republika e kosovës republika kosovo-republic of …...krimi i rëndë në kpk, përkufizohet si...

21
Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Qeveria – Vlada- Govenment STRATEGJIA SHTETËRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE PLANI I VEPRIMIT Qershor 2009, Prishtinë 20092012 1

Upload: others

Post on 19-Feb-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of …...Krimi i rëndë në KPK, përkufizohet si vepër penale që dënohet me burgim prej së paku katër vjet. Së fundmi del se

Republika e Kosovës

Republika Kosovo-Republic of Kosovo Qeveria – Vlada- Govenment

STRATEGJIA SHTETËRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS KUNDËR 

KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE PLANI I VEPRIMIT 

Qershor 2009, Prishtinë

 2009‐2012 

1

Page 2: Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of …...Krimi i rëndë në KPK, përkufizohet si vepër penale që dënohet me burgim prej së paku katër vjet. Së fundmi del se

STRATEGJIA SHTETËRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE PLANI I VEPRIMIT

2009-2012

2

Page 3: Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of …...Krimi i rëndë në KPK, përkufizohet si vepër penale që dënohet me burgim prej së paku katër vjet. Së fundmi del se

PËRMBAJTJA

SHKURTESAT 5 I. HYRJE 6 II. KUPTIMI I KRIMIT TË ORGANIZUAR 7 III. SITUATA AKTUALE 8 IV. VIZIONI DHE MISIONI 9 V. PARIMET E PËRGJITHSHME 9

1. Parimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë 10 2. Parimi i prioritetit 10 3. Parimi i profesionalizmit 10 4. Parimi i vazhdimësisë 10 5. Parimi i besueshmërisë 10 6. Parimi i lirive dhe të drejtave të njeriut 10 7. Parimi i sigurisë 10 8. Parimi i proporcionalitetit 10

VI. KUADRI LIGJOR 11

VII. MEKANIZMAT INSTITUCIONAL 11

1. Koordinatori Nacional 11 2. Sekretariati 11 3. Ministria e Punëve të Brendshme 11 4. Ministria e Ekonomisë dhe Financave 11 5. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë 11 6. Ministria e Drejtësisë 12 7. Këshilli Gjyqësor i Kosovës 12 8. Këshilli Prokurorial i Kosovës 12 9. Prokuroritë dhe Gjykatat 12 10. Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit 12 11. Agjencia e Kosovare për Inteligjencë 12 12. Agjencioni Kosovar kundër Korrupsionit 13 13. Ministria e Punëve të Jashtme 13 14. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë 13 15. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve 13 16. Ministria e Shëndetësisë 13 17. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale 13

VIII. OBJEKTIVAT STRATEGJIKE 15 1. Zhvillimi i mëtejmë i infrastrukturës ligjore 15 2. Ndërtimi i kapaciteteve të institucioneve me qëllim të parandalimit dhe luftimit të krimit të organizuar 15 3. Zhvillimi i bashkëpunimit dhe koordinimit institucional 15 4. Zhvillimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërkombëtar 15 5. Parandalimi dhe luftimi i formave të krimit të organizuar 15

1. Zhvillimi i mëtejmë i infrastrukturës ligjore 15

1.1. Rishikimi, plotësimi dhe harmonizimi i infrastrukturës aktuale ligjore 15

3

Page 4: Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of …...Krimi i rëndë në KPK, përkufizohet si vepër penale që dënohet me burgim prej së paku katër vjet. Së fundmi del se

2. Ndërtimi i kapaciteteve të institucioneve me qëllim të parandalimit dhe luftimit të krimit të organizuar 15

2.1 Ndërtimi dhe zhvillimi i kapaciteteve njerëzore në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar 16 2.2 Zhvillimi i teknologjisë aktuale si dhe pajisjeve, me mjete të nevojshme teknike dhe teknologjisë informative 16 2.3 Krijimi i infrastrukturës fizike dhe teknike për institucionet që merren me parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar 16 2.4 Themelimi i institucioneve tjera për parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar 16 2.5 Riorganizimi funksional i institucioneve me qëllim të parandalimit dhe luftimit të krimit të organizuar 16

3. Bashkëpunimi dhe koordinimi institucional 16

3.1 Fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimit brenda institucionit 16 3.2 Fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndër institucional 16 3.3 Fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimit me EULEX-in 16

4. Zhvillimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërkombëtar 16

4.1. Fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimit rajonal 17 4.2. Fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërkombëtar (anëtarësimi) 17

5. Parandalimi dhe luftimi i formave të krimit të organizuar 16

5.1 Parandalimi dhe luftimi i formave të krimit të organizuar që kanë të bëjnë me: drogën, trafikimin me qenie njerëzore dhe terrorizmin 17 5.1. Parandalimi i formave tjera të krimit të organizuar 17 5.2. Luftimi i formave tjera të krimit të organizuar 17 5.3. Fuqizimi i hetimeve financiare të policisë, të drejtuara kah zbulimi, ndalimi i përkohshëm dhe konfiskimi i përfitimeve nga krimi 17 5.4 Ngritja e nivelit të mbikëqyrjes dhe kontrollit të kufirit të Republikës

e Kosovës përmes implementimit të MIK (Menaxhimi i Integruar i Kufirit) 17

5.5 Fuqizimi i përdorimit të informatave inteligjente në parandalimin dhe luftimin e aktiviteteve kriminale. 17

IX. ZBATIMI , MONITORIMI DHE VLERËSIMI I STRATEGJISË............18

1. Roli i sistemit të monitorimit 18 2. Kapacitetet institucionale për monitorim dhe vlerësim 18 3. Zgjedhja e treguesve të monitorimit dhe vlerësimit, treguesit përfundimtarë 19 4. Treguesit e ndërmjetëm 19 5. Instrumentet e monitorimit dhe vlerësimit 19 6. Shpërndarja dhe përdorimi i rezultateve të monitorimit dhe vlerësimit 19

