republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs ......parlamentarizmi në shqipëri, nuk lindi...
TRANSCRIPT
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI I HISTORISË Tel/Fax: +355 4 369987
www.fhf.edu.al
Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë
Disertacion në kërkim të gradës shkencore “DOKTOR”
VEPRIMTARIA PARLAMENTARE NË SHQIPËRI NË VITET
E MONARKISË SHQIPTARE, 1928 - 1939
Specialiteti: HISTORI
Kandidati Udhëheqësi shkencor
Bashkim Boseta Prof. dr. Fatmira Rama
Tiranë, 2019
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI I HISTORISË Tel/Fax: +355 4 369987
www.fhf.edu.al
Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë
Disertacion në kërkim të gradës shkencore “DOKTOR”
VEPRIMTARIA PARLAMENTARE NË SHQIPËRI NË VITET
E MONARKISË SHQIPTARE, 1928 - 1939
Specialiteti: HISTORI
Kandidati Udhëheqësi shkencor
Bashkim Boseta Prof. dr. Fatmira Rama
Mbrohet më datë ____. _____. 2019
1. ______________________________ (Kryetar)
2. ______________________________ (Anëtar Oponent)
3. ______________________________ (Anëtar Oponent)
4. ______________________________ (Anëtar)
5. ______________________________ (Anëtar)
Tiranë, 2019
PASQYRA E LËNDËS
PARATHËNIA.........................................................................................................................I
LISTA E SHKURTIMEVE ...............................................................................................XIII
HYRJA.................................................................................................................................XIV
KREU I
PARLAMENTI DHE SHPALLJA E MONARKISË
1.1. Përgatitjet për shpalljen e Monarkisë Shqiptare…………………………....………..…....1
1. 2. Ndikimi i parlamentit për ndryshimin e Statutit Themeltar …………………..…......…..4
1. 3. Zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese……………………………………………….......7
1. 4. Përgatitjet e opinionit publik të brendshëm për ndryshimin e formës së regjimit.......…16
1. 5. Çelja e Asamblesë Kushtetuese dhe shpallja e monarkisë………………………...........22
KREU II
ORGANIZIMI I PARLAMENTIT DHE RAPORTET E TIJ ME
INSTITUCIONET E TJERA
2. 1. Asambleja dhe miratimi i Statutit Themeltar …………………………………..……...37
2. 2. Kthimi i Asamblesë në parlament dhe organizimi i tij …………………………...…….51
2. 3. Raportet e parlamentit me institucionin e mbretit dhe të qeverisë ……………....……..62
2. 4. Miratimi i Kodit Tregtar.……………………………………………………..................81
KREU III
VEPRIMTARIA E PARLAMENTIT NË FUSHËN EKONOMIKE
3. 1. Qëndrimi ndaj koncesioneve ekonomike me shtetet e huaja…………………....…...…86
3. 2. Nismat ligjore në ndihmë të biznesit shqiptar …………………………………..….…106
3. 3. Parlamenti dhe Reforma Agrare ……………………………………………...……….126
3. 4. Roli i parlamentit për zbutjen e varfërisë në vend ………………….. ………...…...…153
4
KREU IV
PROBLEMET SOCIAL - KULTURORE NË BISEDIMET
PARLAMENTARE
4. 1. Parlamenti dhe problemet arsimore ………………………………...…………………172
4. 2. Hartimi i kuadrit ligjor për shtypin dhe rolin e tij……………………..………………198
4. 3. Parlamenti dhe komunitetet fetare në Shqipëri………………………..………………211
4. 4. Çështja e gruas në Parlamentin Shqiptar………………………………...…….......…..223
PËRFUNDIME…........……………………………………………………..……………...242
BIBLIOGRAFIA…………………………………………………………...………….......252
ABSTRAKT..........................................................................................................................259
I
PARATHËNIA
Parlamentarizmi në Shqipëri, nuk lindi bashkë me krijimin e shtetit shqiptar.
Parlamenti i parë, që doli nga zgjedhjet e votuesve është ai i pranverës së vitit 1921. Pas
kësaj deri në ditët e sotme, duke përjashtuar Shqipërinë e pushtuar gjatë Luftës së Dytë
Botërore, janë bërë gjithmonë zgjedhje parlamentare, pavarësisht që në shumicën e rasteve,
deri në fillim të viteve ’90, ato kanë qenë të kontrolluara tërësisht nga pushteti. Punimi
“Veprimtaria parlamentare në Shqipëri në vitet e Monarkisë Shqiptare, 1928 - 1939”, trajton
momentet kryesore të punës së parlamentit gjatë kësaj periudhe, e cila zgjati pothuajse
njëmbëdhjetë vjet. Monarkia Shqiptare në historinë e shtetit shqiptar ka një veçori specifike,
pasi lindi në kohën kur ky shtet po konsolidohej dhe u drejtua nga një monark shqiptar. Gjatë
regjimit komunist monarkia u instrumentalizua së tepërmi, duke u atakuar në të gjitha
drejtimet dhe në funksion të saj, u evidentuan vetëm anët negative. Pas viteve ’90, studimet
për këtë periudhë u shtuan si nga autorë vendas, ashtu edhe të huaj, duke nxjerrë në dritë
fakte të reja, që kanë ndikuar në rikonceptimin e saj. Por, edhe në këto studime, shumica e
autorëve janë fokusuar tek trajtimi i figurës së Ahmet Zogut, dhe i ndërtimit dhe konsolidimit
të shtetit shqiptar. Mbetet akoma punë për t’u bërë, për të hedhur dritë mbi aspekte të tjera të
zhvillimeve historike të kësaj periudhe.
Për sa i përket institucionit të Parlamentit të Monarkisë Shqiptare, studimet si gjatë
periudhës komuniste, ashtu edhe pas viteve ’90, kanë qenë të pakta, duke e trajtuar atë në
kuadrin e përgjithshëm, thjesht si një element përbërës të sistemit monarkist. Disa studime të
kryera, e kanë prekur pjesërisht funksionimin e tij dhe kanë trajtuar më tepër çështje të fushës
juridike. Në trajtesat historike, parlamenti i kësaj periudhe është përmendur vetëm në
momentin e miratimit të marrëveshjeve të mëdha, ose për ndonjë rast të veçantë, por pa hyrë
në detaje të tjera. Deri më sot, nuk kemi një studim të mirëfilltë në lidhje me veprimtarinë e
tij. Pikërisht, mungesa e këtij trajtimi dhe dëshira për të dhënë një kontribut shtesë në këtë
drejtim, u bënë shtytje që në kuadër të shkollës së doktoraturës, të thellohemi në studimet e
kësaj veprimtarie. Për këtë arsye, pas konsultimeve të bëra me udhëheqësen shkencore prof.
dr. Fatmira Rama vendosëm, që unë të marr përsipër këtë punim.
Me këtë tezë doktorature synojmë të pasqyrojmë veprimtarinë e parlamentit gjatë
periudhës së Monarkisë Shqiptare, duke u mbështetur gjerësisht mbi burimet arkivore. Kjo
është bërë duke mos e trajtuar këtë veprimtari në mënyrë të pjesshme, por duke shqyrtuar me
kujdes faktorët politikë, ekonomikë, shoqërorë, kulturorë dhe situatat e marrëdhënieve
ndërkombëtare të shtetit shqiptar, që kanë ndikuar mbi të. Qëllimi ynë ka qenë që analiza e
dokumenteve dhe literaturës përkatëse, të bëhet larg kornizave të çdo lloj ideologjie e
politike, në mënyrë që të jepet një gjykim sa më objektiv. Hipoteza jonë në këtë studim ka
qenë që, veprimtaria e këtij parlamenti kaq e shumanshme dhe komplekse, të trajtohet me të
gjitha ngjarjet e saj, me ulje ngritjet e veta, duke evidentuar një pikëpamje të ndryshme, nga
ajo mbisunduese deri sot, për një rol minor (të ulët), rutinor të tij, dhe që miratonte gjithçka
pa kundërshtim. Njëkohësisht, kemi synuar të vëmë në dukje dhe karakterin e centralizuar të
Monarkisë Shqiptare, në shumë raste me një natyrë dominuese ndaj veprimtarisë
parlamentare, duke pasqyruar më saktë raportet mes këtyre dy pushteteve themelore për
II
vendin. Pavarësisht ndalimit të partive politike në parlamentin e monarkisë, në varësi të
çështjeve të trajtuara u vërejtën debate politike, përplasje interesash mes grupeve të lobimit
të shtresave të caktuara. Kjo ka ndikuar edhe në raportet e tij me ekzekutivin, duke
bashkëpunuar me qeverinë, por shpeshherë, ka kundërshtuar politikat e saj, duke rrëzuar
shumë nisma qeveritare dhe ndikuar në modifikimin e shumë të tjerave. Nga ana tjetër, në
bisedimet parlamentare përgjithësisht, u vërejt një kulturë e lartë diskutimi, etikë komunikimi
dhe profesionalizmi, të cilat i dhanë një pamje moderne dhe pasuruan veprimtarinë e tij. Kjo
solli, që të marrin zgjidhje, një seri problemesh të rëndësishme për vendin.
Parimi bazë metodologjik i këtij studimi, është ndërthurja e kriterit kronologjik me atë
tematiko-problemor, duke përdorur metoda kërkimore historiografike si, hulumtimi në
arkivat themelore vendase, dokumentet arkivore të huaja, studimi thellësisht i bisedimeve
parlamentare të natyrave politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, rregulloreve,
projektligjeve, ligjeve, nismave parlamentare etj. Po ashtu, kemi konsultuar një numër të
madh gazetash dhe revistash të kohës, një literaturë të pasur, vendase dhe të huaj, dhe një
sërë kujtimesh të botuara nga autorë të ndryshëm, shoqëruar me metodat e krahasimit,
analizës, sintezës etj.
Për punimin jemi konsultuar me burime të shumta arkivore. Rol parësor në këtë
studim, kanë luajtur burimet arkivore, të shfrytëzuara në Arkivin e Shtetit të Republikës së
Shqipërisë. Burimi kryesor për këtë punim është Fondi 146 (Parlamenti), vitet 1928-1939, ku
janë shikuar me kujdes të gjitha zhvillimet e ndodhura në mbledhjet e tij, nga viti 1928, deri
më 6 prill 1939, si dhe janë studiuar procesverbalet përkatëse të çdo mbledhjeje. Fonde të
tjera të konsultuara, në këtë arkiv, janë: Fondi 149 (Kryeministria), Fondi 150 (Ministria e
Oborrit Mbretëror), Fondi 152 (Ministria e Punëve të Brendshme), Fondi 171 (Ministria e
Ekonomisë Kombëtare), Fondi 177 (Ministria e Punëve Botore), Fondi 195 (Ministria e
Arsimit), Fondi 416 (Ahmet Zogu). Të gjitha këto fonde janë të ndara me vitet përkatëse dhe
përfshijnë periudhën 1928-1939. Janë shfrytëzuar dhe burime të Arkivit të Ministrisë së
Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Për trajtimin e problemeve kemi shqyrtuar me kujdes edhe një seri dokumentesh
arkivore të botuara, shqiptare dhe të huaja. Nga dokumentet shqiptare janë konsultuar të
gjitha vëllimet “Bisedimet Parlamentare të viteve 1925-1928”, Tiranë, 2012; “Bisedimet e
Kuvendit Kushtetues 1925”, Tiranë, 1925; “Bisedimet e Asamblesë Legjislative 1925”,
Tiranë, 1925; “Bisedimet e Senatit 1925”, Tiranë, 1925; “Statuti Themeltar i Republikës
Shqiptare”, Tiranë, 1925 dhe “Statuti Themeltar i Mbretnis Shqiptare”, Tiranë, 1929. Janë
shqyrtuar Fletoret Zyrtare të viteve 1925 – 1939, Tiranë; Rregulloret e Parlamentit të viteve
1923, Tiranë, 1923 dhe 1931, Tiranë, 1931 dhe Rregullorja e Senatit e vitit 1925, Tiranë,
1925. Janë parë dhe “Ligje, Dekret Ligje dhe Rregullore” të viteve 1925-1931, botime të
Këshillit të Shtetit në vitet 1938 -1940; “Kodi Penal” 1927, “Kodi Civil” 1928, si dhe “Kodi
Tregtar” 1929. Gjithashtu janë konsultuar dhe “Dokumente e materiale nga lufta e popullit
shqiptar për liri e demokraci 1917-1941”, botim i Drejtorisë së Arkivave Shtetërore të
Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë, 1959; “Raporti i Komisionit hetues parlamentar
mbi veprimet e Zotni Myfid Libohovës”, Tiranë, 1925; “Ligji i shtypit”, Tiranë, 1931;
“Statuti i shoqërisë “Gruaja Shqiptare”, Tiranë, 1929; “Ligji mbi Reformën Agrare mbi
Bankën Bujqësore e mbi Kontratën-Typ”, Tiranë, 1930; “Rregullorja mbi shkollat private të
minoriteteve”, Tiranë, 1935, si dhe shumë artikuj të revistës “Studime Historike”, botime të
Institutit të Historisë, Tiranë, duke konsultuar shkrime të autorëve të ndryshëm, për çështje
III
specifike të punimit. Nga dokumentet e huaja janë shqyrtuar ato diplomatike italiane të
publikuara nga Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë, konkretisht seria e shtatë e
“Documenti Diplomatici Italiani”, vitet 1925-1935, dhe seria e tetë, vitet 1935-1939, Romë,
1959-1992. Rëndësia e tyre ka qenë e madhe, pasi përmbajnë materiale të bollshme me vlera
të mëdha historike për këtë periudhë.
Punimi gjithashtu është mbështetur edhe në të dhënat e nxjerra nga shtypi i kohës.
Gazetat të cilat janë hulumtuar dhe analizuar për këtë punim janë: “Arbënia”, Tiranë, 1931,
1936;“Besa”, Tiranë, 1933, 1936; “Bisedimet”, Kajro, 1925; “Dajti”, Tiranë, 1925;
“Demokratia”, Gjirokastër, 1928, 1930, 1931, 1932, 1937; “Dielli”, Boston Massachusetts,
1927, 1929; “Gazeta e Korçës”, Korçë, 1925, 1928, 1930, 1936; “Gazeta e Re”, Tiranë,
1929; “Gazeta Shqiptare”, Bari, 1928; “Kombi Shqiptar”, Tiranë, 1928; “Labërija",
Gjirokastër, 1925; “Ora" , Tiranë, 1929, 1930, 1931; “Republika", Shkodër, 1925; “Shekulli
i Ri”, Durrës, 1928; “Shqipëri e Re”, Kostancë 1925; “Telegraf", Tiranë, 1927, 1928;
“Virua", Gjirokastër, 1928 ; “Vullneti”, Tiranë, 1929, 1930; “Zëri i Korçës”, Korçë, 1928,
1930; revistat “Edukata e Re”, Tiranë, 1931; “Zani i Naltë”, Tiranë, 1936, 1937 etj.
Si literaturë për punimin, kanë shërbyer vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj, ku
shumë prej tyre janë botuar në periudhën që trajton ky punim. Nga literatura shqiptare janë
studiuar një seri botimesh, para dhe pas viteve ’90. Për sa i përket botimeve gjatë regjimit
komunist, duke qenë se ishin të gjitha të politizuara, regjimin monarkist shqiptar e
pasqyrojnë si një zhvillim negativ për vendin dhe veprimtarinë e parlamentit të kësaj
periudhe e anashkalojnë pothuajse tërësisht. Si botime të rëndësishme të kësaj periudhe janë
përzgjedhur: “Historia e Popullit Shqiptar”, Vëllimi II, përgatitur nga Universiteti Shtetëror
i Tiranës dhe Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Prishtinë, 1969 dhe “Historia e
Shqipërisë”, Vëllimi III, përgatitur nga Instituti i Historisë, Akademia e Shkencave e
Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Tiranë, 1984. Të dy këto studime e trajtojnë
periudhën e Monarkisë Shqiptare, pothuajse në të njëjtën mënyrë, por parlamentin e kësaj
periudhe e kanë anashkaluar. Kjo kuptohet qartë nga vetë përcaktimi që i është bërë atij në
momentin e parë, që është përmendur, pasi në të dy tekstet ai cilësohet si një institucion
formal, që mbeti i tillë deri në fund të sundimit të A. Zogut. Nga kjo, rezulton që parlamenti
në të dy tekstet ka pasur një trajtim periferik, duke u përmendur vetëm si votues i Reformës
Agrare, asaj Arsimore dhe marrëveshjeve financiare me Italinë. Janë trajtuar shumë shkurt
raportet e tij me qeverinë e Mehdi Frashërit në momentin e miratimit dhe rrëzimit të saj. Por,
për veprimtarinë e tij, nuk është bërë asnjë analizë, duke e lënë totalisht në hije.
Pas viteve ’90, si botime të rëndësishme për këtë punim janë shqyrtuar me vëmendje:
“Historia e Popullit Shqiptar”, Vëllimi III, përgatitur nga Instituti i Historisë, Akademia e
Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2007. Duke qenë se libri ka një gamë të gjerë trajtesash,
veprimtarinë e parlamentit të monarkisë e ka trajtuar shkurtimisht, për disa aspekte të
veçanta, të cilat kanë shërbyer si pjesë plotësuese, për problematika të caktuara, të ecurisë së
shtetit shqiptar. Në pjesët e trajtimit të konsolidimit të shtetit shqiptar pas shpalljes së
monarkisë, janë renditur edhe kompetencat e parlamentit në bazë të Statutit Themeltar,
miratimet e huasë italiane të qershorit 1931, marrëveshjeve të marsit 1936 po me Italinë, si
dhe diskutimet parlamentare në janar 1936, ndaj qeverisë së M. Frashërit. Në kuadrin e
reformave të mëdha të ndërmarra nga shteti shqiptar i kohës janë evidentuar një sërë ligjesh
të viteve 1930-1933, por pa u ndaluar në rolin e deputetëve në miratimin dhe ecurinë e këtyre
IV
reformave. Një libër tjetër është ai i prof. Arben Putos “Shqipëria Politike 1912-1939”,
Tiranë, 2009, ku autori i bën një analizë shumë të mirë zhvillimeve politike të shtetit shqiptar,
të asaj periudhe, por parlamenti duke qenë jashtë fokusit të problematikës së tij kryesore,
është trajtuar pak. Janë evidentuar si zhvillime, ligji për komunitetet fetare i vitit 1929,
Reforma Agrare e vitit 1930, Reforma Arsimore e vitit 1933, por parlamenti është përmendur
vetëm si një institucion votues formal i tyre. Nga veprimtaria e tij në këtë libër, janë trajtuar
zhvillimet e marsit të vitit 1936 në miratimin e marrëveshjeve me Italinë të nënshkruara nga
qeveria e M. Frashërit dhe shkurtimisht edhe fjalimet e dy deputetëve për miratimin e “ligjit
për ndalimin e mbulimit të fytyrës” në vitin 1937.
Autori Kastriot Dervishi në librin e tij “Historia e shtetit shqiptar 1912-2005”,
Tiranë, 2006, i bën një pasqyrim më ndryshe veprimtarisë parlamentare të periudhës së
monarkisë, por duke lënë përsëri në hije pjesë të rëndësishme të saj. Duke qenë se libri
trajton zhvillimet kryesore politike, ekonomike, shoqërore e kulturore të shtetit shqiptar gjatë
shek. XX, për parlamentin e monarkisë, janë dhënë disa momente të veprimtarisë së tij,
kryesisht të karakterit evidentues. Autori ka trajtuar fillimin e punimeve të Asamblesë
Kushtetuese të vitit 1928, vendimet e para të saj dhe ka bërë një renditje të titujve të Statutit,
të reformave të mëdha, të ndërmarra gjatë monarkisë, por parlamenti është përmendur
thjesht se i ka votuar. Në kuadrin e politikave mbretërore dhe qeveritare janë evidentuar
mesazhet e mbretit, dhe programet e qeverive por, pa u ndalur në diskutimet përkatëse rreth
tyre. Janë trajtuar shkurt disa detaje që kanë të bëjnë me qeverinë e M. Frashërit.
Një studiuese tjetër, prof. Aurela Anastasi në librin e saj “Historia e të drejtës
kushtetuese në Shqipëri 1912 -1939”, Tiranë, 2007, e trajton parlamentin e kësaj periudhe,
duke i bërë një shpjegim juridik të saktë funksionimit të tij, bazuar më tepër në analizën e
Statutit Themeltar, por pa hyrë në detaje të hollësishme të veprimtarisë së parlamentit. Po
ashtu edhe prof. Luan Omari në veprën e tij, “Sistemi Parlamentar”, Tiranë, 1994, kur
trajton parlamentin e kësaj periudhe, ndalet në funksionimin ligjor të tij, në detyrat dhe
kompetencat sipas Statutit Themeltar, por pa e prekur veprimtarinë e tij në drejtim të
miratimit të ligjeve, nismave parlamentare, raporteve të vërejtura me institucionet e tjera,
debateve të zhvilluara, etj. Parlamenti i kësaj periudhe është trajtuar edhe në librin “Historia
e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri”, Tiranë, 1997, me autor prof. Feti Gjilani, në pjesën
“Shteti dhe e drejta gjatë regjimit të A. Zogut”. Edhe ky autor e ka trajtuar shumë shkurt,
thjesht duke renditur disa detyra formale të tij, pa u ndalur në detaje të veprimtarisë
parlamentare.
Si burim për këtë punim ka shërbyer edhe libri “10 vjet Mbretni 1928-1938”, Tiranë,
1938. Por, edhe kjo vepër, duke qenë se kishte si fokus zhvillimet e shtetit shqiptar, gjatë 10
viteve të Mbretërisë Shqiptare në të gjitha fushat, trajtimin e veprimtarisë së parlamentit e ka
fragmentar, të shkurtër dhe përfshin vetëm pjesë të caktuara të vitit 1928 dhe 1937. Edhe në
këtë libër ku janë pasqyruar mbledhjet dhe vendimet e para të Asamblesë Kushtetuese të vitit
1928, si dhe janë renditur ligjet e miratuara, por nuk janë trajtuar procedurat parlamentare
në të cilat kaluan. Libra të tjerë nga autorë shqiptarë që kanë shërbyer si burime të vlefshme
për këtë punim janë: “Shqipëria më 1927”, nga Teki Selenica, Tiranë, 1928; “Shqipnija më
1937”, Vëllimi I, Tiranë, 1937 dhe Vëllimi II, Tiranë, 1938; “Politika e jashtme e
Shqipërisë”, Vëllimi I me autor Paskal Milon, Tiranë, 2013; “Albania”, me autor Stavro
Skendi, New York, 1958; “Histori e Shqipnis”, nga Tajar Zavalani, Tiranë, 1998; “Shënime
V
historike nga Jeta dhe Veprat e Nalt Madhërisë së Tij Zogu i Parë Mbreti i Shqiptarëve”, me
autor Kristo Dako, Tiranë, 1937; “Marrëdhëniet shqiptaro-italiane në vitet 1920-1934”, nga
Arben Cici, Tiranë, 2002; “Histori e Shqipërisë 1912-2000”, nga Valentina Duka, Tiranë,
2007; “Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar”, Tiranë, 2003; “Ndërhyrja
Italiane në Shqipëri (1925-1939)”, me autor Ramiz Fiçorri, Tiranë, 2005; “Diplomacia e
Mbretit Zogu I-rë, 1912-1939”, nga Ilir Ushtelenca, Tiranë, 1997; “Ngrehja e një Mbretërie.
Zogu I dhe populli i tij”, nga Gaqo Goga, Tiranë, 1938; “Ballafaqime politike në Shqipëri
1897-1942”, shkruar nga Sejfi Vllamasi, botim i dytë, Tiranë, 2012; “Financat e Shqipnis
1839-1934” nga Haxhi Shkoza, Tiranë, 1935; nga Iljaz Fishta janë konsultuar veprat
“Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për Shqipërinë (1925-1931)”,
Tiranë, 1979; “Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për Shqipërinë
(1931-1936)”, Tiranë, 1989; “Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe roli i saj për pushtimin e
Shqipërisë 1936-1939”, Tiranë, 1999; “Reforma Agrare Demokratike. Bujqësia e Shqipërisë
në vitet 1930-1938”, nga Teodor Kareco, Tiranë, 2013; “Marrëdhëniet ekonomike
shqiptaro-jugosllave 1929-1939”, me autor Emine Arifi-Bakalli, Prishtinë, 1997; “Gruaja në
Shqipëri në vitet 1912-1939”, me autore Fatmira Musaj, Tiranë, 2002, “Mirash Ivanaj
personalitet i shquar i universit shqiptar”, me autor Iljaz Gogaj, Tiranë, 2004; Rrymat e
mendimit politiko-shoqëror në Shqipëri në vitet ’30, të shekullit XX”, me autor Viron Koka,
Tiranë, 1985; “Faik Konica. Jeta në Uashington”, nga Ilir Ikonomi, Tiranë, 2011;
“Shqipëria dhe diplomacia angleze 1919-1927”, me autore Pranvera Teli (Dibra), Tiranë,
2005; “Rrugëtimi i fesë islame në Shqipëri (1912-1967)” nga Ali M. Basha, Tiranë, 2011 etj.
Njëkohësisht janë konsultuar edhe kujtime të bashkëkohësve si M. Frashërit, Z. Xoxe etj.
Nga literatura e huaj janë konsultuar shumë autorë, ku një pjesë e madhe e tyre
janë të periudhës së Monarkisë Shqiptare. Megjithatë, vlen të theksohet se si për autorët e
kohës, ashtu edhe për ata të mëvonshmit, trajtimi i veprimtarisë së Parlamentit të Monarkisë
Shqiptare ka qenë fragmentar, madje disa nuk e kanë përmendur fare. Në varësinë e
problematikave të trajtuara, ata janë marrë kryesisht me figurën e A. Zogut, rrethin e afërt të
tij, me qeveritë shqiptare dhe rolin e diplomatëve të huaj. E theksuar kjo, është kryesisht tek
autorët italianë të kohës, në pasqyrimin e raporteve italo-shqiptare. Nga autorët e huaj që e
kanë trajtuar gjerësisht Monarkinë Shqiptare është Bernd J. Fischer në librin e tij “Mbreti
Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, Tiranë, 2004, duke i bërë një analizë të
hollësishme asaj dhe figurës së A. Zogut, por veprimtarinë e parlamentit e ka prekur shumë
pak. Autori ka trajtuar shkurtimisht mbledhjet e para të Asamblesë Kushtetuese dhe shpalljen
e monarkisë si dhe është ndalur në diskutimet për pranimin e marrëveshjeve të marsit 1936
me Italinë dhe momentet e rrezimit të qeverisë së M. Frashërit.
Përveç këtij autori, si literaturë e huaj për këtë punim kanë shërbyer dhe librat “Italia
e Albania 1924-1927”, nga Pietro Pastorelli, Firence, 1967;“Historia e Shqipërisë nga
zanafilla deri në ditët tona”, nga Antonello Biagini, Tiranë, 2000; “Le Costituzioni degli
Stati dell’ Europa Orientale”, Romë, 1929 dhe “L’Albania dall’Indipendenza all’unione con
l’Italia (1913-1939)”, Milano, 1940, me autor Amedeo Giannini; “Albania quinta sponda d’
Italia”, nga Pio Bondioli, Milano, 1939; “Vicende e problemi della penisola balcanica
(1815-1937)”, me autor Carlo Antonio Ferrario, Milano, 1937; “L’Albania di Re Zog”, nga
Gustavo Traglia, Romë, 1930;“King Zog self-made monarch of Albania”, shkruar nga
Jason Tomes, Gloucestershire, 2011; “Shqiptarët një histori moderne”, me autore Miranda
Vickers, Tiranë, 2008; “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, nga Nina Smirnova,
VI
Tiranë, 2004; “Valixhja diplomatike”, nga Pietro Quaroni, Tiranë, 1993; “Shqipëria ngritja
e një mbretërie”, me autor Joseph Swire, Tiranë, 2005; “Shqipëria përballë Europës 1912-
1929”, nga Albert Mousset, Tiranë, 2004; “Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920-1944”, nga
Roberto Morozzo della Rocca, Tiranë, 1994; “Përballjet e historisë së kishës katolike në
Shqipëri 1919-1996”, me autor Markus W. E. Peters, Lezhë, 2010;“L’opera degli italo-
albanesi”, në Italia e Albania, me autor Salvadore Petrotta Mandala, Palermo, 1940;
“Zhvillimet politike në Shqipëri 1920-1939”, nga Robert J. Stevens, Tiranë, 2004;
“Pluralizmi i besimit dhe komunitetet fetare në Shqipëri”, nga Giovanni Cimbalo, Tiranë,
2013; “Shqipëria një e njëmijë”, me autor Indro Montanelli, Tiranë, 2005; “Shqiptarët,
historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme”, me autor Edwin Jacques,
Tiranë, 1995.
Punimi i këtij disertacioni është konceptuar nga parathënia, hyrja dhe katër kapituj.
Hyrja fillon me një historik të shkurtër të shtetit shqiptar nga krijimi i tij deri në vitin 1924.
Pastaj është trajtuar ardhja e A. Zogut në pushtet në dhjetor 1924 dhe masat e para që
ndërmori. Një vend të rëndësishëm aty, zënë hapat për shpalljen e Republikës Shqiptare dhe
miratimin e Statutit të saj. Për një trajtim sa më të saktë, rëndësi të posaçme i kemi kushtuar
punimeve të Kuvendit Kushtetues, ku vlen të theksohet se kanë dalë në dritë elementë të rinj,
interesantë. Pavarësisht se të gjithë anëtarët e tij, ishin përkrahës të A. Zogut, mes tyre u
zhvilluan debate të ashpra dhe shpeshherë ka pasur mosdakordësi për shumë çështje. U
shfaqën kundërshtime për krijimin e Senatit, caktimin e kryeqytetit, çështjet e arsimit, masat e
ashpra ndaj kundërshtarëve politikë, etj. Një fokus të veçantë në hyrje, kanë marrë zhvillimet
ekonomike, ku janë trajtuar koncesionet e dhëna në vitet 1925-1928, bashkë me
problematikën e tyre, duke i analizuar në dritën e bisedimeve parlamentare. Edhe këtu janë
vërejtur kundërshtime, madje edhe për koncesionet e mëdha me Italinë. Në këtë pjesë janë
prekur dhe raportet diplomatike të Shqipërisë me Fuqitë e Mëdha, me shtetet fqinjë dhe me
Italinë, ku janë evidentuar anët pozitive dhe negative të tyre. Njëkohësisht me këto, janë
trajtuar edhe masat e ndërmarra nga A. Zogu për stabilizimin e situatës politike, ekonomike
të vendit dhe hapat për forcimin e pushtetit të tij. Hyrja mbyllet me trajtimin e dy reformave
të mëdha për shtetin shqiptar, që ishin: miratimi i Kodit Penal dhe i Kodit Civil.
Kapitulli i parë, Parlamenti dhe shpallja e monarkisë, ka një trajtim të gjerë, të
përgatitjeve dhe masave për shpalljen e saj, deri në mbledhjet e para të Asamblesë
Kushtetuese. Në rrugën për shpalljen e monarkisë u përputhën interesat e shtetit italian, me
ato personale të A. Zogut dhe të grupimeve sociale e politike që e mbështesnin atë dhe
monarkinë, prandaj u bë dhe bashkërendimi i punës me qeverinë italiane. Zogu u përpoq që
hapat për ndryshimet kushtetuese, të bëheshin sa të ishte e mundur në rrugë ligjore. Një
rëndësi të posaçme këtu mori konflikti mes dy dhomave parlamentare mbi funksionimin dhe
kompetencat e Këshillit të Shtetit, pasi është pikërisht moszgjidhja e tij, që do të hapë rrugën
e ndryshimeve kushtetuese. Për këtë ishte e nevojshme edhe mbështetja e plotë e qeverisë, dhe
u krijua një konflikt artificial mes anëtarëve të saj, duke sjellë krijimin e një qeverie të re
besnike, e cila do të kishte si detyrë kryesore, organizimin dhe menaxhimin e zgjedhjeve që
do të bëheshin. Konflikti i nisur mes dhomave të parlamentit u acarua, duke shtuar debatet
dhe përplasjet, në mënyrë që të bëhej shpërndarja e tyre. Por, gjatë studimit të veprimtarisë
së dy dhomave në lidhje me këto zhvillime, rezulton se, Senati fillimisht nuk ka qenë dakord
për një rishikim total të Statutit, ndërsa Dhoma e Deputetëve po. Megjithatë, edhe brenda saj
u evidentuan disa deputetë, që fillimisht kundërshtuan vendimin e shumicës, duke deklaruar
VII
se nuk mund të ndryshohej forma e regjimit, por shumë shpejt ndryshuan mendim. Pas
urdhrit të presidentit, dhomat u bashkuan në një Asamble Legjislative dhe shpallën
moskompetencën e tyre për rishikimin e Statutit. Në këtë mënyrë, Zogu bëri shpërndarjen e
tyre dhe dekretoi zgjedhjet për në Asamblenë Kushtetuese, duke u hapur rrugën ndryshimeve
të programuara.
Gjatë organizimit të këtyre zgjedhjeve, Ministria e Punëve të Brendshme dhe pjesë të
caktuara të administratës shtetërore, morën të gjitha masat e nevojshme për të garantuar
fitoren e kandidatëve qeveritarë. Mbi bazën e burimeve arkivore, janë evidentuar dhe
analizuar qarkoret e kësaj ministrie, në funksion të kësaj fitoreje, kërkesat dhe masat e
prefekturave dhe nënprefekturave në këtë drejtim, ku disa prej tyre rezulton që kanë qenë
edhe në kundërshtim me ligjin. Por edhe ndërhyrja italiane nuk mungoi gjatë këtyre
zgjedhjeve dhe në këmbim të ndihmës së dhënë, diplomacia italiane shtoi përpjekjet e saj, për
të përfituar sa më tepër, duke imponuar nënshkrimin e marrëveshjeve të reja. Duke qenë se
A. Zogu ishte një personazh që kishte demonstruar se, në momentin kur fitonte pushtet,
harronte premtimet dhe kthehej në krahun tjetër, rëndësi të posaçme për Italinë, kishte
sigurimi i garancisë nga ai, që në momentin kur do të shpallej mbret, do të respektonte edhe
marrëveshjet e nënshkruara më parë. Në këtë kuadër presioni u shtua, që kjo garanci të
merrej me anë të deklaratave zyrtare.
Në rrugën e nisur, rëndësi kishte reagimi i opinionit publik, për këto ndryshime, të
cilat megjithëse ishin përgatitur nga lart, duhet të ndeshnin sa më pak kundërshtime në
popull. Faktor ndihmës në këtë drejtim ishte se, për pjesën më të madhe të popullit shqiptar
fjala “Republikë” ishte më e panjohur sesa fjala “Mbretëri”. Duke qenë të mësuar me
pushtimin disashekullor osman, monarkia si institucion ishte më e pranueshme për ta. Rol të
madh në parapërgatitjen e opinionit publik, ka luajtur shtypi, duke ushtruar ndikim mbi
faktorët psikologjikë, historikë dhe kombëtarë të popullsisë, e gjitha kjo në funksion të
pranimit të monarkisë nga shqiptarët. Me urdhrin e qeverisë, Ministria e Brendshme ka
ndërhyrë mbi gazeta të veçanta. Me urdhër dhe financim të saj, dolën në qarkullim gazeta
lokale me qëllim justifikimin e ndryshimeve kushtetuese dhe parapërgatitjen e popullsisë së
zonave të caktuara, për shpalljen e monarkisë. Po ashtu, gazetat e mëdha si “Telegraf”dhe të
tjera, sidomos në fillim të gushtit 1928 e në vazhdim, bashkëpunuan ngushtë me organet
qeveritare, në këtë drejtim.
Nga masat që morën organet shtetërore, u arrit fitorja e kandidatëve qeveritarë. Po
me urdhër qeveritar, përpara hapjes së Asamblesë, filloi organizimi i manifestimeve në qytete
të ndryshme të Shqipërisë dhe dërgimi i telegrameve me kërkesa për shpalljen e monarkisë
dhe vendosjen e A. Zogut, mbret. Në këtë pjesë gjithashtu është trajtuar hollësisht fillimi i
punimeve të Asamblesë Kushtetuese, përbërja e saj, diskutimet kryesore të deputetëve, duke
evidentuar saktë vendimet e para, ku më i rëndësishmi ishte shpallja e Monarkisë Shqiptare
dhe kurorëzimi i A. Zogut “Mbreti i Shqiptarëve”. Një vend i veçantë këtu, i është kushtuar
hapave të njohjes së Monarkisë Shqiptare dhe problemeve të hasura në këtë drejtim.
Kapitulli i dytë, Organizimi i parlamentit dhe raportet e tij me institucionet e tjera,
analizon votëbesimin e qeverisë së parë mbretërore dhe hapat e miratimit të Statutit
Themeltar. Deri më sot në të gjitha botimet në fushën e historisë, flitet për përmbajtjen e
Statutit, por jo për rrugën e ndjekur në hartimin e tij, prandaj trajtimi i bërë, i jep kësaj pjese
VIII
një rëndësi të posaçme. Për të analizuar zhvillimet në këtë drejtim, janë parë me kujdes të
gjitha problematikat themelore të trajtuara në bisedimet e deputetëve. Duke qenë se po
formatohej ligji themeltar i shtetit, ndërhyrjet e tyre për nene të veçanta kanë qenë të
rëndësishme. Nëse u vërejt dakordësi për t’i dhënë kompetenca të mëdha mbretit, nuk
rezulton e njëjta gjë për kompetencat që duhet të kishte qeveria, duke u evidentuar që në
fillim grupime deputetësh që kërkonin një kontroll të madh të parlamentit ndaj saj. Zhvillime
interesante janë vërejtur për sa i përket hapësirës që duhet të kishin pakicat etnike për
pjesëmarrje në institucionet e larta shtetërore, funksionimin e shkollave private, institucionin
e Regjencës, kufizimet e deputetëve etj. Statutit i është bërë një analizë e përmbajtjes së tij, e
ndarë sipas fushave përkatëse dhe janë evidentuar ndërhyrjet, që pësoi ai gjatë viteve.
Një element interesant është kthimi i Asamblesë në parlament dhe organizimi i tij.
Deri më sot në të gjitha studimet që përfshijnë këtë periudhë është thënë thjesht që,
“Asambleja u kthye në Parlament”. Në të vërtetë nga studimi i bërë, rezulton që me shumicë
votash deputetët vendosën fillimisht që, ajo të shpërndahej dhe të bëheshin zgjedhje të reja.
Ndryshimi i mendimit erdhi nga disa rrethana, të cilat janë trajtuar në punim. Përveç
Statutit, për funksionimin e parlamentit ka shërbyer dhe rregullorja e tij. Në vitin 1931 u
miratua një rregullore e re. Edhe ky është një element i ri i trajtuar në këtë punim. Duke qenë
një nga elementët bazë që kishte të bënte me punën e përditshme të deputetëve, ata u treguan
të kujdesshëm, gjatë miratimit të saj dhe rezultuan efikas në ndërhyrjet e tyre për ndryshimin
dhe rregullimin e shumë neneve. Edhe për elementët kryesorë të saj, është bërë analizë.
Gjithashtu janë evidentuar ndryshimet që i janë bërë asaj në vite, duke analizuar dhe shkaqet
e tyre.
Parlamenti në veprimtarinë e tij kishte lidhje të drejtpërdrejta me dy institucione të
rëndësishme të shtetit shqiptar: mbretin dhe qeverinë. Në këtë pjesë janë trajtuar raportet e
parlamentit me institucionin e mbretit dhe me qeverinë. Statuti i kishte dhënë Mbretit pushtet
të madh mbi parlamentin. Por në disa nene, për çështje të caktuara pushteti i tyre ishte i
balancuar dhe në shumë pak raste, parlamenti kishte pushtet mbi mbretin. Për sa i përket
raporteve me qeverinë, fillimisht janë trajtuar përcaktimet që iu kishin bërë atyre Statuti dhe
rregullorja e parlamentit. Pastaj janë pasqyruar me detaje qëndrimet e deputetëve ndaj
qeverive, reagimet ndaj programit të tyre, ndaj ministrave të veçantë, mbështetja për politikat
qeveritare, por edhe rrëzimi i projekteve qeveritare, interpelancat e bëra, si dhe
kundërshtimet për aspekte të tjera. Një vëmendje e posaçme këtu i është kushtuar qëndrimit të
deputetëve ndaj qeverisë së M. Frashërit, që nga miratimi i saj, deri tek kërkesa për mocion
besimi, që solli edhe rrëzimin e saj, me votim.
Një problem tjetër i rëndësishëm i trajtuar në këtë kapitull është qëndrimi i
parlamentit në fushën e hartimit të një legjislacioni të ri për shtetin shqiptar. Pas miratimit të
Kodit Penal e Civil gjatë periudhës së fundit të republikës, si detyrë primare u përcaktua
hartimi i Kodit Tregtar. Kjo ishte një kërkesë e natyrshme, pas reformave që po
ndërmerreshin dhe një nevojë për funksionimin sa më të mirë të tregtisë shqiptare. Mesazhi
për këtë erdhi menjëherë pas shpalljes së monarkisë dhe u transmetua nga mbreti përpara
deputetëve, më 10 dhjetor 1928. Detyrën e hartimit të tij, e realizoi institucioni i ri, Këshilli i
Shtetit. Gjatë miratimit të këtij kodi në parlament u evidentuan qëndrime pro dhe kundër, të
cilat janë pasqyruar bashkë me argumentet përkatëse, duke i bërë edhe një analizë
përmbajtjes së tij. Gjithashtu janë trajtuar shkaqet dhe qëndrimi i deputetëve, në ndërhyrjet e
IX
bëra në të, me kalimin e viteve, duke evidentuar analizën e përvojës perëndimore dhe
pasqyrimin e saj në këtë legjislacion.
Kapitulli i tretë, Veprimtaria e parlamentit në fushën ekonomike, trajton
problematika të gjëra dhe të rëndësishme të zhvillimeve ekonomike në vend. Një rol të
rëndësishëm në këtë drejtim kanë luajtur koncesionet ekonomike me shtetet e huaja, ku
vendin kryesor edhe gjatë periudhës së monarkisë vazhdoi ta mbajë Italia, duke përfituar ato
më të rëndësishmet. Trajtimi i tyre në parlament në varësi të fushave të veprimit dhe
interesave që ato preknin është shoqëruar me dakordësi, por edhe përplasje të forta mes
deputetëve dhe qeverisë, por edhe deputetëve me njeri-tjetrin. I tillë ishte koncesioni i
tregtimit të karburanteve ku Italia fitoi të drejtën e monopolit. Diskutimi i tij në parlament,
mbështetja dhe kundërshtimi i deputetëve, ndërhyrjet italiane dhe problemet që e shoqëruan
atë me kalimin e kohës, zënë një vend të rëndësishëm në këtë pjesë. Vlen të theksohet se në
këto raste nuk mungoi mbështetja e shumë deputetëve për biznesin shqiptar. Gjatë vitit 1933,
Shqipëria shtoi përpjekjet e saj për marrëveshje të reja tregtare, me vendet fqinjë dhe më
gjerë, për dy arsye kryesore: e para, pas acarimit të raporteve italo-shqiptare dhe
ndërprerjes së ndihmave italiane, kjo lindi si nevojë imediate; e dyta, në kuadrin e krizës
ekonomike që kishte mbërthyer vendin, u shtrua si detyrë, jo vetëm nënshkrimi i
marrëveshjeve të reja me shtete të tjera, por edhe rishikimi i disa traktateve dhe
marrëveshjeve të nënshkruara, të cilat kishin rezultuar të dëmshme për ekonominë dhe
shtetin shqiptar. Diskutimi i tyre në parlament u shoqërua në raste të veçanta, me përplasje
mes deputetëve dhe qeverisë, duke sjellë në disa herë edhe rishikimin e vendimeve të saj. Pas
vitit 1935, shteti shqiptar u riafrua me Italinë dhe në parlament, kaluan marrëveshjet e reja
ekonomike të marsit 1936, koncesionet minerare dhe ai i peshkimit i vitit 1938. Disa prej tyre
u shoqëruan me debate dhe insistimi i deputetëve solli ndërhyrje në to, duke ndryshuar pika
të projekteve fillestare, në të mirë të zhvillimit të vendit.
Gjatë periudhës së monarkisë, në funksion të ngritjes dhe forcimit të ekonomisë
kombëtare, u hartuan një sërë ligjesh të reja dhe u ngritën institucione mbështetëse për
biznesin shqiptar, për të cilat deputetët kanë luajtur një rol të rëndësishëm. Përpos kësaj, u
ndërmorën një sërë nismash ligjore, për ulje tarifash doganore ose ndihma të drejtpërdrejta
financiare për shoqëritë e mëdha shqiptare: “Dele”, “Sita” dhe “Fabrika e Çimentos” në
Shkodër. Këto nisma kanë qenë kryesisht qeveritare, por u iniciuan edhe nga deputetët.
Trajtimi i këtyre problemeve në parlament, u shoqërua në disa raste, me përplasje mes
grupimeve të caktuara, pasi një pjesë e tyre ishin aksionerë në këto shoqëri. Megjithatë, vlen
të theksohet se, pavarësisht përplasjeve dhe kontradiktave, mbështetja e tyre për shoqëritë
shqiptare nuk mungoi.
Një nga reformat e mëdha që u ndërmor pas shpalljes së monarkisë ishte Reforma
Agrare, e cila u shoqërua me mbështetje dhe kundërshtime, pengesa dhe ndryshime. Në këtë
punim në trajtimin e saj, jemi ndalur sidomos në diskutimet parlamentare rreth projektit, ku u
evidentua qartë kundërshtimi i deputetëve, mbështetës të pronarëve të mëdhenj të tokave.
Por, kjo reformë kishte mbështetjen e mbretit dhe të shumë deputetëve të tjerë. Nga ana e tij,
komisioni parlamentar i bëri disa ndryshime projektit të saj, të cilat janë pasqyruar, bashkë
me analizat përkatëse. Gjithashtu është trajtuar ecuria e kësaj reforme në vitet në vazhdim
dhe roli i parlamentit në miratimin e nismave ligjore të qeverisë për ndryshimin dhe
përmirësimin e saj, duke evidentuar edhe ndikimin e faktorëve të tjerë mbi këtë reformë, si
X
ndërhyrja italiane, roli i shtypit, presionet nga shtresat e ndryshme shoqërore, etj. Një
hapësirë të veçantë këtu zë ecuria e Bankës Bujqësore, me pengesat që ajo ndeshi, deri në
hapjen e saj.
Pavarësisht zhvillimeve të ndodhura pas shpalljes së monarkisë, në vend ekzistonte
varfëri e madhe dhe problemi kryesor për pjesën më të madhe të popullsisë, ishte sigurimi i
bukës së përditshme. Prandaj, gjatë këtyre viteve për zbutjen e këtij problemi, nismat
kryesore të qeverisë kanë qenë për ulje tarifash doganore për importimin e misrit dhe grurit,
ose heqje të tyre. Gjithashtu po nga qeveria, por edhe pas insistimit të deputetëve, u
ndërmorën herë pas here nisma, për ulje ose falje taksash të prapambetura etj. Përveçse
diskutimit dhe miratimit të tyre, deputetët duke sjellë shqetësimin e zonave që përfaqësonin
për problemet e varfërisë, në disa raste, ndikuan në përmirësimin e politikave qeveritare në
këtë drejtim. Ata ndërmorën edhe vetë nisma për zbutjen e varfërisë, duke i shndërruar në
pjesë të politikave qeveritare. Ndikim në rëndimin e gjendjes së popullsisë në vend kanë
luajtur edhe fatkeqësitë natyrore si tërmetet, përmbytjet, thatësirat, ku dëmet e shkaktuara,
kanë qenë të mëdha për zona të caktuara. Në zbutjen sadopak të këtyre pasojave, nismat
qeveritare nuk kanë munguar, po ashtu edhe ndërhyrjet e deputetëve. Pasqyrimi i tyre në këtë
punim është bërë duke i evidentuar ato, debatet kryesore të zhvilluara dhe ndikimin e
deputetëve për përmirësimin e tyre.
Kapitulli i katërt, Problemet social- kulturore në bisedimet parlamentare, si element
të rëndësishëm, trajton diskutimin e problemeve arsimore e kulturore në parlament. Për sa i
përket kësaj periudhe, megjithëse ishin bërë disa hapa përpara në zhvillimin e sistemit
arsimor, përsëri kishte mangësi të mëdha si, një numër i pakët shkollash, mësuesish, pajisjesh
shkollore etj. Shqetësues ishte fakti i shtimit të shkollave private të huaja, ku shumë prej tyre
ishin jashtë kontrollit të instancave shtetërore shqiptare. Me shtimin e ankesave ndaj tyre, në
opinionin publik filloi të shtrohet çështja e kombëtarizimit të arsimit. Hapat në këtë drejtim u
hodhën ngadalë, deri në dekretligjin e 14 shtatorit 1932 mbi ndalimin e nxënësve shqiptarë
në shkollat e huaja në vend dhe ligjin e prillit 1933, për mbylljen e shkollave private të huaja
dhe shqiptare. Trajtimi i tyre në parlament, është pasqyruar gjerësisht në punimin tonë, ku u
përballën qëndrime të ndryshme, në disa raste dhe nacionaliste, apo konservatore. Gjatë
viteve të monarkisë u miratuan edhe dy ligje të tjera për arsimin dhe u morën një sërë
nismash ligjore, për hartimin e një legjislacioni të plotë arsimor. Përmbajtja, shkaqet,
ndërhyrjet, qëndrimi i deputetëve, interesat që ishin në këtë drejtim, janë trajtuar në tezën
tonë të doktoraturës.
Në punim jemi ndalur dhe në trajtesat parlamentare rreth zhvillimit të shtypit në vend.
Duke qenë se ai kishte ndikim mbi ecurinë e politikave shtetërore, synimi i qeverisë
mbretërore ka qenë vendosja e një kontrolli sa më të madh mbi të. Ndryshe nga disa nisma të
tjera, për sa i përket atyre për shtypin, qëndrimi i parlamentit ka qenë në unison me atë
qeveritar, madje ndërhyrjet e tij, i kanë forcuar më tepër këto nisma, duke e rritur kontrollin
dhe censurën qeveritare. Shembulli konkret është miratimi i Ligjit të Shtypit, në janar 1931.
Pavarësisht se kundër projektit qeveritar u renditën organet kryesore të shtypit, parlamenti jo
vetëm nuk i mori parasysh këto qëndrime, por me ndryshimet e bëra, e vështirësoi punën e
tyre. Megjithatë ka pasur edhe deputetë, që e kundërshtuan këtë, duke u shprehur hapur.
Përpos kësaj, mes parlamentit dhe gazetave të veçanta, herë pas here raportet kanë qenë të
acaruara. Kjo, pasi ato evidentuan punën e dobët të deputetëve, ose problemet që binin ndesh
XI
me interesat e tyre. Përveç shtypit të brendshëm, nga jashtë hynte një literaturë e
shumëllojshme, përmbajtja e së cilës në disa raste binte ndesh me politikat e regjimit ose
mund të sillte probleme për të. Pas vitit 1936, për vendosjen e kontrollit mbi këtë literaturë u
ndërmorën disa nisma ligjore, duke i krijuar mundësi qeverisë për një kontroll të plotë, mbi
të gjitha llojet e botimeve që hynin në Shqipëri. Shumica e deputetëve i mbështetën ato, por
përsëri deputetë të veçantë i kundërshtuan, qëndrim i cili është pasqyruar në punim.
Në Shqipërinë e kohës ekzistonin tre besime të mëdha fetare. Historikisht mes tyre ka
mbizotëruar toleranca, por edhe ndërhyrja e huaj, ka qenë e madhe në këtë drejtim. Pas
shpalljes së monarkisë, u pa e nevojshme një rishikim i raporteve të komuniteteve fetare me
shtetin, me synim shkëputjen e tyre nga ndikimi i huaj dhe rritjen e kontrollit shtetëror mbi to.
Gjatë kësaj periudhe shumica e çështjeve fetare, janë zgjidhur nga qeveria dhe vetë
komunitetet, pa kaluar nga parlamenti. Për sa i përket këtij të fundit, ka luajtur rolin kryesor
në diskutimin dhe miratimin e ligjit mbi komunitetet fetare. Nga konsultimi i dokumentacionit
rezulton se, mes deputetëve janë zhvilluar debate të shumta, po ashtu nuk kanë munguar as
përplasjet e tyre me pjesëtarët e qeverisë. Komisioni parlamentar i ka bërë disa ndryshime
dekretit qeveritar, të cilat përveç evidentimit, janë analizuar në përmbajtje dhe pasojat që ato
do të sillnin.
Ky kapitull mbyllet me trajtimin që i bëri parlamenti çështjes së gruas. Janë
pasqyruar hap pas hapi ecuritë e reformave, për përmirësimin e pozitës së saj, duke
analizuar nismat qeveritare, ato të Komunitetit Mysliman, të deputetëve, bashkë me
qëndrimin e shtypit të kohës. Trajtimi i tyre është bërë duke sinkronizuar ecurinë, ndikimet
mbi njëra-tjetrën dhe bilancin që ato kanë pasur, në lidhje me përmirësimin e situatës së
femrës. Një vend të rëndësishëm në ketë pjesë do të zënë risitë e Kodit Civil për femrën,
nismat ligjore për zgjidhjen e problemit të fejesave në moshë të vogël, rregullimin e
martesave, qëndrimet e mbretit për gruan dhe reformën për ndalimin e mbulimit të fytyrës në
vitin 1937. Kjo e fundit është trajtuar gjerësisht, duke filluar që nga propozimi, dekreti
qeveritar, miratimi në parlament, qëndrimet pro dhe kundër saj, vështirësitë në zbatim, roli i
mbretit, organizmave qeveritare dhe Komunitetit Mysliman në këtë drejtim.
Pas këtij parashtrimi mund të themi se punimi ka një karakter origjinal, me fokus
aspektet kryesore të veprimtarisë së Parlamentit të Monarkisë Shqiptare në fushën politike,
ekonomike, shoqërore dhe kulturore, i bazuar mbi dokumente origjinale dhe në shumë burime
të tjera, të përmendura më lart. Sigurisht nuk pretendojmë që ky është një punim shterues.
Shpresojmë dhe urojmë që të pasohet nga studime të tjera. Faktet dhe analizat e kryera gjatë
punës, tregojnë se institucioni i Parlamentit dhe veprimtaria parlamentare gjatë periudhës së
Monarkisë, nuk ka qenë e vakët dhe e parëndësishme në vend. Përkundrazi, bisedimet
parlamentare flasin për një aktivitet të dendur dhe energjik të deputetëve për të gjitha
problemet e mëdha të vendit, gjithnjë në raport me stadin e zhvillimit të tij. Punimi arrin në
një konkluzion më të qartë për raportet mes tre pushteteve: Parlamentit dhe monarkisë,
parlamentit dhe institucionit të mbretit, si dhe parlamentit dhe qeverisë. Vihet re qartë që
institucioni i Mbretit, luante një rol dominues në projektet qeveritare dhe vetë veprimtarinë e
parlamentit. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për raportet parlament-qeveri. Ato nuk janë
shoqëruar vetëm me dakordësi, por në shumë raste edhe me kundërshtime. Për këtë arsye
mendojmë se origjinaliteti i punimit në këtë rast, qëndron pikërisht në evidentimin e këtyre
XII
debateve, nismave dhe lobingjeve të caktuara që qëndronin pas tyre, të cilët përfaqësonin
interesa të shtresave të caktuara sociale dhe ekonomike në vend.
Në përfundim, dua të falënderoj Departamentin e Historisë, të Fakultetit Histori-
Filologji të Universitetit të Tiranës, për pranimin e tezës time të doktoraturës dhe
mbështetjen e dhënë në kryerjen e këtij punimi. Falënderimi i veçantë, shkon për
udhëheqësen time shkencore, prof. dr. Fatmira Rama për drejtimin, këshillimin dhe
udhëheqjen profesionale të saj. Me sugjerimet e bëra gjatë diskutimeve, me kontrollin dhe
ristrukturimin e materialit, ka qenë një ndihmë e jashtëzakonshme për mua, në realizimin e
saktë të këtij punimi. Falënderoj gjithashtu pedagogët që kanë marrë pjesë në diskutimet e
kryera rreth punimit: prof. dr. Ajet Shahu, prof. dr. Ilira Çaushi, prof. asoc. dr. Ermal Baze,
dr. Gentiana Kera dhe Përgjegjësen e Departamentit të Historisë, prof. asoc. dr. Eva Tafili
(Hyskaj), për ndihmën dhe sugjerimet e dhëna. Në fund, falënderimet shkojnë për familjen
time, për përpjekjet e bëra në krijimin e kushteve lehtësuese, gjatë procesit të studimit.
XIII
LISTA E SHKURTIMEVE
AMPJ – Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë
AQSH – Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë
AGIP – Shoqëria e Përgjithshme italiane e vajgurit
AIPA – Ndërmarrja italiane e vajgurit në Shqipëri
DDI – Dokumente Diplomatike Italiane
EIAA – Enti i industrisë agrare në Shqipëri
SIMSA – Shoqëria italiane e minierave të Selenicës
SITA – Shoqëria industriale tregtare anonime
STAMLES – Shoqëria tregtare anonime monopol i letrës dhe shkrepseve
SVEA – Shoqëria për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë
XIV
HYRJA
Shteti shqiptar u krijua si njësi politike-juridike, duke u shkëputur nga pushtimi i
dinastisë shumëshekullore osmane. Që në fillesat e tij, ai u konceptua nga Fuqitë e Mëdha si
një Monarki. Më 29 korrik 1913, Konferenca e Ambasadorëve vendosi që Shqipëria të
shpallej Principatë autonome, sovrane dhe e trashëgueshme. Në krye të saj do të vendosej një
princ i cili do të caktohej nga Fuqitë e Mëdha.1 Për këtë post u caktua gjermani Vilhelm Vid
(Wilhelm Won Wied). Ai qeverisi Shqipërinë për një periudhë 6-mujore, e cila u karakterizua
nga trazira të mëdha të brendshme dhe të jashtme. Fillimi i Luftës së Parë Botërore solli
largimin e tij, pushtimin e Shqipërisë dhe ndarjen e saj në disa zona pushtimi. Kjo gjendje
vazhdoi deri në mbarimin e luftës.
Në vitin 1920 u zhvillua një nga ngjarjet më të mëdha të historisë së Shqipërisë, që
ishte Kongresi i Lushnjës. Një ndër vendimet që ai mori, ishte përcaktimi i institucioneve
qeverisëse. U caktua se pushtetin më të madh do ta kishte Këshilli Kombëtar, por përsëri
ideja e Monarkisë vazhdoi të ruhej dhe në funksion të kësaj u krijua Këshilli i Lartë prej katër
anëtarësh. Megjithëse pozita juridike e tij nuk mund të barazohej me atë të monarkut, ai
përfaqësonte Regjencën që do të thoshte realizimin e përkohshëm, individual ose kolegjial, të
kompetencave të kryetarit të shtetit në formën monarkiste të qeverisjes.2
Sidoqoftë, Kongresi i Lushnjës dhe Këshilli Kombëtar e ngarkuan veten me detyrën e
organizimit të përkohshëm të shtetit shqiptar dhe nuk morën përsipër një përcaktim
përfundimtar të formës së shtetit.3 Këtë detyrë e mori Asambleja Kushtetuese që doli nga
zgjedhjet e dhjetorit 1923. Për këtë u ngrit një komision i posaçëm, që do të hartonte Statutin.
Si çështje të parë që do të diskutohej, u vendos ajo e caktimit të formës së regjimit. Në
komision u përvijuan dy grupe, njëri pro republikës dhe tjetri pro monarkisë. Raportet e tyre
u paraqitën në Asamble, në prill 1924.4 Vendimi për këtë çështje nuk u arrit të merrej, pasi në
atë periudhë, situata politike u tensionua shumë dhe në rend të ditës dolën probleme të tjera.
Në qershor të vitit 1924 vendi u përfshi nga një kryengritje, ku përveç të tjerash rol parësor në
fillimin e saj, kishte kundërshtimi, që opozita i bëri mënyrës së organizimit të zgjedhjeve për
në Asamblenë Kushtetuese dhe rezultatit të tyre. Kryengritja përfundoi me fitoren e opozitës.
Më 16 qershor 1924 u formua qeveria e re me Fan Nolin në krye.5 Programi i qeverisë së tij,
ishte ambicioz dhe përparimtar, por i vështirë për t’u realizuar në Shqipërinë e asaj kohe.
Në nëntor 1924 qeveria e Nolit, u gjend në një situatë të keqe politike. Në planin e
jashtëm nuk kishte siguruar njohje ndërkombëtare, ishte refuzuar kërkesa e saj për ndihma
financiare dhe pësoi krisje të marrëdhënieve me Lidhjen e Kombeve pas fjalimit të mbajtur
1 Historia e Popullit Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Vëllimi III, (Tiranë: Toena,
2007), 28. 2 Gramoz Hysi, Organizimi i shtetit shqiptar dhe lufta politike rreth tij në vitet 1920-24, (Tiranë: Mihal Duri,
1988), 38. 3 Aurela Anastasi, Historia e të drejtës kushtetuese në Shqipëri (1912-1939), (Tiranë: Pegi, 2007), 68.
4 G. Hysi, Organizimi i shtetit…, 200-203.
5 Arben Puto, Shqipëria politike 1912-1939, (Tiranë: Toena, 2009), 350.
XV
nga Noli në mbledhjen e saj. Në planin e brendshëm, qeveria nuk kishte realizuar reformat e
premtuara. Kjo solli rritje të pakënaqësisë, u shtuan përplasjet mes pjesëtarëve të kabinetit,
pasi ishin me bindje të ndryshme politike dhe akoma parlamenti nuk ishte mbledhur, për t’i
dhënë votëbesimin. Përpara këtyre rrethanave qeveria e F. Nolit, pranoi kundër vullnetit të tij,
zhvillimin e zgjedhjeve politike. Dekreti u firmos nga Sotir Peci më 13 nëntor 1924, ndërsa
zgjedhjet do të zhvilloheshin pas një muaji, përsëri në sistemin me dy shkallë.6
Zhvillimi i zgjedhjeve do të ishte një akt me rëndësi, pasi do të bënte të mundur
legalizimin e pushtetit të Nolit dhe do të çonte në një njohje ndërkombëtare të qeverisë së tij.
Kjo do të sillte për Ahmet Zogun, mbylljen e rrugëve për të riardhur në pushtet, në mënyrën
që ai kishte menduar. Për këtë arsye ai përshpejtoi përgatitjet, në drejtim të sigurimit të
mbështetjes politike, financiare dhe ushtarake, për t’u rikthyer në pushtet, duke vepruar në
disa drejtime. Në planin e jashtëm ai siguroi mbështetjen e Jugosllavisë, e cila shpresonte që
me anë të kësaj ndihme, të arrinte të shtonte ndikimin e saj mbi shtetin shqiptar. Në drejtim të
sigurimit të një mbështetjeje financiare, pas diskutimeve të bëra, Shoqëria Anglo-Persiane
pranoi t’i jepte Zogut pesëdhjetë milion dinarë, gjysma e të cilave do të paguhej menjëherë
dhe gjysma tjetër pas ardhjes në fuqi të tij dhe ratifikimit të koncesionit të naftës.7 Qeveria
italiane nuk u shpreh, por nga takime të ndryshme që emisarë të Zogut, bënë me përfaqësues
të shtetit italian, kishin lënë të kuptohej që rikthimi i tij në pushtet, nuk përbënte ndonjë
problem për të.
Zogu mori gjithashtu masa për të siguruar mbështetje edhe brenda Shqipërisë, për
përgatitjen e terrenit, në mënyrë që trupat e tij, ta kishin më të lehtë ndërhyrjen. Në funksion
të kësaj përdori edhe elementin katolik mbështetës të tij. Patër Anton Ashiku i dërgoi letër
nga Beogradi patër Mati Prendushit ku shkruante se, Zogu ishte përgatitur për sulm, pasi
kishte siguruar përkrahjen e Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Greqisë, Jugosllavisë. Ai
kërkonte që françeskanët të mos bënin kundërshtime, se ai do të ishte në favor të tyre. Nga
ana tjetër, Abdurraman Krosi kishte hyrë në Dibër, dy muaj përpara se Zogu të hynte në
Shqipëri dhe kishte filluar punën, për t’i përgatitur terrenin.8 Hysen Selmani bashkë me prijës
të tjerë kishte qëndruar në malet e Matit dhe shërbente si pikë ndërlidhëse bashkë me
përkrahësit e Zogut në pjesët e tjera të Shqipërisë.9 Gjithashtu, Zogu tentoi të merrte
mbështetjen, ose të siguronte neutralitetin e kundërshtarëve të tij politik, që ishin të
pakënaqur me qeverisjen e Nolit dhe nëpërmjet emisarëve të tij politik si Abedin Nepravishta,
Xhavit Leskoviku, tentoi që të hynte në kontakte dhe të bashkëpunonte me ish anëtarët e
Krahut Kombëtar.10
Kështu me të hollat që i dhanë anglezët (Shoqëria Anglo-Persiane - B.B.), me armët
dhe municionet që i dhanë jugosllavët dhe me forcat mercenare që përgatiti në Jugosllavi,
Zogu hyri në Shqipëri nga mesi i dhjetorit 1924.11
Sulmi duke filluar nga 14 dhjetori e në
vazhdim u shtri në disa sektorë të kufirit shqiptar si në Bujanë dhe Tarabosh, Kastrat dhe
Postribë, nënprefekturën e Krumës, Lumë, në zonën e Dibrës forcat e udhëhequra nga A.
Zogu, në bregun perëndimor të liqenit të Ohrit forcat e udhëhequra nga kapiten Selahudin
6 Historia e Popullit Shqiptar…, 239.
7 Bernd J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, Botim i tretë, (Tiranë: Çabej, 2004), 80.
8 Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politike në Shqipëri 1897-1942, Botim i dytë, (Tiranë: Vllamasi, 2012), 387-388.
9 Hysen Selmani, Nga notimet e Zogut I Mbretit të shqiptarëve, (Tiranë: KRISTALINA-KH, 2008), 169.
10 S. Vllamasi, Ballafaqime politike…, 376.
11 Abas Ermenji, Vendi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë, Botim i dytë, (Tiranë: Çabej, 1996), 437.
XVI
Blloshmi, dhe në Kakavijë forcat e udhëhequra nga Myfid Libohova dhe majori Xhemal
Aranitasi.12
Qeveria italiane i ndiqte me shumë interes zhvillimet që po ndodhnin në Shqipëri.
Kryeministri i Italisë Musolini, në një telegram të datës 23 dhjetor 1924 për Bodreron, të
dërguarin italian në Beograd, i shkruante se, “lajmet që vinin nga Shqipëria linin të supozohej
që situata mund të zgjidhej definitivisht në favor të A. Zogut”.13
Ngjarjet precipituan shpejt
dhe si pasojë e dështimit në sigurimin e mbështetjes nga jashtë, një ushtri e armatosur keq
dhe një popullsi relativisht e painteresuar, e detyruan Nolin të largohet nga Tirana më 23
dhjetor.14
Më 24 dhjetor 1924, A. Zogu bashkë më forcat e tij hynë në Tiranë. Kjo datë u cilësua
si “triumf i legalitetit”. U quajt kështu sepse ai, fillimisht nuk krijoi një qeveri të re, por u
rikthye në detyrë qeveria e Iljaz Vrionit, e zgjedhur nga parlamenti i mëparshëm dhe që ishte
detyruar të largohej nga zhvillimi i lëvizjes së Qershorit. Nevoja më e ngutshme ishte
vendosja nën kontroll e situatës së brendshme. Më 27 dhjetor në të gjithë vendin u shpall
shtetrrethimi. I gjithë territori u nda në katër zona ushtarake.15
Me urdhër të Ministrisë së
Punëve të Brendshme të gjitha qarqet e Shqipërisë, do të kalonin nën sundimin dhe drejtimin
e Komandës së Përgjithshme të Operacionit. Do të liroheshin të internuarit nga qeveria e
Nolit, dhe do të pushoheshin nga puna të gjithë policët e emëruar nga kjo qeveri dhe që nuk
kishin sjellje të mirë. Gjithashtu, u kërkua dhe “evidentimi i nënpunësve që kishin lënë
detyrën dhe ishin arratisur pas ardhjes së Zogut”.16
Duke pasur eksperiencë nga e kaluara e
tij, A. Zogu e ndjente të nevojshme gjetjen e rrugëve të komunikimit dhe të afrimit me
popullin. Në një komunikatë që u shpërnda për të gjitha prefekturat, ai kërkonte të lajmërohej
populli që,“të rrij me qetsi dhe të shikojnë punën e vetë se asnji njekje e jashtligjëshme nuk
ka me u ba. Barrën e qetsis e morra vet për sipër deri sa të formonet qeveria definitive”.17
Megjithatë ai e kuptonte, se nëse nuk do të ndiqej rruga institucionale, pushteti i tij
nuk do të ishte i sigurtë dhe nuk do të sigurohej njohje si brenda dhe jashtë vendit. Qeveria e
Vrionit megjithëse u rikthye në pushtet ishte jofunksionale pasi, së pari, i gjithë pushteti ishte
në duart e Zogut si Komandant i Përgjithshëm i Operacionit dhe së dyti, nga ajo qeveri kishte
mbetur vetëm Kryeministri. Ajo u rikthye, thjesht për t’i dhënë një fasadë legale gjithë
zhvillimeve që ndodhën në fund të dhjetorit 1924. Kështu, më 5 janar 1925, I. Vrioni paraqiti
zyrtarisht kërkesën për dorëheqje, duke i hapur rrugë A. Zogut për të marrë plotësisht
pushtetin në duart e tij.18
Zogu filloi të vepronte shpejt edhe në planin e jashtëm. Pas ardhjes në pushtet ndoqi
një politikë të kujdesshme drejt përcaktimit të aleatëve të jashtëm. Italia ishte zgjidhja më
logjike nga pikëpamja politike dhe ekonomike, sepse ishte i vetmi shtet i fuqishëm me
12
Dokumenta e materiale nga lufta e popullit shqiptar për liri e demokraci 1917-1941, (Tiranë: Drejtoria e
Arkivave Shtetërore të R. P. Sh, 1959), dok. 219, f. 215-216. 13
Documenti Diplomatici Italiani (DDI), Settima serie (Seria VII), Volume III (Vol III), Dok. 634, f. 382.
Telegram i Musolinit për Bodreron, 23 dhjetor 1924. 14
Robert C. Austin, Shtegu i pashkelur i Fan Nolit, Botim i dytë (Tiranë: Albin, 2003), 225. 15
A. Anastasi, Historia e të drejtës…, 62. 16
Fletorja Zyrtare, Tiranë, nr. 1. 8 janar 1925, f. 2. 17
Gazeta Dajti, Tiranë, nr. 59, 1 janar 1925, 1, artikulli “Ndryshimi dhe shpresë e jonë”. 18
Historia e Popullit Shqiptar…, 248. Gazeta e Korçës, Korçë, nr. 158, 10 janar 1925, 1, artikulli “Kabineti i
Ilias Vrionit u hoq”.
XVII
interesa strategjike, i gatshëm të ndihmonte dhe të mbështeste ekonominë kaotike shqiptare.19
Ai megjithëse akoma nuk kishte titull zyrtar, u takua më 2 janar 1925 me përfaqësuesin
italian në Shqipëri Duraco (Durazzo), të cilit i deklaroi, “se interesat italiane për Shqipërinë
ishin të dobishme dhe të domosdoshme, sidomos ato ekonomike, të cilave do t’u jepej
përparësi”.20
Ky ishte hapi i parë, për t’u shkëputur nga ndikimi jugosllav. Përveç aspektit
ekonomik dhe politik, në këtë lëvizje kishte një ndikim të madh edhe përpjekja për të bërë për
vete opinionin publik, pasi e shikonte shumë të lidhur ardhjen e tij në pushtet, me ndihmën e
Jugosllavisë.
Qeveria që do të formohej, kishte problem legjitimitetin e saj, pasi Këshilli i Lartë që
do ta mandatonte atë, nuk ishte funksional dhe Asambleja Kushtetuese që do ta miratonte,
ishte e shpërndarë. Xh. Ypi dhe R. Toptani ishin larguar pas fitores së Nolit dhe S. Peci ishte
larguar bashkë me Nolin duke dhënë dorëheqjen. Megjithatë u konsiderua se Këshilli i Lartë
ekzistonte ende me tre anëtarë (Peci, Ypi dhe Toptani), pasi dorëheqja e Pecit nuk ishte
pranuar formalisht nga parlamenti, i shpërndarë në qershor 1924.21
Më 6 janar 1925, Zogu
formoi qeverinë e re, ku vetë ishte Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Brendshme, Myfid
Libohova ministër i Drejtësisë dhe Financave, Kostaq Kota, ministër i Punëve Botore, dhe
imzot Kolecin, ministër i Punëve të Jashtme.22
Ndaj kësaj qeverie, erdhën reagimet e para kundërshtuese në arenën ndërkombëtare.
Nga shteti italian u kundërshtua emërimi i imzot Kolecit në drejtimin e Ministrisë së Punëve
të Jashtme.23
Kjo, pasi ai cilësohej si një nga organizatorët e Luftës së Vlorës.24
Duke parë
kundërshtimin, Zogu e zëvendësoi me M. Libohovën, i cili kishte marrëdhënie të mira me
italianët. Ky ndryshim solli që e gjithë qeveria e 6 janarit, të ishte e përqendruar në tri duar.
Ministria e Luftës ishte shkrirë dhe ajo e Arsimit ishte kthyer në një Drejtori, e cila ishte vënë
nën Ministrinë e Drejtësisë. Për ta legjitimuar qeverinë, me propozim të saj, Këshilli i Lartë i
Regjencës dekretoi që të thirrej e të rifillonte punimet në Tiranë më 17 janar 1925, Kuvendi
Kushtetues.25
Kuvendi i mbledhur nuk ishte i plotë, pasi në të mungonin anëtarët pjesëmarrës në
lëvizjen e Qershorit, të larguar jashtë pas ardhjes së Zogut. Kryetar i tij u zgjodh Eshref
Frashëri me 51 vota pro, nga 58 anëtarë që morën pjesë në votim.26
Më 19 janar 1925, A.
Zogu u paraqit përpara Kuvendit bashkë me programin e qeverisë së tij. Ai në fillim foli për
situatën e kaluar, ku ushtria ishte bërë “foleja e politikës”, prandaj ishte shkrirë Ministria e
Luftës, dhe theksoi se, do të luftohej ideja e bolshevizmës. I quajti mashtrime premtimet e
qeverisë së Nolit për bujqit dhe premtoi që politika e jashtme do të ishte e fqinjësisë së mirë,
si dhe do të pranoheshin të gjitha lidhjet me jashtë të bëra nga qeveritë legale të mëparshme.
Arsimi njësoj si ushtria, ishte përzier me politikën, kjo nën ndikimin e mësuesve dhe për këtë
Ministria e Arsimit do të ulej në rangun e një drejtorie, ndërsa mësuesit më të dobët do të
19
B. J. Fischer, Mbreti Zog …, 95. 20
Arben Cici, Marrëdhëniet shqiptaro-italiane në vitet 1920-1934, (Tiranë: Afërdita, 2002), 63. 21
A. Anastasi, Historia e të drejtës…, 132. 22
Teki Selenica, Shqipëria më 1927, (Tiranë: Shtypshkronja Tirana, 1928), XVII. 23
DDI serie VII. Vol. III. Dok. 665, f. 407. Telegram i Musolinit për Durazzon, 10 janar 1925. 24
Pietro Pastorelli, Italia e Albania 1924-1927, (Firence: Poligrafico Toscano, 1967), 96. 25
Feti Gjilani, “Shteti dhe e drejta gjatë regjimit të A. Zogut”, në Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri,
Pjesa II, (Tiranë: Luarasi, 1997), 167. 26
Bisedimet e Kuvendit Kushtetues 1925, (Tiranë: Nikaj, 1925), 885.
XVIII
përjashtoheshin. Në punët botore do të tentohej një hua nga Lidhja e Kombeve, ku drejtimi
kryesor i saj, do të ishte ndërtimi i rrugëve.27
Ministria e Luftës u shkri, sepse pjesëtarë të
rëndësishëm të saj kishin marrë pjesë dhe drejtuar lëvizjen e Qershorit. Nga ana tjetër, krijimi
i një Komande të Përgjithshme do t’i jepte mundësinë Zogut, të kishte nën kontroll forcat
ushtarake dhe në këtë mënyrë do të largoheshin nga shërbimi ushtarak, njerëzit e cilësuar të
dyshimtë, do të bëhej rekrutimi i besnikëve të tij, dhe do të shmangej ndonjë e papritur e
pakëndshme, siç kishte ndodhur në të kaluarën. Suprimimi i Ministrisë së Arsimit, ishte një
hakmarrje ndaj shumë mësuesve pjesëmarrës në lëvizjen e Qershorit, ku me fjalët dhe
veprimet e tyre kishin ndikuar edhe mbi nxënësit. Largimi i mësuesve të paaftë nga puna, siç
u deklarua, ishte një alibi që u përdor kundër tyre. Në të vërtetë kjo do të sillte dhe një
kontroll më rigoroz mbi brezin e ri dhe edukimin e tij me bindje ndaj regjimit që po vendosej.
Duhet theksuar se megjithëse deputetët e vlerësuan Zogun, u shfaqën kritika ndaj
programit të qeverisë. Kështu, deputeti Josif Kedhi i tërhoqi vëmendjen Kryeministrit pasi, në
programin e paraqitur nuk u fol fare për Ministrinë e Drejtësisë. “Shteti,-theksoi ai,- formohet
me gjak, me pushkë, po mandej me drejtësi. I lutem qeverisë këtë pikë ta marrë parasyshë”.28
Megjithatë, ky zë mbeti i vetëm dhe nga 63 pjesëmarrës në votim, qeveria u votua
unanimisht. A. Zogu abstenoi me votën e tij.29
Në funksion të realizimit të programit, menjëherë u morën masa, duke goditur ato
organizata shoqërore që kishin marrë pjesë në lëvizjen e Qershorit, ose mund t’i sillnin
pengesa Zogut në rrugën e tij. Kështu me urdhër të Ministrisë së Brendshme shoqëria
“Bashkimi” dhe degët e saj, që e kishin mbështetur atë lëvizje u mbyllën. Gjithashtu u
mbyllën dhe shoqëritë e grave dhe shoqëri të tjera që kishin vepruar kundër Statutit dhe
ligjeve të shtetit, u ndalua rreptësisht propaganda kundër qeverisë dhe gazetarët u lajmëruan
se kundërshtimi dhe opozitarizmi nuk do të lejohej, deri sa të vihej në veprim ligji i ri i
shtypit.30
Më 21 janar 1925, Kuvendi Kushtetues diskutoi mbi formën e regjimit që do të
vendosej në Shqipëri, ku u paraqit vetëm varianti i përkrahësve të Republikës. Në raportin e
lexuar nga Petro Poga u paraqitën arsyet, pse Shqipëria duhej të ishte Republikë. Në arsyet
historike thuhej se, Shqipëria nuk kishte pasur një familje mbretërore që të kishte një
vijimësi. Princ Vidi, e kishte humbur këtë mundësi me largimin nga Shqipëria. Në arsyet
shoqërore theksohej se, shqiptari ishte i mësuar me pleqësinë që jepte vendime, pra me një
lloj qeverisjeje në grup, që afrohej me formën republikane dhe monarkia ishte në kundërshtim
të plotë me natyrën e tij. Në aspektin fetar, duke qenë se në Shqipëri kishte disa besime dhe
Mbreti ishte i njërit nga këto besime, kjo do të sillte probleme, prandaj duhej regjim
republikan. Si faktorë politikë u theksuan trazirat politike, që ndodhën në kohën e Princ Vidit.
Problem në raste të tilla, mbetej personaliteti i Mbretit dhe intrigave që thureshin rreth tij,
kështu që e vetmja zgjidhje që garantonte siguri, ishte Republika. Oborri mbretëror do të
kishte shpenzime të mëdha, ndërsa Republika më pak. Në lidhje me ushtrimin e pushtetit,
27
Po aty, 889-891. 28
Po aty, 901. 29
Po aty, 901-902. 30
Fletorja Zyrtare, nr 2, Tiranë, 26 janar 1925, 1.
XIX
Mbreti zakonisht mbështetej tek më të fuqishmit dhe do të harronte pjesën tjetër të shoqërisë
dhe kështu nga përfaqësues i kombit, do të kthehej në personazh, që do të krijonte ndasira.31
Përkrahësit e Republikës theksuan se, popujt që qeveriseshin nga format republikane
kishin nivel më të lartë social-kulturor, sesa ata që qeveriseshin nga monarkitë. Deputeti P.
Poga deklaroi se, “Monarkia ishte gërmadha e kombeve, të atyre kombeve primitive, që nuk
kishin arritur të vendosnin mbi fatin e tyre dhe se mbretëria nuk kishte asnjë dobi për kombin
shqiptar”.32
Në votimin për shpalljen e Republikës, nga 62 deputetë që morën pjesë, 60
votuan pro dhe abstenuan Milto Tutulani dhe Niko Lezo.33
Në këtë mënyrë, për herë të parë
në historinë e shtetit shqiptar u përcaktua qartë që forma e regjimit do të ishte Republikë.
Është interesant fakti që janë pothuajse këta deputetë, që kundërshtuan monarkinë, të cilët pas
tre vjetëve, do ta përkufizojnë atë si një nevojë jetike, që përshtatej me realitetin në vend dhe
që kërkohej me ngulm nga populli shqiptar.
Kur në Shqipëri po ndodhnin këto ndryshime, Italia nuk humbi kohë për të shfaqur
pretendimet e saj. Salvadore Kontarini (Salvadore Contarini), Sekretari i Përgjithshëm i
Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, më 20 janar 1925 i paraqiti Musolinit një plan prej
9 pikash, ku përfshinte ndër të tjera ratifikimin e Traktatit Tregtar Italo-Shqiptar të vitit 1924
të firmosur në Romë, koncesionet për naftën, për pyjet, peshkim, krijimin e Bankës etj.34
Ky
plan iu paraqit Zogut nëpërmjet Eqerem bej Libohovës, i cili deklaroi se pranonte 8 nga 9
pikat e tij. Pika e vetme që nuk pranonte, ishte ajo e koncesionit të vajgurit, për shkak të
impenjimeve ekzistuese me Britaninë e Madhe.35
Zogu ishte i lidhur me kompaninë Anglo-
Persiane, pasi ajo kishte financuar kthimin e tij në pushtet, dhe kishte një detyrim për të
shlyer. Jo vetëm kaq, por nëpërmjet koncesionit do të tentohej të sigurohej përkrahja e
Anglisë, për ta pasur si pikë mbështetje ndaj presioneve italiane. Gjithashtu, investimi i një
kompanie të madhe si ajo angleze, do të shërbente si nxitje për investime në Shqipëri edhe
nga kompani të tjera, do të ishte në të mirë të zhvillimit ekonomik të vendit dhe të mos rënies
plotësisht nën dominimin italian.
Pas shpalljes së Republikës problemi i ngutshëm ishte diskutimi dhe miratimi i
Statutit. Më 31 janar 1925 filloi diskutimi i neneve të tij. U pa si e domosdoshme miratimi i
gjashtë artikujve të parë, të art. 60, që fliste mbi zgjedhjen e Kryetarit të Republikës dhe art.
63, që fliste mbi mënyrën e betimit të tij. Relator i Komisionit të Projekt-Statutit, ishte M.
Tutulani, i cili kishte abstenuar në votimin për Republikën. Në art. 1, u sanksionua
që,“Shqipnija asht Republikë Parlamentare e Kryesueme prej nji Kryetari”.36
Diskutime u
zhvilluan për art. 6, ku ishte përcaktuar Tirana si kryeqytet i Shqipërisë. Deputeti i Elbasanit
Taqi Budo doli kundër. Sipas tij, “populli i Tiranës nuk ishte në gjendje që të bëhej
udhëheqësi i opinionit publik të kombit dhe Tirana nuk përmbushte kushtet nga pikëpamja
topografike. Nga ana tjetër, ajo nuk kishte burime ujore të mjaftueshme”.37
Kjo u kundërshtua
nga deputetë të tjerë. Me shumicë votash ajo u caktua si kryeqytet. Në votimin për Kryetarin
e Republikës nga 62 pjesëmarrës në votim, 60 votuan për A. Zogun, 1 votë për E. Frashërin
31
Bisedimet e Kuvendit Kushtetues 1925, 908-912. 32
Po aty, 913-914. 33
Po aty, 918-919. 34
P. Pastorelli, Italia e Albania …, 104. 35
Po aty, 107. 36
Statuti Themeltar i Republikës Shqiptare, (Tiranë: Nikaj, 1925), 1. 37
Bisedimet e Kuvendit Kushtetues 1925, 930.
XX
dhe 1 votë e pavlefshme.38
Pas votimit, A. Zogu deklaroi se, “as një ambicje nuk do të më
ndalojë fuqin t’ime për t’i shërbye interesës së përgjithëshme”.39
Ky votim, bëri të mundur që
Shqipëria të ishte Republika më e re e Europës, me President nga mosha më të riun e
presidentëve.40
Pas zgjedhjes si Kryetar i Republikës, Zogu formoi qeverinë e re me tre ministra ku,
P. Poga u caktua ministër i Drejtësisë, M. Libohova ministër i Jashtëm dhe i Financave, K.
Kota ministër i Brendshëm dhe i Punëve Botore.41
Në prill të atij viti, ministër i Brendshëm u
caktua Ceno Kryeziu. Kur kabineti paraqitej në Dhomën e Deputetëve, Kryetari mund të
përfaqësohej nga ministri i Drejtësisë.42
Më 9 shkurt 1925, P. Poga paraqiti programin e
qeverisë për votëbesim, ku theksoi se me Ministrinë e Drejtësisë, ishte bashkuar edhe ajo e
Arsimit. Do t’i kushtohej rëndësi qetësisë së brendshme, zhvillimit të ekonomisë, raporteve të
mira me shtetet fqinje dhe Fuqitë e Mëdha, reformim të sistemit të drejtësisë dhe zhvillim të
bujqësisë.43
Statuti republikan solli ndryshime për sa i përket funksionimit të parlamentit. Art. 7 i
tij sanksionoi se,“Pushteti legjislativ ushtrohet prej Senatit dhe Dhomës së Deputetëve”.44
Kjo ndarje në dy dhoma, përbënte një risi për politikën shqiptare dhe diskutimet pro dhe
kundër, ishin të shumta. Kundër krijimit të Senatit dolën edhe deputetë, që njiheshin si
bashkëpunëtorë të afërt të A. Zogut. Ata pasqyruan mungesën e përfaqësimit të
personaliteteve në skenën politike shqiptare. Kështu M. Tutulani, kundërshtar i Senatit
theksoi se, “fuqija legjislative do të kishte dy drejtime, një nga lindja dhe një nga perëndimi,
se kishte mungesë ‘burrash shteti’, sa që në kohë zgjedhjesh kishte shumë vështirësi derisa të
bëhej një grup parlamentar”.45
Mbështetësit e Senatit deklaruan se, fuqia nuk ndahej por
balancohej, se deputetët mund të bënin ligje që do të kishin vështirësi zbatimi, dhe Senati
këto do t’i rregullonte, pasi Dhoma e Deputetëve përfaqësonte ‘të rinjtë e gjaknxehtësinë’,
ndërsa Senati ‘konservatorët e paqësorët’. Kundër Senatit votuan M. Kaso, M. Tutulani, T.
Toçi dhe Niko Leze.46
Gjatë diskutimit të neneve të Statutit, Kuvendi luajti një rol konstruktiv në
përmirësimin e shumë prej tyre. Përsa i përket procesit të përzgjedhjes dhe numrit të
deputetëve dhe senatorëve, u bënë ndryshime në disa pika të projektit të paraqitur nga
komisioni. Me propozim të M. Kasos, mandati i deputetit nga tre vjet që e kishte vendosur
komisioni, u bë në katër vjet. Nga 16.000 banorë që kishte propozuar komisioni, për një zonë
deputeti, u ul në 15.000 banorë. Për sa i përket moshës për t’u zgjedhur deputet nga 25 vjeç
që ishte propozuar, u bë në 30 vjeç, ndërsa për numrin e senatorëve pas shumë diskutimesh u
miratua propozimi i M. Tutulanit, një senator për 50.000 banorë.47
Nga kjo rezulton që
kundërshtari i Senatit, M. Tutulani, jo vetëm e pranoi atë, por dha edhe mendimin se, sa
38
Po aty, 933. 39
T. Selenica, Shqipëria…, 146. 40
Gaqo Goga, Ngrehja e një Mbretërie. Zogu I dhe populli i tij, (Tiranë: Kristo Luarasi, 1938), 35. 41
Historia e Popullit Shqiptar…, 249. 42
Kastriot Dervishi, Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005, (Tiranë: 55, 2006), 233. 43
Bisedimet e Kuvendit Kushtetues 1925, 1010-1011. 44
Fletorja Zyrtare, nr. 8, Tiranë, 7 mars 1925, 1. 45
Bisedimet e Kuvendit Kushtetues 1925, 938. 46
Po aty, 952-953. 47
Po aty, 955, 956, 989.
XXI
banorë duhet të përfaqësonte një senator. Diskutimi i moshës së senatorëve, solli dhe episode
talljeje në Kuvend. Komisioni kishte propozuar që të zgjidhej senator, ai që kishte mbushur
moshën 35 vjeç. Deputeti Rexhep Jella kërkoi të caktohej një moshë, që të ndalonte pranimin
e të moshuarve në Senat. Pas shumë debateve u pranua propozimi i I. Vrionit që mosha të
ishte 40 vjeç. Kjo nuk i pëlqeu R. Jellës i cili pas votimit thërriti, “rrofshin matufnit”.48
Për
sa i përket personit që do të zgjidhej senator, komisioni përcaktoi se përveç cilësive të tjera, ai
duhej të zotëronte diplomë të shkollës së lartë. Deputetët e kundërshtuan sepse sipas tyre, “në
disa prefektura mund të mos kishte njerëz me diplomë dhe në shumë raste edhe ata që kishin,
mund të mos pëlqeheshin prej popullit”. 49
Me votim u vendos që të mos ishte kusht diploma,
por të ishte e mjaftueshme që senatori të zotëronte cilësitë e deputetit. Në fakt ky diskutim
nuk kishte ndonjë lidhje të madhe me popullin, sepse pjesëmarrja ne votime ishte e ulët dhe
ai ishte shumë pak i përfaqësuar. Ndryshimi u bë, për të siguruar vazhdimësinë e figurave
besnike të regjimit dhe për të ndalur ndonjë të papritur në zgjedhjet për mandatin e dytë të
senatorëve. Ndërsa për këtë herë, posti i tyre do të ishte i sigurtë, sepse ata do të zgjidheshin
nga Kuvendi Kushtetues, pasi me propozim të Shefqet Vërlacit u vendos që “Senati do të
përbëhej prej18 vetësh të zgjedhur, dy të tretat prej popullit simbas ligjës së posaqme dhe nji
e treta prej kryetarit të Republikës. Sa për këtë herë dy të tretat e Senatorëvet zgjidhen prej
Kuvendit Kushtetues”.50
Në diskutime një hapësirë të veçantë zuri veprimtaria e qeverisë së rrëzuar të Nolit
dhe pikërisht, nëse vendimet e saj ishin të ligjshme. Mes deputetëve u vërejt mosdakordësi,
nëse duheshin rrëzuar të gjitha apo duheshin njohur vendime të veçanta. Deputetë të caktuar
u shprehën se nuk mund të rrëzoheshin të gjitha vendimet, se aty mund të kishte gjëra që
ishin në interes të shtetit. Por pranimi i kësaj, nënkuptonte njohje të qeverisë nga Kuvendi.
Kjo nuk mund të bëhej, pasi ajo ishte deklaruar “ilegale”dhe rikthimi i Zogut në pushtet, ishte
cilësuar si “triumf i legalitetit”. Çështja u mor në dorë nga deputetë me profesion jurist, të
cilët kërkuan që të mos legalizohej asnjë veprim i qeverisë së mëparshme. Me votim u
rrëzuan të gjitha vendimet e saj.51
Megjithëse të larguar, në lista ekzistonin akoma si pjesëtarë të Asamblesë emri i Nolit
dhe i bashkëpunëtorëve të tij. Kuvendi u kujdes që heqja e tyre të ishte e përligjur, e
justifikuar dhe të bëhej në “mënyrë ligjore”. Më 6 shkurt 1925 u diskutua mbi mandatin e të
ikurve dhe atyre që kishin pranuar poste shtetërore duke qenë deputetë. Komisioni i
Drejtësisë propozoi se deputetët, që kishin pranuar nëpunësira shtetërore në kohën e qeverisë
së Nolit, quheshin të rrëzuar dhe ata që kishin marrë pjesë në lëvizjen e Qershorit, mbasi
ligjërisht do të dënoheshin, quheshin gjithashtu të rrëzuar.52
Nisma kishte pasaktësira në
formulimin e saj, sepse nëpunësia mund të provohej me dokumente, ndërsa për fajësinë duhej
kohë, dhe nevojitej një vendim gjyqi. Kjo u evidentua nga disa deputetë. Ahmet Resuli
deklaroi, “se për ata qi kan marrë nëpunsi, asht e drejtë, që të jenë të rrëzuem, por për të
tjerët të pritet përfundimi i gjyqit”.53
Ai u përkrah edhe nga të tjerë. Për të shmangur
kundërshtimet dhe për të realizuar synimin u gjet një rrugë e mesme. U hoq termi
“pjesëmarrës në Revolucionin e Qershorit” dhe u zëvendësua me togfjalëshin “të vetëquajtur
48
Po aty, 990. 49
Po aty, 992. 50
Statuti Themeltar i Republikës…, 14-15. 51
Bisedimet e Kuvendit Kushtetues 1925, 942-946. 52
Po aty 960-961. 53
Po aty 961.
XXII
ministra”. Kjo nuk kërkonte vendim gjyqi, pasi për ministrat kishte dokumente dhe provohej
që kishin marrë rrogë dhe më e rëndësishmja, nuk do të humbej kohë për vendimin.
Normalisht, në bazë të Statutit, deputeti mund të ishte dhe ministër, por duke qenë se qeveria
e Nolit ishte shpallur e paligjshme, u quajt kundërshtim me postin e deputetit. Me shumicë
votash u hoq mandati i 20 personave, ku u përfshinë ata që kishin pranuar nëpunësira, por
edhe të “vetquajturit ministra”.54
Nga këto vendime, nuk u prekën deputetët Ali Këlcyra, Ambroz Marlaskaj dhe Sejfi
Vllamasi, kundërshtarë të Zogut, pasi asnjëri prej tyre nuk kishte qenë ministër, dhe as nuk
kishin pasur nëpunësi shtetërore. Kjo do të shërbente si një justifikim edhe për vendimin e
marrë për të tjerët. Nga ana tjetër, duke qenë kundërshtarë të tij, Zogu me këtë veprim
synonte ndonjë mundësi bashkëpunimi dhe në këtë mënyrë mund t’i hapej rruga ndonjë
debati në emigracionin politik shqiptar, gjë e cila mund të sillte përçarje brenda tij. Qeveria
nuk u mjaftua vetëm me heqjen e mandatit për të larguarit, por u kërkua gjykimi dhe dënimi
për veprimtarinë e tyre. Më 28 shkurt 1925 u shqyrtua kërkesa e saj, e paraqitur nga P. Poga,
ku shumë prej anëtarëve të parlamentit, që kishin marrë pjesë në lëvizjen e qershorit, do të
hetoheshin nga Gjykata e Lartë, që do të krijohej për këtë rast. Duke qenë se cilësoheshin
anëtarë të parlamentit dhe ish ministra, për këtë duhej autorizimi dhe pëlqimi nga Kuvendi.
Kërkesa në këtë rast ishte jo e saktë sepse deputetëve që do të hetoheshin, ju ishte hequr
mandati me vendim parlamenti. Megjithatë, Asambleja miratoi krijimin e Gjykatës së Lartë,
ku anëtarët që do të bënin detyrën e prokurorit, në këtë gjykatë u caktuan M. Kaso, S.
Blloshmi, T. Toçi dhe A. Dibra.55
Mënyra se si qeveria kishte përcaktuar hetimin dhe dënimin e kundërshtarëve të
regjimit solli përplasje mes saj dhe deputetëve. Më 2 mars 1925, u diskutua projekti i
qeverisë për internimin e propagandistëve, ku ishte parashikuar që do të internoheshin ata, që
ndër të tjera do të bënin propagandë edhe kundër qeverisë legale dhe kompetencën për
internim do ta kishin vetëm prefektët. Këto u hodhën poshtë nga Komisioni i Drejtësisë, i cili
e hoqi togfjalëshin “qeveri legale” dhe krahas prefektit shtoi dhe këshillin e administratës.
Kjo përplasje evidentoi luftën për pushtet, që kishte filluar. Këtë e shprehu më së miri M.
Kaso kur deklaroi se, “ne i hodhëm poshtë këto artikuj të qeverisë, sepse nesër kur të
bëheshin zgjedhjet, mund të formoheshin grupe, e këta duhet të ishin të lirë të bënin
propagandë edhe kundër ndonjë ministri, se liria e fjalës ishte e garantuar në Statut”.56
Me
propozim të deputetëve u vendos që të drejtën për internim do ta kishte një këshill, ku do të
bënin pjesë prefekti, komandanti i xhandarmërisë, gjykatësi, komisari i policisë dhe
prokurori. Ata rrëzuan propozimet e qeverisë dhe miratuan variantin e komisionit.57
Ky ishte
një zhvillim pozitiv, pasi transmetoi mesazhin se jo çdo projekt që sillte qeveria, do të
miratohej. Ligji u dekretua më 7 mars 1925.58
Krahas këtyre masave, ndaj disa kundërshtarëve politikë filloi eliminimi fizik. Në
fund të janarit 1925, gjatë transferimit nga Durrësi, për t’u internuar në Berat u vra Zija
Dibra. Vrasja u demonstrua si një tentative arratisjeje.59
Një kujdes i veçantë iu kushtua
54
Po aty, 963. 55
Po aty, 1189, 1226. 56
Po aty, 1227. 57
Po aty. 1232. 58
Fletorja Zyrtare, nr. 9, Tiranë, 13 mars 1925, 1. 59
Gazeta Shqipëri e Re, Kostancë, nr. 208, 15 shkurt 1925, 2, artikulli “Vrasje misterioze”.
XXIII
mbajtjes nën vëzhgim të emigrantëve politik. Zogu caktoi si konsull në Bari njeriun e tij të
besuar Çatin Saraçin. Një nga detyrat e tij ishte “mbikëqyrja e lëvizjeve të tufës së madhe të
udhëheqësve të opozitës”.60
Nuk vonoi të zbulohej dhe qëllimi i vërtetë i caktimit të tij. Më 2
mars 1925 u vra nga Baltion Stambolla në Bari, Luigj Gurakuqi që shihej si një armik i
rrezikshëm për regjimin, pasi kishte një formim arsimor dhe profesional të lartë, dhe një
popullaritet të madh, kryesisht në zonën veriore katolike të Shqipërisë. Po ashtu në fund të
marsit 1925, u vra Bajram Curri në grykën e Dragobisë dhe kështu u eliminua një tjetër
kundërshtar potencial për Zogun.
Ligjet për dënime kundërshtarësh dhe internimin e familjeve të tyre, ishin të ashpra
dhe sollën anomali në zbatimin e tyre. Kjo ndikoi mbi deputetë të caktuar, duke diktuar edhe
ndryshimin e qëndrimit të tyre. Kështu, K. Floqi duke diskutuar për dekretligjin mbi
ndryshimin e artikujve 1, 2, 3 të Ligjit mbi internimin e fëmijëve e konfiskimin e pasurisë së
të arratisurve, të miratuar më 11 mars 1925, deklaroi në tetor 1925 në parlament se,
“komisionet po internonin familje sipas inateve personale. Nga kjo po vuanin shumë patriotë
të mirë, të cilët ishin të pafajshëm”.61
Ky ligj, u kundërshtua edhe në Senat, pasi sipas disa
senatorëve, qeveria kishte bashkuar gjynahet me krimet dhe se duhej të studiohej mirë
pozicioni i atyre, që strehonin kriminelë, pasi mund ta kishin bërë këtë, të detyruar me
forcë.62
Kundërshtimet vazhduan edhe për Ligjin ndëshkimor për faje politike, ku ishte
parashikuar ngritja e një gjykate speciale. Më 12 dhjetor 1925, në Senat, kundër ngritjes së
saj, doli E. Frashëri. Sipas tij, kjo cenonte dinjitetin e gjykatave ekzistuese, pasi ato do të
paraqiteshin si të paafta, në mbrojtjen e interesave të larta të shtetit. Për këtë arsye, ai kërkoi
të shënohej në procesverbal që, “ishte kundërshtar i ngritjes së gjykatës së
jashtëzakonshme”.63
Megjithatë ligji, u miratua nga të dy dhomat e legjislativit dhe u
dekretua më 23 dhjetor 1925.64
Krahas masave të ashpra, u ndoq edhe rruga e afrimit me elementë të caktuar që
kishin peshë në emigracionin shqiptar. I tillë ishte Faik Konica, drejtuesi i organizatës
“Vatra”, e cila kishte luajtur një rol të madh historik në çështjen shqiptare. Ai që pas
ngjarjeve të dhjetorit 1924, kishte dhënë shenja të një lloj afrimi me Zogun, i cili me kërkesën
e Konicës, dërgoi në SHBA në korrik të 1925, Fazlli Frashërin për të biseduar më të.65
Ndonëse kjo lëvizje nuk dha rezultate të menjëhershme, ajo demonstronte shqetësimin e
presidentit, për t’i siguruar shtetit shërbimet e të gjithë shqiptarëve të aftë, pavarësisht nga
dallimet partiake.66
Megjithëse kishte pika ku ndaheshin, rruga e bashkëpunimit politik mes
tyre kishte nisur. Ishin shuar divergjencat dhe Konica kishte marrë një qëndrim të ri ndaj
Zogut. Pas disa telegrameve, deklaratave mirënjohëse, dhe inkurajuese në prill 1926, F.
Konica u emërua ministër i Shqipërisë në Uashington. Më 8 tetor 1926 ai i paraqiti letrat
kredenciale Presidentit Kalvin Kulixh (Calvin Coolidge) në Shtëpinë e Bardhë.67
Në këtë
mënyrë, Zogu siguroi shërbimet e një personaliteti të lartë politik shqiptar dhe mbështetjen e
një pjese të madhe të diasporës shqiptare në SHBA.
60
Çatin Saraçi, Zogu i Shqiptarëve, një histori e jetuar, (Tiranë: 55, 2006), 66. 61
Bisedimet e Dhomës së Deputetëve 1925, (Tiranë: Nikaj, 1925), 638. 62
Bisedimet e Senatit, 1925, (Tiranë: Kristo P. Luarasi, 1925), 527-528. 63
Po aty, 707, 709. 64
Fletorja Zyrtare, nr. 99, Tiranë, 29 dhjetor 1925, 7-8. 65
Ilir Ikonomi, Faik Konica. Jeta në Uashington, (Tiranë: Onufri, 2011), 29. 66
Joseph Swire, Shqipëria ngritja e një mbretërie, (Tiranë: Dituria, 2005), 359. 67
I. Ikonomi, Faik Konica…, 36.
XXIV
Në kuadër të këtyre zhvillimeve filluan të shtoheshin zërat për një amnisti, si brenda
ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Mit’hat Frashëri, ministri shqiptar në Athinë i shkruante në
shkurt 1925, Ministrisë së Jashtme se, “një amnisti efektive, më duket si një masë e
rregullshme për të ndalur mizerien morale dhe politike të Shqipërisë”.68
Zërat brenda vendit
filluan të vinin, nga organet e shtypit, por edhe nga deputetë. Më 3 tetor 1925 në paraqitjen e
programit të ri të qeverisë para deputetëve, R. Fico kërkoi, “që qeveria të bënte një falje të
madhe”.69
Kjo u mbështet edhe nga deputetë të tjerë. Kështu, A. Zogu, i ndodhur përpara një
presioni të madh si nga jashtë e nga brenda, dhe për të siguruar një qetësi dhe stabilitet në
vend, dekretoi amnistinë e parë më 20 tetor 1925, ku u cilësua se, “të arratisurit jashtë
Shqipërisë ishin të lirë të ktheheshin brenda një muaji”.70
Nga ky vendim përfituan shumë të
larguar që u kthyen në atdhe. Kjo amnisti, i shërbeu Zogut për ta paraqitur regjimin si
përparimtar, veten si liberal, dhe për të siguruar një lloj pajtimi mes shqiptarëve.
Në Kuvendin Kushtetues një vend të veçantë zunë edhe diskutimet për arsimin. Disa
deputetë dolën kundër vendimit që Ministria e Arsimit suprimohej. Kjo u evidentua në shkurt
1925, gjatë diskutimit të këtij problemi.71
Por, ajo u bë fakt i kryer me dekretligjin e Këshillit
të Ministrave, të 7 marsit 1925.72
Megjithatë diskutimet për këtë çështje vazhduan edhe në
parlamentin e ri në qershor-korrik 1925, ku përsëri deputetë të caktuar kundërshtuan,
argumentet e përfaqësuesit të qeverisë, si të pabazuara. Ashpër kundër këtij vendimi reagoi
Xh. Ypi, duke kritikuar veten e tij, qeveritë e mëparshme që nuk kishin bërë gjë për arsimin,
dhe veçanërisht qeverinë në fuqi, e cila kishte marrë këtë masë. Sipas tij, qeveritë shqiptare
nuk i kishin dhënë arsimit, as sa shtetet që kishin pushtuar Shqipërinë, dhe kjo masë, “do të
sillte dëm dhe do të ishte turp në të gjithë botën që Shqipëria të figuronte si një shtet pa
Ministri Arsimi”.73
Pikërisht, problemi i arsimit shërben për të kuptuar se sa shpejt harroheshin qëndrimet
politike, pasi hynin në lojë interesa të tjera. Më 15 korrik 1925, në Dhomën e Deputetëve,
Ministria e Drejtësisë paraqiti për diskutim projektligjin për kategorizimin e arsimtarëve. Nga
të gjithë deputetët vetëm Kasem Sejdini kërkoi që diskutimi të shtyhej, sepse po të bëhej, i
binte të pranohej edhe suprimimi i Ministrisë së Arsimit. Kjo nuk u pranua dhe deputetët që
kishin dalë kundër kësaj, e votuan këtë projektligj.74
Çështja e arsimit u trajtua edhe në organet e shtypit në vitet pasuese. Kostë Çekrezi
botues i gazetës “Telegraf”, në mars të vitit 1927 shkruante se, “shkaku i dekadencës morale
dhe intelektuale të vendit t’onë ishte mungesa e instituteve të edukatës superiore. Sipas tij,
vetë fakti që ishte Drejtori e Përgjithëshme e Arsimit, në vend që të ishte Ministri tregonte
për shkallët e përfilljes që kishte shteti për arsimin”.75
Duke parë presionin në rritje, kërkesat
e shoqërisë dhe nevojat e vendit u rishikua dhe vendimi për arsimin. Kështu në fund të
qershorit 1927, u rihap Ministria e Arsimit dhe ministër u caktua Xh. Ypi.76
68
Tanush Frashëri, Ali Këlcyra, aristokrati kuqezi, (Tiranë: Çabej, 2005), 79. 69
Bisedimet e Dhomës së Deputetëve 1925, 632. 70
Fletorja Zyrtare, nr. 58, Tiranë, 20 tetor 1925, 5. 71
Bisedimet e Kuvendit Kushtetues 1925, 1214. 72
Ligjë, Dekret Ligje e Rregullore të vjetit 1925. Volumi II (Tiranë: Botim i Këshillit të Shtetit, 1938), 33. 73
Bisedimet e Dhomës së Deputetëve 1925, 236-337. 74
Po aty, 447. 75
Gazeta Telegraf, nr. 15, Tiranë, 27 mars 1927, 2, artikulli “Nevojat t’ona kulturale”. 76
Historia e Popullit Shqiptar…, 255.
XXV
Në kuadër të formatimit të institucioneve të reja, një element i rëndësishëm ishte edhe
hartimi i një ligji të ri për zgjedhjet. Kur u diskutua në Kuvend më 23 shkurt 1925, u bënë
debate të ashpra, për të drejtën e kandidimit të oficerëve. Në art. 11 të ligjit, komisioni kishte
vendosur që oficerët të cilët do të kandidonin, duhej të jepnin dorëheqje 30 ditë përpara
zgjedhjeve, por duke e bërë këtë nuk mund të ktheheshin më në shërbim. Shtresës së
oficerëve i doli në mbrojtje S. Blloshmi pasi, ndryshe nga të gjithë nëpunësit e tjerë, vetëm
oficerëve ju hiqej e drejta e rikthimit në detyrë në rast se nuk fitonin. Sipas tij, “në rast se
veprohej kështu nuk do të kishte Shqipëri”.77
Kundërshtarët deklaruan se oficerët kishin qenë
të përfshirë në politikë dhe për pak sa nuk i kishin bërë varrin shtetit. Ata u shprehën
kategorikisht kundër futjes së tyre në parlament. Pasi nuk u mor parasysh propozimi i tij, S.
Blloshmi protestoi për padrejtësinë që u bëhej oficerëve dhe u largua nga salla e mbledhjes.78
Nga ky qëndrim, kuptohej se për ushtarakët, tashmë ishte marrë vendimi, për shkëputjen
përfundimtare të tyre nga politika. Kjo u bë për të shmangur përsëritjen e ngjarjeve të tilla si
ajo e lëvizjes së qershorit 1924.
Megjithëse detyra kryesore e Kuvendit Kushtetues ishte miratimi i Statutit, gjatë
punimeve të tij, u morën dhe vendime të tjera. A. Zogu e përdori atë për të përmbushur
premtimet e dhëna, para ardhjes në pushtet. Një prej tyre ishte koncesioni i naftës për
shoqërinë Anglo-Persian, por që nuk ishte i thjeshtë për t’u bërë, pasi qeveria italiane ishte në
dijeni të këtyre qëndrimeve. Kështu, Musolini, në një telegram të datës 2 shkurt 1925 i
shpjegonte Solas se, ishte informuar nga E. Libohova se Zogu do të kalonte në Asamble
koncesionin anglez dhe i kërkoi t’i bënte të qartë atij se duhej të matej mirë, para se të
kryente këtë veprim, pasi qeveria italiane do ta denonconte atë.79
Zogu në këtë rast veproi me
shpejtësi për të mos lënë kohë, që pala italiane të mund të influenconte mbi deputetët
shqiptarë, duke e diskutuar këtë koncesion në Kuvendin Kushtetues, më 16 shkurt 1925.
Kontrata u pranua siç e kishte paraqitur komisioni, me tre vota kundër.80
Në këtë mënyrë
qeveria shqiptare i njihte të drejtën kompanisë për të zgjedhur, në të gjitha tokat e shtetit
shqiptar një sipërfaqe prej 200.000 hektarësh për kërkime. Nga këto do të zgjidhte 50.000
hektarë për të drejtë shfrytëzimi.81
Kështu Zogu realizoi detyrimin për këtë shoqëri, por nga
ana tjetër nxiti dhe xhelozinë italiane. Kontarini propozoi, dhënien brenda muajit të
koncesionit të kërkuar nga Shoqëria e Hekurudhave Italiane, i cili nuk ishte në kundërshtim
me atë anglez.82
Në përfundim të punimeve të tij, Kuvendi më 2 mars 1925, miratoi nenin e fundit të
Statutit dhe zgjedhjen e 12 senatorëve. Pas votimit rezultuan fitues Sami Vrioni me 53 vota,
Eshref Frashëri 53, Shefqet Vërlaci 53, Hafiz Xhemali 53, Shuk Serreqi 53, Petro Harito 52,
Pandeli Evangjeli 51, Salih Vuçiterni 51, Eqrem Vlora 51, Nazif Dervishi 50, Zia Toptani 46
dhe Spiro Papa 42 me vota.83
Në mbështetje të nenit 49 të Statutit, Kryetari i Republikës
emëroi dhe gjashtë senatorë të cilët ishin Abdurrahman Dibra, Isuf Gjinali, Andon Beça,
Halit Roji, Pjetër Deda (më vonë Gjon Çoba), Ibrahim Xhindi.84
Kështu u plotësua numri 18 i
77
Bisedimet e Kuvendit Kushtetues 1925, 1124. 78
Po aty, 1145-1148. 79
DDI, Seria VII. Vol. III. Dok. 705, f. 441. Telegram i Musolinit për Solan, 2 shkurt 1925. 80
Bisedimet e Kuvendit kushtetues 1925, 1009. 81
Ligje, Dekret Ligje e Rregullore 1925, 20-21. 82
Paskal Milo, Politika e jashtme e Shqipërisë I, (Tiranë: Toena, 2013), 678. 83
Bisedimet e Kuvendit Kushtetues 1925, 1238. 84
Shqipenija me 1937, Vëllimi I, (Tiranë: Kristo Luarasi, 1937), 59-60.
XXVI
senatorëve. Kuvendi Kushtetues duke realizuar detyrën për të cilën ishte rimbledhur i dha
fund punimeve duke u shpërndarë.
Statuti republikan përbëhej nga 142 nene dhe ishte i ndarë në katër kapituj të cilët
ishin, “Formimi i shtetit”, “Dispozita të ndryshme”, “Të drejtat e qytetarëve” dhe “Dispozita
të mbrapme”. Kapitulli i parë ishte i ndarë në katër pjesë, “Dispozita të përgjithëshme”,
“Pushteti Legjislativ”, “Kryesia e Republikës”, “Pushteti gjyqësor”.85
Ky Statut, ishte
ndërtuar duke marrë për bazë kushtetutat e atëhershme të Francës, Zvicrës, Italisë dhe të
Austrisë.86
Pushteti legjislativ ushtrohej nga Senati dhe Dhoma e Deputetëve. Sesionet
fillonin më 13 mars - 31 maj dhe më 15 shtator - 15 dhjetor të çdo viti. Senati shqyrtonte
ligjet e pranuara nga Dhoma e Deputetëve para se të shkonin tek Kryetari i Republikës dhe
projektligjet e refuzuara nga ai, nuk mund të paraqiteshin në atë sesion përsëri. Nëse kishte
konflikt mes Senatit dhe Dhomës së Deputetëve atëherë kryetari i Republikës e shpërndante
këtë të fundit.87
Në Statut ishte përcaktuar parimi i ndarjes së pushteteve dhe i pavarësisë së tyre. Në
këtë mënyrë, Dhoma e Deputetëve kontrollonte qeverinë dhe mund të akuzonte ministrat.
Nga ana tjetër në lidhje me pushtetin gjyqësor ishte vendosur që gjykatat ishin të pavarura, se
asnjë pushtet nuk mund të përzihej në punët gjyqësore. Gjithashtu gjyqtarët e kishin të
ndaluar rreptësisht të merreshin me politikë.88
Në të vërtetë këto “pavarësi” e humbnin
fuqinë, para pushtetit të madh që iu dha Kryetarit të Republikës.
Një hapësirë e veçantë në Statut ishte dhënë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Të
gjithë shtetasit ishin të barabartë përpara ligjit dhe gëzonin të drejtat civile, politike dhe të
punësimit të barabartë, garantohej liria personale e tyre dhe askush nuk mund të ndiqej e të
burgosej veçse në bazë të ligjit, garantohej liria e fjalës, e shtypit, e drejta e pronës dhe e
banesës. Vetëm shtetasit shqiptarë mund të nxirrnin gazeta sipas ligjit, ndalohej konfiskimi i
pronës vetëm kur e kërkonte interesi publik dhe kjo do të dëmshpërblehej nga shteti, ndalohej
tortura, dhe çdo njeri i blerë apo skllav sapo të shkelte në tokën shqiptare, bëhej i lirë.89
Statuti i dha Kryetarit të Republikës pushtet të madh. Ai ishte kreu më i lartë i shtetit,
komandant i forcave të armatosura, emëronte dhe shkarkonte ministrat, nëpunësit e lartë të
shtetit, oficerët e fuqive të armatosura, bënte marrëveshje dhe traktate me shtete të huaja, por
duhej të merrte pëlqimin e dy dhomave, kishte të drejtën e vetos, shpërndante dhomën e
deputetëve nëse nuk votëbesonin për dy herë rresht qeverinë. Kishte të drejtën e faljes,
amnistisë, shpalljes së shtetrrethimit. Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët emëroheshin nga
Kryetari i Republikës me propozim të Ministrisë së Drejtësisë mbi bazën e zgjedhjes së bërë,
nga një komision i posaçëm.90
Në shumicën e rasteve forma e regjimit që u vendos në
Republikën e viteve 1925-28 është krahasuar shpesh me formën e qeverisjes së SHBA. Në të
vërtetë, “nga pushteti që i dha Statuti, Kryetari i Republikës pajisej me kompetenca mjaft të
85
Fletorja Zyrtare, nr. 8, Tiranë, 7 mars 1925, 1-8. 86
F. Gjilani, Shteti dhe e drejta…, 201. 87
Statuti Themeltar i Republikës…, 4-18. 88
Fletorja Zyrtare, nr. 8, Tiranë, 7 mars 1925, 1-8. 89
Statuti Themeltar i Republikës…, 30-33. 90
Po aty, 20-23.
XXVII
gjëra, që edhe presidenti i SHBA do t’i kishte zili”.91
Ky Statut i dha vendit një qeveri
parlamentare duke i akorduar Presidentit fuqi pothuaj diktatoriale.92
Më 14 mars 1925 u dekretua, ligji i zgjedhjeve. Ato do të ishin me votim të tërthortë
me dy raunde, do të zgjidhej një deputet për 15 mijë banorë dhe për çdo fraksion 7.500
banorë e lart. Për çdo 250 banorë shtetas shqiptarë, do të zgjidhej një zgjedhës i dytë. Të
drejtën për të votuar e kishin meshkujt mbi moshën 18 vjeç. Nuk kishin te drejtë vote gratë,
personat me probleme mendore, të arrestuarit, të dënuarit, të falimentuarit në aktivitete
private, shurdhmemecët, lypësit, ushtria, xhandarmëria, oficerët, nënoficerët me agjentët e
policisë. Për zgjedhësit e parë votimi do të fillonte më 17 prill, ndërsa për zgjedhësit e dytë
më 17 maj 1925.93
Siç vërehet ky ligj, privoi nga e drejta e votës, një pjesë të madhe të
shqiptarëve.
Në kuadrin e forcimit të pushtetit, një çështje e rëndësishme për Zogun, ishte
riorganizimi i xhandarmërisë shqiptare. Kjo detyrë iu caktua britanikut Valter Stirling (Walter
Stirling), një bashkëpunëtor i vjetër i tij, pasi kishte ardhur në Shqipëri që në vitin 1923 si
këshilltar në Ministrinë e Brendshme. Përzgjedhja e tij, synonte si në rastin e shoqërisë së
naftës anglo-persian të tërhiqte më shumë Anglinë dhe të ekuilibronte prezencën italiane në
Shqipëri. Në kujtimet e tij Stirlingu tregon se, “Zogu e kuptoi që domosdoshmëri e parë, ishte
për të vendosur sigurinë në vend dhe për ketë qëllim ishte e nevojshme një xhandarmëri e
klasit të parë”.94
Ai i kërkoi Stirlingut të ndërhynte pranë qeverisë angleze për të siguruar një
grup oficerësh britanikë, për riorganizimin e xhandarmërisë. Përgjigjja ishte se “qeveria
britanike nuk mund të jepte oficerë britanikë për qeverinë shqiptare, por nuk mund të
ndalonin qeverinë shqiptare, të punësonte subjekte britanike jo në shërbim të qeverisë
britanike”.95
Me këtë deklaratë ajo justifikohej zyrtarisht para Italisë, por nga ana tjetër
krijonte një hapësirë për rritje të prezencës britanike në Shqipëri. Stirlingu rekrutoi 9 oficerë
dhe filloi punën.
Në veprimet e tyre oficerët anglezë hasën shpeshherë në kundërshtimin e kolegëve
shqiptarë. Gjatë inspektimeve u zbuluan shumë parregullsi. Për të eliminuar këtë u hartuan
rregullore të posaçme, si ajo e vitit 1925, për marrëdhëniet e xhandarmërisë me degët e
administratës ku përcaktohej se, “organizatori dhe inspektori i përgjithshëm i xhandarmërisë
ishin përgjegjës tek Kryetari i Republikës”.96
Kështu që Stirlingu, fitoi mundësinë e kontaktit
dhe informimit të drejtpërdrejtë të Zogut, përkrahja e të cilit ndaj oficerëve britanikë nuk
mungoi. Pas vjeshtës së vitit 1926 xhandarmëria u drejtua nga gjeneral major Joklin Persi
(Jocelyn Percy).97
Profesionalizmi i ushtarakëve anglezë bëri që xhandarmëria shqiptare të
kthehej në një trupë ushtarake të rregullt, që ndihmoi në vendosjen e rendit dhe të qetësisë
publike aq të nevojshme për vendin.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua riorganizimit të ushtrisë shqiptare. Drejtues i
Komandës së Përgjithshme të Fuqisë Armate, u caktua Xhemal Araniti. Në shkurt 1925 u
91
A. Anastasi, Historia e të drejtës…, 76. 92
Hugh H. Grant, Mbreti Zog siç e kam njohur, (Tiranë: Emal, 2002), 20. 93
Fletorja Zyrtare, nr. 10, Tiranë, 14 mars 1925, 1-8. 94
Walter. F. Stirling, Safety Last, (London: Hollis and Carter, 1953), 132. 95
Pranvera Teli (Dibra), Shqipëria dhe diplomacia angleze 1919-1927, (Tiranë: Ada, 2005), 299. 96
Ligje, Dekret Ligje e Rregullore 1925, 165. 97
P. Teli (Dibra), Shqipëria dhe diplomacia…, 303.
XXVIII
krijua Komanda e Mbrojtjes Kombëtare, ose Shtatmadhëria, që ishte bashkimi i Komandës së
Xhandarmërisë me atë të Fuqisë Armate. Në krye të saj u caktua Gustav von Mirdash.98
Për
të zgjidhur mungesën e kuadrove ushtarakë, që shumë prej tyre ishin larguar nga vendi si
përkrahës të Nolit, u parashikua hapja e shkollave ushtarake. Rëndësi e posaçme iu kushtua
rekrutimit dhe ashpërsimit të dënimeve për ata që nuk kryenin shërbimin ushtarak. Në dhjetor
të vitit 1925 u krijua Inspektoriati i Përgjithshëm i Ushtrisë në krye të të cilit u vu kolonel
Leon de Gilardi.99
Pas dhënies së koncesionit shoqërisë angleze, u rrit shumë presioni italian, për të
marrë koncesione në Shqipëri. Shumë shpejt u arrit një kompromis dhe qeveria shqiptare më
9 mars 1925 nënshkroi marrëveshjen mbi dhënien e koncesionit të vajgurit Shoqërisë së
Hekurudhave të shtetit italian me përfaqësues Ugo Pilotin. Sipërfaqja e kërkimit do të ishte
50.000 hektar dhe ajo e shfrytëzimit do të ishte 30.000 hektarë. Koncesioni do të ishte deri
më 31 dhjetor 1985.100
Koncesioni tjetër që u nënshkrua në mars 1925 ishte ai për Bankën. Edhe në këtë
fushë rivaliteti ka qenë mes Anglisë dhe Italisë. Fillimisht pretendent, ka qenë grupi anglez
“Midland Bank”, por qeveria italiane nuk mund ta lejonte këtë, sepse do të humbiste synimin
e saj për të ndërhyrë në Shqipëri. Musolini, iu drejtua qarqeve ekonomike serioze dhe të
kualifikuara si Mario Alberti, Drejtor i Përgjithshëm i Kreditit Italian dhe ekspert financiar
me autoritet.101
Nga ana tjetër, Zogu autorizoi M. Libohovën që të hynte në bisedime të
fshehta me U. Solën, të cilit iu deklarua se qeveria shqiptare ishte e gatshme të tërhiqej nga
bisedimet për Bankën me grupin anglez dhe të hynte në negociata me italianët. Për këtë u
kërkua urgjentisht një hua 2 milion lira stërlina për të përballuar situatën e rëndë të vendit. Në
Romë u ra dakord dhe gjysma e parë do të jepej kur të fillonin bisedimet dhe gjysma tjetër
kur të përfundonin.102
Konventa për krijimin e Bankës së Shqipërisë u nënshkrua më 11 mars
1925 në Tiranë mes M. Libohovës, ministër i Financave dhe zëvendësministër i Punëve të
Jashtme të Shqipërisë dhe M. Albertit, përfaqësues i grupit financiar italian, i rekomanduar
nga qeveria italiane. Kapitali nominal do të ishte prej 12.5 milion frangash ari. Sipas
marrëveshjes shtetasit shqiptarë kishin të drejtë të zotëronin deri në 49% të kapitalit aksionar.
Konventa ishte për 50 vjet me të drejtë shtyrje. Në nenin 18 thuhej se Banka ishte e detyruar,
që brenda një muaji nga fillimi i aktivitetit të saj, të krijonte Shoqërinë për zhvillimin
ekonomik të Shqipërisë.103
Në marrëveshjen e arritur mbi aksionet e Bankës, megjithëse aksionerët e huaj do të
kishin 51% të tyre, grupi financiar italian rrezikonte shumicën pasi aksionerë, do të ishin dhe
banka të tjera të huaja. Për të siguruar shumicën absolute, duhej ulur numri i aksionerëve
shqiptarë. Në funksion të kësaj Musolini nga fundi i marsit 1925, udhëzonte Duracon që,
30% e kapitalit shqiptar duhet të arrihej të nënshkruhej nga shqiptarë rezident në Itali, të cilët
shumë shpejt do t’ia kalonin këto aksione grupit italian. Për sa i përket 19% të mbetur, duke
qenë se nuk arritën të regjistroheshin, kjo kuotë i kaloi grupit financiar italian. Shumë pak
98
Fatmira Musaj, “Riorganizimi i forcave të armatosura në Shqipëri (1925-1928)”, në Studime Historike, nr. 3-
4. (Tiranë: KRISTALINA-KH, 2013), 133. 99
K. Dervishi, Historia e shtetit…, 237. 100
Ligje, Dekret Ligje e Rregullore 1925, 63-72. 101
A. Cici, Marrëdhëniet shqiptaro…, 67. 102
P. Milo, Politika e jashtme…, 679. 103
Fletorja Zyrtare, nr. 15, Tiranë, 18 prill 1925, 1-3.
XXIX
aksione morën shqiptarët.104
Synimi italian u arrit shumë shpejt, pasi në marrëveshje të
fshehtë mes M. Libohovës dhe grupit financiar italian u regjistruan si aksionerë Ajet bej
Libohova, Ekrem bej Vlora dhe Neshat Pashë Vlora. Këta zotëronin rreth 25% të aksioneve
shqiptare. Pas shtatorit të vitit 1925 i shitën këto aksione tek grupi financiar italian.105
Nga
ana tjetër, M. Libohova mbajti të fshehtë pjesët ku përcaktohej afati i pjesëmarrjes së
shqiptarëve për të blerë aksione dhe me përfundimin e tij, ato i kaluan grupit financiar italian.
Duhet theksuar se qeveria shqiptare mori nisma për të rritur numrin e aksionerëve shqiptarë. I
tillë ishte urdhri ku detyrohej çdo funksionar i shtetit, me një rrogë mujore 100 fr. ari e lart, të
blinte aksione të Bankës për shumën e një rroge, ose shpërblimi mujor.106
Megjithatë, kjo
nismë nuk solli ndryshim të ndjeshëm, në kuotën e aksioneve shqiptare.
Në kuadrin e marrëveshjes për Bankën, më 23 prill 1925 u krijua SVEA (Shoqëria për
Zhvillimin Ekonomik të Shqipërisë, me qendër në Romë), me qëllim që t’i siguronte një hua
prej 50 milion fr. ari qeverisë shqiptare, për të financuar punët botore në Shqipëri.107
Si
garanci për huanë nga shteti shqiptar do të ishin të ardhurat nga doganat që ishin 6 milion fr.
ari dhe monopolet e shtetit mbi kripën, letrat e cigareve dhe shkrepset, që ishin 2.5 milion fr.
ari. Sipas marrëveshjes huaja do të përdorej për kryerjen e punimeve botore në Shqipëri, për
ndërtim kanalesh, urash, rrugësh, hekurudhash, për përmirësimin e tokave, zhvillimin e
bujqësisë etj.108
Megjithëse vendi kishte nevoja të mëdha financiare, huaja e arritur kishte
kushte të rënda. Vërtetë Shqipëria do t’i merrte këto pesëdhjetë milionë, por ajo zotohej se do
të shlyente shtatëdhjetë e një milion fr. ari. Dhe interesi zyrtar prej 7.5% llogaritej jo mbi
bazën e pesëdhjetë milionëve, por të shtatëdhjetë e një milionëve. Kësisoj Shqipëria duhej t’i
paguante 13% interes, që duhej të derdhej çdo gjashtëmujor, huadhënësve italianë.109
Çështja
e Bankës dhe e huasë u kritikua nga grupe të caktuara të shoqërisë shqiptare, duke i cilësuar
si të dëmshme dhe të rrezikshme për kombin dhe shtetin.110
U kritikuan interesi i lartë që do
të paguhej, mbledhja e arit shqiptar, dërgimi i tij në Romë dhe zëvendësimi me bankonota.111
Zgjedhjet që u bënë në periudhën prill-maj 1925, kaluan pa probleme, por me
pjesëmarrje të vogël. Me largimin e opozitës jashtë Shqipërisë dhe me ligjet e ashpra të
miratuara, që godisnin kundërshtarët politik, ato përfunduan me fitoren e plotë të përkrahësve
të A. Zogut, duke sjellë në shërbim të tij, një parlament të nënshtruar.112
Këto zhvillime u
kundërshtuan edhe nga shqiptarët jashtë vendit. Gazeta “Bisedimet”, që dilte në Kajro të
Egjiptit shkruante në maj 1925 se “kjo Dhomë që do të mblidhej kishte 31 deputetë të
emëruar nga qeveria dhe 23 të zgjedhur si kandidatë qeveritarë dhe kishte vetëm 3
indipendentë. Dihej se 57 deputetët ishin memecë dhe mund dhe të shurdhët”.113
104
Alessandro Roselli, Italia e Albania: relazioni finanziarie nel ventennio fascista, (Bolognia: Il Mulino,
1986), 65. 105
Kristo Frashëri, Monedha, Krediti dhe Banka e Shqipërisë gjatë shekujve, (Tiranë: Toena, 2011), 98. 106
Gazeta e Korçës, nr. 187, Korçë, 23 maj 1925, 1, artikulli “Formimi i Bankës Kombetare”. 107
Historia e Bankës Qendrore në Shqipëri, (Tiranë: Shtypshkronja e Bankës së Shqipërisë, 2003), 22. 108
Iljaz Fishta, Sistemi monetar dhe i kreditit në Shqipëri (1925-1944), (Tiranë: Mihal Duri, 1971), 43. 109
Albert Mousset, Shqipëria përballë Europës (1912-1929), (Tiranë: Dituria, 2004), 71. 110
Gazeta Republika, nr. 12, Shkodër, 21 prill 1925, 1. 111
Telegraf, nr. 80, 16 nëntor 1927, 2, artikulli “ Si duhet t’i shpjegojmë mardhëniet shqiptaro-italiane”. 112
A. Mousset, Shqipëria përballë…, 68. 113
Gazeta Bisedimet, nr. 16, Kajro, 28 maj 1925, 1, artikulli “Dhoma e memeceve trashegon dhomen e
gjishtit”.
XXX
Parlamenti i dalë nga zgjedhjet i filloi punimet më 1 qershor 1925, me mbledhjen e
përbashkët të dy dhomave. Në mesazhin e tij, Zogu u shpreh se do të respektohej Statuti, do
të riorganizohej xhandarmëria dhe do të përmirësohej administrata. Ai foli për marrëdhënie të
mira me fqinjët, për caktimin definitiv të kufirit me shtetin serbo- kroato-slloven, zhvillim
ekonomik të vendit, zhvillim të arsimit, ndërtimin e rrugëve, zhvillimin e bujqësisë dhe
ndihmë për bujqit.114
Parlamenti i ri zhvilloi një veprimtari të gjerë duke miratuar një numër
të madh koncesionesh, marrëveshjes, ligjesh etj. Shpeshherë u përfshi nga debate të ashpra
politike, ku në shumicën e rasteve qëllimi i tyre ishte realizimi i synimeve të Zogut, ose për
përfitime politike nga vetë pjestarët e tij.
Në vitet 1925-1928, parlamenti për funksionimin e tij përveç Statutit, përdori edhe
Rregulloren e miratuar në vitin 1923, ku ishin saktësuar ndër të tjera mënyra e betimit të
deputetit, mënyra e zgjedhjes së kryesisë dhe detyrat e saj, numri i komisioneve sipas fushave
dhe funksionimi i tyre, koha e të folurit të deputetëve në sallë, sanksionet për mungesat pa
leje, interpelancat, mënyra e votimit të ligjeve dhe e mbajtjes së procesverbaleve, mënyra e
përfaqësimit të parlamentit, shpenzimet etj.115
Duke qenë se ai kishte dy dhoma edhe për
funksionimin e Senatit u miratua në vitin 1925, një Rregullore e brendshme e tij, duke
saktësuar formulën e betimit të senatorëve, zgjedhja e parisë dhe detyrat e saj. Do të
funksiononin tre komisione, të cilët do të mbulonin shumë fusha. U përcaktua mënyra e
organizimit të mbledhjeve të Senatit, të drejtat dhe detyrimet e senatorëve, mënyra e
shqyrtimit të ligjeve, lutjeve, mbajtja e procesverbaleve, mënyra e votimit, përfaqësimi i
Senatit, dhe u parashikuan saktë raportet e tij me Dhomën e Deputetëve.116
Një vend të veçantë gjatë punimeve të parlamentit zunë koncesionet e marsit 1925 me
Italinë dhe ato me shtetet e tjera. Pak përpara diskutimit të tyre, M. Tutulani bashkë me një
grup tjetër deputetësh kërkuan, që të krijohej një Komision parlamentar i përhershëm, që të
kontrollonte çdo veprim qeveritar mbi aplikimin e mirë të kushteve të koncesioneve dhe
shpenzimit të huasë, vetëm për punët që caktoheshin në konventë. Kjo u kundërshtua nga M.
Libohova që deklaroi se, kërkesa ishte antikushtetuese dhe nëse deputetët nuk kishin besim
tek qeveria dhe ministri, mund t’i rrëzonin me votë. Ai i akuzoi ata se me këtë propozim, po
kërkonin që të merrnin nën kontroll Bankën Kombëtare dhe ca më shumë, grupin financiar
italian. Propozimi i M. Tutulanit u vu në votim, por mbeti në pakicë. Kjo solli kundërshtime
në sallë dhe mbledhja u ndërpre.117
Po të shikohet me vëmendje, propozimi i bërë ishte i
arsyeshëm dhe i bazuar. Ata e njihnin mirë njeri-tjetrin dhe nga kjo kërkesë, kuptohej që
kishin filluar dyshimet e para për përfitime të paligjshme nga marrëveshjet. Vetë M.
Libohova nuk dha argumente, vetëm sa e maskoi problemin si tendencë të deputetëve, për të
vënë nën kontroll grupin financiar italian. Në këtë mënyrë ai e etiketoi propozimin si politik
dhe kjo solli tkurrjen e deputetëve. Duhet theksuar se një nga firmëtarët e kërkesës për
krijimin e komisionit parlamentar ishte Jak Koçi, bashkëpunëtor i ngushtë i Zogut. Nga kjo
kuptohet që ai, ishte në dijeni të shumë zhvillimeve që kishin ndodhur dhe qëndrimet e
bashkëpunëtorëve të tij, ishin sinjale për goditjet politike që do të bëheshin në të ardhmen.
114
Bisedimet e Dhomës së Deputetëve 1925, 1-5. 115
Rregullorja e Parlamentit (Tiranë: Nikaj, 1923), 1-22. 116
Rregulloreja e brendëshme e Senatit, (Tiranë: Mbrothësija, 1925), 1-40. 117
Bisedimet e Dhomës së Deputetëve 1925, 97-98.
XXXI
Marrëveshja për Bankën dhe huanë SVEA, u diskutua në parlament më 23 qershor
1925, ku H. Delvina paraqiti raportin e Komisionit të Financave dhe Ekonomisë dhe
konkluzioni ishte se, konditat e marrëveshjes ishin të arsyeshme dhe të dobishme për shtetin
shqiptar prandaj duhet të pranoheshin. Aty u bë një shtojcë e vogël, me disa rregullime
teknike, ku u kërkua që shoqëritë që do të merrnin pjesë në punët botore dhe sidomos ato në
ndërtimin e rrugëve, duhet të merrnin punëtorë shqiptarë, të paktën 75%, ndërsa ekspertët dhe
teknikët mund të ishin të huaj ose shqiptarë.118
Marrëveshjet u miratuan unanimisht nga
deputetët më 23 qershor 1925.
Në Senat ato u diskutuan më 30 qershor 1925 dhe ndryshe nga Dhoma e Deputetëve u
vërejtën kundërshtime për disa pika të marrëveshjeve. I. Xhindi u shpreh kundër vendosjes së
Këshillit Administrativ në Romë, “pasi shqiptarët, për çdo kundërshtim që të lindte nuk mund
të shkonin atje”.119
Gjithashtu, senatorë të veçantë kërkuan që të shtyhej afati i regjistrimit të
aksionerëve shqiptarë, që kishte qenë deri në fund të majit dhe shumë prej tyre kishin mbetur
pa u regjistruar. Senatori N. Dervishi kërkoi që pagimi i huasë të bëhej 100% në fr. ari, sepse
mund të ndryshonte kursi i liretës dhe mund të detyrohej shteti shqiptar të paguante shumë
më tepër sesa kishte marrë.120
Megjithatë zërat kundërshtues mbetën të pakët dhe Senati i
miratoi marrëveshjet, siç ishin paraqitur.
Një pikë e rëndësishme për pushtetin e Zogut, ishte sigurimi i besnikërisë së
bajraktarëve të veriut. E para, sepse ata ishin mësuar të jetonin në shekuj në një vetëqeverisje
gjysmë autonome në territoret e tyre të vogla dhe për këtë arsye shteti kishte vështirësi në
vendosjen e autoritetit të tij. E dyta, duke qenë në zonat kufitare me Jugosllavinë, kishin
lidhje edhe përtej kufirit, dhe mund të përdoreshin si pikëmbështetje për nisma të ndryshme
kundër qeverisë. Në funksion të kësaj, ai thirri në Tiranë më 26 qershor 1925, bajraktarët e
Malësisë së Shkodrës, Kosovës dhe Dibrës, të cilët u pritën me nderime të mëdha dhe i
deklaruan besnikërinë Zogut.121
Kuptohet që për këtë, ata u shpërblyen. Në këmbim të besës
së dhënë, u graduan me titullin e oficerit rezervë dhe iu premtua se do t’u lidhej një rrogë
mujore.122
Në korrik të vitit 1925 në parlament u diskutuan dhe miratuan disa koncesione me
shoqëri të huaja. Më 8 korrik u diskutua koncesioni me Shoqërinë Italiane të Hekurudhave
dhe debatet ishin nëse kishte ndonjë ndryshim me atë të Shoqërisë Anglo-Persiane. Sipas
ministrit K. Kota, ndryshimi i vetëm ishte se, kur prodhimi i naftës do të arrinte 50.000 ton
shoqëria do të ngrinte një rafineri në Shqipëri për përpunimin e saj. Deputetët kërkuan nga
qeveria që të zgjidhej problemi me një shoqëri franceze, e cila kishte bërë kërkesë për të
njëjtin territor. Koncesioni u miratua me vota unanime më 10 korrik 1925.123
Më 11 korrik u
miratua koncesioni me Shoqërinë Italiane të Minierave të Selenicës, përfaqësuar nga ing.
Gjovani Nobili (Giovanni Nobili). Shoqëria do të merrte një sipërfaqe kërkimi prej 2140
hektarësh, me të drejtë shfrytëzimi 800 hektarë, dhe afat përdorimi 50 vjet. Ajo do të kishte të
118
Po aty, 110. 119
Bisedimet e Senatit 1925, 102. 120
Po aty, 106-107. 121
Kristo Dako, Shënime historike nga Jeta dhe Veprat e Nalt Madhërisë së Tij Zogu i Parë Mbreti i
Shqiptarëve, (Tiranë: Kristo Luarasi, 1937), 134; Gazeta Dajti, nr. 84, 28 qershor 1925, 1, artikulli
“Ceremonië e të përtrimunit të besës”. 122
Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX, (Tiranë: Ideart, 2004), 149. 123
Bisedimet e Dhomës së Deputetëve 1925, 257-258.
XXXII
drejtë tregtimi të vajgurit, hidrokarbureve të forta, të lëngëta e të gazta e rërave bituminoze.
Leja e kërkimit do të ishte për tre vjet me të drejtë shtyrjeje.124
Më 14 korrik u miratua
koncesioni me shoqërinë amerikane “Standart Oil Company”. Marrëveshja u nënshkrua nga
K. Kota dhe Eugjen Shefid (Eugene Sheffieid). Shoqëria kishte të drejtë të bënte kërkime në
një sipërfaqe prej 80 mijë hektarësh. Periudha e kërkimeve do të ishte për tre vjet me të drejtë
shtyrjeje. Sipërfaqja e shfrytëzimit do të ishte 50 mijë hektarë. Për këtë do të krijohej
kompania e veprimit “Americano-Albanian Oil Company”. Afati i koncesionit do të ishte
deri më 31 mars 1985. Ai u miratua në unanimitet.125
Po atë ditë u diskutua dhe miratua
koncesioni me shtetasin anglez Herbert H. Rushton me një sipërfaqe kërkimi 20 mijë hektar,
ku nga këta do të zgjidheshin për shfrytëzim 10 mijë hektar.126
Më 2 maj 1925 u miratua Traktati i Tregtisë dhe Lundrimit mes Shqipërisë dhe
Italisë.127
Ky u diskutua në parlament në korrik 1925. Traktati ishte i ndërsjellë, por duke
qenë se Shqipëria ishte e dobët ekonomikisht, dhe e pastabilizuar mirë, përfitimet kryesore do
të shkonin për Italinë. Deputetë të caktuar e kundërshtuan traktatin, pasi binte ndesh me
dekretligjin mbi ndalimin e tranzitit dhe u gjykua se do të sillte pasoja për vendin. Sipas F.
Vokopolës, “traktati ishte i dëmshëm për Shqipërinë, pasi ajo nuk kishte një buxhet të
balancuar dhe një tarifë doganore të studiuar mbi baza teknike”.128
Megjithatë kjo ankesë,
nuk u mor parasysh nga shumica parlamentare. Pas debateve të bëra për këtë çështje, u
vendos që të mos ndërhyhej në Traktat, por në funksion të tij, do të modifikohej ligji për
tranzitin që ishte në fuqi.129
Në verën e vitit 1925 u shfaq çështja e Shën Naumit dhe Vermoshit. Këto territore i
ishin njohur Shqipërisë nga Konferenca e Ambasadorëve të Parisit që në vitin 1922, por
gjithmonë Jugosllavia nuk kishte rënë dakord. Qeveria shqiptare refuzoi të bënte negociata
direkte me Jugosllavinë për këtë çështje, por e ndodhur nën presionin e Fuqive të Mëdha u
tërhoq.130
Zogu i ndodhur nën presion të madh brenda dhe jashtë Shqipërisë, zgjodhi që
peshën politike të këtij vendimi ta shpërndante tek pushteti legjislativ. Për këtë rast u përdor
neni 141 i Statutit, i cili ndër të tjera sanksiononte se, me propozim të Kryetarit të Republikës
të dy trupat legjislative mund të merrnin vendim me 2/3 për ndërrimin e artikujve të Statutit.
Më 16 korrik 1925 në mbledhjen e Asamblesë Legjislative M. Libohova, kërkoi
autorizimin e saj, që qeveria shqiptare të hynte në diskutime me qeverinë jugosllave për
shkëmbime territoresh.131
Më 17 korrik, Komisionet e Jashtme të dy dhomave, në raportin e
paraqitur kërkuan, që Asambleja t’i jepte autorizimin qeverisë shqiptare për të hyrë në
bisedime me qeverinë jugosllave. Në shpjegimin e tij, Mehdi Frashëri deklaroi se, shteti
shqiptar përfitonte nga dhënia e Shën Naumit, fshatin Peshkopi ku banonin 60 familje
shqiptare dhe sigurohej rruga Korçë-Pogradec-Elbasan. Vermoshi i mbetej Shqipërisë, e nga
ky territor Jugosllavisë i jepej një pjesë e vogël. Nga ky shkëmbim do të përfitohej tregtia e
124
Fletorja Zyrtare, nr. 18, Tiranë, 7 maj 1925, 1-3. 125
Bisedimet e Dhomës së Deputetëve 1925, 413-421. 126
Po aty, 422-424. 127
Ligje, Dekret Ligje e Rregullore 1925, 170-212. 128
Bisedimet e Dhomës së Deputetëve 1925, 407. 129
Po aty, 412. 130
P. Milo, Politika e jashtme…, 705. 131
Bisedimet e Asamblesë Legjislative, (Tiranë: Kristo. P. Luarasi, 1925), 14.
XXXIII
lirë me Gjakovën e Dibrën e Madhe si dhe punimi i lirë i tokave afër kufirit.132
Kundër
marrëveshjes reaguan ashpër deputetët e veriut. Më 18 korrik 1925, Komisioni i përbashkët i
të dy dhomave i bëri një shtesë art. 2 të Statutit, ku u vendos se ndryshimi i kufirit mund të
bëhej, vetëm duke marrë vendim në bazë të dispozitave të art. 141 të Statutit. Kundër këtij
propozimi votoi një senator dhe shtatë deputetë. Një deputet abstenoi. Fakt është se kundër
votuan dhe përkrahës të deklaruar të Zogut si Kol Mjeda, Nrek Kiçi, Tef Gera etj. Propozimi
i qeverisë që Asambleja Legjislative të pranonte në parim një shkëmbim toke mes dy shteteve
dhe të autorizonte qeverinë të hynte në marrëveshje u miratua me 42 vota pro, 9 kundër dhe 1
abstenim.133
Më 14 tetor 1925, Asambleja u mblodh për të ratifikuar ndryshimet e kufijve dhe
i pranoi ato.
Në verën e vitit 1925 me masat që ishin marrë, gjendja e vendit po shkonte drejt
stabilizimit, por pushteti i A. Zogut nuk ishte totalisht i sigurtë. Në periudhën korrik-gusht
1925 u fol për një komplot ndaj tij. Sipas autorit K. Çekrezi në ketë lojë ishin të përfshirë
Kryetari i Senatit, E. Frashëri dhe ministrat C. Kryeziu dhe M. Libohova. Ata tentuan të
organizonin një puç për rrëzimin e A. Zogut. Në një mbledhje të fshehtë që u mbajt në Korçë
në korrik 1925 me iniciativën e M. Libohovës, u biseduan mjetet dhe mënyrat për të kufizuar
fuqinë e Zogut, si President i Republikës.134
Për të ndalur këtë, Zogu veproi me shpejtësi
duke dërguar Hysni Demën bashkë me trupat ushtarake në Korçë dhe vendosi situatën nën
kontroll. E. Frashëri dha dorëheqjen. Po ashtu edhe C. Kryeziu që përdori si pretekst të saj,
dërgimin e trupave qeveritare në Korçë pa u këshilluar më të, gjë e cila i kishte cenuar
dinjitetin.135
Pas kësaj, Zogu i kërkoi dorëheqjen gjithë kabinetit. Me lëvizjet e bëra ai shpëtoi
nga kërcënimi dhe neutralizoi me zgjuarsi kundërshtarë politikë të fuqishëm. Më 28 shtator
1925 u formua qeveria e re, ku Musa Juka u caktua ministër i Punëve të Brendshme dhe
Botore.136
Kështu në skenën politike shqiptare doli një figurë e re komplekse, që vetëm me
ndonjë largim të shkurtër, do ta shoqëronte Zogun deri në fund.
Këto zhvillime politike evidentuan dhe kritikat e para nga brenda vendit për mënyrën
e funksionimit të regjimit të vendosur në Shqipëri, ndonëse këta mbetën zëra të veçuar.
Gazetari Jorgji Meksi në një shkrim në gazetën “Labëria”, në tetor 1925, theksonte ndër të
tjera se, qeveria nuk jepte informacion për shumë gjëra. Rrëzohej kabineti dhe ministrat
jepnin dorëheqje veç e veç, Kryetari i Senatit jepte dorëheqje pasi ishte i përfshirë në komplot
dhe populli nuk e merrte vesh, Zogu ishte dhe Kryetar Republike edhe Kryeministër,
parlamenti ishte i dobët pasi jeta politike bëhej jashtë tij dhe Kryetari i Republikës që kishte
gjithë këto kompetenca, duhej të pranonte dhe kritikat për veprimet e gabuara që bënin
ministrat. Sipas tij, “Këtu në Shqipëri duam të kemi një jetë politike parlamentare
konstitucionale, por nuk do ta kemi dot, mbi këto baza që e vumë”.137
Kjo ishte hera e parë
nga brenda vendit, që regjimi kundërshtohej kaq hapur.
Shumë nga koncesionet e dhëna filluan të përfliteshin, për afera korruptive. Kjo pasi,
shumë prej firmëtarëve të tyre, “ngritën vila, blenë aksione, çifligje dhe apartamente në
132
Po aty, 22. 133
Po aty, 35, 37, 46. 134
C. H. Chekrezi, Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë, (Washington. D. C, 1951), 23. 135
Dajti, nr. 98, 24 shtator 1925, 4, artikulli “Kopja e shkresës dorheqjes ministrit P. të Mbrendshme”. 136
K. Dervishi, Historia e shtetit…, 248. 137
Gazeta Labërija, nr. 26, Gjirokastër, 11 tetor 1925, 1, artikulli “Ca gjykime mbi regjimin parlamentar”.
XXXIV
Europë”.138
Në tetor të vitit 1925 disa deputetë ngritën akuza të rënda për M. Libohovën dhe
më 24 tetor Dhoma e Deputetëve mori vendimin për krijimin e një komisioni parlamentar për
të shqyrtuar veprimtarinë e tij gjatë kohës që kishte qenë ministër i Financave dhe
zëvendësministër i Punëve të Jashtme.139
Kërkesa për ngritjen e komisionit nxori në shesh
ndasitë që ekzistonin në parlament dhe luftën për pushtet brenda llojit. Deputeti H. Delvina
doli kundërshtari kryesor i M. Libohovës, ndërsa Javer Hurshidi, mbrojtësi i tij. Që të tre
ishin deputetë të prefekturës së Gjirokastrës. Në momentin e ngritjes së komisionit J.
Hurshidi kërkoi që të hetohej edhe K. Kota, për periudhën kur kishte qenë ministër i Punëve
Botore, të cilin e akuzoi për korrupsion me Shoqërinë “Inag”, për përfitime nga shoqëria
Anglo-Persian dhe ajo e Hekurudhave Italiane.140
Me gjithë insistimin e tij, kërkesa nuk u
miratua.
Komisioni parlamentar pas hetimeve të bëra dhe seancave të pyetjeve me M.
Libohovën evidentoi shumë shkelje. Ndaj tij u ngritën disa akuza, por më e rënda ishte ajo, që
kishte mbajtur të fshehtë për shqiptarët, afatin e nënshkrimit të aksioneve të Bankës, që
skadonte më 5 maj 1925, kështu që shtetasit shqiptarë nuk kishin arritur të merrnin pjesë në
kohën e duhur në blerjen e aksioneve dhe e kishin humbur këtë të drejtë. Për të gjitha këto,
Komisioni e akuzoi atë, për tradhti të lartë ndaj atdheut dhe kombit.141
Megjithatë çështja u
shty për në sesionin e ri, në mars 1926, por ai nuk u gjykua asnjëherë, pasi nuk kishte vepruar
i vetëm dhe do të dilnin në dritë gjëra, që mund t’i krijonin probleme edhe Zogut. Nga ana
tjetër, vihej në lojë autoriteti i qeverisë italiane që kishte bashkëpunuar me Libohovën. Ai
thjesht u largua nga skena politike dhe në fillim të vitit 1927, vdiq. Kështu u mbyll ky
skandal i madh, ku Zogu ruajti veten, largoi një kundërshtar politik dhe forcoi lidhjet me
Italinë.
Diskutimi dhe miratimi i koncesioneve vazhdoi edhe gjatë muajit nëntor 1925, ku u
miratua ai me Sindikatin Franko-Shqiptar. Territori i kërkimit do të ishte 120 mijë hektarë.
Kërkimet do të bëheshin për tre vjet. E drejta e shfrytëzimit do të ishte për 30 mijë hektarë.142
Përveç të huajve, koncesione morën edhe shqiptarët. Më 14 nëntor u diskutua koncesioni për
tharjen e kënetës së Maliqit, me sipërmarrës shoqërinë anonime “Maliq” me përfaqësues,
Kristaq Pilika dhe Thoma Orolloga. Ajo do të kishte të drejtën e shfrytëzimit të tokave, që do
të përfitoheshin nga tharja e kënetës për 40 vjet.143
Megjithatë në koncesionet e miratuara
gjatë vitit 1925, peshën kryesore e zinte Italia, ç’ka tregonte rritjen e ndërhyrjes së saj në
ekonominë shqiptare.
Pas masave të marra në fushën politike dhe ekonomike, pushteti i A. Zogut po
forcohej. Në adresë të tij filluan të vinin mesazhe nga pjesë të caktuara të popullsisë, që e
shikonin si drejtues të vetëm dhe të pagabueshëm. Kjo u evidentua nga telegramet drejtuar
Senatit me rastin e festës kombëtare të 28 nëntorit 1925. Kështu, populli i Kolonjës kërkonte
nga senatorët të merrej vendimi që, A. Zogu të zgjidhej Kryetar i përjetshëm i Republikës
Shqiptare. Ndërsa populli i Pogradecit kërkonte që shpëtimtari i atdheut dhe tani Presidenti i
138
A. Ermenji, Vendi që zë…, 447. 139
Iljaz Fishta, Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për Shqipërinë (1925-1931), (Tiranë:
Instituti i Studimeve Ekonomike, 1979), 110. 140
Bisedimet e Dhomës së Deputetëve, 1925, 790. 141
Raport i Komisionit hetues parlamentar mbi veprimet e Zotni Myfid Libohovës, (Tiranë: 1925), 30-32. 142
Bisedimet e Dhomës së Deputetëve 1925, 958-960. 143
Po aty, 976.
XXXV
Republikës, të ishte për tërë jetën në këtë fron, se ishte i vetmi burrë që mund të udhëhiqte
vendin në rrugën e përparimit, dhe po të mos ishte ai populli kishte për ta pësuar si në vitin
kur vdiq Skënderbeu. Nuk u mjaftua me kaq, por u arrit deri aty sa të kërkohej që të
ndryshohej Statuti. Bashkia e Bilishtit në telegramin e saj, po më 28 nëntor 1925 kërkonte që
në mbledhjen e parë të të dy dhomave të miratohej një nen i posaçëm që Kryesia e
Republikës Shqiptare t’i dhurohej A. Zogut.144
Forcimi i pushtetit të tij, filloi të evidentohej
dhe nga përfaqësuesit diplomatikë të vendeve perëndimore. Kështu, në prill 1926 kreu i
legatës amerikane në Tiranë, ministri Hart njoftonte, “se në Shqipëri nuk kishte mbetur asgjë
nga atmosfera republikane dhe se regjimi po bëhej monarkik”.145
Gjatë miratimit të koncesioneve në disa raste Dhoma e Deputetëve kërkoi mbrojtjen e
biznesit vendas. Në mars 1926, kur u diskutua koncesioni i minierës së bakrit në Pukë mes
qeverisë shqiptare dhe Bankës Serbo-Shqiptare me përfaqësues Nikolla N. Zuber, debatet
kryesore që u zhvilluan kishin si qëllim të kuptonin nëse qeveria shqiptare do të
dëmshpërblente Lec Boriçin, i cili e kishte pasur këtë zonë në sipërmarrje, kishte bërë
shpenzime por kishte dështuar. Deputetët vendosën që të prisnin çfarë do të bënte qeveria për
ta dëmshpërblyer zotërinë në fjalë dhe nëse kjo nuk do të ndodhte, atëherë do të ndërhynte
parlamenti.146
Nisma të tilla u bënë edhe për raste të tjera, duke akuzuar shoqëritë e huaja për
mosrespektim kontrate.
Kritika ndaj koncesioneve u bënë në Dhomën e Deputetëve edhe në vitet në vazhdim,
madje edhe për Bankën. Në maj 1927, ajo u akuzua për vështirësitë që u krijonte shqiptarëve
për të marrë kredi, për nxjerrjen e arit jashtë, si dhe për prerjen e monedhave metalike që nuk
ishte e drejtë e saj, por e shtetit shqiptar. Deputetët akuzuan dhe Ministrinë e Financave pasi
nuk kishte ushtruar kontroll mbi kartëmonedhat e nxjerra në qarkullim, sepse nuk kishin as
datë, as numër, as seri.147
Me shtimin e kritikave dhe për të pasur një kontroll më të mirë mbi
Bankën, qeveria shqiptare mori masa. Më 6 qershor 1927 u miratua ligji për caktimin e një
komisioneri të qeverisë pranë Bankës Kombëtare.148
Megjithatë, vlen të theksohet që,
pavarësisht se pati korrupsion në lidhjen e marrëveshjes, probleme me kreditimin, nxjerrjen e
arit jashtë, etj., krijimi i Bankës pati rendësi të madhe. Kjo, sepse u krijua për herë të parë
Banka Kombëtare Shqiptare. Dolën jashtë loje dhjetëra monedha, duke hyrë në qarkullim një
monedhë e vetme kombëtare. Ekonomia kishte një ent rregullator, si dhe filloi kredidhënia e
rregulluar.
Probleme u vërejtën edhe me shoqërinë SVEA. Nga viti 1925 deri në vitin 1928 plani
i investimeve të saj u ndryshua tri herë, duke u bërë devijime të mëdha nga plani fillestar. Për
zhvillimin e bujqësisë u shpenzuan vetëm 2.5 milion franga ari, pra një shumë tepër e vogël,
as një e dhjeta e shumës së parashikuar.149
Arsyen e këtyre ndryshimeve e pasqyron saktë
diplomati italian i kohës Pietro Kuaroni (Pietro Quaroni). Sipas tij, “synimi i Italisë ishte që
të konsiderohej Shqipëria si një bazë e domosdoshme për një politikë force në Ballkan.
Ushtarakët kërkonin me ngulm ura e rrugë të karakterit strategjik”.150
Pavarësisht kësaj, vendi
144
Bisedimet e Senatit 1925, 622-623. 145
I. Ikonomi, Faik Konica…, 36. 146
Bisedimet e Dhomës së Deputetëve 1926, (Tiranë: Nikaj, 1926), 236-240. 147
Bisedimet e Dhomës së Deputetëve 1927, (Tiranë: Nikaj, 1927), 387-388. 148
Ligje, Dekret Ligje e Rregullore 1927, 182-183. 149
Historia e Popullit Shqiptar…, 259. 150
Pietro Quaroni, Valixhja diplomatike, (Tiranë: Albinform, 1993), 157-158.
XXXVI
pati përfitime nga kjo hua, pasi u ndërtuan rrugë, ura, ndërtesa qeveritare, kanale vaditëse, u
thanë këneta etj.
Në raportet me shtetin shqiptar, diplomacia italiane i kishte përcaktuar saktë hapat që
do të ndiqte, për të shtrirë ndikimin politik dhe ushtarak mbi Shqipërinë. Ajo u ndihmua në
këtë drejtim nga dobësia e vazhdueshme financiare e qeverisë shqiptare. Më 16 mars 1926,
A. Zogu në takimin që zhvilloi me të dërguarin e ri italian Pompeo Aloizin, i deklaroi atij se,
qeveria nuk ishte në gjendje të paguante detyrimet e huave të marra nga Italia për dy vjet dhe
i kërkoi, që të ndërhynte pranë SVEA-s që të shtyhej afati i pagesave të detyruara.151
Ai e
kuptonte që kërkesa për ndihmë, nëse realizohej do të kthehej në shtim të ndikimit italian. Për
t’i paraprirë kësaj, u drejtua nga fqinjët dhe pikërisht nga Jugosllavia, ku në prill të vitit 1926,
shkoi një delegacion shqiptar për të diskutuar disa marrëveshje tregtare. Pas shumë
bisedimeve u ra dakord që të nënshkruheshin marrëveshjet për tregti e lundrim, e ekstradimit
dhe ajo konsullore. Këto u nënshkruan në Beograd më 22 qershor 1926 nga ministri i Jashtëm
jugosllav, M. Ninçiq dhe nga ministri shqiptar i Drejtësisë M. Tutulani.152
Me nënshkrimin e
këtyre marrëveshjeve, Zogu synonte të kishte marrëdhënie të mira me Jugosllavinë, të
siguronte një lloj garancie për pushtetin e tij dhe të arriheshin përfitime reciproke. Nga ana
tjetër, akordi u arrit edhe si pasojë e presionit në rritje që po bënte Italia, për nënshkrim të
marrëveshjeve politike. Në këtë mënyrë ai donte të tregonte se, ishte i pavarur në vendimet e
politikës së jashtme.
Përveç Jugosllavisë, qeveria shqiptare u kujdes që të vendoste raporte të mira dhe me
shtetin grek. Marrëdhëniet me Greqinë ishin ftohur nga shkaku se qeveria helene kishte për
qëllim të përfshinte dhe shqiptarët myslimanë të Çamërisë në shkëmbimin e popullsisë me
Turqinë.153
Kjo situatë mori një lloj zgjidhjeje në fillim të vitit 1926, pas qëndrimit të
drejtuesve të shtetit grek, gjeneralit Pangallos, Kryetarit të Republikës Kundurjotit dhe
ministri grek në Shqipëri Konduli, të cilët ishin arvanitas. Të tre shfaqën ndjenja miqësore
ndaj Shqipërisë dhe predispozita për normalizimin e marrëdhënieve greko-shqiptare.154
Në
këtë kuadër, gjatë vitit 1926 mes Shqipërisë dhe Greqisë u nënshkrua një traktat ekstradimi,
një marrëveshje konsullore e tregtare, një marrëveshje tranziti, shërbimi postar e telegrafik, të
cilat hynë në fuqi në tetor të atij viti.155
Në vitet në vazhdim marrëdhëniet shqiptaro-greke
kanë pasur ulje-ngritjet e tyre, ku problemi kryesor, vazhdoi të mbetej gjendja e pakicave
shqiptare në Greqi, problem ky që u trajtua fort nga delegatët shqiptarë në Lidhjen e
Kombeve.
Me gjithë koncesionet e miratuara situata financiare e vendit ishte e vështirë. Duke e
shfrytëzuar këtë, u rrit dhe presioni italian mbi qeverinë shqiptare. Gjatë tetorit 1926 u
zhvilluan disa takime mes Aloisit dhe Zogut për nënshkrimin e një pakti politik. Gjatë
bisedimeve, Zogu nxori shumë pengesa dhe në këmbim të nënshkrimit të paktit, e rriti
kërkesën financiare deri në 5 milion lireta.156
Por, në nëntor 1926 situata u keqësua nga
151
Ramiz Fiçorri, Ndërhyrja Italiane në Shqipëri (1925-1939), (Tiranë: KOÇI, 2005), 46. 152
Emine Arifi-Bakalli, Marrëdhëniet ekonomike shqiptaro-jugosllave 1929-1939, (Prishtinë: Koha, 1997), 27-
29. 153
K. Dako, Shënime historike nga Jeta…, 137. 154
Fatmira Rama, “Problemi çam në Lidhjen e Kombeve (1923-1926)”, në Studime Historike, nr. 1-2, (Tiranë:
Instituti i Historisë, 2007), 132. 155
Po aty, 139. 156
P. Pastorelli, Italia e Albania…, 342-343.
XXXVII
shpërthimi i Kryengritjes së Dukagjinit.157
Qeveria reagoi shpejt dhe e shtypi atë. Forcat
qeveritare dhe ato në mbështetje të tyre, kryen arrestime të mëdha, konfiskime pasurie dhe u
dogjën shumë shtëpi. Për gjykimin e pjesëmarrësve, Gjyqi Politik u zhvendos në Shkodër,
duke dhënë vendime të rënda. Dhuna e përdorur dhe masat e ashpra që u morën, sollën
rivendosjen e rendit dhe të qetësisë, por nga ana tjetër, rritën pakënaqësinë ndaj regjimit të
Zogut.
Rëndimi i financave të vendit dhe situata e vështirë pas kryengritjes, ndikuan që A.
Zogu të pranonte nënshkrimin e një pakti politiko-ushtarak me Italinë. Më 27 nëntor të vitit
1926, në Tiranë u nënshkrua “Pakti I Italo-Shqiptar i Miqësisë dhe Sigurimit”. Ai kishte 5
nene, por më i rëndësishmi ishte neni 1 ku sanksionohej se, “Italia dhe Shqipëria deklarojnë
se çdo cënim i status quo-së politike, juridike e territoriale të Shqipërisë është në kundërshtim
me interesat politike të të dy palëve”.158
Pakti do të kishte fuqi për 5 vjet me të drejtë
ripërtëritje. Ai solli shqetësim në disa qarqe politike, pasi kishte paqartësi për kohën dhe
mënyrën se si Italia mund të kishte të drejtën të ndërhynte në Shqipëri. Kjo frikë dhe këto
dyshime gjetën shprehje, sado të maskuara në Parlamentin Shqiptar.159
Për të sqaruar këtë
problem me kërkesën e palës shqiptare, Aloisi paraqiti më 5 dhjetor 1926 një sqarim zyrtar,
ku në thelb thuhej se, “Italia do të mund të ndërhynte në Shqipëri, vetëm pas kërkesës së
palës shqiptare”.160
Kjo marrëveshje, nga njëra anë përforcoi pozitën politike të Zogut brenda
vendit dhe nga ana tjetër, atë të Italisë në Adriatik.161
Jugosllavia reagoi ashpër ndaj nënshkrimit të Paktit, sidomos ndaj pikës që garantohej
status quo-ja politike dhe juridike e Shqipërisë, pasi nënkuptohej garantimi i regjimit të
Zogut. Ajo kërkoi që të ruhej vetëm status quo-ja territoriale dhe pavarësia e Shqipërisë, por
jo e regjimit.162
Pas dështimit për të siguruar mbështetje ndërkombëtare kundër Paktit dhe për
të penguar ratifikimin e tij në Lidhjen e Kombeve, ministri i Jashtëm Ninçiç dha dorëheqjen
dhe pas tij e gjithë qeveria jugosllave. Raportet shqiptaro-jugosllave pësuan një lloj ftohje. Në
pranverën e vitit 1927 kemi një acarim të mëtejshëm të tyre dhe kulmi arriti me arrestimin e
Vuk Gjurashkoviçit më 27 maj 1927. Ai ishte shtetas shqiptar, por me origjinë malazeze. Atij
në momentin e arrestimit në Durrës, iu bllokuan dokumente komprometuese, në shërbim të
Jugosllavisë, e cila reagoi ashpër. Qeveria jugosllave kërkoi menjëherë lirimin e tij dhe bëri
një deklaratë ofenduese ndaj qeverisë shqiptare, e cila duhet theksuar, u tregua e matur dhe e
vendosur, duke mos u tërhequr përpara presionit jugosllav. Ajo pranoi që të lironte
Gjurashkoviçin, vetëm pasi pala jugosllave të tërhiqte notën e protestës. Mospranimi solli që
marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave të ndërpriteshin.163
Pas kësaj, të dy palët tërhoqën
përfaqësuesit e tyre diplomatikë. Kjo situatë vazhdoi për disa kohë dhe vetëm me ndërhyrjen
e Anglisë, Francës dhe Italisë, çështja u zgjidh. U hoq nota e protestës dhe u lirua
Gjurashkoviçi.
157
Marenglen Verli, Shqipëria e viteve 1912-1964 në kujtimet e Spiro Kosovës. Vëllimi i Parë, (Tiranë:
KLEAN, 2008), 352-353. 158
Historia e Popullit Shqiptar…, 264 159
Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis, (Tiranë: Phoenix, 1998), 285. 160
J, Swire, Shqipëria ngritja…, 376. 161
Antonello Biagini, Historia e Shqipërisë nga zanafilla deri në ditët tona, (Tiranë: Shtëpia e Librit dhe e
komunikimit, 2000), 158. 162
A. Cici, Marrëdhëniet shqiptaro…, 123. 163
Telegraf, nr. 34, 5 qershor 1927, 1, artikulli “Mardhëniet shqiptaro-serbe u prenë”.
XXXVIII
Megjithëse marrëdhëniet u përmirësuan, që pas nënshkrimit të Paktit të Parë Italo –
Shqiptar, Jugosllavia ishte e shqetësuar për zhvillimet në Ballkan. Në këtë kuadër u
nënshkrua më 11 nëntor 1927 “Pakti Franko-Jugosllav i Miqësisë”, i cili ishte projektuar prej
kohësh, por që u përshpejtua nga lidhjet italo - shqiptare. Ky pakt përbënte një kërcënim për
interesat italiane në Ballkan dhe më gjerë. Kështu që u përshpejtuan veprimet mes Italisë dhe
Shqipërisë për lidhjen e një marrëveshjeje të re. Më 22 nëntor 1927, mes I. Vrionit dhe U.
Solës, përfaqësuesit italian në Tiranë, u nënshkrua Traktati i Aleancës Mbrojtëse mes
Shqipërisë dhe Italisë ose Pakti i Dytë i Tiranës. Ai përbëhej nga 7 nene dhe do të kishte
vlefshmëri për 20 vjet.164
Ai u shoqërua me një rritje të ndikimit italian në Shqipëri.
