save the children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga...

53

Upload: others

Post on 10-Feb-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë
Page 2: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve.Ne bëjmë të mundur përmirësimin e shpejtë dhe afatgjatë të jetës së fëmijëve në mbarë botën

Save the Children lufton për:• një botë e cila respekton dhe çmon çdo fëmijë• një botë që dëgjon nga fëmijët dhe mëson• një botë në të cilën fëmijët gjejnë shpresa dhe kanë shanse

ISBN 13: 978-91-7321-227-4ISBN 10: 91-7321-227-XCode no: 3360

© 2006 Save the Children

Udhëheqës Projekti: Lena KarlssonShkruar nga: Ravi Karkara, Fahmida Shoma Jabeen, Neha BhandariKontribues: Alana Kapell, Clare Feinstein, Elkane Mooh, Elizabeth Jareg,

Rasa Sekulovic, Sofia Hildebrand dhe Turid HeibergMenaxhim prodhimi: Neha BhandariKopje dhe publikim: Liz Kwast and Ragnee BathIlustrimet: Sanjay MadnaniVizatimi dhe shtypshkrimi: Format Printing Press, NepalBotuar nga : Save the Children Sweden

Ky botim financohet nga Oak Foundation, SIDA dhe Qeveria Norvegjeze.

Save the Children SwedenSE-107 88 StockholmTel: +46-8-698 90 00Fax: +46-8-698 90 [email protected]

Page 3: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Kontribut iSave the Childrennë Studimin e Sekretarittë Përgjithshëm të OKB-sëmbi Dhunën ndaj Fëmijëve

Page 4: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

KY LIBËR ËSHTË I

Emri: ...............

Shkolla: ..............

..................

Klasa/Viti: ............

DY FJALË RRETH MEJE…

Ngjyra që më pëlqen më shumë ...................

Kafsha që dua më shumë .......................

Ushqimi që ha më me qejf .......................

Muzika që më pëlqen më shumë...................

Çfarë më pëlqen të bëj .........................

Page 5: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë
Page 6: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Mesazh ngaSekretari i Përgjithshëmi Save the Children të SuedisëPër Save the Children, është shumë e rëndësishme që tëgjithë fëmijët e mbarë botës të jenë të mbrojtur dhe tëmund të bëjnë një jetë pa lëndime dhe pa dhunë. Për këtëarsye Save the Children ka qenë një partner i rëndësishëmnë Studimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbiDhunën ndaj Fëmijëve (të cilin këtej e tutje do tapërmendim me fjalën Studimi.)

Studimi ka parë se si fëmijët dhe të rinjtë përballen medhunën në mbarë botën dhe se çfarë mund të bëhet përta ndaluar atë. Duke vazhduar leximin ju do të mësoni mëshumë për atë çka thuhet në Studim.

Një falënderim i veçantë i drejtohet Prof. Paulo Pinheirodhe Sekretariatit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-sëpër Studimin mbi Dhunën ndaj Fëmijëve dhe për punën qëata po bëjnë për t’i dhënë fund asaj.

Të shumtë janë ata në Save the Childrennë mbarë botën, që kanë punuar shumëpër ta ndalur dhunën ndaj fëmijëve. Unëdo të falënderoja veçanërisht Grupine Global Task të Save the Childrenkundër Dhunës ndaj Fëmijëve dheQendrat Kombëtare dhe ato

Rajonale të Save the Children në të gjithë botën.

Save the Children beson se fëmijët dhe të rinjtë dinë mëshumë për vetveten. Prandaj është e rëndësishme të pyetenata se si ndihen dhe se çfarë mendojnë. Ja përse për këtëStudim ne bashkëpunojmë me fëmijët dhe të rinjtë nga egjithë bota. Për këtë ne duam t’i falënderojmë të gjithëata.

Save the Children beson gjithashtu se fëmijët dhe të rinjtëmund të ndihmojnë për të ruajtur veten dhe të tjerët. Kjobëhet e mundur kur ata kanë njohuri të mjaftueshme rrethdhunës. Prandaj dhe ne e kemi shkruar këtë libër, veçanërishtpër ata të moshës 7 – 12 vjeç. Por edhe të tjerë mund talexojnë atë. Ne shpresojmë me gjithë mend se ky libër do

të jetë i dobishëm për ju. Duke e lexuar judo të mësoni mjaft gjëra rreth dhunës dhese çfarë mund të bëni për të mbrojturveten dhe fëmijët e tjerë.

Prandaj, lexojeni atë dhe ruajeni veten!

Sharlote Petri GornickaSekretare e PërgjithshmeSave the Children Suedi

3

Page 7: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Faleminderit o Miq!Unë dua të falënderoj të gjithë ata miq që na ndihmuanpër të mbaruar këtë libër. Një falënderim me gjithë zemërRavi Karkara, Fahmida Shoma Jabeen dhe Neha Bhandariqë e shkruan këtë libër. Një falënderim për Alana Kapell,Kler Feinstein, Elkane Mooh, Liz Kuast, ElizabetaJareg, Rasa Sekuloviç, Sofia Hildebrand dhe TuridHeiberg, të cilët na ndihmuan ta bëjmë mëmirë këtë libër.

Një falënderim për Fondacionin Oak,SIDA (Agjencia Suedeze për Bashkëpu-nimin dhe Zhvillimin Ndërkombëtar)dhe Qeverinë Norvegjeze që na dhaparatë për ta bërë këtë libër. Falënderojmëekipin e Tulir, një grup që punon në Indi përtë mbrojtur fëmijët kundër abuzimit seksual,i cili na ndihmoi me kapitullin ‘Gjërat që mundtë bëni për të ruajtur veten.’

Një falënderim i veçantë për Sanxhaj Madnani për vizatimete këtij libri dhe për Format Printing Press për dizenjimindhe shtypjen e këtij libri.

Dhe, sigurisht, si mund të harrojmë të gjithë miqtëtanë të vegjël në të gjithë botën, që na kanë frymëzuar

për të shkruar këtë libër.

Pasi ta keni lexuar këtë libër ne do t’ju luteshimtë na jepnit mendimin tuaj për të. Në faqene fundit të librit është një formular, të cilin jumund ta plotësoni me një të rritur dhe të

na e dërgoni. Ne duam të dëgjojmë se ç’mendoni.Mendimi juaj do të na ndihmojë ta bëjmë librin edhemë të mirë.

