusit Mars 28-Prill 3

E HËNË Mars 30

“Do t’ia vësh emrin Gjon”

Rreth katërqind vjet pas Malakisë, heshtja hyjnore karakterizonte historinë e Izraelit. Me lajmërimet për lindjen e Gjon Pagëzorit dhe Jezusit, heshtja hyjnore do të përfundonte.Rrëfimet e lindjes së Gjonit dhe Jezusit kanë paralelizma. Të dyja janë mrekulli: në rastin e Gjonit, Elizabeta e kishte kaluar moshën kur mund të kishte fëmijë; në rastin e Jezusit, një virgjëreshë do të lindte fëmijë. Engjëlli Gabriel shpalli të dyja premtimet e këtyre lindjeve. Të dyja lajmërimet u pranuan me një frymë mrekullie, gëzimi dhe nënshtrimi ndaj vullnetit të Perëndisë. Të dy bebet do të rriteshin e forcoheshin në Frymë (Luka 1:80, 2:40). Por misioni dhe shërbesa e dy bebeve mrekulli ishte i ndryshëm dhe i veçantë. Gjoni duhet të përgatiste rrugën për Jezusin (Luka 1:13–17). Jezusi është “‘Biri i Perëndisë’” (vargu 35) dhe përmbushësi i profecisë mesianike(vargjet 31–33).

Lexoni Luka 1:5–22. Megjithëse Zakaria përshkruhet si “pa të meta”, mungesa e besimit të tij ndaj lajmërimit të engjëllit shkaktoi një qortim. Si na ndihmon kjo për të kuptuar se çfarë nënkupton koncepti “i pa të metë” për një besimtar në Jezus?

“Lindja e një fëmije për Zakarinë, ashtu si lindja e fëmijës së Abrahamit dhe e fëmijës së Marisë

Libri i Lukës nga John M. Fowler11

1

12

34

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

2324

25

26

27

28

293031

3233

3435

36

37

38

39

Page 13: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 1: Ardhja e Jezusit Mars 28-Prill 3

shërbente për të mësuar një të vërtetë shpirtërore të madhe – këtë të vërtetë e mësojmë ngadalë dhe e harrojmë shpejt. Nga vetja jonë, ne jemi të paaftë për të bërë gjëra të mira. Por atë, që njerëzit nuk e bëjnë dot nga vetvetja, ajo do t’i sillet çdo shpirti besues dhe të nënshtruar, nga fuqia e Perëndisë. Nëpërmjet besimit u dha dëshmia e premtimit. Nëpërmjet besimit na jepet jeta shpirtërore dhe ne mundësohemi për të bërë vepra të drejtësisë”—Ellen G. White, The Desire of Ages, fq. 98.Mrekullia Gjon kishte një qëllim të mirë-përcaktuar në marrëdhënien e Perëndisë me popullin e Tij. Pas 400 vitesh mungesë profetike në historinë e Izraelit, Gjoni hyri me një mesazh specifik dhe me një forcë të vendosur. Misioni dhe mesazhi i Gjonit ishte “‘t`ia bërë gati Zotit një popull të përgatitur mirë’” (Luka 1:17). Ai u zgjodh të ishte pararendësi i Mesias, ai që do të përgatiste rrugën për misionin e Jezusit.

Libri i Lukës nga John M. Fowler12

1

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

2021

Page 14: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 1: Ardhja e Jezusit Mars 28-Prill 3

E MARTË Mars 31

“Do t’ia vësh emrin Jezus”

Lindja e Krishtit nuk ishte një ngjarje normale. Ajo ishte shënuar në kalendarin e përjetshëm të Perëndisë dhe, kur “u mbush koha, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të nënshtruar ligjit” (Gal. 4:4). Kjo është përmbushja e premtimit të parë që Perëndia bëri pasi mëkati hyri në Eden (Zan. 3:15).

Lexoni çiftet e vargjeve të mëposhtme. Si prezantohet, në secilin prej tyre, lindja e Jezusit si përmbushja e mrekullueshme e profecisë? Çfarë na thotë kjo për arsyen pse duhet t’u besojmë të gjitha premtimeve të Perëndisë? Ligji i Përtërirë 18:15; Veprat e Apostujve 3:22–24; Isa. 7:14; Mat. 1:21–23; Mik. 5:2; Luka 2:4–7.

___________________________________________________________

Gjashtë muaj pasi Gabrieli e lajmëroi Zakarinë për lindjen e ardhshme të Gjonit, ai e lajmëroi Marinë e Nazaretit për një mrekulli edhe më të madhe: një e virgjër do të “‘mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë, dhe do t`ia vesh emrin Jezus” (Luka 1:31). Lindja e Jezusit nga një e virgjër bie ndesh me natyrën dhe nuk mund të shpjegohet nga ligjet e natyrës apo filozofia natyraliste. Madje, edhe vetë Maria pyeti: “‘Si do të ndodhë kjo, përderisa unë nuk njoh burrë?’” (vargu 34). Engjëlli e siguroi se kjo do të ishte vepër e Frymës së Shenjtë (vargu 35) dhe se “‘me Perëndinë asgjë s`është e pamundshme’” (vargu 37). Nënshtrimi besnik e i menjëhershëm i Marisë ishte mbresëlënës: “‘le të më ndodhë sipas fjalës sate’” (vargu 38). Çdo pyetje e

Libri i Lukës nga John M. Fowler13

1

12

34

5

6

7

8

9

10

1112

13

14

15

16

17

18

1920

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 15: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 1: Ardhja e Jezusit Mars 28-Prill 3

njeriut, sado e natyrshme dhe logjike, duhet t’i lërë vendin përgjigjes hyjnore. Qoftë Krijimi apo Kryqi, Mishërimi apo Ringjallja, mana që zbret nga qielli apo derdhja e Frymës në ditën e Rrëshajave, iniciativa hyjnore kërkon dorëzimin dhe pranimin njerëzor.Ndërsa Maria ia dha përgjigjen pyetjes së saj, duke iu nënshtruar sovranitetit të Perëndisë dhe qëllimit të përjetshëm, Gabrieli e siguroi me një tjetër përgjigje të mrekullueshme: “‘Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë’” (vargu 35).

Disa kultura sekulare janë të detyruara të besojnë se çdo gjë, në fund të fundit, ka një shpjegim të natyrshëm apo shkencor. Pse është ky një këndvështrim i ngushtë, e madje, sipërfaqësor për madhështinë dhe mrekullinë e realitetit?

Libri i Lukës nga John M. Fowler14

1

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

1415

16

17

18

19

20

Page 16: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 1: Ardhja e Jezusit Mars 28-Prill 3

E MËRKURË Prill 1

Grazhdi i Betlehemit

Luka e fillon historinë e grazhdit të Betlehemit me një shënim historik. Jozefi dhe Maria u larguan nga shtëpia e tyre në Nazaret për të udhëtuar në qytetin e paraardhësve të tyre, në Betlehem. Kjo ndodhi për shkak të një dekreti të Çezar Augustit, perandorit të Romës, në kohën kur Kuirini ishte guvernator i Sirisë. Të dhëna të tilla historike duhet të drejtojnë studiuesit biblikë të vlerësojnë nënshtrimin e Lukës ndaj Frymës së Shenjtë – nën drejtimit e të Cilit ai mund të regjistronte detajet e Mishërimit në një kuadër historik.

Reflektoni për varfërinë e Jezusit siç lexohet tek 2:7. Krahasoni përshkrimin “e mbështolli me pelena”, “grazhdin” dhe “nuk kishte vend për ta në han” me përshkrimin e Palit për Jezusin tek Filipianët 2:5–8. Nëpër ç’lloj rruge kaloi Jezusi për hatrin tonë?

Historia e rrethanave të varfra ku Zoti i qiejve mishëroi Veten vazhdon me vizitorët e parë të grazhdit: barinjtë. Lajmi për “‘një gëzim të madh për të gjithë popullin’” (Luka 2:10) nuk iu dha as të pasurve apo të fuqishmëve, as skribëve e as priftërinjve, as drejtuesve e as pushtetarëve, por iu dha barinjve të përulur dhe të përçmuar. Vëreni madhështinë dhe thjeshtësinë e mesazhit: Lindi për ju një Shpëtimtar. Në qytetin e Davidit. Ai është Krishti, Zoti, i Vajosuri. Ju do ta gjeni të mbështjellë në pelena (përkthim i autorit). Dhurata më e çmuar e qiellit erdhi në një paketim kaq të thjeshtë; siç ndodh shpesh. Por, kjo dhuratë

Libri i Lukës nga John M. Fowler15

1

12

34

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

1516

17

18

19

20

21

2223

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

Page 17: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 1: Ardhja e Jezusit Mars 28-Prill 3

solli “‘lavdi Perëndisë’”, “‘paqe mbi tokë’” dhe “‘mirëdashja mbi njerëzit’” (vargu 14). Shkrimi i Lukës për engjëllin (Luka 2:9–12) evidenton tri çështje kryesore të teologjisë së krishterë. Së pari, lajmi i mirë i ungjillit është për “‘të gjithë njerëzit’”. Në Jezusin, si çifutët dhe paganët, bëhen një populli i Perëndisë. Së dyti, Jezusi është Shpëtimtari; nuk ka të tjerë. Së treti, Jezusi është Krishti Zoti. Këto tri tema, që janë shpalosur qartë në fillim të Lukës, u bënë themeli i predikimit apostolik, në mënyrë të veçantë të predikimit të Palit.

Mendoni për çfarë besojmë ne si të krishterë: Krijuesi i gjithçkaje që është bërë (Gjoni 1:1–3), jo vetëm hyri në këtë botë të mëkatë si një njeri, por jetoi jetën e vështirë të Jezusit vetëm për t’u varur në një kryq. Nëse e besojmë me të vërtetë këtë, atëherë, pse duhet t’i nënshtrohet çdo aspekt i jetës sonë kësaj të vërtete të mrekullueshme? Cilat pjesë të jetës suaj reflektojnë besimin në rrëfimin e Jezusit dhe cilat jo?

Libri i Lukës nga John M. Fowler16

1

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

1213

14

15

16

17

18

19

20

21

22

Page 18: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 1: Ardhja e Jezusit Mars 28-Prill 3

E ENJTE Prill 2

Dëshmitarët e Shpëtimtarit

Megjithëse i shkruante kryesisht paganëve, Luka ishte i ndërgjegjshëm për rëndësinë e trashëgimisë çifute në Dhiatën e Vjetër. Ai kujdeset që të lidhë rrëfimin e Dhiatës së Re me atë të Vjetër. Ai raporton për Marinë dhe Jozefin që rrethpresin beben Jezus në ditën e tetë dhe e çojnë Atë në tempullin e Jerusalemit sipas ligjit çifut(Luka 2:22–24).

Lexoni Luka 2:25–32. Vëreni tri pikat për teologjinë e shpëtimit, që evidentohen nga Simeoni: shpëtimi vjen nga Jezusi; shpëtimi është përgatitur nga Perëndia; shpëtimi është për të gjithë njerëzit — si për paganët edhe për Izraelin. Si lidhen këto të vërteta me mesazhin e engjëllit të parë tek Zbulesa 14:6, 7?

Profecia e Simeonit parashikonte edhe dy karakteristika domethënëse të shërbesës së Jezusit. Së pari, Krishti është “‘vënë për rënien dhe për ngritjen e shumë vetave në Izrael’” (Luka 2:34). Po, Krishti ka sjellë dritë dhe shpëtim për të gjithë, por jo pa kosto për marrësin. Me Krishtin nuk ka tokë neutrale: e pranon Atë ose e mohon Atë dhe në varësi të përgjigjes është edhe shpëtimi. Krishti kërkon ekskluzivitetin; ne qëndrojmë në Të ose jo. Ata që qëndrojnë në Të do të ringjallen dhe do të jenë pjesë e mbretërisë së Tij. Ata që e mohojnë Atë apo janë indiferentë ndaj Tij do të bien në tokë dhe do të humbasin pa shpresë. Besimi në Krishtin nuk është i negociushëm.

Libri i Lukës nga John M. Fowler17

1

12

34

5

6

7

8

9

10

11

1213

14

15

16

17

18

19

202122

2324

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

Page 19: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 1: Ardhja e Jezusit Mars 28-Prill 3

Së dyti, Simeoni i profetizon Marisë, “‘edhe ty vetë një shpatë do të ta tejshpojë shpirtin’” (Luka 2:35). Pa dyshim që është referencë për Kryqin, të cilin Maria do ta dëshmojë. Maria dhe të gjithë brezat që e pasojnë, duhet të mbajnë mend se, pa Kryqin nuk ka shpëtim. Kryqi është qendra rrotull të cilës zhvillohet plani i shpëtimit.

Shpëtimi është një dhuratë për të cilën ne nuk mund të bëjmë gjë për ta fituar. Megjithatë, ajo mund të jetë shumë e kushtueshme për ata që e pranojnë. Çfarë ju ka kushtuar ndjekja e Krishtit? Pse është kjo kosto, cilado qoftë, shumë e vogël?

E PREMTE Prill 3

Për më tepër studim: “Luka, shkruesi i Ungjillit që mban emrin e tij, ishte një misionar mjek. Në Shkrime ai quhet ‘mjeku i dashur’ Kolosianët 4:14. Apostulli Pal dëgjoi për aftësinë e tij si mjek dhe e kërkoi si një person që Perëndia i kishte besuar një punë të veçantë. Ai siguroi bashkëpunimin e tij dhe për një farë kohe, Luka e shoqëroi në udhëtimet e tij nga një vend në tjetrin. Më pas, Pali e la Lukën në Filipi, në Maqedoni. Këtu ai vazhdoi punën e tij për disa vjet, si mjek dhe si mësues i

Libri i Lukës nga John M. Fowler18

1

1

2

3

4

5

6

78

9

10

11

12

1314

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

2829

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 20: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 1: Ardhja e Jezusit Mars 28-Prill 3

ungjillit. Në punën e tij si mjek ai i shërbeu të sëmurëve dhe më pas u lut për fuqinë shëruese të Perëndisë që të qëndronte mbi ta. Kështu, rruga ishte e hapur për mesazhin e ungjillit. Suksesi i Lukës si mjek i siguroi atij shumë mundësi për të predikuar Krishtin tek paganët. Është plani hyjnor që ne të punojmë ashtu si punuan dishepujt”—Ellen G. White, The Ministry of Healing, fq. 140, 141.

Pyetje për diskutim: Nëse kur shkroi ungjillin e tij, Luka mori në konsideratë edhe materiale të tjera të publikuara, atëherë si duhet ta kuptojmë frymëzimin e Shkrimeve (2 Tim. 3:16)? Si funksionon frymëzimi? Lexoni Ellen G. White, “The Inspiration of the Prophetic Writers,” Selected Messages, libri 1, fq. 15–23.

Lindja e virgjëreshës është vepër e Perëndisë, e mbuluar me mister, madhështi dhe qëllim. Ajo është, me të vërtetë, përtej botëkuptimit njerëzor. Por pyetja është “Po pastaj”? Sa shumë gjëra sekulare janë përtej botëkuptimit njerëzor? Nëse Perëndia ekziston dhe Ai ka fuqinë për të krijuar dhe mbajtur universin, atëherë pse lindja e një virgjëreshe nuk do të ishte e mundur nëpërmjet fuqive të Tij? Vetëm ata, të cilët kanë një këndvështrim për botën të limituar vetëm tek ligjet e natyrës (të paktën tek ata që mund të kuptojnë aktualisht), mund, a priori, ta hedhin poshtë idenë që një e virgjër mund të lindë. Në dallim, ata persona, këndvështrimi i botës së të cilëve përfshin edhe mbinatyroren, nuk duhet të kenë, a priori, ndonjë arsye për ta hedhur poshtë. Tek e fundit, shikoni se çfarë i tha engjëlli Marisë pasi i dha lajmin e pabesueshëm: “Me Perëndinë asgjë nuk është e pamundur” (Luka 1:37).

Libri i Lukës nga John M. Fowler19

1

1

2

3

4

5

6

7

8

910

11

12

13

14

15

16

1718

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

3738

Page 21: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 1: Ardhja e Jezusit Mars 28-Prill 3

Një intervistues amerikan raportohet të ketë thënë se, në qoftë se do të kishte mundësinë, personi që do të donte të intervistonte do të kishte qenë Jezusi. Ai do t’i bënte vetëm një pyetje: “Me të vërtetë ke lindur nga një virgjëreshë”? Pse është kjo pyetje dhe përgjigjja e saj kaq e rëndësishme?

Sot, dielli perëndon në orën 19:08. Sabat të lumtur!

Libri i Lukës nga John M. Fowler20

1

1

2

3

4

5

6

78

9

10

11

Page 22: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 2: Pagëzimi dhe tundime Prill 4-10

Mësimi 2 *Prill 4–10

Pagëzimi dhe tundimet

E SHTUNË PASDITE

Lexoni për studimin e kësaj jave: Luka 3:1–14; Rom. 6:1–6; Luka 3:21, 22; Luka 4:5–8; Isa. 14:13, 14; Luka 4:9–13.

Vargu përmendësh: “Dhe Fryma e Shenjtë zbriti mbi të, në trajtën trupore si të pëllumbit, dhe nga qielli erdhi një zë, që thoshte: ``Ti je Biri im i dashur, në ty unë jam kënaqur!’” (Luka 3:22).

Ashtu sikurse studiuam javën e kaluar, Luka siguron një listë titullarësh historikë. Ne besojmë se ata ndihmojnë për të vërtetuar se rrëfimi i tij për Jezusin dhe Gjonin është po aq i vërtetë sa këta njerëz të fuqishëm në histori. Por ka edhe një arsye tjetër të rëndësishme për t’i përmendur këta burra të mëdhenj, të pushtetshëm dhe me ndikim - pikërisht për t’i vënë në dallim me burrin e përulur të shkretëtirës, Gjon Pagëzorin. Ai ishte lajmëtari i zgjedhur i Perëndisë, i cili do të “përgatiste rrugën” për ngjarjen më të rëndësishme të njerëzimit: ardhjen e Jezusit, Shpëtimtarit të botës. Sa interesante që Perëndia nuk zgjedh një nga burrat “e mëdhenj” të botës për të lajmëruar Mesian, por një nga “më të përulurit”!Studiuesit i vunë bashkë të gjithë këta personalitete historike për të përcaktuar nja datë

Libri i Lukës nga John M. Fowler21

12

3

4

5

6

78

9

10

11

1213

14

15

1617

18

19

20

2122

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 23: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 2: Pagëzimi dhe tundime Prill 4-10

të përafërt – rreth viteve 27 ose 28 para Krishtit – për nisjen e shërbesës së Gjon Pagëzorit dhe të Jezusit. Brenda harkut kohor të këtyre njerëzve të spikatur të perandorisë romake, Jezusi u pagëzua dhe mori bekimin e Qiellit që Ai ishte “biri i dashur” i Perëndisë (Luka 3:22). Luka e evidenton këtë fakt që në fillim, madje përpara se t’i prezantojë lexuesve të tij rrëfimin “me radhë” të misionit dhe shërbesës së Jezus Krishtit.

*Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 11 Prill.

E DIEL Prill 5

Të përgatisë rrugën e Zotit

Tek Luka 3, Gjoni shfaqet në rolin e tij unik dhe kryesor në historinë e shpëtimit. Pavarësisht gjërave që dikush mund të thotë për predikimin e Gjonit, karakteristika e tij, që spikat është se ai nuk i sheqeroste fjalët për të kënaqur turmën.

Lexoni Luka 3:1–14. Fjalët e tij janë të mbushura me të vërteta të rëndësishme, jo vetëm për ata që nuk dëgjonin, por për të gjithë ne. Çfarë mësimi të rëndësishëm mund të nxjerrim nga ajo që Gjoni po thotë këtu?

Pendesa nuk është thjesht një nocion teorik. Ajo është një mënyrë jetese. Kjo fjalë vjen nga fjala greke metanoia, që do të thotë ndryshim i mendjes. Kjo të çon tek një jetë e re.

Libri i Lukës nga John M. Fowler22

1

2

3

4

5

6

7

8

910

11

1213

1415

1617

18

19

20

21

2223

24

25

26

27

282930

3132

3334

35

36

37

38

39

Page 24: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 2: Pagëzimi dhe tundime Prill 4-10

“Të pagëzohesh” do të thotë të zhytesh apo të mbulohesh nga uji. Zhytja ka një kuptim të thellë. Madje edhe përpara kohës së Gjonit, hebrenjtë e kuptonin pagëzimin si zhytje. Kjo ishte një praktikë e zakonshme kur një prozelit pagan zgjidhte të bashkohej me fenë çifute. Duke i ftuar hebrenjtë të pagëzoheshin, Gjon Pagëzori po vendoste një parim të ri: pagëzimi është një mundësi për të hequr dorë publikisht nga jeta e mëparshme mëkatare dhe për ta përgatitur veten për ardhjen e Mesias. Gjon Pagëzori prezantoi një veprim simbolik për të treguar refuzimin e mëkatit dhe përkushtimin ndaj një jete të re si qytetarë të mbretërisë së Mesias – e cila do të inaugurohej së shpejti. Gjoni shtoi me shpejtësi se ai pagëzonte vetëm me ujë, por Ai që do ta pasonte, “‘do t`ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarr’” (Luka 3:16). Pra, një pikë e rëndësishme del: pagëzimi si zhytje në ujë është thjesht një simbol i jashtëm i një ndryshimi të brendshëm – një ndryshim që do të vuloset me pagëzimin e Frymës së Shenjtë.

Lexoni Romakët 6:1–6. Çfarë mësimesh shpirtërore nxjerr apostulli Pal nga pagëzimi? Vëreni krahasimin që bën midis zhytjes dhe daljes nga uji me vdekjen ndaj mëkatit dhe jetës në drejtësi. Si e keni përjetuar realitetin e kësaj jete të re në Krisht?

Libri i Lukës nga John M. Fowler23

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

2223

24

25

26

27

28

29

Page 25: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 2: Pagëzimi dhe tundime Prill 4-10

E HËNË Prill 6

“Ky është Biri im i dashur”

Tek Luka 2:41–50, ne lexojmë historinë e famshme sesi Jezusi i humb nga sytë Jozefit dhe Marisë në Jerusalem. Ajo që të mrekullon është përgjigjja e Jezusit për Marinë kur ajo e qorton (vargu 48). Përgjigjja e Jezusit është një pohim i vetë-ndërgjegjësimit të Tij hyjnor; pra i faktit që Ai është Biri i Perëndisë. “‘Përse më kërkonit? A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?’” (vargu 49). Ashtu si thuhet edhe në vargun pasues, Jozefi dhe Maria nuk i kuptuan pasojat e asaj që Jezusi i kishte thënë. Dhe me sinqeritet, si mund ta kuptonin? Tek e fundit, edhe dishepujt, pas vitesh me Jezusin, nuk ishin plotësisht të sigurt se kush ishte Ai dhe çfarë duhet të bënte. Për shembull, pas ringjalljes së Tij, Jezusi po fliste me dy dishepuj rrugës për në Emaus. Njëri prej tyre, duke iu referuar Jezusit, tha se Jezusi “‘ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit’” (Luka 24:19). Pa dyshim që Jezusi ishte shumë më tepër se një Profet. Edhe në atë moment, ata nuk e kuptuan se kush ishte Ai dhe çfarë kishte bërë.

Lexoni Mateu 3:13–17, Gjoni 1:29–34 dhe Luka 3:21, 22. Cili është kuptimi i pagëzimit të Jezusit?

Në pagëzimin e Tij, Qielli pohoi se Jezusi ishte Biri i Perëndisë. Jezusi u pagëzua jo sepse Ai kishte nevojë për të si një proces pas pendese, por

Libri i Lukës nga John M. Fowler24

12

34

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

2627

28

293031

3233

3435

36

37

38

39

Page 26: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 2: Pagëzimi dhe tundime Prill 4-10

për të vendosur një shembull për të tjerët (Mat. 3:14, 15). Tre faktorë të rëndësishëm dalin nga pagëzimi i Jezusit: (1) deklarata e pagëzuesit, “‘Ja, Qengji i Perëndisë, që heq mëkatin e botës!’” (Gjoni 1:29); (2) Vajosja e Frymës së Shenjtë për misionin e Tij të ardhshëm; (3) shpallja qiellore që Jezusi është Biri i Perëndisë, në të cilin Ati është i kënaqur.Mendoni për këtë: Biri i pa të meta i Perëndisë, Krijuesi i kozmosit u pagëzua nga një qenie njerëzore; e gjitha kjo pjesë e planit të shpëtimit. Si na ndihmon përulësia e Tij për të qenë të gatshëm të përulim veten tonë kurdo që na kërkohet?

E MARTË Prill 7

“Nuk do të rrojë vetëm me bukë”

“Dhe Jezusi, plot me Frymën e Shenjtë,. . . dhe Fryma e çoi në shkretëtirë, ku për dyzet ditë e tundoi djalli” (Luka 4:1, 2). I lindur për një mision të vajosur nga Perëndia, i ngarkuar me këtë

Libri i Lukës nga John M. Fowler25

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

1516

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

3233

3435

36

37

38

39

Page 27: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 2: Pagëzimi dhe tundime Prill 4-10

detyrë në pagëzimin e Tij, i pajisur me forcën e Frymës së Shenjtë, Jezus Krishti u çua në shkretëtirë për të medituar për detyrën që e priste.Tundimi në shkretëtirë ishte një betejë e rëndësishme midis Krishtit dhe Satanit në kontekstin e betejës së madhe, e cila ishte ndezur që pas rebelimit të Luciferit në qiell. Në shkretëtirë, kur Shpëtimtari ishte i dobët pas 40 ditëve agjërim, kur udhëtimi i ardhshëm dukej i vetmuar dhe i lodhshëm, Satani u vu në krye të sulmit kundër Jezusit. “Satani e kuptoi që ai duhet të fitonte përndryshe do të mundej. Kjo çështje ishte shumë e rëndësishme për t’iu besuar engjëjve të aleancës së tij. Ai, personalisht duhet të luftonte”—Ellen G. White, The Desire of Ages, fq. 116.

Vëreni se çfarë i tha Satani Krishtit: “‘Nëse je Biri i Perëndisë, i thuaj këtij guri të bëhet bukë’” (Luka 4:3). Çfarë po përpiqet të bëjë Satani në këtë rast, që është e ngjashme me përpjekjen e tij në qiell?

Buka nuk është çështja kryesore këtu. Po, agjërimi 40-ditor do ta ketë bërë Shpëtimtarin të ketë uri, dhe Satani po i përdor rrethanat si karrem. Satani e dinte që Jezusi ishte Krijuesi i universit. Për Atë që krijoi universin nga hiçi, të bëjë bukë nga gurët nuk ishte problem. Thelbi i tundimit gjendet tek fillimi i fjalisë: “‘Nëse je Biri i Perëndisë’”. Vetëm 40 ditë më parë, zëri nga qielli kishte konfirmuar se Jezusi ishte Biri i Perëndisë dhe, tani, a duhet ta vinte në pikëpyetje Jezusi këtë pohim qiellor? Të dyshosh Fjalën e Perëndisë

Libri i Lukës nga John M. Fowler26

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

1718

19

20

21

22

232425

2627

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 28: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 2: Pagëzimi dhe tundime Prill 4-10

është hapi i parë i rënies në tundim. Në qiell, Satani sfidoi autoritetin e Jezusit; të njëjtën gjë po bën ai këtu, megjithëse në një mënyrë më të fshehtë sesa në qiell.

Si mund të mësoni të mos t’i dorëzoheni përpjekjeve të Satanit për të vënë në dyshim premtimet e Perëndisë?

E MËRKURË Prill 8

“Më adhuro”

Lexoni Luka 4:5–8. Pse donte Satani që Jezusi ta adhuronte atë? Çfarë rrezikohej këtu?

Adhurimi është e drejta ekskluzive e Perëndisë. Është faktori kryesor që dallon krijesat nga Krijuesi. Një nga arsyet e rebelimit të Luciferit kundër Perëndisë në qiell lidhej me adhurimin.

Libri i Lukës nga John M. Fowler27

1

2

3

45

6

7

89

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

2324

2526

27

282930

3132

3334

35

36

37

38

39

Page 29: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 2: Pagëzimi dhe tundime Prill 4-10

Ambicia e Luciferit përmblidhet më së miri tek Isaia 14:13, 14: të ngrihej në qiell, të lartësonte fronin e tij mbi yjet e qiellit dhe të ishte i ngjashëm me Më të Lartin. Satani po përpiqej të uzurponte autoritetin, që i përkiste vetëm Krijuesit – dhe asnjë krijese tjetër, pavarësisht sesa e përlëvduar mund të ishte ajo.Në këtë kontekst ne mund të kuptojmë më mirë se çfarë po ndodh në këtë tundim. Kur Jezusi po bëhej gati për misionin e Tij për të kthyer botën nën zotërimin dhe autoritetin e Perëndisë, Satani e çoi në majën e malit, duke i siguruar një vështrim panoramik të të gjitha mbretërive. Ai ia ofroi Atij në këmbim të një veprimi të thjeshtë: “‘në qoftë se ti, pra, duke rënë përmbys, më adhuron, do të jetë krejt jotja’” (Luka 4:7). Satani po përpiqej të devijonte perspektivën e Krishtit nga prioriteti hyjnor dhe ta joshte me lavdi dhe madhështi për një çmim të vogël si përkulja. Edhe në këtë rast, ai po përpiqej të merrte autoritetin dhe adhurimin që dështoi ta marrë në qiell.Vëreni sesi Krishti e refuzoi tunduesin me një përbuzje të dukshme. “‘Largohu prej meje, Satana!’” (vargu 8). Adhurimi dhe shërbimi që e shoqëron atë, i përkasin vetëm Perëndisë Krijues. Edhe në këtë rast, Fjala e Perëndisë i vjen në ndihmë. A nuk tha Frymëzimi nëpërmjet Moisiut, “‘Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm! Ti do ta duash, pra, Zotin, Perëndinë tënd. . . Do të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, do t`i shërbesh’” (Ligji i Përtërirë 6:4, 5, 13)? Pa dyshim që vendosshmëria për të ndjekur Perëndinë me besim dhe me bindje, është përgjigjja e vetme kundër gënjeshtrave dhe kurtheve të Satanit.

Kushdo prej nesh përballet me tundime për ta kompromentuar besimin tonë, qoftë edhe “në mënyra të vogla”. Puna juaj, kalimi i një provimi, ngritja

Libri i Lukës nga John M. Fowler28

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

3536

37

38

39

Page 30: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 2: Pagëzimi dhe tundime Prill 4-10

në detyrë kërkon një kompromis në lidhje me Sabatin. Në ç’pikë mund të bëni një marrëveshje? Kur – nëse ekziston rasti – është çmimi që duhet të paguash i arsyeshëm?

Libri i Lukës nga John M. Fowler29

1

2

3

4

Page 31: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 2: Pagëzimi dhe tundime Prill 4-10

E ENJTE Prill 9

Krishti fitimtari

Luka dhe Mateu ia kanë ndërruar vendet tundimit të dytë dhe të tretë. Arsyeja nuk është e qartë, por kjo nuk ka pse të na pengojë. E rëndësishme është fitorja përfundimtare e Jezusit mbi Satanin dhe kjo shpallet në të dy Ungjijtë. Faktori i rëndësishëm që del nga studimi i tundimeve është që Jezus Krishti është një Person real – i tunduar njësoj si ne, por pa mëkatuar (Hebr. 4:15). Me fitore ndaj çdo tundimi, me triumfin e Tij mbi Satanin, me Fjalën e Perëndisë në gojën e Tij dhe i lidhur me fuqinë e Qiellit nëpërmjet lutjes, Jezusi erdhi për të shpallur mbretërinë e Perëndisë dhe për të inauguruar brezin Mesianik.

Lexoni Luka 4:9–13 dhe Mateu 4:5–7. Në dy tundimet e para, Jezusi përdori Shkrimet për t’i bërë ballë joshjeve të Satanit. Tani, në tundimin e tretë, Satani bën të njëjtën gjë, duke cituar Shkrimet për të testuar nëse Jezusi e merr seriozisht Fjalën e Perëndisë. Ç’po ndodh këtu dhe si përgjigjet Jezusi?

Satani e çoi Jezusin në pikën më të lartë të tempullit në Jerusalem – vendi më i shenjtë i historisë çifute. Qyteti i Sionit, tempulli ku Perëndia banon mes popullit të Tij është edhe vendi i përballjes së Satanit me Jezusin. “‘Nëse je Biri i Perëndisë’” është përsëri fillimi i fjalisë. Vëreni me kujdes së çfarë po thotë në fakt Satani: Nëse Perëndia është me të vërtetë Ati yt dhe nëse misioni yt është me urdhër të Tij, hidhu nga maja e

Libri i Lukës nga John M. Fowler30

12

34

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

1718

19

20

21

22

23

24

252627

2829

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 32: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 2: Pagëzimi dhe tundime Prill 4-10

tempullit dhe sigurohu për të gjitha. Në fakt, nëse gjithçka është e vërtetë, atëherë Perëndia nuk do të lejojë të lëndohesh. Më pas, ai citon Shkrimet “‘Ai do t`u urdhërojë engjëjve të vet rreth teje të të ruajnë’” (Luka 4:10). Satani i njeh Shkrimet, por i keqinterpreton ato. Taktika e tij nënkupton që Jezusi të vërë në provë Perëndinë. Perëndia ka premtuar për mbrojtjen me engjëjt e Tij, por brenda kontekstit të kryerjes së vullnetit të Tij (e tillë si në rastin e Danielit dhe shokëve të tij). Përsëri, Jezusi i përgjigjet më siguri Satanit, duke përdorur Shkrimet. Ai i thotë se nuk duhet ta vendosim në provë Perëndinë (vargu 12). Detyra jonë është të lejojmë vullnetin e Perëndisë dhe pastaj Ai i bën Vetë gjithë të tjerat. Vëreni katër mësimet biblike kryesore për tundimin: (1) Askush nuk është imun ndaj tundimit; (2) kur Perëndia e lejon tundimin të vijë tek ne, Ai siguron edhe hirin për t’i rezistuar, edhe forcën për ta tejkaluar; (3) tundimet nuk janë njësoj; (4) askush nuk tundohet përtej forcës së tij apo të saj për të duruar (1 Kor. 10:13).

Libri i Lukës nga John M. Fowler31

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

2324

Page 33: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 2: Pagëzimi dhe tundime Prill 4-10

E PREMTE Prill 10

Për më tepër studim: “Nëse Jozefi dhe Maria do ta kishin mendjen tek Perëndia, nëpërmjet meditimit dhe lutjes, ata do ta kishin kuptuar shenjtërinë e atij që i ishte besuar. Ata nuk do ta kishin humbur nga sytë Jezusin. Nga anashkalimi i një dite, ata humbën Shpëtimtarin. Kjo i kushtoi tri ditë ankth në kërkim për ta gjetuar Atë. Kështu ndodh edhe me ne; duke folur kot apo me të keq, apo duke neglizhuar lutjet, ne mund të humbim praninë e Shpëtimtarit në një ditë. Me pas, mund të na duhen shumë ditë kërkimi të brengosur për ta gjetur Atë dhe për të rifituar paqen që kemi humbur”—Ellen G. White, The Desire of Ages, fq. 83.

Pyetje për diskutim: Tundimi në vetvete nuk është mëkat. Në kuptimin biblik, tundimi ka potencialin për të pohuar mundësinë e shenjtërisë. Të tundohesh është një gjë dhe të biesh në mëkat një gjë tjetër. Nga ana tjetër, cila është përgjegjësia jonë për të bërë gjithçka kemi në dorë për të shmangur tundimin?