Menjëherë në ushtrinë shqiptare u rrit prezenca e oficerëve italianë, ku u vendos një mision
ushtarak me 280 oficerë të drejtuar nga Alberto Pariani.165
Në aspektin e brendshëm për të zbutur sadopak pakënaqësinë, për masat e ashpra ndaj
Kryengritjes së Dukagjinit, Zogu ndërmori disa hapa. Si fillim largoi nga detyra ministrin e
Brendshëm M. Juka, i cili kishte krijuar një urrejtje të madhe në popull, për dhunën e
përdorur në shtypjen e kryengritjes. Në shkurt të vitit 1927, u ndërrua e gjithë qeveria. Për të
qetësuar situatën Zogu organizoi më 17 gusht 1927 një vizitë në Shkodër. Vizita nga vetë
përmbajtja ishte kontradiktore, pasi nga njëra anë u morën masa shumë të larta sigurie, nga
ana tjetër u demonstrua një pritje e “përzemërt”. Kjo u evidentua dhe nga të huajt. Kështu, i
dërguari gjerman Kardof (Kardoff) theksonte se, “Zogu ishte i rrethuar nga dashuria e
popullit të tij dhe i ruajtur prej kësaj dashurie, nga makinat e blinduara”.166
Vizita e tij në
Shkodër u bë në funksion të pajtimit të gjakrave dhe të afrimit me katolikët. Në fjalimin e tij,
prifti katolik Dom Nikoll Deda lavdëroi punën e qeverisë dhe e quajti Zogun ‘Shpëtimtar të
Shqipërisë’.167
Në funksion të qetësimit të situatës dhe të pajtimit kombëtar, Zogu shpalli më
21 shtator 1927 amnisti për të arrestuarit e Kryengritjes së Dukagjinit. Në total u falën 371
persona, prej të cilëve një pjesë e akuzuar dhe një pjesë e dënuar.168
Vizita në Shkodër dhe
sidomos amnistia, shërbyen për zbutjen e situatës kundërshtuese dhe për forcimin e pushtetit
të tij.
Njëkohësisht me përpjekjet për vendosjen e qetësisë, dhënies së koncesioneve, zbutjes
së problemeve ekonomike, Zogu në veprimtarinë e tij i kushtoi një rëndësi të veçantë krijimit
të një kuadri ligjor të ri, i cili do ta ndante përfundimisht shtetin shqiptar nga trashëgimia
shumë shekullore osmane. Në vitin 1926 në mesazhin që i dërgoi Josif Kedhit, me rastin e
emërimit si ministër Drejtësie, i bëri të qartë platformën për të ndryshuar sistemin ligjor, që
kishte Shqipëria, pasi shumica e ligjeve që vepronin, ishin të trashëguara nga Perandoria
Osmane. Për këtë arsye, me vendim të Këshillit të Ministrave më 5 gusht 1926 u krijua
Komisioni ligjpërgatitës, me detyrë krijimin e një kuadri ligjor modern për shtetin shqiptar.
Ai së pari, arriti në përfundimin se, duhej hartuar një Kod i ri penal, pasi çdo modifikim që
164
Amedeo Giannini, L’Albania dall’Indipendenza all’unione con l’Italia (1913-1939), (Milano: Graf. A.
Nicola&C- Varese, 1940), 174-175. 165
Guidë e historisë ushtarake, (Tiranë: Akademia e Mbrojtjes, 2008), 104. 166
Markus W. E. Peters, Përballjet e historisë së kishës katolike në Shqipëri 1919-1996, (Lezhë: Gjergj Fishta,
2010), 74. 167
Gazeta Dielli, nr. 3096(689), Boston Massachusetts, 23 gusht 1927, 1, artikulli “Populli i Shkodres e ngre në
qiell Presidentin Zogu”. 168
Dielli, nr. 4005(698), 23 shtator 1927, 1, artikulli “Presidenti Zogu ben amnisti te pergjitheshme”; Fletorja
Zyrtare, nr. 78, Tiranë, 21 shtator 1927, 1-5.
XXXIX
mund t’i bëhej të vjetrit, jo vetëm që do të ishte i kotë, por edhe i pafrytshëm.169
Në nëntor
1926, në përgjigje të kërkesës së deputetëve ministri i Drejtësisë, J. Kedhi deklaroi se për
Kodin penal, do të merreshin pjesë nga kodet e Italisë dhe të Francës dhe ishin duke u parë të
gjitha kodet penale moderne, por do të merreshin ato pjesë që i përshtateshin zakoneve të
vendit.170
Në diskutimet e shumta që u bënë në Dhomën e Deputetëve u evidentua qartë që,
shumë deputetë megjithëse ishin dakord për hartimin e ligjeve të reja, e kishin të vështirë të
shkëputeshin nga tradita shumëshekullore e zakoneve të vjetra, pasi ata insistonin që në ligjet
e reja, përveç kodeve të huaja të merreshin dhe shembuj nga Kanuni i Lekë Dukagjinit.171
Pas largimit të J. Kedhit, si ministër Drejtësisë u emërua P. Poga, i cili në një
intervistë të dhënë për gazetën “Telegraf” në mars 1927, theksoi se Kodi penal pasi ishte
hartuar prej komisionit ishte përmirësuar, duke marrë mendimet e gjykatësve dhe avokatëve
të ndryshëm dhe së shpejti do t’i paraqitej parlamentit për shqyrtim dhe aprovim. Gjithashtu,
ai deklaroi se, edhe Kodi civil ishte duke u hartuar dhe do të bëhej i tillë, që t’i përshtatej
shpirtit të popullit e të ishte sa më i aplikueshëm.172
Diskutimi për Kodin penal u rikthye në
Dhomën e Deputetëve në fund të prillit 1927. Komisioni i Drejtësisë u shpreh që kodi i
krijuar, i përshtatej tërësisht psikologjisë, traditave dhe zakoneve të popullit shqiptar. U
falënderua Presidenti, qeveria dhe komisioni për punën e madhe që kishte bërë. Deputeti M.
Kaso kërkoi që kodi të shoqërohej me një ligj për aplikimin e tij, ndryshe ai nuk mund të
votonte për të.173
Kodi penal në Dhomën e Deputetëve u votua për herë të fundit me shumicë
votash, më 4 maj 1927. Po aty u diskutua dhe projektligji që do të vinte në zbatim aplikimin e
tij, i cili u miratua më 14 maj 1927.174
Më 3 qershor 1927, u bë dekretimi i tyre dhe Kodi
penal do të hynte në fuqi më 1 janar 1928.175
Në fund të kodit ishte vendosur një nen i posaçëm ku ishte përcaktuar që, ligji i datës
23 korrik 1925 për faje politike dhe shtojca e tij më 30 janar 1926, mbeteshin në fuqi për të
gjithë kohën e caktuar në atë ligj.176
Me miratimin e këtij neni A. Zogu sanksionoi ligjërisht
që, për kundërshtarët e tij politik do të ekzistonte gjithmonë një ligj dhe një gjykatë e veçantë,
që do të vepronin jashtë sferës së Kodit penal. Megjithatë ky kod ishte një arritje dhe zhvillim
progresiv për shoqërinë shqiptare. Ai i dha goditje mënyrës së vjetër të drejtimit dhe të
funksionimit të shoqërisë shqiptare në të gjitha aspektet. Neni 398 i tij, megjithëse nuk u
kundërshtua hapur në parlament, në disa pjesë të popullsisë shqiptare nuk u prit mirë,
kryesisht në pjesë të caktuara të besimit mysliman. Kjo pasi aty ishte sanksionuar se, “kushdo
që krahas martesës së vlefshme bënte edhe një martesë tjetër dhe nga ana tjetër, kushdo që
ishte beqar martohej me dikë që ishte lidhur me një martesë të vlefshme, dënohej me burgim
të rëndë ose me burgim nga dy deri në pesë vjet”.177
Në këtë mënyrë iu dha një goditje e
rëndë poligamisë.
169
Shqipenija me 1937, Vëllimi I…, 92. 170
Bisedimet e Dhomës së Deputetëve 1926…, 352. 171
Po aty, 414. 172
Telegraf, nr. 11, 13 mars 1927, 1, artikulli “Kodi Penal i paraqitet Parlamentit s’afërmi”. 173
Bisedimet e Dhomës së Deputetëve 1927…, 268-270. 174
Po aty, 318-320, 444. 175
Ligje, Dekret Ligje e Rregullore 1928, 32. 176
Kodi Penal Shqiptar, (Vlorë: Shtypshkronja “Vlora”, G. Direttore & C, 1927), 212. 177
Po aty, 150.
XL
Pas miratimit të Kodit penal nga dhomat legjislative e gjithë puna u përqendrua në
diskutimin dhe miratimin sa më korrekt të Kodit Civil. Më 7 mars 1928 në Dhomën e
Deputetëve u paraqit për diskutim projekti i këtij kodi nga F. Vokopola, ministër i Bujqësisë
dhe përkohësisht ministër i Drejtësisë. Ai deklaroi se legjislacioni i vjetër turk dhe me
përmbajtje fetare ishte bërë pengesë për zhvillimin e kombit, se gruaja kishte një pozitë
inferiore dhe të drejtat shoqërore dhe familjare ishin gjykuar nga gjykatat fetare dhe se Kodi
civil do t’u jepte fund këtyre problemeve dhe do të ndikonte në zhvillimin e qytetërimit
shqiptar. Rreth tij u zhvilluan diskutime ku shumica e deputetëve e mbështetën atë. Edhe H.
Delvina e mbrojti Kodin duke theksuar, se ai kishte zgjidhur paqartësitë në rastet e humbjes
së nënshtetësisë dhe konsekuencat e saj, caktimin e të drejtave familjare, martesën civile, të
drejtat e barabarta mes burrit dhe gruas, kishte përcaktuar divorcin, rregulluar të drejtën e
trashëgimisë, të pronësisë dhe testamentit. Sipas tij, me votimin që do të bënin deputetët, do
të ndikonin në zhvillimin e popullit shqiptar. K. Floqi theksoi se me Kodin civil shpëtuam
nga “sheriati dhe muhameladet”.178
Deputetët në shumicë e vlerësuan kodin si përparimtar
dhe demonstruan nevojën që kishte vendi për ligje të reja, duke theksuar domosdoshmërinë
për t’u orientuar drejt Perëndimit, pasi deri në këtë kohë ai ishte qeverisur me ligjet e
prapambetura të Lindjes.
Kodi duke sanksionuar martesën civile dhe sidomos duke lejuar divorcin goditi të
gjitha besimet, pasi deri në atë kohë martesa ishte e shenjtë dhe divorci nuk lejohej në asnjë
mënyrë. Reagimet kundër erdhën nga deputetët e besimit katolik N. Kiçi dhe K. Mjeda i cili
deklaroi, “se Kodin civil e pranonte, duke u rezervuar për një artikull, se s’kishte nevojë ta
shpallte, se e kuptonin vetë deputetët”. Këtu ndërhynë edhe deputetë të besimit mysliman, të
cilët nuk kundërshtuan kodin, por shpjeguan disa pika të veçanta të tij që kishin lidhje me atë
besim. Këtë e bëri F. Alizoti, duke deklaruar se, Kodi civil nuk na largon nga Sheriati sepse
ai nuk kishte të bënte me doktrinën morale të fesë islame, mbajtjen e ramazanit etj.179
Fillimisht kodi u pranua nga të gjithë deputetët dhe u dërgua në komision.
Më 12 mars 1928, Komisioni i Drejtësisë paraqiti para deputetëve relacionin e tij, ku
dispozitat e këtij kodi i kishte gjetur të pajtueshme me jetën shoqërore të vendit nga çdo
pikëpamje dhe kishte vendosur si datë për hyrjen në fuqi të tij, 1 prillin e vitit 1929. Shumica
e deputetëve e përkrahën përsëri kodin. N. Kiçi dhe K. Mjeda, kundërshtuan me forcë
ligjërimin e divorcit, pasi sipas tyre ishte goditur një nga shtatë sakramentet e krishtera që
ishte martesa dhe kështu i hapej rrugë tradhtisë bashkëshortore, madje K. Mjeda deklaroi se,
“tradhtia bashkëshortore e gruas në Malësi dënohej me vrasje”.180
Debati vazhdoi i ashpër
dhe çështja e divorcit u prek edhe nga deputetët e besimeve të tjera. J. Hurshid shprehu
habinë e kundërshtimit nga katolikët pasi sipas tij, më të prekurit në këtë çështje ishin
myslimanët dhe megjithatë ata, ishin pro Kodit. Ndërsa M. Kaso deklaroi se katolikët dhe
ortodoksët kishin të drejtë të kërkonin që në këtë kod, duhej të ekzistonin paralelisht martesa
civile dhe ajo fetare, pasi nëse nuk vendosej kjo, atëherë dëmtoheshin të dy besimet. Në këtë
mënyrë ai, nga njëra anë u rreshtua si pjesëtar në mbrojtje të klerit ortodoks, nga ana tjetër
ishte për pranimin e Kodit pa vonesë. Në momentin e votimit, deputeti K. Mjeda kërkoi që të
flasë, por nuk u lejua. Pas kësaj, ai dhe T. Gera, u larguan nga seanca e punimeve. Të gjithë
178
Bisedimet Parlamentare 1928, Vëllimi i parë, (Tiranë: Shërbimi i botimeve parlamentare të Kuvendit të
Shqipërisë, 2012), 23-28. 179
Po aty, 29-31. 180
Po aty, 79.
XLI
deputetët votuan pro miratimit të Kodit civil, përjashto N. Kiçin, i cili nuk u largua nga salla,
por nuk ngriti dorën për votim.181
Pas kësaj, votimi i tretë ishte thjesht një formalitet dhe
Kodi civil u miratua përfundimisht nga Dhoma e Deputetëve, më 14 mars 1928.
Më shumë sesa kundërshtim ndaj kodit, qëndrimi i disa deputetëve ishte më tepër një
lëvizje për t’u evidentuar, për të krijuar reagim publik në mënyrë që të tërhiqnin sa më tepër
mbështetës nga zonat ku ata vinin. Kjo bëhet e besueshme po të analizohen faktet kur ndodhi
kundërshtimi dhe si vazhdoi ai. Në nenin 32 të Statutit ishte sanksionuar që, kodet e
paraqitura prej qeverisë dhe të përgatitura nga një komision i posaçëm i krijuar me ligj,
votoheshin në bllok në tri mbledhje, në tri ditë të ndryshme.182
Deputetët nuk kundërshtuan
në momentin e votimit në parim, por u mjaftuan vetëm duke thënë se kishin një kundërshtim,
por pa e specifikuar atë dhe për më tepër e votuan Kodin që të shkonte në komision për
diskutim. Kur ai doli nga komisioni, ata e dinin që praktikisht ishte e pamundur të
ndryshohej. Në këtë mënyrë, reagimi i tyre ishte më tepër një shfaqje, që besojmë duhet të
ketë ardhur edhe si presion nga klerikë dhe besimtarë katolikë, për shkak të qëndrimit të tyre
të vakët në fillim.
Në Senat, kundërshtari i vetëm ka qenë Gj. Çoba, i cili deklaroi se ishte dakord me
Kodin, përveç kapitujve të divorcit që ishte një pikë themelore që në asnjë mënyrë nuk mund
ta pranonte, pasi ishte një dhunim i fesë, një shkelje e dëmshme për katolikët nga të gjitha
pikëpamjet.183
Por, qëndrimi i tij hasi në kundërshtime. Senatori S. Vuçiterni e vlerësoi si
arritje dhe populli e kishte pritur me kënaqësi këtë vepër të lartë dhe se Kodi Civil nuk
detyronte divorc por vetëm pranonte divorc. Sipas tij, katolikët nuk kishin të drejtë të
ankoheshin, sepse kodi kishte atakuar më shumë myslimanët me të drejtën e trashëgimisë
duke barazuar burrin me gruan, dhe kështu ishte goditur Kurani, pasi aty ishte saktësuar që
një mashkull gëzonte pjesën e dy femrave.184
Kodi u mbrojt edhe nga senatorë të tjerë dhe u
miratua më 19 mars 1928. Në këtë mbledhje Gj. Çoba mungoi.185
Kodi Civil shqiptar u ndërtua kryesisht duke u bazuar mbi modelin e Kodit Civil
francez (napolonian). Në hartimin e pjesëve të caktuara të tij, janë marrë dhe dispozita të
Kodit Civil zviceran, të Kodit zviceran të obligimeve dhe Kodit Civil gjerman.186
Duke qenë
në dijeni të reagimeve negative që mund të vinin nga institucionet fetare ose pjesëve të
caktuara të shoqërisë shqiptare që ishte nën ndikimin e tyre, Komisioni ligjpërgatitës mori
masa, duke vendosur në fund të ligjit për aplikimin e tij, katër nene të posaçme. Në nenin 61
u sanksionua që, “Mexheleja, Kodi i tokave, dispozitat e Vesja-së të Ferraiz-it si dhe gjithë
dispozitat e tjera të Sheris dhe ato eklesiastike që i përkisnin së drejtës familjare dhe të
drejtave civile të tjera e përgjithësisht gjithë ligjet e rregulloret që ishin në kundërshtim me
Kodin Civil të ri shfuqizoheshin”.187
Me këtë akt të rëndësishëm u hoqën përfundimisht ligjet
e vjetra osmane dhe disa praktika fetare, të cilat kishin drejtuar familjet shqiptare për shumë
shekuj.
181
Telegraf, nr. 101, 14 mars 1928, 1-4, artikulli “Kodi Civil i ri u pranua; hyn në veprim ne prill 1929”. 182
Statuti Themeltar i Republikës…, 9. 183
Fletorja Zyrtare, nr. 40, 17 prill 1928, 7-8. 184
Po aty, nr. 41, 19 prill 1928, 7. 185
Po aty, nr. 42, 23 prill 1928, 7. 186
F. Gjilani, Shteti dhe e drejta..., 217. 187
Kodi Civil, (Vlorë: Gav. G. Direttore & C, 1928), 686.
XLII
Si përfundim, mund të themi, se Kodi Penal dhe ai Civil ishin ndër veprat më
madhore të bëra nga A. Zogu që nga fillimi i qeverisjes së tij. Ato ishin një revolucion brenda
mënyrës shumë shekullore të jetesës dhe funksionimit të shoqërisë shqiptare. Ndalimi i
poligamisë, vendosja e martesës civile dhe lejimi i divorcit ishin hapa përparimtarë dhe në
favor të përmirësimit të pozitës së gruas. E gjithë përmbajtja e këtyre kodeve ishte
përparimtare dhe do të ndikonin në shkëputjen e shtetit shqiptar, nga varësia shumëshekullore
e ligjeve osmane. Kjo ishte një shpresë për të ardhmen dhe një sinjal pozitiv që A. Zogu po
transmetonte për shoqërinë shqiptare.
1
KREU I
PARLAMENTI DHE SHPALLJA E MONARKISË
1.1. Përgatitjet për shpalljen e Monarkisë Shqiptare
Në momentin e rikthimit në pushtet, Zogu me mbështetjen financiare, ushtarake dhe
njerëzore që kishte dhe duke përfituar nga mentaliteti i pjesës më të madhe të shoqërisë
shqiptare që nuk e njihte mirë formën republikane të qeverisjes, mund ta kishte shpallur
lehtësisht monarkinë. Ai nuk e bëri këtë për disa arsye: së pari, nuk dëshironte t’u jepte
shqiptarëve përshtypjen se ishte një konservator i ndryshkur, që mendonte për interesin e vet
dhe jo për atë të vendit;188
së dyti, me shpalljen e Republikës synonte t’i hiqte legalisht, çdo
mundësi princit shqiptar me origjinë gjermane V. Vidit që asnjëherë nuk kishte abdikuar, të
drejtën për t’u rikthyer në fronin mbretëror të Shqipërisë;189
së treti, periudha e qeverisjes
republikane do t’i shërbente Zogut për të forcuar dhe konsoliduar pushtetin e tij dhe për të
testuar qëndrimin e ndërkombëtarëve, në rast të ndryshimit të formës së regjimit. Duhet
theksuar se vendi gjatë Republikës krijoi një lloj stabiliteti politik dhe me koncesionet e
dhëna filloi rigjallërimi i ekonomisë. Me marrëveshjet dhe traktatet e nënshkruara siguroi
mbështetjen e Italisë, por nga krahu i Jugosllavisë, vinin lajme për organizime grupesh të
armatosura kundër regjimit të tij. Situata mund t’i dilte jashtë kontrollit. Zogu megjithëse
kishte marrë mesazhe të shumta dhe e kishte testuar disa herë, prapë ishte i pasigurtë për
shkallën e mbështetjes nga ana e popullit, dhe ndoshta krijimi i monarkisë do t’i jepte regjimit
të tij më shumë siguri dhe vazhdimësi, se sa forma republikane e qeverisjes.190
Shpallja e monarkisë erdhi si rezultat i një rruge të studiuar mirë dhe të përgatitur me
kujdes nga A. Zogu dhe bashkëpunëtorët e tij. Në funksion të kësaj, përveç mbështetjes
popullore ai kishte nevojë edhe për mbështetjen e klasës politike të cilën e kishte testuar herë
pas here, por në këtë rast i nevojiteshin veprime konkrete. Kjo ishte e rëndësishme, pasi nga
ajo klasë, do të sigurohej ndryshimi kushtetues i nevojshëm për shpalljen e monarkisë. Hapat
në këtë drejtim u hodhën të ngadaltë, por të sigurtë. Si Dhoma e Deputetëve, ashtu edhe
Senati, kishin treguar në vazhdimësi bindjen dhe besnikërinë ndaj Zogut, sidomos në
miratimin e ligjeve, që forconin kompetencat e tij, marrëveshjeve të ndryshme, pakteve italo-
shqiptare etj. Për të treguar vlerësimin dhe besnikërinë e tij, Senati në dhjetor 1927, pasi
kishte kaluar më parë në Dhomën e Deputetëve, miratoi projektligjin për t’i dhënë titullin
“Shpëtimtar i kombit”, A. Zogut. Kështu ata, i shfaqën mirënjohjen për veprat që kishte kryer,
të cilat sipas tyre, kishin sjellë shpëtimin e kombit.191
Gjithashtu edhe shtresat e pasura të
Shqipërisë, që nuk ishin pjesë aktive e politikës, por me fuqinë financiare që kishin luanin rol
mbi të, ishin të interesuara për shpalljen e monarkisë. Duke qenë të lidhura me pushtetin e
188
B. J. Fischer, Mbreti Zog…, 143. 189
Valentina Duka, “Nga Presidenca në Monarki: çështje të legjitimitetit”, në Monarkia Shqiptare 1928-1939,
(Tiranë: Toena, 2011), 121. 190
Miranda Vickers, “Shqiptarët një histori moderne”, (Tiranë: Bota Shqiptare, 2008), 196-197. 191
Dielli, nr. 4028 (721), 13 dhjetor 1927, 1, artikulli “Parlamenti i jep titullin “Shpetimtar i kombit” Ahmet
Zogut”.
2
Zogut, ato kishin nxjerrë përfitime prej tij dhe duke e mbështetur atë që të shpallej mbret, do
ta kishin më të sigurtë ruajtjen dhe shtimin e tyre.
Në pranverë të vitit 1928, Zogu nisi konsultimet zyrtare diplomatike për shpalljen e
monarkisë. Të interesuarit e drejtpërdrejtë ishin italianët, pasi në këtë mënyrë ruheshin dhe
forcoheshin interesat e tyre. Për këtë ata u kujdesën që të mbikëqyrnin dhe të drejtonin
plotësisht këtë proces. Në prill të vitit 1928, Zogu i bëri të ditur të dërguarit italian U. Sola, që
ishin duke u marrë masat e para për të bërë shpërndarjen e dy dhomave të parlamentit rreth
fundit të muajit maj. Shumë shpejt, ata do të mblidheshin përsëri, për të përcaktuar
përfundimisht detajet që do të bënin të mundur ndryshimin e regjimit.192
Takimi i premtuar
nuk vonoi dhe Zogu bashkë me ministrin e Jashtëm, I. Vrionin u takuan në fillim të majit
1928 me U. Solën. Në këtë takim u përcaktuan qartë pikat e veprimit. Pas një analize që iu bë
situatës politike dhe parlamentare, nuk u pa e volitshme që të bëhej shpërndarja e dhomave të
parlamentit, sepse ato do ta mbaronin sesionin normalisht në fund të muajit maj. U vendos që
gjatë pushimeve verore, ekzaktësisht në fund të gushtit A. Zogu do t’i mblidhte të dy dhomat,
për të bërë disa ndryshime në Kushtetutë. Duke qenë e sigurtë që ato do të shfaqnin
moskompetencën për të bërë ndryshime thelbësore, ai do të shpallte zgjedhjet për në
Asamblenë Kushtetuese, që do të mblidhej në Tiranë më 1 tetor 1928. Sapo të fillonte
punimet, ajo do të deklaronte ndryshimin e formës së regjimit.193
Mënyra se si do të bëhej kjo lëvizje parlamentare, që do të bënte ndryshimet
kushtetuese, nuk ishte shumë e qartë. Për ta bërë sa më të realizueshme A. Zogu parashikonte
që në fund të qershorit, të bënte një udhëtim në jug të Shqipërisë, pikërisht në Korçë,
Gjirokastër dhe Vlorë. Në këtë rast, bashkitë dhe deputetë të ndryshëm do të prezantonin
kërkesa, për t’i bërë modifikime kushtetutës aktuale. Kjo do të sillte dhe nismën për
mbledhjen e dy dhomave në një asamble të jashtëzakonshme. A. Zogu kërkonte që ndryshimi
i regjimit të bëhej pa krijuar tronditje, as krizë në funksionimin e shtetit. Nga ana tjetër, ai
nuk dëshironte që udhëtimi i tij në jug të vendit të kryhej kur dhomat të ishin të shpërndara,
dhe vendi të ishte në periudhë zgjedhjesh.194
Për të realizuar një hap kaq të madh, Zogu e kuptonte se përveç Italisë, duhej testuar
dhe qëndrimi i shteteve të tjera të mëdha europiane. Për këtë ministri i Jashtëm, I. Vrioni
ndërmori një udhëtim të gjatë diplomatik në kryeqytetet europiane, ku ndër të tjera u diskutua
dhe çështja e shpalljes së monarkisë. Në Londër, Çamberleni (Chamberleni) deklaroi se,
qeveria angleze këtë e shikonte si një çështje të brendshme të një vendi të pavarur dhe nuk
merrte përgjegjësi për të dhënë këshilla.195
Edhe Franca dhe Greqia mbajtën të njëjtin
qëndrim, ndërsa Jugosllavia mbeti në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.196
Përgatitja e terrenit, në gjetje të hapësirave ligjore për ndryshimet kushtetuese, filloi
që në fund të marsit 1928. Në këtë periudhë u shkaktua një konflikt mes Senatit dhe Dhomës
së Deputetëve, mbi funksionimin dhe kompetencat e Këshillit të Shtetit. Më 28 mars 1928 në
Dhomën e Deputetëve u paraqit i modifikuar nga Senati, ligji mbi Këshillin e Shtetit, ku ndër
të tjera jepej mendimi, se anëtarët dhe Kryetari i Këshillit të Shtetit duhej të emëroheshin nga
192
DDI, Seria VII. Vol. VI. Dok. 269, f. 230. Telegram i Solës për Musolinin, 20 prill 1928. 193
DDI, Seria VII. Vol. VI. Dok. 317, f. 280. Telegram i Solës për Musolinin, 8 maj 1928. 194
Po aty, 280. 195
A. Cici, Marrëdhëniet shqiptaro…, 155. 196
P. Milo, Politika e jashtme…, 780.
3
Këshilli i Ministrave dhe të dekretoheshin nga Presidenti. Dhoma e Deputetëve ishte shprehur
se, emërimi duhet të ishte atribut i Presidentit.197
Çështja kaloi në Komisionin e Drejtësisë të
kësaj dhome. Në relacionin e paraqitur më 2 prill 1928, ai kundërshtoi ndryshimet e bëra nga
Senati, mbi mënyrën e emërimit të kryetarit dhe të anëtarëve të Këshillit të Shtetit, me arsyen
se ai ishte një organ indipendent dhe duhej të ishte larg çdo influence. Gjithashtu u vendos që
të bëhej një shtesë në art. 3 të paraqitur nga Senati, ku çdo projekt i paraqitur prej qeverisë në
dhomat legjislative, duhej të përcillej dhe me projektin e raportin justifikues të Këshillit të
Shtetit, edhe pse ky mund të ishte në kundërshtim me projektin e qeverisë. Ndryshimet e tjera
u pranuan siç i kishte paraqitur Senati.198
Kjo ishte përplasja e parë serioze mes Senatit dhe Dhomës së Deputetëve. Nga
qëndrimi i mbajtur vërehet se, deputetët në funksion të “pavarësisë së institucioneve”
kërkonin që ta forconin më tepër pushtetin e Presidentit, duke i dhënë atij kompetenca të
tjera. Ky problem u pasqyrua në organet e shtypit, ku disa nga artikujt e tyre, theksonin se
parlamenti mund të shpërndahej pasi kishte lindur konflikti mes dhomave të tij.199
Ky
pretekst ishte hapi, që do të shërbente për të hyrë në rrugën e ndryshimeve kushtetuese. Duke
qenë se kjo vinte nga vetë përplasja e organeve legjislative, do të paraqitej si arsye për
ligjërimin e procesit. Kuptohet, që A. Zogu e kishte mundësinë dhe autoritetin nëse
dëshironte ta zgjidhte, pa shkuar në këtë pikë, por nuk e bëri, pasi kjo ishte rruga e projektuar.
Në këtë rrugë A. Zogu bashkë me këshilluesit e tij po punonin, që të mos ndeshnin në
asnjë pengesë. Një faktor i rëndësishëm në këtë mes ishte edhe qëndrimi i qeverisë, e cila
duhej të ishte pro tij në të gjitha drejtimet. Në realitet, kjo nuk përbënte ndonjë problem, pasi
ai me kompetencat që kishte mund ta shkarkonte kur të dëshironte, por edhe në këtë rast u
tregua i matur. Nuk e përdori fuqinë ligjore, sepse qëllimi ishte që opinioni publik, të bindej
që gjithçka që po ndodhte ishte një rrjedhë normale e zhvillimeve politike, larg ndërhyrjes së
tij. Për këtë u përdor metoda e zakonshme e Zogut, ajo e kundërvënies mes
bashkëpunëtorëve. Në funksion të kësaj u krijua një konflikt midis ministrit të Punëve
Botore, Hil Mosit dhe atij të Punëve të Brendshme, Abdurrahman Dibrës. Konflikti kishte në
thelb mosdakordësinë e tyre mbi pagesën e taksës së punëve botore. Kjo solli fillimisht
dorëheqjen e Dibrës, pas tij të Mosit dhe më pas të të gjithë ministrave të tjerë.200
Problemi i
ngritur ishte tërësisht artificial dhe mënyra se si u bë dorëheqja, linte të kuptohet se gjithçka
ishte e përgatitur. Kjo mbasi në mbledhjen ku projektligji u miratua në parim dhe u dërgua në
komisionin përkatës, i vetmi kundërshtim që bëri A. Dibra ishte ai, që punëtorët e qyteteve që
kishin qenë në dispozicion të bashkive, të vazhdonin të qëndronin akoma.201
Pa dyshim, që në
këtë dorëheqje ndikoi dëshira e Presidentit për një kabinet të riformuar. Më 11 maj 1928,
kabineti i ri mori detyrën.202
Qeveria e re si një detyrë të rëndësishme, kishte organizimin dhe menaxhimin e
zgjedhjeve, që sipas planit të përgatitur duhej të bëheshin shumë shpejt. Kabineti i ri, u
pagëzua si “kabineti i marionetave”, për faktin se anëtarët e tij nuk ishin gjë tjetër veçse
197
Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (më tej: AQSH), Fondi (më tej: F.) Parlamenti, nr. 146,
Viti (më tej: V.) 1928, Dosja (më tej: D.) 87, fl. 279. 198
Po aty, 450. 199
Gazeta e Korçës, nr. 475, 5 prill 1928, 1, artikulli “Parlamenti mund të shpërndahet”. 200
K. Dervishi, Historia…, 268. 201
AQSH, F. 146, V. 1928, D. 89, fl. 277. 202
J. Swire, Shqipëria ngritja…, 406.
4
kukulla në duart e Presidentit.203
A. Zogu e kishte zgjedhur me kujdes përbërjen e tij. Dy
ishin dikasteret që do të kishin rolin kryesor në momentin kur të vinte koha për ndryshimin e
formës së regjimit; Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Drejtësisë. Për këtë nevojitej
që në pikën kyçe atë, të Ministrisë së Brendshme, që kishte në dorë kontrollin e procesit
zgjedhor, të vendosej një njeri i besuar. Ai zgjodhi K. Kotën, i cili ndërkohë kryente detyrën e
Kryetarit të Dhomës së Deputetëve. Besnikëria e Kotës ndaj Zogut ishte e njohur dhe u pa
qartë në fjalimin e dorëheqjes së tij përpara Dhomës së Deputetëve. Duke e vlerësuar detyrën
e dhënë ai deklaroi, “se do t’i bindej Presidentit, edhe duke përballuar çdo sakrificë, sepse e
quante zërin e atdheut”.204
Nga ana tjetër, si ministër i Drejtësisë, që do të mbikëqyrte kuadrin
ligjor të zgjedhjeve, u emërua H. Delvina, një tjetër besnik dhe këshilltar i Zogut. Pas kësaj,
mbetej vetëm gjetja e argumenteve për ndryshimet kushtetuese. Me krijimin e qeverisë së re,
u përfundua në mënyrë të suksesshme një hap i rëndësishëm, në rrugën e ndryshimeve
kushtetuese. Mbas tre vjetëve si President republike, A. Zogu u bind se populli shqiptar do ta
pranonte më lehtë regjimin e pushtetit personal, në formën e monarkisë së trashëgueshme.205
1.2. Ndikimi i parlamentit për ndryshimin e Statutit Themeltar
Hapat që u ndërmorën për ndryshimin e Statutit, A. Zogu synoi që të bëheshin brenda
kuadrit ligjor, në mënyrë që të ishin të rregullta dhe të pranueshme. Për të ndryshuar formën e
regjimit duhej ndryshuar neni 141 i Statutit të Republikës, ku ishte e sanksionuar qartë, “se
forma Republikane e Shtetit nuk mund të ndërrohej në asnjë mënyrë”.206
Megjithatë në këtë
nen, në një paragraf të tij, përcaktohej se, me propozimin e Kryetarit të Republikës, ose edhe
të deputetëve, secila dhomë mund të merrte vendim me 2/3 për ndryshimin e neneve të
Statutit. Pastaj të dy dhomat mblidheshin bashkë dhe po me votim 2/3, këto ndryshime mund
të bëheshin.207
Problemi ishte se këtu nuk bëhej fjalë për një nen të thjeshtë, por atë më
themelorin e kushtetutës republikane, pikërisht ai që nuk lejonte ndërrimin e formës së shtetit.
Duke studiuar situatën, A. Zogu arriti në përfundimin që, nuk mund të rrezikonte për ta
shpallur drejtpërdrejtë kërkesën e tij. Për të arritur këtë, u ndoq një rrugë pak e gjatë, por që u
përgatit me kujdes.
Që në fund të marsit 1928, mes Dhomës së Deputetëve dhe Senatit kishte mbetur
pezull çështja, se kush do të kishte të drejtë të emëronte anëtarët dhe kryetarin e Këshillit të
Shtetit. Në maj 1928, kjo çështje u rikthye për diskutim. Senati në mbledhjen e tij më 14 maj
1928, me vota unanime mori vendimin, që të shtohej në Statut një dispozitë për krijimin e
Këshillit të Shtetit. Nëse kjo pëlqehej nga deputetët, atëherë do të mblidheshin të dy Dhomat,
në bazë të art. 141, për të bërë ndryshimet.208
Më 16 maj 1928 në Dhomën e Deputetëve u
paraqit shkresa e Senatit, ku kërkohej që të merrej edhe nga deputetët vendimi që të
mblidheshin të dy dhomat, për të shtuar në Statut disa dispozita në lidhje me formimin e
Këshillit të Shtetit. Ajo u pranua në parim.209
203
B. J. Fischer, Mbreti Zog…, 149. 204
AQSH, F. 146, V. 1928, D. 89, fl. 300. 205
T. Zavalani, Histori…, 288. 206
Statuti Themeltar i Republikës Shqiptare, 34. 207
Po aty, 33-34. 208
AQSH, F. 146, V. 1928, D. 89, fl. 414-415. 209
Po aty, 338.
5
Kjo kërkesë u diskutua nga deputetët më 19 maj 1928. Në diskutimet e para rreth saj,
bie në sy dakordësia e tyre, për nevojën e shumë ndryshimeve në Statut. Kjo u argumentua
me arsyen se, Statuti ishte miratuar në një kohë anormale dhe shumë të shkurtër, se nuk ishte
i rregulluar funksionimi i disa institucioneve të pavarura dhe artikujt që trajtonin çështjet
buxhetore kishin të meta.210
Për ta diskutuar më mirë, u mendua që të merrej kohë në
dispozicion dhe çështja u vendos që të shtyhej.
Përmbajtja e diskutimeve të bëra, i parapriu zhvillimeve të reja politike. Nga mënyra
se si u zhvilluan ato vërehet se, shumë deputetë ishin në dijeni të rrugës së nisur. Kjo u
evidentua në gatishmërinë që ata treguan për të bërë ndryshime në Statut. Zelli i madh, vinte
pikërisht, në një kohë kur Statuti kishte tre vjet i miratuar, dhe problemet e ngritura, si ato
buxhetore apo për organet e pavarura, kishin ekzistuar dhe më përpara. Por, u evidentuan
edhe deputetë që nuk ishin në dijeni të asaj që pritej të ndodhte. Kjo u vërejt nga mënyra e
reagimit të tyre. Deputeti F. Rusi në diskutimin e tij deklaroi se, “mbi ç’do gja mund të
kërkojmë ndryshime, përveç se formën e Shtetit nuk mund t’a ndrojmë”.211
Megjithatë shumë
shpejt edhe ky, do të ndërronte mendim dhe do të ishte dakord me ndryshimin e formë së
regjimit.
Më 21 maj 1928 në Dhomën e Deputetëve u paraqit propozimi i 41 deputetëve, ku
kërkohej një revizionim i përgjithshëm i Statutit, me arsyetimin se koha kur ishte miratuar ai,
kishte qenë kritike dhe Asambleja nuk kishte mundur që të bënte studime të gjëra. Në
kërkesën e tyre theksohej se, ishte në interes të atdheut që, pa pasur ndonjë kundërshtim për
qëndrimin e Senatit, të bëhej një rishikim i përgjithshëm i Statutit. Ishte parë e arsyeshme që
ai të rregullohej mirë dhe të mos kishte më nevojë për korrigjime, të cilat i ulnin vlerën si
përpara popullit ashtu edhe në sytë e të huajve. Me kërkesën e tyre u bashkuan dhe ministri i
Drejtësisë H. Delvina, ministri i Brendshëm, K. Kota dhe ministri i Financave, M.
Tutulani.212
Ky ishte një zhvillim interesant, pasi Dhoma e Deputetëve kishte avancuar shumë
më tepër se Senati në idenë për ndryshime të Statutit. Ajo tashmë kërkonte një rishikim total
të tij.
Pas këtij propozimi i vetmi deputet që reagoi ka qenë M. Kaso. Kur ai kërkoi të
merrte fjalën u prit me kundërshtime, përplasje këmbësh dhe vetëm pas insistimit të tij të
fortë, arriti të flasë. Duke qenë një jurist i përgatitur mirë, ai dha argumentet e tij, duke
kundërshtuar procedurën e kërkuar nga deputetët. Sipas tij, neni 141 i jepte të drejtë dhomave
për të ndryshuar nene të caktuara dhe jo gjithë Statutin. Ai deklaroi se, mund të provokohej
revizionimi i plotë i Statutit, por jo i paragrafit 5 të nenit 141 që caktonte formën e shtetit
Republikë. Ai theksoi se ishte betuar para Dhomës se do të mbronte Statutin dhe ndryshimin e
tij nuk e pranonte, duke shpjeguar dhe juridikisht, çfarë do të ndodhte, pasi nëse propozimi do
të miratohej, duhej të shpërndaheshin të dy dhomat, do të rrëzohej qeveria dhe duhej të
zgjidhej një Kuvend Kushtetues. Sipas tij, një propozim i tillë nuk mund të vinte nga Dhoma
e Deputetëve, por duhej të vinte nga Këshilli i Ministrave. Përfundimisht, ai doli kundër
propozimit të deputetëve. Pas votimit nominal që u bë për propozimin, të vetmit që votuan
kundër ishin M. Kaso, Dr. Simonidhi dhe Dr. Vozhori.213
210
Po aty, 415-418. 211
Po aty, 417. 212
Po aty, 518-519. 213
Po aty, 519-521.
6
Propozimi i deputetëve për rishikimin e Statutit u dërgua në Senat për shqyrtim, i cili
vonoi në përgjigjen e tij. Më 26 maj në Dhomën e Deputetëve u rikthye debati për këtë
çështje, pasi Senati nuk kishte kthyer përgjigje se çfarë ishte bërë me propozimin e tyre.
Deputetët reaguan ashpër ndaj senatorëve, duke kërkuar që Senati të jepte përgjigje, ndërsa F.
Alizoti propozoi që, votimi i buxhetit të shtetit, të mos bëhej për herë të dytë pa ardhur ajo.214
Të nesërmen, kjo çështje u diskutua përsëri nga deputetët dhe duke qenë se nga Senati nuk
kishte ardhur përgjigjja, ata vendosën që t’i drejtoheshin Presidentit të Republikës, në mënyrë
që ai të merrte vendimin për të dekretuar thirrjen e Asamblesë. Në këtë kërkesë u evidentuan
disa fjalë që paraprinë atë që do të ndodhte. Kështu A. Zogu ndër të tjera u quajt si ‘stërnip i
Skënderbeut’ dhe Senati u akuzua se po dëmtonte shtetin duke ruajtur të metat e Statutit, pasi
nuk kishte kthyer përgjigje për rishikimin e tij.215
Ky qëndrim ishte sinjali që Dhoma e Deputetëve e kishte marrë saktë mesazhin për të
gjithë veprimtarinë që pritej të zhvillohej. Kjo u dallua nga shpejtësia me të cilën u zhvilluan
ngjarjet, sepse, çështja mund të priste edhe pak kohë dhe, për të detyruar Senatin që të
kthente përgjigje mund të gjendeshin edhe rrugë të tjera, brenda hapësirës kushtetuese. Pamja
më e çuditshme e këtij konflikti ishte se, askush nuk jepte ndonjë shpjegim se, si incidenti pa
rëndësi i mosmarrëveshjes mbi formimin e Këshillit të Shtetit, u rrit aq shumë sa të bëhej një
konflikt i vërtetë dhe i pakalueshëm mes dy dhomave.216
Etiketimi, përveç të tjerave i A.
Zogut si ‘stërnip i Skënderbeut’ në këtë moment, kishte një domethënie në rrugën e nisur. Po
ashtu dhe akuzat ndaj Senatit, i cili nuk po tregohej fleksibël ndaj asaj çfarë kërkohej prej tij
në këto momente. Ndër të tjera, kjo ishte një nga shkaqet që do të sillte mospërfshirjen e tij
në Statutin e ri. Për miratimin e kërkesës për Presidentin, u votua pro edhe nga tre deputetët,
që kishin qenë kundër rishikimit të Statutit. M. Kaso, që ishte deklaruar kundër procedurës së
ndjekur, ra dakord me shumicën, duke mos e përmendur më problemin e ndryshimit të
formës së regjimit.217
Ky qëndrim linte të kuptohej se edhe ai, e kishte marrë mesazhin dhe
koha e kundërshtimit për këtë çështje, qoftë edhe me argumente juridikë kishte përfunduar.
Reagimi i Presidentit të Republikës nuk vonoi. U prit deri sa Dhoma e Deputetëve më
31 maj 1928 miratoi përfundimisht buxhetin e vitit 1928-29. Më 2 qershor 1928, përpara
deputetëve u lexua mesazhi i Presidentit të Republikës, ku në mbështetje të neneve 28, 79 e
141 të Statutit, ai urdhëronte një sesion të jashtëzakonshëm, që të nesërmen që mbaronte
sesioni i rregullt, për të biseduar mbi rishikimin e Statutit, deri në përfundim të çështjes.218
Edhe Senati e kishte marrë të njëjtën shkresë. Më 6 qershor, deputetët u njohën me shkresën e
Senatit, në të cilën theksohej se, ai me vota unanime kishte shtruar nevojën e një rishikimi të
përgjithshëm të Statutit dhe këtë e shikonte jashtë kompetencës së Asamblesë Legjislative të
përbërë prej dy dhomave dhe se ishte shprehur për nevojën e shtimit të një dispozite në
artikullin 141 të Statutit, mbi lënien e kompetencës për rishikimin e përgjithshëm të Statutit,
një Asambleje Kushtetuese. Për këtë kërkohej edhe mendimi i Dhomës së Deputetëve, e cila
në ketë rast u deklarua pro me unanimitet.219
214
AQSH, F. 146, V. 1928, D. 90, fl. 190. 215
Po aty, 260-262. 216
Telegraf, nr. 122/21, 1 qershor 1928, 1, artikulli “Konflikti midis Senatit dhe Dhomës po vazhdon”. 217
AQSH, F. 146, V. 1928, D. 90, fl. 263. 218
Po aty, fl. 325. 219
Po aty, fl. 339-340.
7
Në zbatim të urdhrit të Presidentit më 7 qershor 1928 u mblodhën të dy dhomat dhe u
vendos që të bëhej një shtojcë në art. 141 të Statutit. Aty u sanksionua që, “Rishikimi i
përgjithshëm i Statutit, i përket vetëm Asambles Konstituente. Kur vendoset nevoja e
rishikimit të përgjithshëm të Statutit si mbas procedurës së caktuar në ketë artikull, të dy
Dhomat quhen vetiu të shpërndara dhe dekretohen zgjedhje për Asamblenë Konstituente,
simbas Art. 47 të Statutit”.220
Asambleja Legjislative vendosi shpërndarjen e të dy dhomave
dhe kërkoi nga Presidenti dekretimin e datës së zgjedhjeve për Asamblenë Kushtetuese.221
Në
këtë mbledhje K. Floqi kërkoi informacion nëse Asambleja Kushtetuese që do të zgjidhej, do
të kishte fuqi që të ndryshonte nenin 141 që përcaktonte formën republikane të regjimit të
pandryshueshme. Përgjigjja e dhënë nga një numër i madh deputetësh e senatorësh ishte se,
Asambleja duke përfaqësuar sovranitetin e popullit, nuk do të kishte pengesa për ndryshimet
që do të bënte.222
Kjo përgjigje tregoi arsyen pse do të mblidhej kjo Asamble. Më 16 qershor
1928, A. Zogu firmosi dekretin mbi zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese. Votimi do të
kryhej sipas ligjit për zgjedhjen e deputetëve të marsit 1925. Zgjedhësit e parë do të fillonin
votimin prej datës 16 korrik 1928. Zgjedhësit e dytë do të votonin për zgjedhjen e anëtarëve
të Asamblesë Kushtetuese më 16 gusht 1928. Ajo do të mblidhej ditën e shtunë, më 25 gusht
1928.223
Po të shikohen me kujdes hapat që u ndërmorën për të realizuar ndryshimet
kushtetuese, ato u bënë duke ndjekur hapësirat ligjore, argumente të cilët u përdorën edhe nga
mbështetësit e këtyre ndryshimeve. Ata e theksuan këtë, në mënyrë që të shuheshin zërat që e
shikonin konfliktin Senat-Dhomë Deputetësh si diçka të sajuar. Në të vërtetë gjatë kësaj rruge
u shmangën shumë elementë që mund të sillnin zgjidhjen e këtij konflikti. Vetë Senati nuk
zbatoi procedurat ligjore të miratuara nga vetë ai, që parashikonin situata të tilla. Artikulli 86
i rregullores së brendshme të tij, kishte të përcaktuar se, në rast se dy dhomat binin në
kundërshtim ose konflikt midis tyre mbi ndonjë projektligj, Senati mund të formonte një
komision për t’u marrë vesh me Dhomën e Deputetëve për zgjidhjen e konfliktit ose të
kundërshtimit.224
Këtë të drejtë ai nuk e shfrytëzoi, por e la në heshtje. Duke analizuar
ngjarjet që u zhvilluan, duhet theksuar se Senati, fillimisht nuk ka qenë dakord për
ndryshimin e formës së regjimit, pasi ai kërkoi ndryshimin e disa neneve dhe jo të gjithë
Statutit. Kjo përforcohet edhe nga vonesa që iu bë kthimit të përgjigjes së deputetëve, për
rishikimin total të Statutit. Ai u tërhoq pas urdhrit të Presidentit të Republikës, duke mos
përdorur hapësirat ligjore që kishte në dispozicion. Kështu mori fund kundërshtimi për këtë
çështje.
1.3. Zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese
Pas arritjes me sukses të gjetjes së mënyrës, për të realizuar ndryshimet në rrugë
ligjore, hapi tjetër i rëndësishëm ishte organizimi i zgjedhjeve për në Asamblenë Kushtetuese.
Detyra kryesore në këtë rast binte mbi Ministrinë e Brendshme dhe K. Kotën. Për
220
Shqipenija me 1937, Vëllimi I…, 62. 221
Fletorja Zyrtare, nr. 62, 12 qershor 1928, 10. 222
Telegraf, nr. 123/ 22, 8 qershor 1928, 1, artikulli “Mbledhja e bashkët i dha fund sesionit dhe jetës së dy
Dhomave.” 223
Fletorja Zyrtare, nr. 64, 16 qershor 1928, 1. (Dekret mbi zgjedhjen e misavet t’Asembles Konstituente). 224
Rregulloreja e Brendëshme e Senatit…, 28.
8
organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve u veprua në disa drejtime, si në planin e brendshëm
ashtu edhe atë të jashtëm. Në planin e brendshëm shkuan paralel procedura e organizimit të
zgjedhjeve, ku siç do të shihet ishte e përfshirë e gjithë administrata shtetërore dhe qëndrimi i
shtypit shqiptar, i cili me reflektimet e tij luajti rol të madh, në parapërgatitjen me kujdes të
opinionit publik shqiptar, për ndryshimet kushtetuese që do të ndodhnin. Në planin e jashtëm,
detyrë kryesore ishte sigurimi i mbështetjes për aprovimin e këtyre ndryshimeve nga shtetet e
huaja. Duhet theksuar se procesi i organizimit të zgjedhjeve u bë nën kujdesin dhe ndihmën
italiane.
Më 8 qershor përfaqësuesi italian në Shqipëri, Sola i raportonte Musolinit për
vendimet e marra nga Parlamenti Shqiptar. Ai e sqaronte se, ishte mbyllur faza e parë që ishte
më e vështira dhe vendimtarja për ndryshimin e regjimit dhe kjo gjë ishte arritur përpara
kohës që ishte planifikuar në projektin e diskutuar mes tij dhe Zogut. Ai kërkonte mendim
nga Musolini, nëse duhej ta këshillonte Zogun, që ta shtynte mbledhjen e Asamblesë më 1
tetor, siç ishte parashikuar në projekt, apo ta linte të lirë në vendimet e tij.225
Kjo kërkesë
tregonte se megjithëse po realizohej gjithçka sipas planit italian, përsëri ata ishin të
shqetësuar dhe kërkonin që të ndërhynin, për të marrë garanci. Musolini u përgjigj shpejt dhe
urdhëroi, që A. Zogut t’i lihej liri e plotë, në zhvillimet elektorale për mbledhjen e
Asamblesë.226
Zogu duke qenë se ishte treguar korrekt në realizimin e kërkesave italiane, nuk vonoi
të kërkojë ndihmë për të realizuar synimet e tij. Në takimin me Solan, ai i paraqiti kërkesën
për ndihmë financiare, ku një pjesë e saj, i duhej menjëherë për shpenzime elektorale, në
mënyrë që të sigurohej zgjedhja e një Asambleje, që do të ishte e devotshme ndaj tij.227
Fillimisht kërkesa u bë pa e përcaktuar shumën. Në momentin e diskutimit të kërkesës, Sola
bëri të mundur, që ajo të mos kalonte 10 milion lireta dhe nga kjo shumë, vetëm gjysma do të
jepej menjëherë.228
Marrëdhëniet shqiptaro-italiane ishin të ndërtuara në mënyrë të tillë, që të dy palët
tentonin të përfitonin nga njëra-tjetra në maksimum, por në këtë rast Italia ishte në avantazh.
Me plotësimin e kërkesave financiare palës shqiptare, ajo synonte dhe po realizonte planet
për thellimin e dominimit të saj në Shqipëri. Menjëherë u paraqit kërkesa italiane, që të
detyrohej Zogu të nënshkruante një marrëveshje të re ushtarake, që Pariani ishte duke e
negociuar prej kohësh.229
Vlen të theksohet se në harkun kohor të 6 ditëve, mes Shqipërisë
dhe Italisë u nënshkruan dhe u projektuan një varg marrëveshjesh, të cilat e ndihmuan A.
Zogun në rrugën e tij, por në të vërtetë, më tepër i shërbyen Italisë.
Me shpalljen e datës së zgjedhjeve filloi dhe organizimi i punës, që u shtri në disa
drejtime. Në të gjitha prefekturat u morën masa në mënyrë që të sigurohej fitorja e
kandidatëve qeveritarë. Fillimisht ato vepruan vetë dhe udhëzimet e Ministrisë së Brendshme
shkuan për prefektura të veçanta, duke kërkuar bashkërendimin e punës së organeve qendrore
dhe lokale. Në një qarkore për prefekturën e Vlorës, më 28 qershor 1928, udhëzohej që të
bashkëpunonte me komisionin e bashkisë, në mënyrë që të sigurohej që, zgjedhësit e dytë që
225
DDI, Seria VII. Vol. VI. Dok. 389, f. 344. Telegram i Solas për Musolinin, 8 qershor 1928. 226
DDI, Seria VII. Vol. VI. Dok. 399, f. 351. Telegram i Musolinit për Solan, 12 qershor 1928. 227
DDI, Seria VII. Vol. VI. Dok. 398, f. 351. Telegram i Solas për Musolinin, 11 qershor 1928. 228
DDI, Seria VII. Vol. VI. Dok. 406, f. 355. Telegram i Solas për Musolinin, 14 qershor 1928. 229
DDI, Seria VII. Vol. VI. Dok. 407, f. 356. Telegram i Solas për Musolinin, 14 qershor 1928.
9
do të dilnin fitues, të ishin besnikë të regjimit dhe votën e tyre, ta jepnin pa më të voglin
dyshim për kandidatët e listës qeveritare. Patjetër, përfundimi i votimit, duhej të ishte pro
listës qeveritare.230
Ishte shumë e rëndësishme që fitorja e kandidatëve qeveritarë në këto zgjedhje të ishte
e sigurtë dhe sa më e thellë, sepse ata do të ishin pothuajse të gjithë ish deputetë dhe senatorë.
Kandidimin e tyre Zogu e bëri për disa arsye. Ata ishin treguar të gatshëm të votonin në bllok
kërkesën e tij për ndryshimet kushtetuese dhe nga ana tjetër i kishin shërbyer dhe ishin të
lidhur me pushtetin e tij. Kjo do të ndikonte që edhe ata, do të ishin shumë të interesuar të
arrinin fitore. Mesazhet e Zogut shkonin më shpejt tek këta njerëz dhe ai ishte i bindur në
besnikërinë e tyre. Për një ndryshim kaq të madh nuk mund të rrezikohej me figura të reja.
Prandaj u paraqit në bllok pothuajse gjithë lista e elitës së vjetër politike. Numri i kandidatëve
të rinj që do të përfshiheshin në listën qeveritare, parashikohej që nuk do të ishte më tepër se
pesë vetë.231
Për të realizuar saktë detyrat e ngarkuara, Ministria e Brendshme pas urdhrave
që kishte dërguar për prefektura të veçanta, më 30 qershor 1928 nxori një urdhër të ri drejtuar
gjithë prefekturave. “Lutemi qi në marrveshtje me njerzit besnikë të Qeveries, - theksohej aty,
- te perpiqeni energjikisht qi zgjedhsit e dytë qi do të zgjidhen per listat e Asambles te jen
gjith pro- Qeveritare”.232
Nga kjo rezulton që, e gjithë administrata shtetërore do të vihej në
funksion të fitores së kandidatëve qeveritarë, për në Asamblenë Kushtetuese.
Pas këtij urdhri mund të thuhet se filloi një lloj “gare” se kush, do të arrinte të
siguronte sa më shumë vota për këta kandidatë. Për të realizuar këtë, prefekturat vunë në
përdorim gjithë arsenalin njerëzor dhe financiar që kishin në dispozicion. Në përforcim të të
gjitha urdhrave të dhënë, më 28 korrik 1928 doli një tjetër qarkore nga Ministria e Brendshme
ku saktësohej se, ishin shënuar një për një të gjithë personat që do të merrnin pjesë në
Asamble. Duhej të merreshin masat e nevojshme, që kandidatët të votoheshin në grup sipas
prefekturave. Neglizhenca e nëpunësve përgjegjës do të dënohej me masa të rënda.233
Ky
zhvillim tregonte se këto zgjedhje, më tepër se sa një votim popullor do të ishin një fasadë,
pasi ishte përcaktuar se kush do të fitonte.
Megjithëse në masë shumë të vogël, për shkak të vështirësisë së krijuar, u shpallën
dhe disa kandidatura, që nuk kishin mbështetjen e qeverisë. Bashkia e Beratit njoftonte se
konsullata e Kostancës kishte njoftuar si kandidaturë për në Asamble dr. Zoi Xoxen dhe
kërkohej mendimi se si duhej vepruar. Përgjigjja ishte se kandidatura mund të shpallej, por të
mos i jepej asnjë përkrahje.234
Për të parandaluar ndonjë situatë të papritur nga shpallja e
kandidaturave të tilla, Ministria e Brendshme mori masat e nevojshme, me synimin që nga
njëra anë, të promovonin në publik një proces, që do të bënte të mundur zgjedhje të lira dhe
konkurruese, dhe nga ana tjetër, fitorja e kandidatëve qeveritarë të ishte e sigurtë. Me qarkore
të posaçme u udhëzuan prefekturat, që posa të sigurohej që votimi do të ishte totalisht pro
kandidatëve qeveritarë, të ftoheshin edhe kandidatë të tjerë që të shpallnin kandidaturën e
tyre, ose drejtpërdrejtë, ose në emër të zgjedhësve të dytë. Por, të gjitha prefekturat u
udhëzuan që nëse do të kishte kandidatë të tjerë përveç atyre qeveritarë, të raportonin emrat e
230
AQSH, F. Ministria e Punëve të Brendshme, nr. 152, V. 1928, D. 1/a, fl. 534. 231
Telegraf, nr. 129/26, 29 qershor 1928, 1, artikulli “Levizja elektorale ësht në shvillim të plotë”. 232
AQSH, F. 152, V. 1928, D. 1, fl. 21. 233
Po aty, fl. 97. 234
Po aty, fl.57, 59.
10
tyre.235
Kuptohet se qëllimi ishte që, nëse personi ose personat në fjalë, mund të rrezikonin
kandidatët qeveritarë ose mund të kishin premisa për të fituar, do të merreshin masa për t’i
detyruar ata, që të tërhiqeshin nga gara.
Në krijimin e hapësirës sado të vogël për shpalljen e kandidaturave të tjera rol luajti
dhe shtypi i shkruar, bile edhe ai pro qeverisë, por kjo u bë në kohën kur ai nuk kishte akoma
informacion se, për çfarë do të shërbenin në të vërtetë këto zgjedhje. Kjo dallohet qartë pasi
në këto organe akoma vazhdohej të promovohej regjimi republikan. Gazeta “Telegraf”, në
korrik 1928, shtronte idenë se në zgjedhjet që do të zhvilloheshin, duhet të kishte edhe grupe
të tjera kandidatësh, përveç atyre qeveritare. Sipas saj, kandidatët qeveritarë nuk mund të
ishin të gjithë me karakter të mirë dhe të papërlyer, dhe në çdo regjim republikan duhet të
formoheshin dhe grupe të tjera.236
Një masë tjetër për sigurimin e një rezultati sa më të mirë në zgjedhje, ishte dhe
plotësimi i kërkesave financiare të prefekturave dhe bashkive. Kryesisht këto shpenzime u
bënë për shpërblime në këmbim të votës, për darka të veçanta, sigurim ushqimi dhe strehimi
për zgjedhësit e dytë, në ato zona kur këta do të grumbulloheshin, larg qendrave të tyre të
banimit. Me këto masa, rezultati do të ishte më i sigurtë. Mbështetja financiare u kërkua edhe
për të paguar ata që do të ndiqnin persona të dyshimtë, që mund të zhvillonin veprimtari
kundër kandidatëve qeveritarë.237
Nga ana tjetër, synohej që në zgjedhje të merrnin pjesë sa
më shumë votues. Kjo do të përdorej si pretekst për të demonstruar që populli i përkrahte dhe
ishte dakord me ndryshimet kushtetuese. Për këtë nga organet qeveritare u dhanë urdhra të
veçanta, për ta detyruar popullin të dilte në votime. Në funksion të kësaj u përdorën dhe
mjetet financiare, duke u hapur kështu edhe rruga e abuzimeve.
Këto zhvillime evidentuan dhe mungesën e korrektësisë dhe mosbesimin, që kishin
organet shtetërore mes tyre. Nënprefektura e Mirditës njoftonte më 8 gusht 1928 se, për të
nxjerrë popullin në votime ishte bërë propagandë, duke premtuar bakshishe. Sipas saj,
pjesëmarrja në votime, kishte qenë më e madhe se asnjëherë tjetër dhe kishin rezultuar fitues
të gjithë kandidatët qeveritarë. Për të shpërblyer besnikët kërkoheshin 400 fr. ari. Prefektura e
Shkodrës nga e cila varej ajo, e gjykonte të arsyeshme dhe të mjaftueshme për këtë rast
shumën prej 100 fr. ari, vetëm për të bërë një darkë për zgjedhësit e dytë, pasi nënprefektura
në fjalë nuk kishte sjellë emrat e atyre, që do t’u shpërndaheshin bakshishet dhe nuk dihej se
ku do të shkonin këto para.238
Prefekturat dhe nënprefekturat, duke e njohur nga afër realitetin, në mënyrë që të
arrihej një fitore sa e më e thellë e kandidatëve qeveritarë, dërgonin relacione të
herëpashershme ku kërkohej ndihma e institucioneve qeveritare për çështje të ndryshme.
Synimi kryesor ishte që zgjedhësit e dytë të ishin të gjithë pro qeverisë. Në kuadrin e
kontrollit qeveritar u kërkua marrja e masave, për mbajtjen larg nga menaxhimi i procesit
zgjedhor në zona të caktuara, i personave me të kaluar të dyshimtë, që mund të përbënin
rrezik për kandidatët qeveritarë.239
235
Po aty, fl. 97, 107. 236
Telegraf, nr. 132, 8 korrik 1928, 2, artikulli “A duhet të formohen grupe të tjerë?”. 237
AQSH, F. 152, V. 1928, D. 1, fl. 24. 238
Po aty, fl. 111. 239
Po aty, fl. 48.
11
Gjatë procesit zgjedhor, pas urdhrave të dhënë, u morën masa të ashpra ndaj
personave, që nuk i zbatuan më përpikmëri ato. Një shembull tipik vinte nga prefektura e
Shkodrës. Në një telegram tepër urgjent për Ministrinë e Brendshme, më 19 korrik 1928, ajo
njoftonte se Kryeplaku i Lagjes Perash, Lin Laca megjithëse ishte porositur për të lajmëruar
banorët e lagjes për të dalë në votime, nuk e kishte bërë këtë dhe nga 400 votues, kishin
marrë pjesë vetëm 20. Kjo cilësohej si një vepër kundër qeverisë. Për këtë kërkohej
autorizimi që, po atë ditë, ky njeri të internohej në Gjirokastër dhe pastaj do të bëheshin
formalitetet. Përgjigjja erdhi po atë ditë, ku lejohej internimi dhe ai duhej të nisej sa më parë
për në vendin e dënimit, dhe pastaj të dërgoheshin formalitetet ligjore.240
Pra, në funksion të
arritjes së rezultatit të dëshiruar dhe për të dhënë një shembull për të tjerët që mund të dilnin
kundër qeverisë, vetë prefektura dhe aq më keq, Ministria e Brendshme shkelën ligjin, duke
dënuar një njeri, pa i bërë procesin gjyqësor.
Gjatë fushatës zgjedhore një kujdes i veçantë, sidomos në zonat veriore të vendit u
tregua ndaj tentativave për prishjen e zgjedhjeve. Rreziku kryesor këtu mund të vinte nga
emigrantët politikë që ishin në Jugosllavi, të cilët mund të kalonin kufirin dhe të prishnin
procesin zgjedhor. Prefektura e Shkodrës duke ndjerë këtë rrezik, kërkonte autorizim që së
bashku me Komandantin e qarkut, të dërgohej në ato vise një batalion ushtarësh për një
patrullim në gjithë rajonin e Dukagjinit. Po ashtu edhe për zonën e Nikaj-Merturit, pasi vinin
lajme se atje ishte duke u bërë propagandë për prishjen e zgjedhjeve. Propagandistët vinin
prej Gucie e Gjakove. Duke marrë parasysh shqetësimet dhe duke e parandjerë rrezikun,
Ministria e Brendshme vendosi që të dërgonte një batalion me ushtarë në ato vise.241
Dërgimi
i batalionit ishte në favor të politikës qeveritare pasi së pari, zvogëlonte mundësinë e
ndërhyrjes së të arratisurve politik në procesin zgjedhor dhe krijonte mbrojtje dhe siguri për
zgjedhësit e dytë. Së dyti, prania ushtarake në ato zona demonstronte forcën e qeverisë dhe
kjo, do të shërbente si një mjet presioni për popullsinë që të votonte për kandidatët qeveritarë.
Masat e marra nga qeveria bënë që zgjedhjet të kalonin pa shkaktuar ndonjë reagim
publik dhe nuk ndodhi ajo që rëndom shoqëronte zgjedhjet në vendet e tjera: jo manifeste në
mure, jo diskutime me ekspozimin e pikave të programeve të ndryshme, jo mbledhje, jo
kontradikta. Vetëm një shënim, vetëm një karakteristikë, një konstatim permanent: “qetësia
më absolute”.242
Autoritetet e larta shqiptare silleshin sikur qëndronin larg procesit zgjedhor.
Kjo bëhej me qëllim, që të jepej ideja se qeveria nuk po ndërhynte në zgjedhje, dhe populli
po shprehte lirisht vullnetin e tij, i pandikuar nga askush. Për ta bërë sa më të besueshme këtë,
drejtuesit e lartë të shtetit në këtë periudhë, u paraqitën sikur ishin me pushime. Presidenti
ishte në Durrës dhe ministri i Jashtëm gjendej në “Beratin piktoresk me pushime”.243
Megjithatë pjesëmarrja e njerëzve në votime ishte e vogël. Arsyeja kryesore ishte se
mungonte opozita. Ata që mendonin ndryshe, nuk kishin ndonjë interes të dilnin në votime.
Kaq e madhe ishte kjo mangësi sa u trajtua edhe nga organet e shtypit që ishin afër qeverisë.
Sipas tyre, “nuk pati ndonjë interes të madh se, kush do të zgjidhej meqë kandidatura të tjera
nuk kishte përveçse të partisë qeveritare, të cilat ishte e natyrshme që të fitonin në të gjitha
240
Po aty, fl. 71, 72. 241
Po aty, fl. 63, 67, 98. 242
Gustavo Traglia, L’Albania di Re Zog, (Romë: Edizioni Tiber, 1930), 23. 243
Po aty, 24.
12
anët, meqenëse ndonjë kundërshtim nuk u shfaq”.244
Ky konstatim i organeve të shtypit u
përdor edhe nga prefektura të veçanta, si një masë për të justifikuar pjesëmarrjen e ulët të
popullsisë në votime. Prefektura e Shkodrës në një telegram që i dërgonte Ministrisë së
Brendshme më 23 korrik 1928, e njoftonte se, votuesit shkodranë ishin duke ardhur në votime
ngadalë, por mjaftueshëm. Si arsye e pjesëmarrjes së ulët jepej mungesa e opozitës, por
Prefektura akuzonte edhe gazetën “Telegraf”, pasi me shkrimet e saj i kishte dhënë të
kuptonte popullit se, vetëm lista e kandidatëve të qeverisë kishte për t’u zgjedhur si
asambleistë.245
Në të vërtetë relacionet e prefekturave ishin kontradiktore. Nga njëra anë, ato
e pranonin numrin e ulët të zgjedhësve në votime, duke evidentuar pikërisht mungesën e
opozitës, për të cilën vetë ato kishin përdorur të gjitha mjetet për ta eliminuar nga zgjedhjet,
nga ana tjetër, për arsyen e pjesëmarrjes së ulët, akuzonin organet e shtypit. Megjithëse
pjesëmarrja ishte e ulët, zgjedhjet u bënë dhe nga kontrolli i fortë nga organet qeverisëse, u
arrit që të sigurohej fitorja totale e kandidatëve qeveritarë.
Për vetë rëndësinë që kishin, këto zgjedhje tërhoqën edhe vëmendjen e shteteve të
huaja. E interesuara e drejtpërdrejtë ishte qeveria italiane e cila kishte kohë që kishte vënë në
përdorim, gjithë arsenalin diplomatik dhe financiar për arritjen e synimeve të saj në Shqipëri.
Ajo punoi që, gjatë kohës së zhvillimit të këtyre zgjedhjeve të arrinte disa marrëveshje të reja
dhe të siguronte në rrugë ligjore zbatimin e tyre edhe kur A. Zogu do të bëhej Mbret. Por, në
deklaratat publike, funksionarët e saj u treguan të kujdesshëm që të transmetonin vetëm
ndjenja miqësie dhe bashkëpunimi reciprok. Gjatë një fjalimi të mbajtur në Senatin italian më
5 qershor 1928, Musolini deklaronte se Shqipëria duhej të besonte tek miqësia e Italisë, se kjo
miqësi ishte absolutisht e sinqertë dhe ishte shumë i preokupuar deri në atë pikë, sa të mos
ndërmerrte asnjë akt, që mund të interpretohej nga njerëzit keqdashës si ndërhyrje në punët e
brendshme të shtetit shqiptar, se Italia ishte e nderuar t’i ofronte bashkëpunimin e saj këtij
rinovimi të madh të Shqipërisë se vjetër dhe të re, e lidhur me Italinë nga rrethana “që mund
të quhen shekullore dhe tradicionale”.246
I gjithë qëllimi i kësaj propagande, ishte për të
siguruar opinionin publik italian dhe shqiptar, Fuqitë e Mëdha dhe specifikisht shtetet
kufitare të Shqipërisë, se Italia ndaj Shqipërisë kishte vetëm qëllime miqësore dhe
marrëdhëniet do të ishin të bazuara mbi interesin reciprok, duke respektuar të gjitha
angazhimet ndërkombëtare të marra nga të dy palët.
Gjatë kësaj periudhe, Italia e mbështeti A. Zogun, por në shumicën e kohës tentonte të
përfitonte prej tij. Ajo financonte drejtpërdrejtë një pjesë të rëndësishme të kundërshtarëve
politik të Zogut që ishin jashtë, por në bisedimet e zhvilluara midis dy qeverive, përsa i
takonte planit për shpalljen e monarkisë, kishte arritur të siguronte interesat e saj. Në këtë
mënyrë, diplomacia italiane nuk mund të rrezikonte me elementë që i mbështeste
financiarisht, por që nuk i kishte provuar në pushtet dhe për shkak të kësaj mbështetjeje, të
nxiste zemërimin e Zogut, ndaj saj. Në momentin që gjërat filluan të qartësoheshin, për sa i
përket planeve për monarkinë dhe për të siguruar dhe afrimin e mëtejshëm të Zogut, qeveria
italiane filloi shkëputjen e mbështetjes për disa elementë drejtues të opozitës të cilët ishin dhe
kundërshtarët më të rrezikshëm të tij. U deklarua shkëputja e mbështetjes financiare për
244
Gazeta Zëri i Korçës, nr. 320, Korçë, 18 gusht 1928, 2, artikulli “Mi ndrimin e Statutit Themeltar të
Shqipërisë”. 245
AQSH, F. 152, V. 1928, D.1, fl. 83. 246
Salvadore Petrotta Mandala, “L’opera degli italo-albanesi”, në Italia e Albania, (Palermo: Grafiche S.
Pezzino & Figlio, 1940), 40.
13
Hasan Prishtinën. Jo vetëm kaq, por për t’i dhënë të kuptonte Zogut se Italia ishte totalisht në
krahun e tij, Musolini theksoi se, “në qoftë se Prishtina kishte projektuar të bënte atentat ndaj
Zogut, Italia do ta konsideronte si armik”.247
Megjithatë diplomacia italiane dyshonte se pas shpalljes Mbret, duke e ndjerë veten
më të fuqishëm, Zogu do të përpiqej për t’u shmangur nga detyrimet ndaj Italisë.
Përgjegjësinë për zgjidhjen e kësaj çështjeje e mori përsipër U. Sola. Më 8 korrik 1928, ai i
dërgoi një raport sekret Musolinit, ku fillimisht i jepte informacion për zhvillimet e ndodhura,
duke i parashtruar dhe idetë e tij për ta mbajtur nën presion A. Zogun. Ai theksonte se, “ishte
e nevojshme marrja nga Zogu e një deklarate, ku ai do të jepte garanci se gjatë sundimit të tij
si mbret, të mos ndiqte një politikë që të binte në kontrast me atë të vendosur nga Pakti i
Sigurisë i vitit 1926 dhe Traktati i Aleancës i vitit 1927”. Prandaj kishte kohë, që ishte duke e
përgatitur atë për të dhënë garanci politike të karakterit suplementar që do ta lidhnin në
mënyrë definitive, me politikën italiane. Por gjatë takimeve të zhvilluara, Zogu i kishte
kërkuar Solas premtimin që, në rast konfigurimi të kufijve të Ballkanit, Italia do të jepte
mbështetjen e saj për aneksimin nga ana e mbretërisë shqiptare e të gjithë territoreve të
populluara nga shqiptarët.248
Në përgjigje, Sola i kërkoi Zogut që t’i drejtohej vetë me anë të një letre Musolinit. Jo
vetëm kaq, por u arrit deri aty sa ai, i dha këshilla Zogut se si duhej t’i shkruante letrën. Ai
duhej t’i betohej Musolinit për besnikëri dhe që nuk do të bënte aleanca ose pakte me shtetet
e tjera pa u konsultuar me Italinë. Raportet evoluan deri aty sa, Zogu jo vetëm pranoi
këshillat e Solës, por e autorizoi atë që të hartonte vetë tekstin e letrës. Ajo u hartua dhe
kishte këto pika kryesore: A. Zogu do t’i qëndronte besnik marrëveshjeve dhe traktateve të
nënshkruara në vite mes Italisë dhe Shqipërisë edhe pasi të bëhej mbret; gjatë mbretërimit të
tij në asnjë çast, ai ose qeveria e tij, nuk do të kërkonte askund, aleanca ose garanci politike të
cilat do të ishin kundër interesave të dy kombeve; nëse do të ndodhte shpërbërja e shteteve
fqinje, Shqipëria besonte tek interesimi efikas i Italisë që të bashkoheshin të gjithë shqiptarët
me shtetin amë; betimi për besnikëri ndaj Italisë, duhet të bëhej në emër të mbretit dhe të
popullit shqiptar.249
Më 24 korrik 1928 erdhi përgjigjja e Musolinit. Ideja e tij ishte që letra, e cila
përmbante marrëveshje dhe impenjime reciproke, të bëhej publike dhe në këtë mënyrë A.
Zogu nuk do të mundej të mos respektonte detyrimet e marra. Por ekzistonte çështja e tokave
shqiptare në Jugosllavi, që sipas letrës të shkruar nga Sola në rast lufte, duhet të bashkoheshin
me Shqipërinë dhe për ketë garant, do të ishte Italia. Ky ishte një problem për Musolinin
sepse po të bëhej publike kjo, reagimi jugosllav dhe ai ndërkombëtar do të ishte i madh. Për
këtë ai rekomandoi që, letra të ndahej në dy pjesë. Pjesa që fliste për detyrimet që Zogu
merrte ndaj Italisë për të respektuar marrëveshjet dhe për të mos lidhur aleanca të tjera si dhe
për të njohur meritën italiane, për sa i përkiste shpalljes së monarkisë, të bëhej publike. Pjesa
e dytë, që përfshinte bashkimin e trojeve shqiptare me ndihmën e Italisë të mbetej sekrete.250
Zogu sigurisht që në bisedimet e tij me Solën, ishte këshilluar me njerëz të aftë, kishte
fituar edhe vetë eksperiencë dhe ishte bërë më i zhdërvjellët në marrëdhëniet ndërkombëtare.
247
DDI, Seria VII. Vol. VI. Dok. 445, f. 388-389. Telegram i Musolinit për Solan, 1 korrik 1928. 248
DDI, Seria VII. Vol. VI. Dok. 466, f. 405-406. Leter e Solas për Musolinin, 8 korrik 1928. 249
Po aty, 407-410. 250
DDI, Seria VII. Vol. VI. Dok. 514, f. 450-452. Telegram i Musolinit për Solan, 24 korrik 1928.
14
Ai e kuptonte që kjo letër, për shkak të përmbajtjes së saj do të ishte e vështirë të bëhej
publike. Nga ana tjetër, nëse do të mbahej e fshehtë, ai do ta kishte më të lehtë t’i shmangej
detyrimeve, ose të përfitonte prej saj. Sola tentoi të përfitojë nga Zogu në maksimum, duke
mos e bërë të qartë nëse letra do të bëhej publike, apo do të mbetej sekrete. Megjithatë për
palën shqiptare, kjo nuk përbënte problem të madh, kështu që nuk u arrit ndonjë gjë.
Pas kërkesës së Musolinit, Sola duke qenë më afër Shqipërisë dhe një diplomat i aftë i
deklaroi atij se, në qoftë se ky dokument do të botohej, do të zbulohej në sytë e gjithë botës
natyra e raporteve italo-shqiptare. Gjithashtu ai theksoi se, A. Zogu nuk do të pranonte në
asnjë mënyrë që të ndahej letra, apo t’i hiqeshin pjesë që mund të limitonin përmbajtjen e saj,
duke u shprehur se ajo nuk mund të pranohej, siç e kishte kërkuar Musolini.251
Problemi në
këtë rast u bë dypalësh, por diplomacia italiane nuk mund të humbiste rastin për të shtrirë sa
më shumë duart mbi qeverinë shqiptare. Në funksion të kësaj Sola arriti ta bindte Musolinin
dhe u ra dakord që letra e parë të mos publikohej për momentin, por mund të bëhej publike në
një të ardhme, ndërsa letra e dytë nuk duhej të bëhej publike. Megjithëse Musolini mbeti i
pakënaqur, nuk harroi të shprehej se, “e gjithë bota e di dhe do ta shohë, që froni shqiptar do
të jetë një krijesë italiane”.252
Përveç Italisë që ishte dakord për shpalljen e Monarkisë Shqiptare, Zogu ishte i
interesuar edhe për qëndrimin e fuqive të tjera. Megjithëse kishte marrë indikacione që
përpara, ai përsëri insistoi në këtë drejtim. Në funksion të saj ai u takua më 12 gusht 1928 me
përfaqësuesin anglez në Shqipëri. Biseda u organizua sipas sugjerimeve që Sola i kishte
dhënë Zogut më përpara. Pas pyetjes së tij, për qëndrimin që do të mbante Anglia, nëse
Asambleja do të vendoste të shpallte monarkinë, përgjigjja ishte se ajo e shikonte këtë si një
çështje të brendshme dhe nuk kishte asgjë për të kundërshtuar, por njohja e regjimit të ri do të
nisej nga qëndrimi që do të mbanin dhe shtetet e tjera më afër, që ishin më të interesuara. Kjo
nuk i pëlqeu Zogut, i cili kujtoi se, në raste të tjera Anglia kishte mbajtur qëndrim në favor të
Shqipërisë. Në lidhje me shqetësimin anglez për interesimin italian për ndryshimin e regjimit,
Zogu u përgjigj se Italia nuk ndërhynte në jetën politike të brendshme shqiptare, por shikonte
me sy të mirë gjithçka që Shqipëria bënte për të mirën e saj.253
Pra, qëndrimi i Anglisë
vazhdonte të ishte i lidhur me reagimin e Jugosllavisë, për shpalljen e Monarkisë Shqiptare.
Edhe vetë diplomatët e Fuqive të Mëdha që ishin në Shqipëri, gjatë muajit gusht
zhvilluan takime të shpeshta njëri me tjetrin, sidomos ai anglez dhe italian, ku qëllimi ishte të
kuptuarit e qëndrimeve që do të mbanin shtetet respektive, ndaj shpalljes së monarkisë.
Menjëherë pas takimit me Zogun më 13 gusht 1928 diplomati anglez u takua më atë italian.
Diskutimi i tyre preku dy çështje kryesore: e para, mënyra se si Zogu kishte transmetuar
bisedën e bërë me ministrin anglez, e që rezultoi se ishte transmetuar saktë; e dyta, u diskutua
qëndrimi i Anglisë dhe Italisë në lidhje me shpalljen e monarkisë. Sola i referoi ministrit
anglez se, Italia e shihte si shumë të favorshëm krijimin e mbretërisë shqiptare, e cila do t’i
siguronte këtij vendi stabilitetin dhe vazhdimësinë politike. Nga biseda e bërë rezulton se
edhe ministri anglez e konsideronte transformimin logjik e natyral, por Shqipëria duhej të
merrte masa që kjo të mos provokonte asnjë reagim në Jugosllavi.254
251
DDI, Seria VII. Vol. VI. Dok. 521, f. 456-460. Telegram i Solas për Musolinin, 27 korrik 1928. 252
DDI, Seria VII. Vol. VI. Dok. 543, f. 482-483. Telegram i Musolinit për Solan, 9 gusht 1928. 253
DDI, Seria VII. Vol. VI. Dok. 551, f. 488. Telegram i Solas për Musolinin, 13 gusht 1928. 254
Po aty, f. 448-449.
15
Musolini megjithëse pranoi kompromisin, që pjesët e letrës të dërguara nga Zogu, të
mbeteshin sekrete, vazhdoi të këmbëngulte në gjetjen e mënyrave të reja për ta detyruar atë
që t’i pranonte marrëveshjet publikisht. Për këtë më 23 gusht 1928 ai i rekomandoi Solës se, i
vetmi dokument që mund ta lidhte mbretërinë e re me Italinë dhe ku këto marrëveshje mund
të shpalleshin publikisht, ishte që ato të saktësoheshin në njoftimin zyrtar që do të bënte shteti
shqiptar për shpalljen e monarkisë. Në funksion të saj nevojitej që, shumica e pjesës së parë
të letrës të përfshihej në notë, për të dhënë përshtypjen që froni i ri kishte ardhur për meritë të
Italisë. Njoftimi duhej të redaktohej duke pasur prezent këtë realitet. Musolini e autorizoi
Solën, që duke përdorur emrin e tij, të arrinte në një konkluzion përfundimtar, pasi të kishte
bërë të gjitha sforcimet e mundshme për të arritur që të pranohej maksimumi i kërkesave
italiane.255
Nga ky dokument vërehet qartë se, politika italiane do të përdorte të gjitha mjetet,
për të arritur synimet e saj, me rastin e shpalljes së Monarkisë Shqiptare.
Në këtë drejtim Italia kishte avantazh, pasi ajo ishte në dijeni të ndryshimeve që do të
bëheshin në Shqipëri. Këtë e tregon më së miri raportimi që Sola i bënte Musolinit më 24
gusht 1928, ku i jepte me detaje programin e punimeve të Asamblesë, akoma pa u mbledhur
ajo. Sipas tij, në mbledhjen e parë më 25 gusht, A. Zogu nuk do të merrte pjesë. Më 26, 27
gusht do të verifikoheshin mandatet. Më 29 gusht do të ngrihej komisioni me anëtarët e
Asamblesë për të propozuar ndryshimet e Statutit. Më 1 shtator, komisioni do t’i propozonte
Asamblesë krijimin e mbretërisë. Asambleja do ta proklamonte Zogun mbret, do të dërgonte
një delegacion pranë tij, ai do të pranonte kurorën dhe do të paraqitej në të njëjtën ditë në
Asamblenë Kushtetuese për të bërë betimin. Pas kësaj do të bëheshin tre ditë festë dhe pastaj
Asambleja do të mblidhej përsëri për të formuluar dhe aprovuar artikujt e tjerë të kushtetutës
së re.256
Ky përshkrim i bërë, vlen për të kuptuar që detyra e Asamblesë ishte formale, aty
nuk do të kishte debate, nuk do të ndryshoheshin nene të veçanta, aty do të ndryshohej
gjithçka. Vetë programi i saj nuk linte hapësirë për diskutime. Gjithçka ishte vendosur
përpara se ajo të mblidhej.
Çështja e fundit që u diskutua me qeverinë italiane përpara se të mblidhej Asambleja
ishte titulli që do të merrte A. Zogu. Nga dokumenti kuptohet që ai kishte menduar të shpallej
Mbret i Shqiptarëve, gjë e cila nuk do t’i sillte probleme të brendshme. Reagimet negative do
t’i vinin nga jashtë Shqipërisë, dhe ato do të ishin kryesisht nga vendet fqinje, ku jetonte një
numër i madh me popullsi shqiptare. Kjo çështje duhej zgjidhur përpara se të diskutohej në
Asamble. Për t’i paraprirë kësaj, Zogu iu drejtua pikërisht faktorit mbështetës kryesor, që
ishte Italia. Në takimin e zhvilluar mes tij dhe Solas më 26 gusht 1928, Zogu e kishte pyetur
nëse Italia do të hezitonte për të njohur titullin “Mbreti i Shqiptarëve” dhe përgjigjja kishte
qenë se, “Italia nuk do të hezitonte asnjë minutë”.257
Kjo ishte një siguri në hapat që do të
hidhte në vazhdim.
255
DDI, Seria VII. Vol. VI. Dok. 576, f. 507-508. Telegram i Musolinit për Solan, 23 gusht 1928. 256
DDI, Seria VII. Vol. VI. Dok. 578, f. 509. Telegram i Solas për Musolinin, 24 gusht 1928. Vlen të theksohet
se autorë italianë kanë mbajtur qëndrime të ndryshme në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve për Asamblenë
Kushtetuese të vitit 1928. Antonello Biagini në librin e tij “Historia e Shqipërisë nga zanafilla deri në ditët
tona” thotë se, nga përfundimi i zgjedhjeve doli një shumicë absolute e dyshimtë që përkrah planet e Zogut (f.
159). Nga ana tjetër, Carlo Antonio Ferrario në librin e tij “Vicende e problemi della penisola balcanica:
(1815-1937)” thotë se më 1 shtator 1928 me një plebishit imponues Shqipëria arriti formën monarkike dhe
Zogu ishte i pari mbret i saj (f. 239). 257
DDI, Seria VII. Vol. VI. Dok. 590, f. 522. Telegram i Solas për Musolinin, 26 gusht 1928.
16
1.4. Përgatitjet e opinionit publik të brendshëm për ndryshimin e formës së regjimit
Ideatorët e ndryshimeve kushtetuese, u kujdesën që qëllimi për të cilën ato do të
bëheshin, të mbahej fillimisht larg shtypit të shkruar. Kjo pasi evidentimi i synimeve të tyre
në organet e shtypit, pa u saktësuar mirë rruga, mund të sillte reagim negativ në opinionin
publik. Në fillimet e përplasjeve mes Dhomës së Deputetëve dhe Senatit, në tërësi organet e
shtypit brenda Shqipërisë nuk ishin në dijeni të planeve të A. Zogut. Ato transmetuan në
lajmet e tyre se, ishte bërë e qartë që do të mblidheshin të dy dhomat legjislative dhe pas
konfliktit të ndodhur, kuptohej që ato do të shpërndaheshin. Por u mjaftuan me kaq, pa kaluar
në parashikime të tjera. Organet e shtypit shqiptar vazhduan ta shikonin dhe ta promovonin
rolin e A. Zogut si President i Republikës.“Çfarëdo ndryshimi që mund të bëhen në Statut, -
shkruante gazeta “Telegraf”, në qershor 1928, - besimi i ynë tek Presidenti i Republikës duhet
të jetë i patundur”.258
Kjo tregonte se roli i Presidentit vlerësohej shumë, dhe ai shihej si
garant i zgjidhjes së problemeve dhe i respektimit të Statutit.
Megjithatë nuk mund të thuhet se ekzistoi një boshllëk total në shtyp, për qëllimin e
këtyre ndryshimeve. Me anë të elementëve të caktuar, filluan të jepeshin opinionet e para. Për
këtë u përdoren pena të shquara të shtypit, të cilat kishin ndryshuar mendim për sa i përket
organizimit të regjimit në Shqipëri. Siç e kemi trajtuar në fillim të këtij punimi, gazetari J.
Meksi në vitin 1925, kishte bërë një shkrim të lavdërueshëm, ku kritikonte kompetencat e
mëdha që zotëronte Presidenti. Papritur në qershor 1928, ai ndërroi mendim. Në një artikull,
në gazetën “Demokratia” më 9 qershor 1928, ai doli në konkluzionin se, sistemi parlamentar
po akuzohej për shumë të këqija në botë, se kishte rënë poshtë teoria e Rusoit për popullin
suprem dhe se kishin dalë në skenë njerëz të fuqishëm, që kishin grumbulluar pushtet në
dorën e tyre dhe e dinin se çfarë kërkonin. Sipas tij, autoritetin e prezantonte një njeri, duke
pasur përreth një elitë dhe një aristokraci. Për këtë i referohej si shembull Italisë dhe pikërisht
Musolinit. Ai përfundonte duke thënë se, nuk dihej se çfarë ndryshimesh do të bëheshin në
Statut dhe çfarë artikujsh do të modifikoheshin, por se populli gjithsesi kishte besim tek
presidenti dhe ishte i bindur se çfarëdo që të ndodhte, do të bëhej për të mirën e vendit. Nga
modifikimet e Statutit, regjimi do të bëhej më i mirë.259
E vërteta ishte se në atë kohë, në Ballkan dhe në Europë, regjimet autoritare, ku
pushteti ishte i përqendruar në dorën e një njeriu, po gjenin terren çdo ditë e më tepër dhe
fjalët e përdorura në artikull i shkonin për shtat edhe asaj, që po përgatitej të ndodhte në
Shqipëri. Dobësimi i pushtetit të parlamentit nënkuptonte dështim të Republikës
parlamentare. Forcimi i pushtetit të drejtuesit që trumbetohej në artikull, në Shqipëri në të
vërtetë ekzistonte, sepse Zogu e zotëronte atë dhe vetë J. Meksi e kishte evidentuar këtë
dikur. E thënë pikërisht në këtë moment ndikonte në debatin mbi tezën, se çfarë fuqie tjetër
duhej të zotëronte Zogu.
Edhe gjatë muajit korrik 1928, shtypi shqiptar i brendshëm, vazhdoi të mos kishte
dijeni se, çfarë ndryshimesh kushtetuese do të bëheshin, pasi mesazhet që jepnin nuk
përcillnin qëllimin e vërtetë se përse do të shërbenin këto zgjedhje. Kështu gazeta “Shekulli i
Ri”, në korrik 1928 shkruante se, zgjedhjet për në Asamble bëheshin që të lartësohej dhe të
258
Telegraf, nr. 123, 6 qershor 1928, 2, artikulli “Besimi i ynë te Presidenti le të jetë i patundur”. 259
Gazeta Demokratia, nr. 158, Gjirokastër, 9 qershor 1928, 2, artikulli “Jeta parlamentare dhe Statuti”.
17
zhvillohej Republika, që institucionet e saj të plotësoheshin e të përmirësoheshin. Për këtë
arsye, aty bëhej thirrje që të zgjidheshin njerëz të ndershëm dhe besnikë të regjimit.260
Nga jashtë Shqipërisë, shtypi profashist italian dhe organet e tij, që ishin shumë të
interesuara për ndryshimet në Shqipëri i dhanë një mbështetje të madhe në momentin e duhur
këtyre ndryshimeve. Kjo mbështetje nuk erdhi spontane, por u organizua dhe u drejtua me
kujdes nga organet shtetërore italiane. Duke qenë në dijeni të të gjithë planit, për ndryshimet
që do të bëheshin, autoritetet italiane filluan, të përpunonin platformën e veprimit që në
qershor të vitit 1928. Në një raportim që Sola i bënte Musolinit më 14 qershor 1928, i
kërkonte që, “teza e ndryshimeve kushtetuese duhej të jepej e ilustruar në gazetat italiane, por
kjo duhet të bëhej pas disa javëve, kur do të flitej publikisht për zhvillimet që do të ndodhnin
në Shqipëri”.261
Veprimtaria e organeve të shtypit italian u zhvillua krahas me atë të shtypit
shqiptar. Në shumë raste gazetat shqiptare, pasqyruan në faqet e tyre shkrimet e gazetave
italiane, ku i bëhej jehonë ndryshimeve kushtetuese në Shqipëri.
Në fillim të gushtit 1928 në organet e shtypit shqiptar, filluan shkrimet dhe debatet
për ndryshimet kushtetuese. Kjo erdhi pikërisht në kohën kur, zgjedhjet që po zhvilloheshin
në bazë të masave dhe urdhrave të dhënë, kishin marrë drejtimin e duhur dhe ishte siguruar
shumica absolute, që do të votonin kandidatët qeveritarë. Pas kësaj, rëndësi të madhe kishte
testimi i opinionit publik dhe përgatitja e tij për pranimin e ndryshimeve kushtetuese, që do të
sillnin shpalljen e monarkisë. Për këtë arsye, orientimin dhe drejtimin e veprimtarisë së
shtypit e morën në dorë organe të caktuara qeveritare. Kjo evidentohet qartë nga dokumentet
arkivore të kohës. Ministria e Brendshme në një telegram tepër urgjent drejtuar prefekturës së
Gjirokastrës më 3 gusht 1928, i kërkonte që të thërritej deputeti J. Hurshidi dhe të niste që të
nesërmen, ribotimin e gazetës “Virua”. Ai duhet të fillonte indirekt përgatitjen e opinionit,
mbi pikën që ai dinte (shpalljen e Monarkisë - B. B.). Deri në mbarim të zgjedhjeve gazeta
duhej të dilte të paktën 5 herë. Për botimin e saj do t’i dërgoheshin 600 fr. ari. Po ashtu u
urdhërua edhe prefekti, që duke u marrë vesh me J. Hurshidin, të përgatitej në të njëjtën
mënyrë edhe botimi i artikujve në gazetën “Demokratia”.262
J. Hurshidi ndodhej në Korfuz dhe pas lajmërimit të bërë më 7 gusht 1928, prefektura
e Gjirokastrës njoftonte se ai ishte kthyer dhe të nesërmen do të botohej numri i parë i
gazetës.263
Më 8 gusht 1928, doli gazeta “Virua”, ku drejtor dhe përgjegjës ishte pikërisht J.
Hurshid. Ajo doli në katër numra, nga data 8 deri më 15 gusht 1928 dhe u vu totalisht në
funksion të justifikimit të rishikimit të Statutit dhe të njohjes me këtë ndryshim të popullsisë
së prefekturës së Gjirokastrës. Në shkrimet e tij, J. Hurshidi, bëri një historik të statuteve të
shtetit shqiptar, që nga krijimi i tij. Duke bërë një krahasim mes Republikës dhe Monarkisë,
ai doli në konkluzionin se, forma republikane nuk ishte e aplikueshme në Shqipëri dhe se
frytet e mira që kishte dhënë regjimi republikan për tre vjet në Shqipëri nuk vinin prej
regjimit, por vetëm prej “personit të shkëlqyer”, të A. Zogut. Sipas tij, shqiptari me mish e
me shpirt ishte monarkist dhe “fjala mbret e impresiononte deri në palcë, i ushqente shpirtin
dhe i zgjeronte ndjenjat”.264
260
Gazeta Shekulli i Ri, nr. 10, Durrës, 10 korrik 1928, 1, artikulli “Besë, nderë, Zotsi!”. 261
DDI, Seria VII. Vol. VI. Dok. 409, f. 357. Telegram i Solas për Musolinin, 14 qershor 1928. 262
AQSH, F. 152, V. 1928, D. 1/a, fl. 542. 263
Po aty, fl. 543, 546. 264
Gazeta Virua, nr. 3-4, Gjirokastër, 12 gusht 1928, 1, artikulli “Revizioni i Statutit”.
18
Megjithatë, gazeta të tilla ishin lokale, larg kryeqytetit dhe shërbenin për pjesë të
vogla të popullsisë. Prandaj nevojiteshin gazeta të mëdha, që lexoheshin dhe që kishin një
impakt më të gjerë në opinionin publik. Situatën e mori në dorë ministri i Punëve të Jashtme,
I. Vrioni, i cili kishte qenë disa herë Kryeministër përpara dhe në punën e tij, ishte ndeshur
shpesh për çështje të caktuara, me reagimin e opinionit publik të brendshëm dhe të jashtëm.
Ai e kuptonte se sa e domosdoshme ishte që ky akt, që do të ndërmerrej t’i bëhej i njohur
zyrtarisht vendit dhe botës në përgjithësi. Për këtë në fund të korrikut 1928, ai porositi K.
Çekrezin, botuesin e gazetës “Telegraf”, që të shkruante një kryeartikull, i cili do të
përpunonte mendjet e njerëzve për këtë eventualitet.265
Siç vërehet nga urdhrat e Ministrisë së
Brendshme dhe nga ndërhyrjet e I. Vrionit kuptohej, që ishte arritur dakordësia në qeveri dhe
me Presidentin e Republikës, që çështja tashmë të bëhej publike dhe në këtë mënyrë të bëhej
një lloj sondazhi mbi opinionin publik, për t’i paraprirë më saktë hapave të mëtejshëm.
Fill pas kësaj më 5 gusht 1928, faqja e parë e “Telegrafit” u hap me artikullin
“Çështja e regjimit po çilet serisht”. Aty ndër të tjera shkruhej se, “po krijohej një korrent i
fortë në favor të një qeverimi të përmbledhur i cili të pajtohet me traditat sundimtare të
popullit shqiptar. Rruga që po tregon ky korrent, - theksohej aty, - është që forma
republikane e qeverimit dolli, pas tre vjet provimi, e papajtueshme me nevojat më esenciale
politike të vendit. Statuti i Republikës i hartuem në kohë anormale, duhet ndryshuar
radikalisht në një menyrë të tillë që t’i japë Shqipëris një kryesi të Shtetit më të naltë dhe më
të pushtedëshme”.266
Ky ishte hapi i parë i shprehur qartë publikisht, dhe që shpalosi synimin
e ndryshimeve kushtetuese.
Pas kësaj, qëndrime të tilla në faqet e shtypit u shtuan dhe filluan të japin mendimet e
tyre dhe figura të tjera politike. Fejzi Alizoti në një intervistë të dhënë më 11 gusht për
gazetën “Demokratia” ndër të tjera deklaroi se, parlamenti për tre vjet i shikoi të metat e
Statutit dhe vendosi që këtë ta ndryshonte Asambleja Kushtetuese. Sipas tij, Senati nuk duhet
të ekzistonte më dhe të gjithë e kishin kuptuar se, i vetmi burrë shteti dhe e vetmja dorë e
hekurt për të mbajtur lart prestigjin e shtetit dhe për të shpënë vendin përpara, ishte A. Zogu.
Në mbyllje të intervistës ai deklaronte se, votuesit i kishin shprehur idenë se, çfarë do të
vendoste Asambleja, “populli do ta pranonte me deshirë”.267
Në këto deklarata vërehet një
miksim problemesh. Si politikan i zgjuar, ai shmangu çështjen nëse do të ndryshohej forma e
regjimit. Nga ana tjetër, transmetoi idenë që shtetin shqiptar mund ta drejtonte vetëm A. Zogu
dhe se Senati duhej të hiqej. Ai përcolli edhe një të vërtetë tjetër që, vendimet që do të merrte
Asambleja, do të pranoheshin nga populli, por jo se ndryshimet kushtetuese, shprehnin
dëshirën e tij. Kjo thënie i afrohej shumë realitetit të vendit.
Organe të caktuara shtypi, për ta bërë sa më të faktueshëm në popull ndryshimin,
proklamuan idenë se, aspekti i ndryshimit të formës së regjimit, ishte më shumë një çështje e
jashtme, sesa e brendshme. Kjo pasi ajo lidhej me njohjen, që do të bëhej nga shtetet e huaja
dhe kryesisht nga shtetet fqinjë. Në një artikull të “Telegrafit” në fillim të gushtit 1928
shkruhej se, “nëse qeveria shqiptare do të ishte në pozitë që të siguronte anëtarët e
Asamblesë, që kishte marrë pëlqimin e Fuqive të Mëdha e shteteve fqinje, për ndryshimin e
formës së regjimit atëherë çështja bëhej e thjeshtë. Asambleja Kushtetuese duhej të mos
265
B. J. Fischer, Mbreti Zog…, 153. 266
Telegraf, nr. 144, 5 gusht 1928, 1, artikulli “Çështja e regjimit po çilet sërisht”. 267
Demokratia, nr. 167, 11 gusht 1928, 1, artikulli “Një intervistë me Z. Fejzi Alizoti”.
19
dyshonte aspak, që t’i jepte vendit atë formë qeverisje që i përshtatej më mire”.268
Ideja që
ndryshimi i formës së regjimit ishte më tepër një çështje e jashtme se e brendshme nuk kaloi
pa debate. Kjo u kundërshtua edhe nga njerëz që ishin afër Zogut, bashkëpunëtorë të tij, të
ngushtë. Përsëri F. Alizoti në një intervistë të dhënë për gazetën “Demokratia” më 21 gusht
1928 deklaroi se, “në vitin 1925, populli shqiptar i bëri ndryshimet pa marrë pëlqimin e
askujt. Edhe tani nuk kishte ndonjë arsye për të marrë pëlqimin e jashtëm për ndryshimin e
regjimit, pasi një gjë e tillë cenonte edhe ligjet ndërkombëtare dhe sovraniteti i popullit tonë
ulej poshtë”.269
Nga sa më sipër rezulton se, gazetat në artikujt e tyre filluan të kundërshtonin
njëra-tjetrën. Për kohën kur ndodhi, kjo përplasje ishte e pamundur të bëhej pa një urdhër nga
lart. Më tepër sesa një kundërshtim, kjo ishte një përpjekje për të luajtur me ndjenjën
kombëtare duke evidentuar pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit dhe mosndikimin e tij nga
qeveri të huaja. Synimi ishte testimi permanent i faktorit të brendshëm, në mënyrë që të
sigurohej një mbështetje sa më e gjerë nga popullsia shqiptare në rrugën e nisur.
Në ditët në vazhdim, në artikujt e ndryshëm të shtypit dakordësia për ndryshimet
kushtetuese u tejkalua dhe aty flitej për vendosmëri në realizimin e tyre. Duke qenë se akoma
nuk ishin mbledhur zgjedhësit e dytë, në organe të ndryshme u dhanë mesazhe për ta. “Idea e
ndërimit të formës së qeverimit ësht përhapur njëtash në çdo kënd të Shqipëris aq sa të jetë e
shigur (sigurtë - B.B.) që misat që do të vijnë n’Asamblen Konstituante do të mrrijnë në
Tiranë të frymëzuem në atë ide, dhe bisedimet të shvillohen me rregull dhe gjakftohtësi”.270
Pra, ideja se forma e qeverisjes do të ndryshohej u konsolidua plotësisht. Madje, gazeta të
caktuara dolën hapur me kërkesa për shpalljen e Shqipërisë, Monarki. “Regjimi republikan
nuk i siguronte të ardhmen Shqipërisë. Republika, në Shqipëri, në kundërshtim me traditat,
zakonet, mentalitetin e shqiptarëve do të rronte shumë pak sikur të mos e personifikonte A.
Zogu, - shkruante gazeta “Kombi Shqiptar” më 12 gusht 1928, - dhe që t’i sigurohet
Shqipërisë shpëtimi duhet ndryshuar regjimi. Dhe ky regjim që duhet të zgjidhet, e ka emrin
Monarki Kushtetuese”.271
Pas këtij momenti u bë e qartë për këdo arsyeja, pse do të mblidhej
Asambleja Kushtetuese.
Organe të caktuara të shtypit filluan të zbulonin hapat që do të hidheshin për këtë
ndryshim. Kuptohet që kjo u bë me urdhër nga lart. Këtë mision e mori përsipër J. Hurshidi.
Në shkrimin e tij në gazetën “Virua” më 15 gusht 1928, ai tregoi hapat që do të ndiqeshin.
Sipas tij, Asambleja Kushtetuese pasi të plotësonte dëshirën e popullit, që të shpallte
Shqipërinë, Monarki Kushtetuese me mbret të adhurueshmin A. Zogun, duhej të fillonte
rishikimin e Statutit. Ai nuk u mjaftua me kaq, por kaloi në parashikime të tjera, ku shumë
prej tyre u vërtetuan. Kështu, ai shprehu mendimin se, “Senati duhej hequr, ose duhet t’i
kufizoheshin të drejtat që të mos sundonte parlamentin, se të drejtat që do t’i jepeshin Mbretit
për dekretimin e ligjeve, do të rregullonin gabimet e deputetëve, dhe numri i tyre duhej të
ishte sa e lypte nevoja e kombit t’onë, se parlamenti duhet të kishte kontroll të plotë mbi
qeverinë”, etj.272
Këto mendime vinin nga një deputet, më vonë asambleist, shumë i afërt me
A. Zogun. Akoma nuk ishin zgjedhur anëtarët e Asamblesë, akoma nuk ishte mbledhur ajo
dhe nga krahu tjetër J. Hurshidi transmetoi atë që ishte vendosur të ndodhte. Interesant është
268
Telegraf, nr. 147, 10 gusht 1928, 2, artikulli “ Ndrimi i regjimit një çeshtje e jashtme”. 269
Demokratia, nr. 168, 21 gusht 1928, 1, artikulli “Çeshtja e regjimit”. 270
Telegraf, nr. 148, 12 gusht 1928, 1, artikulli “Idea e ndrimit të formës së qeverimit përgjithësohet”. 271
Gazeta Kombi Shqiptar, nr. 38, Tiranë, 12 gusht 1928, 2, artikulli “ Në rastin e Asambles Konstituente”. 272
Virua, nr. 4-4, 15 gusht 1928, 1, artikulli “Revizioni i Statutit”.
20
fakti se shumica e këtyre politikanëve deklaratat e tyre i përfundonin, duke thënë se po
shprehnin vetëm vullnetin dhe dëshirën e popullit.
Në funksion të përmbushjes së “dëshirës së popullit”, në prefektura u organizuan
shumë takime ku u nënshkruan deklarata dhe peticione. Një problem për A. Zogun, si
gjithmonë në veprimtarinë e tij, përbënte sigurimi i mbështetjes së bajraktarëve të veriut. Në
këtë rast duke qenë se ata ishin në shumicë të besimit katolik, do ta kishin të vështirë të
pranonin një mbret mysliman. Sipas autorit Bernd Fisher (Bernd Fischer), për ta zgjidhur këtë
ata u thërritën në Shkodër, ku u mbajtën disa ditë gati si të burgosur dhe vunë shenjat e gishtit
të tyre mbi disa dokumente, pa ndonjë shpjegim të qartë për to. Më vonë doli që këto
dokumente kërkonin shpalljen e A. Zogut, mbret.273
Përveç opinioneve të individëve të veçantë, shtypi u tregua i vëmendshëm ndaj
deklaratave zyrtare. Më 17 gusht 1928 në një qarkore për të gjitha prefekturat dhe
nënprefekturat, Ministria e Brendshme njoftonte se i gjithë populli i nënprefekturës së
Skraparit, nëpërmjet zgjedhësve të dytë kërkonte nga Asambleja Kushtetuese ndryshimin e
regjimit në formë Monarkie dhe kurorëzimin e A. Zogut si Mbret.274
Kjo kërkesë vinte nga
zgjedhësit e një rrethi, që nuk kishte ndonjë peshë të madhe elektorale dhe linte hapësirë
dyshimesh për rrethanat në të cilat ishte hartuar. Sipas autorit Abaz Ermenji, nënprefekti i
Skraparit i kishte mbledhur zgjedhësit e dytë dhe iu kishte deklaruar se Zogu do të bëhej
Mbret, “por më mirë kërkojeni edhe ju, që të mos ju vijë ndonjë bela mbi kokë, se ashtu e
kam urdhërin”.275
Pavarësisht mënyrës së formatimit, mesazhi ishte i qartë dhe vinte pikërisht
nga zgjedhësit e dytë të një nënprefekture. Kaq ishte e mjaftueshme për të sjellë reagimin e
organeve të caktuara të shtypit, duke e përgjithësuar këtë telegram, si një dëshirë të gjithë
popullit shqiptar. Gazeta “Telegraf”, promotore e ndryshimeve kushtetuese në Shqipëri, më
19 gusht 1928 në faqen e parë botonte kryeartikullin: “Populli shqiptar çfaq deshirën për
ndrimin e regjimit në Monarki”. Aty theksohej se, “tashmë i gjithë populli shqiptar po e
shprehte dita-ditës këtë deshirë”. Gazeta iu bëri jehonë telegrameve të zgjedhësve të dytë të
Skraparit, malësisë së Gjakovës, manifestimeve në Shkodër, ku shprehej dëshira që Shqipëria
të shpallej Monarki dhe A. Zogu, Mbret.276
Në organe të tjera të shtypit, filloi një fushatë promovimi e figurës së A. Zogut. Kjo u
bë në të njëjtën kohë me telegramet e ardhura nga zgjedhësit e dytë, por pa i përmendur ato.
Qëllimi ishte që këto të paraqiteshin si mendime të pavarura të njerëzve, që i njihnin
kushtetutat e vendeve të mëdha, funksionimin e tyre dhe që bënin analiza për rastin konkret të
Shqipërisë. “Në Shqipni cili është ay njeri që mund të pretandojë se është i zoti për të zënë
vendin e Ahmet Zogut? Le të ngrerë gishtin se un do të pushoj të shkruaj që at ças. Duke qënë
se Presidenti i ynë është i vetëm për ofiqin e tij; esht e natyrshme dhe e llozhikëshme që
Assamblea Konstituante t’ja sigurojë pozitën e tij përgjithnjë, dhe me qenë se Ahmet Zogu u
përgjigj plotësisht gjithë nevojave të Shtetit, s’ka dyshim se do të vazhdonjë t’i përgjigjet ma
273
B. J. Fischer, Mbreti Zog…, 154. 274
AQSH, F. 152, V. 1928, D. 1, fl. 150. 275
A. Ermenji, Vendi që zë Skënderbeu…, 450. 276
Telegraf, nr. 152, 19 gusht 1928, 1, artikulli “Populli shqiptar çfaq deshirën për ndrimin e regjimit në
Monarki”.
21
mirë si monark”.277
Këto shkrime me përmbajtjen e tyre, po ia lehtësonin punën Asamblesë
Kushtetuese dhe vetë Zogut, për vendimet që do të merreshin.
Më datë 23 gusht 1928, Ministria e Brendshme me anë të një qarkoreje kërkonte që,
nga datat 25-28 gusht 1928, në çdo qendër prefekture dhe nënprefekture të mblidheshin të
gjitha pleqësitë, anëtarët e pleqësive të të gjitha katundeve, të cilët duhej të bënin manifestime
dhe me shkresa të vulosura prej të gjithë anëtarëve, të kërkohej nga Asambleja Kushtetuese,
ndërrimi i formës së regjimit në monarki dhe në shenjë mirënjohjeje e adhurimi për shërbimet
madhështore që i kishte bërë atdheut e kombit, të kërkonin kurorëzimin e A. Zogut si
mbret.278
Pas kësaj organe të shumta shtypi filluan transmetimin e telegrameve që vinin nga
zona të ndryshme nga zgjedhësit e dytë dhe të manifestimeve që filluan të organizoheshin me
urdhër të Ministrisë së Brendshme, ku kërkohej shpallja e Monarkisë Shqiptare dhe e A.
Zogut, mbret. E gjithë kjo situatë tregonte se vendimi për shpalljen e monarkisë ishte marrë
dhe se detyra e Asamblesë Kushtetuese ishte thjesht ta legjitimonte dhe të krijonte një kuadër
ligjor sa më të saktë, për funksionimin e regjimit të ri.
Situata në vend gjatë muajve qershor-gusht 1928, u karakterizua nga disa ngjarje që u
deklaruan si atentate ndaj jetës së Presidentit dhe këto u pasqyruan gjerësisht nga shtypi
shqiptar. Në qershor 1928 u ndaluan disa shtetas bullgarë, të cilët u akuzuan se në
bashkëpunim me H. Prishtinën dhe disa shtetas shqiptarë do të kryenin një atentat me bomba
ndaj A. Zogut në kohën, kur ai do të shkonte me pushime në Durrës. Ky u cilësua si një
atentat bullgaro-bolshevik kundër Presidentit dhe regjimit.279
Ndaj tyre u zhvillua një proces
gjyqësor ku si përfundim u dënuan me vdekje H. Prishtina, Teodor Gjeorgjevi, Teodor
Vullkanov, Ibrahim Arapi, me një muaj burg Anastas Pandele dhe Murat Haxhiu u lirua si i
pafajshëm.280
Një atentat tjetër u përfol se do të bëhej në Korçë dhe kishte si synim
eliminimin e Zogut, gjatë vizitës që do të bënte atje. Për këtë u akuzuan pjesëtarë të
emigracionit politik në Vjenë dhe Selanik. Më 17 gusht 1928 u dënuan me vdekje I. H.
Tatzati, A. Këlcyra, Xh. Bushati, A. Suma, S. Vllamasi, K. Tromara, Q. Koculi, S. Koleka e
Xh. Preveza. Akuza ishte se, kishin krijuar një komitet të fshehtë e antikombëtar me qëllim
shkatërrimin e qetësisë së brendshme, duke përgatitur një komplot kundra Kryetarit të
Republikës.281
Në këtë mënyrë, A. Zogu dënoi me vdekje të gjithë drejtuesit e organizatës
politike “Bashkimi Kombëtar”.
Atentatet e mbetura në tentativë, u përdorën në mënyrën më të mirë nga A. Zogu për
të dënuar kundërshtarët politikë dhe për të rritur popullaritetin e tij. Zbulimi i komplotit të
parë kundër jetës së Presidentit, shërbeu për inskenimin në shumë anë të Shqipërisë, të
demonstrimeve në favorin e tij.282
Nga shumë qytete të vendit vërshuan telegrame në adresë
të Kryetarit të Republikës ku shprehej urrejtja për komplotistët dhe lartësohej figura e A.
Zogut. Pikërisht kjo ndodhte në momentin, kur do të organizoheshin zgjedhjet për në
277
Kombi Shqiptar, nr. 39, 19 gusht 1928, 1, artikulli “Ndryshime midis Republikës dhe Mbretnisë
Konstitucionale”. 278
AQSH, F. 152, V. 1928, D. 1, fl. 185. 279
Telegraf, nr. 127, 20 qershor 1928, 1, artikulli “Atentati bulgari-bolshevik kundër Presidentit dhe regjimit
deshtoi”. 280
Telegraf, nr. 130, 1 korrik 1928, 1, artikulli “Prishtina, Gjerogjeff-i, Arapi, Vulkanoff-i u denuan me vdekje;
A.Pandele, Murat Haxhiu u-liruan”. 281
K. Dervishi, Historia e shtetit…, 272. 282
Pio Bondioli, Albania quinta sponda d’ Italia, (Milano: C.E.T.I.M-Milanino, 1939), 134.
22
Asamblenë Kushtetuese. Ajo ishte një ndihmesë e madhe për Zogun, duke i dhënë mundësi
që ta shtrinte çështjen në planin kombëtar, pasi në mitingjet e organizuara u tentua
transmetimi i idesë se, komplotistët ishin njerëz të shtyrë nga armiqtë e Shqipërisë dhe që
kërkonin destabilizimin e vendit sepse kërkohej të vritej A. Zogu, i cili ishte shumë i
përkushtuar ndaj atdheut. Për ta shpëtuar vendin, duhej mbështetur dhe “shpëtimtari i tij”. Po
ashtu dënimi me vdekje, për drejtuesit kryesorë të opozitës politike i dha Zogut një lloj
sigurie dhe nga ana tjetër, ishte një mesazh për mbështetësit e tyre në Shqipëri, që në këtë
kohë, do ta kishin të pamundur që të ndërmerrnin ndonjë veprim kundër tij.
Përfundimisht, mund të themi se organet e shtypit brenda Shqipërisë u bënë aleate të
fuqishme të A. Zogut në përgatitjen e popullsisë, për shpalljen e monarkisë. Veprimtaria e
tyre kaloi në disa faza, duke mbështetur njëri pas tjetrit të gjithë hapat drejt arritjes së qëllimit
final. Kjo u bë edhe duke përdorur disa faktorë të rëndësishëm, që kishin ndikim të fortë mbi
opinionin publik. Si fillim, u përdor faktori psikologjik, duke i paraqitur si të nevojshme dhe
të domosdoshme për vendin ndryshimet kushtetuese. Qëllimi ishte që popullsia, të përgatitej
dhe të bindej për t’i pranuar ato. Duhet theksuar se kjo u bë fillimisht, pa e përcaktuar qartë se
çfarë do të sillnin këto ndryshime. Me evoluimin e ngjarjeve, shtypi përdori faktorin
kombëtar, duke i mëshuar idesë se, për ndryshimet që do të bëheshin nuk kishte nevojë që të
merrej mendimi i shteteve të huaja, se Shqipëria ishte shtet i lirë dhe vendimet duhet t’i
merrte vetë ajo. Gjithashtu, në funksion të saj u përdorën edhe atentatet e përfolura ndaj A.
Zogut, duke u paraqitur si ndërhyrje të huaja që kishin si qëllim destabilizimin e Shqipërisë
dhe rrezikimin e pavarësisë së saj. Për të justifikuar kalimin në monarki, shtypi përdori edhe
faktorin historik, duke e cilësuar Republikën si joefikase gjatë periudhës së saj dhe si të
papajtueshme me traditat dhe zakonet e popullit shqiptar. Nga ana tjetër, monarkia u
evidentua si zgjidhja më e mirë për Shqipërinë, që ishte më e pranueshme nga shqiptarët dhe
se ishte garanci për një Shqipëri të fortë dhe të zhvilluar. E gjithë propaganda, u kujdes që të
lartësonte sa më tepër figurën e A. Zogut, duke e evidentuar si zgjidhjen e vetme dhe më të
mirë, për postin e mbretit shqiptar.
1.5. Çelja e Asamblesë Kushtetuese dhe shpallja e monarkisë
Mbledhja e Asamblesë Kushtetuese u parapri nga manifestime të organizuara në të
gjithë Shqipërinë, nga letra dhe telegrame të shumta, të cilat vinin kryesisht nga pjesëtarë të
administratës së bashkive, nënprefekturave, prefekturave, pleqësive të katundeve etj. Kërkesa
ishte e njëjtë, Shqipëria të shpallej Monarki dhe A. Zogu, Mbret. Prefektura e Shkodrës në
një telegram të datës 25 gusht 1928 për Ministrinë e Brendshme raportonte se, “do të niseshin
nga Shkodra për në Tiranë komiteti i manifestimeve, bashkë me komisionin e bashkisë. Ata
kishin për të hedhur letra të kuqe e kurora lulesh mbi godinën e Asamblesë, mbi pallat dhe
rrugët e Tiranës. Në letra do ishte e shkruar se, populli i Shkodrës dhe i rrethinave kërkonte
prej Asamblesë ndërrimin e regjimit në monarki, duke ja dhuruar kurorën e mbretërisë
Shpëtimtarit të Kombit, A. Zogut. Deri sa të përmbushej kjo kërkesë, i gjithë populli do
vazhdonte demostrimet”.283
Të tilla kërkesa erdhën edhe nga prefektura të tjera dhe gjithçka u
organizua, që populli të vazhdonte demonstrimet në sheshe deri sa të shpallej monarkia.
283
AQSH, F. 152, V. 1928, D. 1, fl. 227/1.
23
Asambleja Kushtetuese i filloi punimet ditën e shtunë në datën 25 gusht 1928, në orën
9.45 minuta të mëngjesit.284
Anëtarët e Asamblesë të ndarë sipas prefekturave ishin: për
prefekturën e Beratit: Sami Vrioni, Ferid Vokopola, Spiro Papa, Veis Sevrani, Hysni Toska,
Milto Tutulani, Hamit Myftiu; për prefekturën e Dibrës: Xhelal Zogu (pas largimit të tij,
Jashar Erebara), Abdurahman Dibra, Adurahman Salih, Hafëz Xhemali, Kol Mjeda, Fiqiri
Rusi; për prefekturën e Durrësit dhe Tiranës: Zia Toptani, Shasivar Alltuni, Sait Toptani,
Vasil Rusi (pas vdekjes së tij, Stavro Stavri), Rexhep Matja, Isuf Gjinali (pas vdekjes së tij,
Izedin Beshiri); për prefekturën e Gjirokastrës: Hiqmet Delvina, Javer Hurshidi, Fejzi Alizoti,
Kasem Radovicka, Petro Poga, Thoma Papapano, Mihal Kaso, Harallamb Papadhopulli,
Petro Harito (pas vdekjes së tij, Lame Kareco); për prefekturën e Elbasanit: Shefqet Vërlaci,
Hasan Biçakçiu, Andon Beça, Ahmet Hastopalli, Riza Kishta, Hajdar Blloshmi; për
prefekturën e Korçës: Pandeli Evangjeli, Kostaq Kota, Bexhet Frashëri, Llambi Bimbli,
Kristaq Kosturi, Dr. Syrja Pojani, Sulejman Starova, Dr. Haki Mborja (pas dorëheqjes së tij,
Qani Dishnica dhe më vonë Tefik Mborja), Xhafer Ypi (pas dorëheqjes së tij, Eshref
Frashëri); për prefekturën e Kosovës: Bahri Begolli, Salih Vuçiterni (pas dorëheqjes së tij
Omer Strazimiri), Hasan Kryeziu (pas rrëzimit të tij, Halim Derralla); për prefekturën e
Shkodrës: Musa Juka, Ejëll Serreqi, Ndrek Kiçi, Jak Koçi, Mark Kapidani, Lec Deda, Maliq
Bushati, Halit Roji; për prefekturën e Vlorës: Ibrahim Xhindi, Sadik Shaska, Dr.
Simonidhi.285
Punimet e Asamblesë filluan me leximin e mesazhit të A. Zogut, nga ministri i
Drejtësisë H. Delvina. Ndër të tjera ai përshëndeti të zgjedhurit, dhe iu bëri thirrje që të
bisedonin dhe të vendosnin mbi fatin e kombit si ta gjykonin të arsyeshme, për lumturinë e
Shqipërisë. Zogu në mesazhin e tij u tregua i kujdesshëm, duke evidentuar detyrat e
Asamblesë dhe duke transmetuar se vendimi që do të merrej do të pranohej dhe nga populli.
“Vullneti i popullit, - shkruante ai, - është vendimi juaj dhe ky ka për të qenë një urdhër i
pandryshueshëm”.286
Përgjigjja për mesazhin e Zogut erdhi menjëherë nga F. Alizoti, i cili
deklaroi se, “puna jonë e parë është caktimi i formës së shtetit, ashtu si i pëlqen dëshirës e
vullnetit të popullit dhe traditave tona kombëtare. Populli, - vazhdonte ai, - na e ka treguar
dëshirën e tij”.287
Më 27 gusht 1928, në mbledhjen e dytë, u bë verifikimi i mandateve të
anëtarëve të Asamblesë. Fill pas kësaj, erdhi kërkesa për ndryshimin e parë. Me propozim të
A. Dibrës u formulua një betim i ri ndryshe, nga ai që caktohej në nenin 20 të Statutit
republikan. Ai ishte, “Betohem botënisht se si Asemblist kam për të krym detyrën të ngarkume
prej popullit me ndërgjegje të plotë dhe vetem për te miren e përgjithshme t’atdheut”. Pastaj
u bë zgjedhja e parisë ku, Kryetar i Asamblesë u zgjodh P. Evangjeli me 50 vota, nënkryetar
F. Vokopola me 29 vota dhe kujdestar F. Rusi me 38 vota.288
Në këtë mbledhje u caktua dhe rendi i ditës për mbledhjen tjetër, që do të ishte
rishikimi i përgjithshëm i Statutit. Kjo u tha pa përcaktuar asgjë konkrete se, çfarë do të
rishikohej fillimisht. Pa filluar akoma diskutimet për këtë çështje, shtypi doli me njoftimet e
para për sa i përket formës së regjimit që do të vendosej. Këtë herë u përdorën si burime
informacioni gazetat italiane. Gazeta “Telegraf”, duke iu referuar një artikulli nga gazeta “Il
284
AQSH, F. 146, V. 1928, D. 91, fl. 47. 285
10 vjet Mbretni 1928-1938, (Tiranë: Shtator 1938), 10. 286
AQSH, F. 146, V. 1928, D. 91, fl. 49. 287
Po aty, fl. 49. 288
Po aty, fl. 54-55.
24
Giornale d’Italia” shkruante se, A. Zogu do të proklamohej mbret me titullin “Skënderbeu i
III”.289
Ndërkohë Ministria e Brendshme ishte vënë në veprim. Në një qarkore tepër urgjente,
drejtuar gjithë prefekturave më 28 gusht 1928, iu bënte me dije se proklamimi i monarkisë do
të bëhej më 1 shtator 1928 në ora 11-11.30 paradreke dhe po atë ditë dhe në atë orë, A. Zogu
do të shpallej mbret.290
Nga kjo rezulton se anëtarët, do ta përdornin Asamblenë thjesht për ta
zyrtarizuar këtë vendim.
Më 29 gusht 1928 u zhvillua mbledhja e tretë e Asamblesë. Në funksion të këtij
procesi të gjatë, gjithçka u organizua në mënyrë të tillë që ndryshimi që do të bëhej, të
transmetohej si dëshira e popullit, dhe që duhej realizuar patjetër. Prandaj nuk u kalua direkt
në rendin e ditës, për të cilin ishte rënë dakord përpara, por u fillua me leximet e telegrameve
që kishin ardhur nga e gjithë Shqipëria, në drejtim të Asamblesë, ku teksti i tyre ishte
pothuajse unik. Në to shkruhej se, nga manifestimet që populli po bënte përditë, kërkonte që
Asambleja Kushtetuese të vendoste pa vonesë shpalljen e monarkisë, sepse ajo i përshtatej
dëshirave dhe zakoneve tradicionale të popullit. Gjithashtu kërkohej shpallja e A. Zogut,
Mbret i Shqipërisë, pasi sipas tyre, në fytyrën e lartë të tij personifikohej Shqipëria dhe jeta e
kombit dhe vetëm ai ishte burimi i pashtershëm i lumturisë dhe i përparimit të ardhshëm të
këtij populli. Me propozimin e A. Dibrës u vendos që këto telegrame të shtypeshin bashkë me
bisedimet e Asamblesë.291
Leximi i tyre do të lehtësonte punën e anëtarëve të Asamblesë,
pasi ata do ta kishin më të thjeshtë, që në diskutimet e tyre, të bëheshin mbështetës të
“vullnetit të popullit” dhe të kërkonin realizimin e tij.
Deputeti i parë që mori fjalën ishte A. Dibra. Ndër të tjera, ai deklaroi se,
demonstrimet që bëheshin dhe dëshira e zjarrtë që shfaqej nga të gjitha anët e Shqipërisë,
natyrisht që do të merrej parasysh. Sipas tij, traditat dhe interesi i atdheut, kërkonin
riformimin e fronit historik dhe kurora t’i dhurohej atij që e meritonte, Shpëtimtarit të kombit
A. Zogut, “dëshira e popullit duhet të plotësohej se dëshira e popullit është dëshira e
perëndisë”. Ai kërkoi ngritjen e një komisioni për të bërë ndryshimet e neneve të para në
Statut, në mënyrë që t’i dhurohej kurora A. Zogut.292
Më tej morën fjalën deputetët F. Alizoti,
S. Papa, M. Kaso, J. Hurshid, S. Starova, H. Toska, Xh. Ypi, F. Rusi. H. Myftiu, K. Kosturi,
N. Kiçi, S. Pojani, Dr. Simonidhi, H. Papallopulli, K. Mjeda, P. Poga, H. Vrioni, A. Beça, M.
Kapidani, R. Mati, M. Bushati, Th. Papapano, B. Begolli, F. Vokopola. Ata u vunë në garë se
kush të thurte më tepër lavdërime për A. Zogun. Kjo vërehet qartë, pasi diskutimet e tyre
pothuajse ishin me përmbajtje të njëjtë.293
Klasa politike shqiptare brenda tre viteve kishte pësuar një metamorfozë totale. Disa
nga anëtarët e Asamblesë në diskutimet e tyre, jo vetëm mohuan ato çfarë kishin deklaruar tre
vite më parë, por të njëjtat argumente që kishin përdorur kundër Monarkisë atëherë, i
përdorën tani kundër Republikës. Nëse më 1925, monarkia nuk përputhej me traditat dhe
realitetin shqiptar, në vitin 1928, ajo përputhej plotësisht. Për të evidentuar këtë mjafton të
krahasojmë dy fjalime deputetësh. Më 21 janar 1925, P. Poga deklaronte se, “Mbretëri do të
289
Telegraf, nr. 157, 27 gusht 1928, 1, artikulli “Ahmet Zogu do të proklamohet Mbret me emnin Skënderbeu i
III”. 290
AQSH, F. 152, V. 1928, D. 1, fl. 201. 291
AQSH, F. 146, V. 1928, D. 91, fl. 58. 292
Po aty, fl. 60-61. 293
Po aty, fl. 62-81.
25
thotë gërmadhë e kombeve, të atyre kombeve primitivë. Ne shqiptarët nuk kemi njerëz për të
bërë mbret. Shqipërisë nuk i përshtatet tjetër formë regjimi përveç regjimit republikan”.294
Më 29 gusht 1928, P. Poga deklaronte se, “sipas traditave kombëtare populli shqiptar,
gjithnjë ka pasur në krye një mbret. Populli shqiptar e gjeti njeriun e tij që nuk rron dot pa të
dhe ai ishte A. Zogu. Për këtë duke u bashkuar me vullnetin e shqiptarëve detyrohemi t’i
paraqesim fronin e monarkut të shtetit shqiptar. Rroftë e mbretëroftë në Shqipëri, jetë pas jete
e brez pas brezi”.295
Për tre vjet politikani edhe mund të ndryshonte mendim. Por për çështjen
e regjimit, politikanët shqiptarë ndryshuan mendim edhe brenda tre muajve. Më 19 maj 1928,
F. Rusi deklaronte se, “mua më duket se mbi çdo gjë mund të kërkojmë ndryshime, përveçse
formën e shtetit nuk mund ta ndërrojmë”.296
Më 29 gusht 1928, ai jo vetëm që nuk e
diskutonte më çështjen e ndryshimit të formës së regjimit por thurte elozhe për A. Zogun.
“Kryetari i Republikës sot e Mbreti i nesërm, - theksonte ai, - me vepra madhështore që ditën
që është formuar kjo Shqipëri e vogël, nuk ka qenë gjë tjetër veç shpirti i Skënderit
(Skënderbeut-B.B.) që po fluturonte nëpër Shqipëri. Forma monarkike është ajo që i
përshtatet traditave të popullit shqiptar, që është kryelartë dhe në fronin e lartë kërkon një
mbret. Ne duhet që shpirtin dhe dëshirën e popullit ta plotësojmë”.297
Këta ishin shembuj
tipikë për të treguar se, sa shpejt ndryshonin mendim deputetët shqiptarë dhe sa të
paqëndrueshëm ishin ata në qëndrimin e tyre politik, sidomos kur në lojë ishte vazhdimësia e
pushtetit të tyre.
Në Asamble më 29 gusht 1928, si një problem shumë i rëndësishëm u trajtua dhe
çështja e titullit që do të mbante A. Zogu. Thelbi i diskutimit ishte nëse ai do të quhej Mbret i
Shqipërisë, apo i Mbret i Shqiptarëve. Në lidhje me këtë Ministria e Brendshme, pasi ishte
marrë konfirmimi italian të cilin e kemi trajtuar më sipër, i kishte paraprirë situatës duke e
sqaruar dhe saktësuar atë. Në qarkoren drejtuar gjithë prefekturave më 28 gusht 1928, iu
bëhej e ditur se titulli që do të mbante A. Zogu do të ishte Zogu I, Mbreti i Shqiptarëve.298
Deputeti i parë që e preku këtë çështje ishte F. Alizoti. Në diskutimin e tij ndër të tjera
theksoi se, shteti ishte substanca dhe forma ndërrohej sipas kohës dhe nevojave të një populli,
se traditat e kombit shqiptar e zakonet e tij ishin në favor të monarkisë. Ai kërkoi që, “A.
Zogu të thërritej me titullin Mbret i Shqiptarëve dhe jo Mbret i Shqipërisë”.299
Propozimi i tij
u prit me duartrokitje të gjata. Gjatë diskutimeve të tyre deputetët e tjerë përveçse u shprehën
dakord për shpalljen e Monarkisë dhe A. Zogut, Mbret të Shqiptarëve, kërkuan ngritjen e një
komisioni, që të hartonte kuadrin ligjor për sanksionimin sa më shpejt të këtyre ndryshimeve.
Me propozimin e Dr. Simonidhit u vendos që komisioni të kishte këtë përbërje: P. Evangjeli,
H. Delvina, K. Kota, M. Tutulani, A. Dibra, F. Vokopola, J. Hurshid, F. Alizoti, F. Rusi, H.
Xhemali, M. Kaso, N. Kiçi, E. Serreqi, I. Xhindi, S. Toptani, A. Hastopalli, R. Mati, H. Rroji,
A. Beça, P. Poga, Xh. Ypi, S. Starova, Dr. Simonidhi, S. Papa. Ai do të mblidhej të nesërmen
në orën 8 paradite dhe të shtunën në orën 9 do të ishte mbledhja tjetër e Asamblesë.300
294
Bisedimet e Kuvendit Kushtetues 1925, 914-916. 295
AQSH, F. 146, V. 1928, D. 91, fl. 75-76. 296
AQSH, F. 146, V. 1928, D. 89, fl. 417. 297
AQSH, F. 146, V. 1928, D. 91, fl. 71. 298
AQSH, F. 152, V. 1928, D. 1, fl. 201. 299
AQSH, F. 146, V. 1928, D. 91, fl. 62. 300
Po aty, fl. 63-82.
26
Ky titull kuptohet që nuk do të pritej mirë nga Jugosllavia, duke qenë se atje jetonin
një numër i madh shqiptarësh dhe Zogu pasi kishte marrë konfirmimin italian e kishte
mbajtur të fshehtë këtë çështje. Duhet theksuar se në momentin e fillimit të punimeve të
Asamblesë, reagimi jugosllav nuk ishte i ashpër. Kjo lidhej me paqartësinë që ata kishin me
mënyrën se si do të konfigurohej Monarkia Shqiptare. Në momentin kur u kuptua që A. Zogu
do të shpallej Mbret i Shqiptarëve erdhi dhe reagimi i parë. Në takimin që i dërguari jugosllav
zhvilloi më 31 gusht 1928 me ministrin e Punëve të Jashtme, I. Vrionin i deklaroi se nëse
Zogu do të merrte titullin Mbret i Shqiptarëve, Jugosllavia nuk do ta njihte regjimin e ri
shqiptar. Sipas tij edhe disa Fuqi të Mëdha nuk do ta njihnin. Vrioni iu përgjigj se vendimi
rreth titullit zyrtar të sovranit i takonte Asamblesë Kushtetuese dhe do të jepej të nesërmen.301
Në shumicën e ambienteve politike dhe mes popullsisë ishte formuar bindja se, Zogu duhej të
merrte titullin Mbret i Shqiptarëve. Kthimi mbrapa për sa i përket kësaj çështjeje, në këtë
moment ishte i vonuar dhe nëse do të bëhej mund të paragjykohej në popull edhe ai pak
prestigj që Zogu kishte arritur ta riforconte.302
Sipas mendimit tonë me këtë titull Zogu bëri zgjedhjen më të mirë, pasi preku
ndjenjën kombëtare të shqiptarëve, të cilët tek figura e mbretit shikonin idenë, qoftë edhe
simbolike të bashkimit të kombit. Në këtë mënyrë, brenda Shqipërisë përkrahësit e monarkisë
u ndjenë më të sigurtë në argumentet e tyre. Nga ana tjetër, kjo do të ndikonte edhe në
zbutjen e qëndrimit të dyshuesve, gjë e cila do ta bënte më të pranueshëm nga popullsia në
tërësi. Ndërsa nga pjesa shqiptare jashtë kufijve shtetërorë u vërejtën dy qëndrime. Shumica e
shqiptarëve që jetonin në trojet e tyre etnike si në Jugosllavi dhe në Greqi, titulli iu jepte një
lloj shprese për rishikim të marrëveshjeve për të drejtat e mohuara të shqiptarëve atje, dhe
mbajti gjallë idenë për bashkimin e tyre me shtetin amë. Ata shikonin tek figura e mbretit
njeriun që do t’i përfaqësonte dhe do t’i mbronte. Titulli shërbeu edhe për rritjen e
kredibilitetit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare pasi me gjithë reagimin jugosllav, A.
Zogu nuk u tërhoq dhe më në fund e njohu dhe Jugosllavia me këtë titull. Por jo të gjithë e
pritën me entuziazëm këtë zhvillim. Kundërshtimi i madh erdhi nga emigracioni politik, i cili
përfaqësonte një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve. Ata jo vetëm nuk e njohën A. Zogun
si mbret, por reaguan ashpër ndaj tij, duke e shpallur si abuziv dhe ilegjitim këtë vendim.
Krahas hapave ligjorë, për shpalljen e monarkisë filluan demonstrimet dhe festimet
popullore në të gjithë Shqipërinë. Urdhrat u lëshuan nga Ministria e Brendshme dhe njerëzit
mblidheshin kryesisht para godinave qeveritare në zonat ku ato ishin. Edhe në Tiranë filluan
manifestime që në momentin e mbledhjes së Asamblesë. Për ta bërë sa më festive situatën
dhe sa më të dukshme që kërkesa për këto ndryshime vinte nga populli, në Tiranë me urdhër
qeveritar u ngrit një komitet ekzekutiv për organizimin e demonstrimeve, i cili më 28 gusht
1928, bëri publik programin e tyre. Ndër të tjera u përcaktua se deri sa të bëhej shpallja e
Monarkisë dhe A. Zogut, Mbret i Shqiptarëve, populli i Tiranës do të vazhdonte me
demonstrimet. Më 29 gusht, në orën 6 pasdite, do të fillonte demonstrimi i madh, ku të gjitha
dyqanet, kafenetë, ndërtesat e tjera do të mbylleshin dhe do të stoliseshin me flamuj kombëtar
të rinj. Po ashtu do të stoliseshin dhe ndërtesat qeveritare me flamuj dhe dafina. Në orën 6 e
gjithë popullsia duhej të ishte në miting, do të mblidheshin para bashkisë dhe pastaj do të
shkonin të prirë nga banda muzikore përpara pallatit të Asamblesë ku do të kërkonin
301
DDI, Seria VII. Vol. VI. Dok. 603, f. 533. Telegram i Solas për Musolinin, 31 gusht 1928. 302
Po aty, fq. 533.
27
realizimin e vullnetit të kombit. Pastaj duke përshkruar disa rrugë do të dilnin para pallatit
dhe do të përshëndesnin A. Zogun, duke kënduar himnin e tij. Do të kalonin përpara shtëpisë
dhe familjes mbretërore duke thirrur: “Rroftë A. Zogu, Mbreti i Shqiptarëve”. E gjithë kjo
lëvizje do të përsëritej në orën 9 të darkës të po asaj dite. Bashkia do të stoliste qytetin. Një
grup prej 80 grash e 20 vajzash do të vendoseshin nëpër makina, të veshura me rroba
kombëtare ose të reja të modës, ku secila prej vajzave do të kishte një buqetë lulesh të
mbështjellë, ku do të shkruhej “Mbretit të Shqiptarëve” dhe do t’i jepnin Zogut bashkë me
kurorën dhe një tufë me lule. Gjatë këtij momenti, aeroplanët do të hidhnin letra ku do të
shpallej vendimi i kombit shqiptar. Studentët që ndodheshin në Tiranë, do të shoqëronin
popullin në të gjitha demonstrimet, duke mbajtur flamurë dhe duke formuar grupe të veçanta.
Në komunikatë ishte përcaktuar dhe vendndodhja e çdo grupi shoqëror.303
Këto pika ishin
përgatitur me kujdes dhe respektimi i tyre do të ishte shumë rigoroz. Për të kuptuar se sa e
“lirë” do të ishte pjesëmarrja, mjafton të shikohet fundi i komunikatës, ku në një kolonë të
veçantë me titullin “Vini Re”, ishte saktësuar se, “prej gjithë shqiptarëve, zyrtarë a civilë
qofshin, populli kërkonte respektimin e aplikimin pikërisht dhe pa asnjë mungesë të këtij
programi”.304
Veprimet për shpalljen e monarkisë ecën me shpejtësi. Komisioni i ngritur për
ndryshimin e Statutit u mblodh më 30 gusht 1928 dhe bëri ndryshimet e duhura. Raporti i tij
u paraqit para Asamblesë më 1 shtator 1928, në orën 9 paradite dhe u lexua nga kryetari i tij
P. Evangjeli. Sipas mendimit të komisionit, Shqipëria nga traditat e saj historike dhe nga
hapat e mëdhenj që kishte bërë në rrugën e përparimit dhe të konsolidimit të saj e shikonte
tepër të nevojshëm regjimin mbretëror dhe kështu ai e proklamonte Shqipërinë, Mbretëri
Demokratike Parlamentare të Trashëgueshme. Komisioni i Statutit, Kurorën e lartë të fronit
historik të shqiptarëve, ia paraqiste Shpëtimtarit të Kombit, A. Zogut nën emrin Zog I, Mbreti
i Shqiptarëve. Me rastin e kësaj ngjarjeje, komisioni propozoi që të bëheshin tre ditë festë dhe
çdo vit, dita e 1 shtatorit të quhej festë zyrtare. Deklarata mbante datën 30 gusht 1928.305
Përpara se të lexoheshin vendimet e tjera të komisionit u zhvilluan diskutime.
Deputetët përsëri u vunë në radhë se kush të lavdëronte më tepër Zogun. Në këtë rast u dallua
deputeti K. Mjeda, pasi me lavdërimet e bëra për figurën e tij kaloi deri në ekzaltim. Ai e
krahasoi këtë ngjarje me Lidhjen e Lezhës 1444, u bëri thirrje poetëve të mëdhenj kombëtar
që të ngriheshin nga varri për të shkruar vargje për të. Jo vetëm kaq por ai, filloi të recitojë
vetë: “Oh, ç’ditë e lume! Oh! Ç’ditë fatebardhe ç’ditë e gezueshme per te gjithe popullin
shqiptar! Njaty asht Pirroja, njaty asht Leka i Math, aty asht Skenderi, te cilët bashkë janë
mbledhun me i dhurue kunoren e të Madhit Skenderbe, A. Zogut”. Ai gjithashtu kërkoi që
Asambleja të bënte një falënderim të veçantë për A. Matin, i cili e kishte rritur, mbrojtur dhe
edukuar A. Zogun.306
Pas kësaj me propozim të M. Kasos u vendos që votimi i neneve të përgatitura nga
Komisioni të bëhej në këmbë. Aty ishte përcaktuar që “Shqipëria është Mbretëri (Royanne)
demokratike, parlamentare dhe e trashëgueshme. Mbreti (Roy) i Shqiptarëve është Naltë
Madhnija e Tij (Zog I ) nga familja e famshme shqiptare ZOGU”. Pushteti përmbarues i
303
AQSH, F. Ahmet Zogu, nr. 416, viti 1927-1928, D. 6, fl. 2. 304
Po aty, fl. 2. 305
AQSH, F. 146, V. 1928, D. 91, fl. 87. 306
Po aty, fl. 84-85.
28
përkiste Mbretit, ndërsa pushteti gjyqësor ushtrohej nga gjykatat që vendimin e merrnin në
emër të mbretit. Një element i rëndësishëm ishte formula e betimit të mbretit. Komisioni
kishte vendosur që betimi do të ishte: “Un ... Mbreti i Shqiptarve në minuten qi hypi në
Fronin e Mbretnis Shqiptare dhe marr në dorë Pushtetet Mbretnore, betohem para Zotit Fuqi
Plotë për me rujtë njisinë kombtare, indipendencen shtetnore dhe tansin tokësore; gjithashtu
kam me rujtun Statutin e kam me veprue pikërisht mbas atij dhe si mbas ligjeve në fuqi, tue
pasun parasyesh gjithëmonë të mirën e popullit. Perendija më ndihmoftë”. Pas kësaj, u
miratuan dhe disa dispozita tranzitore, ku vetëm këtë herë mbreti betohej përpara Asamblesë
Kushtetuese. Mbreti ishte kreu me i lartë i shtetit, zotëronte kompetencat dhe të drejtat e
fronit të përcaktuara në Statut, të cilat i ushtron me anën e ministrave, ishte komandanti më i
lartë i forcave tokësore, detare dhe ajrore të Shqipërisë. Komisioni kishte përcaktuar edhe
titujt që do të mbante familja mbretërore. Mbreti do të thërritej ‘Naltë-Madhënija e Tij’,
trashëgimtari ‘Princi i Shqiptarëve Naltësija e Tij’, Nëna Mbretëreshë dhe Mbretëresha
‘Naltë-Madhënija e Saj’, Vëllezërit nga i ati dhe djemtë e Mbretit ‘Princ’ ndërsa motrat nga i
ati dhe bijat e tij ‘Princese’. Titujt e fundit nuk trashëgoheshin dhe në rast nevoje mund të
hiqeshin me dekret mbretëror. Gjithashtu, ishte vendosur që përveç këtyre titujve, as nuk
mund të akordoheshin dhe as nuk mund të mbaheshin nga shqiptarë të tjerë, tituj fisnikërie në
Shqipëri.307
Hartuesit e neneve të para, u kujdesën edhe për caktimin e funksionimit të organeve të
tjera që drejtonin shtetin, në raport me ndryshimet kushtetuese. Një prej organeve bazë ishte
Këshilli i Ministrave dhe në Statutin republikan nuk kishte qenë i përcaktuar posti i
Kryeministrit, duke u ushtruar nga Kryetari i Republikës, që ishte Presidenti. Në Statutin e ri
u përcaktua, se në krye të shërbimeve shtetërore i lidhur drejtpërdrejtë me Mbretin ishte
Këshilli i Ministrave, i cili përbëhej prej Kryeministrit dhe Ministrave dhe kryesohej prej
Kryeministrit. Kabineti duhej të paraqitej para parlamentit, brenda një jave prej ditës së
emërimit, për të marrë votëbesimin, ndërsa këtë herë votëbesimin e merrte prej Asamblesë
Kushtetuese. Për të bërë sa më të shpejtë kudo pranimin e monarkisë, komisioni kishte
formuluar një nen ku përcaktohej që në të gjitha ligjet dhe rregulloret e shtetit, vendin e fjalës
‘Republikë’ e zinte fjala ‘Monarki’ dhe vendin e fjalës ‘Kryetar i Republikës’ e zinte fjala
‘Mbret’.308
Në këtë mbledhje u paraqit dhe vendimi i posaçëm i Asamblesë ku ishte shkruar:
“Asambleja Kushtetuese e veshur me fuqinë sovrane të kombit, e inspiruar prej dëshirës së
shquar të popullit, për interesat të Atdheut në mbledhjen më datë 1 shtator ditë e shtunë ora 9
e 12 minuta, me një zë e me një shpirt zgjedh e proklamon, “MBRET (ROI) TË
SHQIPTARVET nën emrin (ZOGU i I.) birin të dalur prej gjirit të vet, SHPETIMTARIN E
KOMBIT ‘AHMET ZOGUN’ i zbritur prej familjes së famshme shqiptare ZOGU”. Ky
formulim u pranua me duartrokitje të pandërprera.309
Për njoftimin e A. Zogut me vendimin e Asamblesë, u ngrit një komision. Për vetë
rëndësinë e vendimit u mendua që ai të përfshinte të gjitha pjesët e Shqipërisë duke zgjedhur
përfaqësues nga 9 prefekturat e vendit. Anëtarët e komisionit ishin: për Beratin S. Vrioni, H.
Vrioni; për Durrësin Z. Toptani, J. Gjinali; për Dibrën A. Dibra, K. Mjeda; për Elbasanin Sh.
307
Po aty, fl. 88-89. 308
Po aty, fl. 89-90. 309
Po aty, fl. 90.
29
Vërlaci, A. Beça; për Shkodrën H. Roji, J. Koçi; për Korçën K. Kosturi, S. Starova; për
Gjirokastrën F. Alizoti, P. Poga; për Kosovën B. Begolli; për Vlorën Dr. Simonidhi e I.
Xhindi.310
Kryetari i Asamblesë, P. Evangjeli bashkë me anëtarët e komisionit u takuan me
Zogun dhe i paraqitën vendimin e Asamblesë, për t’i ofruar atij kurorën e Mbretit të
Shqiptarëve. Sipas gazetarit italian Gustavo Tralia (Gustavo Traglia) pjesëmarrës në
ceremoni, kur P. Evangjeli i tregoi Mbretit Zog për votimin e bërë nga Asambleja, “ai ka
heshtur për pak, pastaj me një zë që i dridhej ka thënë se nëse ky është vullneti i gjithë
popullit e pranoj. Por jam i vetëdijshëm për vështirësinë e detyrës time”.311
Pas këtij takimi u
caktua që në orën 5 pasdite të datës 1 shtator, të mblidhej përsëri Asambleja Kushtetuese pasi
do të paraqitej A. Zogu për të bërë betimin. Ai u paraqit në ndërtesën e parlamentit njëzet
minuta para kohe. Të gjithë diplomatët e ardhur ishin veshur me rroba të zakonshme, me
përjashtim të ambasadorit fuqiplotë të Italisë dhe diplomatëve të tij, të cilët mbërritën me bujë
të madhe me tetë vetura, veshur me uniforma ceremoniale, një veçori që nuk kaloi pa u vënë
re prej krejt të pranishmëve.312
Pasi u paraqit para deputetëve ai bëri këtë betim; “Une (Zog I)
Mbret i Shqiptarvet në minutën qi hypi në Fronin e Mbretnis Shqiptare dhe marr në dore
Pushtetet Mbretnore, betohem perpara Zotit Fuqimath, per me ruejtun njisin kombtare,
indipendencën shtetnore, edhe tanesin toksore; Gjithe ashtu kam me ruejtun Statutin e kam
me veprue pikerisht mbas Tij dhe si mbas ligjevet ne fuqi, tue pasun para syshe gjithmone te
miren e popullit. “Perendija me ndihmofte!”.313
Betimi u shoqërua me duartrokitje të
pandërprera nga deputetët dhe me brohoritje, “Rroftë Mbreti i Shqiptarëve”.
Në këtë votim nuk morën pjesë dy anëtarë të Asamblesë, Haki Mborja dhe Hasan
Kryeziu. H. Mborja paraqiti dorëheqjen e tij më 26 shtator 1928, duke e justifikuar me arsye
shëndetësore dhe familjare.314
Ndërsa H. Kryeziu nuk u paraqit asnjëherë në mbledhjet e
parlamentit, megjithëse emri i tij ishte në listë. Kjo zgjati deri më 5 prill të vitit 1930, ku
parlamenti mori vendimin për heqjen e mandatit, për shkak të mungesës së gjatë, të
pajustifikuar në punimet e tij, duke autorizuar qeverinë të organizojë zgjedhje, për të
plotësuar vendin e tij.315
Procesverbali i betimit u nënshkrua nga Mbreti, Kryetari i Asamblesë, Nënkryetari,
Sekretari dhe të gjithë anëtarët e Asamblesë. Pas kësaj, Mbreti Zog lexoi mesazhin e tij, ku
kishte prekur disa çështje të rëndësishme. Ai ngriti lart anëtarët e Asamblesë duke i cilësuar si
‘Etër të Kombit’, i quajti shokë dhe bashkëpunëtorë të idealit të përbashkët. Ai theksoi se,
titullin e Mbretit e shikonte shëmbëlltyrën besnike të popullit dhe shërbyesin e palodhshëm të
atdheut, se do të vepronte duke marrë parasysh përgjegjësinë morale, “të cilën herët a vonë,
populli shqiptar di ta çmojë”. Ai deklaroi se bota e kishte marrë vesh se, po të liheshin të
qetë, edhe bijtë e Shqipes mund të krijonin shtet. Ne, - vazhdoi ai, - mund t’i tregojmë botës,
se edhe shqiptari si çdo popull i qytetëruar mund të marrë kulturën e cila është pasuria e të
gjithëve dhe ideali i botës mbarë. Ai preku dhe politikën e jashtme, duke premtuar se
Shqipëria do të ishte një faktor paqeje në Ballkan, se marrëdhëniet që ekzistonin me shtetet
310
10 vjet Mbretni…, 39. 311
G. Traglia, L’Albania…, 45. 312
B. J. Fischer, Mbreti Zog…, 156. 313
AQSH, F. 146, V. 1928, D. 91, fl. 92. 314
Po aty, fl. 107. 315
AQSH, F. 146, V. 1930, D. 78, fl. 413.
30
fqinjë do të forcoheshin më tepër, do të mbroheshin të drejtat kombëtare, duke e lartësuar
vendin dhe kombin në sheshin e qytetërimit. Ai kërkoi nga deputetët që të transmetonin
mesazhe në popull, ku të theksonin se Zogu, e shikonte vetën si çdo shqiptar, dhe gjithmonë
do të ishte gati për të sakrifikuar gjithçka, nëse nevojitej edhe jetën për dëshirën e popullit
dhe për të mirën e vendit. Ai e mbylli fjalimin duke thënë: “Zotërinj dalshim faqebardhë
përpara historisë”.316
Pas këtij fjalimi ai u largua nga salla e Asamblesë. Për këtë zhvillim,
Gaqo Goga, një bashkëkohës dhe përkrahës i Zogut theksonte se, “Monarkia shikohej si një
faktor vendimtar në stabilitetin e vendit dhe në zhvillimin e tij në të gjitha fushat. Zogu, i cili
doli një president republike i mbaruar (i aftë - B.B.) sigurisht do të shfaqej më i zoti si
Mbret”.317
Për festimin e kësaj ngjarjeje ishin hartuar programe të posaçme nga të gjitha bashkitë
e vendit, por edhe një program i detajuar shtetëror festimesh, që do të bëheshin në datat 1, 2
dhe 3 shtator 1928. Për datën 1 shtator kur Asambleja do të shpallte monarkinë, do të zbrazej
topi i parë, do të mbylleshin të gjitha dyqanet, kafenetë dhe ndërtesat qeveritare. Në
momentin kur A. Zogu do të shpallej Mbret i Shqiptarëve, do të zbrazeshin 101 topa, do të
binin të gjitha kambanat e kishave pa pushim dhe hoxhallarët do të këndonin në xhami pa u
ndalur. Në minutën kur Mbreti do të arrinte në ndërtesën e Asamblesë do të zbrazeshin 101
topa, populli që do të mblidhej në sheshin para xhamisë së Karapicit, do të formonte grupe
duke lënë gratë përpara, dhe do të qëndronte aty deri sa të mbaronte betimi dhe të kthehej
Mbreti në pallat. Pastaj popullsia do të vazhdonte ecjen ku do të ndiqej ky rend: përpara do të
ishte Kalorësia kombëtare, pastaj Kori i Korçës dhe Komiteti ekzekutiv i demonstrimeve,
studentët, 30 automobila me gra e zonjusha, banda muzikore, kryetarët e feve, nëpunësat,
paria e vendit, tregtarët e zanatçinjtë, sipas radhës së caktuar, me popullsinë e katundeve.
Kortezhi do të kalonte përpara Ministrisë së Brendshme, do të merrte drejtimin e rrugës së
Republikës. Përpara pallatit të vjetër do të brohoritej “Rroftë Zogu I, Mbreti i Shqiptarëve”.
Kjo do të përsëritej edhe para Familjes Mbretërore. Kjo lëvizje do të përsëritej edhe në orën 9
të darkës, por pjesëmarrësit do të ishin me fener dhe flamur në dorë. Fundi i demonstrimit do
të shoqërohej me zbrazje fishekzjarrësh dhe zjarre të tjera dhe kjo do të vazhdonte deri në
mëngjes. Ushtria do të bënte parakalime pas popullit duke ndjekur rrugën e tij. Në orën 8 të
darkës së 1 shtatorit, bashkia e kryeqytetit do të jepte një darkë për nder të anëtarëve të
Asamblesë.318
Më datën 2 shtator festimet do të zhvendoseshin në pallatin mbretëror, ku do të
organizoheshin ceremoni fetare edhe në kisha e xhamia për të bekuar këtë ngjarje. Në orën 10
paradite do të fillonin urimet në pallatin mbretëror ku do të ishin në radhë të gjithë drejtuesit
e shtetit, të gjykatave, të administratës civile e ushtarake duke filluar nga Kryetari i
Asamblesë deri tek prefekti i kryeqytetit e paria e tij. Në takim, të pranishmit duhej të ishin të
veshur me frak dhe grand uniformë dhe do të ishin të shoqëruar nga zonjat e tyre. Kompanitë
e gardës do të përshëndetnin me armë. Në orën 5 populli do të fillonte demonstrimet si më 1
shtator. Në orën 8 të darkës qeveria do të shtronte një darkë për nëpunësit dhe studentët
shqiptarë në shtetet e huaja. Në orën 9 të darkës do të fillonte demonstrimi përsëri me
fenerë.319
Më datën 3, festimet do të fillonin në orën 5 pasdite dhe do të vazhdonin deri në
316
AQSH, F. 146, V. 1928, D. 91, fl. 93-94. 317
G. Goga, Ngrehja e një mbretërie..., 45. 318
AQSH, F. 416, V. 1927-1928, D. 6, fl. 3. 319
Po aty, fl. 3.
31
mëngjes. Në të tre ditët e festave të gjitha zyrat qeveritare dhe tregu do të ishte i mbyllur.
Kremtime të tilla do të bëheshin në të gjitha prefekturat.320
Përparësi iu dha përfaqësimit të elementit femëror, duke zënë një peshë të
konsiderueshme në programin e festimeve. Kjo në vetvete kishte disa qëllime. Së pari,
përfaqësimi i gruas do të krijonte përshtypjen e një dëshire dhe mbështetje të madhe për
Monarkinë Shqiptare nga ana e gjinisë femërore. Gjithashtu, kjo do të transmetonte idenë se
monarkia do të ruante vazhdimësinë historike të respektit dhe dashurisë që shqiptarët kishin
shfaqur në shekuj për figurën e nënës, motrës, gruas, duke dhënë mesazhin që ajo do të ishte
me fytyrë perëndimore dhe se figura e femrës do të kishte një vend të veçantë në veprimtarinë
e saj. Së dyti, ky ishte një sinjal për shoqërinë shqiptare, për disa reforma emancipuese që do
të bëheshin më pas. Pjesëmarrja e zonjave dhe zonjushave dhe shfaqja e tyre në festime u
evidentua edhe në organet e shtypit. “Urojmë, - shkruante “Telegrafi”, - që ajo shfaqje të
vazhdojë, se duhet kuptuar një herë e mirë, që nuk mund të bëhet shtet pa bashkëpunimin e
barabartë të të dy sekseve”.321
Me shpalljen e mbretërisë u morën dhe masat e para për plotësimin e nevojave të
Mbretit. Vetë pozicioni i tij kërkonte prestigj, trajtim me dinjitet, pasi ai nuk do të
përfaqësonte vetëm veten e tij, por edhe kombin. Problemi ishte se A. Zogu nuk gëzonte
prona të mëdha. Shqipëria ishte një vend i vogël dhe i varfër, kështu që, kishte pak për të
ofruar në këtë drejtim. Përveç pagesës që do t’i caktohej nga shteti, duheshin gjetur dhe rrugë
të tjera për të plotësuar nevojat e oborrit mbretëror. Asambleja këtë problem e shqyrtoi me
përparësi dhe mori masat e para. Me propozimin e 36 deputetëve më 5 shtator 1928 u vendos
që mbretit, t’i kalonin si pronë private çifligjet shtetërore të rrethit të Durrësit, Divjakës,
Karavastasë me gjithë Çakajas dhe Remas-Pervas. Ato do t’i kalonin me të gjitha pasuritë që
kishin. Interesantë janë argumentet që u përdorën për të justifikuar vendimin. Edhe në këtë
rast u përdor si gjithmonë emri i popullit. Jo vetëm kaq, por sipas deputetëve sado prona që
t’i jepeshin mbretit, nuk do të mjaftonin për të shlyer atë që ai kishte bërë për të mirën e
vendit. S. Papa deklaroi se “propozimi në fjalë lind nga dëshira e shpirtit të popullit, nga ajo
me të cilën populli shqiptar proklamoj regjimin e ri dhe se shërbimet e larta që i kishte sjellë
kombit mbreti, nuk kishte pasuri materiale që mund t’i shpërblente”. Sipas tij, “të gjitha ata
njerëz që banonin në ato vende dhe kishin punuar në ato toka, të cilët deri dje kishin qenë
fatzezë, pas kalimit të tyre mbretit, do të gëzonin vetëm ditë të bardha dhe do të bëheshin
shembuj për bujq të tjerë”.322
Ndërsa M. Kaso, u tregua më i drejtpërdrejtë në fjalën e tij duke
evidentuar se shpallja e monarkisë shoqërohet dhe me detyra të popullit karshi saj, pasi
prestigji dhe dinjiteti i saj, kërkojnë financa të larta, sepse ajo do të realizojë ëndrrat e popullit
dhe për këtë ai duhet të pranojë dhe “sakrifica”.323
Asambleja votoi unanimisht për kalimin e
këtyre pronave Mbretit.
Çështja e shpërblimeve nuk ishte diçka e thjeshtë pasi, mbretëria nuk presupozonte
vetëm mbretin, ajo përfshinte të gjithë familjen mbretërore. Komisioni që merrej me
shqyrtimin e Statutit, më datë 25 shtator 1928, mori vendimin, që shpërblimi i Mbretit do të
ishte 500.000 fr. ari në vit. Kjo shumë mund të ndryshohej herë pas here me ligj. Për familjen
320
Po aty, fl. 3. 321
Telegraf, nr. 159, 31 gusht 1928, 2, artikulli “Shtet pa gra nuk bëhet”. 322
AQSH, F. 146, V. 1928, D. 91, fl. 100. 323
Po aty, fl. 98-99.
32
mbretërore shpërblim paguhej dhe për nënën e mbretit, trashëgimtarin e fronit, djemtë e
mitur, vajzat e pamartuara, e veja e mbretit të vdekur dhe regjentët në kohën kur ishin në
detyrë. Pas këtij vendimi, disa deputetë kërkuan që të shtohej shpërblimi. Sipas B. Begollit,
kjo shumë për mbretin ishte e vogël dhe ajo duhet të bëhej 1 milion fr. ari në vit. Megjithatë,
Asambleja miratoi propozimin e komisionit.324
Kështu, ajo zgjidhi shumë shpejt dy detyra të
ngutshme për fronin mbretëror: pronën dhe shpërblimin. Shqipëria e vogël dhe e varfër do të
provonte shumë shpejt mbi krahët e saj të dobët, barrën e madhe të mbretërisë.
Pas shpalljes së mbretërisë rëndësi të madhe kishte shpejtësia me të cilën do të arrihej
njohja ndërkombëtare e saj. Duke pasur parasysh gjithë procesin e organizuar që nga ideja,
deri në shpallje, kuptohet që Italia do të ishte shteti i parë i huaj që do të bënte njohjen e saj.
Menjëherë pasi përfundoi ceremonia e betimit të A. Zogut si mbret, U. Sola në orën 17 e 30
minuta e vizitoi atë në pallat bashkë me gjithë pjesëtarët e tjerë të legatës. Në darkë, Zogu
mori urime nga Mbreti Viktor Emanueli dhe nga Kryeministri B. Musolini. 325
Po më 1
shtator 1928 u bë shkëmbimi i notave zyrtare mes U. Solas dhe I. Vrionit, ministër i Jashtëm i
Shqipërisë. Në notën italiane theksohej se: “Qeveria Mbretërore Italiane e konsideron
vendosjen e regjimit monarkik në Shqipëri një ngjarje të lumtur që, ndërsa forconte më tej
lidhjet që ekzistonin midis dy vendeve, do të siguronte vazhdimësinë e politikës së tyre të
përbashkët që gjente në Traktatin e Aleancës shprehjen e saj më të lartë. Prandaj Italia, -
vazhdonte nota, - do t’i mbetet gjithnjë thellësisht besnike atij mirëkuptimi organik, rezultatet
e shkëlqyera të të cilit në politikën e përgjithshme ka dëshiruar t’i nënvizojë Shkëlqesia Juaj.
Mund t’ju siguroj që qeveria italiane nuk do të mungojë kurrë të këshillohet me qeverinë
shqiptare për çdo problem që mund të ketë të bëjë me interesat tona të përbashkëta dhe të
veprojë në marrëveshje me të, për të gjitha çështjet që lidhen me situatën në Ballkan”.326
Italia kishte marrë masa që të garantonte të gjitha marrëveshjet e saj, të arritura në
Shqipëri. Nga dokumentet diplomatike italiane del qartë që teksti i notës së palës shqiptare u
përfundua në marrëveshje të plotë mes Solës e qeverisë së Tiranës më 30 gusht 1928.327
Aty
u theksua ndër të tjera, që qeveria mbretërore shqiptare e shikonte miqësinë e çmuar me
vendin aleat si një element thelbësor për qetësinë dhe prosperitetin e popullit shqiptar. Të
gjitha marrëveshjet dhe traktatet e bëra me Italinë përpara shpalljes së mbretërisë do të
respektoheshin. Ky dokument u publikua më 3 shtator 1928.328
Në këtë mënyrë u realizua
synimi i Musolinit, që çështje të caktuara të letrës italo-shqiptare që ishte vendosur të mbetej
sekrete, të kalonin në notën zyrtare të qeverisë shqiptare. Kështu ato jo vetëm u bënë publike,
por edhe u ligjëruan, pasi u pranuan në dakordësi të plotë nga dy shtete sovrane.
Pas njohjes së Italisë filluan të vinin dhe njohje të tjera. Bashkë me urimet për
shpalljen e saj, Monarkia Shqiptare u njoh dhe nga Greqia, Hungaria dhe Uruguaji.329
Këto
ishin zhvillime të rëndësishme, pasi Monarkia Shqiptare, po njihej nga shtetet e huaja dhe A.
Zogu po pranohej si Mbreti i Shqiptarëve. Sidomos njohja nga ana e Greqisë në këtë rast
ishte domethënëse, sepse edhe aty kishte pakica shqiptare. Problemi qëndronte me
324
Po aty, fl. 107. 325
Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (më tej: AMPJ), viti 1928, D. 64, fl. 92. 326
J. Swire, Shqipëria…, 408. 327
DDI, Seria VII. Vol. VI. Dok. 612, f. 543. Telegram i Solas për Musolinin, 1 shtator 1928. 328
DDI, Seria VII. Vol. VI. Dok. 613, f. 544. Telegram i ministrit të Jashtëm shqiptar Vrioni për ministrin në
Durrës, Sola, 1 shtator 1928. 329
AMPJ, V. 1928, D. 64, fl. 90, 93, 97.
33
Jugosllavinë dhe shtetet që në këtë rast e mbështesnin atë, si Anglia dhe Franca. Duke pasur
interesa të mëdha për Monarkinë Shqiptare dhe çështjen e njohjes së saj, qeveria italiane filloi
lëvizjet diplomatike, me lobimet e saj. Më 10 shtator 1928 Musolini i kërkonte Solës që të
informonte qeverinë shqiptare se, qeveria italiane kishte marrë një aksion intensiv për të
arritur sa më parë njohjen e regjimit të ri nga shtetet e huaja. Për këtë ai kishte dërguar urdhra
të posaçme në përfaqësitë italiane në Madrid, Uashington, vendet e Amerikës Latine, Bernë,
Pragë etj., me qëllim, që njohja të mos vonohej. Sipas Musolinit, nga aksioni i qeverisë
italiane, ishte arritur të sigurohej njohja e regjimit shqiptar, nga qeveritë e Athinës dhe
Budapestit.330
Interesimi i madh italian, për këto njohje, nuk kaloi pa kritika, sidomos çështja e
titullit të mbretit. Në disa ambiente kundërshtuese të politikës italiane dhe në disa qarqe
diplomatike të tjera, kishte filluar të përhapej pikëpamja se Zogu kishte zgjedhur titullin
Mbret i Shqiptarëve, i shtyrë nga qeveria italiane. Përfaqësuesi italian Sola, shprehej se, Italia
nuk kishte ndikuar, por Zogu e kishte bërë këtë zgjedhje, sepse kjo ishte më afër traditës
shqiptare dhe në këtë mënyrë do të rritej dhe mbështetja e tij popullore.331
E vërteta, siç e
kemi trajtuar me lart, në këtë punim ishte se, këtë titull e zgjodhi vetë Zogu, por qeveria
italiane e mbështeti.
Për sa i përket Jugosllavisë, problemi nuk ishte tek njohja e monarkisë si institucion,
por tek titulli “Mbreti i Shqiptarëve”. Ai u prit në Beograd me një disaprovim të madh. Në
momentin kur T. Shtylla, përfaqësuesi shqiptar në Beograd, komunikoi zyrtarisht shpalljen e
monarkisë, ai u prit me ftohtësi të madhe. Nga ana tjetër, sipas lajmeve të gazetave jugosllave
ministri jugosllav në Tiranë për arsye shëndetësore, nuk do të kthehej në detyrë për shumë
kohë.332
Qëndrimi anglez për monarkinë nuk vonoi të bëhej i ditur. Mesazhi u transmetua
nëpërmjet diplomacisë italiane, e cila po vepronte në interes të njohjes së saj. Ambasadori
italian në Londër Bordonaro, njoftonte Musolinin se pas takimeve të zhvilluara me diplomatë
anglezë, kishte marrë konfirmimin se qeveria angleze nuk do të shkaktonte vështirësi për
ndryshimin e regjimit dhe njohjen e Mbretit të ri të Shqipërisë. Por njohja zyrtare, edhe për
nevojë konsultimi, do të kërkonte disa kohë. Anglia e kishte këshilluar Zogun që të merrte
titullin Mbret i Shqipërisë dhe jo Mbret i Shqiptarëve dhe do të kishte preferuar që këshilla e
saj të ishte marrë parasysh. Por, gjithçka do të varej nga qëndrimi që do të mbanin ndaj
regjimit të ri dhe ndaj Mbretit, Jugosllavia dhe Franca.333
Në të vërtetë, si qeveria angleze dhe
ajo franceze në koordinim midis tyre, nuk u ngutën të njihnin regjimin e ri në Tiranë
menjëherë. Ato shprehën rezerva për titullin e Zogut “Mbret i Shqiptarëve”.334
Edhe T.