Lena KarlsonKryetare e Grupit Global Task

mbi Dhunën ndaj Fëmijëve

4

Page 8: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Ky libër është shkruar posaçërisht për vajza dhe djem tëmoshës 7 deri 12 vjeç. Edhe fëmijë të tjerë, adoleshentëdhe më të rritur mund të përfitojnë nga ky libër.

Me këtë libër s’është menduar që fëmijët do të pajisen meshprehi të atilla që shmangin abuzimet në kurriz të tyre.Por ai mund t’i ndihmojë ata të mësojnë mbi llojet e dhunësme të cilat përballen fëmijët në mbarë botën dhe u jepdisa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna.

Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më tëvegjël duhet bërë me shumë kujdes. Është e rëndësishmeqë shpjegimet dhe mesazhet që do t’u jepen fëmijëve rrethdhunës të jenë në përputhje me moshën dhe zhvillimin etyre. Të bisedosh për dhunën me një fëmijë 7-të vjeçar

Shënime për prindërit,mësuesit, kujdestarët dhe të rriturite tjerë të cilët punojnë me fëmijë të vegjël

është diçka krejt e ndryshme nga diskutimi për dhunënme një 14-të vjeçar.

5

Page 9: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Fëmija ta lexojë vetë të gjithë kapitullin apo librin në varësitë kohës që ka në dispozicion dhe të moshës së vet. Kurta ketë mbaruar, ju mund të filloni të diskutoni me të disanga çështjet që ngrihen aty.

Disa nga termat mund të jenë të vështira për t’u kuptuar,prandaj është e rëndësishme që ju, si më i rritur, t’i qëndronipranë për t’ia shpjeguar ato.

Në libër ndeshen çështje të hapura, të cilat mund tandihmojnë fëmijën ta hetojë edhe më thellë temën.Të rriturit që do t’i ndihmojnë fëmijët ta lexojnëdhe ta kuptojnë këtë libër mund të duan të bëjnëdisa pyetje, por është e rëndësishme që askush tëmos shtrëngohet të flasë nëse nuk do.

6

Page 10: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

URRA!

PO FILLOJMË

7

Page 11: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Unë kam të drejtë të rrojpa asnjë lloj dhune …… Unë ndjej përgjegjësiqë të mos i lëndojtë tjerët

8

Page 12: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Tungjatjeta vajza dhe djem të gjithë botës.Ky libër është për ju. Edhe ti që je i rriturmund ta lexosh këtë libër. Ai flet për dhunënndaj fëmijëve.

Dhunë kemi kur dikush të lëndon me qëllimdhe të bën të ndihesh keq. Po qe se lëndoheshose njeh dikë të cilin e kanë lënduar, ky libërvjen në ndihmë.

Lexoje këtë libër me prindërit, me mësuesinapo një të rritur të cilit i beson. Ata mund tëtë ndihmojnë ta kuptosh më mirë lëndën dhetë mësosh fjalët e reja.

Ja se ç’do të mësosh nga ky libër:

DISA GJËRË QË DUHEN

DITUR• Ç’është dhuna ndaj fëmijëve?• Ç’thotë Konventa e OKB-së mbi të Drejtat eFëmijëve?

• Ç’thuhet në Studimin e OKB-së për Dhunënndaj Fëmijëve?

• Çfarë zbulohet në Studimin e OKB-së?

IDETË QË KANË FËMIJËTKëtu mund të mësoni se ç’ide kanë fëmijët përt’i dhënë fund dhunës ndaj vajzave dhe djemve.

AKSIONET E FËMIJËVEKëtu ju mund të lexoni se çfarë po bëjnë fëmijëte tjerë për të ndalur dhunën ndaj fëmijëve.

ÇFARË DUHET TË BËNI

QË TË MOS JU LËNDOJNËKëtu ju mund të zbuloni disa nga mënyrat për tëruajtur veten dhe fëmijët e tjerë.

9

Page 13: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Dhunë kemi kur dikush të lëndon meqëllim dhe të bën të ndihesh keq. Kjodo të thotë të lëndosh trupin apondjenjat e një tjetri. Edhe kur dikushthotë me fjalë se do të të lëndojë, edhekjo është dhunë. Dhunë kemi edhe kurnjerëzit e lëndojnë veten me para-

mendim. Ka disa lloje dhune me të cilatpërballen vajzat dhe djemtë në mbarëbotën. Ndonjëherë vajzat dhe djemtëi rrahin, atyre u bërtasin, ose i mbyllinbrenda. Herë – herë vajzat dhe djemtëi prekin në një mënyrë që atyre s’upëlqen, që i bën të ndihen keq dhe i vënë siklet. Duke vazhduar leximin e librit,ju do të mësoni më shumë për këtë.

Ju duhet ta dini se ka shumë të rriturqë ju duan dhe nuk duan t’ju bëjnë tëndiheni keq.D HUNA

NUK ËSHTËE DREJTË!

Ç’është Dhuna ndaj Fëmijëve?

10

Page 14: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

E MIRË APO JO E MIRË?A mund të na thoni se cilat nga veprimet e mëposhtme janë dhunë ndaj fëmijëve?Nëse mendon që veprimi është i mirë, vendos një , nëse mendon që veprimi nukështë i mirë vendos një X mbi fytyrë.

Babai po puth vajzën e tij. Një xhaxha po i tregon nipit tëtij fotografi me gra të zhveshura.

Nëna rreh vajzën e saj sepse kaderdhur qumështin mbi qilim.

Babai po rreh të birin për tandëshkuar.

Një djalë i madh po shtyn njëdjalë të vogël për t’i zënë vendinnë mensën e shkollës.

Babai po i lexon një libër djalittë tij.

Një mësues i thotë nxënësit‘budalla’ ngaqë ai ka harruardetyrat e shtëpisë.

Një komshi po të prek në njëmënyrë që të bën të ndiheshkeq dhe në siklet.

Komshiu juaj i bërtet gjithëkohës vajzës që punon nështëpinë e tij.

Një djalë të vogël e kanë futurnë burg dhe policia po e rrehsepse ai vodhi fruta në treg.

