shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

29

Upload: duongduong

Post on 28-Jan-2017

239 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në
Page 2: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

Titulli Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale– Udhëzues për administratë komunale Autorë Venco Popovski, Ivan Stefanoski, Marijana Sokollovska, Darko Aleksov dhe Rosana Aleksoska me mbështetje të mr. Sllavica Biljarska, prof. dr. Mirjana Borota, prof. dr. Zoran Shapuriq dhe Pece Mirçeski Përktheu në gjuhën shqipe Laura Beqiri Lektura dhe korrektura në gjuhën shqipe Muzafer Beqiri Dizajni Llazar Keskinov Shtypur në Shkup, 2011 Të dhënat e prezantuara në udhëzuesin nuk i pasqyrojnë mendimet dhe qëndrimet e donatorëve të projektit. Projekti „Vetëqeverisje lokale përgjegjëse, kooperative dhe transparente“ realizohet në kuadër të programit Civica Mobilitas të cilin e zbaton Qendra për Zhvillim Institucional (QZHI) dhe është i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, i përfaqësuar nga Zyra për bashkëpunim në Maqedoni. Gjithashtu, projekti është financuar edhe nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës. Copyright © 2011, Asociacioni qytetar MOST. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Është ndaluar shfrytëzimi dhe reproduktimi i cilës do pjesë të këtij udhërrëfyesi, pa lejen e Asociacionit Qytetar MOST.

Page 3: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

 Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale 

2                                                                                                         UDHËZUES PËR ADMINISTRATË KOMUNALE

Page 4: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale 

UDHËZUES PËR ADMINISTRATË KOMUNALE                                                                                                          3  

 

 

 

 

PËRMBAJTJA

 

 

 

Parathënie .................................................................................................................................................................. 5 

 

1. Hyrje në rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në funksionimin e komunës ........................................................ 7 

 

2. Mekanizmat institucional për përfshirjen e qytetarëve në funksionimin e komunës ........................................... 9 

 

3. Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në funksionimin e komunës ............................ 16 

 

4. Mënyra dhe resurse për transparencë dhe përgjegjësi të komunës ................................................................... 24 

 

PËR PROJEKTIN DHE ASOCIACIONIN QYTETAR MOST ............................................................................................. 27 

Page 5: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

 Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale 

4                                                                                                         UDHËZUES PËR ADMINISTRATË KOMUNALE

Page 6: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale 

UDHËZUES PËR ADMINISTRATË KOMUNALE                                                                                                          5  

Parathënie

Ky udhëzues ka për qëllim t’i sigurojë administratës komunale një përshkrim të zakonshëm të mundësive për përfshirje të qytetarëve në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në kuadër të vetëqeverisjes lokale.

Udhëzuesi i dedikohet administratës komunale, si resurs që jep pasqyrë të kompetencave të vetëqeverisjes lokale si dhe të mjeteve dhe mekanizmave institucional për pjesëmarrje qytetare dhe përfshirje në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në nivel lokal nga aspekti i kompetencave të vetëqeverisjes lokale.

Kultivimi i lidhjes të pashkëputshme ndërmjet qytetarëve dhe qeverisjes lokale nuk realizohet vetëm përmes zgjedhjes së përfaqësuesve popullor në nivel lokal. Kjo marrëdhënie duhet të ndërtohet dhe të kultivohet përditë. Vetëm komunikimi i vazhdueshëm në dy drejtime mes qytetarëve dhe komunës, mund të jep vendime kualitative në nivel lokal dhe shkallë të lartë të bashkëpunimit dhe demokracisë, ndërsa me këtë edhe përmirësimi i kualitetit të jetës së përditshme të qytetarëve.

Është shumë e rëndësishme që administrata komunale t’i njohë mundësitë dhe mënyrat për përfshirjen e qytetarëve në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në nivel lokal.

Ky udhëzues përveç karakterit të tij edukativ ka për qëllim T’ju mundësojë që më mirë ta kuptoni parimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve. Njëkohësisht Udhëzuesi i shmang frazat dhe floskulat të cilat përdoren duke i cituar mundësitë që rrjedhin nga vendimet ligjore dhe aktet nënligjore. Shembujt praktik të përshkruar në këtë Udhëzues japin pasqyrë dhe relacion të qartë ndërmjet mekanizmave institucional për përfshirjen e qytetarëve në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve dhe kompetencave që i janë dhënë komunës.

Në përfshirjen e qytetarëve nuk duhet të shikohet si në obligim të detyruar, por e njëjta duhet të shfrytëzohet në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve cilësore që do të jenë në interes të të gjitha palëve të interesuara.

Të arriturat dhe rëndësia e përfshirjes së qytetarëve në funksionimin e komunës janë përshkruar në pjesën e parë të këtij udhëzuesi.

Mekanizmat institucional për përfshirjen e qytetarëve në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve janë përfshirë në pjesën e dytë të udhëzuesit.

Llojllojshmëria e mundësive për përfshirjen e qytetarëve në çdo sferë nga funksionimi i vetëqeverisjes lokale, përmes shembujve praktik, veçmas është dhënë në pjesën e tretë të këtij udhëzuesi.

Nga ana tjetër, komuna ka obligim ligjor rregullisht t'i informojë qytetarët për punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur në nivel lokal me çka rritet transparenca dhe përgjegjësia e komunës. Mënyrat dhe resurset të cilat e bëjnë komunën transparente dhe përgjegjëse janë dhënë në pjesën e katërt të këtij udhëzuesi.

Sinqerisht, shpresojmë se ky udhëzues do të jetë i dobishëm për administratën komunale dhe do të kontribuojë në ngritjen e përgjegjësisë, transparencës dhe kooperativitetit të vetëqeverisjes lokale në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve.

Page 7: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

 Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale 

6                                                                                                         UDHËZUES PËR ADMINISTRATË KOMUNALE

Page 8: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale 

UDHËZUES PËR ADMINISTRATË KOMUNALE                                                                                                          7  

Hyrje në rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në funksionimin e komunës

Komuna ekziston që t’u përgjigjet interesave dhe t’ju shërbejë nevojave të qytetarëve, përkatësisht ajo ekziston për shkak të tyre.

Për funksionimin efikas të çdo shoqërie demokratike nuk mund të flitet nëse e njëjta nuk shihet nëpërmjet prizmave të veprimit të përbashkët të dy segmenteve të saja kryesore – pushteti lokal, nga njëra anë, dhe qytetarët nga ana tjetër.

Veprimi i përbashkët i pushtetit lokal dhe i qytetarëve nuk paraqet vetëm supozim për udhëheqje të suksesshme me komunën, por kjo është edhe parakusht ligjor për avancimin e procesit të decentralizimit, ashtu edhe për avancimin e jetës së përgjithshme të qytetarëve në komunë.

Veprimi i këtillë i përbashkët i komunës dhe i qytetarëve realizohet përmes përfshirjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve.

Përfshirja e qytetarëve dhe decentralizimi janë ngushtë të lidhura. Nga njëra anë, decentralizimi i suksesshëm kërkon nivel të caktuar të përfshirjes së qytetarëve në nivel lokal. Orientimi i pushtetit lokal ndaj qytetarëve dhe komunikimi i vazhdueshëm me ta, do t’i vë në pozitë që më mirë të përgjigjen ndaj nevojave lokale, si dhe në mënyrë më efikase t’i vënë në funksion shpenzimet publike. Ndërsa nga ana tjetër, procesi i decentralizimit i rrit mundësitë për përfshirjen e qytetarëve në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve.

Sipas fjalorit të dhënë në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale “Pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e qytetareve” është përfshirje individuale ose kolektive e banorëve të komunës në sjelljen e vendimeve për punë prej rëndësisë lokale në nivele të ndryshme të vendosjes; Neni 25 nga Ligji për vetëqeverisje lokale, i cili parashikon format e pjesëmarrjes qytetare, thotë: (1) Qytetarët drejtpërdrejtë marrin pjesë në vendosjen e çështjeve të rëndësishme lokale përmes iniciativës qytetare, tubime të qytetarëve dhe referendum, në mënyrë dhe procedurë të caktuar me ligj. (2) Shpenzimet për zbatimin e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve në vendosje bien në kurriz të buxhetit komunal. Të njëjtat dispozita janë pjesë edhe në Statutet e njësive të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë. Pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e qytetarëve në sjelljen e vendimeve në nivel lokal jo rastësisht është i paraparë edhe në Ligj. Pikërisht, përparësitë që komuna mund t'i fitojë me përfshirjen e qytetarëve, janë të shumta. Konsultimi i qytetarëve në procesin e përgatitjes së vendimeve dhe strategjive është me rëndësi thelbësore, sepse ata jetojnë në komunë dhe drejtpërdrejtë ballafaqohen me të gjitha aspektet nga funksionimi i saj. Qytetarët mund të ofrojnë zgjidhje të rëndomta dhe praktike, por edhe të sigurojnë ndihmë profesionale, e cila do ta përmirësojë kualitetin e jetës në nivel lokal. Këtu mund të merren parasysh organizatat qytetare, që punojnë

1

Page 9: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

 Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale 

8                                                                                                         UDHËZUES PËR ADMINISTRATË KOMUNALE

në aspekte të ndryshme nga funksionimi shoqëror dhe që disponojnë me kapacitete dhe resurse që mund t’i ndihmojnë komunës në përpunimin e strategjive dhe zgjidhjen e problemeve. Çdo komunë transparente, përgjegjëse dhe kooperative duhet t’i shqyrtojë dhe t’i marrë parasysh të gjitha propozimet dhe mendimet nga qytetarët të dorëzuara pranë saj në procesin e paraparë përmes mekanizmave institucional. Pranimi i zgjidhjeve dhe propozimeve të argumentuara si dhe i ndihmës profesionale nga komuna do të kontribuojë që qytetarët të ndjejnë pronësi mbi proceset, ndërsa me vetë këtë do të jetë më e madhe edhe pjesëmarrja e tyre e përkatësisë. E gjithë kjo do të sjellë deri në gjendje në të cilën qytetarët në të ardhmen do t’i pranojnë ofertat për bashkëpunim me komunën, por edhe do ta mbështesin në aktivitetet e saja. Përfshirja e qytetarëve në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve është shumë e rëndësishme, sepse siguron legjitimitet të vendimeve që rrjedhin nga komuna. Vendimet e miratuara në bashkëpunim me qytetarët janë të zbatueshëm dhe shumë mirë të pranuara nga vetë ata.

