rr.sitki Çiço përballë maternitetit të ri, tel: 067 60 00 172, e-mail: … · 2020-02-29 ·...

24
Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Shtunë 29 Shkurt 2020 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Pandeli BARDHI Një president i tipit “anarkist” mesjetar! Nga Luan KURTI Albin Kurti, vepro si kryeministër dhe jo si populist! Nga Bardhyl BEJKO Kush do marrë lavdinë në 2 mars se shpëtoi Shqipërinë?! Kreu i KED në Komisionin Hetimor: Presidenti tejkaloi pozicionin, Kushtetuta nuk mund të lexohet si roman Ardian Dvorani zbardh skandalet e presidentit, presion flagrant KED pas skualifikimit të Zhaklin Petos, ja si tentoi të kapë Kushtetuesen Këshilli Politik ka përshpejtuar procedurat e reformës zgjedhore. Paraditen e djeshme u mblodh sërish tryeza e reformës zgjedhore, ku Par- tia Demokratike paraqiti propozimin e radhës, që ka të bëjnë me futjen e teknologjisë. Konkretisht, u propozua identifikimi elektronik... Deklaratat e forta të kryeministrit Edi Rama në Moskë, teksa ishte përballë me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov, kanë sjellë shumë reagime në vend. Sakaq një postim në rrjetet sociale i amba- sadores amerikane Yuri Kim, e cila mbështeste deklaratat e kryeministrit Edi Rama... Partia Socialiste ka çelur ditën e djeshme punimet e Kongresit 3 ditor. Në ditën e parë, fok- usi kryesor ishte mbështetja ndaj grave, në ditën e dytë të sesionit të punimeve do të votohet dhe për ndryshimin e statutit, e gjithashtu do të bëhet publike dhe axhenda e partisë deri... Qeveria ka prezantuar dje planin për rindër- timin e shtëpive që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndërkohë që disa prej aty që humbën familjarët nga tërmeti, janë strehuar në banesat e reja, plani për rindërtimin është prezantuar dje nga kryeministri Edi Rama, ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj si dhe ministrja... Zgjedhorja, opozita propozon futjen e teknologjisë dhe veting për lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit, drejt referendumit për ndryshimin e sistemit Deklaratat e Ramës përballë Lavrov përplasin Uashingtonin me Moskën, ambasada ruse në Tiranë sulmon Yuri Kim Partia Socialiste çel Kongresin, në ditën e parë fokus mbështetja ndaj grave, Rama kritika të forta Bashës Qeveria zbardh planin për rindërtimin pas tërmetit, ja si do ndahen grantet, modelet e shtëpive të reja dhe kategoritë që përfitojnë 13 apartamente, dubleks në Tiranë dhe vilë në Gjirin e Lalëzit, Rama goditje Metës: Luks të flas për të, ka më shumë se një shtëpi Ambasada amerikane ka dalë dje me një thirrje të fortë për shtetasit e saj sa i takon tubimit të 2 marsit të thirrur nga presidenti Ilir Meta. Përmes një njoftimi të shpërndarë në faqen e saj zyrtare, ambasada e SHBA nëTiranë këshilloi qytetarët e saj që të bëjnë kujdes dhe të shmangin zonën ku do të zhvillohet protesta. Ndonëse presidenti Ilir Meta prej disa javësh po u bën thirrje qytetarëve që t’i... Faqe 6 Faqe 7 Faqe 10 Faqe 5 Përplasjet e Shqipërisë me BRSS, zbardhen sulmet e Hrushovit ndaj Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhës, kërkonte kryengritje ndaj tyre CIA zbardh sulmet e Nikita Hrushov ndaj Enver Hoxhës dhe për- plasjet mes dy vendeve më 1962. Sipas një dokumenti të deklasifikuar së fundmi, Hrushov akuzonte Hoxhën dhe Shehun se po ndiqnin... Faqe 12 Udhëzimi, ndryshon taksa vjetore për automjetet e përdorura, ja detyrimet që duhet të paguajnë shoferët Ministria e Financave ka vendosur të ndryshojë procedurat për taksat e automjeteve. Përmes një udhëzimi të publikuar dje në Fletoren Zyrtare, janë dhënë detaje mbi vlerat që duhet të paguajnë shoferët e makinave të përdora dhe ata të makinave luksoze. Qëllimi i këtij udhëzimi është eliminimi i një pabarazie pasi në ligjin aktual mjeteve nuk... Faqe 11 Faqe 2-4 Bujar Leskaj: 223 milionë euro dëme në buxhet gjatë 2019, problem kryesor korrupsioni, të zgjidhet kreu i ri i KLSH Faqe 9 Ambasada e SHBA i jep shuplakë të fortë Metës, 2 marsin e cilëson tubim politik dhe u kërkon amerikanëve të qëndrojnë larg, alarmohet presidenti Faqe 8 CMYK

Upload: others

Post on 27-Jun-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: … · 2020-02-29 · rus Sergey Lavrov, kanë sjellë shumë reagime në vend. Sakaq një postim në rrjetet

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

E Shtunë 29 Shkurt 2020

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Pandeli BARDHI

Një president i tipit “anarkist” mesjetar!

Nga Luan KURTI

Albin Kurti, vepro si kryeministër dhe

jo si populist!

Nga Bardhyl BEJKO

Kush do marrë lavdinë në 2 mars se shpëtoi

Shqipërinë?!

Kreu i KED në Komisionin Hetimor: Presidenti tejkaloi pozicionin, Kushtetuta nukmund të lexohet si roman

Ardian Dvorani zbardh skandalet e presidentit, presion flagrant KED pas skualifikimit të Zhaklin Petos, ja si tentoi të kapë Kushtetuesen

Këshilli Politik ka përshpejtuar procedurat e reformës zgjedhore. Paraditen e djeshme u mblodh sërish tryeza e reformës zgjedhore, ku Par-tia Demokratike paraqiti propozimin e radhës, që ka të bëjnë me futjen e teknologjisë. Konkretisht, u propozua identifikimi elektronik...

Deklaratat e forta të kryeministrit Edi Rama në Moskë, teksa ishte përballë me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov, kanë sjellë shumë reagime në vend. Sakaq një postim në rrjetet sociale i amba-sadores amerikane Yuri Kim, e cila mbështeste deklaratat e kryeministrit Edi Rama...

Partia Socialiste ka çelur ditën e djeshme punimet e Kongresit 3 ditor. Në ditën e parë, fok-usi kryesor ishte mbështetja ndaj grave, në ditën e dytë të sesionit të punimeve do të votohet dhe për ndryshimin e statutit, e gjithashtu do të bëhet publike dhe axhenda e partisë deri...

Qeveria ka prezantuar dje planin për rindër-timin e shtëpive që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndërkohë që disa prej aty që humbën familjarët nga tërmeti, janë strehuar në banesat e reja, plani për rindërtimin është prezantuar dje nga kryeministri Edi Rama, ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj si dhe ministrja...

Zgjedhorja, opozita propozon futjen e teknologjisë dhe veting

për lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit, drejt referendumit për ndryshimin e sistemit

Deklaratat e Ramës përballë Lavrov përplasin Uashingtonin me Moskën, ambasada ruse në Tiranë sulmon Yuri Kim

Partia Socialiste çel Kongresin, në ditën e parë

fokus mbështetja ndaj grave, Rama kritika të forta Bashës

Qeveria zbardh planin për rindërtimin pas tërmetit, ja si do ndahen grantet, modelet

e shtëpive të reja dhe kategoritë që përfitojnë

13 apartamente, dubleks në Tiranë dhe vilë në Gjirin e Lalëzit, Rama goditje Metës: Luks

të flas për të, ka më shumë se një shtëpi

Ambasada amerikane ka dalë dje me një thirrje të fortë për shtetasit e saj sa i takon tubimit të 2 marsit të thirrur nga presidenti Ilir

Meta. Përmes një njoftimi të shpërndarë në faqen e saj zyrtare, ambasada e SHBA në Tiranë këshilloi qytetarët e saj që të bëjnë kujdes dhe

të shmangin zonën ku do të zhvillohet protesta. Ndonëse presidenti Ilir Meta prej disa javësh po u bën thirrje qytetarëve që t’i...

Faqe 6

Faqe 7

Faqe 10

Faqe 5

Përplasjet e Shqipërisë me BRSS, zbardhen sulmet e Hrushovit ndaj

Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhës, kërkonte kryengritje ndaj tyre

CIA zbardh sulmet e Nikita Hrushov ndaj Enver Hoxhës dhe për-plasjet mes dy vendeve më 1962. Sipas një dokumenti të deklasifikuar së fundmi, Hrushov akuzonte Hoxhën dhe Shehun se po ndiqnin...Faqe 12

Udhëzimi, ndryshon taksa vjetore për automjetet e përdorura, ja detyrimet

që duhet të paguajnë shoferëtMinistria e Financave ka vendosur të ndryshojë procedurat për taksat

e automjeteve. Përmes një udhëzimi të publikuar dje në Fletoren Zyrtare, janë dhënë detaje mbi vlerat që duhet të paguajnë shoferët e makinave të përdora dhe ata të makinave luksoze. Qëllimi i këtij udhëzimi është eliminimi i një pabarazie pasi në ligjin aktual mjeteve nuk... Faqe 11

Faqe 2-4

Bujar Leskaj: 223 milionë euro dëme në buxhet gjatë 2019, problem kryesor korrupsioni, të zgjidhet kreu i ri i KLSH Faqe 9

Ambasada e SHBA i jep shuplakë të fortë Metës, 2 marsin e cilëson tubim politik dhe u kërkon

amerikanëve të qëndrojnë larg, alarmohet presidenti

Faqe 8

CMYK

Page 2: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: … · 2020-02-29 · rus Sergey Lavrov, kanë sjellë shumë reagime në vend. Sakaq një postim në rrjetet

2 GAZETA SOTE Shtunë 29 Shkurt 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kreu i KED, Ardian Dvorani u thirr në Komisionin Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të Presidentit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Gjatë fjalës së tij, Dvorani akuzoi presidentin Meta se shkeli ligjin kur zgjodhi Marsida Xhaferllarin si anëtare të Kushtetuese. “Presidenti Meta tejkaloi KED dhe shkeli meritokracinë, kur zgjidhi si anëtar emrin e katërt të listës që i dërgoi KED,

në një kohë që ligji thotë se ai duhet të zgjedhë mes tre të parëve”, deklaroi ai. Më tej, zoti Dvorani justifikoi veprimet e KED-së, për shpalljen e njëkohshme të listave, me faktin se sipas tij, ishin tejkaluar të gjitha afatet. “KED e vitit 2017 dhe 2018 nuk funksionoi. Kështu që KED e vitit 2019 u ngarkua të bënte gjithçka. Së pari duhet të miratonim të gjitha aktet nënligjore. Ky proces na mori disa muaj”, nënvizoi Dvorani.

Ardian Dvorani: Meta shkeli ligjin kur zgjodhi Xhaferllarin Ja debatet në Komisioni Hetimor për

presidentin MetaAdriatik Alimadhi: Unë nuk dua

të jem pjesë e një procesi hetimor që nuk bëhet në bazë të rregullave. Unë e di që jam në pakicë. Dua të procedoj që nesër dhe në vazhdim ky vend të marrë nga ky komision atë që është më e efektshme.

Ulsi Manja: Ka një plan hetimi i cili është ezauruar në mënyrë të përpiktë sa i takon aktit të parë për shkeljet për 30 qershorin. Komisioni i ka shtuar objektit të hetimit edhe shkeljet e Kushtetutës nga Pres-identi për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Alban Zeneli: Në mbledhjen e fundit shtuan në objektin heti-mor emërimin e anëtarëve të Kus-htetueses. Ne nuk ishim dakord. Ju e vendosët me shumicë votash. Por do marrim pjesë në këtë debat për të qartësuar opinionin publik me atë që ka ndodhur.

Ardian Dvorani: Vendimet tona përveç tabelës së pikëve, kemi për çdo kandidat vlerësimet tona, për aftësitë tona përmes një vlerësimi kolegjial. Secili anëtar është i pavar-ur dhe në fund duhet një mesatare. Ne nuk ishim në një linjë të gjithë. Ne vendosëm se përveç arsyetimit ko-legjial, anëtarët do të japin mendimin e tyre ndryshe. Ne njoftuam edhe organet e emërtesës. Përfaqësuesi i presidenti në fund të asaj mbledhje tha se tani që e mbyllët procesin a do të kujdeseni për respektimin e radhës.

Ulsi Manja: Këto 4 vendimet që ka marrë KED për plotësimin e vakancave a janë publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë?

Ardian Dvorani: Ne listat i kemi bërë publike. Mund të lexohet vlerësimi i bërë. Çdo gjë është e publikuar. Dërgimi i listave nuk është i parashikuar në ligj. KED duhet të marrë vendim për mënyrën e dërgimit të listës. Presidenti i Republikës e tejkaloi pozicionin e vet. Kushtetuta par-ashikon që KED bën renditjen e kandidatëve dhe ua dërgon institucioneve. Kushtetuta nuk mund të lexohet si roman, por in-terpretohet dhe ka teknikat e veta.

Frika nga koronavirusi shtyn mbledhjen e Komisionit të Venecias, Zeneli kritika Metës për kërcënimet me shpërndarje ParlamentiFrika nga koronavirusi ka shtyrë sean-

cat e 20-21 marsit në Komisionin e Venecias ku ishte planifikuar që të shqyrtoheshin dhe të dilej me një raport, që të përmbante opinionin e këtij institucioni për dy çështje të forta që trazuan politikën shqiptare në muajt e fundit të vitit të kaluar, miratimi i paketës anti-shpifje dhe emërimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Meta kishte njoftuar publikisht se do të merrte pjesë në këtë mbledhje dhe do të paraqiste personalisht fakte se ishte mazhoranca dhe jo ai që shkelën ligjin me emërimet në Gjykatën

Kushtetuese, por që pas këtij vendimi do t’i duhet që të udhëtojë drejt Komisionit të Venecias herë tjetër. Ndërkohë, mazhoranca, nga ana tjetër, ka bërë të qartë se nuk do të marrë vendim në komisionin hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, pa pasur një opinion nga Venecia. Kujtojmë që, në shkurt dy deleg-acione të Komisionit të Venecias zbarkuan në Shqipëri për t'u njohur me problemin dhe qën-drimin e aktorëve politikë dhe institucioneve për dy çështjet. Paketa anti-shpifje u dërgua në "Venecia" nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe OSBE, ndërsa

mazhoranca bëri "një hap pas", duke mos e votuar në Kuvend pa marrë parasysh opinion e Komisionit të Venecias. Ndërsa në 13 shkurt erdhi delegacioni për debatin e fortë për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese mes Presidentit dhe opozitës nga njëra anë dhe KED-së me shumicën nga krahu tjetër. Çështja përfundoi në SPAK, pas kallëzimit të Presidentit për kreun e KED-së, Ardian Dvorani. Por dje në lidhje me presidentin Ilir Meta ka reaguar edhe nënkryetari i Komi-sionin Hetimor që po heton veprimet e kreut të shtetit, Alban Zeneli. Ky i fundit gjatë një

prononcimi për mediat, theksoi se presidenti Meta nuk ka tagër të shpërndajë Parlamentin, ndërsa paralajmëroi se nëse kjo do të ndodhë ky vendim do të hetohet nga Komisioni Heti-mor. “Për të qenë i sinqertë nuk besoj se Meta do shpërndajë Parlamentin. E para nuk e ka në asnjë rresht të Kushtetutës mundësinë dhe tagrin për ta bërë këtë gjë. E dyta, nëse e bën kjo është një shkelje shumë e rëndë. Dhe nëse e bën ky dekret do vijë për miratim në Parlament që do rrëzohet nga Kuvendi. Por kjo shkelje e rëndë e tij nëse bëhet do të futet në komisionin për shkarkimin e tij”, deklaroi Zeneli.

Rigels SELIMAN

Kryetari i Emërimeve në Drejtë-si, Ardian Dvorani, doli ditën e djeshme përpara komi-sionit hetimor parlamentar

të ngritur për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Zoti Dvorani është i kallëzuar penalisht nga presidenti Meta në SPAK si një nga zyrtarët që është përfshirë në atë që kreu i shtetit, e quan “grusht shteti” për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që dje ka dhënë shpjegime mbi veprimtarinë e KED-së për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Gjatë fjalës së tij, kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ka shpërthyer në akuza në adresë të Metës, teksa e akuzoi këtë të fundit se tejkaloi pozicionin e tij kur i kërkoi sqarime KED-së për publikimin e listave. Madje, ai rrëzoi kreun e shtetit kur theksoi se nuk ishin publikuar vendimet e KED. “Ne listat i kemi bërë publike. Mund të lexohet vlerësimi i bërë. Çdo gjë është e publikuar. Dërgi-mi i listave nuk është e parashikuar në ligj. KED duhet të marrë vendim për mënyrën e dërgimit të listës. Presidenti i Republikës e tejkaloi pozicionin e vet. Megjithëse nuk është e shkruar në ligj ne kemi vendosur një vëzhgues. Kur vjen puna te procedura e verifikimit nuk mund të kërkoni shpjegime sepse mbledhja e këshillit merr një karakter tjetër. Unë nuk mund ta pranoj që Gjyka-ta e Lartë që interpretimi i Kushtetutës është ky. Në këtë proces jemi të katër njësoj dhe unë nuk i jap më shumë peshë askujt”, deklaroi ai.

Kushtetuta nuk mund të lexohet si roman

Duke u ndalur tek akuzat e presi-dentit Ilir Meta se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk respektoi radhën dhe renditjen gjatë plotësimit të vakancave për katër vendet vakante të Gjykatës Kushtetuese që i takon Presidencës dhe Kuvendi, kreu i KED, Ardian Dvorani theksoi se ato janë spekulime. Në këtë kontekst, zoti Dvorani i kujtoi presi-dentit Meta se Kushtetuta duhet lexuar dhe interpretuar si duhet, pasi ajo nuk është libër. “Kushtetuta parashikon që KED bën renditjen e kandidatëve dhe ua dërgon institucioneve. Kushtetuta nuk mund të lexohet si roman apo si FAX, por interpretohet dhe ka teknikat e veta”, u shpreh ai. Më tej, zoti Dvorani hodhi poshtë edhe akuzat e ngritura

Emërimet në Kushtetuese, Dvorani i gjen shkelje Metës

Kreu i KED dëshmon në Komisionin Hetimor: Presidenti tejkaloi pozicionin, Kushtetuta s’mund të lexohet si roman, pezullimi i garës shkelje flagrante

nga Meta se KED ka marrë vendime jokolegjiale. Duke folur para anëtarëve të Komisionit Hetimor, kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi theksoi se vendi-met e KED kanë qenë kolegjiale dhe se tagrin për të komunikuar me palët e treta e ka kryetari i këtij institucioni, ndryshe nga sa pretendon Meta. “Vendimet tona përveç tabelës së pikëve, kemi për çdo kandidat vlerësimet tona, për aftësitë tona përmes një vlerësimi kolegjial. Secili

anëtar është i pavarur dhe në fund duhet një mesatare. Ne nuk ishim në një linjë të gjithë. Ne vendosëm se përveç arsyetimit kolegjial, anëtarët do të japin mendimin e tyre ndryshe. Ne njoftuam edhe organet e emërtesës. Përfaqësuesi i presidenti në fund të asaj mbledhje tha se tani që e mbyllët procesin a do të kujdeseni për respektimin e radhës. Thelbi është se ne e kemi ezauruar tani procesin. Është një procedurë administrative. Nuk kishim

asnjë lloj vendimmarrje. Thamë se duhet të shohim dhe do ta përcjellim dokument-acionin. Është marrë vendim kolegjial për dërgimin e listave”, u shpreh ai.Pezullimi i garës shkelje flagrante

Por kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani gjatë fjalës së tij para Komisionit Hetimor akuzoi presidentin Ilir Meta se shkeli ligjin dhe tejkaloi kompetencat kur pezulloi garën për Gjykatën Kushtetuese. “Ishte një vonesë prej ditës, por ishin 24 ditë të tjera. Edhe nëse ky do të ishte një problem mund të zgjidhej përmes bashkëpunim-it. Palët ulen dhe diskutojnë, sqarojnë njëri-tjetrin, por nuk mund të ketë bash-këpunim në momente ekstreme. Nuk ka bashkëpunim sepse nuk ka bisedim. Kjo gjë mund të zgjidhet në rast se do të ishte problem. Nuk është çështje e vonesës së 6 ditëve. Duhet të kishte një radhë kush nga organet duhet të vepronte dhe presidenti nuk duhet ta pezullonte garën, pasi ishte e pabazuar në ligj”, nënvizoi Dvorani.

Deputeti i opozitës së re, anëtari i Komisionit Hetimor për Metën, Adri-atik Alimadhi theksoi se është kundër përfshirjes së emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese si objekt të këtij hetimi. “Unë nuk dua të jem pjesë e një procesi hetimor që nuk bëhet në bazë të rregullave. Unë e di që jam në pakicë. Dua të procedoj që nesër dhe në vazh-dim ky vend të marrë nga ky komision

atë që është më e efektshme”, deklaroi Alimadhi. Këtë kërkesë e ka mbështe-tur dhe deputeti tjetër opozitar, Alban Zeneli. Por, kryetari i këtij Komisioni, Ulsi Manja, u shpreh se ka një plan hetimi i cili është ezauruar në mënyrë të përpiktë. Po ashtu, ai tha se Komisio-ni i ka shtuar objektit të hetimit edhe shkeljet e Kushtetutës nga Presidenti për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Opozita kundër ndryshimit të objektit

Page 3: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: … · 2020-02-29 · rus Sergey Lavrov, kanë sjellë shumë reagime në vend. Sakaq një postim në rrjetet

GAZETA SOT E Shtunë 29 Shkurt 2020 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ar-dian Dvorani u thirr dje në Komisionin Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të Presidentit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Gjatë fjalës së tij, Dvorani ka deklaruar se presidenti Ilir Meta i ka tërhequr vëmendje KED për një kandidate që garonte për t’u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që sipas tij të dy institucionet janë të barabartë. “Problematike është fakti se presidenti i tërheq vërejte KED pse bën interpretime. Në raportet institucionale funksionon ndryshe. Në këtë proces jemi katër palë dhe asnjëra nuk është superiore ndaj tjetrës. Organet e tjera, qoftë Gjykata e Lartë, Kuvendi apo presidenti duhet të ishin përmbajtur në kompetencat e tyre“, deklaroi Dvorani.

Gjykata Administrative e Apelit riktheu në garë për Gjykatën Kushtetuese, kandidaten Zhaklin Peto, e skualifikuar më parë nga KED për shkak të proble-meve me pasurinë. Peto ngriti padi kundër vendimit të KED-it më 9 gusht dhe më 22 gusht, Administrativja vendosi të pranojë pjesërisht padinë e saj. Vendimi i publikuar tregon se Gjykata Administrative e Apelit ka shfuqizuar dy vendime të KED, të cilat i ndalonin Petos kandidimin për një mandat të plotë dhe një vakancë të parakohshme; të dyja këto të shpallura nga Presi-denti i Republikës më 17 shkurt 2018. Peto ka kërkuar gjithashtu që lejimin e kandidimit ta sigurojë përmes vendimit të gjykatës, por kjo kërkesë është pushuar dhe çështja është rikthyer sërish për vendimmarrje në tryezën e KED, e cila në përfundim e skualifikoi atë.

KREU I KED: META NUK ËSHTË SUPERIOR NDAJ NESH

JA LËVIZJET E ZHAKLIN PETOS PËR TË RIHYRË NË GARË

Ilir Meta josh demokratët me dy gishtat lart: Bashkohuni për pranverën kuqezi, në 2 mars sovrani do protestojë kundër puçistëve

Nuk kanë fund çudirat për presidentit Ilir Meta. Ky i fundit prej një viti është zhve-shur nga kostumi i kreu të shtetit, ndërsa ka nisur një ofensivë ndaj ndërkombëtarëve dhe mazhorancës qeverisëse, duke i akuzuar se janë bërë bashkë për të bërë një grusht-shteti. Për këtë arsye, zoti Meta ka paralajmëruar se në datën 2 mars do të zhvillojë një tubim, kundër atyre që ai i etiketon si puçistë, lëvizje kjo që në korridoret e politikës dhe jo vetëm shihet si ten-tativë e pastër për të marrë drejtimin e opozitës.

Por ditën e djeshme presidenti Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ftoi qytetarët të marrin pjesë manifestimin e së hënës, ndërsa në mënyrë figurative ka ngritur dy gishta lart, që janë simboli i lirisë dhe demokracisë dhe që për-doret nga Partia Demokratike. “Të dashur qytet-arë, i paduruar për t’u bashkuar edhe unë me ju më 2 mars për pranverën kuqezi”, shprehet në videomesazhin e tij. Ndërkohë, po dje në rrjetet sociale, presidenti Meta ka publikuar një video nga intervista e tij për emisionin “Opinion”,

ndërsa iu bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit të 2 marsit, që të protestojnë sipas tij, kundër puçistëve dhe atyre që kërkojnë të bëjnë grusht-shteti në Shqipëri. “Çdo qytetar i vendit tonë duhet të kuptojë se kriza e tmerrshme institucionale, ekonomike e shoqërore, si dhe rritja e pasigurisë për të ardhmen, buron nga mungesa e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri për domosdoshmërinë e mbrojtjes së Kushtetutës nga politikanët që për më shumë pushtet i vënë kazmën themeleve të shtetit, si përmes ndërhyr-

jeve të nxituara dhe jo transparente, ashtu edhe përmes bërjes së ligjeve anti-kushtetuese që mi-nojnë sundimin e Kushtetutës dhe shtetit ligjor, siç është bërë traditë sidomos në vitet e fundit. Është koha që sovrani të thotë fjalën e tij ndaj këtyre puçistëve që nxjerrin ligje për të shkelur dhe dhunuar Kushtetutën e Republikës. Është koha të shpëtojmë shtetin e të gjithë shqiptarëve nga pengmarrësit e pushtetit! Ndaj në 2 mars zëri juaj duhet të dëgjohet si asnjëherë tjetër”, nënvizoi presidenti Ilir Meta.

Rigels SELIMAN

Zbardhen prapaskenat e luftës së presidentit me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe mazhorancën

qeverisëse. Ilir Meta ka vendosur të dalën në shesh në datën 2 mars me argumentin për të mbrojtur Kushte-tutën. Por në fakt lëvizja e Metës lidhet me dështimin për të futur të besuarit e tij në Gjykatën Kushtetuese. Kreu i KED, Ardian Dvorani ishte i pari që ra pre e shënjestrës së kreut të shtetit, ndaj të cilit pati edhe një kallëzim penal. Ditën e djeshme ky i fundit dëshmoi në Komisionin Hetimor për presidentin Meta, ku tregoi se gjithçka lidhet me luftën për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

Presion flagrant KED pas skualifikimit të Petos

Gjatë dëshmisë së tij, zoti Dvo-rani zbuloi se përplasjet mes tij dhe presidentit Meta kanë nisur në muajin gusht të vitit që lamë pas, kohë kur Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nisi të shqyrtonte emrat që kishin garuar për katër vakancat e krijuara në Gjykatën Kushtetuese, ku dy i takonin Presidentit të Republikës dhe dy Ku-vendit të Shqipërisë. Dvorani theksoi se nga 56 kandidatë, në garë mbetën 6 emra për katër vendet vakante, ndërsa shtoi se mes tyre ishin plot 20 kandidatët që KED iu ndaloi kandidi-min, pasi pas hetimeve rezultuan me probleme. Por sikundër pohoi kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, 9 nga kandidatët ankimuan vendimin e KED në Gjykatën Administrative, teksa njëri prej tyre fitoi dhe u kthye në garë. Bëhet fjalë për Zhaklin Peton, e cila pavarësisht rikthimit në garë u skualifikua nga KED. “Procesi i ver-ifikimit zgjati deri në fund të muajit korrik. Gjatë vitit u verifikua dhe një fenomen tjetër, ku për shkak të s`kualifikimeve një pjesë e vendeve vakante mbetën pa numër të caktuar kandidatësh. U shqyrtuan 57 kandi-datë, ku 15 kandidatë u tërhoqën dhe 20 kandidatëve iu ndalua kandidimi. Ne bëmë shumë hetime. Kështu që çdo ide dhe akuzë që hidhet është një spekulim. Nga të përjashtuarit 9 iu drejtuan gjykatës, ku 8 u rrëzuan dhe vetëm një nga kandidatët në datë 22 gusht fitoi të drejtën për t’u rikthyer në garë në Gjykatën Administrative. Gjykata gjeti shkelje që KED nuk e

Kreu i KED: Në 31 gusht Meta na dërgoi një shkresë ku kërkonte llogari pse skualifikuam një kandidat

Dvorani zbardh skandalet e Ilir Metës, presion flagrant KED pas skualifikimit të Zhaklin Petos,

ja si tentoi të kapë Gjykatën KushtetueseKonflikti Rama-Meta, Topi:

Luftë për pushtetPrej muajsh ka nisur një “betejë

politike” midis presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Meta e ka akuzuar qeverinë se është duke planifikuar një grusht shteti. Por në lidhje me këtë konflikt, dje ka reaguar edhe ish-presidenti Bamir Topi. Ky i fundit teksa ishte i ftuar në një studio televizive, zbuloi se të gjithë problemet në vendin tonë ni-sin nga uria që liderët politikë kanë për të kapur çdo institucion. “Unë mendoj që origjinën e të gjithë prob-lemeve e kemi të gjithë në mungesën e një kulture politike qytetare, e një vullneti për të bashkëpunuar me të gjithë institucionet, e një dëshire patologjike për të qenë protagonist dhe uzurpues të gjithçkaje. Mjafton që ta kesh këtë mundësi dhe poli-tikanët kryesorë të këtij vendi, një pjesë të mirë e të cilëve unë i kam njohur më nga afër, kanë këtë lloj disproporcioni, të shkojnë dhe të uzurpojnë gjithçka. Unë besoj që jemi absolutisht në këtë klimë”, deklaroi Topi.

LSI: Qytetarët po largohen nga Shqipëria,

shkak varfëriaSekretari i Përgjithshëm i LSI,

Endrit Braimllari ka bërë dje përg-jegjës kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij për largimin e mijëra shqiptarëve jashtë vendit. Në një postim në rrjetet sociale, Braim-llari duke iu referuar të dhënave nga Zyra Europiane e Azilantëve shkruan se shifrat e azilkërkuesve nga Shqipëria janë në rritje dhe se kjo qeveri nuk iu ka lënë rrugë tjetër qytetarëve. “Edi Rama dhe qeveria e tij e Rilindjes i ka de-tyruar shqiptarët të largohen nga vendi dhe të kërkojnë azil edhe pse Shqipëria nuk është në gjendje lufte. Të dhënat nga Zyra Europiane e Azi-lantëve (EAS0), tregojnë që shifrat e azilkërkuesve nga vendi ynë janë në rritje: “në vitin 2019 aplikimet për Azil nga Shqipëria ishin 22.9 mijë”. Qeveria e propagandës, e palig-jshmërisë, e dhunimit të Kushtetutës, e shkeljes se të drejtave të njeriut, e varfërisë nuk iu ka lënë rruge tjetër qytetarëve të vendit, vetëm rrugën e azilit”, deklaroi Braimllari.

Hetimor, zoti Dvorani theksoi se presidenti Meta i dërgoi një shkresë zyrtare KED, duke i kërkuar llogari mbi zgjedhjen e kandidatëve. “Në datën 31 gusht Presidenti i drejtohej me një shkresë KED, ku shpreh shqetësimet për situatën e krijuar, që nuk mund të tolerojë faktin që KED të bëjë interpretime të zgje-ruara më shumë se sa i lejon ligji dhe na inkurajon bashkëpunim me organet e tjera. Për këtë komuni-kimi, që nuk është një komunikimi i thjeshtë. Problematik është fakti që Presidenti i drejtohet KED duke

i tërhequr vërejtjen që këshilli nuk mund të bëjë interpretime përtej kompetencave kushtetuese”, nënvizoi ai. Por kjo deklaratë e zotit Dvorani nxori në pah faktin se presidenti Meta i ushtori presion KED, në mënyrë që kjo e fundit të përzgjidhte kandidatët e preferuar të saj. Madje, ajo që e tregon qartë se Meta kërkoi të kapte Gjykatën Kushtetuese ishte edhe rasti kur ai përzgjodhi si anëtar Besnik Muçin, por që ky i fundit u shkarkua nga vetingu dhe rasti që ka zgjedhur si anëtar Mar-sida Xhaferllarin, e cila ka qenë pjesë e KLD-së së drejtuar prej tij.

kishte njoftuar kandidatin që ishte skualifikuar. Ne kemi bërë 108 njof-time, por vetëm në këtë rast kishim gabuar. Megjithatë, kjo kandidate u skualifikua se nuk plotësonte kriteret dhe që u kundërshtua nga Presiden-ca”, deklaroi ai.

Ja si Meta tentoi të kapë Kushtetuesen

Por skualifikimi i kandidates në fjalë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe që tanimë është zbuluar se bëhet fjalë për Zhaklin Peto, nuk u mirëprit nga presidenti Ilir Meta. Gjatë dëshmisë së tij para Komisionit

Page 4: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: … · 2020-02-29 · rus Sergey Lavrov, kanë sjellë shumë reagime në vend. Sakaq një postim në rrjetet

GAZETA SOT4 E Shtunë 29 Shkurt 2020

3,4,5,6,10,13,14,18,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

13 apartamente, dubleks në Tiranë dhe vilë në Gjirin e Lalëzit, Rama goditje Metës: Luks të flas për të, ka më shumë se një shtëpi

Kryeministri: Kam hallin e familjeve të prekura nga tërmeti, jo të presidentit që ka disa shtëpi

PD kapet pas koronavirusit: Situata nuk është siç e paraqet qeveria, mungojnë pajisjet mbrojtëse në qendrat spitaloreRreziku nga koronavirusi është çështja e cila

po shfrytëzohet nga opozita. Edhe pse presidenti më 2 mars do të dalë në shesh, opozita është e fokusuar te emergjenca shëndetësore. Dje reagoi për këtë çështje kreu i PD, Lulzim Basha. Ba-sha u shpreh se grupet e punës të ngritura nga Partia Demokratike po monitorojnë situatën në qendra shëndetësore. Sipas Bashës, gjendja nuk është siç paraqet propaganda e qeverisë. “PD po ndjek seriozisht dhe me përgjegjësi situatën për marrjen e masave kundër përhapjes së corona-virus-it në vend. Grupe pune po kryejnë verifi-

kime pranë qendrave shëndetësore, spitaleve & vendkalimeve kufitare, dhe gjendja nuk është siç e paraqet propaganda e qeverisë. Në pjesën më të madhe të qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore. Duhet urgjent heqje dorë nga propaganda dhe përgatitje serioze për përballimin e situatës së mundshme të coronavi-rus-it që tashmë është i pranishëm në pothuajse të gjitha vendet fqinje me Shqipërinë. Ndërkohë grupet e kontrollit të Partisë Demokratike kanë vijuar dhe të premten kontrollet në qendrat shëndetësore, për monitorimin e masave të mar-

ra për mbrojtjen nga koronavirusi”, tha Basha. Ndërsa Bardh Spahia, nga qendra shëndetësore Nr. 10, u shpreh se mungojnë masat mbrojtëse për personelin shëndetësor për tu përballur me koronavirusin. “Ndodhemi sot këtu pranë qendrës shëndetësore Nr.10, një qendër e cila mbulon një numër jashtëzakonisht të madh të qytetarëve të Tiranës, rreth 115 mijë qytetarë të kësaj zone që marrin shërbim në këtë qendër. Në vazhdim edhe të denoncimeve të shumta që kemi marrë nga personeli shëndetësor dhe qytetarë të ndryshëm për mungesa të theksuara për sa

i përket mjeteve mbrojtëse apo mangësive të theksuara sa i përket dezinfektimit apo sigurisë në këto qendra shëndetësore. Ashtu si edhe në qendra të tjera patëm rastin të komunikojmë, të shohim nga afër dhe të komunikojmë me personelin mjekësor, shëndetësor të cilët na konfirmuan edhe një herë vështirësitë me të cilat hasen, mungesat për pajisjet e duhura për vetëmbrojtje dhe si në qendra të tjera, pikërisht në mungesën e maskave, vizierave mbrojtëse, tutave apo veshjeve të duhura në rast të dyshimit të një pacienti për koronavirus”, tha ai.

