shiëria jeëmarrëe në lojra limie imërore 2 shur...

6
• Informacione muaji Janar-Shkurt 2014 Erjon Tola garon: Slalom Gjigand (GS) 19.02.2014 Slalom (SL) 22.02.2014 Suela Mëhilli garon: Slalom Gjigand (GS) 18.02.2014 Slalom (SL) 21.02.2014 ALBANIA

Upload: others

Post on 05-Jan-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Shiëria jeëmarrëe në Lojra limie imërore 2 Shur 2014nocalbania.org/wp-content/uploads/2014/03/Informacione...në emër të Delegacionit Shqiptar në Lojrat Olimpike Dimërore

• Informacione muaji Janar-Shkurt 2014

Erjon Tola garon:

• Slalom Gjigand (GS)19.02.2014• Slalom (SL)22.02.2014

Suela Mëhilli garon:

• Slalom Gjigand (GS)18.02.2014• Slalom (SL)21.02.2014

Shqipëria pjesëmarrëse nëLojrat XXII Olimpike Dimërore

7-23 Shkurt 2014

ALBANIA

Page 2: Shiëria jeëmarrëe në Lojra limie imërore 2 Shur 2014nocalbania.org/wp-content/uploads/2014/03/Informacione...në emër të Delegacionit Shqiptar në Lojrat Olimpike Dimërore

informacion

f a q e

2 - 3JANAR - SHKURT / 2014

Celi punimet Konferenca e dytë Kombëtare e Sport për të Gjithë me temën “Shoqëri në Lëvizje” , me datë 15 Janar 2014, në Durrës, në ambjentet e Hotel Bleart. Konferenca organizohet nga Federata Shqiptare e Sport për të Gjithë në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe partner zyrtar Minis-trinë e Arsimit dhe Sportit.Fjalën e celjes dhe mirëseardhjes në Konferencë e mbajti Presidenti i FSHSPGJ Z. Albert Karriqi.  Në vazhdim e morën fjalën dhe  uruan për zhvillimin e punimeve të saj Presidenti i KOKSH z. Viron Bezhani dhe Drejtori i Sporteve në MAS Z. Vladimir Gjonaj. U vu në dukje dhe u theksua rëndësia e zhvillimit të kësaj Konference me tematikën e përzgjedhur në kushtet e domosdoshmërisë të vendit, ku të dhënat për shënde-tin në vendin tonë janë alarmante. Vecanërisht Presi-denti i KOKSH theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe partneritetit në iniciativa të tilla në shërbim të komu-nitetit sportiv dhe të kontributit nga të gjithë partnerët për një jetë të shëndetëshme, kulturë sportive dhe jetë aktive.Nga Drejtori i Sporteve Z. Gjonaj pasi u vlerësua rëndësia e realizimit të kësaj inisiative, pjesëmarrësit e konferencës u njohën me rëndësinë për zhvillimin e politikave dhe strategjive për përmirësimin dhe kon-tributin për një jetë të shëndetëshme dhe aktive  që po i jepet  nga MAS.Konferenca në ditën e parë vazhdoi punimet me zhvil-limin e dy sesioneve të paradites temat e të cilit ishin  “Jeta aktive si faktor i cilësisë së jetës” dhe “Infrastruk-tura  sportive dhe detyrimet që rrjedhin për shtimin e mjediseve sportive publike”. Secili nga  sesionet u moderua për temat e vecanta të cilat u shoqëruan me diskutime nga pjesëmarrësit.Vecanërisht interes pati sesioni i tretë, i cili ishte plan-ifikuar në formën e ëorkshopeve paralele.Katër temat e diskutimit të ëorkshopeve ishin :• Sporti në shkollë dhe jashtë saj• Sporti dhe mjediset publike sportive• Jeta aktive si faktor  i cilësisë së jetës• Kuadri ligjorSecili nga pjesëmarrësit  kontribuoi me opinionet në

lidhje me diskutimin e secilit nga këto tema. Objekti-vat dhe idetë u diskutuan midis tyre duke nxjerrë në pah rëndësinë e tematikave dhe problematikave më të rëndësishme në kushtet e jetës në vend.Në ditën e dytë dhe përmbyllëse të Konferencës u tra-jtua tematika “Sporti në shkollë dhe jashtë saj”.Tematikë kjo e cila pati mjaft interes për auditorin pasi një pjesë e madhe e tyre ishin mësues të edukimit fizik në shkolla.Konferenca i mbylli punimet duke dalë me një Rezo-lutë e cila përfshin opinionet dhe interesat e të gjitha institucioneve sportive dhe ato që janë të lidhura, duke synuar për më shumë vëmendje, sensibilizim dhe pro-movim të Sport për të Gjithë, duke marrë në konsid-eratë si politikat vendim-marrëse ashtu edhe veprim-taritë e tjera me karakter social dhe edukativ.