Procesi i përfshirjes së qytetarëve në funksionimin e komunës është i lodhshëm, duke marrë parasysh se vetëdija dhe interesi i qytetarëve për pjesëmarrje në punën e komunës është në nivel të pakënaqshëm. Mirëpo, duke i ditur përparësitë të përfshirjes së qytetarëve, komuna çdo herë duhet të përpiqet që t’i shfrytëzojë të gjitha mekanizmat që i ka në dispozicion. Përdorimi i vazhdueshëm i mekanizmave për përfshirjen e qytetarëve në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve kontribuon ndaj rritjes së pjesëmarrjes qytetare, por edhe ndaj avancimit të përdorimit të mekanizmave.

Page 10: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale 

UDHËZUES PËR ADMINISTRATË KOMUNALE                                                                                                          9  

Mekanizmat institucional për përfshirjen e qytetarëve në funksionimin e komunës

Sukseset më të mëdha janë prodhim i bashkëpunimit, e jo i konfliktit!

 

Në pajtim me Kushtetutën dhe Kodin zgjedhor të Republikës së Maqedonisë, në procesin e zgjedhjeve lokale, qytetarët i zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal dhe kjo paraqet hap të parë për përfshirjen dhe ndikimin e qytetarëve mbi politikat në nivel lokal. Mirëpo, përfshirja e qytetarëve në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve nuk mbaron me vet zgjedhjet. Përveç, vendimet ligjore, Statutet dhe aktet e komunave parashikojnë mundësi për përfshirjen e mëtejme të qytetarëve në funksionimin e komunës. Mënyrat me të cilat komunat mund t’ju përgjigjen interesave të qytetarëve dhe t’i shërbejë nevojat e tyre janë të përfshira me mekanizmat institucional.  

Mekanizmat institucionale, në fakt, paraqesin mënyra të përfshirjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljes së vendimeve me qëllim që të zgjidhen problemet me rëndësi lokale. Këto mënyra të bashkëpunimit të autoriteteve lokale dhe qytetarëve mund të paraqiten si: ditë pranuese te kryetari i komunës, iniciativë qytetare, tubim i qytetarëve, referendum, parashtresa dhe propozime, tribuna dhe anketa publike, si dhe pjesëmarrje të qytetarëve në përpunimin e dispozitave përmes këqyrjes publik dhe shqyrtimit publik. Dhe nuk është vetëm kjo. Komunat kanë në dispozicion edhe mundësinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit të tyre me qytetarët përmes institutit, delegimit të kompetencave të personave fizikë dhe juridikë.

DITËT PRANUESE TE KRYETARI I KOMUNËS Kryetari i komunës në kuadër të kompetencave të tij duhet të realizojë kontakt personal me popullatën lokale me qëllim të njoftimit të drejtpërdrejtë me problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët, si dhe t’i dëgjojë propozimet e tyre për tejkalimin e të njëjtave. Përmes këtij mekanizmi kryetari i komunës mund të marrë vlerësim real për punën e shërbimit të komunës dhe në mënyrë adekuate të veprojë në drejtim të sigurimit të administratës më efikase komunale. Për këtë qëllim kryetari i komunës cakton ditë pranuese të cilat duhet të jenë praktikë e rregullt në funksionimin e tij. Kryetari i komunës përmes kompetencës së tij të sjellë vendime, me të njëjtat mund të vendosë për të drejta individuale, obligime dhe interesa të personave fizikë dhe juridikë. Vendimet që janë miratuar në proces të konsultimeve përmes këtij, por edhe mekanizmave tjerë do të jenë më cilësor dhe më të qëndrueshëm.

2

Page 11: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

 Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale 

10                                                                                                         UDHËZUES PËR ADMINISTRATË KOMUNALE

INICIATIVA QYTETARE Iniciativa qytetare paraqet aktivitet me të cilën qytetarët angazhohen që të nxiten në ndryshim në nivel lokal, përkatësisht në vet komunën. Iniciativa vetvetiu, u jep fuqi qytetarëve për avancimin dhe përmirësimin e kualitetit të jetesës së njerëzve në komunë. Qytetarët kanë të drejtë të fillojnë iniciativë para Këshillit të komunës për sjelljen e aktit ose vendimeve të caktuara për çështje në pajtim me kompetencat e tij. Këshilli i komunës është i obliguar të shqyrtojë për iniciativën e parashtruar në seancën e këshillit në afat prej 90 ditësh nga data e parashtrimit të iniciativës. Gjithashtu, këshilli është i detyruar t’i përgjigjet parashtruesit të iniciativës për konkluzionet nga debati pa marrë parasysh atë se vallë është apo nuk është pranuar iniciativa. Edhe pse ky mekanizëm duhet të iniciohet nga vetë banorët, komuna mund të bëjë shumë nëse në mënyrë të drejtë i udhëzon qytetarët në proces dhe nëse është e hapur për konsultime dhe bisedime.

TUBIM I QYTETARËVE Tubimi i qytetarëve mund të thërritet për territorin e tërë komunës ose për territorin e bashkësisë urbane ose vendore. Në tubimin e qytetarëve, ata shqyrtojnë çështje, marrin qëndrime dhe përgatisin propozime për çështje me rëndësi të përditshme dhe të drejtpërdrejtë për jetën dhe punën e tyre nga territori i komunës, përkatësisht bashkësisë urbane ose vendore.

Tubimi mund të thërritet me iniciativë të:

Kryetarit të komunës, Me kërkesë të këshillit ose Me kërkesë të 10% nga zgjedhësit e komunës.

Pa marrë parasysh kush e inicion Tubimin e qytetarëve, administrata komunale është e obliguar për organizimin dhe zbatimin e tërësishëm të tij. Në tubimin e qytetarëve të drejtë të vendosin kanë qytetarët me banim në territorin ku organizohet tubimi.

Kjo është një lloj mbledhje zyrtare e komunës me qytetarët, të cilët si palë të prekura mund të japin propozime konkrete me të cilat do të arrihet deri në zgjidhje të gjendjes për të cilën është caktuar tubimi.

Në këto tubime temat mund të kenë lidhje me buxhetin e komunës, zhvillimin ekonomik lokal dhe çështje të tjera të rëndësishme në komunë që kanë të bëjnë me kompetencat e saja, ndërsa mendimi qytetar dhe perceptimet për këto çështje mund të jenë shumë të dobishme për komunën.

Qytetarët mund jenë të përfshire drejtpërdrejtë me atë që kanë mundësi të komentojnë dhe votojnë për përfundimet e tubimit.

Gjatë tubimit nëpunësit janë të detyruar të udhëheqin procesverbal. Organet e komunës kanë obligim në afat prej 90 ditësh t’i shqyrtojnë konkluzionet nga

tubimi i qytetarëve dhe t’i marrin parasysh gjatë zgjidhjes, si dhe t’i informojnë qytetarët për vendimet e tyre.

Shpallja për tubimin duhet të vendoset në vende me frekuencë më të madhe të qytetarëve, me çka do të ishte mundësuar informim më i madh për të njëjtën. Internet faqja e komunës ose tabela e shpalljeve para godinës së komunës, jo çdo herë janë të mjaftueshme për informimin efikas të qytetarëve për tubimin.

Tema e debatit të jetë saktësisht e definuar.

Pse qytetarët duhet të marrin pjesë në tubimin e qytetarëve?

Si deri te tubimi i suksesshëm i qytetarëve?

Page 12: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale 

UDHËZUES PËR ADMINISTRATË KOMUNALE                                                                                                          11  

Tubimi të realizohet në kohë dhe vend që është adekuat për pjesën më të madhe të qytetarëve.

Kryetari komunës, përfaqësues të këshillit dhe nëpunës të caktuar nga komuna duhet të jenë të pranishëm dhe të marrin pjesë në debat.