Kliti TOPALLI

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë dje një goditje të fortë presidentit Ilir Meta, në pikën e tij më të dobët, pasurinë. Dje

kryeministri bëri publik planin e qeverisë për rindërtimin e banesave të prekura nga tërmeti. Gazetarët e pyetën edhe mbi sulmet e presidenti dhe tubimin e 2 marsit, por përgjigjja e shefit të ekzeku-tivit ishte thumbuese dhe me mjaft ironi. “Presidenti e ka shtëpinë, më shumë se një shtëpi. Unë jam këtu për shtëpitë e atyre që jetojnë në çadra, apo që jetojnë në shtëpitë e të tjerëve me qera dhe pres-in të kthehen në shtëpitë e tyre. Për ata jam unë këtu, jo thjesht në këtë konfer-encë, por në të gjitha orët e ditës time, me gjithë natë. Kështu që jua kam lënë juve çështjen e Presidentit. Unë nuk merrem me Presidentin. Është shumë luks i madh për mua”, tha kryeministri Edi Rama. Deklarata e tij nuk u kapërdi nga Pres-idenca, e cila reagoi me urgjencë. Edhe këtë herë Meta hodhi në sulm zëdhënësin e tij. “Lajmërojeni gruan e Bilalit se Pres-identi ka vetëm një shtëpi: Shqipërinë. Sa shtëpi ka gruaja e Bilalit pyeteni vetë”, tha ai. Por pse u alarmua kreu i shtetit dhe pse shefi i qeverisë i përmendi pasur-inë? Meta ka thirrur një tubim të hënë në mbrojtje të rendit ligjor dhe qytetarëve, por në fakt është ndër politikanët me pasurinë më të lartë në vend.

Banesat e Ilir MetësQë prej vitit 2003 e deri më sot, Meta

ka deklaruar çdo vit pasurinë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Mjafton të shohësh këto deklarata dhe kupton se si ka ndryshuar pasuria e kreut të shtetit, e veçanërisht apartamentet. Në vitin 2003, kur dhe nis deklarimi pasuror, presidenti Ilir Meta ka deklaruar apartament 2+1 dhe ka pasur në pronësi vetëm 25 për qind të tij. Po ashtu ka deklaruar një banesë në Golem 327 m2 blerë 60 mijë dollarë. Por e njëjta banesë 3 vite më pas është shitur 300 mijë euro. Në vitin 2007 Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet, ndërsa Kryemadhi pagën si anëtare e Këshillit Bashkiak. Por kryetarja e LSI ka deklaruar dhe blerje 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë. Në vitin 2010 dhe për koincidencë vit kur LSI ishte në qeveri me PD, pasuria e tyre ka nisur të lëvizë. Meta ka deklaruar shtesë në llogarinë bankare, apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada me vlerë 400.000 euro, ku është deklaruar se

200 mijë euro janë marrë kredi, ndërsa 200 mijë euro kanë qenë në gjendje cash. Ndërsa Kryemadhi ka deklaruar pagën si sekretare organizative në LSI, pagën si anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë dhe marrjen e një apartamenti banimi 2 kate, me sipërfaqe 317 metra katror në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës, me kontratë sipërmarrjeje me Lura sh.p.k. (Burimi, këmbimi me sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me firmën Agigos, si përfitues

33 % të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli). Në vitin 2014, Monika Kryemadhi, bashkëshortja e presidentit ka deklaruar se është pronare me 100 % e 13 apartament-eve të banimit me sip. totale 1444.8 m2, përfituar nga shtojca e kontratës së sipër-marrjes me Agi-Kons shpk, për caktimin në natyrë të pjesës takuese. Pothuajse të gjitha apartamentet janë shitur në vitet e mëpasshme. Pra duket se kryeministri ka pasur një farë të drejtë, duke qenë se kreu i shteti paska pa fund banesa.

JA PASURIA E METËS DHE KRYEMADHIT

Apartament 2+1 përfituar nga privatizimi, zotëron 25% Banesë +verandë+lulishte në Golem, 327

m2, me vlerë 60 mijë dollarë dhe zotërim 50%. Marrë me hua bankare. Apartament ¼ Shitur banesa në Golem, 300 mijë euro Monika Kryemadhi blerje 500 m2

tokë+200m2 truall, 5 milionë lekë Apartament banimi 200 metra katrorë te Rr.

Barrikada 400 000 euro Apartament banimi 2 kate, me sipërfaqe 317

metra katror në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës me kontratë sipërmarrjeje me Lura sh.p.k. Kryemadhi, pronare me 100 % e 13 apar-

tamenteve të banimit me sip. totale 1444.8 m2, përfituar nga shtojca e kontratës së sipërmarrjes me Agi-Kons shpk, për caktimin në natyrë të pjesës takuese. Kryemadhi, të ardhura nga shitja e aparta-

mentit të banimit, 57 798 euro. Kryemadhi, kontratë shitje e apartamenti të

banimit, 64 020 euro. Kryemadhi ka shitur një apartament me

sipërfaqe 104.74 m2, në vlerën 60 958 euro, nga të cilat janë arkëtuar 55 503 euro dhe kanë mbetur për tu arkëtuar nga të tretë 5 455 Euro. Kryemadhi ka shitur apartament me

sipërfaqe 166.2 m2, me vlerë shitje, te arkëtuar plotësisht 85 088 euro. Kryemadhi ka shitur apartament banimi

me sipërfaqe 108.5 m2, vlera e shitjes, e arkëtuar 57 885 euro. Kryemadhi, shitje apartament banimi, 101

m2, 55 550 euro. Kryemadhi, shitje apartament banimi, 166

m2, 58 806 euro. Kryemadhi llogari në Credins 140 mijë paund

pagesë për shkollimin e fëmijëve ose 160 mijë euro. Kryemadhi, gjendja e llogarisë bankare, 56

778 euro. Kryemadhi, gjendja e llogarisë bankare, 2

336 669 lekë. Kryemadhi, gjendja e llogarisë bankare (në

emër të fëmijës), 11 038 euro. Gjendja e llogarisë bankare, (në emër të

fëmijës), 82 086 lekë. Shtesë në llogari bankare zoti Meta me vlerë

1 815 082 lekë Çelur llogari bankare studentore për djalin

më 03.09.2016, vlera 43 727 lekë. Llogari bankare shtuar gjatë 2016 me 174

403 euro. Vajza, gjendje llogari bankare studentore,

50 473 lekë. Kryemadhi llogari në Credins, pakësuar

131 053 euro.

Në vitin 2013 zonja Monika Kryema-dhi ka deklaruar se ka përfituar 13 apartamenteve të banimit me sip. totale 1444.8 m2, përfituar nga shtojca e kon-tratës së sipërmarrjes me Agi-Kons shpk, për caktimin në natyrë të pjesës takuese. Deri në vitin 2017 zonja Kryemadhi dhe zoti Meta kanë shitur 8 apartamente dhe

prej tyre kanë përfituar në total 785.105 mijë euro. Sa i takon pasurisë të deklaru-ar së fundmi, bie në sy se për vitin 2017 janë pagur 160 mijë euro për shkollimin e fëmijëve në Britaninë e Madhe. Po ashtu të vetmet të ardhura janë shitja e dy apartamenteve dhe pagat si deputete dhe President.

Vlerta e apartamenteve

“Në 2 mars në bulevard, për fëmijët dhe Shqipërinë. Prandaj unë them që ne si LSI, unë Monika Kryemadhi angazho-hem që jo vetëm të shërbej e përulur ndaj të rinjve të LRI-së, por ndaj të gjithë të rinjve shqiptarë si një nënë që ushqen dhe jep jetën për fëmijët e saj. Unë nuk kam ndërmend të jap jetën as për Lulzim

Bashën që të bëhet kryeministër, as për Ilir Metën që të jetë President, unë e jap jetën time për fëmijët e mi që nëse dikush kërkon t’ju marri të ardhmen e tyre”, tha pak ditë kryetarja e LSI, Monika Kryema-dhi. Ndërkohë që fëmijët e saj arsimohen të gjithë në Londër dhe paguhen rreth 140 mijë paund çdo vit për ta.

Fëmijët në Londër, Kryemadhi: Në 2 mars për të ardhmen e fëmijëve

Page 5: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: … · 2020-02-29 · rus Sergey Lavrov, kanë sjellë shumë reagime në vend. Sakaq një postim në rrjetet

3,4,5,6,10,13,14,18,20,21,24GAZETA SOT E Shtunë 29 Shkurt 2020 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ambasada e SHBA i jep shuplakë të fortë Ilir Metës, 2 marsin e cilëson tubim politik dhe u kërkon amerikanëve të qëndrojnë larg, alarmohet presidenti

Presidenca: Nuk ka vend për asnjë alert për shqiptarët dhe të huajt

Fatos Klosi: Thirrjet e Metës për tubim janë të paprecedenta, të gjithë janë në luftë për kapjen e Gjykatës KushtetueseIsh-kreut i Shërbimit Informativ të Shtetit,

Fatos Klosi, komentoi ditën e djeshme tubimin e 2 marsit të thirrur nga presidenti Ilir Meta. Gjatë një interviste televizive, Klosi i cilësoi thirrjet e presidentit si të paprecedenta, duke theksuar se qytetarët shqiptarë e tregojnë qëndrimin e tyre një herë në 2 vjet kur është mbajtja e zgjedhjeve vendore dhe qendrore. Po ashtu, ish-kreu i SHISH hodhi poshtë edhe pretendimet e opozitës se qeveria ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura, duke deklaruar se nuk e përcaktojnë blerësit fatin e fituesit. “Kjo që po ndodh është një ngjarje e paprecedentë. Kur ty të ngel sharra në

gozhdë, kur nuk të dëgjojnë, pse nuk e thërret popullin kur je në pushtet. Nuk e kam për Ilir Metën, por për të gjithë politikanët, se kjo situatë është krijuar nga drejtuesit e këtij vendi. Duhej të merreshin vesh dhe jo ta sillnin situatën për të thirrur popullin “hajde na jep fuqinë tënde”. Populli e tregon pushtetin njëherë në dy vjet, dhe kuptohet opinioni i tij. Natyrisht ankohen se zg-jedhjet nuk janë të lira, janë blerë etj. Gjithmonë janë bërë hile të vogla nga të tërë. Unë i kam ndjekur zgjedhjet dhe nuk është kollaj ti blesh zgjedhjet për të fituar, nuk e përcaktojnë blerjet fatin e fituesit”, tha Klosi. Ish-kreu i SHISH u

shpreh se të gjitha palët politike janë në luftë me njëri-tjetrin pasi të gjithë duan të kapin Gjykatën Kushtetuese, duke shtuar se ky është shembulli më i keq që politika po i jep qytetarëve të saj. “Nuk ka asgjë për të menduar, mbase të gjitha palët duan ta kapin Gjykatën Kushtetuese, men-doj dhe për mua është një problem në të cilin ka futur hundët politika. Tani i drejtohen popullit se është prishur radha apo që është bërë një shkresë me hile. Populli shikon tek këta njerëz jo seriozë, nuk është ky shembulli që duhet të japin njerëzit më të urtë dhe më të qetë, që duhet të mendohen 10 herë për të folur njëherë”, tha

Klosi. Sipas ish-kreut të SHISH vendimi i Metës për tubim është i gabuar, duke theksuar se pres-identi i vetëm nuk mund ta organizonte dhe u mbështet te PD-LSI. “Presidenti bëri një gabim, pasi mori këtë vendim thirri Lulzim Bashën, ai shkoi në PD dhe lajmëroi aleatët dhe shprehën gatishmërinë për të dalë edhe ata. Presidenti vetë nuk ka mundësi të organizojë, me LSI-në mbase po. Pra organizatorët e kësaj proteste dhe që dinë ta bëjnë këtë punë janë partitë opozitare. Uroj të mos jetë e dhunshme dhe nuk besoj sepse palët kanë dhënë qëndrimet e tyre se nuk do të jetë e tillë, është një provë force”, tha Klosi.

Elisjeda KIKO

Ambasada amerikane ka dalë dje me një thirrje të fortë për shtetasit e saj sa i takon tubimit të 2 marsit të thirrur

nga presidenti Ilir Meta. Përmes një njoftimi të shpërndarë në faqen e saj zyrtare, ambasada e SHBA në Tiranë këshilloi qytetarët e saj që të bëjnë kujdes dhe të shmangin zonën ku do të zhvillohet protesta. Ndonëse presidenti Ilir Meta prej disa javësh po u bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen në datën 2 mars në një tubim qytetar në mbrojtje të Kushtetutës, por ambasada e SHBA thekson se është një tubim politik. Selia diplomatike duke iu referuar edhe protestave të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, deklaroi se 2 marsi mund të jetë një demonstratë e dhunshme. "Pika e grumbullimit që është lajmëruar është bulevardi Dëshmorët e Kombit. Tubimi politik pritet të zhvillohet në 2 Mars 2020 duke filluar rreth orës 17:00 pas-dite. Kohëzgjatja e tubimit të pritshëm nuk dihet. Në demonstratat e kaluara ka pasur dhunë. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Shmangni vendet e mundshme të protestës përfshirë Bule-vardin Kombëtar. Monitoroni median për azhornimet. Jini të vëmendshëm dhe mbani një profil të ulët", thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane për qytetarët e saj në Shqipëri.

Reagon PresidencaPor pas deklaratës së fortë të am-

basadës amerikane në Tiranë reagoi edhe Presidenca. Zëdhënësi Tedi Blushi përmes një postimi në rrjetin social u shpreh se kohëzgjatja e protestës do të jetë vetëm dy orë, ndërsa shton se nuk ka vend për asnjë alert për qytetarët shqiptarë dhe të huaj duke iu përgjigjur ambasadës së SHBA-së. Por Blushi dha edhe shifra për pjesëmarrjen e protestuesve në 2 mars, duke deklaruar se do të jenë edhe 200 shqiptaro-amer-ikanë, të cilët sipas tij kanë konfirmuar pjesëmarrjen. “Asnjë alert për datën 2 mars, për qytetarët shqiptarë dhe të huaj që jetojnë dhe do të mbërrijnë në Tiranë! Përkundrazi, jemi shumë të lumtur që këtij Manifestimi madhështor Mbarëkombëtar do t’i bashkohen edhe mbi 200 shqiptaro-amerikanë, të cilët na kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 2

mars dhe një pjesë e të cilëve sapo kanë mbërritur në Atdhe. Dhe me të drejtë, sepse për liritë dhe vlerat amerikane, ata nuk mund t’i marrin leje as Rilindjes dhe as ndonjë segmenti të Sigurimit të Shtetit, kudo që ai të ndodhet! Gjithash-tu, mund t’ju konfirmoj se sot paradite presidenti Meta me kërkesën e tij ka pritur në takim drejtuesit e lartë të Poli-cisë së Shtetit, duke u konfirmuar bash-këpunimin maksimal të Institucionit dhe

të tij, për mbarëvajtjen e këtij Manifes-timi madhështor Mbarëkombëtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokra-cisë”, tha Blushi.

Mbrojtja e Kryeministrisë dhe Ministrisë së BrendshmeMë tej zëdhënësi i Presidencës

u shpreh se godinat e Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë do të mbrohen nga aktivistë të identifikuar në mënyrë që të shmanget çdo lloj incidenti,

Maliqi: Do jetë tubim paqësor, do pasojë me

protesta të tjeraDeputeti i opozitës Lefter Maliqi

reagoi ditën e djeshme për tubimin e 2 marsit të thirrur nga presidenti Ilir Meta, duke deklaruar se do të jetë një tubim paqësor. Gjatë një in-terviste televizive, ai tha se ky tubim do të pasojë me të tjera protesta nga opozita jashtëparlamentare. “Unë dhashë një konferencë shtypi pas deklaratës së Metës dhe i dola në mbrojtje është rasti më i mirë për ta ndalur kapjen e Kushtetueses, për të mbrojtur demokracinë, për tu përballur me krimin dhe rilindjen. Sigurisht tubimi do të jetë paqësor, për t’i treguar ndërkombëtarëve që jemi kundër kapjes së Kushtetueses. Unë mendoj që do të jetë një manifestim i madh që do të pasohet me protesta masive nga opozita ndërkohë fak-tori ndërkombëtar të ndërhyjë për zgjidhjen e krizës. Shpresoj të gjej kohë Presidenti dhe të shpërndajë parlamentin, them se duhet ta bëjë. Ja lejon Kushtetuta ta shpërndajë, ashtu siç bën Kuvendi që i bën presion Pres-identit. E gjitha bëhet për të kapur Gjykatën Kushtetuese”, tha Maliqi.

Malaj: Thirrja për 2 marsin është mbi palët

Ish-deputetja e LSI, Nora Malaj reagoi ditën e djeshme mbi tubimin e 2 marsit të thirrur nga presidenti Ilir Meta. Gjatë një interviste televizive, ajo tha se thirrja për 2 marsin është mbi palët dhe për bashkimin e të gjithë shqiptarëve. Malaj tha se shqiptarët janë të pakënaqur me mënyrën si jetojnë dhe qeverisën dhe i ka humbur besimi. “2 marsi është dita ku çdo qyte-tar e kupton që thirrja e presidentit është thirrje mbi palët për të treguar që sot nuk kemi siguri për jetën tonë, për ushqimin që konsumojmë. Sot jemi përpara krizave të mëdhaja, siç është ajo e koronavirusit, ku ne jemi të paqartë se çfarë masash shteti ka marrë. Nëse ne nuk do jemi pjesë e zgjidhjes së problemit nuk do ndodhë gjë tjetër veçse do ndodhë ajo që quhet diktaturë moderne dhe shqiptarët do bëhen skllevër modernë. Ka humbur besimi në Shqipëri dhe populli është bërë i stresuar”, u shpreh Nora Malaj.

duke shtuar se tubimi do të jetë vetëm kundër atyre që janë tallur me Kushte-tutën e Shqipërisë. “Çdo detaj është i mirëpërcaktuar me kohë. Manifestimi fillon në ora 17:00, me flamuj kuqezi dhe mimoza në duar, e përfundon në ora 19:00. Godina e Kryeministrisë dhe Min-istrisë së Brendshme do të mbrohen nga aktivistë të identifikuar. Shtetasve të huaj, veçanërisht atyre shqiptaro-amerikanë që do të marrin pjesë do t’u dhurohet një degë mimoze dhe një Kushtetutë e Shqipërisë, e votuar me 140 vota dhe me bekimin e Komisionit të Venecias, SH-BA-ve dhe BE-së. Alerti i vetëm i 2 marsit, është për puçistët që tallen me Kushte-tutën dhe sovranitetin e popullit shqiptar duke miratuar apo bekuar pabesisht ligje anti-kushtetuese! Të gjithë më 2 mars për Kushtetutën dhe kundër grushtit të shtetit. Për Shqipërinë dhe sovranitetin e popullit shqiptar! Zoti e bekoftë miqësinë e palëkundur shqiptaro-amerikane! Pa Kushtetutë nuk ka demokraci! Pa demokraci nuk ka Shqipëri”, tha Blushi.

“Me rastin e Manifestimit madhështor Mbarëkombëtar që po afron kërkojmë jo vetëm pjesëmarrjen tuaj, por edhe bashkëpunimin për realizimin e tij në mënyrën më qytetare, europiane dhe patriotike. Theksojmë edhe njëherë qël-limin gjithëpërfshirës të këtij Manifestimi, ndaj vetëm flamujt kuqezi janë të mirëpri-tur. Theksojmë se ky është Manifestim, jo

për dhunë ndaj institucioneve, por kundër dhunës sistematike që një grup puçistësh ushtrojnë ndaj Kushtetutës dhe të drejtave tuaja kushtetuese. Ndaj nëse mundeni edhe mimozat janë të mirëpritura. Ju fto-jmë të shmangni çdo incident dhe provok-im nga cilido, dhe përdorni celularin tuaj për të regjistruar çdo gjë”, tha zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi.

TUBIMI I 2 MARSIT, PRESIDENCA: REGJISTRONI ÇDO GJË ME CELULAR

Presidenti Ilir Meta u shpreh dy ditë më parë se qëllimi i tubimit të 2 marsit është rikthimi i Kushtetutës së vitit 1998. “Angazhimi i jetës sime politike është që të rikthehet Kushtetuta atje kur u votua në 1998. E lehtë nuk do të jetë, por tani e kuptojmë se çfarë ndodhi me ndrys-himet e 2008-s. Institucioni i Presidentit nuk komprometohet duke mbrojtur Kushtetutën. Institucioni i Presidentit

komprometohet duke u fshehur nga presioni që bëhet për të ligjëruar një bandë në krye të shtetit që shkatërron demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Meta i ka të qarta të gjitha skenarët për të ardhmen për të shpëtuar Shqipërinë nga ky puç. Ilir Meta ka bërë disa ga-bime, se iu ka dhënë besim njerëzve. Tani Ilir Meta e ka besimin vetëm këtu te Kushtetuta”, tha Meta.

META: DO KTHEJ KUSHTETUTËN E VITIT 1998

Page 6: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: … · 2020-02-29 · rus Sergey Lavrov, kanë sjellë shumë reagime në vend. Sakaq një postim në rrjetet

GAZETA SOT6 E Shtunë 29 Shkurt 2020

3,4,5,6,10,13,14,18,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Reforma zgjedhore, opozita propozon futjen e teknologjisë dhe veting për lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit, drejt referendumit për ndryshimin e sistemit

Bylykbashi: Propozimet tona i janë referuar rekomandimeve të OSBE

Propozimi i PD për votim elektronik, PS jep sinjale dakordësie, LSI e prerë kundër shtyrjes së afateve për mbylljen e reformës

Propozimi i bërë dje në tryezën e reformës zg-jedhore nga Partia Demokratike, është mirëpritur nga mazhoranca. Ka qenë pikërisht bashkëkrye-tari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Dami-an Gjiknuri, i cili për mediat, pas përfundimit të mbledhjes, u shpreh se nuk përjashtohet numëri-mi elektronik për shkak se ajo do të ndikojë edhe depolitizimin e komisionarëve. “Kemi qenë dakord që të përfshihet teknologjia në zgjedhje. Ne do të konsultohemi dhe me ekspertë dhe do të shohim si do ta përfshijmë këtë teknologji. Kjo

është qasja që ka mazhoranca dhe qeveria. Nëse kjo është e realizueshme do bëjmë konsultimet e nevojshme, por në parim, ka qenë që parimet t'i vendosim në ligj. Një nga qëllimet që ne kemi pasur është edhe depolitizim i Komisioneve Zg-jedhore dhe teknologjia ndihmon në këtë proces”, tha Gjiknuri. Më tej ai foli për propozimet e fundit të PD. “Ditën e martë PD do sjellë propozimet e saj për çështjet e financimit të fushatave. Nëse PD do i sjellë të gjitha propozimet besoj se në 2 javët e mbetura do kemi rezultate. Prokuroria

ka sjellë disa përgjigje. Ne kemi rënë dakord që krimet zgjedhore të hetohen nga SPAK. Kemi rëndë dakord që roli i policisë të jetë sinjalizues. Ky është një proces që po trajtohet nga ekspertët. Ne jemi të gatshëm të ketë edhe një mbikëqyrje më të thellë të proceseve zgjedhore. Mazhoranca nuk ka asgjë kundër”, tha Gjiknuri. Propozimin e PD e ka mirëpritur edhe nënkryetari i LSI, një-kohësisht edhe bashkanëtari i Këshillit Politik, Petrit Vasili. “Kemi ndarë nevojën për të rritur sigurinë e votimit për të evituar manipulimin,

për ti dhënë një kohë të gjatë kësaj praktike të re, pasi manipulimi i votave ka shkatërruar besimin e zgjedhjeve. Përdorimi i teknologjive justifikon kostot, pasi manipulimi krijon qeveri që janë të korruptuara. Ne kërkojmë që vullneti i qytetarëve të jetë ashtu siç ata e hedhin në kutinë e votimit. Vullneti është gjithmonë ai që do bëjë diferencës, opozita ka punuar me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe 15 marsi është një datë e panegociueshme dhe është një hap kyç për hapjen e negociatave”, tha ai.

Ornela ÇELPICA

Këshilli Politik ka përshpejtuar procedurat e reformës zgjed-hore. Paraditen e djeshme u mblodh sërish tryeza e re-

formës zgjedhore, ku Partia Demokra-tike paraqiti propozimin e radhës, që ka të bëjnë me futjen e teknologjisë. Konkretisht, u propozua identifikimi elektronik i zgjedhësve dhe numërimi elektronik, me qëllim që votimi elek-tronik të verifikojë dhe parandalojë votimin e shumëfishtë në të njëjtën qendër votimi. Këto detaje i bëri me dije pas përfundimit të mbledhjes, anëtari i PD në tryezën për Komisionin e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylyk-bashi. “Opozita e Bashkuar ka bërë sot propozimin për një nga çështjet kryesore të axhendës së opozitës në reformën zgjedhore, tashmë që nga viti 2016, futjen e identifikimit biometrik të zgjedhësve, votimin dhe numërimin el-ektronik të votave. Është një propozim i detajuar, fare i qartë, i thjeshtë për t’u zbatuar, absolutisht i realizueshëm, i cili do të bëjë të mundur që të heqë duart e të gjithë atyre horrave zgjedhorë që kemi çuar në të shkuarën, të cilët manipulojnë votat e shqiptarëve duke mbushur kutitë e votimit, duke votuar në emër të emigrantëve dhe duke votu-ar më shumë sesa një herë. Nëse nuk trajtohet në këtë formë, probleme të tilla që janë në dukje banale, por në fakt janë kanceri i procesit të votimit dhe më pas edhe i numërimit, shqiptarët do të vazhdojnë të vuajnë nga zgjedhjet të cilat janë të papranueshme dhe të pabesueshme”, deklaroi ai. Bylykbashi gjithashtu tha se për propozimet e tyre i janë referuar rekomandimeve të OS-BE-së. “Pra, propozimi ynë sotëm është një adresim i drejtpërdrejtë i një numri të rëndësishëm të rekomandimeve pri-oritare të OSBE/ODIHR-it, por mbi të gjitha, shqetësimesh që kanë shqiptarët për zgjedhjet në Shqipëri”, u shpreh ai.

Propozimi i HajdaritNë tryezën e djeshme ka ardhur

me propozim edhe bashkëkryetarja e komisionit, Rudina Hajdari. Kjo e fundit kërkon që të verifikohen kandidatët për lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit. “Ky projektligj synon ndryshime në Kodin Zgjedhor, me qëllim verifikimin e figurave publike, duke synuar trans-parencë, besueshmëri dhe kandidatë me figurë të pastër morale në zgjedh-jet e përgjithshme dhe ato vendore”, shkruhet në propozimin e saj, dërguar

Kuvendit. Ndërsa për mediat ajo tha se ky synim do të sjellë shumë të mira në politikë. “Ka ardhur koha që ne ta he-

Vetingu, konfirmohet në detyrë gjyqtari Vokshi

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Asim Vokshi e fitoi betejën e parë me vetingun. Dje Komisioni i Pa-varur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Vokshin, por iu bë me dije se gjyqtarit duhet t’i referohet në dosjen e tij të vlerësimit profesional një vendim i kthyer nga Gjykata e Apelit. Ndërkohë kujtojmë se në seancën dëgjimore, relatorja bëri me dije se hetimi për gjyqtarin ka përfunduar për të tre kriteret e riv-lerësimit. Për pasurinë, KPK relatoi se gjyqtari nuk kishte vërtetuar nëse prindërit e tij kishin pasur të ardhura për t’i dhuruar atij një apartament. KPK tha se Vokshi nuk kishte asnjë dokument provues për aktivitetin tregtar të prindërve dhe drejtoritë e tatimeve në Shkodër dhe në Lezhë kishin mohuar se prindërit e Vokshit ishin regjistruar. Lidhur me figurën, gjyqtari u vlerësua pozitivisht, ndërsa në aftësitë profesionale u evidentuan disa probleme në dosjet e shqyrtuara, që si duket gjyqtari ka arritur të bindë të kundërtën e gjetjeve.

Vetingu në polici, konfirmohet në

detyrë Artan ShkëmbiSeancë vendimi dje ka zhvil-

luar edhe Komisioni i Jashtëm i Vlerësimi. Konkretisht, paraditen e së premtes Komisioni konfirmoi në detyrë drejtorin e Drejtorisë Hetimore Qendrore në Departa-mentin për Policinë Kriminale në Policinë e Shtetit, Artan Shkëmbi. Ashtu siç u relatua gjatë seancës dëgjimore, drejtori i Drejtorisë He-timore Qendrore në Departamentin për Policinë Kriminale ka deklarim të saktë të pasurisë, po ashtu edhe të formularit të pastërtisë së figurës dhe formimit profesional. Ndër-kohë, vlen të sjellim në vëmendje se Artan Shkëmbi ishte një nga zyr-tarët që ishte kandidoi për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili e konfirmoi se do të garonte për këtë post që në fillim të këtij viti. Artan Shkëmbi arriti të kualifikohet në 18, ku më pas iu nënshtrua testit fizik, atij me shkrim dhe gojë, por pas kësaj nuk mundi të kualifikohet të fazën e testit të poligrafit, të cilit iu nënshtruan vetëm 8 kandidatët.

dhim këtë hap. Mendoj se ky është hap shumë i mirë dhe u gjet një dakordësi për këtë propozim. Kjo do të pastrojë njëherë e mirë politikën nga ata perso-na që kanë pasur gisht në internimin dhe vrasjen e shumë shqiptarëve gjatë regjimit komunist”, tha ajo.

Vendimi për referenduminDitën e djeshme është diskutuar

një tjetër çështje të reformës zgjed-hore, konkretisht, KQZ shqyrtoi kërkesën për referendum në lidhje me ndryshimet e sistemit zgjedhor në vend. Anëtarët e Komisionit arritën 3 konkluzione që përfshijnë pranimin e kërkesës, ndërsa u miratua shtyrja

e shqyrtimit të kërkesës dhe kthimin për saktësim e plotësim të objektit të kërkesës, në një afat kohor prej 10 ditësh. Avokatja Brizida Gjikondi përmes një postimi në rrjetet sociale zbardhi disa detaje më shumë. “Mbas një seance maratonë mes debateve dhe analizave, u arrit: Pranimi në parim i kërkesës për rëndësinë e saj; Ju la grupit nismëtar një afat 10 ditor për saktësimin e objektit për pyetjen refer-endare; KQZ votoi 4 me 1, ku 4 ishin në favor të kërkesës së nismëtarëve dhe vetëm një anëtare ishte për rrëzimin e kërkesën. Beteja për Referendumin sapo ka filluar”, shkruan ajo.

“EPB do të mundësojë gjetjen e votuesit në listë duke lexuar kodin MRZ të ID card ose pasaportën biometrike për të gjetur në mënyrë të shpejtë identitetin e votuesit. EPB do të verifikojë nëse zgjedhësit i lejohet të votojë në atë QV: 1. Nëse është votues në listë që ska votuar ende dhe më pas: do të shfaqë në ekranin e EPB të gjithë të

dhënat e identifikimit si dhe foton e votuesit; do të lexojë gjurmët e gishtërinjve të votuesit; do të printojë një kupon verifikimi të procesit të identifikimit d. do të sinjalizojë me dritë jeshile të dukshme për të gjithë komisionerët në QV; do të regjistrojë identifikimin dhe të dhënat biometrike në memorien elektronike”, shkruhet në propozim.

IDENTIFIKIMI ELEKTRONIK, JA PROPOZIMI I PD

“Qendra e votimit duhet të jetë e pajisur me pajisje elektronike votimi ku zgjedhja e subjektit zgjedhor nga votuesi bëhet në ekranin e pajisjes elektronike të votimit EVM në vijim. Për të krijuar besimin te publiku dhe për të larguar çdo dyshim për identifikimin e votës nuk mund të ketë komunikim apo shkëmbim të dhënash midis EPB dhe EMV. Procesi i identifikimit dhe procesi i votimit elektronik janë tërësisht të ndara prej njëri-tjetrit për të bërë të pamundur identifikimin e votës. Pasi votuesi të jetë identifikuar, ai vë në dispozicion kuponin e identifikimit tek anëtarët e komisionit në mënyrë që të vijohet më pas me votimin”, thuhet në propozim.

SUGJERIMET PËR VOTIMIN ELEKTRONIK

Opozita e Bashkuar ka bërë sot propozimin për një nga çështjet kryesore të axhendës së opozitës në reformën zg-jedhore, tashmë që nga viti 2016, futjen

e identifikimit biometrik të zgjedhësve, votimin dhe numërimin elektronik të votave...

Page 7: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: … · 2020-02-29 · rus Sergey Lavrov, kanë sjellë shumë reagime në vend. Sakaq një postim në rrjetet

GAZETA SOT E Shtunë 29 Shkurt 2020 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

"Fjala ime nuk pretendoj të jetë asgjë më shumë sesa për të ndarë me ju disa mendime modeste. Në vjeshtën e 2005 PS-ja zgjidhte kryetarin e ri, në atë kohë kishim filluar të aplikonim shkollat komunitare në jug të vendit, diku në Gjirokastër. Kryetari i asaj komune ishte delegat në kongresin e trazuar që zgjidhi kryetar Edin. Në përfundim delegati erdhi në zyrë dhe

dikush nga ne e pyeti dhe ai tha “nuk zgjodhëm ne tha, kryetarin, por fëmijët tanë, që na mbytën me mesazhe duke na thënë “zgjidhni atë të gjatin se është modern, ai”. Edi erdhi në krye të PS-së si thirrje e fëmijëve të atyre që i dhanë jo pak Shqipërisë pas daljes në rrugën e lirisë dhe demokracisë. Ka ndodhur një ndryshim i madh i paimagjinueshëm”, tha Linda Rama.