REZOLUTË Konferenca II Kombëtare u realizua nga bashkëpunimi i FSHSGJ me KOKSH në partneritet institucional me MAS dhe partner akademik UST dhe Universitetin e Elbasanit. Në konferencë morën pjesë ekspertë të sportit, drejtues të institucioneve sportive, përfaqësues të pushtetit vendor dhe shoqatave sportive.Mbështetur në rezolutën e Konferencës së parë Kom-bëtare, ne theksojmë se Sporti për të Gjithë është një e drejtë njerëzore për të cilën Konferenca e dytë Kom-bëtare njeh:•Domosdoshmërinë për të krijuar kondita optimale,

të barabarta për të gjithë për të ushtruar aktivitet fizik.

•Inkurajimin e pjesmarrjes nëpërmjet përgatitjes, botimit, publikimit të manualeve, fletëpalosjeve e materialeve sensibilizuese në median e shkruar dhe elektronike, të cilat Federata e Sportit për të Gjithë në bashkëpunim me KOKSH dhe UST do t’i bëjë prezent në një kohë të afërt.

•Vlerësimin e sportit si një standart të domosdo-shëm për zhvillimin social-kulturor të gjithë sho-qërisë.

•Inkurajimin e rekrutimit të pjesmarrësve të rinj në aktivitetin sportiv dhe të adaptimit të një qëndrimi afatgjatë për gjithpërfshirjen .

•Rëndësinë e konsiderimit të edukimit fizik. Ne rekomandojmë dhe inkurajojmë rikthimin e orëve të edukimit fizik në shkollat e mesme, në progra-min e detyruar, pasi e drejta për një edukim cilësor fizik është e shkollës dhe jo e iniciativës private.

•Nevojën e ngritjes se ekipeve sportive në të gjitha shkollat publike dhe jopublike të ciklit 9- vjeçar me funksionimin e klasave sportive të specializua-ra dhe grupeve sportive gjithpërfshirëse.

•Nevojën e shtimit të mjediseve sportive publike dhe vënien në efiçencë për të gjithë njerëzit të mjediseve ekzistuese.

•Nevojën e ndërtimit të një data-baze të dhënash për mjediset sportive dhe të ushtruarit me sport nga ana e gjithë popullsisë.

•Nevojën e sportit për mjedise sportive, të cilat duhet të ndërtohen sipas rekomandimeve të kësaj konference dhe që duhet të miratohen nga KOK-SH, KKS dhe më pas të kërkohet të bëhet Vendim i Qeverisë Shqiptare.

•Nevojën e bashkëpunimit me të gjithë faktorët dhe aktorët përgjegjës për implementimin e lëvizjes sport për të gjithë

•Nevojën e krijimit dhe miratimit të strategjisë kombëtare të sportit

Konferenca e 2-te Kombëtare Sport për të Gjithë

Page 3: Shiëria jeëmarrëe në Lojra limie imërore 2 Shur 2014nocalbania.org/wp-content/uploads/2014/03/Informacione...në emër të Delegacionit Shqiptar në Lojrat Olimpike Dimërore

f a q e

4 - 5

informacion

JANAR - SHKURT / 2014

Seminari “Forcimi i Sportit përmes Qeverisjes së Mirë”