Takimi duhet pasur rend të ditës, në të cilin duhet të parashikohet prezantim i shkurtër për temën nga personi zyrtar i komunës, të parashikohet koha për debate të qytetarëve për temën konkrete dhe të japin komente. Në fund të takimit të nxjerrën konkluzione nga debatet, sugjerimet dhe mendimet e tërësishme.

Çdo qytetari, që do të paraqitet për diskutim duhet t’i jepet fjalë, por me kufizime të kohëzgjatjes (zakonisht në 3 minuta).

Sjellja e konkluzioneve mund të jetë me votim. Tubimi i qytetarëve konkluzionet i miraton me shumicën e votave nga qytetarët e pranishëm.

Konkluzionet patjetër duhet publikisht të lexohen para se të mbyllet tubimi dhe të sqarohet mënyra se si janë fituar (nëse është me votim, sa qytetarë kanë votuar pro, ndërsa sa kundër dhe sa kanë qenë të përmbajtur).

Organet e komunës janë të detyruar në afat prej 90 ditësh t’i shqyrtojnë konkluzionet nga tubimi i qytetarëve dhe t’i marrin parasysh gjatë të vendosurit dhe t’i informojnë qytetarët për vendimet e tyre.

REFERENDUM Elementi kryesor për përfshirje të direkt dhe të drejtpërdrejtë dhe deklarim i qytetarëve në procesin e sjelljes së vendimeve në nivel lokal është Referendumi. Referendumi, i cili shpallet në nivel lokal, mund të ketë karakter vendimtar/detyrues ose konsultativ.

Referendum detyrues – Referendumi me të cilin vendoset për ndonjë çështje, nuk njeh

specifika dhe forma, sepse vendimi i miratuar në referendum për vendosje është i domosdoshëm për këshillin.

Referendum konsultativ – Vendimi i sjellë në referendum për konsultim nuk është i domosdoshëm për këshillin. Referendumi konsultativ mund të jetë në formë të:

Referendum i mëparshëm që shpallet për konsultimin e qytetarëve në lidhje me

çështje të caktuar që duhet të rregullohet me rregulla, dhe Referendum plotësues që mund të shpallet për rivlerësim të dispozitave nga rregulla

që paraprakisht është sjell.

Vërtetimi i propozimeve për ndryshim të statutit të komunës. Vërtetimi i propozimeve për ndryshim ose sjellje të rregullës komunale ose akt tjetër të

përgjithshëm. Propozime për sjelljen e akteve për çështje që janë në interes për jetën dhe punën e

qytetarëve si: o Ndërtimi i objekteve me rëndësi komunale; o Rregullimi i hapësirës, higjienës së sipërfaqeve publike në territorin e komunës; o Vënia e vetë kontributit për qëllime të caktuara; o Çështje tjera nga interesi i qytetarëve.

Deklarimi i qytetarëve për interesa të përgjithshme të komunës në qoftë se këshilli i komunës e kërkon këtë,

Çështje tjera të përcaktuara me ligj dhe statut të komunës.

Për cilat çështje mund të vendoset në referendum?

Për cilat çështje nuk mund të vendoset në referendum?

Page 13: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

 Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale 

12                                                                                                         UDHËZUES PËR ADMINISTRATË KOMUNALE

Referendum në nivel lokal nuk mund të shpallet për çështje që kanë të bëjnë me:

buxhetin, llogarinë përfundimtare të buxhetit të komunës, organizimin e administratës komunale.

Iniciativa për shpalljen e referendumit

Sipas iniciativës personale të Këshillit të komunës. Në kërkesë nga të paktën 20% të zgjedhësve nga komuna, mënyra e grumbullimit të

nënshkrimeve për përkrahje për shpalljen e referendumit është i njëjtë si i iniciativës qytetare.

Shpallja e referendumit

Këshilli i komunës sjell vendim për shpalljen e referendumit me të cilin caktohet pyetja për të cilën qytetarët duhet të deklarohen, dita, territori dhe mënyra e mbajtjes së referendumit.

Vendimi për zbatimin e referendumit duhet të përmbajë: emrin e organit që e shpall, rajonin dhe territorin për të cilin shpallet, emërtimin dhe arsyetimin e rregullës, përkatësisht pyetjen për të cilën shpallet referendumi, dita e mbajtjes që sipas ligjit duhet të jetë të dielën, si dhe llojin e referendumit, përkatësisht vallë është konsultativ ose i domosdoshëm.

Vendimi për shpalljen e referendumit në nivel lokal publikohet në lajmëtarin zyrtar të komunës dhe përmes mjeteve për informim publik në mënyrë të caktuar me statutin e komunës.

Nga dita e publikimit të vendimit për shpalljen e referendumit në lajmëtarin zyrtar të komunës, deri në ditën e mbajtjes së referendumit në nivel lokal, nuk mund të kalojnë më pak se 25 as më shumë se 40 ditë.

Zbatimi i referendumit

Mjetet për zbatimin e referendumit në nivel lokal sigurohen nga buxheti i komunës. Propozuesi i autorizuar me shpenzimet e tij mund të udhëheqë propagandë publike për

referendumin. Propaganda publike për referendumin patjetër duhet të mbarojë më së voni 48 orë para

ditës së votimit. Referendumin duhet ta zbatojë komisioni komunal zgjedhor dhe këshillat zgjedhor në

komunë. Puna e komisionit zgjedhor është publike. Të drejtë vote në referendum kanë qytetarët të cilët kanë vendbanim në territorin e

komunës dhe kanë të drejtë zgjedhore, përkatësisht janë të regjistruar në listën zgjedhore. Në referendum qytetarët deklarohen drejtpërdrejtë me votim të fshehtë, me fletëvotim të

përgatitur nga komisioni zgjedhor. Pyetja në fletëvotim doemos duhet të jetë e formuluar saktë dhe pa dyshim, që qytetari të

mund të përgjigjet me PËR ose KUNDËR. Qytetarët kanë të drejtë ta vëzhgojnë zbatimin e referendumit, si grupe të vëzhguesve

vendor. Veprime pas vendimit nga referendumi Vendimet e referendumit në nivel lokal llogariten të miratuara, nëse kanë votuar për ato

shumica nga numri i përgjithshëm i qytetarëve, nëse kanë votuar më shumë se gjysma nga numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar në ekstraktin e Listës zgjedhore të komunës ku zbatohet referendumi.

Si zbatohet referendumi?

Page 14: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale 

UDHËZUES PËR ADMINISTRATË KOMUNALE                                                                                                          13  

Këshilli i komunës është i detyruar në afat prej 60 ditësh pas shpalljes së rezultateve nga referendumi ta rregullojë çështjen për të cilën është votuar në referendum, në përputhshmëri me rezultatet nga i njëjti.

Referendum për çështje të njëjtë nuk mund të përsëritet para skadimit të afatit prej dy vitesh nga dita e mbajtjes së referendumit.

Referendumi si mekanizëm është në interes për qytetarët, por edhe për komunën. Rezultatet nga referendumi paraqesin pasqyrë reale për atë se cili është qëndrimi i banorëve të komunës për çështje të caktuara dhe sa ata mbështesin vendime dhe politika të caktuara. PARASHTRESA DHE PROPOZIME

Në drejtim që të fitohet informacion kthyes nga qytetarët për cilësinë e punës dhe shërbimet që i ofrojnë organet e komunës dhe administrata komunale, vetëqeverisja lokale duhet t’u mundësojë qytetarëve të dorëzojnë parashtresa dhe propozime për këtë qëllim. Parashtresat dhe propozimet mund të jenë në lidhje me: shërbimet, të cilat komuna ua jep qytetarëve, organizimin e tyre, procedurën, formularët, qasja e informacioneve, afrueshmëria e nëpunësve, sjellja dhe ngrohtësia e nëpunësve, dituria e nëpunësve, si dhe me punën e ndërmarrjeve publike, qendrat për punë sociale, kopshtet e fëmijëve, ndërmarrjet komunale, etj. Kryetari i komunës është i obliguar:

Të krijojë kushte për dorëzimin e parashtresave dhe propozimeve; Në afat të caktuar të dorëzojë përgjigje të arsyeshme te parashtruesi. Sipas ligjit për

parashtresa dhe propozime afati mund të jetë prej 15 gjer më 30 ditë nga dita e pranimit të parashtresës, përkatësisht të propozimit, në varësi nga sfera që i përket;

Ato parashtresa dhe propozime që nuk kanë të bëjnë për çështje në kompetencat e të komunës, t'i dorëzojë deri te organi përkatës kompetent dhe për atë ta informojë parashtruesin.

Komuna mundet paraprakisht ta përkufizojë pamjen e formularit për dorëzimin e parashtresave dhe propozimeve me të dhëna si: kontakt informacionet, përshkrim i parashtresës dhe/ose propozimit, kontakt të nëpunësit të emëruar nga kryetari i komunës për pranimin e parashtresave dhe propozimeve, si dhe kohë për përgjigje. Komuna duhet ta bëjë këtë me qëllim që të vendoset pamje standarde e formularëve, me çka do të kontribuojë ndaj dorëzimit më efikas të parashtresave dhe propozimeve. Gjithashtu, pamja standarde do të mundësojë edhe përpunim të shpejtë edhe afat më të shkurtër për sigurimin e përgjigjeve për të njëjtat.