Shtylla mendonte se Jugosllavia ishte duke pritur njohjen angleze dhe franceze. Nga ana
tjetër, sekretari amerikan në Beograd mendonte, që njohja nga Shtetet e Bashkuara nuk do të
vononte shumë, sepse ministri amerikan në Tiranë megjithëse ishte me prirje italofile, kishte
shumë simpati për shqiptarët.335
330
DDI, Seria VII. Vol. VI. Dok. 637, f. 557-558. Telegram i Musolinit për Solan, 10 shtator 1928. 331
DDI, Seria VII. Vol. VI. Dok. 617, f. 547. Telegram i Solas për Musolinin, 3 shtator 1928. 332
DDI, Seria VII. Vol. VI. Dok. 618, f. 547. Telegram i Gallit për Musolinin, 3 shtator 1928. 333
DDI, Seria VII. Vol. VI. Dok. 619, f. 547-548. Telegram i Bordonaros për Musolinin, 3 shtator 1928. 334
P. Milo, Politika e jashtme…, 785. 335
DDI, Seria VII. Vol. VI. Dok. 630, f. 554. Telegram i Gallit për Musolinin, 7 shtator 1928.
34
Për sa i përket SHBA, qëndrimi i saj ishte i ndryshëm nga ai i shteteve të mëdha
perëndimore. Çarls Hart përfaqësuesi i SHBA në Shqipëri, që më datën 1 shtator 1928
deklaroi se ndryshimi i regjimit në Shqipëri ishte bërë në mënyrë të rregullt. Pak ditë më vonë
ai deklaroi përsëri se, ndryshimi u bë në përputhje me Kushtetutën dhe shprehte besimin se,
SHBA do të vazhdonte të mbante marrëdhënie të mira me qeverinë shqiptare.336
Kur Anglia
dhe Franca ishin në mëdyshjet e tyre dhe Jugosllavia insistonte që të mos bëhej njohja e
regjimit të ri shqiptar, nga përtej Atlantikut erdhi lajmi i mirëpritur për A. Zogun dhe
qeverinë e tij. Më 13 shtator 1928 në Tiranë arriti një telegram urimi nga Presidenti
Amerikan, K. Kulixh. Në të shkruhej se, “i përcjell me kënaqësi Madhërisë Suaj dhe popullit
shqiptar urime me rastin e hipjes suaj në fron”. Zyrtarisht amerikanët e njohën monarkinë e re
më 15 shtator 1928 në një notë zyrtare që përfaqësuesi amerikan në Shqipëri, Hart i dorëzoi I.
Vrionit.337
Zogu menjëherë e falënderoi për këtë njohje presidentin amerikan, dhe para
legatës amerikane në Tiranë më 15 shtator u mbajt një miting me rreth 1500 vetë, në shenjë
falënderimi për njohjen e bërë.338
Kjo ngjarje kishte një rëndësi të madhe për Tiranën zyrtare,
pasi monarkia u njoh nga shteti më i fuqishëm në botë. Nga ana tjetër, ajo u transmetua si një
fitore kundër vonesave të njohjes nga Anglia, Franca dhe Jugosllavia.339
Njohja e shpejtë nga SHBA, përveç rëndësisë politike për qeverinë shqiptare, shërbeu
si shtysë edhe për vendet e tjera. Duke parë se situata po shkonte në favor të njohjes
ndërkombëtare të Monarkisë Shqiptare, reagoi dhe Jugosllavia. Me pëlqimin e Francës dhe
Anglisë, Beogradi njohu më 20 shtator 1928, Monarkinë Shqiptare dhe Mbretin e
Shqiptarëve, Zogun I.340
Sipas përfaqësuesit italian në Londër, Bordonaro, qeveria angleze
vazhdonte ta vononte njohjen me formalitete burokratike dhe për të dhënë të kuptuar që,
ndryshimi i regjimit në Shqipëri nuk ishte pritur me entuziazëm nga kjo qeveri.341
Kjo më
tepër ishte një lojë që bënin Anglia dhe Franca, pasi e shikonin me vërejtje rritjen e ndikimit
italian në Shqipëri. Megjithatë edhe kjo nuk zgjati shumë, pasi më 21 shtator 1928, Anglia
dhe Franca bënë njohjen zyrtare të Monarkisë Shqiptare dhe të Zogut I si Mbret i
Shqiptarëve.342
I vetmi vend që reagoi ashpër ndaj shpalljes së Monarkisë Shqiptare ishte Turqia dhe
pikërisht Presidenti i saj, Mustafa Qemali. Ai e cilësoi këtë si një tradhti që Zogu i kishte bërë
popullit të tij, dhe se Turqia nuk do ta njihte atë. Në një takim që zhvilloi me një diplomat
shqiptar në Stamboll, ai i drejtoi pyetjen: “Asaf Beu, shikoj shumë foto qesharake në gazeta.
Çfarë po ndodh në Shqipëri? A jeni duke performuar një operetë?”343
Duhet theksuar se
Turqia ndaj Shqipërisë veproi me një standard të dyfishtë, pasi ajo kishte njohur përpara saj
shumë mbretëri të tjera dhe mbante marrëdhënie me to. Veprimi i qeverisë turke për
336
H. Silajxhiç, Shqipëria dhe SHBA…, 228-229. 337
I. Ikonomi, Faik Konica…, 44. 338
P. Milo, Politika e jashtme…, 785-786. 339
Vuk Vinaver, “Anglia dhe pozita ndërkombëtare e Shqipërisë midis dy Luftërave Botërore”, në Gjurmime
Albanologjike, 1, (Prishtinë: Rilindja, 1968), 220. 340
AMPJ, V. 1928, D. 64, fl. 166. 341
DDI, Seria VII. Vol. VI. Dok. 669, f. 584. Telegram i Chiaramonte Bordonaros për Musolinin, 18 shtator
1928. 342
AMPJ, V. 1928, D. 64, fl. 190, 197. 343
Jason Tomes, King Zog self-made monarch of Albania, (Gloucestershire: The History Press, 2011), 103.
35
mosnjohjen e një ndryshimi të rendit kushtetues, që ishte çështje e brendshme e çdo shteti,
ishte një akt i paprecedent.344
Në shtypin e kohës dhe në ambientet politike u përhapën shumë hamendësime në
lidhje me qëndrimin që mbajti Turqia. Për këtë mosnjohje, diplomatët e huaj renditën disa
shkaqe. Sipas Dino Grandit, ministër i Jashtëm i Italisë, shkaku kryesor ishte se Tirana nuk
ishte konsultuar më parë me Ankaranë për këtë ndryshim.345
Përfaqësuesi italian në Stamboll,
Orsini Baroni si shkak për këtë qëndrim paraqiti disa shkrime në gazetat franceze dhe
angleze, të cilat shkruanin se M. Qemali, do të ndiqte shembullin e A. Zogut dhe do të
shpallej Perandor. Për t’u dhënë fund këtyre hamendësimeve, ai vendosi të mos e njihte
ndryshimin e regjimit shqiptar. Në këtë kuadër qeveria turke i kërkoi Italisë që të
përfaqësonte interesat e saj në Shqipëri.346
Por propozimi turk nuk u pranua nga Roma, sepse
kjo do të shkaktonte shkëputjen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë, do të rriste
tensionin mes tyre, çka do të sillte komplikime ndërkombëtare. Italia e këshilloi Turqinë se
ishte në interesin e saj që të vendoste marrëdhënie miqësore me regjimin e ri shqiptar.347
Por,
ajo vazhdoi të insistojë në qëndrimin e saj dhe në fund të vitit 1929, qeveria shqiptare duke
mos arritur njohjen nga Turqia dhe pas tërheqjes së trupit të saj diplomatik nga Tirana,
vendosi mbylljen e legatës shqiptare në Ankara. Kështu marrëdhëniet diplomatike mes të dy
shteteve u ndërprenë dhe ato u rilidhën vetëm në fund të vitit 1931, pas shkëmbimit të
telegrameve të urimit midis M. Qemalit dhe Mbretit Zog.348
Reagime kundërshtuese për Monarkinë Shqiptare erdhën edhe nga Princ Vidi, i cili
përfitoi nga rasti për t’i kujtuar botës se, në të vërtetë, ai nuk kishte abdikuar kurrë prej fronit
të Shqipërisë.349
Në funksion të saj u hodhën lajme në shtyp, me anë të intervistave ku ai
deklaronte se ishte akoma Mbreti i Shqipërisë.350
Po ashtu ndryshimi i regjimit në Shqipëri u kundërshtua edhe nga emigracioni politik.
Nga Vjena, F. Noli e kundërshtoi krijimin e Monarkisë Shqiptare, duke e cilësuar si një krim
të neveritshëm kundrejt popullit shqiptar. Sipas tij, kjo ishte një farsë e përgatitur në Romë
dhe e luajtur në Tiranë.351
Kundërshtime të ashpra për monarkinë, u bënë dhe nga Komiteti
Qendror i Organizatës Republikane Shqiptare. Kjo organizatë përbëhej nga emigrantë
shqiptarë që vepronin në Jugosllavi. Ata paralajmëruan kancelaritë europiane se do të
përdornin edhe armët për të penguar ngjitjen e Zogut në fron, si dhe iu drejtuan shtypit
anglez. Sipas tyre, për të kundërshtuar këtë masë të Zogut, në Shqipëri do të shpërthente
revolucioni.352
Përveç këtyre veprimeve, organizata i dërgoi një telegram falënderimi M.
Qemalit për mosnjohjen e Monarkisë Shqiptare. Pas këtij veprimi, reagimi i shtetit shqiptar
ndaj saj ishte i ashpër. Në bazë të vendimit të gjyqit politik më 11 qershor 1929, u dënuan me
344
Shyqyri Hysi, Rauf Fico-shtetar dhe diplomat i shquar, (Tiranë: Mësonjëtorja, 2007), 86. 345
Hasan Bello, Marrëdhëniet shqiptaro- turke 1912-1939, (Tiranë: Botimet Albanologjike, 2015), 295. 346
DDI, Seria VII. Vol. VII. Dok. 63, f. 71-73. Telegram i Orsini Barone për Musolinin, 11 nëntor 1928. 347
DDI, Seria VII. Vol. VII. Dok. 75, f. 85. Telegram i Musolinit për Orsini Barone, 16 nëntor 1928. 348
P. Milo, Politika e jashtme…, 787-788. 349
B. J. Fischer, Mbreti Zog…, 163. 350
Gazeta Shqiptare, nr. 205, Bari, 29 gusht 1928, artikulli “Shpirti i një populli të ri”. 351
J. Tomes, King Zog…, 102. 352
B. J. Fischer, Mbreti Zog…, 164.
36
vdekje në mungesë, drejtuesit e organizatës Nikoll Ivanaj, Rexhep Shala dhe Jusuf Lohja, për
shkak të veprimtarisë së tyre kundër shtetit shqiptar dhe Mbretit Zog.353
Kundër shpalljes së monarkisë ka qenë dhe grupimi i “Bashkimit Kombëtar”. A.
Këlcyra drejtuesi i tij, ndërmori një veprimtari të dendur, për të penguar shpalljen dhe njohjen
e monarkisë, duke kërkuar që të gjente argumente juridike të vlefshme. Në funksion të saj ai
përdori fort çështjen e Princ Vidit, por problemi qëndronte se Shqipëria ishte regjistruar në
Lidhjen e Kombeve si Republikë dhe kjo kishte ndodhur pas ikjes së tij. Gjithashtu Vidi,
duke qenë oficer i gardës perandorake gjermane, ishte rreshtuar me aleancën humbëse të
Luftës së Parë Botërore dhe kështu kishte humbur të drejtën të mbante fronin. Për ta zgjidhur
këtë u mendua që, ai të abdikonte në favor të të birit, që konsiderohej nënshtetas shqiptar dhe
kishte marrë emrin Karl Viktor Skënderbeu Vid (Karl-Viktor-Skënderbeu-zu Wied).354
Por,
tashmë situata ndërkombëtare kishte ndryshuar dhe Vidi nuk kishte më mbështetjen e Fuqive
të Mëdha, kështu që kjo nuk ndikoi në shpalljen e Monarkisë Shqiptare.
Zogu përveç hapave për njohjen ndërkombëtare të monarkisë, filloi të marrë masa
edhe në planin e brendshëm për garantimin e saj. Kështu, krahas krijimit të kuadrit ligjor për
funksionimin e saj, u kujdes që të siguronte dhe përkrahjen e ushtrisë, e cila kishte sjellë
probleme në të kaluarën. Pas shpalljes mbret, ai dekretoi për të gjithë oficerët e rinj, një gradë
më të lartë, në hierarkinë ushtarake. Ky ndryshim shoqërohej me rritje page dhe uniformë të
re. Në këtë mënyrë ai siguroi besnikërinë e një pjese të mirë të saj dhe bindjen për të pranuar
ndryshimin kushtetues nga pjesa tjetër.355
Pas sigurimit të njohjes ndërkombëtare dhe kalimit
pa probleme në vend, gjithçka e parashikuar ishte arritur. Shqipëria kishte hyrë në një fazë të
re, në atë të monarkisë dhe me drejtues një mbret shqiptar.
353
Nikoll Ivanaj, Historija e Shqipëniës së re, Pjesa e parë, (Tiranë: Shtypshkronja e shtetit “Atdheu”, 1943),
91-92. 354
T. Frashëri, Ali Këlcyra…, 109. 355
B. J. Fischer, Mbreti Zog…, 164-165.
37
KREU II
ORGANIZIMI I PARLAMENTIT DHE RAPORTET E TIJ ME
INSTITUCIONET E TJERA
2.1. Asambleja dhe miratimi i Statutit Themeltar
Pas shpalljes së monarkisë dhe miratimit të neneve të para që kishin të bënin me
funksionimin e saj, u krijua dhe qeveria e parë mbretërore. Përbërja e saj ishte: Kryeministër
dhe ministër i Punëve të Brendshme K. Kota, ministër i Drejtësisë H. Delvina, ministër i
Punëve të Jashtme I. Vrioni, ministër i Financave M. Tutulani, ministër i Arsimit Xh. Ypi,
ministër i Punëve Botore S. Vuçiterni, ministër i Bujqësisë M. Juka.356
Qeveria e re nuk
kishte ndryshime nga qeveria e 11 majit 1928. Kjo kuptohet që ishte si rezultat i punës së
mirë që ajo kishte kryer, për shpalljen e monarkisë. Mbreti kishte besim te ajo, prandaj e
zgjodhi si qeverinë e parë mbretërore. Nga pjesëtarët e qeverisë, K. Kota duke u caktuar në
postin e Kryeministrit, ishte shpërblyer më së miri nga Zogu, për punën e mirë të bërë gjatë
zgjedhjeve për në Asamblenë Kushtetuese.
Qeveria u paraqit në Asamble për të marrë votëbesimin më 10 shtator 1928. Në
programin e paraqitur ndër të tjera ishte parashikuar, që politika e jashtme do të vazhdonte në
drejtimin e mëparshëm. Marrëdhëniet me Italinë do të forcoheshin edhe më shumë, pasi ajo e
kishte njohur menjëherë Monarkinë Shqiptare. U falënderuan qeveria greke dhe hungareze
për njohjen e bërë dhe u deklarua se, shumë shpejt do të vinin njohje të tjera. Në planin e
brendshëm do të forcohej xhandarmëria dhe policia në mënyrë që të sigurohej rregulli dhe
qetësia në vend. Do të kryheshin inspektime të nëpunësve për shkelje, do të largoheshin të
paaftët nga puna, do të bëhej zëvendësimi i tyre me njerëz të aftë si dhe do të bëhej
organizimi i komunave me ligjin e ri, që po përgatitej. Gjithashtu, sipas programit do t’i
kushtohej rëndësi shëndetit të popullit dhe do të ngrihej një spital i madh shtetëror. Ushtria
ishte zhvilluar dhe mund t’i bënte ballë çdo lloj ngjarjeje. Do të bëhej organizimi modern i
gjykatave, do të miratoheshin ligje të reja për noterinë dhe procedurën civile. Në arsim do t’i
kushtohej përparësi hapjes së shkollave teknike. Do të rishikohej sistemi i taksave dhe
kontrolli i rreptë në mbledhjen e tyre, do të vazhdohej ndërtimi i rrugëve dhe urave, tharja e
kënetave, hapja e kanaleve vaditëse, përdorimi i veglave moderne në bujqësi dhe po studiohej
ideja për krijimin e një Banke Bujqësore. Do t’i kushtohej gjithashtu rëndësi shërbimit
veterinar dhe atij zooteknik.357
Të gjithë deputetët në diskutimet e tyre, u shprehën pro programit të kabinetit në të
gjitha pikat e tij dhe u lavdëruan të gjithë ministrat për aftësitë e tyre. Kjo ishte e kuptueshme
pasi duke qenë kabineti i parë mbretëror, ishte zgjedhur me dëshirën e mbretit dhe askush nuk
rrezikonte ta kundërshtonte. Shumë diskutantë e cilësuan atë si kabinet i vazhdimësisë, pasi e
kishte filluar punën e tij të suksesshme, që përpara katër muajve. Për ta shprehur më mirë
këtë mendim u kujdes F. Rusi, i cili falënderoi K. Kotën dhe H. Delvinën, pasi sipas tij, me
ndërhyrjet e tyre, kishin krijuar lehtësirat e duhura dhe kjo kishte ndikuar që populli të
356
Shqipenija me 1937, Vëllimi I …, 28. 357
AQSH, F. 146, V. 1928, D. 91, fl. 126-130.
38
shprehte lirshëm mendimin e tij për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë. “Regjimi nuk kishte
nevojë për konsolidim, ai ishte i konsoliduar në zemrën dhe shpirtin e popullit, pasi këtë
regjim kishte dashur”.358
Votëbesimi për këtë qeveri ka qenë unanim.
Detyra më e rëndësishme e Asamblesë Kushtetuese ishte diskutimi dhe miratimi i
Statutit të Monarkisë Shqiptare. Për t’i dhënë kohën e mjaftueshme komisionit të veçantë që
ishte ngritur, Asambleja, nga 26 shtatori deri më 27 tetor 1928, nuk zhvilloi punime. Raporti i
këtij komisioni, u përfundua më 20 tetor 1928, dhe u paraqit për diskutim në Asamble më 27
tetor 1928. Fillimisht u lexua një relacion mbi Projekt Statutin e përfunduar dhe u bë një
paraqitje e shkurtër e tij. Aty u saktësua se, për të bërë një punë sa më të saktë, ishin parë
shumë statute, të vendeve të tjera monarkike.359
Komisioni e kishte ndarë Projekt Statutin në 10 tituj. Titulli i parë përmblidhte
“Dispozita të përgjithshme”, ku në 6 artikujt e parë të tij, përcaktohej themelimi i Mbretërisë
Shqiptare, pavarësia, flamuri, gjuha, liria e besimit dhe kryeqyteti. Titulli II, fliste për
“pushtetet shtetërore”, i ndarë në tre kapituj. Kapitulli i parë i kushtohej pushtetit legjislativ, i
dyti ishte për pushtetin përmbarues dhe ishte i ndarë në dy pjesë: kompetencat e mbretit dhe
kompetencat e ministrave, i treti saktësonte funksionimin dhe kompetencat e gjykatave.
Titulli III, “dispozitat relative mbi financat e shtetit”, parashikonte edhe mënyrën e formimit
dhe funksionimit të këshillit rregullues. Titulli IV ndahej në “funksionimin, detyrat,
kompetencat e Këshillit të Shtetit”, ndërsa titulli V përcaktonte “dispozitat e nevojshme mbi
mënyrën e funksionimit të forcave të armatosura”, ku komisioni kishte rregulluar gjithçka pa
qenë e nevojshme krijimi i Ministrisë së Luftës. Titulli VI përcaktonte “bazat themelore të të
drejtave të qytetarëve” dhe titulli VII i projektit “dispozita themelore të ndryshme” të cilat
nuk ishin të përfshira në titujt përpara. Titulli VIII përmbante “mënyrën e rishikimit të
Statutit”. Ishin përjashtuar nga rishikimi artikujt 1, 2, 6, 50, 51, 52, 70 të Statutit, pasi sipas
komisionit përbënin shtyllat e shtetit të ri.360
Të drejtën e propozimit për rishikim të neneve të Statutit e kishte vetëm mbreti dhe
parlamenti, ndërsa të drejtën e rishikimit për art. 8, i cili kishte caktuar që parlamenti do të
ishte me një dhomë dhe art. 53, që fliste mbi mënyrën e zgjedhjes së trashëgimtarit të fronit
në rast mungese, e kishte vetëm një Asamble e zgjedhur vetëm për këtë qëllim dhe me numër
dyfish më të madh se anëtarët e parlamentit. Rishikimet e bëra kalonin tek mbreti, që në këtë
rast i ishte hequr vetoja absolute. Duke qenë se sovraniteti, sipas projektit, buronte vetëm nga
kombi, fjala e fundit për mosdakordësi me mbretin i përkiste përfaqësuesve të popullit, por
pas një zgjedhjeje të re. Vendimet e Asamblesë së rishikimit ishin të pakthyeshme. Titulli IX
përmbante dy artikuj të dispozitave tranzitore. Duke qenë se numri i pjesëtarëve të Asamblesë
ishte i njëjtë me atë të deputetëve të parashikuar në Statut dhe organizimi i zgjedhjeve të reja
në një kohë kaq të shkurtër, “nuk do të kishte një dobi për kombin dhe për shtetin”, duke
marrë shembuj edhe nga popujt e tjerë, komisioni kishte vendosur që pas votimit definitiv të
Statutit, Asambleja të vazhdonte punën si parlament për një periudhë katërvjeçare, duke u
llogaritur koha e saj që nga 16 gushti 1928. Për këtë qellim ishte krijuar dhe artikulli 230.
Titulli X përmbante “dispozitat për hyrjen në fuqi të Statutit dhe anulimin e dispozitave që
ishin në kundravajtje me të”. Vendimet që do të merreshin prej Asamblesë Kushtetuese për
358
Po aty, fl. 138. 359
Po aty, fl. 182. 360
Po aty, fl. 183-187.
39
çështje të ndryshme do të kishin fuqi, si dispozitat e tjera të Statutit dhe duhet të vendoseshin
në fund të tij, si një pjesë e pandarë e tij.361
Ky projekt u diskutua nen për nen në Asamble. Kundërshtimet për çështje të caktuara,
erdhën kryesisht nga deputetë, që në komision kishin qenë kundër formulimeve të bëra, por
që kishin mbetur në pakicë. Art. 8 i Projekt Statutit kishte përcaktuar se pushteti legjislativ
ushtrohej kolektivisht prej mbretit dhe parlamentit i cili përbëhej nga një dhomë. Këtu
diskutimet u bënë për fjalën “kolektivisht” pasi kishte mendime të ndryshme për sa i përket
përmbajtjes së saj. A. Dibra theksoi se kjo fjalë ishte marrë nga Statuti i Belgjikës dhe
nënkuptonte “bashkarisht” dhe në këtë mënyrë çdo projektligj, që vinte në parlament dhe
pranohej prej tij, duhej të sanksionohej prej mbretit. M. Kaso me disa deputetë kërkuan që të
hiqej kjo fjalë, pasi bashkarisht nënkuptonte që mbreti, do të vinte në parlament gjithmonë
dhe nga ana tjetër ishte e pavend, pasi mënyra se si vepronin të dy këto fuqi caktohej në një
artikull tjetër. Kjo nuk u pranua dhe u miratua siç e kishte paraqitur komisioni.362
Fjala
“kolektivisht” ishte e duhura, sepse të gjitha ligjet do të miratoheshin nga parlamenti dhe do
të sanksionoheshin nga mbreti. Por, nga ana tjetër nuk ishte gjithmonë e vlefshme, sepse
mbreti kishte dhe të drejtën e vetos, çka do të thoshte se kjo fjalë, binte poshtë në raste të
caktuara.
Diskutimi i neneve të Projekt Statutit përveç rëndësisë që kishte në vetvete, shërbeu
edhe për të evidentuar mangësitë që kishte parlamenti në funksionimin e tij. Një problem i
madh ishte mospjesëmarrja e vazhdueshme e shumë anëtarëve të tij, në seancat e punimeve.
Në art.16 të Projekt Statutit ishte caktuar se, për çdo 15.000 banorë dhe për çdo fraksion që
kalonte 7.500 banorë, zgjidhej një deputet. A. Dibra kërkoi që ky numër të ndryshonte dhe të
rritej në 20.000 mijë banorë. Sipas tij, kjo duhej bërë sepse, Shqipëria ishte një vend i vogël
dhe nga ana tjetër po krijohej Këshilli i Shtetit prej 12 vetash, që do të studionte projektet që
do t’i paraqiteshin parlamentit dhe kjo do ta lehtësonte punën. Përveç saj kishte vështirësi në
gjetjen e njerëzve të aftë. Kështu, do të krijohej një parlament me 44 anëtarë që do të ishte i
mjaftueshëm, pasi edhe me 58 anëtarë, nuk po mblidheshin dot as 38-40 veta dhe kishte
mungesa të shumta në mbledhje. Deputetët pro vendimit të komisionit e justifikuan
qëndrimin e tyre me arsyen se, në raport me Shqipërinë, vendet fqinje kishin deputetë më
shumë për numër banorësh dhe me uljen e numrit të deputetëve, Shqipëria rrezikonte që të
kalonte në regjim oligarkik.363
Megjithatë neni u miratua siç e kishte formuluar komisioni.
Debatet e zhvilluara për çështje teknike, në shumë raste u trajtuan në mënyrë
profesionale nga deputetët. Problemet ligjore u debatuan kryesisht mes juristëve dhe ato
financiare mes specialistëve të financave, që ishin pjesë e parlamentit. Interesant është fakti,
që debate të shumta dhe shpeshherë të ashpra, u zhvilluan mes përfaqësuesve të grupit të
Gjirokastrës. Kryesisht kanë qenë mes H. Delvinës që ishte në pozicionin e ministrit të
Drejtësisë, dhe M. Kasos, një jurist i njohur. Faktorë të rëndësishëm të debateve të këtij grupi
u bënë edhe P. Poga dhe F. Alizoti. Përveç profesionalizmit të treguar, siç do të rezultojë nga
përmbajtja e tyre, këto debate shumë herë demonstruan edhe luftën politike brenda këtij
grupi.
361
Po aty, fl. 182-188. 362
Po aty, fl. 193-195. 363
Po aty, fl. 200-203.
40
Në nenin 21 ishte përcaktuar se posti i deputetit ishte i papajtueshëm me atë të çdo
nëpunësi të shtetit, përveç ministrit, si dhe nuk duhej të ishte në shërbim aktiv fetar. Ishte e
ndaluar që deputeti të merrte pjesë në mbledhjet e parlamentit me rroba fetare, nuk mund të
merrte pasuri të paluajtshme të shtetit, detyra ushtarake ose sipërmarrje në punët botore dhe
nuk mund të merrte në pajtim taksa shteti. M. Kaso propozoi që në këtë artikull të bëhej edhe
një shtesë ku të cilësohej që, deputetit nuk i lejohej direkt ose indirekt ushtrimi i avokatisë,
përveçse për mbrojtjen e financave të shtetit dhe ai nuk mund të merrte koncesione. Sipas tij,
nëse deputeti do të ushtronte detyrën e avokatit, atëherë mbi gjithçka do të vinte interesin e tij
personal, do të humbiste kohë dhe kjo do të sillte që ai, të mos kryente detyrën për të cilën
ishte zgjedhur dhe nëse i lejohej marrja e koncesionit, do të bëheshin bashkë shitësi e blerësi,
sepse nga njëra anë deputeti do të votonte për koncesionin në parlament dhe nga ana tjetër
mund të ishte ai vetë që do ta merrte atë. Në këtë mënyrë interesi i shtetit do të dilte në plan të
dytë. Kjo u kundërshtua nga H. Delvina, i cili deklaroi se, për çështjen e avokatisë nuk mund
të vihej kufizim, pasi deputetët duhej të siguronin mjete jetese, edhe në kohën kur parlamenti
nuk ishte i mbledhur. Sa për koncesionet ai ishte dakord me Kason, por sipas tij, kjo nuk
kishte ndonjë rëndësi. Duke e argumentuar këtë ai nxori padashje në dukje korrupsionin e
madh, që ekzistonte në qarqet e larta politike pasi u shpreh se, “edhe po të ndalohej marrja e
koncesioneve, kishte deputetë pelivanë që do ta rregullonin ta merrnin të tjerë koncesionin”,
por në fakt do të ishin vetë ata. Kështu që kjo edhe po të sanksionohej me ligj nuk do të
kishte vlerë.364
Shumë të tjerë mbështetën hapur idenë që deputetët duhej të merrnin
koncesione, sepse do t’i sillnin fitim si popullit ashtu edhe shtetit. Megjithë insistimin e tij,
propozimi i M. Kasos nuk u pranua dhe neni u miratua pa ndryshime. Në fakt, kërkesa e M.
Kasos ishte e arsyeshme dhe një tentativë për të kufizuar deputetët nga përfitimet e padrejta
që mund të bënin. Nga ana tjetër, përplasja e tij me H. Delvinën, evidentoi paaftësinë e
qeverisë për të ndaluar korrupsionin që ekzistonte dhe për të cilin ajo ishte në dijeni, pasi u
pranua nga vetë ai.
Në Projekt Statut ishte parashikuar dhe shpërblimi i deputetëve. Art. 23 përcaktonte
se deputetët kishin të drejtë të merrnin një shpërblim prej 7.500 fr. ari në vit, që mund të
ndryshohej herë pas here me ligj. Kur u diskutuan dhe miratuan për herë të parë nenet e
Statutit, deputetët megjithëse shprehën disa kundërshtime, e miratuan këtë nen siç e kishte
paraqitur komisioni. Kur u diskutua për herë të fundit Statuti dhe erdhi radha e këtij neni,
deputeti B. Begolli propozoi që shpërblimi për deputetët të rritej në 8.400 fr. ari. Me disa
kundërshtime të vogla kjo u miratua dhe në art. 23 shpërblimi vjetor për deputetët u caktua
8.400 fr. ari në vit.365
Pra, deputetët, kur ishte puna për të sanksionuar shpërblime për vetën e
tyre, i harronin ndasitë dhe e gjenin gjuhën e përbashkët.
Përveç shpërblimit ata u kujdesën edhe për sigurimin e tyre nga ndjekjet ligjore. Art.
26 i Projektit kishte përcaktuar se deputetët, për sa kohë vazhdonte periudha parlamentare
nuk mund të ndiqeshin, ose të arrestoheshin për çështje penale dhe politike, pa lejen e
parlamentit veçse kur kapeshin në ngjarje të dukshme. Në këtë rast autoritetet gjyqësore ishin
të detyruara të lajmëronin parlamentin brenda 24 orëve, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë.
Për këtë pikë debatet e zhvilluara u bënë, pothuajse të gjitha brenda një grupi deputetësh,
pikërisht atij të Gjirokastrës. P. Poga ishte dakord me mënyrën e hartimit të nenit, por
propozoi që të zëvendësohej togfjalëshi, “periudha parlamentare” me togfjalshin, “sa kohë
364
Po aty, fl. 208-211. 365
Po aty, fl. 211-213, 422, 423.
41
vazhdon sesioni parlamentar”, pasi sipas tij, deputetët mund të bënin gjëra të kundërligjshme
gjatë periudhës së pushimeve dhe të dëmtuarit nuk bënin dot ankimim se, parlamenti nuk
ishte në punë, dhe deputetët nuk mund të hetoheshin, pa lejen e tij. Fillimi i punimeve të tij
mund të zgjaste, pasi varej kur kishte filluar periudha e pushimit, kështu mund të zhdukeshin
gjurmët e ngjarjes dhe kjo mund të çonte në hakmarrje personale. Prandaj, ai insistonte se
duhej caktuar vetëm, “për sa kohë vazhdon sesioni parlamentar”. H. Delvina theksoi se kjo,
ishte bërë për të ruajtur deputetët nga qeveria dhe inatet personale të autoriteteve të larta
shtetërore që mund të kishin ndaj tyre. Këtë tezë e përkrahu edhe M. Kaso, duke deklaruar se,
shumë herë qeveritë për të larguar nga parlamenti persona që mund të rrezikonin interesat
personale të tyre, mund të shpifnin për t’i futur në burg, prandaj deputetët duhet të ishin të
mbrojtur dhe neni nuk ndalonte hetimet, por ndalonte autoritetet gjyqësore për të marrë në
gjyq deputetin pa lejen e parlamentit.366
Edhe ky nen u miratua pa ndryshime. Po të shikohet
me vëmendje diskutimi në këtë rast, kaloi nga gjërat e përgjithshme tek ato specifike, që ishte
mbrojtja e deputetëve nga sulmet e qeverisë, dhe për më tepër kjo tezë u mbrojt nga një
pjesëtar i saj, si H. Delvina. Gjithashtu, ata morën masa për të mbrojtur për një farë kohe
edhe veprime të tyre, që mund të binin ndesh me ligjet.
Në kapitullin e dytë të Projekt Statutit ishte vendosur ‘Pushteti Përmbarues’ dhe në
pjesën A, përcaktohej funksionimi i institucionit të Mbretit. Çështja që shkaktoi debate ishte
art. 53 që sanksiononte se, “në rast se nuk ekzistonte trashëgimtar për fronin mbretëror, sipas
dispozitave të artikujve 51 e 52, Mbreti zgjidhte prej meshkujve të gjinisë së vet,
trashëgimtarin e fronit me pëlqimin e parlamentit. Kur ai nuk e përdorte këtë të drejtë dhe
trashëgimia mbetej vakant, atëherë parlamenti zgjidhte vetë trashëgimtarin e fronit. Në rast
kur froni mbetej vakant pa u zgjedhur trashëgimtari, deri në zgjidhjen e çështjes, fuqitë
mbretërore ushtroheshin prej Këshillit të Ministrave”. M. Kaso kërkoi që artikulli të ndahej
në dy pjesë: në atë kur nuk kishte trashëgimtar dhe në rastin kur froni mbretëror mbetej
vakant dhe nëse kjo merrej parasysh, ai propozoi ndryshime në formulimin e artikullit. Sipas
tij, duhej hequr fjala, “pa u zgjedhur trashëgimtari” dhe duhej vendosur vetëm, “kur froni
mbetej vakant”, sepse nuk mund të thuhej vakant kur ekzistonte trashëgimtari dhe në
momentin që froni mbetej vakant ushtrimin e pushtetit mbretëror duhet ta merrte Regjenca
dhe jo Këshilli i Ministrave. Kjo pasi ai u shpreh se, në shumë shtete në të tilla raste, kishte
ngjarë që Kryeministri ishte bërë diktator dhe kishte caktuar mbret atë që kishte dashur ai.
Gjithashtu, ai propozoi dhe përbërjen e Regjencës, që duhej të ishte Mbretëresha ose Nëna
Mbretëreshë, Kryetari i Parlamentit, Kryetari i Gjykatës së Diktimit dhe Kryetari i Këshillit të
Shtetit.367
Ky propozim tregonte se brenda klasës politike shqiptare kishte përplasje, mosbesim
dhe luftë për pushtet. Duke qenë se po formatohej ligji themelor i shtetit, ky ishte momenti që
ata të luftonin fort për interesat e tyre sepse, ndërhyrjet e mëvonshme në të do të ishin të
vështira. Kjo pavarësisht se u paraqit në mënyrë të kamufluar, u evidentua qartë edhe në këtë
propozim të M. Kasos, pasi ai tentoi të largonte kryeministrin dhe ministrat, nga çdo e drejtë
në lidhje me ushtrimin e pushtetit mbretëror. Kundërshtimi i parë erdhi pikërisht nga ish
ministri S. Starova. Ai deklaroi se, ishte e përcaktuar që Këshilli i Ministrave nuk mund ta
ushtronte pushtetin mbretëror më shumë se tre muaj. Ai e akuzoi M. Kason, që kërkonte
përjashtimin e Këshillit të Ministrave nga Regjenca, duke i shikuar ministrat si jo të
366
Po aty, fl. 223-226. 367
Po aty, fl. 273, 274.
42
ndershëm për atë pozicion dhe kjo nuk mund të pranohej, pasi në këtë mënyrë diskretitohej
qeveria që kishte besimin e mbretit dhe votëbesimin e parlamentit.368
Megjithëse propozimi i M. Kasos nuk u prit mirë, ai arriti të ndikojë tek deputetët në
një aspekt tjetër, pasi artikulli në vetvete kishte një të metë. Ai përcaktonte se parlamenti
mund të zgjidhte trashëgimtarin, por në rastin që mund të mos kishte trashëgimtar nga gjinia
mbretërore, nuk përcaktonte se si do të zgjidhej ai. Kjo u evidentua nga ministri i Drejtësisë
H. Delvina, që propozoi ngritjen e një komisioni që të bënte një formulim të ri të artikullit.
Për sa i përket përjashtimit të Këshillit të Ministrave nga ushtrimi i pushtetit mbretëror, edhe
ai u shpreh kundër M. Kasos, duke argumentuar se Këshilli i Ministrave nuk mund të merrte
pushtet të madh, pasi kishte si kontrollues parlamentin dhe kështu ai nuk mund të shkelte
ligjin.369
Komisioni i mbledhur bëri riformulimin e nenit 53, duke zgjidhur paqartësinë në
lidhje me caktimin e trashëgimtarit nga parlamenti. Në formulimin e ri u përcaktua, që në rast
se nuk ekzistonte më trashëgimtar prej gjinisë së mbretit, ose personat që mund të ishin
kandidatë, me një vendim të posaçëm të parlamentit, me dy të tretat e votave të numrit të
përgjithshëm të deputetëve nuk konsideroheshin të aftë për trashëgimi, atëherë parlamenti
zgjidhte trashëgimtarin nga meshkuj të gjinisë prej barkut të bijave, ose të motrave të mbretit,
por kurdoherë prej origjine shqiptare. Kur mungonte mashkulli prej gjinive të
sipërpërmendura, atëherë parlamenti do të zgjidhte trashëgimtar tjetër, por duhet të ishte prej
origjine shqiptare. Ndërsa për Këshillin e Ministrave, ishte lënë përsëri në ushtrimin e fuqive
mbretërore, derisa të zgjidhej problemi i vendit vakant të trashëgimtarit të mbretit.370
Megjithë insistimin e tij, propozimi i M. Kasos nuk u mor parasysh nga shumica
parlamentare.
Për artikujt në lidhje me funksionimin e institucionit të mbretit, debatet vazhduan.
Këto në disa raste evidentuan edhe paragjykimin e deputetëve, për shtresa të caktuara të
shoqërisë shqiptare. Në art. 58 ishte përcaktuar se, “kur konstatohej prej Parlamentit,
bashkërisht me qeverinë, se mbreti gjendej në pamundësi për të kryer detyrën ose ai vdiste,
kur trashëgimtari ishte i mitur, pushteti mbretëror ushtrohej prej Regjencës në emër të
mbretit. Tutorsia i përkiste Regjencës”. Në ndërhyrjen e tij, M. Kaso theksoi se, rolin e tutorit
duhej ta kishte nëna dhe se tutorsia duhej t’i takonte Regjencës, vetëm kur trashëgimtari nuk
e kishte nënën gjallë, pasi edhe Kodi Civil kishte përcaktuar nënën si tutore. Reagimi erdhi
nga H. Delvina, i cili në këtë rast për të argumentuar qëndrimin e tij, me arsyetimin që bëri,
nënvleftësoi figurën e femrës. Sipas tij, “si tutor i një mbreti, nuk mund të vihej kurrë një
grua, sepse gratë ishin të krijuara prej natyre me të meta dhe dhëmbshuria, mëshira e ndalonte
gruan të bënte punën e një burri, e prandaj gratë nuk mund të rrisnin dhe të edukonin mbretër
të aftë”. Megjithatë ky qëndrim u kundërshtua dhe F. Alizoti deklaroi se, në historinë
botërore kishte shembuj që gratë i kishin lënë mbrapa burrat dhe nuk mund të thuhej se gratë
nuk ishin të afta, sepse në shumë raste kishin bërë punë më të mirë se burrat.371
Kundërshtimet e tjera u morën më shumë, me qëndrimin e H. Delvinës për figurën e femrës
dhe jo aq për formulimin e artikullit, i cili u votua siç e kishte paraqitur komisioni. Reagimi i
368
Po aty, fl. 275. 369
Po aty, fl. 276-277. 370
Po aty, fl. 278. 371
Po aty, fl. 280-281.
43
H. Delvinës ishte i pavend. Ishte e pamundur që ai, edhe për shkak të formimit që kishte, të
mos i njihte mbretëreshat e mëdha botërore, ose rolin që kishin luajtur shumë prej tyre, në
formimin e mbretërive të fuqishme. Në vetvete ky reagim pasqyronte qartë mendimin që
kishte një pjesë e madhe e klasës politike të asaj kohe, për rolin dhe pozitën që duhet të kishte
gruaja në shoqërinë shqiptare. Kjo ishte një kambanë për të kuptuar vështirësitë që do të
kishte edhe vetë Zogu, në rrugën e reformave për emancipimin e shoqërisë shqiptare.
Në art. 59, për përbërjen e Regjencës, komisioni kishte përcaktuar si anëtarë
Mbretëreshën, kur Mbreti ishte në pamundësi, ose Nënën Mbretëreshë kur Mbreti ishte i
mitur, Kryetarin e Parlamentit, Kryetarin e Gjykatës së Diktimit dhe Kryetarin e Këshillit të
Shtetit. Deputeti H. Delvina kundërshtoi përfshirjen e Kryetarit të Diktimit. Sipas tij, një
gjykatës nuk mund të merrej me ushtrimin e fuqisë ekzekutive. Ai rekomandoi që këtë ta
zëvendësonte kryeministri dhe gjithashtu tërhoqi vëmendjen për kundërshtimet, që kjo
Asamble i bënte vazhdimisht rolit të qeverisë. M. Kaso në diskutimin e tij insistoi se,
regjenca duhet të ishte vetëm nga Mbretëresha ose Nëna Mbretëreshë dhe kërkoi që
Asambleja të mos e lejonte Kryeministrin të merrte në dorë frenat e shtetit. Kjo mund të
bëhej vetëm kur Mbreti të ishte jashtë shtetit. Ndërsa, Kryetari i Parlamenti dhe ai i Këshillit
të Shtetit nuk mund të ishin pjesë e Regjencës, sepse nuk mund të ushtronin dy detyra
njëkohësisht. Pozicioni i kryeministrit si anëtar i Regjencës u kundërshtua edhe nga deputetë
të tjerë, por dhe nga vetë anëtarë të qeverisë. Sipas S. Vuçiternit, që ishte ministër i Punëve
Botore, Kryeministri për të marrë pjesë në Regjencë, do të përpiqej që të qëndronte gjithmonë
në post dhe kështu ai do të përdorte të gjitha mjetet, për ta mbajtur atë. Megjithatë, me votim
fitoi propozimi i H. Delvinës, që në vend të Kryetarit të Diktimit, si anëtar regjence të
caktohej Kryeministri.372
Diskutimet e zhvilluara për këtë çështje nxorën në dritë fakte interesante. Nga njëra
anë, deputetë të caktuar e shikonin si rrezik shtimin e kompetencave të kryeministrit dhe bënë
përpjekje që ai të mos përfshihej në Regjencë, nga ana tjetër, vetë qeveria nuk ishte e
bashkuar në qëndrimet e saj, pasi ministrat kishin mendime të ndryshme. H. Delvina
akuzonte Asamblenë që nuk kishte besim te qeveria, por S. Vuçiterni nuk kishte besim tek
Kryeministri. Kjo tregonte se lufta politike ishte shtrirë edhe brenda vetë qeverisë mbretërore.
Komisioni i Projekt Statutit ishte kujdesur që kompetencat e mbretit të ishin sa më të
mëdha, por në diskutimin e neneve të veçanta, deputetë të caktuar, tentuan t’i rritnin më tej
ato. Kjo u vu re gjatë diskutimit të art. 82 ku ishte caktuar që, “Mbreti shpall luftë në rast
mbrojtje. Shpallja e luftës jashtë kushteve të mbrojtjes dhe lidhja e paqes, bëheshin vetëm me
pëlqimin e Parlamentit”. Në këtë mënyrë ishte venë kufizimi që ai nuk mund të shpallte luftë
në çdo moment. Deputetët F. Alizoti dhe M. Kaso shprehën mendimin se, shpallja e luftës,
duhej të lihej në dorën e mbretit dhe të qeverisë pa asnjë kufizim. Sipas tyre, mund të kishte
momente që nuk prisnin sa të mblidhej parlamenti. Kjo u kundërshtua nga deputetë të tjerë,
duke cilësuar si të rrezikshme, sidomos të drejtën e qeverisë për luftë, pasi sipas tyre, ndonjë
ministër mund ta çonte vendin në luftë, pa dijeninë e Mbretit dhe të Kryeministrit.373
Megjithë kundërshtimet edhe ky nen u miratua, ashtu siç e kishte paraqitur komisioni dhe
kuptohet se kjo u bë me miratimin e plotë të Zogut. Ishte vetë ai, që e kufizoi pushtetin e tij
për këtë rast, pasi shpallja e luftës pa pëlqimin e parlamentit ishte një përgjegjësi e madhe.
372
Po aty, fl. 281-285. 373
Po aty, fl. 294-301.
44
Gjithashtu me këtë veprim, ai ishte i lirë ndaj presioneve që mund t’i vinin nga jashtë në këtë
drejtim për shkak të marrëveshjeve dhe pakteve të bëra, ku Italia zinte vendin më të
rëndësishëm. A. Zogu e kuptonte që me marrëveshjet e nënshkruara me miratimin e tij, Italia
e kishte rritur ndikimin e saj mbi të dhe shtetin shqiptar dhe e parandjente se ajo, mund ta
detyronte që për veprime të caktuara, të vepronte edhe kundër vullnetit të tij. Përveç faktorit
italian, mendoj se kjo klauzolë kishte lidhje edhe me vazhdimësinë e dinastisë. Ajo do të ishte
pengesë edhe për ndonjë pasardhës të papërgjegjshëm, që mund ta fuste vendin në luftë,
thjesht për interesa personale.
Gjatë diskutimeve të Projekt Statutit u trajtua dhe problemi i pakicave etnike në
Shqipëri. Art. 101 kishte përcaktuar se askush nuk mund të emërohej ministër, pa qenë nga
raca e gjaku shqiptar dhe që nuk dinte gjuhën shqipe. Të huajt prej race, të natyralizuar si
shtetas shqiptarë, nuk mund të emëroheshin ministra. Gjithashtu nuk mund të emëroheshin
ministra edhe ata që nuk kishin cilësitë e kërkuara prej ligjit, për t’u zgjedhur deputetë.
Kundërshtimi i parë për këtë erdhi nga deputeti H. Papadhopulli, i cili ishte me origjinë
greke. Ai u shpreh se ky paragraf cenonte hapur të drejtat, nderin dhe dinjitetin e një pjese të
popullsisë minoritare greke dhe vllehe, që banonte prej shekujsh në këtë vend dhe sipas tij
ishte autoktone. Kjo popullsi ishte e integruar me popullsinë shqiptare dhe nuk ishte e drejtë,
që të përjashtohej nga të drejtat që gëzonin të gjithë nënshtetasit shqiptarë. Ai kërkoi
anulimin e paragrafit të parë, të këtij neni. Këtë mendim e mbështeti dhe M. Kasoja, duke
theksuar se, nuk mund të bëhej dallim mes nënshtetasve kur ata paguanin njësoj si gjithë të
tjerët, taksat shtetërore dhe bënin shërbimin ushtarak dhe se, prej kësaj pakice mund të
zgjidheshin ministra, që mund të ishin shumë të ndershëm, të zotë dhe të dobishëm për
kombin e shtetin shqiptar. Ai u shpreh që ishte në interes të shtetit, që të mos vendosej ky
kusht. Përveç argumenteve për dobinë që kishin pakicat në aspektin kombëtar, ata në
mbështetje të kësaj kauze përmendën edhe angazhimin që kishte marrë Shqipëria në Lidhjen
e Kombeve. Dr. Simonidhi u ndal në art. 4 të deklaratës së Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve,
ku thuhej se të gjithë shtetasit shqiptarë ishin të barabartë para ligjit dhe gëzonin të gjitha të
drejtat civile e politike pa dallim race, gjuhe e feje. Prandaj duheshin respektuar angazhimet
ndërkombëtare, pasi në këtë mënyrë “pakicat nuk do të na shihnin me sy të mirë dhe nuk do
të bashkëpunonin për të mirën e kombit”. Edhe ai kërkoi që të hiqej fraza “pa qenë nga raca e
gjaku shqiptar”.374
Për këtë çështje nga deputetët përkrahës të artikullit, reagimet ishin të menjëhershme,
duke theksuar se, nuk mund të bëhej dallim vetëm për dy pakica, sepse kishte dhe të tjera dhe
pakicat në Shqipëri gëzonin shumë më tepër liri sesa në shumë shtete të tjera. K. Mjeda
theksoi se, postin e ministrit duhet ta merrnin vetëm ata që ishin shqiptarë dhe patriotë. Sipas
tij, këtë e kuptonte dhe Kaso, por atij i duhej të thoshte disa fjalë për të justifikuar votën që
kishte marrë nga minoriteti grek. A. Dibra, theksoi se, shteti shqiptar u kishte dhënë pakicave
liri më shumë se çdo shtet tjetër, por nuk mund të ngriheshin deri atje, “sa të okuponin postin
e Ministrit”. Për ata që do të ishin të vlefshëm, shteti mund t’u ofronte poste të tjera.375
Debati nuk u mbyll me kaq, dhe përkrahësit e artikullit, në kundërpërgjigje të
përfaqësuesve të pakicave greke, ngritën problemin e pakicave shqiptare në vendet fqinjë, të
cilat ishin të privuara nga liritë dhe të drejtat. Kështu, F. Rusi deklaroi se, deri sa të
374
Po aty, fl. 308-313. 375
Po aty, fl. 310-312.
45
siguroheshin se minoritetet, nuk do të influencoheshin nga propaganda e shteteve të huaja,
nuk mund t’u jepeshin frenat e shtetit në dorë. Fqinjët e Shqipërisë sipas tij, jo vetëm nuk u
kishin njohur të drejtat minoriteteve, por u kishin rrëmbyer pasuritë dhe nuk u njihnin as
gjuhën amtare. Deputeti H. Xhemali problemin e pakicave e trajtoi në një këndvështrim
tjetër. Ai i kujtoi M. Kasos dhe Dr. Simonidhit se kur ishte biseduar çështja e pasurive
shqiptare në Greqi, ata nuk kishin folur asnjë fjalë, “ndërsa tashti për minoritarët grekë
kërkonin me insistim që t’u jepeshin të drejta dhe liri që nuk ishin dhënë në asnjë shtet tjetër”.
Sipas tij, “fqinjët tanë, asnjë të drejtë nuk u kishin dhënë bashkatdhetarëve tanë”. Ai propozoi
që të shënohej në procesverbal hidhërimi i tij, kur shihte se deputetët shqiptarë në
parlamentin e tyre kishin liri të flisnin për pakicat, kurse në shtetet fqinjë as që mund të zihej
emri i tyre në gojë.376
Artikulli u miratua pa ndryshime.
Ky debat shërbeu për të evidentuar, që në Parlamentin Shqiptar, në këtë periudhë,
pakicat kombëtare ishin të përfaqësuara me deputetë nga radhët e tyre, ishin të lira të
shpreheshin dhe të kërkonin të drejtat e tyre. Jo vetëm kaq, por ato mbroheshin edhe nga
deputetë shqiptarë të cilët kishin marrë votat e tyre, si në rastin konkret që u trajtua më sipër.
Por, nga ky debat u vërejt se edhe elementi kombëtar në parlament ishte i fuqishëm, çka jepte
premisa që çështjet kombëtare do të diskutoheshin me prioritet. Qëndrimi i këtyre deputetëve,
për të mos lejuar që nga pakicat të dilte ministër, nuk mund të quhet i drejtë sot, por duke
gjykuar rrethanat e kohës ishte i justifikueshëm. Kjo, pasi, po të bëhej një krahasim me
vendet fqinjë ku pakicat shqiptare zinin një numër të konsiderueshëm, jo vetëm nuk ishin të
përfaqësuara, por kishin një mohim të madh të të drejtave të tyre kombëtare dhe njerëzore,
ndërsa Shqipëria ishte hapa përpara këtyre vendeve, në lidhje me respektimin e lirive dhe të
drejtave të pakicave.
Kapitulli i katërt i Projekt Statutit kishte të bënte me funksionimin dhe kompetencat e
Këshillit të Shtetit. Për këtë rast, debatet u zhvilluan për numrin e anëtarëve, që ky institucion
duhej të kishte, gjë e cila evidentoi një të metë të madhe në vend, që ishte ajo e mungesës së
specialistëve në fusha të ndryshme. Këtë e saktësoi F. Alizoti, i cili deklaroi se, “për të gjetur
10 vetë të zotë dhe të specializuar, për çdo degë ishte një gjë shumë e vështirë”.377
Megjithatë
u vendos që Këshilli i Shtetit të kishte 10 anëtarë dhe 2 ndihmës anëtarë. Debate të tjera, u
përqendruan tek cilësitë që duhej të kishte anëtari. Duke qenë një institucion i ri, me mjaft
peshë, për vetë detyrat specifike që do të kishte si, përgatitja e kodeve të reja, shqyrtimi i
projektligjeve, dhënia e mendimit për koncesionet etj., deputetë të caktuar insistuan që
anëtarët e tij, duhej të ishin shumë të përgatitur. Në art. 167 ishte përcaktuar që anëtarët dhe
ndihmësanëtarët e Këshillit të Shtetit, përveç cilësive të kërkuara me ligj, duhej të ishin
persona të shquar në dije, provë e zotësi. Disa deputetë evidentuan si mangësi mosshënimin si
kriter të një diplome të shkollës së lartë, pasi ajo tregonte aftësitë e provuara të personave në
fusha të caktuara. Nga ana tjetër, kundërshtarët e diplomës u mbështetën më shumë tek
aftësitë e lindura të personave të caktuar. Sipas tyre, praktika ishte më e rëndësishme se
teoria. Debatet ishin të shumta dhe me votim nominal, fitoi propozimi që në art. 167, të
shtohej që, anëtarët e Këshillit të Shtetit duhet të kishin edhe diplomë universiteti.378
376
Po aty, fl. 313-314. 377
Po aty, fl. 335. 378
Po aty, fl. 336-351.
46
Duke parë me kujdes këto zhvillime vërehet se, në Parlamentin Shqiptar filluan të
konfiguroheshin dy grupe të mëdha, të ndara në bazë të prejardhjes, pasurisë dhe shtresave që
përfaqësonin. Ndër shkaqet kryesore të kësaj ndarjeje ishte formimi i tyre arsimor dhe
kulturor. Kundërshtarët e diplomave ishin nëpunësit e vjetër të Turqisë, përçues të traditave
turkomane që mbështeteshin më shumë tek aftësitë praktike, sesa tek arsimimi. Përkrahësit e
diplomave pavarësisht se bënin pjesë në një grup heterogjen, ishin njerëz të shkolluar, disa
prej tyre në Perëndim, që kishin shërbyer dhe në administratat e shteteve perëndimore gjatë
Luftës së Parë Botërore të vendosura në Shqipëri. Duke e kuptuar rolin e këtij Këshilli, ata
insistuan që anëtarët e tij të kishin një formim universitar, sidomos perëndimor. Ky hap ishte
një shpresë, që në Parlamentin Shqiptar mund të mbizotëronte fryma e reformave
përparimtare për çështje të caktuara.
Një nga çështjet më të rëndësishme për çdo shtet është ajo e arsimit. Në art. 206 të
projektit ishte saktësuar se, “arsimi fillor bëhej vetëm në shkollat e shtetit, ishte falas dhe i
detyrueshëm. Shkollat e mesme dhe të larta hapeshin vetëm prej shtetit”. Për përmbajtjen e tij
diskutoi së pari Xh. Ypi, ministri i Arsimit, i cili nuk kishte qenë prezent në punimet e
komisionit, kur ishte formuluar ky artikull. Ai u shpreh kundër idesë, që arsimi fillor të bëhej
vetëm në shkollat shtetërore. Sipas tij, ky arsim mund të jepej edhe në shkolla private prej
shtetasve shqiptarë. Për këtë ai, kishte përgatitur një formulim të ri për art. 206, në të cilin
kishte përcaktuar se “arsimi fillor për të gjithë nënshtetasit shqiptarë ishte i detyrueshëm dhe
në shkollat e shtetit jepej falas”. Ky propozim u pranua nga deputetët. Ai paraqiti formulimin
e tij edhe për art. 207, i cili u pranua me disa ndryshime të vogla. Në paragrafin e parë të këtij
artikulli kishte përcaktuar se “në konformitet me ligjet dhe kurdoherë nën kontrollimin
efektiv të qeverisë, vetëm shtetasit shqiptarë, mund të hapin shkolla të ndryshme private”.
Debate u bënë për paragrafin e dytë, ku ishte përcaktuar se, “të huajt në konformitet me ligjet
mund të lejoheshin vetëm për shkolla teknike dhe bujqësije praktike”. Këtu pas ndërhyrjeve
të bëra u shtua fjala “me program teori-praktikë”. Në këtë moment të diskutimit ndodhi një
reagim interesant nga I. Xhindi. Ai u shpreh kundër shkollave private në arsimin fillor, sepse
sipas tij, kjo do të çonte në uljen e ndjenjës kombëtare të atyre që i frekuentonin këto
shkolla.379
Kjo u kundërshtua nga Xh. Ypi, që theksoi se shkolla private kishte kudo në botë
dhe nuk do të ishte problem as në Shqipëri, pasi ato do të kontrolloheshin nga shteti.
Paragrafi i tretë i artikullit parashikonte se mund të hapeshin edhe prej komuniteteve fetare
shqiptare shkolla fetare me lejen e ministrisë përgjegjëse në përshtatje me ligjin. Numri i
nevojshëm i shkollave fetare të çdo komuniteti ashtu edhe numri i nxënësve të këtyre
shkollave, do të caktohej prej ministrisë me vendim të Këshillit të Ministrave. Ky paragraf u
pranua pa ndryshime dhe të dy artikujt për arsimin u miratuan me ndryshimet e bëra.380
Ky diskutim shërben për të evidentuar një të vërtetë që në historiografinë shqiptare
është anashkaluar. Të gjitha librat historikë dhe ata që flasin për arsimin, theksojnë si
periudhë kundërshtimi të shkollave private në Parlamentin Shqiptar gjatë periudhës së
monarkisë, fillimin e viteve ‘30. Në të vërtetë, siç e trajtua më sipër, kjo ndodhi që në vitin
1928 dhe u bë në një moment shumë të rëndësishëm siç ishte ai, kur po miratohej Statuti
Themeltar. Dhe meritë për këtë ka pikërisht I. Xhindi, si deputeti i parë monarkist që
kundërshtoi lejimin e shkollave private, në arsimin fillor.
379
Po aty, fl. 400. 380
Po aty, fl. 399-402.
47
Më 17 nëntor 1928, përfundoi diskutimi për herë të parë i të gjitha neneve të Projekt
Statutit. Diskutimi i tyre për herë të dytë dhe të fundit, nisi më 24 nëntor 1928 dhe përfundoi
më 1 dhjetor 1928, me miratimin përfundimtar të të gjitha neneve të tij. Gjatë diskutimit të
dytë, shumica e neneve u miratuan pa debate. Për një pjesë shumë të vogël të tyre u zhvilluan
disa diskutime, të cilat si fokus kryesor kishin shtimin ose heqjen e ndonjë fjale të veçantë,
por pa prekur thelbin e neneve të caktuara. Por, diskutime të shumta shkaktoi art. 97, ku ndër
të tjera ishte përcaktuar se, “në rast lufte, ose situate luftësjellëse, në kohë kryengritjeje ose të
një situate që parashikonte kryengritje, mbreti nën përgjegjësinë e kabinetit, kishte të drejtë të
shpallte shtetrrethimin pjesërisht, ose përgjithësisht. Kur, parlamenti ishte i mbledhur, dekreti
i referohej brenda 24 orëve për pëlqim. Kur parlamenti nuk ishte i mbledhur dekreti i
paraqitej në sesionin më të afërt, jo më vonë se tri ditë pas hapjes së tij”. Pikërisht kjo
klauzolë shkaktoi debate. Kundërshtarët e saj kërkuan, që të caktohej një afat kohor për
thirrjen e Parlamentit, kur ai nuk ishte i hapur, se nuk mund të pritej 5 muaj deri sa ai të
mblidhej, kur të kishte kohën. Gjithashtu, në diskutime ra në sy shqetësimi se, “mos qeveria
me të drejtën e shpalljes së shtetrrethimit, merrte fuqira të mëdha”. Përkrahësit e artikullit e
argumentuan atë, duke theksuar se mund të ishte e vështirë që të mblidhej parlamenti, sepse
kjo varej nga situatat që do të krijoheshin, pasi mund të ishin zona të tëra në luftë dhe
deputetët nuk mund të mblidheshin. Sa për qeverinë, ajo do të kontrollohej nga Mbreti dhe
kështu nuk mund të merrte iniciativa pa miratimin e tij. Artikulli u miratua, siç e kishte
paraqitur komisioni pa ndryshime.381
Pasi e mbaroi detyrën, Asambleja i dha fund
mbledhjeve të saj më 1 dhjetor 1928.382
Kushtetuta Shqiptare e vitit 1928 ishte më e gjerë (234 artikuj), se ajo e vitit 1925
(141 artikuj). Bazat themelore të saj ishin ndërtuar duke u mbështetur në kushtetutat e
monarkive perëndimore të Belgjikës dhe Italisë, por duke i dhënë pushtet më të gjerë mbretit.
Disa artikuj të veçantë janë marrë nga kushtetutat bullgare dhe greke.383
Statuti Themeltar i
Mbretërisë Shqiptare ishte i ndarë në 10 tituj. Në hyrje të tij ishte përcaktuar që, “Kombi
Shqiptar, i lirë e kryenaltë, me plot shpresa, lumtënie për kohën e ardhme, me dëshirë të
patundëshme e plot gjallni për forcimin e përjetëshëm të bashkimit kombëtar dhe për
sigurimin e zhvillimit paqësuër t’Atdheut e të mirësis së përgjithëshme të popullit, tue
respektue traditat historike të Kombit, të cilat pa dyshim i sigurojnë brezit t’ardhëshëm nji
mbarëvajtje të merituëshme, n’Asamblen’ e dytë Konstituante me datë 1 dhjetor 1928 vendon
dhe dekreton këtë Statut”.384
Titulli i parë që përfshinte “Dispozitat e përgjithshme” përbëhej nga 6 artikuj dhe ndër
të tjera u përcaktua që Shqipëria ishte Mbretëri Demokratike, Parlamentare dhe e
Trashëgueshme. Shqipëria ishte e pavarur dhe e pandarë, flamuri ishte i kuq dhe në mes do të
kishte shqiponjën e zezë me dy kokë. Gjuha zyrtare ishte ajo shqipe, shteti nuk kishte fe
zyrtare, kryeqytet ishte Tirana.385
Titulli i dytë “Pushtetet shtetërore”, përcaktoi që pushtetet buronin prej Kombit.
Pushteti legjislativ ushtrohej bashkërisht prej Mbretit dhe Parlamentit. Iniciativa e ligjeve i
381
Po aty, fl. 435-438. 382
Shqipënija më 1937, Vëllimi I…, 64. 383
Amedeo Giannini, Le Costituzioni degli Stati dell’ Europa Orientale, (Romë: Istituto për l’Europa Orientale,
1929), 13. 384
Fletorja Zyrtare, nr 111, 13 dhjetor 1928, 1. 385
Po aty, fl. 1.
48
takonte Mbretit dhe Parlamentit. Pushteti përmbarues (ekzekutiv - B.B.) i takonte Mbretit që
e ushtronte sipas dispozitave të caktuara në Statut, pushteti gjyqësor ushtrohej prej gjykatave
që merrnin vendime bazuar në ligj, dhe jepeshin në emër të Mbretit. Titulli i dytë ishte i ndarë
në tre kapituj. Në kapitullin e parë që përfshinte “Pushtetin legjislativ” u përcaktua përbërja e
parlamentit, cilësitë që duhet të kishte kandidati për deputet, të drejtat dhe kufizimet e
deputetit dhe funksionimi i parlamentit.386
Në Statut u përcaktua se, “për t’u zgjedhur deputet
kandidati duhej të ishte shtetas shqiptar, të kishte mbushur moshën 30 vjeç, të gëzonte të
drejtat civile e politike, të dinte të shkruante dhe të lexonte gjuhën shqipe dhe të mos kishte
gjëra të ndaluara që caktoheshin në ligjin e zgjedhjeve”.387
Pra, ndryshe nga posti i ministrit,
ku për t’u bërë i tillë, duhej të ishe patjetër prej race e gjaku shqiptar, për t’u bërë deputet, kjo
klauzolë ishte zëvendësuar me kushtin që kandidati duhet të ishte shtetas shqiptar. Në këtë
mënyrë ishte lënë hapësira dhe ishte garantuar përfaqësimi i pakicave etnike, në Parlamentin
e Monarkisë Shqiptare.
Kapitulli i dytë përfshinte “Pushtetin përmbarues” dhe ishte i ndarë në dy pjesë. Në
pjesën A, u saktësua funksionimi i institucionit të Mbretit, duke përcaktuar procedurat dhe e
drejta e trashëgimisë, mosha për t’u zgjedhur mbret, formula e betimit, institucioni i
Regjencës, dhe një hapësirë të madhe zinin kompetencat e mbretit. Duke qenë se kushtetuta
ishte ndërtuar duke u huazuar edhe nga kushtetuta të tjera, për sa i përket institutit të
Regjencës rregullat e përcaktuara ishin shumë afër me ato të miratuara nga Bullgaria.388
Pjesa
B, “Ministrat”, saktësoi që Këshilli i Ministrave ishte i lidhur drejtpërdrejtë me mbretin.
Askush nuk mund të zgjidhej ministër pa qenë nga gjaku e raca shqiptare. Asnjë pjesëtar i
familjes mbretërore nuk mund të emërohej ministër. Ministrat e një qeverie nuk duhet të
kishin afërsi gjaku dhe gjinie deri në brezin e tretë. Ishin përcaktuar dhe cilësitë e atij që
mund të zgjidhej ministër, kompetencat dhe kufizimet e tyre dhe funksionimi i Këshillit të
Ministrave.389
Kapitulli i tretë “Pushteti gjyqësor”, ndahej në dy pjesë. Në pjesën A, “Gjyqet” u
përcaktua organizimi, të drejtat dhe kompetencat e gjykatave. Aty u saktësua se gjyqtarët,
ishin të pavarur dhe udhëhiqeshin vetëm nga ligji dhe ndërgjegjja e tyre në dhënien e
vendimeve dhe askush nuk mund të influenconte në dhënien e tyre. Gjyqtarët e kishin të
ndaluar të bënin punë të tjera publike ose private. Të gjithë gjyqtarët e prokurorët e shtetit, që
ishin zgjedhur dhe propozuar sipas ligjit të posaçëm, emëroheshin nga Mbreti. Gjykata e
Diktimit ishte e ndarë në dy degë: penale dhe civile. Pjesa B, fliste për Gjyqin e Lartë të
Shtetit, i cili formohej me dekret mbretëror, për raste të veçanta. Ai gjykonte ministrat,
kryetarët, anëtarët, ndihmësanëtarët e Gjykatës së Diktimit, Këshillit të Shtetit, Këshillit
Kontrollues, Kryeprokurorin. Aty ishte caktuar dhe përbërja e këtij gjyqi.390
Titulli i tretë “Financat e shtetit” ishte i ndarë në dy kapituj. Kapitulli i parë
“Financat” përcaktonte që në fillim se, taksa ishte një bashkëdhënie e popullit për t’i bërë
ballë shpenzimeve të përgjithshme të shtetit. Asnjë taksë nuk vihej dhe nuk mblidhej veçse
me ligj. Nuk mund të krijoheshin privilegje mbi taksat. Nuk mund të krijoheshin monopole
veçse me ligj dhe ekskluzivisht në favor të shtetit dhe të bashkive. Qeveria, do t’i paraqiste
386
Statuti Themeltar i Mbretnis Shqiptare, (Tiranë: Mbrothësia, 1929), 4-9. 387
Po aty, fl. 4-5. 388
A. Giannini, Le Costituzioni…, 21. 389
Statuti Themeltar i Mbretnis Shqiptare…, 9-19. 390
Po aty, fl. 20-22.
49
parlamentit buxhetin e shtetit, brenda muajit janar të çdo viti. Ai do të votohej kapitull për
kapitull dy herë në dy ditë të ndryshme. Asnjë hua nuk mund të bëhej për dobi të shtetit pa
një ligj autorizues. Pasuritë minerare ishin ndarë në dy lloje, minierat që ishin pronë e shtetit
dhe guroret që ishin pronë e pronarëve të sipërfaqes ku ato ndodheshin. Ujërat dhe burimet
minerale rregulloheshin me ligj të posaçëm. Kapitulli i dytë përcaktonte që, ‘Këshilli
Kontrollues’ kontrollonte financat e shtetit dhe në këtë detyrë ishte i pavarur. Çdo vit ai i
paraqiste parlamentit një raport, ku do të ishin të evidentuara llogaritë e buxhetit të vitit të
kaluar bashkë me abuzimet që mund të ishin bërë. Çdo tre muaj ky këshill i parashtronte
mbretit gjendjen financiare të shtetit. Kryetari dhe anëtarët e tij emëroheshin prej mbretit.391
Në këtë pjesë u përcaktua saktë, mënyra e funksionimit të këtij këshilli, ku një nga detyrat e
tij kryesore ishte, informimi sa më i shpeshtë i mbretit për gjendjen e financave të shtetit.
Titulli i katërt kishte si objekt “Këshillin e Shtetit”, ku përcaktohej përbërja e tij prej
10 anëtarëve dhe 2 ndihmës anëtarëve. Kryetari do të emërohej prej mbretit. Aty u përcaktuan
cilësitë për të qenë anëtar i këshillit dhe detyrat e tij. Titulli i pestë fliste për “Fuqitë e
Mbrojtjes Kombëtare”, që përcaktoi si të tilla: Ushtrinë Kombëtare dhe Xhandarmërinë. Ky
titull ndahej në dy pjesë: në pjesën A, që përfshinte ushtrinë, u përcaktua që shërbimi
ushtarak ishte i detyrueshëm për të gjithë shtetasit shqiptarë, përveç përjashtimeve të caktuara
me ligj. U parashikua organizimi i ushtrisë, emërimi i oficerëve, gradimi i tyre, roli i të
huajve në ushtrinë shqiptare; dhe pjesa B, që ishte “Xhandarmëria”, ku përcaktohej se ajo,
funksiononte në bazë të një ligji të veçantë.392
Titulli i gjashtë “Të drejtat e qytetarëve”, përfshinte liritë dhe të drejtat e individit.
“Çdo shqiptar lindte dhe rronte i lirë, në Shqipëri nuk shitej as nuk blihej njeri, çdo njeri i
blerë apo skllav, sapo shkelte në tokën shqiptare bëhej i lirë”.393
Këto parime u huazuan
përsëri nga Kushtetuta Bullgare dhe pikërisht nga neni 61 i saj.394
Në të drejtat e tjera të
qytetarit u saktësua se, ndalohej çdo torturë. Garantohej liria personale, barazia para ligjit, të
drejtat civile e politike, paprekshmëria e banesës veç me ligj, e drejta e fjalës dhe e shtypit.
Vetëm shtetasit shqiptarë mund të botonin gazeta në Shqipëri. E drejta e pronës për çfarëdo
lloj pasurie ishte e padhunueshme. E drejta e formimit të shoqatave dhe e drejta e mbledhjes
paqësisht dhe pa armë ishin të garantuara nga ligji. Fshehtësia e letrave dhe e
korrespondencës telegrafike dhe telefonike ishte e padhunueshme. Liria e mendimit dhe e
besimit ishte e garantuar. Vetëm shtetasit shqiptarë pranoheshin si nëpunës të shtetit. Të huajt
merreshin në shërbim si specialistë me kontratë.395
Statuti me përcaktimet e bëra për të drejtat
e njeriut, kishte një frymë përparimtare, por në shumë prej këtyre elementëve kishte paqartësi
dhe kjo ndikoi që në raste të ndryshme këto të drejta, të kufizohen. Aty u garantua e drejta e
fjalës dhe e shtypit, por nuk u saktësua nëse kjo liri, mund të përdorej edhe për të kritikuar
organet shtetërore. Gjithashtu, u lejua formimi i shoqatave, por nuk u caktua nëse këto, mund
të ishin dhe politike. Pra, Statuti nuk parashikonte në asnjë nen të tij, krijimin e partive
politike të cilat gjatë regjimit monarkik në Shqipëri, kanë qenë të ndaluara. Hera-herës janë
lejuar shoqata të ndryshme, por dhe ato nën kontrollin e plotë të organeve shtetërore.
391
Po aty, fl. 23-26. 392
Po aty, fl. 26-30. 393
Po aty, fl. 30. 394
A. Giannini, Le Costituzioni…, 15. 395
Statuti Themeltar i Mbretnis Shqiptare…, 30-32.
50
Në titullin e shtatë “Dispozita të ndryshme”, u saktësua se, shtetasit shqiptarë nuk
mund të kishin dyshtetësi. Gjithë të huajt që ndodheshin në Shqipëri gëzonin mbrojtje. Të
huajt në asnjë mënyrë nuk kishin të drejtë pronësie në Shqipëri mbi tokat rurale, po ashtu nuk
kishin të drejtë pasurie të paluajtshme në vendet që ishin afër kufijve të shtetit, ose detit të
cilat caktoheshin me dekret mbretëror. Të huajt kishin të drejtën e vleftës duke e shitur
pronën në fjalë dhe të drejtën e pronës do ta kishin vetëm mbi ato toka rurale që ishin të
nevojshme për ngritjen e fabrikave dhe për rregullimin e komunikacionit. Ligjet nuk mund të
kishin fuqi prapavepruese përveç atyre që lehtësonin ndëshkimet penale. Statuti nuk mund të
pezullohej as përgjithësisht, as pjesërisht. Asnjë ligj ose rregullore nuk mund të bëhej në
kundërshtim me nenet e Statutit.396
Në këtë mënyrë u ndalua blerja e tokës nga të huajt në
Shqipëri. Gjithashtu, me saktësimet e bëra, u vendos që të huajt të mos mbanin prona në vijën
kufitare, se edhe ata që mund t’i kishin, do të ishin të detyruar t’ia shisnin shtetit shqiptar.
Titulli i tetë “Rishikimi i Statutit” përcaktoi se propozimet për modifikim, rishikim
ose shtim në Statut mund të bëheshin vetëm nga Mbreti ose Parlamenti. Artikujt 1, 2, 6, 50,
51, 52, 70 të Statutit, nuk mund të ndryshoheshin. Kur, përveç këtyre artikujve paraqitej
nevoja për rishikim të Statutit dhe për modifikim të dispozitave të art. 8 e 53 dhe propozimi
pranohej prej 3/4 të numrit të deputetëve, Parlamenti quhej i vetëshpërndarë dhe bëheshin
zgjedhje të reja për një Asamble rishikimi. Në momentin që kjo Asamble saktësonte
rishikimin e ndryshimeve, ajo shpërndahej dhe bëheshin zgjedhje të reja për në parlament.397
Në këtë mënyrë në Statutin e monarkisë u vendos që do të ishin të pandryshueshme: forma e
regjimit, mbreti, pavarësia e Shqipërisë, kryeqyteti i saj, rruga e trashëgimit të fronit
mbretëror dhe mosbashkimi i tij me fronin e një mbretërie tjetër.
Titulli i nëntë “Dispozita tranzitore”, ndër të tjera përcaktoi që kjo Asamble që kishte
miratuar Statutin do të kthehej në Parlament dhe në ligjet dhe rregulloret e shtetit do të
zëvendësohej fjala ‘Republikë’ me fjalën ‘Mbretëri’, fjala ‘Kryetar i Republikës’ me fjalën
‘Mbret’. Titulli i dhjetë “Dispozita të fundit”, përcaktoi që dispozitat e ligjeve që vinin në
kundërshtim me dispozitat e këtij Statuti ishin të pafuqishme dhe të gjitha dispozitat statutore
të mëparshme shfuqizoheshin. Në fund, Statuti mbyllej me vendimet që kishte marrë në fillim
Asambleja Kushtetuese që ishin shpallja e mbretërisë, caktimi i mbretit, betimi i anëtarëve të
saj, shpërblimi i tyre, mbulimi i shpenzimeve të tyre dhe kalimi i disa çifligjeve shtetërore në
pronësi të mbretit.398
Statuti i miratuar në dhjetor 1928, ka shërbyer si një bazë solide për funksionimin e
Monarkisë Shqiptare dhe atij i janë bërë shumë pak ndryshime gjatë viteve. Nisma e parë për
të ndërhyrë në të, ka qenë në vitin 1932, dhe kjo në funksion të ndryshimit të numrit të
deputetëve në raport me numrin e banorëve. Në nenin 16 të Statutit ishte saktësuar se për çdo
15. 000 banorë dhe për çdo fraksion mbi 7.500 banorë, zgjidhej një deputet.399
Nga viti 1928,
kur u hartua Statuti, deri në vitin 1932 numri i popullsisë ishte rritur. Kështu që, për të
mbuluar numrin e njëjtë të banorëve, duhej rritur numri i deputetëve. Kjo nënkuptonte
ndërhyrje në Statut. Në Shqipëri më 1930 ishte bërë një regjistrim i popullsisë, por akoma në
vitin 1932 nuk ishte kontrolluar saktësia e tij, për ta vënë në aplikim për zgjedhjet. Qeveria e
396
Po aty, fl. 32-34. 397
Po aty, fl. 34-36. 398
Po aty, fl. 36-39. 399
Po aty, fl. 4.
51
shfrytëzoi këtë moment paqartësie dhe kërkoi miratimin e një dispozite të përkohshme
statutore, ku dhe për Legjislaturën e Dytë parlamentare të ruhej, për çdo prefekturë numri dhe
proporcioni i njëjtë i deputetëve. Në funksion të saj, Mbreti dekretoi më 6 maj 1932 një
sesion të jashtëzakonshëm.400
Dispozita u miratua më 11 maj 1932 dhe po aty u saktësua, se
kjo do të ishte e vlefshme vetëm për këto zgjedhje dhe në mbarim të periudhës parlamentare
do të mbetej i aplikueshëm neni 16 i Statutit.401
Në këtë mënyrë u gjet një rrugë e mesme. U
bë një dispozitë tranzitore, duke mos prekur nenin 16 dhe kështu nuk u bë ndërhyrje në
Statut.
Ndryshimet më të rëndësishme që u bënë Statut, ishin në prill 1933, përkatësisht nenet
197, 206 dhe 207. Në nenin 197 u bënë disa ndryshime mbi lirinë e fjalës dhe të shtypit. Në
nenet 206, 207 që kishin të bënin me arsimimin dhe pronësinë e shkollave në Shqipëri u bënë
ndryshime të mëdha. Këto artikuj u ndryshuan nga Parlamenti dhe u dekretuan nga Mbreti
më 22 prill 1933.402
Kërkesa për një tjetër ndryshim erdhi më 5 nëntor 1936, kur qeveria e M.
Frashërit paraqiti një projektligj për ndryshimin e neneve 16 e 35 të Statutit Themeltar. Për
nenin 16 ishte parashikuar, që për çdo 18.000 banorë dhe për çdo fraksion që kalonte 9.000
banorë, zgjidhej një deputet. Për nenin 35 ishte parashikuar që, periudha legjislative e re
fillonte që me ditën e zgjedhjeve të deputetëve dhe merrte fund ditën e zgjedhjeve të reja që
dekretoheshin më 5 gusht dhe përfundonin më 5 tetorin vijues pas sesionit të katërt, të rregullt
të legjislaturës.403
Komisioni i Drejtësisë në diskutimin e tij bëri disa ndryshime nga projekti i
qeverisë. Në nenin 35 u shtua që “para mbarimit të periudhës parlamentare pushteti
përmbarues detyrohej të dekretonte zgjedhje të reja, të cilat duhet të bëheshin jo më pak se 10
ditë dhe jo më shumë se 30 ditë, përpara datës së mbarimit të periudhës së mëparshme.
Përsëri neni 16 nuk u prek, por u shtua një dispozitë tranzitore, ku u caktua që numri i
deputetëve për Legjislaturën e Tretë do të ishte i njëjtë me atë të Legjislaturës së Dytë dhe në
çdo prefekturë do të ruhej i njëjti proporcion numri banorësh. Po në ketë dispozitë u vendos
që zgjedhjet për Legjislaturën e Tretë do të dekretoheshin brenda 15 ditëve nga data 11
nëntor dhe zgjedhjet do të bëheshin jo më vonë se dy muaj e gjysmë dhe jo më parë se një
muaj nga data e dekretimit. Kjo legjislaturë fillonte ditën e zgjedhjes së deputetëve dhe
mbaronte më 14 tetor 1940.404
Këto kanë qenë ndërhyrjet e fundit që u bënë në Statut.
2.2. Kthimi i Asamblesë në parlament dhe organizimi i tij
Një çështje që solli debate midis deputetëve ishte nëse, Asambleja duhej të
shndërrohej në parlament, apo të shpërndahej dhe të bëheshin zgjedhje të reja. Në vitin 1925,
Asambleja Kushtetuese pasi miratoi Statutin e Republikës, u shpërnda dhe u zhvilluan
zgjedhje të reja. Edhe në vitin 1928, në opinionin publik të kohës, fillimisht u përhap ideja që,
Asambleja do të shpërndahej sapo të miratonte Statutin. Kjo u trajtua në organet e shtypit,
njëkohësisht me fillimin e punimeve të saj. Që në ditën e hapjes, më 25 gusht 1928 në
gazetën “Shekulli i ri” shkruhej se, Asambleja Kushtetuese nuk do të zgjaste më tepër se dy
muaj, pasi dispozitat kryesore të Statutit ishin të përgatitura dhe ajo vetëm, do t’i diskutonte
400
AQSH, F. 146, V. 1932, D. 69, fl. 304-305. 401
AQSH, F. 146, V. 1932, D. 70, fl. 30. 402
Fletorja Zyrtare, nr. 21, 22 prill 1933, 2. 403
AQSH, F. 146, V. 1936, D. 60, fl. 211. 404
Fletorja Zyrtare, nr. 78, 17 nëntor 1936, 1-2.
52
ato. Sapo të miratohej Statuti, Asambleja do të shpërndahej dhe do të bëheshin zgjedhje të
reja për deputetë.405
Nga organet e shtypit më fort në këtë drejtim insistoi gazeta “Telegraf”.
Më 10 shtator 1928 në faqet e saj shkruhej që, “shumë prej antarëve të Asamblesë që kanë
njohje në fushën ligjore janë të mendimit që, ajo sapo të mbarojë misionin e saj, duhet të
shpërndahet. Ndërsa kabineti Kota, ishte një qeveri shërbimi që kishte për detyrë të
administronte vendin derisa të bëheshin zgjedhjet e reja dhe të mblidhej parlamenti i ri.
Asambleja maksimumi dy muaj mund të ishte”.406
Pra, në këto organe parashtrohej me të
madhe ideja që, Asambleja do të shpërndahej, sapo të miratonte Statutin Themeltar.
Deri më sot në literaturën historiografike shqiptare problemi i shpërndarjes, apo i
kthimit të Asamblesë në Parlament, është trajtuar shumë shkurt. Shumica e teksteve historike
janë mjaftuar me argumentin se, Asambleja pasi miratoi Statutin, thjesht nuk u shpërnda, por
u kthye në parlament, pa hyrë në trajtime më të gjëra. Është e vërtetë që ajo u kthye në
parlament, por ky nuk ka qenë një veprim i thjeshtë dhe që u bë menjëherë. Ky hap u hodh
pas shumë debateve, kundërshtimeve dhe ndërhyrjeve. Është e rëndësishme të theksohet se,
anëtarët e Asamblesë, fillimisht votuan që ajo të shpërndahej dhe të bëheshin zgjedhje, për
një parlament të ri.
Ky zhvillim ndodhi më 12 nëntor 1928, ku ndër të tjera u diskutuan dhe dispozitat
tranzitore të Statutit. Art. 230 i miratuar nga komisioni kishte përcaktuar se, “Asambleja
Kushtetuese me mbarimin e votimit definitiv të këtij Statuti, do të vazhdonte si Parlament
deri në mbarim të periudhës katërvjeçare duke filluar që nga data 16 gusht 1928”. Deputetët u
ndanë në dy kampe të mëdha, për qëndrimin ndaj këtij neni. Pjesa që kërkuan shpërndarjen e
Asamblesë, përdorën si argument misionin për të cilën ajo ishte mbledhur, që ishte,
“ndryshimi i regjimit dhe miratimi i Statutit”. Në momentin që këto u bënë, ajo duhej të
shpërndahej dhe vendi të shkonte në zgjedhje të reja. Sipas tyre, nëse ajo do të kthehej në
parlament, do të shpërdoronte mandatin e saj. Populli nëse do të kishte besim tek ata, do t’i
zgjidhte përsëri. Pjesa pro shndërrimit të Asamblesë në parlament, përdorën si argument art.
16 të Statutit, i cili kishte sanksionuar numrin 15.000 banorë për një deputet. Ata theksuan se
edhe për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë numri kishte qenë i njëjtë, pra nuk kishte shkelje
po të kthehej në parlament. Një argument tjetër i tyre ishte dhe ai i shpenzimeve financiare që
do të duheshin për zgjedhje të reja dhe që do të sillnin probleme në paraqitjen e buxhetit të ri.
Po sipas tyre, Asambleja ishte kthyer në parlament, që në momentin që kishte votëbesuar
qeverinë. Një grup prej 13 deputetësh kërkoi që të hidhej në votim nominal art. 230. Pas
votimit rezultoi se, 15 vetë kanë qenë pro artikullit dhe 26 vetë kundër. Pra, art. 230 i
miratuar nga komisioni u refuzua. Kundër artikullit doli edhe vetë ministri i Drejtësisë H.
Delvina, ndërsa ministrat e tjerë bashkë me Kryeministrin munguan në votim. A. Dibra
kundërshtar i artikullit kërkoi që ta riformulonte atë, por kjo solli ilaritet në sallë dhe u
ndërpre seanca, e cila nuk rivazhdoi më, pasi nuk u arrit shumica e nevojshme.407
Pra, ky
zhvillim bën të faktueshme ngjarjen që vendimi i parë, i marrë nga Asambleja, me shumicë
votash ka qenë, që ajo të shpërndahej, vendi të shkonte në zgjedhje dhe të votohej për një
parlament të ri.
405
Shekulli i Ri, nr. 50, 25 gusht 1928, 4, artikulli “Shpërndarja e Asambles edhe zgjedhjet e reja”. 406
Telegraf, nr. 164, 10 shtator 1928, 1, artikulli “Asamblea Konstituante do të shperndahet ne mbarim të
detyres”. 407
AQSH, F. 146, V. 1928, D. 91, fl. 408-412.
53
Në momentin që u diskutuan për herë të fundit nenet e Statutit, u rikthye përsëri
çështja e shpërndarjes, apo e shndërrimit të Asamblesë në parlament. Në lojë, në këtë rast,
hyri Kryeministri, K. Kota. Më 24 nëntor 1928, ai deklaroi në Asamble se, vendimi për
shpërndarjen e saj ishte vendosur pa marrë parasysh dhe pikëpamjen e qeverisë për këtë pikë.
Sipas tij, shpërndarja e Asamblesë dhe organizimi i zgjedhjeve përveç shpenzimeve
financiare, do të sillnin paralizimin e qeverisë dhe të veprimeve administrative të saj.
Gjithashtu do të pengohej diskutimi i disa projektligjeve të rëndësishme të parashikuara, si ai
mbi organizimin e gjyqeve, organizimi i komunave, procedurës civile dhe shumë çështjeve
financiare. Këto ishin të ngutshme dhe nëse Asambleja do të shpërndahej, do të duhej të
kalonin dy muaj deri sa të bëheshin zgjedhjet dhe të mblidhej parlamenti i ri. Pas këtij
parashtrimi reaguan dhe deputetët që kishin votuar për shpërndarjen e Asamblesë. Ata u
tërhoqën të gjithë, duke e justifikuar këtë për të mirën e vendit. Kështu, art. 230 u rikthye siç
ishte, dhe Asambleja u shndërrua në parlament për një periudhë 4-vjeçare. Koha do të
llogaritej që më 16 gusht 1928.408
Shndërrimi i Asamblesë në parlament, ishte një vendim i mbretit që u bë në dakordësi
me qeverinë dhe deputetët, pasi argumentet që paraqiti Kryeministri nuk ishin të panjohura
për ta. Më mirë se kushdo këto nevoja, i njihte H. Delvina, ministri i Drejtësisë i asaj qeverie,
ndërkohë vetë ai, votoi që Asambleja të shpërndahej. Pra, e gjithë kjo skenë me pretekstin e
realizimit të nevojave të ngutshme të qeverisjes, kuptohet që ishte e përgatitur. Mendojme se,
dy kanë qenë arsyet kryesore që Zogu e mori këtë vendim. E para, zgjedhjet e reja do të
sillnin shpenzime financiare, të cilat do të ishin të rënda për buxhetin e shtetit shqiptar. Kjo
do të sillte që qeveria të kërkonte ndihmë dhe drejtimi do të ishte përsëri Italia, gjë e cila do të
kompensohej me shtimin e ndikimit të saj mbi shtetin shqiptar. Në këtë mënyrë do të
kufizohej pushteti i Mbretit; e dyta, që mendojmë se është më e rëndësishmja, vendi sapo
kishte dalë nga zgjedhjet për në Asamblenë Kushtetuese, të cilat kishin kërkuar një impenjim
të madh të të gjithë organizmave qeveritarë. Zogu me anë të këtyre zgjedhjeve kishte siguruar
një institucion të bindur dhe bashkëpunues në të gjitha drejtimet. Organizimi i zgjedhjeve të
reja, nuk jepte garanci që parlamenti i ri do të ishte i tillë, dhe A. Zogu nuk mund ta merrte
përsipër këtë risk, sidomos në momentin që atij po i forcoheshin pozitat. Kështu që, mesazhi i
tij për deputetët ishte i qartë, ata e kuptuan dhe e shprehën me votën e tyre, duke e kthyer
Asamblenë në parlament.
Më 10 dhjetor 1928, u hap sesioni i parë i Parlamentit të parë, të Monarkisë Shqiptare.
Kryeministri K. Kota lexoi mesazhin që Zogu i dërgonte deputetëve, ku deklaronte, se shtetet
perëndimore kishin besim tek Shqipëria dhe këtë e kishin treguar me njohjen e shpejtë, që ata
i bënë regjimit monarkik. Aty ishin përcaktuar dhe detyrat për qeverinë. Ndër të tjera, do të
mbaheshin marrëdhënie të mira me fqinjët dhe do të respektoheshin të gjitha marrëveshjet e
nënshkruara përpara, veçanërisht ato me Italinë; do të ratifikohej Traktati i Arbitrimit dhe i
Pajtimit me SHBA; do të vazhdoheshin reformat e brendshme dhe kujdes do të tregohej në
miratimin e kodeve të reja dhe reformave në fushën administrative. Sipas tij, do të fillonte
inspektimi i administratës shqiptare dhe largimi i të paaftëve; do të zhdukeshin zakonet e
vjetra dhe do të zëvendësoheshin me ato të popujve të qytetëruar dhe Shqipëria duhej të
transformohej sa më shpejt në radhën e shteteve të qytetëruar; do të ndërmerreshin gjithashtu
reforma për, përmirësimin e bujqësisë, industrisë kombëtare, do t’i jepej përkrahje dhe
tregtisë; do të paraqitej një projektligj që do të rregullonte çështjen agrare; do të luftohej
408
Po aty, fl. 455-457.
54
analfabetizmi dhe do t’i kushtohej rëndësi shëndetit të popullsisë, duke shtuar klinika dhe
ambulanca; do të krijohej një ligj i ri për komunitetet fetare; do të reformohej ushtria dhe
xhandarmëria.409
Mesazhi ishte i rëndësishëm. Nëpërmjet tij, Zogu synoi të paraqesë veten si një mbret
reformator dhe ky ishte një sinjal pozitiv. Nga një lexim i kujdesshëm i tij vërehet se, aty
ishin parashikuar disa nga pikat kryesore, nëpër të cilat kaloi veprimtaria e mëvonshme e
Monarkisë Shqiptare. Kështu, në planin e jashtëm, monarkia punoi për raporte të mira me
vendet fqinje, respektoi marrëveshjet me Italinë dhe nënshkroi shumë traktate ndërkombëtare.
Në planin e brendshëm, mesazhi ishte një shpresë e madhe për zhvillimin e vendit, pasi aty
flitej për reforma thelbësore, të cilat do ta nxirrnin vendin dhe shoqërinë shqiptare, nga
prapambetja shumë shekullore dhe do t’i jepnin asaj një fytyrë europiane. Duhet theksuar se,
shumë prej reformave të parashikuara aty nisën shpejt, ndërsa disa të tjera u vonuan shumë në
kohë dhe u realizuan pjesërisht.
Organizimi dhe funksionimi i Parlamentit Shqiptar gjatë monarkisë u bë duke pasur si
bazë dy dokumente kryesore: Statutin Themeltar të Mbretërisë dhe Rregulloren e Brendshme
të parlamentit. Në Statut ishin përcaktuar qartë mënyra e zgjedhjes së deputetëve,
kompetencat, detyrat e tyre dhe raportet e parlamentit me institucionet e tjera. Ai vendoste
një procedurë të gjatë dhe të parashikuar më hollësisht për hartimin, shqyrtimin dhe votimin e
ligjeve në parlament.410
Siç e kemi trajtuar më lart, Statuti i Mbretërisë kishte bërë një
ndryshim të madh. Parlamenti Shqiptar do të kishte vetëm një dhomë, atë të deputetëve. Pra,
ishte hequr përfundimisht Senati. Kështu ishte mbyllur një cikël ku, për herë të parë dhe të
vetme në historinë e shtetit shqiptar parlamenti i tij, kishte funksionuar me dy dhoma.
Në Statut ishin përcaktuar dhe disa kufizime për deputetët. Ata nuk mund të shkonin
në parlament me rroba fetare, nuk mund të kryenin shërbim aktiv fetar, nuk mund të merrnin
asnjë nëpunësi tjetër përveç atë të ministrit, nuk mund të merrnin në pajtim pasuri të
paluajtshme të shtetit, taksa shteti ose punëra botore. Deputetët që mungonin më shumë së dy
muaj rresht pa lejen e parlamentit, quheshin vetvetiu të rrëzuar nga deputetësia. Nga ana
tjetër, në Statut ishin përcaktuar avantazhet dhe mbrojtja që ata gëzonin. Kështu, deputetit
nuk mund t’i jepej asnjë porosi urdhërore prej zgjedhësve të tij dhe nuk mund t’u kërkohej
përgjegjësi për mendimet e shfaqura dhe për votat e dhëna në parlament. Në kohë sesioni,
deputetët nuk mund të burgoseshin për borxhe. Për sa kohë vazhdonte periudha parlamentare,
nuk mund të ndiqeshin apo të arrestoheshin për çështje komunale ose politike, pa lejen e
parlamentit, vetëm kur kapeshin në flagrancë.411
Për sa i përket rregullores së këtij parlamenti fillimisht si e tillë ka shërbyer ajo e
miratuar në vitin 1923, të cilën e kemi trajtuar në hyrje të këtij punimi. Por, me kalimin e
viteve, ajo nuk i përgjigjej më saktësisht veprimtarisë parlamentare. Kjo sepse, vetë sistemi
politik kishte ndryshuar. Shqipëria, kishte kaluar në monarki. Nga ana tjetër, shoqëria kishte
evoluar dhe kjo kishte sjellë dhe zgjerimin e problematikave që parlamenti duhej të trajtonte
në veprimtarinë e tij. Për të zgjidhur këtë problem u mendua si e nevojshme hartimi i një
rregulloreje të re. Ajo u diskutua dhe miratua në parlament në vitin 1931. Diskutimi për të u
zhvillua në disa mbledhje. Projektrregullorja e brendshme u miratua nga Komisioni i Arsimit
409
AQSH, F. Ministria e Oborrit Mbretëror, nr. 150, viti 1928, D. I-22, fl. 1-5. 410
A. Anastasi, Historia e të drejtës…, 120. 411
Statuti Themeltar i Mbretnis Shqiptare…, 5-6.
55
më 14 shkurt 1931, dhe u paraqit për diskutim përpara deputetëve më 23 shkurt 1931.412
Duke qenë një instrument i rëndësishëm për funksionimin e parlamentit, miratimi i saj u
shoqërua me debate. Shumë prej neneve, u miratuan pa kundërshtime nga ana e deputetëve.
Për nene të veçanta u zhvilluan diskutime të shumta, nga deputetë të caktuar që prekën ato
probleme, që jo vetëm i shqetësonin, por që do të ndikonin në efektivitetin e veprimtarisë së
tyre. Vlen të theksohet se, disa nga ndryshimet që u bënë, ndikuan në përmirësimin e punës
së mëvonshme të parlamentit.
Një problem i hershëm dhe i vazhdueshëm në veprimtarinë e parlamentit ishte
shpejtësia, që kërkohej, shumë herë për miratimin e projektligjeve të ndryshme. Projekti i
rregullores së paraqitur, nuk e kishte eliminuar këtë të metë, pasi në një paragraf të nenit 30 të
saj ishte përcaktuar, që raportet pasi të miratoheshin nga komisionet do ju shpërndaheshin
deputetëve dhe pas 48 orëve do të viheshin në rendin e ditës për diskutim. Nga shumë
deputetë, kjo kohë u cilësua si shumë e shkurtër, pasi sipas tyre, shumë projektligje që do të
silleshin për miratim në parlament mund të ishin të rëndësishëm dhe për këtë arsye nevojitej
më shumë kohë për t’u studiuar. Duke parë reagimin e ardhur nga shumë deputetë, A. Dibra
që ishte dhe kryetari i komisionit të hartimit të projektrregullores, propozoi, që raportet e
komisioneve të vendoseshin në rendin e ditës për diskutim, jo më parë se 48 orë pas
shpërndarjes së tyre dhe jo më vonë se 5 ditë. Ky propozim u miratua nga deputetët.413
Kjo
ishte një ndërhyrje e vlefshme, pasi në këtë mënyrë ata do të kishin më tepër kohë në
dispozicion për shqyrtimin e projekteve të rëndësishme.
Në Parlamentin Shqiptar gjatë periudhës së monarkisë, pavarësisht që të gjithë ishin të
një krahu politik dhe të bindurit e mbretit, shpeshherë u vërejtën qëndrime të ndryshme për
çështje të caktuara dhe kjo solli edhe përplasje mes grupeve të veçanta. Në argumentimin e
qëndrimeve të tyre deputetët u kapën fort, pas neneve të caktuara të Statutit. Kjo ndodhi
kryesisht, kur qëndrimet e disave prej tyre binin ndesh me ato të shumicës. Në raste të tilla
ata u mbështetën në garantimin që u bënte Statuti të drejtave dhe lirive të individit. Ky
element u vu në dukje edhe gjatë miratimit të kësaj rregulloreje. Duke e kuptuar rëndësinë që
ajo kishte, në mënyrë që të siguronin hapësirat e duhura për veprimet e tyre në të ardhmen,
deputetë të veçantë kundërshtuan mënyrën e formulimit të neneve të caktuara të saj. Kështu,
art. 31 kishte sanksionuar, “që asnjë nga anëtarët e një komisioni, nuk mund të kundërshtonte
në mbledhjen e përgjithshme, raportin e komisionit, ku ky kishte qenë prezent, nëse nuk ishte
shënuar në raport kundërshtimi i tij”.414
Synimi i këtij neni ishte që, në shumicën dërrmuese
të ligjeve që do të miratoheshin në parlament, të mos kishte shumë diskutime dhe aq më tepër
kundërshtime. Debatet rreth tij, u zhvilluan nëse deputeti kishte të drejtë ose jo për të
ndryshuar mendim. Kundërshtarët e këtij artikulli insistuan që deputeti të ishte i lirë të
ndryshonte mendimin e tij, duke e arsyetuar atë, se ky nen u kufizonte të drejtën atyre, për të
justifikuar votën, pasi duke iu hequr të drejtën e diskutimit, ata nuk mund ta argumentonin
votën kundër. Madje, Dr. Simonidhi kërkoi që artikulli të hiqej fare pasi, kufizonte lirinë e
fjalës, të cilën e kishte garantuar Statuti. Ndërkohë, mbështetësit e artikullit shpreheshin se
nëse deputetët do të lejoheshin të flisnin në kundërshtim me ç’ka ishin shprehur në komision,
kjo do të çrregullonte veprimet e tij. Sipas tyre, deputetët mund të votonin kundër, por jo të
412
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 91, fl. 383. 413
Po aty, fl. 383-391. 414
Po aty, fl. 391.
56
kundërshtonin me diskutime atë që e kishin pranuar në komision.415
Megjithatë, artikulli u
pranua në parim, siç e kishte miratuar komisioni, por diskutimet për të, nuk u mbyllën këtu.
Një element i zakonshëm në parlamentin e kohës ishte se, në shumicën e rasteve kur
ligjet dhe rregulloret diskutoheshin për herë të fundit, debatet pothuajse mungonin fare. Por,
kjo praktikë pune nuk u zbatua gjatë miratimit të rregullores së tij. Edhe një herë art. 31 hasi
kundërshtime të forta në momentin kur po diskutohej për herë të fundit. Përsëri insistuan
deputetët, që e kishin kundërshtuar atë fillimisht, me argumentin se, nuk ishte e mjaftueshme
që deputeti që kishte ndryshuar mendim, duhej thjesht të votonte kundër dhe të mos kishte të
drejtë të fliste. Ai duhej patjetër të fliste, në mënyrë që të shpjegonte votën kundër. Nëse kjo
nuk i lejohej, “atëherë ky nen binte ndesh me Statutin i cili garantonte lirinë e fjalës”.416
Debati i krijuar nxori në skenë përsëri dy kampet e krijuara në Parlamentin Shqiptar, që ishin
me kahe të ndryshme, lindore dhe perëndimore. Kur nga përkrahësit e nenit, për të justifikuar
qëndrimin e tyre, u mor si shembull Turqia, reagimi ka qenë i ashpër dhe u kërkua që
shembull të merrej ndonjë vend i Europës Perëndimore. Në këtë rast palët nuk kanë ceduar
nga pozicionet e tyre. Kjo solli që propozimi të hidhej në votim nominal dhe rezultati i tij ka
qenë i ngushtë: 20 vota pro artikullit siç e kishte hartuar komisioni dhe 18 kundër.417
Ky
votim ishte shembulli tjetër për të treguar që, brenda parlamentit nuk kishte gjithmonë unison
mendimesh, ekzistonin përplasje brenda grupeve të caktuara dhe shpeshherë, disa vendime
janë ndarë për pak vota.
Qëndrimet e ndryshme të deputetëve, për çështje të caktuara, kishin si shkaqe
kryesore problematikat që ato përfshinin, grupet e interesit që përfaqësonin dhe vetë
prejardhjen e deputetëve. Synimi i shumë prej tyre ishte që në rregulloren e brendshme, të
caktoheshin dispozita të tilla që, ata të kishin sa më shumë hapësira, për të përfituar të drejtën
e fjalës gjatë seancave parlamentare. Në paragrafin e tretë të art. 71 të projektrregullores ishte
përcaktuar, që çdo deputet nuk mund të fliste më tepër se dy herë mbi një çështje, veçse me
leje të parlamentit. Kjo u perceptua si pengesë nga shumë prej tyre. F. Alizoti deklaroi që, “e
drejta e deputetit për të folur vetëm dy herë për probleme të caktuara ishte kufizuese. Për
çështje më rëndësi duhet të lejohej deri në tre herë. Mund të ndodhte sipas tij, që në
parlament të ishin dy parti dhe ajo që ishte në shumicë, mund të pengonte palën tjetër, për të
folur më shumë se dy herë”.418
Megjithëse kërkesa e F. Alizotit u mbështet edhe nga deputetë
të tjerë, nuk u mor parasysh nga shumica dhe artikulli u miratua siç e kishte paraqitur
komisioni. Kërkesa ishte e drejtë, por nuk u mbështet në argumente të sakta, pasi u
parashikuan situata politike të cilat ishin të parealizueshme, siç ishte ndarja në parti politike
në parlament. Kjo ishte e pamundur, sepse Statuti, siç e kemi theksuar, nuk e lejonte
ekzistencën e partive politike në Shqipëri.
Gjatë punimeve të parlamentit në shumë raste, deputetë të caktuar u treguan rigorozë
në qëndrimin e tyre ndaj politikave të qeverisë. Miratimi i kësaj rregulloreje, evidentoi edhe
tendencën e disave prej tyre, për të shtuar kontrollin mbi qeverinë. Në art. 91 të saj, ishte
përcaktuar që çdo deputet kishte të drejtë që t’i bënte qeverisë dhe veçanërisht çdo ministri,
pyetje mbi çështjet publike. Qeveria mund të përgjigjej menjëherë, ose caktohej një ditë
415
Po aty, fl. 391-394. 416
Po aty, fl. 463. 417
Po aty, fl. 463-466. 418
Po aty, fl. 406-407.
57
brenda dy javësh, prej datës së pyetjes. Kjo mund të zgjatej, kur ajo do të paraqiste arsye të
justifikuara. Disa deputetë kërkuan që koha në dispozicion të saj të ishte vetëm një javë.
Sipas tyre mos caktimi i kohës mund të ishte i dëmshëm, sepse një qeveri që mbrohej prej
shumicës parlamentare, mund të mos jepte shpjegime përpara parlamentit edhe për tre muaj.
Kjo do të kishte pasoja, pasi pyetjet mund të kishin qëllim ndriçimin e opinionit publik për
çështje të caktuara dhe duke kaluar shumë kohë, do të humbiste rëndësia e saj. Për këtë
qëllim u mbajt një votim nominal, për propozimin e F. Alizotit, i cili kërkonte që qeveria të
paraqitej për të dhënë shpjegime brenda një jave, pyetjeve të deputetëve për çështjet publike.
Votimi rezultoi barazim, nga 17 vota secili propozim. Në këtë rast hyri në lojë vota e
kryetarit, e cila shkoi për artikullin e miratuar nga komisioni.419
Pavarësisht rezultatit, votimi
ishte një zhvillim pozitiv, pasi tregoi që një pjesë e madhe e deputetëve, kërkonin që të kishin
një kontroll më të madh mbi politikat qeveritare. Gjithashtu, përpjekja e tyre, për të përfituar
sa më tepër hapësira nga kjo rregullore për përmirësimin e punës së parlamentit, ishte një hap
përpara që tregonte seriozitet në misionin e tyre.
Një problem që u shfaq disa herë në funksionimin e seancave parlamentare si gjatë
republikës, po ashtu edhe gjatë monarkisë, ishte mungesa e pjesëmarrjes së deputetëve, duke
u bërë pengesë në shumë raste për zhvillimin normal të punimeve të parlamentit. Në projekt
rregulloren e re u përcaktuan disa nene në lidhje me mënyrën e dhënies së lejeve për
deputetët dhe masat për mungesat e tyre. Në art. 162 ishte parashikuar, që kur deputetët
mungonin në mbledhje pa leje do të paguanin 20 fr. ari gjobë për çdo mbledhje të munguar
dhe kur mungonin një muaj rresht, do t’u pritej shpërblimi i një muaji dhe nuk do t’u
pranohej justifikimi. Nga diskutimet e bëra rezultoi që problemi nuk ishte te gjoba 20 fr. ari,
por tek publikimi i emrit të tyre në “Fletoren Zyrtare”, pasi sipas tyre, kjo do të ndikonte që
ata të diskreditoheshin publikisht. Duhet theksuar që në momentet kur vihej në lojë
reputacioni i deputetëve, ata ishin të bashkuar në qëndrimet e tyre prandaj edhe në këtë rast,
ata insistuan që të siguronin kohë më tepër në dispozicion, përpara se emri i tyre të shpallej
publikisht si mungues në seancat parlamentare, duke kërkuar modifikime të këtij artikullit.
Interesant ishte fakti që, ky mendim u mbështet edhe nga A. Dibra, i cili kishte qenë shumë
strikt gjatë diskutimit të projektrregullores, duke kundërshtuar shumë herë ndryshimet e
kërkuara. Gjithsesi, art. 162 u riformulua dhe u vendos që do të përjashtohej nga gjoba 20 fr.
ari, deputeti që brenda një jave nga data e mungesës, justifikohej përpara kryetarit, i cili ia
njoftonte arsyen mbledhjes së përgjithshme. Për ata që do të mungonin një muaj rresht pa
leje, nuk do të pranohej justifikimi.420
Në diskutimin përfundimtar të neneve të kësaj rregulloreje, që u mbyll më 28 shkurt
1931, u ndërhy edhe në artikullin e fundit të saj, i cili kishte sanksionuar që rregullorja do të
hynte në fuqi që prej ditës së votimit përfundimtar nga parlamenti. Hyrja në fuqi kaq shpejt,
ishte një nxitim që mund të sillte anomali në punët parlamentare. Reagimi erdhi me të drejtë
nga disa deputetë, duke kërkuar më tepër kohë, pasi ajo sapo ishte miratuar dhe duke qenë
element thelbësor për funksionimin e parlamentit, duhej studiuar dhe kuptuar më mirë. Me
dakordësinë e deputetëve u riformulua art. 195 ku u saktësua që, rregullorja do të hynte në
419
Po aty, fl. 422-423. 420
Po aty, fl. 441-443.
58
fuqi më 10 mars 1931.421
Pra deputetëve u lanë 10 ditë kohë, për ta studiuar atë rregullore, e
cila mbeti në fuqi, deri ditën kur parlamenti u shpërnda pas pushtimit italian të 7 prillit 1939.
Rregullorja e re e parlamentit ishte e ndarë në 22 kapituj dhe kishte 195 artikuj. Në
kapitullin e parë, ndër të tjera ishte përcaktuar që, mbledhjen e parë të çdo legjislature ta
kryesonte deputeti më plak dhe detyrën e sekretarit ta kryente deputeti më i ri. Po ashtu u
përcaktua dhe mënyra e betimit të deputetëve. Do të krijohej gjithashtu një komision prej 9
anëtarësh për shqyrtimin e mandateve të deputetëve, që nuk mund të zgjaste më tepër se 7
ditë. Anëtarët e këtij komisioni nuk mund të jepnin dorëheqjen. Deputetit që i kundërshtohej
zgjedhja kishte të drejtë ta mbronte veten përpara komisionit, ashtu edhe në mbledhjen e
përgjithshme të parlamentit. Në kapitullin e dytë, flitej për përbërjen e parlamentit. Kryesia
do të përbëhej nga Kryetari, Nënkryetari, Kujdestari dhe Sekretari. Zgjedhja e tyre do të ishte
me votim të fshehtë. Ministrat përjashtoheshin nga pjesëmarrja në Kryesi dhe legjislatura e re
së bashku me sesionet hapeshin me Fjalën e Fronit.422
Një rol thelbësor në veprimtarinë parlamentare luanin komisionet. Rregullorja këto i
kishte parashikuar në kapitullin e tretë, ku ishin përcaktuar 10 të tilla. Ato do të ishin:
Komisioni i Buxhetit, Komisioni i Financave dhe Llogarive të Parlamentit, Komisioni i
Administratës Civile dhe Shëndetësisë, Komisioni i Ekonomisë Kombëtare, Bujqësisë,
Industrisë, Tregtisë, Lundrimit, dhe i Punëve të Emigracionit, Komisioni i Punëve Botore dhe
i Post Telegrafës, Komisioni i Drejtësisë, Komisioni i Lutjeve dhe Ankimeve, Komisioni i
Punëve të Jashtme, Komisioni i Arsimit, Bibliotekës, Monumenteve Kombëtare, Arteve të
bukura, dhe rregullores së Parlamentit dhe Komisioni i Ushtrisë dhe Xhandarmërisë. Çdo
komision do të kishte Kryetar, Nënkryetar, Sekretar. Një deputet nuk mund të merrte pjesë
më shumë se në tre komisione, përveç atij të Buxhetit. Parlamenti në rast nevoje mund të
formonte komisione mikse ose komisione të posaçme. Ato mund të kërkonin mendimin e
njëri - tjetrit për çështje të ndryshme. Kur kishte mosdakordësi mes tyre, çështja i referohej
mbledhjes së përgjithshme për bisedim e përfundim. Raportet e komisioneve i paraqiteshin
Kryesisë së Parlamentit, e cila urdhëronte shtypjen dhe shpërndarjen e tyre për deputetët.
Mbrojtja e raporteve në seancë bëhej nga relatori i komisionit. Komisionet kishin të drejtë të
thërrisnin ministrat, përfaqësuesit e tyre apo specialistët për të dhënë shpjegime për çështjet
në diskutim. Komisioni i Lutjeve në fund të çdo muaji, përgatiste një listë ku shënonte
shkurtimin e lutjeve, kërkesave, ankimeve dhe vendimeve të dhëna brenda atij muaji. Qeveria
brenda një muaji detyrohej t’i referonte Komisionit për veprimet që ajo kishte bërë, mbi lutjet
e referuara dhe mbi vendimet e komunikuara nga Komisioni i Lutjeve.423
Rregullorja e re
ndryshe nga ajo e vitit 1923, shtoi Komisionin e Administratës Civile dhe Shëndetësisë.
Gjithashtu u shtuan dhe fushat e veprimtarive, që do të mbulonin komisionet për shkak të
evoluimit të veprimtarive të shoqërisë dhe të shtimit të dikastereve të reja shtetërore.
Rol të rëndësishëm në punimet e parlamentit kishte dhe kryesia e tij. Detyrat e saj u
përcaktuan në kapitullin e katërt. Ndër të tjera ajo organizonte dhe rregullonte shërbimet e
brendshme të parlamentit, jepte mendime mbi emërimet, pushimet, masat disiplinore të
nëpunësve të tij, shqyrtonte lejet e deputetëve, jepte mendim mbi buxhetin e parlamentit.
Kryetari i saj përfaqësonte parlamentin, zbatonte dispozitat e rregullores, rregullonte
421
Po aty, fl. 470. 422
Rregullorja e Mbrendshme e Parlamentit, (Tiranë: Gutenberg, 1931), 3-8. 423
Po aty, fl. 8-18.
59
bisedimet e tij, emëronte, merrte masa, pushonte nëpunësit e parlamentit, pasi të konsultohej
me kryesinë. Gjithashtu, ai kontrollonte zbatimin e vendimeve të kryesisë, komisionet dhe
gjithë zyrat e parlamentit dhe mbarëvajtjen e mbledhjeve të tij. Nënkryetari kryente të gjitha
funksionet në mungesë të Kryetarit. Kujdestari rregullonte shërbimin e brendshëm të
parlamentit, mbante llogaritë, kujdesej për orenditë e tij dhe rregullonte ceremonitë e
posaçme. Sekretari mbikëqyrte redaktimin e të gjithë dokumentacionit, mbante emrat e
deputetëve që kërkonin fjalën, kujdesej për botimin e saktë të procesverbaleve dhe
nënshkruante çdo akt që dilte prej parlamentit.424
Në kapitullin e pestë u përcaktuan llojet e projektligjeve dhe propozimeve që mund t’i
paraqiteshin parlamentit për diskutim dhe miratim. Të gjitha duhet t’i paraqiteshin me shkrim
kryesisë së tij. Ato që refuzoheshin nga Mbledhja e Përgjithshme nuk mund të paraqiteshin
për herë të dytë brenda atij sesioni. Rregullorja parashikoi edhe rastet për ndjekjen e
deputetëve. Në art. 59 u saktësua që, për të marrë autorizim për ndjekjen e një deputeti,
qeveria duhej të ia paraqiste kërkesën kryesisë së parlamentit e cila, pasi e lexonte në
mbledhje e shtypte dhe e shpërndante për deputetët dhe ia dërgonte komisionit për shqyrtim e
raportim. Komisioni që shqyrtonte këto çështje ishte ai i Drejtësisë, i cili brenda dy javëve
duhej të kthente përgjigje dhe pas kësaj mbledhja e përgjithshme do të jepte vendimin e saj.
Kjo procedurë do të ishte në fuqi edhe kur vetë deputeti, mund të kërkonte hetime për veten e
tij.425
Kapitulli i gjashtë caktoi organizimin e mbledhjeve dhe mbajtjen e rregullit në
parlament. Që mbledhja të ishte e vlefshme duhej të merrte pjesë më shumë se gjysma e
deputetëve. Vendimet përveç rasteve që përcaktonte Statuti, jepeshin me shumicë absolute të
deputetëve të ndodhur në mbledhje. Kur votimi dilte barazim, vota e kryetarit ishte
përcaktuese. Mbledhjet e zakonshme të parlamentit ishin ditë të hënë, të mërkurë dhe të
shtunë. Rendi i ditës shpallej të paktën 24 orë më parë. Në çdo mbledhje bëhej apeli, lexohej
shkurtimi i procesverbaleve, lexoheshin lutjet që i referoheshin komisionit dhe pastaj
vazhdonte rendi i ditës. Ministrat kishin vend të veçantë. Askush nuk mund të fliste pa lejen e
kryetarit. Ministrat dëgjoheshin kurdoherë që kërkonin fjalën. Kryetari mund të ndërpriste
mbledhjet në rast rrëmuje në sallë. Bisedimet për çështje jashtë rendit të ditës, bëheshin para
se të fillonte ai dhe nuk mund të zgjateshin më shumë se 15 minuta. Për të shfaqur mendimet
e qeverisë duhej të ishte Kryeministri, ministri kompetent ose një ministër i deleguar prej
tyre. Për përgjigje të çështjeve personale kërkohej leje dhe diskutimi duhej të kufizohej vetëm
në atë çështje. Parlamenti mund të bënte mbledhje të fshehta sipas art. 39 të Statutit.
Procesverbalet e këtyre mbledhjeve duhej të ruheshin dhe pa vendimin e parlamentit nuk
mund të botoheshin. Në sallën e dëgjimit mund të hynin persona vetëm me leje të kryetarit,
aty do të ishte një polic që do të ruante qetësinë dhe po me urdhrin e kryetarit, do të
merreshin masa ndaj atyre që prishnin qetësinë.426
Në kapitujt shtatë dhe tetë ishte përcaktuar monitorimi i bisedimeve, pyetjet dhe
interpelancat. Rendi i ditës u komunikohej kryeministrit dhe ministrave 24 orë përpara. Çdo
deputet kishte të drejtë t’i bënte qeverisë si dhe çdo ministri pyetje mbi çështje publike. Kur
qeveria e shikonte se një pyetje ishte e ngutshme, ajo mund të kërkonte që të trajtohej më
424
Po aty, fl. 18-22. 425
Po aty, fl. 22-24. 426
Po aty, fl. 24-32.
60
parë se, çdo gjë që ishte programuar në rendin e ditës. Kur diskutohej buxheti, përgjithësisht
çdo deputet mund të bënte pyetje, apo të kërkonte çdo shpjegim nga qeveria ose ministria
kompetente. Interpelancat kishin për qëllim të kontrollonin qeverinë mbi shkaqet dhe arsyet e
veprimeve, ose mosveprimeve të saj. Interpelancat bëheshin prej çdo deputeti me shkresë,
nëse përkraheshin edhe prej 10 deputetëve të tjerë.427
Në rregullore u caktua edhe mënyra e diskutimit të projektligjeve. Bisedimi i parë
ishte mbi pranimin e tyre në parim. Këtu kishte të drejtë të fliste çdo deputet. Pasi pranohej
në parim, ai dërgohej në komisionin përkatës. Bisedimi dhe votimi i dytë bëhej nen për nen,
po ashtu edhe votimi i tretë që bëhej në mbledhjen pasuese. Komisioni në diskutimin e dytë
të projektligjit paraqiste në fillim raportin, ku shpjegoheshin ndryshimet e bëra, dhe nëse
kishte diskutime në këtë rast, ato bëheshin mbi këto ndryshime. Parlamenti mund ta kthente
në komision përsëri për rishqyrtim. Projektligjet merrnin formë definitive, pasi votoheshin dy
herë artikull për artikull, përveç atyre që me vendim të parlamentit quheshin të ngutshme.
Kodet, konvencionet dhe traktatet votoheshin në bllok. Asnjë projektligj ose propozim ligjor,
nuk mund të diskutohej para se të kalonin 48 orë prej shpërndarjes së tyre deputetëve, përveç
atyre projekteve për të cilat mbledhja e përgjithshme vendoste të kundërtën. Në votimin e
dytë dhe të tretë të një projekti nuk mund të bëheshin diskutime për pranimin e tij, por vetëm
mbi ndryshimet e propozuara. Ratifikimi i traktateve dhe i konvencioneve, bëhej me anë të
një ligji autorizues, i cili votohej si të gjitha projektligjet, që i paraqiteshin parlamentit. Çdo
ndryshim ose shtim në rregulloren e brendshme të parlamentit, bëhej mbi bazën e propozimit
të një ose më shumë deputetëve. Ndryshimet hynin në fuqi, duke u votuar në parim dhe pastaj
një herë nen për nen prej mbledhjes së përgjithshme. Projektligjet që nuk merrnin fund në një
sesion, vijonin në sesionin pasues, duke filluar nga pika ku kishin mbetur. Buxheti i shtetit
shqyrtohej prej Komisionit të Buxhetit pasi dëgjohej relacioni i qeverisë dhe mendimet e
deputetëve, pastaj i paraqitej parlamentit bashkë me raportin e duhur dhe votimi bëhej sipas
nenit 146 të Statutit Themeltar, kapitull për kapitull, dy herë në dy ditë të ndryshme.428
Për sa i përket mënyrës së votimit, u përcaktua që ai mund të bëhej me ngritje dore,
me thirrje emërore nëse e kërkonin dhjetë deputetë, dhe i fshehtë po të kërkohej nga një
shumicë deputetësh. Të drejtë vote kishin dhe ministrat që ishin deputetë. Fillimisht votonin
ata që ishin pro dhe pastaj ata kundër. Pas shqyrtimit të propozimeve të qeverisë, nëse kishte
ndryshime, së pari vendosej në votim propozimi i qeverisë dhe pastaj propozimi i komisionit.
Çështjet që ishin të ngutshme, bisedoheshin shpejt si në komision ashtu edhe në mbledhjen e
përgjithshme. Procesverbalet e parlamentit ishin dy llojesh: njëri fjalë për fjalë dhe tjetri me
shkurtime.429
Në kapitullin e trembëdhjetë u përcaktuan procedurat për diskutimin e kërkesave për
anketa parlamentare dhe mbi akuzimin e ministrave. Çdo deputet kishte të drejtë të kërkonte
anketim parlamentar, për çdo vepër të qeverisë, por duhej specifikuar vepra, ose veprat për të
cilat bëhej anketa. Pranimi i anketimit bëhej me 2/3 e votave të mbledhjes. Pas kësaj ngrihej
një komision parlamentar hetues, që duhej të kishte të paktën 5 deputetë. Pasi mbaronte
hetimin, raporti i komisionit iu shpërndahej deputetëve dhe brenda 15 ditëve vihej në rendin e
ditës. Në përfundim të bisedimeve vendimi nëse ministri do të dërgohej në Gjyqin e Lartë,
427
Po aty, fl. 33-38. 428
Po aty, fl. 39-46. 429
Po aty, fl. 46-51.
61
merrej me 3/5 e numrit të përgjithshëm të deputetëve. Ndaj deputetëve merrej masa e
vërejtjes dhe e qortimit. Në rast se deputeti i qortuar kërkonte ndjesë, qortimi hiqej. Kur
sesioni ishte i hapur, parlamenti përfaqësohej nga të gjithë deputetët, kur ishte pushim, prej
kryesisë dhe deputetëve që ishin në Tiranë. Jashtë këtyre rasteve përfaqësohej nga kryetari.
Parlamenti kishte dhe bibliotekën e tij.430
Në rregullore u përcaktua dhe sigurimi i qetësisë në parlament, duke saktësuar se
policia dhe roja ushtarake do të ishte nën urdhrin ekskluziv të kryesisë së parlamentit. Me
aprovimin e tij, kryesia mund të kërkonte ndihmën e fuqisë armate, të policisë së shtetit, dhe
të prokurorëve. Kur brenda parlamentit, një deputet kryente një faj flagrant, kryetari merrte
masa dhe thërriste prokurorin, të cilit i dorëzonte fajtorin. Në kapitullin XX ishte përcaktuar
personeli i shërbimit dhe buxheti i parlamentit. Buxheti preventiv hartohej prej kryesisë dhe i
referohej kryetarit të komisionit të buxhetit. Aty përfshiheshin shpërblimet e deputetëve,
rrogat e personelit, shpenzimet e botimeve etj. Në qoftë se nuk mjaftonte buxheti, kryetari
pasi merrej vesh me qeverinë për mënyrën e përballimit të fondit, ia komunikonte Komisionit
të Financave propozimin për shtesën, që e shikonte të nevojshme. Pasi shqyrtohej kjo, i
paraqitej parlamentit për miratim. Çdo deputet ishte i detyruar të tregonte vendbanimin e tij
pranë sekretarisë së parlamentit.431
Rregullorja e brendshme e parlamentit qëndroi për dy vjet e pandryshuar. Ndërhyrja e
parë në të, u bë në mars të vitit 1933 që erdhi pikërisht si rezultat i mungesave të shpeshta dhe
të pajustifikueshme të deputetëve, gjatë seancave parlamentare. Komisioni e shkriu nenin 162
të rregullores dhe ndryshoi nenin 161 të saj, duke saktësuar se, “deputeti që mungonte në
seancat e zakonshme dy herë rresht quhej pa leje. Deputeti pa leje ose ai që kalonte lejen e
dhënë pa arsye të justifikuar, do të gjobitej prej kryetarit me 20 fr. ari gjobë për çdo mbledhje
dhe emri i tij do të shpallej në broshurën e bisedimeve të parlamentit. Këto masa do të
zbatoheshin nga kryetari, pas një jave nga data e mungesës së deputetit në mbledhjen e dytë,
nëse brenda kësaj kohe, ai nuk kishte dhënë argumente të vlefshme për mungesën e tij.432
Ndërhyrja e dytë në rregullore u bë në nëntor të vitit 1936, në kohën kur në pushtet
ishte qeveria e M. Frashërit. Megjithëse u munduan ta justifikonin ndërhyrjen, qëllimet për të
cilat ajo u bë, kishin një prapavijë politike. Kjo evidentohej nga fakti pasi, ndërhyrja ishte
pikërisht në art. 48, 91, 97 të rregullores. Të tre këta artikuj kishin të bënin me detyrimin dhe
afatet, që qeveria kishte për t’u përgjigjur para parlamentit. Çështja mori një ngjyrim politik,
pasi këto ndryshime u kërkuan pikërisht në kohën kur kjo qeveri, po kundërshtohej nga
shumë deputetë. Nga ana tjetër, nuk duhet harruar fakti se, vetë ata kishin hedhur poshtë
propozimet e disa kolegëve të tyre, për të shkurtuar kohën e qeverisë për përgjigje, në kohën
e miratimit të kësaj rregulloreje. Megjithatë në këtë rast zgjidhja u bë në mënyrë të zgjuar,
duke mos ndryshuar artikujt, por duke iu bërë atyre shtesat përkatëse. Në art. 48, që kishte të
bënte me detyrimin e qeverisë për t’u përgjigjur komisioneve të parlamentit, për çështje të
caktuara, u shtua një paragraf ku u saktësua që, “qeveria në rast të afrimit të mbarimit të
sesionit, ose të periudhës parlamentare, detyrohej për t’i njoftuar Komisionit të Lutjeve
veprimet që kishte bërë brenda 5 ditëve”. Në art. 91 ku ishte saktësuar e drejta e deputetëve
për t’i bërë pyetje qeverisë u shtua paragrafi që, “afër mbarimit të sesionit, ose të periudhës
430
Po aty, fl. 51-62. 431
Po aty, fl. 62-70. 432
AQSH, F. 146, V. 1932, D. 72, fl. 350, 354.
62
parlamentare, ose nëse parlamenti e gjykonte çështjen të ngutshme qeveria duhej të përgjigjej
brenda 24 orëve”. Në art. 97 që flitej për interpelancat u shtua që, “afër mbarimit të sesionit
ose të periudhës parlamentare ose nëse parlamenti e gjykonte çështjen të ngutshme, qeveria
pas komunikimit nga ana e kryesisë së parlamentit, detyrohej të përgjigjej menjëherë ose
brenda 24 orëve.433
Këto ishin ndërhyrjet që u bënë në këtë rregullore gjatë viteve 1931-1939.
2.3. Raportet e parlamentit me institucionin e mbretit dhe të qeverisë
Sipas Statutit, Mbretëria Shqiptare ishte konstitucionale, por në thelb ndarje
pushtetesh kishte vetëm në letër. Mbreti ishte arbitër i plotfuqishëm në jetën politike të
vendit. Edhe vetë parlamenti mund të shpërndahej me vendim të tij.434
Parlamenti i
Monarkisë Shqiptare u krijua vetëm me një dhomë, atë të deputetëve. Kushtetuta e re kishte
suprimuar Senatin, që kishte qenë Dhoma e Lartë në Parlamentin e Republikës. Në këtë
mënyrë, A. Zogu do ta kishte më të thjeshtë kontrollin e deputetëve, në funksion të politikave
të tij.
Raportet mes parlamentit dhe mbretit u rregulluan qartë dhe saktë nga Statuti
Themeltar. Nga një këqyrje e kujdesshme e tij, evidentohet qartë që pushteti i mbretit ishte
shumë më i madh se ai i parlamentit. Megjithatë hartuesit, ishin kujdesur që në fillim, të ruhej
një balancë në këto raporte. Në art. 8 të Statutit ishte përcaktuar që, “pushteti legjislativ
ushtrohej kolektivisht prej Mbretit dhe Parlamentit”. Në këtë mënyrë funksionimi i këtij
pushteti, ishte ndarë në dy pjesë dhe kështu ishte vendosur një lidhje e pandarë mbret -
parlament. Për ta përforcuar këtë në art. 9 ishte sanksionuar që iniciativa e ligjeve i përkiste
mbretit dhe parlamentit. Megjithatë edhe brenda neneve ku ishte përcaktuar se pushteti do të
ushtrohej bashkërisht, kishte hapësira ku prevalonte fuqia e mbretit. Kështu po në art. 9, në
një paragraf tjetër të tij, ishte caktuar që propozimi i ligjeve që sillnin shtesa shpenzimesh
financiare i përkiste vetëm mbretit.435
Të dy institucionet, si mbreti dhe parlamenti, kishin rol kyç në hartimin dhe
funksionimin e legjislacionit të ri, por mbreti kishte më tepër pushtet. Në art. 11 ishte
saktësuar se çdo ligj për të qenë i zbatueshëm duhej të votohej nga parlamenti dhe të
dekretohej nga mbreti, pasi në të kundërt nuk ishte i vlefshëm. Megjithëse në pjesë të veçanta
të Statutit ishin vendosur nene, ku raportet mbret-parlament ishin të balancuara, përsëri
interpretimi i tyre i jepte prioritet mbretit. Kështu, art. 12 përcaktonte që asnjë ligj nuk mund
t’i paraqitej mbretit për aprovim, pa u votuar më parë rregullisht nga parlamenti. Megjithëse
kjo në aparencë mund të transmetohej si një balancim fuqish, përsëri edhe në këtë aspekt ai
kishte pushtet mbi parlamentin. Kjo realizohej nëpërmjet dy mënyrave: mbreti mund të
refuzonte pëlqimin e ligjeve të votuara dhe mund t’i kthente përsëri për ridiskutim, duke
shpjeguar dhe shkaqet e rikthimit (veto vezulluese - B.B.). Gjithashtu, mbreti, nëse për një
ligj të miratuar nga parlamenti, nuk shprehej brenda tre muajve që nga data e paraqitur për
dekretim, ai quhej i refuzuar, pra i rrëzuar (veto absolute - B.B.). Përveç këtyre në art. 95 të
Statutit u sanksionua, që mbreti kishte të drejtën, ta shpërndante parlamentin, kur ta shihte të
433
AQSH, F. 146, V. 1936, D. 60, fl. 156. 434
A. Puto, Shqipëria politike…, 454. 435
Statuti Themeltar i Mbretnis…, 4.
63
nevojshme436
. Pra, vetëm këto dy vendime ku Statuti sanksiononte disa të drejta të mbretit,
mjaftojnë për të kuptuar pushtetin e madh që ai kishte ndaj parlamentit.
Në lidhje me politikën e jashtme raportet mes parlamentit dhe mbretit u ndërtuan në
mënyrë të tillë, që nga njëra anë, mbretit i jepnin pushtet të madh, por nga ana tjetër në raste
të caktuara e kufizonin atë. Mbreti kishte të drejtën e plotë për të lidhur traktate aleance e
miqësie dhe traktate të tjera të karakterit politik e ushtarak, të cilat menjëherë pasi
nënshkruheshin prej tij, prodhonin pasojat juridike përkatëse, pa qenë e nevojshme të
miratoheshin paraprakisht nga parlamenti.437
Ai për këto traktate e vinte në dijeni parlamentin
në një kohë, kur ta shihte të arsyeshme. Megjithatë, në Statut u saktësua që traktatet tregtare,
ose traktate të tjera, që mund të rrisnin barrën financiare mbi shtetin shqiptar ose mbi
nënshtetasit e tij, nuk përfshiheshin në këtë klauzolë dhe për këto duhej marrë patjetër
pëlqimi i parlamentit.438
Nga ana tjetër, Zogu u kujdes që në politikën e jashtme të mos
merrte çdo përgjegjësi mbi vete. Shqipëria kishte nënshkruar marrëveshje dhe traktate me
shtetet e huaja. Të rëndësishme ishin dy paktet politiko-ushtarake të nënshkruara me Italinë.
Në to, ndër të tjera ishin parashikuar dhe momentet kur shtetet përkatëse mund të ishin në
luftë dhe masat respektive që do të ndërmerreshin për këtë rast. Shpallja e Mbretërisë, solli
obligime shtesë për A. Zogun përkundrejt Italisë. Kjo mund të ndikonte që ai, i gjendur nën
presionin italian të detyrohej, të hynte në luftë me shtete të tjera. Për t’i paraprirë kësaj situate
dhe për të shmangur përgjegjësinë e tij, ai veproi me zgjuarsi. Në art. 82 të Statutit u saktësua
që, “Mbreti shpallte luftë vetëm në rast mbrojtje. Shpallja e luftës jashtë kushteve të mbrojtjes
dhe lidhja e paqes bëheshin vetëm me pëlqimin e Parlamentit”.439
Kjo i jepte atij një lloj
garancie në politikën e jashtme pasi, së pari, ai ishte i liruar nga presioni i jashtëm që mund të
kishte në lidhje me këtë aspekt dhe së dyti, do të ishte shumë e vështirë, që kushdo që mund
të ndërhynte, të detyronte një parlament të tërë që të votonte, për të çuar vendin në luftë
jashtë kushteve të mbrojtjes.
Statuti përcaktonte dhe aspekte të veçanta, ku mbreti kishte disa kufizime nga
parlamenti. Ai kishte të drejtën e faljes dhe mund të lehtësonte ose dhe të ndryshonte dënimet
definitive të dhëna nga gjykata, por varej nga parlamenti në dy gjëra: ai nuk mund të falte
ministrat e dënuar për faje që kishin lidhje me detyrën, dhe nuk mund të shpallte amnisti pa
pëlqimin e parlamentit.440
Mes parlamentit dhe institucionit të mbretit ishin përcaktuar edhe disa raporte, të cilat
nuk u provuan asnjëherë. Kjo për shkak se nuk ndodhi asnjë situatë, për të cilën mund të
hynin në veprim, artikujt ku ato ishin sanksionuar. Në këta artikuj përcaktohej mënyra se si
do të vazhdonte trashëgimia e fronit mbretëror në dy raste: kur vdiste trashëgimtari dhe kur
nuk kishte trashëgimtar për fronin mbretëror. Në rastin e dytë, parlamenti kishte fuqi mbi
mbretin. Kjo për disa arsye: së pari, mbreti do ta zgjidhte trashëgimtarin me pëlqimin e
parlamentit; së dyti, kur mbreti nuk e përdorte këtë të drejtë, trashëgimtarin do ta zgjidhte
vetë parlamenti prej gjinisë së mbretit, ose të afërmve të tij; së treti, parlamenti do të zgjidhte
përsëri trashëgimtarin, kur mungonte nga gjinitë e mësipërme, por duhej të ishte me origjinë
436
Po aty, fl. 4, 13, 14, 16. 437
Historia e Popullit Shqiptar…, 290. 438
Statuti Themeltar i Mbretnis…, 14-15. 439
Po aty, fl. 14. 440
Po aty, fl. 14.
64
shqiptare.441
Duke qenë se për këta artikuj nuk lindi nevoja e zbatimit të tyre edhe ai pak
pushtet që parlamenti kishte mbi mbretin mbeti vetëm në letër.
Megjithëse Statuti i kishte caktuar mbretit pushtet shumë të madh, përsëri hartuesit e
tij u kujdesën që në çdo moment ai të ishte efektiv dhe në funksion të kësaj të ruhej
prevalenca që pushtetet kishin mbi njëri-tjetrin. Kështu, nëse ndodhte ndonjë përplasje mes
parlamentit dhe qeverisë, mbreti kishte të drejtën që të shpërndante parlamentin.442
Sipas
Statutit, mbreti mund të delegonte kompetenca, por hartuesit u kujdesën që edhe kur ato
mund të delegoheshin, për aspekte të veçanta, nuk mund të zbatoheshin tërësisht, duke
ndikuar në ruajtjen e status quo-së politike. Kështu, mbreti e kishte të ndaluar që të qëndronte
jashtë Shqipërisë më tepër se tre muaj dhe kur ai dilte përkohësisht jashtë vendit, pushteti
ushtrohej nga trashëgimtari kur ishte madhor, ose në mungesë të tij nga Këshilli i Ministrave.
Në këtë rast në lidhje me parlamentin, megjithëse Këshilli i Ministrave mund të ushtronte
pushtetin e mbretit, ai nuk i kishte kompetencat e tij. Kjo pasi në art. 67 u sanksionua, që
Këshilli i Ministrave kur ushtronte pushtetin mbretëror, nuk mund ta shpërndante
parlamentin.443
Kjo ishte një masë mbrojtëse, që ishte marrë në funksion të të papriturave, që
mund të ndodhnin, në kohën kur mbreti ndodhej jashtë vendit. Momenti i vetëm kur kjo u
provua ishte periudha janar-shkurt 1931, kur Zogu shkoi për vizitë mjekësore në Austri. Duke
qenë që ishte hera e parë që largohej jashtë vendit ai mori masa të tjera shtesë, përpos atyre
që i ofronte Statuti. Kjo u evidentua në komunikimin për Kryeministrin më 26 janar 1931, me
rastin e ikjes së tij, ku pasi i dha udhëzimet e përgjithshme, ndër të tjera e urdhëroi që nuk
duhej të bëhej asnjë riemërim dhe transferim nëpunësish, deri sa ai të kthehej në Shqipëri.444
Megjithëse nuk ndodhi gjë, për shkak të paqartësisë së sëmundjes së tij, brenda vendit me
ndërhyrjen edhe të diplomatëve të huaj, zërat kundër tij filluan të lëviznin, dhe sikur të kishte
pasur hapësira ligjore për të vepruar, gjërat mund të kishin precipituar ndryshe.
Mbreti kishte mënyra të ndryshme komunikimi me parlamentin. Në hapjen e çdo
sesioni të zakonshëm ose të çdo legjislature, ai dërgonte një ligjëratë të fronit që mund ta
lexonte personalisht, ose dërgonte mesazh të cilin e lexonte kryeministri. Nëpërmjet tij, ai u
parashtronte deputetëve gjendjen e përgjithshme të vendit, ku përfshiheshin zhvillimet në
politikën e brendshme dhe të jashtme. Në politikën e jashtme, zakonisht prekeshin aspekte të
marrëdhënieve më fqinjët dhe shtetet e tjera. Gjithmonë i kushtohej rëndësi raporteve me
Italinë. Në aspektin e brendshëm, evidentoheshin zhvillimet në ekonomi, infrastrukturë,
arsim, shëndetësi etj. Gjithashtu, në këto raporte përcaktoheshin shpeshherë dhe nismat
ligjore që do të ndërmerreshin dhe do të dërgoheshin në parlament për miratim gjatë sesionit
përkatës. Detyrë e parlamentit në këtë rast ishte ngritja e një komisioni, që do të bënte
përgatitjen e përgjigjes së mesazhit të mbretit dhe miratimin e saj nga ana e deputetëve.445
Martesa e mbretit ishte një ngjarje e shënuar për çdo mbretëri. Në rastin e Shqipërisë
kjo shoqërohej me një specifikë të veçantë, pasi mbreti shqiptar nuk ishte vazhdues i ndonjë
familjeje mbretërore. Gjithçka kishte filluar aty me A. Zogun, i cili për koincidencë të rastit
ishte beqar. Kishte qenë i fejuar me vajzën e Sh. Vërlacit, por ishte ndarë. Në Statut ishte
parashikuar dhe momenti i martesës së mbretit. Për sa i përket këtij aspekti, parlamenti kishte
441
Po aty, fl. 10. 442
A. Giannini, Le Costituzioni…, 32. 443
Statuti Themeltar i Mbretnis…, 13. 444
AQSH, F. 150, V. 1931, D. I-181, fl. 1. 445
F. Gjilani, Shteti dhe e drejta…, 188.
65
pushtet mbi të. Në art. 89 ishte përcaktuar që martesa e mbretit apo e trashëgimtarit, do të
lidheshin vetëm me miratimin e parlamentit. Kjo dispozitë u respektua në mënyrë strikte nga
Zogu. Më 31 janar 1938, Parlamenti Shqiptar zhvilloi një mbledhje të posaçme, ku u bë e
njohur nga ana e kryeministrit, mesazhi i Zogut, ku njoftonte se, “Tue deshirue të marrim për
bashkëshorte Konteshen Geraldina Apponyi, ju ngarkojmë të ja u sillni perfaqesuesave të
Kombit, ketë deshiren t’onë në konformitet me nenin 89 të Statutit Themeltar të Mbretnis”.446
Kërkesa u prit me ovacione dhe diskutime të zjarrta në favor të martesës së tij.
Mbreti kishte fuqi mbi parlamentin edhe për sa i përket pjesëve të veçanta të
funksionimit të sesioneve parlamentare. Ai mund të urdhëronte hapjen e sesioneve të
zakonshme, deri në një muaj përpara datës së përcaktuar rregullisht. Ai mund të shtynte
fillimin e sesionit parlamentar, të pezullonte mbledhje gjatë zhvillimit të tij dhe ta zgjaste
vijimin e sesionit edhe pas mbarimit të tij, por koha që mund të funksiononin këto vendime,
nuk mund të ishte më tepër se një muaj. Zgjatja e sesioneve parlamentare, bëhej me dekret
mbretëror, gjë e cila ndodhi në shumicën e rasteve të tyre. Arsyeja kryesore ishte miratimi i
buxhetit të shtetit, i cili pothuajse paraqitej gjithmonë me vonesë dhe diskutohej në limitet e
kohës së sesionit parlamentar. Mbreti mund të shpallte dhe gjendjen e jashtëzakonshme,
pjesërisht ose në gjithë vendin, pa e pyetur parlamentin. Ky dekret i dërgohej parlamentit, kur
ai ishte i mbledhur për pëlqim brenda 24 orëve. Kur ai ishte pushim i paraqitej në sesionin më
të afërt të tij, për miratim.447
Si përfundim i fakteve dhe analizave të parashtruara më lart, rezulton se, megjithëse
në Statut ishte përcaktuar që, pushteti legjislativ ushtrohej bashkërisht nga mbreti dhe
parlamenti, në të vërtetë pushtetin më të madh e kishte mbreti. Termi “Mbretëri Demokratike
Parlamentare” që ishte përcaktuar në nenin e parë të Statutit, në zbatimin e një sërë aktesh e
nenesh të tij, në jetën e përditshme politike, linte shumë për të dëshiruar. Nga ana tjetër, A.
Zogu gjatë regjimit të tij monarkik krahas kontrollit ligjor, u kujdes që të rriste influencën
mbi parlamentin duke përzgjedhur besnikë të tij për postin e deputetit. Gjatë periudhës së
monarkisë janë bërë dy herë zgjedhje dhe rezultuan fitues, deputetët besnikë të mbretit. Gjatë
veprimtarisë së tij, parlamenti i Monarkisë Shqiptare nuk kundërshtoi asnjëherë politikën e A.
Zogut. Asnjë nga deputetët e tij nuk doli kurrë hapur kundër mbretit. Megjithatë ka pasur
momente kur deputetë të caktuar, për aspekte të veçanta kundërshtuan politikat e tij. Rastet,
megjithëse të pakta, ishin të kamufluara, dhe ndodhën, kur ata kundërshtuan në momente të
caktuara politika qeveritare, të cilat kuptohet kishin marrë dhe miratimin e mbretit.
Për sa i përket raportit midis parlamentit dhe organeve ekzekutive, Statuti i Mbretërisë
ishte më i qartë dhe me dispozita më të plota se ai i Republikës.448
Përveç Statutit, rregullimin
e këtyre raporteve e përcaktonte dhe rregullorja e brendshme e parlamentit. Në
bashkëpunimin mes parlamentit dhe qeverisë, shpeshherë rol të madh kanë luajtur zhvillimet
e brendshme politike, ndërhyrja italiane, interesat e grupeve politike brenda parlamentit,
sjelljet e caktuara të kryeministrave dhe ministrave dhe vetë ndërhyrjet e mbretit. Ky, sipas
artikujve të Statutit, kishte pushtet të madh mbi ministrat. Ai emëronte dhe shkarkonte
kryeministrin dhe ministrat, mund t’i akuzonte ata dhe t’i dërgonte në gjyqin e lartë.449
446
AQSH, F. 146, V. 1937, D. 76, fl. 178-179. 447
Statuti Themeltar i Mbretnis…, 16-17. 448
A. Anastasi, Historia e të drejtës…, 120. 449
Statuti Themeltar i Mbretnis…, 14.
66
Parlamenti dhe qeveria ishin të lidhur drejtpërdrejtë, në disa aspekte. Çdo qeveri pasi
dekretohej nga mbreti duhet të merrte votëbesimin në parlament. Të gjitha dekretligjet e
nxjerra nga qeveria, si në kohën kur parlamenti ishte pushim, ashtu edhe kur ishte në punë,
duhet të miratoheshin nga ai, ndryshe quheshin të rrëzuara. Çdo vit, parlamenti në mbledhje
të veçanta, miratonte projektbuxhetin e shtetit që paraqitej nga qeveria.
Në artikujt e Statutit ishte përcaktuar që pushteti legjislativ kishte fuqi mbi pushtetin
ekzekutiv. Pavarësisht se mbreti ishte mbi të dy pushtetet, parlamenti kishte rol kontrollues
mbi qeverinë. Një aspekt i rëndësishëm në këto raporte ishte procedura e votëbesimit të
qeverisë, ku Statuti i kishte dhënë pushtet të plotë parlamentit mbi qeverinë. Aty ishte
saktësuar se, “kabineti duhej të paraqitej përpara parlamentit, brenda një jave nga dita e
emërimit për të marrë votëbesimin. Nëse kjo nuk ndodhte, ishte njëlloj sikur ai të mos ishte
votëbesuar. Nëse kabineti nuk e merrte votëbesimin prej parlamentit, detyrohej që t’i
paraqiste mbretit dorëheqjen”.450
Megjithëse parlamenti e kishte këtë pushtet, në të gjitha
votëbesimet e bëra për herë të parë, për të gjitha qeveritë e emëruara nga mbreti, nuk u shfaq
asnjëherë, nevoja e ushtrimit të këtij pushteti, pasi ato u votuan unanimisht. I vetmi moment
kur një deputet gjatë periudhës së monarkisë votoi kundër qeverisë ka qenë M. Bushati në
vitin 1936, për qeverinë e K. Kotës.451
Ndryshe nga parlamenti, i cili u rikonfigurua dy herë gjatë monarkisë, me qeveritë
nuk ndodhi e njëjta gjë. A. Zogu në funksion të reformave që kishte programuar dhe të
ndikimit nga zhvillimet politike të brendshme dhe ndërhyrjes së jashtme, ndërroi disa herë
qeveritë mbretërore. Gjatë periudhës së monarkisë janë votëbesuar 7 qeveri, tri të drejtuara
nga K. Kota, tri nga P. Evangjeli dhe një nga M. Frashëri. Qeveria e parë ishte ajo e 5
shtatorit 1928 dhe u votëbesua nga Asambleja Kushtetuese. Të tjerat u votëbesuan nga
parlamenti. Gjatë gjithë kësaj periudhe i vetmi moment kur një qeveri, kërkoi votëbesim pasi
kishte kaluar një periudhë kohe në pushtet, ka qenë ajo e M. Frashërit në nëntor 1936. Vlen të
theksohet se, raportet mes parlamentit dhe qeverive, për shkak të specifikave që ato
përmbanin kanë qenë komplekse, nuk kanë shkuar gjithmonë në dakordësi, dhe janë
shoqëruar me ulje-ngritjet e tyre.
Kur një qeveri e re paraqitej në parlament për të marrë votëbesimin zbatoheshin disa
procedura. Kryeministri fillimisht prezantonte anëtarët e kabinetit të ri, bënte paraqitjen e
pikave kryesore të programit të qeverisë, pastaj ishte radha e diskutimeve dhe në fund bëhej
votimi. Më 9 janar 1929, K. Kota paraqiti qeverinë e tij të dytë për votëbesim. Përbërja e saj
ishte: Kryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme K. Kota, ministër i Drejtësisë H.
Delvina, ministër i Financave M. Tutulani, ministër i Arsimit A. Dibra, ministër i Punëve
Botore, S. Vuçiterni, ministër i Bujqësisë M. Juka, Ministria e Punëve të Jashtme
përkohësisht i ishte lënë M. Tutulanit. 452
Pak më vonë në këtë post u emërua R. Fico.
Në shumicën e rasteve ishte bërë rutinë që, pothuajse të gjithë deputetët lavdëronin
qeveritë për programin, ministrat për aftësitë dhe detyrat që ata kishin marrë përsipër. Por, ka
pasur momente që ata evidentuan mangësi të veprimtarisë së tyre, në lidhje me qeverinë dhe
probleme në përmbajtjen e programit të qeverisë. Zëra kritikë u evidentuan në diskutimet e
bëra edhe për këtë qeveri. Deputeti J. Hurshidi nxori një të vërtetë që ekzistonte, por që nuk
450
Po aty…, 19. 451
AQSH, F. 146, V. 1936, D. 60, fl. 333. 452
AQSH, F. 146, V. 1929, D. 86, fl. 11.
67
flitej hapur asnjëherë për të. Ai deklaroi se, “kurdoherë që vinin kabinetet për votëbesim, ai u
jepej atyre në mënyrë unanime pa bërë kritika, por sapo dilnin jashtë sallës së parlamentit,
ishin vetë deputetët që kritikonin qeverinë dhe programin e saj”. Kritika të drejtpërdrejta
programit të kësaj qeverie i bëri J. Erebara, duke i adresuar ato në tre drejtime: së pari,
qeveria nuk kishte parashikuar asgjë për ta zgjidhur problemin e madh të zaptimit të pronave
shtetërore nga privatët që kishte filluar që para vitit 1913; së dyti, ai ngriti me forcë çështjen e
mbylljes së shkollave shqipe në Jugosllavi, gjendjen e shqiptarëve atje dhe kërkoi reagim
qeveritar, duke e kritikuar atë se nuk kishte parashikuar në program, asgjë për minoritetet
shqiptare; së treti, duke prekur çështjen e Reformës Agrare ai insistoi që ajo të bëhej se, “56
pasanikë (deputetët - B.B.), nuk mund të linin në robëri një popull”, por shprehu hapur
mosbesimin se kjo qeveri do ta bënte. Nëse kjo nuk arrihej, sipas tij, ajo duhet të jepte
dorëheqjen.453
Këto kritika ishin të rëndësishme, pasi prekën çështje që ishin bërë shqetësim
për shoqërinë shqiptare dhe ky ishte një sinjal pozitiv për të kuptuar se, programet e qeverive
do të studioheshin mirë nga deputetët. Por, megjithëse kritikat për programin qeveritar filluan
të shpreheshin në parlament, akoma nuk kishte deputetë që të votonin kundër qeverisë. Duhej
të kalonte kohë që të ndodhte kjo. Kështu që votëbesimi për këtë qeveri ishte unanim.
Deputetët për kundërshtimin e politikave qeveritare, kanë ndjekur disa rrugë. Përveç
debateve në parlament ata në momente të caktuara kërkuan dhe reagimin e mbretit. Në
vjeshtën e vitit 1929, qeveria e K. Kotës u përball me problemin e koncesionit për monopolin
shtetëror të vajgurit. Interes për të kishin paraqitur shoqëri amerikane, italiane dhe shoqëritë
shqiptare Stamles dhe Sita. Fituese u shpall shoqëria italiane AXHIP (AGIP). Kjo ngjalli
pakënaqësi në disa rrethe politike dhe ekonomike të vendit. Më 20 tetor 1929, 36 deputetë i
paraqitën shqetësimet e tyre Mbretit për situatën e monopolizimit të tregut të karburanteve.
Ai i kërkoi llogari qeverisë dhe ministrit të Financave M. Tutulanit, i cili e dërgoi çështjen në
gjyq.454
Problemet vazhduan për shkak të mosrespektimit të kushteve të kontratës nga
shoqëria italiane, gjë e cila solli rritje të çmimit dhe mungesa të karburanteve në treg. Kjo
çështje u trajtua gjerësisht në parlament në gjysmën e dytë të muajit shkurt të vitit 1930. Nga
deputetët u bënë kritika të ashpra ndaj qeverisë dhe kryesisht ndaj M. Tutulanit për
marrëveshjen me AXHIP. Nga ana tjetër u rrit dhe presioni i qeverisë italiane mbi atë
shqiptare. Përveç kësaj, kjo qeveri u përball edhe me vështirësinë e çështjes së Reformës
Agrare, e cila ndeshi në kundërshtimin e pronarëve të mëdhenj të tokave dhe nga një pjesë e
deputetëve. Kjo ishte një arsye më shumë për ta rrëzuar këtë qeveri. Duke parë situatën e
krijuar më 4 mars 1930, Këshilli i Ministrave, bëri një mbledhje, ku K. Kota u shpreh, se pas
akuzave që ishin bërë në parlament kundër disa ministrave, qeveria nuk mundej që të
vazhdonte punën. Kështu, ajo, deklaroi dorëheqjen.455
Zogu ngarkoi për formimin e qeverisë së re, P. Evangjelin. Ajo u krijua më 6 mars
1930 me këtë përbërje: P. Evangjeli Kryeministër, R. Fico ministër i Punëve të Jashtme e
përkohësisht ministër i Punëve të Brendshme, V. Avrami ministër i Drejtësisë, M. Frashëri
ministër i Ekonomisë Kombëtare, K. Thaçi ministër i Financave, H. Mosi ministër i Arsimit
dhe përkohësisht ministër i Punëve Botore.456
Më 12 mars 1930 qeveria e re u paraqit përpara
deputetëve, të cilët ranë dakord me programin dhe vlerësuan figurën e P. Evangjelit dhe atë të
453
Po aty, fl. 18, 29, 30. 454
K. Dervishi, Historia e shtetit…, 309. 455
Gazeta Ora, nr. 45, Tiranë, 5-6 mars 1930, 1, artikulli “Kabineti Kotta dha dorëheqjen”. 456
AQSH, F. 150, V. 1930, D. I-145, fl. 33.
68
ministrave. Vetëm S. Toptani kërkoi nga Ministria e Drejtësisë që procedurat e gjyqeve të
mos zgjateshin pambarimisht, se në popull kishte shumë ankesa për zgjatjen e gjyqeve dhe
dhënien e vendimeve.457
Raportet e parlamentit me qeverinë, megjithë dakordësinë në dukje, shpeshherë kanë
qenë të tensionuara dhe kanë ndikuar edhe mbi vetë qeveritë. Në parlament u kthyen disa
herë mbrapsht projekte të qeverisë, dhe në këto raste u kritikua dhe puna e ministrave të
veçantë. Më datë 8 prill 1931 në parlament ndër të tjera, u diskutua projektligji mbi gjykimin
e shpejtë të padive procedimore. V. Avrami, ministri i Drejtësisë kërkoi që diskutimi të
shtyhej për tre ditë, pasi nuk ishte gati për të mbrojtur tezën qeveritare. Kjo solli debate mes
V. Avramit dhe A. Dibrës. Ky i fundit u shpreh kundër shtyrjes së diskutimit, pasi qeveria
kishte pasur tre muaj kohë për ta shqyrtuar dhe nuk e kishte bërë këtë. Propozimi qeveritar
për ta shtyrë diskutimin, me votim u hodh poshtë.458
Ky kundërshtim dhe debatet e bëra,
ndikuan që V. Avrami të jepte dorëheqjen. Kjo solli dorëheqjen e gjithë qeverisë. Në
sqarimin që P. Evangjeli i bëri Zogut, si shkak të dorëheqjes, paraqiti situatën e fundit mes
qeverisë dhe parlamentit. Kjo, sipas tij, e kishte tronditur besimin, që i duhej një qeverie për
zhvillimin e misionit të saj.459
Përsëri Zogu caktoi P. Evangjelin për të krijuar qeverinë e re. Më 20 prill 1931, ai
formoi qeverinë e dytë me këtë përbërje: P. Evangjeli, Kryeministër dhe përkohësisht
ministër i Ekonomisë Kombëtare, M. Tutulani ministër i Drejtësisë, H. Vrioni ministër i
Jashtëm, M. Juka, ministër i Punëve të Brendshme, L. Kareco ministër i Financave, H. Mosi
ministër i Arsimit, I. Dibra ministër i Punëve Botore, S. Toptani (25 korrik 1931) ministër i
Ekonomisë Kombëtare.460
Megjithëse, parlamenti kishte ndikuar në dorëheqjen e kabinetit të
parë të P. Evangjelit, deputetët në votimin e kabinetit të tij të dytë, i vlerësuan shumë
ministrat, programin e qeverisë dhe u treguan entuziastë në përmbushjen e synimeve të tij.
Votëbesimi edhe në ketë rast ishte unanim. Ky ishte një shembull për të treguar se jo pak herë
deputetët, kundërshtimet në parlament i kishin më tepër personale me ministra të veçantë,
sesa për programe dhe strategji për zhvillimin e vendit. Kjo evidentohet nga fakti pasi qeveria
që u miratua, në ekspozenë e bërë përpara parlamentit, rezultoi që do të vazhdonte me të
njëjtin program, pa ndryshime.
Në raportet mes parlamentit dhe qeverisë, për raste të veçanta u zbatuan dhe
procedura, të cilat ishin tipike për vende të zhvilluara demokratike, siç është rasti i dorëheqjes
së një qeverie pas zhvillimit të zgjedhjeve të reja. Në periudhën gusht-nëntor 1932 u
zhvilluan zgjedhjet e para pas shpalljes së monarkisë. Më 6 dhjetor 1932, P. Evangjeli i
paraqiti Zogut dorëheqjen e kabinetit të tij me motivacionin, se me një parlament të ri, duhej
të krijohej edhe një qeveri e re që të kishte besimin e mbretit dhe të deputetëve të rinj.
Dorëheqja u pranua, por qeveria u ngarkua të vazhdonte detyrën, deri në zgjedhjen e qeverisë
së re.461
Ky ishte një zhvillim demokratik pasi ishte hera e parë, kur një qeveri kërkonte
dorëheqje për një arsye të tillë. Mbreti caktoi për herë të tretë P. Evangjelin, për të formuar
qeverinë. Krijimi i saj u vonua për rreth një muaj. Arsyeja ishte rivaliteti mes P. Evangjelit
457
AQSH, F. 146, V. 1930, D. 78, fl. 39. 458
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 93, fl. 60. 459
Ora, nr. 347, 12 prill 1931, 1, artikulli “Kabineti P. Vangjeli dhe dorëheqjen. Qeveria e tij mbetet
zëvëndëse”. 460
Kastriot Dervishi, Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, (Tiranë: 55, 2012), 22. 461
AQSH, F. 150, V. 1932, D. I-301, fl. 1, 2.
69
dhe K. Kotës për vendin e Kryeministrit dhe tendenca që kishte Zogu për të zgjedhur
ministra, jashtë radhëve të parlamentit.462
Më 11 janar 1933, P. Evangjeli paraqiti para
mbretit përbërjen e qeverisë së re, të cilën ai e dekretoi.463
Përbërja e qeverisë ishte: P.
Evangjeli, Kryeministër dhe përkohësisht ministër i Ekonomisë Kombëtare deri më 15
qershor 1934 dhe ministër i Punëve Botore pas 18 qershorit 1935, V. Avrami (17 janar 1933)
ministër i Drejtësisë, Xh. Vila ministër i Punëve të Jashtme, M. Juka ministër i Punëve të
Brendshme dhe përkohësisht ministër i Ekonomisë Kombëtare në periudhën mars 1933 - 14
qershor 1934, A. Dibra ministër i Financave, M. Ivanaj ministër i Arsimit (deri më 30 gusht
1935), S. Saraçi ministër i Punëve Botore (deri më 18 qershor 1935), Dh. Berati më 15
qershor 1934 ministër i Ekonomisë Kombëtare dhe përkohësisht ministër i Arsimit pas 30
gushtit të vitit 1935.464
Më 18 janar 1933 ajo u paraqit përpara parlamentit për të marrë
votëbesimin.465
Edhe kjo qeveri mori votat unanime pa u kundërshtuar nga deputetët.
Qeveria e tretë e P. Evangjelit gjatë veprimtarisë së saj u përball me probleme të
mëdha të brendshme dhe të jashtme. Vendi u godit nga kriza ekonomike botërore e cila solli
pasoja të rënda në të gjitha fushat. Në prill 1933 u ndërmor reforma Ivanaj me mbylljen e
shkollave private në Shqipëri. Kjo solli acarim të mëtejshëm të marrëdhënieve sidomos me
Italinë të cilat kishin filluar të keqësoheshin që në vitin 1931, pasi Zogu nuk pranoi të
rinovojë Paktin I të Tiranës. Në kundërveprim ajo ndërpreu ndihmat dhe kërkoi shlyerjen e
detyrimeve financiare ndaj saj. Presioni italian arriti deri në demonstrimin e forcës ushtarake
në qershor të vitit 1934 në brigjet e Durrësit. Masat e qeverisë shqiptare për shkurtime
buxhetesh, vetëm sa e rënduan më tepër gjendjen. Në aspektin e brendshëm kjo qeveri u
përball edhe me organizimin e elementëve kundërshtarë të regjimit, si në lëvizjen e Vlorës të
vitit 1932 dhe në Organizatën e Fshehtë të Tiranës të vitit 1934, e cila më 14 gusht 1935,
organizoi një kryengritje kundër regjimit. Pasi morën Fierin, kryengritësit vazhduan drejt
Lushnjës por u thyen nga forcat qeveritare.466
Pas shtypjes së saj nga gjykatat u dhanë dënime
të shumta dhe mjaft të rrepta. Këto dënime sollën, reagimin e shumë shoqatave të huaja dhe
individëve të veçantë, të cilët kërkuan zbutjen e tyre. Klima politike kishte kohë që ziente dhe
kjo kryengritje ndikoi që acarimi i situatës së brendshme politike të rritej më tej.
Më 15 tetor 1935 filloi punën sesioni i katërt i Legjislaturës së Dytë të parlamentit. Në
mesazhin e tij dërguar deputetëve, ndër të tjera mbreti njoftoi se marrëdhëniet me fqinjët
ishin të mira dhe ato me Italinë ishin të përzemërta, se masat e marra nga qeveria kishin
dhënë deri diku frytet e dëshiruara dhe se aktiviteti i saj, do të synonte në konsolidimin
definitiv të gjendjes financiare. Sipas tij, megjithëse kriza vazhdonte e ashpër, vëreheshin
shenja përmirësimi. Ky mesazh në funksion të marrëdhënieve me jashtë, ishte kontradiktorë
në përmbajtje. Nga njëra anë deklarohej që Shqipëria ishte dhe do të qëndronte anëtare
besnike e Lidhjes së Kombeve dhe nga ana tjetër, thuhej se, duke marrë parasysh
marrëdhëniet shumë të ngushta që kishte me Italinë, shteti shqiptar nuk kishte pranuar t’i
bashkohej vendimeve që Lidhja kishte marrë kundër saj. Për sa i përket ngjarjes së Fierit,
462
A. Anastasi, Historia e të drejtës…, 164. 463
Gazeta Besa, nr. 451, Tiranë, 12 janar 1933, 1, artikulli “Shk. T. Pandeli Evangjeli e formoi kabinetin e ri”. 464
K. Dervishi, Kryeministrat dhe ministrat…, 22. 465
AQSH, F. 146, V. 1932, D. 71, fl. 84. 466
Valentina Duka, Histori e Shqipërisë 1912-2000, (Tiranë: Kristalina-KH, 2007), 194.
70
megjithë bujën e madhe që kishte shkaktuar, në këtë mesazh u kalua përciptas, duke e
cilësuar shkurt si, “veprime të disa ngatrrestarëve me qëllime të errta”.467
Në të vërtetë megjithëse në fjalën e tij drejtuar parlamentit, Zogu anashkaloi
keqësimin e situatës politike në vend, vendimi për qeverinë në detyrë ishte marrë, por edhe
në këtë rast u paraqitën “argumente” ligjërisht të pranueshme dhe që mund të justifikonin
dorëheqjen e kryeministrit në publik. Më 16 tetor 1935, qeveria e P. Evangjelit paraqiti
dorëheqjen. Në letrën drejtuar mbretit, ai e justifikonte këtë me pamundësinë e vazhdimit
normal të punës, pasi dy ministra të kësaj qeverie kishin dhënë dorëheqje muaj përpara.468
Fjala ishte për ministrin e Punëve Botore S. Saraçi, që kishte dhënë dorëheqjen më 17 qershor
1935 dhe ministrin e Arsimit M. Ivanaj më 28 gusht 1935. Kuptohet që ishte një pretekst i
gjetur i Kryeministrit, sepse gjithçka ishte vendosur që më përpara. Duke ndjekur këtë rrugë,
Zogu veproi në mënyrë të zgjuar, pasi kësaj qeverie në këtë moment, i ngarkoi dhe peshën e
fajit për situatën e krijuar. Duke sjellë në pushtet një qeveri të re, mbreti po jepte mesazhin që
situata në Shqipëri duhej të ndryshonte dhe linte të kuptohej që, në krye të këtij ndryshimi do
të ishte vetë ai, se ishte i hapur ndaj forcave liberale në vend etj.
Në skenën politike shqiptare kishte vite që alternoheshin në pushtet pothuajse të
njëjtat figura. Shumica e tyre ishin nga shtresa e bejlerëve, ish zyrtarë të Perandorisë Osmane
me mentalitet oriental, që ishin mësuar me nëpunësi shtetërore dhe kishin përfituar prej tyre.
Në bindje ishin konservatorë, kundërshtarë të ndryshimeve dhe luftonin me çdo mjet për të
ruajtur pozitat dhe pasuritë e tyre. Nga krahu tjetër, në vend ishte krijuar dalëngadalë një
grupim politik, që ndonëse më i vogël ishte përkrahës i ndryshimit dhe kundërshtonin fort
shtresën e vjetër. Përfaqësuesit e tij ishin të shkolluar, me bindje liberale dhe që kërkonin
mundësinë e pjesëmarrjes në qeverisje për të vënë në zbatim idetë e tyre. Përkrahja për këtë
grupim po rritej dita-ditës edhe në shtresat e ndryshme të popullsisë. A. Zogu duke qenë në
dijeni të plotë të këtyre zhvillimeve, nuk mund të rrinte indiferent. Në këtë moment atij i
interesonte përkrahja e këtij grupimi, pasi kjo do t’i jepte mundësinë e shfaqjes se monarkisë
si përparimtare, duke i hapur rrugë prirjeve të reja. Në këtë mënyrë, ai do të testonte
përkrahjen që ky grupim kishte në popull dhe nga ana tjetër, do të ishte një mjet presioni ndaj
konservatorëve që ishin në shumicë. Përpos gjendjes së krijuar dhe nevojës për qarkullim të
elitave politike, mbi mbretin ushtruan ndikim dhe qarqet e huaja diplomatike dhe sidomos
përfaqësuesi anglez në Shqipëri.469
Zogu zgjodhi si kryeministër një personalitet të kohës, që kishte dhënë kontributin e
tij për shtetin shqiptar në disa fusha. Ky ishte M. Frashëri. Të gjitha qeveritë e formuara gjatë
regjimit zogist anuan nga konservatorizmi, përjashto qeverinë e vitit 1935-1936, e cila ishte
me të rinj liberal e me kryetar, po liberalin e vjetër M. Frashëri.470
Më 21 tetor 1935, mbreti
bëri dekretimin e qeverisë ku M. Frashëri do të ishte Kryeministër dhe ministër i Drejtësisë,
F. Asllani ministër i Punëve të Jashtme, E. Toto ministër i Punëve të Brendshme, Rr. Gera
ministër i Financave, Dh. Berati ministër i Ekonomisë Kombëtare, N. Bushati ministër i
Arsimit dhe N. Naraçi ministër i Punëve Botore.471
Qeveria e M. Frashërit u njoh edhe si
467
AQSH, F. 146, V. 1935, D. 50, fl. 9-11. 468
AQSH, F. 150, V. 1935, D. I-392, fl. 8, 9. 469
Zoi Xoxa, Kujtimet e një gazetari, (Tiranë: 55, 2007), 183. 470
Stavro Skendi, Albania, (New York: 1958, Praeger), 76. 471
AQSH, F. 150, V. 1935, D. I-392, fl. 12.