Filozofët dhe teologët flasin shpesh për atë që ata quajnë “meta-rrëfim” një histori apo temë e gjerë, brenda së cilës histori të tjera ndodhin. Për ta thënë me fjalë të tjera, një meta-rrëfim është korniza, konteksti brenda të cilit histori dhe ngjarje të tjera zhvillohen. Si Adventistë të Ditës së Shtatë, ne e konsiderojmë betejën e madhe si “meta-rrëfim” apo kontekstin për atë çfarë ka ndodhur në tokë si dhe në qiell. Cilat vargje në Bibël na tregojnë realitetin e betejës së madhe? Si na ndihmon ajo për të kuptuar se çfarë po ndodh në botë?

Cilat janë disa nga vargjet më të fuqishme të Biblës ku na premtohet fitore mbi tundimin? Po pse,

Libri i Lukës nga John M. Fowler32

12

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

2324

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

3637

38

39

Page 34: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 2: Pagëzimi dhe tundime Prill 4-10

pavarësisht këtyre premtimeve është kaq e thjeshtë të biesh në tundim?

Në një nga mësimet e kësaj jave shkruhet: “Të dyshosh Fjalën e Perëndisë është hapi i parë i rënies në tundim”. Pse është kështu?

Në ç’mënyra idhujtaria mund të jetë më e fshehtë sesa përkulja dha adhurimi i diçkaje tjetër përveç Perëndisë?

Sot, dielli perëndon në orën 19:15. Sabat të lumtur!

Libri i Lukës nga John M. Fowler33

1

23

4

5

67

8

9

1011

12

13

Page 35: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 3: Kush është Jezu Krishti? Mars 28-Prill 3

Mësimi 3 *Prill 11–17

Kush është Jezus Krishti?

E SHTUNË PASDITE

Lexoni për studimin e kësaj jave:Luka 4:16–30, 6:5, Efes. 1:3–5, Luka 9:18–27, 2 Pjet. 1:16–18.

Vargu përmendësh: “Dhe ai u tha atyre: ``Po ju, kush thoni se jam unë?``. Atëherë Pjetri, duke u përgjigjur tha: ``Krishti i Perëndisë``” (Luka 9:20).

Kush është Jezus Krishti? Kjo pyetje nuk është një mashtrm filozofik apo sociologjik. Ajo depërton tek thelbi se kush janë njerëzit dhe se çfarë ruan përjetësia për ta. Njerëzit mund të admirojnë veprat e Jezusit, mund të nderojnë fjalët e Tij, mund të lartësojnë durimin e Tij, mund të mbrojnë mungesën e dhunës

Libri i Lukës nga John M. Fowler34

1

12

3

4

5

6

7

8

9

10

11

1213

14

15

16

17

1819

20

21

2223

24

2526

27

28

29

30

3132

33

34

35

36

37

38

39

Page 36: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 3: Kush është Jezu Krishti? Mars 28-Prill 3

tek Ai, mund të pëlqejnë vendosmërinë e Tij, mund të lartësojnë mungesën e egoizmit tek Ai dhe mund të mbeten pa fjalë për fundin e Tij mizor. Shumë mund të jenë të gatshëm ta pranojnë Jezusin si një burrë të mirë, që u përpoq t’i vinte gjërat në vendin e duhur — të injektonte drejtësi ku kishte padrejtësi, të ofronte shërim ku kishte sëmundje dhe të sillte ngushëllim ku kishte trishtim. Po, Jezusi mund të fitojë emrin e mësuesit më të mirë, të një revolucionari, të një drejtuesi të pashoq dhe të një psikologu, që depërton tek thellësitë më të mëdha të shpirtit. Ai ishte gjithë këto dhe më shumë. Megjithatë, asgjë nga këto gjëra nuk i afrohet përgjigjes së pyetjes më të rëndësishme që vetë Jezusi ngriti: “‘Po ju, kush thoni se jam?’” (Luka 9:20).Kjo është një pyetje, që kërkon një përgjigje dhe në këtë përgjigje varet fati i njerëzimit.

*Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 18 Prill.

Libri i Lukës nga John M. Fowler35

1

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

1920

21

22

2324

25

Page 37: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 3: Kush është Jezu Krishti? Mars 28-Prill 3

E DIEL Prill 12

Reagime ndaj Jezusit

Lexoni Ungjijtë, lexoni Dhiatën e Re. Në të gjithë këto libra, deklarata të mrekullueshme bëhen jo vetëm për atë që bëri Jezusi, por, më e rëndësishme, kush ishte Jezusi. (Pa dyshim që ajo që bëri Jezusi dëshmoi fuqishëm se kush ishte Ai). Këto thënie — Ai është Zoti, Ai është Shpëtimtari ynë, Ai është rruga e vetme për jetën e përjetshme — meritojnë vëmendjen tonë, sepse ato sjellin plot rrjedhoja me pasoja të përjetshme për çdo qenie njerëzore.

Lexoni Luka 4:16–30. Pse reaguan njerëzit në atë mënyrë? Lexoni gjithashtu Gjoni 3:19.

Audienca e qytetit të Tij të lindjes ishte e entuziazmuar tek shikonte Jezusin, i cili pasi kreu shumë mrekulli, u kthye në Nazaret. Ata “mrekulloheshin për fjalët e hirit” që fliste Ai (Luka 4:22). Por reagimi i tyre ndaj qortimeve të Tij tregoi shpirtin e tyre të vërtetë.

Lexoni Luka 7:17–22. Cila ishte pyetja e Gjonit për Jezusin dhe pse e bëri ai atë?

Madje edhe Gjon Pagëzori, pararendësi i Jezusit dhe ai që e shpalli Jezusin si “Qengjin e Perëndisë” kishte dyshime thellë në shpirtin e tij. Ai

Libri i Lukës nga John M. Fowler36

1

12

34

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

171819

2021

22

23

24

25

26

27

2829

30

313233

3435

36

37

38

39

Page 38: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 3: Kush është Jezu Krishti? Mars 28-Prill 3

dëshironte të dinte: “‘A je ti ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?’” (Luka 7:19). Vëreni se Jezusi nuk i përgjigjet drejtpërdrejt pyetjes së Gjonit. Përkundrazi, Ai e orienton tek veprat e Tij, që bërtasin në dëshmi për Të: “‘të verbrit fitojnë përsëri të parit, të çalët ecin, lebrosët po pastrohen, të shurdhrit po dëgjojnë, të vdekurit po ringjallen, dhe ungjilli u shpallet të varfërve’” (vargu 22). Ndonjëri mund të thotë se Jezusi nuk kishte pse t’i përgjigjej drejtpërdrejt pyetjes së Gjonit, sepse veprat dhe veprimet e Tij jepnin dëshmi të bollshme se kush ishte Ai.

Në një kuptim, përgjigjja që Jezusi dha, mund t’i ketë shkaktuar Gjonit më shumë habi. Tek e fundit nëse Jezusi kishte fuqi për të bërë gjithë këto gjëra të mrekullueshme, pse unë po lëngoj në burg? Kush nuk ka menduar gjëra të ngjashme në mes të tragjedive personale?! Nëse Perëndia ka gjithë forcën, pse po më ndodh kështu? Pse është Kryqi dhe çka ai përfaqëson dhe premton e vetmja përgjigje?

Libri i Lukës nga John M. Fowler37

1

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

1213

14

15

16

17

18

19

20

2122

23

24

25

26

27

Page 39: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 3: Kush është Jezu Krishti? Mars 28-Prill 3

E HËNË Prill 13

Biri i Perëndisë

“Biri i njeriut” dhe “Biri i Perëndisë” janë dy emrat, që përdoren në Ungjijtë për të përshkruar se kush është Jezusi. Emri i parë tregon Perëndinë e mishëruar; i dyti tregon shenjtërinë e Tij si Personi i dytë i Trinitetit. Të dyja këto na ftojnë të mendojmë gjatë për mrekullinë Jezus Krisht: Perëndia që është shenjtëri dhe njeri. Ky është një koncept i vështirë për t’u kuptuar. Por kjo vështirësi nuk na merr asgjë nga kjo e vërtetë e mrekullueshme dhe nga ajo që na ofrohet.

Lexoni Luka 1:31, 32, 35; 2:11. Çfarë na thuhet në këto vargje se kush është Jezusi në të vërtetë?

Tek Luka 1:31, 32, engjëlli e lidh emrin “JeZus” me “Biri i Shumë të Lartit”, të cilit “Zoti Perëndi do t`i japë fronin e Davidit”. Jezusi është Biri i Perëndisë. Ai është gjithashtu Krishti, Mesia, i cili do të ngrejë përsëri fronin e Davidit. Kjo nuk duhet të kuptohet në sensin e çlirimtarit tokësor, por në sensin estakologjik1; që nënkupton se Ai do të mundë përfundimisht përpjekjet e Satanit për të uzurpuar vetë fronin e Perëndisë. Engjëlli i lajmëroi barinjtë që bebja në grazhd është “‘Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti’” (Luka 2:11).Në të njëjtën kohë, titulli “Biri i Perëndisë” jo vetëm pohon pozitën e Krishtit në Trinitet, por zbulon marrëdhënien e afërt e të ngushtë të Jezusit me Perëndinë At, ndërsa Jezusi ishte në tokë.

1 Kjo është një degë e teologjisë, e cila trajton ngjarjet e fundit të historisë njerëzore.

Libri i Lukës nga John M. Fowler38

1

12

34

5

6

7

8

9

10

11

12

13

1415

16

171819

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

23

Page 40: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 3: Kush është Jezu Krishti? Mars 28-Prill 3

Marrëdhënia midis Atit dhe Birt nuk është e njëjtë me marrëdhënien që ne kemi me Perëndinë. Marrëdhënia jonë është rezultat i veprës së Krishtit, si Krijues dhe Shpëtimtar. Nga ana tjetër, marrëdhënia e Tij me Atin si Bir është një marrëdhënie e tre partnerëve të barabartë dhe të përjetshëm. Nëpërmjet shenjtërisë së Tij, Jezusi ruajti lidhjet më të ngushta të mundshme me Atin.“Jezusi thotë, ‘Ati im që është në qiell’, duke i kujtuar dishepujt e Tij se Ai është i lidhur me fronin e të Përjetshmit nëpërmjet shenjtërisë së Tij. Por, gjithashtu Ai është i lidhur me ta si bashkë-ndarës i sprovave të tyre dhe i vuajtjeve të tyre nëpërmjet natyrës së Tij njerëzore.”—Ellen G. White, The Desire of Ages, fq. 442.

Çfarë do të thotë për ne që Jezusi ishte, në kuptimin e plotë, Perëndi? Kjo e vërtetë është e mbushur me shumë rrjedhoja. Një nga më të mrekullueshmet është se, pavarësisht Perëndi, Jezusi denjoi, jo vetëm të merrte përsipër natyrën njerëzore, por dhe të ofronte Veten e mishëruar si sakrificë për ne. Po flasim për Perëndinë këtu! Çfarë shprese të mrekullueshme na jep kjo e vërtetë, duke na treguar sesi është Perëndia në të vërtetë?

E MARTË Prill 14

Libri i Lukës nga John M. Fowler39

1

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

1516

17

18

19

20

21

22

23

24

25

2627

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

3839

Page 41: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 3: Kush është Jezu Krishti? Mars 28-Prill 3

Biri i njeriut

Megjithëse Jezusi ishte plotësisht i ndërgjegjshëm se Ai ishte edhe Biri i Njeriut edhe Biri i Perëndisë (Luka 22:67–70), “Biri i njeriut” ishte mënyra e parapëlqyer e Shpëtimtarit tonë për t’u vetë-prezantuar. Shembuj të tjerë, kur përmendet ky emër janë Danieli 7:13, tek fjala e Stefanit (Veprat e Apostujve 7:56) dhe tek Zbulesa 1:13 dhe 14:14. Ky term përdoret më shumë se 80 herë në Ungjijtë dhe 25 herë vetëm tek Luka. Frekuenca e përdorimit të termit tek Luka tregon interesin e thellë të autorit për natyrën njerëzore të Jezusit – si burri universal, që u dërgua nga Perëndia për të shpallur lajmin e mirë të shpëtimit. “Natyra njerëzore e Birit të Njeriut është gjithçka për ne. Ajo është hallka e artë, që lidh shpirtrat tanë me Krishtin dhe, nëpërmjet Krishtit, me Perëndinë. Ky duhet të jetë studimi ynë. Krishti ishte një njeri i vërtetë; Ai dha prova për përulësinë e Tij, duke u bërë njeri. Por, Ai ishte Perëndia i mishëruar”—Ellen G. White, Selected Messages, libri 1, fq. 244. Fakti që Luka e përdor “Biri i njeriut” na jep informacione të ndryshme për natyrën, misionin dhe fatin e Jezusit të mishëruar. Së pari, ky titull e identifikon si njeri (Luka 7:34), si njeri pa adresë dhe siguri (Luka 9:58). Së dyti, Luka e përdor këtë titull për të pohuar natyrën e shenjtë dhe statusin e Krishtit, sepse “‘Biri i Njeriut është edhe zot i Sabatit’” (Luka 6:5). Rrjedhimisht, Ai është edhe Krijuesi me pushtetin për të falur mëkatet (Luka 5:24). Së treti, për të përmbushur misionin shpëtues të shuguruar nga Triniteti përpara themelimit të botës (Efes. 1:3–5), Biri i Njeriut erdhi të kërkonte dhe të shpëtonte të humburit (Luka 9:56, 19:10). Por vetë shpëtimi nuk mund të ishte i plotë derisa

Libri i Lukës nga John M. Fowler40

1

12

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 42: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 3: Kush është Jezu Krishti? Mars 28-Prill 3

“‘Birit të njeriut i duhet të vuajë shumë gjëra, …. ta vrasin dhe të tretën ditë të ringjallet’” (Luka 9:22). Ky vetë-ndërgjegjësim i Birit të Njeriut për shtegun që do t’i duhet të shkelte dhe të çmimit që do t’i duhet të paguante për shpëtimin e racës njerëzore nga mëkati tregon jo vetëm origjinën hyjnore të planit të shpëtimit, por edhe nënshtrimin e Krishtit të mishëruar ndaj këtij plani. Së katërti, vëreni sesa përshkrim të plotë të vuajtjeve të Mesias paraqet Luka në pasazhin e mëposhtëm: para-njohjen e Tij për Kryqin (Luka 18:31–33), tradhtinë (Luka 9:44), vdekjen e Tij në përmbushje të profecisë (Luka 22:22),Kryqëzimin dhe Ringjalljen e Tij (Luka 24:7; krahasoni me Luka 11:30), dhe rolin e Tij si ndërmjetës para Atit (Luka 12:8).Së pesti, Luka e sheh Birin e Njeriut në terma të ditëve të fundit si Ai që kthehet në tokë për të shpërblyer shenjtët e Tij dhe për të përfunduar betejën e madhe (Luka 9:26; 12:4; 17:24, 26, 30; 21:36; 22:69). Me pak fjalë, titulli “Biri i Perëndisë” përfshin aspektet e shumëfishta të asaj që Krishti ishte, të asaj që Ai erdhi për të bërë, të asaj që Ai përmbushi për ne, si edhe të asaj që do të përmbushë për ne në planin e shpëtimit.

Libri i Lukës nga John M. Fowler41

1

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

2728

Page 43: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 3: Kush është Jezu Krishti? Mars 28-Prill 3

E MËRKURË Prill 15

“Krishti i Perëndisë”

Lexoni Luka 9:18–27. Pse do t’i pyeste Jezusi dishepujt për diçka, përgjigjen e së cilës Ai e dinte? Çfarë mësimi po përpiqej Ai t’i mësonte, jo thjesht për Veten, por edhe për çdo të thoshte të ndiqje Atë?

“‘Po ju, kush thoni se jam unë?’” (Luka 9:20). Pyetja që Jezusi bëri rreth 2,000 vjet më parë mbetet ende në histori. Njerëzit i kanë dhënë përgjigje të ndryshme. Një mësues i madh. Një moralist i thellë. Një mishërim i së vërtetave. Një tempull i vetës-sakrificës. Një profet guximtar. Një reformues shoqëror. Një model i gjithçkaje që duhet të jetë një qenie njerëzore. Por, asnjë përgjigje nuk është një rrëfim i shkurtër si ai që nxori Pjetri nga buzët e tij në përgjigje të asaj pyetjeje.

Pasi shfaqi autoritet mbi natyrën (Luka 8:22–25), pushtetin e Tij mbi demonët (vargjet 26–35), fuqinë e Tij mbi sëmundjet (Luka 5:12–15, 8:43–48), aftësinë e Tij për të ushqyer 5,000 burra thuajse nga asgjëja (Luka 9:13–17), pushtetin e Tij mbi vetë vdekjen (Luka 8:51–56)— Jezusi u ballafaqua me dishepujt e Tij për dy gjëra: së pari, çfarë të tjerët mendonin për Të; dhe, së dyti, çfarë vetë ata mendonin. Ai nuk i pyeti për të mësuar diçka që nuk e dinte. Përkundrazi, Ai i pyeti për t’i ndihmuar ata për të kuptuar se çfarë Ai ishte, kërkonte nga ata një përkushtim që do t’i kushtonte gjithçka.

Libri i Lukës nga John M. Fowler42

1

12

34

5

6

7

8

91011

1213

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

Page 44: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 3: Kush është Jezu Krishti? Mars 28-Prill 3

“Njohja e Jezusit nuk duhet të jetë në plan të dytë. Ne mund të dimë çdo vendim që ka marrë Jezusi; ne mund të dimë çdo Kristologji që mendja njerëzore mund të ketë menduar; ne mund të jemi në gjendje për të dhënë një përmbledhje profesionale të mësimeve për Jezusin nga çdo studiues dhe teolog i zoti — por mund të mos jemi ende të krishterë. Krishterimi nuk ka të bëjë me të dish rreth Jezusit, por ai ka të bëjë me të njohësh Jezusin. Jezusi kërkon një vendim personal. Ai nuk pyeti vetëm Pjetrin, por secilin prej nesh: ‘Ti — kush mendon se jam?’”— William Barclay, The Gospel of Matthew, (Bangalore: Theological Publications in India, 2009), vëll. 2, fq. 161.

Përgjigjja jonë për pyetjen e Jezusit nuk mund të jetë larg rrëfimit të shkurtër të Pjetrit: Jezusi është “Krishti i Perëndisë” (Luka 9:20). Krisht do të thotë “I shuguruari”, Mesia, misioni i të cilit nuk është ai i çliruesit politikan. Në fakt është misioni i Shpëtimtarit, që do të çlirojë njerëzimin nga kthetrat e Satanit e mëkatit dhe do të inaugurojë mbretërinë e drejtësisë.

Nuk është e mjaftueshme të dish se kush ishte Jezusi. Ne duhet ta njohim Atë personalisht. Nëse ju shpallni se e njihni Jezusin, atëherë, çfarë dini për Të? Domethënë, njohja juaj personale çfarë ju ka mësuar për Jezusin dhe për faktin se si është Ai?

Libri i Lukës nga John M. Fowler43

1

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

2223

24

25

26

27

28

29

3031

3233

34

Page 45: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 3: Kush është Jezu Krishti? Mars 28-Prill 3

E ENJTE Prill 16

Shpërfytyrimi

Lexoni në të tre Ungjijtë rrëfimin e Shpërfytyrimit (Luka 9:27–36, Mateu 17:1–9, Marku 9:2–8). (Lexoni gjithashtu rrëfimin e Pjetrit si dëshmitar okular për këtë ngjarje. Vëreni të vërtetën që thotë apostulli nga ky përjetim personal; lexoni 2 Pjetri 1:16–18). Çfarë informacioni shtesë siguron Luka dhe pse është i rëndësishëm?

Luka e fillon rrëfimin me një detaj, që nuk përmendet nga Mateu apo nga Marku: Jezusi mori Pjetrin, Gjonin dhe Jakobin për t’u lutur në mal. Jezusi nguli sytë e mendjen e Tij tek Jerusalemi dhe parashikoi radhën e vuajtjeve që ishin para Tij. Jezusi donte të ishte i sigurt që ajo që po bënte ishte ajo që Perëndia donte që Ai të bënte. Në momente të tilla, lutja është e vetmja mënyrë për të gjetur sigurinë dhe mbështetjen. Procesi i lutjes zbrazi menjëherë mbi personin e Jezusit lavdinë hyjnore: “Dhe, ndërsa po lutej, pamja e fytyrës së tij ndryshoi dhe veshja e tij u bë e bardhë dhe e ndritshme” (Luka 9:29).Jezusi i shpërfytyruar po bashkëbisedonte me Moisiun dhe Elian për “për ikjen e tij nga kjo jetë, që do të kryhej së shpejti në Jeruzalem” (vargu 31). Fjala ikje mund të kuptohet në dy mënyra: vdekja e Tij e pritur në Jeruzalem – megjithëse fjala greke që përdoret këtu exodus, nuk përdoret zakonisht për vdekje. Dhe e dyta “ikja” mund të nënkuptojë gjithashtu “eksodin” e madh, që Jezusi do të përmbushte së shpejti në Jeruzalem –

Libri i Lukës nga John M. Fowler44

1

12

34

5

6

7

8

9

10

111213

1415

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

Page 46: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 3: Kush është Jezu Krishti? Mars 28-Prill 3

ky është eksodi i madhërishëm dhe shpëtues, i cili do të sillte çlirim nga mëkati.Bashkëbisedimi i të treve përfundoi me një zë aprovimi nga qielli, “‘Ky është biri i dashur. Dëgjojeni!’” (vargu 35). Shpërfytyrimi e vajosi Jezusin me lavdi, e siguroi se Ai ishte Biri dhe paralajmëroi që Shpëtimi do t’i kushtonte jetën Birit. Prandaj, pasohet nga urdhri qiellor për dishepujt: dëgjojeni Atë. Pa bindje dhe besnikëri të verbër ndaj Tij, nuk mund të jemi dishepuj.

Ellen G. White shkroi se këta burra, duke nënkuptuar Moisiun e Elian, (të cilët “ishin zgjedhur mbi të gjithë engjëjt rreth fronit”), kishin ardhur për të komunikuar me Jezusin për vuajtjet e Tij. Gjithashtu, ata kishin ardhur për ta ngushëlluar Atë dhe për ta siguruar për mbështetjen e qiellit. Shpresa e botës, shpëtimi i çdo qenieje njerëzore ishte fokusi i bashkëbisedimin të tyre.”—The Desire of Ages, fq. 425. Pra, edhe Vetë Jezusi, që kishte ngushëlluar kaq shumë njerëz të tjerë, kërkoi ngushëllim dhe mbështetje për Veten e Tij. Çfarë duhet të na thotë kjo për nevojat për ngushëllim, inkurajim dhe ndihmë që mund të kenë edhe ata, që janë shpirtërisht të fortë si drejtuesit, mësuesit dhe udhëzuesit tanë? Në fakt, kë njihni ju që ka nevojë tani për ngushëllim, mbështetje dhe inkurajim?

Libri i Lukës nga John M. Fowler45

1

1

2

3

4

5

6

7

8

9

1011

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

2829

30

Page 47: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 3: Kush është Jezu Krishti? Mars 28-Prill 3

E PREMTE Prill 17

Për më tepër studim:“Shmangni çdo pyetje që mund të keqkuptohet në lidhje me trajtën njerëzore të Krishtit. E vërteta qëndron pranë rrugës së supozimit. Nëse trajtoni trajtën njerëzore të Krishtit, ju duhet të tregoni kujdes të fortë për çdo pohim. Gjithashtu, fjalët tuaja nuk duhet të nënkuptojnë më shumë nga sa kanë qëllim të thonë. Në këtë mënyrë, ju nuk do të humbni apo zbehni perceptimet e qarta të trajtës së Tij njerëzore të kombinuara me shenjtërinë e Tij. Lindja e Tij ishte një mrekulli e Perëndisë. . . . kurrë, në asnjë mënyrë, mos lini përshtypjen në mendjet e njerëzve se Krishti pati ndonjë njollë apo prirje korruptimi apo se Ai iu dorëzua korruptimit në ndonjë mënyrë. Ai u tundua në të gjitha pikat si njeri, por, megjithatë, Ai cilësohet ‘i shenjtë’. Fakti që Krishti u tundua në të gjitha pikat si ne, por pa mëkatuar, do të lihet si mister i pashpjeguar për njerëzit e vdekshëm. Mishërimi i Krishtit ka qenë dhe do të mbetet një mister”—Ellen G. White Comments, The SDA Bible Commentary, vëll. 5, fq. 1128, 1129.

Pyetje për diskutim:Lexoni citimin e mësipërm nga Ellen G. White për natyrën njerëzore të Krishtit. Ne duhet të përballemi me faktin se natyra njerëzore e Jezusit si dhe ajo hyjnore është një e vërtetë e mrekullueshme, të cilën, për tani, ne kurrë nuk do ta kuptojmë plotësisht. Ashtu si ajo shkroi: “Mishërimi i Krishtit ka qenë dhe do të mbetet një mister”. Atëherë, pse duhet të tregohemi të kujdesshëm ndaj gjykimeve të ashpra kundër atyre që nuk e kuptojnë këtë “mister” në të njëjtën mënyrë si ne?

Libri i Lukës nga John M. Fowler46

1

12

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

2425

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

3738

Page 48: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 3: Kush është Jezu Krishti? Mars 28-Prill 3

Mendoni se çfarë ndodhi në malin e Shpërfytyrimit. Kjo ngjarje e mrekullueshme në historinë e shpëtimit do të ndodhte së shpejti, por çfarë po bënin dishepujt që u zgjodhën të vinin me Jezusin në mal? Po flinin! Në ç’mënyra mund të jetë kjo një metaforë për veten tonë, si besimtarë individualë apo si kishë? Edhe ne po jetojmë përpara një ngjarjeje të madhe në historinë e Shpëtimit: ardhjen e dytë të Jezusit.

Lexoni disa gjëra që Jezusi tha për Veten e Tij. Pse është logjikisht e gabuar ideja që Jezusi ishte thjesht një burrë i madh, një profet i fuqishëm apo një drejtues shpirtëror? Pse na duhet të pranojmë njërën nga dy alternativat: ose Jezusi është Ai që tha se ishte, ose që Ai ishte një njeri lunatik dhe i vetë-mashtruar? Pse nuk ka mundësi tjetër në lidhje me identitetin e Jezusit?

Sot, dielli perëndon në orën 19:23. Sabat të lumtur!

Libri i Lukës nga John M. Fowler47

1

1

2

3

4

5

6

7

8

910

11

12

13

14

15

16

17

1819

20

21

Page 49: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 4: Thirrja për dishepullim Prill18–24

Mësimi 4 *Prill 18–24

Thirrja për dishepullim

E SHTUNË PASDITE

Lexoni për studimin e kësaj jave: Luka 5:1–11, 6:12–16, 9:1–6, Mat. 10:5–15, Luka 10:1–24, Luka 9:23–25, Mat. 16:24–28.

Vargu përmendësh: “Pastaj u tha të gjithëve: ``Nëse dikush do të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, ta marrë çdo ditë kryqin e vet dhe të më ndjekë’” (Luka 9:23).

“Dishepull” do të thotë ndjekës, apo nxënës. Fjala dishepull përmendet më shumë sesa 250 herë në Bibël; më shumë, por jo ekskluzivisht, tek Ungjijtë dhe tek Veprat e Apostujve. Të qenit një dishepull i jep energji shpirtit, sfidon mendjen dhe kërkon më të mirën në marrëdhënien tonë me Perëndinë dhe me njerëzit. Pa besnikërinë ndaj Krishtit dhe ndaj kërkesave të

Libri i Lukës nga John M. Fowler48

12

3

4

5

6

7

8

910

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

2122

23

24

2526

27

28

29

3031

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 50: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 4: Thirrja për dishepullim Prill18–24

jetës e mesazhit të Tij, nuk mund të ketë dishepullim. Ç ‘thirrje më të lartë mund të marrë njeriu?“Perëndia i pranon njerëzit ashtu si janë. Ai i edukon ata për shërbesën e Tij, nëse ata do ta dorëzojnë veten tek Perëndia. Fryma e Perëndisë, e pranuar në shpirt, do të zgjojë të gjitha aftësitë. Nën udhëheqjen e Frymës së Shenjtë, mendja – e cila i është përkushtuar në mënyrë të pakthyeshme Perëndisë – do të zhvillohet në harmoni dhe do të forcohet për të kuptuar dhe për të plotësuar kërkesat e Perëndisë. Karakteri i dobët dhe i lëkundur ndryshohet në karakter të fortë dhe të qëndrueshëm. Përkushtimi i vazhduar vendos një lidhje kaq të ngushtë midis Jezusit dhe dishepullit të Tij, sa i krishteri bëhet si Ai, në mendje dhe në karakter”—Ellen G. White, The Desire of Ages, fq. 251.

Gjatë kësaj jave ne do të studiojmë sesi Jezusi i thirri ata që duhet ta ndiqnin. Gjithashtu do të shohim mësimet që mund të nxjerrin nga ta, të cilat mund të na ndihmojnë në përparimin e punës që Ai filloi në tokë.

*Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 25 Prill.

Libri i Lukës nga John M. Fowler49

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

2324

25

2627

Page 51: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 4: Thirrja për dishepullim Prill18–24

E DIEL Prill 19

Peshkatarë njerëzish

Simoni dhe Andrea ishin munduar gjithë natën. Peshkatarë të regjur, ata e njihnin mirë artin e peshkimit. Ata dinin mirë kur të ndalonin. Puna e gjithë natës nuk kishte sjellë gjë. Në mes të zhgënjimit të tyre erdhi një urdhër i prerë: “‘Shko në të thella, dhe hidhni rrjetat tuaja për të zënë peshk’” (Luka 5:4). Përgjigjja e Simonit dukej të ishte e pashpresë dhe e trishtuar: “‘u munduam gjithë natën dhe nuk zumë asgjë; por, për fjalën tënde. . .’” (vargu 5). Kush është ky marangoz që këshillon një peshkatar për peshkim? Simoni mund të ishte larguar. Por, a ka mundësi që predikimi ngushëllues dhe prekës dhënë më parë kishte patur efekte mbi të? Prandaj, ai u përgjigj: “‘për fjalën tënde’”. Ja pra, mësimi i parë i dishepullimit: bindje ndaj Fjalës së Krishtit. Andrea, Gjoni dhe Jakobi mësuan shpejt se nata e gjatë dhe e padobishme ia la vendin një agimi të ndriçuar dhe mbresëlënës, plot me peshq. Një herë, Pjetri ra në gjunjë dhe thirr: “‘Largohu prej meje, sepse jam njeri mëkatar’” (vargu 8). Të pranuarit e shenjtërisë së Perëndisë dhe të gjendjes sonë të mëkatë është një tjetër hap i rëndësishëm për dishepullim. Ashtu sikurse Isaia tha (Isa. 6:5), Pjetri e kishte ndërmarrë atë hap.

Lexoni Luka 5:1–11, Mateu 4:18–22 dhe Marku 1:16–20. Analizoni mrekullinë, habinë e peshkatarëve, rrëfimin e Pjetrit dhe autoritetin e Jezusit. Çfarë na thotë secili nga këto rrëfime për shtegun e dishepullimit?

Libri i Lukës nga John M. Fowler50

12

34

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

2930

31

32

33

34

353637

3839

Page 52: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 4: Thirrja për dishepullim Prill18–24

“‘Mos ki frikë; tash e tutje ti do të jesh peshkatar njerëzish të gjallë’” (Luka 5:10). Kalimi nga të qenit peshkatarë tek të qenit peshkatarë njerëzit është i jashtëzakonshëm. Ai kërkon: dorëzim të plotë të vetes tek Mësuesi, pranim të paaftësisë sonë dhe të gjendjes sonë të mëkatë, kërkim me besim tek Jezusi për të marrë forcë për të ecur në shtegun e vetmuar dhe të panjohur të dishepullimit dhe një mbështetje të vazhduar në Krishtin dhe vetëm në Të. Jeta e një peshkatari është e pasigurt dhe e rrezikshme – duke luftuar dallgët e pamëshirshme dhe të pasigurta për të siguruar një të ardhur të vazhduar. Në mënyrë të ngjashme është edhe jeta e një peshkatari njerëzish. Por, Perëndia premton “Mos ki frikë”. Dishepullimi nuk është një rrugë e lehtë; ai ka majat dhe gropat e veta, gëzimet dhe sfidat e veta. Por një dishepull nuk thirret për të ecur i vetëm. Ai që tha “Mos ki frikë” është në krah të dishepullit besnik.

Rikthejuni dhe lexoni përsëri rrëfimin e Pjetrit ku ai thotë se është njeri mëkatar. Vëreni sesi gjendja e tij e mëkatë kërkonte që ai të ishte larg Jezusit. Pse mëkati na e bën këtë, domethënë na shtyn larg nga Perëndia?

E HËNË Prill 20

Përzgjedhja e të dymbëdhjetëveDishepullimi nuk bëhet nga vetvetja. Ai është rezultat i përgjigjes ndaj thirrjes së Jezusit.

Libri i Lukës nga John M. Fowler51

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

2728

29

30

31

32

33

34

3536

37

38

39

Page 53: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 4: Thirrja për dishepullim Prill18–24

Luka përmend se Jezusi i ka thirrur tashmë Pjetrin, Andrean, Gjonin dhe Jakobin (Luka 5:11, Mateu 4:18–22) dhe Levit Mateun, tagrambledhësin (Luka 5:27–32). Tani, shkruesi i jep një vend të veçantë përzgjedhjes së të Dymbëdhjetëve në rrëfimin e tij. Kjo ndodh menjëherë pas shërimit të një burri me dorën e tharë në Sabat (Luka 6:6–11) – ngjarje e cila shtyu farisenjtë të planifikonin vrasjen e Jezusit. Perëndia e dinte se ishte koha për të konsoliduar punën e Tij dhe për të përgatitur një grup punëtorësh. Ai do t’i trajnonte dhe do t’i përgatiste ata për punën pas Kryqit.

Lexoni Luka 6:12–16, 9:1–6. Çfarë na thonë këto vargje për thirrjen e të dymbëdhjetë apostujve?

Midis turmës që e ndiqte Jezusin, kishte shumë dishepuj – ata që e ndiqnin Atë si një student ndjek mësuesin. Por detyra e Krishtit ishte më shumë sesa thjesht mësimdhënie. Kjo detyrë përfshinte ndërtimin e një komuniteti të shpëtuarish, një kishë që do ta çonte mesazhin e Tij shpëtues deri në fund të tokës. Për këtë qëllim, Ai ka nevojë për më tepër sesa thjesht dishepuj. “Zgjodhi prej tyre dymbëdhjetë, të cilëve u dha edhe emrin apostuj” (Luka 6:13). “Apostull” do të thotë një person i dërguar me një mesazh të veçantë për një qëllim të caktuar. Luka e përdor gjashtë herë këtë fjalë tek Ungjilli dhe më shumë se 25 herë tek Veprat e Apostujve (Mateu dhe Marku e përdorin nga një herë secili).

Të Dymbëdhjetët nuk u zgjodhën për shkak të arsimimit, gjendjes ekonomike, shkallës shoqërore, shkëlqimit moral apo diçkaje tjetër që i veçonte ata për këtë përzgjedhje. Ata ishin burra të

Libri i Lukës nga John M. Fowler52

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

1213

14

151617

1819

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 54: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 4: Thirrja për dishepullim Prill18–24

zakonshëm nga prejardhje e zakonshme: peshkatarë, tagrambledhës, një fanatik, një dyshues dhe një (i cili rezultoi në fund të ishte) tradhtar. Ata u thirrën për një qëllim të vetëm: të ishin ambasadorë të Mbretit dhe mbretërisë së Tij. “Perëndia i pranon njerëzit ashtu si janë, me elementet njerëzore të karakterit të tyre. Ai i trajnon ata për shërbesën e Tij, nëse ata duan të disiplinohen dhe duan të mësojnë nga Ai. Ata nuk zgjidhen sepse janë të përsosur, por, pavarësisht të metave të tyre, ata të mund të transformohen sipas shëmbëlltyrë së Tij. Kjo mund të ndodhë nëpërmjet njohjes dhe zbatimit të së vërtetës, me anë të hirit të Krishtit”—Ellen G. White, The Desire of Ages, fq. 294.