Page 15: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

 Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale 

14                                                                                                         UDHËZUES PËR ADMINISTRATË KOMUNALE

TRIBUNAT PUBLIKE, ANKETAT Gjatë përgatitjes së rregullave të komunës, këshilli përkatësisht kryetari i komunës, paraprakisht mund të organizojë tribuna publike, të realizojë anketa ose të kërkojë propozime nga qytetarët. Tribuna publike ligjërisht nuk është mjaftueshëm e përcaktuar, por ajo mund të jetë formë e rëndësishme institucionale për përfshirjen e qytetarëve në jetën shoqërore.

Tribuna publike jep mundësi, që secili individ të përfshihet në debat për çështje të caktuar dhe në mënyrë kritike ta shqyrtojë, që të gjenden zgjidhje adekuate.

Derisa tubimi i qytetarëve organizohet për qytetarët, të cilët drejtpërdrejtë janë të prekur si banorë të një territori të caktuar, në tribunën publike mund dhe duhet të angazhohet opinioni më i gjerë. Për tribunat publike mund të vlejnë rregullat e njëjta të dhëna në këtë udhëzues që tregojnë si të bëhet tubim i suksesshëm i qytetarëve. Anketat mundësojnë që administrata komunale dhe kryetari i komunës të provojnë mendimin e qytetarëve në lidhje me një politikë ose projekt të caktuar.

PJESËMARRJE NË HARTIMIN E DISPOZITAVE DHE AKTEVE TJERA PËRMES KËQYRJES PUBLIKE DHE DEBATIT PUBLIK  

Opinioni mund të përfshihet gjatë hartimit të dispozitave dhe akteve tjera, përmes debatit publik i cili për kompetenca të caktuara të komunës është i rregulluar me dekrete nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Sipas këtyre dekreteve, komuna duhet t’i mundësojë opinionit në mënyrë efektive të merr pjesë në hartimin e dispozitave dhe në sjelljen, ndryshimin dhe plotësimin e dokumenteve të planifikuara, si për shembull ato nga sfera e urbanizmit, mjedisit jetësor etj.

Për përpilimin e dispozitës ose dokumentit të planifikuar komuna duhet të sjellë vendim për të njëjtin dhe ta shpallë në internet faqen e komunës.

Komuna duhet të sigurojë kushte për pjesëmarrjen e opinionit të interesuar me mbajtjen, më së paku të një debati, dhe projekt-dispozitën dhe planin në këqyrje publike t’i vë në internet faqen e saj.

Këqyrja publike mund të zgjasë së paku 30 ditë (për dispozita dhe plane nga mjedisi jetësor).

Në afat prej 30 ditësh pas përfundimit të këqyrjes publike, komuna duhet të dorëzojë përgjigje individuale ose të përmbledhur të të gjitha vërejtjeve, mendimeve dhe propozimeve të arritura.

Debati publik mbahet së paku 15 ditë nga dita e vënies së dispozitës dhe/ose dokumentit të planifikuar në këqyrje publike, ndërsa më së voni 5 ditë para ditës së skadimit të këqyrjes publike.

Debatin publik e organizon dhe e koordinon komuna. Komuna e informon opinionin dhe organizatat qytetare përmes njoftimeve publike të

shpallura në: së paku një gazetë të përditshme që është në qasje për tërë territorin e Republikës së

Maqedonisë internet faqen e komunës media elektronike.

Ku realizohet procesi?

Page 16: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale 

UDHËZUES PËR ADMINISTRATË KOMUNALE                                                                                                          15  

Komuna dërgon ftesa, në formë të shkruar ose elektronike, drejtuar të gjitha palëve të interesuara dhe të prekura.

Në debatin publik të gjithë të pranishmit mund të japin vërejtje, mendime dhe propozime të tyre.

Për debatin publik udhëhiqet procesverbal dhe listë e të gjithë qytetarëve të pranishëm.

Përderisa për këtë ekziston mundësi, komuna debatin publik mund ta transmetojë drejtpërsëdrejti përmes medies elektronike.

Komuna duhet të përgatisë raport për mbajtjen e debatit publik dhe ta publikojë në faqen e saj të internetit.

Debati publik dhe këqyrja publike janë të rëndësishme për realizimin, jo vetëm të të drejtave kolektive, por edhe të atyre individuale të qytetarëve, të cilët janë banorë të komunës. Me këtë mekanizëm, qytetarëve u mundësohet pjesëmarrje e drejtpërdrejtë në proceset e planifikimit dhe zhvillimit të strategjive. Nga ana tjetër, ky mekanizëm ia lehtëson punën komunës në përpjekjet që t’i kënaqë nevojat e banorëve të saj.

DELEGIMI I KOMPETENCAVE Përveç mekanizmave të lartpërmendur për përfshirjen e qytetarëve në funksionimin e komunës nga ana e administratës komunale, Ligji për vetëqeverisje lokale lejon edhe një element të rëndësishëm për përfshirjen e qytetarëve. Domethënë, Neni 24 i cili parashikon mënyra për kryerjen e kompetencave thotë: (1) Për shkak të kryerjes së kompetencave të tyre, komunat mund të themelojnë shërbime publike, në përputhshmëri me ligj. (2) Komuna mund ta delegojë kryerjen e punëve të caktuara me rëndësi lokale të interesit publik personave të tjerë juridikë dhe fizikë, në bazë të kontratës për kryerjen e punëve të interesit publik, në përputhshmëri me ligj. (3) Komuna është përgjegjëse suplementare për kryerjen e punëve me interes publik nga paragrafët (1) dhe (2) të këtij neni. Delegimi i kompetencave është mekanizëm, i cili në raste të caktuara mund të jetë i dobishëm për komunën. Përveç, në raste të caktuara kur komuna nuk ka kapacitete dhe resurse për kryerjen e punëve të interesit publik, mund ta shfrytëzojë këtë mekanizëm dhe përmes tij të sigurojë kapacitet të jashtëm dhe resurse, të cilat në mënyrë efikase dhe cilësore do t’i kryejnë këto punë.

Page 17: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

 Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale 

16                                                                                                         UDHËZUES PËR ADMINISTRATË KOMUNALE

Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në funksionimin e komunës

PËRFSHIRJA E DREJTPËRDREJTË E QYTETARËVE NË SFERËN E URBANIZMIT Qytetarët duhet të jenë të përfshirë në procesin e përpunimit të planifikimit urbanistik

nëpërmjet dhënies së propozimeve dhe sugjerimeve të tyre. Komuna është e obliguar ta shqyrtojë secilën iniciativë të parashtruar nga qytetarët lidhur me përpunimin e planifikimit urbanistik, më së voni në afat prej 30 ditësh nga dita e parashtrimit të iniciativës.

Qytetarët, gjithashtu, kanë të drejtë të financojnë ndryshim dhe plotësim të planifikimit urbanistik.

Përfshirja e qytetarëve në funksionimin e komunës në sferën e urbanizmit mund të realizohet

edhe nëpërmjet obligimit të komunave të formojnë organ participues nga sfera e urbanizmit (këshill). Ky organ formohet për sigurimin e qëndrimeve dhe mendimeve të qytetarëve dhe personave juridikë në procesin e planifikimit urbanistik, si dhe për shkak të ndjekjes së gjendjeve dhe dhënies së iniciativave, drejtimeve dhe sugjerimeve në procesin e planifikimit dhe përgatitjes së vendimeve planifikuese për komunën. Organi participues duhet të përbëhet nga: përfaqësues të Këshillit të komunës, person profesional nga administrata komunale, persona të njohur profesionalë nga sfera e planifikimit urbanistik, përfaqësues nga shoqatat qytetare dhe qytetarë nga territori i komunës.

Para çdo ndryshimi të parashikuar në planifikimin urbanistik, komuna është e obliguar të organizojë prezantim publik dhe anketë publike në kohëzgjatje prej më së paku 10 ditë pune. Në këtë periudhë qytetarët kanë mundësi përmes plotësimit dhe parashtrimit të fletës anketuese, të japin propozime, mendime dhe vërejtje të veta deri në komunë, përkatësisht deri te Komisioni. Komisioni është i formuar nga Kryetari i komunës, ndërsa është e përbërë nga bartësi i përpunimit të planifikimit, person përgjegjës nga administrata komunale nga sfera e planifikimit urbanistik dhe punëtor shkencor i njohur profesional nga sfera e planifikimit urbanistik. Komuna është e obliguar me shkrim t’i informojë të gjithë parashtruesit për rezultatin nga propozimi i tyre.

3

Page 18: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale 

UDHËZUES PËR ADMINISTRATË KOMUNALE                                                                                                          17  

Në Komunën e Radincit1, propozimi për ndryshimin e Planifikimit Detal Urbanistik (PDU) për Bashkësinë vendore (BV) Lastovica 2 ishte vënë në këqyrje publike para qytetarëve. Grupi qytetarësh nga bashkësia e njëjtë vendore, pas këqyrjes së kryer dhe plotësimit të fletës anketuese, kanë dorëzuar propozime në drejtim të ndryshimit të PDU-së së ofruar. Pikërisht, objekti i parashikuar afarist, sipas tyre, uzurpon një pjesë të madhe të parkut lokal ku banorët kalojnë një pjesë të madhe të kohës së lirë. Qytetarët, propozimet e tyre i dorëzuan pranë Komisionit, i cili i rekomandoi Kryetarit të komunës t’i pranojë propozimet e qytetarëve. Më tej, Kryetari i komunës i dorëzoi kërkesat pranë Këshillit të komunës me rekomandim që Këshilli të njëjtat t’i pranojë. Në seancën e radhës të Këshillit, ndryshimet e propozuara ishin të pranuara dhe u bënë pjesë përbërëse e PDU-së për BV Lastovica 2, duke iu falënderuar administratës komunale që e organizoi tërë procesin e këqyrjes publike të PDU-së, por edhe qytetarëve të cilët përmes propozimeve dhanë kontributin e tyre.