X. PLANI I VEPRIMIT 20

4

Page 5: Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of …...Krimi i rëndë në KPK, përkufizohet si vepër penale që dënohet me burgim prej së paku katër vjet. Së fundmi del se

SHKURTESAT AKI Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ART Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit ATK Administrata Tatimore e Kosovës BE Bashkimi Evropian DK Doganat e Kosovës DKKO Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar EULEX Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimit të Ligjit në Kosovë ICITAP Programi për ndihmë ndërkombëtare në trajnim për hetime të

krimit ICO Zyra Civile Ndërkombëtare KGJK Këshilli Gjyqësor i Kosovës KPiK Këshilli Prokurorial i Kosovës KPK Kodi Penal i Kosovës KPPK Kodi i Procedurës Penale të Kosovës MASHT Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë MD Ministria e Drejtësisë MEF Ministria e Ekonomisë dhe Financave MKRS Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sportit MPB Ministria e Punëve të Brendshme MPMS Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale MSH Ministria e Shëndetësisë MTI Ministria e Tregtisë dhe Industrisë MTPT Ministria e Transportit dhe Postë – Telekomunikacionit OSBE Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë PK Policia e Kosovës QIF Qendra e Inteligjencës Financiare SECI Iniciativa për Bashkëpunim Jug-Lindor UNDP Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara ZKM Zyra e Kryeministrit AKK Agjencioni Kundër Korrupsionit MJ Ministria e Punëve të Jashtme

5

Page 6: Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of …...Krimi i rëndë në KPK, përkufizohet si vepër penale që dënohet me burgim prej së paku katër vjet. Së fundmi del se

STRATEGJIA SHTETËRORE E KOSOVËS PËR LUFTË KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR

I. HYRJE

Krimi i organizuar konsiderohet si kërcënim ndaj sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ky kërcënim mund të manifestohet në forma të ndryshme, në varësi me zhvillimin e jetës ekonomike dhe shoqërore sidomos në kushtet e globalizmit. Pozita gjeostrategjike e Republikës së Kosovës në Ballkan si dhe kushtet e krijuara pas-luftës, u mundësojnë grupeve të ndryshme kriminale për të zhvilluar aktivitete të krimit të organizuar. Shkalla e lartë e papunësisë dhe varfëria, gjithashtu kontribuojnë në krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti. Kjo strategji është një dokument i cili përcakton synimet, parimet themelore, përcakton objektivat, institucionet përgjegjëse dhe mënyrat për arritjen e suksesit në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar. Strategjia Kombëtare Kundër Krimit të Organizuar për periudhën 2009-2012, mbështetet në kushtetutën dhe legjislacionin e aplikueshëm në Republikën e Kosovës, instrumentet ligjore ndërkombëtare dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Kjo strategji është e strukturuar në mënyrë të tillë që të identifikojë qartë objektivat që duhet të përmbushën në mënyrë që i gjithë mekanizimi institucional të vihet në funksion të parandalimit dhe luftimit me sukses të krimit të organizuar në Kosovë, si dhe duke qenë partnerë me vendet dhe organizatat ndërkombëtare tjera në luftë kundër kësaj dukurie përmes bashkëpunimit ndërkombëtarë. Kjo strategji ndihmon në zhvillimin dhe implementimin e politikave duke forcuar kapacitetet institucionale kundër krimit të organizuar në të gjitha nivelet e organizimit institucional dhe shoqëror. Politikat për parandalimin dhe kontrollimin e krimit të organizuar ,duhet të bazohen në të kuptuarit më të thellë se çka paraqet, sipas standardeve ndërkombëtare krimi i organizuar, cila është fushë-veprimtaria, kërcënimet, metodat e operimeve dhe trendët e krimit në një shtet apo regjion të caktuar. Problemit të krimit të organizuar në shoqërinë kosovare, duhet kushtuar kujdes të veçantë sidomos mekanizmat shtetëror, institucional dhe shoqërorë, duke u angazhuar aktivisht në parandalimin dhe zbulimin e të gjitha formave të krimit të organizuar. Republika e Kosovës, bën përpjekje duke implementuar një politikë të besueshme dhe reale të përmirësojë situatën aktuale në fushën e sundimit të ligjit dhe të merret në mënyrë efikase me luftimin e krimit të organizuar me qëllim të progresit drejt rrugës së integrimeve Euro-Atlantike.

6

Page 7: Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of …...Krimi i rëndë në KPK, përkufizohet si vepër penale që dënohet me burgim prej së paku katër vjet. Së fundmi del se

KUPTIMI I KRIMIT TË ORGANIZUAR Deri në aprovimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për Luftimin e Krimit të Organizuar në vitin 2004, nuk ka pasur një përkufizim të krimit të organizuar në aspektin ndërkombëtarë. Kjo konventë paraqet konturat e përkufizimit të krimit të organizuar si dhe përcakton elementet përbërëse të kësaj vepre penale. Konventa në fjale përmban edhe protokollet shtesë të cilat në mënyrë specifike adresojnë çështje që kanë të bëjnë me:

1. Parandalimin, shtypjen dhe dënimin e trafikimit të personave, posaçërisht të grave dhe fëmijëve,

2. Kontrabandimin me migrantë, si dhe 3. Prodhimin dhe trafikimin e kundërligjshëm me armë, pjesëve të tyre dhe

municionin.