Kongresi i PS, reagon Linda Rama

Arben Pëllumbi: Mocioni i kritikëve kishte akuza njësoj si opozita, ja kush do të jetë fokusi i ditës së dytë të Kongresit

Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi në nisje të Kongresit të social-istëve u shpreh se përfaqësia pas shqyrtimit vendosi që të rrëzonte mocionin e 10 anëtarëve kritikë mes të cilëve Arta Dade, që kërkonin ndryshime në statutin e forcës ku bëjnë pjesë. Gjatë një interviste për media, deputeti socialist u shpreh se akuzat e këtyre anëtarëve ngjajnë me ato të opozitës. "Më lejoni që të flas për anën procedurale të mocionit, që nuk kanë munguar asnjëherë, është një ogur i mirë, pasi kemi njerëz që duan të shprehen, edhe pse kanë

vite që janë larg strukturave dhe programeve. Përfaqësia e shqyrtoi dhe vendosi që mocioni nuk i plotëson kushtet nga ana procedurale, por edhe nga ana strukturore. Përfaqësia e Kongre-sit nesër do ia paraqesë Kongresit për të dalë në një vendimmarrje. Mocioni ka të bëjë me dy shtylla, e para për reformimin e partisë, më duket se janë kopjuar grupet e punës që kanë disa muaj që punojnë dhe ne do i prezantojmë nesër dhe blloku i dytë është i akuzave që nuk i gjej fort ndryshe nga ato që bën opozita në raport me ne”, tha ai. Më tej Arben Pëllumbi u

shpreh se në ditën e parë të Kongresit fokusi do të jetë te vajzat dhe gratë socialiste, duke shtuar se PS do u japë hapësirë të gjithë atyre që i kanë votuar për tu shprehur dhe përfaqësu-ar. “Për të çuar më para këtë fushatë dhe fakti që të materializojmë sa më mirë përfaqësimin në qeveri, grup, etj, të shoqeve dhe grave të PS-së, kemi marrë këtë fushatë “Edhe një”. Ne kemi vënë re që në pjesën më të madhe votat e PS-së vijnë nga kjo forcë prandaj duam t'u japim të gjithë hapësirën për t'u shprehur dhe përfaqësuar”, deklaroi ai. Ndërkohë, Pëllumbi

u shpreh se ditën e sotme punimet e Kongresit do të fokusohen te llogaridhënia mbi atë që është bërë deri tani dhe rindërtimi. "Nesër dita e dytë ka të bëjë me funksionimin. Seanca e parë do të jetë llogaridhënia, për atë që kemi bërë, më pas rindërtimi. Në seancën e dytë do u dedikohet strukturave, do të kemi disa ndryshme nga nevojat që kanë lindur. Në atë sens që thoni ju kongresi nuk shprehet, pasi ka qëllim vetëm zgjedhjen e asamblesë që do të ndodhë nesër mbrëma", u shpreh deputeti socialist Arben Pëllumbi.

Elisjeda KIKO

Partia Socialiste ka çelur ditën e djeshme punimet e Kongresit 3 ditor. Në ditën e parë, fokusi kryesor ishte mbështetja ndaj

grave, në ditën e dytë të sesionit të punimeve do të votohet dhe për ndrys-himin e statutit, e gjithashtu do të bëhet publike dhe axhenda e partisë deri në vitin 2020. Ndërsa në 1 Mars kryefjala e Kongresit do të jenë të rinjtë. Lindita Nikolla, e cila hapi Kongresin u shpreh se falë nismës së PS-së “Edhe Një” num-ri i vajzave dhe grave në PS është rritur me 10 për qind. Ish-ministrja ka dënuar edhe dhunën verbale të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi kundër ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj pak ditë më parë. “Nisma “Edhe një” e rriti me 10% numrin e grave në parti. Do të kërkoja nga Partia Socialiste, që ka besuar dhe investuar te gratë, edhe unë, të pyesim veten, çfarë kam bërë që politika, që qeverisja të jetë më e mirë dhe më e hapur. Pse duhet të besojnë njerëzit te gratë? A pret shoqëria nga ne, që të jemi shembull? Iu bashkova PS-së në vitin 2003 si këshilltare. Nuk thashë asnjë fjalë për baltën dhe poshtërsitë që të godasin pa limit. Nuk flas për baltën sepse frikohem se mos kthehen në barrierën e parë për shumë gra dhe vajza që duan të jenë pjesë e politikës. Përgjigja jonë nuk do të jetë me të njëjtën monedhë. Nuk ka tradhti më të madhe që i bëhet kauzës dhe misionit tonë nga dhuna verbale dhe vulgariteti sikur vjen nga gratë e politikës, si rasti i ditëve të fundit ndaj ministres së Drejtësisë. Do të ngremë zërin për problemet tona”, tha ajo. Por edhe deputetja Eglantina Gjermeni në fjalën e saj e vendosi theksin te gjuha agresive në politikë, konkretisht duke dënuar sulmin e Monika Kryemadhit kundër ministres Gjonaj, që e cilësoi si “halabake rrugësh”. "Rasti i fundit është sulmi që i bëhet ministres së Drejtësisë, të gjitha ndihemi keq. Të gjithë ne, gra dhe burra duhet të jemi kundër këtij modeli të të bërit politikë. Gjuha agresive e politikës projektohet dhe përbën një model negativ për jetën e përditshme. Agresiviteti përçohet në sjellje e qëndrime agresive. Kemi nev-ojë për një qasje tjetër. Secili prej nesh duhet të kontribuojë për këtë gjë", tha ajo. Ndërsa ministrja e Shëndetësisë

Socialistet dënojnë dhunën verbale të Monika Kryemadhit ndaj Gjonajt

Partia Socialiste çel Kongresin, në ditën e parë fokus mbështetja ndaj grave,

kryeministri Rama kritika të forta BashësKongresi, socialdemokratët

kroatë mbështesin PSPresidentit i Partisë So-

cial-Demokrate kroate, Davor Ber-nardiç, i ftuar në punimet e Kongresit të Partisë Socialiste, vlerësoi punën e bërë deri më tani nga mazhoranca socialiste në reformimin e vendit duke e bërë një vend të denjë për të qenë anëtar në Bashkimin Europian. Gjatë takimit që zhvilloi me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, Bernardiç tha se Kroa-cia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE dhe u shpreh optimist për hapjen e negociatave. “Nën lidershipin e partisë suaj dhe të mikut tonë, Edi Rama, vendi juaj po transformohet në një vend të zhvilluar dhe europian social-demokrat. Ne ju shohim si reformatorët e vërtetë të vendit tuaj. Jemi këtu për t’ju dhënë mbështetjen tonë në integrimin e ven-dit tuaj drejt Bashkimit Europian. Ne shpresojmë se shumë shpejt do të kemi një datë për hapjen e negociatave më Shqipërinë, sepse Shqipëria meriton të jetë një vend anëtar i Bashkimit Eu-ropian. Ne si Parti Social-Demokrate në Kroaci e mbështesim integrimin e Shqipërisë”, tha Bernardiç.

Denoncimet për ngacmime, Shahini akuza mediaveMinistrja e Arsimit Besa Shahini

gjatë fjalës së saj në Kongres e vendosi theksin te denoncimet në media të vajzave dhe grave për ngacmime sek-suale. Shahini akuzoi edhe emisione të caktuara në media. Ministrja sulmoi edhe drejtuesit e emisioneve që pjesë të tyre kanë edhe velinat. "Sistemi arsimor nuk është ende emancipues. Media pa-triarkale promovon imazhin e burrit të fortë duke ndërtuar mes imazheve një pabarazi. Viktimat e sistemit patriarkal janë si vajzat dhe djemtë. Gruaja dhe vajza kanë filluar të kenë kurajon të denoncojnë ngacmimet. Media në vend që t'i trajtojë në ndjeshmëri, i nxjerr në emisione dhe spekulojnë me javë. Vetëm për të tërhequr shikueshmëri. Nuk janë të vetëdijshëm për hipokriz-inë e tyre, që gjoja brengosen për ngac-mim, ndërsa objektivikojë dhe ndoshta ngacmojnë edhe vetë trupat e grave të reja që vallëzojnë aty në emision. Hapësira ku denoncohet abuzimi duhet të jetë e sigurt. Edukimi feminist nuk është kundër burrave, por mendësisë patriarkale”, tha Shahini.

të ulët të konkurrentëve për vite e vite të tëra”, u shpreh Rama. Kryeministri nuk i kurseu batutat për fjalimin e bashkëshortes së tij Linda Rama duke u shprehur se ajo është opozita e tij më e fortë. “E dëgjuat zërin e opozitë time më të fortë. Mua më takon ta falënderoj Lindën sepse sidoqoftë ishte shumë më e moderuar këtu se mbrëmë në shtëpi ku fillohet debati i Parlamentit tonë familjar-katunar. Rrofsh moj grua që

më kurseve në sy të të gjithë këtyre sho-qeve dhe jam i qartë që kusuri do e mar-rë në Surrel me pasion për gjithçka që u tha këtu. Ju qeshni, por e vërteta është se po të mos e kisha në shtëpi çdo natë këtë opozitare që dëgjuat para meje do më dukej vetja më i madhi i krejtve në botë. Dua të falënderoj Lindën jo thjesht për faktin se më ndihmon të rri me këmbë në tokë, por është themeli i shtëpisë tonë”, tha Rama.

Ogerta Manastirliu është shprehur se qeveria socialiste ka pasur në vëmendje familjen dhe gratë duke shpalosur edhe arritjet në fushën e Shëndetësisë. Më tej Manastirliu u shpreh se ka ende zona të Shqipërisë ku qeveria nuk ka shkelur sa i përket kësaj nisme, duke pasurparasysh që ka ende dhunë ndaj grave. Ministrja u shpreh se fenomeni i dhunës ndaj grave në familje duhet të mbetet një e shkuar apo një kujtim i errët që nuk duhet të kthehet më.

Reagon Rama Gjatë Kongresit të Partisë Social-

iste foli edhe kryeministri Edi Rama, i cili sulmoi kreun demokrat Lulzim Ba-sha, duke e cilësuar atë si kundërshtarin më të ulët që ka pasur ndër vite. “Sa më lart ngjitesh aq më e fortë është era dhe aq më vetëm jemi. Lindës i është dashur të përballojë baltën e mëhallës, por ky është çmimi kur vendos të merresh me politikë në këtë vend. Aq më tepër kur të bie hisja që të kesh përballë llojin më

“Përpjekja jonë në ndërtimin e shtetit social, ku asnjë grua mos nge-let pas nuk ka reshtur asnjëherë, nuk ka kthim prapa, tradita e socialistëve e do që përpjekjet të jenë tek fëmija dhe familja. Duke filluar nga ata që kanë më shumë nevojë për vëmendje, nga fëmija i porsalindur deri tek i moshuari. Këtu ka një nënë të re, që ka përfituar bonusin e bebes sëbash-

ku me 40 mijë familje. Këtu mes nesh ka një mjeke që sot prek ndryshimet në shëndetësi, që punon në qendër të re shëndetësore falë programit të rindërtimit të 300 qendrave. Ka të paktën një që shërben si infermiere që punon falë portalit, ta harrojnë që nuk ka më punësim me parti apo krushqi, por vetëm me transparencë dhe meritë”, tha Manastirliu.

Manastirliu: Po ndërtojmë shtetin social

Page 8: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: … · 2020-02-29 · rus Sergey Lavrov, kanë sjellë shumë reagime në vend. Sakaq një postim në rrjetet

GAZETA SOT8 E Shtunë 29 Shkurt 2020

4,5,6,8,10,12,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Deklaratat e Edi Ramës përballë Lavrov përplasin Uashingtonin me Moskën,

ambasada ruse në Tiranë sulmon Yuri Kim

Ambasada ruse reagon pas postimit në Twitter të Yuri Kim

Ministria e Shëndetësisë: 5 raste të dyshuara rezultuan negative, asnjë rast me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka konfirmuar dje se ka përfunduar testimi në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik edhe i pesë rasteve të tjera të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar negative. Kësisoj vendi vijon të mos jetë i prekur nga koronavirusi, por paniku nga ky i fundit ka bërë që shumë pacientë të shkojnë drejt urgjencës duke dyshuar se janë mbartës të koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë dje informacion për përhapjen e koronavi-

rusit COVID-19 në botë dhe masat që po ndërmerr ky institucion për parandalimin e përhapjes në vendin tonë dhe këshillimin e popullatës për masat që duhet të marrin për rritjen e higjienës, si masë paraprake parandaluese. Deri dje janë testuar 23 raste të dyshuara që kanë pasur shenja të infek-sionit të sipërm respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku kemi shpërthime komunitare, përfshirë edhe Italinë. Rastet kanë rezultuar negative nga testimi në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, i vetmi në vend i certifikuar nga OBSH. Prej ditës së djeshme në të gjitha

strukturat e parësorit dhe spitalet e vendit ka nisur shpërndarja e 1.2 milionë maskave shtesë, përpos stokut që strukturat shëndetësore kanë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka rialokuar një fond shtesë prej 1 milion dollarë vetëm për shtimin e stokut të mjeteve të mbrojtjes personale në strukturat shëndetësore. Sakaq janë përcaktuar protokollet e sakta dhe shpërndarja e udhëzuesve, sipas rekomandimeve të OBSH, për gjurmimin e rastit që në pikat kufitare, ndjekja e kontakteve dhe përgatitja e reagimit të të gjitha strukturave shëndetësore në vend. Nga survejanca

e përforcuar në pikat kufitare vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë monitoruar 12000 udhëtarë. Ndërsa qytetarët që vijnë nga rajonet e prekura nga ko-ronavirusi, rekomandohen të vetëkarantinohen për një periudhë prej 14 ditësh. Në rastin e parë të vendosjes së karantinës janë përcaktuar strukturat akomoduese publike të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit ku është konstatuar përmbushja e të gjitha kushteve. Janë trajnuar 800 profesionistë të shëndetit në të gjithë nivelet e sistemit shëndetësor dhe vijojnë trajnimet kaskadë në të gjithë vendin.

Arbjona ÇIBUKU

Deklaratat e forta të kryemi-nistrit Edi Rama në Moskë, teksa ishte përballë me min-istrin e Jashtëm rus Sergey

Lavrov, kanë sjellë shumë reagime në vend. Sakaq një postim në rrjetet sociale i ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila mbështeste deklaratat e kryeministrit Edi Rama, ka bërë që të përplasen Uashingtoni dhe Moska. Ambasada ruse ka sulmuar amba-sadoren Yuri Kim duke thënë se ka deformuar deklaratën e ministrit të Jashtëm rus. Kim shkruajti në rrjetet sociale se ministri i Jashtëm i Rusisë u përpoq që të thoshte se Shqipëria është e detyruar nga NATO dhe SHBA që të mos krijojë lidhje me Rusinë. “Më 26 shkurt, Lavrov u përpoq të thoshte se Shqipëria është e detyruar ndaj NATO-s dhe BE-së dhe e pengojnë në lidhjet me Rusinë. Edi Rama e ko-rrigjoi: Ne nuk jemi me NATO-n ose BE-në sepse jemi të detyruar të bëjmë, por sepse ne kemi zgjedhur dhe jemi krenarë që i përkasim asaj familjeje të madhe”, ka shkruar Kim.

Reagon ambasada rusePor ambasada e Rusisë në

Shqipëri ka reaguar mbi këto deklara-ta. Me anë të një postimi në Facebook, kjo e fundit ka akuzuar ambasadoren Yuri Kim se ka deformuar fjalët e ministrit rus. “Kemi vënë re se am-basadorja e SHBA-ve në faqen e saj në Twitter dhe më pas edhe një sërë mediash lokale kanë shtrembëruar fjalët e ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, në konferencën për shtyp me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Edi Rama”, thuhet në deklaratën e ambasadës ruse. Sakaq ambasada ruse ka bërë një ballafaqim të deklaratës së ambasadores ameri-kane dhe deklaratës që ka bërë Lavrov në Moskë. Për të dëshmuar këtë am-basada ka publikuar edhe deklaratën e ministrit të Jashtëm rus në anglisht. Më tej ambasada shkruan se shkaku mund të jetë përkthimi i gabuar. Por sakaq nga ana tjetër shton se mund të jetë edhe një mosdëshirë, duke sulmuar kësisoj ambasadoren Yuri Kim, që sipas ambasadës ruse nuk ka verifikuar fjalët origjinale të Lavrov. “Pse? Shkaku mund të jetë përkthim i gabuar ose mosdëshirë për të verifi-kuar fjalët origjinale. Shpresojmë se

kolegët tanë e kanë bërë pa qëllim të keq. Prandaj postojmë versionin orig-jinal”, shkruan ambasada ruse.

Deklaratat e Lavrorv Ishte pikërisht deklarata e Lavrov

ajo që bëri që palët të përplaseshin, ose kjo e fundit ishte thjesht një pretekst duke pasur parasysh mar-rëdhëniet e dy vendeve. “Ne e dimë që Shqipëria synon anëtarësimin në BE. Unë besoj që Shqipëria mund të jetë një nga ato shembuj kur detyrimet e pengojnë që të zhvillojë marrëdhënie miqësore me përfitime të përbashkëta

në tregti, investime dhe ekonomi”, kështu e ka cituar Yuri Kim kryediplo-matin rus. Sakaq ambasada ruse ka hedhur një tjetër version të deklaratës së ministrit rus. “Ne jemi të hapur për të zhvilluar marrëdhënie aq intensive sa janë të lumtur kolegët shqiptarë. Kryeministri theksoi detyrimet që Shqipëria ka si anëtare e NATO-s dhe sidomos ndaj aleatëve të tyre, SHBA. Jemi në dijeni që Shqipëria kërkon procesin e anëtarësimit për të hyrë në Bashkimin Europian dhe po e shohim se kjo aktualisht po ndodh.

Por, ka shembuj të shumtë dhe jam i sigurtë që Shqipëria mund të bëhet njëri prej tyre, ku asnjë detyrim i më-sipërm nuk ndalon zhvillimin normal, të shëndetshëm të marrëdhënieve me përfitim të përbashkët në sfera si tregtia, investimet, ekonomia dhe promovimi i kontaktit të njerëzve në fushat humanitare, kulturore dhe arsi-more. Nuk shoh asnjë arsye që mund të na ndalojë ne të zhvillojmë të tilla marrëdhënie”, citohet nga përkthimi i ofruar nga përfaqësia diplomatike ruse në Tiranë.

Zingraf: ILD, hap tjetër i rëndësishëm i reformës në drejtësiAmbasadori i Gjermanisë në

Shqipëri, Peter Zingraf është takuar në një vizitë me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metanin, të zgjedhur para pak kohësh nga Parlamenti. In-spektori i Lartë i Drejtësisë është një hap tjetër i rëndësishëm i reformës në drejtësi. “Unë e falënderoj Artur Metanin për bisedën interesante dhe e përgëzoj atë për detyrën e tij të re të rëndësishme dhe me shumë përg-jegjësi. Me emërimin e tij u vendos një tjetër komponent i rëndësishëm në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Inspektori i Lartë i Drejtë-sisë do të kontribuojë me punën e tij në integritetin, profesionalitetin dhe pavarësinë e gjyqësorit shqiptar”, tha Zingraf. Më tej Zingraf theksoi se një sistem disiplinimi dhe inspektimi funksional dhe i pavarur, që shoqëron procesin e vetingut edhe më pas do të jetë një element vendimtar për të siguruar në mënyrë afatgjatë besimin e popullsisë në një sistem drejtësie me integritet.

Arrestimet, Braçe kujton efektivin e RENEA

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka përshëndetur dje opera-cionin e Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit të koduar “Mezhgorani”, ku u arrestuan 28 persona. Braçe ka sjellë në kujtesë efektivin e RE-NEA-s, Ibrahim Basha. Ai humbi jetën gjatë operacionit në Lazarat, ku të akuzuar për vrasjen e tij janë vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko. “Ibrahim Basha, shërbyes i shtetit dhe i ligjit! Nuk do të harroj kurrë kush ty! Nuk do të shesë kurrë kush ty! Ti do të jesh përherë Dëshmor i Atdheut! Gjaku yt nuk do të bëhet kurrë para e pasuri për batakçinjtë! Bravo Prokurorisë së Republikës e bravo Policisë së Shtetit. I neveritur nga llumi që do drejtësinë për ta blerë e shitur, i neveritur nga llumi politik që ulëret kundër reformës në drejtësi, por blerësit e shitësit i ka në listë deputetësh, i neveritur nga llumi me firmë e vulë që noterizon blerjen e shitjen e drejtësisë”, ka deklaruar Braçe.

Gjatë konferencës së përbashkët Rama-Lavrov u shënua një moment kur diplomati rus citoi “detyrimet” që vendi ynë ka si anëtar i NATO-s dhe gjithashtu si kandidat për në Bashkimin Europian, por që u përkthyen si detyrime që pengojnë zhvillimin e mar-rëdhënieve mes dy vendeve. Kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje Lavrovit, duke nënvizuar se Shqipëria nuk ishte e detyruar, por që kishte zgjedhur aleancën

me NATO-n, SHBA-në dhe rrugën drejt anëtarësimit me BE-në. Ndër të tjera, kryeministri shqiptar, theksoi se do ta shënonte në CV-në e tij se kishte korrigjuar ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ndërsa ky i fundit, me nota humori iu përgjigj se duhej të korrig-jonte përkthyesin. Sakaq kjo ngatërresë e përkthyesit ka bërë që të përplasën dy ambasadat në Tiranë, ajo e SHBA dhe ajo e Rusisë.

LAVROV CITOI FJALËN “DETYRIME”, RAMA IU KUNDËRPËRGJIGJ

Ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov, gjatë konfer-encës së përbashkët me kryeministrin Rama, kërkoi që Rusia të merrte pjesë në zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, por Rama tha se së pari duhet bërë njohja e Kosovës, pasi kjo është në të mirën e dy ven-deve. “Folëm edhe për Kosovën, kemi për qëllim të nxi-sim dialogun që të arrijnë një marrëveshje me Serbinë.

Ne do të donim që çështja e Kosovës të zgjidhjet. Palët e interesuara duhet të gjejnë një marrëveshje dhe ne besojmë se një faktor kyç për të ecur përpara është zbatimi i vendimit të krijimit të bashkive serbe, kemi dhe angazhime dypalëshe me kryetarët e komisionit për tregti dhe ekonomi. Ka hapësirë për bashkëpunim në këtë sferë”, tha Lavrov.

Ministri rus: Rusia të marrë pjesë në zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi

Page 9: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: … · 2020-02-29 · rus Sergey Lavrov, kanë sjellë shumë reagime në vend. Sakaq një postim në rrjetet

GAZETA SOT E Shtunë 29 Shkurt 2020 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Përplasjet Qeveri-Presidencë, kanë shkaktuar probleme edhe në institucionet e pavarura. Konk-retisht, u bë një vit që është zvarritur zgjedhja për kreun e Kontrollit të Lartë Shtetit, pasi mandati i Bujar Leskajt ka përfunduar që në janarin e vitit 2019. Presidenti Ilir Meta propozoi 3 emra për këtë

pozicion, të cilët u rrëzuan nga mazhoranca. Vitore Tusha, Bahri Shaqiri dhe Petraq Milo u kundërshtuan nga shumica qeverisëse për të qenë në krye të KLSH, pasi nuk plotësonin kriteret. Pas kësaj, presidenti Ilir Meta nuk ka propozuar më asnjë emër kandidat që plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara në ligj.

Përplasjet për kreun e KLSH

Spartak Ngjela: Lufta e presidentit për Kushtetutën, luftë me mullinjtë e erës, ekspertët perëndimorë kanë vënë duart në kokë

Tubimi i 2 marsit në shesh, thirrur nga Pres-identi i Republikës Ilir Meta është komentuar dje nga avokati Spartak Ngjela. Në një intervistë televizive, Ngjela sulmoi vendimin e marrë nga presidenca. I pyetur nga gazetarja nëse presidenti ka të drejtë në akuzat ligjore që bën, Ngjela tha se Presidenca nuk është gjykatë, ndërsa theksoi se lufta e Metës për Kushtetutën, është me mullinjtë e erës. “Çfarë është presidenti, gjykatë? Është ad-ministratë. Duhet të kuptoni që shqiptarët nuk e bëjnë dot dallimin mes gjykatës dhe administratës,

janë njerëz me zhvillim intelektual profesional të dobët. Gjykatë është ky? Këto të gjitha zgjidhen në gjykatë, nuk i zgjidh presidenti. As nuk marr mundimin t’ju përgjigjem, janë nonsense. Ajo që unë deklarova sot në një gazetë është që si do duket lufta e presidentit për Kushtetutën, është luftë me mullinjtë e erës. Nuk ka asgjë në dorë. Sot deklaroj se nuk do të ketë dhunë. E kanë kërcënuar. Deri dje tha do të marr kryengritje, arrestojnë në flagrancë. Kush e lejon presidentin të bëjë kryengritje? Kush i ka dëgjuar këto? Kanë

vënë duart në kokë të gjithë ekspertët perëndi-morë. Po ky është në akuzë dhe i falët, ka humbur ekuilibrin krejtësisht”, tha avokati. Spartak Ngjela më tej u pyet nëse legjitimohet thirrja e Metës në rast se do të kenë një mbështetje nga qytetarët, nëse dalin masivisht në shesh. Në përgjigje të pyetjes, avokati bëri një tjetër pyetje. “Le të dalin. Çfarë do të bëjnë nëse dalin? Do të bëjnë një paradë e do të kthehen. Pushteti merret me vota, nuk merret me revolucion. Revolucion nuk bën dot. Ata të tjerët e provuan edhe me shashka dhe

molotov. Është i dëshpëruar, të përballet me ligjin. Është betejë ligjore, nuk mund të fshihet prapa trungjeve të pemës. Ik përballu me ligjin. Të kanë ngritur një komision hetimi parlamentar, duan të të shkarkojnë, ke bërë gjithë ato shkelje vete bën edhe këto të tjerat, do të bësh edhe këtë të fundit. Kjo e fundit do ta dënojë rëndë, por e ka kapur dhe është tërhequr. Normal do bëjnë një paradë dhe do ikin”, tha avokati. Ngjela më tej tha se shpërndarja e Parlamentit nuk mund të ndodhë, pasi është akti administrativ i pavlefshëm.

Ornela ÇELPICA

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë dje analizën vjetore të punës gjatë vitit 2019. Nga Vlora, në mjediset e

Universitetit “Ismail Qemali”, krye-tari i KLSH-së Bujar Leskaj bëri një bilanc të rezultateve të auditimit, ndërsa preku çështjen e pasardhësit të tij. Por thelbi i takimit ishte puna e Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin që shkoi. Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit tha se ky institucion gjatë vitit 2019 ka bërë të paktën 160 auditime dhe 28 prej tyre janë referuar në Prokurorinë e Përgjithshme. Leskaj gjithashtu shtoi se korrupsioni vijon të mbetet problemi më i madh në vend, ndërsa theksoi se puna e in-stitucionit që drejton është fokusuar në fushat, niveli i rrezikshmërisë së të cilëve është vlerësuar i lartë. “Janë kryer 160 auditime të kryera gjatë këtij viti. Vetëm 23 auditime ishin në organe financiare. Parregullsi dhe shkelje financiare gjatë vitit 2019 shkojnë në 23.304.777 mijë lekë ose 223.8 milionë euro. Problemi madhor mbetet niveli i korrupsionit në vend. Puna audituese është përqendruar në fushat për të cilat KLSH ka vlerësuar një nivel të lartë risku. KLSH nga auditimet e kryera në vitin 2019 ka përcjellë 28 kallëzime dhe indicie penale nga të cilat 25 kanë përfundu-ar dhe i janë dërguar prokurorisë si kallëzime dhe indicie. 3 janë dërguar për vlerësim në prokurori”, tha kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj. Ky i fundit gjatë fjalës së tij nuk la pa sjellë në vëmendje edhe problemin e titullarit të ri të këtij institucioni. Vlen të kujtojmë se man-dati i Bujar Leskajt ka përfunduar, dhe ai vijon të qëndrojë në krye të KLSH-së derisa të zëvendësohet. Në kuadër të kësaj situate, Leskaj bëri me dije se nuk ka interes për të kan-diduar për një mandat tjetër, duke i bërë thirrje presidentit Ilir Metës dhe mazhorancës që të nisin procedurat për ta zgjidhur këtë problem. “I bëj thirrje Presidentit, Kuvendit dhe mazhorancës të nisin procedurat për titullarin e ri të KLSH. Unë si kreu aktual do të vijoj punën time deri në zgjedhjen e titullarit të ri të këtij institucioni. Duke pranuar se nuk do të rikandidoj për një mandat tjetër”, tha kryetari i Kontrollit të Lartë të

I pranishëm në analizën e KLSH edhe kryeprokurori Olsian Çela, ja çfarë deklaroi ai

Bujar Leskaj: 223 milionë euro dëme në buxhet gjatë vitit 2019, problem kryesor korrupsioni, institucionet të zgjedhin kreun e ri të KLSH

PD sulmon qeverinë për masat kundër koronavirusit

Ish-deputetja e PD, Oriola Pam-puri komentoi dje situatën e korona-virusit në Durrës. Nga spitali i këtij qyteti, ajo tha për mediat se në Dur-rës nuk ka asnjë masë mbrojtëse për mbrojtjen nga koronavirusi. “Jemi në Spitalin e Durrësit ku pata rastin të vizitoj ambientet e brendshme të spitalit të Durrësit, takova persone-lin shëndetësor, takova mjekë, prej të cilëve një pjesë e tyre ishin të pa pajisur me maska, madje edhe ata që kishin maska kishin mundur t’i siguronin privatisht duke i blerë vetë këto maska. Ka një furnizim shumë të dobët me doreza, të cilat duhet të jenë të pranishme këto ditë, mjekët nuk kanë kapuç, nuk kanë doreza, nuk kanë dezinfektonte, ka mung-esë maskash”, tha ajo. Pampuri nuk kurseu sulmet ndaj qeverisë. “Është gjithçka ndryshe nga jo që paraqet ministria dhe nga ajo që paraqitet nga qeveria. Nuk ka asnjë plan masash të qartë dhe i cili t’i bëhet i ditur qytetarëve. Jemi në prag të një epidemie”, tha ajo.

Lleshaj reagon për arrestimin e Henri Çilit:

Reforma po sjell rezultateMinistri i Brendshëm Sandër

Lleshaj ka komentuar dje arrestimin e analistit Henri Çili. Përmes një postimi në Twitter, Lleshaj shkruan se arrestimi i Çilit është një provë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është mar-rë shumë seriozisht. “Policia dhe Prokuroria dhanë sot një tjetër provë të rëndësishme të seriozitetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Reforma në drejtësi po sjell përditë rezultate. Droga dhe krimi nuk mund të kenë vend tek ne. Përgëzime për punën e Policisë dhe Prokurorisë”, shkruan Lleshaj. Ndër-kohë analisti Henri Çili u arrestua dje pas operacionit të zhvilluar nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjiro-kastër, Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FNSH-në, nën drejtimin dhe bashkëpunimin me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Përmet.

Çela. Në fjalën e tij, kryeprokurori Çela vlerësoi bashkëpunimin që institucioni që ai drejton ka me Kontrollin e Lartë të Shtetit. Krye-prokurori Çela në fokus gjithashtu solli dhe materialet që KLSH i dër-gon Prokurorisë së Përgjithshme, që sipas tij, janë çështje komplekse dhe kanë nevojë për më shumë se 50 ditë për përgjigje. Çela gjithashtu kërkon-te që të mos ndërpritet bashkëpunimi me KLSH edhe pas paraqitjes së materialit kallëzues. “Prej vitit 2012,

Prokuroria e Përgjithshme ka një marrëveshje bashkëpunimi me Kon-trollin e Lartë Shtetëror, lidhur me luftën kundër krimit ekonomik dhe që do të kemi rezultate. Shqetësimi që më është përcjellë nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, është që materialet janë të një komplek-siteti të vështirë dhe nuk mund të jepet përgjigje në një afat 50 ditor. Do të doja që bashkëpunimi të mos ndërpritet pas paraqitjes së materi-alit kallëzues”, tha Çela.

1. Kontrolli i Lartë i Shtetit dre-jtohet dhe përfaqësohet nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

2. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zgjidhet nga Kuvendi, me propozim të Presidentit të

Republikës, për një mandat shtatëvjeçar, me të drejtë rizgjedhje.

3. Paga e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit është e barabartë me atë të Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Zgjedhja dhe qëndrimi në detyrë i kreut të KLSH

Shtetit, Bujar Leskaj.Fjala e kryeprokurorit Çela

Në analizën vjetore të vitit 2019 të mbajtur dje në Vlorë, që u drejtua nga kreu i Kontrollit të Lartë të Shtet-it, ishte i pranishëm edhe kryetari i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian

Në analizën vjetore të vi-

tit 2019 të mbajtur dje në Vlorë, që u drejtua nga kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ishte i pran-ishëm edhe kryetari i Prokurorisë së Përg-jithshme Olsian Çela. Në fjalën e tij, krye-prokurori Çela vlerë-soi bashkëpunimin...