A të shkon ndërmendndonjë shembull tjetërdhunë ndaj fëmijëve?

11

Page 15: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Ç’është Konventa eOKB-së mbi të Drejtate Fëmijëve?

Ç’janë Kombete Bashkuara?

Udhëheqësit e vendeve tona kanëpremtuar që fëmijët të mos i lëndojëkush e të rriten të shëndetshëm.Këta udhëheqës janë anëtarë tëKombeve të Bashkuara (OKB-së). OKB-ja është njëorganizatë (një lloj klubi) kuudhëheqësit nga pothuaj tëgjitha vendet e botëstakohen dhe flasin përmënyrën se si ta bëjnëbotën një vend të sigurt.Ata duan që edhe jeta e tëgjithë të rriturve dhefëmijëve të bëhet mëe mirë.

Udhëheqësit e botës besojnë se fëmijët janë tëveçantë dhe se ata zënë një vend të veçantënë këtë botë. Prandaj ata u takuan më 1989

në ndërtesën e Kombeve të Bashkuaranë Nju Jork dhe shkruan një dokumentqë u quajt Konventa e OKB-së mbi të

Drejtat e Fëmijëve (UNCRC). Kydokument thotë se fëmijët

kanë të drejta të rëndësishme.

12

Page 16: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

A i njihni ju të drejtat tuaja?

Ju keni të drejta,por ju keni edhepërgjegjësi.

feje t'i përkisni, çfarëdo gjuhe që të flisni, paçi apo jo njëaftësi të kufizuar, qofshi të pasur apo të varfër, vajzë apodjalë.

Pothuajse të gjitha vendet e botës e kanë nënshkruarkëtë dokument. Kjo do të thotë se ata kanë dhënë fjalënse do të bëjnë gjithçka që munden që fëmijët të gëzojnëtë drejtat e tyre.

Të drejtat tuaja janë gjërat që ju duhet të keni dhegjërat që njerëzit që përgjigjen për ju duhet të bëjnëpër ju. Ata të gjithë duhet të punojnë që t'ju bëjnë tëlumtur, t'ju mbrojnë, t'ju arsimojnë dhe t'ju flasin përgjëra që janë të rëndësishme për ju.

Ju i keni këto të drejta, kushdo qofshi ju, kushdo qofshinprindërit tuaj, e çfarëdo ngjyre qoftë lëkura juaj, çfarëdo

13

Page 17: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

A e dinit se?Më 1919, Eglantina Xheb, theme-luesja e Save the Children, ka thënëse fëmijët duhet të gëzojnë të drejtatë veçanta. Kjo ka ndodhur 87 vjetmë parë. Save the Children endepunon për të drejtat e fëmijëve, qët’i bëjë jetët e fëmijëve më të mira.

Në një vend të UNCRC (të rriturit e quajnëatë Neni 19) thuhet se kurrkush nuk ka tëdrejtë t’ju lëndojë. Prindërit apo të tjerë qëgjykohet që kujdesen për ju, nuk kanë të drejtët’ju lëndojnë apo të sillen keq me ju.

Qeveria juaj, prindërit dhe të rritur të tjerëduhet të bëjnë çmos që mbi ju të mos ushtrohetdhunë. Juve duhet t’ju jepet mundësia të kërkonindihmë kur lëndoheni apo kur dikush sillet keqme ju.

14

Page 18: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Studimi i Sekretarit tëPërgjithshëm të OKB-sëmbi Dhunën ndaj FëmijëveOrganizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) i ka kërkuarProf. Paulo Pinheiro të mësojë se përse kaq shumë fëmijënë të gjithë botën lëndohen dhe trajtohen keq. Ky quhetStudimi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi Dhunënndaj Fëmijëve.

Një shoqatë joqeveritare është një grup

njerëzish të cilët punojnë që ta bëjnë jetën

e njerëzve (të fëmijëve dhe të rriturve)

më të mirë. Ata nuk punojnë për qeverinë.

Ndonjëherë ata punojnë edhe për t’u

kujdesur për pyjet, detet dhe liqenet.

Studimi drejtoi vëmendjen në vende ku ushtrohet dhunëndaj fëmijëve: në shtëpi, në shkolla, në vende ku fëmijëtjetojnë pa prindërit e tyre, në vendet ku ata punojnëdhe në lagjet e tyre. Vëmendja u drejtua edhe ndaj dhunësmbi fëmijët që i kap policia.

Studimi u interesua dhe për idetë mbi si të ndalet dhunandaj fëmijëve dhe si të rriturit, fëmijët, qeveritë dheshoqatat joqeveritare mund t’i ndihmojnë fëmijët të cilëtpërballen me dhunën çdo ditë.

15

Page 19: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Këtë e tha një grup fëmijësh gjatë një takimi për Studimin e OKB-së përFëmijët në Amerikën e Veriut. Mbledhja u zhvillua në Toronto, Kanada, më 3qershor, 2006i.

Shumë vajza dhe fëmijë nga e tërë bota kanë marrë pjesënë këtë Studim. Fëmijët kanë folur për të gjitha llojet edhunës që ata njohin.

Të mos flitet përne kur s’jemitë pranishëm

Vajzat dhe djemtë shpjeguan se është e rëndësishme qëgjërat t’i bëjnë bashkë me të rriturit për të shmangur dhendalur dhunën ndaj fëmijëve.

i Konsultim rajonal për Studimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi Dhunën ndaj Fëmijëvenë Amerikën e Veriut.

16

Page 20: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Nëse doni të mësoni më shumë rreth Studimit, mund të lexoniose shikoni faqet e internetit, librat apo filmin e mëposhtëm:

www.violencestudy.orgwww.rb.se/engwww.crin.orgwww.unicef.org

Studimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuarambi Dhunën ndaj Fëmijëve: e përshtatur për fëmijë dhe të rinj

E drejta e jonë për të qenë të mbrojtur nga Dhuna: Aktivitete përtë Mësuar dhe për të ndërmarrë veprime për Fëmijët dhe tëRinjtë

Film: Veprime të Fëmijëve për t’i dhënë fund Dhunës ndaj Fëmijëve

Nëse s’keni internet, kontaktoni me Save the Children ose mezyrën e UNICEF në vendin tuaj dhe u kërkoni atyre këto libra dhekëtë film.