Edhe Bashkimi Evropian, bazuar në konventën e lartpërmendur ka bërë përkufizimin e krimit të organizuar. Sidoqoftë, përpjekjet për kuptim të përbashkët të krimit të organizuar në BE, kanë zanafillë të mëhershme dhe atë qysh në vitin 1997 ku BE-ja ka ratifikuar një dokument që bazohet në një listë prej 11 karakteristikave të krimit të organizuar. Në Republikën e Kosovës, krimi i organizuar është përkufizuar në kodin penal, si krim i rëndë i kryer nga ndonjë grup i strukturuar për të përfituar drejtpërsëdrejti ose tërthorazi dobi pasurore ose financiare. Kodi në fjalë, po ashtu jep edhe përkufizimet për grupin kriminal të organizuar dhe strukturuar si dhe krimin e rëndë, ekzistenca e të cilit është edhe parakusht për cilësimin e kësaj vepre. Në bazë të kësaj, me grup kriminal të organizuar nënkuptojmë grupin e strukturuar i cili ekziston për një kohë të caktuar dhe i cili vepron në bashkëpunim me qëllim të kryerjes së një ose më shumë krimeve të rënda për përfitim të drejtpërdrejtë ose tërthortë të dobisë pasurore apo financiare, ndërsa grup i strukturuar nënkupton grup prej tre ose më shumë personave i cili nuk është formuar rastësisht për kryerjen e atypëratyshme të ndonjë vepre penale dhe nuk do të thotë formalisht t’i ketë të përkufizuara rolet për anëtarët e tij, vazhdimësinë e anëtarësisë së tij apo strukturën e zhvilluar. Krimi i rëndë në KPK, përkufizohet si vepër penale që dënohet me burgim prej së paku katër vjet. Së fundmi del se krimi i organizuar paraqitet në shumë forma, sidoqoftë vlen të përmenden format më të shprehura të këtij krimi, siç janë trafikimi me droga, trafikimi me qenie njerëzore, krimet financiare, kontrabandimi dhe veprat tjera penale që lidhen me krimin e organizuar.

7

Page 8: Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of …...Krimi i rëndë në KPK, përkufizohet si vepër penale që dënohet me burgim prej së paku katër vjet. Së fundmi del se

II. SITUATA AKTUALE Zbatimi i ligjit në Kosovë në fushën e parandalimit dhe luftimit të krimit të organizuar është i fragmentuar, i mungon koordinimi dhe bashkëpunimi efikas ndërinstitucional si dhe bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar që janë parakusht themelor për sukses në luftimin e kësaj dukurie. Policia e Kosovës ka mangësi në koordinimin e brendshëm për menaxhimin e informacionit dhe inteligjencës. Njësitë e nivelit lokal të inteligjencës nuk udhëhiqen nga Drejtoria për Inteligjencë dhe Analizë të Krimit, dhe si pasojë puna policore dominohet nga kontrolli lokal dhe bashkëpunimi minimal brenda organizatës. Për më shumë, nuk ka shkëmbim efikas të informacioneve në mes të njësive qendrore që merren me luftimin krimit të organizuar dhe drejtorisë për analizë të krimit. Për shkak të situatës të përshkruar më lart, drejtoria për analizë të krimit nuk e influencon procesin e marrjes së vendimeve strategjike në lidhje me menaxhimin e informatave dhe luftimin e krimit të organizuar, prandaj duket qartë se nevojitet një organizim më i mirë i një modeli kombëtar për të siguruar shkëmbimin efikas të informatave brenda njësive policore. Agjensionet për zbatim të ligjit, sidomos Policia e Kosovës dhe Dogana, duhet t’i zhvillojnë kapacitetet për mbledhje dhe shkëmbim të informatave duke ndërtuar një sistem institucional. Po ashtu, ka mungesë bashkëpunimi në nivel ndërkombëtar. Kjo më së shumti reflektohet në vështirësitë për implementimin e programeve rajonale për shkak të mungesës së bashkëpunimit të disa shteteve me institucionet e Kosovës. Në Policinë e Kosovës ka mungesë të personelit të trajnuar dhe të specializuar në fushën e forenzikës kompjuterike, përgjimit ligjor, krimit kompjuterik, pastrimit të parave, terrorizmit, dhe fushave tjera të specializuara. Numri i prokurorëve të specializuar (me trajnim adekuat) dhe të dedikuar për hetimet kriminale në lidhje me krimin e organizuar nuk është i mjaftueshëm. Institucionet përgjegjëse për parandalim dhe luftim e krimit të organizuar kanë mungese të pajisjeve të nevojshme teknike dhe teknologjisë informative si dhe hapësirës për punë. Niveli i ulët i mirëqenies së personelit, gjithashtu ndikon negativisht në efikasitetin e institucioneve përgjegjëse për luftimin e krimit të organizuar. Inteligjenca/informacioni, janë parakusht për çfarëdo suksesi në hetime. Në ketë kuptim ka mungesë të implementimit të konceptit policia e udhëhequr nga inteligjenca, si dhe financim të nevojshëm për operacione të fshehta dhe trajtim adekuat të informatorëve. Mirëmbajtja joadekuate, qasja e kufizuar si dhe mungesa e një sistemi të integruar të bazave të të dhënave, është pengesë për zhvillimin dhe dokumentimin e hetimeve. Legjislacioni dhe programi për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe institucionet ekzistuese

8

Page 9: Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of …...Krimi i rëndë në KPK, përkufizohet si vepër penale që dënohet me burgim prej së paku katër vjet. Së fundmi del se

nuk janë të mjaftueshme për ti dhënë publikut ndjenjën e duhur të sigurisë dhe të besueshmërisë nëse ata bashkëpunojnë me autoritetet si dëshmitar. Kësaj çështje duhet t’i kushtohet vëmendje e duhur pasi që bashkëpunimi i dëshmitarit shpesh është faktor kyç, për suksesin e hetimit dhe paraqitjen përfundimtare të dëshmive dhe marrjes së vendimit përfundimtar nga gjykata. Angazhimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për përmirësimin e situatës së pasqyruar më lartë krijon kushte për luftë efektive dhe te suksesshme kundër krimit të organizuar. Strategjia shtetërore e Kosovës për luftë kundër krimit të organizuar, krijon mundësi reale për institucionet e zbatimit të ligjit qe në mënyrë efektive dhe efikase, të parandalojnë dhe luftojnë krimin e organizuar.