Page 10: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: … · 2020-02-29 · rus Sergey Lavrov, kanë sjellë shumë reagime në vend. Sakaq një postim në rrjetet

GAZETA SOT10 E Shtunë 29 Shkurt 2020

3,4,5,6,10,13,14,18,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

7.981 apartamente dhe 806 banesa individuale, Margariti: Kemi identifikuar zonat, plani i rindërtimit po përparon më shpejtësi

Ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila është drejtuesja e procesit të planifikimit dhe pro-jektimit të planit për rindërtimin e banesave, ka folur dje gjatë konferencës, ku u prezantua plani i rindërtimit dhe ka zbardhur detaje nga plani. Gjatë fjalës së saj, ministrja bëri me dije se në bazë të planit të rindërtimit do të ndërtohen 7.981 apartamente që do të jenë apartamente kolektive dhe 806 banesa individuale. Ajo bëri me dije se janë identifikuar zonat e ndërtimi të këtyre bane-save, por procesi po vijon ende. “Ka qenë në fakt, një periudhë e gjatë pune në grupe të ndryshme,

sëbashku me agjenci të ndryshme, si me Entin e Banesave, ashtu dhe me Agjencinë Kombëtarë të Unifikimit të Territorit. Kemi identifikuar deri tani 398 hektarë zona rindërtimi, në të cilat do të zhvillohen 7981 apartamente në banesa kolektive dhe 806 banesa individuale. Jemi në një sipërfaqe tejet të madhe, që ka të bëjë me 180 mijë metra katrorë rindërtim ku përfshihen edhe objekte publike. Dua të citoj këto numra, sepse japin në tërësi të gjithë punën e të gjithë angazhimin e ndërmarrë për procesin e rindërtimit, i cili nuk fokusohet vetëm me një solidaritet personal, por

është tejet i gjerë në të gjithë territorin”, deklaroi ministrja Margariti. Sakaq Margariti theksoi se procesi i rindërtimit po përparon me shpejtësi. Ajo tha se tanimë qeveria ka gati disa plane të miratuara. Ka tre zona që tashëm janë miratuar, ashtu sikurse bëri me dije ministrja. “Kemi ecur me Programin e Rindërtimit me identifikimin e zonave ku tashmë kemi plane të miratuara, plane të detyruara vendore. Këto janë 3 zona që tashmë janë miratuar, kanë kaluar edhe në këshillat bashkiake në Bashkinë Kurbin, zona e parë, ajo e Laçit, e cila është zona, të cilën ju tashmë të gjithë

e njihni, që është zona ku do të akomodohen 500 apartamentet e bashkëpunimit dhe dhurimit të qeverisë turke. Në Bashkinë Krujë, në Thumanë, një nga zonat më të goditura, më të prekura, kemi tashëm planin e detajuar e të detyruar vendor dhe në Bashkinë Shijak, që është një nga prekjet më të veçanta në krahasim me dy të mëparshmet, pasi kemi një planifikim rindërtimi në zonat ku pallatet e dëmtuara janë prishur e rindërtohen në të njëjtën hapësirë e jo më si në dy zonat e para, ku kemi një rindërtim dhe lagje totalisht të reja, të rikonceptuara nga fillimi”, tha ajo.

Qeveria zbardh planin për rindërtimin pas tërmetit, ja si do ndahen grantet, modelet e shtëpive të reja dhe kategoritë që përfitojnë

Ahmetaj: Shumë e rëndësishme që të fokusohemi tek auditimi, pra, tek transparenca

Arbjona ÇIBUKU

Qeveria ka prezantuar dje planin për rindërtimin e shtëpive që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërkohë që disa prej aty që humbën familjarët nga tërmeti, janë stre-huar në banesat e reja, plani për rindërtimin është prezantuar dje nga kryeministri Edi Rama, ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj si dhe ministrja e Kulturës Elva Mar-gariti. Qeveria zbardhi mënyrën se do të ndahen grantet, pra fondet që u mblodhën në Konferencën e Donatorëve në Bruksel. Po ashtu u bë me dije se si do të jenë modelet e shtëpive të reja. Sakaq kryeministri sëbashku me dy ministrat sqaruan dhe kategoritë të cilat do të përfitojnë nga plani i rindërtimit.

Modelet e shtëpiveQeveria prezantoi dje edhe mod-

elet e shtëpive të reja. Ahmetaj në fjalën e tij deklaroi se shtëpitë do të jenë gjithnjë me në fokus qytetarin, pra të kenë hapësira të bollshme. Më pas bëri me dije edhe metrat katrorë që do të kenë shtëpitë duke pasur parasysh numrin e personave që do të jetojnë aty. “Pra, programi, në krahasim me shumë programe rindërtimi në botë, por dhe në vendet e zhvilluara, edhe Italisë nëse doni, është në skajet e veta fatmirësisht shumë i vëmendshëm ndaj qytet-arëve dhe tejet social për dy arsye; e para, ne humbëm për 30 sekonda 7.5% të PBB e nuk jemi një vend i pasur dhe e dyta, kjo qeveri, kjo mazhorancë është e majtë e në fokus ka qytetarin. Janë 60 deri në 70 met-ra, në bazë të modeleve që iu referua dhe ministrja, 70-80 metra për familje me 2-4 anëtarë, 90-100 metra, familje me më shumë se 5 anëtarë”, tha Ah-metaj. Ai shpjegoi edhe mënyrën se si do të bëhet ndërtimi i banesave që do të bëhen me fondet e mbledhura nga shoqatat bamirëse. Ahmetaj thek-soi se as ato nuk do të dalin jashtë skemës. “Për njësitë individuale nuk do të ketë modele përveç 3 modeleve dhe 3 tipologjive që ne prezantuam, pra, dhe kontributorët e tjerë, që janë le të themi shoqata bamirësie, nuk do dalin dot jashtë modeleve në bazë të ligjit, kështu që dhe përpjekja dhe procedura do të jenë të përbashkëta,

pavarësisht se fondet do të jenë të veçanta”, tha ai.

GrantetSa i takon granteve, ministri i

Rindërtimit bëri me dije se grantet janë 100 mijë lekë të reja për dëm-timet e lehta dhe 259 mijë lekë për ato të dëmtuara mesatarisht dhe 500 mijë lekë për ato të dëmtuara më shumë. “Grantet janë 100 mijë lekë të reja për DS1, 250 mijë lekë të reja për DS2 dhe 500 mijë lekë të reja për DS3. Do t’i jepen drejt-përsëdrejti qytetarëve, familjareve, pas vlerësimit që do të bëhet nga bashkitë që janë brenda zonës së dëmtuar, me një procedurë po

shumë të detajuar, që unë do ta përmend shumë shkurt pak më vonë”, tha ai. Më tej ai shpjegoi se grantet janë 295 milionë euro. Ndër-sa i gjithë fondi tha ai shkon në 1.15 miliardë. “Fondi i Rindërtimit në të gjitha formatet e veta shkon në 1.15 miliardë, ju e ndoqët Konferencën e Donatorëve. Fondi është dinamik gjatë vitit dhe në fund të vitit është i trashëgueshëm. Grantet janë 295 milionë euro. Jo të gjitha grantet do shkojnë në mbështetje buxhetore, pra, do të kalojnë nëpërmjet bux-hetit të shtetit, por një pjesë e tyre do të kalojën nëpërmjet buxhetit të shtetit, por të gjitha do të koordino-

hen, orientohen nga qeveria, nga Këshilli i Ministrave”, tha Ahmetaj.

4000 shtëpi të rejaProgrami i rindërtimit parashi-

kon që brenda vitit 2020 të përmbyl-let ndërtimi i 4000 banesave të para. Sakaq kryeministri Rama tha sa i takon kohës që mund të duan këto shtëpi për tu rindërtuar, se për Vitin e Ri të gjithë do të jenë në shtëpitë e tyre. “Për shtëpitë, sot mund të themi me plot gojën që në mos të gjitha, pjesën dërrmuese, - quajeni 90%, quajeni 95%, se ka gjithmonë gjëra që dalin jashtë parashikimeve, - t’i kemi të ngritura dhe njerëzit të kalojnë Vitin e Ri aty”, tha Rama.

JA KATEGORITË QË PËRFITOJNË NGA PLANI I RINDËRTIMIT

Ka një sërë kategorish që përfitojnë nga procesi i rindër-timit, por vlen të theksohet se përfituesit nuk mund të përfi-tojnë në të njëjtën kohë nga më shumë se një program i procesit të rindërtimit, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në aktin normativ që rregullon për-ballimin e pasojave të fatkeqë-sisë natyrore.

1. Subjektet përfituese nga

programet e procesit të rindërti-mit janë familjet, që kanë hum-bur banesat si pasojë e shemb-jeve të ndërtesave dhe përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja ose programi i rindërtimit të godinave në të një-jtin truall ose programi i fondit të banesave.

2. Familjet në qytet, që kanë humbur shtëpitë individuale si pasojë e shembjes, përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja ose programi i granteve të rindërtimit ose pro-grami i fondit të banesave.

3. Familjet në fshat, që kanë humbur shtëpitë individuale jashtë ose brenda zonës së ur-banizuar të territorit rural, si pa-sojë e shembjes, përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja ose programi i granteve të rindërtimit.

4. Familjet që kanë dëmtime në banesa ose shtëpi individuale nga fatkeqësia natyrore, të cilat nuk kanë nevojë të rindërtohen nga e para, trajtohen me grante rikonstruksioni.

5. Shoqëritë tregtare, të vogla e të mesme, vendet e kryerjes së aktivitetit të të cilave janë dëmtuar dhe/ose zhven-dosur për shkak të fatkeqë-sisë natyrore, vërtetuar me dokumente zyrtare, me qëllim rikonstruksionin e shpejtë ose sigurimin e mjediseve të përshtatshme për kryerjen e vep-rimtarisë nga punëmarrësit përfi-tojnë mbështetje ekonomike.

“Bëhet fjalë për një sistem që ka në të gjithë skeletin e vet çelik të galvanizuar. Kemi bërë shumë kërkime, janë bërë analiza nga grupet e punës dhe kemi preferuar që të paguajmë më shumë, për të garantuar një qën-drueshmëri shumë të lartë. Bëhet fjalë për godina që kanë garancinë e paprekshmërisë së tyre, që nuk do

kenë nevojë për asgjë, përveç lyerjes ndoshta, kur ta kenë të nevojshme banorët në 70 vjet garanci. Ndërkohë që të tjerat kanë vite garancie më të ulëta, përshirë edhe ndërtimet e sotme që bëhen nëpër zonat periferike apo rurale, me tullat me vrima e me ato historitë me blloqe betoni, që janë me garanci shumë më të ulët”, tha Rama.

Kryeministri: Banesat deri në 70 vjet garanci

Brenda këtij viti, nga një anë do të sistemohen ata që kanë humbur banesën individuale, nga ana tjetër do të fillojnë të ngrihen dhe të jenë në punë kantieret për ndërtimin e godinave me shumë njësi banimi dhe me njësi shërbimesh. Kështu do të jenë edhe blloqe në periferinë e Tiranës, ku kemi disa pika tanimë të përcaktuara dhe do të

bëhen disa grumbullime shtëpish, për t’i dhënë një tjetër cilësi jete, në radhë të parë, fëmijëve dhe më të moshuarve që kanë nevojë për t’i pasur shërbimet pranë dhe natyrisht, për të krijuar edhe komunitet. Por do të ketë edhe shtëpi që thjesht do të vendosen aty ku janë trojet e shtëpive të prekura në fshatra të caktuar”, deklaroi dje Rama.

Brenda vitit do të sistemohen ata që humbën banesat individuale

Page 11: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: … · 2020-02-29 · rus Sergey Lavrov, kanë sjellë shumë reagime në vend. Sakaq një postim në rrjetet

GAZETA SOT E Shtunë 29 Shkurt 2020 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Udhëzimi i ri do të njohë reduktimin 10% të vlerës për makinat luksoze çdo vit

Udhëzimi, ndryshon taksa vjetore për automjetet e përdorura, ja detyrimet

që duhet të paguajnë shoferëtEsmeralda HIDA

Ministria e Financave ka vendosur të ndryshojë procedurat për taksat e automjeteve. Përmes një

udhëzimi të publikuar dje në Fletoren Zyrtare, janë dhënë detaje mbi vlerat që duhet të paguajnë shoferët e mak-inave të përdora dhe ata të makinave luksoze. Qëllimi i këtij udhëzimi është eliminimi i një pabarazie pasi në ligjin aktual mjeteve nuk i njihej zbritja nga amortizimi, si edhe lista e parregull-sisë në datë pagesën e taksës, duke ndikuar kështu edhe në gjobën që ata duhej të paguanin. Sipas udhëzimit, taksa vjetore e mjeteve të përdorura të transportit, është taksë vjetore për çdo vit kalendarik nga 1 janari deri më 31 të vitit përkatës, duhet të llogaritet, paguhet dhe ka vlefshmëri 365 ditë, pavarësisht nga momenti në të cilën ajo paguhet, në të kundërt pronari duhet të paguajë edhe përqindjen që i shtohet si gjobë për tejkalim afati. Më tej thekso-het se pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 0.06% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë vonesë nga dita e fundit e vlefshmërisë. Në asnjë rast, gjoba nuk llogaritet për një periudhë më të gjatë se 365 ditë kalendarike. Por, nëse pronari ka bërë pagesën e fundit në

Ulet me 6% niveli i kredive, regjistrohen vetëm 569 mld lekë në janar

Reforma e taksave, prioritet i qeverisë për periudhën 2020-2022

Niveli i kredive ka pësuar ulje të ndjeshme në këtë fillim viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se, porto-foli i kredisë për ekonominë arriti në rreth 569 miliardë lekë, duke regjistruar një rënie rreth dy miliardë lekë më pak krahasuar me fundin e dhjetorit 2019. Megjithatë, me bazë vjetore kredia ngelet në rritje, me 6% më shumë krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Gjithsesi ekspertët e bankës shprehen se në ter-ma vjetorë kreditë shfaqin trend rritës. Në shifra me

bazë vjetore rritja është pranë nivelit 6.5%. Portofoli i kredisë së individëve ka vlerën e rreth 196 miliardë lekëve ose rreth 1.6 miliardë eurove. Kreditë më të shumta regjistrohen në kategorinë individuale. Ndërsa kredia për biznesin ra lehtë gjatë janarit, duke qenë faktor përcaktues në frenimin e kredisë për ekonominë. Meg-jithatë edhe ajo ngelet në rritje vjetore pozitive, me 4% më shumë. Në vlerë, kredia për bizneset private ngelet shtylla kryesore e kreditimit, me rreth 59% të portofolit total të huas.

Reforma rregulluese në fushën e tatimeve dhe garantim transparence për mbledhjen e të ardhurave shfaqen si pika të rëndësishme në planet qeveri-tare për 3 vitet e ardhshme. Së fundmi qeveria shqiptare ka përgatitur strategjinë për inte-grimin europian për periudhën 2020-2022. Në këtë plan që përf-shihen reforma për tre vitet në vijim radhitet performanca dhe prioritetet në çdo fushë, duke analizuar përputhshmërinë me standardet europiane. “Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat është planifikuar të prezantohet

në vitin 2022. Ky ligj do të trajto-jë çështje që lidhen me tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatimin mbi fitimin duke synuar harmonizimin me ndryshimet ekonomike. Gjithashtu, syno-het harmonizimi i mëtejshëm i direktivave në fushën e tatimeve direkte”, thuhet në dokument. Reforma në fushën e taksave dhe mbledhja e plotë e të ard-hurave ka qenë një nga reko-mandimet e Këshillit Europian për qeverinë shqiptare. Pra, në 2022 do të mund të kemi një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat, që do të jetë akumulues efektiv.

INSTAT: Ulen me 45.6% lejet e ndërtimit, jepen vetëm 196

Ndërtimi është një nga sektorët me kontribut më të lartë në ekonomi, por lejet për ndërtime janë reduktuar këtë fillim viti. Sipas të dhënave më të fundit të publikuar nga Insti-tuti i Statistikave, në tremujorin e katërt 2019 janë miratuar gjithsej 196 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 360 leje të miratuara në tremujorin e katërt 2018, duke shënuar një rënie prej 45,6 %. Në total, përl-logaritjet e INSTAT tregojnë se, gjatë vitit 2019, janë miratuar gjithsej 1.044 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 1.194 leje

të miratuara në vitin 2018, duke shënuar një rënie prej 12,6%. Si rrjedhojë, më tremujorin e katërt 2019, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime in-xhinierike është 11,7 miliardë lekë, nga 22,1 miliardë lekë miratuar në tremujorin e katërt 2018, duke shënuar një rënie prej 47,1%. Ndërsa sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në vitin që lamë pas, është 1.916.719 m2, nga 1.442.783 m2 miratuar në vitin 2018, duke shënuar një rritje prej 32,8%.

Situata ekonomike në vend ka hasur luhat-je të shumta, por kreu i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka pohuar së fundmi se gjendja është në drejtim stabilizues. Gurvenatori ka marrë dje pjesë në Mbledhjen e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore zhvilluar në Athinë, nga ku foli mbi gjendjen aktuale të sistemit financiar në vend, si dhe për masat që po merr BSH si institucion përgjegjës për një gjendje ekono-mike të qëndrueshme, afatgjatë. Sejko pranoi që Shqipëria po përballet me vështirësi të cilat ngadalësojnë rritjen ekonomike, por në këtë pikë ai theksoi se një pjesë e treguesve kryesorë janë në ritme pozitive. “Pavarësisht ngadalësimit të ritmeve të rritjes ekonomike gjatë vitit 2019,

treguesit e qëndrueshmërisë ekonomike dhe financiare të vendit vijojnë të mbeten solidë. Punësimi dhe pagat janë rritur, norma e pap-unësisë shënoi minimumin historik, pozicioni i jashtëm i ekonomisë është përmirësuar, deficiti buxhetor mbetet i kontrolluar dhe borxhi publik është në rënie, sektori bankar është rentabël, me tregues likuiditeti dhe kapitalizimi mbi kërke-sat rregullatore. Në veçanti, raporti i kredive me probleme ka zbritur në 8.3% të portofolit në muajin janar 2020. Reduktimi i rrezikut të kreditit dhe konsolidimi i sektorit bankar kri-jojnë parakushte për një rritje më të shpejtë të kredisë në të ardhme”, u shpreh ai. Duke qenë se në raportin e fundit të FMN sistemi ynë bankar paraqitej në një situatë jo fort të favorshme,

Guvenatori u ndal edhe tek kjo pikë duke vënë në dukje se masat për stabilizim monetar të ndërmarra nga BSH kanë përmisuar treguesit financiar. Pra, tërheqja e vëmendjes nga FMN ka vënë në lëvizje BSH. “Masat makropruden-ciale të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë dhe stimuli monetar ka ndihmuar uljen e normave të interesit, duke nxitur rritjen e kredisë dhe uljen e kostos së shërbimit të borxhit të bizneseve dhe familjeve. Stimuli monetar i ka mundësuar Shqipërisë një ambient financiar transparent, me norma të ulëta e të qëndrueshme interesi, me likuiditet të bollshëm dhe me luhatje të moderu-ara të kursit të këmbimit”, tha ai. Më tej Sejko foli për një rritje foli për një rritje të punësimit, gjë e cila mbetet për tu parë.

Situata ekonomike, Sejko: Treguesit financiarë janë në gjendje stabël

fund të muajit tetor 2018, edhe paraqitet për pagesën tjetër në fund të muajit ja-nar 2020, atëherë ky tatimpagues duhet të paguajë vlerën e taksës duke i shtuar edhe kamatëvonesën për vitin 2019, duke çuar vlerën e paguar nga 16,462 lekë baza, në 19,251 lekë me gjobën. Gjithashtu ky pronar është i detyruar të paguajë edhe taksën për vitin 2020, e cila gjithashtu shoqërohet me 233 lekë gjobë, pasi ai është paraqitur në fund të muajit janar 2020, ndërsa afati i fundit

ka qenë 01.01.2020. Ndërsa në ato raste kur pronari bën pagesën brenda aftit të caktuar, zyrat përgjegjëse kanë mba-jtura të dhënat dhe nuk paguhet asnjë shtesë nga niveli i taksës bazë. Pikërisht në atë datë pronari pajiset dhe me dokumentin që automjetit i është bërë kontrolli i detyrueshëm. “Në rastet kur pronari për vitin 2019 ka paguar taksën vjetore të mjeteve të përdorura në datën 20.5.2019, në vlerën 17,958 lekë me afat vlefshmërie deri më 19.5.2020. Më datën

20.5.2020, pronari i mjetit paguan detyr-imet për taksat e vitit 2020 dhe pajiset me konfirmim për kryerjen e kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit”, thuhet në dokument.

Lehtësi për automjetet luksozeNdër të tjera ky udhëzim sjell risi

dhe lehtësira në taksa edhe për makinat që klasifikohen në kategorinë “Autom-jete luksoze”. Në ligjin aktual edhe pasi kalonin vitet që ky mjet është regjistruar ai vazhdon ta paguajë taksën si mjet

luksoz pa u marrë në konsideratë si vlerë e zbritshme amortizimi i makinës. Me ndryshimet e bëra çdo automjeti luksoz do t’i reduktohet 10% e vlerës bazë si zbritshmëri nga amortizimi. “Vlera e mjetit, për efekt të klasifikimit “Automjet luksoz”, reduktohet (amortizohet) jo më shumë se 10% të vlerës së mbetur çdo vit, duke marrë si vlerë fillestare për efekt reduktimi (amortizimi) vlerën e fundit të regjistruar në fillim”, thuhet në dokument. Për ta bërë më të qartë për pronarët e au-tomjeteve dhe për të qenë transparent me vlerat që duhet të paguhen në udhëzim shpjegohet me detaje çdo ndryshim dhe përfitimi i shoferëve nga amortizimit me 10% çdo vit. “Në rastet kur mjeti është regjistruar me datë 30.1.2020 dhe vlera më e madhe e mjetit ndërmjet dokument-acionit financiar dhe vlerës së mbetur të reduktuar (amortizuar) në fushën “vlera e mjetit” është 5,800,000 lekë. Më datën 10.4.2021 paraqitet për të bërë regjis-trimin e ndryshimin e pronësisë së mjetit sipas kontratës së shitblerjes me vlerë 3,900,000 lekë. Vlera e mjetit e reduktuar (amortizuar) në raport me muajt e plotë të çdo viti, pa përfshirë muajin e ndryshimit të pronësisë më datë 10.4.2021 është 5,136,625 lekë. Për efekt të klasifikimit si “Automjet luksoz” vlera më e madhe ndërmjet vlerës në dokumentin financiar të fitimit të pronësisë dhe vlerës së reduk-tuar në fushën “vlera e mjetit” do të merret parasysh vlera më e madhe që është 5,136,625 lekë”, sqarohet në dokument.

Page 12: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: … · 2020-02-29 · rus Sergey Lavrov, kanë sjellë shumë reagime në vend. Sakaq një postim në rrjetet

GAZETA SOT12 E Shtunë 29 Shkurt 2020

4,5,6,8,10,12,13,14,18,19,20,21,24

d o s s i e r www.sot.com.al

Ja si reagoi Tirana ndaj sulmeve të Nikita Hrushov

Përplasjet Shqipëri-BRSS, zbardhen sulmet e Hrushovit ndaj Mehmet Shehut dhe Enver

Hoxhës, kërkonte kryengritje ndaj tyreCIA zbardh sulmet e Nikita

Hrushov ndaj Enver Hoxhës dhe përplasjet mes dy vendeve më 1962. Sipas një dokumenti

të deklasifikuar së fundmi, Hrushov akuzonte Hoxhën dhe Shehun se po ndiqnin si shembull kultin e individit, ndërsa liderët shqiptarë e akuzonin se po tradhtonte marksizëm-leninizmin.

Përplasjet me BRSS Pas largimit të sovjetikëve, në

Shqipëri u vu re fluksi i ardhjes së teknikëve dhe këshilltarëve ushtarakë e ekonomikë kinezë. Shqipëria vazh-doi importin e grurit kinez me gjithë mangësitë dhe kushtet e vështira në Kinë. Në të njëjtën periudhë Shqipëria sulmoi politikën sovjetike ndaj Gjer-manisë në takimin e gushtit të traktatit të Varshavës dhe ishte i vetmi vend i bllokut që nuk botoi në shtyp programin e sapo shpallur të partisë sovjetike. Në raportin e 17 tetorit të Komitetit Qendror të partisë sovjetike, Hrushov iu përgjigj gjerësisht pyetjes retorike mbi nevojën e sulmeve ndaj figurës së Stalinit dhe stalinizmit, duke thënë se ishte absolutisht e nevojshme dhe në interes të marrëdhënieve të mira mes partisë e popullit sovjetik, dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Hrushov përshkroi në terma të ngjashme këmbënguljen e tij për destalinizimin dhe triumfin e tij ndaj grupit anti-parti të Zhukov. Ai gjithashtu ngriti në një nivel të ri ofensivën kundër kinezëve, duke thënë se destalinizimi nuk është kuptuar nga udhëheqësit shqiptarë, teksa shtoi se BRSS nuk e kuptoi qartësisht këtë deri në vitin 1960. Ajo që Hrushov nuk tha është se kinezët e kishin kundërshtuar hapur destalin-izimin prej fillimit, por audienca e tij e dinte mirë se ai me anë të sulmit ndaj Shqipërisë kërkonte të sulmonte Kinën. Ai tha se deviacioni shqiptar kishte qenë i qartë që prej mesit të vitit 1960, duke iu referuar Konferencës së Bukureshtit në qershor, ku shkeljet disiplinore të Kinës u mbrojtën nga delegacioni shqiptar duke sfiduar qëndrimin e të gjithë bllokut komunist. Më tej Hrush-ov tha se kundërshtimi i shqiptarëve dhe kinezëve ndaj destalinizimit vinte nga fakti që ata vetë përdorin metoda të kultit të individit. “Për çështje të tilla parimore ne nuk mund të tolerojmë as ndaj shqiptarëve as ndaj askujt tjetër”, tha Hrushov, ndërsa lajmet nuk janë të qarta nëse ai paralajmëroi partitë e tjera të bllokut me anë të denoncimit të Kinës, që do të ishte rasti i parë që prej përjashtimit të Jugosllavisë në 1948. Në fjalimin e tij të 19 tetorit, Zhu Enlai nuk e përmendi kultin e individit, por e preku çështjen në stil tipik kinez duke vënë kurorë për Stalinin dhe Leninin në mauzoleumin kinez Lenin-Stalin. Në mbishkrimin e kurorës së Zhu Enalit ishte shkruar, ashtu siç Hrushov vetë e kishte përshkruar në 1956, “Për Stalinin, marksist-leninistin e madh”. Në fjalimet e mëpasshme shumë nga rusët dhe del-egatët e huaj pranuan se shqiptarët po praktikonin kultin e individit. Hrushov në fjalimin e 27 tetorit përshkroi në detaje zbatimin e kultit të individit nga udhëheqja shqiptare duke thënë se kjo po manifestohej në formën më të keqe.

Hrushov më tej foli për mizorinë e reg-jimit të Stalinit dhe mbështetjen që kjo gjente të grupi sovjetik anti-parti.

Reagimi sovjetikNjë ditë më pas Frol Kozlov, që

konsiderohej si pasues i Hrushovit, mbështeti krahasimet mes grupit an-ti-parti dhe udhëheqjes shqiptare. Kon-gresi sovjetik reagoi ndaj deklaratës së Zhu Enlai duke votuar unanimisht për heqjen e trupit të Stalinit nga mauzole-umi. Në fjalimin e 17 tetorit Hrushov tha se po bëhej gjithnjë e më e nevojshme përdorimi i zgjuar i avantazheve të

socializmit botëror dhe i koordinimit të planeve ekonomike. Ai dhe liderë të tjerë sovjetikë diskutuan rëndësinë e ndihmës së BRSS ndaj vendeve të bllokut. Kozlov tha se shqiptarët dhe kinezët i kishin harruar ndihmat dhe mbështetjen sovjetike për ekonominë dhe ushtritë e tyre. Hrushov tha se par-tia sovjetike kishte kërkuar dhe vazh-don të kërkojë mënyra për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Shqipërinë, por pa u tërhequr nga argumentet e saj as ndaj Shqipërisë dhe askujt tjetër. Por më tej ai i bëri thirrje partisë shqiptare të heqë dorë nga pikëpamjet e gabuara dhe të kthehen në rrugën e unitetit dhe bashkëpunimit me bllokun dhe lëvizjen komuniste. Folësit sovjetikë në dy ditët e ardhshme të kongresit nuk diskutuan më problemet me Shqipërinë, teksa Hrushov po priste se cila do të ishte linja dhe reagimi i Kinës. Në fjalimin e 19 tetorit, Zhu Enali tha se kinezët nuk kishin ardhur për të bërë sherr publik-isht dhe shprehu keqardhjen që Hrush-ov e kishte sjellë debatin më Shqipërinë në këtë fazë të re. Duke specifikuar se qëndrimi kinez në bllok përfshinte dhe Shqipërinë, Zhu Enlai tha: “Ne besojmë se debatet që për fat të keq kanë lindur mes partive vëllazërore, duhet të zgjid-hen me durim dhe në frymën proletare. Ndërsa censura e njëanshme ndaj çdo partie vëllazërore nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit. Nxjerrja e zhveshur para armikut e debateve mes partive vëllazërore, nuk është mënyra marksiste-leninsite për të vepruar”. Zhu Enali tha se imperializmi amerikan dhe revizionizmi jugosllav po tentonte me çdo mënyrë të prishte unitetin mes vendeve komuniste dhe miqve të tyre, dhe ashtu siç tha Hrushov për revizionizmin jugosllav, edhe sulmet kundër Shqipërisë po luanin në favor të armikut. Me formulën e tij të barazisë dhe unanimitetit, Zhu Enali po kon-firmonte qëndrimin e vjetër të Kinës se lidhjet mes partive nuk bazoheshin në marrëdhëniet prind-fëmijë dhe se asnjë parti nuk mund të impononte

opinionin e saj ndaj partive të tjera. Zhu Enlai shtoi se blloku nuk mund të vepronte sipas parimit të dominimit të mazhorancës dhe se uniteti mund të arrihet vetëm me anë të konsultimeve dhe marrëveshjeve bilaterale.

Sulmi kinez Por të katër folësit pas Zhu Enlait

vazhduan akuzat e Hrushovit ndaj udhëheqjes shqiptare për refuzim të udhëheqjes së miratuar të bllokut, duke e bërë të qartë se Hrushov e kishte organizuar paraprakisht sulmin e tij. Gomulka dhe Thorez thanë se ud-hëheqja shqiptare po sillej në mënyrë aventuriere dhe përçarëse, ndërsa Voronov tha se procedimet e kongresit shërbenin si një paralajmërim serioz ndaj të gjitha formave të revizionizmit, duke iu referuar jugosllavëve, dhe for-mave të dogmatizmit, duke iu referuar shqiptarëve. Reagimi shqiptar erdhi në një deklaratë të Komitetit Qendror të partisë më 20 tetor, i cili duke u fokus-uar në sulmin personal ndaj Hrushov, e prezantoi debatin sikur të ishte mes Hrushovit dhe grupit të tij nga njëra anë, dhe partisë shqiptare dhe udhëheqësve të tjerë sovjetikë nga ana tjetër. Deklara-ta denonconte Hrushovin për shkeljen e kushteve të deklaratës së nëntorit 1960 (për publikimin e debateve pas dështimit të negociatave bilaterale) dhe shtonte se partia shqiptare ishte përpjekur të zgjidhte konfliktin sipas procedurave të pranuara. Ajo shtonte se Shqipëria kishte pritur “me simpati” fjalimin e Zhu Enlait më 19 tetor. Më tej ajo shtonte se pas fjalimit të Zhu Enlai shpifjet dhe sul-met kishin vazhduar, prandaj kërkonte të bënte të qartë për botën të vërtetën e plotë. Deklarata shqiptare thoshte se kërkonte të demaskonte Hrushovin dhe se në përpjekjen e saj do të fitonte sepse nuk ishte vetëm. Në fjalimet e tjera deri më 27 tetor para fjalës finale të Hrushovit, të gjithë folësit vazhduan akuzat ndaj Shqipërisë dhe premtuan të mos toleronin në çështjet parimore në debatin me Shqipërinë (dhe Kinën). Folësit reaguan ndaj Zhu Enlait duke

përsëritur se partia sovjetike kishte bërë gjithçka mundej për zgjidhjen e debatit dhe se veprimet e Shqipërisë kishin kënaqur armiqtë imperialistë. Ata paralajmëruan rrezikun e përjashtimit të Shqipërisë dhe ndoshta dhe të Kinës nga blloku. Të gjithë thanë se Shqipëria po bëhej gjithnjë e më e izoluar dhe se politikat e saj po e çonin drejt ndarjes nga kampi. Kinezët sigurisht që e dinin se sulmet drejtoheshin dhe kundër tyre. Akuzat specifike ndaj Shqipërisë ishin shkelja e parimeve të deklaratës së Kon-gresit të 20-të sovjetik dhe se në mënyrë hipokrite deklaronin miqësi ndaj BRSS duke shpifur në të njëjtën kohë ndaj par-tisë sovjetike. Akuzat thonin se të gjitha këto veprime kundër unitetit, drejtësisë dhe të vërtetës, dëmtonin kauzën e ndërtimit socialist në Shqipëri dhe atë të komunizmit botëror.

Reagimi i HrushovMë 27 tetor Hrushov e ngriti në

një tjetër nivel konfliktin duke bërë thirrje për përmbysjen e udhëheqjes shqiptare. Pasi përmendi se BRSS kishte bërë gjithçka të mundur për riparimin e marrëdhënieve, ai tha se partia sov-jetike duhet t’i tregonte të gjithë botës të vërtetën. Në një paragraf ironik ai iu referua “ankthit” të Zhu Enlait për publikimin e debateve brenda lëvizjes. Hrushov tha: “Edhe ne ndajmë ankthin e kolegëve tanë kinezë për mbarëvajtjen në bllok dhe e vlerësojmë shqetësimin e tyre për forcimin e unitetit. Nëse shokët kinezë dëshirojnë të ushtrojnë përpjekjet e tyre për normalizimin e marrëdhënieve mes partisë shqiptare dhe partive vëllazërore, janë të mirëpri-tur”. Më tek Hrushov tha se denoncimi publik i Shqipërisë u bë prej pretendi-meve të saj për “privilegje të veçanta” dhe manifestim të stalinizmit në formën më të keqe, ndërsa më tej ftoi kinezët të ndërhynin me Shqipërinë për risjelljen e saj në linjën e bllokut: “Që Shqipëria t’i japë fund ngritjes së kultit të individit për Hoxhën, Shehun e të tjerë, kjo do të thotë heqje dorë nga pozitat e tyre shtetërore, gjë që ata nuk kanë ndërmend ta bëjnë. Por ne kemi besim se do të vijë një kohë kur komunistët e vërtetë shqiptarë dhe populli shqiptar do të thonë fjalën e tyre, dhe kur udhëheqësit aktualë do të duhet të përgjigjen”. Rezoluta e pranuar nga Kongresi Sovjetik më 31 tetor përm-bante vetëm qëndrimet e moderuara të Hrushovit, pra që udhëheqja shqiptare të heqin dorë nga pikëpamjet e gabuara dhe të rikthehen në rrugën e unitetit, pa përmendur përmbysjen e pushtetit. Por Hrushov e kishte bërë tashmë të qartë se nuk do të hiqte dorë përveçse me kokat e atyre që e kishin sfiduar dhe denoncuar. Shumë nga delegacionet që folën më pas mbështetën akuzat sovjetike ndaj udhëheqjes shqiptare dhe asnjë nuk foli në mbështetje të tyre përveç Kinës dhe Shqipërisë që nuk ishte prezente. Ata që mbetën neutralë duke mos u shprehur ishin rreth 20 parti komuniste mes të cilëve Korea e Veriut, Vietnami i Veriut nga blloku socialist, India, Japonia, Bur-ma, partitë komuniste anglofone të Aus-tralisë, Zelandës së Re, Britanisë, partitë skandinave të Norvegjisë, Danimarkës, Suedisë e Islandës, Algjeria nga partitë afrikane dhe disa parti komuniste latine.