71
qeveria e “doiç-kulturës”,472
kjo pasi katër, nga shtatë ministra të kabinetit flisnin gjermanisht
dhe ishin të shkolluar në Perëndim.
Më 26 tetor 1935, qeveria u paraqit në parlament për të marrë votëbesimin.
Kryeministri bëri një paraqitje të shkurtër të programit të qeverisë së tij, ku ishte parashikuar
forcimi i administratës komunale, që shikohej si guri themelor i qeverisjes, përmirësimi i
shërbimit të xhandarmërisë në mënyrë, që të mos shikohej nga populli si një gogol i
armatosur dhe reformimi i ushtrisë që të stërvitej dhe të disiplinohej brezi i ri për mbrojtjen e
atdheut. Administrata do të riorganizohej sipas nivelit të arsimimit, ku prioritet do të kishin
ata që kishin mbaruar universitetet, do të vlerësohej zotësia dhe vjetërsia. Sipas programit do
të investohej në shkollimin e juristëve të rinj dhe në pavarësinë e gjyqësorit, do të luftohej
analfabetizmi me shtimin e shkollave fillore edhe me ndihmën e popullit, do të tregohej
kujdes në trajnimin e personelit mësimor, pajisjen e shkollave me mjetet e duhura. Në fushën
e ekonomisë nuk do të shtoheshin, as nuk do të rriteshin taksat, deficiti buxhetor do të ulej
duke përmirësuar administratën financiare dhe duke luftuar kontrabandën, do të ndërtoheshin
rrugë kombëtare dhe komunale, duke u bazuar fort tek puna e detyruar për shkak të mungesës
financiare dhe në bujqësi do të investohej në rregullimin e ujërave për të shpëtuar nga
përmbytjet, do të investohej në shtimin e produkteve të reja shqiptare etj. Në politikën e
jashtme përparësi do të kishin marrëdhëniet me Italinë, ku do të respektohej më përpikmëri
Pakti i vitit 1927, do të mbaheshin marrëdhënie të mira me shtetet fqinje dhe me Lidhjen e
Kombeve.473
Programi i qeverisë nga vetë përmbajtja e tij dukej ambicioz, që synonte në
përmbysjen e shumë gjërave, që ishin instaluar në sistem dhe krijonin vështirësi për
zhvillimin e vendit. Pikërisht çmontimi i këtyre mekanizmave ndalës, do të sillte dhe
përplasjen e kësaj qeverie me shtresën e vjetër konservatore, që i mbronte dhe përfitonte prej
tyre.
Kjo qeveri në parlament, që në fillim u prit ndryshe nga qeveritë e tjera. Me rastin e
votëbesimit të saj, diskutuan vetëm tre deputetë, dhe aty u vërejtën dy qëndrime të kundërta.
Deputetët B. Begolli dhe A. Beça e përkrahën programin e qeverisë dhe shprehën besimin, se
megjithëse mungesat financiare në funksion të zbatimit të këtij programi ishin të mëdha,
aftësitë e kapitalit njerëzor të anëtarëve të saj do të bënin të mundur realizimin e tij. Ndërsa
deputeti J. Erebara, megjithëse e deklaroi votën pro qeverisë shfaqi që në fillim disa rezerva
kundër saj, sepse në opinionin publik mendimi i përhapur ishte, që kjo qeveri kishte ide të
reja dhe anëtarët e saj ishin të shkolluar, por kjo duhej provuar, sepse të tillë mund të ishin
edhe të vjetrit. Ai kundërshtoi edhe deklaratat e kryeministrit, të cilat i kishte thënë jashtë
sallës së parlamentit se shtypi, do të ishte i lirë të kritikonte gjithçka përveç mbretit dhe
politikës së jashtme. Sipas tij, mbreti dhe regjimi nuk mund të kritikoheshin, por populli
duhej të kishte të drejtë të ankohej, për atë që përfaqësonte regjimin dhe në këtë rast,
nënkuptohej kryeministri. Duhet theksuar që ky reagim u prit me duartrokitje në sallë.
Gjithashtu ai kërkoi që të shikohej me kujdes çështja e bursave, pasi djemtë e të pasurve
rrinin jashtë dhjetë vjet me bursa shteti dhe pastaj vinin në Shqipëri pa mësuar asgjë.474
Pavarësisht këtyre vërejtjeve qeveria u votua unanimisht. Megjithatë, fjalimi i J. Erebarës dhe
472
Z. Xoxa, Kujtimet e një…, 183. 473
AQSH, F. 146, V. 1935, D. 50, fl. 19-23. 474
Po aty, fl. 24-26.
72
duartrokitjet për të në momente të caktuara nga salla e deputetëve, ishin një sinjal që kjo
qeveri, nuk do të kalonte shumë kohë pa u kundërshtuar nga pjesëtarë konservatorë të
parlamentit, që ishin në shumicë.
Kundërshtimet nga një pjesë e caktuar deputetësh nuk vonuan. Ato u shfaqën në fillim
të vitit 1936, ku më 8 janar një grup prej tyre kërkuan nga qeveria shpjegime mbi situatën
politike të vendit. Po aty, deputetët e Elbasanit, A. Hastopalli dhe A. Beça kanë mbështetur
lutjen e kryepleqve të Elbasanit, për të kundërshtuar vendimin që kishte marrë qeveria për të
instaluar emigrantë në fushën e qytetit, që sipas tyre kishte shërbyer si kullotë. Po ashtu,
megjithëse u miratua me shumicë votash në parim projektligji i qeverisë, që kishte si synim
ndalimin e importimit të çimentos, kamionëve, veturave dhe rrobave të konfeksionuara, ai
gjatë diskutimit u kundërshtua fort nga një grup deputetësh.475
Kërkesa e deputetëve për shpjegime dhe kundërshtimet e bëra, në bazë të praktikave
parlamentare ishin një normalitet i zakonshëm, një e drejtë që Statuti u kishte dhënë atyre.
Më 15 janar 1936 në parlament u diskutua kërkesa e tyre për shpjegime nga qeveria, për
situatën e brendshme politike. Për nga vetë problemet që kërkonin përgjigje, u evidentua
qartë që ky diskutim, kishte si qëllim goditjen e qeverisë në disa pika të forta të saj. Në
pyetjet e deputetëve u vu re moskoherencë dhe kontradikta. U kërkuan shpjegime nga qeveria
për organizimin e mitingjeve për festimin e mandatimit të saj, duke e detyruar popullin të
merrte pjesë në to. Kjo ishte një pyetje retorike, pasi në shumicën e rasteve popullsia, ishte
detyruar gjithmonë që të merrte pjesë në mitingjet proqeveritare. Me qëllim goditjen e saj
ishin hartuar dhe pyetje, që nuk kishin lidhje me programin qeveritar, duke kërkuar llogari
edhe për gjëra që nuk kishin kuptim. E tillë ishte pyetja se, “pse qeveria e deklaronte veten
liberale, sepse kjo gjë nënkuptonte që qeveritë e tjera të gjykoheshin si despotike”? Vetë
deputetët në qëndrimet e tyre ishin kontradiktorë. Nga njëra anë, ata ishin dakord që shtypi të
mos ngrinte akuza ndaj mbretit dhe regjimit, nga ana tjetër shpreheshin se, gazetat duhet të
lejoheshin të flisnin edhe mbi politikën e jashtme. Sipas H. Delvinës, që kur kishte ardhur në
pushtet qeveria e M. Frashërit, kishte filluar të shahej parlamenti dhe ajo nuk kishte bërë
hetime për këtë çështje. Populli ishte ndarë në pleq e të rinj, ishin krijuar rryma të reja që po
përçanin rininë. Ai kërkoi nga kryeministri përgjigje se përse kishte deklaruar, “se qetësia e
mbajtur në Shqipëri deri tani, ishte arritur nëpërmjet forcës”? Ai nuk u mjaftua me kaq, por
diskutimin e kaloi në planin personal, duke kërkuar nga M. Frashëri nëse ishte republikan,
pasi kështu ishte deklaruar, apo ishte bërë monarkist.476
Kjo situatë e krijuar në mënyrë
artificiale nga H. Delvina, solli keqësim të gjendjes në sallë. Kundër tij, reagoi deputeti i
Shkodrës, M. Bushati. Sipas tij, H. Delvina e kishte sharë vetë mbretin më 1924 në Delvinë
dhe tani duke akuzuar M. Frashërin, ishte duke shpifur për të. Situata agravoi në ofendime
personale dhe vetëm ndërhyrja e deputetëve të tjerë dhe ndërprerja e seancës, ndikoi në
mospërdorimin e armëve nga të dy deputetët.477
Në këtë seancë deputetët kundërshtarë të qeverisë dolën hapur. Jo vetëm kaq, por
filloi të organizohej një sulm frontal ndaj saj, në disa drejtime. Pavarësisht se kishte vetëm tre
muaj në pushtet, ajo akuzohej për mosrealizim premtimesh, për organizim mitingjesh në
favor të saj, u përdorën insinuata absurde ndaj saj etj. Mirëpo grupi kundërshtar kishte një
475
AQSH, F. 146, V. 1935, D. 51, fl. 15-20. 476
Po aty, fl. 37-40. 477
Gazeta e Korçës, nr. 2426, 18 janar 1936, 1, artikulli “Ngjarje të shëmtuata në Parlament”.
73
problem madhor, pasi qeveria ishte caktuar dhe kishte mbështetjen e mbretit dhe përballë tij,
ata ishin të pafuqishëm. Në këtë mënyrë fillimisht zgjodhën rrugën e përçarjes mes
kryeministrit dhe mbretit. Në funksion të kësaj H. Delvina i kërkoi kryeministrit që të
deklaronte bindjet e tij. Edhe kjo metodë nuk ishte e gjetur dhe pyetja ishte e pakuptimtë, pasi
shumë deputetë që ishin në atë parlament kishin votuar me zell para disa viteve pro
Republikës dhe përderisa Zogu e kishte zgjedhur si kryeministër M. Frashërin, do të thoshte
që bindjet ishin të njëjta. Këto insinuata kishin thjesht qëllimin për të krijuar mjegullnajë dhe
për të nxitur dyshime rreth qeverisë.
Më 25 janar 1936 në mbledhjen e radhës me anë të një letre M. Bushati kërkoi ndjesë
për incidentin e ndodhur dhe gabimin e bërë, të cilin sipas tij, e kishte kryer në një moment
gjaknxehtësie.478
Ky incident shërben për të evidentuar dy aspekte që kanë shoqëruar
veprimtarinë parlamentare të këtyre viteve: e para, që deputetët shqiptarë mund të shkonin të
armatosur në sallën e Kuvendit dhe kjo ishte shumë e rrezikshme; e dyta, akti i ndjesës nga
M. Bushati ishte për t’u përshëndetur pasi ai, në rastin konkret kishte dalë jashtë normave të
rregullores dhe kërkonte falje. Duhet theksuar se, në Parlamentin Shqiptar që nga janari i vitit
1925, deri në prill 1939, ky është gjesti më i rëndë që ka ndodhur. Ka pasur momente
sharjesh dhe ofendimesh personale, megjithatë edhe këto kanë qenë të rralla dhe të izoluara.
Pavarësisht ideve, interesave, debateve që kanë ndodhur, në diskutimet parlamentare nuk u
shkua deri në konfrontim fizik. Kjo tregonte se shumica e deputetëve shqiptarë të kohës ishin
të kujdesshëm, në qëndrimet ndaj njëri-tjetrit dhe në funksion të respektimit të ambientit
parlamentar.
Interpelanca ndaj qeverisë vazhdoi dhe më 25 janar 1936, por me disa ndryshime.
Deputeti H. Delvina pas incidentit të ndodhur, i zbuti tonet, duke hequr dorë nga pyetjet
provokuese, dhe kaloi në gjëra konkrete. Ai kërkoi që qeveria të bashkëpunonte me
parlamentin për ligjin e nëpunësve dhe të merrte masa për zonat e jugut, të cilat ishin duke
vuajtur nga uria. Deputetë të tjerë kërkuan të njiheshin me masat e qeverisë, për ndalimin e
librave me përmbajtje të ndaluar, për lidhjet e saj me gazetën “Koha e Re”, dhe për masat që
ajo do të merrte për instalimin e emigrantëve shqiptarë. Një fakt interesant ishte koha, kur M.
Frashëri, do të merrte fjalën për t’u përgjigjur. Në këtë moment nga ana e dëgjuesve në lozhat
e parlamentit ka pasur duartrokitje për të, gjë e cila solli kundërshtime të deputetëve dhe me
urdhër të kryetarit personat në fjalë u nxorën jashtë salle. Kryeministri në përgjigjet e tij ishte
deri diku komod, pasi shumë prej pyetjeve të bëra nuk kishin lidhje me programin e qeverisë
së tij. Ai theksoi se, populli vetë e kishte etiketuar qeverinë e tij si liberale dhe po vetë populli
kishte kërkuar leje, për të bërë mitingje mbështetëse dhe se, “qeveria nuk mund të ndalonte
popullin, të falenderonte mbretin për krijimin e qeverisë së re”.479
Gjatë kësaj interpelance u evidentua edhe qëndrimi i qeverisë ndaj shtypit.
Kryeministri e pranoi mbështetjen që kishte dhënë për gazetën “Koha e Re”, por në
momentin kur ajo kishte shkruar kundër parlamentit, kjo mbështetje kishte rënë. Duke i
kujtuar H. Delvinës se në kinema “Nacional”, kur kishte bërë takimin me tregtarë dhe esnafë
të kryeqytetit, kishte qenë bashkë me të, ai nuk kaloi pa atakuar organe të shtypit duke
theksuar se, fjalët e thëna aty ishin shtrembëruar nga drejtuesit e një gazete (gazeta “Besa”-
B.B.). Gjithashtu, ai preku disa probleme të mprehta për shoqërinë shqiptare. Kështu, për
478
AQSH, F. 146, V. 1935, D. 51, fl. 53. 479
Po aty, fl. 55.
74
emigrantët do të bëheshin të gjitha përpjekjet që të sistemoheshin, pavarësisht se fondi për ta
ishte gjetur i shpenzuar. Për ligjin e nëpunësve, qeveria ishte duke punuar dhe shumë shpejt
do të paraqiste propozimet e saj. Misri për të vobektët do të blihej nga jashtë dhe nuk do të
rritej çmimi. M. Frashëri nuk harroi të demonstrojë para deputetëve autoritetin e tij dhe të
personit që e kishte deleguar duke deklaruar se, “kush jam unë e di ai që më ka dhënë
dekretin. Ai më njeh mua dhe na njeh të gjithëve”.480
Me këto fjalë ai u dha një mesazh të
drejtpërdrejtë deputetëve, për t’i kujtuar ata, që kishte akoma përkrahjen e mbretit. Megjithatë
debati nuk u ndalua këtu.
Interpelanca ishte e përgatitur mirë dhe deputetët përdorën për këtë edhe ankesat e
ardhura nga populli. Ata kërkuan shpjegime se pse do të instaloheshin emigrantë në fushën e
Elbasanit që ishte kullotë? Përgjigjja ka qenë se kjo tokë ishte pasuri komunale dhe Drejtoria
e Reformës Agrare kishte të drejtë ta merrte në bazë të ligjit. Në interpelancë u përfshinë dhe
raportet ndërkombëtare duke kërkuar nga qeveria se çfarë do të bëhej me traktatet tregtare të
nënshkruara nga qeveritë e mëparshme me disa shtete. Nga disa deputetë u kërkua shkëputja
e dy traktateve, me Çekosllovakinë dhe Jugosllavinë, sepse Shqipëria jo vetëm nuk kishte
përfituar por kishte pësuar dëme ekonomike. Përgjigjja e Dh. Beratit ka qenë se, traktatet nuk
mund të shkëputeshin vend e pa vend pasi, duheshin studiuar mirë pasojat ekonomike dhe
politike që mund t’i vinin vendit. Qeverisë i është kërkuar llogari edhe për borxhet që
qeveritë përpara saj kishin lënë pa paguar për sipërmarrësit shqiptarë, shuma që shkonin në
600.000 fr. ari. Kryeministri deklaroi se, qeveria njihte, çdo detyrim të qeverive të
mëparshme dhe borxhet do të paguheshin.481
Kjo interpelancë ishte një risi në zhvillimet politike shqiptare. Ishte hera e parë gjatë
viteve të monarkisë, kur një qeveri që sapo kishte mbushur tre muaj në pushtet, gjendej në një
situatë të tillë në parlament. Nuk kishte ndodhur më parë që një qeverie t’i kërkohej llogari
kaq shpejt dhe për më tepër dhe për shumë gjëra që nuk ishin pasojë e veprimeve të saj.
Gjithashtu, ishte po hera e parë, kur deputetët po zbatonin lirshëm dhe me përpikmëri të
gjitha hapësirat që iu jepte Statuti dhe rregullorja në lidhje me interpelancën ndaj një qeverie.
Pavarësisht synimit, debateve, nivelit të pyetjeve etj., ky ishte një zhvillim pozitiv për
shoqërinë shqiptare të kohës. Kjo pasi qeveria për t’i bërë ballë presionit, duhej të bëhej më e
përgjegjshme për punën e saj dhe kjo do të ndikonte në zhvillimin e vendit. Gjithashtu, për të
siguruar mbështetje ajo, do të bënte tolerime ndaj shtresave të caktuara të shoqërisë dhe kjo
do të nxiste debatin politik dhe publik, ç’ka përsëri do të ishte në të mirë të vendit.
Beteja midis qeverisë dhe parlamentit sapo kishte filluar. Deputetët nuk u mjaftuan
vetëm me kërkesa për qeverinë dhe me diskutime kundër saj, por kaluan në veprime
konkrete. Më 5 shkurt 1936, qeveria paraqiti në parlament, një projektligj mbi pezullimin e
ekzekutimeve dhe shtyrjen e afateve të pagesës, të përfshira në ligjin mbi shpronësimin e
detyruar më datë 12 mars 1935. Në vetvete kjo ishte një nismë pozitive, pasi parashikohej
lehtësimi i borxhlinjve duke e shtyrë një vit konfiskimin e pasurisë së paluajtshme, për shkak
të borxheve të tyre. Gjithashtu, pagesa ishte caktuar që të bëhej me dy këste. Projektligji ishte
pranuar pa bërë asnjë ndryshim edhe nga Këshilli i Shtetit. Pas shumë diskutimeve ai u hodh
në votim duke marrë vetëm 13 vota pro, dhe u rrëzua. Ky ishte një mesazh, që qeveria nuk e
480
Po aty, fl. 54-58. 481
Po aty, fl. 59-74.
75
kishte tashmë shumicën në parlament dhe se lëvizja kundër saj kishte filluar të organizohej
dhe ishte forcuar.482
Përplasjet mes qeverisë dhe deputetëve përveç parlamentit, u pasqyruan edhe në
shtypin e kohës, kryesisht në dy gazeta “Arbëria” dhe “Besa”. Kjo e fundit kishte pronar A.
Dibrën dhe drejtor F. Rusin. Bordi që e financonte ishte i përbërë nga A. Mati, J. Hurshid, H.
Roji etj. Këta thirreshin të gjithë me emrin “besaxhinjtë”. Ky ishte grupi i konservatorëve të
vjetër, njerëz të pasur dhe të pushtetshëm. A. Mati ishte njeriu më i afërt i Zogut. Gazeta
“Arbëria” kishte si drejtor-pronar Nebil Çikën, i cili në shkrimet e tij mbronte qeverinë e M.
Frashërit. Këto përplasje në vetvete përfaqësonin dy grupime të mëdha që ishin vënë përballë
njëri-tjetrit. Përballja e tyre kishte filluar përpara se të vinte qeveria e M. Frashërit dhe me
ardhjen e saj ajo u shtua. “Besaxhinjtë” ose “të vjetrit” e mbronin regjimin në mënyrë
tërësore. Ata mbronin si monarkinë ashtu edhe institucionet e tjera të saj. Përballë tyre u
vendosën grupi i “të rinjve”, të cilët lavdëronin monarkinë por kritikonin qeveritë e shkuara
dhe parlamentin. Duke marrë anën e qeverisë së re e të monarkisë, ata kritikuan “të vjetrit”
duke i quajtur si një aristokraci orientale që kishte penguar zhvillimin e përparimin e
vendit.483
Duhet theksuar se përplasja mes këtyre dy grupimeve u evidentua fort në këto
gazeta, ku u zhvillua një luftë e ashpër deklaratash dhe opinionesh për sa kohë qëndroi në
pushtet qeveria e M. Frashërit. Por, edhe pas ikjes së saj ajo vazhdoi, duke marrë të tjera
dimensione me shfaqjen e rrymave të reja.
Duke i paraprirë situatës së krijuar qeveria filloi të marrë masa për të forcuar pozitat e
saj. Në vitin 1936 mbaronte mandati i deputetëve dhe do të zhvilloheshin zgjedhje të reja. Më
përpara në të gjitha rastet e zgjedhjeve, qeveritë i kishin kontrolluar ato dhe gjithmonë kishin
fituar kandidatët pro saj. Ishte hera e parë gjatë monarkisë, kur kundërshtarë të qeverisë, ishin
një shumicë e madhe e deputetëve. Në këtë situatë ajo përballej me dy probleme; së pari, nuk
e kishte të sigurtë se kush mund të ishin kandidatët për deputetë dhe se si do të ishin
zhvillimet e mëtejshme; së dyti, siç kishte ndodhur rëndom edhe më përpara, ekzistonte
mundësia që deputetët ekzistues të rikandidonin përsëri dhe të rizgjidheshin. Në të gjitha
zgjedhjet e bëra përpara, Ministria e Brendshme kishte kërkuar informacione mbi kandidatët
e mundshëm dhe kishte dhënë edhe udhëzimet përkatëse. Kjo ishte një gjë normale për
kohën. Duke qenë se deputetët kundërshtarë e dinin këtë, madje disa prej tyre e kishin bërë
vetë këtë veprim, morën masa të merrnin informacione mbi çdo lëvizje sekrete që mund të
bënte qeveria në këtë drejtim. Kjo nuk do të ishte shumë e vështirë për ta, pasi qeveria nuk
kishte mbushur akoma një vit në pushtet dhe në shumë institucione, kuptohet që, ata kishin
akoma njerëzit e tyre të besuar.
Deputetët kundërshtarë të qeverisë, në arritjen e qëllimeve të tyre rrezikuan, duke
nxjerrë edhe dokumente që përbënin sekret shtetëror. Për këtë ata përdorën organin e tyre,
gazetën “Besa”. Më 12 gusht 1936, ajo dha lajmin se Ministria e Brendshme kishte dy muaj
që u kishte dërguar një qarkore prefekturave, ku iu kërkonte që të dërgonin informacione në
lidhje me cilësitë që zotëronin kandidaturat e mundshme për deputet. Njoftimi ishte bërë pa
dhënë detaje të tjera. Ky publikim solli fillimin e një lufte deklaratash mes gazetave
“Arbëria” dhe “Besa”, duke e akuzuar njëra - tjetrën për shpifje. Pas kësaj, gazeta “Besa” më
482
Po aty, fl. 262-263. 483
Viron Koka, Rrymat e mendimit politiko-shoqëror në Shqipëri në vitet 30-të të shekullit XX-të, (Tiranë:
Akademia e Shkencave të Shqipërisë, 1985), 20.
76
25 gusht 1936, botoi të plotë tekstin e qarkores, ku ishte shkruar se, “meqenëse po afrohej
koha e zgjedhjeve kërkohej nga prefektët që të hetonin dhe të lajmëronin mbi zhvillimet që
priteshin për zgjedhjet dhe cilët ishin kandidatët në qark që aspironin për t’u bërë deputetë
dhe influencën që ata mund të kishin në atë qark”.484
Në pamje të parë këto udhëzime ishin
normale për sistemin politik të kohës dhe ishin dhënë edhe më përpara në çdo rast zgjedhjesh.
E veçanta e kësaj, ishte publikimi i një dokumenti sekret shtetëror.
Botimi i këtij lajmi solli shqetësime në institucionet e larta drejtuese të shtetit. Mbreti
thërriti ministrin e Brendshëm E. Toton dhe i kërkoi që të zbulonte se, kush e kishte nxjerrë
sekretin shtetëror. Për këtë E. Toto kërkoi në takim A. Dibrën. Për të zbuluar të vërtetën ai
përdori një mënyrë jo të zakonshme, duke vënë në tavolinë dy pistoleta, duke kërcënuar që
ose do të vriteshin, ose do të dilte e vërteta. Pas kësaj Dibra rrëfeu që qarkoren ia kishte
dhënë A. Mati.485
Botimi i qarkores sekrete ishte një veprim i hapur i deputetëve kundër
qeverisë. Ata e bënë me vetëdije këtë, pasi ishte e kuptueshme se do të zbulohej se kush e
kishte bërë. Qëllimi ishte që qeveria të diskreditohej publikisht për veprimet e saj dhe të
krijohej një shkëputje mes saj dhe mbretit. Gjithçka ishte menduar mirë, sepse personi që u
akuzua A. Mati, kurrë nuk e mohoi akuzën dhe nga ana tjetër, duke qenë njeriu më i afërt i
Zogut, ishte i vetmi që mund të merrte guximin për ta bërë një gjë të tillë. Ndaj tij nuk u mor
asnjë masë. I vetmi veprim që mundi të bëjë qeveria ishte mbyllja e gazetës “Besa”. Nga
mënyra se si rrodhën ngjarjet dhe nga mosmarrja e ndonjë mase për asnjë nga autorët e
nxjerrjes së sekretit shtetëror, u kuptua që deputetët që kundërshtonin qeverinë po fitonin
terren çdo ditë e më tepër dhe indirekt po përkraheshin edhe nga A. Zogu.
Legjislatura e Dytë e parlamentit i kishte mbaruar katër sesionet e saj, por nuk i kishte
mbushur akoma katër vitet kalendarike. Këtë moment tentuan ta shfrytëzonin të dy palët.
Qeveria ishte e interesuar që parlamenti të mbyllej, sepse në këtë mënyrë, ajo do ta kishte më
të thjeshtë të kontrollonte zgjedhjet. Deputetët kundërshtarë të qeverisë ishin të interesuar që
parlamenti të vazhdonte punën, sepse kështu ata, do ta kishin nën kontroll qeverinë dhe do ta
çonin atë drejt dështimit. Mbyllja ose zgjatja e sesionit parlamentar ishte në dorë të mbretit.
Në këtë rast ai mbajti anën e deputetëve të shumicës konservatore, duke dekretuar shtyrjen e
sesionit parlamentar me një muaj. Më 15 tetor 1936 filloi punën sesioni i pestë, plotësues i
legjislaturës së dytë. Duke qenë se situata politike mes qeverisë dhe parlamentit ishte e
tensionuar, Zogu publikisht u mundua ta zbusë. Këtë e demonstroi në mesazhin e tij me rastin
e hapjes së sesionit shtesë, ku transmetoi nevojën e ruajtjes së balancave mes pushteteve. Si
kusht themelor për zhvillimin e vendit aty u theksua bashkëpunimi qeveri–parlament. Porosia
e tij ishte që, në jetën publike duhej të krijohej një atmosferë e plotë harmonie e bashkimi
kombëtar.486
Megjithëse në mesazh ai u kujdes që të paktën, edhe për pak kohë të përcillte
idenë e mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit, vetë zgjatja e punimeve të parlamentit, ishte
goditja e dytë që qeveria mori nga mbreti. Ky ishte sinjali që tashmë mbështetja e tij ndaj saj,
ishte drejt fundit. Megjithatë edhe qeveria përdori hapësirat ligjore për goditjen e
kundërshtarëve të saj. Më 17 tetor 1936, Ministria e Drejtësisë kërkoi heqjen e imunitetit për
deputetin A. Dibra.487
Në këtë rast kërkesa ishte për nxjerrje të sekretit shtetëror. Vlen të
484
Besa, nr. 1527, 25 gusht 1936, 1, artikulli “Qarkorja e Ministris së P. të Mbrendëshme për kandidat-
deputetë”. 485
Z. Xoxa, Kujtimet e një…, 191. 486
AQSH, F. 146, V. 1936, D. 59, fl. 3-4. 487
Po aty, fl. 18.
77
theksohet se megjithë insistimin e qeverisë, komisioni përkatës parlamentar, nuk u shpreh për
këtë kërkesë, për sa kohë kjo qeveri qëndroi në pushtet.
Me hapjen e sesionit të ri parlamentar, lufta politike mes qeverisë dhe deputetëve
kundërshtarë u zhvendos përsëri në parlament. Duke përdorur forcën e votës, ata filluan të
rrëzonin projektet e qeverisë. Më 31 tetor 1936 ajo paraqiti një dekretligj, ku ishte
parashikuar pezullimi si bashki e Zerqanit në Dibër. Në justifikimin e kërkesës, kryeministri
deklaroi se, Zerqani në Dibër nuk ishte e nevojshme që të mbetej më bashki, pasi ai kishte
vetëm 50-60 shtëpi dhe këtë rol mund ta kryente shumë mirë, nëse mbetej si komunë. Kjo u
kundërshtua nga deputetët dhe F. Rusi kërkoi që Zerqani, jo vetëm të mbetej bashki, por
duhej të merrte formën e një qyteti. Me votim propozimi i qeverisë u rrëzua.488
Rasti i
Zerqanit tregoi se deputetët filluan të rrëzonin nisma ligjore, që nuk preknin interesa të
mëdha dhe që qeveria i shikonte si të logjikshme, në funksion të buxhetit dhe planeve të saj.
Me këtë veprim, ata thjesht po i demonstronin asaj fuqinë e tyre dhe po vepronin me të gjitha
mënyrat, për ta ngushtuar në çdo mënyrë rrezen e veprimit të saj, dhe, se pas kundërshtimeve
të hapura në parlament, rrëzimit të dekretligjeve, publikimit të qarkoreve sekrete, i kishte
ardhur koha hapave të tjerë. Në funksion të rrëzimi të saj, deputetët kundërshtarë në tetor
1936, organizuan një mbledhje private ku diskutuan pakënaqësitë e tyre. Aty u vendos që të
krijohej një komision, që do të takohej me mbretin dhe do t’i shfaqte këto pakënaqësira.
Gjithashtu u diskutua edhe mendimi që të ndryshohej rregullorja e parlamentit, për sa i
përkiste interpelancave me qeverinë.489
Kjo kërkesë u bë realitet shumë shpejt. Komisioni i Lutjeve të Parlamentit paraqiti
propozimin që të bëheshin modifikime në nenin 48 të rregullores së brendshme të
parlamentit, ku kërkohej që të shkurtohej koha që qeveria, kishte për të dhënë përgjigje para
komisioneve parlamentare për vendimet që ajo kishte marrë, pas lutjeve të bëra. Më 4 nëntor
1936, Komisioni i Arsimit dhe i Rregullores së brendshme të Parlamentit paraqiti relacionin
përkatës. Ai kishte shtuar nga një paragraf në artikujt 48, 91, 97 të rregullores, në lidhje me
kontrollin që ushtronte parlamenti ndaj qeverisë, duke shkurtuar kohën e qeverisë për t’u
dhënë përgjigje komisioneve, nga një muaj në pesë ditë. Gjithashtu, koha për t’u dhënë
përgjigje pyetjeve të deputetëve, u shkurtua nga dy javë, në 24 orë në rast të afrimit të
mbylljes së sesionit. Interpelancat nga dy javë që ishte maksimumi u shkurtuan në 24 orë, ose
menjëherë, duke futur si klauzolë kërkesën e ngutshme të parlamentit, ose kohën e shkurtër
nëse ishte afruar mbarimi i sesionit. Këto ndryshime sollën reagime deputetësh pro dhe
kundër. A. Jakova deklaroi se kjo ishte e palogjikshme, sepse nuk mundej një qeveri brenda
24 orëve të përgatitej, për t’i dhënë shpjegime parlamentit. Deputetët pro ndryshimeve i
quajtën të nevojshme ato dhe u shprehën se këto, do të ishin për raste emergjente. M. Frashëri
i kundërshtoi ndryshimet, duke deklaruar që ishte shkelur thelbi i Statutit. Pavarësisht
reagimit, ndryshimet u pranuan me shumicë votash.490
Qeveria po bllokohej në të gjitha drejtimet nga parlamenti. Këtë e tregonin më së miri
ndryshimet e neneve të rregullores së tij. Vetë momenti kur u bënë ato, shërben si tregues për
këtë. Kjo rregullore ishte miratuar në vitin 1931. Pas kësaj ishin ndërruar disa qeveri dhe vetë
deputetët në diskutimet e tyre ishin shprehur që kishte pasur probleme dhe këto ndryshime
488
AQSH, F. 146, V. 1936, D. 60, fl. 27. 489
Gazeta Arbënia, nr. 406, Tiranë, 4 nëntor 1936, 1, artikulli “Prap ngatëresa?”. 490
AQSH, F. 146, V. 1936, D. 60, fl. 156-159.
78
duheshin bërë me kohë. Por, asnjëri prej tyre nuk e mori përsipër që të analizonte pse këto
ndryshime, nuk ishin bërë më përpara. Anëtarët e komisionit u treguan ndërkohë të
kujdesshëm në ndryshimet, në mënyrë që të mos cenohej Statuti, duke bërë thjesht shtesa. Në
këtë mënyrë, parlamenti siguroi të drejtën, që në çdo moment qeverinë ta gjente të
papërgatitur për çështje të ndryshme. Koha e qeverisë së M. Frashërit po mbaronte.
Më 5 nëntor 1936, ndër të tjera në parlament u diskutuan disa projektligje dhe
dekretligje të qeverisë. Në këtë mbledhje deputetët i dhanë dhe goditjen më të madhe. Si
fillim, u rrëzua me votë dekretligji mbi disa ndryshime në buxhetin e ushtrimit financiar
1936-1937, pasi nga deputetët shtimi i fondeve të kërkuara, u cilësuan si kërkesa luksi dhe
nuk i pranuan. Po në këtë mbledhje u paraqit për diskutim në parim dekretligji mbi punimin
e detyruar në rrugë, i cili kishte tre muaj që ishte dekretuar nga mbreti, në kohën kur
parlamenti kishte qenë pushim. Po ashtu qeveria paraqiti për modifikim dhe nenet 9 e 10 të
këtij dekretligji, që duhet theksuar u përdorën nga deputetët, si argumente kundër saj, duke e
kundërshtuar në disa drejtime: së pari, u kundërshtua taksa që ishte vendosur në rast se nuk
kryhej detyrimi për të punuar 10 ditë në vit, në ndërtime rrugësh. Në të vërtetë qeveria e
kishte ulur detyrimin e atyre që nuk dëshironin të punonin në rrugë nga 15 fr. ari, që kishte
qenë përpara, në 6 fr. ari në vit. Gjithashtu, ishin përjashtuar nga ky detyrim disa kategori, ku
përfshiheshin edhe ata që ishin të paaftë fizikisht. Ata që nuk dëshironin të shkonin larg për
punë, mund të paguanin 15 fr. ari dhe e shlyenin detyrimin. Pavarësisht kësaj, deputeti L.
Kareco kërkoi që taksa të ulej në 4 fr. ari për nëpunësit dhe tregtarët dhe 2 fr. ari për
punëtorët, tregtarët dhe zejtarët e vegjël; së dyti, u kundërshtua qeveria për mbrojtjen e këtij
dekretligji, pasi ajo e cilësonte si të mirë dhe funksional. Deputeti S. Toptani theksoi se,
“dekretligji përmbante disa nene që ishin shkatërrimtare për popullin”. Sipas tij, qeveria nuk
e kishte studiuar mirë këtë çështje, pasi ajo po kërkonte nga njëra anë miratimin dhe nga ana
tjetër, ndryshimin e artikujve 9 e 10 të këtij dekretligji; së treti, kundërshtarët përdorën si
justifikim kohën e shkurtër që parlamenti kishte në dispozicion, për ta studiuar çështjen.
Qeveria tentoi që të gjejë një rrugë të mesme duke insistuar që dekretligji të pranohej në
parim dhe të diskutohej për mangësitë në komision. Këtë e kundërshtoi M. Kaso pasi sipas tij,
dekretligji kishte hyrë në veprim, që ditën e dekretimit. Ai u shpreh se për shkak të kohës së
pamjafueshme për diskutim, ky dekret duhej rrezuar pasi kishte efekte të dëmshme për
popullin dhe pritja deri në mbledhjen e parlamentit të ri kërkonte shumë kohë, dhe kjo do të
sillte pasoja.491
Duhet theksuar se në këtë rast, në parlament u shfaqën deputetë pro qeverisë, madje
edhe nga ata që njiheshin si kundërshtar të hershëm të saj. Ndryshe nga qëndrimet e mbajtura
përpara J. Erebara në këtë rast ka qenë dakord që, dekretligji të pranohej në parim dhe të
shkonte në komision për diskutim. Po ashtu dhe K. Radovicka u shpreh pro dekretit dhe nga
ana tjetër, akuzoi të pasurit për mospagim detyrimesh dhe nxjerrje të pasurisë jashtë vendit.
Në përfundim të diskutimeve, qeveria kërkoi një pushim për të vendosur për qëndrimin e saj.
Pas mbledhjes së bërë në një nga ambientet e parlamentit, M. Frashëri deklaroi përpara
deputetëve se, dekreti kishte dispozita lehtësuese dhe jo rënduese, dhe se qeveria nuk
pranonte uljen e sanksioneve. Ai përfundoi duke thënë se pranimin e këtij dekreti e shikonin
491
Po aty, fl. 251-257.
79
si çështje besimi ndaj qeverisë dhe kërkoi votim nominal, që të ndahej “shapi nga sheqeri”.492
Votëbesimi pas kësaj kërkese, u shty për të nesërmen.
Më 6 nëntor 1936, parlamenti në mbledhjen e tij pati si rend dite votimin e dy
dekretligjeve të rrugëve dhe çështjen e votëbesimit të kabinetit. Duke qenë se qeveria,
trajtimin e këtyre dy dekreteve e kishte vënë si kusht besimi ndaj saj, atëherë votimi u cilësua
si votëbesim për qeverinë. Pas votimit të bërë rezultoi që nga 42 pjesëmarrës, 36 vota ishin
kundër, 3 vota pro dhe 3 vota abstenim. Pro qeverisë votuan deputetët, A. Gjakova, K.
Radovicka, M. Bushati dhe abstenuan deputetët F. Dishnica, T. Mborja, V. Avrami. Pas
rezultatit të votimit, dy deputetë kërkuan shpjegimin e votës së tyre. A. Beça dha tre arsye për
votën kundër: e para, qeveria nuk kishte zgjidhur problemin e instalimit të emigrantëve në
fushën e Elbasanit, pasi kishte zënë kullotën e cila përdorej nga banorët; e dyta, Ministria e
Arsimit kishte hequr profesorë nga shkollat e qytetit të Elbasanit dhe i kishte dërguar në
fshatra me justifikimin që ishin të paaftë. Nëse kjo ishte e vërtetë, ata duhej të ishin pushuar
nga puna; e treta ishte çështja e pazgjidhur e Normales së Elbasanit, pasi ajo ishte parashikuar
të mbyllej. Kjo kishte sjellë protesta dhe ishin internuar njerëz. Shpjegim vote kërkoi dhe J.
Erebara. Ai deklaroi se kishte pasur shpresa të mëdha, “por qeveria nuk kishte bërë asgjë”.
Në përfundim të kësaj mbledhjeje, M. Frashëri tregoi vlerat e tij të politikës liberale, duke
deklaruar se, e vlerësonte rregullin e mbledhjes dhe duke qenë se qeveria kishte luajtur me
letra të hapura, ishte e gëzuar që mbledhja mori këtë përfundim. 493
Ky konflikt mes qeverisë dhe deputetëve ishte provokuar me ndërmjetësimin e pallatit
mbretëror. Kjo kuptohej lehtë pasi, dekretligji që u refuzua nuk kishte ndonjë rëndësi të
veçantë. Kështu deputetët që kishin votuar njëzëri për qeverinë e M. Frashërit një vit më parë,
votuan po njëzëri për rrëzimin e saj.494
A. Zogu nuk mund të rrezikonte më me qeverinë e M.
Frashërit, për disa arsye. Së pari, ndryshe nga ç’duhej të ishte në realitet, qeveria në përplasjet
me grupin e “të vjetërve” kishte krijuar në vend një klimë politike konfliktuale. Së dyti,
ekzistonte mundësia që liria e debatit dhe e kundërshtimit që ishte lejuar nga kjo qeveri, të
kalonte nga parlamenti në popull dhe kjo mund të kthehej edhe kundër mbretit. Së treti, nga
përplasjet e ndodhura Zogu e kuptoi që pjesa konservatore në vend ishte akoma më e
fuqishme se ajo liberale dhe nuk mund të rrezikonte armiqësinë e saj. Së katërti, në vend gjatë
periudhës së kësaj qeverie ishin lejuar të krijoheshin shoqëri punëtorësh të cilat filluan të
organizonin greva për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Në fillim të vitit 1936 nën drejtimin e
shoqërisë “Puna”, punëtorët e naftës filluan greva kundër shoqërisë AIPA. Në shkurt të vitit
1936 organizuan grevë zejtarët e Korçës, me të cilën u bashkuan dhe nxënësit e Liceut. Në
tetor të vitit 1936 në Elbasan shpërthyen demonstrata kundër shpërnguljes së Shkollës
Normale në Shkodër. Demonstratat ishin të fuqishme dhe u shtypën me forcë.495
Kjo ishte
sirenë alarmi për shtresat konservatore, sepse rrezikohej pushteti i tyre dhe ata nuk mund të
toleronin më një qeveri që, nuk po e zgjidhte këtë situatë. Prandaj, bashkë me ta edhe mbreti
nuk mund të rrezikonte më tepër.
Në paraqitjen e kërkesës për dorëheqje tek mbreti, M. Frashëri si arsye kryesore
evidentoi moskalimin e dekretligjit për punimin e detyruar në rrugë. Sipas tij, qeveria nuk
492
Po aty, fl. 257-259. 493
Po aty, fl. 315-317. 494
T. Zavalani, Histori e Shqipnis…, 201. 495
Historia e Popullit Shqiptar…,337-338.
80
mund të hiqte dorë nga ky dekret, pasi ishte shumë i mirë dhe megjithëse u tregua e gatshme
për të bërë ndryshime në komision, parlamenti nuk e pranoi. Kjo e shtyu atë të kërkonte
votëbesimin, të cilin parlamenti nuk ia dha. Zogu e pranoi dorëheqjen dhe falënderoi M.
Frashërin e qeverinë për aktivitetin dhe energjinë e treguar, pasi kishte vepruar me nder dhe
ndërgjegje.496
Eksperimenti liberal në Mbretërinë Shqiptare mori fund. Përveç reformave që u
ndërmorën në atë pak kohë të kësaj qeverie, kjo shërbeu edhe për të demonstruar disa situata
politike që nuk kishin ndodhur më përpara, gjatë kohës së monarkisë. Ishte hera e parë, kur
që nga viti 1925 në Parlamentin Shqiptar, situata për pak sa nuk kaloi në përdorimin e armëve
të zjarrit. Gjithashtu në periudhën e kësaj qeverie, u zhvilluan debate të ashpra mes
deputetëve dhe anëtarëve të saj, duke sjellë një acarim të situatës politike. M. Frashëri për
herë të parë vendosi rregullin e votëbesimit të një qeverie nga deputetët, pasi kishte kaluar
disa kohë në pushtet. Ky ishte një element demokratik, i vetmi dhe i fundit i këtij lloji, i
ndërmarrë nga ndonjë qeveri shqiptare që nga viti 1925. Parlamenti Shqiptar shfrytëzoi në
maksimum të gjithë hapësirën ligjore që kishte në dispozicion, për kontrollin e një qeverie.
Kjo ishte qeveria e vetme mbretërore që u rrëzua me votë nga deputetët. Të gjitha të tjerat,
ose kishin dhënë dorëheqjen vetë, ose ishin shkarkuar nga mbreti. Pra, megjithëse kjo qeveri
qëndroi pak në pushtet, me mënyrën e largimit të saj, i transmetoi shoqërisë shqiptare disa
procedura demokratike, që nuk kishin funksionuar më parë. Pas këtij eksperimenti, mbreti u
rikthye përsëri tek mbështetësit e tij të vjetër. Më 9 nëntor 1936, ai dekretoi formimin e
qeverisë së re me kryeministër K. Kotën.497
Kjo ishte qeveria e fundit mbretërore që me pak ndryshime zgjati deri më 7 prill 1939.
Gjatë kësaj periudhe ajo ka pasur këtë përbërje: K. Kota Kryeministër dhe përkohësisht
ministër i Punëve Botore dhe deri më 23 mars 1937 ministër i Ekonomisë Kombëtare, Th.
Orolloga ministër i Drejtësisë deri më 12 prill 1938 dhe F. Shatku më 31 maj 1938 e në
vazhdim, E. Libohova ministër i Punëve të Jashtme, M. Juka ministër i Punëve të Brendshme,
K. Thaçi ministër i Financave, F. Shatku ministër i Arsimit deri më 31 maj 1938, pas tij A.
Dibra, T. Toçi ministër i Ekonomisë Kombëtare më 23 mars 1937 deri në maj 1938. Në vend
të tij nga 31 maji 1938, Rr. Gera.498
Me rastin e dekretimit, mbreti porositi K. Kotën që, në
aktivitetin e qeverisë së tij, duhej t’i kushtonte rëndësi punëve botore, disiplinimit dhe
rregullimit të arsimit kombëtar, që buxheti të normalizohej dhe të balancohej, të nxitej
ndjenja kombëtare dhe të edukoheshin të rinjtë me frymën perëndimore.499
A. Zogu ishte
kthyer tek besnikët e vjetër. K. Kota ishte një ndër ta dhe për këtë, kishte dhënë prova shumë
herë. Përveç kësaj duke qenë se zgjedhjet për deputetë ishin afër, për të pasur një rezultat të
sigurtë për përkrahësit e tij, Zogu kishte rikthyer në pushtet si ministër të Brendshëm,
“specialistin e tyre”, M. Jukën.
Kryeministri K. Kota u paraqit për të marrë votëbesimin në parlament më 10 nëntor
1936. Ndër të tjera ai deklaroi se, do të punonte me ndërgjegje të pastër patriotike dhe drejtësi
shembullore. Do të ruheshin marrëdhënie të mira me fqinjët dhe sidomos “me aleaten e
madhe Italinë”, në arsim do t’i kushtohej rëndësi rritjes së ndërgjegjes kombëtare, do t’i
496
AQSH, F. 150, V. 1936, D. I-446, fl. 2, 5. 497
10 vjet Mbretni…,74. 498
K. Dervishi, Kryeministrat dhe ministrat…, 24. 499
AQSH, F. 150, V. 1936, D. I-446, fl. 6/1.
81
kushtohej vëmendje zhvillimit të tregtisë dhe ekonomisë kombëtare, do të zhvillohej
xhandarmëria dhe ushtria. Ai premtoi gjithashtu se, do të ushtrohej kontroll mbi organizmat
komunalë, në mënyrë që të ishin rezultativë, se do të kishte kujdes në përzgjedhjen e
personelit të gjykatave në mënyrë që vendimet të ishin më të drejta dhe më të shpejta.
Deputetët krahas vlerësimeve për kryeministrin dhe ministrat e kabinetit, kërkuan nga qeveria
që të ndërhynte për të rregulluar situatën e brendshme, pasi ishte vënë re se po krijoheshin
ndarje fetare dhe kulturore. Gjithashtu, ajo duhej të merrte masa ndaj personave që kishin
shfaqur ide komuniste.500
Në momentin e votëbesimit të kësaj qeverie ka ndodhur një surprizë. Nga 44
pjesëmarrës në votim, 43 vota ishin pro, 1 kundër.501
M. Bushati votoi kundër saj. Ishte hera e
parë dhe e vetme, që një deputet nuk i dha besimin një qeverie të re mbretërore. Duhet
theksuar se, raportet e parlamentit me këtë qeveri kanë qenë të mira dhe në kuadrin e
bashkëpunimit të ndërsjellë u ndërmorën disa reforma. Nga ana tjetër, vlen të evidentohet se,
parlamenti nuk i vuri asnjëherë në zbatim ndaj kësaj qeverie, ndryshimet që u bënë në
rregulloren e tij me aq nxitim, në kohën e qeverisë së M. Frashërit.
2.4. Miratimi i Kodit Tregtar
Siç e kemi trajtuar në hyrje të këtij punimi shteti shqiptar kishte bërë një hap të madh
përpara me miratimin e Kodit Penal dhe atij Civil. Këto zhvillime pozitive ishin bërë në
kujdesin e A. Zogut. Duke qenë se populli shqiptar kishte një prapambetje të trashëguar, ku
pjesa më e madhe e vendit ishte qeverisur nga ligjet osmane dhe një pjesë e vogël ishin
qeverisur nga kanunet lokale, në raport me ligjet e reja përparimtare, ekzistonin dy vështirësi
të mëdha. Së pari, për shkak të goditjes së zakoneve shekullore, do të ndeshnin në
kundërshtimin e pjesëve të caktuara të shoqërisë shqiptare, gjë e cila u pasqyrua edhe tek
ligjvënës të caktuar, gjatë miratimit të tyre, por që u kapërcye. Së dyti, këto ligje të reja do të
ndeshnin probleme, në zbatimin e tyre në terren. Pas miratimit të Kodit Civil, problem i
rëndësishëm për qeverinë shqiptare, ishte mënyra se si do të pritej në popull. Në funksion të
kësaj, Ministria e Brendshme mori masa paraprake përpara datës së hyrjes në zbatim të tij.
Më 26 mars 1929, në një qarkore drejtuar prokurorëve, gjyqtarëve, prefekturave,
nënprefekturave dhe bashkive iu kërkohej që, me rastin e hyrjes në fuqi me 1 prill të Kodit të
ri Civil, çdo organ publik dhe populli duhet të shfaqnin kënaqësinë për këtë datë historike me
të cilën zhdukeshin përgjithnjë institucionet civile të vjetra, të trashëguara nga regjimi i huaj.
Po aty përcaktohej që, shfaqja e kënaqësisë duhej të bëhej me anën e telegrameve nga të
gjitha institucionet publike, por edhe nga kleri. Telegramet e falënderimit do t’i dërgoheshin
mbretit në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për veprën e madhe që kishte bërë.502
Kjo tregonte
se Zogu, kishte marrë masa që ky kod i rëndësishëm të pritej mirë në popull. Pavarësisht
mënyrës se si do të realizohej, kjo ishte një nismë që meritonte vlerësim. Në regjimin
monarkik të A. Zogut, siç do të evidentohen gjatë punimit, kanë ekzistuar shumë elementë, që
nuk kishin lidhje me vlerat e qytetërimit perëndimor. Por, këmbëngulja e tij për miratimin e
kodeve të reja dhe në insistimin e pranimit të tyre, treguan se një nga synimet e tij,
500
AQSH, F. 146, V. 1936, D. 60, fl. 327-332. 501
Po aty, fl. 333. 502
AQSH, F. 152, V. 1929, D. 2, fl. 3.
82
pavarësisht pengesave të ndryshme, ishte që Shqipëria të orientohej drejt Perëndimit dhe të
largohej nga prapambetja shumëshekullore e saj.
Në lidhje me reagimin e shtresave të caktuara të popullsisë, vlen të theksohet një e
vërtetë për të cilën është folur pak. Siç e kemi evidentuar, pika të veçanta të këtyre kodeve
kishin goditur të gjitha besimet. Por, reagimi kryesor erdhi nga katolikët, sidomos për Kodin
Civil dhe kjo u kuptua nga qëndrimi që mbajtën disa deputetë në parlament. Kjo shërbeu që
katolikët, të etiketoheshin si kundërshtarët kryesorë. Në të vërtetë, pika të caktuara të këtij
kodi u kundërshtuan edhe nga besimtarë myslimanë, pavarësisht që drejtuesit e tyre nuk
dolën hapur. Kjo rezulton nga dokumentet zyrtare të kohës. Shembulli konkret ishin
përgjigjet e ardhura nga disa prefektura pas qarkores së Ministrisë së Brendshme, të 26 marsit
1929. Kështu, prefektura e Shkodrës më 16 prill 1929 raportonte që, pas ndërhyrjeve
indirekte ishte arritur që të bëheshin 23 telegrame mirënjohje por fatkeqësisht nuk i ishin
përgjigjur kësaj thirrjeje komunitetet katolike dhe myslimane.503
Më 10 dhjetor 1928 me rastin e hapjes së Parlamentit të parë të monarkisë, në
mesazhin e tij mbreti përcaktoi dhe detyrat për qeverinë ku, ndër të tjera kërkoi që të tregohej
kujdes, në miratimin e kodeve të reja.504
Ky ishte një sinjal pozitiv dhe shërbente për të
kuptuar se reformat e nisura do të përparonin më tej në Monarkinë Shqiptare. Shqipëria
kishte nënshkruar marrëveshje dhe traktate ekonomike me shumë vende. Me vendosjen e
monarkisë dhe masat e marra, në vend filloi të forcohej shtresa e borgjezisë vendase, ku një
nga fushat kryesore të veprimit të saj ishte ajo e tregtisë. Deri në këtë kohë si burim i së
drejtës tregtare shqiptare kishte shërbyer Kodi Tregtar tokësor i miratuar më 28 korrik 1850
bashkë me shtojcën e datës 30 prill 1860 dhe Kodi Tregtar Detar i 1 gushtit 1863. Të dy këto
kode e kishin bazën nga Kodi Tregtar francez i vitit 1807.505
Këto ishin të trashëguara nga
Perandoria Osmane, pasi ishin përdorur nga ajo. Zhvillimi i vendit, shtimi i raporteve me
jashtë dhe evoluimi i marrëdhënieve tregtare, sollën si domosdoshmëri hartimin e një Kodi të
ri Tregtar.
Gjatë periudhës republikane detyrën për përgatitjen e kodeve të reja e kishte kryer
komisioni ligjpërgatitës, i krijuar në vitin 1926. Pas shpalljes së monarkisë, detyra e hartimit
të kodeve sipas Statutit Themeltar, më 31 mars 1929 i kaloi Këshillit të Shtetit dhe ky si
vepër të parë legjislative hartoi Kodin Tregtar.506
Ai u hartua sipas një projektkodi tregtar
italian, i emërtuar “Projekti Vivante”, por disa dispozita të tij u morën nga një kod tregtar
italian i vitit 1882.507
Pas përfundimit të tij, Këshilli i Shtetit e paraqiti përpara deputetëve
më 4 prill 1931. Deputeti i vetëm që foli ishte H. Delvina, i cili deklaroi se, me hartimin e
këtij kodi pothuajse u plotësua legjislacioni shqiptar. Ai u pranua në parim dhe iu referua
Komisionit të Drejtësisë.508
Pas shqyrtimeve që ai bëri, Kodi Tregtar dhe ligji për zbatimin e
tij, u paraqitën në parlament për diskutim më 26 tetor 1931. Komisioni kishte pranuar në
bllok kodin e përgatitur nga Këshilli i Shtetit, vetëm se kishte bërë një ndryshim në datën kur
do të hynte në fuqi, pasi Këshilli gjatë miratimit të tij kishte parashikuar fillimin e vitit 1931.
Meqenëse do të kërkohej kohë për procedurat e diskutimit dhe për t’i dhënë kohë tregtarëve
503
Po aty, fl. 6. 504
AQSH, F. 150, V. 1928, D. I-22, fl. 3. 505
Shqipenija me 1937, Vellimi I…, 96. 506
Po aty…, 97. 507
Historia e Popullit Shqiptar…, 297. 508
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 92, fl. 210.
83
dhe gjyqtarëve për ta studiuar dhe përgatitur për aplikimin e tij, komisioni vendosi datën 1
janar 1932 për hyrjen në fuqi të Kodit Tregtar dhe ligjit për aplikimin e tij.509
Duhet theksuar se ndryshe nga kodet e tjera, deputetët kanë qenë më të shpërndarë në
qëndrimet e tyre, për sa i përket përmbajtjes së këtij kodi. Ministri i Drejtësisë, M. Tutulani
ka bërë një shpjegim të kodit, duke argumentuar dhe prejardhjen e tij. Ai deklaroi se, kodi që
kishte pasur përpara Shqipëria, ishte i mbështetur tek kodi i vjetër francez, por që kishte
shumë të meta dhe Këshilli i Shtetit adoptoi një të ri, që kishte në bazë teoritë e prof.
Vivantes. Sipas tij, ky kod do t’u jepte marrëdhënieve tregtare një zhvillim të gjithanshëm.
Për t’u dhënë kohë më tepër organizmave dhe shtresave shoqërore, që do të kishin të bënin
me të, kërkoi që të shtyhej afati dhe ai të hynte në veprim më 1 prill 1932.510
Duke qenë se
komisioni nuk kishte ndërhyrë fare për të bërë ndryshime, deputetë të caktuar kërkuan që ai të
kthehej përsëri në komision për t’u riparë dhe për ato gjëra që nuk i përshtateshin vendit,
qeveria t’i ndryshonte duke sjellë një ligj tjetër. Madje I. Xhindi u shpreh se, “jam i mendimit
të kthehet në komision e të lexohet me kujdes se më duket, është bërë një raport pa u lexuar
fare”.511
Deputetë të tjerë e vlerësuan kodin si modern, i huazuar prej shteteve më moderne
dhe që ishte shumë i domosdoshëm për zhvillimin e vendit. Sipas tyre, mungesa e tij kishte
krijuar pengesa në Shqipëri, për ardhjen e kapitaleve të huaja.512
Deputeti J. Erebara u shpreh
kundër, duke përdorur si argument prapambetjen që ekzistonte në shoqërinë shqiptare. Ai
theksoi se, tregtarët shqiptarë nuk mund të vepronin mbi bazën e këtij kodi, pasi vendi kishte
tregtarë që nuk dinin të shkruanin, jo më të mbanin regjistra dhe në vend që ta ndihmonte
tregtinë, ky kod do ta dëmtonte atë, duke sjellë mbylljen e dyqaneve. Përveç këtyre ai
parashikonte vështirësi edhe në drejtime të tjera, pasi sipas tij, në vend nuk kishte gjykatës të
aftë që mund të aplikonin një ligj të tillë.513
Vlen të theksohet se, debatet kanë qenë të shumta
dhe deputetët u kapën fort pas çështjeve teknike. Kështu një grup deputetësh ndonëse nuk
dolën hapur kundër, shprehën rezerva për mënyrën se si ishte ndërtuar kodi dhe kërkuan që
komisioni parlamentar të ndërhynte për të bërë ndryshime. Këtyre debateve iu ka dhënë
përgjigje M. Tutulani, i cili deklaroi se kodet ishin vepra shkencore dhe që bëheshin vetëm
nga komisione teknikësh dhe nuk ishte një punë që mund ta bënte parlamenti. Por, megjithatë
u vendos që kodi të rikthehej në komision për diskutim.514
Në vazhdimësinë e kodeve të tjera, Zogu kishte synuar të adoptonte një kod tregtar
ultramodern, shumë të hollësishëm e kompleks.515
Kjo kuptohet nga vetë procedurat e
ndjekura për hartimin e tij. Në funksion të sqarimit të deputetëve, Komisioni i Drejtësisë
thërriti më 31 tetor 1931, për të dhënë shpjegime Kryetarin e Këshillit të Shtetit M. Frashërin
dhe ministrin e Drejtësisë, M. Tutulanin. Në shpjegimet e tij, M. Frashëri ndër të tjera
deklaroi se, kapitujt e Kodit Tregtar që i përkisnin tregtarëve, tregtisë së përgjithshme,
mbajtjes së librave tregtarë, shoqatave dhe falimentos ishin marrë prej kodit tregtar italian.
Pjesa e kambialeve ishte formuluar në mbledhje të posaçme me juristë nga shtete të
zhvilluara në Bruksel. Kjo ishte adoptuar nga Lidhja e Kombeve, e cila ia kishte paraqitur
qeverisë shqiptare për ratifikim. Këshilli i Shtetit e kishte pranuar dhe kështu ishte plotësuar
509
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 94, fl. 113. 510
Po aty, fl. 114. 511
Po aty, fl. 114. 512
Po aty, fl. 116. 513
Po aty, fl. 115. 514
Po aty, fl. 117-119. 515
Roberto Morozzo della Rocca, Kombësia dhe feja në Shqipëri, (Tiranë: Eleni Gjika, 1994),126.
84
kodi në fjalë. Pas këtij sqarimi komisioni e ka pranuar kodin pa ndryshime vetëm shtoi një
nen që saktësonte, se ai do të hynte në fuqi më 1 prill 1932. Pas kësaj, Komisioni e riktheu
për bisedim kodin në parlament më 9 nëntor 1931. Deputetët pavarësisht qëndrimeve të tyre e
kishin të qartë nga procedurat e miratimit të kodeve të tjera, se nuk mund të ndryshohej, pasi
procedura e pranimit të tij në parim, që ishte bërë nga të gjithë deputetët, në bazë të Statutit e
përjashtonte ndryshimin e tij në këtë moment. Kjo solli që kodi të pranohej përfundimisht me
vota unanime.516
Më 21 nëntor 1931, mbreti dekretoi Kodin Tregtar bashkë me ligjin për
aplikimin e tij.517
Ai hyri në fuqi më 1 prill 1932.
Kodi Tregtar përbëhej nga një hyrje dispozitash paraprake që kishte 4 nene, dhe 7
libra. Libri i parë, që titullohej “Personat”, ishte i ndarë në 2 pjesë dhe 14 tituj. Në këtë libër
ndër të tjera u përcaktuan dispozitat që kishin të bënin me tregtarët, organizimin dhe
funksionimin e shoqërive tregtare. Libri i dytë titullohej, “Titujt e kredisë” dhe ishte i ndarë
në tre tituj. Këtu përcaktoheshin llojet e kredive, kambialet, funksionimi i tyre dhe çeku. Libri
i tretë, “Kontratat tregtare” ishte i ndarë në 12 tituj, duke përcaktuar llojet e kontratave dhe
funksionimin e tyre, llojet e shitjeve, llogaritë bankare, sipërmarrja, risku, sigurimet dhe
mënyra e depozitimit të mallrave në magazina. Libri i katërt, “Parashkrimi” përmbante dy
kapituj ku u caktuan dispozitat e përgjithshme dhe parashkrimet e posaçme. Libri i pestë,
“Tregtia detare dhe lundrimi” përmbante 9 tituj. Në to u përcaktuan rregullat e anijeve të
lundrimit, të udhëtarëve, sigurimin, kontratat e sigurimeve, zgjidhjen e problemeve mes
anijeve tregtare, avaritë dhe kreditë e privilegjuara. Libri i gjashtë, “Falimenti” përbëhej nga
10 tituj, ku saktësoheshin hapat për deklarimin, administrimin e falimentit, mënyrat e
likuidimit të detyrimeve, pushimin e falimentit, dispozitat për falimentimin e shoqërive
tregtare, fajet respektive për arsyen e falimentit. Libri i shtatë, “Ushtrimi i padive tregtare dhe
kohëvazhdimi i tyre”, përbëhej nga 2 tituj. Në të u përcaktuan dispozita mbi sekuestrimin,
hipotekat e anijeve, parashikimet mbi çështjet detare dhe çështja e falimentit.518
Kodi Tregtar ka shërbyer si bazë solide për zhvillimin e tregtisë dhe ekonomisë së
vendit. Megjithëse, Shqipëria kishte një tregti të pazhvilluar dhe probleme të mëparshme të
theksuara me legjislacionin e kësaj fushe, ai i qëndroi kohës dhe vuri në efikasitet
marrëdhëniet tregtare. Në këtë kod gjatë viteve pasuese u bënë shumë pak ndryshime. Më 24
janar 1934, qeveria paraqiti në parlament një projektligj për ndryshimin e paragrafit të dytë të
nenit 111, të Kodit Tregtar. Në projekt ishte sanksionuar që shoqëritë tregtare do të njiheshin
ligjërisht pasi të kalonin të gjitha procedurat dhe dekretoheshin nga mbreti. Gjithashtu, ato do
të ishin të detyruara të provonin pranë Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare një kapital në të
holla prej 300.000 fr. ari. Kjo do të shërbente si garanci për të shlyer detyrimet e saj.519
Fillimisht debatet e zhvilluara, kanë qenë teknike dhe çështja kryesore e tyre ishte, nëse këto
ishin ndryshime të nenit apo vetëm shtesa të tij. Megjithatë, projekti u pranua në parim dhe u
dërgua në komision.
Më 10 shkurt 1934, Komisioni i Drejtësisë paraqiti relacionin e tij duke e pranuar
projektin, por garancinë financiare që do të paraqitej nga subjektet e kishte rritur në 600.000
fr. ari. Debatet u rikthyen, pasi projekti u kundërshtua nga deputetë të caktuar, për disa pika.
516
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 94, fl. 367-368. 517
Fletorja Zyrtare, nr. 76, 9 dhjetor 1931, 1. 518
Kodi Tregtar, (Tiranë: Shtypshkronja “Tirana”, 1929), 1-549. 519
AQSH, F. 146, V. 1933, D. 67, fl. 317-319.
85
Së pari, u kundërshtuan procedurat e gjata që parashikoheshin, që një shoqëri të merrte leje
për t’u njohur si tregtare. Së dyti, ata nuk ishin dakord me hapësirën që do të kishte qeveria,
për të ndërhyrë në veprimtarinë e këtyre shoqërive, pasi ato rregulloheshin me vendim
gjykate. Së treti, dekretin mbretëror për njohjen e shoqërisë në këtë rast e kanë quajtur të
panevojshëm, pasi e kanë cilësuar si një masë preventive. Për këtë, ata u mbështetën në nenin
200 të Statutit, i cili kishte saktësuar se, “shtetasit shqiptarë brenda kufirit kishin të drejtë të
formonin shoqëri dhe kësaj nuk i shtohej asnjë masë preventive”. Së katërti, ata kundërshtuan
shumën e madhe për garancinë, pasi sipas tyre, kjo do të nxirrte jashtë loje shoqëritë
shqiptare, të cilat do ta kishin të vështirë të siguronin një shumë të tillë. Përballë këtyre
qëndrimeve u vendosën përkrahësit e projektit, të cilët ishin më të shumtë në numër. Ata
përdorën dy argumente. Së pari, e justifikuan ndërhyrjen qeveritare, pasi sipas tyre, shoqëritë
me veprimtarinë e tyre, mund të dëmtonin interesin e përgjithshëm. Së dyti, dekretin
mbretëror e shikonin të nevojshëm, pasi ai kishte qenë edhe në kodin e vjetër. Megjithë
kundërshtimet e bëra, me shumicë votash, ndryshimet u pranuan siç i kishte paraqitur
komisioni.520
Pavarësisht rezultatit të votimit, nga diskutimet që u bënë dolën në dritë fakte
interesante. Deputetë të caktuar, duke kundërshtuar politikat ndërhyrëse të qeverisë ndaj
veprimtarisë së shoqërive tregtare, shfaqën bindje të liberalizimit të hershëm. Gjithashtu,
kundërshtimi i garancive të mëdha që kërkoheshin, tregonte se në parlament, grupet
mbështetëse të biznesit vendas, shfrytëzonin hapësirën e të shprehurit dhe të veprimit, për t’i
ardhur në ndihmë atij dhe ky ishte një sinjal pozitiv për të ardhmen.
Vazhdimi i miratimit të kodeve të reja ishte në kuadrin e një programi të gjerë
reformash që Zogu kishte vendosur të ndërmerrte, për të ndikuar në modernizimin e vendit.
Ato u hartuan duke u bazuar kryesisht tek kodet italiane dhe franceze. Me miratimin e tyre,
shteti shqiptar krijoi një kuadër ligjor modern. Pavarësisht se Shqipëria kishte një ekonomi të
dobët dhe një tregti të vogël, hartimi i një Kodi Tregtar modern ishte një hap pozitiv për
vendosjen në shinat e duhura të zhvillimit të tregtisë dhe ekonomisë së vendit dhe lehtësimin
e veprimtarisë së borgjezisë së re tregtare shqiptare.
520
AQSH, F. 146, V. 1933, D. 68, fl. 26-50.
86
KREU III
VEPRIMTARIA E PARLAMENTIT NË FUSHËN EKONOMIKE
3.1. Qëndrimi ndaj koncesioneve ekonomike me shtetet e huaja
Përpara shpalljes së monarkisë ishin nënshkruar një varg koncesionesh me shtetet e
huaja, ku vendin kryesor e zinte Italia, të cilin vazhdoi ta mbajë edhe pas shpalljes së saj.
Trajtimi i problemeve të koncesioneve zuri një vend të veçantë në veprimtarinë e parlamentit
të monarkisë, ku një hapësirë të madhe morën dhe aspektet e ridimensionimit të atyre që ishin
nënshkruar më përpara. Të ardhura të rëndësishme për ekonominë shqiptare, ishin burimet e
naftës dhe pasuritë nëntokësore të vendit, ku një rol specifik kishte menaxhimi i tregtimit të
hidrokarbureve. Qeveria e K. Kotës e shpalli monopol shtetëror shitjen e vajgurit dhe të
benzinës në Shqipëri për ta dhënë atë me koncesion.521
Rruga e ndjekur për këtë aspekt, që
nga miratimi i projektligjit, deri në dhënien e miratimit për koncesionin, ka pasur ulje ngritjet
e saj, ku parlamenti luajti një rol të veçantë me propozimet dhe ndërhyrjet e deputetëve të
caktuar.
Më 20 mars 1929, qeveria paraqiti në parlament projektligjin për monopolizimin e
hidrokarbureve. Për shkak të rëndësisë së tyre në ekonominë e vendit, projekti u shoqërua me
diskutime të shumta. Nga deputetë të caktuar ai u kundërshtua për disa aspekte. Së pari, sipas
tyre, qeveria nuk po i monopolizonte vetë karburantet, por po ua jepte në sipërmarrje
personave të caktuar dhe ekskluziviteti i parashikuar për një shoqëri, përjashtonte nënshtetasit
e tjerë prej këtij përfitimi. Sipërmarrësi i monopolit, do t’ua shiste me çmim të lartë
karburantin tregtarëve të tjerë. Në këtë rast shteti nuk do të kishte fitim më të madh nga taksat
e një tregtari që kishte monopolin sesa, mund të merrte nga shumë tregtarë, si më përpara. Së
dyti, monopolizimi do të shtonte taksën e mallrave dhe kjo do të dëmtonte popullin, por do të
dëmtohej edhe tregtia pasi, do të eliminohej konkurrenca. Së treti, u kërkua të merrej në
konsideratë ulja e taksës së karburantit për makinat bujqësore, pasi kjo do të ndikonte në
zhvillimin e bujqësisë.522
Kundërshtari më i madh i këtij projekti ishte deputeti M. Kaso.
Sipas tij, pasojat do të ishin negative, pasi një monopolizim i tillë, do të sillte mbylljen e 60
njësive që tregtonin karburant, do të ndalonte konkurrencën e lirë dhe do të dëmtonte tregtinë
dhe ekonominë kombëtare. Gjithashtu, mënyrën e konceptimit të projektit e cilësoi si të
gabuar, pasi ishte shkelur Statuti, i cili përgjithësisht nuk lejonte sipërmarrjen e taksave të
shtetit dhe kështu shkelej barazia e shtetasve, duke favorizuar një palë. Për këto arsye, ai u
deklarua kundër projektit, por megjithatë deputetët e pranuan në parim.523
Vlen të theksohet
se, qëndrimet kundërshtuese të deputetëve u bënë për të mbrojtur industrialistët dhe tregtarët
shqiptarë, të cilët siç do të vërehet, u dëmtuan nga ky monopol.
Presioni i tyre ndikoi që Komisioni i Financave, gjatë shqyrtimit të projektit, të bënte
disa ndryshime, kryesisht për mbrojtjen e sipërmarrësve shqiptarë të prodhimeve bujqësore,
të cilët prekeshin drejtpërdrejtë nga përmbajtja e tij. Kështu ai vendosi që karburantet, të cilët
521
Historia e Shqipërisë III, botim i Akademisë së Shkencave të RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë (Tiranë:
8 Nëntori, 1984), 362. 522
AQSH, F. 146, V. 1929, D. 89, fl. 232-249. 523
Po aty, fl. 250-251.
87
do të përdoreshin për makinat bujqësore dhe mjetet dezinfektuese për luftimin e malaries, të
përjashtoheshin nga vlefta e taksave që do të rëndonte mbi monopolin. Gjithashtu, zgjati deri
në 10 ditë kohën e ndalimit të importimit të karburanteve, pas shpalljes së ligjit. Kjo u bë që
të mos dëmtoheshin tregtarë që, mund të kishin nënshkruar kontrata importi me vlera të
mëdha financiare. Nga ana e deputetëve të caktuar u insistua përsëri, që kualiteti i vajgurit i
sjellë nga sipërmarrësit, të ishte i mirë dhe të mos rritej çmimi.524
Megjithë kundërshtimet e
shfaqura projektligji u miratua, me ndryshimet e bëra nga komisioni. Ai u dekretua më 17
prill 1929 dhe hyri në fuqi më 27 prill 1929.525
Pas miratimit të ligjit u shfaq rivaliteti se, kush do ta fitonte ankandin për këtë
koncesion. Shteti i interesuar drejtpërdrejtë, ishte Italia. Diplomacia dhe qeveria e saj,
vepruan fuqishëm në këtë drejtim, duke përcaktuar qartë rrugën që do të ndiqej dhe hapat që
do të hidheshin. Në telegramin që Musolini i dërgonte Solës në fillim të qershorit 1929,
theksohej se, dhënia e monopolit të karburantit kishte për Italinë, e akoma më shumë për
Shqipërinë, një rëndësi të karakterit politik e ushtarak, por marrja pjesë e shoqërive shqiptare
në ankand, do të sillte që shoqëria italiane pjesëmarrëse për të fituar, duhej të rriste ofertën e
saj, dhe kjo do të minimizonte fitimin. Prandaj duhej shmangur pjesëmarrja e këtyre
shoqërive në ankand. Për të qenë sa më të sigurtë, pala italiane insistonte të gjendej mënyra,
që të pezullohej ankandi dhe të shtyhej për një moment më të përshtatshëm, kur Mbreti
Shqiptar do të jepte garancitë që ai, do të kishte thjesht karakter formal, dhe do të fitonte
AXHIP. Në të kundërt duhet t’i bëhej e qartë përgjegjësia, që ai dhe qeveria e tij do të
merrnin.526
Për të arritur qëllimin, Sola zhvilloi disa takime me personalitete të larta
shqiptare. Në fund të qershorit 1929 në informacionin për Musolinin, ai paraqiti pengesat e
ndeshura dhe përplasjet brenda qeverisë shqiptare. Por, në fund mbreti i komunikoi, që
Këshilli i Ministrave kishte pranuar kushtet e fundit të Solës. Ai sqaronte se, AXHIP do ta
merrte koncesionin me çmime jashtëzakonisht të favorshme. Në fund saktësonte se megjithë
ndonjë surprizë që mund të dilte, beteja për naftën ishte e fituar. Kështu, Shqipëria ishte
lidhur më ngushtë me Italinë.527
Ndryshe nga projektligji, ku parlamenti ndërhyri në disa aspekte për ndryshimin e tij,
për sa i përket ankandit, në miratimin e procedurave dhe menaxhimin e procesit, ishte
eksluzivitet i qeverisë. Por, duke u nisur nga pesha e madhe e koncesionit, megjithë
ndërhyrjet e vazhdueshme të palës italiane, edhe vetë anëtarët e qeverisë shqiptare nuk e
patën të lehtë vendimmarrjen. Në këtë rast barra kryesore binte mbi ministrin e Financave, M.
Tutulanin. Sipas diplomatit italian P. Quarone, “nënshkrimi i marrëveshjes ka qënë një
spektakël i vërtetë dhe për ta bërë këtë, Tutulani kishte kërkuar një urdhër me shkrim nga
mbreti”.528
Megjithatë, gjithçka shkoi siç ishte parashikuar nga pala italiane, duke bërë të
mundur që fitues i kësaj gare të ishte AXHIP. Monopoli ishte për 20 vjet dhe shoqëria do t’i
paguante qeverisë shqiptare 360.000 mijë dollarë në vit. Kjo shkaktoi pakënaqësi tek firmat
angleze dhe amerikane.529
Për mënyrën e dhënies së këtij koncesioni disa vite më pas, janë
shprehur edhe personalitete shqiptare të kohës. Sipas M. Frashërit ai u mor nga kjo shoqëri,
524
Po aty, fl. 346-353. 525
Fletorja Zyrtare, nr. 25, 27 prill 1929, 5-7. 526
DDI, Seria VII. Vol. VII. Dok. 476, f. 467-468. Telegram i Musolinit për Solan, 7 qershor 1929. 527
DDI, Seria VII. Vol. VII. Dok. 513, f. 500-501. Telegram i Solas për Musolinin, 29 qershor 1929. 528
P. Quarone, Valixhja…,161. 529
Dielli, nr. 5087 (880), 28 qershor 1929, 1, artikulli “Konçesioni është për njëzet vjet. Standart-Oil e
pakënaqur”.
88
“pasi italianët u dhanë rryshfete disa ministrave, A. Krosit dhe disa personaliteteve të
tjera”.530
Presioni i bërë nga pala italiane, rruga që u ndoq për dhënien e tij dhe eksluziviteti i
shoqërisë, solli që të shfaqeshin menjëherë probleme, si mungesa e karburanteve në treg,
çmimet e shtrenjta dhe cilësia e dobët e tyre. Reagimet e bizneseve shqiptare u transmetuan
nga institucionet që i përfaqësonin ato. Më 19 tetor 1929, Oda e Ekonomisë në Korçë, në një
relacion drejtuar Ministrisë së Ekonomisë, theksonte se kishte marrë ankesa nga
konsumatorët e benzinës kundër shoqërisë AXHIP, pasi nuk u jepte sasinë që kishin nevojë
dhe shumë herë, ajo mungonte në treg. Përpos kësaj kishte spekulime të mëdha me të dhe
jashtë depos së shoqërisë, ku një teneqe benzinë shitej gjer në 15 fr. ari. Oda kërkonte
marrjen e masave. Menjëherë kjo Ministri, po atë ditë, në një relacion dërguar Ministrisë së
Financave, transmetonte ankesën nga Korça duke theksuar se këto mungesa, mund të
shtriheshin edhe në vise të tjera dhe situata mund të bëhej “një sëmundje kronike”. Ajo kërkoi
nga instancat përkatëse shtetërore, marrjen e masave të rrepta kundër AXHIP-it sepse po i
sillte dëme të mëdha industrisë dhe tregtisë së vendit.531
Pra, përballë kësaj situate, Odat e
Ekonomisë luajtën një rol pozitiv, duke evidentuar dhe përcjellë vështirësitë dhe ankesat e
borgjezisë shqiptare. Në krah të saj u rendit edhe Ministria e Ekonomisë.
Përkundrejt një shume prej 1.8 milion fr. ari në vit dhe për një periudhë trevjeçare,
Zogu kishte vënë në duart e kësaj shoqërie, e cila ndër të tjera nuk zotëronte burime nafte të
vetat, mundësinë e paralizimit në çdo moment, të lëvizjes së mjeteve në vend.532
Përballë
ankesave të mëdha, por edhe për të ruajtur interesat e shoqërisë, qeveria bëri ndërhyrje të
tjera në këtë kontratë. Më 2 nëntor 1929, ajo paraqiti “dekretligjin për përmirësimin e art. 3,
të ligjit mbi monopolizimin e vajgurit, naftës e benzinës”, të prillit të atij viti. Aty ishte
parashikuar që sipërmarrësi i koncesionit do të krijonte një depo në Korçë dhe në çmimin e
naftës do të shtohej 30% e shpenzimeve të përgjithshme të bëra për transportin, prej depos së
Durrësit deri në Korçë. Në artikujt e tjerë do të shtohej 50% e këtyre shpenzimeve. Diskutimi
për dekretin solli reagime të ashpra të deputetëve, të cilët kërkuan informacione nga qeveria
për nevojën e vendosjes së kësaj takse, nëse ajo do të ishte për Korçën apo për gjithë
Shqipërinë dhe pse ishin rritur çmimet e karburanteve, ndryshe nga çfarë ishte deklaruar në
fillim. Në përgjigje të saj, M. Tutulani theksoi se, kërkesa për depon ishte bërë nga banorët
dhe tregtarët e Korçës, dhe gjysmën e transportit e mori përsipër AXHIP-i, duke paguar
120.000 fr. ari dhe gjysmën tjetër do ta paguanin konsumatorët. Ai theksoi se, qeveria
shqiptare nga ky koncesion kishte përfituar 300.000 fr. ari, më tepër nga çfarë ishte
parashikuar në kontratë.533
Çështja u diskutua përsëri më 6 nëntor 1929. Disa deputetë hodhën idenë që, për të
mos rritur çmimin e karburanteve, do të ishte më mirë që qeveria të hapte vetë depon në
Korçë dhe bartjen e karburantit për atje ta bënte po vetë. Një grup tjetër dekretin e vlerësoi si
një nismë pozitive, pasi ajo do të eliminonte kontrabandën nga Selaniku drejt Korçës.
Deputetët e Korçës deklaruan se, kërkesa për një depo ishte bërë nga ata, pasi Korça kishte
nevojë për karburante sepse kishte ndërmarrje, por transportin qeveria mund ta rregullonte
530
Mehdi Frashëri, Problemet shqiptare, (Tiranë: Ismail Mal’ Osmani, 1944), 144. 531
AQSH, F. Ministria e Ekonomisë Kombëtare, nr. 171, viti 1929, D. III-25, fl. 1-3. 532
B. J. Fischer, Mbreti Zog …, 181. 533
AQSH, F. 146, V. 1929, D. 90, fl. 101-103.
89
vetë. Për të mos rënduar buxhetin e korçarëve ata kërkuan që taksa shtesë, për këtë depo të
ndahej në gjithë vendin, sepse kështu nuk do të peshonte shumë. Kundër shoqërisë AXHIP
reaguan ashpër J. Erebara dhe K. Mjeda, duke evidentuar rritjen e madhe të çmimeve të
karburanteve pas marrjes së koncesionit nga ajo. J. Erebara deklaroi se, “ne jemi të pasur se
marrim rroga të mira, por populli nuk ka të holla e i bie të paguaj një çmim të rëndë, prandaj
nuk e votoj”.534
Megjithatë dekreti kaloi në Komisionin e Financave, i cili e miratoi dhe u
votua nga deputetët më 11 nëntor 1929.
Por, në vend kudo, po shfaqeshin shqetësime e kritika për spekulime nga shoqëria
AXHIP. Më 1 dhjetor 1929, Ministria e Ekonomisë iu dërgoi një qarkore odave ekonomike të
qyteteve kryesore, ku saktësohej se kishte informacione, që benzina e vajguri që shiste
shoqëria AXHIP, nuk ishin të mira dhe kështu po dëmtoheshin shumë motorë. Ajo kërkonte
nga odat, hetime të imëta dhe informacion për to. Përgjigjja e ardhur nga qytetet kryesore të
Shqipërisë ishte se, kualiteti i benzinës që sillte shoqëria ishte i dobët. Ajo ishte e parafinuar,
e përzier me vajguri, nuk digjej tërësisht duke lënë mbetje, që kishin shkaktuar djegien e
motorëve. Edhe vajguri ishte i përzier me ujë dhe nuk digjej mirë.535
Pas këtyre konstatimeve dhe protestave të shumta erdhi edhe reagimi qeveritar.
Fillimisht M. Tutulani mori vendimin që shoqërinë ta hidhte në gjyq dhe të anulonte
kontratën, por u tërhoq shumë shpejt nga presioni italian. Shtypi shqiptar lajmëronte në fillim
të dhjetorit 1929 se, mes shoqërisë dhe qeverisë ishte arritur një marrëveshje dhe ajo do të
tërhiqej nga hedhja e shoqërisë në gjyq, në këmbim të plotësimit të disa kërkesave nga kjo e
fundit. Kështu, AXHIP do të merrte nëpunës shqiptarë në vend të dhjetëra të huajve që kishte.
Për shërbimet e saj, qeverisë benzina do t’i shitej me çmim kostoje dhe jo fitimi. Do të
dëmshpërbleheshin tregtarët dhe shoferët për dëmin e shkaktuar nga mosfurnizimi në kohë
dhe mosmbajtjen e një depozite për 3 muaj nga ana e saj.536
Por, edhe pas kësaj
marrëveshjeje, AXHIP vazhdoi të mos i respektojë detyrimet e nënshkruara, duke sjellë shtim
të kundërshtimeve ndaj saj. Nga njëra anë, ishte borgjezia shqiptare, që nëpërmjet odave të
ekonomisë kërkoi ndërhyrjen e qeverisë dhe nga ana tjetër, shtypi u bë përçues i ankesave të
shtresave të ndryshme, të dëmtuara nga AXHIP.
Këto reagime sollën që shqetësimet të trajtoheshin gjerësisht në parlament. Kuptohet
që kjo erdhi nga insistimi i borgjezisë shqiptare, që po dëmtohej nga ky koncesion, e cila
kërkoi reagimin e deputetëve që e përfaqësonin atë. Më 3 shkurt 1930 një grup prej tyre
paraqitën kërkesën, që të thërritej ministri i Financave, për të dhënë shpjegime nëse shoqëria
AXHIP i kishte respektuar konditat e kontratës.537
Përgjigjja e tij, u parapri nga një konflikt
mes shoqërisë shqiptare SITA dhe AXHIP, kjo pasi qyteti i Tiranës kishte mbetur në errësirë
për dy orë. SITA ishte sipërmarrëse e ndriçimit për këtë qytet dhe sipas saj, ndalimi i tij,
kishte ndodhur pasi karburantet e shoqërisë AXHIP, ishin të përziera me ujë dhe kjo kishte
shkaktuar gërvishtjen e pistonave dhe ndalimin e punës së motorëve.538
Më 19 shkurt 1930,
ministri i Financave M. Tutulani, në shpjegimet e tij përpara deputetëve theksoi se, ministria
kishte përcjellë ankesat e saj tek shoqëria për kualitetin e benzinës, për mosdepozitimin e
534
Po aty, fl. 216-218. 535
AQSH, F. 171, V. 1929, D. III-25, fl. 4-14. 536
Gazeta Vullneti, nr. 3, Tiranë, 3 dhjetor 1929, 1, artikulli “Kapitullasjoni i Shoqerisë “Agip” para protestës
së Z. Milto Tutulani”. 537
AQSH, F. 146, V. 1930, D. 77, fl. 352. 538
Vullneti, nr. 29, 5 shkurt 1930, 1, artikulli “Kryeqyteti n’errësine për dy orë e ma”.
90
sasisë së duhur për konsum sipas kontratës, për mosfurnizimin e tregtarëve me naftë speciale
dhe për agjentët e shitjes që nuk ishin shqiptarë. Për sa i përket shoqërisë SITA, M. Tutulani e
akuzoi atë për shpifje, pasi fikja e centralit elektrik të Tiranës, sipas tij, nuk kishte ardhur nga
nafta me ujë, por nga mosfunksionimi i pistonave të motorëve. Ai theksoi se, Ministria e
Financave ishte në gjyq me këtë shoqëri për anulimin e kontratës, pasi ajo nuk paguante
500.000 fr. ari detyrim ndaj shtetit dhe nuk shiste kripë të zezë sipas kontratës së bërë.
Deputetë të tjerë e mbrojtën shoqërinë shqiptare duke akuzuar AXHIP. Ata e akuzuan
ministrin se kishte gënjyer se nuk do të rritej çmimi i karburanteve, pasi ai ishte rritur, duke
sjellë dhe paralizim të komunikacionit.539
Diskutimi i kësaj çështjeje vazhdoi më 22 shkurt 1930, duke u kthyer në arenë
akuzash mes M. Tutulanit dhe M. Kasos. Në këtë përplasje ata evidentuan dhe lidhjen e tyre
me shoqëritë sipërmarrëse shqiptare. Tutulani e akuzoi Kason si avokat të SITË-s, ndërsa ky i
kujtoi Tutulanit se kishte qenë këshilltar ligjor i STAMLES-it dhe në kohën kur ai u caktua
ministër i Financave, shfuqizoi një dekretligj që e kufizonte këtë shoqëri për çështjen e
duhanit. Ai e akuzoi atë edhe si mbrojtës të shoqërisë AXHIP, duke i kërkuar informacion për
analizat e naftës që ishte e përzier me ujë dhe pse ai kishte preferuar AXHIP-in, kur kishte
oferta të tjera më të mira? Edhe nga deputetë të tjerë debati u zhvendos rreth shoqërisë SITA,
mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të saj. Në fund, M. Tutulani deklaroi se çështja e
karburanteve do të zgjidhej brenda 10 ditësh.540
AXHIP e përdori në maksimum monopolin e
karburantit. Mungesat e tij në treg bëheshin me qëllim të caktuar, pasi nevoja e madhe,
shoqërohej me rritje të çmimit dhe maksimizim të fitimit nga ana e shoqërisë, por duke u
shoqëruar edhe me korrupsion në shpërndarjen e karburantit. Parregullsitë e AXHIP-it,
ndikuan në shtimin e kundërshtimeve ndaj qeverisë shqiptare.
Në të vërtetë, qeveria e K. Kotës pavarësisht se i dha koncesionin AXHIP-it, nuk u
tregua ndonjë mbrojtëse e madhe e tij. Kjo pasi në marrjen e tij, siç e kemi trajtuar më sipër,
rol të drejtpërdrejtë luajti qeveria italiane dhe vetë Zogu me ndërhyrjen e tij. Raportet e kësaj
qeverie me AXHIP-in, ishin të dyanshme. Nga njëra anë, ministri i Financave, M. Tutulani
hezitoi për dhënien e koncesionit, por pas kësaj u detyrua ta mbrojë në raste të caktuara, atë.
Por, nga ana tjetër ishte ai që tentoi, ta dërgojë në gjyq shoqërinë, për mosrespektim të
kontratës. Presioni në rritje, ndaj parregullsive të shoqërisë dhe lëkundjet e qeverisë në këtë
drejtim, sollën dyshim të palës italiane, se mos kërkohej një rishikim i koncesionit. Në
mënyrë që të shmangej kjo, duhej që në Shqipëri të ishte një qeveri më e besuar dhe
ndërhyrja italiane në këtë rast nuk mungoi. Kjo u faktua nga U. Sola që theksoi se, “është
hera e parë dhe shpresoj e fundit, që kam ndërhyrë drejtpërdrejtë në provokimin e një krize
qeveritare”.541
Përfundimisht mund të themi se, ankesat në rritje, presioni i madh nga
industrialistët shqiptarë, deputetët, dhe sigurisht ndërhyrja italiane, pasi rrezikohej një biznes
i madh i saj, ishin disa faktorë kryesorë, që detyruan më 4 mars 1930, K. Kotën të japë
dorëheqjen, pasi akuzat e forta të bëra në parlament, kundër disa ministrave, e bënin të
pamundur qëndrimin e këtij kabineti në fuqi.542
Qeveria e re e krijuar pati për kryeministër P.
Evangjelin.
539
AQSH, F. 146, V. 1930, D. 77, fl. 552-558. 540
Po aty, fl. 582-598. 541
DDI, Seria VII. Vol. VIII. Dok. 450, f. 544. Telegram i Solas për Grandin, 29 mars 1930. 542
Ora, nr. 45, 5-6 mars 1930, 1, artikulli “Kabineti Kota dha dorëheqjen. P. Evangjeli do të formojë qeverinë e
re”.
91
Kapitali italian përveç fushës së hidrokarbureve po shikonte mundësinë e depërtimit
në fusha të tjera të ekonomisë shqiptare. Vlen të theksohet se studimet në këtë drejtim kanë
qenë të kujdesshme dhe një rol kyç në orientimin e tyre, luajtën diplomatët italianë, që ishin
në Shqipëri. Prandaj, investimet e reja italiane pas vitit 1928 u shtrinë kryesisht në ato fusha,
ku kapitali shqiptar nuk ishte prezent, ose kishte dështuar në to. Një e tillë ishte industria e
birrës. Fabrika e birrës në Shkodër, që ishte projektuar me kapital shqiptar dhe anglez kishte
vite që e shtynte hapjen e saj. Në qershor të vitit 1929 erdhën në Shqipëri, sipërmarrësit
italian Umberto Uberti dhe Xhovani Luçiani (Giovanni Luciani). Pasi zhvilluan bisedime me
përfaqësuesit e legatës italiane, me këshillë të P. Quaronit, shkuan në Korçë dhe filluan
studimin për të ngritur në këtë qytet një fabrikë birre. Uberti pas studimeve të bëra, më 7
shtator 1929, i paraqiti kërkesën Ministrisë së Ekonomisë, për t’i dhënë leje për ngritjen e një
fabrike birre e akulli në Korçë. Ai tërhoqi në shoqërinë e tij edhe sipërmarrësin shqiptar
Selim Mborja nga Korça.543
Pas diskutimeve të bëra, kërkesa u miratua dhe u hartua projekti i
koncesionit.
Më 17 nëntor 1930 u paraqit në parlament kontrata për këtë fabrikë. Sipërmarrësit do
të ishin U. Uberti dhe S. Mborja. Aty ishte saktësuar se, ata do të ngrinin një fabrikë birre në
këtë qytet dhe për t’i ndihmuar nuk duhej të lejohej ngritja e një tjetre në atë qark. Koncesioni
do të fillonte 2 vjet pas shpalljes së kontratës në “Fletoren Zyrtare” dhe do të zgjaste 25 vjet.
Nëse fabrika e Shkodrës vihej në aktivitet, afati zgjatej edhe për 10 vjet të tjera. Kjo kontratë
ishte pjesë e politikave qeveritare për ringritjen dhe zhvillimin e industrive. Shumica e
deputetëve e përkrahën dhe kërkuan që të shkonte në komision se atje mund t’i bëheshin
modifikime. Përpos dakordësive, u shfaqën edhe objeksione nga deputetë të caktuar. K.
Mjeda deklaroi, se me këtë projekt nuk mbrohej industria kombëtare, pasi lënda e parë për
prodhimin e birrës do të vinte nga jashtë dhe nga ana tjetër, shuma 40% për kapitalin shqiptar
nga kapitali i përgjithshëm i shoqërisë ishte e vogël. Pavarësisht kësaj, deputetët e dërguan në
Komisionin e Ekonomisë.544
Më 14 janar 1931, komisioni paraqiti relacionin e tij, duke e pranuar projektin me
shumicë votash, pa ndryshime. Kundërshtari i vetëm ka qenë H. Delvina, pasi sipas tij,
dhënia e këtij koncesioni dhe prodhimi i birrës në vend, do t’i sillte shtetit humbje prej 14
mijë napolonash takse doganore, që merrej nga birra që vinte nga jashtë. Qëndrimi i tij ndeshi
në kundërshtimin e deputetëve të tjerë të cilët theksuan se, për birrën e vendit do të merrej
taksa e fabrikimit dhe nga ana tjetër shumë materiale për prodhimin e saj, do të vinin nga
jashtë duke paguar taksë doganore dhe kështu do të rikuperoheshin humbjet. Megjithatë edhe
këta deputetë insistuan, që për prodhimin e birrës të përdoreshin produktet e vendit, por
projekti u miratua siç kishte dalë nga komisioni.545
Mbreti e dekretoi më 3 prill 1931 dhe
kontrata hyri në fuqi më 20 maj 1931.546
Kështu, kapitali italian mori edhe një hapësirë të re,
në ekonominë shqiptare.
Megjithë koncesionet e dhëna, situata financiare e shtetit shqiptar në fillim të viteve
‘30 u rëndua nga kriza ekonomike që përfshiu vendin. Për të gjetur një zgjidhje qeveria
shqiptare drejtoi përsëri shikimin nga Italia. Në fillim të vitit 1931, mes përfaqësuesve të dy
543
I. Fishta, Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj…, 233. 544
AQSH, F. 146, V. 1930, D. 80, fl. 379-399. 545
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 91, fl. 62-66. 546
Fletorja Zyrtare, nr. 31, 20 maj 1931, 1-3.
92
palëve u zhvilluan disa takime, ku Shqipëria kërkoi ndihmë financiare, ndërsa pala italiane,
nëpërmjet akordimit të saj, synonte rritjen e mëtejshme të ndikimit në vend. Në fund të marsit
1931, përfaqësuesi italian në Tiranë Sorania (Soragna), në një relacion për Grandin, pasi e
informonte për takimin e tij me Zogun dhe M. Frashërin, jepte mendimin që pala italiane
duhej të qëndronte e palëkundur në pozicionet e saj, pasi ekzistonte mundësia që Zogu të
bënte kërcënime me reduktim buxheti, të ushtrisë etj. Sipas tij, angazhimi për të dhënë 10
milion, pa garanci të shkruara, ishte e barabartë me dhënien e një jete të re organizmit
financiar shqiptar, për të ushqyer forcat e rezistencës kundër nesh. “Kjo do të ishte, -
theksonte ai, - një shenjë dobësie dhe do t’i jepte një goditje prestigjit tonë”.547
Kjo çështje
vazhdoi gjatë me bisedime dhe kontakte të shpeshta. Musolini u tregua i gatshëm për të
ofruar një ndihmë financiare, por me kusht që të rinovohej Pakti i Parë i Tiranës që skadonte
në nëntor 1931.548
Megjithatë pas takimeve të shumta, huaja nga pala italiane u akordua. Për
miratimin e saj më 19 qershor 1931, A. Zogu dekretoi shtyrjen e sesionit parlamentar. Në
raportin e paraqitur përpara deputetëve, ministri i Jashtëm, H. Vrioni ndër të tjera theksoi se,
qeveria mbretërore shqiptare e kishte parë të nevojshme t’i drejtohej aleates së madhe,
qeverisë italiane për këtë hua, e cila do të vazhdonte për 10 vjet. Huaja do të ishte pa kamatë
dhe qeveria shqiptare do të vazhdonte pagimin e saj, pa dëmtuar gjendjen ekonomike dhe
financiare të vendit, pasi kjo ishte përcaktuar të bëhej, kur buxheti i shtetit të arrinte shumën
50 milion fr. ari në vit.549
Deputetët në diskutimet e tyre e ngritën lart qeverinë italiane dhe Musolinin, të cilin e
cilësuan si “mikun e shtrenjtë të shqiptarëve”. Shumë prej tyre, theksuan se kjo nuk ishte një
hua, por një dhuratë. Ata prisnin edhe ndihma të tjera sepse, sipas tyre, fati i Shqipërisë ishte
lidhur bashkë me Italinë, vetëm e vetëm për të mbrojtur interesat e përbashkëta. Ata theksuan
se, kjo marrëveshje siguronte jetën ekonomike të popullit, pavarësinë ekonomike të shtetit
dhe lehtësonte të gjithë barrën e krizës ekonomike. Falënderime erdhën për P. Evangjelin dhe
qeverinë shqiptare. Sidomos u falënderua Zogu, pasi masat e tij kishin sjellë zhvillim të
vendit dhe kishin krijuar besim që Italia, të jepte një kredi në kushte kaq të favorshme.
Gjithashtu u akuzuan emigrantët politikë të cilët, “kishin shpifur për paktet me Italinë” dhe
“pikërisht kjo marrëveshje i kishte hedhur poshtë të gjitha”.550
Elementë të caktuar kaluan
deri në ekzaltim për marrëveshjen. K. Mjeda e krahasoi A. Zogun me Krishtin dhe sipas tij,
pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, “Krishti i Shqipërisë u ngjall”.551
Diskutimet e bëra me
këtë rast, shërbyen edhe për të sqaruar qëndrime të mëparshme për çështje të rëndësishme të
raporteve me Italinë, nga deputetë të caktuar. Kështu M. Kaso deklaroi se, në miratimin e dy
pakteve ushtarake me Italinë, votën e tij e kishte dhënë, pa qenë i bindur nëse do të ishin në të
mirë të Shqipërisë, por vetëm i bindur nga patriotizmi i A. Zogut. Ndërsa këtë marrëveshje ai
e vlerësoi shumë dhe arriti deri aty, sa të deklaronte se, “nëse kishte shqiptar që mund ta
kundërshtonte këtë, ai nuk mund të quhej i tillë, por një armik i shtetit dhe i kombit”.552
Kuptohet se pas gjithë këtij entuziazmi të shprehur, miratimi i marrëveshjes ishte thjesht një
formalitet dhe u votua në mënyrë unanime.
547
DDI, Seria VII. Vol. X. Dok. 164, f. 255. Telegram i Soragnes për Grandin, 25 mars 1931. 548
DDI, Seria VII. Vol. X. Dok. 332, f. 532. Leter e Gazzeras për Grandin, 13 qershor 1931. 549
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 93, fl. 254. 550
Po aty, fl. 261-280. 551
Po aty, fl. 281. 552
Po aty, fl. 264.
93
Për menaxhimin e kësaj huaje u formua një komision i përhershëm dhe u miratua
rregullorja e tij. Ai do të përbëhej nga katër anëtarë, ku dy prej tyre do të zgjidheshin nga
organizatorët italianë që vepronin në Shqipëri dhe kryetari do të emërohej nga Mbreti.
Komisioni do të shqyrtonte kërkesat për fonde dhe do të caktonte sasinë e shumave përkatëse
për secilën degë. Ai mund të ndërhynte në këto kërkesa, duke ofruar alternativën e tij për
përdorimin sa më të mirë të shumave. Me urdhrin e Mbretit, komisioni kontrollonte
dokumentacionin mbi mënyrën e shpenzimit të huasë. Gjithashtu, përpara se këto programe
t’i paraqiteshin Këshillit të Shtetit, po me urdhrin e tij, ai mund të kontrollonte procedurën,
aktet, kontratat e koncesioneve dhe emërimet e ndryshme, që angazhonin administratën
shtetërore, që kishte të bënte me përdorimin e shumave të huave. Gjithashtu komisioni jepte
mendimin e vet për konfliktet, që mund të lindnin në përdorimin e huave. Ai me urdhër të
mbretit, mund t’i paraqiste qeverisë edhe rekomandime për përmirësimin e situatës
financiare.553
Në nëntor 1931 kemi një acarim të raporteve mes Italisë dhe Shqipërisë, pasi Zogu në
mbarim të Paktit të Parë të Tiranës, nuk pranoi ripërtëritjen e tij. Ky qëndrim, ndikoi edhe në
ecurinë e huasë. Me porosi të Romës, legata italiane në Tiranë, ndërhyri tek pjesëtarët italianë
të komisionit, të cilët u tërhoqën duke sjellë paralizimin e veprimtarisë së tij, dhe dhënien e
huasë. Përpos kësaj, qeveria italiane përdori SVEA-n, duke kërkuar shlyerjen e detyrimeve,
që qeveria shqiptare kishte ndaj saj. A. Zogu për të përballuar këtë situatë filloi të marrë
masa. Një prej tyre ishte shkurtimi i fondeve në buxhet. Më 21 janar 1932 ai ngarkoi
Kryeministrin, ministrin e Financave dhe ministrin e Oborrit, që të hartonin një buxhet të
reduktuar nga 31 milion fr. ari, në 22 milion fr. ari.554
Kjo më tepër ishte një sinjal për të
treguar se shteti shqiptar po merrte masa, duke bërë shkurtime drastike, në mënyrë që të mos
varej nga ndihma italiane, gjë e cila nënkuptonte edhe shkëputje nga varësia e saj. Por më
tepër se zgjidhje, kjo ishte një demonstrim qëndrese, karshi kërkesave të vazhdueshme
italiane.
Në fushën e karburanteve, megjithë masat e marra, ankesat vazhdonin dhe nga ana
tjetër shoqëria AXHIP synonte përfitime të tjera. Pas diskutimeve të bëra me qeverinë
shqiptare u arrit një marrëveshje, për lehtësimin nga barra doganore për artikuj të veçantë, që
kishin të bënin me veprimtarinë e saj. Më 1 shkurt 1933, qeveria paraqiti “dekretligjin për një
shtesë të nenit 2 të ligjit mbi monopolizimin e karburanteve”, duke përcaktuar, që për
materialet e përdorura për ambalazhimin e karburanteve, të mos paguhej doganë. Duhet
theksuar se diskutimet për këtë çështje prekën dy aspekte. Së pari, debatet ishin nëse duhej
pranuar dekreti. Deputeti M. Kaso kërkoi shtyrjen e diskutimit, pasi qeveria nuk kishte sjellë
as mendimin e Këshillit të Shtetit dhe as kontratën që ajo kishte lidhur me AXHIP-in. Kjo u
kundërshtua nga deputetë të tjerë, me argumentin se qeveria këtë koncesion e kishte dhënë
me një ligj autorizues dhe parlamenti kishte dhënë autorizimin e tij, pa e parë kontratën,
prandaj edhe në këtë moment sipas tyre, “nuk ishte nevoja që ajo të paraqitej”.555
Së dyti, u
debatua nëse nga kjo shtesë do të kishte përfitim ekonomia shqiptare, apo jo. Edhe në këtë
rast, deputetët nuk ishin në një mendim. Një pjesë kërkuan, që për ambalazhet që vinin bosh,
shoqëria të paguante taksa doganore dhe në këtë mënyrë shteti do të kishte më tepër
553
Fletorja Zyrtare, nr. 43, 6 korrik 1931, 1. 554
Iljaz Fishta, Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për Shqipërinë (1931-1936), (Tiranë:
8 Nëntori, 1989), 62, 67. 555
AQSH, F. 146, V. 1932, D. 71, fl. 235-238.
94
përfitime. Pjesa tjetër u shpreh kundër, pasi sipas tyre, vendosja e taksës për ambalazhet do të
sillte kosto shtesë, e cila nënkuptonte më pak vende pune për punëtorët shqiptarë. Me
shumicë votash dekreti kaloi në komision dhe u miratua pa ndryshime.556
Përveç AXHIP-it, në Shqipëri ishte dhe Shoqëria Italiane e Hekurudhave, që kishte
sipërmarrje në fushën e kërkimit të hidrokarbureve. Ajo kishte bërë disa herë kërkesa, për
shtyrjen e afatit të kërkimeve, të cilat kishin marrë miratimin e qeverisë dhe të parlamentit.
Më 14 shkurt 1933, Komisioni i Ekonomisë mori në shqyrtim dekretligjin e sjellë nga
Ministria e Ekonomisë për ndryshimin e disa pikave të koncesioneve të bëra më 12 mars
1925 dhe 15 korrik 1926, duke i pranuar ato.557
Kështu u zgjat periudha e kërkimeve deri më
31 dhjetor 1933. Pas mbarimit të këtij afati, koncesionari do të krijonte një ose disa shoqëri
për shfrytëzimin e burimeve, duke krijuar dhe mundësinë e pjesëmarrjes së nënshtetasve
shqiptarë në këto shoqëri. Ajo do të kishte të drejtën e preferencës mbi të gjitha tokat, që do
t’i ishin kthyer qeverisë shqiptare nga koncesionarët e tjerë. Instalimi i rafinerisë ishte lënë
fakultativ. Shteti shqiptar do të përfitonte nga koncesionari artikuj me çmim 10% më ulet
sesa çmimi i tregut, por kërkesa nuk mund të kalonte 20% të sasisë së prodhimit të
shoqërisë.558
Në kuadrin e krizës ekonomike që kishte përfshirë vendin, ky ishte një zhvillim
pozitiv, pasi shumë ndërmarrje ishin mbyllur dhe disa koncesione të huaja ishin tërhequr.
Këto ishin disa nga faktorët që ndikuan edhe në qëndrimin e deputetëve. Shumica e tyre i
mbështetën këto ndryshime, pasi shteti nuk do të kishte ndonjë dëm ekonomik. Sipas tyre,
këto lehtësira do të nxisnin kapitalin e huaj të vinte në Shqipëri dhe do të pengonin këtë
shoqëri dhe të tjerat të largoheshin, ashtu siç kishte ndodhur me atë amerikane. Deputeti i
vetëm që kundërshtoi ishte E. Frashëri, me argumentin se, nuk ishte koha që këto pika të
diskutoheshin në atë moment, “por kur të vinte koha e shfrytëzimit nga ana e shoqërisë”.559
Megjithatë, ndryshimet u pranuan.
Përveç koncesioneve me Italinë, në hapësirën kohore 1928-1933, janë riparë, janë
zgjatur afatet ose janë nënshkruar një varg koncesionesh dhe marrëveshjesh tregtare me
shtete si Belgjika, Zvicra, Rumania, Egjipti, Japonia, Greqia, Çekosllovakia etj. Në shumicën
e rasteve veprimtaria e parlamentit ka qenë rutinore, duke i miratuar ato, siç ishin nënshkruar.
Por ka pasur momente kur deputetë të caktuar, u shprehën kundër tyre. Më 8 prill 1933 u
paraqit për diskutim koncesioni i lidhur mes Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare dhe
shoqërisë NAYOR, me përfaqësues A. K. Smith, për minierat e bakrit e të tjera minerale në
Iballë të nënprefekturës së Pukës e në Tropojë. Koncesioni shikohej si i vlefshëm sidomos
për faktin që po bëhej në kohë krize. Ai do të kishte një afat prej 50 vjetësh. Pas dy viteve
kërkimi, nëse vërtetohej që kishte mineral, koncesionari do të formonte një shoqëri
shfrytëzimi, ku 40% e kapitalit në aksione të saj, do t’u rezervohej shtetasve shqiptarë, me një
afat 4-mujor që t’i zotëronin. Garancia bankare do të ishte 20.000 fr. ari në të holla. Nëse
qeveria shqiptare e kërkonte, koncesionari ishte i detyruar që 10% të prodhimit vjetor, t’ia
jepte me një çmim 10% më të ulët se çmimet mesatare të tregjeve europiane.560
Deputetët e
miratuan në parim.
556
Po aty, fl. 241-255. 557
AQSH, F. 146, V. 1932, D. 72, fl. 68. 558
Fletorja Zyrtare, nr. 60, 19 gusht 1932, 1-2. 559
AQSH, F. 146, V. 1932, D. 72, fl. 74. 560
AQSH, F. 146, V. 1932, D. 73, fl. 148-159.
95
Më 12 prill 1933, Komisioni i Ekonomisë paraqiti relacionin. Ai e kishte pranuar me
shumicë votash pa i bërë ndryshime, por tre deputetë anëtarë të tij, e kishin votuar kundër me
argumentin se, ai duhej të konsultohej mirë dhe nuk mund të kalonte kaq shpejt. Ata kërkuan
ngritjen e një nënkomisioni nga parlamenti për këtë studim, pasi shpejtësia e përdorur në
miratimin e koncesioneve, kishte sjellë dëme për ekonominë shqiptare. Madje, J. Erebara
deklaroi se, edhe koncesioni i SVEA-s, “na kishte dëmtuar”. Ky deklarim kuptohet se vinte
në një moment kur raportet italo-shqiptare kishin hyrë në krizë. Kërkesa e tre deputetëve nuk
u pranua nga shumica, pasi sipas tyre, kontrata ishte hartuar nga teknicienë dhe specialistë të
fushës dhe deputetët nuk ishin të tillë, për ta gjykuar. Kështu që ai u miratua pa ndryshime.561
Nënshkrimi i koncesioneve dhe marrëveshjeve të reja tregtare ishin një hap pozitiv, për vetë
faktin që ato u bënë në periudhën e krizës, kur vendi kishte nevoja të mëdha për burime
financiare. Megjithatë rezultati i tyre do të ishte i kufizuar, sidomos i marrëveshjeve tregtare,
pasi në këtë periudhë, të gjitha shtetet zbatonin politika proteksioniste për mallrat e tyre.
Viti 1933, ishte i vështirë për ekonominë e vendit. Burimi kryesor i financimeve vinte
nga Italia, por pas refuzimit nga Zogu të disa kërkesave të saj proteksioniste, më 1 prill të atij
viti u ndërpre pagesa e këstit të huasë së SVEA-s, e cila i vuri financat shqiptare në gjendje
kolapsi. Po në gusht të atij viti qeveria italiane, i paraqiti në formë ultimatumi disa kërkesa
qeverisë shqiptare si: denoncimin e marrëveshjeve të lidhura me shtetet e tjera, marrjen e
miratimit italian për marrëveshjet e reja, zëvendësimin e organizatorëve anglezë të
xhandarmërisë me italianë, etj.562
Edhe këto nuk u pranuan nga pala shqiptare, ç’ka solli
ndërprerjen e ndihmave, duke i rritur vështirësitë. Nga ana tjetër, pasojat e krizës ekonomike
ishin të mëdha në të gjitha drejtimet dhe pavarësisht koncesioneve të dhëna dhe
marrëveshjeve të nënshkruara, nevoja për burime financiare ishte e ngutshme. Për të zbutur
sadopak problemin, qeveria shqiptare mori masa, duke bërë shkurtime shpenzimesh dhe
shtim taksash për një numër artikujsh, ku u prek dhe industria e birrës. Më 30 tetor 1933, u
paraqit dekretligji mbi taksimin e konsumit të birrës, duke përcaktuar, që do të taksohej si
birra që vinte nga jashtë, ashtu edhe ajo që prodhohej në vend. Taksa për çdo kilogram birrë
si në fuçia edhe në shishe do të ishte 0.30 fr. ari. Shkak për këtë ishte mbledhja e më pak
taksave nga ato që ishin parashikuar, dhe për disa arsye të tjera, në buxhet parashikohej një
deficit i madh. Kjo taksë mund të siguronte një të ardhur, deri në 150.000 fr. ari në vit.
Megjithatë, birrës së vendit që eksportohej, do t’i kthehej taksa e marrë.563
Në sallën e parlamentit u përvijuan dy grupime. Deputetët e Korçës në bllok u
shprehën kundër, pasi favoret e bëra Fabrikës së Birrës, më përpara, nga qeveria nuk do të
kishin vlerë nga barra e kësaj takse të rëndë dhe industria e birrës, nuk do mundej të
funksiononte më. Kështu, do të dëmtoheshin pronarët që kishin bërë gjithë ato shpenzime,
punëtorët që do të mbeteshin pa punë dhe shteti nuk do të merrte dot taksa. Për këto arsye, ata
kërkuan refuzimin e dekretit. Deputetë të tjerë theksuan se, shoqëria në kontratë kishte
pranuar vendosjen e një takse konsumi dhe nëse kjo ishte e rëndë, edhe mund të ulej. Nga ana
e tij, ministri i Financave A. Dibra, e mbrojti projektin qeveritar, me argumentin se taksa
doganore ose e konsumit, pakësohej për ato gjëra që ishin të nevojës së parë dhe shtohej për
të tjerat, ndërsa, “birra ishte një gjë luksi”.564
Megjithatë dekreti u dërgua në Komisionin e
561
Po aty, fl. 275-281. 562
Historia e Popullit Shqiptar…,312. 563
AQSH, F. 146, V. 1933, D. 66, fl. 168-170. 564
Po aty, fl. 172-179.
96
Financave. Më 11 nëntor 1933, ai paraqiti qëndrimin e tij, por edhe aty ishin përvijuar dy
grupime. Shumica ishte shprehur pro dekretit, ndërsa pakica kishte kërkuar që taksa të ulej në
0.10 fr. ari. A. Dibra, insistoi se, shoqërisë i ishin bërë shumë privilegje dhe ajo, këtë taksë të
propozuar e kishte pranuar, megjithatë qeveria kishte të drejtë të vendoste taksa, dhe nëse
shoqëria kishte ankesa, mund t’i drejtohej gjykatës. Grupi i deputetëve të Korçës vazhdoi të
insistonte për taksën 0.10 fr. ari, por në këtë rast pjesëtarë të tij u treguan më luajalë në
kërkesat e tyre, në mënyrë që të gjendej një zgjidhje më pak e rëndë për shoqërinë. Kështu
Th. Orolloga kërkoi fillimisht të vendosej taksa 0.10 fr. ari, pastaj nëse konsumi rritej të bëhej
0.20 dhe pastaj 0.30 fr.ari. Nëse fabrika dëmtohej mund të zbritej përsëri. Megjithatë, A.
Dibra ishte i prerë në qëndrimin e tij dhe kërkoi votim nominal. Nga 39 pjesëmarrës në
votim, 33 vota ishin pro projektit të qeverisë, 6 kundër.565
Ky moment shërben për të kuptuar dy qëndrime. E para, qeveria shqiptare e detyruar
nga kriza e madhe që kishte përfshirë vendin dhe mungesa e burimeve financiare, po
shfrytëzonte hapësirat e mundshme për të gjetur zgjidhje, ku njëra prej tyre ishte shtimi i
taksave, e dëmshme për biznesin, por e pashmangshme. Rasti konkret tregoi se ajo nuk bënte
diferencime, pasi kjo fabrikë ishte një biznes i madh dhe aq më tepër me shumicë kapitali
italian. E dyta, deputetët e Korçës, me qëndrimin e tyre u përpoqën të mbronin interesat e
votuesve të tyre. Në këtë rast mbrojtja e madhe ishte për sipërmarrësit, por vështirësia e tyre,
do të sillte më pak vende pune dhe më shumë probleme sociale, duke prekur shtresat e varfra
të shoqërisë për të cilat, këta deputetë u kujdesën. Pavarësisht se qëndrimi i tyre mund të
quhet lokalist, në këtë rast ishte i justifikuar.
Në kuadrin e ftohjes së raporteve italo-shqiptare, përveç shkurtimit të buxhetit dhe
shtimit të taksave, qeveria drejtoi vëmendjen drejt hapësirave të reja, që do të ndikonin në
zbutjen e problemeve ekonomike. Për këtë u tentua shtimi i bashkëpunimit me shtetet fqinjë,
me qëllim rregullimin dhe shtimin e raporteve tregtare, për uljen e barrës fiskale dhe shtimin
e mallrave shqiptare që shkonin në këto vende. Nismat erdhën nga qeveria, por edhe
parlamenti luajti rol mbi to. Gjatë vitit 1933, filluan bisedimet me Jugosllavinë dhe Greqinë.
Më 15 tetor 1933, Jugosllavia iu përgjigj kërkesave shqiptare duke deklaruar se ishte gati të
fillonte negociatat, me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve tregtare. Për këtë u ngrit një
komision, i cili shkoi në Beograd për takime. Ato u kurorëzuan me nënshkrimin e një
marrëveshjeje më 20 dhjetor 1933 në Beograd. Në rrethet politike jugosllave thuhej, se kjo do
të ndikonte në frenimin e prezencës së madhe italiane në Shqipëri.566
Në vazhdim të këtyre raporteve, më 4 qershor, qeveria miratoi dekretligjin mbi
akordin plotësues të aneksit C, të Traktatit të Tregtisë dhe Lundrimit mes Shqipërisë dhe
Jugosllavisë, të qershorit 1926 për trafikun e kufizuar, që i përkiste tregut të Shkodrës. Ky
ishte nënshkruar në Beograd më 5 maj 1934 dhe u dekretua nga Zogu më 15 qershor 1934.567
Më 19 nëntor 1934, ai u paraqit në parlament, por debatet kryesore nuk u zhvilluan për
përmbajtjen e tij, por për mënyrën e nënshkrimit. Reagim i ashpër erdhi nga F. Alizoti që
evidentoi se, në nënshkrim ishte bërë një gabim trashanik, pasi R. Fico kishte nënshkruar si
përfaqësues i Mbretit të Shqipërisë dhe jo i shqiptarëve dhe për këtë, ai duhet të shkonte në
gjyq. Veprimin ai e cilësoi si një akt me qëllim politik, pasi kjo nuk ishte bërë në dokumentet
565
Po aty, fl. 339-351. 566
E. Arifi, Marrëdhëniet ekonomike …, 95, 99, 102. 567
AQSH, F. 150, V. 1935, D. I-386, fl. 1.
97
me Francën dhe Anglinë, por me Jugosllavinë, ku jetonin më shumë se 1 milion shqiptarë.568
Edhe deputetët e tjerë mbajtën të njëjtin qëndrim, duke votuar kthimin e dekretit për ristudim,
nga ana e qeverisë. Ai u paraqit përsëri për diskutim, më 3 prill 1935. Për gabimin e bërë u
konkludua që, ai nuk kishte qenë i qëllimshëm, dhe me ndërhyrjen e qeverisë ishte korrigjuar
si në “Fletoren Zyrtare” ashtu edhe në dokumentet dorëzuar organeve jugosllave. Pas këtij
sqarimi, një pjesë e deputetëve kërkuan që personave përgjegjës t’u hiqej vërejtje, ndërsa
pjesa e vogël, kërkuan përsëri dënime.569
Megjithatë dekreti u pranua, dhe u dërgua në
komisionet përkatës dhe më 5 prill 1935, ato e pranuan pa ndryshime.570
Edhe me Greqinë u diskutuan raportet tregtare. Më 13 shtator 1933, qeveria shqiptare
miratoi dekretligjin për zbatimin e marrëveshjes mbi modifikimin e Traktatit shqiptaro-grek
të vitit 1926, duke ulur taksën e disa prodhimeve greke që do të hynin në Shqipëri, në
këmbim të uljes së taksës për peshkun shqiptar, që eksportohej në Greqi. Ai u paraqit në
parlament më 30 nëntor 1933. Disa deputetë e cilësuan të dëmshëm, sepse hyrja e lirë e disa
mallrave greke, do të dëmtonte industritë të vogla në vend dhe kryesisht punishtet e
ëmbëlsirave, pasi ulja e taksave bëhej për elementë të kësaj industrie. Ata u shprehën se,
peshku shqiptar nuk kishte mbetur pa eksportuar nga taksat e larta, por nga kriza ekonomike
dhe zhvleftësimi i dhrahmisë. Ministri i Financave A. Dibra, e pranoi se kishte ankesa nga
prodhuesit dhe tregtarët vendas, por kërkoi që dekreti të kalonte në komision dhe atje të
rregulloheshin të metat.571
Më 5 shkurt 1934, Komisioni i Financave paraqiti relacionin ku theksohej se
modifikimet e bëra tarifës doganore, ishin të papërshtatshme për interesat ekonomike dhe
financiare të shtetit. Ai kërkoi shtyrjen e dekretit, deri sa qeveria të hynte në një marrëveshje
tjetër me qeverinë greke. Shtyrja kërkohej pasi, ndryshe nga pala greke, ajo shqiptare nuk
kishte përfituar ulje të tarifës doganore për disa mallra dhe kjo duhej rregulluar me një
marrëveshje të re.572
Në këtë rast deputetët vunë në plan të parë, mbrojtjen e industrisë
vendase, duke kërkuar respektimin e paritetit në raportet tregtare me jashtë, gjë e cila do të
ndikonte në shtimin e eksportit të mallrave shqiptare. Kuptohet që ky vendim ishte edhe si
pasojë e presionit në rritje të prodhuesve dhe tregtarëve shqiptarë. Kjo ndikoi që qeveria
shqiptare të hynte në diskutime me palën greke, për rregullimin e çështjes. Pas bisedimeve
dhe dakordësive të arritura mes palëve, më 11 prill 1934, ajo paraqiti përpara deputetëve,
projektligjin, për disa ndryshime të Traktatit tregtar shqiptaro-grek të vitit 1926. Aty ishte
vendosur që, për peshkun shqiptar, tarifa doganore nga pala greke do të ishte 1.80 fr. ari për
100 kg. Në këmbim të saj qeveria shqiptare hiqte dorë nga përjashtimi doganor që gëzonin
vezët e krimbave të mëndafshit që eksportoheshin në Greqi. Në këtë rast projekti u pa i
vlefshëm dhe u miratua nga deputetët pa kundërshtime.573
Ndryshimet e bëra ishin të
frytshme, pasi për peshkun u arrit një tarifë fikse e ulët doganore, duke u përjashtuar nga të
gjitha taksat e tjera. Ndërsa, nga vendosja e taksës doganore për vezët e krimbave të
mëndafshit, shteti shqiptar nuk pësonte humbje pasi, sipas raportit qeveritar nuk ishte
eksportuar në Greqi asnjë artikull i tillë. Nga ky vendim del qartë se, në momente të caktuara,
parlamenti me mosaprovimin e tij për politikat e qeverisë, e detyroi atë të gjejë rrugë të tjera,
568
AQSH, F. 146, V. 1934, D. 66, fl. 374-376. 569
AQSH, F. 146, V. 1934, D. 69, fl. 106-107. 570
Po aty, fl. 135. 571
AQSH, F. 146, V. 1933, D. 66, fl. 520-526. 572
AQSH, F. 146, V. 1933, D. 67, fl. 461 – 463. 573
AQSH, F. 146, V. 1933, D. 70, fl. 22-25.
98
të cilat do të sillnin të ardhura për shtetin shqiptar dhe do të ndikonin në mbrojtjen e
prodhimeve vendase.
Kriza që kishte përfshirë vendin arriti kulmin gjatë vitit 1934. Dëmtime pësuan të
gjitha degët e ekonomisë, duke ndikuar në rënien e importeve dhe eksporteve. Gjatë këtij viti
vlera e tyre ishte sa 30% e niveleve të vitit 1929.574
Kjo solli, që ndër të tjera, qeveria të
vazhdonte shtimin e taksave të konsumit, mbi artikuj të përdorimit të përditshëm. Megjithëse
raportet italo-shqiptare po arrinin kulmin e krizës, pala italiane nëpërmjet mekanizmave të
saj, arriti të ndikojë në vendimet e Parlamentit Shqiptar për çështje të caktuara. Në kuadrin e
shtimit të taksave, më 10 shkurt 1934 u paraqit “projektligji mbi disa modifikime të ligjit mbi
taksën e konsumit të sheqerit, kafes dhe taksën e monopolit të benzinës”. Kjo e fundit sipas
projektit do të shtohej në 25 fr. ari për çdo kuintal neto, gjë e cila do të rëndonte mbi xhepat e
konsumatorëve, por nga ana tjetër do të ndikonte në uljen e shitjeve, që do të thoshte më pak
të ardhura për AXHIP-in. Pala italiane veproi menjëherë, duke ndikuar në vendimin e
komisionit. Kjo u evidentua, pasi më 26 shkurt në paraqitjen e relacionit të tij, Komisioni i
Financës, termin “taksë e monopolit të benzinës” e hoqi fare nga projekti, duke dhënë si
sqarim, thjesht “dakortësi me Ministrin”. Për sa i përket taksave të kafes dhe sheqerit,
komisioni kishte lënë në fuqi vendimet e qeverisë. Deputetët projektin e miratuan pa
debate.575
Ai hyri në fuqi më 1 prill 1934.576
Ndryshe nga rasti i Fabrikës së Birrës që nuk u
ndalua dot rritja e taksave, në rastin e AXHIP-it diplomacia italiane u tregua më e aftë, duke e
ndaluar shtimin e tyre.
Qeveria shqiptare në kuadër të rishikimit të disa traktateve tregtare, që kishin
rezultuar të dëmshme për ekonominë kombëtare, rishikoi edhe atë me Çekosllovakinë, që
ishte ndërprerë në fund të vitit 1933. Shumë shpejt mes dy qeverive filluan diskutimet për një
lidhje të re, të cilat konkluduan më 9 prill 1934, ku u nënshkrua një konventë tregtare. Më 15
prill 1934, ajo u paraqit në parlament. M. Kaso e cilësoi më të dëmshme se traktatin tregtar,
pasi nuk kishte asnjë dispozitë që garantonte barazinë. Sipas tij, favorizimet reciproke ishin
në favor të palës çeke, pasi Shqipëria nuk eksportonte asgjë atje, prandaj vota e tij ishte
kundër.577
Konventa u mbrojt nga ministri i Punëve të Jashtme Xh. Vila, duke theksuar se
Çekosllovakia në një vit do të blinte mallra me vlerë rreth 1 milion fr. ari, dhe pas 4 muajve
do të bëheshin llogaritë. Nëse do të kishte disproporcion mes importeve dhe eksporteve,
atëherë qeveria çekosllovake detyrohej të merrte masa për t’i balancuar ato. Kundërshtar i
konventës ishte edhe J. Erebara, i cili pas një diskutimi të gjatë konkludoi se, shqiptarët deri
tani vetëm kishin blerë dhe pak kishin shitur dhe prej, “traktateve nuk kishin parë ndonjë
dobi”.578
Megjithatë ajo u pranua nga deputetët dhe Komisioni i Punëve të Jashtme dhe i
Financave e morën në shqyrtim po atë ditë, dhe e pranuan pa ndryshime. Në këtë rast
deputetët që ishin shprehur kundër, nuk e bënë më.
Për të bërë të zbatueshme këtë konventë u miratua një shtojcë, që u paraqit në
parlament më 17 dhjetor 1934. Megjithë mbrojtjen e bërë nga ministri i Ekonomisë Dh.
Berati, përsëri deputetë të caktuar e quajtën të padobishme dhe të dëmshme marrëveshjen,
pasi importi ishte shumë më i madh sesa eksporti. Ata insistuan që Çekosllovakia të detyrohej
574
Historia e Popullit Shqiptar…,294. 575
AQSH, F. 146, V. 1933, D. 68, fl. 325-327. 576
Fletorja Zyrtare, nr. 17, 1 prill 1934, 1-2. 577
AQSH, F. 146, V. 1933, D. 70, fl. 149-150. 578
Po aty, fl. 160.
99
të blinte prodhime shqiptare.579
Megjithatë, shtojca kaloi me shumicë votash. Vlen të
theksohet fakti, që shumë herë megjithëse deputetët gjatë diskutimit të tyre në parim
shprehnin kundërshtime, madje disa edhe votën kundër marrëveshjeve të caktuara, në
momentin kur çështja dilte nga komisionet përkatëse e pandryshuar dhe vinte për votim, ata
nuk flisnin më. Shembulli tipik ishte dhe rasti i mësipërm. Më 19 janar 1935, Komisioni i
Punëve të Jashtme, i Financave dhe i Ekonomisë paraqiti relacionin e tij, ku e pranoi pa
ndryshime këtë shtojcë. Disa deputetë përsëri insistuan për të detyruar Çekosllovakinë, të
blinte mallra nga Shqipëria, dhe të importoheshin mallrat që kishte nevojë vendi, dhe jo
gjithçka. Por, në këtë rast nuk u dëgjuan zëra, që nuk do ta votonin shtojcën, kështu që ajo
kaloi me votim.580
Presioni në rritje nga sipërmarrësit për kapitalin e investuar, ndërhyrja italiane, shtimi
i taksave të importit nga vendet fqinje, tendenca për të mbrojtur industrinë kombëtare,
ndikuan që qeveria shqiptare disa herë të tërhiqej nga vendimet e saj. Kjo u bë edhe për
taksën e vendosur mbi konsumin e birrës. Më 11 gusht 1934, Këshilli i Ministrave nxori
dekretin mbi modifikimin e art. 2 të dekretligjit të datës 28 korrik 1933, mbi taksimin e
konsumit të birrës, duke caktuar se, taksa e konsumit të çdo kilogrami birre si në fuçia dhe në
shishe, nga 0.30 fr. ari ulej në 0.20 fr. ari. Për birrën e zhdoganuar, që ishte akoma pa shitur,
ajo do të vazhdonte të ishte 0.30 fr. ari.581
Më 17 nëntor 1934, dekreti u paraqit përpara
deputetëve. Si arsye për këtë masë u paraqitën, pengesat e shumta që qeveria greke kishte
vendosur për importimet e birrës së Korçës, duke ndikuar në uljen e prodhimit të saj. Nga ana
tjetër, në tregun e brendshëm kishte rënë fuqia blerëse, për shkak të krizës. Në këtë mënyrë,
ulja e taksës do t’i vinte në ndihmë kësaj sipërmarrjeje.582
Komisioni i Financave dhe
deputetët e miratuan atë, pasi ishte një lehtësim për industrinë e birrës shqiptare.
Masat lehtësuese për këtë biznes vazhduan edhe më tej. Më 11 shkurt 1935, qeveria
paraqiti projektligjin për heqjen e taksës së konsumit të birrës. Kjo u prit mirë nga deputetët,
sidomos nga ata që e kishin kundërshtuar atë. Por, megjithatë qëndrimet ishin të ndryshme.
Deputetë të caktuar i tërhoqën vërejtje qeverisë për politikat e saj, duke i kërkuar që ajo të
mos shtonte taksa pa i studiuar mirë çështjet, sepse kjo do të sillte pasoja, pasi me këtë taksë,
jo vetëm nuk ishin shtuar të ardhurat, por ato ishin pakësuar. Gjithashtu, u kërkua që
parlamenti në raste të ngjashme të mos i votonte këto ligje, pa i studiuar mirë, për të mos
sjellë pasoja negative mbi sipërmarrjen dhe popullsinë. Deputetët e Korçës megjithëse e
pritën mirë projektin, tentuan që të mundësonin edhe rikuperimin e taksave të paguara nga
tregtarët përpara. Kështu Th. Orolloga kërkoi që komisioni në diskutimin e tij, të marrë
parasysh që, për tregtarët që kishin importuar birrë nga jashtë dhe ata që kishin depozituar
birrën e vendit, taksa e konsumit e paguar, t’u kthehej mbrapsht.583
Kundër tij, doli ministri i
Financave A. Dibra, duke deklaruar se, “nuk ishte zakon që taksat e mbledhura nga shteti të
ktheheshin përsëri”. Por, nga ana tjetër, argumentoi se, deri sa projekti të miratohej nga
parlamenti dhe të dekretohej, do të kalonte kohë dhe kështu tregtarët do ta shisnin birrën që
kishin importuar, ose që kishin depozituar.584
Komisioni i Financave e shqyrtoi projektin më
13 shkurt 1935, e pranoi atë, por e shtyu afatin e hyrjes në fuqi për një muaj, duke iu lënë
579
AQSH, F. 146, V. 1934, D. 67, fl. 101-110. 580
Po aty, fl. 278-279. 581
Fletorja Zyrtare, nr. 53, 24 shtator 1934, 1. 582
AQSH, F. 146, V. 1934, D. 66, fl. 340-341. 583
AQSH, F. 146, V. 1934, D. 68, fl. 126. 584
Po aty, fl. 127-128.
100
kohë tregtarëve, për shitjen e birrës që e kishin të depozituar, për të cilën kishin paguar
taksat.585
Pra, eksperimenti i qeverisë për përfitimin nga shtimi i taksave në industrinë e
birrës, nuk zgjati shumë dhe heqja e tyre, ishte një zhvillim pozitiv për këtë industri.
Nga koncesionet e shumta të dhëna nga shtetit shqiptar, ishte edhe ai mbi fluturimet
civile në Shqipëri, që kryheshin nga shoqëria “Adria Aereo Lloyd”. Pas ndërhyrjes italiane
dhe me pëlqimin e qeverisë shqiptare, kjo shoqëri më 2 nëntor 1934 i kaloi koncesionin me të
gjitha të drejtat dhe detyrimet relative, shoqërisë italiane “Ala Litoria S.A”. Pas diskutimeve
me të, qeveria shqiptare paraqiti më 11 shkurt 1935, “Projektligjin mbi koncesionin e
aviacionit civil në Shqipëri”. Ai do të ishte për 10 vjet, me të drejtë të mbartjes së
pasagjerëve, postës dhe mallrave. Shoqëria në të ardhmen mund të kryente edhe lidhje me
vendet fqinje, por pas pëlqimit të qeverisë së interesuar. Do të ruheshin linjat e brendshme me
Shkodrën, Tiranën, Korçën dhe Vlorën. Qeveria i ofronte falas shoqërisë, për të gjithë kohën
e koncesionit, hangarin e avionëve të Vlorës, vendin e zbritjes në Shkodër, që ishte pasuri
shtetërore dhe të gjitha stacionet e nevojshme për ushtrimin e shërbimit ajror në Tiranë,
Vlorë, Korçë.586
Shumë deputetë treguan dakordësi, por pati dhe kundërshtime, për
ekskluzivitetin dhe kohëzgjatjen e koncesionit. Kundërshtari më i ashpër ka qenë Th.
Orolloga. Ai e konsideroi atë të dëmshëm për shtetin, sidomos ekskluzivitetin për 10 vjet,
caktimin nga ana e vetë shoqërisë të tarifës së çmimeve të transportit, faljen asaj të taksës së
importimit të materialeve, hangarët falas etj. Mjaft i dëmshëm sipas tij, ishte mungesa e një
sanksioni, në rast të anulimit të kontratës, për moszbatimin e detyrimeve nga ana e shoqërisë.
Për të gjitha këto, ai kërkoi që të mos pranohej.587
Por, koncesioni, pati shumë përkrahës, të
cilët argumentuan përparësitë e tij, duke evidentuar edhe prapambetjen e madhe në vend.
Kështu F. Alizoti, duke mbrojtur fort ekskluzivitetin e dhënë shoqërisë, ndër të tjera theksoi
se, “ku do të gjenden këto shoqëritë e tjera që të bëjnë aeroplana për udhëtimet në ajër. Neve
nuk po bëjmë dot rrugë për të shkuar qerret, jo linja në ajër”.588
Megjithë kundërshtimet e
bëra dhe opsionet e paraqitura koncesioni me shumicë votash kaloi në komision për diskutim
dhe aty u pranua pa ndryshime.
Megjithëse në hapësirën e viteve 1928-1935, qeveria shqiptare, miratoi zgjatjen e
kohës për shumë koncesione, lidhi të tjera dhe nënshkroi marrëveshje tregtare, me shumë
shtete, situata ekonomike në vend vazhdonte të ishte e rënduar. Gjithashtu, në shumë prej
marrëveshjeve tregtare, nuk respektohej parimi i paritetit. Kjo kishte sjellë pasoja për shumë
tregtarë shqiptarë, pasi mallrat e tyre ose nuk gjenin tregje shitje, ose kostoja e shitjes ishte
rritur nga taksat proteksioniste, që kishin vendosur shtete të ndryshme. Shqetësimi u
transmetua në parlament. Më 30 maj 1935, gjatë diskutimit të buxhetit preventiv për vitin
1935-36, në fjalime të veçanta u hodh ideja, për një shqyrtim të kujdesshëm të traktateve
tregtare dhe anulimin e atyre, që nuk ishin të dobishëm për ekonominë shqiptare. Deputetët
fajësuan edhe institucionet shqiptare, pasi kishin mangësi në këtë drejtim. F. Alizoti deklaroi,
“se ne kemi bërë marrëveshje tregtare me sisteme të reja, por nuk kemi krijuar institucionet e
nevojshme për këtë”.589
585
Po aty, fl. 161. 586
AQSH, F. 146, V. 1934, D. 68, fl. 130-136. 587
Po aty, fl. 138. 588
Po aty, fl. 139. 589
AQSH, F. 146, V. 1934, D. 69, fl. 375.
101
Çështja e këtyre traktateve zuri një hapësirë të veçantë në parlament edhe në fillim të
vitit 1936. Më 25 janar 1936, me kërkesën e një grupi deputetësh qeveria e M. Frashërit dha
shpjegime mbi rezultatet e traktateve tregtare suplementare të lidhura, kryesisht ato të fundit.
Nga fjalimi i deputetëve u evidentua fakti që Traktati i Tregtisë me Çekosllovakinë dhe
shtojca për realizimin e tij, kishin qenë të dëmshme. Kjo, pasi Shqipëria i kishte realizuar
detyrimet e importit, ndërsa eksporti kishte qenë qesharak dhe nuk ishte respektuar pariteti.
Po ashtu edhe traktati mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë i 12 marsit 1934 sipas tyre, ishte i
dëmshëm, pasi edhe aty nuk ishte respektuar nga pala jugosllave, parimi i paritetit. Ndërsa
traktati me Japoninë, u kërkua të rishikohej, pasi mallrave japoneze u ishin bërë favorizime të
mëdha dhe Shqipëria nuk kishte interesa politike me këtë vend. Ata theksuan se, traktatet
duhet të lidheshin me ato shtete që Shqipëria kishte dobi ekonomike dhe politike. U kërkua
që qeveria të mbante më të domosdoshmet për arkën e shtetit dhe ekonominë kombëtare dhe
ato që ishin të dëmshme duhet t’i shkëpuste dhe të mos përsëriteshin pa u siguruar
reciprociteti.590
Në përgjigjen e tij, ministri i Ekonomisë Dh. Berati, deklaroi se, qeveria i ka
studiuar me kujdes traktatet dhe do të mundohej të gjente një zgjidhje, se Shqipëria me
Greqinë kishte bilanc tregtar të favorshëm, ndërsa me Jugosllavinë megjithëse ishin marrë
masa, bilanci nuk ishte i favorshëm. Ai shtoi se me Çekosllovakinë qëllimi kishte qenë që
mallrat shqiptare të shkonin drejtpërdrejtë atje dhe jo me ndërmjetësi. Për sa i përket
denoncimit të traktateve, duheshin marrë parasysh dhe kushtet politike, duke dhënë si
shembull denoncimin e traktatit me Gjermaninë, por që nuk ishte arritur përfitim. Ai
evidentoi që Shqipëria kishte 3 traktate të përkohshme dhe shkëmbente mallra me 35 shtete,
por vetëm me dy-tre prej tyre, kishte bilanc tregtar të favorshëm. Megjithatë, Dh. Berati
kërkoi që parlamenti ta linte të lirë qeverinë, “të vepronte në këtë drejtim”. Dhe kështu u
vendos.591
Ky ishte shembulli tipik që tregonte se, shumë traktate të lidhura nga shteti
shqiptar me të tjerët, ishin të padobishme dhe vazhdonin të mbaheshin akoma.
Gjatë viteve 1932-1934, qeveria shqiptare kishte bërë përpjekje për gjetjen e burimeve
të reja financiare, qoftë nga vendet fqinje por edhe nga shtete të mëdha si Franca, por kishte
dështuar, pasi kushtet e vëna në këmbim, sidomos nga kjo e fundit, kishin qenë të rënda.
Gjithashtu me ndërhyrjen e vazhdueshme italiane, ajo nuk u pranua as në Paktin Ballkanik,
duke iu mbyllur një tjetër mundësi. Përballë situatës së rënduar dhe në pamundësi zgjidhjeje,
vështrimi u kthye përsëri nga Italia dhe gjatë vitit 1935 filloi një afrim me të. Në fund të
prillit 1935, Musolini në një relacion, për përfaqësuesin italian në Tiranë Indellin, theksonte
se qeveria italiane ishte e gatshme t’i jepte disa ndihma Shqipërisë, por do të kërkonte
përfitimet e saj. Kështu, do të mbështetej krijimi i një instituti kreditimi bujqësor me një fond
prej 5 milion fr. ari dhe me një hua prej 10 milion fr. ari, të destinuara për zhvillimin bujqësor
të Shqipërisë, por në këmbim të kësaj, ajo do të kërkonte dhënien me koncesion të
menaxhimit të portit të Durrësit, një shoqërie italiane për 30 vjet. Do të jepeshin 3 milion
fr.ari për monopolin e duhanit, por kërkohej plotësimi i tri kërkesave të shoqërisë AIPA, që
ishin; një koncesion i ri në Berat, zgjatja e koncesionit të vitit 1926 dhe zgjatja deri më 1936
e krijimit të shoqërisë për shfrytëzimin e burimeve të naftës. Do të jepeshin shumat e
nevojshme për shëndoshjen e bilancit dhe për të bërë pagesat e prapambetura nga huaja
dhjetëvjeçare, të cilat llogariteshin në shumën 1.250.000 fr. ari, nëse qeveria shqiptare do të
hiqte dorë nga pretendimet e marrëveshjes së 24 qershorit 1931. Për sa i përket detyrimeve
ndaj SVEA-s, çështja do të zgjidhej mes përfaqësuesve të qeverisë shqiptare dhe drejtuesve të
590
AQSH, F. 146, V. 1935, D. 51, fl. 62-70. 591
Po aty, fl. 65-67.
102
SVEA-s, por qeveria italiane do të ndërhynte që shoqëria të afrohej sa më shumë me kërkesat
shqiptare.592
Më 10 maj 1935, Indelli u takua me Zogun. Ai në tërësi i pranoi propozimet italiane,
por kundërshtoi tre prej tyre që ishin: krijimi i një instituti për kreditimin bujqësor me kushtet
e paraqitura nga pala italiane, koncesioni i një shoqërie italiane për portin e Durrësit dhe
mënyrën e rregullimit të borxhit ndaj SVEA-s.593
Zogu nuk i pranoi këto, pasi ato sillnin rritje
të ndikimit italian në vend dhe reagimi i opinionit publik të brendshëm mund të bëhej i
rrezikshëm. Nga ana tjetër, reagime negative do të vinin edhe nga borgjezia shqiptare, pasi
mund të binin ndesh me interesat e saj sipërmarrëse.
Në raportet italo-shqiptare në këtë periudhë luajti rol edhe situata politike
ndërkombëtare. Më 3 tetor 1935, Italia sulmoi Etiopinë. Më 7 tetor, Lidhja e Kombeve
vendosi sanksione ekonomike kundër Italisë. Pala italiane i kërkoi përfaqësuesit shqiptar në
Lidhjen e Kombeve që të dilte kundër këtyre sanksioneve duke i bërë të qartë se në të
kundërt, do të prisheshin marrëveshjet që ishin në proces dhe Shqipëria nuk do të merrte
huatë që parashikoheshin.594
A. Zogu u dorëzua përpara presionit italian, duke udhëzuar
përfaqësuesit e qeverisë shqiptare që të mbështesnin Italinë. Më 10 tetor 1935, Indelli në një
telegram për Musolinin, i shkruante se, sapo kishte marrë në dorë tekstin që M. Frashëri do të
mbante të nesërmen në Lidhjen e Kombeve, ku deklarohej se qeveria shqiptare i qëndronte
besnike Lidhjes, por nuk do të mbështeste sanksionet ndaj Italisë, kjo për shkak të Traktatit të
Aleancës mes dy shteteve, interesave ekonomike dhe raporteve tregtare mes dy vendeve.595
Ky qëndrim ndikoi në afrimin italo-shqiptar, duke shtuar takimet në nivele të
ndryshme përfaqësimi, për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja. Sipas Indellit rezulton se,
Zogu në fillim të marsit 1936, ishte gati për të nënshkruar marrëveshjet e diskutuara, por
kërkonte që në momentin e nënshkrimit, të bëhej saktësimi dhe shkëmbimi i letrave për
akordin me shoqërinë SVEA dhe pagesat të bëheshin në raport me mundësitë financiare të
Shqipërisë.596
Bisedimet italo-shqiptare përfunduan më 4 mars dhe marrëveshjet u
nënshkruan më 19 mars 1936, mes përfaqësuesve të dy qeverive. Aty përfshiheshin 13
marrëveshje ekonomiko-financiare si dhe disa marrëveshje të fshehta politiko-ushtarake. Për
palën italiane, ato u firmosën nga M. Indelli dhe për palën shqiptare nga Dh. Berati.597
Këto marrëveshje u paraqitën për diskutim në parlament më 28 mars 1936.
Kryeministri M. Frashëri i cilësoi ato të nevojshme dhe të dobishme. Sipas tij, gazeta të huaja
po përhapnin lajme të pavërteta të cilat mund të ndikonin mbi opinionin publik shqiptar, por
Italia këto ndihma i jepte sepse, ishte aleate e Shqipërisë dhe dëshironte të zhvilloheshim
ekonomikisht dhe kulturalisht. “Këtu, - vuri në dukje ai, - nuk ka as shitje e as blerje, por janë
vetëm disa marrëveshje ekonomike e tregtare”. Duke bërë një bilanc të koncesioneve të
naftës, evidentoi se shteti shqiptar nuk i dha monopol shoqërisë italiane, por “kjo erdhi si
rrjedhë llogjike, pasi në territorin e saj doli naftë dhe shoqëritë e tjera u tërhoqën nga zonat e
592
DDI, Seria VIII. Vol. I. Dok. 65, f. 54-56. Telegram i Musolinit për Indellin, 22 prill 1935. 593
DDI, Seria VIII. Vol. I. Dok. 179, f. 194. Telegram i Indellit për Musolinin, 10 maj 1935. 594
Iljaz Fishta, Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe roli i saj për pushtimin e Shqipërisë 1936-1939, (Tiranë:
DITURIA, 1999), 68-69. 595
DDI, Seria VIII. Vol. II. Dok. 306, f. 287. Telegram i Indellit për Musolinin, 10 tetor 1935. 596
DDI, Seria VIII. Vol. III. Dok. 456, f. 520. Telegram i Indellit për Musolinin, 14 mars 1936. 597
Historia e Popullit Shqiptar…,331.
103
tyre”. Ai theksoi se, këto hua do të kishin ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e bujqësisë,
industrisë, pagimin e borxheve etj. 598
Deputetët në fjalimet tyre i vlerësuan marrëveshjet, duke i cilësuar si të nevojshme
dhe shumë të dobishme. Ata hodhën poshtë zërat për shitje të Shqipërisë dhe rikujtuan se,
marrëveshje të tilla janë bërë edhe më përpara me Italinë dhe sipas tyre, “kishin qenë shumë
të mira”. Ata falënderuan Zogun, duke e cilësuar si udhëheqësin gjenial të racës shqiptare, si
dhe Musolinin e qeverinë fashiste italiane për këtë ndihmë dhe ndihmat e tjera të dhëna. Jo
vetëm kaq, por disa prej tyre kaluan në thurje elozhesh për Zogun dhe Musolinin. H. Delvina
deklaroi se, “Shqipëria që ka mbi krye më të madhin patriot, më të madhin gjenial të racës
sonë, në Shqipërinë e Zogut nuk mund të ketë qeveri dhe Parlament që ta shesë Shqipërinë.
Për këtë të jetë i sigurtë dhe i qetë populli shqiptar”.599
Në diskutimet e deputetëve bie në sy
fakti që, asnjëri prej tyre nuk trajtoi se çfarë përfitonte Italia nga këto marrëveshje. Thjesht,
ata të gjithë renditën, vetëm përfitimet për palën shqiptare.
Për këto marrëveshje dha shpjegime ministri i Ekonomisë Dh. Berati, duke i renditur
në dy grupe. Në të parin bënin pjesë ato me karakter financiar, dhe në të dytin ato me karakter
ekonomiko-tregtar. Si më kryesore, ai renditi atë të likuidimit të huasë së 100 milion liretave,
që ishte nënshkruar në vitin 1931 dhe ishte ndërprerë në vitin 1933. Do të shlyheshin
gjithashtu firmat Ragazzi dhe Venazetti, të cilat pretendonin që ishin dëmtuar dhe kërkonin 1
milion fr.ari, por qeveria italiane merrte përsipër që ta mbyllte me 550.000 fr. ari. Ai shpjegoi
se, huaja do të balanconte buxhetin e shtetit, përfitime do të kishte bujqësia, do të jepej
ndihmë për monopolizimin e duhanit, për rregullimin e skelës së portit të Durrësit, do të
rregulloheshin borxhet që shteti shqiptar i kishte SVEA-s etj. Në marrëveshjet ekonomiko-
tregtare bënin pjesë protokolli plotësues i Traktatit të Tregtisë, Konventa Veterinare,
Marrëveshja me shoqërinë EIAA për zbatimin e Reformës Agrare në Rrushkull dhe atë me
shoqërinë AIPA për vajgurin.600
Ato u pranuan të gjitha dhe shkuan në komision për
diskutim.
Komisioni i Ekonomisë i diskutoi më 30 mars 1936 dhe i miratoi unanimisht. Në këtë
rast, ministri i Punëve të Jashtme, F. Asllani, u kujdes deri diku për të sqaruar se çfarë
përfitonin të dy palët nga këto marrëveshje. Por, përsëri shpjegimi mbeti në kuadrin e
përgjithshëm, pa hyrë në terma specifikë. Sipas tij, ishte e ditur që marrëveshje të tilla kishin
si qëllim kryesor, ruajtjen në një masë të njëjtë të interesave të të dy palëve kontraktuese dhe
duke qenë se janë nënshkruar të “frymëzuara nga ndjenja sinqeriteti dhe mirëkuptimi”, do të
vazhdonin të aplikoheshin në këtë atmosferë miqësie, “duke u dhënë të dy anëve përfitime të
prekshme e të dukshme”.601
Huatë e miratuara ishin: likuidimi i huasë së 20 qershorit 1931, sistemimi i gjendjes
financiare të shtetit shqiptar, një hua bujqësore me 10 milion fr. ari, një hua 3 milion fr. ari
për krijimin e monopolit të duhanit, një konventë për organizimin e skelës së Durrësit, një
protokoll plotësor i Traktatit për Tregti e Lundrim me Italinë, konventë veterinare me Italinë.
Gjithashtu u miratuan dhe dy marrëveshje me shoqëritë italiane EIAA dhe AIPA-n. Ato me
EIAA-n kishin të bënin me lehtësimin e eksporteve shqiptare në Itali dhe për rregullimin e
598
AQSH, F. 146, V. 1935, D. 52, fl. 261-268. 599
Po aty, fl. 269. 600
Po aty, fl. 281-287. 601
AQSH, F. 146, V. 1935, D. 53, fl. 13.
104
zbatimit të Reformës Agrare në çifligun e Rrushkullit. Ndërsa ato me AIPA-n, sillnin disa
ndryshime në favor të shtetit shqiptar si, krijimi i rafinerisë, kontrolli i punimeve, rregullimi i
raporteve me punëtorët etj.602
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve të marsit 1936, financat e shtetit shqiptar, morën një
mbështetje të madhe dhe nga ana tjetër synimi italian për përfitimin e koncesioneve të reja u
rrit. Zona e Mirditës kishte tërhequr që herët vëmendjen e firmave të huaja për pasuritë e saj
nëntokësore. Në këtë territor në një zonë prej 3.000 hektarësh vepronte firma shkodrane e
vëllezërve Boriçi, e cila në vitin 1936, bëri një marrëveshje me shoqërinë italiane SIMSA, ku
i lëshonte të drejtën e koncesionit mbi territorin e saj. Në këmbim, do të merrte një shumë të
madhe të hollash për të mbuluar shpenzimet e bëra dhe një shpërblim tjetër prej 6% mbi
prodhimin e nxjerrë nga shoqëria italiane. Qeveria shqiptare, e zvarriti marrëveshjen deri në
skadimin e kontratës, dhe vështirësoi dhënien e lejes së re firmës Boriçi, për kërkimin e
mineralit të bakrit dhe të piritit për këtë zonë. Pas kësaj, shoqëria SIMSA shtoi veprimtarinë
për ta marrë vetë këtë koncesion. Pas bisedimeve të bëra mes grupit italian dhe Ministrisë së
Ekonomisë, u ra dakord për projektin e koncesionit, i cili më 18 tetor 1937, iu përcoll
qeverisë dhe ajo e miratoi.603
Më 26 janar 1938, projekti u paraqit në parlament. Sipërfaqja e kërkimit dhe e
shfrytëzimit do të ishte 16.952 ha, për 50 vjet, me të drejtë rishtyrje edhe 30 vjet të tjera, por
ai solli një konflikt mes Këshillit të Shtetit dhe qeverisë. Kjo, pasi në pjesën e dhënë me
koncesion firmës italiane, ishin përfshirë edhe 3000 ha, që i kishin pasur përpara vëllezërit
Boriçi. Këshilli i Shtetit ishte shprehur se zonat e dhëna për kërkim vëllezërve Boriçi, nuk
mund të ishin objekt i një koncesioni të ri për personat e tretë. Për këtë arsye nuk mund të
merrej në shqyrtim ai, pa u rregulluar më parë, në bazë të ligjit, gjendja juridike e zonave në
fjalë.604
Edhe disa deputetë shprehën rezerva, duke kërkuar që të saktësohej kufiri i
preferencës së shoqërisë, dhe pas përpunimit të mineraleve, një mostër duhet ta mbante
përfaqësuesi shqiptar dhe një mostër kompania, në mënyrë që të kuptohej përqindja e
metaleve të çmuara, që të paguheshin saktë taksat dhe të mos kishte paqartësi. Koncesionin e
mbrojti ministri i Ekonomisë T. Toçi duke theksuar se, ai ishte më i studiuari që i ishte
paraqitur parlamentit ndonjëherë dhe nuk do të pranoheshin ndryshime që preknin thelbin e
tij, por disa deputetë i kujtuan atij se ata mund ta refuzonin në bllok dhe mund mos t’i jepnin
autorizimin qeverisë.605
Megjithë debatet, projekti u pranua në parim.
Më 21 shkurt 1938, Komisioni i Ekonomisë paraqiti relacionin e tij, ku kishte bërë
disa ndryshime. Ai kishte caktuar të drejtën e preferencës për shoqërinë, 3 kilometër nga vija
e kufirit të koncesionit dhe qeveria kishte në çdo kohë të drejtën e kontrollit mbi punimet, dhe
mbi analizën e lëndës minerale. Ajo i vinte në dispozicion shoqërisë një copë tokë në portin e
Durrësit, për depozitim mineralesh, si dhe do të garantonte ruajtjen e tyre falas. Komisioni
nuk e kishte trajtuar fare çështjen e vëllezërve Boriçi, duke mos e marrë në konsideratë
mendimin e Këshillit të Shtetit. Ndryshimet u pranuan nga deputetët pa diskutime.606
Edhe në
këtë rast, komisioni me ndryshimet e bëra, zgjodhi rrugën e mesme. Kështu u morën në
konsideratë vërejtjet e deputetëve për caktimin e kufirit të preferencës, analizën e lëndës
602
Po aty, fl. 15-18. 603
I. Fishta, Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe roli…, 138-140. 604
AQSH, F. 146, V. 1937, D. 75, fl. 438-456. 605
Po aty, fl. 466-469. 606
AQSH, F. 146, V. 1937, D. 76, fl. 456-459.
105
minerale dhe kontrollin qeveritar. Por, u shtuan dhe masat në ndihmë të shoqërisë si
garantimi i tokës në port, ruajtja falas e mineraleve etj. Aty u evidentua përsëri, që deputetët,
në momentet kur nuk iu interesonte, nuk e merrnin parasysh mendimin e Këshillit të Shtetit,
me argumentin që ai kishte funksion këshillues.
Një faktor që mund të ndikonte në zhvillimin e ekonomisë shqiptare, ishte pasuria e
madhe ujore dhe shumëllojshmëria e peshkut në të. Gjatë viteve 1935-1936 u bënë disa
përpjekje për sipërmarrjen e peshkut në ujërat shqiptare nga shoqëri të huaja, kryesisht
italiane, por që nuk ia arritën. Në gjysmën e dytë të vitit 1937, kapitali italian intensifikoi
veprimet për marrjen e koncesionit të peshkimit në ujërat e Shqipërisë, nëpërmjet grupit të
përfaqësuar nga Xhulio Uçeli (Xhulio Uceli). Bisedimet për këtë çështje vazhduan me ritme
të shpejta. Gjatë gjysmës së parë të janarit 1938, grupi italian dhe Ministria e Financave
përfunduan marrëveshjen dhe më 2 shkurt 1938, qeveria shqiptare e shqyrtoi dhe e miratoi
atë.607
Më 16 shkurt 1938 në parlament u paraqitën për diskutim projektligji i peshkimit dhe
projektkoncesioni i peshkimit. Vlen të theksohet se, koncesioni u paraqit pa u formuar
shoqëria e peshkimit. Megjithëse raportet italo-shqiptare në këtë periudhë kishin arritur në
nivele të larta bashkëpunimi, deputetë të caktuar e pritën me kundërshtime atë. Fillimisht u
kundërshtua rruga e ndjekur për hartimin e tij, pasi Ministria e Ekonomisë, kishte shmangur
atë të Financave. Madje, M. Kaso tregoi dokumentin ku ajo Ministri, njoftonte Këshillin e
Ministrave se projektligji mbi peshkimin ishte përgatitur pa dijeninë e saj. Deputetë të tjerë
theksuan se koncesioni nuk mund të jepej pasi, akoma nuk ishte krijuar shoqëria italo-
shqiptare, nuk njiheshin aksionerët dhe nuk dihej se ku do ta kishte qendrën ajo. U
kundërshtua edhe sasia 49% e aksioneve të shoqërisë, të përcaktuara për shqiptarët, pasi
mund të ndodhte si me bankën, që megjithëse shqiptarët duhej të kishin 49% të aksioneve,
nuk morën asgjë. Gjithashtu, objeksione pati për mënyrën e paraqitjes, sepse duhet të kishte
ardhur njëherë projektligji për rregullimin e peshkimit, pastaj koncesioni, pasi në nene të
caktuara, kishte kontradikta mes tyre, dhe nuk ishte marrë as mendimi i Këshillit të Shtetit.608
Ministri i Financave K. Thaçi, deklaroi se nuk kishte pasur divergjenca mes anëtarëve të
qeverisë. Materiali i ishte çuar Këshillit të Shtetit, por ai nuk ishte shprehur, dhe duke mos
qenë më kompetent se parlamenti, nuk kishte nevojë që t’i dërgohej përsëri. Sipas tij,
koncesioni do të sillte zhvillim, pasi shoqëria sipërmarrëse, do të përmirësonte dajlanin e
Shkodrës dhe do të krijonte dajlanin e Pogradecit. Do të përmirësohej fara e peshkut. Brenda
5 viteve do të fillonte industrializimi i peshkut dhe këtu do të fitonin punëtorët shqiptarë.
Teknikët do të ishin italianë, por ata do të largoheshin, kur të kishte teknikë shqiptarë.609
Gjatë diskutimeve u vërejt një lloj pakënaqësie ndaj koncesioneve të shumta që ishin dhënë.
Kjo u shpreh më së miri nga Xh. Leskoviku, i cili deklaroi: “Konçesione, konçesione. Ku do
të vemi duke dhënë të gjitha burimet e gjallërisë së vendit në duart e të huajve”.610
Megjithë
kundërshtimet, projektet kaluan në komisionet përkatëse parlamentare.
Më 29 mars 1938, Komisioni i Ekonomisë dhe Financave paraqitën relacionin e tyre,
ku kishin bërë disa modifikime në koncesion dhe në programin teknik. Gjatë ndryshimeve të
607
I. Fishta, Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe roli…, 171-173. 608
AQSH, F. 146, V. 1937, D. 76, fl. 293-304. 609
Po aty, fl. 306-314. 610
Po aty, fl. 293.
106
bëra, ata e shmangën qeverinë, duke hyrë në bisedime direkte me përfaqësuesin e shoqërisë
koncesionare, i cili i kishte pranuar ato. Kjo ishte ndër rastet e rralla, kur parlamenti bënte një
veprim të tillë. Ndryshimet kryesore ishin: pjesa e kapitalit 49% që u përkiste shqiptarëve, do
të ishin në aksione nominale, të patransferueshme nënshtetasve të huaj; shoqëria “Pescalba”,
do të kishte të drejtën e ushtrimit të peshkimit, rritjes e kultivimit të peshkut për 25 vjet në të
gjithë ujërat detare, lumin e Bunës dhe liqenet përjashto të Maliqit, Tërbufit dhe Kakariqit,
por këto ujëra të përjashtuara nuk do t’i jepeshin me koncesion, dikujt tjetër; qendra e
shoqërisë do të ishte në Shqipëri; qeveria shqiptare do të merrte 50% të fitimit neto, por në
çdo rast ajo, do të merrte minimalisht 300.000 fr. ari në vit, që do të paguhej me këste
katërmujore dhe pranë shoqërisë, ajo do të kishte një përfaqësues të saj. Në raportet me
qeverinë dhe popullin do të përdorej vetëm gjuha shqipe. Nëse shoqëria nuk përmbushte
detyrimet respektive, qeveria do të ndërhynte për t’i rregulluar ato. Nëse kjo nuk bëhej për 6
muaj, atëherë anulohej koncesioni. Megjithëse K. Thaçi e mbrojti përsëri projektin qeveritar,
deputetët pranuan ndryshimet e komisionit dhe miratuan projektin e tij.611
Më 31 mars,
parlamenti i miratoi përfundimisht ato dhe më 2 prill 1938, u dekretuan nga mbreti.612
Po të shikohen me kujdes, ndryshimet e bëra ishin një zhvillim pozitiv për shtetin
shqiptar dhe ekonominë e tij dhe këto erdhën pas reagimit dhe qëndrimit të deputetëve të
ndryshëm. Kështu, caktimi i kapitaleve shqiptare si të patransferueshme tek të huajt, do të
sillte mbrojtje të tyre dhe rol më të madh të aksionerëve shqiptarë brenda shoqërisë. Po ashtu,
përcaktimi i sasisë monetare që do të paguante shoqëria ishte një garanci për marrjen e saj
dhe vlerë e shtuar për ekonominë shqiptare. Vendosja e gjuhës shqipe për komunikimin me
qeverinë dhe popullin, ishte një element tjetër pozitiv. Gjithashtu, edhe caktimi i qendrës së
shoqërisë në Shqipëri, do të bënte më të lehtë kontrollin e saj. Por, me ndryshimet e bëra
deputetët ndihmuan edhe shoqërinë duke i përcaktuar një territor të madh dhe nga ana tjetër,
ndalimi i dhënies me koncesion të ujërave të përjashtuara, do të eliminonte konkurrencën.
Shoqërisë iu la një kohë prej 6 muajsh për të përmbushur detyrimet respektive. Ky ishte
koncesioni i madh dhe i fundit që qeveria shqiptare akordoi për një shtet të huaj gjatë
periudhës së monarkisë, ku siç rezultoi, parlamenti luajti një rol konstruktiv në modifikimin e
disa pikave dhe miratimin e tij.
3.2. Nismat ligjore në ndihmë të biznesit shqiptar
Përgjithësisht mund të thuhet se në periudhën e viteve 1928-1939, Parlamenti
Shqiptar ka luajtur një rol aktiv në ndihmë dhe mbrojtje të biznesit shqiptar, kryesisht
nëpërmjet diskutimit dhe miratimit të projekteve të qeverive dhe në raste të veçanta,
ndryshimit dhe përmirësimit të tyre. Gjithashtu, vetë parlamenti, ka ndërmarrë në momente të
caktuara nisma ligjore, në ndihmë të shoqërive shqiptare. Shpeshherë janë diskutuar dhe
studiuar ankesa ose sugjerime të biznesmenëve të caktuar shqiptarë të cilat kanë shërbyer
edhe si shtytje për këto nisma. Si element përfaqësues i kapitalit, në fillimet e monarkisë
shërbenin Dhomat e Tregtisë, që në shumë raste nuk e kryenin mirë funksionin e tyre. Me
zgjerimin e veprimtarive prodhuese dhe për të krijuar një institucion më efikas, qeveria, më
24 janar 1929 paraqiti projektin për krijimin e Odave të Ekonomisë. Ministri M. Juka, theksoi
611
AQSH, F. 146, V. 1937, D. 78, fl. 87-104. 612
AQSH, F. Kryeministria, nr. 149, viti 1938, D. IV-4189, fl. 1.
107
se, këto oda do të kujdeseshin për bujqësinë, tregtinë dhe industrinë. Sipas tij, ato të tregtisë
nuk ishin funksionale, të bujqësisë nuk ekzistonin fare, prandaj ishin të bashkuara. Qeveria,
do t’i subvenciononte ato, deri sa ta merrnin veten dhe të bëheshin funksionale.613
Më 16
shkurt 1929, Komisionet e Ekonomisë, Financave dhe Drejtësisë paraqitën relacionin e tyre
për projektin, duke deklaruar se e kishin pritur me kënaqësi të veçantë atë dhe shpresonin të
shikonin zhvillimin që do të merrnin degët e tregtisë, industrisë dhe bujqësisë. Ata kishin bërë
disa ndryshime kryesisht në terma teknik, por pa e prekur thelbin e tij, i cili u miratua nga
deputetët pa debate.614
Kështu u krijua një organizëm i ri në ndihmë të veprimtarisë së
biznesit vendas.
Këto oda shumë shpejt ndërmorën iniciativa të rëndësishme, pavarësisht se disa prej
tyre nuk u realizuan. Kështu, në prill të vitit 1929 në kongresin e tyre, u iniciua çështja e
formimit të një banke bujqësore dhe një banke tregtare. U përpiluan dhe statutet përkatëse të
tyre, të cilat u shqyrtuan nga Ministria e Ekonomisë.615
Kjo nuk u realizua dhe pengesë u bë
pala italiane me anë të Bankës Kombëtare, e cila nuk mund të lejonte hapjen e bankave
konkurrente, aq më tepër shqiptare. Megjithatë, qeveria shqiptare i mbështeti këto oda. Më 2
nëntor 1929 u paraqit projektligji për akordimin e një huaje Odave të Ekonomisë, ku ishte
përcaktuar se Ministria e Ekonomisë do t’u jepte një shumë që t’u përshtatej nevojave të tyre.
Ajo do të ishte pa kamatë dhe si garanci do të shërbente një dëftesë detyrimi e nënshkruar
prej kryetarit dhe sekretarit arkëtar të odës. Huaja do të kishte afat kthimi deri më 31 mars
1930. Si deputetët, edhe komisionet parlamentare e shqyrtuan dhe pranuan shpejt këtë projekt
pa ndryshime.616
Kështu, për këto organizma, u krijua mundësia për sigurimin e mbështetjes
financiare që ishte një element ndihmës në veprimtarinë e tyre.
Një qëllim primar për zhvillimin ekonomik të vendit, ishte rritja e eksportimit të
produkteve shqiptare ku një rol të rëndësishëm luante procesi i ambalazhimit të mallrave, i
cili duhet thënë se kishte mangësi të mëdha. Për t’i dhënë një zgjidhje këtij problemi, qeveria
paraqiti në mars 1929 një projektligj, duke përjashtuar nga taksa doganore fuçitë, thasët dhe
enët e tjera, që do të silleshin për të eksportuar prodhimet e vendit. Për të ndikuar në shtimin
e eksportit u caktua që këto enë dhe fuçi, duhej të eksportoheshin me mallra brenda 6 muajve
nga data e importimit, ose do të paguhej taksa doganore sipas tarifës, dhe garancia e lënë
kalonte për llogari të shtetit. Komisioni i Financave e pranoi, por me qëllim që të shmangej
kontrabanda, sugjeroi të parashikohej një dispozitë ku të detyroheshin nëpunësit e doganave,
që mbi enët që do të vinin për të eksportuar prodhimet e vendit, të vendoseshin shenja të
veçanta. Kjo u pranua nga qeveria dhe u miratua nga deputetët.617
Një industri, që megjithëse nuk ishte shumë e zhvilluar, por që mbeti në shumicë me
kapitale shqiptare ishte ajo e vajit të ullirit. Vlen të theksohet se megjithë presionet e mëdha,
kryesisht të kapitalit italian, prodhuesit dhe tregtarët shqiptarë të kësaj industrie gjetën gjuhën
e bashkëpunimit dhe i bënë qëndresë kësaj ndërhyrjeje. Po ashtu, ata përfituan lehtësira në
veprimtarinë e tyre nga qeveria shqiptare. Më 27 janar 1930, në parlament u paraqit lutja e
disa tregtarëve të Vlorës, të cilët kërkonin që të anulohej taksa e eksportimit të vajit dhe e
ullinjve. Shumë deputetë kërkuan zbritjen ose heqjen fare të taksave doganore, për sende që i
613
AQSH, F. 146, V. 1929, D. 86, fl. 504. 614
AQSH, F. 146, V. 1929, D. 87, fl. 475-481. 615
E. Arifi, Marrëdhëniet ekonomike …, 106. 616
AQSH, F. 146, V. 1929, D. 90, fl. 94. 617
AQSH, F. 146, V. 1929, D. 89, fl. 417.