III. VIZIONI DHE MISIONI

1. Vizioni Vizioni i kësaj strategjie është ndërtimi i një shoqërie të sigurtë duke minimizuar dhe pamundësuar aktivitetet e krimit të organizuar në territorin e Republikës së Kosovës.

2. Misioni Misioni i kësaj strategjie është zhvillimi i politikave për marrjen e përgjegjësive për mbrojtjen e individit dhe shoqërisë, dhe problemet që janë pasojë e krimit të organizuar. Kjo arrihet duke përcaktuar objektivat strategjike, objektivat specifike si dhe aktivitete konkrete për realizimin e strategjisë.

IV. PARIMET E PËRGJITHSHME NË LUFTË KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR Në përmbushjen e objektivave të parapara në Strategjinë Shtetërore Kundër Krimit të Organizuar,institucionet e Republikës së Kosovës udhëhiqen nga parimet vijuese:

1. Parimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë – Veprimet e ndërmarra për luftimin e krimit të organizuar duhet të bazohen në dispozitat e parapara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, legjislacionin në fuqi si dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

9

Page 10: Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of …...Krimi i rëndë në KPK, përkufizohet si vepër penale që dënohet me burgim prej së paku katër vjet. Së fundmi del se

2. Parimi i lirive dhe të drejtave të njeriut - Ky parim nënkupton garantimin e lirive dhe të drejtave të gjithë individëve, gjatë të gjitha fazave të angazhimit të institucioneve në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar.

3. Parimi i sigurisë - Ky parim nënkupton garantimin e të drejtës për siguri dhe mbrojtje për të gjithë qytetarët nëpërmjet parandalimit dhe zvogëlimit të të gjitha formave të krimit të organizuar.

4. Parimi i prioritetit – Parandalimi dhe luftimi i krimit të organizuar është prioritet për institucionet e Republikës së Kosovës. Përkushtimi i përgjithshëm për t’u marrë seriozisht me këtë problem është element qenësor.

5. Parimi i profesionalizmit – Luftimi i krimit të organizuar kërkon ekspertë të mirë, shkëmbim të përvojave, mjete të përshtatshme / praktikat më të mira. Kjo nënkupton kombinim të trajnimit, edukimit dhe zhvillimit profesional për institucionet e Republikës së Kosovës si dhe përkujdesjen për të rekrutuar vetëm specialistët e cilësisë më të mirë.

6. Parimi i vazhdimësisë – Aktivitetet duhet të shihen si pjesë e një strategjie të vazhdueshme. Kjo është sidomos e rëndësishme për arsye se do të ekzistojnë përkufizimet kohore administrative/procedurale si dhe për arsye se iniciativat /aktivitetet e ndryshme, është e nevojshme të ndërlidhen në veprime të cilat do të zgjasin me vite të tëra.

7. Parimi i besueshmërisë - Institucionet përgjegjëse për parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar duhet të kujdesën për ndërtimin e besimit në ruajtjen e integritetit të hetimeve, të dhënave dhe informacioneve nga keqpërdorimi nga ata që kanë qasje në to.

8. Parimi i proporcionalitetit - Nënkupton ushtrimin e autoritetit të institucioneve që merren në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar vetëm atëherë kur është e domosdoshme dhe vetëm deri në nivelin që nevojitet për të arritur objektivat legjitime, me mjete dhe metoda të përshtatshme, kohë sa më të shkurtër të mundshme.

10

Page 11: Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of …...Krimi i rëndë në KPK, përkufizohet si vepër penale që dënohet me burgim prej së paku katër vjet. Së fundmi del se

V. KUADRI LIGJOR

Në luftë kundër krimit të organizuar, Republika e Kosovës ka në fuqi një bazë të gjerë legjislative, e cila ka nevojë të zhvillohet më tutje ( shih shtojcën 1) VII. MEKANIZMAT INSTITUCIONAL Mekanizmi institucional nënkupton të gjithë mekanizmat të cilët kanë rol dhe rëndësi në koordinimin e aktiviteteve në luftë kundër krimit të organizuar. Me qëllim të parandalimit dhe luftimit të krimit të organizuar në Republikën e Kosovës, detyrë dhe përgjegjësi kanë këto institucione:

1. Koordinatori Nacional Koordinatori Nacional është organ individual përgjegjës për koordinimin, bashkërendimin, monitorimin dhe raportimin e implementimit të politikave, aktiviteteve dhe veprimeve të parapara në Strategjinë Kundër Krimit të Organizuar.

2. Sekretariati E drejtë, detyrë themelore dhe përgjegjësi e të cilit është mbledhja e informacioneve dhe të dhënave nga institucionet tjera me qëllim të analizimit dhe vlerësimit të atyre informatave si dhe përgatitja e raporteve analitike për Koordinatorin Nacional.

3. Ministria e Punëve të Brendshme MPB-ja ka rol funksional në arritjen e objektivave të caktuara në këtë strategji. Policia e Kosovës si agjencion për zbatimin e ligjit në kuadër të MPB-së, ka përgjegjësinë e plotë në luftimin e të gjitha formave të krimit të organizuar. Policia e Kosovës dhe dogana, së bashku me institucionet tjera janë akter kyç në parandalimin dhe luftimin e aktiviteteve kriminale jo vetëm në kufirin e Kosovës por edhe në gjithë territorin e Kosovës.