Që Shqipëria t’i japë fund ngritjes së kul-tit të individit për Hoxhën, Shehun e të tjerë, kjo do të thotë heqje dorë nga pozi-tat e tyre shtetërore, gjë që ata nuk kanë ndërmend ta bë-jnë. Por ne kemi besim se do të vijë një kohë kur ko-munistët e vërtetë shqiptarë dhe pop-ulli shqiptar do të thonë fjalën e tyre, dhe kur udhëheqësit aktualë do të duhet të përgjigjen...

Page 13: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: … · 2020-02-29 · rus Sergey Lavrov, kanë sjellë shumë reagime në vend. Sakaq një postim në rrjetet

4,5,6,8,10,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Shtunë 29 Shkurt 2020 13

k r o n i k e www.sot.com.alr a j o n & b o t e www.sot.com.al

Vendimi i Kurtit përplas SHBA-BE, Grenell kërkon heqje totale të taksës, Brukseli vlerëson kryeministrin kosovar

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraValë reagimesh pas tërheqjes së Kosovës për taksën ndaj Serbisë

Sonila ELEZI

Dialogu Kosovë-Serbi ka ven-dosur përballë njëra tjetrës Shtetet e Bashkuar dhe Bash-kimin Europian. Shkak për

këtë ka qenë deklarata e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti mbi heqjen me kus-hte të taksës mbi mallrat serbe dhe bosh-njake. Reciprociteti i plotë ekonomik, politik dhe tregtar që Albin Kurti para-lajmëroi për shtetin serb ka konkluduar në dy qëndrime të ndryshme mes SHBA dhe BE. Richard Grenell, Ambasadori amerikan në Gjermani dhe i deleguari i posaçëm i SHBA për dialogun Prisht-inë- Beograd, ka shprehur refuzimin e Shteteve të Bashkuara dhe mos pranimin e kësaj mase. Ambasadori amerikan në Gjermani tha se Albin Kurti është duke bërë një gabim shumë të madh, dhe se SHBA nuk e mbështesin masën gjysmake të paralajmëruar nga ai, por duan heqje të plotë të taksës. “Ne nuk e mbështesim masën gjysmake të kryeministrit Kurti. Qëndrimi ynë është shumë i qartë: tarifat duhet të hiqen krejtësisht. Zoti Kurti po bën gabim serioz – dhe kjo i është bërë e qartë sot presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë”, është shprehur ai. Pavarësisht se nga SHBA kanë ardhur deklarata të cilat janë definitivisht kundër vendimit të Kurtit, në Bashkimin Evropian nuk e kanë kundërshtuar këtë masë. Nga BE-ja e kanë përshëndetur vendimin e Kurtit për të hequr taksën, dhe me anë të një njoftimi për shtyp janë shprehur se ky hap mund të ketë efekt pozitiv për rivendosjen e tregtisë rajonale dhe

Turqia hap kufijtë, pritet dyndje e refugjatëve sirianë në BE

BE e pavendosur për përfaqësuesin e dialogut Prishtinë-Beograd

Pas vrasjes së 33 ushtarëve turq në një sulm ajror në Sirinë Ver-iore, Turqia ka vendosur të hapë kufijtë për refugjatët e Lindjes së Mesme. Kushdo që do të kalojë në Europë nuk do të ketë asnjë pengesë. Rreth 300 emigrantë, mes të cilëve sirianë, kanë arritur tashmë në provincën Edirne, në kufirin me Greqinë, në përpjekje për të shkuar në Evropë. Një tjetër grup emigrantësh, i mbërritur në brigjet e Ajcacikut në Çanakale, në Turqinë perëndimore, po tenton të arrijë ishullin grek Lesbos me barka. Vrasja e ushtarëve turq në

Idlib, pas një sulmi ajror pas të cilit duket se qëndron damasku, çoi në një takim urgjent të kryesuar nga presidenti Recep Tayip Erdogan. Në Turqi, gjenden aktualisht rreth 3.6 milionë refugjatë siri-anë dhe vendi druan se më shumë njerëz do ti drejtohen atij ndërkohë që po rritet pakën-aqësia e popullit për prezencën e tyre. Në një seri postimesh në Twitter, një ndihmës i Erdogan, akuzoi presidentin sirian Bashar al Asad se po kryen një spastrim etnik dhe po përpiqet të dëbojë miliona sirianë nga Idlibi.

Zëdhënësi i Bashkimit Ev-ropian, Peter Stano, tha se ven-det evropiane nuk kanë ven-dosur ende për përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, i cili do të ngarkohej me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe me çështjet e tjera të Ballkanit Perën-dimor. Stano konfirmoi se ideja për emërimin e përfaqësuesit të posaçëm u është paraqitur ven-deve anëtare të BE-së. "Derisa shtetet anëtare të mos vendosin dhe miratojnë emërimin e një personi specifik për mandatin konkret, ne, as përfaqësuesi i

lartë i BE-së, nuk mund të flasim për këtë", tha Stano. Komentet pasojnë deklaratën e komision-erit evropian për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, se ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, do të jetë përfaqësuesi i ardhshëm i BE-së për Ballkanin Perëdimor. "Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, është i vetmi që mund të njoftojë zyrtarisht për emërimin e një përfaqësuesi special", tha Stano. Emërimi i për-faqësuesit të posaçëm të BE-së për Ballkanin Perëndimor pritet të bëhet më 23 mars.

Vriten 33 ushtarë turq në Siri, reagon NATO

Raportohet se në Siri janë të paktën 33 ushtarë turq të vrarë nga sulmet ajrore në rajonin veriperëndimor Idlib. Përshkallëzimi mes Rusisë që mbështet forcat qeveritare siriane, dhe Turqisë, ka bërë që presidenti Erdogan të mbledhë këshillin e udhëheqësve ush-tarakë. Mediat turke thonë se sulmi erdhi nga forcat qeveri-tare siriane të Assad dhe jo nga Rusia por situata është rënduar dhe të gjitha vendet e përfshira në konflikt kanë përshkallëzuar angazhimin e tyre në frikë për

konfrontime të reja. NATO-ja u bëri thirrje Rusisë dhe Sirisë të ndalin ofensivën në Idlib dhe tha se aleanca qëndron në solidaritet me Turqinë. “Aleatët dënojnë goditjet ajrore të vazhdueshme dhe pa dallim nga regjimi sirian dhe Rusia në rajonin Idlib. U bëj thirrje të ndalojnë ofensivën, të respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe të mbështesin përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për një zgjidhje paqësore”, tha pas një mbledhjeje urgjente, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Gjermani, ndalohet mbajtja e shamive për zyrtaret ligjore

Pentagoni: Kina dhe Rusia duan të pengojnë

SHBA në hapësire

Rusia dislokon në Siri bombardueset Su-34Mes përshkallëzimit të tension-

eve në Idlib të Sirisë, dhe shtimit të armatimeve turke, forcat ajrore ruse raportohet se kanë dislokuar në rajon bombarduesit elitare Su-34 të njohur nga NATO si “Hellduck”. Në filmime të mëparshme janë parë avionë rusë e sirianë Su-24 e MiG-23 që i shmangeshin artilerive të grupeve xhihadiste në terren. Su-34 janë dislokuar për neutralizimin e pikave goditëse tokë-ajër, me fuqi superiore të zjarrit që i lejon të operojnë në hapësirat e kontestuara ajrore.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë shpërthimi i koronavirusit "po përkeqësohet". Kjo deklaratë erdhi pasi Nigeria konfirmoi rastin e parë në Afrikën Nën-Sahariane. OBSH-ja përsëriti para-lajmërimin e saj se koronavirusi mund të arrijë shu-micën e vendeve të botës, "nëse jo të gjitha". Shifrat e fundit, të raportuara nga autoritetet shëndetësore të secilës qeveri të premten në Pekin, tregojnë se koronavirusi ka infektuar mbi 83,000 njerëz në gjithë botën, ndërsa mbi 2,800 pacientë kanë vdekur. Ndër-kohë një lajm i9 mirë vjen nga Gjermania ku doktori i virologjisë Thomas Pietschmann ka dhënë lajmin se me afrimin e Pranverës dhe rritjen e temperaturave situata do të përmirësohet. Sa më ngrohtë bëhet, aq më të vështira bëhen kushtet për viruset.

Shtetet e Bashkuara ka treguar që nuk dëshi-ron të jetë në kondita armiqësie me Teheranin. SHBA i ka bërë së fundmi Iranit ofertë për ndihmë teknike në lidhje me shpërthimin e koronavirusit, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pom-peo. “Republikës Islamike i kemi bërë oferta për ndihmë”, theksoi Sekretari i Shtetit, pasi deputetët i kërkuan për të folur rreth reagimit global ndaj virusit, në një seancë të përqendruar tek Irani. Deputetët shfaqën shqetësimin se në Iran po ndodh një shpërthim serioz i virusit, ndërsa sistemi shën-detësor është i dobët. Pompeo pranoi se sistemi i kujdesit shëndetësor në Irani nuk është i fortë, por u tërhoq, duke u shprehur se Teherani nuk po shpërndante informacione.

Koronavirusi, OBSH: Përkeqësohet situata Aromë paqeje, SHBA i zgjat dorën Iranit

rifillimin e dialogut Prishtinë – Beograd. “Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar të enjten se Kosova do të heqë tarifat për importin e lëndëve të para nga Serbia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina. Ne e mirëpresim këtë njoftim si hap të parë dhe mezi presim të shohim më shumë detaje. Ky hap mund të ketë një efekt pozitiv në rivendosjen e tregtisë rajonale dhe të ofrojë një hapje për rifillimin e di-alogut midis Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Besi-mi duhet të rikthehet urgjentisht. Serbia dhe Kosova duhet të krijojnë një mjedis të favorshëm që dialogu të rifillojë, në dobi të të dyjave. Borrell është i gatshëm të luajë rolin e tij si lehtësuesi i dialogut në emër të BE-së”, thuhet në njoftim. Nga BE përsëriten qëndrimet se Kosova duhet të heqë dorë nga tarifa, e se në Ser-bi duhet të ndalin fushatën për tërheqjen e njohjeve. “Të dy palët kanë përgjegjësi

për të siguruar rifillim sa më të shpejtë të bisedimeve”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të BE-së. Pas reagimeve teë ndërkombëtarëve Kryeministri Kurti ka thënë se roli i SHBA-ve në Kosovë është i pazëvendësueshëm por se pavarësisht se do t’i dëgjojë kërkesat e tërë faktorit ndërkombëtar me vëmendje, ai është përfaqësues i qytetarëve të Kosovës dhe në fund do t’i mbrojë interesat e tyre.

Reagime nga politikaNdërkohë vendimi i Kurtit ka sjellë

shumë reagime edhe në politikën e brendshme kosovare. LDK ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të daljes së Kur-tit me deklaratë për mediat dhe as për vendimin e tij. Kreu i PDK-së Kadri Ve-seli nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti duke u shantazhuar, po e djeg veten më shpejtë se sa kanë pritur të tjerët. Sipas tij, Kurti është i padijshëm, i dobët, dhe mashtrues. Një

reagim mbi çështjen ka bërë edhe Kr-yeparlamentarja Osmani thotë se nuk duhet të rrezikohen raportet me aleatët e Kosovës për shkak të refuzimit të heqjes së tërësishme të tarifës ndaj mallrave serbe. “Jemi shprehur në favor të heqjes së tarifës sepse ka qenë masë e vendosur pa koordinim me partnerët tanë dhe nuk mund të rrezikohen raportet tona me miqtë tanë për shkak të një çmimi të një produkti”, ka thënë Osmani. Ndërkohë Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, e ka quajtur si kalkuluese lëvizjen e djeshme të kryeministrit Albin Kurtit. Vuçiç ka thënë se në mënyrë taktike Kurti e ka marrë një vendim të tillë para nisjes në Washington. “Një ditë përpara udhëtimit tim në Washington ai vendo-si për taksën, në mënyrë që të mos e shtroja si problematikë atje”, ka thënë presidenti serb, duke thënë se vendimi i tij është një përpjekje për mashtrim.

Të enjten, gjykata më e lartë gjermane mbajti në fuqi një vendim që ndalon një praktikante ligjore myslimane të mbajë veshur një shami koke ndërsa kryen detyrat zyrtare. Në një vendim të votuar7 pro dhe 1 kundër, Gjykata Kus-htetuese Federale tha se edhe pse ndalimi ndërhyn në lirinë fetare të praktikantes, është i justifikuar me qëllimin për të mbështetur një ligj që bën thirrje për "sjellje neutrale" nga ana e kursantëve ligjorë kur bëhet fjalë për çështje ideologjike e fetare.

Zëvëndësi nënsekretari i Mbro-jtjes së SHBA tha se Kina dhe Rusia po i rrisin përpjekjet për të zhvilluar kapacitete të sofistikuara hapësinore, në përpjekje për të zvogëluar epërsinë aktuale të SHBA dhe aleatëve të saj. James Anderson, tha përpara Dhomës së Përfaqësuesve se Kina dhe Rusia janë duke zhvilluar armë me kapacitet goditjen e të gjithë aseteve hapësinore amerikane. SHBA përgjigjet me trans-formim të sipërmarrjes hapësinore dhe duke punuar ngushtë me aleatët.

Reciprociteti i plotë ekonomik, politik dhe tregtar që Albin Kurti para-lajmëroi për shtetin serb ka konkludu-ar në dy qëndrime të ndryshme mes SHBA dhe BE...

Page 14: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: … · 2020-02-29 · rus Sergey Lavrov, kanë sjellë shumë reagime në vend. Sakaq një postim në rrjetet

GAZETA SOT14 E Shtunë 29 Shkurt 2020

4,5,6,8,10,12,13,14,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

“Dy prokurorët e çështjes, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi

kërkuan që dosja të kalojë për gjykim pasi sipas tyre janë të gjitha faktet dhe provat për të vërtetuar akuzat ndaj tyre. Ndërsa avokatët e çësht-jes kërkuan pushim të hetimeve për disa nga këta të pandehur...

Shpërthen tubi i kaldajës së shkollës, helmohen 7 nxënës në Fier

Një shpërthim i tubit të kaldajës ka ndodhur në një gjim-naz të Fierit, si pasojë e së cilës u helmuan 7 nxënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10 në gjimnazin “Janaq Kilica” dhe nxënësit shfaqën probleme me frymëmarrjen dhe kollitje. Disa prej tyre janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Fierit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas policisë, nxënësit kishin kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Ata u dërguan në spital për kontroll mjekësor, ku dhe ndodhen në gjendje të mirë shën-detësore. “Janë paraqitur 3 fëmijë dhe sanitarja e shkollës, me një shqetësim psiko-emocional, gjendje ankthi, dridhje trupi, vështirësi në frymëmarrje, nuk duken shenja të intoksikimit. Deri më tani situatën e kemi nën kontroll, gjendja është jashtë rrezikut për jetën. Është vështirë për t’u përcaktuar por nuk dimë se çfarë ka ndodhur në shkollë”, tha toksikologu Lulzim Banushaj. Nuk dihet ende se çfarë ka shkuar keq dhe çfarë lënde mund të ketë shpërthyer apo është përhapur në laborator.

U arrestua për vdekjen e punëtorit, gjykata liron biznesmenin

Gjykata e Lezhës ka liruar Kryetarin e Dhomës së Treg-tisë dhe Industrisë, Pashk Palokaj, i cili u arrestua tre ditë më parë me akuzat e shkeljes së rregullave të sigurisë në punë me pasojë vdekjen e një punëtori dhe punësim të paligjshëm. Palokaj u la nga gjykata me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, ndërsa ndaj drejtueses së punimeve Manuela Lala u ven-dos vetëm “Detyrim paraqitjeje” 1 herë në muaj në policinë gjyqësore. Palokaj u arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Lezhës, për aksidentin e ndodhur në qershor 2019 në kant-ierin e ndërtimit të kompanisë së tij, në të cilin humbi jetën prej rënies nga lartësia punëtori Martin Shquti, baba i dy fëmijëve. Por në seancën gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurisë, e cila u zhvillua në spital për shkak të problemeve shëndetësore të të akuzuarit, pavarësisht kërkesës së prokurorisë që ai të mbahej në burg, gjykata vendosi ta lërë me masë sigurie “Arrest shtëpie” biznesmenin Palokaj.

Tritol makinës në Zall Herr, policia në kërkim të autorëve

Një automjet ka shpërthyer gjatë orëve të vona të natës në fshatin Zgafnor të Njësisë Administrative Zall Herr. Sipas pol-icisë në automjetin tip “Volksëagen” dyshohet se ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale. Menjëherë uniformat blu shkuan në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Policia e Tiranës ka dhënë detaje rreth shpërthimit me tritol, me anë të një komunikate. “Në fshatin Zgafnor të Njësisë Administrative Zall Herr, gjatë orëve të vona të natës, në automjetin tip “Volksëagen” dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, sqaroi zyrtarisht policia në lidhje me ngjarjen.

Elvis MYRTA

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organi-zuar ka kthyer për

plotësim hetimesh një pjesë të dosjes "339". Gjykata i ka dhënë SPAK 2 javë kohë për të saktësuar faktet për secilin prej të pandehurve. Bëhet fjalë për 25 të pandehur, mes të cilëve Avdylajt e Shijakut dhe të akuzuarit për labora-torin e drogës në Has. Sipas gjyqtares paraprake, Irena Gjoka, akuza e SPAK është e paqartë dhe ka nevojë për plotësim të hetimeve. Gjykata ka konkluduar se prokuroria nuk ka individualizuar akuzat për të pandehurit, referuar ep-isodeve kriminale. Dy proku-rorët e çështjes, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi kërkuan që dosja të kalojë për gjykim pasi sipas tyre janë të gjitha faktet dhe provat për të vërtet-uar akuzat ndaj tyre. Ndërsa avokatët e çështjes kërkuan pushim të hetimeve për disa nga të pandehurit, që sipas tyre nuk kanë asnjë lidhje me akuzat. Në përfundim gjyqtar-ja Gjoka vlerësoi ti lërë dy javë kohe prokurorëve për të bërë saktësimet në dosje. Në tetor të vitit 2018 Prokuroria për Krime të Rënda pas hetimeve 2-vjeçare, zbuloi një laborator të përpunimit të heroinës në Has si dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit në sajë të operacionit “Vol-vo 4” godi-ti 4 grupe kriminale. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 63 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Hetimet nisën në dhjetor 2016 pas arrestimit të 3 personave në Kavajë, tashmë të dënuar për trafik heroine. Më pas prokuroria zbuloi se pas tyre fshiheshin persona me influ-encë në zonën e Shijakut. Ata trafikonin kokainë dhe heroinë nga Kolumbia dhe Turqia për ta shpërndarë në Europë ku dërgonin edhe kanabis. Në

përgjime dilnin ata që njihen si “Avdylajt e Shijakut”. Këtij grupi, me degë në Durrës, Lezhë, Fier e Sarandë, iu kap në Itali në shkurt të 2017-ës një dërgesë me 2 ton kanabis.

Kërkesa e SPAKProkuroria e Posaçme

Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 17.01.2020 paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrup-sionin dhe Krimin e Organi-zuar kërkesën për gjykimin e procedimit penal Nr.29/1, të vitit 2019 (akte të trans-feruara për kompetencë nga procedimi penal Nr.339/2016 i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime

të Rënda Tiranë) në ngarkim të të pandehurve Astrit Bal-liu (alias Avdyli, Sulejmani), Altin Avdyli, Jasin Kala (alias Avdyli), Gjevi (alias Xhevahir) Ndoka, Esat Mehmeti, Petrit Sulejmani, Saimir Sulejmani, Hajri Seferi, Orges Jahelezi, Shkëlqim Avdyli, Denis Llaftiu, Saimir Gjepali, Mario (alias Edinjo) Zeqiri, Elton Shehaj, Fatos Llaftiu, Ardit Gjyriqi, Ad-mir Hoxha, Hekuran Hoxha, Iskënder Sale (alias Mehmet Gjini), Xhemal Shala, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj, Vehbi Berushi, Mustaf Shuti, Anila Shuti, të akuzuar për veprat pe-nale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psiko-

Hetimet/ Fatmir Koleci qëlloi me breshëri ndaj policisë, në banesë i gjenden edhe granata

Detaje të reja janë zbuluar nga opera-cioni policor, ku 47-vjeçari Fatmir Koleci, autor i vrasjes së dyfishtë në Rrëshen u vetëvra, pasi plagosi një efektiv policie. Fatmir Koleci, 47-vjeçari në kërkim për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe vëllait të saj në Rrëshen, qëlloi 10 herë ndaj policisë që e kishte rrethuar në shtëpi para se të vetëvritej për të mos rënë në pranga. Plum-bat e qëlluar nga 47-vjeçari plagosën lehtë një prej efektivëve të Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës që ishin angazhuar

në operacion në fshatin Zejmen. Policia i ka bërë thirrje disa herë për të dorëzuar, por Koleci u është përgjigjur me armë ndërsa në fund kreu vetëvrasje. Trupi i pajetë u gjet në tualetin e shtëpisë. Gjatë kontrollit policia gjeti edhe armën me të cilën Koleci dyshohet se vrau motër e vëlla, Esmeralda dhe Vladison Filopati dhe veten. Në shtëpinë e 47-vjeçarit u gjetën dhe dy granata. Burimet thanë se Fatmir Kolecaj pas krimit në Kodër Rrëshen ishte kthyer në këmbë përmes maleve në Zejmen. Ai

ishte pikasur nga forcat e policisë që më pas e rrethuan në banesë pas 48 orëve në arrati. Blutë thanë se kishin hartuar një plan masash dhe kishin kërkuar edhe për-forcimin nga Forcat Speciale për kapjen e 47-vjeçarit që kundërshtoi prangosjen me armë zjarri. Gjatë shkëmbimit të zjar-rit mes policisë dhe viktimës i plagosur mbeti efektivi i FNSH Shkodër, Kastriot Haxhia. Pasi u plagos, efektivi u dërgua për të marrë ndihmën e parë mjekësore drejt Spitalit të Traumës. Burime nga

trope”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organiza-ta kriminale dhe grupi i struk-turuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 284/c, 28/4, 287/1 gërma “b”, 25, 333/a/1, 334/1, 283/2 të Kodit Penal. Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë ngritur akuza dhe dërguar për gjykim, edhe 38 të pandehur të tjerë, për të cilët vazhdon gjykimi. Deri tani në kuadër të këtij procedimi penal janë dërguar për gjykim gjithsej 63 të pandehur. Po kështu në kuadër të hetimeve të këtij procedimi janë sekues-truar deri tani me qëllim kon-fiskimin, pasuri të paluajtshme (truall në bregdet) me sipër-faqe 300.000 (treqind mijë) m2, e cila ka qenë pronë shtetërore e përfituar në mënyrë të palig-jshme nga anëtarët e grupit kriminal. Gjithashtu janë se-kuestruar hotele, apartamente, automjete, me një vlerë prej rreth 5.000.000 (pesë milion) euro. Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraGrupi i Avdylajve, GJKKO kërkon plotësimin e dosjes

Gjykata e Posaçme rrëzon SPAK për dosjen “339”, prokuroria 2 javë kohë të përcaktojë rolin e secilit të pandehur

bluzat e bardha thanë se gjendja e policit paraqitet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se ai ka marrë një plumb në këmbën e majtë, në muskul. Efektivin e plagosur e ka vizituar mëng-jesin e djeshëm edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ministri ishte shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ministri Lleshaj u in-teresua për shëndetin e tij dhe shprehu gatishmërinë e autoriteteve shtetërore për të afruar çdo ndihmë të nevojshme më të specializuar. Ai i uroi shërim të shpejtë efektivit të forcave speciale. Ndërkohë, mjekët e Spitalit të Traumës garantuan se gjendja e punonjësit të policisë është sta-bilizuar dhe nuk ka asnjë rrezik për jetën.

Page 15: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: … · 2020-02-29 · rus Sergey Lavrov, kanë sjellë shumë reagime në vend. Sakaq një postim në rrjetet

GAZETA SOT E Shtunë 29 Shkurt 2020 15

www.sot.com.al

Prokuroria i kishte nisur përgjimet për trafik droge dhe në përgjime ka rënë edhe emri i botuesit. Pjesë e skemës ishte dhënia e një sipërfaqe toke, të parave kesh dhe e disa apar-tamenteve nga biznesmeni dhe ish-kandidati i Partisë Socialiste...

k r o n i k e

Elvis MYRTA

Një operacion i zhvil-luar në disa qarqe të vendit për goditjen e një grupi që merrej me

trafik droge ka vënë në pranga 28 persona. Ishte drejtori i poli-cisë, Ardi Veliu, ai i cili dha detaje përmes një konference për shtyp. Sipas tij, operacioni “Mezhgorani” u krye nga shërbimet e Policisë Gjyqësore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bash-këpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FNSH-në, nën drejtimin dhe bashkëpunimin me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Përmet. “Si rezultat i punës heti-more e procedurale nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Krimi-nale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, duke aplikuar metodat speciale të heti-mit u bë e mundur të dokumento-hej aktiviteti kriminal për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” “Falsifikimi i kartëmonedhave”, "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse", "Organizimi i lotarive të palejuara", "Pastrimi i produkteve të veprës penale", "Fshehja e të ardhurave", "Mash-trimi" dhe "Falsifikimi i doku-menteve"”, tha Veliu. Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë shpallur në kërkim 6 persona dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 12 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale që kanë lidhje me procedimin. Mes të arrestuarve është edhe botuesi Henri Çili. 45-vjeçari dyshohet se nën ndikimin e kunatit të tij, ka marrë përsipër të ndihmojë me mbështetje në media vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burg përjetë dhe i dyti me 18 vjet burg, për vrasjen

e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha në Lazarat, në vitin 2015, gjatë shqyrtimit të dosjes së tyre në Gjykatën e Lartë. Prokuroria i kishte nisur përgjimet për trafik droge dhe në përgjime ka rënë edhe emri i botuesit.

Detajet e operacionitNë operacionin e djeshëm

morën pjesë 15 reparte të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato Operacionale, ku kanë ushtruar kontrolle në 61 banesa dhe 31 automjete, duke sekuestruar armë, lëndë narkotike dhe certifikata pronësie. Më herët, Prokuroria e Përmetit ka arrestuar 7 persona për shitje narkotikësh dhe armëm-bajtje pa leje dhe pas hetimeve u zbulua edhe pjesa tjetër e per-sonave të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit. Në lidhje me operacionin reagoi nga Vlora edhe kryep-rokurori Olsjan Çela, ku tha se ky operacion ishte fryt i reformës në drejtësi. “Kjo është puna e prokurorisë, frytet e prokurorisë së pavarur. Zbatimi i ligjit, reforma në drejtësi, këto janë rezultatet”, tha Çela. Në të njëjtën mënyrë reagoi edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. “Policia dhe Prokuroria dhanë sot një tjetër provë të rëndë-sishme të seriozitetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Reforma në drejtësi po sjell përditë rezultate. Droga dhe

krimi nuk mund të kenë vend tek ne. Përgëzime për punën e Policisë dhe Prokurorisë”, tha ai.

Ja çfarë sekuestroi policiaGjatë operacionit të koduar

“Mezhgorani” policia i ka sekues-truar në episode të ndryshme 128 kg kanabis, doza heroine dhe kokaine, 2 kallëpe lëndë plasëse tritol, shuma parash prej 10 milionë lekësh, shuma prej 7500 euro, 3500 euro të dyshuara të falsifikuara, 7 automjete, doku-mente të dyshuara të falsifikuara dhe kontrata noteriale të ndrys-hme. Në kuadër të operacionit “Mazhgorani” u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për kontrollin

e 61 banesave, 10 ambienteve Njësi Shërbimi dhe kontrollin e 33 automjeteve. Gjatë ekzekutimit të këtij vendimi u sekuestruan 3 pushkë automatike me silencia-tor, 2 automatikë kallashnikov, 8 kallëpe lëndë plasëse tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 13 automjete të markave të ndryshme, 40 telefona celularë, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme dhe një sasi lënde narkotike kanabis sativa. Në përfundim të operacionit mate-rialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, në ngarkim të 28 të ar-restuarve, për veprat penale.

Mes të arrestuarve edhe emra të njohur

Policia operacion masiv në 5 qarqe për goditjen e një grupi që merrej me trafik

droge, 28 persona përfundojnë në pranga

Ishte konfliktuar me fqinjin, e përplas qëllimisht me makinë

Një 32-vjeçar në Shkodër ka përfunduar në pranga pasi ka shkaktuar një aksident qëllimisht nën efektin e alkoolit, duke mbetur dhe vetë i plagosur. Konfliktet që kishte prej kohësh me një shtetas, ka bërë që 32-vjeçari në gjendje dehur të përplasë me dashje mjetin e tij të parkuar si për të marrë hak. Ngjarja ka ndodhur në Shkodër, ndërsa 32-vjeçari me iniciale M. L., ka mar-rë plagë të lehta pas goditjes me makinë. Ai është arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe shkatërrim të pronës private. 32-vjeçari ishte një person i njohur për policinë pasi kishte dhe precedentë të mëparshëm penal. Ai duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur me dashje mjetin e parkuar të shtetasit D. K., me të cilin kishte konflikte të mëparshme. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkod-ër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjeteve në gjendje të dehur” dhe “Shkatërrim prone”.

U mori 700 euro për t’i çuar në Shkodër, taksisti i lë afganët në Vlorë

Kapen duke transportuar 27 emigrantë, arrestohen 9 persona

9 persona u arrestuan në flagrancë pasi u kapën duke transportuar 27 shtetas të huaj. Ndërkohë një shtetas tjetër është shpallur në kërkim nga policia. Ky i fundit, gjatë ndjekjes nga policia, nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, por kreu manovra të rrezikshme me mjetin e tij, duke aksidentuar dy pasagjerë dhe më pas u largua nga vendngjarja. Të 10-të këta shtetas, sipas policisë, kanë ndihmuar shtetas të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit monetar Si rezultat i operacionit të policisë u arrestuan shtetasit me inicialet K. P., 21 vjeç; L. B., 20 vjeç; F. D., 19 vjeçe; L. C., 35 vjeç, banues në Prishtinë; N. K., 43 vjeç, banues në Vushtrri, Kosovë; R. K., 29 vjeç, banues në Fushë-Kosovë. Si edhe K. M., 21 vjeç; K. L., 19 vjeç dhe K. M., 21 vjeç, të tre banues në Tiranë. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi me inicialet K. D., 21 vjeç, banues në Durrës. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Një taksist ka mashtruar rreth 20 emigrantë nga Afganistani duke i marrë një shumë të majme parash. Ata kishin një javë që qëndronin në Tiranë dhe kërkuan të shkonin në Shkodër, por taksisti i çoi në Novoselë në autostradën Fier-Vlorë dhe i mori 700 euro. Një prej tyre është nënë me fëmijë, e cila ka mbetur mes katër rrugëve e lagur dhe pa para. “Kemi paguar lekët, dhe tani nuk kam qumësht për fëmijën, është shumë e vështirë për mua. Këpucët i kemi të lagura, bie shi, jemi me fëmijë”, tha ajo për mediat. Ndërsa një vajzë 19-vjeçare u shpreh se është larguar nga familja. Nëna i ka mbetur në Iran, babai dhe vëllai janë në Greqi. Ndarja e familjes u bë për një jetë më të mirë. Një burrë tjetër u shpreh se duan të shkojnë në Bosnje, Serbi, Itali, Gjermani pasi në vendin e tyre luftohet dhe ndihen të pasigurtë. Pas këtij rasti policia ka ngritur një grup hetimor dhe po punon për identifikimin e taksistit që mashtroi emigrantët nga Lindja e Mesme.