Prezantimi i fundit, i cili ishte i ndërthurur me trajnimin për realizimin e vetëvlerësimit për Qeverisjen e Mirë të Organizatës Sportive ku bën pjesë, u  drejtua nga Hei-di Pekkola dhe Matthias Van Baelen.Qëllimi i këtij Seminari është që sporti të zhvillohet dhe forcohet përmes Qeverisjes së Mirë, parimeve si trans-parenca, përfshirja, respektimi i rregullave, përgjeg-jshmëria, përgjegjësia, efektiviteti dhe eficenca, të gjitha këto parime që duhet të kenë organet drejtuese të orga-nizatave sportive (klube, shoqata apo federata sportive).Seminari u organizua në formë forumi ku pas cdo prezantimi pjesëmarrësit ishin aktiv me pyetje rreth temës së Qeverisjes së Mirë drejtuar qoftë të ftuarve të ENGSO ashtu edhe përfaqësuesve të MAS.Përfaqësues të ENGSO u pritën në takime të vecan-ta nga Përfaqësuesit më të lartë të shtetit dhe morën vlerësime së bashku me KOKSH për punën e bërë. Me datë 27 Janar Presidentja dhe Zv.Presidenti i ENG-

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar zhvilloi me datë 27 Janar 2014, në ambjentet e Hotel Tirana Interna-tional, një Seminar me aktorë gjithëpërfshirës të in-stitucioneve sportive ku kryefjala ishte promovimi i Qeverisjes së Mirë në Sport. Për realizimin e këtij Seminari, KOKSH ka kërkuar bashkëpunimin me ENGSO (Europen Non-Govern-metal Sports Organization) dhe EOC EU Office (Zyrës së Sportit pranë Bashkimit Europian), duke patur para-sysh se në ditët e sotme, qeverisja e mirë është një mjet i domosdoshëm për suksesin e të gjitha insti-tucioneve qoftë qeveritare apo jo-qeveritare. Të ftuar për të referuar në Seminar ishin:

Znj. Birgitta Kervinen – ENGSO PresidentZ. Predrag Manojlovic – ENGSO Zv. PresidentZnj. Heidi Pekkola – ENGSO Drejtor i Politikave SportiveZ. Matthias Van Baelen – EOC EU Office Menaxher i S4GG

Rëndësia e Seminarit u vu në dukje nga prezenca dhe fjala përshëndetëse e Ministres së Arsimit dhe Spor-tit, znj.Lindita Nikolla, e cila falenderoi KOKSH për këtë nisëm pasi vuri në dukje kështu, rëndësinë e Qeverisjes së Mirë jo vetëm në sport por në të gjitha fushat e jetës. Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z.Viron Bezhani, si dhe Presidentja e ENGSO, znj. Birgitta Kervin-en u shprehën në të njëjtën linjë për rëndësinë e seminarit dhe përdorimin e praktikave më të mira dhe instrumen-tave që vihen në dispozicion nga partnerët europian.Në seminar u prezantuan temat si më poshte:

“Rëndësia e qeverisjes së mirë sportive” – nga Birgitta Kervinen.“Qeverisja e Mirë – Rasti i Serbisë” – nga Pedrag Manojloviç“Sporti dhe Qeverisja e Mirë – pikëpamja e Qeverisë” – nga Vladimir Gjonaj (Drejtor i Sportit ne MAS)

SO u priten nga Kryeministri z.Edi Rama, ne presence te Ministres Nikolla si dhe Presidentit z. Bezhani dhe Sek.Pergjithshem te KOKSH z. Bello.Me datë 28 Janar te ftuarit u priten edhe nga Kryetari i Parlamentit z. Ilir Meta ku u diskutua mbi shqyrtimin dhe përshtatshmërinë e legjislacionit të sportit në Shqipëri dhe përshtatjen e tij në kontekstin e legjilas-cionit të Bashkimit Europian.Në përfundim të vizitës së titullareve të ENGSO u zh-villua në Universitetin “Aleksander Xhuvani” në El-basan, një leksion i hapur me studentër e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit. Në lidhj me këtë sem-inar Presidentja e ENGSO, znj. Kervinen u shpreh në mënyrë të vecantë për rëndësinë e tij gjatë diskutimit me studentët, pasi vuri në dukje rëndësinë e aktivizim-it të të rinjve dhe edukimit të tyre me parimer e qever-sisjes së mirë, përderisa edhe Shqipëria e ka rrugën përpara për aderimin në Bashkimin Europian.