Le ta pranojmë: ne nuk jemi të përsosur dhe askush tjetër në kishë nuk është i përsosur. Ne të gjithë jemi në procesin e rritjes (edhe pse disa duket se rriten më ngadalë nga çfarë do të donin!). Ndërkohë, si mësojmë të punojmë me të tjerët dhe t’i pranojmë ashtu si janë?

Libri i Lukës nga John M. Fowler53

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

1516

17

18

19

20

21

2223

24

Page 55: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 4: Thirrja për dishepullim Prill18–24

E MARTË Prill 21

Autorizimi i apostujve

Lexoni Luka 9:1–6 dhe Mateu 10:5–15. Çfarë të vërtetash shpirtërore mund të mësojmë nga këto vargje për mënyrën sesi Jezusi i thirri këta burra?

Luka e përshkruan autorizimin e apostujve si një proces me tri etapa.Së pari, Jezusi i thirri bashkë (Luka 9:1). Fjala thirri është po aq e rëndësishme për misionin e krishterë, sa është e rëndësishme për fjalorin e krishterë. Përpara se të bëhet një term teologjik, ajo duhet të bëhet një eksperiencë personale. Apostujt duhet t’i vënë veshin Atij që i thërret për të ardhur tek Ai dhe për të qenë “bashkë”. Të dyja së bashku, bindja ndaj Atij që thërret dhe dorëzimi i gjithçkaje tek Ai, janë të rëndësishme për të përjetuar unitetin. Ky i fundit është thelbësor për suksesin e misionit.Së dyti, Jezusi “u dha atyre pushtet dhe autoritet” (Luka 9:1). Jezusi nuk i dërgon kurrë emisarët e Tij duarbosh. Gjithashtu, Ai nuk pret që ne të jemi përfaqësuesit e Tij nëpërmjet forcës sonë. Arsimimi ynë, kultura jonë, statusi, pasuria dhe inteligjenca jonë janë të paafta për të përmbushur misionin e Tij. Është Krishti, Ai që mundëson, pajis dhe forcon. Fjala greke për “pushtet” është dynamis. Nga kjo fjalë rrjedh nga “dynamo”, një burim drite dhe “dynamite” një burim energjie që mund të rrëzojë një mal. Pushteti dhe autoriteti që Jezusi jep, është i mjaftueshëm për të shtypur djallin dhe për të mposhtur qëllimet e tij. Jezusi është fuqia jonë. “Kur vullneti i njeriut

Libri i Lukës nga John M. Fowler54

12

34

5

6

789

1011

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 56: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 4: Thirrja për dishepullim Prill18–24

bashkëpunon me vullnetin e Perëndisë, ai bëhet i pamposhtur. Çfarëdo që duhet të bëhet me urdhrin e Tij do të përmbushet me forcën e Tij. Të gjitha kërkesat e Tij janë të bëshme”— Ellen G. White, Christ’s Object Mësimis, fq. 333. Së treti, Jezusi “i nisi të predikojnë mbretërinë e Perëndisë dhe të shërojnë të sëmurët” (Luka 9:2). Predikimi dhe shërimi shkojnë bashkë. Misioni i dishepujve është që të kujdesen për personin si i tërë – trup, mendje dhe shpirt. Mëkati dhe Satani e kanë gllabëruar të gjithë personin dhe i gjithë personi duhet të vihet nën forcën shenjtëruese të Jezusit.Jeta prej dishepulli mund të jetohet vetëm nëse ajo i jepet plotësisht Krishtit (asgjë nuk duhet të jetë në mes). As ari e as argjendi, as babai e as nëna, as bashkëshorti e as fëmija, as jeta e as vdekja, as rastisjet e sotme e as urgjencat e nesërme nuk duhet të jenë midis dishepullit dhe Krishtit. Krishti, mbretëria e Tij dhe dëshmia tek një botë e humbur janë ato që kanë rëndësi.

“‘Mos merrni asgjë për rrugë’” (Luka 9:3). Çfarë parimi shprehet këtu që është i rëndësishëm për ne ta kuptojmë dhe ta përjetojmë?

Libri i Lukës nga John M. Fowler55

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

2122

23

24

25

Page 57: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 4: Thirrja për dishepullim Prill18–24

E MËRKURË Prill 22

Dërgimi i të shtatëdhjetëveLexoni Luka 10:1–24. Çfarë na mëson rrëfimi i dërgimit të të 70-ve për fitimin e shpirtrave në kontekstin e realitetit të betejës së madhe?

Gjatë shërbesës së Tij, më shumë se 12 dishepuj e ndiqnin Jezusin. Kur Pjetri iu drejtua besimtarëve përpara përzgjedhjes së një zëvendësuesi për Judën, grupi ishte i përbërë nga të paktën 120 dishepuj (Veprat e Apostujve 1:15). Pali thotë se Jezusi kishte jo më pak se 500 ndjekës kur u ngjit në qiell (1 Kor. 15:6). Kështu që, dërgimi i të 70-ve nuk e kufizon numrin e dishepujve që Jezusi kishte, por thjesht sugjeron zgjedhjen e Tij për një grup të veçantë. Këta duhet të shkonin përpara Tij në një mision të përcaktuar në qytetet e Galilesë për të përgatitur rrugën për vizitat e Tij në vazhdim.

Vetëm tek Ungjilli i Lukës regjistrohet rrëfimi i të 70-ve (tipike kjo duke marrë parasysh mendjen misionare të Lukës). Numri 70 është simbolik në Shkrime ashtu si dhe në historinë çifute. Zanafilla 10 liston 70 kombe të botës si prejardhje e Noeut dhe Luka ishte një shkrues me këndvështrim mbarë-botëror. Moisiu caktoi 70 drejtues për ta ndihmuar atë në punën e tij (Num. 11:16, 17, 24, 25). The Sinedri ishte i përbërë nga 70 anëtarë. Nëse të gjithë këto kishin ndonjë domethënie për Jezusin kur thirri të 70-tët, kjo domethënie nuk përmendet në Shkrimet. Kjo nuk ka pse të na çojë në spekulime. Ajo që është e rëndësishme është se Jezusi, si një trajner i drejtuesve të kishës, na ka lënë shembullin për të mos përqendruar pushtetin

Libri i Lukës nga John M. Fowler56

12

3

4

5

678

910

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 58: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 4: Thirrja për dishepullim Prill18–24

dhe përgjegjësinë tek pak persona, por për ta ndarë në një spektër të gjerë dishepujsh.

Gëzimi dhe përmbushja ishin karakteristikat e kthimit të të 70-ve. Ata i raportuan Jezusit: “‘Zot, edhe demonët na nënshtrohen në emrin tënd’” (Luka 10:17). Suksesi në fitimin e shpirtrave nuk është kurrë meritë e ungjillëzuesit. Ai është vetëm një ndërmjetës. Suksesi vjen me anë të “emrin tënd”. Emri dhe pushteti i Jezusit është në zemër të çdo misioni ungjillëzues të suksesshëm. Vëreni me kujdes tre reagimet e Jezusit ndaj suksesit të të 70-ve. Së pari, në suksesin e ungjillëzimit Jezusi sheh mposhtjen e Satanit (vargu 18). Së dyti, sa më shumë përfshihet personi në punën ungjillëzuese, aq më shumë autoritet i premtohet (vargu 19). Së treti, gëzimi i ungjillëzuesit nuk duhet të jetë për atë që ka përmbushur në tokë, por, për faktin që emri i tij/i saj është shkruar në qiell (vargu 20). Qielli gëzohet dhe shënon çdo person që fitohet nga kthetrat e Satanit. Çdo shpirt i fituar për mbretërinë është një dështim për skemat e Satanit.

Lexoni përsëri Luka 10:24. Cilat janë disa nga gjërat që ne kemi parë, por që profetët dhe mbretërit do të kishin dashur t’i shihnin? Çfarë duhet të thotë kjo për ne?

Libri i Lukës nga John M. Fowler57

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

2223

24

25

26

2728

29

Page 59: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 4: Thirrja për dishepullim Prill18–24

E ENJTE Prill 23

Kosto e dishepullimit Sokrati kishte Platonin. Gamalieli kishte

Saulin. Drejtues të feve të ndryshme kishin ndjekësit e tyre të përkushtuar. Dallimi midis dishepujve të rasteve të mësipërme dhe dishepujve të Jezusit është se, të parët, bazohen në filozofinë njerëzore, ndërsa, të dytët, i kanë rrënjët në personin dhe arritjen e Vetë Jezusit. Kështu, dishepullimi i krishterë jo vetëm mbështetet tek mësimet e Krishtit, por gjithashtu në atë që Ai bëri për shpëtimin e njerëzimit. Prandaj, Jezusi i kërkon të gjithë ndjekësve të Tij që ta marrin kryqin dhe ta ndjekin Atë. Nëse njerëzit nuk ecin në gjurmët e Kalvarit, nuk ka dishepullim të krishterë.

Lexoni Luka 9:23–25, Mateu 16:24–28, Marku 8:34–36. Cili është mesazhi kryesor këtu për ata që thonë se janë të krishterë?

Dishepulli i krishterë është një lidhje vepruese midis të shpëtuarit dhe Shpëtimtarit; si të shpëtuar ne duhet të ndjekim Shpëtimtarin. Prandaj, Pali thotë, “Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron në mua” (Gal. 2:20).

Kosto e dishepullimit përcaktohet tek Luka 9:23: “‘Nëse dikush do të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, ta marrë çdo ditë kryqin e vet dhe të më ndjekë’” (Luka 9:23). Vëreni foljet aktive: “të mohojë”, “të marrë” dhe “të më ndjekë”. Kur ne lexojmë mohimin e Jezusit nga Pjetri marrim një

Libri i Lukës nga John M. Fowler58

12

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

1819

20

21

222324

2526

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 60: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 4: Thirrja për dishepullim Prill18–24

shembull të mirë të përkufizimit të “mohimit”. Pjetri thoshte, “Unë nuk e njoh Jezusin”. Pra, kur ne thirremi për dishepullim, na kërkohet një mohim i vetvetes. Unë duhet të jem në gjendje të them se Unë s’e njoh veten; vetja është e vdekur. Në vendin e saj, Krishti duhet të jetojë (Gal. 2:20). Së dyti, të marrësh kryqin përditë është një thirrje për të përjetuar vetë-kryqëzim në mënyrë të vazhduar. Së treti, të ndjekësh kërkon që fokusi dhe drejtimi i jetës është Krishti dhe vetëm Ai.

Jezusi e rrit koston e dishepullimit edhe më tej, siç zbulohet tek Luka 9:57–62: asgjë nuk ka përparësi mbi Jezusin. Ai dhe vetëm Ai qëndron mbi miqësi e bashkësi, në punë e në adhurim. Në dishepullimin e krishterë, vdekja për veten nuk është një mundësi, ajo është një domosdoshmëri. “Kur Krishti thërret një njeri, Ai i kërkon të vijë e të vdesë. . . . Është e njëjta vdekje çdo herë – vdekje në Jezus Krishtin, vdekja e njeriut të vjetër kur Ai e thërret. . . . Vetëm njeriu që është i vdekur për veten mund të ndjekë Krishtin” — Dietrich Bonhoeffer, The Cost of Discipleship (New York: The Macmillan Co., 1965), fq. 99.

Çfarë ju ka kushtuar ndjekja e Krishtit? Mendoni gjatë për përgjigjet tuaja dhe për implikimet e saj.

E PREMTE Prill 24

Libri i Lukës nga John M. Fowler59

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

2324

25

26

27

2829

30

31

32

33

34

35

36

3738

Page 61: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 4: Thirrja për dishepullim Prill18–24

Për më tepër studim: “Mbajtja e kryqit e ndan njeriun nga shpirti dhe e vë njeriun në pozitën për të mësuar të mbajë barrën e Krishtit. Ne nuk mund të ndjekim Krishtin pa mbajtur barrën, pa ngritur kryqin dhe pa e mbajtur më pas. Nëse vullneti ynë nuk është në përputhje me kërkesat hyjnore, ne duhet të mohojmë prirjet tona mëkatare, duhet të heqim dorë nga dëshirat tona dhe duhet të ecim në gjurmët e Krishtit” — Ellen G. White, Sons and Daughters of God, fq. 69.

Pyetje për diskutim:Rikthejuni pyetjes në fund të mësimit të ditës së mërkurë, e cila lidhet me Luka 10:24. Cilat janë disa nga gjërat që ne, duke jetuar në këtë kohë e në këtë brez, kemi privilegjin t’i dëshmojnë (të cilat “shumë profetë dhe mbretër” do të kishin dashur t’i dëshmonin)? Për shembull, përmbushjet e profecive? Mendoni sesa larg ishin Danieli 2, 7 dhe 8 për shumë nga këta profetë e mbretër, por janë fakte për ne, sot. Për ç’shembuj të tjerë mund të mendoni?

Reflektoni më shumë në fjalët e Jezusit sesi dikush mund të fitojë botën, por të humbasë shpirtin e vet. Çfarë donte të thoshte me këtë? Po përsa i përket humbjes së jetës së njeriut për ta shpëtuar atë? Çfarë do të thotë? Një gjë është për jobesimtarin që të kapet me egoizëm pas gjërave të kësaj bote. Natyrshëm, sepse ata kaq besojnë se kanë. Tek cila gjë tjetër do të mbështeteshin? Nga ana tjetër, ne si besimtarë e dimë që kjo botë do të marrë fund dhe një tjetër do të fillojë. Atëherë pse besimtarët në Jezus përpiqen të fitojnë sa më shumë nga kjo botë? Si mund të mbrojmë veten nga ky kurth shpirtëror i rrezikshëm?

Lexoni Luka 10:17–20. Ne mund ta kuptojmë entuziazmin e këtyre njerëzve tek shihnin që edhe

Libri i Lukës nga John M. Fowler60

1

2

3

4

5

6

7

8

9

1011

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

2223

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

3637

38

39

Page 62: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 4: Thirrja për dishepullim Prill18–24

demonët i bindeshin në emër të Krishtit. Shikoni përgjigjen e Jezusit për ta. Cila është gjëja që duhet të kuptojnë ata që janë të përfshirë në ungjillëzim?

Kush janë disa njerëz, përveç karaktereve në Bibël, të cilëve i ka kushtuar shumë (ndoshta më shumë se ne) ndjekja e Krishtit? Në grupin e studimit, pyesni veten, “Çfarë humbën këta njerëz; çfarë i kushtoi të ndiqnin Krishtin; a do isha i gatshëm të bëja të njëjtën gjë?”

Sot, dielli perëndon në 19:33. Sabat të lumtur!

Libri i Lukës nga John M. Fowler61

1

2

3

45

6

7

8

9

10

1112

13

14

Page 63: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 5: Krishti Zot i Sabatit Prill 25–Maj 1

Mësimi 5 *Prill 25–Maj 1

Krishti si Zot i Sabatit

E SHTUNË PASDITE

Lexoni për studimin e kësaj jave: Marku 1:21, 6:2; Luka 4:17–19, 31–37; 2 Kor. 5:17; Luka 6:1–11; 13:10–16. Vargu përmendësh: “‘E shtuna është bërë për njeriun dhe jo njeriu për të shtunën. Prandaj Biri i njeriut është zot edhe i së shtunës’” (Marku 2:27, 28).

Pavarësisht se Luka e shkroi Ungjillin e tij kryesisht për paganët, është domethënës fakti sesa shpesh ai i referohet Sabatit. Nga 54 rastet kur Sabati përmendet tek Ungjijtë dhe tek Veprat e Apostujve, 17 herë janë tek Luka dhe 9 herë tek Veprat e Apostujve; 9 herë tek Mateu, 10 herë tek Marku dhe 9 herë tek Gjoni. Si një pagan i konvertuar, Luka besonte tek Sabati i ditës së shtatë, si për çifutët dhe për paganët. Ardhja e

Libri i Lukës nga John M. Fowler62

12

3

4

5

6

7

8

9

1011

12

13

14

15

16

1718

19

2021

22

23

24

25

26

27

28

2930

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 64: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 5: Krishti Zot i Sabatit Prill 25–Maj 1

parë e Krishtit nuk solli ndryshime përsa i përket respektimit të Sabatit.

Me të vërtetë, “Krishti, gjatë shërbesës së Tij tokësore, i vuri theksin kërkesave të Sabatit. Në të gjitha mësimet e Tij, Ai tregoi bindje e nderim ndaj këtij institucioni, të cilin e kishte dhënë Vetë. Në ditët e Tij, Sabati ishte venitur kaq shumë sa mbajtja e tij reflektonte më shumë karakterin egoist dhe arbitrar të njeriut sesa karakterin e Perëndisë. Krishti hoqi mënjanë mësimet e rreme nëpërmjet të cilave ata që shpallnin se e njihnin Perëndinë e kishin keq-prezantuar Atë”—Ellen G. White, Prophets and Kings, fq. 183.Mësimi i kësaj jave rikthehet tek Jezusi si Zot i Sabatit: tek mënyra sesi Ai e mbajti Sabatin dhe tek shembulli që Ai vendosi për ne që ta ndjekim. Praktika e respektimit të ditës së parë të javës si Sabat nuk ka autorizim as në Krishtin as në Dhiatën e Re.

*Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 2 Maj.

Libri i Lukës nga John M. Fowler63

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

2021

22

2324

Page 65: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 5: Krishti Zot i Sabatit Prill 25–Maj 1

E DIEL Prill 26

“Siç e kishte zakon” (Luka 4:16–30; lexoni gjithashtu Isaia 61:1, 2)

“Si e kishte zakon ditën e shtunë, hyri në sinagogë dhe u ngrit për të lexuar” (Luka 4:16). Ky është një tekst i mirë Adventist. Shumë nga ne e përdorin në takimet ungjillëzuese apo në studimet biblike për të theksuar faktin që ishte praktikë e Jezusit mbajtja e Sabatit.Sinagogat luanin një rol tejet të rëndësishëm në jetën fetare çifute. Gjatë eksodit, kur tempulli nuk ekzistonte më, sinagogat u ndërtuan për adhurim dhe për të edukuar të rinjtë. Një sinagogë mund të ndërtohej kudo që mund të ishin 10 familje çifute. Duke qenë i rritur në Nazaret, Jezusi ndoqi “traditën” e të shkuarit në sinagogë çdo Sabat. Tani, në udhëtimin e parë në qytetin e lindjes, Sabati e gjeti Jezusin në sinagogë.

Lexoni Marku 1:21, 6:2, Luka 4:16–30, 6:6–11, 13:10–16, 14:1–5. Çfarë na mësojnë këto vargje për Jezusin dhe Sabatin? Ndërsa i lexoni, pyesni veten nëse gjeni ndonjë sinjalizim që Jezusi po e hiqte detyrimin tonë për të mbajtur Sabatin apo po e zëvendësonte atë me ndonjë ditë tjetër?

“Si e kishte zakon” (Luka 4:16). Vetëm Luka e përdor këtë shprehje: tek Luka 4:16, ndërsa Jezusi mori pjesë në sinagogën në Nazaret; dhe tek Luka 22:39, ndërsa turmat u afruan, Jezusi “shkoi si zakonisht në malin e Ullinjve, dhe edhe dishepujt e tij e ndiqnin”. Në të dyja rastet, “zakoni” kishte të bënte me adhurimin dhe lutjen.

Libri i Lukës nga John M. Fowler64

12

3

45

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

2021

22

23

24

25

26

272829

3031

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 66: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 5: Krishti Zot i Sabatit Prill 25–Maj 1

Pse duhet ta bëjmë zakon që të shkojmë në kishë në Sabat, ashtu si Jezusi shkonte në sinagogë në Sabat?Së pari, Perëndia është kudo. Ai mund të adhurohet kudo, por ka diçka të veçantë kur ne mblidhemi bashkë në një vend të përbashkët në ditën që u caktua në Krijim dhe u urdhërua në ligjin e Tij moral.Së dyti, të shkuarit në kishë siguron një mundësi publike për të pohuar se Perëndia është Krijuesi dhe Shpëtimtari ynë.Së fundmi, në këtë mënyrë, ne kemi mundësi për t’u miqësuar dhe për të ndarë me njëri – tjetrin gëzimet dhe shqetësimet.

Ata që na akuzojnë për fanatizëm ndaj ligjit apo se jemi të lidhur me zinxhirë për shkak se mbajmë Sabatin, nuk e kanë kuptuar bekimin e mrekullueshëm që Sabati mund të sjellë. Në ç’mënyra keni përjetuar lehtësimin që sjell Sabati?

Libri i Lukës nga John M. Fowler65

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

1415

16

17

18

19

2021

Page 67: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 5: Krishti Zot i Sabatit Prill 25–Maj 1

E HËNË Prill 27

Sabati: Kuptimi dhe mesazhi i tij” I dhanë në dorë librin” (Luka 4:17). Sabati

nuk shërbente vetëm për të shkuar në kishë për të adhuruar, por gjithashtu për të dëgjuar Fjalën e Perëndisë. Një jetë pa Fjalën e Tij nuk është larg kurthit të mëkatit: “E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje” (Psa. 119:11).

Lexoni Luka 4:17–19. Sot, kur ne analizojmë se çfarë dimë për Jezusin, për kush ishte Ai dhe çfarë bëri për ne, si i kuptojmë këto fjalë? Si e keni përjetuar realitetin e deklaratave të Tij Mesianike në ecjen tuaj me Perëndinë?

Pasi lexoi nga Isaia 61:1, 2, Jezusi tha, “‘Sot ky Shkrim u përmbush në veshët tuaja’” (Luka 4:21). Fjala, sot, meriton vëmendje. Çifutët prisnin që mbretëria e Perëndisë të vinte në një kohë në të ardhmen dhe ardhja të ishte dramatike, ushtarake – çrrënjosja e një regjimi alien nga Judea dhe marrja e fronit të Davidit. Por Jezusi po thoshte se mbretëria tashmë kishte ardhur në personin e Tij. Ai do të thyente të gjitha forcat e mëkatit, do të shkatërronte të keqen dhe do të çlironte robërit e shtypur të zotërimit të tij.

Mendoni gjithashtu sesa ngushtësisht të lidhura janë Sabati me deklaratat e Tij Mesianike. Sabati është një ditë pushimi, pushimi në Krishtin (Hebr.

Libri i Lukës nga John M. Fowler66

12

3

4

5

6

7

8

9

1011

12

13

14

15

161718

1920

2122

2324

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 68: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 5: Krishti Zot i Sabatit Prill 25–Maj 1

4:1–4); Sabati është një simbol lirie, çlirimi; lirinë dhe çlirimin që kemi në Krishtin (Rom. 6:6, 7); Sabati zbulon jo vetëm krijimin e Perëndisë, por edhe premtimin e ri-krijimit në Krishtin (2 Kor. 5:17, 1 Kor. 15:51–53). Nuk është koincidencë që Jezusi e zgjodhi ditën e Sabatit për të bërë shumë nga shërimet e Tij, për të çliruar ata që ishin shtypur dhe burgosur nga sëmundja.

Dita e Sabatit është një kujtesë javore, e gdhendur në diçka edhe më të pandryshueshme sesa guri (koha!), për atë që na është dhënë në Jezus.

Si ju ka ndihmuar mbajtja e Sabatit për të kuptuar më mirë shpëtimin vetëm nga besimi – domethënë që ne të pushojmë në atë që Krishti ka bërë për ne, në vend që të përpiqemi ta fitojmë vetë qiellin?

E MARTË Prill 28

Shërbimet e Sabatit në KapernaumMohimi në Nazaret e ktheu përsëri Jezusin në Kapernaum, ku Ai kishte shërbyer edhe më parë (Mat. 4:13). Ky qytet i rëndësishëm u bë baza për shërbesën e Jezusit në Galile. Në këtë qytet ishte një sinagogë, me shumë mundësi, e ndërtuar nga një oficer romak (Luka 7:5). Jezusi, siç e kishte zakon, shkoi në sinagogë ditën e Sabatit.Në këtë Sabat, shërbesa e Jezusit përfshinte një gamë të gjerë aktivitetesh — mësim, shërim,

Libri i Lukës nga John M. Fowler67

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

1112

13

14

15

16

1718

192021

22

23

24

25

26

27

2829

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 69: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 5: Krishti Zot i Sabatit Prill 25–Maj 1

predikim. Nuk thuhet asgjë se për çfarë predikoi Jezusi, por reagimi i njerëzve ishte mbresëlënës: “sepse fjala e tij ishte me autoritet” (Luka 4:32). Mësimet e tij ishin në dallim me mësimet e rabive; nuk ishin thjesht qetësues. Ai predikonte me autoritet, me rrënjët në Shkrime. Mësimet transmetoheshin me fuqinë e Frymës së Shenjtë; në to mëkati thirrej me emrin e tij të saktë dhe kërkohej pendesë.

Lexoni Luka 4:31–37. Çfarë të vërtetash zbulohen në këto vargje për (1) betejën e madhe, (2) realitetin e demonëve (3) qëllimin e Sabatit dhe (4) pushtetin e Perëndisë mbi të keqen? Çfarë tjetër gjejmë këtu?

Tek Luka 4:31–41 ne gjejmë të parin nga pesë shërimet në Sabat, të cilat i regjistron Luka (lexoni Luka 4:38, 39; 6:6–11; 13:10–16; 14:1–6). Në shërbesën në Nazaret, Jezusi lajmëron se është misioni i Tij për të çliruar, shëruar dhe restauruar ata që janë zemërthyer dhe të shtypur. Këtu në Kapernaum, në ditën e Sabatit, kur sinagoga ishte plot me adhurues, një burrë i zotëruar nga demonët u përball me Jezusin, duke i thënë “Ah, ç`ka mes nesh dhe teje, o Jezus Nazareas? A erdhe të na shkatërrosh? Unë e di se kush je ti: i Shenjti i Perëndisë”! (Luka 4:34). Demoni, duke qenë një nga miqtë satanikë dhe një qenie mbinatyrore, e njohu shpejt Shpëtimtarin e mishëruar. Në këtë rrëfim, velloja midis asaj që shihet dhe asaj që nuk shihet u ngrit.

Libri i Lukës nga John M. Fowler68

1

2

3

4

5

6

7

8

910

11

12

13

141516

1718

1920

2122

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 70: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 5: Krishti Zot i Sabatit Prill 25–Maj 1

Mendoni sesa hapur shfaqet këtu beteja e madhe! Shpeshherë, ajo nuk është kaq e dukshme. Por, e shohim ne atë tek luhet në jetën tonë? Cila është shpresa juaj e vetme për fitore në këtë betejë? Lexoni gjithashtu 1 Kor. 15:2.

E MËRKURË Prill 29

Zoti i Sabatit

Luka 6:1–11 na jep dy rrëfime tek Jezusi debaton me farisenjtë për Sabatin.

Lexoni rrëfimin e parë tek Luka 6:1–5. Si iu përgjigj Jezusi akuzave se Ai dhe dishepujt e Tij nuk respektonin Ligjin dhe Sabatin?

Ndërsa ecnin përgjatë një fushe, dishepujt këputnin kallinj, merrnin kokrrat prej tyre, i pastronin me dorë dhe i hanin ato. Por, farisenjtë e

Libri i Lukës nga John M. Fowler69

1

2

3

4

5

67

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

2223

2425

26

2728

29

30

313233

3435

36

37

38

39

Page 71: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 5: Krishti Zot i Sabatit Prill 25–Maj 1

shtrembëruan këtë fakt për të akuzuar dishepujt për thyerje të urdhërimit të Sabatit. Jezusi e vë në këndvështrimin e duhur rrëfimin dhe i drejton farisenjtë tek Davidi – i cili kur ishte i uritur, hyri në Shtëpinë e Perëndisë dhe, së bashku me udhëtarët e tij hëngrën bukën që ishte e lejuar të hahej vetëm nga priftërinjtë. Duke bërë kështu, Jezusi po i tregonte sesi farisenjtë (në një kohë të gjatë legalizmi) kishin stivuar rregull mbi rregull, traditë mbi traditë dhe e kishin kthyer Sabatin nga një gëzim (që duhet të ishte), në një barrë të rëndë.

Lexoni rrëfimin e dytë tek Luka 6:6–11. Çfarë mësimesh për Sabatin evidentohen këtu?

Megjithëse Ungjijtë sinoptikë e tregojnë këtë histori, vetëm Luka tregon që dora e tharë e burrit ishte dora e djathtë. Detaji i Dr. Lukës na ndihmon për të kuptuar ndikimin serioz që ky defekt fizik kishte mbi aftësinë e burrit për të jetuar një jetë normale. Kjo ngjarje solli dy reagime: e para, farisenjtë mezi po pritnin të akuzonin Jezusin për thyerje të Sabatit nëse Ai do ta shëronte dorën e burrit. E dyta, Jezusi lexoi zemrat e tyre dhe vendosi të vazhdonte me shërimin për të treguar se Ai është Zoti i Sabatit; Ai që e krijoi Sabatin dhe që do të vazhdonte me misionin e Tij për të çliruar këtë burrë nga zinxhirët e kësaj bote të sëmurë nga mëkati. Kështu, Ai e vendos mbajtjen e Sabatit në një këndvështrim hyjnor: është e lejuar të bësh mirë dhe të shpëtosh jetë në ditën e Sabatit (Luka 6:9–11).

Libri i Lukës nga John M. Fowler70

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

1213

14

151617

1819

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

3738

Page 72: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 5: Krishti Zot i Sabatit Prill 25–Maj 1

Mendoni sesa të verbuar ishin këta drejtues nga rregullat dhe traditat e tyre, të cilat i mendonin si të Perëndisë. Si mund të sigurohemi që të mos biem në të njëjtin kurth, për të mos lejuar që traditat dhe mësimet njerëzore të na verbojnë ndaj të vërtetave hyjnore?

E ENJTE Prill 30

Sabati: i sëmuri ndaj kaut dhe gomarit

Nga të tre Ungjijtë sinoptikë, vetëm Luka regjistron këto dy shërime të Jezusit në Sabat (Luka 13:10–16, 14:1–5). I pari shkaktoi zemërimin e drejtuesit të sinagogës me Jezusin; e dyta, bëri që farisenjtë të heshtnin. Në secilin rast, armiqtë e Jezusit përdorën keq-interpretime të ligjit për të akuzuar Jezusin për thyerje të Sabatit.

Lexoni Luka 13:10–16 dhe 14:1–6. Çfarë të vërtetash të rëndësishme po shfaqen këtu dhe sa e lehtë është të shtrembërosh të vërtetat biblike?

Mendoni për gruan e kërrusur. Ajo i përkiste një gjinie që nënçmohej nga farisenjtë. Ajo ishte e kërrusur prej tetëmbëdhjetë vitesh – kohë e gjatë,

Libri i Lukës nga John M. Fowler71

1

2

3

4

5

67

8

9

10

11

1213

14

15

1617

18

19

20

21

22

23

24

25

2627

28

29

303132

3334

35

36

37

38

39

Page 73: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 5: Krishti Zot i Sabatit Prill 25–Maj 1

e mjaftueshme për të testuar durimin dhe për ta përfshirë atë në një ndjenjë pa-kuptimësie për jetën. Dhe, për më tepër, ajo nuk ishte në gjendje për të çliruar veten. Tek ajo vjen personalisht hiri hyjnor. Jezusi e shikon, e thërret që të afrohet, i flet në mënyrë që ajo të mund të shërohet, vendos duart e Tij mbi të dhe “ajo u drejtua menjëherë” (Luka 13:13). Tetëmbëdhjetë vite agoni, papritur, i lanë vendin një gëzimi të madh dhe ajo “përlëvdonte Perëndinë” (vargu 13). Çdo folje që përdoret nga Luka është mënyra e Frymëzuesit për të pranuar vlerën dhe dinjitetin e gruas; në të vërtetë, vlerën dhe dinjitetin e çdo individi të përbuzur, pavarësisht situatës së tij/saj.

Në mrekullinë e dytë (Luka 14:1–6), Jezusi — gjatë rrugës për tek shtëpia e një fariseu për një drekë në Sabat — shëron një burrë që vuan nga hidropizia. Duke parashikuar kundërshtimet nga krerët fetarë që po e vëzhgonin nga afër, Jezusi ngriti dy pyetje: e para mbi qëllimin e ligjit (“‘A është e lejueshme të shërosh ditën e shtunë?’” [vargu 3]); e dyta mbi rëndësinë e qenieve njerëzore (“‘Cili nga ju, po t’i bjerë gomari i vet ose kau në një pus, nuk e nxjerr menjëherë jashtë, ditën e shtunë?’” [vargu 5]). Qëllimi i Tij ishte i dukshëm. Në fakt, sipas Lukës, ata nuk kishin përgjigje për atë që Ai kishte thënë. Jezusi zbuloi hipokrizinë e tyre – llojin më të keq të saj, sepse kjo hipokrizi mbulohej me vellon e shenjtërisë së supozuar dhe të indinjatës së drejtë për atë që farisenjtë mendonin se ishte shkelje e ligjit të shenjtë të Perëndisë.

Sa të kujdesshëm duhet të tregohemi!

Libri i Lukës nga John M. Fowler72

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

Page 74: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 5: Krishti Zot i Sabatit Prill 25–Maj 1

E PREMTE Maj 1

Për më tepër studim: “Perëndia nuk mund të tërheqë dorën për një moment, sepse njerëzit do të binin dhe do të vdisnin. Dhe njeriu duhet të kryejë gjithashtu punë në këtë ditë [Sabat]. Nevojat e jetës duhet të plotësohen, i sëmuri duhet të marrë përkujdesjen, nevojat e nevojtarit duhet të përmbushen. Ai që refuzon të lehtësojë vuajtjen në Sabat nuk do të konsiderohet i pafajshëm. Dita e shenjtë e pushimit u bë nga Perëndia për njeriun dhe veprat e mëshirës janë në harmoni të plotë me qëllimin e kësaj dite. Perëndia nuk dëshiron që krijesat e Tij të vuajnë qoftë një orë më shumë vuajtje nëse kjo vuajtje mund të lehtësohet gjatë ditës së Sabatit apo gjatë ndonjë dite tjetër”—Ellen G. White, The Desire of Ages, fq. 207.

“Asnjë institucion tjetër, si Sabati, nuk iu dha çifutëve për t’i dalluar ata plotësisht nga kombet që i rrethonin. Perëndia kishte për qëllim që mbajtja e Sabatit t’i karakterizonte ata si adhuruesit e Tij. Sabati duhet të ishte një shenjë e ndarjes së tyre prej idhujtarisë dhe lidhjes së tyre me Perëndinë e vërtetë. Por, për ta mbajtur Sabatin të shenjtë, njeriu duhet të jetë i shenjtë. Nëpërmjet besimit, ai mund të jetë pjesëmarrës i drejtësisë së Krishtit”—Ellen G. White, The Desire of Ages, page 283.

Pyetje për diskutim: A nuk është e mrekullueshme sesa e qartë është Bibla për Jezusin dhe Sabatin? Megjithatë, miliona persona që shkojnë në kishë në mbarë botën vazhdojnë të këmbëngulin që Sabati i ditës së shtatë nuk është i detyrueshëm apo që nuk ka rëndësi apo që është i barasvlershëm me legalizmin. Çfarë duhet të na thotë kjo për arsyen pse bindja dhe përbetimi ndaj Fjalës së Perëndisë është kaq e

Libri i Lukës nga John M. Fowler73

12

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

1718

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

2930

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 75: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 5: Krishti Zot i Sabatit Prill 25–Maj 1

rëndësishme? Në diçka kaq thelbësore sa ligji i shenjtë i Perëndisë, turmat janë kaq të mashtruara! Çfarë paralajmërimi na jep Jezusi tek Marku 13:22?