17

Page 21: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Çfarë zbulimi bëri Studimi?Njerëzit që morën pjesë në Studim mësuan për llojet eshumta të Dhunës që fëmijët shohin dhe provojnë në kurriztë tyre çdo ditë.

Ndëshkimi FizikNënat, baballarët, anëtarët e tjerë të familjes,mësuesit dhe të rritur të tjerë në vend qëtë kujdesen për fëmijët shpesh i ndëshkojnëata duke i lënduar në trup apo duke fyerndjenjat e tyre.

Unë zemërohemvërtet kur dëgjojnjerëz që më thonëse ‘Nëse nëna tërreh, kjo tëndihmon tërritesh’.

Një djalë nga Rumaniaii

ii “Fëmijët i thonë NDAL! DHUNËS”, Një broshurë, Save the Children Rumani, 2005

18

Page 22: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Për shembull,

• Rrahja, përplasja në tokë, rënia me shqelm, kapja për fyti,apo shkundja e një fëmije,

• Rrahja e tij me rrip, thupër apo lugë druri,

• Djegia e tij me shkrepëse, cigare, ose ujë të nxehtë,

• Mbyllja e tij në banjë ose në dhomë të errët,

• Shkulja e flokëve të tij.

A dini mënyrë tjetërse si fëmijët ndëshkohen

fizikisht?

A mendoni se ndëshkimifizik është e vetmja

mënyrë për t’i treguar njëfëmije se ajo që ai apo ajo

bëri është e gabuar?

19

Page 23: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Disa të rritur mendojnë se ndëshkimi fizik i njëfëmije është i drejtë pasi korrigjon (disiplinon)sjelljen e fëmijës.

POR S’ËSHTË ASHTU!!!!

Ta ndëshkosh fizikisht një fëmijë e bën atë tëmendojë keq për veten e vet. Ata kujtojnë se“Unë jam një shkatarraq, një fëmijë i keq, prandajmami më rreh; fajin e kam vetë”.

Gjithashtu fëmija mund të trembet nga personiqë e ndëshkon.

Po kështu fëmijët mund të mendojnë se dheata kanë të drejtë të rrahin dhe të lëndojnëtë tjerët.

Abuzimi me fjalëAbuzim me fjalë kemi kur përdoren fjalë për të fyerndjenjat e fëmijëve apo për t’i kontrolluar ata.

Disa nga shembujt e abuzimit me fjalë janë:

• Klithja apo të bërtiturit,

• Të quajturit e fëmijës budalla, djalë i keq apo me fjalë tëtjera të këqija,

• Kur i themi fëmijës se asnjë nuk e do,

• Kërcënimi i fëmijës,

• Mallkimi i fëmijës.

Këto gjëra të bëjnë të ndihesh keq dhe shumëi vogël, sidomos kur t’i thotë njeriu që ti domë shumë!

20

Page 24: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

TREGO ME SHPREHJE TË FYTYRËSSi e bën fytyrën kur dëgjon gjëra të ndryshme. Si do të ndiheshit ju nëse dikush do t’ju thoshte…

“Faleminderitpër ndihmën. Nalehtësove shumë.”“Po ia tregove njeriu

të fshehtën do të tëmbyll në garazh es’do të dalësh më

që andej.”

“Qenke izgjuar.”

“Ti s’na hyn nëpunë pasi paskevetëm një dorë”.

“Të gjithagjërat ti i bënmbrapsht.”

“Më pëlqeu sesi e ke vizatuaratë pikturë!”

21

Page 25: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Moskujdesje

Kur prindërit, anëtarët e familjes, mësuesitdhe të rriturit e tjerë nuk tregojnë dashuridhe kujdes për fëmijët, kjo njihet simoskujdesje ndaj tyre.

A dini mënyra të tjera

të moskujdesjes

ndaj fëmijëve?

Disa shembuj moskujdesjeje janë:

• Të mos i flasësh një fëmije apo të mos upërgjigjesh pyetjeve të tij apo të saj,

• Ta lësh një fëmijë vetëm për një kohë të gjatë,

• Të mos i japësh bukë sa të ngopet.

22

Page 26: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Ngacmimi seksual(Dhuna seksuale)Ngacmimi seksual është një lloj prekjeje apo sjelljeje që ibën fëmijët të ndihen në siklet apo keq.

Disa shembuj ngacmimesh seksuale janë:

• Prekja e fëmijës në pjesë private të tij apotë saj. Këto janë ato pjesë të trupit qënormalisht ne nuk ua tregojmë njerëzvetë tjerë,

• Të detyrohet një fëmijë të prekë pjesët e tij apo tësaj private apo të dikujt tjetër.

• Të bësh seks me një fëmijë,

• T’i tregosh një fëmije revista apo filma ku shfaqenfigura me njerëz me pak rroba apo lakuriq,

• T’i tregosh një fëmije histori me ‘fjalë të pista’ aposhaka ‘me fjalë të ndyra’.

23

Page 27: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Çfarë duhet të bësh nëse njëmik të tregon se ështëngacmuar seksualisht?

Pjesa e fundit e këtij libri tregonse si ta mbrosh veten!

Shpesh, njerëzit nuk duan të flasin për ngacmiminapo dhunën seksuale. Ato duan ta mbajnë të fshehursepse u vjen turp. Shumica e ngacmimeve seksualendaj vajzave dhe djemve bëhet nga njerëz të cilëtata i njohin dhe të cilëve u besojnë.

24

Page 28: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

GJEJ FJALËN E DUHUR

Përse nuk e provon të plotësosh vendet bosh këtu më poshtë? Në fund të çdo fjalie kemi disa shkronjatë përziera. Përpiqu të formosh fjalë me to dhe të plotësosh fjalinë.

Për shembull,Nuk është _______ juaj nëse dikush ju ngacmon seksualisht. (I F J A)

Kështu që përgjigja do të ishte,Nuk është FAJI juaj nëse dikush ju ngacmon seksualisht.