OFL kërkesë për justifikimin e pasurisë Talo Çelës e Flamur HakësOperacioni Forca e Ligjit i dërgon

formularin e vetëdeklarimit të policisë Flamur Hakës në Nikël dhe Talo Çelë në Elbasan. Haka është dënuar për veprën penale "Vjedhja me dhunë" ndërsa Çela është dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Flamur Hakës, të cilit iu dërgua formulari për justifikimin e pasurisë është ish i dënuar si pjesë e bandës famëkeqe të njohur si “Banda e Niklës”. Në shkurt të vitit 2008, është shpallur fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila e ka dënuar me 16 vite burgim. Por ai qëndroi në qeli vetëm 9 vjet, që nga momenti i arrestimit, pasi pjesën tjetër të dënimit e shleu me ulje

të herëpashershme e më pas në liri me kusht. “Banda e Niklës” u godit gjatë një operacioni të zhvilluar në vitin 2005, ndërsa anëtarët ishin të akuzuar për 7 grabitje me dhunë, një rrëmbim personi dhe një atentat. Drejtuesi i këtij grupi ishte Flamur Haka, personi që u sho-qërua dje gjatë operacionit të Policisë. Sipas përfaqësuesve të Prokurorisë që në vitin 2008 kërkonin dënimin me 91 vite burgim për anëtarët e grupit, të akuzuarit i kishin kryer veprat penale në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por të drejtuar nga Haka. Ai ishte njëri prej drejtuesve që vendoste për objektivin dhe planin e vjedhjes. Ndërkohë, Talo

Çela personi tjetër të cilit iu dërgua formulari për deklarimin e pasurisë veç dënimit për drogë akuzohet dhe është shpallur në kërkim edhe për grabitjen e Rinasit. Ai është pronar i vilës në periferi të Elbasanit, pranë së cilës u bë modifi-kimi i makinës që u krye grabitja. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përg-jigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL thotë se është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

Page 16: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: … · 2020-02-29 · rus Sergey Lavrov, kanë sjellë shumë reagime në vend. Sakaq një postim në rrjetet

16 GAZETA SOTE Shtunë 29 Shkurt 2020

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Kastriot ALIAJ

Elementi i armës biologjike "Korona-virus" ka vënë në karantinë një sasi jo

të pakët të vendeve në botë, që po luftojnë për të patur sa më pak humbje njerëzore. Është fakt i pamohueshëm që ky virus, është një ele-ment i armës biologjike me prapavijë politike. Kërkimet shkencore në Laboratorin BSL-4 në Wuhan të Kinës, me dijeninë e OBSH dhe qeverisë kineze, janë një dëshmi që i kompromenton të dy palët. Shpërthimi i virusit me rrezikshmëri të lartë, tregoi se nuk erdhi as nga markata e peshkut e as nga lakuriqët e natës, por nga kërkimet e laboratorit ushtarak, për elementët e armës biologjike. Nga analizat që i kanë bërë SHBA rrezikshmërisë së armëve biologjike e kimike, në vitin 1995 hartuan një listë me 17 vende, të cilat kishin programe për prodhimin e tyre. Këto shtete ishin Irani, Iraku, Libia, Siria, Ko-reja e Veriut, Tajvani, Izraeli, Egjipti, Vietnami, Laosi, Kuba, Bullgaria, India, Korea e Jugut, Kina dhe Rusia. Por drejtuesit e ish-Federatës Ruse, pretendonin se kishin hequr dorë nga programet e armëve biologjike. Këto pro-grame i kanë patur edhe SHBA e Britania e Madhe, por shqetësimi ndërkombëtar i çoi në mbylljen e tyre në vitin 1972, gjë që bëri

Nga Bardhyl BEJKO

Deri ditë më parë, protesta e dy mar-sit është reklamuar si lëvizje presiden-

ciale në shërbim të unitetit kombëtarë dhe mbrojtjen e Kushtetutës nga pushteti dhe kryeministri arrogant, me akuzën se kërkojnë të rrëmbejnë sovranitetin dhe pavarësinë e sistemit, kompetencat e presidentit me ligjin që u japin të drejtë gjyqtarëve të Kus-htetueses dhe ata të Gjykatës së Lartë të betohen përveç para presidentit edhe tek noteri. Betimi është thjesht një akt formal në realitet. Dhe nuk të bën as prokuror dhe as gjyqtar. E gjitha kjo është cilësuar nga i pari i shtetit si grushti i shtetit. Po rreth shtyllës kryesore, kapjes së Kushtetutës që mbetet edhe objektivi numër një, protestës i bashkëngjiten edhe dhjetëra zgjidhje të tjera, halle, mungesa, probleme të shqiptarëve dhe politikës në përgjithësi. Veç përmasave kombëtare, organizatorët përpiqen me të gjitha mënyrat dhe për këtë kanë hedhur në veprim skalionet e informimit publik, propagandës, analistë e një duzinë zëdhënsish, të cilët u bien borive të zgjidhjeve magjike, sikur fillim marsi do të jetë përmbysja e madhe, fitore popullore, arritja më madhështore, mitingu me përmasa biblike, se në të do jenë të pranishëm, jo vetëm shqiptarët, po edhe suedezët, afrikanët, sirianët, irakianët, ukrainasit, ballkanasit doemos, po deri në Zelandën e Re dhe të gjithë njerëzit mbi dhé. Ka ditë që mendjeve të shqiptarëve u bëhet lavazh e shpëlarje truri për të krijuar idenë

Djallëzitë politike shkaktare të tragjedive për humbjet njerëzore

Kush do marrë lavdinë në 2 mars se shpëtoi Shqipërinë?!

arritjen e një traktati që ndalonte prodhimin dhe magazinimin e këtyre armëve. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Britania bëri prova për përdorimin e antraksit në ishullin Skocez të Gruinardit. Ky ishull që ishte i infektuar nga ky element kimik, nuk u dekontaminua deri në vitin 1987. Një tjetër ngjarje e kësaj natyre, ishte akti i grupit budist japonez Auim Shinrikyo, që lëshoi gaz nervor Sarin në met-ronë e Tokios më 1995, po ky grup hodhi edhe antraks, por askush nuk u infektua. Infeksioni më i madh i elementit antraks, ka ndodhur gjatë thithjes së tij në një qendër ushtarake biologjike në Sverdsllovsk të Rusisë. Sporet e tij u lëshuan aksidentalisht, por efekti ishte i menjëhershëm duke u infektuar 79 persona, nga të cilët 68 gjetën vdekjen. Po sa kërcënues është rreziku botëror i armëve biologjike dhe kimike për jetët e njerëzve? Le të ndalemi në disa konsideracione, që hedhin dritë mbi rrezikshmërinë e tyre, që nuk janë të panjohu-ra nga specialistët dhe qeveritë të përfshira në programet e prodhimit. Efektet shkatërruese të këtyre armëve janë parë në Luftën e Parë Botërore, kur Gjermania përdori gaz helmues ndaj forcave kundërshtare, të ngujuar në llogoret e luftës pozicionale. Por kur u vërtet-ua se ky gaz ishte me efekte shkatërruese dhe bllokuese të sistemit të frymëmarrjes, pas mbarimit të saj pati reagime dhe lëvizje, për të vendosur standarde globale kundër përdorimit të këtyre lëndëve. Këto standarde që janë në fuqi edhe sot, morën rrugë me trak-

se jemi para një ndryshimi të madh, shumë të thellë, apokaliptik me përmasa universale. Dhe e gjitha kjo se për herë të parë në historinë e tri dekadave demokraci, mitingun e thërret jo një apo disa parti, po vetë presidenti. Përmasa të tilla fiktive, janë kujdesur dhe bëjnë përpjekje ti-tanike të gjithë ndihmësat e presidentit, jo vetëm të punësuarit në Presidencë, po edhe ata që nga distanca luten që të jetë një rrëmujë e madhe e papërballueshme, dhunë me qëllimin e vetëm që bosët e pastrimit të parave, të pasuruarit nga trafikimi i drogave, subjektet e aksionit forca e ligjit, të pakënaqurit, kundërshtarët e qeverisë, lojtarët e lojërave të fatit, gjyqtarët e përjashtuar nga veting, të gjithë ata që luten me sytë nga Presidenca, të fitojnë privilegjet e humbura janë vënë në garë se cili më parë do japë garanci se do dërgojnë në miting gjithë njerëzit e tij. Në realitet zoti Meta i fton shqiptarët të vijnë me mimoza në bulevard. Po kjo është simbolikë. Seç ka një ngutje dhe janë vënë radhë të gjithë ata që kërkojnë zgjidhje përmes marshimeve revolucionare dhe ky i dy marsit është atipiku, i pangjashëm së paku me asnjë rast tjetër në Shqipëri deri tani. Është kjo risi që vjen nga vetë presidenti që ka ngjallur pritshmëri jashtë çdo realiteti. Objektivët, ata që i dinë mirë këto punë, qëndrojnë në heshtje, bëjnë llogari, se cili është humbësi dhe kush fitimtari. Pyetjet më të zakonshme të këtyre ditëve, sapo u njoftua mitingu presidencial, para Kryeministrisë, me objektiv final përmbysjen e kusarisë së qever-isë, kundër kryeministrit ishte: Si do thirreshin qytetarët në një tubim mbarëkombëtar dhe cilat do ishin mekanizmat për ta dërguar ftesën shtëpi me shtëpi, derë më derë, dorë më dorë, kudo që jetojnë shqiptarët? Një pjesë ndoshta

tatin e vitit 1997, i cili ndalonte përdorimin e tyre. Në analizat e ekspertëve amerikanë të armëve për mbrojtjen në Washington, përmen-det përdorimi i tyre në Lindjen e Mesme nga Irani dhe Iraku. Iraku përdorte armë kimike kundër Iranit dhe kurdëve, që kundërshtonin regjimin e Sadam Huseinit. Të dy këto shtete kishin një arsenal të madh armësh kimike, por fatmirësisht nuk u përdorën në luftën e parë të Gjirit Persik. Në atë kohë SHBA-të e kishin bërë shumë të qartë, se nëse Iraku do përdorte armë kimike ose biologjike kundër trupave amerikane, ato do të vepronin me të gjithë arsenalin shkatërrues që dispononin. Por fatkeqësisht ato u shfaqën pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, ku letra që përmbanin antraks, ju dërguan 5 organeve të mediave dhe zyrave të dy senatorëve amerikanë. Në këtë rast 5 persona humbën jetën, ndërsa 22 të tjerë patën probleme me infeksionet në lëkurë. Studimet kanë vërtetuar se objektet e përdorimit të armëve të dëmtimit në masë janë:1-Helmimi i qëllimshëm i ushqimit dhe ujit, me materiale infektive; 2-Shfrytëzimi i mikroorganizmave helmuese, kafshëve të gjalla që përdoren për mish e qumësht; 3-Të shfrytëzuarit e materieve dhe mbetjeve të kafshëve. Karakteristikat ideale të veprimit të tyre, janë efikasiteti i lartë, forca e lartë, mos funksionimi i vaksinave dhe shpërndar-ja në formën e aerosolëve. E veçanta e tyre është se, janë konkurruese me aftësi vdekje prurëse. Kjo ka bërë që vendet e prekura nga

me idealistët e gjykonin se ishte e panevojshme çdo përpjekje dhe ndërhyrje e forcave politike se grumbullimin e militantëve e bënte vetë pres-identi me autoritetin dhe kredibilitetin e vet. Se nuk është si protestat që thërrasin partitë, po thirrja e atij që përfaqëson unitetin e popullit. Deri ditë më parë, të gjithë besonim se koka ud-hëheqëse, ideatori, organizatori do ishte vetëm iniciatori i kësaj proteste mbarëkombëtare, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Po nuk ndodhi kështu. Në radhë për t`u taktuar me presidentin në seli u rreshtuan, Kryemadhi, Lulzimi. Më parë në prapaskenë, kuptohet edhe faktor të tjerë të politikës, ish-presidentë e ish-kryemi-nistra. Këtu nuk përjashtohet Nishani e Berisha. U duk se protesta do ishte bio presidenciale. Po nuk ishte e thënë që këtë herë të ishte ndryshe nga mijëra herë të tjera kur në krye të miting-jeve kanë qenë liderët politikë nga e majta tek e djathta. Sapo presidenti shpalosi strategjinë, liderët e politikës, nxituan të shpallin protestën, vepër të tyre, duke i hequr me përdhunë eksk-luzivitetin presidencial. U duk se Basha në këtë protestë do qëndronte mënjanë. Pasi priti disa ditë, u dorëzua nën presion, a me dëshirë, me të mirë apo pahir, duke kërkuar mobilizimin e militantëve, t`i bashkohen protestës së dy marsit në Tiranë. Qëllimi është i qartë. Të mos lihet i vetëm presidenti. Është në një linjë me opozitën, fotokopje e saj. Njëherësh opozitarët nuk duan kurrsesi t`i lënë presidentit tërë këtë lavdi. Edhe para protestës, kanë nisur llogaritë, kasnecët e opozitës presidenciale e të partive politike opozitare. Njoftojnë se mitingu i marsit në Tiranë, do jetë më i madhi që ka ndodhur në tërë historinë shumëshekullore, jo pas demokracisë, po edhe gjatë viteve të diktaturës.

virusi i shpërthyer nga laboratori ushtarak i Ëuhanit, të përjetojnë një tronditje të madhe psikologjike. Po të shkojmë shumë thellë në historinë e botës antike, do të gjejmë dëshmi të përdorimit të helmeve që në shek. e XVI para erës sonë. Asirianët helmonin puset që furnizonin Fokajnën, një territor Pellazg, tani pjesë e Turqisë. Në vitin 204 para erës së re, Hanibali i Kartagjenës mbante disa enë me helm të gjarpërinjve, ku i mësonte ushtarët se si ta hidhnin në anijet e pergamenave. His-toria përmend edhe "vdekjen e zezë" që mon-golët nëpërmjet karvanëve tregtarë, e sollën deri në Europë që sëbashku me Azinë shkak-toi humbjen e 1/3-ës së popullsisë. Ndërsa tani bota po provon efektet e koronavirusit të kohëve moderne, ku brenda filozofisë së prodhimit është dhe mbetet djallëzia politike. Nëse ka qenë veprimtari e ligjshme apo e paligjshme, këto kërkime që për gabime njerëzore e kanë futur botën në karantinë, përgjigjen duhet ta japë qeveria kineze dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Përg-jegjësi për mbrojtjen nga këto lloj sëmundje, e ka padyshim çdo qeveri. Prandaj ato kanë për detyrë, të bëjnë integrimin e synimeve të vazhdueshme të sigurisë kombëtare, të komuniteteve të mjekësisë, shëndetit publik, inteligjencës, diplomacisë dhe komunitetit që zbaton ligjin. Kështu që punonjësit e shën-detit publik dhe zyrtarët e tij, janë në linjat e para të mbrojtjes së njerëzve të pafajshëm nga këto tragjedi me përmasa botërore.

Kanë nisur llogaritë. Numra njëqind shifrorë, me miliona do zbresin në shesh taborë-taborë, me sipërfaqe në kilometër katror. Dhe janë gati llogaritë se të parët protestues, ishin te stacioni i trenit, të fundit te kodrat e liqenit. Do bëhen krahasime. Do përballen shifrat me Berishën, me Mejdanin, me Nanon. Me Ramën gjithashtu. Në fund, llogaritë do anojnë nga protesta blu. Protesta madhështore e dy marsit deri ditë më parë kishte vetëm një kumbar. Po me futjen në kuzhinë të gjithë liderëve politikë nuk merret vesh se cili është strategu në këtë miting, kush e mbushi sheshin, cila do jetë pjesë e PD-LSI-së, PDIU-së, PBDNJ-ës, shoqërisë civile dhe organizatave të servilëve. Cila është pesha e presidentit në mitingun mbarëpopullor? Sa solli mitingashë te sheshi presidenti? E do nisin llogaritë. Do pëlcasë propaganda, me shifra deri në pabesueshmëri. Po kjo nuk do ketë asnjë rëndësi. E gjitha do jetë në interes të qëllimit të madh për të “rivendosur” rendin dhe mbrojtur sistemin në Shqipëri nga ata që duan t`i marrin kompetencat presidentit. Kur shikon kaq shumë ustallarë që kanë nisur rrugëtimin drejtë sheshit “Skënderbej” a para Kryeministrisë, ndihemi keq se me hile ia kanë presidentit, se duan të copëtojnë e bëjnë thërrime suksesin presiden-cial për t`u ngjitur opozita në rend të parë. E vërteta nuk është kështu. Se të gjithë opozitarë do jenë në gjithë këtë zallamahi për ta shitur si majë suksesi. Do dëgjojmë, si do u fryhet borive e do bien daullet dhe të gjithë do na thonë se protesta e dy marsit kishte përmasat e globit. Po duke qenë kaq shumë organizatorë për një marshim, asnjëri nuk do dijë se cili e shpëtoi nga gremina Shqipërinë! Liderët e partive e meritojnë lavdinë apo vallë presidenti ynë?!

Page 17: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: … · 2020-02-29 · rus Sergey Lavrov, kanë sjellë shumë reagime në vend. Sakaq një postim në rrjetet

GAZETA SOT E Shtunë 29 Shkurt 2020 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Luan KURTI

Çështja e heqjes së taksës për prodhimet serbe vazhdon të mbetet thembra e

Akilit për qeverinë dhe poli-tikën kosovare. Për këtë ka pasur dhe ka një angazhim të vazhdueshëm të diplomacisë kryesore të shteteve europiane dhe ekskluzivisht të ameri-kanëve. Kjo çoi edhe në dorëheqjen e detyruar të Ramush Haradinajt, njërit prej njerëzve karizmatikë dhe protagonist i UÇK-së. Emisari amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, shprehu mosaprovimin dhe e quajti gjysmake kushtëzimin që i bën kryeministri Kurti heqjes së taksës, vendosjen e disa kushteve dhe afateve për “reciprocitetin”. Dhe në fakt po luhet keqas me durimin e amerikanëve, me investimin që kanë bërë ata për çështjen e Kosovës në vite, në emër të një nacionalizmi ekstrem agresiv, ku

Nga Pandeli BARDHI

Presidenti, vrapon me shpejtësi drejt “gropës” që vetë e ka përgati-tur! Vetëm këtë po

vërteton çdo ditë e orë që kalon dhe asgjë tjetër. Historia njeh shumë ngjarje të rëndësishme për besëlidhjen shqiptare, por po veçojmë vetëm tre prej tyre. Ngjarja më e rëndësishme është ajo e Kuvendit të Lezhës më 2 Mars 1444, një vit mbas kthimit të Skënderbeut. Qëllimi i vetëm ishte bashkimi i të gjithë princave dhe Principatave kundër Perandorisë Osmane. Për të mos u zgjatur, po themi konkluzionin më të rëndësishëm që del nga kjo ngjarje. Kuvendi i Lezhës, ishte pikënisja e krijimit të shtetit shqiptar. Kurse pikënisja juaj o president, është pikënisja për shpartallimin e shtetit shqiptar, atë synim që kishin shovinistët në të kaluarën. Ng-jarja e dytë është Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbas afro katër shekuj e gjysmë me synimin për t’i dalë zot Shqipërisë përballë shovinizmit të ndihmuar edhe nga fuqitë e mëdha, që Shqipëria të mos copëtohet, që edhe kjo ngjarje e rëndë-sishme ka lënë gjurmë për atë më kryesoren, që Shqipëria dhe shqiptarët të mbijetojnë. Ngjarja e tretë jo më pak e rëndësishme, që pritet të zh-villohet më 2 Mars të këtij viti mbas afro një shekull e gjysmë nga Lidhja e Prizrenit, ta quajmë Besëlidhja “president – popull” që do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Kjo “Besëlidhje” ndryshon nga dy të parat mbasi në këtë eveniment, nuk do të bëhet fjalë për bash-kimin e popullit, por për atë të përçarjes së pop-ullit. Është shtyrë populli shqiptar në rrjedhat e historisë herë me trima e patriotë në krye dhe herë me “katrigarë”, që më shumë se të huaj këta të fundit janë të vetët që ngrenë kokë në momente të caktuara. Ka edhe një veçanti tjetër kjo ngjar-je, sepse sot, që Shqipëria aderon në NATO, së shpejti pret momentin e rëndësishëm që të bëhet pjesë e familjes europiane. Por ja që “katrigarëve” kjo nuk i pëlqen dhe kërkojnë me çdo mjet e me çdo çmim të kthejnë prapa rrotën e historisë. Nuk bëhet fjalë ta kthejnë para afro pesë shekujsh, sepse atëherë bëhej fjalë për bashkim, por shumë më herët në epokën kur njerëzit jetonin të vet-muar në pyll dhe ushqeheshin me rrënjë e gjethe pemësh. Sikur të mos mjaftonte edhe kaq, të mendosh që këtë “gjëmë” do t’ia bëjë Shqipërisë, kreu i shtetit, apo siç quhet Presidenti i Shqipërisë, kjo është pak të ngresh “kujën”. Të gjithë që e dëgjuan deri në orët e vona të natës se çfarë fliste ky president, është shumë pak që ta quash të “lajthitur” dhe masa më e parë që duhet të merret

Albin Kurti, vepro si kryeministër dhe jo si populist!

Një president i tipit “anarkist” mesjetar!

populizmi i verbër nuk njeh asnjë lloj kompro-misi dhe racionaliteti. Deri aty, sa apriori nxirret në plan të dytë roli vendimtar i amerikanëve në kuadër të NATO-s, i vihet pikëpyetje procesit të paqes në këtë rajon dhe ngrihet dyshimi “nëse meritonin pavarësi, apo qe një akt i nxituar”. Me apo pa dashje kjo favorizon ndërhyrjen e rusëve dhe aleatëve të tyre në këtë rajon, për të marrë rol lidershipi. Krejt pakuptim duket interferenca e ish-kryeministrit Haradinaj, që e cilëson Kur-tin “mashtrues” dhe që po minon atë çka është arritur deri më tani. Gjë që tregon se ende ka mbetur ushtarak në thelb dhe nuk kupton se në paqe operohet me mjete diplomatike dhe jo me kokëfortësi dhe ultimatume. Edhe pse nuk na vjen mirë, karta e reciprocitetit nuk ngjit, për aq kohë sa shumë shtete në botë ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Për vetë situatën politike globale, konfliktet në rajone të ndryshme, ruajtjen e ekuilibrave midis fuqive kryesore, paralelizmave me popullsi të kolonizuara his-torike që kërkojnë shkëputjen, shtetformimin njëanshmërisht, nuk mund të pritet një zgjidhje

ndaj tij, është izolimi jo vetëm nga populli, por edhe nga Dervishaj dhe Blushi. Edhe ai më naivi pyet me kureshtje: “Vallë ky të jetë president” që ka ikur fare nga “fiqiri” dhe kërkon të protestojë me popullin? Në mendje të vijnë disa pyetje që duan edhe përgjigje që disa “gazetarucë” i anash-kalojnë për të mos e “shqetësuar” presidentin si një fanatik i tij, që dikur deshi edhe ai të bëhej i tillë, por sa veshi kostumin u kthye mbrapsht. Nejse, kjo është punë e tij. Logjika ta thotë që në këtë protestë “alla Meta” do të vijnë simpatizantët e tij të tipit Kejda, Malaj, Klajda, Shezo, Panariti, Vasili and & co. Bashkë me këta ta zëmë se do të vijnë edhe 100.000 simpatizantë të tjerë, këta do të imponojnë këtë “trim” të nënshkruajë dekretin për “grushtin” kundër “grushtit të shtetit” që ai pretendon. Është e nevojshme që këtu, të bëjmë edhe një sqarim. “Ky, tha midis të tjerave presi-denti, është një zhvillim i ri, është “grusht Kushte-tute”dhe jo “grusht shteti”! Sa të rrojmë do të mësojmë nga këta farë politikanësh që na kanë mbirë në krye e nuk po shqiten. Po i drejtohem presidentit: “M’ fal, m’ fal, m’ fal, m’ fal... Pse nuk jeni shqetësuar kaq shumë ndonjëherë si sot që ju ka ikur edhe zëri edhe figura gjatë këtyre tridhjetë viteve në politikë që mjerimi është ulur këmbëkryq, që Shqipëria po shpopullohet, që fshatra e qytete të tërë janë braktisur, që shqiptarët sot janë ndarë jo në pesë shtete si dikur, por në pesë kontinente? Si nuk u shqetësuat ndonjëherë kaq shumë bashkë me të tërë kolegët e tu, të majtë e të djathtë, sepse të tërë një prerje “kallëpi” jeni, kur edhe pyjet janë “shpopulluar” që edhe lumenjtë e liqenet janë shterur, që edhe peshqit ja kanë mbathur larg për të mos u hel-muar, që edhe natyra shqiptare është shpërfy-tyruar, që edhe korbat e sorrat ja kanë mbathur nga “trojet” e tyre edhe derrat e ujqit ja kanë mbathur sepse nuk gjejnë qetësi nga ajo që janë të ekspozuar para rrezikut. Qysh nga milingonat e deri tek kreu i shtetit mendjen e kanë vetëm për t’u larguar. Ju drejtohem juve president (megjithëse vetëm emrin e keni të tillë) sepse juve keni qenë në krye të piramidës këta tridhjetë vitet e fundit dhe juve jeni përgjegjësi i parë për gjend-jen e krijuar për të mos thënë edhe të tjera. Këtu o i dashur president, bëhet vetëm luftë “bër-

definitive e shpejtë për Kosovën. Do jetë një pro-ces hap pas hapi i monitoruar ndërkombëtarisht, me oferta dhe lëshime, duke mbajtur larg riciklimit forcat konservatore, regresive në Serbi e kudo gjetkë. Bie fjala, kurdët qenë në vijën e parë të frontit anti-terror krahas amerikanëve në Siri, por planet e tyre për një shtet në kufijtë ek-zistues mbetën në letër pas tërheqjes amerikane, madje u gjendën të vetëm dhe të pambrojtur për-ballë kërcënimit të qeverisë turke. “Nga gjuetar u kthyen në gjah” dhe zëri i tyre i arsyes ra në vesh të shurdhër. Dhe “mini Shengeni” aq i përfolur shkon në këtë linjë: të uljes së tensioneve dhe zhvillimit të dialogut midis atyre që janë quajtur “armiq historikë”. Kjo nuk ka ndodhur vetëm me shqiptarët, por edhe me maqedonasit në raport me grekët, të cilët u detyruan të pranonin emrin Maqedonia e Veriut. Gjë që i ka bërë të ndihen më të favorizuar dhe vlerësuar se ne në procesin e hapjes së negociatave për në BE. Paradoksalisht u deshën disa muaj pas zgjedhjeve në Kosovë që të krijohej qeveria, ku dominuan interesat e vogla, parciale për portofole midis Vetëvendos-

rylash”, luftë për pushtet dhe për asgjë tjetër. Pyetjet për juve nuk kanë fund dhe po e vazhdoj për ata që do të vijnë në “kushtrimin” që keni lëshuar ju. Juve thoni që “do të më diktojë popul-li për atë çfarë unë do të dekretoj”! Po mirë more, populli këta simpatizantët tuaj janë, apo ka edhe të tjerë? As më shumë e as më pak këta që do të vijnë në sheshin tuaj, o president, janë opozitarë dhe juve do të zbatoni vullnetin e tyre për të përmbysur shumicën që vetë populli apo shumi-ca e tij e ka votuar? Si është e mundur që opozi-tarët me në krye juve të përmbysin atë ç’ka populli ka votuar me votë, përfaqësuesit e tij? Kështu e thotë Kushtetuta që juve e mbani me vete? Kanë bërë shkelje, thoni juve, edhe Dvora-ni, edhe Parlamenti edhe “perla” e Ministrisë së Drejtësisë. More kjo “perla” mos ka bërë ndonjë zbulim andej nga Britania? Mirë që kanë bërë shkelje po pse nuk keni besim tek organet e drejtësisë që vetë keni qenë në krye të tyre? Drejtohuni tek organet e drejtësisë dhe të ndësh-kohen fajtorët nëqoftëse janë, por pse i thërrisni simpatizantët tuaj në miting? A jeni në terezi nga mendtë e kokës? Pse juve pranuat të emëronit ata anëtarë të gjykatës, që nuk e kanë kaluar vetingun? As juve president, as politikanët e rangut tuaj kryeministër e kryetar Kuvendi, e deri tek “guri” i fundit të piramidës, luftoni vetëm për pushtet, nuk luftoni për parimet, për ligjet, por si e si të kapni ndonjë mik në organin më të lartë të drejtësisë, si të korruptoni ndonjë gjyqtar dhe gjyqtarët e prokurorët kanë të drejtë të “lyejnë rrotën e qerres” që të lëvizin. Të gjithë të tillë janë, por në mënyrë të veçantë ata më të paaftët që të tillë janë me shumicë qysh nga juve i pari. As më shumë e as më pak o president, paskeni qenë njeriu më i çuditshëm në llojin tuaj dhe qenkeni fare i çmendur pas karriges. Mirë ta tha një nga gazetarët, që populli flet me dy mënyra, ose me referendum ose me zgjedhje. Po kjo lloj “paçavure” e juaja e ç’farë lloji është? Si merrni guximin e thoni që njëqind apo dyqind mijë vetë do t’u im-ponohen dy milionë të tjerëve? A jeni apo nuk jeni juve i gjithë shqiptarëve? Të tërë “i shitët”, edhe kombëtarët edhe ndërkombëtarët, njihni vetëm Kushtetutën, të cilën këtë e keni shkelur me të dy këmbët, duke filluar qysh me thirrjen që bëni për

jes dhe LDK-së, gjë që e zbehu dhe i vuri njollë procesit dhe standardeve të gjithëpranuara. Largqoftë që kjo të ketë qenë e qëllimshme, e kalkuluar s’di se ku, dhe në ç’rrethana! Nëse eu-ropianët kanë dështuar shpesh në qasjen e tyre ndaj Kosovës, janë dorëzuar ndaj presionit rus, kjo nuk ka ndodhur me amerikanët (aleatët tanë më të mirë), të cilët kanë marrë stafetën. Pikërisht atëherë kur dukej e pamundur, imponuan uljen në tryezë të autoriteteve serbe dhe kosovare për të nënshkruar një sërë marrëveshjesh. Dhe fotoja e fundit e ambasadores amerikane në Shqipëri me gjeneralin e NATO-s për Europën, Tod. D Uolters, ka një simbolikë të vendosjes së vetos, të stoicizmit dhe mos braktisjes së objektivave strategjike. Prandaj nëse më lejohet, si publicist dhe bashkëkombës shqiptar, i bëj thirrje Albin Kurtit të shmangë populizmat, ruajtjen e sensit të masës me spektrin politik vendor (dhe në rast të humbjes së disa kuotave elektorale), të ngrihet në lartësinë e një diplomati të zgjuar, elokuent, të një burrështetasi të vërtetë. Shansi për të bërë gjëra të mëdha të jepet vetëm njëherë në jetë!

“shpartallimin e grushtit kundër Gjykatës Kus-htetuese”! Përderisa Gjykata Kushtetuese, nuk funksionon, mbetet të themi që juve jeni vetëm një roje i thjeshtë, që qëndroni në hyrje të saj. Çfarë ruani atje? Do të vijnë këta mbështetësit tuaj “me qetësi e dashuri” apo të “egërsuar? Për të treguar që jeni “paqësor” pozoni me një degë mimoze! Me këtë pozë që bëni doni të tregoni që jeni “paqësor” apo që jeni simpatizant i” ngjyrës së verdhë”? Juve thoni: “Do të vijë populli që të ngrejë të gjitha in-stitucionet që kanë rënë dhe ka mbetur vetëm “kështjella kolibe” ku jeni mbyllur juve! Për këtë keni të drejtë, por problemi është si do t’i ngrenë dhe t’i marrin në “duart e tyre”?! Më tej thoni që: “Mua më intereson integrimi në familjen europi-ane”. Bukur, por në familjen europiane do të shkojmë me anarki dhe duke shkelur Kushte-tutën? Me gojën tuaj pranoni që “po të jetë puna për forcë, unë i kam 1000 vetë”! Ç’është kjo rezervë, që mbani juve në “skalonin e kështjellës” tuaj? Mos vallë këta e bëjnë atë “kështjellë” të pamposhtur? Ku e ka shkruar Kushtetuta këtë? Nuk kam ç’ju them tjetër përveçse: “Zoti ju bek-oftë”! Që është e kotë të merresh me juve, kjo dihet, por nuk e mora vesh që gjatë gjithë kohës, në çdo tre fjalë, pesë herë përmendnit Kushtetutën që e keni aq për “zemër” dhe në fund ja falët një “kokë-palari”, duke i thënë: “Vetëm i thoni shqiptarëve që kjo është Shqipëria, kjo është Amerika, kjo është Europa”, pra të gjitha ato që juve i keni shkelmuar. Vetëm tek një “kokëpalarë” e patët këtë besim për t’i dorëzuar Kushtetutën në këmbim të stilolapsit që ai ju dorëzoi me shqiponjën e Skën-derbeut e stemën e Besëlidhjes së Lezhës. Duke ditur që për juve ç’do gjë që thoni është e kundër-ta, Besëlidhjen e Lezhës, do ta ktheni në “Besëpre-rën” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe shqiponja që juve e keni qejf vetëm duke e formuar me pëllëmbët e duarve, por ajo nuk i shet pjellat e veta dhe si shqiponjë, do të turreni mbi “sorrat” për t’i shqyer ato? Sa janë vallë këto “sorra mafioze” që tentuan t’u “vidhnin” një anëtar të Gjykatës Kushtetueses, që do t’u shpëtonte nga “bëmat” e shumta? Nuk e mendoni që kjo aventurë do t’u kthehet në bumerang? Presim “Kuvendin” tuaj e të shohim se si e çfarë do të firmosni në bulevard, që askush deri më sot nuk ka guxuar ta bëjë...

Page 18: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: … · 2020-02-29 · rus Sergey Lavrov, kanë sjellë shumë reagime në vend. Sakaq një postim në rrjetet

GAZETA SOT18 E Shtunë 29 Shkurt 2020

4,5,6,8,10,12,13,14,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Aktiviteti “Një ditë me kuratorin”, në Muzeun Historik Kombëtar u zhvillua me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollës “Jeronim de Rada”. Specialistë të muzeut ju folën nxënësve rreth temës “Objektet e Sabiha Kasimatit në Muzeun Historik Kombëtar”. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të “Muajit të Ku-jtesës”, të iniciuar nga Ministria e Kulturës. Në vijim nxënësit e shkollës “Jeronim de Rada” vizituan Pavijonin e Terrorit Komu-nist të Muzeut Historik Kombëtar. Sabiha Kasimati (Edrene,15 shtator 1912 - Menik, 26 shkurt 1951) ka qenë biologe, punonjëse shkencore shqiptare e pushkatuar pas ngjarjes së shpërthimit të bombës në ambasadën sovjetike. Sabiha u arrestua më 20 shkurt 1951 dhe u pushkatua dy ditë më pas. Pavijoni i Terrorit Komu-nist në Muzeun Historik Kom-bëtar u çel më 20 shkurt të viti 2012. Ndod-het në katin e dytë të Muzeut Historik Kom-bëtar, në sipër-faqen prej 400 metrash kat-rorë. Pavijoni i Genocidit është hapur në vitin 1996 në Muzeun Historik Kombëtar, po dy vjet më pas ai u mbyll për arsye të ristruk-turimi. Me rihapjen e këtij pavijoni nuk ndryshoi vetëm emri i tij, nga Pavijoni i Genocidit në atë të Terrorit Komunist, por në të u paraqiten materiale të reja të pa ekspozuara më parë për vizitorët vendas e të huaj. Vitrinat dhe stendat e pavijonit janë me objekte personale të të përndjekurve politikë si veshje, enë, lugët, pjata prej alumini, etj, por edhe punime shkencore, dorëshkrime, etj. Në një kënd të veçantë jepet goditja kundër klerit, fesë dhe institucioneve fetare, goditje kjo që u shoqërua me gjyqe, dënime apo eliminime fizike të klerikëve të ndrys-hëm, prej të cilëve janë të ruajtura e të ekspozuara një numër i madh objektesh personale. Vitrinat në vazhdim na njohin me fa-tin e shumë deputetëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që dolën kundër masave të marra nga regjimi komunist i vendosur pas vitit 1944. Tronditëse është vitrina që paraqet dënimin dhe push-katimin e 9 intelektualëve të pafajshëm në vitin 1945 dhe ata, të cilët në vitin 1951 u akuzuan padrejtësisht për gjoja bombën e hedhur në ambasadën sovjetike. Forma dhe përmbajtja e tij është konceptuar nga grupi i muzeologëve Enver Kushi, Fredi Gusho, Sali Kadria, Fatmir Boshnjaku, Etleva Demollari, etj.

Projektet e 2020, sjellin probleme që me ndryshmin e rregullave për aplikimet

bënë, sepse të asfiksosh organizatat që punojnë dhe i vetmi burim është ministria, nuk e kuptoj. Organizata, që kanë në vëmendje aktivitetin me artin bashkëkohor nuk gjejnë fare mbështetje këtë vit, pra që në fazën e parë nuk u kualifikuan”, thotë drejtuesja e galerisë “Zeta”.