PËRFSHIRJA E DREJTPËRDREJTË E QYTETARËVE NË MBROJTJEN E MJEDISIT JETËSOR  

Komuna mund të ndërmarrë masa për mbrojtje dhe ndalim nga ndotja e ujit, ajrit, tokës, mbrojte të natyrës, mbrojte nga zhurma dhe rrezatimi jojonizues. Gjatë përpunimit të Planit lokal ekologjik aksionar (PLEA), për të cilën çdo komunë është e

obliguar ta përpunojë, administrata komunale duhet të organizojë tribuna dhe takime publike, ku qytetarët do të mund t’i japin propozimet dhe mendimet e tyre.

Komuna e Radincit, e cila paraqet komunë rurale dhe popullata e së cilës kryesisht merret me bujqësi, çdo vit në pranverë, ballafaqohet me përmbytje të sipërfaqeve bujqësore. Gjithashtu, edhe shtëpitë e popullatës përmbyten nga gropat septike lokale, kështu që realisht ekziston mundësia për infektim nga sëmundje të ndryshme. Arsyeja për këtë gjendje është se komuna nuk ka ndërtuar sistem të kanalizimit për lëshimin e ujërave fekale. Në drejtim të realizimit të obligimit të saj për përpunimin e PLAE, administrata komunale organizon shqyrtim publik me qëllim që të fitohen propozime dhe mendime nga qytetarë, organizata qytetare, publiku profesional dhe palë të tjera të interesuara. Qytetarët nga territori i prekur e shfrytëzojnë këtë shqyrtim publik dhe i japin propozimet dhe mendimet e tyre për zgjidhje afatgjate të problemit të tyre. Këshilli i komunës, pas shqyrtimit të propozimeve dhe mendimeve të qytetarëve, të njëjtat i pranon dhe i përfshin si pjesë përbërëse të PLAE, të cilin e miraton dhe fillon të zhvillojë plan për implementimin e tij.

                                                            1 Komuna e Radincit është e shpikur për nevojat e këtij dokumenti

Shembull

Shembull

Page 19: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

 Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale 

18                                                                                                         UDHËZUES PËR ADMINISTRATË KOMUNALE

Komuna është kompetente për dhënien e lejeve B integruese ekologjike të ndotësve me

kapacitet më të vogël. Për këtë shkak komuna mund të organizojë shqyrtime publike, në të cilat qytetarët mund të marrin pjesë dhe të japin propozime dhe vërejtje të veta, sepse në këtë mënyrë drejtpërsëdrejti ndikojnë mbi kualitetin e mjedisit jetësor në rrethinën e tyre të drejtpërdrejtë.

Komuna ka për detyrë, çdo 5 vjet, të sjellë Plan aksionar për zhurmë, për trajtimin me problemet të lidhura me zhurmën. Para miratimit të tij, komuna duhet të organizojë shqyrtim publik dhe t’i dëgjojë problemet, idetë dhe mendimet e qytetarëve.

Inspektori komunal, i punësuar në komunë, ka për detyrë të veprojë sipas fletëparaqitjeve nga qytetarë për çfarëdo lloj ndotjeje të mjedisit jetësor.

Inspektori i autorizuar komunal për mjedisin jetësor në komunën e Radincit, nga grup qytetarësh me vendbanim në afërsi të një kafeneje, merr peticion për shkak të shqetësimit nga muzika e zëshme e kafenesë. Inspektori i autorizuar komunal për mjedisin jetësor dhe pjesëtarët e sektorit për punë të brendshme, disa herë në orët e vonshme kanë kryer matje të zhurmës të shkaktuar nga muzika e zëshme. Pasi konstatuan se vërtetë ekziston tejkalim të kufijve të lejuar të caktuara në planin aksionar për ballafaqim me probleme në lidhje me zhurmën, inspektori veproi përkatësisht me kompetencat e tij. Kështu komuna në mënyrë efikase iu përgjigj nevojës së qytetarëve për zgjidhjen e problemit.

Qytetarët dhe komuna mund të bëjnë shumë për mbrojtjen e pasurive natyrore në territorin e

komunës së tyre.

Në zonën malore rreth Komunës së Radincit, nga ana e ekspertëve vendas dhe të huaj, janë evidentuar lloje të rralla dhe të rrezikuara të botës shtazore dhe bimore. Rekomandimet e ekspertëve thonë se e tërë zona duhet urgjentisht të mbrohet nga qytetarët e pandërgjegjshëm dhe nga shkatërrimi i mëtejmë si zonë me lloje specifike dhe endemike. Qytetarët, të vetëdijshëm për rëndësinë e zonës për komunën dhe jetën e përditshme, parashtrojnë iniciativë deri te Këshilli i komunës për sjelljen e vendimit të cilën ata do ta parashtrojnë si propozim deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë për shpalljen e zonës për monument të natyrës. Me iniciativën e njëjtë qytetarët dhe organet e komunës dhanë propozim që me monumentin e ri të natyrës të udhëheqë komuna, përmes kryetarit të komunës. Iniciativa është pranuar nga Qeveria dhe propozim-ligji hyri në procedurë për miratimin e tij. Me miratimin e Ligjit për shpalljen e zonës për monument të natyrës, qytetarët, së bashku me organet e komunës siguruan mbrojtje të botës shtazore dhe bimore.

Shembull

Shembull

Page 20: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale 

UDHËZUES PËR ADMINISTRATË KOMUNALE                                                                                                          19  

Qytetarët mund të organizohen dhe së bashku me komunën të ndihmojnë që të përmirësohet

kryerja e shërbimeve të caktuara komunale.

Komuna e Radincit përmes raporteve të fituara nga terreni, fiton informacione se në pjesë të caktuar të territorit të komunës ndriçimi rrugor nuk është në nivel të kënaqshëm. Veçanërisht shqetëson fakti se në atë pjesë të territorit është shkolla fillore komunale. Kështu, vihet në pyetje siguria e fëmijëve kur mbarojnë me mësim në ndërrimin e dytë dhe kthehen në shtëpi. Duke i pasur parasysh kompetencat e saja, por edhe kapacitetet financiare, komuna konstaton se vetë nuk mund ta financojë zgjidhjen e këtij problemi dhe për këtë shkak sjell vendim të organizojë takim me qytetarët për të gjetur zgjidhje të përbashkët. Në takim, qytetarët të vetëdijshëm se bëhet fjalë për investim të madh, propozuan që të vendosen shandanë solari, që të kursehet energji elektrike, dhe njëkohësisht u ofruan që edhe ata të marrin pjesë në vendosjen e tyre. Komuna e shqyrtoi propozimin e tyre dhe vendosi të furnizon shandanë solari dhe ta ndriçojë atë pjesë, ndërsa për kompensim, qytetarët morën pjesë në vendosjen e tyre. Me bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet qytetarëve dhe organeve të komunës, sot të gjithë fëmijët e komunës kanë rrugë të ndriçuara dhe kushte për kthim të sigurt në shtëpitë e tyre pas mbarimit të obligimeve shkollore në orët e vonshme.

PËRFSHIRJA E DREJTPËRDREJTË E QYTETARËVE NË ZHVILLIMIN EKONOMIK LOKAL (ZHEL)  

Zhvillimi ekonomik lokal është kompetencë e komunës në drejtim të përmirësimit të kualitetit të jetesës dhe standardit të qytetarëve të saj. Zhvillimi ekonomik lokal parashikon planifikim, caktim të prioriteteve zhvillimore dhe strukturore të komunës, si dhe mbështetje për zhvillimin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrjes në komunë, pjesëmarrje në vendosjen dhe zhvillimin e rrjetit lokal të institucioneve dhe agjencive dhe në promovimin e partneritetit. Komuna, në përpunimin e planeve aksionare për ZHEL-in, duhet t’i përfshijë edhe qytetarët me

propozimet dhe mendimet e tyre, përkatësisht në ta duhet të njohë partnerë për realizimin e projekteve, të cilat do ta kishin përmirësuar kualitetin e të jetuarit në komunë.

Komuna e Radincit në procesin e përpunimit të planit aksionar për ZHEL-in ka realizuar disa shqyrtime dhe takime publike me qytetarë që të sigurojë mendime dhe propozime nga të gjitha palët e prekura. Si pjesë nga propozimet e qytetarëve për uljen e papunësisë, komuna në planin aksionar për ZHEL-in jep mundësinë për dhënien e avantazheve të caktuara të investitorëve potencialë siç janë të liruarit nga tatime të caktuara, ulje të taksave dhe të dhënave komunale, qiramarrje afatgjate e tokës me çmim simbolik etj. Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit fitojnë informacione për këtë masë të komunës dhe vendosin ta shfrytëzojnë për investim në Komunën e Radincit. Investimi i tyre do të përbëhet nga hapja e fabrikës për përpunimin e mishit dhe si përgjigje e avantazheve të fituara në fabrikë, do të punësohen qytetarë nga Komuna e Radincit.