108
përkisnin zhvillimit të industrisë kombëtare. Kërkesa bashkë me insistimin e Komisionit të
Lutjeve, ndikuan që qeveria të vepronte. Më 1 shkurt 1930, ajo paraqiti projektligjin për
përjashtimin nga taksa doganore e eksportimit të ullirit dhe vajit të ullirit. Për 1 kuintal ullinj
hiqej taksa 2 fr. ari dhe për një kuintal vaj ulliri hiqej 1 fr. ari. Deputetët e pranuan pa debate
dhe e dërguan në komision. Gjithçka procedoi me shpejtësi, pasi Komisioni i Financave dhe i
Ekonomisë e shqyrtuan për gjysmë ore dhe po atë ditë, relatuan se e kishin pranuar pa
ndryshime. Por, megjithatë u paraqitën dy kundërshtime interesante nga A. Hastopalli dhe S.
Toptani. Sipas tyre, taksa e ullinjve duhet të hiqej vetëm për një vit, sepse po të hiqej
përgjithmonë, do të dëmtonte ekonominë, pasi ullinjtë do të dilnin jashtë pa taksë dhe, “ne do
të importonim vajin e ullinjve tanë që do të rafinohej jashtë me çmim të lartë”. E gjithë kjo,
do të ndikonte që Shqipëria të mos kishte kurrë një rafineri për përpunimin e ullinjve dhe të
vajit.618
Megjithatë, projekti u miratua dhe ligji hyri në fuqi më 12 shkurt 1930.619
Përveç industrisë së vajit, për t’i bërë ballë konkurrencës dhe për të siguruar fitime
edhe industrialistë të mëdhenj të degëve të tjera e shtuan bashkëpunimin mes tyre. Më 23
shkurt 1930, katër firmat prodhuese të alkoolit nënshkruan marrëveshjen për krijimin e
“Kartelit të Alkoolit Shqiptar”. Ky ishte karteli i parë në shkallë kombëtare, që u krijua në
Shqipëri. Aty ishin përcaktuar kuotat e shitjes për secilën firmë dhe territori ku do të vepronin
ato. Krahas tri firmave shqiptare merrte pjesë edhe një italiane, pikërisht firma “Alegro”.620
Në kuadrin e vështirësive financiare, konkurrencës së madhe, me të drejtë kërkesat
për ndihmë, nga prodhuesit shqiptarë u shtuan. Por, ndodhte që, kërkesa të veçanta, të
pronarëve të vegjël vendas, për taksa proteksioniste për investimet e tyre, të ishin të
pabazuara, pasi kishte raste, që edhe për të mbrojtur një biznes primitiv, kërkohej të
vendoseshin taksa të larta, për prodhimet që vinin nga jashtë. “Kemi vënë re disa herë, -
shkruante gazeta “Ora” në nëntor 1930, - se një ose dy kapitalistë të vegjël instalojnë një
“Fabrikë”, për shëmbull kapelesh dhe pastaj kërkojnë nga qeveria që të shtohet taksa e
importimit të kapeleve që vinë nga jashtë që kështu të mbrohet “industria e vendit”. Është e
vërtetë, - theksonte ajo, - që duhet mbrojtur industria kombëtare, por një industri e organizuar
mirë, me vegla moderne me punëtorë të kualifikuar dhe jo një industri, që në fund të fjalës
është “qesharake”.621
Megjithatë nismat ligjore për mbrojtjen e prodhimeve vendase vazhduan. Në këtë
kuadër, më 13 dhjetor 1930 u paraqit projektligji mbi shtimin e taksës doganore për
importimin e kopertonave të vjetër për makina. Taksa nga 22 fr. ari ishte bërë 90 fr. ari.
Ministri i Financave deklaroi se, fillimisht taksa ka qenë e ulët, sepse ishte për kopertonat që
vinin për makina, por ata filluan të përdoreshin për të bërë opinga dhe me kalimin e kohës u
shtua importi i tyre. Pas ankimeve të atyre që bënin opinga dhe me ndërhyrjen e Ministrisë së
Ekonomisë u rrit tarifa doganore, në mënyrë që të mbrohej industria kombëtare dhe tregtarët
që punonin me mall vendi. Deputetët pro, argumentuan se në këtë mënyrë mbrohej industria e
vendit. Ata kundër, theksuan se opingat prej gome zgjasin më tepër dhe kushtonin më lirë,
kështu që kjo ishte në interes të katundarit.622
Komisioni i Financave e shqyrtoi këtë projekt
618
AQSH, F. 146, V. 1930, D. 77, fl. 333-339. 619
Fletorja Zyrtare, nr. 11, 12 shkurt 1930, 2 . 620
Dashamir Hajdëri, “Lindja dhe zhvillimi i agroindustrisë”, në: Historia e Bujqësisë dhe Agroindustrisë
Shqiptare, (Tiranë: KEA, 2003), 349-350. 621
Ora, nr. 219, 12 nëntor 1930, 2, artikulli “Taksat e Eksportimit”. 622
AQSH, F. 146, V. 1930, D. 81, fl. 92-101.
109
më 22 dhjetor 1930, por doli me dy qëndrime. Një pakicë e komisionit ishte dakord me
qeverinë. Shumica e tij bëri disa ndryshime, duke e ulur taksën në 60 fr. ari dhe i
rekomandonte qeverisë, që të merrte në shqyrtim materialet e vendit që shërbenin për
prodhimin e opingave, me të njëjtat materiale që vinin nga jashtë dhe për këtë të bënte një
studim të tarifës doganore, sidomos lëkurat që vinin nga Amerika. Nga diskutantët u
evidentua N. Kiçi, i cili theksoi se, “për herë të parë shihet që qeveria ose parlamenti kërkon
me i vu taksë fukarasë. Në asnjë vend të botës nuk shihet kjo. Qeveria duhet të vinte taksë për
lëkurën e këpucët që vinin nga jashtë për të pasurit dhe jo llastiqeve që vinin për të varfrit”.623
Megjithatë, u pranua formulimi i komisionit, që edhe në këtë rast zgjodhi rrugën e mesme,
duke e ulur taksën e propozuar, por duke e mbajtur më lart se sa kishte qenë përpara.
Nga industritë e pakta që kishte Shqipëria, ajo e bulmetit, zinte një vend të
rëndësishëm në ekonomi, sidomos prodhimi dhe tregtia e djathit, ku rolin kryesor e kishin
tregtarët e huaj, që në shumicë ishin grekë. Në shumë raste, ata i eksportonin produktet e tyre,
të papërpunuara plotësisht në Greqi dhe i shisnin në vende të tjera si prodhime greke. Nga
ana e prodhuesve shqiptarë, ankesat në drejtim të politikave të ndjekura nga qeveria kundrejt
kësaj industrie, ishin të shumta, pasi vendet fqinjë ofronin më shumë politika mbrojtëse dhe
inkurajuese. Duhet theksuar se një rol të madh në transmetimin e kërkesave dhe mbrojtjen e
tyre ka luajtur shtypi shqiptar sidomos gazetat e qarqeve të Gjirokastrës dhe Korçës, ku
shqetësimet ishin më të shumta. Një problem më vete që pengonte këtë industri, ishte çmimi i
lartë i kullotave. Sipas tregtarëve të djathit, në Shqipëri ato zotëroheshin nga individë, “që
nuk dinë, as nuk duan ta dinë çfarë do të thoshte tregti”. Po të vazhdonin këto çmime, jo
vetëm do të humbiste tregtia e djathit, por edhe eksportimi i lëkurëve dhe i leshit. E vetmja
mënyrë ishte ndërhyrja e qeverisë, për të caktuar çmimin e kullotës që duhej të ndryshonte
çdo vit, duke marrë parasysh çmimin e djathit në tregjet amerikane.624
Shtimi i ankesave nga prodhuesit dhe tregtarët shqiptarë dhe rëndësia e kësaj industrie
ndikuan që gjatë vitit 1931, qeveria shqiptare të paraqiste projektligje, në mbrojtje të
kapitaleve të investuara në këtë industri. Kjo ishte në vazhdën e politikave që Zogu shpalli
pas ardhjes në fron në mbrojtjen dhe zhvillimin e industrive kombëtare. Më 1 shkurt 1931, u
paraqit projekti për mbrojtjen e industrisë së bulmetit. Ndër të tjera ishte përcaktuar se,
punëtorët dhe prodhuesit e bulmetit (djathi, gjalpi), përjashtoheshin nga taksa e patentës dhe e
tatimit të fitimit dhe nga çdo lloj tjetër takse shtetërore. Fuçitë dhe thasët që importoheshin
për këtë industri përjashtoheshin nga taksa doganore, por brenda një viti, duhej të
eksportoheshin me mall. Po ashtu përjashtoheshin veglat dhe makineritë, që importoheshin
për këtë qëllim etj. Projekti u prit mirë nga deputetët në përgjithësi, por sidomos nga ata të
prefekturës së Gjirokastrës që kërkuan të pranohej me ngutësi, pasi si zona e tyre ashtu edhe
ajo e Vlorës, mund të kishin dëme të mëdha.625
Kjo nismë, ishte një ndihmë për industrinë e
djathit, pasi heqja e disa taksave do ta lehtësonte krizën që ajo po kalonte. Gjithashtu, zgjatja
me një vit e kohës së eksportimit ishte një ndihmesë për prodhuesit e djathit, pasi do të kishin
hapësirën e duhur për stazhionimin e tij, por dhe do t’i detyronte ata që të vendosnin mbi të,
etiketa shqiptare. Në këtë mënyrë do të certifikohej jashtë malli shqiptar.
623
Po aty, fl. 206-208. 624
Gazeta e Korçës, nr. 1015, 17 maj 1930, 1, artikulli “ Pse është në rrezik tregtia e djathit”. 625
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 91, fl. 329-331.
110
Më 16 shkurt 1931, Komisioni i Ekonomisë paraqiti raportin, me disa ndryshime të
vogla, të cilat kishin futur në shina ligjore disa veprime proceduriale, por edhe i kishin
lehtësuar ato. Kështu ishte vendosur, se nëse baxhoxhinjtë dëshironin të lidhnin kontratë me
shitësit e qumështit dhe donin që atyre t’u jepnin formën e shkresave zyrtare, ato i vërtetonin
falas pranë odave të ekonomisë ku ndodheshin, dhe do të kishin fuqi provuese si akte
noteriale. Disa deputetë kërkuan që të hiqej taksa e kripës që përdorej për djathin, por u
kundërshtuan nga ministri i Financave, pasi kjo do të shkaktonte abuzime dhe do të ishte e
vështirë të kontrollohej. Ai u mbështet edhe nga deputetë të tjerë, që e cilësuan të
panevojshme, pasi taksa e kripës ishte e vogël dhe nuk rëndonte. Me shumicë votash projekti
i komisionit u miratua.626
Ligji u dekretua më 24 mars 1931 dhe hyri në fuqi më 4 prill
1931.627
Nisma, megjithëse u ndërmor nga qeveria, u përkrah dhe u përmirësua nga deputetët
dhe pati impakt pozitiv në këtë industri.
Vlen të theksohet se masat për zhvillimin dhe mbrojtjen e kapitalit vendas, nuk u
kufizuan vetëm në nisma ligjore për aspekte të veçanta, por u ndërmorën hapa për hartimin e
ligjeve gjithëpërfshirëse, të cilat në disa raste u paralajmëruan nga vetë Zogu. Më 15 tetor
1930, me rastin e hapjes se sesionit të ri parlamentar, në mesazhin drejtuar deputetëve ndër të
tjera ai theksonte se, ishin zhvilluar dhe përmirësuar institutet e ekonomisë kombëtare. Për të
përkrahur gjallërimin e industrisë kombëtare ishte duke u përgatitur një ligj për mbrojtjen e
saj.628
Shumë shpejt kjo u realizua dhe më 16 mars 1931, ai u paraqit në parlament. Ligji ishte
i ndarë në 2 kapituj dhe 22 nene, ku ishin vendosur dispozitat e përgjithshme, ishte përcaktuar
kush përfshihej dhe llojet e përkrahjeve. Në thelb të tij ishte ringritja dhe mbrojtja e industrisë
kombëtare, kundrejt prodhimeve dhe konkurrencës së huaj, pasi zhvillimi i saj do të ndikonte
fort në zhvillimin e bujqësisë dhe për këtë, fillimisht do të përkrahej krijimi i atyre industrive
që ishin të lidhura ngushtë me bujqësinë, të cilat ishin ndarë në dy grupe të mëdha. Në grupin
e parë bënin pjesë, industria e sheqerit dhe niseshtesë, përgatitja e konservave, fabrikimi i
qumështit, përgatitja e birrës dhe e verërave, fabrikimi i vajrave vegjetale dhe shtazorë,
fabrikimi i sapunit dhe qirinjve, përgatitja e produkteve mjekësore, plehrat kimikë, industria e
mobilieve etj. Në grupin e dytë bënin pjesë industri të lidhura me prodhimin e nëntokës
shqiptare ku futeshin mineralet, nafta dhe nënproduktet e saj. Do të përkraheshin ndërmarrjet
që kishin makineri të mëdha dhe numër më të madh se 10 punëtorë. Do të inkurajohej dhe
përkrahej krijimi i ndërmarrjeve me fushë operimi bujqësinë, ku do t’u krijoheshin lehtësi
transporti, në taksat shtetërore dhe doganore. Lehtësi do të kishte dhe në përdorimin e
materialeve të ndërtimit nga pasuritë shtetërore dhe preferencë të produkteve vendase, nga
ana e institucioneve shtetërore dhe komunave.629
Deputetët në shumicë e përkrahën atë, duke
e deklaruar si të nevojshëm e të domosdoshëm dhe e votuan menjëherë.
Fillimi i viteve ’30, përkon me krizën e madhe ekonomike që kishte përfshirë vendin.
Përveç vështirësive financiare, uljes së shitjeve, rënies së çmimit të prodhimeve, një rrezik i
madh i vinte kapitalit shqiptar nga prodhimet e huaja në tregun vendas, të cilat për shkak të
lehtësirave që ofronin vendet e tyre i konkurronin mallrat shqiptarë sidomos në çmime.
Beteja kryesore ishte kundër shtrirjes së ndikimit të kapitalit italian, sidomos në ato fusha ku
sipërmarrësit shqiptarë kishin investuar. Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim luajtën Odat e
626
Po aty, fl. 366-369. 627
Fletorja Zyrtare, nr. 20, 4 prill 1931, 4-5. 628
AQSH, F. 146, V. 1930, D. 80, fl. 13. 629
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 92, fl. 20-37.
111
Ekonomisë, duke transmetuar ankimet e prodhuesve dhe tregtarëve shqiptarë, të cilët e
detyruan qeverinë shqiptare në shumë raste të tërhiqej nga vendimet e saj. Në qershor të vitit
1931, u përhap lajmi që shoqëria italiane “La Rinoshente” do të hapte filiale të saj në
Shqipëri me objekt tregtinë e brendshme sidomos mallrat ushqimorë dhe veshmbathjet.
Reagimi erdhi menjëherë nga tregtarët e kryeqytetit, që u përkrahën edhe nga ata të Korçës,
Shkodrës dhe qyteteve të tjera. Në mbështetje të tyre, Odat e Ekonomisë kërkuan nga organet
qeveritare, që të mos lejohej hyrja e kësaj shoqërie, pasi me kapitalet e mëdha që kishte, ajo
do të falimentonte tregtarët shqiptarë. Ky reagim solli që qeveria të mos i akordonte lejen
kësaj shoqërie.630
Borgjezia shqiptare ishte treguar në shumë raste mirënjohëse ndaj Zogut
dhe qeverisë për përkrahjen e dhënë. Në momentin e acarimit të raporteve mes Tiranës dhe
Romës, ajo e mbështeti qeverinë e Zogut, duke shpresuar se me anë të presionit që po
ushtronte qeveria e tij, Italia do të detyrohej të hynte në bisedime duke bërë lëshime. Në këtë
mënyrë industrialistëve shqiptarë do t’u krijoheshin kushte për zgjerimin e veprimtarisë dhe
për sigurimin e fitimeve të mëdha. Duke pasur këto shpresa, “borgjezia e madhe e nxiti
qeverinë e Zogut ta kundërshtonte ndërhyrjen e kapitalit italian në disa aspekte. Për më tepër
ajo i dha qeverisë borxhe për të përballuar disa nevoja të ngutshme të buxhetit”.631
Odat e Ekonomisë si një institucion i rëndësishëm për kapitalistët shqiptarë,
pavarësisht se u mbështetën nga qeveria, nuk u treguan efikase në mbledhjen e taksave të
anëtarëve të saj, gjë që solli vështirësi në funksionimin e tyre. Megjithë dëshirën e mirë,
veprimtaria e tyre nuk zgjati shumë. Më 12 nëntor 1931, qeveria paraqiti një projektligj mbi
shkrirjen e tyre dhe rikrijimin e Dhomave Tregtare. Kjo u bë, pasi kishin kaluar dy vjet që
nga themelimi i tyre, dhe megjithë lehtësirat e krijuara, nuk ishte parë ndonjë rezultat.
Vështirësitë e paraqitura në mbledhjen e taksave, sidomos nga bujqit, tregonin se ata nuk
ishin në gjendje të paguanin taksën për odën. Për këtë arsye qeveria mendonte ta lironte sa të
mundej bujkun nga taksat. Deputetët e miratuan pa kundërshtime.632
Ligji u dekretua më 16
janar 1932 dhe hyri në fuqi më 20 prill 1932.633
Po në periudhën mars-prill 1932 u paraqitën
dhe u miratuan nga deputetët projektligjet për krijimin e Odave të Bujqësisë dhe të Tregtisë.
Në këtë mënyrë u krijuan institucione të reja të cilat do të kishin në kujdesje, fusha të
rëndësishme të ekonomisë shqiptare.
Ligjet për përmirësimin dhe mbrojtjen e veprimtarisë së kapitalit vendas vazhduan
edhe gjatë vitit 1932. Përveç industrisë që ishte në hapat e parë, një aset i çmuar për
ekonominë shqiptare dhe që kishte një peshë të madhe në eksport, ishte blegtoria. Sipërfaqja
e tokës dhe klima, mundësonin një numër më të madh bagëtish sesa ishte aktualisht. Në këtë
fushë ishin marrë nisma të pjesshme si ligji për industrinë e bulmetit, por ishte nevoja për një
ligj të plotë. Për këtë arsye, më 24 shkurt 1932 u paraqit në parlament “Projektligji për
inkurajimin dhe përmirësimin e blegtorisë së vendit”. Qëllimi ishte që të nxiteshin rritësit e
bagëtive të kujdeseshin për to dhe të përmirësohej raca. Zbatimi i tij kërkonte fonde, por ato
do të ishin kurdoherë në masën që i lejonte buxheti. Përjashto M. Kason, që e kishte parë
projektin me të meta dhe kërkoi që t’i kthehet qeverisë për modifikim, të gjithë deputetët e
tjerë e pranuan atë.634
630
I. Fishta, Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për Shqipërinë 1925-1931…, 309-310. 631
I. Fishta, Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për Shqipërinë 1931-1936…, 238. 632
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 94, fl. 413. 633
Fletorja Zyrtare, nr. 20, 20 prill 1932, 1. 634
AQSH, F. 146, V. 1932, D. 66, fl. 202-219.
112
Më 14 mars 1933, Komisioni i Ekonomisë dhe Drejtësisë e mori në shqyrtim dhe i
ndryshoi titullin në, “Projektligj për inkurajimin dhe përmirësimin e shtazëve të vendit”.
Komisioni kishte ndërhyrë duke e afruar këtë ligj më shumë me blegtorin vendas, për ta
ndihmuar atë. Kështu, art. 3 u riformulua duke saktësuar, “se nuk mund të përfitonin prej
avantazheve të dispozitave të këtij ligji, veçse nënshtetasit shqiptar dhe shoqëritë e formuara
me kapital shqiptar”. Deputetë në shumicë ranë dakord me ndryshimet e komisionit, duke e
quajtur këtë projekt të vlefshëm, po ashtu edhe Ministria e Ekonomisë. Por, kundërshtime u
vërejtën në lidhje me ndërtimin e kasolleve nga barinjtë, pasi ishte përcaktuar se ato duhej të
bëheshin me çimento. Kundërshtuesit deklaruan se, kjo nuk mund të bëhej, pasi barinjtë nuk
kishin shtëpi për vete dhe jo më të ndërtonin stanet me çimento. Me konsensus u vendos që
për ndërtimin e kasolleve, vetëm pjesa e tokës do të ishte e shtruar me kalldrëm ose beton, të
tjerat me kashtë. Nenet e tjera u miratuan, siç i kishte formuluar komisioni.635
Edhe ky ishte
një ligj i rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe deputetët me ndërhyrjen e bërë, ndikuan që
ai të bëhej më i vlefshëm për blegtorët shqiptarë.
Gjatë vitit 1933, Shqipëria u përfshi totalisht nga efektet e krizës ekonomike. Problem
ishte rënia e eksporteve, nga ndikimi i disa faktorëve. Kështu, taksat e mallrave që
eksportoheshin vazhdonin të ishin të larta dhe nga ana tjetër qeveritë e huaja kishin marrë
masa mbrojtëse, duke rritur taksat e importit. Për të ndihmuar në zbutjen e këtij problemi, më
27 mars 1933, në parlament u paraqit, “Projektligji mbi heqjen e taksave doganore që
rëndonin eksportin”, duke përcaktuar që produktet kombëtare që eksportohen,
përjashtoheshin nga taksat doganore në fuqi. Ai u pranua pa debate nga deputetët.636
Kjo
masë ishte e nevojshme, pasi çmimet e mallrave bujqësore dhe blegtorale kishin rënë më
tepër se 50% dhe qeveritë e huaja nxirrnin pengesa për importet. Prodhimi në Shqipëri kryhej
në kushte të vështira dhe ato mezi e përballonin konkurrencën e huaj. Qëllimi ishte për ta
bërë më konkurrues prodhimin shqiptar. Komisioni i Financave e mori në shqyrtim më 29
mars 1933 dhe e pranoi pa ndryshime.637
Ligji hyri në fuqi më 23 prill 1933.638
Kjo ishte një
ndihmë e madhe për prodhuesit shqiptarë. Ajo u mbështet nga të gjithë deputetët, por për fat
të keq, pengesa për ta bërë dobiprurës atë, ishin taksat e larta të importit, që kishin vendosur
shtetet e tjera.
Për të ndikuar sadopak në këtë aspekt, më 25 maj 1933, qeveria shqiptare iu drejtua
me një shkresë, të gjitha shteteve të cilat kishin peshë në tregtinë e jashtme të Shqipërisë. Ato
njoftoheshin se Shqipëria ishte goditur nga kriza ekonomike më ashpër se shtetet e tjera dhe
se kishte një disproporcion të madh mes importit dhe eksportit, prandaj ajo duhej të merrte
masa, për përmirësimin e bilancit tregtar. Për këtë kërkonte nga palët bashkëpunim, i cili do
të rezultonte në baraspeshë në shkëmbimet tregtare.639
Me këto masa parashikohej
nënshkrimi i marrëveshjeve të reja tregtare, rishikimi i atyre të vjetrave, aplikimi i tarifave
reciproke etj.
Më 15 tetor 1933, filloi punimet sesioni i ri parlamentar, dhe një pjesë e rëndësishme
e mesazhit të mbretit iu dedikua zhvillimit të ekonomisë. Duke qenë se vendi ishte prekur
rëndë nga kriza, detyrimisht që do të merreshin dhe masa shtrënguese. Ai theksoi se, “gjendja
635
AQSH, F. 146, V. 1932, D. 67, fl. 153-163. 636
AQSH, F. 146, V. 1932, D. 72, fl. 654. 637
AQSH, F. 146, V. 1932, D. 73, fl. 17. 638
Fletorja Zyrtare, nr. 20, 18 prill 1933, 1. 639
E. Arifi, Marrëdhëniet ekonomike….,74.
113
ekonomiko-financiare tepër e vështirë na imponon të largohemi nga masat gjysmake dhe
duhet të marrim masa radikale”.640
Për këtë u veprua në dy drejtime: nga njëra anë, vitet
1933-34, për sigurimin e sasive monetare u shoqëruan me shtimin e shumë taksave, por nga
ana tjetër një vëmendje e posaçme në fusha të veçanta iu kushtua përkrahjes, mbrojtjes dhe
ringritjes së biznesit vendas. Më 3 korrik 1933, A. Zogu kishte miratuar një dekretligj të
qeverisë për preferencë në furnizimet shtetërore të prodhimeve kombëtare, me çmime deri në
15% më të larta se produktet e njëjta të importuara nga jashtë. Këto do të ishin detyrim për të
gjitha institucionet shtetërore. Furnizuesit duhet të sillnin prova se, produkti që do të
dorëzonin në bazë të kontratës, për produkt kombëtar, të ishte me të vërtetë i tillë dhe i
vërtetuar nga dhoma tregtare e qarkut. Për kundravajtësit do të kishte dënime sipas
dispozitave të Kodit Penal.641
Dekreti u paraqit në parlament për diskutim më 6 nëntor 1933.
Pjesa më e madhe e deputetëve e falënderuan qeverinë, por përqindja sipas tyre ishte e vogël,
pasi në vendet e tjera ishte 20-30%. Megjithatë, vlen të theksohet se një grup deputetësh e
cilësoi dekretin kundër doktrinës ekonomike, pasi duke penguar lirinë e zgjedhjes, kufizonte
tregtinë e lirë.642
Më 18 nëntor 1933, Komisioni i Financave e miratoi pa ndryshime, dhe ligji
u dekretua më 5 janar 1934.643
Kjo nismë, ishte një hap tjetër në ndihmë të prodhimit
kombëtar, pasi detyronte institucionet shtetërore të merrnin patjetër prodhime kombëtare, me
çmim më të lartë.
Pavarësisht miratimit, në zbatimin e këtij ligji u hasën pengesa. Në një relacion të
Ministrisë së Ekonomisë më 4 gusht 1934, theksohej se në adresë të saj, kishin ardhur shpesh
herë ankesa nga prodhues, tregtarë dhe fabrikues të vendit, për moszbatimin e këtij ligji. Po
ashtu, ankesa kishte edhe nga furnizuesit për mostrajtim të barabartë. Për të evituar këtë
ministria sugjeroi që, çdo ent shtetëror që do të furnizohej me këto mallra, më parë duhet të
hetonte çmimet e tyre nga Oda e Tregtisë ku ndodhej enti, dhe të ftonte kryetarin ose
sekretarin e saj të merrte pjesë në ankand. Kështu, besohej se do të eliminoheshin ankimet.
Propozimi u pranua dhe iu dërgua si qarkore për zbatim, Ministrisë së Punëve Botore më 17
gusht 1934.644
Nga nevoja e madhe për të shtuar aktivitetet prodhuese dhe për të krijuar më tepër
hapësira për sipërmarrësit u bënë ndërhyrje edhe në ligjet ekzistuese. Më 27 janar 1934, u
paraqit projektligji për modifikimin e ligjit mbi rregullimin e zejtarisë, tregtisë dhe industrisë.
Ndër të tjera, aty përcaktohej se ushtrimi i tregtisë dhe zejtarisë në Mbretërinë Shqiptare,
ishte i lirë. Ushtrimi i një industrie të re do të bëhej mbi bazën e një leje të dhënë nga
Ministria e Ekonomisë dhe pasi të ishte marrë vendimi nga Këshilli i Ministrave, duke
përcaktuar dhe kriteret përkatëse. Ata që vepronin në kundërshtim me ligjin do të gjobiteshin
nga 100-1000 fr. ari dhe do t’u mbyllej aktiviteti.645
Kjo ndërhyrje ishte bërë, pasi ligji në
fuqi nuk ishte funksional dhe në dhënien e lejeve për aktivitete, ishin vërejtur vështirësi,
refuzime, dhënie të padrejta lejesh etj. Gjithashtu, në ligjin ekzistues leja nuk përmbante
penalitete për shkeljet. Këto shtesa do të ndikonin në përmirësimin dhe zhvillimin e industrisë
dhe tregtisë. Deputetët e pranuan atë. Më 28 shkurt 1934, Komisioni i Ekonomisë dhe
Drejtësisë paraqiti relacionin. Ai kishte ndryshuar titullin në, “Projektligj mbi modifikimin e
640
AQSH, F. 146, V. 1933, D. 66, fl. 13. 641
Fletorja Zyrtare, nr. 44, 21 korrik 1933, 1. 642
AQSH, F. 146, V. 1933, D. 66, fl. 267. 643
Fletorja Zyrtare, nr. 3, 29 janar 1934, 2-3. 644
AQSH, F. Ministria e Punëve Botore, nr. 177, V. 1934, D. 79, fl. 2-3. 645
AQSH, F. 146, V. 1933, D. 67, fl. 300-302.
114
ligjit të tregtisë, zejtarisë dhe industrisë”. Ishte ndërhyrë në art. 1 duke saktësuar se, “ushtrimi
i tregtisë dhe zejtarisë në mbretërinë shqiptare për nënshtetasit shqiptar ishte i lirë, ndërsa për
të huajt kjo liri ushtrohej në bazë të reciprocitetit”. Projekti u miratua nga deputetët pa
debate.646
Ligji hyri në fuqi më 23 mars 1934.647
Ky ligj, ishte një shembull tjetër i ndihmës
së deputetëve për mbrojtjen e biznesit vendas. Në pamje të parë kufizimi i lejeve për
ushtrimin e disa profesioneve nga të huajt në Shqipëri do të sillte më pak investime, por
pozitivja ishte, se prodhuesit shqiptarë do të kishin më tepër mbrojtje nga konkurrenca e
pabarabartë. Nga ana tjetër, e rëndësishme ishte vendosja e parimit të reciprocitetit.
Përveç mbështetjes në miratimin e ligjeve, në ndihmë të ekonomisë kombëtare dhe të
shoqërive shqiptare, deputetët insistuan edhe për shlyerjen e pagesave të prapambetura, të
qeverisë ndaj sipërmarrjes shqiptare. Më 25 janar 1936, një grup prej tyre kërkuan shpjegime
mbi masat e marra, për pagimin e detyrimeve, ndaj sipërmarrësve të ndryshëm shqiptarë.
Shuma e detyrimit të shtetit ndaj tyre, për punët e bëra ishte 600.000 fr. ari. Ky interesim
vinte, si pasojë e ankesave të sipërmarrësve drejtuar deputetëve. Kryeministri M. Frashëri,
kishte theksuar se këto borxhe ishin të trashëguara nga qeveritë e mëparshme, ato do të
paguheshin, por me këste, se ishte e pamundur që kjo të bëhej menjëherë. 648
Si masa mbrojtëse për kapitalin vendas, shumë herë u përdor, ulja ose ngritja e
taksave doganore, për artikuj të veçantë. Më 1 prill 1936 u paraqit, “Projektligji për
ndryshimin e tarifës doganore për disa artikuj”. Aty ishte parashikuar ulja e taksave të
importit për mallra, që kishin të bënin me industrinë e përpunimit të lëkurave, të trikotazhit,
të mjeteve të lundrimit, dhe rritja e tyre për disa të tjera. Një taksë e rritur ishte ajo e orizit me
synimin e nxitjes së prodhimit të tij në vend dhe e vajit të ullirit, me qëllim përdorimin e atij
vendas.649
Deputetët e pranuan dhe e dërguan në Komisionin e Financave. Më 6 prill 1936, ai
paraqiti relacionin, me disa ndërhyrje të vogla teknike, kryesisht rregullim termash, por pa e
prekur thelbin e taksave. Disa deputetë kundërshtuan shtimin e taksës së orizit, pasi sipas
tyre, ajo nuk ishte bërë për të mbrojtur produktin e vendit, sepse orizi i vendit shitej më
shtrenjtë, sesa ai i importuar. Duke qenë se prodhimi vendas nuk mjaftonte për të plotësuar
nevojat, ata propozuan që taksa e parashikuar 15 fr. ari, të ulej. Një argument tjetër për të mos
u prodhuar në vend ishte se, orizoret shtonin malarien. Ministri i Financave Rr. Gera, deklaroi
se shtesa e taksës, kishte për qëllim shtimin e prodhimit vendas. Megjithëse, kultura e orizit e
stimulonte malarien, me masat që do të merreshin, mund të evitohej. Taksa për orizin u
përkrah edhe nga deputetë të tjerë, pasi do të mbrohej prodhimi vendas. Pavarësisht debateve
me shumicë votash u miratua projekti i komisionit.650
Një element përcaktues në ecurinë e kapitaleve shqiptare, ishte dhe organizimi i
tregtisë së jashtme. Në funksion të saj më 25 prill 1936 hyri në fuqi rregullorja për zbatimin e
ligjit mbi rregullimin e tregtisë së jashtme. Ndër të tjera aty, ishte saktësuar se, leja për
importime u jepej tregtarëve shqiptarë, kur ata do të depozitonin në bankë në emër të
Ministrisë së Ekonomisë, 10% të shumës së mallit që do të importonin. Ata detyroheshin të
eksportonin brenda 6 muajve, prodhime kombëtare me 50% të vleftës së mallit të importuar.
Nëse nuk plotësohej detyrimi i eksportimit, 10% quhej i humbur dhe shkonte për llogari të
646
AQSH, F. 146, V. 1933, D. 68, fl. 346. 647
Fletorja Zyrtare, nr. 15, 23 mars 1934, 5-6. 648
AQSH, F. 146, V. 1935, D. 51, fl. 72-74. 649
AQSH, F. 146, V. 1935, D. 53, fl. 65-74. 650
Po aty, fl. 97-103.
115
Ministrisë.651
Pra, siç vërehet qëllimi i kësaj rregulloreje nuk ishte vetëm rregullimi i tregtisë
me terma teknik dhe financiar, por zhvillimi i prodhimit kombëtar. Vetë klauzola e detyrimit
për eksportim 50% të vlerës së mallit të importuar, e sanksiononte këtë.
Megjithë sanksionin e parashikuar rregullorja shumë shpejt nuk rezultoi efikase, pasi
shumë nga tregtarët, filluan të mos respektonin detyrimet. Kështu, nuk po zbatohej parimi i
50% të eksportimeve, pasi ata ishin të gatshëm që më mirë të humbisnin 10% të vlerës së
mallit të importuar si garanci, sesa të pengonin tregtinë e tyre. Mirëpo, kjo kishte një kosto të
madhe për ekonominë dhe prodhimet vendase, pasi niveli i eksporteve ishte i ulët dhe kishte
një disproporcion të madh me importet. Për këtë arsye, qeveria më 29 janar 1938, paraqiti për
diskutim “Projektligjin për tregëtinë e jashtme”. Aty, ndër të tjera, ishin bërë dy ndryshime të
rëndësishme nga rregullorja e vitit 1936. Kështu, vlera e eksporteve me importet, nga 50%
ishte rritur në 70% dhe masa e sigurisë për respektimin e këtyre kuotave nga 10% kishte
shkuar në 30%. Sipas raportit qeveritar, kjo ishte bërë, për të shmangur kapërcimin e
tregtarëve që pranonin më mirë të humbnin garancinë 10% të vlerës së mallit, sesa të
respektonin raportet import-eksport. Synimi ishte ruajtja sa më shumë e raporteve të përafërta
import-eksport. Garancitë e humbura, do të shkonin për krijimin e një fondi për mbështetjen e
eksporteve.652
I vetmi deputet që reagoi ishte Q. Sulejmani duke theksuar se, qeveria nuk
mund të vendosë sanksione ndaj tregtarëve pa mendimin e parlamentit dhe po ashtu nuk
mund të shpërndante fondet e vjela nga këto sanksione, pa autorizimin e tij. Ai kërkoi që ligji
të fokusohej fort tek masat për ndalimin e spekulimeve në mënyrë, që të mos rriteshin çmimet
e mallrave dhe të bëheshin të papërballueshme nga populli. Projekti u përkrah në shumicë,
por u kërkua të bëheshin studime të thella në komision.653
Më 19 shkurt 1938, Komisioni i Ekonomisë paraqiti relacionin e tij. Ai e kishte
pranuar projektin, por pavarësisht kërkesës për “studime të thella”, kishte bërë vetëm disa
rregullime të vogla teknike, pa prekur elementët kryesorë të tij. Nga një grup deputetësh,
përsëri u quajt i rëndë detyrimi prej 70% të eksportit, pasi Shqipëria nuk kishte industri dhe
po ashtu dhe garancia prej 30%, ishte e madhe. Kundër tyre u shpreh ministri i Ekonomisë T.
Toçi, i cili theksoi, se këta deputetë po kujdeseshin vetëm për tregtarin, por e harronin
prodhuesin shqiptar, ndërsa qeveria duhej të kujdesej për të dy palët. Sipas tij, garancia 30%
më vonë do të dukej e pakët. Me shumicë u votua projekti i komisionit.654
Ligji për tregtinë e
jashtme u dekretua më 7 mars dhe hyri në fuqi më 12 mars 1938.655
Ky ligj në të vërtetë ishte
penalizues dhe kufizues për shumë tregtarë. Megjithëse në disa pika godiste parimet e tregtisë
së lirë, qëllimi ishte të ndihmonte prodhuesit vendas, në shitjen e mallrave të tyre, duke
ndikuar në përmirësimin e tyre, për t’u bërë sa më konkurruese. Nga ana tjetër, do të
detyronte tregtarët që për të respektuar klauzolat e ligjit, të ishin më të kujdesshëm dhe të
gjenin hapësira të reja për shitjen e mallrave shqiptare. E gjithë kjo do të ndihmonte në
zhvillimin e ekonomisë.
Pas shpalljes së monarkisë në Shqipëri ekzistonin disa shoqëri të rëndësishme me
kapital tërësisht shqiptar. Një e tillë ishte shoqëria “Dele” me qendër në Gjirokastër, e cila si
veprimtari kryesore kishte prodhimet e bulmetit, por ajo e zgjeroi aktivitetin e saj në drejtime
651
Fletorja Zyrtare, nr. 23, 25 prill 1936, 2. 652
AQSH, F. 146, V. 1937, D. 76, fl. 39-41. 653
Po aty, fl. 42-46. 654
Po aty, fl. 398-405. 655
Fletorja Zyrtare, nr. 14, 12 mars 1938, 1-4.
116
të tjera, me ndihmën e qeverisë dhe të Parlamentit Shqiptar. Qeveria i dha kësaj shoqërie,
drejtpërdrejtë pa e nxjerrë në ankand, koncesionin e Vivarit të Butrintit. Më 4 shkurt 1929, në
parlament u paraqit për bisedim projektkontrata, ku sipas saj, shoqëria do të kryente gjuetinë
e peshkut në Butrint, në kënetat Arkur, Reza, Lluka dhe në buzë të detit, që nga kufiri grek
deri në lumin e Borshit. Aty ishte përcaktuar që ajo do ta shfrytëzonte vivarin për 20 vjet me
një taksë 132.000 fr. ari në vit, do të ndërtonte një ndërtesë për doganën, një për rojën e
xhandarmërisë, ndërtesa banimi për personelin dhe për depozitim të veglave të punës, nëse
nevojitej, do të ndërtonte edhe një frigorifer. Shoqëria do ta eksportonte peshkun pa tarifë
doganore etj. Shumica e deputetëve e përkrahën projektin dhe e vlerësuan ndihmën e qeverisë
për shoqërinë, pasi kjo do të sillte punë për shqiptarët, të hollat nuk do të dilnin jashtë dhe do
të ndikonte në zhvillimin e ekonomisë së vendit. Por, ata kërkuan që në këmbim të kësaj
ndihme, shoqëria të punonte fort, që të arrinte rezultate. Deputetë të tjerë kundërshtuan të
drejtën që kishte shoqëria për shitjen e koncesionit, dhe shtimin e taksës që ajo paguante në
vit, pas 10 vitesh. Gjithashtu, ata theksuan se, dhënia e këtij koncesioni jashtë sferës për të
cilën ajo shoqëri ishte krijuar, mund të shërbente si shembull për shoqëritë e tjera që të
kërkonin koncesione jashtë fushës së tyre. Ata insistuan që qeveria të kontrollonte shoqërinë
për sjelljet ndaj punëtorëve. Megjithatë, projekti u pranua dhe shkoi në komisionet
përkatëse.656
Më 25 shkurt 1929, Komisionet e Ekonomisë dhe Financave paraqitën relacionin,
duke deklaruar se për të ndihmuar shoqërinë “Dele” dhe që peshkimi të bëhej me një sistem
të ri, e kishin pranuar koncesionin. Kjo ishte një përkrahje e madhe financiare nga shteti për
këtë shoqëri. Por, komisioni hartoi një model-kontratë të veçantë dhe një ligj autorizues për ta
vënë në zbatim. Të gjitha ndryshimet u shoqëruan me shpjegimet përkatëse. Kontrata e re
kishte përfshirë disa nga vërejtjet e bëra nga deputetët. Kështu, shoqërisë i ishte ndaluar shitja
e koncesionit një shoqërie tjetër, pasi në këtë mënyrë ajo do të përpiqej më tepër për të arritur
përfitime. Ajo detyrohej të ngrinte në Sarandë një frigorifer të madh, që mund të përdorej
edhe nga të tjerë në rast nevoje dhe do t’i jepej ekskluziviteti i frigoriferit të Gjirokastrës për
20 vjet. Kjo do të ndikonte që të mos largohej nga produktet e bagëtive, duke zgjeruar
prodhimin në këtë sektor. Ndërtimi i zonave të peshkut do të bëhej mbi bazën e një modeli të
ri.657
Gjatë diskutimit të kontratës qëndrimi i deputetëve për nene të veçanta, solli
ndryshimin e disave prej tyre. Kështu detyrimi vjetor i shoqërisë ndaj shtetit që ishte 132.000
fr. ari, dhe duhej të paguhej në 8 këste, pas ndërhyrjes së J. Hurshid u vendos që të paguhej
me 6 këste. Me shumicë votash u vendos që godinat që duhej të ngriheshin sipas detyrimeve
përkatëse të ishin “shëndetësore” dhe pas mbarimit të koncesionit, do t’i dorëzoheshin
qeverisë veglat që kishin të bënin me peshkimin. Art. 20 solli debate të ashpra, pasi aty ishte
saktësuar se nëse shoqëria nuk zbatonte kushtet e kontratës, Ministria e Financave e anulonte
atë, ngarkonte shoqërinë me të gjitha dëmet eventuale, i shiste garancinë e lënë dhe i
konfiskonte ndërtesat dhe materialet e saj. Kundër, reagoi ministri i Drejtësisë H. Delvina,
duke theksuar se këtë të drejtë e kishte vetëm gjykata. Nuk mundej vetë qeveria të prishte
kontratën, pasi, “një të drejtë të tillë as qeveritë despotike nuk e kanë” dhe nëse parlamenti e
votonte, kjo do të ishte, “një njollë për drejtësinë dhe për popullin shqiptar”.658
Ai u mbështet
656
AQSH, F. 146, V. 1929, D. 87, fl. 325-345. 657
AQSH, F. 146, V. 1929, D. 88, fl. 56-57. 658
Po aty, fl. 105.
117
edhe nga ministri i Financave, M. Tutulani. Me votim deputetët hodhën poshtë dy paragrafët
e parë të këtij artikulli duke lënë në fuqi që, për mos plotësim të kushteve, Ministria mund ta
anulonte kontratën me vendim gjyqi. Debatet kanë qenë të shumta edhe për ndërtimin nga
ana e shoqërisë të një frigoriferi në Sarandë dhe menaxhimin e tij. Pas shumë diskutimesh u
pranua propozimi i F. Rusit, sipas të cilit, shoqëria “Dele” ishte e detyruar që brenda 5 viteve
të ndërtonte në Sarandë në pasuri shtetërore një frigorifer, me ekskluzivitet vetëm për
prefekturën e Gjirokastrës. Hollësirat do të caktoheshin në një marrëveshje të veçantë me
Ministrinë e Financave.659
Koncesioni u miratua përfundimisht më 2 mars 1929 dhe u
dekretua më 23 mars 1929.660
Nga një analizë e shkurtër e diskutimeve rezulton që përplasjet
kryesore për këtë projekt, u bënë pothuajse mes pjesëtarëve të grupit të deputetëve të
Gjirokastrës. Nga vetë ecuria e tyre dhe nga problematika e trajtuar vërehet qartë lufta për
pushtet, por edhe konflikt interesash, pasi vetë J. Hurshid u atakua nga deputetët e tjerë disa
herë si mbrojtës i shoqërisë, po aksioner i saj, ishte edhe F. Alizoti.
Mbështetja për shoqërinë “Dele” vazhdoi nga parlamenti edhe pas miratimit të
koncesionit. Kjo u evidentua në trajtimin që ai i bëri kërkesave qeveritare për veprimtarinë e
saj. Më 14 nëntor 1931 qeveria paraqiti për interpretim nenin 14 të kontratës, ku shoqëria
kishte të drejtë të eksportonte peshkun e Vivarit pa taksë doganore. Dogana e Sarandës
kërkonte shpjegim, nëse mund të eksportohej pa taksë edhe peshku i zonave të tjera të
koncesionit. Komisioni i Ministrisë së Financave ishte shprehur më 13 dhjetor 1930, se duhej
paguar taksë për peshkun e këtyre zonave, por Këshilli i Shtetit ishte shprehur kundër. Edhe
deputetët e kundërshtuan, duke theksuar se, qeveria nuk kishte nevojë t’i adresohej
parlamentit për këtë, por t’i bindej mendimit të përfaqësuesit ligjor dhe vendimit të Këshillit
të Shtetit. Nëse kishte paqartësi t’i drejtohej gjyqit. Ky reagim detyroi ministrin e Financave,
ta tërhiqte interpretimin.661
Në këtë mënyrë i gjithë peshku i shoqërisë do të eksportohej pa
taksë doganore.
Megjithë mbështetjen e madhe për këtë shoqëri si nga qeveria ashtu edhe nga
parlamenti, ajo nuk rezultoi efektive me koncesionin e Vivarit. Më 27 shkurt 1932, një grup
deputetësh kërkuan shpjegime nga ministri i Financave, për të ardhurat nga ky koncesion. Më
7 mars 1932, L. Kareco deklaroi se, shoqëria për 5 vjet duhet të rregullonte zonat e peshkimit,
sipas një plani të përgatitur nga specialistët francezë dhe shqiptarë. Ajo diçka kishte bërë, por
duhej pritur akoma, pasi afati nuk kishte kaluar. Për ndërtesat që duhet të bëheshin brenda dy
viteve, qeveria kishte paraqitur planin, shoqëria nuk e kishte pranuar dhe kështu kishte një
kontestim mes tyre. Nëse, shoqëria nuk i përmbushte detyrimet e kontratës, do të merreshin
masa. Ndërsa, për ngritjen e frigoriferit ajo kishte ende kohë. Deputetët që kishin kërkuar
informacion, u shprehën të pakënaqur për mosrespektimin e kushteve të marrëveshjes nga
shoqëria, pasi ajo kishte qenë e favorshme për të dhe në dëm të arkës së shtetit. Për këtë
arsye, disa nga ata kërkuan anulimin e kontratës. Më insistues në këtë drejtim ishte deputeti
M. Kaso.662
Në të vërtetë kërkesa për anulimin e kontratës, kishte ardhur nga vetë shoqëria më 7
shkurt 1933, pasi sipas saj, gjatë periudhës së koncesionit kishte pësuar dëme, si rrjedhojë e
659
Po aty, fl. 148. 660
AQSH, F. 150, V. 1929, D. III-61, fl. 2. 661
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 94, fl. 451-453. 662
AQSH, F. 146, V. 1932, D. 67, fl. 34-36.
118
mbylljes së tregjeve të Greqisë, në të cilat e kishte shitur më shumë peshkun e saj, duke
mbetur vetëm ato të Italisë, ku çmimet ishin aq të ulëta sa nuk përballoheshin shpenzimet e
koncesionit. Shoqëria kishte dalë me humbje çdo vit, por në vitin e fundit kishte humbur
60.000 fr. ari. Për këtë arsye, ajo nuk mund të përmbushte detyrimet e tjera të kontratës.
Gjendjen e keqe financiare të saj e kishte verifikuar dhe qeveria me anë të një inspektori. Më
1 prill 1933, ajo paraqiti projektligjin për anulimin e kontratës me këtë shoqëri. Ajo detyrohej
të paguante të gjitha këstet e prapambetura deri ditën e shpalljes në “Fletoren Zyrtare” të këtij
ligji, do t’i jepte shtetit pa asnjë shpërblim, çdo godinë të bërë prej saj në Vivar dhe të gjitha
gardhet dhe veglat e gjuetisë së peshkut që ndodheshin në zotërimin e saj. Shteti hiqte dorë
nga çdo dëmshpërblim eventual për shoqërinë, nga rregullimi i ndërtesave që i takonin asaj,
zonave të peshkut dhe frigoriferit, nga kamatat e kësteve të papaguara të saj deri më 15
shtator 1933, datë në të cilën shoqëria duhet ta kishte shlyer tërë borxhin. Për këto aspekte,
diskutimet e deputetëve ishin të shumta. Një pjesë e tyre kërkuan të pranohej projekti i
qeverisë, të anulohej koncesioni sepse ndryshe dëmtohej shoqëria. Edhe detyrimet që i
faleshin asaj i vlerësuan, pasi ajo duhej të ndihmohej se ishte shqiptare. Në këtë grup u
evidentuan deputetët e Gjirokastrës J. Hurshid, H. Delvina dhe F. Alizoti. Një pjesë tjetër
deputetësh, ku spikaste përsëri deputeti i Gjirokastrës M. Kaso, projektin e cilësuan si të
dëmshëm, pasi shoqëria ndihmohej përsëri duke i falur shumë detyrime që kishte ndaj shtetit.
Megjithatë, projekti u pranua dhe u dërgua në Komisionin e Financave.663
Ai e mori në
shqyrtim më 4 prill 1933, duke bërë vetëm një ndryshim. Në nenin 1, ku thuhej se, qeveria
duhet të hynte në marrëveshje me shoqërinë “Dele” për anulimin e koncesionit të Vivarit,
ishte shtuar,“me konditat e shënuara në nenin 2 të këtij ligji dhe me kushte të tjera që qeveria
do t’i çmonte në interes të shtetit”. Në këtë rast, deputetët e pranuan ndryshimin pa debate.
Ligji u dekretua nga mbreti, më 19 prill 1933 dhe hyri në fuqi më 24 prill 1933.664
Kështu,
mori fund përpjekja e një shoqërie shqiptare, me një koncesion, që megjithë mbështetjen e
qeverisë dhe parlamentit nuk rezultoi i suksesshëm. Pavarësisht kësaj, duhet theksuar, se edhe
në anulimin e kontratës, kjo shoqëri u lehtësua shumë nga barra financiare, po ashtu edhe nga
komisioni parlamentar, me ndryshimin që bëri, duke i lënë dorë të lirë qeverisë.
Një tjetër shoqëri e madhe shqiptare ishte SITA. Vlen të theksohet se gjatë periudhës
së monarkisë ndaj veprimtarisë së saj, u shfaqën ankesa, por ajo mori disa herë mbështetjen e
qeverisë, po ashtu edhe të shumicës së parlamentit. Ajo menaxhonte një aset shumë të
rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, me impakt të drejtpërdrejtë mbi popullsinë, që ishte
“monopoli i kripës”, por veprimtaria e saj u shtri edhe në aktivitete të tjera. Shumë herë, ajo
nuk e realizoi mirë procesin e shpërndarjes së kripës. Situata e rëndë në lidhje me furnizimin
me kripë u trajtua edhe në parlament, ku më 2 shkurt 1929, 30 deputetë kërkuan anulimin e
ligjit autorizues për monopolin e kripës, “pasi shoqëria sipërmarrëse po shtypte popullin”.665
Më 16 shkurt, propozimi i tyre u shtrua në parlament. Diskutimet nxorën në dritë
fuqinë e madhe të kësaj shoqërie dhe impaktin që kishte mbi deputetë të caktuar. Kjo ishte e
kuptueshme, pasi shumë prej tyre ishin aksionerë të saj. Interesant është fakti që mbrojtja e
parë i erdhi shoqërisë nga ministri i Financave, M. Tutulani, duke deklaruar se nuk mund të
anulohej koncesioni, pasi dëmtoheshin të ardhurat e shtetit, sepse nga kjo sipërmarrje vinin
1.800.000 fr. ari. Ndërsa në aspektin juridik, kjo nuk mund bëhej, pasi kontrata ishte
663
AQSH, F. 146, V. 1932, D. 73, fl. 30-41. 664
Fletorja Zyrtare, nr. 22, 24 prill 1933, 2-3 . 665
AQSH, F. 146, V. 1929, D. 87, fl. 58.
119
bilaterale dhe nuk mund të shkeleshin të drejtat e palës tjetër. Ai e vazhdoi avokaturën ndaj
shoqërisë, duke deklaruar se mungesat në shpërndarjen e kripës dhe në hapjen e agjencive
ishin shkaktuar nga moti i keq. Sipas tij, pas bisedave me shoqërinë ishte premtuar se zgjidhja
do të bëhej me një kontratë të re.666
Deputetët u ndanë pro dhe kundër shoqërisë. Deputeti A.
Beça, si aksioner i shoqërisë dhe anëtar i këshillit administrativ të saj, deklaroi se edhe nëse
deputetët donin të shtypnin shoqëritë shqiptare, “dora e shenjtë e mbretit nuk do t’i lejonte”
pasi, shoqëria e ka respektuar kontratën dhe nëse kërkoheshin ndryshime, “duhej bërë një
kontratë e dytë me qeverinë”. Ai e ka mbyllur fjalën e tij, duke deklaruar se jo vetëm nuk
mund të kërkohej anulimi i ligjit, se do të dëmtohej populli, pasi do të rritej çmimi i kripës,
por duke qenë shqiptare, kjo shoqëri duhej ndihmuar.667
Fjalimi i tij u mbështet edhe nga
deputetë të tjerë. Kundërshtarët e shoqërisë kërkuan anulimin e kontratës, pasi kishte
mungesa të mëdha të kripës, ajo ishte e përzier me baltë, dhe shitësit e shoqërisë po bënin
spekulime në kurriz të popullit. Diskutimeve u dha fund kryeministri K. Kota, duke deklaruar
se parlamenti nuk mund ta anulonte kontratën, por mund të kërkonte nga qeveria të hetonte
ankimet e bëra nga populli. Për të zgjidhur këtë problem ajo ngriti një komision, i cili u
pranua nga deputetët.668
Më 11 nëntor 1929, ministri i Financave M. Tutulani, theksoi se pas hetimeve të bëra,
komisioni kishte konkluduar unanimisht se, shoqëria SITA kishte shkelur kontratën, pasi nuk
kishte dërguar në çdo prefekturë kripën e bardhë dhe të zezë, bile në disa prej tyre nuk kishte
as kripë të zezë. Ajo nuk kishte ngritur depot e nevojshme, dhe shitësit e dytë, duke përfituar
nga kursi i koronës, e kishin shitur kripën më shtrenjtë. Qeveria e kishte ftuar shoqërinë, të
sqaronte këto pika, por fatkeqësisht drejtoria e saj insistonte se, nuk e kishte shkelur
kontratën, prandaj qeveria iu drejtua gjyqit, jo më për ndreqjen e gabimeve, por për prishjen e
kontratës.669
Megjithë debatet në këtë rast, deputetët në shumicë e falënderuan qeverinë për
masat e marra dhe kërkuan që gjyqi të bëhej sa më shpejt. Në të vërtetë ai u shty shumë, pasi
shoqëria vononte në dërgimin e arbitrave të saj, si palë mbrojtëse. Së fundi, edhe gjykata nuk
vendosi anulimin e kontratës, por thjesht një gjobë për shoqërinë. Monopolin e kripës
shoqëria SITA e mbajti dhe me kalimin e viteve, ajo erdhi duke u fuqizuar e shtrirë aktivitetin
e saj edhe në fusha të tjera.
Megjithatë, si të gjitha bizneset, ajo u prek nga kriza ekonomike. Në një shkresë, që i
dërgoi Kryeministrisë më 20 mars 1933, i raportonte për gjendjen e vështirë financiare, e
ardhur si pasojë e dy faktorëve: së pari, nga mosshlyerja e detyrimeve ndaj saj, prej bashkisë
së Tiranës dhe zyrave të ndryshme qeveritare, e një shume që më 7 shkurt 1933, arrinte në
549.596 fr. ari; së dyti, nga pagesa që shoqëria bënte në total për taksat e kripës, por shumë
herë kishte mbetur pa u shitur një sasi e madhe, duke i shkaktuar humbje. Megjithëse qeveria
kishte toleruar në shtyrje të afatit të pagesave përsëri, gjendja e saj ishte e keqe dhe Ministria
e Financave i kishte lënë afat për likuidimin e detyrimeve deri në fund të marsit. Ajo kërkonte
ndërhyrje nga kryeministri, pranë instancave zyrtare, për të mos marrë veprime të ashpra ndaj
saj, pasi do të punonte fort që të shlyente gjithë detyrimet ndaj shtetit.670
666
Po aty, fl. 562. 667
Po aty, fl. 576-579. 668
Po aty, fl. 598. 669
AQSH, F. 146, V. 1929, D. 90, fl. 296-297. 670
AQSH, F. 149, V. 1933, D. III-2569, fl. 1-3.
120
Qeveria në bashkëpunim me shoqërinë, për të siguruar një furnizim sa më të mirë me
kripë për popullsinë dhe për të lehtësuar veprimtarinë e saj, paraqiti më 31 janar 1934,
“Projektligjin mbi disa modifikime e shtesa në ligjin autorizues të datës 6 qershor 1927 mbi
mënyrën e administrimit të monopolit të kripës”. Sipas projektkontratës së re, shoqëria SITA
merrte përsipër, që të shiste në të gjitha qendrat e prefekturave dhe nënprefekturave kripë të
denatyruar për bagëti, me çmim të unifikuar 15 fr. ari kuintalin. Gjithashtu, ajo do të
ndërtonte një fabrikë për denatyrimin e kripës me punim 10 orësh në ditë dhe prodhim 10.000
kuintal kripë në vit që mund të shtohej me kërkesën e ministrisë. Ministria e Financave
merrte përsipër, t’i shiste asaj minimumin 10.000 kuintal kripë, tek pronarët e bagëtive. Për
ngritjen e fabrikës, ministria do t’i ofronte pa qira një vend, afër kriporeve prej maksimumi
2.000 m2. Kripa e bardhë do të shitej me 45 fr. ari për kuintal dhe shteti do të merrte 33. 62 fr.
ari. Kripa e zezë do të shitej me 40 fr. ari kuintali dhe shteti do të merrte 30 fr. ari. Ministria e
Financave i shtynte pa kamatë shoqërisë shumën prej 750.000 fr. ari nga këstet që nuk ishin
paguar deri më 31 mars 1934 me një afat kohor 30 muaj. Disa deputetë kërkuan kohë që ta
studionin kontratën. Shumë prej tyre insistuan të ulej çmimi i kripës për njerëzit, pasi në
shumë vende ushqeheshin me kripë dhe bukë. Megjithatë projekti u dërgua në komision.671
Më 21 shkurt 1934, Komisioni i Financave paraqiti relacionin e tij. Duke marrë për
bazë kërkesën e shumë deputetëve, ai ndërhyri duke e ulur çmimin e kripës së bardhë për
përdorim njerëzor në 30 fr. ari për kuintal dhe të kripës së zezë 25 fr. ari për kuintal. Shtyrjen
e pagesës prej 750.000 fr. ari, komisioni e kishte cilësuar si një favor që i bëhej shoqërisë dhe
për këtë ajo duhej të bënte disa modifikime në kontratë, në favor të qeverisë dhe popullit. Për
këto modifikime, komisioni do t’ia paraqiste mendimet qeverisë për të hyrë në bisedim me
shoqërinë. Pas kësaj, vetëm deputeti Q. Sulejmani foli duke deklaruar se, “për sa i përket
shtrenjtësisë së kripës deri diku u zgjidh ndonëse me kosto për shtetin, por tashi duhet të
shpëtojë populli nga agjensitë e shoqërisë dhe të mos shesin kripë me baltë e të qullur se
pastaj sakrifica e shtetit shkonte kot”.672
Deputetët e tjerë e miratuan relacionin pa debate.
Ligji hyri në fuqi më 1 prill 1934.673
Për saktësimin e modifikimeve të kontratës midis qeverisë dhe shoqërisë u zhvilluan
bisedime dhe më 5 nëntor 1934 u paraqit projektligji autorizues për zbatimin e marrëveshjes
mes Ministrisë së Financave dhe shoqërisë SITA. Shoqëria ishte ndihmuar, pasi i ishte bërë
një shtyrje e re 30 mujore pagimit të borxhit ndaj shtetit, e cila do të bëhej me këste. Për
kripën e bardhë që do të shiste 30 fr. ari kuintali do t’i jepte shtetit 18.32 fr. ari dhe për kripën
e zezë që do të shiste 25 fr. ari kuintali do t’i jepte shtetit 15 fr. ari; për atë 12 fr. ari kuintali
do t’i jepte 4.80 fr. ari dhe për atë 10 fr. ari kuintali do t’i jepte 4.20 fr. ari. Shoqëria do t’i
garantonte shtetit që prej datës 1 prill 1934 për shitje, ngarkesën e 52.500 kuintalëve kripë.
Shuma për të do të paguhej me 12 këste mujore duke filluar prej kësaj date. Nga borxhi total i
shoqërisë ndaj shtetit, që ishte 1.528.434 fr. ari, i zbriteshin 539.234 fr. ari. Ministria e
Financave i likuidonte shoqërisë një shumë prej 145.605 fr. ari, detyrim që i kishin zyrat
shtetërore.674
671
AQSH, F. 146, V. 1933, D. 67, fl. 384-395. 672
AQSH, F. 146, V. 1933, D. 68, fl. 224-226. 673
Fletorja Zyrtare, nr. 15, 23 mars 1934, 4-5. 674
AQSH, F. 146, V. 1934, D. 66, fl. 119-124.
121
Për studimin e kësaj kontrate, Komisioni i Financave krijoi një nënkomision me
anëtarë: M. Kaso, E. Frashëri, A. Jakova dhe Z. Xoxe. Komisioni e mori në shqyrtim
relacionin e tyre, por doli me vendimin, që të mos pranohej shtyrja e pagesës së borxheve të
shoqërisë, deri sa ajo të hapte magazina atje ku nuk ekzistonin dhe kishte nevojë. Gjithashtu,
ajo duhej të përgjigjej për neglizhencën e nëpunësve të saj dhe t’i paraqiste financës listën e
tyre. Për çdo vit shoqëria duhej të kishte në dispozicion një sasi kripe jo më tepër se 57.000
kuintal dhe nëse ajo nuk shitej, në mbarim të çdo viti shoqëria detyrohej të paguante shumën
e çmimit, që ishte caktuar në kontratë. Nëse nuk i bënte këto, Ministria mund të anulonte
kontratën.675
Për këtë çështje debatet kanë qenë të ashpra mes deputetëve, kryesisht midis M.
Kasos nga njëra anë, dhe E. Frashërit dhe Z. Xoxes, nga ana tjetër. Këta të fundit në
diskutimet e tyre duke u shprehur se po mbanin anën e shtetit, tentuan të mbështesnin fort
lehtësirat ndaj shoqërisë, pasi që të dy, ishin të lidhur me të, ku Z. Xoxe ishte kontrollor i saj,
ndërsa E. Frashëri ishte pjesëtar i këshillit drejtues. Sipas M. Kasos kontrolluesi i shoqërisë,
duhej të dilte nga parlamenti sepse nuk mund të mbrohej edhe shteti edhe shoqëria. Ai akuzoi
E. Frashërin, duke i kujtuar se kur e nënshkroi raportin kishte “gjyslykët e shtetit, tashi ka
gjyslyket e kompanisë”676
dhe nuk mundeshin zëvendësdrejtori dhe kontrollori i firmës të
jepnin votën edhe si deputet. M. Kaso nuk u deklarua kundër shtyrjes së borxhit, por së pari
duhet të mbroheshin interesat e shtetit dhe kërkoi votim nominal. Kundër u shprehën edhe
deputetë të tjerë duke theksuar se shoqëria kishte realizuar fitime, pasi kishte ndarë
shpërblime të mëdha për aksionerët e saj, prandaj nuk mund t’i shtyhej borxhi. Sipas tyre,
shoqërisë i mbetej kripa pa shitur, pasi ia kishte dhënë popullit me ujë. Por, grupimi më i
madh i deputetëve e vlerësuan projektin të drejtë dhe u shprehën në mbrojtje të shoqërisë.
Nga votimi nominal rezultuan 32 vota pro projektit dhe 8 kundër. Megjithatë, duke qenë një
çështje e nxehtë, projekti u diskutua përsëri në Komisionin e Financave. Më 19 nëntor, ai
paraqiti mendimin e tij, ku e kishte lënë në fuqi zbritjen e borxhit, por i rekomandonte
qeverisë hyrjen në marrëveshje me shoqërinë, për shtimin e shitësve dhe për mbajtjen e
agjencive hapur në orarin e tregut. Pavarësisht se përsëri u bënë debate, me shumicë fitoi
projekti i komisionit.677
Nga i tërë procesi i zhvilluar rezulton se qeveria pavarësisht problemeve, e ka
ndihmuar këtë shoqëri shqiptare. Për sa i përket parlamentit, parimisht të gjithë kanë qenë
dakord për ta ndihmuar, por qëndrimet kanë qenë të ndryshme për llojin dhe hapësirën e
ndihmës. Shoqëria kishte një avantazh të madh, pasi disa deputetë të rëndësishëm, ishin
aksionerë të saj dhe në çdo moment ata kanë qenë në anën e shoqërisë, sepse mbronin
interesat e tyre. Brenda parlamentit ka qenë edhe një grup tjetër më i vogël deputetësh, të cilët
e kanë përkrahur në disa aspekte shoqërinë, por me të drejtë kanë kërkuar masa ndaj saj, për
parregullsitë e treguara në furnizimin me kripë të popullsisë. Pavarësisht se kanë qenë në
minorancë me qëndrimin e tyre, në përkrahje të ankesave që vinin, kanë arritur të ndikojnë në
disa vendime të shumicës për përmirësimin e veprimtarisë së kësaj shoqërie.
Ndihma e dhënë u ndërthur me aftësitë e drejtuesve të shoqërisë dhe ndikuan që jo
vetëm ajo t’i mbijetojë krizës, por në fusha të caktuara ajo arriti fitime të mëdha, e përballoi
me sukses konkurrencën italiane dhe e mbajti larg koncesioneve të saj. Duke krijuar një
kapital të konsiderueshëm, ajo tentoi të hyjë edhe në fusha ku predominanca italiane ishte
675
Po aty, fl. 136-139. 676
Po aty, fl. 146-148. 677
Po aty, fl. 377-381.
122
absolute. Në vitin 1937 u bë nismëtare për krijimin e një banke tregtare. Reagimi italian ishte
i menjëhershëm, pasi kjo do të thoshte fund i monopolit italian mbi sistemin financiar
shqiptar. Në korrik 1937, qeveria e shqyrtoi kërkesën për hapjen e bankës, por nën presionin
italian e zvarriti atë, duke sjellë dështimin e kësaj nisme.678
Si përfundim, mund të themi se
kjo shoqëri rezultoi e suksesshme dhe e shfrytëzoi me efikasitet ndihmën e qeverisë dhe të
parlamentit.
Një investim tjetër me kapital shqiptar ishte Fabrika e Çimentos në Shkodër, e cila u
mbështet në mënyrë permanente nga qeveria dhe parlamenti, që në fillesat e krijimit të saj, në
shtyrjen e afateve të veprimtarisë dhe me ndihma financiare. Ndryshe nga dy shoqëritë e
tjera, aktiviteti i kësaj fabrike filloi gjatë periudhës së monarkisë dhe më 2 dhjetor 1929
qeveria paraqiti një shtojcë dekretligji për zgjatimin e afatit të hapjes së saj deri më 17 janar
1930.679
Komisioni i Ekonomisë e mori në shqyrtim këtë çështje më 4 dhjetor dhe e pranoi pa
ndryshime. Për rëndësinë që kishte, vetë Ministria e Punëve Botore e ndoqi me vëmendje
ndërtimin e godinës së fabrikës. Për këtë, më 24 janar 1930 u nis për në Shkodër inspektori i
Përgjithshëm E. Frashëri, bashkë me inxhinier N. Pilkun. Pas konstatimeve në terren ata
evidentuan që punimet ishin bërë në rregull, duke respektuar parametrat teknikë.680
Fillimisht
fabrika filloi prodhimin me 10-12 tonë në ditë, por shumë shpejt u pa se me këtë prodhim të
vogël, nuk mund t’u bëhej ballë shpenzimeve të administrimit dhe jo më të flitej për fitime.
Pas studimeve të bëra u pa e nevojshme zmadhimi i saj dhe plotësimi me veglat e duhura. Ajo
iu drejtua qeverisë për mbështetje financiare. Si oferta më e mirë për makineritë që do të
silleshin, ishte ajo e firmës gjermane “Miag”. Kostoja e tyre bashkë me transportin do të ishte
480.000 fr. ari.681
Megjithë mbështetjen e dhënë, ajo u luftua fort nga kapitali i huaj i çimentos dhe
tregtarët e saj në vend, duke përhapur zëra, se cilësia e çimentos së kësaj fabrike, nuk ishte e
mirë. Për këtë arsye, ajo mori masa, duke i bërë analiza prodhimit të saj. Më 1 korrik 1931, i
dërgoi një relacion Ministrisë së Punëve Botore ku theksonte se, provat e bëra nga shoqëria
për çimenton kishin dalë brenda parametrave. Më 3 gusht 1931, ajo paraqiti dy certifikata të
marra në Gjermani, ku njëra ishte nga laboratori i shtetit gjerman, të cilat dëshmonin për
cilësinë e çimentos dhe kërkonte që Ministria të autorizonte sipërmarrësit e punëve botore për
përdorimin e kësaj çimentoje. Nga ana tjetër, pas kërkesës së ministrisë, u dërgua mostra për
analiza të tjera në Bolonjë dhe rezultatet e tyre, vërtetuan cilësinë e mirë të çimentos. Pas
kësaj, ministria e njoftoi shoqërinë, se për punët botore, ajo kishte vendosur përdorimin e
kësaj çimentoje.682
Përveç mbështetjes qeveritare, fabrikën e përkrahën disa herë drejtpërdrejtë edhe
deputetët, duke shfrytëzuar momente të ndryshme të veprimtarisë së parlamentit, sidomos kur
ishin në diskutim probleme buxhetore. Më 6 maj 1932, kur po diskutohej projektbuxheti i
Ministrisë së Punëve Botore, H. Delvina kërkoi nga qeveria të marrë në shqyrtim çështjen e
kësaj fabrike, pasi aty ishte derdhur një kapital shkodran i konsiderueshëm dhe parlamenti
nuk do ta kundërshtonte ndihmën qeveritare, qoftë edhe duke e bërë me dekretligj. Sipas tij,
rimëkëmbja e asaj industrie jo vetëm do të përmirësonte gjendjen ekonomike të Shkodrës, por
678
I. Fishta, Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe roli i saj për pushtimin…,100-101. 679
AQSH, F. 146, V. 1929, D. 91, fl. 190. 680
AQSH, F. 177, V. 1930, D. 57, fl. 1-2. 681
Haxhi Shkoza, Financat e Shqipnis 1839-1934, (Tiranë: Nikaj, 1935), 117. 682
AQSH, F. 177, V. 1931, D. 36, fl. 1-11.
123
do të luante një rol për gjithë ekonominë shqiptare, pasi paraja nuk do të dilte jashtë.683
Shumica e deputetëve sidomos ata të Shkodrës e vlerësuan këtë qëndrim duke theksuar se kjo
ishte një shoqëri, me kapital dhe krah pune shqiptar dhe që kishte nevojë për mbështetjen e
qeverisë dhe parlamentit. Vetëm Dr. Simonidhi e kundërshtoi, pasi sipas tij, shoqëria kishte
hapur një fabrikë të kalbur, i prishi paratë kot, dhe parlamenti në vend që të kërkonte dënimin
e shkaktarëve të shkatërrimit, i rekomandonte qeverisë ta ndihmonte me të holla.684
Vlen të
theksohet se si në këtë rast edhe në vitet në vazhdim, mbështetja e qeverisë dhe e deputetëve
për këtë fabrikë ka qenë permanente. Si shtysë e madhe shërbeu edhe vetë mbështetja e
mbretit, të cilën e demonstroi në disa raste.
Megjithëse në vend ndiheshin akoma pasojat e krizës, përkrahja për këtë shoqëri, nuk
mungoi. Më 30 mars 1935, qeveria paraqiti, projektshtojcën për kontratën e lidhur me të.
Sipas saj, shoqëria përjashtohej për tre vjet nga taksat doganore, për disa mallra dhe materiale
të rëndësishme që kishin lidhje me veprimtarinë e fabrikës dhe prodhimin e çimentos si dhe
lehtësim nga shumë taksa, për sasinë deri në 100.000 kuintal në vit. Edhe disa industri që
kishin lidhje me këtë shoqëri, do të ndihmoheshin pasi do të përjashtohej nga të gjitha taksat
e prodhimit, sasia e qymyrit, që do t’i shisnin asaj. Kjo masë ishte paraqitur si një vijimësi e
politikave ekonomike të qeverisë mbretërore, për t’u dhënë përkrahje industrive vendase, pasi
nëse ky kapital nuk ndihmohej, rrezikonte të binte në duart e kapitalit të huaj. Kjo shoqëri
kishte investuar 1.300.000 fr. ari dhe qeveria duhet ta ndihmonte. Nga taksat e falura ishte
përllogaritur që shteti, do të humbiste 200.000 fr. ari për tre vjet, por kjo do të ndalonte daljen
jashtë të 350.000 fr. ari në vit, mbante në punë shumë punëtorë, dhe mbrohej një industri
kombëtare.685
Projekti me pak diskutime u miratua nga deputetët dhe po ashtu nga komisionet
parlamentare. Ligji u dekretua më 12 prill 1935 dhe hyri në fuqi më 20 prill 1935.686
Kjo
ishte një ndihmë e madhe dhe u pranua hapur nga qeveria që u bë, për të ruajtur kapitalin
shqiptar nga ndërhyrjet e kapitalit të huaj. Në këtë rast, ndihma përfshiu edhe biznese të tjera
që bashkëpunonin me këtë shoqëri.
Megjithë ndihmat ligjore dhe financiare, nëse nuk shitej prodhimi, fabrika rrezikonte
mbylljen. Në kuadër të saj, u shtua bashkëpunimi i ministrive njëra me tjetrën, në mënyrë që,
çimentoja e kësaj fabrike të futej në përdorim sa më tepër për punët botore. Më 13 prill 1935,
Ministria e Ekonomisë i dërgoi një relacion Ministrisë së Punëve Botore ku i raportohej
ndihmesa e bërë nga qeveria dhe parlamenti kësaj fabrike, duke theksuar se shteti kishte
sakrifikuar një shumë gati 200.000 fr. ari. Kjo ishte bërë për t’i evituar fabrikës çdo rrezik
nga konkurrenca e jashtme. Për këtë i kërkohej asaj ministrie që, kurdoherë që të shfaqej rasti
për përdorimin e çimentos në punët botore, të përdorej ajo e kësaj fabrike, pasi e kishte
kualitetin më të mirë se çimentoja e jashtme.687
Krahas mbështetjes ligjore dhe ndihmave financiare për shoqëritë shqiptare, u morën
masa edhe për kufizimin e riskut që mund t’u vinte atyre nga prodhimet e jashtme. Më 19
gusht 1935, mbreti firmosi një dekretligj të qeverisë së P. Evangjelit mbi kufizimin e
importimit të disa mallrave, të cilat ishin: çimentoja, letra e hollë, automobilat përveç
autobusëve dhe kamionave dhe rrobat e gatshme të burrave. Ndalimi i tyre do të ishte deri më
683
AQSH, F. 146, V. 1932, D. 69, fl. 297. 684
Po aty, fl. 297-299. 685
AQSH, F. 146, V. 1934, D. 69, fl. 29-34. 686
Fletorja Zyrtare, nr. 22, 20 prill 1935, 9-11. 687
AQSH, F. 171, V. 1935, D. IV-824, fl. 1.
124
31 dhjetor 1935. Aty përcaktohej se, për çimenton lejohej importimi deri 25%, nga sasia e
importuar deri në këtë periudhë të vitit 1934. Çimentoja edhe në sasinë e lejuar, do të
importohej me lejen e posaçme të Ministrisë së Ekonomisë. Për të mos dëmtuar kontratat e
bëra ishte saktësuar se, deri në 10 ditë nga shpallja e ligjit lejohej importimi i këtyre
mallrave.688
Më 6 nëntor 1935, qeveria e M. Frashërit e paraqiti dekretin përpara deputetëve,
ku vëmendjen kryesore në diskutime e mori çështja e çimentos, kjo pasi në raportin
justifikues ishte theksuar se, çimentoja prodhohej në vend nga fabrika e Shkodrës dhe
meritonte përkrahje. Ishte menduar që të ndalohej krejt importimi i saj, por kjo do të bëhej, në
një periudhë të dytë, pasi të kishte marrë fund kolaudimi i fabrikës.689
Deputetët u ndanë në dy grupe. Shumë prej tyre e vlerësuan nismën. Sipas tyre, zërat
keqdashës për cilësinë e çimentos së Shkodrës ishin hapur nga tregtarët, që shisnin çimenton
e huaj dhe kërkuan, që të anulohej fare importimi i çimentos. Një grup tjetër u shprehën se
më parë duhej verifikuar cilësia e çimentos së Shkodrës dhe pastaj të merreshin këto hapa.
Ministri i Ekonomisë, Dh. Berati deklaroi se, shoqëria e çimentos bashkëpunonte me
specialistë gjermanë dhe çimentoja e Shkodrës kishte parametra më të mirë se çimentoja
Portland që vinte nga jashtë. Lejimi i importimit të çimentos do të ishte vetëm për ente
publike dhe private, të cilat kishin nevojë për çimento të posaçme për të ndërtuar ura e
objekte të tjera. Sapo të vinin analizat për çimenton e Shkodrës do të merreshin masa për
ndalimin total të importimit të saj.690
Megjithë debatet, deputetët e dërguan projektin në
komision.
Më 11 dhjetor 1935, Komisioni i Ekonomisë paraqiti relacionin, ku kishte hequr
vetëm elementët, për letrën e hollë, pasi ishte cilësuar si një çështje më vete. Deputetët e
pranuan pa diskutime.691
Pasi u provua në terren ky ligj, më 8 janar 1936, u paraqit
projektligji tjetër, ku, u zgjat deri më 31 qershor 1936 periudha e kufizimit të importimit të
këtyre mallrave. Aty ishte saktësuar, që Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrisë së
Ekonomisë, autorizohej të dekretonte ndalimin e importimit të plotë të çimentos kur ta
gjykonte të arsyeshme.692
Kundërshtarët theksuan se, ndalimi i importimit të çimentos, kishte
sjellë rritjen e çmimit të saj dhe projekti kishte kontradiktë, pasi nga njëra thuhej se, fabrika e
çimentos në Shkodër kishte pezulluar punimet për mungesë kapitali dhe, nga ana tjetër,
kufizohej hyrja e çimentos. P. Poga ishte më radikali në qëndrimin e tij duke deklaruar se,
“me këtë ligj ndalohet modernizimi e qytetërimi”, se populli nuk do të ketë me çfarë të bëjë
shtëpi dhe çimento e Shkodrës ishte e papjekur.693
Përkrahësit e projektit përdorën si
argument relacionin e ministrisë, ku theksohej se analizat e çimentos kishin dalë të mira. Ata
insistuan duke theksuar se, aty nuk ishte vetëm kapitali shkodran, por i gjithë shqiptarëve,
prandaj duhej mbrojtur. J. Erebara deklaroi “se fabrika e çimentos në Shkodër luftohet nga
jashtë, se nuk duan që të bëhet një fabrikë këtu në Shqipëri”.694
Megjithatë, me shumicë
votash, projekti u pranua dhe u dërgua në komision. Duhet theksuar se, ardhja e këtyre
projekteve ishte edhe si pasojë e diskutimeve dhe reagimeve të shumë deputetëve në
688
Fletorja Zyrtare, nr. 43, 21 gusht 1935, 1-2. 689
AQSH, F. 146, V. 1935, D. 50, fl. 69-70. 690
Po aty, fl. 72-78. 691
AQSH, F. 146, V. 1935, D. 50, fl. 447. 692
AQSH, F. 146, V. 1935, D. 51, fl. 19. 693
Po aty, fl. 20. 694
Po aty, fl. 22.
125
parlament. Kjo, pasi ata shumë herë, përveç mbrojtjes së kësaj fabrike kishin kërkuar që të
merreshin masa ndaluese, për importimin e disa mallrave që mund të prodhoheshin në vend.
Më 1 shkurt 1936, Komisioni i Ekonomisë paraqiti relacionin, ku kishte bërë vetëm
një ndryshim, duke saktësuar që ndalohej krejtësisht importimi i rrobave me qëllim tregtie.
Vlen të theksohet se, në kohën kur po debatohej ky projekt, fabrika e kishte ndaluar
prodhimin. Kjo ndihmë ishte një risk i madh, që qeveria dhe parlamenti, po merrnin përsipër
dhe mund të rëndonte mbi ekonominë. Pikërisht këtë evidentuan kundërshtarët e projektit, që
kërkuan, lejim të importimit të çimentos, deri sa të fillonte nga aktiviteti shoqëria. Përkrahësit
e kanë parë si rrezik këtë, pasi po të lejohej kjo, do të importoheshin sasi të mëdha, që do ta
bllokonin çimenton e vendit, kur të prodhohej. Pas shumë debatesh u pranua si kompromis
propozimi i Th. Orollogës, bashkë me Dh. Beratin, që, “qeveria të autorizohej të caktonte
çmimin e shitjes së çimentos në vend, qoftë prodhim i huaj ose prodhim kombëtar”.695
Kjo
ishte një zgjidhje që u pranua nga të gjitha palët dhe i hapi rrugë ngërçit të mungesës së
çimentos në vend.
Pas marrëveshjeve të marsit 1936 me Italinë, financat e shtetit shqiptar morën
mbështetje dhe filloi rigjallërimi ekonomik i vendit. Fondet e përfituara nga këto marrëveshje
u përdorën në shumë fusha dhe ndikuan në shtimin e veprimtarive prodhuese dhe punëve
botore. Këto i dhanë mundësi qeverisë, që me anë të mekanizmave të saj të vazhdonte përsëri
mbështetjen financiare për shoqëritë shqiptare. Me shtimin e punëve botore, një rëndësi të
veçantë do të kishte çimentoja. Fabrika e Shkodrës, pavarësisht përkrahjes, vazhdonte luhatjet
e saj. Qeveria në këtë rast për ta ndihmuar, përdori mekanizma të tjerë dhe pastaj hyri vetë në
lojë. Kryqi i Kuq Shqiptar i ofroi shoqërisë një hua prej 175.000 fr. ari. Më 14 shtator 1936,
qeveria miratoi “Dekretligjin mbi rimëkëmbjen e shoqërisë ‘Portland Çemento’ Shkodra”.
Aty ndër të tjera u përcaktua se, shlyerja e huasë prej 175.000 fr. ari, që Kryqi i Kuq i kishte
dhënë kësaj shoqërie, ishte e garantuar prej shtetit. Përveç kësaj, aty u përcaktuan dhe
lehtësira të tjera. Kështu, për 8 vite ajo përjashtohej nga taksat dhe pagesat shtetërore,
bashkiake dhe komunale ekzistuese dhe të ardhshme. Gjithashtu, përjashtimi bëhej edhe për
taksat doganore, magazinazhit, e monopolit dhe taksa nga mbitaksat përkatëse, “që rëndojnë
ose mund të rëndojnë në kohë të ardhëshme mbi makinat, veglat dhe materialet e ndryshme të
nevojshme për fabrikimin e çimentos”. Qeveria do të lejonte importimin e çimentos së
jashtme, vetëm në atë masë sa nuk mjaftonte prodhimi i brendshëm dhe ajo nuk do të shitej
me çmime më të ulëta se çimentoja e vendit.696
Më 5 nëntor 1936, dekreti u paraqit në parlament dhe qeveria në raportin e saj,
paraqiti tri arsye kryesore për miratimin e tij: e para, për të ndaluar goditjen që do të merrte
çdo iniciativë private për falimentimin e kësaj shoqërie; e dyta, për shpëtimin e një kapitali të
konsiderueshëm që ishte investuar në këtë fabrikë; e treta, për përkrahjen e një industrie
kombëtare, pasi prodhohej mall me material vendi dhe siguroheshin çmime të mira. Aty,
gjithashtu deklarohej se, qeveria do të ushtronte gjithë kujdesin e duhur, deri në shëndoshjen
definitive të kësaj shoqërie.697
Deputetët e pranuan pa diskutime, po ashtu dhe komisionet
përkatëse.
695
AQSH, F. 146, V. 1935, D. 51, fl. 122-136. 696
Fletorja Zyrtare, nr. 62, 16 shtator 1936, 2-3. 697
AQSH, F. 146, V. 1936, D. 60, fl. 235-236.
126
Ndihma e dhënë në këtë rast ishte mjaft e madhe, por për fat të keq në shtetin shqiptar
të kohës shumë herë, megjithë mbështetjen që u jepej shoqërive shqiptare nga qeveria,
institucionet e varësisë së saj, nuk e zbatonin në terren këtë. Kjo u evidentua edhe për këtë
fabrikë. Më 26 qershor 1937, Kryeinspektori i Oborrit Mbretëror në një relacion, për
Ministrinë e Ekonomisë theksonte se, Fabrika e Çimentos në Shkodër po luftohej nga të
huajt. Megjithëse ishte ndihmuar nga shteti, fatkeqësisht vetë dikasteri i punëve botore, po
përdorte çimento të importuar nga jashtë, duke e cilësuar prodhimin e kësaj fabrike jo të
përshtatshëm dhe të sigurtë, gjë që kishte shkaktuar dyshime rreth përdorimit të saj në punët
private. Ai kërkoi që, të luftohej sa të ishte e mundur propaganda dhe konkurrenca, që po i
bëhej prodhimeve të industrive shqiptare, se në këtë mënyrë dëmtohej jo vetëm kapitali
shqiptar, por edhe punëtori shqiptar.698
Nga ana tjetër, A. Zogu, e vazhdonte promovimin e
kësaj fabrike. Më 15 tetor 1937, në mesazhin dërguar parlamentit, me rastin e hapjes së
punimeve deklaronte se, “industrisë kombëtare sot i bën nder Fabrika e Çimentos në Shkodër,
e cila duam që të jetë një mburrje kombëtare”.699
Si përfundim, mund të themi se, kjo fabrikë ishte një investim shqiptar, i rëndësishëm.
Ajo mori në vazhdimësi mbështetjen e madhe të mbretit, qeverisë dhe parlamentit. Por, në
veprimtarinë e saj, ajo u godit nga kriza ekonomike dhe u luftua fort nga kapitali i huaj i
çimentos, sidomos nga ai italian. Megjithatë, për kohën që ajo funksionoi, ishte një vlerë për
ekonominë shqiptare.
3.3. Parlamenti dhe Reforma Agrare
Në rrugën e përpjekjeve për rimëkëmbjen e shtetit shqiptar, konsolidimin e tij dhe
përafrimin me modelet e Europës së zhvilluar, pas shpalljes së monarkisë u ndërmorën një
sërë reformash dhe u shtruan për zgjidhje një sërë çështjesh. Një nga më të rëndësishmet ishte
zgjidhja e problemit agrar. Kjo, pasi Shqipëria ishte një vend bujqësor akoma me mbeturina
feudale, rendiment të ulët prodhimi dhe mjete të vjetra për punimin e tokës. Këtyre iu
shtoheshin mungesa e kanalizimeve, e ujitjes, përmbytjet, thatësirat, gjendja e mjeruar e
bujqve dhe mungesa e tokës për mijëra familje. Të gjitha këto kishin sjellë ashpërsim të
problemeve sociale dhe pakësim të të ardhurave financiare, nga bujqësia në buxhetin e shtetit.
Shqipëria ishte i vetmi vend në Ballkan që nuk e kishte bërë Reformën Agrare, por me
shpalljen e monarkisë, ajo u bë një ndër prioritetet kryesore të saj. Kjo u njoftua nga A. Zogu,
më 10 dhjetor 1928, në mesazhin e tij për deputetët, duke theksuar se shumë shpejt do të
paraqitej një projektligj, i cili do të rregullonte çështjen agrare në shtetin shqiptar.700
Deputetët e pritën mirë këtë njoftim duke u shprehur se, parlamenti do t’i jepte kujdesin e
duhur projektligjit mbi rregullimin e çështjes agrare e cila, “duke ju përshtatur gjendjes,
nevojës së vendit dhe krahut të puntorisë, shpresohej se ka për të dhënë efektin e duhur në
përmirësimin e gjendjes sociale dhe ekonomike të popullit”.701
Realizmi i Reformës Agrare, përveçse ishte një masë e domosdoshme për Shqipërinë,
do ta ndihmonte politikisht Zogun për disa arsye. Së pari, ai do të fitonte mbështetjen e
698
AQSH, F. 150, V. 1937, D. III-988, fl. 2. 699
AQSH, F. 146, V. 1937, D. 74, fl. 5. 700
AQSH, F. 146, V. 1928, D. 86, fl. 11-12. 701
Po aty, fl. 113.
127
shtresave që do të përfitonin direkt prej saj, gjithashtu edhe të shtresave të caktuara të
shoqërisë që e shikonin me pesimizëm situatën, në të cilën gjendej bujku shqiptar. Nga ana
tjetër, reforma do të shoqërohej me shpronësime, të cilat do të preknin pronarët e mëdhenj
dhe ecuria e saj do të ishte një mjet force në duart e Zogut, për të kontrolluar kundërshtimin e
tyre ndaj tij. Së dyti, kundërshtarët politikë sidomos ata që ishin jashtë, me kryerjen e një
reforme të tillë nga Zogu, nuk do të humbnin një element mbështetës për kritika ndaj tij në
këtë kohë dhe ajo do ta ndihmonte atë, për t’u paraqitur si një mbret reformator. Së treti, kjo
reformë, do të ndikonte në ndërmarrjen e politikave të reja bujqësore, të cilat do të sillnin
shtimin e kujdesit për tokën, rritjen e kërkesës për modernizim të bujqësisë dhe shtimin e
prodhimit, ç’ka do të ndikonte në zhvillimin ekonomik të vendit. Për të gjitha këto, Reforma
Agrare ishte një element i rëndësishëm për politikën mbretërore.
Reforma, detyrimisht do të përmbante shpronësime të pronave të mëdha bujqësore
dhe kështu do të prekeshin interesa të shtresës së bejlerëve dhe çifligarëve. Pikërisht këtu
ishte vështirësia për hartimin dhe sidomos për zbatimin e këtij projekti. Duke pasur të qartë
se, kundërshtimet do të vinin sidomos nga pronarët e mëdhenj, A. Zogu mori masa. Në
njoftimin që i dërgonte Kryeministrisë, më 3 janar 1929, theksonte se kishte informacione se,
po bëhej një propagandë kundër reformës agrare dhe sociale, që qeveria kishte në program.
Meqë kjo ishte, në dëm të interesit të përgjithshëm, ai urdhëronte që t’i jepeshin gjyqit politik
dhe të ndëshkoheshin me dënime shembullore, të gjithë ata që bënin këtë lloj propagande.
Nga të gjitha prefekturat kërkohej një hetim i shpejtë për çështjen dhe informacione të sakta.
Përgjigjet e ardhura konfirmonin që nuk po zhvillohej propagandë kundër. Megjithatë, ato u
shprehën gati për të marrë menjëherë masa, nëse paraqitej një rast i tillë.702
Përveç atyre që do të prekeshin dhe atyre që do të përfitonin, një palë tjetër e
interesuar, që nga fillimi i projektit të reformës deri në zbatimin e saj, ka qenë qeveria
italiane. Roma zyrtare dhe përfaqësuesit e saj në Shqipëri i ndoqën me vëmendje të gjitha
zhvillimet e këtij procesi, për të përfituar sa të ishte e mundur për interesat e tyre. Kjo duket
qartë nga relacioni i Solës për Musolinin, më 9 janar 1929. Sipas tij, reforma që ishte në
studim duhej të ekzaminohej nga pala italiane në dritën e interesave, politike dhe ekonomike.
Për këtë, duhej mbështetur mbreti shqiptar në masat që ai i quante të nevojshme për politikën
e tij të brendshme dhe nga ana tjetër, duhej trajtuar me kujdes problemi agrar shqiptar, në
mënyrë që të mos pengohej më tepër ndërhyrja italiane në fushën e bujqësisë në Shqipëri,
ndërhyrje që në momentin aktual po ndeshte në pengesa jo të lehta. Italianët ishin të
shqetësuar se akoma nuk kishin një informacion të saktë se, deri në çfarë pike reforma që po
përgatitej mund ta pengonte apo lehtësonte ndërhyrjen e tyre në këtë fushë. Por, e sigurtë
ishte, që ndarja e pronave të mëdha e bënte më të vështirë këtë ndërhyrje.703
Pas mesazhit të mbretit, çështja e reformës u bë detyrë qeveritare. Më 10 janar 1929,
Kryeministri K. Kota theksonte se, ndër projektligjet më të rëndësishme që do t’i paraqiteshin
parlamentit për diskutim dhe miratim, ishte ai i Reformës Agrare. Me zbatimin e saj
shpresohej, që të zgjidhej problemi i rëndësishëm i zhvillimit të bujqësisë, e cila shikohej si
mbështetja më e rëndësishme e forcimit dhe sigurimit të ekonomisë kombëtare.704
Programi i
qeverisë dhe problemi i çështjes agrare u mirëprit nga shumica e deputetëve. Por jo të gjithë
702
AQSH, F. 152, V. 1929, D.185, fl. 1-3. 703
DDI, Seria VII. Vol. VII. Dok 161, f. 185. Telegram i Solës për Musolinin, 9 janar 1929. 704
AQSH, F. 146, V. 1929, D. 86, fl. 16.
128
besonin se kjo do të bëhej. J. Erebara e përshëndeti idenë e Reformës Agrare, pasi sipas tij,
“për 50 apo 60 pasanikë nuk mund të lemë të jetë rob një popull i tërë”. Mirëpo, ai shprehu
mosbesimin e tij se, kjo qeveri do të mund ta bënte atë dhe kërkoi që nëse kjo nuk arrihej, ajo
duhej të jepte dorëheqjen, se patjetër reforma duhej bërë.705
Ndërkohë mbështetja e mbretit për qeverinë nuk mungoi. Më 16 janar 1929, në një
letër për Kryeministrin, ndër të tjera mbreti kërkoi që çështja agrare të përfundohej me
shpejtësi të madhe, pa marrë parasysh pengesat e kohës. Sipas tij, ata që do të ndiheshin të
pakënaqur sot, kur të arrihej zhvillimi i bujqësisë do të pendoheshin, kurse ata që nuk ishin
dakord në asnjë mënyrë, duhet ta dinin një herë e mirë, që çështja më e rëndësishme përpara
mbretit ishte interesi i përgjithshëm i kombit.706
Në të vërtetë, ky ishte një sinjal për
kundërshtarët e reformës, për ta bërë të qartë se ajo do të fillonte dhe për të kuptuar pasojat,
që atyre do t’u vinin nga kundërshtimi i saj. Nga ana tjetër, ishte edhe një inkurajim për
qeverinë, për të vepruar.
Projekti i Reformës Agrare u parapri nga disa nisma qeveritare në lidhje me politikat
bujqësore. Më 24 janar 1929 u paraqit, “Projektligji mbi rregullimin e veprimeve bujqësore”.
Aty ndër të tjera, ishte saktësuar si detyrim bashkëpunimi i pronarëve ose bujqve me
nëpunësit e bujqësisë dhe rregulla mbi mënyrën e punimit të tokës, plehërimit të saj,
mbjelljes, shartimit të pemëve, përmirësimit të racës së kafshëve, shpendëve, ruajtjes së
ushqimit të tyre etj. Po atë ditë u paraqit dhe “Projektligji mbi detyrimin e punimit me vegla
moderne bujqësore”. Punimi do të bëhej me parmendë hekuri, ndërsa komunat me
prodhimtari të lartë detyroheshin të blinin një traktor. Do të krijoheshin dhe kooperativa për
punimin e vajit të ullirit, do të ngrihej një depo bujqësore në Durrës, e cila do të përmbante
mjetet më të nevojshme të punimit dhe të prodhimit, u përcaktuan mënyrat e pagesës për
blerjen e veglave bujqësore etj.707
Këto projekte ishin hapa përpara për zhvillimin e bujqësisë.
Në shumicë deputetët i përkrahën këto nisma. Megjithatë pati deputetë, që ndonëse nuk dolën
hapur kundër tyre, sollën shembuj kundërshtues. Kështu F. Vokopola, paraqiti disa shembuj
të punimit të tokës nga të huajt me vegla moderne në Shqipëri, por që kishin dështuar. Për të
shmangur këtë, ai kërkoi që të bëhej një studim, pastaj të ndërmerreshin veprime konkrete.708
Megjithatë, projektet u miratuan nga deputetët.
Në të njëjtën kohë me këto zhvillime, qëndrimi italian u bë më aktiv. Në fund të
janarit 1929, Musolini i theksonte Solës se, “ndërhyrja italiane duhej të tregohej aktive,
efikase mbi qeverinë shqiptare dhe mbi mbretin” dhe kërkonte që, “studimi dhe redaktimi
përfundimtar i ligjit agrar duhej kthyer drejt një forme që t’i përgjigjej me të vërtetë
interesave shqiptare dhe atyre italiane”.709
Pra, pala italiane e kishte vendosur, që për
Reformën Agrare në Shqipëri, do të përdorte të gjitha mjetet për të ndërhyrë në përmbajtjen e
saj, me qëllim realizimin e interesave italiane në fushën e bujqësisë pasi, italianët pavarësisht
premtimeve, nuk kishin besim tek Zogu dhe as tek bashkëpunëtorët e tij. Për këtë arsye, Sola
në fund të janarit 1929, i kërkoi atij, që të vinte një specialist italian për të ekzaminuar nga një
anë ligjin e reformës, dhe nga ana tjetër programin e bonifikimeve. Mbreti e pranoi ofertën
por u shpreh se, për ekzaminimin e ligjit në proces ishte e tepërt ardhja e një personaliteti të
705
Po aty, fl. 31. 706
Fletorja Zyrtare, nr. 5, 4 shkurt 1929, 2. 707
AQSH, F. 146, V. 1929, D. 86, fl. 479-492. 708
Po aty, fl. 483. 709
DDI, Seria VII. Vol. VII. Dok 208, f. 236. Telegram i Musolinit për Solan, 24 janar 1929.
129
lartë dhe specifikoi se, dëshironte të vinte një funksionar i thjeshtë nga Ministria e Bujqësisë
Italiane.710
Në rrugën e saj, Reforma Agrare, përveç organizmave shtetërorë u mbështet nga
organe të caktuara të shtypit brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilat filluan goditjen e
kundërshtarëve të saj. “Janë disa të mbetur me shpirt feudali, - shkruante gazeta “Dielli” në
janar 1929, - që po e kundërshtojnë këtë reformë”. Sipas saj, këta nuk dilnin hapur por
përdornin argumenta të vjetruar duke thënë se, “populli ynë nuk është aq i pjekur dhe nuk ka
arritur në atë shkallë sa të ndrrojë fatin e tij”. Sipas autorit, kundër këtyre mendimeve ishte
dëshira e mbretit, “e cila në çdo mënyrë do ta ndërronte fatin e këtij populli”.711
Pas fjalëve të shumta dhe premtimeve të bëra erdhi momenti i veprimeve konkrete.
Më 19 prill 1929, Këshilli i Ministrave vendosi ngritjen e komisionit, për të përgatitur
projektin relativ për Reformën Agrare. Kryetar do të ishte M. Frashëri, që në atë kohë ishte
Kryetar i Këshillit të Shtetit. Anëtarë do të ishin A. Libohova me detyrë Kryetar i Gjyqit të
Diktimit, S. Toptani, deputet i prefekturës së Durrësit dhe G. Vavako, inspektor pyjesh. Më
25 prill 1929 me një vendim tjetër, u shtua si anëtar edhe deputeti M. Bushati.712
Pas kësaj,
puna për hartimin e projektit të Reformës Agrare quhej zyrtarisht e filluar.
Në këtë periudhë prona e madhe private në të gjitha fushat e Shqipërisë llogaritej në
213.000 hektarë e ndarë në afër 165 familje pronarësh të mëdhenj.713
Krahas me studimet që
po bëheshin nga ana e qeverisë, këta pronarë filluan të merrnin masa, në mënyrë që të
shpëtonin sa më shumë prona nga shpronësimi. Prefektura e Elbasanit njoftonte se disa
pronarë ishin duke nxjerrë bujqit nga shtëpitë e tyre dhe kërkohej mendimi se si të veprohej.
Përgjigjja ishte se duhej të ruheshin zakonet e vendit dhe të ndalohej nxjerrja e bujqve në
kundërshtim me ligjin.714
Pavarësisht kësaj, në shumë zona, pronarët i zbatuan masat e tyre,
duke nxjerrë me forcë bujqit nga pronat, me qëllim kthimin e tokave të punueshme në
kullota, në mënyrë që të mos prekeshin nga ligji i Reformës Agrare.
Një çështje që tërhoqi vëmendjen ishte problemi i pronave të mëdha, të zotëruara
dikur nga Veziri i Shkodrës, të cilat si rregull duhet të kalonin për llogari të Reformës, pasi
cilësoheshin si prona shtetërore. Mirëpo trashëgimtarët e tij kishin filluar lëvizjet. Më 14 maj
1929, nga prefektura e Shkodrës raportohej, se i quajturi Xhemaladin Bej, shtetas turk, i
paraqitur si përfaqësues i Vezirit të Shkodrës, ishte duke bërë shitjen e tokave, që ai kishte
zotëruar në këtë qark. Reagimi qeveritar në këtë rast ka qenë i shpejtë. Më 21 maj 1929,
Ministria e Brendshme theksonte se, me urdhër të ministrit të Drejtësisë, noterët do të sillnin
pengime në përpilimin e akteve të shitjeve dhe urdhëroheshin dhe autoritetet e tjera që të
bënin të njëjtën gjë.715
Megjithatë, qeveria në urdhrat e saj u tregua selektive, pasi në vazhdim
të atij urdhri, më 12 korrik 1929 nga Ministria e Brendshme i është dërguar prefekturës së
Shkodrës kërkesa që, “Halid Rrojit t’i kryheshin formalitetet që ka për të bërë, për një pjesë të
tokave që i kishte blerë Vezirit. Kjo të bëhej vetëm këtë herë dhe vetëm për këtë person”.716
710
DDI, Seria VII. Vol. VII. Dok 221, f. 246. Telegram i Solës për Musolinin, 28 janar 1929. 711
Dielli, nr. 5044 (837), 29 janar 1929, 1, artikulli “Cheshtja Agrare”, autor Gjon Zezi. 712
AQSH, F. 149, V. 1929, D. III-1598, fl. 2-3. 713
H. Shkoza, Financat e Shqipnis…, 883. 714
AQSH, F. 152, V. 1929, D.185, fl. 48. 715
AQSH, F. 152, V. 1929, D.185, fl. 17, 23. 716
Po aty, fl. 25.
130
Edhe Ministria e Drejtësisë i kishte dhënë urdhër prokurorit të Shkodrës, që të porosiste
noterin publik, që në çdo mënyrë të pengonte shitjen e pronave të Vezirit me përjashtim
vetëm të pjesëve të blera nga M. Bushati e vëllezërit dhe H. Rroji.717
Pra, qeveria po vepronte
me dy standarde. Nga njëra anë po pengonte shitjet e pronave të Vezirit dhe, nga ana tjetër,
kërkonte përjashtime për persona të caktuar, që në këtë rast ishin dy deputetë. Këto veprime
ishin shembulli konkret, për të kuptuar, se sa e vështirë do të ishte zbatimi i kësaj reforme në
Shqipëri, pasi vetë deputetët, po përdornin pushtetin e tyre për të përfituar prona, që si rregull
duhet t’i kalonin shtetit.
Vlen të theksohet se, ndërhyrja qeveritare për deputetët nuk kaloi në heshtje dhe
reagimi erdhi nga prefektura e Shkodrës. Duke qenë më afër zhvillimeve, ajo paraqiti pranë
instancave qeveritare qëndrimin e popullsisë. Më 25 korrik 1929, në një relacion për
Ministrinë e Brendshme theksohej se, shitblerja e tokave të Vezirit ka bërë përshtypje të keqe
në katunde, sidomos kundër deputetëve të Shkodrës të cilët kanë blerë nga këto toka. Kjo,
pasi në sesionin e ardhshëm parlamentar, ata do të votonin ligjin agrar për t’u dhënë
katundarëve tokat që dikur u janë grabitur prej vezirëve, në një kohë që po merrnin vetë nga
këto toka. Sipas saj, “përjashtimi për deputetët do të shkaktonte zemërim tek populli dhe ai
duhej të tërhiqej deri sa të merrte fund çështja agrare”.718
Pavarësisht këtyre reagimeve të
drejta, nuk ndryshoi gjë. Deputetët i ligjëruan pronat, ndërsa të tjerëve iu nxorën pengesa të
shumta.
Pas insistimit të palës italiane dhe bisedimeve të bëra, në Shqipëri erdhi prof.
Lorenzoni. Ai do të dilte në terren për të studiuar situatën dhe në udhëtime, do të shoqërohej
nga S. Toptani. Ministria e Brendshme mori masa që këtij grupi t’i jepeshin të gjitha
lehtësirat e duhura dhe të sigurohej udhëtimi i tyre në çdo vend.719
Zogu ndërkohë ishte në
dijeni të të gjitha zhvillimeve dhe u përpoq që të jepte përsëri mesazhin që Reforma Agrare
do të bëhej, por nga ana tjetër dhe të qetësonte palët e interesuara. Më 15 tetor 1929, ai
deklaroi përpara deputetëve se, “shumë shpejt do të parashtrohej projektligji i rregullimit të
çështjes agrare. Nuk duhet të shqetësohet askush prej zbërthimit të kësaj çështjeje vitale për
rregullimin e ekonomisë kombëtare. Qëllimi jonë kryesor është t’i japim rastet e përfitimit të
gjithë nënshtetasve me tokë, që është një e drejtë natyrale, kështu secili shqiptar do të ndjejë
më tepër lidhjet e shenjta që ka me atdhenë”.720
Lorenzoni pas muajsh studimi paraqiti projektin e tij, por edhe komisioni shtetëror
kishte hartuar projektin e tij. Pas kësaj, me vendim të Këshillit të Ministrave më 23 nëntor
1929 u krijua një komision i ri, i cili do të merrte në shqyrtim të dy projektet dhe do të
përgatiste një të vetëm, që do t’i paraqitej parlamentit. Ai do të kishte 9 anëtarë që ishin 3
ministrat: H. Delvina, A. Dibra, M. Juka. Përsëri do të ishin M. Frashëri dhe A. Libohova. Do
të ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave L. Kareco, nga Kryeministria,
T. Selenica dhe 2 deputetë, që do të zgjidheshin nga Kryesia e Parlamentit. Komisioni do të
kishte si ekspert prof. Lorenzonin. Ai do të mblidhej çdo ditë dhe brenda 15 ditëve do t’i
jepte fund misionit të tij, duke i paraqitur Këshillit të Ministrave projektligjin definitiv mbi
Reformën Agrare bashkë me anekset e tij.721
Komisioni e filloi punën me ngutësi. Në një
717
AQSH, F. 149, V. 1929, D. III-1598, fl. 28. 718
AQSH, F. 152, V. 1929, D.185, fl. 26. 719
Po aty, fl. 17. 720
AQSH, F. 146, V. 1929, D. 90, fl . 5. 721
AQSH, F. 149, V. 1929, D. III-1599, fl. 5.
131
intervistë për gazetën “Ora” në fund të dhjetorit 1929, kryetari i tij H. Delvina, u tregua i
kujdesshëm, duke u përpjekur që të mos krijonte panik dhe të qetësonte shtresat që prekeshin
nga reforma. Ai theksoi se, “Reforma do të kryhej dhe nuk do të mbetej shqiptar pa tokën e
tij, por pronarët nuk do të goditeshin. Atyre do t’u lihej sasi e mjaftueshme toke, që me punën
sistematike të tyre, të përfitojnë edhe ata nga kjo ndarje”.722
Më 20 janar 1930, Komisioni për Reformën Agrare i paraqiti Këshillit të Ministrave
projektin e Reformës, ku ishte saktësuar se, qëllimi kryesor i saj ishte pajtimi i interesave të
bujkut, pronarit dhe shtetit, përmirësimi i gjendjes sociale të një pjese të madhe të kombit, që
përbëhej nga bujqit që ishin në gjendje primitive dhe të vështirë. Nga ana tjetër, modifikimi i
ndarjes aktuale të tokave do të kishte si synim zhvillimin e bujqësisë, që ishte pothuajse i
vetmi burim për të siguruar mbarëvajtjen e kombit shqiptar. Bujqit pa tokë do të vendoseshin
në tokat e tepërta, do të favorizohej pasuria mesatare dhe do të limitohej në minimumin e
mundshëm pasuria e madhe. Projekti ishte i ndarë në tri pjesë: pjesa e parë ishte Reforma
Agrare. Aty ishte përcaktuar, kush shpronësohej, kush nuk shpronësohej dhe kush përfitonte.
Për pronarët, sipërfaqja e pashpronësueshme ishte lënë 60 hektarë. Pjesa e mbetur sipër kësaj
sasie, gjysma shpronësohej dhe gjysma tjetër do t’u mbetej përsëri pronarëve me kusht,
përmirësimin e saj me qëllim shtimin e prodhimit bujqësor. Ishte saktësuar plani i instalimit,
zgjedhja e tokave, grumbullimi i tokave shtetërore, mënyra e caktimit të çmimit dhe e
pagesës. Për zbatimin e Reformës do të krijohej një Zyrë Agrare Kombëtare dhe ishte
përcaktuar mënyra e funksionimit të saj.723
Pjesa e dytë ishte për Bankën Bujqësore, ku
funksioni kryesor i saj ishte dhënia e kredive bujqësore. Kapitali fillestar do të ishte 5 milion
fr. ari. Ishte përcaktuar mënyra e krijimit të tij, procedurat për dhënien e huave, sasia e tyre,
administrimi dhe organizimi i saj. Pjesa e tretë, fliste për Kontratën Tip, ku ishin përcaktuar
saktë për herë të parë, në rrugë ligjore raportet bujk-pronar, me të drejtat dhe detyrimet
respektive, gjithashtu edhe penalitetet për mos respektimin e tyre.724
Qeveria vazhdonte ta promovonte reformën akoma pa u miratuar, duke u kujdesur për
sqarimin e palëve. Më 12 mars 1930, P. Evangjeli në paraqitjen e qeverisë së tij në parlament,
deklaroi se reforma ishte përcaktuar, si një nga parimet kryesore të programit të saj. Sipas tij,
ajo nuk do të kishte si qëllim dëmtimin e një klase dhe favorizimin e një tjetre, “por do të
synonte zhvillimin e bujqësisë së vendit dhe paqësimin e interesave të bujkut me ato të
pronarit”. Kryeministri dha mesazhe qetësuese për shtresën që do të shpronësohej duke
deklaruar se, klasa e pronarëve nuk kishte pse të alarmohej dhe, as të ëndërronte gjëra të
padrejta dhe të parealizueshme, klasa e bujqve. Ai theksoi se, “qeveria për të shpëtuar
popullin bujk dhe punëtor nga duart e pamëshirëshme të huamarrësve”, do të përpiqej për
ngritjen e Bankës Bujqësore e cila do të ishte, “shtylla e zhvillimit ekonomik dhe mjeti i
sigurtë i Reformës Agrare”.725
Duke e parandjerë kundërshtimin që do të vinte nga anë të ndryshme, dhe nga ana
tjetër, duke qenë një nevojë e ngutshme për vendin, Zogu vendosi që projekti i kësaj reforme
të kalonte në diskutim, sa më shpejt në parlament. Më 13 mars 1930, ai dekretoi shtyrjen e
sesionit parlamentar, deri më 15 prill 1930, ku brenda këtij afati do të përfundonte shqyrtimi i
722
Ora, nr. 18, 31 dhjetor 1929 - 1 janar 1930, 1, artikulli “Intervistë e posaçme e “Orës” me kryetarin e
komisionit agrar”. 723
AQSH, F. 146, V. 1930, D. 78, fl. 253-271. 724
Po aty, fl. 272-280. 725
Po aty, fl. 33-34.
132
projekteve me rëndësi si, ai i Reformës Agrare, i rrugëve etj.726
Në të vërtetë, thelbi i shtyrjes
ishte reforma, e cila duhej të miratohej patjetër në atë sesion. Më 26 mars 1930, në parlament
u paraqit për bisedim “Projektligji mbi Reformën Agrare, Bankën Bujqësore dhe Kontratën
Tip”. Sipas ministrit të Ekonomisë, M. Frashëri, reforma ishte e nevojshme pasi mijëra
shqiptarë nuk kishin tokë e shtëpi, dhe ishin në mëshirën e pronarëve dhe “kjo nuk ishte e
drejtë”, pasi të gjithë shtetasit ishin të lirë dhe gëzonin të drejta të barabarta. Sipas tij,
pronarët ndofta nuk kishin faj, por shteti duhej të gjente një zgjidhje, dhe reforma kishte si
qellim pajtimin e interesave të bujkut, pronarit dhe shtetit. Bujku do të pajisej me tokë, por
dhe pronari nuk dëmtohej, “pasi projekti kishte caktuar 60 hektarë që nuk shpronësoheshin”.
Pjesa e ngelur do të ndahej përgjysmë, ku gjysma e saj shpronësohej dhe gjysma tjetër i lihej
përsëri pronarit me kusht përmirësimi. Pra, si pronari dhe bujku ishin të përkrahur, ndërsa
krijimi i Bankës Bujqësore ishte një hap shumë i madh, për kryerjen e reformës dhe
zhvillimin e bujqësisë.727
Megjithëse, fjalimi i M. Frashërit u prit me duartrokitje, në parlament u shfaqën
kundërshtime për reformën. Vlen të theksohet se, zërat kundër, nuk dolën hapur, por me idetë
dhe kërkesat e tyre, tentuan ta kushtëzojnë atë. Këtu u evidentuan menjëherë F. Alizoti, A.
Beça, I. Xhindi etj., duke kërkuar informacion se, ku ishin bazuar hartuesit, që kishin caktuar
60 ha tokë të pashpronësueshme për pronarët, pasi një tokë e mirë do të mjaftonte, por një
tokë jo pjellore do të ishte problem. Ata u shprehën se, e pranonin reformën si një nevojë
shtetërore, por jo “që t’ia marrësh njërit dhe t’ia japësh fukarait”. Sipas tyre, kjo do të sillte
dëmtimin e pronarëve. Gjithashtu, edhe gjysma e tokës që i lihej pronarit me kusht
përmirësimi, mund t’i merrej dhe atyre nuk u mbetej gjë. Kështu, shkelej Statuti, i cili
sanksiononte se pasuria ishte e garantuar. Reforma duhej të provohej më parë në disa vende,
dhe jo të zbatohej menjëherë. Disa prej tyre kërkuan, që të krijohej një tjetër komision special
për shqyrtimin edhe një herë të dy projekteve. Vlen të theksohet se, shumica e deputetëve që
kishin vërejtje për projektin e paraqitur, insistuan në marrjen parasysh të projektit të
Lorenzonit.728
Kërkesa e deputetëve për rishqyrtim ishte e pakuptimtë, pasi ata ishin në dijeni që
komisioni i ngritur në nëntor 1929, i kishte shqyrtuar të dy projektet dhe ekspert i tij kishte
qenë Lorenzoni. Në të vërtetë pas saj fshiheshin dy qëllime. Së pari, ata synonin që me
rikthimin e çështjes të merrej parasysh një pikë e veçantë e projektit të Lorenzonit që kishte
parashikuar si pronë të pacenueshme 100 hektarë për çdo pronar dhe 15 hektarë të tjerë, për
çdo fëmijë mashkull të martuar ose çdo vejushë me fëmijë që nuk kishin prona të vetat, por
bashkëjetonin me kryetarin e familjes.729
Së dyti, arsyeja tjetër, ishte zgjatja e kohës së
diskutimit, duke krijuar pengesa artificiale, me qëllim kalimin e çështjes për sesionin e
vjeshtës. Në këtë mënyrë, pronarët e mëdhenj do të fitonin më tepër hapësira, për të ruajtur sa
më shumë pronën e tyre dhe nga ana tjetër, me anë të grupimeve në parlament, mund të
ndërhyhej në projekt. Por, ata harronin detajin që, mbreti e kishte shtyrë sesionin posaçërisht
për reformën dhe nuk kishte ndodhur asnjëherë, që parlamenti të mos miratonte vendimet për
të cilat ishin shtyrë punimet e tij. Gjithsesi, kundër kërkesës për shtyrje reagoi M. Frashëri, i
cili deklaroi se, në projektin e paraqitur ishin marrë për bazë pikat më të mira të dy
726
Po aty, fl. 59. 727
Po aty, fl. 250, 281. 728
Po aty, fl. 282-291. 729
Giovanni Lorenzoni, Çështja Agrare Shqiptare, (Tiranë: Mbrothësija, 1930), 65.
133
projekteve. Më tej, ai theksoi se, “kur sjell qeveria një ekspert të huaj nuk është e thënë që t’i
bindet projektit të tij, pasi një i huaj nuk mund të dijë më mirë se i zoti i shtëpisë. Nëse do të
pranohej kjo, nuk kishte nevojë as për qeveri dhe as për parlament”.730
Kjo u mbështet edhe
nga shumë deputetë të tjerë, të cilët në diskutimet e tyre e mbrojtën projektin e paraqitur,
duke e quajtur të domosdoshëm, vlerësuan rëndësinë e Bankës Bujqësore, dhe e quajtën të
panevojshëm komisionin special të kërkuar, pasi atë e kishte shqyrtuar më parë një komision
i aftë. Megjithatë, ata kërkuan që, në zbatim të reformës të mos bëheshin padrejtësi e
privilegje dhe insistuan për diskutim sa më të shpejtë. Kjo solli që projekti të kalonte në
komisionet e Ekonomisë, Drejtësisë dhe Financave, që në këtë rast do të vepronin si një
komision i përbashkët.731
Kundërshtimet e disa deputetëve për nene të caktuara të reformës dhe kërkesa e tyre
për një komision special, sollën reagime të organeve të shtypit. Sipas gazetës “Ora”, disa
deputetë do të ishin të kënaqur sikur reforma të mos bëhej, kjo pasi ata po kërkonin shtyrjen e
saj, por qeveria kishte sjellë specialistë nga jashtë dhe për më tepër kishte krijuar disa
komisione ekspertësh. Duke qenë se parlamenti nuk kishte specialistë të mirëfilltë, nuk i
mbetej ndonjë gjë e madhe veçse të ndryshonte ndonjë pikë ose të shtonte diçka tjetër, “por
duhej ta votonte këtë sesion”. “Kush pretendonte se ka nevojë për një studim të gjatë, -
theksonte ajo, - është kundërshtar i Reformës”. 732
Në këtë rast shtypi u përdor edhe nga vetë pjesëtarë të parlamentit, për të shprehur
mendimin e tyre. Gazeta “Vullneti i Popullit” e 4 prillit 1930 hapej me kryeartikullin
“Reforma Agrare në rrezik”, me autor një deputet. Duke u bazuar tek ecuria e diskutimeve
dhe veprimeve të bëra në parlament, ai ishte i mendimit se, reforma ishte në rrezik, pasi
situatat e krijuara, pretekstet që nxirrnin deputetët, “jepnin të kuptuar tërthorazi se Parlamenti
jo vetëm ishte larg deshirës për votimin e Reformës në këtë sesion por po përpiqet të gjejë
pengime për të mos e votuar atë përgjithësisht”. Nga ana tjetër, sipas artikullit, propozimi i
një shumice deputetësh, për të krijuar komisione studimesh mbi zonat e tokës që përfshinte
reforma, jo vetëm do ta shtynte atë, por do ta dërgonte në kalendat greke. “Mbreti duhej t’i
jepte fund manovrave parlamentare dhe të udhëzonte rregullimin e ëndrrës më të bukur dhe
më madheshtore të çdo shqiptari të vërtetë”.733
Kjo deklaratë publike, kishte një rëndësi të madhe, pasi bëhej nga një deputet, në
kohën kur parlamenti po shqyrtonte këtë çështje. Reagimi erdhi menjëherë nga kryetari i
komisionit parlamentar për studimin e reformës F. Alizoti, i cili duke shpresuar që autori nuk
do të dilte në skenë, tentoi që përgjegjësinë ta kalonte tek gazeta. Sipas tij, deputetët e kanë
pasur hapësirën e nevojshme në parlament për t’u shprehur dhe nëse pseudonimi nuk ishte i
vërtetë, gazeta duhej hedhur në gjyq. Menjëherë, deputeti Llambi Bilbili ka pranuar
autorësinë e artikullit duke deklaruar, se ishte e vërtetë që shumë deputetë kishin deklaruar se,
projekti i reformës ishte kundër Statutit, se një numër i madh prej tyre dëshironin që të
përjashtoheshin kullotat dhe kodrinat nga Reforma Agrare. “Po u pranuan këto, theksoi ai,
bujqit duhet t’i instalojmë në gjolin e Korçës dhe të Tërbufit që të mbyten dhe prandaj
730
AQSH, F. 146, V. 1930, D. 78, fl. 289. 731
Po aty, fl. 291-292. 732
Ora, nr. 55, 31 mars -1 prill 1930, 2, artikulli “Kush kërkon azhurnimin e Reformës Agrare ësht kundërshtar i
saj”. 733
Gazeta Vullneti i Popullit, nr. 13 (47), Tiranë, 4 prill 1930, 1, artikulli “ Reforma Agrare në rrezik!”, autor:
Një Parllamentar.
134
reforma ishte në rrezik”.734
Deputetët reaguan në mënyra të ndryshme, por në përgjithësi
theksuan se, Ll. Bilbili duhej ta kishte shprehur qëndrimin e tij në parlament dhe jo në gazeta,
të cilat sipas F. Vokopolës, “qëkur kishte ardhur projekti ishin bërë nervoze, duke bërë akuza
të pavërteta ndaj Parlamentit, i cili kishte heshtur, duke respektuar lirinë e shtypit”. 735
Megjithë këto zhvillime, komisioni parlamentar e vazhdoi punën intensivisht. Më 11
prill 1930 ai paraqiti përpara deputetëve relacionin e tij mbi projektligjin e Reformës Agrare,
ku e vlerësonte si shumë të rëndësishme dhe të domosdoshme atë, por me qëllim
përmirësimin e saj, kishin bërë disa ndryshime nga projekti qeveritar. Ndër ndryshimet më
kryesore ishin: ulja e sipërfaqes së pronave që nuk shpronësoheshin në 40 ha; nuk do të
shpronësoheshin as kullotat 10 ha e poshtë të atyre që kishin toka të shpronësueshme dhe 40
ha e poshtë të atyre që nuk kishin toka të shpronësueshme; për sasinë e tokës që
shpronësohej, 1/3 e saj do të kalonte për Reformën Agrare, ndërsa 2/3 e saj i mbetej pronarit
me kusht përmirësimi, ndryshe nga projekti qeveritar që këtë e kishte parashikuar gjysëm për
gjysmë; deri sa të merrte fund aplikimi i ligjit agrar ishte e ndaluar shitja e tokave rurale mbi
40 ha, vetëm me lejen e ministrisë kompetente; ishin bërë ndryshime edhe në mënyrat e
instalimit të bujqve nga zyrat agrare; u vendos që ata do të qëndronin në tokat ku punonin,
përjashto rastin kur mund të shfaqej nevoja e lëvizjes së tyre për arsye administrative; çdo
pronar, duke përfshirë shtetin dhe privatët, që për punimin e tokave të tyre përdornin bujq,
duhej të respektonin dispozitat e Kontratës Tip; toka që ju jepej bujqve proletarë pa tokë do të
ishte gjysëm hektari për çdo pjesëtar, por nuk mund të kalonte 5 ha, pavarësisht numrit të
anëtarëve që kishte familja; për Bankën Bujqësore u vendos, që aksionet do të ishin nominale
dhe aksionistë do të ishin shtetasit shqiptarë; për të gjitha borxhet që ekzistonin mes bujqve
kundrejt huadhënësve, shpallej një moratorium për një shtyrje prej 5 vitesh, që nga hyrja në
fuqi e këtij ligji.736
Në ndryshimet e bëra nga komisioni, vërehet qartë përpjekja për ruajtjen e balancave
mes grupimeve të krijuara. Kështu u goditën pronarët e mëdhenj duke e ulur sipërfaqen e
pacenueshme nga 60 ha që e kishte projekti qeveritar në 40 ha dhe duke ndaluar shitjen e
tokave rurale mbi 40 ha, por nga ana tjetër, ata u ndihmuan duke iu lënë 2/3 e tokës së
shpronësueshme, me kusht përmirësimi. Pavarësisht se bujqit do të pajiseshin me tokë,
sipërfaqja e saj për një familje nuk mund të kalonte 5 ha, por një masë tjetër ndihmëse për ta,
ishte shpallja e moratoriumit për borxhet. E rëndësishme ishte saktësimi për herë të parë në
mënyrë ligjore, i raporteve mes bujqve dhe pronarëve, nëpërmjet Kontratës Tip.
Shumica e neneve u votuan pa ndryshime, për disa të tjera u bënë debate dhe u ndërhy
në to. Për nene të veçanta, ndërhyrja e deputetëve ndikoi në parashikimin e masave, për të
zgjidhur problemet, që ato mund të mbartnin në vetvete. Në art. 43 të titullit V, ndër të tjera u
përcaktua se nuk do të shpronësoheshin disa toka shtetërore në Myzeqe, pasi do të bëhej
bonifikimi i tyre dhe do të aplikohej një sistem punimi me pajisje moderne. Në funksion të
saj, tokat private që ndodheshin brenda ose në mes të këtyre tokave, do të shpronësoheshin
duke paguar çmimin e caktuar në këtë ligj për tokat e shpronësuara. Gjithashtu, mund të
përdorej edhe shkëmbimi me toka të tjera ekuivalente me pëlqimin e të dy palëve. Problemi
ishte se si do të procedohej me bujqit që ndodheshin në këto toka. Vlen të theksohet se të
734
AQSH, F. 146, V. 1930, D. 78, fl. 415. 735
Po aty, fl. 418. 736
Po aty, fl. 494-512.
135
gjithë deputetët që diskutuan për këtë çështje, kërkuan që të merreshin masa për të mbrojtur
dhe dëmshpërblyer bujqit, në mënyrë që ata të mos nxirreshin nga shtëpitë dhe të përfundonin
në kasolle. Artikulli u pranua pa ndryshim, por çështja u la të diskutohej në vjeshtë, kur të
paraqitej plani i shpronësimeve.737
Në art. 45 të titullit VI, u caktua që, Zyra Agrare pasi kryente regjistrimin e pronave
dhe shënimin e pjesëve bujqësore, përpara se t’ua dorëzonte tokat bujqve dhe agronomëve
bënte llogaritë e tokave të shpronësuara për 20 fr. ari hektari. Ky çmim do të paguhej prej
bujqve dhe derdhej në Bankën Bujqësore në emër të pronarit, duke i dhënë kundrejt sasisë në
fjalë, aksione nominale. Diskutime solli caktimi i çmimit të shtëpive në këto toka. Deputetë të
caktuar e rritën shumë vlerën e këtyre shtëpive, ndërsa të tjerë theksuan se, ato ishin vetëm
kasolle të mbuluara me kashtë dhe të lyera me baltë. Pas shumë debatesh u pranua propozimi
i F. Rusit, që shtëpitë që ndodheshin në 1/3 e pjesës së shpronësueshme, t’u liheshin bujqve
pa ndonjë shpërblim dhe ato në 2/3 e pjesës tjetër që mund të ishin të bëra nga pronari ose
nga bujku, t’i mbeteshin pronarit pa ndonjë shpërblim. Kjo dispozitë nuk do të aplikohej për
shtëpitë që ndodheshin në tokat e shtetit.738
Sipas art. 56 të titullit VIII, Zyra Agrare përbëhej prej një zyre qendrore në Tiranë,
dhe prej zyrave të tjera në disa qendra, të varura prej saj, por nuk ishte përcaktuar varësia e
zyrës, pasi kjo mund të bëhej me një ligj organik. Për këtë u shfaqën tre qëndrime të
ndryshme. Deputetë të caktuar kërkuan që ajo, të ishte e pavarur dhe të mos influencohej, as
nga parlamenti e as nga qeveria. Ministri i Ekonomisë, M. Frashëri theksoi se me që zyra
kishte të bënte me çështje financiare duhet të varej nga Ministria e Ekonomisë, pasi ministri
ishte përgjegjës përpara parlamentit. Një grup tjetër deputetësh kërkuan që ajo të varej nga
kryeministria, propozim i cili u miratua me shumicë votash. Debate u bënë edhe për art. 86 që
përcaktoi se, pas zbatimit të ligjit të Reformës Agrare, askush nuk lejohej të blinte më shumë
se 40 ha tokë të punueshme bujqësore. Shumë deputetë u shprehën kundër, pasi kjo do të
pengonte pronarët e mëdhenj të shisnin prona. Në këtë mënyrë ata nuk do të kishin mundësi
financiare për të bërë përmirësime në tokat që atyre u ishin lënë me këtë kusht për 15 vjet,
pasi nuk mund të merrnin hua se, nuk kishin garanci shlyerjeje. Deputetët pro masës,
përdorën si argument, kufizimin që do t’u bëhej numrit të pronarëve të mëdhenj. Pas shumë
diskutimeve u ra dakord që të saktësohej, se pas vënies në zbatim të ligjit të Reformës Agrare
askush nuk mund të blinte më tepër se 40 ha tokë buke të punueshme, por kjo dispozitë nuk
do të aplikohej për kullotat dhe pyjet, me konditë që ato të përdoreshin si të tilla. Nëse
transformoheshin në toka buke, do t’i shtroheshin shpronësimit sipas dispozitave të ligjit.739
Deputetët debatuan dhe mbi llojet e kapitalit që do të përbënin depozitën e Bankës
Bujqësore. Ndër të tjera ishte përcaktuar si burim një e dhjeta e një viti, që do të caktohej për
t’u paguar brenda 5 viteve. Nxjerrja e saj do të bëhej me një rregullore të veçantë. Deputetë të
caktuar u shprehën kundër, pasi taksa e së dhjetës ishte e rëndë, dhe po shtoheshin taksa çdo
vit, gjë që rëndonte gjendjen e bujkut, duke u shoqëruar me parregullsi në mbledhjen e tyre.
Deputetë të tjerë theksuan se, populli duhej të bënte një sakrificë për Bankën Bujqësore dhe
mbledhja e kësaj takse, do të zgjidhej me një rregullore të veçantë. F. Rusi përveç taksës së të
dhjetës kërkoi që të shtohej 10% taksa doganore si shtesë konsumi për çdo kilogram kafe dhe
737
Po aty, fl. 536-538. 738
Po aty, fl. 591-593. 739
Po aty, fl. 594-613.
136
5% për çdo kilogram sheqer. Nga ana tjetër, ministri M. Frashëri theksoi se taksa e së dhjetës,
ndryshe nga ajo çfarë hiqte bujku nga fajdexhinjtë ishte një parajsë. Sipas tij, nuk ishte
mendim i keq që të shtohej taksa edhe për kafenë dhe sheqerin, që të merrej vesh se të gjithë
klasat po ndihmonin për të shpëtuar bujkun nga fajdexhiu, por edhe nëpunësit të linin nga një
rrogë. Për të mos pasur vështirësi për caktimin e taksës, çdo dhjetar do të mbante një regjistër
të posaçëm. Deputetët vendosën që taksa e së dhjetës të mbetej, të mbahej një rrogë mujore
nga nëpunësit me 12 këste dhe taksa për sheqerin dhe kafen do të ishte për një vit.740
Me këto
ndryshime, përfundoi dhe diskutimi për herë të parë i projektit të Reformës Agrare.
Ndërkohë në organe të caktuara të shtypit, vazhdonte etiketimi i deputetëve
kundërshtarë të reformës. “Në gjirin e Parlamentit, - shkruante “Zëri i Korçës” në prill 1930,
- janë ca pronarë, ku disa janë më të pasurit e Shqipërisë. Këta bejlerë deputetë nuk janë bërë
të tillë se duan t’i shërbejnë atdheut, por për të mbrojtur interesat e veta dhe kjo u provua me
rastin e Reformës Agrare pasi, megjithëse parlamentit i mbetet vetëm 10 ditë kohë për ta
miratuar, ata kërkojnë ta shtyjnë atë, në dëm të ekonomisë kombëtare”.741
Më 13 prill 1930 u zhvillua për herë të fundit seanca për diskutimin e Reformës
Agrare. Edhe këtu, u zhvilluan debate të cilat sollën ndryshime edhe në momentet e fundit.
Kuptohet që kjo u bë nga presioni i pronarëve të mëdhenj dhe ndikimit të disa deputetëve që
ishin vetë pronarë, ku qëllimi kryesor ishte ruajtja e sa më shumë sipërfaqeve tokësore të
pashpronësueshme. Me propozim të F. Rusit dhe me dakordësinë e shumicës parlamentare
art. 4 iu shtua një paragraf ku u caktua se, “përveç 40 ha, kur numri i pjestarëve të familjes së
pronarit ishte më shumë se 5 antarë, përjashtoheshin nga shpronësimi edhe nga 5 ha për çdo
fëmijë legjitim të asaj familje”.742
Për këtë nen, debatet vazhduan, pasi në një paragraf të tij u caktua se, nuk
shpronësoheshin kullotat poshtë 10 hektarëve të pronarëve që kishin tokë të shpronësueshme
dhe 40 ha e poshtë, të atyre që nuk kishin tokë të shpronësueshme. F. Alizoti kërkoi që në
kullotat ku nuk hynte makina dhe instrumentet e punimit të tokës, të përjashtoheshin nga
shpronësimi, pasi Gjirokastra e Vlora kishin me miliona bagëti dhe nëse do të
shpronësoheshin, nuk kishin kullotat e duhura. Sipas tij, në këto territore jetonin dhe 50.000
minoritarë grekë, që merreshin me bagëti dhe donin kullotë. Po ashtu edhe Labëria, me 2
milion bagëti, nuk kishte kullotë.743
Deputetë të tjerë reaguan duke theksuar se, ligji nuk
mund të bënte favorizime për krahina të caktuara, sepse në të njëjtën situatë ishin dhe malësia
e Mirditës dhe e Shkodrës. Kundërshtim hasi edhe teza për minoritetin, pasi ata ishin
nënshtetas shqiptarë dhe gëzonin të gjitha të drejtat. Ata i kujtuan Alizotit se në komision ai
kishte rënë dakord dhe nuk kishte pse përfshinte politikën, për këtë rast.744
Megjithatë,
paragrafi u votua pa ndryshim dhe kërkesa e F. Alizotit u hodh poshtë. Nenet e tjera u
miratuan pa ndryshime. Në këtë mënyrë, Parlamenti Shqiptar duke miratuar ligjin mbi
Reformën Agrare, Bankën e Bujqësisë dhe Kontratën Tip, bëri një vepër të madhe. Mbreti e
përshëndeti atë, duke theksuar se, “ky vendim ishte një hap i fortë në rrugën e përparimit dhe
740
AQSH, F. 146, V. 1930, D. 79, fl. 4-8. 741
Zëri i Korçës, nr. 491, 12 prill 1930, 2, artikulli “Pronarët deputetë dhe Reforma Agrare”. 742
AQSH, F. 146, V. 1930, D. 79, fl. 89. 743
Po aty, fl. 89-90. 744
Po aty, fl. 91-95.
137
për këtë historia do të ishte deshmitare”. “Brezat e ardhshëm, tha ai, do ta çmonin si duhet
këtë vendim plot sakrifica, por të dhënë me një qetësi të plotë”.745
Ligji mbi Reformën Agrare, Bankën Bujqësore dhe Kontratën Tip u dekretua më 3
maj 1930.746
Më 30 gusht 1930 u dekretua dhe rregullorja mbi aplikimin e tij.747
Nga kjo
reformë do të përfitonin disa pjesë të shoqërisë. Në radhë të parë, do të përfitonte pjesa e
madhe e bujqve pa tokë, por edhe ata me pak tokë. Për të nxitur afrimin e teknikëve të
bujqësisë, ishte parashikuar pajisja me tokë e agronomëve me shkollë të lartë ose të mesme,
nëse ata nuk kishin prona, ose nuk plotësonin nevojat me atë që kishin. Gjithashtu, tokë do
t’u jepej edhe bujqve mbi 60 vjeç, bujqve me të meta fizike dhe të vejave të bujqve që nuk
kishin fëmijë, por në çdo rast sasia e tokës për këtë kategori nuk do të kalonte më shumë se sa
gjysma e sasisë së tokës që do të përfitonte një familje normale bujku.748
Për vendosjen në eficensë të Reformës Agrare, një element i rëndësishëm ishte
zbatimi i Kontratës Tip dhe qeveria filloi menjëherë marrjen e masave. Më 28 korrik 1930,
Ministria e Brendshme u dërgoi një qarkore të gjitha zyrave kompetente, ku porositeshin që
në bazë të ligjit mbi Reformën Agrare, do të formoheshin Kontratat Tip dhe do të
detyroheshin pronarët dhe bujqit t’i lidhnin ato në pajtim me të drejtat e tyre respektive.749
Shumë shpejt u morën masat për krijimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Reformës. Në postin
e drejtorit të saj u emërua S. Vuçiterni, i cili dha dorëheqjen nga posti i deputetit.750
Drejtoria
u krijua në vitin 1931, por u ndesh në vështirësi të mëdha, pasi mungonin statistika të sakta të
çifligjeve shtetërore, bujqve proletarë dhe skicat e pronave rurale. Ajo nuk dispononte asnjë
person teknik, përveç një inxhinieri gjeodez të qendrës. Në vitin e parë të krijimit të saj, u hap
një kurs njëvjeçar për përgatitjen e një personeli teknik. U përgatitën 4 teknikë shqiptarë të
cilët shërbyen si kryetarë grupesh për zbatimin e Reformës Agrare.751
Drejtoria funksiononte
si një ent autonom me ligj organik, me buxhet e administratë të vetën. Sistemi i punës së
kësaj drejtorie kalonte në 5 faza që ishin, studimi preliminar mbi konfiguracionin e tokës,
hartimi i planit të sipërfaqes, plani i instalimit, parcelizimi i tokës dhe instalimi i bujqve.752
Reforma u ndesh shumë shpejt me vështirësi në zbatimin e saj. Kjo u evidentua edhe
nga përfaqësuesit italianë në Shqipëri, të cilët pasqyruan problemet e saj, por dhe përfitimet e
palës italiane. Në një relacion të Soranies për Grandin theksohej se, rregullorja e reformës
kishte shumë detaje, linte në harresë ndarjen e tokës fshatarëve dhe mungesa e një regjistri të
saktë kadastral, do ta shtynte zbatimin e saj në kalendat greke. Banka Bujqësore ishte në
gjendjen e projektit, por çështja e kapitalit financiar mbetej ende e pazgjidhur. Për pjesën që
po zbatohej, ai deklaronte se italianët duhej të ishin të lumtur, sepse reforma po përfundonte
745
Ora, nr. 61, 15 prill 1930, 1, artikulli “Mbreti i dërgoj Dhomës telegram perhirimi për votimin e Reformës
Agrare”. 746
Ligje, Dekret Ligje e Rregullore te vjetit 1930…,633-661. 747
Fletorja Zyrtare, nr. 54, 31 gusht 1930, 1-6. 748
Teodor Kareco, Reforma Agrare Demokratike. Bujqësia e Shqipërisë në vitet 1930-1938 (Tiranë: ADA,
2013), 154. 749
Gazeta e Korçës, nr. 1053, 29 korrik 1930, 2, artikulli “Zbatimi i Reformës Agrare”. 750
AQSH, F. 146, V. 1930, D. 81, fl. 14. 751
Mentar Belegu, “E ashtuquajtura Reformë Agrare e A. Zogut dhe dështimi i tij”, në Studime historike, nr. 3
(Tiranë: Mihal Duri, 1978), 207. 752
H. Shkoza, Financat e Shqipnis…, 885.
138
duke lënë në duart e pronarëve 3/4 e pronës. Ruheshin kështu njësitë e mëdha tokësore që do
të shërbenin për një penetrim eventual bujqësor në Shqipëri.753
Informacioni italian, në realitet ishte i vërtetë. Reforma kishte procedura të
stërzgjatura ligjore. Kështu pasi bëhej studimi nga grupi teknik në një prefekturë, Drejtoria e
Përgjithshme e Reformës kërkonte nga Këshilli i Ministrave nxjerrjen e dekretit për autorizim
për zbatimin e saj. Vendimi i dërgohej për aprovim parlamentit dhe pastaj për dekretim
mbretit.754
Këto hapa kërkonin kohë, shumë herë u zvarritën nga instancat përkatëse dhe u
shoqëruan edhe me veprime korruptive nga ana e nëpunësve. Kjo solli vonesa në zbatimin e
saj në zona të caktuara. Nga ana tjetër, përgjatë viteve, privatët me anë të formave të
ndryshme, kishin arritur të tjetërsonin prona të shtetit, që mund të përdoreshin për bujqit dhe
mungesa e një regjistri të saktë kadastral e bënte të vështirë zgjidhjen e këtij problemi.
Përveç problemeve të mësipërme, duke qenë se Reforma Agrare kishte impakt të
drejtpërdrejtë mbi pjesë të caktuara të popullsisë, qeveria kërkoi disa herë interpretime të
parlamentit për nene të caktuara të saj. I tillë ishte neni 63, ku ishte përcaktuar se, “për të
gjitha borxhet që ekzistojnë midis bujqëve kundrejt huadhënësve shpallej moratorium për 5
vjet, që nga data e miratimit të ligjit të reformës. Brenda kësaj kohe bëheshin likuidimet,
sipas dispozitave të tij”.755
Nga ky nen prekeshin drejtpërdrejtë si shtresa e huadhënësve,
ashtu edhe ajo e huamarrësve. Këshilli i Ministrave më 29 tetor 1930 paraqiti në parlament
një shkresë të Ministrisë së Drejtësisë, ku kërkohej interpretimi i këtij neni, për të përcaktuar
llojet e borxheve dhe bujqit që përfitonin. Komisioni i Ekonomisë dhe i Drejtësisë, më 24
nëntor 1930, paraqitën një relacion të përbashkët. Në komisione ishin shfaqur tri ide, por me
16 vota pro, u pranua interpretimi se, moratoriumi i përmendur në nenin 63 të këtij ligji,
përfshinte të gjitha llojet e borxheve që ekzistonin midis bujqve dhe huadhënësve të të gjitha
llojeve dhe fjala bujk përfshinte të gjithë llojet e bujqve. Kjo solli debate dhe kundërshtime.
Pas shumë diskutimesh, mbas votimit nominal të propozimit të shumicës, rezultati ishte
surprizë: 20 pro dhe 20 kundër. Këtu, si gjithmonë hyri në lojë vota e kryetarit që vajti për
propozimin e shumicës.756
Shtyrja për një periudhë 5-vjeçare e borxheve ishte pozitive. Ajo ndihmonte bujqit, të
cilët në pamundësi pagimi, mund të humbnin gjithçka nga pasuria e tyre, pasi në mungesë të
një institucioni që mund të ofronte kredi, ata kishin rënë pre e fajdesë dhe interesave të saj
shkatërruese. Në këtë rast vota e kryetarit ishte pozitive. Por duke qenë një masë me pasoja të
mëdha financiare, përveç shumë deputetëve, kundërshtime ndaj saj erdhën edhe nga terreni.
Më 13 janar 1931 në një relacion që Dhoma Ekonomike e Korçës, i dërgonte Ministrisë së
Ekonomisë shfaqej mendimi që, moratoriumi ishte në dëm të bujqve dhe tregtarëve, e
kërkonte nga mbreti mosaprovimin e tij. Sipas saj, “tregëtarët kanë prerë marrëdhëniet me
bujqit sapo u miratua moratoriumi”. Kjo do të dëmtonte bujqit të cilët do të ngelnin në
mëshirën e fatit, pasi nuk kishin ku të merrnin hua. Nga ana tjetër, do të dëmtoheshin
tregtarët, pasi nga mungesa e mbledhjes së borxheve dhe nën shtytjen e pagesës, ata nuk do të
përmbushnin dot detyrimet ndaj bankave dhe kështu do të falimentonin.757
Në të vërtetë, kjo
753
DDI, Seria VII. Vol. IX. Dok. 268, f. 367-370. Telegram i Soragnës për Grandin, 24 shtator 1930. 754
M. Belegu, “E ashtuquajtura Reformë…”, 207. 755
Ligjë mbi Reformen Agrare mbi Bankën Bujqësore e mbi Kontratën-Typ, (Tiranë: Nikaj, 1930), 26. 756
AQSH, F. 146, V. 1930, D. 80, fl. 509-513. 757
AQSH, F. 171, V. 1931, D. IV-121, fl. 1-4.
139
ishte një masë që godiste fajdexhinjtë, por edhe për bujqit nuk do të ofronte një zgjidhje
afatgjatë, nëse nuk hapej shpejt Banka Bujqësore.
Ecuria e Reformës Agrare varej shumë edhe nga mënyra se sa, bujqit do të ishin të
predispozuar të punonin tokën e tyre. Për një rezultat sa më të lartë duhej, që punimi i saj të
kryhej me metoda dhe mjete të reja. Për hir të së vërtetës, duhet theksuar se shumica e bujqve
shqiptarë e kishin të vështirë ta pranonin fillimisht këtë. Ata ishin të lidhur me mënyrën e
vjetër të punimit të tokës dhe ishin dyshues ndaj së resë, duke shprehur mosbesim ndaj
teknikëve të bujqësisë. “Ata nuk e përfytyronin dot që një njeri i shkolluar, që nuk kishte
ngarë parmendën si katundari, ta dinte bujqësinë më mirë se ai”.758
Megjithë problemet e shfaqura, ndërhyrjet dhe pengesat e hasura, doli dhe vendimi
për fillimin e Reformës. Më 30 dhjetor 1930, Këshilli i Ministrave vendosi që aplikimi i
Reformës Agrare të fillonte me prefekturën e Beratit, pastaj në të Elbasanit, Durrësit, Tiranës,
Vlorës, Shkodrës, Gjirokastrës, Korçës, Dibrës e Kosovës. Ai u dekretua nga mbreti më 26
janar 1931.759
Reforma Agrare në fillimet e veta ka pasur mbështetjen e Zogu, të cilën ai e
demonstroi shpesh edhe aty nga ku mund të vinin pengesat ligjore për të, pra përpara
deputetëve. Më 15 tetor 1931 në mesazhin e tij, theksohej se për ngritjen e ekonomisë
kombëtare dhe zhvillimin e bujqësisë, Reforma Agrare në zona të caktuara po fillonte nga
veprimi me anën e zyrave të hapura atje. “Komisionet e studimit të pajisura me të gjitha
veglat teknike, theksonte ai, po fillojnë veprimin e tyre”.760
Për ta bërë sa më të besueshme
politikën e tij për reformën, ai dha shembullin personal me pronat e tij. Më 5 gusht 1931, A.
Dibra në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të mbretit deklaronte, se ai kishte shfaqur dëshirën që
t’i dhuronte shtetit pasuritë e tij në Divjakë, Karavasta, Rremas, Prevas, duke përjashtuar
vetëm pyllin e Divjakës. Më 7 shtator 1931, Këshilli i Ministrave e pranoi këtë akt
dhurimi.761
Nga ana e pronarëve, pakënaqësia ndaj reformës vazhdonte, sidomos për pjesën e
tokës prej 2/3, që u ishte lënë në përdorim me konditë përmirësimi, pasi këtë pjesë nuk mund
ta shisnin, as ta jepnin me qira dhe pas 15 vjetëve nëse nuk e përmirësonin atë, u merrej. Në
vetvete kjo mund të sillte një regres në zhvillimin e bujqësisë, pasi shteti mund ta merrte këtë
pjesë toke në mbarim të afatit, por nëse nuk ishte punuar, ajo do të ishte e degraduar dhe
kthimi në gjendje prodhimi do të kishte kosto të madhe financiare, prandaj kërkohej një
zgjidhje. Nga ana tjetër, presioni i pronarëve të mëdhenj për të fituar lirinë e veprimit mbi
këto toka, ndikoi mbi qeverinë, e cila më 14 nëntor 1931, paraqiti projektligjin për
ndryshimin e disa dispozitave të ligjit mbi Reformën Agrare. Aty ishte përcaktuar se pronat
rurale, që i shtroheshin shpronësimit të detyrueshëm mund të tjetërsoheshin, por vetëm të
gjitha bashkë, dhe personit që i merrte, i mbeteshin të gjitha efektet e ligjit të Reformës
Agrare. Gjithashtu, pronarët e tokave rurale që hynin në kategorinë e shpronësimit të
detyrueshëm, mund ta tjetërsonin pjesën e pacenueshme përpara se të aplikohej shpronësimi,
por për këtë duhej njoftuar drejtoria e reformës, që të dërgonte specialistin e saj për verifikim.
Zyrave të bujqësisë do t’u ngarkoheshin detyrat e zyrave agrare atje ku nuk kishte. Për
borxhet e bujqve përpara hyrjes në fuqi të Reformës Agrare shpallej moratorium prej 4
758
Mehdi Frashëri, Kujtime, (Tiranë: OMSCA-1, 2005), 229. 759
AQSH, F. 152, V. 1931, D. 346, fl. 1. 760
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 94, fl. 7. 761
AQSH, F. 149, V. 1931, D. III-2207, fl. 12-27.
140
vjetësh. Pas kësaj, borxhet paguheshin sipas dispozitave të ligjeve në fuqi. Argumenti ishte se
këto ndryshime nuk i preknin pikat kryesore të Reformës Agrare, por sillnin lehtësira në
aplikimin e saj. Shumë deputetë e vlerësuan këtë, sepse ndalimi i shitjes së tokave të tyre,
kishte dëmtuar shumë pronarët. Megjithatë, ata kërkuan që të studiohej mirë në mënyrë që
pronari të lejohej të shiste për të larë borxhet, ose për të investuar në pronat e tij, por duhej të
caktohej një kufi që të mos dëmtohej Reforma Agrare. Pavarësisht kësaj, deputetët e miratuan
dhe dërguan në komision.762
Më 15 shkurt 1932, komisioni paraqiti relacionin e tij dhe kishte bërë disa ndryshime.
Kështu, pronarët e tokave rurale, ku nuk kishte pjesëtarë të tjerë, mund t’i tjetërsonin ose
mund t’i jepnin me qira deri në 20 vjet, tërësisht këto prona, pa lejen e zyrës agrare dhe pa
ndonjë formalitet, me kusht që mbi pronarin e ri të aplikoheshin të gjitha dispozitat e ligjit
agrar. Në tokat ku kishte pjesëtarë, reforma agrare nuk mund të merrte pjesën e saj pa u
pjesëtuar, se ndryshe do të humbej e drejta e preferencës që kishte pronari për të marrë 40 ha.
Për këtë pronari ose zyra agrare, mund t’i drejtoheshin gjyqit duke kërkuar pjesëtimin e tokës
ndër pjesëtarë dhe gjyqi ishte i detyruar që këtë ta bënte brenda 5 ditëve. Tokat që i takonin
Reformës Agrare mbeteshin prapë në përdorim të pronarit deri sa në to, të aplikohej kjo
reformë. Disa deputetë, theksuan se, këto ndryshime duheshin studiuar mirë, pasi ishin prekur
anë juridike të ligjit agrar dhe për këtë duhej edhe mendimi i ministrit të Drejtësisë. Kështu,
diskutimi u shty për një ditë tjetër.763
Nga sa më sipër, rezulton se komisioni jo vetëm u
shpreh dakord, por krijoi hapësira më të mëdha për pronarët duke hequr detyrimin e lejes nga
zyrat agrare për tjetërsimin e pronave të tyre dhe lënien e tokave në zotërim të pronarëve deri
sa të aplikohej mbi to reforma.
Më 27 shkurt 1932, ministri i Drejtësisë M. Tutulani, deklaroi se projekti i komisionit
nuk mund të aplikohej, pasi ishin bërë ndryshime kolosale dhe kërkoi ristudim. Kjo solli që
shumë deputetë ta quanin qeverinë të paaftë, duke deklaruar se gjendjen e tokave dhe të
popullit e kishte përkeqësuar ndalimi i shitjes së tokave rurale dhe i dhënies së tyre me qira.
Sipas tyre, insistimi i parlamentit kishte ndikuar që të vinte ky projekt, të cilin komisionet e
kishin shqyrtuar, por qeveria nuk mund ta shtynte pa fund. Me votim u vendos që të
vazhdohej diskutimi, për të dy projektet.764
Pas kësaj, M. Tutulani kërkoi që të pranohej
projekti i qeverisë. Kjo solli që në parlament të përvijoheshin dy grupime. Përkrahësit e
projektit të komisionit theksuan se, kur një pronar kishte të drejtë ta shesë tokën tek një njeri,
pse mos ta shiste tek shumë persona, pasi kjo nuk sillte pengesa për reformën. Edhe dhënia
me qira ishte në interes të pronarit dhe të ekonomisë, pasi ndalimi i saj kishte sjellë uljen e
vleftës së pronës. Sipas tyre, toka duhet të shitej, të jepej me qira në mënyrë që ajo të
përmirësohej dhe kështu rregulloheshin edhe raportet pronar-bujk. Për kundërshtarët e
projektit të komisionit, po të pranohej ky formulim, do të shpallej ndalimi i reformës. Nëse
një pronar që kishte 10.000 dynym tokë, po t’i shiste këto në 40 ose 50 persona, nuk i mbetej
gjë Reformës Agrare dhe çfarë do të bëhej me bujqit më vonë? Sipas tyre, “reforma nuk
paska qenë në rrezik kur një kolegu jonë e shkruajti para 2 viteve, por qënka sot” dhe po të
pranohej siç e kishte paraqitur komisioni ajo binte. Prandaj, qeveria nuk duhet ta pranonte
762
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 94, fl. 446-451. 763
AQSH, F. 146, V. 1932, D. 66, fl. 82-87. 764
Po aty, fl. 270-273.
141
dhe, “se ky parlament nuk mund ta rrëzonte reformën”. Pas shumë diskutimeve u vendos që
artikulli t’i kthehej komisionit për riformulim.765
Më 9 mars 1932, komisioni paraqiti riformulimin, duke përcaktuar se zotëruesit e
pronave rurale, të cilët i nënshtroheshin shpronësimit të detyruar, mund t’i tjetërsonin pronat
e tyre tërësisht dhe pa ndonjë formalitet tek një person tjetër, vetëm duke lajmëruar zyrën
agrare. Prona e tjetërsuar i nënshtrohej detyrimeve të Reformës Agrare. Gjithashtu, zotëruesi
i pronave rurale mund t’i tjetërsonte ato në pjesë, tek persona të caktuar. Kur të bëhej
tjetërsimi kolektivisht për të gjitha pjesët e pronës, do të veprohej sipas dispozitave të
përcaktuara më sipër; kur do të ndahej në shumë pjesë, do të kërkohej prej zyrës agrare që
brenda tre muajve të dërgonte përfaqësuesin e saj, për të përcaktuar atë pjesë që i takonte,
pasi pronari të kishte zgjedhur sasinë e tokës së pacenueshme. Nëse zyra nuk e bënte këtë,
atëherë pronari do t’i drejtohej gjykatës për caktimin e pjesës agrare. Pavarësisht se u
zhvilluan përsëri debate, artikujt u miratuan, ku përveç fjalëve tjetërsim dhe pajtim, me
propozim të P. Pogës u përfshi dhe fjala hipotekim.766
Në krah të këtyre ndryshimeve u radhitën edhe instanca shtetërore, nga të cilat erdhën
kërkesa për dekretimin sa më shpejt të këtij ligji. Më 1 qershor 1932, Kryeinspektori i Oborrit
Mbretëror në relacionin për mbretin, theksonte se në inspektimet e bëra kishte dëgjuar ankesa
të mëdha për ligjin agrar, pasi me dispozitat e tij kishte shkaktuar pengesa në shitblerjen e
tokave, të cilat ishin i vetmi treg qarkullues i shqiptarëve. Ishte paralizuar si i zoti i tokës
ashtu edhe bujku, pasi pronari nuk merrte produkte, bujku nuk prodhonte gjë dhe kështu
dëmtohej arka e shtetit. Prandaj, duhej sanksionuar sa më shpejt ligji i votuar nga parlamenti,
sepse ishte i dobishëm për pronarin, bujkun dhe në interes të arkës së shtetit.767
Ligji u
dekretua më 2 qershor 1932 dhe hyri në fuqi më 17 qershor 1932.768
Ndryshimet e bëra ishin një transformim i madh, nga projekti fillestar i Reformës
Agrare. Në këtë rast ato shkuan për të mirën e disa shtresave. Kështu, pronarët e mëdhenj
duke fituar të drejtën që sasi të mëdha të pronës së tyre, ta shisnin ose ta jepnin me qira, do të
shtonin fitimet e tyre. Kjo, do të sillte investime për përmirësimin e pronave prej 2/3, që e
kishin në përdorim, gjë e cila do të ndikonte në zhvillimin e bujqësisë. Duke respektuar
kriterin e vendosur nga shteti, për përmirësim, këto prona u mbeteshin atyre pas 15 viteve.
Nga ana tjetër, me hapësirën e dhënë, disa prej tyre, mund të ruanin edhe sasi të mëdha toke,
duke bërë shitje fiktive tek të afërmit. Këto ndryshime sollën zhvillime pozitive për një
shtresë të re shoqërore. Duke realizuar blerje në bllok të pronave tokësore, u shtua dhe u
fuqizua borgjezia agrare, e cila ndryshe nga çifligarët, ishte e lidhur me tregun. Ajo ishte e
hapur për investime dhe zhvillime të reja në fushën e bujqësisë, duke ndikuar në
përmirësimin e sipërfaqeve tokësore dhe shtimin e prodhimit. Jo vetëm kaq, por gjatë viteve
’30, ajo zuri vendin e parë të pronësisë mbi tokën me 121.560 hektarë.769
Ana negative e
këtyre ndryshimeve ishte se, ato do të ndikonin në uljen e sasisë së tokës në dispozicion të
Reformës Agrare. Kjo, pasi me ecurinë e ngadaltë të aplikimit të saj, një pronar, pasi të
llogariste sasinë e tij të pacenueshme, shitjen do ta bënte nga pjesa tjetër, kështu, do të ulej
765
Po aty, fl. 274-279. 766
AQSH, F. 146, V. 1932, D. 67, fl. 64-72 . 767
AQSH, F. 150, V. 1932, D. III-407, fl. 1. 768
Fletorja Zyrtare, nr. 36, 17 qershor 1932, 4-5. 769
Historia e Popullit Shqiptar…, 116.
142
sasia prej 1/3 në dispozicion të reformës. Gjithashtu, nëse një person blinte deri 40 ha tokë në
bllok, ai automatikisht ishte pronar i madh dhe kjo sasi ishte e pacenueshme nga reforma.
Për sa i përket reformës, përveç këtij ndryshimi, pengesave që vinin nga individë dhe
grupe shoqërore të caktuara, vetë institucionet shtetërore nuk zbatonin detyrat dhe kishin
mangësi të theksuara në evidentimin e problemeve. Kjo, solli përplasje dhe akuza mes tyre.
Më 6 korrik 1932, Drejtoria e Reformës Agrare në një relacion për Kryeministrinë theksonte,
se në shumë qarqe të Shqipërisë tokat që ishin pasuri e shtetit, nuk njiheshin prej nëpunësve
përkatës. Kjo, kishte ardhur nga lëvizjet e shpeshta të rojtarëve të këtyre pasurive dhe nga
paaftësia e nëpunësve të financës, por që kishte sjellë probleme dhe situata të vështira në
ndarjen e tokës në terren.770
Fill pas kësaj, Ministria e Financave e akuzoi këtë drejtori se
kishte kaluar kompetencat e saj, duke u justifikuar se grabitja e tokave shtetërore nga privatët
kishte qenë një problem i trashëguar që sillte vështirësi në evidentimin e pronës shtetërore në
terren, por mendohej, se do të zgjidhej me ligjin e miratuar nga parlamenti më 14 maj
1931.771
Megjithatë, politikat qeveritare vazhdonin promovimin e reformës. Kështu, qeveria e
re e P. Evangjelit më 18 janar 1933 përpara deputetëve e paraqiti si pjesë të rëndësishme të
programit të saj këtë çështje, duke përcaktuar se, “për aplikimin e reformës do të vazhdonin
rregullisht veprimet e duhura teknike”.772
Për të nxitur punën dhe për të kthyer sa më shumë
vëmendjen tek prodhimet bujqësore, më 10 nëntor 1933, Zogu shpalli një dekret mbretëror
për punimin e të gjitha tokave të punueshme, pasi vetëm me anë të prodhimeve bujqësore,
“mund të begatohej dhe lumturohej si shteti ashtu edhe bujku”. Aty porositej, që në funksion
të kësaj duhej, që qeveria me anë të organizmave shtetërorë, të merrte të gjitha masat e
duhura.773
Gjatë vitit 1933, nga kriza ekonomike që kishte pllakosur vendin, shumë veprimtari
falimentuan, në vend u rrit papunësia dhe u shtuan pasojat që vinin prej saj. Këto shqetësime
u përcollën nga Drejtoria e Reformës Agrare, e cila disa herë ka bërë dhe propozime
konkrete, të cilat u morën në konsideratë nga qeveria dhe më 11 dhjetor 1933, u paraqit,
“Projektligji për disa ndryshime në ligjin e Reformës Agrare”. Ndër të tjera, aty u shtua një
paragraf ku përcaktohej se të gjithë ata që merreshin me tregti apo profesione të ndryshme,
por për shkak të krizës, etj., i kishin lënë ato, mund të përfitonin nga Reforma Agrare, me
kusht që të shkonin familjarisht e të merreshin me punimin e tokës. Nga kjo, nuk përfitonin
ata që merrnin shpërblim, rrogë jetike, ose pension nga shtetit. Aty ishin parashikuar
ndryshime edhe për bujqit, ku saktësohej se, pasi të sistemoheshin ata që ishin në tokat që do
të shpronësoheshin, pjesa e bujqve që ishin rreth këtyre tokave do të instaloheshin në 60% të
tokës së mbetur nga instalimi i bujqve të parë. Në 40% të tokës tjetër të mbetur, do të
instaloheshin bujq që vinin nga malësia. Përgjithësisht, shumica u shprehën dakord me
propozimin, por u evidentuan një grup deputetësh, të cilët kërkuan ndryshime totale të
Reformës Agrare, pasi nuk kishte dhënë frytet e duhura dhe për këtë duhej ngritur një
770
AQSH, F. 149, V. 1932, D. III-2256, fl. 1. 771
Po aty, fl. 4. 772
AQSH, F. 146, V. 1932, D. 71, fl. 92. 773
AQSH, F. 150, V. 1933, D. III-556, fl. 1.
143
komision, për të hartuar një projekt të ri që të rregullonte bazat kryesore të kësaj reforme.774
Megjithatë, kjo nuk u mor parasysh dhe u miratua projekti i paraqitur nga qeveria.
Ky ndryshim i iniciuar nga Drejtoria e Reformës Agrare, i miratuar nga qeveria dhe
deputetët ishte pozitiv në disa drejtime: së pari, krijimi i hapësirave për t’u marrë me bujqësi i
një pjese të popullsisë që kishte falimentuar në bizneset e saj nga kriza ekonomike, do të
ndikonin sadopak në zbutjen e këtyre problemeve; së dyti, me këto ndryshime fituan të
drejtën e marrjes së tokës, bujq nga malësia, ku për shkak të sasisë së pakët të tokave atje,
ishin të përjashtuar nga reforma; së treti, shtimi i kërkesave për t’u pajisur me sasi toke, si
rregull do të ndikonte në përgjegjshmëri më të madhe dhe efikasitet të institucioneve
përkatëse në zbatimin e reformës. Por, pasojat e krizës ekonomike që kishte përfshirë vendin
prekën në mënyrë të veçantë bujqësinë. Rënia në mënyrë të ndjeshme e çmimeve të
produkteve bujqësore e blegtorale solli rrënimin ekonomik të mijëra familjeve fshatare. Kjo
ndikoi në shtimin e problemeve sociale dhe rritjen e pakënaqësisë në vend. Nga këto
përfituan edhe grupi i deputetëve, përfaqësues të pronarëve të mëdhenj, të prekur nga kjo
reformë, që për herë të parë, pas fillimit të aplikimit, në mënyrë të hapur ta cilësonin atë të
dështuar dhe të kërkonin rishikim të saj. Ata u mbështetën menjëherë nga organe të shtypit që
financoheshin nga këta pronarë. Kështu, gazeta “Besa” në dhjetor të vitit 1933, në një
kryeartikull të saj, theksonte se “pas fillimit të reformës, tokës, në vend që t’i rritej vlera, iu
zhvleftësua, dhe akoma nuk ishte bërë ndarja e pronave dhe instalimi i bujqve”. Sipas saj,
“ligji i Reformës Agrare kishte nevojë për ndryshime, pasi nuk kishte dhënë rezultatet e
pritshme, për të mos thënë se, ishte krejt e kundërta”.775
Pra, nga përkrahëse e reformës
fillimisht, kjo gazetë u kthye në kundërshtare e saj.
Drejtoria e Reformës Agrare, në varësi të zhvillimeve dhe kërkesave vazhdoi
iniciativat për ndryshime ose interpretime nenesh me qëllim përmirësimin dhe zbatimin sa më
të mirë të saj. Më 27 janar 1936, ajo paraqiti kërkesën për interpretim të paragrafit (d) të nenit
2 të këtij ligji, që sanksiononte sasinë e tokës që duhet të merrnin agronomët. Kjo ishte parë e
nevojshme pas kërkesave që bëheshin nga specialistë e teknikë të shkollave bujqësore
inferiore në Shqipëri. Sipas drejtorisë, ata nuk gëzonin titullin agronom dhe nuk përfitonin
nga beneficet e Reformës Agrare, por këta elementë nuk ishin të aftë të merreshin me punë
shtetërore, veçse të krijonin një klasë bujqish modern, në rast se do t’u jepej tokë. Prandaj,
kërkohej vendimi i parlamentit, nëse këta përfshiheshin tek grupimi i agronomëve, apo jo.
Një pjesë e deputetëve u shprehën se paragrafi ishte shumë i qartë dhe aty përfshiheshin
vetëm ata që kishin titullin agronom. Të tjerë ishin të mendimit se pavarësisht kësaj, ata
duhej të pajiseshin me tokë, sepse kishin mbaruar shkolla bujqësore, njihnin mjetet e reja dhe
mënyrën se si punohej toka.776
Kërkesa u trajtua më 5 shkurt 1936, në Komisionin e
Drejtësisë, i cili paraqiti relacionin e tij, ku saktësonte se fjala, “Agronom” përfshinte ata që
kishin mbaruar mësimet e një shkolle të mesme bujqësore të mbretërisë ose të huaja.
Pavarësisht mosdakordësisë, vendimi i komisionit u pranua.777
Nga ky vendim i deputetëve mund të arrijmë në konkluzionin se, ai kishte anë
pozitive dhe negative. Pozitive ishte se ata u treguan të saktë në përcaktimin e titullit
774
AQSH, F. 146, V. 1933, d. 67, fl. 134-140. 775
Besa, nr. 727, 12 dhjetor 1933, 1, artikulli “Nevoja e përmirësimit të Ligjës së Reformës Agrare”. 776
AQSH, F. 146, V. 1935, D. 51, fl. 90-98. 777
Po aty, fl. 190.
144
“agronom”, pasi vetëm ata që kishin mbaruar arsimin e duhur mund ta zotëronin atë.
Negative ishte se ky vendim do të kishte pasoja jo të mira për bujqësinë shqiptare. Kjo, pasi u
përjashtuan ata që kishin mbaruar kurset bujqësore me afate të ndryshme kohore, ose që
mund të kishin përfituar disa njohuri bazë mbi bujqësinë në shkolla inferiore bujqësore dhe
pavarësisht se mund të kishin një formim më të mangët se agronomët, përsëri njohuritë e tyre
për bujqësinë ishin më të mëdha se të bujqve dhe mund të kontribuonin më tepër në
zhvillimin e saj.
Gjatë viteve të reformës, pavarësisht zbatimit të Kontratës Tip, u vërejt largimi i
shpeshtë i bujqve me forcë nga pronarët, abuzim me kontratat e qiradhënies, por edhe bujq të
caktuar, largoheshin vetë shumë herë, dhe duke përfituar nga reforma, tentonin të merrnin
sasi toke në vende të tjera. Për të rregulluar këto çështje, në gusht të vitit 1935, qeveria e P.