1. Unë kam të drejtë të mos më dhunojë ______ (E R NJ I)

2. Ju keni të ___________ të thoni JO (R E Ë J D T)

3. __________ nuk është vonë të flasësh (RR U Ë K)

4. Flit me dikë të cilit i __________ (S N E O B)

5. __________ yt të takon vetëm ty (P I U R T)

25

Page 29: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Zënkë kacagjelashZënkë kacagjelash kemi kur një fëmijë apo grup fëmijëshkërcënon, poshtëron apo lëndon me dashje një fëmijë apogrup tjetër fëmijësh. Kacagjelat janë zakonisht fëmijë qëpërpiqen të frikësojnë fëmijë të tjerë që janë më të dobëtapo më të vegjël se ata.

Shembuj zënkash kacagjelash janë:

• Tallja me dikë,

• Përzënia e fëmijëve të tjerë nga fusha e lojës, nga mensa,apo stolat e ndenjjes,

• Shkelmimi, goditja me grusht apokërcënimi i një fëmije apo grupi fëmijësh.

A dini mënyrë tjetër sesi i ngacmojnë vajzat

dhe djemtë?

Ngacmimi mund të ndodhë në shkollë, rrugëspër në shkollë, në fushën e lojës, jashtë në

rrugë apo në vende të tjera.

26

Page 30: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Dhunë ndaj fëmijëve që futennë telash me policinë dhe ligjinVajzat dhe djemtë që nuk sillen mirë arrestohen nga policiadhe futen në burg ose mbyllën në qendra për fëmijë.Ndonjëherë policia i arreston fëmijët sepse ata janë tëvarfër, sepse vjedhin ndonjë frutë në treg ose shesin diçkanë rrugë.

Këto janë disa shembuj se si vajzat dhe djemtë lëndohenkur futen në telash me policinë:

• Në shumë vende fëmijët mbyllën në të njëjtën dhomëme të burgosur të rritur të cilët mund t’i lëndojnë atafizikisht, mendërisht, ose seksualisht.

• Ndonjëherë ata rrihen nga policët apo rojet e burgut.

• Në disa vende të burgosurit e vegjël i futin në qeli tëpista ku ka pak vend për të ndenjur.

• Shpesh atyre s’u jepet mundësia për të mësuar dhe përtë luajtur.

Në vend që të futen në burg, fëmijët duhet të ndihmohen tëkuptojnë se ajo që kanë bërë është e gabuar. Ata duhenndihmuar të zgjidhin problemet e tyre. Policia dhe rojet eburgut duhet të bëjnë çmos që fëmijët të mos lëndohen. Ataduhet t’i njohin të drejtat e fëmijëve.

27

Page 31: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Idetë që kanë fëmijëtSi pjesë e Studimit të OKB-së mbi Dhunën ndajFëmijëve, vajza dhe djem morën pjesë nëtakime që u zhvilluan kudo në botë. Nëkëto takime, vajza, djem dhe të rritur upyetën se ç’mund të bëhet për tëndalur dhunën kundër fëmijëve.

Idetë e fëmijëve për të ndalur ndëshkimin fizikdhe ngacmimin me fjalë

• Të ndalet ndëshkimi fizik dhe ngacmimi me fjalëduke bërë ligje.

• Të mësohen të rriturit të rrisin fëmijët pa i lënduarata.

• Të rriturit duhet t’i respektojnë fëmijët dhe të sillenmirë me ta.

28

Page 32: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Idetë e fëmijëve për të ndalur ngacmimin seksual

• Të rriturit që ngacmojnë seksualisht fëmijët duhenndëshkuar.

• Duhet të kemi numra telefoni ku fëmijët të telefonojnëe të flasin pa ndrojtje për ngacmimet seksuale.

• Duhet të ketë vende ku fëmijët të mund të tregojnëpër ngacmimet seksuale dhe të marrin ndihmë.

• Të mësohen fëmijët se si të ruhen që në moshë tënjomë – ashtu siç thuhet në këtë libër.

FËMIJËT THANË GJITHASHTU SEATA DUAN TË PËRFSHIHEN NË

PROGRAMET E TË RRITURVE DHETË NDËRMARRIN VEPRIME

KUNDËR DHUNËS

29

Page 33: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Idetë e fëmijëve për tëndalur Dhunën ndajFëmijëve në ato vende kuajo ndodh më shpeshDuke vazhduar leximin ju do të mësoni se çfarë thanë vajzatdhe djemtë për të ndalur dhunën në vende të tilla si:

SHTËPI

SHKOLLA

SHTËPI FËMIJËSH (Këto janë shtëpi për fëmijë që nukjetojnë me nënën ose babanë e tyre, si burgje apobrefotrofë)

VENDE KU FËMIJËT PUNOJNË

NË LAGJE DHE NË RRUGË

Idetë e fëmijëve për të ndalur Dhunën ndajFëmijëve në shtëpi dhe familje

• Nënat dhe baballarët duhet të na dëgjojnë dhe t’i marrinfjalët tona seriozisht.

• Të mësohen nënat dhe baballarët se si të na rrisin nepa qenë të dhunshëm. Të na shpjegojnë kur bëjmë diçkatë gabuar dhe të na mësojnë se si të sillemi më mirë.

30

Page 34: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Idetë e fëmijëve për të ndalur dhunën në shkolla

• Mësuesit duhet të japin mësim në atë mënyrë që fëmijëttë mund të kuptojnë kollaj dhe që mësimi t’i kënaqë ata.

• Mësoni fëmijët të njohin të drejtat dhe përgjegjësitë etyre.

• Të rriturit në shkolla duhet t’i ndihmojnë fëmijët tëcilët kanë patur ngacmime.

Idetë e fëmijëve për të ndalur dhunën në Shtëpitëe Fëmijëve

• Mos u sillni me fëmijëtqë futen në telash mepolicinë si të ishinhajdutë.

• Mos i futni vajzat dhedjemtë në burg.

• Fëmijët që sillen keq duhen ndihmuar që të ndërrojnësjelljen e tyre.

Idetë e fëmijëve për të ndalur dhunën në vendetku ata punojnë

• Ndëshkoni njerëzit që i detyrojnë fëmijët të bëjnë punëshumë të rënda.

• I ndihmoni fëmijët që punojnë të ndjekin shkollën dhetë mësojnë.

• Punëdhënësit duhet të kujdesen për shëndetin epunëtorëve të vegjël dhe nuk duhet t’i lëndojnë ata.