Çmimi “Ardhje”Çmimi “Ardhje” në vendi tonë

organizohet nga “Zeta” qendra për art bashkëkohor, por nga Ministria e Kulturës nuk u mbështet. Dre-jtuesja e galerisë dhe e qendrës për art bashkëkohor Valentina Koça thotë se do të mundohen ta zhvil-lojnë “Ardhje” këtë vit, por duke kërkuar mbështetje dhe nga ambas-adat e huaja. “Ne do mundohemi që ta bëjmë këtë vit çmimin “Ardhje” me resurset e brendshme, me punë vullnetare, me juritë, që ti themi që këto janë kushtet, por do shikojmë sa do gjejmë dhe nga ambasadat për të mbështetur jurinë, që vjen dhe është ndërkombëtare. Shumë artistë më kanë thënë që kjo është e turpshme, që të mos e mbështesin jo vetëm “Zeta” -n, por dhe të tjera organizata për artin bashkëkohor dhe të lenë vetëm “Harabel”, kur dihet se kush është aty dhe ata kanë akses shumë për të gjetur fonde”, thotë Koça. Me kritika për çfarë ndodhi këtë vit, drejtuesja e qendrës për art bashkëkohor “Zeta” Valentina Koça shprehet se nuk e di se cili është vizioni, që pretendon këtë vit ministria. “Unë nuk e di

se cili është vizoni që pretendojnë ata, por mendoj që duhet të përga-tisin pak organizatat e vendit për projekte për aplikim. Në ministri nuk u mbështetën ato organizata që operojnë dhe kanë fokus artin bashkëkohor me sa pamë, por “Harabel” që është platformë e artit bashkëkohor është mbështetur për një titull”, vijon më tej drejtuesja e galerisë. Valentina Koça tregon më tej, se kjo që ndodhi tregoi se në ministri, nuk bëhen vlerësimet e projekteve si duhet. “Shumë ar-tistë më kanë thënë që kjo është e turpshme, që të mos mbështesin jo vetëm “Zetën”, por dhe të tjerë organizata për artin bashkëkohor. Ti i shikon parametrat, që janë në udhëzim i respekton, por unë se di çfarë ka në mendje ministrja e Kul-turës apo këshilltarja për vizionin e 2020”, vijon më tej Koça. Qendra e Artit dhe Galeria “Zeta” e filloi aktivitetin e saj në vitin 2007. Ajo është një organizatë jo-fitimprurëse e fokusuar në artet pamore që pro-movojnë praktika bashkëpunimi dhe profesionale me artistë dhe kuratorë, kërkues dhe kritikë, studiues dhe profesionistë të artit, në mënyrë që të kontribuojnë në krijimin e një skene aktive të artit bashkëkohor në Shqipëri. Sipas ministrisë, 43 projekt-propozimet e përzgjedhura do të prezantohen në një audicion më datë 3 mars, ku kolegjiumi do të përzgjedhë edhe fituesit final për këtë thirrje.

“Një ditë me kuratorin”, për objektet e Sabiha

Kasimatit në muze

MK zgjedh projektet e 2020 për fazën e dytë, drejtuesja e qendrës “Zeta”: Nuk

mbështeten organizatat e artit bashkëkohorJulia VRAPI

Pas shqyrtimit të 148 pro-jekt-propozimeve që iu përgjigjën thirrjes së Min-istrisë së Kulturës, kolegjiu-

mi shpalli listën me 43 prej tyre, që kalojnë në fazën e dytë të shqyrti-mit. Por për drejtues të aktiviteteve të ndryshme, kjo që bëri ministria këtë vit ka sjellë një asfiksim të organizatave, që kanë në fokus aktivitetin me artin bashkëkohor. Në reagimet e tyre ata shprehen se Ministria e Kulturës me ndryshimet që bëri këtë vit për projektet, duke nisur që me aplikimin nuk e kishte përgatitur skenën kulturore në vend. Drejtuese e galerisë së artit “Zeta”, Valentina Koça thotë se nga Ministria e Kulturës ndryshimi i rregullave të aplikimit solli jo pak probleme. “Ministria la vetëm një muaj kohë në dispozicion dhe ndërroi rregullat e lojës brenda lojës, në kuptimin që edhe nga projekte të vogla që mbështeste i bëri që të ishin tani super projekte, super të mëdha me superbuxhet dhe kishte vënë dy mundësi, art dhe kulturë, si dhe trashëgimi kulturore. Sigurisht që ne tek arti ishim të fokusua për projektin tonë. U bënë disa ndryshime, që ministria nuk e përgatiti skenën si duhet për këtë që do bënin, qoftë në mënyrën e aplikimit apo dhe me fokusin që kanë. Unë nuk e di se me çfarë këshillohen në ministri që ndrys-hojnë fokusin brenda ditës”, thotë Koça. Në reagimin e saj, Valentina Koça e njohur për aktivitetet e ndryshme që zhvillohen në Tiranë me qendrën për art bashkëkohor “Zeta”, ku mes tyre është dhe çmimi “Ardhje” shprehet se janë asfiksuar organizatat, që merren me artin bashkëkohor. “Nga ato që në 5 vjet kishte pasur më parë Ministria e Kulturës në fokus, që kishin edhe mundësinë për ti mbështetur të gjithë organizatat me pak, tani ne shohim se shumat janë të mëdha, por ndërkohë janë fshirë komplet organizatat që punojnë me artistët, qoftë artistë të rinj, qoftë me prob-lematikat e kohës. Po ku është qël-limi, që ndryshuan fokusin? Pse e

Ura e Mesit, një monument kulture me vlera të mëdha

“Edukimi përmes kulturës”, me nxënës të shkollës “Servete Maçi”

Ura e Mesit, ndodhet 8 kilometra larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir, është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë. Pamjet e urës janë publikuar së fundmi edhe nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. E ndërtuar në vitin 1768 nga Me-hmet Pashë Bushati, ura me kurriz që ndodhet mbi lumin Kir shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën. Sipas specialistëve, duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike e teknike, kjo

urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë . Me gjatësi 108 metër, gjerësi 3.40 metër dhe me 13 harqe jo simetrike, për ndërtimin e saj janë për-dorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri, Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër. Mund të shohim prej teknikave të ndërtimit se Ura e Mesit ka dy faza ndërtimi. Sot ura ka 13 harqe. Më i madhi në qendër, ka një pasqyrë prej 21.5 metra, i mbajtur nga brinjë dyfishe me gjerësi 1,08 metra.

P r o j e k t i “ E d u k i m i përmes kulturës” u zhvil-lua këtë herë me nxënës të shkollës “Servete Maçi”. Balerinat e Teatrit të Operës dhe Baletit, Matilda Reka dhe Elona Beqiraj, vijuan me projektin për “Valsin e luleve” nga baleti "Arrëthy-esi". TOB bën me dije se edukimi përmes kulturës do të vazhdojë. Një nga baletet më të famshme të botës, “Ar-rëthyesi” është me muzikë nga Çajkovski. Pjesa e bal-etit kur ëndrra vjen për t’i zënë vendin realitetit, është

çasti kur Klara, e lodhur nga vallëzimet e darkës, pasi të ftuarit largohen, bie në gjumë dhe fillon të ëndërrojë. Historia tek “Arrëthyesi”, flet për një të re me emrin Klara, e cila zvogëlohet sa një miush dhe Arrëthyesi i saj i dashur shkon në luftë së bashku me lodrat e tjera kundër miut të lig. Më vonë ai transformohet në një princ të bukur dhe ata shkojnë së bashku në mbretërinë e zanave floksheqer për të mbretëruar përgjithnjë.

Ekspozita “Rrugëtimi”, me punët e Arjeta Miftarit në SHBA

Skulptorja Arjeta Miftari ka hapur ekspozitën e saj “Rrugëtimi”, në Des Moines Area Community College në Iowa të SHBA. Artistja ka konfirmuar se ekspozita do të jetë e hapur për shtatë ditë, dhe aty ekspozohen punët e saj të “Hyjneshave”, që janë prezantuar në vende të ndryshme të botës. Ar-jeta Miftari thotë, se kjo ekspozitë është organizuar nga Konsullata e Kosovës në Iowa. Për të është një ndjenjë e jashtëzakonshme, që ka mundësinë të pro-

movojë trashëgiminë kul-turore të Kosovës. “Është e jashtëzakonshme, sepse po prezantohet edhe trashëgimia kulturore përmes veprave të mia. E qëllimi kryesor është që të prezantohet Kosova”, tha Miftari. Statuja të një fig-ure femërore, që është bërë një figurë ikonë skulpturore e artit parahistorik në Kosovë e njohur si Hyjnesha në Fron, ka inspiruar një seri të ve-prave të skulptores Arjeta Miftari, si analizë të vetvetes, shoqërisë dhe të njeriut në përgjithësi.

Page 19: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: … · 2020-02-29 · rus Sergey Lavrov, kanë sjellë shumë reagime në vend. Sakaq një postim në rrjetet

4,5,6,8,10,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Shtunë 29 Shkurt 2020 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Zgjodha të bëja teatër, në ditë jo të mira për artin dhe jo vetëm. Populli ka një shprehje të bukur: "I ke hyrë detit me këmbë”, kështu dhe

unë. Kisha dëshirë dhe mezi e prita rikthimin në skenë dhe takimin e shumë pritur me publikun...

Tërmeti i 26 nëntorit në vendin tonë dëmtoi edhe monumen-tet e kulturës në vend. Gjatë kësaj kohe Ministria e Kulturës ngriti ekipe pune së bashku me specialistët shqiptarë dhe të huaj, ku prej disa javësh u bënë inspektime në disa kala të ven-dit, në monumente të tjera të kulturës, si dhe disa institucione muzeore në varësi të ministrisë e më gjerë. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në analizën e saj për projektet e nevojshme të monumenteve kulturës të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, u shpreh se është hartuar një plan i detajuar, që lidhet dhe me fazat e restaurimit, konsolidimit të monumenteve. Për ministren e Margariti, specifika e monumenteve është e tillë, që duhet të kalojë nëpërmjet një procesi tejet të detajuar. Sipas saj, si u ve-prua për planet vendore, në të njëjtën mënyrë do të jetë një njësi zbatimi, në këtë rast Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kul-turore. “Në bash-këpunim me ek-spertë shqiptarë dhe të huaj do të harto-jnë të gjithë projek-tet e detajuara, jo vetëm të restaurimit, por mbi të gjitha dhe të konsolidimit. Mendoj që do kemi po ashtu e nevojë për ekspertët e huaj, përderisa për një kohë tejet të shkurtër do të duhet që të analizojmë sidomos me aparatura dhe teknologji të larta territoret e prekura. Kjo punë ka filluar tashmë. Ekspertët e huaj na janë gjendur pranë që në muajin e parë dhe një pjesë e hulumtimit fillestar është bërë, por projekti i detajuar i zbatimit duhet të kalojë në një proces tjetër”, tha Margariti. Projektet që do të zbatohen kanë dhe një kosto financiare, dhe sipas ministres Elva Margariti kësaj do ti bashkohen dhe grantet e partnerëve të huaj. “Kemi analizuar koston, fondin e nevojshëm për hartimin e këtyre projekteve dhe jemi gjithashtu duke ndërtuar të gjithë skemën e granteve të atyre partnerëve, të atyre shteteve, të cilat janë shprehur në mënyrë specifike për mbështetjen e trashëgimisë kulturore si rasti i Amerikës, rasti i Polonisë, Zvicrës dhe shteteve të tjera”, u shpreh Margariti. Për ministren e Kulturës, ky është një proces që po futet në rrugën ligjore të hartimit të këtyre projekteve dhe shumë shpejt, brenda afateve do jetë dhe kostoja totale e implementimit të këtyre projekteve.

Regjisorja shprehet se për këtë komedi ftesat janë edhe nga jashtë vendit

munguar edhe jashtë për të marrë pjesë. Sipas Doresit, duke qenë se është një projekt privat vështirësitë dhe për të lëvizur jashtë Tiranës nuk mungojnë. “Për sa i përket lëvizjes sonë ftesa kemi pasur, madje dhe për festivale, madje edhe për në Angli. Dëshira është e madhe për ti prekur të gjitha vendet, sidomos vendin tonë. Është projekt privat, kështu që do na duhet pak kohë për t’u organizuar e për të lëvizur, angazhim i joni kup-tohet. Jam ndjerë e vlerësuar shumë nga bashkëpunëtorët, miqtë dhe kolegët e mi që janë trupa e aktorëve prej 10 vetash”, tregon për punën me shfaqjen regjisorja e njohur. Përkthy-er nga Artur Lena, në rolet e veprës kemi një kastë të njohur, si Suela Konjari, Dritan Boriçi, Klodian Hox-ha, Jorida Meta, Ajlin Petrela, Lorenc

Kaja, Aldjon Matarangasi, Alban Musa, Elidon Alikaj dhe humorin dhe atmosferën e këtij grupi, Rozana Radi. “Mbledhje e jashtëzakonshme në Parlament” është një farsë histerie, e cila sillet rrotull një ministri të ri në qeveri. Richard ka planifikuar të kalojë natën në hotel me sekretaren e opozitës, por gjërat shkojnë si mos më keq. Shkak bëhet zbulimi i një trupi në dhomën e tyre. Në këto kushte, ai do të thërrasi në ndihmë sekretarin e tij. Nga ky moment do të fillojnë të pasojnë gënjeshtra dhe mashtrime, nga ato të pa im-agjinuarat. Po nëse në hotel do të vijë gruaja e ministrit dhe burri i sekretares? Mbetet për tu parë se si do të zgjidhen "hallet e popullit ", në një mbledhje të jashtëzakonshme, që sjell kjo komedi.

Dëmet në monumente, ekspertë shqiptarë dhe të

huaj do të hartojnë projektet

“Mbledhje e jashtëzakonshme në Parlament”, regjisorja Elma Doresi: Zgjodha

të bëja teatër në ditë jo të mira për artinJulia VRAPI

Komedia “Mbledhje e jashtëzakonshme në Par-lament” shkruar nga Rey Conney erdhi premierë në

skenën e teatrit të komedisë “Roland Trebicka”, me regji nga Elma Doresi. Një vepër, që solli në role aktorë të njohur të teatrit, si dhe emra të rinj, por për regjisoren Doresi vepra ishte aktuale. Komedia deri tani është mirëpritur nga publiku, dhe me këtë vepër Elna Doresi u rikthye në skenën teatrore. Për regjisoren Elma Doresi vështirësitë nuk mungua, si-pas saj zgjodhi të bënte teatër në ditë jo të mira, por mezi e kishte pritur rikthimin në skenë. “Zgjodha të bëja teatër, në ditë jo të mira për artin dhe jo vetëm. Populli ka një shprehje të bukur: "I ke hyrë detit me këmbë”, kështu dhe unë. Kisha dëshirë dhe mezi e prita rikthimin në skenë dhe takimin e shumë pritur me publikun. Më kishte marr malli. Dhe përballë kësaj pranova çdo lloj sfide, barriere, problematikash, vështirësish, duke mos harruar qëllimin kryesor, real-izimin e shfaqjes”, tregon regjisorja Doresi. Kjo komedi, që sipas regjisores ishte aktuale për kohën, nuk pati një konferencë shtypi për prezantimin e saj, por ishte publiku ai që baritit ta bënte në mënyrë perfekte. “Mesazhet e veprës ishin fjalia: Më aktuale nuk mund të kishte. Për arsye problemesh dhe të paparashikuara nuk arritëm dot të realizonim konferencën për shtyp, mundësi kjo e dhënies së lajmit. Por publiku arriti ta bënte këtë në mënyrë perfekte. Ishte thjesht dita e tretë e shfaqjes dhe unë kam marrë telefonata nga rrethet: Të gjithë flasin për ju. Fjali kjo që më mbushi. A ishte e mundur ? Unë e quaj mrekulli. Ose shpërblim i një " çete të vogël", që realizoi diçka te madhe. Shfaqja mori një jehonë të cilën ende nuk di ta përkufizoj apo të të them arsyen. Thjesht mendoj se erdhëm në kohën e duhur, në mo-mentin e duhur , me njerëzit e duhur”, thotë më tej regjisorja Elma Doresi.

Ftesat për komedinëKjo komedi deri tani është

prezantuar në skenën e Tiranës, por regjisorja zbulon se ftesat nuk kanë

“Skënderbeu”, premierë në skenën shqiptare më 1968

Filmi “Nëntori i ftohtë” shfaqet për publikun në Zyrih

Opera “Skënderbeu”, u realizua premierë më datë 17 janar të vitit 1968. Kom-pozitor ishte Prenk Jakova, libreti Llazar Siliqi, regjisor kryesor Pirro Mani dhe reg-jisorë të tjerë Jorgjia Bitri dhe Luigj Gurakuqi. Teatri i Operës dhe Baletit shprehet se “Skënderbeu” është vepra e parë historike e plotë, në muzikën shqiptare, një vepër madhështore jo vetëm për nga muzika e pasur dhe orkestra-cioni i përsosur, por edhe nga rolet, personazhet dhe karak-teri i saj madhështor me gjithë

shkurtimet dhe masakrimet, që ju bënë në atë kohë. Op-era “Skënderbeu” tingëlloi e fuqishme fal muzikës pro-fesionale e frymëzuese të Prenk Jakovës me koralet e fuqishme të kryengritësve, të mbështetura në tabanin kombëtar, me monologjet e Skënderbeut, ariet e Donikës, Lekë Dukagjinit, Damjanit, Françeskut, koralet e vajzave e të fëmijëve në festën e pran-verës. Në role erdhën artistë të njohur si Gjoni Athanas, Ibrahim Tukiçi, Luiza Papa, Tefta Çavo, etj.

Në kuadrin e ciklit të filmave shqiptarë dhe mbi Shqipërinë “Albanien im Film”, që ka filluar më 16 shkurt, në Zyrih u shfaq filmi nga Kosova “Nëntori i ftohtë”. Ky film që është bashkëprodhim në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, është shfaqur në shumë festivale botërore, me një sukses të konsid-erueshëm. Tematika e filmit “Nëntori i ftohtë” është një ngjarje, që zhvillohet në fillim të viteve ‘90, në kohën kur Serbia kishte shkelur au-

tonominë e Kosovës, kishte shpërndarë parlamentin dhe mbyllur Televizionin Publik të Kosovës. Filmi “Nëntor i ftohtë” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kom-bëtare Kinematografike e Shqipërisë. Në rolet kryesor paraqiten aktorët Kushtrim Hoxha, Fatmir Spahiu Bufi l, Adriana Matoshi, Emir Hadzihafizbegoviq, Gordana Boban, May-Linda Kosu-movic dhe Lum Veseli. Ske-narin e kanë shkruar Arian Krasniqi e Ismet Sijarina.

“2000: A post war Odyssey”, prezantim në Berlinale

Skenari i filmit “2000: A post war Odyssey” i Zgjim Terziqit, fitues i konkur-sit 2019 të Qendrës Kin-ematografike të Kosovës në kategorinë për zhvil-lim skenari, u prezantua në “Berlinale Talents” të këtij edicioni, që u mbajt nga 20 deri më 27 shkurt në kuadër të festivalit ndërkombëtar të Berlinit. Prezantimi i ske-narit në zhvillim “2000: A post war Odyssey” u prit me entuziazëm nga mentorët, si dhe pjesëmarrësit e “Berlina-le Talents”. “2000: A post war

Odyssey” me skenar dhe regji nga Zgjim Terziqi dhe me pro-ducente Valmira Hysemi, do të jetë prodhim i “Plan Bee Films 2020”. Me regji dhe skenar nga Zgjim Terziqi dhe producente Valmira Hyseni, më parë ishte filmi i metrazhi të shkurtër “Salloni” që pati premierën botërore në edicionin e 37-të të “Rhode Island International Film Festival”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Sal-loni” është një film i shkurtër, 14 minuta, i cili trajton një temë sociale në Kosovë nëpërmjet komedisë së zezë.

Page 20: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: … · 2020-02-29 · rus Sergey Lavrov, kanë sjellë shumë reagime në vend. Sakaq një postim në rrjetet

GAZETA SOT20 E Shtunë 29 Shkurt 2020

4,5,6,8,10,12,13,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

TË PREMTENTirana-Partizani 5-1

TË SHTUNËNBylis-Flamurtari 14:00Luftëtari-Laçi 14:00Vllaznia-Skënderbeu 14:00Teuta-Kukësi 17:00

RENDITJA1.Tirana 472.Kukësi 423.Partizanit 384.Laçi 355.Teuta 356.Bylis 347.Skënderbeu 328.Vllaznia 319.Luftëtari 1310.Flamurtari 9

NDESHJET E JAVËS SË 24-TË

Përplasjet para fillimit të ndeshjes me policinë dhe tensioni i krijuar nuk i penguan tifozeritë e Partizanit dhe të Tiranës të krijon një dekor fantastik në “Air Albania”. Tifozët ultras të Tiranës dhe ata të Partizanit dhuruan spek-takël në fillimin e derbit të kryeqytetit me koreografitë e tyre spektakolare. Një shekull shkruante banderola e madhe me ngjyrat e bardheblu e tifozëve të Tiranës, si për të treguar se 24-herë kampionët po festojnë 100-vjetorin e tyre të krijimit, ndër-kohë që tifozët e zjarrtë të Partizanit paraqitën një banderolë jo aq të madhe sa ajo e Tiranës ku shkruhej “Ultras Guerrils”, emrin që përfaqëson tifozët ultras të klubit të kuq.

Trajneri i Luftëtarit, Neritan Novi, tha dje për mediat se skuadrën e tij nuk mund ta marrë askush nëpër këmbë. “Luftëtari luan nesër në fushën e vet me ekipin e Laçin. Kjo do të jetë ndeshja e dytë për mua në stol, pasi më parë kam drejtuar ekipin edhe me Skënderbeun ku fituam dhe e mundëm. Unë dua që të mposhtim edhe Laçin. Luftëtari ka një grup të mirë dhe askush me mua si trajner nuk do të mund të tallet me fanellën e Luftëtarit. Sa i takon kundërshtarit të radhës, Laçit, ata kanë ekip të mirë, por ne luajmë në fushën tonë dhe nuk kemi se çfarë të humbasim. Në këtë ndeshje presionin e kanë kundërshtarët. Në këtë ndesh-je janë në lojë të tria rezultatet, ne shpresojmë fitoren”, tha Novi.

SURPRIZABardheblutë fituan 5-1, duke regjistruar një prej fitoreve më të thella në historinë e derbit

Tirana shuplakë Partizanit, fitore me “pesë yje” dhe një hap drejt titullit

Adriatik BALLA

Tirana nën drejtimin e Emanuel Egbosë nuk njeh humbje, jo vetëm kaq, por është shndër-ruar në një makineri golash

e fitoresh dhe me suksesin e djeshëm në derbi ndaj Partizanit hedh një hap të mirë drejt titullit, paçka se gara është ende e gjatë. Kështu, mbrëmë në “Air Albania Stadium” të Tiranës, bardheblutë mposhtën me rezultatin e thellë 5-1 rivalin e vjetër, Partizanin, në një ndeshje spektakolare në të gjitha drejtimet, me gola, kartonë të verdhë e të kuq, penallti, përmbysje, flakadanë, kapacitet i plotë impianti etj. Me pak fjalë një derbi për kornizë në këtë kampionat. Ndeshja e djeshme në “Air Albania Stadium” startoi me 7 minuta vonesë, pasi gjyqtari Juxhin Xhaja e pati të pamundur për ta nisur në orën 19:00 sikurse ishte parashikuar. Shkak u bënë flakadanët dhe tymueset e hed-hura nga të dy grupimet e tifozerisë, që krijuan një atmosferë elektrizuese, në fakt shumë të bukur.

Ndeshja Njëjtë me atmosferën në tribuna,

ishte dhe starti i ndeshjes në fushën e lojës, ku minutat e para ishin “zjarr” i vërtetë. Në fillim shënon Partizani, në rastin e parë që krijohet. Topi harkohet në zonë nga goditja e këndit, largohet nga mbrojtja bardheblu por në kufijtë e jashtëm të zonës Kordeiro lëshon një “predhë” parabolike dhe tund rrjetën, duke ngritur peshë mijërat e të kuqve në stadium. por pas dhjetë minutash Tirana do të përmbyste gjithçka, me dy penallti të njëpasnjëshme. Në fillim është Bitri që pengon Torasën, një rast disi i dyshimtë e

që i kushtoi me karton të kuq për protes-ta Bitrit, e ku Batha me saktësi nga pika e 11-metërshit shënon golin e barazimit në 15’. Më pas në aksionin e radhës është Telushi që ndërhyn gabimisht ndaj Kale dhe gjyqtari Xhaja i ndodhur fare pranë aksionit nuk heziton të tregojë me gisht pikën e penalltisë. Sërish protesta nga të kuqtë, por gjyqtari nuk ndryshon mend-je. Dhe Batha është sërish i saktë, duke shmangur në goditje Hoxhën dhe Tirana jo vetëm përmbys Partizanin por kalon në avantazh. Trajneri i Partizanit, duke parë situatën e dobët në prapavijë, lar-gon Braun dhe aktivizon Bilalin, ndërsa Tirana në kushte epërsie në rezultat dhe në aspektin numerik në fushë, tenton të ulë ritmin dhe të menaxhojë kontrollin e topit. Edhe pse me 10 vetë në fushën e lojës Partizani ia del të krijojë raste e të vendosë në rrezik portën e Tiranës, duke luajtur si i barabartë e më mirë se bard-heblutë. Tirana në minutat e mbetura të pjesës së parë tentoi kundërsulmin dhe

pati një rast me Kobinah në fund, por nuk arriti të finalizonte.

Pjesa e dytë45 minutat e dyta dëshmuan se

epërsia numerike të jep avantazh të padiskutuar. Edhe pse Partizani u përpoq në minutat e para të befasonte me sulme të shpejta në krahë dhe në qendër, ishte Tirana që u tregua konkrete në veprime dhe ia doli ta fusë në “xhep” fitoren, sidomos me autogolin e Idrizajt që shënoi në portën e tij në minutën e 63-të. Ishte një gol që i dha praktikisht fund ndeshjes. Në epërsi të thellë Tirana nisi të menaxhojë lojën me kujdes, duke dashur që të mos u japë asnjë shans të kuqve. Në minutat e fundit të ndeshjes protagonist u bë Muçi, i cili realizoi dy gola, për ta çuar rezultatin në 5-1 dhe duke i dhënë një goditje të rëndë “demave”, që marrin një prej disfatave më të rënda në historinë e përplasjeve me Tiranën. Madje kjo konsiderohet si një prej humbjeve më të trishta të të

Trajneri Shpëtim Duro foli dje para ndeshjes ndaj Teutës. Ai u shpreh optimist dhe ka besim se pavarësisht disa problemeve të vogla me disa lojtarë, ai dhe skuadra do të kërkojnë 3 pikët në këtë ndeshje. “Është e vërtetë që kemi kaluar një moment jo të mirë pas ndeshjes me Tiranën. Skuadra ishte në situatë pozitive dhe kishim 3 muaj pa humbje në vendin e parë. Skuadra nuk e ka përjetuar mirë humbjen duke parë ngjarjen e ndesh-jes. Ishim në avantazh deri në

minutat e fundit dhe u mundëm, duke humbur edhe vendin e parë. Jemi munduar gjatë javës të përqendrohemi te loja për ndeshjen e radhës”, tha Duro. Më pas ai komentoi raportet në Superiore, të lidhur me ob-jektivat e klubeve pretendente. “Çdo javë ka rëndësinë e saj. Pjesa më e madhe e kampionatit ka mbaruar. Të gjitha skuadrat kanë gabuar dhe tani janë mo-mente që çdo skuadër duhet të jetë e kujdesshme dhe flas për skuadrën”, shtoi Duro. Tekniku i

Kukësit flet edhe për gjendjen e skuadrës dhe shpreson që grupi të jetë gati për duelin e radhës me Teutën. “Kemi pasur probleme me disa lojtarë por shpresoj qe deri nesër të jetë grupi i plotë. Ju e patë që një fitore me Tiranën do të na bënte në 70% të realizimit të objektivit. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Teuta është skuadër e kompletuar dhe është ndeshje e rëndësishme”, shtoi Duro në fund të prononcimit të tij. Ky duel është domethënës për të dy ekipet.

Trajneri/ Duro: Kampionati në moment delikat, Kukësit s’i lejohen gabimet

Novi: Askush nuk mund të tallet me Luftëtarin

Koreografi për t’u mbajtur mend,

shkëlqejnë të dy tifozeritë

Shqiptarët “pushtojnë” Bazelin, 7 lojtarë me

fanellën e kësaj skuadre

DEKLARATA

FAKTI

kuqve në gjithë historinë e klubit, një dis-fatë që mund të sjellë pasoja për lojtarët dhe stafin teknik. Muçi shënoi fillimisht në minutën e 82-të golin e katërt për Tiranën, ndërsa golin e pestë e shënoi në minutën e parë shtesë. Në fund të ndeshjes u ndëshkua me të kuqe edhe mesfushori i Tiranës, Torasa. Kjo fitore e afron skuadrën e Tiranës më afër me titullin, megjithëse Kukësi është shumë pranë dhe do të shfrytëzojë duelin me Teutën për të mbajtur ritmin me 24-herë kampionët. Pas kësaj fitoreje, Tirana shkon në 47 pikë, 5 më shumë se Kukësi i vendit të dytë (verilindorët kanë një ndeshje për të luajtur sot) dhe 9 pikë më shumë se Partizani i vendit të tretë.

Numri më i madh i futbollistëve me origjinë shqiptare në një klub ndodhen tek Bazeli, prej ku kanë dalë edhe dy futbollistët më të suksesshëm shqiptarë, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka. Te Bazeli kanë luajtur edhe futbollistë tjerë shqiptarë ndërsa aktualisht janë Taulant Xhaka, Edon Zhegrova e Kemal Ademi. Janë po ashtu të rinjtë: Elis Isufi (19-vjeçar), Orges Bunjaku (18-vjeçar), Jozef Pukaj (20-vjeçar) e Tician Tushi (18-vjeçar). Të gjithë këta janë pjesë e grupmoshave të reja të Zvicrës. Për ekipin e parë të Bazelit tashmë kanë debutuar Bunja-ku e Isufi ndërsa Pukaj e Tushi janë fare pranë debutimit. Me pak fjalë, Bazeli është klub “shqiptar”.

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, në një konferencë për shtyp që dha dje, shfaqi besimin se lojtarët e tij do marrin 3 pikët. “Skuadra vjen nga një rezultat 4-0 ndaj Luftëtarit. Kam pasur kritika për lojtarët dhe kemi punuar por mungon Adili dhe Bardulla. Kundërshtari është i mirë dhe luan futboll të bukur, me lojtarë të mirë në sulm. Kemi luajtur dy herë dhe besoj që do marrim tri pikë në ndeshjen e radhës. Dua të flas për klasifikimin në Superligë dhe besoj që me fitoren e mundshme të Vllaznisë do të ng-jitemi në renditje. Kemi pasur pak probleme në fushë, probleme në anën fizike por besoj se nesër do të jemi në 100%. Duhet të kemi

kujdes me kartonët dhe pse rrezikojmë. Besoj se pas stërvitjes së sotme do të kemi gati 11 lojtarë”, theksoi Jonuz. Më pas ko-mentoi kundërshtarin, Skënderbeun. “Luan një futboll të mirë dhe ka sulmues të mirë. Nëse Vllaznia fiton ngjitet mbi Skënderbe-un, e më pas do kemi edhe dy ndeshje të rëndësishme. Kemi pasur problem me fushën në këtë javë, por nesër do jetë mirë. Nuk e shoh këtë gjë, pasi Skënderbeu dhe Vllaznia janë aty -aty. Laçi dhe Bylis gjithashtu janë pranë. Ndeshja e fundit me Skënderbeun e kemi luajtur shumë mirë dhe 3 pikë në transfertë na bënë mirë. Janë ata në të një-jtën situatë si ne para 1 faze. Çdo gjë është e

mundur sepse kemi një grup të mirë. E di se përse është humbur ndeshja me Tiranën dhe Teutën, e kemi analizuar dhe nuk shoh vetëm Skënderbeun por të gjitha që janë pranë”, shtoi më tej trajneri Jonuz. Në fund ai hedh idenë për një kampionat me 14 skuadra, që sipas tij do të ishte një formulë ideale për Kategorinë Superiore të Shqipërisë dhe do të sillte jo vetëm rivalitet, por një garë më të ekuilibruar. “Për mendimin tim është një gjë e mirë për skuadrat shqiptare. Futen shumë ekipe të mira si Apolonia, Pogradeci, Besëlidhja e shumë të tjera. Vllaznia nuk e ka problem këtë pjesë pasi qëndrojmë në Superiore”, përfundoi Jonuz.

Jonuz: Vllaznia nuk thyhet, Superiorja duhej të ishte me 14 ekipe

Page 21: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: … · 2020-02-29 · rus Sergey Lavrov, kanë sjellë shumë reagime në vend. Sakaq një postim në rrjetet

4,5,6,8,10,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Shtunë 29 Shkurt 2020 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Askujt nuk i kishte shkuar në mendje që Rei Manaj do të largohej nga Barcelona, skuadra e parë kat-alanase, pa luajtur asnjë minutë me blaugrana. Ardhja e Brethuejt ka sjellë pakësimin e mundësive jo vetëm për sulmuesin shqiptar, por edhe për lojtarët e rinj të tjerë që prisnin “tek dera”. Ndoshta lushnjari nuk është mërzitur për këtë, por për faktin se marrja e një sulmuesi tjetër nënkupton qartë se shqiptari nuk llogaritet për “bomber i parë”. Dhe mediat sportive e kanë shprehur me keqardhje këtë fakt, sidomos mediumet tona sportive. Pse jo

edhe tifozët e vetë sulmuesit. Ndoshta vetë Rei jo, por gati të gjitha mediet e vendit tonë shpresuam në një debutim të sulmuesit të kombëtares me ekipin e parë të Barcelonës që pas ardhjes së tij në merkaton e dimrit. Sigurisht jo dhe aq pa shkas sepse Barcelona ka një mangësi të madhe lojtarësh në sulm dhe Manaj ishte një alternativë. Meg-jithatë, jo. Rei ka ardhur te ekipi i dytë i Barcelonës dhe do të trajtohet si të gjithë djemtë e tjerë atje. Te ekipi i parë nuk luan askush, që nuk ka bërë mirë te Barcelona B më parë. Kështu, këtij rregulli të pashkruar nuk kishte sesi të

mos i shpëtonte as Manaj. Një gol me penallti dhe disa raste të humbura nuk mjaftojnë të luash në “Camp Nou” dhe Setien e di shumë mirë këtë. Barcelona vendosi të paguajë klauzolën e Bre-jthuejt dhe ta integrojë menjëherë me grupin. Ardhja e danezit largoi edhe shpresën e Manajt, që nuk u pa më as në stërvitje me Mesin, pamje, të cilën sytë tanë e frekuentonin shpesh kohët e fundit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe ditën e sotme. Nga Barcelona B u stër-vitën disa lojtarë, por Rei Manaj nuk u duk. Atij së pari do i duhet të shkëlqejë me katalanasit e vegjël.

Rei Manaj harrohet shpejt tek Barça, “zhduket” edhe nga grumbullimet

Për Majlinda Kelmendin u ngrit në Pejë një statujë, si shenjë mirënjohjeje për sukseset e saj. Vetë ajo pati një me-sazh emocionues. “Ashtu si po e përjeto-ni ju, unë jam duke e përjetuar edhe dy herë më shumë. Kam shumë emocione, faleminderit shumë që keni ardhur. Shumë njerëz më kanë pyetur a duhej të ishte vendosur statuja në Prishtinë, por mendoj se është më mirë që është këtu në Pejë, ku kam lindur dhe e kam filluar karrierën. Besoj se kjo statujë do t’i motivojë shumë fëmijët në Kosovë dhe do t’i bindë që edhe ata mund të arrijnë suksese si unë. Gjithçka që kam arritur, unë e kam filluar prej këtij vendi të vogël dhe i kam arritur majat botërore. Faleminderit shumë”, tha Kelmendi.