Evangjelit hartoi projektligjin mbi një shtojcë të ligjit të Reformës Agrare. Për diskutim në
parlament e solli qeveria e M. Frashërit më 24 shkurt 1936. Aty ishte saktësuar se, pronarët e
tokave rurale nuk kishin të drejtë, pa lejen e Zyrës Agrare, të zëvendësonin bujqit, ose të
merrnin të tjerë në shërbim, që banonin jashtë prefekturës ku ndodhej prona. Nëse kjo
ndodhte, pronarët dënoheshin me burgim të lehtë dhe bujqit ktheheshin mbrapa. Pa lejen e
qeverisë pronarët nuk mund të lëshonin me qira, ose të lidhin kontrata për tokat rurale me
sipërfaqe më të madhe se 40 hektarë, përjashtohej rasti që parashikonte neni 1 i ligjit të
Reformës Agrare. Gjithashtu, kontratat e nënshkruara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk do
të kishin vlerë nëse nuk regjistroheshin në zyrën noteriale brenda 30 ditëve. Dispozitat do të
kishin fuqi deri sa të merrte fund zbatimi i ligjit të Reformës Agrare. Sipas raportit qeveritar,
kjo masë ishte e nevojshme, për vështirësitë që po haste reforma, pasi shumë pronarë kishin
lidhur kontrata gjithfarësh me të tjerë për shfrytëzimin e tokave të tyre. Në këtë mënyrë
disiplinohej lëvizja e bujqve, nuk ndalohej qiradhënia e tokave rurale, por kontrollohej ajo, si
dhe mënjanohej çdo shpërdorim, që mund të bëhej.778
Tek një pjesë e deputetëve projekti hasi kundërshtim. Sipas tyre, ai shkelte Statutin që
sanksiononte të drejtën e pronës. Gjithashtu u kundërshtua ndalimi i pronarëve për të marrë
bujq, po ashtu nuk mund të ndalohej lëvizja e bujqve nga pronat, pasi ata kishin të drejtë për
të kërkuar një jetë më të mirë dhe për këtë duhej të ishin të lirë. Në këtë rast u atakua hapur
përsëri reforma. Ishte F. Vokopola që theksoi se, “në një Shqipëri ku nuk dihen tokat se sa
janë, ku janë dhe të kujt janë e që nuk ekziston një Bankë Bujqësore dhe asnjë organizatë dhe
korporatë bujqësore, të kërkojmë të bëjmë një reformë agrare, si në ato shtete ku i kanë të
gjitha mjetet, mua më duket një absurditet”.779
Deputetë të tjerë e vlerësuan projektin si
pozitiv, duke theksuar se ndonjë mangësi që vërehej, do ta plotësonin në komision. Në
shpjegimin e tij, Kryeministri M. Frashëri, deklaroi se ndalimi i bujqve për të lëvizur pa lejen
e qeverisë, ishte propozuar, pasi një bujk mund të merrte tokë në dy-tre vende dhe, “nuk ishte
ndaluar lëvizja, por ishte garantuar kontrolli”. Ndërsa, ndalimi i dhënies me qira të tokave
mbi 40 ha, ishte bërë, sepse, një sasi e tillë mund të merrej me qira vetëm nga një shoqëri e
madhe, e cila do të bënte investime në to dhe me aplikimin e reformës mbi këto toka, ajo do
t’i humbiste ato.780
Pavarësisht kundërshtimeve, projekti u dërgua në komisionet përkatëse.
778
AQSH, F. 146, V. 1935, D. 52, fl. 72-73. 779
Po aty, fl. 78. 780
Po aty, fl. 82.
145
Më 29 shkurt 1936, Komisioni i Ekonomisë dhe i Drejtësisë paraqitën relacionin e
tyre, ku në dakordësi me Kryeministrin, hartuan një projekt të ri, duke përcaktuar se, pronarët
e tokave rurale në rast zëvendësimi ose shkëmbimi të bujqve me të tjerë bujq, banues të asaj
prefekture, detyroheshin të lajmëronin zyrën e Reformës Agrare, brenda 15 ditëve. Nëse nuk
bëhej kjo, do të gjobiteshin nga 10 deri në 50 fr. ari. Pronarët nuk mund të merrnin bujq të
tjerë jashtë prefekturës, ku gjendej prona pa lejen autorizuese nga zyrat agrare. Shkelësit
dënoheshin me burgim të lehtë, deri në tre muaj dhe bujqit ktheheshin në vendin e tyre, nën
kujdesin e Drejtorisë së Reformës Agrare. Gjithashtu, pa lejen e qeverisë ndalohej dhënia me
qira ose çdo lloj tjetër kontrate për sipërfaqe më të mëdha se 40 ha, përveç personave që
lejonte neni 1 i ligjit të reformës. Gjithashtu aty saktësohej që, kontratat e nënshkruara
përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, por jo me një akt që kishte datë të saktë, mbeteshin të
vlefshme nëse, 10 ditë prej shpalljes në fuqi të këtij ligji merrnin një datë të saktë.
Kundërshtarët e projektit theksuan se, vetëm lajmërimi nga pronari për ndryshim bujqish,
ishte i mjaftueshëm dhe duhej të zëvendësohej, dënimi me burgim me dënim me gjobë.
Megjithatë, me shumicë votash u pranua projekti i komisionit.781
Ky vendim i marrë nga
deputetët ishte një ndihmë për bujqit, pasi penalitetet e parashikuara do ta bënin më të
vështirë largimin e tyre, pa të drejtë nga pronarët. Gjithashtu në këtë mënyrë edhe lëvizja e
tyre për shkaqe të ndryshme, ishte më e kontrollueshme nga organet shtetërore. Nga ana
tjetër, detyrimi për të lajmëruar për gjithçka zyrat agrare do të rriste autoritetin e atyre zyrave
dhe do t’i bënte më të përgjegjshme ato.
Pavarësisht ndërhyrjeve e ndryshimeve të bëra, Reforma Agrare me kalimin e viteve
filloi të ngadalësohej. Ajo filloi të përdorej më tepër nga Zogu, si një mjet presioni ndaj
kundërshtarëve të tij. Kur bejlerët, “në atë qëndresën pasive, të paorganizuar, por mjaft reale,
që i bënin politikës së tij, tregoheshin pak si shumë guximtarë, ose kur elementët
“progresistë” nisnin të lëviznin, atëherë Reforma Agrare dilte nga dosjet. Pastaj, gjithçka
kthehej siç ishte më përpara”.782
Megjithatë, Ministria e Ekonomisë vazhdonte përpjekjet e
saj për të detyruar bujkun dhe pronarët të kthenin vëmendjen tek punimi i tokës. Më 10
dhjetor 1936 ajo u dërgonte një qarkore gjithë zyrave të saj në rrethe, ku theksohej se kriza
ekonomike botërore ishte shtrirë edhe në Shqipëri, por shumë shpejt, ajo do të kalonte. Për
këtë, banorët duhej t’i drejtoheshin prodhimit të tokës, duke e lënë sëmundjen e nëpunësisë
dhe të tregtisë. Sipas qarkores, zyrtarët e kësaj ministrie do të përpiqeshin të rregullonin
shitjen e prodhimeve bujqësore e blegtorale me çmime të arsyeshme, do të mbrohej bujku
dhe pronari sa të ishte e mundur; se do të përkrahej prodhuesi për të përmirësuar tokën e për
të shtuar prodhimet e do të shpërbleheshin ata që punonin dhe arrinin rezultate si dhe “do të
ndiqeshin me drejtësi dhe pa mëshirë ata që ishin parazitë”.783
Megjithatë, reforma po
shkonte drejt fundit dhe ishte pikërisht Ministria e Ekonomisë që më 26 maj 1937, në një
relacion për Këshillin e Ministrave, theksonte se, Drejtoria e Përgjithshme e Reformës Agrare
ishte hequr dhe ushtrimi i kompetencave do t’i kalonin asaj.784
Në të vërtetë, një nga qëllimet bazë të Reformës Agrare, që ishte përmirësimi i
gjendjes së fshatarësisë, nuk u arrit, pasi ajo vazhdonte të vuante nga një sërë mungesash dhe
në fushën e bujqësisë dështimet ishin më të mëdha, sesa arritjet. Kjo u pranua nga vetë Zogu,
781
Po aty, fl. 94-98. 782
P. Quarone, Valixhja…, 131. 783
AQSH, F. 171, V. 1936, D. I-229, fl. 1. 784
AQSH, F. 149, V. 1937, D. III-3397, fl. 2.
146
ku në një letër që i dërgonte Kryeministrit në korrik të vitit 1937, evidentonte që nuk kishin
dhënë rezultat disa investime, si në stacionet zooteknike të Xhafzotajt, Lushnjes, Bushatit,
Borshit, ato për shkollën e bujqësisë në Lushnjë dhe atë teknike në Tiranë. Për mungesë të një
programi të saktë edhe veprimtaria e organizatorëve të bujqësisë dhe blegtorisë nuk kishte
qenë efikase dhe, “politika e ndjekur deri tashi kishte falimentuar”.785
Pra, vetë kreu i shtetit e
pranonte se, politikat bujqësore përgjithësisht kishin dështuar, dhe pavarësisht se nuk thuhej,
pjesë e këtyre ishte dhe Reforma Agrare. Kjo ishte një tjetër dëshmi, se ajo, po e mbyllte
ciklin e saj, që në fakt kishte qenë jo i plotë.
Pas vitit 1937 në parlament, çështjet që kishin të bënin me Reformën Agrare, u
trajtuan shumë rrallë dhe për aspekte periferike. Më 26 janar 1938, qeveria paraqiti
projektligjin për krijimin e një Drejtorie të Përgjithshme për administrimin e çifligjeve të
shtetit. Ky ka qenë dhe momenti i fundit, kur deputetët u shprehën drejtpërdrejtë për këtë
reformë. Ka qenë pikërisht, ish kryetari i komisionit parlamentar për shqyrtimin e saj, F.
Alizoti i cili theksoi se, “prej Reformës Agrare kemi parë dëm dhe jo dobi. Janë shpenzuar 2
milion fr. ari për zbatimin e saj dhe me këtë shumë, shteti mund të kishte blerë gjithë
Myzeqenë”.786
Ky ishte vlerësimi i fundit nga deputetët e parlamentit për një reformë aq të
rëndësishme si ajo agrare. Në vetvete, Reforma Agrare pati një zbatim të pjesshëm. “Asaj
nuk ju kundërvu një parti, por tradita, një kompleks i tërë rrethanash armiqësore, shtresëzimet
e së kaluarës osmane. Mbreti dhe ministrat e tij nuk e kuptuan që para sistemit të pronës
duhej reformuar ndërgjegjja dhe zakonet e pronarëve, njëlloj si ato të fshatarëve”.787
Në total
e gjithë veprimtaria e saj preku vetëm 8109,5 hektarë tokë, prej të cilave 3411,5 hektarë u
morën nga çifligjet e shtetit dhe 4698 hektarë nga çifligjet private.788
Si përfundim, mund të themi se Reforma Agrare ishte një nga reformat më të mëdha
që u ndërmor gjatë periudhës së Monarkisë Shqiptare. Ajo ishte nevojë jetike për mijëra bujq
shqiptarë, ishte një hap që do të ndikonte në zhvillimin e bujqësisë shqiptare dhe do të
gjeneronte të ardhura për ekonominë kombëtare. Fillimisht, ajo u trumbetua shumë, nisi me
një hov të madh dhe u shoqërua me arritje, por me kalimin e kohës u ngadalësua nga ndikimi
i një sërë faktorësh.
Së pari, ishte qëndresa e pronarëve të mëdhenj të tokave për të mos lëshuar pronat e
tyre dhe për këtë, përdorën metoda të ndryshme; së dyti, në krah të pronarëve të mëdhenj doli
dhe politika italiane e cila ishte e interesuar që të ruheshin pronat e mëdha, pasi në këtë
mënyrë do të zbatoheshin më lehtë planet e saj kolonizuese dhe do të siguronte dhe aleancën
e këtyre pronarëve në këtë drejtim; së treti, një pjesë e madhe e deputetëve shqiptarë që ishin
vetë pronarë të mëdhenj dhe të tjerë që u ndikuan nga ata, nxorën pengesa të shumta për
reformën, ose me modifikimet që i bënë ligjit të saj, iu dhanë më tepër hapësirë pronarëve për
ruajtjen e pronave të tyre; së katërti, ishte mosfunksionimi i saktë i organizmave shtetërorë,
përgjegjës për zbatimin e reformës. Në shumë raste veprimtaria e tyre u shoqërua me
mungesë vullneti, përkushtimi, aftësie, korrupsioni, mosnjohje e situatës në terren, përplasje
mes organizmave shtetërorë, etj.; së pesti, ishte teknologjia e vjetër për punimin e tokës,
kostot e larta të punimit të saj, mungesa e madhe e teknikëve të bujqësisë dhe problemet e
785
I. Fishta, Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe roli i saj për pushtimin…, 212. 786
AQSH, F. 146, V. 1937, D. 75, fl. 487. 787
Indro Montanelli, Shqipëria një dhe njëmijë, (Tiranë: 55, 2005), 120. 788
Historia e Popullit Shqiptar…,299.
147
mëdha kadastrale me pronat; së gjashti, ishte vetë mbështetja e Zogut për reformën, që duhet
thënë se në fillim ishte e madhe, duke e cilësuar vazhdimisht atë, si një arritje. Por, ajo u bë
në funksion të qëllimeve të caktuara të tij, në varësi të situatave politike, ekonomike dhe
shoqërore dhe me kalimin e kohës kjo mbështetje filloi të binte; së shtati, mendojmë se një
arsye thelbësore që ndikoi në moszbatimin e saktë të Reformës Agrare ishte mungesa e gjatë
e hapjes së Bankës Bujqësore, e cila do të siguronte mbështetjen financiare për veprimtari të
ndryshme bujqësore.
Në ligjin e Reformës Agrare, një vend të rëndësishëm kishte pikërisht krijimi i kësaj
banke, ku qëllimi kryesor i saj ishte, garantimi i kredive për bujqit, që do të ndikonte në
veprimtarinë e tyre dhe në zhvillimin e bujqësisë. Pavarësisht se ishin parashikuar të
ndihmonin njëra-tjetrën, ecuria e Reformës Agrare dhe ajo e Bankës Bujqësore, shkuan me
ritme të ndryshme. Reforma Agrare filloi shpejt dhe pas gjysmës së dytë të viteve ’30, shkoi
drejt shuarjes, ndërsa Banka Bujqësore megjithëse u përcaktua se do të hapej shpejt,
zhvillimet kryesore i ka pasur pas gjysmës së dytë të viteve ’30, deri në hapjen e saj.
Si burim kryesor i kapitalit të kësaj banke do të ishin derdhjet nga bujqit të masës së
shpërblimit në para, për tokën e përfituar nga Reforma Agrare. Ato nuk do të derdheshin në
mënyrë të drejtpërdrejtë në llogari të pronarëve, por në arkat e Bankës Bujqësore në emër të
pronarëve të veçantë. Në këtë mënyrë ata ktheheshin automatikisht në aksionerë të Bankës
Bujqësore dhe merrnin letra me vlerë.789
Përveç kësaj, u përcaktuan dhe burime të tjera si: të
mbeturat nga huaja e ish bankës osmane; e shtesës së taksës mbi alkoolin; e çmimit të shitjes
së pasurive shtetërore; një të dhjetës së një viti; rroga e një muaji e gjithë nëpunësve civilë e
ushtarakë, duke përfshirë dhe shpërblimin e deputetëve dhe ministrave, përjashto rrogat nën
100 fr. ari në muaj. Gjithashtu, si burim do të ishte dhe 10% si shtesë takse konsumi mbi
kafenë dhe 5% mbi sheqerin. Këto do të derdheshin në Bankën Bujqësore në fund të çdo
muaji dhe aksionet shkonin në emër të Ministrisë së Financave.790
Banka, parashikohej të lironte bujqit nga spekulatorët e ndryshëm, pasi do të
rregullonte kredidhënien dhe do të fillonte nga veprimet e veta, posa të derdhej 1/10 e këtij
kapitali. Pra, kur të mblidheshin 500.000 fr. ari ajo mund të fillonte punë.791
Në opinionin
publik u fol se Banka e Bujqësisë do të hapej shpejt. Sipas lajmeve të përhapura deri në fund
të janarit 1931, rezultonin të ishin mbledhur 430 mijë fr. ari. Pjesa e mbetur prej 70.000 fr.
ari, që do të plotësonte shumën e 1/10 së kapitalit për hapjen e saj, besohej të mblidhej deri
në fund të marsit dhe mendohej që në fillim të prillit, banka do të hapte dyert e saj.792
Megjithatë, kjo nuk ndodhi dhe çështja e saj u zvarrit për shumë kohë.
Duke qenë një element i rëndësishëm për ecurinë e reformës, çështja e vonesës për
hapjen e kësaj banke, u trajtua disa herë nga deputetët. Më 6 qershor 1931, me rastin e
diskutimit mbi buxhetin preventiv të shtetit për vitin 1931-1932, shumë prej tyre kërkuan
informacione se çfarë ishte bërë me rrogat e nëpunësve dhe me taksat e mbledhura për hapjen
e bankës. Ata ishin të shqetësuar se, mos ndodhte si me Bankën Kombëtare, për të cilën
borgjezia shqiptare kishte derdhur fonde për blerjen e aksioneve, por nuk ishin pranuar si
aksionerë. Sipas informacioneve të tyre, ishin mbledhur mbi 500.000 fr. ari dhe banka në
789
T. Kareco, Reforma Agrare …, 172. 790
H. Shkoza, Financat e Shqipnis …, 881-882. 791
Ligjë mbi Reformën Agrare …, 34. 792
Ora, nr. 300, 18 shkurt 1931, 1, artikulli “Banka e Bujqësis do të çilet brenda një kohe shumë të shkurter”.
148
bazë të ligjit, duhej të hapej. Sasinë monetare të mbledhur e konfirmoi dhe P. Evangjeli, duke
deklaruar se të hollat e bankës ishin siguruar, por hapja e saj mund të vonohej edhe dy muaj,
sa të gjendej personeli i përshtatshëm. Një diskutim interesant për sa i përket kapitalit të
bankës bëri A. Dibra kur deklaroi se, “kam frikë se mos na vjen ndonjë dekret ku të thuhet se
këto të holla të mbledhura për bankën do të paguhen për diçka tjetër”.793
Në të vërtetë nuk
kaloi shumë kohë dhe parashikimi i tij, u vërtetua. Pavarësisht kësaj situate mbreti, më 15
tetor 1931, deklaroi se, “nën drejtimin e organizatorëve do të fillojë nga veprimi Banka
Bujqësore Kombëtare, kapitali minimal i së cilës është plotësuar me kohë”.794
Në kuadrin e vështirësive për krijimin e bankës, rol primar kishte pamundësia në
mbledhjen e taksave për kapitalin e saj, por edhe korrupsioni i madh në këtë drejtim.
Megjithëse ishin dhënë garancitë që nga taksa e të dhjetës një pjesë e saj, do të mblidhej për
bankën, ajo nuk arriti të konkretizohej për shkak të gjendjes së vështirë të fshatarësisë dhe
abuzimeve të mëdha, gjatë mbledhjes së saj. Për të zgjidhur situatën, qeveria hartoi një
projektligj të ri mbi modifikimin e nenit 2 të ligjit për Bankën e Bujqësisë, i cili u paraqit
përpara deputetëve më 14 nëntor 1931. Aty ishte shfuqizuar paragrafi (dh) i nenit 2 të ligjit të
bankës, pra ishte hequr mbledhja e një e dhjetës së çdo viti për të. Ndërsa paragrafët (ç) për
taksën 1 fr. ari për çdo kg alkool dhe (g) për shtesë takse 10% mbi konsumin e kafes dhe 5%
mbi sheqerin, të atij neni, mbeteshin në fuqi. Shumë deputetë përsëri kërkuan nga qeveria
hapjen e bankës, pasi ishte mbledhur sasia monetare. Sipas tyre, ajo ose duhej të hapej, ose
qeveria duhet të kthente të hollat e mbledhura. Ministri i Drejtësisë, M. Tutulani, si arsye të
mos hapjes, paraqiti studimet teknike që duheshin bërë dhe për këtë ishte kërkuar një
organizator nga jashtë. Gjithashtu, sipas tij, shuma e paraparë prej 500.000 fr. ari nuk ishte e
mjaftueshme. Në mbështetje të qeverisë u rreshtuan disa deputetë duke deklaruar se, bankën
me kapital fillestar prej 500.000 fr. ari, ajo mund ta hapte vetëm nëse e shikonte të
arsyeshme. Kapitali i mbledhur, sipas tyre, ishte i pamjaftueshëm, pasi duheshin miliona.
Megjithatë, në shumicë, deputetët kërkuan nga qeveria që banka të hapej sa më shpejt.
Projekti u dërgua në komision për diskutim.795
Më 30 nëntor 1931, Komisioni i Ekonomisë, miratoi me shumicë votash ndryshimet e
paraqitura nga qeveria. Në këtë rast, deputetët u ndanë në dy qëndrime. Njëra palë, kërkoi që
të mos taksohej sheqeri, sepse ishte një element i rëndësishëm për popullin e thjeshtë, dhe
shumë prej tyre ushqeheshin me sheqer dhe bukë misri. Pala tjetër kërkoi, që të mos taksohej
kafja, pasi kishte përdorim të gjerë, por këto nuk u morën parasysh dhe projekti u miratua.796
Megjithëse, akoma nuk kishte asgjë konkrete në lidhje me hapjen e bankës, politika
qeveritare vazhdonte me promovime dhe premtime boshe. Edhe qeveria e P. Evangjelit që u
paraqit për votëbesim më 18 janar 1933, premtoi që krijimit të Bankës Bujqësore do t’i
kushtohej kujdes i veçantë, “që kështu t’i jepej mundësia bujkut të përmirësonte gjëndjen e
tij”.797
Duke qenë se vendi u përfshi nga kriza ekonomike dhe pasojat e saj po ndjeheshin
kudo, aksioni për mbledhjen e taksave për hapjen e bankës, solli përplasje mes institucioneve
qendrore dhe atyre lokale. Më 8 qershor 1933, Ministria e Financave, me një qarkore drejtuar
793
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 93, fl. 117. 794
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 94, fl. 7. 795
Po aty, fl. 435-445. 796
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 95, fl. 112-115. 797
AQSH, F. 146, V. 1932, D. 71, fl. 92.
149
gjithë zyrave financiare të mbretërisë, urdhëronte që pagesat e pakryera nga subjektet, në
favor të krijimit të Bankës së Bujqësisë, të bëheshin me katër këste të njëpasnjëshme mujore,
nga qershori në shtator, ose iu sekuestrohej pasuria. Urdhri u prit me kundërshtime nga
subjektet, por edhe nga drejtuesit lokalë. Informacioni nga prefektura e Shkodrës ishte se
tregtarët ishin gati të paguanin detyrimin, por kundrejt kësaj kërkonin aksionet në bankë.
Sipas prefektit E. Toto, sekuestrimi i pasurisë së tregtarëve që nuk paguanin detyrimin do të
përbënte skandal dhe për këtë duhej gjetur një zgjidhje. Më 4 korrik 1933, Ministria e
Financave reagoi ashpër ndaj Toto-s, duke i kërkuar Ministrisë së Brendshme, që t’i tërhiqej
vërejtje e rreptë dhe të urdhërohej të kryente të gjitha veprimet, ose do të përballej me pasojat
ligjore. Mbledhja e kapitalit për bankën, apo jo, “ishte politikë e kabinetit dhe jo e Prefektit”.
Kjo u përkrah nga Ministria e Brendshme, e cila kërkoi nga tregtarët respektimin e ligjit.798
Për sa i përket çështjes së Bankës Bujqësore, brenda parlamentit nga qëndrimet e
deputetëve në vijimësi u konfiguruan dy grupime. Një pjesë e deputetëve insistuan në hapjen
e kësaj banke, duke kritikuar ngadalësinë e politikave qeveritare në këtë drejtim. Një pjesë
tjetër, ndonëse nuk dolën hapur kundër, vonesat në drejtim të hapjes së saj i shfrytëzuan për
qëllimet e tyre. Deputetë të caktuar e shfrytëzuan këtë si argument për të shprehur qëndrime
kundër reformës, duke e cilësuar si të pamundur vazhdimin e saj. Kur në parlament, në
dhjetor 1933, po diskutohej mundësia për zgjerimin e personave që ishin prekur nga pasojat e
krizës dhe që mund të përfitonin nga Reforma Agrare, një grup deputetësh u shprehën se,
përderisa akoma nuk po funksiononte Banka Bujqësore, nuk ishte e mundur që të zbatohej
reforma.799
Pavarësisht se kërkesa e tyre, për një rishikim të saj, nuk u pranua, kjo ishte një
kambanë alarmi për qeverinë dhe organizmat përgjegjës për të vepruar në këtë drejtim.
Viti 1933, ishte një vit i vështirë për ekonominë shqiptare, pasi kriza ekonomike
preku të gjitha degët e saj dhe kjo u përforcua nga acarimi i raporteve me Italinë. Megjithë
masat e marra për shkurtime në buxhet, vendi po kalonte në kolaps financiar. Për të zbutur
sadopak pasojat, si element ndihmës u pa dhe përdorimi i fondit të mbledhur në dispozicion
të Bankës Bujqësore. Kështu, u vërtetua parashikimi i A. Dibrës, i qershorit 1931. Më 22
janar 1934, qeveria paraqiti projektligjin për tërheqjen e një shume të hollash nga të ardhurat
e Bankës Bujqësore. Shkak i kësaj nisme ishte bërë pakësimi i të ardhurave dhe deficiti
financiar i vitit të mëparshëm, prandaj qeveria autorizohej që të tërhiqte nga Banka
Kombëtare 1.800.000 fr. ari, të derdhura për kapitalin e Bankës Bujqësore. Kjo shumë do të
kthehej nga të ardhurat e doganave dhe monopoleve për 20 muaj, nga 30 prilli 1934 deri më
31 dhjetor 1935 me këste mujore së bashku me interesin 4%.800
Dekreti solli debate.
Kundërshtar i madh i tij u shfaq Th. Orolloga, ku fillimisht deklaroi se, “qeveria deri më sot
nuk kishte vënë në zbatim krijimin e kësaj banke dhe nuk kishte paraqitur as rregullore dhe as
statut të saj”. Sipas tij, për shumat e derdhura deri sa të krijohej banka, parlamenti nuk mund
të ndërhynte dhe aq më tepër ta ndryshonte destinacionin e tyre, se ato të holla ishin pasuri e
aksionistëve, “dhe vetëm ata mund të japin pëlqimin e tyre”.801
Pavarësisht këtij
kundërshtimi, propozimi qeveritar u pranua nga deputetët dhe u miratua nga komisionet
përkatëse. Ligji u dekretua më 13 shkurt 1934, duke saktësuar se kjo shumë do të kthehej nga
798
AQSH, F. 152, V. 1933, D. 235, fl. 8-17. 799
AQSH, F. 146, V. 1933, D. 67, fl. 134-140. 800
AQSH, F. 146, V. 1933, D. 67, fl. 230-232. 801
Po aty, fl. 234.
150
të ardhurat e përgjithshme të viteve financiare 1935-36 dhe 1936-37.802
Pra, pavarësisht se
banka ishte një nevojë e ngutshme për vendin, akoma pa u hapur, sasia monetare e vënë në
dispozicion të saj u tërhoq nga qeveria. Nga kërkesa u kuptua se kapitali i saj kishte arritur në
1.800.000 fr. ari, pra një shumë e trefishuar nga sa parashikonte ligji për hapjen e saj.
Vazhdimi i tejzgjatur i krizës, tërheqja e kapitaleve të grumbulluara për hapjen e
bankës, mungesa e zëvendësimit të tyre, sollën që çështja e saj të mbetej pezull edhe për dy
vite të tjera, por pas marrëveshjeve të marsit 1936 me qeverinë italiane, financat e shtetit
shqiptar morën mbështetje, duke kapërcyer pasojat e krizës. Në kuadër të tyre, ishte
parashikuar edhe dhënia e shumave për hapjen e kësaj banke. Për këtë arsye, më 7 shtator
1936, qeveria shqiptare mori një vendim të posaçëm në lidhje me këtë bankë. U vendos, që të
formohej këshilli me përbërje: një përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë, një i Financave, një
i Këshillit Kontrollues, një delegat i Këshillit të Shtetit, dy delegatë të propozuar nga
Kryeministria dhe vetë drejtori i Bankës. Megjithatë, kësti i parë prej 900.000 fr. ari, që do të
derdhej për kapitalin e saj, u zvarrit dhe nuk u dha në vitin 1936.803
Pavarësisht kësaj, puna për hartimin e kuadrit ligjor për funksionimin e bankës
vazhdoi. Më 15 tetor 1936, në mesazhin për deputetët Zogu njoftoi se, shumë shpejt do të
paraqiteshin projektligji mbi krijimin e Bankës Bujqësore dhe ai i buxhetit të
jashtëzakonshëm mbi përdorimin e huasë bujqësore, të cilat duhet të kalonin shpejt në
parlament.804
Pra, nga ky njoftim rezulton se, përcaktimet që ishin bërë në ligjin e vitit 1930,
ishin të paplota për funksionimin e saj. Më 21 tetor 1936, u paraqit projektligji i ri mbi
krijimin e Bankës Bujqësore, ku ishte përcaktuar gjithçka në lidhje me ngritjen, qëllimin dhe
funksionimin e saj. Reagimet e deputetëve ishin të ndryshme. M. Kaso, theksoi se, me pak
diferencë projekti i paraqitur ishte ligji i Turqisë së vjetër dhe kështu nuk krijohej një institut
autonom, siç ishin bankat bujqësore, por një degë qeveritare, në të cilën do të ndërhynin
nëpunësit e shtetit. Sipas tij, me këtë projekt banka ndihmonte pronarët dhe jo bujqit, pasi për
t’u dhënë kredi atyre, iu kërkonte hipotekë, çeqe dhe të tjera garancira. Ai theksoi se “po t’i
kishte bujku këto nuk kishte nevojë për këtë Bankë” dhe me shpenzimet që parashikoheshin
për nëpunësit, kapitali i saj për pak vjet do të mbaronte.805
Kryeministri M. Frashëri, sqaroi
se, projekti ishte huazuar nga Banka Bujqësore Bullgare e cila ishte më e perfeksionuara,
ndërsa me ligjin turk mund të kishte vetëm parime të përgjithshme, si të gjitha bankat
bujqësore. Sipas tij, banka do të ndihmonte bujqit, por ata duhej të linin garanci të cilat mund
të ishin të paluajtshme, ose prodhime bujqësore, bagëti etj. Për t’u dhënë hua, pronarëve, do
iu kërkohej hipotekë, por huaja nuk do të ishte më shumë se 30.000 fr. ari, që nuk do të
jepeshin përnjëherë. Deputetë të caktuar ishin dakord, që banka të kontrollohej nga qeveria
dhe parlamenti, pasi ajo ishte krijuar me të hollat e shtetit. Për këtë u propozua që të krijohej
një Këshill i Epërm Survejance, i përbërë nga 2 ose 3 vetë me eksperiencë në çështjet
bankare, të zgjedhur nga Këshilli i Ministrave. Gjithashtu, duhej të saktësohej mënyra se si
ajo do të nxirrte kreditë e saj dhe se si do të rregullohej kapitali i aksionistëve privatë, pasi
shumë nëpunës kishin dhënë rrogat e tyre për krijimin e bankës.806
Megjithatë, pavarësisht
debateve të bëra, projekti u dërgua në komision.
802
Fletorja Zyrtare, nr. 12, 14 mars 1934, 1. 803
I. Fishta, Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe roli i saj për pushtimin…,97. 804
AQSH, F. 146, V. 1936, D. 59, fl. 6. 805
Po aty, fl. 48. 806
Po aty, fl. 52-53.
151
Komisionet parlamentare të Financave, Ekonomisë dhe Drejtësisë dakordësuan dhe
krijuan një komision të përbashkët me kryetar F. Alizotin dhe nënkryetar Z. Xoxën. Ky
komision në veprimtarinë e tij, dakordësoi me M. Frashërin për ndryshimet. Më 4 nëntor
1936, paraqiti relacionin e tij. Ndryshimet e bëra ishin të vogla, teknike me rregullime
termash, ku kryesisht u prek mënyra e organizimit dhe funksionimit të këshillit administrativ
të bankës. Pjesa tjetër u miratua pa ndryshime.807
Ai u dekretua më 26 nëntor dhe hyri në fuqi
më 9 dhjetor 1936.808
Megjithëse, Banka Bujqësore akoma nuk ishte hapur, projektet që kishin të bënin me
veprimtarinë e saj, vazhdonin. Më 14 prill 1937, u paraqit një projektligj autorizues, për një
hua për nevojat e saj, duke përcaktuar se qeveria autorizohej, që të kontraktonte me garancinë
e shtetit një hua deri në 3 milion fr. ari. Interesi nuk do të ishte më i lartë se 8% për 10 vitet e
para. Ajo do të jepej për kreditorë, të cilët kishin kontraktuar hua përpara datës 12 mars 1935
dhe nuk ishin në gjendje të paguanin detyrimet e tyre, veçse me afate të gjata. Disa deputetë
duke qenë dakord me këtë iniciativë, propozuan që të caktohej maksimalja e huasë, norma e
saktë e interesit të saj dhe t’u jepej bujqve që kishin prona dhe që merreshin me bujqësi. Të
tjerë e kundërshtuan, duke theksuar se akoma nuk ishte krijuar Banka e Bujqësisë dhe çështja
duhej studiuar mirë. Projekti u shqyrtua shumë shpejt dhe të nesërmen Komisioni i Financave
dhe i Ekonomisë paraqitën relacionin e tyre. Në dakordësi me qeverinë, ata kishin hartuar një
projekt të ri, ku në ndryshim nga i mëparshmi, interesi do të ishte 5% në vit dhe huaja do të
paguhej për 20 vjet. Ajo do të ishte për bujq dhe blegtorë që merreshin personalisht dhe
ekskluzivisht me bujqësi dhe blegtori, banues në fshat ose në qytete. Ndryshimet u pranuan
dhe projekti u miratua.809
Pas shumë kërkesave dhe ndërhyrjeve në korrik 1937, Banka Kombëtare vuri në
dispozicion për krijimin e Bankës Bujqësore, shumën prej 900.000 fr. ari. Më 19 korrik 1937,
A. Zogu firmosi dekretligjin për krijimin e saj. Ai përbëhej nga 7 tituj, 16 kapituj dhe 86
nene. Në titullin e parë ishin përcaktuar arsyet e krijimit, elementët e kapitalit, selia dhe
veprimet e Bankës. Titulli i dytë, përcaktonte veprimet e kreditit bujqësor dhe afatet e tyre. I
treti, Statutin e Bankës, i katërti, mbikëqyrjen, i pesti, institutet e tjera të autorizuara për të
ushtruar kreditin bujqësor, i gjashti, privilegjet fiskale dhe taksat shtetërore dhe i shtati, kishte
dispozitat e përgjithshme të fundit dhe tranzitore. Në vetvete, ky ishte një zgjatim i ligjeve të
viteve 1930 dhe 1936 për këtë bankë, por brenda neneve të caktuara ishte zgjeruar me disa
artikuj të tjerë. Në nenin 84 ishte përcaktuar se dispozitat e këtyre dy ligjeve për Bankën
Bujqësore, ashtu edhe çdo dispozitë tjetër legjislative që binin ndesh me këtë dekret ishin të
shfuqizuara.810
Më 17 dhjetor 1937, ai u paraqit përpara deputetëve. Në raportin justifikues të
qeverisë ndër të tjera theksohej se, ligji i vitit 1930 kishte parashikuar vetëm disa pika të
përgjithshme, por pa u marrë me pjesën ligjore. As ligji i nëntorit 1936 nuk e kishte rregulluar
qartë natyrën e veprimeve të posaçme, në lidhje me bujqësinë dhe funksionimin e institutit që
do të merrej me këto veprime. Aty kishte mungesa të dispozitave të posaçme për ushtrimin e
kreditit bujqësor. Pas studimit të gjendjes e të nevojave efektive të bujqësisë ishte parë e
nevojshme të hartohej ky dekretligj.811
Krijimi i ligjeve të reja ishte diçka pozitive, por
807
AQSH, F. 146, V. 1936, D. 60, fl. 167-176. 808
Fletorja Zyrtare, nr. 84, 9 dhjetor 1936, 1-15. 809
AQSH, F. 146, V. 1937, D. 73, fl. 302-340. 810
Fletorja Zyrtare, nr 54. 28 korrik 1937, 1-14. 811
AQSH, F. 146, V. 1937, D. 75, fl. 49-52.
152
interesant është fakti që për këtë bankë si ligji i vitit 1930, ashtu edhe ai i vitit 1936,
pavarësisht se u diskutuan dhe miratuan, asnjëherë nuk u vunë në zbatim, pasi subjekti për të
cilin ishin miratuar, nuk u hap në këto vite.
Për sa i përket këtij dekreti, i vetmi deputet që u aktivizua dhe evidentoi disa anë
negative të tij, ishte L. Kareco, një specialist i financave. Sipas tij, kapitali për krijimin e
bankës ishte i pamjaftueshëm dhe e shikonte si ngërç çështjen që ky do të shtohej me
subvencione, ose taksa, që shteti do të jepte në të ardhmen, pasi marrja e tyre nuk mund të
vazhdonte, sepse ky dekret i kishte ndaluar. Por, shumë shpejt banka do të kishte nevojë për
kapitale, të cilat shteti nuk mund t’i plotësonte dhe kështu ajo do të vihej nën kontrollin e
kapitalit privat. Edhe pikën që e lejonte bankën të merrte pjesë në operacionet tregtare, ai e
shikonte të rrezikshme, pasi kërkohej eksperiencë e gjatë në këtë fushë dhe duheshin individë
të përgatitur, të cilët banka nuk i kishte dhe kjo do ta dëmtonte atë. Sipas tij, huatë me afat të
gjatë nuk duhet të kufizoheshin në 1.000 fr. ari, por duhet të ishin 8.000 deri në 10.000 fr. ari.
Si të rrezikshëm, ai shikonte dhe ekskluzivitetin e bankës për të dhënë hua bujqësore, pasi
duheshin edhe institucione të tjera për këtë dhe për nxjerrjen e kredive duhej thjeshtëzuar
procedura. Gjithashtu, këshilli i lartë i mbikëqyrjes, duhet të kontrollonte të gjitha
operacionet e bankës, të emëronte personelin e lartë të saj dhe në fund të çdo viti, të paraqiste
një raport mbi veprimet dhe bilancin vjetor të saj.812
Megjithatë, deputetët e votuan dekretin
dhe e dërguan në komision.
Më 29 janar 1938, Komisioni i Ekonomisë paraqiti relacionin, bashkë me ndryshimet,
ku ishte vendosur që qeveria do të merrte taksa dhe do të jepte subvencione, deri sa kapitali i
bankës, të arrinte shumën 10 milion fr. ari. Banka do të jepte hua deri në 5000 fr. ari, të cilat
do të nxirreshin si taksat e shtetit. Veprimet e kreditit bujqësor do të ishin të përjashtuara nga
të gjitha taksat shtetërore, bashkiake, komunale etj.813
Në këtë rast u shfaqën disa deputetë që
kundërshtuan ekskluzivitetin e bankës për të dhënë hua për bujqësinë, pasi sipas tyre kjo
ndalonte lëvizjen e lirë të kapitaleve dhe dëmtonte ekonominë. Një grup tjetër e përkrahën
projektin, duke theksuar se, do të ishte në të mirë të bujqve që huatë t’i merrnin me një
kamatë të vogël. Në këtë rast, L. Kareco nuk foli më, kjo pasi disa nga vërejtjet e tij,
komisioni i kishte pasqyruar në dekret. Më 14 shkurt u bë miratimi përfundimtar i tij, siç e
kishte paraqitur komisioni. Ai u dekretua më 16 mars 1938 dhe hyri në fuqi më 29 mars
1938.814
Në këtë mënyrë merr fund edhe rruga e gjatë dhe plot pengesa e krijimit të kësaj
banke. Misioni i saj, pavarësisht synimeve pozitive, arriti të konkretizohej shumë vonë.
Faktor kyç në këtë vonesë ishte politika italiane, duke e penguar në shumë drejtime hapjen,
për të mos ceduar nga monopoli i saj mbi sistemin bankar në Shqipëri, prandaj pavarësisht
marrëveshjeve të nënshkruara, ajo me shumë vështirësi, i lëshoi këstet financiare për hapjen e
kësaj banke.
812
Po aty, fl. 53-57. 813
AQSH, F. 146, V. 1937, D. 76, fl. 4-19. 814
Fletorja Zyrtare, nr 20. 29 mars 1938, 1-14 .
153
3.4. Roli i parlamentit për zbutjen e varfërisë në vend
Pas shpalljes së monarkisë, popullsia shqiptare, sidomos ajo rurale, në veri dhe në jug
të vendit, ndodhej në një gjendje të vështirë, për shkak të prodhimeve të pakta bujqësore, që
vinin si pasojë e mungesës së farërave, punimit të tokës me teknologji të prapambetur,
kujdesit të pakët gjatë punës, ndikimit të kushteve atmosferike etj. Këtyre iu shtuan edhe
pasojat e krizës ekonomike si, rënia e çmimit të prodhimeve bujqësore e blegtorale, ulja e
eksportit, shtimi i borxheve të fshatarësisë, politikat proteksioniste të vendeve të tjera,
kryesisht Italisë me të cilën kryheshin shkëmbimet më të mëdha tregtare. Qeveria dhe
parlamenti u përpoqën që të ndihmonin në problemin kryesor për pjesën më të madhe të
popullsisë, që ishte sigurimi i elementit jetik, “buka”. Për këtë arsye u përjashtuan herë pas
here nga taksat doganore, misri dhe gruri që importohej për zona të veçanta të Shqipërisë.
Vlen të theksohet se, veprimtaria parlamentare gjatë periudhës së monarkisë, ka trajtuar
shumë herë problemet ekonomike të popullsisë së varfër. Roli i deputetëve të veçantë ka qenë
i dallueshëm, pasi nga kontaktet e shpeshta me zonat e tyre, e njihnin më mirë problematikën
që ato mbartnin.
Më 5 shtator 1928, kur sapo ishte shpallur monarkia dhe po trajtohej çështja e
çifligjeve që do t’i kalonin mbretit, F. Alizoti evidentoi situatën e vështirë të popullsisë së
prefekturës së Gjirokastrës. Duke qenë se të korrat e reja për atë vit kishin qenë të pakta si në
gjithë Shqipërinë, ai kërkoi që në dekretligjin e qeverisë që ishte shpallur në gusht të atij viti,
për importimin e misrit pa taksë doganore për viset e veriut, të përfshihej edhe ajo
prefekturë.815
Pas këtij propozimi, debatet kanë qenë, nëse Asambleja mund ta shqyrtonte
këtë çështje. Megjithatë, deputetët vendosën që kjo kërkesë të shtyhej dhe qeveria të vepronte
si ta shikonte të arsyeshme, sepse “po t’i rekomandohej gjë asaj, Asambleja do të merrte rolin
e Parlamentit dhe kjo për momentin nuk mund të bëhej”. 816
Në fund të vitit 1928 dhe fillim të vitit 1929, situata u vështirësua më tej, për sa i
përket furnizimit me bukë, pasi kishte mungesa të mëdha të drithit dhe grurit. Për këtë arsye u
paraqitën në parlament nga qeveria disa projekte për importime misri dhe gruri. Më 24 janar
1929, u paraqit “Projektligji për importimin e grurit me një taksë 5 fr. ari kuintali”, nga 25 që
kishte qenë. Kjo do të kishte fuqi deri më 31 korrik 1929. Deputetët e pranuan parimisht, por
H. Xhemali kërkoi, “që për shkak të situatës së vështirë dhe pamundësisë financiare të
njerëzve të bëhej zbritje më e madhe”.817
Më 4 shkurt, Komisioni i Ekonomisë paraqiti
relacionin, ku taksën nga 5 fr. ari, e zbriti në 3 fr. ari kuintali, por kufizoi kohën e importimit
deri më 30 qershor 1929. Sipas përkrahësve të taksës së ulët, ky ligj bëhej, “që t’i jepej bukë
popullit se po vdes”, sidomos në disa zona malore ku sasia e dëborës ishte e madhe, kishte
mungesë të lidhjes rrugore dhe për dërgimin e drithit atje, transporti kushtonte tre herë më
tepër, sesa sasia e drithit. Përkrahësit e projektit qeveritar, kryesisht ministrat dhe disa
deputetë theksuan se nga ulja e madhe që kishte bërë komisioni, do të përfitonin vetëm
tregtarët dhe furrtarët dhe jo populli. Pas shumë debatesh u hodhën në votim të dy projektet,
ku ai i qeverisë mori pak vota, kështu që fitoi projekti i komisionit.818
Në këtë rast, shumica e
deputetëve u rendit në krah të shtresave në nevojë.
815
AQSH, F. 146, V. 1928, D. 91, fl. 100-101. 816
Po aty, fl. 101-105. 817
AQSH, F. 146, V. 1929, D. 86, fl. 553-554. 818
AQSH, F. 146, V. 1929, D. 87, fl. 109-111.
154
Situata e rëndë e fillimit të vitit 1929, u ndoq me seriozitet nga deputetët. Më 18
shkurt 1929, V. Sevrani theksoi se, ndihmat e mbledhura, nuk ishin dërguar në të gjitha
vendet, se populli i malësive si në jug ashtu edhe në veri, po vdiste urie. Sipas tij, zona e
jugut ishte më problematike pasi disave u ishin djegur edhe shtëpitë, prandaj duhet, “të
dërgohen ndihma sa më parë se populli po vdes urie”.819
Në funksion të zgjidhjes së
problemit, më 22 shkurt 1929, Ministria e Punëve Botore shpërndau për të gjitha zyrat e saj
rregulloren e hartuar nga Këshilli i Ministrave, që ishte dekretuar nga mbreti më 21 shkurt,
për shpërndarjen e misrit në ato vende që vuanin nga zija e bukës.820
Agravimi i situatës,
presioni i madh nga të gjithë drejtimet, por sidomos nga deputetët, ndikoi në ndryshimin e
qëndrimit të qeverisë. Më 26 shkurt 1929, ajo paraqiti për njoftim në parlament, projektligjin
për shtimin e një fondi prej 80.000 fr. ari në buxhetin e Ministrisë së Financave, për të
ndihmuar të varfrit e malësive dhe u kërkua që të pranohej me ngutësi, pasi koha nuk priste.
Për këtë arsye, me propozim të kryetarit të seancës u mbyll mbledhja dhe pas disa minutave
pushim filloi tjetra, ku projekti u vendos në rendin e ditës. Deputetët e miratuan atë
menjëherë, po ashtu dhe komisionet parlamentare.821
Në këtë rast, roli i deputetëve, ishte
pozitiv që nga pasqyrimi i gjendjes së vështirë të popullsisë, me kërkesat e bëra për shtime
ndihmash dhe deri tek krijimi i hapësirave ligjore, për kalimin dhe miratimin sa më shpejt në
parlament të këtyre nismave.
Megjithatë situata vazhdoi të mbetej problematike, pasi në zona të caktuara dimri i
vazhdonte të ishte i vështirë, Kjo solli që më 4 mars 1929, në parlament të paraqitej një
mocion, i nënshkruar nga deputetët e Korçës, ku i kërkohej qeverisë të merrte masa për
popullsinë e Kolonjës, e cila nga shkaku i dimrit “po vuante urije”. Aty, theksohej se,
mungonte buka, po vdisnin njerëzit dhe po ngordhte bagëtia. Nisma u përkrah edhe nga
deputetë të tjerë, duke evidentuar se, një situatë e tillë ishte në gjithë Shqipërinë. Ministri i
Drejtësisë, H. Delvina, theksoi se, qeveria do t’i ndihmonte, por edhe “parlamenti duhet t’u
bënte apel pasanikëve, për të ndihmuar vëllezërit e tyre”. Nisma u përkrah nga deputetët.822
Pavarësisht kësaj, lutjet për ndihmë, vazhduan përsëri gjatë muajit mars, ku katunde të
ndryshme të Shqipërisë kërkuan ndërmjetësinë e parlamentit, për zgjidhjen e kësaj çështje.
Gjatë vitit 1929, u hartuan disa dekrete për zgjatjen e afateve të importimit të misrit
dhe grurit, kryesisht për zonat e veriut të Shqipërisë, të cilat u miratuan nga deputetët.
Megjithë disa zhvillime pozitive në ecurinë e shtetit shqiptar, vlen të theksohet se nevojat e
popullsisë për grurë dhe misër, kanë qenë të përhershme, por jo gjithmonë faktor ka qenë
mungesa e prodhimit të tij në vend. Një element përcaktues, që kondiciononte importin e tij,
ishte gjendja e keqe e rrugëve dhe mungesa e lidhjes mes zonave të caktuara të vendit, e
evidentuar kjo edhe nga vetë pjesëtarë të qeverisë. Më 15 mars 1930, kur u paraqit për
diskutim projektligji mbi importimin e lirë të misrit pa taksë doganore, për nevojat e
prefekturës së Kosovës, H. Toska deklaroi se nuk kishte nevojë për të importuar misër, pasi
Myzeqeja kishte prodhuar atë vit dhe “pse duhej të dilte paraja jashtë, kur mund të blihej
misër vendi”. Reagimi i ministrit M. Frashëri, ka qenë i shpejtë, duke theksuar se “po të gjejë
mundësi H. Toska ta transportojë misrin e Myzeqesë në Kosovë, jo vetëm do të heqim dorë
819
AQSH, F. 146, V. 1929, D. 87, fl. 462. 820
AQSH, F. 177, V. 1929, D. 324, fl. 1-4. 821
AQSH, F. 146, V. 1929, D. 88, fl. 118-119. 822
Po aty, fl. 295.
155
nga projekti por do t’i bëjmë një monument në mes të Shqipërisë”.823
Zgjidhja në këtë rast ka
qenë që misri të importohej nga Jugosllavia, pasi rruga ishte më e shkurtër dhe më pak e
kushtueshme. Nga Myzeqeja në prefekturën e Kosovës, ishte distancë e largët, kishte
mungesë lidhjeje të drejtpërdrejtë dhe duke qenë akoma muaji mars, ishin prezent vështirësitë
e motit.
Përveç sigurimit të grurit dhe misrit për ushqim, problem ishte dhe sigurimi në kohë i
farës për mbjellje, gjë e cila u evidentua edhe nga deputetë të caktuar. Jo vetëm kaq, por në
këto raste u vu re dhe ndërhyrja për zonat e tyre, për mostrajtim të barabartë nga ana e
qeverisë dhe me insistimin e tyre u bënë ndryshime të dekreteve në të mirë të popullsisë. Më
10 nëntor 1930, F. Rusi kërkoi që të vihej sa më shpejt në rendin e ditës dekretligji i qeverisë
për sjelljen e farës së grurit, ku përfshiheshin edhe tërshëra e elbi, dhe sasitë ishin ndarë sipas
prefekturave, duke përcaktuar mënyrat e sjelljes, shpërndarjes etj. Korça kishte vendin e parë
me 3000 kuintal. Në vend të dytë ishte Berati me 1000 kuintal. Pastaj vinin prefekturat e
tjera. Deputetë të ndryshëm kundërshtuan sasitë e vogla për prefekturat e tyre dhe kërkuan
informacion se, përse ishin përjashtuar prefekturat e Vlorës, Shkodrës dhe Dibrës. Sipas tyre,
nëse faji ishte tek autoritetet e vendit që nuk kishin lajmëruar qeverinë, ato duhej të
shkarkoheshin, pasi kjo neglizhencë kishte shkaktuar shumë dëme, mbasi kishte kaluar koha
e mbjelljes. Ministri M. Frashëri u mundua ta largonte përgjegjësinë nga qeveria, duke
deklaruar pamundësinë e saj, për të blerë farën, prandaj ishte nxjerrë në ankand. Sipas tij, atje
ku kishin dalë sipërmarrës u ishte dhënë, në vende të tjera ishte lënë populli i lirë ta merrte
vetë nga doganat. Ndryshe nga të tjerët, M. Kaso u shpreh se reagimi i deputetëve në këtë
moment, ishte një shfaqje, “për t’i treguar popullit dhe përfaqësuesve të shtypit se ne
interesohemi për bujkun, pasi dekreti kishte dalë që në tetor dhe ata nuk kishin kërkuar
shpjegime prej qeverisë atëherë, por e kritikonin sot”.824
Megjithë diskutimet, ai u pranua dhe
u dërgua në komisionin përkatës.
Më 19 nëntor, Komisioni i Financave dhe Ekonomisë e morën në shqyrtim, duke
shtuar dhe prefekturat e Shkodrës, Vlorës, Dibrës dhe Kosovës. Aty u saktësua se, nëse
ministria nuk mund ta realizonte importin në afatin e duhur, ajo autorizohej të lidhej me
sipërmarrës, në bazë të marrëveshjeve private. Gjithashtu, u përcaktuan dhe modalitete të
tjera, për realizimin e këtij projekti. Deputetët i mirëpritën këto ndryshime. Në këtë rast, M.
Kaso nuk kundërshtoi ndryshimet, por shkarkimin e qeverisë nga përgjegjësia duke theksuar
se, komisioni duhej t’i kishte kërkuar llogari asaj, se përse nuk i kishte përfshirë këto vise dhe
nuk duhej të kishte shtuar vetë asgjë. Sipas tij, shtesa që kishte bërë komisioni, me të drejtë
nuk mund të pranohej, sepse ishte kundër Statutit dhe kjo sillte shpëtimin e qeverisë nga
neglizhenca e saj.825
Kjo u kundërshtua nga deputetë të tjerë, pasi parlamenti mund të
ndryshonte si dekretet, ashtu edhe projektet. Kështu që, ndryshimet e komisionit u pranuan
me shumicë votash nga deputetët.
Ky qëndrim i deputetëve ndikoi që qeveria të ishte më e kujdesshme për vitin tjetër,
në importimin e farës për të mbjellë, duke e sjellë projektin në kohë. Kështu, më 7 shkurt
1931, ajo paraqiti projektin për përjashtimin nga taksa doganore e farës së grurit që do të
mbillej për verë. Pjesa më e madhe e deputetëve e përkrahën, por elementë të caktuar mbajtën
823
AQSH, F. 146, V. 1930, D. 78, fl. 63. 824
AQSH, F. 146, V. 1930, D. 80, fl. 402-420. 825
Po aty, fl. 467-470.
156
përsëri qëndrime kundërshtuese për mospërfshirjen e Dibrës dhe marrjen nga fondi i Bankës
Bujqësore të parave për blerjen e farës. Përsëri, M. Frashëri deklaroi se, nga të gjitha
prefekturat e pyetura për nevojat e popullsisë për farë, vetëm ajo e Dibrës nuk kishte sjellë
kërkesë. Ndërsa, për paratë e marra nga fondi i Bankës Bujqësore, ai theksoi se, ato do të
shkonin për sigurimin e farës, pra për të mirën e bujkut dhe ky ishte edhe vetë qëllimi i
krijimit të kësaj banke. Pavarësisht debateve, deputetët e pranuan projektin, po ashtu edhe
komisionet përkatëse.826
Megjithëse, importimet e misrit dhe grurit me tarifa të ulëta ose pa taksë doganore u
bënë më të shpeshta, kjo nuk u shoqërua gjithmonë me uljen e çmimit të tyre në tregje.
Shkaku ishte se tregtarët e mëdhenj, në rastet kur qeveria bënte ulje të tarifave doganore për
drithërat, blinin sasi të mëdha me çmime të lira, e depozitonin në magazinat e tyre dhe e
shisnin me çmime të larta, kur ai mungonte në treg. Duke qenë e paaftë për të menaxhuar
këto situata dhe për të kontrolluar çmimet në tregun vendas, qeveria ka luajtur shpesh me
lajmet, për uljen e taksave doganore për grurin dhe misrin. Këto, ndikonin që tregtarët të
nxirrnin mallin nga magazinat duke ulur çmimet, sepse ai mund t’u mbetej pa shitur. Ky ishte
një mjet presioni, që qeveria e ka përdorur kryesisht në momente, kur të korrat e reja, akoma
nuk ishin marrë dhe çmimet e drithërave arrinin kulmin e tyre. Në fund të majit 1931, ministri
i Financave L. Kareco deklaronte se qeveria akoma nuk kishte marrë vendim për të lejuar
hyrjen e misrit nga jashtë pa taksë doganore por, “pas një studimi të bërë ka arritur në
përfundimin se misri nuk duhej të shitej më tepër se 90 lekë për kuintal”. Nëse kjo nuk bëhej,
“atëherë qeveria do ta lejojë importimin e misrit nga jashtë me taksa të ulëta, sepse nuk mund
të pranojë që të spekullohet në kurriz të fukarasë”.827
Përveç mungesës së mekanizmave për punimin e tokës, problemeve me farën,
mentalitetit të prapambetur të bujkut, një faktor kyç në keqësimin e situatës së bujqësisë ishin
kushtet e motit. Në verën e vitit 1931, vendi u prek nga një thatësirë e madhe. Si pasojë e
kësaj dhe e krizës ekonomike prodhimi bujqësor pati rënie të theksuar.828
Pavarësisht situatës
së krijuar, rezistenca e tregtarëve për të ulur çmimet ishte e madhe, gjendja e popullsisë ishte
e keqe dhe zona të tëra të Shqipërisë vuanin nga uria. “Tregu i Gjirokastrës, - shkruante
gazeta “Ora” në qershor 1931, - vuan nga mungesa e bukës, se misri i agallarëve dhe i
pronarëve të tjerë vazhdon të mbetet i kyçur në hambaret dhe s’duan ta shesin me atë çmim
që qeveria caktoi. Pardje në pazar të Gjirokastrës vetëm dy kuintal misër kishte. Katundarët
ishin me thasë zbrazët”.829
Kjo situatë e vështirë u përcoll në parlament nga ana e deputetëve
dhe më 19 qershor 1931 u raportua për gjendjen e keqe në të gjithë Shqipërinë. Deputetët
diskutuan rreth të dhënave, që kishin marrë nga zona të ndryshme, ku theksohej se misri po
shitej shumë shtrenjtë. Ata kërkuan nga qeveria që të hapej rruga, të vinte misër i lirë, se
populli po vdiste urie dhe të merreshin masa që të luftoheshin spekulatorët. Kryeministri P.
Evangjeli theksoi se kjo çështje do të rregullohej shumë shpejt.830
Në funksion të kësaj më 31
tetor 1931, u paraqit projektligji për shtimin e një fondi prej 200.000 fr. ari në buxhetin e vitit
1931-1932, për Ministrinë e Ekonomisë. Ai u përcaktua për blerjen dhe shpërndarjen e misrit
826
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 91, fl 294-298. 827
Ora, nr. 380, 24 maj 1931, artikulli “Importimi i misrit do të lejohet në qoftë se misri do të shitet më tepër se
90 lekë kuintali”. 828
Iljaz Fishta-Veniamin Toçi, Gjendja ekonomike e Shqipërisë në vitet 1912-1944, (Tiranë: 8 Nëntori, 1983),
102. 829
Ora, nr. 401, 13 qershor 1931, artikulli “Populli s’ka bukë”. 830
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 93, fl. 242.
157
dhe të farës së grurit për popullsinë e varfër.831
Deputetët e miratuan menjëherë, po ashtu dhe
Komisioni i Financave më 4 nëntor 1931, e pranoi pa ndryshime.
Në gjysmën e dytë të vitit 1931, për shkak të gjendjes së vështirë, qeveria nxori disa
dekretligje për importimin e misrit dhe farës për mbjellje për të varfrit në zona të ndryshme të
vendit. Deputetët shumë prej tyre i miratuan pa debate, po për disa u diskutua shumë, me
qëllim mbrojtjen e popullsive të varfra, të zonave të tyre. Më 4 nëntor 1931 u paraqit dekreti
për importimin e 20.000 kuintalëve misër, që do t’u shpërndahej të varfërve gratis. Kjo ishte
bërë, pasi atë vit ishte prodhuar pak drithë për shkak të thatësirës, çka do të sillte mungesë
buke për shumë njerëz.832
Duke qenë se aty nuk kishte përcaktuar se kush prefekturë do të
përfitonte, deputetë të veçantë kërkuan ndihma për prefekturat e tyre. Po ashtu, ata
evidentuan dhe gjendjen e keqe të popullsisë, ku sipas N. Kiçit, “mirditasit kanë jetuar me
qershia dhe Kelmendi nuk ka pasur ku të marrë asnjë kokërr drithë”.833
Të gjithë deputetët
kërkuan që, qeveria të merrte masa për shpërndarjen sa më shpejt të misrit, sepse rrugët do të
bllokoheshin nga moti i keq, dhe kjo do të sillte shtimin e spekulimeve dhe rëndimin e
gjendjes.
Vazhdimi i mungesës së madhe të drithit në zona të caktuara e kishte detyruar
qeverinë të merrte nisma edhe për modifikimin e ligjeve në fuqi. Më 21 dhjetor 1931, u
paraqit me ngutësi projektligji për përjashtimin nga taksa doganore e misrit, që do të
importohej për prefekturat e Kosovës dhe Dibrës, me kusht që të importohej vetëm nga
doganat e kufirit të prefekturave në fjalë. Arsyeja ishte kriza për bukë në këto prefektura e
shkaktuar nga mungesa e drithit. Projekti solli debate. Kryesisht kundërshtimet erdhën, për
rrugën e ndjekur nga qeveria. Deputetë të caktuar kujtuan reagimin kundër të qeverisë, kur
ata e kishin ndryshuar projektin e saj, duke e ulur taksën e importit nga 5 fr. ari në 3 fr. ari.
Ata insistuan se, nëse kjo taksë do të hiqej, ajo duhej bërë për të gjitha prefekturat, pasi
situata ishte e rëndë kudo.834
Deputeti M. Kaso kundërshtoi rrugën ligjore të ndjekur. Ai
deklaroi se, ishte në fuqi projekti ku ishte vendosur, që për misrin që hynte në Shqipëri do të
paguheshin 3 fr. ari. Sipas tij, “nëse pranohej ky projekt i ri, do të shkelej Statuti, pasi në një
sesion nuk mund të votoheshin dy mendime të ndryshme për të njëjtin ligj”.835
Megjithë,
kundërshtimet e vërejtura deputetët e dërguan në Komisionin e Financave, i cili e mori në
shqyrtim më 23 dhjetor 1931. Ai i bëri një formulim të ri duke saktësuar përjashtimin nga
taksa e konsumit e nga taksat e tjera të misrit dhe thasëve që do të importoheshin
ekskluzivisht për popullsinë e prefekturave Dibër dhe Kosovë, me kusht që të importoheshin
vetëm nga doganat e këtyre prefekturave. Pjesa tjetër u la siç ishte. Në këtë rast deputetët e
pranuan ndryshimin pa debate.836
Por, komisioni i rekomandoi qeverisë, që për të përballuar
mjerimin që po ndihej kudo, të përgatiste shpejt një projekt tjetër ku të përgjithësohej heqja e
taksës doganore për misrin. Siç rezulton, kriza ishte shumë e madhe dhe kjo e detyroi
qeverinë që të modifikonte politikat e saj dhe të ndryshonte qëndrim, për sa i përket taksave
doganore. Nga ana tjetër, vërehet një qëndrim pozitiv i deputetëve, të cilët duke pasur
informacione për gjendjen e vështirë, jo vetëm e miratuan projektin, por kërkuan që heqja e
taksës doganore të bëhej për gjithë vendin. 831
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 94, fl. 230. 832
Po aty, fl. 294-295. 833
Po aty, fl. 296. 834
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 95, fl. 429-431. 835
Po aty, fl. 433. 836
Po aty, fl. 476.
158
Në zbatimin e ligjeve për importimin e misrit, filluan të vinin informacione për
parregullsi dhe shpërdorime në blerjen e tij, të cilat u evidentuan edhe nga deputetë të
caktuar. Akuzat ishin për blerje me çmime të larta, në një kohë që kishte oferta të ulëta. Më 7
mars 1932, u diskutua projekti për shpërndarjen e 30.000 kuintal misër për të varfrit, që ishte
importuar pa taksë doganore. I. Xhindi deklaroi se në bazë të informacione që ai kishte,
qeveria kishte pasur oferta me 9 fr. ari kuintali, por e kishte blerë me marrëveshje private me,
12-13 fr. ari kuintalin. Si shembull, paraqiti një telegram, të një tregtari nga Saranda, i cili
kishte ofruar misër me 9 fr. ari kuintali por nuk ishte pranuar duke i thënë se, ishte bërë në
marrëveshje private me 13 fr. ari. Sipas tij, ishin ofruar edhe tregtarë të tjerë, por nuk ishin
pranuar dhe kjo i kishte shkaktuar dëm arkës së shtetit deri në 400.000 fr. ari.837
Në sqarim të
kësaj akuze, ministri i Ekonomisë S. Toptani theksoi, se më 4 janar 1932, komisioni kishte
vendosur që 10.000 kuintal misër të bliheshin nga Xhelo Dibra, me 13 fr. ari, pasi nuk kishte
pasur tjetër ofertues. Për shkak të çmimit të lartë, ishte vendosur anulimi i ankandit dhe që
blerja e misrit të bëhej me marrëveshje private. Ishte formuar komision tjetër dhe ishte
vendosur që të bliheshin gjithsej 28.000 kuintal misër, me çmim 9.90 fr. ari kuintali. Dy ditë
pasi ishte përfunduar marrëveshja, ishte paraqitur tregtari nga Saranda, që nuk ishte pranuar,
pasi marrëveshja ishte bërë. Deputetët këto veprime të Ministrisë së Ekonomisë i kanë quajtur
të mjaftueshme dhe ligjore.838
Nga ky zhvillim rezulton se, pavarësisht arsyeve që e shtynë
deputetin për këtë qëndrim, ky veprim ishte për t’u vlerësuar. Duke qenë se ishin shtuar
shumë rastet e blerjeve të misrit dhe grurit nga ana e qeverisë, reagime të tilla nga deputetët,
do të ndikonin në uljen e korrupsionit gjatë ankandeve për to, gjë e cila do të kishte një
impakt pozitiv mbi buxhetin e shtetit dhe mbi shtresat e varfra.
Drithi përveçse për bukë, në shumë zona të vendit, duke qenë si një nga burimet
kryesore të pasurisë, u përdor nga fshatarët si një e ardhur për blerjen e produkteve të tjera.
Por, gjatë vitit 1934, kriza ekonomike në Shqipëri arriti kulmin duke sjellë një rënie drastike
të çmimit të drithërave. Kjo çoi drejt shkatërrimit të mijëra ekonomive fshatare, duke
rrezikuar furnizimin e familjeve të tyre me elementët më jetik. Kjo, pasi nga njëra anë ranë
çmimet e drithërave, por nga ana tjetër për shkak edhe të taksave u rritën çmimet e artikujve
të konsumit të përditshëm. Kështu për të blerë një kilogram sheqer, fshatari duhet të shiste
18.5 kilogram misër, ndërsa për të blerë një kilogram kripë duhej shitur 6.7 kilogram
misër.839
Në këtë mënyrë, përveç mungesës, u shtua edhe rënia e vlerës së tij edhe në
momentet kur kishte prodhim.
Një problem tjetër që rëndonte mbi popullsinë ishte çmimi i miellrave të bukës, i cili
përfshinte dhe kualitetin e tyre. Abuzimet, spekulimet dhe anomalitë në çmime, kanë qenë të
shpeshta dhe pasojat i vuante popullsia e varfër. Për t’i dhënë zgjidhje kësaj, qeveria delegoi
kompetenca tek organet vendore dhe më 19 shkurt 1934 paraqiti “Projektligjin mbi tregtimin
e miellrave, caktimin e çmimit të tyre dhe të çmimit të bukës”. Aty u vendos që, për caktimin
e çmimeve dhe të cilësisë së miellit, formohej në qendrat e çdo prefekture një këshill i
veçantë me kryetar prefektin. Gjithashtu, u përcaktuan rregullat e funksionimit të mullinjve.
Çmimet e bukës do të caktoheshin prej bashkive të vendit, duke marrë për bazë çmimin e
miellit. Ai u pranua nga deputetët pa debate.840
Por, ata u kujdesën, që krahas shtresës së
837
AQSH, F. 146, V. 1932, D. 67, fl. 75. 838
Po aty, fl. 108-110. 839
Historia e Popullit Shqiptar…,114. 840
AQSH, F. 146, V. 1933, D. 68, fl. 203-207.
159
varfër të mbroheshin edhe pronarët. Kjo, pasi Komisioni i Ekonomisë në ndryshimin e bërë
në projekt, përcaktoi, se këshilli përpara se të caktonte çmimet e miellrave, do të dëgjonte
edhe mendimin e fabrikantëve të miellit.841
Kriza ekonomike në Shqipëri vazhdoi gjatë. Në kuadrin e tentativës për të
përmirësuar situatën financiare, qeveria bëri shtesa taksash për shumë artikuj konsumi, ku u
prek edhe mielli i grurit. Më 10 mars 1934, ajo paraqiti projektligjin mbi taksimin e tij, duke
përcaktuar që si mielli i vendit, ashtu edhe ai i importuar, do t’i nënshtroheshin një takse
konsumi prej 2 fr. ari për kuintal. Aty u përcaktua dhe mënyra e kontrollit të kësaj takse,
pasqyrimi i pagesës së saj nga ana e fabrikuesve të miellit, masat për mospagesën etj. Në
raportin qeveritar theksohej se, arsye e vendosjes së kësaj takse, ishte rënia e të ardhurave në
buxhetin e shtetit, nga ulja e taksës së kripës dhe disa taksave të tjera, për shkak të krizës.
Sipas qeverisë, kjo taksë më shumë do të rëndonte mbi të pasurit dhe se ajo ishte paraparë
vetëm për miellin e bluar në mullinjtë me motorë. Projekti u shoqërua me debate dhe u
përvijuan dy grupime deputetësh. Shumica e tyre theksuan se, taksa do të rëndonte mbi
popullsinë, duke kërkuar që të mos taksoheshin të gjitha kualitetet e miellit njëlloj. Grupimi
tjetër u rendit në krah të prodhuesve të mëdhenj të miellit, pasi sipas tyre, goditej industria e
fabrikave të miellit, duke qenë se mielli që bluhej në mullinjtë me ujë nuk taksohej. Në këtë
mënyrë, njerëzit do ta bluanin grurin në ata mullinj, dhe kjo do të sillte pakësimin e prodhimit
të fabrikave. Megjithatë, projekti u pranua në parim.842
Menjëherë erdhi reagimi i fabrikantëve të mullinjve me motorë, të cilët u ankuan
kundër kësaj takse dhe kërkuan që ajo, të vendosej edhe për mullinjtë me ujë. Komisioni i
Financave e mori në shqyrtim këtë projekt më 20 mars 1934, duke bërë disa ndryshime. Ai
përcaktoi 4 kualitete për miellin, bashkë me taksën përkatëse. Për kualitetin luks, taksa do të
ishte 3 fr. ari për kuintal; për kualitetin 0, do të ishte 2 fr. ari; për kualitetin I, 1. 50 fr. ari, dhe
për kualitetin II, 1 fr. ari. Kualitetet e tjera u lanë pa taksë, po ashtu edhe mullinjtë me ujë. Në
këtë rast duhet theksuar se deputetët i pranuan ndryshimet e bëra pa debate. Ligji u dekretua
nga mbreti më 28 prill dhe hyri në fuqi më 19 maj 1934.843
Megjithë mbështetjen e disa
deputetëve nuk u arrit realizimi i kërkesës së fabrikantëve të mullinjve me motorë, por ata e
vazhduan presionin e tyre, duke kërkuar që taksa të ishte gjithëpërfshirëse. Presioni i tyre,
mbështetja që ata morën nga shumë deputetë, dhe nevoja e madhe e qeverisë për shtimin e
bazës së të ardhurave, pasi pasojat e krizës kishin arritur kulmin, ndikuan që ajo të ndryshojë
qëndrim. Më 10 nëntor 1934, paraqiti një dekretligj për modifikimin e këtij ligji, ku
saktësohej se, do të përfshihej në taksim edhe mielli që bluhej nga mullinjtë me ujë.
Gjithashtu, u shtua 1 fr. ari taksa, për të gjitha miellrat, që vinin pas kualitetit II. Deputetët e
miratuan pa debate, po ashtu edhe Komisioni i Financave me 13 nëntor e pranoi pa
ndryshime.844
Në këtë mënyrë, fabrikantët e mëdhenj të miellit realizuan kërkesat e tyre,
qeveria shtoi bazën e të ardhurave, por u shtua vështirësia për popullsinë e thjeshtë, kryesisht
e zonave malore ku përdoreshin mullinjtë me ujë.
Në përkeqësimin e situatës së furnizimit me drithë, disa herë luajtën rol edhe hapësirat
e politikave tregtare. Duke përfituar nga gjendja e keqe e bujqve, tregtarët e mëdhenj shumë
841
AQSH, F. 146, V. 1933, D. 69, fl. 306. 842
AQSH, F. 146, V. 1933, D. 69, fl. 184-206. 843
Fletorja Zyrtare, nr. 27, 12 maj 1934, 1-3. 844
AQSH, F. 146, V. 1934, D. 66, fl. 213.
160
herë ua blinin drithërat atyre me çmime të ulëta, dhe e eksportonin me çmime të larta. Në
realitet kjo ishte një politikë e lejueshme, pasi synimi i tregtisë është fitimi. Por, sasitë e
mëdha të eksportuara shumë herë shkaktuan boshllëk në tregun vendas dhe probleme në
furnizimin e banorëve. Për të ndalur këtë, më 13 nëntor 1935 qeveria paraqiti dekretligjin mbi
ndalimin e eksportimit të drithërave, misrit, grurit, elbit, tërshërës dhe thekrës për një kohë
prej 6 muajsh. Me leje të posaçme nga Ministria e Ekonomisë mund të eksportoheshin vetëm
sasitë e drithërave të grumbulluara apostafat për këtë qëllim, deri në tre ditë pas shpalljes së
këtij dekreti. Deputetët e përkrahën menjëherë dhe e pranuan pa debate. Po ashtu edhe
komisioni.845
Në këtë rast, politikat mbrojtëse, gjetën dakordësinë qeveri-parlament,
pavarësisht se ato goditën deri diku, tregtarët e mëdhenj dhe mekanizmat e ekonomisë së lirë.
Megjithë masat e marra, gjendja e vështirë për sa i përket furnizimit me bukë
vazhdonte të mbizotëronte në vend. Më 30 nëntor 1935 u paraqit projektligji për blerjen e
12.000 kuintal misër, për t’u shpërndarë për popullsinë e varfër, të disa viseve të mbretërisë.
Aty përcaktohej se kjo sasi do t’u shpërndahej popullsisë së varfër të Dukagjinit, Pukës,
Mirditës, Nikajt, Merturit, Kthellës, Skraparit, Kurveleshit dhe malësisë së Lezhës, kundrejt
një punimi në punët botore. Ato vise nuk kishin prodhuar drithë atë vit dhe kjo ishte një
nevojë e ngutshme, sidomos përpara dimrit.846
Deputetët në këtë rast mbajtën qëndrime të
ndryshme. Një grup kërkuan që qeverisë t’i lihej liri, që ta gjykonte ajo të nevojshme, se ku
do të shpërndante misrin. Të tjerë insistuan gjithëpërfshirje, pasi, kudo vështirësitë ishin të
mëdha. Kundërshtim hasi edhe kondicionimi për të përfituar misrin, pasi aty nuk
parashikohej asgjë për personat e pamundur dhe të paaftë fizikisht, që nuk mund të punonin.
Për këtë reagoi ashpër K. Radovicka, i cili theksoi se, “kur misri pranohej t’i jepej një burri të
shëndoshë që është në gjëndje të punojë, si është e mundur të lihen me vdekë gratë dhe
fëmijët që nuk janë në gjendje të punojnë. Kjo fjalë as nuk duhej të përmendej në parlamentin
shqiptar”.847
Megjithatë, deputetët e pranuan projektin, por insistuan fort, që qeveria të bënte
hetime dhe të merrte masa edhe për zonat e tjera, që kishin nevojë dhe nuk ishin përfshirë në
këtë projekt. Gjithashtu, u kërkua që ajo të gjente një zgjidhje për shpërndarjen falas të misrit,
për ata që nuk punonin dot.
Reagimi dhe presioni i deputetëve ndikoi mbi qeverinë, e cila më 29 shkurt 1936,
paraqiti projektligjin mbi blerje të tjera misri, brenda kufijve të fondit 150.000 fr. ari, caktuar
në ligjin e 20 dhjetorit 1935. Ajo autorizohej të blinte më shumë se 12.000 kuintal misër, për
t’ua shpërndarë popullsisë së varfër. Sasia mbi 12.000 kuintal do t’u shpërndahej popullsive
të krahinave të tjera, pasi ishte konstatuar një nevojë e madhe për misër edhe në këto vise.
Deputetët e miratuan pa debate, po ashtu dhe komisionet përkatëse.848
Ky ishte një tjetër
moment që qeveria u detyrua nga parlamenti të modifikonte vendimet e saj, duke ndërmarrë
nisma shtesë për t’i plotësuar ato. Pra, pavarësisht se shumica e deputetëve vinin nga shtresa
e pasur, në shumë raste treguan se ishin të ndjeshëm ndaj problemeve jetike të popullsisë.
Edhe viti 1936 ka qenë i vështirë për sa i përket çështjes së furnizimit me drithë. Kjo u
evidentua përsëri nga deputetët, të cilët kërkuan që qeveria të merrte masa. Më 24 shkurt
1936, deputeti V. Sevrani përcolli ankesa nga populli i Skraparit, i Kurveleshit dhe
845
AQSH, F. 146, V. 1935, D. 50, fl. 140. 846
AQSH, F. 146, V. 1935, D. 50, fl. 203-205. 847
Po aty, fl. 233. 848
AQSH, F. 146, V. 1935, D. 52, fl. 99.
161
Tepelenës, të cilët vuanin për bukë. Sipas tij, “ato zona edhe kur kishin prodhim mund të
bënin bukë për 3-4 muaj, por këtë vit prodhimi kishte qenë i pakët. Misri i destinuar për këto
vise duhet të nisej sa më parë dhe të shtohej sasia se, populli ishte në gjendje shumë të
keqe”.849
Qeveria përveç ndërhyrjes së saj të drejtpërdrejtë, për zbutjen e problemit përdori
edhe mekanizma të tjerë. Më 11 mars 1936, ajo paraqiti një projektligj, ku ishte përcaktuar se
për t’i bërë ballë nevojave të vendit, Instituti i Misrit i krijuar më 15 qershor 1934,
autorizohej të blinte grurë dhe misër nga jashtë pa taksa doganore. Drithërat do të ruheshin në
qendra të veçanta në Shkodër, Durrës, Vlorë, Korçë e Sarandë. Gruri do të shitej me 15 fr. ari
kuintali dhe misri me 12 fr. ari kuintali. Fitimi i thjeshtë i institutit do të derdhej në favor të
kapitalit të Bankës Bujqësore. Kjo masë nga qeveria ishte parë e nevojshme për të ndaluar
spekulimin dhe caktimin e çmimit në pajtim me interesat e konsumatorëve dhe prodhueseve.
Në këtë mënyrë ajo do të kishte në dispozicion të saj, një sasi drithërash. Deputetët e pranuan
pa debate.850
Vlen të theksohet se edhe në rastet kur sigurohej misri, vështirësi të mëdha paraqiste
shpërndarja e tij, pasi kjo bëhej në qendrat e qyteteve të mëdha, të cilat ishin larg banorëve që
kishin nevojë për të. Për këtë arsye më 19 mars 1936, Këshilli i Ministrave vendosi që sasitë
për rrethet e Kolonjës, Leskovikut, Bilishtit, Pukës, Dukagjinit dhe Malësisë së Madhe, të
dërgoheshin në qendrat e këtyre rretheve, pasi ishte e pamundur që banorët e varfër të
shkonin në Shkodër dhe Korçë për t’u furnizuar. Misri do të shpërndahej kundrejt kryerjes së
detyrimit të punimit në ndërtimin e rrugëve.851
Përveç deputetëve dhe vetë qeverisë, situata e keqe për sa i takon misrit, u evidentua
edhe nga funksionarët e oborrit mbretëror gjatë vizitave të tyre në terren. Kjo ishte e
rëndësishme, pasi kontaktet e tyre ishin më të afërta me mbretin dhe kështu ai mund të
ndikonte më shpejt, në marrjen e masave. Më 17 tetor 1936, Kryeinspektori i Oborrit
raportonte se, në të gjitha viset e Shqipërisë mungonte buka për ushqim edhe fara për të
mbjellë, pasi ajo që kishte sjellë qeveria e kishte çmimin 25 fr. ari kuintali dhe ishte e
pamundur që bujqit ta blinin. Ai propozonte që fara të jepej falas dhe të merrej kur të bëhej
prodhimi, se ndryshe toka do të mbetej pa mbjellë dhe vitin tjetër zija e bukës do të ishte më e
madhe. Ndërsa misri të mos jepej falas, por në këmbim të punimit në rrugë, apo për punime
të tjera shtetërore.852
Përballë kësaj situate të keqe, qeveria më 31 tetor 1936 paraqiti dekretin, “Për heqjen
e taksës doganore dhe të taksave të tjera të grurit e të misrit që importohej”. Ato do të
hiqeshin për një kohë të papërcaktuar dhe do të rivendoseshin me vendim të Këshillit të
Ministrave. Importimi do të bëhej me leje të posaçme, ku do të deklarohej sasia, dogana ku
do të kalonte dhe fitimi nga shitja nuk do të ishte më lart se 15% nga shpenzimet e bëra deri
në sjelljen e mallit në vend. Kjo propozohej për shkak të situatës, që kishte sjellë rritjen e
çmimeve, me një shpejtësi të madhe, sa populli i varfër nuk mund ta paguante dhe Instituti i
Misrit nuk kishte rezultuar efikas. Për këtë arsye ishte parë e domosdoshme heqja e taksës
doganore, për importimin e drithërave, me qëllim që populli të kishte bukë me çmim të lirë.
849
Po aty, fl. 70. 850
Po aty, fl. 157-159. 851
AQSH, F. 177, V. 1936, D. 196, fl. 2. 852
AQSH, F. 150, V. 1936, D. III-873, fl. 1-2.
162
Që kjo të mos e dëmtonte të korrën e re, ishte paraparë që taksat e hequra të rivendoseshin
kur ta shikonte të nevojshme qeveria. Deputetët dekretin e pranuan pa debate, po ashtu dhe
komisionet përkatëse.853
Momenti i fundit i rëndësishëm, kur qeveria dhe Parlamenti Shqiptar u morën me
çështjen e misrit, ishte janari i vitit 1939, kur u paraqit për bisedim, “Projektligji për
rregullimin e taksës doganore të grurit dhe misrit”. Aty ishte parashikuar që taksa e grurit të
caktohej 10 fr. ari për kuintal, kur çmimi i grurit të jashtëm dhe atij shqiptar, të ishte 10 fr.
ari. Po ashtu, taksa e misrit caktohej 6 fr. ari kuintali, kur çmimi i misrit të jashtëm dhe atij
shqiptar të ishte 6 fr. ari. Ajo do të rritej me 1 fr. ari për kuintal, për çdo 1 fr. ari që zbrisnin
çmimet e lartpërmendura dhe do të ulej me 1 fr. ari për kuintal, për çdo 1 fr. ari që ngriheshin
ato. Për t’u mbrojtur nga konkurrenca e jashtme, duhej një çmim konstant për prodhuesin dhe
kështu mbrohej edhe popullsia nga spekulimet. Çmimi i grurit të jashtëm, bashkë me
shpenzimet ishte përllogaritur rreth 20 fr. ari kuintali, dhe ai i misrit rreth 13.50 fr. ari
kuintali.854
Një pjesë e deputetëve kërkuan që të ndalohej fare importimi i grurit, në mënyrë
që të punoheshin tokat në vend dhe të shtohej prodhimi dhe konsumimi i tij. Një pjesë tjetër,
rekomandoi që të caktohej çmimi bazë për grurin dhe misrin e vendit që të mos dëmtohej
bujku, kur prodhimi të ishte me shumicë. Megjithatë, projekti u pranua në parim.855
Fill pas kësaj tregtarët e mëdhenj të misrit filluan të merrnin masa si gjithmonë, duke
shtuar importet. Më 25 janar 1939, kjo u evidentua nga F. Rusi, i cili theksoi se, disa tregtarë
kishin bërë porosi të mëdha dhe kjo do të sillte grumbullimin e një sasie aq të madhe gruri, sa
nuk do të mbetej efekt i atij ligji, nëse do të vonohej.856
Atë e mbështetën edhe deputetët e
tjerë, të cilët kërkuan që të shqyrtohej sa më shpejt në komisione. Më 1 mars 1939,
Komisioni i Ekonomisë paraqiti relacionin, ku në dakordësi me ministrin kishin përcaktuar se
pas datës 1 korrik 1939, importimi i grurit nga jashtë do të bëhej vetëm nga qeveria, e cila e
ushtronte këtë të drejtë, me anën e Bankës Bujqësore. Ndërsa taksa doganore do të caktohej
me vendim të Këshillit të Ministrave, në mënyrë që çmimi i shitjes së grurit të ishte i njëjtë
gjatë periudhës së importimit, deri në prodhimin e ri në vend. Taksa e misrit caktohej 5 fr. ari
për kuintal, kur çmimi i shitjes të ishte 6 fr. ari kuintali. Kështu taksat shtoheshin dhe uleshin
me 1 fr. ari kuintali, sipas uljes dhe rritjes së çmimit në tregjet e huaja. Dy përfaqësues nga
Ministria e Financave dhe dy të tjerë nga ajo e Ekonomisë, do të shqyrtonin çmimin e misrit
në çdo muaj konform dispozitave të këtij ligji. Diskutimet qenë të pakta dhe deputetët e
pranuan projektin e komisionit.857
Kjo ishte një masë e fortë, e cila presupozohej t’i jepte një
zgjidhje furnizimit të vendit me drithëra dhe vendosjen e kontrollit qeveritar mbi çmimin e
shitjes së tyre. Megjithatë, ajo nuk u realizua, pasi qeveria e ndërpreu mandatin e saj më 7
prill 1939, me pushtimin italian të vendit.
Një përkujdesje tjetër që u vërejt gjatë periudhës së monarkisë, ishte trajtimi financiar
nga shteti, i shumë personave që kishin dhënë kontribute të veçanta për vendin, kryesisht
duke akorduar shpërblime për ta, ose për familjet e tyre. Por, nga ky trajtim, në disa raste u
përjashtuan persona që e meritonin atë, nga ana tjetër u vërejtën dhe abuzime. Kjo solli disa
herë përplasje mes qeverisë dhe deputetëve të caktuar. Pas insistimit të një grupi deputetësh,
853
AQSH, F. 146, V. 1936, D. 60, fl. 16-18. 854
AQSH, F. 146, V. 1938, D. 73, fl. 406-408. 855
Po aty, fl. 409-411. 856
AQSH, F. 146, V. 1938, D. 74, fl. 167. 857
AQSH, F. 146, V. 1938, D. 75, fl. 242-245.
163
më 30 nëntor 1929, në parlament u diskutua, propozimi i tyre për, “shfuqizimin e ligjit të
shpërblimeve patriotike”. Sipas tyre, qëllimi i kësaj nisme, ishte evidentimi i qartë, i atyre që
merrnin shpërblime patriotike dhe nëse i meritonin ato. Propozimi u pranua në parim.858
Komisioni i Drejtësisë dhe Financave e pranoi pa ndryshime, duke saktësuar se shfuqizohej
ligji për shpërblime patriotike që ishte në fuqi, por shpërblimet e miratuara do të vazhdonin të
paguheshin deri në mbarim të vitit financiar 1929-1930. Ministri i Drejtësisë H. Delvina,
kundërshtoi pasi sipas tij, kompetencën e qeverisë për shpërblimet e kishte marrë parlamenti.
Në përgjigje të tij, M. Kaso u shpreh se këtë të drejtë ai e mori, pasi u vërejt që qeveria nuk
po e bënte mirë punën. Projekti u miratua nga deputetët.859
Kjo nismë parlamentare ishte
pozitive, pasi synonte kufizimin e shpërdorimeve në këtë drejtim. Megjithatë, duke qenë se
figurat kombëtare kishin një impakt të madh në popull, duke e marrë këtë të drejtë, deputetët
do ta rrisnin më tepër autoritetin e tyre. Në vitet në vazhdim u miratuan disa dekrete për
lidhje dhe shtesa pensionesh familjare për shumë patriotë shqiptarë. Në këtë mënyrë, kujdesi
ndaj shumë figurave kombëtare nuk mungoi.
Trajtimi i ligjeve për lidhjen e këtyre rrogave jetike, në parlament, u shoqërua
pothuajse gjithmonë me debate mes qeverisë e deputetëve, por edhe mes vetë deputetëve njëri
me tjetrin. Interesant është fakti, se në raste të caktuara u shfaqën kundërshtime për lidhjen e
këtyre rrogave edhe për ish pjesëtarë të rëndësishëm të regjimit zogist. Më 30 tetor 1933, u
paraqit “Dekretligji mbi lidhje rrogash jetike pjestarëve të familjeve të H. Mosit, M.
Tutulanit, M. Kapidanit e I. Xhindit”. Të gjithë këta, kishin qenë deputetë dhe dy prej tyre
ministra. Pjesa më e madhe e deputetëve u shprehën pro nismës, megjithatë u vendos që
votimi të bëhej veçmas për secilin. Kundërshtimet erdhën nga M. Kaso. Sipas tij, rrogat jetike
jepeshin për ato familje që nuk kishin të ardhura dhe qeveria nuk mund ta rëndonte arkën e
shtetit, sidomos në situatën e vështirë ku ndodhej. Ai u shpreh kundër, që familja e H. Mosit
të merrte rrogë jetike, pasi kishte dhënë një shtëpi me qira dhe merrte 15 napolona në muaj.
Sidomos, ai kundërshtoi rrogën jetike për familjen e M. Tutulanit, duke deklaruar se të
ardhurat e saj ishin 500 napolona në vit dhe se ai kishte qenë aksioner në STAMLES e në
SITA. Sipas tij, kjo nuk ishte e drejtë pasi, në administratë kishte nëpunës që merrnin 7
napolona në muaj dhe mezi jetonin. Ndërsa për rrogat e familjeve të I. Xhindit dhe M.
Kapidanit, duke e njohur gjendjen e tyre, ai u shpreh dakord.860
Qëndrimi i tij u kundërshtua
nga shumica e deputetëve, të cilët i mbështetën figurat e H. Mosit dhe M. Tutulanit, duke i
miratuar dekretet.
Më 22 nëntor 1933, Komisioni i Financave e pranoi dekretin, por
rekomandoi, që mbledhja e përgjithshme të autorizonte këtë komision bashkë me qeverinë, që
të rishikonte një herë e përgjithmonë rrogat jetike dhe shpërblimet e lidhura deri në atë kohë.
Më 25 nëntor, parlamenti i dha autorizimin komisionit për rishikimin e këtyre rrogave.861
Duhet theksuar se M. Kaso ka qenë deputeti, që shumë herë me qëndrimet e tij personale ka
dalë kundër politikave qeveritare dhe vendimeve të shumicës së parlamentit. Duke qenë një
jurist i përgatitur, këtyre qëndrimeve, është përpjekur t’u jepte gjithmonë një argumentim
ligjor.
Komisioni parlamentar së bashku me përfaqësues të qeverisë e morën në shqyrtim
çështjen e rrogave jetike, por e zgjatën në kohë zgjidhjen e saj. Më 30 janar 1935, ata
858
AQSH, F. 146, V. 1929, D. 91, fl. 138. 859
Po aty, fl. 428-430. 860
AQSH, F. 146, V. 1933, D. 66, fl. 189-194. 861
Po aty, fl. 541-586.
164
paraqitën, “Dekretin për modifikimin e ligjeve për rrogat jetike e shpërblimeve për merita
patriotike”, duke saktësuar edhe familjet që do të merrnin këto rroga. Si arsye për rishikimin
e tyre, u theksua gjendja e vështirë financiare e shtetit dhe ndryshimet që kish pësuar gjendja
familjare, e atyre që i merrnin më parë këto rroga. Projekti i paraqitur kishte kaluar në sitë
çdo familje duke e ulur shumën e këtyre rrogave nga 174.000 fr. ari në vit, në 95.000 fr. ari.
Aty ishte vendosur se rrogat nuk ishin të trashëgueshme. Po ashtu, femrat që martoheshin dhe
djemtë mbi 21 vjeç, e humbnin atë. Ata që vazhdonin studimet e merrnin, por deri në moshën
25 vjeç.862
Kundërshtimet u shfaqën, për ulje-ngritjet që u ishin bërë rrogave të caktuara.
Megjithë kërkesat e bëra, nuk u pranua ndërhyrje në projekt, dhe ai u miratua, siç e kishte
sjellë komisioni.
Në morinë e problemeve që rëndonin mbi popullsinë e thjeshtë, ishin taksat e shumta,
ku ndër të tjera ishte dhe tatimi i së dhjetës. Mbledhja e tij nga dhjetarët kishte lënë hapësira
të mëdha për abuzime, duke e rënduar edhe më tej gjendjen e keqe të popullsisë. Problem i
madh ishte, që kur në pamundësi mbledhjeje të taksës, tentohej që ajo, të merrej për disa vite
njëherësh, kryesisht në prodhime bujqësore, blegtorale etj. Nisma për zëvendësimin e saj, me
një tatim në të holla ishte marrë që në vitin 1928, duke përcaktuar si eksperiment zonën e
Lezhës, por kishte dështuar. Një hap i dytë u bë në vitin 1932, përsëri me një projektligj, po
edhe ai nuk u realizua për shkak të mbylljes së legjislaturës. Me kalimin e viteve, ankesat u
shtuan dhe ky sistem po shkonte drejt një degradimi të plotë, kur dhe për shkak edhe të krizës
ekonomike, mbledhja e këtij tatimi kishte dështuar. Për këto arsye, qeveria më 8 prill 1935
paraqiti “Projektligjin për zëvendësimin e së dhjetës, me një tatim në të holla”, ku u
përcaktua se ai do të përbëhej nga shuma e çmimeve të shitjeve të së dhjetës për vitet 1931-
34, të pjesëtuara për tre vjet dhe të pakësuara me 50%. Si arsye u paraqit barra e rëndë e këtij
tatimi mbi bujqit, dhe sidomos e atyre që merrnin toka me qira. Një grup i madh deputetësh e
mbështetën projektin, duke e cilësuar atë taksë të rëndë për bujkun dhe sidomos sjelljet e
dhjetarëve. Kundërshtarët ndërkohë, e shikonin heqjen e saj, dëm të madh për financat e
shtetit. Këtyre zërave iu dha përgjigje ministri i Financave, A. Dibra, duke deklaruar se
deputetët gjithmonë ankoheshin për popullin, por në këtë rast ku ishte parashikuar ulja me
50% e taksës, ata nuk ishin dakord. Sipas tij, “megjithëse qeveria parashikonte një pakësim
në të ardhura, duhet të zhdukej një herë e mirë dhjetari nga mesi, e duhet të hiqej sistemi i
vjetër i të dhjetës. Kjo do të bëhej edhe sikur të mblidhej gjysma e të ardhurave të vitit të
kaluar”.863
Megjithatë, deputetët e pranuan në parim. Më 13 prill, Komisioni i Ekonomisë dhe
Administratës e mori në shqyrtim projektin, duke bërë disa ndërhyrje të vogla teknike por
zbritja me 50% u ruajt dhe deputetët e votuan atë.864
Zbatimi i kësaj forme tatimi ndeshi në
mjaft vështirësi, pasi sipërmarrësit e kësaj takse duke humbur fitimet e tyre, rritën presionin.
Gjithashtu, nuk pati shpërndarje të drejtë të tatimit midis katundeve të ndryshme. Megjithë
ndërhyrjet e bëra, qeveria e la në fuqi deri më 31 mars 1939 sistemin e shlyerjes së të dhjetës
në të holla, në mënyrë fakultative.865
Kjo ishte një nismë pozitive qeveritare, por që për fat të
keq nuk u realizua plotësisht, për shkak të pengesave të shumta.
Shtimi i koncesioneve të huaja, solli edhe shtimin e punëtorëve shqiptarë në
ndërmarrjet e huaja që operonin në Shqipëri, por gjendja e tyre përgjithësisht ishte e
862
AQSH, F. 146, V. 1934, D. 67, fl. 352-358. 863
AQSH, F. 146, V. 1934, D. 69, fl. 184-209. 864
Po aty, fl. 290-294. 865
Beqir Meta, Politika tatimore e shtetit shqiptar 1925-1939, (Tiranë: Shkenca, 1999), 112.
165
mjerueshme, kushte të këqija pune, pagesa të vogla, vonesa të tyre, punë me orar të zgjatur
etj. Këtu kishin ndikuar një varg faktorësh: së pari, ishte tendenca e sipërmarrësve për të
përfituar më shumë prej punëtorëve; së dyti, ishte mungesa e një legjislacioni të plotë për të
drejtat e tyre; së treti, ishte interesimi i pakët qeveritar dhe korruptimi i nëpunësve që kishin
për detyrë kontrollin e shkeljeve; së katërti, ishte mungesa e sindikatave dhe shoqërive
punëtore, që me anë të peticioneve, protestave etj., të mbronin të drejtat e tyre.
Problemet e punëtorëve në disa raste tërhoqën vëmendjen e deputetëve. Në parlament
këto çështje u trajtuan specifikisht, kryesisht gjatë gjykimit të ankesave ose nismave të
ndërmarra nga deputetë të veçantë. Më 29 janar 1930, u paraqit një ankesë e zdrukthëtarëve
të Tiranës, të cilët ankoheshin se, punëtorët shqiptarë nuk preferoheshin në punë dhe
punëtorët e huaj, iu rrezikonin vendet e punës. Shumica e deputetëve kërkuan mbrojtjen e
punëtorit shqiptar dhe ndalimin e ardhjes së punëtorëve të huaj, të cilët në shumë raste
hiqeshin si specialistë. Gjithashtu u evidentua dhe gjendja e vështirë e punëtorëve shqiptarë.
S. Toptani deklaroi se, “punëtorët shqiptarë të minierës së Selenicës, ishin duke u përdorur
shumë keq. Gjatë punës kishte shembje dherash, i nxirrnin jashtë si qeni, u jepnin nga 50 - 60
lireta, kurse punëtorët e vet, sipërmarrësit i paguanin mirë dhe i mbanin si njerëz”.866
Deputetët problemin e trajtuan si mjaft shqetësues, pasi kjo gjendje e vështirë mund të sillte,
“revolta të cilat mund të rrezikonin edhe regjimin”. Deputeti K. Mjeda, theksoi se, “punëtorët
shqiptarë duhen përkrahur se proletarizmi ishte nderi i një shteti dhe një kombi, por
proletarizmi i dobët ishte rreziku i shtetit, se nga puntoria kanë ardhur revolucionet”.867
Përfaqësuesi i qeverisë konfirmoi se, nëse ligji në fuqi nuk mjaftonte për sigurimin e
punëtorëve shqiptarë, atëherë qeveria do të merrte masa për të hartuar një projekt të ri.
Shqetësimi i shprehur nga punëtorët shqiptarë dhe presioni i deputetëve ndikoi që
Ministria e Ekonomisë të hartonte një projekt të posaçëm, duke përcaktuar se, asnjë punëtor i
huaj, nuk mund të punësohej pa lejen e kësaj ministrie dhe kundërvajtësit do të gjobiteshin
deri në 1000 fr. ari.868
Një rol pozitiv në transmetimin e ankesave të punëtorëve filluan të
luanin edhe Odat e Ekonomisë. Më 6 maj 1930, Oda e Elbasanit, në një relacion për
Ministrinë e Ekonomisë, theksonte se pas ankesave të punëtorëve shqiptarë të shoqërisë
“Rragazzi” që punonin për ngritjen e urës së Shkumbinit, kishte konstatuar se kjo shoqëri
punëtorët shqiptarë i keqtrajtonte, ju paguhej rroga me vonesë, u ndaloheshin edhe dy ditë
nga rroga, dhe dhënia e saj nuk shoqërohej me dëftesat përkatëse. Kjo kishte sjellë shpesh
humbjen dhe moslikuidimin e tyre. Në vazhdim, më 30 maj 1930, Ministria e Ekonomisë i
kërkonte Ministrisë së Punëve Botore, që të ndërhynte pranë kësaj shoqërie, që të mos
përsëriteshin këto dukuri ndaj punëtorëve shqiptarë.869
Megjithatë problemet vazhduan dhe punëtorët e sollën shqetësimin e tyre në
parlament. Më 3 dhjetor 1930, N. Kiçi kërkoi që t’i rekomandohej qeverisë, që të mbrohej
mundi i këtyre punëtorëve, pasi për 5 korona në ditë ata nuk mund t’i adresoheshin gjyqit,
sepse kështu u ishte rekomanduar.870
Në të vërtetë çështja nuk gjeti zgjidhje, as pas insistimit
të deputetëve. Zgjidhja e vetme e adresuar ishte gjyqi, që do të thoshte shpenzime financiare,
zvarritje në kohë, që për shumë punëtorë ishte një mundim më tepër.
866
AQSH, F. 146, V. 1930, D. 77, fl. 235. 867
Po aty, fl. 233. 868
Ora, nr. 228, 22 nëntor 1930, 1, artikulli “Qeveria hartoi ligj për kontrollimin e punëtorëve të huaj”. 869
AQSH, F. 177, V. 1930, D. 284, fl. 2-3. 870
AQSH, F. 146, V. 1930, D. 80, fl. 632.
166
Pavarësisht se pas shpalljes së monarkisë ishin miratuar shumë ligje të reja, por për të
drejtat e punëtorëve mungonte një i tillë. Si zgjidhje kryesore, ishte nënshkrimi i kontratave
me sipërmarrësit, ku në shumicën e rasteve nuk respektoheshin nga ata. Kjo solli një shtim të
ankesave të punëtorëve për trajtimin dhe kushtet e punës, pranë firmave të huaja, duke ua
përcjellë të gjitha instancave shtetërore. Parlamenti Shqiptar në shumicën e rasteve, i trajtoi
këto ankesa në grup. Në momente të veçanta kur komisioni i lutjeve nuk binte dakord me
qeverinë, atëherë çështja paraqitej përpara deputetëve. Më 29 mars 1934, u diskutua mbi
lutjen e Shuaip Sulës e Anton Cicit kundër Shoqërisë ‘Stacioli”, pasi A. Cici nga 1.400 fr. ari
kishte marrë vetëm 400, ndërsa Sh. Sula nuk kishte marrë asgjë. Komisioni i lutjeve kishte
ngelur i pakënaqur nga shpjegimet e ministrit të Punëve Botore, prandaj çështjen ia referoi
deputetëve.871
Ata kërkuan shpjegime nga ministri S. Saraçi, i cili ndër të tjera deklaroi se, në
bazë të kontratës qeveria ishte e detyruar të ndërhynte vetëm për punëtorët, dhe për asistentët
nuk kishte ndonjë detyrim. Për punëtorët shoqëria kishte paraqitur një dëftesë, ku ato
deklaronin se kishin tërhequr 400 fr. ari dhe se nuk kishin të tjera për të marrë. Nëse
sipërmarrësi e kishte detyruar ta bënte, nuk ishte në kompetencën e kësaj shoqërie ta gjykonte
këtë. Sa për Sh. Sulën, ai kishte qenë asistent dhe ministria nuk e kishte në kontratë. Për këtë,
ai duhej t’i drejtohej gjyqit. K. Radovicka reagoi ashpër, duke deklaruar se, “qeveria nuk
duhet të luste sipërmarrësin por ta detyronte”. Ai theksoi se, vonesa në pagesa vinte ngaqë
autoritetet e larta drejtuese nuk interesoheshin për të drejtat e punëtorisë shqiptare, dhe kur
këta janë drejtuar në ministritë përkatëse, “janë përzënë me shqelma”. Duke shprehur
keqardhjen për autoritetet e larta që flisnin si avokatët e shoqërisë, ai e mbylli fjalimin e tij,
duke theksuar se, “të jetë i sigurtë z. Ministër, se kur të vijë koha do t’i kërkoj hesapet”.872
Edhe deputetët e tjerë kërkuan mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve shqiptarë, por si
gjithmonë çështja i kaloi gjyqit.
Si përfundim, mund të themi se pavarësisht ndërhyrjeve të parlamentit, situata e
punëtorëve shqiptarë, pranë firmave të huaja gjatë periudhës së monarkisë ka qenë e vështirë.
Duke qenë se raporti sipërmarrës-punëtor funksiononte mbi bazën e kontratës, parlamenti e
kishte të vështirë të ndërhynte. Edhe qeveria veproi me disa standarde në këtë drejtim. Nga
njëra anë u dha mbështetje punëtorëve, por mosfunksionimi i organizmave të saj, solli
probleme. Edhe në momentin kur u janë dhënë disa të drejta punëtorëve, ata u panë si rrezik,
dhe ishin vetë organizmat qeveritarë që reaguan ashpër kundër tyre, duke pasur dhe
mbështetjen e parlamentit. Kështu, në kohën e qeverisë së M. Frashërit, punëtorët u lejuan të
krijonin shoqëri dhe të kërkonin të drejtat e tyre. Por, kur për realizimin e tyre filluan
demonstratat, kjo u cilësua si rrezik për regjimin, u shtypën me forcë dhe u shpërndanë
shoqëritë. Pas largimit të qeverisë së M. Frashërit, ajo e K. Kotës e forcoi më tepër dhunën
ndaj protestave të punëtorëve. Këtu ndikoi edhe fakti që në mesin e tyre, filluan të
përhapeshin idetë komuniste, të cilat ishin të papajtueshme me regjimin në fuqi. Kështu që
nga mesi i dytë i viteve ’30, përveç sipërmarrësve të huaj, në keqësimin e gjendjes së
punëtorëve ndihmuan edhe organizmat qeveritarë, me dhunën e përdorur. Për këtë arsye edhe
trajtimi i problematikave të tyre, në parlament ka qenë i pakët.
Në keqësimin e jetesës së popullsisë shqiptare, përveç të tjerave ndikuan edhe
fatkeqësitë natyrore, si tërmetet dhe përmbytjet. Më 21 nëntor 1930, qarku i Vlorës u trondit
nga një tërmet i fuqishëm. Në Lepenicë, Brataj, Tërbaç, Vranisht thuajse nuk mbeti asnjë
871
AQSH, F. 146, V. 1933, D. 69, fl. 367. 872
Po aty, fl. 368-370.
167
shtëpi në këmbë. Po ashtu edhe në krahinën e Dukatit dhe të Himarës. Të vdekurit e gjetur
për momentin ishin 20.873
Ky tërmet solli reagimin e organizmave qeveritarë, por edhe
parlamenti u tregua shumë i vëmendshëm ndaj kësaj situate. Të nesërmen më 22 nëntor
deputetët kërkuan informacion nga ministri i Brendshëm M. Juka për dëmet e ndodhura dhe
masat që ishin marrë. Nga raportimi rezultonte se, ishin 600 shtëpi të shembura, 23 të vdekur,
mbi 300 të plagosur. Drejt këtyre zonave ishin nisur 500 çadra, 2 mjekë dhe qeveria do të
sillte një projektligj në parlament për ndihmën e këtyre zonave. Deputetët kërkuan që ajo të
sillte sa më shpejt nismat dhe insistuan që të informoheshin shpesh, mbi masat e marra dhe
efektet e tyre.874
Për këtë ngjarje edhe interesimi i mbretit ka qenë i madh. Ai dërgoi më 22 nëntor
1930, Leon Gilardin në Vlorë, i cili vizitoi të gjitha zonat e prekura nga tërmeti, duke dhënë
menjëherë informacione për Oborrin Mbretëror mbi situatën e rënduar dhe ndihmat imediate
që nevojiteshin, si dhe bëri propozime konkrete. Sipas tij, duhej pushuar nga puna nënprefekti
i Himarës për paaftësi në menaxhimin e situatës, shkollat e katundeve Dukat, Palasë, Dhërmi
duheshin mbyllur deri në fund të dhjetorit, pasi katundet Dukat e Palasë ishin shembur krejt
dhe të mos lejohej rindërtimi i tyre, në vendet e mëparshme. Për viset e dëmtuara nevojiteshin
923 baraka të cilat kushtonin 90.000 fr. ari që mund të ngriheshin për 2 javë. Për të pakësuar
shpenzimet, u propozua të merreshin 50 nxënës të shkollës teknike me profesor Kol Jaka dhe
5 oficerë të xhenios me 50 ushtarë.875
Vlen të theksohet se menjëherë pas kësaj ngjarje, veprimtaria e deputetëve ka qenë
intensive në dy drejtime: së pari, u treguan insistues në kontrollimin e veprimtarisë qeveritare
dhe miratimin e shpejtë të nismave të saj, për zbutjen e pasojave të tërmetit. Më 26 nëntor,
disa prej tyre hodhën akuza ndaj qeverisë dhe organizmave të saj, për mosmenaxhim të
situatës. F. Alizoti theksoi se qeveria, nuk po informonte mbi gjendjen pas tërmetit. Ai akuzoi
dhe nënprefektin e Himarës, që nuk kishte shkuar në Dhërmi, por kishte dërguar një kapter.
Sipas tij, ishin 7000 njerëz që vuanin.876
Ministri M. Juka iu përgjigj se nuk kishte marrë
ankesa nga terreni dhe mbreti kishte dhënë urdhrat e nevojshëm; do të formohej komisioni i
ndihmave dhe Kryqi i Kuq së bashku me organizatën Gruaja Shqiptare ishin duke dhënë
ndihmë, se çadrat që ka pasur në dispozicion ushtria, i ka dërguar dhe ishte bërë gati një
projektligj për 20.000 fr. ari, por mund të shtoheshin edhe 80.000 të tjera. Megjithëse,
deputetët kërkuan që të merreshin masa të mëtejshme, shumica e tyre e mbështetën qeverinë
dhe e falënderuan për nismat që ajo kishte marrë. Po aty u paraqit projektligji për krijimin e
një fondi prej 20.000 fr. ari për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti i Vlorës, që u
pranua dhe u dërgua në komision. Po atë ditë Komisioni i Financave e pranoi pa ndryshime
dhe ai u votua menjëherë.877
Vlora u vizitua edhe nga motrat e Zogut, gjithashtu kudo në
Shqipëri, por sidomos në kryeqytet u mblodhën shumë ndihma, për banorët e dëmtuar.
Ndihma financiare dhe çadra u ofruan edhe nga qeveria italiane; së dyti, në terren zbriti edhe
një përfaqësi e deputetëve dhe pas rikthimit më 8 dhjetor në parlament, I. Xhindi deklaroi se
mjerimi i prefekturës së Vlorës ishte i papërshkruar. Sipas tij, nga çarja e tokës dhe nga
shirat, shihej e nevojshme shpërngulja e plotë e katundeve Palasë, Dhërmi, Brataj, Tërbaç dhe
873
Ora, nr. 228, 22 nëntor 1930, 1, artikulli “Një termet i forte në katundet e Vlorës. Përmbi 20 të vrarë”. 874
AQSH, F. 146, V. 1930, D. 80, fl. 516-519. 875
AQSH, F. 150, V. 1930, D. III-1277, fl. 28. 876
AQSH, F. 146, V. 1930, D. 80, fl. 551. 877
Po aty, fl. 553-576.
168
Dukat. Pa strehë ishin 6000 njerëz. I gjithë populli ishte në mjerim. Megjithatë ai falënderoi
të gjithë për ndihmat e dhëna, duke mos harruar ndihmën italiane prej 250.000 liretash.
Gjithashtu, ai kërkoi nga qeveria shqiptare të merrte masa shtesë, se gjendja e popullit ishte e
keqe.878
Në po atë mbledhje qeveria paraqiti për njoftim një projektligj mbi transferimin e një
fondi prej 60.000 fr. ari për të dëmtuarit e Vlorës. Më 10 dhjetor ai u paraqit për diskutim dhe
deputetët e pranuan pa debate. Më 15 dhjetor, Komisioni i Financave e shqyrtoi dhe e pranoi
pa ndryshime.879
Pa kaluar mirë pasojat e tërmetit të Vlorës, më 28 janar 1931, deputetët e Korçës
njoftuan në parlament për një tërmet të rënë në këtë qytet, ku ishin prishur 500 shtëpi dhe
shumë të tjera rrezikonin të shembeshin. M. Juka deklaroi se, kishin kërkuar nga prefektura
se çfarë nevojash kishte, megjithatë pa e pritur këtë, qeveria kishte sjellë një projektligj ku
parashikoheshin 40.000 fr. ari, për dëmet. Ai u miratua me shpejtësi nga deputetët dhe po atë
ditë, Komisioni i Financave e mori në shqyrtim dhe e pranoi pa ndryshime.880
Më 4 shkurt
1931, qeveria solli projektligjin tjetër, për shtimin e një fondi prej 60.000 fr. ari, për të
dëmtuarit e tërmetit në Korçë. Edhe ky u pranua pa ndryshime brenda një dite në dy mbledhje
të ndryshme nga deputetët dhe Komisioni i Financave.881
Deputetët e Korçës zbritën vetë në
terren dhe më 9 shkurt kërkuan 2 javë leje për shkak se, ndodheshin nëpër barakat e të
dëmtuarve, duke i vizituar. Nga ana tjetër, qeveria në një qarkore dërguar gjithë prefekturave,
kërkohej t’i bëhej thirrje popullit për të dhënë ndihma për të dëmtuarit, të cilat pavarësisht
varfërisë që ishte në vend, nuk munguan. Ndihma u dhanë edhe nga organet e shtypit dhe
kapitali shqiptar. Kështu gazeta “Ora” të gjitha fitimet nga shitjet e numrave të saj për një
jave, vendosi t’i kalojë në ndihmë të këtyre njerëzve. Po ashtu, shoqëria SITA ka dhënë 1.500
fr. ari.882
Për menaxhimin e ndihmave dhe për të shmangur parregullsitë, më 2 mars 1931 me
vendim të Këshillit të Ministrave u krijua një komision nën kryesinë e P. Evangjelit. Ai do të
merrte në dorëzim të gjitha fondet dhe llogaritë, që ishin dhënë për të dëmtuarit nga tërmeti i
Korçës, bashkë me dokumentet justifikuese. Sipas nevojave të paraqitura nga komisioni lokal
i Korçës, ose pas konstatimeve të bëra direkt, do të dërgonte dhe shumat e të hollave. Ai
gjithashtu do të kujdesej për nevojat e të dëmtuarve nga tërmeti dhe do të përgatiste projektet
dhe preventivat për ndërtimin e shtëpive.883
Problemi parësor për të dy rastet, ishte strehimi i
njerëzve, pasi ishte shembur një numër i madh banesash dhe shumë prej të tjerave, ishin bërë
të pabanueshme. Për këtë arsye, më 11 mars u paraqit projektligji mbi përjashtimin nga taksat
shtetërore dhe komunale të pyjeve, guroreve dhe materialeve që do të përdoreshin për
rregullimin e godinave të dëmtuara nga tërmeti. Përjashtimi do të përfshinte, lëndën drusore,
gëlqeren, tullat dhe tjegullat, për rregullimin dhe ndërtimin e gjithë shtëpive të dëmtuara nga
tërmeti i Vlorës dhe Korçës. Edhe dhuratat që vinin nga jashtë për këta banorë, liroheshin nga
taksa doganore, pas propozimit të komisionit të posaçëm të formuar për organizimin e
878
AQSH, F. 146, V. 1930, D. 81, fl. 10-14. 879
Po aty, fl. 146. 880
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 91, fl. 190-201. 881
Po aty, fl. 258-261. 882
Ora, nr 288, 4 shkurt 1930, 1, artikulli “Fushata e qeverisë për të ndihmuar popullsinë e Korçës”. 883
Fletorja Zyrtare, nr. 16, 14 mars 1931, 4.
169
ndihmave që i drejtoheshin të dëmtuarve. Ky përjashtim do të vazhdonte deri në fund të
shtatorit 1932.884
Deputetët e pranuan pa debate.
Komisioni i Financave e mori në shqyrtim projektin më 16 mars. Ai e miratoi, por
duke shtuar një paragraf në art.1 që, për përjashtimin nga taksat të formohej një komision prej
Prefektit ose Nënprefektit, Drejtorit ose nëpunësit të financave, Kryetarit të bashkisë, prej
inxhinierit ose nëpunësit të zyrës botore. Ai do të vërtetonte dëmin e shkaktuar nga tërmeti, si
dhe nevojën, për sasinë e lëndës së përmendur në këtë nen. Ndryshimi solli përplasje mes
deputetëve dhe qeverisë. Ministri i Financave K. Thaçi, deklaroi se, qeveria kishte formuar
një komision që do të merrej përgjithësisht me këtë punë. Nëse kjo shtojcë ishte vetëm për
ndërtesat, qeveria ishte dakord, por për çështjet e tjera mjaftonte komisioni që ishte.
Deputetët theksuan se, përjashtimi absolut që kishte bërë qeveria linte hapësira për abuzime,
ndërsa ky komision vërtetonte nevojat reale në vend dhe ishte për taksat, ndërsa komisioni
qeveritar ishte për ndihmat. Me këtë sqarim, ministri i Financave ra dakord. Po ashtu edhe
deputetët e miratuan.885
Pra, në këtë mënyrë duke deleguar kompetenca dhe përgjegjësi tek
organizmat lokalë dhe duke e shtuar numrin e anëtarëve të komisioneve, deputetët u kujdesën
që evidentimi i nevojave të ishte sa më i saktë dhe të shmangeshin sa të ishte e mundur,
praktikat korruptive për këto raste.
Pavarësisht kësaj në kuadrin e ndihmave për përballimin e këtyre fatkeqësive, në
menaxhimin, sidomos të atyre financiare, u vërejtën parregullsi dhe abuzime nga nëpunësit
shtetërorë, kryesisht të atyre në nivel lokal. Jo vetëm kaq, por abuzuesit u mbrojtën nga
nëpunës të tjerë, gjë e cila u konstatua nga kontrollet. Kështu, Kryeinspektori i Oborrit
Mbretëror më 3 dhjetor 1931, nga kontrolli i bërë llogarive të ndihmave të tërmetit të Vlorës,
kishte konstatuar që një shumë prej 4779.05 fr. ari nuk rezultonte fare në arkë. Sipas raportit,
arkëtari i bashkisë që ishte njëkohësisht edhe arkëtar i nënkomisionit për ndihmat nga tërmeti,
kishte bërë tërheqje të mëdha pa autorizim, prej të hollave të mbledhura për të dëmtuarit nga
tërmeti. Nga ana tjetër, komisari i policisë së qytetit e mbronte arkëtarin, duke theksuar se ai
kishte sjellje të mira. Megjithatë, Kryeinspektori e akuzoi atë, për përvetësimin e kësaj shume
dhe kërkoi hetim nga prokuroria e Vlorës. Kjo solli që, arkëtari të pushohej nga puna dhe të
hetohej.886
Përveç tërmeteve, një fenomen shqetësues që godiste pjesë të caktuara të vendit
pothuajse çdo vit, ishin përmbytjet. Shkaktarë kryesorë i tyre ishin mungesa e argjinaturave,
bonifikimeve, degradimi i territorit, reshjet e shumta etj. Në fund të tetorit 1933, shirat e
mëdha sollën përmbytje në zonën e Përmetit. A. Zogu në një mesazh për prefekturën e
Gjirokastrës, më 31 tetor 1933, theksoi se ishte porositur qeveria, që të merrte masat e duhura
për ndihmat dhe nga prefekti kërkoi që të shkonte në Përmet dhe t’u shfaqte familjarëve të
viktimave ngushëllimet e tij. Më 3 nëntor 1933, në një relacion tjetër për Kryeministrinë ai
kërkoi, që 10.000 fr. ari t’i dërgoheshin komisionit të posaçëm të formuar për këtë qëllim.887
Deputetët, sidomos ata të zonave të jugut, i mirëpritën këto nisma. Më 4 nëntor 1933, H.
Delvina falënderoi qeverinë për masat e marra për këtë përmbytje, si dhe mbretin, “i cili nuk
e kishte kursyer asnjëherë ndihmën e tij”.888
Nga ana e saj, qeveria nuk humbi kohë në
884
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 91, fl. 568. 885
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 92, fl. 72-74. 886
AQSH, F. 150, V. 1931, D. I-156, fl. 1-16. 887
AQSH, F. 150, V. 1933, D. III-658, fl. 1-3. 888
AQSH, F. 146, V. 1933, D. 66, fl. 210.
170
realizimin e kërkesës së mbretit. Më 6 nëntor 1933, ajo paraqiti projektligjin për krijimin e
një kapitulli 22. Bis, “Subvencion e shpenzime gjithfarësh për të dëmtuarit nga përmbytja e
Përmetit”. Fondi i përcaktuar ishte 10.000 fr. ari. Deputetët e miratuan pa debate, po ashtu
edhe Komisioni i Financave. Zogu e dekretoi më 10 nëntor dhe ai hyri në fuqi më 17 nëntor
1933.889
Fatkeqësitë natyrore vazhduan edhe në vitet në vazhdim. Për sa i përket tërmeteve, në
fillim të shkurtit 1934, qarku i Durrësit u godit nga një i tillë, me një intensitet më të vogël se
ai i Vlorës dhe Korçës, por që solli dëme. Pas bërjes së bilancit më 24 shkurt 1934, qeveria
paraqiti përpara deputetëve projektligjin për krijimin e artikullit 22, mbi subvencion e
shpenzime gjithfarësh për të dëmtuarit nga tërmeti në qarkun e Durrësit, me një fond prej
10.000 fr. ari. Deputetët e miratuan pa debate, po ashtu edhe Komisioni i Financave.890
Ligji
hyri në fuqi më 23 mars 1934.891
Fundi i vitit 1937 ka qenë i vështirë për sa i përket kushteve atmosferike, pasi në
dhjetor, pjesë të mëdha të territorit të vendit, u përfshinë nga përmbytjet. Për përballimin e
situatës, bashkërenduan punën organizmat shtetërorë në nivel qendror dhe lokal. Po ashtu
erdhën donacione nga jashtë dhe nga shoqëritë kapitaliste shqiptare. Kjo çështje u trajtua
edhe në parlament. Më 18 dhjetor 1937, deputeti A. Dibra falënderoi fillimisht Italinë për
ndihmën e dhënë prej 1.5 milion liretash, po ashtu dhe shoqëritë shqiptare SITA e STAMLES
dhe kërkoi që në komisionin që do të formohej nga qeveria për përmbytjet, përveç ministrave
të përfshiheshin edhe deputetë.892
Kërkesa u mbështet edhe nga deputetët e tjerë, të cilët bënë
edhe ata falënderimet e tyre, ku nuk harruan të përmendin që, Zogu kishte ditur të zgjedhë në
politikën e jashtme, “popullin më fisnik atë italian”. Madje, F. Alizoti kërkoi që të formohej
nga parlamenti një komision, ose vetë paria e tij, të shkonte në legatën italiane dhe të shprehte
falënderimet.893
Në të vërtetë nga hulumtimi i dokumenteve rezulton që, përgjigja për
përbërjen e komisionit për përmbytjet, nuk erdhi asnjëherë nga qeveria, por as deputetët nuk e
kërkuan më.
Nga mungesa e strehimit dhe gjendja e keqe e shumë shtëpive, për disa shtresa të
popullsisë, situata bëhej alarmante në momentet e përkeqësimit të kushteve klimaterike,
sidomos në dimër. Shtresat e varfra, kryesisht të qyteteve, në pamundësi financiare rrezikonin
jetën nga i ftohti. Kjo ndikoi që deputetë të caktuar, të kërkonin nga qeveria, ndihmë për to.
Më 29 dhjetor 1937, M. Kaso theksoi se dimri i atij viti ishte shumë i egër, ishte rritur shumë
çmimi i druve dhe qymyrit, duke sjellë vështirësi në blerje nga populli. Ai kërkoi që parlamenti t’i
rekomandonte qeverisë marrjen e masave, për të caktuar një çmim të arsyeshëm, që të varfrit, të
mos vdisnin nga të ftohtit. Kërkesa u përkrah edhe nga deputetët e tjerë.894
Situata shumë e
vështirë, kërkesa e deputetit e bërë publike dhe përkrahja e kolegëve, e detyruan qeverinë të
vepronte dhe më 15 janar 1938, në parlament u paraqit një shkresë e Kryeministrit, ku
lajmëronte se ishin marrë masat e duhura, për uljen e çmimit të druve e të qymyrit.895
889
Fletorja Zyrtare, nr. 66, 17 nëntor 1933, 1. 890
AQSH, F. Parlamenti, nr. 146, V. 1933, D. 68, fl. 246. 891
Fletorja Zyrtare, nr. 15, 23 mars 1934, 4. 892
AQSH, F. 146, V. 1937, D. 75, fl 4-5. 893
Po aty, fl. 6-9. 894
Po aty, fl. 195. 895
Po aty, fl. 290.
171
Nga sa më sipër, rezulton se, për sa i përket lehtësimit të problemeve të popullsisë, të
shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore roli i deputetëve ka qenë i madh, në disa drejtime: së pari,
me ndërhyrjet e tyre e kanë nxitur qeverinë në shpejtimin e marrjes së nismave, për zbutjen e
pasojave; së dyti, krijuan të gjitha hapësirat e mundshme, duke votuar shumë shpejt çdo
nismë ligjore për ndihmë ndaj të dëmtuarve, madje disa prej tyre u miratuan brenda një dite;
së treti, shumë prej tyre shkuan në terren, duke i evidentuar vetë problemet. Përveç kësaj këto
vizita, ndikuan mbi organizmat qendrorë dhe lokalë, për të kryer sa më mirë punën e tyre; së
katërti, me ndërhyrjet e tyre, modifikuan disa nisma ligjore qeveritare, i përmirësuan ato, gjë
e cila dha një impakt pozitiv mbi të dëmtuarit; së pesti, nga kontaktet dhe informacionet që
ata merrnin nga zonat e tyre, ndihmuan në goditjen e abuzimeve që u bënë me ndihmat e
dhëna për të dëmtuarit; së gjashti, me thirrjet e bëra ndikuan sidomos tek shtresat e pasura
dhe bizneset e mëdha, për dhënie ndihmash për këto fatkeqësi.
172
KREU IV
PROBLEMET SOCIAL – KULTURORE NË BISEDIMET
PARLAMENTARE
4.1. Parlamenti dhe problemet arsimore
Gjatë periudhës së republikës, pikërisht në vitin 1927 u rikthye Ministria e Arsimit, u
bënë përpjekje për shtimin e shkollave, kualifikimin e mësuesve, u miratua ligji për
kategorizimin e arsimtarëve. Në gjysmën e parë të vitit 1928, u morën disa nisma të reja në
fushën e arsimit. Në muajin prill të atij viti, u diskutua dhe miratua në parlament, “Ligji
Organik i Arsimit”, duke përcaktuar ndarjen, funksionimin dhe llojet e shkollave, detyrat e
drejtuesve, mësuesve, nxënësve, prindërve etj. U miratua dhe “Shtojca e ligjit të datës 12
qershor 1927 mbi kategorizimin e arsimtarëve”. Po në prill të atij viti u paraqit “Projekti mbi
ndërtesat shkollore”, ku banorët do të kontribuonin me shpenzimet e tyre, nëse nuk do të dilte
buxheti i bashkive dhe komunave. Në arsimin fillor, shteti angazhohej të paguante vetëm
rrogën e mësuesit. Megjithatë arsimi vuante nga një sërë mangësish si, mungesa e shkollave,
mësuesve, analfabetizmi i thellë etj. Një problem i madh ishin shkollat e huaja private,
sidomos ato minoritare greke në jug të vendit, të cilat në shumicë ishin jashtë kontrollit
qeveritar.
Menjëherë pas shpalljes së monarkisë u dhanë sinjale pozitive për zhvillimin e arsimit
nga vetë kryeministri K. Kota. Më 10 shtator 1928, me rastin e paraqitjes së programit të
qeverisë së tij, ai deklaroi se, do të ndiqej një politike e tillë arsimore që brezi i ri, të edukohej
me ide kombëtare. Përparësi do t’i jepej shkollave teknike, por kjo do të sillte pakësim të
gjimnazeve. Ishin përgatitur programe të reja për shkollat fillore dhe të mesme, dhe personeli
mësimdhënës ishte duke u përmirësuar.896
Për shkollat teknike, ishin lidhur marrëveshje me
shtetin italian për ngritjen e disa shkollave profesionale italiane në Shqipëri. Për drejtimin e
tyre më 1 dhjetor 1928, pranë Ministrisë së Arsimit, u krijua seksioni i shkollave
profesionale. Në krye të këtij seksioni u caktua inxhinieri italian Plinio Luraski (Plinio
Luraschi).897
Me hartimin e Statutit Themeltar të Monarkisë, në dy nene të tij u përcaktuan linjat
themelore të arsimit në Shqipëri. Në nenin 206, përcaktohej që, “Arsimi fillor për të gjithë
shtetasit shqiptar ishte i detyruar dhe në shkollat e shtetit jepej falas” dhe në nenin 207
theksohej se, “konform ligjeve dhe brenda principeve e programeve të pranuara prej shtetit
për shkollat e veta dhe kurdoherë nën kontrollin efektiv të qeverisë, vetëm shtetasit shqiptarë
mund të hapin shkolla të ndryshme private”. Sipas tij, “të huajt në përshtatje me ligjet, mund
të lejoheshin vetëm për shkolla teknike e bujqësie me program teori e praktikë. Gjithashtu
mund të hapeshin edhe prej komuniteteve fetare shqiptare, shkolla fetare me lejen e ministrisë
përkatëse e në përputhje me ligjet. Numri i shkollave fetare të çdo komuniteti, por edhe numri
896
AQSH, F. 146, V. 1928, D. 91, fl. 128-129. 897
Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, Vëllimi I, (Tiranë: Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Instituti i Studimeve Pedagogjike, 2003), 429.
173
i nxënësve të tyre, do të caktohet prej ministrisë përkatëse me vendim të Këshillit të
Ministrave”.898
Në realitet, në Shqipërinë e kohës, shumica e institucioneve arsimore të efektshme në
këtë periudhë, drejtoheshin prej organizatave fetare, ose prej të huajve. Shqipëria nuk kishte
institute të arsimit të lartë. Në veri të vendit jezuitët dhe françeskanët drejtonin shkolla që
plotësonin deri diku nevojat lokale. Amerikanët kishin ngritur një shkollë teknike dhe dy
kolegje bujqësore, të drejtuara dhe të financuara prej tyre. Italianët jepnin kontributin më të
madh nëpërmjet katër shkollave profesionale që ishin hapur në Shqipëri. Në Shqipërinë e
Jugut kishte një numër shkollash, mësues të kualifikuar dhe niveli i arsimit ishte relativisht i
lartë.899
Megjithatë, këto shkolla nuk mbulonin nevojat për arsim dhe kërkesat ishin më të
larta.
Qeveria shqiptare filloi marrjen e masave përkatëse, duke përcaktuar në programin e
saj, se arsimi do të zhvillohej në fushat që kishin lidhje me nevojat e vendit, me synim
zhvillimin e kombit. Do të hapeshin konvikte, shkolla profesionale duke i dhënë rëndësi
edukatës fizike dhe mësimeve të veçanta për të siguruar forcimin e moralit dhe të ndjenjave
kombëtare.900
E nevojshme për fusha të veçanta të arsimit, sidomos pas lidhjes së
marrëveshjeve të reja, ishte përmirësimi i kuadrit ligjor. Nismat qeveritare në këtë drejtim,
gjetën mbështetje në parlament. Më 28 janar 1929, u paraqit shtojca e ligjit organik të arsimit,
pasi kishte mangësi në shkollat profesionale. Aty ishte vendosur krijimi i një seksioni për
shkolla profesionale, që do të rregullohej provizorisht prej një organizatori të huaj. Do të
caktohej edhe një sekretar me detyrën e një përkthyesi, dhe një kryellogaritar. Deputetët e
pranuan pa debate.901
Komisioni i Arsimit më 29 janar e pranoi gjithashtu pa ndryshime.
Duke përfituar nga mungesa e një kuadri ligjor të saktë dhe e inspektimeve të
rregullta, në vend ishin hapur me dhjetëra shkolla private të huaja, të cilat vepronin në
shumicën e tyre jashtë kuadrit të Ministrisë së Arsimit, sidomos në shkollat minoritare në jug
të Shqipërisë. Në raportet zyrtare evidentohej se, shumë mësues privatë të atyre shkollave,
nuk e njihnin gjuhën shqipe, merrnin subvencione prej qeverisë greke dhe rroga prej një
organizate vorio-epirote të Janinës, kryetar i së cilës ishte mitropoliti i Janinës, me qëllim
përhapjen e arsimit grek në këto zona. Për ta zgjidhur këtë, kërkohej që në çdo shkollë
qeveritare të minoritetit grek, mësuesit të ishin shqiptarë, ose të paktën mësuesit minoritarë të
dinin gjuhën shqipe, të preferoheshin nga autoritetet e vendit dhe të paguheshin të gjithë nga
qeveria shqiptare. Edhe shkollat private duhet të ndiqnin të njëjtin program me atë të
shkollave qeveritare.902
Pas këtyre informacioneve, në drejtim të këtyre shkollave u nisën inspektorët J. Minga
dhe I. Sejfullai. Në maj 1929, ata paraqitën relacionin e tyre, ku rezultonte që shumica e
informacioneve ishin të sakta dhe propozuan që shkollat private që nuk kishin ndërtesa të
përshtatshme të mbylleshin, ndërsa ato me largësi të vogël të bashkoheshin në një shkollë
qendrore, duke pasur një kryemësues shqiptar qeveritar dhe një privat që zotëronte të dy
gjuhët; që shkollat private me largësi më të vogël se 20 minuta me ato qeveritaret, të
898
Statuti Themeltar i Mbretnis…, 32. 899
B J. Fischer, Mbreti Zog…,183. 900
AQSH, F. 146, V. 1929, D. 86, fl. 14-16. 901
AQSH, F. 146, V. 1929, D. 87, fl. 3-4. 902
AQSH, F. 152, V. 1929, D. 206, fl. 3-5.
174
bashkoheshin; të hapej një kurs për gjuhën shqipe dhe të detyroheshin të merrnin pjesë të
gjithë mësuesit e gjuhës greke. Në këtë mënyrë do të largoheshin mësuesit e paaftë dhe
elementët e dëmshëm për arsimin kombëtar. Kështu, sipas relacionit, jo vetëm do të
pakësohej numri i këtyre shkollave, “por dhe arsimi kombëtar do të çlirohej nga fryma e huaj
dhe antikombëtare”.903
Pas kësaj, Ministria e Arsimit urdhëroi, që për vitin e ri shkollor të mos përsëritej
asnjë kontratë me pleqësitë e katundeve minoritare greke, për mësuesit privatë të shkollave
private e zyrtare, pa iu nënshtruar këtij provimi përpara një komisioni në Gjirokastër.
Përveç këtyre shkollave, me leje të posaçme nga Këshilli i Ministrave, gjatë viteve
1928-29, u hapën disa shkolla fillore për fëmijët e organizatorëve ushtarakë dhe civilë
italianë, si në Vlorë, Durrës, Tiranë. Por në to, filluan të shkonin edhe fëmijë shqiptarë,
kryesisht të shtresave të pasura, të cilët përveç të tjerave mësonin gjuhën italiane dhe
edukoheshin sipas kulturës italiane. Shumë shpejt për këto shkolla, sidomos për atë të Vlorës,
erdhën ankesa, ku theksohej se, shkuarja e fëmijëve shqiptarë në këtë shkollë ishte në
kundërshtim me Statutin, pasi ata mësonin me metoda të huaja dhe edukoheshin me
propagandë italiane dhe se kështu, “do të humbisnin ndjenjën kombëtare, prandaj duhet të
ndaloheshin”.904
Megjithatë, ndikimi italian në arsim filloi të rritej, pasi përveç këtyre
shkollave edhe ato profesionale ishin me organizatorë dhe mësues kryesisht italianë. Po
ashtu, për studentët shqiptarë u shtua fondi i bursave italiane.
Në Shqipëri ekzistonin dhe disa shkolla amerikane të ngritura nga misionet
protestante dhe Kryqi i Kuq amerikan. Ato ishin shkolla kryesisht teknike, që kishin një
kontribut të çmuar në të mirë të arsimit shqiptar. Pas shpalljes së monarkisë numri i tyre erdhi
duke u shtuar. Pas disa tratativave të bëra, qeveria shqiptare më 18 qershor 1929 ratifikoi
marrëveshjen me Samuel Irvinin për ngritjen e një kolegji shqiptaro-amerikan. Drejtori dhe
mësuesit do të ishin amerikanë dhe mësimet do të zhvilloheshin në anglisht. Gjuha, letërsia
shqipe dhe historia e Shqipërisë do të jepeshin nga mësues shqiptarë. Programet mësimore do
të miratoheshin nga Ministria e Arsimit dhe shkolla do të ishte nën kontrollin e saj. Në kolegj
do të hapej edhe një seksion për vajza. Për programin praktik, shkollës do t’i jepeshin 150 ha
tokë për fermën e për ndërtesa, 30 ha pyll dhe 500 metër gjatësi vije bregdetare.905
Në kuadrin e zbatimit të programit qeveritar, për zhvillimin e arsimit filloi
përzgjedhja e specialistëve më të mirë në këtë drejtim. Për këtë, në Tiranë u thirr një
komision pedagogjik i përbërë nga M. Logoreci, M. Ivanaj, O. Myderizi, S. Papahristo, B.
Sinani, dhe A. Paluca, të cilët pas një pune të bërë, paraqitën platformën e tyre. Aty ishte
parashikuar që arsimi fillor të ishte me 7 klasë, duke e ndarë në dy periudha prej 4 dhe 3
klasësh. Periudha e dytë do të merrte orientim praktik, duke u plotësuar me drejtimet në
bujqësi, blegtori dhe tregti sipas nevojës. Gjimnazet do të ishin prej 8 vitesh me drejtim
klasik dhe real. Do të ndaheshin në dy periudha, e para 4 vjet me mësime të përbashkëta dhe
e dyta po 4 vjet, me mësime të ndara, ku do të kishin përparësi literatura, gjuhët klasike dhe
shkenca. Në shkollën normale që ishte 5 vjet do të hynin nxënësit që kishin kryer shkollën
903
Po aty, fl. 10-21. 904
AQSH, F. Ministria e Arsimit, nr. 195, V. 1929, D. 75, fl. 25, 29. 905
Iljaz Gogaj, Instituti shqiptaro-amerikan i Kavajës dhe Charles Teleford Ericksoni, (Tiranë: Logoreci, 2006),
43.
175
fillore 7-klasëshe. Do të bëhej trajnimi i mësuesve të pakualifikuar me kurse 2-vjeçar si dhe
do të hapeshin shkolla pune, kurse nate etj.906
Problemet me shkollat e huaja, ankesat në drejtim të tyre dhe iniciativat qeveritare për
reforma të reja, sollën që gjatë vitit 1930, të pasqyrohej në programin qeveritar, çështja e
kombëtarizimit të shkollave. Më 12 mars 1930, Kryeministri P. Evangjeli, theksoi në
parlament se, “në arsim do të ndiqej programi që kishte për bazë nacionalizimin e ndritshëm e
të pastër, dhe arritjen e krijimit për të rinjtë të një edukate mendore, fizike, profesionale e
morale”.907
Kjo u përkrah nga deputetët. Në këtë qeveri u emërua ministër i Arsimit, atdhetari
H. Mosi. Në rrugën e tij, ai u mbështet nga masa e gjerë e arsimtarëve, të cilët kishin të
shenjtë përhapjen e arsimit, forcimin e frymës kombëtare, laike dhe demokratike të tij.908
Edhe gazeta të veçanta, dolën me thirrje drejtuar atij. “Anakronizma e dëmshme e mësimit të
fesë në shkollat e shtetit, - shkruante gazeta “Demokratia”, në prill 1930, - e pret zhdukjen
prej jush”. “E ju si veteran i çmuar, - vazhdonte ajo, - do të gjeni një shpërblim moral mjaft
të madh, duke prerë me dorën tuaj gjithë ata gjëmba që kanë mbetur në kopshtin e bukur e të
vetëm të njësisë kombëtare, i cili është shkolla fillore. Paski fat zotni Hil Mosi!”.909
Me ardhjen e tij në drejtim të arsimit u paraqitën dhe projektet e para për ndryshimet e
mëdha. Për këtë, ai bashkëpunoi me specialistët më të mirë të arsimit. Më 24 korrik 1930 ai
dhe A. Xhuvani, i paraqitën qeverisë disa çështje për miratim dhe zgjidhje, si problemi i
bursave të pamerituara, zëvendësimi i shumë mësuesve të paaftë, propozime për fonde shtesë
për rritjen e numrit të mësuesve, krijimi i një shkolle të re normale, shtim bursash për
përgatitjen e studentëve për pedagogji, me preferencë institutet e Austrisë dhe Gjermanisë,
hapje shkollash në katunde ku kishte shumë nxënës dhe mbyllje atje ku kishte pak të tillë. Për
kombëtarizimin e arsimit, së pari sipas tij, duheshin shtetëzuar shkollat e minoritetit grek,
pastaj shkollat profesionale italiane, amerikane dhe Liceu i Korçës të kthehej në gjuhën
shqipe. Së fundi, kërkohej që të merreshin masa të rëndësishme për përmirësimin e lokaleve
shkollore, pasi 90% e tyre ishin të papërshtatshme për mësim.910
Ky ishte një zhvillim i
rëndësishëm, pasi propozimi për shtetëzimin e shkollave të huaja, erdhi nga vetë ministri i
Arsimit. Megjithatë, duhej të kalonte kohë, që kjo të arrihej. Për çështjen e bursave H. Mosi
veproi shpejt dhe me urdhër të tij në shtator 1930, u prenë 31 bursa të jashtme, që ishin dhënë
të gjitha për djem që vinin nga familje të pasurish dhe ish pushtetarësh.911
Po ashtu, u prenë
edhe 100 bursa të brendshme, që ishin dhënë me të padrejtë. Fondet e tyre, ishin një barrë e
rëndë për financat e shtetit. Llogaritur me numrin e popullsisë dhe buxhetin e shtetit,
Shqipëria kishte më shumë studentë jashtë, se çdo shtet i Ballkanit.912
Për sa i përket shkollave të huaja, ato amerikane për vetë strukturën dhe qëllimin e
tyre, u panë me përparësi nga qeveria shqiptare. Në tetor të vitit 1930 mes saj dhe
Fondacionit të Lindjes së Afërme i kryesuar nga Xhejms Bartën (James R. Barton) dhe Dr.
Barsli Eiçson (Baraceley Acheson) u nënshkrua një marrëveshje, e cila kishte fuqi 20-vjeçare.
906
Vullneti, nr. 19, Tiranë, 12 janar 1930, 1, artikulli “Vendimet e Komisjonit arsimuer të pëlqyeme prej N. M.
T. Mbretit”. 907
AQSH, F. 146, V. 1930, D. 78, fl. 33. 908
Fatmira Rama, Dukuri arsimore gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, (Tiranë: Argeta-LMG, 2005), 17. 909
Demokratia, nr. 249, 12 prill 1930, 3-4, artikulli “Feja dhe shkolla fillore”. 910
Historia e arsimit dhe e mendimit…, 436-437. 911
Ora, nr. 183, 30 shtator 1930, 1, artikulli “ Hil Mosi pret bursat e studentëve të pasur”. 912
Historia e arsimit dhe mendimit…, 507.
176
Fondacioni merrte përsipër të ngrinte Institutin Bujqësor shqiptaro-amerikan të Kavajës. U
caktuan dhe tokat që do të përdoreshin nga ai. Si instituti, ashtu edhe qeveria shqiptare, do të
akordonin jo më pak se 25 bursa në vit për të dy shkollat e djemve dhe të vajzave. Programi
arsimor dhe administrimi i institutit do të ishin në dorë të administratës së tij, por duhej t’i
përshtateshin ligjeve në fuqi. Mësimi i historisë dhe gjeografisë do të bëhej nga mësues
shqiptarë, të emëruar nga Ministria e Arsimit. Inspektimi do të bëhej nga specialistë
shqiptarë, sipas ligjeve në fuqi. Të gjitha materialet që do të duheshin për ngritjen dhe
funksionimin e institutit, përjashtoheshin nga taksa doganore dhe bashkiake.913
Për sa i përket zhvillimeve në fushën e arsimit, deputetët jo gjithmonë ranë dakord me
vendimet e qeverisë, duke rrëzuar në raste të caktuara nismat e saj. Më 17 janar 1931, qeveria
paraqiti projektligjin për përjashtimin nga taksa doganore të lëndëve të ndryshme për nevojat
e arsimit, ku ishte përfshirë gjithçka kishte të bënte me shkollat profesionale, materialet
didaktike për shkollat e tjera, lënda për ndërtimin e godinave të shkollave etj. Sipas saj, kjo
ishte e nevojshme, pasi buxheti i ministrisë, ishte i pamjaftueshëm për të përballuar taksën
doganore për këto mjete. Në raport, theksohej se, për t’i prerë rrugën abuzimeve, ishte
vendosur që materialet të përjashtoheshin nga taksa doganore, pas kërkesës që do të bënte
shkolla përkatëse, e cila do të vërtetohej nga këshilli arsimor dhe Ministria e Arsimit.914
Pjesa
më e madhe e deputetëve nuk u shpreh kundër ndihmës për arsimin, por duke eliminuar
taksën doganore, do t’i hapej rruga abuzimeve dhe ekonomia do të kishte humbje. Sipas tyre,
do të ishte më mirë që qeveria të kërkonte kredi, prandaj duhej shtyrë projekti.915
Një pjesë e
vogël e deputetëve e përkrahën projektin, pasi sipas tyre, shteti fitonte më tepër nga mësimi i
nxënësve, sesa mund të humbiste nga heqja e tarifës doganore për këta artikuj. Pavarësisht se
ai u mbrojt edhe nga ministri i Financave, kur u hodh në votim mori vetëm 9 vota pro, dhe u
rrëzua.916
Në fillim të viteve ’30, nga njëra anë u rrit kundërshtimi për shkollat e huaja, nga ana
tjetër shteti shqiptar vazhdonte dhënien e lejeve të reja për to. Trajtimi i tyre, solli edhe
kundërshtime të hapura nga pjesëtarë të rëndësishëm të organizmave shtetërorë. Më 9 mars
1931 në parlament u paraqit projektkontrata për ngritjen e Institutit Bujqësor shqiptaro-
amerikan, të Kavajës. Duke qenë një nismë pozitive, qeveria kishte krijuar lehtësira për
sipërmarrësin. Në raportin e saj theksohej se, mjetet për ngritjen e ndërtesave shkollore,
orenditë, bagëtitë, makinat dhe prodhimet bujqësore të institutit përjashtoheshin nga taksat
doganore e bashkiake, jo vetëm në momentin e ngritjes së tij, por edhe në të ardhmen. E
rëndësishme ishte një pikë e kontratës ku, qeveria e garantonte institutin nga çdo dëm, që
mund të pësonte me ndryshimet ligjore në posedimin e pronave, dhe e përjashtonte nga
aplikimi i çdo ligji të ri në të ardhmen, për sa i përket arsimit ose ekonomisë kombëtare, nëse
ai e shikonte se dëmtohej në një mënyrë, ose në një tjetër.917
Lehtësimet që i bëri qeveria këtij
instituti, ishin të pranueshme dhe të justifikueshme, pasi kjo shkollë do të përgatiste
specialistë bujqësie, që për vendin ishte një nevojë e madhe.
Në bazë të Statutit, pas krijimit të Këshillit të Shtetit, nismat qeveritare, kontratat, etj.,
duhej të kalonin për studim aty, pastaj bashkë me mendimin e tij, paraqiteshin në parlament.
913
I. Gogaj, Instituti shqiptaro-amerikan…, 48-49. 914
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 91, fl. 77-80. 915
Po aty, fl. 82-83. 916
Po aty, fl. 92. 917
Po aty, fl. 532-534.
177
Në trajtimin e kësaj kontrate u evidentuan qëndrime interesante, të cilat për hir të së vërtetës,
janë lënë në hije deri sot. Në këtë rast ndryshe nga shumica e Këshillit që kishin rënë dakord
me kontratën, anëtarët e tij, Martin Ivanaj dhe Demir Vila e kundërshtuan atë, duke shprehur
një qëndrim të ashpër ndaj shkollave private në përgjithësi, dhe atyre të huaja në veçanti.
Sipas tyre, ato nuk mund t’i jepnin të rinjve shqiptarë, kulturën, gjuhën amtare, dijen e
shoqërisë, as ndjesinë kombëtare, pasi privati e sidomos i huaji nuk mund të frymëzoheshin
me nevojat që ndjente populli shqiptar, se duke zbatuar në këto shkolla parimet e veta, të cilat
në mos antishqiptare, ishin në kundërshtim me ndjesinë kombëtare, mësonin gjuhë të huaja e
shqipen e nxirrnin në plan të dytë, krijonin kultura e mentalitete të ndryshme në Shqipëri. Për
këto arsye, theksonin ata, qeveria shqiptare, jo vetëm duhej të ndalonte hapjen e shkollave të
tjera private, por duhej të ngushtonte edhe ato që ishin të hapura. Ata kundërshtuan edhe
përjashtimin që i bëhej nga taksat institutit, pasi kjo nuk ishte bërë për asnjë shkollë
shtetërore, prandaj u deklaruan kundër hapjes së tij.918
Ky qëndrim pavarësisht se vinte nga
dy anëtarë të Këshillit të Shtetit, personalitete të fushave përkatëse, nuk u mor parasysh dhe
kontrata u miratua. Ata ishin zëri i dytë nga personalitetet e larta pas ministrit të Arsimit, që u
shprehën publikisht për mbylljen e shkollave private të huaja. Vlen të theksohet se pothuajse
të njëjtat argumente, do të përdoreshin më vonë për mbylljen e këtyre shkollave.
Megjithatë, deputetët në këtë rast u ndalën më tepër në trajtimin e ankesave të
banorëve të ndryshëm për zaptimin e tokave të tyre nga instituti dhe mospagesën e
dëmshpërblimit. Për këtë u evidentua një lutje e ardhur në parlament nga persona, të cilët
pretendonin që u ishin marrë 1.300 dynym dhe nuk u ishin paguar të hollat. Deputetë të
caktuar insistuan se nuk mund të diskutohej kontrata pa u zgjidhur ky problem dhe kërkuan
shtyrjen e diskutimit. Pas insistimit të ministrit të Drejtësisë, që ajo të kalohej dhe në
komision dhe atje të vendoseshin kushte që të siguronin shpronësimin, shumica e deputetëve
e miratuan.919
Më 1 prill 1931, Komisioni i Arsimit dhe Financave paraqiti relacionin dhe në
dakordësi me qeverinë dhe përfaqësuesit e fondacionit, kishte përfunduar një kontratë e re.
Përsëri i njëjti grup deputetësh u shprehën se ajo nuk mund të pranohej, pasi ishin vërejtur
probleme me kufijtë e tokave, kishte ankesa që ishin marrë toka komunale dhe nuk ishte bërë
dëmshpërblimi për to dhe as për pronat e veçanta të zëna nga instituti. Përveç kësaj, në këtë
rast u evidentuan zëra të veçantë kundër përjashtimit nga taksa doganore e materialeve për
nevojat e institutit, pasi në këtë mënyrë do t’i hapej rruga kontrabandës, duke u shprehur që
qeveria më mirë të caktonte një fond në buxhetin e Ministrisë së Arsimit për këtë aspekt.
Grupi i deputetëve pro kontratës theksoi se, qeveria kishte garantuar që instituti nuk kishte
zaptuar toka dhe ata që mendonin se u ishte shkelur e drejta, duhej t’i drejtoheshin gjyqit. Me
shumicë votash ajo u pranua.920
Ratifikimi i saj nga parlamenti, për herë të fundit, u bë më 4
prill 1931. Në këtë rast nuk u shfaqën më debate.
Në dinamikën e zhvillimit të arsimit, mungesa e mësuesve ishte një shqetësim i
vazhdueshëm, dhe një pengesë në implementimin e saktë të nismave në këtë drejtim. Për ta
zbutur në një farë mase atë, qeveria paraqiti më 9 dhjetor 1931, “Projektligjin për ndryshimin
e nenit 6 të ligjit të kategorizimit të arsimtarëve”. Aty ishte përcaktuar se në shkollat fillore
emëroheshin mësues ata që kishin mbaruar shkollën normale, ose një lice. Në mungesë të tyre
do të emëroheshin si ndihmës mësues ata që kishin mbaruar gjimnazin 4-vjeçar ose një
918
Po aty, fl. 537-539. 919
Po aty, fl. 541. 920
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 92, fl. 145-150.
178
shkollë të barazvlefshme, dhe pasi të shërbenin për katër vjet, pas provimit të aftësisë, mund
të emëroheshin mësues definitivë. Kur nuk kishte të tillë mund të emëroheshin si mësues të
përkohshëm ata që kishin mbetur jashtë sistemit, ose që kishin mbaruar një shkollë më të ulët,
por pasi t’i nënshtroheshin një provimi aftësie. Sipas raportit qeveritar, ky ndryshim vinte si
nevojë e shtimit të kërkesave për arsim, shtimit të lokaleve shkollore, por që nuk
përballoheshin vetëm nga ata që kishin mbaruar shkollën normale, pasi në një vit nuk dilnin
më shumë se 60 normalistë, prandaj ishte e nevojshme që të merreshin mësues edhe, pa
arsimin përkatës. Fillimisht, projekti u pranua pa debate.921
Komisioni i Arsimit më 14 dhjetor paraqiti relacionin, ku në dakordësi me ministrin e
Arsimit, ishte hartuar një projekt i ri. Aty saktësohej se, në shkollat fillore emëroheshin
mësues, ata që kishin mbaruar një normale, një lice ose gjimnaz të lartë, një gjysëm gjimnazi
a liceu, dhe ata që kishin mbaruar 7 deri në 11 vjet mësim. Nga deputetët kjo u prit në dy
mënyra të ndryshme. Kundërshtarët theksuan se, kështu anulohej ligji i arsimit, pasi atje ishte
e saktësuar se mësues merreshin vetëm normalistët. Sipas tyre, mësues kishte, por ata ishin
larguar nga profesioni për shkak të mungesës së librave, teksteve shkollore, çrregullimit në
pagesën e orëve suplementare, padrejtësive në pagesën e vjetërsisë së punës, shtypjes së
librave pa vlerë, problemeve në transferimin e tyre, etj. Përkrahësit e projektit u përfaqësuan
nga ministri H. Mosi. Sipas tij, arsimi shqiptar kishte nevojë për 1000 normalistë dhe ishte e
pamundur të gjendeshin. Po të refuzohej projekti, duhej të mbylleshin shumica e shkollave në
Shqipëri. Ai theksoi se, kategoritë e përfshira aty mund të jepnin mësim, për një kohë të
caktuar me lejen e ministrisë.922
Megjithatë, me shumicë votash, projekti i komisionit u
miratua.
Një rol të madh, për zhvillimin e arsimit në Shqipëri ka luajtur revista “Edukata e
Re”. Ajo u bë përçuese e problemeve arsimore nëpërmjet shkrimeve të mësuesve patriotë, të
cilët ndër të tjera, kërkonin rritjen e rolit të shtetit mbi arsimimin e fëmijëve. Në raste të
veçanta, në këtë revistë u bënë apele të drejtpërdrejta për deputetët, duke shprehur se “kishin
shpresë se Parlamenti nuk do të lejonte ndërhyrjen e autoritetit fetar në të drejtën e edukimit,
e drejtë kjo krejtësisht e shtetit; se nuk mund të tolerohej kurrsesi që formimi i ndërgjegjes së
një nënshtetasi të lirë, të lejohej në duar të papërgjegjëshme”.923
Pavarësisht zhvillimeve që po ndodhnin, nga institucione të caktuara shtetërore,
arsimi i mesëm vazhdonte të shikohej, si një e drejtë ose privilegj për disa shtresa të caktuara.
Shembull për këtë mund të merret relacioni për arsimin i Kryeinspektorit të Oborrit
Mbretëror për mbretin i 20 janarit 1932, i cili duhet thënë se kishte disa elementë pozitivë,
pasi propozohej shtimi i shkollave profesionale, hapja e shkollave të natës dhe caktimi i
mësuesve lëvizës në malësi për të luftuar analfabetizmin. Problemi qëndronte në një pikë të
tij, ku theksohej se, “një kulturë e lartë për malësorët dhe katundarët, ishte e dëmshme më
tepër se e dobishme, pasi i largonte nga zakonet e shenjta të familjeve malësore e katundare
dhe me largimin e tyre nga jeta fshatare mbeteshin malet pa bari dhe fushat pa bujq, gjë kjo e
dëmshme që e shkatërronte vendin tonë”.924
Sipas këtij relacioni, për këtë popullsi do të ishte
e mjaftueshme lufta ndaj analfabetizmit dhe maksimumi shkollimi i ulët profesional, pasi ata
921
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 95, fl. 236-237. 922
Po aty, fl. 292-297. 923
Revista Edukata e Re, nr. XII, Tiranë: “Gutenberg”, dhjetor 1931, f. 339 , artikulli “Peripetit e shkollës”. 924
AQSH, F. 150, V. 1932, D. IV-69, fl. 3.
179
nuk duhet të largoheshin nga zonat e tyre. Në këtë mënyrë, ata ishin të përjashtuar nga arsimi
i mesëm i përgjithshëm, duke u dënuar të mbeteshin bujq dhe blegtorë përgjithmonë, gjë e
cila ishte një kufizim i të drejtave të individit, të sanksionuara nga Statuti.
Pas ankesave të shumta për veprimtarinë e shkollave të huaja dhe presionit publik në
rritje, u ngritën grupe inspektimi me specialistë të arsimit. Në jug të vendit, kryesisht në
shkollat minoritare greke, u dërgua J. Minga. Pas inspektimeve të bëra në relacionin e
paraqitur, në korrik 1932, ai kërkoi që të bëhej një riorganizim i shkollave atje, duke emëruar
mësues shqiptarë. Sipas tij, situata ishte shumë e keqe, sidomos në shkollat private
minoritare, të cilat ishin shndërruar në kazerma ushtarësh të lidhura drejtpërdrejtë me qendrën
e Janinës, me shpërblime e pensione për zhvillimin e gjuhës e të ndjenjave greke. Prandaj në
vitin shkollor 1932-33 ato duhet të mbylleshin. Masat duhet të ishin të shpejta, të ashpra,
ndryshe rreziku ishte i madh, pasi propaganda greke ishte shumë e fortë në ato vise.925
Në të
njëjtin konkluzion arriti edhe Kryeinspektori i Oborrit Mbretëror nga një inspektim i veçantë
i bërë, në këto zona në fillim të gushtit 1932, i cili kërkoi që, “Ministria e Arsimit të hapte sa
më shumë shkolla shtetërore në viset greqishtfolëse, duke mbyllur ato private që ishin bërë
fole e kombësisë greke dhe propagandës së grupeve vorio-epirote”.926
Në të vërtetë kjo
situatë kishte vite që ishte zhvilluar dhe hap pas hapi kishte ardhur duke u rënduar, si rezultat
i dy faktorëve madhorë: së pari, kjo ishte dështim i politikës së qeverisë shqiptare e shkaktuar
nga mungesa e vazhduar e organizmave përgjegjës të saj, për të ushtruar kontroll mbi këto
shkolla dhe për të marrë masa për shkeljet. Gjithashtu, pamundësia financiare e saj për të
shtuar numrin e shkollave qeveritare në këto zona dhe trajnuar mësuesit minoritarë; së dyti,
ishte ndërhyrja e drejtpërdrejtë e qarqeve antishqiptare greke, me anë të financimeve për
shkollat dhe stafin mësimor dhe infiltrimi i pjesëtarëve të tyre, si mësues në këto shkolla. Për
këto arsye, masat e propozuara ishin radikale.
Inspektimet përveç evidentimit të situatës reale, shërbyen si mbështetje dhe justifikim
për nismat qeveritare. Më 30 gusht 1932, H. Mosi paraqiti programin e veprimit të Ministrisë
së Arsimit, për vitin 1932-33. Ai përmbante 25 pika, ku më të domosdoshme paraqiteshin:
ratifikimi i ligjit të arsimit fillor bashkë me atë për shkollat private, ligji i arsimit të mesëm,
ligji i administratës bashkë me atë të bursave dhe ligji i monumenteve kombëtare. Arsimi
fillor nga 5-vjeçar të bëhej në 8-vjeçar, të ishte i detyruar për fëmijët nga 6 deri në 14 vjeç
dhe të jepej patjetër në shkollat e shtetit. Gjimnazet do të ndaheshin në gjysmë gjimnaz, ose i
ulët, me 4 vite mësim pas 4 klasave fillore, dhe gjimnaz i lartë 4 vjet, me drejtim klasik ose
real, duke pranuar nxënës që kishin mbaruar gjimnazet e ulëta. Enti “Djelmeria shqiptare” do
të lidhej me Ministrinë e Arsimit, por duke e ruajtur autonominë si ent parashtetëror. Në
bilancin e shkollave të huaja, theksohej se, ekzistonin rreth 50 shkolla fillore private në
gjuhën greke, rumune, serbe, italiane edhe shqiptare. Në këtë mënyrë 1/9 e fëmijëve shqiptarë
rriteshin me kulturë e ndjenja të ndryshme nga ato që merrnin në shkollat e shtetit. Si
përfundim, thuhej se, shtetet e mëdha arsimin fillor e kishin monopolizuar dhe Shqipëria si
një komb i vogël, i porsaçliruar, “kishte të drejtë më të madhe ta bënte këtë”.927
Pavarësisht se kërkesat për mbylljen e shkollave të huaja private, ishin shtuar nga të
gjitha drejtimet, madje edhe vetë ministri ishte shprehur për shtetëzimin e tyre, hapat në këtë
925
AQSH, F. 150, V. 1932, D. IV-80, fl. 2-6. 926
AQSH, F. 150, V. 1932, D. IV-215, fl. 1-2. 927
AQSH, F. 195, V. 1932, D. 274, fl. 4-18.
180
drejtim u hodhën të studiuara mirë. Pas propozimit të Kryeministrisë më 14 shtator 1932,
mbreti dekretoi për zbatim dekretligjin “Mbi ndalimin e nxënësve shqiptarë në shkollat e
huaja”. Aty saktësohej se, “Babai, në mungesë të tij nëna, gjyshi, gjyshja ose tutori,
nënshtetas shqiptarë që dërgonin fëmijët e tyre në shkolla të huaja fillore brenda ose jashtë
Shqipërisë dënoheshin nga 2 deri në 6 muaj burg dhe nga 500 deri në 10.000 fr. ari gjobë.
Përjashtoheshin prindërit ose tutorët e tyre që ishin me nëpunësi qeveritare ose që për
ushtrimin e profesionit të tyre banonin familjarisht jashtë Shqipërisë”. Gjithashtu, nxënësit
shqiptarë që kishin mbaruar shkolla të mesme në Shqipëri, do të merreshin në punë shtetërore
para atyre që kishin mbaruar në shkollat e vendeve ballkanike, ndërsa ata që ktheheshin nga
shkollat e huaja pa i mbaruar ato, nuk do të pranoheshin në nëpunësi shtetërore pa i plotësuar
mësimet e tyre në gjimnazet e shtetit. Masa do të merreshin edhe për nxënësit që ishin në
moshë madhore dhe ndiqnin mësimet në shkollat e mesme të huaja me bursa të shteteve
përkatëse pa lejen e Ministrisë së Arsimit, të cilat varionin me burgim deri në dy muaj dhe me
përjashtim nga çdo nëpunësi qeveritare deri në tre vjet që nga data e diplomës së tyre. Për ata
nën moshë dënimet do të shkonin për kujdestarët e tyre. Dekreti hyri në fuqi më 8 tetor
1932.928
Në realitet, ky dekret ishte penalizues e kufizues, por edhe motivues dhe do të rriste
kontrollin qeveritar. Penalitetet për shkeljen e tij, shkonin nga gjoba deri në burgim.
Parapëlqimi i atyre që kishin mbaruar shkollat e mesme shtetërore në Shqipëri, për t’u marrë
në punë shtetërore, përpara atyre që i kishin mbaruar jashtë, cenonte lirinë dhe të drejtat e
individit dhe penalizonte investimet e bëra në këtë drejtim. Nga ana tjetër, ky dekret realizoi
kërkesat dhe ankesat e shumta të opinionit publik shqiptar, për ndalimin e frekuentimit të
shkollave të huaja nga fëmijët shqiptarë dhe parapëlqimi për marrjen në punë shtetërore, do të
nxiste frekuentimin e shkollave të mesme shqiptare. Ndërsa, detyra për evidentimin e
nxënësve shqiptarë jashtë do të shtonte kontrollin qeveritar, duke bërë më të përgjegjshme
organe të caktuara shtetërore. Gjithashtu, dënimi për frekuentimin e shkollave të huaja me
bursa nga shtetet e tjera, do t’i priste rrugën edukimit të shumë të rinjve shqiptarë, me një
frymë antikombëtare si brenda dhe jashtë vendit. Nuk duhet harruar që shumë nga këto bursa,
paguheshin nga qarqe antishqiptare.
Me këtë dekret u hap rruga e kombëtarizimit dhe vendosjes së kontrollit shtetëror mbi
arsimin. Më 21 nëntor 1932, me rastin e mbledhjes së parlamentit të ri, Zogu në mesazhin e
tij theksoi se, arsimi kombëtar po bënte përpara. Ishte përmirësuar trupa mësimore, po
hapeshin shkolla të reja dhe po përgatitej një organizim i ri, i cili do të kishte si bazë
bashkimin kombëtar të zhveshur prej çdo lloj influence. Qëllimi ishte t’i sigurohej brezit të ri
një kulturë kombëtare.929
Megjithëse, nuk e preku drejtpërdrejtë dekretin, me evidentimin e
misionit të arsimit, që, sipas tij, kishte për bazë bashkimin kombëtar dhe ishte kundër
influencave të huaja, tërthorazi ai e trajtoi atë. Gjithashtu, theksimi që i bëri, “organizimit të
ri” ishte paralajmërimi i një tjetër reforme. Më 18 janar 1933, në parlament u paraqit për
votëbesim qeveria e P. Evangjelit. Pas vdekjes së H. Mosit, si ministër Arsimi u caktua M.
Ivanaj. Për arsimin përpara deputetëve, kjo qeveri paraqiti një program të gjerë, ku ishte
parashikuar përgatitja e ligjeve dhe rregulloreve të reja në përshtatje me gjendjen aktuale dhe
nevojat e së nesërmes, shtimi i numrit të shkollave fillore, dhe përmirësimi i personelit të
tyre. Në shkollat e mesme do të rishikoheshin sistemet e programet në ato pika, të cilat në
praktikë nuk kishin dhënë përfundimet e pritura; do të rishikohej çështja e konvikteve, e
bursave të brendshme dhe të jashtme dhe rëndësi do të merrte vazhdimësia e edukimit
928
Fletorja Zyrtare, nr. 70, 23 shtator 1932, 1-2. 929
AQSH, F. 146, V. 1932, D. 71, fl. 11.
181
kombëtar të nxënësve, me kulturë me të vërtetë shqiptare.930
Megjithatë, çështja e shtetëzimit
të shkollave private nuk u prek.
Me ardhjen e M. Ivanajt si ministër, puna e nisur nga H. Mosi u përforcua dhe zgjerua
më tej, duke hedhur hapa për reforma radikale në sistemin arsimor. Ndryshimet po
përgatiteshin në mënyrë graduale. Më 31 janar 1933, ai i paraqiti mbretit raportin mbi
gjendjen e arsimit, duke deklaruar se, Ministria e Arsimit ishte kthyer në një zyrë, që të gjithë
aktivitetin e saj e përmblidhte në lëshim mandat-pagesash për rroga, bursa, shpërblime dhe në
legalizimin e eksperimenteve të dëmshme shkollore. Sipas raportit, gati të gjitha shkollat e
mesme të mbretërisë dhe disa fillore, ishin tërësisht ose pjesërisht në duart e të huajve, me
program e mënyra të ndryshme mësimi e edukate dhe shteti shqiptar u jepte subvencione të
larta. Po ashtu edhe shkollat private ndihmoheshin nga shteti dhe kontrolli i tyre, ishte një
punë tepër e vështirë. Sipas tij, ato ishin veshur me një autoritet indipendent, saqë do të ishte
e vështirë që t’i nënshtroheshin ligjeve kufizuese dhe nga ana tjetër, kjo do të sillte përçarje
dhe keqinterpretime; se s’kishte ligj, mbikëqyrje, as kontroll që do të detyronte klerin katolik
të Shqipërisë të vepronte në përshtatje me interesat shtetërore dhe të kombit shqiptar. Në
raport, theksohej se, neni 207 i Statutit kishte nevojë për rishikim, duhej të përjashtohej
ndërhyrja direkte dhe indirekte e Italisë, duke krijuar në Ministrinë e Arsimit një seksion për
të gjitha shkollat e mesme të mbretërisë me drejtues shqiptar. Organizatori italian për katër
shkollat profesionale mund të qëndronte, por si këshilltar teknik dhe bursat italiane të
pranoheshin vetëm me kusht që studentët të zgjidheshin prej qeverisë shqiptare. Ai
përfundonte duke theksuar se, shteti shqiptar duhet të monopolizonte shkollat dhe edukimin e
popullit.931
Raporti i M. Ivanajt ishte pjesë e platformës qeveritare që kishte nisur përgatitjen
e saj, që në kohën e H. Mosit. Problemet e paraqitura aty, ishin rezultat i kontrolleve të bëra
në terren, por dhe të zhvillimeve politike. Për sa i përket qëndrimit ndaj ndërhyrjes italiane në
arsim, që ishte i mirëargumentuar, kuptohet që ishte bërë me miratimin e Zogut, i cili në këtë
periudhë, pas ftohjes së raporteve me Italinë, kërkonte që të shkëputej sa të ishte e mundur
prej ndikimit të saj. Raporti, mendojmë se, kishte disa pasaktësi, për sa i takon klerit katolik.
Ishte e vërtetë se veprimtaria e tij në raste të caktuara kishte rënë ndesh me politikat
qeveritare, por nuk ishte e vërtetë se ata kishin vepruar gjithmonë kundër interesave të
kombit. Kontributi i tyre, sidomos në fushën e arsimit, ka qenë i madh në të mirë të gjuhës
dhe të kombit.