Shikoni sesa shumë ka punuar Satani për ta shkatërruar Sabatin! Ai ose përdori krerët e Izraelit për ta kthyer atë në një barrë të rëndë, duke e zhveshur nga qëllimi që kishte në fillim; ose, ai përdori dhe vazhdon të përdorë drejtuesit në kishë për ta cilësuar atë si të vjetërsuar, legalist apo thjesht një traditë çifute. Po çfarë ka Sabati – dhe gjithçka që ai nënkupton – që e kthen atë në një objektiv të armiqësisë së Satanit? Jezusi është “‘Zoti i Sabatit’” (Luka 6:5). Çfarë pasojash ka kjo shpallje për të krishterët dhe qëndrimin e tyre ndaj Sabatit?

Sot dielli perëndon në 19:38. Sabat të lumtur!

Libri i Lukës nga John M. Fowler74

1

2

34

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

1718

1920

21

Page 76: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 6: Gratë në shërbesën e Jezusit Maj 2–8

Mësimi 6 *Maj 2–8

Gratë në shërbesën e Jezusit

E SHTUNË PASDITE

Lexoni për studimin e kësaj jave:Luka 1:39–55; 2:36–38; 7:11–17, 36–50; Rom. 10:17;Luka 8:1–3; 18:1–8.

Vargu përmendësh: “Sepse të gjithë ju jeni bij të Perëndisë me anë të besimit tek Jezus Krishti.. . . . Nuk ka as Juda, as Grek, nuk ka as skllav as të lirë, nuk ka as mashkull as femër, sepse të gjithë jeni një në Jezus Krishtin” (Galatasve 3:26–28).

Ungjilli i Lukës quhet në disa raste “Ungjilli i Grave”, sepse në të përmenden në mënyrë të veçantë kujdesi i Jezusit për nevojat e grave. Gjithashtu, në të përmenden sesa të përfshira ishin gratë në shërbesën e Tij. Në kohën e Jezusit, edhe në disa prej kulturave të sotme, gratë konsiderohen si me pak vlerë. Disa burra çifutë në atë kohë, falënderuan Perëndinë që nuk ishin krijuar si skllav, paganë apo grua. Disa herë edhe në shoqërinë greke apo romake, gratë trajtoheshin keq. Kultura romake zhvilloi tolerimin ndaj shthurjeve më të pakufizuara. Shpeshherë, një burrë martohej vetëm për të pasur fëmijë të ligjshëm që do të trashëgonin zotërimet e tij. Nga ana tjetër, ai kishte konkubina për të plotësuar kënaqësitë e tij mëkatare.Në një kontekst të tillë, kur gratë trajtoheshin kaq keq, Jezusi solli lajmin e mirë që gratë janë në të vërtetë bijat e Abrahamit (lexoni Luka 13:16). Sa të lumtura duhet të kenë qenë gratë e

Libri i Lukës nga John M. Fowler75

12

3

4

56

7

89

10

11

1213

14

15

16

17

1819

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 77: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 6: Gratë në shërbesën e Jezusit Maj 2–8

asaj kohe kur dëgjuan që për Jezusin ato janë fëmijët e Perëndisë dhe janë po aq të rëndësishme sa burrat në sytë e Tij! Mesazhi sot për gratë e të gjtha kombeve mbetet i njëjtë: ne të gjithë, burra dhe gra, jemi një në Krishtin Jezus.

*Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 9 Maj.

E DIEL Maj 3

Gratë që mirëpritën Adventin e Jezusit

Vetëm Luka regjistroi reagimin e këtyre grave ndaj mrekullisë së historisë së kozmosit: Biri i Perëndisë u mishërua për të përmbushur misionin shpëtues të Atit dhe shpresat Mesianike të popullit të Tij. Megjithëse këto gra nuk e kuptuan plotësisht atë që po ndodhte, fjalët e reagimet e tyre ndaj ngjarjeve të mrekullueshme tregojnë për besimin e mrekullimin e tyre ndaj veprave të Perëndisë.

Lexoni Luka 1:39–45, takimin midis Elisabetës dhe Marisë. Si tregojnë fjalët e Elisabetës kuptimin që ajo kishte (megjithëse të kufizuar) për ngjarjet e mëdha që po ndodhnin?

Pasi Elisabeta foli, Maria pason me fjalët e saj (Luka 1:46–55). Këto fjalë shpeshherë janë konsideruar si këngë. Ato janë plot me fragmente nga Dhiata e Vjetër. Kjo dëshmon se Maria ishte një studente e përkushtuar e Shkrimeve dhe, rrjedhimisht një mama e përshtatshme për Jezusin.

Libri i Lukës nga John M. Fowler76

1

2

3

4

56

7

89

10

1112

1314

15

16

17

18

19

20

21

22

2324

25

26

27

282930

3132

33

34

35

36

37

38

39

Page 78: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 6: Gratë në shërbesën e Jezusit Maj 2–8

Kënga e Marisë i ka rrënjët jo vetëm në Shkrime, por edhe thellë në marrëdhënien e saj me Perëndinë. Një identitet zbulohet midis shpirtit të saj dhe Perëndisë së saj dhe midis besimit të saj dhe shpresës së Abrahamit.

Lexoni Luka 2:36–38. Çfarë të vërtetash të rëndësishme ndriçohen nga historia e Anës në tempull?

Shpresa e pritur gjen përmbushjen e plotë tek Jezusi. Një e ve e kaluar në moshë dallon mrekullinë. Që nga ky moment e tutje, ajo merr përsipër misionin për të shpallur Shpëtimtarin tek të gjithë ata që vijnë në tempull. Ajo ishte gruaja e parë ungjillëzuese e ungjillit.

Përpiquni të imagjinoni mrekullinë dhe mahnitjen e këtyre grave për ngjarjet që po i zbuloheshin atyre. Çfarë mund të bëjmë që të mbajmë zgjuar në zemrat tona mrekullinë dhe mahnitjen për të vërtetat e rëndësishme, të cilat jemi thirrur të shpallim?

E HËNË Maj 4

Libri i Lukës nga John M. Fowler77

1

2

3

4

5

6

7

8

91011

1213

1415

16

17

18

19

20

21

2223

24

25

26

27

28

2930

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 79: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 6: Gratë në shërbesën e Jezusit Maj 2–8

Gratë dhe shërbesa shëruese e Jezusit

Lexoni Luka 7:11–17, historinë për mrekullinë në Nain. Kjo grua, e varfër dhe e ve, përballet me një sfidë tjetër – vdekjen e të birit të saj të vetëm. Një turmë e madhe vajton me të, duke shprehur publikisht hidhërimin dhe mbështetjen e tyre. Humbja e djalit të saj të vetëm si dhe e ardhmja e pasigurt e një jete të vetmuar e portretizojnë këtë grua si mishërimin e trishtimit të plotë e të gjendjes së pashpresë. Por turma e vajtuesve që dilte nga qyteti u takua me një turmë tjetër që hynte në qytet. Në krye të turmës që po dilte nga qyteti ishte një i vdekur në arkivol; në krye të turmës që po hynte në qytet ishte jeta në madhështinë e Krijuesit. Ndërsa këto dy turma u shkëmbyen, Jezusi pa të venë, të pashpresë dhe plot mjerim. “Posa e pa, Zoti pati dhembshuri për të dhe i tha: ``Mos qaj!’” (Luka 7:13). Lutja për të mos qarë do të kishte qenë e pakuptimtë po të mos kishte ardhur nga Jezusi, Zoti i jetës. Pas kërkesës “Mos qaj!” ishte fuqia për të larguar arsyen për të qarë: Jezusi u afrua, preku arkivolin dhe e urdhëroi të riun të ngrihej. Prekja konsiderohej në traditat një ndotje (Num. 19:11–13), por për Jezusin zemërdhembshuria ishte më e rëndësishme se traditat. Plotësimi i nevojave njerëzore ishte më urgjente sesa respektimi i ritualeve.Qyteti i Nain-it jo vetëm dëshmoi një mrekulli të madhe, por edhe mori një mesazh të mrekullueshëm: në Jezusin nuk ka dallim midis brejtjeve emocionale të burrave dhe grave. Prania e Tij përball dhe mund fuqinë e vdekjes.Lexoni gjithashtu Luka 8:41, 42, 49–56. Jairi ishte një person me ndikim — një drejtues sinagoge, një zyrtar me përgjegjësi për t’u kujdesur dhe për të shërbyer në sinagogë. Çdo Sabat, ai zgjidhte

Libri i Lukës nga John M. Fowler78

1

23

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 80: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 6: Gratë në shërbesën e Jezusit Maj 2–8

personin që do të drejtonte lutjen, leximin e Shkrimeve dhe predikimin. Ai ishte jo vetëm një person me ndikim dhe nderim, por edhe i pasur e i pushtetshëm. Ai e donte vajzën e tij dhe nuk hezitoi t’i afrohej Jezusit për shërimin e saj.

Në këto histori, fuqia e fjalës së Jezusit ia ktheu birin e vdekur të ëmës dhe vajzën e vdekur të atit. Mendoni sesa të mahnitshme do të kenë qenë këto vepra për ata që i panë, veçanërisht për prindërit. Çfarë na thonë këto rrëfime për fuqinë e Perëndisë? Çfarë na thonë ato për faktin që ne jemi të kufizuar në të kuptuarit e kësaj fuqie (tek e fundit, shkenca e tashme nuk arrin të shpjegojë aspak sesi mund të ndodhë kjo). Akoma më e rëndësishme, çfarë duhet të bëjmë për të mësuar t’i besojmë kësaj fuqie dhe mirësisë së Perëndisë që e zotëron atë pavarësisht rrethanave tona aktuale?

Libri i Lukës nga John M. Fowler79

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

Page 81: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 6: Gratë në shërbesën e Jezusit Maj 2–8

E MARTË Maj 5

Gra mirënjohëse dhe besimtare

Tek Luka 7:36–50, Jezusi ktheu një vakt në një ngjarje shpirtërore, duke i ofruar dinjitet një gruaje mëkatare. Simoni, një qytetar me influencë, një farise, e ftoi Jezusin për të ngrënë. Kur të ftuarit u ulën, ndodhi një ndërprerje: “një grua nga ai qytet, që ishte një mëkatare” (vargu 37) nxitoi për tek Jezusi, theu një enë alabastër me parfum shumë të shtrenjtë, e hodhi mbi Të, u ul tek këmbët e Tij dhe ia lau me lotët e saj.

Çfarë mësimesh mund të nxjerrim nga mirënjohja e gruas për pranimin e Jezusit të kësaj vepre besimi?

“Kur në sytë njerëzor, rasti i saj dukej i pashpresë, Krishti pa tek Maria aftësitë për të bërë mirë. Ai pa karakteristikat më të mira të karakterit të saj. Plani i shpëtimit i ka siguruar njerëzimit shumë mundësi. Dhe tek Maria këto mundësi po realizoheshin. Nëpërmjet hirit të Tij ajo u bë pjesëmarrëse e natyrës hyjnore. . . . Maria ishte e para tek varri pas ringjalljes së Tij. Ishte Maria që shpalli e para Shpëtimtarin e ringjallur” — Ellen G. White, The Desire of Ages, fq. 568.Tek Luka 8:43–48, një rast mjerimi ekstrem bëhet objekt i kujdesit të veçantë të Shpëtimtarit. Për kaq gjatë, kjo grua kishte një sëmundje të pashëruar që i kishte shkatërruar trupin dhe shpirtin. E, megjithatë, në këtë tragjedi 12-vjeçare, një puhizë shprese lindi në skenë: “Ajo dëgjoi për Jezusin” (Marku 5:27).

Libri i Lukës nga John M. Fowler80

12

34

5

6

7

8

9

10

11

12

1314

15

161718

1920

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 82: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 6: Gratë në shërbesën e Jezusit Maj 2–8

Po, çfarë kishte dëgjuar? Pak apo shumë, ne nuk e dimë. Por, ajo e dinte që Jezusi kujdesej për të varfrit; Ai përqafonte të përjashtuarit e shoqërisë; Ai prekte lebrosët; Ai kthente ujin në verë; dhe mbi të gjitha, Ai kujdesej për njerëzit e dëshpëruar – dhe ajo ishte një prej tyre. Por dëgjimi nuk është mjaftueshëm; dëgjimi duhet të çojë në besim (Rom. 10:17). Dhe ky besim e çoi atë tek veprimi i thjeshtë i prekjes së cepit të rrobës së Tij. Kjo prekje vinte nga besimi, ishte e qëllimshme, efikase dhe e përqendruar tek Krishti. Vetëm një besim i tillë mund të marrë uratën e Jetë-Dhënësit: “‘besimi yt të shëroi’” (Luka 8:48).

Është kaq e thjeshtë të shikosh njerëzit dhe t’i gjykosh ata, apo jo? Edhe nëse ne nuk e shprehim me fjalë, në zemrat tona ne i gjykojmë ata dhe kjo mbetet e gabuar. Si mund të mësojmë të ndalojmë së gjykuari të tjerët, qoftë në mendjen tonë, kur në fakt nuk e dimë se çfarë do të bënim në situatat e tyre?

Libri i Lukës nga John M. Fowler81

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

1314

15

16

17

18

19

20

2122

Page 83: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 6: Gratë në shërbesën e Jezusit Maj 2–8

E MËRKURË Maj 6

Disa gra, që ndoqën Jezusin

Lexoni Luka 10:38–42. Çfarë të vërtetash shpirtërore mund të nxjerrim nga kjo histori (lexoni gjithashtu Luka 8:14)?

Si mikpritësja, Marta “ishte krejt e zënë nga punët e shumta” (Luka 10:40). Ajo ishte e zënë, duke u përpjekur të bënte më të mirën për të ftuarit. Por, Maria “u ul te këmbët e Jezusit dhe dëgjonte fjalën e tij” (vargu 39). Për këtë arsye, Marta u ankua tek Jezusi që mbeti vetëm për të bërë punët më të vështira. Ndërsa Jezusi nuk e qortoi Martën për shqetësimin e saj, Ai i tregoi nevojën për të pasur prioritetet e drejta në jetë. Miqësia me Jezusin është karakteristika e parë thelbësore në dishepullim; ushqimi vjen më pas.

“Kauza e Krishtit ka nevojë për punëtorë të kujdesshëm dhe energjikë. Pa dyshim që ka vend për Martat, me zellin e tyre për veprimtari fetare aktive. Por, le të ulen ato më parë me Marinë tek këmbët e Jezusit. Le të shenjtërohet zelli, gatishmëria dhe energjia nga hiri i Krishtit; dhe, më pas jeta do të jetë një fuqi e pamposhtur për të mirën”—Ellen G. White, The Desire of Ages, fq. 525.

Lexoni Luka 8:1–3; 23:55, 56; 24:1–12. Çfarë na mësojnë këto vargje për rolin e grave në shërbesën e Krishtit?

Libri i Lukës nga John M. Fowler82

12

34

5

6

789

1011

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

353637

38

Page 84: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 6: Gratë në shërbesën e Jezusit Maj 2–8

Ndërsa shërbesa e Tij përhapet, Jezusi “shkonte nëpër qytete dhe nëpër fshatra, duke predikuar” dhe duke mësuar (Luka 8:1). 12 dishepujt ishin me Të. Luka regjistron gjithashu dëshminë e fuqishme për disa gra – të cilat Jezusi i shëroi – të cilat u prekën nga predikimi i Tij. Ato ishin të pasura dhe e ndiqnin Atë në shërbesën e Tij që përparonte. Ja disa nga ato gra që përmenden tek Luka: (1) disa gra të shëruara nga shpirtrat e këqinj, përfshirë Maria Magdalenën; (2) Joanën, gruan e Kuzës menaxherit të Herodit; (3) Susanën; dhe (4) “shumë të tjera, të cilat e ndihmonin atë me pasuritë e tyre” (vargu 3).

Kur ne kuptojmë se Jezusi vdiq për çdo qenie njerëzore, ne mund të kuptojmë më mirë barazinë e njerëzve përpara Perëndisë. Sa mirë e reflektoni këtë të vërtetë në qëndrimin tuaj ndaj të tjerëve? Domethënë, si mund të çrrënjosni, nëse duhet, çdo qëndrim përbuzës apo nënvlerësues që mund të keni për të tjerët?

E ENJTE Maj 7

Këmbëngulës në lutje, sakrifikues në dhënie

Libri i Lukës nga John M. Fowler83

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

1314

15

16

17

18

19

20

21

2223

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

3435

3637

Page 85: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 6: Gratë në shërbesën e Jezusit Maj 2–8

Luka tregon sesi Jezusi iu kthye shembullit të dy vejushave për të mësuar të vërteta të rëndësishme shpirtërore.

Në rastin e parë (Luka 18:1–8), Jezusit iu dhimbs një vejushë e varfër dhe pa mbështetje. Në luftën e saj për drejtësi ajo u përball me një gjykatës të keq dhe të pushtetshëm. Ajo ishte viktimë e padrejtësisë dhe mashtrimit. Por, megjithatë, ajo besonte tek ligji dhe tek drejtësia. Por gjykatësi ishte kundër-Perëndisë dhe kundër –njerëzve. Rrjedhimisht, atij nuk i bëhej vonë për vejushën. Kujdesi ndaj vejushave është një kërkesë biblike (Eksodi 22:22–24, Psa. 68:5, Isa. 1:17), por gjykatësi vendosi të injoronte ligjin. Megjithatë, vejusha kishte një armë – këmbënguljen. Nëpërmjet saj ajo luftoi gjykatësin dhe mori drejtësinë e saj.Kjo shëmbëlltyrë na mëson tre mësime të rëndësishme: (1) gjithmonë lutuni dhe mos u dekurajoni (Luka 18:1), (2) lutja ndryshon gjërat — madje dhe zemrën e një gjykatësi të keq dhe (3) besimi këmbëngulës është një besim fitimtar. Besimi i vërtetë ka një këshillë të përjetshme për çdo të krishterë: kurrë mos u dorëzo, edhe nëse kjo nënkupton të presësh hakmarrjen përfundimtare kur “‘Biri i njeriut të vijë’”(vargu 8).Në rastin e dytë (Luka 21:1–4, Marku 12:41–44), Jezusi paraqet një kontrast të fortë midis hipokrizisë dhe pretendimeve të skribëve dhe krerëve fetarë, (që shërbenin në tempull) dhe një vejushe të varfër. Ajo zbulon natyrën e besimit të vërtetë.Jezusi përshkroi disa nga krerët fetarë si ata që “‘gllabërojnë shtëpitë e të vejave’” (Luka 20:47) dhe shkelin mandatin biblik për t’u kujdesur për vejushat dhe të varfrit. Ashtu si në kohën e sotme, shume vetë jepnin vetëm për t’u dukur fetarë. Për më tepër, ata jepnin nga pasuria që i tepronte. Dhënia e tyre nuk kishte të bënte me sakrificën

Libri i Lukës nga John M. Fowler84

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 86: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 6: Gratë në shërbesën e Jezusit Maj 2–8

personale. Në dallim, Jezusi i kërkoi dishepujve të Tij ta konsideronin vejushën si model të fesë së vërtetë. Ajo dha gjithçka kishte.Grupi i parë kishte për qëllim vetëm të vinte në dukje veten; e veja kishte për qëllim të lavdëronte Perëndinë dhe të pranonte sakrificën e Tij. Pranimi që Perëndia zotëron gjithçka që ajo kishte dhe dëshira për t’i shërbyer Atij me gjithçka ajo kishte, ishte forca që shtyu të venë për të dhënë dy monedhat e saj. Ajo që ka rëndësi për sytë e Krijuesit që shohin gjithçka, nuk është çfarë japim, por pse e japim; nuk ka rëndësi sa japim, por cila është masa e sakrificës sonë.

Sa shumë e sakrifikoni veten për të mirën e të tjerëve dhe për kauzën e Perëndisë?

E PREMTE Maj 8

Për më tepër studim: Ai “që kujtoi nënën e Tij kur ishte varur në kryq në agoni; që iu shfaq grave që vajtonin dhe i bëri lajmëtaret e para të lajmit të mirë të Shpëtimtarit të ringjallur — Ai është miku më i mirë i gruas sot. Ai është gati ta ndihmojë atë në çdo aspekt të jetës” — Ellen G. White, TheAdventist Home,fq. 204.

“Perëndia ka një punë për gratë si edhe për burrat. Ata mund të pozicionohen në punën e Tij dhe

Libri i Lukës nga John M. Fowler85

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

1314

15

16

1718

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

2930

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 87: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 6: Gratë në shërbesën e Jezusit Maj 2–8

Ai do të veprojë nëpërmjet tyre. Nëse ata janë të mbushur me ndjenjën e detyrës dhe veprojnë nën ndikimin e Frymës së Shenjtë, ata do të kenë zotërimet vetjake që kërkohen për këtë kohë. Shpëtimtari do të reflektojë tek këto gra vetë-sakrifikuese dritën e fytyrës së Tij. Ai do t’i japë atyre fuqi që tejkalojnë ato të burrave. Ato mund të bëjnë në familje një punë që burrat nuk munden, një punë që prek jetën e brendshme. Ato mund të afrohen tek zemrat e atyre njerëzve që burrat nuk munden. Ka nevojë për punën e tyre” — Ellen G. White, Evangelism,fq. 464, 465.

Pyetje për diskutim: Një nga aspektet më interesantë të Ungjijve, përfshirë atë të Lukës, është roli i grave në ringjalljen e Jezusit. Në të gjitha rrëfimet e Ungjillit, gratë janë të parat që e shohin Krishtin e ringjallur dhe ia shpallin të tjerëve. Apologjetët biblikë e kanë përdorur këtë fakt për të pohuar realitetin e ringjalljes fizike të Jezusit, të cilën njerëzit e vënë në dyshim ose nuk e pranojnë. Pse është roli i grave kaq i rëndësishëm? Sepse, nëse rrëfimet e ringjalljes së Jezusit do të ishin shpikje të autorëve (siç thonë disa), atëherë a do të kishin zgjedhur ata gratë, (të cilat konsideroheshin pak në shoqërinë e kohës) si dëshmitaret e para që panë dhe shpallën Jezusin? Nëse ata po sajonin histori për të tërhequr sa më shumë njerëz në besim, pse do të përdornin gratë dhe jo burrat? Diskutoni.

Në një shoqëri që nuk njeh gjithmonë dinjitetin e grave, Jezusi pohoi statusin që i takonte atyre në rregullin krijues të Perëndisë, si fëmijë të Perëndisë. Gratë ashtu si burrat janë krijuar në shëmbëlltyrën e Perëndisë dhe janë të barabartë në sytë e Tij. Nga ana tjetër, megjithëse të barabartë përpara Perëndisë, burrat dhe gratë nuk janë

Libri i Lukës nga John M. Fowler86

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

3132

33

34

35

36

37

38

39

Page 88: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 6: Gratë në shërbesën e Jezusit Maj 2–8

njësoj. Si mund të pohojmë barazinë e burrave dhe grave përpara Perëndisë dhe, në të njëjtën kohë, të pohojmë e pranojmë dallimet?

Sot, dielli perëndon në 19:45. Sabat të lumtur!

Libri i Lukës nga John M. Fowler87

1

2

34

5

6

78

Page 89: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

Mësimi 7 *Maj 9–15

Jezusi, Fryma e Shenjtë dhe lutja

E SHTUNË PASDITE

Lexoni për studimin e kësaj jave:Luka 2:25–32, Gjoni 16:5–7, Luka 23:46,Luka 11:1–4,Mat. 7:21–23, Luka 11:9–13.

Vargu përmendësh:“‘ Prandaj po ju them: Lypni dhe do t`ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t`ju hapet. Sepse kushdo që lyp, merr, kush kërkon, gjen dhe do t`i hapet atij që troket’” (Luka 11:9, 10).

Nga të tre ungjijtë sinoptikë, Luka flet më shpesh se të tjerët për marrëdhënien e Jezusit me Frymën e Shenjtë. Ndërsa Mateu e përmend Frymën 12 herë dhe Marku 6 herë, Luka e përmend Atë 17 herë ne Ungjill dhe 57 herë në librin e Veprave të Apostujve. Që nga mishërimi i Jezusit (Luka 1:35) deri tek ngritja e misionit të Tij global (Luka 24:44–49), Luka sheh një lidhje vepruese midis Jezusit dhe Frymës së Shenjtë. Kjo lidhja është kryesore për të kuptuar shërbesën e Shpëtimtarit tonë. Në mënyrë të ngjashme, Luka tregon rëndësinë e lutjet në jetën e misionin e Jezusit. Plotësisht hyjnor, i barabartë me Atin dhe Frymën, Jezusi në trajtën e Tij njerëzore na la një shembull në lidhje me lutjen. Nëse Jezusi pati nevojën për t’u lutur, sa më shumë kemi ne nevojë? “Kur rreshtim së luturi dhe kur nuk jemi vigjilentë, ne rrezikojmë të rritemi moskokëçarës dhe të devijojmë nga rruga e drejtë. Kundërshtari përpiqet vazhdimisht të na pengojë rrugën për tek

Libri i Lukës nga John M. Fowler88

12

3

4

56

7

8

9

10

11

1213

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 90: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

froni i mëshirës. Në këtë mënyrë ne të mos marrim hirin dhe forcën për t’i rezistuar tundimit, nëpërmjet përgjërimeve dhe besimit këmbëngulës” — Ellen G. White, Steps to Christ,fq. 95.

*Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 16 Maj.

E DIEL Maj 10

Jezusi dhe Fryma e ShenjtëSi një pagan i konvertuar dhe një shok i Palit në ungjillëzim, Luka e konsideronte hyrjen kristologjike në histori — nga mishërimi i Jezusit tek ngritja e Tij në qiell dhe më pas përhapja e kishës — si një mrekulli hyjnore të drejtuar dhe të shfaqur nga Fryma e Shenjtë. Në jetën e Jezusit, ne shohim Trinitetin në veprim për shpëtimin tonë (Luka 3:21, 22). Luka e thekson këtë pikë nëpërmjet referimit të shpeshtë të Frymës së Shenjtë.

Çfarë na thonë vargjet në vazhdim për rolin e Frymës së shenjtë në ardhjen e Krishtit në trajtë njerëzore? Luka 1:35, 41; 2:25–32.

Misioni i Jezusit fillon me disa referenca për Frymën e Shenjtë. Sipas Lukës, Gjon Pagëzori predikoi që ai po pagëzonte me ujë, por Personi që do ta pasonte do të pagëzonte me Frymën (Luka 3:16). Ne pagëzimin e Jezusit, si Ati ashtu dhe Fryma e Shenjtë, pohuan autenticitetin e misionit të Tij shpëtues. Perëndia At deklaroi nga lart se

Libri i Lukës nga John M. Fowler89

1

2

3

45

6

78

9

10

11

1213

14

15

16

17

18

19

20

21

22

2324

25

26

272829

3031

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 91: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

Krishti ishte biri i Tij i dashur, i dërguar për të shpëtuar njerëzimin. Ndërsa Fryma e Shenjtë zbriti mbi Të në formën e një pëllumbi (Luka 3:21, 22). Që nga ai moment e tutje, Jezusi “i mbushur me Frymën e Shenjtë” (Luka 4:1) dhe gati për t’u përballur me armikun në shkretëtirë, si dhe për të filluar shërbesën e Tij (Luka 4:14).

Fjalët hyrëse të shërbesës së Tij në Nazaret ishin përmbushja e profecisë Mesianike të Isaias për Vetë Atë: “‘Fryma e Zotit është mbi mua’” (vargu 18). Fryma ishtë bashkë-shoqëruesi i Tij i vazhdueshëm, forca e Tij mbështetëse dhe prania e Tij midis ndjekësve të Tij, kur Jezusi nuk do të ishte më në mes të tyre (Gjoni 16:5–7). Jo vetëm kaq, Jezusi premtoi se Perëndia do t’i jepte dhuratën e Frymës atyre që e kërkojnë (Luka 11:13). Fryma që e lidhte Krishtin me Atin e Tij dhe me misionin e Tij shpëtues është i njëjti Frymë që do të forcojë dishepujt në udhëtimin e tyre të besimit. Prandaj Fryma ka rëndësi jetike në jetën e krishterë. Me të vërtetë, blasfemia kundër Frymës së Shenjtë është më e rënda nga të gjithë mëkatet (Luka 12:10).

Në ç’mënyra konkrete dhe praktike mund ta hapim veten për drejtimin e Frymës së Shenjtë? Domethënë, si duhet të tregohemi të kujdesshëm që zgjedhjet tona të mos na ngurtësojnë kundrejt zërit të Tij?

Libri i Lukës nga John M. Fowler90

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

2324

25

26

27

28

29

30

Page 92: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

E HËNË Maj 11

Jeta e lutjes së Jezusit

Ndër shumë herët që Jezusi u lut, disa nga këto momente janë regjistruar vetëm tek Luka. Vëreni rastet që tregojnë Jezusin në lutje gjatë momenteve kyçe në jetën e Tij.

1. Jezusi u lut në pagëzimin e Tij (Luka 3:21). “Një epokë e re po hapej përpara Tij. Ai po hynte tani, në një etapë të re, në betejën e jetës së Tij” — Ellen G. White, The Desire of Ages,fq. 111. Ai nuk guxonte të fillonte këtë etapë të re të shërbesës së Tij publike — e cila do të çonte në fund tek Kryqi i Kalvarit — pa një lutje.

2. Jezusi u lut para se të zgjidhte 12 dishepujt e Tij (Luka 6:12, 13). Asnjë drejtues nuk i zgjedh ndjekësit e Tij kuturu. Por, Jezusi nuk po zgjidhte thjesht ndjekës, por po përzgjidhte ata, që do ta kuptonin dhe do të identifikoheshin plotësisht me Të dhe me misionin e Tij. “Detyra e tyre ishte detyra më e rëndësishme për të cilën është thirrur ndonjëherë ndonjë qenie njerëzore. Ajo vinte e dyta vetëm pas Vetë Krishtit”— Ellen G. White, The Desire of Ages,fq. 291.

3. Jezusi u lut për dishepujt e Tij (Luka 9:18). Dishepullimi kërkon përkushtim absolut ndaj Jezusit dhe mirëkuptimin e identitetit të Tij. Në mënyrë që të Dymbëdhjetët të mund të njihnin se kush ishte Ai, Jezusi “ishte duke u lutur, vetëm” dhe më pas Ai i sfidoi ata me një pyetje të rëndësishme: “‘Po, ju kush thoni se jam?’” (Luka 9:20).

4. Jezusi u lut përpara shpërfytyrimit (Luka 9:28–36) dhe fitoi për Vetveten miratimin e dytë nga Qielli – që Ai ishte “biri i dashur” i Perëndisë. Sprovat e deritanishme dhe ato që do të vinin, nuk e ndryshuan lidhjen e ngushtë midis Atit dhe Birit. Lutja mundësoi që edhe dishepujt të

Libri i Lukës nga John M. Fowler91

12

34

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 93: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

bëheshin “dëshmitarë okularë të madhështisë së tij” (2 Pjet. 1:16).

5. Jezusi u lut në Gjetsemane (Luka 22:39–46). Kjo, ndoshta, është lutja më e rëndësishme në historinë e shpëtimit. Këtu ne shohim Shpëtimtarin që lidh qiellin dhe tokën. Duke bërë kështu, Ai vendos tre parime jetike: superioritetin e vullnetit dhe qëllimit të Perëndisë; përkushtimin për ta përmbushur këtë prioritet suprem, madje duke marrë parasysh gjak dhe vdekje; dhe forcën për të mposhtur çdo tundim përgjatë rrugës në përmbushje të qëllimit të Perëndisë.

6. Jezusi u lut, duke dorëzuar jetën e Tij në duart e Perëndisë (Luka 23:46). Nëpërmjet fjalëve të Tij të fundt në kryq, “‘O Atë, në duart e tua po e dorëzoj frymën tim!’”, Jezusi na jep qëllimin përfundimtar të lutjes. Në lindje apo në vdekje, përpara armiqve apo miqve, ndërsa flemë apo jemi zgjuar, lutja duhet të na mbajë ne në lidhje të vazhduar me Perëndinë.

Çfarë ju thonë këta shembuj për jetën tuaj të lutjes?

Libri i Lukës nga John M. Fowler92

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

2021

22

2324

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 94: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

E MARTË Maj 12

Lutja model: Pjesa 1

Lexoni Luka 11:1–4. Si na ndihmojnë këto vargje për të kuptuar sesi funksionon lutja?

“At” është mënyra e preferuar e Krishtit për të përshkruar Perëndinë. Kështu është regjistruar të paktën 170 herë në të katër Ungjijtë. Duke iu drejtuar Perëndisë si Atit tonë, ne pranojmë se Perëndia është një Person, i aftë për të patur marrëdhënien më të ngushtë me njerëzit. Perëndia është aq personal, aq real, aq i dashur dhe aq i dhembshur sa një baba njerëzor. Por, Ai është Ati në qiej. Ai është i ndryshëm nga babai tokësor, sepse Ai është i gjithë-pushtetshëm, gjithëdijshëm, i kudo-ndodhur dhe përsosmërisht i shenjtë. Shprehja “Ati ynë qe je në qiej” na kujton gjithmonë se Perëndia është i shenjtë dhe personal dhe se Krishterimi nuk është as ndonjë ide filozofike dhe as ndonjë nocion panteist të një perëndie që është gjithçka.

“‘U shenjtëroftë emri yt’”(Luka 11:2). Këtu na kujtohet përsëri për shenjtërinë dhe hyjninë e Perëndisë. Ata që thonë se e ndjekin Perëndinë duhet të shenjtërojnë emrin e Tij me fjalë dhe vepra. Të shpallësh se e ndjek Perëndinë dhe të mëkatosh kundër Tij do të thotë ta njollosësh atë emër. Fjalët e Jezusit tek Mateu 7:21–23 mund të na

Libri i Lukës nga John M. Fowler93

1

2

3

4

56

78

9

101112

1314

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

Page 95: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

ndihmojnë për të kuptuar më mirë se çfarë do të thotë të shenjtërosh emrin e Perëndisë.

“‘Ardhtë mbretëria jote’”(Luka 11:2). Ungjijtë i referohen mbretërisë së Perëndisë më shumë se 100 herë: rreth 40 herë tek Luka, rreth 50 herë tek Mateu, rreth 16 herë tek Marku dhe 3 herë tek Gjoni. Këtë mbretëri erdhi të tregonte dhe vendoste Jezusi, si në realitetin e tanishëm në formën e mbretërisë së hirit edhe në premtimin në të ardhmen në formën e mbretërisë së lavdisë. Pa hyrë në mbretërinë e parë, nuk mund të ketë hyrje në mbretërinë e dytë. Është dëshira e Shpëtimtarit që dishepujt e Tij të përjetojnë mbretërinë e parë në pritje të së dytës.

“‘U bëftë vullneti yt si në qiell edhe në tokë’”(Luka 11:2). Vullneti i Perëndisë pranohet dhe zbatohet në qiej. Jezusi e merr këtë fakt dhe e kthen në një shpresë që një gjë e tillë të ndodhë edhe në tokë. “Në tokë” nuk përdoret për të përgjithshmen, por për të veçantën. Le të bëhet vullneti i Perëndisë në tokë, por le të fillojë me ne, me secilin prej nesh personalisht.

A e njihni Perëndinë, apo thjesht dini për Të? Në ç’mënyra mund t’ju afrojë me Të një jetë lutjesh?