4. Ministria e Ekonomisë dhe Financave MEF-i përmes doganave, Qendrës së Inteligjencës Financiare dhe Administratës Tatimore, do të ndihmojë në parandalimin e qarkullimit ndërkufitarë të mallrave dhe materialeve, mashtrimet dhe transaksionet financiare të cilat kanë të bëjë me të gjitha format e krimit të organizuar. Roli i kësaj ministrie ka të bëjë edhe me ndihmën në identifikimin, raportimin dhe bllokimin e financimit të aktiviteteve që kanë të bëjnë me krimin e organizuar.

5. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë MTI luan rol në identifikimin dhe kontrollimin e subjekteve afariste të cilat dyshohen se merren me veprimtari të paligjshme.

11

Page 12: Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of …...Krimi i rëndë në KPK, përkufizohet si vepër penale që dënohet me burgim prej së paku katër vjet. Së fundmi del se

6. Ministria e Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë është pjesë e rëndësishme e strategjisë kundër krimit të organizuar dhe angazhohet që të:

• Sigurojë kushte të nevojshme për prokuroritë e në veçanti për Prokurorinë Speciale, të cilën e konsideron si një institucion kyç në luftimin e krimit të organizuar;

• Forcimin dhe operacionalizimin (funksionalizimin) e sundimit te ligjit, që do të ndihmojë në luftën kundër krimit të organizuar;

• Kompletimin e legjislacionit në fushën e sundimit të ligjit për të shtuar efikasitetin në realizimin e synimeve strategjike në luftën kundër kriminalitetit lidhur me krimin e organizuar.

7. Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Këshilli gjyqësor i Kosovës, siguron që gjykatat në Kosovë të jene të pavarura, profesionale dhe të paanshme, me qëllim që sistemi gjyqësor të jetë sa më efikas në luftë kundër krimit të organizuar dhe formave tjera të kriminalitetit.

8. Këshilli Prokurorial i Kosovës Këshilli prokurorial i Kosovës, siguron që sistemi prokurorial në Kosovë të jetë i pavarur, i paanshëm dhe profesional në ushtrimin e ndjekjes , hetimit, dhe zbulimit të veprave penale, të përfaqësojë në gjykata aktet akuzuese në emër të shtetit.

9. Prokuroritë dhe Gjykatat, Prokuroritë dhe gjykatat, janë institucionet përgjegjëse për ndjekjen penale të kryesve ndëshkimin adekuat të tyre, për konfiskimin e pasurisë dhe aseteve të fituara me anë të aktiviteteve kriminale. Në kuadrin institucional, një rol të rëndësishëm për parandalim dhe luftim të krimit të organizuar luajnë edhe institucionet tjera vendore dhe institucionet ndërkombëtare partnere prezente në Kosovë por edhe jashtë saj.

10. Ministria e Transport dhe Postë - Telekomunikacionit MTPT-ja, ka rol në luftën kundër krimit të organizuar nëpërmjet bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet tjera në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të saj për dhënien e mbështetjes të institucioneve të cilat angazhohen në parandalimin dhe luftimit e krimit të organizuar.

11. Agjencia Kosovare për Inteligjencë Agjencia Kosovare për Inteligjencë, është organ i cili mbledhë, vlerëson dhe përcjell informacione në lidhje me kërcënimet nga aktivitetet e krimit të organizuar ndaj

12

Page 13: Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of …...Krimi i rëndë në KPK, përkufizohet si vepër penale që dënohet me burgim prej së paku katër vjet. Së fundmi del se

sigurisë së Kosovës.

12. Agjencioni Kosovar kundër Korrupsionit Agjencioni Kosovar kundër Korrupsionit, është organ i pavarur i cili merret me luftimin dhe parandalimin e korrupsionit. Agjencioni mbledh, analizon dhe kryen hetimet administrative, rastet e dyshuara për korrupsion dhe i përcjellë në prokurori.

13. Ministria e Punëve të Jashtme MPJ, ka rol në drejtim të dhënies së ndihmës për bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.

14. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë

MASHT, luan rol të rëndësishëm në parandalimin e krimit të organizuar nëpërmjet edukimit, përmes plan-programeve mësimore, qasjes ndër-programore dhe aktiviteteve të ndryshme jashtë-programore.

15. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në luftë kundër krimit të organizuar ka rol në organizimin e aktiviteteve (fushatave) sensibilizuse me të rinj dhe grupe jo formale, me qëllim të vetëdijesimit për rrezikun nga krimi i organizuar ( trafikimi, droga dhe prostitucioni) dhe parandalimi i tij.

16. Ministria e Shëndetësisë Ministria e Shëndetësisë, merr pjesë në parandalimin, trajtimin, rehabilitimin mjekësor të viktimave të krimit të organizuar. Këtë e realizon përmes akteve ligjore, strategjive, planeve përkatëse, protokolleve klinike, trajtimeve dhe sigurimit të materialit dhe medikamenteve.

17. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale Roli i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, është të hartojë plane dhe programe për mbrojtjen e familjes, individit në atë mënyrë që të jap përkrahje sociale si dhe bashkëpunon me institucione tjera për identifikimin, këshillimin dhe trajtimin e viktimave të krimit të organizuar.