Shembull

Shembull

Page 21: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

 Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale 

20                                                                                                         UDHËZUES PËR ADMINISTRATË KOMUNALE

PËRFSHIRJA E DREJTPËRDREJTË E QYTETARËVE NË AKTIVITETE LIDHUR ME KULTURËN DHE ARTIN Komuna është themeluese e institucioneve lokale nga sfera e kulturës, kujdeset për folklorin, traditat, artizanalet e vjetra, organizon manifestime kulturore dhe nxit forma të ndryshme të punës. Secila komunë, në kuadër të buxhetit vjetor të saj, parashikon mjete për mbështetje të manifestimeve kulturore dhe zhvillim të artit. Përfshirja e qytetarëve në funksionimin e komunës në sferën e kulturës dhe artit mund të

realizohet përmes përdorimit të një pjese të mekanizmave institucional për përfshirje të drejtpërdrejtë në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve, të cilat janë pjesë nga ky udhëzues. Kjo mund të realizohet edhe përmes mundësisë për delegim të një pjese të kompetencave të personave fizikë dhe juridikë.

Në Komunën e Radincit çdo vit organizohet festival i etno-muzikës, karakteristike për territorin e komunës. Organizator i festivalit është vetëqeverisja lokale. Mirëpo, këtë vit Komuna e Radincit përvetësoi përgjegjësi më të mëdha në kompetencat e saja si rezultat të procesit të decentralizimit, dhe me këtë të punësuarit në administratën komunale fituan vëllim më të madh të punës. Duke dashur të mbetet besnike në traditën për organizimin e festivalit, komuna vendosi të shpallë konkurs për delegimin e një pjese të kompetencave të saja nga sfera e kulturës të shoqatave qytetare. Konkursi ishte i shpallur me kushte paraprakisht të caktuara për paraqitjen e shoqatave qytetare, si dhe shuma e caktuar e çmimit. Shoqata, që i plotësonte kushtet, ishte e zgjedhur të ndërmerr kompetencat për organizimin e festivalit, me kushte paraprakisht të caktuara nga vet komuna. Në këtë mënyrë, komuna ngeli në përputhje me traditën e organizimit të festivalit, pa përdorur pjesë të madhe nga resurset dhe kapacitetet e saja.

PËRFSHIRJA E DREJTPËRDREJTË E QYTETARËVE NË ZHVILLIMIN E SPORTIT DHE REKREACIONIT Kompetenca e komunës në sferën e sportit dhe rekreacionit dhe zhvillimit të sportit masiv dhe aktiviteteve rekreative, manifestohet përmes organizimit të shfaqjeve dhe manifestimeve sportive, mirëmbajtja dhe ndërtimi i objekteve sportive, si dhe mbështetje të sindikatave sportive. Komuna mund të përdorë pjesë nga mekanizmat institucional për përfshirjen e drejtpërdrejtë

të qytetarëve në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve, që janë pjesë nga ky udhëzues, me qëllim të zmadhimit të nivelit dhe përmirësimit të kualitetit të aktiviteteve dhe manifestimeve sportive në komunë.

Në buxhetin e Komunës së Radincit, për këtë vit janë siguruar mjete për rindërtimin e një pjese të objekteve të vjetra sportive. Në bashkësinë vendore Lastovica 2 ekzistojnë dy objekte të këtij karakteri – terren dhe sallë sportive. Kryetari i komunës, i vetëdijshëm për sasinë e mjeteve që i ka në dispozicion mund të rindërtojë vetëm një objekt, dhe për këto arsye vendos të organizojë Takim me qytetarët që t’i dëgjojë edhe mendimet e vendasve nga BV-ja Lastovica 2. Në takimin e qytetarëve u vendos që komuna ta rindërtojë terrenin sportiv, ndërsa salla sportive t’i jepet ndonjë investitori potencial, i cili të njëjtën do ta rindërtonte dhe do ta shfrytëzonte për nevojat e tij jashtë orarit të caktuar për mësim të edukimit fizik dhe aktiviteteve sportive të nxënësve nga shkolla lokale, për periudhë prej 5 vitesh.

Shembull

Shembull

Page 22: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale 

UDHËZUES PËR ADMINISTRATË KOMUNALE                                                                                                          21  

PJESËMARRJA E DREJTPËRDREJTË E QYTETARËVE NË MBROJTJEN SOCIALE DHE MBROJTJEN E FËMIJËVE Kompetencat e saj, si hapja e kopshteve të fëmijëve dhe shtëpive të pleqve, kujdesi për personat invalidë, fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror, fëmijë me probleme edukativo-sociale, fëmijë me nevoja të posaçme, fëmijë nga familje një prindërore, fëmijë në rrugë, fëmijë të ekspozuar në rrezik social, persona të prekur me përdorimin e drogës dhe alkoolit, komuna duhet t'i kryejë në përputhshmëri me Programin kombëtar për zhvillimin e mbrojtjes sociale. Vetëqeverisja lokale mund t’i përfshijë qytetarët përmes pjesës së mekanizmave institucional

në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në funksionimin e saj në këtë sferë.

Në Komunën e Radincit, qytetarët një kohë të gjatë ballafaqohen me problem të madh, për shkak se në komunën e tyre nuk ka kopsht të fëmijëve. Kryetari i komunës i njoftuar me këtë problem, por fuqia financiare e komunës nuk lejon që ajo të ndërtohet. Si një nga zgjidhjet e mundshme për këtë problem është se përveç komunës, në ndërtimin e këtij objekti të marrin pjesë edhe qytetarët përmes vetë kontributit. Për këtë qëllim Kryetari i komunës në pajtim me dispozitat ligjore, i propozon Këshillit të komunës të shpallë referendum për këtë çështje. Këshilli vendos pozitivisht dhe caktohet data për mbajtjen e referendumit. Rezultatet nga referendumi treguan se qytetarët dëshirojnë të marrin pjesë në ndërtimin e kopshtit të fëmijëve përmes vetë kontributit.

PËRFSHIRJA E DREJTPËRDREJTË E QYTETARËVE NË ARSIM Komuna është themeluese e shkollave fillore dhe të mesme, kujdeset për financimin dhe administrimin e tyre, organizon transport dhe ushqim për nxënësit dhe vendosja e tyre në shtëpitë shkollore. Për përmirësimin e arsimit, komuna mund t’i shfrytëzojë kontributet nga pjesëmarrja aktive e qytetarëve në këshillat shkollor dhe në këshillat prindërore në kuadër të shkollave fillore dhe të mesme.

Në një nga seancat e Këshillit të shkollës në shkollën e mesme teknike komunale në Komunën e Radincit, përfaqësuesit e komunës kërkuan nga përfaqësuesit e prindërve të përgatisin raport për problemet me të cilat ballafaqohen prindërit dhe fëmijët në atë shkollë dhe i njëjti të prezantohet në seancën e radhës të Këshillit. Raporti hollësisht u prezantua në seancën e parë të radhës me vënien e theksit në problemin me kuzhinën jofunksionale në shkollë. Pikërisht, përfaqësuesit e prindërve lajmëruan se fëmijët aspak nuk janë të kënaqur nga cilësia e ushqimit të cilin kuzhina e ofron, si dhe nga niveli i pamjaftueshëm i higjienës. Përfaqësuesit e komunës, raportin, duke përfshirë edhe problemin e caktuar, ia dorëzuan Kryetarit të komunës dhe Këshillit të komunës së Radincit. Në pajtueshmëri me kompetencat, të cilat komuna i ka në sferën e arsimit, dërgoi inspektor të autorizuar komunal që ta konstatojë gjendjen faktike me kuzhinën në shkollë. Inspektori i autorizuar komunal pas verifikimit të gjendjes faktike, veproi në pajtim me autorizimet e tij. Në këtë mënyrë komuna drejtpërdrejtë i përfshiu qytetarët në funksionimin e saj në këtë sferë dhe zgjidhjen e problemit real me të cilin ballafaqohen qytetarët.

Shembull

Shembull

Page 23: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

 Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale 

22                                                                                                         UDHËZUES PËR ADMINISTRATË KOMUNALE

PËRFSHIRJA E DREJTPËRDREJTË E QYTETARËVE NË SFERËN E MBROJTJES SHËNDETËSORE  

Komuna merr pjesë në udhëheqjen e organizatave publike shëndetësore nga mbrojtja primare shëndetësore me emërtimin e anëtarëve në këshillat drejtues, kujdeset për avancimin e shëndetit, edukimin shëndetësor, aktivitetet preventive, ndihmën e pacientëve me nevoja të specializuara etj. Qytetarët të drejtën e tyre, që të përfshihen në funksionimin e komunës, në kuadër të

kompetencave të saja në shëndetësi, mund ta realizojnë dhe praktikojnë me ndihmën e mekanizmave institucional për ndikim mbi proceset e sjelljes së vendimeve dhe krijimit të politikave në nivel lokal.