Libri i Lukës nga John M. Fowler94

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

2223

24

2526

Page 96: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

E MËRKURË Maj 13

Lutja model: Pjesa 2

“‘Na jep çdo ditë bukën tonë të nevojshme’”(Luka 11:3). Kërkesa fillon me fjalën jep. Pavarësisht nëse fjala shqiptohet nga buzët e një milioneri apo të një varfanjaku në nevojë të vazhduar, lutja është një shprehje e varësisë dhe pranim i besimit. Ne të gjithë jemi të varur nga Perëndia dhe lutja thelbësore, “na jep”, na detyron të pranojmë se Perëndia është burimi i të gjitha dhuratave. Ai është Krijuesi. Në Të, ne jetojmë, lëvizim dhe ekzistojmë. “na ka bërë ai dhe jo ne vetë” (Psa. 100:3).

Perëndia është Ai që na jep gjithçka që kemi nevojë. Në dritën e këtij premtimi, çfarë sigurie të madhe mund të gjeni tek Luka 11:9–13?

“‘Na i fal mëkatet tona’”(Luka 11:4). Lutja për të falur ashtu ne “ ‘ falim’ ”(Luka 11:4) thekson faktin që, nëse me të vërtetë kemi pranuar faljen e Perëndisë në zemrat tona, ne do të jemi gati dhe të vullnetshëm për t’i falur të tjerët. Logjikisht, mund të deduktohet se, nëse ne nuk i falim të tjerët, ne nuk e kemi pranuar me të vërtetë faljen e Perëndisë (Mat. 6:14). “Falja e Perëndisë nuk është thjesht një vepër ligjore nëpërmjet të cilës Ai na çliron nga dënimi. Ajo nuk është thjesht falje për mëkatin, por largim prej tij. Ajo është vërshim i dashurisë shpëtuese që transformon zemrën”—Ellen G. White, Thoughts From the Mount of Blessing, fq. 114. Prandaj si dishepuj të Krishtit, ne kemi gëzimin e të jetuarit brenda një rrethi të

Libri i Lukës nga John M. Fowler95

12

34

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

1516

17

18

192021

2223

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 97: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

gjerë të hirit hyjnor – nga njëra anë marrim dashamirësinë e Perëndisë dhe nga ana tjetër përcjellim dashurinë dhe faljen e Tij tek të tjerët, të cilët edhe mund të na kenë trajtuar keq.

“‘mos lejo të biem në tundim, por na shpëto nga i ligu’” (Luka 11:4). Dy fakte duhet të vërehen. Së pari, tundimi nuk është mëkat. Fjala greke për “tundim” është peirasmos. Emrat grekë që përfundojnë me -asmos përshkruajnë një proces dhe jo një produkt. Shkrimet nuk e konsiderojnë tundimin si një produkt përfundimtar; ai është një metodë, një proces i përdorur për të arritur një produkt të veçantë. Megjithëse tundimi nuk është mëkat, dorëzimi ndaj tij është i tillë. Së dyti, Perëndia nuk është autor i tundimit (Jakobi 1:13). Perëndia mund ta lejojë tundimin, por Ai nuk tundon kurrë në kuptimin për ta joshur dikë në tundim. Prandaj, kjo lutje tregon se Perëndia është burimi i forcës për t’i bërë ballë të keqit.

Rilexoni Luka 11:1–4. Mendoni për çështjet që mbulon. Në ç’mënyra mund të thellohen dhe pasurohen nëpërmjet lutjes përvojat tuaja për secilën nga këto çështje?

Libri i Lukës nga John M. Fowler96

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

1920

21

22

23

24

Page 98: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

E ENJTE Maj 14

Më shumë mësime për lutjen

Menjëherë pasi i dha dishepujve një model lutjeje, Jezusi i mësoi (nëpërmjet shëmbëlltyrës së një miku në mesnatë, Luka 11:5–13), nevojën për lutje këmbëngulëse. Më vonë, ndërsa Ai po i afrohej fundit të shërbesës së Tij, i kujtoi ndjekësve të Tij nevojën për pendesë dhe përulësi në lutje (Luka 18:9–14). Të dyja këto shëmbëlltyra tregojnë se lutja nuk është thjesht një rutinë fetare, por një ecje, e folur dhe e jetuar e vazhdueshme me Atin.

Lexoni Luka 11:5–8. Jezusi tha këtë shëmbëlltyrë për të inkurajuar ngulmimin në lutje. Lutja nuk duhet të bëhet një rutinë. Përkundrazi, lutja duhet të jetë themeli i një marrëdhënie me mbështetje absolute, këmbëngulëse dhe të vazhduar në Perëndi. Lutja është frymëmarrja e shpirtit; pa të ne jemi shpirtërisht të vdekur. Jezusi tregoi shëmbëlltyrën e fqinjit jo mikpritës. Lutjet e vazhduara të mikut të tij për një copë bukë në mes të natës duket sikur shkuan kot. Por, në fund, edhe një fqinj i tillë dorëzohet dhe i nënshtrohet këmbënguljes së vazhduar të trokitjeve në derë. Sa më shumë do t’i jepte Perëndia dikujt që është këmbëngulës në lutje? Një ngulmim i tillë nuk shërben për të ndryshuar mendjen e Perëndisë, por për të forcuar besimin tonë.

Lexoni Luka 18:9–14. Cili është mesazhi i rëndësishëm për lutjen?

Fariseu priste që Perëndia ta pranonte në bazë të asaj që kishte bërë, në bazë të veprave të mira.

Libri i Lukës nga John M. Fowler97

12

34

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

2930

31

323334

3536

37

38

39

Page 99: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

Tagrambledhësi e hodhi veten tek mëshira e Perëndisë dhe u lut për pranim në bazë të hirit të Perëndisë. Pranimi i Perëndisë vjen tek ne vetëm nëpërmjet hirit të Tij, pavarësisht se kush jemi apo çfarë jemi. Vetëm ata që janë të penduar, të përulur dhe të thyer në shpirt do ta marrin atë hir.“Butësia dhe përulësia janë kriteret për sukses dhe fitore. Një kurorë lavdie pret për ata që përulen në këmbën e kryqit”—Ellen G. White, Prophets and Kings, fq. 590.

Njerëzit që nuk e kanë njohur Perëndinë kanë tendencën të krahasojnë veten me ata – që supozohet të jenë – më të këqinj. E gjitha kjo për të bindur veten që nuk janë edhe aq keq. Pse është ky një mashtrim shpirtëror? Çfarë rëndësie ka nëse të tjerët janë më keq se ne?

Libri i Lukës nga John M. Fowler98

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

1112

13

14

15

16

17

18

Page 100: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

E PREMTE Maj 15

Për më tepër studim:“Shpirti që kthehet tek Perëndia për ndihmë, për mbështetje, për fuqi – nëpërmjet lutjes së zellshme – do të ketë aspirata fisnike, perceptim të qartë të së vërtetës dhe detyrës, qëllime të larta për të vepruar dhe një etje e uri të vazhduar për drejtësi. Duke mbajtur një lidhje me Perëndinë, ne do të aftësohemi për të shpërndarë tek të tjerët – nëpërmjet shoqërimit me ta – dritën, paqen, qetësinë që mbretëron në zemrat tona. Forca e fituar nëpërmjet lutjes tek Perëndia, së bashku me përpjekjen e vazhduar për të trajnuar mendjen në reflektime dhe kujdes për të tjerët, do të përgatisë personin për detyrat e përditshme dhe do ta mbajë atë në paqe në çdo rrethanë”—Ellen G. White, Thoughts From the Mount of Blessing, fq. 85.

“Duke e thërritur Perëndinë Atin tonë, ne i pranojmë të gjithë fëmijët e Tij si vëllezërit tanë. Ne jemi të gjithë pjesë e rrjetës së mrekullueshme të njerëzimit, të gjithë anëtarë të një familjeje. Në kërkesat tona, ne duhet të përfshijmë fqinjët tanë ashtu si vetveten. Asnjë nuk lutet drejt, kur kërkon bekime vetëm për veten” — Thoughts From the Mount of Blessing, faqja 105.

Pyetje për diskutim: Lidhja që Luka paraqet midis Jezusit dhe Frymës së Shenjtë nuk mbaron me këtë Ungjill. Të gjithë që lexojnë librin Veprat e Apostujve – volumin e dytë të Lukës për historinë e kishës së krishterë – nuk mund të mos vënë re aktivitetin imponues të Frymës së Shenjtë në jetën e komunitetit të krishterë në misionin dhe shërbesën e saj. Me të vërtetë, vetëm Luka regjistron udhëzimin e Jezusit pas – ringjalljes për dishepujt e Tij që ata të qëndrojnë në Jeruzalem deri sa “‘të visheni me pushtet nga lart’” (Luka 24:49). Më pas ata mund të shkonin deri në skajet e botës me mesazhin e Shpëtimtarit

Libri i Lukës nga John M. Fowler99

12

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

2526

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 101: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

të kryqëzuar e ringjallur. Luka e fillon librin Veprat e Apostujve me Jezusin që përsërit premtimin e Frymës së Shenjtë (Veprat e Apostujve 1:7, 8). Dhe, ky premtim do të përmbushet në ditën e Rrëshajave (Veprat e Apostujve 2). Çfarë na thotë e gjitha kjo për rolin kyç të Frymës së Shenjtë në jetën e kishës?

Në ç’mënyra është lutja një veprim që tregon pranimin e nevojës dhe varësisë sonë ndaj Perëndisë? Lexoni Luka 18:9. Çfarë problemi të thellë shpirtëror po adresonte Jezusi me shëmbëlltyrën që pason?

Sot, dielli perëndon në 19:52. Sabat të lumtur!

Libri i Lukës nga John M. Fowler100

1

2

3

4

5

6

78

9

10

11

12

1314

1516

Page 102: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

Mësimi 8 *Maj 16–22

Misioni i Jezusit

E SHTUNË PASDITE

Lexoni për studimin e kësaj jave: Luka 15:4–7, 11–32; Luka 16:19–31;18:35–43; 19:1–10.

Vargu përmendësh: “‘Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur’” (Luka 19:10).

Nëse do të na duhej të shkruanim një mision përmbledhës për shërbesën e Jezusit, ne nuk mund ta shkruanim më mirë se Ai vetë: “‘të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur’”.Çfarë kishte humbur? Vetë njerëzimi, i cili u tjetërsua, u bë subjekt i vdekjes, u mbush me frikë, zhgënjim dhe dëshpërim. Nëse asgjë nuk do të ishte bërë për ne, të gjithë do të ishim të humbur. Megjithatë, falë Jezusit ne kemi shumë arsye për të pasur shpresë.“Në apostazi, njeriu u tjetërsua; toka u nda nga qielli. Për shkak të humnerës që ishte midis, nuk mund të kishte bashkësi. Por nëpërmjet Krishtit, toka u lidh përsëri me qiellin. Me meritat e Atij Vetë, Krishti vuri urë në humnerën që mëkati krijoi . . . Krishti lidh njeriun e mëkatë (me dobësitë dhe gjendjen e tij të pashpresë) me Burimin e fuqisë së pashtershme”—Ellen G. White, Steps to Christ, fq. 20.

Libri i Lukës nga John M. Fowler101

12

34

5

6

78

9

10

11

1213

14

1516

17

18

1920

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 103: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

Nga Zanafilla deri tek Zbulesa, Bibla është një rrëfim sesi Perëndia kërkon njerëzimin e humbur. Luka e ilustron këtë të vërtetë duke përdorur tri shëmbëlltyra të rëndësishme: delen e humbur (Luka 15:4–7), monedhën e humbur (vargjet 8–10) dhe birin e humbur (vargjet 11–32).

*Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 23 Maj.

E DIEL Maj 17

Delja e humbur dhe monedha e humbur

Lexoni Luka 15:4–7. Çfarë na thotë për dashurinë e Perëndisë për ne? Pse është kaq e rëndësishme të kuptojmë që ishte bariu ai që shkoi të kërkonte delen e humbur?

Në një botë që duket indiferente dhe e pamëshirshme ndaj nesh, kjo shëmbëlltyrë zbulon një të vërtetë të mrekullueshme: Perëndia na do kaq shumë, sa Ai Vetë vjen na kërkon për të na afruar tek Vetja. Shpesh ne flasim për njerëz që kërkojnë Perëndinë; në realitet është Perëndia që na kërkon.“Shpirti që e ka dorëzuar veten tek Krishti është më i çmuar në sytë e Tij sesa e gjithë bota. Shpëtimtari do të kishte duruar agoninë e Kalvarit qoftë edhe për një të shpëtuar në mbretërinë e Tij. Ai kurrë nuk e braktis atë për të cilin ka vdekur. Derisa ndjekësit e Tij të mos heqin dorë prej Tij, Ai do t’i mbajë pranë” — Ellen G. White, The Desire of Ages, fq. 483.

Libri i Lukës nga John M. Fowler102

1

2

3

4

5

67

8

910

1112

1314

15

16

17

1819

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 104: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

Lexoni Luka 15:8, 9. Kjo shëmbëlltyrë gjendet vetëm tek Luka. Monedha e humbur mund të ketë njërën prej dy shpjegimeve. Së pari, Judea gjatë kohës së Jezusit, ishte plot me njerëz të varfër. Në shumë shtëpi, një monedhë (drachma) mund të konsiderohej më shumë sesa paga e një dite dhe ishte mjaftueshëm sa për të mbajtur familjen gjallë. Së dyti, si shenjë martese, disa gra mbanin një shami koke me dhjetë monedha — një sasi e konsiderueshme, e kursyer për një kohë të gjatë, në rastin e familjeve të varfra. Në secilin rast, humbja ishte një çështje serioze. Kështu që gruaja, shumë e trishtuar dhe e prekur, ndez një llambë (ndoshta shtëpia nuk ka dritare apo, ndoshta, ka një të vogël), merr një fshesë dhe e kthen shtëpinë përmbys derisa e gjen atë monedhë. Shpirti i saj mbushet me gëzim të madh dhe ky gëzim shkon deri tek shoqet e saj.“Monedha, megjithëse qëndron në mes të pluhurit dhe plehrave, mbetet një copë argjendi ose floriri. I zoti i saj e kërkon për shkak të vlerës që ka. Po njësoj, çdo shpirt, sado i degraduar nga mëkati, vlerësohet si i çmuar në sytë e Perëndisë. Ashtu si monedha mban imazhin dhe shkrimin e forcës në pushtet, po kështu edhe njeriu në krijim mbante imazhin dhe nënshkrimin e Perëndisë. Tani, edhe pse i njollosur dhe i venitur nga ndikimi i mëkatit, gjurmë të nënshkrimit mbeten në çdo shpirt”—Ellen G. White, Christ’s Object Mësimis, fq. 194.

Shoqëria dhe filozofia moderne na tregojnë se ne jemi asgjë më shumë sesa krijesa të rastit në një univers të pakuptimtë – të cilit nuk i intereson fare fati ynë. Çfarë këndvështrimi (plotësisht) i ndryshëm na prezantohet në këto dy shëmbëlltyra?

Libri i Lukës nga John M. Fowler103

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

2930

31

32

33

34

35

Page 105: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

E HËNË Maj 18

Shëmbëlltyra e djalit të humbur: Pjesa 1

E cilësuar në histori si historia më e bukur dhe më e shkurtër e treguar ndonjëherë për natyrën falëse që ka dashuria, historia e djalit plangprishës (Luka 15:11–32, e treguar vetëm nga Luka), mund të quhet shumë mirë si shëmbëlltyra e babait të dashur dhe dy djemve të humbur. Njëri djalë zgjodhi tokën e largët dhe pa ligje në vend të dashurisë së babait. Tjetri zgjodhi të rrinte në shtëpi, por nuk e njihte plotësisht dashurinë e babait apo domethënien e të paturit një vëlla. Shëmbëlltyra mund të studiohet në shtatë pjesë; katër të parat trajtojnë plangprishësin, dy të tjerat trajtojnë babain dhe një, që merret me vëllain e madh.

1. “Më jep” (Luka 15:12). Vendimi i djalit të vogël për të kërkuar pjesën e tij të pasurisë, nuk ishte i papritur apo impulsiv. Shpeshherë, mëkati rezulton pas një kohe të gjatë jetese me prioritete të keq-renditura. Djali i vogël duhet të ketë dëgjuar nga miq për shkëlqimin dhe kënaqësitë e tokave të largëta. Jeta në shtëpi ishte shumë e ngurtë. Dashuria ishte aty, por ajo kishte kufijtë e saj. Tokat e largëta i ofronin një jetë pa limite. Babai ishte shumë protektiv dhe dashuria e tij ishte shumë gjithëpërfshirëse. Djali donte liri. Në këtë kërkesë për lirinë e shfrenuar ishte fara e rebelimit.

2. “Pse mua?” (Luka 15:13–16). Djali mori pjesën e tij dhe u nis për “një vend të largët”. Vendi i largët është një vendndodhje larg nga shtëpia e babait. Sytë e kujdesshëm të dashurisë, gardhi mbrojtës i ligjit dhe hiri i gjithë-pranishëm nuk gjenden në vendin e largët. Ai është një vend i largët i “jetës së shthurur” (Luka 15:13). Fjala greke për “i/e shthurur” (asotos) përdoret rreth tri herë të tjera, si emër, në

Libri i Lukës nga John M. Fowler104

12

34

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 106: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

Dhiatën e Re: për dehjen me verë (Efes. 5:18), rebelimin (Titi 1:6) dhe për papërmbajtje, që përfshin “shthurje, në pasione, në dehje, në teprime, në të ngrëna e në të pira dhe në idhujtari të neveritshme” (1 Pjet. 4:3, 4). Të tilla kënaqësi të jetesës së pa-perëndishme i kushtuan atij shëndetin dhe pasurinë. Shumë shpejt, ai mbeti i varfër, pa miq dhe pa ushqim. Jeta e tij plot shkëlqim përfundoi në kanal. I uritur deri në pikën që nevoja për ushqim ishte nevojë e vazhduar, ai u punësua për t’u kujdesur për derrat – një fat i rëndë për një çifut.

3. “Trajtomë” (Luka 15:17–19). Por edhe plangprishësi mbetet një bir, me pushtetin e zgjedhjes për t’u kthyer. Kështu, kur djali “‘erdhi në vete’” dhe u kujtua për një vend që quhej shtëpi, për një person që ishte babai dhe për një marrëdhënie të fortë që quhej dashuri. Ai u kthye në shtëpi, me një fjalim në mendje për t’iu lutur babait: “‘trajtomë’”. Domethënë, bë me mua çfarë të duash, por më lejo të jem nën mbikëqyrjen tënde të kujdesshme, nën kujdesin e dashurisë tënde. Cila shtëpi është më e mirë sesa zemra e Babait!

Bota mund të duket shumë joshëse. Çfarë gjërash specifike në botë ju tundojnë më shumë se të tjerat? Për cilat gjëra e gjeni veten duke menduar, “Oh, kjo nuk është edhe aq e keqe”, kur thellë brenda vetes e dini që është e keqe?

E MARTË Maj 19

Shëmbëlltyra e djalit të humbur: Pjesa 2

Libri i Lukës nga John M. Fowler105

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

2324

25

26

27

28

2930

31

32

33

34

3536

3738

Page 107: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

4. Kthimi në shtëpi(Luka 15:17–20)ishte një udhëtim pendese. Udhëtimi filloi kur “‘ai erdhi në vete’”. Pranimi i situatës ku ndodhej, si dhe krahasimi me atë në shtëpinë e babait të tij, bëri që djali “të çohej” dhe “të shkonte” tek babai i tij. Djali plangprishës kthehet në shtëpi me një fjalim të përbërë nga katër pjesë – që përkufizon kuptimin e pendesës së vërtetë. Së pari, është pranimi i babait si “‘im atë’” (vargu 18). Djali plangprishës ka nevojë tani të mbështetet dhe t’i besojë dashurisë dhe faljes së atit. Në të njëjtën mënyrë, ne mësojmë të besojmë në dashurinë dhe faljen e Atit tonë qiellor.Së dyti, rrëfimi: ajo që bëri djali plangprishës nuk është thjesht një gabim në gjykim, por një mëkat kundër Perëndisë dhe babait të vet (vargu 18). Së treti, keqardhja e thellë: “‘nuk jam më i denjë’” (vargu 19). Pranimi i padenjësisë së personit në dallim me denjësinë e Perëndisë është themelor për pendesën e vërtetë.Së katërti, lutja: “‘Trajtomë’” (vargu 19). Dorëzimi ndaj çfarëdo gjëje që Perëndia dëshiron është paracaktimi i pendesës. Biri është kthyer në shtëpi.

5. Babai që pret (Luka 15:20, 21). Pritja dhe vigjilenca, dhimbja dhe shpresa filluan në momentin që djali plangprishës doli nga shtëpia. Pritja mbaroi kur babai e pa atë “‘kur ishte ende larg’” dhe më pas “‘pati dhembshuri; u lëshua vrap, ra mbi qafën e tij dhe e puthi’” (vargu 20). Asgjë tjetër nuk e portretizon më mirë imazhin e Perëndisë sesa babai që pret!

6. Familja që gëzohet (Luka 15:22–25). Babai përqafon birin, e vesh atë me rroba të reja, vendos një unazë në gishtin e tij dhe këpucë në këmbët e tij. Së fundmi organizon një festë. Familja po gëzonte. Nëse largimi nga shtëpia ishte vdekje, kthimi ishte ringjallje – dhe, rrjedhimisht e

Libri i Lukës nga John M. Fowler106

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 108: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

meritonte të festohej. Biri ishte me të vërtetë plangprishës, por mbetej një bir. Dhe për çdo bir të penduar, ka gëzim në qiell (vargu 7).

7. Djali i madh (Luka 15:25–32). Djali i vogël ishte i humbur tek u largua nga shtëpia për të shkuar në një vend të largët; djali i madh ishte i humbur sepse, megjithëse ishte fizikisht në shtëpi, zemra e tij ishte në një vend të largët. Një zemër e tillë është plot zemërim (vargu 28), plot ankesë dhe vetë-drejtësi (vargu 29). Ajo refuzon të pranojë vëllain. Përkundrazi, ajo njeh vetëm një “‘djali yt’”, një dorëlëshuar pa karakter (vargu 30). Sjellja e djalit të madh ndaj babait është e njëjtë me atë të farisenjve që akuzonin Jezusin: “‘Ky i pranon mëkatarët dhe ha bashkë me ta’” (vargu 2). Fjalët e fundit të babait me djalin e madh reflektojnë qëndrimin e qiellit ndaj të gjithë mëkatarëve të penduar: “‘“Por duhet të festojmë dhe të gëzohemi, sepse ky vëllai yt kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri”’” (vargu 32).

Vendosni veten në vendin e vëllait të madh. Sado të gabuara mendimet e tij, pse ka “kuptim” të ndjehemi ashtu? Si na zbulon kjo histori sesi ungjilli shkon përtej “asaj që ka kuptim”?

Libri i Lukës nga John M. Fowler107

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

2122

23

24

25

26

Page 109: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

E MËRKURË Maj 20

Mundësi të humbura

Megjithëse Jezusi erdhi për të kërkuar dhe shpëtuar të humburit në mëkat, Ai nuk detyroi askënd për të pranuar shpëtimin që ofroi. Shpëtimi është falas dhe i disponueshëm për të gjithë, por çdo person duhet ta pranojë këtë dhuratë falas me besim. Kjo gjë rezulton në një jetë në përputhje të plotë me vullnetin e Perëndisë. E vetmja herë kur na jepet mundësia për një eksperiencë të tillë është kur jetojmë në tokë; asnjë mundësi tjetër nuk ekziston.

Lexoni Luka 16:19–31. Cili është mesazhi bazë i kësaj shëmbëlltyre?

Kjo shëmbëlltyrë është regjistruar vetëm tek Luka. Ajo na mëson dy të vërteta të mëdha në lidhje me shpëtimin: rëndësinë e “të sotmes” në procesin e shpëtimit dhe mungesën e një mundësie tjetër për shpëtim pas vdekjes. Sot është dita e shpëtimit. Shëmbëlltyra nuk na mëson se ka diçka të keqe të trashëguar tek të pasurit, por diçka domosdoshmërisht të mirë tek të varfrit. Ajo që na mëson, është se nuk duhet të humbasim (ndërsa jetojmë në tokë) mundësinë për t’u shpëtuar dhe për të jetuar si të tillë. Të pasur a të varfër, të arsimuar apo analfabetë, të pushtetshëm apo të pashpresë, ne nuk kemi një mundësi të dytë. Të gjithë shpëtohen dhe gjykohen vetëm nga qëndrimi i tyre ndaj Jezusit, sot, tani. “Ja, pra, koha e pëlqyer, ja, pra, dita e shpëtimit” (2 Kor. 6:2).

Libri i Lukës nga John M. Fowler108

12

34

5

6

7

8

9

10

11

12

1314

15

1617

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

Page 110: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

Shëmbëlltyra mëson gjithashtu se shpërblimi i përjetshëm nuk ka të bëjë me zotërimet materiale. Burri i pasur “‘vishej me të purpurta dhe me rroba të çmueshme prej liri dhe për ditë e kalonte shkëlqyeshëm’” (Luka 16:19). Por, ai kishte humbur thelbin e jetës: Perëndinë. Aty ku Perëndia nuk njihet, njerëzit nuk vërehen. Mëkati i njeriut të pasur nuk ishte pasuria e tij, por dështimi i tij për të kuptuar që familja e Perëndisë ishte më e gjerë sesa ai ishte gati ta pranonte.

Nuk ka një mundësi të dytë për shpëtim pas vdekjes. E vërteta e dytë e pa-anash kalueshme që Jezusi mëson këtu është se nuk ka mundësi të dytë për shpëtim pas vdekjes. “Dhe, duke qenë se është caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi” (Hebr. 9:27). Një tjetër pikë e rëndësishme e kësaj shëmbëlltyre është t’i tregojë njerëzve se kemi marrë evidenca të mjaftueshme në këtë jetë për të bërë një zgjedhje të ndërgjegjshme në favor apo kundër Perëndisë. Çdo teologji që mëson ndonjë variant për “mundësi të dytë” pas vdekjes është një mashtrim i madh.

Ne duam të flasim për sa shumë na do Perëndia ne, për atë që Ai ka bërë për ne dhe për atë që po bën për të na shpëtuar. Çfarë duhet të na tregojë kjo shëmbëlltyrë për rrezikun e marrjes për të mirëqenë të dashurisë dhe shpëtimit të Perëndisë?

E ENJTE Maj 21

Isha i verbër, por tani shohMisioni i Jezusit për të kërkuar dhe shpëtuar

ata që ishin të humbur, është një pohim për një shërbesë të shenjtë. Ai erdhi për t’i bërë të plotë burrat dhe gratë, për t’i transformuar ata

Libri i Lukës nga John M. Fowler109

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

2223

24

25

26

27

2829

30

31

32

3334

35

36

37

38

39

Page 111: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

fizikisht, mendërisht, shpirtërisht dhe shoqërisht. Luka na jep dy raste për të ilustruar mënyrën sesi Jezusi restauroi dy burra. Njëri ishte i verbër fizikisht, ndërsa tjetri shpirtërisht; të dy ishin të përjashtuar — njëri llupës dhe tjetri tagrambledhës. Por, të dy këta burra ishin kandidatë për misionin shpëtues të Krishtit dhe askush prej tyre nuk ishte jashtë zemrës apo prekjes së Tij.

Lexoni Luka 18:35–43. Çfarë na mësohet këtu për varësinë tonë të plotë tek Perëndia? Kush nga ne nuk ka bërtitur, ndonjëherë, “Ki mëshirë për mua”?

Marku e quan burrin Bartime (Marku 10:46). Ai ishte një lypës, që qëndronte jashtë Jerikos. I dëmtuar fizikisht, i shpërfillur shoqërisht dhe i varfër, ai e gjeti veten papritur në lëkundjen e mrekullisë qiellore: “po kalonte Jezusi nga Nazareti” (Luka 18:37). Besimi i tij vërshoi dhe bërtiti “‘Bir i Davidit, ki mëshirë për mua!’” (vargu 39). Besimi nuk ka nevojë as për sy e as për veshë, nuk ka nevojë as për këmbë e as për duar. Ai do vetëm një zemër që lidhet me Krijuesin e botës.

Lexoni Luka 19:1–10. Kush ishte “i verbri” në këtë histori?

Vetëm Luka e regjistron historinë e Zakeut, të fundin e takimeve të Jezusit me të përjashtuarit. Misioni i Krishtit për të kërkuar e për të shpëtuar të humburit, ishte një përmbushje e lavdishme në këtë takim me Zakeun. Zakeu ishte krye-tagrambledhësi i Jerikos, një krye-mëkatar i qytetit në gjykimin e farisenjve. Por një krye-

Libri i Lukës nga John M. Fowler110

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

1314

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

2627

28

2930

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 112: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

mëkatar që u kërkua dhe u shpëtua nga Shpëtimtari. Ç’vend dhe metoda të çuditshme përdori Jezusi për të përmbushur misionin e Tij! Një pemë fiku, një burrë kurioz në përpjekje për të parë Jezusin dhe një Perëndi i dashur që urdhëron burrin për të zbritur poshtë, sepse Ai u vetë-ftua në një drekë tek ai. Akoma më e rëndësishme, Jezusi kishte një deklaratë për të bërë: “‘Sot në këtë shtëpi ka hyrë shpëtimi’” (Luka 19:9), por jo përpara se Zakeu të bënte gjërat e duhura (vargu 8).

Është e thjeshtë të shohësh gabimet dhe dështimet e njerëzve të tjerë, apo jo? Por, shpeshherë, mund të jemi të verbër. Cilat janë disa fusha në jetën tuaj me të cilat duhet të përballeni, rrëfeheni dhe, në këtë mënyrë të korrni fitoren, të cilën e keni shtyrë për kaq gjatë?

Libri i Lukës nga John M. Fowler111

1

2

3

4

5

6

7

8

9

1011

12

13

14

15

16

1718

Page 113: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

E PREMTE Maj 22

Për më tepër studim: “Nëpërmjet deles së humbur, Krishti jo vetëm prezanton mëkatarin individual, por edhe botën e vetme, që është bërë rrëmujë dhe është shkatërruar nga mëkati” — Ellen G. White, Christ’s Object Mësimis, fq. 190.

Për vlerat e një shpirti: “Vlerën e një shpirti, kush mund ta vlerësojë? A dëshironi të dini vlerën e tij? Shkoni në Gjetsemane dhe atje, shikoni me Krishtin orët e ankthit, kur Ai djersiti gjak. Shikoni Shpëtimtarin e ngritur në kryq. . . . Në këmbët e kryqit, duke mbajtur parasysh që edhe për një mëkatar, Krishti do të kishte dhënë jetën e Tij, ju mund të vlerësoni vlerën e një shpirt” — Christ’s Object Mësimis, page 196.

Pyetje për diskutim: Ndërsa të gjithë fetë e portretizojnë qenien njerëzore në kërkim për Perëndinë, Krishterimi e prezanton Perëndinë si kërkues: Adam, ku je (Zan. 3:9)? Kain, ku është vëllai yt (Zan. 4:9)? Elija, çfarë po bën këtu (1 Mbretërit 19:9)? Zake, zbrit poshtë (Luka 19:5). Cila ka qenë përvoja juaj kur Perëndia ju ka kërkuar?

Lexoni përsëri pyetjen e fundit tek mësimi i ditës së martë. Cili ishte gabimi fatal që bëri djali i madh? Çfarë të metash shpirtërore u zbuluan nga qëndrimi i tij? Pse është e lehtë të kesh të njëjtin qëndrim? Lexoni gjithashtu Mateu 20:1–16.

Në historinë e pasanikut dhe Lazarit, Jezusi tha se, edhe nëse dikush kthehet nga vdekja, do të kishte ende nga ata që nuk do të besonin. Në ç’mënyrë parashikon ky krahasim reagimin e disa personave ndaj ringjalljes së Jezusit? Disa

Libri i Lukës nga John M. Fowler112

12

3

4

5

6

78

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

2627

28

29

30

31

3233

34

35

36

37

38

Page 114: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

vazhduan të mos besojnë edhe pse u dha dëshmi e fuqishme për ringjalljen e Tij?

Një nga aspektet më mbresëlënëse të shërbesës shpëtuese të Jezusit është barazia me të cilën Ai trajtoi të gjithë njerëzit – të tillë si lypësi i verbër, Zakeun, Nikodemin dhe gruan samaritane. Kryqi, më shumë se çdo gjë tjetër, tregon barazinë e njerëzve përpara Perëndisë. Si duhet të ndikojë kjo e vërtetë e rëndësishme mënyrën sesi ne trajtojmë të tjerët? Madje edhe ata, ndaj të cilëve – për shkak të politikës, kulturës, etnitetit apo të tjera — mund të kemi pasur më parë ndjenja jo të mira? Pse do të kishte qenë një qëndrim i tillë kaq kundër-Jezusit?

Krahasoni historinë e djalit plangprishës me historinë e pasanikut dhe Lazarit. Si balancojnë ato njëra-tjetrën?

Sot, dielli perëndon në orën 19:59. Sabat të lumtur!

Libri i Lukës nga John M. Fowler113

1

23

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

1516

17

18

1920

21

2223

24

25

26

27

28

Page 115: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

Mësimi 9 *Maj 23–29

Jezusi, Mësuesi Zot

E SHTUNË PASDITE

Lexoni për studimin e kësaj jave: Luka 8:22–25, 4:31–37, 6:20–49,8:19–21, 10:25–37, Ligji i Përtërirë 6:5.

Vargu përmendësh: “Dhe ata habiteshin nga mësimi i tij, sepse fjala e tij ishte me autoritet” (Luka 4:32).

“Kur Krishti erdhi në tokë, njerëzimi dukej sikur po arrinte me shpejtësi pikën më të ulët. Vetë themelet e shoqërisë po shkatërroheshin. Jeta ishte bërë e rreme dhe artificiale . . . Të zhytur në përralla dhe në gënjeshtra, njeriu iu drejtua shthurjes dhe materializmit, në përpjekje për të mos menduar. Duke lënë jashtë sferës së mendimit përjetësinë, ata jetonin për të tashmen. “Ndërsa pushuan së njohuri Hyjninë, ata pushuan së konsideruari njeriun. E vërteta, nderi, integriteti, besimi, pasioni po largoheshin nga toka. Lakmia e paepur dhe ambicia absorbuese i dhanë jetë mosbesimit universal. Ideja e detyrës, e obligimit që forca kishte ndaj dobësisë, e dinjitetit njerëzor dhe e të drejtave të njeriut u lanë jashtë, duke u konsideruar si ëndrra apo përralla. Njerëzit e zakonshëm u konsideruan si bisha për ngarkesës apo si mjete për t’u përdorur

Libri i Lukës nga John M. Fowler114

12

3

4

5

67

8

9

10

11

1213

14

15

1617

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 116: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

për ambicie. Pasuria dhe pushteti, vetëkënaqësia u servirën si e mira më e lartë. Shthurja fizike, budallallëku mendor dhe vdekja shpirtërore ishin karakteristikat e brezit”—Ellen G. White, Education, fq. 74, 75.Në një kontekst të tillë, ne mund të kuptojmë më mirë pse Jezusi dha ato mësime.

*Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 30 Maj.