13

Page 14: Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of …...Krimi i rëndë në KPK, përkufizohet si vepër penale që dënohet me burgim prej së paku katër vjet. Së fundmi del se

Struktura organizative e mekanizmit koordinues, monitorues dhe implementues

Niveli

Koordinatori Nacional Kundër Krimit të Organizuar Sekretariati

Koordinatori Nacional Ministria e Punëve të Brendshme s

trategjik

Ministria e Ekonomisë dhe Financave Ministria e Drejtësisë

Ministria e Shëndetësisë Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale

Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit Prokuroritë dhe Gjykatat

Zhvillimi i mëtejmë i infrastrukturës ligjore:

Ndërtimi i kapaciteteve të institucioneve me qëllim të parandalimit dhe luftimit të krimit të organizuar.

Zhvilli i bashkëpunimit dhe koordinimit institucional

Zhvillimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërkombëtarë

Parandalimi dhe luftimi i formave të krimit të organizuar

Niveli

MD MPB MEF MPB MPB KGJK MPB MD MPJ KPK MEF MKRS MD Prokuroria AKI MASHT Prokuroria

dhe Gjykata

Gjykata MD Prokuroria dhe Gjykata

operativ

Prokuroria

MPB MEF MEF

Gjykata AKI MEF MD KGJK PPK Prokuroria Gjykata

14

Page 15: Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of …...Krimi i rëndë në KPK, përkufizohet si vepër penale që dënohet me burgim prej së paku katër vjet. Së fundmi del se

VIII. OBJEKTIVAT STRATEGJIKE Objektivat strategjike të kësaj strategjie kanë për qëllim të ofrojnë përgjigje adekuate kundër krimit të organizuar, të cilat përgjigje duhet të adresohen në të ardhmen përmes metodave institucionale dhe legale siç përshkruhen në objektivat strategjike në vazhdim.

1. Zhvillimi i mëtejmë i infrastrukturës ligjore,

2. Ndërtimi i kapaciteteve të institucioneve me qëllim të parandalimit dhe luftimit krimit të organizuar,

3. Zhvillimi i bashkëpunimit dhe koordinimit institucional,

4. Zhvillimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërkombëtar,

5. Parandalimi dhe luftimi i formave të krimit të organizuar.

1. Zhvillimi i mëtejmë i infrastrukturës ligjore

Është i nevojshëm zhvillimi i infrastrukturës ligjore për të parandaluar dhe luftuar me sukses krimin e organizuar dhe kjo bëhet përmes ndërtimit të infrastrukturës së përshtatshme ligjore e cila iu mundëson institucioneve përgjegjëse për të zhvilluar aktivitetet. Për të plotësuar infrastrukturën ligjore është e domosdoshme rishikimi i legjislacionit aktual në vazhdimësi, plotësimi i legjislacionit ekzistues përmes nxjerrjes së ligjeve të reja të cilat janë të domosdoshme si dhe akteve tjera nënligjore.

Zhvillimi i mëtejmë i infrastrukturës ligjore përfshinë një sërë masash të cilat kanë për qëllim:

1.1 Rishikimi, plotësimi dhe harmonizimi i infrastrukturës aktuale ligjore.

2. Ndërtimi i kapaciteteve të institucioneve me qëllim të parandalimit dhe luftimit krimit të organizuar

Për të luftuar me sukses krimin e organizuar, është e domosdoshme që institucionet përgjegjëse të kenë kapacitetet e mjaftueshme njerëzore të aftësuara dhe të specializuara për luftë efikase kundër krimit të organizuar. Për shkak të kompleksitetit që ka krimi i organizuar është shumë e rëndësishme që strukturat që merren me parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar të kenë mjetet teknike dhe teknologjinë bashkëkohore dhe të standardizuar. Gjithashtu, është shumë e nevojshme sigurimi i hapësirave të domosdoshme për punë për të gjitha institucionet përgjegjëse si dhe organizimi institucional.

15

Page 16: Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of …...Krimi i rëndë në KPK, përkufizohet si vepër penale që dënohet me burgim prej së paku katër vjet. Së fundmi del se

Ndërtimi i kapaciteteve të institucioneve me qëllim të parandalimit dhe luftimit krimit të organizuar përfshinë një sërë masash të cilat kanë për qëllim:

2.1 Ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar.

2.2 Zhvillimin e teknologjisë aktuale si dhe pajisjen me mjete të nevojshme teknike dhe teknologjisë informative,

2.3 Krijimin e infrastrukturës fizike dhe teknike për institucionet që merren me parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar,

2.4 Themelimi i institucioneve tjera për parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar,

2.5 Riorganizimi funksional i institucioneve me qëllim të parandalimit dhe luftimit të krimit të organizuar.

3. Bashkëpunimi dhe koordinimi i institucioneve

Për ta luftuar me sukses krimin e organizuar, është e nevojshme që të ekzistojë bashkëpunimi dhe koordinimi brenda institucionit , midis sektorëve dhe niveleve të organizimit. Bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional midis institucioneve, është kusht për një punë më efikase në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar sidomos në procesin e shkëmbimit të informatave, shkëmbim të përvojave si dhe veprimeve apo operacioneve të përbashkëta.

Bashkëpunimi dhe koordinimi institucional përfshinë një sërë masash të cilat kanë për qëllim:

3.1 Fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimit brenda institucionit,

3.2 Fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndër institucional,

3.3 Fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimit me EULEX.

4. Zhvillimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërkombëtar

Institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës, duhet t’i intensifikojnë përpjekjet për bashkëpunim ndërkombëtarë me qëllim të shkëmbimit të inteligjencës për të parandaluar dhe luftuar të gjitha format e krimit të organizuar. Intensifikimi i bashkëpunimit ndërkombëtarë, duhet të mbështetet edhe në përpjekjet e institucioneve të Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare relevante si

16

Page 17: Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of …...Krimi i rëndë në KPK, përkufizohet si vepër penale që dënohet me burgim prej së paku katër vjet. Së fundmi del se

dhe të jenë pjesë aktive e përpjekjeve dhe angazhimeve ndërkombëtare për parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar.

Zhvillimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërkombëtar përfshinë një sërë masash të cilat kanë për qëllim:

4.1 Fuqizimin e bashkëpunimit dhe koordinimit rajonal,

4.2 Fuqizimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërkombëtar (anëtarësimi).

5. Parandalimi dhe luftimi i formave të krimit të organizuar

Përmes parandalimit dhe luftimit të krimit të organizuar, është i nevojshëm organizimi dhe zhvillimi i aktiviteteve të ndryshme, me qëllim të vetëdijesimit të personelit të institucioneve përgjegjëse si dhe opinionit në përgjithësi për pasojat që shkakton krimi i organizuar. Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për të luftuar të gjitha format e krimit të organizuar, duke përfshirë por jo kufizuar vetëm: luftën kundër drogave, trafikimit me qenie njerëzore, kontrabandimit me migrantë, arme, derivate, alkool, vepra të artit, vepra të trashëgimisë kulturore etj. Për të përforcuar përpjekjet për parandalimin dhe luftim të krimit të organizuar është e rëndësishme përpjekja për zbatimin konceptit policia e udhëhequr nga inteligjenca. Parandalimi dhe luftimi i formave të krimit të organizuar përfshinë një sërë masash të cilat kanë për qëllim:

5.1. Parandalimin dhe luftimin e formave të krimit të organizuar që kanë të bëjnë me : drogën, trafikimin me qenie njerëzore dhe terrorizmin;

5.2. Parandalimin e formave të krimit të organizuar;

5.3. Luftimin e formave tjera të krimit të organizuar;

5.4. Fuqizimin e hetimeve financiare, të policisë të drejtuar kah zbulimi, ndalimi i përkohshëm dhe konfiskimi i përfitimeve nga krimi;

5.5. Ngritja e nivelit të mbikëqyrjes dhe kontrollit të kufirit të Republikës së Kosovës përmes implementimit të MIK (Menaxhimi i Integruar i Kufirit).

5.6. Fuqizimi i përdorimit të informatave inteligjente në parandalimin dhe luftimin e aktiviteteve kriminale.

17

Page 18: Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of …...Krimi i rëndë në KPK, përkufizohet si vepër penale që dënohet me burgim prej së paku katër vjet. Së fundmi del se

IX. ZBATIMI, MONITORIMI DHE VLERËSIMI I STRATEGJISË

1. Roli i sistemit të monitorimit Procesi i zbatimit të strategjisë, do të jetë një proces i realizimit të objektivave strategjike, objektivave specifike si dhe aktiviteteve. Monitorimi dhe vlerësimi i realizimit të objektivave dhe efektshmërisë së aktiviteteve përkatëse, janë pjesë integrale e strategjisë dhe komponentë kryesorë të procesit të zbatimit të saj. Monitorimi dhe vlerësimi do të shërbejnë për të ndjekur ecurinë e strategjisë, për të matur në proces shkallën e realizimit të objektivave të saj, për të vlerësuar nevojën dhe përcaktuar drejtimet e rregullimeve, veçanërisht lidhur me aktivitetet. Procesi i monitorimit do të realizohet nga institucionet përgjegjëse me pjesëmarrjen e gjerë të grupeve të interesuara. Dimensionet kryesore të monitorimit dhe vlerësimit të strategjisë janë:

• Kapacitetet institucionale; • Treguesit e monitorimit përgjatë dhe në fund të periudhës tri vjeçare; • Burimet e informacionit dhe instrumentet matëse; • Shpërndarja dhe përdorimi i rezultateve të monitorimit dhe vlerësimit.

2. Kapacitetet institucionale për monitorim dhe vlerësim Sistemi i monitorimit dhe vlerësimit, do të shtrihet në të gjitha institucionet bartëse dhe përgjegjëse për realizmin e objektivave të përcaktuara në strategji dhe planin e veprimit.

• Ministria e Punëve të Brendshme, si bartëse dhe përgjegjëse kryesore për realizimin e objektivave, do të krijojë njësinë e monitorimit dhe vlerësimit të strategjisë në vartësi të Koordinatorit Nacional kundër krimit të organizuar. Kjo njësi do të monitorojë treguesit më të rëndësishëm që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar. Në fund të çdo viti, duhet të përgatisë një raport progresi mbi shkallën e realizimit të objektivave.

• Ministritë e linjës (MPB MD, MASHT, MEF, MSH, MPMS, MTI, , MPJ, MKRS, ) do të përgjigjen për monitorimin dhe vlerësimin e aktiviteteve që kanë si bartës këto ministri ose institucione në vartësi të tyre, duke përfshirë edhe prokuroritë dhe gjykatat. Këto institucione do t’i raportojnë periodikisht Koordinatorit Nacional, në mënyrë që raportet të jenë të unifikuara.

• Organizatat jo-qeveritare, do të marrin pjesë në monitorimin dhe vlerësimin e strategjisë në tryeza të përbashkëta që do të organizohen nga koordinatori. Në këto tryeza, shoqëria civile do të paraqesë raporte vëzhguese që lidhen me projektet dhe programet që ato kanë realizuar.