Në Komunën e Radincit mbrojtjen e vetme shëndetësore për qytetarët e sigurojnë ordinancat private, të cilat kanë lidhur kontratë për kryerjen dhe pagesën e shërbimeve shëndetësore në mbrojtjen primare shëndetësore me Fondin për sigurim shëndetësor të RM-së. Mirëpo, kjo mbrojtje shëndetësore nuk punon 24 orë. Për këtë qëllim qytetarët mblodhën numër të nevojshëm të nënshkrimeve dhe parashtruan iniciativë qytetare deri te Këshilli i komunës për sigurimin e mbrojtjes 24 orësh përmes vazhdimit të orarit të punës së ordinancave private me kompensim financiar nga buxheti i komunës. Këshilli i Komunës së Radincit në afatin e parashikuar me ligj, shqyrtoi iniciativën dhe solli vendim pozitiv dhe për këtë e informon parashtruesin e iniciativës. Në këtë mënyrë, Komuna e Radincit pozitivisht u përgjigj në iniciativën e qytetarëve për zgjidhjen e problemit nga sfera e mbrojtjes shëndetësore.

Shembull

Page 24: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale 

UDHËZUES PËR ADMINISTRATË KOMUNALE                                                                                                          23  

PËRCAKTIMI I PRIORITETEVE TË QYTETARËVE NË KUADËR TË BUXHETIT TË KOMUNËS Buxheti, përfshin punën e plotë financiare të komunës. I njëjti është prodhim i procesit të planifikimit dhe vërtetimit të prioriteteve për financim në nivel vjetor. Buxheti për vitin e ardhshëm fillon të përgatitet më së voni më 30 shtator në vitin vijues, ndërsa Këshilli i komunës e shqyrton dhe miraton më së voni deri më 31 dhjetor. Buxheti i komunës financohet në mënyra të ndryshme:

tatime lokale, taksa lokale, kompensime lokale, përqindje nga tatimi personal i të ardhurave të banorëve të komunës, buxheti i Republikës së Maqedonisë, 3% nga tatimi i përgjithshëm i inkasuar i vlerës së shtuar etj.

Megjithatë, për çdo banorë të komunës është i rëndësishëm që të dhënat e ndryshme, si për shembull: tatim i pronës, tatim i trashëgimit dhe dhuratës, tatim i qarkullimit të pronës së patundshme, tatim i të ardhurave personale, taksa administrative, taksa komunale, kompensime për rregullimin e tokës ndërtimore, kompensime nga veprimtaritë komunale, kompensime për plane hapësinore dhe urbanistike dhe tatime të tjera, taksa dhe kompensime të caktuara me ligj janë në fakt kontribut i drejtpërdrejtë i qytetarëve/ banorëve të komunës në buxhet.

Për shkak të këtyre fakteve, qytetarët kanë të drejtë të plotë të marrin pjesë në procesin e krijimit të buxhetit, para se gjithash në procesin e caktimit të planeve vjetore dhe prioriteteve të komunës.

Sipas drejtimeve të dhëna paraprakisht nga Kryetari i komunës, të gjithë shfrytëzuesit e drejtpërdrejtë të mjeteve buxhetore nga komuna dorëzojnë plane financiare të cilat përfshihen në buxhet. Në këtë fazë, buxheti dorëzohet deri te këshilli dhe ka formë të projekt-buxhetit. Mënyrë më efikase për përfshirjen e qytetarëve në këtë proces, përkatësisht në fazën e projekt-buxhetit janë tribunat dhe debatet publike me Kryetarin e komunës dhe me anëtarët e këshillit të komunës në periudhën e përgatitjes së buxhetit. Këto debate duhet të zbatohen me pjesëmarrjen aktive të përfaqësuesve të komunës dhe të organizatave qytetare/qytetarë. Debatet patjetër duhet të strukturohen në mënyrë në të cilën përmes fjalimeve të argumentuara do të arrihet deri në rekomandime dhe konkluzione të sakta për prioritetet e qytetarëve, të cilat në procesin e mëtejmë komuna do t’i ketë parasysh dhe do t’i përfshijë në buxhet.

Përcaktimi i prioriteteve të komunës gjatë përgatitjes së buxhetit të saj në proces, i cili përfshin qytetarë, është një nga mjetet më efikase për të gjetur zgjidhje kualitative.

Duke pas parasysh faktin se buxheti i komunës është dokument publik, vet komuna duhet t’ju sigurojë banorëve/organizatave qytetare të përcjellin realizimin e saj.

Page 25: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

 Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale 

24                                                                                                         UDHËZUES PËR ADMINISTRATË KOMUNALE

Mënyra dhe resurse për transparencë dhe përgjegjësi të komunës

“Kur populli është mirë i informuar, mund t’i besohet menaxhimi personal”. Tomas Xheferson

Mënyrat për mirëmbajtjen e komunës përgjegjëse Qeverisja e mirë nënkupton përgjegjësi dhe transparencë të përfaqësuesve të zgjedhur para qytetarëve. Edhe pse administrata komunale dhe kryetari i komunës nuk kanë obligim ligjor që punën e tyre të plotë ta vënë në këqyrje publike, megjithatë më se e nevojshme është që qytetarët të informohen për atë se si shpenzohen paratë e tyre dhe çfarë është punuar në përgjithësi nga ana e autoriteteve lokale. Prej këtu, një komunë përgjegjëse do të duhej që aktivitetet e saja t’i zbatojë në konsultim me qytetarët dhe para opinionit më të gjerë. Në drejtim të sigurimit të përgjegjësisë së komunës, administrata i ka në dispozicion masat në vijim: • Sigurimin e informacioneve nga sfera e financave dhe të dalat komunale, të dedikuara për

qytetarët, organizatat qytetare dhe kompanitë; • Sjelljen e vendimeve të bazuara në realizueshmërinë ekonomike dhe interesa më të mirë për

komunën, qytetarët dhe të gjitha palët e prekura; • Shpallje dhe qasje e lirë në të gjitha procedurat për lutje dhe ankesa; • Vendimet e miratuara t’ju nënshtrohen procedurave të hollësishme auditive dhe të njëjtat të

jenë në qasje për opinionin; • Publikimi i raporteve vjetore për punën e komunës. Këto raporte janë mundësi të

shkëlqyeshme për t’u prezantuar qytetarëve sukseset dhe projektet e realizuara, por edhe t’u jepet llogari për atë se si shpenzohen paratë e tyre. Gjithsesi, për të arritur qëllimin, raporti vjetor duhet të përmbajë të dhëna të vërteta dhe të plota, e jo të jetë vetëm pamflet i plotësuar me numra dhe informacione të pakuptueshme për qytetarët.

• Shpallja e furnizimeve publike është mënyrë që të minimizohen dyshimet dhe akuzat për shpenzimin e padëshirueshëm të parave të tyre. Nuk është e mjaftueshme të respektohen vetëm obligimet ligjore për shpalljen e tenderëve. Duhet gjetur mënyrë, përmes së cilës, pjesa më e madhe e qytetarëve do t'i kenë të kapshme informacionet për atë se kush ka fituar në thirrjen publike, sa është vlera e kontratës, cili është afati kohor që të mbarohen punët dhe cilat do të jenë pasojat nga përfundimi joadekuat i obligimeve të parashikuara në kontratë.

• Avancimi i vazhdueshëm i cilësisë së shërbimeve për qytetarët që i siguron komuna. • Vënien e praktikës të ditëve të hapura të komunës, me qëllim që qytetarët drejtpërdrejtë të

njoftohen me funksionimin e administratës komunale. • Organizimin i konferencave për shtyp për informimin në kohë të gazetarëve për aktivitetet

komunale. • Realizimi i rregullt i shënimeve video, audio dhe tekstuale për aktivitetet në territorin e

komunës.

4

Page 26: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale 

UDHËZUES PËR ADMINISTRATË KOMUNALE                                                                                                          25  

Resurset për informimin e qytetarëve për sigurimin e transparencës së komunës Që të përfshihen qytetarët në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve është shumë e rëndësishme që të informohen për gjendjet dhe aktivitetet e vetëqeverisjes lokale. Përfshirja, patjetër, duhet të ketë për qëllim të jep kontribut në zgjidhjet cilësore, të arrihet ndryshim i caktuar ose të veprohet në përmirësimin e ndonjë gjendjeje konkrete. Informimi në kohë dhe në mënyrë të besueshme është çelës për realizimin e qëllimeve të komunës dhe realizimin e suksesshëm dhe efikas të projekteve. Prandaj, është e nevojshme të sigurohen informacione nga burime zyrtare të cilat do të përdoren nga qytetarët gjatë procesit të realizimit të projekteve komunale. Vetëm në këtë mënyrë qytetarët do të kenë mbikëqyrje në dinamikën dhe cilësinë e realizimit të projekteve nga komuna. Në kuadër të funksionimit të komunës ekzistojnë disa mënyra për sigurimin e informacioneve.