E DIEL Maj 24

Autoriteti i Jezusit

Si një doktor dhe studiues, Luka u njoh me rolin e autoritetit. Ai ishte familjar autoritetin e filozofisë në studimet dhe kulturën greke. Ai e njihte autoritetin e ligjit romak në çështjet civile dhe në funksionet e shtetit. Si shok i udhëtimeve të Palit, ai e njihte autoritetin klerik që apostullimi kërkonte në kishat që ngrinte. Kështu, Luka kuptoi se autoriteti është në thelbin e pozitës së një personi, është një rol institucional, një funksion i shtetit dhe një marrëdhënie e mësuesit me ndjekësit e tij apo të saj. Pasi ishte përballur me të gjitha llojet e autoritetit të çdo niveli pushteti, Luka i tregon lexuesve të tij se kishte diçka të pakrahasueshme tek Jezusi dhe tek autoriteti i Tij. I lindur në shtëpinë e një marangozi, i rritur në një qytet të vogël galileas në Nazaret, për rreth 30 vjet, i panjohur për ndonjë gjë të madhe për standardet e botës, Jezusi u përball më këdo. Ai u përbal me mësimet dhe shërbesën e Tij me drejtues romakë, me studiues çifutë, me rabi, me njerëz të zakonshëm, me pushtete sekulare dhe fetare. Bashkëqytetarët e Tij “mrekulloheshin për fjalët e hirit që dilnin nga goja e tij” (Luka 4:22). Në një rast, Ai i

Libri i Lukës nga John M. Fowler115

1

2

3

4

5

6

78

9

1011

1213

1415

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 117: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

solli shpresë një të veje në Nain, duke i kthyer në jetë birin e saj (Luka 7:11–17). Të gjithë qytetin e kapi një frikë e madhe dhe ata shpallën: “‘Perëndia e vizitoi popullin e vet’” (vargu 16). Autoriteti i Jezusit mbi jetën dhe vdekjen, elektrizuan jo vetëm njerëzit në Nain, por edhe “gjithë Judenë dhe anembanë krahinës përreth” (vargjet 16, 17).

Lexoni Luka 8:22–25, 4:31–37, 5:24–26, 7:49, 12:8. Çfarë na thonë këto vargje për llojin e autoritetit që Jezusi zotëronte?

Luka harxhoi kohën për të regjistruar - jo vetëm për mikun e tij Teofil, por edhe për brezat që do të vinin - që Jezusi, nëpërmjet shërbesës së Tij, kishte ngritur unikësinë e autoritetit të Tij. Si Perëndia në mish, Ai me të vërtetë kishte autoritet të pakrahasueshëm me të tjerë.

Shumë njerëz bëjnë shumë gjëra në emër të Perëndisë dhe kjo i jep veprimeve të tyre shumë autoritet. Si mund të jemi të sigurtë kur themi “Perëndia më udhëhoqi ta bëj këtë”, që Ai me të vërtetë na ka udhëhequr? Diskutoni përgjigjet në grupin e studimit në Sabat.

Libri i Lukës nga John M. Fowler116

1

2

3

4

5

6

7

89

10

11

1213

14

15

16

17

18

19

20

21

22

2324

25

26

27

28

29

30

Page 118: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

E HËNË Maj 25

Shërbesa më e madhe e KrishtitShërbesa në mal (Mateu 5–7) quhet shpeshherë në

literaturë si “thelbi i Krishterimit”. Luka ka bërë një përzgjedhje të shërbesës tek Luka 6:20–49 dhe diku tjetër. Duke qenë se Luka e vendos shërbesën menjëherë pas përzgjedhjes “zyrtare” të dishepujve (Luka 6:13), disa studiues e kanë quajtur atë si “Detyra vajosëse për të dymbëdhjetët”. Ashtu si prezantohet tek Luka 6:20–49, shërbesa fillon me katër bekime dhe katër mjerime, që përkufizojnë karakteristikat themelore të mënyrës së krishterë.

Studioni pasazhet në vijim tek Luka 6:20–49 dhe pyesni veten sesa nga afër i përqafon jeta juaj parimet e shprehura këtu.

• Lumturia e të krishterit (Luka 6:20–22). Si mund të të çojnë në lumturi varfëria, uria, të qarat dhe urrejtja e të tjerëve?

• Arsyeja e krishterë për t’u gëzuar në mes të përbuzjes (Luka 6:22, 23).

• “Mjerë ju” ndaj të cilëve duhet të ruhemi (Luka 6:24–26). Analizoni këto katër shprehje “mjerë ju”. Pse duhet një i krishterë të ruhet kundër tyre?

• Urdhërimi i krishterë (Luka 6:27–31). Asnjë urdhërim i Jezusit nuk është më i debatueshëm dhe më i vështirë për t’u zbatuar sesa urdhërimi i artë i dashurisë. Etika e krishterë është pozitive në thelb; jo negative. Ajo ka të bëjë me atë që duhet bërë dhe jo në atë që nuk duhet bërë. Në vend që të thuhet “Mos urreni” armiqtë tuaj, thuhet “Doni armiqtë tuaj”. Në vend të ligjit të reciprocitetit (dhëmbë për dhëmbë), urdhërimi i artë kërkon perëndishmëri të pastër (ktheni faqen tjetër). Mahatma Gandhi

Libri i Lukës nga John M. Fowler117

12

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

1415

16

17

1819

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 119: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

zhvilloi një filozofi të tërë politike nga urdhërimi i artë. Kjo filozofi mbështetet në rezistencën e së keqes duke bërë të mirë. Në fakt, ai e përdori këtë parim për të fituar pavarësinë e Indisë nga kolonizimi anglez. Në të njëjtën mënyrë, Martin Luther King, Jr. përdori etikën e urdhërimit të artë për të thyer të keqen e ndarjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aty ku dashuria mbretëron, bekimet hipin në fron!

• Mënyra e të krishterit (Luka 6:37–42). Vëreni këmbënguljen e Krishtit për faljen, për dhënien bujare, për të jetuarit shembullor dhe për tolerancën!

• Frytet e të krishterit (Luka 6:43–45).• Ndërtuesi i krishterë (Luka 6:48, 49).

Libri i Lukës nga John M. Fowler118

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

1617

18

Page 120: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

E MARTË Maj 26

Një familje e re

Mësues të mëdhenj si para dhe pas Jezusin kanë mësuar për bashkimin dhe dashurinë. Por, zakonisht bëhet fjalë për dashurinë brenda parametrave të një grupi të vetëm; për një familje të përkufizuar nga ekskluziviteti i prejardhjes, ngjyrës, gjuhës, fisit apo fesë. Nga ana tjetër, Jezusi theu pengesat që i ndanin njerëzit dhe futi konceptin e një familjeje të re – familje, e cila nuk bën dallim për gjërat e zakonshme që i ndajnë njerëzit. Nën flamurin e dashurisë agape — të pamerituar, pa përjashtime, universale dhe sakrifikuese — Krishti krijoi një familje të re. Kjo familja reflekton konceptin origjinal, universal dhe ideal të krijimit në Zanafillë. Në këtë krijim pohohej se çdo qenie njerëzore krijohet në shëmbëlltyrën e Perëndisë (Zan. 1:26, 27) dhe, rrjedhimisht, të barabartë përpara Tij.

Lexoni Luka 8:19–21.Pa minimizuar lidhjet dhe detyrimet që kanë prindërit e fëmijët, vëllezërit e motrat brenda një familjeje, Jezusi shkoi përtej mishit dhe gjakut. Ai i vuri këto në altarin e Perëndisë si pjesëtar të “çdo familje në qiejt dhe mbi tokë” (Efes. 3:15). Familja e dishepullimit të krishterë nuk ka pse të jetë më pak e lidhur dhe e afërt sesa lidhjet e familjes me të njëjtët prindër. Për Jezusin, prova e vërtetë e “familjes” nuk është lidhja e gjakut, por bërja e vullnetit të Perëndisë.

Çfarë na thonë vargjet në vazhdim për muret që Jezusi shkatërroi në lidhje me dallimet, që ndajnë zakonisht njerëzit (dhe shpeshherë me rezultate të këqija)?

Libri i Lukës nga John M. Fowler119

12

34

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

3233

34

35

36

3738

Page 121: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

Luka 5:27–32 _____________________________________________

Luka 7:1–10 ______________________________________________

Luka 14:15–24 ____________________________________________

Luka 17:11–19 ____________________________________________

Misioni dhe shërbesa e Jezusit, zemra e Tij falëse dhe hiri i Tij nuk përjashtuan askënd. Përkundrazi, ato përfshinë të gjithë që pranuan thirrjen e Tij. Dashuria e Tij e përjetshme e vuri në lidhje me të gjithë spektrin e shoqërisë.

Cilat janë mënyrat që ne, si kishë, të mund të ndjekim më mirë këtë parim të rëndësishëm?

Libri i Lukës nga John M. Fowler120

1

23

4

56

7

89

10

11

12

13

14

15

16

1718

19

20

2122

Page 122: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

E MËRKURË Maj 27

Përkufizimi i dashurisë: Shëmbëlltyra e samaritanit të mirë, pjesa 1

Nga të katër Ungjijtë, vetëm Luka regjistron shëmbëlltyrën e djalit plangprishës dhe samaritanit të mirë (Luka 10:25–37). E para ilustronte dimensionin vertikal të dashurisë – dashurinë e jashtëzakonshme të Atit për mëkatarin. E dyta na tregon dimensionin horizontal — atë lloj dashurie, që duhet të karakterizojë jetën njerëzore, duke refuzuar pranimin e çdo lloj pengese midis njerëzve. Përkundrazi, kjo dashuri kërkon të jetosh me përkufizimin e Jezusit për “të afërmin”: që të gjithë qeniet njerëzore janë fëmijë të Perëndisë dhe meritojnë të duhen e të trajtohen me barazi.

Lexoni Luka 10:25–28 dhe reflektoni në dy pyetjet kryesore që ngrihen aty. Si lidhet secila prej këtyre pyetjeve me çështjet kryesore të besimit dhe jetës së krishterë?

• “‘Mësues, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përjetshme?’” (vargu 25).

Vëreni që doktori i ligjit po kërkon një mënyrë për të trashëguar jetën e përjetshme. Të shpëtohesh nga mëkati dhe të hysh në mbretërinë e Perëndisë është me të vërtetë aspirata më fisnike që personi mund të ketë. Por, ky jurist, ashtu si shumë, ishte rritur me nocionin e gabuar që jeta e përjetshme është diçka, që mund të fitohet nga veprat e mira. Mesa duket, ai nuk kishte dijeni që “paga e mëkatit është vdekja, por dhurata e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezus Krishtin, Zotin tonë” (Rom. 6:23).

• “‘Çfarë është shkruar në ligj? Si e lexon?’” (vargu 26). Në kohën e Jezusit, ishte zakon i

Libri i Lukës nga John M. Fowler121

12

3

45

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

1819

20

21

22

2324

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 123: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

çifutëve me rëndësi, si ky jurist, që të mbanin varur në dorë një shenjë. Ajo ishte si një qese lëkure brenda së cilës vendoseshin pjesë nga Torah – përfshirë atë pjesë, që do t’i jepte përgjigje pyetjes së Jezusit. Jezusi e drejtoi juristin tek ajo që shkruhet tek Ligji i Përtërirë 6:5 dhe tek Levitiku 19:18 — pikërisht atë pjesë që ndoshta ai po e mbante në dorën e tij. Ai e kishte përgjigjen në kyçin e dorë, por jo në zemrën e tij. Jezusi shpalosi përpara juristit një të vërtetë të madhe: jeta e përjetshme nuk ka të bëjë me mbajtjen e urdhërimeve. Ajo kërkon të duash në mënyrë absolute Perëndinë dhe në të njëjtën mënyrë e me çiltërsi të gjithë krijimin e Perëndisë — “i afërmi” për të qenë më të saktë. Megjithatë, qoftë nga injoranca apo nga arroganca, doktori i ligjit e vazhdoi dialogun me një tjetër pyetje: “Kush është i afërmi im”?

Cila është evidenca juaj e jashtme që tregon se ju jeni shpëtuar me të vërtetë nëpërmjet hirit? Domethënë, si e tregon jeta juaj që ju jeni shfajësuar me anë të besimit?

Libri i Lukës nga John M. Fowler122

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

1920

21

22

23

24

Page 124: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

E ENJTE Maj 28

Përkufizimi i dashurisë: Shëmbëlltyra e samaritanit të mirë, pjesa 2

“Por ai, duke dashur të justifikonte veten, i tha Jezusit: ``Po kush është i afërmi im?’” (Luka 10:29).

Si një ekspert në ligjin çifut, si një jurist, ai duhet ta ketë ditur patjetër përgjigjen e kësaj pyetjeje. Levitiku 19:18, ku jepet urdhërimi i dytë më i madh, i përkufizon “fqinjët” si “bijtë e popullit tuaj”. Prandaj, në vend që t’i jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë pyetjes së juristit apo të hynte në një diskutim teologjik me të (dhe me ata që po e ndiqnin diskutimin), Jezusi e drejton juristin dhe audiencën e Tij tek një plan më i lartë.

Lexoni Luka 10:30–37. Cilat janë pikat kryesore të kësaj historie dhe çfarë tregojnë ato për mënyrën sesi duhet të trajtojmë të tjerët?

Vëreni se Jezusi tha që “një burrë” (vargu 30) ra në dorën e kusarëve. Pse nuk e cilësoi Jezusi racën apo statusin e këtij burri? Duke marrë parasysh të gjithë qëllimin e historisë, pse kishte rëndësi kjo?Prifti dhe leviti e panë burrin e plagosur, por nuk ndaluan. Cilatdo qofshin arsyet e tyre pse nuk e ndihmuan, për ne pyetjet janë: cila është feja e vërtetë dhe si duhet ta tregojmë atë? Ligji i Përtërirë 10:12, 13; Mik. 6:8; Jakobi 1:27.Urrejtje dhe armiqësi ishin karakteristikat e marrëdhënies midis çifutëve dhe samaritanëve. Në

Libri i Lukës nga John M. Fowler123

12

3

45

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

1819

20

21

2223

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Page 125: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

kohën e Jezusit, kjo armiqësi ishte përkeqësuar edhe më shumë (Luka 9:51–54, Gjoni 4:9). Prandaj, duke e bërë samaritanin “heroin” e historisë, Jezusi evidentoi disa mësime të rëndësishme – madje edhe më të forta sesa mund të kishin qenë në ndonjë shëmbëlltyrë tjetër – për çifutët.Jezusi e përshkroi shërbesën e samaritanit me detaje të hollësishme: atij i erdhi keq, ai iu afrua, lidhi plagët e tij, i pastroi me vaj e verë, e mbajti dhe e çoi atë tek një han, pagoi në avancë për qëndrimin e tij dhe premtoi se do të paguante edhe ndonjë shtesë në rrugën e kthimit. Të gjitha pjesët e shërbesës së samaritanit përkufizojnë dashurinë e vërtetë dhe të pakushtëzuar. Fakti që ai i bëri të gjitha këto për një njeri që, me shumë mundësi, ishte një çifut, tregon se dashuria e vërtetë nuk njeh pengesa.

Prifti dhe leviti i bën vetes këtë pyetje: çfarë mund të na ndodhë nëse ndalojmë dhe e ndihmojmë këtë njeri? Samaritani pyeti: çfarë do t’i ndodhë këtij njeriu nëse unë nuk e ndihmoj? Cili është dallimi midis të dyve?

Libri i Lukës nga John M. Fowler124

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

1718

19

20

21

22

23

Page 126: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

E PREMTE Maj 29

Për më tepër studim: “Në jetën dhe në mësimet e Tij, Krishti ka dhënë shembullin e përsosur të shërbesës joegoiste, që e ka origjinën tek Perëndia. Perëndia nuk jeton për Vete. Duke krijuar botën dhe duke siguruar mbarëvajtjen e gjithçkaje, Ai po na shërben vazhdimisht. ‘sepse ai bën të lindë diellin e tij mbi të mirët dhe mbi të këqinjtë, dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët’ Mateu 5:45. Këtë ideal për shërbesë Perëndia ia ka dhënë Birit të Tij. Jezusi iu dha për të qëndruar në ballë të njerëzimit, në mënyrë që, nëpërmjet shembullit të Tij, Ai mund t’i mësonte se çfarë do të thoshte të shërbesh. E gjithë jeta e Tij ishte një ligj shërbese. Ai i shërbeu të gjithëve. Në këtë mënyrë, Ai jetoi ligjin e Perëndisë. Nëpërmjet shembullit të Tij na tregoi sesi duhet t’i bindemi atij”—Ellen G. White, The Desire of Ages, fq.649.

Shëmbëlltyra e samaritanit të mirë nuk është “një skenë imagjinare, por një ndodhi aktuale, që njihej të kishte ndodhur ashtu siç u përshkrua. Prifti dhe leviti që kishin kaluar nga ana tjetër ishin në turmën, që po dëgjonte fjalët e Krishtit”—The Desire of Ages,fq.499.

Pyetje për diskutim: Rikthejuni pyetjes së rëndësishme të bërë në fund të ditës së diel. Kush nuk ka dëgjuar njerëz që kanë thënë se gjithçka kanë bërë e kanë bërë sepse Perëndia i ka thënë? Në ç’mënyra na flet Perëndia? Në të njëjtën kohë, cilat janë rreziqet kur kërkojmë autoritetin e Perëndisë për të justifikuar veprimet tona?

Rikthejuni katër “mjerë ju” tek Luka 6:24–26. Si duhet t’i kuptojmë ato që Jezusi thotë këtu? Për

Libri i Lukës nga John M. Fowler125

12

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

2627

28

29

30

31

32

33

34

3536

37

38

Page 127: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

çfarë po na paralajmëron Ai për të treguar kujdes në këtë jetë?

Mendoni për të gjithë çështjen e autoritetit. Çfarë është autoriteti? Cilat janë llojet e ndryshme të autoritetit? Ç’lloj autoriteti mbizotëron ndaj të tjerëve? Si duhet të reagojmë ndaj llojeve të ndryshme të autoritetit në jetën tonë? Ç’ndodh nëse autoriteti mbi ne shkatërrohet?

Sot, dielli perëndon në orën 20:05. Sabat të lumtur!

Libri i Lukës nga John M. Fowler126

1

2

3

4

5

6

7

8

910

11

12

1314

15

16

17

Page 128: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

Mësimi 10 *Maj 30–Qershor 5

Të ndjekësh Jezusin në jetën e

përditshme

E SHTUNË PASDITE

Lexoni për studimin e kësaj jave:Luka 11:37–54; 12:4–

21,35–53; Amos 6:1; Luka 8:4–15;22:24–27.

Vargu përmendësh: “Atëherë apostujt i thanë Zotit: ``Na e

shto besimin’” (Luka 17:5).

Libri i Lukës nga John M. Fowler127

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

Page 129: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

Megjithëse një mësues i madh, Jezusi nuk ngriti një

shkollë teologjie apo filozofie. Qëllimi i Tij ishte “ ...

të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur” (Luka

19:10). Ai erdhi për të zbuluar karakterin e Perëndisë, një

zbulesë që do të kulmonte në kryq. Pikërisht këtu Ai i

tregoi njerëzimit dhe botëve të pamëkata se kush ishte në të

vërtetë Perëndia, por Ai pagoi gjithashtu pagën për mëkatin.

Vetëm në këtë mënyrë , qeniet njerëzore, pavarësisht

gjendjes së tyre të mëkatë, mund të shpëtoheshin.

Duke bërë këtë, Ai krijoi një bashkësi të shpëtuarish,

një komunitet të atyre që ishin shpëtuar nga vdekja e Tij

dhe kishin zgjedhur të zbatonin jetën dhe mësimet e Tij.

Thirrja për të qenë pjesë e kësaj bashkësie të

shpëtuarish është një thirrje – jo për një status të

preferuarish por – për besnikëri absolute ndaj Atij që

thërret, ndaj Vetë Krishtit. Ajo që Ai thotë bëhet ligji i

jetës për dishepullin. Ajo që Ai dëshiron bëhet qëllimi i

jetës për dishepullin. Asnjë masë e mirësisë së jashtme, apo

e përsosshmërisë doktrinale nuk mund ti zërë vendin e

besnikërisë totale ndaj Krishtit dhe vullnetit të Tij.

Dishepullimi – të cilin e kemi ekzklusivisht prej

faktit që Krishti banon në ne – ka kërkesa detyruese të

caktuara. Asnjë konkurrencë apo zëvendësim nuk lejohet.

Libri i Lukës nga John M. Fowler128

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

Page 130: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

*Studioni mësimin e kësaj jave për tu përgatitur për Sabatin

e, Qershor 6.

E DIEL Maj 31

Ikja e fariseizmit

Rreth 25 përqind nga 80 herë që përmenden farisenjtë

tek Ungjijtë, gjendet tek Luka. Farisenjtë dalloheshin për

konservatorizmin e tyre doktrinal, në dallim me saducenjtë

të cilët njiheshin për idetë e tyre liberale. Farisenjtë

ishin legalistë, të cilët edhe pse shpallnin se besonin në

hir, mësonin për shpëtimin me anë të ligjit.

Lexoni Luka 11:37–54. Për çfarë po paralajmëron Jezusi

dhe pse shfaqet i njëjti parim sot? Si mund të sigurohemi që

të mos reflektojmë – në mënyrat tona – disa nga gjërat për

të cilat Jezusi na paralajmëroi?

Libri i Lukës nga John M. Fowler129

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

Page 131: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

Një rishikim i ‘mjerë ju!’ (Luka 11:42–54) thënë

farisenjve dhe skribëve tregon sesa shumë thirrja e besimit

të vërtetë tejkalon brezat, përfshirë brezin tonë.

Për shembull, ndërsa kthimi i të dhjetave është një

pranim i gëzuar i të mirave që na ka siguruar Perëndia; ajo

nuk mund të jetë kurrë zëvendësues i kërkesave bazë për

dashuri dhe drejtësi në marrëdheniet njerëzore (vargu 42).

Të njëjtët persona që lënë “‘pas dore drejtësinë dhe

dashurinë e Perëndisë’”, nga ana tjetër, duan “‘vendin e

parë ndër sinagoga’” (vargjet 42, 43). Ja, ç’do të thotë të

humbasësh thelbin e besimit të vërtetë!

Jezusi paralajmëroi se ata që i barazojnë ritualet e

jashtme me besimin e vërtetë janë të papastër, ashtu si ata

që bien në kontakt me të vdekurit (Luka 11:44; lexoni

gjithashtu Num. 19:16). Sa e lehtë është të ngatërrojmë atë

Libri i Lukës nga John M. Fowler130

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

Page 132: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

që është e parëndësishme me atë që është e shenjtë në sytë

e Perëndisë!

Gjithashtu, Jezusi shqiptoi një “mjerë ju!” për

ekspertët e ligjit të cilët e përdornin arsimimin dhe

eksperiencën e tyre për të vendosur pesha të patolerueshme

fetare mbi të tjerët. Nga ana tjetër, ata vetë “‘ nuk i

prekni[n] ato barrë as edhe me një gisht.’” (Luka 11:46).

Farisenjtë nderonin profetët që kishin vdekur, por

vepronin kundër atyre që ishin gjallë. Madje, ndërsa Jezusi

fliste, disa prej tyre po komplotonin për ta vrarë Birin e

Perëndisë. Ajo që është e rëndësishme nuk është nderimi apo

respektimi i profetëve, por të zbatojmë mesazhin e tyre

profetik të dashurisë, mëshirës dhe gjykimit.

“Mjerë ju!”-ja e fundit është e tmerrshme. Shumë

syresh, të cilëve u ishin besuar celësat e mbretërisë së

Perëndisë, kishin dështuar në besnikërinë që iu dha. Në vend

që t’i përdornin me zgjuarsi celësat dhe të lejonin njerëzit

e Perëndisë të hynin në mbretëri, ata i mbyllën ata jashtë

dhe i hodhën celësat tutje.

Libri i Lukës nga John M. Fowler131

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

Page 133: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

E HËNË Qershor 1

Druani Perëndinë

“‘Druani Perëndinë dhe i jepni lavdi’” (Zbul. 14:7)

është mesazhi i parë i mesazheve të tri engjëjve – të cilat

janë kaq themelore për jetën dhe besimin e Adventistëve të

Ditës së Shtatë. Të druash Perëndinë nuk do të thotë ta kesh

frikë Atë, sic mendohet shpeshherë. Të druash Perëndinë do

të thotë të kuptosh se kush është Ai dhe cilat janë kërkesat

e Tij për ne. Druajtja është një vepër besimi që nënkupton

besnikëri të plotë ndaj Tij. Perëndia bëhet përkufizuesi dhe

arbitri i jetës sonë — mendimeve, veprimeve, marrëdhënieve

dhe i fateve tona. Dishepullimi i bazuar në këtë lloj

“druajtje” qëndron në tokë të palëkundur.

Lexoni Luka 12:4–12. Çfarë po thotë Jezusi këtu për

frikën?

Libri i Lukës nga John M. Fowler132

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

Page 134: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

Pasazhi na tregon se kujt t’i frikësohemi dhe kujt jo.

Ne nuk kemi pse t’i frikësohemi forcave që ndikojnë vetëm

trupin tonë në botën e tashme. Përkundrazi, ne duhet t’i

druhemi dhe t’i bindemi Perëndisë sepse në duart e Tij është

fati ynë i përjetshëm. Por, Perëndia ynë – sytë e të cilit

janë tek harabelat (Luka 12:6) dhe ka numëruar flokët në

kokën tonë (vargu 7)— është i dashur dhe i kujdesur;

prandaj, gjithsecili prej nesh është pafundësisht i çmuar në

sytë e Tij. Nëse ne e besojmë me të vërtetë këtë, sa shumë

frikëra do të veniteshin nga jeta jonë?

Lexoni Luka 12:13–21. Për çfarë na paralajmëron Jezusi

këtu?

Ndërsa Jezusi refuzoi të ndërhynte ndërmjet dy

vëllezërve që ziheshin për ndarjen e pasurisë, Ai theksoi

rëndësinë e urdhërimit të dhjetë (Eksodi 20:17) – urdhërim

Libri i Lukës nga John M. Fowler133

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

Page 135: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

kundër ligësisë së lakmisë. Gjithashtu, Ai evidentoi një të

vërtetë domethënëse për të gjithë kohën: jeta nuk përbëhet

nga gjëra (Luka 12:15). Njeriu i pasur i pamend jetonte në

një botë të vogël të përqendruar tek vetja. Asgjë tjetër nuk

kishte rëndësi për të. Sa të kujdesshëm duhet të tregohemi

në mënyrë që të mos biem në të njëjtin kurth; kjo është

vecanërisht e rëndësishme për ata që janë bekuar me shumë të

mira materiale.

Pavarësisht se të gjithë i pëlqejmë gjërat materiale,

mendoni sesa pak kënaqësi mund të të japin ato në fund të

fundit, veçanërisht nën dritën e përjetësisë. Atëherë, pse

vazhdon të jetë kaq e lehtë të bëjmë të njëjtin gabim për të

cilin Jezusi na paralajmëroi tek Luka 12:16–21?

E MARTË Qershor 2

Libri i Lukës nga John M. Fowler134

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

1819

20

21

22

Page 136: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

Jini gati dhe vigjilentë

“Vigjilenca dhe besnikëria janë kërkuar gjithmonë për

ndjekësit e Krishtit që në kohët e para, por, tani ne po

qëndrojmë në prag të botës së përjetshme. Duke pasur të

vërtetat që kemi, duke pasur kaq shumë dritë, duke pasur një

punë kaq të rëndësishme, ne duhet të dyfishojmë vigjilencën

tonë.”—Ellen G. White, Testimonies for the Church, vëll. 5,

fq. 460, 461.

Lexoni Luka 12:35–53 dhe përmblidhni domethënien e

këtyre vargjeve për ju, veçanërisht nëse keni shumë kohë që

prisni për ardhjen e dytë të Jezusit.

Të krishterët nuk mund t’ia lejojnë vetes të jenë të

shkujdesur apo të përgjumur. Konteksti i kthimit (apo

Adventit) të Tij të sigurt, por mosnjohja e orës (saktësisht

Libri i Lukës nga John M. Fowler135

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

Page 137: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

se kur do të vijë Zoti), duhet të na bëjë të kemi rroba të

pastra dhe llampa të mbushura me vaj dhe ndriçuese. Shpresa

eskatologjike (për ardhjen e Zotit në fund) duhet të jetë

forca shtysë në jetën dhe në punën tonë, gatishmëria dhe

besnikëria jonë. Është kjo besnikëri për të bërë vullnetin e

Tij në tokë dhe kjo gatishmëri për ta takuar Atë në paqe që

bën dallimin midis shërbyesve të mirë dhe të këqij.

Çdo neglizhim besnikërie me pretekstin që “‘Zotëria im

vonon të kthehet’” (Luka 12:45) do të thotë ta vendosësh

veten nën një nga format më të rënda të gjykimit të

Perëndisë (vargjet 45–48). Sa më i madh privilegji, aq më e

madhe përgjegjësia. Prandaj, atyre që u është dhënë shumë,

do t’u kërkohet shumë (vargu 48).

Gjykimi i profetit të vjetër “Mjerë ata që jetojnë në

bollëk në Sion” (Amosi 6:1) duket se reflekton

paralajmërimin e Krishtit që dishepullimi i krishterë nuk

është një gjendje rehatie. Pali e shpjegon jetën e

krishterë si një betejë shpirtërore (Efes. 6:12). Pika

kryesore është që çdo i/e krishterë është i/e përfshirë në

betejën kozmike midis Krishtit dhe Satanit dhe se Kryqi

vendos një vijë të qartë ndarëse ndërmjet të dyve. Vetëm

nëpërmjet besimit të vazhduar në Krishtin e kryqit, personi

mund të ketë fitoren përfundimtare.

Libri i Lukës nga John M. Fowler136

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

Page 138: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

“‘Por ai që nuk e dinte, po të bëjë gjëra që meritojnë

të rrahura, do të rrihet më pak. Kujt iu dha shumë, do t`i

kërkohet shumë; dhe kujt iu besua shumë, do t`i kërkohet më

shumë.’” (Luka 12:48). Çfarë kuptimi duhet të ketë ky tekst

për ne si Adventistë të Ditës së Shtatë?

E MËRKURË Qershor 3

Libri i Lukës nga John M. Fowler137

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

Page 139: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

Ji një dëshmues i frytshëm

Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë, në këshillimin e tyre

të përjetshëm “përpara themelimit të botës” (Efes. 1:4),

hartuan planin e shpëtimit. Domethënë, edhe përpara se

njeriu i parë të krijohej e, natyrisht, përpara se të

mëkatonte, Perëndia kishte një plan për të shpëtuar botën.

Përgjegjësia për këtë dëshmi bie mbi çdo besimtar të

krishterë.

“‘Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë

mbi ju dhe do të bëheni dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në

gjithë Judenë, në Samari dhe deri në skajin e dheut’”

(Veprat e Apostujve 1:8). Detyra e fundit që la Jezusi

nënvizon rëndësinë që Perëndia vendos tek roli dëshmues i

ndjekësve të Tij.

Çfarë mësimi duhet të nxjerrin dëshmuesit e krishterë

nga shëmbëlltyra e mbjellësit dhe farës? Luka 8:4–15.

Libri i Lukës nga John M. Fowler138

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

Page 140: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

Çfarë dhe kur jepet shpërblimi i atyre që dëshmojnë?

Luka 18:24–30.

Çfarë na mëson shëmbëlltyra e minave (Luka 19:11–27)për

besnikërinë dhe përgjegjësinë në dëshmi?

Libri i Lukës nga John M. Fowler139

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

1617

18

19

20

21

22

23

Page 141: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

Në secilën nga këto tekste, edhe në të tjera, zbulohen

rreziqet, përgjegjësitë dhe shpërblimet e dëshmisë dhe

besimit. Ne jemi ngarkuar me një përgjegjësi solemne.

Megjithatë, duke marrë parasysh se sa na është dhënë, sa pak

kërkohet nga ne?

Libri i Lukës nga John M. Fowler140

1

2

3

4

5

Page 142: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

E ENJTE Qershor 4

Ji një udhëheqës shërbyes

Lexoni Luka 22:24–27. Edhe pse dishepujt po

përgatiteshin për Darkën e Fundit, ata po debatonin se kush

do të ishte më i madhi në mbretëri. Si i përgjigjet Jezusi

marrëzisë së tyre dhe ku qëndron risia tek përgjigja e Tij?

Përgjigja e Jezusit është unike në historinë e

drejtimit. Faraoni, Nebukadnezari, Aleksandri i Madh, Jul

Çezari, Napoleoni dhe Genghis Khan, -- të gjithë këta e

konsideruan udhëheqjen në terma të pushtetit dhe autoritetit

mbi të tjerët. Kjo është pak a shumë mënyra sesi bota ka

menduar gjithmonë për pushtetin.

Libri i Lukës nga John M. Fowler141

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

Page 143: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

“‘Por me ju mos qoftë kështu; madje më i madhi ndër ju

le të jetë si më i vogli dhe ai që drejton si ai që

shërben’” - tha Jezusi (Luka 22:26). Duke thënë kështu, Zoti

i universit ndryshoi rrënjësisht përkufizimin e udhëheqsisë:

“‘Por midis jush kështu nuk do të ndodhë; madje secili prej

jush që do të dojë të bëhet i madh, qoftë shërbëtori juaj,

dhe kushdo prej jush që do të dojë të jetë i pari, qoftë

skllavi juaj. Sepse edhe Biri i Njeriut nuk erdhi që t`i

shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij

si çmim për shpengimin e shumë vetëve’” (Mat. 20:26–28).

Duke përcaktuar shërbimin dhe vetëmohimin si parimet

bazë të mënyrës dhe udhëheqsisë së Tij, Jezusi prezantoi një

dimension të ri për marrëdhëniet njerëzore: përmbushja nuk

vjen nga pushteti, por nga shërbesa; pushteti e merr

autoritetin e tij jo nga pozita por nga shërbimi;

transformimi fillon jo nga froni, por nga kryqi. Të jetosh

do të thotë të vdesësh (Gjoni 12:24).

Tek Luka 9:46–48 diçka e ngjashme lindi ndërmjet

dishepujve të Jezusit të cilët diskutonin se kush do të

ishtë më i madhi. Parimet e botës ishin ende të forta në

mendjet e dishepujve të Tij.

Përgjigja e Mësuesit shkoi drejt e në zemër të

problemit. Gjithashtu, Ai vendosi një nga sfidat më të

Libri i Lukës nga John M. Fowler142

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

Page 144: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

vështira për jetën në përgjithësi dhe për jetën e krishterë

në veçanti. Fjalët e Jezusit, vecanërisht aty ku thuhet se

duhet të jesh “‘më i vogli midis jush’” (vargu 48) tregojnë

sesi prioritetet e botës janë të vendosura së prapthi.

Duke qenë se prioritetet e botës janë kaq në

kundështrim me ato që Jezusi na mëson këtu, si duhet të

mbijetojmë nëse zbatojmë parimet e Tij në jetët tona?

Libri i Lukës nga John M. Fowler143

1

2

3

4

5

6

7

8

Page 145: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

E PREMTE Qershor 5

Për më tepër studim:“Kush e ka zemrën tuaj? Me kë janë

mendimet tuaja? Me kë duam të bashkëbisedojmë? Kush ka

dashamirësinë tonë të ngrohtë dhe energjitë tona më të

mira? Nëse jemi të Krishtit, mendimet tona janë me Të,

mendimet tona më të ëmbla janë me Të. Gjithçka që jemi

dhe kemi i përkasin Atij. Ne dëshirojmë të mbajmë

imazhin e Tij, të frymënxjerrim frymën e Tij,

dëshirojmë të bëjmë vullnetin e Tij dhe ta kënaqim Atë

në çdo gjë.”—Ellen G. White, Steps to Christ/Hapa drejt

Krishtit,fq. 58.

“Në jetën tonë këtu – tokësore dhe e kufizuar nga

mëkati – gëzimi më i madh dhe edukimi më i lartë

gjendet tek shërbimi. Madje, edhe në gjendjen tonë në

të ardhmen – të paprekur nga kufizimet e njerëzimit të

mëkatë – gëzimi më i madh dhe edukimi më i lartë do të

gjenden tek shërbimi. Duke dëshmuar dhe duke mësuar nga

fillimi se cilat ‘ishin pasuritë e lavdisë së këtij

misteri;’ ‘që është Krishti në ju, shpresë lavdie.’

Kolosianëve 1:27.”—Ellen G. White, Education, fq. 309.