• Fëmijët nuk duhet të punojnë në vende të rrezikshme.

Idetë e fëmijëve se si të ndalin dhunën në lagjet etyre dhe në rrugë

• Të rriturit duhet t’i ndihmojnë fëmijëtqë të formojnë klube ose grupe. Kjo do t’imbajë shumë fëmijë larg dhunës.

• Fëmijët kanë nevojë të mësojnë seku mund të kërkojnëndihmë kur ata shohindhunë në lagjen e tyre ose

në rrugë.

31

Page 35: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Aksionet e Fëmijëve

Një vajzë nga Maqedoniaiii.Maqedonia është një vend në Evropën Juglindore

Ne do t’ju tregojmë se çfarë po bëjnë vajzat dhe djemtënë të gjithë botën për të ndalur dhunën kundër tyre. Shumëvajza dhe djem në anë të ndryshme të botëskanë ngritur grupe për të ndalur dhunën.

Një grup vajzash dhe djemsh më të rritur nëHong Kong po bisedojnë me fëmijë dhe të rriturmbi dhunën në shtëpi.

Në Jemen, fëmijë dhe të rritur, u takuan me policinë.Ato i thanë policisë se fëmijët nuk duhen mbyllur nëqelitë e policisë.

Kur ne shohim dhunë nes’duhet të themi se s’jemi nëgjendje të bëjmë kurrgjë.Ne mundemi dhe duhet të

bëjmë diçka.

iii Një video një minutëshe që e kanë bërë të rinjtë e projektit OneMinute Jr, (Një Minutë e bërë nga Ju) të mbështetur nga UNICEF,Fondacioni Evropian i Kulturës dhe Instituti Sandberg

Vajza dhe djem në Nikaragua dhenë Bangladesh kanë bërë shfaqje televizivepër t’i njohur njerëzit me ndëshkimin fizikdhe ngacmimin seksual dhe se si këto ilëndojnë fëmijët.

A e keni marrë vesh se vajzat dhe djemtënë Rumani kanë kremtuar një ditë tëveçantë, atë të ‘Ditës kundër Dhunës’ më

5 qershor të çdo viti? A s’është kjonjë gjë e mirë?

Bobo! Harruam t’ju themi se ku ndodhen këto vendenë atlasin tuaj. Ju mund të pyetni një të rritur që t’jundihmojë.

32

Page 36: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Tani ne do t’ju tregojmë për njëngjarje të vërtetë, se si një grupfëmijësh qenë të zotë ta ndih-mojnë një shoqe, e cila u ngacmuaseksualisht nga një mësues. Kjoka ndodhur në Zambia. A e diniku është Zambia? Zambia ështënjë vend në Afrikën e Jugut.

Përse s’po vjen më në klubine shkollës, Ana?

Kisala, mua s’më pëlqenmë të shkoj atje.

Takoj

Kisala

Ana

Thandi

Z Banda

Levi Drejtori

i shkoll

ës

Ti duhet të vish. Ne do të flasim për pjesëmarrjene fëmijëve këtë javë. Kjo do të thotë se kur neflasim për gjëra të rëndësishme në jetën tonë, tërriturit duhet të na dëgjojnë dhe t’i marrin fjalëttona seriozisht….

Ti duhet të vish.

Ne i kemi ndryshuar emrat dhe kemi shkruardialogët. Por ngjarja është e vërtetë.

Jo, nuk vij.

HISTORIA E ANËS33

Page 37: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Ti rri larg nga shokët. Ne keminevojë për ndihmën tënde. Ti s’poluan më me ne. Po s’erdhe nëklubin e shkollës unë s’do të tëflas më megojë.

Mirë.

Mirë.

Kisala flet për Anën me shoqet e tjera në klubin e shkollës.

Jam e shqetësuar vërtet përAnën. Këto ditë ajo duket edëshpëruar dhe rri evetmuar.

Vë bast se ajo karënë në dashuri.

Unë vë bastqë jo.

Shkojmë tëflasim me të.

Page 38: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Çfarë ke Ana? Tis’po vjen më nëklubin e shkollës.

Dhe s’ke më qejf tëflasësh apo të luashme ne. Mos të kandodhur gjë?

Mos ke rënë në dashuri? Unë jammikesha juaj mëe mirë. Si s’duatë flas me ju?

Jo, Thandi. Unë kujtovase Kisala s’do të mëfliste më me gojë.

Ana uflet përmësue-sin etyre z.Banda,që umësonatyre tëdrejtate fëmi-jëve.

Një ditë ai më thirri në dhomën etij dhe më kërkoi ta ndihmoja përt’i pastruar raftin me libra. Në fillimai më kapi në supe dhe pastaj m’ifuti duart poshtë bluzës. Unë uhutovashumëdhe mëerdhindot.

Një ditë tjetër., pas mësimit, ai mëgjeti vetëm në korridorin e shkollës.Më shtyu në qoshe dhe më prekuprapë me duar poshtë rrobave të mia.

Në rregull. E kuptojmëqë ai të ka ngacmuar.Ne do të të ndihmojmë.

35

Page 39: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

S'është faji yt. Nëna më thotë senëse dikush të ngacmon me duar etë ve në siklet, ky nuk është faji yt …

Pasi i dëgjuan fjalët e Anës, vajzat e tjera të shkollës treguan dheato se si z. Banda i kishte prekur në mënyrë të poshtër.

Kur ai më prek me dorë unëe ndjej veten shumë keq.

Ai vazhdon të më prekë ashtuedhe kur unë i them JO.

Prekja e tij më fut krupëndhe më frikëson.

Vajzat shkojnëte drejtoridhe i tregojnëatij historitë etyre. Drejtorii dëgjon.Ai mbetet ishtangur.

Mësuesine thërrasinnë zyrëne tij.

......Ne duhet t’ia tregojmëkëtë dikujt që i besojmë, qëtë na ndihmojnë.

Page 40: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

S’e kam bërë unë. Këtovajza gënjejnë. Këto janëhistori të sajuara.

Ne s’të kemi më frikë.

Ke të drejtë Levi.Ne ju besojmë, fëmijë.

Zotin Banda e morime vete policia.