Seancat e këshillit të komunës, sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, janë publike dhe qytetarët kanë të drejtë të marrin pjesë në to. Vetëm në raste të caktuara, mundet me dy të tretat e shumicës nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të këshillit, të përjashtohet pjesëmarrje të opinionit. Mirëpo, kur këshilli debaton për buxhetin e komunës, për llogarinë vjetore të buxhetit dhe për planifikimet urbanistike, opinioni në asnjë rast nuk duhet përjashtuar. Seancat e këshillit të komunës shpallen në faqen e internetit ose në tabelat e shpalljeve 7 ditë para ditës së mbajtjes së tyre. Sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale këshilli patjetër duhet të mbajë mbledhje, të paktën, një herë në periudhë prej 3 muajsh.

Lajmëtar zyrtar i komunës, është dokument zyrtar i komunës në të cilin shpallen të gjitha vendimet, aktvendimet, dispozitat dhe dokumente të miratuara nga këshilli i komunës ose kryetari i komunës. Mënyra e shpërndarjes së lajmëtarit zyrtar deri te qytetarët është i ndryshëm në varësi nga mundësitë e komunave dhe nga vendimet e këshillave. Shpeshherë lajmëtari zyrtar mund të ndodhet në faqen e internetit të komunës.

Internet faqja e komunës, është vegël përmes së cilës komuna komunikon me banorët e

saj. Përveç informacioneve të rregullta për aktivitetet të cilat komuna i zbaton, internet faqja është resurs përmes së cilës qytetarët mund të fitojnë informacione për organizimin e administratës komunale, informacione që kanë të bëjnë me aktvendimet ligjore dhe afatet ligjore për obligimet e qytetarëve, por edhe për ato të komunës. Në internet faqen e komunës mund të shpallen edhe procesverbalet nga seancat e këshillit të komunës. Gjithashtu, internet faqja e komunës mund të shfrytëzohet edhe si vegël për të fituar informacione kthyese nga qytetarët për funksionimin e komunës përmes komentimeve, propozimeve dhe mendimeve për çështje dhe tema të caktuara.

Tabelat e shpalljeve shpeshherë ndodhen në hapësirat e komunës ose jashtë para

godinës së komunës, sipërmarrjeve dhe institucioneve publike, vetëqeverisja vendore. Të njëjtat shfrytëzohen për shpalljen e vendimeve, drejtimeve dhe informacioneve për të cilat komuna vlerëson se janë të dobishme për qytetarët. Në tabelat e shpalljeve mund të shpallen edhe procesverbalet nga seancat e këshillit të komunës.

Buletini komunal, është botim i shtypur i cili jep informacione për aktivitetet dhe punën e

kryetarit të komunës, këshillit dhe administratës komunale për periudhë të caktuar kohore. Komunat, në mënyrë plotësuese, mund të përgatisin materiale për promovimin e tyre.

Qendrat për informimin e qytetarëve janë vende ku qytetarët mund të fitojnë pjesë nga

informacionet lidhur me punën e kryetarit të komunës dhe këshillit të komunës, por para se gjithash, përdoren për të drejtuar dhe udhëzuar qytetarët të cilët kanë nevojë për shërbime të caktuara nga administrata komunale.

Përpunimi i udhëzimeve për qytetarë, veçanërisht për parashtrimin dhe realizimin e kërkesave të tyre.

Page 27: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

 Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale 

26                                                                                                         UDHËZUES PËR ADMINISTRATË KOMUNALE

Kuti për komentime, propozime dhe sugjerime të vëna në vend të dukshëm me hapësirë të caktuar dhe pajisje për të shkruar.

Linjë telefonike e hapur për propozime dhe për pakënaqësi. Zbatimi i anketës për matjen e kënaqësisë së qytetarëve nga shërbimet e ofruara të

komunës, të paktën një herë në vit. QASJA E LIRË NË INFORMACIONET E KARAKTERIT PUBLIK Komuna është e obliguar që t’u sigurojë qytetarëve, pa kompensim, qasje në informacione të karakterit publik në lidhje me punën e saj dhe shërbimet që ajo i kryen, punën e këshillit, komisionet e këshillit dhe shërbimet publike, të cilat janë themeluar nga komuna. Komuna është e obliguar të caktojë një ose më shumë persona zyrtarë, të cilët duhet të kujdesen për sigurimin e së drejtës të qytetarëve për qasje në informacione, si dhe t’u japin ndihmë profesionale kërkuesve në procesin e parashtrimit të kërkesave. Nëse kërkesa është e paplotë, personat zyrtarë duhet ta informojnë kërkuesin dhe ta udhëzojnë që ta plotësojë kërkesën. Përveç kësaj, duhet t’ia tregojnë pasojat nëse nuk veprohet sipas rekomandimeve. Nëse personat zyrtarë nga komuna, pjesërisht ose tërësisht, e refuzojnë kërkesën për qasje në informacion të karakterit publik, janë të obliguar të përgatisin vendim i cili përmban arsyetim për shkaqet e refuzimit të kërkesës. Qasja deri në informacionin e kërkuar është pa pagesë, ndërsa komuna mund t’i inkasojë shpenzimet për fotokopje, shkresë, të shtypurit etj.

Mënyra e të fituarit e informacionit Afati për dorëzimin e informacionit Qytetari kërkon që informacioni t’i dorëzohet gojarisht

Më së voni 5 ditë nga dita e parashtrimit të kërkesës

Qytetari kërkon që informacioni t’i dorëzohet në formë të shkruar

Më së voni 30 ditë nga dita e parashtrimit të kërkesës

Qytetari kërkon informacion me shqyrtim në dokumentacion

Personi i autorizuar duhet t’i sigurojë qytetarit kohë të mjaftueshme që ai ta kryen shqyrtimin

Page 28: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në

Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale 

UDHËZUES PËR ADMINISTRATË KOMUNALE                                                                                                          27  

PËR PROJEKTIN DHE ASOCIACIONIN QYTETAR MOST

Me qëllim të dhënies së kontributit ndaj pjesëmarrjes së zmadhuar qytetare në procesin e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në nivel lokal dhe përmirësimin e dhënies llogari, sinqeritetit dhe transparencës së vetëqeverisjes lokale, Asociacioni qytetar MOST në janar të vitit 2011 filloi ta realizojë projektin Vetëqeverisje lokale përgjegjëse, kooperative dhe transparente. Projekti realizohet në afat prej 12 muajsh, në komunat Gostivar, Debarcë, Shtip, Mogillë, Kriva Pallankë dhe Osllome. Komunat janë zgjedhur sipas kritereve të caktuara më parë, siç janë karakteristika gjeografike e komunës, numri dhe përkatësia etnike e popullsisë, numri i anëtarëve të këshillit. Për nevojat e projektit, është nënshkruar Memorandum për bashkëpunim me kryetarët e komunave, të komunave të përfshirë në projekt. Në kuadër të projektit u realizuan këto aktivitete:

Pjesëmarrje qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale (Udhëzues për qytetarët)

Pjesëmarrje qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale (Udhëzues për administratën komunale)

Raporti Këshilltari Im, në të cilin janë prezantuar të dhëna për punën e anëtarëve të Këshillave dhe të komunës

Lista e bardhë e prioriteteve të qytetarëve, të cilat vetëqeverisja lokale do të duhej t’i realizojë gjatë vitit 2010.

Projekti „Vetëqeverisje lokale përgjegjëse, kooperative dhe transparente“ realizohet në kuadër të programit Civica Mobilitas të cilin e zbaton Qendra për zhvillim institucional (CIRa) dhe është i financuar nga Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, i përfaqësuar nga Zyra për bashkëpunim në Maqedoni. Gjithashtu, projekti është financuar edhe nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës. Asociacioni qytetar MOST gjatë vitit 2011 dhe fillimi i vitit 2012, si vazhdim i këtyre aktiviteteve, do ta zbatojë projektin Standarde për qëndrueshmëri të vetëqeverisjes lokale të përgjegjshme, transparente dhe kooperuese. Ky projekt i përfshin të gjitha 85 Njësitë e Vetëqeverisjes lokale. Asociacioni qytetar MOST është organizatë vendase, joqeveritare dhe jopartiake misioni i së cilës është që të kontribuojë për zhvillimin e Maqedonisë më demokratike, më stabile dhe prosperuese, përmes përfshirjes të qytetarëve në aktivitete dhe projekte të cilat sigurojnë transparencë, sinqeritet dhe përgjegjësi të organeve qeveritare, politike dhe zgjedhore, ndaj nevojave reale të qytetarëve. Duke filluar nga viti 2003, MOST-i ka dhënë kontribut të madh në institucionalizimin e bashkëpunimit ndërmjet të zgjedhurve popullor dhe qytetarëve pas mbarimit të zgjedhjeve. Projekti Deputeti im, Parlamenti mobil, Zyra për kontakt ndërmjet OJQ-ve dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Qendra për përfaqësim dhe Qendra e resursit juridik janë pjesë nga kontributi ndaj përfaqësuesve popullorë më transparent dhe përgjegjës nga njëra anë dhe qytetarëve më të informuar dhe aktivë nga ana tjetër. Duke u nisur nga fakti se demokracia më mirë funksionon kur qytetarët janë të informuar dhe të përfshirë në procesin e krijimit të politikave, MOST-i aktivitetet e tij i orienton kah edukimi dhe informimi i qytetarëve, me çka jep kontribut të vet ndaj zhvillimit të shoqërisë më demokratike.

www.most.org.mk

Page 29: Shembuj praktik për përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në