Libri i Lukës nga John M. Fowler144

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

Page 146: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

Pyetje për diskutim:

Jezusi i quajti budallenj /të pamend të pasurin dhe

fermerin e suksesshëm (Luka 12:20). Personi mund të mos

jetë i pasur apo i suksesshëm, por çfarë e bën atë të

pamend në sytë e Perëndisë?

Në disa nga kishat tona ne shohim dy lloj grupesh: i

pari përfshin të arsimuarit, të sukseshmit në punë,

drejtuesit e kishës e të komunitetit si dhe të tjerë që

kanë influencë. Ky është grupi që merr gjithë

respektin, vëmendjen dhe temenarat. Grupi i dytë

përfshin të urtët dhe ata pa ndonjë ndikim të cilët

vijnë dhe ikin pa ia tërhequr vëmendjen ndokujt. Çfarë

mund të bëni që grupi të dytë të ndjehet po aq i

rëndësishëm sa grupi i parë?

Megjithëse është e lehtë sot të qortojmë farisenjtë

për mënyrën sesi e kishin shtrembëruar besimin, si mund

të sigurohemi ne, që jemi kaq të zellshëm për besimin,

që të mos biem në të njëjtat gabime? Si mund të

qëndrojmë të palëkundur për të drejtën pa u bërë

Libri i Lukës nga John M. Fowler145

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

Page 147: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 10: Të ndjekësh Jezusin në jetën e përditshme Maj 30–5 Qershor

farisenj? Akoma më e rëndësishme, si e përcaktojmë se

çfarë është e drejtë dhe për çfarë ia vlen të luftojmë

në krahasim me “gjërat e parëndësishme”?

Si mund të mbajmë një qëndrim vigjilence dhe

gatishmërie për kthimin e Jezusit, pavarësisht se me

kalimin e çdo viti, bëhet gjithmonë e më e lehtë të

humbasësh vigjilencën?

Sot, dielli perëndon në 20:10. Sabat të lumtur!

Libri i Lukës nga John M. Fowler146

1

2

3

4

5

6

7

8

9

Page 148: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 11: Mbretëria e Perëndisë Qershor 6–12

Mësimi 11 *Qershor 6–12

Mbretëria e Perëndisë

E SHTUNË PASDITE

Lexoni për studimin e kësaj jave:Luka 11:2; Luka 1:32,

33;18:16–30;Luka 17:23, 24;Zbul. 21:1–3;Luka 21:34–36.

Vargu përmendësh:“ ‘Dhe do të vijnë nga lindja e nga

perëndimi, nga veriu dhe nga jugu, dhe do të ulen në

tryezë në mbretërinë e Perëndisë’” (Luka 13:29).

Libri i Lukës nga John M. Fowler147

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

Page 149: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 11: Mbretëria e Perëndisë Qershor 6–12

Mbretëria e Perëndisë është tema kryesore dhe një

prioritet domethënës në mësimet e Jezusit. Kjo shprehje

përmendet rreth 50 herë tek Mateu, 16 herë tek Marku dhe 40

herë tek Luka dhe 3 herë tek Gjoni. Kudo që përmendet –

qoftë në Lutjen e Perëndisë, apo në Shërbesën në Mal, apo në

predikime dhe shëmbëlltyra të tjera — mbretëria e Perëndisë

është një shprehje e asaj që Perëndia ka bërë në historinë e

racës njerëzore. Në të zgjidhet problemi i mëkatit dhe

beteja e madhe me Satanin merr një fund përfundimtar dhe

përgjithmonë. Mbretëria e Perëndisë nuk ngjan me asnjë nga

mbretëritë e kësaj bote sepse ajo nuk është një mbretëri

tokësore.

“Mbretëria e Perëndisë nuk vjen me spektakël të

jashtëm. Ajo vjen me anë të butësisë së frymëzimit të fjalës

së Tij, nëpërmjet veprimit brenda nesh të Frymës së Tij,

nëpërmjet shoqërisë së shpirtit me Të i cili është vetë

jetë. Shfaqja më e madhe e fuqisë së kësaj mbretërie shihet

në natyrën njerëzore e cila sillet në harmoni të përsosur me

karakterin e Krishtit.”—Ellen G. White, The Ministry of

Healing, fq. 36.

Gjatë kësaj jave, ne do të përqendrohemi tek mënyra

sesi trajtohet kjo temë tek Luka.

Libri i Lukës nga John M. Fowler148

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

Page 150: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 11: Mbretëria e Perëndisë Qershor 6–12

*Studioni mësimin e kësaj jave për tu përgatitur për Sabatin

e, Qershor 13.

E DIEL Qershor 7

Karakteristikat e mbretërisë së

Perëndisë: Pjesa 1

Ungjijtë janë të mbushur me referenca për mbretërinë e

Perëndisë. Të gjithë dëshmojnë se një rregull i ri është

inauguruar në dhe nëpërmjet Jezusit.

Çfarë thotë Luka 11:2 për mbretërinë e Perëndisë?

Mbretëria e kujt është ajo dhe pse është kaq e rëndësishme?

Të thuash që kjo mbretëri është e Perëndisë nuk

nënkupton thjesht të pohosh atë që dihet, por dhe të thuash

se ajo nuk është as një nocion filozofik, e as një ndërtesë

Libri i Lukës nga John M. Fowler149

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

Page 151: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 11: Mbretëria e Perëndisë Qershor 6–12

etike. Mbretëria e Perëndisë nuk është një lajm i mirë

shoqëror që shpall se ka bukë dhe ujë për të uriturit apo

barazi dhe drejtësi për të shtypurit politikisht. Ajo

kapërcen gjithë mirësinë e njeriut dhe veprimet morale dhe e

gjen vendin e saj në aktivitetin sovran të Perëndisë në

Birin e mishëruar. Ky i fundit erdhi për të predikuar lajmin

e mirë të mbretërisë(Luka 4:42–44, Mat. 4:23–25).

Çfarë na mëson Luka 1:32, 33 se kush e inauguroi

mbretërinë e Perëndisë dhe cili do të jetë rezultati

përfundimtar i saj?

Pasazhi ka një rëndësi të madhe për dy arsye: së pari,

Mesia i paralajmëruar në Dhiatën e Vjetër nuk është askush

tjetër përveç Jezusit, “Biri i Shumë të Lartit”; së dyti,

“mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur”. Kjo do të

thotë se nëpërmjet mishërimit, vdekjes dhe ringjalljes së

Tij, Jezusi mundi sfidat e Satanit ndaj sovranitetit të

Perëndisë dhe e vendosi në përjetësi mbretërinë e Perëndisë.

“‘Mbretëritë e botës u bënë mbretëri të Zotit tonë dhe të

Krishtit të tij, dhe ai do të mbretërojë në shekuj të

Libri i Lukës nga John M. Fowler150

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

Page 152: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 11: Mbretëria e Perëndisë Qershor 6–12

shekujve!’” (Zbul. 11:15). Në konfliktin midis Krishtit dhe

Satanit, Satani shpalli fitoren pasi Adami dhe Eva ranë në

mëkat. Por, misioni i Jezusit provoi falsitetin e

deklaratave të Satanit; Ai e mposhti Satanin në çdo rast.

Dhe me vdekjen e ringjalljen e Krishtit u sigurua i gjithë

kozmosi që mbretëria e Perëndisë kishte mbërritur.

Si mund të jetojmë në mënyrën që reflekton realitetin e

mbretërisë së Perëndisë? Më e rëndësishme madje, si mund të

reflektojmë këtë realitet në jetët tona? Çfarë duhet të jetë

e ndryshme në mënyrën sesi ne, si qytetarë të mbretërisë së

Perëndisë, jetojmë tani?

Libri i Lukës nga John M. Fowler151

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

Page 153: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 11: Mbretëria e Perëndisë Qershor 6–12

E HËNË Qershor

8

Karakteristika të Mbretërisë së

Perëndisë: Pjesa 2

Çfarë na thonë vargjet në vazhdim sesi është qytetaria

në mbretërinë e Perëndisë?

Luka 18:16–30______________________________________________

Luka 12:31–33______________________________________________

Luka 9:59–62_______________________________________________

Libri i Lukës nga John M. Fowler152

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

Page 154: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 11: Mbretëria e Perëndisë Qershor 6–12

Hyrja në mbretërinë e Perëndisë nuk varet nga pozita

apo statusi i personit, dhe as nga pasuria apo varfëria e

tij. Luka, si edhe shkruesit e tjerë të Ungjijve, tregojnë

se personi duhet të vijë tek Jezusi me një qëndrim vetë-

dorëzimi të pakompromentuar, me varësi të plotë dhe besim si

i fëmijës; këto janë karakteristika të atyre që hyjnë në

mbretërinë e Perëndisë. Ata duhet të jenë të gatshëm të

heqin dorë nga çdo gjë, nëse do të jetë nevoja; nëse ka

diçka nga e cila nuk do të duan të heqin dorë, ajo gjë, jo

vetëm konkurron me Jezusin (në një kuptim), por edhe fiton.

Jezusi dhe e drejta e Tij mbi jetën tonë, në çdo aspekt të

saj, duhet të marrë prioritetin kryesor. Kjo merr kuptim,

pasi, vetëm nëpërmjet Tij ne ekzistojmë. Rrjedhimisht, pa

dyshim, Ai duhet të ketë gjithë besnikërinë tonë.

Lexoni përsëri Luka 18:29, 30. Çfarë po na thotë Jezusi

dhe çfarë po premton? Të të duhet të lësh prindërit,

bashkëshorti/en, madje edhe fëmijët për mbretërinë e

Perëndisë? Ky është një përkushtim goxha kërkues apo jo?

Jezusi nuk po thotë që këto veprime u kërkohen të gjithë

besimtarëve. Por, nëse ndonjë personi i duhet të lërë këto

gjëra për hir të mbretërisë të Perëndisë, atëherë kjo

mbretëri ia vlen.

Libri i Lukës nga John M. Fowler153

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

Page 155: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 11: Mbretëria e Perëndisë Qershor 6–12

Reflektoni mbi fjalët e Jezusit që të vdekurit të

varrosin të vdekurit e tyre. Çfarë të vërtete të rëndësishme

po shpreh Ai këtu në lidhje me nxjerrjen e justifikimeve

(pavarësisht sesa të vlefshme mund të jenë ato) për të mos

ta ndjekur Atë kur thirrja vjen?

Libri i Lukës nga John M. Fowler154

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

Page 156: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 11: Mbretëria e Perëndisë Qershor 6–12

E MARTË Qershor 9

Mbretëria e Perëndisë: E pranishme, ende

jo.

Jezusi erdhi duke shpallur mbretërinë e Perëndisë. Në

deklaratën e Tij të parë publike në Nazaret (Luka 4:16–21)

Jezusi pohoi se nëpërmjet Tij ishte inauguruar, në atë ditë,

profecia Mesianike e Isaias dhe shërbesa e Tij shpëtuese.

Luka regjistron një tjetër thënie që pohon realitetin e

pranisë së mbretërisë. I pyetur nga farisenjtë se kur do të

vinte mbretëria, Jezusi iu përgjigj “‘mbretëria e Perëndisë

është përbrenda jush’” (Luka 17:21). Një tjetër përkthim

sugjeron se mbretëria është në mesin tuaj. Domethënë, që me

ardhjen e Jezusit, mbretëria kishte ardhur tashmë me të

gjitha elementet e saj, përfshirë shërimin e të

sëmurëve(Luka 9:11), predikimin e ungjillit(Luka 4:16–19),

faljen e mëkatave(Luka 7:48–50; 19:9, 10), dhe dëbimin e

forcave të së keqes(Luka 11:20). Pra, Jezusi e bëri

mbretërinë një realitet të pranishëm brenda invididit, duke

e transformuar personin në ngjashmëri me Të. Mbretëria e

Libri i Lukës nga John M. Fowler155

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

Page 157: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 11: Mbretëria e Perëndisë Qershor 6–12

Perëndisë duket gjithashtu tek bashkësia ei besimtarëve, si

një zbulesë e drejtësisë dhe e shpëtimit. Ky aspekt i së

tashmes njihet gjithashtu si “mbretëria e hirit të Perëndisë

[që] është tashmë e vendosur, ndërsa zemrat, dikur plot

mëkat dhe rebelim, i jepen ditë pas dite sovranitetit të

dashurisë së Tij.”—Ellen G. White, Thoughts From the Mount

of Blessing, fq. 108.

Ndërsa aspekti “i pranishëm” shpreh përmbushjen e

mbretërisë – domethënë, mposhtjen e Satanit dhe fitoren e

Jezusit në betejën e madhe — aspekti “ende jo” shpreh fundin

e ardhshëm fizik të së keqes dhe vendosjen e tokës së re:

“Vendosja e plotë e mbretësisë së lavdisë së Tij nuk do të

ndodhë deri në ardhjen e dytë të Krishtit në botë.”—Thoughts

From the Mount of Blessing, fq. 108.

Çfarë na mësojnë këto tekste për mbretërinë e Perëndisë

në fund të kohës?Luka 17:23, 24; 21:5–36.

Libri i Lukës nga John M. Fowler156

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

Page 158: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 11: Mbretëria e Perëndisë Qershor 6–12

Bota jonë dhe gjendja e saj – fatqetësitë, dhimbja,

shkatërrimi në të — reflekton me siguri fjalët që Jezusi

shprehu këtu. Megjithëse disa argumentojnë se vuajtja dhe

dhimbja në këtë botë nënkupton që Perëndia nuk ekziston,

duke marrë shkas nga Jezusi që na paralajmëroi rreth 2,000

vjet më parë, ne mund të themi se gjendja e botës na ndihmon

të provojmë që Perëndia ekziston dhe se të vërtetat e Biblës

janë të tilla. (Nëse bota do të ishte parajsë, atëherë

fjalët e Jezusit do të ishin të rreme.) Vetëm në fund do të

vendoset mbretëria e Perëndisë në plotësinë e saj. Deri

atëherë, ne duhet të durojmë.

Libri i Lukës nga John M. Fowler157

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

Page 159: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 11: Mbretëria e Perëndisë Qershor 6–12

E MËRKURË Qershor 10

Mbretëria dhe Ardhja e Dytë e Krishtit.

Kur Jezusi foli për mbretërinë e Perëndisë, Ai foli për

dy gjëra të sigurta: (1) veprimtarinë e Perëndisë nëpërmjet

Krishtit, përgjatë historisë, për të shpëtuar njerëzit nga

mëkati dhe (2) mbylljen e historisë nga Perëndia nëpërmjet

restaurimit të të shpëtuarve sipas planit origjinal — për të

jetuar me Të përgjithmonë në tokën e re(Zbul. 21:1–3). E

para, ashtu si u evidentua, u shfaq në misionin dhe

shërbesën e Krishtit. Në Të, ne jemi tashmë në mbretërinë e

hirit (Efes. 1:4–9). E dyta, mbledhja e të shpëtuarve në

mbretërinë e lavdisë është shpresa e ardhme e atyre që

presin në Krisht(Efes. 1:10, Titi 2:13). Jezusi dhe e gjithë

Dhiata e Re e lidh këtë moment historik – në të cilin

besnikët do të trashëgojnë mbretërinë e lavdisë – me ardhjen

e dytë të Krishtit.

Ardhja e dytë e Krishtit është kulmimi i lajmit të mirë

të cilin Jezusi erdhi ta shpallte në ardhjen e Tij të parë.

I njëjti Jezus që mundi mëkatin dhe Satanin në Kalvar, do të

Libri i Lukës nga John M. Fowler158

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

Page 160: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 11: Mbretëria e Perëndisë Qershor 6–12

kthehet së shpejti për të filluar procesin që do të

çrrënjosë të keqen dhe do të pastrojë këtë tokë nga

tragjedia që i shkaktoi Satani krijimit të Perëndisë.

Lexoni Luka 21:34–36. Me fjalët tuaja përmblidhni

mesazhin bazë. Pasi ta bëni këtë, analizoni jetën tuaj dhe

pyesni veten sesi këto fjalë iu drejtohen juve. Për çfarë

keni nevojë që të siguroheni që po zbatoni atë që Jezusi

thotë këtu?

Ndërsa ne presim kthimin e Jezusit, ne na bëhet kjo

thirrje: “rrini zgjuar dhe lutuni kurdoherë që të çmoheni të

denjë të shpëtoni nga të gjitha ato që do të ngjasin dhe të

dilni para Birit të njeriut’” (vargu 36).

Libri i Lukës nga John M. Fowler159

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

Page 161: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 11: Mbretëria e Perëndisë Qershor 6–12

Ata që kanë përjetuan mbretërinë e hirit duhet të

presin, të rrinë zgjuar dhe të luten për mbretërinë e

lavdisë. Në mes të njërës dhe tjetrës, në mes të të tashmes

dhe të ‘ende jo’-së, besimtarët duhet të kujdesen për

shërbesën dhe misionin, për të jetuarin dhe shpresuarin, për

ushqimin dhe dëshminë. Përparimi i Ardhjes së Dytë kërkon

shenjtërimin e jetëve tona, tani dhe këtu.

Libri i Lukës nga John M. Fowler160

1

2

3

4

5

6

7

8

Page 162: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 11: Mbretëria e Perëndisë Qershor 6–12

E ENJTE Qershor 11

Dëshmi

Lexoni Veprat e Apostujve 1:1–8. Çfarë të vërtetash të

rëndësishme shprehen këtu për mbretërinë e Perëndisë?

Mbretëria e Perëndisë ishte në mendjen e Lukës ndërsa

ai i shkroi një vazhdim të Ungjillit të tij, në formën e një

historie të shkurtër të kishës së parë. Në vargjet hyrëse të

këtij rrëfimi, tek libri i Veprave të Apostujve, Luka thotë

tre të vërteta themelore në lidhje me mbretërinë e

Perëndisë.

Së pari, të jeni të sigurt që Jezusi do të vijë

përsëri. Për 40 ditë, midis ringjalljes së Tij dhe ngritjes

në qiell, Zoti vazhdoi të mësonte atë që i kishte thënë

dishepujve përpara kryqëzimit të Tij: “për gjërat e

Libri i Lukës nga John M. Fowler161

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

Page 163: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 11: Mbretëria e Perëndisë Qershor 6–12

mbretërisë së Perëndisë” (Veprat e Apostujve 1:3). Ngjarjet

e madhërishme të kryqit dhe të ringjalljes nuk kishin

ndryshuar asgjë në mësimet që Jezusi kishte dhënë për

mbretërinë. Përkundrazi, për 40 ditë Jezusi i ringjallur

vazhdoi ti përsëriste dishepujve realitetin e mbretërisë.

Së dyti, jini gati për të pritur Jezusin që vjen në

kohën e Perëndisë. Pas ringjalljes së Tij, dishepujt e

Jezusit i bënë një pyetje serioze dhe plot ankth: “‘Zot, a

do ta rivendosësh në këtë kohë mbretërinë e Izraelit?’”

(Veprat e Apostujve 1:6). Jezusi nuk iu përgjigj pyetjes por

korrigjoi perspektivën e dishepujve: Perëndia është

gjithmonë Perëndi; të hetosh mendjen e Tij, të parashikosh

momentet e planeve të Tij dhe të depërtosh në sekretet e Tij

nuk është detyra e mishit dhe e gjakut, pra e njeriut. Ai e

di se kur duhet të vijë mbretëria e lavdisë. Ai do ta sjellë

në kohën e Tij të duhur(Veprat e Apostujve 1:7, Mat. 24:36),

pikërisht si atëherë “kur u mbush koha” (Gal. 4:4)Ai solli

birin e Tij për të inauguruar mbretërinë e hirit.

Së treti, jini dëshmitarë të ungjillit të Jezusit.

Krishti i drejtoi dishepujt nga spekulimi për atë që nuk

dihej (kur do të vijë mbretëria e lavdisë), për tek ajo që

dihet dhe duhet të bëhet. Koha e Ardhjes së Dytë nuk

zbulohet, por ne thërritemi të presim për atë ditë të

Libri i Lukës nga John M. Fowler162

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

Page 164: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 11: Mbretëria e Perëndisë Qershor 6–12

lavdishme dhe të “tregtojmë” deri atëherë (Luka 19:13). Kjo

do të thotë që ne duhet të përfshihemi në përhapjen e

ungjillit të Jezu Krishtit deri “‘në skajin e dheut’”

(Veprat e Apostujve 1:8). Kjo është përgjegjësia jonë – jo

për t’u mbajtur me forcat tona, por nga forca e Frymës së

Shenjtë. Ai është premtuar të zbrazet mbi të gjithë atë që

do të jenë dëshmitarë të asaj që kanë parë dhe kanë

dëgjuar(vargjet 4–8).

Këta ndjekës besnikë të Jezusit kishin ende disa

keqkuptime të mëdha për veprën e Krishtit. Megjithatë, Zoti

i përdori ata. Çfarë mesazhi mund të marrim ne për faktin që

nuk kemi pse të presim derisa të kuptojmë plotësisht

gjithçka para se të përdoremi nga Perëndia?

Libri i Lukës nga John M. Fowler163

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

Page 165: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 11: Mbretëria e Perëndisë Qershor 6–12

E PREMTE Qershor 12

Për më tepër studim: “Për të varfrit, Jezusi thotë, ‘e

tyrja është mbretëria e qiellit’. Kjo mbretëri nuk

është një sundim i përkohshëm dhe tokësor – ashtu si

kishin shpresuar dëgjuesit e Krishtit. Krishti shfaqi

përpara njerëzve mbretërinë shpirtërore të dashurisë së

Tij, të hirit të Tij, të drejtësisë së Tij. Stema e

mbretërimit të Mesias dallohet nga ngjashmëria me Birin

e njeriut. Subjektet e Tij janë të varfrit, zemërbutët,

të persekutuarit për hir të drejtësisë. Mbretëria e

qiellit është e tyre.”—Ellen G. White, Thoughts Fromthe

Mount of Blessing, fq. 8.

“Ne tani jemi në punishten e Perëndisë. Shumë prej

nesh janë gurë të fortë nga gurorja. Por ndërsa

mbështetemi tek e vërteta e Perëndisë, ndikohemi prej

saj. Kjo e vërtetë na ngre shpirtërisht dhe largon prej

nesh çdo të metë dhe mëkat, të cilësdo natyre. Kështu,

ne përgatitemi për të parë Mbretin në bukurinë e Tij.

Më në fund, ne bashkohemi me engjëjt e shenjtë qiellor

në mbretërinë e lavdisë. Pikërisht këtu kjo vepër duhet

të përmbushet për ne, pikërisht këtu trupat dhe

Libri i Lukës nga John M. Fowler164

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

Page 166: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 11: Mbretëria e Perëndisë Qershor 6–12

shpirtrat tanë përshtaten për përjetësinë.”—Ellen G.

White, Testimonies for the Church, vëll. 2, fq. 355,

356.

Pyetje për diskutim:

Fizikani Steven Weinberg,duke folur për kozmosin,

shkroi shkëlqyeshëm (ose jo): “Sa më shumë i kuptueshëm

duket universi, aq më shumë i pakuptimtë duket ai”.

Fjalët e tij bënë shumë rrëmujë dhe prandaj ai u përpoq

më vonë të zbuste çfarë kishte thënë. Nga ana tjetër,

disa njerëz nuk e shihnin si problem faktin që universi

të mos kishte një qëllim. “Pse duhet të ketë një

qëllim?” pyeti astronomja e Harvard-it Martha Geller

për universin. “Ç’qëllim? Ai është thjesht një sistem

fizik, ç’qëllim duhet të ketë? Unë gjithmonë jam

habitur nga kjo thënie.” Universi thjesht një sistem

dhe si i tillë nuk ka qëllim? Si një besimtar/e i/e

krishterë në pritje për ardhjen e dytë të Jezusit – për

të vendosur plotësisht dhe tërësisht mbretërinë e

Perëndisë – si do t’u përgjigjeshit këtyre thënieve?

Çdo brez besimtarësh të krishterë ka pritur Jezusin të

kthehej në kohën e brezit të tyre. Madje, disa

Libri i Lukës nga John M. Fowler165

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

Page 167: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 11: Mbretëria e Perëndisë Qershor 6–12

pastorë/ungjillizues kanë vendosur edhe data të

caktuara. Por secili ka dështuar. Ku qëndron gabimi me

përcaktimin e datës?

Sot, dielli perëndon në orën 20:14. Sabat të lumtur!

Libri i Lukës nga John M. Fowler166

1

2

3

4

5

6

Page 168: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 12: Jezusi në Jeruzalem Qershor 13–19

Mësimi 12 *Qershor 13–19

Jezusi në Jeruzalem

E SHTUNË PASDITE

Lexoni për studimin e kësaj jave: Luka 19:28–40, Zak.

9:9,Luka 19:45–48, Mat. 21:12–17,Luka 20:9–26.

Vargu përmendësh: “Dhe kur ai po afrohej, e pa qytetin

dhe qau mbi të” (Luka 19:41).

Java e fundit e jetës tokësore të Jezusit zhvillohet në

Jeruzalem. Plot ngjarje të trazuara ndodhën gjatë asaj jave:

hyrja triumfuese, Jezusi që qan për qytetin indiferent,

pastrimi i tempullit, planet dhe komplotet kundër tij,

patosi i Darkës së Fundit dhe agonia në Gjetsemane, tallja e

Libri i Lukës nga John M. Fowler167

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

Page 169: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 12: Jezusi në Jeruzalem Qershor 13–19

gjyqit, kryqëzimi dhe së fundmi ringjallja. Asnjëherë më

parë dhe asnjëherë më pas, nuk ka dëshmuar ndonjë qytet për

një progres së tillë ngjarjesh në histori. Ngjarje të tilla

që shënuan kulmimin e betejës midis së mirës dhe së keqes,

megjithëse asnjë tjetër përveç Jezusit nuk e kuptoi

domethënien e asaj që po ndodhte.

Jezusi, gjatë jetës së tij, kishte kaluar disa herë

nëpër Jeruzalem. Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni regjistruan të

gjithë Jezusin e rritur që vizitonte Jeruzalemin,

veçanërisht në javën e Rrëshajëve. Por, edhe vizitat e tjera

të Jezusit janë të mirënjohura — Jezusi fëmijë që u soll në

tempull(Luka 2:22–38), debatin e 12 vjeçarit në tempull

(Luka 2:41–50), tunduesi që e çon Jezusin në majën më të

lartë të tempullit(Luka 4:9–13) – ashtu si dhe gjatë javës

së fundit të shërbesës së Jezusit në Jeruzalem. Kjo tërhoqi

veçanërisht vëmendjen e shkruesve të Ungjillit.

*Studioni mësimin e kësaj jave për tu përgatitur për Sabatin

e, 20 Qershorit.

Libri i Lukës nga John M. Fowler168

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

Page 170: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 12: Jezusi në Jeruzalem Qershor 13–19

E DIEL Qershor 14

Hyrja triumfuese

Ai kishte lindur në Betlehem. Ai ishte rritur në

Nazaret. Ai mësoi, predikoi dhe shëroi nëpër Galile, Samari,

Jude dhe Pera. Por një qytet mbeti në mënyrë konstante në

vëmendjen e tij: Jeruzalemi. “Ai vendosi prerazi të shkojë

në Jeruzalem” (Luka 9:51). Hyrja e Tij në qytet shënoi javën

më dramatike dhe jetike në historinë botërore. Java filloi

me marshimin mbretëror të Krishtit në qytet dhe mbaroi me

vdekjen e tij në kryq. Nëpërmjet kryqit, ne që ishim armiq

“u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij”

(Rom. 5:10).

Lexoni Luka 19:28–40. Imagjinoni ekzaltimin e dishepujve.

Ata me siguri do kenë menduar se, këtë herë, Mbreti Jezus do

të zërë fronin tokësor në Jeruzalem, fronin e mbretit David.

Çfarë mësimi të rëndësishëm për pritshmëri të gabuara mund

të nxjerrim nga ky rrëfim?

Libri i Lukës nga John M. Fowler169

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

Page 171: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 12: Jezusi në Jeruzalem Qershor 13–19

Kur Jezusi lindi, burrat e mençur nga Lindja trokitën dyerve

të Jeruzalemit, duke bërë pyetjen pikante: “ ‘Ku është

mbreti i Judenjve, që ka lindur?’ ” (Mat. 2:2).Dhe tani, pak

ditë përpara Kryqit – ndërsa dishepujt e tij dhe turma të

mëdha njerëzish shtyheshin nëpër qytet – një brohoritje

shpërtheu në qiellin e Jeruzalemit: “ ‘Bekuar qoftë Mbreti

që po vjen në emër të Zotit; paqe në qiell dhe lavdi në

vendet shumë të larta!’ ” (Luka 19:38).

Kjo skenë e mrekullueshme përmbush profecinë. “ ‘Ngazëllohu

me të madhe, o bijë e Sionit, lësho britma gëzimi, o bijë e

Jeruzalemit! Ja, mbreti yt po të vjen; ai është i drejtë dhe

sjell shpëtimin, i përulur dhe i hipur mbi një gomar, mbi

një gomar të ri’ ” (Zak. 9:9). Megjithatë, Jezusi e dinte që

ky marshim historik, që filloi me britmat Hosana, do të

përfundonte së shpejti në Golgota. Këtu Ai do të shqiptonte

ato fjalë triumfuese “ ‘U bë.’ ”

Megjithëse gjithçka ishte sipas planit të përjetshëm të

Perëndisë, dishepujt e tij ishin akoma në traditat, mësimet

dhe pritshmëritë e kohës dhe kulturës së tyre. Prej kësaj

Libri i Lukës nga John M. Fowler170

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

Page 172: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 12: Jezusi në Jeruzalem Qershor 13–19

ata humbën paralajmërimet e para të tij për atë çfarë do të

ndodhte dhe çfarë kuptimi do të kishte.

Krishti i foli atyre, por ata nuk dëgjonin. Ose, ndoshta

dëgjonin, por ajo që Ai thoshte binte shumë ndesh me atë që

ata prisnin. Kështu që nuk e kuptonin. Si mund të sigurohemi

që nuk po bëjmë të njëjtën gjë me disa nga të vërtetat

biblike?

Libri i Lukës nga John M. Fowler171

1

2

3

4

5

6

7

8

9

Page 173: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 12: Jezusi në Jeruzalem Qershor 13–19

E HËNË Qershor 15

Jeruzalem: pastrimi i tempullit

“Éshtë shkruar: "Shtëpia ime është shtëpi e lutjes, por ju e

bëtë shpellë kusarësh” (Luka 19:46).

Pas hyrjes triumfuese, gjatë së cilës Jezusi qau për

Jeruzalemin, gjëja e parë që bëri, ishte hyrja në tempull.

Lexoni Luka 19:45–48, Mateu 21:12–17, Marku 11:15–19. Çfarë

mësimesh të rëndësishme mund të nxjerrim nga ajo që bëri

Jezusi? Çfarë duhet të na thonë këto rrëfime ne si individë

por edhe si anëtarë të një komuniteti që – në një kuptim –

funksionojmë si një tempull? Efes. 2:21.

Libri i Lukës nga John M. Fowler172

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

Page 174: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 12: Jezusi në Jeruzalem Qershor 13–19

Ta katërt Ungjijtë përmendin pastrimin e tempullit.

Ndërsa Gjoni flet për pastrimin e parë (Gjoni 2:13–25) që

ndodh gjatë vizitës së Jezusit në Pashkë, në vitin 28 para

Krishtit, të tjerët rrëfejnë pastrimin e dytë. Ky ndodhi në

fund të shërbesës së Jezusit, në Pashkët e vitit 31 para

Krishtit. Pra, të dy pastrimet e tempullit sigurojnë

parantezën për shërbesën e Jezusit, duke treguar sesa shumë

ai u kujdes për shenjtërinë e tempullit dhe të shërbesës së

tij. Gjithashtu, tregojnë sesa strategjikisht e vlerësonte

ai misionin dhe autoritetin e vet.

Veprimet e tij në tempull – veçanërish herën e dytë që

ndodhi përpara vdekjes së tij – ngrejnë një pyetje të

rëndësishme: Duke ditur se ai do vdiste së shpejti, duke

ditur se tempulli dhe shërbesa e tij do të anulohej, përse

Jezusi duhet ti dëbonte ata që po përdhosnin atë me mallrat

e tyre? Pse nuk i la ata në korruptimin e tyre, veçanërisht

kur e dinte që tempulli dhe shërbesa e tij do të bëhej e

panevojshme dhe, brenda një brezi, do të shkatërrohej?

Megjithëse ne nuk na jepet një përgjigje, me shumë

mundësi, tempulli ishte ende shtëpia e Perëndisë dhe ishte

ende vendi ku plani i shpëtimit u shfaq. Në një kuptim,

Libri i Lukës nga John M. Fowler173

12

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

Page 175: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 12: Jezusi në Jeruzalem Qershor 13–19

ndonjë person mund të argumentonte se tempulli dhe shërbesa

në të siguronte një mundësi të mirë për të ndihmuar çifutët

besnikë qe të kuptonin se kush ishte Jezusi dhe çfarë

kuptimi kishte vdekja e tij. Domethënë, tempulli, që

përshkroi të gjithë planin e shpëtimit, mund të ndihmonte

disa njerëz që ta shihnin Jezusin si “Qengjin, që ishte

vrarë që nga krijimi i botës” (Zbul. 13:8).

Libri i Lukës nga John M. Fowler174

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

Page 176: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 12: Jezusi në Jeruzalem Qershor 13–19

E MARTË Qershor 16

Të pabesët

Shëmbëlltyra e vreshtarëve të këqij (Luka 20:9–19) na

jep një mësim për historinë e shpëtimit. Qendra e kësaj

historie është Perëndia dhe dashuria e tij konstante për

mëkatarët. Megjithëse shëmbëlltyra i adresohej veçanërisht

krerëve çifut në kohën e tij (“sepse e morën vesh se ai e

kishte treguar atë shëmbëlltyrë për ata” [vargu19]), ajo ka

rëndësi për çdo kohë. Ajo gjen zbatim në çdo brez, në çdo

bashkësi dhe tek çdo person, ndaj të cilit është derdhur

dashuria dhe besnikëria e Perëndisë. Nga këta njerëz

Perëndia pret një reagim besnik. Ne jemi qiramarrësit e

sotëm dhe mund të nxjerrim nga kjo shëmbëlltyrë mësime sesi

Perëndia e shikon historinë.

Lexoni Luka 20:9–19. Si na adresohen ne parimet e mësuara

këtu, nëse bëjmë të njëjtat gabime si në këtë shëmbëlltyrë?

Libri i Lukës nga John M. Fowler175

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

2122

23

Page 177: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 12: Jezusi në Jeruzalem Qershor 13–19

Në vend që ti japim Perëndisë frytet e dashurisë dhe

besnikërisë, qiramarrësit e vreshtit të Perëndisë braktikën

dhe e zhgënyen Perëndinë. Por, Perëndia si zotëruesi i

vreshtit, dërgoi shërbëtor pas shërbëtori (vargjet 10–12),

profet pas profeti(Jer. 35:15), me dashuri këmbëngulëse për

të fituar dhe bindur njerëzit e tij për përgjegjësinë që

kishin për kujdestarinë. Secili profet u bë viktimë e

refuzimit. “ ‘Cilin nga profetët nuk e përndoqën etërit

tuaj?’ ” (Veprat e Apostujve 7:52).

Historia hyjnore është një histori e gjatë dashurie.

Tragjedia ngre kokë herë pas here, por lavdia do të

triumfojë në fund. Ringjallja pasoi Kryqin. Guri që u hodh

tutje, tani është gur i qoshes së tempullit të madh që do të

mirëpresë popullin e Perëndisë. Aty të gjithë të shpëtuarit,

të pasur e të varfër, paganë dhe çifutë, meshkuj e femra do

të jetojnë si një popull. Ata do të ecin në vreshtin hyjnor

dhe do të shijojnë frutat e saj përgjithmonë.