Faleminderit vajza që e ngritët zërintuaj. Është e rëndësishme të na tregonikur dikushju lëndon, qëdhe net’ju mbrojmë.

Z. Banda hiqet sikur s’di gjë.

Ne u besojmë miqve tanëdhe jo juve. Ne s’do tëlejojmë që ju të lëndoni herëtjetër shoqet tona.

37

Page 41: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Ja dhe një ndodhitjetër se si njëgrup djemshkrijojnë lojëradhe këngë për t’idhënë fundmartesave nëmoshë të vogëltë vajzave tëlagjes së tyrenë Indiiv.

Mina

Priti

Raju

Rohit

Sa mirë. Kush qenkaky djalë i pafat?

Priti domartohet!!

Raju, mos u trego vajzë ee keqe. Mamaja më tha se

Priti është vetëm 12 vjeç,shumë e vogël për

t’u martuar.

Unë kam kujtuar se në martesa bënqejf. Atje hahen gjëra të mira,njerëzit vishen bukur. Ajo do të

veshë rroba të rejadhe shumë gurë tëçmuar…

....Hej, edhe unë mundtë gjej ca rroba të reja.

HISTORIAE PRITIT

iv Ky është një grup fëmijësh në Gorakphur, Indi i mbështetur nga MASVAW.

Takimi38

Page 42: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

A e dini se si do t’i shkojë filliasaj?

Ajo do të bëjë një bebe tëbukur dhe bebja do të mëthërrasë mua xhaxhi Raju.

Ehu, unë jam shum’ ivogël për t’u kujdesur përgruan dhe fëmijën. Unë duatë studioj. Mua më kanë mbetur

dhe shumë vjetpër të mbaruar shkollën….

Raju, ti je 12 vjeç, pses’martohesh dhe ti?......

......Unë dua të luajnë ara, në lumë,

të ngjitem në pemë.Të martuarit s’bëjnëgjëra të tilla, apo jo?

Po Priti, a s’është dhe ajo e re? Ç’kujtonti se ajo nuk do ta mbarojë shkollën?Ti kujton se ajo nukdo të luajë meshoqet e saj?

...... Ti mund të visheshbukur në dasmë dhe bebjado të thërrasë Baba.

39

Page 43: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Jo more,as që mëshkonmendjaaty.

Harruat se ç’indodhi Semës kuru martua?

U zhduk fare.Ajo s’luan më me ne.

S’e lënë më të luajë me ne.Ajo duhet të gatuajë, tëpastrojë, të ndihmojëfamiljen e burrit në punëte shtëpisë, të mbushëujë në lumë dhetë bëjë shumëpunë të tjera.

Atë s’e lënë as tëshkojë në shkollë dhee rrahin po ta shohinduke folur me djem.

Përse s’ithuashokut tëndtë shtrenjtëRaju seburri i sajdhefamilja e tije rrahin?

Familja e Semës s’kishte prikëpër t’ia dhënë familjes së burrit

të saj, prandaj ata errahin shpesh.

Çfarë është prika?

Prika është një shumë parash apo dhurataqë familja e nuses i jep familjes sëdhëndrit. Po të marrë vesh policia sefamilja e dhëndrit ka marrë para ngafamilja e Semës, burrin esaj e çojnë në burg.

Atëherë ne duhetta prishim këtëmartesë.

Po si?

40

Page 44: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Unë njoh një grup në Gorakhpurqë organizon shfaqje, këngë dhelojëra për t'i njohur banorët e lagjesme martesat në moshë të njomë, meprikat dhe format e tjera të dhunësndaj vajzave. Hera-herës u thonëvajzave dhe banorëve të lagjes të

bashkohen me ta.

Edhe ne tëveprojmë kështu! Të nesërmen, Mina,

Rohit dhe Raju utakuan me djemtënë Gorakhpur.Djemtë u treguan tëgatshëm t’indihmojnë. Ataluajtën dhe kënduanpara familjes sëPritës. Edhe Mina,Rohit dhe Raju morën pjesë në këtë program.

Në këtë mënyrë, ata u thonë njerëzve se nukështë e drejtë që fëmijët të martohen të vegjël.

Këto vajza dhe djem kanë tëdrejtë. Unë them se duhet tadëgjojmë zërin e tyre dhe ta

ndalim këtë martesë. Priti duhettë mbarojë njëherë shkollën dhe

të bëhetpër

martesë.Mendja

dhetrupi i

sajnuk janë

akomagati përmartesë.

Prindërit dhepjesëtarët etjerë tëfamiljes sëPritit u janëmirënjohësgrupit tëdjemve dheshoqeve tëPritit që endaluankëtë martesë.

Priti, ti mund të kthehesh taninë shkollë. Ne s’do të flasimmë për martesën tëndeDeri sa ti të bëhesh18 vjeç.

41

Page 45: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Çfarë duhettë bësh që taruash vetenKjo pjesë e librit do t'ju ndihmojëtë mbroni veten dhe fëmijët e tjerënga dhuna.

Gjëra që s’duhenharruar

Nëse dikush të lëndon, KY NUKESHTE FAJI YT.

TI JE PERSON I VEÇANTË.

TI GËZON TË DREJTA.

Ti gëzon të drejtën për të paturshëndet të mirë, për studiuar,për të luajtur dhe për t’u mbroj-tur nga dhuna.

42

Page 46: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Çfarë mund të bësh për t’umbrojtur vetë dhe për tëmbrojtur fëmijët e tjerë ngadhuna

Thuaj “JO”Ti ke të drejtë t’i thuash “JO” kujtdo që përpiqet të tëprekë në atë mënyrë që të bën të ndihesh keq apo ifrikësuar. Disa gjëra që s’duhet të mbahen kurrë të fshehta

Ka disa gjëra që ju nuk duhet t’i mbani kurrë të fshehta,edhe sikur të keni dhënë fjalën se nuk do t’ia tregoni kujt.Asnjë kacagjel nuk duhet të të kërkojë të mbash të fshehtënjë zënkë kacagjelash.

Shpesh, njerëz që bëjnë të këqija në kurriz të fëmijëve uthonë atyre që të mos u tregojnë të tjerëve se çfarë u kandodhur. Ata e dinë se kanë bërë gabim dhe kanë frikë sedo të ndëshkohen.