18

Page 19: Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of …...Krimi i rëndë në KPK, përkufizohet si vepër penale që dënohet me burgim prej së paku katër vjet. Së fundmi del se

3. Zgjedhja e treguesve të monitorimit dhe vlerësimit

Treguesit përfundimtarë

1. Numri i ligjeve dhe akteve nënligjore përkatëse, që kanë hyrë në fuqi pas miratimit të strategjisë;

2. Strukturat e krijuara ( Koordinatori, Sekretariati dhe institucionet tjera) 3. Numri i marrëveshjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe të nënshkruara me

shtetet dhe organizatat tjera; 4. Raportet e monitorimit dhe vlerësimit të strategjisë, 5. Përqindja e popullsisë së vetëdijesuar për rrezikun që paraqet krimi i

organizuar. 6. Numri i kurrikulave dhe teksteve shkollore që trajtojnë çështjet e krimit të

organizuar, 7. Numri i rasteve të trajtuara nga aspekti shëndetësor, 8. Numri i çështjeve të trajtuara nga policia, prokuroria dhe gjykata brenda

Kosovës dhe jashtë Kosovës. 9. Konfiskimi dhe sekuestrimi i pasurisë siç është pasuria e paluajtshme, armët,

duhani, veturat, paratë dhe sendet e tjera që janë fituar me kryerjen e veprës penale,

10. Numri i personave të arrestuar dhe numri i aktakuzave të ngritura, numri i të dënuarve dhe mesatarja e lartësisë së dënimeve.

4. Treguesit e ndërmjetëm Janë treguesit e monitorimit të aktiviteteve në planin e veprimit kundër krimit të organizuar.

5. Instrumentet e monitorimit dhe vlerësimit

1. Sistemi i standardizuar i mbledhjes dhe përpunimit të informacionit; 2. Të dhënat administrative, statistikore të MPB-së ( Policisë), MD, MSH, MEF (

Dogana, ATK), MASHT, Prokurorisë, Gjykatave, MPMS; 3. Mekanizmat kombëtarë, ndërkombëtarë referues; 4. Anketime dhe vrojtime të popullatës mbi shkallën e vetëdijesimit për çështjet

kundër krimit të organizuar.

6. Shpërndarja dhe përdorimi i rezultateve të monitorimit dhe vlerësimit

Rezultatet e monitorimit dhe vlerësimit do të shpërndahen për të bërë të njohur progresin në luftën kundër krimit të organizuar, përkatësisht në arritjen e objektivave strategjike dhe objektivave specifike. Pasi të hartohen raportet e progresit, bazuar mbi të dhënat dhe vrojtimet, ato do të shpërndahen ndërmjet përdoruesve të cilët do të jenë:

1. Institucionet shtetërore qendrore dhe lokale, 2. Partnerët ndërkombëtarë,

19

Page 20: Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of …...Krimi i rëndë në KPK, përkufizohet si vepër penale që dënohet me burgim prej së paku katër vjet. Së fundmi del se

3. Shoqëria civile, 4. Mediat, 5. Publiku i gjerë.

Përgjegjës kryesor për shpërndarjen e rezultateve është Koordinatori Nacional. Gjithashtu, publikimi i rezultateve do të bëhet edhe nëpërmjet mediave ose duke organizuar seminare dhe tryeza, për të nxjerrë konkluzione në lidhje me ecurinë e strategjisë. X. PLANI I VEPRIMIT Plani i veprimit hartohet brenda kornizës së përgjithshme strategjike të përcaktuar në strategjinë shtetërore kundër krimit të organizuar. Plani veprues për zbatimin e kësaj strategjie do të përmbajë:

1. Objektivat e strategjike; 2. Objektivat specifike; 3. Aktivitetet konkrete për realizimin e objektivave; 4. Përcakton institucionet përgjegjëse dhe mbështetëse për

arritjen e secilit objektiv dhe aktivitet; 5. Saktëson kornizën kohore për realizimin e secilit objektiv; 6. Përcakton burimet e nevojshme financiare për zhvillimin e

aktiviteteve. 7. Përcakton indikatorët apo treguesit për realizimin e secilit

objektiv dhe aktivitet. Plani veprues duhet të tregojë lidhshmëri me kornizën e përgjithshme të strategjisë shtetërore kundër krimit të organizuar të Republikës së Kosovës.

20

Page 21: Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of …...Krimi i rëndë në KPK, përkufizohet si vepër penale që dënohet me burgim prej së paku katër vjet. Së fundmi del se

SHTOJCA 1

1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës; 2. Kodi Penal i Kosovës; 3. Kodi i Procedurës Penale; 4. Ligji për Policinë; 5. Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale; 6. Ligji për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë ; 7. Ligji Kundër Korrupsionit; 8. Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit; 9. Ligji për Prokuroritë Publike ; 10. Ligji për Gjykatat; 11. Ligji Penal për të Mitur; 12. Kodi Doganor dhe i Akcizave; 13. Ligji për Barnat Narkotike, Substancat Psikotrope dhe Prekursorëve; 14. Ligji për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Projektligjet në procedurë të hartimit dhe miratimit që ndikojnë në parandalimit dhe luftimin e krimit të organizuar :

1. Projektligji për Pengimin e Pastrimit të Parave; 2. Projektligji për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar; 3. Projektligji për Deklarimin dhe Prejardhjen e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë

Publik; 4. Projektligji për Transaksione të Pagesave; 5. Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ekzekutimin e

Sanksioneve Penale; 6. Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Kodit Penal; 7. Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Kodit të Procedurës Penale; 8. Projektligji për Klasifikim të Informatave dhe Verifikimin e Besueshmërisë; 9. Projektligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale; 10. Projektligji për Gjykatat; 11. Projektligji për Prokurorinë Publike.

Konventat dhe aktet ndërkombëtare të zbatueshme drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës, që ndikojnë në luftën kundër krimit të organizuar janë:

1. Deklarata universale për të drejtat e njeriut,

2. Konventa evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe protokollet e saj,

3. Konventa kundër torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, jo njerëzore dhe poshtëruese.

Republika e Kosovës, bënë përpjekje për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, më ç’rast do t’i mundësohet ratifikimi dhe zbatimi i konventave dhe instrumenteve tjera ndërkombëtare në luftë kundër krimit të organizuar.

21