Ne mund të mos kemi profetë të gjallë sot për ti

persekutuar, por jemi po aq në gjendje sa edhe në ato kohë

Libri i Lukës nga John M. Fowler176

12

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

Page 178: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 12: Jezusi në Jeruzalem Qershor 13–19

për të rrefuzuar lajmëtarët e Perëndisë. Si mund të

sigurohemi ne – që jemi thirrur për ti dhënë Perëndisë

“fruta nga vreshti” – që të mos rrefuzojmë lajmëtarët dhe

mesazhin e tyre?

Libri i Lukës nga John M. Fowler177

1

2

3

4

Page 179: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 12: Jezusi në Jeruzalem Qershor 13–19

E MËRKURË Qershor 17

Perëndia ndaj Çezarit

Lexoni Luka 20:20–26. Si mund ta zbatojmë atë që Jezusi

mësoi këtu në situatën tonë, pavarësisht nga vendi ku

jetojmë?

Gjatë kohës së Jezusit, taksat ishin një çështje pikante.

Rreth vitit 6 para Krishtit, sipas Josefus-it, Juda

Galileasi, një udhëheqës revolucionar tha se ti pagush

taksat Çezarit është tradhti ndaj Perëndisë. Kjo çështje,

krahas shpalljeve mesianike i dha shkëndijën revoltave anti-

romake. Në këtë kontekst kaq të ndjeshëm, pyetja që iu bë

Jezusit nëse ishte e ligjshme të paguhen taksat, zbulon

motivin e fundëm të personave që pyesnin: të përgjigjej se

është e ligjshme do ta kishte vendosur Jezusin në anën e

Romës, duke treguar se ai nuk mund të ishte mbreti i

Libri i Lukës nga John M. Fowler178

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

Page 180: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 12: Jezusi në Jeruzalem Qershor 13–19

çifutëve siç bërtisnin turmat kur hyri në Jeruzalem; të

përgjigjej JO do të nënkuptonte se Jezusi po ndiqte frymën

në Galile dhe duke deklaruar se rregulli romak ishte anti-

ligjor, ai do e bënte veten subjekt akuzash për tradhti. Ata

shpresuan se e kapën Jezusin në një qorrsokak nga i cili nuk

dilte dot.

Por Jezusi i kuptoi shumë qartë. Ai i tregoi atyre stampimin

e fytyrës së Çezarit në monedhë dhe më pas tha:

“`I jepni, pra, Çezarit atë që i përket Çezarit, dhe

Perëndisë atë që është e Perëndisë’ ” (Luka 20:25). Të

jetuarit nën udhëheqjen e Çezarit – monedha e të cilit

përdorej për nevojat e përditshme – kishte detyrimet e veta

ndaj Çezarit. Por ka edhe një detyrim tjetër, më të madh, që

rrjedh nga fakti që ne jemi krijuar sipas imazhit të

Perëndisë. Ndaj tij ne duhet të tregojmë besnikërinë tonë të

plotë.

“Përgjigja e Krishtit nuk ishte shmangie, por një mënyrë e

sinqertë për tu përgjigjur . . . Ai tha se, duke qenë se ata

po jetonin nën mbrojtjen e pushtetit romak, ata duhet ti

jepnin këtij pushteti detyrimet që kishte vënë, përsa kohë

kjo nuk binte ndesh me detyrimin më të lartë. Sido qoftë,

ndërsa i nënshtroheshin paqësisht ligjeve të vendit, ata

Libri i Lukës nga John M. Fowler179

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

Page 181: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 12: Jezusi në Jeruzalem Qershor 13–19

duhet të kishin një nënshtrim të plotë ndaj Perëndisë gjatë

gjithë kohës.”—Ellen G. White, The Desire of Ages, fq. 602.

Në c’mënyra ne mund të jemi qytetarë të mirë në vendet që

jetojmë, duke ditur, në të njëjtën kohë se qytetaria jonë e

vërtetë është në një qytet ku “ndërtuesi dhe krijuesi është

Perëndia” (Hebr. 11:10)?

Libri i Lukës nga John M. Fowler180

1

2

3

4

5

6

7

8

9

Page 182: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 12: Jezusi në Jeruzalem Qershor 13–19

E ENJTE Qershor 18

Darka e Zotit

Lexoni Luka 22:13–20. Cili është kuptimi i Darkës së Zotit

që ndodh në Pashkë?

Jezusi e institucionalizoi Darkën e Zotit në kontekstin

historik të festës së Pashkëve. Kuadri i Pashkës evidenton

pafuqinë njerëzore në krahasim me fuqinë e madhe të

Perëndisë. Ishte e pamundur për Izraelin që të çlironte

veten nga skllavëria egjiptiane, ashtu siç është për ne që

të çlirojmë veten nga pasojat e mëkatit. Çlirimi vjen nga

Perëndia si një dhuratë e dashurisë së hirit të tij. Ky

ishte mësimi që Izraeli duhet ti mësonte fëmijëve të vet,

brez pas brezi (Eksodi 12:26, 27). Ashtu sikurse çlirimi i

Izraelit ishte i rrënjosur në histori nga vepra shpëtuese e

Perëndisë, po kështu çlirimi i njerëzimit nga mëkati është i

rrënjosur në ngjarjen historike të Kryqit. Me të vërtetë,

Jezusi është “qengji i pashkës” (lexoni 1 Kor. 5:7) dhe

darka e tij e fundit është “një vepër publike sipas së cilës

Libri i Lukës nga John M. Fowler181

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

Page 183: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 12: Jezusi në Jeruzalem Qershor 13–19

bashkësia e besimit shpall domethënien e lavdishme dhe

përfundimtare të vdekjes së Krishtit.”—G. C. Berkouwer, The

Sacraments (Grand Rapids: Wm. B. Eerdmans, 1969), fq. 193.

Darka e Zotit është një kujtesë që “në të njëjtën natë që u

tradhtua” (1 Kor. 11:23), natën përpara se Ai të kryqëzohej,

Jezusi i dha një mesazh solemn dishepujve të tij, të cilin

ata duhet ta mbanin gjithmonë parasysh: buka dhe vera janë

simbole të trupit të tij, që do të thyej, dhe të gjakut të

tij, që do të derdhej për faljen e mëkateve (lexoni Mat.

26:28). Vdekja e Jezusit ishte rruga e vetme e Perëndisë për

Shpëtimin tonë nga mëkati. Le të mos harrojmë që vdekja e

Jezusit është provizioni hyjnor, pra çka Perëndia siguroi

dhe disponoi, për shpëtimin tonë. Jezusi e shuguroi Darkën e

Zotit dhe urdhëroi kryerjen e tij derisa ai të kthehej (1

Kor. 11:24–26).

Pohimi i Jezusit se gjaku i tij do të “ ‘derdhej për shumë

për faljen e mëkatëve’ ” (Mat. 26:28) duhet të kujtohej deri

në fund të historisë. Të injorosh këtë pohim dhe të

zgjedhësh një mënyrë tjetër shpëtimi do të thotë të mohosh

Perëndinë dhe metodën e tij të zgjedhur për shpëtim.

Dy mësime kryesore (nga shumë të tilla) dalin në pah.

“Krishti vdiq për ne” është mësimi i parë për tu mbajtur

mend në tavolinën e Zotit. Mësimi i dytë është që ne jemi

Libri i Lukës nga John M. Fowler182

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

Page 184: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 12: Jezusi në Jeruzalem Qershor 13–19

një trup i vetëm për shkak të kësaj vdekje, që na ka sjellë

të gjithëve bashkë në bashkësi. Ndërsa ne ulemi në tavolinë,

ne ulemi si një bashkësi e të shpëtuarve të Krishtit në fund

të kohës, duke pritur kthimin e Zotit. Deri atëherë,

tavolina e Zotit është një kujtesë që kjo histori ka një

kuptim dhe jeta ka shpresë.

Krishti dha trupin dhe gjakun e tij për të na dhënë ne

premtimin e jetës së përjetshme. Si mund ta personalizoni ju

këtë të vërtetë të mrekullueshme në mënyrë që të na japë

vazhdimisht shpresë dhe siguri?

Libri i Lukës nga John M. Fowler183

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

Page 185: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 12: Jezusi në Jeruzalem Qershor 13–19

E PREMTE Qershor 19

Për më tepër studim:“Të hash mishin dhe të pish gjakun e

Krishtit është ta pranosh atë si shpëtimtar personal, duke

besuar që ai fal mëkatet tona dhe që ne jemi të plotë në të.

Duke qëndruar në dashurinë e tij, duke banuar me të, duke

pirë nga ajo, ne duhet të bëhemi pjesëmarrës të natyrës së

tij. Ashtu si ushqimi është për trupin, ashtu dhe Krishti

duhet të jetë për shpirtin. Ushqimi nuk mund ti sjellë

përfitim trupit nëse ne nuk e hamë. Po kështu Krishti nuk

mund të na sjellë vlerë nëse ne nuk e njohim atë si

shpëtimtar personal. Njohja teorike nuk do të na bëjë ndonjë

të mirë. Ne duhet të hamë nga ai, duhet ta pranojmë atë në

zemër, në mënyrë që jeta e tij të bëhet jeta jonë. Dashuria

e tij, hiri i tij duhet të asimilohen.”—Ellen G. White, The

Desire of Ages, fq. 389.

Pyetje për diskutim:

Imagjinoni skenën kur Jezusi pastron tempullin. Në

ç’mënyra ne mund të vëmë “në shitje” besimin dhe besnikërinë

tonë? Si mund të përdorim besimin për përfitim, prestigj dhe

Libri i Lukës nga John M. Fowler184

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

Page 186: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 12: Jezusi në Jeruzalem Qershor 13–19

pozitë? Akoma më e rëndësishme, si mund të sigurohemi ne si

kishë që të mos biem në të njëjtin mashtrim?

Shkrimtari ateist Alex Rosenberg beson se i gjithë

realiteti, e gjithë ekzistenca është thjesht materiale.

Domethënë, çdo gjë mund dhe duhet të shpjegohet nga proçese

fizike dhe vetëm nëpërmjet proçeseve fizike.Pa dyshim që

këto proçese janë pa qëllime, rastësore, pa ndonjë produkt

përfundimtar dhe pa Perëndi. “Cili është qëllimi i

universit?” pyeti ai. “Nuk ka qëllim. Cilat janë forcat që

veprojnë në univers? E njëjta përgjigje: asnjë.” Nëse pa-

domethënia dhe pa-qëllimshmëria e universit ju bën depresiv,

Rosenberg ju paralajmëron që të mos ta merrni “depresionin

tuaj shumë seriozisht.” Pse? Sepse emocionet tona, përfshirë

depresionin nuk janë gjë tjetër përveçse ndërveprime të

caktuara neuronesh dhe elementësh kimikë. Dhe pse duhet të

merret seriozisht kjo? Megjithatë, Rosenberg ka një

përgjigje për ata persona të zhgënjyer për pa-kuptimësinë e

jetës së tyre. Duke qenë se depresioni është thjesht një

konfigurim neuronesh, atëherë ju mund ti ri-konfiguroni

përsëri duke përdorur ilace. “Nëse nuk ndiheni më mirë në

mëngjes . . . apo në tri javë kohë, atëherë përdorni një

ilac tjetër. Tre javë është zakonisht koha që i duhet

Libri i Lukës nga John M. Fowler185

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

Page 187: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 12: Jezusi në Jeruzalem Qershor 13–19

serotonit për të absorbuar droga të tilla si Prozac,

Wellbutrin, Paxil, Zoloft, Celexa, apo Luvox dhe për të

dhënë efekt. Dhe nëse e para nuk vepron, të tjera duhet të

provohen.” Ajo që të habit me këtë përgjigje është fakti që

ai e ka seriozisht: nëse je i depresionuar, merr ilace.

Krahasoni këtë këndvështrim të jetës me atë që ne besojmë

për Jezu Krishtin dhe atë që ai ka bërë për ne në kryq. Pse

pjesëmarrja në Darkën e Zotit është një mohim i hapur dhe

sfidues për pa-kuptimësinë dhe nihilizmin e prezantuar nga

Rosenberg në përputhje me ateizmin e tij?

Sot, dielli perëndon në orën 20:17. Sabat të lumtur!

Libri i Lukës nga John M. Fowler186

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

Page 188: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 13: I kryqëzuar dhe I ringjallur Qershor 20–26

Mësimi 13 *Qershor 20–26

I kryqëzuar dhe i ringjallur

E SHTUNË PASDITE

Lexoni për studimin e kësaj jave:Zan. 3:1–6, Luka

22:39–46, 2 Kor. 13:8, Luka 22:53, Mat. 12:30, 1 Kor. 15:14.

Vargu përmendësh: “ ‘Biri i njeriut duhej të dorëzohej në

duar të njerëzve mëkatarë, duhej kryqëzuar dhe do të

ringjallej ditën e tretë’ ” (Luka 24:7).

Libri i Lukës nga John M. Fowler187

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

Page 189: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 13: I kryqëzuar dhe I ringjallur Qershor 20–26

Që nga fëmijëria, Jezusi ishte i ndërgjegjshëm se ai

kishte ardhur në këtë botë për të përmbushur vullnetin e

Atit të tij(Luka 2:41–50). Ai mësoi, shëroi dhe shërbeu me

një përkushtim të palëkundur për t’iu bindur Atit. Tani

kishte ardhur koha (pasi hëngri dhe Darkën e Fundit), për të

ecur vetëm, për të zbatuar vullnetin e Perëndisë, për të

qenë i tradhtuar dhe i refuzuar, për tu sprovuar dhe

kryqëzuar dhe për tu ringjallur fitimtar mbi vdekjen.

Gjatë gjithë jetës së tij, Jezusi e dinte për kryqin e

pashmangshëm. Shumë herë nëpër Ungjij, fjala “duhet”

përdoret në lidhje me vuajtjen dhe vdekjen e Jezusit (Luka

17:25, 22:37, 24:7, Mat. 16:21, Marku 8:31, 9:12, Gjoni

3:14). Atij i duhet të shkojë në Jeruzalem. Atij i duhet të

vuajë. Ai do të mohohet. Ai do të lartësohet e kështu me

radhë. Asgjë nuk do ta devijonte Birin e Perëndisë nga rruga

për në Golgota. Ai i shpalli, si të Satanit (Mat. 16:22,

23), ato sugjerime për të anulluar kryqin. Ai ishte i bindur

se “duhet të shkojë . . . vuajë . . . vritet dhe ringjallet”

(vargu 21). Për Jezusin, udhëtimi për në kryq nuk ishte një

alternativë, ai ishte një “duhet” (Luka 24:25, 26, 46), një

pjesë e hyjnores e “misterit që u mbajt i fshehtë gjatë

shekujve dhe brezave, por që tani iu shfaq shenjtorëve të

tij” (Kol. 1:26).

Libri i Lukës nga John M. Fowler188

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

Page 190: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 13: I kryqëzuar dhe I ringjallur Qershor 20–26

*Studioni mësimin e kësaj jave për tu përgatitur për Sabatin

e Qershor 27.

Libri i Lukës nga John M. Fowler189

1

2

3

Page 191: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 13: I kryqëzuar dhe I ringjallur Qershor 20–26

E DIEL Qershor 21

Getsemane: beteja e frikshme

Në agimin e historisë, Perëndia krijoi Adamin dhe Evën.

Ai i vendosi ata në një kopsht të bukur dhe i bekoi me

gjithçka që kishin nevojë për një jetë plot gëzim. Shpejt

një ngjarje e jashtëzakonshme ndodhi: Satani u shfaq

(Zanafilla 3). Ai e tundoi çiftin e parë dhe, më pas, e

zhyti botën e re në një betejë të madhe midis së mirës e së

keqes, midis Perëndisë dhe Satanit.

Tani, në kohën e vetë Perëndisë, një kopsht tjetër u bë

fushëbetejë (Luka 22:39–46), ku shpërtheu lufta midis të

vërtetës dhe së rremes, midis së drejtës dhe mëkatit, midis

planit të Perëndisë për shpëtimin e njeriut dhe qëllimit të

Satanit për shkatërrimin e njeriut.

Në Eden, bota u zhyt në fatkeqësinë e mëkatit; në Getsemane,

fitorja përfundimtare e botës u sigurua. Edeni dëshmoi

triumfin tragjik të vetë-shpalljes kundër Perëndisë;

Getsemaneja dëshmoi vetë-nënshtrimin tek Perëndia dhe

arritjen e fitores ndaj mëkatit.

Libri i Lukës nga John M. Fowler190

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

Page 192: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 13: I kryqëzuar dhe I ringjallur Qershor 20–26

Krahasoni ato që ndodhi në Eden (Zan. 3:1–6) me atë që

ndodhi në Getsemane (Luka 22:39–46). Cili ishte dallimi më i

madh midis asaj që ndodhi në të dy kopshtet?

Getsemane përfaqëson dy gjëra të rëndësishme: së pari,

përpjekjen më të egër të Satanit për të shmangur Jezusin nga

misioni e qëllimi i Perëndisë; së dyti, shembullin më fisnik

të mbështetjes tek forca e Perëndisë për të përmbushur

vullnetin dhe qëllimin e tij. Getsemaneja tregoi se,

pavarësisht sesa e frikshme beteja dhe pavarësisht sesa e

dobët vetja, fitorja është e sigurt për ata që kanë

përjetuar forcën e lutjes. Ashtu si Jezusi u lut: “

‘Megjithatë mos u bëftë vullneti im, por yti’ ” (Luka

22:42).

Të gjithë përkrahësit e Satanit ishin rreshtuar kundër

Jezusit; dishepujt, të cilët ai i deshi kaq shumë, ishin të

përgjumur ndaj vuajtjes së tij. Pika gjaku po dilnin nga

trupi, pikë pas pike; puthja tradhtare ishte thjesht një

frymëmarrje larg dhe priftërinjtë dhe rojat e tempullit

Libri i Lukës nga John M. Fowler191

1

2

3

4

5

6789

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

Page 193: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 13: I kryqëzuar dhe I ringjallur Qershor 20–26

ishin gati duke mbërritur. Jezusi na tregoi se lutja dhe

nënshtrimi ndaj vullnetit të Perëndisë do të na japë forcën

e nevojshme për të mbajtur barrët e rënda të jetës.

Herën tjetër që do të tundoheni seriozisht, si mund të keni

përjetimin që Jezusi pati në Getsemane në vend të përjetimit

që Adami dhe Eva patën në Eden? Cili është faktori kryesor

që bën dallimin midis tyre?

Libri i Lukës nga John M. Fowler192

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

12

13

14

15

16

17

Page 194: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 13: I kryqëzuar dhe I ringjallur Qershor 20–26

E HËNË Qershor 22

Juda

“Atëherë Satani hyri në Judën, i mbiquajtur Iskariot,

që ishte një nga të dymbëdhjetët”(Luka 22:3). Pa dyshim që

Satani punoi shumë për të bindur të gjithë dishepujt. Por,

çfarë kishte Juda që i mundësoi armikut t’ia dilte mbarë me

të në krahasim me të tjerët?

Luka tregon sesi Jezusi u lut i vetëm gjatë gjithë

natën në mal, përpara se të zgjidhte dishepujt e tij (Luka

6:12–16). Dhe Jezusi besoi se të Dymbëdhjetët ishin dhurata

e Perëndisë për të (Gjoni 17:6–9). A ishte Juda një

përgjigje ndaj lutjes së tij? Si duhet ta kuptojmë se çfarë

po ndodh këtu? Mos ndoshta në tradhtinë dhe apostazinë e

Judës, qëllimi i Perëndisë duhet të përmbushej? (Lexoni 2

Kor. 13:8.)

Libri i Lukës nga John M. Fowler193

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

Page 195: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 13: I kryqëzuar dhe I ringjallur Qershor 20–26

Juda, që kishte kaq shumë potencial, që mund të kishte

qenë një Pal tjetër, zgjodhi një drejtim komplet të gabuar.

Përvoja e tij e Getsemanesë ishte njësoj si rënia në Eden.

“Ai kishte nxitur shpirtin e keq të kopracisë derisa ai

ishte bërë motivi i jetës së tij. Dashuria për mamonin mbyti

dashurinë e tij për Krishtin.”—Ellen G. White, The Desire of

Ages,fq. 716.

Kur Jezusi ushqeu 5,000 vetat me pesë bukë dhe dy peshq

(Luka 9:10–17), Juda ishte i pari për të kuptuar vlerën

politike të mrekullisë dhe “ngriti në këmbë projektin për ta

bërë me forcë Krishtin mbret.”—The Desire of Ages, fq.719.

por Jezusi e kundërshtoi këtë përpjekje dhe aty filloi

zhgënjimi i Judas: “Shpresat e tij ishin ambicioze.

Zhgënjimi i tij ishte i hidhur.” — faqja 719. Mesa duket

Juda, ashtu si edhe të tjerët, besonte se Jezusi do të

përdorte fuqitë e tij të jashtëzakonshme për të vendosur një

mbretëri botërore. Pa dyshim që Juda dëshironte një vend në

atë mbretëri. Sa tragjike: dëshira e tij për një vend në

mbretërinë e përkohshme – që nuk ndodhi kurrë – bëri që ai

të humbte vendin në mbretërinë e përjetshme që do të vijë me

siguri!

Një herë tjetër, kur një ndjekës i përkushtuar i Jezusit

zgjodhi të vajoste këmbët e tij me vaj të kushtueshëm, Juda

Libri i Lukës nga John M. Fowler194

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

Page 196: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 13: I kryqëzuar dhe I ringjallur Qershor 20–26

e cilësoi këtë veprim si një humbje ekonomike (Gjoni 12:1–

8). Gjithçka që Juda shihte ishin paratë. Dashuria e tij për

paratë venitën dashurinë e tij për Jezusin. Ky fiksim me

paratë dhe pushtetin e bënë Judën të vendoste një etiketë

cmimi tek dhurata e pacmuar e qiellit (Mat. 26:15). Që prej

asaj kohe, “Satani hyri në Judën” (Luka 22:3). Dhe Juda u bë

një shpirt i humbur.

Nuk ka asgjë të gabuar me pozitën, pushtetin dhe paratë.

Problemi lind kur këto gjëra (apo çdo gjë tjetër) venit

besnikërinë tonë ndaj Perëndisë. Pse është e rëndësishme të

analizojmë gjithmonë veten në mënyrë që të mos vetë-

mashtrohemi, ashtu si Juda?

Libri i Lukës nga John M. Fowler195

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

Page 197: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 13: I kryqëzuar dhe I ringjallur Qershor 20–26

E MARTË Qershor 23

Ose me Të, ose kundër Tij

Përveç gjithë të tjerave që ai përfshin, Kryqi është

ndarësi i madh i historisë: ndarësi midis besimit dhe

mosbesimit, midis tradhtisë dhe pranimit dhe midis jetës së

përjetshme dhe vdekjes. Nuk ka rrugë të mesme për qeniet

njerëzore në lidhje me Kryqin. Në fund, ne jemi ose në një

anë ose në anën tjetër.

“ ‘Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk

mbledh me mua, shkapërderdh’ ” (Mat. 12:30). Fjalë të forta

dhe që mund të të bëjnë të mos ndihesh rehat, por Jezusi po

thotë të vërtetën dhe atë që ajo nënkupton për ata që janë

pjesëmarrës në betejën e madhe midis Krishtit dhe Satanit.

Ne ose jemi me Jezusin, ose me Satanin.

Po, kaq e prerë!

Si ndërvepruan njerëzit (në rastet e mëposhtme) me Jezusin

dhe çfarë mësimesh mund të nxjerrim nga shembulli i tyre që

mund të na ndihmojë me marrëdhënien tonë me Perëndinë dhe me

Libri i Lukës nga John M. Fowler196

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

Page 198: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 13: I kryqëzuar dhe I ringjallur Qershor 20–26

këndvështrim tonë për Kryqin?

Sinedri (Luka 22:53). Çfarë gabimesh bënë këta njerëz dhe

pse? Si mund të mbrojmë veten tonë nga të njëjtat gabime në

lidhje me mënyrën sesi ne e konsiderojmë Jezusin?

Pilati (Luka 23:1–7, 13–25). Çfarë e shtyu Pilatin të

thoshte “ ‘Nuk gjej gabim në të’ ” (Gjoni 19:4) dhe, në të

njëjtën kohë ta dënojë atë duke e kryqëzuar? Çfarë mund të

mësojmë nga gabimi i tij përsa i përket të mosbërit të asaj

që e di që është e drejtë?

Herodi (Luka 23:6–12). Cili ishte gabimi i tij i madh

dhe çfarë mund të mësojmë prej tij?

Dy hajdutët (Luka 23:39–43). Të dy mëkatarët shohin të

njëjtin kryq dhe kanë dy reagime të ndryshme. Si na tregon

Libri i Lukës nga John M. Fowler197

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

Page 199: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 13: I kryqëzuar dhe I ringjallur Qershor 20–26

kjo skenë aspektin “ose/ose” të shpëtimit — domethënë, ose

jemi në një anë të betejës së madhe, ose në anën tjetër?

Libri i Lukës nga John M. Fowler198

1

2

3

4

567

8

9

Page 200: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 13: I kryqëzuar dhe I ringjallur Qershor 20–26

E MËRKURË Qershor 24

Ai u ringjall

Herët në mëngjesin e së dielës, gratë shkuan tek varri

me një qëllim të vetëm — të përmbushnin ritualin e varrimit.

Megjithë kohën e kaluar me Jezusin, ato nuk e kishin kuptuar

se çfarë do të ndodhte. Ato nuk prisnin me siguri një varr

bosh, apo që ti thuhej nga një lajmëtar qiellor se: “Ai nuk

ështe këtu, por është ringjallur” (Luka 24:6).

Vetëm në kapitujt e parë tek Veprat e Apostujve

përmendet të paktën tetë herë ringjallja e Jezusit.Veprat e

Apostujve 1:22; 2:14–36; 3:14, 15; 4:1, 2, 10, 12, 33; 5:30–

32. Pse ishte ringjallja e Jezusit kaq e rëndësishme në

predikimin apostolik dhe në besimin e kishës së parë? Pse

është ende kaq e rëndësishme për ne, sot?

Libri i Lukës nga John M. Fowler199

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

Page 201: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 13: I kryqëzuar dhe I ringjallur Qershor 20–26

Gratë ishin dëshmitaret e para të ringjalljes së

Jezusit. Ato nxituan të ndanin lajmin e mirë me të tjerët,

por asnjë nuk i besoi (Luka 24:11). Madje, apostujt e

cilësuan rrëfimin më të madhe në historinë e shpëtimit si

“dokrra” të grave të lodhura dhe në zi (vargjet 10, 11).

Sa shpejt do të mësonin ata sesa të gabuar ishin!

Ringjallja e Krishtit është themelore për veprën

shpëtuese të Perëndisë dhe për besimin dhe ekzistencën e

krishterë. Apostulli Pal e bën të qartë se: “Por në qoftë se

Krishti nuk është ringjallur, predikimi ynë është i kotë dhe

i kotë është edhe besimi juaj.” (1 Kor. 15:14). Është i kotë

apo bosh sepse vetëm në ringjalljen e Krishtit ne mund të

gjejmë shpresën që është e jona. Pa këtë shpresë, jetët tona

mbarojnë këtu dhe ato mbarojnë për përjetësi. Jeta e

Krishtit nuk mbaroi në varr dhe premtimi i madh është që

edhe jeta jonë nuk do të mbarojë në varr.

“Nëse Krishti nuk është ringjallur nga të vdekurit,

rrugëtimi i gjatë i veprave shpëtuese të Perëndisë për të

shpëtuar njerëzit e tij përfundon në një qorrsokak, në një

varr. Nëse ringjallja e Krishtit nuk është realitet, atëherë

Libri i Lukës nga John M. Fowler200

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

Page 202: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 13: I kryqëzuar dhe I ringjallur Qershor 20–26

ne nuk kemi sigurinë që Perëndia është Zoti i gjallë, sepse

vdekja do të kishte fjalën e fundit. Besimi është i kotë

sepse objekti i këtij besimi nuk ia dha të drejtën vetes si

Zoti i jetës. Atëherë besimi i krishterë do të burgosej në

varr bashkë me vetë-zbulimin më të lartë të Perëndisë në

Krishtin — nëse Krishti është me të vërtetë i vdekur.” —

George Eldon Ladd, A Theology of the New Testament (Grand

Rapids: Wm. B. Eerdmans, 1974), fq. 318.

Libri i Lukës nga John M. Fowler201

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

Page 203: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 13: I kryqëzuar dhe I ringjallur Qershor 20–26

E ENJTE Qershor 25

“Të gjitha gjërat duhet të përmbushen”

Lexoni Luka 24:13–49, që na tregon për ngjarjet që menjëherë

pasuan ringjalljen e Krishtit. Në rrëfime të ndryshme, Për

ku i drejton Jezusi njerëzit,që ata të mund të kuptojnë se

çfarë i ka ndodhur atij? Pse është kjo gjë kaq e rëndësishme

edhe për ne sot tek dëshmojmë për botën?

Ringjallja e Jezusit duhet të ishte evidencë e

mjaftueshme për të provuar faktin që ai ishte Mesia. I

rrahur dhe i keqtrajtuar përpara se të kryqëzohej, Jezusi i

tejshpuar u mbështoll në një varr. Edhe sikur – siç disa

sygjerojnë më kot – Ai ti kishte mbijetuar si kryqit dhe

varrimit, një Jezus i rrahur dhe i dobët (që shfaqet nga

varri) nuk do të ishte portretizimi i ndokujt për Mesian

Libri i Lukës nga John M. Fowler202

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

Page 204: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 13: I kryqëzuar dhe I ringjallur Qershor 20–26

fitimtar.

Megjithatë, ja ku ishte Jezusi, i gjallë e mirë fizikisht sa

për të ecur me milje të tëra me këta dy burra rrugës për në

Emmaus. Edhe në këtë pikë, përpara se ti shfaqej se kush

ishte, Jezusi i drejtoi ata tek Shkrimet – duke i dhënë një

themel të fortë biblik për besimin në të.

Më pas, kur Ai iu shfaq dishepujve, duke iu treguar

atyre mishin e tij dhe duke ngrënë me ta, Jezusi bëri më

shumë: Ai i drejtoi tek Fjala e Perëndisë: “ ‘Kështu është

shkruar dhe kështu ishte e nevojshme që Krishti të vuante

dhe të ngjallej së vdekuri ditën e tretë, dhe që në emër të

tij të predikohet pendimi dhe falja e mëkateve ndër të

gjithë popujt, duke filluar nga Jeruzalemi. Dhe ju jeni

dëshmitarët e këtyre gjërave,’ ” (Luka 24:46–48).

Edhe këtu, Jezusi jo vetëm i drejtoi tek Shkrimet

(krahas evidencës që Ai ishte në fakt gjallë dhe ishte midis

tyre), por edhe i përdori Shkrimet për ti ndihmuar ata që të

kuptonin me saktësi se çfarë i kishte ndodhur atij.

Gjithashtu, ai e lidhi drejtpërdrejt ringjalljen e tij me

misionin për ti predikuar ungjillin të gjitha kombeve.

Pra, krahas evidencës së fuqishme që vërtetonte se kush

ishte Jezusi, ai i drejtonte gjithmonë ndjekësit e tij tek

Fjala e Perëndisë. Tek e fundit, pa Fjalën e Perëndisë midis

Libri i Lukës nga John M. Fowler203

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

Page 205: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 13: I kryqëzuar dhe I ringjallur Qershor 20–26

nesh sot, si do të dinim thirrjen dhe misionin tonë për të

predikuar ungjillin në të gjithë botën? Si do të dinim se

cili ishte ungjilli, në pikë të parë? Bibla është po aq

jetike për ne sot, sa ishte për Jezusin dhe dishepujt e tij.

Sa shumë kohë kaloni me Biblën? Si ndikon ajo mënyrën sesi

jetoni, zgjedhjet që bëni dhe mënyrën sesi trajtoni të

tjerët?

Libri i Lukës nga John M. Fowler204

1

2

3

4

5

6

7

8

9

Page 206: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 13: I kryqëzuar dhe I ringjallur Qershor 20–26

E PREMTE Qershor 26

Për më tepër studim: “Domethënia e vdekjes së Krishtit

do të shihet nga shenjtorët dhe engjëjt. Njeriu i mëkatë nuk

mund të ketë një shtëpi në parajsën e Perëndisë pa Qingjin e

therur që në themelimin e botës. A nuk duhet ta ngremë lartë

kryqin e Krishtit? Engjëjt i japin nderim dhe lavdi

Krishtit, sepse edhe ata vetë nuk janë të sigurt nëse nuk

shikojnë vuajtjet e Birit të Perëndisë. Pikërisht, nëpërmjet

efikasitetit të kryqit, engjëjt e qiellit mbrohen nga

apostazia. Pa kryqin, ata nuk do të ishin të sigurt kundër

së keqes, po ashtu siç ishin engjëjt përpara rënies së

Satanit. Përsosmëria engjëllore ra në qiell. Përsosmëria

njerëzore ra në parajsë, në Eden. Të gjithë që duan sigurinë

në tokë apo në qiell duhet të shikojnë Qingjin e

Perëndisë.”—Ellen G. White, The SDA Bible Commentary, vëll.

5, fq. 1132. fiёë

Pyetje për diskutim:

Si të krishterë ne duhet të jetojmë me anë të besimit;

domethënë, ne duhet të besojmë në dicka që nuk mund ta

Libri i Lukës nga John M. Fowler205

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

Page 207: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 13: I kryqëzuar dhe I ringjallur Qershor 20–26

provojmë plotësisht, në dicka për të cilën nuk jemi

dëshmitarë okular. Pa dyshim, njerëzit besojnë në këtë

mënyrë shumë herë për shumë gjëra. Për shembull, në

kontekstin e shkencës, një autor shkroi: “Në përmbledhje, ne

kemi evidencë të drejtëpërdrejtë vetëm për shumë pak gjëra

nga ato që besojmë.”—

Richard Dewitt, Worldviews: An Introduction to the History

and Philosophy of Science, second edition (Chichester, West

Sussex, U.K.: Gjoni Wiley and Sons, Ltd., 2010) fq. 15.

Megjithatë, ne kemi arsye të mira për besimin tonë dhe për

gjërat ku besojmë. Në kontekstin e Mandatit të Madh, shikoni

sesi i tha Jezusi dishepujve: “ ‘Dhe ky ungjill i mbretërisë

do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë

kombet, dhe atëherë do të vijë fundi’ ” (Mat. 24:14). Tani,

mendoni për kohën kur Jezusi i tha këto fjalë. Sa shumë

njerëz besonin në të apo sa njerëz kishin filluar të

kuptonin se kush ishte ai dhe çfarë do të përmbushte?

Mendoni gjithashtu për kundërshtinë me të cilën u përball

kisha e parë, për shekuj me radhë në Perandorinë Romake.

Duke mbajtur parasysh gjithë këto fakte, diskutoni sesa

sfidues ishte për kohën kjo thënie e Jezusit dhe si duhet të

na ndihmojë ajo për të besuar në Fjalën e Perëndisë.

Libri i Lukës nga John M. Fowler206

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

Page 208: Shkolla e Sabatit - Pri/Maj/Qer 2015

Mësimi 13: I kryqëzuar dhe I ringjallur Qershor 20–26

Reflektoni në pasazhin e mësipërm nga Ellen G. White. Si

na ndihmon ai për të kuptuar universalitetin e çështjes së

mëkatit? Madje engjëjt nuk janë të sigurt nëse nuk hedhin

sytë nga Jezusi. Çfarë do të thotë kjo?

Sot, dielli perëndon në orën 20:18. Sabat të lumtur!

Libri i Lukës nga John M. Fowler207

1

2

3

4

5

6

78

9