Ndryshe nga Superiorja jonë, në Kosovë skuadrat këto dy vitet e fundit kanë investuar shumë, madje ia kanë marrë edhe kampionatit shqiptar disa kualitete të mira, si pasojë e investimeve në elementë cilësorë, por edhe IPKO Superliga e Kosovës është e dobët në cilësi krahasuar me Superligën e Shqipërisë. Në Kosovë u angazhuan futbollistë nga Shqipëria si Progni, Shameti (i dëmtuar) e shumë të tjerë, lojtarë që kishin krijuar një profil të suksesshëm në Superiore, por sërish klubet kosovare mbeten amatore dhe shumë larg profesionalizmit. Sidoqoftë, vitet e fundit edhe klubet e Kosovës marrin pjesë në kompeticionet e UE-FA-s dhe kjo sjell përfitime.

XHUDOTrajneri kuqezi shpreson të përzgjedhë brenda marsit grupin për projektin e tij 4-vjeçar

Reja monitoron kuqezinjtë e Serisë A, miqësoret e marsit

vendimtare për shumë elementëAdriatik BALLA

Edi Reja do të ketë provat e para për projektin e tij të ri katërvjeçar në krye të Kom-bëtares kuqezi në fund të

marsit, ku dy miqësoret që do të ketë përfaqësuesja jonë ndaj San Marinos dhe Sllovenisë do të shërbejnë për të testuar grupin aktual dhe sidomos el-ementët e rinj. Në projektin afatgjatë të teknikut veteran italian ka shumë të rinj që luajnë në kampionatet e forta europiane, madje me skuadrat e njo-hura, prandaj dhe Reja po i monitoron këta futbollistë, me shpresën që mund t’i angazhojë që në ndeshjet e këtij viti, për të marrë indiciet e duhura teknike e taktike prej tyre, si individë që mund t’i shërbejnë grupit në plan afatgjatë. Në këto rrethana, vëmendja më e madhe e trajnerit Reja ka qenë në Itali, atje ku ka një brez lojtarësh shqiptarë me moshë nga 16-20 vjeç dhe që janë aktivizuar me klube të njohura. Këta futbollistë ai i ka futur në “lupë”, me shpresën se një pjesë e tyre mund të bëjnë diferencën në kualifikueset e Botërorit e veçmas në eliminatoret e Europianit të vitit 2024. Duke pasur një projekt afatgjatë në krye të kuqezinjve, Reja e ka marrë si detyrë madhore gjetjen e lojtarëve të rinj cilësorë dhe angazhimin e tyre në Kombëtare, por në këtë qasje të tij nuk ka vend për lojtarët që luajnë në kampionatin shqiptar, jo se nuk

do, por se është fakt që kampionati shqiptar nuk ofron kualitete për shkak të problemeve që ka.

Kuqezinjtë e rinj të Serisë ANë kampionatin elitar italian an-

gazhohen disa lojtarë të rinj shqiptarë që kanë pasur një sezon të mirë. Dhe trajneri Edi Reja po i monitoron ata. Për momentin në fokusin e tij kanë qenë tre futbollistë që gëzojnë formë të mirë dhe besohet e do të jenë e ardhmja e Kombëtares. Ata janë Ema-nuele Ndoji, Marash Kumbulla dhe Xhakomo Vrioni. I pari është pjesë e Breshias dhe ka ditur të përshtatet mirë. Edhe pse ka kaluar disa prob-leme dëmtimi, vlera e tij nuk hidhet poshtë dhe në edicionin e shkuar ai

llogaritej si një prej 15 lojtarëve më të mirë në Serie B. Në Kombëtare do të ketë patjetër një vend për të, pasi në mesfushë në këtë periudhë skuadra kuqezi ka shumë nevojë për kualitete të tilla. Trajneri Reja nuk e ka fshehur se e ka lojtarin pikë refer-imi. Futbollisti tjetër është mbrojtësi Marash Kumbulla. Përditë shkruajnë mediat italiane rreth fenomenit të tij, si një prej lojtarëve të rinj më të mirë të Serisë A. Vetëm 19 vjeç ai ka mun-dur të frenojë Ronaldon e Dibalën e madje me Veronën e tij të fitojë ndaj tyre. Është futbollist i së ardhmes dhe kështu e ka përshkruar edhe ish-trajneri i Kombëtares, Xhani de Biazi. Edhe Reja do të mbështetet në

Ish-trajneri i Kombëtares kuqezi, Xhani De Biazi, shquhet për lidhjet e tij me Shqipërinë dhe nga të gjithë ish-teknikët, ai është i vetmi që mori pasaportën shqiptare dhe vijon të jetë aktiv me lëvizjet e tij të herëpashershme në Tiranë. Ndërkohë, ai vijon të insistojë se Elseid Hysaj është një futbollist të cilin nuk e kanë vlerësuar aq sa duhet. Duke folur në mediat italiane. Ai ka deklaru-ar se mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare është një futbollist me

cilësi absolute dhe ka treguar edhe lidhjen e ngushtë që ka krijuar me të në vitet kur drejtoi kuqezinjtë. “Hysaj është një futbollist i madh. Elseidin e kam trajtuar si djalin tim në Kombëtare. E afrova kur ishte vetëm 18 vjeç dhe ishte te Empoli, e bëra të debutonte ndaj Norveg-jisë. Nëse do të kishte 10 lojtarë si ai, do t;i vendosja të luanin të 10”, tha De Biazi i cili beson se gjërat mund të ndryshojnë tani me Gatu-zon në drejtim. Ai mendon se ek-ipi po merr karakterin që kërkon

trajneri në këtë vit tranzicioni duke u munduar që të bëjë sa më mirë në periudhën që mbetet deri në fund të sezonit. “Mendoj se të kaltrit do të vazhdojnë ngjitjen që kanë nisur me Xhenaro Gatuzon. Ringio po mundohet që të trans-metojë te ata karakterin e tij. Nëse skuadra do të vazhdonte kështu, me fantazi dhe këtë mesfushë, me cilësi, mund të fitojnë të gjithë ndeshjet e mbetura, duke e luajtur si të barabartë me të gjithë”, tha ish-trajneri i Shqipërisë.

Deklarata/ De Biazi: Të kisha 10 lojtarë si Hysaj, të gjithë i fusja në formacion

Kosova investon më shumë, por Superliga e Shqipërisë më cilësore

Kelmendi me statujë në Pejë: Jam inspirim për të rejat

Drita e Gjilanit thyen Drenicën, presion kreut të renditjes

KRAHASIMI

KOSOVË

cilësitë e tij, pasi kualiteti i Kumbullës imponohet dhe ai do ta fitojë shpejt një vend në formacionin kuqezi.

Vrioni ikën nga stërvitja e Juves, frikë nga Koronavirusi

Një tjetër lojtar i ri që është në vëmendje të trajnerit Edi reja, është padyshim Xhakomo Vrioni, futbollist që është bërë pjesë e Juventusit dhe luan për ekipin B të “Zonjës së Vjetër”. Është futbollist cilësor dhe në rritje, diçka që premton për projektin katërv-jeçar të Rejës në Kombëtare. Ndërkohë, me Vrionin ka një lajm surprizë. Dihet, Italia mbetet e pushtuar nga ankthi prej Koronavirusit. Kjo situatë nuk mund të mos prekte edhe botën e sportit, teksa në javën e kaluar disa ndeshje të Serisë A u shtynë, ndërsa këtë javë shumë prej tyre do luhen pa praninë e spektatorëve për arsye sigu-rie. Ndërkaq, frika ka mbërritur edhe te Juventusi, por bëhet fjalë për ekipin U 23 të bardhezinjve. Një nga lojtarët e Pistoiese, kundërshtarit të kaluar të Juventus U 23, rezultoi i infektuar me Koronavirus. Në këtë fo rmë, për kushte parandaluese, ekipi i parë i Juventus i ka ndaluar lojtarët e U-23 të stërviten me ekipin e parë. Pjesë e Juventus U-23 është edhe Xhakomo Vrioni, i cili gjatë këtij sezoni është stërvitur në një rast me skuadrën e parë. Por, tashmë derisa të kalojë gjendja e alarmit nga virusi, Vrionit i duhet të presë pasi skuadra e Sarrit është izoluar për t’u mbrojtur nga rreziku që ka pushtuar Italinë.

Në Kosovë po zhvillohen nor-malisht garat e kampionatit dhe kjo javë rezervoi një surprizë në lidhje me kryesimin e garës, pasi ngjeshja e ekipeve në vendet e para imponon rivalitet të shprehur. Kështu, Drita e Gjilanit përmbushi pritshmëritë në ndeshjen hapëse të javës së 20-të të IPKO Superligës së Kosovës. Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu fitoi 4-1 ndaj Drenicës, duke marrë kreun e klasifikimin (me pikë të barabarta me Ballkanin). Nëse Prishtina do të fitojë në ndeshjen direkte me skuadrën nga Suhareka, atëherë në përfundim të ndeshjeve të kësaj xhiroreje do të bashkëkryesojnë tri skuadra me nga 40 pikë. Me suksesin e djeshëm Drita ka shpresë për titullin.

Page 22: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: … · 2020-02-29 · rus Sergey Lavrov, kanë sjellë shumë reagime në vend. Sakaq një postim në rrjetet

22 GAZETA SOTE Shtunë 29 Shkurt 2020

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Kanadaja refuzon të paguajë sigurinë e princit Harry dhe Mehgan Markle

Kanadaja ka refuzuar të paguajë për sigurinë e princit Harry dhe Meghan Markle në Vancouver, pasi ata të tërhiqen nga rolet e tyre si mbretër të vijës së parë. Royal Canadian Monted Police (RMCP) ka mbrojtur çiftin dhe djalin e tyre Archie që nga nëntori, por tani ka thënë se kjo do të pushojë në javët e ardhshme, duke lënë në pikëpyetje se kush do të marrë përsipër kostot e tyre të sigurisë. Më parë ishte vlerësuar se kostot e sigurisë për çiftin kushto-jnë rreth 20 milionë funte, shkruan “DailyMail”. Me Kanadanë tani që deklarojnë se nuk do të plotësojnë faturën, çifti mund të detyrohet të paguajë nga pas-

uria e tyre, ose të përdorë fonde nga fondi Cornwall. Kjo vjen pas spekulimeve me javë të tëra se taksapa-guesit kanadezë do të duhet të kalojnë faturën, për të mbajtur të sigurt çiftin Sussex. RCMP deklaroi se po i siguronte palës mbrojtje siç kërkohej nga Policia e Mbretërisë së Bashkuar, për faktin se ata ishin persona të mbrojtur ndërkombëtarisht. Ata shtuan se këto masa mbrojtëse kishin qenë me kërkesë të Mbretërisë së Bashkuar. Ende nuk është e qartë se kush do të paguajë kostot e sigurisë për çiftin. “Ndih-ma do të pushojë në javët e ardhshme, në përputhje me ndryshimin e tyre në status”, kanë thënë RCMP.

5 6 4

1 6 3 7

6 9 7

7 8 4

9 4

2 6 3

7 3 5

9 8 1 6

7 1 3

2 8 9 3

1 3 5 9

7 6 4 5

6 7 9 5

8 3

3 7 6 2

3 4 2 1

2 4 8 7

7 8 3 1

4 7

3 2 8

4 9 5

7 8

7 8 1 3

1 6

3 1 4

9 8 5

7 6

Java e Modës, modelet me maskë në fytyrë

Modelet në Javën e Modës në Paris janë shfaqur në pasarelë, me fytyrë të mbuluar. Veshjet ishin pjesë e koleksionit të stilistes franceze Marine Serre. Sfilata u zhvillua mes shqetësimeve në rritje për shpërthimin koronavi-rusit, që shkaktoi rënie të tregjeve në gjithë botën të premten. Në koleksionin e saj këtë javë, Serre tregoi një gamë veshjesh, që mb-ulonin fytyrat e modeleve. Por përveç modeleve që sfilonin në Javën e Modës në Paris, gjithash-tu edhe disa anëtarë të audiencës mbanin maska. Njerëzit që ishin të ftuar në sfilatë për të parë kol-eksionin vjeshtë/dimër të Dries Van Noten, gjithashtu u panë të mbuluar në fytyrë.

1- Janë pajisje që vihen në skenën e teatrit 2- Gadishull në jug të Evropës 3- Drejtimet 4- Nofkë e humoristit italian Antonio Dekurti por mbrapsht 5- Bujtinë primitive 6- Ekonomi Komu-nale 7- Kalamaj 8- Lloj vaji vegjetal prodhim vendi 10- Shifër, pa çiftet 11- Xhixho, ish Ministre e Integrimit 13- Një ujëm-bledhës 14- Ish futbollisti i Partizanit Pano 15-Musolini i Italisë, pa të fundit 16- Shapllo i letërsisë 18- Ruajtës vendi 19- Qeleshe 20-Qytet pothuajse në jug të vendit 22-Gadishull në Gjirin Persik 23- Shtet në SHBA 25- Në asnjë rast, nuk ka ndodhur ... 26- Rrugicë, me dialekt 27- Dritëshkurtër 28- I krishterë 29- Është burim i të gjitha të mirave material 30- Pikturë shenjtori në dru 32- Ndodhen në kokë 33- “Mbreti ...”, dramë me pesë akte nga Shekspiri 34- Tip pistolete 35- Qeveria Amerikane...

1- I kushtohet 7- Kafshë ose bimë parahistorike të ngurtësuara 12- Vend me baltë dhe lluc 13- Pronë shtetërore 14- Gruaja që nuk ka mbushur ditët e lindjes 15- Një perime bishtaje me farëza 16- Irvin, ish futbollist anglez 17- Shfaqje teatrale ku aktorët në skenë luajnë kërcejnë, këndojnë dhe interpretojnë numra akrobatike 19- Shitja e një malli ashtu siç është pa e peshuar 20- Shprehje që e përdorim kur luajmë poker 21- Kolosi i ..., një ishull grek që njihet për një nga mrekullitë e botës së vjetër 22- Një fshat i Kavajës 23- Aktori Ymer ... 24- Calik, pa kokë 25- Kryeqyteti Santiago ka për shtet ... 26- Autobusi urban 27- Sokrati piktor 28- Vëllai i gruas 29- Pranoni të vërtetën 31- Inspektor Civil 32- Grup njerëzish me mendime dhe interesa të përbashkëta 33- Personazh tek telenovela "Klon" 34- Është dirigjenti i organizimit 35- Një fshat i Tiranës 36- Brekushe që mbanin gratë 37- Një mjet i dalë jashtë përdorimit, i pa përdorur...

Turistët Dy turistë të ndodhur në një

pyll të thellë shqetësohen me afri-min e natës. Dëgjoheshin ulërimat e kafshëve të egra e sidomos të luanit. Njëri prej tyre hap çantën e shpinës dhe nxjerr që andej një palë këpucë gjimnastike. Shoku tjetër tepër i çuditur e pyet:

-Je i çmendur? Mendon se me ato këpucë mund të vraposh më shpejt se luani?

Shoku pasi ka mbathur këpucët i përgjigjet:

-Sigurisht që jo, por do të më mjaftonte të vrapoja më shpejt sesa ty.

Mikja e doktoritNjë mjek dhe bashkëshortja e

tij ndodheshin në plazh duke marrë rreze dielli. Për një moment kalon një femër tepër e bukur dhe i buzëqesh mjekut duke i thënë:

-Çfarë kënaqësie që ju shoh. Je gjithnjë në formë të mirë fizike. Mirupafshim.

Doktori e përshëndet dhe sheh bashkëshorten, e cila e pyet:

-Kush ishte ajo femër aq vulgare në pamje të parë?

Mjeku:-Asgjë e dashur, është një zonjë

që kam njohur në punë.Bashkëshortja sërish:-E ke njohur në punën tënde, apo

në punën e saj?

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

12 13

14 15 16

17 18 19 20

21 22 23

24 25 26

27 28 29 30

31 32 33

34 35

36 37

Page 23: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: … · 2020-02-29 · rus Sergey Lavrov, kanë sjellë shumë reagime në vend. Sakaq një postim në rrjetet

GAZETA SOT E Shtunë 29 Shkurt 2020 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt-20 mars22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor-21 janar 22 janar-19 shkurt23 tetor-21 nëntorVenusi dhe Mërkuri do ta

bëjnë këtë ditë më të lehtë. Në punë, ata që presin një përgjig-je do të duhet të kenë pak më shumë durim, së shpejti do të ketë një lajm të mirë.

23 shtator-22 tetor

Një ditë paksa e nënshtru-ar, do të keni pak kohë t’i kus-htoni afeksioneve. Jepini më shumë hapësirë të dashurit tuaj! Për beqarët do jetë një ditë shumë interesante.

23 korrik-22 gusht 22 gusht-22 shtator22 maj-21 qershorBinjakët Dashi

Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

Gaforrja Luani Virgjëresha

Ju acaroheni për shkak të disa vendimeve të rëndë-sishme, që duhet të merrni si çift. Venusi do të pastrojë idetë tuaja dhe do të kaloni një ditë më të qetë, nga ato së fundmi.

Disa vendime të fundit të marra me nxitim mund t’ju hapin probleme në punën tuaj. Këtë ditë mos u mërzitni nga njerëz këmbëngulës, jini të lirë të zgjidhni ndonjë mundësi.

Do të sulmoheni nga ndjenja të përziera dhe mund të keni momente hutimi këtë ditë. Ndoshta ju jeni shumë të lodhur, organizoni diçka me partnerin tuaj për t’u çlodhur.

Demi

Dita do të fillojë e qetë, në dashuri shumë prej jush po vazhdojnë pa ndonjë qëllim konkret. Midis historive me pak stimuj dhe pak pasion, duket se është një periudhë e keqe!

21 mars-20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Keni lënë pas dore ndje-njat nga ditët me tensione dhe vetëm tani po i realizoni ato. Ata që duan të qetësojnë situatën mund të sigurohen, që të kenë një konfirmim nga ana tjetër.

Me Marsin në shenjë do jeni të pasigurt dhe do të shfaqni dyshime të ndryshme, në mar-rëdhëniet romantike. Mos e humb durimin. Të reja për beqa-rët, disa ndryshime të papritura.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor-22 korrik21 prill-21 majSot jeni me kokën tuaj mbi

re dhe problemet, që ju bënë të paqëndrueshëm javën e kaluar do të kthehen. Nëse keni mbyl-lur një lidhje, mos mendoni më për atë çfarë keni kaluar.

Smartfoni Vivo Apex, vjen me ekran të plotë

Hëna në shenjë do ju bëjë, që ta filloni ditën me optimizëm. Midis çifteve megjithatë do të ketë fërkime, që do të bëjnë një tendosje në marrëdhëniet madje edhe të datuara.

Horizontal

Planetët mbrojnë sferën sentimentale dhe do ketë sqa-rime për çifte, që kanë pasur dallime në lidhje me çështjet familjare ose për fëmijët. Për beqarët, fillon një rrugë e re.

Dashuri premtojnë yjet për ata që kohët e fundit janë bërë çift, por edhe për mar-rëdhëniet e konsoliduara. Mbrëmje e këndshme për të kaluar në shoqëri të ëmbël.

Smartfoni i parë Apex, që është lançuar nga Vivo para dy vitesh, u bë telefoni i parë funksional që nuk kishte korniza, ndërsa kamera për selfie i palosej brenda. Megjithëse mbeti vetëm një koncept, shumë prodhues provuan ta imitojnë dhe secili prej tyre, arriti që të krijonte një telefon të ngjashëm. Tashmë është bërë hera e dytë, që Vivo provon ta sjellë një Apex me ekran të plotë dhe pa korniza, si dhe pa butona, me të gjitha funksionet dix-hitale. Në versionin e fundit, Vivo i ka shtyrë limitet edhe më tej, pasi e sjell me ekran 6.45 inç, që thyhet në 120 shkallë në të dy anët, version shumë më ekstrem se sa Nex 3. Por, sikurse te Nex 3, butonat janë zëvendësuar me sensor, që punojnë me presion. Kamera me 16 megapixel e këtij smartfoni, është një gjë tjetër që e dallon prej të tjerave.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

Antarktik, bora dhe akulli bëhen të kuqe

1- Emblema e një shteti 5- Ish shahisti kampion Fatos ... 9- Një shumëfaqësh që ka si bazë një trekëndësh apo shumëkëndësh 11- Edukatë Politike 13- Zogjtë e rosës 14- Gëlltit ose ... 15- Lloj birre gjermane 17- Një zotëri anglez 18- Kodi i fshehtë i celularit 19- Një shtet në Lindjen e Mesme 21- Shkurre e egër që bën kokrra të kuqe që hahen 22- Aktori amerikan Xhek ... 23- Port slloven në Adriatik 24- Krasta i RTV 25- Gjika e skenës 26- Në hyrje të Titanikut 27- Është material inert 28- Autoritetet Operative 29- Ushtria Japon-eze 32-Inspektor Sanitar 34- Vend i cekët ku mund të kalohet lumi 35- Njëlloj loje me letrat e bixhozit 38- Trebeshina i letrave 40- Kohë e caktuar për të kryer një punë 42- Cohë për çarçafë 43- Patrioti Sadria 44- Lojë në fushën e shahut 46- ... Uelinshpigel i Flandrës, roman i shkrimtarit gjerman Gerhart Hauptman 47- Inspektor Tatimor 48- Një fshat i Kavajës 50- Notë muzikore 51- Ai shtiret sikur vuan nga ndonjë sëmundje 53- Difekt 54- Denis ... ish futbollist i Mançesterit...

1- Janë ato të basteve 2- Edukatë Politike 3- Stacioni ndërplanetar rus në hapësirë 4- Një ekip futbolli grek 5- ... Sharif, ish aktor i lauruar egjiptian 6- Legjendë, gojëdhënë 7- Aleanca Demokratike 8- Rruga që për-shkon një automjet 10- Masa e sip. tokës e barabarte me 4047 m2 12- Është krijim letrar ironizues 14- Janë vargmale që ndajnë Francën nga Spanja16- Zë në opera 18- Letër e egjiptianëve të vjetër 20- Aktori amerikan Eastwood në inic 21- Ish Zonja e Amerikës Obama në inic 30- Dru halor me trung të drejtë e të gjatë, i thonë ndryshe edhe selvi 31- Lloj kafshe që i ndryshon ngjyrat e trupit sipas terrenit 33- Vend i rregulluar para portës për të ndenjur 34- Titulli i Kryem-inistrit në kohën e Sulltanit 36- Zotëroj 37- Ernest Telman 39- Pjesë loje në volejboll 41- Ka për kryeqytet Taxhikistani 44- Një shenjë e horoskopit 45- Një shtet afrikan me kryeqytet Bamako 48- "Mbreti ..." i Shekspir-it 49- JIR, ashtu si është 51- Ndajfolje sasie 52- Violeta aktore në inic...

Shkencëtarët nga qendra kërki-more e Ukrainës “Vernadsky” në Antarktik, janë ballafaquar me një fenomen të pazakontë, borën dhe akullin e mbuluar me ngjyrë të kuqe. Fotografitë e borës së “përgjakur” dhe akullit ngjajnë me disa skena të fil-mave horror ku janë zhvilluar beteja të ashpra. Megjithatë është zbuluar arsyeja e vërtetë, dhe për fat të mirë nuk është diçka për të cilën njerëzi-mi duhet të shqetësohet. Ekologu detar Andrey Zotov nga akademia e shkencave në Ukrainës, ka arritur me ndihmën e mikroskopit të identifikojë algat e njohura si Chlamydomonas nivalis. Si pasojë e temperaturave të larta dhe shkrirja e akullnajave, alga mikroskopike e shndërron sipërfaqen e bardhë në të kuqe.

1 2 3 4 5 6 7 8

9 10

11 12 13 14

15 16 17 18

19 20 21

22 23

24 25

26 27

28 29

30 31

32 33 34

35 36 37 38 39

40 41 42

43 44 45 46

47 48 49 50

51 52

53 549 4 11 13 1 12 4 10

14 15 2 11 4 15 2 12 1

1 11 4 12 1 15 7 8 2 12

3 4 11 1 8 7 11 7 12

4 5 1 3 1 6 1 11 8

11 2 15 16 8 1 9 17 7

4 6 7 10 4 3 3 4 8

8 1 11 4 12 15/B 2 11 4

3 4 10 7 8 3 1/I 6 7 11

4 18 2 1 9 1 3/M 1 7

3 7 6 4 1 4 11 7/E

K A R D I N A L

H B O R A B O N I

I R A N I B E T O N

M A R I T E R E N

A S I M I S I R T

R O B U T I K V E

A S E L A M M A T

T I R A N 15/B O R A

M A L E T M 1/I S E R

A Z O T K I 3/M I E

M E S A T A R 7/E

Page 24: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: … · 2020-02-29 · rus Sergey Lavrov, kanë sjellë shumë reagime në vend. Sakaq një postim në rrjetet

GAZETA SOT24 E Shtunë 29 Shkurt 2020

4,5,6,8,10,12,13,14,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Champions League është aktiviteti më i rëndësishëm për klube i UEFA-s, por

një peshë të konsiderueshme ka dhe Europa League, e cila shihet si mundësi alternative për sukses sezonal nga klubet elitare europiane. Dhe dje u mësuan kundërshtarët e turit paraçerekfinal të këtij aktiviteti. Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i fazës së 1/8-ave të Europa League. Nga tetë çiftet e këtij raundi spikat pas dyshim Sevilje-Roma, që mund të konsiderohet edhe si një finale e para-kohshme, ndërsa përplasja e dytë italo-spanjolle është Inter-Getafe. Zikaltrit, që konsiderohen favoritë për ta fituar kompeticionin, duhet të kenë kujdes nga këtij kundër-shtari, që në raundin paraard-hës, atë të parin me eliminim direkt, nxori nga gara Ajaksin e Amsterdamit, gjysmëfinalis-tin e Championsit në sezonin e kaluar. Me fat Mançester Ju-najtid, që “goglat” i rezervuan si kundërshtar LASK Linzin e Austrisë, ndërsa duelet me më shumë rivalitet kon-

Nejmar hedh në gjyq Barçën, shkak 6.5 mln euro

SULMUESI Leo Mesi do të jetë këtë të diel në “Santiago Bernabeu”, në “El Clasico”, shpresa e madhe e Barcelonës dhe kërcënimi i madh për Real Madridin. Numri 10 “blaugrana” shkon në për-balljen e fundjavës pasi shënoi katër gola në sfidën e fundit në La Liga, kundër Eibarit, në “Camp Nou”. Ai është, aktualisht, golashënuesi më i mirë i kampionatit me 18 gola, pesë më shumë se sulmuesi i “Los Blancos”, Karim Benzema. Sidoqoftë, përtej shifrave të tij në sezonin aktual, ka në

krahun e tij edhe precedentët përballë Realit, veçanërisht kur “El Clasico” zhvillohet në “Bernabeu”. Mesi është përballur me Real Madridin 42 herë në total dhe ka shënuar 26 gola. Një fakt optimist për Barçën dhe negativ për skuadrën e bardhë është se Leo është më produktiv në “El Clasicot” që zhvillohen në “Santiago Bernabeu”. Në fakt, në Madrid ka shënuar 15 nga 26 golat në total (në “Camp Nou” 11). Disa javë më parë, vetë Mesi tregoi arsyet pse ishte më efikas në “Bern-

abeu”. “Kur luajmë në “Bernabeu”, kemi shumë më tepër hapësira. Ata sulmojnë më shumë në fushën e tyre, sepse e kanë detyrim. Janë pritës dhe njerëzit i shtyjnë përpara. Në “Camp Nou”, ndeshja bëhet më e mbyllur e si rezultat edhe më e vështirë për ne”, tha ai. Edhe pse është duke bërë shumë mirë, Mesi nuk ka arritur të shënojë në dy vizitat e tij të fundit në “Bernabeu”, kështu që ka një motiv më shumë për të gjetur rrjetën në “El Clasicon” e kësaj të diele.

MBROJTËSI KORONAVIRUSI QËNDRIMI

Vjen nga Koreja e Jugut, Totenhemi fut Son në “karantinë”

Virgjil Van Dajk mund të bëhet shumë shpejt mbro-jtësi më i paguar në botë. Futbollisti holandez është në bisedime me Liverpulin dhe pritet ta vazhdojë kontratën me kampionin evropian dhe botëror. Rroga aktuale e mbrojtësit të pakalueshëm është 120 mijë funte në javë, ndërsa ajo do të rritet në 150 mijë në javë. Në bazë të kon-tratës së re, holandezi mund t’i marrë deri në 60 milionë euro. Van Dijk i ka zhvilluar 37 ndeshje në të gjitha kom-peticionet me “Reds” këtë sezon. Ai do të shpërblehet për titullin e kampionit në

“Sulmuesi i Totenhemit, Son Heung-Min, do të detyro-het që të izolohet për dy javë kur të kthehet në Angli nga Koreja e Jugut, për shkak të frikës nga koronavirusi që ka filluar të përhapet edhe në Evropë”, ka shkruar tabloidi anglez “The Sun” të premten. Son është lejuar nga Toten-hemi të kthehet në vendlindje për t’iu nënshtruar operimit të krahut të thyer, lëndim që e mori në ndeshjen kundër Aston Vilës para dy javëve. 27-vjeçari aktualisht është në Seul por kur të kthehet në Londër ai do t’i nënshtrohet protokollit dhe do të izolohet

Koronav i rus i ësh të përhapur gjithkund nëpër botë dhe tanimë edhe skuad-rat europiane të futbollit kanë filluar të ndërmarrin hapa për t’u mbrojtur nga një virus i tillë. Kampioni gjerman, Bajerni i Mynihut ka marrë masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit te klubi. Përmes një komunikate, klubi gjerman ka treguar se bazuar në rekomandimet e stafit mjekësor të klubit ka marrë masa rreth kësaj çësht-je, duke këshilluar lojtarët të mos fotografohen apo të mos japin autografe për tifozët gjatë seancave stërvitore apo

Premierligë, të cilin pritet ta fitojë pikërisht Liverpuli. Me Van Dajkun në ekip, mbrojtja e “Të Kuqve” është më stabile se kurrë më parë.

në ndeshje. Kujtojmë që në Serie A shumë ndeshje janë anuluar, ndërsa ato të cilat do të zhvillohen priten që të jenë pa praninë e tifozëve.

siderohen Olimpiacos (Gre-qi)-Volves (Angli), apo Volfs-burg (Gjermani)-Shakhtar Donetsk (Ukrainë). Duke vënë re ecurinë e klubeve

Hidhet shorti, Sevilje-Roma finalja e parakohshme e Europa League

europiane në Champions dhe Europa League konsta-tohet se ligjin këtë edicion e bëjnë skuadrat gjermane. Në fakt, futbolli në Gjermani

Goglat përcaktuan çiftet e klubeve që arritën të kualifikohen në turin e 1/8 e finales së këtij aktiviteti. Spikat Roma-Sevilje, dueli më i fortë i kësaj faze

për dy javë për shkak të frikës nga koronavirusi. “Mendoj se kjo është këshillë normale që vjen nga autoritetet qeveri-tare”, tha Murinjo.

Van Dajk në formë, gati të rinovojë me Liverpulin

Leo Mesi tmerri i Realit, lojtari që u ka shënuar më shumë

Marrëdhënia mes brazil-ianit Nejmar dhe Barcelonës është e tensionuar, aq sa janë rikthyer hijet e një përplasjeje tjhetër gjyqësore. Nga njëra anë, synimi me çdo kusht për t’u kthyer në “Camp Nou”, nga ana tjetër, mosmarrëve-shjet për kontratat, që i kanë përplasur disa herë palët në sallat e gjykatave. Sikurse njofton “El Mundo Depor-tivo”, Nejmar e ka hedhur sërish në gjyq klubin “bau-grana”, duke pretenduar se i detyrohet 6.5 milionë euro, shumë që i është dashur ta paguajë në formë taksash nga kontrata e blerjes së tij nga Santosi në vitin 2013. Thelbi i

kërkesës së Nejmarit konsis-ton në faktin se taksimi i të ardhurave (nga transferimi) ndryshoi kur u konsideruan si pagë. Gjithsesi, Barcelona nuk ka ndërmend ta paguajë këtë shumë (6.5 milionë euro) apo të kundërpërgjigjet me një tjetër akuzë në një seri gjyqesh që duket sikur nuk do të kenë fund. Ky akt i futbollis-tit brazilian konsiderohet sur-prizë për faktin e thjeshtë se, verën e kaluar, për disa muaj, tentoi me të gjitha mënyrat që të kthehej te Barcelona, edhe pse PSG kishte paguar 222 milionë euro (rekord historik), për ta shkëputur në vitin 2017 nga “Los Blancos”.

Koronavirusi, Bajerni ndalon lojtarët të bëjnë foto me fansat

Istanbul Bashaksehir (Turqi)-Kopenhagen (Danimarkë)Olimpiakos (Greqi)-Volves (Angli)

Rejnxhërs (Skoci)-Leverkusen (Gjermani)Volfsburg (Gjermani)-Shakhtar Donetsk (Ukrainë)

Inter (Itali)-Getafe (Spanjë)Sevilje (Spanjë)-Roma (Itali)

Eintraht Frankfurt/FC Salzburg-Bazel (Zvicër)LASK (Austri)-Mançester Junajtid (Angli)

NDESHJET QË PËRCAKTOI SHORTI I FAZËS 1/8

prej vitesh është dominuar më se shumti nga Bajerni i Mynihut. Fuqia e futbollit Gjerman po shihet qartë edhe në dy kompeticionet europi-ane, Champions League dhe Europa League. Bavarezët patën një start të vështire të kampionatit, por tani, me Flick në stol, çdo problem i përket së shkuarës. Forma e mirë e bavarezëve u pa edhe në Champions, në suksesin e pastër 3-0 në “Stamford Bridge” ndaj Çelsit. Një tjetër klub gjerman, Leipzigu, ia doli të siguronte një fitore minimale ndaj Totenhemit në Champions. Ekipi i radhës që arriti të siguronte trium-fin në Europë ishte Boru-sia Dortmund, që mposhti PSG 2-1 në Champions. Të tria skuadrat e Bundesligës luftojnë me njëra-tjetrën në garën për titull. Në Europa League Bajer Leverkuseni u kualifikua përballë Portos, ndërsa Volfsburgu kaloi Mal-moen. Në këtë sezon, arena europiane është pushtuar nga futbolli gjerman, që po për-jeton një moment fantastik, duke lënë pas liga të tjera të rëndësishme siç janë Premier League, La Liga apo Seria A.