Përqafimet, puthjet janë të mira, sidomos kur na i bëjnënjerëzit që na duan. Por, asnjëri s’duhet të na kërkojë tëmbajmë të fshehur një përqafim, puthje apo një prekje. Tërriturit mund të thonë se ky ‘është një sekret i vogël’.Nëse dikush e thotë këtë, edhe sikur ta njihni këtë person,duhet të flisni me një të rritur, të cilit i besoni.

43

Page 47: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Trupi të takon vetëm tyMëso se si quhen pjesët e trupit tënd dhe mëso dalliminmes ‘prekjes së mirë’ dhe ‘ngacmimit’. Askush s’duhet tëprekë në mënyrë të atillë apo në vende ku t’i ndihesh keq.Edhe ti nuk duhet t’i prekësh të tjerët në atë mënyrë qëata ta ndjejnë veten keq apo në siklet. Flit me të rritur tëcilëve u beson, sa herë që dyshon për prekjen apo sjelljene dikujt tjetër.

Mos prano dhurataMos prano ëmbëlsira, para apo dhurata nga askush pa ithënë më parë mamasë tënde, babait apo personit qëkujdeset për ty. Nuk është gabim të pranosh dhurata ngamiqtë dhe njerëzit e familjes. Por disa të rritur, që ju i njihnidhe u besoni, mund t’ju japin dhurata dhe para për t’jujoshur që të bëni diçka të gabuar.

Fol me dikëNëse të ndëshkojnë fizikisht, me fjalë, nëse të ngacmojnëseksualisht apo kërkojnë të zihen me ty, fol me një mik, njëmësues, me prindërit e tu, me një të rritur të cilit ti ibeson. Kjo mund të mos jetë gjë e lehtë. Po qe se nuk dotë flasësh, shkruaji ato që do në letër dhe shpjegoja nënëstënde ose babait se çfarë ndjen.

Vrapo apo largohumenjëherëNëse një i huaj apodikush që ti e njehpërpiqet të të bëjë keq,largohu menjëherë dhe vrapo.Kërko ndihmë. Vrapo drejtvendeve ku ka shumënjerëz.

KlithjaËshtë e drejtë të këlthasësh dhe të gërthasësh nëse dikushtë lëndon. S’duhet të kesh druajtje të këlthasësh apo tëkërkosh ndihmë kur je në hall.

44

Page 48: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Nëse e ke të vështirë të flasësh me mamin apo babin përngacmimin, atëherë fol me dikë të cilit i beson.

Nëse ai që të ngacmon është mami, babi apo mësuesi, flitme dikë të cilit i beson, me gjyshin apo gjyshen, tezen,xhajën, kushëririn apo një komshi.

Mëso për dhunën ndaj fëmijëveMëso gjëra të tjera për dhunën ndaj fëmijëve. Ti mund tëkërkosh në internet, të shkosh në bibliotekë ose të flasëshme mësues, miq apo të rritur të tjerë të cilëve u beson.

Telefonoji një linje nëndihmë të fëmijëveNjofto policinë.

Mos e mbaj të fshehtë.Kurrë s’është vonë t’ia

tregosh dikujt.

Telefono një linjë në ndihmë të fëmijëveNjë linjë telefoni në ndihmë të fëmijëveështë një numër telefoni falas të cilitmund t'i telefononi për të folur medikë mbi problemet që keni.Ju mund të flisni për dhunënme të cilën përballeni juapo shoku ose shoqjajuaj. Pyetni të rriturittë cilëve u besoni për tëgjetur numrin e linjës telefonikenë ndihmë të fëmijëve në zonënku banoni.

Mbaj shënim numrat e urgjencësMbaji gjithë kohës me vete numrat e telefonit të urgjencës,si numrat e telefonit të mamit dhe babit, të njerëzve tëtjerë që kujdesen për ty, të policisë, doktorit, të mikut tëbesuar, të një komshiu apo numrin e mësuesit.

45

Page 49: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Tani që keni mësuar për dhunën, ju mund të ndihmoniveten dhe fëmijët e tjerë për ta ruajtur veten. Flisni mefëmijë të tjerë për Studimin e OKB-së mbi Dhunën ndajFëmijëve dhe për gjërat e tjera që keni mësuar në këtëlibër.

Mos u tremb nga gjërat që thotëlibri. Në botë ka njerëz të ndryshëm.Ka dhe të tillë që mund të lëndojnë.Por shumica e tyre janë njerëztë mirë, të dashur dhe që duantë kujdesen për ty.

Pesë gjëra që unë i kam mësuar nga ky libër janë:

1. ................................................................................

2. ................................................................................

3. ................................................................................

4. ................................................................................

5. ................................................................................

Mos harro t’u tregosh tërriturve kur dikush të lëndon.

Mos harro se s’është faji yt,kur dikush të lëndon.

MOS HARRO, SE PËRÇFARËDO ARSYE,DHUNA ËSHTË E

PADREJTË!

46

Page 50: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Na thuaj se ç’mendon për këtë libër

Ngjyra

Vizatimet,Pikturat

Gjuha/Fjalët

e përdorura

N ëpërgjithësi

Shkëlqyeshëm Mirë Jo dhe aq mirë Keq Keni gjëtjetër përtë thënë?

47

Page 51: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Çfarë më pëlqeu më shumë në këtë libër? ....................................

.................................................................

Çfarë nuk më pëlqeu te ky libër? ...........................................

.................................................................

Si mund ta përmirësojmë akoma këtë libër?....................................

.................................................................

Ju mund t’i dërgoni me postë në këtë adresë:Save the Children SwedenRegional Office for South and Central AsiaGPO 5850, Lalitpur, Kathmandu, NepalTel: +977-1-5531928/9Fax: +977-1-5527266

Ose, nëse keni internet, mund të na dërgoni një e-mailpër të na thënë se ç’mendoni për këtë libër.I shkruani [email protected],[email protected] dhe [email protected]

48

Page 52: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë

Ngjyrose vizatimin

Page 53: Save the Children lufton për të drejtat e fëmijëve....disa ide se si të mund të mbrohen nga dhuna. Tema është shumë e ndjeshme. Puna me fëmijë më të vegjël duhet bërë