Page 4: Shiëria jeëmarrëe në Lojra limie imërore 2 Shur 2014nocalbania.org/wp-content/uploads/2014/03/Informacione...në emër të Delegacionit Shqiptar në Lojrat Olimpike Dimërore

JANAR - SHKURT / 2014 f a q e

6 - 7

disipline që ne garojmë kemi mundësinë të konfirmojmë edhe bukuritë e Alpeve shqiptare, edhe shpirtin e shpejtësisë me të cilën dëshirojnë të ecin shqiptarët. Ndaj, unë jam i bindur që kjo disiplinë është një motiv i veçantë për të qenë të suk-sesshëm në këtë garë, por edhe për të prezantuar me dinjitet imazhin real dhe të vërtetë që kemi ne shqiptarët.Flamurin Kombëtar e mori në dorëzim skiatori Erjon Tola, i cili në emër të Delegacionit Shqiptar në Lojrat Olimpike Dimërore “Sochi 2014” i shprehu mirënjohjen Presidentit të Republikës duke u zotuar se: “Në emër të Sporteve Dimërore Shqiptare jemi të nderuar të mbajmë sa më lartë Flamurin tonë Kombëtar dhe në Sochi të Rusisë!”Ndërsa Presidenti i KOKSH-it, Viron Bezhani duke falenderuar Presidentin e Republikës për vlerësimin që po i bën sportit shqiptar, u zotua: “Ne ju premtojmë zoti President se atë fla-mur do të mundohemi ta mbajmë gjithmonë lart dhe të arrijmë rezultate sa më të mira”.Në ceremoninë e dorëzimit të Flamurit Kombëtar morën pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, përfaqësues të Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, etj.

29 Janar 2014Ekipi Olimpik Shqiptar pjesëmrrës në Lojërat Olimpike

“Sochi 2014”, pritet në Ambasadën e Federatës Ruse nga Ambasadori Abramov i cili uroj suksese Ekipit Shqiptar

Ekipi Olimpik Shqiptar29 Janar 2014

Me datë 29 Janar 2014, Presidenti Nishani i dorëzon Flamurin Kombëtar Delegacionit shqiptar që do përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore “Sochi 2014Kreu i Shtetit shqiptar, duke u uruar skiatorëve Erjon Tola dhe Suela Mëhilli suksese dhe një përfaqësim sa më të denjë në Lojërat Olimpike Dimërore, shprehu falënderimet dhe vlerë-simin maksimal për të gjithë ata trajnerë, profesorë, spe-cialistë, dashamirës të Olimpizmit Shqiptar që ndër vite janë përpjekur, kanë kontribuar për të arritur në këto ditë suksesi pasi vërtetë pjesëmarrja e Shqipërisë krahas shumë vendeve me eksperiencë të madhe në Olimpizëm, është një arritje për t’u vlerësuar, është një mundësi e shpalosjes së prezencës shqiptare në garat Olimpike, është një mundësi e valëvitjes së Flamurit tonë Kombëtar në garën e Olimpizmit Botëror.Ne sot, u shpreh Presidenti Nishani, organizojmë ceremo-ninë e nisjes së sportistëve tanë, të nisjes së Flamurit tonë Kombëtar në Olimpizmin Botëror. Jam i bindur, gjithashtu, që sportistët tanë do të gjejnë të gjithë ambientin mikpritës në SOCHI, ambient i cili do t’i ndihmojë jo vetëm për të garu-ar, por edhe për të forcuar shpirtin e Olimpizmit Botëror. Nuk është e rastësishme dhe disiplina në të cilën garojnë sportistët tanë dhe për mua ka një vlerë të madhe, sepse përmes kësaj

Ceremonia e dorëzimit të flamurit Ekipit Olimpiknga Presidenti i Republikës z. Bujar Nishani

24 Janar 2014Prezantohet në zyrat e KOKSH uniforma zyrtare e Ekipit Olimpik të cilat u sponsorizuan nga kompania italiane E nergia Pura. Përfaqësuesit e kompanisë ishin prezent në një konferencë për shtyp në KOKSH

Page 5: Shiëria jeëmarrëe në Lojra limie imërore 2 Shur 2014nocalbania.org/wp-content/uploads/2014/03/Informacione...në emër të Delegacionit Shqiptar në Lojrat Olimpike Dimërore