Dekreti për ndalimin e nxënësve shqiptarë në shkollat e huaja, nuk u paraqit në
parlament me fillimin e punimeve. Mesa duket ishte i nevojshëm testimi i tij në terren, për të
parë reagimet e ndryshme dhe nga ana tjetër në këtë mënyrë, u la më tepër kohë në
dispozicion të Ministrisë së Arsimit, për të përgatitur ndryshimet e tjera. Ai u paraqit për
diskutim më 4 shkurt 1933. Ministri e quajti të nevojshëm, pasi qeveritë shqiptare në vitet
1927, 1928 dhe 1929, kishin marrë vendime për kufizimin e nxënësve shqiptarë në shkollat e
huaja, por këto nuk kishin rezultuar efikase. Sipas tij, nxënësit që mbaronin këto shkolla,
kishin mangësi në formimin e ndërgjegjes kombëtare. Meqenëse shteti kishte hapur shumë
shkolla fillore, të mesme e profesionale, studimi i shqiptarëve në shkollat e huaja, nuk ishte i
930
Hysni Myzyri, Pandeli J. Evangjeli (1859-1949), atdhetar dhe burrë shteti i shquar, (Tiranë: Albpaper,
2004), 388. 931
AQSH, F. 195, V. 1932, D. 352, fl. 2-12.
182
arsyeshëm dhe ishte i dëmshëm si për moshën e tyre, ashtu edhe për formimin e karakterit
moral e patriotik.932
Deputetët ishin dakord për pranimin e tij dhe fjala e ministrit Ivanaj u prit me
duartrokitje. I vetmi kundërshtar ka qenë deputeti i Korçës Th. Orolloga, madje i gjithë debati
u zhvillua mes tij dhe M. Ivanajt. Orolloga e trajtoi dekretin në disa këndvështrime duke
paraqitur vërejtjet e tij: së pari, ai theksoi se, nuk mund të dënoheshin prindërit që mendonin
se, shkollat e huaja ishin më të perfeksionuara dhe prandaj i dërgonin fëmijët në to, për të
marrë një zhvillim sa më të plotë. Kjo mund të bëhej kur të ishin barazuar shkollat shqiptare
me ato të huajat, sepse të drejtat e shtetit me ato të prindit, në këtë rast, duhet të shkonin
paralel. Që të mundej shteti t’i impononte një gjë të tillë prindit, duhet më parë t’i siguronte
fëmijës zhvillimin dhe mjetet analoge njëlloj me shkollat e tjera; së dyti, ligjin e cilësoi si një
cenim të lirive të individit pasi, preferenca për nxënësit shqiptarë që kishin mbaruar shkolla
shtetërore për punësime në administratën shtetërore, ishte diskriminim për ata që kishin
mbaruar jashtë.933
Ai u kundërshtua nga M. Ivanaj, sipas të cilit, “qeveria e kishte për detyrë
të merrte masa për të krijuar një brez të ri e të shëndoshë me një kulturë shqiptare e cila mund
të fitohej vetëm në shkolla shqiptare, por nën kontrollin efektiv të shtetit dhe të organeve të
tij. Nxënësve shqiptarë që merrnin një edukatë të huaj, shteti nuk do të mundej t’u besonte
ruajtjen e kufirit”.934
Deputetët e mbështetën atë dhe e pranuan dekretin. Pavarësisht se në
vend ishte krijuar një kundërshtim i madh ndaj shkollave të huaja dhe shumë prej tyre,
ndiqnin një politikë antishqiptare, qëndrimi i Th. Orollogës, sipas mendimit tonë ishte i
logjikshëm për dy arsye: së pari, nuk ishte e drejtë të ndaloheshin nxënësit shqiptarë, të
arsimoheshin në shkolla më të mira se ato në Shqipëri; së dyti, penalizimi për punësim në
administratën shtetërore për ta, ishte i padrejtë. Të dy rastet, ishin shkelje e lirive të individit.
Më 18 shkurt, Komisioni i Arsimit dhe i Drejtësisë paraqitën relacionin, me disa
ndryshime. Paragrafi III, i art. 1 ishte ndryshuar duke saktësuar se, “përjashtoheshin prindërit
dhe tutorët e fëmijëve që për çdo arsye banonin familjarisht jashtë Shqipërisë”. Art. 3 ishte
hequr. Art. 4 që tashmë ishte bërë 3, kishte saktësuar se, “mosha kur do të dënohej nxënësi
për shkelje të ligjit të ishte 18 vjeç, ndryshe nga ç’kishte qenë në dekretin qeveritar vetëm
“Moshë madhore”. Komisioni kishte shtuar një nen tranzitor për nxënësit që ishin me bursa të
shteteve të huaja përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, duke saktësuar se, “detyroheshin ata,
prindërit, tutorët ose kujdestarët e tyre që brenda 3 muajve nga data e shpalljes së ligjit, t’i
bënin një lajmërim Ministrisë së Arsimit mbi gjendjen e tyre me bursë. Nëse nuk e bënin,
dënoheshin sipas art. 3”. Gjithashtu, komisioni i kishte rekomanduar Ministrisë së Arsimit, që
të përpilonte një projektligj mbi vlefshmërinë e dokumenteve të shkollave të huaja të mesme
dhe të larta. Deputetët i miratuan pa debate të gjitha ndryshimet e komisionit. Në këtë rast,
edhe Th. Orolloga i vetmi kundërshtar i deklaruar, megjithëse ishte në sallë, nuk foli.935
Më
20 shkurt, u bë votimi i tij, për herë të fundit pa debate. Ai u dekretua më 22 prill dhe hyri në
fuqi më 6 maj 1933.936
Nga një vështrim i kujdesshëm i ndryshimeve të bëra nga deputetët, rezulton se ata i
kishin lehtësuar në disa pika penalitetet e ligjit, por edhe punën e organizmave të caktuara
932
AQSH, F. 146, V. 1932, D. 71, fl. 316. 933
Po aty, fl. 326-327. 934
Po aty, fl. 324-329. 935
Po aty, fl. 602-614. 936
Fletorja Zyrtare, nr. 21, 22 prill 1933, 1-2.
183
qeveritare. Kështu, duke përjashtuar prindërit që për çdo arsye banonin jashtë Shqipërisë,
kishin zgjeruar hapësirën e përjashtimit nga penaliteti, pasi me dekretin qeveritar, ai bëhej
vetëm për nëpunësit qeveritarë ose për qëllimin e ushtrimit të profesionit. Po ashtu edhe
përcaktimi i moshës 18 vjeç për penalitete, jepte qartësi dhe krijonte mundësi që shumë
nxënës që studionin jashtë, në bazë të hapësirave të krijuara, mund ta mbaronin më shpejt
shkollën e mesme. Nga ana tjetër, neni transitor i shtuar, ishte një lehtësim për ministrinë dhe
për inspektorët e arsimit përgjegjës për studentët jashtë, pasi frika nga penalitetet, mund të
shtonte vetëdeklarimet, dhe koha prej 3 muajsh shtonte mundësinë e identifikimit të atyre që
merrnin bursa nga shtetet e huaja, një proces që duhet theksuar, nuk ishte i lehtë për kohën.
Të gjithë hapat e hedhur në fushën e arsimit, u ndoqën me vëmendje nga përfaqësuesit
diplomatik italian në Shqipëri. Ata kishin informacione se, duke filluar nga 1 prilli 1933
Ministria e Arsimit do të merrte drejtimin e katër shkollave profesionale italiane dhe bursat e
studimit që ishin administruar nga Italia do të kalonin në varësi të asaj ministrie. Po ashtu,
këshilltari i ri italian për arsimin ishte nxjerrë në inaktivitet të plotë. Musolini reagoi shpejt,
duke i kërkuar Kochit që t’i transmetonte Zogut se masat legjislative kundër shkollave fillore
italiane, ato për bursat italiane të studimit dhe ato të kërcënuara që do të merreshin kundër
shkollave profesionale, do të konsideroheshin nga qeveria fashiste si akte jo miqësore. Nëse
ky program do të bëhej realitet, qeveria italiane do të mbyllte shkollat profesionale, do të
tërhiqeshin nga shkollat industriale mësuesit, teknikët italianë, materiali didaktik dhe do të
ndërpritej pagesa e bursave për studentët shqiptarë.937
Megjithë këto presione, pala shqiptare nuk u tërhoq por vazhdoi rrugën e
ndryshimeve. Për t’i dhënë një fuqi sa më të madhe, pavarësisht se ato, ishin përgatitur nga
M. Ivanaj dhe specialistët e arsimit, shpalljen publike të nismës e morën përsipër deputetët.
“Pothuaj të gjithë deputetët që ndodhen në kryeqytet, - shkruante gazeta “Besa”, në fillim të
prillit 1933, - kanë përgatitur një mocion dhe do ta paraqesin në mbledhjen e datës 10 prill
1933 kryesisë së parlamentit, për ndryshimin e art. 206, 207 që flasin për arsimin kombëtar
dhe art. 197 që flet për shtypin”.938
Në mbledhjen e 10 prillit 1933 u lexua propozimi i
nënshkruar nga 44 deputetë të cilët kërkuan ndryshimin e art. 197, 206, 207 të Statutit
Themeltar. Pavarësisht kërkesave të veçanta që të pranohej menjëherë në parim, u vendos që
të bëhej të nesërmen, një mbledhje e veçantë për këtë.939
Në mbledhjen e 11 prillit u bë
paraqitja e ndryshimeve të propozuara. Ato ishin: art. 206, “Mësimi dhe edukimi i shtetasve
shqiptarë janë një e drejtë e shtetit, jepen vetëm ndër shkolla dhe institute shtetërore shkallësh
të ndryshme sipas ligjit. Arsimi fillor për të gjithë shtetasit shqiptar është i detyrueshëm dhe
jepet falas. Shkollat private, çdo kategorie qofshin që kanë vepruar deri sot, mbyllen”; art.
207, “Shkollat fetare për përgatitjen e klerit, të mbajtura prej komuniteteve fetare shqiptare,
janë të lira dhe rregullohen me ligjë”.940
Propozimet ishin të shoqëruara me nënshkrimin e 44
deputetëve.
Në këtë relacion, theksohej se, megjithëse shkollat private kishin qenë të kontrolluara
prej shtetit, nga konstatimet e bëra në terren, rezultonte që problemet ishin të shumta. Së pari,
financimi i tyre në shumicë vinte nga burime të huaja, dhe shpeshherë prej qarqeve
937
DDI, Seria VII. Vol. XIII. Dok 295, f. 320-321. Telegram i Koch për Musolinin. 26 mars 1933. 938
Besa, nr. 520, 10 prill 1933, 1, artikulli “Rreth rishikimit të disa neneve të Statutit Themeltar që i përkasin
arsimit”. 939
AQSH, F. 146, V. 1932, D. 73, fl. 173. 940
Po aty, fl. 210-211.
184
antishqiptare. Gjithashtu, subvencionet mjaft të mëdha që ato merrnin nga shteti shqiptar, ose
nga përfitimet që vinin nga bursat shtetërore, rezultonin në të shumtën e rasteve, të
padobishme për nxënësit e këtyre shkollave dhe me këto shuma të harxhuara, shteti mund të
hapte vetë shkolla. Ndihmat e mbledhura nga popullsia vendase, kishin filluar të merrnin
ngjyrime fetare dhe kjo mund të shkaktonte ndarje dhe përplasje në popull. Së dyti, personeli
edukues në këto shkolla shikohej me dyshim, pasi kishte për qëllim vetëm fitimin, ose kur
ishte i huaj, varej nga veprimi dhe mendimi i një autoriteti që nuk ishte i shtetit shqiptar.
Kështu, ai ndikonte në keqedukimin e fëmijëve shqiptarë dhe nuk mund të kontrollohej në
mënyrë efektive nga shteti. Së treti, këto shkolla, në shumë raste ishin hapur afër shkollave
shtetërore, duke sjellë konkurrencë të pandershme ndaj tyre. Së katërti, nga shkollat private,
shteti nuk përfitonte materialisht dhe po ndikonin në popull në krijimin e një ndjenje
përçarëse dhe antikombëtare. Prandaj, ato duheshin mbyllur dhe duhej ndaluar hapja e të
tjerave. Vetëm shteti, organet e të cilit ishin të përgjegjshme dhe gjithnjë nën kontroll nga
parlamenti, mund të zgjidhnin një herë e mirë çështjen e arsimit. Megjithatë, komunitetet
fetare do të ishin të lira të hapnin seminare dhe medrese për përgatitjen e klerikëve. Aty
mësimi i dogmave fetare do të ishte plotësisht i lirë, por kultura e përgjithshme dhe veprimi i
tyre përgjithësisht do të rregullohej me ligj.941
Të gjithë deputetët pjesëmarrës i pranuan
unanimisht ndryshimet e propozuara.
Komisioni i Drejtësisë i diskutoi me shpejtësi dhe po atë ditë, në orën 1600
u bë
mbledhja e dytë. Ai i pranoi në unanimitet propozimet e deputetëve, duke bërë vetëm një
ndryshim të vogël, që kishte shtuar më tej fuqinë e shtetit shqiptar, kjo pasi në art. 206 në
paragrafin e parë, ku thuhej se “mësimi dhe edukimi i shtetasve shqiptarë janë një e drejtë e
shtetit” ishte shtuar fjala “ekskluzive”. Deputetët e pranuan në unanimitet. Në orën 1700
, të
po asaj dite filloi mbledhja e tretë, ku u bë pranimi për herë të fundit i ndryshimeve. Ligji u
dekretua nga mbreti më 22 prill 1933 dhe hyri në fuqi, po atë ditë.942
Këto zhvillime treguan
se, parlamenti i mirëpriti ndryshimet dhe kjo kuptohet nga shpejtësia dhe dakordësia e madhe
e miratimit të tyre, pasi në një ditë u bënë tri mbledhje dhe asnjë diskutim kundër. Interesant
është fakti se në të tri mbledhjet ka qenë prezent Th. Orolloga, kundërshtari i dekretit për
ndalimin e nxënësve shqiptarë në shkollat e huaja dhe megjithëse masa, ishte më e ashpër, ai
nuk foli.
Koha e hyrjes në fuqi e këtyre dy nismave ligjore për arsimin, përmban elemente
interesante. Kështu, më 22 prill 1933 u dekretua “Ligji mbi mbylljen e shkollave të huaja e
private” dhe “Ligji mbi ndalimin e nxënësve shqiptar në shkollat e huaja”. Nëse i pari hynte
në fuqi menjëherë, ky i fundit do të hynte në fuqi më 6 maj të atij viti. Nga kjo rezulton se
ligji për ndalimin e nxënësve shqiptarë në shkollat e huaja, brenda vendit do të ishte i
panevojshëm, pasi nuk do të kishte më të tilla. Ai do të kishte fuqi vetëm për nxënësit në
shkollat e jashtme me bursa të huaja. Nga ana tjetër, mbyllja e shkollave të huaja brenda
vendit, do t’u jepte më tepër mundësi institucioneve përgjegjëse për gjurmimin dhe
evidentimin e nxënësve shqiptarë që vazhdonin shkolla jashtë, ose që merrnin bursa nga
shtetet e huaja, pa dijeninë e shtetit shqiptar. Pra, nuk ishte rastësi dekretimi i këtyre ligjeve
në një datë. Në të vërtetë, ato ishin programuar që të mbështetnin njëri- tjetrin, me qëllimin
final, vendosjen e kontrollit të plotë shtetëror, mbi arsimimin e shtetasve shqiptarë.
941
Po aty, fl. 213-214. 942
Fletorja Zyrtare, nr. 21, 22 prill 1933, 2.
185
Duhet theksuar se, reforma arsimore e vitit 1933, erdhi si një nevojë imediate, nga
gjendja në të cilën ndodhej arsimi shqiptar. Sigurisht, që një rol të rëndësishëm luajti situata e
tensionuar e raporteve italo-shqiptare dhe tendenca e A. Zogut për të krijuar një lloj pavarësie
nga ndikimi italian. Gjithashtu, mbyllja e këtyre shkollave, do t’u jepte zgjidhje zërave të
shumtë që ishin kundër tyre, duke shtuar mbështetjen e tij në popull. Reforma në vetvete ishte
një hap pozitiv, pasi i gjithë arsimi në Shqipëri u vendos në kontrollin e shtetit. Në këtë
mënyrë edukimi i fëmijëve do të bëhej me frymë atdhetare dhe kjo do të ndikonte në rritjen e
ndjenjës kombëtare. Programi arsimor do të ishte i njëjtë dhe i shtrirë në të gjitha shkollat. Do
të ishte më e lehtë implementimi dhe zbatimi i ligjeve dhe nismave në fushën e arsimit. Do të
drejtoheshin më saktë investimet për ngritjen e mirëmbajtjen e godinave shkollore dhe do të
kryhej më mirë trajnimi dhe trajtimi financiar i mësuesve. Shkollat do të ishin më të
kontrolluara dhe procesi mësimor më i menaxhueshëm. Në të vërtetë, shumë arsye e nxitën
Ministrinë e Arsimit për të bërë këtë reformë. Njëra prej tyre, më kryesorja, “ishte nevoja që
t’u jepej të rejave e të rinjëve shkollorë një frymë e vetme mësimi”.943
Por, reforma solli edhe
probleme, pasi u bë pa mbaruar viti shkollor dhe mbyllja e një numri të madh shkollash
private, nuk u shoqërua me mbulimin e tyre nga shkollat shtetërore. Mungesa e madhe e
ambienteve solli mbingarkesë nxënësish dhe në disa raste edhe shkëputje nga procesi
mësimor. Nga ana tjetër, reforma u projektua pa llogaritur saktë mbështetjen financiare, për
pasojat nga zbatimi i saj. Kjo u vërejt në boshllëkun që u krijua nga shkollat profesionale
italiane, me largimin e specialistëve dhe tërheqjen e bazës materiale. Me të drejtë, mund të
thuhet se, “nëse sistemi arsimor shqiptar do të kishte pasur strukturë më të stabilizuar, largimi
i të huajve nuk do të kishte krijuar pasoja të rënda”.944
Megjithatë, menjëherë pas miratimit të saj, në adresë të parlamentit erdhën nga të
gjitha anët e Shqipërisë, kryesisht nga mësues, intelektualë dhe drejtues shkollash, telegrame
ku falënderonin mbretin, qeverinë, ministrin dhe deputetët për mbylljen e shkollave private.
Por, krahas mesazheve mbështetëse, nuk vonuan kundërshtimet e para nga jashtë dhe brenda
vendit. Menjëherë reagoi qeveria italiane, pasi ky vendim, “sidomos mbyllja e shkollave
private e fetare e godiste në mënyrë të veçantë ndikimin italian në Shqipëri, dhe mos
lajmërimi për këtë hap i kishte vënë ata përpara një fakti të kryer”.945
Në të vërtetë ky ishte
një justifikim për të hapur debate dhe për të përligjur qëndrimet e mëvonshme, pasi siç e
kemi trajtuar më sipër, ata ishin në dijeni të këtyre ndryshimeve. Problemi ishte se ata, nuk
arritën dot t’i ndryshonin mendjen ministrit patriot M. Ivanajt. Ishte një nga rastet e rralla kur
përfaqësuesit italian në Shqipëri, nuk arritën të ndërhynin në një reformë të madhe dhe aq më
tepër, duke mos e ditur kohën e kalimit të saj në parlament, nuk patën mundësi të ndikonin
mbi votimin e deputetëve, që në këtë rast ishte unanim. Edhe Greqia reagoi për mbylljen e
shkollave minoritare, duke e cilësuar si masë për ndalimin e mësimit të gjuhës greke. Me anë
të konsullatave, klerikëve ortodoksë, agjenturës së saj dhe shtypit, filloi një fushatë shpifëse
kundër shtetit shqiptar, me qëllim ndërkombëtarizimin e kësaj çështjeje.946
Megjithatë, qeveria shqiptare u tregua e kujdesshme për t’i bërë të njohur palës
italiane arsyen e këtij vendimi. Në komunikatën që Ministria e Jashtme i paraqiti
përfaqësuesit italian në Tiranë, i vinte në dukje nevojën e shtetit, që rinia shqiptare të
943
10 vjet Mbretni…, 156. 944
B J. Fischer, Mbreti Zog…, 226. 945
DDI, Seria VII. Vol. XIII. Dok. 409, f. 439. Telegram i Koch për Musolinin. 12 prill 1933. 946
Historia e arsimit dhe e mendimit…, 454.
186
frekuentonte vetëm shkollat shqiptare, pasi qëllimi ishte që të rrënjoste tek ajo, dashurinë për
atdheun dhe ndjenjën e bashkimit kombëtar, gjë e cila ishte konform frymës së
bashkëpunimit midis dy kombeve. Në Shqipëri kishte tri besime fetare të ndryshme dhe
bashkimi i tyre mund të arrihej vetëm me anën e shkollave që do të zbatonin direktivat e
Ministrisë së Arsimit, të cilat do të përmbanin në thelb, idenë e bashkimit kombëtar.947
Brenda vendit kundërshtimi erdhi nga kleri katolik. Kur u kuptua që edhe pas
ndërhyrjes së qeverisë italiane, nuk po ndryshonte gjë, më 30 prill 1933, drejtuesit katolik i
drejtuan një memorandum proteste qeverisë shqiptare, duke e konsideruar ligjin si një
kundërshtim flagrant për aspiratat e katolikëve shqiptarë. Sipas tyre, ai dëmtonte familjen dhe
i hapte rrugë bolshevizmit duke cenuar të drejtën e kishës për mësimin e fesë.948
Memorandumi iu dërgua dhe Mbretit Zog dhe në mungesë të një përgjigjeje, iu dërgua dhe
Lidhjes së Kombeve.949
Lajmi i mbylljes së shkollave private u pasqyrua edhe në shtypin e
vendeve fqinje, por edhe më gjerë. Madje, gazeta të caktuara renditën dhe rrjedhojat e këtyre
veprimeve. Kështu, gazeta “Le Temps” që botohej në Gjenevë në gjuhën franceze, e datës 4
qershor 1933, shkruante se, pas mbylljes së shkollave private në Shqipëri, qeveria italiane
kishte kërkuar largimin e ministrit të Arsimit, por ai akoma qëndronte në vendin e tij. Aty,
raportohej se, ishte nisur drejt Romës, delegati apostolik për të biseduar me Papën, që të
paktën të lejoheshin shkollat jezuite dhe françeskane në Tiranë dhe në Shkodër.950
Nga reforma arsimore e prillit 1933 u mbyllën 21 shkolla shqiptare private jofetare,
14 shkolla shqiptare klerikale myslimane, 17 shkolla shqiptare klerikale katolike, 4 shkolla
shqiptare klerikale ortodokse, 19 shkolla të huaja për shqiptarë, 10 shkolla private të
minoritetit grek. Në arsimin e mesëm u suprimuan Shkolla Normale Femërore e Korçës,
Instituti privat femëror “Naim Frashëri”, Instituti privat femëror “Kyrias”, Shkolla Normale
femërore katolike e Stigmatinëve. Në vend të këtyre u themelua në shtator 1933 në Tiranë,
Instituti Femëror “Nana Mbretneshë” me dy degë, normale dhe gjimnazale. Me largimin e
personelit italian u hoqën shkollat profesionale të Beratit, Korçës dhe Durrësit. Atje u krijuan
shkolla qytetëse 4-vjeçare me program teorik e praktik. Shkolla teknike e Tiranës u shtetëzua
dhe u plotësua me personel të zgjedhur duke bërë ndryshime në strukturë dhe programin e
saj. Reforma nuk preku Institutin shqiptaro-amerikan të Kavajës sepse në bashkëpunim me
shtetin shqiptar sipas një ligji të caktuar, i nënshtrohej kontrollit dhe i jepte llogari shtetit. Po
ashtu nuk u cenua as Liceu i Korçës. Viti shkollor 1933-1934, nisi punën për herë të parë në
historinë e Shqipërisë vetëm me shkolla shtetërore.951
Vetë Zogu u kujdes që tempin e zbatimit të kësaj reforme ta mbajë lart, duke
mbështetur zhvillimin e arsimit dhe duke stimuluar figurën e mësuesit. Në qershor 1933 ai i
dërgoi një mesazh Kryeministrisë, i cili iu përcoll të gjitha drejtorive të shkollave. Duke e
vlerësuar misionin e shkollës si një nga problemet më të rëndësishme shoqërore e shtetërore,
theksoi se, “nga mësuesit pritej përgatitja shpirtërore, disiplinë shtetërore, vullnet dhe punë
për arritjen e mësimit kombëtar të mbështetur mbi gjuhë, traditat dhe aspiracionet e
përbashkëta të kombit. Vetëm kështu shkolla shqipe bëhej tempull i përbashkët i popullit dhe
i djelmërisë shqiptare, ku duhet të zhvillohej e të nderohej në shkallën më të lartë kulti i
947
Ilir Ushtelenca, Diplomacia e mbretit Zogu i I-rë 1912-1939, (Tiranë: Ermir, 1997), 230. 948
AQSH, F. 195, V. 1933, D. 64, fl. 27-28. 949
R. M. della Rocca, Kombësia dhe feja…,158. 950
AQSH, F. 195, V. 1933, D. 287, fl. 1. 951
Historia e arsimit dhe e mendimit…, 444-445.
187
racës, i gjuhës, gjakut, i bashkimit, i shtetit, për lartësimin e fisit shqiptar dhe për lumturimin
e atdheut”.952
Kjo, më tepër se një mesazh, ishte një deklaratë e fortë nacionaliste, që
përafrohej fort me qëndrimet e të djathtës ekstreme të kohës në Europë. Por, e thënë nga
mbreti në këtë moment, do të përdorej si mbështetje dhe justifikim për reformën arsimore të
nisur. Nga ana tjetër, promovimi i aspektit kombëtar, ku ndjeshmëria e popullsisë ishte e
madhe, do të ndikonte në rritjen e autoritetit të tij dhe pranimin më të lehtë të reformave.
Për të zbutur reagimin italian, Zogu premtoi futjen e italishtes si gjuhë e huaj e
detyrueshme në të gjitha shkollat e mesme të shtetit. Në funksion të kësaj, më 28 gusht 1933
Këshilli i Ministrave miratoi rregulloren për mësimin e gjuhëve të huaja italisht, frëngjisht,
anglisht dhe gjermanisht në shkollat e mesme. Prej tyre, mësimi i italishtes ishte i detyruar
për të gjithë nxënësit e shkollave të lartpërmendura dhe fillonte në klasën e I-rë. Kjo hynte në
fuqi për vitin shkollor 1933-34.953
Megjithatë edhe pas kësaj qeveria italiane nuk u tregua e
kënaqur. Kjo pasi Musolini deklaroi se, “pavarësisht se ishte bërë i detyrueshëm mësimi i
gjuhës italiane në të gjitha shkollat e mesme shqiptare dhe dërgimi në Itali i 80% të
studentëve që ishin me bursa shtetërore, përsëri nuk ishin masa të mjaftueshme për të
demostruar dispozicionin për një miqësi të sinqertë të qeverisë shqiptare ndaj Italisë”.954
Edhe ministri Ivanaj u kujdes në mënyrë të veçantë për ngritjen lart të figurës së
mësuesit, që ishte faktori kyç për zbatimin e reformës. Ai insistoi të garantohej në kohë
dhënia e rrogave, pasi ishte bërë një gangrenë e vazhdueshme. Nga ana tjetër, u morën masa
të shpejta dhe të ashpra për largimin nga sistemi arsimor i mësuesve të paaftë dhe atyre me
moral të ulët. Në periudhën prill-shtator 1933 u bë numri më i madh i lëvizjeve, përgjatë një
periudhe 15-vjeçare. U larguan nga puna 41 mësues dhe u transferuan 200 të tjerë.955
Në kuadër të zbatimit të reformës u morën masa për kufizimin e shpenzimeve duke
ristrukturuar disa institucione arsimore dhe ambiente vartëse, apo edhe mbyllur disa prej tyre.
Këtu u përfshinë disa konvikte, ku njëri prej tyre ishte ai i Sarandës. Duke qenë me një histori
të vjetër, në një zonë kyçe, dhe për vetë rolin e tij, ky akt solli reagimin e deputetëve të
Gjirokastrës, të cilët kërkuan shpjegime nga ministri i Arsimit. Më 8 nëntor 1933, ai theksoi
se kjo mbyllje ishte bërë, pasi godina ishte e vjetër, me lagështirë dhe nuk i përgjigjej
kushteve të një konvikti, por ishin marrë masa që deri sa të ndërtohej godina tjetër, shumë
nxënës do të dërgoheshin në konviktin e Kolonjës, ndërsa ata që ishin vendas do të shkonin
në shkollat më të afërta. Ai nuk harroi të evidentojë, se mbajtja e një nxënësi të arsimit fillor
në konvikt për një vit, i kushtonte shtetit 600 fr. ari.956
Deputetët F. Alizoti dhe P. Poga
kërkuan që shteti të bënte një sakrificë dhe ta mbante hapur këtë konvikt, pasi ai ishte i
frekuentuar edhe nga shumë fëmijë të pakicës greke dhe, jetesa e tyre me elementin çam dhe
atë autokton shqiptar, mund të sillte përthithjen nga ana e tyre të gjuhës dhe kulturës
shqiptare. Sipas tyre, “mbyllja e tij, përveç përshtypjes së keqe në popull, do të sillte pasoja
në politikën kombëtare, pasi duke qenë afër kufiri, shumë pjestarë të pakicave greke do të
shkonin në Greqi dhe do t’i shmangeshin mësimit të gjuhës shqipe”.957
Pavarësisht insistimit,
M. Ivanaj nuk ndryshoi qëndrim dhe konvikti do të hapej vetëm kur ndërtesa të ishte e
952
AQSH, F. 195, V. 1933, D. 3, fl. 2-3. 953
AQSH, F. 150, V. 1933, D. IV-100, fl. 2. 954
DDI, Seria VII. Vol. XIV. Dok. 158, f. 167. Telegram i Musolinit për Koch, 8 shtator 1933. 955
Iljaz Gogaj, Mirash Ivanaj personalitet i shquar i universit shqiptar, (Tiranë: Botimet Erik, 2004), 117. 956
AQSH, F. 146, V. 1933, D. 66, fl. 297. 957
Po aty, fl. 297-299.
188
përshtatshme. Argumenti i të dy deputetëve në këtë rast u fokusua fort tek rëndësia e
konviktit për mësimin e gjuhës shqipe nga pakicat greke, duke e cekur pak rolin e këtij
konvikti, në arsimimin e shumë çamëve që kishin ardhur nga përtej kufirit.
Një peshë e madhe në buxhetin e arsimit ishin pagesat e bursave. M. Ivanaj urdhëroi
një rishikim total të tyre, duke shkurtuar rreth 700 bursa të brendshme dhe të jashtme. Për
herë të parë u vendos dhe u zbatua me rigorozitet konkurrimi.958
Nga ana tjetër, një punë e
madhe u bë për shtimin e shkollave dhe përpjekjet ishin rezultative. Kjo solli që në fund të
vitit shkollor 1933-34, të ishin hapur 62 shkolla fillore të reja, dhe ky ishte rekordi më i lartë i
çeljes së shkollave të reja në Shqipëri, deri në vitin 1939.959
Ndërkohë që vazhdonte zbatimi i reformës arsimore, specialistët e arsimit bashkë me
M. Ivanajn, përgatitën dekretligjin e ri të arsimit, i cili u dekretua më 26 shtator 1934 dhe hyri
në fuqi më 1 tetor 1934. Aty u përfshi gjithçka kishte të bënte me arsimin fillor dhe të mesëm
në Shqipëri. Në të u sanksionuan parimet themelore të reformës, pasi u vendos se, me
përjashtim të instituteve ushtarake, të gjitha shkollat dhe institutet e mësimit themeloheshin
dhe administroheshin prej Ministrisë së Arsimit dhe i gjithë personeli arsimor, ishte laik dhe
do të mbahej me fondet e kësaj ministrie. Ndër të tjera u saktësua se arsimi fillor, fillonte në
moshën 6 vjeç në qytete dhe 7 vjeç në katunde deri në moshën 13 vjeç. Në çdo prefekturë
ngriheshin këshilla arsimore. Për shkollat fillore shteti merrte përsipër vetëm pagesën e
rrogave të personelit, ndërsa të tjerat kryheshin nga komunat, bashkitë ose popullsia,
nëpërmjet komisioneve shkollore. Shkollat e arsimit të mesëm ishin: gjimnazi, shkollat
normale, instituti tregtar, shkollat profesionale. Gjithashtu u trajtua edhe çështja e bursave
etj.960
Dekretligji u paraqit për diskutim në parlament më 6 shkurt 1935. Ministri i Arsimit
theksoi se, dekreti i përshtatej tërësisht frymës së re, të filluar me ndryshimet e neneve të
Statutit dhe kishte ardhur si nevojë e rregullimit të shumë mangësive të trashëguara. Sipas tij,
ligjet arsimore që prej viteve 1926-1928, ishin të paplota dhe kishin shkaktuar kaos në
sistemin arsimor, ndërsa dekreti i paraqitur kishte krijuar seksionin për arsimin fillor e normal
dhe seksionin për shkollat e mesme dhe profesionale, duke iu dhënë kompetenca teknike e
administrative më të plota mbi kategorinë e arsimit që mbulonin. Do të krijoheshin komisione
për gjykimin e teksteve shkollore. Sipas tij, do të shtohej numri i shkollave fillore dhe për
herë të parë fëmijët, prej moshës 4 deri në 6 vjeç, do të ishin të detyruar të ndiqnin shkollën
foshnjore, por kjo fillimisht vetëm në qytete, që kishin një popullsi të madhe. Për pamundësi
financiare në shumë shkolla ishte parashikuar mësimi gjysmë dite, duke i ndarë nxënësit në
dy grupe, me tre orë secili grup në ditë. Dekreti kishte përcaktuar saktë kushtet që duhej të
plotësonte kandidati për mësues. Inspektorët e arsimit do të ishin mbi baza qarqesh. Rëndësi
do t’u kushtohej kurseve për të rritur, luftës kundër analfabetizmin dhe shkollimit të grave.961
Në përgjithësi deputetët ranë dakord me dekretin, por pati dhe qëndrime kundër për
disa pika. U kundërshtuan kompetencat e mëdha që i ishin dhënë këshillit të mësuesve dhe
ideja, që mësuesit e shkollave fillore të ishin të gjithë normalistë, pasi sipas saj, do të
përjashtoheshin nga puna shumë që nuk ishin të tillë. Vërejtje u bënë për edukimin e fëmijëve
958
Historia e arsimit dhe e mendimit…,508. 959
I. Gogaj, Mirash Ivanaj…, 135. 960
Fletorja Zyrtare, nr. 54, 28 shtator 1934, 1-49. 961
AQSH, F. 146, V. 1934, D. 68, fl. 35-59.
189
nga 4-6 vjeç në institute foshnjore, duke e cilësuar si të parakohshëm, sepse akoma në
Shqipëri nuk zbatohej mirë arsimi fillor dhe jo më ai foshnjor dhe këtë rol duhej ta luanin
prindërit. Nga disa deputetë ligji u pa si një ndërhyrje në jetën private, pasi në nenin 5 të tij,
thuhej se, “Ministria e Arsimit mbikqyr privatët nëse veprimi i tyre botor kishte lidhje me
edukatën dhe me çdo mësim jashtë shkollor”. Sipas tyre, kjo ishte detyrë e instituteve të tjera
dhe jo e Ministrisë së Arsimit. Pakënaqësi u shfaqën edhe ndaj masave të ashpra, të
parashikuara për dënimin e propagandës, që mund të bëhej kundër Ministrisë së Arsimit, pasi
ajo kështu, bëhej e paprekshme.962
Në mbrojtje të dekretit, M. Ivanaj theksoi se, shumë
mësues nuk e kishin kryer provimin e aftësisë pas 4 viteve punë dhe duke qenë se shumë
normalistë ishin pa punë, ata që nuk plotësonin kushtet do të largoheshin. Për sa i përket
edukimit të fëmijëve të moshave 4-6 vjeç, sipas tij, duhej të ndërhynte shteti, pasi zhvillimi i
tyre, nuk mund të konsiderohej si një e drejtë individuale dhe privilegj i një pakice, por si një
detyrë e domosdoshme, nga e cila nuk mund të shmangej askush. Ndërsa për ministrinë u
shpreh se ajo, do të ndërhynte me anë kontrolli, në vetëm ato veprime që kishin lidhje me
edukatën.963
Deputetët u munduan të faktonin kundërshtimet e tyre, duke u bazuar në aspekte
teknike dhe duke e mbajtur lart nivelin e diskutimit. Por, edhe M. Ivanaj ishte bindës dhe
strikt në argumentet e tij. Megjithatë nuk munguan deputetë, të cilët përfituan nga rasti për të
shfaqur sa më shumë vlerësime për figurën e Zogut. Njëri prej tyre, F. Vokopola deklaroi se,
“ai ideali i shqiptarizmit, zogizmi, duhet të hynte në zemrën e nënës shqiptare, gruas e
familjes shqiptare, dhe si është brezi i ri trup dhe ky i përket arsimit, ashtu duhet të jetë dhe
familja e shpirti”.964
Megjithë debatet e bëra, deputetët e miratuan dekretin.
Pavarësisht disa shkurtimeve për zëra të veçantë me insistimin e M. Ivanajt, pas vitit
1933, buxheti i përgjithshëm i arsimit u rrit ndjeshëm. Kjo ndikoi në shtimin e numrit të
shkollave fillore, si dhe numrit të nxënësve në gjimnaze dhe shkollat profesionale. Por, shtimi
i numrit të gjimnazistëve nuk u prit mirë nga një pjesë e elitës drejtuese dhe përfaqësues të
caktuar të saj e ngritën këtë në tribunën e parlamentit. Më 30 maj 1935, gjatë diskutimit të
buxhetit preventiv të vitit 1935-36, F. Alizoti ndër të tjera deklaroi se, “shkollat klasike nuk
sillnin tjetër dobi, përveç krijimit të disa politikanëve që rronin në kurriz të shtetit dhe të
popullit. Ishte shtuar numri i nëpunësve dhe për të eliminuar këtë, duhej ndjekur politika
anglo-saksone, duke i dhënë rëndësi shkollave industriale dhe profesionale”. Sipas tij, “shteti
shqiptar nuk kishte çfarë të bënte me këtë “superprodhim intelektualësh”.965
Në të vërtetë
pohimi i tij, nuk kishte asnjë lidhje me realitetin e kohës, sepse vendi kishte një prapambetje
të madhe në arsim, pavarësisht përpjekjeve të bëra. Nuk mund të flitej për, “superprodhim
intelektual”, pasi në këtë kohë, afër 80% e popullsisë ishte analfabete dhe e gjithë Shqipëria
kishte vetëm 11 shkolla të mesme. Zonat e thella dhe krahina të tëra, nuk kishin asnjë shkollë
fillore.966
Nga ana tjetër, nuk kishte asnjë institut të lartë ose universitet. Por, pohimi vinte
nga një përfaqësues i shtresës së lartë konservatore, që kishte vite në pushtet dhe luftonte fort
për ta mbajtur atë. Kundërshtimi ishte për rininë e gjimnazeve, kandidate e parë për nëpunës
shteti. Duke qenë promotore të ndryshimit dhe kundërshtarë të së vjetrës, kufizimi i numrit të
962
Po aty, fl. 6-16. 963
Po aty, fl. 7-17. 964
Po aty, fl. 14. 965
AQSH, F. 146, V. 1934, D. 69, fl. 378. 966
Lazer Radi, Shqipëria në vitet 30-të, (Tiranë: 1997), 149.
190
saj, shikohej si një mundësi e vazhdimësisë së pushtetit të shtresës së vjetër dhe prandaj ajo
kishte si qëllim krijimin e një elite të re, pikërisht nga shtresa e tyre. Nuk duhet harruar fakti
që në atë kohë, në rininë shkollore, kryesisht gjimnaziste, kishin filluar të përhapeshin idetë
komuniste, të cilat përbënin rrezik potencial për këtë shtresë.
Diskutimi i F. Alizotit, nuk u kundërshtua vetëm nga ministri i Arsimit, siç është
thënë deri më sot, por edhe nga disa deputetë. Sipas M. Ivanajt në Shqipëri, me vetëm 10 vjet
jetë zhvillimi të qetë e të pavarur, me një përqindje të lartë analfabetësh, me shumë pak njerëz
me shkollë të lartë nuk mund të flitej për një superprodhim intelektual, “jo sot, por as për 50
vjet të tjera”. Ai theksoi se shumica e kryetarëve dhe sekretarëve të komunave ishin pa
shkollë, ekzistonin rreth 400 mësues pa shkollë përkatëse dhe shkollat fillore me programin
që kishin, por dhe shkollat e mesme, nuk mund të nxirrnin intelektualë. Ata të “vërtetët” që
kryenin të gjitha mësimet e larta speciale, nuk ishin më shumë se 10 deri në 15 në vit. Sipas
tij, nëse vazhdonte kjo gjendje, do të ishte e kotë çdo tentativë modernizimi, ose përmirësimi
për shtetin dhe popullin.967
Ndërsa deputeti N. Bushati deklaroi se, “në një shtet ku
mbretëronte analfabetizmi, ku shpëtimi varej nga shpejtësia e hapjes së kulturës europiane në
atë vend, ishte çudi që të dëgjohej fjala ‘superprodhim intelektual’”.968
Pavarësisht qëndrimit realist të ministrit dhe disa deputetëve, teza e F. Alizotit u
mbrojt nga grupi i “të vjetërve”, por kësaj radhe jashtë parlamentit. Në këtë mënyrë u
vërtetua se nuk ishte thjesht një qëndrim personal i tij, por i një shtrese të caktuar. Organe të
caktuara, që financoheshin dhe drejtoheshin nga ky grupim theksuan se, “superprodhimi
kulturor, mund t’i hapte telashe regjimit, duke bërë që një grumbull parazitësh t’i vërsuleshin
dyerve të qeverisë, duke kërkuar nënpunësira dhe kjo do të sillte që të braktiseshin punët e
krahut”.969
Megjithatë, vlen të theksohet se këtë term, deputetë të caktuar e kanë rikujtuar
herë pas here, por për të etiketuar zhvillimin e ulët dhe problemet arsimore në Shqipëri.
Në kohën kur reforma arsimore kishte marrë jetë dhe ndryshimet arsimore vazhdonin
në vend, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 6 prill 1935, dha vendimin e saj në lidhje
me shkollat klerikale dhe minoritare greke, duke vendosur hapjen e tyre.970
M. Ivanaj si një
personalitet i shquar në fushën e arsimit, një intelektual i kalibrit të lartë, nuk mund të bënte
kompromise për të qëndruar në pushtet, duke ceduar nga reforma e tij. Qëllimi i tij nuk ishte
pushteti, por zhvillimi i arsimit kombëtar dhe në momentin kur rruga e nisur prej tij filloi të
pengohej, ai nuk pranoi të qëndronte më si ministër. Më 28 gusht 1935, ai paraqiti
dorëheqjen, pasi vendimi i Këshillit të Ministrave për hapjen e shkollave minoritare, binte në
kundërshtim me politikën arsimore që ai kishte ndjekur.971
Në historiografi është krijuar
mendimi që me ikjen e tij u ngadalësua dhe u modifikua një reformë e rëndësishme për
arsimin, ku për herë të parë shkollat në Shqipëri siguruan pa përjashtim karakter kombëtar,
me programe laike, lënda mësimore u mor nga shkollat perëndimore, ku rëndësi e veçantë iu
kushtua gjuhës shqipe dhe shkollat e vendit i ndiqnin me të drejta të barabarta nxënësit e të
gjitha besimeve fetare.972
967
AQSH, F. 146, V. 1934, D. 69, fl. 384, 411. 968
Po aty, fl. 412. 969
V. Koka, Rrymat e mendimit…, 47. 970
Beqir Meta, Tensioni greko-shqiptar (1939-1949), (Tiranë: Geer, 2002), 33. 971
AQSH, F. 150, V. 1935, D. I-392, fl. 5. 972
Kristo Frashëri, Ahmet Zogu. Vështrim historik, (Tiranë: Botimet M&B, 2014), 116.
191
Pavarësisht se qeveria shqiptare u detyrua të zbatojë vendimin e Gjykatës së Hagës
për hapjen e shkollave private minoritare, ajo u kujdes që marrëveshja të bëhej në kushte
reciprociteti, në mënyrë që të përfitohej, për hapje shkollash për shqiptarët në Çamëri. Kjo u
kuptua nga mesazhi i mbretit për deputetët më 15 tetor 1935, ku deklaroi se, “për problemin e
mësimit të minoriteteve etnike që ishin në Shqipëri, çështja ishte rregulluar në mënyrë të
përshtatshme, pasi edhe minoriteteve shqiptare që rronin në vend të huaj, ju ishte dhënë
premtimi ta ushtronin në mënyrë të njëjtë, të drejtën e mësimit në gjuhën amtare”.973
Në të
vërtetë, hapja e shkollave për mësimin e gjuhës shqipe në Çamëri u zvarrit shumë dhe pas
insistimit të fortë te qeverisë shqiptare dhe të popullsisë çame, në fillim të vitit shkollor 1937-
1938 u dha leja për dhënien e 10 orëve në javë për mësimin e shqipes, në pesë shkolla
shtetërore greke në Çamëri. Megjithatë, insistimi shqiptar ka qenë i madh dhe pas marrjes së
premtimit nga qeveria greke që numri i këtyre shkollave do të bëhej dhjetë dhe mësuesit për
gjuhën shqipe do të zgjidheshin nga bashkësia shqiptare atje, qeveria shqiptare dha lejen për
hapjen e shkollave private të minoritetit grek të Himarës.974
Për shkollat minoritare më 2 nëntor 1935 u dekretua një rregullore e re, ku
përcaktohej që, mësuesit duhet të zgjidheshin nga minoritetet dhe të pëlqeheshin nga
Ministria e Arsimit. Kandidatët për mësues, përveç të tjerave duhet të ishin nënshtetas
shqiptarë, të mos kishin bërë shërbim ushtarak në vende të tjera, të mos kishin pasur dhe as të
mos kishin lidhje me organizatat antishqiptare dhe të paguheshin vetëm prej popullsisë së
vendit, që hapte shkollën private minoritare. Në shkolla do të përdoreshin libra shkollorë, të
hartuara në gjuhën minoritare sipas programeve zyrtare, vetëm me miratim të Ministrisë së
Arsimit. Në ato vende ku minoriteti deklaronte se, e kishte të pamundur hapjen e tyre,
ministria do të hapte shkolla shtetërore dhe programi do të zhvillohej në gjuhën e
minoritetit.975
Megjithëse, rregullorja përmbante avantazhe për minoritetin, qeveria u kujdes që në
ato shkolla të depërtonin edhe elementë kombëtarë shqiptarë, ku rëndësi të veçantë kishte
gjuha shqipe. Kështu, në nenin 11 u përcaktua se, Ministria e Arsimit në shkollat minoritare
kishte të drejtë të vendoste si të detyrueshëm mësimin e gjuhës shqipe.976
Kjo rregullore ishte
tregues i qartë se, qeveria shqiptare iu garantonte minoriteteve të drejtat e tyre si shtetas
shqiptarë, por edhe si pakicë kombëtare, ku përparësi i ishte dhënë shkollimit të tyre në
gjuhën amtare. Me kalimin e kohës në këtë rregullore u bënë ndërhyrje. Më 9 mars 1936,
Këshilli i Ministrave ndryshoi paragrafin e parë të nenit 2 të saj, duke saktësuar, “se kërkesa
për hapjen e një shkolle minoritare bëhej prej pleqësisë së vendit dhe i drejtohej Ministrisë së
Arsimit me anë të Prefekturës. Në katundet me popullsi mikse, ajo bëhej nga ana e anëtarëve
minoritarë të këshillit të pleqësisë dhe në rastet kur minoriteti nuk ishte i përfaqësuar në
këshillin lokal, ai vetë zgjidhte një këshill pleqësh të posaçëm, vetëm për këtë qëllim”.977
Pra,
minoriteti, pavarësisht numrit të tij dhe përfaqësimit që mund të kishte në organet lokale,
kishte fituar të drejtën për të kërkuar hapjen e një shkolle private minoritare në çdo kohë.
Përveç hapjes së shkollave private të pakicës minoritare, me dekretligjin mbi
funksionimin e shkollave më 4 maj 1936, u hapën edhe ato klerikale. Kjo pasi u përcaktua se,
973
AQSH, F. 146, V. 1935, D. 50, fl. 11. 974
Iljaz Gogaj, Arsimi shqip në diasporë dhe në Çamëri 1912-1944, (Tiranë: Naim Frashëri, 2007), 170, 172. 975
Fletorja Zyrtare, nr. 58, 12 nëntor 1935, 1-2. 976
Rregullore mbi shkollat private të minoriteteve, (Tiranë: Shtypshkronja e Ministrisë së Arsimit, 1935), 10. 977
AQSH, F. 150, V. 1936, D. IV-144, fl. 2.
192
një shkollë hapej kur kërkohej prej prindërve të së paku 40 fëmijëve, që donin të vazhdonin
atë, dhe të vërtetohej nevoja e saj, sipas interesit të popullsisë dhe të gjendjes së vendit ku do
të funksiononte. Shkollat do të ishin dy llojesh: të zakonshme, ku zbatohej plotësisht
programi mësimor zyrtar i shtetit dhe të posaçme, ku adoptohej me pëlqimin e Ministrisë së
Arsimit, një program ose orar mësimor ndryshe. Për të marrë leje për një shkollë të
autorizuar, kërkuesi duhet të ishte shtetas shqiptar, të dinte gjuhën shqipe në shkrim dhe
lexim, të gëzonte të drejtat civile, të kishte moral të mirë dhe të zotëronte mjete të
mjaftueshme financiare për mbajtjen e shkollës. Në shkollat e autorizuara, mësimi nuk mund
të bëhej me personel i gjithi i huaj, pa leje të ministrisë dhe për mësimin e gjuhës shqipe,
historisë e gjeografisë, detyrimisht mësuesit duhej të ishin me kombësi shqiptare. Po ashtu,
mësimi në shkollat fillore, duhej të zhvillohej eksluzivisht në gjuhën shqipe. Dëftesat e tyre
do të njiheshin pas një provimi barazie në shkollat zyrtare dhe nuk mund të përdoreshin
tekste mësimore pa kaluar në ministri, ose që ishin të ndaluara më parë. Këto shkolla duhej t’i
nënshtroheshin një kontrolli të plotë, nga organet e Ministrisë së Arsimit.978
Dekreti u paraqit përpara deputetëve më 31 tetor 1936. Në raportin qeveritar
theksohej se, ai ishte parë i nevojshëm pasi reforma arsimore e vitit 1933 dhe dekreti i vitit
1934, kishin rezultuar me disa të meta dhe shteti të drejtën e dhënies së mësimit, mund t’ia
delegonte kujtdo, që plotësonte kushtet dhe pranonte të bashkëpunonte nën kontrollin dhe
udhëheqjen e tij. Për të siguruar karakterin kombëtar ishte paraparë mësimi i shumë lëndëve
në gjuhën shqipe prej mësuesve shqiptarë dhe provimi për barazimin e dëftesave, do të ishte
matësi i plotësimit të detyrimeve.979
Deputetët e miratuan atë pa debate.
Gjatë periudhës së monarkisë pavarësisht zhvillimeve të ndodhura qeveritë e reja,
gjithmonë bënin premtime për ndryshime në fushën e arsimit. Edhe M. Frashëri më 26 tetor
1935, me paraqitjen e programit të qeverisë së tij deklaroi, se do të luftohej analfabetizmi
duke shtuar numrin e shkollave fillore edhe me ndihmën e popullit; do të pajiseshin shkollat e
mesme dhe ato teknike me orendi, vegla shkencore të nevojshme, me trupë mësimore dhe
personel teknik dhe konkurset do të ishin të rrepta dhe të paanshme për dhënien e bursave.
Sipas tij, qeveria do të mundohej për zgjidhjen e problemit të vështirë të kategorizimit të
arsimtarëve dhe se do t’u kushtohej kujdes shoqërive jashtëshkollore të bashkuara në
federatën “Vëllazëria shqiptare”, duke iu dhënë ndihmë morale e materiale për zhvillimin e
tyre.980
Pavarësisht këtyre deklaratave arsimi vazhdonte të vuante nga shumë probleme. Një
shqetësim i vazhdueshëm ishte mungesa e librave të shtypur shkollorë dhe bursat e pakta për
të varfrit. Këto probleme u trajtuan në vijimësi edhe nga deputetët, sidomos në diskutimin e
buxheteve vjetore. Më 27 prill 1936 u diskutua buxheti preventiv i vitit 1936-1937. Deputetë
të caktuar kërkuan informacion se, përse nuk ishte parashikuar një fond për librat shkollorë,
pasi kishte mungesë të madhe të tyre. J. Erebara e zhvendosi debatin, te çështja e bursave
duke kërkuar, “që t’u jepeshin atyre që ishin të varfër dhe jo atyre që ishin të pasur, pasi
asnjëherë nuk u ishin dhënë bursa djemve të zonave të Dibrës apo malësive, vetëm qytetarëve
dhe të pasurve”.981
Kërkesat e shumta të deputetëve për fonde për botimin e librave, çuan në
978
Fletorja Zyrtare, nr. 29, 9 maj 1936, 3-4. 979
AQSH, F. 146, V. 1936, D. 60, fl. 23-24. 980
AQSH, F. 146, V. 1935, D. 50, fl. 22. 981
AQSH, F. 146, V. 1935, D. 53, fl. 215, 219.
193
një hap pozitiv. Ministri i Financave, Rr. Gera informoi se, për momentin mund të shtoheshin
vetëm 25.000 fr. ari.982
Megjithëse, kjo shumë ishte modeste, ajo u akordua pikërisht nga
presioni i deputetëve. Interesant është fakti, që njëri nga deputetët insistues për këtë ishte F.
Alizoti, i cili ishte shprehur kundër “superprodhimit intelektual”.
Pas vitit 1935, kemi një përmirësim të raporteve italo-shqiptare dhe kriza politike mes
dy vendeve mori fund. Pas pranimit të vendimit të Gjykatës së Hagës dhe largimit të M.
Ivanajt, reforma e iniciuar nga ai pushoi se vepruari në pikat themelore të saj. Në
marrëveshjet e marsit 1936 të bëra me Italinë ishte parashikuar dhe bashkëpunimi në fushën e
arsimit. Rolin kryesor në këtë drejtim e luajti specialisti italian Sestilio Montaneli (Sestilio
Montanelli), i cili u angazhua plotësisht në përgatitjen e reformës së re arsimore. Për këtë, ai
hartoi një raport mbi situatën e arsimit në Shqipëri, duke shprehur dhe mendime për
ndryshimet që duhet të bëheshin. Sipas tij, rinia shqiptare merrte arsim, por jo edukatë
kombëtare, pasi në ligjet arsimore tregohej kujdes për anën teknike, dhe jo idealeve të larta të
edukatës, vullnetit dhe karakterit e zemrës. Për të zgjidhur këto, ai sugjeronte një reformë të
përgjithshme në ligjet arsimore dhe rinia shqiptare të bashkohej në një organizatë, si “Balilat”
në Itali ose “Rinia Hitleriane” në Gjermani. Duhej rritur vlera që paguanin bashkitë dhe
komunat për arsimin, nga 5% në 7.5%. Numri i gjimnazeve duhej të ishte 2 me 900 nxënës
në total, pasi numri prej 2753 që ishin aktualisht ishte i tepërt, i panevojshëm, bile i
rrezikshëm. Arsimit teknik i mungonte një rregullim serioz dhe institutet ekzistuese ishin të
pamjaftueshme dhe të paplotësuara. Ndarja e bursistëve në shumë shtete, ishte problematike
dhe të gjithë universitarët duhet të qëndronin në një shtet të vetëm, bile po të ishte e mundur
në një qytet të vetëm.983
Nga ky raport, vërehet tendenca italiane për ta orientuar sistemin
arsimor shqiptar sipas atij italian, në mënyrë që ta kishte më të lehtë kontrollin mbi të.
Gjithashtu, synohej vendosja nën kontroll e rinisë shqiptare brenda vendit me anë të
organizatave të tipit fashist dhe bursistëve jashtë me anë të grumbullimit të tyre në një vend,
që në këtë rast presupozohej të ishte Italia, pasi ajo jepte dhe numrin më të lartë të bursave.
Kufizimi i numrit të gjimnazeve ishte një hap mbrapa për zhvillimin e arsimit. Megjithatë,
raporti parashikonte edhe zhvillime pozitive. Ato ishin, pikërisht, shtimi i shkollave teknike
dhe profesionale, dhe pajisja e tyre me mjetet e duhura, për të cilat vendi kishte shumë
nevojë.
Në punën për përgatitjen e reformës së re arsimore, S. Montaneli kishte disa
avantazhe. Qeveria shqiptare kishte pranuar rihapjen e shkollave minoritare dhe atyre
klerikale. Mes Italisë dhe Shqipërisë raportet ishin shumë të mira dhe në këmbim të
ndihmave, Zogu ishte tërhequr nga qëndrimi i tij nacionalist, prandaj reforma arsimore që po
përgatitej mori mbështetjen e tij dhe të qeverisë. Pavarësisht kësaj, akoma pa u bërë publike,
ajo hasi në kundërshtimin e françeskanëve shqiptarë, kjo pasi, aty ishte parashikuar kufizimi i
gjimnazeve, duke lënë vetëm një gjimnaz klasik në Tiranë dhe një real në Shkodër. Shkollat e
mesme të tjera mund të ishin teknike, pedagogjike, bujqësore etj. Kjo mund të sillte përsëri
mbylljen e shkollave të mesme private të klerit. Sipas tyre, “kufizimi që ju bëhej gjimnazeve
shprehte, mentalitetin e shumë ministrave, të cilët ishin kundër zhvillimit të kulturës së lartë,
pasi do të dilnin njerëz më të zotë se ata dhe shumë shpejt do t’u zinin vendin”.984
982
Po aty, fl. 230. 983
AQSH, F. 150, V. 1936, D. IV-136, fl. 1-5. 984
Donat Kurti, Provinça Françeskane Shqiptare, (Shkodër: Botimet Françeskane, 2003), 249.
194
Reforma e re arsimore u parapri nga disa nisma ligjore. Një prej tyre ishte krijimi i
komisionit teknik. Projekti për të u paraqit më 7 mars 1938. Detyra kryesore e tij, do të ishte
përpilimi, përkthimi i teksteve shkollore si dhe shqyrtimi i dorëshkrimeve, që do të
paraqiteshin prej autorëve. Atij i ishte dhënë kompetenca e inspektimit dhe kontrollit në
institucionet shkollore dhe kulturore. Ishte krijuar dhe këshilli qendror i arsimit, që do të
kishte përgjegjësi për hartimin e ligjeve, rregulloreve, emërimet, shpërnguljet, ndëshkimet,
shkarkimet, për hapjen dhe mbylljen e shkollave të çdo lloji dhe konvikteve, dhënia e bursave
të brendshme dhe të jashtme, projektet e reformave etj. Deputetët ranë dakord përgjithësisht
me projektin, por shumë prej tyre, kërkuan përsëri zgjidhjen sa më shpejt të mungesës së
librave në shkolla.985
Në kuadër të kësaj nisme, në vitin 1938, pranë Ministrisë së Arsimit u
krijua një komision i posaçëm, i përhershëm, prej specialistësh të njohur që do të kishte
detyrë hartimin dhe botimin e teksteve shkollore.986
Pas punës së bërë nga S. Montaneli, më 2 prill 1938 u paraqit “Projektligji mbi
reformën e shkollës së mesme”. Aty ishin përcaktuar llojet dhe shkallët e shkollave,
funksionimi i tyre, programet e tekstet shkollore, të drejtat dhe detyrat e nxënësve, organizimi
i provimeve, taksat shkollore, personeli arsimor, personeli ndihmës dhe i shërbimit,
funksionimi i konvikteve etj. Sipas qeverisë, projekti ishte nevojë e përshtatjes së shkollës me
zhvillimet e reja të shoqërisë dhe idealeve të shtetit. Ai disiplinonte qëllimet dhe llojet e
ndryshme të shkollave dhe funksionimin didaktik të tyre.987
Duke iu referuar risive të projektit, ministri i Arsimit F. Shatku theksoi se, shkolla
kombëtare duhej të përshtatej me zhvillimet e reja të shoqërisë dhe të ishte një mjet i
rëndësishëm për stabilizimin dhe të ardhmen e shtetit. Gjimnazet kishin rezultuar me
probleme, pasi jepnin një kulturë të përgjithshme, përgatisnin nxënësit për studimet
universitare, kishin shumë nxënës, ku shumë pak prej tyre e vazhdonin universitetin dhe pjesa
tjetër kërkonin punë në shtet. Por ajo nuk mund të sigurohej për të gjithë, prandaj do të bëhej
kufizimi i tyre. Sipas tij, këto ndryshime do t’i bënin gjimnazet shumë të mirë, pasi pranimi
në to do të ishte me provim. Shkollat normale mashkullore dhe femërore do t’i
nënshtroheshin një periudhe 8-vjeçare reformimi. Ministri theksoi si risi të reformës edhe
shkollat qytetëse, të cilat transformoheshin në shkolla pune dhe do të ishin 2 ose 4-vjeçare me
drejtim bujqësor, blegtoral, zejtar. Këto drejtime kishin nënndarje të tjera, të cilat përfshinin
të gjitha degët e tyre. Institutet teknike do të ishin 8 vjeçare dhe do të rekrutonin nxënësit pasi
mbaronin shkollat fillore, ndërsa shkollat normale do të ishin 8-vjeçare, rekrutimi i nxënësve
për to, do të bëhej nga shkollat fillore dhe numri i tyre do të ishte në proporcion të drejtë me
nevojat arsimore të çdo krahine. Pas këtij shpjegimi deputetët e pranuan projektligjin pa
debate.988
Më 14 prill 1938, Komisioni i Arsimit paraqiti raportin e tij. Debatet e vetme u
përqendruan në art. 207 të projektit qeveritar, të cilin komisioni e kishte spostuar në art. 210.
Aty saktësohej se, “shtetasit shqiptarë që kishin mbaruar studimet e mesme jashtë mbretërisë,
që kishin vazhduar studimet e larta ose jo dhe që kishin fituar tituj akademik jashtë, nuk
mund të merrnin pjesë në konkurset shtetërore, as nuk mund të emëroheshin nënpunësa të
985
AQSH, F. 146, V. 1937, D. 77, fl. 184-192. 986
Historia e arsimit dhe e mendimit…, 470. 987
AQSH, F. 146, V. 1937, D. 78, fl. 281-352. 988
Po aty, fl. 353-358.
195
shtetit, qoftë edhe me kontratë dhe as nuk mund të ushtronin profesionet e lira, për të cilët
kishin të drejtë në bazë të titullit akademik, pa e plotësuar më parë titullin e studimit të
lëshuar nga shkolla e mesme”. Sipas nenit, “kjo do të bëhej duke dhënë provime gjuhën
shqipe, historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë në bazë të programit të atij lloji e shkalle të
institutit të mesëm shqiptar që i korrespondonte shkollës së mesme të ndjekur jashtë
mbretërisë”.989
Komisioni për të lehtësuar punën kishte vendosur që, për provimet plotësuese
dhe përgatitjen e tyre, ministria të hapte një kurs të shkurtër pranë një shkolle të mesme”.990
Sipas përkrahësve të nenit, mosnjohja e historisë dhe gjeografisë së Shqipërisë, ishte njëlloj si
mosnjohja e gjuhës shqipe. Për këtë, pavarësisht nivelit të shkollës dhe profesionit duhej
patjetër që kandidati për nëpunës të fliste e të shkruante gjuhën shqipe. Madje, J. Erebara
kërkoi që shtetasit shqiptarë, shkollën fillore dhe gjimnazin, duhej t’i kryenin patjetër në
Shqipëri dhe për ata duhej të ofrohej punë, për të tjerët jo, pasi “gjuha jonë duhet të
mbrohet”.991
Kundërshtarët renditën si argumente, vështirësitë që kuadro të përgatitur si
mjekë ose avokatë të jepnin provime përpara një mësuesi të thjeshtë. Sipas tyre, kjo ishte
skandaloze, pasi mund të ndodhte që, atë provim ta merrte ai që nuk kishte shkollë të mesme
dhe një me universitet jo. Pavarësisht debateve, projekti u miratua siç e kishte sjellë
komisioni. Ligji u dekretua më 6 maj 1938.992
Kundërshtuesit kryesorë të këtij neni, ishin Dr. Melo dhe Dr. Simonidhi, të dy të
zgjedhur në zona ku kishte minoritet grek. Qëllimi i tyre në këtë rast është i shpjegueshëm,
sepse nga ky nen, do të prekeshin pikërisht shumë elementë të këtij komuniteti, pasi me
financime të ndryshme, apo mbështetje familjare, shumë prej tyre, kishin mbaruar ose do të
mbaronin ciklet arsimore në Greqi. Një qëndrim kaq i gjatë jashtë, mund të sillte humbje të
gjuhës dhe kulturës shqipe, por duke qenë nënshtetas shqiptarë, ata mund të synonin
punësimin në administratën shtetërore dhe në këtë mënyrë do të hasnin pengesa. Megjithatë,
sipas mendimit tonë, përkrahësit e nenit mbajtën një qëndrim të drejtë, pasi në statut ishte
caktuar se, gjuha shqipe ishte zyrtare. Në këtë mënyrë nuk mundej që një shtetas shqiptar, të
ishte pjesë e administratës dhe të mos fliste dhe shkruante shqip. Pra, ky qëndrim ishte
parimor dhe aspak nacionalist që ka vlerë edhe sot, pasi në shtetet më demokratike të botës që
të marrësh nënshtetësinë, duhet të njohësh gjuhën dhe historinë e atij vendi dhe kjo e
certifikuar me anë të një provimi.
Pavarësisht këtij vendimi, masat nuk u zbatuan njëlloj për të gjithë. Duke qenë se ky
ligj u hartua nga një specialist italian, ai u kujdes që kontrolli italian të shtrihej në gjithë
aktivitetin arsimor shqiptar. Edhe për rastin e mësipërm, ai theksonte se, atyre që kishin
mbaruar studimet në Itali, ju njihej e drejta e konkursit, për ushtrimin e profesionit të
nëpunësisë edhe kur titujt e studimit nuk ishin në përputhje me shkollat e mesme shqiptare.
Gjithashtu, komisioni teknik për riorganizimin e zyrave qendrore të Ministrisë së Arsimit, do
të udhëhiqej dhe drejtohej direkt nga organizatori italian dhe të gjithë bursistët shqiptarë,
duhej të dërgoheshin në Itali dhe pothuaj krejtësisht në Romë.993
Kjo e fundit u konkretizua
shumë shpejt. Gjatë vitit 1938, pjesa më e madhe e studentëve shqiptarë i kryen studimet e
tyre në Itali, jo vetëm se ishte më afër gjeografikisht dhe italishtja ishte gjuhë më e njohur në
989
Fletorja Zyrtare, nr. 40, 25 maj 1938, 26. 990
AQSH, F. 146, V. 1937, D. 79, fl. 328. 991
Po aty, fl. 341. 992
Fletorja Zyrtare, nr. 40, 25 maj 1938, 1-26. 993
Iljaz Gogaj, Ndërhyrja arsimore italiane në Shqipëri dhe qëndresa kundër saj deri në vitin 1939, (Tiranë: 8
Nëntori, 1980), 63-64.
196
Shqipëri, por sipas marrëveshjeve italo-shqiptare, shteti shqiptar ishte i detyruar të jepte më
shumë bursa për në Itali. Edhe qeveria italiane jepte shumë bursa për të rinjtë shqiptarë.994
Në gjithë ecurinë e arsimit, një ndihmë të madhe në ngritjen dhe mbajtjen e shkollave
ka luajtur popullsia. Me ligje të veçanta u parashikua, kontributi i banorëve, komunave dhe
bashkive, për shkollat të ndara sipas fshatrave dhe qyteteve. Më 10 prill 1937, u paraqit
projekti mbi kontributin e banorëve të qyteteve për ndërtimin e shkollave të mesme. Nisma u
mor nga qeveria, pasi buxheti i saj ishte i pamjaftueshëm për ngritjen e godinave të shkollave
të mesme dhe kështu si katundet, edhe banorët e qyteteve duhej të kontribuonin për ngritjen e
tyre, aty ku mungonin godinat shtetërore.995
F. Alizoti, u shpreh pro kontributit për shkollat
normale e profesionale, por ai kundërshtoi që gjimnazet nga 4, të bëheshin 6. Ai u rikthye tek
teza e tij se, investimi për nxjerrjen e një “superprodhimi elementash parazitarë”, nuk ishte i
dobishëm dhe shkolla të tilla nuk ishin të nevojshme.996
Pavarësisht kësaj, Komisioni i
Administratës e mori dekretin në shqyrtim më 14 prill dhe e miratoi, po ashtu edhe deputetët.
Ligji u dekretua më 23 prill 1937.997
Një problem që ka shoqëruar dhe shqetësuar trupën arsimore gjatë viteve të monarkisë
ka qenë niveli i pagesës së saj. Megjithë përpjekjet e vazhdueshme për rregullim, përsëri
problemet ishin evidente. Për sa i përket mësuesve që punonin në vende larg banimit të tyre,
me një ligj të posaçëm ishte vendosur që bashkitë ose komunat ku ata jepnin mësim, do t’u
paguanin një shtesë prej 10% mbi pagën, për mësuesit e martuar dhe 5% për beqarët. Kjo do
të shërbente për të paguar qiratë e banesave të cilat ishin të larta. Por kjo nuk vazhdoi gjatë,
pasi më 8 prill 1938 u paraqit projektligji për heqjen e saj, me pretekstin se ishte shtuar numri
i banesave të reja dhe ishte ulur çmimi i qirave. Duke qenë se fondi që jepnin bashkitë për
mirëmbajtjen e godinave shkollore dhe orenditë e tyre ishte i kufizuar, sasia e përcaktuar për
qiratë e banesave të mësuesve, do të shkonte në këtë drejtim.998
Një grup deputetësh e
kundërshtuan heqjen e shtesës, pasi mësuesit përballeshin me vështirësi të mëdha dhe kishin
nevojë për mbështetje financiare. Për disa të tjerë, ajo mund të përgjysmohej, por jo të hiqej
fare.999
Deputeti J. Erebara u deklarua kundër heqjes së shtesës për mësuesit, dhe propozoi t’u
shtohej rroga, në mënyrë që të bëhej një lloj balancimi. Duke iu referuar shprehjes së njohur
të deputetit F. Alizoti, ai theksoi se, “është thënë se kemi superprodhim intelektual, por sot
kemi kryetarë komunash që nuk kanë shkollë”.1000
Pavarësisht kundërshtimeve, me shumicë
votash, projekti u miratua pa ndryshim.
Ndërkohë Zogu vazhdonte të tregonte vëmendje për arsimin, dhe sidomos për të
demonstruar arritje përpara deputetëve. Më 15 tetor 1938, ai theksoi se reforma e shkollës së
mesme kishte filluar të vihej në zbatim gradualisht dhe shpresohej të arrihej përgatitja e një
elementi të pajisur me një kulturë të përgjithshme të shëndoshë dhe të aftë për studime të
larta, e një rinie të stërvitur për profesionet e ndryshme për zhvillimin e vendit. Sipas tij, një
rëndësi e posaçme u ishte dhënë shkollave të punës me drejtim bujqësor. Ishte shtuar numri i
shkollave fillore dhe kishte filluar lufta kundër analfabetizmit. Ishte treguar kujdes për
994
Historia e arsimit dhe e mendimit…, 509. 995
AQSH, F. 146, V. 1937, D. 73, fl. 194. 996
Po aty, fl. 183. 997
Fletorja Zyrtare, nr. 32, 30 prill 1937, 5. 998
AQSH, F. 146, V. 1937, D. 79, fl. 45-46. 999
Po aty, fl. 306, 314. 1000
Po aty, fl. 314.
197
zgjedhjen e personelit didaktik si dhe plotësimit me mjete mësimore dhe për të zgjidhur këtë
ishte krijuar komisioni teknik.1001
Në të vërtetë në Shqipëri, u shtua numri i shkollave,
mësuesve dhe nxënësve. Gjatë vitit shkollor 1938 kishte 1349 mësues që punonin në 649
shkolla fillore me rreth 60.000 nxënës. Këto shifra, sigurisht që linin për të dëshiruar, por një
lloj përmirësimi u bë. Rritja e mëtejshme u pengua nga shkalla e ulët e zhvillimit, nga
mungesa e fondeve, e shkollave dhe e mësuesve. Vlen të theksohet se për luftimin e
analfabetizmit u hapën 500 klasa të veçanta, të cilat e rritën numrin e njerëzve që dinin
shkrim e lexim nga 5 në 15% të popullsisë.1002
Megjithatë, niveli arsimor në vend, ishte ende
i ulët.
Ndryshime të kuadrit ligjor në sistemin arsimor vazhduan dhe gjatë vitit 1938. Ato
kryesisht u bënë, për të rregulluar të metat e hasura në zbatimin e akteve ose neneve të
veçanta të ligjit. Kështu, në mbledhjen e ndihmave për arsimin, u vërejtën mungesa dhe
parregullsi. Për këtë më 12 nëntor 1938 u paraqit dekreti mbi disa ndryshime të nenit 163 të
dekretligjit organik të arsimit. Aty u përcaktua që ndihmat e caktuara, të mblidheshin si taksa
shtetërore ose komunale, prej zyrave financiare në qytetet ku kishte të tilla dhe prej
komunave në katunde. Të hollat e mbledhura duhej të vendoseshin në dispozicion të
komisioneve shkollore. Në raport, theksohej se, kjo ndërhyrje bëhej, pasi organet e financës,
nuk po mblidhnin saktë ndihmat arsimore. Kjo do të sillte një përmirësim në gjendjen e
shkollave në katunde.1003
Deputetët i pranuan pa debate këto ndryshime, po ashtu edhe
Komisioni i Arsimit. Për herë të fundit ai u diskutua më 11 mars 1939 dhe u pranua pa
debate.1004
Çdo ligj që miratohej në legjislacionin arsimor të kohës trumbetohej me të madhe. Por
shumë shpejt lindte nevoja për ndërhyrje në të. Kështu ndodhi edhe me ligjin e vitit 1938. Më
25 shkurt 1939 u paraqit projekti për disa ndryshime në ligjin e reformës së shkollës së
mesme të datës 6 maj 1938. Ndër të tjera, aty parashikohej se, në klasën e parë të kursit të
ulët të liceut, numri i nxënësve i caktuar për pranim, mund të ndahej prej ministrisë mes
kandidatëve të prefekturës ku gjendej shkolla dhe atyre të viseve të tjera. Kur numri i
kandidatëve ishte më i madh se numri i vendeve të caktuara, atëherë hyrja bëhej me provim
pranimi. Programet e mësimeve, si dhe çdo ndryshim i tyre, për të gjitha llojet e shkollave të
mesme caktoheshin me dekret mbretëror. Projekti kishte si qëllim që, nga ndarja e vendeve të
caktuara, për klasën e parë të ulët të liceve, vendeve kandidate që nuk kishin në qarkun e tyre
një institut liceist, t’u sigurohej një përqindje e konsiderueshme. Ndryshime u bënë edhe për
sa i përket mënyrës së ndëshkimit të nxënësve. Për këtë do të krijohej një organ i posaçëm që
ishte këshilli i disiplinës, i cili do të përbëhej prej profesorësh të zgjedhur dhe të përshtatshëm
për këtë qëllim. Gjithashtu u parashikua krijimi i kursit për vajza në shkollat e punës me
drejtim tregtar. Kjo do të kishte një ndikim pozitiv mbi ardhmërinë e tyre, pasi me një
dëftesë, të një shkolle tregtare, ato mund të zinin vende në zyra shtetërore e private.1005
Më 1
mars, Komisioni i arsimit, paraqiti relacionin, duke e pranuar projektin pa ndryshime. Po
1001
AQSH, F. 146, V. 1938, D. 72, fl. 5-6. 1002
Edwin Jacques, Shqiptarët, historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, (Tiranë: Kartë e
Pendë, 1995), 433. 1003
AQSH, F. 146, V. 1938, D. 75, fl. 203-204. 1004
AQSH, F. 146, V. 1938, D. 76, fl. 38. 1005
AQSH, F. 146, V. 1938, D. 75, fl. 170-174.
198
ashtu vepruan edhe deputetët. Ligji u dekretua më 17 mars dhe hyri në fuqi më 31 mars
1939.1006
Për sa i përket teksteve mësimore, megjithëse ishte ngritur një komision i posaçëm për
hartimin dhe miratimin e tyre, në shkolla kishte mungesa të mëdha, botime jashtë standardit,
korrupsion në blerjen dhe shpërndarjen e tyre etj. Për t’i zgjidhur këto çështje më 18 mars
1939, qeveria paraqiti projektligjin mbi tekstet shkollore. Ndër të tjera, aty përcaktohej se, që
të prodhoheshin tekste me vlera, hartimi i tyre do të bëhej me konkurs. Tekstet për filloren do
të ishin botim i Ministrisë se Arsimit dhe do të ishin të njëjta për të gjitha shkollat. Duke qenë
se ishte pronë e shtetit, librat për këto shkolla do të kishin çmime të lira dhe mund të
bliheshin nga të gjithë. Tekstet e përzgjedhura do të ishin në përdorim për 5 vjet, pastaj do të
bëhej një konkurs i ri. Aty u përcaktuan dhe një numër dispozitash që nxisnin hartimin e
librave, si: shpërblimi i mirë për autorët e teksteve të shkollave fillore, blerja me çmime të
mira nga ministria e atyre teksteve që nuk shiteshin mjaftueshëm, përkrahja për ata që
botonin libra edukative ose plotësues për shkollat etj.1007
Deputetët i pranuan pa debate këto
ndryshime, po ashtu edhe Komisioni i Arsimit. Kjo ishte nisma e madhe, e fundit ligjore gjatë
periudhës së monarkisë për sa i përket sistemit arsimor, por që nuk arriti të vihej në zbatim,
për shkak të pushtimit italian të Shqipërisë.
4.2. Hartimi i kuadrit ligjor për shtypin dhe rolin e tij
Shtypi si një faktor i rëndësishëm në ecurinë e një shteti, shumë herë është shndërruar,
në një element përcaktues për ecurinë e politikave qeveritare. Për këtë arsye si gjatë
periudhës së republikës, ashtu edhe gjatë monarkisë, qeveria ka përdorur në mënyrë të
suksesshme të gjitha mjetet për kontrollin e tij. Por, nuk kanë munguar dhe rastet kur organe
të caktuara shtypi, kanë atakuar politikat qeveritare dhe veprimtarinë e parlamentit. Kuptohet
që këto kanë qenë të pakta dhe janë shoqëruar me masa penalizuese ndaj këtyre organeve. Në
Statutin Themeltar të monarkisë në Titullin VI, ku ishin përfshirë të drejtat e qytetarëve, flitej
edhe për shtypin. Në nenin 197 ishte përcaktuar se, “liria e fjalës dhe e shtypit ishte e
garantuar. Censurë preventive nuk mund të vendosej vetëm në kohë lufte, mobilizimi, dhe në
raste të jashtëzakonshme të tjera të parashikuara nga ligji. Kushtet mbi rregullimin e shtypit,
konfiskimi i shtypëshkrimeve dhe ndjekjet ligjore mbi fajet e shtypit caktoheshin me ligj.
Vetëm shtetasit shqiptarë mund të nxirrnin gazeta në Shqipëri”. Ndërsa në nenin 203,
theksohej se, “liria e mendimit dhe e ndërgjegjës ishte e garantuar. Çfaqja e mendimeve në
mënyra të ndryshme, duhet të ishte në përputhje me ligjet”.1008
Në realitet, “Kushtetuta e garantonte lirinë e shtypit, por me kusht që të mos
botoheshin artikuj që binin në kundërshtim me interesat e shtetit”.1009
Mund të thuhet, se gjatë
periudhës së monarkisë, “gazetaria eci në rrugë tepër të vështira, nën trysni e kontroll të
rreptë politik shtetëror. Në rrethana të këtilla, ajo u zhvillua me tipar të përgjithshëm
1006
Fletorja Zyrtare, nr. 24, 31 mars 1939, 1-3. 1007
AQSH, F. 146, V. 1938, D. 76, fl. 133-138. 1008
Statuti Themeltar i Mbretnis…,30-32. 1009
Robert J. Stevens, Zhvillimet politike ne Shqipëri 1920-1939, (Tiranë: GEER, 2004), 73.
199
konformizimin ideopolitik”.1010
Një element që e ka bërë më të lehtë kontrollimin e shtypit,
ishin subvencionet që gazeta të caktuara morën nga organet qeveritare, kryesisht shpërblime
për shkrime, ose ndihma të drejtpërdrejta financiare.
Menjëherë pas shpalljes së monarkisë u synua botimi i një gazete, që të bënte
posaçërisht propagandë mbështetëse për politikat mbretërore dhe për zhvillimet pozitive që
po ndodhnin. Më 1 nëntor 1928 doli në qarkullim “Gazeta e Re” e mbështetur financiarisht
nga qeveria. Përveç mbështetjes, Zogu ishte i interesuar që në momente të caktuara, në
mungesë të partive dhe organizatave politike që ishin të ndaluara në vend, të kishte njëfarë
opozite të mendimit, e cila do të ishte në funksion të politikave të tij të brendshme dhe të
jashtme. Ajo u shfaq në disa raste në botimin e artikujve që kritikonin varfërinë e popullit,
trajtimin e keq të punëtorëve nga sipërmarrësit, korrupsionin e qeveritarëve, zinë e bukës
etj.1011
Pavarësisht se nga fundi i viteve ’20, dhe fillimi i viteve ’30, u zbut pak censura
sidomos për çështje kulturore-arsimore, nismat e gazetave të veçanta, për të kritikuar politikat
qeveritare ose veprimtarinë e organeve të caktuara shtetërore, nuk kaluan gjithmonë pa u
ndëshkuar. Ato u goditën pas shkrimeve të ndryshme për parregullsitë e sipërmarrjeve të
huaja, kryesisht atyre italiane. Në të vërtetë, në këtë raste penalitetet për to, ishin të lidhura
me luajalitetin e raporteve italo-shqiptare. Në momentet e afërsisë së madhe ato u goditën për
shkrimet kundër. Në momentin e ftohjes së raporteve, ato u lejuan, madje u nxitën për
shkrime kundër. Më 15 shkurt 1930, Këshilli i Ministrave duke u bazuar tek fushata që kishte
filluar gazeta “Vullneti” kundër shoqërive të huaja, vendosi ta mbyllë atë për një kohë të
pacaktuar.1012
Gazetat u përdorën edhe si hapësirë, nga deputetë të caktuar për të shfaqur mendimin
e tyre, për çështje të ndjeshme të opinionit publik. Kjo solli që më 5 prill 1930, në parlament
të atakohej gazeta “Vullneti” pas shkrimit të Ll. Bilbilit, “Reforma Agrare në rrezik”.
Deputetët theksuan se, parlamenti kishte heshtur mbi shumë sulme që i kishte bërë shtypi
kombëtar, për të mos hapur polemika me të, pasi ai e përkrahte lirinë e shtypit, “por zotërinjtë
e shtypit duke atakuar atë pa të drejtë, me artikuj të pathemeltë i fusin thikën vetes dhe
prisnin me dorën e tyre degën ku qëndronte autoriteti i tyre”.1013
Ky ishte një shembull për të
kuptuar se edhe në rastet kur gazetat, thjesht transmetonin mendimin e personave të njohur,
mund të ndodhte që të bëheshin pre e zemërimit qeveritar dhe parlamentar. Zakonisht kjo
ndodhi në rastet kur autorët e shkrimeve ishin funksionarë të lartë, për ta kaluar sa më butë
problemin e ngritur nga ata.
Në kuadrin e ndërhyrjeve për të forcuar kontrollin, qeveria tërhoqi vërejtjen edhe për
polemikat mes gazetave. Më 3 qershor 1930, drejtori i zyrës së shtypit M. Sherko i dërgonte
një letër gazetës “Rilindja e Arbërisë”, ku theksohej se polemikat e shtuara mes gazetave të
kryeqytetit, kishin sjellë një gjendje anormale, duke krijuar një situatë që hidhte poshtë
rëndësinë dhe nderin e shtypit dhe ishte në kundërshtim me dëshirat e mbretit. Ai kërkonte që
këto të merrnin fund sepse na, “ç’nderonin në sytë e botës dhe mund të përdoreshin nga
1010
Hamit Boriçi, Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848-1997), ( Lezhë: E.B.P, Gjergj Fishta, 1997),
91. 1011
Historia e Popullit Shqiptar…, 421. 1012
AQSH, F. 149, V. 1930, D. I-1127, fl. 14. 1013
AQSH, F. 146, V. 1930, D. 78, fl. 416.
200
armiqtë për të na akuzuar, për papjekuri politike dhe shoqërore”.1014
Megjithatë, shumë herë
polemikat mes gazetave u nxitën nga vetë organet qeveritare, për të goditur individë,
grupime, ose edhe zhvillime të veçanta. Përpos kësaj, qeveria në shumë raste ka ndërhyrë
edhe në politikat editoriale të gazetave, duke diktuar shkrime, për çështje të caktuara. Kështu,
më 19 nëntor 1930, zyra e shtypit pranë Kryeministrit kërkonte nga Ministria e Brendshme të
porositeshin prefekturat e Korçës dhe Gjirokastrës që, “në kuadër të afrimit të përvjetorit të
Traktatit të aleancës italo-shqiptare, ato të bënin artikuj të posaçëm, ku të evidentonin këtë
ngjarje të shënuar dhe rëndësinë e saj”.1015
Gjatë viteve 1929-30, në organe të caktuara u shtuan shkrimet, që binin ndesh me
politikat qeveritare, u shtuan polemikat mes gazetave, por u mbyllën edhe disa prej tyre. Këto
ngjarje u panë si mangësi në punën e drejtorisë së shtypit. Për këtë arsye, më 24 nëntor 1930,
u paraqit përpara deputetëve projektligji mbi transferimin e saj, nga Kryeministria, në
varësinë e Ministrisë së Brendshme, pasi ajo kishte më shumë mundësi për ta kontrolluar atë.
Duke qenë se aktiviteti i kësaj drejtorie ishte i gjerë, në këtë mënyrë do të garantohej më mirë
zhvillimi i tij.1016
Në të vërtetë, ky ishte rikthim për së dyti i kësaj drejtorie nën varësinë e
Ministrisë së Brendshme. Deputetët e pranuan pa debate, po ashtu edhe komisioni
parlamentar nuk bëri ndryshime. Në këtë mënyrë, vëmendja dhe kontrolli qeveritar mbi
organet e shtypit, do të ishte më e gjerë dhe më e plotë.
Për shkak të rolit të madh të shtypit, megjithë këto ndërhyrje të bëra, klasa drejtuese
në Shqipëri kishte nevojë për më tepër siguri, në efikasitetin e organeve qeveritare për
kontrollin e tij. Për ta arritur këtë dhe për të bërë një reformim të funksionimit të shtypit, u
projektua një ligj i ri. Për vetë rëndësinë e tij dhe reagimet që mund të vinin, hapat e hedhur
fillimisht në këtë drejtim u mbajtën të fshehtë. Por, informacioni rrodhi dhe organe të
caktuara të shtypit, duke ndjerë rrezikun, reaguan hapur, kundër. Çështja u transferua edhe në
parlament, ku më 17 dhjetor 1930, u zhvilluan debate për një shkrim të gazetës “Ora”, ku
flitej se në komisionet parlamentare po përgatitej një ligj shtypi, që ndalonte përparimin dhe
lirinë e tij. F. Alizoti deklaroi se, kjo nuk ishte e vërtetë, pasi disa deputetë thjesht kishin
biseduar, por nuk kishte asgjë konkrete. Një pjesë e deputetëve e akuzuan gazetën për lajme
të pavërteta dhe kërkuan përgënjeshtrimin e tyre, “pasi opinioni publik duhet të sqarohej për
punën e parlamentit”.1017
Lajmi për përgatitjen e ligjit të ri, në fakt rezultoi i vërtetë. Kundër përmbajtjes së tij
reaguan shpejt dhe gazeta të tjera, duke atakuar nene të veçanta të tij. Kështu në gazetën “Zëri
i Korçës” në dhjetor 1930 shkruhej se, “do të ishim më të kënaqur që të kishim ligjin e
Turqisë sesa ky që po përgatitej, pasi aty ishte saktësuar që ai që do të hapte një gazetë, duhej
të depozitonte më parë 250 napolona. Këtë nuk e kishte asnjë shtet dhe ishte e panevojshme,
pasi nëse do të kishte botues aventurier dhe abuzues, zgjidhja ishte e parashikuar në Kodin
penal”. Sipas saj, “qeveria nuk mund të mbyllte gazeta, pasi këtë mund ta bënte vetëm
gjykata dhe kontrolli i madh i saj, që e kishte parashikuar ligji, do të sillte që shtypi të ishte
nën varësinë e ministrave dhe të mos i kundërshtonte ata”.1018
1014
AQSH, F. 149, V. 1930, D. I-1127, fl. 30. 1015
AQSH, F. 152, V. 1930, D. 1011, fl. 1. 1016
AQSH, F. 146, V. 1930, D. 80, fl. 536. 1017
AQSH, F. 146, V. 1930, D. 81, fl. 139-141. 1018
Zëri i Korçës, nr. 563, 23 dhjetor 1930, 2, artikulli “Ligji i ri i shtypit”.
201
Në fillim të janarit të vitit 1931, komisioni i posaçëm parlamentar nën drejtimin e F.
Alizotit diskutoi projektligjin e shtypit dhe më 17 janar, e paraqiti për bisedim, por për
mungesë të ministrit të Drejtësisë u shty, për një moment të dytë.1019
Kështu, gazetat
vazhduan kundërshtimet, për pika të veçanta të projektit, përpara se të diskutohej nga
deputetët. Qëndrim të ashpër në këtë drejtim mbajti gazeta “Ora”. Në një shkrim të saj më 18
janar 1931, ndër të tjera theksohej se, miratimi i këtij ligji do të bënte të pamundur botimin e
gazetave, pasi komisioni parlamentar, i kishte bërë më të ashpra pikat e projektit, të paraqitur
nga një qeveri, e rreptë ndaj shtypit dhe shuma e garancisë për botuesit e gazetave, ishte e
pamundur të sigurohej dhe shumë gazetarë do të përfundonin në burg, për mosrespektim të
ligjit. Një ligj i ashpër, i egër dhe aq mohues i të drejtave kushtetuese nuk mund të pritej që
të dilte nga Parlamenti Shqiptar, i cili duhet ta ndalonte qeverinë në kufizimin e lirive dhe të
drejtat themelore të shtetasve. Artikulli mbyllej duke theksuar se, “në një vend ku populli ka
mbetur në errësirë dhe në injorancë, gazeta është një universitet i hapur për të gjithë.
Komisioni parlamentar po kërcënonte që me këtë projekt drakonian ta mbyllte atë”.1020
Megjithatë, shumë gazetarë vazhdonin të shpresonin, që deputetët nuk do ta votonin
projektin.
Më 19 janar 1931, projektligji i shtypit u paraqit për diskutim, nga Komisioni i
Drejtësisë dhe Administratës, i cili me ndërhyrjet e bëra, i ashpërsoi disa pika të tij. Kështu,
përveç cilësisë së shkollimit, në nenin 2, u shtua që drejtori i gazetës, duhet të kishte një
eksperiencë pune 3-vjeçare për ata që kishin mbaruar universitetin dhe 5-vjeçare për ata që
kishin mbaruar një lice. Po aty, tek ndalimet për të nxjerrë gazeta, u shtuan dhe ata që ishin
dënuar për vjedhje, shpifje, që ishin me reputacion të keq dhe ata që brenda dy viteve ishin
dënuar dy herë, për probleme që kishin lidhje me shtypin, me një dënim mbi 6 muaj.
Gjithashtu, komisioni bëri shtesa edhe në artikujt e tjerë ku më të rëndësishmet ishin:
detyroheshin gazetat dhe revistat që ishin në botim, të përshtateshin brenda dy muajve me
ligjin ose mbylleshin, gazetat dhe revistat politike në Shqipëri do të botoheshin vetëm në
gjuhën shqipe, deputetët nuk mund të ndaloheshin si drejtorë përgjegjës veçse, me ndonjë
dispozitë statutore, gjoba për shkelje rritej nga 200 fr. ari në 1000 fr. ari, kur nuk kishte
nënshkrim artikulli, përgjegjës ishte vetëm drejtori; ndalohej botimi i sekreteve shtetërore dhe
ushtarake i artikujve politikë dhe ata që bëheshin duke thyer urdhrat disiplinorë nga ana e
nëpunësve dhe oficerëve; komisioni kishte rënë dakord me garancinë për hapjen e gazetës që
ishte 5.000 fr. ari në bankë ose pasuri të paluajtshme me vlerë 10.000 fr. ari. Nga kjo
përjashtoheshin revistat shkencore dhe letrare.1021
Nga përmbajtja e projektit dhe ndryshimet
e bëra nga komisioni vërehet që tendenca, nuk ishte vetëm forcimi i kontrollit qeveritar, por
edhe vështirësimi i botimit të shumë organeve të shtypit. Kjo pasi kërkohej garanci e madhe,
shkollim për drejtuesit dhe ndaloheshin të botonin, të dënuarit për faje shtypi. Kuptohet që
këta të fundit në shumicën e tyre, kishin shkruar kundër politikave qeveritare dhe nuk kishte
garanci që nuk do ta bënin përsëri. Megjithatë, mendojmë që pika e shkollimit dhe
eksperiencës se drejtuesit të gazetës ishte pozitive, dhe ndikonte në modernizimin e shtypit.
Pavarësisht dakordësisë, në momentin e miratimit të neneve, deputetë të caktuar u
shprehën kundër, për disa prej tyre. Kështu, për sa i takon nenit 2, që kishte të bënte me
1019
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 91, fl. 92. 1020
Ora, nr. 274, 18 janar 1931, 2, artikulli “Me ligjin e ri të shtypit që hartoj Komisioni parlamentar bëhet e
pamundëshëm për botimin e gazetave”. 1021
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 91, fl. 111-120.
202
shkollimin, eksperiencën dhe kufizimet nga llojet e dënimeve për drejtorin e gazetës, deputeti
F. Vokopola kundërshtoi pikën që sanksiononte nivelin e shkollimit dhe eksperiencën e punës
për këta drejtorë. Sipas tij, me këto kushte pengohej liria e shtypit, pasi do të ishte e vështirë,
të gjendeshin njerëz që i plotësonin ato dhe kështu do të mbylleshin shumë gazeta. Ai e
cilësoi të mjaftueshme që, drejtori të dinte shkrim e lexim dhe të kishte një zotësi të provuar,
dhe si shembull paraqiti gazetën “Demokratia” me drejtor Xhevat Kallajxhiun, i cili kishte
treguar cilësi edhe pa e pasur universitetin. Ai u mbështet edhe nga Dr. Simonidhi, që theksoi
se, kushte të tilla nuk ishin caktuar as për funksionarët e lartë të shtetit.1022
Në
kundërpërgjigje të tyre, deputeti F. Alizoti deklaroi se, kishte insistuar ai për këtë shtesë, pasi
shtypi nuk prezantonte opinionin publik, por e formonte atë dhe për këtë duheshin drejtues të
shkolluar. Sipas tij, meqë kishte pak persona me universitet, do të pranoheshin edhe ata me
lice, por kur të shtoheshin do vendoseshin vetëm ata me universitet dhe eksperienca ishte e
nevojshme, se nuk mjaftonte vetëm shkolla.1023
Pavarësisht kundërshtimeve, artikulli kaloi,
siç e kishte paraqitur komisioni.
Këta dy deputetë kundërshtuan edhe garancitë e vendosura për hapjen e gazetës. Sipas
tyre, nuk kishte nevojë për to, pasi ai që e shkelte ligjin mund të dënohej; detyrimi i garancisë
do të fuste në borxhe drejtuesit e gazetave, sepse ai që do të hapte një të tillë, mund të
zotëronte diplomën e kërkuar, kishte aftësi dhe eksperiencë por, nuk kishte pasuri, prandaj
detyrohej të hynte në borxhe. Në këtë mënyrë, nga këta borxhdhënës, do të formohej një
klasë oligarkësh, e cila duke kontrolluar shtypin, do të diktonte dhe aplikonte mendimet e saj
mbi publikun.1024
Në këtë rast përveç F. Alizotit, kundër mendimit të dy deputetëve u
deklarua dhe F. Rusi, duke u shprehur se ata e donin lirinë e shtypit, por për drejtuesit e
gazetave shkolla dhe garancia duheshin. Sipas tij, “nuk mundej një njeri që nuk zotëronte 250
napolona, të nxirrte një gazetë”.1025
Përsëri artikulli u miratua me shumicë votash, siç e kishte
sjellë komisioni. F. Vokopola dhe Dr. Simonidhi kundërshtuan edhe detyrimin që brenda dy
muajve nga data e hyrjes në fuqi e ligjit, gazetat dhe revistat që ishin në botim, duhet të
përshtateshin me dispozitat e tij. Ata e cilësuan këtë si një akt që binte ndesh me Statutin, pasi
gazetat, këtë të drejtë e kishin fituar një herë me leje dhe nuk mund të detyroheshin përsëri,
për një leje të dytë.1026
Në këtë rast, kontestimet e tyre u mbështetën edhe nga disa deputetë të
tjerë. Pavarësisht kësaj, edhe ky artikull u miratua. Për nenet e tjera nuk pati debate, as
kundërshtime dhe u miratuan të gjitha, me shumicë votash.
Nga sa më sipër rezulton se, për këtë ligj, F. Vokopola dhe Dr. Simonidhi ishin
kundërshtarët e vetëm të disa neneve të tij. Pavarësisht se bënin pjesë në grupin konservator
dhe besnikë të regjimit, qëndrimi i tyre ishte afër realitetit të shtypit shqiptar të kohës.
Miratimi i këtyre neneve e dha menjëherë efektin, sidomos për gazetat lokale, të cilat duke
mos qenë në gjendje të plotësonin kriteret e ligjit u mbyllën. Megjithatë, këto qëndrime e
kontestime, treguan, se edhe për çështje të rëndësishme, të cilat kishin dakordësinë e qeverisë
dhe të shumicës së deputetëve, në Parlamentin Shqiptar të kohës u ngritën probleme, që
reflektonin opinionin e qytetarëve shqiptarë, kundër forcimit të censurës e kontrollit të shtypit
në vend, nga qeveria.
1022
Po aty, fl. 121, 123. 1023
Po aty, fl. 122. 1024
Po aty, fl. 125, 128. 1025
Po aty, fl. 127. 1026
Po aty, fl. 129.
203
Gazetat i vazhduan përpjekjet, me shpresën se do të ndikonin mbi vendimin
përfundimtar të deputetëve. Në fazën e diskutimit të projektit, pati zëra, për një marrëveshje
mes botuesve të gazetave kryesore, ku ishte vendosur që, nëse parlamenti do ta miratonte
ligjin ashtu siç ishte formuluar, atëherë gazetat do të mbylleshin vullnetarisht si shenjë
protestimi.1027
Por, ligji u miratua përfundimisht nga deputetët më 20 janar. Menjëherë ndaj
parlamentit erdhi një reagim i ashpër nga gazeta “Arbënia”. Drejtori i saj Nebil Çika, e atakoi
rëndë atë, duke e cilësuar si “afrikan” dhe deputetët si hajdutë, injorantë, të cilëve shumë
shpejt do t’u vinte fundi, pasi me miratimin e këtij ligji, ata kishin cenuar lirinë e shtypit dhe
“populli duhet të ngrihej në kryengritje”.1028
I menjëhershëm ishte reagimi i qeverisë dhe më
21 janar 1931, ajo mori vendimin për mbylljen e gazetës “Arbënia”, për një kohë të
pacaktuar, pasi ajo kishte ofenduar rëndë parlamentin, duke cenuar interesat shtetërore.
Drejtori i saj N. Çika, pasi të kryheshin formalitetet sipas ligjeve në fuqi, do të jepej për
ndjekje penale dhe ai e kishte të ndaluar të hapte gazetë tjetër.1029
Reagim i fuqishëm erdhi edhe nga deputetët, të cilët po më 21 janar, kërkuan
informacion mbi masat që qeveria kishte marrë për gazetën dhe personin që kishte bërë
shkrimin. Ministri i Brendshëm M. Juka, pasi shfaqi hidhërimin për artikullin, deklaroi
mbylljen e gazetës dhe se Prokurori i Shtetit kishte filluar hetimet, për ta dërguar çështjen në
gjyq.1030
Fjalimet e deputetëve ishin të ashpra, me një fjalor banal dhe ofendues ndaj gazetës
dhe pronarit të saj, madje kërkuan që të nxirrej jashtë “imorali” (Nebil Çika - B.B.) nga
lozhat ku rrinin dëgjuesit e punimeve të parlamentit, gjë e cila u realizua nga rojet. Ata
shprehën pakënaqësi edhe ndaj qeverisë, duke kujtuar se kjo gazetë kishte shkruar më përpara
edhe kundër Italisë dhe për këtë ishte mbyllur, por shumë shpejt ishte hapur përsëri dhe
drejtori i saj ishte liruar. Sipas tyre, qeveria duhet të kishte kujdes, sepse në Shqipëri po
kristalizohej klika e vitit 1924; ajo duhej të bënte hetime se kush i jepte kurajë autorit, për të
tilla shkrime, pasi ai kishte atakuar vetëm parlamentin, në një kohë që ligji ishte votuar si nga
qeveria, ashtu edhe nga parlamenti; se një njeri i tillë, me shpirt revolucionari nuk duhej të
ishte lejuar të hapte një gazetë, ai patjetër duhej të shkonte në gjyqin politik.1031
Gjatë kësaj seance të tensionuar, deputeti M. Kaso mbajti një qëndrim ndryshe. Sipas
tij, masat që kishte marrë qeveria ishin të mjaftueshme dhe nuk kishte nevojë më për
bisedime deputetësh, pasi nuk ishte parlamenti, që dërgonte dikë në gjyqin politik, por
institucionet përkatëse, se deputetët duhej të respektonin ligjet dhe të mos flisnin me
gjaknxehtësi, pasi qeveria e dinte vetë detyrën e saj.1032
Megjithatë u vendos që të pritej tre
ditë, për masat që do të merrte qeveria.
Në të vërtetë artikulli i gazetës ishte i rëndë dhe fyes për parlamentin. Qëllimi i tij
ishte që të krijonte një reagim të fortë publik në lidhje me ligjin e shtypit, pas dështimit të
përpjekjeve të mëdha të gazetarisë për të ndikuar në modifikimin e pikave të veçanta të tij, që
kufizonin veprimtarinë e shtypit. Nga ana tjetër, nuk duhet harruar që në shtresën intelektuale
shqiptare, kishte filluar të krijohej një rrymë e re mendimi, që ishte kundër shtresës së vjetër
1027
Ora, nr. 275, 20 janar 1931, 4, artikulli “Fletoret shqiptare do ndalojnë botimin e tyre ne rast se pranohet
ligja e re e shtypit”. 1028
Arbënia, nr. 128, 21 janar 1931, 1, artikulli “Denimi i Shtypit”. 1029
AQSH, F. 152, V. 1931, D. 298, fl. 2. 1030
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 91, fl. 161. 1031
Po aty, fl. 162-167. 1032
Po aty, fl. 168.
204
oligarke, e cila kishte në dorë pikat kyçe të shtetit dhe duke kontrolluar më shumë shtypin,
bëhej më e fuqishme.
Debati i zhvilluar në parlament evidentoi fuqinë e rrymës së vjetër konservatore, dhe
luftën e saj për ruajtjen e pushtetit. Kjo u kuptua nga reagimi i deputetëve, që ishte i shpejtë
dhe i ashpër, të cilët duke parandjerë rrezikun për pozitat e tyre, kërkuan të merreshin masa
që binin ndesh edhe me ligjet në fuqi. Kjo tregonte që në Shqipërinë e kohës, kultura e
zbatimit të ligjit, ishte e dobët dhe ai mund të shkelej për shtresa të caktuara. Megjithatë, jo të
gjithë ishin dakord. Siç u përmend më sipër, u shfaqën dhe mendime të vlefshme, që kërkonin
respektimin e institucioneve dhe të ligjit, duke lënë të lirë organizmat shtetërorë në zbatimin e
detyrave të tyre. Vlen të theksohet se deputetët kundërshtarë të disa pikave të ligjit të shtypit,
F. Vokopola dhe Dr. Simonidhi, nuk reaguan fare për këtë shkrim të gazetës dhe as për
qëndrimin e deputetëve.
Më 24 janar 1931, në parlament u lexua shkresa e Prokurorit të Shtetit, i cili në bazë
të nenit 131 të Kodit Penal, kërkonte autorizimin e Kryesisë së tij, për të filluar ndjekjet ndaj
drejtorit të gazetës “Arbënija”. Përsëri reagoi M. Kaso, i cili kërkoi që deputetët në vendimin
e tyre të merrnin parasysh dy gjëra: së pari, gjendjen mendore të artikullshkruesit dhe së dyti
dinjitetin dhe prestigjin e parlamentit. Sipas tij, ligji i shtypit e kishte dëmtuar rëndë N.
Çikën, i kishte hequr bukën e gojës, prandaj e kishte shkruar atë artikull; se deputetët duhej ta
vendosnin veten e tyre në vendin e tij dhe të kuptonin gjendjen e tij shpirtërore, kur e kishte
shkruar atë. Gjithashtu, ai theksoi se, parlamenti, që shumë herë kishte treguar seriozitet në
punën e tij, “këtë gjë duhet ta kalonte thjesht me një përbuzje dhe të mjaftohej me masat që
kishte marrë qeveria”. Për këto arsye ai u deklarua kundër që Prokurori i Shtetit të bënte
ndjekje për N. Çikën.1033
Ky qëndrim u prit ashpër nga shumica e deputetëve, të cilët e
akuzuan atë si bashkëpunëtor dhe diktues të shkrimit të N. Çikës. Megjithatë, ai nuk u tërhoq,
por deputetët me shumicë votash e miratuan lejen për hetim.
Kundër vendimit të deputetëve për votimin e ligjit u shprehën edhe gazeta të tjera. Më
24 janar 1931, gazeta “Demokratia”, atakoi ashpër një pjesë të tyre. Sipas saj, “që nga
përgatitja, bisedimi dhe mbase edhe votimi i ligjit të ri të shtypit, Parlamenti kishte treguar se
nuk përputhej aspak me mendimet demokratike që sundonin botën e qytetëruar. Deputetët me
këtë gjest kishin provuar se ishin shumë të vjetër nga shpirti dhe të mykur nga trutë”. Aty
theksohej se “shumica e atyre që ndodheshin në Parlament ishin të rritur me shpirtin e kohës
së sulltan Hamidit, prandaj nuk mund të priteshin vepra të frymës së re dhe të principeve
demokratike”.1034
Megjithatë, shpresohej se mbreti nuk do ta dekretonte ligjin, por kjo
rezultoi e kotë. Ai e dekretoi atë më 24 janar 1931, dhe hyri në fuqi më 31 janar.1035
Ky
qëndrim nuk kaloi në heshtje. Më 31 janar, deputeti H. Xhemali theksoi se, gazeta
“Demokratia”, ka sulmuar institucionin parlamentar dhe kërkoi që kryesia të merrte masat e
duhura. Kjo u përkrah edhe nga deputetët e tjerë.1036
Megjithatë nuk qe i nevojshëm ndonjë
veprim i parlamentit, pasi për shkak të kufizimeve që përmbante ligji i ri i shtypit, ajo u mbyll
1033
Po aty, fl. 174-175. 1034
Demokratia, nr. 283, 24 janar 1931, 1, artikulli “Shtypi dhe Parlamenti”. 1035
Fletorja Zyrtare, nr. 8, 31 janar 1931, 1-8. 1036
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 91, fl. 222.
205
dhe rifilloi botimin vetëm në mesin e korrikut 1931, pasi drejtor i saj u zgjodh Musli
Kokobobo, i cili plotësonte kushtet, për drejtues gazete sipas ligjit.1037
Viti 1931 ishte i vrullshëm për zhvillimet në lidhje me shtypin. Ai filloi pikërisht me
miratimin e ligjit të ri, u shoqërua me mbylljen, por edhe me hapjen e disa gazetave dhe
revistave. Në fillim të atij viti u mbyll “Arbënia”; po ashtu u mbyll për disa muaj edhe
“Demokratia”. Në këtë valë u përfshi edhe një gazetë tjetër që kishte qenë kundërshtare e
ligjit të shtypit. Kështu, më 4 gusht 1931, Këshilli i Ministrave mori vendim për mbylljen e
gazetës “Ora” për 6 javë, pasi ajo në ditët e fundit kishte botuar disa artikuj, “që nuk
pajtoheshin me interesat shtetërore”.1038
Nga ana tjetër, gjatë muajve mars-prill të po atij viti, qeveria shqiptare pas kërkesave
të bëra, dha leje për botimin e revistave “Lajmetari i Zemrës së Krishtit”, “Zani i Shna
Ndout”, “LEKA”.1039
Në korrik të atij viti, filloi botimin edhe gazeta “Besa”. Botuesit dhe
drejtuesit e kësaj gazete që doli në kryeqytet, ishin deputetë të Parlamentit Shqiptar dhe
përfaqësues të shtresave konservatore. Megjithatë, edhe ndaj drejtuesve të saj, pati në raste të
veçanta kërkesa për ndjekje penale. Kjo ndodhi kur ajo, me shkrimet e saj preku politika të
rëndësishme qeveritare, ose personalitete me ndikim. Në të vërtetë, pothuajse gjithmonë ajo
luajti rolin e një organi gjysmë qeveritar, pasi pikërisht politikat qeveritare në shumicën e
rasteve ishin në përputhje me interesat e grupit të saj botues. Kur ato nuk shkonin, përplasjet
bëheshin evidente.
Më 28 tetor 1931, Ministria e Drejtësisë paraqiti kërkesën për autorizim për ndjekje
ligjore kundër K. Radovickës, si drejtor përgjegjës i gazetës “Besa”, pasi ai më 8 shtator 1931
në atë gazetë, kishte ofenduar Leonidha Naçin. Lutja iu referua Komisionit të Drejtësisë. Më
7 nëntor, ky komision u shpreh se, nuk e kishte parë të arsyeshme dhënien e autorizimit për
ndjekje ligjore, pasi nuk ishte shpjeguar lloji i ofendimit dhe nuk ishin paraqitur dokumente,
nëse ai përbënte faj. Pas këtij relacioni, deputetët mbajtën qëndrime të ndryshme, në të cilat u
evidentuan edhe inatet personale. Kundërshtari i madh i vendimit ishte Dr. Simonidhi. Sipas
tij, “gazeta kishte ofenduar një person privat, duke shkelur liritë dhe të drejtat e garantuara
nga Statuti, dhe drejtori përgjegjës duhej dërguar në gjyq, edhe në qoftë se ai ishte një
deputet, pasi për raste të tilla nuk mund të hynte në lojë imuniteti”.1040
Megjithatë, rezultoi se,
qëndrimi i Dr. Simonidhit më shumë sesa parimor, ishte një inat personal. Këtë u kujdes ta
evidentojë H. Delvina, duke deklaruar se, “Dr. Simonidhi ishte shprehur që përpara, se do të
bënte çfarë ishte e mundur për të zhdukur “Besën””.1041
Pavarësisht debateve, deputetët e
pranuan vendimin e komisionit.
Duke qenë se shtypi kishte një rol të rëndësishëm si për shtetin ashtu edhe për
pushtetin, Zogu përveç forcës, përdori edhe politikën e afrimit. Më 9 tetor 1931, thërriti në
audiencë përfaqësuesit e gazetave të kryeqytetit dhe të “Gazetës Shqiptare”. Ai i falënderoi
për mbështetjen që ata i jepnin, dhe u ndal posaçërisht në ligjin e shtypit, duke theksuar, “se
ligjet ndonjëherë ishin të shtërnguara për shtypin”. Ai e quajti shtypin një armë të fortë, që
kur i jepej shumë liri, mund të binte në duar të liga dhe të ishte shumë i dëmshëm. “Në të
1037
Demokratia, nr. 290, 18 korrik 1931, 1, artikulli “Demokratia perseri në dritë”. 1038
AQSH, F. 152, V. 1931, D. 629, fl. 20. 1039
AQSH, F. 152, V. 1931, D. 816, fl. 1-11. 1040
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 94, fl. 311. 1041
Po aty, fl. 313.
206
kundërt, - theksoi Zogu, - mund të bëhej një armë e fortë për shtetin, pasi ishte një ndihmës i
vlefshëm si për popullin ashtu edhe për qeverinë dhe në botën e jashtme përfaqësonte
moralisht e shpirtërisht vendin”. Gjithsesi, ai nuk harroi të premtonte edhe ndihmë financiare,
që për shumë organe të shtypit ishte jetike.1042
Ky karakterizim ishte qartësisht i natyrës
autoritare, që nuk e shikonte shtypin si një pjesë të pavarur, të jetës në vend. Në këtë
kontekst, për të, ishte e domosdoshme si kusht ekzistence, përshtatja me politikat shtetërore
në botimet e tyre. Organet kryesore të tij shpeshherë drejtoheshin nga pronarë e redaktorë
proqeveritarë. Qeveria jepte lejen për një botim të ri periodik, vetëm pasi zyrtarët e saj të
kishin siguri se, botimi nuk do të krijonte probleme me qëndrimin antiqeveritar.1043
Me anë të
ligjit të shtypit, qeveria shqiptare siguroi më tej një kontroll të rreptë, mbi të gjitha botimet që
dilnin brenda vendit.
Ndërkohë mbeteshin problem librat dhe gazetat që vinin nga jashtë. Për këtë qëllim
institucionet shtetërore, ushtruan kontrolle të shpeshta dhe të rrepta. Ministria e Brendshme
në një relacion të datës 20 janar 1932, dërguar Ministrisë së Financave, vërente se nga
doganat po hynin libra në gjuhë shqipe dhe të huaj, që përmbanin pjesë të dëmshme për
interesat shtetërore. Ajo kërkonte që, përpara se të lejoheshin, duhej t’u tregoheshin
autoriteteve përkatëse, dhe ato vendosnin nëse duheshin lejuar të hynin në vend. Menjëherë,
Ministria e Financave urdhëroi të gjitha zyrat doganore për një kontroll të madh dhe zbatim të
urdhrit, mbi librat në fjalë. Ata që nuk e zbatonin do të mbanin përgjegjësi ligjore.1044
Me anë
të qarkoreve të veçanta, ky kontroll vazhdoi përgjatë gjithë periudhës së monarkisë, duke
përfshirë libra dhe gazeta në gjuhë të huaj, shtypin e emigracionit politik shqiptar dhe në raste
të veçanta edhe atë të kolonive shqiptare.
Ndryshimet në legjislacion për shtypin vazhduan edhe në vitet në vazhdim, madje
duke prekur shtyllën bazë të legjislacionit shqiptar, Statutin Themeltar. Kështu, bashkë me
propozimin për ndryshimin e neneve që flisnin për arsimin më 10 prill 1933, u paraqit dhe
propozimi për ndryshimin e art. 197 të Statutit, që kishte të bënte me shtypin. Formulimi i ri i
paraqitur nga deputetët ishte: “Liria e fjalës dhe e shtypit është e garantuar. Çensura
preventive mund të vihet vetëm me ligj. Kushtet mbi rregullimin e shtypit, konfiskimin e
shtypshkrimeve dhe ndjekjet ligjore mbi fajet e shtypit, caktohen me ligj. Vetëm shtetasit
shqiptarë mund të nxjerrin gazeta në Shqipëri”.1045
Deputetët me këtë ndryshim, rritën më tej
kontrollin qeveritar, pasi vendosja e censurës preventive mbi shtypin u la në dëshirën e
organeve qeveritare, kur ata ta shikonin të arsyeshme, ndryshe nga sa më parë, kur kushtet e
vendosjes së saj, kishin qenë të përcaktuara. Sipas tyre, arsyeja e ndryshimit kishte lidhje me
misionin e lartë të shtypit në edukimin e popullit dhe në formimin e ndërgjegjes kombëtare.
Ai duhej të ishte i lirë, por edhe kjo liri duhej të kishte një kufi, përtej të cilave veprimi i tij,
ishte jo vetëm i dëmshëm, por edhe i rrezikshëm. Kjo justifikohej me arsyen që shtypi mund
të shkaktonte në popull përçarje, duke sjellë rrezik për kombin dhe konsolidimin e shtetit.1046
1042
Demokratia, nr. 302, 17 tetor 1931, 1, artikulli “Dekllarata me rëndësi të L. M. T. Mbretit për shtypin”. 1043
Hamit Boriçi, Mark Marku, Histori e shtypit shqiptar nga fillimet deri në ditët tona, (Tiranë: Shtëpia botuese
e Librit Universitar, 2010), 196, 201. 1044
AQSH, F. 150, V. 1930, D. IV-90, fl. 1. 1045
AQSH, F. 146, V. 1932, D. 73, fl. 210. 1046
Po aty, fl. 211-212.
207
Ndryshimi u pranua në unanimitet dhe u dekretua nga mbreti më 22 prill 1933.1047
Në këtë
mënyrë përveç ligjit të shtypit, kontrolli më i madh i qeverisë, u sanksionua edhe në Statut.
Nga mesi i viteve ’30, pavarësisht ligjeve të miratuara, të cilat kishin vënë censurë
mbi shtypin, Zogu, për shkak të faktorëve historikë, të zhvillimeve politike e shoqërore, për
arsye taktike e strategjike e moderoi disi atë, duke i dhënë disa liri e hapësira shtypit.1048
Kjo
përkoi me periudhën e ardhjes në pushtet të qeverisë së M. Frashërit, e cila premtoi një lloj
liberalizimi në të gjitha drejtimet e jetës shoqërore, pra edhe për shtypin. Kritikat nuk u lejuan
vetëm ndaj mbretit dhe familjes mbretërore. Por, kundërshtimi i shtresës konservatore ndaj
kësaj qeverie, ndikoi që, mes organeve të shtypit gjatë viteve 1935-1936 të zhvilloheshin
polemika të ashpra, duke u kthyer në një arenë përplasjesh mes “Grupit të Rinjve”, përkrahës
i qeverisë dhe “Grupit të Vjetërve”, kundërshtar i saj. Të parët përfaqësoheshin kryesisht nga
gazeta “Arbënia” dhe të dytët nga gazeta “Besa”. Avantazhet anonin herë nga njëra palë dhe
herë nga pala tjetër. Në kohën e qeverisë së M. Frashërit, “Grupi i të Rinjve” gjeti më tepër
hapësirë për të shprehur idetë e tij. Në këtë kohë gazeta “Besa” u bë kundërshtare e hapur e
qeverisë. Madje, në gusht të vitit 1936, botoi një qarkore sekrete të Ministrisë së Brendshme,
ku kërkohej informacion në lidhje me kandidatët e mundshëm në zgjedhje. Kjo solli edhe
mbylljen e saj, në fund të atij muaji. Me fillimin e sesionit parlamentar një grup deputetësh,
reaguan ndaj këtij vendimi. Në tetor 1936, kur u diskutua projektligji mbi shtesën e një
ndihmësllogaritari pranë seksioneve kontabël të disa ministrive, J. Erebara pasi e kundërshtoi
projektin deklaroi se për konkurset kishte dëgjuar se nuk u jepej e drejta atyre që e meritonin.
Ai theksoi se, “këto ishin zëra që fliteshin lart e poshtë, pasi gazetat nuk shkruanin, sepse
qeveria i kishte mbyllur ato që shkruanin për këto probleme”.1049
Gjatë periudhës së monarkisë rezulton që, shumica e deputetëve u treguan të
kujdesshëm për sa i përket politikave ndaj shtypit, ku në shumicën e rasteve synimi ishte
rritja e kontrollit shtetëror mbi të. Kjo ishte rrjedhojë e shumicës konservatore në gjirin e
parlamentit dhe e vetë natyrës së monarkisë. Më 10 nëntor 1936, K. Kota, Kryeministri i ri
pas rrëzimit të qeverisë së M. Frashërit, paraqiti shkurtimisht programin e qeverisë së tij, por
aty nuk ishte parashikuar gjë për shtypin. F. Alizoti pasi e vlerësoi përbërjen dhe programin e
qeverisë, kërkoi që ajo, të ushtronte kontroll për “ndalimin e përhapjes së ideve suversive”.
Sipas tij, “Edukata e brezit të ri nuk duhet të ishte ndërkombëtare, por kombëtare. Kjo do të
arrihej duke zhdukur librat çifutë marksistë të cilët, nga moskuptimi mund të sillnin
probleme”.1050
Qeveria e K. Kotës, veprimtarinë e saj në lidhje me shtypin e shtriu në disa drejtime.
Fillimisht nisi puna për rikthimin në efiçensë të organeve të shtypit pro saj, që ishin goditur
nga qeveria e mëparshme. Më 25 nëntor 1936, Këshilli i Ministrave mori në shqyrtim
kërkesat e A. Dibrës, ish drejtor i gazetës “Shqiptari” dhe F. Rusit, ish drejtor i gazetës
“Besa”, të cilët ankoheshin për mbylljet e tyre, në gusht të vitit 1936. Qeveria e anuloi këtë
vendim, duke lejuar përsëri botimin e gazetave, nëse drejtorët dëshironin.1051
Ky shembull
tregonte se, gjithçka ishte kthyer në shinat e mëparshme. Nga njëra anë, do të vazhdonte
1047
Fletorja Zyrtare, nr. 21, 22 prill 1933, 2. 1048
H. Boriçi, Një shekull e gjysmë…, 104. 1049
AQSH, F. 146, V. 1936, D. 59, fl. 74. 1050
AQSH, F. 146, V. 1936, D. 60, fl. 329. 1051
AQSH, F. 152, V. 1936, D. 439, fl. 3.
208
kontrolli i rreptë mbi shtypin, nga ana tjetër përsëri, do të vazhdonte mbështetja e organeve
proqeveritare.
Drejtimi tjetër ishte përballja me “problemet” që hapte shtypi, sidomos përhapja e
ideve të majta, ku u shqua në këtë drejtim revista “Bota e Re”. Nga ana tjetër, emigracioni
politik nëpërmjet organeve të tij, ushtronte një lloj presioni ndaj regjimit në Shqipëri, prandaj
u morën masa për eliminimin e këtyre pengesave. Duke qenë se tregu shqiptar ishte i vogël
dhe lexuesit të pakët, mbijetesa e shtypit varej shumë nga sigurimi i mbështetjes financiare.
Pikërisht në këtë pikë, me nisma ligjore, u insistua për të rritur kontrollin qeveritar. Më 14
janar 1937, Këshilli i Ministrave miratoi një shtojcë mbi ligjin e shtypit, duke ndërhyrë në
nenin 30, që përcaktonte kushtet për mbylljen e gazetave dhe revistave. Ai u ndryshua duke
sanksionuar që, “pronarët, drejtorët e gazetave ose revistave që botoheshin në Shqipëri nuk
mund të pranonin pa pëlqimin e Ministrisë së Brendshme, fonde të dhëna në çfarëdo forme
nga të huaj ose shtetas shqiptarë, të cilët qëndronin jashtë”. Gjithashtu u saktësua se, kur nga
hetimet e bëra, do të rezultonte që ishte shkelur kjo dispozitë, Këshilli i Ministrave vendoste
mbylljen e revistës, deri sa gjykata kolegjiale të vendoste për çështjen. Kur një fletore ose
revistë përmbante botime që cenonin ose mund të rrezikonin interesin e sigurimit të
brendshëm, të jashtëm, ose regjimin e shtetit, Këshilli i Ministrave mund të vendoste
përkohësisht mbylljen e saj. Kur botimi përmbante elementë të fajit penal, çështja i referohej
për ndjekje prokurorit të gjykatës kompetente, ndërsa garancia e lënë për gazetën, mbahej e
bllokuar deri në përfundim të gjyqit.1052
Më 3 mars 1937, shtojca u paraqit në parlament. Sipas raportit qeveritar, ajo ishte e
nevojshme, pasi shtypi duke qenë një nga mjetet më me rëndësi për propagandë, në dëm ose
në dobi të shtetit, duhej kontrolluar, po ashtu edhe burimet e tij financiare. I vetmi deputet që
kundërshtoi ishte J. Erebara. Ai deklaroi se nuk e kuptonte shkakun që e kishte shtyrë
qeverinë të hartonte këtë dekret kaq shtrëngues për shtypin, pasi në bazë të ligjit aktual,
gazeta shkonte për kontroll përpara shtypjes. Atëherë, - pyeste ai, - pse duhet të merrej kjo
masë kaq e ashpër dhe të ndaloheshin edhe fletoret që vinin nga jashtë? Sipas tij, nuk mund të
ndaloheshin gazetat shqiptare të shkruanin mbi pikëpamjet e personaliteteve të shquara
shqiptare, pasi edhe gazeta të huaja shkruanin mbi Tolstoin, Verdin e të tjerë dhe nuk
mbylleshin.1053
Në këtë debat, përfaqësuesi qeveritar theksoi se, nuk bëhej fjalë për ndalime
gazetash, por vetëm për kontrollin e burimeve, me të cilat ato mbaheshin. Megjithatë,
deputetët e miratuan në parim. Më 13 mars Komisioni i Administratës paraqiti relacionin e
tij. Ai e kishte pranuar shtojcën dhe kishte sanksionuar fuqinë e drejtpërdrejtë të gjykatës,
duke shtuar një paragraf ku ishte vendosur se, “Kur konstatohej shkelja, gjykata vendoste
mbylljen përfundimtare të gazetës ose revistës”.1054
Përsëri ndryshimi u pranua pa debate.
Megjithëse kishte kundërshtuar radhën e parë, J. Erebara në këtë rast, heshti. Ligji hyri në
fuqi më 13 prill 1937.1055
Në këtë mënyrë, u sigurua kontrolli mbi ndihmat që vinin nga
jashtë, për organe të caktuara të shtypit. Në thelbin e saj, kjo ndërhyrje do të kishte pasoja
pozitive dhe negative. Pozitive ishte se do të vendosej kontrolli mbi financimet që mund të
vinin nga qarqe antishqiptare dhe në këtë rast ishte në të mirë të regjimit, por edhe të vendit.
Gjithashtu, ndalimi i financimeve nga organizata ose grupe shoqërore, që mund të ishin të
1052
Fletorja Zyrtare, nr.7, 5 shkurt 1937, 1. 1053
AQSH, F. 146, V. 1937, D. 72, fl. 144. 1054
Po aty, fl. 314. 1055
Fletorja Zyrtare, nr. 25, 13 prill 1937, 3.
209
majta ose kundërshtare të regjimit, do ta bënte më të sigurtë atë. Por, nga ana tjetër, ky
kontroll do të ndikonte në minimizimin e zërave kundër politikave të gabuara qeveritare,
korrupsionit, veprimeve abuzive të sipërmarrjeve të huaja, etj., gjë e cila do të kishte pasoja
negative për vendin. Përsëri deputetët avancuan mbi qëndrimin e qeverisë, duke e forcuar
kontrollin e saj. Kjo fliste qartë për karakterin konservator të parlamentit në këtë pikë dhe për
disa hapa mbrapa, në lirinë e shtypit.
Pavarësisht masave të marra dhe kontrolleve të bëra nga organet e ndryshme
shtetërore, në vend kishte depërtuar literaturë e “rrezikshme” për regjimin, e cila qarkullonte
fshehurazi. Kryesisht kjo ishte literaturë e majtë, ku flitej për shtypje nga regjimet e djathta,
shfrytëzim të punëtorëve, revolucion etj. Frika qeveritare ishte nga përhapja e saj tek rinia
shkollore dhe punëtorët, prandaj duheshin forcuar masat. Për këtë arsye më 16 janar 1937,
Këshilli i Ministrave miratoi dekretin mbi, “ndalimin e botimit, importimit dhe mbajtjes së
librave, broshurave dhe revistave të dëmshme”. Aty ishte parashikuar që, pranë Ministrisë së
Arsimit të formohej një komision, i cili do të shqyrtonte çdo broshurë, libër, dorëshkrim ose
revistë që do të shtypej në Shqipëri dhe gjithçka që do të sillej nga jashtë. Për shkrimet e
brendshme ai do të jepte pëlqimin nëse duhej lejuar botimi i tyre apo jo; për ato që vinin nga
jashtë, nëse duheshin lejuar që të hynin në vend. Brenda 10 ditëve të hyrjes në fuqi të ligjit, të
gjithë librashitësit detyroheshin të paraqitnin pranë Ministrisë së Arsimit, vetë ose nëpërmjet
prefektëve, listën e librave që dispononin dhe brenda 2 ditëve të dorëzonin një ekzemplar, të
atyre që iu kërkoheshin. Nëse dispononin libra që ishin të ndaluar, brenda 10 ditëve pas
hyrjes në fuqi të ligjit duhej t’i dorëzonin. Librat e ndaluar do të eliminoheshin nga
komisioni, duke u paguar pronarëve vleftën e tyre, ndërsa kundërvajtësit dënoheshin me
burgim deri në një vit dhe gjobë, nga 20 deri në 200 fr. ari, ose me të dy ndëshkimet
bashkë.1056
Dekreti u paraqit në parlament më 3 mars 1937. Sipas raportit qeveritar, ai ishte i
nevojshëm, pasi botimi i disa librave mund të shkaktonte dobësim të karakterit burrëror, mos
interesim për detyrat qytetare, harresë zakonesh të mira, turbullime mendimesh dhe një
propagandë e tillë nuk i shërbente interesit kombëtar. Gjithashtu theksohej se, ligji i shtypit
rregullonte vetëm botimet periodike dhe nuk fliste për libra, broshura etj. Me këtë nismë, po
sipas këtij raporti, liria e fjalës dhe e mendimit nuk kufizohej, përkundrazi duke u ndaluar
shpërdorimet eventuale në dëm të kolektivitetit, ajo do të bëhej më e gjerë, më e pastër, se do
të frymëzohej me vullnetin dhe të drejtën e popullit shqiptar për një jetë gjithnjë në vazhdim
përmirësimi të pashkëputur.1057
Megjithë këto argumente të paraqitura, po të analizojmë përmbajtjen e dekretit,
arrijmë në dy përfundime; së pari, ai rriti më tepër kontrollin qeveritar ndaj botimeve, duke
mos lejuar qëndrim kundër regjimit dhe duke e kufizuar lirinë e të shprehurit. Ashpërsimi i
masave në këtë drejtim, për sa i përket lirisë së shtypit, dhe zhvillimit të përgjithshëm të
shoqërisë, ishte negativ. Së dyti, në një farë mënyre u morën masa për ta bërë më të
pranueshëm atë, pasi pronarët, librat e të cilëve do të sekuestroheshin, do të
dëmshpërbleheshin.
1056
Fletorja Zyrtare, nr. 7, 5 shkurt 1937, 2-3. 1057
AQSH, F. 146, V. 1937, D. 72, fl. 160-161.
210
Në momentin e diskutimit të tij në sallën e parlamentit u evidentuan qëndrime të
ndryshme. Përsëri kundër u shpreh J. Erebara, duke theksuar se teoritë e Marksit, Makiavelit,
Tolstoit, Rusosë, “me ligj i kemi të ndaluara dhe në bibliotekat tona nuk duhet të ketë asnjë
libër të tyre”. Ai ishte dakord që librat e dëmshëm të ndaloheshin, por nuk mund të ndalohej
leximi i Platonit, nëse ai fliste mirë apo keq për qeverinë dhe gazetat që shkruanin për teori të
filozofëve antikë, ose atyre të mëdhenj botërorë.1058
Edhe juristi veteran P. Poga u deklarua
kundër, pasi do të pengohej zhvillimi i letërsisë shqiptare, e cila kishte nevojë për shkrimtarë
që të ishin të lirë të shkruanin. Sipas tij, botimet që ishin kundër moralit, rendit publik,
regjimit dënoheshin sipas Kodit Penal dhe vetëm ai e përcaktonte nëse një vepër e një autori
ishte e dëmshme, dhe jo një komision, prandaj duhej një masë tjetër më e përshtatshme, që të
ndihmohej zhvillimi i letërsisë.1059
Nga ana tjetër, përkrahësit e dekretit i justifikuan masat e ashpra, me qëllimin e
ruajtjes së brezit të ri nga libra dhe revista me përmbajtje tendencioze, që binin në
kundërshtim me edukatën e me parimet kombëtare dhe në shumë raste sillnin përçarje. Në të
vërtetë, synimi kryesor i dekretit ishte pengimi i hyrjes në vend të literaturës komuniste. Kjo
u evidentua qartë nga mbrojtësi i flaktë i tij F. Alizoti. Duke përmendur disa libra të ndaluar,
ai theksoi se, “ata ishin bërë nga disa çifutë dhe kishin për qëllim të prishnin botën. K. Marksi
ishte i tillë, dhe në çdo vend që ishte lënë e lirë hyrja e këtyre librave, ishin parë konsekuenca
tragjike. Shembulli ishte Rusia dhe mizeria që mbretëronte atje”. Sipas tij, në komision duhet
të shtoheshin edhe disa masa të tjera më të ashpra, pasi ato të parashikuarat ishin pak.1060
Fjalimi i tij u mbështet nga disa deputetë dhe nga ministri i Arsimit, F. Shatku. Kështu që, me
shumicë votash, dekreti u pranua.
Më 24 mars, Komisioni i Arsimit paraqiti relacionin dhe në dakordësi me ministrin e
Arsimit ishin bërë disa ndryshime. Në nenin 1, ishte saktësuar se, “ndalohej botimi, qoftë në
origjinal, qoftë në përkthim, ashtu edhe importimi ose mbajtja e çdo libri, broshure ose flete
të shkëputura, përmbajtja e të cilave prekte ndjenjat kombëtare, pengonte konsolidimin e
bashkimit kombëtar ose ishte kundër moralit dhe zakoneve të mira, ose kundër regjimit”.
Ishte shtuar dhe një nen i ri, ku saktësohej se “Ministria e Arsimit bashkë me atë të
Brendshme kishin të drejtë të formonin komisione kudo që ta shikonin të arsyeshme, duke u
caktuar kompetencat përkatëse në lidhje me zbatimin e këtij ligji”. Masat e dënimit nuk
kishin ndryshuar, por ishte shtuar, “se nëse kundravajtësit do të ishin arsimtarë, gjoba nuk do
të ishte më pak se 200 fr. ari dhe burgimi jo më pak se 1 muaj”.1061
Deputetët e miratuan këtë
pa debate. Përsëri bie në sy mungesa e zërave që më parë ishin shprehur kundër. Kështu, J.
Erebera nuk foli më, ndërsa P. Poga mungoi në mbledhje. Ligji hyri fuqi më 22 prill 1937.1062
Ajo që dallohet në diskutimin e këtij dekreti, është mbështetja e madhe e deputetëve,
për rritjen e kontrollit qeveritar mbi shtypin. Jo vetëm kaq, por me ndryshimet e bëra, ata e
përforcuan më shumë atë, duke saktësuar dhe zgjeruar gamën e botimeve të ndaluara.
Deputetët u kujdesën që dënimi për mësuesit që shkelnin ligjin, të ishte i veçantë dhe më i
ashpër. Kjo bëhej me qëllim, pasi ata ishin personat e parë që mund të huazonin këtë
literaturë, dhe duke qenë në kontakt me nxënësit, ishin dhe burimi kryesor i përhapjes së saj.
1058
Po aty, fl. 156. 1059
Po aty, fl. 169. 1060
Po aty, fl. 167. 1061
AQSH, F. 146, V. 1937, D. 73, fl. 6-8. 1062
Fletorja Zyrtare, nr. 28, 22 prill 1937, 1-2.
211
Më këtë dekret u mbyllën ndryshimet e mëdha të legjislacionit, që kishte lidhje me
veprimtarinë e shtypit gjatë Monarkisë Shqiptare.
Një element specifik, që e shoqëroi shtypin shqiptar gjatë periudhës së monarkisë dhe
në disa raste gjeti hapësira, ishte përpjekja italiane për fashistizimin e tij. Kjo u iniciua dhe u
zhvillua pa u shoqëruar me nisma ligjore në këtë drejtim, pasi pavarësisht dëshirës dhe
kontrollit të madh që kishte vendosur mbi shtetin shqiptar, pala italiane nuk e kërkoi
asnjëherë këtë. Kuptohet, se kjo nuk mund të bëhej, pasi reagimi publik do të ishte shumë i
madh. Duke qenë jashtë nismave ligjore, kjo çështje nuk u diskutua asnjëherë në parlamentin
e monarkisë. Megjithatë, përpjekja ishte rezultative për palën italiane mbi disa organe shtypi.
Ajo filloi që në vitin 1927, me botimin e “Gazetës Shqiptare”. Rol të madh luajti gjithashtu
prania e shumë gazetarëve italianë, të cilët shërbyen edhe si korrespondentë të gazetave
shqiptare. Faktorë mbështetës në këtë drejtim ishte edhe ndërhyrja e drejtpërdrejtë e
përfaqësuesve italianë, nëpërmjet ofertave financiare për drejtues të organeve të veçanta të
shtypit, sidomos për të ndaluar kritikat antiitaliane dhe për të promovuar sa më shumë
ndikimin italian në Shqipëri.1063
Si përfundim, mund të themi se, veprimtaria e shtypit shqiptar gjatë viteve të
monarkisë, u zhvillua me ulje-ngritjet e saj. U miratua një ligj, që u kundërshtua ashpër nga
organet e shtypit, pasi megjithëse vendosi disa parime të reja, synim kryesor i tij, ishte rritja e
kontrollit qeveritar. Gjatë kësaj periudhe, i gjithë kuadri i zhvillimit të shtypit është ndikuar
nga raportet e vendosura me qeverinë. Gazeta të caktuara, zhvilluan polemika me të dhe
parlamentin dhe rezultati ishte mbyllja e tyre. Qeveria e përdori shtypin për të promovuar
politikat e saj, duke mos munguar mbështetja financiare në këtë drejtim. Ai shumë herë u bë
palë me regjimin, dhe u përdor për promovimin e politikave shtetërore, në lidhje me raportet
ndërkombëtare. Gjatë viteve të qeverisjes së M. Frashërit u vërejt një fare lirie e shtypit, e cila
u shoqërua me polemika të ashpra mes disa gazetave, që në fakt ishin më tepër përplasje
rrymash mendimi, luftë mes konservatorizmit dhe liberalizmit, por jo kundër mbretit.
Parlamenti, për sa i përket hartimit të kuadrit ligjor rreth funksionimit të shtypit, luajti rol të
madh, pasi të gjitha nismat ligjore të sjella nga qeveria, jo vetëm i miratoi, por me ndërhyrjen
e komisioneve parlamentare, ato u ashpërsuan. Megjithatë, vlen të theksohet se brenda tij u
evidentuan deputetë, të cilët u shprehën kundër kufizimit të lirisë së shtypit dhe pavarësisht
që mbetën në pakicë, u përpoqën ta mbronin këtë qëndrim.
4.3. Parlamenti dhe komunitetet fetare në Shqipëri
Komunitetet fetare për nga vetë rëndësia e tyre, janë trajtuar me kujdes nga të gjitha
qeveritë e shtetit shqiptar, që nga krijimi i tij. Në raportet shtet-fe, që nga qeveria e Ismail
Qemalit e në vazhdim, shteti u sanksionua laik, nuk përcaktoi fe zyrtare, por i njohu besimet
dhe i trajtoi si të barabartë. Në fillim të viteve ’20, u bënë hapa pozitivë për sa i përket
organizimit të tyre. Kështu në Berat, në shtator 1922, u zhvillua Kongresi i Komunitetit
Ortodoks dhe u miratua deklarata, në të cilën klerikët ortodoksë dhe pjesëmarrësit laikë,
njohën krijimin e Kishës Autoqefale Shqiptare.1064
Edhe myslimanët, të cilët përbënin
shumicën e popullsisë shqiptare ndërmorën hapa pozitivë në drejtim të reformimit të
1063
H. Boriçi, M. Marku, Histori e shtypit…, 202-203. 1064
Visarion Xhuvani, Kujtim vepre dhe intrige, (Tiranë: “Tirana”, 1926), 7.
212
komunitetit të tyre, duke mbajtur më 24 shkurt 1923, Kongresin I Mysliman, në Tiranë. Nga
vendimet më të rëndësishme që u morën, ishin pavarësia e Xhamisë shqiptare nga Kalifati në
Stamboll si dhe përpunimi dhe miratimi i Statutit të Komunitetit Mysliman Shqiptar.1065
Për
të rregulluar raportet e shtetit me këto komunitete, po në vitin 1923 u miratua ligji mbi,
“Statusin legal të komuniteteve fetare”, ku ato njiheshin si personalitete juridike e civile.1066
Ky ishte një zhvillim pozitiv, duke ndikuar në pluralizmin fetar dhe lirinë e besimeve, pasi u
saktësua se degët e myslimanizmit si: sunizmi, bektashizmi, rufaizmi, halvetizmi, kadirizmi
etj., degët e krishterimit si: katolicizmi, ortodoksizmi, protestantizmi, dhe çdo degë e një feje
tjetër, mund të organizoheshin në shoqëri fetare të pavarura nga njëra-tjetra.1067
Statuti ndër të
tjera kishte përcaktuar se, drejtuesit e klerit, duhej të ishin shtetas shqiptarë, prej race
shqiptare ose prej tre brezash të lindur në Shqipëri. Kryetarët e besimeve ose sekteve
zgjidheshin sipas statuteve të komuniteteve, por duhej të ligjëroheshin nga qeveria. Shteti
kishte të drejtën e kontrollit mbi administrimin e pasurisë dhe mbi llogaritë e komuniteteve.
Ato kishin të drejtën të blinin prona dhe t’i administronin ato, mund të ndërtonin, drejtonin
dhe të mbanin me shpenzimet e tyre, objekte të kultit, institucione bamirëse duke iu
nënshtruar vetëm ligjit të bashkisë për godinat.1068
Ky ligj funksionoi edhe gjatë viteve të
Republikës, 1925-1928.
Edhe me shpalljen e monarkisë, çështja e besimit mori vëmendjen e duhur, duke u
trajtuar në Statutin Themeltar. Në Titullin I, neni 5, ishte përcaktuar se, “Shteti shqiptar nuk
kishte fe zyrtare. Të gjitha fetë dhe besimet ishin të nderuara dhe liria e ushtrimit dhe e
praktikimit të jashtëm të tyre ishte e siguruar. Feja nuk mund të formonte pengime juridike në
asnjë mënyrë. Fetë dhe besimet kurrsesi nuk mund të përdoreshin për qëllime politike”. Neni
203 përcaktonte që, “liria e mendimit dhe e ndërgjegjes ishte e garantuar. Shfaqja e
mendimeve në mënyra të ndryshme, duhet të ishte në përshtatje me ligjin”.1069
Megjithatë,
pavarësisht se ishte saktësuar se shteti nuk kishte fe zyrtare dhe deputeti nuk mund të merrej
me shërbim aktiv fetar dhe as të merrte pjesë në mbledhjet e parlamentit me rroba fetare,
betimin e tij, do ta bënte në “emër të Perëndisë”. Po ashtu edhe betimi i mbretit do të
përfundonte me fjalët, “Perëndia më ndihmoftë”.1070
Kjo tregonte rëndësinë që kishte besimi
dhe institucionet fetare në Shqipëri.
Për vetë rolin që kishin komunitetet fetare në vend, organizimi sa më i mirë, i
funksionimit të tyre ishte detyrë e rëndësishme për shtetin. Duke qenë se me shpalljen e
monarkisë, pozitat e A. Zogut u forcuan, në kuadër të reformave që u parashikuan, do të
përfshihej edhe ajo mbi komunitetet fetare. Vetë mbreti e njoftoi këtë, më 10 dhjetor 1928, në
mesazhin dërguar parlamentit, duke theksuar se, “me një ligjë të veçantë do të caktoheshin
dhe rregulloheshin marrëdhëniet e të drejtat e komuniteteve fetare me qeverinë mbi baza të
lira”.1071
Nga zhvillimet e mëtejshme do të vërehet se, marrëdhëniet e shtetit me këto
komunitete nuk do të ishin thjesht çështje e forcimit të pozitave të pushtetit monarkik ndaj
tyre, por edhe të forcimit të shtetit e të pavarësisë së tij, si dhe e forcimit të pozitave të klerit
1065
Shyqyri Hysi, Histori e komuniteteve fetare shqiptare, (Tiranë: Mësonjëtorja, 2006), 187. 1066
Giovanni Cimbalo, Pluralizmi i besimit dhe komunitetet fetare në Shqipëri, (Tiranë: Naimi, 2013), 43. 1067
Fletorja Zyrtare, nr. 29, 27 qershor 1923, 2. 1068
Po aty, 2. 1069
Statuti Themeltar i Mbretnis…, 3, 32. 1070
Po aty, 6, 11. 1071
AQSH, F. 146, V. 1928, D. 86, fl. 12.
213
kombëtar.1072
Vlen të theksohet se, Zogu u tregua një reformator i vendosur në çështjen e
fesë, duke afirmuar dhe konsoliduar laicitetin e shtetit. Për zbatimin e tij, ai dha shembullin
personal duke mbajtur një qëndrim të ekuilibruar ndaj besimeve fetare.1073
Përpara se të aprovohej ligji i ri, drejtues të disa komuniteteve fetare, zhvilluan takime
e konsultime, me pjesëtarë të qeverisë, ku roli i saj ka qenë i madh dhe përkrahja nuk mungoi,
sidomos për komunitetin ortodoks, për autoqefalinë e kësaj kishe, e cila kishte mungesa
peshkopësh, drejtimi, organizimi etj. Për këtë, më 2 shkurt 1929 u mbajt një Këshill i
Jashtëzakonshëm nën kryesinë e vetë Mbretit Zog, ku iu njoh atë Visarion Xhuvanit grada
episkopale dhe u ngarkua me përgatitjen e dorëzimit të kandidatëve të tjerë episkopalë.1074
Ai
filloi punën për dorëzimin e tyre, duke vajtur në Cetinjë të Malit të Zi e me ndihmën e
peshkopit serb të Shkodrës, u hirësuan 2 peshkopë shqiptarë. Më 18 shkurt 1929, me
mbështetjen edhe të qeverisë, u formua Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale
(KOASH), që përbëhej nga: imzot Visarion Xhuvani, imzot Agathangjel Çamçe, imzot
Thanas Ambrozi, imzot Eugjeni ndihmës i Kryepeshkopit. Më vonë u plotësua dhe me atë
Vasil Markon që mori titullin “Ikonomi i madh Mitrofor”.1075
Më 28 shkurt 1929, Sinodi i
parë shqiptar u betua përpara mbretit, i cili shfaqi kënaqësinë për formimin e Kishës
Autoqefale Shqiptare, duke u shprehur se qeveria e tij ishte afetare, por respektonte të gjitha
besimet e praktikuara prej dëshirës së popullit.1076
Fill pas kësaj u parashikua mbajtja e kongresit ortodoks në Korçë. Vlen të theksohet
se në të gjitha zhvillimet e komuniteteve fetare, qeveria në bashkëpunim me drejtuesit e tyre,
u kujdes të rregullojë veprimtarinë e këtyre komuniteteve, por edhe të vendosë një kontroll
mbi to. Më 1 prill 1929, prefekti i Korçës njoftonte se në bashkëpunim me Visarionin, Korça
ishte zgjedhur për mbajtjen e kongresit për disa arsye: së pari, ajo kishte elementë ortodoks
në shumicë me nivel të lartë kulturor dhe social dhe godina e Mitropolisë kishte cilësitë dhe
mobilimin e duhur për mbajtjen e kongresit; së dyti, sipas tij, Tirana nuk ofronte as godina
dhe as mobiliet e duhura dhe kjo do të ekspozohej për keq në sytë e diplomatëve, se në Tiranë
në mbledhjet e kongresit, mund të kishte ndërhyrje, ndërsa në Korçë, delegati qeveritar do të
vinte me një program të caktuar dhe do të veprohej sipas tij; së treti, po sipas tij, në Tiranë,
kongresit nuk do t’i jepej rëndësi, pasi do të quhej si i imponuar prej qeverisë, ndërsa në
Korçë, ky opinion do të ishte më i vakët dhe qeveria do të realizonte qëllimin më mirë.
Kongresi ishte parashikuar të mblidhej me 12-22 prill, dhe në këtë hapësirë kohe, qeveria
mund të mendohej për çdo detaj që do të ndryshonte aty.1077
Pas disa shtyrjeve, kongresi ortodoks i filloi punimet më 16 qershor 1929, dhe më 29
qershor miratoi statutin e tij. KOASH ndahej në 4 peshkopata, që ishin ajo e Korçës, Durrësit
e Tiranës, Beratit dhe Gjirokastrës. Deri në caktimin e Tiranës si kryeqendër e KOASH,
qendra e tij ishte në Korçë. Kryepeshkopi zgjidhej nga Sinodi i Shenjtë, pasi të pëlqehej dhe
dekretohej prej kryetarit të shtetit. Kryepeshkopi, peshkopët, zëvendësit e tyre vendorë,
1072
Historia e Popullit Shqiptar…, 299. 1073
A. Puto, Shqipëria politike…, 471. 1074
Fatmira Rama, “Sinodi i parë shqiptar dhe Kongresi i dytë panortodoks i Kishës Autoqefale Kombëtare”, në
70 vjet të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, botim i Institutit të Historisë (Tiranë: 1993), 64. 1075
Andrea Llukani, Krishtërimi në Shqipëri, nga vitet apostolike deri në ditët tona, (Tiranë: Trifon Xhagjika,
2010), 83-84. 1076
Dielli, nr. 5088 (881), 1 mars 1929, 1, artikulli “Sinodi i Kishës shqiptare betohet perpara Mbretit”. 1077
AQSH, F. 152, V. 1929, D. 119, fl. 61-63.
214
ikonomi i madh mitrofor, sekretari i përgjithshëm i sinodit dhe zëvendësit klerikë të
kryepeshkopit e peshkopëve, duhej të ishin prej gjaku dhe gjuhe shqiptare. KOASH-it i
ndalohej financimi nga jashtë. Më 6 gusht 1929, mbreti mbi bazën e propozimit të qeverisë të
datës 26 korrik 1929, dekretoi statutin e KOASH.1078
Edhe për Komunitetin Mysliman, qeveria përdori të njëjtën rrugë. Më 13 qershor
1929, Ministria e Drejtësisë i dërgoi një shkresë kryesisë së tij, ku i kërkoi që më 5 korrik të
mblidhej një kongres i këtij komuniteti, për të hartuar një statut të ri dhe përfundimtar. Po kjo
ministri më 18 qershor në një qarkore dërguar prefekturave, porosiste që të mos bëheshin
zgjedhje për anëtarët e këtij kongresi, deri sa të dërgohej lista e kandidatëve nga kjo ministri.
Të nesërmen, ajo do të paraqiste listën me emra, që t’i komunikohej autoriteteve
administrative të çdo qarku në mënyrë të fshehtë, që të mundësohej zgjedhja e tyre si
përfaqësues në kongresin në fjalë.1079
Jo vetëm kaq, por në zona ku zgjedhjet kanë qenë të
papëlqyeshme, u kërkua ripërsëritja e tyre. Kështu në Krujë, myftiu nuk kishte punuar për
kandidatin e qeverisë, por kishte përfituar nga situata dhe jashtë rregullores, që të zgjidhej ai
vetë, prandaj Ministria e Brendshme kërkoi nga Kryesia e Sheriatit, që zgjedhjet aty të
ripërsëriteshin, pasi ishin bërë në mënyrë të parregullt.1080
Por, edhe vetë organet shtetërore
morën masa për shkëputjen e fesë nga shteti, në disa aspekte. Kështu, më 19 qershor 1929,
Këshilli i Ministrave vendosi që në asnjë ceremoni fetare të të tre besimeve: ushtria,
xhandarmëria ose fuqitë e tjera të armatosura të mos merrnin pjesë, por vetëm të garantonin
sigurimin e qetësisë. Sipas këtij vendimi, në asnjë festë fetare nuk do të përdoreshin topat për
lajmërim dhe mënyrën e njoftimit të këtyre ditëve, çdo komunitet duhej ta rregullonte vetë,
me mjete të arsyeshme e moderne, duke ndalur njëherësh edhe daullet që binin natën e
Ramazanit e që prishnin qetësinë e popullit dhe se zyrat shtetërore, bashkiake e komunale, në
asnjë festë fetare nuk mund të ngrinin flamurin zyrtar.1081
Pas zgjedhjeve të bëra më 6 korrik 1929, filloi në Tiranë, Kongresit III Mysliman.
Kryetar i tij ishte Myftiu i Përgjithshëm, Vehbi Dibra, nënkryetar Ferid Vokopola dhe
sekretarë Shefqet Muka dhe Ylvi Resuli.1082
Më 9 korrik 1929, A. Zogu në përshëndetjen e tij
për kongresin, e cilësoi atë të frymëzuar me ndjenja të larta patriotike dhe shprehu sigurinë
që, ky kongres do t’u sillte instituteve muhamedane një shpirt të ri patriotik të inspiruar nga
përparimi e qytetërimi.1083
Në kuadrin e këtyre zhvillimeve, më 4 korrik 1929, Këshilli i Ministrave miratoi
“Dekretligjin mbi formimin e Komuniteteve Fetare”, i cili u dekretua nga mbreti më 9 korrik.
Aty u saktësua se, çdo njeri në Shqipëri gëzonte lirinë e ndërgjegjes dhe të fesë që dëshironte;
se komunitetet fetare ishin persona moralë dhe gëzonin të drejtat relative mbi bazën e ligjeve
të shtetit, por nuk mund të ndiqnin qëllime politike as drejtpërdrejtë, as tërthorazi dhe nuk
mund të ushtronin të drejta gjykimi për asnjë çështje. Ato quheshin të formuara dhe gëzonin
të drejtat e akorduara prej ligjit, vetëm kur statuti i tyre aprovohej nga Këshilli i Ministrave
dhe dekretohej nga mbreti. Kryetarët e çdo komuniteti nuk mund të fillonin detyrë, pa u
dekretuar nga mbreti. Kryetarët e feve dhe zëvendësit e tyre duhej të ishin shtetas shqiptarë,
1078
K. Dervishi, Historia e shtetit…, 304-305. 1079
AQSH, F. 152, V. 1929, D. 121, fl. 3-4. 1080
Po aty, fl. 50, 60. 1081
AQSH, F. 150, V. 1929, D. VI-51, fl. 1. 1082
Gazeta e Re, nr. 208, Tiranë, 11 korrik 1929, 1, artikulli “Rreth Kongresit Mysliman”. 1083
AQSH, F. 150, V. 1929, D. VI-54, fl. 1.
215
prej gjakut e gjuhës shqipe, të shkruanin dhe të lexonin gjuhën zyrtare, të ishin mbi 25 vjeç
dhe të mos kishin kryer vepra antikombëtare. Komunitetet ishin të lidhura me Ministrinë e
Drejtësisë dhe të gjitha marrëdhëniet e tyre me qeverinë kryheshin nëpërmjet saj. Buxhetet
dhe rregulloret e tyre, nuk mund të hynin në fuqi, pa u aprovuar nga ajo. Funksionarët
klerikalë që ishin në shërbim aktiv, nuk kishin të drejtë vote dhe nuk mund të zgjidheshin në
politikë. Nëse dëshironin të ushtronin këto të drejta duhet të jepnin dorëheqje nga shërbimi
fetar të paktën 6 muaj përpara. Klerikët nuk mund të mbanin asnjë nëpunësi shtetërore, as
komunale. Nëse një nëpunës shteti emërohej në një detyrë fetare, duhej të jepte dorëheqje,
ose quhej i pushuar. Komunitetet fetare e kishin të ndaluar të pranonin ndihma nga shtete të
huaja, në çdo formë dhe mënyrë, vetëm në rastet e pranuara prej qeverisë si ndihma
mirëbërëse. Ato mund të mblidhnin ndihma nga besimtarët e tyre, shtetas shqiptarë, por të
lejuara prej qeverisë dhe të parapara nga statutet dhe rregulloret e tyre. Në bazë të ligjeve dhe
rregulloreve për edukimin e klerit të tyre, mund të hapnin seminare dhe medrese. Në
predikimet e tyre, ato ishin të detyruar t’u jepnin këshilla besimtarëve për zhvillimin e
ndjenjave kombëtare dhe forcimin e bashkimit kombëtar. Funksionimi i organizatave dhe
komuniteteve do të ishte gjithmonë mbi baza kombëtare dhe funksionarët duhet të ishin të
spikatur për ndjenjat kombëtare. Të gjitha komunitetet fetare që gjendeshin në Shqipëri,
brenda 6 muajve prej hyrjes në fuqi të këtij ligji, detyroheshin të përshtateshin me dispozitat e
tij, ose quheshin të shpërndara. Qendrat e komuniteteve fetare caktoheshin me dekret
mbretëror. Statutet e bëra nga këto komunitete përpara daljes së dekretit, përjashtuar nenet që
binin në kundërshtim me atë, hynin në fuqi pa pasur nevojë për një kongres të dytë.1084
Dekreti ishte një hap pozitiv për funksionimin dhe saktësimin më të mirë të raporteve
të komuniteteve fetare, me shtetin. Me anë të kësaj reforme, ndër të tjera synohej shkëputja e
tyre nga ndikimi i huaj dhe rritja e kontrollit qeveritar, që do të ishte një garanci më e madhe
për këtë. Në kohën që ai u miratua, kongresi mysliman ishte duke vazhduar punimet dhe
shumë vendime të tij u morën, pikërisht në përshtatje me këtë dekret. Në përfundim, ai
miratoi Statutin e Komunitetit Mysliman, i cili u dekretua nga mbreti më 8 gusht 1929. Aty u
përcaktua se, komuniteti përbëhej prej myslimanëve shqiptarë, të çdo sekti. U caktuan dhe
organet kryesore ku më i larti ishte Këshilli i Përgjithshëm i përbërë nga kryemyftiu, 4
myftinj dhe një delegat prej çdo prefekture, i cili nuk duhej të ishte funksionar i komunitetit
dhe kishte mandat 5-vjeçar. U përcaktuan detyrat e tij, mënyra e zgjedhjes së kryetarit të
komunitetit dhe cilësitë që duhej të kishte. Ai fillonte punë pasi dekretohej nga mbreti. Vendi
u nda në katër kryemyftini me qendra në Shkodër, Tiranë, Korçë, Gjirokastër. Në krye të tyre
ishte kryemyftiu, që zgjidhej prej Këshillit të Përgjithshëm, dekretohej prej mbretit dhe
betohej para kryetarit të komunitetit. Medresetë e qarqeve mbylleshin dhe do të hapej në
qendrën e komunitetit, “Medreseja e Përgjithshme”, e cila do të përfshinte kategoritë e ciklit
fillor e të mesëm. Çdo të premte lutjet për shtetin, mbretin, kombin e ushtrinë do të bëheshin
në gjuhën shqipe.1085
Në këtë kongres, me vota unanime, u zgjodh dhe kryetari i ri i
Komunitetit Mysliman Behxhet Shapati.1086
Ndër detyrat kryesore në të cilat angazhohej
bashkësia myslimane në bazë të Statutit, ishin ato të inkurajimit të myslimanëve për të
1084
Fletorja Zyrtare, nr. 38, 16 korrik 1929, 1-3. 1085
Fletorja Zyrtare, nr. 53, 24 shtator 1929, 1-6. 1086
Ali M. Basha, Rrugëtimi i fesë islame në Shqipëri (1912-1967), (Tiranë: Botim privat, 2011), 209.
216
zhvilluar vëllazërimin kombëtar, ndërmjet shqiptarëve të çdo besimi dhe përshtatja e tyre me
zhvillimet e qytetërimit modern.1087
Në kuadrin e ndryshimeve të nisura edhe bektashinjtë morën masa për reformimin e
tyre, duke parashikuar mbajtjen e një kongresi në Krujë në prill-maj 1929, por që u shty, duke
ndërruar destinacion dhe u vendos të bëhej në Korçë më 26 shtator. Në këtë rast për sa i takon
angazhimit të saj, qeveria ka qenë disi e vonuar. Prefekti i Korçës, H. Mosi më 25 shtator
1929 shprehte shqetësimin se, qeveria nuk kishte zgjedhur akoma delegatë dhe kjo do të
bënte përshtypje të keqe, pasi ajo kishte qenë e përfaqësuar si tek sunitë, ashtu edhe tek
ortodoksët. Kryeministri reagoi duke urdhëruar që H. Mosi ose një përfaqësues i tij, më 27
shtator, duhej të merrte pjesë në mbledhjet e kongresit si delegat.1088
Kjo solli që gjatë
punimeve të tij, angazhimi i qeverisë të ishte maksimal.
Bektashinjtë si një sekt i madh, kërkonin pavarësi nga Komuniteti Mysliman, por u
ndeshën me pengesa, nga pjesëtarë të rëndësishëm të këtij komuniteti, madje edhe deputetë.
F. Alizoti erdhi disa herë gjatë shtatorit në Korçë dhe sipas raportimeve të prefekturës, u
përpoq të bindte delegatë të rëndësishëm bektashinj, që të mos ndaheshin nga sunitë, “pasi do
të dobësohej myslimanizmi dhe do të forcohej krishterimi”.1089
Në fakt, argumenti i përdorur
nga F. Alizoti nuk përkonte me qëllimin e tij, pasi krishterimi në Shqipëri ishte i ndarë në
katolikë dhe ortodoksë. Shkëputja e bektashinjve nuk presupozonte dobësim të
myslimanizmit, pasi ata do të mbeteshin të tillë. E vërteta është se shkëputja do të dobësonte
institucionin e Komunitetit Mysliman dhe të besimtarëve suni. Nga ana tjetër, disa deputetë,
duke përfshirë edhe F. Alizotin kishin qenë anëtarë disa herë të Këshillit të Përgjithshëm të
këtij komuniteti në vite të ndryshme. Ndarja presupozonte zvogëlim të pushtetit të tyre, risqe
politike dhe përfaqësimi, pasi në këtë mënyrë, zvogëlohej edhe numri i votuesve të tyre.
Në këtë rast, qëndrim të ndryshëm mbajti prefekti i Korçës H. Mosi, i cili i inkurajoi
delegatët në emër të qeverisë, që të vendosnin lirisht fatin e komunitetit të tyre. Sipas tij,
njerëzit që dëshironin të përhapnin ide panislamike dhe pankristiane nuk punonin për
interesin e kombit, por në interes të armiqve, për përçarje dhe copëtim dhe qeveria duhet ta
miratonte Statutin e komunitetit bektashian, që kishte qenë faktor i rëndësishëm i idesë
kombëtare.1090
Në përfundim të punimeve, kongresi miratoi rregulloren e bektashinjve
shqiptarë, ku u përcaktua mënyra e drejtimit, shkallët e klerit drejtues, mënyra e zgjedhjes
dhe detyrat e tyre, masat disiplinore, shkollat e bektashinjve, trajtimi i çështjeve financiare
etj.1091
Dekretligji mbi komunitetet fetare, u miratua nga qeveria në kohën kur parlamenti
ishte pushim. Për vetë rëndësinë e tij, ai duhej të kalonte sa më shpejt dhe u paraqit për
njoftim përpara deputetëve më 26 tetor 1929, të cilët e pritën mirë atë dhe u treguan të
gatshëm ta diskutonin sa më parë.1092
Por, përpara se të bëhej ky diskutim, në Kosovë u vra
kleriku i madh katolik Shtjefën Gjeçovi dhe duhet theksuar se Parlamenti Shqiptar mbajti një
qëndrim dinjitoz për këtë rast. Më 6 nëntor 1929, një grup deputetësh kërkuan shpjegime nga
1087
S. Skendi, Albania…, 288. 1088
AQSH, F. 152, V. 1929, D. 120, fl. 21-29. 1089
Po aty, fl. 32. 1090
Po aty, fl. 32-33. 1091
Fletorja Zyrtare, nr. 15, 26 shkurt 1930, 1-5. 1092
AQSH, F. 146, V. 1929, D. 90, fl. 30.
217
ministri i Jashtëm R. Fico për ngjarjen dhe në seancën e 11 nëntorit, erdhi sqarimi i tij.
Fillimisht deputetët T. Mborja dhe F. Rusi, theksuan se Gjeçovi ishte vrarë, pasi kishte
mbrojtur të drejtat e shqiptarëve dhe ai ishte jo vetëm një dëshmor katolik, por edhe i idesë
kombëtare. Ata nuk u mjaftuan me kaq, por e përdorën këtë moment për të trajtuar
padrejtësitë që iu bëheshin shqiptarëve në Jugosllavi. Në paralelizmin e bërë mes gjendjes së
pakicave në të dy vendet u theksua se, Shqipëria i respektonte të gjitha të drejtat, ndërsa në
Jugosllavi nuk kishte asnjë shkollë shqipe dhe reforma agrare po i shpronësonte shqiptarët e
atjeshëm. Ata renditën edhe shumë emra shqiptarësh të vrarë e të masakruar dhe u shprehën
se, nëse Jugosllavia dëshironte marrëdhënie të mira me Shqipërinë, duhej të ndalonte këto
mizori, por nëse vazhdonte në këtë mënyrë, “duke dashur të zhdukte racën shqiptare”, ata do
ta ngrinin zërin fort.1093
R. Fico, pasi e shpjegoi mënyrën e vrasjes së atë Gjeçovit, theksoi se
pas ndërhyrjeve të bëra, ministri i Jashtëm Jugosllav Marinkoviç, kishte dhënë garanci se,
shumë shpejt kriminelët do të ndaloheshin dhe do të dënoheshin. Ndërsa për emrat e
shqiptarëve të tjerë, të përmendur, meqë nuk ishin nënshtetas të Shqipërisë, ai nuk e gjeti të
volitshme për të folur për ta. Megjithëse shumica e deputetëve i quajtën të mjaftueshme
shpjegimet e ministrit, pati të pakënaqur si B. Begolli, deputet i prefekturës së Kosovës. Ai
kërkoi që qeveria jo vetëm për rastin e Gjeçovit, por edhe për raste të tjera, duhej të merrte
masa energjike për mbrojtjen e të gjithë shqiptarëve që ndodheshin në Jugosllavi.1094
Pavarësisht se kjo vrasje mbeti e pandëshkuar, duhet çmuar se diskutimet në Parlamentin
Shqiptar pasqyruan dhimbjen vëllazërore të deputetëve për vrasjen e atë Gjeçovit, e dënuan
këtë akt të mizorisë serbe dhe nderuan veprën e tij.1095
Më 23 nëntor 1929, në parlament u bë diskutimi i parë i dekretligjit mbi Komunitetet
Fetare. Që në fillim ai u kundërshtua nga deputetë të veçantë për disa aspekte. Në art. 1, ishte
saktësuar se, “çdo njeri në Shqipëri gëzonte lirinë e ndërgjegjes dhe të fesë që dëshironte, e
garantuar nga art. 5 e 203 të Statutit Themeltar”. Kjo u cilësua si e rrezikshme, pasi mund të
sillte organizimin e besimeve të reja dhe përveç myslimanizmit, ortodoksizmit dhe
katolicizmit, nuk kishte nevojë për besime të tjera në Shqipëri. Në fund ky grup deputetësh ra
dakord që, dekreti t’i kthehej qeverisë për rishqyrtim dhe ajo të sanksiononte vetëm lejimin e
tre besimeve. Por, në seancë, u bënë dhe propozime radikale. F. Rusi, deklaroi se, “po të ishte
e mundur, shqiptari të kishte vetëm një fe, të besonte një zot, një profet”.1096
Teza për vetëm tre besime u kundërshtua nga përfaqësuesit qeveritarë dhe nga disa
deputetë. Ministri i Drejtësisë, H. Delvina theksoi se, nëse lindte një besim i ri dhe që kishte
shumë ndjekës, ai duhej të lejohej me kusht, që kleri i tij të predikonte fenë e zotit e jo të ishte
vegël e intrigave të huaja.1097
Nga diskutimet e bëra u vërejt se deputetët përkrahës të
artikullit, ishin kryesisht të sektit bektashi, por disa prej tyre u shfaqën kontradiktorë në
qëndrime. Kështu, sipas Xh. Ypit bektashinjve duhej t’u jepej e drejta e fesë së tyre. Ai u
shpreh se, dekreti ishte brenda Statutit, por pjesa që detyronte sektet të përshtateshin me
dekretin binte ndesh me të, pasi kështu shkeleshin të drejtat e njeriut. Deputeti J. Hurshid, një
tjetër bektashi u shpreh për lirinë e besimit, por deklaroi që bektashinjtë ishin aq liberalë dhe
atdhetarë, sa po ta kërkonte interesi i shtetit ata e vinin pavarësinë e atdheut, para pavarësisë
1093
Po aty, fl. 281-286. 1094
Po aty, fl. 292. 1095
Lush Culaj, Shqiptarët në gjysmën e parë të shekullit XX, (Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2005), 332. 1096
AQSH, F. 146, V. 1929, D. 91, fl. 33. 1097
Po aty, fl. 31.
218
së ndërgjegjes.1098
Nga kjo kuptohet se, bektashinjtë e donin pavarësinë e tyre, por e kërkonin
në mënyra të ndryshme.
Kundërshtime u vërejtën edhe për hapësirën që kishte marrë qeveria për të ndërhyrë
në çështjet e komuniteteve fetare. Ato u shfaqën në mënyrë të tërthortë, por edhe të
drejtpërdrejtë. M. Kaso, duke përdorur argumente ligjore, tentoi ta bënte të pavlefshme
ndërhyrjen, madje dhe ligjin. Sipas tij, nuk kishte nevojë të ekzistonte një ligj i tillë, pasi në
Shqipëri, prej shekujsh fetë ishin rregulluar prej zakoneve, ligjeve e kanuneve fetare, kështu
që nuk kishte nevojë për reforma të tjera, as nga qeveria, as nga parlamenti. Nëse kjo bëhej
për shoqata, ishte Kodi civil që i rregullonte ato. Ai theksoi se, dekreti ishte kundër Statutit,
pasi ai kishte sanksionuar se shteti shqiptar ishte afetar, garantonte lirinë e besimit, por nuk
mund të hynte në rregullimin e tyre, siç ishte bërë në këtë rast.1099
Ndërsa, K. Mjeda doli
hapur kundër, duke deklaruar se, “nuk kishte popull në botë më të gëzuar se populli shqiptar,
sepse Statuti, shteti dhe Mbreti ishin afetarë. Ndërsa qeveria shkonte e ndërhynte në
Kongrese, pa qenë nevoja. Ajo indirekt mund të survejonte, por jo të merrnin pjesë aktive
përfaqësuesit e saj, në kongrese fetare”.1100
Pas shumë debateve, bisedimet u shtynë.