JANAR - SHKURT / 2014 f a q e

8 - 9

Rezultatet e Suela Mëhillit në garat e saj

Datë 18.02.2014 Slalom GjigandRaundi I-rë me kohën 1:33:55 renditur 65-ta

Raundi II-të me kohën 3:07:91renditur e 60-ta

ndërmjet 90 garuesve

Datë 21.02.2014 Slalom SpecialSkualifikohet dhe nuk kalon në raundin e dytë për arsye të moskalimit të portës së katërt në garën e saj

Dëmtohet skiatori Erjon Tola gjatë stërvitjesNë datën 12.02.2014, rreth orës 19.15 (ora lokale në Sochi) skiatori Erjon Tola, pjesëmarrës për herë të tretë në Lojrat Olimpike Dimërore, në mbyllje të seancës stërvitore të mbas-ditës rrëshqiti gjatë një ushtrimi në palestër dhe bëri një frak-turë të dyfishtë në parakrahun e majtë.Me ndërhyrjen e mjekut të ekipit dhe personelit të poliklinikës së Fshatit Olimpik ju dha ndihma e parë dhe u dërgua në Spit-alin Rajonal të Krasnaja Poljanes. Sipas vendimit të ekipit të

7 Shkurt 2014Parakalimi i Ekipit Olimpik Shqiptar në Ceremoninë e Çeljes së Lojrave Olimpike “SOCHI 2014”

4 shkurt 2014Ceremonia e Mirëpritjes të Ekipit Shqiptar në Fshatin Olimpik

specializuar të spitalit, rreth orës 22.30 Erjoni iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.Operacioni mbarioi me sukses dhe Erjoni ka qenë nën kontrollin e mjekëve.Ekipi Olimpik në Sochi 2014 dhe KOKSH kanë ndjekur nga afër gjendjen e skiatorit Tola. Duke ju gjendur pranë i shprehim keqardhjen për dëmtimin dhe humbjen e shansit për konkurim në “Sochi 2014”. Gjithashtu I urojmë shërim të shpejtë dhe besojmë se pavaresisht nga dëmtimi, ai do të rigjejë forcat dhe jo vonë do të vazhdojë të mbajë lart flamurin e kombit tonë dhe në aktivitete të tjera.

Page 6: Shiëria jeëmarrëe në Lojra limie imërore 2 Shur 2014nocalbania.org/wp-content/uploads/2014/03/Informacione...në emër të Delegacionit Shqiptar në Lojrat Olimpike Dimërore

informacion

f a q e

2 - 3JANAR - SHKURT / 2014

19.02.2014 deri më 28.02.2014 - Kursi Teknik për Trajnerët e sportit të peshëngritjes do të zhvillohet në këto data në kuadër të trajnimit të burimeve njerëzore në sport sic janë trajnerët dhe specialistët e sportit. Në këtë kurs marrin pjesë 22 tra-jnerë të federuar nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes nga të gjitha klubet anëtare të FSHP.Në ceremoninë e fillimit të këtij kursi përshëndetën z. Elez Gjoza, President i FSHP, z. Stavri Bello, Sekretar i Përgjith-shëm i KOKSH, z. Gudar Beqiraj, si dhe i deleguari i Federates Botërore të Peshëngritjes (IËF) për të drejtuar këtë kurs në Shqipëri z. David Rigert.Gjatë gjithë zhvillimit të kursit u theksua domosdoshmëria për trajnimin e trajnerëve duke përfituar nga praktikat më të mira të vendeve që e kanë më të zhvilluar këtë sport si dhe nga ekspe-rienca e specialistit të Federatës Botërore. Ky kurs pavaresisht se është i kufizuar në kohë dhe programi i tij do të jetë intensiv me seanca teorike paradite dhe seanca praktike pasdite, do ti shërbejë pjesëmarrësve jo vetëm për të diskutuar tema të ndryshme që programi i kursit do të trajtojë por është edhe një mundësi e trajnerëve shqiptarë që në një kohë relativisht më të gjatë se në aktivitetet e kampionateve kombëtare, janë

Kursi Teknik për Trajnerët e Peshëngritjes

së bashku për të diskutuar dhe ndajrë përvojën dhe opinionet me njëri-tjetrin, për zhvillimin dhe përmirësimin e rezultateve sportive në peshëngritjes.Në përfundim të kursit të gjithë pjesëmarrësit u testuan për njohuritë e marra dhe u certifikuan.