Më 25 nëntor bisedimet u rikthyen dhe tematika ishte e njëjtë duke u prezantuar
propozime të ndryshme. A. Hastopalli theksoi se, qeveria nuk mund të rrinte në heshtje
përpara komuniteteve, ajo duhej të shikonte nëse veprimet e tyre ishin brenda kufijve fetarë e
socialë dhe në funksion të qëllimit të lartë të shtetit. Ai u deklarua kundër shtimit të
komuniteteve fetare në vend, megjithatë u shpreh në favor të dekretit, por me kusht që të
pranohej në parim se, “sa më pak fe të kishte aq më mirë ishte”.1101
Por, ndaj kësaj kërkese
qëndrimi i qeverisë ka qenë i palëkundur dhe u mbrojt nga ministri i Drejtësisë, i Arsimit dhe
Kryeministri. Ky i fundit deklaroi, “se ndërgjegja e çdokujt ishte e lirë në Shqipëri, por
qeveria nuk mund të pranonte kurrë, që të mos kishte një kontroll mbi komunitetet fetare.
Dekreti ose të pranohej në parim siç ishte, ose të mos pranohej fare”.1102
Pas kësaj deputetët
me shumicë votash e pranuan në parim.
Nga sa më sipër, rezulton se, qëndrimi i qeverisë ishte më përparimtar se sa ai i disa
deputetëve, pasi brenda dekretit ishin parashikuar një sërë masash. Kështu, ishte liberalizuar
çështja e besimeve fetare, por ishte rritur kontrolli mbi këto komunitete. Duke marrë parasysh
ecurinë historike të komuniteteve fetare në Shqipëri dhe ndërhyrjet e huaja mbi to, qëllimi i
qeverisë në këto momente për mendimin tonë, ishte i përligjur. Politikat qeveritare në këtë
rast, u mbështetën edhe nga disa organe shtypi. Sipas tyre, “qeveria e kishte për detyrë të
shenjonte sferën brenda së cilës komunitetet fetare mund të lëvizin dhe të vepronin me atë liri
që u kishte garantuar Statuti i Mbretërisë. Mbi këtë pikë parlamenti nuk kishte çfarë
kundërshtonte. Gjithashtu, kur një grup i madh besimtarësh i drejtoheshin qeverisë që të
njiheshin si një kolektivitet fetar më vete, ajo nuk mund ta mohonte këtë të drejtë”.1103
Deputetët e komisioneve parlamentare e shqyrtuan me detaje dekretin qeveritar. Më
18 dhjetor 1929, Komisioni i Drejtësisë dhe Administratës paraqitën relacionin e tyre, me
1098
Po aty, fl. 35, 40. 1099
Po aty, fl. 32. 1100
Po aty, fl. 35. 1101
Po aty, fl. 96-97. 1102
Po aty, fl. 98-99. 1103
Vullneti, nr.4, 6 dhjetor 1929, 1, artikulli “Dekret-ligja mbi komunitetet fetare”, autor Islam Radostina.
219
disa ndryshime. Ata u kujdesën që disa nga pjesët që parashikoheshin në Statutin Themeltar,
të mos përfshiheshin në dekret, duke i cilësuar si të panevojshme. Kështu, ata hoqën art. 1,
me argumentin se liria e ndërgjegjes individuale ishte e garantuar në art. 203 të Statutit dhe
nuk kishte lidhje me këtë ligj, i cili kishte për qëllim administrimin e komuniteteve fetare.
Komisioni sanksionoi lirinë e besimit në përputhje me dekretin qeveritar, por shtoi një nen të
ri për sektet, duke përcaktuar se, “ato do të ishin pjesë e komuniteteve përkatëse dhe do të
vepronin mbi bazën e rregullores së tyre”, se “kryetarët e tyre do të zgjidheshin mbi bazën e
kësaj rregulloreje dhe emëroheshin nga kryetarët e komuniteteve respektive, por kryetarët e
sekteve me rëndësi, do t’i paraqiteshin qeverisë për dekretim. Edhe sektet, si komunitetet, për
sa i përket administrimit dhe zotërimit të pasurisë së tyre njiheshin si persona moralë”.1104
Në
këtë mënyrë për sa i përket lirisë fetare, deputetët, jo vetëm e pranuan mendimin qeveritar,
por e rregulluan dhe e përforcuan atë. Në të vërtetë, kjo ndërhyrje prekte drejtpërdrejtë
bektashinjtë, pasi ishin sekti më i madh, por komisioni zgjodhi një rrugë të mesme. Duke i
vendosur sektet nën drejtimin e komuniteteve, atyre iu mohohej pavarësia. Ndërsa, duke
saktësuar veprimtarinë mbi bazën e rregullores së tyre, të drejtën e administrimit, pasurisë,
etj., atyre u jepej një lloj autonomie.
Në funksionimin e komuniteteve fetare një rol të rëndësishëm luanin drejtuesit e tyre.
Deputetët me ndërhyrjet e bëra u kujdesën që ata të zgjidheshin në mënyrë të rregullt dhe të
kontrolluar. Për këtë arsye, komisioni ndërhyri duke sanksionuar në art. 7 se, “kryetarët e
komuniteteve, kryetarët e sekteve dhe të gjithë funksionarët e tjerë, pa u legalizuar sipas
dispozitave të ligjit, të statutit të komuniteteve respektive dhe të rregulloreve të sekteve, nuk
mund të fillonin asnjë detyrë, se ndryshe ndëshkoheshin sipas nenit 213 të Kodit Penal”. Po
kështu, ata treguan vëmendje që edhe të ardhurat e sekteve të ishin të kontrolluara, duke
vendosur që, buxhetet dhe rregulloret e tyre nuk mund të hynin në fuqi, pa u aprovuar nga
Këshilli i Ministrave. Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë në çdo rast, kishte të drejtë të
kontrollonte gjendjen e të ardhurave, të pasurive të tyre, të kërkonte llogari dhe të hetonte
mënyrën e shpenzimeve të bëra. Për sa i përket nëpunësve të shtetit, që mund të emëroheshin
në detyra fetare, komisioni la në fuqi dispozitat ndëshkuese të dekretit qeveritar. Por, ai u
kujdes, që të rritej kontrolli qeveritar në institucionet vendimmarrëse të komuniteteve dhe
sekteve fetare. Për këtë, ai hartoi një shtesë, duke sanksionuar se, “pjesëmarrja e nënpunësve
të shtetit, si anëtarë në këshillat e përgjithshëm të komuniteteve fetare, ose si delegat në
kongreset fetare, nuk ishte detyrë fetare dhe nga kjo nuk do të kishte masa ndëshkuese”.1105
Në këtë mënyrë u garantua pjesëmarrja e përfaqësuesve qeveritarë, në këto organizma, pa
rrezikuar vendin e punës. Duhet theksuar, se qeveria në organizmat e mësipërme, kur ka qenë
e nevojshme, ka bërë përpjekje maksimale që të zgjidheshin njerëzit e saj të besuar. Me këtë
ndryshim, komisioni i dha një armë të fuqishme në dorë asaj, jo vetëm për të kontrolluar
komunitetet, por në raste të veçanta për t’u diktuar atyre, politikat e saj.
Për masat penalizuese ndaj shkeljeve të funksionarëve të komuniteteve, dekreti
qeveritar vendimin e kishte lënë në dorë të kryesive të komuniteteve, të cilët kishin për detyrë
vetëm ta lajmëronin Ministrinë e Drejtësisë, për masën e marrë. Kjo i jepte pushtet kryesive
të komuniteteve përkatëse, por ekzistonte rreziku, që për shkak të personalitetit ose të
mbështetjes që mund të kishte personi ndaj të cilit do të merrej masa, të krijoheshin probleme
brenda vetë komunitetit, duke e bërë të pazbatueshëm vendimin. Për të eliminuar këto raste,
1104
AQSH, F. 146, V. 1929, D. 91, fl. 398-399. 1105
Po aty, fl. 400-401.
220
komisioni i bëri një riformulim të ri art. 18, duke saktësuar se, “komunitetet dhe sektet kishin
të drejtë, brenda dispozitave të caktuara në statutet dhe rregulloret e tyre, të merrnin masa
ndaj funksionarëve të tyre dhe në rast nevoje me ndërmjetësinë e kryetarit të komunitetit, të
kërkohej ndihma e qeverisë me anë të Ministrisë së Drejtësisë”.1106
Në këtë mënyrë u lanë në
fuqi rregulloret dhe dispozitat e komuniteteve, duke ruajtur autoritetin e kryetarit, por u shtua
fuqia qeveritare, pasi ajo do të ndërhynte në zgjidhjen e çështjeve të vështira.
Në lidhje me zbatimin e këtij ligji nga komunitetet fetare, dekreti qeveritar kishte
parashikuar që, nëse brenda 6 muajve, ato nuk përshtateshin me dispozitat e tij, quheshin të
vetëshpërndara. Komisioni ndërhyri edhe këtu, duke sanksionuar që, komunitetet fetare në
Shqipëri deri sa të përshtatnin organizatat e veta plotësisht mbi bazën e këtij ligji, nuk
përfitonin si nga dispozitat e tij, ashtu edhe nga dispozitat e ligjeve të tjera të shtetit. Nëse
statutet e komuniteteve fetare, të aprovuara prej qeverisë, përmbanin dispozita në
kundërshtim me këtë ligj, “vetëm ato ishin të pavlefshme”.1107
Ky përcaktim megjithëse në
pamje të parë, ishte më liberal se ai qeveritar, kufizimet e vendosura në të, do të nxirrnin
vetvetiu jashtë loje, çdo komunitet që nuk përshtatej me ligjin. Pra, në këtë mënyrë, arrihej
qëllimi pa nevojën e masave radikale. Debatet për këtë rast ishin të pakta dhe problematika
kryesore e tyre u përqendrua, nëse qeveria duhej të garantonte zbatimin e rregulloreve të
sekteve. Të interesuarit kryesorë, deputetët e besimit bektashi, kërkuan me insistim që kjo të
bëhej. Në përfundim, u pranua propozimi i F. Rusit që, “për çdo qeveri që do të vinte, zbatimi
i rregulloreve të sekteve formonte detyrim ligjor, deri sa ato të ishin në përputhje me
ligjet”.1108
Ky dekret, ndryshe nga shumica e atyre të paraqitur në parlamentin e kohës, ka pasur
një specifikë të veçantë trajtimi nga deputetët. Në përgjithësi debatet më të mëdha bëheshin
kur dekretet dilnin nga komisionet, por në këtë rast ndodhi e kundërta. Ato u zhvilluan gjatë
pranimit të tij në parim, madje disa prej tyre edhe të ashpra. Ndërsa kur komisioni
parlamentar paraqiti ndryshimet, debate u bënë vetëm për çështjen e garantimit të
rregulloreve të sekteve. Ndryshimet e tjera, ndryshe nga çfarë pritej, u pranuan pa asnjë
kundërshtim. Kjo e zbehu pritshmërinë e madhe të opinionit publik, pasi duke parashikuar
debate, lozhat e parlamentit ishin mbushur me dëgjues. Pritej që diskutimi pas ndryshimeve
të komisionit të bëhej me nervozitet, por përkundrazi u vërejt një qetësi. Mesa duket të gjithë
kishin rënë që më parë dakord.1109
Më 21 dhjetor 1929 u bë diskutimi i fundit. Ai u miratua
pa debate dhe u dekretua nga mbreti më 9 janar 1930.1110
Miratimi i ligjit mbi komunitetet fetare ishte një hap i rëndësishëm për funksionimin
normal të tyre, por edhe për ecurinë e shtetit shqiptar. Elementi kombëtar, zuri një vend të
rëndësishëm, në drejtimin e komuniteteve fetare. Nga ana tjetër, qeveria shqiptare fitoi më
tepër të drejta për kontrollimin e veprimtarisë së tyre. Të dy këto zhvillime sollën që të
zvogëlohej ndikimi i huaj, mbi këto komunitete, gjë e cila ishte në të mirë të vendit. Në këtë
mënyrë edhe regjimi politik i shtetit shqiptar, do të ishte më i sigurtë.
1106
Po aty, fl. 401. 1107
Po aty, fl. 401-402. 1108
Po aty, fl. 407. 1109
Ora, nr. 12, 20-21 dhjetor 1929, 2, artikulli “Veprimet e Parlamentit”. 1110
Fletorja Zyrtare, nr. 8. 1 shkurt 1930, 3-6.
221
Megjithatë, ligji që në fillim, nuk gjeti zbatim të plotë tek të gjitha komunitetet. Kisha
Ortodokse e kishte shpallur autoqefalinë dhe kishte Statutin e saj, ndonëse jo e njohur nga
Patrikana e Kostandinopojës. Po ashtu edhe Komuniteti Mysliman kishte shpallur pavarësinë
dhe kishte hartuar Statutin e tij. Të dy statutet u njohën nga qeveria. Këto komunitete e
pranuan ligjin dhe morën masa për t’u përshtatur me të. Problem ishte Kisha Katolike, e cila
kishte varësi direkte nga Vatikani. Pranimi i këtij ligji, nënkuptonte krijimin e një kishe
katolike kombëtare të pavarur dhe do të çonte në shkëputjen e kësaj varësie, gjë e cila ishte e
vështirë të ndërmerrej nga kleri katolik shqiptar. Katolikët ndryshe nga myslimanët dhe
ortodoksët, refuzuan t’i nënshtroheshin plotësisht autoritetit të shtetit dhe t’i bindeshin këtij
ligji. Ata vazhduan të mbanin me Selinë e Shenjtë, jo vetëm lidhje shpirtërore, por edhe
administrative dhe financiare.1111
Pasojat që vinin nga mospranimi i ligjit u përdorën si nga
drejtuesit katolikë ashtu edhe nga Zogu. Duke mbajtur lidhje me Vatikanin, klerikët katolikë
ruajtën një lloj pavarësie nga shteti shqiptar, për sa i përket administrimit, organizimit dhe
drejtimit. Gjithashtu, përfituan benefice financiare nga Italia. Zogu nga ana tjetër,
mospranimin e ligjit e përdori si mjet presioni ndaj drejtuesve të këtij komuniteti, për
përjashtimin nga ndihmat qeveritare. Pavarësisht kësaj, në momente të caktuara si nga
qeveria shqiptare, ashtu edhe nga mbreti, ndihma ndaj këtij komuniteti nuk mungoi.
Pavarësisht se e pranuan ligjin, klerikë të caktuar ortodoksë, në disa zona të
Shqipërisë, filluan të mos respektonin pika të veçanta të rregullores së kishës, duke atakuar
dhe ligjin. Sipas kësaj rregulloreje në çdo meshë, prifti ishte i detyruar të bënte lutje për
mbretin, ushtrinë dhe kombin shqiptar. Ky element u shikua me kujdes nga administrata
lokale, sidomos në zonat jugore të Shqipërisë, nga ku erdhën njoftimet e para për
mosrespektimin e tij. Më 6 korrik 1932, Ministria e Brendshme njoftonte atë të Drejtësisë, se
në kishat e krahinës së Dropullit dhe në ato të Lunxhërisë, në lutje e mesha nuk përmendej,
fare emri i mbretit dhe as i shtetit shqiptar dhe kjo ishte në kundërshtim me ligjet e
organizimit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Për këtë kërkohej që kryesia e kishës,
të jepte urdhrat e duhura që ky problem të rregullohej. Më 11 korrik, Kryesia e Sinodit të
Shenjtë kërkoi nga të gjithë episkopatat ortodokse zbatimin e rregullores.1112
Nga ana tjetër,
ajo iu kujtoi kishave vartëse, se në secilën prej tyre, qeveria kishte njerëzit e saj të panjohur
nga priftërinjtë, kështu që nuk mbetej gjë pa u marrë vesh, dhe kontrollit qeveritar nuk i
shpëtonte gjë. Për këtë arsye, ajo udhëzonte që të gjithë priftërinjtë në fillim të meshës dhe në
ceremoni të tjera, duhej të luteshin “për Mbretin e Shqiptarëve Zogun e I, ushtrinë dhe gjithë
kombin shqiptar”, lutje e cila do të përsëritej edhe përpara mbylljes së meshës.1113
Shteti shqiptar i kohës, përveç mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare, për
komunitetet fetare u përpoq që të shlyente edhe detyrimet financiare, të mbartura nga qeveritë
e kaluara. Më 1 prill 1933, në parlament u paraqit projektligji mbi shlyerjen e detyrimeve të
arkës së shtetit, për pagesat që kryheshin në favor të pronave të Xhamisë së Madhe të Korçës
dhe të familjes Alltuni. Aty përcaktohej se, pagesat për këto dy subjekte do të ndërpriteshin
më 1 prill 1933, kundrejt një pagese të menjëhershme në favor të Xhamisë së Madhe prej
136.250 fr. ari dhe të pjesëtarëve të Alltunëve prej 58.000 fr. ari. Ndryshe nga qeveria,
Këshilli i Shtetit këtë borxh, e kishte llogaritur që nga koha e pushtimit osman, dhe shuma që
duhej të paguante shteti, sipas tij, ishte më e madhe. I vetmi anëtar i tij që kishte mbështetur
1111
R. M. della Rocca, Kombësia dhe feja…, 133. 1112
AQSH, F. 150, V. 1931, D. VI-139, fl. 64, 69. 1113
Po aty, fl. 132.
222
projektin e qeverisë ishte D. Vila. Por, duke qenë se qeveria shqiptare nuk i njihte borxhet e
qeverisë osmane, në përllogaritjen e shumave përkatëse u bazua në vendimin e qeverisë, të
marrë më 11 prill 1921, që i njihte këto borxhe, që nga krijimi i shtetit shqiptar.1114
Projekti u
shqyrtua nga Komisioni i Financave, i cili mbajti qëndrim në favor të dy subjekteve, madje e
shtoi shumën që do të paguhej nga qeveria. Për Xhaminë ajo do të ishte 166.560 fr. ari dhe
për familjen e Alltunëve 69.600 fr. ari. Kjo do të paguhej brenda viteve 1933-1935. Vendimi
u pranua pa debate nga deputetët, gjithashtu edhe ministrat që ishin prezent.1115
Ky është një
shembull për të treguar, se parlamenti ka qenë i ndjeshëm dhe konstruktiv në zgjidhjen e
problemeve të komuniteteve fetare.
Pa kaluar shumë kohë, kjo çështje u rikthye përsëri në veprimtarinë e deputetëve. Më
13 prill 1935, qeveria paraqiti projektligjin mbi ndryshimin e detyrimit të arkës së shtetit, për
pagesat që kryheshin në favor të këtyre dy subjekteve. Aty ishte shtuar shuma për pjesëtarët e
familjes së Alltunëve, në 71.805,60 fr. ari, kjo si pasojë e paraqitjes së disa trashëgimtarëve të
rinj nga kjo familje me dokumente të rregullta. Deputetët e pranuan pa debate. Edhe
Komisioni i Financave po ashtu.1116
Dakordësia e shfaqur mes deputetëve dhe qeverisë, ishte
një tregues për respektimin e pronës private nga organizmat shtetërorë në Shqipëri. Shembulli
ishte evident pasi, kur erdhi kërkesa nga një anëtar i ri i familjes së Alltunëve, me dokumente
ligjore të rregullta, u mor menjëherë masa e dëmshpërblimit financiar. Megjithatë, ky ishte
një rast që nuk mund të përgjithësohet, pasi kishte shumë të tjerë, që vazhdonin dyerve të
gjykatave me vite.
Duke qenë se në Shqipëri kishte tre besime të mëdha, ruajtja, garantimi i mirëkuptimit
dhe bashkëpunimit mes tyre, kishte një rëndësi jetike për vetë ecurinë e shtetit shqiptar.
Qeveritë shqiptare në veprimtarinë e tyre janë përpjekur, duke goditur faktorë që mund të
cenonin këtë harmoni. Pas miratimit të ligjit të komuniteteve fetare, u shtuan ankesat për
ndryshimin e besimeve, nga persona të caktuar. Myslimanët ankoheshin kryesisht në drejtim
të protestantëve, ndërsa ortodoksit kundër uniatëve. Ankesat kryesisht ishin për persona në
moshë të mitur që konsideroheshin si të manipuluar. Sipas Statutit, në Shqipëri zgjedhja e
besimit ishte e lirë, po ashtu edhe ligji për komunitetet fetare kishte dhënë liri në këtë drejtim.
Kjo krijonte vështirësi për të ndaluar persona të caktuar, të ndërronin besimin. Për të zgjidhur
këtë situatë, Ministria e Brendshme hartoi dekretin, “Mbi ndalimin e ndërrimit të besimit”, që
më 6 shtator 1933 iu paraqit Kryeministrisë. Aty u përcaktua se, penalitetet për personat
madhorë, që do të ndikonin në këtë drejtim do të ishin nga 6 muaj deri në 2 vjet burg. Kur
bëhej fjalë për ndikim mbi një të mitur, dënimi do të ishte nga 1 deri në 3 vjet burg. Ata që
ndihmonin për ndërrim besimi, do të gjobiteshin nga 200 në 2000 fr. ari. Për t’i dhënë
rëndësinë e duhur dekretit, u parashikua që këto veprime të gjykoheshin nga gjyqi i posaçëm
për faje politike.1117
Sipas mendimit tonë, vendimi për futjen në lojë të kësaj gjykate për një
çështje të tillë, ishte i rëndë dhe i padrejtë. Kjo, pasi Statuti e lejonte ndryshimin e besimit me
dëshirë. Ajo mund të arsyetohej deri në një farë mase, nga ndikimi që mund të bëhej ndaj të
miturve, por përsëri caktimi i shkallës së tij, linte hapësira për abuzime. Duke qenë se
problemi fetar ishte i ndjeshëm në popull, mendojmë që kjo më tepër sesa një masë radikale,
ishte një veprim i qeverisë për të ngjallur frikë tek individë të caktuar, në mënyrë që ta
1114
AQSH, F. 146, V. 1932, D. 73, fl. 43-46. 1115
Po aty, fl. 111. 1116
AQSH, F. 146, V. 1934, D. 69, fl. 315, 358. 1117
AQSH, F. 149, V. 1933, D. VI-463, fl. 1-3.
223
mbante të minimizuar këtë dukuri. Kjo do të ndikonte edhe në parandalimin e situatave
problemore, që mund të nxiteshin nga elementë të caktuar fetarë, duke marrë shkas nga këto
ndryshime besimi.
Viti 1937 ishte i rëndësishëm, sidomos për sa i përket komunitetit ortodoks. Pas
përplasjeve të forta dhe kërkesës së palëkundur të shtetit shqiptar, Patrikana e Stambollit më
në fund u detyrua të njihte autoqefalinë e Kishës Ortodokse. Më 12 prill 1937, patriku
Veniamin dhe Sinodi i Shenjtë i Patrikanës Ekumenike të Kostandinopojës, nënshkruan
Tomosin Patriarkal të njohjes së Autoqefalisë të Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Ai iu
dorëzua imzot Krisofor Kisit, Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të
Shqipërisë.1118
Si përfundim, mund të themi se gjatë viteve të monarkisë, elementi kombëtar zuri një
vend të rëndësishëm në funksionimin e komuniteteve fetare. Ligji i miratuar rregulloi
veprimtarinë e tyre dhe, nga ana tjetër, rriti kontrollin qeveritar mbi to. Vetë Zogu, duke
mbajtur një qëndrim të distancuar nga besimet fetare dha një shembull pozitiv në këtë
drejtim. Parlamenti luajti një rol të kujdesshëm me ndryshimet dhe miratimin e ligjit mbi
komunitetet fetare. Pavarësisht se pas miratimit të tij, problemet fetare të trajtuara në
parlament kanë qenë të pakta, ato janë parë me kujdes, duke iu dhënë një zgjidhje që shkonte
në të mirë të shtetit shqiptar, të komuniteteve fetare dhe të ruajtjes së harmonisë mes
besimeve të ndryshme në vend.
4.4. Çështja e gruas në Parlamentin Shqiptar
Edhe pas krijimit të shtetit shqiptar, femra vazhdonte të ishte e paragjykuar dhe e
nënshtruar, kishte mungesë arsimimi, punësimi e përfaqësimi dhe nuk ishte e barabartë me
burrin në asnjë drejtim. Në fillim të viteve ’20, u bënë përpjekje për përmirësimin e këtyre
treguesve. Por, nga reagimi i fortë i shtresës konservatore dhe paqëndrueshmëria politike në
vend edhe disa nisma që u ndërmorën, në shumicën e rasteve u zbatuan pjesërisht ose mbetën
pa u zbatuar, duke mos sjellë rezultatin e dëshiruar. Me rikthimin e A. Zogut në pushtet, një
ndër ambiciet e tij ishte modernizimi i Shqipërisë, forcimi i saj dhe veçanërisht “afirmimi i
një farë sensi të shtetit, në një gjendje shoqërore të karakterizuar nga një anarki e përhapur
feudale dhe nga përçarje fisesh e gjinish”.1119
Pas shpalljes së monarkisë, ai deklaroi se
shumë shpejt do të përpunohej një program i gjerë reformash, të cilat do të preknin të gjitha
fushat e shoqërisë shqiptare. Në mesazhin e 10 dhjetorit 1928 për deputetët thuhej se,
“zakonet e mbetura prej pushtimeve të kohëve të kaluara që nuk përputheshin me karakterin
dhe interesat e kombit shqiptar do të zhdukeshin duke u zëvendësuar me zakonet e popujve të
qytetëruar. Në asnjë mënyrë nuk do të vazhdonin zakonet prapanike, që dëmtonin shtetin
moralisht dhe materialisht”.1120
Ky ishte sinjal për të kuptuar se në kuadrin e reformave të
pritshme edhe për çështjen e femrës do të kishte zhvillime të reja.
Një nga problemet e mëdha të femrave shqiptare, ishin fejesat në moshë të vogël, të
cilat në shumë raste bëheshin që në djep. Në këtë mënyrë fati i shumë prej tyre përcaktohej që
1118
A. Llukani, Krishtërimi në Shqipëri…, 93. 1119
R. M. della Rocca, Kombësia dhe feja…, 121. 1120
AQSH, F. 146, V. 1928, D. 86, fl. 11.
224
në lindje. Jo vetëm kaq, por ato u përdorën si një objekt tregtie dhe përfitimi nga prindër të
caktuar, pasi çmimi që duhet të paguante mashkulli për të ishte shumë i lartë, duke sjellë
shumë herë edhe ngjarje me pasoja të rënda shoqërore. Pavarësisht se, Statuti Themeltar i
monarkisë, në nenin 191 kishte saktësuar se, në Shqipëri, “as nuk blihej, as nuk shitej
njeri”,1121
situata në shuma zona të vendit vazhdonte të ishte e tillë dhe kjo u evidentua nga
vetë organet shtetërore. Në nëntor 1928, qarkkomanda e prefekturës së Kosovës njoftonte
Ministrinë e Brendshme se, në ato zona, kishte probleme për pagesën që bëhej për fejesën e
vajzave, e cila varionte nga 1000, deri në 2000 fr. ari. Për shkak të varfërisë kjo ishte e
vështirë dhe nga mosrespektimi i saj, kishin ndodhur edhe vrasje. Për zgjidhjen e këtij
problemi ajo kërkonte hartimin e një dekreti, ku të caktohej një shumë e vogël, që burri mund
të jepte për prindërit e vajzës, ose të ndalohej fare dhënia e të hollave dhe fejesa të bëhej me
dëshirën e të dy palëve, pasi në shumë vise ajo bëhej që në djep. Në përgjigje të kësaj,
ministria kërkoi marrjen e masave ligjore ndaj rasteve të tilla, pasi Statuti e ndalonte
shitblerjen e njerëzve, por nuk u shpreh për një ligj të ri.1122
Nga ky zhvillim rezulton se,
pavarësisht njoftimeve dhe masave që kërkoheshin për ndryshimin e situatës së femrës,
qeveria nuk ishte ende e gatshme të ndërhynte në mënyrë radikale, pasi ato, duke qenë
rregulla shekullore, të rrënjosura thellë në mentalitetin shqiptar, kryesisht në zonat fshatare,
kërkohej më tepër kohë për të krijuar kushtet e ndërhyrjes shtetërore.
Është e rëndësishme të theksohet se, çfarëdo mase që mund të merrej, nuk do të kishte
rezultat pozitiv, nëse vetë zëri i femrës nuk do të fillonte të dëgjohej. Kjo kërkonte
organizime të posaçme, si një mjet i përçimit të kërkesave dhe njëkohësisht i lëvizjes aktive
të tyre. Për shkak të rëndësisë së problemit dhe fuqisë që zotëronin, rolin në këtë rast e morën
pjesëtarët e familjes mbretërore. Më 22 dhjetor 1928, nën patronazhin e Nënës Mbretëreshë
në Tiranë u formua shoqëria “Gruaja Shqiptare”, e cila do të merrej me vepra shoqërore,
edukative, higjienike, bamirësie dhe me çdo gjë tjetër që kishte lidhje me ngritjen e prestigjit
të gruas shqiptare.1123
Më 28 janar 1929, u miratua Statuti i saj. Shoqëria do të kryesohej nga
Sanie Zogu dhe do të drejtohej nga një këshill prej shtatë anëtarësh. Aktiviteti i saj, do të
zhvillohej brenda vendit dhe në kolonitë shqiptare. Ajo do të kishte anëtare themeluese,
anëtare të rregullta dhe anëtare nderi. Të ardhurat e saj do të ishin nga pagesat e regjistrimit të
anëtarëve, dhuratat, ndihmat dhe fitimet që mund të vinin nga aktiviteti i saj. Statuti mund të
ndryshohej prej mbledhjes së përgjithshme me dy të tretën e votave të anëtarëve
pjesëmarrëse.1124
Për nga vetë rëndësia e saj, çështja e gruas filloi të bëhej pjesë e politikave qeveritare.
Më 19 janar 1929, Kryeministri K. Kota deklaroi se, “qeveria do të mundohej të zhvillonte
kulturën femërore, duke i përgatitur gruas në të ardhmen, një jetë familjare të re”.1125
Këto
zhvillime që po ndodhnin dhe të tjera të propaganduara përveç faktorit të brendshëm,
tërhoqën edhe vëmendjen e organeve të huaja të shtypit. Më 15 shkurt 1929, gazeta italiane
“Il Popolo d’Italia”, i kushtoi një artikull situatës së gruas në Shqipëri. Sipas saj, deri në
shpalljen e monarkisë, gruaja shqiptare kishte jetuar në një gjendje të vërtetë skllavërie
morale e materiale, por nën shtytjen e Mbretit Zog kishin filluar të hapeshin rrugët për të, si
1121
Statuti Themeltar i Mbretnisë…, 30. 1122
AQSH, F. 152, V. 1928, D. 602, fl. 2-3. 1123
AQSH, F. 152, V. 1928, D. 980, fl. 1. 1124
Statuti i shoqërisë “Gruaja Shqiptare”, (Tiranë: Shtypshkronja Dielli, 1929), 3-13. 1125
AQSH, F. 146, V. 1929, D. 86, fl. 16.
225
nënë dhe qytetare. Ajo evidentonte si hap pozitiv krijimin e shoqërisë “Gruaja Shqiptare”,
dhe kontributin e motrave të mbretit dhe Nënës Mbretëreshë, për të lehtësuar organizimin dhe
funksionimin e saj.1126
Shoqëria “Gruaja Shqiptare” ndonëse me mungesa të mëdha financiare, me probleme
organizimi për shkak të mentalitetit të prapambetur të shoqërisë, arriti të luajë një rol pozitiv
në të mirë të femrës shqiptare. Në mbledhjet e saj, që në fillim u godit prapambetja shekullore
e femrës dhe u promovua bashkimi i shqiptarëve. Më 17 shkurt 1929 në kinema “Nacional”
në Tiranë u mbajt mbledhja e parë e shoqërisë, ku S. Zogu theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes
dhe aktivizimit të gruas në të gjithë organizatat që do të krijoheshin në vend. Sipas saj, ato
duhet të ngriheshin me forcë ndaj paragjykimeve për figurën e tyre, por duhet të shpreheshin
edhe kundër ndarjeve gegë-toskë dhe atyre fetare. Gratë ishin të lira në besimin e tyre, por
duhet të respektonin edhe fetë e njëra-tjetrës.1127
Një element i rëndësishëm për përmirësimin e situatës së femrës, ishte hyrja në fuqi
më 1 prill 1929 e Kodit Civil, pasi në pjesë të caktuara të tij, ishte trajtuar gjerësisht. Aty u
sanksionua mundësia e refuzimit të fejesës, duke hequr edhe detyrimin e dëmshpërblimeve
për këtë rast, ndërsa martesa nuk mund të bëhej pa dëshirën e të dy palëve dhe mosha duhej
të ishte mbi 18 vjeç për djemtë dhe mbi 16 vjeç për vajzat. Po ashtu në nenin 122 u saktësua,
se nuk mund të lidhej një martesë pa u zgjidhur e para.1128
Martesa celebrohej botërisht
përpara zyrtarit të gjendjes civile të komunës ose bashkisë, ku njëri nga bashkëshortët kishte
banesën ose vendin e tij, në të cilin kishte qëndruar vazhdimisht një muaj përpara shpalljes së
martesës, dhe përpara se ajo të celebrohej prej zyrtarit të gjendjes civile, nuk mund të bëhej
asnjë ceremoni martese fetare.1129
Kërkesa për shkurorëzim mund të bëhej nga burri ose
gruaja për shkelje të kurorës, dhunim ose çnderim, për braktisje, sëmundje mendore të njërit
prej tyre, nëse jeta bashkëshortore ishte bërë e padurueshme, ose edhe për shkaqe të tjera, të
ndryshme.1130
Këto sanksionime të kodit, ishin një hap i madh në rrugën e emancipimit të
femrës, pavarësisht vështirësive që ato do të ndeshnin në zbatimin e tyre në terren, për shkak
të traditave dhe mentalitetit të prapambetur të shoqërisë shqiptare. Rritja e moshës së
martesës dhe respektimi i dëshirës së dy palëve, ishte një masë për dobësimin e ndërhyrjeve
të padëshiruara mbi të, duke e çliruar disi femrën nga rastet e papërshtatshme. Duke qenë se
ishte detyrim celebrimi përpara organeve civile shtetërore, u godit si poligamia edhe martesat
fetare, çka përbënte një zhvillim pozitiv. Me lejimin e divorcit, u trondit tradita
shumëshekullore, që e mbante gruan në një gjendje skllavërie.
Pavarësisht zhvillimeve politike, deklaratave publike, nismave të marra etj., në jetën e
përditshme situata e femrës vazhdonte të ishte e vështirë, ajo vazhdonte të keqtrajtohej dhe të
përdorej si mjet fitimi, për sa i përket fejesave, martesave etj. Në gusht 1929, Kryeministri i
dërgonte Ministrisë së Brendshme një kopje të raportit të Inspektoriatit të Oborrit Mbretëror,
me porosinë, që të jepeshin urdhra kategorikë, që të mos përdoreshin gratë në vend të
kafshëve për mbajtje të barrave të rënda dhe për punë të vështira bujqësore. Sidomos rëndësi
1126
Gazeta Il Popolo d’Italia, nr. 40, Milano, 15 shkurt 1929, artikulli “La evoluzione della donna in Albania”,
3. 1127
Fatmira Musaj, Gruaja në Shqipëri në vitet 1912-1939, (Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë,
2002), 278-279. 1128
Kodi Civil…, 57-60. 1129
Po aty, 72, 74. 1130
Po aty, 90-92.
226
duhet t’i kushtohej, zhdukjes së zakonit të shitjes së tyre. Kështu do të ngrihej prestigji i gruas
në ato vise, “ku ajo deri më sot përdorej si skllave”.1131
Kuptohet që politikat mbretërore nuk
do të ishin të suksesshme, nëse nuk do të arrihej reformimi i instrumenteve, që për shekuj
kishin ndikuar në prapambetjen e gruas në Shqipëri. Një element kyç në këtë drejtim, ishte
qëndrimi i klerit të lartë mysliman. Nga bashkëpunimi i qeverisë me të, shumë nisma të saj, u
transmetuan si kërkesa të këtij komuniteti, me qëllimin që ato, të ishin sa më të pranueshme
në popull. Në këtë mënyrë, gjatë vitit 1929 e në vazhdim, kryesia e këtij komuniteti mbajti
një qëndrim pozitiv, me disa nisma për përmirësimin e situatës së gruas. Në gusht 1929,
kryetari i Komunitetit B. Shapati, i drejtoi Ministrisë së Drejtësisë një shkresë, ku theksonte
domosdoshmërinë e angazhimit të organizmave qeveritarë dhe posaçërisht të kësaj ministrie,
për të ndalur mbajtjen e perçes, pasi ky zakon nuk ishte normë e fesë myslimane. Ai propozoi
që fillimisht masat për zbatimin e saj të ishin këshilluese, në rast moszbatimi pastaj, të
kalohej në masa ndaluese dhe ndëshkuese.1132
Ky ishte një zhvillim pozitiv, pasi kjo kërkesë,
duke ardhur nga drejtues të komunitetit, do të pritej më mirë nga popullsia e myslimane dhe
do të lehtësonte nismat qeveritare në këtë drejtim.
Në këtë kuadër më 14 gusht 1929, Këshilli i Ministrave duke marrë parasysh këtë
shkresë të komunitetit dhe një tjetër të Ministrisë së Drejtësisë, të datës 13 gusht 1929, në të
cilën kërkohej ndalimi i qarkullimit në rrugë të grave këmbëzbathur dhe të mbuluara fund e
krye me ferexhe, vendosi që zyrat përgjegjëse të fillonin një fushatë 10-ditore, me anën e
shtypit, ku të njoftohej që, “kundravajtësit do të ndaloheshin me forcën publike dhe të
ndëshkoheshin sipas ligjit”, që “gjithë ata burra grash, prindër vajzash që do të guxonin të
nxirrnin gratë e tyre me ferexhe e me sy të mbuluar, do të ndëshkoheshin dhe gratë e vajzat
do të ndaloheshin”.1133
Megjithatë, kërkohej që zbatimi i vendimit të mos bëhej në mënyrë
brutale. Fillimisht duhej të thërriteshin pleqësitë e lagjeve dhe të këshilloheshin që të
lajmëronin gratë për vendimin e qeverisë, për të hequr nga përdorimi atë veshje, që
diskreditonte gruan shqiptare myslimane. Urdhri do të zbatohej tri ditë pas shpalljes së
njoftimit.1134
Po të shikohen me kujdes kërkesat vërehet që, qeveria kishte avancuar më tepër duke
kërkuar heqjen e ferexhesë, ndryshe nga komuniteti mysliman që kishte kërkuar heqjen e
perçes. Megjithatë, kjo nismë ishte shpejt për t’u realizuar në Shqipërinë e kohës. Por, qeveria
u kujdes, që të paktën në festimet zyrtare, ku kishte një numër më të kontrolluar njerëzish, për
paraqitjen e femrës të merreshin masa më rigoroze. Qëllimi ishte dhënia e shembujve në
popull që duhej të fillonte ndryshimi, si dhe paraqitja përpara botës e një imazhi ndryshe i
Shqipërisë, nga ai që ishte realisht. Më 28 gusht 1929, nga qeveria u kërkua që në festimet
për përvjetorin e monarkisë dhe ato të ditëlindjes së mbretit, gratë dhe vajzat që do të merrnin
pjesë në ceremoni, duhej të ishin me fytyrë të zbuluar, pasi aty, do të merrnin pjesë gazetarë
dhe fotografë të huaj dhe fotografimi i tyre do të diskreditonte kombin.1135
Megjithëse këto masa ishin pozitive dhe për zbatimin e tyre u dhanë urdhra të prera,
në terren nuk u vërejt ndonjë ndryshim i madh, pasi përsëri paraqitja e jashtme e shumicës së
femrave vazhdoi të ishte e njëjtë. Kjo u evidentua nga kryesia e Komunitetit Mysliman, e cila
1131
AQSH, F. 152, V. 1929, D. 124, fl. 1-2. 1132
A. M. Basha, Rrugëtimi i fesë…, 239. 1133
AQSH, F. 152, V. 1929, D. 126, fl. 3. 1134
Po aty, fl. 4. 1135
Po aty, fl. 8.
227
duke insistuar në zbatimin e kërkesave të saj, të bëra më përpara, vazhdoi të demonstronte
elementë reformimi. Më 6 tetor 1931, ajo i kujtoi Ministrisë së Drejtësisë, se edhe pas urdhrit
të dhënë prej saj, pas kërkesës së kryesisë së këtij komuniteti në dhjetor 1929, vazhdonin të
lëviznin gra të mbuluara me ferexhe, duke lënë jashtë vetëm një sy. Sipas saj, kjo ishte me
pasoja negative për moralin publik dhe një shfaqje e tillë, duhej të mos lejohej më.1136
Qeveria edhe në këtë rast vazhdoi të ishte e kujdesshme për trajtimin e femrave, pasi në
përcjelljen e kërkesës, Ministria e Brendshme kërkoi nga prefekturat të urdhërohej policia që,
në një mënyrë të pëlqyeshme, të merrte masa për ndalimin e personave në fjalë.1137
Nuk do të
përdorej dhuna, por do të bëhej veçimi i kujdesshëm i grave të mbuluara dhe fillimisht do të
këshilloheshin. Pas hetimeve, nëse kishte përsëritje mund të bëhej ndalimi. Kuptohet që këto
hapa vinin si rezultat i mentalitetit mbizotërues të shoqërisë shqiptare. Megjithëse femra ishte
e nënshtruar në të gjitha drejtimet, cenimi i saj jashtë familjes, qoftë edhe nga organe
qeveritare edhe për arsye të drejta, mund të sillte një reagim të ashpër nga opinioni publik. Ky
shembull ishte tregues i vështirësisë që kishte ndërmarrja e reformave modernizuese, për
emancipimin e shoqërisë shqiptare.
Megjithëse Kodi Civil kishte hyrë në fuqi, përsëri vazhdonte pagesa e madhe për
pajën e vajzave, kryesisht në veri të vendit. Ajo ishte një barrë e rëndë për familjet shqiptare
dhe nga pamundësia e kryerjes së saj, kishte sjellë ngjarje të rënda shoqërore. Në këtë rast,
për zgjidhjen e këtij problemi dhe goditjen e disa zakoneve të vjetra, nismën e morën disa
deputetë. Kështu në parlament më 13 janar 1930, deputetët katolikë K. Mjeda, N. Kiçi e M.
Kapidani, paraqitën propozimin për eliminimin e disa zakoneve, që dëmtonin popullin nga
pikëpamja ekonomike e financiare. Ata kërkuan që parlamenti t’i rekomandonte ndonjë
komisioni përkatës të tij, ose qeverisë, që të merrnin në studim dhe të përpilonin një projekt
për t’i bërë ballë zakoneve të këqija si: shpenzimet e mëdha për festat fetare dhe për rastet e
vdekjeve të malësorëve dhe katundarëve, pasi ekonomitë e tyre nuk i përballonin dot. Për sa i
përket pajës së fejesës, ata theksuan se burri ishte i detyruar të paguante për të, një shumë të
madhe, që në disa raste kishte arritur deri në 2 mijë fr. ari dhe përveçse ishte një zakon i keq,
po dëmtonte shumë familje.1138
Insistues i madh në këtë çështje ishte K. Mjeda, i cili deklaroi
se, “duhet të heqim zakonet e keqija që vajzat shiten si skllave, pasi në një pjesë të vendit
shiten e blihen për 5000-6000 korona sermi dhe kjo gjë në shekullin e 20-të, nuk mund të
durohet”.1139
Pavarësisht se nisma e deputetëve ishte pozitive, për sa i përket propozimit për
pajën e vajzave reagimi qeveritar ishte i vakët. Ministri i Drejtësisë, H. Delvina theksoi se,
ishin marrë masa për zhdukjen e këtyre zakoneve, por duhej bërë propagandë me vajzat, që
ato të deklaronin, se ishin shtrënguar nga prindërit për të marrë burrin e caktuar prej tyre.
Atëherë qeveria do të ndërhynte.1140
Pra, në këtë rast kërkesa e deputetëve nuk gjeti
mbështetjen qeveritare dhe as të shumicës së kolegëve, duke mbetur e parealizuar në mënyrën
që ata e kërkuan.9*
Masat që u morën dhe po merreshin, kishin si qëllim përmirësimin e gjendjes së
femrës, barazinë e saj përpara ligjit, të drejtën për arsimim etj. Megjithatë, ajo do të
vazhdonte për shumë kohë të shikohej si një element, që kishte detyrë kryesore rritjen e
1136
AQSH, F. 152, V. 1931, D. 187, fl. 2. 1137
Po aty, fl. 2. 1138
AQSH, F. 146, V. 1930, D. 77, fl. 118-119. 1139
Po aty, fl. 120. 1140
Po aty, fl. 121.
228
fëmijëve dhe kryerjen e punëve të shtëpisë. Ishte akoma shpejt, për të pretenduar një
përfaqësim të saj në dikastere të ndryshme shtetërore, aq më tepër për të drejta politike. Vetë
Zogu më 2 korrik 1930, gjatë një interviste për gazetën “Daily Express” theksoi se, besonte
në lirinë kulturale të grave dhe në barazinë e tyre përpara ligjit. “Por, - vazhdonte ai, - nuk
mendoj se ato duhet të marrin pjesë në politikë. Dua të arsimoj gratë shqiptare, por edhe
duhet t’u mësoj se si të jenë nëna të mira dhe gra shtëpie”.1141
Megjithatë, nismat qeveritare
në këtë drejtim filluan të shtohen dhe duhet thënë se në shumicën e rasteve, gjetën
mbështetjen e plotë të deputetëve. Kodi Civil kishte rregulluar martesën si institucion si dhe
shkurorëzimin, por mbeteshin të patrajtuara divorcet e bëra përpara tij. Duke qenë se shumica
e tyre nuk ishin të regjistruara në organet shtetërore ato përbënin problem, pasi burrat në këtë
mënyrë i shmangeshin detyrimeve të tyre në bazë të kodit dhe gratë nuk përfitonin nga
klauzolat e tij. Për këtë arsye qeveria paraqiti më 20 janar 1931 për diskutim “Projektligjin
mbi rregullimin e shkurorëzimeve të ndodhura, para hyrjes në fuqi të Kodit Civil”. Aty ishte
përcaktuar se, të gjithë ata që figuronin të regjistruar si bashkëshortë në regjistrat e popullsisë,
deri në hyrjen në fuqi të Kodit Civil dhe ishin të shkurorëzuar para tij, por që nuk ekzistonte
një vendim i tillë në regjistrat e gjendjes civile, ishin të detyruar që brenda gjashtë muajve
mbas hyrjes në fuqi të këtij ligji, t’i drejtoheshin gjykatës kompetente për vërtetimin e
ekzistencës së shkurorëzimit. Për ata që ishin jashtë Shqipërisë, koha do të ishte një vit.1142
Deputetët, duke e parë si një problem që më shumë kishte dëmtuar gratë, shprehën menjëherë
dakordësinë e tyre me qeverinë dhe e pranuan pa debate. Po ashtu, edhe Komisioni i
Drejtësisë e mori në shqyrtim më 11 shkurt 1931 dhe e pranoi pa ndryshime.1143
Përpara hyrjes në fuqi të Kodit Civil, martesat në shumicën e tyre dërmuese bëheshin
me shkuesi. Për realizimin e tyre ishte e mjaftueshme dakordësia prindërore e të dy palëve
dhe kurorëzimi nga klerikët e besimeve përkatëse. Problemi ishte se kjo vazhdonte të bëhej
edhe pas hyrjes në fuqi të tij dhe si të tilla ishin jo legale. Nga ana tjetër, në shumë raste
burrat, krahas gruas legale, për arsye nga më të ndryshmet merrnin edhe grua tjetër jashtë
kurore. Lidhje të tilla nuk mund të celebroheshin në zyrat e gjendjes civile, nuk kishin vlerë
ligjore dhe nuk njiheshin nga institucionet shtetërore. Në këtë mënyrë as gruaja dhe as fëmijët
nga ato bashkime, nuk ishin legalë. Për t’i prerë rrugën këtij fenomeni që ishte i përhapur
kryesisht në zonat rurale, qeveria hartoi një projekt të veçantë, mbi ndalimin e bashkimeve
ilegale, të cilin e paraqiti më 20 janar 1931 përpara deputetëve. Aty u përcaktuan dënime, për
ata që ishin të bashkuar në martesë sipas zakoneve të vendit, por që nuk ishin celebruar sipas
ligjit. Burri ndëshkohej me burg, nga 1 deri në 6 muaj, ose internim nga 2 muaj deri në 1 vit;
gruaja deri në 1 muaj burgim, ose deri në 500 fr. ari gjobë. Edhe baballarët, ose kujdestarët e
tyre, që e kishin konstatuar këtë gjë dhe nuk kishin njoftuar organet shtetërore,
ndëshkoheshin deri në 6 muaj burg dhe gjobë deri në 300 fr. ari. Po ashtu edhe pleqësia e
katundit, kryetari ose këshilli i katundarisë dhe klerikët, nëse kishin dijeni dhe nuk kishin
lajmëruar, ndëshkoheshin sipas nenit 208 të Kodit Penal dhe pezulloheshin nga posti për një
vit. Ata që ishin bashkuar në këtë mënyrë detyroheshin që brenda tre muajve me hyrjen në
fuqi të ligjit, të rregulloheshin në përputhje me të. Padia dhe dënimi i marrë, hiqej nëse ata
bënin celebrimin përpara nëpunësit të gjendjes civile.1144
1141
Zëri i Korçës, nr. 519, 22 korrik 1930, 2, artikulli “Zogu-nji Mbret shum modern”. 1142
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 91, fl. 208-209. 1143
Po aty, fl. 472. 1144
Po aty, fl. 210.
229
Deputetët në parim e pranuan projektin pa debate. Komisioni i Drejtësisë e mori në
shqyrtim më 11 shkurt, dhe bëri disa ndryshime, por pa e prekur thelbin e tij. Duke qenë se
termi “bashkim ilegal” ishte shumë i gjerë, ai e ndryshoi titullin në “Projektligj mbi ndalimin
e bashkëjetesave si bashkëshortë ilegalë”. Në një ndryshim tjetër deputetët përjashtuan nga
dënimi për moszbatimin e tij, pikërisht klerikët. Sipas tyre, ishte e paarsyeshme, që të
ngarkoheshin fetarët me detyrën e lajmërimit të autoriteteve të sigurimit publik sa herë marrin
vesh për një bashkim ilegal.1145
Ndryshimet u pranuan pa debate, nga ministrat dhe deputetët
e pranishëm. Por, ndërhyrja e bërë nga deputetët ishte një hap mbrapa nga projekti qeveritar.
Kjo për faktin se, në shumicën dërmuese të tyre, martesat që shmangnin organet shtetërore,
kalonin nga klerikët e besimeve të ndryshme dhe duke u përjashtuar nga dënimi, bashkime të
tilla do të vazhdonin. Megjithatë, kjo mund të kishte një anë pozitive, pasi lënia në fuqi e
dënimit për pleqësitë dhe funksionarët shtetërorë, do të ndikonte në shtimin e përgjegjësisë
qeveritare dhe të eficensës së organeve lokale, çka do të sillte vështirësi për klerikët, në
celebrimin e martesave të tilla. Ligji u dekretua më 3 prill dhe hyri në fuqi më 10 prill
1931.1146
Një problem ndikues mbi familjet dhe i përhapur që herët në Shqipëri, ishte
emigracioni drejt vendeve të ndryshme, kryesisht drejt Perëndimit. Megjithëse kriza
ekonomike botërore kishte rritur papunësinë, me anë të agjencive të ndryshme, vazhdonte
joshja e shqiptarëve për të emigruar. Më 14 mars 1931, qeveria paraqiti “Projektligjin mbi
rregullimin e emigracionit”, ku ishin parashikuar disa masa sigurie shtesë për ata që
dëshironin të emigronin. Ministri i Ekonomisë, M. Frashëri paraqiti disa argumente
mbështetës për këtë projekt. Së pari, emigrantët shqiptarë do të kishin vështirësi punësimi nga
shkaku i krizës së përgjithshme që kishte përfshirë botën dhe duhej ndaluar spekulimi që
bënin shumë agjenci udhëtimesh ndaj tyre. Së dyti, Shqipëria kishte shumë toka pjellore të
cilat kishin nevojë të punoheshin dhe largimi nuk e mundësonte këtë. Së treti, largimi i
familjeve shqiptare, sidomos i fëmijëve do të sillte pakësimin e popullsisë. Sipas tij, projekti i
paraqitur nuk do të ndalonte emigrimin, por do të lejoheshin të shkonin vetëm ata që kishin
punë të siguruar.1147
Në të vërtetë, projekti hasi në kundërshtime nga një numër i caktuar deputetësh, duke
e cilësuar shumë të ashpër, që do të sillte vështirësi edhe për personat që dilnin jashtë për
vizita dhe binte ndesh me traktatin e natyralizimit me SHBA. Kjo, sepse në bazë të tij, pas 5
viteve qëndrimi atje emigranti shqiptar merrte nënshtetësinë amerikane, ndërsa ky projekt e
detyronte atë që të kthehej pas 5 viteve. Probleme u evidentuan edhe për sa i përket çështjes
së gruas. Sipas P. Pogës, “ndalimi i largimit të grave për t’u bashkuar me burrat do të
shkaktonte ndarje”. Kjo do sillte plagë sociale dhe probleme shtesë për qeverinë. Në
momentin që një emigrant merrte nënshtetësinë, nuk mundej qeveria që ta ndalonte për të
bërë bashkimin familjar. Sipas tij, “ishte pikërisht vajtja e gruas atje, që do të ndikonte në
kthimin e burrit, pas disa kohësh në Shqipëri”.1148
Duke e cilësuar projektin me shumë
probleme, të cilat do të kërkonin kohë për t’u rregulluar, deputetët u shprehën kundër kalimit
në komision dhe ia kthyen qeverisë për rishikim. Kështu, ata luajtën rol pozitiv edhe për
1145
Po aty, fl. 505-506. 1146
Fletorja Zyrtare, nr. 22, 10 prill 1931, 1. 1147
AQSH, F. 146, V. 1931, D. 91, fl. 599-600. 1148
Po aty, fl. 603.
230
gruan, pasi ndalimi i saj për t’u bashkuar me burrin në emigrim, ishte cenim i lirisë së
individit.
Përveç masave të brendshme, qeveria shqiptare bashkë me parlamentin u treguan të
hapur edhe për ligjet e reja moderne të botës perëndimore, duke pranuar dhe ratifikuar
konventa të ndryshme ndërkombëtare, që kishin të bënin me lehtësimin e punës së grave dhe
të fëmijëve. Ato kaluan në parlament dhe u miratuan unanimisht. Ky ishte hap pozitiv i cili
tregonte gatishmërinë e shtetit shqiptar, për pranimin dhe zbatimin e një pjese të legjislacionit
perëndimor. Më 28 janar 1932 u dekretua aprovimi dhe zbatimi i “Projekt Konventës mbi
punën e natës së grave”, “Projekt Konventës që cakton moshën më të vogël për pranimin e
fëmijëve në punët e industrisë”, “Projekt Konventës mbi punën e natës së fëmijëve në
industri” dhe “Projekt Konventës mbi thjeshtimin e inspektimit të emigrantëve në anije”. Tre
të parat ishin nënshkruar më 29 tetor 1919 në Uashington dhe e fundit në Gjenevë më 1926.
Pranimi i tyre ishte arritje edhe për trajtimin e grave, pasi ndër të tjera aty ishin sanksionuar
rregullat e marrjes në punë, koha e saj, mosha etj.1149
Në kuadrin e pranimit të këtyre konventave, qeveria shqiptare mori masa për
përshtatjen e asaj pjese të legjislacionit shqiptar, që lidhej me to. Për këtë u përgatitën
projekte të reja, të cilat përshtateshin me realitetin dhe nevojat e vendit, por që përfshinë dhe
përmbajtjen e konventave të caktuara. Kështu, qeveria përgatiti dhe solli përpara deputetëve
më 14 mars 1936 “Projektligjin për rregullimin e orëve të punës në industri për fëmijët dhe
femrat”. Ndër të tjera aty u ndalua marrja në shërbim natën e femrave në të gjitha
stabilimentet, fabrikat dhe uzinat, publike ose private, me përjashtim të atyre ku shërbenin
vetëm pjesëtarët e një familjeje dhe kur këto vende nuk ishin të rrezikshme, për jetën dhe
shëndetin. Edhe në rastet kur shërbenin familjarë, punimi bëhej me një leje të posaçme nga
Ministria e Ekonomisë dhe orari duhej të ishte vetëm 8 orë dhe gratë duhet të ishin mbi 18
vjeç.1150
Projekti u pranua pa ndryshime nga komisioni parlamentar, po ashtu edhe deputetët
u shprehën dakord. Ligji u dekretua më 19 maj dhe hyri në fuqi më 30 tetor 1936.1151
Megjithëse si fëmijët dhe gratë mund të përdoreshin pak në industri, rregullimi i punës së tyre
ishte i domosdoshëm, si nga pikëpamja njerëzore ashtu edhe nga pikëpamja e mbrojtjes së
punëtorëve.
Në përkrahje të emancipimit të gruas shqiptare, një rol të rëndësishëm luajtën dhe
organe të caktuara të shtypit, ku në shkrime të veçanta evidentuan problemet me të cilat
ndeshej ajo, por u dhanë edhe mendime për drejtimet ku duhej vepruar më shpejt. U insistua
fort në arsimimin e femrës. “Baza e forcimit dhe përparimit të një vendi, - shkruante gazeta
“Demokratia”, në qershor 1932, - janë femrat. Me edukatën e një mëme të mirë, ato bëjnë
fëmijë të mirë, të edukuar, të disiplinuar, të vlefshëm dhe të dobishëm për atdheun. Për këtë i
duhet dhënë përparësi arsimit femëror, sepse ishte faktori i parë për përparimin, qytetërimin
dhe edukimin e një populli”.1152
Ndërhyrja e shumë faktorëve, por edhe këto trajtesa të
shtypit ndikuan në modifikimin e politikave qeveritare. Më 18 janar 1933, Kryeministri P.
Evangjeli theksoi përpara deputetëve se do të bëhej kujdes i veçantë për edukimin femëror,
1149
Fletorja Zyrtare, nr. 18, 12 prill 1932, 2-9. 1150
AQSH, F. 146, V. 1935, D. 52, fl. 202. 1151
Fletorja Zyrtare, nr. 68, 15 tetor 1936, 1-3. 1152
Demokratia, nr. 332, 11 qershor 1932, 1, artikulli “Arësimi femëror”.
231
me qëllim që një ditë nënat shqiptare të arrinin të bëheshin bashkëpunëtore direkte të shtetit,
në mirërritjen e brezave të rinj.1153
Në mesin e viteve ’30, Monarkia Shqiptare kishte arritur një lloj konsolidimi. Në këtë
mënyrë u bë e mundshme ndërmarrja e disa reformave ligjore për trajtimin e gruas, të cilat
mund të preknin edhe organizimin shekullor arkaik të shoqërisë shqiptare. Pavarësisht
nismave të ndërmarra, vazhdonte të mbetej problem i pazgjidhur fejesa në moshë të vogël,
duke u shndërruar në një lloj ndëshkimi, që e ndiqte femrën shqiptare në shekuj, kryesisht në
zonat malore. Për këtë, qeveria hartoi projektligjin “Mbi rregullimin e fejesave në malësi”
dhe më 7 shkurt 1934 u paraqit përpara deputetëve. Sipas raportit qeveritar, ai ishte i
nevojshëm, pasi Kodi Civil nuk po gjente zbatim, sidomos në malësi, ku fejesat, vazhdonin
sipas zakonit të vendit, mes të miturve. Por, edhe në raste kur ato ishin lidhur saktë, prishjet e
pajustifikuara kishin sjellë edhe vrasje. Neni 80 i Kodit, sado që parashikonte ndëshkime për
prishjet e fejesave, nuk mund të përfshinte gjithçka, prandaj projekti parashikoi rastet e
ndryshme të fejesave, procedurat e veçanta për zgjidhjen e konflikteve dhe gjykimin e tyre.
Në parlament u theksua që në vitet e para do të kishte probleme dhe pakënaqësi në zbatimin e
këtij ligji, por aplikimi rigoroz i tij, propaganda që do të zhvillohej me anë të komunave dhe
institucioneve të tjera shtetërore, do të sillte gradualisht zhdukjen e mentalitetit të vjetër dhe
ligji do të vendosej plotësisht. Vlen të theksohet se, Këshilli i Shtetit u shpreh dakord me
projektin, por dha mendimin që mosha për fejesë e meshkujve të ishte 18 vjeç e lart dhe e
femrave 16 vjeç e lart.1154
Deputetët e miratuan projektin pa debate dhe e kaluan në komision.
Më 21 shkurt, Komisioni i Drejtësisë paraqiti relacionin. Ai kishte ndërhyrë me disa
fjalë teknike, por pa e prekur thelbin e neneve. Në nenin 10 ishte saktësuar se, nëse palët ose
përfaqësuesit e tyre të thirrur nga komisioni përkatës, nën kryesinë e gjyqtarit paqtues nuk
merreshin vesh, gjyqtari procedonte në gjykimin e çështjes me një shpejtësi të madhe.1155
Ndryshimet u pranuan nga deputetët pa debate dhe ligji u dekretua më 23 prill 1934. Ndër të
tjera, aty u përcaktua mosha e fejesës nga 16 vjeç e lart për meshkujt dhe 14 vjeç e lart për
femrat. Personat që do të impononin fejesa pa dëshirë, dënoheshin nga 1 deri në 6 muaj burg,
ose me internim 2 muaj deri në 1 vit. Ata që do të lidhnin fejesa pa marrë miratimin e atyre
që fejoheshin, dënoheshin nga 2 muaj deri në 1 vit burg, ose nga 4 muaj deri në 2 vjet
internim. U përcaktuan dhe procedurat e prishjes së fejesave, bashkë me penalitetet përkatëse
etj.1156
Pavarësisht se nuk u mor parasysh mendimi i Këshillit të Shtetit për moshën e
fejesave, me këtë ligj çështja e lidhjes së tyre në moshë të vogël dhe e atyre pa dëshirë u vu
në rrugën e zgjidhjes. Ky ishte një hap përpara, por problemet vazhduan të ekzistonin akoma,
për shkak të mentalitetit të prapambetur të shoqërisë dhe të largësisë së shumë zonave nga
kontrolli qeveritar. Ligji nuk kishte parashikuar asgjë, për ato fejesa që ishin lidhur përpara
tij, dhe akoma nuk ishin shndërruar në martesa. Megjithë masat e marra dhe propagandën e
bërë nga organet qendrore dhe lokale, përsëri vazhdonin pagesat e larta nga ana e familjes së
dhëndrit për martesat dhe ankesat për çmime të larta ishin nga zona të ndryshme. Në vende të
caktuara, ai shkonte nga 60, në 90 napolona floriri. Në zgjidhje të kësaj situate, Këshilli i
1153
AQSH, F. 146, V. 1932, D. 71, fl. 88. 1154
AQSH, F. 146, V. 1933, D. 67, fl. 474-475. 1155
AQSH, F. 146, V. 1933, D. 68, fl 224. 1156
Fletorja Zyrtare, nr. 29, 19 maj 1934, 8-9.
232
Ministrave nxori vendimin, ku çmimi tavan i martesës për çdo familje, përcaktohej 15
napolona floriri.1157
Përveç hartimit të kuadrit ligjor për zgjidhjen e problemeve, një rol parësor luajti
zbatimi i tij në terren. Për fat të keq, në Shqipërinë e kohës, ai linte shumë për të dëshiruar,
sidomos kur prekeshin norma ose kode të pashkruara të cilat ishin rrënjosur thellë në
mentalitetin e shqiptarit. Në disa prej këtyre rasteve, administrata qendrore, por sidomos ajo
lokale, neglizhonte në kryerjen e detyrave. Kjo kuptohet nga relacionet e institucioneve
qeveritare. Më 20 maj 1936, Kryeministria në një relacion për Ministrinë e Brendshme
theksonte se shpeshherë nga mos realizimi i martesave të vajzave të fejuara që të vogla sipas
zakonit, po ndodhnin vrasje. Për të evituar këtë duhej që të gjitha komunat të hartonin lista të
sakta me emrat dhe mbiemrat e vajzave dhe djemve të fejuar të vegjël, me qëllim që sa të
ishte e mundur, këto të respektoheshin. Interesant është fakti që kërkohej të hartohej një nen i
posaçëm, që të ndalonte fejesat në moshë të vogël me sanksione të forta.1158
Nga ky udhëzim
mund të arrijmë në dy konkluzione: së pari, nuk kishte nevojë për një nen të ri, pasi në fuqi
ishte ligji për ndalimin e fejesave në moshë të vogël, bashkë me sanksionet përkatëse.
Problemi ishte tek moszbatimi i tij dhe tek puna e dobët e organizmave shtetërorë në këtë
drejtim; së dyti, kërkesa për respektimin e fejesave në moshë të vogël, të lidhura përpara
ligjit, tregon se shpeshherë për të kapërcyer situatat e vështira, qeveria detyrohej të bënte
kompromise me zakone që vetë ajo po përpiqej t’i eliminonte.
Megjithatë nga mesi i viteve ’30, u arritën disa përmirësime për situatën e gruas, nga
ndikimi i disa faktorëve: së pari, ishin hedhur hapa në përmirësimin e kuadrit ligjor për të
drejtat e saj, ku rol të madh kishin luajtur nismat qeveritare dhe parlamenti me veprimtarinë e
tij; së dyti, monarkia kishte arritur një lloj konsolidimi dhe kjo bënte të mundur ndërmarrjen e
reformave të cilat do të preknin zakone dhe rituale të vjetra; së treti, vetë Zogu kishte evoluar
në qëndrimin e tij. Në një intervistë të dhënë për gazetarin anglez Ronald Methjus (Ronald
Matthews) në vitin 1936, theksoi se, do ta ndjente misionin më të madh të jetës së tij të
realizuar, “kur statusi dhe kultura e femrave në Shqipëri të rritej fillimisht në nivelin e atyre
të Ballkanit e pastaj në statusin e grave të botës perëndimore”. Sipas tij, “ky do të ishte një
proces i gjatë dhe duheshin kaluar shumë paragjykime, përpara se të arrihej e drejta e votës
për gratë”;1159
së katërti, veprimtaria e shtypit në ndihmë të gruas që kishte filluar vite
përpara, por gjatë qeverisjes së M. Frashërit iu dha një lloj lirie dhe roli i tij u rrit më tepër në
këtë drejtim. Po ashtu u shtua presioni nga opinioni publik përparimtar, që kërkonin reforma
të reja.
Por jo të gjithë i mirëpritën dhe përkrahën këto reforma. Pavarësisht qëndrimit liberal
të drejtuesve të Komunitetit Mysliman, në revistën e tyre, “Zani i Naltë”, u bënë shkrime
kundër idesë së zbulimit të fytyrës së femrës pasi, “islamizmi nuk urdhëronte mbylljen e
gruas në shtëpi, por mbajtjen e nderit të saj dhe të familjes. Për këtë ishte vënë si parim
mbulesa e fytyrës”. Sipas shkrimit, një grua që dilte me fytyrë të zbuluar, shkaktonte
thashetheme rreth saj, se po t’i hiqej mbulesa dhe të barazohej me burrin bëhej liberalizëm,
por gruaja me burrin nuk ishin asnjëherë baras, se një grua liberale dhe në barazi me burrin,
shkaktonte kurdoherë, probleme në familje. “Islamizmi, - theksohej aty, - e mbulonte gruan
1157
F. Musaj, Gruaja në Shqipëri…, 211. 1158
AQSH, F. 152, V. 1936, D. 986, fl. 1. 1159
Ronald Matthews, Sons of the Eagle, (Londër: METHUEN & CO. LTD, 1937), 192.
233
për t’i prerë hovin imoralitetit”.1160
Në të vërtetë këto argumente ishin të pabaza, por synonin,
prekjen e sedrës së sëmurë të shoqërisë maskiliste shqiptare, sidomos me problemin e
imoralitetit, me qellim parapërgatitjen e një reagimi publik negativ ndaj reformave të
pritshme, për përmirësimin e situatës së gruas.
Pavarësisht këtyre qëndrimeve të bëra publike, rruga e ndryshimeve ishte shtruar, pasi
ishte nevojë jetike e shoqërisë shqiptare. Për të dhënë mesazhin e duhur, Zogu shfrytëzoi
pritjen e fundvitit 1936, të organizuar në pallatin mbretëror, ku ishin të ftuar personalitete
shqiptare dhe të huaja. Ndër të tjera, theksoi se, “viti 1937 do të ishte vit i reformave që do t’i
përshtateshin plotësisht karakterit të kombit shqiptar, dhe se kjo do të ishte një fuqi shtytëse
për përparim e qytetërim”.1161
Ai u kujdes që mesazhi të përcillej edhe në organet përgjegjëse
për hartimin dhe miratimin e këtyre reformave, ku rolin kryesor e kishte parlamenti. Më 10
shkurt 1937, pas zgjedhjeve të reja parlamentare filloi punën sesioni I i Legjislaturës III.
Zogu në mesazhin e lexuar vetë përpara deputetëve, foli për reforma të mëtejshme në vend,
duke theksuar se në vitin 1937 do të bëheshin dyfish përparime nga sa ishin bërë, që nga
shpallja e monarkisë.1162
Në kuadrin e reformimit të legjislacionit mbi emancipimin e femrës, një problem i
diskutuar me vite dhe që vazhdonte të mbetej i pazgjidhur, ishte pikërisht ai i mbulimit të
fytyrës. Gjatë vitit 1929, siç e kemi trajtuar më sipër, u morën disa nisma si nga Kryesia e
Komunitetit Mysliman, po ashtu edhe nga Ministria e Drejtësisë, por që nuk rezultuan
efikase. Duke qenë se një nismë e tillë atakonte drejtpërdrejtë dogma fetare të besimit
mysliman, Zogu mori masa të testimit të situatës në terren, duke përdorur pjesëtarë të familjes
së tij. Në mesin e shkurtit 1937 ai dërgoi në qytetin e Shkodrës për një vizitë, tri motrat e tij të
pamartuara, të cilat qëndruan disa ditë.1163
Ato u shfaqën të veshura me rroba të modës
europiane, me funde të shkurtra e të ngushta dhe me fytyra të lyera. Qëndruan në Shkodër për
rreth një javë, të shoqëruara nga M. Juka, Xh. Aranitasi dhe nëpunës të lartë shtetërorë. Bënë
vizita nëpër shkolla, kisha, xhami, spitale, tregje, qendra arkeologjike dhe zhvilluan takime
me njerëz të ndryshëm. U bë kujdes që ato të ishin gjithmonë në fokusin e fotografëve.
Turneu ishte i suksesshëm.1164
Në të vërtetë, ato u pritën mirë, populli nuk shfaqi ndonjë
reagim negativ, përkundrazi elementi femëror i mirëpriti dhe përshëndeti. Ky ishte shembull,
për të treguar se familja mbretërore kërkonte një modernizim të jetë së gruas, prandaj duhej
pranuar dhe mbështetur nga pjesa tjetër e popullsisë.
Fill pas kësaj erdhi reagimi pozitiv i klerikëve të lartë mysliman. Më 27 shkurt 1937,
Kryemyftiu i Gjirokastrës Halit Jusufi (Peshkëpia) dhe ai i Korçës Hafiz Xhaferi, që ishin dhe
anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, i paraqitën një kërkesë Kryesisë së Komunitetit
Mysliman. Ndër të tjera, aty theksohej se, mbulesa e gruas myslimane ishte bërë
problematike, se qëllimi kryesor i saj kishte qenë vetëm për arsye morale. “Por sot, -
theksohej aty, - duke e praktikuar atë po fshiheshin elementë të dyshimtë, gjë e cila kishte
sjellë kritika për fenë myslimane”. Për t’i hedhur poshtë ato dhe me qëllim që gruaja islame
1160
Zani i Naltë, nr. 10-11, Tiranë, nëntor 1936, f. 326-330, artikulli “Gruaja n’islamizem”, autor Sabri Dardha. 1161
Demokratia, nr. 520, 8 janar 1937, 1, artikulli “Fjala e N. M së Tij, Mbretit mbajtur me rastin e Motit të Ri
në darken e Pallatit”. 1162
AQSH, F. 146, V. 1937, D. 72, fl. 3-4. 1163
Demokratia, nr. 525, 20 shkurt 1937, 1, artikulli “Naltësit e Tyne Princeshat Mbretnore pranojnë auktoritetet
e Shkodrës, Paresin e vendit, një grup zonjash t’elitës së qytetit dhe auktoritetet fetare”. 1164
B. J. Fischer, Mbreti Zog…, 263.
234
të zinte vendin e dëshiruar në shoqërinë shqiptare, për të luajtur rolin e saj në të mirë të
kombit dhe të atdheut, ata kërkonin një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, për të biseduar
dhe vendosur në mënyrë të prerë dhe përfundimtare zbulimin e gruas myslimane në bazë të
hapësirave që lejonin dispozitat fetare.1165
Për këtë arsye, më 1 mars 1937, Këshilli i
Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman, pas dëgjimit të shpjegimeve të dhëna nga
kryemyftinjtë arriti në përfundimin se, “asht e lejueshme fetarisht hapja e fëtyrës dhe e
duarve të gruas muslimane, dhe si konseguencë marrja pjesë e sajë në çdo shesh t’aktivitetit
njerzuer”.1166
Raporti u mbështet unanimisht. Zbatimi i tij do të fillonte me anë të
predikimeve dhe vënien në dijeni të qeverisë mbretërore, nga e cila varej realizimi i këtij
vendimi. Është e rëndësishme të theksohet se gati gjysma e anëtarëve të këtij këshilli ishin
deputetë dhe funksionarë të lartë të shtetit shqiptar si, F. Alizoti, F. Vokopola, A. Dibra, H.
Rroji, A. Hastopalli, S. Vuçiterni, E. Vlora. Kjo shërben për të kuptuar se pavarësisht kush e
mori iniciativën për kërkesën, prapa saj ishte dëshira e mbretit, ndikimi i qeverisë dhe i
deputetëve.
Në këtë mënyrë, Kryesia e Komunitetit Mysliman, ndezi dritën jeshile për një reformë
të folur prej vitesh, por e mbetur në kuadrin e një dëshire. Pas kësaj në lojë hyri qeveria dhe
menjëherë organizmat e saj, filluan marrjen e masave. Vëmendja u përqendrua në zonat nga
ku mendohej, se do të vinin reagime kundër nismës. Për këtë u kërkua që të sigurohej
mbështetja e sa më shumë aktorëve, ku patjetër rol të madh do të kishte shtypi. Më 1 mars
1937, Ministria e Brendshme njoftonte prefekturën e Shkodrës për vendimin, ku i saktësonte
se ishte parashikuar vetëm zbulimi i fytyrës dhe i duarve të grave myslimane. Ajo kërkonte
që të mbahej nën kontroll propaganda, që mund të vinte nga elementë fanatikë, të cilët në
këtë rast mund të ndihmoheshin edhe nga ajo fetare. Po ashtu iu kërkua prefekturave të
Korçës dhe Gjirokastrës, të urdhëroheshin gazetat që dilnin atje, që të shkruanin herë pas here
artikuj në favor të nismës.1167
Përveç këtyre udhëzimeve, në prefektura të veçanta do të
thërriteshin të gjithë nëpunësit dhe do të këshilloheshin, që të nxirrnin gratë e tyre të zbuluara
përpara se të votohej ligji. Ndaj atyre që do të pengonin këtë, ose do të bënin sjellje fyese
ndaj grave, do të merreshin masa. Nga ana tjetër, organizatat e grave të qarqeve të vendit, me
rastin e votimit të këtij ligji, duhej t’u dërgonin telegrame falënderimi mbretit, parlamentit,
qeverisë dhe gazetës “Drita”. Nëse në qarqe të caktuara nuk kishte të tilla, atëherë titullari i
asaj prefekture duhej të ndikonte që gratë e parisë së vendit të dërgonin telegrame urimi.1168
Krahas këtyre udhëzimeve për kontrollimin e situatës në terren, qeveria përgatiti
kuadrin ligjor për reformën. Më 3 mars 1937 miratoi “Projektligjin mbi ndalimin e mbulimit
të fytyrës” dhe më 6 mars 1937 e paraqiti përpara deputetëve. Ai ishte i ndarë në 7 artikuj.
Sipas art. 1, “Ndaloheshin femrat të mbulonin fytyrën e tyre tërësisht ose pjesërisht me çdo
mjet mbulimi. Ajo që e bënte dënohej me gjobë të rëndë deri në 500 fr. ari”. Art. 2,
“Bashkëshorti, babai ose kujdestari nën autoritetin e të cilëve ndodhej femra që dhunoi
dispozitën, nëse nuk ushtronin autoritetin e tyre për ta ndaluar atë, dënoheshin me gjobë nga
20 deri në 1000 fr. ari dhe me ndalim nga postet publike nga 1 deri në 3 vjet. Nëse përsëritej,
dënoheshin me burgim nga 1 deri në 6 muaj”. Art. 3, “Ata që shtynin ose këshillonin për
1165
Zani i Naltë, nr. 3, mars 1937, 68, artikulli “P. T. Kryesis së Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit
Musliman”. 1166
Po aty, 73. 1167
AQSH, F. 152, V. 1937, D. 157, fl. 1-2. 1168
Po aty, fl. 5-8.
235
mbulimin e fytyrës, dënoheshin me gjobë nga 20 deri në 2000 fr. ari, ose me burgim nga 1
muaj deri në 1 vit, ose internim nga 3 muaj deri në 2 vjet. Nëse nxitësi ishte arsimtar ose
klerik, gjoba nuk do të ishte me pak se 100 fr. ari, burgimi do të fillonte nga 2 muaj e lart dhe
internimi nga 6 muaj e lart”. Art. 4, “Nëse nxitja për dhunimin e ligjit do të bëhej në vende
publike ose të hapura për publikun, ndëshkimi do të ishte nga 6 muaj deri në 15 vjet burg dhe
gjykimi, do të bëhej nga gjykata e posaçme për faje politike”. Aty ishte përcaktuar që edhe
nëpunësit e shtetit do të vendosnin vetëm kapele, gjoba për shkeljen ishte deri në 100 fr. ari
dhe në rast përsëritje largim nga puna, nga 1 deri në 3 vjet. Ligji do të hynte në fuqi 10 ditë
pas botimit në “Fletoren Zyrtare” dhe përgjegjës për zbatimin e tij ishin Ministria e
Brendshme dhe ajo e Drejtësisë.1169
Deputetët e mirëpritën projektin. Sipas tyre, riti i mbulimit të fytyrës nuk kishte lidhje
me shqiptarët, por ishte një zakon persian dhe bizantin dhe gruaja shqiptare me zbulimin e
fytyrës nuk prekej në moral, pasi atë nuk e mbante as perçja dhe as burri. Ajo e kishte ruajtur
vetë nderin e saj dhe me pushkë në dorë, kishte kontribuar për të ruajtur edhe nderin e
kombit. Ata theksuan se dogmat fetare myslimane nuk kishin të bënin me mbulimin e fytyrës
dhe se sanksionet që parashikonte projekti do të mbeteshin në letër, pasi njerëzit duke e
mirëpritur, do ta zbatonin atë. Vlen të theksohet se të gjithë diskutantët nuk harruan të
falënderonin posaçërisht mbretin, duke e cilësuar atë reformator, shpëtues të kombit dhe nuk
munguan elozhet e shumta për të. Në këtë drejtim u dalluan posaçërisht dy deputetë H.
Delvina dhe A. Hastopalli. Ky i fundit e cilësoi projektin si një vepër madhështore. “Kemi të
drejtë të krenohemi, - theksoi ai, - me të parët e racës tonë si Skënderbeu, Pirro etj., por me
madhështinë e Zogut nuk qaset asnjë. Nëse ata përdorën shpatën, Zogu diti të hyjë në zemrën
dhe shpirtin e shqiptarit edhe për të mirën e gruas shqiptare”.1170
Të gjithë deputetët
pjesëmarrës e miratuan projektin pa asnjë kundërshtim. Fakti që në shumicë, diskutantët që e
përkrahën atë publikisht ishin të besimit mysliman, i dha një vlerë të veçantë atij. Kjo do të
kishte ndikim pozitiv mbi popullsinë myslimane për ta pranuar dhe nga ana tjetër, do të ishte
një shtysë më tepër, për organet qeveritare në zbatimin e tij.
Projekti u diskutua shumë shpejt në komisionet parlamentare dhe më 8 mars u paraqit
relacioni i tyre. Ai u pranua, por me disa ndryshime të vogla. Kështu në art. 2, u la në fuqi
gjoba për shkeljen e ligjit, por u shtua një paragraf i ri, duke saktësuar se, burgimi nga 1 deri
në 6 muaj dhe ndalimi nga postet publike për baballarët, burrat ose kujdestarët për 1 deri në 3
vjet do të bëhej, nëse gruaja do ta përsëriste shkeljen e ligjit. Gjithashtu koha e hyrjes në fuqi
e ligjit u shty në 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”. Në art. 6, u shtua një paragraf që
saktësonte se, vendimet për nenet 1, 2, 3 të këtij ligji kur nuk kapërcenin 300 fr. ari gjobë dhe
burgimin me tepër se 1 muaj, do të ishin të prera, dhe nuk i nënshtroheshin Gjykatës së
Diktimit.1171
Si nga deputetët ashtu edhe nga përfaqësuesit qeveritarë, ndryshimet u miratuan
në unanimitet. Ligji u dekretua më 9 mars 1937.1172
Po të shikohen me kujdes ndryshimet e bëra nga deputetët, vërehet një lloj lehtësimi
në dënimet e parashikuara, por, për aspekte të veçanta u shpejtuan procedurat e tij, duke
ndikuar drejtpërdrejtë në pranimin dhe zbatimin më të mirë të ligjit. Kështu, ndryshimet e art.
1169
AQSH, F. 146, V. 1937, D. 72, fl. 234-235. 1170
Po aty, fl. 244. 1171
Po aty, fl. 247-249. 1172
Fletorja Zyrtare, nr. 15, 13 mars 1937, 1-2.
236
2, do t’i shmangnin burrat nga masa ekstreme në rastin e parë, kur gratë e tyre do të bënin
shkeljen. Po ashtu zgjatja e afatit për hyrjen në fuqi në 15 ditë, do t’u jepte më tepër kohë
organeve lokale që të njoftonin popullsinë për ligjin dhe masat e parashikuara dhe do të
krijohej më tepër hapësirë për një lloj parapërgatitje për pranimin e tij. Ndërsa heqja e të
drejtës së apelimit, për vendimet e gjykatës për rastet e gjobave nën 300 fr. ari dhe burgimeve
më pak se një muaj, në rast të shkeljes së ligjit, do të eliminonte humbjen e kohës me procese
të zgjatura gjyqësore dhe do të shmangeshin elementë korrupsioni, që mund të ndikonin mbi
këto vendime. Nga ana tjetër, duke qenë se në shumicë, masat e dënimit parashikoheshin të
ishin të tilla, duke marrë parasysh varfërinë që ekzistonte, shpejtësia e dhënies së vendimit
dhe mungesa e apelimit të tij, do të ndikohej në një reduktim të shkeljeve.
Ky ligj, ishte një hap përpara, një zhvillim pozitiv për emancipimin e femrës në
veçanti dhe të shoqërisë shqiptare në përgjithësi, ishte një tregues se shteti shqiptar kishte
hyrë në rrugën e zhvillimit të reformave moderne europiane. Ai ishte një promovim i
politikës së Zogut dhe qeverisë mbretërore. Po ashtu, me qëndrimin e tyre deputetët treguan
se ishin në përkrahje të çlirimit të femrës shqiptare nga zinxhirët shekullorë të robërisë.
Komuniteti mysliman shqiptar me vendimin e tij, demonstroi elementë reformues dhe
përkrahje të politikave që e afronin Shqipërinë e kohës me Perëndimin. Megjithatë, ligji
ndaloi vetëm mbajtjen e perçes dhe nuk shkoi më tej. Siç e kemi trajtuar që në hyrje të kësaj
pjese, qeveria shqiptare kishte kërkuar që në gusht të vitit 1929 të ndalohej mbajtja e
ferexhesë në vendet publike. Mesa duket edhe në Shqipërinë e vitit 1937, zbatimi i këtij
vendimi ishte i pamundur.
Në zbatimin e këtij ligji, një rol pozitiv luajtën elementët përparimtarë të klerit
mysliman, të cilët ishin ndër të parët që nxorën gratë dhe vajzat e tyre pa perçe. Kjo ishte e
rëndësishme, pasi popullsia myslimane do ta kishte më të lehtë pranimin e reformës. Edhe
pjesëtarët e administratës shtetërore në zbatim të urdhrave të qeverisë, nxorën gratë dhe
vajzat e tyre pa perçe. Shoqëria “Gruaja shqiptare” në mbledhjet e saj, jo vetëm që nuk i lejoi
gratë të vinin të mbuluara, por kërkoi me forcë angazhimin e anëtarëve të saj, për të ndikuar
tek gratë e tjera që të hiqnin perçen.1173
Nga ana e saj, më 24 mars 1937, Ministria e
Brendshme iu dërgoi një telegram të gjithë prefekturave, ku bëhej e ditur se, ligji hynte në
fuqi më 25 mars, dhe për këtë arsye duhej të lajmërohej popullsia. Ajo ishte e mendimit që të
shtohej numri i xhandarëve nëpër lagje e në rrugë, sepse kështu do të kuptohej që zbatimi i
tij, do të ishte diçka serioze. Nëse ata ndeshnin një grua të mbuluar, mos ta zbulonin në rrugë,
por të bënin hetime se kush ishte; të thërritej burri, prindi ose kujdestari i saj dhe të
këshillohej. Nëse kjo përsëritej, atëherë duhej të merreshin masa sipas ligjit.1174
Pavarësisht se u prit mirë, ndaj ligjit u vërejtën kundërshtime, kryesisht nga një pjesë
e klerit mysliman lokal, dhe në zona të veçanta, edhe nga pjesë të caktuara të popullsisë. Në
Shkodër, që ishte pothuaj gjysmë myslimane dhe gjysmë katolike, reagimet ishin më të forta
se në vendet e tjera, për shkak të tradicionalizmit dhe të ndjenjës së fuqishme të identitetit të
pjesës islamike. Kjo u vërejt edhe nga të huajt. Konsulli italian atje raportonte se, “ligji për
ndalimin e perçes ishte bërë shkak për një agjitacion gjithnjë edhe më të fortë ndër
muslimanët e Shkodrës, me anë të ankesave dhe peticioneve për qeverinë”.1175
Pengesa në
1173
F. Musaj. Gruaja në Shqipëri…, 316-317. 1174
AQSH, F. 152, V. 1937, D. 157, fl. 9. 1175
R. M. della Rocca, Kombësia dhe feja…, 35.
237
zbatimin e tij erdhën edhe nga borgjezia myslimane, që ishte njëra nga shtyllat e regjimit dhe
ishte verbërisht fanatike. Nuk duhet harruar që këta përbënin shumicën e popullsisë.1176
Për
fat të keq në këtë drejtim, kontribuan edhe një pjesë e grave. Të ndikuara nga presioni i
burrave, i të afërmve, i opinionit publik ku jetonin dhe nga margjinalizimi i tyre në vite, disa
prej tyre e patën të vështirë të shkëputeshin nga e kaluara. Kështu nga prefektura e Shkodrës
vinin relacione se, shumë gra nuk e zbulonin fytyrën, por vetëm pjesën e mesme duke
mbuluar ballin dhe gushën deri tek goja; disa të tjera përdornin çadra për ta mbuluar atë.
Shumë të tjera, kur shkonin për vizita, përdornin karroca ose automobila të mbyllur apo me
perde. Kjo po e bënte qesharake reformën. Për të eliminuar këtë, prefektura vendosi që,
vetëm ato karroca që mund të hapeshin apo ishin pa perde, mund të pranonin gra për të
lëvizur. Natën e kishin të ndaluar të gjitha karrocat të merrnin gra, të çfarëdo lloj kategorie.
Tendenca për të mos dalë zbuluar solli probleme edhe në funksionimin e zyrave lokale, duke
shkaktuar mungesa në punë të nëpunësve të gjendjes civile, sepse ishin të detyruar të shkonin
në shtëpia, për të bërë celebrimet e martesave, pasi femrat nuk pranonin të dilnin me fytyrë
zbuluar.1177
Përsëri edhe pas këtyre njoftimeve, në të gjithë urdhrat e dhënë xhandarëve, u
këshillohej që të silleshin me urtësi dhe xhentilesë kundrejt këtyre grave. Pra, administrata
shtetërore po tregonte kujdes maksimal në trajtimin e femrave të mbuluara.
Në emër të mbrojtjes dhe emancipimit të gruas shqiptare deputetët ndërmorën edhe
nisma që në të vërtetë, kishin qëllim tjetër. Kështu, H. Delvina më 22 janar 1934 paraqiti
“Projektligjin për mosmarrjen në shërbime shtetërore të atyre që martohen me gra të huaja”.
Aty ishte përcaktuar se, të gjithë ata që pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, martoheshin me gra të
huaja, nuk do të emëroheshin në shërbime shtetërore të çfarëdo rangu qoftë, të Mbretërisë
Shqiptare dhe ata që ishin nëpunës dhe pas hyrjes në fuqi të ligjit martoheshin me gra të huaja
pushoheshin nga puna. Projektin ai e argumentoi me faktin se ishte hapur në masë martesa e
të rinjve shqiptarë me gra të huaja, sidomos e atyre që studionin jashtë. Kjo sipas tij, do të
ndikonte për keq, pasi në vend që këta djem të martoheshin me vajza shqiptare dhe të
përhapnin kulturën e civilizimin perëndimor tek ato, martoheshin jashtë duke mos e dhënë
këtë kontribut. Ai theksoi se, nuk kishte asnjë ankesë ndaj grave të huaja që ishin në familjet
shqiptare, por djemtë e shkolluar dhe të pajisur me dije shkencore moderne duhet të martohen
me vajza shqiptare.1178
Deputetët e pranuan dhe e vendosën në rendin e ditës.
Propozimi i bërë pavarësisht argumenteve të paraqitura, në vetvete ishte i ashpër dhe
cenonte të drejtat e individit. Më 27 janar 1934 kur ai u paraqit për diskutim, deputetët
mbajtën qëndrime të ndryshme. Nga ata që diskutuan, një pjesë e vogël e mbrojtën projektin,
disa të tjerë u shprehën neutral, por pjesa më e madhe e kundërshtoi. Për këtë ata përdorën
disa argumente. Së pari, nuk mund të kufizoheshin djemtë në zgjedhjen e tyre për martesë. Së
dyti, djemtë shqiptarë të shkolluar jashtë kishin vështirësi në martesa me femra shqiptare,
pasi ata nuk mund ta konceptonin një gjë të tillë pa e parë nusen përpara dhe kjo ishte e
vështirë, sidomos për myslimanët, pasi vajzat e tyre nuk dilnin zbuluar. Së treti, shembuj të
martesave me të huaja kishte me shumicë nga shtetet e Perëndimit, por edhe në Shqipëri,
gratë e huaja të shqiptarëve kishin luajtur rol pozitiv për shumë aspekte, në të mirë të shtetit
shqiptar.1179
Në diskutimet kundër projektit spikati dr. N. Bushati, i cili kishte si bashkëshorte
1176
L. Radi, Shqipëria në vitet…, 258. 1177
AQSH, F. 152, V. 1937, D. 157, fl. 33-42. 1178
AQSH, F. 146, V. 1933, D. 67, fl. 223-225. 1179
Po aty, fl. 325-342.
238
një grua të huaj. Sipas tij, zhvillimi i femrës shqiptare nuk mund të vinte duke ndaluar djemtë
shqiptarë të martohen me gra të huaja, por duke i dhënë sa më parë vajzës shqiptare liri dhe
edukim me kulturën perëndimore. Ai theksoi se studentët shqiptarë jashtë paguhen nga taksat
e popullit, për t’u shkolluar dhe shërbyer atij, ndërsa ky projekt i ndalon ata që ta japin këtë
shërbim.1180
Për fat të keq, tipike e Parlamentit Shqiptar, gjë e cila vazhdon edhe në kohën e
sotme, ishte që fati i shumë nismave ligjore varej nga qëndrimi i grupit më të madh të
deputetëve që nuk flisnin kurrë. Edhe në këtë rast, pavarësisht se nga diskutimet e bëra u
vërejtën kundërshtime, me votim nominal projekti u kalua në komision me 29 vota pro e 9
kundër.
Më 10 shkurt 1934, Komisioni i Drejtësisë paraqiti relacionin e tij. Vlen të theksohet,
se ai, jo vetëm e pranoi projektin por me ndryshimet e bëra, shtoi gamën e personave që do të
prekeshin nga penalitetet e tij. Kështu fjalën “nëpunës” e zëvendësoi me frazën “Ata që
ndodhen në shërbime shtetërore civile ose ushtarake”. Kjo u bë me qëllim që të mos
përjashtohej nga masa, asnjë prej nëpunësve të çdo niveli. Komisioni shtoi një nen duke
saktësuar që, “gjithë studentave që gëzojnë bursa shtetërore u pritet ajo nëse martohen me gra
të huaja”. Gjithashtu u shtua një nen tjetër ku, “për efektet e këtij ligji konsideroheshin të
huaja gratë që nuk kishin shtetësinë shqiptare duke përjashtuar ato që ishin prej gjaku, gjuhe e
race shqiptare”. Përsëri diskutimet kanë qenë pro dhe kundër, por deputetët me shumicë
votash i miratuan ndryshimet e komisionit.1181
Më 12 shkurt ai u bisedua për herë të fundit
dhe u miratua përsëri nga deputetët. Pra, ky projekt që ishte nismë e një deputeti, i kaloi të
gjitha fazat e shqyrtimit në parlament dhe u miratua. Në nenin e fundit u përcaktua se ligji
hynte në fuqi sa të shpallej në “Fletoren Zyrtare”. Për të arritur deri këtu duhej dekretimi nga
mbreti. Nga shqyrtimi i dokumentacionit rezulton se ai nuk e ka dekretuar, duke sjellë edhe
rrëzimin e këtij ligji. Mendoj që shtysë kryesore për këtë refuzim, ishte nevoja që kishte
administrata civile e ushtarake për njerëz të kualifikuar. Ishte luks i madh për shtetin shqiptar
të kohës që, pasi të paguante për shkollimin e shumë studentëve, të ndalonte punësimin e tyre
në administratë, për shkak të martesës me gra të huaja. Nga ana tjetër, në kuadrin e reformave
të marra dhe atyre që parashikoheshin të ndërmerreshin, vendi kishte nevojë për specialistë të
fushave të ndryshme dhe ndalimi i disa prej tyre me masa të tilla absurde, ishte një hap i
parakohshëm për qeverinë shqiptare.
Kjo çështje u rikthye për diskutim pas tre vjetësh. Përsëri ishte H. Delvina që më 15
mars 1937, paraqiti në parlament të njëjtin projekt. Në relacion, ai nuk u mor me arsyet se
përse projekti i parë, i miratuar nga deputetët nuk hyri në fuqi, por u mjaftua me
shprehjen,“nuk mu realizua qëllimi”. Për risjelljen e projektit, paraqiti dy arsye: e para, sipas
tij, ishte sociale dhe kishte të bënte me ngritjen lart të figurës së gruas, pasi nga martesa e një
pjesë të rinisë shqiptare me gra të huaja, ishin dëshpëruar nënat dhe vajzat shqiptare, se këta
djem nga këto martesa, shumë shpejt harronin prindërit dhe atdheun e tyre. Ai theksoi se, për
hir të vajzës shqiptare, për t’i siguruar asaj një të ardhme të mirë, ky propozim duhej të
pranohej; arsyeja e dytë, ishte çështja kombëtare, pasi gratë e huaja pavarësisht se bëheshin
shtetase shqiptare, nuk mund të rritnin fëmijët e tyre me ndjenja kombëtare.1182
Pra, siç
vërehet në këtë rast ai shtoi aspektin kombëtar. Ndryshe nga radha e parë kur u vërejtën
kundërshtime të forta dhe disa vota kundër tij, në këtë rast deputetë të veçantë, thjesht
1180
Po aty, fl. 325-326. 1181
AQSH, F. 146, V. 1933, D. 68, fl. 16-22. 1182
AQSH, F. 146, V. 1937, D. 72, fl. 343.
239
kërkuan që të mos përgjithësoheshin të gjithë nëpunësit, por vetëm ata të Ministrisë së
Jashtme dhe oficerët e lartë. Megjithatë, me shumicë votash ata e pranuan projektin.
Më 20 mars, Komisioni i Drejtësisë paraqiti relacionin. Ai kishte bërë disa ndryshime,
duke lehtësuar pozitën e një shtrese, por rënduan një shtresë tjetër. Kështu, u shtua një nen i
ri, ku u përcaktua se, “nënpunsave të Ministrisë së Jashtme të cilët kishin marrë leje para
datës 9 mars 1937 për martesën me gra të huaja, u caktohej një afat prej 3 muajsh, që nga
data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, për celebrimin e martesës së tyre”. Ky ishte një lehtësim që
iu bëhej atyre. Por, anëtarët e Komisionit përsëri u treguan të ashpër me bursistët duke
saktësuar se, “ata civilë ose ushtarakë që gëzonin bursën e shtetit, për studim, ose specializim,
e humbnin atë, nëse martoheshin me gra të huaja dhe detyroheshin të kthenin shumën e marrë
deri në atë kohë. Gjithashtu, edhe ata që kishin kryer studimet me bursë të shtetit dhe lidhnin
martesa të tilla, para se të bënin të paktën 5 vjet si nëpunës shteti, përveç pushimit nga puna,
detyroheshin të kthenin edhe shumën e bursës për vitet e studimit”. Megjithatë, ata u
kujdesën që këto kufizime mos të ishin për të gjithë, pasi në një nen të ri të shtuar, u
përjashtuan nga dispozitat e këtij ligji, “gjinia mbretërore deri në shkallën e tretë”.1183
Përsëri
nga disa deputetë u insistua që të mos përfshiheshin të gjithë nëpunësit, por me shumicë
votash projekti u miratua me ndryshimet e bëra. Ai u dekretua nga Zogu më 14 prill dhe hyri
në fuqi më 17 prill 1937.1184
Megjithëse ky ligj u paraqit si nismë që kishte qëllim kryesor ngritjen e figurës së
femrës shqiptare, në të vërtetë arsyetimet e paraqitura për të, tregonin se nuk ishte ashtu. E
para, ndalimin e një kategorie nëpunësish për t’u martuar me gra të huaja, e kishin bërë
shumë shtete të tjera me motivacionin për të rritur sigurinë kombëtare. E dyta, ishte e
pamundur që të gjithë nëpunësit dhe studentët shqiptarë që ishin jashtë të martoheshin, me
gra të huaja. Por, edhe sikur të ndodhte, kjo nuk presupozonte që vajzat shqiptare të
mbeteshin pa martuar, pasi numri i studentëve jashtë ishte i kufizuar. Nga ana tjetër, shumë
pinjollë të familjeve të pasura shqiptare ishin të martuar me gra të huaja, jetonin normalisht
me to, dhe disa prej këtyre grave kishin dhënë kontribute të çmuara në drejtim të emancipimit
të femrës shqiptare. Qëllimi i projektit, sidomos përfshirja e gjithë administratës ishte diku
tjetër. Grupi konservator në pushtet kishte kaluar një eksperiencë të keqe me qeverinë liberale
të M. Frashërit, ku disa anëtarë të atij kabineti kishin qenë të martuar me gra të huaja, dhe me
miratimin e këtij ligji ata, dhe shumë bashkëpunëtorë të tyre me të njëjtin status, iu ndalohej
të riktheheshin në administratë. Gjithashtu, në vend kishin dalë në skenë grupe të caktuara
intelektualësh me formim perëndimor, disa prej tyre të martuar me gra të huaja, të cilët me
mendimet e tyre kryesisht nëpërmjet shtypit, demonstronin antipati për shtresën e vjetër
konservatore. Nga ana tjetër, studentët shqiptarë që ishin jashtë, duke përfituar nga kultura
perëndimore dhe zhvillimet e ndodhura atje, mund të sillnin me kthimin e tyre ide, që ishin të
ndryshme me regjimin në Shqipëri. Ky kufizim do të sillte që shumë prej tyre, që ishin në
lidhje me vajza të huaja, ose kishin projektuar një të tillë të mos përfshiheshin në
administratë. Në këtë mënyrë regjimi do të ishte më i sigurtë.
Padyshim, ndërmarrja e kësaj nisme u ndikua edhe nga zhvillimet politike në Europë,
ku në shumicë kishin triumfuar, ekstremet e djathta dhe kundërshtarët shikoheshin si armiq.
Shembulli më i qartë ishte aleati më i ngushtë i Shqipërisë, Italia e cila për raste të tilla, kishte
1183
Po aty, fl. 464. 1184
Fletorja Zyrtare, nr. 26, 17 prill 1937, 1-2.
240
hartuar dhe vënë në zbatim, platforma shumë të gjëra. Ndonëse, projekti i H. Delvinës, i
miratuar nga parlamenti, nuk ishte kaq i ashpër sa atje, përsëri do të kishte pasoja negative në
zhvillimin e shtetit shqiptar dhe cenonte liritë e individit. Kështu, në emër të mbrojtjes së
interesave të shtetit dhe “lartësimit” të figurës së femrës shqiptare, u programua pengimi i
përfshirjes së kundërshtarëve të mundshëm në institucionet shtetërore, me qëllim zgjatjen e
pushtetit të klasës konservatore. Në këtë rast u mor dhe dakordësia e mbretit, i cili mesa duket
kishte filluar ta ndjente këtë rrezik.
Gjatë viteve të monarkisë, një ndër arsyet më kryesore të vështirësive, të zbatimit në
praktikë të kuadrit ligjor, përsa i përket zhvillimit të shoqërisë shqiptare në përgjithësi dhe
figurës së femrës në veçanti, ishte kundërshtimi i një pjese të popullsisë, si rezultat i pranisë
ende të fortë të traditave dhe zakoneve të trashëguara, që kishin rregulluar në shekuj
funksionimin e jetesës së tyre. Në shumë zona të Shqipërisë shteti konceptohej si një element
që duhej t’i mbronte dhe ndihmonte në rast rreziku banorët, ndërsa organizimi i jetës së tyre
ata mendonin se, duhej bërë mbi bazën e kanuneve lokale. Përballë kësaj situate, strukturat
shtetërore kanë ndërhyrë në funksion të gjetjes së një zgjidhjeje. Fushata në këtë drejtim filloi
në zonat veriore të Shqipërisë, të cilat ishin dhe më problematiket. Pas ndërhyrjes së organeve
qeveritare, më 22 gusht 1937, në Abacinë e Oroshit u mblodh paria e Mirditës, për të
vendosur heqjen e disa zakoneve të këqija, që sillnin ngatërresa dhe shkaktonin shpenzime
ekonomike, duke rënduar gjendjen e popullsisë. Aty u mor vendimi që vajzat nuk do të
fejoheshin pa mbushur moshën 15 vjeç, shenja e fejesës do të ishte maksimumi 1 napolon,
dhe për veshjen e nuses do të shpenzoheshin maksimumi 15 napolona. Për fejesat që ishin
bërë përpara këtij vendimi, dhe ishin paguar 15 napolona quhej e paguar edhe veshja e nuses.
Nëse prindërit e vajzës i shpenzonin këto të holla, duhej ta plotësonin shumën, në të kundërt
qeveria duhej të merrte masa, deri në internim. U ndalua ndarja e ditës së dasmës pa u kryer
formalitetet zyrtare; nëse vajza vdiste përpara martese shenja nuk kthehej, nëse vdiste djali
po; shkuesia do të bëhej me vullnetin e të dy palëve. Për të gjitha këto vendime, kërkohej që
qeveria të merrte masa të ashpra, në rast moszbatimi. Nënshkruesit ishin 35 vetë dhe drejtues
i mbledhjes ishte Gjon M. Gjoni.1185
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, Ministria e Brendshme kërkoi nga prefekturat e tjera,
që edhe atje, paritë vendase të merrnin të njëjtat vendime. Vlen të theksohet, se kjo u zbatua
shumë shpejt, në të gjitha zonat ku këto probleme ishin të shumta. Nisma ishte pozitive, pasi
ndryshimet u vendosen nga paria drejtuese, që nga popullsia vendase shikohej si garanti i
zbatimit të zakoneve të vjetra. Në disa vendime që ato morën, në raport me politikat
qeveritare u bënë përparime. Kështu mosha e fejesës së vajzave, u vendos të mos ishte nën 15
vjeç, në një kohë që ligji e kishte 14 vjeç. Po ashtu edhe caktimi i pagesës për fejesa e
martesa, paja e nuses etj. E rëndësishme ishte kërkesa për ndëshkim nga organet qeveritare
për shkelje të këtyre vendimeve. Duke qenë se ato u morën në kuvende burrash, me tradita
shekullore edhe garancia për zbatimin e tyre ishte më e madhe, gjë e cila do të ndikonte në
zhvillimin e shoqërisë shqiptare.
Si përfundim, mund të themi se, për sa i përket emancipimit të gruas në Shqipëri, në
vitet e monarkisë u bënë hapa përpara. U miratuan ligje si ai i ndalimit të martesave ilegale, 1185
AQSH, F. 152, V. 1937, D. 51, fl. 28-29.
241
rregullimit të fejesave, ndalimi i mbulimit të fytyrës, u shtuan përpjekjet për arsimimin e
femrës, etj. Gjithashtu u ratifikuan konventa ndërkombëtare që kishin të bënin me mbrojtjen e
gruas dhe u miratuan nisma ligjore për rregullimin e saj në punë. Në këtë proces, deputetët
luajtën një rol deciziv, jo vetëm në përkrahjen e projekteve dhe të dekreteve, por edhe në
përmirësimin e tyre. Shoqëria “Gruaja Shqiptare” luajti një rol të madh në përpjekjet për
përmirësimin e situatës së femrave në Shqipëri. Po ashtu, edhe mbreti tregoi mbështetjen e tij,
e cila evoluoi me kalimin e kohës, në varësi të rrethanave dhe zhvillimeve në vend.
Megjithatë këto politika, hasën në kundërshtimin e një pjese të shoqërisë shqiptare e cila,
duke qenë e organizuar për shumë shekuj mbi bazën e traditave dhe zakoneve të pashkruara,
bëri qëndresë ndaj nismave modernizuese. Në këtë drejtim rol pengues luajtën edhe pjesë të
caktuara të klerit, pasi ligjet e reja moderne, shfuqizonin pushtetin shekullor të tyre mbi
shumë aspekte të jetës së shoqërisë dhe sidomos të femrës shqiptare. Për fat të keq, shumë
herë këto qëndrime negative u ndihmuan edhe nga një pjesë e madhe e administratës
shtetërore, me mosveprimet dhe neglizhencën e saj. Kjo ishte Shqipëria e kohës, me arritjet
dhe mangësitë e saj.
242
PËRFUNDIME
Parlamenti i ri republikan, i dalë nga zgjedhjet e zhvilluara në prill-maj të vitit
1925, dhe i çelur në qershor të po atij viti, është parlamenti i vetëm në
historinë e shtetit shqiptar, që funksionoi me dy dhoma. Anëtarët e Senatit u
caktuan nga Kuvendi Kushtetues dhe Presidenti, Ahmet Zogu. Statuti
republikan i kishte dhënë atij fuqi të mëdha në raport me parlamentin. Ai
dekretonte ligjet e votuara nga të dy dhomat e parlamentit, kishte të drejtën e
vetos dhe mund të shpërndante Dhomën e Deputetëve, nëse nuk i jepte
votëbesimin qeverisë. Kështu që të dy dhomat e parlamentit, i miratuan të
gjitha vendimet e ardhura nga ai. Në Shqipëri, sipas kushtetutës republikane,
presidenti ishte edhe kryetar i qeverisë dhe në vend nuk do të vepronin parti
politike. Në këtë mënyrë parlamenti pati karakter jo të demokracisë liberale,
por pavarësisht kësaj, aty u vërejtën grupime apo lobingje sipas rasteve të
caktuara, gjë e cila u shoqërua disa herë me debate e kundërshtime gjatë punës
së tij. Kështu, pavarësisht se u votua për çështjen e Shën Naumit, dolën kundër
disa deputetë dhe senatorë. Përsa i takon raporteve me ekzekutivin ato u
shoqëruan me dakordësi, por edhe me kundërshtime, disa herë të ashpra në të
dy dhomat, si nga deputetët, edhe nga senatorët. I tillë ishte Komisioni
parlamentar për M. Libohovën, më 1925, i cili u akuzua për tradhti ndaj
shtetit, gjë që solli largimin e tij nga politika. Përplasje për aspekte të veçanta
të natyrës teknike, u vërejtën edhe mes dy dhomave, kryesisht në trajtimin e
kompetencave që ato zotëronin dhe pas tyre qëndronin grupe të ndryshme
interesi, me përfaqësues në të dy dhomat.
Në hapësirën 3-vjeçare, veprimtaria e parlamentit republikan ka qenë e
ngjeshur dhe e shumanshme. Aty u diskutuan dhe u miratuan çështje të
rëndësishme si Banka Kombëtare, SVEA, Paktet italo-shqiptare, koncesionet e
mëdha ekonomike, miratimi i Kodeve Penale e Civile etj. Pavarësisht se
dakordësia ka qenë e madhe dhe ato u miratuan të gjitha, për ecurinë e disa
prej tyre, në vitet pasuese u shfaqën kundërshtime. Gjatë vitit 1927 nga
deputetët u shfaqën ankesa në drejtim të Bankës Kombëtare, për vështirësitë
që u krijonte shqiptarëve për kredi, për nxjerrjen e arit jashtë dhe për prerjen e
monedhave metalike, që ishte një e drejtë e shtetit shqiptar. Në këtë rast
qëndrimet e deputetëve ishin për t’u vlerësuar, pasi çështjet e ngritura ishin
bërë pengesë për zhvillimin ekonomik të vendit. Debate të forta janë zhvilluar
dhe për çështje të karakterit kulturor, social, etj., ku u përplasën rryma
europianizuese, me ato konservatore, siç është rasti i të drejtës së divorcit,
sipas Kodit Civil, që u kundërshtua ashpër nga një grupim i vogël i deputetëve
katolikë.
Në rrugën për shpalljen e monarkisë u veprua në dy drejtime: në planin e
jashtëm u testua qëndrimi ndërkombëtar dhe u sigurua mbështetja e plotë e
Italisë, dhe në planin e brendshëm, ku rolin kryesor fillimisht e luajti
parlamenti. Pikërisht aty, u krijua një konflikt artificial mes dy dhomave për
rrugën e krijimit dhe funksionimin e Këshillit të Shtetit, që nuk ishte
243
mirëpritur nga Senati. Gjithashtu, pavarësisht se Dhoma e Deputetëve paraqiti
njëzëri kërkesën për rishikim të plotë të Statutit, kjo hasi në kundërshtimin e
Senatit, qëndrim i cili nuk vazhdoi gjatë, pasi vendimi i Presidentit solli
shpërndarjen e dhomave parlamentare dhe organizimin e zgjedhjeve për në
Asamblenë Kushtetuese. Zogu gjithashtu emëroi një qeveri të re, që do të
mbështeste totalisht shndërrimin e regjimit nga republikë, në monarki
parlamentare.
Me fillimin e punimeve të Asamblesë Kushtetuese, më 25 gusht 1928,
asamblistët u kujdesën që ky ndryshim kushtetues të mos paraqitej si një
vendim i diktuar, por si një kërkesë që vinte nga populli dhe ata, si përfaqësues
të tij, nuk mund të refuzonin. Pjesa më e madhe e asamblistëve bënte pjesë në
shtresën e aristokracisë së tokës, që me gjithë lëkundjet e tyre, e mbështesnin
këtë hap, por edhe grupimi që ishte më i vogël, dhe vinte nga shtresa e
tregtarëve, apo biznesit jo shumë të zhvilluar shqiptar, ishte pro ndryshimit.
Në këtë rast ndër ithtarët më të spikatur të këtij ndryshimi, u shfaqën pikërisht
disa deputetë, që në fillimin e vitit 1925 ishin treguar kundërshtarët më të
mëdhenj të monarkisë, duke demonstruar se sa të cekëta ishin idetë e tyre të
mëparshme republikane. Me 1 shtator 1928, Asambleja e shpalli Shqipërinë,
Monarki dhe A. Zogun, Mbret të Shqiptarëve me titullin Zog I.
Detyra e parë e rëndësishme, pas shpalljes së monarkisë, ishte miratimi i
Statutit Themeltar. Ishte hera e parë që nga krijimi i shtetit shqiptar, kur një
kushtetutë e tij, po miratohej në kushte normale, pasi kufijtë ishin të
përcaktuar, nuk kishte territore të pushtuara, ishte vendosur autoriteti i shtetit
dhe ndryshe nga viti 1925, u bënë zgjedhjet për një Asamble Kushtetuese.
Gjatë miratimit të Statutit, deputetët u treguan të kujdesshëm në shumë
aspekte, pasi duke qenë se një pjesë e tyre ishin ligjvënës të vjetër, e dinin se
do të ishte e vështirë ndërhyrja e mëvonshme, prandaj u zhvilluan debate të
shumta, për aspekte të ndryshme. Në Asamble u evidentua përballja e frymës
perëndimore, me atë lindore, dhe ruajtja e traditës me nevojën e reformave
modernizuese. Shumë deputetë, kryesisht ata që vinin nga administrata e vjetër
osmane, ose pronarë të mëdhenj tokash, me një formim intelektual të cunguar,
para arsimimit promovonin praktikën dhe aftësitë vetjake, përballë një grupimi
tjetër më të vogël intelektualësh të arsimuar në Perëndim, por edhe në Lindje,
profesionistë në fushën e ligjeve, me njohje të mirë të legjislacionit europian.
Veçanërisht u dallua grupi i Gjirokastrës me deputetët M. Kaso, H. Delvina, P.
Poga, J. Hurshid dhe F. Alizoti, të gjithë profesionistë në disa fusha.
Statuti Themeltar e përcaktoi Monarkinë Shqiptare si kushtetuese,
parlamentare, demokratike dhe të trashëgueshme. Historia moderne botërore
kishte dhënë shembullin që në monarkitë e këtij tipi, mbreti kishte pushtet të
kufizuar, gjë që në Shqipëri nuk u zbatua, në rrethana specifike krejtësisht të
ndryshme. Deputetët shqiptarë me vetëdije të plotë hartuan një Statut, që i dha
mbretit pushtet absolut mbi të gjithë organizmat shtetërorë, si dhe mbi
institucionin e parlamentit. Pavarësisht se në nene të caktuara të Statutit, flitej
244
për një balancë mes pushtetit të mbretit dhe të parlamentit, në nene të tjera ajo
hidhej poshtë. Parlamenti nuk mund të refuzonte asnjë nismë të mbretit.
Mbreti mund ta shpërndante atë, kur ta shikonte të nevojshme. Nga ana tjetër,
çdo nismë ligjore e miratuar nga parlamenti, nëse nuk dekretohej nga mbreti,
nuk hynte në fuqi. Ai kishte të drejtën e vetos pezulluese dhe absolute, mund
të urdhëronte hapjen e sesioneve parlamentare përpara kohës, mund t’i shtynte
ato, mund të pezullonte mbledhjet, etj. Kështu që për rreth 11 vite të
veprimtarisë parlamentare, asnjë deputet, nuk doli hapur kundër mbretit ose
politikave të tij, por miratuan nismat e ardhura nga ai, madje shumë herë edhe
duke thurur elozhe për të. Kjo ishte një e metë e veprimtarisë së parlamentit të
Monarkisë Shqiptare.
Nëse këto raporte u vendosën me institucionin e mbretit, nuk mund të thuhet e
njëjta gjë për qeverinë. Ato kanë qenë me ulje-ngritje, mbështetje dhe acarime
të ndikuara nga shumë faktorë. Statuti i kishte caktuar parlamentit një rol
kontrollues mbi qeverinë, pasi ai e miratonte atë dhe i kërkonte llogari me anë
të interpelancave, një dukuri kjo me karakter demokratik sipas frymës
europiane. Parlamenti miratoi çdo qeveri të re mbretërore, por kjo nuk mund të
thuhet për veprimtarinë e tyre. Deri më sot, është thënë se parlamenti kishte si
detyrë formale, miratimin e të gjitha dekreteve qeveritare, ç’ka nuk është e
saktë. Pavarësisht se në jo pak raste dakordësia ka qenë e madhe me nismat
qeveritare, me ndërhyrjen e deputetëve, disa prej tyre u ndryshuan, ose u
rrëzuan. Jo vetëm kaq, por qëndrimi i tyre, solli edhe rrëzimin e qeverive të
caktuara. Kuptohet që në këtë rast, ka qenë edhe miratimi i mbretit, me
heshtjen ose pohimin e tij. Duhet theksuar se përplasjet parlament-qeveri
erdhën nga qëndrimi i grupimeve të ndryshme sociale, kryesisht nga reagimi i
elitave politike, përfaqësues të shtresave konservatore të aristokracisë së tokës
dhe të borgjezisë së re shqiptare, nga ndërhyrjet italiane, nga politikat
qeveritare, rrezikimi i postit të deputetëve, etj.
Por, kryesisht qeveritë u përballën me parlamentin, kur në lojë ishin interesa të
mëdha. Pavarësisht se Statuti e kishte ndaluar krijimin e partive politike, në
varësi të interesave dhe shtresave që mbronin deputetët, u përvijuan dy
grupime të mëdha, të cilat u përplasën disa herë. Kjo u evidentua që në vitet
1929-1930, gjatë qeverisë së dytë të Koço Kotës, që u përball për çështjen e
Axhip-it dhe Reformës Agrare. Koncesioni për hidrokarburet shkaktoi reagim
negativ për mënyrën e organizimit, shpalljen e fituesit dhe problemet e
menaxhimit. Kundërshtimet erdhën nga përfaqësuesit e borgjezisë shqiptare në
parlament. Në këtë rast u dallua një grupim i madh liberal, i cili u rreshtua në
mbrojtje të kapitalit vendas. Nga ana tjetër, grupi konservator, përfaqësues i
pronarëve të mëdhenj të tokave, i nxori pengesa kësaj qeverie për Reformën
Agrare. Pikërisht këto qëndrime të kundërta përsa i përket zhvillimeve të
vendit, sollën dorëheqjen e kësaj qeverie.
Ishte po grupimi konservator, që rrëzoi qeverinë liberale të Mehdi Frashërit,
nga fundi i vitit 1936, e cila me programin e saj ekonomik e politik cenoi
245
interesat e këtij grupimi. Në këtë kontekst përpjekja e saj, për të kontrolluar
listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme, e acaroi shumë këtë
grupim, mbasi një pjesë e tyre mund të mos rizgjidhej më. Kështu ata morën
çdo iniciativë të mundshme parlamentare, për ta vështirësuar punën e qeverisë
liberale, duke i rrëzuar dekretet, organizuar interpelanca, madje bënë edhe
shtesa në rregulloren e parlamentit për shkurtimin e kohës së përgjigjeve
qeveritare. Të gjitha këto ndikuan që kryeministri M. Frashëri të kërkonte
votëbesim, të cilin nuk e mori dhe qeveria u rrëzua. Pavarësisht anëve
negative, kjo ngjarje pati një element pozitiv, pasi për herë të parë një qeveri,
u rrëzua me votë parlamentare, një zhvillim ky me tipare demokratike.
Veprimtaria e parlamentit të monarkisë u bazua mbi dy dokumente themelore:
Statuti Themeltar dhe rregullorja e brendshme e parlamentit. Në vitin 1931 u
miratua një rregullore e re dhe deputetët u shfaqën shumë aktivë gjatë
diskutimit dhe miratimit të saj, duke u treguar të kujdesshëm të krijonin sa më
shumë hapësira, në mënyrë që të kishin më tepër liri në shprehjen e
qëndrimeve. Nga ky insistim, u arrit sigurimi i më tepër kohe në dispozicion
për shqyrtimin e projekteve, që dilnin nga komisionet. Miratimi i kësaj
rregulloreje shërbeu për të evidentuar rivalitetin parlament-qeveri dhe
tendencën për të rritur kontrollin mbi të. Pavarësisht se kjo nuk u arrit, një
grup i madh deputetësh, kërkuan që qeveria të kishte kohë të kufizuar për t’iu
përgjigjur pyetjeve të tyre. Megjithatë, me iniciativë parlamentare në nëntor
1936, në këtë rregullore u bënë disa shtesa, duke e kushtëzuar përgjigjen e
qeverisë brenda 24 orëve, nëse parlamenti e shikonte të arsyeshme. Në këtë
mënyrë u forcua kontrolli parlamentar mbi qeverinë.
Në parlamentin e parë monarkik, në momente të caktuara u vërejt një qëndrim
i qartë patriotik i shumë deputetëve, po ashtu edhe respektimi dhe përfaqësimi
i pakicave etnike. Por u demonstruan edhe qëndrime të karakterit nacionalist.
Këto u evidentuan sidomos gjatë trajtimit të vendit që do të zinin, të drejtat e
pakicave kombëtare në Statut. Klauzola e vendosur që nuk mund të bëhej
ministër askush, pa qenë prej gjuhe dhe gjaku shqiptar, në vetvete ishte një
kufizim për të drejtat e pakicave. Por, nga ana tjetër ato ishin të përfaqësuara
mirë në strukturën shtetërore dhe në Parlamentin Shqiptar, gjë e cila në këtë
drejtim, e rendiste Shqipërinë hapa përpara vendeve të tjera të rajonit. Kjo
klauzolë evidentoi dy elementë të rëndësishëm: nga njëra anë, kundërshtimi i
saj nga disa deputetë nga pakicat kombëtare, pasqyroi lirinë e shprehjes në
Parlamentin Shqiptar. Nga ana tjetër, mbështetja e kësaj klauzole dhe
evidentimi i problemeve të pakicave shqiptare në vendet fqinjë, ishin një sinjal
që në këtë parlament, fryma nacionaliste do të ishte prezente.
Në kuadrin e reformave të mëdha, të ndërmarra pas vitit 1928, parlamentit
monarkik i ra detyra e miratimit të Kodit Tregtar që në këtë rast, u hartua nga
Këshilli i Shtetit dhe deputetët u treguan konstruktivë në këtë drejtim. Në
esencë Kodi ishte modern për kohën, por pati kontradikta të mëdha me
realitetin në të cilën gjendej tregtia shqiptare. Pavarësisht kundërshtimeve të
246
pakta, që kishin si arsye pikërisht këtë prapambetje, deputetët e miratuan atë,
duke i shtuar shtetit shqiptar një tjetër ligj modern.
Si gjatë periudhës republikane ashtu edhe gjatë monarkisë, një vend të
rëndësishëm për ekonominë e vendit, vazhduan të mbajnë koncesionet
ekonomike me jashtë, ku vendin kryesor e zinte Italia. Parlamenti Shqiptar
luajti një rol të rëndësishëm në këtë drejtim, por në historiografinë shqiptare,
pa të drejtë të gjithë deputetët janë trajtuar si mbështetës të qeverisë për këto
koncesione. E vërteta është, se ato u miratuan, por disa prej tyre u shoqëruan
me kundërshtime, dhe me insistimin e deputetëve u bënë ndryshime, të cilat
rezultuan pozitive për ekonominë e vendit. Qëndrimi kundërshtues i
deputetëve ka qenë i ndikuar nga disa faktorë, ku rol kryesor luajti reagimi i
borgjezisë shqiptare, ndaj konkurrencës së pandershme dhe dëmtimit të
interesave të saj prej tyre. Kështu që në fillim, u kundërshtua koncesioni i
Axhip-it për ekskluzivitetin e tij, shtimi i taksave të mallrave dhe dëmtimi i
sipërmarrjeve shqiptare. Por edhe pas miratimit të tij, deputetë të caktuar u
bënë zëri përçues i ankesave që vinin nga shtresa të caktuara të shoqërisë
shqiptare dhe nga profesionistë në fushën ekonomike, të cilët i gjykonin ato të
dëmshme për ekonominë shqiptare. Shembuj tipik mund të merren deputetët
M. Kaso, H. Delvina, Th. Orolloga, J. Erebara, P. Poga etj. Kështu gjatë
kalimit të koncesionit të fluturimeve shoqërisë italiane Ala Litoria, deputeti
Th. Orolloga doli hapur kundër ekskluzivitetit të dhënë dhe për lehtësirat e
krijuara asaj në taksa, si të dëmshme për ekonominë shqiptare. Po ashtu një
koncesion tjetër i madh ku u ndje roli i deputetëve, ishte ai i peshkimit i vitit
1938, duke sjellë përplasje mes qeverisë dhe deputetëve. Ishin pikërisht këta të
fundit që me anë të komisionit parlamentar, shmangën qeverinë shqiptare dhe
për ndryshimet e propozuara, biseduan drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e
shoqërisë koncesionare. Ishte hera e parë që kjo ndodhte pas insistimit të
deputetëve, duke sjellë përmirësimin e disa pikave të tij, në të mirë të
ekonomisë dhe sipërmarrësve shqiptarë.
Në fillim të viteve ’30, të gjithë sektorët e ekonomisë u përfshinë nga kriza
ekonomike e cila dëmtoi rëndë ekonominë e vendit dhe ndër to edhe
sipërmarrësit shqiptarë. Në keqësimin e kësaj situate ndikoi edhe ftohja e
raporteve italo-shqiptare gjatë viteve 1933-34, e cila u shoqërua me
ndërprerjen e ndihmave italiane. Në kuadrin e nismave që mori qeveria
shqiptare për të zbutur pasojat ishte edhe rishikimi i disa traktateve ekonomike
dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të reja tregtare, kryesisht me vendet fqinjë.
Deputetët luajtën një rol të rëndësishëm në këto raste, dhe në mbrojtje të
interesave të prodhuesve dhe tregtarëve shqiptarë, kërkuan me forcë
respektimin e paritetit. Ishte pikërisht ky insistim që ndikoi në qeverinë
shqiptare, e cila pas disa bisedimeve me qeverinë greke, arriti të modifikonte
në vitin 1934, Traktatin Shqiptaro-Grek të Tregtisë të vitit 1926, duke ruajtur
kushtet e paritetit mes dy vendeve. Ndryshe nga koncesionet të cilat u
shoqëruan me dakordësi, kundërshtime, ndërhyrje dhe rregullime, për sa i
përket trajtimit të marrëveshjeve financiare me Italinë të vitit 1931, ashtu dhe
247
ato të vitit 1936, deputetët u treguan unikë në qëndrimin e tyre, duke i
mbështetur dhe kaluar, pa asnjë kundërshtim ato. Por në diskutimet e tyre, ata
evidentuan vetëm përfitimet që do të kishte ekonomia shqiptare, pa analizuar
se, çfarë fitonte Italia nga këto marrëveshje. Ky ishte tregues i punës së dobët
të tyre, gjë e cila e ka shoqëruar në disa raste veprimtarinë e këtij parlamenti.
Përveç koncesioneve me shtetet e huaja parlamenti i ka kushtuar rëndësi të
veçantë biznesit shqiptar, duke qenë inkurajues dhe mbështetës, sidomos gjatë
viteve të krizës dhe acarimit të raporteve italo-shqiptare. Në parlament u
miratuan një seri nismash dhe ligjesh për mbrojtjen dhe zhvillimin e
industrisë, tregtisë, bujqësisë dhe blegtorisë shqiptare si dhe krijimi i
institucioneve mbështetëse për to. Përveç ligjeve me karakter të përgjithshëm,
politikat shtetërore synuan në masa specifike, për të ndihmuar drejtpërdrejtë
shoqëritë e mëdha sipërmarrëse shqiptare, sidomos duke i lehtësuar shumë nga
detyrimet financiare ndaj shtetit. Vlen të theksohet se deputetët i mbështetën
projektet qeveritare, por ndërmorën edhe vetë nisma, në ndihmë të shoqërive:
“Dele”, “Sita” dhe “Fabrika e Çimentos” në Shkodër. Shoqërisë “Dele”,
qeveria i dha pa ankand, koncesionin e Vivarit në Butrint dhe shumica e
deputetëve e përkrahën. Edhe në momentin e anulimit të tij, ajo u ndihmua nga
qeveria dhe parlamenti. Mbështetja për këto shoqëri, nga shumica e
deputetëve, vazhdoi në mënyrë permanente me gjithë përplasjen e grupimeve
të interesit brenda tyre.
Qeveria dhe parlamenti shqiptar, sidomos në periudhën e krizës ekonomike, i
kushtuan vëmendje problemit të bujqësisë, veçanërisht furnizimit të popullsisë
me drithëra, kur u ndjenë edhe “kriza buke”. Për këtë arsye, u ndërmorën
nisma për uljen ose heqjen e taksave doganore për misrin, grurin dhe farën për
mbjellje; në disa raste, u shpërnda misër dhe grurë falas. Parlamenti u tregua
tepër aktiv, duke miratuar dhjetëra nisma të tilla, madje, komisionet
parlamentare, në disa raste i ulën më tepër detyrimet e popullsisë, nga ato të
parashikuara në projektet qeveritare. Deputetët duke evidentuar shumë herë
problematikat e zonave të tyre, dhe me insistimin e bërë, ndikuan edhe mbi
politikat qeveritare për përfshirjen e zonave të lëna jashtë këtyre nismave. Në
këtë mënyrë veprimtaria e tyre ishte pozitive dhe e rëndësishme, për zbutjen
sadopak të varfërisë në vend.
Një nga detyrat kryesore që u shtrua për t’u realizuar menjëherë pas shpalljes
së monarkisë, ishte kryerja e Reformës Agrare, e cila u bë objekt i diskutimeve
të rëndësishme në parlament, për shkak të problematikës që përfshinte dhe
interesave që prekeshin nga ajo. Debatet u zhvilluan të ashpra mes dy
grupimeve të mëdha deputetësh: grupimit konservator, përfaqësues i
pronarëve të mëdhenj të tokave, që prekeshin drejtpërdrejtë nga reforma, dhe
grupimit liberal që e shikonte si të domosdoshme reformën për zhvillimin e
vendit, të mbështetur në këtë rast edhe nga A. Zogu. Pikëpamjet e këtyre
grupimeve u reflektuan edhe në punën e komisionit parlamentar, që u përpoq
të ruante balancën e tyre në parlament, ku u realizuan ndryshime në projektin e
248
reformës, duke ulur sipërfaqen e pashpronësueshme për pronarët, dhe rritur
sipërfaqen e lënë atyre në përdorim, me kusht përmirësimi. Ecuria e kësaj
reforme u trajtua me kujdes nga deputetët dhe për çdo ndryshim që iu bë asaj,
në vijimësi, u shoqërua me përplasje mes dy grupimeve.
Një çështje tjetër e rëndësishme që u trajtua në parlament, ishte projekti për
krijimin e Bankës Bujqësore, që u zvarrit shumë dhe ajo u hap vetëm në vitin
1938. Së pari, kjo vonesë ishte për shkak të ndikimit italian, që synonte të
ruante monopolin që kishte mbi sistemin financiar shqiptar nëpërmjet Bankës
Kombëtare. Së dyti, ishte vetë qeveria shqiptare me ngurrimet dhe ndërhyrjet e
saj, duke tërhequr kapitalet e mbledhura për të, pasojë kjo edhe e krizës
ekonomike. Deputetët ishin insistues dhe kërkues ndaj qeverisë për hapjen e
Bankës Bujqësore me argumentin se, shuma minimale për të ishte mbledhur.
Kjo u mbështet edhe nga deputetë kundërshtarë të Reformës Agrare, duke e
paraqitur vonesën për hapjen e bankës, si një element që e bënte të pamundur
zbatimin e reformës. Gjithashtu diskutimet, kryesisht nga specialistë të
financave gjatë miratimit të ligjit për hapjen e Bankës Bujqësore, sollën
ndryshime, për përmirësimin e funksionimit të saj.
Me gjithë hapat e mëparshme për zhvillimin e arsimit, edhe pas shpalljes së
monarkisë, ai vazhdoi të ishte në një situatë të vështirë. Por shumica e
deputetëve i përkrahën politikat qeveritare për zhvillimin e tij. Veprimtaria e
parlamentit kulmoi në prill të vitit 1933, kur u ndërmor reforma e madhe
arsimore për mbylljen e shkollave private të huaja dhe shqiptare, që kishin
krijuar shqetësime të mëdha, ku shumë prej tyre ishin jashtë kontrollit
qeveritar dhe ndiqnin politika dëmtuese për interesat kombëtare. Pavarësisht
se kjo reformë u përgatit nga M. Ivanaj dhe specialistë të arsimit, ishin vetë
deputetët që propozuan ndryshimin e neneve 206, 207 të Statutit të cilat i
miratuan unanimisht. Kuptohet që në këtë rast, kjo nismë ishte veprim i një
politike shtetërore të drejtuar nga A. Zogu, edhe në kuadrin e ftohjes së
raporteve italo-shqiptare. Sipas Reformës Ivanaj të vitit 1933, u mbyllën të
gjitha shkollat private në vend, vendase e të huaja, ç’ka shkaktoi dhe probleme
në lidhje me të drejtat e minoritetit dhe të komunitetit katolik shqiptar, kur
ndërkohë u prit pozitivisht nga opinioni publik në vend dhe u forcua fryma
kombëtare në arsim. Ishte po ky parlament, që në kuadrin e politikave
shtetërore pas zbutjes së acarimeve me Italinë e afrimin me të, e hodhi poshtë
Reformën Ivanaj, duke miratuar në vitin 1938, ligjin e ri të arsimit. Në atë ligj
u zbatua reforma Montaneli, e hartuar nën influencën direkte italiane, që risolli
gjendjen e mëparshme, përsa i përket shkollave private në vend, e ndikimin
italian në arsim. Sigurisht këtu ndikuan si vendimet e Gjykatës së Hagës të
vitit 1935 për çeljen e shkollave private në minoritetin grek dhe komunitetin
katolik shqiptar, ashtu dhe nevojat për zhvillimin e arsimit profesional në
vend.
Me gjithë këto zhvillime, në parlament, në raste të veçanta, u vunë re edhe
qëndrime frenuese për zhvillimin arsimor. Kështu në vitin 1935, deputeti F.
Alizoti kërkoi uljen e numrit të gjimnazeve, me argumentin, se ato prodhonin
249
vetëm nëpunës, duke krijuar një “superprodhim intelektual”, për të cilin sipas
tij, vendi nuk kishte nevojë. Ky ishte në fakt mentaliteti i një grupi
pushtetarësh konservatorë të kohës, të cilët rininë gjimnaziste e shikonin si
rrezik për pushtetin e tyre. Por, në shumë shkrime historike deri më sot, ky
zhvillim është trajtuar si qëndrim i gjithë parlamentit të kohës, gjë e cila nuk
qëndron, pasi kjo kërkesë u kundërshtua si nga ministri i Arsimit, ashtu edhe
nga deputetë të tjerë.
Parlamenti Shqiptar, për shkak të natyrës autoritare të monarkisë në Shqipëri
dhe sistemit të censurës, nuk ka pasur raporte të mira me shtypin. Ai jo vetëm
miratoi çdo nismë qeveritare, por me ndikimin e shumicës së deputetëve, e
përforcoi kontrollin e saj mbi organet e shtypit. Kjo u demonstrua që në janar
të vitit 1931, me miratimin e ligjit të shtypit, duke ashpërsuar disa nga
dispozitat e tij. Gjithashtu edhe raportet e disa deputetëve me shtypin, në
përgjithësi nuk kanë qenë të mira. Kjo pasi disa organe shtypi, evidentuan herë
pas herë punën e dobët të tyre, ose goditën afera korruptive, gjë e cila ndikoi
deri në mbylljen e disave prej tyre. Në prill të vitit 1933, deputetët propozuan
ndryshimin e art. 197 të Statutit që fliste për shtypin, duke e ngushtuar rrezen e
veprimit të tij, gjë e cila shtoi më tej kontrollin qeveritar. Në qeverisjen e M.
Frashërit, u lejua një lloj lirie e shtypit, por përsëri politikat mbretërore nuk
mund të atakoheshin. Me rrëzimin e saj dhe rikthimin e qeverisë së K. Kotës
në nëntor 1936, u shtuan përpjekjet për forcimin e kontrollit mbi shtypin në dy
aspekte: në vendosjen e kontrollit të plotë mbi financimet që vinin nga jashtë
për shtypin dhe në ndalimin e botimit, importimit të librave e broshurave të
konsideruara të dëmshme për regjimin. Edhe në këto raste parlamenti jo vetëm
i miratoi këto nisma, por me ndërhyrjet e bëra nga komisionet parlamentare, i
forcoi ato, ç’ka tregon që shumica e deputetëve, duke e ndjerë rrezikun e lirisë
së shtypit, mbajtën qëndrim negativ ndaj tij. Por pati dhe deputetë që u
shprehën kundër masave të ashpra ndaj shtypit.
Me shpalljen e monarkisë, për shkak të rëndësisë së tre besimeve të mëdha
fetare në vend, të ruajtjes së harmonisë në mes tyre dhe për ecurinë e shtetit
shqiptar, A. Zogu e cilësoi si të nevojshëm një rikonceptim raportesh, të
komuniteteve fetare me shtetin me qëllim kryesor rritjen më tej të kontrollit
shtetëror mbi to dhe shkëputjen nga ndikimet e huaja. Parlamenti i monarkisë
qëndroi në këto linja themelore, përsa i përket këtij problemi. Ai luajti rol të
rëndësishëm në miratimin e dekretligjit mbi komunitetet fetare në fund të vitit
1929. Gjatë diskutimit të tij, deputetët u treguan aktivë. Pavarësisht se nuk u
arrit, tek një pjesë e deputetëve u vërejt dëshira për kufizimin e sekteve fetare
në Shqipëri. Me veprimtarinë e tij, komisioni parlamentar u tregua
konstruktiv, duke garantuar lirinë fetare dhe hapësirën e veprimit për sektet
fetare. Për aspekte të veçanta, ai e rregulloi më mirë kontrollin qeveritar mbi
veprimtarinë e komuniteteve, pasi pjesëmarrjen e nëpunësve të shtetit si
anëtarë në këshillat e komuniteteve fetare, ose delegatë në kongreset fetare, e
cilësoi si një detyrë jo fetare dhe nuk mund të kishte masa ndëshkuese. Po
ashtu komunitetet fetare, për konflikte të brendshme, mund të kërkonin
ndihmën e qeverisë. Për mendimin tonë, në ato rrethana, miratimi i këtij ligji
250
ishte një zhvillim pozitiv për shtetin shqiptar. Nga bashkërendimi i
veprimtarisë së institucioneve shtetërore, u arrit kufizimi i ndërhyrjes së huaj,
në veprimtarinë e komuniteteve fetare. Nga ana tjetër u forcua roli kontrollues
i qeverisë dhe u rrit prezenca dhe fuqia e elementit kombëtar brenda këtyre
komuniteteve. Gjatë viteve në vazhdim veprimtaria parlamentare për çështjet
fetare, ka qenë në rënie. Kryesisht u diskutua për probleme pronash dhe
probleme financiare të institucioneve fetare.
Në fillimet e monarkisë, në kuadrin e reformave të parashikuara, si një nga
prioritetet u pa edhe përmirësimi i gjendjes së femrës shqiptare, në shoqëri e
në familje. Një hap i madh i ndërmarrë gjatë periudhës së fundit të Republikës,
ishte miratimi i Kodit Civil, që filloi të zbatohej në periudhën e monarkisë. Ky
ishte një zhvillim progresiv për femrën shqiptare, sepse u sanksionuan me ligj
disa të drejta të saj si: refuzimi i fejesës pa dëshirë, rritja e moshës së martesës,
celebrimi i saj nga autoritetet civile, lejimi i divorcit, etj, që dëshmuan për një
prirje perëndimore, modernizuese për këto çështje. Gjatë monarkisë u morën
një sërë nismash të tjera për përmirësimin e situatës së femrës, të cilat u
diskutuan në parlament si: rregullimi i shkurorëzimeve të ndodhura para hyrjes
në fuqi të Kodit Civil; ndalimi i martesave jashtë kurore; ligji për rregullimin e
fejesave në malësi; pranimi i konventave ndërkombëtare për gruan, etj.
Deputetët u treguan aktivë, konstruktivë e bashkëpunues, duke i miratuar dhe
përmirësuar këto nisma. Por deputetët morën dhe vetë nisma parlamentare për
lehtësimin e problemeve që rëndonin mbi femrën shqiptare, si nisma e një
grupi deputetësh katolikë në janar 1930, që u shprehën ashpër kundër
pagesave të mëdha për fejesat dhe martesat e vajzave dhe kërkuan ndërhyrjen
qeveritare për ndalimin e tyre. Nga ana tjetër, deputetët mbështetën edhe
kërkesat e diasporës, kjo në kundërshtim të politikave të caktuara qeveritare. I
tillë ishte kundërshtimi dhe rrëzimi i “Projektligjit për rregullimin e
emigracionit”, i paraqitur në vitin 1931, sipas të cilit ndalohej bashkimi i grave
me burrat e tyre në emigracion.
Një reformë modernizuese për gruan ishte dhe heqja e mbulesës së fytyrës. Që
në fillim të viteve ’20, u tentua marrja e nismave parlamentare për zgjidhjen e
këtij problemi, që ndeshi në reagimin e fortë të konservatorëve. Edhe pas
shpalljes së monarkisë, Ministria e Drejtësisë, me miratimin e drejtuesve të
Komunitetit Mysliman, nxori urdhra për ndalimin e mbajtjes së perçes në
vende publike, megjithatë nuk u vunë në zbatim. Por në mars 1937, u miratua
ligji mbi ndalimin e mbulimit të fytyrës së gruas. Kjo ishte një reformë e
madhe, emancipuese për shoqërinë shqiptare, që u arrit me mbështetjen e A.
Zogut, qeverisë e parlamentit, në bashkëpunimin me Kryesinë e Komunitetit
Mysliman. Deputetët luajtën rol pozitiv në ndryshimet e bëra në komisionin
parlamentar, që do të ndihmonin në zbatimin më të shpejtë të saj. Vërehet se
mbështetja e madhe kësaj reforme i erdhi pikërisht nga deputetë të besimit
mysliman. Kështu u dha një impakt mbi popullsinë e atij besimi, për ta
pranuar më shpejt atë.
251
Gjatë periudhës së monarkisë, megjithëse me një ecuri të ngadaltë, u
ndërmorën disa nisma dhe reforma modernizuese për vendin, por për shkak të
përmbajtjes së tyre dhe ndikimit, që do të kishin mbi pjesë të caktuara të
popullsisë, ato ndeshën në vështirësi për zbatimin në terren. Në varësi të
reformave, mund të themi se tri ishin arsyet kryesore që ndikuan për këtë: e
para, ishte qëndrimi pengues i një pjese të elitës konservatore në vend, që në
disa raste ishte në unison me ndërhyrjen italiane; e dyta, ishte mentaliteti i
prapambetur i një pjesë të popullsisë shqiptare e cila mbajti qëndrime negative
ndaj reformave modernizuese, që preknin organizimin disashekullor të saj; e
treta, ishte paefektshmëria e organizmave shtetërorë qendrorë dhe lokalë, në
kontrollin e zbatimit të këtyre reformave në terren, për shkak të neglizhencës,
paaftësisë, korrupsionit të nëpunësve etj. Të gjithë këta faktorë ndikuan në
ngadalësimin e zhvillimeve modernizuese, në shtetin shqiptar të kohës.
Një konkluzion tjetër, që rrjedh nga diskutimet parlamentare në punimet e
parlamentit të Monarkisë Shqiptare, është se në shumicën e kohës, u vërejt një
kulturë komunikimi dhe diskutimi, ku rrallë u kalua në sharje dhe ofendime
personale, fjalor të papërshtatshëm etj. I vetmi rast, kur situata agravoi drejt
një konfrontimi fizik, ka qenë viti 1936, si shkak i përplasjeve për qeverinë
liberale të M. Frashërit, mes deputetëve H. Delvina dhe M. Bushati. Vlen të
theksohet fakti se, gjatë seancave parlamentare, shumë herë u evidentuan
diskutime teknike dhe profesionale të arrira. Mund të përmenden deputetët M.
Kaso, M. Tutulani, P. Poga, H. Delvina, F. Alizoti, J. Erebara, A. Dibra, M.
Ivanaj, Th. Orolloga, L. Kareco, etj. Me qëndrimet e tyre, ata i dhanë një ritëm
punës së parlamentit, duke ndihmuar në miratimin e ligjeve më të mira për
shtetin shqiptar. Por, në atë parlament, ekzistoi edhe një grupim i madh
deputetësh, të cilët nuk folën asnjëherë, duke përdorur vetëm të drejtën e
votës. Kjo ishte një mangësi e madhe në veprimtarinë e tij, që për fat të keq
vazhdon edhe sot.
Në përfundim, mund të themi, se Parlamenti i Monarkisë Shqiptare për sa i
përket hapësirave të veprimit në raport me kreun e shtetit, ishte më i kufizuar
se ai republikan. Kjo pasi ishte me një dhomë dhe Statuti i kishte përcaktuar
një pushtet shumë të gjerë mbretit ndaj parlamentit. Por, gjatë periudhës
njëmbëdhjetëvjeçare ky parlament trajtoi dhe mori vendime shumë të
rëndësishme në varësi të situatave politike dhe ekonomike të shtetit shqiptar,
si: në plotësimin e legjislacionit shqiptar, në riorganizimin e plotë të
funksionimit të organeve të pushtetit qendror dhe atij lokal, në ndërmarrjen e
disa reformave të dobishme për vendin në fushën e bujqësisë dhe në ndihmë të
biznesit vendas, në lëmin arsimor e kulturor, të emancipimit të jetës së vendit
etj. E gjithë kjo veprimtari parlamentare, pavarësisht mangësive dhe
problemeve jo të lehta që e shoqëruan atë, ndikoi në konsolidimin e
mëtejshëm të shtetit shqiptar si dhe në forcimin e elementëve perëndimorë në
funksionimin e të gjithë hallkave të tij.
252
BIBLIOGRAFIA
I – BURIME ARKIVORE
1. Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (AQSH)
- Fondi 146, Parlamenti, vitet 1927 - 1939
- Fondi 149, Kryeministria, vitet 1928 - 1939
- Fondi 150, Ministria e Oborrit Mbretëror, vitet 1928 - 1939
- Fondi 152, Ministria e Punëve të Brendshme, vitet 1928 - 1939
- Fondi 171, Ministria e Ekonomisë Kombëtare, vitet 1928 - 1939
- Fondi 177, Ministria e Punëve Botore, vitet 1928 - 1939
- Fondi 195, Ministria e Arsimit, vitet 1928 - 1939 - Fondi 416, Ahmet Zogu, viti 1927 - 1928
2. Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë (AMPJ)
- Viti 1928
II – DOKUMENTE TË BOTUARA
1. Bisedimet e Asamblesë Legjislative, Tiranë: Kristo P. Luarasi, 1925
2. Bisedimet e Dhomës së Deputetëve 1925, Tiranë: Nikaj, 1925
3. Bisedimet e Dhomës së Deputetëve 1926, Tiranë: Nikaj, 1926
4. Bisedimet e Dhomës së Deputetëve 1927, Tiranë: Nikaj, 1927
5. Bisedimet e Kuvendit Kushtetues 1925, Tiranë: Nikaj, 1925
6. Bisedimet Parlamentare 1928, Vëllimi i parë, Tiranë: Shërbimi i botimeve parlamentare të
Kuvendit të Shqipërisë, 2012
7. Bisedimet e Senatit 1925, Tiranë: Kristo P. Luarasi, 1925
8. Dokumenta e materiale nga lufta e popullit shqiptar për liri e demokraci 1917-1941,
Tiranë: Drejtoria e Arkivave Shtetërore të R.P.Sh, 1959
9. Fletore Zyrtare, Tiranë, vitet 1925-1939
10. Kodi Civil, Vlorë: Gav. G. Direttore &C, 1928
11. Kodi Penal, Vlorë: Shtypshkronja “Vlora”, G. Direttore & C, 1927
12. Kodi Tregtar, Tiranë: Shtypshkronja “Tirana”, 1929
13. Ligje, Dekret Ligje e Rregullore të vjetit 1925, Botimet e Këshillit të Shtetit, Vol. 2 i
përmbledhjes së ligjeve, Tiranë, 1938
14. Ligje, Dekret Ligje e Rregullore të vjetit 1927, Botimet e Këshillit të Shtetit, Vol. 4 i
përmbledhjes së ligjeve, Tiranë, 1939
15. Ligje, Dekret Ligje e Rregullore të vjetit 1928, Botimet e Këshillit të Shtetit, Vol. 5 i
përmbledhjes së ligjeve, Tiranë, 1939
16. Ligje, Dekret Ligje e Rregullore të vjetit 1930, Botimet e Këshillit të Shtetit, Vol. 7 i
përmbledhjes së ligjeve, Tiranë, 1940
17. Ligji i Shtypit, Tiranë, 1931
253
18. Ligji mbi Reformën Agrare mbi Bankën Bujqësore e mbi Kontratën Typ, Tiranë: Nikaj,
1930
19. Raport i Komisionit hetues parlamentar mbi veprimet e Zotni Myfid Libohovës, Tiranë,
1925
20. Rregullorja e brendëshme e Senatit, Tiranë: Mbrothësija, 1925
21. Rregullorja e mbrendshme e Parlamentit, Tiranë: Gutenberg, 1931
22. Rregullorja e Parlamentit, Tiranë: Nikaj, 1923
23. Rregullorja mbi shkollat private të minoriteteve, Tiranë: Shtypshkronja e Ministrisë së
Arsimit, 1935
24. Statuti i shoqërisë “Gruaja Shqiptare”, Tiranë: Shtypshkronja Dielli, 1929.
25. Statuti Themeltar i Mbretnis Shqiptare, Tiranë: Mbrothësia, 1929
26. Statuti Themeltar i Republikës Shqiptare, Tiranë: Nikaj, 1925
III – DOKUMENTE ARKIVORE ITALIANE TË PUBLIKUARA
I Documenti Diplomatici Italiani, Settima Serie: 1922-1935, Volume III (23.2.1924 -
14.05.1925), Roma, Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 1959
I Documenti Diplomatici Italiani, Settima Serie: 1922-1935, Volume VI (01.01.1928 -
23.09.1928), Roma, Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 1967
I Documenti Diplomatici Italiani, Settima Serie: 1922-1935, Volume VII (24.09.1928 -
12.09.1929), Roma, Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 1970
I Documenti Diplomatici Italiani, Settima Serie: 1922-1935, Volume VIII (19.09.1929 -
14.04.1930), Roma, Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 1972
I Documenti Diplomatici Italiani, Settima Serie: 1922-1935, Volume IX (15.04.1930 - 31.
12.1930), Roma, Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 1975
I Documenti Diplomatici Italiani, Settima Serie: 1922-1935, Volume X (01.01.1931 - 04.09.
1931), Roma, Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 1978
I Documenti Diplomatici Italiani, Settima Serie: 1922-1935, Volume XIII (01.01.1933 - 15.
07.1933), Roma, Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico e Zecca dello Stato, 1989
I Documenti Diplomatici Italiani, Settima Serie: 1922-1935, Volume XIV (16.07.1933 - 17.
03.1934), Roma, Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico e Zecca dello Stato, 1989
I Documenti Diplomatici Italiani, Ottava Serie: 1935-1939, Volume I (15.04.1935 -
31.08.1935), Roma, Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico e Zecca dello Stato,
1991
I Documenti Diplomatici Italiani, Ottava Serie: 1935-1939, Volume II (01.09.1935 -
31.12.1935), Roma, Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico e Zecca dello Stato,
1991
254
I Documenti Diplomatici Italiani, Ottava Serie: 1935-1939, Volume III (01.01.1936 -
09.05.1936), Roma, Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico e Zecca dello Stato,
1992
IV – SHTYPI I KOHËS
Gazetat
-Arbënia, Tiranë, 1936
-Besa, Tiranë, 1933, 1936
-Bisedimet, Kajro, 1925
-Dajti, Tiranë, 1925
-Demokratia, Gjirokastër, 1928, 1930, 1931, 1932, 1937
-Dielli, Boston Massachusetts, 1927, 1929
-Gazeta e Korçës, Korçë, 1925, 1928, 1930, 1936
-Gazeta e Re, Tiranë, 1929
-Gazeta Shqiptare, Bari, 1928
-Il Popolo d’Italia, Milano, 1929
-Kombi Shqiptar, Tiranë, 1928
-Labërija, Gjirokastër, 1925
-Ora, Tiranë, 1929, 1930, 1931
-Republika, Shkodër, 1925
-Shekulli i Ri, Durrës, 1928
-Shqipëri e Re, Konstancë, 1925
-Telegraf, Tiranë, 1927, 1928
-Virua, Gjirokastër, 1928
-Vullneti, Tiranë, 1929, 1930
-Zëri i Korçës, Korçë, 1928, 1930
Revistat
-Edukata e Re, Tiranë, 1931
-Zani i Naltë, Tiranë, 1936, 1937
V – LITERATURA HISTORIOGRAFIKE
1. 10 vjet Mbretni 1928-1938, Tiranë, shtator 1938
2. Anastasi, Aurela - Historia e të drejtës kushtetuese në Shqipëri 1912-1939, Tiranë: Pegi,
2007
3. Austin, C. Robert - Shtegu i pashkelur i Fan Nolit, Botim i dytë, Tiranë: Albin, 2003
4. Bakalli -Arifi, Emine - Marrëdhëniet ekonomike shqiptaro- jugosllave 1929 -1939,
Prishtinë: Koha, 1997
5. Basha, M.Ali - Rrugëtimi i fesë islame në Shqipëri (1912 -1967), Tiranë: Botim privat,
2011
255
6. Belegu, Mentar - “E ashtuquajtura Reformë Agrare e A. Zogut dhe dështimi i tij”, në
Studime Historike 3, Tiranë: Mihal Duri, 1978
7. Bello, Hasan - Marrëdhëniet shqiptaro- turke 1912 -1939, Tiranë: Botimet Albanologjike,
2015
8. Biagini, Antonello - Historia e Shqipërisë nga zanafilla deri në ditët tona, Tiranë: Shtëpia
e Librit dhe e Komunikimit, 2000
9. Bondioli, Pio - Albania quinta sponda d’ Italia, Milano: C.E.T.I.M-Milanino, 1939
10. Boriçi, Hamit - Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848-1997), Lezhë: E.B.P,
Gjergj Fishta, 1997
11. Boriçi, Hamit, Marku, Mark - Histori e shtypit shqiptar nga fillimet deri në ditët tona,
Tiranë: Shtëpia botuese e librit universitar, 2010
12. Chekrezi, H. C. - Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë, Washington. D. C, 1951
13. Cici, Arben - Marrëdhëniet shqiptaro- italiane në vitet 1920 -1934, Tiranë: Afërdita,
2002
14. Cimbalo, Giovanni - Pluralizmi i besimit dhe komunitetet fetare në Shqipëri, Tiranë:
Naimi, 2013
15. Culaj, Lush - Shqiptarët në gjysmën e pare të shekullit XX, Prishtinë: Instituti
Albanologjik, 2005
16. Dako, Kristo - Shënime historike nga Jeta dhe Veprat e Nalt Madhërisë së Tij Zogu i
Parë Mbreti i Shqiptarëve, Tiranë: Kristo Luarasi, 1937
17. Della Rocca, Roberto Morozzo - Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920 -1944, Tiranë:
Eleni Gjika, 1994
18. Dervishi, Kastriot - Historia e Shtetit Shqiptar 1912 -2005, Tiranë: Shtëpia Botuese 55,
2006
19. Dervishi, Kastriot - Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë:
Shtëpia Botuese 55, 2012
20. Duka, Valentina - “Nga Presidenca në Monarki: çështje të legjitimitetit”, në Monarkia
Shqiptare 1928 -1939, Tiranë: Toena, 2011
21. Duka, Valentina - Histori e Shqipërisë 1912 -2000, Tiranë: Kristalina-KH, 2007
22. Ermenji, Abas - Vendi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë, Botim i dytë, Tiranë:
Çabej, 1996
23. Ferrario, Carlo Antonio - Vicende e problemi della penisola balcanica(1815 -1937),
Milano: Istituto per gli Studi di Politica Internazionale, 1937
24. Fiçorri, Ramiz - Ndërhyrja Italiane në Shqipëri(1925 -1939), Tiranë: KOÇI, 2005
25. Fischer, J. Bernd - Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, Botim i tretë,
Tiranë: Çabej, 2004
26. Fishta, Iljaz - Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për Shqipërinë
(1925 -1931), Tiranë: Instituti i Studimeve Ekonomike, 1979
27. Fishta, Iljaz - Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për Shqipërinë
(1931 -1936), Tiranë: 8 Nëntori, 1989
28. Fishta, Iljaz - Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe roli i saj për pushtimin e Shqipërisë 1936 -
1939, Tiranë: DITURIA, 1999
29. Fishta, Iljaz - Sistemi monetar dhe i kreditit në Shqipëri (1925 -1944), Tiranë: Mihal Duri,
1971
30. Fishta, Iljaz, Toçi, Veniamin - Gjendja ekonomike e Shqipërisë në vitet 1912 -1944,
Tiranë: 8 Nëntori, 1983
31. Frashëri, Kristo - Ahmet Zogu. Vështrim historik, Tiranë: Botimet M&B, 2014
256
32. Frashëri, Kristo - Monedha, Krediti dhe Banka e Shqipërisë gjatë shekujve, Tiranë:
Toena, 2011
33. Frashëri, Mehdi - Kujtime,Tiranë: OMSCA-1, 2005
34. Frashëri, Mehdi - Problemet shqiptare, Tiranë: Ismail Mal’Osmani, 1944
35. Frashëri, Tanush - Ali Këlcyra, aristokrati kuqezi, Tiranë: Çabej, 2005
36. Giannini, Amedeo - Le Costituzioni degli Stati dell’ Europa Orientale, Romë: Istituto për
l’Europa Orientale, 1929
37. Giannini, Amedeo - L’Albania dall’Indipendenza all’unione con l’Italia (1913-1939),
Milano: Graf. A. Nicola&C-Varese, 1940
38. Goga, Gaqo - Ngrehja e një Mbretërie. Zogu I dhe populli i tij, Tiranë: Kristo Luarasi,
1938
39. Gogaj, Iljaz - Arsimi shqip në diasporë dhe në Çamëri 1912-1944, Tiranë: Naim Frashëri,
2007
40. Gogaj, Iljaz - Instituti shqiptaro-amerikan i Kavajës dhe Charles Teleford Ericksoni,
Tiranë: Logoreci, 2006
41. Gogaj, Iljaz - Mirash Ivanaj personalitet i shquar i universit shqiptar, Tiranë: Botimet
Erik, 2004
42. Gogaj, Iljaz - Ndërhyrja arsimore italiane në Shqipëri dhe qëndresa kundër saj deri në
vitin 1939, Tiranë: 8 Nëntori, 1980
43. Grant, H. Hugh - Mbreti Zog siç e kam njohur, Tiranë: Emal, 2002
44. Guidë e historisë ushtarake, Tiranë: Akademia e Mbrojtjes, 2008
45. Gjilani, Feti - “Shteti dhe e drejta gjatë regjimit të A. Zogut”, në Historia e Shtetit dhe e
së Drejtës në Shqipëri, Pjesa II, Tiranë: Luarasi, 1997
46. Hajdëri, Dashamir - “Lindja dhe zhvillimi i agroindustrisë”, në Historia e Bujqësisë dhe
Agroindustrisë Shqiptare, Tiranë: KEA, 2003
47. Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, Vëllimi I, Tiranë: Ministria e
Arsimit dhe Shkencës, 2003
48. Historia e Bankës Qendrore në Shqipëri, Tiranë: Shtypshkronja e Bankës së Shqipërisë,
2003
49. Historia e Popullit Shqiptar, Vëllimi III, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Tiranë:
Toena, 2007
50. Historia e Shqipërisë, Vëllimi III, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i
Historisë, Tiranë: 8 Nëntori, 1984
51. Hysi, Gramoz - Organizimi i shtetit shqiptar dhe lufta politike rreth tij në vitet 1920 -24,
Tiranë: Mihal Duri, 1988
52. Hysi, Shyqyri - Histori e komuniteteve fetare shqiptare, Tiranë: Mësonjëtorja, 2006
53. Hysi, Shyqyri - Rauf Fico- shtetar dhe diplomat i shquar, Tiranë: Mësonjëtorja, 2007
54. Ikonomi, Ilir - Faik Konica. Jeta në Uashington, Tiranë: Onufri, 2011
55. Ivanaj, Nikoll - Historija e Shqipëniës së re, Pjesa e parë, Tiranë: Atdheu, 1943
56. Jacques, Edwin - Shqiptarët, historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e
sotme, Tiranë: Kartë e Pendë, 1995
57. Kareco, Teodor - Reforma Agrare Demokratike. Bujqësia e Shqipërisë në vitet 1930 -
1938, Tiranë: ADA, 2013
257
58. Koka, Viron - Rrymat e mendimit politiko-shoqëror në Shqipëri në vitet 30-të të shekullit
XX-të. Tiranë: Akademia e Shkencave të Shqipërisë, 1985
59. Kurti, Donat - Provinça Françeskane Shqiptare, Shkodër: Botimet Françeskane, 2003
60. Lorenzoni, Giovanni - Çështja Agrare Shqiptare, Tiranë: Mbrothësija, 1930
61. Llukani, Andrea - Krishtërimi në Shqipëri, nga vitet apostolike deri në ditët tona, Tiranë:
Trifon Xhagjika, 2010
62. Matthews, Ronald - Sons of the Eagle, Londër: METHUEN & CO. LTD, 1937
63. Mandala, Petrotta, Salvadore - “L’opera degli italo-albanesi”, në Italia e Albania,
Palermo: Grafiche S. Pezzino & Figlio, 1940
64. Meta, Beqir - Tensioni greko-shqiptar (1939-1949), Tiranë: Geer, 2002
65. Meta, Beqir - Politika tatimore e shtetit shqiptar 1925-1939, Tiranë: Shkenca, 1999
66. Milo, Paskal - Politika e jashtme e Shqipërisë I, Tiranë: Toena, 2013
67. Montanelli, Indro - Shqipëria një dhe njëmijë, Tiranë: Shtëpia Botuese 55, 2005
68. Mousset, Albert - Shqipëria përballë Europës (1912 -1929), Tiranë: Dituria, 2004
69. Musaj, Fatmira - Gruaja në Shqipëri në vitet 1912-1939, Tiranë: Akademia e Shkencave
të Shqipërisë, 2002
70. Musaj, Fatmira - “Riorganizimi i forcave të armatosura në Shqipëri (1925-1928)”, në
Studime historike, 3-4, Tiranë: KRISTALINA-KH, 2013
71. Myzyri, Hysni - Pandeli J. Evangjeli (1859 -1949), atdhetar dhe burrë shteti i shquar,
Tiranë: Albpaper, 2004
72. Pastorelli, Pietro - Italia e Albania 1924-1927, Firence: Poligrafico Toscano, 1967
73. Peters, E.W. Markus - Përballjet e historisë së kishës katolike në Shqipëri 1919 -1996,
Lezhë: Gjergj Fishta, 2010
74. Puto, Arben - Shqipëria politike 1912 -1939, Tiranë: Toena, 2009
75. Quaroni, Pietro - Valixhja diplomatike, Tiranë: Albinform, 1993
76. Radi, Lazer - Shqipëria në vitet 30-të, Tiranë,1997
77. Rama, Fatmira - Dukuri arsimore gjatë Luftës së Dytë Botërore, Tiranë: Argeta-LMG,
2005
78. Rama, Fatmira: “Problemi çam në Lidhjen e Kombeve (1923-1926)”, në Studime
Historike, 1-2, Tiranë: Instituti i Historisë, 2007
79. Rama, Fatmira - “Sinodi i parë shqiptar dhe Kongresi i dytë panortodoks i Kishës
Autoqefale Kombëtare”, në 70 vjet të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, botim i
Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, 1993
80. Roselli, Alessandro - Italia e Albania: relazioni finanziarie nel ventennio fascista,
Bolognia: Il Mulino, 1986
81. Saraçi, Çatin - Zogu i Shqiptarëve, një histori e jetuar, Tiranë: Shtëpia Botuese 55, 2006
82. Selenica, Teki - Shqipëria më 1927, Tiranë: Shtypshkronja Tirana, 1928
83. Selmani, Hysen - Nga notimet e Zogut I Mbretit të shqiptarëve, Tiranë: KRISTALINA-
KH, 2008
84. Skendi, Stavro - Albania, New York: Praeger, 1958
85. Smirnova, Nina - Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX, Tiranë: Ideart, 2004
258
86. Stevens J. Robert - Zhvillimet politike në Shqipëri 1920 -1939, Tiranë: GEER, 2004
87. Stirling. F. Walter- Safety Last, London: Hollis and Carter, 1953
88. Swire, Joseph - Shqipëria ngritja e një mbretërie, Tiranë: Dituria, 2005
89. Shkoza, Haxhi - Financat e Shqipnis 1839 -1934, Tiranë: Nikaj, 1935
90. Shqipenija më 1937, Vëllimi I, Tiranë: Kristo Luarasi, 1937
91.Teli, Pranvera (Dibra) - Shqipëria dhe diplomacia angleze 1919 -1927, Tiranë: Neraida,
2005
92. Tomes, Jason - “King Zog self -made monarch of Albania”, Gloucestershire: The History
Press, 2011
93. Traglia, Gustavo - L’Albania di Re Zog, Romë: Edizioni Tiber, 1930
94. Ushtelenca, Ilir - Diplomacia e mbretit Zogu i I-rë 1912-1939, Tiranë: Ermir, 1997
95. Verli, Marenglen - Shqipëria e viteve 1912 -1964 në kujtimet e Spiro Kosovës, Vëllimi i
Parë, Tiranë: KLEAN, 2008
96. Vickers, Miranda - Shqiptarët një histori moderne, Tiranë: Bota Shqiptare, 2008
97. Vinaver, Vuk - “Anglia dhe pozita ndërkombëtare e Shqipërisë midis dy Luftërave
Botërore”, në Gjurmime Albanologjike. 1, Prishtinë: Rilindja, 1968
98. Vllamasi, Sejfi - Ballafaqime politike në Shqipëri 1897 -1942, Botim i dytë, Tiranë:
Vllamasi, 2012
99. Xoxa, Zoi - Kujtimet e një gazetari, Tiranë: Shtëpia Botuese 55, 2007
100. Xhuvani,Visarion - Kujtim vepre dhe intrige, Tiranë: Shtypshkronja “Tirana”, 1926
101. Zavalani, Tajar - Histori e Shqipnis, Tiranë: Phoenix, 1998
259
Abstrakt
Veprimtaria parlamentare në Shqipëri në vitet e Monarkisë Shqiptare, 1928 - 1939
Parlamenti është një nga institucionet themelore në funksionimin e një shteti demokratik. Për
sa i përket Shqipërisë, rëndësia dhe roli i këtij institucioni, kanë qenë të kushtëzuara nga
regjimet politike, të cilat drejtuan shtetin shqiptar, në kohë të ndryshme. Në Shqipëri në
periudhën kohore shtator 1928 - prill 1939 u vendos monarkia. Teza e kësaj doktorature duke
u mbështetur gjerësisht në burimet arkivore, etj., analizon zhvillimet kryesore të veprimtarisë
parlamentare gjatë periudhës së monarkisë, në fushën politike, ekonomike, shoqërore dhe
kulturore. Hipoteza e ngritur nga ky studim është që, veprimtaria e këtij parlamenti kaq e
shumanshme dhe komplekse, të trajtohet në të gjithë kompleksitetin e saj, me ulje ngritjet e
veta, duke evidentuar një pikëpamje të ndryshme, nga ajo mbisunduese deri sot, për një rol të
vogël, rutinor të tij dhe që miratonte gjithçka pa kundërshtim. Për të arritur në konkluzione sa
më të sakta, si element metodologjik bazë për punimin është përdorur ndërthurja e kriterit
kronologjik, me atë tematiko-problemor. Në kuadrin e studimit të kësaj veprimtarie, janë
trajtuar disa çështje të rëndësishme si: krijimi dhe organizimi i parlamentit të monarkisë;
raportet e tij me institucionin e mbretit dhe qeverisë; roli i parlamentit në miratimin e
reformave të mëdha; qëndrimi i tij ndaj koncesioneve ekonomike me jashtë dhe zhvillimit të
ekonomisë kombëtare; trajtimi në parlament i problemeve arsimore, fetare, të shtypit si dhe
nismat për përmirësimin e situatës së femrës shqiptare.
Fjalët kyçe: Parlament, monarki, mbret, qeveri, statut, koncesione, reforma.
Abstract
The parliamentary activity in Albania in the years of the Albanian Monarchy, 1928 -
1939
The parliament is one of the fundamental institutions in the functioning of a democratic state.
As far as Albania is concerned, the importance and role of this institution, have been
conditioned by the political regimes, which led the Albanian state at different times. The
Albanian Monarchy was established in the period from September 1928 to April 1939. The
thesis of this doctorate, relying largely on archival resources, etc., analyzes the main
developments of parliamentary activity during the period of Monarchy in the political,
economic, social and cultural spheres. The hypothesis raised by this study is that the activity
of this parliament, so multifaceted and complex, is to be treated in all its complexity, with its
ups and downs, evidencing a different viewpoint, from what prevails today, for a small,
routine role and it approving everything without objection. In order to reach the most
accurate conclusions, the basic methodological element for this study is the interplay of the
chronological criterion, with thematic-problematic analysis. In the context of the study of this
activity, several important issues have been addressed such as: creation and organization of
parliament of Monarchy; it’s relations with the king’s institution and the government; the role
of parliament in adopting major reforms; its position on economic concessions abroad and the
development of the national economy; parliamentary treatment of educational, religious,
press problems and initiatives to improve the situation of Albanian women.
Key Words: Parliament, Monarchy, king, government, statute, concessions, reform.